13
DT.27.03.2014 Detyre Tematike Lenda : Ekonomi Tema : Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare dhjete vitet e fundit.

Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

DT.27.03.2014

Detyre Tematike

Lenda : Ekonomi

Tema : Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare dhjete vitet e fundit.

Punoi : Darla Evangjeli

Page 2: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

Ç’është deficiti buxhetor?

Në kontabilitetin kombëtar, deficiti buxhetor rezulton kur të ardhurat e shtetit janë më të vogla se shpenzimet e tij. Gjithashtu, administratat publike (tërësia e organizmave të tjera qëndrore, e qeverisjes vendore dhe e administratës së sigurimeve shoqërore) njohin një deficit publik kur shpenzimet publike për një vit janë më të larta se të ardhurat publike. Në rastin kur hyrjet në buxhet janë më të mëdha se daljet flitet për një tepricë buxhetore, rast ky që ndodh rrallë. Konkretisht, në shumicën e vendeve buxhetet publike (të matura me një periodicitet vjetor) ndërtohen në deficit.

Borxhi publik

Borxhi publik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të interesave të maturuara e të pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre. Marrja e

Page 3: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

borxheve nga ana e shtetit diktohet nga nevojat e sigurimit të burimeve të të hyrave për mbulimin e deficitit buxhetor. Borxhi publik shtohet çdo vit kur deficiti publik vjetor financohet ekskluzivisht prej huave të reja. Përveç huave të shtetit qëndror, në borxhin publik llogariten edhe huatë e marra nga organizmat që janë në vartësi të institucioneve qëndrore të shtetit dhe ato të qeverisjes vendore. Së fundmi, borxhi publik nuk është borxhi i vendit, sepse ky i fundit përfshin edhe borxhet e njësive ekonomike private dhe të shtetasve të vet.

A është i rrezikuar borxhi publik i Shqipërise dhe a ështe i leverdisshëm për ekonominë dhe të ardhmen e vendit?

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të vitit 2013 në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB. Ndërkohë që heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Përvoja e hidhur e Greqisë, me një borxh publik mbi 100 % të GDP-së dhe cilësimi i krizës emblematike të Greqisë si "krizë e borxhit publik" ka ngjallur alarm tek institucionet financiare ndërkombëtare, të pranishme në Shqipëri. Banka Botërore (BB), në mënyrë këmbëngulëse, përmes përfaqësuesve të saj e ka paralajmëruar qeverinë e Tiranës se nëse nuk ulet borxhi publik apo kombëtar, Shqipëria rrezikon ta pësojë si Greqia. Shqetësimi artikulohet si "rritje e çekuilibrave financiarë që pengojnë rritjen ekonomike".

Page 4: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

Borxhi i jashtëm konsiderohet si një element i rëndësishëm i menaxhimit makroekonomik. Ai përfaqëson një levë, që po u përdor mirë e me efektivitet, i jep shtysë pozitive rritjes ekonomike, e nëse përdoret keq, mund të shkohet deri aty,sa ta sjellë vendin në kufijtë e krizës financiare. Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është krijuar kryesisht pas viteve ‘90.Borxhi i brendshem eshte huaja qe nje qeveri ua merr banoreve te vet. Keshtu , banka qendrore emeton dhe shet bono thesari per llogari te qeverise kur ajo ka nevoje per fonde hua. Keto bono thesari kane nje afat te caktuar maturimi dhe blihen nga individet ose firmat kundrejt nje norme interesi.

Borxhi publik 2003-2013

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë si borxhi i brendshëm, ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë, borxh i jashtëm.

Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5 miliardë lekë ose 58.5% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga ky total, 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57%), dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43%).

Gjatë viteve pesha e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm ka rezultuar sipas grafikut:

Page 5: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

Sikurse mund të shihet nga grafiku, vihet re një rritje e qartë e peshës së borxhit të jashtëm, kundrejt borxhit të brendshëm.

Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58%, duke demostruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja.

Borxhi publik në Shqipëri, duke qënë eurobond (i emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha vendase, dhe për shlyerjen e interesit dhe vetë borxhit kur të maturohet, është i domosdoshëm këmbimi në monedhën Euro), ai si dhe rritja e peshës së borxhit të jashtëm në përgjithësi, rrit rrezikun e kursit të këmbimit dhe koston e borxhit nëse Euro (apo monedhat e tjera) forcohen kundrejt monedhës vendase Lek.

Page 6: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Page 7: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Page 8: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

Defiçiti buxhetor 2005 – 2012

Page 9: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

SI MUND TE ULET DEFICITI BUXHETOR?

Shqipëria ka nevojë për rregulla më të qarta për të kufizuar hapësirat ligjore të qeverisë, për të zhytur më tej vendin në borxhe, bëhet e ditur nga raporti vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë.

► Rekomandimi Nr 1. i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik.

► Fondi propozon që Shqipëria të vendosë si rregull që qeveria të mos ketë të drejtë të parashikojë shpenzime buxhetore më të larta se 2 për qind nga realizimi i vitit paraardhës. Qeveria është mësuar me rritje të shpenzimeve me 5-10 për qind në vit, ndërsa rregulli i propozuar nga FMN nënkupton që qeveria të mos mund të rrisë më pagat dhe pensionet përtej normës së rritjes së të ardhurave buxhetore. Nëse shpenzimet rriten me vetëm 2 për qind në vit gjatë tre viteve të ardhshme, atëherë rreth vitit 2016 Shqipëria do ta ketë borxhin rreth 50 për qind të PBB-së.

► Fondi këshillon si një mënyrë të drejtpërdrejtë për uljen e borxhit shkurtime të shpenzimeve ose rritjen e të ardhurave përmes luftës ndaj informalitetit. Një rrugë e tretë konsiderohet edhe rritja e taksave.

► Ulje graduale e borxhit nëpërmjet kontrollit të deficitit fiskal dhe përshtatjes me rritjen ekonomike (vendosja e një rregulli fiskal transparent e të besueshëm). Në periudhën afatmesme synohet një borxh publik në parametra të përshtatshëm për nxitjen e ritmeve pozitive të rritjes, për strukturën ekonomike të vendit, si dhe për t’i lënë hapësira të mjaftueshme financimi sektorit privat.

► Përdorimi efikas i parave publike që politika fiskale të sjellë përmirësim gradual dhe të shëndetshëm të treguesve makroekonomikë, duhet të sigurohet efikasiteti i realizimit të shpenzimeve publike. Ne do të garantojmë mirëmenaxhimin e shpenzimeve publike nëpërmjet:

-Analizës së harmonizuar të zhvillimeve makroekonomike dhe fiskale;

-Planifikimit dhe monitorimit të kujdesshëm të Programit Buxhetor Afatmesëm dhe Buxhetit Vjetor;

Page 10: Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi

-Bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare dhe ato të Bashkimit Evropian;

-Menaxhimit të borxhit publik dhe ankorimit në mbështetje të borxhit publik nën kontroll;

-Harmonizimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit efektiv të shpenzimeve në institucionet publike;

-Bashkëpunimit efektiv me të gjitha institucionet e tjera buxhetore në nivel qendror dhe vendor në lidhje me planifikimin e financimeve publike.

-Përdorimi efikas i parave publike do të garantohet nga: forcimi i zbatimit të disiplinës financiare në menaxhimin e fondeve publike, nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe të kujdesshme të aktiviteteve të njësive shpenzuese

► Administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore si dhe do të përthithë edhe administratën tatimore vendore, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe një kontroll edhe më të arsyeshëm të tatimpaguesve.

►Për tatimet indirekte politikat 4-vjeçare përmbledhin: -Do të ketë një përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit. -Përjashtimi/ ulja nga ky tatim për barnat dhe shërbimet shëndetësore. -Për të nxitur prodhimin bujqësor do mundësohet përjashtimi ose vendosja e një norme të ulur, për plehrat kimike, farat e fidanët dhe për lëndët e tjera të para që përdoren në bujqësi dhe blegtori.

►Për tatimet direkte politikat 4-vjeçare përmbledhin: -Tatimi mbi fitimin e biznesit të vogël do të jetë rreth dy herë më i vogël se tatimi mbi fitimin e biznesit të madh, ndërsa do të hiqet taksa mbi biznesin e vogël. -Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh do të ketë një normë më të lartë se ajo aktuale, për të reflektuar parimin e taksimit të ndershëm dhe nevojën që kompanitë e mëdha të kontribuojnë më shumë se bizneset e vogla që funksionojnë nëpërmjet vetëpunësimit. -Tatimi mbi të ardhurat personale të individëve do të ndryshohet në një skemë të normave progresive, duke rritur ngarkesën fiskale për pagat më të larta dhe duke e ulur për pjesën tjetër.