46
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË STUDIME EKONOMIKE EUROPIANE PROBLEMATIK AT E BORXHIT PUBLIK PER ZHVILLIMIN Lënda: Ekonomiksi i Zhvillimit PUNUAN: PRANOI: Anita DOGANI Prof.Enton DURO Tiranë, Prill 2014

Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PROBLEMATIKAT E BORXHIT PUBLIK PER ZHVILLIMIN

Citation preview

Page 1: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

STUDIME EKONOMIKE EUROPIANE

PROBLEMATIKAT E BORXHIT PUBLIK PER ZHVILLIMIN

Lënda: Ekonomiksi i Zhvillimit

PUNUAN: PRANOI:

Anita DOGANI Prof.Enton DURO

Tiranë, Prill 2014

Page 2: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

2

PERMBAJTJA

I. LIDHJA MES BORXHIT PUBLIK DHE RRITJES/ZHVILLIMIT EKONOMIK.

Hyrje.

Marrëdhënia teorike borxh publik – rritje/zhvillim ekonomik.

Faktoret qe ndikojne ne rritjen e borxhit publik ne zhvillim

Perberja e portofolit te borxhit

Rishikimi I literatures empirike mbi marredheniet e borxhit me rritjen ekonomike

Përfundime

II. BORXHI DHE RRITJA EKONOMIKE NË SHQIPËRI GJATË 20 viteve te fundit

Hyrje

Situata makroekonomike në Shqipëri

Analiza e borxhit te brendshem

Mbajtesit e borxhit

Efektiviteti I ankandeve

Analiza e normave te interest

Analiza e treguesve te riskut

Kompozimi I portofolit sipas llojit te interest

III. BORXHI DHE RRITJA EKONOMIKE NE VENDET E ZHVILLUARA

KONKLUZIONE

BIBLIOGRAFIA

Page 3: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

3

ABSTR AK T

Borxhi publik i larte nuk eshte nje ogur i mire per stabilitetin makrofiskal. Shpesh here, qeverite,

te nxitura per te menaxhuar situaten ekonomike, krijojne deficite te larta (borxh te larte) te cilat

kane ndikimin e vet negative ne zhvillimin ekonomik te vendeve.

Shqipëria arriti të mbante një nivel rritje ekonomike pozitive dhe një stabilitet makroekonomik

gjatë dekadës së fundit, por niveli i lartë i borxhit të saj publik, me një tendencë në rritje gjatë

viteve të fundit, është parë si mjaft shqetësues në sytë e shumë ekonomistëve vendas dhe të huaj.

Ky punim ka si qëllim të studiojë rolin dhe problematikat e borxhit publik me nje kendveshtrim

mbi rritjen ekonomike në Shqipëri, si vend ne zhvillim, për nje periudhë deri ne vitin 2012, si

dhe faktorët kryesorë përcaktues për këto dy tregues. Gjithashtu ai ve theksin te borxhi publik ne

vendet e avancuara dhe efektin e tij ne keto vende.

Rezultatet e marra nga analizat e ndryshme ekonometrike kane t reguar se borxhi publik ka një

efekt negativ statistikisht të rëndësishëm mbi rritjen ekonomike në Shqipëri. Një rritje me një

pikë përqindje në nivelin e borxhit publik do të ndikonte në një ulje me rreth 9.29 pikë përqindje

të rritjes ekonomike të pritur, për të gjithë variablat e tjerë konstante.

Pra, në rastin e Shqipërisë me një rritje ekonomike prej 1.3 përqind në vitin 2012, rritja me 1 pikë

përqindje e borxhit publik gjatë vitit 2012, do ta ulte rritjen ekonomike në 1.18 përqind.

Page 4: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

4

TERMINOLOGJI

Borxhi i qeverisë (i njohur edhe si borxh publik dhe borxh kombëtar) është borxh nga një qeveri

qendrore. Në kontrast, "Deficiti i qeverisë" vjetor i referohet diferencës midis arkëtimeve dhe

shpenzimeve qeveritare në një vit të vetëm, që është, rritja e borxhit mbi një vit të caktuar.

Borxhi i qeverisë është një metodë e financimit të operacioneve të qeverisë, por kjo nuk është

metoda e vetme. Qeveritë gjithashtu mund të emetojne të holla , duke hequr nevojën për të

paguar interes. Kjo praktikë thjesht redukton kostot e interesit te Qeverisë por nuk anullon

borxhin dhe mund të rezultojë në hiperinflacioni nëse përdoret pa u kursyer.

Qeveritë zakonisht marrin hua nga lëshimi i letrave me vlerë. Vendet më pak të besueshëm për

kredi ndonjëherë marrin hua drejtpërdrejt nga një organizatë nderkombëtare (p.sh. Bankën

Botërore) ose institucione financiare ndërkombëtare.

Ashtu si qeveria tërheq të ardhurat e saj nga shumica e popullsisë, borxhi i qeverisë është një

borxh indirekt ndaj taksapaguesve. Borxhi i qeverisë mund të kategorizohet si borxh i

brendshëm (borxh për huadhënësit brenda vendit) dhe borxh i jashtëm (borxh për huadhënësit

e huaj). Borxhit sovran zakonisht i referohet borxhit të qeverisë që ka qenë i lëshuar në monedhë

të huaj.

Një ndarje tjeter e zakonshme e borxhit të qeverisë, është duke u bazuar ne kohëzgjatjen deri në

shlyerjen e tij. Borxhi afat-shkurtër në përgjithësi konsiderohet të jetë për një vit ose më pak, afat

të gjatë është për më shumë se dhjetë vjet. Borxhi afatmesëm eshte në mes të këtyre dy kufijve.

HYRJE

Rritja ekonomike e qëndrueshme ka një rëndësi jetësore për të gjithë ekonomitë e vendeve,

sidomos për vendet në zhvillim si Shqipëria e cila është përpara sfidave të stabilitetit

makroekonomik e politik, uljes së papunësisë dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kr iza

aktuale e borxheve në Europë, padyshim që ka ngritur vëmendjen e shumë ekonomistëve për

fenomenin e rritjes së nivelit të huamarrjes nga shumë shtete në zhvillim apo të zhvilluara.

Pavarësisht se Shqipëria, ndryshe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, arriti të mbante një

nivel rritje ekonomike pozitive prej mesatarisht 4 përqind gjatë periudhës 2007-2012, dhe një

stabilitet makroekonomik gjatë viteve të fundit, niveli i lartë i borxhit të saj shtetëror është parë si

mjaft shqetësues në sytë e ekonomistëve vendas dhe të huaj. Një rritje e mëtejshme e nivelit të

borxhit shtetëror mbi nivelin 60 përqind të PBB në vitin 2012, i cili është kufir i i lejuar nga

Bashkimi Europian (BE) për vendet që aspirojnë të integrohen në të, ka ngritur mjaft polemika

midis politikbërësve. Kjo pasi pjesa e madhe e borxhit publik afatshkurtër në Shqipëri do të thotë

rrezik i lartë financimi fiskal, ndërsa në afatin e mesëm, rritja e borxhit publik mund të dëmtojë

Page 5: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

5

gjithashtu perspektivën për rritje ekonomike duke ngushtuar hapësirat për kreditim të sektorit

privat dhe duke ndikuar në aftësinë e qeverisë për të financuar projekte kyçe të zhvillimit.

Rritja ekonomike është gjithashtu një motiv i çdo vendi në zhvillim, i cili synon të

kontrollojë defiçitin buxhetor, për të cilin duhet të përballet me mjaft sfida.

Tre mjetet ekonomike të disponueshme, që një qeveri të realizojë detyrimet dhe premtimet ndaj

qytetarëve të saj, janë taksat, printimi i parave dhe borxhi të cilat shndërrohen në të mira publike

të prekshme si: infrastrukturë, shkolla, spitale, etj. Por nën ekzistencën e problemit kryesor

ekonomik ku:“Burimet janë të kufizuara përkundrejt nevojave e dëshirave të pakufizuara”, një

qeveri gjendet përballë me një zgjedhje, se cilin nga tre mjetet ekonomike duhet të zgjedhë.

Një qeveri e mirë zgjedh të marrë borxh për tri arsye kryesore. Së pari, vendi mund të

shfrytëzojë mundësitë për investime për periudha të gjata, dhe për një ekonomi në rritje do të

ishte e papërshtatshme të taksohej një gjeneratë aktuale më e varfër për të financuar investimet

për të cilat do të përfitonte një gjeneratë më e pasur në të ardhmen. Së dyti, lejon një mënyrë më

efiçente per të përcjellë politika kundër-ciklike apo plotësimin e nevojave për shpenzime

emergjente. Rritja apo ulja e shpeshtë e taksave mund të çojë në humbje në efiçencë dhe të

gjenerojë pasigur i ekonomike. Së treti, besimi i tepërt në printimin e parave mund të çonte në

rritjen e ofertës monetare, rritjen e normës së interesit, dhe për rrjedhojë në rritjen inf lacionit, i

cili do të dëmtonte investimet e brendshme apo të huaja.

KAPITULLI I

LIDHJA MES BORXHIT PUBLIK DHE RRITJES/Z HV IL LIM IT EKONOMIK

1.1 Hyrje

Në këtë kapitull është paraqitur një përmbledhje e literaturës teorike dhe empirike, e cila është e

domosdoshme për të krijuar pritshmëritë mbi marrëdhënien që ekziston mes borxhit publik dhe

rritjes e zhvillimit ekonomik në afatin e shkurtër dhe të gjatë.

1.2 Marrëdhënia teorike borxh publik – rritje/zhvillim ekonomik

Marrëdhënia mes rritjes ekonomike dhe borxhit shtetëror është një çështje mjaft e diskutuar nga

ekonomistët. Në këtë seksion, fillimisht do të japim përkufizimet e borxhit shtetëror, dhe rritjes

ekonomike, të cilave do t’u referohemi gjatë gjithë punimit. Borxh shtetëror, sipas Nenit 4 të

Ligjit Nr. 9665, datë 18.12.2006 për “Huamarrjen Shtetërore, Borxhin Shtetëror dhe Garancitë

Page 6: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

6

Shtetërore të Huasë në Republikën e Shqipërisë” (Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë,

2006, fq. 6089) do të quajmë:

Borxh shtetëror është shuma e përgjithshme e borxhit të shtetit, e emetuar në monedhën

kombëtare dhe/ose në një monedhë zyrtare të ndryshme nga monedha kombëtare, i cili nuk

përfshin detyrimet financiare të bashkive/ko munave apo të ndonjë autoriteti tjetër të pushtetit

vendor. Borxhi shtetëror përfshin edhe borxhet e Republikës së Shqipërisë, të krijuara para hyrjes

në fuqi të këtij ligji. Për efekt të përllogaritjes së borxhit shtetëror, në rastin kur një detyrim i

papaguar është emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha kombëtare, ai vlerësohet në

monedhën kombëtare, sipas kursit zyrtar të kë mbimit, të shpallur nga Banka e Shqipërisë, në

çastin e vlerësimit.

Rritja ekonomike është rritja e kapacitetit të ekono misë së një vendi për të prodhuar të mira dhe

shërbime një një periudhë të caktuar kohe, krahasuar me periudhën paraardhëse. Rritja

ekonomike mund të matet në terma nominale, në të cilën përfshihet inflacioni, ose në terma reale,

në të cilën nuk përfshihet inflacioni

(Investopedia US, 2013)

Sipas Elmendorf dhe Mankiw (1999) borxhi shtetëror është i rëndësishëm për vetë efektet që ai

sjell, në mënyrë direkte ose jo, në ekonominë e vendit.

Së pari, borxhi shtetëror mund të ndikojë mbi Politikën Monetare. Një vend me një borxh të

lartë qeveritar priret të përballet me norma të larta interesi, dhe autoriteti monetar mund të

gjendet nën presion për t’i ulur këto norma nëpërmjes Politikës Monetare. Kjo strategji mund t’i

ulë normat e interesit në afatin e shkurtër, por në afatin e gjatë do të ketë norma reale interesi të

pandryshuara dhe një inflacion dhe norma nominale interesi më të larta. Rritja e këtyre dy

treguesve, do të pasqyrohet në reduktimin e investimeve private, dhe për rrjedhojë në reduktimin

e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe rritjes ekonomike.

Së dyti, borxhi shtetëror mund të ndikojë mbi procesin politik, i cili përcakton Politikën Fiskale.

Disa ekonomistë argumentojnë se mundësia e huamarrjes së një qeverie ul disiplinën e procesit

të përdorimit të buxhetit. Me këtë të fundit kuptojmë se, nëse një qeveri bën shpenzime shtesë, të

cilat nuk lidhen me të ardhura nga taksat, atëherë politikëbërësit dhe publiku shqetësohen më pak

nëse këto shpenzime janë të duhurat. Përdorimi joeficient i fondeve shtesë në mallra konsumi

dhe joproduktive, nga ana e qeverisë do të përkthehet në një efekt negativ për rritjen ekonomike.

