Upload
european-schoolnet
View
124
Download
4
Embed Size (px)
DESCRIPTION
eTwinning / Involving pupils (in Albanian)
Citation preview
Përfshirja e nxënësve
Disa këshilla se si të përfshini nxënësit në
planifikimin dhe zbatimin e një projekti eTwinning
Organizimi i një projekti eTwinning mund të jetë një eksperiencë shpërblyese si për mësuesit ashtu dhe për nxënësit. Ne po ju ofrojmë disa sugjerime më poshtë se si nxënësit të përfitojnë sa më shumë nga përfshirja e tyre në eTwinning
Përfshirja e nxënësve
Shpjegojuni idenë e përgjithshme dhedhe përfshini nxënësit në planifikimin e projektit
Shpjegojuni të gjithë pjesëmarrësve (mësuesve e nxënë-sve) se ata duhet të luajnë një rol
Përpara projektit
Bini dakord mbi numrin e temave interesante që duhen diskutuar dhe zhvilluar gjatë projektit
Përpara projektit
Vlerësoni njohuritë e nxënësve mbi shtetet e tjetra dhe se çfarë duan të mësojnë
Kërkojuni nxënësve të planifikojnë si do ta përfaqësojnë shkollën rajonin dhe shtetin tuaj
Planifikimi i projektit
Bini dakord mbi mjetet që do të përdorni gjatë projektit
Prezantojini nxënësit me TwinSpace
Planifikimi i projektit
Krijoni një Qoshe të Nxënësve në klasë ose në një ambient tjetër në shkollë, si një hapësirë të ekspozimi për projektin.
Gjatë projektit
Kombinoni nxënësit nga shkolla partnere, në çifte ose në grupe të përziera, që secili nxënës të ketë të paktën një partner
Bëjini nxënësit të 'takohen' nëpërmjet bisedave (çatimeve) ose video-konferen-cave
Gjatë projektit
Kërkoni vullnetarë që të menaxhojnë disa aspekte të
TwinSpace-it Lejojini nxënësit të propozojnë tema për diskutim gjatë gjithë projektit
Gjatë projektit
Krijoni një kalendar të përbashkët të evenimenteve për nxënësit që t'i referohen (p.sh., festivale kombëtare, evenimente sportive, etj.)
Gjatë projektit
Përfshini të gjithë nxënësit në aktivitete. Propozoni aktivitete të ndryshme sipas interesave dhe aftësive të nxënësve, për të nxitur angazhim të vazhdueshëm në projekt
Integrojeni projektin në programin mësimor duke bërë punë gjatë orëve të mësimit në mënyrë që të jetë një kontribut i natyrshëm nga nxënësit (dhe të mos shihet si punë shtesë)
Gjatë projektit
Theksoni komunikimin ndërmjet nxënësve dhe mos u përqen-droni te gramatika
Përcaktoni kriteret e vlerësimit që nxënësit duhet të përmbushin më vonë
Gjatë projektit
Diskutoni aspektet pozitive dhe negative të projektit me nxënësit tuaj. Diskutoni shpresat e tyre të hershme dhe si janë përmbushur ato
Pas projektit
Përfshini nxënësit në shpërndarjen e rezultateve të projektit në gjithë komunitetin dhe më tej
Pas projektit
Aplikoni për një Etiketë të Cilësisë për projektin dhe nëse e merrni, festoni me nxënësit tuaj
Pas projektit
Mund të përfshini edhe kolegë, duke ndarë rezultatet e projektit tuaj me ta dhe duke ju kërkuar të marrin pjesë në projekt ose duke ndihmuar që të përhapin rezultatet e projektit.
Përfshirja e të tjerëve
Organizoni 'ditë të hapur' me prindërit e nxënësve dhe bëjini nxënësit të prezantojnë projektin. Mund të përfshini edhe prindërit në projekt duke i ftuar në TwinSpace, që ata të shikojnë temat mbi të cilat kanë punuar fëmijët e tyre.
Përfshirja e njerëzve të tjerë