1

Click here to load reader

Korrigjimi i konkursit te fundit Guri

  • Upload
    gurii

  • View
    547

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Korrigjimi i konkursit te fundit Guri

Universiteti i PrishtinësUNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS

Nëna Terezë, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381-38-244183 URL: http://www.uni-pr.eduFax: +381-38-244187 Mail: [email protected]

Ref. nr. 2/30 Prishtinë, 16/7/2010

Korrigjim i Konkursit të shpallur nga Universiteti i Prishtinës me datë 16.7.2010

Në konkursin e publikuar për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, për vitinakademik 2010-2011 nga Universiteti i Prishtinës më datën 16.7.2010 janë përvjedhur disagabime teknike përmirësimi i të cilave gjendet në vijim;

AFATET E KONKURSIT, Pjesa ku flitet për dokumente që duhet dorëzuar me rastin ekonkurrimit, pas fjalisë:Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës nëseka patur provim të maturës shtohet alineja e re:

- Kandidatët që konkurrojnë për studime me korrespondencë duhet të sjellin edhedëshminë që janë në marrëdhënie të rregullt pune(kontratën e punës ose një vërtetim)

Pika I. FAKULTETI FILOZOFIK-PRISHTINË, Departamenti i Pedagogjisë për studime mekorrespondencë numri 200 duhet të jetë 20.

E njëjta pikë te PROVIMI PRANUES, Pas alinesë –Në Departamentin e Sociologjisë ngaSociologjia dhe Filozofia shtohet alineja e re:

- Në Departamentin e Psikologjisë nga Psikologjia, Filozofia dhe Verifikimi i aftësive tëpërgjithshme për studime.

Pika VI-FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS, PROVIMIPRANUES, pas fjalës Vizatimi i lirë (sllajdi) shtohet alineja e re me tekst:

Për tu ranguar kandidati duhet të arrijë minimum 30% nga pikët e parapara për secilën pjesë tëprovimit kualifikues.

Pika XI - FAKULTETI I BUJQËSISË DHE VETERINARISË, Departamenti i Teknologjisë dheBioteknologjisë Ushqimore; Për shkak se programi është në procedurë të akreditimit studentët nuk do tëkenë mundësi që të regjistrohen në këtë afat.