Së treti, borxhi shtetëror e bën ekonominë e një vendi më të prekshme ndaj një krize

ndërkombëtare besimi. Një borxh shtetëror i lartë ushtron presion në bilancin e bankës nëpërmjet

disa kanaleve të ndryshme. Për shembull, ai rrit koston e financimit të institucioneve financiare

Page 7: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

7

pas rritjes së riskut të aseteve. Institucioneve financiare, të cilat mbajnë një pjesë të madhe të

borxhit shtetëror të vendeve me një “stres ekonomik”, që perceptohen si të riskuara, mund t’u

duhet të paguajnë norma më të larta interesi dhe të kenë vështirësi në rritjen e fondeve në gjithë

tregun. Ato gjithashtu mund të gjenden nën presion potencial për të rritur kapitalin dhe

likuiditetin. Të gjithë këta faktorë bëjnë që të rritet kosto e shërbimit të borxhit, gjë që do të

ndikonte negativisht mbi rritjen ekonomike. Së fundmi, sipas Guraziu et al., (2012) institucionet

financiare mund të përballen me dalje kapitali dhe zëvendësim të aseteve. Të gjithë faktorët e

përmendur më sipër tregojnë se një nivel i lartë borxhi shtetëror ndikon në uljen e besimit

ndërkombëtar të vendit, do të dëmtonte klimën e biznesit, do të ndikonte në uljen e investimeve

dhe të rritjes ekonomike.

Përgjatë gjithë literaturës teorike, mund të veçojmë Klasikët, të cilët e shohin borxhin publik si

një barrë për shoqërinë; pikëpamjen Neoklasike, që e konsideron borxhin publik si të dëmshëm

për investimet dhe rritjen ekonomike; pikëpamjen Rikardiane që e konsideron borxhin shtetëror

si një taksë në të ardhmen (Barro, 1974); ekonomistët Modernë, të cilët e shikojnë borxhin publik

si nxitës të rritjes ekonomike nëse fondet përdoren për qëllime produktive, dhe pikëpamja

Konvencionale, sipas së cilës borxhi publik stimulon kërkesën agregate dhe rritjen ekonomike në

afatin e shkurtër dhe nxit uljen e kapitalit dhe të ardhurave kombëtare në afatin e gjatë.

Ekonomistët Klasikë e krijuan bindjen e tyre pasi ata mendonin se balancimi i buxhetit vjetor nga

ana e qeverisë ishte një virtyt për vetë qeverinë, dhe një defiçit buxhetor për ata shikohej si një

shenjë e falimentit të shtetit. David Rikardo, një ndër përfaqësuesit kryesorë të shkollës Klasike, i

referohej borxhit si “... një ndër rreziqet më të tmerrshme, që ishte shpikur ndonjëherë, që mund

të cënonte një komb”, si “... një sistem i cili tenton të na bëjë më pak kursimtarë, dhe më të

verbër ndaj situatës tonë reale” (Balassone et al., 2004, f. 1). Nga ana tjetër ekonomistët

neoklasikë, pohuan se niveli i borxhit publik është i rëndësishëm për shkak të ekzistencës së

taksave shtrembëruese, dhe faktit se agjentët ekonomikë mundet të mos parashikojnë siç duhet

efektet e ndryshimit të taksave në të ardhmen. Në raste të tilla, një rritje e borxhit sot do të kishte

efekt mbi sjelljen e këtyre agjentëve, e cila do të ndikonte negativisht në kërkesën agregate dhe

rritjen ekonomike (Cowan et al., 2006).

Në pikëpamjën Rikardiane, borxhi shtetëror konsiderohej ekuivalent me taksat e ardhshme

(Barro, 1974). Duke i konsideruar konsumatorët racionalë dhe largpamës, vlera shtesë në taksa,

që vinte nga rritja e këtyre të fundit për të financuar defiçitin, do të ishte ekuivalente me defiçitin

aktual. Pra, sipas pikëpamjes Rikardiane një financim i defiçitit buxhetor nëpërmjet taksave nuk

do të kishte efekte neto mbi të ardhurat kombëtare në afatin e gjatë (Mankiw, 2002). Nga ana

tjetër, ekonomistët modernë, mbanin një qëndrim krejt të kundërt. Ata kishin bindjen se nëse

huamarrja shtetërore kryhej për qëllime produktive, dhe jo për konsumin e të mirave dhe

shërbimeve, atëherë ata e respektonin këtë veprim në çdo aspekt. Ata e shohin borxhin shtetëror

si një mjet të domosdoshëm të një ekonomie moderne, sidomos për vendet në zhvillim, të cilët

Page 8: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

8

varen pikërisht nga këto hua të brendshme apo të jashtme për të përshpejtuar procesin e

zhvillimit të tyre ekonomik.

Një kontribut i rëndësishëm vjen edhe nga pikëpamja Konvencionale, sipas së cilës borxhi

shtetëror stimulon kërkesën agregate dhe rritjen ekonomike në afatin e shkurtër dhe nxit uljen e

kapitalit dhe të ardhurave kombëtare në afatin e gjatë (Mankiw, 1998). Në afatin e shkurtër, një

rritje e borxhit publik do të ndikojë në rritjen e kërkesës për output. Nëse supozojmë se qeveria

krijon një defiçit buxhetor duke mbajtur shpenzimet konstante dhe duke reduktuar të ardhurat

nga taksat, kjo sjell një rritje të të ardhurave të disponueshme të individëve, dhe ndoshta një rritje

në mirëqenien e tyre. Sipas analizës Konvencionale presupozohet se rritja në të ardhurat dhe

mirëqënien e individëve do të rritë shpenzimet për konsumin e të mirave, pra do të rritë kërkesën

agregate për të mira dhe shërbime. Sipas kësaj pikëpamjeje, në afatin e shkurtër vepron teoria

Keynesiane, ku kemi çmime dhe paga të ngurta. Pra, në afatin e shkurtër një rritje në kërkesën

agregate do të rriste të ardhurat kombëtare, që do të thotë se ka një marrëdhënie pozitive midis

borxhit publik dhe rritjes ekonomike në afatin e shkurtër.

Në afatin e gjatë, një rritje e borxhit publik do të ndikojë në uljen e kursimeve kombëtare. Sipas

teorisë klasike, në afatin e gjatë ka çmime dhe paga fleksibël. Kjo bën që Politika Fiskale të

ndikojë mbi të ardhurat kombëtare vetëm duke ndryshuar ofertën për faktorët e prodhimit. Për ta

kuptuar më mirë se si funksionon në afatin e gjatë duhet të mbahen parasysh disa identitete. Le të

shënojmë me Y të ardhurat kombëtare, C konsumin privat, S kursimin privat, dhe T diferencën e

taksave me transfertat qeveritare. Sipas kufizimit buxhetor të sektorit privat kemi:

Y = C + S + T (2.1)

Të ardhurat kombëtare gjithashtu mund të paraqiten në formën e mëposhtme:

Y = C + I + G + NX (2.2)

Duke kombinuar dy ekuacionet e mësipërme marrim:

S + (T-G) = I + NX (2.3)

Page 9: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

9

Ku I janë investimet vendase, G janë shpenzimet qeveritare për të mira dhe shërbime, dhe NX

janë eksportet neto të të mirave dhe shërbimeve. Ekuacioni (2.3) tregon se shuma e kursimeve

private dhe publike duhet të barazohet me shumën e investimeve

Page 10: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

10

dhe eksporteve neto. Nëse supozojmë sërish se, qeveria mban konstante shpenzimet dhe ul të

ardhurat nga taksat, atëherë kemi krijuar kështu një defiçit buxhetor dhe kemi ulur kursimet

publike. Një mënyrë që ekuacioni (2.3) të mbahet i balancuar pas uljes së kursimeve publike

është ulja e investimeve për një periudhë kohe të caktuar, gjë që sjell ulje të stokut të kapitalit.

Kjo do të thotë më pak output dhe më pak të ardhura për vendin. Ulja në stokun e kapitalit sjell

për vendin një produkt marxhinal për kapitalin më të lartë, duke rritur normën e interesit dhe

normën e kthimit për çdo njësi kapitali. Në të njëjtën kohë do kemi një produktivitet më të ulët të

punës, që çon në uljen e pagës mesatare reale dhe të të ardhurave totale nga puna.

Përveç kontributit të shkollave kryesore ekonomike, edhe ekonomistë të tjerë kanë studiuar

marrëdhënien e borxhit publik me rritjen ekonomike. Dombush dhe Fisher (1978) theksuan se

borxhi shtetëror është një pasojë direkte e defiçitit rezultant nga buxheti vendas. Ata iu referuan

ekuacionit të defiçitit buxhetor:

-DF = (Go + R) - T = BUS (2.4)

ku DF është defiçiti buxhetor, Go janë shpenzimet shtetërore për të mira dhe shërbime, T janë

shpenzimet për transferta, BUS është teprica buxhetore, dhe (Go + R) janë shpenzimet totale

qeveritare. Nga ekuacioni i mësipërm shihet se ekziston një marrëdhënie negative midis borxhit

dhe rritjes ekonomike (Umaru et al., 2013).

Nga literatura teorike e mësipërme, mund të themi se ekonomistët nuk kanë rënë në një mendje

për marrëdhënien që ekziston mes borxhit publik dhe rritjes ekonomike, megjithëse dominon

mendimi për një marrëdhënie negative mes tyre. Nisur nga pikëpamja Konvencionale, mund të

themi se borxhi publik ka një efekt pozitiv mbi rritjen ekonomike në afatin e shkurtër, dhe një

efekt negativ në afatin e gjatë. Pra, marrëdhënia mes borxhit publik dhe rritjes ekonomike sipas

pikëpamjes Konvencionale merr formën e një U-je të përmbysur, e përkufizuar nga ekonomistët

si kurba Laffer.

1.3 Faktoret qe ndikojne ne rritjen e borxhit publik në zhvillim

Së pari, një rritje e borxhit publik përgjithësisht korrespondon me një ulje të volumit të

kursimeve kombëtare neto. Kjo pasi ato kursime kombëtare, të cilat para se të rritej borxhi publik

do të përdoreshin për investime, pas rritjes së borxhit publik do të përdoren për të financuar

koston e shërbimit të borxhit publik. Një ulje e kursimeve kombëtare neto, nxit rritjen e normave

të interesit, dhe këto të fundit ndikojnë në uljen e investimeve dhe uljen e rritjes së stokut të

kapitalit. Duhet të theksojmë se impakti në normat e interesit varet nga madhësia e vendit. Në

rastin e një vendi të vogël të hapur, impakti në normat e interesit do të jetë shumë modest.

Ndërsa në rastin e një vendi të madh e më të integruar me vendet e rajonit ku ai bën pjesë,

presioni për rritjen e normave të interesit do të jetë më i dukshëm. Por, ulja e rritjes së stokut të

kapitalit do të të ndikojë negativisht në teknologjinë e re, e cila do të përmirësonte

Page 11: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

11

produktivitetin e punës. Efekti përfundimtar i gjithë këtij kanali është ulja e PBB-së, që

nënkupton uljen e rritjes ekonomike.

Së dyti, një rritje e borxhit publik do të sillte një rritje të kostos së shërbimit për këtë borxh. Kjo

do të ndikonte në uljen e investimeve publike dhe rritjen e taksave të kapitalit dhe të punës, të

cilat duhet të financojnë këtë rritje të borxhit publik. Rritja e taksave të kapitalit bën që të ulet

stoku i kapitalit në vend dhe të frenohen investitorët vendas apo të huaj, që duan të zgjerojnë

aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër rritja e taksave të punës, do të ulë ofertën për punë, dhe mund të

ndikojë në rritjen e ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Këta dy faktorë të fundit do të

ndikonin negativisht në mënyrë direkte në buxhetin e shtetit, duke sjellë më pak investime në

infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj. Gjithashtu klima e biznesit në vend do të përkeqësohej duke

e bërë vendin më pak të preferuar për Investime të Huaja Direkte (IHD). Nga ana tjetër një rritje

e taksave të punës, do të ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve, që do të përkthehet në më pak

konsum, më pak shitje për bizneset dhe më pak taksa të mbledhura për buxhetin e shtetit. Të

gjithë këta faktorë bëjnë që të ulet PBB dhe për rrjedhojë edhe rritja ekonomike në vend.

Së treti, një rritje e borxhit publik ndikon në nivelin e besimit ndërkombëtar të

vendit. Kjo do të ndikonte në rritjen e normave të interesit për individët apo firmat. Rritja e

normave të interesit do të përkthehet në më pak kërkesë për kredi nga bizneset dhe individët. Pra,

biznesi nuk mund të zgjerojë aktivitetin e tij dhe individët nuk mund të zgjerojnë konsumin e

tyre ndërkohor. Gjithashtu faktorë të tjerë, si institucione të dobëta, kursime private të ulëta,

konkurrueshmëri e ulët, një papunësi e lartë dhe një sistem bankar i dobët, do ta ndihmonin

efektin mbi normat e interesit. Të gjithë këta faktorë do të përkthehen në një kategorizim të

vendit si “vend me risk”, dhe atij do t’i ofroheshin norma shumë të larta interesi për të marrë hua

kapital të huaj. Por, rritja e normave të interesit gjithashtu do të thotë më pak investime publike e

private, që sjell një PBB më të ulët. Pra një rritje e nivelit të borxhit publik do të sjellë një ulje të

rritjes ekonomike në afatin e gjatë.

Duhet të theksohet se analiza e efekteve të një rritje (ulje) në PBB mbi borxhin publik, do të

kishte të njëjat argumenta si më sipër, që do të thotë se, një rritje e PBB-së do të ndikonte në

uljen e borxhit publik. (Nautet et al, 2011)

1.4 Perberja e portofolit te borxhit

Ne tabelen 1. eshte paraqitur perberja e portofolit te borxhit, fillimisht e ndare ne tre grupet

kryesore: borxh i brendshem, borxh i jashtem dhe borxhi i garantuar. Me tej eshte vijuar me

ndarjen e secilit portofol sipas perberesve.

Borxhi i brendshem ndahet ne borxhin me instrumenta dhe zerin e rivleresimit te valutes.

Verejme qe duke filluar nga viti 2010, zeri i rivleresimit te valutes eshte bere zero per arsye te

zhvleresimit te kursit te ALL kundrejt valutave te huaja. Borxhi i brendshem shteteror ka nje

tendence renese gjate viteve 2010-2011 duke mbetur ne nivelet rreth 32.7% e PBB gjate kesaj

periudhe.

Page 12: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

12

Stoku i borxhit te jashtem paraqet nje trend ne rritje duke filluar qe nga viti 2009. Ne

fund te 2011 vleresohet te jete 22.52% e PBB. Faktoret me te rendesishem qe ndikojne portofolin

e borxhit te jashtem jane disbursimet, riskedulimet si dhe shtesa qe vjen nga efekti i kursit te

kembimit te ALL kundrejt monedhave perberese te portofolit. Zeri i disbursimeve paraqet nje

trend te pershpejtuar ne rritje duke filluar qe nga viti 2008. Nga 14.79% e PBB qe ky ze

perfaqeson ne fund te 2008 kemi mberritur ne nivelin rreth 22.49 % e PBB ne fund te 2011.

Efekti i kursit te kembimit eshte nje ze tjeter shume i rendesishem ne perberje e portofolit te

stoku te borxhit te jashtem. Ky fakt vertetohet dhe ne tabele, ku evidentojme qe ne vitin 2009 ky

efekt ka qene rreth 2.03% e PBB. Ne vitet ne vijim eshte stabilizuar ne 0.13% ne 2010 dhe rreth

0.31% e PBB per 2011.

Tabela 1

Perberja e stokut te borxhit

publik 2008 2009 2010 2011

Borxh i

brendshem gjithsej nga i

cili

395,5

04

36.31

%

409,5

01 35.58%

401,82

1 32.45%

429,92

7 32.70% B brendshem

instrumenta

371,9

64

34.15

%

390,6

31 33.94%

401,82

1 32.45%

429,92

7 32.70% Rivleresim i

valutes

23,54

0

2.16

%

18,87

0 1.64% 0 0.00% 0 0.00% Borxh i jashtem

163,735

15.03%

227,128 19.73%

268,081 21.65%

296,059 22.52%

Nga i cili Riskedulime 8,759

0.80%

12,270 1.07% 11,549 0.93% 11,665 0.89%

Ndikimi i Disbursimeve

161,065

14.79%

203,804 17.71%

266,517 21.53%

295,718 22.21%

Ndikimi i Kursit te

kembimit 2,670

0.25

%

23,32

4 2.03% 1,565 0.13% 4069 0.31%

Garanci 36,547

3.36%

45,774 3.98% 45,425 3.67% 48,561 3.69%

Stoku gjithsej

595,786

54.69%

682,403 59.29%

715,327 57.78%

774,547 58.91%

Ne tabelen 2. eshte ilustruar shtesa e faktoreve te analizuar me siper duke filluar qe nga viti

2008. Gjithashtu eshte analizuar efekti qe vjen nga shtesa e borxhit ne stok si dhe efekti qe rrjedh

nga rritja ekonomike.

Page 13: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

13

Shtesa ne stokun e e borxhit te brendshem per fundin e 2011 perllogaritet ne 2.14% e PBB i cili

eshte i perbere vetem nga borxhi me instrumenta, nderkohe qe eshte eliminuar zeri i rivleresimit

te valutes. Shtesa ne stokun e borxhit te jashtem vjen ne pjesen me te madhe nga ecuria e

disbursimeve. Ne fund te ketij viti shtesa qe vjen nga disbursimet vleresohet te jete rreth 1.82% e

PBB. Shtesa qe vjen nga riskedulimet ne pergjithesi pervec vitit 2009, ka qene ne nivele te ulta si

dhe ka pasur dhe vlera negative gjate 2008 dhe 2010. Efekti me i larte i tyre ka qene ne vitin

2009 ku shtesa ishte ne vleren 0.31% e PBB.

Shtesa ne stokun e borxhit perllogaritet te jete rreth 4.50% e PBB per fundin e ketij viti.

Nderkohe qe rritja ekonomike luan efekt ne drejtim te uljes se shteses neto totale me 3,37%.

Ndikimi total i dy faktoreve rezulton ne shtesen vjetore ne stokun e borxhit publik te raportuara

ne tabelat historike te stokut te borxhit ndaj PBB dhe ne fund te vitit 2011 vleresohet te jete rreth

1.13% e PBB.

Tabela 2

2008 2009 2010 2011

Borxh i brend

shem total 25,968 2.38% 13,997 1.22% -7,680 -0.62% 28,106 2.14%

Borxh i brend

shem instru

menta 17,933 1.65% 18,667 1.62% 11,190 0.91% 28,106 2.14% Rivleresim i

valutes 8,035 0.74% -4,670 -0.41% -18,870 -1.53% 0 0.00%

Borxh jashtem nga

i cili: 43,751 4.02% 63,393 5.51% 40,953 3.33% 27,978 2.13% Riske

dulime -488 -0.04% 3,511 0.31% -721 -0.06% 116 -0.01% Faktor

i disbur

sime 41,081 3.77% 40,069 3.48% 39,389 3.20% 27,638 1.82% Fakt kurs

kembimi 2,670 0.25% 23,324 2.03% 1,565 0.13% 4069 0.31%

Page 14: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

14

Garanci total 9,145 0.84% 9,227 0.80% -349 -0.03% 3,136 0.24% Shtes

a gjithse

j 78,864 7.24% 86,617 7.53% 32,924 2.67% 59,220 4.50% GDP 1,089,293 1,151,020 1,238,094 1,314,702 Ndikim

i shtese

s se borxhit 7.24% 7.53% 2.66% 4.50% Ndikim

i GDP 5.96% 2.93% 4.17% 3.37%

Ndikimi i te dy faktore

ve 1.28% 4.59% -1.51% 1.13%

1.4 Rishikimi literaturës empirike mbi marrëdhënien e borxhit me rritjen ekonomike

Shumë autorë kanë dhënë kontributet e tyre me analiza të ndryshme empirike për të studiuar

lidhjen e ndërsjelltë mes rritjes ekonomike dhe borxhit shtetëror. Shumë prej tyre kanë zbuluar se

nivele të larta të borxhit shtetëror kanë një efekt negativ në rritjen ekonomike në vendet në

zhvillim (Pattillo et al., 2002; Pattillo et. al., 2004; Schclarek, 2004; Kumar dhe Woo, 2010). Për

shembull, Pattillo et al. (2002) analizuan 93 vende në zhvillim për periudhën 1969-1998. Autorët

përdorën modelin dinamik me të dhëna panel me efekte fikse, dhe konkluduan se borxhi i

jashtëm kishte një impakt negativ në rritjen ekonomike për vlera të borxhit mbi 35-40 përqind të

PBB-së (Pattillo et al, 2002). Ata konfirmuan se mes këtyre dy treguesve ekzistonte një

marrëdhënie jo-lineare, në formën e kurbës Laffer (Reinhart et al, 2012).

Në një tjetër studim më të vonë, Pattillo et al. (2004) testuan sërish efektet jo-lineare të borxhit

në rritjen ekonomike duke marrë në konsideratë një numër më të madh vendesh në zhvillim (61)

për të njëjtën periudhë kohore (1969-1998). Metodologjia e vlerësimit të modeleve standarte të

rritjes ishte ajo OLS, e variablave instrumentalë dhe ajo GM M. Ata zbuluan se impakti negativ i

borxhit të lartë publik mbi rritjen ekonomike operon nëpërmjet një efekti të fortë negativ në

faktorin e akumulimit të kapitalit fizik dhe atë të rritjes së produktivitetit total të faktorëve të

prodhimit.

Nga ana tjetër, Alf redo Schclarek (2004) zbuloi në studimin e tij se ekzistonte një impakt negativ

linear i borxhit të jashtëm mbi rritjen ekonomike, pasi studioi 59 vende në zhvillim dhe 24 vende

industriale, për periudhën 1970-2002. Metodologjia e përdorur ishte ajo GM M e aplikuar mbi të

dhëna panel. Pasi e ndanë borxhin e jashtëm total në borxh privat dhe publik, konkluduan se

Page 15: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

15

vetëm borxhi publik i jashtëm kishte një efekt negativ statistikisht të rëndësishëm mbi rritjen

ekonomike. Autorët shpjegojnë se efekti i borxhit të jashtëm mbi rritjen ekonomike vjen

kryesisht nga efekti në akumulimin e kapitalit fizik, dhe nuk japin argumenta se përse borxhi

privat i jashtëm nuk rezultoi të kishte efekt statistikisht të rëndësishëm mbi rritjen ekonomike.

Kumar dhe Woo (2010), në studimin e tyre rreth impaktit të borxhit publik mbi rritjen

ekonomike në afatin e gjatë, u bazuan në një panel prej 38 vendesh të zhvilluara dhe në zhvillim

për një periudhë prej katër dekadash (1970-2010). Në funksion të qëllimit të tyre ata testuan

modelin për: linearitet, dhe diferenca midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Ata

konfirmuan një marrëdhënie jo-lineare negative mes nivelit fillestar të borxhit publik dhe rritjes

ekonomike.

Marrëdhënia jo-lineare negative mes borxhit dhe rritjes ekonomike ishte e dukshme

vetëm për vlera mbi 90 përqind të borxhit publik. Kjo marrëdhënie reflektohej kryesisht nga ulja

e investimeve dhe ulja e rritjes së stokut të kapitalit për punëtor, dhe këto të fundit ndikonin në

uljen e produktivitetit të punës. Mesatarisht, një rritje me 10 pikë përqindje në nivelin e borxhit

ndaj PBB-së në vendet industriale do të ndikonte në një ulje me 0.4 pikë përqindje në investime,

të matura si përqindje e PBB. Impakti për vendet në zhvillim do të ishte akoma më i madh: një

rritje prej 10 pikë përqindje në borxhin publik do të shkaktonte një ulje të rritjes ekonomike prej

0.2 pikë përqindje në vit. Në vendet e zhvilluara efekti do të ishte më i vogël.

Patrizio Lainà (2011) studioi marrëdhënien dinamike të borxhit publik dhe rritjes ekonomike në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për periudhën 1959-2010. Metodologjia e përdorur

ishte ajo SVAR, testi i shkakësisë Granger, testi i impulseve të reagimit, VEC M etj. Autorja

konkludoi në punimin e saj se borxhi publik kishte një efekt pozitiv mbi rritjen ekonomike në

afatin e shkurtër, dhe një efekt negativ në afatin e gjatë, dhe se është mjaft e vështirë të kemi

rritje ekonomike nëse kemi një reduktim të borxhit total.

Nga ana tjetër, shumë studiues kanë zbuluar një rol pozitiv të borxhit publik mbi rritjen

ekonomike. Abbas dhe Christensen (2007) u përpoqën të studjonin rolin e borxhit të brendshëm

në rritjen ekonomike. Studimi i tyre përfshinte 93 vende me të ardhura të ulëta, për periudhën

1975-2004. Metodologjia e përdorur ishte ajo e efekteve fikse, OLS dhe GM M. Rezultatet e

studimit sipas tre metodave të përdorura treguan se borxhi i brendshëm luante një rol të

rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik për vendet me të ardhura të ulëta.

Maana et al. (2008) analizuan impaktin ekonomik të borxhit të brendshëm në ekonominë e

Kenias. Autorët përdorën metodën OLS duke përdorur të dhëna vjetore për periudhën 1996-

Page 16: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

16

2007. Rezultatet treguan se rritja e borxhit të brendshëm ka një efekt pozitiv statistikisht jo të

rëndësishëm mbi rritjen ekonomike. Gjithsesi, duhet të theksojmë numri i vëshgimeve (10) të

marrë në analizë nga autorët dhe metoda e ndjekur prej tyre bëjnë që përfundimet mos të jenë

shumë të besueshme. Nga ana tjetër, Sheikh et al. (2010) studiuan impaktin e borxhit të

brendshëm mbi rritjen ekonomike në Pakistan. Metodologjia e përdorur ishte ajo OLS për

periudhën 1972-2009. Studimi i tyre tregoi se stoku i borxhit të brendshëm ndikon pozitivisht

mbi rritjen ekonomike në Pakistan. Punimi i tyre gjithashtu u fokusua edhe në vlerësimin e

impaktit të shërbimit të borxhit në rritjen ekonomike, dhe rezultoi në një efekt negativ të tij.

Autorët argumentojnë se ky efekt negativ është pasojë e shumë shpenzimeve joproduktive që

pengojnë rritjen ekonomike. Duhet të shtojmë se metodologjia e përdorur nga autorët është

shumë e varfër, duke marrë në konsideratë ekzistencën e metodave të avancuara të analizimit të

serive kohore në kohën e publikimit të punimit.

Ndryshe nga Sheikh et al. (2010), Uzun et al. (2012) përdorën modelin autoregresiv me vonesa të

shpërndara (ARDL) për të studiuar marrëdhënien mes borxhit dhe rritjes ekonomike për vendet

në tranzicion, në periudhën 1991-2009. Ata arritën në përfundimin se ekziston një marrëdhënie

pozitive mes borxhit dhe rritjes ekonomike në afatin e gjatë, dhe se këto vende ndodheshin në

pjesën pozitive të kurbës Laffer.

Për të përmbledhur, literatura ekzistuese e përmbledhur më lart tregon se në shumë prej

studimeve ekziston një marrëdhënie jo-lineare konkave (në formën e një U-je të përmbysur). Kjo

tregon se borxhi publik mund të ketë një efekt pozitiv apo negativ në rritjen ekonomike.

1.5 Përfundime

Borxhi publik është i rëndësishëm pasi mund të ndikojë mbi Politikën Monetare, mbi procesin

politik, nivelin ndërkombëtar të besimit për vendin, mbi flukset dalëse të kapitalit dhe

zëvendësimin e aseteve. Kanalet e transmetimit të efektit të një rritje (ulje) të borxhit publik mbi

rritjen ekonomike në afatin e gjatë janë: kanali i kursimeve neto, kanali i kostos së shërbimit të

borxhit, dhe kanali i nivelit kombëtar të besimit.

Përgjatë literaturës teorike, përsa i përket kontributit të shkollave kryesore ekonomike

mbi marrëdhënien e borxhit publik dhe rritjes ekonomike, mund të veçojmë dy grupe kryesore.

Nga njëra anë, qëndrojnë Klasikët, Neoklasikët, pikëpamjen Rikardiane të cilët e konsiderojnë

borxhin publik si të dëmshëm për rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, qëndrojnë ekonomistët

Modernë, të cilët e shikojnë borxhin si një nxitës të rritjes ekonomike, por vetëm nëse fondet

përdoren për qëllime produktive. Veçmas këtyre dy grupeve kryesore qëndron pikëpamja

Konvencionale, e cila pohon se, në afatin e shkurtër borxhi publik shfaq një efekt pozitiv mbi

rritjen ekonomike, ndërsa në afatin e gjatë ai shfaq një efekt negativ, që përçohet nëpërmjet uljes

së kapitalit dhe të ardhurave kombëtare.

Page 17: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

17

Literatura empirike tregon se në shumë prej studimeve ekziston një marrëdhënie jo-

lineare konkave (në formën e një U-je të përmbysur). Shumë studime empirike kanë zbuluar se

nivele të larta të borxhit shtetëror kanë një efekt negativ në rritjen ekonomike në vendet në

zhvillim (Pattillo et al., 2002; Pattillo et. al., 2004; Schclarek, 2004; Kumar dhe Woo, 2010;

Patrizio Lainà, 2011). Ndërsa studime të tjera empirike kanë konkluduar për një rol pozitiv të

borxhit publik mbi rritjen ekonomike (Abbas dhe Christensen, 2007; Maana et al., 2008; Sheikh

et al., 2010; Uzun et al., 2012). Këto rezultate mund të kenë ardhur si pasojë e metodave të

ndryshme empirike të përdorura, konteksteve të ndryshme, periudhave të ndryshme kohore, apo

faktorëve të tjerë të cilët ne nuk i kemi analizuar në punimin tonë.

KAPITULLI II

BORXHI DHE RRITJA EKONOMIKE NË SITUATEN MAKROEKONOMIKE NE

SHQIPERI

2.1 Hyrje

Në këtë kapitull do të jepet një panoramë e përgjithshme e situatës makroekonomike të

Shqipërisë, duke u ndalur kryesisht te borxhi publik dhe rritja ekonomike, si dhe në faktorët

kryesorë përcaktues të tyre.

Duke filluar ne vitet 2010 e ne vijim, ne Europe po asistojme ne krizen e borxheve sovrane.

Situata komplikohet edhe me tej kur vendet fqinje si Italia dhe Greqia ndodhen mes vendeve qe

po vuajne krizen e qendrueshmerise se borxheve. Ekonomia e vendit eshte e lidhur ngushtesisht

me to jo vetem nga pikepamja ekonomike po edhe sociale. Efektet e kesaj krize mbeten ende per

tu vleresuar, por gjithsesi ato do te influencojne ekonomine shqiptare ne drejtim te eksporteve,

rritjes ekonomike si dhe ecurise se remitancave. Efekte do te kete ne ecurine e te ardhurave si

dhe ne politiken shtrenguese te shpenzimeve nga ana e Qeverise. Buxheti i vitit 2012 eshte

konservativ dhe ka marre parasysh nje sere risqesh qe mund te godasin ekonomine. Limitet e

deficitit jane vendosur ne perputhje me kete situate, si dhe eshte pozitiv fakti qe buxheti eshte

parashikuar te realizoje suficit primar.

Faktore te rendesishem qe mund te ndikojne ne politiken dhe ecurine e huamarrjes do te jene

situata e likuiditetit ne tregun e brendshem dhe sjellja e bankave ne kete drejtim. Roli i Bankes se

Shqiperise ne modifikimin e kuadrit rregullator ne drejtim te mbikeqyrjes se sistemit bankar

eshte i rendesishem pasi modifikon sjelljen e bankave ne lidhje me investimet ne letra me vlere

te Qeverise.

Page 18: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

18

Faktoret e mesiperm do te ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne ecurine e huamarrjes ne

tregun vendas, ecurine e normave te interesit si dhe ne drejtim te realizimit te planit te financimit

te deficitit per vitin 2012.

2.2 Situata makroekonomike në Shqipëri

Shqipëria hyri në vitin 1991 në rrugën e reformave të thella politike dhe ekonomike, që synonin

krijimin e një sistemi demokratik nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rritjes së

nivelit të jetesës në një ekonomi tregu. Përgjatë dy dekadave të fundit ekonomia shqiptare ka

pësuar disa ndryshime strukturore të rëndësishme, të cilat kanë forcuar nxitjet për një rritje

ekonomike të qëndrueshme. Shqipëria ka mbajtur nën kontroll rënien e produktit vendas që kur

kriza ekonomike u shfaq në Europë, mbajti një inflacion të ulët dhe stabël, ruajti një sistem

bankar të qëndrueshëm, dhe të gjitha këto falë stimulit fiskal dhe një Politike Monetare efektive e

të kujdesshme (BSH, 2012). Dy vitet e fundit në Shqipëri, shikojmë se disbalancat

makroekonomike vazhdojnë të ushtrojnë presion për ekonominë në tërësi, duke vepruar si

antistimul për rritjen ekonomike në vend. Sektori financiar është i ekspozuar ndaj riskut të

brendshëm e të jashtëm, dhe reformat e lëna përgjysmë për përmirësimin e klimës së investimeve

në Shqipëri po ndikojnë në kufizimin e rritjes ekonomike në terma afatmesëm (Soros, 2012).

Shqipëria arriti të ruante një rritje ekonomike pozitive duke mbajtur një stabilitet financiar në një

kohë kur kriza ekonomike globale kishte dhënë efektet e saj në shumë vende të Bashkimit

Europian (BE) apo të Ballkanit, duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FM N), 2011.

Sipas Bankës Botërore (BB), (2010) rritja ekonomike në Shqipëri në dekadën e fundit, me një

mesatare vjetore prej 4.8 përqind, u mbështet nga zhvendosja e fuqisë punëtore nga sektorët me

produktivitet të ulët tek ata me produktivitet më të lartë, politika të shëndosha fiskale dhe

monetare, një luhatje e ulët makroekonomike, dhe nga një rritje e qëndrueshme e investimeve.

Në dekadën e fundit, sipas BB (2010), në Shqipëri u evidentua një transformim i ekonomisë ku

fuqia punëtore u zhvendos nga sektori i bujqësisë dhe industrisë së vjetëruar me një produktivitet

më të ulët drejt sektorit të ndërtimit dhe atij të shërbimeve. Nga ana tjetër integrimi i Shqipërisë

me ekonomitë e vendeve fqinje erdhi në rritje, me rritjen e fortë të eksporteve, por dhe me

thellimin e defiçit tregtar të financuar nga remitancat, të ardhurat nga privatizimet si dhe nga

financime të huaja koncesionare dhe IHD-të. Megjithëse ritmi i rritjes ekonomike u zbeh disi për

shkak të rënies së flukseve të remitancave, efektet negative të saj u lehtësuan pjesërisht nga

përshpejtimi i shpenzimeve publike në vitet 2008 dhe 2009 (BB, 2010). Përveç kësaj, Shqipëria

po integrohet gjithnjë e më shumë në sistemet globale të prodhimit, duke u bërë më e varur nga

tregtia ndërkombëtare si dhe nga teknologjia e kapitali ndërkombëtar.

Transformimi ekonomik është mbështetur nga politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe

reformat strukturore (BSH, 2011). Sipas raportit vjetor të BSH për vitin 2011, rritja ekonomike është përforcuar nga kuadri i shëndoshë makroekonomik së bashku me përmirësimet e dukshme

Page 19: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

19

të mjedisit të biznesit, të energjisë, të sektorit financiar, të administrimit tatimor dhe të menaxhimit të financave publike. Këto politika, në kombinim me një përshpejtim të investimeve publike në 2008 dhe 2009, mund të kenë shërbyer disi për zbutjen e ndikimit të krizës

ekonomike globale. Ndërkohë mbetet e paqartë se sa do të zgjasë periudha e rënies së ritmeve të rritjes ekonomike nga kriza botërore, dhe ka një konsensus të gjerë se rikthimi në nivelet e rritjes

ekonomike të para krizës do të kërkojë përpjekje shtesë (BB, 2010). Në Grafikun 3.1 është paraqitur tendenca e rritjes ekonomike në Shqipëri gjatë viteve 1992-

2012. Politikat e zbatuara në Shqipëri gjatë vitit 1993 me qëllim stabilizimin

makroekonomik të vendit, ndihmuan në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ndërmjet

viteve 1993 - 1996, rritja mesatare vjetore arriti në 9.2 përqind, ndërsa kriza e skemave

piramidale gjatë vitit 1997 shkaktoi një rënie ekonomike prej 11 përqind. Megjithatë,

ekonomia u ripërtëri shpejt dhe norma e rritjes së PBB-së reale për vitin 1998 arriti në 8.6

përqind. Kjo rritje ishte edhe më e lartë për vitet në vazhdim dhe u stabilizua gjatë viteve

2001-2002, me një normë mesatare prej 6.5 përqind. Ndërkohë duke filluar nga viti 2000 e

deri në vitin 2008 rritja mesatare vjetore ka qenë 6 përqind. Pas një niveli prej 7.85 përqind

të rritjes vjetore në vitin 2008, rritja ekonomike u ngadalësua duke shënuar vetëm 3.3 përqind

në vitin 2009.

Page 20: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

20 | P a g e

Sipas raportit vjetor të vitit 2011 të BSH, rritja ekonomike reale në vitin 2010 ishte 4.1 përqind,

e mbështetur kryesisht nga kërkesa e huaj dhe rritja e eksporteve shqiptare, ndërkohë që

kërkesa e brendshme ka patur një ecuri më të ngadaltë. Ndërsa për vitin 2011, zhvillimet

makroekonomike në vend u ndikuan në masë të konsiderueshme nga ngadalësimi i

rritjes ekonomike botërore, nga goditje të kostos, që shtrenjtuan faturën e importit dhe nga

ecuria e ngadaltë e kërkesës së brendshme. Aktiviteti ekonomik u zgje rua me satarisht me

rreth 2.7 përqind gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2011, i mbështetur kryesisht

nga kërkesa e huaj, duke iu referuar raportit vjetor të vitit 2011 të BSH. Të dhënat

zyrtare të BSH tregojnë se rritja ekonomike në vitin 2012 mbeti në nivele pozitive, por

ajo u ngadalësua në krahasim me ritmet e shënuara një vit më parë. Sipas të

dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), PBB u rrit me 1.6 përqind

gjatë vitit 2012, i mbështetur nga rritja e aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe në atë

të bujqësisë. Ndonëse në një masë më të ulët, edhe gjatë vitit 2012, rritja e aktivitetit

ekonomik u mbështet kryesisht nga kërkesa e huaj dhe rritja e eksporteve.

Nga ana tjetër e analizës qëndron Politika Fiskale, e cila ka shfaqur një natyrë përgjithësisht

konsoliduese përgjatë periudhës 1992-2012. Që nga viti 1992, kur u prezantua për herë të

parë në Shqipëri, e në vazhdim, Politika Fiskale ka luajtur një rol kryesor sidomos në

periudhën 1992-‘97, gjatë së cilës ndikoi fuqishëm ekuilibrin e ekonomisë. Duke shqyrtuar këtë

historik relativisht të shkurtër, sipas raportit vjetor të vitit 1997 të BSH bie në sy se pas një

periudhe 3 -vjecare 1993-’95, ku angazhimet e autoriteteve qeveritare për të mbajtur një

politikë të shtrënguar përputheshin me realitetin, vijoi një periudhë tjetër 1996-’97,

karakteristikat kryesore të së cilës ishin ekspansioni i madh i shpenzimeve buxhetore, shkallë

e lartë evazioni fiskal, e për rrjedhim një rritje e madhe e defiçitit buxhetor.

Pas vitit 1997 duket se ka një sjellje më të qëndrueshme të këtyre treguesve, përgjithësisht me

tendencë rënëse, ku ngushtimi i defiçitit buxhetor është arritur kryesisht për shkak të

reduktimit të investimeve publike. Ky fakt është i dukshëm në Grafikun 3.2. Është zgjedhur

defiçiti buxhetor si një tregues i rëndësishëm për të shpjeguar tendencën e borxhit publik

pasi referuar Nenit 7 të Ligjit Nr. 9665, datë 18.12.2006 për “Huamarrjen Shtetërore,

Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Huasë në Republikën e Shqipërisë” Ministr i i

Financave të Shqipërisë, merr hua: “për të financuar defiçitin buxhetor të shtetit, për të

financuar mungesën e përkohshme të likuiditetit, për të rifinancuar borxhin shtetëror të

nënshkruar më parë, për të paguar garancitë shtetërore, etj.” (F letorja Zyrtare e Republikës së

Shqipërisë, 2006, fq. 6089).

Page 21: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

21 | P a g e

Nga Grafiku 3.2 shikojmë se ekziston një marrëdhënie shkakësore e njëanshme mes

defiçitit buxhetor dhe borxhit publik në Shqipëri, që lëviz nga defiçiti drejt borxhit publik. Kjo

marrëdhënie është e dukshme përgjatë gjithë periudhës në studim, pavarësisht normës së

ndryshimit të tyre përgjatë kohës. Vetëm pas vitit 2001 kemi një stabilizim në luhatjen e këtyre

dy treguesve, dhe kjo falë një Politike Fiskale konsoliduese. Duhet të sqarojmë se norma e

rritjes (uljes) së borxhit publik, siç duket edhe nga grafiku, është më e madhe se norma e

rritjes (uljes) së defiçitit buxhetor, pasi borxhi publik, përveç financimit të plotë të defiçitit me

huamarrjen e brendshme dhe të jashtme, financon edhe investime apo shpenzime të tjera

kapitale.

Sipas shumë autorëve, një ndër arsyet kryesore përse një vend në zhvillim merr borxh është

financimi i investimeve publike, në një kohë kur kapaciteti i të ardhurave nga taksat është i

Page 22: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

22 | P a g e

kufizuar. Në rastin e Shqipërisë, mund të themi se përgjatë dekadës së fundit është parë një

trend rritës i investimeve publike deri në vitin 2008, ku destinacioni i tyre ka qenë kryesisht

në infrastrukturë. Siç e shikojmë edhe nga Grafiku 3.2 investimet totale bruto nuk kanë patur

një rritje të qëndrueshme gjatë periudhës së marrë në shqyrtim.

.Analiza e trendit të borxhit publik përgjatë viteve 1992-2012, mund të ndahet në katër faza

kryesore. Së pari, gjatë periudhës 1992-1995 kemi një prirje të fortë rënëse të këtij treguesi. Kjo

tendencë e borxhit mund të shpjegohet me faktin e rënies së defiçitit buxhetor, shpenzimeve

buxhetore, dhe përmirësimit të llogarisë kapitale. Sipas raportit vjetor të vitit 1995 të BSH,

marrëveshjet e nënshkruara në muajin gusht të vitit 1995 zvogëluan detyrimet e prapambetura të

Shqipërisë me 480 milionë USD dhe u shoqëruan nga falja e një pjese të tij prej 383 milionë

USD, gjë që solli si rrjedhim rritjen e transfertave kapitale me të njëjtën vlerë. Zvogëlimi i

detyrimeve të prapambetura çoi në rritjen e detyrimeve afatgjata me 180 milionë USD, nga të

cilat vetëm 83 milionë USD erdhën si rezultat i disbursimeve nga kreditë e huaja, (borxhi I ri).

Pjesa tjetër ishte rrjedhojë e procedurave për rregjistrimin e shuarjes së detyrimeve të

prapambetura dhe riorganizimin e borxhit të jashtëm. Këto disbursime u realizuan nëpërmjet 42

linjave të kreditit afatgjatë që në fund të vitit 1995 e çuan borxhin e lëvruar pezull në shifrën

246.4 milionë USD që përfaqson 10 përqind të PBB-së. E gjithë kjo situatë solli një rënie

drastike të borxhit të jashtëm me ritme më të shpejta sesa borxhi i brendshëm. Përsa i përket

marrëdhënies mes borxhit publik dhe rritjes ekonomike, në këtë periudhë shikojmë një

marrëdhënie negative mes ketyre dy treguesve.

Së dyti, gjatë periudhës 1995-1996 kemi një rritje të nivelit të borxhit publik me rreth 24 përqind

të PBB-së, që i atribuohet rritjes së defiçitit buxhetor dhe faktorëve të tjerë. Gjatë vitit 1996, u

regjistrua një defiçit buxhetor në masën 11.2 përqind ndaj PBB-së nga 8.5 përqind që ishte në

vitin e mëparshëm. Mbulimi i defiçitit buxhetor me bono thesari arriti një shifër prej 83 përqind

të totalit të defiçitit të financuar me burime të brendshme. Së treti, gjatë periudhës 1996-2002

kemi një sjellje të paqëndrueshme të borxhit publik, që ka ardhur si pasojë e paqëndrueshmë risë

së defiçitit buxhetor, rritjes së borxhit të brendshëm, dhe paqëndrueshmërisë së borxhit të

jashtëm (BSH, 2002). Së katërti, gjatë dekadës së fundit (2002-2012) kemi një sjellje më të

qëndrueshme të borxhit publik, me një trend kryesisht rënës deri në vitin 2007, dhe rritës deri në

vitin 2012. Borxhi publik ndaj PBB – së ishte në nivelin pre j 58.9 përqind në vitin 2011,

duke pësuar kështu një rritje nga niveli 57.8 përqind në vitin e mëparshëm, ndërsa për

2012 vlera ishte mbi 60 përqind të PBB-së.

Nëse do të përmblidhnim shkurt karakteristikat e borxhit të vitit 2012, sipas të dhënave të

Ministrisë së Financave të Shqipërisë (MoF), mund të themi se rreth 57 përqind e borxhit të

përgjithshëm të Shqipërisë është i brendshëm, nga i cili 85 përqind mbahet nga sektori bankar.

Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm të Shqipërisë është afatshkurtër, në monedhë vendase

dhe kryesisht i mbajtur nga bankat e nivelit të dytë. Për vitin 2012 rreth 82.9 përqind e stokut të

borxhit të jashtëm vlerësohet të jetë borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave. Ndërsa, borxhi

afatshkurtër për periudhën e konsideruar vlerësohet në rreth 16.1 përqind. Në ndarjen sipas

Page 23: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

23 | P a g e

sektorëve institucionalë, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2012, sektori i qeverisë qëndrore

përfaqësonte rreth 45.9 përqind të stokut total të borxhit. Ndërsa, pjesa tjetër ishte shpërndarë

midis sektorëve të tjerë (19.4 përqind), bankave (16.7 përqind), IHD – huave ndërkompani (16

përqind) dhe autoritetit monetar (2.0 përqind).

Me rritjen e borxhit publik në vitin 2012 mbi nivelin optimal prej 60 përqind, i cilësuar nga

Kriteret e Mastrichtit të BE, kreditorët potencialë mund të riperceptojnë riskun, që paraqet vendi

dhe bonot e tij, në kuadër të huamarrjes. Bankat kreditore ne këtë rast mund të rishikojnë

portofolin e tyre të aseteve duke e rialokuar atë, siç duket nga fundi i vitit 2012, ku bankat janë

larguar nga asetet shtetërore, duke nisur me modelimet e brendshme të tyre të riskut. Gjithashtu,

nga evidencat e shumë vendeve, duket se një borxh më i lar të publik shoqërohet edhe me

provigjionim dhe kapitalizim më të ulët (Soros, 2010).

Në përfundim, nisur nga analiza e mësipërme mund të themi se prirja rënëse e rritjes ekonomike

përkon me periudhën kur borxhi publik është në rritje, dhe e anasjellta. Kjo analizë na shërben si

indikacion për pritjen tonë, që borxhi publik ka një efekt negativ mbi rritjen ekonomike në afatin

e gjatë.

Analiza e borxhit te brendshem.

Stoku i borxhit te brendshem ze nje perqindje te konsiderueshme ne totalin e portofolit te

borxhit. Instrumentat afatshkurter ne fund te shtatorit 2011 perbejne rreth 55.40 % te totalit te

portofolit te borxhit te brendshem. Instrumentat afatgjate rezultojne ne 43.31% te portofolit.

Page 24: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

24 | P a g e

3

Sikurse verejme nga tabela, pjesen derrmuese te instrumentave afatgjate vazhdojne ta

zene obligacionet 2 dhe 5 vjecare. Rritje ne perqindje verehet tek obligacionet 3 dhe 5 vjecare,

perkatesisht me 60 dhe 108 pike perqindje. Per obligacionet 7 vjecare nuk ka pasur as maturime

dhe as emetime te reja gjate vitit 2011. Ashtu si viti 2010, pjesa me e madhe e huamarrjes se re

gjate vitit 2011 vazhdon te rezultoje nga obligacionet 2,3 dhe 5 vjecare si dhe ne bonot e thesarit

12 mujore.

Nga tabela e mesiperme deri ne fund te shtatorit 2011, verejme qe instrumentat afatshkurter jane

ulur me 1,41 % ne krahasim me vitin e kaluar, ndersa afatgjatat kane pasur nje rritje vetem

1,48% ndaj totalit. Garancite ne tregun e brendshem kane mbetur thuajse ne te njejtat nivele. Kjo

perberje tregon perpjekjet per te akomoduar kerkesat per huamarrje ne segmente te

instrumentave afatgjata si dhe punen e kujdesshme ne procesin e emetimit te borxhit te ri.

Ne stokun e borxhit eshte eleminuar teresisht zeri i rivleresimit te valutes ne totalin e borxhit te

brendshem. Kjo per shkak te zhvleresimi te monedhes vendase ndaj euro dhe dollarit, gje qe e

ben te panevojshme emetim te ri per te mbuluar humbjet ne rezerven valutore. Deri ne fund te

shatorit 2011, nuk ka qene e nevojshme perdorimi i instrumentit te kredise direkte.

4.2 Mbajtesit e borxh it.

Edhe gjate ketij viti ka vazhduar tendenca pozitive e rritjes se numrit te pjesemarresve ne tregun

primar te letrave me vlere te Qeverise, duke sjelle nje the llim te diversifikimit te portofolit nga

pikepamja e mbajtesve te tij. Konkretisht, vihet re nje tendence ne rritje e peshes se

institucioneve jobanka dhe vecanerisht e individeve. Portofoli i Bankes se Shqiperise ka pesuar

Page 25: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

25 | P a g e

ulje duke lene mundesi investimi ne ankandet e bonove te aktoreve te tjere te tregut. Bankat e

nivelit te dyte dhe Banka Raiffeisen kane nje rritje modeste te portofoleve te tyre ne perberjen e

stokut te borxhit te brendshem.

4.2 Efektivitet i i ankandeve.

Efektiviteti i ankandeve eshte nje tregues i rendesishem sepse evidenton sjelljen e pjesemarresve

ne ankandet e letrave me vlere, nivelin e likuiditetit te tregut dhe rrjedhimisht edhe shanset e

suksesit te ankandeve. Per te matur efektivitetin e ankandeve kemi perdorur Auction Tail, i cili

eshte nje parameter teknik i matur si diference midis yield- it maksimal dhe atij mesatar. Nese

eshte nen 1 pike baze tregon nje treg me likuiditet dhe efektivitet te larte, dhe nese eshte mbi 1

pike baze tregon te kunderten.

Gjate 9-mujorit te pare “Auction Tail” ka qene ne menyre te konsiderueshme mbi 1 pike baze

duke reflektuar nje likuiditet dhe efektivitetit te ulet te ankandeve (Grafiku 1). Vlerat e larta te

ketij treguesi vijne si rrjedhoje e diferencave te medha ndermje t yield- it minimal dhe atij

Page 26: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

26 | P a g e

maksimal te pranuar ne ankand (te cilat reflektohen ne nivelin e yieldit mesatar te ponderuar).

Kjo vjen si pasoje e nje kerkese jo shume te larte per tituj qeveritare, dhe te kushtezuara nga

vendime sporadike te bankave qe ne shumicen e rasteve reflektojne menaxhim afatshkurter te

depozitave shtese, sesa nje strategji te mirefillte te menaxhimit te portofolit, duke cuar ne nje

konkurrence te paparashikueshme ndermjet bankave per titujt e qeverise.

Gjate 9-mujorit “Auction Tail” ka qene mbi 1 pike baze si per titujt afatshkurter te borxhit ashtu

edhe per ata afatgjate (shih Grafikun 1). Vihet re rritje e ketij treguesi per bonot 3 mujore nga 4

pike baze ne shkurt ne 11 pike baze ne shtator dhe nje renie ne ecurine e ketij

9 treguesi per bonot e thesarit 6 mujore, obligacionet 3 vjecare dhe obligacionet 5 vjecare. Bonot

e thesarit 12 mujore kane pesuar ne shkurt nje rritje te larte te treguesit “Auction Tail”, por qe me

pas tendenca ka qene renese. Obligacionet 2 vjecare kane patur rritje te treguesit ne periudhe

janar-qershor (12 pike baze ne qershor) per te pasuar me renie te konsiderueshme ne korrik ne 5

pike baze dhe ka vijuar perseri rritjen deri ne shtator ne 9 pike baze.

2.6 Analiza e normave te interesit.

Gjate vitit 2011 ka pasur nje tendence ne renien e yieldit mesatar te ponderuar. Keshtu

ne fund te vitit 2010 ky tregues ishte 8,432% ndersa ne fund te shtatorit 2011 arriti ne 8,071%

per totalin e portofolit te huamarrjes se brendshme.

Nderkohe zhvillimet e vitit 2011 tregojne se normat e interesit ne fund te qershorit 2011

krahasuar me fundin e vitit 2010, jane rritur per bonot 3 mujore mesatarisht me 33 pike perqindje

ndersa bonot 6 mujore jane rritur mestarisht me 36 pike perqindje duke arritur perkatesisht

5,62% dhe 6,77%. Gjithashtu edhe ne segmentin e bonove 12 mujore normat e interesit jane

rritur me 59 pike perqindje duke arritur ne nivelin 7.68% nga 7.09% (dhjetor 2010).

Obligacionet 2 vjecare kane pasur rritjen me te larte te normave te interesit nder te gj itha

instrumentat financiare krahasuar me fundin e vitit 2010, nga 7.65 % ne 8.84% me rreth 119 pike

perqindje. Normat e interesit per obligacionet 3 vjecare jane ne nivelin e fundit te vitit 2010.

Persa i perket obligacioneve 5 vjecare ato kane pasur nje rritje prej 19 pike perqindje,

perkatesisht nga 8.48% ne 8.67%. Normat e interesit per instrumentat shteterore kane pasur

tendenca rritese per vete faktin sepse ka pasur nje rritje ne kerkesen e qeverise per huamarrje e

cila per me teper ka ushtruar presion sepse ka qene e perqendruar gjysmen e pare te vitit.

Page 27: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

27 | P a g e

Tabela 5

Por nga ana tjeter, ne pjesen tjeter te vitit 2011 vihet re tendence ne renie te normave te interesit,

te cilen e tregon edhe grafiku si me poshte:

Page 28: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

28 | P a g e

2.7 Analize e treguesve te riskut

Ne fund te tremujorit te trete te vitit verejme keto rezultate:

• Treguesi i duration ne fund te shtatorit eshte pothuajse ne te njejtat nivele me fundin e

tremujorit te dyte te vitit, ky tregues eshte ne nivelin e mesatares se tij per vitin 2011. Treguesi i

kohes mesatare ne rifiksim gjate vitit 2011 ka pesuar luhatje, por gjithmone duke qendruar

brenda intervaleve te vlerave [1-1.4] dhe duke ruajtur trendin e tij ciklik. Portofoli vazhdon te

jete sensibel ndaj luhatjeve te normave te interesit, megjithese tremujori i trete te vitit ka

paraqitur nje qendrueshmeri ne normat e interesit.

• Ditet mesatare ne maturim kane pesuar nje renie krahasuar me tremujorin e pare dhe te dyte te

vitit 2011, per shkak te emetimit te instrumentave afatshkurtra duke mos shenuar permiresim ne

drejtim te rritjes se ketij treguesi.

Page 29: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

29 | P a g e

• Yieldi mesatar i ponderuar mbetet ne te njejtin nivel gjate 3 mujorit te trete te vitit, duke vijuar

trendin ne renie i cili ka filluar qe ne fillim te vitit 2011. Arsyeja e renies se ketij treguesi

qendron ne emetimet e konsiderueshme te instrumentave afatshkurtra gjate ketij viti.

Ne tabelen 8 paraqitet ecuria e treguesve te riskut per nente muajt e pare te vitit 2011.

*DMM - ditet mesatare ne maturim (ne vite), YMP - yieldi mesatar i ponderuar, KMR - koha

mesatare ne rifiksim (ne vite), Duration - ndjeshmeria ndaj luhatjes se normave te interesit (ne

vite)

Ne grafikun i meposhtem ilustrohet ecuria e treguesve referuar rezultateteve te mesiperme.

Page 30: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

30 | P a g e

4.2 Kompozimi i portofolit sipas lloji t te interesit .

Duke iu referuar tabeles se meposhtme, vihet re se gjate vitit 2011 instrumentat me interesa te

ndryshueshem kane fituar terren ne raport me instrumentat fikse. Kjo vjen per shkak se emetimet

e obligacioneve 5 vjecare gjate vitit 2011 kane qene kryesisht me interes variabel. Trendi i rritjes

se stokut te instrumentave me interes te ndryshueshem ndikon ne ekspozimin kundrejt riskut te

rifinancimit dhe luhatjeve te normave te interesit.

Tabela 7.

Page 31: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

31 | P a g e

Grafiku 4.

Page 32: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

32 | P a g e

KAPITULLI III

BORXHI DHE RRITJA EKONOMIKE NE VENDET E ZHVILLUARA

Hyrje

Në shumë ekonomi të përparuara, kriza globale financiare e 2008-2009 që siguroi recesionin,

rezultoi në paketa të mëdha stimuluese fiskale, shtetëzimin e borxhit të sektorit privat, të ardhura

të ulëta nga taksat dhe shpenzime qeveritare te larta. Këta faktorë çuan në deficitetë mëdha

buxhetore dhe rriten huamarrjen nga qeveritë nga tregjet e kapitaleve për të financuar këto

deficite. Figura 1 tregon rritjen e shpejtë të borxhit publik si përqindje e PBB-së në ekonomitë

me të mëdha G-7 (Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, dhe Shtetet e

Bashkuara), pas krizës financiare. Për ekonomitë e G-7, borxhit sovran u rrit nga 84% të PBB-së

në vitin 2006 në një PBB te parashikuar prej121% në vitin 2013.

Figura 1. Borxhi Publik i vendeve G-7 si nje perqindje e PBB, 1991 – 2013

Nivelet e larta të borxhit sovran i quajtur edhe borxhi publik ose borxhi i qeverisë në ekonomitë

e zhvilluara janë me interes per tu studiuar së pari sepse FMN-ja e ka identifikuar borxhin ne

ekonomitë e përparuara si një kërcënim të mundshëm per rimëkëmbjen ekonomike globale

nderkohe qe vendet luftojnë për të gjetur një ekuilibër mes zhvillimit dhe menaxhimit të borxhit

në një rimëkëmbje të pasigurt ekonomike globale.

Page 33: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

33 | P a g e

Pse dhe Si Qeveritë Huazojne?

Borxhit sovran, i referohet borxhit të shkaktuar nga qeverite. Qeveritë marrin hua për një numër

arsyesh të ndryshme, të tilla si shëndetësia, arsimi, mbrojtja, infrastrukturës, dhe kerkimet. Disa

huamarrje jane për konsum, te tjera për investime. Qeveritë mund të marrin hua në mënyrë që të

manaxhoje politika ekspansioniste fiskale (te tilla si rritja e shpenzimeve apo ulja e taksave), me

qëllim të rritjes së aktivitetit ekonomik, duke nxitur rritjen ekonomike dhe zbutjen e papunësisë.

Shumica e ekonomistëve besojnë se borxhi publik mund të luajë një rol të frytshem në ekonomi

në rrethana të caktuara. Ata argumentojnë, për shembull, se huamarrja nga qeveria mund të

ndihmojë të stimuloje ekonominë gjatë një recesioni ose të financoje projektet e investimeve

afatgjata qe rrisin prodhimin ekonomik në të ardhmen. Megjithatë, ata gjithashtu

paralajmërojnë se qeveritë nuk e përdorin gjithmonë borxhin me kujdes. Shumë

ekonomistë argumentojnë se qeveritë mund të hezitojnë për të rritur taksat apo shkurtuar

shpenzimet gjatë boom-it ekonomik për të paguar borxhin e shkaktuar gjatë rënieve ekonomike,

duke çuar në rritje të nivelit të borxhit me kalimin e kohës. Ata gjithashtu paralajmërojnë se

qeveritë mund të marrin hua për qëllime të konsumit, dhe se ky lloj i huamarrjes mund të krijojë

vështirësi kur detyrimi i borxhit bie për shkak sepse ajo nuk jep përfitime ekonomike në të

ardhmen.

Barra e borxhit të një kombi raportohet zakonisht si përqindje kundrejt prodhimit të brendshëm

bruto të vendit (GDP), e cila tregon madhësinë e ekonomisë së vendit. Ta shkallezosh borxhin

me madhësinë e ekonomisë ofron disa tregues të barrës relative të borxhit të qeverisë, pasi

pritet që vendet me ekonomitë më të mëdha mund të mbajnë nivele të larta të borxhit në

vlerë absolute se ekonomitë më të vogla.

Trendet në Borxhin Sovran

Para krizës: Vulnerabiliteti në Tregjeve në Zhvillim

Në dekadat qe sollen deri në krizën globale financiare të 2008-2009, shqetësimet për borxhin

sovran ishte te përqendruara në vendet e tregjeve në zhvillim me të ardhura të mesme. Për

shembull, kriza e borxhit e Amerikës Latine në vitin 1980, kriza financiare e Rusisë në vitin

1998 dhe e Argjentinës në vitin 2001, ishin krizat e mëdha të borxhit që merrnin nivele të larta të

vëmendjes ndërkombëtare dhe mbështetje financiare.

Page 34: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

34 | P a g e

Tregjet e reja priren të jenë më të ndjeshëm ndaj krizave të borxhit sesa ekonomitë e zhvilluara

për një numër arsyesh. Nivelet e borxhit të larte në disa tregje në zhvillim, mundesi në më pak

burime për të shlyer borxhin, luhatjet në çmimet e mallrave, si dhe institucionet e dobëta politike,

janë shpesh të cituar si faktorë.

Megjithatë, struktura e kontratave të borxhit te tregjeve në zhvillim gjithashtu i bën ata më të

prekshëm. Borxhi I tregjeve ne zhvillim ka prirje të jete I shprehur në monedha të huaja, të tilla

si dollarë amerikanë dhe euro dhe tenton të ketë maturitet te shkurtër. Kjo I ben tregjet e reja

vulnerabël ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit, duke qene se një zhvlerësim i monedhës

vendase do të mund të rrise ndjeshëm shumen e borxhit në terma të monedhës vendase. Borxhi

me maturitet të shkurter ndikoi gjithashtu dhe aftësinë e tyre për rimarre borxhin, ose të rinovojë

kredinë sipas afatit te maturimit. Duke qene se kontratat e borxhit janë me afat të shkurtër,

borxhi duhej të rimerrej më shpesh, gje e cila mund të jetë e vështirë nëse investitorët

humbur besimin te qeveria. Ekonomitë e avancuara, nga ana tjetër , janë në gjendje për të

marrë hua në monedhën vendase ( për shembull , qeveria amerikane merr borxh në dollarë

amerikanë ) dhe borxhi i tyre tenton të kanë maturitet më të gjatë . Për shkak se ekonomitë e

përparuara nuk e mbajnë rrezikun e kursit të këmbimit dhe ta rimarrin borxhin e tyre më

rrallë, borxhi publik në vendet e zhvilluara ka qenë përgjithësisht më i qëndrueshme se në

tregjet e reja.

Post - kriza: Nivelet ne rritje te borxhit në vendet e zhvilluara

Që nga kriza financiare, shqetësimet për qëndrueshmërinë e borxhit publik janë zhvendosur nga

tregjet e reja në vendet e zhvilluara të industrializuara. Në shumë ekonomi të përparuara, kriza

financiare përshpejtoi nivelet në rritje të borxhit sovran (shih figurën 1). Qeveritë dhane

mbështetje financiare për bankat me probleme për të stabilizuar sistemin financiar dhe miratuan

paketa të mëdha stimuluese për të nxitur kërkesën, prodhimin dhe punësimin. Recesioni që pasoi

rezultoi në marrje me te uleta te taksave dhe më shumë shpenzimeve qeveritare për programe të

tilla si siguracionin per papunësisë. Të gjithë këta faktorë u kombinuan për të krijuar një rritje

thelbësore në borxhin e qeverisë te vendeve të përparuara të industrializuara. Disa argumentojnë

se nëse rritja dhe zhvillimi u kthye në ekonomi, nivelet e borxhit do të bien për shkak të rritjes së

prurjeve tatimore dhe shpenzimeve më të ulëta në programe të tilla si ofrimin e siguracioneve per

papunësinë . Tendencat afatgjata , megjithatë , tregojnë se popullsia në plakje do të mund të

frenoje financat publike në vendet e zhvilluara në vitet e ardhshme , dhe se nivelet e borxhit

publik do të mund të vazhdojë të jetë një problem .

Figura 2. Nivelet e Borxhit Publik ne Vendet e Avancuara krahasuar me Ekonomite ne Zhvillim,

2000-2018

Page 35: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

35 | P a g e

Page 36: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

36 | P a g e

Në mënyrë të veçantë, Figura 2 tregon se borxhi bruto qeveritar i përgjithshem në vendet e

zhvilluara është rritur pak në vitet para krizës globale financiare, prej 71% të PBB-së në vitin

2000 në 75% të PBB-së në vitin 2006. Gjatë krizës financiare, megjithatë, nivelet e borxhit

sovran u rrit më shpejt, me 104% të PBB-së në vitin 2011. FMN parashikon se ata do të vazhdojë

të rritet në 108% të PBB-së në vitin 2014.

Në të kundërt, nivelet e borxhit në tregjet dhe vendet në zhvillim ishin më të ulëta se ato në

vendet e zhvilluara në vitin 2000. Borxhi i përgjithshëm bruto i qeverisë në vendi ne zhvillim-

ishte vetëm 49%, në krahasim me 71% të PBB-së në vendet e zhvilluara. Për më tepër, borxhi i

vendeve ne zhvillim ka rënë në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së

kaluar, nga 52% e PBB-së në vitin 2002 në 37% të PBB-së në vitin 2011. Nga viti 2017, FMN-ja

parashikon se borxhi i vendeve në zhvillim do të bjerë edhe më tej në 31% të PBB-së.

Variacioni mes vendeve të zhvilluara

Edhe pse borxhi publik është përgjithësisht në rritje në vendet e zhvilluara, ka variacion të gjerë

në mesin e niveleve të borxhit në keto vende. Figura 3 tregon borxhin e parashikuar qeveritar të

përgjithshëm bruto në të gjithë vendet e zhvilluara, si përqindje e PBB-së në vitin 2013. Në atë

vit , Japonia vlerësohet të ketë normën më të lartë të qeverisjes së përgjithshme bruto të borxhit

në raport ndaj PBB-së , në 244 % të PBB-së . I dytë më i lartë ishte Greqia , në 176 % të PBB-së

. Estonia kishte nivelin më të ulët , në vetëm 11 % të PBB-së .

Shtetet e Bashkuara renditen te teta në mesin e vendeve të zhvilluara , vetëm pas Singapor dhe

para Belgjikës, me një borxh te vlerësuar bruto prej 106 % të PBB-së . Është gjithashtu me vlerë

per te vënë në dukje se katër vendet e zonës euro që përjetojnë presione të rënda të tregut -

Greqia, Irlanda , Portugalia, Qipro të kenë raportin më të larte të borxhit ndaj PBB, por

ekonomitë e tjera të përparuara, të tilla si Japonia, po përballen me shumë më pak presion të

tregut . Ky fakt thekson se tregjet konsiderojnë një shumëllojshmëri të treguesve, jo vetëm

nivelet e borxhit, kur vlerësojne qëndrueshmërinë e borxhit të qeverisë.

Page 37: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

37 | P a g e

Figura 3. Borxhi Bruto i Pergjithshem Qeveritar ne Ekonomite e Zhvilluara, 2013

Page 38: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

38 | P a g e

Borxhi neto i përgjithshem i qeverise paraqet një renditje pak më të ndryshme të niveleve të

borxhit midis vendeve, siç tregohet në figurën 4, edhe pse të dhënat jane në dispozicion për më

pak vende. Greqia parashikohet të jetë ekonomia më borxhlie në vitin 2013, me një borxh të

përgjithshëm neto të qeverisë prej 173% të PBB-së, pasuar nga Japonia me 140% të PBB-së.

Disa vende, të tilla si Norvegjia dhe Finlanda, kanë nivele neto negative të borxhit të qeverisë të

përgjithshme, sepse pasuritë e tyre financiare janë më të mëdha se sa detyrimet e tyre financiare.

Borxhi i qeverisë i përgjithshëm neto e SHBA vlerësohet të jetë 85% e PBB-së në vitin 2013.

Nga vendet ku të dhënat për borxhin neto janë në dispozicion, ajo renditet e teta në mesin e

vendeve të zhvilluara, me borxh neto qeverisjes së përgjithshme më të lartë se Belgjika-së, por

më e ulët se Francës.

Figura 4. Borxhi Neto i Pergjithshem Qeveritar ne Ekonomite e Zhvilluara, 2013

Page 39: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

39 | P a g e

Presionet afatgjate në vendet e zhvilluara

Disa ekonomistë paralajmërojnë se rritja e borxhit sovran mes vendeve të zhvilluara gjatë krizës

financiare është vetëm fillimi i problemeve më serioze të borxhit qe vijne. Në mënyrë të veçantë

, ekziston shqetësimi i plakjes së popullsive në shumë ekonomi të përparuara qe do të bëjë që

borxhi publik të ngrihet në qiell, duke qene se pakësimi i fuqisë punëtore do të rezultojë në të

ardhura tatimore më të ulëta, ndërsa më shumë pensioniste do të kërkojnë një rritje të

shpenzimeve qeveritare për pensionet dhe kujdesin shëndetësor. Në mesin e vendeve të OECD,

për shembull, ka qenë rreth 27 pensionistët për çdo 100 punëtorë në 2000. Nga viti 2050, OECD

parashikon rreth 62 pensionistët për çdo 100 punetore.

Sfidat që dalin nga nivele të larta të borxhit

Nivele historikisht të larta te borxhit publik në ekonomitë e zhvilluara, e kombinuar me

kërcënimin e rritjeve të tjera të borxhit për shkak të shpenzimeve të lidhura me moshën, janë

Page 40: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

40 | P a g e

bërë një burim shqetësimi serioz për një numër arsyesh. Së pari, ata i bëjnë qeveritë te

ndjeshme ndaj ndryshimeve të papritura dhe të shpejta në s jelljen e investitorëve . Nëse

investitorët fillojnë të frikësohen se qeveria mund të mos permbushe detyrimet ekzistuese të saj

të borxhit, ata mund të fillojnë duke kërkuar norma të larta interesi ose të refuzojnë te japin hua

për qeverinë. Humbja e aksesit të tregut ose norma interesi që nuk janë më të përballueshme

mund të shkaktojë qe qeveritë te bejne ndryshime më të shpejta dhe më drastike të politikave,

duke përfshirë rritjen e taksave dhe / ose të shkurtimit të shpenzimeve , sesa do të kishte qenë

realisht e nevojshme. Deri më sot, katër vende të eurozonës (Greqia , Irlanda , Portugalia , dhe

Qipro) kanë ardhur në këtë lloj të presionit të tregut. Megjithatë, tre nga këto vende huazuan para

nga vendet e tjera evropiane dhe FMN për të vazhduar për të bërë pagesat e borxhit, duke

siguruar kohë për qeveritë për të zbatuar reformat që përmirësojnë pozitën fiskale të çdo vendi

dhe të rifituar besimin e investitorëve.

Së dyti, gara e qeverisë për kredi mund të rrisë normat e interesit, kur ekonomia është në

punësim të plotë, duke shkaktuar qe investimet private të bien. Duke qene se investimet private

jane te rëndësishme për rritjen ekonomike afatgjatë, deficitet buxhetore qeveritare kanë tendencë

për të ulur normën e rritjes ekonomike. Ky fenomen është përmendur shpesh si borxh publik qe

"grumbullohet jashtë " investimeve private. Huamarrja nga investitorët e huaj mund të ndihmojë

ruajtjen e investimeve vendore dhe të zbuse problemet që lidhen me grumbullimin jashtë, edhe

pse kjo krijon detyrime për fitimet që rrjedhin jashtë në te ardhmen.

Se treti, nivelet e larta të borxhit, kufizojnë aftësinë e qeverisë për t'iu përgjigjur krizave të

papritura, të tilla si fatkeqësitë natyrore. Nderkohe qe nivelet e borxhit rriten dhe investitorët

bëhen më të shqetësuar në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit në vend, qeveria kupton se nuk

mund te aksesoje në financimin që i duhet për të trajtuar një krizë, dhe se ajo duhet të mbështetet

në mjetet e tjera të politikës ose në mbështetjen ndërkombëtare . Për shembull, qeveria me borxh

të lartë mund të jetë më e shtrënguar në aftësinë e tyre për të punësuar mjetet politike për të

dobësuar ndikimin e rënieve ekonomike. Japonia mund të përballet me një situatë të tillë,

nderkohe qe nevojat e saj te huamarrjes janë rritur për financimin e rindërtimit pas tërmetit,

cunami, dhe që pasoi krizën bërthamore mars 2011.

Te adresosh dhe trajtosh nivelet e larta të borxhit

Duke patur parasysh problemet që nivelet e vazhdueshme të larta të borxhit publik mund te

krijojnë, ka pasur fokusim në atë se si qeveritë mund të ulin nivelin e borxhit. Qeveritë kanë pesë

mjete të mëdha politike në dispozicion të tyre për adresimin e niveleve të larta të borxhit:

Page 41: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

41 | P a g e

konsolidimin fiskal, ristrukturimin e borxhit, inflacionin, rritjen, dhe repressionin financiare. Të

mirat dhe të këqijat e çdo strategjie analizohen më poshtë, si dhe strategjitë aktuale të ndjekura

nga qeveritë e vendeve të zhvilluara për të trajtuar nivelet e tyre të borxhit.

Te adresosh dhe trajtosh nivelet e larta të borxhit: opsione të politikave

• Konsolidimi fiskal: Përdorimi i rritjes se taksave dhe / ose shkurtimi i shpenzimeve qeveritare

për të reduktuar deficitet qeveritare dhe ulje te huamarrjes se qeverisë.

• Ristrukturimi i borxhit: rinegocion kontratën e borxhit për te ulur pagesat për huamarrësit.

Kjo mund të marrë nje numer formash, të tilla si ulja e normës së interesit, duke zgjatur

periudhën e ripagimit (maturimit të kredisë), dhe uljen e balances aktuale (principalit) të kredisë.

• Inflacioni: Përdorimi i inflacionit për të zvogëluar vlerën "reale" të borxhit.

• Rritja dhe zhvillimi: ndjekja e reformave, të tilla si rritjen e fleksibilitetit të tregjeve të punës,

në mënyrë që të nxisë rritjen. Rritja ul borxhin në raport me PBB-në.

• Represioni financiar: Politikat e qeverisë që nxisin ose detyrojnë investitorët vendas për të

blerë bond/et e qeverisë me norma artificialisht të ulëta interesi.

Strategjitë aktuale

Përgjigja kryesore e politikës në të gjithë vendet e zhvilluara kundrejt niveleve historikisht të

Page 42: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

42 | P a g e

larta të borxhit ka qenë shtrëngimi fiskal. Disa ekonomi të përparuara kanë njoftuar masa

shtrënguese të tilla si Greqia , Irlanda dhe Portugalia, në përgjigje të presioneve të tregut.

