27
Tema:Analiza dhe studimi i Naim Frashërit dhe veprës së tij, “Lulet e verës” Punoi:Fiona Çela Klasa: XI I

Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

Tema:Analiza dhe studimi i Naim Frashërit dhe veprës së tij, “Lulet e verës”

Punoi:Fiona ÇelaKlasa: XII

Page 2: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

• Tema:Analiza dhe studimi i Naim Frashërit dhe veprës së tij, “Lulet e verës”• Qellimi:-Të zhvilloj mendimin analitik të pavarur në një kërkim vetjak -Të interpretoj

literaturen plus për autorin dhe veprën -Të menaxhoj kohën për të krijuar një punë studimore të pavarur.

• Objektivat: -Të lexoj veprën poetike të autorit. -Të përdor teknikat e analizës së një vëllimi poetik dhe një teksti poetik. -Të interpretoj literaturën dhe ta konkluzojë atë -Të paraqesë punimin e tij në kohë dhe në mënyrën e duhur -Të prezantoj punën e tij duke shpjeguar dhe interpretuar karakteristikat e tekstit .

• Mbas prezantimit të autorit, do t’i shtohet puna individuale e çdo nxënësi me poezitë e autorit, ku çdo nxenes do analizojë poezitë e autorit në disa nivele dhe këndvështrime.

• 1.Analiza tematike e poezive(patriotike,mediative,natyrës,dashurisë,filozofike)• 2.SMS • 3.Karakteristikat • 4.Llojet • 5.Stili• 6.Tiparet e vecanta te poezisë• 7.Ndikimet• 8.Përfundimet • Duke u nisur edhe nga skeda analitike e tekstit poetik,do kryhet analiza e vëllimit,duke

u ndalur në poezi të vecanta dhe grupe poezish.

Page 3: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

Përshkrimi I Punës

• Faza e parë e projektit: • Njohja me temën që do të trajtohej , marrja e objektivave dhe ndarja

e grupeve . • Faza e dytë: • Mbledhja e disa materialeve në lidhje me temën përkatëse, për të

njohur më mirë Naim Frashërin në shumë këndvështrime. • Faza e tretë: • Leximi i veprës “ Lulet e Verës” . Ndarja e poezive të veprës sipas

tematikave përkatëse dhe nxjerrja në pah e motiveve përkatëse të përdorura nga autori.

• Faza e katërt:• Futja e materialeve në Word, shfrytëzimi i internetit, librit të

letërsisë, mendimet personale për analizim e veprës . • Faza e pestë: • Përpunimi i informacionit . • Prezantimi i projektit të përfunduar. 

Page 4: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

POEZITË• 1. Jeta – Meditative-natyrës • 2. Koh’e shkuarë – Meditative• 3. Dit’e Re – Meditative• 4. Përse? – Meditive-patriotike• 5. Zëmëra – Meditative- Dashurisë• 6. Dit’e e zezë – Filozofike• 7. Besojmë- Filozofike• 8. Ujët e bekuar- Meditative-filozofike• 9. Përpara Krishtitë- Filozofike• 10. Zonj’e fatit- Filozofike• 11. Abaz Alliu- Patriotike• 12. Fyelli- Patriotike• 13. Zëmëra- Filozofike• 14. Të vdekuritë- Filozofike• 15. Bilbili- Patriotike- natyrës• 16. Një lul’e vishkurë,a një vashëz’e vdekurë – Dashurisë• 17. Gjuha Jonë- Patriotike• 18. Perëndija- Filozofike• 19. Shpreh – Patriotike• 20. Tradhëtorët- Patriotike• 21. Bukurija- Dashurisë ( erotike)• 22. Varfërija- Meditative

Page 5: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

JETA• Poezi meditative-filozofike. Ajo shpalos mendimet dhe ndjenjat e poetit teksa

mediton per jeten, njeriun, perendine, bukurine dhe dashurine.• Shfaqen shume tipare te Naimit si :• -Bindja se ka nje zot te vetem, c’ka I jep dhe siguri e tone optimiste.• -Panteizmi si doktrine filozofike, teksa ai e sheh perendine kudo dhe njeriun si

shfaqjen me perfekte.• -Metempsikoza- poeti e sheh universin gjithnje ne levizje dhe jeten ne perteritje.• -Poeti mahnitet nga bukuria ,sepse ate  e ka bere me duart e veta perendia- tipar I

romantikeve.• Ligjerohet ne veten e pare dhe shkrihet uni lirik me ate te mendimtarit filozof,

poetit dhe njeriut.• Dallohet mjaft qartë një nga elementet e botëkuptimit të Naimit,panteizmi.

