21
PUSHTETI VENDOR NË SHQIPËRI UDHËZUES PËR ZYRTARËT E ZGJEDHUR, NËPUNËSIT PUBLIKË DHE SHOQËRINË CIVILE Qershor 2007 Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Parathënie Projekti për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në Shqipëri (LGDA), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e përgatiti këtë botim që të përdoret nga zyrtarët dhe stafi vendor, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të interesit në të gjithë Shqipërinë. LGDA jep asistencën teknike që synon të forcojë kuadrin e decentralizmit të vendit, të rrisë kapacitetet vendore për të menaxhuar dhe kryer shërbimet në mënyrë më efikase si dhe të rrisë përgjegjshmërinë e qeverisjes vendore ndaj qytetarëve të saj. LGDA ka punuar ngushtë me përfaqësuesit e pushtetit qendror, të njësive të qeverisjes vendore, të shoqërisë civile dhe me aktorë të tjerë të interesit për të zhvilluar një kuadër të qëndrueshëm decentralizimi dhe për të hartuar programe efikase për forcimin e kapaciteteve vendore i ndihmojnë udhëheqësit vendore të përfitojnë nga përmirësimet e reja ligjore. LGDA ka bërë trajnime e ka dhënë asistence teknike për këshillat, stafin dhe shoqërinë civile në pothuajse të 65 bashkitë. Ky botim bazohet gjerësisht në këtë punë të përbashkët dhe përfshin shumë nga praktikat e mira që janë krijuar në kuadrin e bashkëpunimit të LGDA-së me bashkitë partnere Shqiptare. Programi i trajnimit dhe asistencës teknike u hartua dhe u zbatua nga Instituti Urban bashkë me një ekip profesionistësh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Shqiptare drejtuar nga Barry Reed (Drejtor Projekti) Katherine Mark (Menaxhere Projekti) dhe Francis Conway (Konsulent Teknik i Nivelit të Lartë) Ekipi i LGDA-së përshinte Organizatat Shqiptare, Institutin për Studime Bashkëkohore, (Artan Hoxha, President), dhe Institutin për Kërkime Urbane (Zana Vokopola, Drejtoreshe Ekzekutive). Anëtarët e ekipit kryesor të LGDA-se ishin Edlira Bardhi, Sharon Cooley, Arben Dhima, Steve Joyce, Albert Kasi, Nevila Koka, Violeta Marko, Ilir Marleka, Fatlum Nurja, Lindita Oshafi, Afrodita Popa, Edvin Puka, Richard Winnie dhe Sabina Ymeri. Këtij ekipi i është bashkuar një “rrjet” konsulentësh vendore dhe staf i qeverisjes vendore që gëzojnë njohje të mirë të koncepteve të projektit të cilët shpërndanë më tej punën e LGDA-se tek bashkitë e tjera “jo pilote”. Ky ekip përbëhej nga: Arjan Barbullushi, Ndrec Biba, Hasan Drazhi, Sanije Fatkoja, Kostandin Filja, Teuta Haxhi, Milika Jaho, Altin Mihali, Llambi Mushka, Shpetim Nishani, Elsa Sema, Petrit Shyti. LGDA dëshiron të shprehë mirënjohje për zyrtarët e zgjedhur vendore dhe stafin e njësive të mëposhtme të qeverisjes vendore pjesëmarrëse për angazhimin e tyre shumë të çmuar në punën e projektit dhe kontributin në drejtim të suksesit të vazhdueshëm të reformës së decentralizimit Shqiperi: BajramCurri Berat Bushat Elbasan Erseke Fier Gyirokaster Kavaja Kucova Kukes Lezhe

Pushteti vendor

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pushteti vendor

PUSHTETI VENDOR NË SHQIPËRI UDHËZUES PËR ZYRTARËT E ZGJEDHUR, NËPUNËSIT PUBLIKË DHE SHOQËRINË CIVILE Qershor 2007

Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Parathënie Projekti për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në Shqipëri (LGDA), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e përgatiti këtë botim që të përdoret nga zyrtarët dhe stafi vendor, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të interesit në të gjithë Shqipërinë. LGDA jep asistencën teknike që synon të forcojë kuadrin e decentralizmit të vendit, të rrisë kapacitetet vendore për të menaxhuar dhe kryer shërbimet në mënyrë më efikase si dhe të rrisë përgjegjshmërinë e qeverisjes vendore ndaj qytetarëve të saj. LGDA ka punuar ngushtë me përfaqësuesit e pushtetit qendror, të njësive të qeverisjes vendore, të shoqërisë civile dhe me aktorë të tjerë të interesit për të zhvilluar një kuadër të qëndrueshëm decentralizimi dhe për të hartuar programe efikase për forcimin e kapaciteteve vendore që i ndihmojnë udhëheqësit vendore të përfitojnë nga përmirësimet e reja ligjore. LGDA ka bërë trajnime e ka dhënë asistence teknike për këshillat, stafin dhe shoqërinë civile në pothuajse të 65 bashkitë. Ky botim bazohet gjerësisht në këtë punë të përbashkët dhe përfshin shumë nga praktikat e mira që janë krijuar në kuadrin e bashkëpunimit të LGDA-së me bashkitë partnere Shqiptare. Programi i trajnimit dhe asistencës teknike u hartua dhe u zbatua nga Instituti Urban bashkë me një ekip profesionistësh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Shqiptare të drejtuar nga Barry Reed (Drejtor Projekti) Katherine Mark (Menaxhere Projekti) dhe Francis Conway (Konsulent Teknik i Nivelit të Lartë) Ekipi i LGDA-së përshinte Organizatat Shqiptare, Institutin për Studime Bashkëkohore, (Artan Hoxha, President), dhe Institutin për Kërkime Urbane (Zana Vokopola, Drejtoreshe Ekzekutive). Anëtarët e ekipit kryesor të LGDA-se ishin Edlira Bardhi, Sharon Cooley, Arben Dhima, Steve Joyce, Albert Kasi, Nevila Koka, Violeta Marko, Ilir Marleka, Fatlum Nurja, Lindita Oshafi, Afrodita Popa, Edvin Puka, Richard Winnie dhe Sabina Ymeri. Këtij ekipi i është bashkuar një “rrjet” konsulentësh vendore dhe staf i qeverisjes vendore që gëzojnë njohje të mirë të koncepteve të projektit të cilët shpërndanë më tej punën e LGDA-se tek bashkitë e tjera “jo pilote”. Ky ekip përbëhej nga: Arjan Barbullushi, Ndrec Biba, Hasan Drazhi, Sanije Fatkoja, Kostandin Filja, Teuta Haxhi, Milika Jaho, Altin Mihali, Llambi Mushka, Shpetim Nishani, Elsa Sema, Petrit Shyti. LGDA dëshiron të shprehë mirënjohje për zyrtarët e zgjedhur vendore dhe stafin e njësive të mëposhtme të qeverisjes vendore pjesëmarrëse për angazhimin e tyre shumë të çmuar në punën e projektit dhe kontributin në drejtim të suksesit të vazhdueshëm të reformës së decentralizimit në Shqiperi: BajramCurri Berat Bushat Elbasan Erseke Fier Gyirokaster Kavaja Kucova Kukes Lezhe

Page 2: Pushteti vendor

Patos Peshkopi Permet Pogradec Prrenjas Puke Rreshen Saranda Shkodra Vora Vlora

Page 3: Pushteti vendor

TABELA E PËRMBAJTJES I. Hyrje ........................................................................................................................................................7 II. Pushteti Vendor – Struktura dhe Përgjegjësitë ..........................................................................8 II.1. Çfarë është Pushteti Vendor ? .................................................................................................8 II. 2. Çfarë bën Pushteti Vendor ?....................................................................................................9 II.3. Çfarë bën Kryetari i Bashkisë ?.................................................................................................11 II.4. Çfarë bën një Këshill Bashkiak ?...............................................................................................13 II.5. Vendim Marrja e Pushtetit Vendor..........................................................................................15 III. Financat Vendore .......................................................................................................................18 III.1. Çfarë është Buxheti Vendor ?..................................................................................................18 III.2. Të Ardhurat dhe Shpenzimet e Qeverisjes Vendore ...............................................................19 III.3. Politika Fiskale dhe Financat e Pushtetit Vendor ....................................................................21 IV. Transparenca dhe Bashkëpunimi në Pushtetin Vendor ............................................................22 IV.1. Transparenca dhe Përgjegjshmëria.........................................................................................22 IV.2. Qeverisja Vendore me Pjesëmarrje.........................................................................................24 Anex. Listë e Legjislacionit për Pushtetin Vendor me Shpjegime ...................................................26 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile

I-Hyrje Ky udhëzues jep një pamje të përgjithshme të kuadrit ligjor të pushtetit vendor në Shqipëri për zyrtarët e zgjedhur të qeverisjes vendore (kryetari i bashkisë dhe këshilltarët vendore), të nëpunësve publikë dhe të shoqërisë civile. Çdo seksion përmban një përmbledhje të legjislacionit përkatës, termat kryesore, dhe shembuj të “praktikave të mira” nga Shqipëria. Udhëzuesi.përbëhet nga tre pjesë: • Pushteti Vendor – Struktura dhe Përgjegjësitë – një përshkrim i funksioneve dhe strukturës organizative të përcaktuara ligjërisht për qeverisjen vendore si dhe mënyrën e ndikimit të kësaj në vendimmarrje. • Financat vendore – një shqyrtim i bazës ligjore për buxhetimin vendor, duke përfshirë kompetencat për taksat dhe tarifat vendore dhe një përshkrim te shkurtër të të ardhurave dhe shpenzimeve kryesore vendore. • Transparenca dhe Bashkëpunimi në Njësitë e Qeverisjes Vendore – një shqyrtim i kërkesave ligjore dhe përvojës praktike në fushën e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe të pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen vendore. Si aneks, udhëzuesi përmban edhe një listë të legjislacionit për pushtetin vendor dhe të burimeve të tjera me shpjegime. Pushteti Vendor në Shqipëri

II Pushteti Vendor – Struktura dhe Përgjegjësitë Termat kryesore Decentralizimi – Transferimi me ligj i autoritetit dhe burimeve nga pushteti qendror në atë lokal, e cili ndryshon mënyrën në të cilën qeveria ofron shërbimet dhe u përgjigjet qytetarëve. Autonomia lokale – Është e drejta e plotë për të ndërmarrë nisma me interes publik vendor për çdo çështje që nuk ndalohet me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj një organi tjetër shtetëror. Subsidiariteti – parimi që, kurdoherë që është e mundur, shërbimet dhe funksionet duhet të kryhen në atë nivel të qeverisjes që është sa më pranë shtetasve (Neni 2, Ligji Nr. 8652/2000) . Kompetenca – zotësia për të vepruar dhe nxjerrë akte.

Page 4: Pushteti vendor

II.1. Çfarë është Pushteti Vendor? Njësia e qeverisjes vendore është qeverisja e një zone të caktuar vendore brenda vendit. Qëllimi i qeverisjes vendore është të sigurojë përdorim efikas dhe efecient të burimeve publike dhe të kryerjes së shërbimeve në nivelin më të afërt për qytetarët. Shqipëria ka një sistem të organizuar në dy nivele të pushtetit vendor që janë të pavarur nga njeri-tjetri. Bashkitë dhe komunat përbejnë njësitë bazë të qeverisjes vendore të pushtetit vendor, si dhe nivelin e parë. Qarku përbën nivelin e dytë të qeverisjes vendore dhe ka në përbërjen e tij disa bashki e komuna të cilat zakonisht kanë lidhje tradicionale, ekonomike dhe shoqërore. Aktualisht janë 308 komuna dhe

65 bashki në Shqipëri, të cilat janë të vendosura në 12 qarqe. Në Shqipëri njësitë e qeverisjes vendore marrin vendim dhe kryejnë shërbime nëpërmjet:

• njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkive • respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të sanksionuara në Kushtetute ose në ligje të tjera • zgjidhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në dobi të bashkisë • ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e qeverisjes vendore. • realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme • nxitjes efektive të pjesëmarrjes se bashkisë në qeverisjen vendore Pjesë nga Legjislacioni Përkatës Shqiptar

Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Neni 13 i Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Neni 108 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile

II. 2 Çfarë bën Pushteti Vendor? Në Shqipëri, njësitë e qeverisjes vendore rregullojnë dhe kryejnë shume shërbime publike, vendosin dhe mbledhin taksa dhe tarifa vendore dhe, në emër të pushtetit qendror, menaxhojnë edhe funksione të caktuara qeverisëse. Fondet për kryerjen e këtyre funksioneve vijnë nga taksat dhe tarifat vendore dhe nga transfertat e pushtetit qendror. Termat Kryesore Funksione të veta - funksione të dhëna me ligj njësisë së qeverisjes vendore, për të cilat ajo është përgjegjëse për realizimin, si dhe ka lirinë dhe autoritetin të marrë vendime e të përdorë mjete për realizimin e tyre, brenda hapësirës së normave, kritereve dhe standardeve të pranuara përgjithësisht me ligj, duke zotëruar autoritet të plotë administrativ, shërbimi, investimi dhe rregullator. Funksione të përbashkëta - funksione për të cilat njësia e qeverisjes vendore ka pjesën e saj të përgjegjësisë së dallueshme nga pjesa e përgjegjësisë së dhënë pushtetit qendror, si dhe që bashkëshoqërohen përpjesëtimisht me

Page 5: Pushteti vendor

kompetenca, të cilat i ushtron në mënyrë autonome. Për funksionet e përbashkëta njësitë e qeverisjes vendore kanë përgjegjësi specifike dhe qeveria qëndrore ka përgjegjësi të ndryshme për të përmbushur, por që përgjegjësia në tërësi është e përbashkët. Funksione të deleguara - funksione të pushtetit qendror ose të institucioneve të tjera qendrore që me ligj (funksione të detyrueshme) ose me marrëveshje kontraktuale (funksione jo të detyrueshme) ndemjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor që i caktohen pushtetit vendor për t’i realizuar sipas mënyrës dhe masën e përcaktuar nga pushteti qendror dhe institucione të tjera qendrore. Institucionet e pushtetit qendror, kur lejohen nga ligji, mund të autorizojnë komunën, bashkinë ose qarkun të ndërmarrin një funksion nen juridiksionin e pushtetit qendror, duke përcaktuar procedurat për kryerjen e këtyre funksioneve. Funksionet jo të detyrueshme kryhen vetëm nëpërmjet një marrëveshje ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor. Pushteti vendor mundet, me iniciativën e vet, të përdorë burimet e veta për plotësimin e funksioneve të deleguara në mënyrë qe të arrijë një nivel më të larte shërbimesh në interes të komunitetit. Neni 2, Ligji 8652, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”. Funksionet e pushtetit vendor në Shqipëri përmbajnë kategoritë dhe shembujt e mëposhtëm: A. Funksionet e veta – autoriteti dhe përgjegjësia për t’i përmbushur këto funksione është vetëm e pushtetit vendor. 1) Infrastruktura dhe shërbimet publike - furnizimi me ujë të pijshëm - kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza - ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore - shërbimi i ndriçimit - shërbimi i pastrimit, etj 2) Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv - ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore - organizimi i veprimtarive sportive dhe mirëmbajtja e institucioneve përkatëse - administrimi i çerdheve, azileve, shtëpitë e fëmijëve, etj 3) Zhvillimi ekonomik vendor - përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor, - ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike - ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, etj. 4) Rendi dhe mbrojtja civile - ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative - mbrojtja civile 10 Pushteti Vendor në Shqipëri

Page 6: Pushteti vendor

B. Funksionet e Përbashkëta – autoriteti dhe përgjegjësia për përmbushjen e këtyre funksioneve bashkëndahen me ligj ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse përpara komunitetit që i zgjedh për performancën në lidhje me funksionin e tyre “te përbashkët”. 1). Arsimi parauniversitar: Pushteti qendror është përgjegjës për zhvillimin e kurrikulave, standardeve të mësimdhënies, si edhe për rekrutimin dhe largimin e stafit kryesor (mësuesit dhe drejtoret e shkollave). Pushteti vendor është përgjegjës për mirëmbajtjen e objekteve arsimore, për pajisjet dhe materialet, dhe për investimet në objektet arsimore. Kjo e fundit duhet, sidoqoftë, të financohet nga qeveria qendrore. 2). Shërbimi shëndetësor parësor dhe mbrojtja e shëndetit publik: Pushteti qendror është përgjegjës për caktimin e standardeve për shërbimet e shëndetit, për rekrutimin dhe trajnimin e stafit mjekësor. Pushteti vendor është përgjegjës për mirëmbajtjen e objekteve të kujdesit shëndetësor, rekrutimin e stafit ndihmës dhe furnizimin me pajisje mjekësore. 3). Përkrahja sociale: Pushteti Qendror është përgjegjës për përcaktimin e standardeve të shërbimeve sociale, për kriteret e ligjshmërisë se përfitimit të shërbimeve sociale, si dhe financimin e përkrahjes sociale dhe të formave të tjera të ndihmës sociale. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për identifikimin e kategorive në nevoje si dhe destinimin e sakte të shërbimeve në territorin e tyre. Ata janë, gjithashtu, përgjegjës për menaxhimin e objekteve të kujdesit social siç janë jetimoret, objektet për personat me aftësi të kufizuara, etj. C. Funksione të Deleguara – pushteti qendror ka të gjitha kompetencat, por shërbimet kryhen nga pushteti vendor. 1). Gjendja civile: Ky është një funksion uniform shtetëror, i cili ushtrohet edhe nga pushteti vendor. Standardet, financimi dhe administrimi i zyrave të gjendjes civile janë në kompetence të plote të pushtetit qendror. Këto zyra janë pjesë e strukturës së pushtetit vendor në mënyrë që ato të jenë më pranë qytetarëve. Një vrojtim i kryer në vitin 2005 dhe përsëri në 2007 tregon se shumica e qytetarëve Shqiptare dallojnë në mënyrë korrekte shumë prej funksioneve që janë përgjegjësi e pushtetit vendor kundrejt atyre që janë përgjegjësi e pushtetit qendror. [Fig. 1]. Kjo është e rëndësishme pasi tregon shkallën në të cilën qytetarët vlerësojnë dhe e mbajnë pushtetin vendor përgjegjës për funksionet e duhura si dhe tregon se në cilat fusha duhet të bëjnë të dy nivelet e pushtetit ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për rolet dhe përgjegjësitë përkatëse.

Page 7: Pushteti vendor

Pastrimi 97 91 91 91 73 62 62 59 51 46 98 89 89 93 84 79 67 65 65 51 46 29 Mirëmbajtja e Rrugëve Ndriçimi Rrugor Parqet dhe Hapësirat e Gjelbra Kanalizimet Ndërtimi i Rrugëve Vendore Mirëmbajtja e Objekteve Arsimore Furnizimi me Ujë te Pijshëm Përkrahja Sociale Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore Arsimi Para-Shkollor Ndërtimi i Objekteve Shkollore 90 83 Figura 1. Përqindja e qytetarëve që thonë se qeverisja vendore ka përgjegjësi per shërbimin SHERBIMI 2005 2007 Pjese nga Vrojtimi Kombëtar për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, 2005 dhe 2007 11 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile II. 3. Çfarë bën Kryetari i Bashkisë ? Ashtu si në shumicën e vendeve të tjera, Kryetarët e njësive të qeverisjes në Shqipëri janë zyrtarët kryesorë ekzekutivë të njësive të qeverisjes vendore. Kryetari njësisë së qeverisjes vendore zgjidhet direkt nga bashkia apo komuna dhe janë përgjegjës për të siguruar që shërbimet publike u jepen qytetarëve që jetojnë në atë juridiksion. Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore kanë përgjegjësitë e politikbërjes, të zbatimit, të mbikëqyrjes së personelit dhe përgjegjësi të buxhetit. Ata duhet të punojnë ngushtë

Page 8: Pushteti vendor

me Këshillin Vendor, kompetencat e të cilit plotësojnë ato të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore (shih seksionin pasardhës që përshkruan rolet e Këshillit Vendor). Për shembull, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore harton projekt buxhetin vjetor vendor që do të shqyrtohet nga Këshilli Vendor në përgjigje të politikave të Këshillit dhe, pastaj, është përgjegjës për zbatimin e buxhetit sapo ai të jetë miratuar nga Këshilli. Terma kryesore Aktorë të interesit – individë dhe/ose grupe të cilët ndikohen ose mund të ndikojnë në një politike apo aktivitet. Aktoret e interesit mund të jene individë, institucione, biznese dhe organizata të shoqërisë civile. Pjesë nga Legjislacioni Shqiptar Kryetari është organi ekzekutiv i bashkisë dhe i komunës, i cili zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë nga komuniteti i tij. Neni 109 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kryetari: 1. ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të komunës ose bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës; 2. zbaton aktet e këshillit; 3. merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin komunal ose bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë; 4. bën raportime ne këshill për gjendjen ekonomikofinanciare dhe për probleme te tjera që kanë të bëjnë me funksionet e komunës ose bashkisë; 5. është anëtar i këshillit të qarkut; 6. emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarin/ zëvendëskryetarët dhe të tjerë në varësi të tij brenda hapësirës ligjore; 7. merr masa për trajnimin e personelit të njësisë së qeverisjes vendore. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore në Shqipëri ka të dy rolet, atë të udhëheqësit dhe të menaxherit, gjë e cila kërkon një numër të dallueshëm aftësish që përshkruhen më poshtë: 12 Pushteti Vendor në Shqipëri Një Menaxher (nen gjerat siç duhet) është një kryetar i cili është i aftë të sjellë përmirësime në cilësi dhe sasi për shërbimet ashtu siç përcaktohet nga qytetarët. Zhvillimi i një vizioni për të ardhmen: Udhëheqja dhe menaxhimi janë dy sisteme të ndryshme dhe plotësuese të njëra – tjetrës. që një kryetar të jete i suksesshëm duhet ti ketë të dyja këto drejtime.

Page 9: Pushteti vendor

Kryetari i Njësisë sëe Qeverisjes Vendore si Udhëheqës dhe Menaxher* Një Udhëheqës (bën gjerat e duhura) është një kryetar i cili është në gjendje të bashkojë segmente të kundërt të bashkisë dhe të jete një forcë për ndryshim pozitiv në arritjen e këtij vizioni. Komunikimi: krijimi i aleancave dhe koalicioneve, bashkëpunim i ngushtë dhe efektiv me këshillin, qytetarët, stafin, bizneset, etj, për të zhvilluar strategji që synojnë arritjen e vizionit; përcaktimi dhe komunikimi i qartë i drejtimeve për të arritur strategjitë duke treguar entuziazëm dhe angazhim për arritjen e objektivave; modelim i besimit dhe punës në grup për kryerjen e detyrave Aftësi planifikimi dhe buxhetimi duke: krijuar rrjetin e grupeve qytetare për të marre pjesë në atë çka “nevojitet të bëhet” në ciklin e ardhshëm të buxhetit (te bazuar në atë që duan dhe vlerësojnë qytetaret); vendosur objektiva dhe hapa për të realizuar këto qëllime; zhvillimin e buxheteve që alokojnë burime për të kryer këto plane te kuptuarit e asaj që ndjejnë qytetarët; komunikim periodik, ruajtja e një komunikimi të thjeshtë dhe të sinqertë, jo kompleks dhe teknik; Motivimi dhe frymëzimi: Administrimi dhe organizimi i aftësive të stafit: forcimi i strukturës se administratës për përmbushjen e planeve të kërkuara; përcaktimi i roleve të qarta midis anëtarëve të stafitp. sh. ruajtja e rrjetit të grupeve qytetare për të arritur qëllimet dhe objektivat; përcaktimi i standardeve të qarta të performancës Aftësi monitorimi dhe për zgjidhjen e problemeve: mbajtja e të gjithë aktorëve të interesit në drejtimin e duhur duke apeluar për nevojat dhe vlerat e komunitetit monitorimi i rezultateve të planit të punës; takime efektive me stafin; kërkesa për një raportim të mire; planifikim dhe organizim brenda afateve kohore për zgjidhur problemet * Për diskutim me të zgjeruar, ju lutemi shihni: John P. Kotter, “Çfarë bëjnë realisht udhëheqësit,” Harvard Business Review, 1990. • • • • •

Page 10: Pushteti vendor

• • • • • • • • • • 13 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile II. 4 Çfarë bën një Këshill Bashkiak? Këshilli Vendor në Shqipëri është organ vendimmarrës dhe politikbërës dhe përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur vendore. Numri i popullsisë është përcaktues për numrin e këshilltarëve si dhe për numrin e përfaqësuesve në këshillin e qarkut. Këshilli Vendor operon si një organ i tërë por mund edhe të ndahet në komitete për të formuluar politikat në fusha të ndryshme, të tilla si financat, shërbimet publike, kultura/arti/sporti dhe arsimi/shëndeti dhe të bëjnë rekomandime tek këshilli i plotë në funksion të zërave specifikë të agjendës se komitetit. në Shqipëri Komisioni i Financës autorizohet me ligj, por njësitë vendore janë të lira të ngrenë komisione shtese që shihen të lidhura me rrethana të veçanta të komunitetit, të tilla si trashëgimia dhe turizmi apo mbrojta e ambientit. Si organ politikbërës, këshilli mund të vendosë nivelin e taksave dhe tarifave, të hartojë politika fiskale katër vjeçare, të përcaktojë standardin e shërbimeve, të ngrejë struktura për pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje dhe të hartojë strategji zhvillimi, e të tjera. Këshilltarët kanë përgjegjësi politikëbërëse, mbikëqyrëse dhe për buxhetin dhe punojnë ngushte me kryetarin e njësisë se qeverisjes vendore, funksionet e të cilit plotësojnë ato të këshillit. Për shembull, këshilli vendor shqyrton, ndryshon dhe miraton buxhetin vjetor vendor dhe, më pas, monitoron zbatimin e buxhetit nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Terma kryesore Vendim marrës – Këshilli vendor miraton akte ligjore dhe politika vendore, të tilla si buxheti, në përputhje me ligjet dhe statutet. Politikbërës – Këshilli vendor është përgjegjës për hartimin e politikave. Politikat udhëheqin vendim marrjen e këshillat në fusha të tilla si hartimi i buxhetit, zhvillimi ekonomik, etj., dhe veprimet e kryetarit në zbatimin e vendimeve të këshillit. Mbikëqyrje – këshilli vendor është përgjegjës për

Page 11: Pushteti vendor

monitorimin e zbatimit të vendimeve dhe të politikave të këshillit nga ana e kryetarit të njësisë se qeverisjes vendore. Pjesë nga Legjislacioni Shqiptar Detyrat dhe kompetencat e këshillit komunal ose bashkiak (Neni 32, Ligji Nr. 8652/2000) përmbajnë: 1. Miraton statutin e komunës ose të bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet. 2. Zgjedh dhe shkarkon kryetarin/zv. kryetarin e këshillit bashkiak, emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit. 3. Miraton strukturën organizative dhe rregulloret për administratën e bashkisë, etj. në përputhje me legjislacionin në fuqi. 4. Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. 5. Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre. 6. Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve. 7. Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit. 8. Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik. 9. Vendos për simbolet e komunës ose të bashkisë 10. Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te komuna ose bashkia. 14 Pushteti Vendor në Shqipëri Të drejtat e këshilltarit (neni 29, ligji nr. 8652/2000): 1. Këshilltari nuk përgjigjet për mendime të shprehura, lidhur me çështje zyrtare gjatë ushtrimit të detyrës. 2. Këshilltari shpërblehet për punën që kryen. Masa e shpërblimit vendoset nga këshilli përkatës mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. 3. Me kërkesën e tij, këshilltari informohet dhe i vihet në dispozicion në çdo kohë nga administrata e komunës ose bashkisë përkatëse, çdo lloj dokumentacioni për njohje të problemeve të juridiksionit të saj. 4. Këshilltari ka të drejtën e kualifikimit profesional, sipas programit të miratuar nga këshilli. Financimi për këto raste bëhet sipas rregullave të legjislacionit në fuqi. Betimi i këshilltarit “”Betohem, në emër të zgjedhësve që përfaqësoj, të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e saj. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të bashkisë X dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.” Neni 28,

Page 12: Pushteti vendor

Ligji 8652/2000. 15 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile II. 5 Vendim Marrja e Pushtetit Vendor Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe këshilli vendor janë së bashku përgjegjës për ushtrimi e kompetencave të pushtetit vendor. Një aspekt i rëndësishëm i qeverisjes vendore është marrja e vendimeve rreth politikave dhe zbatimit. Procesi i Politikëbërjes Vendore në Shqipëri: • Ideja për një ndryshim në politike apo në një projekt të ri ose aktivitet mund të vijë nga një mori burimesh: qytetarët ose OJF-të mund t’i bëjnë sugjerime njësisë së qeverisjes vendore (p.sh., në një takim publik); kryetari i njësisë së qeverisjes vendore mund të rekomandojë një ndryshim (p.sh., bazuar në kufizimet e buxhetit, në komentet publike, në praktikat e reja apo në ndryshimet në legjislacion); ose këshilltarët mund të mund të kenë iniciativa të cilat ata janë të interesuar t’i eksplorojnë apo shqetësime lidhur me praktikën ekzistuese. • Kur bëhen sugjerime të tilla, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është përgjegjës për të siguruar që stafi i njësisë së qeverisjes vendore mbledh dhe analizon informacionin për të zhvilluar rekomandime më konkrete lidhur me atë se nëse do të zbatohen, apo jo, dhe me mënyrën se si t’i zbatojë ato. Pastaj, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore e paraqet këtë material përpara këshillit vendor për diskutim në një mbledhje publike. Këshilltarët janë përgjegjës për ta shqyrtuar me kujdes materialin – duke përfshirë dhe bërjen e pyetjeve në rastet kur informacioni mungon ose nuk është i qarte – dhe duke vendosur se si të shkohet përpara. Prandaj është e rëndësishme që kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, stafi administrativ dhe këshilltarët të Terma Kryesore Burimet – çfarë përdoret për shërbimet Produktet – çfarë përfitohet nga burimet Eficienca – cila është kosto e produktit Rezultatet – cili ka qenë rezultati cilësor, ndikimi i produktit; sa të kënaqur janë qytetarët me shërbimin. Indikator – një matje numerike që tregon progresin drejt arritjes së një rezultati. Menaxhim Performance – Praktika e përdorimit në mënyrë aktive e të dhënave të performancës për të përmirësuar menaxhimin e njësive të qeverisjes vendore duke përdorur indikatorë për të vendosur synimet dhe objektivat, për të prioritizuar dhe alokuar burimet, për të informuar menaxherët për axhustimet e nevojshme apo për ndryshimet në politika ose në zbatim për të arritur objektivat, për të raportuar për

Page 13: Pushteti vendor

performancën e njësisë së qeverisjes vendore dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike. Zgjedhje Shërbimesh – një kombinacion ndërmjet Cilësisë, Sasisë dhe Kostos se Shërbimit Zgjedhjet e Buxhetit – një kombinacion ndërmjet dy a më shumë shërbimeve që konkurrojnë për të njëjtat burime e mjete të kufizuara të buxhetit . kenë informacion të saktë dhe në kohe lidhur me kushtet në komunitet, kostot e kryerjes së shërbimeve, dhe nevojat e preferencat e qytetarëve. 16 Pushteti Vendor në Shqipëri Ku jemi? – një analizë e detajuar e gjendjes aktuale të shërbimit Ku dëshirojmë të jemi ? – përcaktimi i rezultateve, i indikatorëve dhe i objektivave Si dëshirojmë të arrijmë atje ? - planifikim veprimesh, vendime buxheti A po arrijmë atje ? – montonim i performancës, përfshirje e qytetarëve • • • • Zgjedhjet e Shërbimeve Bërja e zgjedhjeve në funksion të përmirësimit të një shërbimi të dhënë do të thotë arritjen e balancës së duhur ndërmjet kostos, sasisë dhe cilësisë së atij shërbimi. Ju mund të zgjeroni hapësirën e gjelbër (parkun) në një lagje të dhënë (Sasia), ose ju mund të riparoni të gjitha stolat e tij më të mirë (Cilësia). të dy këto ndryshime kanë një Kosto. A janë burimet e financimit të qeverisjes vendore të mjaftueshme për t’i realizuar të dyja? A ka nevojë për të vendosur një tarifë të re për hapësirat e gjelbra apo do të riparoni stolat e parkut? A janë dakord qytetarët me zgjedhjen tuaj? Zgjedhjet e Buxhetit Njësitë e qeverisjes vendore ofrojnë shërbime shumëfishe për qytetarët e tyre si pjesë e funksioneve të tyre (pastrimi, hapësirat e gjelbra, rrugët, mirëmbajtja e shkollave, etj.). Duke pasur parasysh burimet e kufizuara, mund të ndodhë që dy ose më shumë shërbime do të konkurrojnë për të njëjtin burim financiar. Cila do të ishte alternativa më e mirë për secilin shërbim që e vlerësojnë qytetarët dhe që mund të jetë e përballueshme brenda kufirit të fondeve të disponueshme? Herë pas here zgjedhja mund të përfshijë edhe një vendim për të rritur taksat ose tarifat vendore për të mbuluar koston e shërbimeve. Për të marre vendime të argumentuara lidhur me ofrimin e shërbimit, njësitë e qeverisjes vendore duhet të realizojnë sa më poshtë vijon:

Page 14: Pushteti vendor

Të përcaktojnë se cilat shërbime janë të një përparësie të lartë për qytetarët përpara se të përgatiten propozimet ebuxhetit. Të kërkojë mendimin e qytetarëve, të bizneseve dhe të shoqërisë civile për alternativat e propozuara për përmirësimin e shërbimeve të caktuara - domethënë të identifikojë një gamë zgjedhjesh të buxhetit. Të organizojë seancë publike për buxhetin me qytetarët, me biznesin dhe me shoqërinë civile ku propozimet paraqiten dhe diskutohen në mënyrë të qartë përpara se të vendosen zgjedhjet përfundimtare të buxhetit Një metodë për mbledhjen, analizimin dhe përdorimin e një informacioni të tillë për të menaxhuar njësitë e qeverisjes vendore është Menaxhimi i Performancës. Një mjet i menaxhimit të performancës i përdorur gjerësisht në Shqipëri është Plani i Veprimit për Përmirësimin e Shërbimit (SIAP), i cili është një proces që ndihmon një komunitet për të përmirësuar shërbimet e tij apo për të trajtuar çështje specifike. Ai përfshin analizimin dhe planifikimin për një shërbim/çështje me anë të dhënies përgjigje në mënyrë sistematike për pyetjet e mëposhtëm: • • • 17 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile Praktikë e Mirë në Shqipëri – Zgjedhje Shërbimesh të bëra nga Kavaja për Shërbimin e Pastrimit të Rrugëve dhe të Grumbullimit të Mbeturinave Sasia (Produktet) Cilësia (Rezultatet) Vlerësimi i mbulimit aktual me shërbim - Rrugët kryesore të qytetit shërbehen mjaft mirë - Pjesa tjetër e qytetit (rrugët e ngushta) shërbehen keq - Zonat periferike të qytetit nuk mbulohen me shërbim Objektivi - Rritje e mbulimit në 85% të familjeve - Zgjerim të mbulimit deri në 50% të zonave periferike - Ngritjen e projekteve pilot në zona me rruge të ngushta Pikëpamjet aktuale të qytetareve (vrojtimi) Qyteti është i pastër – 42% - Mblidhen dy herë në jave – 45% - Ankesat zgjidhen – 32% - Te kënaqur në tërësi – 49% - Objektivi Rritje dy here në jave në 55% - Ulje të ankesave në 15% -

Page 15: Pushteti vendor

Rritje e kënaqësisë në 55% - Kosto (Mjetet/burimet) Vlerësimi i produkteve aktuale - Shërbimi i kryer nëpërmjet kontratës me një firme private - Pa standarde të shkruara të cilësisë - Tarifat shumë të ulëta për të mbuluar kostot - Nivel i ulet arkëtimesh nga banoret - Kazanë të pamjaftueshëm/te llojit të papërshtatshëm Vendime Buxheti - Blerje koshash me të vegjël për rruge të ngushta - Ndërtim pikash betoni për grumbullim mbeturinash në zona periferike - Blerje e më shumë kazanëve për zonat kryesore të qytetit - rritje e tarifës së mbeturinave - Rritje e nivelit të arkëtimeve Veprime të tjera - Nxjerrje e rregullores për mbetjet e ngurta (Buxheti / Organizimi i shërbimit) (Sasia e Shërbimit të Kryer) (Ndikimi i Shërbimit) 18 Pushteti Vendor në Shqipëri Terma Kryesore Transferta – lëvizja e burimeve financiare nga buxheti dhe nga llogaritë e qeverisë qendrore tek buxheti dhe llogaritë e njësive vendore. Transferta të Kushtëzuara – Transferta që njësite e qeverisjes vendore duhet të përdorin për qëllime publike në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara me ligj ose në Buxhetin e Shtetit. Transferta të Pakushtëzuara – Transferta që njësitë e qeverisjes vendore janë të lira të përdorin për çdo qellim publik në përputhje me legjislacionin e qeverisjes vendore. Autorizimi i Fondeve – Autorizimi ligjor i dhënë nga organi legjislativ që lejon zyrtarët e qeverisjes vendore të kryejnë urdhërime fondesh dhe të bëjnë shpenzime nga burimet qeveritare për qëllime të përcaktuara publike. Shpenzim – Para e paguar faktikisht në lidhje me një autorizim. Efikasiteti i Alokimit – Situata kur njësia e qeverisjes vendore përdor burimet e saj të kufizuara për të prodhuara në sasitë e duhura të shërbimeve që qytetaret vlerësojnë me shume. III. Financat Vendore III.1. Çfarë është Buxheti Vendor? Një ndër funksionet kryesore të njësive të qeverisjes vendore është përcaktimi se si do të alokohen burimet që plotësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme

Page 16: Pushteti vendor

nevojat e qytetarëve të tyre. Ashtu si në shumë vende të tjera, në Shqipëri kjo ndodh gjerësisht nëpërmjet procesit të buxhetit vjetor. Buxheti vendore është1 : Një proces nëpërmjet të cilit zbatohen vendime themelore lidhur me pjesën e funksioneve publike që janë nën përgjegjësinë e njësive të qeverisjes vendore. Një dokument që përmban të gjitha të ardhurat e pritshme dhe shpenzimet e propozuara për secilën nga funksionet e njësisë së qeverisjes vendore për një periudhe një vjeçare. Një mjet politikash që udhëheq alokimin e burimeve të kufizuara ndërmjet përparësive konkurruese. Një mjet menaxhimi që ndihmon në transformimin e vendimeve në programe specifike. Një mjet komunikimi që ndihmon për informimin e Këshillit, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar në çështjet buxhetore të komunitetit, zgjedhjet dhe tendencat. Një metodë e reagimit ndaj kërkesave të qytetarëve dhe preferencat për shërbimet vendore. Një metodë e ushtrimit të kontrollit popullor mbi paratë publike Një formë kontabiliteti 1Përshtatur nga “Buxhetimi me Program: Modernizimi i Menaxhimit Financiar i Njësive Vendore te Hungarisë,” Urban Institute me financim nga USAID. Pjesë nga Legjislacioni Shqiptar Njësitë e qeverisjes vendore kanë të drejtën të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre. Neni 8, pika 3, Ligji nr. 8652 Me autonomi vendore kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsive të tyre, një pjesë të mirë të çështjeve publike. Neni 3, Pjesa 1 e Kartës Evropiane e Autonomisë Vendore 19 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile III. 2 Të Ardhurat dhe Shpenzimet e Qeverisjes Vendore Njësitë e qeverisjes vendore kanë dy burime kryesore të ardhurash: të ardhurat që ato mbledhin vetë (taksat dhe tarifat vendore), transferta nga buxheti i shtetit dhe taksat e përbashkëta. Njësitë e qeverisjes vendore kanë zakonisht kompetenca të plota për vendosjen e llojeve dhe të niveleve të tarifave vendore. Në Shqipëri taksat vendore përcaktohen me ligj dhe njësitë e qeverisjes vendore kanë mundësinë, si pjesë e politikes së tyre fiskale, të rrisin ose të ulin nivelin e taksës për disa taksa

Page 17: Pushteti vendor

vendore brenda një kufiri të caktuar të dhënë me ligj. Taksat e përbashkëta përfaqësojnë ato taksa që bashkëndahen ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Taksat e përbashkëta administrohen nga qeverisja qendrore dhe ligji përcakton raportin e përqindjes që do t’i alokohet njësive të qeverisjes vendore. Siç është përcaktuar me sipër, transfertat nga buxheti i shtetit mund të jenë të pakushtëzuara ( mbi të cilat njësitë e qeverisjes vendore kanë diskrecion të plotë shpenzimi) ose të kushtëzuara ( të cilat duhen përdorur për një qellim të specifikuar). Taksat dhe Tarifat Vendore dhe të Përbashkëta në Shqipëri paraqiten më poshtë: Terma Kryesore Taksat janë detyrime financiare të vendosura ndaj individëve apo personave juridikë për të mbështetur qeverinë; taksat vendore janë detyrime indirekte që nuk lidhen me një shërbim specifik dhe i sjellin pushtetit vendor të ardhura me qëllim të përgjithshëm. Baza e taksës është shuma totale ndaj të cilës zbatohet niveli i taksës (p.sh., shuma e të gjitha pagave të paguara në një vend mund të ishte baza a taksës për taksën kombëtare mbi të ardhurat). Niveli i Taksës është përqindja e zbatuar ndaj një baze takse për të llogaritur taksën që duhet paguar. Tarifat janë detyrime të vendosura ndaj përfituesve të drejtpërdrejtë të shërbimeve publike. Taksat Kryesore Vendore Taksa e Biznesit të Vogël Taksa e Pasurisë Taksa e Ndikimit në Infrastrukture Taksë Hoteli Taksë për Zënie Hapësirash Publike Taksa të Përkohshme Taksa të Përbashkëta Taksa e Regjistrimit të Automjeteve Taksa e Transaksioneve të Pasurisë Tarifat Kryesore Vendore Tarifa e Pastrimit Rrugor Tarifa e Ndriçimit Rrugor Tarifa e Mbeturinave Urbane Tarifa e Parkimit Tarifa e Regjistrimit Tarifa e Tregut Tarife Shërbimesh Veterinare Tarife Gjuetie Shpenzimet e qeverisjes vendore mbulojnë kostot e operimit dhe funksionimi të njësive respektive të qeverisjes vendore dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve që janë nën përgjegjësinë e qeverisjes vendore. (Shih Figurën 3 për një shembull të buxhetit të njësisë së qeverisjes vendore si dhe

Page 18: Pushteti vendor

llojet e të ardhurave e të shpenzimeve). Njësitë e qeverisjes vendore kanë kompetence të vendosin se si të shpenzojnë burimet në dispozicion të tyre nga taksat dhe tarifat vendore, taksat e përbashkëta dhe transfertat e pakushtëzuara nga buxheti i shtetit. Pjesë nga Legjislacioni Shqiptar Pushteti vendor ka të drejtën “te vendosë taksa dhe tarifa…”. Pika b, Paragrafi 3, Neni 8 i Ligjit Nr. 8652. Të paktën një pjesë e burimeve financiare të bashkësive vendore duhet të sigurohen nga detyrimet dhe taksat vendore, përqindjen e të cilave ato kanë fuqi ta caktojnë në kufijtë që u lejon ligji. Karta Evropiane e Autonomisë Vendore. Pika 3, Neni 9 20 Pushteti Vendor në Shqipëri Shembull – Struktura e të Ardhurave dhe Shpenzimeve të Qeverisjes Vendore I Taksat dhe Tarifat Vendore A Taksa vendore 1 Taksa mbi Pasuritë e Paluajtshme 2 Taksa e Biznesit të Vogël 3 Taksa e Regjistrimit të Automjeteve 4 Taksa e Zënies se Hapësirave Publike 5 Takse Hoteli 6 Taksa e Ndikimit në Infrastrukture 7 Taksa e Transferimit të Pasurisë 8 Taksë Tabele B Tarifa Vendore 1 Tarifë therje bagëtish 2 Tarifë reklame 3 Tarifë gjelbërimi 4 Tarifë pastrimi 5 Tarifë gjuetie 6 Tarifë transporti 7 Tarifë verande 8 Tarifë regjistrimi 9 Tarifë Parkimi 10 Tarifa Shërbimesh të Tjera 11 Tarifë Ndriçimi Rrugor II Te ardhura Jo Tatimore A Pagesa 1 Pagesa e Prindërve për Kopshtet 2 Pagesa e Prindërve për çerdhet B Burime të Tjera të Ardhurash 1 Shitje asetesh 2 Dhënie me qira e aseteve 3 Donacione III Te Ardhura nga Burime Kombëtare A Transferta të Pakushtëzuara B Transferta të Kushtëzuara 1 Investimet 2 Përkrahja sociale

Page 19: Pushteti vendor

3 Te tjera VI Ardhura të Trashëguara Nr. TE ARDHURAT Nr. SHPENZIMET I Administrata e përgjithshme 1 Administrata e Bashkisë 2 Administrata e këshillit bashkiak II Shërbimet Publike 1 Pastrimi i Rrugëve 2 Mirëmbajtja e Rrugëve 3 Mbetjet e Ngurta 4 Parqet dhe Hapësirat e Gjelbra 5 Ndriçimi Publik 6 Furnizimi me Ujë dhe Kanalizimet 7 Transporti Publik 8 Varrezat 9 Të tjera 10 5% e fondi për qarkun III Arsimi 1 Arsimi Parashkollor 2 Arsimi Parauniversitar IV Përkrahja Sociale 1 Personat me aftësi të kufizuar 2 Ndihma Ekonomike V Shëndetësia VI Arti, Kultura, Sportet VII Të Tjera 21 Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë Civile III. 3 Politika Fiskale dhe Financat e Pushtetit Vendor Ashtu si në vende të tjera, njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri kanë nevojë për fonde për të përmbushur funksionet e tyre duke filluar nga kryerja e shërbimeve publike e deri tek infrastruktura dhe zhvillimi ekonomik vendor. Kjo është arsyeja se përse decentralizimi i funksioneve është shoqëruar me rritjen e autoritetit vendor për të vendosur e për të mbledhur taksa e tarifa. Askush nuk është i prirur posaçërisht të paguajë taksa, por nëse politika tatimore është e drejtë dhe qytetarët e shikojnë se taksat e tyre përdoren për të përmirësuar komunitetin e tyre, ata shpesh janë më të gatshëm të paguajnë. Për të evituar kthimin e taksave dhe tarifave vendore në një barrë të rëndë për qytetarët, bashkitë dhe komunat duhet të kuptojnë nevojat, aktivitetin ekonomik dhe kapacitetet fiskale të qytetarëve të tyre dhe të bizneseve vendore. Politika fiskale vendore – çfarë taksash dhe tarifash duhen vendosur, kujt i duhen vendosur, në çfarë niveli dhe si të veprohet me ata që nuk paguajnë në kohë apo që nuk paguajnë fare – bëhet, në këtë mënyrë, një ndër vendimet më të rëndësishme të pushtetit vendor. Në Shqipëri, ky vendim merret nga këshilli vendor bazuar në rekomandimet e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore.

Page 20: Pushteti vendor

Qytetarët Shqiptarë shohin më shumë hapësirë për përmirësim lidhur me politikën e taksave vendore dhe me Pjesë nga Legjislacioni Shqiptar Këshilli i Bashkisë ose i komunës: a) bën edhe kategorizime më të hollësishme, në përputhje me kushtet dhe interesat vendorë, brenda kategorive minimale të bazës së taksës, të përcaktuar në këtë ligj; b) vendos për nivelin e taksës, brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj, për çdo kategori e nënkategori të bazës së taksës; c) përcakton numrin e kësteve të pagimit të taksës dhe afatet e kryerjes së tyre, si dhe kushtet lehtësuese në rastet e pagesës së plotë dhe përpara afateve të detyrimeve fiskal … Neni 5, Ligji Nr. 9632,/2006. vlerën që ata marrin në këmbim të taksave dhe tarifave vendore që paguajnë. Megjithatë, ka pasur përmirësime domethënëse në kuadër të këtij indikatori që nga viti 2005: rreth 40%-44% e qytetarëve të vrojtuar në vitin 2007 mendojnë se njësitë e qeverisjes vendore bëjnë atë që thonë, vendosin taksa në mënyrë të drejtë për komunitetin, dhe japin një vlerë të mirë në këmbim të taksave që paguajnë qytetarët krahasuar me rreth 32% në vitin 2005 [Fig. 2]. Praktikë e Mirë në Shqipëri – Politika fiskale në njësitë e caktuara vendore Kur shqyrtojnë rritjen e nivelit të taksave, njësitë e qeverisjes vendore duhet të përcaktojnë nëse shumë individë që duhet të paguajnë taksat nuk i paguajnë ato (evazion fiskal). Nuk është e drejtë apo efikase që të rritet niveli i një takse kur kjo taksë paguhet vetëm nga 40 përqind e taksapaguesve. Bashkia e Elbasanit e njohu këtë problem. Ajo uli nivelin e disa taksave të caktuara, por megjithatë arriti të mblidhte më shumë të ardhura me anë të uljes së evazionit fiskal. Në Fier, këshilli shqyrtoi një analizë të shërbimit të mbledhjes dhe largimit të mbeturinave dhe mësoi se vetëm një numër i kufizuar familjesh paguanin tarifën për këtë shërbim (10,000 familje) kundrejt numrit të familjeve që përfitonin shërbimin (20,992 familje). Bashkia mori masa për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve si dhe për të rritur gatishmërinë e qytetarëve për të paguar taksat dhe tarifat vendore. 32 31.2 32.5 40 39.3 44.1 0 10 20 30 40 50 60 70

Page 21: Pushteti vendor

80 90 100 2005 2007 Une pertoje nje vlere te mire ne kembim te taksave dhe tarifave vendore Bashkia/Komuna zbaton taksa dhe tarifa ne menyre te drejte per te gjithe qytetaret Pushteti vendor realizon ate qe thote se do te beje Figura 2. Perceptimet e qytetarëve mbi përgjegjshmërinë dhe politikën fiskale të pushtetit vendor Pjesë nga Vrojtimi Kombëtar per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi, 2005 dhe 2007 % e atyre qe janë dakord ose shume dakord 22 Pushteti Vendor në Shqipëri IV. Transparenca dhe Bashkëpunimi në Pushtetin Vendor Një ndër objektivat kryesore të decentralizimit është të sjellë qeverisjen më pranë komunitetit vendor, duke krijuar, në këtë mënyrë, mundësi më të mira për përfshirjen e mendimit dhe kontributit të qytetarëve në marrjen e vendimeve, në alokimin e burimeve dhe në vlerësimin e performancës së qeverisjes. Kuadri konceptual i qeverisjes vendore mbështetet në tre shtylla të ndërlidhura: Stafi i Qeverisjes Vendore – Këshilli Vendor – Shoqëria Civile. Transparenca dhe përgjegjshmëria janë kushte paraprake për këtë partneritet. Të tre këto shtylla duhet të demonstrojnë sensitivitet në drejtim të problemeve të komunitetit dhe të përpiqen t’i zgjidhin ato. Në shumë raste, pjesëmarrja më e efektshme e qytetarëve në qeverisjen vendore arrihet nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile. Terma Kryesore Transparenca2 – është detyrë e nëpunësve publikë për të vepruar në mënyrë të hapur, në mënyrë të parashikueshme dhe të kuptueshme me qëllim që qytetarët të kuptojnë dhe të monitorojnë aktivitetin e qeverisjes. Përgjegjshmëria3 – është proces më anë të cilit ins