Përveç masave shtrënguese në ekonomitë më të përparuara, shumë ekonomi janë duke u

përpjekur për të zbatuar reforma strukturore për të rritur konkurrencën e tyre dhe të inkurajojnë

rritjen ekonomike . Per me teper, në mars 2012, qeveria greke zbatoi atë që është quajtur

ristrukturimin e borxhit më të madh në histori. Rreth 97 % e bonove greke të mbajtur privatisht (

rreth €197miliarde ose rreth $ 256miliarde ) mori një prerje rreth 53.5 % të vlerës nominale (

kryesor ) të obligacionit , dhe vlera aktuale neto e obligacioneve është ulur me rreth 75 % .

Megjithatë, edhe me ristrukturimin , një tkurrje e mprehte ekonomike në Greqi ka përkeqësuar

financat publike , dhe borxhi i saj ndaj PBB-së është parashikuar nga FMN-ja për të qenë 171 %

të PBB-së në vitin 2012 , i cili vazhdon te jete shume i larte.

Disa ekonomistë janë të shqetësuar se theksi mbi masat shtrënguese mund të dëmtojë një

rimëkëmbje të brishtë ekonomike globale, sidomos ndërkohë që papunësia mbetet e lartë në

shumë ekonomi të përparuara. Të tjerë argumentojnë se planet e njoftuara per konsolidimin

fiskal nuk do të shkojnë aq larg sa per te dhene efekt , dhe janë të shqetësuar se nuk do të ketë

vullnet politik te mjaftueshëm për të ndërmarrë reformat e nevojshme për të stabilizuar dhe për të

zvogëluar nivelet e borxhit ne nje afat te gjate. sidomos duke pasur parasysh popullsinë ne plakje

në shumë vende.

KONKLUZIONE

Roli i borxhit publik mbi rritjen ekonomike është një temë mjaft e rëndësishme, e cila duhet të merret në konsiderate nga politikëbërësit në Shqipëri. Duke iu referuar litearaturës teorike pamë se, borxhi publik është i rëndësishëm pasi mund të ndikojë mbi Politikën Monetare, mbi procesin

politik, nivelin ndërkombëtar të besimit për vendin, mbi flukset dalëse të kapitalit dhe zëvendësimin e aseteve. Gjithashtu, pamë se kanalet e transmetimit të efektit të një rritje (ulje) të borxhit publik mbi rritjen ekonomike në afatin e gjatë ishin: kanali i kursimeve neto, kanali i

kostos së shërbimit të borxhit, dhe kanali i nivelit kombëtar të besimit.

Përgjatë literaturës teorike, veçuam dy grupe kryesore të cilët kanë dhënë kontributet e tyre mbi marrëdhënien e borxhit publik dhe rritjes ekonomike. Nga njëra anë, qëndronin Klasikët,

Neoklasikët, pikëpamja Rikardiane të cilët e konsiderojnë borxhin publik si të dëmshëm

për rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, qëndronin ekonomistët Modernë, të cilët e shikojnë

borxhin si një nxitës të rritje s ekonomike, por vetëm nëse fondet përdoren për qëllime

produktive. Veçmas këtyre dy grupeve kryesore qëndronte pikëpamja Konvencionale , e

Page 43: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

43 | P a g e

cila pohon se, në afatin e shkurtër borxhi publik shfaq një efekt pozitiv mbi rritjen

ekonomike, ndërsa në afatin e gjatë ai shfaq një efekt negativ.

Literaturat empirike tregojne se në shumë prej studimeve ekziston një marrëdhënie jo-lineare

konkave (në formën e një U-je të përmbysur). Shumë studime empirike kishin zbuluar se nivele të larta të borxhit shtetëror kanë një efekt negativ në rritjen ekonomike në vendet në zhvillim (Pattillo et al., 2002; Pattillo et. al., 2004; Schclarek, 2004; Kumar dhe Woo, 2010; Patrizio

Lainà, 2011). Ndërsa studime të tjera empir ike kishin rezultuar për një rol pozitiv të borxhit publik mbi rritjen ekonomike (Abbas dhe Christensen, 2007; Maana et al., 2008; Sheikh et al.,

2010; Uzun et al., 2012). Këto rezultate mund të kenë ardhur si pasojë e metodave të ndryshme empirike të përdorura, konteksteve të ndryshme, periudhave të ndryshme kohore, apo faktorëve të tjerë të cilët ne nuk i kemi analizuar në punimin tonë.

Rënia e ritmeve të rritjes ekonomike gjatë viteve të fundit i atribuohej disbalancava

makroekonomike, ekspozimit të sektorit financiar ndaj riskut të brendshëm e të jashtëm, bllokimit të sektorit të ndërtimit, dhe reformave të lëna përgjysmë për përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri. Ndërsa faktorët kryesorë që kishin ndikuar në rritjen e borxhit publik

ishin rr itja e defiçitit dhe rritja e investimeve publike. Borxhi publik i viteve te fundit, karakterizohet kryesisht nga borxhi i brendshëm, në monedhë vendase dhe i mbajtur kryesisht

nga sektori bankar. Stoku i borxhit të jashtëm për vitet e fundit vlerësohet të jetë borxh afatgjatë dhe kryesisht në formën e huave. Borxhi i jashtëm është rritur me ritme më të shpejta sesa ai i brendshëm që pas vitit 2007, dhe kjo përbën një shqetësim për stabilitetin financiar në vend,

sepse një

Nëse do të përmblidhnim shkurt karakteristikat e borxhit per tre vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Shqipërisë (MoF), mund të themi se rreth 57 përqind e borxhit të përgjithshëm të Shqipërisë është i brendshëm, nga i cili 85 përqind mbahet nga sektori bankar.

Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm të Shqipërisë është afatshkurtër, në monedhë vendase dhe kryesisht i mbajtur nga bankat e nivelit të dytë. Për vitin 2012 rreth 82.9 përqind e stokut të

borxhit të jashtëm vlerësohet të jetë borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave. Ndërsa, borxhi afatshkurtër për periudhën e konsideruar vlerësohet në rreth 16.1 përqind. Në ndarjen sipas sektorëve institucionalë, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2012, sektori i qeverisë qëndrore

përfaqësonte rreth 45.9 përqind të stokut total të borxhit. Ndërsa, pjesa tjetër ishte shpërndarë midis sektorëve të tjerë (19.4 përqind), bankave (16.7 përqind), IHD – huave ndërkompani (16

përqind) dhe autoritetit monetar (2.0 përqind). PËRSA I PËRKET STRUKTURËS SË BORXHIT PUBLIK MUND TË THEMI SE PËRGJATË 1992-2012 KA

DOMINUAR BORXHI I BRENDSHËM KUNDREJT BORXHIT TË JASHTËM, DHE SE NORMA E RRITJES SË

BORXHIT TË BRENDSHËM KA QENË MË E QËNDRUESHME NË KRAHASIM ME ATË TË BORXHIT TË HUAJ

(MOF, 2012). KY I FUNDIT ËSHTË RRITUR ME RITME MË TË SHPEJTA PAS VITIT 2007, DHE KJO NGA

NJËRA ANË PËRBËN NJË SHQETËSIM PËR STABILITETIN FINANCIAR NË VEND, SEPSE NJË KOMPOZIM I

TILLË I BORXHIT SHTETËROR MBART NJË EKSPOZIM MË TË LARTË NDAJ NDRYSHIMEVE NË

TREGJETBOTËRORE FINANCIA RE DHE KURSIT TË KËMBIMIT. NGA ANA TJETËR, PËRBALLIMI I

NEVOJAVE TË HUAMARRJES SË QEVERISË NËPËRMJET BURIMEVE TË HUAJA SHIHET SI POZITIVE, PASI

KRIJON HAPËSIRA MË TË MËDHA HUAMARRJEJE PËR SEKTORIN PRIVAT NË TREGUN E BRENDSHËM.

Page 44: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

44 | P a g e

Me rritjen e borxhit publik në vitin 2012 mbi nivelin optimal prej 60 përqind, i cilësuar nga Kriteret e Mastrichtit të BE, kreditorët potencialë mund të riperceptojnë riskun, që paraqet vendi

dhe bonot e tij, në kuadër të huamarrjes. Bankat kreditore në këtë rast mund të rishikojnë portofolin e tyre të aseteve duke e rialokuar atë, siç duket nga fundi i vitit 2012, ku bankat janë

larguar nga asetet shtetërore, duke nisur me modelimet e brendshme të tyre të riskut. Gjithashtu, nga evidencat e shumë vendeve, duket se një borxh më i lartë publik shoqërohet edhe me provigjionim dhe kapitalizim më të ulët (Soros, 2010).

Rritja ne vazhdim e borxhit publik solli dhe qe S&P te zhvlerësoje borxhin e Shqipërisë ne 7

Dhjetor 2013:

“Standard and Poor’s”, gjiganti i njohur ndërkombëtar i financave, njoftoi se ka zhvlerësuar

borxhin e qeverisë shqiptare nga B plus, në B, një lëvizje që pasqyron qartazi rrezikun e lartë të

financave publike. Kompania deklaroi se zhvlerësimi vjen pas rritjes së fortë dhe të pa

paralajmëruar të borxhit publik, i cili pritet që në fund të vitit të arrijë në 67 për qind e prodhimit

kombëtar, nga 58 për qind që vlerësohej më parë.

Në përfundim, nisur nga sa mësipërme mund të themi se prirja rënëse e rritje s ekonomike

përkon me periudhën kur borxhi publik është në rritje, dhe e anasjellta. Kjo analizë na

shërben si indikacion për pritjen tonë, që borxhi publik ka një efekt negativ mbi rritjen

ekonomike në afatin e gjatë.

Kompozim i tillë i borxhit shtetëror mbart një ekspozim më të lartë ndaj ndryshimeve në tregjet

botërore financiare dhe kursit të këmbimit.

Duke parë sjelljen dinamike të borxhit publik dhe rritjes ekonomike, vumë re se prirja rënëse e rritjes ekonomike përkon me periudhën kur borxhi publik ishte në rritje, dhe e anasjellta. Por duhet të themi se efekti i një ndryshimi në borxhin publik shfaqej pas disa vonesave në kohë.

Pergjithsisht pritet që vendet me ekonomitë më të mëdha mund të mbajnë nivele me të larta të

borxhit në vlerë absolute se ekonomitë më të vogla. Por nga ana tjeter, ekonomite ne zhvillim

nuk kane kapacitete te larta gjeneruese, duke kuptuar qe borxhe te la rta mund te krijojne kolaps

ne financat publike dhe ne ekonomine ne teresi.

Megjithate vlen per tu theksuar fakti qe ekonomite e zhvilluara kane mundesine per tu rikuperuar

me shpejt kundrejt borxheve te thella, krahasueshmerisht me vendet ne zhvillim qe mbeten me vulnerable ne kete aspect.

Sido qofte, duke i dhene hapesira vendim marrjes politike te permiresoje situaten, nuk duhet të

harrojmë se shkatërrimi i shtetit nga borxhi publik është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me jetën sociale, ekonomike dhe cilësinë e saj për gjithsecilin nga ne. Shteti mbulon 50 për qind të shërbimeve publike në këtë vend dhe përfaqëson pjesën kolektive të shoqërisë. Një shtet i

shkatërruar nga borxhet do të thotë më pak cilësi në shërbime, në spitale, në shkolla, në polici dhe në ndërtim rrugësh.

Page 45: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

45 | P a g e

BIBLIOGRAFIA

Banka Botërore (2010): “Shqipëria: Axhenda e Re e Rritjes Ekonomike Memorandum

Ekonomik i Vendit”, Raport nga BB

Gregory Mankiw (1998): “Government Debt”, ff 9-13

Guraziu et al. (2012): “Sovereign Debt Crisis and Its Impact on World Markets”

Kumar dhe Woo, 2010, “Public Debt and Growth”, f 21

Ministria e Financave (2012): “Treguesit e Borxhit – 12/M 2012”

Pattillo et al. (2004): “What Are the Channels Through Which External Debt Affects Growth?”

Reinhart et al. (2012): “Debt Overhangs: Past And Present”

Soros (2013), “Përmbledhje Informative Ekonomike”, Tablo ekonomike nr.1

Sheikh M. et al. (2010): “Domestic Debt and Economic Growth in Pakistan: An Empir ical

Analys is”, Pakistan Journal of Social Sciences (PJ SS), Vol. 30, Nr. 2 (December 2010), ff. 373-

387

Page 46: Problematikat e borxhit publik per zhvillimin

46 | P a g e

Waheed et al. (2006), “Structural breaks and unit root: evidence from Pakistani macroeconomic

time series”, Annual report of State Bank of Pakistan, MPRA Paper No. 1797, posted 15.

February 2007

IMF, World Bank, Bank for International Settlements (BIS).