Sa e dua gjithë jetën!Se atje gjenj të vërtetën,

• Poezia ngre lart vlerat e natyrës . Naim Frashëri e do jetën për gjithë gjërat që bëjnë pjesë në të, për qiellin dhe për tokën, për mengjesin dhe për mbremjen, për diellin dhe për dëborën, etj

• Kemi 5 strofa , ku 4 prej tyre janë me 6 vargje dhe një strofë me 5 vargje. • Rima: AA AA AA, ABAB C, ABBA CC, AA B CC dhe AB AC BC

Page 6: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

KORÇA• Poezia “Korça”, i kushtohet shkollës së pare shqipe, e cila qe hapur në Korçë më 1887, e cila sipas Naim

Frashërit largoi errësirën nga padituria shqiptare.• Lumja ti, moj Korç’ o lule,• Q’i le pas shoqet e tua,• Si trimi në ball’ u sulë,• T’a paçim për jetë hua.

• Poezi që I përket lirikës patriotike.•  Poeti shkroi me entuziazëm rreth kësaj ngjarje të rëndësishme për fatin kombëtar. •  Naimi ishte illuminist dhe si patriot, e ndjente thellë gëzimin për këtë arritje të madhe.   Në atë shkollë do të

mësohet dhe do këndohet në gjuhën shqipe, e cila sjell me vete dritën e qytetërimit :• “Gjuha jonë sa e mirë!• Sa e ëmbël! sa e gjërë!• Sa e lehtë! sa e lire!• Sa e bukur! sa e vlerë!”• Gjuha kultivohet , që të mos asgjësohet qënia kombëtare.  Dhe njeriu nga vetja duhet të nxjerrë dritën e

shpirtit, si trashëgim për të tjerët.• Epitet e përdorura : e mirë,e gjerë,e lirë,e vlerë….epitet metaforik• Poezinë e përshkon fryma e bashkimit dhe ngre lart emrin shqiptar.• Uni fetar: Perëndija na e lënte! Për jetë t’a trashëgojmë..• Rima : ABAB• Ngre lart kultin e atdhetarizmit dhe idealizon gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar si vlerat më të mëdha që

kemi.Ato tejkalojnë çdo gjë dhe vetë individin. Se njerzit gjithë vdesin, Po jeta s’mbetet e shkretë, Gjuha, Mëmëdheu mbesin, Të patundura për jetë.• Përdorimi I dëshirores me anë të së cilës uron përjetësinë e gjuhës shqipe.• Poezia mbyllet me folje të cilat janë në mënyrën dëshirore për të përforcuar më shumë kultin e atdhetarizmit.

Page 7: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

PERËNDIJA• Poezi filozofike ku Naim Frashëri ka shprehur qartë dhe haptazi pikëpamjet e tij për egzistencën e një

fuqie të mbinatyrshme në jetën tonë.• Panteizmi si doktrinë filozofike përshkon gjithë poezinë.Në det të math e të gjërë,Çdo valë, që të sheh syriAtje është det’ i tërë,Po valëtë mirë qyri.• Përdorimi I shpeshtë I pjesëzës mosMos shiko valëtë p’anë6 Mos të gënjenjë rrëmeti,Nëpërmjet kësaj autori do të tregojë që për të vënë re egzistencën e Perëndisë duhet të shikojmë shumë më

thellë.Është në shesht Perëndija,I verbër! s’munt t’a shohë,Ajo është gjithësija,I dituri munt t’a njohë.• Në vargjet e mësipërme duket haptazi doktrina filozofike ku autori shpreh idetë e tij filozofike.Duhet të

shikojmë më me kujdes pasi çdo gjë varet sipas perspektivës.Mënyrën sesi gjithsecili I sheh gjërat.• Rima ABAB• Në poezi shprehet gjithashtu që gjithçka që egziston nuk humbet por ajo merr forma të ndryshmë.Ajy që ka mirësinëKa Perëndin’ e të mirat,Edhe kush ka djallëzinë,Ka djallë e ligësirat.• Autori në vargjet e mëposhtme shfaq dilemën që ka secili individ për egzistencen e të

mbinatyrshmes,Pereëndisë.Por e vërteta është përpara syve tanë,dhe e shkrirë me qenien tonë. Më çdo anë e kërkova, Thashë, ku ’shtë Perëndija? Po më pastaj e mësova, Qenka ndaj mej’ e s’e dija!• Në këto vargje autori shpreh më së miri dhe natyrën e njeriut.I cili përpiqet që gjithmonë të kërkojë të

mbinatyrshmën dhe të pazakontën në vendet me të pazakonta dhe të gabuara. . Ai pohon se perëndia është kudo, e shkrirë, e trupëzuar te çdo send a gjallesë e botës.

Page 8: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

UJËT E BEKUARA

• Poezi që i përket lirikës filozofike • “Gjithe c’janë na mundojnë ,• Shpirtin na e pervëlojnë ,• Na tretin e na kullojnë , • Vetëm ti e do njerinë .” • Në kohën kur poeti ka shkruajtur këtë vepër atdheu i tij ka qenë i pushtuar . Gjërat që

priteshin nga jeta në ate vend ishin zhgënjimet , mundimet dhe vuajtjet . Cdo element që sillte sado pak harresën e tyre konsiderohej i bekuar . Vera dhe rakija dy pije që stimulojnë gjendjen e kënaqësisë ishin të tilla pasi mendohej se vetëm ato mund ta kuptonin me të vërtetë atë çka cdo njeri donte brenda vetes .

