33
PROGRAMI I TRAJNIMIT KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet nga 3 module: - Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. - Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. - Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën më poshtë: Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj Modulet Numri i orëve të modulit Numri i seancave në sallë Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. 18 orë 6 seanca Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. 18 orë 6 seanca Vlerësimi i arritjeve nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca TOTAL 54 orë 18 seanca 1

Arsimi fillor programi i trajnimit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Arsimi fillor programi i trajnimit

PROGRAMI I TRAJNIMIT

KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ

Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë

Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet

nga 3 module:

- Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në

rezultate të nxëni për secilën lëndë.

- Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit.

- Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3.

Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën

më poshtë:

Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj

Modulet Numri i orëve të

modulit

Numri i seancave në

sallë

Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave,

si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për

secilën lëndë.

18 orë 6 seanca

Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor

dhe situatat e të nxënit.

18 orë 6 seanca

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca

TOTAL 54 orë 18 seanca

Përfituesit e këtij trajnimi

Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë:

- mësuesit e ciklit fillor;

- drejtuesit dhe zëvendësdrejtorët që mbulojnë ciklin fillor pranë shkollave 9-vjeçare të

arsimit fillor;

- specialistët e DAR/ZA-ve që mbulojnë arsimin fillor;

- pedagogët e fakulteteve të mësuesisë të ciklit fillor.

1

Page 2: Arsimi fillor programi i trajnimit

PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL

MODULI 1

Tema: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në

rezultate të nxëni për secilën lëndë.

Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në trajnim:

- shqyrton elementet dhe risitë e programeve të shkallës së parë dhe të dytë të ciklit fillor;

- analizon lidhjen mes Kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve të ciklit

fillor;

- analizon rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe duke i përthyer në planifikim vjetor;

- aftësohet për integrimin e fushave kurrikulare me njëra-tjetrën sipas tematikave të

programeve të ciklit fillor;

- analizon elementet e përbashkëta mes lëndëve që përbëjnë një fushë;

- propozon mundësi për trajtimin e temave ndërkurrikulare në lëndë të ndryshme të ciklit

fillor;

- vlerëson njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për çdo program lidhur me realizimin e

kompetencave të secilës fushë të nxëni.

Tema e çdo seance

a) Seanca 1: Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë.

kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare.

b) Seanca 2: Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të

nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e tyre të të nxënit, tematikat e programeve

lëndore.

c) Seanca 3: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion

të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe

“Matematika”.

d) Seanca 4: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion

të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe

mjedisi”.

2

Page 3: Arsimi fillor programi i trajnimit

e) Seanca 5: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion

të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sporti dhe

shëndeti”.

f) Seanca 6: Planifikimi mujor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve.

Përshkrimi i përmbajtjes së modulit

Moduli “Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në

rezultate të nxëni për secilën lëndë” jep në mënyrë të sintetizuar specifikat që ka

kurrikula e re e arsimit fillor; analizon shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës bërthamë;

interpreton temat ndërkurrikulare; trajton përmbajtjen e fushave kurrikulare: Gjuhët

dhe komunikimi, Matematikë, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Artet,

Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti1.

Nëpërmjet secilës seancë, pjesëmarrësit do të njihen me kompetencat kyçe dhe

rezultatet e tyre të nxënit, temat ndërkurrikulare dhe kompetencat e fushave të të

nxënit, të cilat në mënyrë të përmbledhur jepen në vijim.

KOMPETENCAT E LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE

Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme.

Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar.

Të lexuarit e teksteve të ndryshme.

Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale.

Përdorimi i drejtë i gjuhës.

KOMPETENCAT E LËNDËS SË MATEMATIKËS

Zgjidhja e situatës problemore.

Arsyetimi dhe vërtetimi matematik.

Të menduarit dhe komunikimi matematik.

Lidhja konceptuale.

Modelimi matematik.

KOMPETENCAT E FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS

Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre.

Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore. 1 Nga fusha “Teknologjia dhe TIK-u”, lënda e Teknologjisë është e përfshirë brenda fushës “Shkencat e natyrës”.

