40

575-vjetori i ngritjës së flamurit kuq e zi në · 575-vjetori i ngritjës së flamurit kuq e zi në Krujë nga Gjergj Kastrioti Skënerbeu. Kur Skënderbeu hyri në Krujë, i hoqi

  • Upload
    others

  • View
    24

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

575-vjetori i ngritjës së flamurit kuq e zi në

Krujë nga Gjergj Kastrioti Skënerbeu.

Kur Skënderbeu hyri në Krujë, i hoqi flamujt turq e vendosi atë të vetin me shqipën e zezë dykrenare mbi sfond të kuq, ndërsa populli thërriste : Rrofsh, rrofsh Skënderbeg ! Dhimitër Frangu, (Venezia, 1480)

Fjala e Skënderbeut kur ngrit flamurin në Krujë : Lirinë nuk ua solla unë,atë e gjeta këtu midis jush.

Krujë qyteti i bekuar,

Prite, prite Skënderbenë, Po vjen si pëllumb i shkruar,

Të shpëtojë memëdhenë! Naim Frashëri, (1896)

RROFTË 28 NëNTORI DITA E SHPALLJES SE PAVARESISE FESTA KOMBËTARE E SHQIPTAREVE

Fotogtafia historike e shpalljës së

Pavarësisë më 28 Nënntor 1912 Ismail Qemali para flamurit

Isa Buletini me Ismail Qemalin. Isa erdhi nga

Kosova për shpalljën e Pavarësisë

Dom Nikoll Kaçorri

Figurë qendrore e shpalljës së Pavarësisë

Luigj Gurakuqi

patriot i pakursyer i Pavarësisë.

FAN NOLI

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,

O vënd e vatr' o nën' e babë,

Lagur me lot, djegur me flagë,

Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,

S'të trëmp Romani, as Venecjani,

As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,

Pajton Islamn' e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove

Dhe në furtun' i funtmi u-shove,

Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive

Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,

Po çdo mizor me shpat' e grive,

O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,

Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr' e qjell i rI.

EDITORIAL 130

Kemi hyrë në 575-vjetorin e ngritjës së flamurit nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Krujë me 28 Nëntor 1443, që na jepet nga Dhimitër Fra,gu: kur Skënderbeu hyri në Krujë, i hpoqi flamujt turq e vendosi ate te vetin me shqipën e zezë dy krenar mbi fushë të kuqe, ndërsa populli thërriste : Rroftë, rroftë Skënderbeu ! Që është dokumenti i parë që na përshkruan flamurin e kastriotit. Ndërsa Marin Barleti do na jepte shprehjën e bukur të Skënderbeut: Lirinë nuk ua kam sjellë un, atë e gjeta këtu midis jush ! Dhe ne shqiptarët e sotëm , kudo jemi e mblidhemi, e festojmë me krenari ditën e shejtë të kombit shqiptar, 28 Nëntorin e vitit 2018, i shpallur viti mbarkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ne gjeneratat e shekujve 20 dhe 21, qe Kemi lindur e jemi rritur duke pasur si simbol kombëtar figurën e Skënderbeut, sigurisht se në çdo ditë të festës së flamurit, ndjejmë krahas krenarisë edhe emocion të madh. Na duket sikur jemi mbledhur dhe ne rreth Skënderbeut në atë ditë historike të ngritjës së flamurit në Krujë. Por.por, po ka edhe diçka tjetër që kërkon ta zbehë, ë ketë ditë, nga dy pikpamje të ndryshme. Njera është ajo e komunistëve qe e ngritën me të madhe 29 Nëntorin e tyre si festë kopmbëtare, të tyre, me prettkstin e një « çlrimi » të paqenë, as me keq i lidhur me te njejtën festë kombëtare të Jugosllavisë. 28 Nëntori u la menjanë i dorës së dytë, për t’u përmendur sa me thenë e larë gojën., gjasëm se po e kujtojmë. Por kjo s’është fort tragjike sa ana tjetër, e atyre që e mohojnë Skënderbeun, e shajnë dhe ofendojnë, që u ngrit kudër Sulltanëve dhe hoqi flamujt e osmanllive për të ngritur atë të vetin, flamurin kuq ezi me shqipën e zezë dy krenare. Jazek or Skënderbeg, therraisin, që tradhtove turqinë, shpëtimtarën tonë. Jazek të qoftë që mohove fenë islame e përqafove përsëri atë të të pafevë të krishterë. Kjo urrejtje ndaj Heroit tonë kombëtar, arriti që në ditën e Bajramit, mbushur shshi dhe bulevardi me njerëz të përkulur, monumenti i Skënderbeut u mbulua, gjoja gabimsiht nga stendat ekrane telrvizive gjigandë, që të mos shihej. Më e çuditëshëm e skandaloz ishte qendrmi i shtetit me qeverinë, e presidentin, që s’e bene qefin gjëderr, e s’thanë asnjë fjalë, qortuese ose te kotë fare, rreth kësaj fyerje absurrde, ndaj figurës me të madhe historike dhe Heroit, krenari e lavdi e mbar kombit shqiptar. Këto që u shkruan, nuk

janë mllef kundër askujt, qoftë shqiptar e patriot i mirë, qoftë ndonjeni që nuk e ndien veten shqiptar, por turkoshak ose arab. Eshtë zgjedhje e shije tyre, De gustibus non discutadum est, siç thoshte latini. Nga ana tjetër, na qenka respekt për të drejtën e fjalës e mendimit. Ku na del një problem. Edhe në kohën e diktaturës, Skënderbeu nderohej e respektohej, sa që iu ngritën monumente e iu kushtuan vepra arti të çdo lloji. U shkruan njz dy libra, dhe u përkthye e botua vepra e Marin Barletit. Askush s’e hapi gojën për keqardhje, as e ngrysi fytyrën, karshi nderimit e glorifikimit që po i bahej Gjergj Kastriotit Skënderbeut. E kundërta, krej eufori e dhe entuziazëm për atë Hero Kombetar të shqiptarve, qe kishte marrë edhe permasat europiane e botërore. Sa që Europa dhe bota, mburrëshin për këtë Princ, gjeneral e strateg të madhe, që çuditi botën me veprat e tij luftarake, e bani me plas një Sulltan nga marazi, e tjetrin sa nuk po çmendej, për katastrofat që pësonin ushtritë e tij nga Skënderbeu Ishin 25 pashallarë që Skënderbeu i nisi të turpëruar për në Stamboll, pasi ua kishte shpatalluar ushtritë. Kështu u shkrua historia e tij e sado që ka historianë e shkrimltarë teleshmenë shqiptarë e të huaj, që kërkojnë ta denigrojnë e të ia ulin famën e pretigjin e madh që gëzon kudo në botë Por me e keqja e të keqijave, është kur na dalin do sojsorollopë, pseudo historianë e shkrimtarë, që kërkojnë të pjekin qiqrra në hell, sepse s’ia dalin dot me dije e kulturë. Ku në këtë rast gjendën para faktesh historike që trajtohën me kompetencë historianësh të mirëfilltë, që figurën e Skënderbeut e kanë përjetësuar në dimensionin e vërtetë të tij, si një personazh madhor në historinë e njerëzimit. Sa që veprat e shkruara e krijuara për të e kalojnë shifrën njëmijë. Bemë një analizë të frymëzuar nga festa kombëtar e 28 Nëntorit, që mbetet festa më e madhe e mbar kombit shqiptar, me përparësi të Shqipërisë, ku Heroi jetoi, mbretëroi e luftoi, për liri, pavarësi e mbrpojtje të Atdheut, dhe po ashtu të Europës, që e konsideron edhe ajo si një Hero të saj.

Skënderbeg or burrë i dheut,

Për ty flet veç historia,

Mbrojtës u bëre i Atdheut,

Tmerr prej teje pat Turqia.

Dy Sulltanë i çorodite,

Shpartallue ua kish ushtritë,

Sa që sot e kësaj dite,

Te këndohën trimëritë.

550-vjetori i Gjergj Kastriotit

Skënderbeut

DHIMITËR FRANGU

Veprat e lavdishme të

Skënderbeut

Përktheu nga italishtja e vjetër

Lek Pervizi

KREU XXXVII

Princi Turk u njoftue menjëherë për vdekjen e Ballbanit e për shpartallimn e ushtrisë si dhe për humbjen e furnizimeve që ishin Princ Skanderbeu të vetëve, për turp e marre të kunorës tij. E sa mund t’ishte i madh dëshpërimi tij, sëcili në vetvehte mund ta marrë me mend, prandaj nuk mund gjente tjetër ngushëllim veçse me shkue përsëri me një numër ma të madh njerëzish për me provue fatin, e i bindun se fitorja mund të arrihej me një numër të madh ushtarësh dhe jo me ndihmën e favorin e shenjtë hyjnor, i mblodhi gjithë forcat dhe i bashkoi në një ushtri prej 200 mijë Turqish, që përbanin një ushtri të fuqishme e të pajisun mirë, me të cilën u nis dhe shkoi së pari në Durrës, qytet shumë i vjetër e i lavdishëm, që kishte qenë koloni e Romakëve, të cilit i vuni rrethimin, tue mendue se nuk do ta gjente shumë të përgatitun, por shpejt u zhgënjye, sepse pas dy muejve që e sulmonte dhe i shkaktonte dame, u detyrue me u largue me shumë humbje e turp, sepse kishte gjetë në atë qytet njerëz aq të aftë e trima që i treguen mirë se nuk e çmonin aspak, jo vetëm për ato dy muej (siç ndodhi) por edhe për dy vjet, kështu kur e pa se plani i rrethimit të Durrësit nuk i eci, e hoqi ushtrinë dhe shkoi në Krujë. Kur mbrriti atje, si vendosi kampin, dhe vuni rregull në ushtri, e si e qarkoi qytetin me një rrethim të rreptë, dhe i zuni të gjithë shtigjet e vendosi ushtrinë në mënyrë të tillë, që askush nuk mund të hynte as të dilte prej qytetit, pa u ndeshë në njësitë e ushtrisë tij. Pastaj dërgoi në atë qytet dy Ambasadorë, me u thanë të rrethuemve (si zakonisht) që të dorëzohëshin me kondita dhe me dëshirë, dhe se po ta banin këtë punë, jo vetëm se do t’u kishte falë jetën e pasunitë, por do t’i kishte shpërblye me dhurata shumë të mëdha, por në qoftë se do të refuzonin, i kërcenonte t’i kalonte të gjithë në

Skёnderbeu, tabllo i piktorit italian, S. Polaroli

hekur e zjarr, e se nuk do të kishte kursye askënd, pa dallim gjinie apo moshe, dhe se do të hakmerrej ndaj tyne egërsisht. U përgjigjen të rrethuemit, se u kishte pasë ba herën tjetër të njëjtin propozim, prandaj i kthenin të njejtën përgjigje që i dhanë atëhere, e për çdo rastësi ose lojë fati, ma përpara do të pranonin të vdisnin me nder e lavdi në shërbim të fesë të Zotit tyne Jezus Krishtit, dhe të Princ Skanderbeut, se sa t’i nënshtrohëshin një skllavnie poshtnuese e të turpshme. Si u kthyen Ambasadorët dhe ia njoftuen Sulltanit përgjigjen, ai u mbush plot me inat dhe vendosi ta niste sulmin e përgjithshëm. Nga ana tjetër, Skanderbeu, ishte pak i shqetësuem, sepse ushtria e anmikut ishte tepër e madhe dhe e fuqishme, por megjithatë nuk u merakos shumë, sepse nuk dyshonte për ndihmën hyjnore, dhe i porosiste të vetët që ta ndiqnin në çdo rrethanë të fatit. Ndërkaq vendosi të shkonte e ta ngacmonte vazhdimisht anmikun, aq shumë, sa që të mërzitej dhe të lodhej e kështu të detyrohej ta braktiste atë rrethim. Mbasi e ndau ushtrinë në tri pjesë, e dy i çoi në dy krahët e anmikut, dhe vetë mbajti të tretën, filloi të bante sulme të shpeshta tue i shkaktue shumë dame ushtrisë kundështare e tur vra shumë turq. Disa herë të tjera, tue kalue nëpër

shtigje të fshehta, i godiste befasisht anmiqtë, tue i çoroditë e pështjellue. Ndërkohë edhe ata të qytetit dilnin shpesh për me sulmue e damtue rrethuesit, sa që Princi Turk tue e pa se ushtria e tij shkonte vazhdimisht drejt pakësimit, keq e ma keq, dhe se pak nga pak ajo po zvogëlohej, u mbush me mllef dhe inat dhe vendosi të mos e vononte sulmin, e kështu u lëshoi urdhën gjithë komandantëve që të rrinin të gatshëm, sepse mengjesin tjetër do të fillonte sulmi e përgjithshëm. Të rrethuemit që e dinin planin e anmikut, rrinin të gatshëm e të furnizuem mirë për ta përballue, tue e pritë me ankth në zemër ditën e nesërme. Në këto rrethana as Princ Skanderbeu nuk e humbte kohën, sepse ne dijeni se anmiqtë donin me i dhanë sulmin vendimtar qytetit, i mblodhi njerëzi e tij në një forcë të vetme, e ngriti prita në shumë vende afër qytetit, në pritje të fillimit të sulmit të turqëve, me shpresë se do t’i dëbonte ato me humbje e turp të tyne. Kur gëdhiu agimi i asaj dite, u dëgjuen në ushtrinë anmike, tinguj të ndryshme borijesh, trumpetash, fyjesh, daullesh, dhe veglash të tjera kumbuese luftarake. Në ato çaste erdhën dhe e lajmëruen disa spiunë, se kampi po lëvizte krejt i bashkuem, për të fillue sulmin e përgjithshëm mbi Krujën. Princi dërgoi menjëherë një skuadron të kalorsisë që të zinte vend në një pyll të vogël, pranë mureve të qytetit, me porosi që sapo të dallonin pararojën e anmikut që të afrohej me shkallë dhe mjete të tjera për t’u ngjitë mbi muret e qytetit, të sulmonin dhe të hynin mes radhëve të tyne, që t’i çrregullonin aq sa mos të afrohëshin te muret për do kohë. Nga ana tjetër ai me gjashtë mijë kalorës, shkoi në krahun tjetër të kampit të anmiqve, që do të nisëshin për sulmin e përgjithshëm. Ndërsa Sulltani nuk dyshonte fare as për prita as për anmiq, kur e pa se ato ishin aq të pakët në numër, që as që mund t’i afrohëshin numërit të madh të ushtrisë tij, shkonte i qetë dhe nuk ruhej nga kush tjetër përveç se nga ato të qytetit. Kështu ai e nisi menjëherë një skuadron Turqish me shkallë, që me britma e potere iu afrohëshin murëve, por kur erdhën afër atij pylli të vogël, ranë në pritën e skuadronit të Skanderbeut, prej ku me vrull të madh u sulmuen dhe u thyen, ndërsa shkallët e mjetet e tjera u hodhen të coptueme. Sa e mori vesht Skanderbeu, nuk vonoi fare dhe i ra krahut të ushtrisë anmike me hov e tërbimsa që turqit u çrregulluen e u pështjelluen, dhe të frikësuem mendonin se do vritëshin të gjithë, e si frikamanë e të pa burrni siç ishin, u shpërdnanë kush këndej kush andej në ikje te parregullt. Kur e pa Princi Turk, u mundue t’i mblidhte e t’i bashkonte përseri me tingujt e borijeve dhe me mënyra të tjera, por pa sukses, sepse ushtria e llahtarisun, kishte marrë ikjen e largohej nga flamujt e nga simbolet e tjera. Kur e morën vesh ato të qytetit, dolën menjëherë jashtë, dhe tue u a marrë krahët, i rrethuen shumë anmiq dhe vranë

shumë prej tyne, kurse të tjerët ikën. Si iu paraqit Skanderbeut një i tillë rast i mirë fitorëje, pa humbun kohë, filloi t’i ndiqte anmiqtë kamba kambës, tue i vrarë e coptue me shumicë. Princi Turk e kuptoi se e kishte humbë atë ditë, dhe tue mos gjetë rrugëdalje, as mënyrë tjetër për të korrë fitore, u largue me pjesën e mbetun të ushtrisë që mundi ta ndiqte, dhe mbrriti në Cepin Rodonit pranë detit Adriatik, ku Princ Skanderbeu kishte ndërtue qytetin e quejtun Curril, akoma i papërfunduem dhe i pabanuem, të cilin, nga inati, Sulltani e shembi nga themelët. Pastaj shkoi nëpër vendin e Skanderbeut, tue shkretue fushat, por nuk mundi të pushtojë asnjë kështjellë të vogël, e në pamundësi me ba ndonjë dam tjetër, shkoi në disa vende malore, ku kishte shumë shqiptarë me shtëpitë e familjet e tyne, kujt u bani luftë, por u zbraps trimnisht prej tyne, me humbje dhe turp. Në këto rrethana, Sulltani, i pënduem që kishte dalë aq fatkëqësisht i mundun, sa që me i ardhë turp e marre nga vetvetja, u largue dhe u kthye në Kostantinopol.

KAPITULLI XXXVIII

Si sosi në Kostantinopol, Sulltani, zuni me e shikue ma qetësisht punën e tij, e formoi bindjen, se ai kurrë nuk do të arrinte ta mundte as ta nënshtronte Skanderbeun, e prandaj vendosi të mos e ngacmonte ma deri sa të mos i paraqitej një rast i volitshëm, dhe i ngulun në atë vendim, çoi e thirri dy Komandantët e tij, Alibegun dhe Ajazbegun, dhe u dha 28 mijë Turq, që ashtu së bashku të shkonin në roje të kufijve, me urdhën të rreptë që në asnjëmënyrë të mos luftonin me Skanderbeun as me Komandantët e tij, dhe mos të jepnin kurrë shkas për t’u kacafytë me to. Kështu të vepronin, në qoftë se ai ose të vetët nuk i provokonin, dhe të ruenin mirë vendin deri në ardhjen e tij. Shkuen ato të dy Komandantët dhe u vendosën në ato kufij, e tue iu bindun Zotnisë tyne, rrinin të qetë, ne roje të vendit e tyne, por ndërkaq kërkonin, pothuajse nëndoraz, si të gjenin mënyrën me e marrë me të mira Skaderbeun, tue i çue dhurata të çmueshme, që Princi i pranonte me shpirtmadhësi e mirësjellje. Nga ana tjetër ai, po ashtu, u pergjigjej me dhurata po aq të vlefshme, që merrnin kuptim paqëje e mirësie, dhe këtë ai e bante, jo se ai i çmonte sado pak ato, por për të mos u dukë mosmirënjohës dhe i pasjellshëm, ndërsa, i kushtonte shumë vemendje e përkujdes punëve të shtetit tij. Ndërkohë, nga disa spiunë të tij besnikë në Kostantinopol kishte marrë vesh se Sulltani i kishte çue ato Komandantë me porosi, që në asnjë mënyrë të mos vepronin kundër

Skanderbeut, por vetëm të ruenin kufinin, kështu që ai kur e kuptoi se ata do të rrinin të qetë, u nis për të vizitue gjithë vendin, për t’u interesue për nevojat e tij, dhe për të pa nëse zyrtarët e ministrat i kishin trajtue e qeverisë mirë shtetasit, e nëse drejtësia kishte qenë e drejtë dhe e administrueme mirë për të gjithë, prandaj (siç thamë më sipër) u largue bashkë me një grup kalorësish për të vizitue shtetin, i pritun kudo me gëzim dhe kënaqësi, ku i banin dhurata të shumta, sepse të gjithë ishin të kënaqur nga sjelljet e tij fisnike, dhe në të gjitha rastet e ngjarjet që ndodhnin, tregohej i prirun ma tepër nga mirësia dhe mëshira se sa nga rreptësia dhe denimi, prandaj ishte i dashtun dhe i nderuem prej të gjithëve pa dallim.

Botim i hollandez ku rreth gravurës shkruhët, Gjergj Kastrioti i quejtur Skënderbeg, tmerri i

turqëve

NE KUJTIM

TË AGIMIT TË LIRISË

Në vigjilje të 106-vjetorit të

Pavarësisë Kombëtare

Nga Frank Shkreli

Juve që kini për për fis trimërinë; Që keni për memëdhe malet, E shtëpi pyjet e lisit. – s’e keni marrë vesh akoma, që ai njeriu, që do të rroj i lirë, s’pret ndihëm nga të huajt!? Lipset vet të thyej hekurat e tija, lipset me krah të tija, të rrembejë –Lirinë!!! (Nga “La Nazione Albanese”, 15 Korrik, 1909) Në numrin e revistës mujore kulturore “Leka”*, numri 4, prill, i viti 1937 botohej “Memorandumi i Shqiptarvet që kanë Dalun Malevet”, dërguar Perandorisë Otomane. Memorandumi që mban datën, “Në Shqipnie me 28 të Vjeshtës III, 1910) është një thirrje drejtuar jo vetëm Perandorisë Osmane, por edhe “Botës së qytetnueme të Evropës”, ku shprehen pakënaqësitë dhe padrejtësitë nga “Shqiptarët e Dalun Malevet” dhe në të cilin i paraqiten qeverisë otomane kërkesa specifike si dhe plotësimin e tyre. Ata shprehen se, “Me anën e ksaj, na Shqiptarët që gjindemi malevet, po paralajëmorjmë hyqymetin e sotshme të Perandorisë Ottomane si dhe gjithë botën e qytetnueme t’Evropës se i vetmi shkak që na jemi bamun firare edhe kemi dalë malevet ashtë Qeveria Ottomane vetë. Me të vërtetë, po të mos ishim bamu firare, kush na siguron se shumë prej nesh – në mos të gjithë –do të mos ishim varun,do të mos ishim burgosun, ose do të mos ishim bamun syrgjyn si shumë prej shokëve tonë, megjithqë nuk kemi tjetër faj, përveç se Zoti na ka bamun Shqiptarë dhe na dëshirojmë që të aresohemi me anë të gjuhës t’onë amtare dhe të vdesim Shqiptarë.” Malësorët thonë në Memoradumin e tyre drejtuar Qeverisë Otomane dhe “botës së qytetënueme”-- në një kohë kur Evropa i quante Shqiptarët njerëz të egjër barbarë e kundërshtarë të çdo përparimi, siç është shprehur At Gjergj Fishta në shkrimin Lot e Gjak -- se ata nuk kanë dalë maleve për të rrëmbyer ose për të vrarë ndonjë njeri. “Përkundrazi”, theksojnë ata, “Kemi dalë për një qellim të shënjtë për me i kallzue botës se nuk jemi të kënaqun me Qeverinë e sotshme të Perandorisë Ottomane, për me protestue mbe botën e qytetnueme për të gjitha pa drejtësitë që ashtë tue bamë sot kjo Qeveri kundër Kombit Shqiptar dhe për me luftue deri me nji, derisa Qeveria turke të bindet dhe të mbushë kërkimet t’ona.” Në “Memorandumin e Shqiptarvet që Kanë Dalun Malevet”, të vitit 1910, bëhën tri kërkesa kryesore, pa të

cilat ata thonë se, “Nuk munt të rrojmë”, e të cilat kanë të bëjnë me lirinë në përgjithësi, ndërsa kërkesat e tjera, sipas tyre, kanë të bëjnë me, “Qetësinë dhe Përparimin e vendit”. Ata paraqesin këto tri kërkesa kryesore në memorandumin e tyre: 1)“Një falje të përgjithshme për të gjithë vëllaznit tonë Shqiptarë, qofshin ata Musylmanë, qofshin Kristianë, të dënuem për politikë. 2)Liri të plotë për të gjithë Shqiptarët, Musylmanë edhe Kristianë që të aresohen me anën e gjuhës amtare, me shkronjat tona kombtare. 3)Liri të plotë që të hapen të gjitha shkollat shqip të mbylluna prej Qeverisë; liri të plotë për të dalë të gjitha gazetat shqip të ndalume nga Qeveria dhe të hapunit e Shtypshkronjës Shqip që ka mbyllun Qeveria.”

Këto ishin tri kërkesat bazë të Memorandumit të malësorve kryengritës të “dalur maleve”, por ata njëherazi ngulnin këmbë që qeveria otomane -- për hir të qetësisë dhe përparimit të vendit të tyre – të plotësonte edhe një numër kërkesash të tjera. Kërkon që mësuesit të mos jenë turq, por shqiptarë, pasi “ata dijnë gjuhën shqipe dhe zakonet e vendit”, dhe që qeveria të jepte, “Urdhër zyrtarisht që gjuha shqip të mësohet nepër të gjitha shkollat që gjënden në Shqipni, jo me shkronjat arabisht, por me shkronjat tona kombëtare.” Duke paraqitur këto kërkesa, natyrisht, se pas pas 500-vjet robërimi otoman, ata kishin si shqetësim kryesor ruajtjen e identitetit kombëtar, të gjuhës e të kulturës shqiptare, por ishin të shqetësuar edhe për mirëqenjen e popullit në përgjithësi dhe konsideronin si të rëndësishëm edhe zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të vendit. I kërkonin qeverisë otomane, “Të hapi Shkolla bujqësie, tregtare dhe normale në tre ose katër qytete të mëdha të Shqipënisë dhe që të gjitha shkrimet të jenë shqip me shkronjat tona kombëtare.” Në memorandumin e tyre ata nuk shpreheshin kundër pagesës së taksave, por vendosmërisht kërkonin që ato, “të holla të përdoren për me bamun xhade dhe udhë të hekurta në Shqipni.” Këto ishin mjaft kërkesa të avancuara për atë kohë, nga një popull i shtypur për 500-vjet. Kërkonin që qeveria otomane, “Të hapi banka bujqësie, të cilat t‘u japin Shqiptarëve të holla për me blemun vegla dhe maqina për me punuem vendin e tyne dhe kështu të mundin të fitojnë për të rrojtur...” Madje, i bënin thirrje qeverisë otomane që “të lejojë kapitalin e huaj të hyjë në Shqipëni, për tregti e për bujqësi...por që këto kapitale të mos kenë prapa tyne ndonji propagandë të huaj...” Përveç këtyre kërkesave, Memorandumi përmbante edhe një paralajmërim të fortë për qeverinë otomane dhe për botën tjetër nëqoftse këto kërkesa nuk do të plotësoheshin: “Le t’a dijë mirë e tanë bota e qytetnume dhe veçanërisht Qeveria e Perandorisë Ottomane, se të gjithë Shqiptarët, Toskë e Gegë, nuk do të pushojnë së luftuari për këto tri kërkime, që thamë më sipër...” dhe se , “Të gjithë me anën e kësaj, po e lajmërojmë hyqymetin e Turqisë se e morëm ftesën që na dërgoi, me anë të cilës na jepte haberin se na falë fajin që kemi bamun.?! dhe na këshillon që të zbresim nga malet dhe të kthehemi nëpër shtëpiat tona.” “Memorandumi i Shqiptarvet që kanë Dalun Malevet”, dërguar Perandorisë Otomane, e që mban datën, “Në

Shqipnie me 28 të Vjeshtës III, 1910), vendosmërisht i përgjigjet qeverisë otomane duke i thënë se, “Fjala e jonë e fundit për Qeverinë Ottomane ashtë se nuk kemi bamun ndonji faj dhe nuk do të këthehemi të gjallë në katundet tona derisa kërkimet që numëruam në këtë shkresë do të mos mbushen dhe gjersa të mos marrim siguri të plotë se kurrë ndonjë herë tjetër do të mos shkelen” më, këto liri e të drejta. *(Burimi: Revista e përmuajshme “Leka”, botim i klerit katolik shqiptar dhe organ i shoqatës LEKA, i themeluar më 9 dhjetor 1928 në Shkodër, shërbente si një revistë mujore kulturore, politike, filozofike, shoqërore, historike, letrare, pedagogjike e folklorike. Numri i parë doli në qarkullim, në prill të vitit 1929. Në vitin 1941, botimi i saj u ndërpre përkohësisht, ndërsa në vitin 1942 doli një botim i veçantë me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. “Leka” do të botohej deri në vitin 1944.

Marrë nga “Kryengritja e Ded Gjo’Lulit”, Ernest

Koliqi, Romë, 1971

PROFILI I NJE REVISTE – NE KUADER TE 550-VJETORIT TE

GJERGJ KATRIOTIT SKENDERBEUT -

25-VJET KUQ E ZI Ng a Frank Shkreli

Fund javën që kaloi, Shoqata e

Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë

organizoi takimin me shkrimtarin dhe

botuesin Lek Pervizi, me rastin e 25–

vjetorit të revistës kulturore euro–

shqiptare, “Kuq e Zi” dhe botimit të dy

librave: “Gjenerali” dhe “Odiseja e

pafajsisë”.

Me shembjen e komunizmit në Shqipëri dhe në Evropën lindore, qindra mijëra qindëra mijëra shqiptarë janë larguar nga Atdheu për në vendet

perëndimore. Aty ku janë vendosur shqiptarët për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe familjet e tyre, janë shtuar edhe gazetat, portalet e revistat në gjuhën shqipe. Intelektualë, gazetarë individë ose grupe individësh drejtojnë ente të tilla mediatike anë e mbanë diasporës shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Njëri prej tyre, Z. Lek Previzi, i njohur gjithashtu edhe si — “Piktori i kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës” — është një i ish-përndjekur dhe vuajtës i kampeve të internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili ç’prej vitit 1993, boton në Bruksel revistën “Kuq e Zi”, e cila këtë vit shënon 25-vjetorin e botimit të saj në internet. Është një revistë patriotike, mbi të gjitha, pasi ashtu e kishte përcaktuar misionin e saj në editorialin e parë, botuesi Previzi, ku thoshte se revista Kuq e Zi do të synonte të shërbente si tribunë shqiptarizmi, “Ku ata që vuajtën dhe u sakrifikuan nën dhunën komuniste gjatë një gjysëmë shekulli, të kenë mundësinë të shprehin e të tregojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës.” Siç dihet, jo të gjithë ata që ishin të dënuar në ato kampe, patën fatin të dilnin të gjallë nga kampet e përqendrimit të regjimit më të egër komunist në Evropën Lindore. Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi, pikërisht botuesi i revistës Kuq e Zi, një nga vuajtësit dhe dëshmitarë të jetës në ato ato kampe dhe siç thotë edhe ai vet, një prej, “Përjetuesve të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohtësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën. Këto iu nënshtruen falsifikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijëravjeçare”, ka shkruar ai një editorial të revistës, Kuq e Zi. Është kjo revistë pra, përvjetorin e të cilës shënuan antarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, të shtunën që kaloi. Revista Kuq e Zi është një pasurim, jo vetëm mediatik, por edhe kulturor dhe politik për diasporën shqiptare në veçanti dhe për botën shqiptare në përgjithësi. Lek Previzi, me sakrifica personale ia del, për një çerek shekulli tashti, të përgatisë botimin e revistës Kuq e Zi, me artikuj mjaft interesantë, të cilët – për nga subjekti dhe përmbajtja — rallë mund të gjënden në revistat, gazetat dhe portalet shqiptare të ditës. Unë kam pas fatin të jem “ndeshë” në këtë portal para disa viteve. Është kjo revistë pra, përvjetorin e të cilës shënuan antarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, të shtunën që kaloi. Revista Kuq e Zi është një pasurim, jo vetëm mediatik, por edhe kulturor dhe politik për diasporën shqiptare në veçanti dhe për botën shqiptare në përgjithësi. Lek Previzi, me sakrifica personale ia del, për një çerek shekulli tashti, të përgatisë botimin e revistës Kuq e Zi, me artikuj mjaft interesantë, të cilët – për nga subjekti dhe përmbajtja — rallë mund të gjënden në revistat, gazetat dhe portalet shqiptare të ditës. Unë kam pas fatin të jem “ndeshë” në këtë portal para disa viteve

dhe kam venë re se secili numër është më i pasur dhe më interesant se tjetri.

Lek Pervizi me Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta në Kampin e Tepelëns, duke shikuar vizatimet, ku u kujtuan të mbijetuarit e atij kampi, Gusht, 2018. Botimi i revistës Kuq e Zi ka filluar pra të botohej në Bruksel tetorin e vitit 1993, nga Lek Previzi, ky ish i burgosur politik, i cili pas shembjes së komunizmit doli nga burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Botimi i revistës Kuq e Zi nuk ishte diçka e rastit, sipas Z. Previzi. Duke përshkruar fillimin e vështirë të botimit, ai shprehet se “Revista Kuq e Zi, s’u krijue kot pse mu tek mue, por pse unë e kisha si një detyrë që më takonte të kryeja, në nder të atyne burrave që mendonin vetëm për përparimin e naltësimin e kombit shqiptar, ku dhe një revistë sado e vogël dhe e thjeshtë, do të lozte rol të madh. Me këto premisa ishte si një formë amaneti që unë duhej të përmbushja. Sigurisht se në këto kushte, pavarësisht se gjendëshim në botën e lirë, truri ynë ishte akoma i bllokuem, nga ndikimi i shtypjës së diktaturës. Dashje pa dashje, truni ynë ishte formatuë dhe duhej kohë që të rikthehej në gjendjën normale”, ka shkruar Leka. Kështuqë, me gjithë problemet dhe sfidat fillestare, sidomos ato financiare, Leka ai doli, ja arrijti që më në fund në Bruksel, siç thotë edhe ai vet, “Po ripërtrihej nisma e Faik Konicës, pas rreth 100 vjet, jo me titullin “Albania” por Kuq e Zi”. Kjo u bë e mundur, shkruan Previzi, me ndihmën dhe me inkurajimin e disa miqëve të tij të dalluar si, Mikel Koliqi, Guljelm Deda, Mitat Araniti, Lazër Radi, Arshi Pipa, Nermin Vlora, Renzo Falaski, Injaz Zamputi, Mark Dema, Zef Pllumi, Nikoll Mazrreku, Ndue Pjetër Gjomarku, Tef Krroqi, J-H. J Lanksch, Myrteza Bajraktari; Idriz Bésha, arbëreshi Vinçenz Golletti Baffa, etj., prej të cilëve erdhën përgëzime dhe urime dhe të cilët, fatkeqësisht, nuk jetojnë më. Por me kohë, nisma modeste e botimit të kësaj reviste, sipas botuesit të saj, ndryshoi dramatikisht me paisjen me kompjuter, gjë që rriti cilësinë si dhe shpërndarjen e revistës. Përballë mos aftësisë për të përballuar shpenzimet e botimit të revistës, ai vendosi që si alternativë, revistën Kuq e Zi ta botonte në internet, ndërkohë që ua dërgonte një numri të

zgjedhur lexuesish e miqësh të botuesit. Z. Previzi thotë se kohët e fundit, revista është digjitalizuar komplet nga Nr. 1 deri në numërin e tanishëm 126, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe në Bibliotekën e Shkodrës, ndonëse ka kërkesa edhe nga biblioteka të tjera. Revista Kuq e Zi, kushtar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Lek Previzi shkruan se ai, në të vërtetë, ia ka kushtuar gjithë numërat e këtij viti të revistës, 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. file:///C:/Users/fgshkreli/AppData/Local/Packages/microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe/LocalState/Files/S0/30630/Revista%20nr.%20126[56291].p Lek Previzi është gjithashtu edhe përkthyes nga italishtja e vjetër i librit, “Veprat e lavdishme të Skenderbeut”, të Dhimitër Frangut, që konsiderohet edhe si libri i parë i shkruar për Gjergj Kastriotin Skenderbeu, një libër sipas tij i haruar nga historianët e ish-regjimit komunist, për të mos thënë i humbur. Libri “Vepra të famshme të Skenderbeut” i vitit 1480, jo shumë e njohur ndër shqiptarë, por i vlerësuar nga të huajt, shkruar latinisht nga At Dhimitër Frangu, e përkthyer nga Previzi, cilësohet në parathënien e tij si një, “…Libër që ashtë shkrue latinisht me dorë prej Dhimitër Frangut, i cili ishte i pranishëm personalisht dhe i mirë informuem për të gjitha betejat e veprat e atij Princi.” Në një intervistë, Lek Previzi shprehet se respekti i tij për Heroin Kombëtar ishte ç’prej rinisë dhe se kjo figurë i ndjekë të gjithë shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre. Por, atij pas 40-vjet burgjesh e kampesh përqëndrimi – ku nuk kishte as të drejtë dhe as mundësi – më në fund iu dha mundësia që të jepte kontributin e vet në fushën e kulturës dhe historisë shqiptare, përfshirë edhe jetën dhe veprimtarinë e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu – veçanërisht në këtë 550-vjetor të Tij dhe me rastin e 25-vjetorit të botimit të revistës Kuq e Zi. Frank Shkreli

Koment

Revista “KUQ e ZI” e z. Lek Pervizit asht nje nder

veprat ma Atdhetare qe mundet me ba nje

Shqiptar sot ne Shekullin XXI, kur ne Shqipni po

errsohet gjithshka nga “rilindja”…

Veprat e z. Lekes , ne kampet e shfarosjes duhen

shumfishue dhe ruejte atje ku, me paturpesi edhe sot,

vazhdohet me i vue dafina tiranve e diktatoreve

barbar si “heroj”…

Pershndetje dhe jete te gjate z. Lekes ne pragun e

kesaj Feste!

Me shume respekt.

Federik Radovani

25-vjetori i revistës Kuq e Zi u përkujtua në Bruksel

më 27 tetor 2018, orgaaanaizaur nga Shoqata e

Shkrimtarëve Shqiptare udhëhequr nga Znj.

Shqiponja Duro. Me një pejesmarrje te mirë të

shqiptarve të Belgjikës, ku e ndroj takimin

Ambasadorja e Shqipërisë Znj. Suela Janina, që

përshendeti ngjarjën e vlerësoi punën e z. Lek

Perviizi, që ndonse ne moshë shumë të shtyrë, arrin të

mbajë të gjallë këtë revistë qe tashmë është bërë

legjëndare. Takimi i drejtuar nga Znj Shqiponja Duro

u hap me nje bashkëbisedë me z. Lek Perviz, rreth

themelimit te revistes, dhe punës kembëngulëse të tij

për ta botuar prej 25 vjet pandërprerje. Biseda u

zhvillua rreth idesë që lindi për këtë revistë dhe

intelektualët që iu bashkuan që në fillim, me

entuziazëm, figura të shquara, që tashti s’janë më, por

që i dhanë forcë e mbështetje të madhe morale

botimit të revistës. Emra si Arshi Pipa, Injac Zamputi,

Guljelm Deda, Nermin Vlora dhe Renzo Falaski, Mark

Dema, kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikom Mazrreku,

At Zef Pllumi, Visar Zhiti,Prof. arbëresh Vinçenc

Golletti-Baffa, Q

At ³mbroz Martini, dhe të huajt miq të shqiptarve, Hans- Joachim Lanksh, Robert Elsie, poeti italian Ivan Pozzoni, etj. Ashtu lexues e simpatizues të saj, si F zz. Frank Shkreli, Federik radovani, Thansa Gjika, Mergim Korça, Piro e Peter Tase, Ilir Konomi, arbëreshi Agostino Giordano, Saimir Lolja, , etjerë që e përtgëzojnë e i japin kurajo revistës që të vazhdojë akoma punën e saj si kultivues e idealëve kombëtar të mishëruar nëtë si Tribunë ne Shqiptarizmit. Në këtë mbledhe e morën fjalën, z. Myrteza Bajraktari, që theksoi njohjën e që në kohën e diktaturës, miqësinë me Lek Pervizin e në vazhdim, Nd Prof. Kolë Tahiri, bëri një analëë të revistë dhe vlerës së saj, aq më

tyepër se themeluar e drejtau nga një ish i burgosur politik, që kishte njohur 45 vjet përsekutim, burgje e internime. Ku pë^rveç të tjerave ai vuri në dukje se leka kishte bërë një vepër tjetër të rendësishme me vizatimet e kampit të tepelenës, etjera kampe. Si dhe botimin e Albumit të veprave të krijuara për Skënderbeun në Europë tash 550 vjet. Kisjte të tjertë që donin të merrnin fjalën por koha nuk e lejonte. Përveç se për revistë aty u paraqitën dhe dy libra të lek pervizt “Gjenerali” dhe “Odiseja e Pafajsisë”, për tyë cilët u fol dhe autori dhe shpjegime. Mbledhja ishte e suskseshme dhe intersimi ipjesmarrësve shumë e përzemërt dhe entuziaste. Si gjithmonë, aktivitetiu mbyll me nje kokteil, dhe biseda shoqërore d shoqëruar me fotografi kujtimore. ,

Foto nga aktiviteti

Shqiponja Duro e Lek Pervizi

Shqiponja Duro e Myrteza Bajraktari

25-vjetori

Promovim i librave

Foto nga aktiviteti i 25 vjetorit të revistës Kuq e Zi

Kolë Tahiri , Myrteza Bajraltar, Lek Pervizi ,

në mur projeksioni nga revista Kuq e Zi.

Autografë

Diiskutime

Me Bujar Kelmendin që siguroj këto foto.

Vazhdojmë në kuadrin e vitit të Gjergj

Kastriotit Skënder beut me

FRANG BARDHIN Shqiptar i shquar

personalitet i madh i shek.XVII.

Siç dihet Frang Bardhi ka shkruar nje libër Tetor ne Brksel, org&anizuar nga 20“Apôlogjia e Skënderbeut, përveç veprave të tjera si Fjaalori latinisht-shqip, Fjalë t’urta e proverba, etj. Nderkohë ai shkruan Apologjinë e Skënderbeut, si pergjigje një dashakeqi sllavo*serb Jan Tomku, që kishte pretenduar se Skënderbeu s’ishte shqiptar, por bosnjak, etjera profka të padurueshme. Ne nuk do të merremi me atë libër, se s’ia vlen të humbësh kohë. Jo që ajo vepër s’ëhtë e rendësishme, por trajton një çeshtje që, sot, nuk ka interes per shqiptarët as historianët. Por që sigurisht se merr vlerë për njohjen e Frangut, në aspekti letrar e temperamentin e një historiani,të një intelketuali të lartë, për kohën që jetoi e punoi dhe më gtjerë. Duke i lenë shteg kohës, për të trajtuar figurën ne tij në numërat e ardhshëm të revistës, nga Frang Bardhi kemi marre kete paraqitje te shkrimtarëve të asaj kohë që kan shkruar për Skënderbeun. Vetëm për dçka na vjen çudi, sepse ai s’përmend aty, as Dhimitër Frangun as Paolo Jovion. Veçanërtisht për Jovion, që ishte një figurë e rendësishme, si Pëshkop i Noçerës, dhe shkrimtar, historian e sekretar i katërpapëve, si dhe kushtuar figurës së Gjergj kastritit Skënderbeut . Magjithatë paraqitja e mëposhtme për shkrimtarët që i kushtuar Skënderbeut veprat e tyre, tregon kujdesin e tij, për tëmbeshtetur figurën ne Skënderbeut, me vepra seriuoze të hskrimtarëve të asj periudhe.

Frang Bardhi, nxënës i Kolegjit “Propoganda Fide”, episkop i Sadës dhe i Sardës si dhe administrator i Pulatasve dhe popullsive të tjera të Arbërisë e shkroi librin e tij për të mbrojtur historinë dhe figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Frang Bardhi është padyshim një dijetar dhe një nga personalit etet më të mëdha të kulturës në shekullin e XVII deri në ditët tona. Ai është me origjinë nga katunti i Nënshatit, prej të cilit kanë dalë katër peshkopë, Gjergj Suma, Tozo Bardhi, Nikoll Bardhi si dhe Gjergj Bardhi i cili qe kryepeshkop i Tivarit. Frang Bardhi është i gjakut dhe pasardhës i tyre. Familja dhe fara e Bardhëve është bujare në Shqipëri. Gjergji ka qënë ungji i Frangut dhe paraardhës i tij si peshkop i Zadrimës. Familja e Bardhëve krenohet dhe për burra të tjerë të dëgjuar, ndër të cilat përmendet dhe Preng dhe Pavël Bardhi. Këto të dhëna dalin në relacioni që vetë Frang Bardhi i ka dërguar Kongrekacionit të “Propogandës Fide”. Si historian Frang Bardhi citon burimet historike bizantine si kronikanin e dëgjuar të bizantit Niqifor Gregoraj (1296-1360), Joan Kantakuzenin, Perandor i Bizantit (1341-1355) dhe pas vitit 1365 një shkrimtar veprash teologjike dhe historike, Laonik Kalkokondili, nga Athina (1430-1490), kronikan i shquar bizantin etj. Por citon edhe burimet europiane të kronikanëve dhe dijetarëve të nddryshëm. Frang Bardhi i referohet Joan Leonkavit (1533-1593) ka qënë linguist historian dhe jurist gjerman. Si nëpunës pranë ambasadës Imperiale në Stamboll mësoi turqishten, vizitoi Turqinë dhe ka shkruajtur vepra historike mbi Turqinë si psh. “Annales sultanorum othoma nidorum, historia e musulmanicae” në 18 libra etj., Nikolla Doglioni, shkrimtar italian i shekullit të XV, Paul Jovin (1483-1552), historian italian, historiograf kryesor i rilindjes italiane, Iosif Rozaçi (1530-1620), mjek dhe gjeograf italian, Volterranin (1434-1516), shkrimtar, historian, teolog dhe humanist italian i cili ka bërë dhe një biografi të shkurtër për Skënderbeun, Joan Boterin (1533-1617), gjithashtu humanist dhe gjeograf italian, Joan Lonicerin (1499-1569) humanist gjerman, autor veprash të ndryshme, Joan Baptista Pigna(1530-1575), kancelari i Alfonsit të Dytë dhe historian zyrtarë i tij, Anton Bonfini (1427-1502), historian humanist italian, të cilin mbreti humbarez Mattia Korvini më 1486 e thirri në oborrin e vet dhe e ngarkoi të shkruante historinë e Hungarisë (për këtë vepër Bonfinit iu dha titulli i Bujarit Hungarez),A.G. Busbekvi (1522-1595), diplomat, arkeolog, natyrist dhe shkrimtar, i lindur në Plandër të Francës, si diplomat ka qënë i dërguar shpesh në Stamboll, është i përmëndur për “letrat mbi Turqinë”

(A.G.Busbekvi “Legationis turcicae epistolae IV”, Gjergj Bartoldi, shkrimtar dhe historian i shekullit të XVII, Joan Karol Saraçeni, shkrimtar italian i shekullit të XVI, Jakov Gordoni (1541-1620), dijetar skocez, i Urdhërit të Jezuitëve, Cezar Kampana (1540-1606), historian italian shumë i njohur, Papa Piu i II-të, Humanist dhe adhuronjësi i antikitetit, ka shkruar poezi, komedi, si dhe veprën “Commentari”, dmth., “Kujtimet” në 121 libra, një lloj autobiografie lidhur me ngjarjet e kohës së vet, Cabeliku (1436-1506), historian humanist italian, që emrin e vërtetë e ka patur Merkaanton Koçi, që ka shkruajtur veprat “Historia e Venedikut prej themelimit të Romës”, në 33 libra, si dhe “Rapsoditë e historive”, një farë historie universale në 92 libra, Francisk San Sovini (1521-1583), dijetar dhe historian italian, Lazar Soranxi, jetoi në shekujt XVI-XVII, që ka shkruajtur një vepër për Perandorinë Otomane, Bartolome Dionisi, shkrimtar italian, Petro Bendi, i lindur në Venedik në vitin 1470, filolog e humanist i dëgjuar i kohës së tij, ka shkruar një histori për Republikën e Venedikut, Tuberoni Dalmatas, historian i shekullit XVI, ka shkruar “Commentari” për historinë e periudhës 1490 gjer në 1522 në 11 libra, Joan Baptista Marini(1569-1625), poet italian, përfaqësues kryesor i “Marianizmit” dmth., i artit Barok në letërsi, Margarita Sarokki, (vdekur në Romë në 1618), në fillim dashnorja dhe më vonë armike më e egër e poetit Joan Baptista Marinit, e njohura e Galileo Galileut, poeteshë italiane që ka shkruar një poemë të madhe prej 23 këngësh të quajtur (“Scanderbeide”), Joan Jakov Rici, poet italian i shekullit XVI (me mbiemrin Rici njihen mjaft dijetar italian e sidomos piktorë), Joan Tarkognati (i lindur në fund të shekullit të XVI dhe i vdekur në 1566), historian italian i cili synonte të bënte histori universale të përbotëshme, etj.

Apologjia e Skënderbeut vepër me vlerë historike

Fjalori shqip-latinisht, i pari i

këtij lloji, në historinë e gjuhës shqipe, i përciellur me proverba e fjalë t’urta shqipe.

Me termin Epir dhe Epirotë, ,njihëshin asokohë, Shqiperia e Shqiptarët.

Nga Moikom Zeqo

Dijetari më i madh shqiptar i shekullit XVII-të është padyshim Frang Bardhi. Mbas Marin Barletit ai është përfaqësuesi i dytë i madh i humanizmit shqiptar. Lindi në Kallmet të Zadrimës, pranë qytetit të Lezhës, ku siç dihet më 1444 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bëri Kuvendin e Besëlidhjes së princave shqiptarë për t’u bashkuar në luftë kundër Otomanëve. Vazhdoi studimet në kolegjin e Loretos në Itali, studime të cilat i nisi në vitin 1628 dhe i mbaroi në qershor të vitit 1633. Nga viti 1633 deri më 1635, Frang Bardhi ndoqi studimet më të larta në një kolegj të Romës. Gjatë kësaj kohe atij i lindi ideja për të bërë një fjalor dygjuhësh: latinisht-shqip. Më 1635 Frang Bardhi e boton fjalorin. Fjalori përmban 5000 fjalë të përkthyera në shqip, si dhe disa shtojca në fund, kurse pjesa shqipe përmblodhi afro 2500 fjalë. Fjalori ka edhe 113 proverba e shprehje të shqipes, si dhe emrat e toponimet e qyteteve shqiptare më të rëndësishme. Në parathënien e shkruar shqip për lexuesit, Frang Bardhi ka theksuar se: “Në të errët dhe

pak dritë vlen e kushton shumë”. Ai e kish bërë të vetin parimin e humanizmit të kohës për shkrimin e gjuhëve amtare, se gjuha është “tipari i parë dallonjës i një kombi”. Një vit më vonë, më 1636, brenda një kohe shumë të shkurtër, prej afro 15 ditësh, Frang Bardhi shkruan kryeveprën e vet “Apologjia e Skënderbeut”. Në këtë libër, Frang Bardhi bën një polemikë të ashpër e me argumente shkencorë kundër Tomeo Markoviçit, një peshkopi boshnjak, i cili me anë të një librushke i mohonte shqiptarësinë Skënderbeut, duke e quajtur sllav. Kundër këtij falsifikimi, të cilin Frang Bardhi e quan “të kobshëm”, dijetari ynë mbështetet në fakte dhe dokumenta. Metoda shkencore në histori që përdor Frang Bardhi është më e përparuara për kohën. Frang Bardhi thekson se dy parime të mëdha kanë rëndësi për historikun “metoda dhe e vërteta”. Apologjia e Skënderbeut është një vepër e shkëlqyer dhe e bën autorin të spikasë midis dijetarëve të shquar të Europës. Këtë vepër Frangu e shkroi në moshën 30 vjeçare. Në librin eseistik e historik “Apologjia e Skënderbeut”, Frang Bardhi citon dhe aforizma poetike, emra poetësh, duke dëshmuar kulturën e vet letrare dhe poetike, klasike e humaniste. Që Bardhi ka qenë i njohur me hullitë poetike, këtë mund ta vërtetosh lehtë e qartë. Bardhi është i pari që na flet për një dukuri tejet interesante për rimën, në një kohë që Eposi Mesjetar i Veriut, po edhe shekujt më pas De Rada te “Milosao” përdorin vargje të bardhë, domethënë pa rimë. Kur u fut rima në poezinë shqipe? Në një studim të tijin pretencioz, Bonlow ka thënë se, janë shqiptarët që për herë të parë kanë përdorur rimën në poezinë gojore në Europë, duke u shpërndarë kjo shëmbëlltyrë edhe te popujt e tjerë. Në “Fjalorin latinisht-epirotikisht” të Frang Bardhit, më 1635, autori ka përfshirë edhe disa proverba të rimuara, pra është i pari që tregon se rima kishte hyrë tashmë në poezinë apo folklorin artistik shqiptar. “Qysh asht gjykue, s’ka me mungue”. Ky proverb mund të kthehet në dy vargje të mirëfillta 6 rrokëshe. Një tjetër shembull: “Kush s’asht i besuem, s’di me urdhnuem”. Rimat janë foljore, por edhe mbiemrore. Një shembull i tretë: “Shumë shtane

(të shtira, të qëlluara M.Z.) e një të bame”. Në vend të rimës kemi asonancën “shtane-bane”. Në “Apologjinë e Skënderbeut” Frang Bardhi citon tri strofa të një poeti të shek. XV, Gjon Jakov Recinit, me sa duket me origjinë dalmatine. Ato janë marrë nga vepra e poetit e quajtur “Beteja e Herkulit me Skënderbeun”: Skënderbeu epirotas fluturon me forcë të madhe si stuhi, duelin e ashpër e fiton krenar, zemërfatos si ai. Kalin e papërmbajtshëm mban Skënderbeu i lindur nga Epiri e shigjeton me sytë prej ylli. Ai parzmore prej lëkure ka shigjetë, shtizë e hark gjigant, tek Herkuli i Tebës një topuz hata E hedh ai me furi që larg. Gjon Jakov Recini bën një shtjellim të subjektit të ndërthurur me mitologjinë (Herkulin) dhe historinë (Skënderbeun). Për ta lartësuar këtë të fundit, krijon një skenë fantastike dyluftimi të Herkulit me Skënderbeun, duke e nxjerrë fitimtar këtë të fundit, pra më të madh e të fuqishëm sesa Herkulin. Kështu historia lartësohet më shumë sesa mitologjia. A ka apoteozë më të bukur dhe fantastike për kryetrimin tonë? Duke zgjedhur këto fragmente poetike, Frang Bardhi shpreh publikisht referencat dhe hobitë e tij për poezinë në përgjithësi, një shpirt poeti të vërtetë. Në shtator të vitit 1636 ai vendoset në Zadrimë të Lezhës. Nga Zadrima ai shkruan disa letra dhe relacione të rëndësishme, si ato më datë 7 shtator 1636, 8 shkurt 1637, 5 maj 1637, 28 maj 1637, qershor 1637, 19 prill 1641 etj. Nga përmbajtja e letrave dhe relacioneve mësojmë se Frang Bardhi është marrë edhe me përkthime nga gjuhët e huaja në shqip, përkthime, të cilat për fat të keq, deri më sot nuk janë gjetur nga dijetarët e interesuar rreth figurës së tij, për etnografinë e kulturën popullore vendase, si dhe për projektet rreth kryengritjeve kombëtare për liri nga Bardhi vetë. Më 1643 në moshën 37 vjeçare Frang Bardhi vdes papritur, ka të ngjarë nga malarja.