• Hasim figura të shprehjes : • * Epiteti metaforik – Ujthit’ e bekuar • * Metafora -- Mjeresia na mbulohet ; Shpirtin na e pervëlojnë• * Pyetje retorike – Ku eshte vera dhe rakija ? ; Nga qjelli ne ke buruar ? Shpirtine

pse t’e mundojme ? “ Se na plasi buz’ e shkrete . Shkel e shko zemera ime . Mos bjere ne hidherime , E ne breng’e ne mejtime , Mos te genjenje kjo jete .• Ketu shfaqet esenca e poezise . Jeta me zhgenjimet e saj. është më mirë ta jetojme atë , të

ndjejmë kënaqësinë e saj duke e shijuar së bashku me shokë , miq e familje . • Gjuha është dialektore • Rima : AAAA dhe AAAB• Shfaqet një formë e kultit të jetës .

Page 9: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

PËRPARA KRISHTITË• Poezi që i përket lirikës filozofike • Vetë titulli i veprës na prezanton me autorin jo vetëm si poet e filozof por dhe

besimtar .• Rima: ABAB dhe CCDD. • Autori i ngre kult perëndisë por dhe qënies njerëzore• Figurat letrare të përdorura janë : • Metonimi – Nga njeriu hoqe ; Njeriut vure nam miqesinë ;• Përseritje & enumeracion - Pa gjyq , pa fjale, pa pasure faj ;• Ti u përpoqe për njerëzinë , • Dhe dashurinë e bëre besë ,• Njeriut vure nam miqesinë , • Që kur të lindet gjer sa të vdesë . • Krishti erdhi në jetë për të larë mëkatet e njerëzve ndaj në poezi ai trajtohet si

figurë e vuajtur pasqyrë e të këqijave që ka hequr njerëzimi . Ai ecte para me parimin : Të gjithë jemi motra e vllezër e duhet të falim . Ndaj mirësia , dashuria e miqësia shfaqen elementet primare në jetën e një njeriu .

Për kete fjalë Të qofsha falë , Se njerëzija E perëndija . • Njerëzit janë bijtë e zotit . Po përsëri shfaqet panteizmi i autorit .

Page 10: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

E ZONJ’ E FATIT• Poezi qe i perket lirikes filozofike • Titulli i referohet nje zonje fati te keq , ky konkluzion arrihet pas leximit te

poezise.• Rima: ABAB• Figurat letrare te perdorura jane : • Pyetjet retorike : Me qasesh prap’e me cfaqe ? ; Me te qare nuk u dende ? ;• Epiteti metaforik : sy te zgurdulluar ; leshra krende;• Krahasimi : Degjon posi djalli vete - zonja e fatit degjon zerat , renkimet e

njeriut qe perndjek .• Metafora : S’te ka qendrim fati ; ndjek fatn’e njerezise ; Ti fjalet i ke kthyer , Prandaj na ke perverluar , A! popo ! c’na ke genjyer!” Ti afrohesh nje viktime duhet ta genjesh , miklosh , manipulosh qe te

shnderrohet ne nje qenie naïve ne menyre qe ne fund ta godasesh sa me lehte . • Ne kete poezi duket sikur autori pyet kete zonjë fati se si nuk u lodh qe i ndjek

njerezit pas me kete menyre te shkruar pavaresisht se ndonjehere nuk te shmangemi dot se gjithcka eshte e percaktuar ?

Page 11: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

ABAZ ALIU• Poezi qe i perket lirikes patriotike –meditative • Poeti ne kete vjershe e shpreh qendrimin e Aliut me fjalen e thene se ishte i gjalle I perendise i cili

me ne fund vdiq,sepse Shqiperia e deshi Zotin.• Rima: ABAB • Figurat letrare te perdorura jane : • Pyetjet retorike : A do te derth lot ? • Metafora : Zoti e mburon ; • Krahasimi: Si engjell i Perendise ; Posi mizeri ; si te varfer e te mjere ;• Epiteti metaforik : Kombi faqezi ; Gjaku i bekuar ;• Shohim perdorim te termave e emrave fetare te perdorura ne Iran , gje qe vertetojne dhe njeher

besimin e autorit . Abas Aliu zu’ Tomore , Erdhi afer nesh , Shqiperija s’mbet e gjore , Se zoti e desh .”• Tomori konsiderohet si mali mitologjik i bashkimit dhe besimit te shqiptareve .• Ngrihet kulti i qenies njerezore , nderit te saj e fese . Por nder te njeriut . Zoterinj ! Ju qofsha fale ! Qe hoqte per ne , Na late vetem nje fjale Per bes’e fe .”

Page 12: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

• Poezi e cila eshte pjese e lirikes filozofike  Ne kete poezi Naim Frasheri ngre lart misionin e poetit në shoqëri, idealet pozitive e

humane të tij, të poetit që bëhet zëdhënës i shpirtit njerëzor. Poezia shpreh vetminë dhe flijimin krijues të Naimit.  Atë e shqetëson ndarja nga njerëzit,

mërgimi, jo vetëm ai fizik, po sidomos, ai shpirtëror.  Poeti rron i ndarë nga shokët dhe miqtë.  Eshtë i sëmuar dhe vuan për të tjerët.  Ata sikur nuk e kuptojnë vuajtjen e tij.

• Rima : ABAB • Fyelli simbolizon njeriun .• Shfaqet kulti i shpirtit njerezor . Vete “melodia” e fyellit prek telat e ketij shpirti ne

gjithesi . • Figurat letrare te perdorura jane : • Epiteti metaforik : Mergimet e shkreta; Zjar i bekuar • Personifikim : Psheretine zemra ime ;• Metonimia : Beri soje njerine ; Te kam shpirt; • Perseritja : I dha ; I ra ( te perdorura ne vargje te njepasnjeshme ) • Fyelli si instrument muzikor qe ka vajtim e ngasherim perbrenda . Nje instrument kaq i

holle dhe i ndjeshem i percjell njerezise brengen dhe boten e vet duke e nderthurur me ate te njerezve . Fyelli ka dhe gezimet e veta qe po ashtu percillen me nje lloj pikellimi te vajshem , mallengjimi te perhershem .

• Fyelli, simbolizion zërin dhe dhembjen e poetit, por nuk e kuptojnë atë, nuk e njohin zjarrin e brendshëm të tij.  Poeti, materien, zjarrin, simbolikisht e vë në themel të krijimit të gjithësisë.  Po ai zjarr i ka dhënë trajtë, energji dhe bukuri botës në tërësi.  Me atë zjarr është rishkrirë edhe shpirti i poetit, i cili do të vazhdojë të jetojë përjetësishtë.

FYELLI

Page 13: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

ZEMËRA• Poezi qe i perket lirikes erotike.• Në këto poezi autori i këndon dashurisë dhe ngre lart kultin e ndjenjës. Ato karakerizohen nga një

gjuhë e pasur me figurcion letrar që i japin ngjyrime emocionale.• Shfaqet motivi i dashurise • Poezi e ndertuar ne vargje me rime : ABAB • Titulli na prezanton paraprakisht me motivin e kesaj poezie • Figurat e perdorura letrare jane : • Epitetet : uj’ i turbulluar ; • Krahasimi : Bje qiejshit si lume ; lotet si rekete;• Metafora : Zemren time s’e ze gjumi • Shkallezim : … “Shiu bje , dheu gjelberohet , dhe vera vjen e gjen varre , varri me flete mbulohet dhe rrekeja shkon t’a marre ! • Shfaqet paralelizmi mes fenomeneve te natyres dhe botes se brendshme njerezore . Ashtu si lumi qe

ka ate vecorine e derdhjes ne det ashtu dhe zemra kur pikon , vajton , qan meriton detin e vete te cilin gjithmone e gjene heret ose vone .

“Pik’e shpirtit t’im si lumi , Ne det te math e te gjere Zemren t’ime s’e ze gjumi .”Ashtu si uji që turbullohet, ashtu edhe zemra e poetit është e trazuar dhe ndjeja e dashurisë duket

sikur merr përpra cdo gjë. …Vinë përrenj t’e rrëketë, Edhe uj’ i trubulluar Vë përpara ç’gjë të jetë, E ç’gjen mb’ udhë duke shkuar.

Page 14: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

SHPREH• Poezi atdhetare me karakter meditativ.• Pëdoret pyetja retorike me efekt stilistikor specifik.E cila ka për qëllim ta bëjë lexuesin të mendojë…• Përdoren strofa 6-vargëshe.• Rima:ABABCC Ngre lart kultin e vëllazërisë dhe bashkimit të cilat janë vlera të cilat nuk do të lejojnë kurrë rrënimin e popullit.

Vëllazërija Edhe bashkimi E njerëzija Është shpëtimi, Lum kush t’arrinjë! Pa do të vinjë.