3

Page 4: Arsimi fillor programi i trajnimit

Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës.

KOMPETENCAT E FUSHËS “ SHOQËRIA DHE MJEDISI”

Personale

Sociale

Qytetare

KOMPETENCAT E FUSHËS SË ARTEVE

Krijimi artistik

Performimi artistik

Vlerësimi artistik

KOMPETENCAT E FUSHËS SË EDUKIMIT FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI

Zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive.

Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive.

Përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm.

KOMPETENCAT E FUSHËS SË TIK-ut DHE TEKNOLOGJISË

Teknologjia dhe bota e kompjuterit.

Përpunimi digjital i të dhënave.

Komunikimi grafik.

Strukturat dhe materialet teknologjike.

Teknologjia dhe veprimtaria ekonomike.

Etika dhe kushtet e sigurta në shkollë dhe jashtë saj.

Moduli trajton tematikat përmbajtësore të fushave të të nxënit, të cilat krijojnë kushte që

nxënësi t’i ndërtojë dhe t’i zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion

të kompetencave të fushave dhe kompetencave kyçe.

Planifikimi i kurrikulës përqendrohet në domosdoshmërinë e zbërthimit të

programeve nga mësuesi. Moduli, gjithashtu, ndalet në elementet e reja të

planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie dhe fleksibiliteti

për t’u ardhur më mirë në ndihmë interesave të nxënësve.

Fjalët kyçe: Kornizë kurrikulare, kurrikul bërthamë, fushë të nxëni, kompetencë,

kompetencë kyçe, kompetenca fushe/ lënde, temë ndërkurrikulare, tematikë, planifikim

kurrikular.

4

Page 5: Arsimi fillor programi i trajnimit

Metodologjia e zbatimit të modulit

Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për

secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që

do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më

poshtë:

Tema e seancës Metoda Mjetet

Seanca 1

Vendi që zë cikli fillor

në Kornizën kurrikulare

dhe në kurrikulat

bërthamë.

Kompetencat kyçe,

fushat e të nxënit dhe

temat ndërkurrikulare.

Ushtrim. Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të

pavarur elementet kryesore të kurrikulës

ekzistuese të ciklit fillor.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila.

Prezantim nga trajneri i elementeve të

kurrikulës së re me qasje kompetencat.

Bimer, laptop,

prezantimi në PPT.

Përgatitja e tabelës krahasuese mes kurrikulës

ekzistuese dhe kurrikulës së re.

Kurrikula

bërthamë e ciklit

fillor ;

Programet e ciklit

fillor sipas

fushave;

flipçart, lapustila,

ngjitëse muri

Seanca 2

Shkalla 1 dhe 2 e

kurrikulës.

Veçoritë dhe të

përbashkëtat e tyre.

Fushat e të nxënit,

kompetencat e fushave,

rezultatet e të nxënit,

tematikat e programeve

lëndore.

Punë në grup: Pjesëmarrësit ndahen në 2

grupe. Për secilën shkallë kurrikulare ata do të

organizojnë materialin e mëposhtëm:

- Fushat e të nxënit.

- Kompetencat e fushave.

- Rezultatet e të nxënit.

- Tematikat e programeve lëndore dhe

sasinë e orëve të sugjeruara.

Kurrikula

bërthamë.

Programet

përkatëse sipas

fushave.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila,

ngjitëse muri

Pjesëmarrësit bëjnë prezantimet dhe

mirëpresin komentet e grupit tjetër.

Në fund, me ndihmën e trajnerit nxjerrin

5

Page 6: Arsimi fillor programi i trajnimit

veçoritë dhe të përbashkëtat e të dy shkallëve.

Seanca 3

Zbërthimi i njohurive,

shkathtësive dhe

qëndrimeve të

tematikave në funksion

të realizimit të

kompetencave të

fushave përkatëse:

“Gjuhët dhe

komunikimi” dhe

“Matematika”.

Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit

ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë

njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e

një tematike nga lënda e Gjuhës shqipe ose e

Matematikës

Programi i

“Gjuhës shqipe”

dhe i

“Matematikës”.

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila

Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të

jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre

programeve? Diskutime

Seanca 4

Zbërthimi i njohurive,

shkathtësive dhe

qëndrimeve të

tematikave, në funksion

të realizimit të

kompetencave të

fushave: “Shkencat e

natyrës” dhe “Shoqëria

dhe mjedisi”.

Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit

ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë

njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e

një tematike nga lënda e Diturisë së natyrës

dhe Edukimit për shoqërinë.

Programi i

“Diturisë së

natyrës” dhe

“Edukim për

shoqërinë”.

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila

Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të

jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre

programeve? Diskutime

Seanca 5

Zbërthimi i njohurive,

shkathtësive dhe

qëndrimeve të

tematikave në funksion

të realizimit të

kompetencave të

fushave: “Artet” dhe

“Edukimi fizik, sportet

dhe shëndeti”.

Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit

ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë

njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e

një tematike nga lënda e Edukimit muzikor,

Artit pamor, Teatrit dhe kërcimit, Edukimit

fizik, sportit dhe shëndetit.

Programi i

“Edukimit

muzikor”, “Artit

pamor”,

“Edukimit fizik,

sportit dhe

shëndetit”.

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila

6

Page 7: Arsimi fillor programi i trajnimit

Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të

jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre

programeve? Diskutime

Seanca 6

Planifikimi vjetor dhe

tremujor. Analiza e

formateve të këtyre

planifikimeve.

Prezantim nga trajneri i formateve të

planifikimit.

Formatet e

planifikimit mujor

dhe vjetor.

Ushtrim

Punë në grupe. Pjesëmarrësit do të ndahen në 6

grupe që përkojnë me fushat e të nxënit për

hartimin e planifikimit tremujor.

Programi i njërës

lëndë të ciklit

fillor, stilolaps,

flipçart, lapustila.

fletë pune për

formatet e

planifikimit

Prezantime të punës në grup

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë dhe

nxjerrin përfundime.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila

Detyra për pjesëmarrësit në trajnim

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:

- Modeli i planifikimit 3-mujor për 2 lëndë.

- Modele të temave të integruara mes lëndëve të ciklit fillor.

7

Page 8: Arsimi fillor programi i trajnimit

Fletë pune 1

Planifikimi 3 mujor i lëndës _______________________

Tematikat/

Kompetencat

Këtu vendosen

emërtimet e

tematikave/

kompetencave dhe

orët që do të

realizohen në raport

me orët e

parashikuara në

program.

Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës

Shtator – dhjetor

Orët .......

Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës (temat) që do të

zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë/ kompetencë.

8

Page 9: Arsimi fillor programi i trajnimit

MODULI 2

Tema: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit

Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në trajnim:

- analizon parimet e mësimdhënies bazuar në kompetenca, si dhe vlerëson rolin e kësaj

mësimdhënieje në procesin e të nxënit dhe arritjet e nxënësve;

- analizon mundësitë që krijon kurrikula e re për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të

ndryshme mësimore etj.;

- dallon dhe interpreton hapat procedurialë për hartimin dhe planifikimin e situatës së të

nxënit;

- zhvillon praktikisht një model situate të nxëni në disa lëndë të ciklit fillor;

- vlerëson rolin e punës në grup me kolegët e shkollës së vet apo dhe të shkollave të tjera,

për planifikimin e situatave të të nxënit.

Tema e çdo seance:

a) Seanca 1: Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor.

b) Seanca 2: Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike.

c) Seanca 3: Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme; materialet didaktike

që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies.

d) Seanca 4: Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej lëndëve të

ciklit fillor

e) Seanca 5: Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni.

f) Seanca 6: Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të

integruar.

Përshkrimi i përmbajtjes së modulit

Ky modul përqendrohet në metodologjinë e mësimdhënies që kërkon kurrikula e bazuar në

kompetenca dhe mënyrën se si ndërtohet dhe zbatohet një situatë të nxëni.

Kurrikula e re e bën mësuesin kërkues dhe e nxit të jetë gjithmonë në kërkim të gjetjes së

situatave të të nxënit, të veprimtarive dhe të metodave të përshtatshme që lehtësojnë të nxënët

e nxënësve.

Mësuesi i ciklit fillor i harton vetë planet mësimore vjetore të të gjitha lëndëve që jep mësim

në një vit shkollor. Ky proces i mundëson mësuesit të bëjë integrimin ndërlëndor që në fazën

9

Page 10: Arsimi fillor programi i trajnimit

e shkrimit të planit dhe të krijojë ditë mësimore të integruara. Nga ana tjetër, në hartimin e

planit mësimor vjetor, në shpërndarjen e orëve mësimore dhe në shtrirjen e temave njëra pas

tjetrës, mësuesi ka lirinë t’i trajtojë këto tema kur dhe si e shikon të arsyeshme.

Në dorën e mësuesve është lënë edhe përcaktimi i natyrës së zhvillimit të temave të mësimit.

Vetë mësuesi përcakton sa orë dhe tema mësimore do t’i bëjë në formën e projekteve

kurrikulare, sa do t’i zhvillojë në mjedise të tjera, jashtë klasës, cilat materiale dhe burime

didaktike i duhet të shfrytëzojë përveç tekstit të nxënësit, ç’detyra do t’u japë nxënësve dhe

ç’punime do t’i fusë në portofolin e tyre të të nxënit.

Në këtë proces të rëndësishëm, nxënësit kërkohet të vihen në mënyrë sistematike në situata të

nxëni, ku i kërkohet të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë, të mendojë në mënyrë kritike,

të mbajë përgjegjësi, të udhëheqë një proces etj., aftësi këto që i ofron përmbajtja e kurrikulës

së re.

Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, zbaton dhe integron njohuritë dhe aftësitë

gjuhësore, fiton aftësi inteletuale të nevojshme për të zhvilluar të menduarit krijues dhe kritik.

Në ciklin fillor një situatë e krijuar të nxëni mund të përdoret në më shumë se një lëndë.

Fjalët kyçe: Mësimdhënie e bazuar në kompetenca, mësimdhënië kontekstuale, mësimdhënie

e integruar, situatë të nxëni, rezultate të nxëni, ditë mësimore.

Metodologjia e zbatimit të modulit

Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për

secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që

do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më

poshtë:

Tema e seancës Metoda Mjetet

Seanca 1

Metodologjitë e

mësimdhënies në ciklin

fillor.

Punë individuale

Pjesëmarrësit shënojnë në një fletë metodat e

mësimdhënies që përdorin aktualisht në ciklin

fillor.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila.

Prezantim nga trajneri

Metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit

kontekstual në ciklin fillor.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT.

Punë në grup Fletë pune,

10

Page 11: Arsimi fillor programi i trajnimit

Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet

mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies

kontekstuale.

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca 2

Të nxënit nëpërmjet

situatave konkrete e

praktike.

Prezantim nga trajneri

Të nxënit me situata dhe karakteristikat

kryesore të mësimdhënies me kompetenca.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT

Punë në grup

Secili grup përcakton karakteristikat e

mësimdhënies bazuar në kompetenca në njërën

prej fushave të të nxënit të ciklit fillor.

Programet e ciklit

fillor, stilolaps,

flipçart, lapustila

Prezantime të punës në grup

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletë pune,

stilolaps, flipçart,

lapustila

Seanca 3

Planifikimi i situatave

të të nxënit në lëndë të

ndryshme.

Materialet didaktike që

përdor mësuesi gjatë

mësimdhënies.

Prezantim nga trajneri

Situatat e të nxënit në një temë mësimore; në

një grup temash; në një tematikë;

Situatat e të nxënit në një lëndë apo për një

mësimdhënie të integruar

Materiale didaktike shtesë që përdor mësuesi

Bimer, laptop,

prezantimi në PPT

Diskutime me pjesëmarrësit

Diskutime me pjesëmarrësit për të kuptuarit e

situatave të të nxënit dhe përdorimin e tyre në

kontekstet e përcaktuaa gjatë prezantimit.

Flipçarte, lapustila

etj.

Seanca 4

Punë e pavarur për

hartimin e një situate të

nxëni në njërën prej

rasteve të trajtuara në

seancën 3.

Punë në grup

Secili grup merr në shqyrtim një situatë të nxëni

dhe e planifikon sipas formatit që i jepet.

Programet lëndore

të ciklit fillor,

formati i

plotësimit të një

situate të nxëni,

stilolaps, flipçart,

11

Page 12: Arsimi fillor programi i trajnimit

lapustila etj.

Prezantime të punës në grup

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletë pune,

stilolaps, flipçart,

lapustila

Seanca 5

Formati i planifikimit

të orës së mësimit

bazuar në një situatë të

nxëni.

Prezantim nga trajneri

Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar

në situatë të nxëni. Liria, fleksibiliteti dhe

përgjegjshmëria në planifikim.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT

Punë në grup

Përgatitja e tabelës krahasuese lidhur me

përfitimet që kanë nxënësit në mësimdhënien

kontekstuale.

Stilolaps, flipçart,

lapustila, fletë

pune, tabela

krahasuese

Seanca 6

Punë e pavarur për

hartimin e modelit të

planifikimit.

Ushtrim

Punë në grupe për hartimin e modelit të

planifikimit të një dite mësimore të integruar

bazuar në situata të nxëni.

Formati i

planifikimit ditor,

stilolaps, flipçart,

lapustila etj.

Prezantime të punës në grup

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila

Detyra për pjesëmarrësit në trajnim

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:

- 2- 3 situata të nxëni për secilën fushë të nxëni

- 1 model të planifikimit të një ore mësimi në një lëndë të caktuar

- 1 model i planifikimit të një dite mësimore të integruar.

12

Page 13: Arsimi fillor programi i trajnimit

Fletë pune 1

Planifikimi i një ore mësimi

Lënda: Data_____________________

Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit (nga kompetencat

e fushës/ lëndës):

Fjalët kyçe:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare (nëse ka):

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

- Etapat e orës së mësimit, procedurat që ndjek mësimi në secilën prej tyre dhe veprimtaritë

që kryejnë nxënësit.

Shënimet vlerësuese/ instrumentet e përdorura

Shënimet që hedh mësuesi në evidencat e tij për ecurinë dhe rezultatet e punës që dhanë

nxënësit.

Detyra/ puna e pavarur e nxënësve në shtëpi

Mundësisht, mësuesi parashikon të japë disa detyra, në mënyrë që nxënësi të zgjedhë se cilën

prej tyre është në gjendje apo ka dëshirë të bëjë.

13

Page 14: Arsimi fillor programi i trajnimit

Fletë pune 2

Planifikimi i një grupi orësh/ temash mësimore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës

- ...

- ...

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe (nëse ka)

- ...

...

Nr. Tematika/

Kompetenca

(orë)

Temat

mësimore

Situatat e

parashikuara

të të nxënit

Metodologjia

dhe

veprimtaritë e

nxënësve

Për çfarë

do të

vlerësohen

nxënësit

Burimet dhe

materialet

didaktike

14

Page 15: Arsimi fillor programi i trajnimit

MODULI 3

Tema: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3

Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në trajnim:

- identifikon llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre;

- bën dallimin ndërmjet vlerësimit për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënit duke

përshkruar rëndësinë e secilit prej tyre;

- demonstron përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në

lidhje me vlerësimin e nxënësve dhe të procesit;

- shpjegon përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit;

- demonstron vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve;

- përshkruan kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument

vlerësimi dhe vetëvlerësimi.

Tema e çdo seance:

a) Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e

vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit.

b) Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe

përmbledhës.

c) Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave shkallën 1 dhe 2.

d) Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin.

Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit.

e) Seanca 5: Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi.

f) Seanca 6: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe

vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë,

dëftesë).

I. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit

Vlerësimi është një pjesë e rëndësishme në procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Në këtë

modul trajtohet korniza e re e vlerësimit në arsimin bazë dhe në mënyrë të veçantë vlerësimi

përshkrues dhe përmbledhës në klasat 1-3. Nëpërmjet procesit të vlerësimit evidentohen

njohuritë, aftësitë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet që kanë fituar nxënësit gjatë të nxënit.

.

15

Page 16: Arsimi fillor programi i trajnimit

Vlerësimi siguron informacion të vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, si dhe u

mundëson atyre që të kuptojnë ku janë mirë dhe ku kanë nevojë për ndihmë fëmijët.

Vlerësimi përshkrues ka si qëllim të evidentojë anët e forta, dobësitë dhe vështirësitë konkrete

që ka secili nxënës në çdo program lëndor, kurse vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të vitit

shkollor, pasi kryhen të tri vlerësimet përshkruese.

Vlerësimi përshkrues bëhet një herë në tre muaj. Nxënësi vlerësohet për arritjen e rezultateve

të të nxënit për kompetencat e fushës/ lëndës. Për 5 shkallët e vlerësimit përshkrues 2 jepen

shpjegimet e mëposhtme3:

Shkalla 1. “Arritje të pakënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi dëshmon një shkallë të

pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit ( kjo përkon me vlerësimin “Dobët” ose me

notën 4).

Shkalla 2. “Arritje që kanë nevojë për përmirësim” do të thotë që nxënësi dëshmon një zotërim

minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e

vazhdueshme nga mësuesi (kjo përkon me vlerësimin “Mjaftueshëm” ose me notat 5 dhe 6).

Shkalla 3. “Arritje të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka arritje të pjesshme të të

nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë dhe të kapërcejë sfidat e të nxënit

(kjo përkon me vlerësimin “Mirë” ose me notën 7).

Shkalla 4. “Arritje shumë të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka përmbushur

pjesën më të madhe të rezultateve të të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Shumë mirë” ose

me notat 8 dhe 9).

Shkalla 5. “Arritje të shkëlqyera” do të konsiderohen kur fëmija përmbush plotësisht

rezultatet e të nxënit dhe ka qëndrueshmëri në arritjet akademike (kjo përkon me vlerësimin

“Shkëlqyeshëm” ose me notën 10).

Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme

të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

Mbajtja e evidencave për të nxënit e nxënësve siguron informacione të dobishme për

mësuesin dhe e ndihmon në rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk

është në rezultatet e pritshme.

2 Kodet e shprehura me numra, nga 1 deri në 5 korrespondojnë me shkallët e vlerësimit përshkrues vendosen në regjistër.3 Për secilën shkallë vlerësimi jepen emërtimet e niveleve të deritanishme të vlerësimit të nxënësve në klasat I-II dhe notat që përkojnë me secilën shkallë. Kjo bëhet që mësuesi dhe prindi të kuptojnë mënyrën e re të vlerësimit përshkrues, si dhe nivelin e përvetësimi të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve nga nxënësi/ fëmija.

16

Page 17: Arsimi fillor programi i trajnimit

Vlerësimi i kompetencave të arritura nga nxënësit është një proces i vështirë, pasi për çdo

nxënës vlerësohen njohuri, shkathtësi, vlera e qëndrime, të cilat shpeshherë është e vështirë

t’u gjesh llojin e përshtatshëm të testit, të detyrave apo të punimeve nëpërmejt të cilave

nxënësi demonstron nivelin e përvetësimit.

Moduli trajton gjerësisht, dosjen e nxënësit si një instrument i rëndësishëm i vlerësimit dhe

i vetëvlerësimit, ku në mënyrë të detajuar jepen rubrikat që përbëjnë dosjen e nxënësit,

shumëllojshmërinë e punimeve dhe të detyrave që duhet të grumbullojnë nxënësit, si dhe

instrumentet e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit.

Fjalët kyçe: vlerësim përshkrues, vlerësim përmbledhës, shkallë vlerësimi, evidencë

vlerësimi, progres i nxënësit, nivel arritjeje i kompetencës, instrument vlerësimi, dosje

nxënësi.

II. Metodologjia e zbatimit të modulit

Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për

secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që

do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më

poshtë:

Tema e seancës Metoda Mjetet

Seanca 1

Kuptimi për vlerësimin

në kurrikulën me bazë

kompetencat.

Parimet e vlerësimit.

Vlerësimi për të nxënit

dhe vlerësimi i të nxënit.

Punë në grup

Pjesëmarrësit listojnë instrumentet e ndryshme

që përdorin për vlerësimin e nxënësve.

Më pas ata tregojnë natyrën e punimeve që

fusin në dosjen e nxënësve të klasës.

Fletë pune,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Prezantim nga trajneri

Parimet e vlerësimit, vlerësimi për të nxënë,

vlerësimi i të nxënit.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT.

Punë e pavarur në grup

Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet

vlerësimit me shprehje që ka qenë më parë dhe

vlerësimit përshkrues e përmbledhës që po

zbatohet me kurrikulën e re.

Fletë pune,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca 2

17

Page 18: Arsimi fillor programi i trajnimit

Llojet e vlerësimit.

Vlerësimi i brendshëm,

i jashtëm.

Vlerësimi përshkrues

dhe përmbledhës.

Prezantim nga trajneri

Llojet e vlerësimit.

Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm;

Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT.

Punë në grup

Pjesëmarrësit ndahen në grupe. Secili grup

përcakton se cilat janë llojet më të përshtatshme

të vlerësimit në lëndë të ndryshme të ciklit

fillor.

Fletë pune,

stilolapsa, flipçart,

lapustila.

Prezantime të punës në grup

Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,

komentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Fletë pune,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca 3

Nivelet e arritjeve të

kompetencave në

shkallën 1 dhe 2.

Prezantim nga trajneri

Nivelet e arritjeve të kompetencave për secilën

fushë të nxëni.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT.

Diskutime me pjesëmarrësit

Përshkrimi i niveleve për secilën prej

kompetencave të fushave/lëndëve.

Stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca 4

Evidencat për

vëzhgimin dhe

mbledhjen e

informacionit për

vlerësimin.

Raportimi i progresit

dhe i arritjeve të

nxënësve.

Format e ndryshme të

raportimit.

Prezantim nga trajneri

Evidencat e vlerësimit për të nxënë dhe

vlerësimi i kompetencave kyçe.

Bimer, laptop,

prezantim në PPT.

Punë në grup

Përgatitja e çeklistave për të bërë vlerësimin e

nxënësve për njohuritë e fituara, shkathtësitë,

vlerat dhe qëndrimet.

Formate

evidencash,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca 5

Dosja e nxënësve si

instrument vlerësimi

Prezantim nga trajneri Model portofoli i

klasës 1-3;

18

Page 19: Arsimi fillor programi i trajnimit

dhe vetëvlerësimi. Krijimi dhe mbushja e dosjes së nxënësit.

Rubrikat e dosjes (portofolit)

Shembuj punimesh.

Formate vlerësimi dhe vetëvlerësimi.

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Punës në grup

Ndërtimi i një dosjeje ku punimet të

demonstrojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat e

fituara nga nxënësit.

Stilolaps, flipçart,

lapustila, fletë

pune, fletë pune.

Seanca 6

Punë e pavarur për

plotësimin e

evidencave të progresit

të nxënësit dhe

vlerësimit të

kompetencave kyçe.

Plotësimi i

dokumentacionit

shkollor (regjistër,

amzë, dëftesë).

Prezantim nga trajneri

Evidencat që mund të mbahen.

Organizimi i të dhënave në formate konkrete.

Vlerësimi i kompetencave kyçe dhe të

kompetencave të fushës/ lëndës.

Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër,

amzë, dëftesë)

Bimer, laptop,

prezantim në PPT.

Punë në grupe dhe Diskutime

Plotësimi i evidencave të përparimit të nxënësit.

Plotësimi i dokumentacionit shkollor.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila

Detyra për pjesëmarrësit në trajnim

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:

- Modeli i plotësimit të një evidence të progresit të nxënësit.

- Modeli i plotësimit të evidencës për vlerësimin e një nxënësi për kompetencat kyçe.

- Modeli i dosjes së një nxënësi.

19

Page 20: Arsimi fillor programi i trajnimit

Fletë pune 1

Evidenca e vlerësimit të progresit të nxënësit

DATA

TEMATIKA: REZULTATET E TË NXËNIT TË

KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS

TEMAVE MËSIMORE

NIVELET E

ARRITJES KOMENTE

TEMA: 1 2 3 4 5

Fletë pune 2

Niveli i arritjeve të kompetencave të lëndës ________________________________Përshkrimi i kompetencës:

Niveli Shkalla 1 Shkalla 2

Niveli

5

- -

Niveli

4

- -

Niveli

3

- -

Niveli

2

- -

Niveli

1

- -

VLERËSIMI I PJESËMARRËSVE NË PROGRAMIN E TRAJNIMIT

Vlerësimi i pjesëmarrësve mbi arritjet e tyre lidhur me përmbushjen e rezultateve të pritshme

për secilin prej moduleve do të kryhet në dy faza:

- Portofoli me materiale të përcaktuara në rubrikën “Detyra për pjesëmarrësit në trajnim”

në secilin prej tri moduleve përkatëse të programit të trajnimit.

- Testimi për secilin modul, i cili fokusohet në aftësitë njohëse, zbatuese, interepretuese,

krijuese dhe gjykuese të pjesëmarrësit.

20

Page 21: Arsimi fillor programi i trajnimit

Model testi

1. Renditni të paktën 3 risi të kurrikulës së re të ciklit fillor? 3 pikë

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

2. Përshtat rezultatet e të nxënit për kompetencën gjuhësore “Të folurit për të komunikuar dhe

për të mësuar” për fëmijët e klasës së parë. 3 pikë

Shkalla e parë e kurrikulës Klasa e parë

− flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me intonacionin e duhur, kur tregon një ngjarje, një përvojë të tijën ose kur përshkruan diçka etj.;

− diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë, bën pyetje dhe jep përgjigje të thjeshta;

− merr pjesë në lojë me role.

2. Hartoni një situatë të nxëni ku ndërthuren shkencat e natyrës me një fushë tjetër

kurrikulare. 10 pikë

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

3. Është dhënë njohuria: “Shkrimi i tregimeve të thjeshta nisur nga disa ilustrime.”4.

Çfarë shkathtësish, qëndrimet dhe vlerash duhet të zotërojë fëmija për ta ndërtuar këtë

njohuri? 5 pikë

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

4. Mësuesi bën raportime të vazhdueshme për progresin dhe arritjet e nxënësve.

Shkruani instrumentet dhe procedurat më të mira që mund të përdoren për mbledhjen e të

dhënave për: 3 pikë

- Njohuritë e fituara nga nxënësit _____________________________________________

__________________________________________________________________________

- Shkathtësitë ____________________________________________________________

__________________________________________________________________________

- Vlerat dhe qëndrimet _____________________________________________________

__________________________________________________________________________

4 Njohuria është marrë nga shkalla e parë e kurrikulës.

21

Page 22: Arsimi fillor programi i trajnimit

BIBLIOGRAFIA E HARTIMIT TË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT

Bibliografia kryesore e përdorur për të hartuar modulet është:

MAS (2014). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri

IZHA (2014). Kurrikula bërthamë për arsimin fillor

IZHA (2014). Programet lëndore të ciklit fillor

IZHA (2014). Nivelet e arritjes së kompetencave (Shkalla 1 dhe 2)

IZHA & Save the Children (2014). Broshura informuese për vlerësimin përshkrues

dhe përmbledhës - Klasa I-III

Trajnerët:

Aurela Zisi -IZHA

Edlira Sina- IZHA

22