Frang Bardhi nuk jetoi shumë, por ka patur një emër të madh dhe të ndritur. Ai qe një patriot i shquar dhe i flaktë, sypatrembur e luftarak. Ai arriti një shkallë të lartë kulturore për kohën dhe shkroi vepra të guximshme e me kompetencë. Me këto vepra, ai ka kontribuar në kulturën tonë kombëtare si një nga përfaqësuesit e saj më të mëdhenj në shekuj. Një bashkëkohës ka shkruar për Frang Bardhin: “Le të krenohet Shqipëria dhe të gëzojë fisi i Bardhajve që i dha atdheut bij të denjë.”

Frang Bardhi në filateli.

70 vjetori i themelimit të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

LULE DHE MIRËNJOHJE NË 25-VJETORIN E AAWO, MOTRAT QIRIAZI

PARASHQEVI SEVASTI

Nga Marjana Bulku

25 vjetori i krijimit të Albanian American Women Organization "Motrat Qiriazi" AAWO mblodhi këto ditë në Manhattan qindra shqiptaro-amerikanë, ambasadorë të misioneve tona diplomatike nga Shqipëria e Kosova; Besiana Kadare dhe Teuta Sahatçija ,kongresmeni Eliot Engel dhe Patricia M .Engel që ishte e veçanta e kësaj galaje jubilare ku një falenderim special shkon për Gena Bajramin (botuese e gazetës Iliria) e cila e nominoi zonjën Patricia M. Engel, madje bëri të mundur edhe prezencën e saj mes shqiptaro amerikanësh dhe AAWO, nderonin me pjesmarrje gjithashtu Council Member Mark Gjonaj, Ariel Palitz, (NYC Nightlife Mayor,cityof New York) ,aktivistë dhe mjaft personalitete të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikanë të Federatës Panshqiptare Vatra.Ishte një mbrëmje ku 25 vjetët e punës dhe përkushtimit, vullnetarizmit dhe kontributeve do të nderoheshin me mirënjohje dhe vlerësime për humanitarizmin , arritjet jetësore, lidershipin, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite. Dy himnet , performuara bukur e me mjeshtëri nga tenori Riad Ymeri çelën këtë mbrëmje duke e bërë edhe më të ngrohtë atmosferën. Mbrëmja u hap përmes një fjale të shkurtër ku presidentja e AAWO Beti Beno në mënyrë të përmbledhur bëri një paraqitje të asaj çka AAWO

ka arritur në këtë gjysmëshekull përmes iniciativave, programeve, workshopeve , ndihmave medicinale , bursave dhe se çfarë kjo organizatë do mund të bëjë më tej duke e bërë edhe më të fortë zërin e grave , bijave dhe motrave tona në funksion të civilizimit të familjes, komunitetit. Dr .Anna Kohen ,Esmeralda Mosko,Dr.Shpresa Xhakli në fjalët e tyre përshëndetëse në këmbim të vlerësimeve theksuan se çmimet janë përgjegjësi e përbashkët pasi gjithçka që ato kanë mundur të realizojnë do ishte e pamundur pa mbështetjen e komunitetit. Mjaft emocionues ishte dokumentari që Vera Belliu dhe Albanian Culture Tv kishin realizuar enkas për këtë event. Materialet e hershmefilmike të regjistruara dhe transmetuara nëpër vite nga drejtuesi i ketij televizioni Adem Belliu,ku ngjarjet , personazhet,intervistat , festimet janë përmbledhur bukur përmes një video përshëndetjeje konceptuar mrekullisht.

Në një jubile të tillë vlerësimet janë jo vetëm mirnjohje dhe falenderim por edhe lutje e ftesë që këto kontribute të nxitin dhe frymëzojnë të tjerë në mënyrë që solidariteti dhe humanizmi, ruajtja e kulturës dhe gjuhës të trashëgohen nëpër gjeneratat pasardhëse. Ndaj edhe nuk munguan nderimet për aktivistët e spikatur të komunitetit shqiptaro-amerikan që e kanë mbështetur misionin dhe punën e AAWO- as sistematikisht, Harry Bajraktari, Fadil Berisha, Sergio Bituçi, Lou Fundos, Georgio Kolaj, Edward Toptani ,Esq, Isidoros Tsamblakos ,Esq, Kumrie Selimaj, Albert Fundos. Nuk munguan edhe vlerësime për mbështetjen që ia ka rritur qasjen dhe profilin në publik AAWO ndër vite dhe këtu spikat televizioni Albanian Culture me producent Adem Belliu si një kanal mediatik që ka ndjekur në progresivitet të gjitha veprimtaritë e AAWO në këto 25 vjet. Nderohet gjithashtu Illiria Newspaper Vehbi &Gena Bajrami, publisher. VATRA, the Pan-Albanian Federation of America, Albanian Yellow Pages me Ismer Mjeku, gjithashtu nje vlerësim special shkoi për Albana Krasniqi për shpëtimin e jetës së fëmijëve shqiptare. Mjaft mirë u pritën edhe vlerësimet meritore të cilat kanë zhvilluar edukimin e gjuhës shqipe në

diasporën amerikane ku u nderua Shkolla Shqipe "Alba Life" me drejtues Kozeta dhe Qemal Zylo si dhe Children of the Eagle -Albanian American Dual Language &Culture School me Drita Gjongecaj. Sabita Ballo, Kino Gira u vlerësuan për mbështetjen permanente financiare dhe kulturore në shërbim të AAWO. Beqir Sina u vlerësua gjithashtu për punën e palodhur si gazetar . Falenderime dhe vlerësime shkuan gjithashtu për Shqipe Malushin e cila me përkushtimin dhe punën e saj të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan zë vend të veçantë në kujtesën e tyre. Netë të tilla vlerësimesh dhe nderimesh na bëjnë të reflektojmë mbi aktet tona të përditëshme, se sa të paharrueshme bëhen ato kur i shërbejnë qëllimeve që nën një kujtesë të tillë falin kaq shumë tekst dhe nëntekst e mbi të gjitha përcjellim dashuri për Njeriun. AAWO motrat Qiriazi u krijuan 25 vjet më parë mbi historinë shqiptare të Parashqevi dhe Sevasti Qiriazit të cilat konsiderohen si nëna të civilizimit, edukimit dhe diplomacisë duke kontribuar e lënë gjurmë në historinë tonë e cila na bën më europianë se kurrë kur e prezantojmë veten përmes Vlerash të cilat edhe të ftuarit amerikanë që ishin prezentë nuk mund të mos i vinin re. E nën këtë llogjikë ishte edhe fjala mbresëlënëse e Mrs .Patricia M.Engel e cila nuk e fshehu aspak kënaqsinē që mori nga ky nderim dhe vlerësimin për komunitetin shqiptaro-amerikan që rritet përmes vlerash.

Cjerasim e Gjergj Qriazi

Si i trajtoj krimineli Enver Hoxha pasardhësit e Ismail Qemal Bey

j Vlores dhe ku gjendet proceverbali i Pavarsisë së Shqiperisë

Nue Oroshi

Gjysma e Pavarsisë së Shqiperisë e cila erdhi si këmbëngulje e atdhetarëve shqiptarë dhe përkrahjes që i bëri Mbretëria e Austro-Hungarisë në krye me Franz Jozefin e cila përkrahje ishte vendimtare që të formohet edhe kjo gjysmë e Shqiperisë duke u nisur nga fakti se Perendoria Osmane e cila ishte në shkatërrim e sipër i dorzonte serbeve dhe malazezeve qytetet Shqiptare siç ishte rasti i Shkodrës,Kosovës, Malsisë së Madhe dhe shumë vendbanimeve tjera shqiptare.Por ajo që deshiroj ta trajtoj sot në këtë shkrim do të jetë fakti se ku gjindet procesverbali i shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe çfarë trajtimi ju bëri krimineli Enver Hoxha familjarëve të mbetur të Ismail Qemail Bey Vlorës. Djali i vogël i Ismail Qemail Bey Vlorës, Qamili u burgos dhe pas lëshimit nga burgu ai ishte i sëmurë rendë nga semundja e mushkërive dhe në vitin 1950 vdes në heshtje pa e ditur kush përpos familjarëve të ngushtë. Fati edhe më tragjik e ndjeki percjellësin me të afërt të Ismail Qemail Bey Vlorës, Qazim Bey Vlora. Qazimi gjatë gjithë kohës e kishte percjellur të atin, me një fjalë ishte sekretari i Ismail Qemail Bey Vlorës. Ai u helmua në Perugjia të Italisë së bashku me Ismail Qemail Bey Vlorën nga të derguarit e Esat Pashë Toptanit për shkakun kryesorë të ndalimit që të mos merrte pjesë në Traktatin e Versajës ku edhe

mori fund definimi i kufijeve të rinj të Evropës dhe ky Traktat i filloj punimet më,28 Qershor 1919 duke i perfunduar më,21 janar 1920. Prej vitit 1920 e deri në vitin 1944 të gjitha Qeveritë shqiptare që kaluan në shenjë respekti për familjen e Ismail Qemail bey Vlores ja akorduan një pension për familjen dhe atë pension e kishte marrë Qazim Bey Vlora. Me të ardhur në pushtet komunistët e Rusisë në Shqipëri ata si moto e kishin shkatrrimin e familjeve tradicionale shqiptare dhe jo vetëm mashkujt por edhe grat e fëmijët e këtyre familjeve, për këtë janë dëshmitë e burgjeve dhe kampeve të Tepelenës dhe gjithandej Shqipërisë. Qazim Bey Vlora pas një polemike me kriminelin Enver Hoxha ai e leshoj Shqiperinë dhe u vendos në Strugë.Por me vete mbante gjithmonë një grumbull dokumentësh. Dhe pikërisht këto dokumente ishin mjaftë me vlerë për historinë e Pavarsisë së Shqipërisë.Qazim Bey Vlora vdiq në vitin 1953 në Strugë i rrethuar nga struganët atdhetarë. Ai u varrosë në varresat e këtij qyteti dhe dokumentët e tij u konfiskuan nga policia komuniste e asaj kohe. Shtrohet pyetja a ruhet dikund ky procesverbal i Pavarasisë së Shqipërisë apo është zhdukur si shumë dokumente të vlefshme të historisë sonë shqiptare.Është mirë të verifikohet fakti nga historianët shqiptarë në Maqedoni se çka në të vërtetë ka ndodhur me këto dokumente që i ka pasur me vete Qazim Bey Vlora. Mund të ketë ndodhur që para vdekjes t’iu ketë dhënë ndonjë miku të tij të afërm apo vërtet këto dokumente janë konfiskuar nga policia komuniste e asaj periudhe kohore.Gjetja e këtyre dokumentëve është mjaftë e rëndësishme për ditën e 28 nëntorit 1912 kur është shpallur Pavarsia e Shqipërisë. Dilemat që duhet të qartësohen ishte edhe fakti se a kishte perfëqësues pjesëmarrës në këtë kuvend nga Austro-Hungaria dhe Gjermania kur u shpallë Pavarësia e Shqiperisë më,28 nentor 1912 sepse dihet mirëfilli se diten kur është shpallë Pavërsia e Shqiperisë Flamurin Shqiptar që është shpallur Pavarsia e Shqipërisë nga shtepia e Ekrem Bey Vlorës e ka marrur shkrimtarja dhe studiuesja gjermane Mari Amelie von Godin dhe ju ka dhanë luftëtareve shqiptarë dhe pikërisht ky Flamur ka valuar në Vlorë më,28 Nëntor 1912.Këto janë edhe shumë fakte të tjera që flasin se Pavarsia e Shqipërisë kishte ardhur pikërisht nga mbeshtetja që i kishte dhënë Austro Hungaria dhe Gjermania shtetit të posaformuarë shqiptarë në kohën më të vështirë kur aleancatë serbo-

malazeze-osmane ishin në muajin e mjaltit të tyre për shkatërrimin e kombit tonë shqiptarë.

Libri i Sebastian Vilmot,

Fati i një vendi të vetmuar.

Përgatitur nga Jorgji Kote

Në muajin Korrik 2018 u promovua në Paris libri i autorit francez Sébastien VILMOT « La solitude d’une destin »

( Shqipëria - Fati i një vendi të vetmuar ) që është i disponueshëm dhe në internet

nëpërmjet Amazon fr. Ky libër i ri është produkt i një pune shumëvjeçare kontaktesh, intervistash,

takimesh dhe konsultimesh me personalitete shqiptare dhe të huaja dhe me kërkime të panumurta në arkiva të

huaja nga një njohës fin i Ballkanit dhe tejet i apasionuar pas historisë së vendit

tonë, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Ndër të tjera, Vilmot ka shkëmbyer ide e mendime me ish-Presidentin Rexhep

Meidani, Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Francë - Shqipëri, zonjën

Viviane de Dissez, nipin e ish - Mbretit Zog, Skënder Zogu, familjarë të të ndjerit Pjetër Pepa ish-Ambasadori ynë i parë në

Vatikan dhe autor i librit « Pagine sulla dittatura », Profesorin e feve në Universitetin e Romës, Roberto Morozzo

della Rocca, Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, Këshilltaren e

Kulturës në Ambasadën franceze në Tiranë, Rose - Anne Bisiaux, shkrimtarët Bashkim Shehu dhe Besa Myftiu, autorin e

disa librave mbi komunizmin, Ylli Demneri, etj.

Gjithashtu, ai ka bërë udhëtime të shumta në Paris, Rome/Milan, Bruksel, Gjenevë,

Londër, Cambridge dhe në metropole të tjera të mëdha evropiane. Vilmot ka qenë

gjithashtu në Shqipëri, Kosovë dhe Bosni&Hercegovinë. Autori i ka mbështetur të dhënat dhe

përfundimet e tij me materiale të shumta e të besueshme referuese dhe me fragmente nga 120 botime dhe romane prestigjioze;

duke filluar nga gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, shkrimtarë/publicistë të

tjerë të njohur, si Fatos Kongoli, Besnik Mustafaj, Fatos Lubonja, Fahri Balliu, Blendi Fevziu, Amik Kasoruho, Uran

Butka, Shaban Sinani, Ylljet Aliçkaj, Safet Kryemadhi, njohësit dhe personalitetet e

historisë sonë Edith Durham, Robert Elsie, Miranda Vickers, Noel Malcom, Herman Bernstein, etj.

Vlen të theksohet se Sebastien Vilmot i është referuar dhe autorit/publicistit të njohur të antikomunizmit, zotit Lek Pervizi. Më konkretisht, në faqen 183 - 184 të librit » Albanie - Solitude d’un destin » botohen tre fragmente nga libri e Lek Pervizit « Dans les cercles l’enfer » 2014 ku përshkruhet trajtimi çnjerëzor në Kampin e Internimit në Tepelenë. Editori i librit, Vincent de Crayencourt

nënvizon ndër të tjera se pak botime të kësaj natyre kanë mundur të shpjegojnë bindshëm se si brenda fare pak vitesh

Shqipëria u kthye nga një Mbretëri e vetshpallur në diktaturën më të egër tw

Shekullit të XX. Por, autori jep dhe mendimet e veta mbi periudhat dhe personalitetet madhore të

historisë së këtij vendi, sidomos për Skënderbeun, Zogun, Fan Nolin, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e të tjerë; krahas

denoncimit dhe qëndrimeve kritike, sidomos për periudhën e monizmit, Vilmot

nuk nguron të përmendë bindshëm edhe dukuri të caktuara pozitive për secilën prej këtyre periudhave, duke iu shmanguar

vlerësimit « bardhë e zi » Ndërkohë, duke shigjetuar përgjegjësinë e

faktorit ndërkombëtar, Vilmot shprehet se « e sunduar nga otomanët, e injoruar nga Bismarku, e braktisur nga Lidhja e

Kombeve dhe e aneksuar nga Italia, Shqipëria është instrumentalizuar dhe

tradhëtuar nga protektorët e saj ». Ky botim ka patur menjëherë jehonë

pozitive te lexuesit e huaj; këta të fundit i kanë vlerësuar të 11 kapitujt me 247 faqe të librit si një « guidë dhe sintezë të gjallë

të historisë së një vendi të panjohur por të mrekullueshëm që të mahnit nga kapitulli në kapitull ».

Nisur nga sa sipër, vështirë të kishte një hyrje më të mirë se Parathënia e shkruar

nga Zoti Paolo Foresti, Ambasadori i Italisë në vendin tonë gjatë periudhës së tensionuar dhe shpërthyese 1993 - 1997.

Ai vazhdon të jetë mik, mbështetës, njohës i shkëlqyer dhe shtetas i vendit

tonë. Për kënaqësinë e lexuesit po e japim këtë Parathënie dhe në shqip.

Kur Shqipëria ishte e vetmuar në fatin e saj

Nga Paolo FORESTI

Në Shqipëri shkova për herë të parë në vitin 1970 me Ambasadorin francez Pierre Sebillaud. rrugën nga Beogradi ku punoja si diplomat italian e bëmë me autoveturë. Edhe pse miku im i shquar ishte i akredituar në të dy vendet, e lamë atë në kufi dhe udhëtuam me një makinë të Ambasadës franceze në Tiranë. Gjatë tre orëve të udhëtimit na ndiqnin agjentë të Sigurimit të Shtetit, i frikshmi Sigurimi, që nuk na u ndanë asnjëherë, edhe

kur Pierri e detyronte shoferin shqiptar të bënte pa pëlqimin e tij devijime të vogla gjoja për kryerjen e nevojave urgjente. « Engjëjt tanë mbrojtës» afroheshin menjëherë te vetura jonë duke na rikujtuar me një frëngjishte perfekte se nuk duhej në asnjë rast të devijonim nga itinerari i parashikuar. Gjatë rrugës, pamë jo më shumë se një duzinë veturash dhe pak kamionë. Shumica e shqiptarëve lëviznin me këmbë, të tjerët, më me fat me biçikletë ose me karroca që tërhiqeshin nga kuajt. Tirana na u duk e rregullt dhe e pastër por ajo që më çuditi ishte sjellja e banorëve: të gjithë kalimtarët me të cilët kryqëzoheshim në rrugë ulnin kokat ose kalonin në trotuarin tjetër. Pierri më shpjegonte se shqiptarët donin të evitonin të gjitha kontaktet me të huaj, që të

mos i shihnin, nga frika se do të merreshin egërsisht në pyetje nga Sigurimi. Kontakti im i dytë me Shqipërinë daton në vitin 1985, pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ndërmjet Romës dhe Tiranës shpërtheu një krizë e rëndë diplomatike kur pesë shtetas antarë të familjes Popajt, me origjinë nga Durrësi kërkuan strehim politik në Ambasadën italiane në Tiranë. Roma refuzonte me kokëfortësi t’i dorëzonte ata te polica shqiptare. Shefi i Qeverisë italiane, Giulio Andreotti vendosi të më dërgonte te vendi i shqiponjave në përpjekje për gjetjen e një rrugëdaljeje nga ajo krizë. Në fakt, viza e hyrjes as m’u dha dhe as m’u refuzua, por më në fund u vendos që të hiqnim dorë nga ky

mision. Pesë vjet më vonë, pas shembjes së Murit të Berlinit dhe ngjarjeve që ndodhën më pas, qeveria komuniste e Ramiz Alisë dëshironte ta zgjidhte konfliktin me Romën dhe pranoi transferimin e Popajve në Itali. Mirë kjo ndoshta mund të interpretohej si një sinjal për të gjithë ata që donin të largoheshin nga vendi të cilës qeveria shqiptare i druhej gjithmonë. Në atë kohë, turma të mëdha njerëzish përpiqeshin të hynin në ambasadat perendimore në Tiranë për të marrë një vizë. Një mijë shqiptarë vinin në Ambasadën italiane, shumë të tjerë ndaloheshin nga policia ose tentonin të kapërcenin kangjelllat e larta mbrojtëse të këtyre ambasadave. Më 1991, si Këshilltar Diplomatik i Ministrit të Mbrojtjes u angazhova me përgatitjet për Operacionin Pelican. Mbi 1000 ushtarë italianë transportuan dhe shpërndanë ndihma ushqimore në territorin shqiptar, duke dhënë një kontribut vendimtar për stabilizimin e gjendjes ekonomike të vendit. Një vit më vonë, shoqërova Presidentin

Scalfaro gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Ndërsa, në vitin 1993, u emërova Ambasador i Italisë në Shqipëri në një atmosferë tejet të tensionuar. Ai funksion, që e ushtrova për katër vjet rezultoi jashtëzakonisht i ngarkuar dhe shpesh i dhimbshëm ; gjithsesi, më duhet të pranoj dhe vlerësoj faktin se ato ishin vitet më pasionante dhe më të pasura të jetës time. Misioni im diplomatik përfundoi në momentin e shpërthimit të « piramidave famëkeqe financiare », që provokuan pothuajse një luftë civile. Për fat të mirë, gjendja u vu nën kontroll me shpejtësi, falë veprimit të vendosur dhe vendimtar të komunitetit ndërkombëtar, sidomos të Italisë, me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve. Qysh atëhere, nuk jam ndarë më nga

Shqipëria. Edhe tani në pension në fshatin e qetë Ombrie, të rrethuar me ullinj mijëvjeçare, vazhdoj të ndjek zhvillimet e vendit ku kam shumë miq. Kështu, psh, gjatë viteve 2006 - 2014 isha Rektor i Ëisdom University të Tiranës, ku kontribuova për themelimin e tij. Libri i Sébastien Vilmot, Albanie, la solitude d’un destin, ( Shqipëria, fati i një vendi të vetmuar) është një ilustrim i shkëlqyer i historisë së mundimshme të atij vendi të vogël, që ka dalë nga mjegulla që e kishte mbuluar gjatë 50 viteve të fundit. I pasur me referenca të shkurtëra dhe elokuente, libri jep një panoramë të gjerë të dramaturgjisë së jetës shqiptare: epokës ilire,

arritjet e Heroit Skënderbej, Pavarësisë nga sundimi otoman për ta mbyllur me një përshkrim shumë të goditur të ardhjes së komunizmit dhe ingranazhet e diktaturës së Enver Hoxhës. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë ose dhe thjesht të rifreskojnë disa nga faqet me të pabesueshme të historisë evropiane, të lëna për në kohë të gjatë në kufijtë e harresës, nuk ka mënyrë më të mirë se sa të « zhyten » në këtë botim me plot fakte të reja. Përgatiti:Jorgji Kote

:

FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT

28 NANDOR 1443

6 PRILL 1911

DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË

28 NANDOR 1912

ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË

28 NANDOR 1912 ORA 10:00

GJIN PJETER PERVIZI NGRITI FLAMURIN NE MILOT

Nga Fritz Radovani FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT 6 PRILL 1911 DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË 28 NANDOR 1912 ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË 28 NANDOR ORA 10:00 GJIN PJETER PERVIZI NGRITI FLAMURIN NE MILOT

M U E J NANDOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë … 9 NANDOR 1944 MUNTAZ KOKALARI Intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një leter tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha: “Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)

U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj. Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.

17 NANDOR 1944:Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.

29 NANDOR 1944 Forccat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade, e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime!”

20 NANDOR 1866 U le shkrimtari i Madh Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937). 12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç… 2 NANDOR 1945 Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit.

Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve…

27 NANDOR 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER, “BASHKIMI SHQIPTAR” : “Mos gabo me votue per bishat komuniste!” Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.

6 Nandor 1946 Arrestohet Don Prek Qafalia. Ishte Meshtar në Mirditë. 10 Nandor 1946 Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946). 12 Nandor 1946 Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg… 12 Nandor 1946 Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ. 14 Nandor 1946 Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA…Mik i Gazullorëve. 15 Nandor 1946 Arrestohet Imzot Frano GJINI …Rregjent Apostolik i Vatikanit. 15 Nandor 1946 Arrestohet At Mati PRENNUSHI …Provinçial i Françeskanve. 15 Nandor 1946 Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit. 16 Nandor 1946 Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.

16 – 17 NANDOR 1946 Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun…

25 Nandor 1946 Pushkatohen në Prizren të akuzuemit e pafajshem me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.

12 Nandor 1947 Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar. 20 Nandor 1947 Vdes në tortura Imzot Frano GJURAJ… I kerkohet mohimi i Zotit! 6 Nandor 1956 Arrestohet At Rrok GURASHI: Vdes në burg..,pranon akuzat. 9 Nandor 1956 Vdes papritmas Imzot Bernardin Shllaku në Shkoder. 22 Nandor 1956 Vdes në burgun Burrel nga torturat At Klement Miraj (1882 – 1956). 12 Nandor 1957 Arratiset At Pjeter Stajka, dhe Shugurohet jashta shtetit në 1960. 1 Nandor 1958 Shugurohet meshtar Don Martin TRUSHI (Nandor 1933 – 1998). 5 Nandor 1958 Arrestohet per të dyten herë At Florian BERISHA S.J. ( 1897 – 1970). 5 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Leonard SHAJAKU. Nuk tregon Rrëfimin!

10 Nandor 1958 Pushkatohet mbas arrestimit të tretë Don Ejëll KOVAÇI (1920 – 1958) . 10 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Marjan PRELA (1885 – 1974). 27 Nandor 1968 Arrestohet e torturohet Don Marin SHKURTI (1933 – 1969). NANDOR 1969 Shembet nga anadollaku Fadil Ymeri Kisha e Vaut të Dejës e vitit 1361, ku asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU. 17 Nandor 1973 Arrestohet Don Ndoc NDOJA (1914 – 1996)Vorroset në Rrëmaj. 12 Nandor 1975 Vdes At Gjon Karma S.J.(1896 – 1975) mbas sa vitesh burg. 18 Nandor 1979 Vdes At Zef VALENTINI S.J. (1900 – 1979) Studjues i njohun dhe historian per Shqipninë. Profesor i Seminarit Jezuitëve në Shkoder deri 1946. 4 Nandor 1985 Vdes në Shkoder Prof. Gasper UGASHI (1909 – 1985)

17 Nandor 1985 Papa GJON PALI II i shkruen dy letra personale Presidentit Ronald REGAN dhe Mihajl GORBAÇOV, per takimet me frymë paqsore në Gjenevë.

20 Nandor 1987 Vdes në Tiranë Prof. Lasgush PORADECI(1899 – 1987)… 9 Nandor 1989 Rrëzohet pergjithmonë Muri i Berlinit. Terroristi komunist dhe anadollak Ramiz Alia, vazhdon me vra Rininë Antikomuniste nder kufijt e Shqipnisë… 4 e 11 Nandor 1990 në Rrëmaji Shkoder, Don Simon JUBANI thotë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur u mbyllen të gjitha Kishat me “Revolucionin Kulturor 1967”. 26 NANDOR 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II mbas 38 vjetësh nder burgje e interrnime nga komunistët, KARDINALI I PARË SHQIPTAR Imzot Mikel KOLIQI. 10 NANDOR 2002 Kanonizimi i Martirëve Shqiptar nga Vatikani. NANDOR 2018: U Kanonizuen 38 Martirë nga Vatikani… Ndersa “Shteti Shqiptar” dekoroi në këta 28 vjetë mija kriminelë, vrasëS.

28 NENTORI 1443-2018

675-VJETORI

I NGITJES SE FLAMURIT NE KRUJË

NGA GJERGJ KASTRITI

SKENDERBEU

FRANO KULLI:

Katolikët, martirë ose… të

përdorur?

Në shpërdorjen e rrëmujshme mediatike të fjalës këtu te

ne, këtyre ditëve është lakuar dendur edhe emri i

përgjithshëm: katolik. Në të gjitha rasat është lakuar, në

gazeta, në televizione në portalet e shumta e në rrjetet

sociale, duke përmbushë kështu edhe atë hapësirën e

mjaftë boshe, në të cilën mungon përmendja e tij. Shkaku

ishte emërimi i zotit Sandër Lleshi, ministër i

Brendshëm. Dhe njëra prej dy kredencialeve, që u lançua

si përparësi, ishte besimi i tij katolik.

Në të vërtetë, nuk është vështirë të dallohet se vetëm në

këto dy mënyra e mbi këta dy kategoritë e përmendura në

titullin e këtij shkrimi ka qenë e mundur të ndërtohej një

marrëdhënie e shtetit shqiptar me katolikët e veriut të

Shqipërisë, me përfaqësinë më të zgjedhur të tyre, në

rend të parë. Në regjimin e Hoxhës, që përbën gati

gjysmën e kohës së qenies së shtetit shqiptar,

marrëdhënia me katolikët u shfaq që herët, në fillesë, si

një patologji urrejtjeje. Një urrejtje që mbështetej mbi

diferenca ideologjike me elitën e katolikëve. Jo veç prej

formimit të tyre në shkollime perëndimore, por edhe për

shkak të marrëdhënies së tyre dashurore me vendin e

popullin e vet. Ata, me bindje të palëkundshme,

përgjithësisht ishin kundërshtarë, që në zanafillë, të ideve

komuniste. Por urrejtja mbështetej edhe mbi disnivele

kulturore e prirje qytetërimore të ndryshme e madje krejt

të kundërta. Nëse katolikët, elitat e tyre më së pari ishin

prirja dhe krahu i oksidentit, vijimtarë në hullitë e

hershme të orientimit të shqiptarëve, prijësit e ri

komunistë i kishin ngulë piketat e orientimit të tyre në

tjetrin krah, andej kah ishte shfaq “ai dreqi i kuq”. Dhe

elita e katolikëve, “fara e zgjedhur” si me thanë, ishin

gjithashtu edhe prelatë të kishës..

Edhe atëherë kur kjo elitë, në ballë të rilindjes së kombit,

do të bashkëngjitej natyrshëm me themelimin e me

ringjalljen e shtetit shqiptar, megjithatë marrëdhëniet me

prijësit e tij nuk është se kanë shkuar vaj. Jo veç Fishta e

Mjeda a Nikollë Kaçorri, që ishin edhe klerikë, por edhe

Gurakuqi, një gur i rëndë fort në themelet e shtetit

shqiptar e kontribuues i paepur i tij, duke qenë kundruall

arbitraritet të prijësve u gjend pabesisht i vrarë… Pastaj,

një dekadë e diçka më vonë, edhe shkollat katolike, ani

pse ishin më të mirat e shkollave të pakta të Shqipërisë, u

tentua të ndalen e më pas të mbyllen. U mbyllën, në

kohën e Mbretërisë e u bë e mundur të rihapeshin mbas

një vendimi të Gjykatores së Naltë të Europës.

Për prijësit e shtetit shqiptar, gjithherë katolikët kanë

qenë të padashtun. Shembujt e historisë, e shumta e

vërtetojnë këtë, kurse të paktë fort janë shembujt që

vërtetojnë të kundërtën. Në respekt e nderim të së

vërtetës do pohuar kjo.

Kurse komunistët dhe prijësi i tyre paranojak, i

demonstroi të gjitha mënyrat edhe më monstruozet për t’i

asgjësuar “armiqtë” katolikë. Me një strategji të kopsitur

e të lidhur me “dredhat e djallit”, siç do të thoshte Fishta,

të egër e të akullt, sikur të kishte përballë e në kundërshti

njerëz “të përtej detit” e jo bashkëkombës të vet, me të

gjitha djallëzitë i luftoi deri në sfilitje asgjësuese ata.

Direkt me dhunë e egërsi, por tërthorazi edhe me metodat

otomaniste, të përdorimit të të vetëve.

Martirët katolikë, Atë Gjon Shllaku, Padre Giovani

Fausti, Atë Danjel Dajani, Gjelosh Lulashi, Mark Çuni,

Qerim Sadiku (katolik në besim), orën e mbrame para

pushkatimit, një tjetër katolik, Tonin Miloti, qe caktuar

që të dënuarve prej “gjyqeve të popullit” t’ua merrte ai

fjalën e fundit…

Aspirant Tonin Miloti qe zgjedhur të formalizonte aktin e

pushkatimit dhe në fund të procesverbalit, ai firmosi

amanetet e tyre. Procesverbalit, në krye të të cilit

shkruhej ende: Vdekje fashizmit-Liri Popullit, anipse

fashizmi ishte mundur dy vjet e sa më parë. Qe zgjedhur

ai edhe pse qe… zëvendësi i prokurorit dhe jo prokurori

vetë. Mbasi prokurori vetë duhej medoemos të qe prej të

tjerave krahina. E mbas këtij akti nuk vonon shumë e

vetë ky Tonin Miloti, pason fatin e viktimave të veta

martire…

Punë kasnecësh e njerëzish të vegjël kjo punë. Se njerëzit

e mëdhenj, rilindës të vërtetë prej të cilëve e kemi

Shqipërinë, të tjera sjellje e të tjera kode kanë pasë…

Eqrem Çabej, albanologu i famshëm nga Gjirokastra, në

një kartolinë urimi do t’i shkruante lirikut të vlertë

pogradecar, Lasgushit sqimatar: Lexova “Lahutën…” e u

mrekullova. Jam magjepsur prej saj dhe jam gati të

bëhem katolik prej Fishtës.1

Marrëdhënia me katolikët e prijësve të shtetit, përpos

egërsisë së skajshme e ka pasë edhe këtë dukurinë e

ndërmjetme; ka pasë katolikë shërbyes, që në fillesë janë

thirrur atje si përfaqësim në zyrat e shtetit, por kjo vetëm

sa për dukje (fasadë). Se më pas, janë përcjellë që andej

pak a shumë me të njëjtin fat, kur shërbesa e tyre nuk ka

gjalluar mâ si nevojë. Porse shëmbëlltyrën e deformimit

të kësaj marrëdhënie të katolikëve të veriut me shtetin e

ka sjellë të përkryer Kryeministri aktual i vendit, zoti Edi

Rama. Ai mori në institucionet më të larta të ngrehinës së

shtetit, si përfaqësim i katolikëve të veriut, “katolikë” që

raportin e vetëm me institucionet e shtetit e kishin pasë

me institucionin e riedukimit, kryesisht. Dhe i solli në atë

aulën e shenjtë, siç është Parlamenti për një komb të

qytetëruar. I solli ata në ndenjëset e Gurakuqit, të Fishtës,

të Mjedës, të Maliq Bushatit, të Hilë Mosit e Riza

Danit… Vetëm e vetëm si nevojë përdorimi për

pushtetin. Për ta siguruar më së pari atë… Por tani që

siguria e pushtetit i është zvetënuar, tani që të dy

ministrat e Brendshëm i ranë si “limonë të shtrydhur”,

shpejt i erdhi në nevojë një… ministër katolik. Kjo cilësi

i është përmendur si njëra prej dy elementeve të

qenësishme të CV-së tij. Bashkëshoqëruar me

background-in serioz profesional në fushën ushtarake, si

dhe një konfermë të pëlqyeshme, certifikuar prej

shkrimtarit tonë të shquar bashkëkohor, Ismail Kadaresë.

Cilësi dhe certifikata për gjeneral Sandrin, të cilat

Kryeministri ynë i ka aty, në zyrën e tij, bashkë me vetë

gjeneralin këshilltar, që prej 5 a 6 vjetësh.

Por që, ja, tani po rifreskohen. Thua si nevojë përdorimi

për gjeneral Sandër Lleshin?

Marre nga gazeta

PANORAMA

PASURIA IME MË E

VYER ËSHTË LIRIA E

VENDIT TIM

Nga Marjana Bulku

Skënderbeu , ky lidershqiptar i njohur

ndërkombëtarisht dhe i pranuar historikisht nga

shqiptarët si një rast unik që arriti ti bashkonte ato si

rrallkush, vjen këtë herë krejt ndryshe në veprën "

Naltësimi i Iskanderit" nga Benjamin Disrael, dy

herë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar (1868

dhe 1874-80.) , përkthyer mjeshtërisht nga studiuesi

Mal Berisha. Kur Patricia Nugge ekspozonte rreth

37 libra për Skënderbeun, antikuare autorësh të

ndryshëm, nuk di nëse e dinte që një prej ish -

kryeministrave të vendit të saj kishte shkruar

pikërisht këtë vepër tërësisht letrare në vitin 1833

''The Rise of Iskander" e cila vjen e përkthyer nga

një ish ambasadori shqiptar në Mbretërinë e

Bashkuar, studiuesi dhe autori i disa veprave me

karakter historik, biografik, shënime, ketë herë me

një profil tjetër atë të përkthyesit Mal Berisha.

Kishte mjaftuar një udhëtim nëpër Mesdhe ku

natyrisht Shqipëria dhe historia e saj e kishin nxitur

Disraelin për këtë vepër por pa dyshim efekti Bajron

i cili Shqipërinë në vargjet e tij e konsideron "vendin

ku lindi Iskanderi" , janë mbase kēto disa arsyje më

shumë për një trajtim të tillē ku rrëfimi rrjedh

përmes përshkrimeve , dialogjeve dhe ngjarjeve që

përshkojnë pothuaj tërë Mesdheun.

Vepra përshkrohet nga romantizmi i kohës ku

sfondi letrar ndërton një hero me shpatë e

përkrenare, betejash e dyluftimesh po ku brenda të

cilit jetojnë edhe ndjenja lirike e njerëzore , dashurie

e raportesh me miq, të dashur e kundërshtarë që

veprës i japin një dimension të ri , të panjohur më

parë , atë të heroit i cili jeton midis ndjenjës për

Idunën detyrimeve ndaj atdheut e ku triumfon kjo e

dyta.

Në fakt po t'u referohesh kërkimeve pothuajse nuk

ka asnjë histori zyrtare mbi martesën e Skënderbeut

dhe aty ku shkruhet pak aludimet dhe pasaktësitë

intensifikohen por dihet që kronologjitë historike

mbi Skënderbeun kanë në themel Marin

Barletin,Gjon Muzakën, Fan Nolin ku përmendet

Marina me të cilën lidhet dasma e Skënderbeut nē

vitin 1451.

Disraeli ka sjellë një vepër ku sfondi historik nuk

mungon duke u bërë prezent përmes personazheve

reale(Gjergj Kastrioti , Hyniadi i Hungarisë,Princ

Mehmeti II , sulltani i ardhshëm Faith, pērmes

toponimeve gjeografike si; Petrela,Kruja, Kështjella

e Justinianit, Fusha e Kallishtës, Kulla e Babelit, si

dhe mjaft përshkrime realiste të mjediseve , veshjeve

të cilat e bëjnë të gjallë ngjarjen . " Qilimat persianë

, kolltukët e kadifenjtë, banjat në formë guaske , apo

çatitë dritpërçuese" vizatojnë edhe kohën se kur

zhvillohet ky idil , ku nuk mungon realizmi, aksioni,

trilli.

Mal Berisha na ka sjellë Skënderbeun të zbritur nga

kali , më njerëzor se kurrë, në raportet e tij me

miqtë, kundërshtarët , ndjenjat, veprimet. Është

pikërisht ky hero - njeri që i ka munguar lexuesit

shqiptar i cili është mësuar ta shohë Skënderbeun

midis legjendës dhe historisë , gjithmone një hero në

dyluftim. Vepra na sjell gjithashtu një tjetër qasje ,

tashmë të një politikani të shquar britanik i cili para

se të jetë i tillë ishte shkrimtar dhe gazetar ,

publicist dhe autor i disa veprave prandaj trajtimi i

Skënderbeut prej tij konsiderohet si avantazh për ne

si komb i vogël me udhëheqës gjurmët e të cilëve i

njeh, ruan , çmon dhe përçon mes veprash Europa .

"Vepra gjithashtu është risi për përkthyesin e saj Mal

Berisha i cili duke i qëndruar besnik tekstit ka sjellë

një dialog të zhdërvjellët përmes të cilit lexuesi i

vëmendshëm kupton karakteret në vepër , ata realë

që i njeh historia dhe ato jorealë që e plotësojnë atë.

Naltësimi i Iskanderit'' vjen si një vepër më shumë

në kolanën e gjatë të veprave kushtuar Heroit tonë

kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu ku atmosfera e

luftës është gjithmonë prezente edhe pse ka trill,

kështjella, fate princeshash, burgime ëndrrash,

tablotë e luftës nuk mungojnë" turq të masakruar,

kodra të mbushur me turq që ikin , epiriotë që i

ndjekin, fusha të shtruara

Si përftyrohej Skënderbeu

Gravurë gjermane sh. XVI

me trupa të vdekur, armë pa zot, çadra e flamuj, re

tymi që bëjnë hije mbi ta" Përshkrime tē tilla të gjalla

nuk mund të jenë pjesë e trillit por me siguri ato janë

pasojë e historive që Disraeli falë natyrës së tij

kërkuese e studjuese ka shfrytëzuar për të sjellë një

vepër të tillë që lexohet nga çdo brez tashmë edhe në

gjuhën shqipe.

Dialogjet dhe rrëfimet, përshkrimet dhe përsiatjet e

ndjenjave konfigurojnë thelbin patriotik të veprës

çka ravijëzohet përmes fatit dhe disfatës, betejave të

drejta dhe të padrejta dhe që prevalon në fjalët e

Iskanderit " Pasuria ime më e vyer është liria e

vendit tim" .E dukshme , e nëndheshme , gjithmonë

prezente , angazhimi patriotik u fal heronjve realë

dhe jo realë të kësaj vepre letrare energji të

pafundme njerëzore , përçimi i të cilave edhe 550

vjet më vonë përcjell dimensione sa historike e

patriotike po aq edhe humane gjithmonë e më

aktuale në terrenin shqiptar e kudo ku jetojnë ato. A

mund të konsiderohet vepra si një dokument më

shumë mbi atë figurë historikë tashmë unike në

historinë tonë?! Mendimi im është po edhe pse vepra

është letrare konflikti historik është aty,

protagonistët e saj gjithashtu dhe për më tepër

vendet , kalatë , udhëtimet Kruja na e bëjnë sfondin

historik të epokës së Skënderbeut më prezent se

kurrē.

Krujë

Michigam SHBA

Monumente kushtuar Skënderbeut nga skulptorë shqiptarë

Tiranë

Prishtinë

TË MOHUAR NGA REGJIMI:

BURGJET, SISTEMI I

INTERNIM-DËBIMEVE

DHE PUNA E DETYRUAR NË

SHQIPËRI 1945-1990

Nga Frank Shkreli

Për ata që mund t’u ketë shpëtuar

lajmi, ose për ata që nuk kanë mësuar nga mediet e

përditëshme shqiptare, të cilat siç duket nuk e mbuluan

siç duhej dhe sa duhej, më 30-31 Tetor, 2018, në Tiranë u

mbajtë Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me temë:

“Të Mohuar nga Regjimi: Burgjet, Sistemi i Internim-

Dëbimeve dhe Puna e Detyruar në Shqipëri 1945-1990”.

Për nga përmbajtja e programit si dhe për nga lista e

pjesëmarrësve, vendas dhe ndërkombëtarë, duket se

duhet të ketë qenë një konferencë tepër interesante, me

një rëndësi të veçantë historike dhe shoqërore, kur të

merret parasyshë se Shqipëria zyrtare ka qenë shumë e

ngadalshme, për të mos thënë aspak active dhe as e

gatëshme, këto 28-vjetë komunizëm, për tu përballur me

të kaluarën e saj komuniste. Me sa vura re, mungesa e

pjesëmarrjes së përfaqsuesve të qeverisë dhe e opozitës

në këtë konferencë është një shenjë e mëtejshme treguese

për një mos interesim të vazhdueshëm të tyre në këtë

subjekt, tepër me rëndësi, për historinë kombëtare, për të

tashmen dhe për të ardhmen e Kombit. Siç u shpreh në

fjalën e saj të hapjes së Konferencës edhe Kryetarja e

Autoritetit Për Informim Mbi Dokumentet e Ish-

Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH) Zonja Gnetiana Sula, “A

është normale që ende sot të mbetemi kaq të përçarë?

Kaq të pandjeshëm për vuajtjet e bashkëqytetarëve tanë?

Kaq pak të interesuar për të vërtetat?”

https://www.facebook.com/notes/autoriteti-për-

informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-të-shtetit-

19441991/fjala-e-hapjes-në-konferencën-shkencore-të-

mohuar-nga-regjimi-kampet-burgjet-

dhe/2102364843149461/ Megjithëkëtë, kjo konferencë

ndërkombëtare -- e organizuar nga AIDSSH në

bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë

së Studimeve Albanologjike, me Institutin për Studimin e

Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe me Institutin

për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë -- duhet të

konsiderohet si një hap përpara, jo vetëm drejt

përballimit të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj të

hidhur komuniste, por edhe si një hap drejt zbulimit të së

vërtetës historike, me qëllim të zbulimit të krimeve të

komunizmit në Shqipëri. Për këtë kontribut, merita i

shkon pikësëpari, “Autoritetit për Informim mbi

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, ashtu si edhe

sponsorizuesve dhe mbështetësve të tjerë, vendas dhe

ndërkombëtarë ndër të cilët, sipas Autoritetit ishin: zyra e

OKB-ës, PNUD në Shqipëri, Qeveria e Italisë, në kuadër

të projektit, “Përkujtojmë për të shëruar dhe

parandaluar”, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS),

Rrjeti Europian i Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS) dhe

Muzeu Historik Kombëtar. Siç mund të shihet edhe nga

programi

https://www.fhf.edu.al/wpcontent/uploads/2018/10/PRO

GRAMI-KONFERENCA.pdf, ishte kjo një konferencë,

e parë e këtij lloji, në nivel shkencor, akademik dhe

historik, ku u paraqitën punime të studiuesve vendas dhe

të huaj, të organizuar në panele të punës shkencore dhe

kujtesës. Kryetarja e AIDSSH, Zonja Sula, deklaroi në

hapjen e konferencës se enti që ajo kryeson, “Me

partnerë shumë të çmuar ia ka dalë ta gjejë veten duke

luajtur një rol të rëndësishëm, mes një procesi të

hulumtimit që synon rishqyrtimin e historisë

bashkëkohore, ’44 -‘90””, ndërkohë që gjithsejt, “36

studiues, nga brenda dhe jashtë vendit, kanë vënë mundin

e djersën e tyre, plus intelektin dhe formimin, me qëllim

që të ndihmojnë shoqërinë tonë t’u përgjigjet pyetjeve

“Pse?” dhe “Si ndodhi?”, që në një kohë aspak të largët,

shqiptarët u “vunë kundër njëri-tjetrit”, siç e thotë bukur

një rrëfyes”, ka thënë ajo. Znj. Gentiana Sula, u shpreh

në hapje të takimit, se “Ne e kemi provuar në lëkurë që

studimi i historisë bashkëkohore ka sfida të mëdha.

Protagonistët ende jetojnë, faktet akoma nuk kanë dalë të

gjitha në dritë; kujtimet dhe ditarët janë ende pa

mbledhur e pa botuar; arkivat, përveçse janë masive, janë

ende të pashfrytëzueshme, plotësisht. Vetëm një studim

korrekt dhe një dialog i bazuar në dokumente e fakte

mund të bëjë të mundur që historia bashkëkohore ’45 -

‘90 e periudhës që kemi në dorë, të mund të kuptohet më

mirë”, ka theksuar ajo në fjalën e saj me rastin e hapjes së

punimeve të konferencës.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit

të Shtetit njofton në faqen e tij të internetit se të ftuar

shqiptarë e të huaj dhe personalitete të kërkimit shkencor

e institucioneve të kujtesës, hapën siparin e kësaj

konference të parë që trajton, përmes studimesh cilësore,

periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Perspektivës studimore të profesorëve dhe akademikëve

vendas e të Kosovës, u është shtuar kontributi i ndjeshëm

i studiuesve të huaj dhe pjesëmarrja aktive e Rrjetit

Europian të Kujtesës (ENRS) e BsTu, Autoritetit gjerman

të Hapjes së Dosjeve, thuhet në njoftimin e AIDSSH-it,

ku jepet një përmbeldhje e shkurtër e disa prej folësve

vendas dhe të huaj.

Ndër ta Z. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë dhe

anëtar i këshillit shkencor të konferencës, veç kënaqësisë

për realizimin e një aktiviteti shkencor të përmasave të

tilla, e vuri theksin te diskutimet e shumta që pritet të

hapen pas trajtimit të temave të përzgjedhura. Ndërsa, Z.

Brian Williams, përfaqësues i OKB në Shqipëri,

mbështetës i veprimtarive të Autoritetit, nënvizoi

rëndësinë e objektivave të Kombeve të Bashkuara, mes të

cilëve është përmbushja e detyrimeve të shoqërisë për të

drejtat e njeriut, sidomos për të dënuarit dhe të

ndëshkuarit në diktaturë. Z. Bernd Borschardt,

ambasador i OSBE-së në Shqipëri u tha të pranishëmve

se, “Është e domosdoshme të krijohet një narrativë për të

shkuarën, të qëmtohen faktet dhe të arrihet tek e vërteta.

Ne e mbështesim fuqimisht këtë proces”, është shprehur

ambasadori i OSBE-së në Shqipëri.

Ndërkaq, në vijim të konferencës, Znja. Rafaella

Campanati, përfaqësuese e Ambasadës Italiane, shpjegoi

rëndësinë e posaçme që ka projekti “Përkujtojmë për të

shëruar dhe parandaluar”, në kuadër të të cilit

organizohet konferenca. Sipas saj, “Duke e analizuar të

shkuarën dhe duke u dhënë zë viktimave, do të mund ta

projektojmë më mirë të ardhmen”. Znj. Vasilika Hysi,

deputete e Kuvendit të Shqipërisë, anëtare e Komisionit

të Ligjeve, vuri në dukje bashkëpunimin në organizimin e

konferencës, mes të gjitha institucioneve zyrtare të

kujtesës, në respekt të rekomandimeve të rezolutës së

Kuvendit për ta. Sipas Hysit, “përkujtimi është detyrë e

shoqërisë së sotme, e cila duhet të marrë përgjegjësitë që

i takon”.

Në emër të Institutit për Studimin e Krimeve dhe

Pasojave të Komunizmit, z. Çelo Hoxha, se veç

entuziazmit për përfshirjen e shumë aktorëve në

organizimin e konferencës, nënvizoi se “tek e shkuara

nuk duhet të përqendrohemi te dhimbja, duhet të

fokusohemi te padrejtësia, kush e shkaktoi dhe

përgjegjësitë që rrjedhin prej kësaj”.

Në të njëjtën linjë, drejtori i Institutit të të Përndjekurve

Politikë, z. Bilal Kola, e vuri theksin te koncepti juridik i

ndëshkimit sa i përket punës së detyruar, jo dënimit si të

tillë. Fëmijë i lindur, rritur dhe burrëruar në internim, i

ndëshkuar që në lindje, z. Kola bëri thirrje që “të

dëgjohet zëri i kësaj shtrese, e cila e rrëfen me fakte jetën

e saj, përvojën e mundimshme dhe

mbijetesën, përballë dokumentacionit të makinës së

pushtetit”.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z. Dorian Koçi,

bëri një paraqitje të bashkëpunimeve institucionale në

kuadër të kujtesës, të cilat prej më shumë se një viti kanë

synuar të ndërtojnë një paradigmë studimore, ku me

Në vijim u shfaq filmi “Dyert memece të Ferrit”, një

rrugëtim nëpër burgjet dhe kampet e punës së detyruar në

Shqipëri, i realizuar nga bashkëpunimi i Institutit të

Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe

Fondacionit Konrad Adenauer. (Burimi: Autoriteti për

Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit

1944-1991)

Siç u shpreh edhe Profesori i Filozofisë Gjergj Sinani,

njëri nga pjesëmarrsit në atë konferencë se, “Pa të

Vërtetën nuk ka Liri”. Prandaj, sot pothuaj 30-vjetë post-

komunizëm -- siç tha edhe Kryetarja e AIDSSH-ës,

Zonja Gentiana Sula, “Mungesa e një procesi të mirëfilltë

shkencor për studimin e historisë ka bërë që empatia dhe

mirëkuptimi të mungojë sot e kësaj dite për këto privime.

Nga njëra anë është zemërimi, trishtimi, ankthi, humbja

dhe të ndjerët i përjashtuar nga grupet e prekura, kurse

nga ana tjetër është mohimi i krimeve, mungesa e

ndjeshmërisë për vuajtjet dhe viktimat, si dhe nostalgjia

për arritjet e diktaturës, siç u bë e qartë në studimin që

OSBE kreu mbi perceptimet për diktaturën në vitin

2016”, ka thënë ajo.

Është konstatuar gjatë këtyre 30-vjet post-komunizëm,

nga ekspertë dhe historianë nga Evropa dhe më gjërë, se

shumë prej krimeve të regjimeve komuniste – bazuar në

ligjet ndërkombëtare ç’prej vitit 1945 – mund të

cilësohen si krime kundër njerëzimit. Le të shpresojmë

se konferenca me temën: “Të Mohuar nga Regjimi:

Burgjet, Sistemi i Internim-Dëbimeve dhe Puna e

Detyruar në Shqipëri 1945-1991”, që u mbajtë javën që

kaloi në Tiranë, të frymëzojë zbulimin e mëtejshëm të së

vërtetës dhe të çojë në zbardhjen e plotë të krimeve të

komunizmit në Shqipëri: në hapjen e të gjitha dosjeve

dhe arkivave si dhe në njohjen e vuajtjeve dhe në

kujtimin e të gjitha viktimave të komunizmit në atë vend,

me shpresën që totatilitarizmi të mos rikëthet më, në

asnjë formë të veten. institucion a organizatë në trajtimin

e së shkuarës, të arrihet në ndërtimin e strategjive të

përbashkëta për të pasur rezultate të qenësishme dhe

kontribute të ndjeshme në të sotmen, me punën

profesionale të të gjithëve. Në emër të Fondacionit

Konrad Adenauer, znj. Klaudia Zerva kërkoi që pas

përvojave përkatëse të secilit konferencën shkencore

arrijnë të projektojnë njëherazi kujtesën dhe lirinë.

Zonja Gentiana Sula, Kryetarja e Autoritetit Për Informim Mbi Dokumentet e (AIDSSH) Ish- Sigurimit të Shtetit ,

Me rastin e shkrimit të mesipërm të Frank Shkrelit paraq esim këtë vizatim të njohur të Lek Pervizit, I paraqitur shumë qartë qartë, se si ishin Kazermat e kampit te Tepelenes ku siç shihet, të internuarit rrinin të stivosur si mos me keq. Si t’ishin plaçka e leckurtina dhe jo qenje njjerëzore, gjendjen e mjerueshme në te cilën jetonin të mbyllur të intertnuarit në ato kapanone ciklopike. Një kamp me të tilla kondita primitive s’ka ekzistuuar ne asnjë vend tjetër komunist të Evropës lindore, dhe as në ato nazistë.

Dy vjersha nga kampi i Tepelenës 1948-1954

O JU MALE QE NA RRETHONI

(Tepelenë 1949 - 1954)

0 ju male që na rrethoni E në Shkoder s'na lini me shkue E në kët vend na keni ngujue Na të shkretët çka ju kemi ba Mbyllun në kamp fëmi e gra Rrethue me telin e ferrës Nën hijen e kalasë Tepelenës Ku na i groposin fëmitë Ku vdesin njerzit zijet Ku vdesin pleq e të ri Me barkun bosh e pa u ngi. O Zot kush kje njaj kriminel Qi na rrethoi këtu me tel Qi na ka ndry si bagëtia Vdesin nga të ftoftit dhe urija Faqja e zezë për ty qeveri Qi merresh me gra e me fëmi Kob ma t'zi s'ka pa Shqipnia As nuk e shkruen historia !

Vajtim i

DILES BAJRAKTARIT

PREJ VUKLIT

(Turan -Tepelenë 1949) Çka po më duket e madhe çudi Tuj ankue natë e ditë kto fëmi. Po i zen gjumi rrazë gurëve Te strolIi i gjarpnit, rrazë currëve. Oj !...oj...po vdesin foshnjet çdo ditë Oj !...oj...po i vorrosin në terr pa dritë Oj !...oj...kuku nanat kërcuna Oj I...oj...vdesin gjindja nga uja Oj !...oj...vdesin gjindja nga sëmunja ……Burrat na i kan pushkatue ……VlIaznit na i kan burgue ……Baballarët na i kan shue ……Trimat kanë dalë në dhe t'huej …… Ku gjaku besa bahet ujë ….....Qeveri paska qanë e pa emën .. ….Gjysa mashkull e gjysa femën ……N'maje t'gjuhës e paska rrenen ….....Na treti rrugave tuj na mundue ……Qoftë true kjo qeveri e qoftë mallkue !

Viti i Skënderbeut

ndër arbëreshë:

Presidenti italian

në Shën Mitër

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të shkojë në Kalabri, së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e Vitit të Skënderbeut. R.SH. – Vatikan Ngjarje historike në Shën Mitër Korona, në Kalabri, një nga qendrat më të njohura të arbëreshëve të Italisë. Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në Vitin mbarëkombëtar kushtuar Heroit të madh, më 7 nëntor, do të shkojë në këtë fshat të Kozencës, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Përkujtimi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në të cilin marrin pjesë dy presidentët, do të bëhet në Kolegjin italo-shqiptar të Shën Adrianit në Shën Mitër, siç njihet San Demetrio Corona nga shqiptarët, zgjedhur pikërisht për rolin shumë të rëndësishëm, që luajti ky institucion gjatë Risorxhimentos italiane dhe gjatë Rilindjes shqptare.

Celebrazioni di

Scanderbeg: Mattarella in Calabria

con il presidente d’Albania Meta

Presidfenti Italisë Mattarella nderon Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në Kalabri, midis enttuziasmit të Arbëreshëve me presidentin e Shqipërisë, Meta. Japin lajmin e përthapun nga shtypi italian ne faqet e para të gazetave. Ky celebrim, i kreut të shtetit italian, ven në dyshim heshtjën e shtetit shqiptar, ku 550 vjetori i Skënderbeut nuk u celebrohët zyrtarisht me madhështinë që i takon. Nga ku kuptohet se rendësia që i jepet figurës së Skënderbeut në Europë është më e madhe se sa në Shqipëri. Gjesti i Presidenti Mattarella, të bën të mëndosh shumë për sjellkjen e dobët të shqiptarve ndaj Heroit të Madh Kombëtar të tyre.

Lajm sipas shtypit italian SAN DEMETRIO CORONE (CS) – Il presidente della Repubblica Sergio Mattarella è giunto in elicottero a San Demetrio Corone, comune arbereshe della provincia di Cosenza, per partecipare, assieme al presidente della Repubblica d’Albania, Ilir Meta, alla celebrazione del 550° anniversario della morte di Giorgio Castriota Skanderbeg. Mattarella e Meta, accolti da centinaia di persone, tra cui molti bambini, che sventolavano le bandiere italiana e albanese, sono in Calabria per commemorare l’eroe nazionale del “Paese delle aquile”, molto amato anche dalle comunità albanofone calabresi eredi delle popolazioni giunte in Italia dalle regioni balcaniche tra il 15° e il 18° secolo. A ricevere i due Capi di Stato il presidente della Regione Calabria, Mario Oliverio, ed il sindaco di San Demetrio Corone, Salvatore Lamirata. Nell’occasione i due Capi di Stato hanno inaugurato una targa commemorativa dedicata a Skanderbeg. I due Presidenti sono stati accolti, nello spazio antistante il Collegio Sant’Adriano, con una cornice di canti e balli tradizionali albanesi proposti da gruppi di giovani di San Demetrio Corone. Il presidente

della Repubblica Sergio Mattarella, prima della cerimonia ufficiale per il 550° anniversario della morte di Giorgio Castriota Skanderbeg, ha avuto un colloquio privato con il presidente della Regione Calabria Mario Oliverio. Il Capo dello Stato e il Governatore calabrese hanno discusso della situazione determinata in Calabria dalla recente ondata di maltempo, che ha provocato anche alcune vittime, e delle problematiche legate al dissesto idrogeologico della regione. Fjala e Presidentit Mattarella

IL PRESIDENTE DELLA REPUBBLICA SERGIO MATTARELLA ; “L’eredità più autentica e attuale che ci lascia Giorgio Castriota Skanderbeg, abile stratega e politico, è la promozione di n modello statuale che coniuga e contempera le differenze”. Lo ha detto il Presidente della Repubblica Sergio Mattarella nel suo intervento a San Demetrio Corone. “Un messaggio – ha aggiunto il Capo dello Stato – che aiuta ad orientarci e agire in un’epoca nella quale sembrano moltiplicarsi e prevalere artificialmente le tensioni, l’esacerbarsi degli scontri, l’enfatizzazione delle differenze, il miope innalzamento di barriere ideologiche e identitarie che presuppongono una contrapposizione permanente con l’altro”. Ha sottolineato il presidente Sergio Mattarella ricordando la figura dell’eroe albanese Giorgio Castriota Skanderbeg che fu un modello che seppe coniugare le differenze. “Quella arbereshe è un’esperienza che costituisce, mi fa piacere ricordarlo, una concreta manifestazione del principio enunciato nel sesto articolo della nostra Costituzione, dedicato alla tutela delle minoranze – ha detto a San Demetrio Corone il Capo dello Stato Sergio Mattarella – .

Una previsione che rappresenta uno snodo di fondamentale importanza perchè inscindibilmente collegato all’unità e indivisibilità della nostra Repubblica, con il riconoscimento e la valorizzazione delle diverse culture presenti nel paese. Una previsione che si pone a presidio del pluralismo cardine della democrazia ed elemento imprescindibile di un sistema che non vuole assimilare le differenze ma riconoscerle e valorizzarle. A unirci, al di sopra di tutto, è la comune vocazione a costruire insieme agli altri membri della famiglia europea, un continente unito e integrato. Soltanto il nutrimento delle nostre radici, accompagnato dal rispetto e dall’apertura nei confronti di quelle altrui – ha aggiunto Mattarella rivolgendosi al presidente della Repubblica d’Albania Ilir Meta – possono consentirci di procedere con determinazione e serenità verso il futuro. Un futuro nel quale, ne sono convinto, anche l’Albania sarà parte integrate dell’Unione europea, dopo l’ingresso nella comunità euro-atlantica”.

Fjala e guvernatorit të Calabrisë

IL GOVERNATORE DELLA REGIONE CALABRIA :

“Con il presidente Mattarella ho un rapporto di amicizia e stima. Abbiamo condiviso il percorso parlamentare e non a caso la sua prima uscita pubblica da Presidente della Repubblica la fece in Calabria per l’inaugurazione della Cittadella regionale. Oggi arriva per la terza volta in Calabria e posso affermare che ha un forte legame con il Sud e con la nostra terra e conosce bene le problematiche della nostra terra”. Lo ha detto il presidente della Regione Calabria, Mario Oliverio, a margine della visita a San Demetrio Corone del Capo dello Stato Sergio Mattarella e del presidente dell’Albania Ilir Meta. “Oggi è una giornata importante – ha aggiunto Oliverio – perché il nostro Presidente ritorna in Calabria, e questa volta per rendere omaggio ad un grande albanese e alla comunità arbereshe che nella nostra regione è la presenza più consistente. Ieri ho avuto modo di ricevere il presidente Meta e abbiamo scambiato punti di vista e idee per avviare alcune forme di collaborazione. La presenza della comunità albanese in Calabria risale ad oltre cinque secoli e testimonia la buona accoglienza e integrazione. L’accoglienza non ha alternative se non il rispetto degli uomini e delle comunità. Voglio ricordare che proprio da una figlia dall’Albania, Madre Teresa di Calcutta, è arrivato un grande messaggio di amore, a sostegno degli ultimi. Nella nostra regione, in un momento in cui si vogliono chiudere i porti, noi, ancora una volta, dimostriamo che l’integrazione è possibile”.

Fjala e Kryetarit të Bashkiës të San Demetrio Corone

IL SINDACO DI SAN DEMETRIO CORONE :

“Noi rappresentiamo il principio della libertà e dell’autodeterminazione dei popoli. Qui si è formata la comunità arbereshe, favorendo l’amicizia tra i due popoli e stabilendo un legame vero e autentico”. Lo ha detto il sindaco di San Demetrio Corone, Salvatore Lamirata, nel corso delle celebrazioni per il 550° anniversario della morte di Giorgio Castriota Skanderbeg. “Noi siamo italiani e arbereshe – ha aggiunto il sindaco Lamirata – e se questo costituisce un patrimonio in più e anche una responsabilità in più, allora vi chiedo di esserci vicini e di farci continuare a svolgere il ruolo che Skanderbeg ci ha affidato, essere il ponte tra l’Italia e l’Albania. E questo per mantenere il

legame indissolubile tra i nostri Stati e continuare ad essere un popolo al servizio di questa bellissima intesa tra Italia e Albania”.

ARBËRESHËT NË KUADËR TË 550-VJETORIT

TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

Kujtojmë Jeronim De Radën

Nga Frank Shkreli

Mediet shqiptare njoftojnë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta ka nisur dje një vizitë zyrtare në krye të një delegacioni në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit të shpallur Mbarë-kombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut. Pritet që Presidenti Meta, gjatë kësaj vizite, të takohet edhe me homologun e tij, Presidentin e Italisë, Z. Sergio Mattarella, e të cilët së bashku do të takojnë arbëreshtë dhe përfaqsuesit er tyre vendor dhe fetarë. Ndërkohë, me të arritur dje në Kalabri, Presidenti shqiptar u prit nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio, njofton gazeta e Tiranës, Telegraf. Njoftohet se gjatë këtij takimi, Presidenti Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë, ndërsa shtoi se, “Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur”, është shprehur Presidenti Meta. Ndërsa Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Oliverio vlerësoi lartë vizitën e kreut të shtetit shqiptar si një sinjal shumë domethënës për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke nënvizuar lidhjet e vjetra historike dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy popujve, si dhe rolin e rëndësishëm të bashkësisë arbëreshe në rajonin e Kalabrisë, në këtë drejtim. “Është një bashkësi që ka treguar përgjatë shekujve se si kultura, ekzistenca, ruajtja e traditave dhe gjuhës, por sidomos integrimi i tyre në Itali, kanë treguar se kjo është rruga e drejtë për të ilustruar mesazhet e paqës dhe bashkëjetesës”, citohet të ketë thënë Presidenti i rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliveiro, në takimin e tij me Presidentin e Shqipërisë Z.Ilir Meta. Gazeta Telegraf raporton se të dy personalitet vlerësuan rolin e arbërësheve gjatë Rilindjes dhe

bashkimit të Italisë, duke nënvizuar faktin se vizita e kreut të shtetit shqiptar në Shën Mitër Korona nesër, së bashku me Presidentin italian Mattarella në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut është historike dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin arbëresh, por edhe për të gjithë Rajonin e Kalabrisë dhe Jugun e Italisë, duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë dhe lidhjet e veçanta që Presidenti Matarella ka me arbëreshët. Një meritë të veçantë për këto lidhje dhe për rolin që kanë lujatur gjatë shekujsh arbëreshët e Italisë, për të cilat folën Zotërinjtë Meta dhe Oliveiro, e ka Jeronim De Rada, i cili konsiderohet edhe si rilindasi i parë i lëvizjes kombëtare. I lindur më nëntor të vitit 1814 në fshatin Makji (Macchia Albanese), bir i një prifti katolik i ritit kishtar bizantin, ai fillon në moshë të re, duke ndjenur me katundarët arbëreshë, të mbledhte këngët popullore arbëreshe. Kështu i hyri në qejf edhe përdorimi i gjuhës së stërgjyshëve të tij, për t’a përdorur atë si një mjet letrar. Mbledhë këngët nga goja e popullit dhe në vitin 1936 shkon në Napoli dhe boton poemthin Milosao. De Rada vazhdon të shkruaj poema si dhe veprën “Divinazioni Pelasghie”, në të cilën deklaron vjetërsinë e gjuhës shqipe. Kështu zuri fill dituria arbënore. Në një biografi të hollësishme të De Radës, përmbledhur nga Ernest Koliqi dhe botuar në një numër të veçant të revistës Shejzat të vitit 1964, kushtuar 150-vjetorit të lindjes De Radës -- shënohet se në vitin 1845, Jeronim De Rada takon në Napoli Demetrio Kamarda-n, një “shqiptar i vërtetë me mend e me zemër”, me të cilin thuhet se takohej shpesh për të biseduar, “rreth ringjalljes shqisore e morale të kombit të përbashkët, ma i vorfnuemi ndër atdhena të njerëzvet”. Përveç veprave të shumta, përfshirë Milosaon dhe botime mbi historinë shqiptare, De Rada fillon në vitin 1848, botimin e “L’Albanese d’Italia”, që konsiderohet si revista e parë shqiptare. Merr pjesë aktive në lëvizjet për ringjalljen e Italisë, por me deshtimin e tyre, ai këthehet në vendlindjen e tij Makji, një fshat prej “600 frymësh, pa gjyqtar, pa kryetar bashkije, pa xhendarë: aty linda i lirë e pa frej sundimi.”

Jeronim De Rada

Në vitin 1849 themelon katedren e gjuhës shqipe në Kolegjin Shën Adrjan, ku vet merr përsipër mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në vitin 1861 boton “Antichita della lingua Albanese” dhe më 1866 ka botuar “Rapsodie d’un poema abanese”, një përmbledhje këngësh popullore arbëreseh që lartësojnë emrin shqiptar ndër qarqet kulturore të kohës. Në vitin 1868 del i pari vëllim i “Skanderbeut të pafanë” i De Radës i pasuar nga vëllimet 2, 3, 4 dhe 5. Në vitin 1983, ai fillon botimin e të përkohëshmes, “Fiamuri i Arbërit” e cila vazhdon të botohet deri në vitin 1888. Në vitin 1892 i ngarkohet rishtas mësimi i gjuhës shqipe në Shën Mitër me dekret të Ministrit të Arsimit, Pasquale, Villari, një mbështetës i madh i Jeronim de Radës dhe i kulturës arbëreshe. Ndërron jetë në Shën Mitër me 28 shkurt, 1903, në varfërinë më të thekësuar dhe në vetminë më të madhe, pa pasur asnjë njeri për tu kujdesur për të. E sjelli këtë shënim modest për të kujtuar dhe nderuar Jeronim De Radën, në këtë muaj të lindjes së tij dhe në kuadër të Vitit të shpallur Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, të cilit ai në veprat e tija, shumë i këndoi dhe gjithmonë e kujtoi. Shpresoj që edhe vizita, këto ditë, e Presidentit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta në komunitetet arbëreshe të Italisë, në kuadër të veprimtarive me rastin e Vitit të shpallur Mbarëkombëtar Heroit tonë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut – të kujtohet Jeronim De Rada dhe të gjithë arbëreshët e Italisë, të cilët brez pas brezi, për më shumë se 500-vjetë në dhe të huaj, kanë ruajtur gjuhën shqipe, traditën dhe kulturën kombëtare. Ashtuqë -- siç është shprehur edhe Ernest Koliqi në një editorial kushtuar De Radës me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij – “Na Shqiptarët që morëm në dorëzim nga De Rada amanetin e lanun Arbëreshvet prej Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqipërisë së lirë, duhet t’i jemi mirënjohës Poetit të Makjit, por edhe vëllazënvet gjuhe e gjaku, që nen qiella të huaja, atë amanet ruajtën me besniki të patrandëshme”. Ndërsa përfundon duke thënë se, “Nepër poezi e apostullatë të Jeronim De Radës, Arbëreshët e Italisë, kryen at vepër të mistershme shpërblimi njerzor e kombtar, që i Nalti Perëndi u përcaktoi atyre, kur në një stinë duhije e tmeri, lanë brigjet e Atdheut dhe mërguan në një vis të huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare.” 550-vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe ç’prej largimit të një pjese të madhe të shqiptarëve nga brigjet e Atdheut drejtë Italisë, pas ikjes nga kjo e jetë e Mbrojtsit dhe Heroit të tyre, fati i Kombit shqiptar ka kaluar kohë të vështira, me mundime dhe vuajtje. Ashtu si edhe pa kohës së Skendërbeut, sot një përqindje e konsiderueshme e popullit shqiptar objektiv ka largimin nga Atdheu, duke synuar brigje dhe vende të huaja. Fatkeqësisht, siç ka shkruar edhe Eqrem Vlora, “Çdo popull duhet të pagoj tagrin e caktuar nga natyra e vet për të kaluar sëmundjet

foshnjore që ia turbullojnë fillimin e një jete të re. Edhe ne po e pagojmë këtë tagrin: herë në mundime të brendshme, herë me vështirsinat që na shkakton moskuptimi i jashtëm. Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bejmë edhe do të bëjmë vet. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim… Mos kuptimet e të huajve na kanë ndaluar ose vonuar zhvillimin e plotë të idealeve kombëtare. Dikush na ka kujdisur, dikush na ka patur besim e dikush nuk na ka druajtur. Me dashje ose pa dashje, të gjithë na kanë dëmtuar! Duhet të flasim haptazi se kështu sigurisht nuk e kanë ëndërruar De Rada edhe shokët e tij zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare!” ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Arbëreshit të njohur. Mund të shtojmë se në 550-vjetorin e vdekjes së tij besoj se edhe Gjergj Kastrioti Skenderebu do të ishte tepër i zhgënjyer me zhvillimet aktuale të proceseve kombëtare me ato ato që po ndodhin sot në botën politike shqiptare.

Tabllo nga Spiro Xega.

Në vijim të kushtimit 550-vjetorit

të Skënderbeut.

Në listën e shkrimtarëve që kanë shkruar për

Skënerbeun ësht dhe emri i Margherita Sarocchi

(Saroki), për një poem që ajo kishte shkruar e botuar

per Skënderbeun në Romë më 1606. Pamvarësisht

se nuk ia njohim veprën, ajo meriton që t’i

kushtojmë dy fjalë falenderimi të meritueshëm që e

ka vlerësuar Skënderbeun, si një figure madhore të

historisë, frymëzues përt vepra historike e letrarë.

Urojmë që vepra e saj të njihet nga shqiptarët, qoftë

dhe ne nje botim italisht, meqe për një përkthim

shqip nuk besojme te kete njeri që ta bejë.

Poetja italiane e poemit « La Scanderbeide »

MARGARITA SAROCCHI

Margherita Sarocchi (Gragnano, 1560 - Roma, 1617) ishte një poete italiane. Një grua me kulturë të madhe jo vetëm humaniste, ajo kishte studiuar filozofinë dhe teologjinë dhe i ishte kushtuar shumë poezisë. Puna kryesore është poema epike në dymbëdhjetë këngë La Scanderbeide, kushtuar heroit tonë të madh Scanderbeut. . Poema e Sarrocchit në fakt ishte botuar nga Lepidus Facij, në Romë, më 1606, dedikuar Donna Costanza Sforza Colonna Markezë Carauaggio. Në La Scanderbeide emëruar sipas protagonistit të historisë epike, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i hequr prindëve e imarrur peng nga Sulltan Mehmeti I, kur ky Sulltan pushtoi Shqipërinë. I konvertuar në Islam, ai u r rit e u bë komandant i jeniçerëve. Poema u frymëzua nga pjesa e dytë të jetës së heroit, që gjatë rrethimit të Beratit, iu forcua bindja e rebelimit ndaj

Stambillit dhe e konvertimit në krishterim, duke rifituar pavarësinë e principatës dhe të popullit të tij. Subjekti tërheq veçanërisht për përmbajtjën epike. Heroi që vendosi të rikthehet në besimin e krishterë, bëhet paradigmë e një urdhërimin qiellor e të sovranisë së fatit. Elementi i konvertimit, i rifitimit të lirisë, të principatës e popullit të tij, me ndërthurje epîke-heroike pas poetit epik Torkuato Tasso, e ngrejnë Skënderbeun si protagonist të përsosur për një poem heroik. Për Margherita Sarrocchi shumë të dhëna mund të nxirren nga Pinacotheca .. Janus Nucio Eritreo. autor shumë i njohur. Eritreo e lavderon haptazi për talentin poetik, aftësinë për të hartuar me lirizëm shtjellimn epik dhe shkathtësinë intelektuale të vlerësuar në rrrethet Akademike. Këto ishin disa te dhëna nga shtypi letrar Italian, per Margherita Saroicchin, poeteshë e njohur, që e nderoi figurën e Skënderbeut me nje poem epik- heroik, i cili mjerisht ka mbetur i pa përkthyer nga ndonjë poet shqiptar. Kjo do t’ishte një punë e lavderueshme. E paraqitem këtë poeteshë italiane, qe pati frymëzimin e meritën të krijojë një poem për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Nga ana tjetër vërtetohet se si figura e Skënderbeut, trajtohej e glorifikohej jo vetëm në Itali, por në Europën mbarë.

Libri i kushtuar Skënderbeut nga poetja italiane

Margherita Sarocchi, Roma, 1606. Ndërhyrja jonë, i kushtohet autorës së veprës së saj,

aq më tepër që rezulton se La Scanderbeide e

Margherita Sarrocchi te jete poemi i pare i botuar

pas Jerusalemme Liberata”di Torquato Tassos. Kjo

shkon në nder te Marg heritës, që të krahasohet me

nje poet të shquar si Turkuato Tasso.

Na takonte qe t’i kushtonim hapësinë ne revistën tone, kësaj poeteshe italiane me emër, që i ka kushtuar Heroit tone kombëtar një poemë të rendësihëm të nivelit të lartë letrar. Urojmë që ky liber të jetë diku në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Nuk e dimë nëse është botuar rishtas në Itali ne kohët e fundit, që mund të gjendet. Ajo është nje vepër që duhet të njihet nga shqiptarët, edhe ne nje botim italian, me që për ta përkthyer zor ti dalë kush zot.

Biografia e Margherita Sarocchit E nxierrë nga anglishtja, për arësye se, poemi i saj për Skënderbeun u përkthye e botue në Amerikë, Chigago, i nga Rinaldina Russell, më 2006, që ajo dhe vepra e saj u u benë të njohura. Margherita Sarrocchi (rreth 1560-1617) u lind në një familje të mirë në Napoli; pas vdekjes së babait të saj, Kardinali Guglielmo Sirleto, i cili e vendosi në manastirin e Santa Cecilia në Trastevere në Romë. Luca Valerio (1552-1618) mori një edukim humanist në gjuhët klasike, si dhe shkencat. Sarrocchi u bë dijetare e njohur për aftësitë e saj, e vlerësuar si intelektuale për aftësitë e saj në greqishtën dhe latinishtën, retorikën, logjikën, gjeometrinë, astrologjinë, filozofinë natyrore, dhe teologjisë. Qyshë në moshën 15 vjeçare ajo njihej si një fenomen në shoqërinë romake dhe u përfdhi me një nga poezitë e saj në një antologji letrare. Andej nga fillimi i viteve 1580 Sarrocchi u martua me Carlo Biraghi dhe kishte themeluar një sallon letrar në shtëpinë e tyre në Romë. Sarrocchi arriti j të bëhej anëtare i shoqërisë akademike. Ajo u bashkua me Akademinë në vitin 1602 - gruaja e parë që bëri pjesë në shoqërinë e të mësuarit ku recitonte poezinë e saj. Sarrocchi ishte autore e La Skënderbide, një poem epik në vargje, përveç një numri veprash të tjera që nuk kanë mbijetuar. Gjatë kësaj kohe Sarrocchi u njoh me një shkrimtar Napolitan, poetin Giambattista Marino, i cili mori pjesë në tubime në shtëpinë e saj. Të dy ishin fillimisht të ngushtë, por më vonë miqësia përfundoi në sherr dhe kritika publike për punën letrare të njëri-tjetrit. Sarrocchi u takua me Galileo Galilein në vitin 1611 kur ai u zgjodh në Akademinë Lincean në Romë, një vit pasi ai publikoi zbulimet e tij me teleskop. U lidh një korrespondencë midis tyre, së cilës ruhën shtatë letra . Këto letra gjenden në BNCF Mss. Galileans Par. VI. Makina T. XIV. 33 E qe të dinet, ishin të burgosurit politikë që bënin perkthimet nga kryeveprat e poezisë epike italiane; Dante, Ariosto, Tasso, etj. Ashtu dhe poetët Latinë, Virgjili, Oraci, Ovidi, Tibulli, Plauti etJ. Iliadën e Odisenë të Homerit. E pastaj, veprat e para të shkruara e botuara për Skënderbun, të Dhimiter Frangut e Paolo Jovios.

Me këtë duam të themi, kush mund t‘i dalë zot përkthimit të veprës së Margherita Sarocchit sot? Mirë do të ishte ta kishim edhe italisht, ose anglisht, për të pa se si ajo Margherita i ka kënduar jetës e heroizmave te Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroi tonë Kombëtar. Mirë do t’ishte të njihej italisht siç e kishte shhkruar ajo. ne nje botim të ri, që urojme ta bejnë italianët vetë, që ta njohim këtë vepër poetike kushtuar Skënderbeut. Jo vetëm si histori, por për të pare e vlerësuar edhe nivelin poetik të autorës së nderuar, që kohët e fundit po intereson edhe vetë letrarët italianë, si një poete për t’u zbuluar e njohur. Këtë paraqitjë të poetes italiane Margherita Sarocchi, e bemë në kuadrin e vtitit jubilar të Skënderbeut, meqë ajo i kushtoi ati një vepër poetike, për të cilën flien fjalë të mira, por që ne s’kemi asgjë y të lexuar prej saj.

Margherita Sarocchi e kishte njohur Galileo Galileun, dhe kishte korespondencë me të, siç tregonhet m sipër me një letër që i ka shkruar atij. TE DHENA : --------------------------------- Margherita Sarrocchi, Scanderbeide: the heroic deeds of George Scanderberg, King of Epirus edited and translated by Rinaldina Russell Chicago : University of Chicago Press, 2006.

Nadia Verdile, “Contributi alla biografia di Margherita Sarrocchi,” in Rendiconti dell’Accademia di Archeologia, Lettere e Belle Arti di Napoli, 1989-1990, vol. LXI, pp.165-206.

Antonio Favaro, Amici e corrispondenti di Galileo: edited, with introduction by Paolo Galluzzi , Salimbene, 1983, Vol 1 pp.29-30

Paraqesim me poshte si veshtrohet kjo vepër e margherita Sarocchi në botën angleze, ku marrim vesh se vepra është përkthyer në prozë, dhe na vjen nga 412 vjet të botimit të saj në Romë, 1606. Përkthyesja është Rinaldina Russell.

Scanderbeide

THE HEROIC DEEDS OF GEORGE SCANDERBEG, KING OF EPIRUS

2

Botimi inglisht i Rinals dina Russell

MARGHERITA SARROCCHI Edited and Translated by Rinaldina Russell 448 pages | 6 x 9 | © 2006 The Other Voice in Early Modern Europe

The first historical heroic epic authored by a woman, Scanderbeide recounts the exploits of fifteenth-century Albanian warrior-prince George Scanderbeg and his war of resistance against the Ottoman sultanate. Filled with scenes of intense and suspenseful battles contrasted with romantic episodes, Scanderbeide combines the action and fantasy characteristic of the genre with analysis of its characters’ motivations. In selecting a military campaign as her material and epic poetry as her medium, Margherita Sarrocchi (1560?–1617) not only engages in the masculine subjects of political conflict and warfare but also tackles a genre that was, until that point, the sole purview of men. First published posthumously in 1623, Scanderbeide reemerges here in an adroit English prose translation that maintains the suspense of the original text and gives ample context to its rich cultural implications. Rendësia e kësaj vepre është se eshstë e para e llojit e krjuar nga nje femër në poezinë epike, si poem kushtuar një peronazhi historic, si Skënderbeu. E zgjatëm pak po ia vlente që kjo poete të njihej e vleresohej për kushtimn ndaj figures së Skënderbeut,pothuaj në epokën e tij, 140 vjet pas vdekjës, ku historia e tij gjallëronte ne Europë.

Disa botime angleze për Skënderbeun

Jusuf Zenunaj AHHH, DEMO, DEMO ! Ahh, Demo, Demo Berisha ! Ku të zuri nata, ku të zbardhi dita ?! Grave e fëmijëve u ke zënë prita, gjaku i tyre , britma ,as vaji nga ushtria serbe nuk mundi të të ndajë ! Dardaninë e vjetër shkele pa mëshirë, nën këmbën vrastare të mos sheh hënë , as diell. Ahh, Demo, Demo kapiten, plaga e atdheut fare nuk të dhemb! Luftove UÇK -ën, në luftën e saj për liri, sot, Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon me i pri !!? J.Z. 4 nëntor 2018 NJËRA ANË E IBRIT Njëra anë e Ibrit në Kosovë, tjetra në "Kosmet", flamujt serb valojnë kudo në qytet ! Shteti ynë me sovranitet, rrymën ia pagun veriut sikur çdo vjet ! J.Z. 3 nëntor 2018 BËHUNI GATI Gazetat e Tv -et do na ia çelin sytë me lajm të "freskët": Djali i filanit do të bëjë namin bashkë me një tjetër, asgjë nuk na solli politika e vjetër ! Bëhuni gati se tash nis vrapi me një parti të re, me fjalë të mëdha, për punë e atdhe. J.Z. 2 nëntor 2018 QETË NË ZGJEDHË Dy qe në një zgjedhë, në arën midis mali mbrapa i ndiqte lavërtari. Njëri ka në të majtë tjetri ngrehte në anën tjetër, bujku kishte harruar thuprën, zanatin e tij të vjetër... J.Z. 2 nëntor 2018

ME NDËRRIMIN E STINËVE Interesi çelës i rrugëve të mia, kur ndërrohen stinët pse të mos ndërrohet partia?! Dje isha në njëren, sot jam në tjetren, mos u befasoni në shkofsha në më të vjetren. Ndërrimet në parti si në ekip të futbolli, kështu thotë partiaku Guralec Tomorri. J.Z. 1 nëntor 2018 DIKUR NË KASOLLË Në luftë komandant edhe nga hoteli, sot, ngreh kokën lart si n'ag mbi pleh gjeli. Në lagje, fshat edhe në qytet, kudo me pushtet , sillet e mbështillet sikur t'ishte mbret !? Sejmenët përreth ditë e natë sikur ai kush ka dorë të gjatë ? Dikur në kasollë; mbas lufte me villë edhe në bregdet pasurinë që ka nuk e di as vetë !? J.Z. 1 nëntor 2018 ÇETA E " AGIMIT TË ARTË " Çeta e " Agimit të Artë" tokën ilire erdhi të përgjak ! Kocias vetë i gjashti me kallash; rrugës pakrye i hyri në Bularat, në tokën e gjakosur shtatë pashë . J.Z. 30 tetor 2018 PA MARAZ Gjeli sikur dje këndoi pa maraz, për akrepat e orës që i kthyen një orës pas. Deri në fundmars ndryshe maten nata edhe dita, ehhh, sikur ora të ndërrohej politika ?! J.Z. 28 tetor201

Disa piktura kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut nga piktorë shqiptarë 1968-2018