10
Punoi : Gramoz S. Halili GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU

Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Punoi : Gramoz S. Halili

GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU

Page 2: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Skënderbeu lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar I shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuanGjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës.

Atje mori emrin Iskënder . Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhepër këtë arsye iu dha titulli "bej" që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokënqë e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja përt'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër JanoshHuniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

JETA

Page 3: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Se bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër,

ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin

osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë

qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës

së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare

te Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu.

Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u

çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i

Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u

martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me

principatat e tjera.

KTHIMI NË ATËDHE

Page 4: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, qëbazohej mbi trupat mercenare të armatosurarëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri tëarmatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht ngavullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dheshpirt vetëmohimi. Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah tëshpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Nëbetejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi përluftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhekohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.

PERSONALITETI I HEROIT TONE

Page 5: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të

historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të

tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e

tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një

shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të

vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.

Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme

shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë

shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i

bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët

Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e

bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha

shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve

osmanë në çështjet jetike.

FIGURA E GJERGJ KASTRIOT

SKENDERBEUT

Page 6: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore tehistorise sone. Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme. Shume autoreshqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, porpersa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe kaarritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kengedhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut. Megjithate, vetefakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorinarberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshirenga historia kete figure te shquar. Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme tehistorise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime. Nje nder to, eshte Jeronim De Rada me “Rapsodia di un poema albanese.Nje shkrimtar eshteMarin Barleti me vepren e tij

FIGURA E SKENDERBEUT NE ART

DHE LETERSI

Page 7: Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Page 8: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Rëndësia e epokës së Skënderbeut në rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që

lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman

drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo

është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në

të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për

liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së

tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e

shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u

vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.

RENDESIA E EPOKES SE

SKENDERBEUT

Page 9: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga

ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i

udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e

parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder

të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare

JETA

Page 10: Gjergj kastrioti - Skenderbeu

FOTO