7

Click here to load reader

Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

projekt Lenda: Biologji Klasa: VIII Tema: Shumellojshmeria e botes bimore dhe botes shtazore

ne Shqiperine e Mesme Grupi II - Kreshnik Bardhi - Lideri - Rozalinda Musta -Erjola Bushaj -Xhensilva Elezi - Mereme Shima -Andri Cani - Ledio Zdralla - Kevin Letia - Kevin Muharremi Mesuesi: Qemal Bregasi

Page 2: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

objektivat 1.Te evidentoje speciet bimore dhe shtazore

me te perhapura ne Shqiperine e Mesme 2.Te evidentoje speciet bimore dhe shtazore

endemike ne Shqiperine e Mesme 3.Te evidentoje disa nga zonat me te

rendesishme te vendit tone per llojet e specieve qe ata kane.

4.Te listoje arsyet e zhdukjes se specieve ne Shqiperine e Mesme

5.Te listoje masat administrative dhe ligjore qe duhen marre per ruajtjen e ketyre specieve

Page 3: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

Mali i Dajtit Mali i Dajtit eshte nje shembull shume I mire per te kuptuar se si ndryshon bimesia sipas lartesise mbi nivelin e detit.Ne lartesine 300-600 m mbi nivelin e detit takohet nje zone me shkurre mesdhetare.Ketu gjenden edhe shume bime te makies, te cilat qendrojne te blerta gjate gjithe vitit.Duke u ngjitur deri ne lartesine 1000 m, dallojme zonen e dushkut. Megjithate, ne kete zone takojme pyje te perziera. Me lart fillon zona e ahut dhe ne maje te malit ka livadhe alpine. Ne pyllin e ahut mund te veme re peme qe kane trungje te medhenj. Mosha e tyre llogoritet te jete 200-vjecare.Nder kafshet kryesore qe takohen ne malin e Dajtit jane gjitare te medhenj, si: derri i eger, ujku, baldosa, dhelpra, ketri, kunadhja, macja e eger etj. Shpendet, gjithashtu jane te shumte. Aty takohen shume lloje harabelesh, qukapike, gardalina, trishile etj. Ne pjesen e shkurreve mund te dallohen grifshat, mellenjat, gushekuqi etj.

Page 4: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

Parku kombetar “Pylli i Divjakes”Bimesia e ketij pylli eshte mjaft e pasur.Pylli i Divjakes perbehet kryesisht nga pisha e eger, pisha e bute, dushku dhe frasheri.Ne pyllin e Divjakes ka nje shumellojshmeri te madhe te bimeve barishtore, e si pasoje ka shume insekte dhe shume lloje bretkosash.Bukuria ne kete park behet e rrale dhe mjaft e kendshme kur degjon zerat melodioze te kengetareve te pyllit si: bilbili, mellenjes,gardalines etj..

Page 5: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

Laguna e Karavastase

Ne kete lagune jetojne 12 lloje gjitaresh, 16 lloje zvarranikesh, 210 lloje shpendesh dhe nje numer i madh bimesh te tokes dhe te ujit.Mbulesa e dendur e bimeve ujore, e algave, Terheq shume shpende se: roast, bajzat, mjelmat etj, qe ushqehen me bime nenujore.Nje numer i madh shpendesh grabitqare, si: karabullaku, cafka e vogel, pelikani, dallendyshja e detit, bajzat etj,ushqehen me peshq. Peshqit e Karavastase, si: shojza, levreku, ngjala, koca dhe qefulli, migrojne nga deti brenga lagunes. Disa bime dhe kafshe te kesaj zone, sic eshte pelikani kacurrel, jan ne rrezik zhdukjeje. Rreth 5% e popullates boterore te ketij shpendi folenizon ne kete lagune. Shpende te tjere te rrezikuar jane: karabullaku,shqiponja e detit etj.Kurse nder gjitaret e rrezikuar mund te permendim lundren dhe lakuriqin e nates hunde-patkua. Ne Karavasta jetojne edhe dy lloje bimesh orkide. Te tilla jane orkideja shqiptare dhe orkideja e Paparistos.

Page 6: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

Pllaja e Dumrese

Bimësia e Dumres është mjaft e varfër, me përjashtim të disa zonave të komunës Grekan në të cilën egzistojnë akoma sipërfaqe pyjore. Drurët kryesor qe janë tipik të kesaj zone janë pishat, kryesisht në fshatin Rrasë dhe Cerragë; plepi i shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin edhe shelgu në afërsi të liqeneve. Përpara luftës ë dytë botërore  pothuajse e gjithë zona e Dumres ishte e mbuluar nga pyjet, ku mbizotëronte druri i dushkut. Nga vitet 1950 deri ne 1970 u ndërmor një proces i gjërë i shpyllëzimit të zonës. Territori i i Dumres trasformohet pothuajse i tëri në toka bujqësore, ndërsa sasia e dunjëvë të prerë u shfrytëzua për ndërtimin e hekurudhave në të gjithë vendin. Në vitet e fundit një pjes e mirë e territorit po rigjen gjelbërimin e munguar keto 50 vjet pasi një pjes e territorit po ri-mbillet me vreshta ullinjsh e rrushi.

Page 7: Projekt biologji bota bimore dhe bota shtazore ne Shqiperine e Mesme

BizaZona e Bizës është e pasur me pyje të shumta, sidomos të dushkut dhe ahut. Në këtë zonë gjejnë strehë kafshë të egra si ariu i murrmë, ujku, dhitë e egra, dhelpra, lepuri i egër, derri i egër, lakuriqet e natës, skifteri etj Liqenet e BelshitLiqenet e Belshit, me një bukuri të rrallë si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë etj, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.Fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi, karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa liqene ka dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene.