55

Click here to load reader

Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Punimi është modifikuar dhe burimi i informacionit është shenuar në fund të punimit

Citation preview

Page 1: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Prishtinë, 2013

Përgatitur nga Alush Kryeziu

Page 2: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Zanafilla e mentorimit, mendohet të ketë prejardhje që nga koha e lashtë, më konkretisht që nga Greqia Antike.

Për herë të parë, fillet e mentorimit u vërejtën në veprën “Iliada dhe Odisea”. Vepra “Iliada dhe Odisea” thuhet se është shkruar nga Homeri, vepër e cila pasqyron ngjarje të shekullit XIII - XII p.e.s. Vepra këto të shkruara në dy stile të ndryshme: Iliada është shkruar në një stil epik, ndërsa Odisea paraqitet me stil lirik.

Page 3: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Në veprën e Homerit, thuhet se kur Odiseu, mbreti i Itakës, shkoi për të luftuar në luftën e Trojës, ai djalin e tij e la në përkujdesje të një personi më të moshuar. Ai ishte, shoku i tij Mentori.

Mentori, veproi si një mësues dhe mbikëqyrës për Telemacusin (birin e mbretit).

Pas përfundimit të luftës, Odiseu u dënua që të bredhte kotë në kërkim të Atdheut të tij.

Gjatë kësaj kohe, Telemacusi u nis për ta gjetur babain e tij, i shoqëruar nga përendsha e Athinës (Helena), e cila luajti rolin e mentorit për Telemacusin. Nga ajo kohë, Helena, u përkujdes që ta mbështesë atë, dhe ta ngrit sa më shumë profesionalisht – gjithmonë duke e përkrahur dhe udhëzuar.

Page 4: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Sipas terminologjisë, fjala “Mentor” do të thotë çoban. Çobani, është quajtur njeriu i cili i ka udhëheqë apo udhëzuar delet e tij për në kullotë.

Ndërsa, duke u nisur nga zanafilla e historikut të mentorimit, termi mentor merr edhe këtë përkufizim: “Termi mentor, është sinonim me termin e këshilltarit të besuar, mikut, mësuesit dhe këshilltarit të urtë” (Michael Shea, 1997).

Autori, Guest (2000), vjen në përfundim se nga ky mit, cilësitë kryesore të një mentori janë:

- Këshilltar i urtë dhe i besuar;- Person me përvojë përkatëse;- Vepron si një udhëtar sekret dhe udhërrëfyes;- Nxit zhvillimin profesional;- Shkëmben përvojën;- Ofron inkurajim;- Nxit me anë të reflektimit;

Page 5: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Inkurajim

Roli i Helenespër Telemacusin

Roli i Helenespër Telemacusin

MbështetjeMbështetje

Besnike Besnike

Zhvillim

profesional Zhvillim

profesional UdhërrëfyeseUdhërrëfyese

Roli i mentorit

Page 6: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Zhvillimi i mentorimit

Autori Vladimir Polak (1985), thotë se mësimi mentorial kryesisht zbatohet në studimet postdiplomike, edhe pse nga aspekti didaktik me maturi duhet të zbatohet në të gjitha shkallët paraprake të shkollimit.

Nga ana tjetër, Clutterbuck (2001), thotë se mentorimi modern e ka origjinën e vet në konceptin e mësimit.

Tutje, ai konkludon se nëse një zejtar i mirë, në botën komerciale, është një nxënës i ri i cili zejen e merr nga mjeshtri i vjetër, atëherë atë e zhvillon më profesionalisht njohuritë e tij.

Sipas kësaj teorie, nxënësi ka pasur për detyrë që të fitojë sa më shumë dije ose njohuri nga mjeshtri i vjetër, në mënyrë që ato t’i zbatojë në botën komerciale apo profesionale.

Page 7: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Zhvillimi i Zhvillimi i mmentorimitentorimit

Nga ky mendim, i autorit Clutterbuck, kuptojmë se një mësimdhënës fillestar ka nevojë për përkrahje dhe udhëzime, këshilla e sugjerime, në mënyrë që ai të arrijë sa më shumë njohuri, në profesionin që ka zgjedhur. E po ashtu, ai person të arrijë ta dojë profesionin e tij.

Page 8: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

ZhvillimiZhvillimi i i MentorimitMentorimit

Kur ka bashkëpunim, përkrahje, ndihmë, shkëmbim idesh dhe përvojash, punë, motivim, reflektim – suksesi asnjëherë nuk do të mungojë.

Page 9: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

ZhvillimiZhvillimi i i mentorimitmentorimit ssotot

Mentorimisot

Në shkollën fillore:

a) Mësimi shtuesb) Studime rasti

Në shkollën e mesme:

a) Mësimi shtuesb) Studime rastic) Puna me projekte

Në fakultet:a) Studime rastib) Projektec) Provimi përfundimtar

Në studimet postdiplomike:a) Punime seminarikeb) Hulumtimec) Provimi përfundimtar

Page 10: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Termet – Mentor & MentorimTermet – Mentor & MentorimMentor (këshilltar)-

është personi me më shumë përvojë - apo i kualifikuar-me njohuri të mjaftueshme në kontekstin profesional për personin tjetër.

Prandaj, termi “ mentor “ është bërë tashmë sinonim me konceptin e këshilltarit të besuar, mik, mësues dhe udhërrëfyesit (Shea 1997).

Mentorimi (këshillim)- është një veprimtari ndërvepruese ku personi i kualifikuar ose me më shumë përvojë, na shërben si person model dhe na mëson, inkurajon, këshillon dhe miqësohet me personin me më pak përvojë ose më pak i kualifikuar.

Page 11: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

PërkufizimePërkufizime për mentorimin sipas Gill për mentorimin sipas Gill NichollsNicholls

Mentorimi është veprimtari komplekse, një proces interaktiv i cili ndodh në mes njerëzve të niveleve të ndryshme, të përvojave të ndryshme dhe ekspertizave, e cila inkorporon (ngërthen), zhvillimin psikologjik dhe ndërpersonal, zhvillimin e edukimit dhe të karrierës, si dhe fuksionin shoqëror në këtë raport.

Mentorimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për zhvillimin profesional të mentorit dhe të të mentoruarit përmes reflektimit kritik dhe sistematik.

Page 12: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Qëllimi i Mentorimit

Qëllimi i mentorimit është për të ndihmuar dhe përkrah njerëzit, në mënyrë që të rritet potenciali i tyre, të zhvillohen aftësitë e tyre profesionale, të përmirësohen në punën e tyre dhe të bëhen persona që ata duan të jenë (Parsloe, 1992).

Page 13: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Anderson dhe Shanon ( 1995) sugjerojnë se janë Anderson dhe Shanon ( 1995) sugjerojnë se janë 5 fusha, të cilat duhet të konceptualizohen në 5 fusha, të cilat duhet të konceptualizohen në sqarimin e asaj se ç’është mentorimi:sqarimin e asaj se ç’është mentorimi:

Shoqërimi

Inkurajimi

Këshillimi

Sponzorimi

Mësimi

Page 14: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

MësimiMësimi

Mësimi përfshin veprimetbazike të shoqëruara me:Modele të llojllojshmeInformimiPërshkrimiKonfirmimi

Page 15: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Përfshin tri veprime esenciale:- Mbrojtja- Mbështetja- Reklamimi

Ke bërë një punë të

shkëlqyeshme

SponzorimiSponzorimi

Page 16: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

KëshillimiKëshillimi

Këshillon Ndihmon Lehtëson Udhëzon

Page 17: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

InkurajimiInkurajimi

Proces që përfshin sjelljen e afirmimit dhe frymëzimit.

Page 18: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

ShoqërimiShoqërimi

Përmes bashkëpunimit krijojnë raporte shoqërore në aspektinprofesional duke qenë të hapur dhe të ndershëm duke mos hyrë në gjera tjera personale.

Page 19: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

MONITORIMI

Përcjellja afatshkurtër e mësimdhënësit nga monitoruesi (drejtori i shkollës, apo eksperti i jashtëm), me qëllim të

vlerësimit të përformancës së tij.

MENTORIMIProces që lehtëson mësimdhënësin,

studentin, nxënësin të arrijë nivel sa më të lartë të cilësisë në

procesin edukativ.

Dallimet mentorim - monitorim Dallimet mentorim - monitorim

Page 20: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Të përbashkët: Mentorues - MonitoruesTë përbashkët: Mentorues - Monitorues

• Mjedis i sigurt • Veprim i lirshëm• Të nxisin besimin• Të jenë të përgjegjshëm• Të jenë entuziast• Të jenë fleksibil• Të jenë kreativ• Të gatshëm për sfidë• Konfidencial• Të jenë të sinqertë

Page 21: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

nuk është ekspert që të “tregojë si dhe çka” – për të përmbushur një qëllim;

nuk është ndëshkues; nuk është pasiv; nuk është favorizues; nuk është i paqëllimshëm (ka qëllime dhe objektiva të

qarta);

Çka nuk mund të jetë mentoruesi?Çka nuk mund të jetë mentoruesi?

Page 22: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Karakteristikat e mentorimit të suksesshëm

Mentori dhe i mentoruari kanë raporte të mira Mentori ka qëllime të qarta Mentori ka shkathtësi në përdorimin e shumë roleve

(mbështetës, këshilltar, përkrahës, dëgjues i mirë dhe ndihmës në zgjidhjen e problemeve)

Bashkëveprimi është konfidencial Mentorët janë përkrahës dhe mbështetës Dëgjon me kujdes pyetjet dhe këshillat e personit të

mentoruar Asiston në zgjidhjen e problemeve Parashtrues i mirë i pyetjeve

Page 23: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

I respektueshëm Orientues i mirë Të jep feedback Jo paragjykues Mundet shumë lehtë të veprojë dhe të ndihmojë në

gjetjen e zgjidhjes së problemeve I mentoruari është përcjellës i vazhdueshëm i

udhëzimeve Punon në mënyrë sistematike për ta fituar pavarësinë

personale Bën zgjidhje të mira nga mundësitë që i ofrohen Pranon ndihmën dhe nuk heziton të kërkojë ndihmë kur

ka nevojë

Page 24: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Studenti Studenti

MësimdhënësiNxënësiNxënësi

MENTORI

Page 25: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Mentori fillestar

Anna, një mësuese me përvojë, këtë vit e filloi me një përgjegjësi të re. Ajo tani është mentore për mësuesit fillestarë në shkollën e saj. Mendimet e para të Annës për vitin e parë të punës janë të përziera. Ajo i kujton ndjenjat e izoluara, jo komoditetin dhe pasigurinë kur ka dalur para nxënësve.

Si do të sigurohet ajo tani që përvoja e saj si “përkrahëse“ do të jetë ndryshe? Ajo i mendon mundësitë e ndryshme dhe idetë me të cilat do të ballafaqohet. Këto e mendime e ndjenja shpesh kthehen në ankth.

Ku ajo duhet të fillojë? A do të jetë ajo e gatshme t’i zgjidhë të gjitha problemet që do t’i ketë? A do të ketë përgjigje për secilën pyetje? Si do ta mbështes mbrojtjen e saj dhe si do t’i përmbushë detyrat e saj? Si do të funksionojë e gjithë kjo?

Page 26: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Përkundër përgatitjes profesionale, fillimi i karrierës si mësues mund të hasë në shumë vështirësi që mund shkaktojnë “Një të papritur të paparashikuar ”.

Dëshironi të jeni më i miri? - Mëso nga më i miri!

Page 27: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Fazat në të cilat kalon një mësimdhënës në vitin e parë të punës

Parashikimi

Mbijetesa

Zhgënjimi

Mbështetja

Ripërtërirja

Reflektimi

Page 28: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

1.1. ParashikimiParashikimi Është muaji gusht dhe Ema

është e emocionuar për fillimin e vitit të parë shkollor. Ajo ka vetëbesim të plotë për njohuritë e saja dhe ka një pasion për të ndryshuar jetën e nxënësve të saj.

Page 29: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Mësuesit e rinjë fillojnë që ta parashikojnë vitin e parë të punës duke u bazuar në përvojën e tyre studentore. Ata e fillojnë punën me një përkushtim që të bëjnë një ndryshim, i cili shpesh është i mjegullt. Shqetësimi kryesorë në këtë moment është se si të rregullojnë klasën, si ta lokalizojnë materialin mësimor, si të krijojnë raporte të mira me kolegët, me nxënësit dhe me prindërit.

Gjatë kësaj periudhe mentorët do të ndihmojnë:

duke i mbështetur mësimdhënësit duke iu siguruar informacione rreth procedurës, materialeve,

aktiviteteve të ditës së parë, mënyrën e komunikimit me prindërit. këshillojnë lidhur me përballimin e sfidave që mund të paraqiten dhe

gjithashtu motivojnë duke i udhëzuar që të festojnë për çdo sukses të arritur gjatë

këtyre ditëve.

Page 30: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

2. Mbijetesa2. Mbijetesa Është e shtunë në mbrëmje, 30 shtatori dhe idea i të qenit “mësuese

shembull”, ka filluar që të bie poshtë. Ema është duke shpenzuar së paku gjysmën e çdo jave dhe shumicën e mbrëmjeve duke punuar, është duke ngecur në menaxhimin e planeve mësimore, mbajtjen e shënimeve, takimet me prindër dhe raportet e progresit. Ajo vë në mëdyshje pyetjen nëse me të vërtetë është e aftë për këtë punë a jo?!

Page 31: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Dita ditës realiteti i punës në klasë shumë shpejt i zhgënjen mësuesit e rinjë. Atyre ju paraqiten probleme të ndryshme për herë të parë dhe kanë pak rutinë pune e pak “dredhira mashtruese” në repertuarin e tyre që përndryshe veteranëve një gjë e tillë ju kursen kohën dhe energjinë. Shumë mësues të rinjë shpenzojnë përafërsisht 70 orë në javë në punë.

Ofrimi i mbështetjes gjatë kësaj periudhe të mbijetesës është i domosdoshëm duke :

ndarë materialet dhe ndihmën menaxhuese. këshilluar që të krijojë një rutinë të menaxhimit dhe aktivitetit

ditor. Ndihma më e rëndësishme është duke ngritur motivin për

punë, duke iu treguar mësimdhënësve fillestar se të gjithë kalojnë nëpër këtë periudhe dhe nuk është shkaktari i kësaj paaftësia e tyre.

Page 32: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

3. Zhgënjimi3. Zhgënjimi

Çdo gjë duket se po shkon shumë keq. Vlerësimi dhe vëzhgimi i Emës nuk është duke shkuar si është planifikuar. Ndoshta ajo nuk ka dashur që ta pranojë këtë punë dhe të bëhet mësuese. Ndoshta nuk është vonë që ajo të gjejë një karrierë tjetër.

Ngjarjet e ndryshme të përkohshme shtojnë tensionin dhe stresin në këtë periudhë.

Kjo fazë është zakonisht faza më e vështirë që mësuesit në vitin e parë të punës duhet të i’a dalin. Mossiguria në vetvete dhe presioni prej anëtarëve të familjes dhe shokëve që ankohen se mësimdhënia po ia merr të gjithë kohën, shton peshën dhe barrën që ata duhet të bartin.

Page 33: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

4. Mbështetja

Duke ndihmuar t’i anashkalojë - largojë nga rutina ditore gjërat që janë të parëndësishme dhe joefektive.

Duke bashkëpunuar rreth planifikimit Kupton ndjenjat joadekuate Tregon eksperiencat (përvojat) e vetaLehtëson vizionin profesionalSpecifikon gjërat e mira që i ka vëzhguarKrijon raporte të mira

Page 34: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

5. Ripërtrirja5. Ripërtrirja Uauaua puna shihet se mund të kryhet me sukses, pas dy jave

pushimi (dimëror). Ema duke reflektuar për pjesën e parë të vitit , është e çuditur me arritjet e saj dhe sa shumë ka mësuar për këtë kohë. Fillimi i gjysëmvjetorit të dytë, gjërat tashmë po përsëriten dhe parashikimet janë më të realizueshme.

Pushimi dhe relaksimi i rifreskon trupin dhe mendjen e mësuesve. Me këtë vjen një shkëndijë e përspektivës dhe një shtim i ndjenjave se PROFESIONI mund të mësohet me kohë , vëmendje,dhe përkushtim, sa që mund të bëhesh edhe profesionist i suksesshëm. Shumë mësues të rinjë kthehen pas pushimit me mendje më të kthjellët dhe e kuptojnë realitetin e klasës së tyre, sistemin në të cilin punojnë dhe si t’i përdorin mundësitë e pashfrytëzuara. Ata fillojnë të shijojnë një ndjenjë të vogël të të arriturave të tyre.

Page 35: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

MbështetjaMbështetja nënë këtëkëtë fazëfazë

Vazhdimisht cito arritjet e suksesshme deri më taniFilloni së bashku të organizoni fundvitinInformo për gjërat e reja të mësimdhëniesPlanifikoni së bashku për zhvillimin profesionalPlanifikoni për bashkëpunim dhe punë ekiporePlanifiko për ndërtimin e raporteve të dyanshme

Page 36: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

6. Reflektimi6. Reflektimi Edhe tri javë kanë mbetur deri në fund të vitit. Ema e sheh se

ka arritur një rritje të madhe gjatë këtij viti, dhe ndjen krenari për atë që ka arritur, duke reflektuar për ato çka ka punuar gjatë vitit. Viti i ardhshëm do të jetë më emocionues, ajo nuk do të jetë më “fëmija më i ri i familjes” dhe ajo ka një plan menaxhues për të punuar.

Javët e fundit të vitit shkollor është koha për reflektim dhe vlerësim. Mentorët mbështesin mësuesit e rinj duke ju ndihmuar atyre që të rikujtojnë të gjitha ato çfarë kanë mësuar, çfarë ka qenë efektive, çfarë është dashur të modifikohet dhe çfarë është dashur që të lihet anash dhe gjithashtu të mendohet se çfarë mundë të bëhet vitin e ardhshëm. Përfundimi i notave, komunikimi i prindërve dhe sasia e madhe e letrave administrative kërkon përkushtim të madh.

Për shumë mësues të rinjë emocionet e klasës së parë lënë gjurmë për tërë jetën.

Page 37: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Mbështetja dhe sugjerimi për këtë fazë:

Shkëmbehen rutina për organizimin e punësSugjerim: Ndërto një pako dhuratë me letra ngjitëse të

ngjyrave për etiketim të kutive dhe fillo të bësh listën e punëve që duhet të kryesh dhe listën e gjërave që duhet t’i porositësh për vitin e ardhshëm.

Bëni një analizë hapësinore, bëni një ndërlidhje në mes asaj që është synuar, çfarë ka qenë e dëshiruar dhe asaj që më të vërtetë është arritur.

Dhe festo sepse klasa e parë ka

përfunduar me sukses!

Page 38: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Shembull konkret i MentorimitMentor – student

Reflektimi dhe shkrimi në ditar

• Mentori i jep studentit shenime dhe sugjerime

• Studenti shkruan për të nxënit e tij në ditarin

reflektiv

Reflektimi dhe shkrimi në ditar

• Mentori i jep studentit shenime dhe sugjerime

• Studenti shkruan për të nxënit e tij në ditarin

reflektiv

Krijimi iraporteve student-mentor

• Respekti • Mirëkuptimi

Krijimi iraporteve student-mentor

• Respekti • Mirëkuptimi

Analiza• Monitoruesi dhe

studenti kërkojnë modele në të dhënat që tregojnë

fuqinë dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim

Analiza• Monitoruesi dhe

studenti kërkojnë modele në të dhënat që tregojnë

fuqinë dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim

Biseda pas vrojtimit•Fillon me reflektimin e

studentit•Bëhen plane për zhvillim të mëtejmë duke u bazuar në

vrojtimin paraprak

Biseda pas vrojtimit•Fillon me reflektimin e

studentit•Bëhen plane për zhvillim të mëtejmë duke u bazuar në

vrojtimin paraprak

Vrojtimi• Mentori mbledh dhe evidenton informatat

• Informatat duhet të jenë objektive

Vrojtimi• Mentori mbledh dhe evidenton informatat

• Informatat duhet të jenë objektive

Biseda para Vrojtimit

• Sudenti prezenton dhe sqaron planifikimin

Biseda para Vrojtimit

• Sudenti prezenton dhe sqaron planifikimin

Page 39: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Disa mendime të mentorëve kanadezë të cilët kanë mentoruar studentët për shumë vite:

“Vlera e studentëve nuk mund të nënvlerësohet. Ata shpesh sjellin perspektivë të freskët lidhur me

metodat e mësimdhënies për shkak të entuziazmit të tyre”.

“Të qenët mësimdhënës mentor paraqet ngritje profesionale të

shkëlqyeshme për mësimdhënësin, meqë ne gjithnjë diskutojmë rreth asaj

se çfarë ndodhë kur mësimdhënësi mentor apo studenti mësimdhënës

mban mësim.”

Page 40: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Shembull konkret i MentorimitShembull konkret i Mentorimit Mentor – Mentor – nxënësnxënës

- - Mësimi plotësues me nxënësit me Mësimi plotësues me nxënësit me vështirësi në nxënie ( disleksia, disgrafia, vështirësi në nxënie ( disleksia, disgrafia, diskalkulia)diskalkulia) - Mësimi shtues me nxënësit talentë - Mësimi shtues me nxënësit talentë - Studim rasti me ndonjë nxënës për një - Studim rasti me ndonjë nxënës për një çështje të caktuarçështje të caktuar

Page 41: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Rolet primare të

mentorimit

Rolet primare të

mentorimit

Rolet primare të mentorimit

Lehtësues: do të thotë “për ta bërë më të lehtë”. Lehtësuesi e drejton procedurën që do të përdoret në diskutime dhe mban fokusin në përmbajtje dhe në një proces gjatë kohës.

Këshilltar: është një ekspertë i informatave. Ai shpërndan njohuri teknike personit tjetër. Këshilltari inkurajon personin tjetër të përdorë strategji të caktuar, të adaptojë një program të veçantë apo të sigurojë materiale të caktuara.  

Prezantues: do të thotë të mësosh. Roli i prezantuesit është t’i zgjerojë dhe pasurojë njohuritë, shkathtësitë apo qëndrimet dhe t’i zbatojë këto në punën e njerëzve.

Instruktor: ndihmon personin tjetër për të ndërmarrë veprim ndaj cakut të tij/saj, ku në të njëjtën kohë i ndihmon atij apo asaj të zhvillojë shkathtësi në planifikim, reflektim, zgjidhje të problemit dhe vendim-marrje.  

Page 42: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Aktivitete më të afërta për mentoruesin dhe të mentoruarin

Krijoni kontakt përmes telefonit Shkëmbeni libra dhe artikuj Jepni ide për zgjidhjen e problemeve Bëni prezantim të përbashkët Prezantoni ”të mentoruarin” në rrjetin e mentorëve të tjerë Modeloni diçka për të mentoruarin ose “ të mbrojturin” Bëni një projekt së bashku Ftojeni që të marrë pjesë në njërën nga takimet e tua me stafin Kërkoni për burime së bashku Shfrytëzoni burime nga interneti

Page 43: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Shkëmbeni qëllime, objektiva dhe strategji të ndryshme Vëzhgoni njëri – tjetrin në punë Reflektoni së bashku në përvojat e kaluara Festoni suksesin së bashku Bëni fotografi për të festuar suksesin Përdorni xhirimet për një feedback bashkëpunues Merrni pjesë në njërën nga mbledhjet e stafit të të

mentoruarve Bëni një ditar interaktiv përmes emailave dhe librave Krijoni një partneritet në mes programit të të mentoruarve për

të realizuar trajnime të përbashkëta dhe aktivitete me prindër.

Page 44: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Rëndësia e mentorimit - për të mentoruarin

Fiton siguri në vete Ofron ngritje profesionale Jep këshilla dhe informata Inkurajon për të menduarit në praktikë Mbështetë profesionalisht Bëhesh me efikas Shtjellon, zhvillon, rrit informatat rreth kulturës, politikës dhe

filozofisë së institucionit ku punon Jep një sondazh për brengat, çështjet dhe idetë.

Page 45: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Për mentorët

Freskon qëllimet për punën e vetParaqet punën me kënaqësiNxit veten për reflektimZhvillon marrëdhëniet profesionale

Page 46: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Për institucionin ku punon

Jep mundësi për hyrje stafit të ri Paraqet performancën individuale Paraqet performancen e grupit Përmirëson komunikimin Nxitë reflektimin në praktikë Mbështetë mjedisin e zhvillimit profesional Formon gradualisht aftësinë e mentoruesit Nxitë edhe institucionin për angazhim.

Page 47: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Motivim

Frymëzim

Udhëhequr nga shembuj

Mentor Trajner

Vizion Punë ekipore

Fitore

Page 48: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

IntervistaIntervista me mentor me mentor

Çka mund të na thoni për përvojën tuaj si Mentor?

