27
Gjakovë, 2019 UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME KONTRIBUTI I NAIM FRASHËRIT NË FUSHËN E SHQIPES LETRARE Mentori: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Muharrem GASHI Taulant VATAJ

UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

Gjakovë, 2019

UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

KONTRIBUTI I NAIM FRASHËRIT NË FUSHËN E SHQIPES

LETRARE

Mentori: Kandidati:

Prof. Ass. Dr. Muharrem GASHI Taulant VATAJ

Page 2: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

2

Gjuha jonë

Gjuha jonë sa e mirë,

sa e ëmbël, sa e gjerë,

sa e lehtë, sa e d'lirë,

sa e bukur, sa e vlerë.

- Naim Frashëri

Page 3: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

3

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, TAULANT VATAJ, deklaroj se kjo temë e diplomës, "KONTRIBUTI I

NAIM FRASHËRIT NË FUSHËN E SHQIPES LETRARE", e llojit të studimit:

është punim i imi origjinal. E gjithë literatura dhe burimet tjera që i kam shfrytëzuar

gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

I gjithë punimi është punuar dhe përgatitë duke respektuar dhe mbështetur në

këshillat dhe rregulloren për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuar nga ana e

Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani".

Page 4: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

4

Pasqyra e lëndës

Pasqyra e lëndës.....................................................................................................4

Falënderim.............................................................................................................5

Abstrakt.................................................................................................................6

Hyrje......................................................................................................................7

KREU I

Zhvillimi krijues i Naimit

Naimi dhe gjuhët e huaja………………………………............………..................8

Poema e Naimit dhe poezia popullore………......………………………..............10

Veçantitë stilistike të poezisë së Naimit………………………..............................14

KREU II

Rëndësia e krijimtarisë gjuhësore të Naimit

Roli i krijimtarisë së Naimit për gjuhën gjithëkombëtare……………...................16

Fjalët e reja dhe ndërtimi ritmik i vargut…………………………...............…......18

Fjala, mendimi, ndjenja dhe vlerësimi……………………………..............…........19

Përfundim..............................................................................................................21

Literatura...............................................................................................................26

Page 5: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

5

Falënderim

Rrugët e gjata në jetë kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve. Plot tri vite mund dhe

sakrificë, kurorëzohen këtu, më përfundimin e suksesshëm të studimeve universitare.

Falënderimi më i madh i takon Zotit që më dha jetën dhe shëndetin. I detyrohem

familjes për mbështetjen dhe kurajën e vazhdueshme për gjatë gjithë kësaj periudhe.

Kam parë me sy drejt së ardhmes ngase kam qëndruar mbi supet e tyre, prandaj jam

sa i lumtur po aq edhe mirënjohës. Meritat ju takojnë edhe profesorëve, me punën e

tyre u ndërtuam gjatë këtyre viteve, bashkërisht shkëmbyem përvojat dhe dijen tonë, si

rrjedhojë domosdoshmërisht ishim të ndikueshëm te njëri- tjetri. Gjithashtu, dëshiroj

të shpreh mirënjohje të veçantë për Prof. Ass. Dr. Muharrem Gashin për këshillat

dhe mbështetjen gjatë përgatitjes së këtij punimi. Miqve që i dhanë jetë dhe ngjyrë

kësaj periudhe ju jam falënderues, sfidat e njëri-tjetrit na përkasin të gjithëve, sukseset

i gëzojmë bashkërisht dhe si trofe ngrisim miqësinë e përhershme.

Faleminderit!

Page 6: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

6

Abstrakt

Studiuesi Rexhep Qosja shkruan se Naim Frashëri, pa dyshim, është krijuesi deri

më sot më i madh në letërsinë shqipe1.

Qëllimi i këtij punimi është të kuptuarit e ndikimit dhe kontributit të autorit tonë të

shquar Naim Frashërit në letërsinë shqipe. Ky punim bazohet në shumë studime e

kërkime të mëparshme, por gjithmonë nën vrojtimin tim personal. Është poezia ajo që

na çon te Naimi dhe anasjelltas.

Ku përmes saj personalen e sakrifikon para atdhetares. Duke ngritur lart bukurinë

e atdheut, besnikërinë e dashurinë që ka, formon trekëndëshin nën hijen e shpirtit, ku

takohen e u jepet madhështia heronjve tanë.

Pjesa më e madhe e poetëve shqiptarë të shekullit XIX dhe të dhjetëvjeçarit të parë

të shekullit XX kanë pasur afërsisht të njëjtën ndjeshmëri ndaj të kaluarës historike,

sidomos ndaj shekullit XV, që ishte i bukur në çdo pikëpamje dhe duhej ringjallur, më

parë artistikisht e më pas politikisht, në një shtet të pavarur kombëtar, ndaj rrënjëve të

bashkësisë etnike, me të gjitha tiparet e saj, që ishin gurrë e poezisë; ndaj natyrës së

fshatit shqiptar dhe arbëresh, që shprehte mundimin sfilitës të mallit për atdhe, shpesh

edhe një prirje iluministe rusoiane, dhe i jepte fjalës artistike aromën e veçantë ndaj

ëndërrimit për një tjetër Shqipëri, të lirë e të përparuar, po edhe për një shoqëri ku të

triumfojnë e mira, virtyti dhe drejtësia hyjnore; më në fund ndaj folklorit, ku i shtynte

jo vetëm entuziazmi romantik, po edhe thirrja e të parëve dhe nevoja për të krijuar një

art që mund ta përjetonin bashkatdhetarët e tyre.

1 Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar", Naim Frashëri, Tiranë, 1988, f. 88.

Page 7: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

7

Hyrje

Nga studimet e historisë së letërsisë, por edhe e kritikës dimë se fytyrë qendrore e

letërsisë shqipe të Rilindjes është poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili dallohet si

një patriot i shkëlqyer, si dhe njëri nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë

kombëtare. Naimi dallohet për punën e madhe që bëri në themelimin e letërsisë së re

shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe.

Naim Frashëri është njëri nga njerëzit e parë të rinj, modernë, në historinë

shqiptare, i cili shikon dhe sheh përtej kohës së vet. Ai ishte i vetëdijshëm se populli i

tij gjendej para ndryshimeve të mëdha historike, shoqërore e kulturore dhe ai përpiqej

që ta aftësonte për kryerjen dhe pranimin e atyre ndryshimeve po ashtu2.

Naim Frashëri në veprën e tij ka krijuar njeriun e ditur, me karakter dhe moral të

lartë, njeriun e qytetëruar dhe civilizues, i cili bashkon dijen me natyrën, mendjen me

nderin, aftësinë me përgjegjësinë dhe i cili, në saj të këtyre cilësive të larta, i kupton

gjërat dhe nevojat e vendit, e kuptimëson jetën dhe e fisnikëron shoqërinë.

Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik të

kulturës shqiptare, duke krijuar gjedhen (modelin) e një kulture të vetveten, që do të

thoshte, nga njëra anë, shkëputjen e saj përfundimtare prej traditës utilitare-didaktike.

Me veprën e tij poetike Naimi i ktheu të ripërtëritë shqipes magjinë e verbit poetik që

ajo kishte dëshmuar, sidomos përmes krijimit folklorik të të gjithë arealit të saj, duke

përvijuar njëherësh edhe relievin tipologjik të poezisë shqipe të kohës së tij dhe përtej

saj.

Naim Frashëri është një themelvënës i madh dhe një reformator i madh. Ai

themeloi një sistem të ri artistik në letërsinë shqipe; ai do të vinte bazat e sistemit të

vjershërimit të shqipes moderne, duke e përtëritur atë me risinë dhe hirin e verbit të tij

poetik, do të pasuronte prozodinë shqipe dhe larminë e zhanreve poetike, do të

kultivonte epin, poemën liriko-epike, lirikën e mirëfilltë, duke themeluar traditën e

stilit lirik në poezinë shqipe dhe ç’është më e rëndësishmja do t’i jepte letërsisë

karakterin shumë funksional të shprehjes artistike, të përjetimeve subjektive dhe të

përsiatjeve filozofike-metafizike deri në cakun e përjetimit mistik të tyre, duke i kthyer

shqipes funksionin estetik të shprehjes plastike, polisemike dhe vetërefleksive. Ky

ishte një ndryshim tipologjikisht i motivuar drejt një sistemi tipologjikisht kompleks të

formave poetike.

2 Rexhep Qosja, "Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot", në: “Studime filologjike”, nr.

3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000, f. 5.

Page 8: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

8

KREU I

Zhvillimi krijues i Naimit

Naimi dhe gjuhët e huaja

“Të varfër vinim te Naimi, të pasur largoheshim, të uritur vinim, të ngopur iknim,

pa shpresa shkonim, plot shpresa iknim”3.

Naim Frashëri është themelues i poezisë meditative-filozofike në letërsinë

moderne shqiptare. Është e vërtetë se asnjë nga pararendësit e tij nuk mundi të sjellë

një përmbajtje aq të pasur filozofike sa ajo që futi Naim Frashëri në letërsi. Kaq

organike është lidhja e poezisë dhe e filozofisë në veprën letrare të Naimit, saqë na

duket e drejtë të pohojmë se ai, si poet, ishte filozof dhe, si filozof, ishte poet4.

Është e nevojshme që çdo letërsi të studiohet si histori e letërsisë kombëtare, cila

pasqyron mjedisin kombëtar, kulturën e vet dhe tiparet që kontribuojnë të formojnë

identitetin kombëtar dhe krahasimet e brendshme, që mund të bëhen midis dy ose më

shumë autorëve.

Naim Frashëri është simbol i poetit të studiuar gjerësisht në planin historik. Kritika

i ka vënë Naimit aureolën e poetit kombëtar, nisur nga kontributi i tij në zgjimin e

ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet poezive me motive patriotike si dhe veprimtarisë së

gjithanshme në dobi të çështjes kombëtare5.

Ka periudha historike kur shtrohen arsyet shpirtërore, morale dhe shoqërore që

populli t’u kthehet me vëmendje të veçantë veprave të krijuesve të mëdhenj e,

sidomos, veprave të atyre krijuesve, siç është Naim Frashëri, që kanë luajtur rol të

madh në krijimin e vetëdijes së tij, domethënë në gjendjen e tij shpirtërore6.

Në këtë pikëpamje, veprimtaria e Naim Frashërit fiton një frymëmarrje edhe më të

gjerë se ajo që tashmë njohim, sepse deri më sot studiuesit kanë theksuar, me të drejtë,

sidomos aspektin dhe rolin kombëtar që luajti ky “mendimtar, patriot dhe humanist i

madh”, por mund të hidhet më shumë dritë duke e studiuar nga pikëpamja e emetuesit

dhe duke pasur si pikënisje kulturën dhe letërsinë turke, persiane dhe arabe, siç na

3 Stefanaq Pollo, "Naim Frashëri-veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare", në: “Studime filologjike”,

nr. 4, Tiranë, 1990, f. 49. 4: Alfred Uçi, "Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta,

Faik Konica, Mitrush Kuteli, Migjeni", Vatra, Shkup, 2003, f. 11. 5: Mimosa Hysa, "Trishtimi në poezinë e Naimit", në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti

i shtatë i botimit-nr. 18, Përmet, 2011, f. 23. 6 Rexhep Qosja, "Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot", në: “Studime filologjike”, nr.

3-4, Akademia e Shkecave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000, f. 5.

Page 9: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

9

nxisin studimet dhe dokumentet e botuara dhe të pabotuara. Nëse për tëkuptuar veprën

“Qerbelaja” duhet njohja e kulturës islame, për të kuptuar veprën “Historia e

Skënderbeut” duhet edhe njohja e kulturës së krishterë, e kështu më radhë7.

Viti 1886 në historinë e letërsisë shqipe me të drejtë mund të quhet posaçërisht i

rëndësishëm, para së gjithash, për arsye se pikërisht në këtë vit Naim Frashëri boton

disa prej veprave të çmuara poetike, shkencore dhe didaktiko-shkollore, ndër të cilat

edhe një ndër veprat e tij më të popullarizuara: poemën lirike, përshkruese baritore,

“Bagëti e bujqësi”. Naimi mbërrin vlera të larta artistike edhe në kodin e ligjërimit

klasik, ku, sipas gjykimit barthesian, kemi mendim “të përkthyer” në vargje dhe jo

kujdes të veçantë ndaj fjalës në vetvete, si te poema “Bagëti e Bujqësi”, ku, përveç

apostrofimeve apo personifikimeve të fuqishme, i ka bërë shërbim të madh dyzimi i

tetërrokëshit, duke hequr monotoninë e zakonshme të tij, gjë që i ka çuar studiues të

veçantë të shprehen se: Kjo asht nji nga më të bukurat vepra që kanë dalë nga penda e

Naimit8.

Prania e koncepteve mistike në krijimtarinë e Naim Frashërit dhe qasja metafizike

ndaj botës nuk është tipar i një cikli poezish apo i një libri të vetëm. Për Naim

Frashërin mistika buron nga gjithçka, pasi njeriu, sikundërse edhe bota e tij, është e

rrethuar nga “lënda” mistike. Le të marrim në shqyrtim disa koncepteçelëse, pjesë nga

fjalësi i misticizmit, për të depërtuar më tej te mistika dhe zbërthimi që i bën asaj

Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”,

“Eros-Dashuria”, por edhe te “Fletorja e bektashinjet”9.

Botimi i disa veprave përnjëherë, brenda një viti, në gjuhën shqipe, një kohë kur

libra në gjuhën shqipe kishte fare pak, dhe për nevojën e shkrimit të librave shqip

bëhej fjalë gjithnjë e më shpesh në mesin e intelektualeve të paktë shqiptarë, gjithsesi,

ishte një ngjarje e shënuar që, detyrimisht, do të njihej në jetën kulturore kombëtare.

Pak a shumë edhe për arsye se popullsia dhe ndikimi i Naim Frashërit do të varen

aq shumë edhe prej këtyre veprave të botuara në vitin 1886, në shkrimet historiko-

letrare dhe kritike do të merret në vështrim krijimtaria e tij e filluar në këtë kohë dhe e

vazhduar, pastaj, deri në vdekje e do të lihen në harresë veprat e tij të tjera, të shkruara

e të botuara para këtij viti: para 1886.

7 Italo Costante Fortino, "Naim Frashëri: kufij letrarë dhe pikëpamje krahasuese", në: “Studime filologjike”,

nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000, f. 36-37. 8Aleksandër Xhuvani & Kristaq Cipo, "Fillime të stilistikës dhe letërsisë së përgjithshme", Rilindja, Prishtinë,

1982, f. 132. 9 Silvana Leka, "Interpretime të koncepteve “Zemër”, “Krijues” dhe “Dashuri” në poezinë me frymë mistike

të Naim Frashërit", në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe kulturës poetike-viti i shtatëi botimit-nr. 8, Përmet,

2011, f. 15.

Page 10: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

10

Veprimtaria letrare dhe, në përgjithësi, kulturore e Naim Frashërit para kësaj kohe

do të mbetet gjatë në harresë për dy arsye themelore: e para, për arsye se ishte e

shkruar ne gjuhë të huaja: në persishte, në turqishte e, pak më vonë nuk do të jetë e

njohur në masë të mjaftueshme, jo vetëm prej lexuesve, por as prej studiuesve të

letërsisë shqipe.

E, pikërisht këto shkrime në gjuhë të huaja dhe të botuara në Stamboll para vitit

1886 përbëjnë fazën e parë të krijimtarisë së Naim Frashërit, sado me shkrime në

gjuhë të huaja, por vetëm në greqishte, ai do të merret edhe pas këtij viti. Njohja e

shkrimeve të Naim Frashërit në gjuhë të huaja është e domosdoshme, jo vetëm për

shkak të rëndësisë së tyre artistike kur është fjala për vargjet, apo historiko-kulturore

kur është fjala për shkrimet e tjera, por edhe për arsye se njohja e tyre e ndihmon

njohjen më të drejtë të krijimtarisë së tij dhe zhvillimit të saj në kohë, në përgjithësi”10

.

Poezia e Naimit dhe poezia popullore

Në poezi, Naimi çeli rrugën e literaturës shqipe11

, do të shprehej studiuesi Sabri

Hamiti në veprën e tij të tetë.

Poezi e një frymëzimi të ri, lirika e Naim Frashërit nuk mund të mos thyente

kornizat e poezisë së vjetër, me ndikimet e poetikës latine e neolatine dhe të stilit

klasik të zhdrejtë, ashtu siç kapërceu edhe trysninë e poezisë orientale. Poet i një

formacioni të ri, Naimi do të krijonte një poezi me një fizionomi të re, do të

përpunonte një gjuhë të re poetike dhe do t’i jepte formë tipit të ligjërimit të mirëfilltë

lirik, duke e vënë vetë shqipen në pozitë vetëkrijuese12

.

Megjithëse në krahasim me romantikët e tjerë shqiptarë mund të quhet vjershëtari i

letërsisë shqipe më i pavarur prej poezisë dhe, përgjithësisht, prej imagjinatës

popullore prapë nuk mund të mos vërehet se Naim Frashëri është vjershëtar që,

doemos, e shpreh përvojën jetësore dhe krijuese, filozofinë dhe etikën e kësaj letërsie.

Lidhjet e poezisë së Naimit Frashërit me poezinë popullore, gjithsesi, janë të

kushtëzuara prej dhuntisë së tij natyrore, por edhe prej kushteve shoqërore në të cilat

lindet dhe ndërtohet mendërisht ai. Kështu, për shembull nuk është fare e lehtë të

vërehet se si mendimi, ashtu edhe metafora, në këto vargje me të cilat ironizohen

gatishmëria e Mustafa Begut, që ta shpërblejë me një grusht flori ushtarin, që do t’ia

zënë gjallë Moisiun, janë ndërtuar në mbështetje të kashelashës popullore13

.

10

Rexhep Qosja, "Historia e Letërsisë Shqipe" (Romantizmi III), Rilindja, Prishtinë 1990, f. 67-68. 11

Sabri Hamiti, "Vepra 8", Faik Konica, Prishtinë, f. 328. 12

Rexhep Qosja, "Historia e letërsisë shqipe", Romantizmi I,Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 166. 13

Po aty, f. 82.

Page 11: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

11

Ishte bërë vërtet beja,

Po zihet vetëtima?

Mbahet në dorë rrufeja?

Mundenë burratë trima?14

.

Po ashtu, edhe katër vargje shprehëse të poemës heroike fetare Qerbelaja.

Lum kush është zëmrë-qruar,

Posi lumi i kulluar,

mjerë kush vete ngarkuar,

si lumi i- trumbulluar!15

.

Vijnë prej fjalësh të urta popullore, të cilat poeti i zhvillon, në të vërtetë i

“tjetërson” në vargje me përmbajtje të poetizuar që në shikim të parë, s’kanë fare

lidhje me imagjinatën popullore. Megjithëse lënë përshtypje se për herë të parë janë të

krijuara prej tij, një sërë figurash në poezinë e Naim Frashërit janë me prejardhje

folklorike. Në radhë të parë ai përdor shumë krahasime, që më parë janë përdorur në

poezinë dhe, në përgjithësi, në letërsinë popullore. Naimi përdor një sërë krahasimesh

të prejardhjes folklorike.

Kështu, për shembull, krahasimi me prejardhje folklorike është mjeti kryesor

stilistik i një sërë vargjesh, sikundër janë: ish si ergjënd`i kulluar; me veshtim si

vetëtima; vashatë si pëllumbesha; e si thëllëza shikonin; i ngrehurë posi gjeli; e si ujku

po çante; ahere, posi petriti; si dragoj i ashpëruar; posi dragonjtë u zunë; përnjëherë si

rrufeja; ish si dashi me kurorë; po ish si lulja në verë; zënë t’ëmblë si mjaltë; q’ish e

bukur si thëllëzë; dhe lotti’i vranë si krua; ishinë bërë si dyllë;që rroite posi mbleta;

posi dashi me këmborë; ish nderë si lis i gjatë; vate gjaku si përrua; me gjuhë si majë

lime;q’ish i dendurë si bushi; lëshohej mbi ta si shkabë; u këput si shkëmb prej mali;

mbeti në vënt posi qarri; mjekr’ e bardhë si dëborë; e ndjek zëmërën si zjari; lottë si

krua i vanë; i shttu si duajtë nd’ara; posi qen të gjithë lihnin; e çqeu si ujku dhinë; më

ishnje si fill’i artë, e të tjera të ngjashme.

Sikur një sërë krahasimesh, ashtu edhe një sërë epitetesh në poezinë e Naim

Frashërit janë me prejardhje folklorike. Megjithëse numri i epiteteve të ndryshme, që

përdor në poezinë e tij është, pak a shumë, më i madh se në poezinë e shumicës së

romantikëve tanë të tjerë, pjesa më e madhe e tyre të përkujtojnë epitetin e përdorur në

14

Naim Frashëri, "Histori e Skënderbeut",Dituria, Tiranë, 1953, f. 146. 15

Naim Frashëri, "Qerbelaja",Dituria, Bukuresht, 1898, f. 51.

Page 12: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

12

poezinë popullore. Edhe në poezinë e Naimit, ndërkaq, epitetet më të shpeshta, si dhe

në poezinë tonë romantike, përgjithësisht, janë epitetet me të cilat cilësohen sende,

dukuri dhe veti të sendeve të natyrës më të afërme, të jetës popullore dhe të

marrëdhënieve morale të njerëzve. Nuk është e çuditshme, prandaj në poezinë e tij

burri, herët më të shpeshta, është trim, ose i fortë, vasha është e bukur, flokët e saj janë

të zeza, ose të arta, ose të florinjta, malet janë të larta, livadhet janë të gjelbërta,

lumenjtë janë të shpejtë, fushat janë të pasura, gjuha është e zjarrtë, trëndafili i kuq,

nata e zezë, kalliu i artë, lisat e gjatë, bregore bukuroshe, ujët e ftohtë, qielli i kthjellët,

lumi i kulluar, sytë e zes, penda e lehtë, zëri i ëmbël, thëngjilli i shuar, e të tjera e të

tjera të ngjashme.

Përpos epiteteve Naimi përdor edhe metafora të prejardhjes folklorike. Në poezinë

e tij vajza mund të quhet dallëndyshe; djali mund të quhet luan, por edhe ujk, shkabë,

por edhe rrufe apo vetëtimë; sytë mund të quhen pishë; Korça lule e Durrësit kërthizë

e Shqipërisë. Në përgjithësi, dielli, hëna, bylbyli, dallëndyshja, sorkadhja, rrushi, lisi,

vreshta, hithra, kulpra, e të tjera, janë fjalët e shpeshta të poezisë popullore me të cilat

aq shpesh edhe ai ndërton metafora në poezinë e tij të të gjithave llojeve. Fjalët më të

cilat ndërton metafora, kur dhe ku, Naim Frashërit i shërbejnë edhe si simbole; varet

prej kontekstit ligjërimor, në të cilin do t’i përdorë. Disa prej simboleve të tij më të

parapëlqyera, sikundër është, fjala vjen, bylbyli, mund të kenë prejardhje jofolklorike,

por, megjithatë, mund të përdoren në kontekst poetik, pothuaj, folklorik.

Megjithatë në poezinë e tij depërton nën ndikimin e poezisë persiane, bilbili është

simbol që ai e përdor më së shpeshti në strofat, në të cilin përshkruan një mjedis të

spikatshëm shqiptar, edhe përdor vargje të strukturës rrokjesore e ritmike të vargjeve

karakteristike popullore. Kështu, fjala vjen, po të krahasohen vargjet e poshtëshënuara

të vjershës Qershori, në të cilat ky simbol me prejardhje nga poezia persiane këndohet

në mjedis shqiptar:

O bilbil, bilbil i gjore!

Qaj me lot, me mallëngjime,

Se moti të pru Qershorë,

Që të shtije nër pushime!

Me zë të bukur këndonje,

Edhe unë të dëgjonja,

nga gjum’i ëmbël më zgjonje,

zën’ e bukur sa ta dojna116

.

16

Naim Frashëri, "Parajsa dhe fjala fluturake",Dituria, Bukuresht, 1894, f. 91.

Page 13: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

13

Me këto vargje popullore në të cilat, po ashtu, këndohet bilbili;

Që ditën që hyri prilli,

Zuri e këndon bilbili,

O bilbil, o zogu i parë,

kënga jote s’ka të sharë.

Këndona, bilbil, këndona,

këndona në baçet tona,

në na zëntë gjumi zgjona.

O bilbil, ta bëra benë, n

ë të gjeça dot folenë.

do t’ta marr ta hedh në lumë,

se na le çupat pa gjumë17

.

do të shihet se imagjinata e poetit, pothuaj, është e nxitur prej imagjinatës së këngëtarit

popullor; se poeti shprehet me figurat e ndjesitë e paraardhësit të tij popullor.

17

Dhimitër S. Shuteriqi, "Kënga e popullit",Naim Frashëri, Tiranë, 1955, f.75.

Page 14: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

14

"Punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë" (Naim Frashëri)

Veçantitë stilistike të poezisë së Naimit

Me Naim Frashërin nis poezia e re shqipe, poezia moderne me kuptimin e vërtetë

të kësaj fjale18

.

Ndër veçantitë stilistike të poezisë së Naim Frashërit hyn edhe përdorimi i

shpeshtë i personifikimeve, i shpirtëzimeve dhe i nervëzimeve. Megjithëse

personifikimi, shpirtëzimi dhe njerëzimi e cilësojnë poezinë tonë romantike, në

përgjithësi, në poezinë e tij ato janë posaçërisht të shpeshta dhe posaçërisht të qëlluara.

Mund të vërehet, ndërkaq, se personifikimet, njerëzimit dhe shpirtëzimit e Naim

Frashërit, shpesh janë të prejardhjes folklorike dhe mitologjike. Duhet të mos harrojmë

nga ana tjetër se ndërgjegjja e lartë patriotike e ka bërë shkrimtarin tonë t’i përgjigjej

shpejt e në kohë nevojave të lëvizjes kombëtare, të mos qëndronte “më limë në dorë”

mbi veprat e tij19

.

Naim Frashëri u drejtohet sendeve, objekteve, vendeve të ndryshme dhe bisedon

me to si të kishin ndjenja e ndërgjegje: i dëgjon, u përgjigjet, i pyet, i lut, i bekon. Posi

krijuesit popullor, edhe ai e gjallëron, ashtu, gjithë natyrën përreth dhe e bën

pjesëmarrëse të përjetimeve të tij.

Përpos krahasimeve, epiteteve, metaforave, simboleve, personifikimeve,

shpirtëzimëve dhe njerëzimeve të shumta me prejardhje folklorike, traditës poetike

popullore në krijimtarinë e Naim Frashërit, jo rrallë i detyron edhe një sërë situatash,

madje, një sërë situatash të ndërtuara me ngarkesa të veçanta artistike. Është e njohur

se Naim Frashëri përdor shumë frazeologji popullore në të gjitha shkrimet e tij. Në të

vërtetë, frazeologjitë janë mjeti më i shpeshtë përmes të cilit spikat takimi i

krijimtarisë poetike të Naim Frashërit. Frazeologjitë në poezinë e tij përdoren me mjaft

natyrësi. Frazeologjia popullore ka përdorim posaçërisht të qëlluar dhe të gjerë në

poemat e tij heroike, Histori e Skënderbeut dhe Qerbelaja, por edhe në poemat e tjera,

më të vogla. Në to, frazeologjitë mund të kenë përdorime të ndryshme poetike. Me to,

18

Dritëro Agolli, "Jeta në letërsi",Naim Frashëri, Tiranë, 1978, f. 201. 19

"Historia e letërsisë shqiptare",Botimi Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Tiranë, 1983, f. 225.

Page 15: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

15

shpesh, përmbyllet figurativisht dhe kuptimisht situate, si, për shembull, në këto vargje

të poemës Parajsa20

.

Nukë vdesin Shqipëtarët,

Janë vet’ata të parët,

dardha nën dardhë bije,

dit’e sotme qe dhe dije,

nukë shuhet njerëzija,

vdes e ëma, rron e bija21

.

Apo, madje, si në këto vargje të Këngës XIX të poemës heroike – fetare Qerbelaja;

Kshu tha dhe uhoq më nj’anë,

Po djajtë gjall nuk’ e lanë,

më nesëret e helmuan,

të- gjorënë dhe’

e mbuluan! ferra bëri trëndafilë,

gal’ e egërë bilbilë!22

.

Vargjet më të shpeshta të poezisë së tij janë vargjet që, njëkohësisht, shquhen edhe

në poezinë popullore: gjashtërrokëshi, shtatërrokëshi, dymbëdhjetërrokëshi,

dhjetërrokëshi, tetërrokëshi dhe tetërrokëshi simetrik. Ai përdor monokolonën,

dyvargëshin, gjashtëshen e skemës ABA-BCC, e të tjera.

20

Rexhep Qosja, "Historia e Letërsisë Shqipe", (Romantizmi III), Rilindje, Prishtinë, 1990, f.88-91. 21

Naim Frashëri, "Parajsa dhe fjala fluturake", Dituria, Bukuresht, 1894, f.88. 22

Naim Frashëri, "Qerbelaja", Dituria, Bukuresht, 1898, f.266.

Page 16: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

16

KREU II

Rëndësia e krijimtarisë gjuhësore të Naimit

Roli i krijimtarisë së Naimit për gjuhën gjithëkombëtare

E gjithë veprimtaria letrare dhe gjuhësore e Naimit mbështetet në bindjen e thellë

se gjuha është një pasuri e vyer kombëtare, që shpreh identitetin e kombit dhe është

mjeti kryesor i zgjimit dhe i forcimit të vetëdijes kombëtare që shpreh identitetin e

kombit dhe është mjeti kryesor i zgjimit dhe forcimit të vetëdijes kombëtare, i

bashkimit të shqiptarëve, i përparimit shoqëror dhe i gjithë ardhmërisë së tyre. Në këto

parime bazë e ka burimin edhe e gjithë puna e Naim Frashërit dhe e rilindësve të tjerë

për të ruajtur pastërtinë e gjuhës shqipe, për ta pasuruar atë me fjalë të burimit vendës

dhe për të krijuar fjalë të reja sipas gjedheve të gjuhës shqipe23

.

Po numri i fjalëve të reja që krijon e kalon Naim Frashëri e që nuk do të kenë

shprehësinë përkatëse kuptimore a stilistike të ndryshoreve të zëvendësuara është fare

i vogël në krahasim me numrin e fjalëve të reja, që ai krijon e që do të kenë përdorim

përkatës kuptimor dhe shprehësi të fortë stilistike në krijimtarinë e tij dhe që do të

mbesin në gjuhën shqipe. Kjo rëndësi e fjalëve të reja që krijon a kallëzon Naim

Frashëri dhe e krijimtarisë së tij në fushë të gjuhës shqipe, përgjithësisht, është aq e

dukshme saqë albanologu i njohur, Norbert Jork, e ka quajtur të arsyeshme të

krahasojë me rëndësinë e krijimtarisëgjuhësore të Laibincit në gjermanishte, të Firenc

Kozincit në hungarishte, të Jozef Jugmanit në çekishte dhe të Vuk Karaxhiqit në

serbishte.

Gjuha e Naim Frashërit, në pjesën më të madhe të rasteve, u shmanget shtampave

të njohura të gjuhës popullore dhe të gjuhës së shkruar përpara tij. Me një qëndrim të

tillë, krijues ndaj gjuhës, përgjegjësisht, kurse ndaj fjalëve, veçanërisht, Naim Frashëri

arrin, ashtu, që, në krahasim me shkrimtarët e letërsisë shqipe, qoftë të vjetër, qoftë,

madje, edhe të romantizmit, të zgjerojë dukshëm mundësitë kuptimore, kumtuese,

figurative, ritmike, melodike, stilistike, edhe estetike të vargut, dhe në përgjithësi të

gjuhës shqipe, ta pasurojë thesarin gramatikor të shqipes. Domethënë: edhe me prirjen

e saj aq të theksuar e aq të frytshme krijuese gjuha e tij bëhet gjuhë që shpreh prirjen

themelore ideore te kohës: prirjen e vetëdijesimit të plotë kombëtar të popullit

23

Seit Mansaku, "Nga Bogdani te Naimi", në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkecave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000, f. 46.

Page 17: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

17

shqiptar. Në saje të kësaj prirje krijuese, sidomos, në fushë të fjalëve e të stilistikës së

tyre ajo bëhet gjuhë që më së miri, në mënyrë historikisht më përkatëse, kuptimisht

dhe stilistikisht më ndikuese, i tregon prirjet historike, shoqërore, ideore dhe morale të

shoqërisë shqiptare. Vetë fjalët e reja që krijon, kalkona merr prej romantikëve të tjerë

të kohës janë aq të rëndësishëm për paraqitjen e botës, për ndjenjat, për gjuhën, saqë

mund të quhen fjalë mendimi: fjalë që përfaqësojnë strukturën shpirtërore dhe morale

të shoqërisë së cilës i drejtohen.

Fjalët e reja që krijon janë fjalë, që merr prej shkrimtarëve të tjerë të kohës,

krahinorizmat, pak a shumë, fjalët plaka që fut në përdorim, fjalët që ua zgjeron, ua

ndryshon, apo ua saktëson kuptimin, fjalët që ua pasuron shprehësinë stilistike-

domethënë risitë leksikore, gramatikore, sintaksore dhe stilistike, që sjell Naimi, në

përgjithësi, përpos për vlerën letrare artistike të veprës së tij janë treguar të

rëndësishme apo, madje, posaçërisht të rëndësishme edhe për gjuhën shqipe, në tërësi.

Në gjuhën e tij fjalët e gjuhës popullore, fjalët folklorike, vetvetiu, do të përjetohen si

fjalë të gjuhës letrare artistike. Trajtat gramatikore, sintaksore, leksikore të gjuhës së

tij, si trajta më të përgjithshme dialektore të toskërishtes, doemos, do të shpejtojnë

zhvillimin e pasurimin e mëtejmë të shqipes dhe do t’i nxisin prirjet përgjithësuese,

gjithëkombëtare, të gjuhës shqipe.

Naim Frashëri nuk ka shkruar gramatika sikur kanë shkruar shkrimtarët e tjerë të

romantizmit: Jani Vreto, Pashko Vasa, Konstandin Kristoforidhi apo, më në fund Sami

Frashëri, e megjithatë, e ka ndihmuar dhe nxitur zhvillimin, pasurimin dhe përsosjen e

gjuhës shqipe shumë më tepër se ata. Për këtë arsye mund të thuhet se gjuha e

krijimtarisë poetike, diturore dhe didaktiko-shkollore të Naim Frashërit shënojnë

nxitjen më të fortë e më të gjerë të procesit gjuhësor të filluar në nismë te Rilindjes

Kombëtare që, në vitin 1971, do të kurorëzohet me formimin e gjuhës së njësuar

shqipe, domethënë të gjuhës letrare kombëtare. Nuk ka dyshimse një rol të tillë

gjuhësor në gjuhën e popullit të vet mund ta luajnë vetëm krijuesit e mëdhenj letrar.

Me të gjitha veçoritë gjuhësore, stilistike, artistike dhe historiko-letrare të veprës

së tij, më të cilën mendërisht shënohet epoka më e rëndësishme në historinë e popullit

shqiptar-epoka e çlirimit e të shprehjes më krijuese të energjisë së tij shpirtërore, Naim

Frashëri është një krijues i tillë: krijuesi deri sot më i madh në historinë e letërsisë

shqipe24

.

24

Rexhep Qosja, "Historia e Letërsis Shqipe", Romantizmi III, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 288-292.

Page 18: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

18

Fjalët e reja dhe ndërtimi ritmik i vargut

Me disa prej fjalëve të reja që krijon vetë apo që merr prej romantikëve të tjerë,

veçanërisht, prej Jani Vretos prej Konstandin Kristoforidhit dhe prej të vëllait Samiut,

ndonjëherë Naim Frashëri do të zgjidh çështje të ndërtimit ritmik të vargjeve. Fjalët e

reja, në mënyrë të veçantë fjalët e reja të përbëra, si fjalë të një ndërtimi të ri, të

papritur, vetvetiu, do të bëjnë të mundshëm apo, madje, do ta kushtëzojnë edhe një

ndërtim të ri ritmik të vargut. Sikundër mund të jenë fjalë qendrore të fushës

kuptimore apo të fushës estetike të tekstit në të cilin përdoren po ashtu, fjalët e reja,

posaçërisht, fjalët e reja të përbëra, mund të jenë fjalë qendrore që e drejtojnë ritmin,

në të vërtetë që e përcaktojnë theksin ritmik të vargut, të strofës apo të vjershës në

tërësi. Kështu, për shembull, fjala e përbërë fatbardhësuar, e përdorur në fund të

vargjeve të poshtë shënuara, bëhet fjalë, që bart peshën ritmike të të tri vargjeve, në

fund të të cilave vjen. Në të derdhet fuqia ritmike e strofës:

Kish ahere Shqipërija,

gjithë ç’kërkon njerëzija,

Zot i math e kish uruar,

pa ishte fatbardhësuar25

Vetëm në saj të fjalës së re fatbardhësuar Naimi arrin që vargut të fundit, të katërt

t’i jap përfundim të prirjes anapestike dhe, në këtë mënyrë, pas vargjeve të prirjes

trokeike, ta thyej njëtrajtësinë e vargjeve paraprake dhe, ashtu ta shtojë larminë

ritmike. Nevojën krijuese për rimë të re dhe kumbuese, përpos të tjerash, eplotësojnë

sidomos, fjalët e reja të krijuara me prapashtesat ore, apo, si në vargjet pasuese, si:

Hysejni’ është dashurja,

Që fatbardhëson,

Buron soje miqësija,

Që na lartëson26

.

25

Naim Frashëri, "Parajsa dhe fjala fluturake",Dituria, Bukuresht, 1894, fq. 71-72. 26

Naim Frashëri, "Luletë e Verësë",Dituria, Tiranë, 1886, f. 24.

Page 19: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

19

Fjala, mendimi, ndjenja dhe vlerësimi

Idealizimi i jetës baritore shqiptare është gjithashtu në frymën patriotike dhe synon

zhvillimin e thellimin e ndërgjegjes kombëtare në shtresat më të gjera të popullsisë

shqiptare, si kusht të parë të domosdoshëm për një aktivitet të gjerë çlirimtar.

Patriotike është edhe dëshira e madhe e Naimit për përhapjen e arsimit e të kulturës në

popullin shqiptar, për emancipimin e shoqërisë shqiptare27

.

Në poezinë, në prozën historike, filozofike apo, madje, didaktiko-shkollore, të

Naim Frashërit, fjalët e reja, purizmat, fjalët plaka të nxjerrura prej harresës,

krahinorizmat, fjalët e përdorura me kuptim të zgjeruar, të ndryshuara apo të

saktësuara, shumëherë, kanë shprehësi të spikatur dhe luajnë rolin e figurave

leksikore. Duke u pasuruar me mendime e më e me kuptime ato, njëkohësisht, e

përtërijnë dhe në shprehësi e në figurshmëri gjuhën e tij. Janë të shumtë shembujt, që

dëshmojnë se si me fjalët e reja, të krijuara duke u nisur besnikërisht prej rrënjëve të

fjalëve popullore, Naim Frashëri arrin dy qëllime, njërin prej të cilëve është qëllim i

gjuhëtarit, kurse tjetri qëllim i poetit: arrin të ndriçojë më mirë kuptimin e fjalës dhe të

thellojë më tepër rolin e saj shprehës estetik.

Por Naimi është në radhë të parë modelues i lirikës në vetëdijen poetike shqiptare.

Ai bëhet në të njëjtën kohë misionari i idealit kombëtar dhe hartuesi i një misticizmi

oriental në poezinë shqipe28

.

Disa prej fjalëve të reja që Naim Frashëri krijon vetë apo, mandej, që merr prej

romantikëve të tjerë sikundër janë, për shembull, fjalët: mëmëdhe, mëmëdhetar, komb,

njerëzi, robëri, urtësi, mësim, mërgim, ligjërim, padije, kusëri, e të tjera të ngjashme,

rëndom, janë fjalët që ushtrojnë ndikim krijues mbi fjalët e tjera të kontekstit

gramatikor dhe kuptimor në të cilin përdoren; ato përfaqësojnë, sikundër do të thoshin

gjuhëtarët, qendrën e fushës gjuhësore. Prej rolit mbizotërues kuptimor dhe estetik që

mund të luajnë këto fjalë në vargun, në strofën, në vjershën, në fjalën, apo më në fund,

në ligjërimin, përgjithësisht, mund të shihet se në çka krejt është përqendruar kërshëria

e krijuesit; çka e intereson, çka dëshiron, çka dëshiron etj. Kështu, fjala vjen te poema

Histori e Skënderbeut, fjala mëmëdhe është fjalë në të cilën përmblidhet kuptimi dhe

ndjenja që ato bartin, domethënë është fjalë ideo-stilistikisht e mbingarkuar.

27

"Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi", Naim Frashëri,

Tiranë, 1983, f. 50. 28

Arjan Llanaj, "Esenca e misticizmës-dashuria, natyra dhe krijimtaria letrare e Naim Frashërit", në:

“Poeteka”-revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18-verë, Përmet, 2011, f. 44.

Page 20: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

20

Njeriu kudo të rronjë,

Nuk’ e harron mëmëdhenë,

Zogu le të fluturonjë,

Po nërment e ka folenë 29

.

Të përbëra prej emrit dhe prej mbiemrit, domethënë prej emrit që shënon kuptimin

dhe prej mbiemrit që shënon cilësinë a sasinë e tij ato, njëkohësisht, e tregojnë

qëndrimin e tregimtarit ndaj pamjes së paraqitur:

Në fushatë lule-shumë,

Lumenj vrap-mëdhenj pa gjunë,

Shkoninë duke kënduar,

Me kanisk të math në duar30

.

Përmbajtjet e reja mendore, detyrimisht, do ta shtrëngojnë Naim Frashërin që të

krijojë fjalë të reja me të cilat do t’i shpreh ato.

Përveshin llërat e bardha dhe të majm’ e të perendijta,

Pulpazët bukuroshe, e këmbëzët e kërthijta31

.

Mërkur, Adërditë, dhe Mar,

Vinë rreth me zemër plot zjar,

Pas atyre Shëtuni vjen,

Dhe pas atij moti ç’këlqen32

.

E kish mbuluar fe-zija,

njeri s’e doj njerinë,

mbretëronte e padija,

nuk ishte si taninë 33

.

29

Naim Frashëri, "Histori e Skenderbeut",Dituria, Tiranë, 1953, f. 33. 30

Naim Frashëri, "Parajsa dhe fjala fluturake", Dituria, Bukuresht, 1894, f. 69. 31

Naim Frashëri, "Bagëti e Bujqësija",Drita, Bukuresht , 1886, f. 19. 32

Naim Frashëri, "Vjersha për mësonjëtoret të para",Drita, Bukuresht, 1886, f. 60. 33

Naim Frashëri, "Histori e Skënderbeut,Dituria, Tiranë, 1953, f.53.

Page 21: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

21

PËRFUNDIM

Naimi lindi më 1846, në kohën kur lëvizja jonë kombëtare po njihet manifestimet

e saj të para me veprat e Veqilhaxhit, De Radës e ndonjë tjetri. Është koha kur

marrëdhëniet e popullit tonë më Turqinë po ashpërsohen shumë: një mot pas lindjes së

Naimit plasi kryengritja e fshatarësisë së Mallakastrës e të Kurveleshtit, ushtima e së

cilës që e madhe në tërë Shqipërinë. Frashëri, vendlindja e poetit, ishte në qendër

feudale, dikur e fortë po që tani e kishte humbur shumë rëndësinë e mëparshme. Naim

Frashëri ishte dhe një qendër bektashiane dhe vjershëtorësh bektashianë, si Dalipi dhe

Shahini.

Naimi lindi në një shtëpi bejlerësh timariotë, që jetonin më shumë me

mercenarizëm se me prona. I ati, Halid beu, e sidomos i vëllai më i madh, Abdyli

(1839-1892), pas zhdukjes së mercenarizimit në Turqi, ishin bërë tregtar e nëpunës.

Në jetën e poetit mund të dallojmë dy faza: a) faza e parë shkon gjerë më 1882: b) e

dyta nis këtu e mbaron me vdekjen e tij. Në këtë fazë ai u bë fytyramë e ndritshme e

Rilindjes sonë Kombëtare. Naimi i filloi mësimet te hoxha i fshatit, në Frashër: mësoi

pak turqisht dhe arabisht. Që i vogëli nisi dhe të vjershërojë sipas shembullit të

bejtexhinjve të vendit. Më 1865 familja e tij u vendos në Janinë, ku Abdyli ish

nëpunës aty. Edhe pse 19 vjeç, Naimi hyri në gjimnazin Zosimea.

Këto studime të mesme kanë një rëndësi të madhe për jetën e tij, sepse poeti dhe

patrioti i ardhshëm njohu tani letërsinë klasike greko-latino, mori kontakt me kulturën

moderne të Evropës, njohu edhe shkencat. Zosimea ishte një shkollë e përparuar për

kohën. Aty poeti ra në kontakt me iluminizmin frëng, për të cilin ruajti kurdoherë një

admirim të madh. Nga ana tjetër, në Janinë shumë i gjallë kujtimi i Ali pashë

Tepelenës, që u përpoq të krijojë një shtet shqiptar më vete.

Ngjarjet e viteve 1878-1881, Naimin e gjetën pra nëpunës të vogël në jug të

Shqipërisë. Me sa duket, ai nuk e mori vetëm pjesë në organizimin e disa mbledhjeve,

që u bënë në Frashër dhe Janinë për t’i ardhur në ndihmë Lidhjes së Prizrenit, po ishte

edhe vetë ndër krijuesit e kësaj Lidhje, që pat për udhëheqës kryesor të vëllain e tij më

të madh, Abdylin.

Veprën e tij letrare-gjuhësore, filozofike-morale dhe shkollore, Naim Frashëri e ka

mbështetur në vlerat shpirtërore mbi të cilat është ndërtuar dhe në saj të të cilave me

shekuj është mbajtur kultura shpirtërore e popullit e që janë: ideali i lirisë, qëndresa,

mosdurimi i padrejtësisë, nderi, besa, përkushtimi ndaj të vërtetës, përgjegjësia e njërit

për shumicën dhe anasjelltas.

Page 22: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

22

Naim Frashëri në veprën e tij ka krijuar njeriun e ditur, të karaktershëm, të

qytetëruar, i cili bashkon dijen me natyrën, mendjen me nderin, aftësinë me

përgjegjësinë dhe i cili, në saj të këtyre cilësive të larta, i kupton gjërat dhe nevojat e

vendit, e kuptimëson jetën dhe e fisnikëron shoqërinë.

Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik të

kulturës shqiptare, duke krijuar gjedhen (modelin) e një kulture të vetveten, që do të

thoshte, nga njëra anë, shkëputjen e saj përfundimtare prej traditës utilitare-didaktike.

Me veprën e tij poetike Naimi i ktheu të ripërtëritur shqipes magjinë e verbit poetik që

ajo kish dëshmuar, sidomos përmes krijimit folklorik të të gjithë arealit të saj, duke

përvijuar njëherësh edhe relievin tipologjik të poezisë shqipe të kohës së tij dhe

përkëtej saj.

Naim Frashëri është një themelvënës i madh dhe një reformator i madh. Ai

themeloi një sistem të ri artistik në letërsinë shqipe; ai do të vinte bazat e sistemit të

vjershërimit të shqipes moderne, duke e përtëritur atë me risinë dhe hirin e verbit të tij

poetik, do të pasuronte prozodinë shqipe dhe larminë e zhanreve poetike, do të

kultivonte epin, poemën liriko-epike, lirikën e mirëfilltë, duke themeluar traditën e

stilit lirik në poezinë shqipe dhe ç’është më e rëndësishmja do t’i jepte letërsisë

karakterin polifunksional të shprehjes artistike, të përjetimeve subjektive dhe të

përsiatjeve filozofike-metafizike deri në cakun e përjetimit mistik të tyre, duke i kthyer

shqipes funksionin estetik të shprehjes plastike, polisemike dhe vetërefleksive. Ky

ishte një ndryshim tipologjikisht i motivuar drejt një sistemi tipologjikisht kompleks të

formave poetike.

Kontributi më i madh i rilindësit tonë kombëtar Naim Frashërit është ruajtja dhe

pasurimi i gjuhës shqipe. Puna që bëri Naim Frashëri dhe rilindasit të tjerë për të

ruajtur pastërtinë e gjuhës shqipe, për ta pasuruar atë më fjalë të burimit vendës dhe

për të krijuar fjalë të reja sipas gjedheve të gjuhës shqipe, ata synonin në këtë mënyrë

të ndjeshme me fjalë të reja dhe u çlirua nga shumë ndërtime të huaja, të panevojshme,

duke u forcuar më tej identiteti i saj si gjuhë e veçantë e karakteri kombëtar i saj. E

thënë ndryshe, Naimi e shqiptarizoi më tej gjuhën shqipe.

Puna e Naim Frashërit dallohet edhe në faktin se ai lëvroi dhe formoi gjuhën

letrare kombëtare me ndikimin që kanë ushtruar veprat e tyre në historinë dhe kulturën

kombëtare. Naimi që në kohën e tij pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, u bë

poeti më i lexuar dhe më i mësuar përmendësh nga shqiptarët. Veprat e tij kanë

qëndruar dhe qëndrojnë pothuajse në çdo shtëpi shqiptare dhe kanë luajtur një rol të

rëndësishëm në mbrujtjen e vetëdijes kombëtare, në njohjen dhe në përhapjen e

gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës kombëtare, në njohjen dhe në përhapjen e gjuhës, të

Page 23: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

23

letërsisë dhe të kulturës shqiptare, duke merituar plotësisht cilësimet “mësues i

kombit”, “poet kombëtar”, dhe “apostull i shqiptarizmës”.

Naimi ngriti vlerat e fjalës shqipe në rrafshin e gjuhës së poezisë e të artit të

vërtetë, duke vënë në bazë të gjuhës së poezisë gjuhën popullore dhe se forca e fjalës

në poemën e Naimit nuk qëndron në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj, por në ato

marrëdhënie asociative ose tek aureola emocionale që u jep atyre konteksti në të cilin

përdoren. Për gjuhën e Naimit dhe Naimi për gjuhën është shkruar shumë, nga shumë

studiues, qoftë edhe me kënde të ngushta, veçanërisht për tiparet e saj të përgjithshme,

si shkalla e përfaqësimit të shqipes së kohës e veçanërisht të toskërishtes, gjerësia e

bazës popullore në leksik, në sintaksë e në formën e brendshme, atributi për të qenë

modeli a “paragjuha” e standardit të sotëm të shqipes, vlerat stilistike të disa mjeteve

të veçanta të shprehjes gjuhësore e tiparet e stilit të Naimit, mjeshtëria e Naimit për t’i

përdorur këto mjete në përputhje me përmbajtjen dhe me sistemin ideoestetik të

krijuesit të tij.

Në këtë rrugë letërsia shqipe e traditës, pa përpunuar ndonjë platformë estetike, i

dha shtat romantizmit, rrymës më të qartë e më të qëndrueshme të historisë së saj.

Brenda këtij zhvillimi thuajse gjithëpërfshirës, bie në sy pa shumë vështirësi se

hapësirat, ku mori jetë romantizmishqiptar ishin mjaft të shpërndara: poetët arbëreshë,

siç dihet, jetuan e punuan në vise të Italisë së Jugut. Naimi me shokë ndër kolonitë

shqiptare të Stambollit, të Egjiptit e të Rumanisë, ndërsa Fishta, Mjeda e të tjerë në

Gropë të Shkodrës. Më anë tjetër, ligjërimi poetik i veprave tona të romantizmit u

krijua me një shqipe, e cila, megjithatë, ndryshonte në veçoritë e saj fonetike,

leksikore e gramatikore. De Rada, Dara e Skiroi shkruan me të folmet arbëreshe,

nëndialekte toske, që për shumë arsye kishin mbetur arkaike, gati të pakuptueshme,

madje edhe për shqiptarët jugorë.

Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e me

pas edhe atij persisht, duke botuar më vonë me sukses edhe një përmbledhje lirikash

Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i

madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së

cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë

shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që

entuziazmoi patriotët shqiptarë.

Naimi njohu kulturat e mëdha, ato të hershme dhe ato modern. Mjafton, të lexojmë

me vëmendje veprën e tij kryesore Bagëti e Bujqësi, për të pohuar që burimi gjendet

në traditën e kulturës klasike greke dhe latine. Poezia lirike e Naim Frashërit, dihet,

nuk ka vetëm larminë e ideve dhe të motiveve, por 38 edhe larmi të madhe në

Page 24: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

24

strukturën e vjershës, në metrin e vargut, në ndërtimin e strofave, rimave, që shënojnë

një hap të mirë përpara të letërsisë shqipe, sa i takon përsosjes së shprehjes artistike.

Tematika patriotike dhe sociale progresive edhe e lirikës së Naimit shënon

emancipimin e poetit dhe lirimin e tij nga influksi i poezisë ëndërrimtare persiane dhe

orientale në përgjithësi, në një anë, dhe në anën tjetër, kjo tematikë, bashkë me

pastrimin e shkëlqyeshëm të gjuhës, në rend të parë nga ajo mori fjalësh e shprehjesh

turke, arabe e persiane.

Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më

pas “Dituria” (1884- 1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për

shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente

si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

Përveç kësaj ai futi dhe fjalë të reja apo neologjizma duke e pasuruar fjalorin shqip me

fjalë shqipe.

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë

filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Shkroi dhe proza për të vegjëldhe bëri disa

përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb

panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizimin e Dekartit dhe si

pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e plotë në

shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe

i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij

dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të

qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një

veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, si mendimtar e politikan. E gjithë

veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe

përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit.

Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë

në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë,

emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një “demokraci prej pleqet”,

pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën,

trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për

miqësi me fqinjët në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e

racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe

kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen

evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua). Ndikimi i Naim

Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të

kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan

gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të

Page 25: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

25

ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa

botime kritike shkencore të veprave të 39 Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë

shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhërqë

mban emrin e poetit kombëtar.

Page 26: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

26

Literatura

I.Qosja Rexhep, "Panteoni i rralluar", Naim Frashëri, Tiranë, 1988.

II.Qosja Rexhep, "Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot", në: “Studime

filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë,

2000.

III.Pollo Stefanaq, "Naim Frashëri-veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare", në:

“Studime filologjike”, nr. 4, Tiranë, 1990.

IV. Uçi Alfred, "Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi: Naim Frashëri,

Gjergj Fishta, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Migjeni", Vatra, Shkup, 2003.

V. Hysa Mimosa, "Trishtimi në poezinë e Naimit", në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e

kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18, Përmet, 2011.

VI. Fortino Costante Italo, "Naim Frashëri: kufij letrarë dhe pikëpamje krahasuese", në: “Studime

filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000,

Tiranë.

VII. Xhuvani Aleksandër & Cipo Kristaq, "Fillime të stilistikës dhe letërsisë së përgjithshme",

Rilindja, Prishtinë, 1982.

VIII. Leka Silvana, "Interpretime të koncepteve “Zemër”, “Krijues” dhe “Dashuri” në poezinë

me frymë mistike të Naim Frashërit", në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe kulturës poetike-viti i

shtatëi botimit-nr. 8, Përmet, 2011.

VIII. Qosja Rexhep, "Historia e Letërsisë Shqipe" (Romantizmi III), Rilindja, Prishtinë 1990.

IX. Hamiti Sabri, "Vepra 8", Faik Konica, Prishtinë.

X. Qosja Rexhep, "Historia e letërsisë shqipe", Romantizmi I, Prishtinë, 1984.

XI. Frashëri Naim, "Histori e Skënderbeut",Dituria, Tiranë, 1953.

XII.Frashëri Naim, "Qerbelaja",Dituria, Bukuresht, 1898.

XIII.Frashëri Naim, "Parajsa dhe fjala fluturake",Dituria, Bukuresht, 1894.

XIV.Shuteriqi S. Dhimitër, "Kënga e popullit",Naim Frashëri, Tiranë, 1955.

XV.Agolli Dritëro, "Jeta në letërsi",Naim Frashëri, Tiranë, 1978.

XVI. "Historia e letërsisë shqiptare",Botimi Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1983.

XVII. Qosja Rexhep, "Historia e Letërsisë Shqipe", (Romantizmi III), Rilindje, Prishtinë, 1990.

XVIII.Mansaku Seit, "Nga Bogdani te Naimi", në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e

Shkecave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000.

Page 27: UNIVERISTETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI’’ Vataj... · Naimi në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por

27

XIX. "Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi",

Naim Frashëri, Tiranë, 1983.

XX. Llanaj Arjan, "Esenca e misticizmës-dashuria, natyra dhe krijimtaria letrare e Naim

Frashërit", në: “Poeteka”-revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18-verë,

Përmet, 2011.

XXI.Frashëri Naim, "Histori e Skenderbeut",Dituria, Tiranë, 1953.

XXII.Frashëri Naim, "Bagëti e Bujqësija",Drita, Bukuresht , 1886.

XXIII.Frashëri Naim, "Vjersha për mësonjëtoret të para",Drita, Bukuresht, 1886.