• Padurimi i poetit për të parë ditën e bardhë të lirisë është i madh. Kjo shpresë, kjo dritë e mban gjallë poetin, i cili, edhe pse me shëndet tepër të tronditur, ka besim se do ta arrijë

• poeti sugjeron besimin në të ardhmën e mire dhe të lumtur të Shqipërisë.  Se ajo do të çlirohet, do të ndërtohet dhe do të hyjë në udhën e qytetrimit evropian.  Poeti mezi pret fillimin e realizimit të ëndrrës së tij:

“Jak’ e vërtetë Pse rri e qet딕 Naimi pret të shoh energjitë e kombit të lëvizin në drejtimin e dëshirave të tij, për ta zbuluar dritën e së vërtetës

të mbuluar nga errësira e shekujve. Koha shpalos besimin e poetit, besimin e kombit, se ka për të ndryshuar gjendja e Shqipërisë. Se ky vend , ka për ta rifituar madhështinë e vet, të lënë ndër shekuj të shkuar:

“Për Shqipërinë ,Ditët e miraPaskëtaj vinëShkoj errësira.Lum kush të rronjë,Ta shohë zonjë!”

• Dhe një gjakim i tillë do të realizohet.  Një Shqipëri e tillë do të ndërtohet. Kjo do të arrihet në saje të unitetit dhe ndërgjegjës kombëtare dhe në saje të kultivimit të gjuhës, si një komponentë e qënies në tërsi.

Page 15: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

TRADHËTORËT

•Poezi me karakter patriotik.•Gjatë gjithë poezisë vëmë re përdorimin e shpeshtë

të “!”•Strofat janë 4-vargëshe•Rima: ABAB•Pëdoret nga autori për tu bërë thirrje shqipëtarëve

dhe më pas shkallëzohet paralelisht me ndjenjat e autorit.Zhgenjimi dhe mllefi janë ndjenjat që e shtyjnë Autorin që të bëjë thirrje dhë më pas të mallkojë tradhëtaret e kombit tonë.

•Epitete: të ndyrë/mallëkuar/të fëlliqur•Shprehje frazeologjike: janë fyell të tërë•Metafora: mëmëdheut I bëjnë varrë

Page 16: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

BUKURIJA• Poezi Lirike erotike• Poeti I këndon dashurisë për vashën në mënyrë abstrakte, idealiste apo platonike. Këndoi për një dashuri të

madhe, por të parealizuar.• Cikli “Bukuria” , përbëhët nga 16 këngë, të cilat poeti i ka shkruar kohë pas kohe, për ti përmbledhur në një tërësi

të vetme.• Kemi alternim te strofave 4 dhe 6 vargëshe• Rima: AABB,ABBACC dhe ABAB• Ka paralelizëm midis ndjenjës së dashurisë dhe peisazhit natyror. Lulezët e Majit sa janë të mira! Po përpara teje m’erdhë të pështira. Kur shoh faqezët’ e tua, Ç’vjeft’ i mbetet trëndafilit, Zëri yt shpirt më jep mua, Nuk’ i le shije bilbilit.Epitete:sytë e shkruar/Purtek’ e florinjtë! shigjet’ e ergjëntë!Metaforë:Zemrën ma dogjeKënga 4: Autori tregon se bukuria është kudo.Krahasim: Si thëllëza më vështron / qepallë si gjilpërëUni fetar : Cdo vënt që të ka të zënë Atje shfaqet PetëndijaPyetje retorike : Pse me ndjek Zemrën ?Mishërimi I qiririt me qenien universale të autorit.Përdorim I lidhores dhe shkallëzimitTi e msove trëndafilëTë çelet, të lulëzohet,Të qeshnj’ e të zbukurohet,•  Poeti i shqetësuar nga dashuria, i mahnitur nga bukuria, i hutuar nga qëndrim i saj, nuk e di nga  janë shkaktuar

të gjitha ato plagë.  Nga ana tjetër , poeti aludon te mospërfillja e asaj gruaje ndaj tij. Botën e saj e krahason me bërthamën e forte të hurmës, me thesarin e fshehur nën dhe.  Mospërfilljen e tillë të gruas, e cila nuk e bën asnjë hap në dhembjen e poetit, e jep perms një antiteze shumë të fuqishme:

• “Dielli zënë me rezë,• Vera në qelqe të zezë,• Shpirti brënda nër qivure• Zot’I madh nër katrë mure!”• Vargjet e këtilla shprehin natyrën kundërthënëse të raporteve njerëzore, të cilat përcaktojnë përmasën e thellë të

mëkatit.• Mbyllet me strofë një vargëshë që shpreh mrekullisht gjithë mesazhin e poezise. Ah,sa të dua !

Page 17: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

KOH E SHKUAR• në vargjet e para të saj ndeshemi me gjendjen përsonale të poetit.  Ai në një fazë të caktuar jete sikur shmanget nga rrjedha e

saj. • Në strofën që pason, autori e jep botën e tij duke e krahasuar me zogun që heshtë, e që çdo gjë rreth tij ka ndryshuar, është

shkretuar. • Në fakt është përmasa e dhembjes së njeriut, poetit për mynxyrat, që lë prapa koha e shkuar.  Naimi perms një paralelizmi

figurative e përafron jetën e vetë me drunjtë e zhveshur: “O ju drurët’e uruar! Ju shoh pa lul’e pa fletë, Të rjepur të varfëruar, Edhe të that’e të shkretë!”• Me similituden e zgjatur e te shtjelluar ne keto vargje poeti na e pershkruan si shume te zymte e te trishtuar pamjen e jashtme

dhe gjendjen shpirterore te zogut te vetmuar me te cilin e krahason veten.Te vihet re edhe paralelizmi I goditur midis pamjes se zymte te zogut dhe pamjes se shkretuar te botes,qe e rrethon. Rri I varferth e I gjore.

• Vihet re perdorimi I bukur I prapashtesesh se zvogelimit(th) qe ketu sherben edhe per te paraqitur qendrimin e poetit ndaj kesaj krijese te gjore.

• Zemerzen,reze-perdorimi I goditur I prapashteses se zvogelimit. • Ne vargun e 26 poeti e krahason veten me zogun I cili ka hyre ne mendime dhe psheretin.Ai paraqitet I personifikuar si njeri.• Ne Vargjet 33-36poeti I vesh zogut mendimet e veta ne te cilen duket qartasi trishtimi I tij per kohen e shkuar qe nuk kthehet

me.• Moj kohëz’ e djalërisë

Sa me vrap ike dhe shkove,• Ketu poeti na zbulon dhe shkakun e gjithe ketij trishtimi:koha e djalerise,qe gjithcka ja kishte paraqitur te bukur e te mire e cila

e kishte mbushur me gaz dhe deshire,ka ikur dhe e ka lene ne pragun e pleqerise,e sheh qarte se ato kishin qene endrra te te bukura te nje te riu plot me shprese per te ardhmen.Ky deluzion eshte I natyrshem per kohen dhe kushtet,megjithese nje pesimizem I tille nuk esht I zakonshem te Naimi , I cili ne shumicen e shkrimeve te tij paraqitet optimist.

Që ndrohetë kurdoherë, Dhe s’ngjan ime të parët fare!

Tuke ikur-Naimi ne menyren percjellore perdor kete pjesez. Ashtu si qemë më s’jemi!

Le të bëhet urdhëri yt, Zot’ i math e i vërtetë! Po pse të na mbetet në syt Kjo koh’e shkuar e shkretë?

• Naimi si besimtar kerkon ta mbylle kete ceshtje me nje nenshtrim ndaj urdherit te perendise.Por ky nenshtrim eshte krejt formal.Poeti nuk kenaqet dhe ne vetedijen e tij pikepyetja,qe e bente te mendohet e te trishtohet,mbetet pa pergjigje.

• Rima : ABAB

Page 18: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

DIT E RE• Ardhja e dites se veres e gezon dhe e prek poetin me bukurine dhe ngrohtesine

e saj.Gjithe natyra ate dite duket e qeshur,e gezuar dhe e perteritur,prandaj edhe njeriu ate dite duhet te shtrije doren e miqesise e te vellazerimit.

• Natyra dhe ligjet e saj eshte nje nga temat me te shpeshta ne krimtarine filozofike te Naimit.Natyra jepet ne te dyja shfaqjet e saj: si natyre kozmike dhe tokesore.Ne te dyja rastet poetin e mahnit bukuria,pafundesia dhe perjetesia e natyres:natyra kozmike : djathtas majtas ska natyra asnje ane

• Trupat e saj te panumerte jane ..• Natyra tokesore: sa e bukur eshte faq` e dheut!• S`te ze syri gje te mete • I tere universi jepet ne levizje te perhershme nepermjet ciklit rrethor(ideja e

zhvillimit rrethor eshte,ashtu ,nje prej motiveve qendrore te krejt krisimtarise poetike te Naim Frasherit,vazhdimesia e kushtezuar prej zhvillimit rrethor,ehste dukuri kozmike,biologjike dhe historike

Gjithe c`jane ngjallen,celen,perseriten,zbukurohen, Duhen,qeshin,rrojne,prehen dhe kendojne e gezohen • Ky konkluzion filozofik e çon Naimin ne idene atdhetare se per Shqiperine do te

perseritet historia e epokes se lavdishme se kohes se skenderbeut.• Rima :AABBCC •  

Page 19: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

PËRSE• Lirikë e shkurtër patriotike e Naimit.  Në vargjet e para të saj shtrohet pyetja e

poetit:”gjer kur në errësirë”, që sugjeron gjendjen e robërisë që vazhdon. • Në vargjet që pasojnë, sugjerohet pritja dhe gjakimi i poetit për një të ardhme më të

mire.  Atë e prêt nga perëndimi, andej nga buron dritë e lirisë dhe e qytetrimit njerëzor.  • Kjo poezi e shkurtër është frymezuar nga ndjenjat e larta patriotike të poetit I cili

shpreson, se edhe vetë, do ta shohi të realizuar ditën e çlirimit të Shqipërisë.• Ne vargun e pare-pyetjet qe rrokullisen njera pas tjetres tregojneqartas shqetesimin e

poetit per vonesen e dites se mire e te uruar.• Vargu 8-korcarizem)me nje aferese ne fillim dhe me prapashtesen –ke)• Vargu9-10-poeti eshte I dehiruar dhe I vendosur qe ta prese ditene bardhe .Vargu12-13-nenkupton vendet e perendimit qe aso kohe mbaheshin si vende te qyteterimit.Padurimi i poetit për të parë ditën e bardhë të lirisë është i madh. Kjo shpresë, kjo dritë e

mban gjallë poetin, i cili, edhe pse me shëndet tepër të tronditur, ka besim se do ta arrijë: As hidhe gardhë

Dhe shpejto pakë, o dit' e bardhë,dhe jakë, jakë,se të pres, nukë vdes

• Rima : ABAB

Page 20: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

DIT E ZEZË• Dita e zeze qe Naimi kendon ketu me kaq pikellim eshte dita ne te

cilen u vra Hyseni,I biri I Aliut dhe I nipi I Muhamedit nga Jezidi.Ne kete dite te zezegjithcka nxin,engjejt qajne me lote e mbajne zi,e perzishme si ata eshte edhe natyra.

• Poeti megjithese ende me terma te pergjithshem nis te shpjegoje shkakun e vertete te pamjes se trishtuar,qe ka pershkruar me siper.Genjeshtra lufton te verteten duke ber te derdhet gjak.

Na perzëllite zemrën e mjerë! Njeri i ndyrë, komb’i mërzitur!• Ne keto dy vargje zbulohet me ne fund ne menyre te qarte shkaku

u vertet I trishtimit te pergjithshem qe ka mbuluar boten,me yje me diell,me hene.

Nukë di se ç’bën, je i mahnitur?• Hyseni si simbol i te vertetes,sipas Naimit,perfaqeson vete zotin.• Rima : ABAB

Page 21: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

BESOJMË•Poeti ka shprehur besimin tek Perëndia, por

në rradhë të parë duhet të besojmë tek njëri-tjetri ashtu si edhe tek vetja, sepse vetëm kështu mund të besojmë të Perëndia.

•Poezia është me varg të lirë jo e ndarë në strofa.

•Rima : AABB•Naim Frashëri është shumë i ndikuar nga

besimi i tij si bektashi dhe besimi i madh në zot, prandaj çdo gjë lidhet ngushtë me të.

•  

Page 22: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

TË VDEKURITË• Lirikëmeditative-filozofike • Motivi filozofik • Në këtë poezi autori shpalos ndjenjën e dhimbjes kur humbasim një njeri të dashur…”Dua të mejtohem,

Të rri të qetohem,Edhe të qanj pakë.moj koh’ e shkuar,Kurdo që të kujtonj,Përsëri e lëndonj,Zemrën e lënduar.Vallë ku na vanë,Gjithë ata shokë,Q’i patëm mi kokëKu jan’, ah! ku janë?Qysh humpnë për jetë,Edhe më s’i pamë?

• Rishfaqet drejtimi i tij fetar ne thirrjen qe I drejton zotit :• … “ Zot i vërtetë!

Me sa hidhërimeE me ç’mallëngjimeRron njeriu n’jetë!”

• 6) Figurat letrare më ë përdorura: • a) Epiteti metaforik – Zemren e lenduar ;• b) Pyetja retorike - Pa ’ta si të rrojmë? ;• c) Metafore (metonimi) – Zemra me tmerrohet ;

• “Të vdekuritë” është një poezi elegjiake ( vajtuese) . Për poetin shqetësimi është ajo çfarë ndodhet mbas vdekjes. Naim Frashëri e përshkruan këtë si një çast makabër dhe realist

• Kemi 30 strofa me 4 vargje• Rima: ABBA

Page 23: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

BILBILI• Lirikë meditative – filozofike• Poeti i referohet ardhjes se pranveres pas kthimit te bilbilit . I habitur ai gezon per stinen

e sapoardhur . • Dy figurat me te pikasura letrare jane : • a) enumeracioni -> Bilbili ka ze e kendon

Qiej , yje e dhe pushoni b) shkallezimi -> Tani juve kush u degjon vini veshn’ edhe degjoni Bilbili , bilbili kendon .”• c) simboli –Bilbili simbolizon praneveren • d) metepsikoza -> ndryshime nga lart-poshte (Qiell-Toke); (Mal-Det).

• Poezi “ Bilbili” është një poezi patriotike , ku ajo të kujton heroin lirik në çdo varg të saj dhe në lidhje me të paraqiten edhe ndryshimet e natyrës.

• Kemi 15 strofa të rregullta me 4 vargje. • Rima :ABAB. • Kemi përdorim të metaforave, krahasimeve, epiteteve metaforike. Qielli ësht’ i qëruar,

Buruar një uj’ i artë, M’a dogji shpirtinë mua, I kulluar po si ari.

•  

Page 24: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

NJË LUL’E VISHKURË A NJË VASHËZ E VDEKURË• Lirikë erotike• Poezia ndërtohet mbi bazën e pyetjeve retorike për të shprehur dhimbjen

e autorit që vasha e tij tashmë është ndryshe dhe ai kurrësesi s’arrin ta pranojë këtë ndryshim

Pse mba mëri? s’e mar dot vesh, Përse s’më flet si një herë?

Pse s’më shikon? pse nukë qesh? Ç’rri kok’ unjur dhe e mjerë!

• Një lul’e vishkurë , a një vashëz’e vdekurë” shohim një zymtësi të poetit. Këtu kemi nota të dhimbshme dhe me plotë emocion nga ana e autorit. Për të humbja e dikujt është fatale , por ai nuk duhet të lihet kurrë në harresë.

• Poezia ““ Një lul’e vishkurë , a një vashëz’e vdekurë” ka 18 strofa me 4 vargje.

• Rima : ABAB.• Përdorimi i epiteteve dhe fjalëve si: e mjerë, mënxyrë pasyrojnë dhimbjen

si një ndjenjë universale që shkakton një dhimbje të pafund shpirtërore.

Page 25: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

GJUHA JONË• Poezia dëshmon dashurinë e madhe të Naimit për gjuhën shqipe.  Ai i këndon

asaj me zjarr, duke e konsideruar si veçori kombëtare, që ka ruajtur dhe do ra ruaj qënien tone.  Në tabllon e pare të kësaj poezie Naimi këndon për të kaluarën , për trimat që i dhanë emër vëndit dhe hynë në histori.  Këndon për burrat që e realizuan mvetësinë e qënies së Shqipërisë.  Në tabllon e dytë, poeti këndon me entuziazëm për kohën, në të cilën, gjuha shtrohet si çështje më vete, jo vetëm për kultivimin e saj, por edhe për ngritjen e kombit.  Te Naimi gjejmë ndër karakterizimet më poetike, që i bënë ndonjë krijues gjuhës së vet:

“Pa shihni ç’gjuhë e mire! Sa shije ka e hije, Ç’e bukur’ edh’ e lire, Si gjuhë Perëndije!”• Figura stilistikore:• Metafore – Drita do na bjere miresi• Do na sjelle drite• Ne saj te ketyre metaforave autori shpreh mendim e tij se ia vlen të luftosh për

të ruajtur këtë gjuhë e cila do të na sjellë vetëm mirësi.• Poeti, gjuhën e ngrit në shkallën e simbolit më të pastër, duke e identifikuar me

Perendinë. Gjuha kultivon dhe qytetëron botën e qënies, për ta shkrirë atë në harmoninë e përjetshme të racës njerëzore.

• Poezia “ Gjuha Jonë” ka 12 strofa me 4 vargje. • Rima : ABAB.

Page 26: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

VARFËRIJA• Lirikë meditative-filozofike• Përdoret mënyra urdhërore. Kjo bëhet për të treguar dhe krahasuar jetën midis të

pasurve dhe të varfërve dhe në një farë mënyre për të ironizuar burokracitë e pavlera ne jetën e të pasurve.

• Pyetja retorike :• Dhe juve duke parë• Me sy fatbardhësinë,• S’ju vjen fare të qarë• Vallë për varfërinë?• Enumeracioni : • E dini, q’është jashtë• Një plak’ e dobëtuar:• E përgynjyr, e lashtë,• E mjer’ ë dëshëruar,• Epitete/eitete metaforike: e helmuar, kandil i shuar, e varfëruar• Metaforë: ju shkretua shtëpija

• Varfërija” ka shprehur të gjithë zhgënjimin dhe dhimbjen që ndjen për njerëzit në nevojë, për ndryshimet e jetesës ndërmjet rendit të lartë dhe atij të ulët.

• Poezia “ Varfërija” ka 28 strofa me nga 4 dhe 5 vargje.• Rima : ABAB dhe ABABA.

Page 27: Analize Letrare "Lulet e Veres" te Naim Frasherit

Mesazhi Mesazhet e Naim Frashërit janë të shumta dhe ato lidhen shumë në bazë të motiveve. Një nga mesazhet themelore të tij është Perëndia dhe dashuria e pakufizuar që duhet të këmi ndaj saj. Për poetin gjithmonë duhet të mbizotërojë arsyeja dhe e vërteta. Natyra për të është e çmuar dhe ajo ka lidhje për gjithçka në jetën tonë. Atdheu dhe dashuria për të duhet të jetë e pakufizuar. Stili i autorit Kemi përdorim të 8-rrokshit.Atdhedashuria.Dashuria për perëndinë.Natyra dhe ndikimi i saj.Vargje të saktë dhe një rimë e ruajtur siç duhet në shumicën e rasteve.Figuracion i larmishëm.