Eshtë kënaqësi i cili të ofron rolin e bashkëpunëtorit profesionist, këshilltarit, dhe

jo rrallë të udhëheqësit me ndikim karshi personit të mentoruar. Shërben po ashtu për ngritjen e komunikimit efektiv individual të

mentoruesit duke e bërë personin e mentoruar të ndihet me vlerë, krenar dhe i kënaqur për

të nxënit profesional e personal nga mentori i tij.

Eshtë kënaqësi i cili të ofron rolin e bashkëpunëtorit profesionist, këshilltarit, dhe

jo rrallë të udhëheqësit me ndikim karshi personit të mentoruar. Shërben po ashtu për ngritjen e komunikimit efektiv individual të

mentoruesit duke e bërë personin e mentoruar të ndihet me vlerë, krenar dhe i kënaqur për

të nxënit profesional e personal nga mentori i tij.

Page 49: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

IntervistaIntervista me mentor me mentor

Cila është pika më e fortë që ju i jepni rëndësi primare gjatë mentorimit të një mësimdhënësi apo studenti?

Rëndësi shumë të madhe për mua ka raporti i mirë dhe i sinqertë me të mentoruarin si dhe përkushtimi i mentorit

për të lehtësuar punën e të metoriuarit. Kjo krejt duke ditur se qëllim i mentorimit është sigurimi i cilësisë,

identifikimi i nevojës për zhvillimin personal dhe profesional si dhe përmirësimi i praktikave të të

mentoruarit.

Rëndësi shumë të madhe për mua ka raporti i mirë dhe i sinqertë me të mentoruarin si dhe përkushtimi i mentorit

për të lehtësuar punën e të metoriuarit. Kjo krejt duke ditur se qëllim i mentorimit është sigurimi i cilësisë,

identifikimi i nevojës për zhvillimin personal dhe profesional si dhe përmirësimi i praktikave të të

mentoruarit.

Page 50: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Intervista me mentorIntervista me mentor

A mund të na shpjegoni në pika të shkurta hapat e procesit të një Mentorimi?

Së pari, mentori dhe i mentoruari duhet të njihen mirë mes vete. Mentori duhet të ketë qëllimet e qarta dhe një plan të punës që do ta zhvilloj me të mentoruarin. Duhet

ditur si do të bëhet mentorimi, sa herë dhe kur. Mentorimi është proces dhe duhet të ketë një afat kohor

deri sa të realizohet ky proces, që nënkuptohet se rezultatet e këtij procesi duhen të jenë të matshme.

Page 51: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Intervista me mentorIntervista me mentor

Ku qëndron rëndësia e mentorimit për mentorin dhe të mentoruarin?

Derisa i mentoruari mëson, krijon përvojë, pranon këshilla, sugjerime, kritika konstruktive – mentori rrit

potencën e ndikimit te të tjerët, zhvillohet individualisht edhe më tutje, praktikon njohuritë dhe përgatitjen e vet për zhvillimin e të tjerëve dhe plotëson përvojën e vet

personale.

Derisa i mentoruari mëson, krijon përvojë, pranon këshilla, sugjerime, kritika konstruktive – mentori rrit

potencën e ndikimit te të tjerët, zhvillohet individualisht edhe më tutje, praktikon njohuritë dhe përgatitjen e vet për zhvillimin e të tjerëve dhe plotëson përvojën e vet

personale.

Page 52: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Intervista me mentorIntervista me mentor

Ku e dalloni që Mentorimi ka qenë i suksesshëm?

Nëse i mentoruari shfaq shenja të lakmueshme të bashkëpunimit, prezanton përgatitje të lartë profesionale e personale, rrezaton pozitivitet në raport me mentorin e

vet janë tregues që mentorimi po vete mbarë.

Page 53: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

BIBLIOGRAFIA

Barbara L. Wolfe, Ph. D. -“ Mentor Training Curriculum” Laura Lipton, Ed. D, Bruce Wellman, M. Ed, Carlette Humbard, M. Ed –

“ Mentoring Matters “ Second Edition Max Rawlings ( June 2002) – “ The origins of mentoring”. http:// www.bing.com / search ? q = theory + practice + of + learning &

form = QBRE & qs = n & sk = Gill Nicholls : Mentoring the art of teaching and learining, 2003 Dr. Vladimir Polak: Sistemet mësimore, 1985. Doracak trajnimi për mësimdhënës mentor, KEDP, 2006

Page 54: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Pyetje

Komente

Page 55: Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJE!JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJE!