325
Sekti Kur’anij. Ky Sekt i devijuar është prej sekteve të vonshme që janë shfaqur nëpër vendet ku jetojnë muslimanët. Këta pasues të kësaj ideologjie devijante janë pasues të cilët kanë njohuri më të thellë rreth asaj se çka pasojnë ose janë prej atyre që nuk kanë njohuri rreth asaj ideologjie. Ky sekt u paraqit për së pari herë në Egjipt, Indi dhe Pakistan në Shekullin XIX në kohën e Kolonializmit Britanez në këto troje e më pastaj u shpërnda në shumë vende të botës. Disa dijetarë thonë se ky sekt u shpik nga kolonialistët britanez për t’a përçarë Islamin, mirëpo edhenëse nuk pajtohemi dhe themi se kjo është shpifje ndaj Kur’anijve, nuk don të thotë se ata nuk janë në devijim. Ekzistojnë njerëz të cilët në thelb nuk janë Sekt Kur’anij, por u përngjajnë atyre për nga ideologjia,edhepse në esencë ata nuk thirren se i përkasin Grupit Kur’anij, mirëpo me dashje apo pa dashje ata e marrin dispozitën sikurse Kur’anijtë. Esenca e Sektit Kur’anij është se ata e mohojnë Sunetin si pjesë e Sheriatit apo si pjesë e Legjislativit Islam. Fillimisht do të përmendim dyshimet e tyre të cilët ata i shohin si argument dhe më pastaj do të sjellim kundërpërgjigje në secilën prej tyre, lusim Allahun që të na udhëzoj dhe t’ua bëj atyre të qartë të vërtetën. Ky Sekt llogaritet sekt renegat dhe llogaritet jashtë kornizave të Islamit, edhepse ata thirren se kinse e pasojnë Kur’anin. Kjo është kështu përshkak se ata bëjnë kufër (dalin prej Islamit) në të njëjtën kohë kur thuan se e pasojnë Kur’anin. Kjo është kështu sepse Kur’ani dhe Suneti i Pejgamberit (fjalët, veprat, pëlqimet, pajtimet) janë prej një burimi, pra janë Shpallje nga Allahu (subhanehu ue teala) Prej besimeve të Kur’anijve: Ata besojnë se ai që është i kapur për Sunetin është i devijuar dhe qafir.

Sekti Kur’anij

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sekti Kur’anij

Sekti Kur’anij.

Ky Sekt i devijuar është prej sekteve të vonshme që janë shfaqur nëpër vendet ku jetojnë muslimanët.

Këta pasues të kësaj ideologjie devijante janë pasues të cilët kanë njohuri më të thellë rreth asaj se çka pasojnë ose janë prej atyre që nuk kanë njohuri rreth asaj ideologjie.

Ky sekt u paraqit për së pari herë në Egjipt, Indi dhe Pakistan në Shekullin XIX në kohën e Kolonializmit Britanez në këto troje e më pastaj u shpërnda në shumë vende të botës. Disa dijetarë thonë se ky sekt u shpik nga kolonialistët britanez për t’a përçarë Islamin, mirëpo edhenëse nuk pajtohemi dhe themi se kjo është shpifje ndaj Kur’anijve, nuk don të thotë se ata nuk janë në devijim.

Ekzistojnë njerëz të cilët në thelb nuk janë Sekt Kur’anij, por u përngjajnë atyre për nga ideologjia,edhepse në esencë ata nuk thirren se i përkasin Grupit Kur’anij, mirëpo me dashje apo pa dashje ata e marrin dispozitën sikurse Kur’anijtë.

Esenca e Sektit Kur’anij është se ata e mohojnë Sunetin si pjesë e Sheriatit apo si pjesë e Legjislativit Islam. Fillimisht do të përmendim dyshimet e tyre të cilët ata i shohin si argument dhe më pastaj do të sjellim kundërpërgjigje në secilën prej tyre, lusim Allahun që të na udhëzoj dhe t’ua bëj atyre të qartë të vërtetën.

Ky Sekt llogaritet sekt renegat dhe llogaritet jashtë kornizave të Islamit, edhepse ata thirren se kinse e pasojnë Kur’anin. Kjo është kështu përshkak se ata bëjnë kufër (dalin prej Islamit) në të njëjtën kohë kur thuan se e pasojnë Kur’anin. Kjo është kështu sepse Kur’ani dhe Suneti i Pejgamberit (fjalët, veprat, pëlqimet, pajtimet) janë prej një burimi, pra janë Shpallje nga Allahu (subhanehu ue teala)

Prej besimeve të Kur’anijve:

Ata besojnë se ai që është i kapur për Sunetin është i devijuar dhe qafir.

Page 2: Sekti Kur’anij

Ata nuk e zënë si obligim pesë kohët e namazit, pra janë kundër faljes së Namazit të Drekës, Iqindisë dhe Jacisë, por mjafton tek ata vetëm falja e dy rekateve në sabah dhe dy në aksham.

Ata i llogaritin të Krishterët, Jehudët dhe Mushrikët, por bile edhe Iblisin sikurse janë prej banorëve të Xhenetit.

Ata e përkrahin mendimin se në Islam nuk ekziston dënim për felëshim (ridde).

Ata thonë se Hixhabi (Mbulesa) nuk është obligim për besimtaret, por është një gjë që ka qenë e veçantë vetëm për gratë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ata në këtë rast kanë bërë kufër në Fjalën e Allahut ku thotë: “O ti Pejgamber thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve që t’i hudhin Xhilbabat mbi kokat e tyre (të mbulohen)” (el Ahzabë 59)

Ata thonë se kur përmendet Suneti është për qëllim Suneti apo Ligji i Allahut te krijesat e Tija, e jo Suneti i Pejgamberit. Mirëpo ata e neglizhojnë faktin se fjala “Sunet” ka më shumë se një kuptim. Në këtë rast ata kanë bërë kufër në Fjalën e Allahut: “Thuaj: “Binduni Allahut dhe binduni Pejgamberit”. (en Nurë 54)

Ata besojnë se agjërimi farz është në Muajin Sha’ban dhe jo në Muajin Ramazan.

Ata e quajnë Qaben idhull dhe e llogaritin tavafin përreth Qabes si traditë dhe praktikë e mushrikëve (idhujtarëve).

Ata thonë se në Kur’an s’ka abrogim. Në këtë rast ata bëjnë kufër në Ajetin Kur’anor: “Ne nuk abrogojmë asnjë nga argumentet Tona apo ta hedhim në harresë, e të mos sjellim edhe më të mirë sesa ai apo të ngjashëm sikurse ai”. (el Bekare 106)

Ata në aspektin ekonomik janë socialistë dhe komunistë, pasiqë janë kundër pronës private të individëve dhe thonë se shteti duhet t’i përmbush të gjitha kërkesat e popullatës. Sipas tyre individi s’duhet të mbledh pasuri.

Ata thonë se Pejgamberi nuk ka patur Muxhize (mrekulli) përveç Kur’anit.

Disa prej tyre thonë se Isau ka lindur prej dy prindërve dhe jo vetëm prej Merjemit.

Ata thonë se nuk ka jetë në varr.

Argumentet e tyre dhe sqarim i keqkuptimeve të tyre

Prej argumenteve të keqkuptuara me të cilat ata janë argumentuar në devijimin e tyre është Fjala e Allahut: “Dhe ta kemi zbritur Librin sqarues për çdogjë” (en Nahl 89)

Page 3: Sekti Kur’anij

Sqarim i keqkuptimit të tyre rreth këtij Ajeti: Disa prej komentatorëve të Kur’anit kanë thënë se kur është përmendur “Libri” në Ajetin e mësipërm është për qëllim Libri Leuh el Mahfudh në të cilin Libër është shënuar çdogjë dhe çdo ndodhi. Dijetarët e këtij mendimi e kanë argumentuar qëndrimin e tyre me Ajet tjetër ku thotë Allahu: “Dhe nuk gjallesë në tokë e as shpend në qiell që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë lloje (umete) sikurse ju, nuk kemi neglizhuar asgjë në Libër”. (el En’aamë 38)

Disa komentatorë të tjerë thonë se “Libri” në Ajetin e mësipërm e ka për qëllim Kur’anin. Thotë Kurtubiu për këtë Ajet: “Kjo don të thotë se Allahu nuk ka lënë ndonjë gjë prej Fesë në Kur’an pa sqaruar, ose me sqarim të hollësishëm, ose me sqarim të përgjithshëm. Pra me sqarim të përgjithshëm në Kur’an dhe me sqarim të hollësishëm në Sunetin e Pejgamberit. Kjo thënie përforcohet me ajetet Kur’anore ku thotë Allahu: “Dhe ta kemi zbritur (O Muhamed) Dhikrin (Kur’anin) që t’ua sqarosh njerëzve se çka u ka zbritur”. (en Nahl 44)

Poashtu edhe fjala e Allahut: “Dhe çka t’ju jep Pejgamberi mereni dhe prej çka t’ju ndaloj hiqni dorë”. (el Hashr 7)

Prej argumenteve të tyre është fjala se gjërat të cilat i ka folur dhe i ka vepruar Pejgamberi nuk janë Shpallje (Vahj) nga Allahu.

Sqarim i keqkuptimit të tyre në këtë çështje:

Kjo fjalë e tyre e mësipërme është vetëm argument që tregon sesa ata janë të cekët në njohurinë e tyre për Kur’anin, ata si duket as nuk e kanë lexuar Fjalën e Allahut: “Dhe ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja e tij. Ai nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (en Nexhm 3-4)

Prej argumenteve të tyre është fjala se nuk është obligim pasimi i Sunetit:

Sqarim i keqkuptimit të tyre në këtë çështje:

Këta njerëz që e thonë këtë fjalë, vallë a nuk e kanë lexuar Fjalën e Allahut: “Kush i bindet Pejgamberit, vetëmse i është bindur Allahut dhe kush e kthen shpinën, ty (O Muhamed) nuk të kemi dërguar ruajtës mbi ata”. (en Nisaa 80)

Ka edhe shumë ajetë në Kur’an në të cilat shihet domosdoshmëria e veprimit me Sunet prej atyre do të përmendim:

“Thuaj nëse e doni Allahun më pasoni mua, sepse Allahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë gjunahet, Allahu është Falës dhe Mëshirues”. (al Imran 31)

“Kush i bindet Allahut dhe Pejgamberit ka fituar me fitim të madh”. (el Ahzabë 71)

Page 4: Sekti Kur’anij

“Le të kenë kujdes ata që e kundërshtojnë (Pejgamberin) në çështjet e tij,se do t’i godet sprovë apo do t’i godet dënim i dhembshëm”. (en Nurë 63)

Këta devijime të cilat shfaqen kohë pas kohe nuk janë gjë e cila na habit dhe nuk është e befasishme, për këtë na ka lajmëruar Pejgamberi i Allahut. Transmetohet prej ibn Ma’dij Kerib el Kindi (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Pejgamberi i Allahut na ndaloi Ditën e Hajberit disa gjëra, prej tyre na ndaloi gomarin shtëpiak dhe gjëra tjera” dhe tha Pejgamberi: “Kam frikë se do të shtrihet dikush prej jush në ulësen e tij dhe kur do t’i thuhen atij fjalët e mia do të thotë: “Mes mua dhe mes jush është Libri i Allahut, çka gjejmë hallall në të, e bëjmë hallall dhe çka gjejmë haram në të, e bëjmë haram”. Me të vërtetë atë që e bën haram Pejgamberi i Allahut është haram sikurse atë që e ka bërë Allahu”. (Transmeton ed Darimij, ebu Davudi, el Hakim, et Tirmidhi)

Transmetohet prej ebi Rafi’ (radijAllahu anhu) se Pejgamberi ka thënë: “Mos të shtrihet dikush në ulësen (karriken) e tij dhe kur atij t’i vijë një urdhër prej urdhërave të mia, ose t’i vijë diçka me të cilën unë jam urdhëruar ose diçka prej të cilës jam ndaluar, të thotë: “Nuk e dijë…atë që e gjejmë në Librin e Allahut e pasojmë”. (Transmeton Shafi, Ahmed, ebu Davud, ibn Maxhe, Tirmidhi)

Kjo është një tekst modest rreth ideologjisë Kur’anije në të cilin shumica dërmuese e argumenteve janë nga vet Kur’ani, lusim Allahun që të na udhëzojë të gjithëve dhe lusim Allahun t’i kthej në rrugën e drejtë ata të cilët kanë dyshime të kësaj natyre. Në Islam mohimi i vetëm një shkronje të Kur’anit e nxjerr njeriun nga Feja e të mos flasim për një person i cili kundërshton ajete të tëra. pra s’ka rrugëdalje tjetër në këtë drejtim, ose zgjidhe ta besosh tërë Kur’anin dhe ajetet e shumta që i përmendëm në domosdoshmërinë e të vepruarit me Sunet, ose të bëhesh prej atyre qafirave të cilët Allahu i pyet: “A besoni në një pjesë të Librit dhe bëni kufër në pjesë tjetër?.” (el Bekare 85)

Sekti i pretenduesve si

“Ndjekësit i Kuranit”

Pyetje: “Ekziston një xhemat të cilët e emërtojnë veten e tyre “El Kuranijun”(“Ndjekësit e Kuranit”). Këta nuk marrin (nuk punojnë) me asgjë tjetër pos vetëm me Kuran. A gjykohet se ata janë kufarë?”

Shejhu i nderuar Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) përgjigjet: Po, nuk ka dyshim në kufrin e tyre. Ata janë gënjeshtarë në atë që thonë se “nuk punojmë vetëm se

Page 5: Sekti Kur’anij

me Kuran”. Por Kurani na ka urdhëruar që ta pasojmë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E prej pasimit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është dhe të punuarit me Sunetin e tij.[1]

Kështu sepse Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit në mënyrë që të mëshiroheni.”[2]

Po ashtu thotë: “E nëse i bindeni atij do të jeni të udhëzuar.”[3]

Gjithashtu ka thënë: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit.”[4]

I Madhëruari thotë: “Atë çka ju jep i Dërguari merreni, e nga ajo që ai ju ndalon, largohuni prej saj.”[5]

Kurani përmban gjëra të përgjithshme që nuk i shpjegon vetëm se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Sunetin e tij. Allahu i Lartmadhëruar ka përmendur në Kuran namazin dhe faljen e tij. Por, a na ka sqaruar neve numrin e rekateve të namazit të drekës, ikindisë, akshamit, jacisë dhe të sabahut?

A na ka sqaruar Kurani këtë gjë? Kjo është sqaruar në Sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në fjalën e tij, që thotë: “Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur.”[6]

Po ashtu, në Kuran përmendet zekati dhe urdhri për dhënien e tij. Por, a e ka sqaruar Kurani nisabin e zekatit dhe sasinë që merret prej pasurive, nga e cila nxirret zekati? Të gjithë këtë e ka sqaruar i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pra, Suneti është sqaruesi (treguesi) i Kuranit. Prandaj (nisur nga kjo), ai që nuk punon me Sunet, nuk ka punuar as me Kuran.

Po ashtu, ka disa gjëra që nuk përmenden në Kuran, por me to ka ardhur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe në to gjithashtu ka urdhëruar, si: ndalimi i martesës së një burri me gruan dhe njëkohësisht (nën një kurorë) edhe me tezen e saj, po ashtu martesa e një burri me gruan dhe njëkohësisht (nën një kurorë) edhe me hallën e saj.

Kjo nuk përmendet në Kuran. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bashkimin e një burri me një grua dhe po ashtu edhe me hallën e saj apo tezen e saj,[7] e ka shtuar (sqarimin) në Sunetin e tij. Prandaj është detyrë për ne të punuarit me Sunet, siç është (detyrë) të punuarit me Kuran. “Atë çka ju jep i Dërguari merreni, e nga ajo që ai ju ndalon, largohuni prej saj.”

Për El Kuranijunët ka treguar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili nuk flet nga vetja, duke thënë: “Nuk është e largët koha kur personi i ngopur dhe i ulur në kolltukun e tij të thotë: “Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut, çfarë gjejmë në të hallall, konsiderojmë hallall dhe çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram.”

Page 6: Sekti Kur’anij

Pastaj, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Mua më është dhënë Kurani e më është dhënë edhe njëherë sa ai.”[8]

Pra, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka lajmëruar në lidhje me ta (El Kuranijunët) dhe na ka paralajmëruar prej tyre.”

Burimi: “Mësime nga shpjegimi i librit “Zhvlerësuesit e Islamit”

Fusnotat:

[1] - Ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “U kam lënë dy gjëra, për sa kohë të kapeni pas tyre, nuk do humbisni: Librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij.” Në “Mishkatul Mesabih” (1/66/187). Shejh Albani (RahimehUllah) thotë: “Të kapurit pas Litarit të Allahut bëhet duke punuar me sunetin, i cili është sqarues i Kuranit Fisnik.” [Sh.p.]

[2] - Al Imran, 132.

[3] - En Nur, 54.

[4] - En Nisa, 59.

[5] - El Hashr, 7.

[6] - Buhariu (631) nga hadithi i Malik bin El Huvejrith (radijAllahu anhu!).

[7] - I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sle-lem) ka thënë: “Nuk lejohet bashkimi (në martesë) i një gruaje dhe hallës së saj, apo i një gruaje dhe tezes së saj.” Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Nuk bashkohet në martesë gruaja dhe halla e saj”, me nr. (5109). Gjithashtu e transmeton Muslimi në kapitullin me të njejtin titull, tema: “Moslejueshmëria e bashkimit në martesë midis gruas dhe hallës së saj”, me nr. (1408). [Sh.p.]

[8] - Imam Ahmedi (17174 dhe 17194), Ebu Daudi (4604), Tirmidhiu (2664) dhe Ibën Maxhe (12).

Hauarixhët e kanë

metodologjinë e Kuranive.

Page 7: Sekti Kur’anij

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (42)

http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%2011%20-%201%20-%201437.mp3

Pyetje: “Unë kam një xhaxha që e mohonë Sunnetin dhe bën shaka në lidhje me hadithin që urdhëron dëgjimin dhe bindjen ndaj pushtetarit. Unë e kam këshilluar atë shumë por ai mban qëndrimin e tij. Cili është gjykimi i përcaktuar .”

Përgjigje: “Ekziston një sekt i devijuar i quajtur Kuranitë. Ata thonë se ata vetëm praktikojnë Kuranin. Kjo është metodologjia e Hauarixhëve. Hauarixhët e mohojnë Sunnetin.”

Thënia: “Baza e vetme e

islamit është vetëm Kurani”

Imam Xhelaludin es-Sujutij

Burimi: Parathënia e librit “Shpëtimi i Ummetit është në të punuarit me Sunnet”, fq. 1-2

Falënderoj Allahun dhe tek Ai kemi besimin e plotë, paqja qoftë ndaj profetëve të cilët i ka zgjedhur. Dijeni Allahu ju mëshiroftë, se nevoja për dituri, është si nevoja e trupit për ilaç. Dhe dijeni se ndikimi nga disa mendime (jo të drejta) është i fëlliqur. Nuk përmenden veçse kur është e patjetërsueshme. Ajo që është përhapur në këtë kohë edhe pse është dëgjuar qysh në kohët e hershme, se një Rafidi zindik, ka folur kundër Sunnetit të Profetit salAllahu alejhi ue selem në masë të madhe, dhe kundër haditheve të përcjella tek ne (lusim Allahun të na ngritë e të na forcojë), duke theksuar se Sunneti nuk është argument për ne. Ai thotë: “Baza e vetme e islamit është vetëm Kurani”. Për këtë thënie argumenton me hadithin:

وإال به فخذوا أصال له وجدتم فإن القرآن على فاعرضوه حديث من عني جاءكم ما فردوه

Page 8: Sekti Kur’anij

“Ajo qe iu vije nga unë prej haditheve krahasojeni me Kuranin, nëse gjeni bazë në të, atëherë merreni, përndryshe refuzojeni.” (I dobët)

Kështu i kam dëgjuar duke thënë jo vetëm unë. Thënia e tillë disave nuk iu lë përshtypje, e disa nuk e dinë bazën e kësaj thënie dhe se nga e ka prejardhjen. Kjo gjë më bëri që t’ua sqaroj bazën dhe të pavërtetat që kanë të bëjnë me këtë çështje, e që padyshim është një prej humnerave më të rrezikshme.

Nuk duhet harruar hadithin që thotë se kush kundërshton Profetin salAllahu alejhi ue selem (pa e marrë parasysh se a kundërshton diçka nga fjalët apo veprat, me kushtin e njohur që ky kundërshtim është argument i sheriatit), ka bërë kufër dhe ka dalë jashtë rrethit të Islamit. Ai do të ringjallet me jehuditë dhe të krishterët, ose me ata që dëshiron Allahu prej jobesimtarëve.

Një ditë prej ditësh, Imam Shafiu e përmendi një hadith dhe më pastaj tha: “Ky hadith është i sakët”. Njëri prej të pranishmëve i tha: “O Ebu Abdullah, a mendon edhe ti kështu?” Kurse ai ia ktheu: “A më ke parë duke dalë nga kisha? Apo, mos po e sheh se kam të lidhur rripin (e priftit). E them se ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem e të mos i bindem?!”

Baza e këtij mendimi të prishur, kthehet tek zindikët dhe tek një pjesë e rafidave ekstremë, të cilët mohojnë (nuk e pranojnë) të argumentuarit me Sunnet, e duke u mbështetur vetëm në Kuran. Ata në këtë çështje kanë qëllime të ndryshme. Disa nga ata besojnë se profecia i takonte Aliut dhe Xhibrili alejhis-selam ka gabuar kur ia ka zbritur atë zotërisë së profetëve. Larg qoftë dhe i pastër është Ai nga ajo që ata ia mveshin atij! Disa nga ata e pranojnë profecinë e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem, mirëpo thonë: Hilafeti (udhëheqja pas vdekjes së Profetit salAllahu alejhi ue selem) i takonte Aliut, e kur sahabët këtë të drejtë ia dhan Ebu Bekrit, kanë daluë nga feja duke e privuar Aliun nga hilafeti sepse i kanë dhënë të drejtën atij që nuk e meritonte. Prandaj sahabët kanë dalë nga islami.

Ata gjithashtu mallkojnë Aliun për shkak se nuk e kërkoi të drejtën e tij mbi këtë çështje. Kjo bëri që ata të kundërshtojnë të gjitha hadithet, sepse siç ata pretendonin, ishin transmetuar nga jobesimtarët. Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Këto mendime nuk do t’i kisha lejuar vetes t’i përmend asnjëherë, sikur të mos ishte e domosdoshme sqarimi mbi këtë çështje, ndaj të cilit njerëzit ishin rehat për një kohë të gjatë.

Pasuesit e këtyre bindjeve, ishin të shumtë në kohën e katër imamëve të drejtë, dhe një pjese kohore pas tyre. Sahabët dhe gjeneratat pas tyre, janë munduar që t’i mësojnë e t’i diskutojnë këto gjëra, gjithashtu edhe merreshin me shkrime në këtë drejtim. Kurse ne do t’i përmendim disa nga thëniet e tyre në vazhdim me lejen e Allahut.

Page 9: Sekti Kur’anij

Ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem):

“Çifutët u ndanë në 71 grupe dhe Kristianët u ndanë në 72 grupe. Kurse Umeti im do të ndahet në 73 grupe; të gjitha ato (grupe) do të jenë në Zjarr, përveç

njërit.” Sahabët pyetën: “Cili prej tyre o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Xhemati.” [Transmetuar nga Tirmidhi (n. 2641) dhe është saktësuar nga Shejkhul-

Albani në Silsiletul-Ehadithus-Sahijha (n. 1348);

Në një transmetim tjetër është: “Ata që ndjekin rrugën ku jam unë dhe Sahabët e mi.” el-Hejthemi në Mexhme’uz-Zeuaid (1/189) dhe është saktësuar nga Shejkhul-

Albani në Sahijhul-Xhami’ (52/9).]

Kujt i thonë këta Vehabi?

Nëse ke menduar se Vehabizmi për të cilin flasin ca politikanë e shkrimtarë perëndimorë

përkufizohet në atë që thirri Muhammed ibën Abdulvehabi në librat, fjalimet dhe mësimet e

tij, apo se vehabistë janë vetëm ata që pajtohen me këtë hoxhë në thirrjen e tij, atëherë ke

gabuar.

Tek ata, Vehabizmi është përshkrim për çdonjërin që e merr seriozisht Islamin, qoftë edhe

prej atyre që s'kanë lexuar asnjë shkronjë prej ibën Abdulvehabit, veten s'e quajnë me emrin

e tij dhe nuk pajtohen me të në disa çështje; porse ky emërtim thjeshtë është përshkrim i

atij i cili i pranon me seriozitet disa gjëra konsenzuale të Islamit edhe nëse vetë ai bën disa

bidate (1) apo beson në disa gjëra të kota.

Vehabizmi tek ata është sinonim i fundamentalizmit i cili do të thotë: të besuarit se i tërë

Kur'ani është fjalë e Allahut të Madhëruar dhe se të kapurit për të është obligim i çdo

myslimani. Vehabist është myslimani i cili falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, jep

zekatin dhe kryen Haxhin nëse ka mundësi. Ai është myslimani i cili nuk pi alkool, s'merret me

kamatë, e sheh të ndaluar përzierjen e meshkujve dhe femrave, nuk beson në ato vlerat të

civilizimit perëndimor që janë në kundërshtim me Islamin. Myslimani vehabist është ai i cili

mendon se feja e tij është e vërtetë dhe e nxitë atë që njerëzit t'i thërret në Islam. Me fjalë

Page 10: Sekti Kur’anij

të shkurta, vehabist është çdo mysliman i cili mundohet të kapet për mësimet e fesë së tij

edhe nëse jeton në vendet perëndimore.

Si duket ata që u propozuan politikanëve (perëndimorë) që çdo mysliman që praktikon fenë e

tij ta emërtojnë kështu, janë disa ekspertë për studim të Islamit. Ndoshta ky propozim i tyre

ka qenë për shkaqe politike. Ndoshta u kanë thënë atyre: ju do t'i ngjallni emocionet e

myslimanëve nëse u thoni qartë dhe direkt se nuk doni që ata të kapen për Librin e Zotit dhe

Sunnetin e Pejgamberit, të marrin fenë me seriozitet, andaj ju bënë një intrigë duke folur

për Vehabizmin në vend që të flasin për Islamin apo për Kur'anin dhe Sunnetin nga që në

botën islame ka shumë njerëz që kanë probleme me vehabistët, dhe për atë se kanë trilluar

shumë akuza kundër tyre (vehabistëve). Atyre u veshën shumë gjëra që ne i dimë se s'kanë

lidhje me ta. Edhe pse ne nuk pajtohemi me ata në të gjitha shkaqet që sollën deri te

armiqësimi i Vehabizmit, themi se qëndrimi i tyre armiqësor mund të na ndihmojë në drejtim

të realizimit të synimeve tona dhe t'i shërbej interesave tona.

Atëherë, kush është për ta myslimani jovehabist? Është myslimani i cili Kur'anin e kupton

ashtu siç i kuptojnë ata librat e tyre, fenë e praktikon ashtu siç praktikojnë ata fenë e tyre.

Ai që nuk kundërshton asgjë nga kultura e tyre, nuk thërret në antagonizëm ndaj politikës së

tyre edhe nëse mendon se është e padrejtë dhe e dëmshme për vendin e tij. Është ai prej

gojës së të cilit s'del asnjë fjalë që ka të bëjë më emrin xhihad. Çdonjëri që bën këtë është

armik i tyre dhe pengon të ashtuquajturën interes atdhetar të tyre.

Çdo të thotë të kuptojë fenë ashtu siç e kuptojnë ata fenë e tyre? Ndoshta përgjigje më e

mirë për këtë pyetje është fjala e një pasuesi të një kishe episkopale (bëhet fjalë për një

kishë amerikane pasuese e kishës angleze). Ky është një prift, quhet Robinson dhe botërisht

shpreh çrregullimin e tij seksual. Madje ai shkon nëpër disa shoqëri fetare, së bashku me

"bashkëshortin e tij" me të cilin bën imoralitet, Allahu na ruajt! Me gjithë këtë kisha nuk pa

pengesë që ky prift të merr një post të lartë, postin e prelatit. Atë e zgjodhi këshilli më i

lartë i kishës, me shumicë të votave, përafërsisht me dyzet prej gjashtëdhjetë votave. Pas

fitores, në një konferencë për gazetarë, ky prelat pranoi se kundërshtarët e zgjedhjes së tij

kishin pasur të drejtë kur kishin deklaruar se çrregullimi seksual është në kundërshtim me

mësimet e kishës, pastaj vazhdoi të thotë: "të thuash thjeshtë është në kundërshtim me

traditat dhe mësimet e kishës, me Librin e Shenjtë nuk do të thotë patjetër te jetë

gabim. Ne adhurojmë një Zot i cili është i gjallë dhe ky Zot na shpien kah e vërteta."

Pas këtij lajmi, i përkujtova vëllezërit tanë në një hutbe të Xhumasë me hadithin e

Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, i cili ka thënë: "do t'i pasoni traditat e popujve para

jush, pëllëmbë pas pëllëmbe derisa edhe nëse hyjnë në vrimën e hardhucit do të hyni

edhe ju."

Me këtë kisha për qëllim që të mos habitemi kur të na vjen ndonjëri i cili pretendon se është

mysliman dhe të thotë ndonjë fjalë sikur ky prifti apo afërsisht sikur ai, si për shembull të

thotë: fakti që një fjalë apo vepër është në kundërshtim me atë që e dinë myslimanët, në

kundërshtim me hadithet e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, në kundërshtim me ajetet

Page 11: Sekti Kur’anij

kur'anore nuk do të thotë patjetër që e njëjta të jetë gabim. Them se mu si ky është

myslimani që e dëshirojnë disa nga këta të cilët flasin për ekstremizmin, për

fundamentalizmin, për Vehabizmin. A nuk i tha Allahu, subhanehu ve teala, Pejgamberit,

salAllahu alejhi ve selem: "Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga

ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty

mik." (Isra – 73)

Pastaj, a nuk ka thënë Allahu, subhanehu ve teala, për disa jehudij dhe krishterë që kishin

ngulur këmbë në mosbesimin e tyre: "As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të

kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre." (Bekare – 120)

Tani del në pah se pasimi i fesë së tyre nuk është i kufizuar vetëm në besimin e asaj që ata

besojnë, porse përfshinë edhe metodologjinë e kuptimit të fesë dhe shtrembërimit të saj.

Çdonjëri i cili ndjek këtë metodologji për shtrembërimin e fesë Islame dhe për të mos kapë

fenë fuqishëm siç ka urdhëruar Allahu, subhanehu ve teala, ata do të jenë të kënaqur prej

këtyre.

Në shumë fjalë të tyre duket pakënaqësia e tyre me ata të cilët nuk ndjekin metodologjinë e

tyre në kuptimin e fesë Islame. Ndoshta prej rasteve më të qarta është ajo që përmendi ish

kryetari Klinton në një ligjëratë që mbajti në universitetin e Vashingtonit "Xhorxhton", që e

kam përmendur në disa ligjërata dhe e kam debatuar së bashku me disa të rinj në selinë e

"Darul Erkam" në Vashington.

Prej asaj që e tha Klintoni në ligjëratën e tij ishte: ''esenca e mospajtimit mes neve dhe

atyre - ka për qëllim myslimanët apo një grup prej tyre – është pasqyrimi ynë i natyrës së

realitetit. Ne besojmë se asnjëri prej krijesave nuk e di tërë realitetin, për këtë,

mendojmë se çdo njeri ka aspektin e tij. Ata mendojnë se e dijnë tërë realitetin, për këtë

mendojnë se nëse nuk je mysliman atëherë je kafir (jobesimtar), nëse je mysliman

mirëpo nuk pajtohesh me ta në mendime atëherë je bidatxhi (risitar) dhe se në dy rastet

ti je në shënjestër edhe nëse je fëmijë gjashtëvjeçar''

Prej asaj që e pata thënë në atë ligjëratën time ishte: nëse me fjalën "i tërë realiteti" është

për qëllim njohja e çdo gjëje, ne jemi të parët që e pranojmë se asnjëri nga njerëzit nuk ka

këtë cilësi, porse kjo është cilësi e Zotit. Madje edhe nëse është për qëllim njohja e

tërësishme e disa gjërave, ne besojmë se vetëm Allahu, subhanehu ve teala, i njeh gjërat në

tërësi. Ne nuk dimë gjithçka as për Zotin tonë që e adhurojmë; Ai ka emra që s'na ka treguar

për to, mirëpo atë që e dimë për Të, edhe pse është pak, na mjafton që të bindemi se Ai

është i vetmi që meriton të adhurohet dhe se Ai ia zbriti Kur'anin Muhammedit, salAllahu

alejhi ve selem. Po ashtu edhe dija jonë për gjërat e kësaj bote – e Allahut i takon shembulli

më i lartë – është e mjaftueshme për të përfituar nga ato. Ne para se ta dimë se uji përbëhet

nga hidrogjeni dhe oksigjeni, e kemi ditur se ai e shuan etjen, se është i domosdoshëm për

bimët, se pastron ndyrësirat e kështu me radhë. Përkufizimi i dijes tonë nuk do të thotë

relativizimi i realitetit, madje në atë që e njohim – përderisa është e vërtetë – ka argument të

prerë se e kundërta e saj është e kotë.

Page 12: Sekti Kur’anij

Gjithashtu pata thënë se kufri (mosbesimi) do të thotë: mohimi i realitetit apo mohimi i asaj

që pretendohet se është realitet. Ai që mohon se Muhammedi, salAllahu alejhi ve selem,

është i dërguar i Allahut duke e ditur një gjë të tillë, ai mohon realitetin dhe është kafir. Ai

që mohon ekzistimin e dikujt që meriton të adhurohet pos Allahut, ai sipas shprehjes

kur'anore është kafir (mohues) i tagutit (të kotës). Po ashtu kam thënë se baza e raporteve

tona me ata që nuk besojnë në fenë Islame është: thirrja e tyre me urtësi, këshillë të mirë si

dhe duke polemizuar në mënyrë më të mirë ngase ne nuk vrasim njeri thjeshtë vetëm pse

është kafir përndryshe nuk do të mbetej asnjë prej tyre në këtë botë. Pastaj, si mund që feja

jonë të na urdhërojë të vrasim çdo mosbesimtarë kur na lejon të martohemi me gratë e

ndershme të ehlulkitabit (jehudijtë dhe krishterët)? A mund që të lidhim kurorë me të

pastaj t'ia vendojmë shpatën në qafë? E sa i takon fëmijëve të tyre, ata me vendimin e fesë

tonë janë muslimanë, e përse t'i vrasim?

______________________________________________

(1) - Bidat quhet çdo gjë e shpikur në fe e për të cilat na ka tërhequr vërejtjen

Muhammedi, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te. Menjanimi i këtyre gjërave ishte një

prej synimieve të thirrjes së Muhammed ibën Abdulvehabit.

________________________________________________________________________

TË SHPIFËSH PËR TË PAQENËN?!

Nuk ka dyshim se që në momentet e para të jetës njerëzore është shfaqur edhe lufta

mes të vërtetës dhe të kotës. Kjo luftë është ndezur dhe është ashpërsuar më tepër në kohën

e të dërguarve e më pas me pasuesit e tyre. Ai që vështron me kujdes në tekstet kuranore,

apo edhe në faktet historike do të gjejë një sërë ngjarjesh, të cilat na e pasqyrojnë këtë

luftë. Mjafton vetëm të shfletosh historinë e profetit Ibrahim me Nemrudin[1];të Musait me

faraonin[2]; të Nuhut me popullin[3] e tij dhe së fundi të Muhamedit me popullin e tij e do

të shpaloset qartë, se e kota dhe pasuesit e saj i kanë përdorur të gjitha metodat e

mundshme për ta parandaluar përhapjen e së vërtetës dhe fenë e Allahut, që e kanë

predikuar Profetët e Tij.

Nga metodat më të vjetra dhe më të përhapura, të cilat njëkohësisht janë nga më

lajkataret dhe tinëzaret është edhe akuzat ndaj fesë së Allahut, duke u hequr si këshillues, si

dashamirës e miqësor. Këtë metodë e përdorën kurejshët me fiset dhe njerëzit përreth, të

cilët nuk e njihnin Muhamedin dhe Fenë Islame. Ata e akuzuan Muhamedin, si magjistar, i

çmendur dhe poet, aq sa dikush vendosi në veshët e tij pambuk, në mënyrë që të mos

dëgjonte ndonjë fjalë të këtij njeriu, por kur përballej me të dhe dëgjonte prej tij, e

Page 13: Sekti Kur’anij

kuptonte fare mirë, se e gjitha kjo kish qenë një truk dhe një iluzion, në mënyrë që t’i

mbante ata peng të së kotës dhe larg të vërtetës. “Thuaj: “E vërteta erdhi, kurse e

pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet përsëri”.[4]

E njëjta situatë përsëritet edhe sot. Dashakeqët e Islamit dhe të muslimanëve, të cilët

njëkohësisht zotërojnë pjesën dërmuese të medies së shkruar dhe vizive, kanë kohë që

hedhin akuza të njëpasnjëshme ndaj Islamit dhe muslimanëve. Një gjë e tillë prej tyre është

e pritshme, sepse ata kërkojnë që me anë të saj të ulin potencialin e Islamit, i cili po

përhapet fuqishëm në mesin e tyre (në perëndim), ndaj dhe mjeti më i mirë për

parandalimin e këtij fenomeni është hedhja baltë mbi Fenë Islame dhe pasuesit e saj. “Ju,

me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje

nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por nëse ju duroni dhe

ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve”.[5]

Sot perëndimi i krishterë për të arritur qëllimet e tij, po hedh mbi Islamin akuzat më

të rënda, ndaj Profetit të tij, akuzat më të paqena dhe ndaj Kuranit shpifjet më të ulëta.

Karikaturat nëpër gazetat famëkeqe të Danimarkës dhe Evropës mbarë, ende vazhdojnë dhe

nxisin incidente dhe zemërim. Ata mundohen të shpalosin se Muhamedi, Profeti Islam ka qenë

një njeri, i cili nxiste vetëm luftëra dhe ishte i etur për gjakderdhje. Ata e dinë se janë duke

gënjyer, sepse ata e njohin më mirë se kushdo tjetër personalitetin e Profetit tonë: “Atyre

që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa

prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë”.[6] Por këto akuza që ata hedhin, janë

ndoshta nga masat e vetme për t’i mbajtur njerëzit në errësirë dhe padituri rreth realitetit të

Fesë Islame, ashtu sikurse bënin në Mesjetë me mendimtarët e tyre, duke i djegur në turrat e

druve.

Ramamakrishna Rao në lidhje me Muhamedin thotë: “Trajtimi që ai u ka bërë

armiqve të vet më të egër është shembulli më fisnik për ndjekësit e tij. Gjatë çlirimit të

Mekës, ai qe’ në kulmin e pushtetit të tij. Qyteti që nuk kish dashur t'ia dinte për

predikimet e tij, që i kishte torturuar ndjekësit e tij, që e kishte dëbuar dhe e kishte

detyruar të mërgonte bashkë me popullin e vet, dhe që e kishte persekutuar dhe

bojkotuar edhe në vendin, ku ai kishte mërguar rreth 200 milje larg, tashmë shtrihej nën

këmbët e tij. Sipas ligjeve të luftës ai mund të ishte hakmarrë me të drejtë për të gjitha

mizoritë, që kishte hequr ai dhe njerëzit e tij. Por çfarë trajtimi u dha ai atyre? Zemra e

Muhamedit ishte plot me dashuri dhe ai deklaroi: "Në këtë ditë nuk ka HAKMARRJE ndaj

jush dhe ju jeni të gjithë të lirë”.

Duhet të pohojmë se të vrarët në radhët e kundërshtarëve të Muhamedit dhe fesë së

tij[7] përgjatë njëzet e tre vjetëve të jetës së tij, nuk e kalonin numrin e fëmijëve të vrarë

nga krimet çifute kundra Gazës vitin e shkuar. Ndaj dhe me të drejtë Hjuston Smith, kur flet

për figurën e Profetit thotë: “(Muhamedi) Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet,

njeri bujar dhe i dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe

tregohej i gatshëm t'i ndihmonte të tjerët, e veçanërisht të varfërve dhe të paaftëve. Për

Page 14: Sekti Kur’anij

shkak të ndjenjës së tij të ndershmërisë, obligimit dhe të besimit, ai fitoi tituj të lartë si 'i

drejti' dhe 'i besueshmi”.[8]

E pra, ata që hedhin baltë mbi figurën e Profetit Muhamed sot janë të ndërgjegjshëm,

se ai ka qenë njeriu më i mëshirshëm, që ka ecur ndonjëherë mbi shpinën e kësaj toke, se ka

qenë njeriu më paqësor, më bujar, më dashamirës dhe më zemërgjeri, ashtu sikurse e dinin

dhe kurejshët, se ai ishte besnik, i drejtë, bujar dhe i dashur, e megjithatë të dyja palët, si

të djeshmit dhe të sotmit kanë bërë plane, që me anë të këtyre akuzave të mbajnë larg

njerëzit nga Islami dhe asgjë më tepër.

Akuzat e tyre nuk u kufizuan vetëm me figurën e Profetit të mëshirës, por ata fyen,

shanë e përdhosën edhe Kuranin, librin e Allahut të Lartësuar. Me këtë lloj politike qarqe të

caktuara në Perëndim, mundohen të mbjellin ndër masat e njerëzve idetë, se Kurani është

libër që mbjell terror dhe dhunë, dhe se njerëzit nuk duhet ta mbajnë në duar këtë libër! Nga

ana tjetër ne çdo ditë shohim në Perëndim forma të ndryshme të përdhosjes ndaj Kuranit.

Shkaku që i shtyn ata ta bëjnë një gjë të tillë është shumë i qartë dhe tejet i lexueshëm, ata

kanë frikë se nëse njerëzit do ta lexojnë këtë libër do të zbulohen shumë nga të palarat e

ndyra të qarqeve të Perëndimit.

Po, ata përdhosin Kuranin, sepse e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm, se ai i çliron

njerëzit nga prangat e robërisë, për tek krenaria. Kurani është vërtet ashtu sikurse e ka

përshkruar U. Durant [9], i cili thotë: “Kurani vazhdon që prej katërmbëdhjetë shekujve të

qëndrojë i ruajtur në memorien e muslimanëve. Ai ngacmon imagjinatën e tyre, u

modelon sjelljet dhe nxit natyrat e miliona njerëzve. Kurani u përçon shpirtrave besimin

e thjeshtë, larg mjegullimeve, dokeve dhe liturgjive, madje mesazhet e tij më të shumta

janë për çlirimin nga idhujtaria. Ai ka meritën më të madhe të ngritjes së nivelit të

muslimanëve në aspektin e moralit dhe të kulturës. Ai ka ngritur tek ata rregullat e

shoqërisë, i ka çliruar mendjet e tyre nga shumë iluzione dhe supersticione; i ka çliruar

nga padrejtësia dhe egërsia, madje nëpërmjet tij u lehtësua gjendja e skllevërve. Ai

mbolli në shpirtrat e të përçmuarve krenarinë dhe mbolli mes muslimanëve drejtësinë,

përqendrimin dhe largimin nga epshet në një mënyrë, aq të përkryer, sa nuk mund të

gjesh një shembull si ai në ndonjë cep toke ku jetojnë të bardhët”.[10]

Ndërsa J. S. Restler[11] shprehet: “Kurani ka aftësinë të gjejë zgjidhje për të gjitha

problemet, ai bën një lidhje të përkryer mes ligjit fetar dhe atij moral. Ai përpiqet për

ngritjen e rregullit, unitetin e shoqërisë dhe pakësimin e mjerimit. Kurani përpiqet për

ndihmesën e të dobëtëve, këshillon për bamirësi dhe urdhëron për mëshirë”.[12]

Ndaj dhe përhapja në masë dhe e shpejtë e Islamit, nuk ka ardhur si rezultat i

përdorimit të forcës e dhunës, madje as nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të

predikuesve muslimanë, përkundrazi kjo përhapje e Islamit ka ardhur për shkak të këtij libri;

Librit të Allahut e fjalës së vërtetë, të cilin muslimanët ia paraqitën popujve të mundur,

duke i lënë të zgjedhin mes leximit dhe refuzimit të tij”.[13]

Page 15: Sekti Kur’anij

Këto mesazhe janë të qarta dhe hedhin dritë ende më tepër për shkaqet e kësaj lufte

barbare me shpifje ndaj Islamit. Prapavija e tyre është një: Të parandalojmë sa të mundemi

përhapjen e Islamit. Në momentet që shahen përdhosen dhe hidhet shpifje për simbolet më

madhore të fesë Islame, natyrshëm nuk do të mbeten jashtë kornizave të shpifjes besimtarët

muslimanë, të cilët mundohen të praktikojnë fenë e tyre. Aq shumë janë tepruar shpifjet

ndaj muslimanëve, saqë kur një femër muslimane shfaqet e mbuluar, menjëherë mendohet se

ajo është e detyruar, e dhunuar, e persekutuar, e prapambetur etj., ndërsa nëse mbulohet

një e krishtere, ajo shihet si grua e denjë dhe respektohet në maksimum si një shërbëtore e

fesë së saj?!

Kur një musliman lëshon mjekër, menjëherë do të mendohet apo akuzohet si

ekstremist e vehabi, ndërsa kur lëshojnë hebrenjtë mjekra, ata nuk quhen të tillë, por

nderohen si njerëz fetarë?!

Në momentin kur një musliman i papërgjegjshëm bën një krim, që bie ndesh me

parimet e Islamit, menjëherë në kafazin e të akuzuarve gjendet vetëm Islami, ndërsa kur të

krishterët dhe hebrenjtë ndërmarrin shfarosjen e popujve në emër të fesë, në këto situata

feja nuk përmendet sepse e tillë është politika?! Sado që Perëndimi me propagandën e tij

mediatike të hedhë akuza të paqena për Islamin, Kuranin dhe muslimanët, përsëri njerëzit që

zotërojnë logjikë të shëndoshë e dinë dhe janë të ndërgjegjshëm, se burgjet e inkuizicionit,

Guantanamos, Ebu Graibit, përdhunimin e grave dhe të miturve, vrasjen e civilëve dhe

pushtimin e shteteve (vetëm për fitime materiale) në emër të lirisë, nuk i kanë ndërmarrë

muslimanët, nuk i ka nxitur Kurani, Muhamedi e as Islami, porse vetëm njerëz famëkëqij, të

cilët historia dhe njerëzimi do t’i kujtojë si kriminelë lufte. Madje edhe shumë krime, të cilat

ua veshin muslimanëve, nuk janë gjë tjetër vetëm se një hallkë në zinxhirin e madh të

shpifjeve ndaj kësaj feje dhe pasuesve të saj, të cilat nuk është e vështirë për shërbimet

sekrete t’i realizojnë vetë ato.

Ata përpiqen që të parandalojnë përhapjen e kësaj feje, përpiqen të shuajnë dritën e Allahut

me akuzat dhe luftën e tyre, me shpifje të paqena dhe jo reale, por nuk do të munden dot

t’ia arrijnë këtij qëllimi, sepse Allahu do ta plotësojë fenë e Tij, edhe pse nuk i vjen mirë

jobesimtarëve. “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e

përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët. Allahu është Ai që e ka

çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më

lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët”.[14]

______________________________________________

[1] - Sundues në kohën e Profetit Ibrahim, shiko Sure Bekare, 258.

[2] - Lexo suren Taha, 49-72.

Page 16: Sekti Kur’anij

[3] - Lexo suren Nuh.

[4] - Sure, Sebe: 49.

[5] - Sure Ali Imran, 186.

[6] - Sure Bekare, 146.

[7] - Të cilët vazhdimisht provokonin luftëra dhe që kërkonin të zhduknin fizikisht, vetë

Muhamedin dhe fenë e tij.

[8] - "The Religions of Man", Mentor Books, f. 203.

[9] - U. Durant është shkrimtar bashkwohor amerikan, libri i tij “Historia e civilizimit”

konsiderohet ndër librat më të shquar që flasin për civilizimin e popujve.

[10] - Historia e civilizimit, v: 16, fq: 68-69.

[11] - J. S. Restler është një studiues francez bashkëkohor.

[12] - Civilizimi arab fq. 45.

[13] - Ky është pikërisht një tekst i përpiktë i studiueses Italjane Laura Veccia Vaglieri, të

cilin e ka përmendur në librin e saj: “Në mbrojtje të Islamit”, fq: 59.

[14] - Sure Hashër, 8-9.

________________________________________________________________________

Levizja e Sheikh Muhammed ibn

AbdulVehab

Page 17: Sekti Kur’anij

Nga Sheikh Muhammed el-Abdah, ish shef-editor i revistës Al Bayan (London,UK)*

Në kohën e shekullit të dymbëdhjetë sipas Hixhrit, shek. XVIII sipas llogaritjes gregoriane,

injoranca dhe mbrapambeturia filluan ta kaplojnë botën Islame. Drita e besimit shuhej nga

zemra e shumë Muslimanëve, Sheriati ishte njollosur dhe deformuar deri në atë shkallë saqë

shumë Muslimanë ranë viktimë e llojeve të ndryshme të shirkut dhe politeizmit. Ata i

përshkruanin shokë All-llahut Xheleshanuhu dhe rrëshqitnin në Xhahilijet (gjendje e

injorancës fetare) të ngjashëm me vrullin e kohës paraislamike.

Shumë Muslimanë besonin në shenjtërinë e personave të ndryshëm, të cilët, sipas tyre, ishin n

gjendje të ndërmjetësojnë për ta dhe t´u sjellin atyre dobi, fitore, shëndet etj. Bestytnitë,

përrallat dhe inovacionet (bidatet, risitë) ishin në kulminacion. Shumë pasuri dhe mund

investohej në ndërrtimin e përmendoreve dhe përkujtimoreve të cilave ata i bënin ibadet

(duke i vizituar dhe duke u falur tek to) dhe në pragjet e të cilave ata prenin kurbane. Më

tutje, ata glorifikonin dhe u bënin ibadet drujve dhe gurëve të posaçëm. Ata kërkonin

bereqet dhe bekim nga këta "zotra" të falsifikuar. Është fakt i njohur se, njerëzit në Bagdad,

p.sh., kishin zakon të kërkojnë bereqet nga një top i ndryshkur otoman. Ata i sjellnin fëmijët

e tyre te ky top dhe bënin lutje që fëmijët e tyre të kenë aftësi dhe tëjenë të rrjedhshëm në

oratori.

Në këtë kohë, gadishulli arabik ishte i përçarë në një shkallë të madhe. Çdo fshat kishte

Emirin e vet, dhe gjendje mes këtyre fshatrave ishte në baza armiqsore, mos ti përmendim

armiqësitë e ashpërta të cilat egzistonin mes qyteteve dhe rajoneve. Përkatësit e fiseve

nomade shfrytëzonin çdo mundësi dhe rast që ju ofrohej për t´i sulmuar dhe plaçkitur

banorët e komunave dhe qyteteve. Venkalimet dhe rrugët ishin të pasigurta dhe udhëtimi

ishte përplot rreziqe.

Nga zemra e këtij kaosi, errësie dhe çrregullsie, u dëgjua një zë, i cili thërriste njerëzit që t´i

kthehen bukurisë dhe dlirësisë së Akides, Fesë së pastër dhe nënshtrimit të plotë ndaj All-

llahut Xheleshanuhu, thërriste në Teuhid.

Ky zë ishte zëri i Sheikh Muhammed ibn Abdul Vahab - it (1115-1206 H / 1703-1791). Ai thirri

në ripërtrirjen dhe ringjalljen e vlerave dhe cilësive të vërteta të Islamit, të cilat ishin zbehur

apo të mbuluara me besime dhe praktika të falsifikuara. All-llahu Xheleshanuhu bekoi lëvizjen

dhe mundin e Sheikhut me sukses. Thirrja e tij u përhap gjerë. Numri i pasuesve të tij filloi të

rritet.

Muhammed ibn Abdul Vahabi mësoi shkencat Islame nga babai i tij, i cili ishte gjykatës dhe

dijetar i njohur. Malli (dëshira) dhe oreksi i tij për dituri e shtyri atë që të shkoj në Medine,

në regjionin e Hixhazit ku mësoi Ilm (Dituri Islame) nga një numër i dijetarëve siç ishte

Muhammed es-Sindi. Pastaj ai udhëtoi për në Irak, ku studioi Hadith, Jurisprudencë dhe

Gjuhabe. Qëllimi i tij parësorë ishte që të udhëtoj për në Damask pas Irakut, mirëpo për

shkak të rrethanave të ndryshme nuk arriti që ta realizoj qëllimin. Andaj, ai u kthye në

fshatin e tij el-Ujjinah dhe filloi të përhapë diturinë e tij. Ai thërriste popullin e tij që të

Page 18: Sekti Kur’anij

largohen nga praktikat e gabuara dhe joautentike (jo të vërteta) fetare dhe të pasojnë Dinin

origjinal dhe Sheriatin të cilin e përqafuan dhe praktikuan gjeneratat e para dhe të udhëzuara

drejtë në Islam. Ai kritikoi dhe mohoi praktikat e tyre politeiste, ritualet dhe risitë e tyre, jo

vetëm në formë teorike por ai pasonte fjalët e tij me vepra. Ai shkatërroi përkujtimoret dhe

përmendoret që kishin ndërrtuar populli i tij në varrezat e njerëzve, të cilët ata i

konsideronin si të shenjtë. Ai poashtu rrënonte drunjtë, të cilët i adhuronin njerëzit.

Së shpejti, mundi i ibn Abdul Vahabit dhe njerëzve rreth tij, filloi të tregoj rezultate pozitive.

Shumë njerëz filluan të vijnë te ai për të mësuar Ilm. Lajmi mbi këtë Sheikh dhe thirrjen e tij

filloi të godasë fshatrat dhe qytetet e rrethinës.

Etnitetet udhëheqëse (me influencë) në atë rajon dhe kryeparët e fiseve të ndryshme filluan

të brengosen dhe të frigohen se thirrja e tij mund të rrezikonte autoritetin e tyre pasiqë

thirrte për lirimin e njerëzve nga errësira e injorancës dhe nga eksceset e ndryshme dhe nga

torturat dhe presionet e qeverive korrupte dhe të manipuluara. Dhe ata kishin të drejtë.

Sepse, injoranca ishte garancioni i tyre për egzistenc dhe për mbajtjen e privilegjeve që ata i

posedonin.

Prandaj, kryeparët e këtyre fshatrave dhe qyteteve ushtronin shtypje të jashtëzakonshme

ndaj kryetarit të el-Ujjinas që ta dëbojë Sheikhun. Kryetari iu nënshtrua shtypjes së tyre dhe

kërkoi nga Sheikh ibn Abdul Vehabi që të largohet nga el-Ujjinah. Pas largimit të dhunshëm,

Sheikhu shkoi në fshatin ed-Dar´ijah, i cili, në atë kohë ishte nën udhëheqjen e Muhammed

ibn Saud. Ai (Muhammed ibn Saudi) jo vetëm që pranoi mësimet e Sheikhut por ai poashtu

thurri aliancë me të dhe thirrjen e tij për aplikimin e ligjeve autentike të Sheriatit dhe

përhapjen e thirrjes së Islamit të pastër.

Më tutje, Sheikh ibn Abdul Vahabi filloi të kontaktoj udhëheqësit, gjykatësit dhe Imamët e

xhamive në rajonin e Naxhd-it duke i njoftuar ata me thirrjen (davetin) e tij. Disa prej tyre iu

përgjigjën pozitivisht thirrjes së tij, disa të tjerë refuzuan atë ndërsa disa prej tyre shkruanin

punime në të cilat ata mohonin dhe përqeshnin mësimet dhe thirrjen e tij. Sheikh ibn Abdul

Vahabi iu përgjigjej shkrimeve të tyre duke i komentuar dhe duke i hedhur poshtë qëndrimet

e tyre.Në ndërkohë, ushtria e ibn Saudit ishte në gjendje të luftojë dhe të frikësojë ata të

cilët do të donin ta rrezikojnë sigurinë e Sheikhut apo të provonin që ta pengojnë apo ta

përkufizojnë zhvillimin e përhapjes së mësimeve për ringjalljen e thirrjes Islame. Dhe pas një

kohe të shkurtër, i tërë rajoni i Naxhd-it sidhe rajonet fqinje të Arabisë lindore pranuan këtë

thirrje dhe u bënë pjesë e lëvizjes së re për ringjalljen e Islamit. Sheikh ibn Abdul Vahabi

arriti t´i përjetojë frytet e thirrjes-davetit të tij - kishte nëntëdhjetë vjetë kur ndërroi jetë.

Në këtë kohë, i tërë rajoni i Hixhazit dhe shumica e rajoneve të Gadishullit Arabik u bashkuan

nën flamurin e Teuhidit, shtyllës së davetit të ibn Abdul Vahabit.

Teuhidi nënkupton mohimin e hyjnive tjera pos All-llahut Xheleshanuhu Andaj, asnjë profet,

njeri i shenjtë apo engjëll nuk meriton të adhurohet, apo t´u drejtohet atyre. Çdo gjë i

drejtohet All-llahut Xheleshanuhu, dhe vetëm Atij Xheleshanuhu. Teuhidi liron njeriun nga

influenca dhe dominimi i shenjtërive apo klereve të ndryshme apo nga kushdoqoftë që

Page 19: Sekti Kur’anij

manipulon fenë dhe e shfrytëzon atë për të përfituar fuqi dhe autoritet personal. Është

´revoltë´ ndaj çdo lloj skllavërimi dhe çdo tendencë për të korruptuar dinjitetin e qenies

njerëzore. I fshinë gjurmët e humbjes psikologjike ashtu që Ummeti vazhdon të jetë i aftë t´a

ripërtrijë veten duke pasur besim të fuqishëm në rrugën të cilë e ka zgjedhur. Teuhidi është e

kundërta e pasimit të verbër, i cii pengon ripërtrirjen. Teuhidi i kthen njerëzit në normat dhe

ligjet e All-llahut Xheleshanuhu, të cilat qeverisin universin (gjithsinë). Ai unifikon dhe

vendosë në barazpeshë psiqikën e njeriut përmes së cilës njeriu njeh barazpeshën mes

aspiratave (përpjekjeve) spirituale (shpirtërore) dhe nevojave të kësaj bote. Teuhidi

poashtu ka aplikim në praktikë: ai pastron dhe zhvillon moralin, sjellë qetësi mendore dhe

pastërti të ndërgjegjes dhe prforcon besimin e besimtarit në All-llahun, Krijuesin e tij. Mëkati

më i madh, të cilin njeriu mund ta veprojë, është që All-llahut Xheleshanuhu ti përshkruhen

shokë apo partnerë dhe të pohohet apo të besohet se Cilësitë, Veprat apo Mundësitë e All-

llahut Xheleshanuhu mund t´i gjasojnë atyre të ndonjë krijese apo anasjelltas.

Ka thënë ibn Mesudi radijAll-llahu anhu:

"E pyeta të Dërguarin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: Cili është mëkati më i madh?- Ai u

përgjigj: Mëkati më i madh është t´i pëshkruash partnerë All-llahut, i Cili të ka krijuar."

[Muslimi]

Ndikimi i davetit të ibn Abdul Vahabit arriti vendet e Indisë, Jemenit dhe Afrikës Veriore, si

rezultat i mundit dhe punës së madhe të shumë dijetarëve dhe thirrësve (daive), të cilë

kishin ardhur për të mësuar Dituri Islame të ringjallur nga Sheikhu, me rastin e vizitës së tyre

Mekkes gjatë aplikimit të Haxxhit apo Umres. Ata ishin të befasuar me thjeshtësinë dhe

botëkuptimin e davetit të ringjallur nga Sheikh ibn Abdul Vahabi dhe morrën përsipër që ta

përhapin në vendet e tyre dhe kudo që të kenë mundësi.

Së fundi, po përsëris dhe po theksoj se, duhet të marrim mësim nga daveti i ibn Abdul Vahabit

dhe suksesi i madh i thirrjes së tij. Një mësim ,të cilin duhet ta mbajnë mend mirë ata prej

nesh, të cilët dëshirojnë t´ia rikthejnë Dinit famën dhe influencën e kaluar. Ky mësim na

mëson se çdo lëvizje e ringjalljes së Islamit që synon sukses, duhet të bazohet në

fundamentet thelbësore të Islamit ashtu siç i specifikoi dhe praktikoi i Dërguari i All-llahut

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Në krye të këtyre fundamenteve është Teuhidi, i cili në fakt

është fija e cila qarkullon përmes tërë trupit të systemit Islam të besimit dhe adhurimit.

Sheikh ibn Abdul Vahabi e kuptoi këtë fakt dhe e mbërtheu me gjithë zemër dhe punoi në

këtë drejtim pa kursyer asgjë dhe për këtë arsye daveti i tij lulëzoi dhe arriti suksesin

madhështor, të cilin ne të gjithë e njohim dhe e ndiejmë.

* ky artikull u botua në revistën Al-Jumuah rev.#7, faqe 37.

________________________________________________________________________

Page 20: Sekti Kur’anij

Kush eshte Muhamed ibn Abdul-Wahab

Ai ishte el-imam, sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab ibn Sulejman ibn Ali ibn

Muhamed ibn Ahmed ibn Rrashid ibn Burejd ibn Muhamed ibn Mushrif ibn Umar nga degët e

fisit Benu Tamim. Sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab r.a lindi më 1115 të Hixhrës në

qytetin e Ujajnës, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Rijadhit që sot është kryeqyteti i

Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ai rrjedh nga një familje tepër e respektuar dijetarësh. I ati qe dijetar i kohës së tij dhe

gjyshi i tij qe dijetari i Nexhd-it në kohën e tij. Sheikhu i mori studimet e para të tij nga i ati

në vendlindjen e tij. Ai e memorizoi Kur’anin në moshën dhjetë vjeçare.

Ai lexoi libra në tefsir, hadith dhe fikh dhe i kushtonte shumë kohë librave të tefsirit dhe

haditheve. I ati ishte jashtëzakonisht i kënaqur me aftësinë e të birit për të memorizuar.

Që në fillim të studimeve të tij, sheikhu qe shumë i interesuar të mësonte nga librat e

dijetarëve të hershëm Islamë dhe i kushtoi vëmendje të veçantë veprave të armikut të

bidateve dhe mbrojtësit të synetit; el-muxhedid, muxhtehid imam, el-muxhahid sheikh-ul-

Islam Ahmed Abdul-Halim Ibn Abdul Selem Ibn Tejmia El-Harani El-Hanbali (661H) (Allahu

Xheleshanuhu e mëshiroftë e ia ndristë fytyrën ditën e gjykimit).

Po ashtu edhe veprat e studentit të tij (të Ibn Tejmisë) el-alema, sheikh-ul-Islam Ibn Kajjim

El-Xhewzijah Rahimullah. Kur arriti moshën e pjekurisë kreu haxh dhe përfitoi shumë nga

dijetarët e Mekës. Më pas ai shkoi në Medina dhe edhe aty ai përfitoi shumë nga dijetarët e

Medinës sidomos dy nga dijetarët e mirënjohur të asaj kohe Sheikh Abdullah ibn Ibrahim ibn

Sa’id Nexhdi dhe sheikh Muhamed Hajat Sindi me të cilët studioi për një kohë të gjatë.

Megjithatë sheikhu nuk u mjaftua vetëm me kaq por udhëtoi edhe në Irak dhe Basrah dhe

përfitoi shumë nga dijetarët e atjeshëm.

Sheikhu i studioi thellë veprat e ulemave të hershëm dhe të kohës së tij dhe me durim dhe

kurajë arriti të memorizojë një sasi të madhe thëniesh dhe fetwash nga dijetarë të të gjithë

medhhabeve pa dallim. Në atë kohë njerëzit në Nexhd ishin thelluar në zakone jo-Islame she

ishin zhytur në shirk. Varret, pemët, gurët, shpellat, xhinët dhe njerëz të çmendur

konsideroheshin si objekte adhurimi.

Histori e shpifje të shumta ekzistonin rreth këtyre idhujve që idhujtarët adhuronin. Edhe

dijetarët e dynjasë i linin të vazhdonin në praktikat e tyre idhujtare si rrjedhim i interesit

personal. Falltorët dhe magjistarët kishin influencë mbi popullsinë.

Askush nuk guxonte të dilte kundër tyre apo përkrahësve të tyre. E njëjta gjë po ndodhte

edhe në Mekë e Medina. Po ashtu edhe Jemeni ishte i zhytur në të njëjtën gradë. Shirku,

Page 21: Sekti Kur’anij

tyrbet e ndërtuara mbi varre, kërkim ndihme nga të vdekurit, ewlijatë dhe xhinët ishte

normale. Duke parë gjendjen e rëndomtë të njerëzve, sheikhu u prek shumë. Ajo që ishte më

e rëndë për të qe fakti që askush nuk po i udhëzonte njerëzit për në rrugën e drejtë.

Kuptohet se për të bërë këtë duhej që patjetër t’i kundërviheshe zullumqarëve që fitonin nga

kjo gjendje e mjeruar e injorancës fetare që mbizotëronte. Të filloje të bëje dawah për në

rrugën e drejtë do të thoshte të pregatiteshe për persekutim dhe tortura nga zullumqarët dhe

përkrahësit e tyre. Megjithatë sheikhu r.a vendosi të përballonte vështirësitë që pengonin për

të thirrur në rrugën e drejtë edhe sikur të duhej të shpallte xhihad për këtë.

Ai e filloi misionin e tij duke i thirrur njerëzit në tewhid dhe duke i udhëzuar sipas Kur’anit

dhe synetit. Ai i bëri thirrje dijetarëve që të zbatonin Kur’anin dhe synetin dhe të derivonin

çdo zgjidhje nga ato. Ai kundërshtoi me forcë ndjekjen qorrazi të mendimeve të dijetarëve

po qe se ato kundërshtonin Kur’anin dhe synetin. Ai u bëri thirrje atyre haptazi e fshehtazi

duke i thirrur që të debatonin për të nxjerrë në shesh hakun dhe duke thënë: “Jam gati të

debatoj me dijetarët Hanefi sipas librave të medhhabit Hanefi, me dijetarët Melikij sipas

veprave të medhhabit Meliki, të dijetarëve Shafinj sipas veprave të medhahbit Shafi dhe

të dijetarëve të medhhabit Hanbali sipas veprave të medhhabit Hanbali dhe do të shihni

që kjo që po ndodh nuk ka bazë në asnjë medhhab”. Sheikhu ishte person me kurajë dhe

entuziazëm. Ai filloi të japë mësim, dhe filloi korrespondencë me dijetarë që të bashkoheshin

me të dhe t’a ndihmonin në zhdukjen e absurditeteve dhe zakoneve të kohës. Një numër

dijetarësh nga Meka, Medina dhe Jemeni e pranuan thirrjen e tij dhe e përkrahën atë.

Por kishte edhe nga ata injorantë që njiheshin si dijetarë dhe që kritikuan thirrjen e tij dhe

ndenjën mënjanë duke mos e ndihmuar atë por përkundrazi edhe iu kundërvunë atij si

rezultat i motiveve personale apo interesit personal. Prapë sheikhu mori mundimin dhe

udhëtoi në vende të ndryshme duke thirrur për në rrugën e drejtë njerëzit që ishin në

humbje. Ai shkoi në Zabir, Ahsa, Huraimala dhe arriti në Ujajna. Ai arriti në Ujajna kur aty

sundonte Uthman bin Hamd bin Ma’mar. Ai e mirëpriti sheikhun dhe e siguroi që do t’a

ndihmonte atë në çdo hap të dawahs së tij.

Sheikhu iu përkushtua reformimit të njerëzve për tek udha e drejtë e Allahut. Ai shumë

shpejt fitoi famë në sajë të thirrjes së tij, pasi s’ka njeri që të thërrasë për në rrugën e

drejtë e të mos bëhet i famshëm si nga ata që janë të sinqertë edhe nga armiqtë, me dashje

apo pa dashje. Kishte shumë varre, tyrbe, gurë, pemë, shpella..etj që adhuroheshin në atë

kohë.

Me ndihmën e Emir Uthman bin Hamd bin Ma’mar ai shkatërroi shumicën e tyre. Ai u

angazhua në pastrimin e njerëzve nga shirku dhe mësimin e tyre për në rrugën e drejtë, si në

Ujajana po ashtu edhe rreth e rrotull. Në të njëjtën kohë një grua erdhi tek ai që t’a

pastronte nga mëkati i zinasë që kishte kryer. Pasi hetoi nëse ajo ishte në rregull nga mendja

dhe nëse kishte vendosur për ndëshkimin me vullnetin e saj apo ishte detyruar të pranonte se

kishte bërë zina dhe të kërkonte të gurëzohej. Pasi u vërtetua se ajo kishte vendosur vetë për

këtë si rrjedhojë e pendimit të saj, sheikhu urdhëroi që ajo të gurëzohej.

Page 22: Sekti Kur’anij

Si pasojë e shkatërrimit të idhujve, dhe rastit të kësaj gruaje, reputacioni i sheikhut u përhap

anekënd. Kur sundimtari i Ahsah-s dhe rrethinave të saj, Sulejman bin Urai’ar mori vesh për

popullaritetin e sheikhut tek njerëzit, ai u frikësua nga fuqia dhe ndikimi i sheikhut tek

njerëzit që po shtohej gjithnjë e më tepër dhe vendosi t’a shtypë atë me rastin e parë që t’i

jepej nga frika se mos sheikhu do t’a përmbyste atë. Kështu që ai kërcënoi emir Uthmanin

dhe kërkoi që ai të vriste sheikhun. Emir Uthmani nuk qe në gjendje t’i bënte ballë

Sulejmanit kështu që e zuri paniku. Duke pasur parasysh se Sulejmani kushte më tepër fuqi

dhe mund t’a sulmonte atë ai i tregoi sheikhut tërë situatën dhe iu lut që të shpërngulej diku

tjetër. Kështu që sheikhu emigroi nga Ujajna në Dar’ijah.

Njerëzit e Dar’ijah-s e njihnin sheikhun mirë dhe po ashtu edhe misionin e tj. Kur sundimtari i

Dar’ijah-s, emir Muhamed bin Saud mori vesh për mbërritjen e sheikhut, ai u gëzua aq shumë

sa që shkoi tek vendi ku sheikhu po qëndronte për t’a takuar atë. Muhamed bin Saud rridhte

nga një familje e nderuar dhe ishte musliman që e praktikonte fenë. Ai shkëmbeu mendimet

e tij me sheikhun dhe u kënaq jashtë mase kur mori vesh se ai donte të ringjallte gjykimin me

Kur’an dhe synet dhe mësimet Islame në formën e tyre origjinale e pa shtrembërime e bidate.

Ai donte të ndihmonte në përhapjen e besimit të drejtë dhe udhëzimin e Rrasulit sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem. Sheikhu i përshkroi Ibn Saudit rrugën e Rrasulit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

dhe sahabave të tij dhe si ata luftuan për hir të Allahut Xheleshanuhu me sakrificat më të

mëdha.

Sheikhu e bindi emirin të bënte të njëjtën gjë dhe e përkujtoi për shpërblimin e ditës së

gjykimit për ata që ndjekin ahiretin duke braktisur dynjanë. Ibn Saud i bindur nga sheikhu i

premtoi atij ndihmë dhe mbeshtetje në çdo hap të dawahs së tij. Ibn Saud i dha besën

sheikhut edhe se edhe vetë ai do të urdhëronte për ndjekjen e synetit dhe do të mobilizonte

njerëz për xhihad për në rrugën e Allahut. Sheikhu bëri dua që Allahu t’a udhëzonte dhe

bekonte atë dhe t’a bënte të qëndrueshëm dhe t’i jepte çdo sukses në këtë botë dhe në

tjetrën. Në këtë periudhë sheikhu qe në paqe dhe i lirë të propagandonte Islamin të pastër

dhe në formën origjinale me të cilën Rrasuli erdhi. Njerëzit e Dar’ijah-s dhe rrethinave

erdhën tek sheikhu për të marrë mësim rreth fesë në formën e saj origjinale dhe të pastër

nga bidatet. Emir Muhamed Ibn Saud së bashku me familjen e tij erdhi dhe u ul përpara

sheikhut si student për të marrë mësim nga ai. Dar’ijah qe e mbushur plot me njerëz që vinin

për të marrë mësim. Sheikhu filloi të jepte mesim rreth tewhidit të Allahut, Kur’anit, synetit

dhe fikhut të tyre dhe gjuhës Arabe. Ardhja e njerëzve nga skaje të ndryshme të vendit shtoi

xhelozinë e armiqve të thirrjes së tij. Ata filluan propagandën kundër sheikhut dhe duke

falsifikuar histori të ndryshme kundër tij dhe madje e quajten atë edhe kefër, zindik dhe

magjistar.

Sheikhu ishte person me kurajë dhe nuk ia vuri veshin akuzave që i bënin por vazhdoi me

misionin e tij duke lënë mënjanë interesat personale. Ai edhe i debatoi kundërshtarët e tij në

mënyrën më të mirë dhe në mënyrë të sjellshme. Kjo mënyrë dha shumë rrezultat dhe ktheu

shumë nga kundërshtarët e tij në mbështetësa të tij. Së bashku me dawah-n sheikhu bëri

plane edhe për xhihad kundër shirkut dhe zakoneve jo-Islame. Kush vinte tek sheikhu dhe

mësonte nga ai, kur kthehej në vendin e tij ai fillonte të bënte dawah tek njerëzit e tij.

Page 23: Sekti Kur’anij

Sunduesit e Ujajnas erdhën tek ai dhe i kerkuan që ai të rikthehej në Ujajnah. Por sheikhu

nuk pranoi. Ata premtuan të luftonin për Islamin deri në pikën e fundit të gjakut. Sheikhu

dërgoi studentët e tij rreth e rrotull për të mësuar njerëzit me Kur’an dhe synet. Sheikhu

tërhoqi vëmendjen e sundimtarëve dhe dijetarëve të zonave të ndryshme ndaj shirkut dhe

bidateve që njerëzit praktikonin dhe i ftoi ata që t’i luftonin këto zakone dhe të

propagandonin tewhidin dhe Kur’anin dhe synetin.

Ai u shkroi sundimtarëve, elitës dhe dijetarëve të Nexhdit, Rijadhit, Kharxh, qyteteve të

jugut, Kasim, Hajil, Washm, Sudair ...etij.

Ai u shkroi gjithashtu edhe ulemave të Ahsah-s, Mekës e Medinës. Po ashtu ai dërgoi letra

edhe në Siri, Irak, Indi e Jemen. Ai mbajti korrespondencë me ta dhe u shpjegoi objektin e

dawahs së tij duke theksuar rikthimin në gjykim me Kur’an dhe synet në çdo çështje të jetës

së tij. Thirrja e sheikhut mori përmasa të mëdha sa dijetarë e njerëz nga India, Indonezia,

Afganistani, Afrika, Maroku, Egjypti, Siria, Iraku ...etj u influencuan dhe u tërhoqën nga

dawah e tij.

Ata filluan të bëjnë dawah edhe në vendet e tyre sipas Kur’anit dhe synetit. Sheikhu ia

dedikoi jetën e tij dawahs dhe xhihadit në rrugën e Allahut duke pasur edhe ndihmën e Ibn

Saudit dhe të birit Abdul-Aziz. Ai vdiq më Dhul Kadah më 1206 H (1792). Si rezultat i dawahs

së tij dhe xhihadit për rreth 50 vjet nga 1158 deri më 1206, një fitore e plotë u arrit në të

gjithë Nexhdin. Njerëzit braktisën adhurimin e idhujve dhe njerëzit sundoheshin me sheriah

dhe ndëshkimet kryheshin sipas Kur’anit dhe synetit. Njerëzit filluan të shkojnë nëpër xhami

dhe filluan të falen rregullisht. Paqe dhe qetësi mbizotëronte gjithkund dhe nuk kishte më

grabitje e përdhunime as në rrugët më të thella të shretëtirës. Kështu një ringjallje e plotë e

fesë erdhi në ekzistencë. Pas vdekjes së sheikhut, bijtë, nipërit dhe stërnipërit e tij vazhduan

dawah-n dhe xhihadin për hir të Allahut. Nga bijtë e tij më të devotshëm ndaj aktivitetit të

tij ishin: Imam Abdullah bin Muhamed, sheikh Husejn bin Muhamed, sheikh Ali bin Muhamed

dhe sheikh Ibrahim ibn Muhamed. Nga nipërit e tij qenë: sheikh Abdurrahmen bin Hasan,

sheikh Ali ibn Husejn, sheikh Sulejman bin Abdullah. Përveç këtyre edhe një grup i madh i

nxënësve të tij e ndër ta: sheikh Hamd bin Nasir, e shumë të tjerë që ndjekin rrugën e tyre.

Edhe pse Abdul-Wahabi Rahimullah ishte njeri i dawahs ai ka shkruar shumë libra të

rëndësishëm rreth Islamit dhe shkencave Islame. Ndër më të njohurat janë:

______________________________________________

01 - Kitab et-Tewhid

02 - Kitab el-Kabair

03 - Kashf esh-shubhat

Page 24: Sekti Kur’anij

04 - Mukhtasar sirrat er-Rrasul

05 - Masil el-xhahilijah

06 - Usul el-Iman

07 - Fadail el-Kur’an

08 - Fadail el-Islam

09 - Maxhmu el-Hadith

10 - Mukhtasar el-Insaf wa esh-sharh el-Kebir

11 - Adab el-Mashi ila es-salat

12 - El-Usul eth-thalatha.

________________________________________________________________________

Kush jane Vehabistet

Allahu Subhanehu Ue Teala ne Kuran thote: "As jehudite,e as krishteret kurre nuk do te

jene te kenaqur me ty deri qe te pasosh fene e tyre"

Falenderimi i takon Allahut,te Gjithediturit,Atij i Cili e din se cka fshehin njerezit ne gjoksat

e tyre,i Cili ua shpalosi armiqve te islamit te gjitha komplotet qe mundohen ti bejn kundra

islamit dhe pasuesve te islamit.

Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed sal-lall-llahu alejhi ue

sel-lem,i cili ishte mesues i njerzimit,udherefyes per ne rruge te drejt,rruge e cila nese njeriu

vazhdon ne te asnjeher nuk do te kane mundesi qellimekeqinjet te ia arrine asaj qe ata

deshirojne.

Page 25: Sekti Kur’anij

Gjithashtu, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi familjen e ndershme te Muhammedit

alejhi selam,ku armiku i Allahut deshti qe ta njollos edhe familjen e tij salall-llahu alejhi ue

sel-lem kur akuzuan bashkeshorten e tij me amoralitet,dhe kjo akuz erdhi nga nje armik i

fsheht i cili pretendonte se eshte musliman,e ne realitet ai ishte dyftyresh (munafik),por Ai i

Cili e din te fshehten ia shpalosi dyftyresin dhe tregoi realitetin se ajo ishte vetem akuz e cila

rrjedh nga nje dashakeqes i islamit dhe muslimaneve.

Poashtu, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi shoket e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-

lem,te cilet ishin besnik ndaj Allahut dhe Pejgamberit alejhi selam.Kur urdheronte Allahu apo

Pejgamberi alejhi selam per dicka ata nuk thoshin dic tjeter pos ndegjuam dhe

rrespektuam.Ata ishin te gatshem ta flijojn jeten e tyre per Dinin e Allahut,kur ishte ne

pyetje dini i Allahut dhan cdo sen qe paten,dhan me te shtrejten,kapitalin me te cmuar qe

posedon njeriu,Jeten,mos te flasim per tjerat qe jane me me pak vler se sa jeta e njeriut,sic

eshte pasuria etj.Si rrjedhoj e kesaj Allahu i beri te bereqetshem ,dhe ua pan hajrin shume

popuj,kur i nxorren nga adhurimet e kota per ne adhurimin e Allahut,nga te qenurit rober te

njerezve ne ate te Allahut,nga te jetuarit e njeriut me brenga ne te knaqur dhe te lumtur kur

perqafuan islamin.Dhe ne jemi deshmitar te kesaj se me te vertet kur jetuam pa islam ishim

te humbur dhe nuk patem as knaqsi e as lumturi e as rahati,e kur perqafuam islamin shijuam

knaqesin e lumturin. Allahu qoft i kenaqur nga te gjithe shoket e Pejgamberit alejhi selam.

Te nderuar,Allahu na dergoj Kuran,na dergoj Muhamedin alejhi selam i cilin me se mire eshte

i njohur per Allahun dhe per Librin e Allahut,i beri shoke te Muhamedit alejhi selam,Ebu

Bekrin,Omerin,Othmanin,Aliun,Abdullah ibn Abasin,Abdullah ibn Mesudin,Ebu

Hurejren,Abdurrahman ibn Auf,Muadh ibn Xhebel edhe shume te tjere,te cilet mesuan fene

direkt nga Muhamedi alejhi selam,dhe nuk lejuan aspak te dalin nga ajo cka nuk ishte

Pejgamberi alejhi selam,dhe ate cka mesuan e transmetuan me shume besnikeri tek ata qe

nuk takuan pejgamberin alejhi selam.

Allahu ne diten e arafatit ia shpalli nje Ajet Pejgamberit alejhi selam,ku ky ajet ua then

kurrizin atynve qe shikojn te njollosin fen e Allahut me shirkijate e bidate dhe thone se kjo

eshte prej Islamit,thote Allahu Subhanehu Ue Teala: "Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova

ndaj jush dhuntine time,dhe Jam i Kenaqur qe per ju zgjodha si fe Islamin".

Kete ajet shoket e Pejgamberit alejhi selam e kuptuan fort mire se cka don te thote dhe nuk

punuan asnje veper qe nuk ka punuar mesuesi i tyre Muhammedi alejhi selam,pershkak se e

dinin fort mire se perderisa Allahu e kompletoi fene ateher ska vend mo logjika e njeiut qe te

nderhyn ne fen e Tij e te shton apo pakson dicka nga feja e te thot kjo eshte e mire e kjo

eshte e keqe,se ata ishin qe e paten ndegjuar pejgamberin e Allahut duke thene: Nuk kam

len dicka qe ju afron tek Allahun vetem se ju kam uredheru ta beni,e nuk kam len dicka

qe u largon nga Allahu vetem se ju kam ndaluar nga ajo.

Te nderuar,perderisa eshte keshtu ateher ne jemi te obliguar t'i pasojme shoket e

pajgamberit dhe te veprojm sic kan vepru ato,pershkak se jemi te bindur fort se ato skan ber

asgje pervec asaj qe ua ka leju Allahu dhe Pejgamberi i Tij dhe nuk kan vepru ate cka Allahu

Page 26: Sekti Kur’anij

dhe Pejgamberi i Tij ua kan ndaluar qe ta bejn. E si mos te kemi bindje ne kete cka po themi

kur Allahu ne Kuran na tregon se: Allahu ishte i kenaqur me ato (sahabet) dhe ata (sahabet)

ishin te kenaqur me Te (Allahun).

Ne nje hadith te vertet te Pejgamberit alejhi selam thuhet keshtu: Nje grup nga ummeti ime

do te qendroj ne te verteten deri ne Diten e Kijametit. Nga ky hadith na behet e qart se do

te ket njerez qe do te punojn me ate cfar kerkon Kurani,suneti dhe me ate se sic kan vepru

shoket e te derguarit alejhi selam dhe nuk dalin jashte kesaj korrnize.

Ne kohen ne te cilen jetojm verehet qart se veprimet te cilet i bejn muslimanet nuk

perputhen me porosit e Kuranit dhe te sunetit,e as me veprimet e shokeve te pejgamberit

alejhi selam.Arsyeja se pse keshtu ndodh eshte per dy shkaqe:

01. Dyshimet qe jan futur tek muslimanet nga armiqet e islamit,dhe

02. pasimi i epshit.

Pika e pare mundet te largohet me leht se e dyta, pershkak se dyshimi largohet kur te vjen

argumenti i qart (kuptohet per ate i cili eshte i sinqert dhe kerkon te verteten,nuk behet

fjal ketu per inatcorin,se inatcori rradhitet ne piken e dyte dhe hyn tek epshoret)

Pika e dyte eshte me e veshtir per ta larguar perarsyese se personi nuk kerkon as argument e

asgje tjeter pos asaj se si ta kenaq epshin e tij,vepron dicka nga dini vetemse ta arrij ate qe

kerkon epshi i tij.

Per t'i larguar dyshimet ne duhet ta dim se cfar don te thote argument,dhe kur te vjen

argumenti te dorezohemi para tij,duhet ta njohim Allahun dhe Pejgamberin alejhi selam,se

kur te thote Allahu dhe Pejgamberi alejhiselam dicka mos te mbetet dic tjeter per neve pos

asaj çfar kane thene shoket e pejgamberit alejhi selam: Ndegjuam dhe rrespektuam, dhe

kjo eshte shume e pranueshme te te gjithe ata qe quajn vetem musliman me plot

kuptimin e fjales.

Populli yne (po flas per tek ne shqiptaret,edhe pse kjo eshte prezente edhe tek popujt

tjer) sikur jane adaptuar ne keto dy pika dhe subhanAllah mendojn se ky eshte Islami,dhe

keto veprime cfar i bejn (te bazuar ne dyshime dhe epshe) mendojn se jane te verteta dhe

kur te del dikush dhe tia ben te qarta se keto vepra nuk jane as ne Kuran e as ne sunet e as

shoket e pejgamberit alejhi selam nuk i kan vepru,fillojn me lloj lloj emrash te etiketojn.

Prej dyshimeve qe jane futur tek muslimanet nga ana e armiqve te islamit me qellim qe

njerezit ti largojn nga burimi i Kuranit dhe Sunetit kan shpikur se disa qe kan dalur me

mjekrra e me pantollona te shkurtera dhe po therrasin kinse ne Kuran dhe sunet jane te

devijuar dhe jane larg asaj cka pretendojn,dhe per ti larguar syt e njerezve nga kete lloj kan

shpikur termin VEHABISTA.

Page 27: Sekti Kur’anij

Sic ceka me lart,ai i cili eshte i sinqert dhe i cili don ta dij se cila eshte e verteta ai duhet qe

ta kerkon argumentin dhe me Emrin e Allahut ka me gjet realitetin.

Kur ndegjon dikend duke i then dikujt Vehabi,pyete pse i thua Vehabi? Do te thote:keto

vehabi e pasojn nje person me emrin Muhamed ibn AbdulVehab i cili ka mbyt musliman e ka

ber ate e ka bere kete (genjeshtra,shpifje ndaj Muhamed ibn AbdulVehabit kinse ka

mbytur musliman dhe shipfja tjeter eshte se kinse Vehabit e pasojken kete dijetar.Po,e

pasojn kete dijetar si gjithe te tjeret,nuk bejn dallim.Tek "vehabit" eshte nje rregull te

cilen rregull e kan marre nga Imam Maliku kur i ka then shokeve te tij duke qen afer varrit

te Pejgamberit alejhi selam:Prej gjithve mirret edhe lihet,pervec banorit te ketij

varri,duke bere me shenje kah varri i pejgamberit alejhi selam). Mos pyet se çfar musliman

ka mbytur,por para kesaj pyete keshtu: Ti me the se ata jan Vehabi,e nga ana tjeter me

thua se pasojn MUHAMMED ibn AbdulVehabin,a nuk eshte e udhes te etiketohen me

MUHAMEDIJ e jo me Vehabi, se Muhamed e paska pasur emrin ai person te cilin e pasojn e

jo Vehab?

Nese fillon ne kete menyr berjen e pyetjeve do ta shohesh se nje pjes e dyshimit qe ka qen

prezent tek ti fillon te te largohet.

Shume mire e kan ditur armiqt e Allahut se nuk e ka pas emrin Vehab por Muhamed,por kan

thene nese i etiketojm me emrin MUHAMEDIJ,ka mundesi qe njerzit te mashtrohen dhe ti

pasojn pershkak se Pejgamberi i muslimanve e ka emrin MUHAMMED!

I nderuar lexues,ne temat tjera ke mundesi te njoftohesh edhe me hollesisht rreth asaj se nga

e ka zanafillen ky etiketim,si kan ra muslimanet ne grackat e amirve te Islamit,kush eshte

Muhammed ibn AbdulVehabi,a ka me te vertet vehabi apo nuk egzistojn fare ato,me shpres ne

Allahun qe do te kesh dobi pasi qe ti lexosh.

Te nderuar vellezer musliman,mos bini ne grackat e armiqve te Allahut,ata armiq qe i dini

dhe ata qe nuk i dini (munafikat),kapuni per Kuran dhe Sunet,hecni ne hapat e shokeve te

Pejgamerit alejhi selam,se pasha Allahun nuk ka zgjidhje tjeter per ta fituar dunjan e ahiretin

pos asaj qe kan qen sahabet.

Lusim Allahun e Madheruar qe te na ruan nga kurthat e dashakeqeve,gjithe ato kurtha qe

mundohen tia bejne muslimaneve tua ben Allahu pluhur e mos te ken mundesi me i realizu

tek muslimanet. Amin

I gjithe Falenderimi i takon Allahut Subhanehu Ue Teala, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin

mbi te Derguarin Muhammed alejhi selam,mbi familjen e tij te paster,shoket e tij dhe mbi

gjithe ata qe i pasojn deri Diten e Kijametit.

________________________________________________________________________

Page 28: Sekti Kur’anij

”Vehabistat”

”Fjala ”Vehabi” është gabim nga këndvështrimi gjuhësore nga dy apekte,

1) Uahabijjeh rrjedhin nga emri i Allahut el-Uahab (Ai i Cili vazhdimisht jep), pra emri

përbëhet nga një cilësi e nderit.

2) Njeriu për të cilin thuhet të jetë themelues i grupit, quhet Muhamed bin Abdil-Uehab e

jo Abdul-Uehab, i cili ishte babai i tij.”

Ky sulm nuk është diçka që ka filluar në këto ditë, kjo është diçka që ndodh prej kohësh; Kushdo që thërret dhe fton në rrugën e Allahut, në rrugën e njëshmërisë së Allahut, dhe në sundimin e Ligjit të Allahut, dhe kushdo që vepron në pajtim me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, dhe respektimin e shembujve të halifëve të udhëzuar dhe sahabëve dhe pasuesit e tyre (tabiinëve), dhe ata që i pasuan ata (etba et -tabiinëve) – kushdo që vepron kështu atë e quajnë ”Vehabi”.

Ata kanë caktuar termin ”Vehabi” si një term për këdo që qëndron në rrugën e drejtë. Dhe ky është një bekim prej nderit dhe dinjitetit të Allahut, për këtë davet.

Sa për Shejkhun – Rahimullah!-, atëherë ai nuk ka thirrur në një meth’heb të tij të veçantë, dhe as për ndonjë mendim të tij të veçantë, por ai ftoi vetëm për zbatimin e Kuranit dhe Sunnetit. Dhe asnjë prej dijetarëve të kësaj thirrje nuk ia ka atribuar atë Shejkhut, dhe as Shejkhu nuk ia ka atributuar atë vetes së tij. E gjitha që Shejkhu ka thënë është se ky është Libri i Allahut, dhe ky është Sunneti i të Dërguarit të Allahut – asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

________________________________________________________________________

Çfarë do të thotë Vehabizmi dhe kush

ishte Abdul-Vehabi?! (2)

Para së gjithash ai duhet tu´a shpjegoj atyre këtë. Ndoshta disa prej tyre janë mashtruar. Ata nuk e dinë. Ata vetëm i dëgjojnë këto gjëra ndërsa ata në të vërtet nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë këto? Duhet tu shpjegohet e vërteta atyre dhe se këta emra dhe pseudonime janë të pabaza dhe se këto janë kurtha nga armiqtë.

Le ta lerë qtë që të shpjegojë se çfarë do të thotë Vehabizmi ose Al-Xhamijjeh – siç pretdenojnë ata.

Page 29: Sekti Kur’anij

Le tu´a shpjegojë ai atyre; ose le të kërkojnë prej tyre që ata të shpjegojnë se çfarë do të thotë të etiketuarit me medh´hebin e Vehabizmit, që përshpëritni me të?!!

Ata nuk do të vijnë me asgjë (prej fakteve). Ata do të hutohen.

Ma shpjego mua çfarë do të thotë Al-Xhamijjeh dhe çfarë besimi kanë në mënyrë që të shmangem prej tyre.

Ata nuk janë në gjendje të thonë asgjë. Kjo ka të bëjë vetëm me pseudonime dhe asgjë tjetër. Është e detyrueshme braktisja dhe të shmangurit nga këto çështje.

Para së gjithash kërkoi personit që ta shpjegojë se çfarë do të thotë Vehabizmi dhe Al-Xhamijjeh. Nëse ai nuk mund ti përgjigjet pyetjeve, ju e pyesni se si ai mund të paralajmërojë kundër tyre duke mos ditur se në çfarë besojnë ata?

Kjo ëhstë feja e tyre. Pastaj ia shpjegon atij. Është e mundur që ai vetëm dëgjon gjëra pa pasur dituri rreth tyre. Le ti´a shpjegojë atij se çfarë beismi ka Vehabizmi dhe se nuk ka asnjë grup të quajtur Al-Xhamijjeh.

Kjo është vetëm një nofkë boshe. Për më tepër nuk ka asnjë grup të tillë Al-Xhamijjeh. Ne shpresojmë se ne të gjithë pasojmë të vërtetën.

Sa për Muxhesimmeh dhe Hashvijjeh kët etiketime në asnjë mënyrë nuk kanë demtuar Ehlis-Sunnetin dhe Xhematin. Ata kanë lënduar vetëm ata që i përdorin këto nofka. Nuk dëmtohet Ehli-Sunneti dhe Xhemati kur etiketohet si Hashvijje dhe Muxhesimme për derisa ata pasojnë të vërtetën. Kjo nuk do ti dëmtojë ata.

________________________________________________________________________

02. Thirrja e Abdul-Vahabit ishte thirrje për në

Teuhid

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Varatha-ul-Anbija

Pyetje: Disa njerëz që vërtetojnë librat e Muhammed bin Abdul-Vahabi, duan ti´a heqin emrin e tij Abdul-Vahab dhe ta zavendësojnë me emrin et-Temimi. Ata kanë një qëllim të mirë. Ka njerëz që lexojnë jetën e tij të cilët kanë keqkuptuar jetën e shejkhut. A është kjo korrekte apo e gabuar?

Përgjigje: Vëllezër! Ata nuk kanë armiqësi ndaj shejkhut për shkak të emrit të tij. Ata janë armiqësorë ndaj thirrjes së tij. Ata nuk do të miratojnë davetin e tij edhe në qoftë se ju i ndërroni të gjithë emrat e baballarëve të tij.

Page 30: Sekti Kur’anij

Kjo nuk ka lidhje me emrin e tij. Kjo ka lidhje me davetin e tij. Ata nuk e duan këtë davet. Ata nuk duan një thirrje që thërret në Teuhid.

Ne nuk duhet ti kënaqim ata duke ndryshuar emrin. Dhe nuk ka dobi në këtë. Prandaj nuk është e lejuar të ndryshohen emrat e njerëzve pasi të kenë vdekur. Nuk është e lejuar ti adresohet puna një personi tjetër.

________________________________________________________________________

03. A ka bërë Muhamed Abdul-Vahabi tekfir mbi

njerëz?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) Burimi: el-Fark bejn et-Tejsir esh-Sheri uel-Muasir

Pyetje: A është e njohur se Muhamed bin Abdul-Vahab ka bërë tekfir mbi individ apo jo? Dhe çfarë dobie ka kapitulli për ”Er-Ride” – dalja nga feja?

Përgjigje: Shejkh Muhamed bin Abdul-Vahabi dhe imamët e tjerë bëjnë tekfir vetëm mbi atë, mosbesimi i të cilit është provuar nga Kur´ani dhe Sunneti dhe nuk justifikohet. Ai nuk duhet të ketë asnjë justifkim.

Para së gjithash i japim atij dëshmi se akti i tij është mosbesim.

Së dyti; sigurohuni që ai justifikohet nga ndonjë prej justifikimeve të njohura si injoranca, detyrimi me dhunë, keqkuptimi apo diçka tjetër.

Shejkh Muhamed Abdul-Vahab ishte në metodologjinë Selefije dhe nuk shpiki ndonjë gjë të re nga vetja e tij

________________________________________________________________________

04. Fshehtësia e suksesit të davetit të Abdul-

Vahabit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Verathet-ul-Enbija

Pyetje: Shejkh i nderuar, në fillim përmende përpjekjet e imamëve. Cila është arsyeja e suksesit të tyre në davet, duke qenë se ne shohim shumë thirrje tjera, të vjetra apo të reja, të cilat nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara edhe pse ne besojmë se ato bëhen nga njerëz të sinqertë.

Përgjigje: Kjo varet nga dy gjëra:

Page 31: Sekti Kur’anij

01. Të jetë daveti i sinqertë për Allahun (azze ve xhel). Ata bënë thirrje për tek Allahu nuk shpresonin asgjë tjetër përveçse shpërblimit të Tij. Ata nuk shpresonin as në lakminë as në punësim e as mburrje. E vetmja gjë që ata donin ishte shpërblimi i Allahut.

02. Thirrja e tij (Abdul-Vehabit) ishte të kapurit pas metodologjisë së të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). E realisht, thirrja e tij ishte sipas metodologjisë së të gjithë të Dërguarve (alejhima-selam), e me të vërtet që në radhë të parë, t’i kushtosh vëmendje akides dhe pastrimi i saj nga shkirkiatet-idhujtaria, nga risitë dhe mitet.

Përveç kësaj ata korrigjonin gjërat si p.sh relacionet, moralet e tjera. Metodologjia e shëndoshë dhe qëllimi i mirë, janë fshehtësia pas suksesit të daues së Abdul-Vahabit dhe nxënësve të tij.

________________________________________________________________________

05. A ka sjellur daveti i Abdul-Vahabit fitne tek

njerëzit?

Shejkh Muhamed Eman el-Xhami´i (Rahimullah!)

Pyetje: Çfarë mendoni për atë që thotë: “Këta thirrës -nuk e di se për kë e kanë fjalën konkretisht-, po e kthejnë umetin në kohërat e hershme, sikurse në kohërat e Imamit ripërtërirës Muhamed bin Abdul-Vahab, e cila ishte kohë e fitneve?”

Përgjigje: E lus Allahun që të më falë mua dhe ty!

Në kohën kur erdhi Muhammed bin Abdul-Vahab, thirrja e tij ishte ajo që i largoi fitnet. I largoi të gjithë ato vrasje që ndodhnin në mes fiseve të ndryshme.

E largoi adhurimin e idhujve dhe shirkun nga mesi i njerëzve. Gjithashtu, largoi edhe të gjykuarit me atë që nuk kishte zbritur nga Allahu; e padyshim se kjo është prej fitneve. Ai largoi edhe përçarjet mes njerëzve.

Kjo thirrje e begatshme, në vendin tonë solli bashkimin islam në mes të myslimanëve. U ngrit flamuri i Njëshmërisë së Allahut. E njerëzve në këtë vend ua mësoi besimin e pastër, u solli sigurinë, besueshmërinë dhe lirinë që e meritonin. Gjithashtu i shpërbleu me të gjykuarit me ligjin e Allahut.

Kështu që, njerëzit e këtij vendi, nuk gjykohen përpos me ligjet e Allahut. Kjo është thirrja e këtyre njerëzve për të cilët ju e keni fjalën.

Page 32: Sekti Kur’anij

Ata nuk duan asgjë tjetër, përpos rregullimin e gjërave, këshillimin për hir të Allahut me mësimet e Kur´anit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj udhëheqësve dhe ndaj njerëzve në përgjithësi.

E lus Allahun që të më falë mua dhe ty. Dhe e lus gjithashtu, që të bëj zemrën tënde që të kuptosh të drejtën.

________________________________________________________________________

06. Shejkh Abdul-Vahab nuk e konsideron

jobesimtarë atë të cilit nuk i ka arritur e vërteta

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Rahimullah!)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (810)

Pyetje: ”E para nga pesë shtyllat e islamit janë dy shehadetet. Umeti ka konsensus se ai i cili i lë anash këto dy shehadete, është kafir dhe është e detyrueshme që të luftohet kundër tij. Sa i përket katër kushteve të mbetura, pasi njeriu i ka pranuar ato, i lerë ato sepse ai e merr të lehtë çështjen e tyre, ne nuk bëjmë tekfir mbi të edhe në qoftë se nuk luftojmë kundër tij nëse ai i lerë ato…”

Imam Albani: Masha-Allah.

Pyetësi: Shejkh Abdul-Vahabi thotë. Se dijetarët nuk pajtohen në lidhje me mosbesimin e personit që braktis namazin nga përtacia e jo nga mohimi. (Muelefatush-Shejkh 3/9).

Imam Albani: Masha-Allah.

Pyetësi: Edhe këtu Shejkh Abdul-Vahabi citon Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijen:

”Kur disa Sahabe dhe pasues të tyre, si Kudamah bin Madh´un dhe pasuesit e tij, pinin alkool dhe besonin se ishte e lejuar për ata që kishin bërë vepra të mira, duke u bazuar në të kuptuarit e tyre të ajetit i cili gjendet në el-Maide, dijetarët në mesin e Sahabeve, si Umeri dhe Aliu kërkonin që ata të pendoheshin.

Në qoftë se ata kishin vazhduar ta konsideronin këtë vepër të lejuar dhe në qoftë se ata do ta konsideronin pirjen e alkoolit si vepër të lejuar, ata do të kishin dalë nga feja, e në qoftë se ata do ta pranonin gabimin e tyre, ata do t´i rrihnin me kamxhik. Kështu pra, nuk bëhet tekfir mbi ta për shkak të keqkuptimit në të cilin kishin rënë derisa t´iu kishte arritur e vërteta. Po të kishin vazhduar të mohonin, ata do të dilnin nga feja. (er-Rad ala el-Bakri, faqe. 259).

Dhe fjalët e Ibnu Tejmijes:

Page 33: Sekti Kur’anij

”Prandaj e kam pasur zakon që tu them Xhehmijve dhe atyre që mohojnë se Allahu është mbi Arsh (fronin e Tij): ”Po të kisha unë mendimin tuaj do të isha

bërë jobesimtarë. Por ju nuk jeni jobesimtarë sipas meje sepse ju jeni injorantë. (er-Rad ala el-Bakri, faqe.260).

Imam Albani: Korrekt. Masha-Allah.

Pyetësi: Vazhdon të citojë Shejkh-ul-Islamin:

”Ne e dimë që është e pashmangshme se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i ka mësuar umetin e tij që të adhurojnë një person të gjallë apo të vdekur, as

Profetë e as dikë tjetër, pavarësisht nëse këto janë lutje për mbrojtje apo diçka tjetër. Gjithashtu ai nuk i ka mësuar që t’i bëhet sexhde të vdekurit apo të

gjallëve apo diçka tjetër. Në fakt ne e dimë se ai ndaloi të gjitha këto dhe se këto janë idhujtari të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal Allahu alejhi ue selem) i ka ndaluar. Por për shkak të mbizotërimit të injorancës tek ata dhe mungesës së

njohurive të mesazhit në mesin e njerëzve të më vonshëm…

Imam Albani: Allahu Ekber.

Fjalët e Ibn Tejmijes vazhdojnë…. nuk mund të bëhet tekfir mbi ta derisa t’u sqarohet atyre se ajo që i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka shpallur është në kundërshtim me ato. Për këtë, sa herë e kamë shpjeguar këtë çështje dikujt që kupton bazat e Islamit, vetëm se ka thënë: ”Kjo është baza e Islamit.”

Dijetarët e mëdhenj në mesin e kolegëve tanë, kanë thënë: ”Kjo është gjëja më e madhe që na e keni shpjeguar neve.” ( er-Rad ala el-Bakri,faqe.377).

Imam Albani: Allahu e shpërbleftë atë me të mira. Kjo duhet të jetë fjala e Shejkh-ul-Islamit.

Pyetësi: Kjo është fjala e Shejkh-ul-Islamit, po. Këtu thotë Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Vahab kur ai ishte akuzuar se bënë tekfir mbi myslimanët: ”Në lidhje me gënjeshtrat dhe shpifjet që deklarojnë: se ne përgjithësisht i konsiderojmë myslimanët jobesimtarë, atëherë ata duhet të vijnë tek ne për të sqaruar atë se, ne i konsiderojmë jobesimtarë ata që nuk janë të tillë dhe ata që nuk marrin pjesë në luftë, kjo është një gënjeshtër e kulluar.

Kjo është një mënyrë për t’i larguar njerëzit nga feja e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem).

Si mund ta shpallim dikë që nuk praktikon idhujtarin në qoftë se ai nuk vjen tek ne dhe t’i konsiderojmë jobesimtarë e të luftojmë kundër tyre; me dijen e plotë se ne nuk i kemi konsideruar jobesimtarë ata që adhurojnë putat e Abdul-Kadrit, Ahmed el-Bedeviut dhe varret e atyre, të cilat (adhurime) janë të ngjashme me ata nga injoranca e hershme nëse nuk ka kush t’i përkujtojë ata. (Fataua ue Masa´il esh-

Page 34: Sekti Kur’anij

Shejkh Muhammed bin Abdil-Vahab, faqe, 5-6, brenda Maxhmu Mu´allafatish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vahab, vol. 2).

”Lavdia të qoftë Ty (o Allah), kjo është një shpifje e madhe.” 24:16

________________________________________________________________________

07. Është krenari të të quajnë ‘Vehabist

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Përse, të gjithë ata që thërrasin në Teuhid në çdo vend të botës, quhen ‘Vehabista’ që nga koha e Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehabit (rahimehullah)? Ky emërtim po i tremb shumë njerëz nga ata që thërrasin në Teuhid.

Përgjigje: Jo, kjo nuk mund t’i tremb ata. Elhamdulilah, ne jemi krenarë me këtë gjë.

Nëse ai i cili thërret në Teuhid quhet ‘Vehabist’, Si quhet ai i cili thërret në idhujtari (shirk), si e quajnë atë? E quajnë xhahil (injorant)?

Ne jemi krenarë për këtë, andaj le të na thonë ‘Vehabista’. Pra, ata vetë e dëshmojnë se thirrja Vehabiste është thirrje për në Teuhid.

Autori i ‘el-Lenxhes’ Rahimullah ka thënë:

Nëse pasuesi i Ahmedit është Vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist

Kur thuhet Ahmedi, është fjala për të Dërguarin (sal Allahu alejhi ue selem).

Po e përsëris edhe njëherë: Nëse pasuesi i Ahmedit është vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist.

________________________________________________________________________

Nga erdhi nofka Vahabijeh?

“Kur thirrja e Muhamed bin Abdil-Vehabit u përhap në mesin e arabëve, turqit u frikësuan se mbretëria e tyre do të humbet dhe pastaj filluan të paralajmërojnë

kundër kësaj thirrje duke e emërtuar me emrin ‘Vahabijeh’.”

Page 35: Sekti Kur’anij

“Nofka ‘Vahabijeh’ rrjedh nga politika turke pasi ata ia kishin kthyer shpinën ligjit të Allahut.”

________________________________________________________________________

Dy gabimet kryesore në të emëruarit me

termin “Vehabizëm”

Termi “Vehabizëm” është gabim si për nga aspekti i formulimit të tij, po ashtu edhe nga domethënia në të cilën përdoret.

Lidhur me formulimin, kjo nuk i atribuohet personit tek i cili e ka bërë këtë thirrje, pra Shejkh Muhamedit, por i atribuohet Abdul-Vehabit babait të tij i cili nuk kishte asgjë të bëjë me këtë thirrje.

Dhe kjo është totalisht diçka e gabuar. Atriboimi i saktë në këtë rast duhet të jetë “Muhamedijjeh”. Mirëpo ata e kanë parë se ta quash dikë me këtë emër, është diçka e lavdërueshme (ngase emërimi përkon me atë të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem v.p.).

Prandaj, ata e falsifikuan këtë fakt.

Sa për domethënien, kjo thirrje nuk ka braktisur në asnjë formë kornizat e Selefëve në mesin e Sahabëve, Tabiinëve dhe Tabi-Tabiinëve. Në vend të quhet “vehabizëm”, është e detyrueshme për ta quajtur këtë thirrje “selefizëm”.

Personi i cili thërriti në këtë thirrje nuk ka shpikur diçka që mund t’i atribuohet atij ndryshe nga disidentët/thirrësit e sekteve devijuese siç janë Ismailijeh, Keramitah etj.

Nëse këto sekte do të quheshin “Selefijeh”, njerëzit dhe historia do ta kishin refuzuar këtë emër, sepse ata fare nuk pasojnë rrugën e Selefëve. Në vend të kësaj, ato janë sekte që janë të shpikura nga themeluesit e tyre.

Prandaj, termi i saktë kushtimisht që do të ishte i drejtë për tu përdorur në lidhje me thirrjen e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit do të ishte thirrja “Muhamedijjeh” apo “Selefijeh”.

Por pasi ky emërtim i zemëroi armiqtë, ata e shtrembëruan atë. Prandaj, termi “Vahabizëm” nuk ishte i njohur në mesin e pasuesve të Shejkhut.

Page 36: Sekti Kur’anij

Ky term erdhi nga kundërshtarët e tyre. Në fakt, ata i vulosin gjithë ata që pasojnë Selefët me këtë etiketim. Qëllimi i kundërshtarit me këtë etiketë është që ta përjashtojnë thirrjen e Shejkhut nga metodologjia e shëndoshë.

________________________________________________________________________

Dallimi mes ISIS dhe Muhamed bin Abdil-

Vehabit

El-Kubejsi asocioj ISIS në Irak me Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabin dhe i quajti ata një ”produkt hebre”. Ai e dëmton veten e tij jashtëzakonisht ashpër kur ai flet në këtë mënyrë kriminale dhe të shëmtuar, sepse ai përfshin të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe ata që pasojnë të vërtetën dhe ata që pasojnë gënjeshtrën:

سلمين أفنجعل جرمين الم ون كيف لك م ما كالم تحك م

”A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me myslimanët? Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?” 1

فسدين الصالحات وعمل وا آمن وا الذين نجعل أم تقين نجعل أم الرض في كالم الم

ار ج كالف

”A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të

këqijave, si ata që janë mëkatarë?” 2

Unë kam shkruar një artikull në lidhje ISIS edhe në lidhje me metologjinë e shkrimeve të Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit në të cilën kam përmendur se si daveti i tij ishte qëllim përmirësues dhe se ai nuk predikoi asgjë të re. Ai reformoi vetëm metodologjinë Selefite e cila është Kurani dhe Sunneti. Unë gjithashtu përmenda se si ai ka prejardhjen nga Benu Temim që sipas të Dërguarit salallahu alejhi ue selem do të egzistojë deri në Ditën e Gjykimit dhe se ata janë njerëzit më të ashpër kundër Dexhallit.

Unë nuk e di se për cilët jehudë, el-Kubejsi po flet. A e ka për qëllim jehudët që pushtuan Palestinën? Apo e ka për qëllim disa jehudë të tjerë? Nëse ai i ka për qëllim ata, ai duhet ta dijë se daveti i Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit mbretëroi gjatë mesit të shekullit dymbëdhjetë, ndërsa hebrenjtë pushtuan Palestinën në shekullin e trembëdhjetë. Ai mi kujton mua ata që e quajnë Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen (i cili vdiq në vitin 728) ”Vehabist”.

Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabi jetojë disa shekuj pas Ibnu Tejmijes. Prej atyre që e fyenin thirrjen e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit ishte irakiani Davud bin

Page 37: Sekti Kur’anij

Xharxhis të cilin disa dijetarë e kanë refuzuar. El-Kubejsi është një prej trashëgimtarëve të tij sot. Më i shquari sot që pasoi metodologjinë e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit duke pasur parasysh të thirrurit në të vërtetën dhe në udhëzimin, dhe pasimin e Selefëve është Shejkhu ynë Abdul-Aziz bin Baz (vdiq 1420 – Rahimullah!). Çfarë ndryshimi ka midis dy trashëguesve dhe dy trashëgimtarëve!

Sa i përket asaj ai e quan liderin e ISIS;it ”qen, i biri i një qeni”, kështu që kjo nuk i përket të folurit të dijetarëve, nxënësve të dijes apo edhe të atyre që bëjnë vepra të mira.

____________________________________________

1 - 68:35-36

2 - 38:28

________________________________________________________________________

“Lehja e qenve” nuk e dëmton Selefizmin

“Kjo është diçka që të tjerët para tyre prej mynafikëve dhe jobesimtarëve, e kanë bërë

edhe në të kaluarën. Ata e kishin zakon t’i fyenin njerëzit fetarë. Ata e kishin zakon t’i

fyenin myslimanët, të cilët iu përmbaheshin fesë së tyre. Kjo gjë është e vjetër, nuk

është asgjë e çuditshme. E ndërsa, këta janë pasues të atyre të mëhershmëve. Ata nuk e

kanë dëmtuar aspak Selefizmin dhe as Selefitë, por dëmtojnë vetëm veten e tyre.

Elhamdulilah, Selefizmi i vërtetë është i qëndrueshëm dhe stabil sipas Kuranit dhe

Sunnetit. Kurse të “lehurit e qenve”, nuk i dëmton ata.”

FETVAJA PA DITURI

Page 38: Sekti Kur’anij

Gjynahu më i madh: Të

flasësh në fenë e Allahut pa

dije!

Vlera e dijes fetare është e madhe. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – thotë: “Kush nis një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu do t’i lehtësojë atij një rrugë për në Xhennet. Dhe me të vërtetë melaiket i shtrijnë krahët e tyre nga kënaqësia që kanë nga kërkuesi i dijes. Dhe për dijetarin kërkon falje kush është në qiell dhe në tokë, deri edhe peshqit në det.

Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit, është si vlera e hënës kundrejt gjithë planetëve të tjerë. Me të vërtetë dijetarët janë trashëgimtarët e Profetëve. Dhe Profetët nuk kanë lënë trashëgim dinar e as dirhem (pasuri), por kanë lënë trashëgim dijen, prandaj ai që e merr atë, ka marrë një fat të madh” (Transmeton: Ebu Daud, Tirmidhi, Ibn Maxheh, dhe e saktëson Ibn Hibbani nga Ebu Derdaja)

Engjëjt kënaqen nga kjo vepër madhështore, nga kërkimi i dijes dhe i shtrijnë krahët për kërkuesin e dijes, ashtu siç ka ardhur në hadith tjetër se ata i rrethojnë dhe i mbulojnë tubimet ku përmendet Allahu dhe mësohet fjala e Tij. Mjafton si nder për dijen se ajo është trashëgimi e profetëve dhe se ai që e merr atë ka marrë një gjë të shtrenjtë. Dhe vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është si vlera e hënës së plotë, a e keni parë hënën e plotë se si ndriçon? Ashtu është edhe dijetari, ai u ndriçon udhën njerëzve për të shkuar tek Allahu dhe kënaqësia e Tij, dhe për të qëndruar larg nga Xhehennemi dhe zemërimi i Allahut. Pra dijetari ka mision madhështor. Udhëzon njerëzit në rrugë të drejtë dhe i largon nga humbja.

Ashtu si dijetari që flet me dituri për fenë e Allahut ka shpërblim të madh, po ashtu nga ana tjetër, e kundërta e kësaj: ai që flet pa dije në fenë e Allahut kryen një gjynah të madh, dhe atë pa e ndjerë. Argument për këtë është fjala e Allahut – subhanehu ue teala – në suren Ea’raf, 33.

“Thuaj: Me të vërtetë Zoti im ka ndaluar nga veprat e turpshme, ato që bëhen haptas dhe ato që bëhen fshehtas, gjynahet dhe padrejtësinë, dhe t’i bëni shok

Page 39: Sekti Kur’anij

Allahut gjë për të cilën Ai nuk ka zbritur argument, dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini”

Thotë Ibnul Kajjim: “I renditi haramet në katër grada dhe filloi me më të lehtën prej tyre: veprat e turpshme, pastaj të dytën përmendi atë që është më e rëndë se e para, që janë: gjynahet dhe padrejtësia, pastaj atë që është më e rëndë se dy të parat: i cili është shirku, t’i shoqërosh Allahut dikë në ato gjëra që i meriton vetëm Ai – i Patëmeta -, pastaj të katërtën më të rëndën nga të gjithat: Të flasësh për Allahun pa dije. Dhe kjo përfshin të folurit për Allahun pa dije, në Emrat dhe Cilësitë e Tij, në veprat e Tij, në fenë e Tij dhe në sheriatin e Tij”[1]

Dmth imoraliteti, nuk është gjë para të folurit pa dije në fenë e Allahut, as padrejtësia, e as shirku. Të folurit pa dije në fenë e Allahut është më e madhe nga të gjitha ato.

Dhe për ata që marrin përsipër të flasin pa dije në fenë e Allahut dhe të japin fetva (përgjigje fetare) me injorancë, ka ardhur kërcënim i ashpër nga Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – i cili thotë: “Kush thotë për mua atë që nuk e kam thënë, le të bëjë gati për veten një shtëpi në Xhehennem. Dhe kush jep fetva pa dije, ai ka gjynahun e atij që i kërkoi fetva, dhe kush e orienton vëllanë e tij në diçka duke e ditur se e drejta është në diçka tjetër, ai veçse e ka tradhtuar atë”[2]

Prandaj kur ti pyet për fenë e Allahut dikë që nuk ka dije, nuk e ke nderuar atë, e as e ke ngritur, përkundrazi e ke futur në gjynah, dhe edhe vet ke gjynah nëse nuk pyet atë që ka dije, por pyet injorantin. Sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Pyesni njerëzit e dijes nëse nuk dini” (Nahl: 43)

Thotë Imam Kurtubiu: “Nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se është detyrë për popullin e thjeshtë që të imitojnë, të pasojnë dijetarët e tyre, dhe kjo është qëllimi i fjalës së Allahut: “Pyesni njerëzit e dhikrit (njerëzit që njohin Kuranin dhe Sunetin) nëse nuk dini”… dhe po ashtu nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se: popullit të thjeshtë nuk i lejohet të japë fetva, sepse ata nuk i dinë kuptimet dhe shkaqet e lejimit apo të ndalimit të diçkaje në fe”[3]

“Kështu ajeti pohon ‘farzin ajn’ (detyrimin individual) dhe ‘farzin kifajeh’ detyrimin kolektiv. Detyrim individual (për çdo person) është që ai i cili nuk di, të pyesë atë që di; ndërsa detyrimi kolektiv është që në çdo lagje, në çdo zonë ku jetojnë muslimanë, të jetë një grup njerëzish të cilët plotësojnë nevojat e tyre. Dmth është detyrë që në çdo fshat, (në çdo qytet) të jetë dikush që pyetet (për çështjet e fesë).” [4]

Thotë Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-: “Allahu nuk e merr diturinë duke e tërhequr atë nga njerëzit (nga mendjet dhe zemrat e tyre), por e merr dijen duke marrë dijetarët. Derisa të mos lerë më asnjë dijetar, atëherë njerëzit marrin (për dijetarë dhe drejtues) disa injorantë, dhe ata pyeten e japin fetva pa dije, dhe

Page 40: Sekti Kur’anij

kështu humbasin vet e i humbasin edhe të tjerët” (Muslim: 2673) Profeti u siguron humbjen atyre që flasin pa dije.

Kjo që po ndodh sot është pikërisht ajo që na ka njoftuar Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem– i cili ka thënë: “Do tu vijnë njerëzve disa vite mashtruese. Në ato vite do t’i besohet gënjeshtarit, dhe do t’i thuhet të sinqertit: ‘gënjeshtar’, do t’i besohet tradhtarit, dhe besnikut do t’i thuhet tradhtar. Dhe në ato vite do të flasin ‘ruuejbidat’. – i thanë – O i Dërguari i Allahut, e ç‘janë ‘ruuejbidat’?! – tha – Njeriu mendjelehtë, i cili flet në çështjet e mëdha”

Jetuam dhe i pamë mendjelehtët që flasin në çështjet e mëdha të ummetit. “Ky është xhihad, përpjekje në rrugë të Allahut”, në një kohë që ajo është vetëm kryengritje dhe rebelim ndaj qeveritarëve e cila po sjell shkatërrim të madh në tokë, apo vetëvrasje që është prej gjynaheve të mëdha, dhe nuk ka lidhje me fenë e Allahut.

Kjo është sunet, kjo është bidat! Kjo është hallall, kjo është haram.

Ti po flet në fenë e Allahut, dmth po flet në emër të Allahut, po firmos në emër të Tij. Po thua Allahu ka lejuar, Allahu ka ndaluar, Allahu e do këtë, Allahu e urren këtë, prandaj shiko mirë se çfarë po thua, dhe në emër të kujt po flet, dhe i mjeri ti nëse flet pa dije!

Ti po gjykon për dikë se ka dalë nga feja, apo ka dalë nga suneti, apo ka devijuar nga rruga e drejtë, dhe të gjitha këto gjykime u takojnë vetëm gjykatësve fetarë siç thotë shejkh Salih Ali Shejkh, ministri i fesë së Arabisë Saudite, dhe prej dijetarëve të mëdhenj. Gjykimi ndaj njerëzve është punë e gjykatësve, dhe jo e njerëzve të thjeshtë. Sepse nëse i thua dikujt ‘kafir’ (pabesimtar) dhe ai nuk është pabesimtar, atë cilësi do ta meritojë njëri prej të dyve, ose ti ose ai. Nëse ai nuk e meriton, të kthehet ty. Siç ka ardhur në hadith të saktë nga Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -.

E po ashtu nëse i thua dikujt ‘bidatçi’! D.t.th se ai është i kërcënuar me Zjarrin e Xhehennemit, sepse “Çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në Zjarr”, po i thua: O ti, po lodhesh kot duke pasuar Kuranin, Sunetin, sahabët dhe dijetarët e mëdhenj të ummetit, sepse ti je duke shkuar për në Zjarr. Nderi i muslimanit është i shenjtë, por akoma më i shenjtë është nderi i dijetarëve dhe njerëzve të dijes. Ai që e ha atë i vdes zemra, dhe ai që e nuhat atë sëmuret.

Nëse ti bëhesh gjykatës, dmth e vendos veten tënde në pozitën e gjykatësit dhe gjykon për njerëzit pa dije, ti je i kërcënuar nga vet Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – me Zjarr: “Gjykatësit janë tre llojesh: dy janë në Zjarr dhe një në Xhennet. Një njeri që e njeh të vërtetën dhe gjykon me të, ai është në Xhennet. Dhe ai që gjykon mes njerëzve pa dije, ai është në Zjarr, dhe ai që e njeh të vërtetën dhe bën padrejtësi, ai është në Zjarr”[5]

Page 41: Sekti Kur’anij

Gjykatësi kur gjykon pa dije është i kërcënuar me Zjarrin e Xhehennemit, po ti që nuk je gjykatës dhe për më tepër gjykon pa dije?! Po kur çështja për të cilën ti gjykon nuk është unanime dhe ka kundërshtim mes dijetarëve për të, si mund të ndërtosh mbi të dashuri dhe urrejtje (pretenduan) për hir të Allahut?! Po kur çështja që ti pason është bërë shkak për përçarjen e ummetit dhe nuk i ka bashkuar ata, por i ka bërë grupe grupe, në krye të çdo grupi vendoset nga një injorant?!

Jo uallahi nuk e ke kuptuar fenë e Allahut dhe as qëllimet e saj: prej të cilave është bashkimi i njerëzve dhe jo përçarja e tyre. Nga qëllimet e fesë është bashkimi i njerëzve, dhe këtë e thotë Allahu në Kuran: “Ai ju ligjëroi juve prej fesë, atë me të cilin porositi Nuhun, dhe atë që ta shpallëm ty, dhe atë me të cilën porositëm Ibrahimin, Musain dhe Isain: (dhe ajo porosi ishte: ) Zbatojeni fenë dhe mos u përçani në të”[6]

Ka thënë dijetari i madh i Islamit Ibnul Kajjim: “Sheriati është i ndërtuar mbi urtësinë dhe (prej qëllimeve të tij është) që tu sjellë dobi njerëzve në këtë botë dhe në botën Tjetër, dhe ai është i gjithi drejtësi, i gjithi mëshirë, dhe i gjithi përfitime dhe dobi, dhe i gjithi urtësi. Prandaj çdo çështje që del nga drejtësia në padrejtësi, nga mëshira në të kundërtën e saj, nga përfitimi në dëmtim, nga urtësia në tallje, nuk është askund prej sheriatit, edhe nëse përpiqet të paraqitet si pjesë e saj me ndonjë lloj interpretimi”[7]

Një çështje që sjell dëme të mëdha në ummet, nuk ka lidhje me fenë e Allahut, një çështje e debatuar, dhe e diskutuar mes dijetarëve, të bëhet çështje themelore, bazë për të gjykuar mbi njerëzit, dhe për të shkaktuar përçarje dhe trazira, dhe grupe dhe banda në krye të secilës prej tyre qëndron dikush që nuk e njeh Islamin, i cili fut dhe nxjerr nga suneti kë të dojë ai, fut dhe nxjerr nga feja kë të dojë ai, kjo nuk është prej fesë Islame.

Ai që pyetet mund të jetë njëri shumë i mirë, por nuk ka dije në fenë islame. Ai që pyetet mund të jetë njeri shumë i devotshëm, por nuk ka dije në fenë e Allahut, dhe nuk lejohet që të pyetet. Mund të jetë shumë i aftë në çështjet e dynjasë dhe mund të jetë drejtues në fushën e tij, specialist, profesionist, zanatçi i mirë, por nuk ka dije në fenë e Allahut. Nuk lejohet që të pyetet dhe të flasë pa dije, sepse do të humbasë për vete, do t’i humbasë edhe të tjerët.

Në çdo gjë njerëzit kërkojnë më të diturin, më të aftin, më të zotin dhe më të mirin. Kur janë sëmurë kërkojnë për doktorin më të mirë. Kur duan të ndërtojnë një shtëpi marrin inxhinierin më të mirë. Kur duan të martohen zgjedhin bashkëshortin më të mirë. Pse kur vjen puna te feja pyesin kë tu dalë përpara? Feja është gjëja më e shtrenjtë për ty o njeri, sikur ta dije. Më e shtrenjtë se jeta, më e shtrenjtë se shtëpia, pasuria, dhe se gjithçka tjetër. Si shkon dhe e merr fenë tënde prej kujtdo?! Prej atij që ka studiuar Islamin dhe prej atij që s’e ka studiuar Islamin?

A do të pranoje që operacionin kirurgjikal në zemër të ta kryente një njeri që ka mësuar prej videove në youtube? A do t’ia lije jetën tënde në dorë një njeriu të tillë?!

Page 42: Sekti Kur’anij

Po atë që është më e shtrenjtë për ty se jeta, fenë tënde, si ja lë në dorë atij që e ka mësuar fenë nga interneti (interlaneti) Youtube-i?!

“Dhe mos e paso atë për të cilën nuk ke dije, sepse me të vërtetë, dëgjimi, shikimi dhe zemra, për të gjitha ato do të pyetet njeriu” [8]

Ibn Abbasi ka thënë për këtë ajet: “Mos thuaj dhe mos paso atë për të cilën nuk ke dije” Dhe njëri prej dijetarëve të hershëm i quajtur Ebu Is’hak është argumentuar me këtë ajet për të thënë se: “Nuk lejohet fetvaja pa dije.” [9]

Paraqitja para njerëzve përpara se të marrë dije është ajo që na ka shkatërruar dhe na ka përçarë. Pa mësuar gjuhën arabe, pa u ulur në bankat e shkollës, pa u ulur në gjunjë tek dijetarët, pa e njohur tefsirin (komentimin e Kuranit), pa e njohur hadithin dhe shkencat e tij, pa e lexuar të Saktin e Bukhariut, të Muslimit – e lëri më të tjerët, pa i njohur bazat e fikhut (jurisprudencës islame). Si mund të ulesh dhe tu mësosh njerëzve fenë e Allahut?! Si mund të ndash mes të drejtës dhe të gabuarës, mes sunetit dhe bidatit, mes humbjes dhe udhëzimit?! Si?!

Jetojmë në një kohë ku të gjithë flasin me kompetenca të plota për fenë e Allahut, me dije dhe pa dije, me aq lehtësi, sikur po flasin për një ndeshje futbolli. Dhe kjo uallahi është shenjë e Kijametit. Thotë Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, siç ka ardhur tek Bukhari: “Kur çështja të lihet në dorë të atij që s’është i aftë për të, atëherë prite Kijametin” Kur të padrejtët vendosen në krye të drejtësisë, kur tradhtarëve tu lihen në dorë amanetet, kur pasuritë të lihen në dorë të hajdutëve, dhe, më e keqja e të gjithave: kur në fenë e Allahut të flasë ai që nuk ka dije, atëherë prite Kijametin!

Selefët (dijetarët e parë) frikësoheshin shumë nga fetvaja dhe nga të folurit pa dije në fe.

“Nuk jam ulur të jap mësim derisa dëshmuan për mua 70 dijetarë” — Imam Maliku.

Dhe kur pyetej për ndonjë çështje bëhej sikur ishte mes Xhennetit dhe Xhehennemit. Prandaj le t’i kemi frikën Allahut dhe të ruajmë vetet tona dhe fenë tonë. Dhe Allahu e di më së miri!

[1] - “I’lamul muuek-kiin”/ vëll.1./ fq.39.

[2] - Transmeton Ebu Daudi në “Sunen”-in e tij, dhe zinxhiri i tij është i mirë

[3] - “Tefsir el Kurtubi” ose “El xhamiu li ahkamil Kur’an” Suretl Enbija, ajeti 7.

[4] - Nga fetvatë e shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.

Page 43: Sekti Kur’anij

[5] - Saktësoi Albani në “Sahih el xhami’ es-saghir” (4322, 4323/ 4)

[6] - Shura: 13.

[7] - “I’lamul muek-kiin” (vëll. 3/ fq. 5)

[8] - Isra: 17

[9] - “I’lamul muuek-kiin” (vëll.1/ fq. 44)

Të Dhënit Fetva pa Dije

Ka thënë Ibn Kajjim el Xheuzijeh – Rahimullah: “Kush u jep fetva njerëzve duke mos qenë i aftë për fetva është gjynahqar, kundërshtues i Allahut. Dhe ai që e miraton atë prej pushtetarëve (përgjegjësve) është gjithashtu gjynahqar, kundërshtues i Allahut.”

Ka thënë Ebul Ferexh ibnul Xheuzij – Rahimullah: “Është detyrë për pushtetarin që t’i pengojë ata, ashtu siç bënë Benu Umejjet. Këta (që japin fetva pa qenë dijetarë) janë si ata që udhëheqin karvanet dhe nuk i njohin rrugët, apo si i verbri që u tregon njerëzve kiblen, apo si ai që nuk ka dije për mjekësinë dhe kuron njerëzit, madje ai është më keq se të gjithë ata. E nëse është detyrë për pushtetarin që ta ndalojë nga mjekimi i të sëmurëve (pseudo-mjekun), si është puna atëherë me atë që nuk e njeh Kuranin dhe Sunetin dhe nuk e kupton fenë?! Dhe shejhu ynë ishte shumë i rreptë në kundërshtimin e atyre. Një ditë e dëgjova të thoshte: ‘Më tha njëri prej tyre: A ke vendosur ndonjë inspektor (mbikqyrës) për fetvatë? (ndoshta duke u tallur me të) – i thashë – Të ketë kontrollues (mbikqyrës) për bukpjekësit dhe guzhinierët dhe të mos ketë kontrollues për fetvatë?!”

Dhe thoshte Imam Maliku - Rahimullah: “Ai që pyetet për diçka, duhet që para se të përgjigjet ta mendojë veten përpara Xhennetit dhe Zjarrit, dhe se si do të shpëtojë në Botën Tjetër, pastaj të përgjigjet.”

Dhe u pyet për një çështje e tha: “Nuk e di”. I thanë – Ajo është një çështje e lehtë, e kollajtë! Atëherë ai u nxeh dhe tha – Nuk ka në dije çështje të lehta! A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut që thotë: “Ne do të hedhim (shpallim) ty një fjalë të

Page 44: Sekti Kur’anij

rëndë” [Muzzemmil: 5], prandaj dija është e gjitha e rëndë dhe sidomos ajo për të cilën do të pyetesh Ditën e Gjykimit.

Dhe ka thënë gjithashtu (Imam Maliku): “Nuk kam dhënë fetva veçse pasi dëshmuan për mua 70 (dijetarë) se unë jam i aftë për këtë punë.” Dhe ka thënë: “Nuk duhet që njeriu ta shohë veten të aftë për diçka derisa të pyesë atë që është më i dijshëm se ai (në atë fushë), dhe unë nuk kam dhënë fetva derisa pyeta Rabian dhe Jahja ibn Seiid-in dhe ata më urdhëruan për këtë gjë, e sikur të më kishin ndaluar nga kjo, do të ndalohesha prej kësaj.”

Dhe ka thënë: “Kur shokët e Profetit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem– i kishin të rënda disa mesele (çështje fetare) dhe nuk guxonte ndonjë prej tyre të përgjigjej derisa të merrte mendimin e shokut të vet, me gjithë maturinë dhe pjekurinë dhe pastërtinë që kishin, si është gjendja jonë, me gjynahet që kanë mbuluar zemrat tona?!”

Dhe kur pyetej për ndonjë çështje (Imam Maliku) – Rahimullah – bëhej sikur ishte përpara Xhenetit dhe Zjarrit.

Thotë Ata ibn ebi Rabah: “Arrita disa njerëz që kur pyetej ndonjëri prej tyre, përgjigjej dhe trupi i dridhej.” (ndoshta nga frika prej Allahut).

U pyet Profeti – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Cilat janë vendet më të këqia” dhe tha: “NUK E DI! Dersa të pyes Xhibrilin?!” E pyeti atë dhe tha: “Tregjet”

Ka thënë Imam Ahmedi: “Kush e ka parashtruar veten e tij ndaj fetvasë, e ka paraqitur atë përpara një çështjeje të madhe, veçse kur kjo është një gjë që nuk i ikën dot për shkak se është e domosdoshme.”

U pyet Sha’biu për diçka dhe tha: “Nuk e di”. I thanë: “Nuk të vjen zor që pyetesh për diçka dhe thua: ‘Nuk e di’, në një kohë që ti je fakihu (dijetari) i Irakut?! Tha – Por Engjëjt nuk patën turp të thoshin: “Ne nuk kemi dije veç asaj që ti na mësove.”!

Ka thënë njëri prej dijetarëve: “Mësoje ‘Nuk e di’-në, sepse nëse ti thua ‘Nuk e di’, do të të mësojnë derisa të dish, e nëse thua: “E di”, do të të pyesin derisa të mos dish (e të dalë në shesh mosdija jote dhe do të turpërohesh).

Thotë Utbeh ibn Muslim: “E shoqërova Ibn Umerin 34 muaj, dhe shpesh ndodhte që të pyetej dhe thoshte: ‘Nuk e di!’ ”.

Seiid ibnul Musejjib gati sa nuk kishte fetva që jepte dhe nuk thoshte diçka pa u lutur: “O Allah më ruaj dhe ruaji prej meje!”.

U pyet Imam Shafiu për një çështje dhe heshti. I thanë – A nuk po përgjigjesh?! Tha – (Jo) Derisa ta di (ta pyes zemrën time) nëse është më mirë të përgjigjem apo të hesht.”

Page 45: Sekti Kur’anij

Ka thënë Ibn ebi Lejla: “Arrita 120 prej ensarëve, prej shokëve të Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Pyetej ndonjëri prej tyre për ndonjë çështje dhe e kthente mbrapsht atë (refuzonte të përgjigjej).” “I’lamul muuekki-in” (4/217)

FETVAJA PA DITURI: Ebu

Abdullah Muhamed bin Salih

Uthejmin

Të dhënit fetva është post i rëndësishëm, me të përballët pronari i saj për të sqaruar atë që është e dyshimtë tek masa, për çështjet që kanë të bëjnë me fenë e tyre, i udhëzon drejt rrugës së drejtë, prandaj ky post është shumë i rëndësishëm dhe nuk e drejton atë përveç atij që është kompetent. Për atë kërkohet nga robërit e Allahut që të kenë frikë Allahun dhe të mos flasin përveçse me dituri dhe shkathtësi, dhe ta mësojnë se vetëm Allahut i takon krijimi dhe urdhërimi, andaj nuk ka Zot që krijon pos Allahut, e as udhëzues për njerëzit pos Tij, e as sheriate pos sheriatit të Allahut. Ai (Allahu) është që urdhëron dhe ndalon nga diçka, Ai është që lejon dhe pëlqen diçka, ka ndaluar Allahu që dikush të lejojë apo të ndalojë diçka me teket-epshet e veta.

Allahu ka thënë: Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep Allahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar Allahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të Allahut?” Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër Allahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? (Junus, 59-60)

Allahu ka thënë: “Dhe më gjuhët tuaja mos flisni të pavërteta, Kjo është e lejuar, kjo është e ndaluar, me qëllim që të përhapni të pavërteta për Allahun. Ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj Allahut nuk do të shpëtojnë. Pak do të kënaqen, por i pret dënim i dhembshëm”. (Nahl, 116-117)

Vërtetë prej krimeve më të mëdha është që njeriu të thotë për diçka kjo është e lejuar (hallall) duke mos e ditur dispozitën e Allahut për atë çështje, apo të thotë për diçka është e ndaluar (haram) duke mos ditur dispozitën e Allahut për atë çështje, apo të thotë për diçka është vaxhib (detyrë) e ai nuk e din a është detyrë ajo, apo të thotë për diçka nuk është vaxhib (detyrë) e ai nuk e din që nuk është detyrë ajo. Ky është krim dhe mos edukatë ndaj Allahut.

Page 46: Sekti Kur’anij

O rob i Allahut, si ka mundësi ta dish që gjykimi i takon vetëm Allahut, e pastaj merr iniciativën dhe guximin të thuash në fenë dhe sheriatin e Allahut pa dije?

Allahu të folurit pa dije e ka krahasuar me shirkun, Allahu ka thënë: Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, mëkatet, shtypjen pa të drejtë, dhe që Allahut t’i bëni shok, për të cilën gjë nuk ju ka shpallur kurrfarë argumenti, dhe që për Allahun të flisni atë çka nuk e dini”. (A’raf, 33)

Shumica i japin fetva njëri-tjetrit për atë që ata nuk kanë dituri, i gjen duke thënë kjo është hallall, apo haram, vaxhib, apo jo-vaxhib, e ata për këtë nuk dinë asgjë. A nuk e dinë ata se Allahu do t’i pyes për atë që kanë thënë në ditën e gjykimit.

A nuk e dinë ata se nëse e humbin-lajthitin një person, ia lejojnë atij atë që Allahu e ka bërë haram, apo ia ndalojnë atë që Allahu e ka bë hallall, veç ke pohuar mëkatin e tij dhe do të bartësh mëkatin e atyre që kanë punuar ata. Kjo si rezultat i asaj që ke dhënë fetva pa dije.

Disa njerëz nga masa bëjë një krim tjetër, kur shohin dikë që dëshiron të pyes ndonjë dijetar, i thonë: “S’ke nevojë ta pyesësh, kjo është çështje e qartë, kjo është haram edhe pse në realitet ajo është hallall, d.m.th ia bën haram atij atë që Allahu e ka lejuar.” Apo i thotë: “Kjo është vaxhib dhe e detyron me atë që Allahu nuk e ka detyruar, apo i thotë: “Kjo nuk është vaxhib, e në realitet ajo është vaxhib në sheriatin e Allahut dhe me këtë ai anulon atë që e ka bërë vaxhib Allahu.” Apo thotë: “Kjo është hallall e në realitet ajo është haram, ky është një krim të cilin ai e bën ndaj sheriatit të Allahut, dhe njëherit llogaritet tradhti ndaj vëllait të tij që iu është përgjigjur pa dituri”.

A keni parë, nëse një person pyet për një rrugë prej rrugëve të qytetit, dhe ti i thua rruga është këndej duke mos e ditur atë, a thua këtë njerëzit nuk e llogarisin si tradhti prej teje?

Atëherë si flet për rrugën e Xhenetit, kur ajo është sheriati të cilin e ka zbritur Allahu dhe ti për atë (sheriatin) nuk din asgjë?!

Disa prej të shkolluarve bien në atë që bien shumica e masës nga guximi që kanë mbi sheriatin, në lejim, ndalim, obligim, ku flasin për atë që ata nuk dinë, përgjithësojnë dhe detajizojnë në sheriat, përderisa ata janë nga më injorantët në dispozitat e Allahut, nëse dëgjon ndonjërin prej tyre duke folur mendon se atij është duke i zbritur shpallja, në atë që thotë me aq vendosmëri dhe maturi. S’ka mundësi të flasë diçka e të thotë se nuk e di, edhe pse mos dituria tek ai është hak-e vërtetë dhe e përhershme, megjithatë këmbëngul duke u mbështetur në injorancën e tij se ai është alim-dijetar dhe në këtë mënyrë i bën keq masës, sepse ka mundësi që masa t’i besoj fjalëve të tij dhe të mashtrohen.

Ah, sikur ata njerëz të ndaleshin dhe t’i atribuohen këto gjëra vetëm atyre, por i sheh që atë ia veshin islamit dhe thonë se Islami thotë kështu, islami e sheh kështu. Dhe

Page 47: Sekti Kur’anij

kjo nuk lejohet përveç nëse thënësi e din se ajo është prej fesë islame, e kjo nuk mund të arrihet përveçse me librin e Allahut - Kur’anin dhe sunnetin e Muhamedit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, apo konsensusin e muslimanëve.

Disa njerëz nga guximi, mos devocioni, mos turpi nga Allahu dhe frikës ndaj Tij, për haramin e qartë thonë nuk mendoj se kjo është haram, apo për një gjë që është vaxhib i qartë, thonë nuk mendoj se kjo është vaxhib, kjo vjen nga ata si rezultat i injorancës së tyre, inatit, mendjemadhësisë, apo futjes së dyshimit tek robërit e Allahut për fenë e Allahut.

Vëllezër të nderuar, prej imanit, mendjes së shëndoshë, devocionit dhe madhërimit të Allahut është që njeriu të thotë për atë që nuk e dinë, “nuk e di”, pyete dikë tjetër. Kjo është nga mendja e plotë, e kur njerëzit shohin verifikimin e tij, i besojnë pastaj, kështu njeriu e din peshën e tij dhe e vendon atë në vendin e vet, dhe kjo është nga imani i plotë dhe devocioni në Allahun, kështu që nuk nxiton të flet për Allahun, e as për fenë e Tij pa dije.

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, edhe pse ishte njeriu më i ditur për fenë e Allahut, kur pyetej për diçka që nuk kishte ardhur shpallja, priste derisa atij t’i vinte shpallja dhe Allahu të përgjigjej për atë që është pyetur i dërguari i Tij. Kur të pyesin çka u lejohet, Thuaj: “ju lejohen ushqimet e mira…” (Maide, 4)

Pastaj, Dhe të pyesin për Dhulkarnejnin, thuaj: “Për këtë do t’iu rrëfej disa lajme”. (Kehf, 83)

Pastaj, Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj:” Atë e din vetëm Zoti im, Ai do ta zbuloj kohën e tij…” (A’raf, 187)

Shokëve të ndershëm të Muhammedit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, kur u shtrohej ndonjë pyetje për të cilën nuk e dinin dispozitën e Allahut, frikoheshin dhe ndaleshin.

Ja Ebu Bekri, radijAll-llahu anhu, i cili thotë: “Cili qiell më mbulon dhe cila tokë më mbanë nëse them për librin e Allahut pa dituri.

Ja dhe Omeri, radijAll-llahu anhu, kur i ndodhte ndonjë telashe i mblidhte sahabët dhe i konsultonte. Ibn Sirini ka thënë: “As kush nuk ka qenë më i ndrojtur për atë që nuk e din, se sa Ebu Bekri, dhe pas Ebu Bekrit askush nuk ka qenë më i ndrojtur për atë që nuk e dinë se sa Omeri, Allahu qofte i kënaqur me ta.

Ibn Mes’udi, radijAll-llahu anhu, ka thënë: “O ju njerëz, kush pyetet për atë që e din le të flase, ndërsa ai që nuk ka dituri le të thotë: “Allahu e din më mirë, sepse prej diturisë është të thotë për atë që nuk e di “Allahu e dine me mire”.

Imam Sha’biu, Rahimullah, është pyetur për një çështje të fesë dhe ka thënë: Nuk e di mirë.

Page 48: Sekti Kur’anij

Shokët e tij i kanë thënë: të turpëruam; i ka thënë Imam Shabiu: “por melaiket e Allahut nuk janë turpëruar kur kanë thënë: “Ne nuk dimë përveç asaj që na ke mësuar Ti…” (Bekare, 32)

Ka shembuj të ndryshëm në dhënien e fetvave pa dituri, prej tyre p.sh: “Nëse i sëmuri ka bërë pis rrobat e tij me ndyrësirë dhe nuk ka mundësi t’i pastrojë ato, i jepet fetvaja se ai nuk duhet të falet derisa t’i pastroj, kjo fetva është gënjeshtër, gabim dhe e kotë. Sepse i sëmuri falet edhe nëse i ka rrobat e pista, bile edhe nëse trupi i tij është i pistë me ndyrësirë dhe s’ka mundësi ta pastrojë atë, prapë duhet të falet, Allahu ka thënë: “Prandaj, frikojuni Allahut sa të mundeni…” (Tegabun, 16)

I sëmuri falet sipas gjendjes dhe mundësisë së tij, falet në këmbë, nëse nuk mundet atëherë shtrirë, nëse nuk mundet atëherë në ije duke bërë shenjë me kokën e tij nëse mundet, nëse nuk mundet bënë shenjë me sytë e tij sipas disa dijetarëve, e nëse nuk mundet as këtë dhe ai ka vetëdije – atëherë le të bëjë nijet veprimin me zemër, ndërsa fjalën le ta thotë me gjuhën e tij, p.sh: thotë Allahu Ekber, pastaj këndon Fatihan-Elhamin dhe një sure, pastaj thotë: Allahu Ebker dhe e bën nijet se ai është ne ruku, pastaj thotë: semiAllahu limen hamideh, dhe e bënë nijet se është ngritur nga rukuja, e kështu vazhdon në sexhde dhe veprimet tjera të namazit, e bënë nijet veprën të cilën nuk ka mundësi ta bëjë, e bënë nijet me zemrën e tij dhe nuk e vonon namazin nga koha e tij.

Për shkak të kësaj, fetva të rrejshme dhe të kotë, disa musliman vdesin duke mos u falur si pasojë e kësaj fetvaje, dhe sikur ata ta dinin se njeriu i sëmurë falet në cilën do gjendje, do të vdisnin ata (të sëmurit) duke u falur.

Sikur këto mesele-çështje të fesë dhe të ngjashme me këto që ka shumë, është obligim mbi masën-popullin që ti marrin dispozitat nga dijetarët-hoxhallarët ashtu që të dinë sheriatin e Allahut, dhe mos të thonë diçka për fenë e Allahut pa dituri.

Ndalesa për të mos folur pa

pasur dije

Imam Alij bin Alij bin Muhamed bin Ebil-‘Izz ed-Dimeshkij el-Hanefij (Rahimullah)

Burimi: “Sherh Akidetit-Tahauijeh”, faqe 307-308

Page 49: Sekti Kur’anij

Nuk duhet folur në asnjë aspekt në qoftë se nuk ke dije, posaçërisht në çështje të fesë. Thotë Allahu Te’ala:

مع إن علم به لك ليس ما تقف وال ؤاد والبصر الس ولـئك ك ل والف مسؤ والا عنه كان أ

“Mos shko pas diçkaje (mos fol) për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” 17-36

Dhe thotë Allahu Te’ala:

في ي جادل من الناس ومن ريد شيطان ك ل ويتبع علم بغير الل تب {3} م من أنه عليه ك ه ه فأنه توال

عير عذاب إلى ويهديه ي ضل الس

“Ka disa njerëz që diskutojnë për Allahun, pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli të ndërkryer, e është caktuar për të (djallin), se kush e bën mik, ai (djalli) do ta shmangë (mikun) e do ta sjellë atë në dënimin e zjarrit.” 22:3-4

Dhe thotë Allahu Te’ala:

في ي جادل من الناس ومن داى وال علم بغير الل نير كتاب وال ه لي ضل عطفه ثاني {8} م

سبيل عن نيا في له الل ه خزي الد الحريق عذاب القيامة يوم ون ذيق

“Disa njerëz diskutojnë për Allahun pa kurrfarë diturie, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriçues. Ata e kthejnë mënjanë kokën (nga mendjemadhësia), që të

largojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Këta njerëz do të poshtërohen në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit Ne do t’i bëjmë, që të shijojnë dënimin e zjarrit

të ndezur fort.” 22:8-9

Dhe thotë Allahu Te’ala:

داى بغير هواه اتبع ممن أضل ومن من ه إن الل الظالمين القوم يهدي ال الل

“E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.”

28:50

Dhe thotë Allahu Te’ala:

هم من جاءه م ولقد النف س تهوى وما الظن إال يتبع ون إن دى رب اله

“Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).” 53:23

Dhe ajete të tjera të shumta që kanë këtë kuptim.

Page 50: Sekti Kur’anij

Transmetohet nga Ebu Umameh radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

جدالا إال لك ضرب وه ما : تال ثم الجدل أوتوا إال عليه كانوا هدى بعد قوم ضل ما

“Nuk kanë lajthitur ndonjë popull pasi që ishin të udhëzuar, veçse u bënë polemizues.” Pastaj lexoi ajetin: “Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se janë polemizues.” 43:58. Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është Hasen.

Transmetohet nga Aishja radijallahu anha, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

الخصم اللد هللا إلى الرجال أبغض إن

“Njerëzit më të urryer tek Allahu janë kundërshtarët grindavec (polemizues të tepërt).” Buhariu dhe Muslimi.

Nuk ka dyshim se, ai i cili nuk pranon fjalën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, është i mangët në besimin (teuhidin) e tij. Sepse, i tilli flet me mendjen dhe teket e veta, apo pason dikë i cili flet nga mendja dhe teket e tij pa u mbështetur në udhëzimin e Allahut. I tilli ka mangësi në çështje të besimit në proporcion me kundërshtimin e Sunnetit profetik. Me këtë gjë, anasjelltas i bie që ai ka marrë për zot dikë tjetër pos Allahut. Thotë Allahu:

هواه إلهه اتخذ من أفرأيت

“Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot.” 45:23

Do të thotë, adhuron atë që i përshtatet dëshirave të veta.

Çfarë është Selefizmi?

Page 51: Sekti Kur’anij

“Shkaku i mosmarrëveshjeve që ndodhin midis thirrësave është mosmarrëveshja në metodologjitë (që ndjekin ata). Dhe sikur thirrësat – Allahu i udhëzoftë ata që të gjithë e u dhëntë sukses – të ecnin në një metodologji të vetme, dhe ajo është

metodologjia e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ajo të cilën ka ndjekur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Shokët e tij, atëherë këto

mosmarrëveshje nuk do të kishin ndodhur. Andaj, është obligim për të gjithë thirrësat që të kenë një metodologji të vetme – të bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – dhe që thirrja e tyre të jetë për hir të Allahut dhe që fjala e Allahut të jetë më e larta. Thirrja e

tyre nuk duhet të jetë për hir të tekave, ngritjes së individëve dhe grupimeve, por thirrja e tyre duhet të jetë e sinqertë për Fytyrën e Allahut, që fjala e Allahut të jetë më e larta, që të pasohet i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të ndihmohet Feja e tij. Dhe kështu të gjitha mosmarrëveshjet do të marrin fund.” [Shejkh Salih el-Feuzan: el-Ixhabetul-Muhimmeh fil-Meshakil-Mulimmeh,

fq. 221-222]

Imam Albani paralajmëron

Selefitë.

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Rahimullah)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)

Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996

Ajo prej së cilës unë kam frikë është, se nëse ne do të futemi në diçka prej së cilës nuk do të kemi mundësi të dalim, do të na godas edhe ne ajo që i ka goditur dhe të tjerët përveç nesh, të cilët nuk kanë metodologjinë tonë apo të tjerë të cilët e kanë pasur metodologjinë tonë dhe më pas e braktisën atë, filluan të mbledhin sa më shumë njerëz, të formojnë organizata dhe gjëra të tjera.

Page 52: Sekti Kur’anij

Këto gjëra me të cilat ata u morën, i larguan ata nga qëllimi kryesor për të cilin janë krijuar njerëzit. Pra, u larguan nga qëllimi kryesor për shkak të së cilit janë krijuar dhe për të cilin u urdhëruan që ta realizojnë, si fjala e Zotit tonë të Lartësuar.

إال إله ال أنه لمفاع الل

“Dije se nuk ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut.”

Them: Gjëja prej së cilës kam frikë është, se do të na godasë edhe ne ajo që i ka goditur edhe të tjerët përveç nesh. Për këtë shkak ne themi:

ولي يا فاعتبر وا البصار أ

“Kështuqë, merrni mësim nga kjo, o ju largpamës.”

Unë them se gjithësecili prej nesh, në këto rrethana të vështira dhe të mjerueshme, është i obliguar që të thërras në fenë e Allahut të Lartësuar, gjithësecili sipas mundësive të tij. Mund të ndodh që një njeri nuk ka mundësi vetëmse të mësoi veten e tij, nëse ai e vepron këtë, Allahu nuk e ngarkon askë përtej mundësive që ai mund të bëjë. Kjo është ajo me të cilën obligohet ai.

Ose ka mundësi vetëm që të mësoi gruan e tij dhe më pas ai e mëson atë, në këtë rast ai ka vepruar atë për të cilën ai obligohet.

Ose… ose… dhe shembujt janë të shumtë, mesimi i fëmijëve, mësimi i nipërve dhe mbesave, mësimi i komshive, komshiu i afërt apo edhe ai që është larg etj.

Ata kanë pasuar, shembullin e gurit i cili hidhet në ujë jo të rrjedhshëm, nga i cili formohen rrathët (në ujë), më pas rrethi i dytë, i treti. Porse këto rrathë formohen shpejt. Ndërsa rrathët tanë kërkojnë shumë kohë të gjatë dhe shumë vite që të formohet rrethi i parë, i dyti derisa të vij rrethi i madh, pas së cilës nuk ka më ndonjë rreth.

Këtë na e ka thënë edhe Zoti i jonë i Lartësuar në fjalën e Tij:

و وله أرسل الذي ه دى رس ودين باله له الدين على لي ظهره الحق ك

“(Allahu) është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë.“

Ndërsa sot, nuk mbizotëron feja Islame mbi të gjitha fetë e tjera, porse ajo që është e mundur sot, është që të përhapet Akidja Selefije dhe më e pakta, në disa individë të cilët i quajti i Dërguari alejhi-selam “të huajt”, të huajt. “Të cilët janë të pakët dhe të drejtë në mesin e shumë njerëzve. Ata të cilët i kundërshtojnë janë më të

Page 53: Sekti Kur’anij

shumtë se ata që i pasojnë. Ata janë ata të cilët e rregullojnë atë që njerëzit e kanë prishur.”

Shpjegimi i Selefizmit nga Shejkhul-Albani

Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani (rahimehullah) Burimi: Shkëputur nga revista el-Esale, çështja n. 9

Pyetje: Pse të përdorim emrin Selefij? A është kjo një thirrje për t’u anëtarësuar në ndonjë parti, grup apo medh’heb? Apo ai është një sekt i ri në Islam?

Përgjigje nga Shejkhul-Albani: Në të vërtetë, fjala Selef është mjaft e njohur në gjuhën Arabe dhe poashtu në terminologjinë Fetare. Por ajo që na intereson tani është shtjellimi i saj në këndvështrimin fetar. Kështu, është transmetuar saktësisht se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjatë sëmundjes nga e cila vdiq, i ka thanë Fatimes (radij-Allahu ‘anha):

“... kije frikë Allahun dhe bëj durim. Dhe unë jam Selefi më i mirë për ty.” [1]

Për më tepër, dijetarët e kanë përdorur fjalën Selef shumë herë, sa që zor se mund të numërohet. Neve na mjafton një shembull, që është fjala që kanë përdorur ata në luftën e tyre kundër bidateve:

“Çdo e mirë gjendet në ndjekjen e Selefëve (të Parëve), kurse çdo e keqe gjendet në bidatet e Khalefëve (të Mëvonshmëve).”

Page 54: Sekti Kur’anij

Megjithatë, janë disa që pretendojnë se kanë dije, të cilët e mohojnë këtë cilësim kinse nuk paska bazë për të! Dhe ata thonë: “Nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë jam Selefij”. Pra, është njësoj sikur ai po thotë se nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë ndjek të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih) në Akijden, ibadetin dhe metodologjinë që kanë qenë ata! Nuk ka dyshim se një refuzim i tillë - nëse ata kanë për qëllim këtë - kjo do të thotë në mënyrë të pashmangshme se ai po e distancon veten e tij nga Islami i saktë në të cilin kanë qenë të Parët e Mirë, në krye të të cilëve qëndronte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sikurse tregohet në hadithin muteuatir që gjendet tek dy Sahihët dhe në librat e tjerë, se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.”

Kështu që nuk i lejohet Muslimanit që ta distancojë veten e tij nga cilësimi me të Parët e Mirë, ndërsa nëse ai do të distancohej nga çdo cilësim tjetër, dijetarët nuk do të mund ta cilësonin atë me kufër apo me ndonjë gjynah.

Kurse ai që e mohon këtë emër për veten e tij, a nuk keni për ta parë atë që cilësohet me një nga këto medh’hebet?! Qoftë ky medh’heb që ka të bëjë me Akijden ose me Fik’hun? Kështu, ai ose është Esh’ari ose është Maturidi. Ose ndoshta ai është prej Ehlul-Hadithit, ose Hanefi, ose Shafi’i, ose Maliki ose Hanbeli ose çfarëdoqoftë tjetër që hyn në titullin e “Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah” (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit). Por pavarsisht kësaj, ai që cilësohet me medh’hebin Esh’ari apo me një nga katër medh’hebet (e fik’hut), ai në fakt cilësohet me individë që nuk janë të pagabueshëm - padyshim - megjithëse mes tyre ka patur dijetarë që kanë qenë të saktë (në fetvatë e tyre). Do të doja të dija përse ai nuk i refuzon të tilla cilësime me individë që nuk janë të pagabueshëm?

Ndërsa ai që e cilëson veten e tij me të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih), atëherë me të vërtetë ai e cilëson veten e tij me pagabueshmërinë (‘ismeh) në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka përmendur se një nga shenjat e Grupit të Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhi’e) është se ata kapen fort pas rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe rrugës së Shokëve të tij. Dhe kushdo që kapet fort pas rrugës së tyre, atëherë nuk ka dyshim se ai është në udhëzimin e Zotit të tij.

Dhe përveç kësaj,ai është një cilësim që i sjell nder atij që cilësohet me të dhe ia bën të lehtë atij rrugën e Grupit të Shpëtuar. Dhe kjo nuk zbatohet tek asnjë prej atyre që cilësohen me diçka tjetër, ngase ata nuk mund të shpëtojnë dot nga dy gjëra. Ose ai është cilësim me një individ të caktuar që nuk është i pagabueshëm, ose është cilësim me një grup njerëzish që ndjekin menhexhin (metodologjinë) e këtij individi që nuk është i pagabueshëm. Pra, nga të dyja anët nuk ka pagabueshmëri (në cilësimet e tyre). Por ndryshe nga këto është pagabueshmëria (në tërësi) e Shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe kjo është ajo që ne jemi urdhëruar që të kapemi fort, pra është Suneti i tij dhe Suneti i Sahabëve mbas tij.

Page 55: Sekti Kur’anij

Dhe ne duhet të këmbëngulim dhe të theksojmë fuqishëm se kuptimi i Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e Sahabëve të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në mënyrë që ne të jemi tek e pagabueshmja, që të mos anojmë djathtas apo majtas, ose që të mos devijojmë me ndonjë kuptim që buron vetëm nga vetet tona, për të cilin nuk gjen argument as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Për më tepër, përse është e pamjaftueshme për ne që të cilësohemi (vetëm) me Kur'anin dhe Sunetin? Arsyeja kthehet tek dy çështje: çështja e parë ka të bëjë metekstet fetare, kurse çështja e dytë ka të bëjë me ekzistencën e grupeve të shumta Islamike.

Për sa i përket arsyes së parë, ne gjejmë në tekstet fetare një urdhër për t’iu bindur diçkaje tjetër që lidhet me Kur'anin dhe Sunetin, siç gjendet në thënien e Allahut:

أطيعوا آمنوا الذين أيها يا سول وأطيعوا الل منكم األمر وأولي الر

“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre që janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59]

Pra, nëse do të ishte dikush që udhëheq, të cilit Muslimanët i kishin dhënë besën, atëherë do të ishte obligim për ta që t’i bindeshin atij ashtu siç do të ishte obligim që t’u bindeshin Kur'anit dhe Sunetit. Edhe nëse ai apo ata që janë me të bëjnë gjynahe, prapëseprapë do të jetë obligim që t’i bindesh atij me qëllim që të largosh dëmin e mospajtimit në mendime. Por kjo duke qenë në përputhje me kushtin e mirënjohur: “Nuk ka bindje ndaj krijesës duke mos iu bindur Krijuesit.” [2]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:

سول يشاقق ومن مصيرا وساءت جهنم ونصله تولى ما نوله المؤمنين سبيل غير ويتبع الهدى له تبين ما بعد من الر(١١٥)

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që i erdhi udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër veç rrugës së Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën të cilën e ka zgjedhur dhe do ta hedhim në Xhehenem – e sa përfundim i keq.” [en-Nisa, 115]

Vërtet, Allahu ‘Azze ue Xhel është i pastër dhe larg nga çdo e e metë apo mangësi. Dhe nuk ka asnjë hije dyshimi se fakti që Ai përmend këtu “Rrugën e Besimtarëve” është vetëm për një urtësi dhe dobi të jashtëzakonshme e gjithëpërfshirëse. Pra, aty tregohet një obligim i rëndësishëm: se ndjekja që i bëjmë Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me rrugën që ndoqën Muslimanët e parë. Dhe ata janë Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Dhe këtu thërret dhe fton Da’ueti Selefij. Dhe pikërisht

Page 56: Sekti Kur’anij

ky është prioriteti kryesor në hedhjen e themeleve të Da’uetit dhe Menhexhit të Selefij në proçesin e edukimit.

Me të vërtetë, Da’ueti Selefij në realitet e bashkon Umetin, ndërsa çdo thirrje tjetër shkakton vetëm ndarjen e Umetit. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

اتقوا آمنوا الذين أيها يا ادقين مع وكونوا الل (١١٩) الص

“O ju që besoni! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” [et-Teube, 119]

Kështu që, kushdo që bën dallim midis Kur'anit dhe Sunetit nga njëra anë dhe Selefus-Salih nga ana tjetër, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë i sinqertë.

Kurse për sa i përket arsyes së dytë: grupet dhe partitë e sotme nuk i kthehen aspak ndjekjes së “Rrugës së Besimtarëve” që është përmendur në ajet. Janë edhe disa hadithe që e konfirmojnë dhe e mbështesin më tej ajetin, siç është hadithi i shtatëdhjetë e tri sekteve. Të gjitha ato do të jenë në zjarr përveç njërit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përshkroi ata si: “Ai (grup) që ndjek rrugën ku jam unë dhe shokët e mi sot.” [3]

Ky hadith i ngjan ajetit ku përmenet “Rruga e Besimtarëve”. Gjithashtu, është edhe hadithi i el-‘Irbad Ibn Sarije (radij-Allahu ‘anhu), ku ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të Khalifëve të udhëzuar mbas meje.” [4] Kështu që, paskemi dy Sunete: Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Suneti i Khalifëve të drejtë.

Prandaj, nuk ka dyshim se ne - të cilët kemi ardhur më mbas - duhet të kthehemi tek Kur'ani, Suneti dhe “Rruga e Besimtarëve”. Dhe neve nuk na lejohet që të themi: Ne mund ta kuptojmë Kur'anin dhe Sunetin vetë, pa u kthyer në rrugën në të cilën kanë qenë Selefus-Salih (të Parët e Mirë).” Dhe duhet të ketë një cilësim në këtë kohë që të bëjë dallimin dhe të jetë i detajuar. Prandaj, nuk mjafton që ne të themi vetëm, “Unë jam Musliman!” ose “Medh’hebi im është Islami!” sepse çdo sekt e thotë atë! Rafiditë, Ibaditë, Kadijanitë si dhe mjaft sekte të tjera!! Atëherë çfarë të dallon ty nga ato sekte?

Edhe sikur ti të thoje, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe Sunetit”, kjo poashtu nuk do të mjaftonte, për arsye se anëtarët e këtyre sekteve - të Esh’arive, Maturidive dhe Hizbive - ata që të gjithë pretendojnë se ndjekin këto burime poashtu. Kështu që, nuk ka dyshim se cilësimi i qartë, i dallueshëm dhe vendimtar është që të thuash, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe Sunetit dhe pas Menhexhit të Selefus-Salih.” Dhe kjo mund të thuhet më shkurtimisht duke thënë: “Unë jam Selefij.” Dhe në bazë të kësaj, e vërteta e pamohueshme është që nuk mjafton që të mbështetesh tek Kur'ani dhe Suneti pa Menhexhin e Selefëve, sepse ai (Menhexhi

Page 57: Sekti Kur’anij

Selefij) i shpjegon këto të dyja në kuptim dhe në ide, në dije dhe në vepra, në da’ue dhe në xhihad.

Dhe ne e dimë se ata (Sahabët) Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk kapeshin me fanatizëm pas një medh’hebi specifik apo pas një individi të caktuar. Nuk kishte mes tyre ndonjë që të ishte Bekrij (ndjekës i Ebu Bekrit) apo ‘Umerij (ndjekës i ‘Umerit) apo ‘Uthmanij (ndjekës i ‘Uthmanit) apo ‘Aleuij (ndjekës i ‘Aliut). Por, nëse ndonjëri prej tyre e kishte më të lehtë që të pyeste Ebu Bekrin apo ‘Umerin apo Ebu Hurejrën, ai pyeste njërin prej tyre. Kjo për arsye se ata besonin se përkushtimi i plotë e i pakushtëzuar ishte i ndaluar, me përjashtim të një njeriu të vetëm. Dhe me të vërtetë ai ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ai që nuk fliste nga epshet e tij, por vetëm shpallje që i zbriste atij.

Dhe nëse do të uleshim përpara atyre që na kritikojnë - për hir të argumentit - që ne të quhemi vetëm ‘Muslimanë’ pa i cilësuar vetet tona me Selefët, ndonëse ky është një cilësim i nderuar dhe i saktë, atëherë a do hiqnin dorë ata nga emërtimi i veteve të tyre me emrat e partive apo medh’hebeve apo rrugëve të tyre, duke u mbështetur në faktin që ato emra as nuk kanë ardhur në Fe dhe as nuk janë të sakta?

“Dhe ky kundërshtim që kemi mjafton për ne të dy, dhe secili nxjerr ç’ka përbrenda e ta plas mu në sy.”

Allahu është Ai që të udhëzon në Rrugën e Drejtë. I pastër nga çdo e metë është Ai, prej të Cilit në kërkojmë ndihmë.

Fundnota:

[1] - Transmetuar nga Muslimi (n. 2450).

[2] - Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha, (n. 179).

[3] - Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha (n. 203 dhe 1492).

[4] - Shiko Iruaul-Galijl (n. 2455).

Selefizmi

Page 58: Sekti Kur’anij

Çfarë është thirrja ‘Selefije’?

Thirrja “Selefije” është thirrja e Kur'anit dhe Sunetit, e pastër dhe e kulluar nga çdo shtesë, mangësim apo ndryshim. Ajo është rruga e tri brezave të parë të Muslimanëve; ajo është thirrja për në Fenë e Allahut ashtu siç e kuptuan dhe e praktikuan këto tri breza të arta. Prandaj i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi]

Kush janë ‘Selefët’ dhe kush janë ‘Selefijtë’ ?

“Selefët” janë njerëzit e devotshëm të brezave të parë të Muslimanëve. Ky titull i referohet Shokëve (Sahabëve) të Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, ndjekësve të tyre (Tabi’inëve) dhe ndjekësve që erdhën pas tyre (Etba’u Tabi’in). Vlera e tyre është theksuar nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i cili ka thënë:

“Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga Umeti im, fitimtarë në të vërtetën; ata nuk do të dëmtohen nga ata që do t’i braktisin apo do t’i kundërshtojnë. Ata do të vazhdojnë në këtë gjendje derisa të luftojnë Mesinë e rremë, Dexhalin.”

[Transmetuar nga Muslimi]

Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - sqaroi se ky grup i shpëtuar do të jenë Shokët e tij - radij-Allahu ‘anhum - dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre. Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:

“Umeti i im do të ndahet në 73 sekte, të gjithë do të shkojnë në Zjarr me përjashtim të njërit.” Dhe kur ai u pyet se kush është grupi i shpëtuar, ai u

përgjigj: “Ata që ndjekin rrugën ku jam unë sot dhe Sahabët e mi.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu]

Page 59: Sekti Kur’anij

Kështu që, “Selefij” është çdo njeri që ndjek me zell e me sinqeritet rrugën e Selefëve sa më shumë që të ketë mundësi.

Kush janë themelet kryesore të rrugës që

ndoqën Selefët?

01 - Nënshtrimi vetëm ndaj Allahut në Teuhidin e Tij (në Rububijen, Uluhijen dhe

Emrat e Cilësitë e Tij).

02 - Ndjekja e Rrugës së Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në çdo

aspekt të jetës.

03 - Pastrimi i shpirtit duke u bazuar në tekstet e qarta të Kur’anit dhe Sunetit.

Përse quhemi ‘Selefij’?

Ne i quajmë vetet tona Selefij sepse ne duam të cilësohemi me Selefët. Ata janë njerëzit të cilët i ka përmendur Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - kur ka thënë:

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi].

Ky cilësim nuk është vetëm me një person apo me disa persona që ne i pasojmë verbërisht. Por ky cilësim është me të gjithë brezat e parë, për shkak se individët mund të bëjnë gabime, kurse për Muslimanët e parë në tërësi është premtuar se ata nuk kanë për t’u bashkuar kurrë në devijim, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel’-lem -:

“Umeti im nuk ka për t’u bashkuar kurrë në devijim.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu]

Page 60: Sekti Kur’anij

A është përdorur më parë termi ‘Selef’ apo ‘Selefij’ nga Muslimanët e hershëm?

Po, ky term është përdorur edhe nga vetë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, kur ai i tha Fatimes:

“Unë jam për ty një Selef i bekuar.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Muslimi]

Gjithashtu, Ebu Hanife dhe Imam el-Euza’i i urdhëruan njerëzit që të kapen pas rrugës së Selefëve, pa përmendur këtu Imamët e tjerë. Shohim po ashtu se ky term është përdorur nga Imam Tirmidhiu, Imam Ahmed Ibn Hanbel, Imam es-Semani, Imam Darakutni, Imam Ibn Tejmije, Imam Ibn Kethir etj. Nga dijetarët e kohës së sotme që janë emërtuar me këtë titull (Selefij) janë, Shejkhul-Albani, Shejkh Ibn Baz, Shejkh Ibn ‘Uthejmin, Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu pastë mëshirë për të gjithë ata) dhe shumë të tjerë. Kështu që, ky titull nuk është i ri dhe as nuk është shpikje e ndonjë grupi apo partie, por ai është përdorur për 1400 vjet me radhë nga disa prej Dijetarëve më të mëdhenj të Islamit.

Kush janë synimet e Thirrjes

Selefije?

01 - Kthimi tek Kur'ani dhe Suneti i Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në

çdo aspekt të jetës dhe kuptimi i tyre (Kur'anit dhe Sunetit) sipas kuptimit të Shokëve të Pejgamberit dhe atyre që i i pasuan (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata). Të vepruarit sipas Fjalës së Allahut:

بع غير سبيل المؤمنين نوله ما سول من بعد ما تبين له الهدى ويت ومن يشاقق الر﴾١١٥تولى ونصله جهنم وساءت مصيرا ﴿

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që rruga e drejtë iu bë e qartë dhe ndjek rrugë tjetër në vend të rrugës së Besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në

Page 61: Sekti Kur’anij

rrugën të cilën ai e ka zgjedhur vet dhe pastaj do ta djegim në Xhehenem - e sa përfundim i keq!” [en-Nisa, 115]

Dhe Fjalës së Allahut:

فإن آمنوا بمثل ما آمنتم به فقد اهتدوا

“Kështu pra, nëse ata besojnë njësoj, ashtu siç besoni ju (d.m.th. ashtu siç beson Pejgamberi dhe Shokët e tij), atëherë ata janë të udhëzuar (në Rrugë të Drejtë.”

[el-Bekare, 137]

02 - Të pastrohet çdo gjë në jetën e Muslimanit nga shirku (të bërit shok Allahut në

zotërimin, adhurimin dhe Emrat e Cilësitë e Tij) dhe të paralajmërohet kundër bidateve (risive) në besim dhe në veprat e ibadetit (adhurimit); të paralajmërohet kundër ideve të kota e të pabaza që janë importuar nga jashtë, si dhe kundër transmetimeve të shpikura që e kanë njollosur natyrën e kulluar të Islamit dhe janë bërë shkak për ndalimin e përparimit të Muslimanëve. Sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

“Kjo dituri do të mbahet nga njerëzit më besnikë të çdo brezi; ata do të heqin prej saj ndryshimet që kanë bërë ata të cilët i kaluan kufijtë, pretendimet e pabaza të gënjeshtarëve dhe shpjegimet e shpikura të injorantëve.” [Hadith

Sahih, transmetuar nga Ibn Adij dhe Ibn Asakir]

Dhe duke iu bindur urdhrit të Allahut:

ثم والعدوان ول تعاونوا على ال

“Bashkëpunoni në punë të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe dhe në shkeljen e kufijve.” [el-Ma’ide, 2]

03 - Të edukohen Muslimanët me Fenë e tyre të vërtetë, duke i thirrur ata që të

veprojnë sipas gjykimeve të Islamit, dhe të edukohen me moralin dhe sjelljet e Islamit, të cilat padyshim do t’u sjellin Kënaqësinë e Allahut si dhe mirëqenien dhe nderin në këtë botë, sikurse thotë Allahu:

بر وتواصوا بالحق وتواصوا بالص

“Dhe këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për të qenë të duruar.” [el-Asr, 3]

Page 62: Sekti Kur’anij

Dhe Fjala e Tij:

بما كنتم تدرسون كونوا ربانيين بما كنتم تعلمون الكتاب و

“Bëhuni edukatorë (me dije dhe urtësi) sepse ju u mësoni njerëzve Librin dhe e keni studiuar atë me zell.” [Ali Imran, 79]

04 - Të ringjallet mendimi i vërtetë Islamik në dritën e Kur'anit dhe Sunetit sipas

metodologjisë së Selefëve të këtij Umeti. Të shporret ndjekja e verbër e medh’hebeve dhe fanatizmi i verbër ndaj partive dhe grupeve të ndryshme që kanë pushtuar mendjet e shumë Muslimanëve dhe i kanë shkëputur ata nga vëllazëria e qartë dhe e pastër Islame, ashtu siç kërkohet nga urdhri i Allahut:

قوا ه جميعا ول تفر واعتصموا بحبل اللـ

“Kapuni të gjithë ju së bashku në Litarin e Allahut dhe mos u ndani nga njëri-tjetri...” [Ali Imran, 103]

Dhe thënia e Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

“Bëhuni robër adhurues të Allahut dhe vëllezër mes veti.”

05 - Të ofrohen zgjidhje të vërteta Islame për problemet aktuale dhe të bëhen

përpjekje për një kthim tek mënyra e vërtetë e jetesës në Islam sipas rrugës së Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, duke nxjerrë një shoqëri të udhëzuar nga Shpallja, si dhe të zbatohen Ligjet e Allahut në tokë. Ky proçes fillon me tesfije (pastrim dhe korrigjim) dhe terbije (edukim), siç thotë Allahu:

ويعلمهم الكتاب والحكمة ويزكيهم

“Mësoju atyre Librin dhe Urtësinë (Sunetin) dhe pastroji.” [el-Bekare, 129]

Ndërkohë që kemi të ngulitur në mendje Fjalën e Zotit tonë drejtuar Pejgamberit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

ا نرينك بعض الذي نعدهم أو نتوفينك فإلينا يرجعون فإم

“Edhe nëse Ne të tregojmë ty në këtë jetë ndonjë pjesë të asaj që Ne u kemi premtuar atyre, ose nëse ta marrim shpirtin para asaj, atëherë ata përsëri tek Ne

do të kthehen.” [Gafir, 77]

Page 63: Sekti Kur’anij

Gjithashtu, duke kuptuar parimin Sheriatik: “Ai që kërkon të përshpejtojë diçka përpara se të vijë koha e caktuar për të, ai do të dënohet duke qenë i privuar nga realizimi i saj.”

06 - Kjo është thirrja dhe ftesa jonë që do t’i ringjallë dhe do t’i ngrejë lart

Muslimanët - me Vullnetin e Allahut - dhe do të ndihmojë në përhapjen e vazhdueshme të mesazhit Islam në çdo cep të Tokës. Ndërkohë që kemi bindje të plotë në ndihmën e Allahut dhe në faktin që Ai padyshim do t’u japë autoritet robërve të Tij të devotshëm:

ة ولرسوله وللمؤمنين ه العز وللـ

“Por nderi i përket Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve.” [el-Munafikun, 8]

Dhe Fjala e Tij:

رسوله بالهدى ودين الحق ليظهره على الدين كله ولو كره هو الذي أرسل ﴾٩المشركون ﴿

“Është Ai i Cili ka çuar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës, që Ai ta bëjë atë ngadhënjyese mbi të gjitha fetë e tjera, edhe pse Mushrikët e

urrejnë atë.” [es-Saff, 9]

Kështu që, çdo thirrje që nuk mbështetet mbi këto themele dhe çdo metodologji që nuk përkon me metodologjinë e të Dërguarve (paqja qoftë mbi të gjithë ata), atëherë ato do të jenë të dështuara dhe nuk do të kenë kurrfarë dobie. Argumenti më i qartë për këtë është realiteti i atyre grupeve bashkëkohore që kanë vendosur një metodologji për vetet e tyre dhe thirrja e tyre bie në kundërshtim me metodologjinë e të Dërguarve.

ن اتبع هواه بغير ه ومن أضل مم ن اللـ هدى م

“Dhe kush është më i humbur se sa ai i cili ndjek dëshirat e veta pa udhëzim nga Allahu?” [Kasas, 50]

﴾ الذين ضل سعيهم في الحياة الدنيا وهم ١٠٣قل هل ننبئكم بالخسرين أعمال ﴿﴾١٠٤أنهم يحسنون صنعا ﴿يحسبون

“A t’ju tregojmë Ne humbësit më të mëdhenj për veprat e tyre? (Janë) ata përpjekjet e të cilëve janë harxhuar kot në jetën e dunjasë duke menduar se po përfitonin mirësi nga veprat e tyre!” [Kehf, 103-104]

Page 64: Sekti Kur’anij

Këto grupe e kanë lënë pas dore rëndësinë e Akides dhe në vend të saj ata thërrasin për korrigjimin e çështjeve që nuk janë po aq të rëndësishme sikurse Akideja. Por në të vërtetë, Teuhidi është ai që e forcon zemrën, shton diturinë dhe adhurimin e Allahut. Rrjedhimisht edhe punët e mira do të shtohen dhe atëherë Muslimanët do ta kuptojnë Fjalën e Allahut:

الحات ليستخلفنهم في الرض كما استخلف ه الذين آمنوا منكم وعملوا الص وعد اللـن بعد خوفهم الذين من قبلهم وليمكنن له م دينهم الذي ارتضى لهم وليبدلنهم م

ئك هم الفاسقون ﴿ ـ لك فأول﴾٥٥أمنا يعبدونني ل يشركون بي شيئا ومن كفر بعد ذ

“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë (e autoritetit,

pushtetit) në tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t’u japë atyre në shkëmbim

siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht) që këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua. Por kushdo që

nuk beson pas kësaj, këta janë të pabindurit (ndaj Allahut).” [Nur, 55]

Kështu që, njeriu që ka aftësi për të kuptuar do ta shohë se adhurimi i Allahut të vetëm, besimi i saktë dhe punët e mira janë rruga drejt suksesit. Dhe ndihma kërkohet vetëm nga Allahu i Lartësuar. Ai është Zoti i Botëve.

1 Ramadan 1429 Hixhrij / 1 Shtator 2008

Përshtatur nga: Troid.org

KJO ËSHTË THIRRJA JONË!

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Rahimullah)

Page 65: Sekti Kur’anij

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëplotit! E falënderojmë Allahun, salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (sal Allahu te’ala alejhi ue ala as’habih).

Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar na ka dhënë mirësinë më të madhe, e ajo është mirësia e imanit-besimit. Ndërsa, këtij umeti i ka dhënë mirësinë e ekzistencës së dijetarëve në mesin e tyre. Dijetarët, janë ata të cilët i ka nderuar Allahu me dije, që ua dhuroi me qëllim që t’ua ndriçojnë njerëzve rrugën për tek Allahu, me këtë kemi për qëllim adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar.

Padyshim se ata janë trashëgimtarët e Profetëve. Ajo që na shtyu të vijmë në këtë vend, së pari është që të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe lutemi që të mbetet kështu (ky qëllim i yni). Së dyti; për të kërkuar dije e cila të shpie drejt Allahut. Pasha Allahun! Këto janë momente të bukura, ku takohemi me Shejkhun tonë, dijetarin dhe mësuesin tonë të madh; Muhammed Nasirudin el-Albanin.

Në emër të kësaj lagje esh-Shuvekeh, Shejkhut tonë të nderuar i urojmë mirëseardhjen më të mirë. Gjithashtu, në emër të popullit të Mefrakut në veçanti nxënësve të dijes që ndodhen këtu, të gjithë së bashku të urojnë mirëseardhje, sepse ishin të përmalluar që të takoheshin sot me mësuesin tonë të ndershëm.

Nuk është problem, sepse të gjithë jemi të përmalluar për të dëgjuar perlat e dijes dhe urtësinë që ta ka dhënë Allahu. Pra, le të dëgjojmë prej dijes që Allahu i ka dhuruar atij, e pasi të mbarojë Shejkhu ynë atëherë edhe dyert për të pyetur do të hapen. Pyetjet duhet të jenë të shkruara sepse edhe letrat janë shpërndarë dhe janë të mjaftueshme insha-Allah. Po e përsëris edhe njëherë, momente të lumtura janë këto, duke i uruar mirëseardhjen Shejkhut tonë të nderuar.

Shejkh Albani: Mirë se ju gjejmë! Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të shpirtave tanë dhe veprave tona të liga. Kë e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë. Dhe kë e humbë Allahu nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut – i Vetëm dhe pa asnjë shoq. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Fjalët më të mira janë fjalët e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (sal Allahu alejhi ue selem), gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo gjë e shpikur është bidat, çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në Zjarr.

Falënderoj vëllanë tonë Ibrahim për fjalët dhe lëvdatat e tij. Mua nuk më mbetet asgjë tjetër vetëm që të marr shembull halifen e parë, Ebu Bekër es-Sidikun (radija Allahu anhu), i cili ishte halife i drejtë dhe i pari që erdhi pas të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

Page 66: Sekti Kur’anij

Megjithatë, kur dëgjonte ai dikë që e lavdëronte, – edhe pse kjo lëvdatë kushdo që të jetë i lavdëruari është e tepruar-, dhe halifja ishte me të drejtë halife i të Dërguarit të Allahut (Sal Allahu alejhi ue selem), e përsëri (kur e lavdëronte dikush) thoshte: ‘Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët që thonë për mua, më bëj më të mirë sesa ata mendojnë, mi falë gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë.’

Këto fjalë i thoshte Ebu Bekri, e çfarë na mbetet neve që të themi pas tij?! Andaj, duke e pasuar atë, them: ‘Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët që thonë për mua, më bëj më të mirë sesa ata mendojnë, mi falë gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë.’

E vërtetë është dhe të vërtetën po e them, se unë nuk jam ai i përshkruari që dëgjuat më parë, por në të vërtetë unë jam vetëm një nxënës i dijes dhe asgjë më tepër! Dhe, është obligim i çdo nxënësi të dijes që të ketë parasysh fjalën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):

“Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet! Predikoni nga benu Israilët dhe s’ka asgjë të keqe në të. E kush gënjen për mua qëllimisht, le ta përgatitë ulësen e tij

prej zjarrit.”

Duke marrë parasysh këtë hadith Profetik dhe argumente tjera të cilat i gjejmë në Librin e Allahut dhe në Hadithet e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue alejhi ue selem), mundohemi që njerëzve t’ua kumtojmë atë të cilën ndoshta nuk e dinë.

Mirëpo, kjo -mendimi i mirë i vëllezërve tanë për ne- nuk do të thotë se ne jemi bërë me të vërtetë të tillë (ashtu siç më cilësuan). Çështja nuk është kështu! Në realitet, ajo çfarë unë ndjej kur e gjykoj veten time, atëherë kur dëgjojë fjalë të tilla, e kujtoj shembullin që është shkruar në kohë të hershme dhe është i njohur, ku thuhet: “Në vendin tonë edhe bugathi (lloj korbi i vogël) bëhet shqiponjë.”

Ndoshta ndonjëri nuk e di qëllimin e këtij shembulli. Bugathi është një zog i vogël dhe i pa rëndësishëm, por që shndërrohet në shqiponjë tek njerëzit për shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj. Ky shembull është më se i përshtatshëm për shumë nga ata të cilët thërrasin në islam duke u mbështetur në të vërtetën ose për ata që thërrasin duke u mbështetur në gabime e lajthitje.

Por, Allahu e di më së miri se kjo tokë -për fat të keq- është zbrazur nga dijetarët. Të gjitha vendet islame i ka përfshirë kjo fatkeqësi përveç individëve të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetarë. Këtë gjë e thekson edhe një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Buhari në Sahihun e tij, hadith që transmetohet nga Abdullah bin Amër bin el-Asi (radija Allahu teala anhu) i cili thotë se: I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Vërtetë, Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atë nga zemrat e dijetarëve, por e merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbetet

Page 67: Sekti Kur’anij

më ndonjë dijetarë. Atëherë njerëzit do të marrin koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të japin fetva pa dije; -do të humbasin vetveten dhe të tjerët.“

Kur Allahu dëshiron që ta largojë dijen nga faqja e dheut, nuk e largon atë nga gjokset e njerëzve të ditur saqë këta njerëz të ditur të ktheheshin në injorant, sikur të mos kishin ditur kurrë. Jo! Kjo nuk është prej ligjit të Allahut të Madhëruar kundrejt njerëzve të mirë, që t’ua marrë njerëzve atë dije të cilën ata e kanë arritur duke kërkuar kënaqësinë e Tij në këtë mënyrë.

Siç edhe dëgjuam fjalët e vëllait Ibrahim (Allahu e begatoftë) edhe pse shkurtimisht, se ky tubim yni është bërë për të kërkuar dije.

Allahu i Madhëruar është Gjykues i Drejtë, dhe nuk e largon dijen nga zemrat e dijetarëve të vërtetë në këtë mënyrë. Ligji i Allahut për këtë çështje ka rrjedhur mes krijesave të Tij në atë mënyrë që t’ua largojë dijen njerëzve me largimin e dijetarëve, pra me vdekjen e tyre. Ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarëve, Profetëve dhe të Dërguarve, Muhammedin (sal Allahu alejhi ue selem), derisa të mos mbeten më dijetarë e njerëzit të vënë në krye persona injorantë, të cilët do të pyeten dhe do të japin fetva pa dije dhe do të humbin vetveten dhe të tjerët. Nga ky fenomen nuk duhet të kuptojmë se Allahu i Madhëruar, do ta zbrazë tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetarë që të jetë bartës i argumenteve të Allahut tek njerëzit.

Por kuptimi i drejtë i këtij hadithi është, se sa më shumë kalon koha, aq më tepër pakësohet dija derisa të mos mbetet në faqe të tokës askush që thotë: Allah, Allah. Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është hadith autentik: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në faqe të tokës ka që thonë: Allah, Allah.“

Shumë prej atyre njerëzve që përmenden në fund të këtij hadithi që e përmendëm, se ‘Allahu e largon dijen duke marrë dijetarët derisa të mos mbetet dijetarë, dhe njerëzit të marrin koka injorante’, prej këtyre kokave janë edhe ata që e komentojnë Kur’anin dhe Sunnetin me komente të kundërta nga ato të dijetarëve. Nuk them vetëm të dijetarëve të hershëm, por gjithashtu edhe atyre të më vonshëm.

Këta lloj njerëzish argumentohen me këtë hadith: ‘Allah, Allah,’ për të treguar se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e Allahut vetëm me fjalën: ‘Allah, Allah’.

Të mos e gënjejë apo mashtrojë dikë kushdo qoftë ai, kur e dëgjon hadithin me interpretim të tillë. E pashë të arsyeshme që qoftë edhe kalimthi t’u përmend se ky interpretim është i pasaktë.

- Së pari: sepse sqarimi i tij është bërë në një transmetim tjetër nga i Dërguari i

Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

Page 68: Sekti Kur’anij

- Dhe së dyti: sepse nëse ky interpretim do të ishte i saktë, atëherë një gjë të

tillë do ta kishin praktikuar të parët tanë të mirë Allahu qoftë i kënaqur me ta!

Pra, përderisa ata nuk e kanë bërë, atëherë tregon edhe refuzimin e tyre ndaj këtij interpretimi e rrjedhimisht pasaktësinë e tij.

E si do të reagonin këta njerëz që bëjnë interpretime të tilla, kur të dëgjonin edhe transmetimin plotësues të këtij hadithi, i cili gjendet tek Imam Ahmedi në Musnedin e tij me zinxhir autentik, me këto fjalë: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në tokë të ketë nga ata që thonë: nuk ka zot tjetër veç Allahut“.

Prandaj, ky është edhe qëllimi i fjalës së përsëritur Allah-Allah, në transmetimin e parë.

Ajo që duam të vëmë në dukje është fakti se bota në kohët e sotme, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që dikur mbushnin këtë tokë të gjerë me dijen e tyre, dhe që e përhapnin atë në radhët e umetit islam. Gjendja e kësaj kohe është ashtu siç thuhet në një shembull: “E kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë edhe më të pakët se të paktit”.

Shpresojmë prej Allahut të Madhëruar që të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët me të vërtetë pasojnë dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre. Kjo është ajo që ne shpresojmë prej Allahut të Madhëruar, që të na bëjë prej atyre që pasojnë rrugën, për të cilën Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush ndjek një rrugë për të marrë dije, Allahu e ndjek me të një rrugë për ta futur në Xhennet“.

Ky hadith më jep mundësinë të flas për këtë dije, e cila përmendet shumë shpesh në Kur’an, siç është fjala e të Lartësuar:

ون الذين يستوي هل ق ل يعلم

“A janë të njëjtë ata që dinë me ata që nuk dinë?!” (39:9)

Dhe fjala e Tij:

يرفع وت وا والذين منك م آمن وا الذين الل درجات العلم أ

“Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe (posaçërisht) ata që kanë dije, në grada të larta.” (58:11)

Cila është pra kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës Allahu i lavdëron?

Përgjigjen për këtë e kemi në fjalët e imam Ibën Kajim el Xheuzijeh (Allahu e mëshiroftë), nxënësi i shejkhul islam Ibën Tejmijes (Rahimullah): “Dija është: ‘ka

Page 69: Sekti Kur’anij

thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet, dhe ajo nuk është e fshehur. Dituria nuk është kur ti ngritë dyshime në fjalët e të Dërguarit duke marrë për bazë fjalët e ndonjë fekihu.

Shejkhul-Islam: Në asnjë mënyrë! Dije nuk është refuzimi e mohimi i Cilësive të Allahut, duke dashur për t’i ikur përngjasimit dhe përfytyrimit të Cilësive të Tij’.”

Dija, siç kuptohet prej këtyre fjalëve poetike, -e që pak i gjejmë tek poetët të shprehen në këtë mënyrë, sepse poezia e dijetarëve është ndryshe nga poezia e poetëve-. Pra, dijetari si ky ka prirje për poezi, e shohim tek thotë:

“Dija është ajo që ka thënë Allahu” në rendin e parë,

“ka thënë i Dërguari i Allahut” në rendin e dytë,

“kanë thënë Sahabet në rendin e tretë”.

Pikërisht për këtë pikë të fundit unë do të flas në këtë mbrëmje të bukur insha-Allah.

Fjalët e Ibën Kajimit na kujtojnë një të vërtetë shumë shumë të rëndësishme, që për shumë kohë nuk është përfillur dhe është neglizhuar nga shumica e thirrësve që veprojnë sot në emër të thirrjes në fe.

Cila është kjo e vërtetë?

Dihet mjaft mirë tek të gjithë këta thirrës, se islami mbështetet në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Kjo është diç e vërtetë që nuk ka pikë dyshimi.

Porse kjo është e mangët (nuk mjafton)! Për këtë mangësi flet edhe Ibën Kajimi në poezinë e mëhershme të cilën e lexuam, kur përmendi se pas Kur’anit dhe Sunnetit, Sahabet. Ai tha: Dija është: ‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet …

Sot shumë rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kur’anin dhe Sunnetin edhe Sahabet! Dhe ata (Sahabet), siç e dimë të gjithë, janë koka e të parëve tanë të mirë. Për të cilët na kanë ardhur hadithe të shumta të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) që tregojnë për pozitën e tyre.

Në një hadith thuhet:

“Njerëzit më të mirë janë brezi im, …

E mos thoni ashtu siç thonë shumica e thirrësve në fe: “Gjenerata më e mirë…” ngase të shprehurit e tillë nuk ka bazë në Sunnet.

Page 70: Sekti Kur’anij

Në dy sahihet (Buhari dhe Muslim) dhe libra të tjera që janë bazë e Sunnetit, të shprehurit është ashtu siç e theksuam, ku thotë:

“Njerëzit më të mirë janë brezi im, e më pas ata që vijnë pas tyre, e më pas ata që vijnë pas tyre“.

Sahabet janë kreu i këtyre tre brezave, për të cilët është dëshmuar për mirësi. Imam Ibën Kajim el-Xheuzijeh ia ka bashkangjitur Sahabet Kuranit dhe Sunnetit. A është kjo bashkëngjitje që ai i bëri Kuranit dhe Sunnetit opinion, ixhtihad, sajim, që thjesht mund të jetë diçka e gabuar, kjo sepse çdo njeri mund të gabojë?!

Përgjigja për këtë është: ‘Jo’. Ky nuk është sajim e as ixhtihad që mund të jetë i gabuar. Por kjo, është e mbështetur në Librin e Allahut dhe në hadithin e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

Përsa i përket argumentit nga Kur’ani, e kemi fjalën e Zotit tonë në Librin e Tij, ku thotë:

ول ي شاقق ومن دى له تبين ما بعد من الرس ؤمنين سبيل غير ويتبع اله ه الم تولى ما ن ول مصيراا وساءت جهنم ون صله

“E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur dhe

e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” (4:115)

Nuk mjaftohet Zoti ynë në këtë ajet, -dhe nëse do ta bënte do të kishte të drejtë- duke thënë: “E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur…

Porse tha për një arsye të madhe që ne tani po jemi duke e shpjeguar dhe qartësuar. Ai tha:

ول ي شاقق ومن دى له تبين ما بعد من الرس ؤمنين سبيل غير ويتبع اله ه الم تولى ما ن ول مصيراا وساءت جهنم ون صله

“E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur dhe

e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.”

Ju lutem që ky ajet të ngulitet në mendjet dhe zemrat tuaja, e të mos harrohet për asnjë çast, sepse në të ndodhet e vërteta dhe e drejta ashtu siç ju po e shqiptoni. Kështu ju do të mund të shpëtoni nga të devijuarit majtas e djathtas, dhe nuk do të përziheni qoftë edhe sadopak me idetë e mendimet e ndonjërit prej grupeve që nuk janë të shpëtuara apo të themi të humbura.

Page 71: Sekti Kur’anij

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) thotë në një hadith të njohur, ndërsa unë po mjaftohem të përmend prej tij pjesën që na intereson këtu, dhe që është argument për ato që po themi; thotë: “… do të përçahet umeti im në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha janë në zjarr, përveç njërit prej tyre.” I thanë:” Cili është ai grup o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai është xhemati.”

Pra, xhemati është rruga e besimtarëve.

Hadithi, edhe pse nuk është shpallje e drejtpërdrejtë nga Allahu në zemrën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), kjo është edhe rezultat i ajetit të lartpërmendur;

ؤمنين سبيل غير ويتبع الم

“… dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…”.

Nëse përfundimi është i tillë për atë që kundërshton të Dërguarin dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, ai kërcënohet me zjarr. Atëherë vlen edhe e kundërta: “Kush ndjek rrugën e besimtarëve, atij i është premtuar Xhenneti pa asnjë pikë dyshimi.” E pra, i Dërguari i Allahut në përgjigje të pyetjes se cili është grupi i shpëtuar, tha: “Xhemati”, ndërsa xhemati është bashkimi i myslimanëve.

Në një transmetim tjetër të po këtij hadithi që e përforcon edhe më shumë këtë mesazh, madje ky transmetim shton edhe më tepër qartësinë e shpjegimit. Ku Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) thotë: “ (grupi i shpëtuar) është ai (grup) që ndodhet në rrugën time dhe të shokëve të mi.” Atëherë “dhe shokëve të mi” është rruga e besimtarëve.

Kur Ibën Kajimi tha në fjalët që i theksuam më herët: ‘…dhe (dija është çfarë) thonë Sahabet’, këtë nuk e nxorri nga diku tjetër veçse nga ajeti i lartpërmendur dhe nga ky hadith. Gjithashtu, edhe nga hadithi i njohur i Irbad bin Sarijeh (radija Allahu anhu), nga i cili prapë po mjaftohem vetëm me atë që na duhet si argument duke lënë kohë për pyetjet tuaja, ku Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) thotë:

“Jeni të detyruar ta pasoni Sunnetin tim, dhe Sunnetin e hulefave të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje.”

Pra, edhe këtu kemi të njëjtën gjë si në hadithin dhe ajetin e mëparshëm.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk thotë vetëm: “Jeni të detyruar ta pasoni Sunnetin tim”! Por ai i shtoi Sunnetit të tij Sunnetin e hulefave të drejtë. Nga kjo mund të mësojmë – e veçanërisht në këtë kohë, ku mendimet, opinionet e medhëhebet janë të shumta, e grupet janë të ndarë e të përçarë, derisa shumë prej të rinjve myslimanë janë të hutuar se cilit grup t’i përkas.

Pra, edhe njëherë, përgjigjen e gjejmë tek ajeti dhe dy hadithet e lartpërmendura. Prandaj, pasojeni rrugën e besimtarëve. A është fjala për rrugën e besimtarëve të

Page 72: Sekti Kur’anij

kësaj kohe? Përgjigja është: Jo. Fjala është për kohët e hershme, posaçërisht periudhën e parë – periudhën e Sahabeve, të parët tanë të mirë.

Vetëm ata, duhet të jenë shembull ynë për t’i pasuar. Prandaj, thirrja jonë ngrihet mbi tre shtylla: mbi Kur’anin, Sunnetin dhe pasimin e të parëve tanë të mirë. Kushdo që pretendon se pason Kur’anin dhe Sunnetin, por nuk i pason të parët e mirë dhe këtë e tregon nëpërmjet veprave e ndoshta e shpreh dhe me gojën e tij, duke thënë:

‘ata janë njerëz sikurse edhe ne që jemi njerëz’; s’ka dyshim se ky njeri është në rrugë të shtrembër dhe në humbje. Pse? Sepse ai nuk i merr parasysh këto argumente që i përmendëm më herët. A pason ai rrugën e besimtarëve? Natyrisht që jo. A ka pasuar Sahabet e të Dërguarit? Natyrisht që jo. Kë ka pasuar atëherë? Për të mos thënë dëshirat dhe tekat e veta, ai ka pasuar mendjen e vet.

Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme? Pa dyshim që jo. Atëherë ai padyshim që gjendet në një humbje të qartë.

Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes fraksioneve të dikurshme dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme, qëndron tek çështja e pasimit të të parëve tanë të mirë. Shumë pretendojnë se pasojnë Kur’anin dhe Sunnetin, edhe shpesh po dëgjojmë të rinj të pavendosur që thonë: ‘O vëlla, këta thonë Kur’ani e Sunneti, edhe ata të tjerët thonë Kur’ani dhe Sunneti. Cili qenka gjykimi ndarës?’

Ne u themi: ‘Ai është Kur’ani dhe Sunneti dhe metodologjia e të parëve tanë të mirë.’

Kushdo që mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, por pa u mbështetur në rrugën e të parëve tanë të mirë, ai në realitet nuk është mbështetur në Kur’an dhe Sunnet, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë në teket dhe dëshirat e tij. Unë e kam zakon që të jap disa shembuj për ta bërë sa më të qartë këtë çështje, madje kjo është bazë shumë e rëndësishme; Fjala është për: në rrugën e të parëve tanë të mirë.

Na transmetohet nga el-Faruk Omer bin Hatabi, i cili thotë: “Nëse ju polemizojnë ndjekësit e tekave dhe bidatit me Kur’an, atëherë përgjigjuni atyre me Sunnet, sepse Kur’ani përmban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme.”

Pse e tha Omeri këtë fjalë?

Për këtë arsye Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an, duke iu drejtuar Profetit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem):

ن الذكر إليك وأنزلنا بي إليهم ن زل ما للناس لت

Page 73: Sekti Kur’anij

“Dhe Ne ta zbritëm ty Kur’anin që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”

A mundet një mysliman arab, i cili mund të jetë Sibeuejhi (njëri prej dijetarëve më të shquar të gjuhës arabe) i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës arabe -të letërsisë dhe etikës së saj-, i aftë ta kuptojë Kur’anin pa pasur nevojë për mësimet e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem)?

Përgjigja është: ‘Jo’.

Në të kundërt fjala e Allahut:

ن الذكر بي إليهم ن زل ما للناس لت

“…që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”

Do të kishte qenë vetëm një tallje! Larg saj qoftë.

Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kur’anin pa u mbështetur në mësimet e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), veçse ka humbur në një humnerë të thellë. Pastaj, a ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kur’anin dhe Sunnetin pa pasur nevojë për udhëzimin e Sahabeve?

Përgjigja është përsëri: Jo.

Kjo sepse ata janë që na i përcollën së pari fjalët e Kur’anit, të cilin e zbriti Allahu në zemrën e Muhammedit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe së dyti na përcollën shpjegimin e tij (sal Allahu alejhi ue selem) i cili u përmend në ajetin e mëparshëm dhe mënyrën se si ai i praktikoi mësimet e Kur’anit famëlartë.

Këtu më duhet patjetër që të ndalem pak.

Sqarimi i Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) është tre lloje:

01 - Nëpërmjet fjalëve të tij.

02 - Veprimeve të tij.

03 - Aprovimit të tij.

Kush janë ata që na i transmetojnë fjalët e tij? Përgjigja është: Shokët e tij. Kush na i transmeton veprimet e tij? Përgjigja është: Shokët e tij. Kush na i transmeton aprovimin e tij? Përgjigja gjithashtu do të jetë: Shokët e tij.

Page 74: Sekti Kur’anij

Për këtë arsye ne nuk mund të pavarësohemi nga të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit duke u mbështetur vetëm në aftësitë tona gjuhësore. Patjetër se ne duhet të mbështetemi në diçka tjetër. Kjo nuk do të thotë se s’kemi nevojë për gjuhën; jo! Ne jemi plotësisht të bindur se joarabët të cilët nuk e zotërojnë gjuhën arabe, kanë rënë në gabime të shumta, e veçanërisht në lidhje me këtë bazë të rëndësishme, duke mos u kthyer tek të parët tanë të mirë për të kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin. Me këtë nuk nënkuptoj mosmbështetjen tek gjuha, kjo është e pamundur, ngase kur duam të kuptojmë fjalët e Sahabeve patjetër duhet të kuptojmë gjuhën arabe.

Ashtu siç është e domosdoshme gjuha për njohjen e Kur’anit dhe Sunnetit, po e njëjta gjë vlen edhe në këtë çështje. Ajo që duam të shpjegojmë është se sqarimi i Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) i përmendur në ajetin e mësipërm, ndahet në tri lloje: fjalë, vepra dhe aprovim.

Po japim një shembull ose më tepër nëse është e nevojshme, për ta bërë sa më të qartë këtë lloj ndarjeje që është mjaft reale dhe plotësisht e drejtë. P.sh.: Kemi fjalën e Allahut, më të Lartit:

ارق ارقة والس وا والس ما فاقطع أيديه

“Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart.” (5:38)

Shikoni tani se si nuk mund të mbështetemi vetëm tek gjuha në të komentuarit e Kur´anit.

Në pikëpamjen gjuhësore, vjedhës është kushdo që vjedh një mall nga një vend i ruajtur, çfarëdo qoftë ky mall, edhe pa ndonjë vlerë të veçantë. P.sh.: nëse dikush vjedh vezë apo ndonjë qindarkë. Nga ana gjuhësore ky quhet vjedhës.

I Lartësuari thotë:

ارق ارقة والس وا والس ما فاقطع أيديه

“Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart.”(5:38)

A i pritet dora çdo njeriu që vjedh? Përgjigja është: ‘Jo’.

Përse? Sepse sqaruesi i cili është i ngarkuar të bëj shpjegimin, i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) na i ka bërë të qartë se kush janë ata vjedhës të cilëve u pritet dora, duke thënë:

“Nuk ka prerje (dore), përveçse për çerek dinari e më tepër.”

Kushdo që vjedh diçka me vlerë më të ulët sesa çereku i dinarit, edhe nëse nga ana gjuhësore quhet vjedhës, nga ana e sheriatit nuk quhet vjedhës (që meriton prerjen e dorës).

Page 75: Sekti Kur’anij

Nga këtu arrijmë në një përfundim shkencor, që shumica e nxënësve të dijes janë të pakujdesshëm ndaj saj.

Ky përfundim na tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me gjuhën e trashëguar arabe, por kemi edhe gjuhën e sheriatit (terminologjinë), të cilën e kemi mësuar nga Allahu. Arabët që flisnin gjuhën në të cilën zbriti Kur’ani, ishin të panjohur me këto lloj terminologjie. Kur thuhet vjedhës, nga ana gjuhësore përfshihet çdo vjedhës, por kur vjedhësi përmendet nga ana e sheriatit, nuk përfshihet çdo vjedhës por vetëm ai që vjedh çerek dinari e më tepër.

Këtu kemi një shembull praktik se ne nuk mund të jemi të jemi të pavarur në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit, vetëm duke u mbështetur në njohjen e gjuhës arabe. Kjo është një mangësi që shumë shkrimtarë të kohëve të sotme kanë rënë në të. Ata përdorin vetëm aftësitë e tyre njohëse të gjuhës arabe në interpretimin e ajeteve Kur’anore dhe haditheve profetike.

Duke i interpretuar ato në mënyrë të devijuar, të panjohura më parë për myslimanët! Për këtë arsye, duhet të kuptojmë se thirrja e vërtetë e islamit mbështetet në tre shtylla: Kuranin, Sunnetin dhe rrugën e pasuar nga të parët tanë të mirë.

ارق ارقة والس والس

“Vjedhësit dhe vjedhëses…”

Ky ajet nuk mund të komentohet sipas rregullave të gjuhës, por sipas gjuhës së sheriatit, e cila thotë se:

“Nuk ka prerje (dore), përveçse për çerek dinari e më tepër.”

Në vazhdim të ajetit të sipërpërmendur, Allahu thotë:

وا ما فاقطع أيديه

“ua prisni duart.”

Çfarë është dorë në aspektin gjuhësorë?

Në aspektin gjuhësorë, dorë konsiderohet nga shpatulla deri tek majat e gishtërinjve.

Në ç’masë pritet, nga këtu…?

Këtë gjë e sqaroi i Dërguari me veprimin e vet. Ne nuk kemi ndonjë hadith nga fjalët e tij që të na bën të ditur vendin e prerjes së dorës ashtu siç e kishim në atë se çfarë konsiderohet vjedhës sipas sheriatit, por kemi shpjegim duke marrë parasysh praktikën e Profetit.

Page 76: Sekti Kur’anij

Si e mësuam ne këtë zbatim në praktik?

Prej të parëve tanë të mirë, shokëve të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Ky ishte lloji i dytë, pra shpjegimi me anë të veprimeve – praktikës.

Ndërsa lloji i tretë është aprovimi i të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem) për diçka që as nuk ndalohet, e as nuk qortohet për të. Ky lloj nuk është as fjalë e as vepër e tij, por është një veprim të cilin e kryen dikush tjetër, ndërsa ai (sal Allahu alejhi ue selem) ka reaguar ndaj këtij veprimi duke e aprovuar atë.

Kur ai shihte diçka heshtte dhe e aprovonte atë, kjo gjë konsiderohej themel se ajo çështje është e lejuar.

Kur ai shihte diçka dhe tërhiqte vërejtje ndaj saj – edhe nëse ajo bëhej nga ndonjëri prej Sahabeve, mirëpo vërtetohet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka ndaluar atë gjë, atëherë ky gjykim (ndalim) i largon të gjitha kundërthëniet e shkaktuara nga aprovimi i atij Sahabiut!

Po ua jap edhe një shembull, që ka të bëj me shkencën e hadithit.

Thotë Abdullah bin Umeri bin Hatabi (radija Allahu anhuma): “Pinim kur qëndronim në këmbë, e hanim në ecje e sipër në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem)”.

Në këtë hadith, Abdullahu na tregon për dy gjëra: për të pirët duke qenë në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në kohën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).

Cili pra është gjykimi i sheriatit për këto dy gjëra; -pra, për të pirë gjatë qëndrimit në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur?!

Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, mund të nxjerrim gjykimin e sheriatit për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh diçka: njohjen e Sunnetit të të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) – fjalët praktikën dhe aprovimin e tij.

Nëse i kthehemi Sunnetit autentik në lidhje me çështjen e parë me të cilën sprovohen shumë prej myslimanëve, për të mos thënë shumica e tyre, duke kundërshtuar fjalët e të Dërguarit të ndershëm (sal Allahu alejhi ue selem) e që është ‘të pirët në këmbë’. Sahabet kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori, kanë veshur mëndafsh. Këto janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen.

Por, a i aprovoi ato i Dërguari?

Përgjigja është: për disa gjëra tërhoqi vërejtjen e disa i aprovoi.

Page 77: Sekti Kur’anij

Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.

Tërhoqi vërejtjen nga pirja në këmbë në hadithe të shumta, gjë të cilën nuk dua të thellohem për të mos dalë nga tema e për të lënë kohë për pyetjet tuaja dhe për arsye se kjo çështje kërkon një trajtim të veçantë.

Më mjafton t’ua përmend juve një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes bin Maliku (radija Allahu anhu) se ka thënë:

“E ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) të pirët në këmbë.”

Në një transmetim tjetër thuhet se:

“I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e ka qortuar nga të pirët në këmbë.”

Atëherë ajo që është vepruar, siç mësojmë nga hadithi i Ibën Umerit në kohën e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), u ndalua më vonë dhe kështu u shndërrua në çështje të anuluar përmes ndalimit të vetë të Dërguarit.

Për sa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënurit duke ecur, nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një gjykim të sheriatit. Po mjaftohem me kaq në këtë sqarim që ka të bëj me domosdoshmërinë e mbështetjes në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit sipas të parëve tanë të mirë.

E jo që njeriu të pavarësohet në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit vetëm në njohuritë personale të çdonjërit prej nesh, për të mos thënë në injorancën individuale.

Tani që u bë e qartë rëndësia e çështjes së të parëve tanë të mirë, duhet që të marrim disa shembuj praktikë.

Që në kohët e hershme myslimanët janë përçarë në grupacione të ndryshme, siç dini për mutezilitë, murxhitë, hauarixhët, zejditë pa përmendur shijat, rafidat etj.

Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve sado të humbur që të jenë, që të mos bashkohen me pjesën tjetër të myslimanëve në parimin se: ne mbështetemi në Kur’an dhe Sunnet.

Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, sepse nëse dikush do ta thoshte këtë, do të dilte tërësisht prej islamit.

Page 78: Sekti Kur’anij

Atëherë, përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë pretendojnë se bazohen në Kur’an dhe Sunnet? Kjo mbështetje nuk mund ndodhë kur nuk mbështetesh edhe në shtyllën e tretë: të parët tanë të mirë; duke vënë në dukje edhe diçka tjetër. Atë se Sunneti ndryshon shumë nga Kur’ani fisnik, për vetë faktin se Kur’ani është i ruajtur dhe i tubuar përbrenda dy kapakëve të Mus’hafit, siç e dinë të gjithë.

Ndërsa Sunneti, së pari duhet thënë se është i shpërndarë nëpër qindra libra, për të mos thënë në mijëra libra, një pjesë e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë në një botë të panjohur, në botën e dorëshkrimeve.

Edhe librat e njohura sot përmbajnë hadithe autentike dhe të dobëta. Ata të cilët bazohen në Sunnet, qofshin nga ata që i përkasin pasuesve të Sunnetit dhe në metodologjinë e të parëve tanë të mirë, apo qofshin nga grupet e tjera, shumë prej tyre nuk e dallojnë Sunnetin autentik nga ai i dobët dhe bien në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin për shkak të mbështetjes tek hadithet e dobëta apo të shpikura.

Ajo çka dua të them është se disa prej grupeve të cilat i përmendëm, mohojnë disa të vërteta Kur’anore dhe të vërteta nga hadithet profetike. Kjo gjë ka ndodhur në kohë të hershme dhe të sotme.

Kur’ani famëlartë u tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do e takojnë Allahun e Madhëruar, në Xhennet, ku Ai do tu shfaqet atyre dhe ata (besimtarët) do ta shohin Atë, siç thotë një nga dijetarët Selefij:

“Do ta shohin besimtarët Allahun pa pyetur ‘si’ dhe pa përngjasim dhe pa shëmbëllim me askënd.”

Për këtë ekzistojnë fakte në Kur’an dhe me dhjetëra fakte në hadithet e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). Si mundën që ta mohonin këtë mirësi disa prej sekteve të mëhershme dhe të sotme?

Kur jemi tek sektet që kanë lindur në kohët e hershme, – fjala është për Mutezilitë- ; mesa di unë, sot nuk ekziston asnjë grup në faqe të dheut që të thotë: ‘ne jemi mutezilij’, ‘ne jemi në rrugën e mutezilive’. Unë kam parë një njeri ahmak i cili deklaronte se ishte mutezili dhe mohonte disa të vërteta të fesë, sepse i ishte mbështetur në mendjen e vet.

Mutezilitë e mohuan këtë mirësi dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se është e pamundur të shihet Allahu i Lartësuar. Çfarë bënë? A e mohuan Kur’anin? Allahu thotë në Kur’anin famëlartë:

وه ها إلى ناضرة يومئذ و ج ناظرة رب

Page 79: Sekti Kur’anij

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..” (75:22-23)

A e mohuan këtë ajet? Jo, nëse do ta mohonin do të bënin kufër e do të dilnin nga feja. Mirëpo deri më sot pasuesit e vërtetë të Sunnetit i kanë gjykuar Mutezilitë si të devijuar. Por nuk i shohin ata jashtë islamit, sepse ata nuk e mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim të cilit i ka ardhur shpjegimi në Sunnet, siç edhe do ta sqarojmë.

Allahu i Madhëruar na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhennet duke thënë:

وه ها إلى اضرة ن يومئذ و ج ناظرة رب

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..” (75:22-23)

Ata e interpretuan dhe e shtrembëruan atë, besuan në këtë ajet në të shprehur, ndërsa e mohuan kuptimin e tij.

Dijetarët thonë se fjalët janë ndërtime kuptimore, dhe nëse besojmë vetëm aspektin e të shprehurit e mohojmë kuptimin e tyre, atëherë ky besim nuk ka vlerë dhe nuk mjafton aspak. Përse këta njerëz e mohuan këtë lloj shikimi? Sepse mendja është shumë e ngushtë që të përfytyrojë e imagjinoj –ngase njeriu është krijesë e pafuqishme- se njeriu do të jetë i aftë ta shoh Allahun pa pengesë, ashtu siç e patën kërkuar çifutët nga Musai.

Allahu tregoi paaftësinë e tyre, siç e gjejmë në tregimin më se të njohur, kur thotë:

تراني فسوف مكانه استقر فإن لالجب إلى انظ ر

“Shiko tek kodra! Nëse do të qëndrojë në vendin e saj, atëherë do të më shohësh.”(7:143)

Mendjet e tyre u ngushtuan dhe u detyruan të luanin me tekstin Kur’anor dhe ta ndryshonin kuptimin e tij. Pse?

Sepse besimi i tyre në gajb (fshehtë) ishte i dobët. Dhe se besimi tek mendjet e tyre ishte më i fortë se besimi në gajb për të cilën jemi urdhëruar në hyrje të sures Bekare:

داى فيه ريب ال الكتاب ذلك الم تقين ه لم بالغيب ي ؤمن ون الذين ل

“Elif, lam, mim. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim; udhëzues për të devotshmit, -ata të cilët besojnë tek e fshehta (gajbi)…” (2:1-2-3)

Page 80: Sekti Kur’anij

Allahu është e fshehta e fshehtësirave dhe çfarëdo që të na thotë rreth Vetvetes së Tij, nuk na mbetet tjetër veçse ta pranojmë e besojmë, për arsye se aftësitë tona perceptuese janë shumë të mangëta. Mutezilitë nuk e pranuan këtë të vërtetë, e si pasojë kundërshtuan mjaft të vërteta që kanë të bëjnë me sheriatin, prej tyre edhe fjalën e Allahut që thotë:

وه ها إلى ناضرة يومئذ و ج ناظرة رب

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..” (75:22-23)

Gjithashtu, edhe ajeti tjetër i cili mund të keqinterpretohet edhe më keq sesa ajeti i mëparshëm nga këta lloj njerëzish, fjala e Allahut që thotë:

لذين وزيادة الح سنى أحسن وا ل

“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira e edhe më tepër.” (10:26)

“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira…” d.m.th.: Xhenneti, “…e edhe më tepër.”, d.m.th. të shikuarit e Allahut në botën tjetër. Në këtë mënyrë ka ardhur hadithi në Sahihun e Muslimit me zinxhir autentik nga Sad bin ebi Uekas i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira- Xhenneti, e edhe më tepër – shikimi i Allahut.”

Ndërsa Mutezilitë e mohuan këtë, gjithashtu edhe Shijat të cilët janë Mutezili në çështje të besimit (akides). Ata mohuan shikimin e Allahut që tregohet shumë qartë në ajetin e parë dhe të dytë. Për më tepër, që nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) janë transmetuar shumë hadithe autentike për këtë temë, saqë është e pamundur të vihet në dyshim.

Interpretimi i tyre i gabuar për Kur’anin i shtyu ata që të mohojnë hadithet e sakta të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe kështu nuk konsiderohen prej grupit të shpëtuar.

“Në atë, në të cilën jam unë dhe shokët e mi.” I Dërguari i Allahut ishte i besimit se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre, siç thotë në hadithin e transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi nga një grup shokësh të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) , siç janë Ebu Seid el Hudrij, Enes bin Malik, Ebu Bekër, etj.

I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj Ditën e Kiametit, ashtu siç e shihni hënën natën kur ajo është e plotë. Nuk do të shtyheni për ta parë Atë.”

Page 81: Sekti Kur’anij

E pra, kuptimi është se nuk do të dyshoni në të parit e Tij, ashtu siç nuk dyshoni në të parit e hënës së plotë, ndërsa qielli është i pastër d.m.th. nuk ka re që të pengojnë për ta parë atë. Ata i mohuan këto hadithe me mendjet e tyre, e kështu as nuk iu bindën atyre e as nuk i besuan ato, për shkak të besimit të tyre të dobët.

Ky shembull është një fakt se si kanë gabuar në të kaluarën disa grupe, dhe po të njëjtën gjë po e bëjnë edhe sot e kësaj dite Hauarixhët e prej tyre grupi Ibadijeh, të cilët kohët e fundit janë bërë aktivë në thirrjen e tyre të humbur. Ata sot kanë publikime e predikime, me të cilat po ringjallin shtrembërimet e vjetra me të cilat njiheshin Hauarixhët që nga kohët e hershme, prej tyre është edhe shikimi në Allahun e Madhëruar në Xhennet.

Tani po u jap një shembull tjetër aktual: Kadjanitë; -ndoshta keni dëgjuar për ta. Këta njerëz thonë ashtu siç themi edhe ne: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij”, falin pesë kohët e namazit, po ashtu edhe namazin e xhumasë, kryejnë haxhin në Meke e bëjnë Umre, -por ata na kundërshtojnë neve në shumë çështje të besimit.

Prej këtyre çështjeve është edhe ajo se ata thonë se: ‘Profetësisë nuk i është mbyllur dera. Thonë se pas Muhammedit do të vinë profetë të tjerë dhe pretendojnë se njëri prej tyre ka ardhur në Kadjan, provincë e Indisë’. Kush nuk beson në këtë profet, sipas tyre është jobesimtar. Si guxojnë ta thonë një gjë të tillë kur ajeti Kur’anor është mjaft i qartë:

ول ولكن رس ين وخاتم الل النبي

“… porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” (33:40)

Si kanë mundur ta thonë një gjë të tillë kur transmetohen kaq shumë hadithe të sakta, ku thuhet: “Nuk ka profet tjetër pas meje?” E pra, ata e interpretuan Kur’anin dhe Sunnetin duke mos e komentuar ashtu siç e komentuan të parët tanë të mirë.

Pa pasur asnjë lloj mosmarrëveshjeje gjatë historisë së tyre, myslimanët kanë qenë të një mendimi në lidhje me këtë pikë, derisa erdhi ky mashtrues i humbur me emrin Mirza Gulam Ahmed el-Kadjani, i cili pretendonte se ishte profet. Ky njeri ka një histori të gjatë por vendi nuk na i lejon të merremi me të.

Pas këtij njeriu u mashtruan shumë prej atyre që nuk kishin dije për këto të vërteta (Kur’anin, Sunnetin dhe rrugën e të parëve), të cilat janë pengesë për myslimanin për të mos devijuar djathtas e majtas, siç devijuan Kadjanitë me gënjeshtarin e madh të tyre, i cili shtirej sikur ishte profet.

Por çfarë bënë me ajetin:

ول ولكن رس ين وخاتم الل النبي

Page 82: Sekti Kur’anij

“… porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” (33:40)

Thanë se “…vula e profetëve” nuk ka kuptimin se nuk ka profet tjetër pas tij, por kuptimi i saj është “zbukurim i profetëve”, ashtu sikurse unaza është zbukurim i gishtit, po ashtu edhe Muhammedi është zbukurim i profetëve.

Pra, ata nuk e mohuan ajetin dhe nuk thanë që këtë ajet nuk e ka zbritur Allahu në zemrën e Muhammedit, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë. Atëherë, çfarë vlere ka besimi vetëm në shprehje pa e besuar kuptimin e tyre të vërtetë?

Nëse në këtë të vërtetë nuk ka pikë dyshimi, atëherë cila është rruga për të arritur deri tek njohja e kuptimeve të vërteta që i përkasin Kur’anit dhe Sunnetit? E njohët rrugën!

Pra, nuk duhet të mbështetemi vetëm tek njohuritë gjuhësore dhe kategoritë gramatikore të saj, e ta komentojmë Kur’anin dhe Sunnetin sipas tekeve tona, traditave, zakoneve, apo medhëhebeve e tarikateve që kemi, por siç thuhet, -dhe me këtë po e mbylli këtë fjalim: “të gjitha mirësitë vinë nga ndjekja e të parëve, ndërsa të gjitha të këqijat shkaktohen nga bidatet e të mëvonshmëve”.

Shpresoj që të gjitha këto që thamë janë rikujtim për atë që i thërret arsyes, dëgjon me vëmendje dhe është dëshmitarë (për këtë që thamë)!

Unë jam Selefi!

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Rahimullah)

Pyetësi: “Është një nxënës dijeje në Nexhd (Arabinë Saudite) i cili thotë : Ai i cili thotë se është Selefi, Ikhuani e kështu me radhë duke përmendur grupet e tjera , kërkohet pendim prej tij. Dhe nëse nuk pendohet atëherë ai duhet të vritet si një had (ndëshkim sipas sheriatit islam)”

Përgjigje: “Unë nuk besoj se ai e thotë këtë gjë.”

Page 83: Sekti Kur’anij

Pyetësi: “Po, për Allahun ai e ka thënë këtë. Dhe këtu është një kasetë e regjistruar që e konfirmon atë. Pyetësi e vë kasetën (ta dëgjojë shejkhu) në të cilën dëgjohet zëri i Aid Al-Karnit duke thënë: Dijeni, Allahu ju ruajtë, që nuk lejohet për askënd ta bëjë të detyrueshme për dikë ndjekjen e një prej medhhebeve. Dhe kushdo që i thotë njerëzve ose ndonjërit prej robërve të Allahut : Je i detyruar të jesh Hambeli ose Shafi ose Maliki ose Hanefi’ ai duhet të pendohet. Dhe nëse ai nuk pendohet ai duhet të vritet. Dhe kushdo që e detyron dikë prej njerëzve të jetë ikhuani apo selefi apo tebligi ose susuri , atij i bëhet obligim pendimi e nëse nuk pendohet ai duhet të vritet. Kjo sepse Allahu ne nuk na ka quajtuar me ndonjë emër përveç se muslimanë.”

Përgjigje: “Unë nuk mendoj se një dijetar e thotë këtë. Nuk mendoj se një njeri i dijes duhet të thotë diçka të tillë. Ndërsa në lidhje me atë që nuk është dijetar , kjo dhe gjëra edhe me të këqia janë të mundura të rrjedhin nga ai.”

Pyetësi: “Cila është këshilla juaj o shejkh?”

Përgjigje: “Këshilla ime për të është që ai ta kuptojë se çfarë do të thotë fjala ” Selefi “.

Unë po e pyes atë tani “A po heq dorë ai nga Selefët.”

Ai do të thotë “Jo” nëse është njeri i dijes.

Nëse ai është ndër ata që nuk dinë asgjë ai do të thotë:

“Ne pasojmë vetëm Kuranin dhe Sunnetin “.

Por si duhet ta kuptosh Kuranin dhe si duhet ta kuptosh Sunnetin? A e komenton së pari Kur´anin me Kuran e pastaj së dyti me Sunnet? Si e quajmë ne këtë? Kjo është gabim. Nuk është e lejuar të themi që : Ne e komentojmë Kuranin me Kuran pastaj me Sunnet.’ Por ne e intepretojmë Kuranin me Kuran dhe Sunnet së bashku (të dyja njëkohësisht).

Kjo sepse ne absolutisht nuk mund ta kuptojmë Kuranin pa Sunnetin. Kjo është arsyeja sepse unë kam përmendur në disa prej librave të mia që një nga argumentet që refuzojnë hadithin e Muadh ibn xhebel në të cilin ai thotë që i Dërguari i All-llahut (sal Allahu alejhi ue selem) – siç tregon hadithi që kur e dërgoi Muadh ibn xhebelin në Jemen ai I tha:

“Me çfarë do të gjykosh?”

Muadhi tha: “Me Librin e Allahut. Pasta ai i tha : Nëse nuk gjen përgjigje në të.”

Ai (Muadhi) tha: “Pastaj me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut.”

Page 84: Sekti Kur’anij

Kështu ai salallahu alejhi ue selem i tha: “Nëse nuk gjen përgjigje?”

Muadhi tha: “Do përpiqem ta zgjidh sipas mendimit tim.”

Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Falenderimet i takojnë Atij që e udhëzoi të dërguarin e të Dërguarit të Allahut në atë të cilën i Dërguari i Allahut e do.”

Ky hadith është munkar (i refuzuar) Pse? Është e saktë, në lidhje me atë që diplomohen siç thuhet në ditët e sotme nga shkolla e Muhammedit (sal Allahu alejhi ue selem), që të bëjnë dallim ndërmjet Kuranit dhe Sunnetit, dhe e vendosin Sunnetin me dallim ndaj Kuranin në të njëjtin nivel, po opinionin me dallim ndaj Sunnetit? Kur dijetari i referohet këtij mendimi? Atëherë kur ai nuk gjen përgjigje në Sunnet. Kur i referohet ai Sunnetit? Atëherë kur ai nuk gjen përgjigje në Kuran. Kjo nuk është e saktë. Është obligim të kombinohen të dyja Kurani dhe Sunneti së bashku sepse të dyja e kanë origjinën nga një burim. Ky hadith i jep Sunnetit pozitën e të qenurit nën Kur’anin. E njëjta është edhe pozita e opinionit (mendimit, ixhtihadit) i të qenurit nën Sunnetin. Kur dikush i jep të drejtë vetes së tij të dalë me opinionin e tij? Atëherë kur nuk gjen asnjë përgjigje në Sunnet. Kur i referohet ai Sunnetit? Atëherë kur nuk gjen asnjë përgjigje në Kuran. Kjo është e gabuar.

E para ishte e saktë. Kur ai i referohet opinionit të tij? Kur nuk gjen një përgjigje në Sunnet. Kur i referohet ai Sunnetit? Atëherë kur nuk gjen asnjë përgjigje në Kur’an. Kjo është e gabuar. Pse ? Tani do t’ju bëj një pyetje rreth kafshëve të ngordhura të detit. A janë ato hallall (të lejuara) apo haram (të ndaluara)?

Allahu thotë:

“Ju janë ndaluar juve kashfët e ngordhura.” (5:6)

Pra e gjetëm përgjigjen në Kuran apo jo? Por ne duhet të vazhdojmë të shikojmë nëse ka ndonjë gjë në Sunnet që i përgjigjet këtij ajeti apo e kufizon atë. Po, kjo është përgjigja jonë. Prandaj dijetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ti kombinojnë mes Kuranit dhe Sunnetit. Çështja është ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem:

“Të mos qëndrojë ndonjë prej jush i shtrirë në shtratin e tij duke thënë: Ky është Libri i Allahut dhe çdo gjë hallall që gjejmë aty themi se është e lejuar dhe çdo gjë haram që gjejmë aty themi se është e ndaluar(duke e përjashtur Sunnetin).”

“Në të vërtetë juve ju është dhënë Kurani dhe diçka e ngjashme (Sunneti) me të.”

Dhe atë që e ka ndaluar i Dërguari i Allahu është njëlloj sikur Allahu e ka ndaluar. Kështu që ska mundësi e rrugë që dikush të ndajë Kur’anin me Sunnetin. Dhe kushdo që thotë : “Ne do ta interpretojmë Kuranin me Kur’an dhe pastaj me Sunnet.” Ky person ka vepruar kështu sipas këtij hadithi munker. Por ne e intepretojmë Kuranin me Kuran dhe Sunnet së bashku. Pastaj nëse nuk gjejmë

Page 85: Sekti Kur’anij

kuptimin e një ajeti as në Kur’an e as në Sunnet, atëherë ne i kthehemi të parëve tanë të devotshëm (Selefus-Salih) në veçanti Sahabëve (shokëve të profetit alejhi selam), të cilët i dëgjuan drejtpërdrejt fjalët e Allahut nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem). Për mendimin tim , më e pakta që mund të them (për këtë person) dhe nuk e di nivelin e dijes së tij, me pakta që mund të thuhet është që ai është neglizhent ( i pakujdesshëm) ndaj këtij fakti. Dhe në realitet kjo është një neglizhencë e madhe nga ana e tij sidomos pas gjykimit të ashpër që jep se kush nuk pendohet duhet të vritet. Kështu që përgëzojeni atë me lajmin që unë akoma këmbëngul se unë jam Selefi sipas Librit (Kur’anit) , Sunnetit dhe sipas metodologjisë së të parëve tanë të devotshëm (Selefus-Salih). Dhe kush nuk punon me këtë medhheb, atëherë nuk ka dallim mes atij dhe një rafidiu (shitët), dhe kjo është e njëjta gjë çfarë bëri al-Hadadi.”

Pyetësi: “Dhe ne jemi me ty o shejkh!”

Përgjigje: “Allahu ju shpërbleftë!”

Selefizmi dhe kuptimi i të

atribuarit në Rrugën e

Selefit

Muslimanët janë dy kategorish: pasues të gjeneratave të para-selefij dhe pasues të atyre të

mëvonshëm-halefij.

Selefijë janë: pasuesit e brezave të parë të muslimanëve të vlefshëm (Selefus-Salih),

ndërsahalefijë janë: pasuesit e koncepteve të muslimanëve të mëvonshëm, që ndryshe quhen

edhe shpikës-bidatçinjë.

Page 86: Sekti Kur’anij

Kështu që, kushdo që nuk është i kënaqur me metodën e Selefus-Salih në dije, vepër,

perceptim dhe fik’h, ai konsiderohet halefij, bidatçi.

Selefus-Salih janë brezat e artë të muslimanëve. Në krye të tyre janë shoqëruesit (sahabët) e

të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, të cilët i lavdëroi All-llahu në Kur’an

duke thënë:

“Muhamedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër

kundër jobesimtarëve, e të mëshirshëm ndërmjet tyre…” (Fet’h 29).

Ata, po ashtu, i lavdëroi edhe i Dërguari i All-llahut, salAll-llahu alejhi ue sel-lem, duke

thënë: “Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ata që vinë pas tyre, e më pas ata që vinë

pas tyre”.

Përveç kësaj, vazhduan fjalët e vet sahabëve dhe të pasuesve të tyre në të mirë për vlerën e

tyre në tërësi dhe pasimit të shtigjeve të tyre.

Ka thënë Ibën Mes’udi, radijAll-llahu anhu: “Ai i cili nga ju ndjek ndonjë rrugë, atëherë le

të ndjek rrugën e shoqëruesve (sahabëve) të Muhamedit, salAll-llahu alejhi ue sel-lem,

ngase ata kishin zemrat më të devotshme, ishin më të thelluarit në dituri, kishin më së

paku fjalë të panevojshme, ishin më të fortit në udhëzim dhe në përgjithësi kishin

gjendjen më të mirë.

Grup që All-llahu e zgjodhi për ta shoqëruar të Dërguarin e Tij dhe për ta ngritur Fenë e

Tij. Njihni virtytet e tyre! Pasoni ata në gjurmët e tyre! Ngase, ata me të vërtetë ishin në

Udhëzimin e Drejtë”.

Çështja e vlerës së tyre është e njëzëshme tek ehlus-suneti. Në mesin e tyre nuk ka

kontestues që e konteston atë. E përderisa ata (Selefus-Salih) qëndrojnë në një pozitë të lart

sikur kjo e tyre, atëherë nuk është habi që muslimani të jetë i privilegjuar kur i atribuohet

udhëzimeve të tyre në të kuptuarit e Kur’an-it dhe Sunetit, në interpretimin e të dy këtyre, si

dhe në të vepruarit me citatet e tyre.

Çdo grup i devijuar nga grupet e këtij ummeti, për pretendimet dhe orientimet e tyre

argumentonin me ajete dhe hadithe, por në kundërshtim me kuptimin e selefit.

Ata u zgjeruan aq shumë në këtë sa që arritën ta akuzonin njëri-tjetrin me mosbesim, i

ngatërruan citatet e Kur’an-it njërin më tjetrin, e gjithë kjo ndodhi si pasojë e kuptimit të

tyre ndaj citateve sipas asaj që çdo grup pretendonte.

Kështu që çdo grup i devijuar filloi të deklaroi: “Ne marrim nga Kur’ani e Sunneti”, e kjo ua

pështjelloi pa masë gjërat njerëzve me perceptim të dobët e më dituri të pakët.

Page 87: Sekti Kur’anij

Shpëtimi nga këto propaganda dhe deklarata të devijuara, është vetëm në pasimin e rrugës së

brezit më të mirë.

Atë që ata e kanë kuptuar nga citatet, ajo është e vërteta, e atë që ata nuk e kanë kuptuar

dhe vepruar me të, assesi nuk mund të jetë nga e vërteta.

Kështu i pasuan në të mirë ata që e pranuan (Fenë) nga Sahabët e ndershëm –All-llahu qoftë i

kënaqur me të gjithë- e që më pas, ata që i atribuoheshin metodologjisë së sahabëve në të

kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit, në pranimin e asaj që është transmetuar nga ta

drejtpërdrejt nga Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, në mënjanimin e ideologjive dhe

kuptimeve të shpikura, u bë që ai që kjo ishte metodologjia dhe rruga e tij të konsiderohej

selefij, e ai që nuk ishte sipas kësaj, u bë që të konsiderohej halefij-bidatçi.

Pasi që të jetë vendosur në këtë mënyrë, atëherë çdo çështje prej çështjeve të diturisë nuk

përjashtohet vetëm se të jetë nga njëra nga tri gjendjet:

01 - Të jetë që sahabët dhe pasuesit e tyre, të gjithë apo një pjesë e tyre, ta ketë thënë dhe

vepruar atë çështje, e që njëkohësisht duke mos ekzistuar në mesin e tyre askush që e

kundërshton atë.

02 - Të jetë që një pjesë e tyre (sahabëve) kanë vepruar me të e të cilët kanë qenë më

shumë, ndërsa pjesa tjetër e tyre e kanë kundërshtuar atë.

03 - Që ajo çështje të mos jetë vepruar me të në mesin e tyre.

Pjesa e parë: Të jetë që gjithë sahabët kanë vepruar me të apo disa prej tyre por duke mos

njohur kundërshtarë të saj në mesin e tyre. Kjo, padyshim, konsiderohet Sunneti që duhet

pasuar, orientimi i kthjellët e i qartë, rruga e drejt dhe e çiltër që askujt nuk i lejohet ta

kundërshtojë atë.

Shembujt në lidhje më këtë janë të shumtë dhe të njohur për tu përmendur, si në çështje të

besimit ashtu edhe në çështjet e adhurimit praktik.

Pjesa e dyte: Të jetë që me atë çështje kanë vepruar një pjesë e sahabëve, e të cilët kanë

qenë më shumë, ndërsa të tjerët e kanë kundërshtuar atë, kështu që ka dominuar shumica e

sahabëve ndaj asaj që e ka zgjedhur ajo pakicë e tyre dhe kanë vepruar me atë që nuk kanë

vepruar të tjerët (pakica).

Shatibiu në librin “El-Muvafakat fi Usulish-Sheriah” (3/57) në lidhje me obligushmërinë e

pasimit të shumicës së tyre thotë: “Kjo që është ndryshe (nga pakica) është Sunneti që

duhet ndjekur dhe rruga që duhet trasuar, ndërsa për atë që nuk është vepruar nga ta

veçse pak, së pari duhet verifikuar atë dhe të vepruarit në përputhshmëri me të, duke

këmbëngulur në atë që është më gjithëpërfshirëse dhe me e shumtë, sepse vazhdimësia e

të parëve për një vepër duke i kundërshtuar pakicën është: për shkak të ndonjë kuptimi

Page 88: Sekti Kur’anij

sheriatik, e që ata patjetër në sajë të atij kuptimi janë përpjekur që të veprojnë me të, e

përderisa është kështu, atëherë të vepruarit sipas pakicës konsiderohet kundërshtim i

kuptimit të shumicës dhe pajtueshmërisë së vazhdueshme të tyre.

Pastaj, prapë, thotë (3/70-71): “Për këtë arsye, vepruesi duhet të përkujdeset që vepra të

jetë në përputhshmëri me të parët. Nuk duhet t’i lejojë vetës për të vepruar sipas

pakicës, përveç se shumë rrallë, si: në rast të paraqitjes së nevojës apo të

domosdoshmërisë, nëse kjo përmban kuptim të përzgjedhjes (mes të vepruarit apo mos

vepruarit me të) dhe nëse është i sigurt se nuk është i abroguar apo që nuk është i

mbështetur në argument të saktë, apo që ka mundësi që argumenti mos të jetë i

mirëfilltë në argumentim, apo të ngjashme me këto”.

Ndërsa, nëse vazhdimisht veprohet sipas pakicës, do të jenë të pashmangshme disa çështje:

E para: Praktika e tillë është kundërshtim i rrugës së të parëve në atë që ata vazhdimisht e

kanë anashkaluar, si dhe është kundërshtim i asaj që ata vazhdimisht e kanë praktikuar.

E dyta: Praktika e tillë nënkupton lënien e asaj që ata ishin të rregullt ndaj saj, kështu që

kushtimisht praktika e asaj që ata nuk kanë qenë të rregullt ndaj saj, nënkupton

kundërshtimin e asaj që ata ishin të rregullt ndaj saj.

E treta: Praktika e tillë mund të jetë mjet për t’i fundosur elementet e asaj që ata (selefi)

ishin të rregullt ndaj saj, si dhe do të konsiderohej afirmim i të kundërtës së saj, sepse pasimi

me vepra nënkupton më shumë se pasimi me fjalë, e nëse kjo ndodhë nga ai që pasohet,

atëherë është edhe më e rënd.

Prandaj, kujdes çdo kujdes nga kundërshtimi i të parëve (selefit), sepse çdo njeri që ka

ndonjë të mirë, më meritorët për të, janë ata. All-llahu na ndihmoftë!” Përfundoi fjala e

Shatibiut, RahimehUllah!

Pjesa e tretë: Çështja të mos ketë qenë e praktikuar tek ta fare. S’do mend se ajo që del

jashtë praktikës së gjithë tyre, konsiderohet bidat dhe sherr, kuptohet që nëse vepra është

nga ato me të cilat vepruesi kërkon afrim me të tek Allahu. Kjo nuk vlen për ato të

zakonshmet (që nuk janë pjesë e ibadetit), sepse esenca e tyre është e lejuara.

Për këtë, çdo njërit që vepron vepër që nuk është në përputhshmëri me Rrugën e Selefit dhe

me kuptimin e tyre të Kur’anit dhe Sunnetit i thuhet: Ti je bosh e bidatçi, ndjekës i jo Rrugës

së besimtarëve.

Njerëz që thirren në emër të diturisë, i konsiderojnë të mira disa risi, qofshin ato që kanë të

bëjnë me vepra inkurajuese apo në çfarë do çështje tjetër, për të cilat sahabet e

Pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nuk e adhuronin Allahun me to, prandaj, e gjithë

kjo është gabim në fe dhe pasim i rrugës së të pafeve, ngase këta të cilët i perceptuan këto

perceptime në këtë formë dhe kaluan nëpër këto shtigje, ose kanë kuptuar nga feja më

Page 89: Sekti Kur’anij

shumë së sa që kuptuan të parët, ose janë shmangur nga kuptimi i vërtetë i saj, e kjo e fundit

është e sakta.

Pra, të parët nga Selefus-Salih janë ata që kanë qenë në Rrugën e drejt. Ata nuk i kanë

kuptuar argumentet e përmendura dhe të tjera të ngjashme me to përveç së sipas asaj që

kanë vepruar me të, ndërsa këto gjëra të shpikura (bidatet) as nuk kanë ekzistuar të ta e

as nuk kanë vepruar me to. (“El-muvafakat” nga Shatibiu 3/73).

Gjërat e shpikura janë disa kategorish: ka prej tyre që janë me përmbajtje të shirkut, ka prej

tyre që janë bidate që të tërheqin drejt shirkut, si dhe ka praj tyre që janë bidate të cilat i

dominojnë sunetet.

Këto gjëra të shpikura me të gjitha llojet e tyre, absolutisht nuk kanë ekzistuar në mesin e

sahabëve e as të pasuesve të tyre (tabi’inëve). Në kohën e tyre nuk kishte varreza tek të cilat

janë izoluar, e as ndërtim të kupolave mbi to e as nuk kërkonin ndërmjetësim nga të

varrosurit në to.

Tek ta, po ashtu, nuk ka pasur as të atillë që kërkonin ndërmjetësim nëpërmjet shenjtërisë së

pejgamberëve apo njerëzve të mirë, e as me autoritetin apo edhe me vetë qeniet e tyre. Ata

as nuk zgjedhnin që lutjet e tyre t’i bënin tek varret, e as nuk kishin festa të mevludit e as

festa për qëllime të tjera.

Të gjitha këto, me pajtueshmëri të plotë të muslimanëve, asnjëherë nuk kanë ekzistuar në

mesin e tyre (gjeneratave të para).

Pra, përderisa puna qëndron kështu, ato me të cilat të mëvonshmit kanë argumentuar me to

për t’i justifikuar gjërat e shpikura të tyre ndahen në tri grupe:

E para: Citate të respektuara kuranore, të interpretuara sipas tekave të tyre e të ndryshuara

kuptimet e tyre.

E dyta: Hadithe, të ndara në dy grupe:

I pari: Hadithe autentike por jo sipas asaj që ata e kuptuan nga to dhe në pa përputhshmëri

me synimet e tyre, mirëpo të ndryshuara nga kuptimet dhe kontekstet e tyre.

I dyti: Hadithe të dobëta dhe të pavërteta, eh që sa të shumtë janë tek ta e sa të ngazëllyer

janë me to, e sa fanatik janë ndaj tyre e sa e dashur për ta është përmendja dhe shpërndarja

e tyre!

E treta: Tregime dhe ëndrra të cilat ia përcjellin njeri tjetrit sikur ato të ishin nga

referencat e Legjislacionit (Sheriatit).

Page 90: Sekti Kur’anij

Zgjidhja e vetme për të argumentuar me citate nga Kur’ani dhe hadithet autentike bëhet në

dy forma:

E para: Ajo me të cilën argumentojnë bidatçinjët nuk përmban kuptimin e synuar nga ta.

Ehlus-Suneti, janë pasues të kuptimit të parëve-Selefit, ata e kuptojnë (argumentin) ashtu si

nuk e kanë kuptuar bidatçinjët, kështu që, fillimisht, kuptimi i të mëvonshmëve (bitaçinjëve)

refuzohet me kuptimin e të parëve-Selfit.

E dyta: - Kjo është degë e të parës- Të thuhet: A kanë vepruar të parët (Selefus-Salih) me

kuptim të mëvonshmëve në atë me të cilën argumentojnë këta apo nuk kanë vepruar me të?

Njëzëri është se të parët nuk kanë vepruar me këto gjëra të shpikura.

Assesi nuk ka mundësi që një bidatçi të sjellë një vepër të të parëve që është në kundërshtim

me praktikën e sahabëve.

Kështu pra, Ehlus-Suneti janë pasues të veprave të të parëve nga sahabët dhe përcjellësit e

tyre (tabi’inët), ndërsa e kundërta është me të mëvonshmit, të cilët e veprojnë atë që nuk

janë të urdhëruar.

Po në këtë kuptim është edhe ajo çfarë është transmetuar nga Omeri – radijAllahu anhu!- që

ka thënë: “Do të ketë njerëz që kanë për t’iu polemizuar me kuptime të përgjithshme të

Kur’anit, prandaj ju kthejuani atyre me sunete, sepse bartësit e suneteve janë më të

diturit për Librin e Allahut”

Për këtë arsye, është e pamundur të gjesh ndonjë grup prej grupeve të devijuara e as nga

kundërshtarët tjerë që të ketë mundësi të argumentojë për orientimin e tij me anën e qartë

të argumenteve.

Prandaj, realiteti është në vërtetësinë e të argumentuarit e jo thjeshtë vetëm në të

“argumentuar”.

Shatibiu, pas përmendjes së përgjithshme të këtyre kuptimeve, ka thënë: “Bazuar në të

gjitha këto, është obligim për çdo analist që shqyrton ndonjë prej argumenteve të fesë, ta

ketë në konsideratë atë se si e kanë kuptuar të parët atë, se si kanë vepruar me të, sepse

kështu është më afër të vërtetës dhe më e drejtë në dituri dhe vepër”.

Atëherë, kur kjo të jetë qartësuar dhe të dal në shesh, është shfaqur e vërteta (hakku) dhe

është lartësuar, kështu që atyre që më meritë u takon privilegji i të atribuuari drejt Selefus-

Salih, mbështeten në këto çështje të cilat i përmendem.

1 - Ashtu si ka qenë praktika e sahabëve e njohur, ata (pasuesit) veprojnë me të.

Page 91: Sekti Kur’anij

2 - Nëse ndonjë prej tyre (sahabëve) është veçuar me ndonjë mendim përderisa pjesa tjetër

e tyre e kanë kundërshtuar, atë e kthejnë te Allahu dhe i Dërguari, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-

lem, po ashtu siç i ka urdhëruar ata Zoti i tyre kur ka thënë: “Nëse keni mosmarrëveshje

ndaj ndonjë çështjeje, atëherë atë kthejeni te Allahu dhe te i Dërguari, nëse vërtetë

besoni në Allahun dhe Ditën e Fundit, kjo është më e mirë për ju së mosmarrëveshja dhe

sjellë përfundim më të mirë” (Nisa: 59).

Pra, ka urdhëruar për tu kthyer te Allahu që nënkupton te Fjala e Tij e zbritur, te Kur’ani i

madhërishëm, gjithashtu urdhëroi për tu kthyer te i Dërguari i Tij, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-

lem, që nënkupton të kthyerit tek ai gjatë jetës së tij, e te suneti i tij autentik pas vdekjes së

tij, si dhe për pasim të shikohet praktika e shumicës.

Në këtë rregull të tyre nuk është shfaq ndonjë mangësi –elhamdulilah-, e as që e ka

zëvendësuar atë ndonjë çrregullimi, sepse kjo është rregull e qartë, rruga e pasuar dhe e

çiltër, drejtimi i drejt, sipas së cilës kanë vepruar të katër imamët në shumicën e çështjeve

të tyre në fikh –Allahu i mëshiroftë e ua shtoftë shpërblimin!-

3 - Atë që nuk e kanë praktikuar këta të ndershëm, kam për qëllim sahabët e të Dërguarit,

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nga çështjet e adhurimeve, konsiderohet e shpikur që është

shpikur nga të mëvonshmit.

Sahabët dhe pasuesit e tyre, nuk e kanë lenë ndonjë vepër pa vepruar, përveç, nga

perceptimi i drejt i tyre, si dhe për kuptimin e drejt të argumenteve të Kur’anit dhe Sunetit.

Ata nuk kanë lenë çfarë kanë lenë nga ajo që e shpikën të tjerët pas tyre, meqenëse

ekzistonin të njëjtat arsye me të cilat shpikësit i justifikonin shpikjet e tyre, përveç se për

shkak të kuptimit të tyre të drejt ndaj çështjeve të Fesë.

E as nuk u shmangen nga ajo që janë shmangur, nga e cila të mëvonshmit kërkuan shpërblim

dhe sevap në to, veçse që ajo punë e shmangur prej saj, të mos ketë qenë nga Feja, ngase

ata ishin më të kujdesshmit nga të gjithë njerëzit ndaj asaj që konsiderohet të ketë qenë e

mirë, më së shumti që bënin përpjekje për t’u futur në “dyert” e adhurimeve legjitime (të

shpallura), kështu që ata nuk lenin punë legjitime veçse e kryenin duke kërkuar sevap për të

dhe duke kërkuar afrim tek Allahu me atë vepër.

Prandaj, s’ka më të zgjuar se sa ai që i pason ata në pranimin apo refuzimin e tyre, në

perceptimin dhe diturinë e tyre, në kuptimin dhe veprën e tyre, e s’ka me më gjasë për të

arritur çdo të mirë dhe afërsi! E sa me shpresë është që i tilli të arrin sukses në çdo aspekt të

tij!

Nga Shejh Salih bin AbdulAziz Alu Shejh

Page 92: Sekti Kur’anij

Burimi: (Shtjellim i shkëlqyer rreth dijës dhe praktikës në metodologjinë e Selefus-Salih, i

shkëputur nga libri “Këto janë konceptet tona” të autorit, shkëlqesisë së tij, shejh Salih

bin AbdulAziz Alu Shejh, ministër i çështjeve fetare, vakëfit, thirrjes dhe udhëzimit në

Mbretërinë e Arabisë Saudite).

Dëgjimi i pushtetarit sipas

bindjes së sunetit

Ibën Ebil-Izz elHanefij, RahimehUllah thotë:

“Është obligim dëgjimi i tyre edhe në qoftë së bëjnë padrejtësi, ngase, si rrjedhojë e

kryengritjes kundër tyre ndodhin shumë dëme në krahasim me padrejtësinë e tyre.

Përkundrazi në durimin ndaj padrejtësive të tyre falën mëkatet dhe shtohen shpërblimet.

Sepse Allahu i lartësuar nuk i ka lëshuar mbi ne, përveç së për shkak të veprave tona të

këqija, ashtu siç janë veprat janë edhe shpërblimet.

Pra, është obligim që të bëjmë përpjekje në kërkim falje, pendim dhe përmirësim të

veprave, Allahu i lartësuar thotë:

“Çfarë fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë, por Ai fal shumë”

(Shura: 30).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

“Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju

thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush” (Ali

Imran: 165).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

“Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godet, është

prej vetes sate” (Nisa: 79).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

Page 93: Sekti Kur’anij

“E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre

të këqija” (En’am: 129).

E nëse masa e popullit dëshirojnë të çlirohen nga padrejtësia e prijësit atëherë edhe ata

vet lë të largohen nga padrejtësia”

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë duke e komentuar këtë thotë:

“Në këtë sqarohet rruga e çlirimit nga padrejtësia e pushtetarëve, të cilët janë: “Nga

mesi ynë dhe flasin sikur ne”, e çlirimi prej tyre është: muslimanët duhet të pendohen tek

Zoti i tyre, ta pastrojnë besimin e tyre, ta edukojnë vetveten dhe familjet e tyre në Islam të

mirëfilltë, bazuar në fjalën e Allahut të lartësuar:

“…Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë

ç’kanë në vetvete…” (Rrad: 11).

Po në këtë kuptim ka aluduar njëri nga thirrësit në fjalën e tij: “Forcojeni Islamin në zemrat

tuaja, atëherë forcohet në tokën tuaj”.

Nuk është mënyra e çlirimit nga padrejtësitë, siç mendojnë disa njerëz nuk është përmes

kryengritjeve me armë kundër pushtetarëve, apo përmes grusht shteteve ushtarake, kjo është

nga bidatet bashkëkohorë dhe në kundërshtim me citatet sheriatike pjesë e të cilave është

urdhri për ndryshimin e vetvetes, si dhe patjetër duhet ta kemi parasysh parimin:

Përmirësimin e bazës me qëllim të ngritjes së ndërtesës mbi të, Allahu i lartësuar thotë:

“…Vërtetë, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i

Plotfuqishëm” (Haxh: 40)”

(Sherh Akide tahavije f. 77/79)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?s … pic=139350

Shkurtimisht rreth Ali

Hasenit!

Page 94: Sekti Kur’anij

Falënderimet i takojnë All-llahut Fuqiplotë, ndërsa salavatet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin salAll-llahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Imam Ahmed ibën Hanbeli, Ibën Tejmije, Muhamed ibën Abdul-Vehabi, Ibën Bazi, Albani, Uthejmini e shumë të tjerë, All-llahu i mëshiroftë të gjithë, që të gjithë thirren në këtë rrugë sipas rrugës së selefit, ndjeken rrugen e atyre që moren mësim nga i Dërguari ynë, Muhammedi salAll-llahu alejhi ue sel-lem, rrugën e sahabëve, All-llahu qoftë i kënaqur me ta!

Ringjalljen e umetit nuk e bënë duke i thyer dispozitat e All-llahut të Plotëfuqishëm, as duke folur kundër pushtetarëve, as duke bashkëpunuar më bidatxhinjë, kurse Jusuf Kardavi, Muhamed Hasani, Ebu Is’hak el-Huvejni, Magravi, Adnan Aruri, Ebul-Hasen el-Me’rebij etj nuk u mjaftuan më kaç por me protesta, kryengritje, përmes partive politike duke bashkëpunuar me të gjitha grupacionet e devijuara!

Kinse me qëllim për t’ja kthyer krenarinë umetit, po si i kthehet krenaria umetit kur njeriu pason atë që është në kundërshtim me Kur’an dhe Sunet!

Mos harroni se këta që i përmenda, kam për qellim këta pesë të fundit, ngase sipas Ali Hasenit janë selefij, shokë dhe dashamirë të tij, njerëz që e pasojnë hakun!

Kurse shejh Rebija, shejh Ubejdi, shejh Muhamedi, shejh Bazimuli etj etj, All-llahu i ruajttë, që llogariten nga dijetarët selefij, e disa prej tyre prej dijetarëve të mëdhej, nuk shpetuan nga gjuha e Ali Hasenit e as nga gjuha e pasuësve të tij, posaqerisht nga forumi i tij “Kul-lu selefij-jin”, forum i cili hedh vnerë ndaj dijetarëve selefij, vetëm e vetëm pse e mbrojnë menhexhin selefij dhe e luftojnë bidatin dhe pasuesit e tij.

Deshti All-llahu i madhërishëm, pastaj u bë shkaktarë shejh Suhejmi, All-llahu e ruajttë dhe na e bëri të qartë gjendjen e këtij forumi, ia dha hakun kur e quajti ‘Forumi i dyshimeve’!

Vëllezër të ndëruar njëriu është me ata që i do, këtë na e vërteton thënja e Ibën Mes’udit: “Llogaritni njerëzit në bazë të shokëve të tyre, ngase njeriu nuk shoqëron askënd përveç se atë që mahnitet me të”.

Andaj mos pretendoni që dielli nuk ka lindë, dielli ka lindë mirëpo ata që nuk kan sy nuk e shohin, e vërteta është e dukshme ashtu sikur dielli në zenit, rrezet e tij ndonjeherë mbulohen nga retë mirëpo prap shfaqen, frikësojuni All-llahut të plotëfuqishëm, ngase një ditë do të jepni llogari para Mbretit të mbretërve, para Krijuesit Fuqiplotë, çfarë do t’i thoni All-llahut për mos sqarimin e së vërtetës, fshehjen, dredhimin dhe mos interpretimin e saj si duhet?!

Pshtjellim është të thuhet mospajtimi mes shejh Rebis dhe Ali Hasenit është mospajtim i mocanikëve!. As nuk janë mocanikë në moshë!

Page 95: Sekti Kur’anij

E as në dije!

E as në xhuhd (kontribut)!

Nuk krahasohen në asnjë gjë, dallimi mes tyre është sikur dallimi mes lindjes dhe perendimit, i pari prijes në sunet, i dyti prijes në dalalet, më çfarë logjike krahasohet ndriçimi i hënës me ndriçimin e një ylli të vogël, që më shumë veshtërsi verehet ndriçimi i tij?!

Çështja e Ali Hasenit nuk është çështje mes shejh Rebis dhe Ali Hasenit, por çështje mes një njeriu të devijuar dhe selefive në anën tjetër, kjo na është bërë e qartë nga kritikat e shejh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmit, shejh Fewzanit, shejh Ubejdit, shejh Suhejmit, shejh Muhamedit, shejh Bazimulit e shumë dijetarëve të tjerë që e kan kritikuar me fakte bindëse Ali Hasenin dhe pasuesit e tij.

Kritika ndaj tij është bërë me fakte bindëse, me xherh të hollsishëm, nga shumë dijetarë selefij që të gjithë të njohur për mundin e tyre në mbrojtje të menhexhit selefij dhe në luftë kundër hizbijëve!

Pas kësaj të anashaklohen gjithë këta dhe të pasohet një përson i devijuar verbërisht, me arsyetime të pa baza dhe të pa vlera, me të vërtetë është për të ardhur keq!

Përveç që mbrohet ky njeri me gjithë gabimet që i ka, me e quditshmë është kur ofendohen dijetarët selefij dhe disa heshtin, ku është xhelozija për këtë rrugë, për këtë menhexh, ku është dashuria për dijetarët selefij?!

Të thuhet për bidatxhi, kanë dituri, të lavderohen hizbit, kurse për dijetarë selefij të thuhet flasin shumë, ose të thuhet për filan dijetarin ai flet për çdo kënd?! Kjo na qenka e lejuar?! Çfarë drejtësie është kjo?

Thotë All-llahu i lartësuar:

“A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? Ç’është me ju, si gjykoni ashtu? A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?” (Kalem: 35-37).

Mashtrim është të thuhet Ali Haseni është nxënës i shejh Albanit, RahimehUllah, dhe përmes kësaj të manipulohet me xhemat!

Edhe Vasil ibën Ata’ ishte nga nxënësat e dijetarit të madhë, Hasan el-Basriut, RahimehUllah, kur Vasili lajthiti dhe u bë prijes në dalalet, themelues i sektit mu’tezilij, Hasan el-Basriu u denoncua prej tij, kështu që kur njeriu lajthit çfarë dobie i bënë shejhu i tij ose çfarë e arsyeton lajthitjen e tij?!

Lavderimin e mesazhit të Ammanit, pohimin e asaj që e përmban ai mesazh, siç është:

Page 96: Sekti Kur’anij

01 – Thirrje për bashkimin e feve,

02 – Thirrje për lirinë e feve,

03 – Thirrje për vëllazëri midis feve,

04 – Thirrje për barazi midis feve,

05 – Thirrje për vënien në zbatim të ligjeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, etj.

06 - Lavderimin e bidatxhive, siç janë: Muhamed Hassani, Ebu Is’hak el-Huvejni, Adnan Aruri, Magravi, Ebul-Haseni e shumë të tjerë,

07 - Ofendimi i tij ndaj dijetarëve selefij,

08 - Sjellja e rregullave të reja në menhexhin selefij, prej tyre: pohimi se duhet të ketë koncensus kur dikujt i thuhet bidatxhi apo kur bëhet dikush xherh, etj.

A ndaj gjitha këtyre të heshtim?

All-llahut të lartësuar i takonë suksesi!.

Halebiu i përkrah dhe i

përhap bazat më të

rrezikshme të xhehmijve

Bismil-lahir Rahmanir Rahim

E gjithë lavdia i qoftë Vetëm All-llahut! Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e All-

llahut, për familjen dhe shokët e tij, si dhe për ata që e ndjekin udhëzimin e tij!

Më tej:

Page 97: Sekti Kur’anij

Sqarimi i të vërtetës dhe shkatërrimi i të kotës është ndër obligimet më të mëdha.

Kjo është metodologjia (menhexhi) e Kur’anit dhe Sunnetit dhe metodologjia (menhexhi) e

selefëve të devotshëm.

Në kundërshtim me këtë është menhexhi i ithtarëve të devijimit dhe të kotës, për të cilët i

Dërguari i All-llahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“ فيكم ولست يخرج وإن دونكم، حجيجه فأنا فيكم وأنا يخرج إن عليكم أخوفني الدجال غير

مسلم كل على خليفتي وهللا نفسه حجيج فامرؤ ”

“Tjetërkush pos Dexhxhalit më frikon më shumë për ju. Nëse ai del duke qenë unë mes

jush, atëherë unë do të flas për ju. Por, nëse del kur unë të mos jem më mes jush,

atëherë secili le të flasë për vete, kurse All-llahu është Mbrojtësi i secilit musliman.”

Ai, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, gjithashtu, ka thënë:

“ متي على أخاف إنما ين الئمة أ ضل الم ”

“Unë frikohem për Ummetin tim nga prijësit devijues.”

Transmetojnë Ahmedi në Musned (5\278), Ebu Davudi në Sunen (4252), Tirmidhiu në Sunen

(2229) dhe Ibën Maxhe në Sunen (3952).

Një prej atyre prijësve devijues është edhe Halebiu dhe ata të cilët i ndihmon ai në devijimet

dhe bazat e tyre të prishura, siç janë Adnan Ar’uri dhe Ebul Hasen elMe’ribi.

Ky Halebiu ka marrë avaz ta ndihmojë të kotën dhe fitnet ka një kohë të gjatë. Gjithnjë kur

një fitne e nxjerr kokën kundër të vërtetës dhe pasuesve të saj, ai vrapon për ta ndihmuar

atë dhe për t’i mbrojtur ithtarët e saj.

Ky i mjerë e ndihmon të kotën ose me qëllim, megjithëse e di se ajo është e kotë, ose për

shkak të injorancës rreth saj. Shkak i kësaj është injoranca e tij, mosnjohja e bazave dhe

menhexhit të selefëve dhe largësia e tij nga morali dhe etika e tyre. Kush nuk e njeh të

vërtetën, e armiqëson atë.

Page 98: Sekti Kur’anij

Shumë prej injorancave dhe devijimeve të tij ia kam refuzuar unë, por edhe të tjerët, mirëpo

refuzimet ilmije selefije atij ia shtojnë edhe më tepër humbjen dhe kokëfortësinë në

përkrahjen e së kotës. Kjo ngase natyra dhe menhexhi i prishur i tij janë që s’ka kthim në të

vërtetën, pa marrë parasysh sa e qartë është e vërteta, dhe s’ka largim nga e pavërteta, pa

marrë parasysh se sa e qartë është ajo dhe sa i madh është dëmi i saj.

Rrjedhojë e injorancës dhe devijimit të tij janë edhe përkrahja dhe përhapja që ua ka bërë

bazave më të rrezikshme të xhehmijve, gjatë komentimeve të tij në librin “elHauadith uel

bida’”, të autorit etTartushi.

Le ta dijë lexuesi se libri i etTartushit me verifikim dhe komentim të Ali elHalebiut po

përhapet ka njëzet e tri vjet, gjatë të cilave është botuar tri herë, me aq sa di unë. Prandaj,

shumë lexues janë mashtruar me këto baza xhehmije, të cilat i ka përkrahur dhe përhapur

Halebiu.

E para – prej këtyre bazave të rrezikshme është mohimi i justifikimit të veprave dhe ligjeve

të All-llahut, justifikim ky që bazohet në urtësinë e përkryer të All-llahut.

Ai, në faqen 10, duke e kritikuar etTartushin, thotë:

“Për dy gjëra autori, RahimehUllah, është i kundërshtuar:

E para: Mënyra e tij në diskutim është e ndikuar nga metodologjia e mu’tezilijve, dhe kjo

vërehet në sqarimin e urtësive të ligjeve dhe në analogjitë fikhore, gjë në të cilën nuk mund

të sigurohet nga rrëshqitja.

E dyta: Dobësia e tij në shkencat e hadithit, për shkak të së cilës e vëren se argumentohet

me transmetime të dobëta dhe shpesh i transmeton hadithet sipas kuptimit, ku i ndodhin

mangësi të qarta, ose gabohet gjatë referencave.

As e para e as e dyta nuk ia pakësojnë vlerën librit dhe nuk ia ulin pozitën. Ai është libër me

një lëndë të mirë dhe të dalluar shkencore.”

Këtu Halebiu e kritikon etTartushin për sqarimin e urtësive të ligjeve të Sheriatit. Ligjet e All-

llahut, sipas Halebiut, nuk paskan urtësi. Kurse, kjo është në kundërshtim me dhjetëra tekste

kur’anore, të cilat vërtetojnë se në ligjet e All-llahut ka urtësi, si dhe në krijimin e krijesave

të Tij.

Ky mohim i dalë prej tij, e ka origjinën në injorancën e tij rreth menhexhit të selefëve, ose

në besimin e tij të kotë, të cilin e ka përqafuar ky njeri.

Ai thotë: “As e para e as e dyta nuk ia pakësojnë vlerën librit dhe nuk ia ulin pozitën.”

Page 99: Sekti Kur’anij

Themi: Kjo përsosmëri është sipas kuptimit tënd, kurse sipas Ehlus Sunnetit bazat e kota që i

përmban ky libër ia ulin vlerën atij në masë shumë të madhe.

E dyta – neglizhenca e Halebiut ndaj fjalëve që kanë lidhje me kaderin.

etTartushi, RahimehUllah, duke folur për bidatet e katër grupeve: havarixhëve, rafidijve,

kaderijve, murxhieve dhe grupeve të tjera që degëzohen prej tyre dhe duke supozuar se të

gjitha bidatet rrjedhin nga këto katër grupe, në faqen 34, thotë:

“Kjo sqarohet me shmebull: kaderi është një nga bazat e bidateve. Pastaj ithtarët e saj

janë kundërshtuar në çështje që degëzohen prej kaderit dhe në çështje të tjera që nuk

kanë lidhje me kaderin. Kështu të gjithë ata pajtohen se veprat e robërve janë të krijuara

prej tyre, e jo prej All-llahut, por kundërshtohen në degët e kaderit.”

Unë them: Besimi në kader është një prej bazave të imanit te Ehlus Sunneh.

Kur ai thotë: “Kaderi është një nga bazat e bidateve”, disa injorantë, madje edhe disa

nxënës dije, mund të kuptojnë se besimi në kader është një prej bazave të bidateve. Këtë

fjalë mund ta marrin për bazë ata që nuk i besojnë kaderit, ngase kjo fjalë del nga një njeri

që ata e quajnë dijetar.

A nuk e kupton Halebiu se kjo është fjalë e kotë, dhe nëse gjendet në tekstin e librit duhet të

korrigjohet duke sqaruar se shprehja e drejtë në këtë kontekst do të ishte: “Mohimi i kaderit

është një nga bazat e bidateve.” Përndryshe, ajo fjalë është në kundërshtim me ajetet

kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit të All-llahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, që sqarojnë se

kaderi është një prej bazave të imanit. Këtë bazë e kanë Ehlus Sunneh dhe grupet e tjera me

përjashtim të kaderijve.

E treta – Halebiu e përkrah bazën më të rrezikshme të xhehmijve, atë bazë e cila çon deri te

mohimi i Emrave të bukur dhe Cilësive të larta të All-llahut.

etTartushi në faqen 36, duke folur për grupet e devijuara për të cilat ka paralajmëruar i

Dërguari i All-llahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, në hadithin e njohur, thotë:

“Nëse i Dërguari i All-llahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, me ndarjen e Ummetit të tij ka

aluduar në bazat e këtyre bidateve, të cilat janë sikur trungu për degët, atëherë ato nuk

e kanë arritur këtë numër deri më tani – kurse dituria i takon All-llahut. Mirëpo, koha

vazhdon, Islami është prezent dhe pritet çdo hap. Asnjë gjeneratë dhe asnjë shekull nuk

mbetet pa shpikje të reja të bidateve.

Por, nëse Profeti, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, me “grupe” e ka pasur për qëllim secilin

bidat që është shpikur dhe është futur në Fenë Islame, i cili nuk përshtatet me bazat e Islamit

dhe nuk pranohet nga rregullat e tij, duke mos e marrë në konsideratë ndarjen që e

përmendëm dhe pa marrë parasysh nëse ato janë lloje të një grupi ose lloje me baza të

Page 100: Sekti Kur’anij

ndryshme – dhe si duket këtë e ka pasur për qëllim, kurse dituria i takon All-llahut – atëherë

numri i tyre është shumë i madh se shtatëdhjetë e dy.

Në këtë rast, hadithi vërtetohet duke i nxjerrë ithtarët e bidateve ekstreme jashtë numërimit

dhe duke mos i llogaritur pjesë të Ummetit ose anëtarë të kibles së njëjtë, siç janë mohuesit

e shenjave nga mesi i kaderijve, ngase nuk ka mundësi të ndodhin krijesat ose të vërtetohet

Krijuesi pa u vërtetuar shenjat; ose siç janë mensurijtë e ekstremistët e tjerë të ngjashëm.

Çfarë bëri Halebiu në lidhje me këtë fjalë?

Halebiu e komentoi fjalën e etTartushit: “Në këtë rast, hadithi vërtetohet duke i nxjerrë

ithtarët e bidateve ekstreme jashtë numërimit dhe duke mos i llogaritur pjesë të Ummetit

ose anëtarë të kibles së njëjtë.”

E komentoi këtë fjalë në fusnotë duke thënë:

“Ky është dallim preciz të cilin e bën autori, RahimehUllah, mes “Ehlus Sunneh” dhe

“Ehlul Kible”. Shpesh këto dy kuptime përzihen në mendjet e shumë njerëzve, prandaj

mendo!”

Unë them:

01 – Fjala e autorit nuk e ka kuptimin që e nxjerr dhe që e thotë Halebiu. Fjala e autorit

është e qartë në bërjen e dallimit të muslimanëve, sunnij dhe bidatçinj, me ekstremistët që

janë jashtë Islamit. “…dhe duke mos i llogaritur pjesë të Ummetit ose anëtarë të kibles së

njëjtë.” Kjo është fjalë e qartë e etTartushit se ai ekstremistët e bidatçinjve nuk i llogarit

pjesë të këtij Ummeti dhe nuk i llogarit ndër “Ehlul Kible” (muslimanë që kanë një kible të

përbashkët), dhe jo siç thotë Halebiu.

02 – Halebiu e përkrah në mënyrë të tërësishme dhe pa kufizime refuzimin e etTartushit ndaj

atyre që i mohojnë shenjat. Ai këtë fjalë e komenton në fusnotë duke thënë: “Ata janë

ithtarët e Ma’merit nga mu’tezilijtë, të cilët thonë se nuk lejohet që All-llahu të krijojë

shenja dhe Ai nuk cilësohet me fuqi për të krijuar shenja.”

Kjo është nga injoranca e Halebiut për menhexhin e selefëve dhe për atë që është në

kundërshtim me të, e që është menhexhi i xhehmijve dhe pasuesve të tyre si esh’arijtë dhe

kul-labijtë. Unë tem:

Me këtë injorancë të errët ai pajtohet me fjalën e etTartushit: “…ngase nuk ka mundësi të

ndodhin krijesat ose të vërtetohet Krijuesi pa u vërtetuar shenjat.” Kurse, kjo është fjalë

e kotë deri në fund të kotësisë, ngase ajo rrjedh nga pasimi i xhehmijve – grupit më të

devijuar dhe më të largët nga Libri i All-llahut, Sunneti i të Dërguarit të Tij dhe metodologjisë

së sahabeve të nderuar dhe atyre që kanë ecur rrugës së tyre në mënyrën më të mirë. Të

gjithë këta u besojnë argumenteve të shumta nga Sheriati dhe nga natyra, si dhe nga

Page 101: Sekti Kur’anij

natyrshmëria e pastër e krijesave të All-llahut, të cilat i ka krijuar që të besojnë në All-

llahun, në Emrat dhe në Cilësitë e Tij. Këto argumente vërtetojnë se All-llahu është Veprues i

asaj që Ai Vetë dëshiron.

Kjo bazë e kotë i ka çuar xhehmijtë që t’i mohojnë Emrat e bukur dhe Cilësitë e larta të All-

llahut, si dhe veprat e Tij që janë argument për Urtësinë, Madhërinë, Madhështinë dhe

Përsosmërinë e Tij. Ata, duke i mohuar këto, e barazuan All-llahun me mosekzistencën.

Esh’arijtë dhe kul-labijtë i ndoqën xhehmijtë në këtë bazë dhe kjo bazë e kotë i çoi ata deri

te mohimi i shumë Cilësive të All-llahut dhe deri te mohimi i veprave të Tij të ndërtuara mbi

Dije dhe Urtësi të përsosur.

Po ia lë hapësirën fjalës së Shejhul Islam Ibën Tejmijes, RahimehUllah, për asgjësimin e kësaj

baze të rrezikshme.

Ai, RahimehUllah, në “Minhaxh Ehlis Sunneh”, 1\112, ka thënë:

“Këta (1) janë të parët që e kanë shpikur në Islam mendimin se paraqitja e krijesave (e

botës) vërtetohet me paraqitjen e trupave, kurse paraqitjen e trupave e vërtetojnë me

paraqitjen e asaj që është e lidhur me to, e që janë shenjat. Ata thonë se trupat nuk

ndahen nga shenjat e paraqitura. Ajo që nuk ndahet nga paraqitjet (dukuritë), ose ajo që

nuk paraqitet para dukurive është dukuri, ngase nuk mund të ketë dukuri që nuk kanë

fillim.”

Ai, RahimehUllah, më tej në faqet 112–113 thotë:

“Pastaj, këta xhehmijtë, përkrahësit e kësaj baze të shpikur (bidat) duhej t’i përmbahen

kësaj baze në çdo rast, prandaj kanë thënë se Zoti nuk mund të ketë cilësi e as vepra,

ngase ato janë shenja dhe dukuri. Shenjat dhe dukuritë paraqiten vetëm te trupat, kurse

trupat janë paraqitje (dukuri). Kështu, domosdo duhet të mos ketë te Zoti dituri, fuqi, të

folur, dëshirë, mëshirë, kënaqje, hidhërim, e as ndonjë cilësi tjetër, por të gjitha këto

me të cilat cilësohet Zoti janë krijesa të ndara prej Tij.

Xhehmijtë thonë se kur ne themi që Zoti flet, kjo është alegori. Kurse, mu’tezilijtë thonë se

ai flet me të vërtetë, por domethënia e fjalëve të tyre është e njëjtë. Baza e tyre ishte te

çështja e materies, nga e cila janë degëzuar këto bidate.

Pas këtyre erdhi Ibën Kul-labi, kur u shfaq sprova e njohur me të cilën u sprovua Imam Ahmed

ibën Hanbeli dhe imamët e tjerë të Sunnetit, por All-llahu e përforcoi Imam Ahmed ibën

Hanbelin, kur në atë kohë mes Ummetit ndodhën shumë gjëra që janë të njohura dhe u

ngritën shumë kundërthënie dhe grindje në lidhje me këto çështje.

Atëherë, Ebu Muhammed Abdull-llah ibën Se’id ibën Kul-lab elBasri shkroi disa libra në

refuzim kundër xhehmijve dhe mu’tezilijve, ku i sqaroi kontradiktat e tyre me veten në lidhje

Page 102: Sekti Kur’anij

me këtë temë dhe demaskoi shumë prej devijimeve të tyre, por ua pranoi atë bazë, e cila

është burimi i bidateve.

Për ta përkrahur këtë bazë ai tha se Zotit nuk i ndodhin gjëra me zgjedhje, nuk flet sipas

dëshirës dhe fuqisë dhe nuk e ka thirrur Musain në Tur, madje as që ndodh prej Tij thirrje

reale, besimi i robërve dhe veprat e tyre të mira nuk janë shkak për kënaqjen e All-llahut dhe

për dashurinë e Tij, e as kufri nuk është shkak për hidhërimin e Tij.

Sipas tij, pas veprave të robërve nuk ka te Zoti dashuri ose kënaqësi, e as hidhërim ose

urrejtje, por as ndonjë tjetër cilësi për të cilën kanë treguar tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit.

All-llahu i Lartësuar ka thënë:

نت م إن ق ل“ ت حب ون ك م فاتبع وني الل ي حببك ”الل

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua, që All-llahu

t’ju dojë.” (Ali Imran: 31)

م ذلك“ وا بأنه أسخط ما اتبع وا الل م فأحبط رضوانه وكره ”أعماله

“Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e All-llahut dhe urryen pëlqimin e Tij e

kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.” (Muhammed: 28)

ونا فلما“ م انتقمنا آسف ”منه

“E, kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre.”(ezZuhruf: 55)

ر وا إن“ فإن تكف فر لعباده يرضى وال عنك م غني الل ”لك م يرضه تشك ر وا وإن الك

“Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se All-llahu është vërtet i Pavarur prej jush. Megjithatë, Ai

nuk është i Kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por nëse e falënderoni,

kënaqet me ju.”(ezZumer: 7)

Page 103: Sekti Kur’anij

“ عند عيسى مثل إن ”فيك ون ك ن له قال ث م ت راب من خلقه آدم كمثل الل

“Rasti i Isait për All-llahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha:

“Bëhu!” – dhe ai u bë.” (Ali Imran: 59)

لنا ث م صورناك م ث م خلقناك م ولقد“ وا للمالئكة ق د ”آلدم اسج

“Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde

Ademit!” (el-A’raf: 11)

Si dhe tekste të tjera të ngjashme nga Kur’ani dhe Sunneti, të cilat nuk mund të përmblidhen

lehtë, e që arrijnë qindra tekste nga Kur’ani dhe hadithi. Disa prej tyre kemi përmendur

edhe në vende të tjera, siç i kemi përmendur fjalët e selefëve dhe të mëvonshmëve rreth

kësaj baze.” – citat i mbaruar i Ibën Tejmijes

Unë them: Këto janë rezultatet dhe mynxyrat që i sjell kjo bazë e rrezikshme, e cila nuk i ka

lëvizur asgjë në zemër Halebiut. Sikur ta kishte ditur kotësinë e kësaj baze, thellësinë e

devijimit të ithtarëve të saj, luftën e selefëve kundër tyre dhe tekfirin kundër atyre që e

kanë thënë këtë bazë, ai nuk do të kishte heshtur për të. Por, kur e kam mburrja me mëkatin

dhe pretendon se është dijetar dhe al-lame, ne i themi: “Të poshtëroftë besimi në këtë

bazë të shkatërruar!”

Shejhul Islam në “elMinhaxh”, 1\110 thotë:

“Argumentimi me këtë metodë ka sjellë deri te mohimi i Cilësive të All-llahut dhe deri te

mohimi i veprave të All-llahut që janë të Tijat. Kjo ka sjellë deri te bidatet e xhehmijve

që janë të njohura te selefët e Ummetit. Përmes kësaj dehrijtë (ateistët, materialistët)

kanë gjetur rrugë për ta akuzuar shpalljen që e kanë sjellë të dërguarit prej All-llahut. Ky

argumentim nuk ka kontribuuar në vërtetimin e Fesë, e as në shtypjen e armiqve të saj

ateistë. Ai i ka çuar ithtarët e tij deri te fjala se All-llahu nuk flet, por fjalët e Tij janë të

krijuara, ngase po të ishte kjo bazë e vërtetë, domosdoshëm duhet të thuheshin këto

fjalë.

Kurse, Ibën Kul-labi dhe pasuesit e tij kanë shpikur se diçka e caktuar prej Fjalëve të All-

llahut është e përhershme (e diçka e krijuar), e ajo është: ose kuptimi i fjalëve, ose

shkronjat, ose shkronja dhe zëra të caktuar që bashkohen me njëri-tjetrin që në amshim. Të

gjitha këto janë mendime të shpikura pasi është shpikur bidati i mendimit për krijimin e

Kur’anit. Këto fjalë janë të prishura në bazë të Sheriatit dhe logjikës aq shumë, sa që

Page 104: Sekti Kur’anij

përshkrimi i prishjes së tyre zgjatet shumë. Ata që i përkrahin këto mendime e kanë

sqaruar prishjen e fjalës “Kur’ani është i krijuar” që e thonë xhehmijtë dhe mu’tezilijtë,

kështu që fjala e secilit grup e sqaron prishjen e fjalës së grupit tjetër, e nuk e sqaron

vërtetësinë e fjalës së vet, ngase të gjitha këto fjalë janë në kundërshtim me të vërtetën

dhe janë të kota.” – citat i mbaruar i Ibën Tejmijes

E katërta – Halebiu e përkrah bazën e rrezikshme të xhehmijve, të cilët pretendojnë se

veprat e All-llahut nuk justifikohen (nuk përmendet urtësia e tyre) dhe se ligjet e Tij nuk

përmbajnë urtësi e as dobi.

Në faqen 51 etTartushi, duke folur për shkakun për të cilin Profeti, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-

lem, nuk ka vazhduar në faljen e teravive në Ramazan me xhemat, ai e përmend shkakun dhe

e përmend fjalën e Profetit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, “Nga frika se mos ju bëhet

obligim.”

Më mirë do të kishte qenë sikur të ishte mjaftuar me këtë sqarim! Mirëpo, ai vazhdon dhe

thotë: “Kadi Ebu Bekri ka thënë: Ka mundësi që All-llahu i ka shpallur atij se nëse vazhdon

me këtë namaz me xhemat Ai do t’ua bëjë obligim: ose vetëm pse Ai ka dashur t’ua bëjë

obligim – sipas mendimit tonë se Veprat e të Amshueshmit nuk justifikohen; ose për shkak

se falja e vazhdueshme me ta do të shkaktonte besim dhe gjendje që do të ishte më mirë

për ta që ta kenë obligim këtë namaz. Por, ka mundësi që ai ka dashur të thotë se ka

pasur frikë se ndonjëri nga Ummeti i tij më vonë do të mendojë se ky namaz është

obligim, nëse ai ishte falur gjithnjë.

Të gjitha këto kuptime janë të siguruara që të mos ndodhin pas vdekjes së Profetit, sal-

lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

D.m.th: ky Kadi Ebu Bekr ibën el-Arabi shprehet qartë se e ka mendimin që veprat e të

Amshueshmit të Lartësuar nuk justifikohen. Këtë e ka miratuar etTartushi dhe me të dy është

pajtuar Halebiu rreth kësaj teme.

A nuk e di ai se kjo fjalë është e kotë dhe devijim, se kundërshtohet me dhjetëra tekste të

Kur’anit dhe Sunnetit dhe se kundërshtohet me menhexhin e selefëve të devotshëm?! A e ka

miratuar këtë mendim i kënaqur me të, apo është injorant në lidhje me menhexhin e selefëve

dhe nuk e di se ky besim është një prej besimeve të xhehmijve të devijuar? Cilado nga këto

dy mundësi është shumë e shëmtuar, dhe më e ëmbla prej tyre është shumë e hidhur.

E pesta – Në faqet 135–136 etTartushi e merr rrugën e xhehmijve dhe esh’arijve në mohimin e

justifikimit të veprave të All-llahut, që ndërtohen mbi urtësi. Pasi flet në lidhje me muajt e

shenjtë thotë:

“Nëse thuhet: “Pse disa muaj janë më të vlefshëm dhe më të mëdhenj se disa të tjerë?” –

ne përgjigjemi: Veprat e të Amshueshmit, sipas mendimit tonë, nuk justifikohen. Atij që nuk

vepron për ndonjë qëllim ose arsye nuk lejohet t’i thuhet: “Pse ka bërë kështu? Pse nuk ka

Page 105: Sekti Kur’anij

bërë kështu?” Mirëpo, njerëzit e imtësive japin përgjigje për këtë dhe thonë se ka dobi në

ndalimin e pasrejtësisë në këto muaj, për shkak të pozitës së lartë që e kanë në gjykimin e

Krijuesit të tyre. Ndoshta kjo çon deri te braktisja e plotë e padrejtësisë, për shkak të

shuarjes së zjarrit të saj gjatë kësaj periudhe dhe uljes së fanatizmit dhe hovit. Gjëja,

gjithashtu, e tërheq shoqen dhe të ngjashmen e saj dhe e largon të kundërtën dhe

armiken.”

Çfarë bëri Halebiu me këtë fjalë?!

01 – U pajtua me autorin etTartushi në këtë devijim xhehmij, i cili e përmban mohimin e

justifikimit të Veprave të All-llahut, të cilat ndërtohen mbi dije të gjerë dhe urtësi të plotë,

dhe të cilat përmbajnë mirësi madhështore dhe mënjanojnë dëmtime shkatërruese.

Kjo përkrahje e Halebiut buron nga ëndjet dhe injoranca e tij në lidhje me Librin e All-llahut,

Sunnetin e të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, dhe menhexhin e selefëve të

devotshëm.

02 – E përkrahu autorin për refuzimin kundër njerëzve të imtësive, nga mesi i mu’tezilijve,

me përkrahje të plotë. Në fusnotën e tij në faqe 136 thotë:

“E gjithë kjo është e refuzuar, ngase përndryshe do të ishte detyrim ndaj All-llahut, kurse

All-llahu nuk detyrohet me asgjë. Shih “Minhaxh esSunneh enNebewijje”, 1\171. Në librin

“elHikmetu uetta’lil fi ef’alil-lahi te’ala”, 108 – 119, të vëllait Shejh Muhammed ibën

Rabi’ elMedkhali, mund të gjeni shpjegim të detajuar të bukur rreth kësaj çështjeje.”

Kështu ka thënë, por nuk e ka refuzuar fjalën e etTartushit: “Veprat e të Amshueshmit,

sipas mendimit tonë, nuk justifikohen, ngase i Lartësuari nuk vepron për ndonjë qëllim

ose arsye…”

etTartushi dhe paraardhësit e tij këtë e kanë marrë prej xhehmijve, të cilët e mohojnë

urtësinë nga Veprat e All-llahut, nuk lejojnë që Veprat e Tij të justifikohen dhe mohojnë që

Vepra e Tij të ketë qëllim të dashur dhe përfundim të lëvduar. Këtë e mohojnë duke

pretenduar se po e lartësojnë All-llahun nga të qenit të veprimit të Tij për ndonjë qëllim ose

arsye. Kurse, ky është devijimi i vërtetë, ngase është mohim i Urtësisë së All-llahut në Veprat

e Tij dhe mohim i asaj se Veprat e Tij përmbajnë dobi dhe e ndalojë dëmtimin.

Këtë kotësi e miraton Halebiu.

Pastaj, analizoje fjalën e Halebiut: “E gjithë kjo është e refuzuar”! Kjo del prej injorancës

së tij të thellë.

Fjala e këtij grupi të devijuar përmban edhe të vërtetë edhe të kotë. E vërteta qëndron te

pohimi i dobisë në ligjet dhe krijimin e All-llahut. Kjo është një çështje që e miratojnë dhe e

besojnë Ehlus Sunneh para të tjerëve. Kurse, e kota qëndron në atë që ky grup i devijuar

Page 106: Sekti Kur’anij

thotë se All-llahut i obligohet të veprojë kështu, ose të mos bëjë kështu. Ky është devijim i

rrezikshëm, të cilin e luftojnë Ehlus Sunneh, lavdi All-llahut! All-llahut nuk i bëhet obligim

asgjë kundrejt askujt prej krijesave të Tij. Ai bën ç’të dojë, por Veprat dhe Fjalët e Tij

ndërtohen mbi dituri, urtësi dhe dobi. Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi. Atij nuk i fshihet asgjë

në Tokë e as në qiell. Ai nuk bën të padrejtë as sa një grimë. Nuk pyetet për atë që e bën,

kurse ata (krijesat) pyeten.

03 – Për shkak të injorancës së vet Halebiu i referohet fjalës së Shejhul Islamit, duke menduar

se ai e ka të njëjtin menhexh me të, por dallimi mes këtyre dy menhexheve është shumë i

madh dhe ato janë kontradiktore si e vërteta me të kotën, si dija me injorancën dhe si

errësira me dritën.

Shejhul Islami në referencën e përmendur e refuzon kotësinë e xhehmijve dhe esh’arijve, siç

e refuzon edhe kotësinë e kaderijve dhe mu’tezilijve. Mirëpo, Halebiu nuk e kupton as këtë e

as këtë.

Këtu po jua japim fjalën e Shejhul Islamit, të cilës i referohet Halebiu.

Ai, RahimehUllah, në “elMinhaxh”, 1\170–172, duke i përmendur fjalët e rafidiut Ibnul

Mutahhar, thotë:

“E sa i përket thënies së tyre se All-llahu nuk e bën atë që është më e dobishme për

robërit e Tij, por e bën atë që është e dëmshme, siç është bërja e mëkateve dhe llojeve

të ndryshme të kufrit ose thënies së tyre se të gjitha llojet e shkatërrimit që ndodhin

nëpër botë i përkasin Atij… ne E madhërojmë dhe E pastrojmë All-llahun nga kjo thënie.”

Më pas ai, RahimehUllah, duke e refuzuar këtë fjalë, thotë:

“Këtë fjalë e kanë thënë një grup i kelamistëve nga pohuesit e kaderit, mirëpo ajo,

gjithashtu, është fjalë e kelamistëve të shiave. Imamët e Ehlus Sunneh dhe xhumhuri i

tyre nuk e thonë këtë fjalë. Ajo që thonë ata është se All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje,

është Zoti dhe Mbreti i çdo krijese. Asnjë gjë nuk del dot jashtë pushtetit dhe fuqisë së

Tij dhe asnjë gjë nuk është tjetër pos krijesë e Tij. Në këtë bëjnë pjesë të gjitha veprat e

gjallesave. Ai është Krijuesi i adhurimeve të melaikeve dhe besimtarëve dhe i të gjitha

lëvizjeve të robërve të Tij.

Kaderijtë e mohojnë prej pushtetit të Tij më të mirën që ndodhet në të, e që është bindja e

profetëve, melaikeve dhe besimtarëve. Ata thonë se All-llahu nuk e ka krijuar atë, nuk është i

fuqishëm për ta futur robin e Vet në të dhe për ta frymëzuar me të, e as që mund ta bëjë

veprues të saj atë që nuk është veprues i saj.

Kurse, miku i All-llahut Ibrahimi, alejhis selam, ka thënë: “O Zoti ynë! Na bëj të përulur

ndaj Teje! Bëj që edhe prej pasardhësve tanë të ketë të përulur ndaj Teje!” Ka kërkuar

prej All-llahut që ta bëjë të përulur dhe të bëjë prej pasardhësve të tij popull të përulur. Ky

Page 107: Sekti Kur’anij

është argument i drejtpërdrejtë se All-llahu e bën mosvepruesin veprues. Ibrahimi,

gjithashtu, ka thënë: “O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë

namazin!” Pra, ka kërkuar prej All-llahut të Lartësuar që ta bëjë kryerës të namazit, që do të

thotë se ai e dinte që All-llahu e bën robin e Tij kryerës të namazit. All-llahu ka treguar për

lëkurën dhe gjymtyrët, duke e miratuar fjalën e tyre, dhe ka thënë:

أنطقنا“ ”شيء ك ل أنطق الذي الل

“All-llahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit çdo gjëje, na ka bërë që të flasim.” (Fussilet:

21)

Domethënë se All-llahu i bën të flasin të gjithë ata që flasin.

Sa i përket pohimit se Ai nuk e bën atë që është më e dobishme për robërit, ose se nuk

kujdeset për mirëqenien e tyre, ky është një pohim rreth të cilit ka kundërthënie mes

njerëzve.

Disa pohues të kaderit e kanë këtë mendim. Ata thonë se krijimi dhe urdhrat e All-llahut kanë

të bëjnë kryekëput vetëm me dëshirën e Tij dhe nuk kanë lidhje me interesin ose dobinë e

krijesave. Ky është mendimi i xhehmijve. Kurse, shumica e dijetarëve janë të mendimit se

All-llahu i urdhëron robërit e Vet me urdhra që janë në dobi të tyre dhe i ndalon nga ato që

janë në dëm të tyre, se zbatimi i urdhrit është në dobi të përgjithshme të atyre që e zbatojnë

dhe se dërgimi i të dërguarve është në dobinë e përgjithshme, megjithëse për disa individë

është e dëmshme për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu ka shkruar në Librin që gjendet tek

Ai mbi Arsh: “Mëshira Ime ka ngadhënjyer mbi hidhërimin Tim.” Sipas një transmetimi

tjetër: “Mëshira Ime e ka parakaluar hidhërimin Tim.” – Transmetojnë Buhariu e Muslimi në

Dy Sahihët e tyre nga Profeti, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Ata thonë se zbatimi i urdhrave ose braktisja e ndalesave është në dobi të secilit zbatues dhe

braktisës. Kurse, vetë urdhri dhe dërgimi i të dërguarve është dobi e përgjithshme për

robërit, megjithëse mund të jetë dëm për disa prej tyre. Kështu edhe në çdo gjë tjetër që ka

caktuar All-llahu dominon dobia, mëshira dhe përmirësimi, megjithëse për disa njerëz në të

ka dëmtim, rreth të cilit All-llahu ka një urtësi tjetër.

Ky është mendimi i shumicës së fukahave, muhaddithinëve, sufijve dhe grupeve të

kelmistëve, me përjashtim të mu’tezilijve – si kerramijtë dhe të tjerë. Të gjithë këta thonë

se në disa prej krijesave të All-llahut ka dëm për disa njerëz, ose mund të jenë shkak për

dëm, siç janë mëkatet, megjithatë secila prej tyre ka urtësi dhe dobi, për shkak të së cilës

All-llahu e ka krijuar, dhe në secilën krijesë mëshira e All-llahut është mbi hidhërimin e Tij.

Page 108: Sekti Kur’anij

Këto çështje janë sqaruar gjerësisht në vende të tjera, kurse këtu përmenden vetëm në

përgjithësi mendimet e grupeve dhe sqarohet se cili prej tyre është i saktë e cili gabim. Këtë

që e ka transmetuar ai (Ibnul Mutahhar), nuk e ka transmetuar nga mësuesit e tij prej

rafidijve, por ky është mendimi i mu’tezilijve, siç janë pasuesit e Ebu Aliut, Ebu Hashimit,

Ebul Husejn elBasriut etj, të cilët këtë e kanë thënë duke e refuzuar elEsh’ariun në veçanti.

Esh’arijtë dhe disa të tjerë nga pohuesit e kaderit pajtohen me Xhehm ibën Safuanin në

esencën e mendimit të tij rreth xhebrit, megjithëse kundërshtohen me të në disa çështje

formale gjuhësore. Ata kanë sjellë fjalë të palogjikshme, por nuk pajtohen me të në mohimin

e Cilësive. Ata i pohojnë Cilësitë.(2) Ata kanë shkuar deri në ekstrem gjatë kundërshtimit të

mu’tezilijve rreth çështjeve të kaderit, saqë kanë arritur në mendimin e xhebrit, kanë

mohuar se gjallesat kanë dëshirë dhe fuqi, kanë mohuar se ato kanë ndonjë ndikim ose janë

shkak në ndodhitë dhe kanë ndaluar të thuhet se ato janë veprues. Ata, gjithashtu, mohojnë

se në krijimin e krijesave ekziston ndonjë urtësi ose arsye.

Prandaj thuhet se ata mohojnë që All-llahu i Lartësuar të bëjë diçka për sjelljen e dobisë për

robërit e Tij, ose për largimin e dëmit prej tyre. Ata thonë se All-llahu nuk vepron diçka për

dobi dhe se kjo nuk është obligim për Të dhe nuk ka nevojë të ndodhë prej Tij.

Ata thonë: “All-llahu nuk bën një gjë për shkak të ndonjë gjëje ose për të arritur një gjë,

por ato vijnë bashkë pse Ai dëshiron ashtu dhe e bën një gjë bashkë me një gjë tjetër, e

jo për shkak të asaj ose për ta arritur atë. Ajo që dy gjëra vijnë bashkë është për shkak se

Ai ashtu e ka zakon të veprojë, e jo se njëra prej tyre është shkak për tjetrën dhe jo se Ai

ka urtësi në të.”

Ehlus Sunneh e pohojnë kaderin dhe pohojnë, gjithashtu, urtësi dhe mëshirë. Ata thonë se

secila vepër e All-llahut ka qëllim të dëshiruar dhe përfundim të lëvduar. Kjo është një

çështje madhështore e cila është sqaruar në vende të tjera.

Në përgjithësi, nëse mu’tezilijtë dhe shiat pranojnë ndonjë lloj të urtësisë dhe mëshirës së

All-llahut, Ehlus Sunneh pohojnë në mënyrë më të përsosur dhe më madhështore se ajo, duke

e pohuar edhe fuqinë e plotë të All-llahut dhe dëshirën e Tij të pakufizuar që realizohet në

krijesat e Tij. Kurse, mu’tezilijtë dhe shiat nuk e pranojnë këtë.” – përfundon citati i Ibën

Tejmijes

Unë them: Analizoje mirë fjalën e Shejhul Islamit!

01 – Ai e sqaron medhhebin e kotë të kaderijve, të cilët e mohojnë më të mirën nga pushteti i

All-llahut, e që është bindja dhe përulja e profetëve, melaikeve dhe besimtarëve, duke thënë

se këtë All-llahu nuk e ka krijuar, nuk ka fuqi ta fusë robin e Vet në të, e as ta frymëzojë për

të dhe se All-llahu nuk ka fuqi që mosvepruesin ta bëjë veprues. Pastaj sjell disa ajete

kur’anore që janë argument për ta mposhtur kotësinë dhe devijimin e mendimit të tyre.

Page 109: Sekti Kur’anij

02 – Thotë: “Sa i përket pohimit se Ai nuk e bën atë që është më e dobishme për robërit,

ose se nuk kujdeset për mirëqenien e tyre, ky është një pohim rreth të cilit ka

kundërthënie mes njerëzve.” Pastaj e sqaron se kjo fjalë e kotë është mendimi i xhehmijve

dhe pasuesve të tyre.

03 – Sqaron se xhumhuri i dijetarëve thonë se All-llahu i Lartësuar i ka urdhëruar robërit e Tij

me urdhra që janë në dobi të tyre dhe ua ka ndaluar ato që janë në dëm të tyre, dhe se

zbatimi i urdhrave është në dobi të përgjithshme për atë që i zbaton dhe se dërgimi i të

dërguarve është në dobi të përgjithshme, megjithëse ka dëm për atë që kundërshton dhe bën

mëkate. Ai sqaron se zbatimi i urdhrit dhe braktisja e ndalesave është në dobi të atij që

zbaton ose braktis.

04 – Ai, RahimehUllah, thotë: “Kurse, vetë urdhri dhe dërgimi i të dërguarve është dobi e

përgjithshme për robërit, megjithëse mund të jetë dëm për disa prej tyre. Kështu edhe

në çdo gjë tjetër që ka caktuar All-llahu dominon dobia, mëshira dhe përmirësimi,

megjithëse për disa njerëz në të ka dëmtim, rreth të cilit All-llahu ka një urtësi tjetër. Ky

është mendimi i shumicës së fukahave, muhaddithinëve, sufijve dhe grupeve të

kelmistëve, me përjashtim të mu’tezilijve – si kerramijtë dhe të tjerë.”

Me këto fjalë ai sqaron se se në çdo ligj dhe caktim të All-llahut ka urtësi, si dhe sqaron se ky

është mendimi i shumicës së fukahave, muhaddithinëve dhe të tjerëve.

05 – Pastaj, e përsërit pohimin e urtësisë së All-llahut në ligjet, caktimin dhe krijimin e Tij, si

dhe se në krijimin dhe ligjet e tij ka urtësi dhe dobi, duke thënë:

“Të gjithë këta thonë se në disa prej krijesave të All-llahut ka dëm për disa njerëz, ose

mund të jenë shkak për dëm, siç janë mëkatet, megjithatë secila prej tyre ka urtësi dhe

dobi, për shkak të së cilës All-llahu e ka krijuar, dhe në secilën krijesë mëshira e All-

llahut është mbi hidhërimin e Tij.”

E më vonë tregon se këto çështje janë sqaruar në vende të tjera nëpër libra.

06 – Ai, RahimehUllah, përmend se esh’arijtë dhe disa pohues të kaderit pajtohen me Xhehm

ibën Safuanin në esencën e mendimit të tij rreth xhebrit, megjithëse kanë kundërshtime me

të, të cilat janë kundërshtime formale. Sqaron se këta e mohojnë dëshirën dhe fuqinë e

krijesave dhe mohojnë që krijesat të kenë ndikim ose të jenë shkak për disa ndodhi, si dhe

ndalojnë që të thuhet se ata janë veprues të këtyre ndodhive. Shpjegon se ata e mohojnë

urtësinë e All-llahut në krijim, e më pas sjell disa fjalë të devijuara të tyre.

07 – …

08 – Më në fund thotë: “Në përgjithësi, nëse mu’tezilijtë dhe shiat pranojnë ndonjë lloj të

urtësisë dhe mëshirës së All-llahut, Ehlus Sunneh pohojnë në mënyrë më të përsosur dhe

më madhështore se ajo, duke e pohuar edhe fuqinë e plotë të All-llahut dhe dëshirën e

Page 110: Sekti Kur’anij

Tij të pakufizuar që realizohet në krijesat e Tij. Kurse, mu’tezilijtë dhe shiat nuk e

pranojnë këtë.”

Shiko, o lexues i nderuar, këtë imam! Sa e sa herë në këto fjalë të ndriçuara e pohon urtësinë

e All-llahut në ligjet dhe caktimet e Tij! Sa e sa herë vërteton se ligjet e Tij ndërtohen mbi

konsideratën e dobive dhe largimin e dëmeve! Të gjitha këto ua përshkruan imamëve të

Sunnetit. Shiko se si i qorton grupet e devijuara në këtë temë!

Pastaj krahasoji fjalët e këtij imami dhe konkluzat e tij shkencore, të ndërtuara mbi Kur’anin

dhe Sunnetit, me ato devijime dhe të kota që i përkrah dhe i miraton Halebiu, dhe kështu do

ta kuptosh devijimin e këtij Halebiu dhe cektësinë e kuptimit të tij, i cili nuk e kupton

dallimin mes dy të kundërtave.

Për këtë shkak Halebiu i referohet fjalëve të Shejhul Islamit, të cilat e shkatërrojnë të kotën

dhe devijimin e tij, të xhehmijve dhe pasuesve të tyre nga të cilët është ndikuar Halebiu, ose

pajtohet me ta për shkak të injorancës së tij rreth Kur’anit, Sunnetit dhe menhexhit të

selefëve dhe imamëve të tyre.

Sa e sa herë ai përpëlitet nëpër pellgjet e injorancës, e kur të përkujtohet vetëm e shton

kokëfortësinë dhe këmbënguljen në të kotë dhe mendjemadhësinë ndaj atyre që ia sqarojnë

gabimin me qëllim që të përkujtohet dhe të frikësohet.

— shënim i përkthyesit —

Më tej Shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali, All-llahu e ruajttë, përmend citate të gjata dhe

argumente të shumta nga libri i Ibn Kajjimil Xheuzijes, RahimehUllah, përmes të cilave

sqarohet në hollësi kjo çështje dhe vërtetohet se çdo gjë që ekziston – krijesat dhe veprat

e tyre – është krijuar nga All-llahu Një; se çdo krijim dhe çdo urdhër i All-llahut përmban

urtësi të plotë, ka qëllim fisnik dhe përfundim të dëshiruar; dhe se çdo vepër e All-llahut

është për dobinë e krijesave dhe për largimin e dëmeve prej tyre.

Këto fjalë të Ibnul Kajjimit, RahimehUllah, do të mund të kuptohen vetëm nëse lexohen

në arabisht, për shkak sqarimeve të shumta gjuhësore dhe retorike. Prandaj, po e

shkurtoj artikullin duke mos i përkthyer këto fjalë, ngase edhe pa to artikulli është shumë

i gjatë, kurse shqyrtimi i këtyre citateve është sa gjysma e asaj që u tha deri këtu.

Pas përpunimit dhe sqarimit të fjalëve të Ibnul Kajjimit, Shejhu e përfundon duke thënë:

Page 111: Sekti Kur’anij

RahimehUllah Imam Ibnul Kajjimin dhe ia dhëntë shpërblimin më të mirë për diturinë e

bollshme dhe argumentet madhështore që ua ka ofruar njerëzve, të cilat ua shtojnë pasuesve

të së vërtetës dijen dhe kuptimin dhe të cilat i mënjanojnë errësirat e injorancës dhe

devijimit.

Në fund, e lus All-llahun e Madhërishëm që të na udhëzojë ne dhe muslimanët në përgjithësi

në Rrugën e Tij të drejtë, të na përforcojë ne, nxënësit e dijes dhe muslimanët në përgjithësi

në Fenë e Vërtetë dhe të na mbrojë të gjithë nga dëmi i thirrësve të fitneve! Ai është që i

dëgjon lutjet.

Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin tonë Besnik, për familjen dhe shokët e tij në

përgjithësi dhe për pasuesit e tyre në mënyrën më të mirë deri në Ditën e Gjykimit!

Shkroi: Rabi’ ibën Hadi Umejr elMedkhali

13 Dhul Ki’de 1434h

Fusnotat:

(1) - Domethënë: Xhehmijtë dhe Mu’tezilijtë.

(2) - Esh’arijtë pranojnë vetëm shtatë cilësi vetore, kurse cilësitë veprore nuk i pranojnë.

Marrë nga: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139956

Distancohem nga tekfiri i të

pafajshmëve

Page 112: Sekti Kur’anij

E gjithë lavdia I qoftë Vetëm All-llahut Një! Salavatet dhe selamet qofshin për atë pas të cilit

nuk ka më profet tjetër, Profetin tonë Muhammedin, si dhe për familjen dhe shokët e tij!Më

tej:

Më ka ardhur një pyetje, të cilën po e jap këtu tekstualisht bashkë me përgjigjen:

“Pyetja është rreth propagandës dhe thirrjes për mendimin liberal në vendet islame, që

thërret për liri të plotë, të cilën e rregullojnë vetëm ligjet pozitive (njerëzore), e barazon

muslimanin me të tjerët me pretendimin e pluralizmit, i jep liri personale secilit individ

pa nënshtrim ndaj kornizave sheriatike dhe kundërshton disa dispozita ligjore të

Sheriatit, të cilat janë kontradiktore me të, siç janë dispozitat që kanë të bëjnë me

gruan, raportet me jomuslimanët, ose ndalimin e të keqes, dispozitat e xhihadit… si dhe

dispozita të tjera ku ka kontradikta mes liberalizmit dhe Islamit. A i lejohet muslimanit që

të thotë: “Unë jam musliman liberal”?

Përgjigjja: Musliman është ai që I nënshtrohet All-llahut me teuhid, I përulet duke Iu bindur

Atij dhe distancohet prej shirkut (paganizmit) dhe njerëzve të tij (paganëve). Ai që dëshiron

liri pa kufizime përveç kufizimeve të ligjeve pozitive, ai është rebeluar ndaj Sheriatit të All-

llahut dhe e kërkon gjykimin e Xhahilijes (kohës para Islamit) dhe gjykimin e tagutit (të

adhuruarve të rremë). I tilli nuk është musliman.

Ai i cili mohon prej Fesë diçka që dihet domosdoshëm (që e di secili se është pjesë e Fesë),

siç është dallimi mes muslimanit dhe mosbesimtarit, dëshiron liri që nuk u nënshtrohet

kornizave të Sheriatit dhe i mohon dispozitat ligjore të Sheriatit, ndër të cilat edhe dispozitat

që kanë të bëjnë me gruan, urdhërimin për të mira dhe ndalimin e të këqijave dhe

ligjshmërinë e xhihadit në rrugën e All-llahut, i tilli ka bërë disa anulues që ia anulojnë atij

Islamin, të cilët i kanë përmendur dijetarët.

Ai, i cili thotë “Unë jam musliman liberal”, është kundërthënës me vetveten, nëse kuptimi i

liberalizmit është ky që u përmend. I tilli është i detyruar të pendohet tek All-llahu, në

mënyrë që të bëhet musliman me të vërtetë.”

Kështu ishte përgjigjja ndaj pyetjes e cila ishte e caktuar. Përgjigjja nuk përfshiu asgjë përtej

pyetjes. Por, kur pyetësi e publikoi përgjigjen, atëherë u bë zhurmë e madhe nga disa njerëz

dhe këtë pyetje e klasifikuan në menhexhin e atyre që i quajnë “tekfirista”, të cilët i

shpallin njerëzit kafirë–mosbesimtarë (bëjnë tekfir) pa të drejtë, sipas metodës së

havarixhëve të devijuar.

Ata këtë përgjigje e zbatuan mbi disa njerëz që unë nuk i kisha për qëllim. Unë kisha për

qëllim vetëm t’i përgjigjem pyetjes, ngase ajo që u përmend në pyetje është prej anuluesve

të Islamit që janë të njohur te dijetarët. Unë, lavdi All-llahut, nuk shpika ndonjë fjalë nga

vetja ime dhe unë distancohem tek All-llahu nga tekfiri i të pafajshmëve pa rregulla

sheriatike.

Page 113: Sekti Kur’anij

Është e njohur se All-llahu i ka lidhur dispozitat me këta emra: m’umin (besimtar), kafir

(mosbesimtar), munafik (hipokrit), fasik (mëkatar), muwehhid (monoteist) dhe mushrik

(pagan). Ndërsa, “sekularist”, “liberal” dhe të ngjashme me to janë emra të rinj dhe nuk

merret parasysh forma e fjalëve, por ajo që merret parasysh është kuptimi i saj dhe ajo se

ç’shpreh fjala.

Nëse ndonjëra prej tyre e përmban kuptimin e asaj që e përmbajnë emrat sheriatik të

lartpërmendur, atëherë asaj i jepet gjykimi sheriatik i tij, siç është kufri. Kufri mund të bëhet

me besim, me fjalë, me vepër ose me dyshim. Këto çështje i kanë përmendur dijetarët në

kapitujt e anuluesve të Islamit dhe në temat e gjykimit ndaj murteddit (të dalin nga Feja) në

librat e fikhut.

Pastaj, ka dallim mes gjykimit ndaj fjalëve, veprave dhe besimeve në përgjithësi – kur

thuhet: “Kush beson, thotë ose bën kështu e kështu është kafir – dhe gjykimit ndaj

individëve. Nuk është kafir secili që thotë ose bën kufr, deri sa të realizohen tek ai

kushtet dhe të mënjanohen pengesat.

Nëse njeriu nga i cili kanë dalë këto kufre ka qenë i detyruar, injorant, keqinterpretues ose

pasues i atij për të cilin ka menduar se është në të drejtë, atëherë nuk nxitohet për t’ia

dhënë atij gjykimin e kufrit, deri sa ta shqyrtojmë çështjen e tij.

Të tillin e ka justifikuar All-llahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, kur ka thënë:

“ كفر من كره من إال إيمانه بعد من بالل طمئن وقلب ه أ فر شرح من ولكن باإليمان م صدراا بالك

من غضب فعليهم م الل عظيم عذاب وله ”

“Kushdo që mohon All-llahun, pas pranimit të besimit, me përjashtim të atij që është i

detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim; por ata që ia hapin zemrën

mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e All-llahut dhe një dënim të

madh.” (enNahl: 106)

Injorantit, keqinterpretuesit dhe pasuesit u sqarohet dhe u qartësohet. Nëse këmbëngulin në

atë që e bëjnë, atëherë gjykohen për kafirë, ngase pengesat janë mënjanuar. All-llahu i

Lartësuar thotë:

“ سبيل في ضربت م إذا آمن وا الذين أي ها يا ول وا وال فتبين وا الل الم ك م إلي ألقى لمن تق لست الس

ؤمناا ”م

Page 114: Sekti Kur’anij

“O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të All-llahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes!

Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: “Nuk je besimtar”…” (enNisa’: 94)

Domethënë se ai që e shfaq Islamin dhe i shqipton dy dëshmitë duhet të lihet i lirë, ngase ai

është bërë musliman dhe kështu llogaritet deri sa të shfaqet prej tij diçka që ia anulon atij

Islamin. Në atë rast gjykohet se ka bërë ridde, nëse nuk ka ndonjë nga arsyet që u sqaruan më

lart.

Pastaj, nuk lejohet assesi që dikush të shpallet për kafir vetëm në bazë të thashethemeve.

Mund të shpallet vetëm nëse ai vetë e miraton, ose në bazë të dëshmisë së njerëzve të

besueshëm për diçka që ka dalë prej tij, pas vërtetimit të plotë se ai nuk është i arsyetuar me

ndonjërën nga arsyet e lartpërmendura.

All-llahu thotë:

“ وا بجهالة قوماا ت صيب وا أن فتبين وا بنبإ فاسق جاءك م إن آمن وا الذين أي ها يا فعلت م ما على فت صبح

”نادمين

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni

mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj

për atë që keni bërë.” (elHuxhurat: 6)

Vetëm dijetarët e thelluar në dije janë ata që kanë kompetencë për dhënien e gjykimeve mbi

njerëzit të cilët kanë shfaqur diçka që e cungon akiden e tyre, siç janë anuluesit e

Islamit.Nuk ka të drejtë secili injorant ose secili që mëson ta marrë përsipër këtë çështje,

ngase ka dallim mes gjykimit të përgjithshëm dhe gjykimit ndaj individit, siç u theksua më

lart.

Kush gjykon në këto çështje pa dituri, ai është në rrugën e havarixhëve të devijuar, të cilët i

shpallin muslimanët për kafirë dhe e bëjnë të lejuar derdhjen e gjakut të tyre dhe marrjen e

pasurive të tyre, mu ashtu siç na ka lajmëruar Profeti, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. All-llahu

na ruajttë nga metoda e tyre dhe kërkojmë prej All-llahut që t’i mbrojë muslimanët nga

sherri i tyre!

Page 115: Sekti Kur’anij

Çështja e tekfirit është çështje e vështirë dhe e rrezikshme. Prandaj dijetarët e kanë

përmendur në librat e akides dhe në librat e fikhut, në mënyrë që të mësohet dhe t’u

sqarohet njerëzve.

Kjo çështje, lavdi All-llahut, gjendet edhe në plan–programet mësimore (në Arabinë Saudite),

në mënyrë që t’u shpjegohet dhe qartësohet nxënësve, me qëllim që të mos rrëshqasin

bashkë me njerëzit e devijimit për shkak të kuptimit të gabuar, siç u ka ndodhur havarixhëve.

Nga ky rrezik – rreziku i tekfirit pa dituri – mund të mbrojë vetëm mësimi i akides së drejtë

tek dijetarët e specializuar për të.

Siç ekzistojnë të atillë që i shpallin njerëzit për kafirë me injorancë, njashtu ekzistojnë edhe

të atillë që janë në ekstremin e kundërt, duke thënë se askush nuk bëhet kafir, pa marrë

parasysh se çka thotë, çka bën dhe çka beson.

Këta, gjithashtu, i kundërshtojnë tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit, të cilat e sqarojnë se me

cilat fjalë, vepra ose besime njeriu bëhet murtedd.

Të dy grupet – tepruesit dhe cunguesit – kanë nevojë që ta mësojnë akiden e drejtë tek

dijetarët e specializuar, ose në mësimet brenda sistemit – në shkolla, institute ose fakultete,

ose në mësimet e dijes, të cilat mbahen nëpër xhami.

Kujdes, kujdes nga marrja e mësimit prej librave, ose prej atyre që shtirren si dijetarë, prej

të panjohurve ose në vende të fshehta. All-llahu i Lartësuar ka paralajmëruar për ridden dhe

daljen nga Islami dhe e ka qartësuar rrezikun e saj në Librin e Tij Fisnik.

Ai thotë:

وا آمن وا الذين أي ها يا“ اتق وت ن وال ت قاته حق الل ”م سلم ون وأنت م إال تم

“O besimtarë! Kijeni frikë All-llahun ashtu si I takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë

myslimanë!” (Ali Imran: 102)

ر ومن“ و عمل ه حبط فقد باإليمان يكف ”الخاسرين من اآلخرة في وه

“Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të

jetë i dështuar.” (elMaide: 5)

و فيم ت دينه عن منك م يرتدد ومن“ ولئك كافر وه م حبطت فأ نيا في أعمال ه ولئك واآلخرة الد

وأ

م النار أصحاب ون فيها ه ”خالد

Page 116: Sekti Kur’anij

“Ata nga mesi juaj që e mohojnë Fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do

të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të

qëndrojnë përgjithmonë.” (elBekara: 217)

Askush nuk është i siguruar për veten e tij nga riddeja, sidomos në kohën e shtimit të fitneve,

siç është koha jonë. Profeti, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë:

مؤمناا ويمسي كافراا ويمسي مؤمناا الرجل يصبح المظلم الليل كقطع فتناا بالعمال بادروا“

”الدنيا من بعرض دينه يبيع كافراا ويصبح

“Nxitoni me vepra të mira! Po afrohen fitne si pjesët e errëta të natës. Në to njeriu

gdhihet besimtar dhe ngryset mosbesimtar; ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar.

E shet Fenë e vet me një ofertë të vogël të Dunjasë.”

Për shkak të rrezikut të fitneve dhe riddes – daljes prej Islamit, as Ibrahimi – miku i All-llahut,

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nuk është ndjerë i sigurt për veten e tij. Ai ka thënë:

”الصنام نعب د أن وبني واجن بني“

“Më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim: 35)

Profeti ynë Muhammedi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë:

”دينك على قلبي ثبت والبصار القلوب مقلب يا“

“O Rrotullues i zemrave dhe shikimeve, përforcoma zemrën në Fenë Tënde!”

Atëherë Aisha, radijAll-llahu anha, kur e ka dëgjuar i ka thënë: “A ke frikë, o i Dërguari i All-

llahut!”Ai, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë:

”الرحمان أصابع من أصبعين بين والقلوب يؤمنني وما عائشة يا“

Page 117: Sekti Kur’anij

“Oj Aishe! Ç’më siguron mua, kur zemrat janë mes dy gishtave të të Gjithëmëshirshmit!?”

Mu për këtë shkak njerëzit e thelluar në dije thonë:

ل وبنا ت زغ ال ربنا“ ”هديتنا إذ بعد ق

“O Zoti ynë! Mos na i devijo zemrat pasi na udhëzove!”(Ali Imran: 8 )

O All-llah! Na i përforco zemrat tona në Fenë Tënde dhe ruana nga sherri i fitneve!Salavatet

dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammedin, për familjen dhe shokët e tij!

Salih ibën Feuzan elFeuzan, Anëtar i Asamblesë së Dijetarëve të Mëdhenj

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/2349

Kush jane Ahmedit apo

Kadijanit!

Biografi e shkurter rreth ahmedive-kadijanive

Kadijanizmi konsiderohet si vazhdimësi e ideologjive të cilat mohojnë përfundimin e pejgamberisë me ardhjen e Muhammedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Është nje prej levizjeve të shumta devijuese, fillet e së cilës janë në inkubatoret e armiqve të islamit, natyrishtë nën perkujdesjën dhe këshillat e tyre. Quhet el-Kadijanije bazuar ne emrin e fshatit Kadijan, fshat i cili gjindet në krahinen e

Page 118: Sekti Kur’anij

Penxhabit në Indi, ku ka lindur themeluesi i këtij fraksioni. Fshati Kadijan më heret është njohur me emrin IslamBur e më vonë e ka marr emrin Kadijan. Ky fraksion njihet edhe me emrin el-Ahmedije, bazuar në emrin e themeluesit të këtij grupi. {Dijetari Ihsan Dhahiri rahimehullah thotë: “Kadijanitë në Afrikë si dhe në vende tjera e quajnë vetën Ahmedi me qëllim për ti mashtruar muslimanët, edhe pse në realitet nuk kanë lidhje me të Dërguarin Muhammed salallahu aljehi ve selem, që njëri prej emrave të tij është edhe Ahmed, kurse emri i “profetit” të tyre është Gulam Ahmed el Kadijaniu, ku me këtë emër janë të njohur në Pakistan dhe Indi}.

Themeluesi i Kadijanizmi

Themeluesi i Kadijanizmit është Gulam Ahmed bin Gulam Murteda el Kadijaniu. Sa i përket preardhjes së tij, ka shum variante bazuar në dëshmit e tij, herë na paraqitet si Mongolian e herë si Persian. Ka lindur në vitin 1839 ose 1840, në fshatin Kadijan, krahina e Penxhabit.

Qysh ne moshë te re mesoj sintaksen, morfologjinë dhe disa libra arabe dhe perisane, por për fat të mirë nuk patë sukses në marrjën e diturisë. Po ashtu e mesoj gjuhen angleze sepse ishte i nevojshëm, ngase punonte me të atin në sherbim te anglezve.

Sa i perket familjës se tij, ka qenë familje e njohur si familje e ndershëm ndaj armiqve, posaçerisht anglezve. Ketë na e vërteton gjenerali Nikolson ku thotë: “Familja e Mirza Gulam Ahmed el-Kadijaniut, dallohet nga gjitha familjet tjera sa i perket sherbimit ndaj anglezve…” {Egashursh Keshmiri, ‘Havnetul-islam’ f.3-4}

Prej thënjeve të tij -kadijaniut- që dëshmojnë miqësinë e tij ndaj kundërshtarëve të islamit veqojmë: “Shumicën e jetës sime e kam kaluar në perkrahjën e qeverisë angleze dhe e kam ndihmuar, vetëm se kam shkruar për degradimin e xhihadit, si dhe obligimin e peruljes ndaj pushtetit anglez, ne libra, shpallje dhe revista…” {Terjakul-kulub, e kadijaniut,f.15}.

Morali i tij ishte i ulët, ka qenë gjuhëndytur, ofëndues dhe frikacak. Aq shumë ka qenë i topitur-kokëtrashë sa që nuk e ka dalluar mbathesën e djathtë nga e majta, per ketë ka vendosur një shënjë ne mbatheset e tij keshtu që mos ta fus këmbën e majte në mbathesën e djathtë… {el-Kadijanije, Ihsan Dhahiri, f.139-146}.

Përfundimi i tij: Është semur në Lahor, nga një sëmundjë epidemike që i përngjan kolerës, e shoqëruar me vjedhje dhe barkqitje për një kohë të gjatë, kështu që shumica e kohës i ka kaluar në WC. Si shkak i sëmundjës së rëndë ndytësirat i kan dalë nga goja para vdekjës, deri sa ka ndërruar jetë në vënd të ndytë. {el-Kadijanije, Ihsan Dhahiri, f. 158-180}.

Parimet e kadijanive

Page 119: Sekti Kur’anij

01 - Mohimi i asaj qe është transmetuar në Kur’an dhe sunnet që Pejgamberi Muhammed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem është i dërguari i fundit, vulë e pejgamberisë; All-llahu i lartësuar thotë: “Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguar i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve” {Ahzabë 40}. Dijetarët janë të pajtimit se ai që mohon vetëm një shkronjë në Kur’an është pabesimtarë.

02 - Mohimi i lindjës se Isait alejhis-selam prej nënës pa baba, pohojnë qe ka babë, dhe e përgënjështrojnë Allahun e lartësuar: “Vërtët, qështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse qështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Behu!” ai u bë” {Ali Imran 59}. Kjo aludon ne mosbësimin e tyre, në pergënjështrimn e Kur’an-it, në shpifje ndaj Merjemes alejhas-selam nga ajo që e ka pastru All-llahu prej saj, duke ra dakord me hebrenjët në ketë qështje.

03 - Bindja se All-llahu i lartësuar nuk e ka ngrit Isaun salallahu aljehi ve selem pranë Vetës, keshtu që e pergënjështrojnë All-llahu e lartësuar ku thotë: “Po ata as nuk e mbytën as nuk e kryqëzuan, por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbyten atë. Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetës. Allahu është i plotfuqishëm, i dijshëm” {Nisaë 157-158}.

04 - Mohimi i mrekullive te pejgamberve të cilat janë mutevatire, të cekuara në Kur’an në shumë vënde siç janë ne tregimet e Salihut, Musait, Isait dhe Muhammedit salAll-llahu ue sel-leme alejhim exhmein.

05 - Pretëndimi se kinse xhihadi i cekur në Kur’an dhe Sunnet është degraduar, edhe pse të gjithë dijetarët janë të pajtimit se xhihadi është i perhershëm, dhe është vaxhib kifai’i për muslimanët, dhe është obligim ajni’i në disa raste.

06 - Pretëndimi i Kadijaniut kinse është Mehdiu dhe Isau biri i Merjemës, si dhe pranimi i kësaj ideje nga besimtarët e tij.

07 - Armiqësia e madhe e tyre ndaj muslimanve, si dhe miqësia e tyre ndaj pabesimtarve.

Selefizmi dhe dëlirësia e

zemrave

Page 120: Sekti Kur’anij

Prej të folurit rreth mirësive të Allahut mbi ty, është që të shfaqësh pa krekosje.. dhe kjo gjë është jashta mësimit, mirëpo është një çështje që duhet ta vërejmë tek sjellja jonë me fqinjët tanë, vëllezërit tanë dhe njerëzit; sepse kjo Fe është e çuditshme o vëllezër!

Kjo Fe i ruan zemrat, i ruan zemrat që të jenë të shëndosha, të pastra, të kthjellëta, të jenë të bashkuara dhe mos të ketë përçarje mes tyre, përveçse me një shkak fetar që e kërkon këtë gjë; dhe tek kjo gjë nxënësit e dijes duhet të tregohen të vëmendshëm.

Fatkeqsisht disa prej nesh tani, u shtohet dituria dhe i pakësohet dëlirësia e zemrës së tij. Sa herë që i shtohet dituria, po aq i pakësohet dëlirësia e zemrës; dhe ky është një problem.

Ajo që kërkohet prej teje, është që sa herë ta shtosh diturinë, ta shtosh dëlirësinë dhe pastërtinë e zemrës tënde.

Duhet të largohesh nga gjërat që shkaktojnë largimin e zemrave, përveç nëse Allahu e dëshiron një gjë të tillë prej teje. Përpiqu (të ruash) gjuhën tënde, kështu që mos përcill diçka që i përçanë zemrat kurrësesi, përveç nëse kjo kërkohet prej teje fetarisht.

Edhe nëse dëmtohesh, përpiqu që mos t’i largosh zemrat, sepse ky është ndikimi i diturisë, ky është pastrimi i diturisë; sidomos ne o vëllezër. Ehli Suneti në çdo kohë janë të pakët, dhe ata në këtë kohë janë edhe më pak, kështu që ne duhet të përpiqemi t’i bashkojmë zemrat në të vërtetë përmes të vërtetës, dhe të largohemi nga çdo gjë që i largon zemrat e njerëzve të të vërtetës nga njëri-tjetri.

Për këtë, ne jemi njohur me përpjekjen e dijetarëve tanë në bashkimin e zemrave, me durim dhe përkujdesje; përveç në rastin kur Sheriati e kërkon (të kundërtën), ue la haula ue la kuvvete il-la bil-lah! Kështu duhet vepruar.

Pasha Allahun! Unë gjithnjë e them o vëllezër: selefizmi është më e çmuar dhe e bukur sesa çështjet tona personale, (dhe si e tillë) ai meriton prej nesh që të lëshojmë shumë prej të drejtave tona për shkak të kësaj karakteristike madhështore, në mënyrë që të bashkojmë zemrat rreth tij (rreth selefizmit). E nëse pozicioni kërkon diçka prej kritikës, ath le të bëhet në një formë që nuk i largon zemrat dhe të përdorim metodat e mira.

Pasha Allahun! Prej dijetarëve tanë kemi parë një durim prej dhjetë apo njëzet vjetëve me qëllim mos-largimin e zemrave. Bile ai që i përkatësohej selefizmit gabonte, dhe dijetari bënte durim ndaj tij, dhe nuk e shfaqte atë nga frika se mos ai bënte kthesë e më pas të kritikohej përmes tij në të ardhme në formë Sheriatike, dhe me rrugë Sheriatike të saktë.

Page 121: Sekti Kur’anij

Kjo Fe është Fe e zemrave o vëllezër! Pasha Allahun, nuk ka hajër në një dituri e cila nuk sjell në zemrat tona pastërtinë dhe dëlirësinë. UAllahi, uAllahi dhe uAllahi, vërtetë selefizmi është dëlirësi.

O vëllezër, selefizmi është udhëzim, siguri, selefizmi është rruga e drejtë e Allahut. Është udhëzim uAllahi është udhëzimi më i madh, siguri për njeriun dhe për vëllezërit e tij.

Për këtë o vëllezër, ne duhet të tregohemi të vëmendshëm rreth kësaj. Kjo është prej urtësive që ka ndalesa e ngrënies dhe pirjes në enë prej floriri dhe argjendi, në mënyrë që ato mos t’i thyejnë zemrat; sepse kjo Fe është Fe e zemrave, dhe ne duhet të tregohemi të vëmendshëm rreth kësaj çështje.

Kërkojmë strehim tek Allahu nga të qënit prej atyre që gjuhët i kanë të këndshme, ndërsa zemrat i kanë të ndotura. Pasha Allahun, nuk ka hajër në këtë, edhe sikur njeriu të lartësohet (në pozitë). UAllahi, uAllahi, të jesh i panjohur me një zemër të dëlirë, me një zemër të “shëndoshë”, është më mirë për ty sesa të jesh një flamur valëvitës me zemër të prishur, me çfarëdo lloj prishjeje që Allahu azze ue xhel-le nuk e don kurrësesi, dhe nuk është i kënaqur që robi i Tij ta ketë në zemër.

Shejh Sulejman er-Ruhajli

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=36872

Nga shprehjet e pa qarta

Thënia e disave: “Ky dijetar nuk është nga dijetarët e mëdhenj”

Këtë thënie shpesh e përsërisin disa njerëz kur dëshirojnë ta refuzojnë ndonjë fjalë që e kanë thënë dijetarët, apo kur dëshirojnë ta largojnë dike nga dëgjimi i këtij dijetari, apo marrja e diturisë prej tij, posaçërisht nëse çështja është nga lloji i ndalimit nga e keqja, paralajmërimi nga bidati dhe dhënia e vërejtjes për ndonjë gabim.

Kjo është e kotë, është nga cytjet e djallit, i cili mundohet ta largoj njeriun nga dëgjimi i të vërtetës apo pranimi i saj. Pra, kjo është thënie e pa pranuar në shumë aspekte:

E para: Parimisht nuk refuzohen fjala për shkak të personave, por pranohet fjala dhe refuzohet varësisht prej pajtueshmërisë së saj me të vërtetën dhe varësisht prej

Page 122: Sekti Kur’anij

kundërshtimit të saj me të kotën. Nëse bie në pajtim me të vërtetën e pranojmë, e nëse e kundërshton të vërtetën e refuzojmë.

Kurse, të refuzohet fjala e dikujt veç pse ai nuk është nga dijetarët e mëdhenj, nuk bën,për shkak së me këtë refuzohet parimi në esencë, e ai është: E vërteta nuk njihet me burra.

E dyta: Nëse personi është nga dijetarët e mëdhenj nuk do të thotë që fjala e tij është hak, po ashtu personi që nuk e ka arrit shkallën e dijetarëve të mëdhenj nuk do të thotë gjitha fjalët e tij janë të kota (Batil), siç transmetohet nga imam Maliku, RahimehUllah: “Nuk ka asnjë prej nesh, përveç së refuzues dhe të refuzuar (nuk i merret fjala), me përjashtim këtij njeriu në varr (ka pas për qëllim Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem).

Çështjen e ka kthyer tek shikimi në argument i thanësit dhe pajtueshmërisë së tij me të vërtetën apo të kundërtën e kësaj.

E treta: Kjo thënie ndikon që njerëzit të largohen nga dijetarët dhe të humben të drejtat e dijetarëve, përderisa dijetari nuk është i njohur tek ta, apo ata nuk i kushtojnë rëndësi atij, apo dijetari nuk është i njohur.

E katërta: Kjo thënie ka elemente të edukatës së mangët sa i përket hakut me dijetarët, kurse, duhet të ruhet nderi i tyre, si dhe çështja është varësisht prej gjendjes së tyre duke u bazuar në Kur’an dhe Sunet sipas asaj që ishin Selefi.

E pesta: Kjo thënie tanimë është nga gjërat shkatërruese tek bidatçitë, përmes saj e refuzojnë fjalën e Ehlusunetit dhe Xhematit. Sa që çdo fjalë e dijetarit që paralajmëron nga bidati që kanë ra në të, apo nga gabimi që ata e veprojnë, ata e mbrojnë fjalën e tyre dhe paralajmërojnë nga fjala e dijetarit me pretekst së ai nuk është nga dijetarët e mëdhenj.

Andaj, është obligim të refuzohen bidatçitë dhe të paralajmërohet prej metodologjive të tyre, që përmes tyre e luftojnë hakun dhe pasuesit e tij.

E gjashta: Kuptimi i kësaj thënie është: Nuk ka të drejtë në refuzimin e gabimit, në të cilin kanë ra këta që quhen Thirrës (Duat), qofshin individ apo grupe, me përjashtim nëse (ai që i refuzon) është tek ta prej dijetarëve të mëdhenj!

Kjo nuk është e vërtetë, në përgjithësi bie në kundërshtim me fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Kush prej juve sheh ndonjë të keqe, le ta largoj me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhen e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”.

E shtata: Allahu i lartësuar ka urdhëruar për t’i pyetur dijetarët që mbështeten në Kur’an dhe Sunet (ata që janë përkujtues) dhe nuk e ka bërë kusht të jenë të njohur apo prej dijetarëve të mëdhenj, për këtë ka thënë i Lartësuari: “Ne as para teje nuk

Page 123: Sekti Kur’anij

dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Andaj, pyetni dijetarët e Librit nëse ju nuk e dini. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritem Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë që ata të mendojnë” (Nahl 43-44).

E teta: Kur dijetari ta cek ty bidatin apo gabimin e këtij apo atij njeriu që ka renë në të, ai të tregon për gjendjen e tij, kurse lajmi i të besueshmit është i pranuar (makbul), përveç nëse e kundërshton një tjetër po ashtu i besueshëm sikur ai. Dhe në këtë çështje nuk kushtëzohet që njeriu të jetë nga dijetarët e njohur apo te jetë prej dijetarëve të mëdhenj.

Pra, këtë nuk e ka potencuar askush prej dijetarëve në rregullat e pranimit të lajmit, kurse pohimi i kësaj është dalja nga ajo që e kanë pohuar dijetarët.

E nënta: Gjendja reale e këtij thanësi tregon së ai dëshiron miratimin e bidatit dhe mos urrejtjen e tij. Sepse, ti edhe nëse i sjell atij fjalët e dijetarëve të mëdhenj kundër këtij bidati, apo kundër kësaj thënie të kotë, apo në lidhje me sqarimin e gabimit të këtij njeriut ose dikujt tjetër, ai po ashtu nuk e pranon, mirëpo do të përdor mënyrë tjetër për ta refuzuar, siç është:

O vëllai im, ky shejh po ndikohet nga ata që janë për rreth tij!

Apo o vëllai im, mos hulumtoni në akidën e njerëzve dhe në gabimet e tyre!

Apo o vëllai im, hedhja poshtë e atyre që janë me famë nuk është gjë e lehtë!

Apo thotë: Unë nuk jam i detyruar ta pasojë fjalën e shejhut, apo përdor shprehje të ngjashme.

Rezultat i gjithë kësaj është:

E kota (batili) vazhdon. Vazhdon thirrja për tek ky njeri dhe bidati i tij. Vazhdojnë (me punën e tyre) thirrësit e së kotës dhe kjo behët në emër të sunetit dhe pasuesve të tij! Mashtrohen njerëzit, deri në atë masë sa që njerëzit nuk i njohin pasuesit e së vërtetës dhe nuk e kërkojnë të vërtetën që gjendet tek ta. Pastaj, njerëzit nuk e njohin sunetin, konsiderohet e mirë e keqja, kurse, e keqja e mirë! Nuk ka mundësi e as forcë askush tjetër pos Allahut, vërtetë të Allahut jemi dhe tek Ai kthehemi!

Shejh Muhamed Bazimul, Allahu e ruajttë!

(Ibarat Mevhemeh f.57-58)

Page 124: Sekti Kur’anij

Vëllazëria e dështuar dhe

akuzat e tyre ndaj

dijetarëve!

Vëllazëria muslimane i akuzojnë dijetarët e thirrjes selefite me shpifje gjë që ata janë të

pastër prej tyre, i akuzojnë për bashkëpunim me pushtetarë! Në realitet ata janë

bashkëpunëtorë të pushtetarëve, po ashtu i akuzojnë dijetarët për afërsi më pushtetarë!

Kurse ata vet janë afër pushtetarëve, dhe ata vet janë ata që iu bëjnë dredhi pushtetarëve!!

Këta janë tamam ashtu siç ka thënë shejh Hamid Fekij, RahimehUllah: “Tradhtarët

musliman”.

I akuzojnë dijetarët me akuza të tilla! Kurse dijetarët e islamit, dijetarët e thirrjes selefite

nuk thonë asgjë përveç së duke u bazuar në librin e All-llahut dhe në Sunetin e të Dërguarit

salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Pushtetari i takon tri kategorive:

01 - Pushtetarë i drejtë dhe i mirë;

02 - Musliman, mirëpo ka disa gabime, bënë padrejtësi dhe krime;

I pari: çështja e tij s’ka nevojë për diskutim, I dyti: nuk lejohet kryengritja kundër tij për

shkak të padrejtësive dhe krimeve që i bën ai, por duhet përmbushur obligimin ndaj tij të

cilin na e ka bërë obligim All-llahu, e nëse na privon nga e drejta e jonë, atëherë i kërkojmë

All-llahut të madhërishëm të drejtën tonë.

03 - pa besimtarë, kufri i tij shihet dukshëm, nuk ka mundësi interpretimi apo ndonjë dyshim,

por qartë dihet që ai është pa besimtarë, në këtë rast i Dërguari i All-llahut salAll-llahu alejhi

ue sel-lem ka lejuar luftimin kundër tij, mirëpo kur? Kur forca ekziston për ta luftuar.

Më lejoni të ju them diçka -të nderuar vëllezër dhe bijë- ndoshta disave fjalimi nuk do të i

pëlqejë! Mirëpo unë inshe All-llah nuk mendoj për juve ndryshe përveç së mirë, ju po e shihni

në çdo vend ku ata kanë arritur, siç po e quajnë pranvera arabe!

Në realitet ajo është pranvera e vëllazërisë nëse bën ta quaj kështu- me çifutë, krishterë,

sekularista, komunistë dhe me liberalet!!

Page 125: Sekti Kur’anij

Po ju përkujtoj me një gjë, ata vet thonë: “Dhe kush nuk gjykon me atë që e ka zbrit All-

llahu” kjo është fjala e All-llahut, “Të tillët janë pa besimtarë”, “Mospërfillës” dhe “Të

padrejtë”, tri ajete, kurse tefsirin e Ibën Abbasit radijAll-llahu anhu në lidhje me këto ajete

e refuzojnë, kurse tek ne tefsiri i tij është si sytë e ballit, All-llahu qoftë i kënaqur më të, e

refuzojnë dhe nuk donë asgjë tjetër vetëm së t’i konsiderojnë pushtetarët pa besimtarë,

pse?!

Sepse ata nuk po gjykojnë me ligjin e All-llahut!! – Me she All-llah- mirë.

Prijësit e tyre në Evropë, para së të vinin në vendet muslimane, në deklaratat e tyre të para

pohuan duke thënë: “Nuk është islami vetëm Xhild (ndëshkim me kamxhik), Rrexhm

(gurëzim) dhe prerje dorës (në rast të vjedhjes)”!!

Do të thotë prerja e dorës, goditja me kamxhik kur bën zina, kur konsumon verë apo akuzon

dikë pa fakte, si dhe gurëzimi i të martuarit të mos aplikohen!

Më një fjalë nuk paska zbatim të ligjit të sheriatit! –Me she All-llah- ky është sheriati i ditës së

sodit –që dje- për shkak të tij i konsideronit pushtetarët pa besimtarë ngase ata nuk gjykonin

me ligjin e All-llahut!!

Tashmë ju ndryshuat mendimin pasi ju arritët pushtetin!!

Në rrugë duke ecur, në udhëtim nga vendet e Evropës, të drejtuar ka vendet e juaja dhe

thoni: “Nuk është islami vetëm Xhild (ndëshkim më kamxhik), Rrexhm (gurëzim) dhe

prerje dorës (në rast të vjedhjes)”!!

Tjetra, njëri prej tyre thotë: “Unë e favorizojë praktikimin e ligjeve demokratike para

ligjeve të sheriatit” !!

Me she All-llah!! Kurse ti dje ishe ai që në Mejdanin e Tahririt, ishe duke thirrur në

kryengritje, i thirrshe të tjerët në kryengritje kundër pushtetarëve!!

Dje, këta ishin ata që thanë: Pushtetarët janë bashkëpunëtorë të çifutëve dhe të

krishterëve!!

Kurse tani, menjëherë pasi që mbërrijnë në vendin e tyre thonë: Do t’i përmbahemi

marrëveshjeve me çifutët!!

Cili është dallimi mes juve dhe atyre që ishin para jush?!! Nëse ata që ishin para juve ishin pa

besimtarë për shkak të këtyre gjërave, sipas fjalëve tuaja, që ju gjykuat ndaj të tjerëve, po

ashtu gjykohet edhe ndaj juve.

Page 126: Sekti Kur’anij

Në vendet e Shamit, në vendet e Shamit njëri prej tyre deklaron, janë mbushur gazetat dhe

regjistrat me deklarata të tilla, që tek ta, tek Vëllazëria Muslimane, po citoj shkronjë për

shkronjë! Nuk ka pengesë që ata t’i udhëheq ndonjë i krishterë apo ndonjë grua!!

Kjo gjendët në gazeta, në mediat publike me gjitha llojet e saj, qofshin ato që dëgjohen apo

që janë të shkruara!

Pra, ku është gjithë ajo zhurmë që ju i keni plasur kokat e muslimanëve!!

Rezultat i gjithë kësaj është ky, këto janë fjalët e tyre!!

O vëllezërit e mi! Këta njerëz nuk e dëshirojnë islam, vetëm ashtu si e kuptojnë ata, sipas

tyre ajo është islam, dhe muslimanë e pushtetarë janë vetëm ata!!

Kurse nëse pushtetin e udhëheq Ebu Bekri, Umeri, të cilët nuk janë nga vëllazëria muslimane!

Nuk vlejnë asgjë! Veç së e kanë pohuar këtë gjë në librat e tyre!

Kanë thënë: “Ata nuk pranojnë në çështjet e udhëheqjes dhe këshillimit dikën që nuk

është nga xhemati i tyre, edhe nëse është prej njerëzve më të ditur, më i përkushtuari

në adhurim, njeriu që ka kuptim të fesë me së shumti, dhe që është me i denjë ndaj All-

llahut”

Këtu janë katër cilësi! Për All-llahun këto katër cilësi, njëri që i posedon me çfarë urdhëron?!

Përsëri po ju pyes, për All-llahun, vëllezër të nderuar, nëse njeriu është prej njerëzve me të

ditur, me i përkushtuari në adhurim, njeriu që ka kuptim të fesë me së shumti, dhe që është

me i denjë ndaj All-llahut” më çfarë i urdhëron njerëzit?!

Nuk i urdhëron me asgjë tjetër përveç së me udhëzimin dhe fenë e All-llahut të lartësuar,

mirëpo ata thonë: ne nuk e pranojmë atë përderisa ai nuk është nga xhemati ynë!!

Ai i cili e ka themeluar këtë xhemat thotë: “Nuk pranohet kjo çështje (udhëheqja dhe

këshillimi), nga askush përderisa nuk e kupton islamin sipas kuptimit të tyre, në dritën e

njëzetë pikave”! Tekstualisht, kështu e ka pohuar në librin e tij el-Akaid.

Në dritën e njëzetë pikave!! Jo në dritën e Kur ‘an-it dhe Sunetit që ne, përmes tyre e

adhurojmë All-llahun, për të cilat Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “I kam

len dy gjëra, nëse ju kapeni për to, nuk do të devijoni pas meje, ato janë libri i All-llahut

dhe Suneti im”.

Kjo gjendje është prezentë në mejdan, të nderuar vëllezër dhe bijë, i nxisin njerëzit kundër

kujt? Kundër pushtetarëve! Derisa e ndezin fitnen në mesin e tyre!

Pastaj shfaqen vet dhe i mbledhin frutat!!

Page 127: Sekti Kur’anij

Pastaj bëhen me të këqij ndaj umetit islam së sa ata pushtetarë që vet këta i kritikonin me

parë, që për ta thonë: ata janë të padrejtë!!

Shejh Muhamed ibën Hedi el-Med’halij, All-llahu e ruajttë.

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=131289

Shkaqet e përhapjes se

bidatit

Shkaqet të cilat kanë ndikuar në përhapjen e bidateve, janë si shkak i dukurive të më

poshtme: injoranca ndaj çështjeve të fesë, pasimi i epshit, kapja me fanatizëm pas ideve dhe

njerëzve, përngjasimi me jo besimtarë dhe imitimi i tyre. Do t’i cekim këto shkaqe në mënyre

me të detajizuar:

E para: Injoranca ndaj çështjeve të fesë:

Sa me shumë që kalon koha dhe njerëzit largohen nga gjurmët e shpalljes, dituria pakësohet

dhe përhapet injoranca. Ashtu siç ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem për të në

fjalën e tij:

“Kush jeton prej juve do të shoh shumë mospajtime”

(Transmetohet nga. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, kurse Tirmidhiu ka thënë: Hadith Hasen

Sahih).

Gjithashtu fjala e tij salAllahu alejhi ue selem:

“Me të vërtetë Allahu nuk e heq këtë dituri përnjëherë nga robërit e Tij, mirëpo, e heq

diturinë duke ua marr jetën dijetarëve, sa që kur nuk mbet asnjë dijetarë, njerëzit për

prijës (dijetarë që i pyesin) të tyre do t’i marrin injorantët, ata do të pyetën dhe do të

japin përgjigje (fetwa) pa dituri, devijojnë vet dhe i devijojnë të tjerët”

(Xhamiul-Bejanul-Ilm, Ibën Abdul-Berr 1/180).

Page 128: Sekti Kur’anij

Nuk ka mundësi të rezistohet ndaj bidatit, përveç se me dituri dhe me dijetarë, e kur të

humbët dituria dhe dijetarët, i jepet mundësia bidateve për tu shfaqur dhe për tu përhapur,

kështu që njerëzit e dijës duhet të jenë me vigjilent dhe të punojnë me shumë.

E dyta: Pasimi i epshit:

Kush e refuzon Kur’anin dhe Sunetin, e pason epshin e vet, Allahu i Lartësuar thotë:

هللا من هدى بغير هواه اتبع ممن أضل ومن أهواءهم يتبعون أنما فاعلم لك يستجيبوا لم فإن

“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshiurat e veta, e

kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakte prej Allahut, ndjek epshin e

vet?…” (Kasas 50).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

بصره على وجعل وقلبه سمعه على وختم علم على هللا وأضله هواه إلهه اتخذ من أفرأيت

هللا بعد من يهديه فمن غشاوة

“A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin,

atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi

të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë?…” (Xhathije 23).

Pra, bidatët janë struktura e thurjes së epshit të pasuar (nga të tjerët).

E treta: Kapja me fanatizëm pas ideve dhe njerëzve:

Kapja me fanatizëm pas ideve dhe njerëzve ndërhyn mes njeriut dhe pasimit të argumentit, si

dhe njohjes së hakut, i Lartësuar thotë:

آباءنا عليه ألفينا ما نتبع بل قالوا هللا أنزل ما اتبعوا لهم قيل وإذا

“E kur u thuhet atyre (idhujtarëve) pranoni atë që Allahu e shpalli! Ata thonë: Jo, ne

ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!…” (Bekare 170).

Kështu është halli i shumë prej atyre fanatikëve në ditën e sotme, siç janë disa nga pasuesit e

medh’hebeve të safive dhe adhuruesve të varreve, kur ata ftohen për tek Kur’ani dhe Suneti,

si dhe për tu larguar nga ajo që ata e ndjekin dhe që bie ndesh me Kur’an dhe Sunet, ata

argumentojnë me mendimet (medh’hebet) e tyre, me dijetarët e tyre, prindërit dhe etërit e

tyre.

E katërta: Përngjasimi me jo besimtarë dhe imitimi i tyre:

Page 129: Sekti Kur’anij

Kjo me së shumti i shpie (njerëzit) në bidate, siç potencohet në hadithin e Ebi Uakid elLejthij

radijAllahu anhu, ku thotë:

“Dolëm me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem në Hunejn, e ne ishim rishtazi të

larguar nga kufri (mosbesimi), kurse idhujtarët kishin një pemë që qëndronin pranë saj dhe i

varnin armët e tyre në të, të cilën e quanin Dhetu Enuat.

Kaluam pranë një pemë dhe i thamë:

O i Dërguar i Allahut! Na e bëj edhe neve një Dhatu Enuat ashtu siç e kanë ata (idhujtarët)

Dhatu Enuatin? I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na tha: Allahu Ekber, këto janë

tradita (zakone)! Thatë –pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im- ashtu siç i kanë thënë

Beni Is’railët Musait:

تجهلون قوم إنكم قال آلهة لهم كما إلها لنا اجعل موسى يا قالوا

“…dhe thanë: O Musa, na e bën edhe ne një zot si zotët që i kanë ata (idhujtarët)! Ai

(Musai) tha: Ju jeni popull që nuk dini” (‘Araf 138),

do t’i pasoni traditat e popujve që ishin para juve” (Transmetohet nga. Tirmidhiu dhe e ka

bërë sahih).

Ky hadith nënkupton së: Përngjasimi me jobesimtarë është ajo që i ka nxitur Beni Is’railët për

të kërkuar një gjë të tillë kaq të shëmtuar. Që do të thotë: T’ia sajoj atyre një të adhuruar

(statujë) dhe pastaj ta adhurojnë ata.

Po ashtu, kjo i ka shtyrë sahabët e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem që të kërkojnë prej

tij që t’iu bëj një pemë, e më pas të kërkojnë begati prej saj pos Allahut të Lartësuar.

Ashtu siç po ndodh edhe në ditën e sotme, sepse, shumica e myslimanëve i imitojnë jo

besimtarët në veprat e shpikura (bidate) dhe shirkijate, siç janë festimet e ditëlindjeve,

festimi i ditëve dhe javëve me veprime të veçuara, festimet për ndodhi fetare dhe

përkujtime, ngritja e statujave, mbajtja e përkujtimeve, tubimi në raste pikëllimi, bidatet e

xhenazes, ndërtimet mbi varreza, e të tjera.

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!

(Akidetut-Teuhid f. 223-225)

Page 130: Sekti Kur’anij

Selefite janë të pastër nga

veprimet terroriste

Lavdi i takon Allahut, ndërsa paqja dhe bekimi i Tij qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, familjen

dhe shokët e tij, e më pas:

Me të vërtetë Allahu e dërgoi Pejgamberin me udhëzim dhe me fe të vërtetë, që të

ngadhënjen mbi çdo fe edhe pse idhujtarët këtë e urrejnë. Jetëshkrimi i të Dërguarit të

Allahut salAllahu alejhi ue selem është vet reflektimi praktik i sheriatit të Allahut të

Lartësuar të cilin Allahu ia ka shpallur atij salAllahu alejhi ue selem, si dhe për të cilin Allahu

ka urdhëruar të pasohet në fjalën e Tij:

ذين أهواء تتبع وال فاتبعها المر من شريعة على جعلناك ث م ))م -18- يعلم ون ال ال ي غن وا لن إنه

من عنك م الظالمين وإن شيئاا الل بعض أولياء بعض ه تقين ولي والل ( ( الم

“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos i ndiq

dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë tek Allahu.

Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është mbrojtës i besimtarëve të

devotshëm” (Xhathije 18-19).

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem veç së e ka ndaluar thyerjen e besës dhe tradhtinë, si

dhe ka urdhëruar me besnikëri, ndershmëri dhe besueshmëri.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem

“Kur e caktonte një emir (prijës) në ushtri apo në tog, e këshillonte atë posaçërisht me

frikë ndaj Allahut, pastaj i thoshte: Luftoni me emrin e Allahut në rrugën e Tij, luftojeni

atë që e mohoi Allahun; luftoni dhe mos e teproni, mos e thyeni besën, mos masakroni

dhe mos mbytni fëmijë” (Transmeton. Muslimi).

Kurse, në një transmetim tek Tabaranij në Mu’xhem esSagir me nr. Të hadithit 340: “Dhe

mos u frikësoni, mos mbytni fëmijë, e as gra dhe as të moshuar”.

E ka ndaluar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thyerjen e besës, si dhe e ka ndaluar (bërë

haram) tradhtinë të cilën po e manifestojnë terroristët; gjithashtu e ka ndaluar mbytjen e

grave dhe fëmijëve, e edhe të moshuarve, të cilët nuk janë të aftë për të luftuar dhe nuk

luftojnë, e ka ndaluar mbytjen e këtyre, e po ashtu e ka ndaluar shkatërrimin (në tokë),

Allahu i Lartësuar thotë:

Page 131: Sekti Kur’anij

وا وال )) وه إصالحها بعد الرض في ت فسد رحمت إن وطمعاا خوفاا وادع من قريب الل

حسنينال م ) )

“Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj dhe lutuni Atij duke pasur frikë dhe

duke shpresuar. S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve” (‘Araf 56).

Pra, Allahu na kumtuar së nuk i do ata që bëjnë shkatërrim, si dhe ka kumtuar së Allahu nuk

iu jep sukses intrigave të tradhtarëve.

Po në këtë rrugë, vazhduan sahabët e tij salAllahu alejhi ue selem. Kur shkonin tek ndonjë

popull prej jo besimtarëve, i ftonin në Islam fillimisht, e nëse ata refuzonin dhe ishin nga

ithtarët e librit, ua kërkonin xhizjen, e nëse edhe këtë e refuzonin, atëherë ua shpallnin

luftën dhe iu tregon se do t’i luftojnë. Pra i luftonin pasi që iu tregonin atyre për luftë.

Kurse, në qoftë së ishin jo besimtarë nga idhujtarët, atyre iu ofronin të zgjidhnin mes Islamit

dhe luftës, si dhe i luftonin pasi që i informonin së do t’i luftojnë.

Kurse, ajo që e veprojnë terroristët në këtë kohë, duke vendosur lënde shpërthyese në trup,

apo duke ngasë makina me lënde shpërthyese dhe pastaj kur shohin ndonjë turmë njerëzish, e

hedh vetën në ajr apo makinën e tij dhe vetveten, kjo çështje buron nga tradhtia, kurse

Islami është shumë larg kësaj dhe assesi, kurrë nuk e miraton këtë.

Ato veprime vetëvrasëse që po ndodhin në Britani dhe në vende të tjera, janë duke i

projektuar tekfircat havarixh.

Të cilët i ka qortuar i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem në fjalën e tij: “Do të

shfaqet në kohën e fundit një popull i ri në moshë, mendjelehtë, flasin me fjalën me të mirë

të Allahut, dalin nga feja ashtu siç del shtiza nga gjahu, nuk e kalon imani fytin e tyre, kudo

t’i takoni vritini, sepse në vrasjen e tyre ka shpërblim për atë që i ka vrarë ditën e Kiametit”.

Është vërtetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem që ka thënë:

“Të vrarët më të këqij nën kupën e qiellit”, po ashtu ka thënë: “Vrasësi më i mirë është ai

që i vret”, po ashtu ka thënë: “Lum ai që i vret ata apo që e vrasin ata”, po ashtu ka thënë:

“Kudo që t’i gjeni, vritni ata, sepse në vrasjen e tyre ka shpërblim tek Allahu”, po ashtu

ka thënë për ta: “Qentë e zjarrit (xhehenemit)”, po ashtu ka thënë: “Po t’i arrija do t’i

luftoja sikur popullin e Adit” e në një transmetim: “Sikur popullin e Themudit”, po ashtu

ka thënë: “Do të dalin marikitë (emër i havarixhëve), dalin nga feja ashtu siç del shtiza

nga gjahu dhe pastaj nuk kthehen më në të (në fe) deri sa të kthehet shtiza në harkun e

vet” kurse kuptimi i fjalës ‘mereka’ do të thotë: dalin nga ana tjetër. Pra, havarixhët dalin

nga feja dhe asgjë prej saj (fesë) nuk mbetët (ngjitët për ta) në ta.

Duke u bazuar në këtë, Islami është i pastër nga këto veprime të pa matura marrëzie, për

këtë duhet të ndëshkohet ai që vepron kështu dhe duhet të urrehen veprimet e tyre.

Page 132: Sekti Kur’anij

Ata, të cilët i akuzojnë selefitë të cilët e pasojnë librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit

të Tij salAllahu alejhi ue selem dhe që ecin në rrugën e sahabëve, që i akuzojnë për

eksplodime në Britani apo diku tjetër, me eksplodime që përfshijnë vrasjen e njerëzve,

humbjen e pasurisë, derdhjen e gjakut, frikësimin e njerëzve si dhe kryengritjen kundër

pushtetit, ata që i akuzojnë selefitë me këtë, po ata janë kryerësit e këtyre gjërave të

urryera.

Dëshirojnë t’ia adresojnë dikujt tjetër, kurse ata janë pjesëtarët e Alkaidës, të cilët e

pasojnë Usam ibën Laden, elMisarin, Sad elFekihin dhe të tjerët sikur këta.

Sepse, këta u edukuan në frymën e librave të tekfirijinve, siç është Sejid Kutbi dhe ata që

janë me të në këtë rrugë të gabuar, të cilët i konsiderojnë pa besimtarë umetin e Muhamedit

salAllahu alejhi ue selem pa të drejtë, përkundrazi i konsiderojnë pa besimtarë për mëkate, e

nga mëkatet nuk shpëton askush.

E në fakt, nuk lejohet ta bëjmë pa besimtarë (tekfir) askënd nga myslimanët, përveç, kë e ka

bërë pa besimtarë Allahut i Lartësuar, siç janë idhujtarët që kanë shirk të madh.

Allahu i Plotfuqishëm thotë:

وحي ولقد )) ( الخاسرين من ولتك ونن عمل ك ليحبطن أشركت لئن قبلك من الذين وإلى إليك أ

)

“Veç së të është shpallur ty prej Allahut e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok Allahut,

veprat tuaja janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve” (Zumer 56).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

مع يدع ومن )) ه عند حساب ه فإنما به له ب رهان ال آخر إلهاا الل ونالكافر ي فلح ال إنه رب ) )

“E kush adhuron me Allahun ndonjë të adhuruar tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti,

përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë” (Mu’minunë

117).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

مع تدع فال )) بين من فتك ون آخر إلهاا الل عذ الم ) )

“Pra, përpos Allahut, mos adhuro tjetër të adhuruar e të bëhesh prej të dënuarve”

(Shuara 213).

Po ashtu i Lartësuari duke pohuar fjalën e Isai, të birit të Merjemes thotë:

Page 133: Sekti Kur’anij

وا إسرائيل بني يا )) اعب د ي شرك من إنه وربك م ربي الل حرم فقد بالل واه الجنة عليه الل ومأ

أنصار من للظالمين وما النار ) )

“…O Beni Israil, adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit

shok, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vend i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka

ndihmës” (Maide 72).

Ky është realiteti që nuk i lejohet askujt të largohet prej tij, e kush pretendon të kundërtën e

kësaj, siç janë tekfirijinët, të cilët i konsiderojnë pa besimtarë ata që kanë teuhid, falën dhe

agjërojnë, ai është në të kotën, thirrës për tek e kota. Ky është realitet që nuk lejohet të

dyshohet në të dhe as nuk lejohet të anohet prej tij, vërtetë prej Allahut është suksesi.

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e

tij.

Shkruar nga shejh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmij, RahimehUllah me: 22/07/1426h.

Burimi: http://www.sahab.net/home/?p=1571

Përvoja ime me xhematin

Ih’vanul-Muslimine

Pyetja: Gjatë fjalimit tuaj pohuat së ju keni përvojë me xhematin Ih’vanul-Musliminë, dëshirojmë nga ju, një pasqyrim nga kjo dhe të përfitojmë nga kjo përvojë?

Përgjigja: Lavdi i takon Allahut, kurse paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij, e më pas:

Të vazhdojmë më përgjigje ndaj disa pyetjeve – kuptohet ato që mundemi- kurse, kjo është një pyetje me rëndësi.

Page 134: Sekti Kur’anij

Sa i përket përvojës sime me xhematin Ih’vanul-Musliminë, në disa nga përvojat e mia jam i veçuar prej juve, e në disa jeni pjesëmarrës edhe ju më mua, lavdi i qoftë Allahu dhe shumë prej tyre edhe ju i keni përjetuar.

E para: Në fillim të rinisë sime disa nga thirrësit e xhematit bën përpjekje –të cilët sipas asaj që ata i konsiderojnë si njerëz që i përvetësojnë (thirrin) të tjerët- u përpjekën të me përvetësonin edhe mua në shumë mënyra.

Gjatë një përpjekje, njëherë me morën me veti tek njëri nga prijësit e tyre të mëdhenj në një qytet prej qyteteve.

Udhëtuam një ditë të plotë dhe unë isha i dyshimtë…mirëpo, kur hymë tek ky njeri i madh (më pozitë), i cili i udhëhiqte këta (xhematin Ih’vanul-Musliminë), kur papritmas e vërejta së ky njeri posedon një mexhlis të madh dhe aty u shpërndan shpuzoret për shkundjen e cigareve; kurse unë thash në vete kjo është e para, pra, kjo është nga pikat.

Njëherë qëndruam në një ndejë dhe nuk ishte askush përveç meje dhe ai (personi) që më dërgoi tek ai shejh. Më pas hyri një i ri, kishte mjekrën e rruar, thuajse tani ka dalë nga salloni i qethjes, u vetëpërmbajta nga të folurit, e llogarita si të huaj prej neve (që s’ka lidhje me ne).

Me thanë: Ky është nga të veçuarit e Ih’vanul-Musliminëve –u shkatërrua Hajberi (fjalë e urtë) - thash kjo është e dyta!

Në qoftë së ky është nga të veçuarit e xhematit atëherë për kë është thirrja? Në qoftë së e bëjmë hallall duhanin, ua shpërndajmë shpuzoret duhanxhinjve dhe atyre që i kanë rruar mjekrat, i cili ka nevojë për thirrje dhe udhëzim që është nga të veçuarit e veçantë të tyre, atëherë për kë është thirrja?

Përfundoj mexhlisi dhe u kthyem unë dhe shoqëruesi im dhe fola me të gjatë rrugës, i thash: Për çfarë thirrni? Me tha: O filan, ti nuk e ke kuptuar metodologjinë e Ih-vanve?!

Në metodologjinë e Ih’vanve tani nuk flitet për punë të neveritshme, e as për mëkate, e as për pije dehëse, e as për rreshta, e as për ndonjë qëllim, mirëpo, në nxitojmë për ta ngritur hilafetin e përgjithshëm, pra duam të ndërtojmë shtetin islamik mbi çdo tokë dhe ndër çdo qiell, e gjithë toka të jetë e tyre (e myslimanëve).

Pasi të ndërtojmë shtetin e përgjithshëm –hilafetin e përgjithshëm- ata qanin për hilafetin e osmanlive dhe nuk e dinin fare së çfarë pragjeve kishte pasur në të, Allahu qoftë në ndihmë!

Pasi të ndërtojmë hilafetin e përgjithshëm, pas kësaj fillojmë me përmirësimet në Islam: (iu themi) alkooli është haram, punët e neveritshme janë haram, heqja e mjekrës është haram, pra, pas kësaj. Kurse tani, jo! Iu thash: kështu! Me thanë:

Page 135: Sekti Kur’anij

kështu! Iu thash: këtu është dallimi mes meje dhe juve, që tash e tutje mos u mundo kotë, bërë përpjekje që të më besh njërin prej juve, porse tani jo!

Metodologjia e Islamit nuk është kështu, metodologjia e Islamit fillon me përmirësimin në çdo gjë. Çështjen e parë që fillon për ta përmirësuar metodologjia e Islamit është përmirësimi i akidës, nuk bën ta injorojmë gjendjen aktuale, bindjet e shumë popujve myslimanë tanimë janë të prishura, është përhapur idhujtaria dhe shirku ndaj Allahut me gjitha llojet e tij në mesin e tyre.

Në qoftë së i lemë kështu, mos ta refuzojmë shirkun e as bidatet, të nxitojmë për ngritjen e shtetit dhe ta bëjmë Islamin vetëm simbol, simbol i thatë që nuk veprohet me të, t’i mashtrojmë njerëzit me të. Do t’i mashtrojmë njerëzit nëse e ngritim lartë një pllakat ku shkruan ky është Islami i madh (nëse nuk veprojmë me të), e në këtë nuk shpresohet diçka e hajrit.

Njëri nga kokat e tyre veç së e ka pohuar së ata nxitojnë për të arritur në kupën e parlamentit, që do të thotë: Islami është një mjet për të hipur mbi shpinën e tij deri sa të arrijnë në kupën e parlamentit, pastaj e lëshojnë dhe e largojnë (Islamin)! Ky është Islami tek ta, kjo është tallje me Islamin. E marrin Islamin mënyrë dhe mjet për të arritur në parlament! Kjo është një pjesë nga përvoja ime, kurse në pjesën tjetër jeni pjesëmarrës edhe ju.

E dyta: Kurse, rastet kur edhe ju jeni pjesëmarrës me mua në këtë përvojë janë:

Kur janë shfaqur rrafiditë (shiat) dhe kur ata e ndërtuan shtetin e tyre, çfarë bënë kokat (prijësit) e Ih’vanve?

Udhëtuan nga çdo vend –me përjashtim ky vend (Arabia Saudite) - shkuan dhe i uruan, e begatuan dhe e puthen ballin dhe fytyrën e rrafidizmit. E më pas, e bën si porosi të tyre: Bëhuni Humejnijinë (si Homeini), çdo njeri prej juve le të jetë Humejnij në vendin e vet!

Pra, Ih’vanet ishin me humejnijinët (me Homeinin), kur rrafiditë u përpjekën për ta prishur Xhaminë e shenjtë, kur i sulmuan banorët e dy vendeve të shenjta, kur iu bën keq haxhilerëve që shkonin në shtëpinë e Allahut, Ih’vanet ishin miqtë dhe aleatët e tyre. Këtë mund t’jua vërtetoj juve me foto të cilat i kanë bërë ata me këtë njeri (me Homeinin).

Kur ua falen xhenazen të vdekurve të tyre, i quajtën dëshmor (shuheda), të vrarët e rrafidive i quajtën dëshmor dhe ua falën namazin e xhenazes dhe jetuan (qëndruan) me këtë njeri (Homeinin) një kohë të gjatë!

Ndryshoi politika ashtu siç është traditë e saj, u shfaq njeriun i Bagdadit (Sadam Husejni) dhe e shpallen pa besimtarë edhe njeriun e Teh’ranit (Homeinin), dikur u drejtuan kah Bagdadi dhe qëndruan në pragun e Sadamit dhe e emëruan me llagapin Salahud-din Ej-jubij, muxhahidi i madh, përmirësuesi i madh!

Page 136: Sekti Kur’anij

Po ashtu shkatërrimin e tij ndaj Kuvajtit, shkatërrimin e shteteve të gjirit dhe Saudisë, gjithë këtë e quajtën përmirësim dhe çlirim të Kudsit, kaloi Kudsi në Kuvajt!

Kështu vepruan Ih’vanët, e akoma veprojnë kështu, sa që deri vonë njëri nga kokat e tyre shkonte tek Sadami, kohë pas kohe, sa që disa nga gazetat kohën e fundit janë tallur me të: “Kur të shkoni Turabi tek Sadami, a i jep fetwa apo merr fetwa prej tij, cili prej tyre është mufti?

Sepse Turabi nxiton pas asaj që nxiton Sadami, sipas rezultatit që ka dal në fund!

A nuk e kuptoni fik-hul-vakian? A nuk është fik-hul-vaki veç se kjo? Në qoftë së nuk e kupton këtë, atëherë jeni njerëzit me të paditur ndaj fik-hul-vakias! Kjo është fik-hul-vakia, aktualiteti i njerëzve, kjo është kështu që nga dita që janë shfaqur e deri në këtë kohë.

Ata bashkëpunojnë me kriminel, me njerëz të prishur, edhe pse të rinjve ua zbukurojnë me të mirën –kryesisht të rinjtë tanë janë të mirë-.

Kur u shfaq lëvizja e Ih’vanve në Algjeri, në Tunisi, në cilin do vend, ata e quajtën këtë lëvizje: Lëvizje Islame, e në fakt është shkatërruese xhahilije (injorance). E cila thërret për parlament, kurse parlamenti është kufër, asnjëherë nuk e ka ftuar një qytetar për t’u gjykuar tek Islami, por e fton për parlamenti.

Nuk ka dallim mes qytetari –ai i cili tek njerëzit njihet si selefij dhe thirrës- s’ka dallim mes tij dhe mes atyre që janë në ulëse (në parlament). Në se ata që janë në ulëse gjykojnë me ligjin francez, në qoftë së e votojnë qytetaret dhe arrin në pushtet dhe nëse dëshiron e heq ligjin francez, e pastaj e vendos ai dhe shokët e tij ligjin algjerian dhe më pas gjykojnë me të në parlamentin e tyre, këtu i pyes kërkuesit e dijës: A ka dallim mes kufrit të importuar dhe atij vendorë? Nuk ka dallim mes tyre, porse ligji i tyre është kufër vendorë, kurse ligji francez kufër i importuar. Në Islam s’ka dallim mes kufrit të importuar dhe atij vendorë.

Përkundrazi legjislacionet e shujuhve të shkretëtirave nëse i vëren në çështjet e hallallit dhe haramit, e kupton së janë ligj, tagut dhe gjykim me diçka tjetër pos asaj që e ka zbritur Allahu.

Mësojeni se, kuptimi i gjykimit me diçka tjetër pos Allahut nuk është vetëm importimi i ligjeve nga jashtë! Legjislacionet që janë të njohura tek banoret e shkretëtirës, ligjet që i vendosin të rinjtë nga mesi jonë, që flasin gjuhën tonë, që atribuohen tek feja jonë, i vendosin ligjet nga vetja e tyre, gjitha këto s’kanë dallim mes tyre dhe ligjit francez dhe anglez, gjitha janë njëjtë, gjitha janë gjykim me diçka tjetër pos asaj që e ka zbritur Allahut dhe është kufër ndaj Allahut.

Këto janë disa nga përvojat e mia me ta. Ata nuk e kanë ndryshuar metodologjinë e tyre, akoma bashkëpunojnë me armiqtë e thirrjes islame, mirëpo veprimi në emër të Islamit është politikë, Islam politik.

Page 137: Sekti Kur’anij

Nga politika e tyre është që t’i lënë injorantë masën, masa tek ta duhet të mbet e pa ditur, mos të mëson. Mos të mësojnë dhe t’i bashkojnë sikur rrafiditë.

A e dini së rrafiditë janë njerëzit me të paditur, me të paditur së injorantët tanë, sepse ata kanë bindjen së duhet bërë nënshtrim (ta’atu) ndaj dijetarëve, kurse masa jonë nuk e kanë bindjen së duhet nënshtruar ndaj dijetarëve. Tek ne, nuk ka nënshtrim ndaj dijetarëve, përveç tek rrafiditë, është kjo akide e cila është transferuar tek Ih’vanet, ata e shohin së masa duhet t’i nënshtrohet atyre dhe duhet të mbetët në injorancë deri sa t’iu nënshtrohet atyre me nënshtrim të verbër.

Ky është realiteti i këtij xhemati shkurtimisht.

Shejh Muhamed Eman elXhamij, Allahu e mëshiroftë!

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?s … pic=149638

Thirrja e Muhamed ibën

Abdul-Vehabit

Pyetja: Një njeri thotë: Po dëgjojmë shumë për (të ashtuquajturin) Vehabizmin dhe po

dëgjojmë së ata e urrejnë dërgimin e salaveteve mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue

selem, e as nuk e vizitojnë varrin e tij salAllahu alejhi ue selem dhe disa shujuh thonë së

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka paralajmëruar për ta: “Nexhdi është briri i

shejtanit”, cila është përgjigja juaj për këto fjalë?

Përgjigja: Në fakt kjo pyetje, me keqardhje e them, ka lënë gjurmë të mëdha tek shumë

myslimanë. Kjo ka ardh si shkak i propagandës së politikës në të kaluarën, mirëpo kësaj

politikë i ka kaluar koha dhe i ka përfunduar, sepse kjo ishte pjesë e politikës së shtetit turk –

nuk po e zgjas me shumë, porse ky është vetëm një pasqyrim i shkurtër- e shfaqën (këtë

akuzë) ditën kur u shfaq ky njeri i ditur dhe përmirësues, i quajtur Muhamed ibën Abdul-

Vehab në disa vende të Nexhdit duke i thirrur njerëzit në sinqeritet për të cilin veç së folëm

më parë, në adhurim të Allahut të Vetëm dhe mos t’i behët shirk asgjë Atij. Gjurmët e të cilit

(shirkut) fatkeqësisht akoma janë prezent në disa vende islame, gjë që në këtë vend (Nexhd

Page 138: Sekti Kur’anij

dhe rrethina e tij), nga ka dalë shejhu përmirësues Muhamed ibën Abdul-Vehab , Allahu e

mëshiroftë, nuk është më prezent shirku.

Në këtë zonë deri me tani, lavdi i qoftë Allahut, nuk ka ndonjë lloj shirku siç e shohim në

shumë vendet islame: Egjipt, Jordani dhe Siri, apo në vendet e huaja, apo në Iran. Lajmi i

Homeinit dhe vdekjes së tij, konsiderimi i varrit të tij si Qabe ku iranianët e vizitojnë, ky lajm

për juve nuk është i hershem.

Ky njeri (Muhamed ibën Abdul-Vehabi) kur u shfaq dhe thirri për adhurimi ndaj Allahut të

Plotfuqishëm e të Vetëm u akordua me një urtësi që e dëshiroi Allahu i Plotfuqishëm. Kjo

urtësi ishte prania e një princ prej princave të Nexhdit, e ky ishte Su’udi, gjyshi i mbretit

aktual (të Arabisë Saudite).

Bashkëpunojë shejhu me princin dhe bashkëpunoj dituria me shpatën. Filluan ta përhapin

thirrjen e Teuhidt në vendet e Nexhdit duke i thirrur njerëzit nganjëherë –dhe kjo është

kështu në parim- nganjëherë me fjalë, e nganjëherë me shpatë. Kush i përgjigjet fjalës, kjo

ishte ajo që kërkohej, se përndryshe nuk do të realizohej thirrja veç së me forcë.

U përhap kjo thirrje sa që arriti edhe në vende të tjera, duke pas parasysh së vendet e

Nexhdit dhe vendet tjera islame për rreth saj, siç është: Iraku, Jordania e shumë të tjera

ishin nën pushtetin e turqve, të cilët e mbanin pushtetin me trashëgimi (njëri pas tjetrit).

Kur u manifestua emri i këtij njeriut me dituri dhe këtij princi me administrim, u përhap e u

përhap (thirrja e tij), turqit u frikësuan së në boten islame do të shfaqet një shtet që e sfidon

shtetin e turqve! Insistuan ta zhdukin edhe pse ishte mu në vatrën e vet (si shtet fillestar),

me thashetheme të kota ndaj tyre, me gënjeshtra dhe shpifje ashtu siç u ceken në pyetje apo

shumë gjëra të tjera, kurse ato që i dëgjojmë ne, janë shumë e me shumë. Unë thash me

herët së shkaku kryesorë është faktori politik, pra ky është shkaku.

Mirëpo, kjo politikë ka përfunduar dhe ne nuk jemi duke bërë hulumtim historik.

Kurse, shkaku tjetër është injoranca e njerëzve ndaj kësaj thirrjeje. Kjo injorancë ma kujton

mua një tregim që e kam lexuar në disa nga revistat. Dy burra polemizonin rrugës për thirrjen

e Muhamed ibën Abdul-Vehabit të cilën (thirrje) e quajnë vehabizëm.

Sikur njerëzit të mendonin për atë që e flasin, veç kjo fjalë që e thonë do t’ju mjaftonte si

përkujtim së ata janë duke gabuar kur e pohojnë këtë. Sepse, shprehja vehabizem nëse duam

të shikojmë për prejardhjen e saj dhe kujt i atribuohet, e shohim së vehabizmi i atribuohet

emrit elVehab, e kush është elVehab? Ai është Allahu i Lartësuar!

Pra, shprehja Vehabizem është nder dhe nuk është nënvlerësim, mirëpo është një shembull

që e thonë tek ne, në Siri: “Në veshët e tyre është një gjë e frikshme sikur bubullima

shumë e frikshme”. (sipas tyre) Vehabitë nuk e besojnë të Dërguarin, nuk besojnë në diçka

tjetër pos Allahut!

Page 139: Sekti Kur’anij

Ky hulumtim ma kujtoj rastin e këtyre dy burrave që polemizonin, e ky injoranti pretendonte

që ata (Vehabitë) nuk besojnë veç se në Allahun, kurse Muhamedin si të dërguar të Allahut

nuk e besojnë dhe nuk thonë veç se La ilahe Il-lAllah.

Tek ne, në Sham duke u bazuar në këtë tregim të Shamit, duhet t’ju them juve me dialektin e

Shamit, kur pranë juve kalon konsulli apo ambasadori saudian në këtë vend (Siri), flamuri i

vendit të tij valon në makinën e tij dhe aty shkruan qartë La ilahe il-lAllah Muhamedun resul-

Ullah.

O njerëz kini frikën Allahut! Si thoni këta njerëz nuk besojnë në diçka tjetër pos Allahut,

kurse flamuri i tyre është i vetmi flamur në dynja, në të cilin shkruan deklarata e Teuhidit,

për të cilin Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftojë

njerëzit deri sa të dëshmojnë fjalën La ilahe Il-lAllah Muhamedun resul-Ullah, e kur ta

thonë këtë, është i garantuar gjaku i tyre dhe pasuria e tyre, përveç së me të drejtë,

kurse llogaria i takon Allahut”.

Si thoni për këta njerëz dhe shpifni ndaj tyre, kurse ky është flamuri i tyre i ngritur që

simbolizon atë iman që është në gjokset e tyre!

Kjo është gjëja, gjëja më e madhe dhe me e rëndësishmja. Për këtë flamur mund të thuhet

që është i falsifikuar dhe është thjesht një pretendim mashtrues etj, mirëpo si është gjendja

e tyre, deri me tani njerëzit e bëjnë haxhin të sigurt dhe të qetë, këtë (haxhilerët) nuk e

përjetuan në kohën e turqve të cilët i kanë përhap këto thashetheme ndaj tyre dhe këto

shpifje të rrejshme.

Ju e dini që shumë vite prindërit tanë, e aq me keq gjyshërit tanë, ishte e domosdoshme për

çdo ekuipazh të haxhilerëve nga cilido vend të shoqërohej nga njerëzit e armatosur, të

gatshëm për t’i mbrojtur njerëzit e atij ekuipazhi nga kusarët.

SubhanAllah! Kjo gjë ka kaluar dhe ka përfunduar, me çfarë politike? Me politiken të cilën ata

e quajnë Vehabije deri në këtë çast.

Në qoftë së kushtimisht themi së ky flamur që valon dhe e manifeston imanin e mirëfilltë dhe

Teuhidin e pastër, e që krahas tij është imani në Muhamedin si pejgamber, është i falsifikuar

dhe i shpifur, a nuk po shihni se ata qëndrojnë në xhamia duke e adhuruar Allahun. Myezini e

thirr ezanin ashtu siç thirret në çdo vend. Me përjashtim disa shtesa (që s’kanë bazë) para

dhe pas ezanit që thuhen në vende tjera, aty nuk thuhen, sepse ata e pasojnë sunetin.

Nuk e mohon askush fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, ai është pejgamberi i

islamit dhe i gjithë krijesave në çdo kohë dhe çdo vend, mirëpo (veprimi i tyre) është si

shkak i pasimit të selefit, siç thuhet: Çdo e mirë është në pasimin e selefit, e çdo e keqe

është në shpikjet e halefit!

Page 140: Sekti Kur’anij

Deri me tani, njerëzit shkojnë në haxh dhe e dëgjojnë këtë ezan me dëshminë se vetëm

Allahu duhet të adhurohet dhe me dëshminë së Muhamedi është pejgamber, pastaj falën sikur

na, e përmendin Pejgamberin salAlahu alejhi ue selem dhe sa herë që e përmendin, dërgojnë

salavate mbi të ndoshta me shumë së sa këta njerëz që shpifin ndaj tyre, që thonë Vehabitë

nuk e donë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem dhe nuk dërgojnë salavat mbi të!

O njerëz kini frikën Allahut! Kjo është shpifje që realiteti i tyre (që ata i quajnë Vehabij) e

hedh poshtë.

Sa që nuk mund të thuhet së këta njerëz bëjnë lajka, porse kjo është si shkak i asaj që buron

nga zemra e tyre, imani në La ilahe il-lAllah Muhamedun resul-Ullah, si dhe ecja në rrugën e

Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, duke mos shtuar asgjë dhe nuk po them duke

pakësuar, sepse pakësimi është gjë e natyrshme tek njeriu.

Nuk mundet njeriu (që ta ndaloj pakësimin) – mirëpo në aspektin e akidës as nuk shton e as

nuk pakëson, kurse në aspektin e adhurimit nuk shton, mirëpo pakësimi ndodh, si për

shembull , disa nuk falën natën kur njerëzit flenë, mirëpo ky pakësim nuk ndikon në akiden e

tij, e as në Islamin e tij, pra kjo fjalë (shpifje) deri me sot është shpifje ndaj këtyre, kurse

ata janë të pastër nga kjo ashtu siç thuhet: Është i pastër ujku nga gjaku i birit të Jakubit!

Shejh Albani, RahimehUllah!

(Silsiletul-Huda ueN-nur Nr. i kasetës 291)

Rreziku i përhapjes

përgojimit (gibetit) në mesin e

njerëzve

Ne i shohim disa njerëz tani që përhapin fjalë ndaj disa njerëzve të caktuar, përhapin fjalë dhe vepra ndaj dijetarëve çfarë ata nuk i kanë thënë dhe nuk i kanë vepruar. E aq me keq përhapin fjalë dhe vepra për pushtetarët dhe udhëheqësit çfarë ata nuk i kanë thënë dhe nuk i kanë vepruar.

Page 141: Sekti Kur’anij

Përgojimi ndaj dijetarëve dhe pushtetarëve, siç është mbreti apo ministri e të tjerë, është më i rënde së sa përgojimi ndaj njerëzve në përgjithësi. Sepse përgojimi i parisë e shkakton urrejtjen ndaj prijësit, e kur njeriu e urren prijësin e vet nuk e dëgjon fjalën e tij, kështu që çdo punë të mirë që e vepron prijësi përveç së mungon në sytë e këtij njeriu, e çdo punë të keqe që e vepron prijësi i bie në sy dhe në zemër, përse? Sepse, nuk e do prijësin dhe e urren si shkak i asaj që është përhap ndaj tij, siç ka thënë një poet i mençur:

Syri i kënaqësisë (epshit) ndaj çdo të mete është i kënaqur –Ashtu siç syri i hidhërimit i sheh gjërat e barabarta.

Njeriu i hidhëruar mos mendo së e përhap të mirën e atij që është i hidhëruar në të, mirëpo ky njeri i zëmëruar urryes i përhap gjitha të këqijat dhe hesht ndaj të mirave sikur mos me ndodh fare.

Pra, përgojimi i prijësit e shkakton urrejtjen e tij dhe armiqësinë, si dhe mos nënshtrimin ndaj urdhrit të tij, të mirat i bën të këqija, e kjo është e rrezikshme për gjithë shoqërinë. Sepse kur gjërat kalojnë në kaos që nuk kanë frerë prishet rëndi, përçahet Umeti.

Po sikur për shembull t’i përhapim të këqijat e prijësit, a e përmirëson kjo gjendjen sadopak? Sikur ta përmirësonte gjendjen do të ishte mirë, mirëpo nuk përmirësohet, përkundrazi gjendja eskalon me shumë.

Kështu që prijësi e vëren këtë dhe bie në atë që nuk është e drejtë e tij, siç është akuzimi i atyre që s’kanë faj me ndonjë çështje çfarë ata janë të pastër prej saj, e si shkak i kësaj ndodh sherri ndaj atij që e ka përhap këtë të keqe dhe ndaj të tjerëve.

Dhe a është përgojimi mëkat i vogël apo është nga mëkatet e mëdha?! Përkundrazi është nga mëkatet e mëdha.

Ibën Abdul-Kavij në vargjet e tij edDelijetul-Fik’hijetu ka thënë:

Dhe është thënë të vogla janë përgojimi dhe bartja e fjalëve –Kurse të dyja janë të mëdha sipas pohimit të Ahmedit

Ka për qëllim imam Ahmed ibën Hanbel, Allahu e mëshiroftë!

Pra, përgojimi është nga mëkatet e mëdha, Allahu i Plotfuqishëm thotë:

ك م أي حب بعضاا بعض ك م يغتب وال ك ل أن أحد وه ميتاا أخيه لحم يأ فكرهت م

“…Mos e përgojoni njëri-tjetrin! Vallë, a dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht ju do ta urreni këtë!…” (Huxhurat 12).

Page 142: Sekti Kur’anij

Kush dëshiron ta hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, a ka dikush që e do ketë?! Askush nuk dëshiron që ta hajë mishin e vëllait të vet të vdekur. Allahu i Lartësuar e ka ngjasuar përgojimin me ngrënien e mishit te të vdekurit, sepse ai që përgojohet nuk është i pranishëm që ta mbrojë vetën, ashtu sikur i vdekuri nëse ja ha mishin ai është i vdekur dhe nuk e mbron vetën.

Ky është ngjasim me diç me të shëmtuar që ka mundësi, gjë që aludon së përgojimi është i urryer tek Allahu i Plotfuqishëm, e po ashtu duhet të jetë e urryer edhe tek njeriu i mençur, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

وه فكرهت م

“Sigurisht ju do ta urreni këtë!…” (Huxhurat 12).

Rreziku i përgojimit të dijetarëve

Gjithashtu përgojimi i dijetarëve, kurse dijetarët pa dyshime që nuk janë të pa gabueshëm dhe askush nuk është i pa gabueshëm përveç një njeriut, e ai është i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, siç ka thënë imam Maliku, RahimehUllah: “Nuk ka asnjë nga ne, përveç së i merret dhe i lihet fjala, me përjashtim të pronarit të këtij varri” dhe bëri me shenje kah varri i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.

Dhe të vërtetën e ka thënë Allahu e mëshiroftë, çdo kush gabon, sa që njeriu e di gabimin e vet. Nganjëherë kur njeriu e thotë një fjalë, pastaj hulumton apo debaton në lidhje me të, i bëhet i qartë gabimi.

Mirëpo, a është nga mirënjohja ndaj dijetarëve, të cilët e kanë lodhur vetën në kërkimin e diturisë dhe nuk kanë kursyer asgjë në përhapjen e tij në mesin e Umetit, që kur të gabojnë ndonjë gjë, të përhapet gabimi i tyre dhe mos të përmenden të mirat e tyre? Përgjigja është: Jo, pasha Allahun!

Nuk është nga mirënjohja ndaj tyre dhe nuk është drejtësi e as korrektësi. Përkundrazi drejtësi është që të balancohen të mirat dhe të këqijat, e në qoftë së të mirat janë me shumë së të këqijat, atëherë njeriu është nga të mirët. Kjo ndodh kur të këqijat janë afër të mirave për nga numri. E si është halli kur është një e keqe karshi qindra të mirave?!

Mirëpo, disa njerëz Allahu na ruajttë një gabim të vetëm e merr shkak për të sharë, për thashetheme dhe i shton asaj të keqe shumë të këqija të tjera. Dhe kjo nuk lejohet kurrë në asnjë rast.

Dije që kur njerëzit e humbin besimin në dijetarë, nuk do të thotë kjo që i është bërë dëm dijetarit si individ, porse ky është dëmtim ndaj dijetarit dhe ndaj asaj që e bartë ai nga sheriati. Kur dijetari bie nga pozita që e ka në sytë e njerëzve, ata nuk e pranojnë fjalën e tij edhe nëse është më e qartë së dielli.

Page 143: Sekti Kur’anij

Ngase besueshmëria është hequr prej tyre. Sikur mos të ishte besueshmëria e njerëzve në njeri tjetrin, kurrë nuk do të përfitonin prej njëri-tjetrit. Sa që njeriu me të cilin dëshiron të bësh një bashkëpunim, për t’i shitur dhe për të blerë prej tij, në qoftë së nuk i zë besë, a bashkëpunon me të? Jo!

Për ketë ju këshilloj që të jeni të kujdesshëm tej mase që të largoheni nga thashethemet, dhe të preokupohet njeriu me atë që i nevojitet e jo me atë që nuk i hynë në punë, sepse kjo është nga mirësia e Islamit të njeriu, ashtu siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem.

E lus Allahun e Lartësuar që të më bëj mua dhe juve nga ata që njerëzit nuk kanë sherr dhe të na ruaj nga sherri i tyre. Të na udhëzoj në rrugën e Tij të drejtë. Dhe të na i pranoj neve dhe juve (punët e mira).

Gjithashtu ju përgëzoj që prania e juaj në këtë ndej është brenda fjalës së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Kush merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu ja lehtëson rrugën për Xhenet”. Allahu na dhuroftë neve dhe juve sinqeritet!

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, RahimehUllah!

Burimi: (Likaul-Babul-Meftuh 7/66)

Rruga e udhëzimit

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-‘Abad el-Bedr (Allahu e ruajttë!)

Udhëzimi, është qëllimi kryesor, rezultati më i mirë dhe më fisnik nga çdo gjë tjetër.

Udhëzim për të cilin vuan çdo rob kur ai vepron dhe lëviz, kur ai ulet dhe ngrihet në këmbë e në çdo aspekt jetësor. Udhëzim për të cilin ka nevojë robi i Allahut ka nevojë të ballafaqohet me të ardhmen, të kaluarën dhe të tashmen.

Page 144: Sekti Kur’anij

Udhëzim përmes të cilit shijohet lumturia dhe rehatia, pas së cilës më nuk ka asnjë brengë dhe nuk i mungon asgjë në aspektin shpirtëror.

Udhëzim i cili është bërthamë e çdo myslimani, e qëllim i çdo besimtari pas së cilit çdo njëri prej nesh mundohet ta realizojë e ta përvetësoj në jetën e tij derisa të dal para Allahut. Ashtu siç ka nevojë robi për udhëzimin në jetën e tij, ashtu ka nevojë edhe për të ditën kur do të dal para Allahut.

Çështja e udhëzimit është çështje shumë e madhe dhe me rëndësi të veçantë, sepse lumturia, shpëtimi dhe fitorja në dynja e ahiret është e lidhur ngushtë me të dhe të përjetuarit e saj. Për këtë arsye, kemi shumë ajete dhe hadithe të cilat flasin për rëndësinë e çështjes së udhëzimit, e që gjithashtu tregojnë përfundimin që kanë të udhëzuarit, shpërblimi i madh që i pret para Zotit të tyre dhe se suksesi në dynja e ahiret varet vetëm nga udhëzimi që ata arrijnë.

Të udhëzuarit, janë më të gëzuar se çdokush tjetër, kanë zemrat më ta çiltra, më të pastra dhe më të lumtura në çdo aspekt dhe në çdo çështje. Thotë Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

(( ل أن عليه حقا كان إال قبلي نبي يك ن لم إنه ته يد م ه ما خير على أ م يعلم له

م ه ما شر وي نذره م يعلم له ))

“Nuk ka pasur asnjë profet përpara meje, veçse e ka pasur të obliguar që ta udhëzojë popullin e tij në punë të mira që ai i ka ditur, dhe ta ndalojë për punë të

liga që ai i ka ditur.”

Profeti ynë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem na ka mësuar dhe këshilluar për çdo punë të hajrit; na ka dhënë argumente për çdo gjë dhe ka treguar logjikën e tyre. E ka sqaruar rrugën e drejtë në mënyrën më të mirë dhe nuk ka lënë asgjë që është e mirë, veçse e ka udhëzuar umetin e tij drejt saj dhe nuk ka lënë asgjë të keqe, veçse e ka ndaluar umeti ne tij të veproj ashtu. Nuk ka vdekur ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, derisa Allahu i Madhëruar të mos ketë zbritur në lidhje me këtë:

ديناا اإلسالم لك م ورضيت نعمتي عليك م وأتممت دينك م لك م ت أكمل اليوم } }

“Sot ua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj.” 5:3

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e sqaroi dhe tregoi në mënyrën më të mirë e më të përsosur rrugën e udhëzimit. Udhëzimi e ka formën e vetë të qartë, nuk ka asgjë në shkel e shko, por çdo gjë është sipas ligjit. E vetmja gjë që mbetet për robin, është që të mundohet e të lodhet në drejtim të kësaj rruge, ta praktikojë atë me ndihmën e Allahut:

وا والذين } م فينا جاهد ب لنا لنهدينه وإن س حسنين لمع الل الم }

Page 145: Sekti Kur’anij

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i udhëzojmë rrugëve për tek Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në anën e bamirësve.” 29:69

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem të vërtetën e sqaroi dhe na mësoi në forma dhe rrugë të ndryshme. Prandaj, ne do të ndalemi në dy hadithe më madhështore që janë me specifikat që përmbajnë duke sqaruar të vërtetën me anë të shembujve, siç edhe thuhet: ‘shembujt sqarojnë fjalët.’ Prandaj, edhe vetë Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e bëri këtë me ne në mënyrën më të mirë:

ضرب)) : قال أنه وسلم عليه هللا صلى النبي عن سمعان بن النواس عن مثالا الل

ا صراطاا ستقيما وران الصراط جنبتي وعلى م فتحة أبواب فيهما س البواب وعلى م ت ور رخاة س ول داع الصراط باب وعلى ، م ل وا الناس أي ها يق ا الصراط ادخ وال جميعا

وا و وداع تتفرج ال ويحك قال البواب تلك من شيئاا يفتح أراد فإذا الصراط جوف من يدع وران اإلسالم والصراط تلجه تفتحه إن فإنك تفتحه ود والس د ح والبواب تعالى اللفتحة محارم الم س على الداعي وذلك هللا حدود المرخاة والستور تعالى الل

الصراط رأ

كتاب واعظ الصراط فوق والداعي وجل عز الل ل قلب في الل سلم ك م ))

Transmetohet nga en-Neuas bin Sem’an nga Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem se ka thënë:

“Allahu ka marrë shembull një rrugë të drejtë që në të dy anët e saj ka të ndërtuar muri, në të cilën gjenden porta të shumta mbi të cilat janë të varura perde me mbishkrime në të. Në hyrje të asaj rruge qëndron një thirrës i cili u

thotë njerëzve: “O ju njerëz, futuni në këtë rrugë të gjithë dhe mos e anashkaloni këtë!” Dhe një tjetër thirrës gjendet mbi atë rrugë; nëse dikush dëshiron të futet në ndonjë rrugë prej këtyre rrugëve, i thotë: “Mjerë për ty, mos u fut në të do të

shkatërrohesh.” Rruga e drejtë është islami; muret përreth tij janë kufijtë e Allahut;, dyert e hapura janë ndalesat e Allahu;, perdet janë gjykimet (dënimet) e

Allahu;, thirrësi i cili qëndron në hyrje të kësaj rruge është Kur’ani, ndërsa thirrësi brenda tij është thirrja e Allahut drejtuar çdo myslimani.”

Thotë Shejkhul-Islam Ibën Tejmije në lidhje me këtë hadith madhështor: “Ky është një hadith madhështorë, kushdo që e kupton ka përfituar prej tij shumëçka, dhe i mjafton ndaj shumë njohurive tjera.” Kush e njeh, e mediton, ndalet në porositë e tij dhe punon sipas porosive të tij, ai i mjafton kundrejt njohurive të shumta. Kjo është më se reale.

“rrugë të drejtë” – rrugë e zgjeruar dhe e drejtë.

“që në të dy anët e saj ka të ndërtuar muri, në të cilën gjenden porta të shumta”– d.m.th. ai i cili ecën në këtë rrugë, gjen dyer të ndryshme.

“mbi të cilat janë të varura perde me mbishkrime në të”– perde normale, siç ne i njohim.

Page 146: Sekti Kur’anij

“Në hyrje të asaj rruge qëndron një thirrës … dhe një tjetër thirrës gjendet mbi atë rrugë”– ndërsa ti në këtë jetë je sikurse shembulli në këtë hadith që përshkruan kalimtarët e kësaj rruge. Gjatë këtij rrugëtimi do të gjesh dyer me perde. Ka mundësi që tërheqja nga ana e vetes dhe thirrjet e shejtanit bëjnë që të fusin dyshime që ti ta hapësh perden apo të futesh në këto dyer, vetëm të shikosh gjëra interesante, të çuditshme e tërheqëse. Përgjatë gjithë këtij udhëtimi në këtë rrugë, do të ballafaqohet me të njëjtën gjë: në të majtë e në të djathtë dyer të shumta e perde. E siç do ta mësojmë në hadithin tjetër, në krye të çdo dere apo rruge është nga një shejtan i cili thërret e thotë: “Eja, futu këtu brenda, shiko se çfarë ka prej çudirave që të pëlqejnë ty!” Njeriu gjithnjë është në përpjekje e sipër për të qëndruar i palëkundur përgjatë këtij udhëtimi dhe të paktë janë ata të cilët qëndrojnë deri në fund. Thotë Allahu:

ؤمنين حرصت ولو الناس أكثر وما } بم }

“Shumica e njerëzve nuk janë besimtarë edhe pse ti e dëshiron këtë.” 12:103

Njeriu ka nevojë që Allahu ta forcojë në këtë rrugë. Dhe prej rezultateve të këtij forcimi – qëndrimi është të qëndrueshmëria që Allahu i jep njeriut për ta kaluar sa më mirë urën e siratit e cila ndodhet mbi xhehenem, Ditën e Gjykimit.

“Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut, perdet janë kufijtë e Allahut” – d.m.th. është e ndaluar për myslimanin që të futet në to. Në të bëjnë pjesë të gjitha llojet e gjynaheve dhe mëkateve, në të bën pjesë zinaja vrasja bërja shirk, etj… Ndërsa perdet paralajmëruese janë gjykimet që njeriun e presin në qoftë se futet në to. Njeriu është i obliguar që të mos tejkaloj kufijtë e Allahut, të jetë i kujdesshëm ndaj nënshtrimit të Allahut e të largohet nga ndalesat e Tij që të mos bie në to. Në një hadith sqarues të kësaj pjesëze thuhet:

إن )) وداا حد الل د وها فال ح وها فال فرائض لك م وفرض ، تعتد ع فال أشياء وحرم ، ت ضي

((تنتهك وها

“Allahu ka caktuar kufij, andaj mos i tejkaloni ato. U ka obliguar me obligime, andaj mos i lëni anash. Dhe u ka ndaluar gjëra, andaj mos i asgjësoni ato.”

Ky hadith sqaron domethënien e dyerve dhe perdeve që gjenden në hadithin paraprak. Më pas thuhet në hadith: “thirrësi i cili qëndron në hyrje të kësaj rruge është Kur’ani…”

– Kjo është një shenjë për atë të cilin dëshiron të jetë i udhëzuar dhe të ecën ashtu siç duhet në rrugën e drejtë, që të ketë kujdes të shtuar ndaj Librit të Allahut, e të ketë kujdes ndaj Sunnetit i cili është i ndërtuar mbi vetë Kur’anin. Libri i Allahut është thirrës i cili thërret në qëndrueshmëri në këtë rrugë, përderisa e ke për udhëzues Kur’anin, ti je në të drejtën. Thotë Allahu:

Page 147: Sekti Kur’anij

رآن هذا إن } ر أقوم هي للتي يهدي الق ؤمنين وي بش م نأ الصالحات يعمل ون الذين الم له

م أعتدنا باآلخرة ي ؤمن ون ال الذين وأن (9) كبيراا أجراا ا عذاباا له أليما }

“Ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se, pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.

Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.” 17:9-10

Në një ajet tjetër thuhet:

نت م عليك م ت تلى آياتي كانت قد } ستكبرين (66) تنكص ون أعقابك م على فك سامراا به م

ر ون بر وا أفلم (67) تهج القول يد }

“Kur juve u lexoheshin ajetet e Mia, ju zmbrapseshit, me arrogancë ndaj tij (Kur’anit) e me fyerje. A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur’anin),…” 23:66-68

Kujdesi ndaj përqendrimit të kuptimeve të Kur’anit, kujdesi ndaj asaj që ai argumenton, të punuarit sipas tij janë një nga shkaqe kryesore për njeriun që ai të jetë i qëndrueshëm dhe i përhershëm në rrugën e drejtë.

Kësaj i bashkëngjitet edhe kujdesi ndaj Sunnetit i cili është sqarues e komentuesi i tij. Thotë Allahu në Kur’an:

ول آتاك م وما } وه الرس ذ وا عنه نهاك م وما فخ فانته }

“Atë që ua jep i Dërguari merreni, e nga ajo që u ndalon përmbahuni prej saj.” 59:7

Të punuarit sipas Sunnetit në realitet është të punuarit sipas Kur’anit dhe porosive të tij. “…ndërsa thirrësi brenda tij është thirrja e Allahut drejtuar çdo myslimani.”

– Kjo është brendia e çdo myslimani, duke filluar nga devotshmëria e tij, kujdesi ndaj kësaj devotshmërie, frika nga që të mos bie në të dhe frika që të mos dënohet; gjithashtu dashuria e bindjes ndaj Allahut etj.. Kjo është këshilla e Allahut në zemrën e çdo besimtari. Për këtë arsye, disa prej sahabëve thoshin: “Mëkatet e prenë shpirtin e njeriut.” D.m.th. Besimtari i sinqertë, kur bën mëkat apo ndonjë të keqe, zemra i rëndohet, gjoksi i ngushtohet dhe ndjen dhembje, e nuk gjen rehati dhe qetësi. Për këtë shkak, myslimani largohet nga të këqijat dhe nga gjërat të cilat ai nuk i do ngase zemra nuk i pushon asnjëherë. E sa për atë që ka zemër të vdekur, ai mëkaton dhe nuk ndjen asgjë në zemrën e tij. Siç thotë një poet arab: “Zemra e vdekur nuk ndjen dhembje.”

Kur jemi tek hadithi tjetër:

ول لنا خط)) قال مسنده في أحمد اإلمام رواه الذي مسعود بن هللا عبد حديث رس

صلى الل سبيل هذا قال ث م خطا وسلم عليه الل ط وطاا خط ث م الل وعن يمينه عن خ

Page 148: Sekti Kur’anij

ب ل هذه قال ث م شماله تفرقة يزيد قال س ل على م وي شيطان منها سبيل ك ث م إليه دع ا صراطي هذا وأن } قرأ ستقيما وه م وا وال فاتبع ب ل تتبع { سبيله عن بك م فتفرق الس ))

Transmetohet nga Abdullah bin Mes’udi se ka thënë:

“E bëri një vij i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem pastaj tha: “Kjo është rruga e Allahut.” Pastaj anash saj bëri vija të tjera dhe tha: “Këto janë rrugë

tjera.” Thotë Jezidi: “Në çdo rrugë është nga një shejtan i cili thërret në të.” Më pastaj lexoi fjalën e Allahut: “Kjo është rruga ime e drejtë, pasojeni këtë; e mos

pasoni rrugë të tjera që u largojnë nga rruga e Tij.” 6:153

Ky ajet dhe ky hadith që transmeton Ibnu Mes’udi, janë argument i fortë se rruga e Allahut është një dhe e vetme, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Rrugë e drejtë e cila e dërgon robin nga kjo botë në Xhenet. Rrugë e drejtë e cila nuk ka asnjë shtrembërim dhe asnjë lak. Transmetohet po nga Ibnu Mes’udi ku një person e kishte pyetur atë se cila është rruga e drejtë, si i ishte përgjigjur:

، الجنة في ونهايته بدايته في يعني أوله في وسلم عليه هللا صلى هللا رسول تركنا جنبتني على التي الجواد هذه سلك فمن ، يدعون رجال الجواد هذه وفي جواد وعليه (( الجنة إلى به انتهى المستقيم الصراط على سار ومن ، النار إلى به انتهت الصراط

“Na ka lënë i Dërguari i Allahut në një rrugë e cila që nga fillimi deri në fund është Xhenet. Dhe ky Xhenet ka një rrugë drejt të së cilës ka dalje në të cilat

thirrin burra drejt saj. Kush kapet për këto dalje të kësaj rruge, ka për të përfunduar në zjarr. E kushdo që e mban rrugën e drejtë, ka për të përfunduar

në Xhenet.”

Në këtë hadith, Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem përmes kësaj thënie dhe përmes këtij shembulli, sqaron rrugën të cilën duhet ndjekur, rrugën e drejtë të cilën duhet pasuar. Rruga e drejtë është të kapurit për fenë e Allahut, për hir të Tij, devotshmëria, kryerja e adhurimeve, të larguarit nga ndalesat, e kur të mëkaton a bën ndonjë vepër të keqe, pendohet dhe kthehet tek Allahut dhe pason rrugën e duhur duke u bërë edhe më i kujdesshëm e edhe më i mirë me fenë e Tij. Thotë një hadith:

التواب ون الخطائين وخير خطاء آدم بني ك ل

“Çdo bir i Ademit është gabimtar, e më i miri i gabimtarëve është ai i cili pendohet.” (Ahmed, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakim.)

Nuk do të thotë që kur njeriu rrëshqet dhe futet në ndonjërën prej këtyre rrugëve, që ai të vazhdojë dhe të zhytet sa më shumë në mëkate edhe të tjera; përkundrazi, pas kësaj njeriu duhet të pendohet dhe të kthehet edhe më i sinqertë.

Udhëzimi është dituria mbi të vërtetën dhe të punuarit sipas saj. Nevoja e njeriut për këto dy gjëra është nevoja më e madhe që ekziston. Prandaj, njeriu gjithnjë ka

Page 149: Sekti Kur’anij

nevojë që mësojë atë që është më e dobishme për të diturinë mbi Kuranin dhe Sunnetin, në mënyrë që të përgatitesh për atë që do të veprosh. Njeriu duhet të ndaj kohë të veçantë në përditshmërinë e tij në mënyrë që të mësojë e kuptojë fenë e Allahut, të mësojë gjykimet e Tij, në mënyrë që të largojë injorancën:

هاتك م ب ط ون من أخرجك م والل م شيئاا تعلم ون ال أ

“Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dinit asgjë.” 16:78

Por, ai të dha dëgjim, sy dhe intelekt që të mësosh fenë. Kushdo që është i ditur dhe punon sipas saj, ai është i udhëzuar. E kush nuk i posedon këto dyja, ai është i humbur.

Dëgjoni këto dy ajete:

2) غوى وما صاحب ك م ضل ما (1) هوى إذا والنجم

“Pasha yllin kur ai bie (shuhet)! Shoku juaj as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar.” 53:1-2

Dhe kjo për shkak të veprave dhe dijes që ai kishte. Kushdo që sa më shumë kapet për udhëzimin e tij dhe pason atë në çdo aspekt, duke e mësuar fenë dhe praktikuar Sunnetin, aq larg do të jetë nga lajthitja dhe devijimi. Përballë devijimit qëndron udhëzimi. E kushdo që mëson dhe punon sipas saj, ai është i udhëzuar.

E keni dëgjuar edhe hadithin e Profetit alejhis-salatu uesselam kur ai cilëson halifët me këto dy cilësi mbi të cilat ndërtohet dhe ngrihet feja e njeriut.

نتي عليك م نة بس لفاء وس ك وا الراشدين المهديين الخ واوعض بها تمس بالنواجذ عليها حدثات وإياك م ور وم م

حدثة ك ل فإن ال ر في ضاللة ك ل و ضاللة بدعة وك ل بدعة م النا

“Pasoni Sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të udhëzuar e të drejtë, kapuni fortë për to dhe shtrëngohuni me dhëmballët tuaj. Qëndroni larg gjërave të

shpikura në fe, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të fut në zjarr.”

Profeti alejhis-salatu uesselam i cilësoi ata si të udhëzuar dhe të drejtë. Të udhëzuar i cilësoi për shkak të dijes që ata kishin, ndërsa i cilësoi të drejtë për shkak të punëve që ata i bënin, ngase ata ishin të kapur për Profetin alejhis-salatu uesselam. Për këtë shkak, e theksova më herët se dy shtyllat e udhëzimit pa të cilat nuk ka udhëzim janë: Dituria dhe Puna. Me këto dyja, besimtari është i udhëzuar dhe i drejtë, e më këto dyja, besimtar është në rrugën e drejtë. Allahu e di më së miri.

Në fund të këtij fjalimi, e lus Allahun e Madhëruar që mua dhe juve të na udhëzojë në rrugën e drejtë, të na ruaj nga rrugët e shtrembra e të humbura, e të na shpijë në punë të mbara.

Page 150: Sekti Kur’anij

E lus Allahun e Lartësuar, që të na ruaj fenë e cila na i rregullon çështjet tona, të na ruaj dynjanë në të cilën jetojmë e të na përmirësojë ahiretin, vend në të cilin do të kthehemi. E lusim Atë që të na jep jetë të gjatë në punë të mira, e ta bëj vdekjen tonë që ne të pushojmë nga të gjitha të këqijat.

E Lus Allahun për vetën time dhe për ju, që të na udhëzojë e të na bëjë të qëndrueshëm në fe!

Përqendrimi në fenë e

All-llahut!

Gjitha falënderimet i takojnë All-llahut, Zotit të botëve, ndërsa mëshira e All-llahut qoftë mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin salAll-llahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shokët e tij.

Me të vërtetë përqendrimi në dinin e All-llahut do të thotë drejtësi dhe mesatare mes teprimit dhe neglizhencës, mes ashpërsisë dhe butësisë, kjo bëhet duke ecur në përputhshmëri me porosit e librit të All-llahut dhe sunetit te të Dërguarit të Tij salAll-llahu alejhi ue sel-lem, si dhe në përputhshmëri me atë që ishin muslimanët e parë nga ky ymet.

Thotë All-llahu i lartësuar:

“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë

porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni” (En’am 153).

“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju)…” do të thotë: mesatare.

“pra përmbajuni kësaj…” ecni në të.

Page 151: Sekti Kur’anij

“e mos ndiqni rrugë të tjera…” çdo gjë që e kundërshton këtë rrugë nga mendimet, idetë, fjalët si dhe bindjet që janë në kundërshtim me Kur’an-in dhe Sunetin.

“…kjo…” tregon atë që e ka sjell i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem nga Kur’an-i dhe Syneti.

“…rruga (feja) Ime e drejtë…” e ka ndërlidh All-llahu me veten e Tij gjë që nënkupton nder dhe vlerë, ngase All-llahu është Ai që e bëri legjitime këtë rrugë, si dhe urdhëroi për ta pasuar.

Për këtë thotë: “…pra përmbajuni kësaj…” ecni në të deri sa të arrini tek All-llahu dhe tek xheneti i Tij.

“…e mos ndiqni rrugë të tjera…” shiko së si All-llahu e bëri të veçuar këtë rrugë, ngase kjo rrugë është e vetme, kurse rrugët e tjera i ka cekur si të shumta ngase ato janë shumë.

Çdo kush që del nga kjo rrugë, me të vërtetë ai zgjedh për vetën e tij rrugën, metodologjinë dhe mënyrën që atij i përshtatet, tjetri zgjedh për veti, e tjetri për veti, kështu që çdo njeri zgjedh rrugën e vet.

Këta pasues të rrugëve të ndryshme nuk bashkohen në një rrugë, por janë në mospajtim ashtu siç janë në mospajtim me atë që e pason rrugën e drejtë të All-llahut.

Kurse pasuesit e rrugës së All-llahut janë në pajtueshmëri, të dakorduar, të dashur dhe të bashkuar mes veti, ashtu siç bashkohen në këtë botë në këtë rrugë dhe u deshën mes veti po ashtu do të jenë të bashkuar në xhenet të ulur në kolltuçe “…e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar” (Hixhr 47), kështu është gjendja e tyre në këtë botë dhe botën tjetër.

Kurse pasuesit e rrugëve të ndryshme, që janë në kundërshtim me rrugën e drejtë, ata jetojnë në mospajtim, armiqësi dhe urrejtje mes veti, në këtë botë, kurse ditën e kijametit e mallkojnë dhe ofendojnë njeri-tjetrin, çdo njeri prej tyre e akuzon tjetrin, ti me devijove, ti u bërë shkak për këtë e atë… kjo është gjendja e tyre në botën tjetër.

All-llahu i lartësuar thotë: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm…” (Fussilet 30), ata thanë: All-llahu është Zoti ynë, do të thotë e publikuan njeshmerin e All-llahut, Zotit të botëve, Ai është Zoti, Ai është i Adhuruari, i Adhuruari i Vetëm i Lartësuar, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij, Zoti ynë është All-llahu!

E publikuan këtë haptas, ngase nuk mjafton vetëm besim me zemër pa e shqiptuar me gojë, edhe idhujtarët me zemër e besonin që All-llahu është Zoti i tyre, ai i cili meriton të adhurohet është All-llahu, e besonin këtë zëmrat e tyre, mirëpo veprat e

Page 152: Sekti Kur’anij

tyre janë në të kundërtën me këtë, kjo për shumë arsye, për shkak të hamendjeve, ambicieve, kërkesave, metodologjive dhe grupeve të tyre që ata i pasojnë, kështu që ata vazhdimisht kanë konflikt të brendshëm.

Pasuesit e rrugës së vërtetë janë të dakorduar mes veti gjithnjë, për këtë ka thënë All-llahu i lartësuar: “…dhe ishin të paluhatshëm…” Fjala: “All-llahu është Zoti ynë…” me këtë e publikuan qëndrimin e tyre, pastaj e pasuan fjalën më vepër, pastaj u përqendruan në fenë e All-llahut dhe thanë: “All-llahu është Zoti ynë…” që do të thotë e besuan me zemrat e tyre, dhe nuk ishte vetëm dëshmi me gjuhë, por e besuan bindshëm edhe me zemër dhe i kryen veprat. Iu nënshtruan urdhrave të All-llahut dhe u përmbajtën ndalesave të Tij, ecën sipas ligjit dhe fes së Tij, njehërit kjo është përqendrim në të vërtetën.

U përqendruan në të, ngase nuk mjafton fjala pa veprim, ka disa që thonë Zoti ynë është All-llahu pastaj lajthit nga kjo, siç thotë All-llahu i lartësuar: “Ka disa njerëz që thonë:

“Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në

të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë” (Bekare 8-9).

Të tillët janë dyfytyrësh të cilët thonë Zoti ynë është All-llahu haptas, mirëpo nuk përqendrohen në të vërtetën me besim dhe me vepra, “…e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut..” (Ankebut 10), devijon nga e vërteta si shkak i frikës nga njerëzit, nuk e paramendon së ndëshkimi i All-llahut është me i rënd së sa demi i njerëzve, ik nga tigani dhe bjen në zjarr, All-llahu na ruajt!

“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë” është thjesht një pretendim e asgjë me shumë, nuk është përqendrim në të vërtetën, por thjesht një pretendim, të tillët janë dyfytyrësh, këta janë: “S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit…” (Nisa 145).

“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë)…” do të thotë kjo ndodh në prag të vdekjes, zbresin melajket për ta marrë shpirtin, iu shfaqen dhe i përgëzojnë me shpërblime të mira, i qetësojnë nga brengat që i kanë për pasardhësit e tyre si dhe për gjitha gjërat që i kanë lan pas tyre në këtë botë.

“…atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë)…”, iu thonë atyre mos u frikësoni për atë që iu pretë, ngase ju jeni duke vazhduar drejt xheneteve dhe drejt kënaqësisë së All-llahut të lartësuar, drejt kënaqësisë së përhershme, kështu që mos u frikësoni ngase ju e siguruat të ardhmen tuaj sa ishit gjallë, punuat atë që ju bëri të sigurt ditën e kijametit, mos u pikëlloni për atë që e keni len në dynja, siç është

Page 153: Sekti Kur’anij

pasuria dhe fëmijët, sepse ajo që gjendët tek All-llahu është me e mirë dhe me e përhershme.

“…keni myzhde xhennetin…”, pasi që i qetësuan, atëherë i përgëzuan

“…keni myzhde xhennetin që u premtohej”.

“(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni” (Fusilet 31), atë që ju

e kërkoni.

“Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!” (Fusilet 32),

ky është vendi i tyre në ditën e kijametit, në të kundërtën me vendin e pa besimtarëve dhe përgenjeshtruesëve, vendi i tyre është xhehenemi, All-llahu na ruajt!

“…keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote…” (Fusilet 30-31), kjo është në Kur’an dhe në Sunet, ka thënë i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Përqendrohuni në të vërtetën dhe mos llogaritni”, mos llogaritni që çdo gjë që e ka urdhëruar që ju ta veproni, ndonjëherë njeriu ka mangësi, në disa aspekte njeriu ka mangësi, mirëpo kjo mangësi iu falet juve.

“Përqendrohuni në të vërtetën dhe mos llogaritni”, nuk mundet njeriu që t’i kryej gjitha obligimet, s’ka mundësi që mos t’i mbet diçka pa e kryer, kjo është e pamundshme, mirëpo përqendrohet aq sa ka mundësi.

“All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij…” (Bekare 286),

ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Qëllojeni të drejtën dhe mundohuni” që do të thotë qëllojeni të drejtën e nëse nuk mundeni atëherë mundohuni.

“Përqendrohuni në të vërtetën dhe mos llogaritni, qëllojeni të drejtën dhe mundohuni, dijeni që puna me e mirë e juaj është namazi”, po ashtu All-llahu i plotfuqishëm i ka thënë të Dërguarit të Tij:

“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar.” (Hud 112),

do të thotë përqendrimi duhet të jetë varësisht prej urdhrit apo ndalesës së ligjit të All-llahut, njeriu nuk sjell adhurime apo gjëra prej vetvetes duke menduar së i afrohet All-llahut.

“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë)…” (Hud 112),

Page 154: Sekti Kur’anij

edhe ata të përqendrohen gjithashtu siç janë urdhëruar.

“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e

caktuar)…” (Hud 112),

ndalohet teprimi, mos të thotë unë jam përqendruar pastaj ta teproj sa që të dal nga përqendrimi dhe të kaloi në teprim.

“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se

më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni” (Hud 112).

All-llahu i lartësuar në një ajet tjetër thotë: “…pra drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij…” (Fusilet 6), drejtojuni Atij duke e pasuar dhe ndjekur rrugën e Tij, kërkoni falje për mangësitë tuaja, ngase njeriu ka mangësi, mirëpo këtë e mënjanon duke kërkuar falje.

Pra “…pra drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij…” (Fusilet 6).

“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar)…” (Hud 112), kjo nënkupton që shtimi në fe është i ndaluar si dhe teprimi në të.

“…pra drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij…” (Fusilet 6), ky është një urdhër që t’i kërkojmë falje për mangësitë në përqendrim, ngase njeriu i ekspozohet mangësive pa marr parasysh sa mundohet, për këtë ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “…dhe mos llogaritni…”, kërkimi i faljes i largon mangësitë.

All-llahu i plotfuqishëm na ka urdhëruar që t’i lutemi në çdo rekat të namazit tonë kur ne e këndojmë suren el-Fatiha, ku në fund të saj thuhet:

“Udhëzona në rrugën e drejtë” (Fatiha 6),

ti pra kërkon prej All-llahut që te të udhëzoi, udhëzim dhe përforcim në rrugën e drejtë, për cilën rrugë? All-llahu i lartësuar ka thënë: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj. ” (En’am 153), i kërkon All-llahut që ta qartësoi të vërtetën, te të udhëzoi në të, si dhe të përforcoi në rrugën e drejtë,

“Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira…” (Fatiha 7).

Na e bëri të qartë All-llahu i plotfuqishëm së cilët janë ata që All-llahu i begatoj me mirësitë e Tij në ajetin e Tij:

Page 155: Sekti Kur’anij

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët

dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (Nisa 69),

Nëse ti i nënshtrohesh All-llahut dhe të Dërguarit të Tij do të jesh me këta njerëz, nuk do të turpërohesh as në dynja e as në ahiret, këta janë shoqëruesit e mirë, “…Sa shokë të mirë janë ata!”, shoqërues në këtë rrugë, ngase ai i cili ec në rrugë ka nevojë për shoqërues që i ndihmon dhe e afron, e shoku yt i tillë konsiderohet prej me të zgjedhurve nga mesi i robërve të All-llahut.

“…jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” (Fatiha 7), kërkon prej All-llahut që të ruaj nga rruga e çifutëve si dhe gjithë atyre që ecin hapave të tyre, që bëjnë tolerime dhe lëshime nga rruga e All-llahut.

“…e as në të atyre që e humbën veten!” (Fatiha 7), ata janë që e tepruan, siç janë të krishterët dhe gjithë ata që ecin rrugës së tyre, ti pra kërko nga All-llahu që te të udhëzoi në rrugën e drejtë, te të ruaj nga rruga e atyre që është i Hidhëruar ndaj tyre, nga rruga e çifutëve dhe atyre që ecin hapave të tyre, të cilët mësuan dhe nuk vepruan, bënë tolerime në vepër, si dhe të ruaj nga rruga e atyre që humbën, të cilët nuk mësuan dhe vazhduan duke e tepruar, të tillët janë të krishterët që e shpiken murgërinë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet të kemi kujdes shumë!

Këtë nuk mund ta dimë përveç nëse e mësojmë diturin e sheriatit, duke i mësuar çështjet në detaje, të bazuar në Kur’an dhe Sunet te të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Patjetër duhet mësuar së pari, pastaj duhet punuar dhe duhet përqendruar në të.

Disa thërrasin në lehtësime, disa në ekstremizëm, disa nga grupacionet thërrasin në ekstremizëm dhe teprim, përball këtyre disa thërrasin në lehtësime dhe neglizhime etj.

Të jemi të kujdesshëm nga këta e nga ata, të ruhemi nga ata që e tepruan dhe thërrasin në ekstremizëm, po ashtu të ruhemi nga ata që bëjnë lehtësime dhe neglizhime, të jemi mesatar dhe të drejtë, të jemi me ata të cilët ndjekin rrugën që All-llahu i begatoi, prej pejgamberëve, besnikët, dëshmorëve dhe të drejtëve, sa shoqëri e mirë është kjo!

All-llahu i madhërishëm thotë: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh” (Teube 100).

Page 156: Sekti Kur’anij

“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë)…”, këta janë sahabët e të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

“…dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira…” i pasuan me përpikëri, duke mos e tepruar dhe duke mos dalë nga rruga e muhaxhirëve dhe ensarëve, nuk bënë lehtësime dhe kështu me dalë nga rruga e tyre, kjo është puna e mirë, veprim me përpikëri.

Praktikimi i rrugës së tyre nuk bëhet ndryshe përveç së me mësimin e rrugës dhe gjendjes së tyre, duke e mësuar këtë hollësisht, përndryshe ‘të gjithë pretendojnë së kanë lidhje më Lejlen mirëpo Lejla nuk e pohon një gjë të tillë’.

Të gjithë pretendojnë që janë në rrugën e muhaxhirëve dhe ensarëve, mirëpo realitet i tyre, sjellja e tyre e kundërshton këtë pretendim, personi i tillë ose është injorant ndaj rrugës së tyre dhe mendon së ajo rrugë është rrugë ekstreme apo e butë, ose ky person e pason epshin e tij në realitet, edhe pse pretendon që i pason muhaxhirët dhe ensarët, ky më të vërtetë e pason epshin e tij, ose ka mundësi që ecë në atë projekt që armiqtë e tij që shfaqën si musliman dhe thirrës islam e kanë projektuar jo sipas rrugës së muhaxhirëve dhe ensarëve.

Ai i cili largohet nga rruga e muhaxhirëve dhe ensarëve, ai ose është injorant ndaj rrugës së tyre, ose pasues i epshit të tij ose hamendjes së të tjerëve që i pason verbërisht dhe ec hapave të tyre.

Nga kjo çështje duhet patjetër të ruhemi, aktualisht të gjithë e dini së ka njerëz që kanë bindje ekstreme, bartin ide ekstreme, të tepërta, kryejnë veprime tmerruese në emër të xhihadit sipas mendimit të tyre!

I vrasin muslimanët dhe jomuslimanët që kanë hyrë brenda shtetit islam me leje, gjakun e të cilëve e ka bërë haram All-llahu, i marrin jetën njeriut të cilin jetë e ka ndaluar All-llahu marrjen e saj, në emër të xhihadit, krejt kjo si shkak i rezultatit të ekstremizmit dhe mos kuptimit të mirëfilltë të fes së All-llahut të plotfuqishëm.

Në anën tjetër disa janë shumë tolerant, sa që dëshirojnë që njerëzit të dalin nga feja, të mbesin musliman vetëm me emër, të mbesin musliman sipas hamendjeve të tyre, dëshirave të tyre apo sipas dëshirave të prijësve të tyre, hoxhallarëve, grupeve të cilave ju takojnë, sipas tyre mjafton të quhet vetëm në emër të fesë edhe nëse ec në kundërshtim me parimet e fesë!

Ky është një rrezik i madh që i ka kapluar rinin tonë, disa janë tolerant e disa janë ekstrem, kurse ajo që kërkohet është mesatarja dhe drejtësia, kjo është rruga e shpëtimit, rruga e mesatares dhe drejtësisë, kjo nuk arrihet ndryshe përveç se duke mësuar, arrihet duke mësuar diturin e dobishme e cila udhëzon për rrugën e pastër, rrugën e drejtë e cila është e bazuar nga libri i All-llahut dhe suneti i të Dërguarit të Tij, jo nga fjalët e filanit e filanit, mirëpo bazohet në Kur’an dhe Sunet.

Page 157: Sekti Kur’anij

Largohu nga fjalët ekstreme dhe boshe, largohu prej tyre dhe mos u mashtro pas tyre, ju jeni në këtë universitet të begatshëm, në vëndin ku mund ta mësoni rrugën e selefit, rruga e cila është rruga e drejtë, ju me lejen e Zotit jeni në këtë menhexh.

Andaj, mësoni, mësoni dituri të dobishme përmes së cilës ju ecni në këtë rrugë të drejtë dhe e dine së çfarë e kundërshton këtë rrugë nga pretendimet e rrejshme, këto pretendime të rrejshme janë veshur me petkun e islamit, fjalë të zbukuruara mashtruese, bëhuni të kujdesshëm!

Ju po dëgjoni, po ashtu po lexoni së çfarë po shkruhet nëpër gazeta nga gjërat e turpshmë, janë asket ndaj diturisë së dobishme, e cilësojnë si ekstremizëm, thërrasin në tolerancë dhe në gjitha ato gjëra që ata quajnë pjesë e tolerancës, thërrasin në lirin e grupeve, në shprehjen e mendimit të lirë, thërrasin e thërrasin, dëshirojnë t’i nxjerrin njerëzit nga rruga e drejtë.

Çështja nuk ka të bëjë më shprehje apo mëndime, çështja ka të bëjë me Kur’an dhe Sunet, po, ka mundësi të ndodhin mospajtime, ndodh me pas mëndime dhe shprehje të ndryshme, ndonjëherë me qellim të mirë e ndonjëherë me qellim të keq, kjo ndodh, mirëpo kjo na ndihmon neve që ta dallojmë të vërtetën nga e keqja, të dëmshmen nga e dobishmja, të vërtetën nga e keqja, e ky është Kur’an-i dhe Suneti, All-llahu i lartësuar thotë:

“O ju që besuat, binduni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu

(te libri i Tij) dhe te i dërguari…” (Nisa 59),

parashtrimi tek All-llahu do të thotë kthimi tek libri i Tij, kurse tek Pejgamberi është për qellim kthimi tek ai sa ka qenë gjallë, kurse pas vdekjes kthimi tek suneti i tij salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

“…atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit.Kjo është me e dobishmja dhe përfundimi

me i mirë” (Nisa 59), do të thotë përfundimi në të ardhmen është me i mirë.

Ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Ai i cili do të jetoj do të shoh mospajtime të shumta, andaj përmbajuni sunetit tim dhe sunetit të prijësve të drejtë që vinë pas meje, kapuni për këtë fuqishëm, ruajuni nga risit, ngase çdo risi është bidat dhe çdo bidat është lajthitje”

Kjo është porosia e të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem në rastin e mospajtimeve, po ashtu na ka treguar së do të ndodhin mospajtime, mirëpo peshorja e kësaj ekziston, falënderimi i takon All-llahut për këtë mirësi, peshore përmes së cilës e njohim të vërtetën nga e kota, gabimin nga e sakta!

Që do të thotë gjitha i ekspozojmë kah libri i All-llahut dhe Suneti i të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe veprojmë me dituri dhe çiltërsi.

Page 158: Sekti Kur’anij

Mësojmë nga libri i All-llahut dhe nga Suneti i të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem atë që përmes saj e dallojmë të vërtetën dhe jo të vërtetën, patjetër që duhet ta kemi parasysh këtë çështje.

Tanimë ju po dëgjoni së disa kanë ndërhyrë në çështje të akides (besimit) dhe filluan t’i mohojnë disa çështje të saj, që janë pjesë e akides së selefit, emrat dhe cilësitë e All-llahut, ndalimin e adhurimit të varrezave, apo çështjeve tjera që konsiderohen si shirk, e quajnë ekstremizëm dhe shtrembërim të së vërtetës!!! E shumë e shumë gjëra tjera.

Ndërhynë në çështjet e grave për të drejtat e të cilave ka folur Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem në haxhin e lamtumirës.

I Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem na ka porositur: “Silluni mirë më gratë”, “Nuk kam lënë sprovë pas meje me të dëmshme për burrat së sa sprova e grave”, “Ruajuni nga sprova e grave, ngase sprova e parë që është shfaqur tek Beni Israilet ishte sprova e grave”.

Thërrasin që gruaja ta hekë mbulesën e saj, të zhvishet, të udhëtoi vetëm pa të afërmit e saj, të marr pozitën e burrave, e konsiderojnë ekstremizëm, e urrejnë ndalesën e përzierjes së burrave dhe grave, e konsiderojnë ekstremizëm, teprim, nënçmim dhe padrejtësi ndaj gruas!

Nuk e dinë që padrejtësi ndaj gruas është kur ajo vendoset aty ku së ka vendin, t’i obligosh diçka që s’mund ta kryej, ta ekspozosh ndaj fitnes (sprovave), ta nxjerrësh nga shtëpia pa kurrfarë arsye dhe pa kurrfarë parimi sheriatik, kjo është padrejtësi!

Ndërhynë në çështjet e nikahut, mohuan martesën e të moshuarëve dhe te të rinjve duke thënë së kjo është padrejtësi!

Harruan së i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem është shëmbëlltyrë, dhe interpretues nga All-llahu i lartësuar, e martoi Aishen radijAll-llahu anha, nënën e besimtarëve, e fejoi kur ishte 6 vjeçare, kurse e martoi kur ishte 9 vjeçare, ky është shembull i martesës mes të moshuarit dhe të një vajze të re, ky është suneti i të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Çështja ka të bëjë më dobinë e gruas, nëse burri është i përshtatshëm dhe i mirë për të, nuk duhet të privohet prej tij, kjo është e drejtë e saj, ata dëshirojnë të vendosin pengesa në martesë si dhe ta bëjnë gruan të lirë që ajo të shkon ku të do!

Ngase martesa e pengon, e izolon në shtëpi dhe e bënë të nënshtruar ndaj burrit të saj, ata dëshirojnë ta lirojnë nga kjo, thonë duhet të përcaktohet mosha e martesës së gruas, të jetë tetëmbëdhjetë vjeçare, tetëmbëdhjetë vjeçare!

Page 159: Sekti Kur’anij

Tetëmbëdhjetë vjeçare femra vetëm së e ka kaluar moshën e pjekurisë dhe e pengojnë nga martesa! E pengojnë nga martesa, këta këtë e dëshirojnë, kush është ai që e përcakton moshën tetëmbëdhjetë vjeçare?!

I Dërguari i All-llahut u fejua më Aishen në moshën gjashtë vjeçare, kurse u martua me të në moshën nëntë vjeçare, ai është zotëria i njerëzimit salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

All-llahu i lartësuar në Kur’an kur përmend kohën e pritjes së grave (idetit), e bëri të njëjtë kohen e atyre që nuk kanë ende cikël mujorë më ato që iu ka kaluar periudha e tyre, duke pritur tre muaj:

“E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që

ende nuk kanë pasur menstruacion…” (Talak 4).

Koha e pritjes së vajzave të reja është tre muaj nëse shkurorëzohen para paraqitjes së ciklit mujorë, kjo tregon së lejohet martesa me te reja, kjo është e vërtetë, kjo është e pohuar në librin e All-llahut të lartësuar.

Kurse këta njerëz e mohojnë atë që është pohuar në sunetin e të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, po ashtu e mohojnë edhe atë që është pohuar në librin e All-llahut ashtu siç është dielli i dukshëm në mesin e qiellit.

Qëllimi i tyre me këtë qëndrim është dhënia e lirisë ndaj gruas, liri e falsifikuar e cila konsiderohet padrejtësi në realitet dhe humbje ndaj saj!

Kujdes ndaj ndërhyrjeve të tyre, fjalëve të tyre dhe dëshirave, ju paralajmëroi nga ndërhyrjet e këtyre ideve në këtë universitet.

Përkundrazi është obligim për mësimdhënësit, studentët dhe punëtoret tjerë që t’i kundërshtojnë këto ide, haptas të flasin kundër tyre, ngase ky universitet është fortifikata mbrojtëse me lejen e All-llahut kundër këtyre ideve dhe ideve të tjera të ngjashme.

Ky universitet trashëgon dituri, besim të mirëfilltë, bazat e të cilës i ka vendosur prijësi i muslimanëve, mbreti Abdul-Aziz, All-llahu e mëshiroftë, në bashkëpunim më hirësin, shejhun Muhamed ibën Ibrahim, All-llahu e mëshiroftë.

I vunë planë programe të thella të forta të cilat i ruajnë bijtë e tyre dhe i nxjerrin kuadrot që janë të përshtatshëm për shoqërinë, kuadro që bartin dituri dhe veprojnë, janë adekuat në aspektin administrativ, me të vërtetë kjo është kalaja mbrojtëse!

Duhet t’i sfidojmë këto ide, mësimdhënësit duhet t’i sfidojnë këto ide në sallat e mësimit, t’i demantojnë para studentëve, po ashtu studentët duhet të kthehen tek mësimdhënësit e tyre të pyesin për to derisa të kuptojnë së kush qëndron pas këtyre

Page 160: Sekti Kur’anij

ideve që mundohen t’i fusin në mesin e tyre dhe t’i humbin ose ata janë duke jetuar në një botë të humbur, kështu që t’i ruan All-llahu nga sherri dhe kurthet e tyre dhe t’i kthej këto në supet e tyre.

Obligimi jonë është shumë i madh o ju vëllezër, All-llahu i lartësuar thotë:

“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm…” (Fusilet 30).

Patjetër duhet t’i kemi parasysh dy çështje:

01 - të publikojmë së Zoti ynë është All-llahu, të themi së nuk ka të adhuruar më të drejtë përveç All-llahut;

02 - të besojmë bindshëm me zemër, ta praktikojmë në vepër, mos të bëhemi sikur ata që thanë Zoti ynë është All-llahu kurse veprat i kishin në të kundërtën e asaj që e pretendonin.

All-llahu i lartësuar thotë:

“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata

nuk e hetojnë” (Bekare 8-9).

Kjo ishte e gjitha, e lus All-llahun e plotfuqishëm që të na jep sukses për dituri të dobishme dhe punë të mirë neve dhe juve! Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, salAll-llahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shokët e tij në përgjithësi!

Pyetjet:

01 - Pyetje:

All-llahu ju dhashtë sukses, si t’i kundërpërgjigjemi atyre që thonë: si na ka lënë i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem në rrugë të pastër, kurse mospajtimet në çështje sheriatike janë prezentë akoma?

Përgjigjja:

Po, na ka lënë në rrugën e pastër përmes së cilës e mësojmë së çfarë është mospajtim, cila është e vërtetë e cila e kotë, pastaj e pasojmë të vërtetën dhe largohemi nga e kota, Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “I kam lënë dy gjëra, nëse kapeni pas tyre, kurrë s’do të humbni, ato janë libri i All-llahut, Kur’an-i dhe Suneti im” po.

Page 161: Sekti Kur’anij

02 - Pyetje:

I nderuari shejh: a lejohet për kërkuesin e dijes i cili i ka mësuar çështjet e tekfirit, që ta bëjë pa besimtar ndonjë person konkret pa i pyetur dijetarët, vetëm duke u bazuar në diturin që ai e posedon në lidhje më çështjet e tekfirit?

Përgjigjja:

Çështjet e tekfirit janë shumë të rrezikshme, janë rrëshqitje e këmbeve dhe lajthitje e mendjeve, duhet që të pyeten dijetarët për to, assesi nuk bënë t’i thuhet pa besimtar dikujt përveç nëse sjellët para gjykatës sheriatike, pastaj aty analizohet çështja e tij, qofshin fjalët apo punët e tij dhe tek pastaj bëhet pa besimtar.

Kurse çdokush të bëjë tekfir?! Kjo nuk lejohet. Po. Mirëpo në mënyrë të përgjithshme mund të thuash kush e bënë këtë është pa besimtar, apo kush thotë kështu është pa besimtar, apo kush beson kështu është pa besimtar, kurse të bëhet tekfir personi i caktuar apo disa persona, patjetër që duhet kthyer tek gjykatat sheriatike dhe njëkohësisht duhet vërtetuar një gjë të tillë kundër tyre, po.

03 - Pyejte:

A lejohet për studentin e këtij universiteti të marr dituri përmes internetit, dhe thotë: e kemi këshilluar mirëpo ai e arsyeton këtë me pretekst së disa dijetar e kanë lejuar?

Përgjigjja:

Nuk merret dituri nga interneti, as nga kasetat, e as nga librat, dituria merret nga dijetarët, dituria merret duke e transmetuar nga të tjerët, patjetër që duhet interpretuar nga dijetarët.

Sikur të kishte qenë së dituria merret nga librat apo nga diçka të ngjashme më to, nuk do të udhëtonin dijetarët në të kaluarën tek dijetarët tjerë për të mësuar dhe për të transmetuar prej tyre diturinë.

All-llahu i lartësuar thotë: “Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)” (Teube 122).

Patjetër që duhet udhëtuar për tek dijetarët, për tek universitetet dhe fakultet sheriatike, për të mësuar diturin sheriatike ku do që gjendët, nuk mjafton vetëm të shikoi, apo të dëgjoi disa kaseta apo diç tjetër, në këtë mënyrë ai përfiton vetëm disa dobi, kurse të mendoi që mund të bazohet dhe ta konsideroi vetën dijetarë, ky është gabim i madh, po.

Page 162: Sekti Kur’anij

04 - Pyetje:

Shumë pyetje kanë të bëjnë me fotografimin, cili është gjykimi në lidhje me fotografimin me video dhe celular?

Përgjigjja:

I Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar fotografin në përgjithësi, nuk ka përcaktuar aparatin përmes së cilit bëhet fotografimi, nuk ka përcaktuar ndonjë mjet, qoftë me dorë, skulpturë apo fotografi, gjitha këto i përfshin fotografia, po ashtu edhe njerëzit e quajnë fotografi, gjithë njerëzit e quajnë kështu, çdo gjë që është fotografi konsiderohet haram, përveç nëse është e domosdoshme atëherë lejohet aq sa është e domosdoshme, po.

05 - Pyetje:

Në shumë pyetje pyesin në lidhje me çështjen e ilahive?

Përgjigjja:

Falënderimi i takon All-llahut, kasidet islame nuk kanë qenë të njohura në të kaluarën në këtë formë, duke organizuar grupe njerëzish, me zëra melodik, duke i thyer fjalët për shkak të joshjes, duke i joshur dëgjuesit, kjo nuk ishte e njohur asnjëherë, përveç tek sufit, të cilët kasidet i konsiderojnë pjesë e adhurimit, apo tek hizbit dhe pasuesit e grupacioneve të cilët thërrasin për tek grupacionet e tyre përmes këtyre kasideve, po.

06 - Pyetje

A lejohet dhurimi i shpërblimit dikujt tjetër, duke thënë: unë falna, agjëroi, lexoj Kur’an pastaj them: O All-llahu im! Shpërblimin e kësaj ia dërgoi filanit?

Përgjigjja:

Dhurimi i shpërblimit lejohet aty ku ka argumente për të, në esencë shpërblimi i takon atij që punon: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (Nexhm 39), lejohet dhurimi i shpërblimit të disa veprave për vëllain që është gjallë apo i vdekur, varësisht prej argumentit, lëmosha për tjetrin, duaja, kërkimi i faljes për muslimanin, haxhi apo umreja, kurbani për të vdekurin, për këto gjëra ka argumente, kurse për diçka tjetër nuk ka, çdo kujt i takon puna e vet, po.

07 - Pyetje:

A është besmelja pjesë e el-Fatihas? Nëse është prej saj, kur njeriu falet dhe nuk e këndon a prishet namazi sepse kjo konsiderohet mos lexim i el-Fatihas?

Page 163: Sekti Kur’anij

Përgjigjja:

Mendimi me i saktë është së besmelja është ajet prej ajeteve të Kur’an-it, ajet i pavarur, nuk është prej el-Fatihas dhe as prej sureve tjera, mirëpo lexohet në fillim të sureve, në fillim të sureve, me përjashtim disa raste ku përmendet gjatë ndonjë sure, si p.sh.: “(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)” (Neml 30).

Përndryshe ajo është hyrje e sureve, me përjashtim në suren Teube, kjo sure nuk e ka në fillim, pra nuk është prej el-Fatihas dhe as prej sureve tjera.

Leximi i saj në namaz është sunet, lexohet në heshtje pastaj lexohet el-Fatiha. Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem dihet që nuk e ka lexuar me zë, ky është suneti i tij, me zë e ka lexuar el-Fatihan.

Ka thënë njeri nga sahabët: “Jam falur pas të Dërguarit, pas Ebu Bekrit dhe Umerit namazin e fillonin me el-Fatiha”, kjo tregon së ata nuk e kanë lexuar me zë besmelën, sikur të ishte pjesë e el-Fatihas do ta lexonin me zë, pra kush nuk e lexon fare namazi i tij është i plotë, mirëpo e ka lënë një sunet prej suneteve, prej suneteve të namazit, po.

08 - Pyetje:

Shumë pyetje kërkojnë këshill prej teje në lidhje me disa të rinj që nuk janë martuar dhe kanë vështirësi, kërkojnë këshillë për këtë?

Përgjigjja:

Ata duhet të martohen sa me parë nëse i kanë mundësit, ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “O ju të rinj kush ka mundësi prej juve që të martohet, le të martohet, ngase kjo e ruan shikimin dhe nderin, kush nuk mundet atëherë lë të agjëron, ngase agjërimi është mburojë për të”, agjërimi e zvogëlon epshin apo e dobëson, All-llahu i madhërishëm thotë: “E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t’i begatojë me të mirat e veta…” (Nur 33), po.

09 - Pyetje:

Cili është kuptimi i fjalës së Ibën Sirinit: “Më të vërtetë kjo dituri është fe, andaj shikoni nga kush e merrni fenë tuaj”? Sipas kësaj a duhet që ta dimë gjendjen e njeriut dhe pastaj të marrim dituri prej tij?

Përgjigjja:

Po, kjo është ashtu siç ju kemi thënë, dituria nuk merret nga letrat, nga kasetat apo nga faqet elektronike, mirëpo merret nga dijetaret duke e mësuar prej tyre, po ashtu

Page 164: Sekti Kur’anij

jo prej çdo dijetari, përkundrazi kërkuesi i dijës duhet t’i zgjedh mësimdhënësit e tij, ata që janë besnik në fe dhe dituri, pastaj merr dituri prej tyre, po.

10 - Pyetje:

Hyra në xhami dhe imami sapo kishte filluar namazin, safin e tretë e kishin radhitur nga ana e majtë, në mes të xhamisë nuk kishte asnjë njeri në saf, a duhet të radhitna pas tyre apo pas imamit në safin e tretë?

Përgjigjja:

Nëse e gjen xhematin duke u falur, falu me ta, qofshin ata pas imamit, në të majtë apo në të djathtë, radhitu me ta, ngase ata janë radhitur në saf dhe ti bashkohu me ta, po.

11 - Pyetje:

A lejohet për gruan të del për davet pa mahrem?

Përgjigjja:

Së parit të këshillon vetën, ta këshillon vetën, si të dal për davet pa mahrem?! I Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet për një grua që beson All-llahun dhe ditën e fundit që të udhëtoi pa mahrem”, në një transmetim tjetër thuhet: “Në distancë dy ditore”, në një transmetim tjetër: “Në distancë tre ditë” që do të thotë: udhëtim me kafshë, kurse në një transmetim tjetër: “Në distancë një ditë dhe një natë”, në një transmetim tjetër të përgjithshëm: “Të udhëtoi përveç së më mahrem”.

Në qoftë së dëshiron të bëjë davet, së parit le të vepron sipas fjalëve te të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, po.

12 - Pyetje:

Cila është këshilla juaj për atë që shoqërohet me njerëz të pamoralshëm, përgojuës, bartës të fjalëve, disa here e kemi këshilluar, mirëpo nuk është përmirësuar, a lejohet të shoqërohet me të apo jo?

Përgjigjja:

Nuk bënë të shoqërohet me të, përderisa bartë fjalë, përgojon dhe i nënvlerëson njerëzit nuk duhet shoqëruar, ngase mund të ndikohet prej tij, ngase shoqëruesi i keq ndikon tek shoku i tij, ashtu sikur shoqëruesi i mirë që ndikon tek shoku i tij. Ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Shembulli i shoqëruesit të mirë dhe të keq është sikur ai që punon me misk…”.

Page 165: Sekti Kur’anij

Pra, shembulli i të mirit është sikur ai që punon me misk, prej tij ose blen, apo të jep misk, apo e shijon aromën e miskut gjatë kohës sa qëndron me të, pra ti nuk e humb aromën e mirë përderisa qëndron me të mirin, shembulli i shoqëruesit të keq është sikur aroma e farkëtarit, ose ti djeg rrobat, ose ndien kundërmimin e aromës së keqe prej tij, po.

13 - Pyetje:

Ngritja e rrobave deri në sa’ak (pak përfund gjurit apo përafërsisht një pëllemb), a konsiderohet si veçim nga të tjerët?

Përgjigjja:

Në vendin ku nuk praktikohet kjo, mirëpo rrobat i mbajnë deri përmbi nyje të këmbës, po, konsiderohet veçim, ngase edhe ata të cilët i mbajnë deri përmbi nyje janë sipas sunetit, përderisa është sunet bashkoju atyre edhe ti, mos i kundërshto, ngase ata me këtë e praktikojnë sunetin, elhamdu lil-lah!

Mirëpo nëse ata i lëshojnë poshtë nyejve, ti mos vepro ashtu, kjo nuk lejohet edhe nëse shumica veprojnë ashtu, ngase kjo është në kundërshtim me sunetin, po.

14 - Pyetje:

Një njëri i ka thënë një personi, nëse me mund, t’i jap njëqind rijal, kurse tjetri nuk ka kushtëzuar asgjë, do të thotë kushti ka qenë vetëm nga njëra palë, a lejohet kjo i nderuari shejh?

Përgjigjja:

Për çfarë arsye ta mund? Kushti nuk lejohet, marrja e pasurisë nuk lejohet përveç aty ku e ka përjashtuar i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Nuk ka shpërblim”, që do të thotë s’ka shpërblim përveç në tre gjëra: në gara me shtiza, gara me kuaj kur ushtrojnë për xhihad apo me deve, lejohet marrja e shpërblimeve për këto, disa i kanë lejuar shpërblimet në gara të diturisë apo fik’hut dhe mëmorizimit të Kur’an-it, më arsye së kjo bënë pjesë në kategorinë në rrugën e All-llahut.

Ngase kërkimi i diturisë është xhihad në rrugën e All-llahut, përveç këtyre tre gjërave nuk lejohet marrja e shpërblimeve sepse konsiderohet ngrënie e pasurisë pa të drejtë, lloj bixhozi, që do të thotë përfitim përmes garës, me përjashtim të asaj që e ka lejuar i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

All-llahu i lartësuar thotë: “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete…” (Nisa 29), po.

15 - Pyetje:

Page 166: Sekti Kur’anij

Një imam ka falur namazin me xhemat, pak para selamit i është kujtuar së është falur pa abdes, si duhet të veproj, a duhet ta zëvendësoi dikush tjetër, a duhet të largohet?

Përgjigjja:

Nëse nuk i kujtohet përveç së pas selamit, namazi i tyre është i vlefshëm, kurse ai duhet ta përsëris, merr abdes dhe e përsërit namazin, nëse i përkujtohet gjatë namazit, e ka obligimi të largohet, duhet të largohet, duhet të largohet, mos të vazhdon në namaz, merr abdes dhe ja rifillon namazit më xhemat, po.

Po ashtu e vendos dikën tjetër në vend të vetin, dike që ua plotëson namazin, pastaj shkon dhe merr abdes, nuk e vazhdon namazin ashtu, pa abdes, ngase namazi i tillë është i zhvleftësuar si dhe i atyre që falen pas tij, nëse vazhdon të falet pa abdes, namaz i të gjithëve është i zhvleftësuar.

16 - Pyetje:

Transmetohet në një hadith ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Melajket nuk i shoqërojnë ata që kanë qen dhe zile” ai i cili dëgjon muzikë gjatë udhëtimit a hyn në këtë hadith, bazuar në fjalën “Zile”?

Përgjigjja:

Sa i përket dëgjimit të muzikës është shumë me e rënd, dëgjimi i muzikës, muzika është haram, nuk lejohet, posaçërisht nëse është e shoqëruar me tinguj apo instrumente argëtimi kjo është shumë me e rënd, muslimani nuk duhet t’i dëgjoi, po.

17 - Pyetje:

Shumë prej pyetjeve janë të një tematike, në lidhje me ata që flasin kundër dijetarëve kërkojnë nga ti udhëzim në lidhje me këtë?

Përgjigjja:

I këshilloj me frikë ndaj All-llahut të plotfuqishëm, mos t’i nënçmojnë askënd nga muslimanët në përgjithësi, muslimani e ka nderin e tij edhe në qoftë së është nga shtresa e ultë e muslimanëve, e si nëse nënçmohen dijetarët? Ata duhet t’i frikësohen All-llahut, edhe nëse dikush prej dijetarëve gabon, prapë nuk lejohet me fol kundër tyre apo me i përgojuar, përkundrazi duhet informuar që kanë gabuar dhe duhet sqaruar gabimin e tyre, kështu që njeriu e hekë përgjegjësin prej vetes dhe nuk i përgojon, po.

18 – Pyetje:

Page 167: Sekti Kur’anij

A lejohet për ata që jetojnë në Europ që t’i shkurtojnë mjekrat, ngase shkaku i mjekrës kanë problem të punësohen?

Përgjigjja:

Përmbaju sunetit në çdo vend, mos shiko së si t’i kënaqësh njerëzit apo së çfarë thonë ata, përmbaju sunetit në çështje të mjekrës si dhe në çështje tjera, mos lësho pe në asgjë nga feja jote për shkak të dëshirave të njerëzve, kjo është prej lajkave të ndaluara, po.

Shejh Salih el-Fewzan, All-llahu e ruajttë

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=24988

Akidja e Selefëve dhe dijetarëve të hadithit

Imam Ebi Uthman Ismail ibën

Abdurrahman es-Sabuni (373-449 h.)

HYRJE

Page 168: Sekti Kur’anij

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Vetëm Atë falenderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së veteve (shpirtrave) dhe punëve tona!

Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

Po paraqes para duarve të lexuesëve dhe vëllezërve të mi muslimanë këtë libërth të përshtatur në gjuhën shqipe, me qëllim që t’u vij atyre sadopak në ndihmë për njohjen e besimit të saktë dhe të vërtetë të Islamit.

Vëzhguesi në terrenin e sotëm, në mesin e muslimanëve gjen një përzierje dhe ngatërrim të së vërtetës me të pavërtetën, të dijes me injorancën dhe të Sunetit me bidatin. Kjo për shkaqe të shumta ndër të cilat mund të përmendim mungesën e literaturës së saktë dhe të nevojshme në këtë temë (temën e Akides).

Libri që keni në duar është një përmbledhje e shkurtuar e bazave të Akides së Selefëve tanë të mirë dhe dijetarëve të Hadithit të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) të cilin e ka shkruar një prej dijetarëve të mëdhenj të Islamit në shekullin e katërt dhe të pestë të hixhretit, imam es Sabuni.

Ky libër ka fituar besimin dhe përgëzimin e shumë prej dijetarëve të Ehli Sunetit të cilët e kanë parë dhe lexuar atë dhe ai konsiderohet si një nga burimet bazë të Akides së Ehli Sunetit dhe Dijetarëve të Hadithit, bashkë me disa libra të tjerë madhështorë të cilët do të përmenden gjatë librit dhe për të cilat lus Allahun që të shohin dritën në gjuhën shqipe, edhe pse janë disi voluminoze!

Siç e thamë më lart, libri është shumë i përmbledhur dhe autori është përpjekur të paraqesë në të, ç’të mundë prej bindjeve të Ehli Sunetit duke treguar edhe transmetuesit dhe përcjellësit e fjalëve, në mënyrë që të jetë sa më i përpiktë.

Studiuesi dhe recensuesi i librit, Dr. Nasir ibën Abdurrahman el Xhedij, është përpjekur të nxjerrë çdo transmetim prej burimit në të cilin gjendet dhe gjithashtu ka përmendur një biografi të përmbledhur për të gjithë transmetuesit që ka përmendur autori, por unë nuk i kam përmendur të gjitha ato biografi për t’iu ruajtur zgjatjes dhe daljes nga tema.

Ky libër, edhe pse me përmasa të vogla, është i domosdoshëm për të gjithë muslimanët, për të përparuarin në dije dhe për fillestarin në të, ndonëse për atë të përparuarin është më i përshtatshëm.

Page 169: Sekti Kur’anij

Nëse njihet e vërteta atëherë është e lehtë njohja e të kotës dhe dallimi i saj, sepse çdo gjë që e kundërshton të Vërtetën dhe bie ndesh me të, ajo është e kotë.

Po ashtu, nëse njihen ndjekësit e së Vërtetës, atëherë është e lehtë që të njihen ndjekësit e të kotës.

Lus Allahu e Madhëruar që të na drejtojë në të Drejtën dhe të Vërtetën, dhe të na bashkojë në Xhenet me të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem) sahabet e ndershëm dhe ndjekësit e gjurmëve të tyre deri në Ditën e Kijametit!

Përkthyesi Shkurt 2004

Dhul-Hixheh 1424 h.

BIOGRAFIA E AUTORIT

Koha në të cilën ai ka jetuar

Së pari: Gjendja politike e asaj kohe

- Autori, Ebu Uthman es Sabuni ka jetuar në çerekun e fundit të shekullit të

katërt dhe në gjysmën e parë të shekullit të pestë të hixhretit. Pikërisht ndërmjet viteve (373-449 h.).

Ai ishte bashkëkohës i tre prej prijësave (halifëve) të shtetit Abasit. I pari i tyre ka qenë prijësi Et Taiu Lilah Ebu Bekër Abdulkerim ibën el Mutiju Lilah, i cili qëndroi në pushtet nga viti 363 h. deri sa u hoq në vitin 381 h.

Page 170: Sekti Kur’anij

I dyti ishte prijësi El Kadiru Bilah ebu el Abas Ahmed ibën Is’hak ibën Xheafer, i cili e mori pushtetin në vitin 381 h. dhe qëndroi në të derisa ndërroi jetë, në vitin 422 h.

Ndërsa prijësi i tretë ishte El Kaimu Biemrilah Ebu Xheafer Abdullah ibën el Kadiru Bilah, i cili e mori pushtetin pas vdekjes së të atit, në vitin 422 h. dhe qëndroi në pushtet derisa ndërroi jetë, në vitin 467 h.

Në këtë periudhë, fuqia e prijësave Abasitë u dobësua dhe pushteti ra në duart e të tjerëve.

Vendet e Horasanit, prej të cilave ishte edhe Nisaburi, vendi në të cilin jetoi autori, u sunduan nga prijësa të ndryshëm, njëri pas tjetrit. Në fillim, pushteti ishte në duart e Es Samanije, më pas në duart e Beni Subuktikin dhe më pas në duart e Beni Sulxhuk.

Kështu që, vendet e Horasanit ishin të pastabilizuara dhe gjendja politike e tyre ishte tranzicionale, gjë e cila padyshim ka pasur ndikim negativ te njerëzit e asaj kohe.

Së dyti: Gjendja ideologjike dhe shkencore e asaj kohe Kjo periudhë kohore shquhet për ekzistencën e një numri të konsideruar grupesh e sektesh të ndryshme, të cilat ishin në kundërshtim me drejtimin e Ehli Sunetit (pasuesëve të sunetit), si dhe për ekzistencën e disa figurave të shquara në shkencat dhe kulturat e ndryshme.

Es Sujuti ka përcjellë nga imam Dhehebiu se ai ka thënë për kohën e halifes El Kadiru Bilah: “Në këtë periudhë është shfaqur edhe koka e esharive: Ebu Is’hak el Isfrajini [1] , koka e muetezilive: gjykatësi Abdulxhebar [2], koka e rafidive: Esh shejh el muktedir apo Esh shejh el Mufid, koka e keramitave: Muhamed ibën el Hejsam, koka e hafizave të shquar: Ebul Hasen el Hamami, koka e muHadithinëve: hafiz Abdulgani ibën Seid, koka e sufive: Ebu Abdurrahman es Selmi, koka e poetëve: Ebu Umer ibën Deraxh dhe koka e mbretërve: sulltan Mahmud ibën Subuktikin.” [3]

Më pas Sujuti shtoi: “Këtyre u shtohet koka e zindikëve (të dalëve nga Feja): El Hakim Biemrilah, koka e gjuhëtarëve: El Xheuheri, koka e gramatikanëve: Ibën Xhina, koka e elokuentëve: El Bedij, koka e predikuesëve: Ibën Nebata, koka e komentatorëve: Ebu el Kasim ibën Habib en Nisaburi, etj.”

Padyshim se përhapja e këtyre grupeve dhe thirrja e kokave të tyre në to, ka pasur ndikim të rrezikshëm në shoqërinë e asaj kohe.

Prej fitneve (trazirave) që ndodhën në atë kohë për shkak të këtyre grupeve, ka qenë fitneja që ndodhi ndërmjet rafidive dhe pasuesëve të Sunetit në Bagdad, në vitin 398 h. Fitne në të cilën shejhu Ebu Hamid el Isfrajini [4] iu afrua vdekjes. Por kur lajmi i shkoi halifes El Kadiru Bilah, ai dërgoi forcat e tij për t’u ardhur në ndihmë pasuesëve të Sunetit dhe rafiditë u thyen.

Page 171: Sekti Kur’anij

Më pas, në vitin 422 h. këto fitne ndërmjet pasuesëve të Sunetit dhe rafidive u përtërinë dhe u shtuan, por pasuesit e Sunetit u bashkuan dhe vranë shumë prej tyre.

Prijësat abasitë, në këtë periudhë, ishin të kapur për rrugën e Ehli Sunetit. Lexo fjalën e Hatib el Bagdadit për halifen abasit, El Kadiru Bilah: “Ai posedonte moral, fe, namaz të gjatë nate, bamirësi e bujari, me të cilat u shqua dhe u bë i njohur te të gjithë, shtoi këtyre edhe drejtimin e mirë dhe besimin e saktë. Ai shkroi një libër në fushën e Usulu fikhut, në të cilin përmendte vlerat e sahabeve, sipas metodës së dijetarëve të Hadithit. Në atë libër, nën temën për vlerat e Umer ibën Abdulaziz, ai përmend kufrin - daljen nga Feja - të muetezilive dhe të atyre që thonë se Kurani është i krijuar. Ai libër lexohej çdo të xhuma në tubimin e dijetarëve të Hadithit, në xhaminë El Mehdi. Gjatë leximit të tij prezentonin edhe njerëzit dhe e dëgjonin atë.” [5]

Sigurisht që numri i madh i figurave të shquara në atë kohë, tregon zhvillimin e fushës akademike e shkencore, saqë edhe shumica e halifëve dhe princave të asaj kohe posedonin sasi të konsiderueshme dijeje e njohurie, nga më të shquarit e të cilëve ka qenë El Kadiru Bilah. Ata i donin dijetarët dhe i madhëronin ata, gjë e cila ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e lëvizjes akademike e shkencore.

Ky ishte një vështrim i shpejtë dhe i shkurtër në gjendjen ideologjike e shkencore të asaj kohe, ku siç e pamë, veçoria më e shquar e saj ishte ekzistenca e një numri të konsiderueshëm grupesh e sektesh të ndryshme, të cilat padyshim që do të përhapnin idetë e tyre në shoqëri. Për këtë shkak, gjejmë se dijetarët e Sunetit të asaj kohe kanë shkruar libra të shumtë për sqarimin dhe qartësimin e bindjes së pasuesëve të Sunetit, siç ka bërë edhe imam Es Sabuni (Rahimullah). Disa të tjerë kanë shkruar libra ku i kundërpërgjigjen atyre grupeve të humbura e të devijuara, si dhe rrëzojnë dilemat dhe gjërat e dyshimta që ata hedhin në popull.

Prejardhja e autorit

Emri i tij është Ebu Uthman Ismail ibën Abdurrahman ibën Ahmed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Amir ibën Abid es Sabuni En Nijsaburi, hafiz, muhadith, fakih, i titulluar si dijetar i Islamit.

Fjala “Es Sabuni” është marrë nga punimi i sapunit, siç thotë Es Semaani në librin “Prejardhjet”: “Në Nisabur ka qenë një shtëpi e madhe për prodhimin e sapunit dhe ndoshta ndonjë prej gjyshërve të tij ka pas punuar në të, kështu i është mveshur kjo kunjë.”

Jeta e tij

Page 172: Sekti Kur’anij

Ka lindur në Bushenxh, në zonat e Huratit (Sixhistan) në mesin e muajit Xhemadul Ahira, në vitin 373 hixhri.

Abdulgafir el Farisi thotë: Babai i tij, Abdurrahman Ebu Nasr, ka qenë prej predikuesëve të mëdhenj të Nisaburit dhe u ndoq e u vra për shkak të fanatizmit dhe medh’hebit të tij. Kështu që i biri i tij, Ismaili zuri vendin e tij dhe u ul në karrigen e tij që në moshën dhjetë vjeç dhe të gjithë imamët e kohës së tij prezentonin tubimet e tij.

Edukimin e tij dhe përgatitjen e kushteve për kërkimin e dijes, e mori përsipër imam Ebu Tajjib Sehl ibën Muhamed es Saluki, i cili merrte pjesë në tubimet e tij dhe e lavdëronte atë.

Tubimet e tij i prezentonin gjithashtu dijetarë të mëdhenj si Ebu Is’hak el Isfrajini, imam Ebu Bekër ibën Furik, etj. Ata habiteshin me zgjuarsinë dhe mprehtësinë e tij, me bukurinë e formimit të shprehjeve në të dyja gjuhët, arabisht dhe persisht, dhe me mësimin përmendësh të Haditheve, cilësi të cilat u rritën bashkë me të dhe me të cilat arriti atë vend të lartë.

Gjatë gjithë kohës së tij, ai ishte i zënë me adhurime e punë të mira. Arriti majat në urtësi e formim të përgjithshëm.

Njihej për namazin e tij në formën më të mirë, faljen shumë natën dhe dlirësinë e tij, saqë merrej për shembull. [6]

Abdulgafir e përshkruan atë kështu: “Ai ishte imam, dijetar i Islamit, predikues, mufessir (komentator i Kur’anit), dijetar Hadithi dhe këshillues, i cili i bashkoi njerëzit e kohës së tij në rrugën e tij. I këshilloi muslimanët në tubimet e dijes shtatëdhjetë vjet radhazi. Priu njerëzit në namaz (imam) dhe mbajti hutbe në xhaminë e madhe në Nisabur, afro njëzet vjet.” [7]

Gjithashtu, ai thotë: “Ka qenë më i vullnetshëm se të gjithë dijetarët e kohës së tij në dëgjimin e Haditheve, në mbajtjen përmendësh të tyre dhe në përhapjen e dijes dhe librave të tij. Ka qenë më i shumti në grumbullimin e Haditheve dhe nxitjen në dëgjimin e tyre nëpër tubime. Hadithet i ka mbledhur në Nisabur, Serahas, Furat, Sham, Hixhaz e nëpër male. Ka pasur lidhje me shumë vende dhe numri i njerëzve që kanë marrë prej tij është shumë i madh.

Imam Sabuni (Rahimullah) ka qenë respektues i Hadithit dhe i kushtonte vëmendje

të madhe zinxhirit të transmetuesëve.

Familja e tij

Page 173: Sekti Kur’anij

Ebu Uthman es Sabuni ka pasur dy djem. I pari, Abdullahi, i cili vdiq gjatë rrugës për në Haxh, në kohën kur babai i tij ishte ende gjallë.

Ndërsa i dyti, Abdurrahmani, i cili e mori dijen dhe Hadithin prej babait të tij, në Nisabur dhe më pas u bë gjykatës në Azerbaxhan.

Edhe pse kunja e imam Sabunit është Ebu Uthman, nuk i kam gjetur ndonjë djalë me këtë emër në librat e biografive.

Ai ka pasur një vëlla, i cili quhej Is’hak ibën Abdurrahman Es Sabuni. Ai ka qenë këshillues e predikues dhe shpeshherë zëvendësonte vëllanë e tij nëpër tubime.

Nga të gjitha këto arrijmë në përfundimin se familja e Ismail Sabunit, ka qenë familje e dijes, urtësisë dhe udhëzimit.

Imam Sabuni e ka marrë dijen prej shumë dijetarëve të njohur dhe ka pasur gjithashtu shumë nxënës. Veprat e shkrimet e tij janë gjithashtu të shumta.

Akideja e Sabunit dhe medhhebi i tij

Imam Sabuni është pasues i mendimit të dijetarëve të Hadithit prej Selefëve të mirë, kështu që akideja e tij është selefije.

Argumenti më i qartë për këtë është libri që kemi në duar, në fillim të të cilit ai ka shprehur se do të mbledhë në të, disa tema në bazat e akides, sipas bindjes së Selefëve, prej të cilave ai shpreson të ketë dobi.

Në fund të këtij libri, autori ka përmendur disa prej dijetarëve të mëdhenj të Hadithit dhe Sunetit, të cilët janë shembull për tu ndjekur dhe të cilët besojnë atë që ai e ka pohuar në librin e tij, pastaj thotë:

“Dhe unë, fal mirësisë së Allahut të Lartësuar, pasoj gjurmët e tyre, ndriçohem me dritën e tyre dhe këshilloj vëllezërit dhe shokët e mi që të mos rrëshqasin nga rruga e tyre, e të mos ndjekin fjalë të tjera përveç fjalëve të tyre. Deri në fund të fjalës së tij.

Ndërsa medhhebi i autorit në fikh, sipas asaj që kam kuptuar unë (studiuesi), është se medh’hebi i tij është Shafii, duke u bazuar në argumentet e mëposhtme:

Page 174: Sekti Kur’anij

01 - Gjetja e biografisë së tij në librat biografike të shafiive dhe në asnjë

medh’heb tjetër.

02 - Pohimi i kësaj fjale prej dijetarit Ibën Amad el Hanbeli.

03 - Vetë autori, kur paraqiti në këtë libër të tij një numër dijetarësh sipas rrugës

së të cilëve ai shkonte, përmendi në krye të tyre imam Shafiun dhe e lavdëronte e fliste mirë për të.

Dijetarët e mëdhenj kanë folur për të fjalët më të mira dhe kanë pohuar se ai është imam, hafiz, njohës i mirë i Hadithit e tefsirit, si dhe shkencave të tyre, njohës i letërsisë dhe i shumë shkencave të tjera.

Ebu Bekër el Bejheki, dijetar bashkëkohor i tij, ka thënë për të: “Ai është me të vërtetë imam i muslimanëve dhe sinqerisht, dijetar i Islamit. Njerëzit e kohës së tij kanë qenë të nënshtruar para lartësisë së tij në fe, sovranitet, bindje të sakta, dije të madhe dhe pasim të rrugës së selefëve.” [8]

Ebu Uthman es Sabuni ka vdekur në Nisabur, në kohën e ikindisë, ditën e enjte, 3 Muharrem, të vitit katërqind e dyzetë e nëntë sipas hixhretit, pas një sëmundjeje.

Vlerësimi i librit

Libri i imam Sabunit është një prej librave që kanë kontribuar në pasurimin e bibliotekës Islame për sqarimin e Akides së ithtarëve të Sunetit dhe Xhematit, si dhe për qartësimin e bazave të Fesë, mbi të cilat kanë ndërtuar bindjen e tyre imamët e parë të selefëve tanë të mirë, unanimisht. Disa prej tyre, autori i ka përmendur në fund të këtij libri.

Autori, Ebu Uthman es Sabuni, në këtë libër ka ndjekur metodën e saktë në parashtrimin e atyre bazave, pasiqë ai nuk mjaftohet me miratimin e një baze pa e përmendur edhe argumentin e saj. Gjithashtu, shumicën e Haditheve dhe fjalëve të sahabeve e tabiinëve, ai i transmeton me sened (zinxhir transmetuesish), sipas metodës së dijetarëve të Hadithit.

Ky libër konsiderohet një prej burimeve mbi të cilat mbështeten dijetarët për miratimin e Akides së Selefëve. Prej shembujve për këtë është edhe shejhu i Islamit, Ibën Tejmije dhe Ibën el Kajim, të cilët kanë marrë prej tij.

Page 175: Sekti Kur’anij

Eshtë e njohur se për sqarimin e Akides së Ehli Sunetit janë shkruar libra të shumtë, prej të cilave koha na ka ruajtur disa, por ky libër dallohet për përmbledhjen e tij dhe moszgjatjen, megjithëse ai i ka përfshirë thuajse të gjitha çështjet e përgjithshme të Akides.

Prej kritikave që mund t’i bëhen autorit të librit (Rahimullah) është se në disa çështje, ai ka argumentuar me Hadithe të dobëta, duke qenë se në ato çështje ka pasur Hadithe të sakta e të mjaftueshme, pa qenë nevoja të përmenden Hadithet e dobëta. Siç është për shembull, përmendja e transmetimit të Ebu Hazimit në çështjen e zbritjes së Allahut në qiellin e dynjasë, apo përmendja e Hadithit të gjatë të Muhamed ibën Keab el Kuradhi.

__________________________________________

[1] - Ai është Ibrahim ibën Muhamed ibën Ibrahim ibën Mehran Ebu Is’hak el Isfrajini,

mutekelim (skolastik, teolog), dijetar në usul fikh dhe në fikh. Dijetar i banorëve të Horasanit. Ka qenë i besueshëm dhe i fortë në Hadith. I vullnetshëm në adhurim dhe i përkushtuar në të. Bejhakiu ka përcjellë shumë Hadithe nga ai. Ai ka zhvilluar edhe disa dialoge me mutezilitë. Ka vdekur në vitin 418 h. në Nisabur. [Tabekat esh shafiije el kubra: 3/111].

[2] - Ai është Abdulxhebar ibën Ahmed ibën Abdulxhebar Ebu el Hasen el Hemdhani,

shejhu i mutezilive në kohën e tij dhe autor i shumë shkrimeve. U emërua gjykatës në Er Rij dhe vdiq në vitin 415 h. [Historia e Bagdadit: 11/113].

[3] - Shkëputur nga libri “Historia e halifëve”, i Sujutit.

[4] - Ai është Ahmed ibën Muhamed ibën Ahmed el Isfrajini, shejh i shafiive në

Bagdad. Ka qenë dijetar i fikhut dhe imam i madh. Ka vdekur në vitin 406 h. [Sijeru ealamu en nubela: 17/194, El bidajetu ue nihaje: 2/12].

[5] - “Historia e Bagdadit” (4/37, 38).

[6] - Marrë nga libri “Tabakat esh shafiije el kubra” e Ibën es Subki.

[7] - Nga libri “Tehdhib tarih Dimashk”

[8] - Marrë nga libri “Tabakat esh shafiije el kubra”.

Page 176: Sekti Kur’anij

Teksti i librit

الرحيم الرحمن هللا بسم

O Zot! Lehtëso dhe ndihmo me Mirësinë dhe Mëshirën Tënde!

Zinxhiri i transmetuesëve të librit

Autori thotë: Na ka treguar kryegjykatësi i Damaskut, Nidhamudin Umer ibën Ibrahim ibën Muhamed Muflih es Salihi el Hanbeli, gojarisht: Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah Muhamed ibën Abdullah ibën Ahmed ibën Muhib el Makdisi: Na kanë treguar dy dijetarët, Xhemaludin Abdurrahman ibën Ahmed ibën Umer ibën Sheker dhe Ebu Abdullah Muhamed ibën Muhib Abdullah ibën Ahmed ibën Muhamed, që të dy nga Makdisi.

- I pari thotë: Na ka treguar Ismail ibën Ahmed ibën el Husejn ibën Muhamed el

Iraki dhe ne dëgjonim: Na ka treguar Ebu Fet’h Abdullah ibën Ahmed el Harki.

- Ndërsa i dyti thotë: Na ka treguar Ahmed ibën Abdu ed Daim.

Na ka treguar gjithashtu Taxhudin Muhamed ibën Hafidh Imadudin Ismail ibën Muhamed ibën Berdes el Ba’li.

Dhe na ka treguar kryegjykatësi Izuddin Abdurrahim ibën Muhamed ibën el Furat el Hanefi, gojarisht: Na ka treguar Muhamed ibën Halife ibën Muhamed ibën Khalef el Munebxhi: Na ka treguar Xhemal Abdurrahman ibën Ahmed ibën Umer ibën Sheker se autori (es Sabuni) ka thënë:

Shkaku i shkruajtjes së librit [1]

“Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe përfundimi i mirë qoftë për besimtarët e devotshëm, ndërsa Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Page 177: Sekti Kur’anij

Në kohën kur hyra në Amid të Tarbistanit (vend ne Iran, në jug të detit Kaspik) dhe në vendet e Xhilanit, në drejtim të Shtëpisë së Shenjtë (Kabes), si dhe për të

vizituar varrin e të Dërguarit të Allahut [2] (sal-lAllahu alejhi ve selem), disa vëllezër në Fe më kërkuan që t’u mbledh disa tema në bazat e Fesë, pas të cilave

janë kapur ata që kanë kaluar prej imamëve të mëdhenj, dijetarëve të muslimanëve dhe selefëve të mirë. Ato baza me të cilat u udhëzuan dhe thirrën njerëzit në çdo kohë, si dhe gjërat që i kundërshtojnë dhe i mohojnë këto baza,

prej të cilave u larguan të gjithë besimtarët e sinqertë e të devotshëm.

Baza, në rrugën e të cilave ata lidhnin miqësi dhe shpallnin urrejtje, quanin bidatçi dhe e nxirrnin nga Feja këdo që besonte diçka tjetër përveç atyre. [3]

Atëherë unë iu mbështeta Allahut të Lartësuar dhe shkrova në këtë libër atë që munda, në mënyrë të shkurtuar e të përmbledhur, duke shpresuar që të përfitojnë prej tij të zotët e mendjes e të shikimit.

Allahu është Ai që jep sukses dhe vendosmëria në Rrugën e Drejtë e të Saktë nuk arrihet vetëm se me mirësinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij!

Pohimi i Cilësive të Allahut të Lartësuar

Duke shpresuar suksesin nga Allahu i Lartësuar them: Dijetarët e Hadithit [4] (Allahu i ruajtë të gjallët dhe i mëshiroftë të vdekurit prej tyre!) dëshmojnë se Allahu i Lartësuar është Një dhe se Muhamedi është Lajmëtar dhe i Dërguar i (sal-lAllahu alejhi ve selem) (nebij dhe resul). Ata e njohin Zotin e tyre me ato cilësi të cilat janë shprehur në Shpalljen dhe Librin e Tij, apo për të cilat ka dëshmuar i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), në Hadithet e sakta që na janë përcjellë prej njerëzve të drejtë e të besueshëm nga ai (sal-lAllahu alejhi ve selem!).

Ata pohojnë për Allahun e Lartësuar çdo gjë që Ai e ka pohuar për Veten e Tij, në Librin e Tij apo në gjuhën e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem!) dhe nuk besojnë se Cilësitë e Allahut i përngjasojnë cilësive të krijesave të Tij.

- Ata thonë: Allahu e ka krijuar Ademin (alejhi selam) me Dy Duart e Tij, siç e ka

shprehur këtë në Fjalën e Tij:

“(Allahu) i tha: O Iblis! Ç’të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?” [Sad: 75].

Ata nuk e ndryshojnë fjalën nga domethënia e saj, duke thënë (p.sh.) se Dy Duart e Allahut janë dy mirësitë e Tij, apo dy Fuqitë e Tij, ashtu siç kanë bërë

Page 178: Sekti Kur’anij

mu’tezilitë [5] dhe xhehmijet [6] (Allahu i shkatërroftë!), as nuk i përshkruajnë ato të Dyja (Duart e Allahut) me ndonjë formë dhe as nuk i krahasojnë Ato me duart e krijesave, siç i krahasojnë mushebbihitë [7] (Allahu i fëlliqtë!).

Ndërsa pasuesit e Sunetit [8], Allahu i ka ruajtur nga tahrifi [9] (ndryshimi i domethënies së fjalës), nga tashbihi (krahasimi) dhe nga tekjifi (përshkrimi e përshtatja), si dhe u ka dhënë atyre njohuri e kuptim nga Mirësia e Tij.

Ata ndoqën rrugën e Njësimit dhe pastrimit të Allahut (nga ajo që nuk i përshtatet) dhe u larguan nga ta’tili (heqja dhe zhveshja e Allahut prej atyre cilësive) dhe nga teshbihu (krahasimi), duke ndjekur Fjalën e Allahut të Lartësuar:

“Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Esh Shura: 11].

Po ashtu, Kurani i ka përmendur Dy Duart e Allahut të Lartësuar, si në Fjalën e Allahut:

“(Allahu) i tha: O Iblis! Ç’të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?” [Sad: 75].

Gjithashtu i ka përmendur në Fjalën e Allahut:

“Përkundrazi, të Dyja Duart e Tij janë të shtrira. Ai shpenzon nga Begatitë e Tij siç do Ai.” [El Maide: 64].

Gjithashtu, janë transmetuar Hadithe të sakta nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem!), të cilat përmendin Dorën e Allahut, siç është Hadithi i dialogut ndërmjet Musait dhe Ademit (alejhima selam) kur Musai i tha:

“Allahu të ka krijuar ty me Dorën e Tij dhe ka urdhëruar engjëjt që të bëjnë ty sexhde…” [10]

Apo siç është Hadithi Kudsi, ku Allahu i Lartësuar thotë:

“…Unë nuk i barazoj ata të mirët prej pasardhësve të atij që krijova me Dy Duart e Mia, me atë që i thashë bëhu dhe ai u bë (engjëjt).” [11]

Dhe Hadithi:

“Allahu e ka krijuar Firdeusin me Dorën e Tij.” [12]

Po kështu, ata (pasuesit e Sunetit) thonë për të gjitha Cilësitë e Allahut të cilat i ka përmendur Kurani dhe Hadithet e sakta, si (p.sh). Dëgjimi i Allahut, Shikimi dhe Syri i Tij, Fytyra e Tij, Dija, fuqia dhe plotfuqishmëria për çdo gjë, krenaria dhe madhështia, dëshira dhe vullneti, të folurit e Allahut dhe Fjala e Tij, pëlqimi dhe

Page 179: Sekti Kur’anij

pakënaqësia e Tij, dashuria dhe urrejtja, gëzimi dhe qeshja e Tij, e të tjera Cilësi të Allahut të Lartësuar. Ata i besojnë këto pa i krahasuar me ato të krijesave, por duke qëndruar në kufijtë të cilat i ka vënë Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), pa shtuar mbi ato, pa i përshkruar, pa i krahasuar me ato të krijesave, pa e shtrembëruar kuptimin apo shprehjen e tyre, pa i ndërruar me diçka tjetër, pa e zhveshur fjalën nga kuptimi i saj i njohur dhe i përdorur në gjuhën arabe, duke e shpjeguar atë me ndonjë komentim të paqënë e të refuzuar.

Por ata ndjekin kuptimin e drejtpërdrejtë të këtyre ajeteve apo Haditheve dhe e lënë dijen e hollësishme të tyre tek Allahu i Lartësuar, duke pohuar që shpjegimin e të Vërtetës (formën, mënyrën etj.) së tyre, nuk e di kush përveç Allahut, ashtu si na ka treguar Allahu i Lartësuar për dijetarët e vërtetë, në Fjalën e Tij:

“Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: Ne besojmë në të (Kuranin); i tëri (Ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Dhe nuk marrin

mësim veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Kurani i Lartë është zbritur nga Allahu dhe nuk është i krijuar.

Dijetarët e Hadithit dëshmojnë dhe besojnë se Kurani është Fjala e Allahut, Libri i Tij, Shpallja e Tij, ajo që Allahu ka zbritur dhe nuk është i krijuar. Ndërsa ai që thotë se Kurani është i krijuar dhe ka bindje për këtë, ai është kafir (i dalë nga Feja).

Kurani, i cili është Fjalë e Allahut dhe Shpallje prej Tij, është ai Kuran me të cilin ka zbritur Xhibrili te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), në gjuhën arabe dhe që është përgëzues e qortues për popullin që sheh.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe sigurisht që ky (Kurani) është shpallje nga Zoti i gjithësisë, me të cilin ka zbritur Shpirti i besueshëm (Xhibrili) në zemrën tënde (O Muhamed) që të mund

të jesh prej këshilluesëve. Ai është zbritur në gjuhën e qartë arabe.” [Esh Shuara: 192-195].

Ai është Kurani, të cilin Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) ia komunikoi popullit të tij, ashtu siç u urdhërua në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

“O ti i Dërguar (Muhamed)! Shpalle mesazhin i cili të është zbritur ty nga Zoti yt!…” [El Maide: 67].

Page 180: Sekti Kur’anij

Kështu, ajo që ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) u shpalli atyre me urdhërin e Allahut, ishte Fjala e Allahut të Lartësuar për të cilën i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“A më pengoni mua që të shpall Fjalën e Zotit tim?!” [13]

Është ai Kuran, i cili ruhet në gjokse (përmendësh), lexohet me gjuhë dhe shkruhet në letër. I gjithë ai është Fjalë e Allahut të Lartësuar dhe nuk është i krijuar. Ndërsa ai që pretendon se Kurani është i krijuar, ai e ka mohuar Zotin e Lartësuar.

- Autori thotë: Kam dëgjuar El Hakim Ebu Abdullah, të thotë: Kam dëgjuar Ebu el

Uelid Hasan ibën Muhamed të thotë: Kam dëgjuar imam Ebu Bekr Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh të thotë:

“Kurani është Fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar, ndërsa ai që thotë se Kurani është i krijuar, e ka mohuar Allahun e Lartësuar (është kafir) dhe nuk i pranohet shehadeti, nuk vizitohet kur është i sëmurë, nuk i falet xhenazeja dhe nuk varroset në varrezat e muslimanëve. Atij i jepet afat tri ditë që të pendohet e nëse nuk e bën, atëherë i pritet koka.” [14]

Shqiptimi i Kuranit

Shejh Ebu Bekër el Ismaili el Xhurxhani, në broshurën e tij të cilën ia dërgoi banorëve të Xhilanit, shkruante:

“Kush thotë se të shqiptuarit e Kuranit është i krijuar dhe ai ka për qëllim vetë Kuranin, ai ka thënë se Kurani është i krijuar.”

Ibën Mehdi et Taberi në librin “Akideja” të cilin e shkroi për banorët e atyre vendeve (të Taberisë), thotë:

“Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit kanë bindjen se Kurani është Fjalë e Allahut të Lartëmadhëruar, shpallja e Tij, ajo që Ai ka zbritur, Urdhëri dhe ndalesa e Tij, dhe nuk është i krijuar. Ndërsa kush thotë se ai është i krijuar, ai e ka mohuar Allahun e Lartësuar. Kurani është i ruajtur në gjokset tona, lexohet me gjuhët

tona dhe është i shkruar në letër. Ai është Fjalë me të cilën Allahu i Lartësuar ka folur, ndërsa kush thotë: Kurani me të shqiptuarin tim është i krijuar, ose se

shqiptimi im i Kuranit është i krijuar, ai është injorant, i humbur dhe mohues i Allahut të Lartësuar.”

Page 181: Sekti Kur’anij

E përmenda këtë pjesë nga libri i Ibën Mehdiut për shkak të përkrahjes sime të tij në të, sepse ai ka pasuar selefët prej dijetarëve të Hadithit në atë që ka thënë edhe pse ai ka qenë i zhytur në shkencën e oratorisë e filozofisë dhe shkrimet e tij në to janë të shumta, por këtë temë ai e ktheu te të zotët e saj dhe e mori atë prej tyre.

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Kam lexuar një shkrim të Ebu Amër el Mustemli të thoshte: Kam dëgjuar Ebu Uthman Seid ibën Ishkab të thotë: Kam pyetur Is’hak ibën Ibrahim për të shqiptuarit e Kuranit dhe ai tha:

“Kjo gjë nuk duhet të diskutohet. Kurani është Fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar.”

Ibën Xherir et Taberi, në librin “El Itikad” të cilin e ka veçuar për këtë temë, thotë:

“Përsa i përket të shqiptuarit e Kuranit prej njerëzve, nuk ka ndonjë gjurmë prej sahabëve apo tabiinëve, përveç asaj që ka ardhur nga ai, fjala e të cilit ka qënë e mjaftueshme dhe bindëse; në pasimin e të cilit është e vërteta dhe udhëzimi; fjala e të cilit vihet në vendin e imamëve të parë të këtij umeti: Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel (Rahimullah).

Ebu Ismail et Tirmidhi më ka thënë se ka dëgjuar Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel (Rahimullah) të thotë:

“Çështja e të shqiptuarit e Kuranit është prej xhehmive, ndërsa Allahu thotë:

“…atëherë siguroi atij strehim me qëllim që ai të dëgjojë Fjalën e Allahut…” [Et Teube: 6].

Prej kujt do ta dëgjojë atë? (a nuk do ta dëgjojë prej gojës së njeriut dhe megjithatë Allahu ka thënë: që të dëgjojë Fjalën e Allahut?!).”

Pastaj tha (Tirmidhiu): Kam dëgjuar një grup prej shokëve tanë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen, se kanë thënë për imam Ahmedin (Rahimullah), se ai thoshte:

“Kush thotë se shqiptimi im i Kuranit është i krijuar, ai është xhehmij, kurse ai që thotë se shqiptimi im i Kuranit nuk është i krijuar, ai është bidatçi (sepse këtë shprehje nuk e kanë thënë të parët).”

Muhamed ibën Xherir thotë:

“Nuk na lejohet të themi në këtë temë fjalë tjetër përveç fjalës së tij (imam Ahmedit), sepse nuk kemi paraardhës që të ketë thënë gjë tjetër përveç atij. Aq më tepër, kur ajo që ai ka thënë, është e mjaftueshme dhe bindëse, dhe se ai është imami që duhet të pasohet, mëshira dhe kënaqësia e Allahut qofshin mbi të!”

Page 182: Sekti Kur’anij

Këto ishin fjalët e Muhamed ibën Xheririt, të cilat i kam marrë nga libri i tij “El I’tikad”.

- Them (autori): Muhamed ibën Xheriri e ka pastruar veten e tij me këtë temë të

librit të tij, nga e gjithë ajo që i është mveshur dhe me të cilën është akuzuar se gjoja ka dalë nga rruga e Sunetit dhe ka anuar nga bidati.

Përsa i përket asaj që ka treguar për Ahmedin (Rahimullah), se të folurit në shqiptimin e Kuranit është prej xhehmive, këtë fjalë ai e ka thënë vërtetë dhe kjo për arsye se Xhehmiu [15] dhe pasuesit e tij qenë të parët, të cilët thanë se Kurani është i krijuar dhe qenë ata që folën për shqiptimin e Kuranit, duke arritur gradualisht në thënien se Kurani është i krijuar, por në atë kohë (në kohën e imam Ahmedit) kishin frikë prej pasuesëve të sunetit që ta shprehin hapur këtë fjalë, kështu që folën për shqiptimin e Kuranit, duke pasur për qëllim se ai me shqiptimin tonë është i krijuar. Për këtë shkak, imam Ahmedi i quajti ata me emrin xhehmije.

Transmetohet gjithashtu se imam Ahmedi ka thënë: “Çështja e shqiptimit është më e keqe se ajo e xhehmijes.”

Ndërsa ajo që ka treguar Muhamed ibën Xheriri për imam Ahmedin, se ai ka thënë: “Kush thotë se shqiptimi im i Kuranit është i krijuar, ai është bidatçi”, ka pasur për qëllim me këtë se të parët prej Ehli Sunetit nuk e kanë zënë me gojë çështjen e shqiptimit të Kuranit dhe as që kanë pasur nevojë të hynë në të, por kjo fjalë është shpikur nga ata që kërkojnë të zhyten në gjëra që nuk u takojnë dhe nga mendjelehtët të cilët shpikën gjëra të paqëna dhe i kaluan kufijtë e ndalesave dhe të fjalëve të ulëta, duke u futur në atë që nuk janë futur të parët prej dijetarëve të Islamit. Për këtë shkak ka thënë imam Ahmedi, se kjo fjalë është bidat dhe se ai që pason sunetin duhet të largohet prej saj, mos ta shprehë atë dhe as ndonjë fjalë të ngjashme me të prej bidateve, por të qëndrojë te ajo që kanë thënë selefët prej dijetarëve që duhen ndjekur dhe të thonë: “Kurani është Fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar”, pa shtuar gjë tjetër mbi këtë fjalë!

Na ka treguar hafiz El Hakim Ebu Abdullah, se Ebu Bekër Muhamed ibën Abdullah El Xherahi u ka thënë (atij dhe atyre që ishin me të) në Merv (qyteti më i njohur në Horasan), se Jahja ibën Sasuvejh ka thënë: Abdulkerim es Sukeri ka thënë: Më ka treguar Uehb ibën Zumah se Ali el Bashani ka thënë: Kam dëgjuar Abdullah ibën el Mubarek të thotë:

“Kush mohon një gërmë të vetme të Kuranit, ka mohuar të gjithë Kuranin dhe kush thotë se unë nuk e besoj këtë “lam” (shkronjën “lam”), ai ka dalë nga Feja.”

[16]

__________________________________________

Page 183: Sekti Kur’anij

[1] - Temën në fakt e ka vendosur studiuesi i librit.

[2] - Ka për qëllim udhëtimin për në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu

alejhi ve selem), pasiqë disa dijetarë e quajnë atë udhëtim, udhëtim për të vizituar varrin. Dijetari i Islamit, Ibën Tejmije (Rahimullah) thotë se disa dijetarë e quajnë udhëtimin për t’u falur në xhaminë e tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), udhëtim për tek varri i tij (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe thonë: Vizita e varrit të tij (sal-lAllahu alejhi ve selem) është vepër e pëlqyeshme. Por qëllimi i tyre është udhëtimi për në xhaminë e tij (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe të vepruarit atje adhurimet e ligjërueshme, si përshëndetja me selam të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ve selem), bërja lutje për të dhe lavdërimi i tij. [Mexhmuul fetava: 27/246, të përmbledhur]. Ndërsa të udhëtuarit thjeshtë për tek varri i tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), është e paligjëruar.

[3] - Kjo shprehje nuk është e përshtatshme sepse jo çdokush që beson diçka që e

kundërshton Sunetin del nga feja.

[4] - Dijetarët e Hadithit janë të kapurit për Librin e Allahut të Lartësuar dhe

ndjekësit e rrugës së të Dërguarit të Tij, Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem). Esh Shehristani në librin “El milel uen nihal” thotë: “Janë quajtur ithtarë të Hadithit sepse ata kujdeseshin për gjetjen e Haditheve dhe të transmetimeve që vinin nga të parët, pastaj nxirrnin ligjet e dispozitat në mënyrë të drejtpërdrejtë nga tekstet e tyre, duke mos u kthyer te kijasi (shëmbëlltyra e çështjeve me njëra-tjetrën) apo te logjika e tyre, vetëm në rast se nuk gjenin Hadith apo fjalë të Sahabeve. Sipas kësaj domethënieje, ata janë ndryshe nga pasuesit e logjikës dhe e të kuptuarit të tyre. Dijetari i Islamit, Ibën Tejmije (Rahimullah), në sqarimin e asaj që është për qëllim me shprehjen “Ehlul Hadith” thotë: “Me shprehjen “Ehlul Hadith”, ne nuk kemi për qëllim thjesht ata që mjaftohen me të dëgjuarit e tij, të shkruarit apo të transmetuarit e tij, por kemi për qëllim me këtë shprehje të gjithë ata të cilët garojnë në mësimin e Haditheve përmendësh, i njohin dhe i kuptojnë ato me perceptim gjithpërfshirës; të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.” == … Më pas tregon diçka nga vlera e tyre, duke thënë: “Veçoria më e afërt tek ata, është dashuria për Kuranin dhe Hadithin, kërkimi për gjetjen e tyre dhe të domethënies së tyre, si dhe të vepruarit sipas asaj që mësojnë prej tyre. Për këtë shkak, fukahatë –juristët-, të cilët janë dijetarë të Hadithit, e njohin të Dërguarin e Allahut më mirë se fukahatë e tjerë. Po kështu edhe prijësit prej tyre, e njohin politikën profetike më mirë se të tjerët, dhe populli i thjeshtë prej tyre, ka më shumë të drejtë se të tjerët në dashurinë e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem). [Mexhmuul fetava: 4/95]. Në një vend tjetër thotë: “Ehlul Hadith” janë selefët e tre brezave të parë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre.” [Mexhmuul fetava: 6/355].

Page 184: Sekti Kur’anij

[5] - Mutezilitë janë një prej grupeve të humbura, të cilët janë shfaqur në kohën kur

Vasil ibën Atai nxori bidatin e tij, duke thënë se Fasiku-ai që bën harame të mëdha- është në një vend të mesëm midis kufrit dhe imanit (mosbesimit dhe besimit) dhe për këtë shkak, Hasen el Basriu e largoi atë nga mësimet e tij. Atëherë ai u veçua në një prej cepave të xhamisë së Basras dhe atij iu bashkua shoku i tij, Amër ibën Ubejd ibën Bab. Atëherë njerëzit thanë se ata të dy u veçuan (itezela) nga fjala e popullit, ndërsa pasuesit e tyre i quajtën që atë ditë me termin “mu’tezili”. Ky emërtim përfshin një numër të madh grupesh të cilat i bashkojnë me njëra-tjetrën në bidatin e tyre disa çështje prej të cilave po përmendim: Mohimi i cilësive të përhershme të Allahut të Lartësuar, mohimi i të shikuarit Allahun me sy (në Ditën e Kijametit), thënia se Fjala e Allahut është e krijuar, thënia se njerëzit i krijojnë vetë punët e tyre dhe se Allahu nuk ka dorë e caktim në to (prej këtu janë quajtur “kaderije”), thënia se fasiku është në një vend të mesëm midis dy vendeve, etj.

[6] - Xhehmijet janë pasuesit e Xhehëm ibën Safvan. Bidati i tij është shfaqur në

Tirmidh. Atë e vrau Selem ibën Ahvez el Mazini në Merva, nga fundi i sundimit të Beni Umejjes. Ai u bashkangjitet mu’tezilive në mohimin e cilësive të përhershme të Allahut, mohimin e shikimit te Ai dhe se Fjala e Allahut është e krijuar. Por ai ka shtuar edhe disa fjalë të tjera, si: Thënia e tij se nuk lejohet që Allahu të cilësohet me një cilësi, me të cilën mund të cilësohet edhe njeriu, sepse sipas tyre, kjo do të thotë ta krahasosh Allahun me krijesat. Kështu, ai mohoi të qënurit e Allahut i Gjallë e i Ditur dhe pohoi se Ai është i Mundshëm, Veprues dhe Krijues. Ai thotë gjithashtu se njeriu është i detyruar në veprat e tij dhe nuk ka të drejtë të zgjedhë e të veprojë dhe se Xheneti e Xhehenemi do të shuhen e do të kenë fund. Sipas tij, Imani është njohja e Allahut dhe se ai është njëlloj te të gjithë besimtarët (nuk shtohet e nuk pakësohet). [Marrë nga libri “El Milel uen nihal” i Shehristanit (Rahimullah)].

[7] - Mushebbihitë janë ata që e krahasojnë Allahun me krijesat e Tij. Krahasimi

është dy llojesh: I pari është krahasimi i krijesave me Krijuesin, siç kanë krahasuar të krishterët Isain me Allahun, apo siç kanë krahasuar idhujtarët idhujt e tyre me Allahun. Lloji i dytë i krahasimit është krahasimi i Krijuesit me krijesat e Tij, siç është fjala e mushebbihive se Allahu ka Dorë dhe ajo është si dora jonë, apo se Ai dëgjon si ne (I Lartë është Allahu ngo ajo që i përshkruajnë). [Et tenbihat es senije ala el akide el vasitije: f. 13]. El Bagdadi përmend se mushebbihitë, ata të llojit të dytë të krahasimit, janë dy grupe: njëri krahason Qënien e Allahut me atë të krijesave dhe tjetri krahason Cilësitë e Allahut me ato të krijesave. [El ferku bejnel firak: f.214].

[8] - “Pasuesit e Sunetit” janë të kapurit për rrugën e të Dërguarit të Allahut (sal-

lAllahu alejhi ve selem) dhe shokëve të tij. Imam Ibën Tejmije, në librin “El Akide el

Page 185: Sekti Kur’anij

Uasitije”, duke sqaruar rrugën e pasuesëve të Sunetit thotë: Prej Rrugës së Ehli Sunetit dhe Xhematit është pasimi i gjurmëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), në kuptimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të tyre, si dhe pasimi i i rrugës së emigruesëve të parë dhe ensarëve (ndihmuesëve të tyre në Medine). Ata janë pasuesit e amanetit të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), i cili ka thënë: “Kapuni për Sunetin (rrugën) time dhe rrugën e halifëve të drejtë e të drejtëudhëzuar që do jenë pas meje! Kapuni për të dhe shtrëngojeni fortë me dhëmballë!”. Ata e dinë se fjala më e vërtetë është Fjala e Allahut dhe se udha më e mirë, është ajo e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem). Ata i japin epërsi Fjalës së Allahut mbi fjalën e çdokujt prej njerëzve dhe udhës së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem) mbi udhën e çdokujt tjetër. Për këtë shkak janë quajtur “Ehlul Kitabi ues Suneh.” Mbaroi fjala e Ibën Tejmijes (Rahimullah).

[9] - Ibnul Kajjim (Rahimullah), në librin “Muhtesar es sauaik elmurseleh”, thotë:

“Tahrifi (shtrembërimi) është dy llojesh: Shtrembërim i vetë shprehjes dhe shtrembërim i kuptimit të asaj shprehjeje. Shtrembërimi i shprehjes është të ndërruarit e saj me një tjetër, duke shtuar a hequr një shkronjë, apo duke ndryshuar një shenjë e cila ndikon në analizën e fjalisë, apo që nuk ndikon në analizën e fjalisë por që e ndryshon shprehjen. Këto janë katër lloje në të cilat u zhytën Xhehmijet dhe Rafiditë. Ata i ndryshuan shprehjet e Haditheve (duke shpifur Hadithe të paqëna) por nuk mundën ta bëjnë këtë me shprehjet e Kuranit edhe pse rafiditë, në fakt, kanë ndryshuar shumë prej shprehjeve të Kur’anit dhe thonë se Ehli Suneti e kanë ndryshuar atë nga origjina e tij. Ata pretendojnë se kanë Kuran të ndryshëm nga ky që njohin muslimanët dhe se atë e kanë trashëguar nga Sahabet. Ndërsa shtrembërimi i kuptimit të fjalës, është fusha në të cilën u hapën më së shumti dhe e quajtën atë ta’vil (shpjegim me gjëra të tjera, komentim). Por ky emërtim është diçka e keqe dhe e re të cilën nuk e ka njohur gjuha arabe dhe me të është për qëllim shtrembërimi i kuptimit të fjalës nga origjina dhe e vërteta e saj, dhe dhënia kuptim tjetër asaj fjale, sipas përafërsisë kuptimore të fjalëve…”

[10] - Transmetimi i këtij Hadithi do të vijë më pas.

[11] - Këtë Hadith e ka nxjerrë Bejhakiu në librin “El Esmau ues Sifat” dhe Ed

Dujlemi në librin “El Firdeus”, nga Xhabir ibën Abdullah (Rahimullah). E ka transmetuar gjithashtu, Taberani në “El Kebijr” nga Ibën Umeri (radijAll-llahu anhu). Në fillim të këtij Hadithi thuhet: “Engjëjt thanë: O Zoti ynë! Ti i ke dhënë bijëve të Ademit dunjanë në të cilën ata hanë e pinë, u hipin kafshëve e vishen me rroba të mira, ndërsa ne të adhurojmë Ty dhe nuk hamë e pimë dhe as luajmë. Ashtu si u ke dhënë atyre dunjanë, na e jep neve botën tjetër! Allahu tha: Nuk ua jap…”

Page 186: Sekti Kur’anij

[12] - E ka nxjerrë Darakutni dhe Bejhakiu, nga Harith ibën Nofel. Hadithi i plotë

është: “Allahu i Madhëruar ka krijuar tre gjëra me Dorën e Tij: Ka krijuar Ademin me Dorën e Tij, ka shkruar Teuratin me Dorën e Tij dhe ka mbjellë Firdeusin me Dorën e Tij.”

[13] - E ka nxjerrë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Hakim, Ed Darimi, Ahmedi. E

ka saktësuar Hakimi dhe Dhehebiu. Hadithi i plotë është: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) shkonte te njerëzit kur bënin haxhin (para Islamit) dhe u thoshte: “A ka ndonjë që të më marrë te populli i tij, sepse kurejshët më penguan që të shpall Fjalën e Zotit tim?”

[14] - Këtë fjalë e ka përmendur Dhehebiu, në librin “Sijeru ealami en nubela”.

[15] - Ai është El Xhehëm ibën Safuan Ebu Mihraz es Samerkandi për të cilin Dhehebiu

thotë: “Ai është i humbur, bidatçi dhe koka e xhehmive. Është vrarë në kohën e tabiinëve të vegjël dhe nuk di të jetë transmetuar gjë prej tij, por ai ka mbjellë një sherr shumë të madh.” Ndërsa El Bagdadi thotë: “Prej veprave të këqia të Xhehmit ishte se ai ngrinte krye mbi udhëheqësit dhe ka dalë bashkë me Shurejh ibën el Harith, kundra Nasër ibën Sejar.” [Mizanu el itidal: 1/426, El ferku bejnel firak: f. 200].

[16] - Këtë fjalë të Ibën el Mubarek e ka përmendur gjithashtu Ibën Tejmije

(Rahimullah), me tekst të njëjtë, por pa zinxhir transmetuesish, duke e transportuar nga libri “El fusul fil usul” i Ebu Hasen el Kerhit. [Mexhmuul fetava: 4/182].

Qëndrimi i Allahut mbi Arshin e Tij.

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se Allahu i Madhëruar është mbi shtatë qiejt e Tij, mbi Arshin e Tij, siç e ka thënë këtë në Librin e Tij, në Fjalën e Tij, në suren El-A’raf:

“Padyshim që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë dhe pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor ashtu siç

i shkon Madhështisë së Tij).” [El A’raf: 54].

Page 187: Sekti Kur’anij

Dhe në suren Junus:

“Padyshim që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor ashtu siç i

shkon Madhështisë së Tij). Ai sistemon e zotëron çështjet për çdo gjë. Asnjë ndëmjetësues nuk mund të kërkojë të flasë (për të ndërmjetësuar tek Ai), veçse

pas Lejes së Tij…” [Junus: 3].

Në suren Er Rad:

“Allahu është Ai, i Cili ngriti qiejt pa shtylla që ti shihni, pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh…” [Er Rad: 2].

Në suren El Furkan:

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. I Gjithëmëshirshmi! Kështu pra, pyete Atë (O Muhamed, për Cilësitë e larta të Tij etj.), sepse Ai është i Njohur

për gjithçka.” [El Furkan: 59].

Në suren Es Sexhde:

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).” [Es Sexhde: 3].

Në suren Ta-ha:

“I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na ka treguar për Faraonin e mallkuar, se ai i tha Hamanit:

“O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund t’i arrij rrugët. Rrugët e qiejve dhe të mund të shoh Zotin e Musait, por unë me të vërtetë që e quaj atë

gënjeshtar…” [Gafir: 36-37].

Faraoni nuk e tha këtë, veçse pasi dëgjoi Musain (alejhis selam) të thotë se Zoti i tij është në qiell. A nuk e sheh fjalën e Faraonit: “por unë me të vërtetë që e quaj

atë gënjeshtar”, d.m.th. e quaj gënjeshtar për fjalën e tij se në qiell ka Zot.

Prej këtu, të gjithë dijetarët e umetit dhe imamët e mëdhenj prej selefëve (Rahimullah) nuk janë kundërshtuar kurrë në fjalën se Allahu është mbi Arshin e Tij dhe se Arshi i Tij është mbi shtatë qiejt e Tij.

Ata (dijetarët e Hadithit dhe pasuesit e sunetit) pohojnë e konfirmojnë në këtë çështje, atë që ka pohuar Allahu i Lartësuar, besojnë në të dhe e besojnë lajmin e Zotit të tyre. Ata thonë ashtu si ka thënë Allahu për qëndrimin e Tij mbi Arshin e

Page 188: Sekti Kur’anij

Tij, duke e marrë atë nga kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve dhe duke ia lënë Allahut dijen dhe njohurinë e të vërtetës (natyrës) së tij (qëndrimit mbi Arsh dhe çdo Cilësije të Allahut). Ata thonë:

“Ne besojmë në të (Kuranin); i tëri (Ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Por nuk marrin mësim veçse ata që janë të brumosur me mendje të

shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Kështu ka thënë Allahu për të vendosurit plotësisht në dije, se ata e thonë këtë fjalë dhe Allahu ua pëlqen këtë atyre e i lavdëron ata.

(Autori thotë): Na ka treguar Ebu Hasen Abdurrahman ibën Ibrahim ibën Muhamed ibën Jahja el Mizki, se Muhamed ibën Daud ibën Sulejman ez Zahi u ka thënë: Më ka treguar Ali ibën Muhamed ibën Ubejd Ebu el Hasen, se Ebu Jahja ibën Kisbeh el Uerak ka thënë: Na ka thënë Muhamed ibën Eshras el Uerak Ebu Kenane, se Ebu Mugirah el Hanefi ka thënë: Na ka thënë Kuratu ibën Halid, se Hasenit i ka thënë babai i tij, se Umu Selemeh (gruaja e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), nëna e besimtarëve), për fjalën e Allahut të Lartësuar: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5], ka thënë:

“El Istiua (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është e panjohur (në gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja (në lidhje me qëndrimin e Allahut mbi Arsh), pohimi i tij është prej besimit, ndërsa mohimi i tij është kufër (mosbesim).”

[1]

Na ka treguar Ebu Hasen ibën ebi Is’hak el Mizki ibën el Mizki, se Ahmed ibën Hadër Ebu el Hasen esh Shafii ka thënë: Na ka thënë Shadhani, se Ibën Mahled ibën Jezid el Kuhustani ka thënë: Xheafer ibën Mejmun ka thënë:

Është pyetur Malik ibën Enes për Fjalën e Allahut: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi? Ai tha:

“Istivaja (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është i panjohur (në gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja, besimi në të është obligim, ndërsa pyetja për të është bidat. Por unë nuk të shoh ty, veçse të humbur.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej nga tubimi i tij. [2]

Na ka treguar Muhamed el Muhlidi el Adël, se Ebu Bekër Abdullah ibën Muhamed el Isfraini ka thënë: Na ka thënë Ebu el Husejn Ali ibën el Hasen, se Selemeh ibën Shebib ka thënë: Na ka thënë Mehdi ibën Xheafer ibën Mejmun er Ramli, se Xheafer ibën Abdullah ka thënë:

Erdhi një burrë te Malik ibën Enes dhe e pyeti për Fjalën e Allahut: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi? Xheaferi thotë: Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së tij, saqë e mbuluan djersët nga nxehja dhe qëndroi pa folur me shikimin në tokë. Njerëzit po

Page 189: Sekti Kur’anij

prisnin se çdo të ndodhte dhe pasiqë ajo nxehje dhe skuqje e madhe u largua prej imam Malikut (Rahimullah), ai tha:

“Përshkrimin e tij nuk e kap mendja, Istivaja nuk është e panjohur, besimi në të është vaxhib, ndërsa pyetja për të është bidat. Por unë kam frikë se ti je i humbur.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë. [3]

Të njëjtin Hadith ma ka treguar edhe gjyshi im, Ebu Hamid Ahmed ibën Ismail, se gjyshi i babait tim, Ebu Abdullah Muhamed ibën Udej ibën Hamdauejh es Sabuni ka thënë: Na ka thënë Muhamed ibën Ahmed ibën Ebi Aun en Nesevi, se Selemeh ibën Shebib ka thënë: Na ka thënë Mehdi ibën Xheafer er Ramli, se Xheafer ibën Abdullah ka thënë:

Një burrë erdhi te Malik ibën Enes dhe i tha: O Ebu Abdullah (kunja e imam Malikut)! Në Kuran thuhet:

“I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi?

Thotë (Xheaferi): Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së tij. Pastaj përmendi njësoj si Hadithi i mësipërm. Është pyetur Ebu Ali el Husejn ibën el Fadël el Bexheli, për Istivanë me pyetjen: Si qëndroi mbi Arshin e Tij?

Ai tha: “Ne nuk dimë nga e fshehta veçse atë që na është treguar, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar na ka treguar se Ai qëndroi mbi Arshin e Tij, por nuk na ka treguar se si ka qëndruar.”

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah (el Hakim en Nisaburi), se Ebu Bekër Muhamed ibën Daud Ez Zahid ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Abdurrahman es Sami, se Abdullah ibën Ahmed Shebbuvejh el Muruzi i ka thënë: Kam dëgjuar Ali ibën el Hasen ibën Shekik të thotë: Kam dëgjuar Abdullah ibën Mubarek të thotë:

“Ne e njohim Zotin tonë që është mbi shtatë qiejt, qëndruar mbi Arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij dhe nuk themi siç thonë xhehmitë, se: Ai është këtu e atje -duke bërë me shenjë nga toka.”[4]

El Hakim Ebu Abdullah, në librin “Historia”, të cilin e ka mbledhur për banorët e Nisaburit dhe në librin “Njohja e Hadithit” të cilat ai i ka mbledhur dhe nuk e ka paraprirë kush në to, thotë: Kam dëgjuar Ebu Xheafer Muhamed ibën Salih ibën Hani të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejme të thotë:

“Kush nuk thotë, se Allahu i Madhëruar është mbi Arshin e Tij, qëndruar mbi shtatë qiejt, ai është kafir –mohues i Zotit të tij- dhe gjaku i tij është i lejuar. Atij i jepet rasti për t’u penduar dhe nëse nuk pendohet, atëherë i pritet koka dhe i hidhet në plehra, ashtu që të mos dëmtohen muslimanët nga era e keqe e

Page 190: Sekti Kur’anij

kufomës së tij. Pasuria e tij bëhet si plaçka e luftës dhe atë nuk e trashëgon askush prej muslimanëve (të afërmëve të tij muslimanë), sepse muslimani nuk e trashëgon jomuslimanin, siç ka thënë i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) “Muslimani nuk e trashëgon kafirin dhe as kafiri muslimanin.”[5]

Imami ynë, Ebu Abdullah Muhamed ibën Idris esh Shafii (Rahimullah), në librin e tij “El Mebsut”, në çështjen e lirimit të një robëreshe besimtare prej atij që ka bërë një gjynah, për faljen e të cilit duhet të lirosh një rob, pasiqë mosbesimtarja nuk vlen për këtë lloj pendimi, ai argumentoi me Hadithin e Muavije ibën Hakim, i cili donte të lironte një robëreshë të zezë dhe pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) për të. Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) e provokoi atë robëreshën duke i thënë: “Kush jam unë?” Ajo bëri me shenjë nga ai dhe pastaj nga qielli, (d.m.th): “Ti je i Dërguari i Allahut që është në qiell.” Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) tha:

“Liroje atë, sepse ajo është besimtare.”[6]

Kështu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), gjykoi se ajo është muslimane dhe besimtare, për shkak të pohimit të saj se Allahu është në qiell dhe se ajo e njihte Zotin e saj me cilësinë e të qenurit lart dhe mbi krijesat e Tij.

Imam Shafiu (Rahimullah) argumentoi me këtë Hadith për tu provuar kundërshtarëve të tij, të cilët thonë se në kefare lejohet të lirosh një robereshë mosbesimtare, se ajo duhet të jetë besimtare. Ai nuk argumentoi me këtë Hadith, vetëm për shkak se vetë ai beson se Allahu i Lartësuar është mbi krijesat e Tij, mbi shtatë qiejt, mbi Arshin e Tij. Ashtu siç është edhe bindja dhe besimi i muslimanëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, të parët dhe të mëvonshmit prej tyre. Kjo, sepse imam Shafiu (Rahimullah) nuk transmetonte ndonjë Hadith të saktë dhe pastaj të mos e besonte atë dhe të mos vepronte sipas tij.

Na ka treguar El Hakim Ebu Abdullah (Rahimullah), se imam Ebu el Uelid Hasan ibën Muhamed, dijetari i fikhut ka thënë: Ibrahim ibën Mahmud na ka thënë: Kam dëgjuar Rabij ibën Sulejman të thotë: Kam dëgjuar Shafiun të thotë:

“Nëse shihni që unë kam thënë ndonjë fjalë nga vetja ime, por ndonjë Hadith i saktë i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) e kundërshton atë, atëherë dijeni se mendja ime më ka pas ikur (në atë çështje).”

El Hakimi (Rahimullah) thotë: Kam dëgjuar Ebu el Uelid, më shumë se një herë, të thotë: Më kanë treguar se Zeaferani ka thënë: Një ditë, Shafiu (Rahimullah) transmetoi një Hadith dhe dikush prej të pranishmëve tha: O Ebu Abdullah! A e beson këtë Hadith dhe a gjykon sipas tij? Ai tha:

“Mos më sheh gjë në ndonjë marrëveshje apo më sheh në kishë?! Apo mos sheh gjë të kem veshur uniformë të mosbesimtarëve?! Unë jam ky që më sheh. Ulur në një xhami të muslimanëve, veshur me veshjen e tyre dhe drejtuar kibles së tyre.

Page 191: Sekti Kur’anij

A mundet atëherë, që të transmetoj një Hadith nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) e të mos gjykoj sipas tij?!” [7]

Ebu Uthmani thotë: Dallimi ndërmjet pasuesëve të Sunetit dhe pasuesëve të bidatit, është se pasuesit e bidatit nëse dëgjojnë një Hadith që flet për Cilësitë e Allahut, e kthejnë mbrapsht atë dhe nuk e pranojnë, ose /…/ [8], pastaj e sqarojnë atë me sqarime të atilla, pas të cilave fshihet heqja e Hadithit që nga rrënjët dhe rrëzimi i /…/ [9], me mendjet dhe gjykimet e tyre, duke e ditur plotësisht dhe me bindje të plotë se thënia e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka për qëllim atë që ka thënë në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj, sepse ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) e njeh Zotin e Tij më mirë se çdokush tjetër dhe nuk thotë për Të veçse të vërtetën, të sinqertën dhe atë që i shpallet.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Ai nuk flet nga dëshira (mendja) e tij, por Ai (Kurani dhe Suneti) është vetëm shpallje që i frymëzohet.” [En Nexhm: 3-4].

Zuhriu, prijësi i prijësave të dijes, si dhe dijetarë të tjerë të umetit musliman (Rahimullah), thonë:

“Detyra e Allahut është sqarimi, detyra e të Dërguarit është komunikimi, ndërsa detyra jonë është pranimi dhe dorëzimi.” [10]

Junus ibën Abdusamed ibën Meakal transmeton nga babai i tij, se Xhead ibën Dirhem [11] erdhi te Uehb ibën Munebih që ta pyesë për Cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe ai iu përgjigj:

“Mjerë ti o Xhead! Kam disi përshtypjen se ti je prej të shkatërruarëve. O Xhead! Nëse neve nuk do të na kishte njoftuar Allahu në Librin e Tij se Ai ka Dorë, Sy e Fytyrë, atëherë ne nuk do ta thonim këtë gjë. Kështu që ki frikë Allahun!” Nuk zgjati shumë dhe Xheadi u vra e u kryqëzua.[12]

Halid ibën Abdullah el Kisri[13], në ditën e kurban bajramit, mbajti hytbe në Basra dhe në fund të saj tha:

“Shkoni nëpër shtëpitë tuaja dhe prini kurbanet tuaja, në të cilat Allahu iu dhëntë bereqet! Ndërsa unë do të bëj kurban sot Xhead ibën Dirhemin, i cili thotë se Allahu nuk e ka marrë Ibrahimin si Halil (të dashur) dhe se nuk i ka folur Musait me Fjalën e Tij. I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga ajo që thotë Xheadi, shumë e shumë i Lartë! Pastaj zbriti nga minberi dhe e theri me dorën e tij, pastaj urdhëroi që ta kryqëzojnë.” [14]

__________________________________________

Page 192: Sekti Kur’anij

[1] - Këtë fjalë të saj e ka nxjerrë imam El Lalkai në librin e tij: “Shpjegim i bazave

të besimit të Ehli Sunetit dhe Xhematit” : 3/397. Dijetari i Islamit Ibën Tejmije, pasiqë përmendi përgjigjen e imam Malikut të cilën ia ktheu atij që e pyeti se si qëndroi Allahu mbi Arsh? Ai tha (Ibën Tejmije): Kjo përgjigje është transmetuar edhe nga Umu Selemeh (radijAll-llahu anhu) meukuf (si fjalë e vetë asaj) dhe merfuan (nga fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), por zinxhiri i transmetuesëve të tij nuk është i besueshëm dhe nuk mund të mbështetesh te ai.” [“Mexhmul fetaua” i shejhul Islam, Ibën Tejmije: 5/365].

[2] - Do të vijë më pas nxjerrja dhe rruga e transmetimit të këtij Hadithi, por me

zinxhir tjetër, ndërsa këtë rrugë nuk e kam gjetur në ndonjë vend. (Fjala e verifikuesit të librit).

[3] - Historinë e imam Malikut me atë që e pyeti atë, e ka nxjerrë imam Ebu Seid ed

Darimi, Ebu el Kasim el Lalkai, Ebu Naimi, Bejhakiu dhe Dhehebiu.

[4] - Këtë fjalë të Ibën Mubarekut e ka nxjerrë imam Ahmedi në librin “Es sunneh”,

Buhariu dhe Dhehebiu. Ibnul Kajim, për këtë fjalë të ibën Mubarekut thotë: Këtë fjalë ai e ka thënë me të vërtetë dhe kjo është e saktë, si të ishte e transmetuar me teuatur- numër të madh transmetuesish.

[5] - Këtë Hadith e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi.

[6] - Këtë Hadith, me këtë shprehje e ka nxjerrë Ebu Daudi, imam Ahmedi dhe Ibën

Huzejme nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu). Ndërsa Muslimi e ka nxjerrë nga Hadithi i Muavije ibën Hakem, me shprehjen: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) i tha asaj: “Ku është Allahu? Ajo tha: Në qiell. Ai tha: Kush jam unë? Ajo tha: Ti je i Dërguari i Allahut …” Kjo është edhe shprehja që ka ardhur në librin “El Um” të imam Shafiut (Rahimullah).

[7] - E ka transmetuar Ebu Nuajmi në librin “Hiljetul eulija” me shprehje të përafërt

me këtë.

[8] - Verifikuesi i dorëshkrimit thotë se këtu është një fjalë që nuk kuptohet.

[9] - Verifikuesi thotë: Këtu është një fjalë e pakuptueshme dhe pas saj, thuajse një

rresht i plotë i bardhë (i pa shkruar).

Page 193: Sekti Kur’anij

[10] - Burimi i kësaj shprehjeje do të vijë më pas.

[11] - Ai është Xhead ibën Dirhem prej fisit Beni Mirvan. Ka jetuar një kohë në

Damask deri sa shfaqi thënien se Kurani është i krijuar. Njerëzit e Beni Umejjes e ndoqën atë, por ai u arratis për në Kufa. Aty takoi El Xhehëm ibën Safvan, i cili mori prej tij këtë fjalë (për krijimin e Kuranit). Atë e vrau Halid ibën el Kisri në Kufa, ditën e kurban bajramit në vitin 118 h.

[12] - Këtë e ka përmendur Ibën Kethiri në librin “El Bidaje uen Nihaje” të marrë

nga libri “Et Tarih” i Ibën Asakir. Gjendet gjithashtu në librin “Sijeru Ealamu En Nubela” të Dhehebiut.

[13] - Ai është Halid ibën Abdullah ibën Bexhelij el Kisri ed Dimashki, princi i Mekës

në kohën e Uelijd ibën Abdulmelik, pastaj Sulejmanit. Kur erdhi në pushtet Hishami, e ngarkoi atë veli të irakienëve (në Kufa dhe Basra). Ka qenë bamirës dhe predikues orator. E kanë akuzuar për zendekah (fshehje të kufrit dhe shfaqje të tij hera-herës). E kanë torturuar dhe e kanë vrarë në vitin 126 h. [Marrë nga “Sijeru Ealamu en-nubela”, “El Bidaje uen Nihaje” etj].

[14] - E transmeton Buhariu në librin “Krijimi i punëve të njerëzve” : f. 29, Darimiu

në librin “Kundërpërgjigja ndaj xhehmive” : f. 258, El Axhurri në librin “Esh Sheria”: f. 97, El Lalikai: 2/319, etj.

Zbritja e Allahut të Lartëmadhëruar,

Ardhja dhe Afrimi i Tij.

Dijetarët e Hadithit pohojnë se Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, pa e krahasuar Zbritjen e Tij me zbritjen e krijesave, pa e përngjasuar dhe pa e përfytyruar, por pohojnë atë që ka pohuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe nuk e tejkalojnë atë. Ata e marrin atë që thotë lajmi i saktë (Kurani apo Suneti) në lidhje me Cilësitë e Allahut, në kuptimin e drejtpërdrejtë të tyre, ndërsa njohjen e plotë të formës dhe të vërtetës së tyre, ata ia lënë Allahut të Madhëruar, në dijen e Tij gjithpërfshirëse.

Ata pohojnë gjithashtu atë që ka zbritur Allahu i Lartësuar, në Librin e Tij, për Ardhjen e Allahut dhe Afrimin e Tij tek krijesat e Tij, siç thotë në Fjalën e Tij:

Page 194: Sekti Kur’anij

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

Gjithshtu thotë:

“Dhe vjen Zoti yt e melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Kam lexuar në një letër të Ebu Bekër El Ismaili, të cilën ia dërgonte banorëve të Xhijlanit dhe thoshte: Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë, siç thuhet në Hadithin e saktë të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe në Fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë:

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

Dhe në Fjalën e Allahut:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Ne besojmë në të gjitha këto ashtu siç kanë ardhur, pa i përshkruar ato, sepse nëse Allahu do të kishte dashur të na e sqaronte formën e tyre, atëherë do ta kishte bërë këtë dhe atëherë ne do të qëndronim te ajo që do të thoshte Ai. Ne nuk bëjmë si ai që përngjason (Cilësitë e Allahut me ato të krijesave) sepse jemi të urdhëruar për këtë në Fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:

“Është Ai i Cili të ka zbritur ty (O Muhamed!) Librin. Në të ka Vargje plotësisht të qarta të cilat janë themelet e Librit (urdhërat dhe ndalesat) dhe Vargje të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në

zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar fitneh (trazira etj.) dhe duke kërkuar për

kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: Ne besojmë në të; i tëri (ajetet

e qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Por nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija Esh Shejbani, se ka dëgjuar Ebu Hamid ibën esh Sharki të thotë: Kam dëgjuar Hamdan As Selmij dhe Ebu Daud El Haffaf të thonë: Kemi dëgjuar Is’hak ibën Ibrahim el Handhali të thotë: Më ka thënë princ Abdullah ibën Tahir: O Ebu Jakub! Në lidhje me Hadithin që ti tregon prej të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem): “Zoti ynë zbret ç’do natë në qiellin e dynjasë.” [1] Si zbret Allahu? Thotë: Thashë: Allahu e forcoftë princin! Nuk thuhet për Allahun “Si?”. Por Ai zbret pa ndonjë mënyrë që njohim ne! [2]

Na ka treguar Ebu Jakub Is’hak ibën Ibrahim, i drejti, se gjykatës Mahbub ibën Abdurrahman u ka thënë: Më ka treguar gjyshi im, Ebu Bekër Muhamed ibën Ahmed ibën Mahbub, se Ahmed ibën Hamavejh ka thënë: Na ka treguar Ebu Abdurrahman El

Page 195: Sekti Kur’anij

Atekij, se Muhamed ibën Selam u ka thënë: Pyeta Abdullah ibën el Mubarek për zbritjen e Allahut në natën e mezit të muajit Shaban dhe Abdullahi tha: O ti i pafuqishëm! Ai zbret çdo natë (dhe jo vetëm në mes të Shabanit). Një prej të pranishmëve tha: O Ebu Abdurrahman! Si zbret Allahu? A nuk ngel bosh ai vend atëherë? Abdullahi tha:

“Zbret si të dojë.” [3]

Në një transmetim tjetër të kësaj historie thuhet se Abdullah ibën Mubarek i tha atij burrit: “Nëse të vjen një Hadith nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), nënshtroju atij!”

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu Zekerija Jahja ibën Muhamed el Anberi të thotë: Kam dëgjuar Ibrahim ibën ebi Talib të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Seid ibën Ibrahim Ebu Abdullah er Rabati të thotë:

“Kam prezentuar një tubim të princit Abdullah ibën Tahir, në të cilin prezentoi edhe Is’hak ibën Ibrahim –d.m.th. ibën Rahavejh- i cili u pyet për Hadithin e zbritjes, nëse është i saktë apo jo?

- Ai tha: Po.

- Atëherë një oficer i Abdullahit i tha atij: O Ebu Jakub! A pretendon se Allahu zbret çdo natë?

- Ai tha: Po.

- Oficeri tha: Atëherë si zbret?

- Is’haku i tha atij: Poho që Allahu është lart (beso që Allahu qëndron mbi Arshin e tij që është mbi shtatë qiejt!) dhe atëherë do të të përshkruaj se si zbret!

- Ai tha: E pohoj që Allahu është lart.

- Atëherë Is’haku tha: Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

- Princi Abdullah tha: O Ebu Jakub! Por kjo është në Ditën e Kijametit?

- Is’haku tha: Allahu e forcoftë princin! Atëherë çfarë e pengon Atë që vjen në Ditën e Kijametit, të vijë edhe sot?!”

Hadithi i zbritjes së Allahut çdo natë në qiellin e dynjasë, është Hadith i rënë dakord unanimisht për saktësinë e tij. Ai gjendet në dy Sahihat e Buhariut dhe Muslimit nga

Page 196: Sekti Kur’anij

transmetimi i Malik ibën Enesit, nga Zuhriu, nga El Agurri dhe Ebu Selemeh; nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu).

Na ka treguar Ebu Ali Zahir ibën Ahmed, se Ebu Is’hak Ibrahim ibën Abdusamed ka thënë: Na ka treguar Ebu Musab, se Maliki u ka treguar…

Dhe na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija, se Ebu Hatim Mekij ibën Abdan ka - (ح)

thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, ka thënë: Prej atyre që kam lexuar në prani të ibën Nafiut është Hadithi që transmeton Mutavifi nga Maliku… [4]

Dhe na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija: Më ka treguar Ebu el Kasim - (ح)

Ubejdullah ibën Ibrahim ibën Bakuvejh: Na ka treguar Jahja ibën Muhamed: Na ka treguar Jahja ibën Jahja, ka thënë: Kam lexuar në prani të Malikut: Nga ibën Shihab ez Zuhrij: Nga Ebi Abdullah el Agurri dhe Ebi Selemeh: Nga Ebu Hurejra (sal-lAllahu alejhi ve selem), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Zoti ynë i Lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të saj (natës) dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet, ashtuqë Unë t’i

përgjigjem atij? A ka ndonjë që kërkon prej Meje, ashtuqë Unë t’i jap atij? A ka ndonjë që më kërkon falje Mua, ashtuqë Unë ta fal atë?” [5]

Ky Hadith ka rrugë të shumta nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu):

Atë e ka transmetuar gjithashtu El Euzai: Nga Jahja ibën ebi Kethir: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebi Hurejra. [6]

E ka transmetuar gjithashtu Jezid ibën Harun dhe dijetarë të tjerë nga - (ح)

Muhamed ibën Amër: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebi Hurejra. [7]

E ka transmetuar gjithashtu Maliku, nga ez Zuhri: Nga El Earaxh: Nga Ebi Hurejra. [8]

E transmeton gjithashtu Maliku nga Ez Zuhri: Nga Seid ibën el Musejjib: Nga Ebi Hurejra.

Dhe e transmeton Ubejdullah ibën Umer: Nga Seid ibën Ebi Seid el Makberi: Nga Ebi Hurejra.

Dhe Abdul Eala ibën ebi el Mesavir dhe Beshir ibën Sulejman: Nga Ebi Hazim: Nga Ebi Hurejra.

Ky Hadith është transmetuar gjithashtu nga rrugë tjetër përveç Ebu Hurejrës (radijAll-llahu anhu):

Atë e ka transmetuar Nafi’ ibën Xhubejr ibën Mat’am: Nga babai i tij. [9]

Page 197: Sekti Kur’anij

Dhe Musa ibën Ukbeh: Nga Is’hak ibën Jahja: Nga Ubadetu ibën As Samit. [10]

Dhe Abdurrahman ibën Keab ibën Malik: Nga Xhabir ibën Abdullah. [11]

Dhe Ubejdilah ibën Rafi': Nga Ali ibën Ebi Talib. [12]

Dhe Sheriku: Nga Ebi Is’hak: Nga Ebi el Ahvas: Nga Abdullah ibën Mes’ud. [13]

Dhe Muhamed ibën Keab: Nga Fadaletu ibën Ubejd: Nga Ebi Darda. [14]

Dhe Ebu Zubejri: Nga Xhabiri. [15]

Dhe Seid ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi. [16]

Dhe nga nëna e besimtarëve Aisha dhe Umu Selemeh (radijAll-llahu anhu). [17]

Të gjitha këto rrugë janë të nxjerra me zinxhirin e transmetuesëve të tyre në librin tonë të madh të njohur me emrin “El Intisar” (Triumfi). [18]

Në transmetimin e El Euzait thuhet: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu), transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Kur kalon gjysma e natës apo një e treta e saj, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë kërkues, që t’i jepet? A ka ndonjë lutës, që ti dëgjohet

lutja e tij? A ka ndonjë kërkues faljeje, që t’i falet atij? Derisa të shpërthejë drita e mëngjesit.” [19]

Ndërsa në transmetimin e Seid ibën Merxhaneh: Nga Ebi Hurejra (radijAll-llahu anhu), ka ardhur një shtesë nga fundi i Hadithit, që thotë:

“Pastaj shtrin Duart e Tij dhe thotë: Kush është ai që më jep borxh (jep lëmoshë, falet etj.), nga i cili nuk varfërohet dhe as nuk i bëhet padrejtësi?” [20]

Në transmetimin e Ebi Hazim: Nga Ebi Hurejra (radijAll-llahu anhu) ka ardhur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Allahu zbret në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të natës dhe thërret: A ka ndonjë që kërkon, ashtu që t’i jap atij? A ka ndonjë që kërkon falje, që t’ia fal atij? Nuk ngel gjë me shpirt veçse e di (e dëgjon) këtë, përveç dy botëve të

njerëzve dhe xhinëve! Kjo është në kohën kur këndojnë gjelat, pëllasin gomerët dhe lehin qentë.” [21]

Në transmetimin e Musa ibën Ukbeh: Nga Is’hak ibën Jahja: Nga Ubadeh ibën As Samit, gjendet një shtesë e mirë.

Page 198: Sekti Kur’anij

Atë shtesë na e ka treguar Ebu Jeala Hamzah ibën Abdul Aziz El Mehlebi: Ka treguar Abdullah ibën Muhamed er Razi: Ka treguar Ebu Uthman Muhamed ibën Uthman ibën Ebi Suejd: Na ka thënë Abdurrahman (ka për qëllim Ibnul Mubarek): Na ka treguar Fudajl ibën Sulejman: Nga Musa ibën Ukbeh: Nga Is’hak ibën Jahja: Nga Ubadeh ibën As Samit (radijAll-llahu anhu), se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Allahu i Lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në kohën kur ka ngelur edhe një e treta e natës dhe thotë: A nuk ka ndonjë prej robërve të Mi, të

më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? A nuk ka ndonjë që i ka bërë padrejtësi vetvetes, të më lutet ashtu që t’ia fal atij? A nuk ka ndonjë që i është penguar rrisku, të më lutet, ashtu që t’a furnizoj atë? A nuk ka ndonjë që i është bërë padrejtësi, të më kujtojë Mua, ashtu që t’a ndihmoj atë? A nuk ka ndonjë që vuan, të më lutet, ashtu që t’ia heq vuajtjen e tij? Vazhdon kështu deri sa të dalë

drita, pastaj ngrihet në Kursijin e Tij.”[22]

Po ashtu, ky Hadith gjendet në transmetimin e Ebi ez Zubejr: Nga Xhabiri, nëpërmjet rrugës së Merzuk Ebi Bekër, të cilin e ka nxjerrë Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejme, të shkurtuar.

Dhe nëpërmjet rrugës së Ejubit, nga Ebi ez Zubejr: Nga Xhabiri, të cilin e ka nxjerrë el Hasen ibën Sufjan në Musnedin e tij.

Ndërsa nëpërmjet rrugës së Hisham ed Dustuvai: Nga Ebi Zubejr: Nga Xhabiri, transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Natën e Arafatit, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe mburret me banorët e tokës te banorët e qiellit duke thënë: Shihini robërit e Mi të pakrehur e të

pluhurosur, që presin kurban! Ata kanë ardhur prej çdo vendi (të afërm e të largët) duke shpresuar që Unë t’i mëshiroj ata, duke qenë se ata nuk e kanë parë dënimin Tim. Nuk është parë ditë në të cilën lirohen njerëzit nga Zjarri më shumë

se në ditën e Arafatit.”[23]

Hisham ed Dustuvai transmeton nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Hilal ibën Ebi Mejmuneh: Nga Atai ibën Jesar: Nga Rufaah el Xhuhenij, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Kur kalon një e treta e natës, ose gjysma apo dy të tretat e saj, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: Tani nuk pyes ndonjë tjetër për robërit e Mi. Kush

është ai që më kërkon falje, ashtuqë t’ia fal atij? Kush më kërkon diçka, ashtuqë t’ia jap atë? Deri sa shpërthen drita.”[24]

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Më ka treguar Ebu Abas As Seraxh: Na ka terguar Muhamed ibën Jahja: Na ka treguar Ubejdilah ibën Musa: Nga Israil (ibën Junus): Nga Ebi Is’hak: Nga Ebi Muslim el Agurri, se ka thënë: Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra kanë dalë dëshmitarë të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe unë dal

Page 199: Sekti Kur’anij

dëshmitar i tyre, se ata të dy kanë dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) të thotë:

“Allahu pret sa të kalojë një e treta e parë e natës, pastaj zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë mëkatar? A ka ndonjë që kërkon falje? A ka

ndonjë që më kërkon (diçka)? A ka ndonjë që më lutet? Deri sa të lindë dielli.”[25]

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas eth Thekafi: Na ka treguar el Hasen ibën es Sabah: Na ka treguar Shebabeh ibën Suvar: Nga Junus ibën Ebi Is’hak: Nga Ebi Muslim el Aguri se ka thënë: Dal dëshmitar për Ebi Seidin dhe Ebi Hurejrën, se ata të dy kanë thënë: Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

” Allahu pret deri sa të vijë një e treta e natës, pastaj zbret te ky qiell dhe urdhëron dyert e tij që të hapen. Pastaj thotë: A ka ndonjë që më kërkon, ashtu që t’i jap atij? A ka ndonjë që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? A ka

ndonjë që më kërkon falje, ashtu që t’ia fal atij? A ka ndonjë që është zënë ngushtë, ashtu që t’a ç’liroj atë? A ka ndonjë që më kërkon ndihmë, ashtu që t’a

ndihmoj atë? Vazhdon në këtë gjëndje derisa të dalë drita, në çdo natë të dynjasë.[26]

Na ka treguar Ebu Muhamed ibën el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas –eth Thekafi-: Na ka treguar Muxhahid ibën Musa dhe Fadël ibën Sehël: Na ka treguar Jezid ibën Harun: Na ka treguar Sheriku: Nga Ebi Is’hak: Nga el Aguri, se ai ka dëshmuar për Ebu Hurejrën dhe Ebu Seidin, se ata kanë dëshmuar për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), se ai ka thënë:

“Kur vjen një e treta e natës, I Lartëmadhëruari zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë që kërkon falje, ashtu që t’i falet atij? A ka ndonjë që kërkon, ashtu që t’i jepet ajo? A ka ndonjë që kërkon të pendohet, ashtu që t’i pranohet

pendimi?” [27]

Na ka treguar shejh Ebu Mensur ibën Himshad: Na ka treguar Ebu Ali Ismail ibën Muhamed es Sifar në Bagdad: Na ka treguar Ebu Mensur er Ramadi: Na ka treguar Abdurrazaku: Më ka treguar Meamar: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebi Hurejra (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë dhe thotë: Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti! Kush është ai që më kërkon, ashtu që t’i jap? Kush është ai që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? Kush është ai që

më kërkon falje, ashtu që ta fal atë? Vazhdon kështu, deri sa të dalë drita e mëngjesit.”[28]

Page 200: Sekti Kur’anij

Kam dëgjuar profesor Ebu Mensur, menjëherë pasi na e diktoi këtë Hadith, të thotë: Është pyetur Ebu Hanife për këtë Hadith (se si zbret?) dhe ai tha: “Zbret pa ndonjë formë (që njohim).”[29]

Dikush tjetër ka thënë: Zbret ashtu si i përket Madhështisë së Tij, pa ndonjë formë dhe pa i ngjarë Zbritja e Tij, zbritjes së krijesave të Tij, të cilat mbushin një vend dhe lënë bosh një tjetër (kur zbresin nga një vend në tjetrin), sepse Ai, i Lartëmadhëruari është i Pastër dhe i Lartë nga të qënurit e Cilësive të Tij, si ato të krijesave. Ashtu si edhe është i Pastër nga të qënurit e Vetes (Qënies) së Tij, si ajo e krijesave.

Kështu, Ardhja e Tij, Afrimi i tij dhe Zbritja e Tij, bëhet në formën dhe mënyrën e cila i përshtatet Cilësive të Madhështisë së Tij, duke mos i përngjarë atyre të krijesave dhe pa pyetur “Si?”.[30]

Imam Ebu Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh, në librin e tij “Teuhidi” thotë: Tema e njoftimeve (Haditheve) me zinxhir të saktë transmetuesish, të cilat i kanë transmetuar dijetarët e Hixhazit dhe Irakut, në lidhje me zbritjen e Allahut në qiellin e dynjasë, në çdo natë, pa përshkruar mënyrën e zbritjes, por duke e miratuar zbritjen. (Thotë): Ne dëshmojmë me dëshminë e atij që pohon me gjuhën e tij, që beson me zemrën e tij dhe që është i bindur për atë që thuhet në këto njoftime (Hadithe) për zbritjen (e Allahut në qiellin e dynjasë), duke mos e përshkruar mënyrën e saj (zbritjes), sepse i Dërguari ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) nuk na e ka përshkruar mënyrën e zbritjes së Krijuesit tonë në qiellin e dynjasë, por na ka mësuar se Ai zbret. Dhe sigurisht që Allahu i Lartësuar e ka ngarkuar të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), që t’u sqarojë muslimanëve çdo gjë që ata kanë nevojë ta dinë prej çështjeve të Fesë së tyre.

Ne besojmë atë që thuhet në këto lajme për zbritjen (e Allahut) pa e përshkruar atë me ndonjë mënyrë apo formë të caktuar, sepse i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) nuk na e ka përshkruar neve mënyrën e zbritjes.” [31]

Na ka treguar hafiz el Hakim ibën Ebu Abdullah: Na ka treguar Ebu Muhamed es Sajdelani: Na ka treguar Ali ibën el Husejn ibën el Xhundi: Na ka treguar Ahmed ibën Salih El Misri: Na ka treguar Ibën Vehbi: Më ka treguar Mahrame ibën Bekir: Nga babai i tij…

Na ka treguar gjithashtu el Hakim: Na ka treguar Muhamed ibën Jakub el - (ح)

Esam: Na ka treguar Ibrahim Ibën Munkidh: Na ka treguar ibën Vehbi: Nga Mahrameh ibën Bekir, se babai i tij ka thënë: Kam dëgjuar Muhamed ibën el Munkedir të thotë se ka dëgjuar Umu Selemen, gruan e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) të thotë:

“Nuk ka ditë më të mirë se ajo ditë në të cilën Allahu zbret në qiellin e dynjasë!” Thanë: E cila është ajo ditë? Tha: “Dita e Arafatit.”[32]

Page 201: Sekti Kur’anij

Aisha (radijAll-llahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar zbret në mes të muajit Shaban, në qiellin e dynjasë. Zbret natën deri në fund të ditës tjetër dhe shpëton nga Zjarri aq muslimanë sa qime ka këlyshi i qenit, cakton se kush do të bëjë Haxhin, zbret rrizqet e vitit dhe nuk lë askënd pa falur përveç ndonjë idhujtari, ndonjë që ka prerë lidhjet farefisnore,

ndonjë që nuk respekton prindërit dhe ndonjë që transporton fjalët.”[33]

Na ka treguar Ebu Tahir ibën Huzejmeh: Më ka treguar gjyshi im, imami (Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh): Na ka treguar El Hasen ibën Muhamed ez Zeaferani: Na ka treguar Ismail ibën Uljeh: Nga Hisham ibën Ed Dustuvai…

Imami (Muhamed ibën Is’hak) ka thënë: Dhe na ka treguar ez Zeaferani: Na ka - (ح)

treguar Abdullah ibën Bekër es Sehmi: Na ka treguar Hisham ed Dustuvai.

Na ka treguar gjithashtu ez Zeaferani: Na ka treguar Jezid –ibën Harun-: Më ka treguar ed Dustuvai…

Dhe na ka treguar Muhamed ibën Abdullah ibën Mejmun, në Skenderi: Na ka - (ح)

treguar El Uelid, nga el Euzai.

Të gjithë këta transmetojnë nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ata’ ibën Jesar: Më ka treguar Rufaah ibën Urabeh el Xhuhenij…

Imami thotë: Na ka treguar gjithashtu Ebu Hashim Zijad ibën Ejub: Na ka - (ح)

treguar Mubeshir ibën Ismail el Halebi: Nga El Euzai: Më ka treguar Jahja ibën Ebi Kethir: Më ka treguar Hilal ibën Ebi Mejmuneh: Nga Atai ibën Jesar: Më ka treguar Rufaah ibën Urabeh el Xhuhenij, ka thënë:

U kthyem nga Meka (në Medine) me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe njerëzit filluan ti marrin atij leje (për të shkuar te familjet e tyre). Ai po u jepte leje atyre, pastaj tha:

“Çfarë e gjeti pemën që u plasarit! A është ai që ndjek të Dërguarin e Allahut, më i urrejtur tek ju, se ai tjetri (që nuk e ndjek)?!”

Pas kësaj nuk shihje njeri që të mos qante, ndërsa Ebu Bekër es Sidiku (radijAll-llahu anhu) tha: Ai që të kërkon leje pas kësaj fjale është i pamend.

Atëherë, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) u ngrit, falenderoi Allahun dhe e Lavdëroi Atë, pastaj u betua ashtu si betohej gjithnjë:

Page 202: Sekti Kur’anij

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Dëshmoj te Allahu se nuk ka ndonjë prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, si dhe nuk e tepron (por

është i mesëm në shpenzime e çdo gjë), veçse do të futet në Xhenet. Zoti im më ka premtuar se do të fusë në Xhenet, prej popullit tim, shtatëdhjetë mijë pa

llogari dhe pa dënim, ndërsa unë shpresoj që të mos hyni në të, derisa të zotoheni dhe ta mbani zotimin! Atëherë edhe gratë e pasardhësit tuaj të cilët punojnë të

mira, vendbanimet tuaja do të jenë në Xhenet.”

Pastaj ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) tha:

“Kur kalon mesi i natës (apo ka thënë: një e treta e saj), Allahu zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: Nuk pyes për robërit e Mi tjetërkënd; Kush është ai që më

kërkon, ashtu që t’i jap? Kush është ai që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? Kush është ai që më kërkon falje, ashtu që ta fal atë? (Vazhdon kështu) Deri

sa të shpërthejë drita.”[34]

Kjo është shprehja e transmetimit të El Uelid.

__________________________________________

[1] - Këtë Hadith, autori do ta përmendë të plotë më pas.

[2] - Këtë histori e ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi në librin “Përçmimi i filozofisë

dhe pasuesëve të saj” dhe Bejhakiu në librin “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”.

[3] - E ka nxjerrë Bejhakiu, në librin “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”.

[4] - Gërma (ح) tek dijetarët e Hadithit është inecial që do të thotë se ky Hadith ka

ardhur me disa rrugë të cilat bashkohen te transmetuesi që është para kësaj shenje.

[5] - E transmeton Buhariu në kapitullin e “Et Tehexhud”, Mulimi në kapitullin

“Namazi i natës” e të tjerë; nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu).

[6] - Përmendja e kësaj rruge do të vijë së shpejti.

[7] - Këtë rrugë transmetimi e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ed Darimi dhe Darakutni.

[8] - Darakutni ka nxjerrë në kapitullin e “Zbritjes” shumë rrugë nga Ebu Hurejra,

por jo këtë rrugë nga el Earaxh, apo nga Seid ibën Musejjib, siç thotë autori.

Page 203: Sekti Kur’anij

[9] - Këtë rrugë e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musnedin e tij.

[10] - Përmendja e kësaj rruge do të vijë së afërmi.

[11] - Këtë rrugë e ka nxjerrë Darakutni në kapitullin e Zbritjes.

[12] - Këtë rrugë e ka nxjerrë Ed Darimi në “As Sunen”, Darakutni në kapitullin e

Zbritjes dhe el Lalikai në “Sqarimi i bazave të Akides së Ehli Sunetit dhe Xhematit”.

[13] - Nuk kam gjetur kënd ta ketë nxjerrë këtë rrugë nga Abdullah ibën Mesudi

(radiallahu anhu), por e ka nxjerrë nga ai me rrugë tjetër, imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe el Lalikai, në Bazat e Akides së Ehli Sunetit.

[14] - Këtë rrugë e ka nxjerrë ed Darimi, Ibën Huzejme, Darakutni dhe Ebu Kasim el

Lalikai.

[15] - Kjo rrugë do të përmendet së shpejti.

[16] - Këtë rrugë nga Ibën Abasi (meukuf), e ka nxjerrë Ibën Ebi Asim, në librin “As

Suneh”, ed Darimi dhe el Lalikai.

[17] - Përmendja e këtyre dy rrugëve do të vijë së shpejti .

[18] - Këtë libër të autorit nuk e kam gjetur as të botuar dhe as si dorëshkrim.

[19] - E transmeton Muslimi në Sahihun e tij, kapitulli “Namazi i natës”.

[20] - E transmeton Muslimi në Sahihun e tij, kapitulli “Namazi i natës”.

[21] - Fillimin e Hadithit deri te fjala (…që t’ia fal atij?) e ka nxjerrë imam Ahmedi

në Musned, ed Darimi dhe el Axhurri: Nga Nafi’ ibën Xhubejr ibën Mat’am: Nga babai i tij; por pa shtesën: (në një të tretën e fundit të natës). Ndërsa pjesës së fundit të Hadithit (nuk ngel gjë me shpirt…) deri në fund, nuk i kam gjetur rrugë transmetimi.

[22] - E ka nxjerrë el Axhurri, por pa fjalinë (pastaj ngrihet në Kursijin e Tij). E ka

përmendur gjithashtu el Hejthemi dhe ka thënë: E ka transmetuar et Taberani në “El

Page 204: Sekti Kur’anij

Kebir” dhe në “El Eusat”, dhe ka thënë: Jahja ibën Is’hak nuk ka dëgjuar gjë nga Ubadeh dhe prej tij nuk ka transmetuar veçse Musa ibën Ukbeh. Ndërsa transmetuesit e tjerë të Hadithit janë transmetues të dy Sahijhave të Buhariut dhe Muslimit.

[23] - E ka nxjerrë Ibën Hibbani në Sahihun e tij.

[24] - E ka nxjerrë Ibën Maxheh, ed Darimi, el Axhurri, Ibën Huzejme etj.

[25] - E transmeton Muslimi, me shprehjen (deri sa të shpërthejë mëngjesi) dhe pa

përmendur shprehjen (A ka ndonjë mëkatar?). E transmeton gjithashtu Ahmedi duke e theksuar fjalën (A ka ndonjë mëkatar) dhe duke shtuar (A ka ndonjë që do të pendohet?).

[26] - E transmeton ed Darakutni në librin “Zbritja”, por në fund të tij shtohet

(Pastaj ngjitet në qiell).

[27] - E transmeton Muslimi dhe el Axhurri.

[28] - E transmeton Muslimi.

[29] - Është marrë kjo fjalë e Ebu Hanifes (Rahimullah), në librin “Sherh el Fikh el

Ekber” të vetë atij.

[30] - Këtë fjalë e ka përmendur Bejhakiu në librin “El Esmai ues Sifatu” dhe thotë:

E kam lexuar këtë fjalë me shkrimin e vetë autorit në librin “Ed Deavat”, por unë (recensori dhe studiuesi) këtë libër nuk e kam gjetur.

[31] - Marrë nga libri “Teuhidi dhe pohimi i Cilësive të Allahut të Madhëruar” i

Ibën Huzejmes.

[32] - E ka nxjerrë Ed Darimi, Darakutni dhe el Lalikai.

[33] - Fillimin e këtij Hadithi e transmeton Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi,

Darakutni dhe El Lalikai. Ndërsa pjesën tjetër të Hadithit, që nga fjala (…deri në fund të ditës tjetër) e deri në fund, nuk e kam gjetur në mesin e këtyre transmetimeve (të burimeve të lartëpërmendur).

[34] - E ka nxjerrë Ibën Huzejmeh në librin “Teuhidi”, Imam Ahmedi në “Musned”,

Et Tajalisi në “Musned”, Darakutni në librin e Zbritjes.

Page 205: Sekti Kur’anij

E ka nxjerrë gjithashtu El Axhurri, në librin “Esh Sheri’ah”, por të shkurtuar.

Cilësitë e Allahut të Lartësuar nuk i përngjajnë atyre të krijesave.

Dijetari i Islamit [1] thotë: Them:

Përderisa njoftimi (Hadithi) i Zbritjes është i saktë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), atëherë pasuesit e Sunetit e pohuan atë, e pranuan dhe e aprovuan atë, ashtu si ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem. Ata kanë besuar se Zbritja e Allahut nuk është e ngjashme me atë të krijesave të Tij dhe nuk kanë kërkuar për mënyrën e saj, sepse nuk ka absolutisht rrugë për ta njohur atë.

Ata e njohën, e aprovuan dhe besuan se Cilësitë e Allahut të Madhëruar nuk i ngjajnë cilësive të krijesave, ashtu si dhe Qënia e Lartë e Tij, nuk i ngjan qënies së krijesave.

I Lartë është Allahu nga ajo që thonë krahasuesit dhe refuzuesit (e Cilësive të Tij), shumë, shumë i Lartë! Dhe i mallkoftë ata me mallkim të madh!

Kam lexuar në një shkrim të Ebi Abdullah ibën Ebi Hafs el Buhari [2], i cili ka qenë dijetari i Buharës në kohën e tij, pa e tepruar. Ky Ebu Hafsa ka qenë prej nxënësve të mëdhenj të Muhamed ibën Hasen Shejbanit [3]. Ebu Abdullahi, kam për qëllim Ibën Ebi Hafs, thotë: Abdullah ibën Uthman, Abdani, shejhu i Mervit, thotë: Kam dëgjuar Muhamed ibën Hasen Esh Shejbani të thotë: Ka thënë Hamad ibën Ebi Hanife (i biri i Ebu Hanifes): U themi të tillëve si këta (ka për qëllim refuzuesit e Cilësive si xhehmijet etj.):

A e keni lexuar Fjalën e Allahut:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Dhe Fjalën e Allahut:

Page 206: Sekti Kur’anij

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

A vjen Zoti ynë ashtu si ka thënë, apo jo? Dhe a vijnë melekët radhë-radhë, apo jo?

Ata thonë: Sa për melekët, ata vijnë radhë-radhë, ndërsa për Allahun, ne nuk e dimë se çfarë është për qëllim me ajetin dhe nuk e dimë se si vjen!

U themi atyre: Ne nuk iu kemi ngarkuar ju që të mësoni se si vjen, por iu ngarkojmë juve të besoni se Ai vjen. Nëse ndokush do të refuzonte ardhjen e melekëve radhë-radhë, çfarë do të ishte për ju?

Ata thonë: Ai është kafir dhe përgënjeshtrues.

Atëherë u themi: Po ashtu, edhe ai që refuzon se Allahu i Madhëruar vjen, është kafir, përgënjeshtrues.

Gjithashtu Ebu Abdullah ibën Ebi Hafs në librin e tij [4] thotë: Ibrahim ibën el Eshath ka thënë: Kam dëgjuar El Fudajl ibën Ijad të thotë:

“ Nëse xhehmiu (refuzuesi i Cilësive të Allahut) të thotë: Unë nuk besoj te ai Zot që del dhe e lë bosh vendin i Tij, atëherë ti thuaji: Unë besoj në Atë Zot që bën

ç’të dojë!” [5]

Pasimi i Sunetit dhe lënia e bidatit

Jezid ibën Harun, në tubimin e tij ka transmetuar një Hadith për ëndërrat, të Ismail ibën Ebi Halid: Nga Kajs ibën Ebi Hazim: Nga Xherir ibën Abdullah (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Ju do t’a shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni hënën kur është e plotë” [6]

- Një burrë prej të pranishmëve i tha atij: O Ebu Halid! Cili është kuptimi i këtij

Hadithi?

- Ai u nxeh dhe ktheu kurrizin, pastaj tha: “Ti i ngjan shumë Sabigut [7] dhe ke

nevojë për atë që u bë me të. Mjer ti! E kush mund t’a dijë se si do të bëhet kjo! Dhe kujt i lejohet që ta tejkalojë këtë fjalë me të cilën ka ardhur Hadithi, apo të

Page 207: Sekti Kur’anij

flasë për të me fjalë nga vetja e tij, përveç atij që i ka ikur mendja dhe që e nënçmon Fenë e tij?

Kur dëgjoni thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), atëherë pasojeni atë dhe mos shtoni mbi të. Nëse ju do ta ndiqni atë dhe nuk do ta diskutoni, atëherë do të shpëtoni, por nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të shkatërroheni.”

Ndërsa historia e Sabigut, në të cilën Jezid ibën Haruni i tha pyetësit: “Ti i ngjan shumë Sabigut dhe ke nevojë për atë që u bë me të!”, atë e transmeton Jahja ibën Seid: Nga Seid ibën el Musejjib, se Sabig et Temimi vjen te prijësi i besimtarëve, Umer ibën El Hattab (radijAll-llahu anhu) dhe i thotë: O prijësi i besimtarëve! Më trego për ajetin: “Betohem për erërat që shpërndajnë pluhur!” [Dharijat: 1].

- Umeri (radijAll-llahu anhu) tha: Ato janë erërat, dhe nëse unë nuk do ta kisha

dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ta thoshte këtë, atëherë nuk do ta thoja. - Ai tha: Më trego për ajetin: “Betohem për ato që mbartin peshë të rëndë uji!” [Dharijat: 2].

- Umeri (radijAll-llahu anhu) tha: Ato janë retë, dhe nëse unë nuk do ta kisha

dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ta thoshte këtë, nuk do ta thoja.

- Ai tha: Më trego për ajetin: “Betohem për shpërndarësit e shiut me Urdhërin e

Allahut!” [Dharijat: 4].

- Umeri (radijAll-llahu anhu) tha: Ata janë melekët, por nëse unë nuk do ta kisha

dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ta thoshte këtë, nuk do ta thoja.

- Ai tha: Më trego për ajetin: “Betohem për ato që notojnë lehtë e qetë!” [Dharijat: 3].

- Umeri (radijAll-llahu anhu) tha: Ato janë anijet, dhe nëse unë nuk do ta kisha

dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ta thoshte këtë, nuk do ta thoja.

- Pastaj Umeri (radijAll-llahu anhu) urdhëroi që të rrihej me kamzhik njëqind

goditje dhe e la në një shtëpi derisa iu mbyllën plagët, pastaj e mori përsëri dhe e goditi njëqind kamzhiqe të tjera, pastaj e dërgoi me një karvan të vogël te Ebu Musa el Eshari (në Irak) të cilit i shkroi: Mos e lejo atë që të përziehet me njerëzit!

Page 208: Sekti Kur’anij

Vazhdoi kështu disa kohë, derisa erdhi te Ebi Musa dhe u betua shumë herë se ai nuk ka më në veten e tij ato mendime që kishte më parë.

Atëherë Ebu Musa i shkroi Umerit (radijAll-llahu anhu) për çështjen e tij dhe ai i ktheu përgjigje: Them se vërtet e ka thënë me sinqeritet, kështu që lëre të lirë të përziehet me njerëzit!” [8]

Transmeton Hamad ibën Zejd: Nga Kutën ibën Keab: Kam dëgjuar një burrë prej beni Ixhël të cilit i thonë Fulan Halid ibën Zur’ah, të tregojë për babanë e tij të ketë thënë:

“E kam parë Sabig ibën Asel në Basra, sikur të ishte deve e zgjebosur, i afrohej grupimeve të ndryshme të njerëzve dhe sa herë që ulej te ndonjë grup që nuk e

njihnin, atëherë njerëzit e një grupi tjetër u thoshin: Për të është dhënë urdhëri i prerë (për mos t’iu afruar) i prijësit të besimtarëve.” [9]

Ka transmetuar gjithashtu Hamad ibën Zejd: Nga Jezid ibën Hazim: Nga Sulejman ibën Jesar, se një burrë prej fisit beni Temim, të cilit i thonë Sabig, erdhi në Medine dhe me vete kishte disa libra. Ai filloi të pyeste për ajetet e shumëkuptimta (jo plotëisht të qarta) të Kuranit. Këtë gjë e merr vesh Umeri (radijAll-llahu anhu) dhe dërgoi që ta sjellin te ai, pastaj bëri gati disa thupra me gunga prej hurme. Kur ai hyn te Umeri (radijAll-llahu anhu) ky i thotë atij: Kush je ti?

- Ai tha: Unë jam robi i Allahut, Sabigu.

- Umeri (radijAll-llahu anhu) tha: Ndërsa unë jam robi i Allahut, Umeri. Pastaj iu

vërshua atij duke e goditur me ato thuprat, deri sa e çau atë dhe filloi t’i zbriste gjaku nëpër fytyrë.

- Atëherë ai tha: Mjafton kjo o prijësi i besimtarëve! Sepse unë betohem në

Allahun që nuk e kam më në kokë atë që kisha më parë.” [10]

Na ka treguar Ebu Abdurrahman Muhamed ibën el Husejn ibën Musa es Silmij: Më ka treguar dijetari i fikhut Muhamed ibën Mahmud el Mirvezi: Na ka treguar Muhamed ibën Umejr er Razi: Na ka treguar Ebu Zekerija Jahja ibën Ejub el Alaf et Texhibi, në Egjipt: Na ka treguar Junus ibën Abduleala: Na ka treguar Eshheb ibën Abdulaziz: Kam dëgjuar Malik ibën Enes të thotë: “Largojuni bidateve!”

- Dikush tha: O Ebu Abdullah! E çfarë janë bidatet?

- Ai tha: “Bidatçinjtë janë ata, të cilët flasin në Emrat dhe Cilësitë e Allahut, në

Fjalën e Tij, Dijen dhe Fuqinë e Tij. Ata që nuk heshtin në atë që kanë heshtur Sahabet e Tabiinët.” [11]

Page 209: Sekti Kur’anij

Na ka treguar Ebu el Husejn Ahmed ibën Muhamed ibën Umer ez Zahid el Hafaf: Më ka treguar fakihu Ebu Naim Abdulmelik ibën Muhamed ibën Udej: Na ka treguar er Rabij ibën Sulejman: Kam dëgjuar Shafiun (Rahimullah) të thotë:

“Që njeriu ta takojë Zotin e tij dhe të ketë bërë çdo lloj gjynahu përveç shirkut, është më e dashur tek unë se sa ta takojë atë me ndonjë hava (pasion apo

imagjinatë të tij)! ” [12]

Më ka treguar Ebu Tahir Muhamed ibën el Fadël: Na ka treguar Ebu Amër el Hajeri: Na ka treguar Ebu el Ez’her: Na ka treguar Kubejsah: Na ka treguar Sufjani: Nga Xheafer ibën Burkan, se ka thënë: Një burrë pyeti Umer ibën Abdulaziz, për pasimin e ndonjë

dëshire a epshi?

- Ai tha: “Shtrëngo fenë e fëmijëve të shkollës fillore apo të beduinëve [13] dhe

harro çdo gjë tjetër përveç kësaj!”

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Na ka treguar Muhamed ibën Jezid: Kam dëgjuar Ebu Jahja el Bezar të thotë: Kam dëgjuar Abas ibën Hamzah të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Ebi el Havari të thotë: Kam dëgjuar Sufjan ibën Ujejneh të thotë:

“Çdo gjë me të cilën Allahu ka cilësuar Veten e Tij në Librin e Tij, komentimi i saj është ta lexosh dhe të heshtësh!” [14]

Na ka treguar Ebu el Husejn el Hafaf: Na ka treguar Ebu el Abas Muhamed ibën Is’hak es Seraxh: Na ka treguar Ismail ibën Ebi el Harith: Na ka treguar el Hejthem ibën Harixheh: Kam dëgjuar El Uelid ibën Muslim të thotë: Kam pyetur El Euzain, Sufjanin (Eth Theuri) dhe Malik ibën Enes për këto Hadithe që flasin për Cilësitë e Allahut dhe shikimin tek Ai në Ditën e Kijametit (prej banorëve të Xhenetit)?

- Ata kanë thënë:

“Kalojini ashtu si kanë ardhur (në kuptimin e drejtpërdrejtë), pa pyetur “Si”?” [15]

Imam Ez Zuhri, prijësi i imamëve dhe syri i dijetarëve në kohën e tij, ka thënë:

“Detyra e Allahut është sqarimi, detyra e të Dërguarit është publikimi, ndërsa detyra jonë është nënshtrimi dhe dorëzimi.”[16]

Nga disa prej selefëve ka ardhur fjala: “Rrënjosja e Islamit nuk qëndron veçse duke u dorëzuar plotësisht!” [17]

Na ka treguar Ebu Tahir ibën Huzejme: Na ka treguar gjyshi im, imam Ebu Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejme: Na ka treguar Ahmed ibën Nasër: Na ka treguar

Page 210: Sekti Kur’anij

Ebu Jakub el Hunejni: Na ka treguar Kethir ibën Abdullah el Muzeni: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij, se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Kjo Fe ka filluar e huaj (me pak njerëz) dhe do të kthehet e huaj, ashtu si ka filluar. Lum për ata të huajtë?

- Thanë: O i Dërguari i Allahut! Kush janë ata të huajtë?

- Ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) tha: “Ata janë ata, të cilët do të ringjallin Sunetin

tim pas meje dhe do t’ua mësojnë atë njerëzve.” [18]

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Kam dëgjuar Ebu Hasen el Kerzi të thotë: Kam dëgjuar Ali ibën Abdulaziz të thotë: Kam dëgjuar Ebu Ubejd el Kasim ibën Selam të thotë:

“Ai që kapet për rrugën e të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) do të jetë si ai që kap thëngjillin dhe ajo ditë është më e mirë për mua se goditja me shpatë

(rënia dëshmor) në Rrugën e Allahut!” [19]

Transmetohet nga El Eamash: Nga Ebi ed Duha: Nga Mesruku, se ky ka thënë: Hymë te Abdullah ibën Mesudi dhe ai tha:

“O ju njerëz! Ai që di diçka, le ta thotë atë, ndërsa ai që nuk di, le të thotë: Allahu e di më së miri, sepse prej diturisë është që kur nuk e di diçka të thuash: Allahu e di. Allahu i Madhëruar i ka thënë të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem):

“Thuaj (O Muhamed!): Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për të (Kuranin) dhe nuk jam prej atyre që shtiren dhe trillojnë gjëra të paqëna.” [20]

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Na ka treguar Ebu el Abas el Meakeli: Na ka treguar Ahmed ibën Abdulxhebar el Utari: Më ka treguar babai im: Më ka treguar Abdurrahman ed Dabi: Nga El Kasim ibën Urveh: Nga Muhamed ibën Keab el Kuradhi, se ky ka thënë:

“Hyra te Umer ibën Abdulaziz dhe po vështroja te ai me një vështrim të thellë.

- Ai më tha: Ti po më vështron me një shikim, me të cilin nuk më vështroje kur

unë isha në Medine.

- I thashë: Kjo për shkak se u habita.

- Ai tha: Çfarë të habiti?

Page 211: Sekti Kur’anij

- Thashë: Ndryshimi i ngjyrës tënde (të lëkurës), dobësimi i trupit tënd dhe rënia

e flokëve të tu!

- Ai tha: Si do të thoje nëse do të më shihje pas tri (vjetësh, ose për herë të

tretë), kur unë të jem në varrin tim dhe bebja e syrit të më ketë rënë në mollëzën e faqes. Kur mishi i qafës të më rrjedhë si qelb nga goja, a nuk do të ishte mosnjohja (apo habija) jote më e fortë? Më trego një Hadith të cilin ma ke treguar një herë tjetër, nga Abdullah ibën Abasi!

- Thashë: Më ka treguar Abdullah ibën Abasi (radijAll-llahu anhu), duke e ngritur Hadithin te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) se ka thënë:

“Çdo gjë ka nderin e vet, ndërsa tubimet më të nderuara janë ato në të cilat kthehesh nga Kibla (namazi me xhemat). Mos u falni pas imamit të përgjumur dhe as pas atij që nuk është i pastër. Vriteni gjarpërin e akrepin edhe nëse jeni duke u falur dhe mos e mbuloni murin me rrobe (për ta zbukuruar nga mendjemadhësia)! Ai që sheh në librin e vëllait të tij (atë që ka shkruar dhe e ka personale) pa lejen

e tij, ai sheh në Zjarr. A t’iu njoftoj për më të keqin tuaj?

- Thanë: Po, o i Dërguari i Allahut! (sal-lAllahu alejhi ve selem)

- Ai tha: “(Më i keqi prej jush) është ai i cili rreh robin e tij, pengon ndihmën e tij

dhe banon i vetëm (në shtëpi).”

A t’iu njoftoj për më të keqin se ky?! Është ai që i urren njerëzit dhe ata e urrejnë atë!

A t’iu njoftoj për një më të keq se ky?! Ai që nuk pranon ndjesë, nuk pranon justifikim (shfajësim) dhe nuk fal gabim.

A t’iu njoftoj për një më të keq se ky?! Ai prej të cilit nuk shpresohet ndonjë e mirë dhe nuk ke siguri prej të keqes së tij.

Kush dëshiron të jetë më i forti i njerëzve, le të mbështetet te Allahu!

Kush dëshiron të jetë më i pasuri i njerëzve, le të jetë më i lidhur me atë që është në Dorë të Allahut se sa me atë që është në dorë të njerëzve!

Kush Dëshiron të jetë më i nderuari i njerëzve, le t’i frikësohet Allahut!

Isai (alejhis-selam) është ngritur para popullit të tij dhe ka thënë: O bijtë e Israilit! Mos flisni me urtësi përpara injorantëve, sepse kështu i bëni padrejtësi asaj

(urtësisë) dhe mos ia ndaloni atë të zotëve të saj, sepse kështu u bëni padrejtësi atyre! Mos bëni padrejtësi dhe mos e ndihmoni zullumqarin, sepse kështu prishet

Page 212: Sekti Kur’anij

simpatia për ju te Zoti juaj!

E gjithë çështja është tre llojesh: Çështje, drejtësia e të cilës është e qartë, kështu që ndiqeni atë! Çështje, gabimi i të cilës është i qartë, kështu që largojuni

asaj! Dhe çështje në të cilën ka kundërshtim, kështu që lëreni këtë në dorë të Allahut të Madhëruar!” [21]

__________________________________________

[1] - Është për qëllim vetë autori dhe kjo shprehje është e shkruajtësve të librit prej

dorëshkrimit, për të dalluar thënësin e fjalës.

[2] - Ai është Buhari tjetër dhe jo ai i Sahihut. E ka shoqëruar Buhariun një kohë në

kërkimin e dijes. Ka qenë thikah (i besueshëm), imam dhe zahid (asket).

[3] - Ai është fakih Hanefi. Ka lindur në Vasit, në Irak, është në Kufa dhe pastaj ka

jetuar në Bagdad. E ka dëgjuar Hadithin nga Maliku, el Euzai dhe eth Theuri. Ka shoqëruar Ebu Hanifen dhe e ka marrë fikhun prej tij. Ky është ai që e ka përhapur fikhut e Ebu Hanifes dhe ka qenë gjykatës pas Ebi Jusufit. Ka qenë imam muxhtehid dhe e ka lavdëruar imam Shafiu, Ahmedi e të tjerë.

[4] - Këtë libër nuk e kam gjetur.

[5] - Kjo fjalë e Fudajl ibën Ijad është përmendur në kapitullin “Krijimi i veprave të

njerëzve” të imam Buhariut por pa zinxhir transmetuesish. E ka nxjerrë gjithashtu me këtë shprehje, imam El Lalikai, në librin “Sherh usuli i’tikadi ehli suneh”.

[6] - E ka nxjerrë Buhariu dhe Hadithi i plotë është kështu: Thotë Xheriri: Ishim të

ulur te i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe ai vështroi hënën e cila ishte e plotë, pastaj tha: “Ju do t’a shihni Zotin tuaj, ashtu si shihni këtë (hënën e plotë) dhe nuk do të shtypeni për t’a parë Atë…”.

[7] - Ai është Sabig ibën Sherik për të cilin ka treguar i biri i vëllait të tij, Asel ibën

Abdullah ibën Asel se Sabigu pyeste Umerin (radijAll-llahu anhu) për fjalët e shumëkuptimshme të Kuranit dhe ai (radijAll-llahu anhu) e rrahu me kamzhik dhe e ndaloi të përziehej me njerëzit derisa u kthye nga mendimi i tij, pastaj Umeri e lejoi të përziehej me njerëzit. Historia e tij do të vijë së shpejti.

[8] - E ka përmendur këtë histori Ibën Asakir në librin e tij të historisë, të marrë nga

hafiz Ebu Bekër el Bezar dhe ed Darakutni. Është përmendur kjo histori këtu për të treguar se si silleshin sahabet me ata që kundërshtojnë dhe refuzojnë çështjet e Fesë.

Page 213: Sekti Kur’anij

[9] - Këtë transmetim nga Zur’ah e ka përmendur Ibën Asakir në “Et Tarijh”.

[10] - E ka nxjerrë Ed Darimi, El Axhurri etj. Kjo histori ka edhe transmetime të tjera

përveç këtyre trejave që janë përmendur, me shtesa të ndryshme.

[11] - E ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi, në librin e tij “Përçmimi i filozofisë dhe

ndjekësve të saj”.

[12] - E ka nxjerrë ibën Ebi Hatim, Ebu Naim el Asbehani, el Bejhaki dhe Ibën Asakir.

[13] - Është për qëllim këtu, që të shtrëngojë e të ndjekë natyrshmërinë dhe të

largohet prej pasioneve e imagjinatave të kota.

[14] - E ka nxjerrë Bejhakiu e të tjerë.

[15] - E ka nxjerrë imam el Lalkai, Darakutni dhe Bejhakiu.

[16] - Këtë fjalë të Zuhriut e ka përmendur imam Buhariu tealikan (te shënimet dhe

jo te Hadithet bazë të Sahihut të tj) dhe Ebu Naimi në librin “Hiljetul Eulija”.

[17] - Këtë fjalë e ka përmendur imam el Begavi, në librin “Sherhus Suneh” dhe

imam et Tahaviu, në Akiden Tahavije. Ka mundësi që autori, në këtë transmetim të ketë për qëllim imam Tahaviun.

[18] - Fillimin e Hadithit e ka nxjerrë imam Muslimi e të tjerë; nga Ebu Hurejra

(radiallahu anhu), ndërsa imam Tirmidhiu e ka nxjerrë të plotë, njësoj si autori.

[19] - E ka nxjerrë Hatib el Bagdadi, në “Historinë e Bagdadit”.

[20] - Suretu Sad:86. Këtë fjalë të ibën Mes’udit e transmeton Buhariu në Sahihun e

tij.

[21] - Një pjesë të këtij Hadithi e ka nxjerrë Ebu Daudi, Ibën Maxheh, El Hakim,

Ahmedi. Por këtë rrugë transmetimi që ka përmendur autori nuk e kam gjetur në burimet e përmendura më lart dhe në mes të transmetuesëve të autorit ka të dobët.

Page 214: Sekti Kur’anij

Besimi në Ringjalljen dhe tmerret

e Ditës së Kijametit.

Ithtarët e Fesë e të Sunetit besojnë në ringjalljen pas vdekjes, në Ditën e Kijametit dhe në çdo gjë me të cilën ka njoftuar Allahu i Madhëruar prej tmerreve të asaj Dite të Vërtetë. Ata besojnë se gjëndjet e njerëzve dhe të gjitha krijesave në atë Ditë do të jenë të ndryshme, në lidhje me atë që do të gjejnë e do të shohin atje në atë Ditë të tmerrshme, në marrjen e librit me të djathtën apo të majtën, në përgjigjen për pyetjet, e të gjitha tronditjet e mërzitjet që janë premtuar për në atë Ditë.

Ata besojnë qëndrimin e frikshëm para Siratit (Urës së mprehtë të vendosur mbi Xhehenem), peshoren, shpërndarjen e fletushkave, në të cilat janë shënuar të mirat dhe të këqiat, qofshin ato edhe sa grimca e atomit, etj.

Ndërmjetësimi i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve

selem)

Ithtarët e Fesë e të Sunetit besojnë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) do të ndërmjetësojë tek Allahu për ata që kanë bërë gjynahe prej popullit të Teuhidit (njësuesëve të Allahut) dhe për ata që kanë bërë gjynahe të mëdha, siç ka ardhur lajmi për këtë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem).

Na ka treguar Ebu Seid ibën Hamdun: Na ka treguar Ebu Hamid ibën esh Sherki: Na ka treguar Ahmed ibën Jusuf es Silmi: Na ka treguar Abdurrazaku: Ka treguar Meamari: Nga Thabit: Nga Enesi (radijAll-llahu anhu): Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), se ka thënë:

“Ndërmjetësimi im do të jetë për ata që kanë bërë gjynahe të mëdha nga populli im.”[1]

Na ka treguar gjithashtu Ebu Ali Zahir ibën Ahmed: Na ka treguar Muhamed ibën el Musejjib el Argijani: Na ka treguar El Hasen ibën Urfeh: Na ka treguar Abduselam ibën Harb el Mulai: Nga Zijad ibën Hajtheme: Nga Neuman ibën Kurad: Nga Abdullah ibën Umer (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

Page 215: Sekti Kur’anij

“M’u dha që të zgjidhja ndërmjet ndërmjetësimit dhe hyrjes së gjysmës së popullit tim në Xhenet, ndërsa unë zgjodha ndërmjetësimin, sepse ai është më

gjithëpërfshirës dhe më i mjaftueshëm. A mendoni se ai do të jetë për besimtarët e devotshëm? Jo, por ai do të jetë për mëkatarët, të përlyerit (me punë të këqia)

dhe gabimtarët.”[2]

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Na ka njoftuar Ebu El Abas es Siraxh: Na ka treguar Kutejbe ibën Seid: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed ed Deravirdi: Nga Amër ibën Ebi Amër…

Dhe na ka treguar Ebu Tahir ibën Huzejmeh: Na ka treguar gjyshi im, imam - (ح)

Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh: Na ka treguar Ali ibën Haxher: Na ka treguar Ismail ibën Xheafer: Nga Amër ibën Ebi Amër: Nga Seid ibën Ebi Seid el Makberi: Nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu), se ai ka thënë:

- O i Dërguari i Allahut! Kush është njeriu më i lumtur me ndërmjetësimin tënd në

Ditën e Kijametit?

- Ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) tha:

“E kisha në mend që nuk do të më pyeste njeri tjetër para teje për këtë Hadith, për shkak të asaj që kam parë prej teje për kujdesin ndaj Hadithit. Njerëzit më të lumtur me ndërmjetësimin tim në Ditën e Kijametit janë ata që thonë ( هللا إال إله ال ) Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, me sinqeritet nga zemra e tyre.”[3]

Besimi në Haudin dhe Keutherin

Ehli Suneti besojnë në Haudin (hauz, liqen i të Dërguarit në Xhenet), në Keutherin (lum i të Dërguarit në Xhenet), në hyrjen e një grupi prej njësuesëve të Allahut në Xhenet pa dhënë llogari, në dhënien llogari të lehtë të një pjese prej tyre dhe pastaj futen në Xhenet pa i prekur ndonjë e keqe dhe pa i ndjekur dënimi.

Ata besojnë në hyrjen e një grupi prej mëkatarëve të tyre në Zjarr dhe pastaj do të shpëtojnë e do të dalin prej tij, duke u bashkuar kështu me vëllezërit e tyre që kanë kaluar më parë në Xhenet, dhe nuk do të jenë përgjithmonë në Zjarr.

Ndërsa kufarët, mosbesimtarët do të jenë përgjithmonë në Zjarr dhe nuk do të dalin kurrë prej tij, kurse prej mëkatarëve besimtarë, Allahu nuk do të lërë askënd në të (Zjarr).

Page 216: Sekti Kur’anij

Shikimi i besimtarëve Zotin e tyre, në Botën Tjetër

Pasuesit e Sunetit dëshmojnë se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre të Lartmadhëruar, me sytë e tyre dhe duke vështruar te Ai (drejtpërdrejtë), ashtu siç thuhet në lajmin e saktë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), në fjalën e tij:

“Ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni hënën kur është e plotë!” [4]

Në këtë Hadith vërejmë se krahasimi është bërë për shikimin me shikimin (për të parit e Allahut ashtu si shikojmë hënën) dhe jo për atë që shihet (krahasimin e Allahut me hënën).

Lajmet që kanë ardhur për shikimin e Allahut, i kam nxjerrë në librin “El Intisar” [5] me të gjitha rrugët e tyre.

Përjetësia e Xhenetit dhe Xhehenemit

Ndjekësit e Sunetit dëshmojnë se Xheneti dhe Zjarri janë të krijuara dhe se ato do të ngelin përgjithmonë e nuk do të zhduken kurrë.

Banorët e Xhenetit nuk do të dalin kurrë prej tij dhe po ashtu banorët e Zjarrit -të cilët janë banorët e tij dhe janë krijuar për të- nuk do të dalin kurrë prej tij!

Atë ditë, një thirrës do të thërrasë:

“O ju banorët e Xhenetit! Përjetësi dhe jo vdekje. O banorët e Zjarrit! Përjetësi dhe jo vdekje”, siç ka ardhur në Hadithin e saktë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem). [6]

__________________________________________

[1] - E ka nxjerrë Tirmidhiu, Ebu Daudi, Ahmedi, El Hakim etj.

[2] - E ka nxjerrë imam Ahmedi në Musned, Ibën Maxheh dhe Bejhakiu.

Page 217: Sekti Kur’anij

[3] - E transmeton Buhariu.

[4] - E transmeton Buhariu.

[5] - Këtë libër të autorit nuk e kam gjetur, siç thamë më parë.

[6] - Transmeton Buhariu dhe Muslimi; nga Ebi Seid El Hudri (radijAll-llahu anhu), se i

Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Në Ditën e Kijametit, do të sillet vdekja në formën e një dashi të kriposur dhe do të vendoset ndërmjet Xhenetit dhe Zjarrit, pastaj thuhet: O banorët e Xhenetit! A e njihni këtë? Ata zgjasin kokën për të parë dhe thonë: Po, e njohim. Ajo është vdekja. Thotë: Pastaj thuhet: O banorët e Zjarrit! A e njihni këtë? Ata zgjasin kokën për të parë dhe thonë: Po, e njohim. Ajo është vdekja. Thotë: Atëherë jepet urdhër që ajo të theret, pastaj thuhet: O banorët e Xhenetit! Përjetësi, pa vdekje në të. O banorët e Zjarrit! Përjetësi, pa vdekje në të.

Thotë: Pastaj i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) lexoi ajetin: “Paralajmëroji ata për Ditën e pikëllimit, kur çështja të jetë vendosur, ndërsa

tani ata janë në një gjendje krejt pakujdesie dhe as nuk besojnë.” [Merjem: 36], duke bërë shenjë me dorë nga dynjaja.” [Ky transmetim është i Muslimit].

Elementet përbërëse të Imanit.

Prej rrugës së pasuesëve të sunetit është se: Besimi është fjalë (pohimi i shehadetit), vepër (kryerja e kushteve të Islamit) dhe njohje (besim me zemër); shtohet me bindje e devotshmëri dhe pakësohet me gjynahe.

Muhamed ibën Ali ibën el Hasen ibën Shekik thotë: Kam pyetur Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel (Rahimullah), për kuptimin e rritjes dhe zvogëlimit të besimit, dhe ai tha: Na ka treguar el Hasen ibën Musa el Eshjeb: Na ka treguar Hamad ibën Selemeh: Na ka treguar Ebu Xheafer el Hutami: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij: Nga Umejr ibën Habib, se ka thënë:

“Imani (besimi) rritet dhe zvogëlohet.”

- Dikush tha: Dhe si mund të jetë rritja dhe zvogëlimi i tij?

Page 218: Sekti Kur’anij

- Ai tha: “Kur përmendim Allahun, e falenderojmë dhe e madhërojmë Atë,

atëherë besimi ynë rritet. Ndërsa kur jemi të pavëmendshëm, humbim kohën dhe e harrojmë përkujtimin e Allahut, atëherë besimi ynë zvogëlohet e dobësohet.” [1]

Na ka treguar Ebu el Hasen ibën Ebi Is’hak el Mizki: Na ka treguar babai im: Na ka treguar Ebu Amër el Hajeri: Na ka treguar Muhamed ibën Jahja Edh Dhehli, Muhamed ibën Idris el Meki dhe Ahmed ibën Shidad Et Tirmidhi, kanë thënë: Na ka treguar El Humejdi: Na ka treguar Jahja ibën Sulejm: Kam pyetur dhjetë prej dijetarëve të fikhut[2] për Imanin dhe që të gjithë ata kanë thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Hisham ibën Hasan dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Ibën Xhurejxh dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Sufjan eth Theurin dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur el Muthena ibën es Sabah dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Muhamed ibën Abdullah ibën Amër ibën Uthman dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Muhamed ibën Muslim et Taifi dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Fudajl ibën Ijad dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Nafi’ ibën Umer el Xhumhi dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Page 219: Sekti Kur’anij

Kam pyetur Sufjan ibën Ujejneh dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Na ka treguar gjithashtu Ebu Amër el Hajeri: Na ka treguar Muhamed ibën Jahja dhe Mahamed ibën Idris, si dhe kam dëgjuar El Humejdin të thotë: Kam dëgjuar Sufjan ibën Ujejneh të thotë:

“Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet”

- Vëllai i tij, Ibrahim ibën Ujejneh i tha atij: O Ebu Muhamed! A po thua që imani

pakësohet?!

- Ai i tha: Pusho o fëmijë! Po, pakësohet deri sa nuk ngel gjë prej tij.” [3]

Uelid ibën Muslim ka thënë: Kam dëgjuar El Euzain, Malikun dhe Seid ibën Abdulaziz; që ta kundërshtojnë atë që thotë: “Imani është aprovim me fjalë, pa vepër”[4] dhe pohojnë se nuk ka besim pa vepër.[5]

Them (autori): Kush ka më shumë vepra dhe bindje të mira, ai e ka imanin më të plotë se ai që ka më pak bindje e më shumë gjynahe, pavëmendësi e humbje.

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Ahmed ibën Bakauejh el Xhelab të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Seid er Rabati të thotë: Më ka thënë Abdullah ibën Tahir: “O Ahmed! Ju i urreni këta njerëz (murxhiet) pa i njohur ata, ndërsa unë i urrej ata ngaqë i njoh. Gjëja e parë e keqe e tyre, është se ata nuk besojnë se duhet t’i binden prijësave.

E dyta është se ata thonë se besimi nuk ka kufi apo sasi (nuk shtohet e nuk pakësohet).

Pasha Allahun! Unë nuk ia lejoj vetes të them se besimi im është si besimi i Jahja ibën Jahja, apo si besimi i Ahmed ibën Hanbel, ndërsa ata thonë: Besimi ynë është si besimi i Xhibrilit dhe Mikailit!”

Kam dëgjuar El Hakim të thotë: Kam dëgjuar Ebu Xheafer Muhamed ibën Salih ibën Hani të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Shuajb të thotë: Kam dëgjuar Is’hak ibën Ibrahim el Handhali të thotë: Ibën el Mubarek hyri në Raj (qytet në Horasan) dhe një burrë, për të cilin mendohej se ishte prej havarixhëve, u ngrit e i tha atij:

- O Ebu Abdurrahman! Çfarë thua për atë që bën zina (imoralitet), vjedh dhe pi

alkool?

Page 220: Sekti Kur’anij

- Ai tha: Nuk e nxjerr atë nga besimi.

- Ai tha: O Ebu Abdurrahman! A tani që u theve në moshë, je bërë murxhi [6]?

- Ai tha: Mua nuk më pranojnë murxhiet, sepse ata thonë: Veprat tona të mira

janë të pranuara dhe të këqiat tona na janë falur. Ndërsa unë, sikur ta dija që më është pranuar një vepër e vetme e mirë, atëherë do të dëshmoja që unë do të hyj në Xhenet.”

Pastaj përmendi një Hadith nga Ibën Shudheb: Nga Selemeh ibën Kuhejl: Nga Huzejl ibën Sherhabil, ka thënë: Umer ibën el Hatab (radijAll-llahu anhu) ka thënë:

“Nëse do të peshohej imani i Ebu Bekrit me imanin e të gjithë njerëzve të tokës, ai do të peshonte më shumë.”[7]

Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Abdullah ibën Muhamed ibën Zekerija esh Shejbani të thotë: Kam dëgjuar gjykatës Jahja ibën ibën Mensur të thotë: Kam dëgjuar Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh të thotë: Kam dëgjuar El Husejn ibën Harb, vëllanë e Ahmed ibën Harb të thotë:

“Dëshmoj se besimi i Ahmed ibën Harbit, me të cilin ai beson Zotin e tij është se; Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet.”

Besimtari nuk bëhet jobesimtar me kryerjen e ndonjë mëkati të madh dhe kush vdes si njësues i Allahut, ai nuk do të jetë përgjithmonë në Zjarr, nëse dënohet

për gjynahet që ka bërë

Pasuesit e Sunetit besojnë se besimtari, edhe nëse bën gjynahe të shumta, të vogla apo të mëdha, ai nuk bëhet jobesimtar për shkak të atyre, edhe nëse del nga kjo botë (vdes) pa u penduar prej tyre, por vdes si njësues dhe i sinqertë në njësimin e tij, atëherë çështja e tij është në Dorë të Allahut; nëse do e falë atë, e fut në Xhenet në Ditën e Kijametit, të shpëtuar e të fituar, pa e sprovuar me Zjarr, pa e dënuar për ato që ka bërë me duart e tij dhe ia fshin ato atij.

E nëse Ai do, atëherë e dënon atë dhe e ndëshkon një farë kohe në Zjarr, por jo përgjithmonë, sepse Ai do ta lirojë atë nga Zjarri dhe do ta nxjerrë nga ai, për ta futur në begatitë e banesës së qëndrueshme.

Mësuesi ynë, Sehël ibën Muhamed (Rahimullah) thoshte:

“Besimtari mëkatar edhe nëse dënohet me Zjarr, ai nuk do të hidhet në të ashtu si hidhen qafirat, nuk do të qëndrojë në të, ashtu si do të qëndrojnë ata dhe nuk do të brengoset në të, ashtu si brengosen ata.”

Page 221: Sekti Kur’anij

Kuptimi i kësaj fjale është se jobesimtari do të tërhiqet prej fytyre në Zjarr dhe do të hidhet në të përmbys, me zinxhira, me pranga në duar e zinxhirë të rëndë në këmbë. Ndërsa besimtari mëkatar, nëse sprovohet me Zjarr, ai do të hyjë në Zjarr ashtu si hyn krimineli në burgun e kësaj dynjaje, pa u flakur në të dhe jo përmbys.

Ndërsa kuptimi i fjalës së tij: “Nuk do të hidhet në Zjarr ashtu si hidhen jobesimtarët”, është se trupi i jobesimtarit do të digjet i tëri dhe sa herë që i digjet lëkura, do t’i shndërrohet me lëkurë tjetër, me qëllim që ta vuajë dënimin.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Padyshim se ata të cilët mohuan Ajetet Tona, Ne do t’i djegim në Zjarr. Sa herë që t’u piqet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atyre atë me lëkurë tjetër, që të mund

ta shijojnë sa më shumë ndëshkimin.” [En Nisa: 56].

Ndërsa fytyrat e besimtarëve nuk do t’i përcëllojë Zjarri dhe as nuk do t’i djegë pjesët e trupit të cilat binin në sexhde, sepse është e ndaluar për Zjarrin të prekë

pjesët e trupit, me të cilat bëhet sexhde.[8]

Kuptimi i fjalës së tij: “Nuk do të qëndrojë në Zjarr, ashtu si qëndrojnë jobesimtarët”, është se jobesimtarët do të jenë përgjithmonë në Zjarr dhe nuk do të dalin kurrë prej tij, ndërsa prej besimtarëve mëkatarë, Allahu nuk do të lerë askënd prej tyre përgjithmonë në Zjarr.

Kuptimi i fjalës së tij: “dhe nuk do të brengoset në Zjarr ashtu si brengosen jobesimtarët”, është se jobesimtarëve u hiqet shpresa nga Mëshira e Allahut dhe nuk presin asnjëherë qetësi e shlodhje.

Ndërsa lakmia e besimtarëve nuk ndërpritet asnjëherë për Mëshirën e Allahut dhe fundi i të gjithë besimtarëve do të jetë Xheneti, sepse ata janë krijuar për të dhe ai është krijuar për ta, si Mirësi nga Allahu dhe dhuratë prej Tij.

A është kafir ai i cili e lë faljen me vetëdije

Dijetarët e Hadithit kanë rënë në kundërshtim në lidhje me lënien e faljes së detyrueshme me qëllim e vetëdije prej muslimanit. [9]

Imam Ahmed ibën Hanbel dhe një grup prej dijetarëve të selefëve (Rahimullah) e kanë quajtur atë kafir dhe e kanë nxjerrë nga Islami për këtë shkak, duke u bazuar në Hadithin e saktë:

Page 222: Sekti Kur’anij

“Ndërmjet robit dhe shirkut është lënia e faljes, kush e lë faljen, ka bërë kufër.” [10]

Ndërsa imam Shafiu dhe shokët e tij, si dhe një grup tjetër nga dijetarët e selefëve (Rahimullah), kanë shkuar në mendimin se ai nuk bëhet qafir nëse vazhdon të besojë se namazi është obligim edhe pse ai meriton të vritet njësoj si ai që del nga Islami (murted).

Këta e komentuan Hadithin e mësipërm, duke thënë se qëllimi është për atë që e lë faljen duke e mohuar obligueshmërinë e saj, siç ka treguar Allahu i Madhëruar për Jusufin (alejhi selam), se ai ka thënë:

“Me të vërtetë që unë e kam flakur tej fenë e popullit që nuk beson në Allahun dhe që janë mosbesimtarë, mohues të jetës së përtejme.” [Jusuf: 37].

Në fakt ai nuk ishte përlyer me kufrin që t’a linte atë, por ai e la kufrin duke e refuzuar e mohuar atë.

Veprat e njerëzve janë krijesa të Allahut të Madhëruar.

Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit besojnë se veprat e njerëzve janë krijesa të Allahut të Madhëruar, pa pasur pikë dyshimi në këtë dhe nuk e konsiderojnë prej të udhëzuarëve në Fenë e Vërtetë atë që e kundërshton dhe e mohon këtë fjalë.

Udhëzimi apo humbja janë në Dëshirën e Allahut.

Ata dëshmojnë gjithashtu se Allahu i Lartësuar udhëzon kë të dojë në Fenë e Tij dhe largon prej rrugës së saj kë të dojë, duke mos pasur justifikim e prova për atë që Ai humb.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Thuaj (O Muhamed!): Me Allahun është prova e përkryer dhe më bindëse dhe po të kishte dashur Ai, vërtet që Ai do t’iu kishte udhëzuar ju të gjithëve!” [El

En’am: 149].

Page 223: Sekti Kur’anij

“Dhe sikur të kishim dashur Ne, sigurisht që Ne do t’i kishim dhënë çdo njeriu udhëzimin e tij, por u vendos dhe do të vërtetohet Fjala Ime (për keqbërësit) se Unë do t’a mbush Xhehenemin me xhinët dhe njerëzit bashkë.” [Es Sexhde: 13].

“Dhe vërtet që Ne kemi krijuar shumë nga xhinët dhe njerëzit për Xhehenemin…” [El A’raf: 179].

I lartë është Allahu! Ai e ka krijuar çdo gjë pa pasur nevojë për të dhe i ka ndarë njerëzit në dy grupe: Një grup për në Xhenet me Mirësinë e Tij dhe një grup për në Xhehenem me Drejtësinë e Tij.

Ai i ka ndarë ata në të humbur dhe në të drejtëudhëzuar, në të mirë e në të këqinj, të afërm prej Mëshirës së Tij dhe të largët prej saj:

“Ai nuk pyetet për atë që punon, por ata do të pyeten për atë që vepruan.” [El Enbija: 23].

“Padyshim që i Atij është krijimi dhe komandimi. Lartësuar me Madhështi qoftë Allahu, Zoti i gjithë botëve!” [El A’raf: 54].

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

“Ashtu sikurse ju solli në jetë në fillim Ai, po kështu do të silleni përsëri në jetë (Ditën e Ringjalljes). Një grup Ai e drejtoi dhe një grup meritoi të jetë me të gabuarën, sepse ata zgjodhën shejtanët për mbrojtës e ndihmës në vend të

Allahut, duke menduar në këtë mënyrë se janë të udhëzuar drejt.” [El A’raf: 29-30].

“…Të tillët do t’i arrijë pjesa që meritojnë dhe që është shkruar në Librin e Vendimeve Tona.” [El A’raf: 37].

Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu), për këtë ajet thotë: “Ajo që do t’i arrijë ata është çfarë ka kaluar prej lumturisë apo brengës”.

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas es Siraxh: Na ka treguar Jusuf ibën Musa: Na ka treguar Xheriri: Nga El Eamash: Nga Zejd ibën Uehb: Nga Abdullah ibën Mesudi (radijAll-llahu anhu), se ka thënë: Na ka treguar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe ai është i sinqerti dhe i besueshmi:

“Krijimi i çdokujt prej jush fillon të bashkohet në barkun e nënës së tij për dyzet ditë, pastaj bëhet copë gjaku e mpiksur, po për aq kohë. Pastaj bëhet si një copë mishi e përtypur, po për aq kohë, pastaj Allahu dërgon tek ai një melek me katër gjëra: Me rizkun e tij, punën e tij, exhelin (kohën e vdekjes) e tij dhe nëse do të

jetë fatkeq apo fatmirë.

Page 224: Sekti Kur’anij

Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im! Dikush prej jush mund të punojë punë të banorëve të Xhenetit derisa të mos ketë ngelur ndërmjet tij dhe Xhenetit më tepër se një pash, pastaj do t’a zërë atë ajo që i është shkruar në libër dhe do të punojë punë të banorëve të Zjarrit e do të hyjë në të. Dhe vërtet që ndokush

nga ju mund të punojë punë të banorëve të Zjarrit derisa të mos ketë ngelur ndërmjet tij dhe Zjarrit më tepër se një pash, pastaj do t’a zërë atë ajo që i është shkruar në libër dhe do të punojë punë të banorëve të Xhenetit, e do të hyjë në

të.” [11]

Na ka treguar gjithashtu Ebu Muhamed el Muhlidi, ka thënë: Na ka treguar Ebu el Abas es Seraxh, ka thënë: Na ka treguar Is’hak ibën Ibrahim el Handhali –ibën Rahavejh-, ka thënë: Na ka treguar Abdusamed ibën Abdulvarith, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Selemeh: Nga Hisham ibën Urvah: Nga babai i tij: Nga Aisha (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Dikush mund të punojë punë të banorëve të Xhenetit, por ai është shkruajtur në Libër se është prej banorëve të Zjarrit, kur të jetë pranë vdekjes ai shndërrohet dhe punon punë të banorëve të Zjarrit, pastaj vdes dhe hyn në Zjarr. Dhe dikush tjetër mund të punojë punë të banorëve të Zjarrit, por ai është shkruar në Libër prej banorëve të Xhenetit dhe kur të jetë pranë vdekjes punon punë të banorëve

të Xhenetit, pastaj vdes dhe hyn në Xhenet.”[12]

__________________________________________

[1] - E ka nxjerrë Abdullah ibën Ahmed, në librin “Es Suneh”, El Axhurri, ibën Ebi

Shejbeh dhe Ibën Sead.

[2] - Këta dijetarë do i përmendë më poshtë, por ai ka përmendur vetëm nëntë dhe

me sa duket i dhjeti është imam Malik ibën Enes, sepse ai është përmendur në mesin e këtyre të dhjetëve në librin “Esh Sherij’atu” të El Axhurrit dhe në librin e El Lalikait.

[3] - E ka nxjerrë El Axhurri, në librin “Esh Sheriatu”.

[4] - Këtë fjalë e thonë murxhiet.

[5] - E ka nxjerrë El Lalikai me shtesën: “dhe nuk ka vepër të pranuar vetëm se me

besim”.

[6] - Murxhitë u quajtën me këtë emër për shkak se ata thonë; se puna është e

vonuar nga besimi dhe se besimi apo Imani është vetëm të besuarit me zemër edhe nëse vonohet pohimi me gjuhë dhe të vepruarit me gjymtyrë, si dhe për shkak të

Page 225: Sekti Kur’anij

dhënies shpresë së tepërmi prej tyre. Ata thonë: “Besimi nuk ndikohet nga gjynahet ashtu si dhe veprat e mira nuk i bëjnë dobi kufrit.” Ata janë të një fjale; që nuk do të hyjë në Zjarr askush përveç qafirave.

[7] - E ka nxjerrë imam Ahmedi.

[8] - Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu), se i Dërguari

(sal-lAllahu alejhi ve selem), në një Hadith të gjatë që flet për Ditën e Kijametit, ndër tjerash ka thënë: “Pasi që Allahu mbaron Gjykimin ndërmjet njerëzve, shfaqet dhe dëshiron të nxjerrë me Mëshirën e Tij kë të dojë prej banorëve të Zjarrit. Ai urdhëron melekët që të nxjerrin nga Zjarri ata që nuk i bënin shok Allahut, të cilët Ai do që t’i nxjerrë me Mëshirën e Tij, prej atyre të cilëve dëshmonin se nuk ka Zot e të adhuruar tjetër përveç Allahut. Ata do të dallohen në Zjarr prej shenjave të sexhdes, sepse Zjarri ha prej trupit të njeriut, çdo pjesë përveç gjurmëve të sexhdes. Allahu ia ka ndaluar Zjarrit të hajë gjurmët e sexhdes…”

[9] - Me këtë kundërshtim është për qëllim çështja e atij që e lë faljen, por nuk e

mohon obligueshmërinë e saj, sepse ai që e mohon atë, është kafir, unanimisht te të gjithë dijetarët. Këtë gjë e tregon edhe fjala e mëpasshme e autorit, në paraqitjen e argumenteve të atyre që nuk e quajnë atë kafir dhe se argumenti i tyre është të komentuarit e Hadithit që thotë se lënësi i namazit është kafir, se qëllimi është për atë që e lë namazin duke e mohuar obligueshmërinë e tij.

[10] - E transmeton Muslimi nga Xhabir ibën Abdullah, por vetëm fjalinë e parë,

ndërsa pjesa e dytë (kush e lë faljen, ka bërë kufër) është transmetuar në Sunen et Tirmidhi me shprehjen: “Dallimi ndërmjet nesh dhe atyre është falja dhe ai që e lë atë, ka bërë kufër.” E ka transmetuar gjithashtu imam Ahmedi në Musned.

[11] - E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[12] - E ka nxjerrë imam Ahmedi.

Page 226: Sekti Kur’anij

Besimi në Caktimin e Allahut dhe

Përcaktimin e Tij,

qoftë për të mirë apo për të keq.

Pasuesit e Sunetit dëshmojnë dhe besojnë se e mira dhe e keqja, dobia dhe dëmi janë me Caktimin e Allahut dhe Përcaktimin e Tij. Ai caktim nuk kthehet, nuk mund t’i shpëtosh dhe nuk mund t’i shmangesh. Njeriun nuk e gjen veçse ajo që Zoti i tij ka shkruar për të. Nëse të gjithë njerëzit do të përpiqeshin që t’i bënin dikujt një të mirë të cilën nuk e ka shkruar Allahu për të, ata nuk do të mund t’a bënin atë dhe nëse do të përpiqeshin t’i bënin një të keqe të cilën Allahu nuk e ka caktuar për të, ata nuk do të mundeshin.

Për këtë argumenton Hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën Abasi (radijAll-llahu anhu), nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem). [1]

Argumenton gjithashtu Fjala e Allahut të Lartësuar:

“Nëse Allahu do të të sprovonte me ndonjë të keqe, atëherë s’ka kush që e heq atë përveç Atij dhe nëse do për ty ndonjë të mirë, s’ka kush që e kthen atë.”

[Junus: 107].

E keqja nuk i ngjitet Allahut të Lartësuar.

Prej besimit dhe drejtimit të pasuesëve të Sunetit, bashkë me fjalën e tyre se e mira dhe e keqja janë nga Allahu dhe me përcaktimin e Tij, ata thonë se nuk i ngjitet Allahut të Lartësuar diçka që është e ulët apo e mangët në vetevete. (P.sh). Nuk thuhet: O krijuesi i majmunit dhe derrit! Edhe pse nuk ka krijesë që Allahu të mos jetë Krijuesi i saj.

Në këtë kuptim ka ardhur edhe fjala e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) në duanë e hapjes së namazit:

“I Madhëruar dhe i Lartësuar qofsh Ti! Ndërsa e keqja nuk të ngjitet Ty.”[2]

Kuptimi i këtij Hadithit është: E keqja nuk është prej gjërave që të mvishen Ty, qoftë e drejtpërdrejtë apo në lutje. Kështu që nuk lejohet që në lutje të thuhet: “O

Page 227: Sekti Kur’anij

Krijuesi i së keqes! O Përcaktuesi i së keqes!” Edhe pse Ai është Krijuesi dhe Përcaktuesi i të dyja atyre.

Për këtë shkak, El Hidri (alejhi selam) e ka ngjitur dashjen e dëmtimit (të anijes) te vetja e tij, duke thënë:

“Ndërsa anija ka qenë e disa varfanjakëve të cilët punonin në det dhe unë doja t’a dëmtoja atë…” [El Kehf: 79].

Ndërsa kur përmendi të mirën, mirësinë dhe mëshirën, ai ia ngjiti dashjen e tyre Allahut të Madhëruar, duke thënë:

“Dhe Zoti yt deshi që të arrinin pjekurinë e tyre (të rriteshin) dhe pastaj t’a nxirrnin thesarin e tyre, nga Mëshira e Zotit tënd.” [El Kehf: 82].

Po ashtu thotë Allahu, kur tregon për Ibrahimin (alejhis selam) se ka thënë:

“Dhe kur unë sëmurem, Ai më shëron.” [Esh Shuara: 80].

Duke ia ngjitur kështu sëmundjen vetes së tij, kurse shërimin Zotit të tij, edhe pse që të dyja janë prej Zotit të tij.

Pohimi i Vullnetit dhe Dëshirës së Allahut të

Lartësuar.

Prej besimit të Ehli Sunetit dhe Xhematit është se Allahu i Madhëruar është i Vullnetshëm për të gjitha punët e njerëzve, të mira apo të këqia qofshin ato [3] dhe askush nuk beson veçse me Dashjen e Tij.

Nëse Allahu do të donte, Ai do t’i bënte të gjithë njerëzit një grup të vetëm (besimtarë) dhe nëse do të donte që të mos i thyhej urdhëri, Ai nuk do t’a kishte krijuar Iblisin [4] për shkak të të cilit mohuan mosbesimtarët.

Edhe besimi i besimtarëve është sipas caktimit të Allahut dhe përcaktimit të Tij, me Vullnetin dhe Dëshirën e Tij. Ai i ka dashur të gjitha këto me Vullnetin e Tij dhe i ka përcaktuar ato.

Allahu i Lartësuar kënaqet për besimin e njerëzve dhe e urren mosbesimin e tyre.

Page 228: Sekti Kur’anij

Allahu kënaqet për besimin e njerëzve dhe bindjen e tyre ndaj Tij, dhe e urren mosbesimin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

“Nëse ju mohoni Allahun, Allahu nuk ka ndonjë nevojë për ju edhe pse nuk e pëlqen për robërit e Tij mosbesimin. E nëse ju e falenderoni Atë, Ai e pëlqen këtë

prej jush!” [Ez Zumer: 7].

Nuk gjykohet për një person të veçantë se ai është prej banorëve të

Xhenetit apo të Xhehenemit (përveç atyre për të cilët ka dëshmuar Allahu dhe i Dërguari i Tij)

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se përfundimet dhe mbylljet e jetës së njerëzve janë enigmë dhe askush nuk e di se si do të mbyllen ato. Ata nuk gjykojnë për një person të veçantë, se ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit apo për një tjetër se do të jetë prej banorëve të Zjarrit, sepse kjo është diçka e fshehtë dhe ata nuk e dinë se si do të vdesë dikush (besimtar apo jobesimtar).

Për këtë shkak, ata thonë: “Ne jemi besimtarë InshaAllahu”, d.m.th. prej besimtarëve të cilëve do t’u mbyllet jeta në këtë botë me besim InshaAllah!

Kush vdes musliman, e ardhmja e tij është Xheneti.

Ata dëshmojnë për atë që vdes musliman, se e ardhmja e tij do të jetë Xheneti dhe se ata të cilëve u është shkruar përcaktimi nga Allahu, ata do të dënohen me Zjarr një farë kohe të caktuar për shkak të gjynaheve që kanë bërë dhe për të cilat nuk kanë kërkuar falje e pendim, por në fund ata do të kthehen në Xhenet dhe askush prej muslimanëve nuk do të mbetet në Zjarr, prej Mirësisë së Allahut dhe Dhurimit të Tij.

Kush vdes mosbesimtar, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.

Kush vdes duke qenë mosbesimtar –Allahu na ruajtë!-, kthimi i tij është në Zjarr prej të cilit nuk do të shpëtojë dhe qëndrimi i tij në të është i pafund!

Ne dëshmojmë se do të jetë në Xhenet, ai për të cilin i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) e ka dëshmuar këtë

Ata persona të veçantë prej sahabeve, për të cilët i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka dëshmuar se do të jenë në Xhenet, për ta dëshmojnë edhe dijetarët e Hadithit si vërtetim të fjalës së të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) për atë që ka thënë dhe u ka premtuar atyre (sahabeve). Ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) nuk ka dëshmuar për ta se do të jenë në Xhenet, vetëm pasi që e njohu këtë gjë dhe Allahu i Lartësuar i ka treguar të Dërguarit të Tij ç’të donte prej të fshehtës.

Page 229: Sekti Kur’anij

Këtë gjë e sqaron Fjala e Allahut të Lartësuar që thotë:

“Ai është i Dituri i të fshehtës të cilën nuk ia tregon askujt, përveç ndokujt që do prej të Dërguarëve të Tij.” [El Xhin: 26].

Të përgëzuarit me Xhenet prej njerëzve.

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka përgëzuar me Xhenet dhjetë prej shokëve të tij, të cilët janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talha [5], ez Zubejr [6], Abdurrahman ibën Auf [7], Seadi [8], Seidi [9] dhe Ebu Ubejdetu ibën el Xherrah [10]. [11]

Po ashtu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë edhe për Thabit ibën Kajs ibën Shimas, se ai është prej banorëve të Xhenetit. Enes ibën Maliku thoshte për të: “Ai ecte në mesin tonë dhe ne thonim se ai është prej banorëve të Xhenetit.” [12]

Më të mirët në mesin e sahabeve janë katër halifet.

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se më të mirët në mesin e shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) janë: Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu. Këta janë udhëheqësit e drejtë, qeverisjen e të cilëve e ka përmendur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) në fjalën e tij, të cilën e transmeton Seid ibën Xhumhan: Nga Sefijneh:

“Hilafeti (udhëheqja e drejtë) pas meje do të jetë për tridhjetë vjet.”[13]

Pastaj, mbas përfundimit të ditëve të tyre, u kthye gjendja në qeverisje të ashpra, ashtu siç njoftoi i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem).

Aprovimi i hilafetit të Ebu Bekër Es Sidikut (radijAll-

llahu anhu)

Ata e aprovojnë hilafetin e Ebu Bekrit (radijAll-llahu anhu), pas vdekjes së të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), i cili u zgjodh nga sahabet me bashkimin

Page 230: Sekti Kur’anij

njëzëri të tyre dhe duke thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) e zgjodhi atë prijës në fenë tonë (kur e vuri imam në namaz), kështu që ne e zgjodhëm prijës në dynjanë tonë.” [14]

Ndërsa Ebu Bekrit radijAll-llahu anhu i thanë: “Ty të parapriu i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe kush është ai që mund të të lërë pas!”, duke pasur për qëllim se ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) e caktoi atë të printe faljen e tyre në ditët e sëmundjes së tij, dhe ne u falëm pas teje me urdhër të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), atëherë kush është ai që mund të të lërë mbrapa, pas paraprirjes së të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem)?

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) fliste për Ebu Bekrin kur ishte në mesin e sahabeve me fjalë të cilat i bënë ata që të kuptojnë se ai është i pari që meriton t’a zëvendësojë të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ve selem) pas vdekjes së tij.

Për këtë shkak, ata u bashkuan dhe i dhanë besën atij duke e zgjedhur si prijës të tyre dhe zëvendës të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), gjë e cila u bëri atyre shumë dobi dhe i ngriti shumë lart, saqë Ebu Hurejra tha:

“Pasha Allahun përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër! Nëse nuk do të ishte zgjedhur Ebu Bekri zëvendës i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem), Allahu nuk do të

adhurohej më në tokë.”

Dhe kur i thanë atij: Çfarë thua o Ebu Hurejra!

Atëherë ai solli argumente me të cilat ua mbushi mendjen dhe i bëri që t’a besojnë dhe t’a pranojnë këtë gjë.

Aprovimi i hilafetit të Umer ibën El Hatabit (radijAll-

llahu anhu)

Pas Ebu Bekrit, hilafeti i kaloi Umer ibën el Hatabit (radijAll-llahu anhu), sipas zgjedhjes së Ebu Bekrit para vdekjes dhe me bashkimin e sahabeve për të. Në ditët e tij, Allahu e ngriti lart Islamin dhe çoi në vend premtimin e Tij.

Aprovimi i hilafetit të Uthman ibën Afanit (radijAll-

llahu anhu)

Page 231: Sekti Kur’anij

Pastaj udhëheqjen e mori Uthmani (radijAll-llahu anhu), me zgjedhjen e sahabëve të mëdhenj dhe të dijshëm dhe bashkimin e të gjithë sahabeve dhe pëlqimin e tyre.

Aprovimi i hilafetit të Ali ibën Ebi Talib (radijAll-

llahu anhu)

Pastaj udhëheqja i kaloi Aliut (radijAll-llahu anhu), me besën e sahabeve të cilët panë që ai ishte i pari që kishte të drejtë t’a merrte udhëheqjen pas Uthmanit (radijAll-llahu anhu) dhe e bënë të ndaluar kundërshtimin dhe thyerjen e urdhërit të tij.

Këta ishin ata katër udhëheqësit e drejtë me të cilët Allahu i Madhëruar e ngriti lart Fenë e Tij, gjunjëzoi dhe mposhti mosbesimtarët, forcoi me ta Islamin, ngriti flamurin e së Vërtetës në ditët e tyre, ndriçoi dhe shndriti me dritën e tyre errësirën dhe çoi në vend Premtimin e Tij të mëparshëm të cilin e ka thënë në Fjalën e Tij:

“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë e fuqisë së tashme të udhëheqësve në tokë, ashtu siç ua siguroi edhe atyre që ishin para tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur Fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t’u japë atyre në shkëmbim

siguri e ruajtje pas frikës së tyre…” [En Nur: 55].

Si dhe në Fjalën e Tij:

“Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të, janë të ashpër ndaj mohuesve…” [El Fet’h: 29].

Kështu që, kush i do ata, i merr për miq, bën lutje për ta, ruan të drejtat e tyre dhe e njeh vlerën dhe vendin e tyre, ai është me të fituarit. Ndërsa në të kundërt,

kush i urren ata, i shan ata apo i mvesh gjëra të tilla siç i mveshin rafiditë (refuzuesit) [15] dhe havarixhët (Allahu i mallkoftë!), ai është nga të shkatërruarit

e të humburit.

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Mos i shani shokët e mi! Ai që i shan ata, mbi të qoftë mallkimi i Allahut!” [16]

Page 232: Sekti Kur’anij

“Ai që i do ata, i ka dashur nga dashuria që ka për mua dhe ai që i urren ata, i urren nga urrejtja që ka për mua. Kush i ofendon ata, më ka ofenduar mua dhe

kush i shan ata, mbi të qoftë mallkimi i Allahut!” [17]

Falja pas prijësit musliman edhe nëse është vepërkeq.

Dijetarët e Hadithit e shohin si obligim faljen e të xhumasë, të dy barjameve dhe të namazeve të tjera, pas çdo imami musliman, qoftë ai vepërmirë apo vepërkeq.

Xhihadi nën udhëheqjen e prijësave të muslimanëve.

Ata shohin të obligueshëm gjithashtu, edhe Xhihadin dhe luftimin e armiqëve të muslimanëve nën udhëheqjen e prijësave të tyre, qofshin ata zullumqarë e vepërkëqinj.

Lutja për prijësat dhe mosngritja krye ndaj tyre.

Ata e shohin obligim lutjen (duanë) për prijësat që të përmirësohen, të gjykojnë drejtë dhe të rregullojnë në tokë.

Dhe nuk e lejojnë daljen me shpatë kundra tyre (kryengritjen) edhe nëse shohin tek ata devijim nga e drejta në padrejtësi e zullum.

Ata shohin gjithashtu luftimin e grupit kryengritës derisa të kthehet në bindjen ndaj prijësit të muslimanëve.

Page 233: Sekti Kur’anij

Përmbajtja dhe shmangia e asaj që ndodhi ndërmjet sahabeve.

Ata e shohin obligim përmbajtjen dhe shmangien prej grindjes që ndodhi ndërmjet shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe pastrimin e gjuhës nga përmendja e ndonjë të mete apo mangësie të tyre.

Ata e shohin obligim kërkimin e mëshirës për të gjithë ata dhe dashurinë për të gjithë ata.

Nderimi i grave të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe

konsiderimi i tyre nëna të besimtarëve.

Po ashtu, ata e shohin të obligueshëm nderimin e grave të Pejgamberit (radijAll-llahu anhu), lutjen për to, njohjen e vendit të tyre dhe pohimin se ato janë nëna të besimtarëve.

Shpërblimi me Xhenet nuk është meritë e besimtarëve nga veprat e tyre.

Ata besojnë dhe dëshmojnë se askush nuk e meriton Xhenetin edhe nëse veprat e tij janë të mira dhe rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e kënaqshme, vetëm nëse Allahu hedh Mirësinë e Tij mbi të, duke e futur atë në Xhenet me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij. Kjo sepse ajo vepër e mirë që ai ka kryer nuk i është bërë e mundur vetëm se me lehtësimin që i ka bërë Allahu i Madhëruar atij dhe nëse nuk do t’ia kishte lehtësuar Allahu dhe nëse nuk do t’a kishte udhëzuar për atë vepër, ai kurrë nuk do të ishte udhëzuar.

Allahu i Lartësuar thotë:

“…Dhe po të mos kishte qenë Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij mbi ju, asnjë prej jush nuk do të kishte qenë kurrë ndonjëherë i pastër prej gjynaheve, por

Allahu pastron (udhëzon në Islam) atë që Ai do dhe Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” [En Nur: 21].

Page 234: Sekti Kur’anij

Çdo krijesë e ka fundin (vdekjen) të përcaktuar.

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se Allahu i Madhëruar ia ka caktuar vdekjen dhe fundin çdo krijese (në kohë dhe vend, të cilin nuk e di askush përveç Allahut dhe që nuk shtyhet e as nuk tërhiqet para kohës së vet) dhe askush nuk vdes vetëm se me Lejen e Allahut dhe për një kohë të përcaktuar. Kur të mbarojë koha e dikujt, nuk ngel veçse vdekja prej të cilës nuk ka shpëtim.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Çdo popullsi ka një kohë të përcaktuar dhe kur vjen ky çast, ata as nuk mund ta vonojnë atë qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta përparojnë atë.” [El

A’raf: 34].

“Dhe askush nuk mund të vdesë vetëm se me Lejen e Allahut dhe për një kohë të përcaktuar.” [Al Imran: 145].

Ata besojnë gjithashtu se ai që vdes apo vritet, kjo do të thotë që i ka mbaruar afati i përcaktuar i tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata për të cilët ishte përcaktuar vdekja, padyshim që do të ishin drejtuar vetë te vendi i përcaktuar për vdekjen e tyre!”

[Al Imran: 154].

“Kudo që ju të jeni, vdekja do t’iu gjejë, edhe sikur të jeni në kështjella të fortifikuara!” [En Nisa: 78].

Cytja e shejtanëve dhe ndikimi i tyre.

Ata besojnë se Allahu i Lartësuar i ka krijuar shejtanët dhe ata i bëjnë cytje njerëzve me qëllim që t’i nxjerrin nga rruga e drejta, duke u qëndruar në pritë atyre.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre nga mesi i njerëzve që t’ju kundërshtojnë juve dhe po t’u bindeni atyre, atëherë padyshim që do të ishit

idhujtarë!” [El En’am: 121].

Page 235: Sekti Kur’anij

Allahu i Lartësuar u lë shejtanëve pushtet mbi kë të dojë dhe ruan prej kurtheve e sherreve të tyre atë që Ai do.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe shqetësoji (të nxituarit e mendjelehtit) vazhdimisht, ata që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur ose duke u

bërë vesvese me këngë, muzikë etj.). Sulmoji ata me kalorësinë e këmbësorinë tënde (me të gjitha mjetet e mënyrat)! Ndaji me ta pasuritë e fëmijët (me rrugë të palejuara) dhe bëju atyre edhe premtime. Por shejtani nuk u premton atyre

asgjë, veçse mashtrim.

Sa për robët e Mi (besimtarët e Mi të vërtetë), ti nuk ke asnjë fuqi mbi ta. Dhe më se i Mjaftueshëm është Zoti yt si Rregullues e Mbikqyrës.” [El Isra: 64-65].

“Vërtet që ai nuk ka aspak fuqi mbi ata që besojnë e mbështeten vetëm te Zoti i tyre.

Fuqia e tij (shejtanit) është vetëm mbi ata të cilët i binden dhe e ndjekin atë (shejtanin) dhe mbi ata të cilët i vënë shok Allahut!” [En Nahl: 99-100].

Magjia nuk bën dëm veçse me Lejen e Allahut.

Pasuesit e Sunetit dëshmojnë se në tokë ekziston magjia dhe magjistarët, por ata nuk i bëjnë ndokujt keq veçse me Lejen e Allahut:

“…Dhe ata nuk munden të dëmtojnë askënd me të (magjinë) veçse me Lejen e Allahut!”

[El Bekare: 102].

Gjykimi për magjistarin.

Ai që e mëson magjinë dhe e praktikon atë, duke besuar se ajo bën dëm apo dobi pa Lejen e Allahut, ai ka dalë nga feja dhe është kafir.

Nëse ai pyetet dhe në përshkrimin e tij del se ajo që bën është kufër, atëherë afatizohet për t’u penduar dhe nëse nuk pendohet, atëherë i pritet koka.

Page 236: Sekti Kur’anij

Por nëse pasi pyetet, ai përshkruan diçka që nuk është kufër, apo se flet me gjëra që as ai vetë nuk i kupton, atëherë pengohet nga kjo gjë dhe nëse e kryen përsëri, atëherë dënohet me kamzhik apo burgim.

Nëse thotë se magjia nuk është haram dhe unë besoj se ajo është e lejuar, atëherë bëhet e detyrueshme vrasja e tij, sepse ai ka bërë të lejuar diçka për të cilën janë bashkuar të gjithë muslimanët se ajo është e ndaluar.

Çdo pije dehëse është haram.

Dijetarët e Hadithit e konsiderojnë të ndaluar çdo pije që të deh, qoftë ajo e marrë nga rrushi, apo rrushi i thatë, hurma, mjalti, misri, apo çdo lloj bime tjetër.

Ata e konsiderojnë të ndaluar pijen dehëse qoftë ajo shumë apo pak, e konsiderojnë atë të papastër dhe e dënojnë me shkopinj pirësin e saj.

Përkujdesja për kryerjen e faljeve të obligueshme.

Ata e shohin të obligueshme nxitimin për kryerjen e faljeve dhe se falja në fillim të kohës së caktuar është më mirë se në mbarim të saj.

Ata e konsiderojnë të obligueshme leximin e sures el Fatiha pas imamit në namaz.[18]

Ata urdhërojnë që të plotësohet rukuja (përulja) dhe sexhdeja. Ata e konsiderojnë plotësimin e rukusë dhe të sexhdes me qetësi, ngritjen nga rukuja dhe qëndrimin drejt pas saj me qetësi, ngritjen prej sexhdes dhe qëndrimin mes dy sexhdeve me qetësi, të gjitha këto i konsiderojnë prej shtyllave (rukneve) të namazit pa të cilat ai nuk mund të jetë i saktë.

Këshillimi për të vepruar mirë.

Page 237: Sekti Kur’anij

Ata këshillojnë njëri-tjetrin për falje natën, pasi të kenë fjetur një pjesë të saj, për ruajtjen e lidhjeve farefisnore, për përhapjen e selamit (përshëndetjes), të ushqyerit e të varfërit, mëshirimin e fukarenjve e jetimëve, preokupimin për çështjet e muslimanëve, për mbajtjen e të mesmes në të ngrënë e të pirë, në martesë e në veshmbathje, për bamirësi, për urdhërim për të mira dhe ndalim nga e keqja, për shpejtimin në çdo lloj pune të mirë dhe ruajtjen prej përfundimit të keq të lakmisë.

Ata këshillojnë njëri-tjetrin për të Vërtetën dhe për durim.

Dashuria dhe urrejtja për çështjen e Fesë.

Dijetarët e Hadithit e duan njëri-tjetrin për shkak të Fesë dhe urrejnë po për shkak të saj. Ata i ruhen polemikës në lidhje me Allahun (Cilësitë e Tij) dhe mënjanohen nga ndjekësit e bidateve e humbjeve, si dhe i urrejnë ndjekësit e dëshirave dhe injorancës.

Ata ecin sipas shembullit të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe rrugës së shokëve të tij, të cilët janë si yjet dhe me cilindo që të shëmbëllohesh prej tyre, je i drejtëudhëzuar, ashtu siç thoshte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) për ta. [19]

Ata marrin për shembull të tyre selefët (të parët) e mirë të këtij populli, prej prijësave të Fesë dhe dijetarëve të muslimanëve, si dhe kapen për atë me të cilën

ishin kapur prej Fesë së fortë dhe të Vërtetës së qartë.

__________________________________________

[1] - Është përcjellë nga Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu), se ka thënë: Një ditë isha

pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe ai më: “O djalosh! Unë do të të mësoj ty disa fjalë. Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty. Ruaje Allahun dhe ke për t’a gjetur në anën tënde. Kur të kërkosh diçka, kërkoje prej Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje prej Allahut. Dije se, sikur i gjithë populli të bashkohej për të të sjellë ty një të mirë, nuk do të munden të bëjnë veçse atë që Allahu e ka shkruar që më parë për ty, e nëse do të bashkoheshin për të të shkaktuar një dëm, nuk do të mundnin të shkaktonin veçse atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” [Këtë Hadith e ka transmetuar Tirmidhiu, i cili ka thënë se ai është Hasen Sahih, dhe Ahmedi].

[2] - Kjo pjesë e Hadithit të duasë së hapjes së namazit ndodhet te Muslimi.

Page 238: Sekti Kur’anij

[3] - Me këtë vullnet është për qëllim vullneti i krijimit të çdo gjëje dhe të

përcaktimit të tyre sipas Dëshirës së Allahut të Madhëruar dhe nuk është për qëllim vullneti i ligjeve të Fesë e të sheriatit i cili lidhet me dashjen dhe pëlqimin e Allahut.

[4] - Imam Ahmedi, në librin “Es Suneh”, transmeton nga Umer ibën Abdulaziz

(Rahimullah), se ai ka thënë: “Nëse Allahu do të donte që të mos kundërshtohej, Ai nuk do t’a kishte krijuar Iblisin”. Pastaj lexoi Fjalën e Allahut: “Ju nuk mundeni të largoni besimtarët nga Rruga e Allahut, përveç atyre që janë përcaktuar të digjen në Xhehenem!” [Es Safat: 62-63].

[5] - Ai është Talha ibën Ubejdilah ibën Uthman ibën Amër el Kurashi et Tejmij, një

nga gjashtë anëtarët e marrëveshjes për paqe ndërmjet muslimanëve dhe idhujtarëve të Mekës dhe një nga pesë të cilët u bënë musliman për shkak të Ebu Bekrit. Prezentoi në luftën e Uhudit dhe tregoi trimëri. U godit me një shigjetë në ditën e luftës së Xhemelit dhe vdiq në vitin 36 h. në moshën 64 vjeç.

[6] - Ai është ez Zubejr ibën el Auam ibën Huejlid ibën Esed el Kurashi, Ebu

Abdullahi, nga të afërmit e të Dërguarit të Allahut dhe djali i hallës së tij. Një nga gjashtë anëtarët e shuras (konsultës). Ka hyrë në Islam që në moshë të vogël dhe ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet (në Habeshe dhe në Medime). Është vrarë në luftën e Xhemelit në vitin 36 h. dhe është varrosur në Basra.

[7] - Ai është Abdurrahman ibën Auf ibën Abdu Auf ibën Abdul Harith el Kurashi ez

Zuhri, Ebu Muhamed. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka hyrë herët në Islam, para se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) të hynte në shtëpinë e Erkamit. Ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Vdiq në vitin 32 h. në moshën 72 vjeç.

[8] - Ai është Sead ibën Malik ibën Uhejb el Kurashi, ez Zuhri, Ebu Is’hak ibën Ebi

Uekas. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka transmetuar shumë Hadithe nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem). Ka qenë një prej kalorësve më të mirë dhe i pari që ka gjuajtur me shigjetë në Rrugë të Allahut. Ka qenë koka që hapi Irakun dhe ishte i njohur për pranimin e duasë që ai bënte. Ka vdekur në el Akik, në vitin 55 h. dhe u transportua në Medineh. Ai ka qenë i fundit që ndërroi jetë nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet.

[9] - Ai është Seid ibën Zejd ibën Amër ibën Nufejl el Adavi. Një nga të parët e

Islamit dhe para shtëpisë së Erkamit. Ka bërë shpërnguljen në Medine dhe ka marrë pjesë në luftën e Uhudit e në të tjerat pas saj. Nuk ka qenë në Medine në kohën e luftës së Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në të. Ka vdekur në el Akik në vitin 50 h. dhe thuhet pas këtij viti.

Page 239: Sekti Kur’anij

[10] - Ai është Amir ibën Abdullah ibën El Xherrah ibën Hilal el Kurashi el Fehri, i

njohur me kunjën e tij dhe me emrin e gjyshit të tij. Një prej të parëve në Islam. Ka bërë dy shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Ky është ai që hoqi dy ganxhat nga fytyra e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe që i ranë dy dhëmbë. Ka vdekur në vitin 18 h. në moshën 58 vjeç.

[11] - Transmeton Tirmidhiu në El Xhami’, nga Abdurrahman ibën Auf (radijAll-llahu

anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Ebu Bekri do të hyjë në Xhenet. Umeri do të hyjë në Xhenet. Uthmani do të hyjë në Xhenet. Aliu do të hyjë në Xhenet. Talha do të hyjë në Xhenet. Ez Zubejr do të hyjë në Xhenet. Abdurrahman ibën Aufi do të hyjë në Xhenet. Seadi do të hyjë në Xhenet. Seidi do të hyjë në Xhenet dhe Ebu Ubejdeh ibën El-Xherrah do të hyjë në Xhenet.”

[12] - E transmeton Muslimi.

[13] - E transmeton Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ahmedi.

[14] - Kjo fjalë e sahabeve është në librin “Fikhu i madh” i Ebu Hanifes.

[15] - Rafiditë apo refuzuesit janë një prej 72 grupeve të humbura dhe janë quajtur

me këtë emër për shkak të refuzimit të tyre udhëheqjen e Ebu Bekrit dhe të Umerit (radijAll-llahu anhu). Dhe thuhet: për shkak të refuzimit të tyre Zejd ibën Ali (radijAll-llahu anhu), duke e sharë për dhënien besës Ebu Bekrit dhe Umerit (radijAll-llahu anhu) dhe për pranimin e tyre si prijësa të besimtarëve. Zejdi ka thënë: Më refuzuan mua dhe kështu u quajtën rafidi. Ata u quajtën gjithashtu “Shij’ah” atëherë kur thanë: Ne jemi ithtarë të Aliut (radijAll-llahu anhu), por disa prej tyre thanë të pavërtetën për të dhe e tepruan në lavdërimin e tij duke thënë se ai është zot, apo i dërguar nga Zoti. Disa prej tyre i vrau vetë Aliu (radijAll-llahu anhu) në kohën e sundimit të tij dhe disa të tjerë i dogji. Disa prej tyre mohojnë edhe Ditën e Llogarisë. Ata besojnë se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) e ka lënë testament të shkruar se Aliu do të jetë zëvendës i tij pas vdekjes së tij dhe se çështja e udhëheqjes nuk mund të jetë vetëm se me shpallje nga Allahu. Prijësit sipas atyre, janë të pagabueshëm dhe larg gjynaheve të mëdha e të vogla dhe se Ebu Bekri dhe Umeri janë të mallkuar. etj. Marrë nga libri “El Burhan” i Es Sekseki dhe “Mekalat El Islamijine”.

[16] - Fjalia e parë e Hadithit transmetohet në dy sahihat e Buhariut dhe të Muslimit,

si dhe në libra të tjerë. Ndërsa pjesën e dytë e transmeton Ebu Asim në librin “Es Suneh” dhe Taberani në “El Eusat” me shprehje të përafërt.

Page 240: Sekti Kur’anij

[17] - E transmeton Tirmidhiu dhe imam Ahmedi.

[18] - Obligueshmëria e leximit të Fatihasë pas imamit në të gjitha rastet është fjala

e imam Shafiut në medh’hebin e ri si dhe e një grupi bashkë me të. Ndërsa fjala e shumicës së dijetarëve është se leximi i saj është i obligueshëm në namazet pa zë dhe në rastet kur imami qëndron dhe nuk lexon, kurse të lexuarit e Fatihasë në kohën kur imami lexon në namazet me zë, kjo është e papëlqyer (mekruh).

[19] - Ky Hadith që ka përmendur autori është i dobët dhe nuk vlen për t’u

argumentuar me të.

Urrejtja e pasuesëve të bidatit dhe mosqëndrimi me ta.

Pasuesit e Hadithit i urrejnë bidatçinjtë, të cilët kanë shpikur në Fe gjëra që nuk janë prej saj, nuk i duan ata, nuk i shoqërojnë ata, nuk i dëgjojnë fjalët e tyre, nuk ulen me ta, nuk polemizojnë me ta për Fenë dhe as nuk debatojnë me ta, por shohin të obligueshëm ruajtjen e veshëve nga të dëgjuarit e të kotave të tyre të cilat nëse kalojnë nëpër veshë dhe qëndrojnë në zemër, të dëmtojnë dhe të fusin vesvese e mendime të prishura.

Pikërisht për këtë, Allahu i Madhëruar ka zbritur Fjalën e Tij ku thotë:

“Dhe kur ti i sheh ata të cilët zihen në biseda boshe për Vargjet Tona të Kuranit duke i përqeshur ato, rri larg prej tyre deri sa të kalojnë në një çështje tjetër!”

[El En’am: 68].

Shenjat e bidatçinjve.

Page 241: Sekti Kur’anij

Shenjat e bidatit janë të qarta e të dukshme te pasuesit e tij, por shenja dhe argumenti më i qartë për njohjen e tyre është urrejtja e fortë që ata kanë për mbartësit dhe përcjellësit e njoftimeve (Haditheve) të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), përçmimi i tyre dhe quajtja e tyre si të pavlerë, injorantë, dhahirij (sipërfaqësorë), krahasues (të Allahut me krijesat) etj. Kjo, duke qenë gjithashtu të bindur se njoftimet e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve selem) janë të zhveshura nga shkenca dhe se dija e vërtetë është ajo që shejtani ua frymëzon atyre prej përfundimeve të nxjerra nga mendjet e tyre të prishura, vesveseve të errëta të gjokseve të tyre, iluzioneve të zemrave të tyre në të cilat nuk ka pikë të mire, si dhe argumentet, apo më mirë dyshimet e tyre boshe dhe të kota:

“Ata janë ata të cilët i ka mallkuar Allahu, i ka bërë të shurdhër dhe i ka marrë shikimet e tyre.” [Muhamed: 23].

“Dhe atë që përçmon e turpëron Allahu, askush nuk mund ta nderojë. Sigurisht që Allahu bën çfarë Ai do.” [El Haxh: 18].

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar hafiz Ebu Ali el Husejn ibën Ali të thotë: Kam dëgjuar Xheafer ibën Ahmed ibën Senan el Vasiti të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Senan el Katan të thotë:

“Nuk ka bidatçi në botë që të mos i urrejë pasuesit e sunetit. Nëse dikush bën bidate, ëmbëlsia e Hadithit del nga zemra e tij.” [1]

Kam dëgjuar el Hakim të thotë: Kam dëgjuar Ebu el Husejn Muhamed ibën Ahmed el Handhali, në Bagdad të thotë: Kam dëgjuar Muhamed ibën Ismail et Tirmidhi të thotë: Unë dhe Ahmed ibën el Hasen et Tirmidhi shkuam te imami i fesë, Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel. Ahmed ibën el Hasen i tha atij: O Ebu Abdullah! Njerëzit në Mekë përmendën pasuesit e Hadithit para Ibën Ebi Kutejle dhe ai tha: Ndjekësit e Hadithit janë njerëz të këqinj.

Atëherë Ahmed ibën Hanbel u ngrit duke shtrënguar rroben e tij dhe tha: “Ai është zindik (qafir që nuk beson Botën tjetër dhe as Krijuesin)! Ai është zindik! Ai

është zindik! Deri sa hyri në shtëpi.” [2]

Kam dëgjuar gjithashtu El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu Nasr Ahmed ibën Sehl, fakihun (dijetarin e fikhut), në Buhara të thotë: Kam dëgjuar fakih Ebu Nasr ibën Selam të thotë:

“Nuk ka gjë më të rëndë dhe më të urryer për mosbesimtarët dhe ateistët, se dëgjimi i Hadithit dhe përcjellja e tij me zinxhir transmetuesish.”[3]

Kam dëgjuar El Hakim të thotë: Kam dëgjuar shejh Ebu Bekër Ahmed ibën Is’hak ibën Ejub, i cili ishte duke diskutuar me një burrë dhe i tha atij: “Na ka treguar filani…”, por ai burri e preu dhe i tha: Lëre këtë “na ka treguar…” dhe deri kur të vazhdoni të thoni “na ka treguar…”.

Page 242: Sekti Kur’anij

Atëherë shejhu i tha atij: Ngrihu ore qafir! Nuk të lejohet ty të hysh më në shtëpinë time, pas kësaj dite. Pastaj u drejtua nga ne dhe tha: Askujt nuk i kam thënë kurrë që të mos hyjë në shtëpinë time, përveç këtij.”[4]

Kam dëgjuar profesor Ebu Mensur Muhamed ibën Abdullah Hamshad, dijetarin e devotshëm, të thotë: Kam dëgjuar Ebu el Kasim Xheafer ibën Ahmed El Mukirri er Razi të thotë: Dikush lexoi para Abdurrahman ibën Ebi Hatim er Razi dhe unë dëgjoja: Kam dëgjuar babanë tim (kishte për qëllim imamin e qytetit të tij, babanë e tij, Ebu Hatim Muhamed ibën Idris el Handhali), të thotë:

"Shenja bidatçinjve është të folurit keq për ndjekësit e gjurmëve të të Dërguarit dhe shokëve të tij " [5].

Shenja e zindikëve është emërtimi i ndjekësve të sunetit si të pavlefshëm, duke pasur për qëllim me këtë gjë zhdukjen e Haditheve dhe thënieve të Sahabeve.

Shenja e Kaderive [6] është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “muxhbira”[7].

Shenja e Xhehmive është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “krahasues”.

Shenja e Rafidive është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “Nabiteh” (të sapolindur, të vegjël) dhe “Nasibeh” (ata që urrejnë Ali ibën Ebi Talib dhe Ehli bejtin – familjen e të Dërguarit- dhe që nuk i duan ata, madje i quajnë mosbesimtarë e mëkatarë, siç janë Havarixhët).”

Them (autori): Të gjitha këto janë partishmëri, ndërsa pasuesëve të sunetit nuk i mvishet veçse një emër i vetëm dhe ai është “Pasuesit e Hadithit”.

Bidatçinjtë kanë ndjekur të njëjtën rrugë që kanë

ndjekur edhe mushrikët në llagabet që u mveshin pasuesëve të Sunetit.

Them: Unë i kam gjetur bidatçinjtë, që në këto emërtime me të cilat kanë quajtur pasuesit e Sunetit, të kenë ndjekur rrugën dhe mënyrën e mushrikëve me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem). Ata shpeshherë i ndërronin emërtimet për të: disa prej tyre e quanin magjistar, të tjerë fallxhor, të tjerë poet, disa e quanin të çmendur, përçarës, shpifës, trillues e gënjeshtar. Ndërsa i

Page 243: Sekti Kur’anij

Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) ishte larg dhe i pastër nga të gjitha ato mangësi dhe nuk ka qenë veçse i Dërguar, i zgjedhur dhe Lajmëtar i Allahut.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Shih se çfarë krahasimesh të mveshin ty! Kështu pra, ata kanë dalë në të gabuarën dhe kurrë më nuk gjejnë dot rrugë.” [El Isra: 48 dhe El Furkan: 9].

Po kështu edhe bidatçinjtë (Allahu i përçmoftë!), kanë thënë fjalë dhe emërtime të ndryshme për mbartësit e Haditheve të tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), për përcjellësit dhe transmetuesit e tyre të cilët marrin për shembull Sunetin e tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), duke i quajtur disa prej tyre “hashavije-të pavlerë”, të tjerë i quajtën “krahasues”, “të vegjël”, “armiq të Aliut” etj.

Pasuesit e Hadithit janë të pastër nga ajo me të cilën akuzohen.

Pasuesit e Hadithit janë larg këtyre të metave, të pastër e të ruajtur dhe nuk janë veçse ndjekës së Sunetit të pavdekshëm, të rrugës së kënaqshme, të rrugës së drejtë dhe të argumenteve të forta e bindëse. Allahu u ka dhënë sukses atyre në ndjekjen e Librit të Tij, Shpalljes dhe Urdhërit të Tij, si dhe në shëmbëllimin me të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), në fjalët e tij me të cilat ai urdhëroi popullin e tij për vepra dhe fjalë të mira dhe e ndaloi atë nga të këqiat. I ndihmoi ata për të ndjekur rrugën e tij dhe për drejtëudhëzimin me shtrëngimin pas Sunetit të tij. Ai i hapi gjokset e tyre për t’a dashur atë dhe për të dashur prijesat e Fesë së tij dhe dijetarët e popullit të tij.

Dhe ai që e do një popull, ai është prej tyre në Ditën e Kijametit, sipas gjykimit të fjalës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) që thotë:

“Njeriu (në Botën tjetër) do të jetë me atë që do.” [8]

Prej shenjave të pasuesëve të Sunetit është dashuria për dijetarët e Hadithit dhe pasuesit e tij.

Page 244: Sekti Kur’anij

Një nga shenjat e Ehli Sunetit është dashuria e tyre për imamët e Sunetit, dijetarët e tij, ndjekësit dhe ithtarët e tij, si dhe urrejtja për prijësat e bidatit të cilët thërrasin për në Zjarr dhe i drejtojnë pasuesit e tyre për në banesën e shkatërrimit (Xhehenem).

Allahu i Lartësuar i ka zbukuruar zemrat e ndjekësve të Sunetit dhe i ka ndriçuar ato me dashurinë për dijetarët e Sunetit, si Mirësi dhe Dhuratë prej Tij.

Na ka treguar hafiz el Hakim Ebu Abdullah (Allahu e fustë në Xhenet atë dhe neve!): Na ka treguar Muhamed ibën Ibrahim ibën el Fadl el Mezki: Na ka treguar Ahmed ibën Selemeh: Ebu Raxha Kutejbeh ibën Seid lexoi para nesh librin e tij “El Iman”- Besimi, në fund të të cilit thoshte:

“Nëse sheh dikënd që e do Sufjan eth Theurin, Malik ibën Enesin, el Euzain, Shu’ben, Ibën el Mubarek, Ebu el Ahvas, Sherikun, Vekij’, Jahja ibën Seidin dhe Abdurrahman ibën Mehdiun, dije se ai është ndjekës i Sunetit.”

Ahmed ibën Selemeh thotë: Unë shtova me shkrimin tim poshtë të tijit: Jahja ibën Jahja, Ahmed ibën Hanbel dhe Is’hak ibën Rahavejh.

Kur ai arriti te ky vend në libër, vështroi te ne, banorët e Nisaburit dhe tha:

- Këta njerëz anojnë shumë nga Jahja ibën Jahja.

- Atëherë ne i thamë: O Ebu Raxha’! Si është Jahja ibën Jahja?

- Ai tha: Njeri i mirë dhe prijës i muslimanëve. Po ashtu edhe Is’hak ibën Ibrahim

është prijës i muslimanëve. Ndërsa Ahmed ibën Hanbel është më i madh nga të gjithë ata që përmende.

Ndërsa unë (autori) i bashkangjita atyre që përmendi Kutejbe (Rahimullah), duke u nisur nga parrulla: “Kush i do ata, ai është ndjekës i Sunetit”, unë shtova një grup tjetër prej prijësave të dijetarëve të Hadithit të cilët merren për shembull, në rrugën e të cilëve je i udhëzuar dhe të cilët janë prej grupit të tyre, prej pasuesëve dhe prej ithtarëve të tyre, ndjekës seriozë të gjurmëve të tyre.

Prej tyre janë:

Muhamed ibën Idris esh Shafii el Matlibi, imami i paraprirë, zotëriu i madh, dhuruesi i madh për ndjekësit e Islamit dhe të Sunetit, i sakti në gjykime, i inspiruari dhe mësonjësi. Ai i cili ka punuar në Fenë e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ve selem), duke i ndihmuar dhe pastruar ato nga shpifjet e të paqënat, atë punë që nuk e ka bërë kush tjetër prej dijetarëve të kohës së tij dhe as pas atyre.

Page 245: Sekti Kur’anij

Prej atyre të cilët kanë qenë para Shafiut (Rahimullah) po kujtoj Seid ibën Xhubejr, Ez Zuhri, Esh Sheabij dhe Et Tejmij.

Ndërsa pas tyre ka qenë: El Lejth ibën Sead, El Euzai, Eth Theuri, Sufjan ibën Ujejneh el Hilali, Hamad ibën Selemeh, Hamad ibën Zejd, Junus ibën Abid, Ejubi, Ibën Auni dhe shokët e tyre.

Pas tyre vjen: Jezid ibën Harun, Abdurrazak dhe Xherir ibën Abdulhamid.

Pas tyre vjen: Muhamed ibën Jahja edh Dhehli, Muhamed ibën Ismail el Buhari, Muslim ibën el Haxhaxh el Kashijri, Ebu Daud es Sixhistani, Ebu Zur’ah er Razi, Ebu Hatim dhe i biri i tij, Muhamed ibën Muslim ibën Uarah, Muhamed ibën Eslem et Tusi, Uthman ibën Seid ed Darimi, Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh, i cili quhej prijësi i prijësave dhe pasha Allahun që ai ka qenë i tillë në kohën e tij, Ebu Jakub Is’hak ibën Ismail el Busti, dy gjyshat e mi para dy baballarëve të mi: Ebu Seid Jahja ibën Mensur el Heravi, Udej ibën Hamdavejh es Sabuni dhe dy djemtë e tij, dy shpata të Sunetit: Ebu Abdullah es Sabuni dhe Ebu Abdurrahman es Sabuni.

E shumë të tjerë prej imamëve të Sunetit të cilët kanë qenë të kapur për të, punonin për përhapjen e tij, thërrisnin në të dhe ua mësonin atë njerëzve.

Këto rreshta që shkrova në këto fletë kanë qenë besimi i të gjithëve atyre, nga i cili nuk ndryshon asnjë prej tyre, por janë bashkuar të gjithë në të dhe kanë rënë dakord të gjithë për nënshtrimin e ndjekësve të bidatit, për përçmimin dhe talljen e tyre, për largimin dhe dëbimin e tyre, për qëndrimin larg tyre, për mosshoqërimin e mosjetesën me ta dhe se duke i prerë lidhjet dhe fjalët me ta, afrohesh te Allahu i Lartësuar.

Profesori dhe imami - është për qëllim autori - (Rahimullah) thotë:

“Edhe unë, falë Mirësisë së Allahut të Madhëruar, ndjek gjurmët e tyre, ndriçohem me dritën e tyre dhe këshilloj vëllezërit dhe shokët e mi që të mos rrëshqasin nga ndriçimi i tyre dhe të mos ndjekin tjetër përveç fjalëve të tyre. Mos të humbasin kohën me ato bidate të shpikura të cilat janë përhapur në mesin e muslimanëve dhe nga të cilat sikur të ishte shfaqur qoftë edhe një prej tyre në kohën e atyre prijësave, ata do t’a kishin quajtur bidatçi, do t’i prisnin lidhjet me të, do t’a përgënjeshtronin dhe do t’i ktheheshin atij me të gjitha të këqiat dhe të papëlqyerat.

Vëllezërit e mi! Mos t’iu mashtrojë juve numri madh i bidatçinjëve, sepse kjo është prej shenjave të afrimit të Kijametit, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem):

“Prej shenjave të Kijametit dhe afrimit të tij është pakësimi i dijes dhe shtuarja e injorancës.”[9]

Page 246: Sekti Kur’anij

“Dija”, në këtë Hadith, është Suneti, kurse “injoranca” është bidati.

Ai që kapet sot për Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe punon sipas tij me qëndrueshmëri, pastaj thërret të tjerët në të, shpërblimi i tij është më i madh dhe më i lartë se i atyre që kanë ndjekur këtë rrugë në fillimet e Islamit, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Ai ka shpërblimin e pesëdhjetë muslimanëve.”

- Dikush tha: Shpërblimin e pesëdhjetë prej tyre (të kohës së tij)?

- Ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) tha: “Jo, por sa pesëdhjetë prej jush!” [10]

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) e ka thënë këtë, për atë që punon sipas Sunetit të tij në kohën kur populli të jetë prishur.

Kam gjetur të shkruar në një libër të gjyshit tim, imam Ebu Abdullah Muhamed ibën Udej ibën Hamdavejh es Sabuni (Rahimullah): Na ka treguar Ebu el Abas el Hasen ibën Sufjan en Nesevi, se el Abas ibën Sabih u ka thënë: Na ka treguar Abdulxhebar ibën Medhahir: Më ka treguar Meamar ibën Rashid: Kam dëgjuar Ibën Shihab ez Zuhri të thotë:

“Të mësuarit e një Suneti është më i mirë se të bësh adhurim dyqind vjet.”[11]

Na ka treguar Ebu Bekër Muhamed ibën Abdullah ibën Muhamed ibën Zekerija esh Shejbani: Na ka treguar Ebu el Abas Muhamed ibën Abdurrahman ed Deguli: Kam dëgjuar Muhamed ibën Hatim el Madhferi të thotë: Kam dëgjuar Amër ibën Muhamed të thotë: Ebu Muavije ed Darijr po i tregonte Harun er Rashid-it një Hadith nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu), në të cilin thuhet:

“Po polemizonin Ademi dhe Musai…”[12]

- Isa ibën Xheafer tha: Si mund të ketë ndodhur kjo, kur dihet që ndërmjet

Ademit dhe Musës është një kohë e gjatë?

- Atëherë Haruni iu hodh atij dhe tha:

“Ai të tregon për fjalën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), ndërsa ti e kundërshton atë duke pyetur “Si?”!

Obligueshmëria e dorëzimit para asaj, me të cilën ka ardhur i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem)

Page 247: Sekti Kur’anij

Kështu duhet për muslimanin, që t’a madhërojë njoftimin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe ta presë atë me pranim, dorëzim dhe besim.

Gjithashtu duhet që ta ndalojë rreptësisht atë që ndjek rrugë tjetër përveç kësaj rruge të cilën e ka ndjekur edhe Harun er Rashidi me shembullin e atij që e kundërshtoi njoftimin e saktë që dëgjoi, duke pyetur “Si?” dhe me qëllim që t’a mohojë një gjë të tillë dhe t’a quajë të pamundur, duke mos e pritur atë me pranim e dorëzim ashtu siç duhet pranuar çdo gjë që vjen nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem).

Allahu i Madhëruar na bëftë prej atyre që e dëgjojnë Fjalën (Kuranin dhe Sunetin) dhe e ndjekin atë me të mirë, që kapen në jetën e tyre të kësaj bote për Kuranin dhe Sunetin!

Dhe na largoftë nga pasionet që të humbin, idetë boshe dhe të këqiat përçmuese, me Mirësinë dhe Dhurimin e Tij!

Ky është fundi i librit dhe Falenderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve, Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ve selem), mbi shokët dhe familjen e tij.

Libri ka përfunduar më 17 Rexheb, të vitit 1297 H.

__________________________________________

[1] - E ka nxjerrë el Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe el

Bagdadi, në librin “Nderi dhe respekti i dijetarëve të Hadithit”.

[2] - E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe El

Bagdadi.

[3] - E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe El

Bagdadi.

[4] - E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit”.

[5] - Es Sefarijni, në librin “Shkëlqimi i dritave të shndritshme” thotë: “Pasuesit e

gjurmëve (ehlul ether) janë ata të cilët e marrin akiden e tyre nga ajo që ka zbritur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij apo në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-

Page 248: Sekti Kur’anij

lAllahu alejhi ve selem) dhe në atë që ka ardhur e është e saktë nga Selefët e mirë prej Sahabeve të ndershëm dhe Tabiinëve, duke hedhur tutje plehrat e ndjekësve të dëshirave e të bidatit, si dhe krundet (fundurinat) e ndjekësve të filozofisë.

[6] - Kaderijet janë ata që e mohojnë kaderin (caktimin e Allahut), emërtim i cili

është bërë i njohur edhe për Mu’tezilitë, sepse ata pretendojnë se njerëzit i krijojnë vetë punët e tyre dhe se Allahu nuk ka caktuar asgjë.

[7] - Rrënja e kësaj fjale është el Xhebër që do të thotë: Mohimi i kryerjes së veprës

nga njeriu në të vërtetë dhe mveshja e saj Allahut të Lartësuar. Xheberiet janë një prej grupeve të humbura që thonë se njeriu është i detyruar në veprat e tij dhe se nuk mund të zgjedhë gjë përveç asaj që i është shkruar nga Allahu. Këta janë në vetvete grupe të shumta. Më tepruesit e tyre janë ata që thonë se njeriu nuk bën asnjë vepër dhe nuk ka fuqi të bëjë asgjë, por Ai që bën në të vërtetë, sipas këtyre, është Allahu. Këta janë ndjekësit e Xhehëm ibën Safvan. Disa të tjerë që mund të konsiderohen të mesëm të tyre, thonë se njeriu ka njëfarë fuqie por pa ndikim.[Marrë nga libri “El Milel uen-Nihal” i esh Shehrastanit].

[8] - E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[9] - E transmeton Buhariu, Muslimi etj.

[10] - E ka nxjerrë Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe ibën Maxheh.

[11] - E ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi, në librin “Dhemul kelami ue ehlihi”.

[12] - Ky Hadith është Muttefekun alejhi dhe Hadithi i plotë është: Transmetohet nga

Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Po polemizonin Ademi dhe Musai. Musai tha: O Adem! Ti je babai ynë që na hoqe shpresat dhe na nxorre nga Xheneti. Ademi i tha atij: Ti je Musai që Allahu të ka veçuar me të Folurin e Tij dhe që të ka thurur planet me Dorën e Tij, a po më qorton mua për një gjë, të cilën Allahu e ka caktuar dyzet vjet para se të më krijonte? Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ve selem) tha: Kështu që e mundi Ademi Musën, e mundi Ademi Musën!”

[13] - Këtë histori të Harun er Rashid-it, e transmeton el Hatib el Bagdadi në

“Tarihul Bagdad”.

Page 249: Sekti Kur’anij

Shpjegimi i Tre Parimeve -

Abdullah En-Nexhmi

Mësimi i parë

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi krijesën më të mirë të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe tabi’inët, si dhe mbi atë që i pason ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

E më pas:

Vëllezër të nderuar, fillojmë mësimin tonë në këtë libër të mrekullueshëm, dhe ai është libri “Tre Parimet” i Imamit Muxheddid (ripërtëritësit), Muhamed ibën Abdul-Uehhabit – Rahimullah –.

Muhamed ibën Abdul-Uehhab është Muhamed ibën Abdul-Uehhab ibën Sulejman Et-Temimi. Ai u lind në qytetin Ujejneh, që ndodhet në veri të Rijadit, në vitin 1115 dhe vdiq në vitin 1206.

Ai e mësoi Kur’anin Fisnik në vitin e dhjetë të moshës së tij, dhe shkoi të kërkonte dije në shumë vende. Ai u rrit në një shtëpi me dije, babai i tij ishte gjykatës në atë vend, ndërsa gjyshi i tij, Shejkh Sulejmani, ishte Mufti dhe pikë referimi për dijetarët, gjithashtu xhaxhallarët e tij ishin dijetarë.

Kështu që, ai u rrit në një shtëpi të dijes, dhe u edukua nga babai i tij, Abdul-Uehhab si dhe nga xhaxhallarët e tij qysh në vegjëli. Kështu, ai mësoi Kur’anin dhe u dallua në dije që kur ishte i vogël. Babai i tij u mahnit me zgjuarsinë dhe modestinë e tij.

Page 250: Sekti Kur’anij

Ai (Muhamed ibën Abdul-Uehhab) u përpoq në thirrjen për veçimin e Allahut – të Gjithëfuqishëm e të Lartësuar – në adhurim. Dhe Imami Muhamed ibën Su’ud – Rahimullah – i tha atij: “Ju përgëzoj për ndihmë dhe përkrahje (që do t’iu japim)”. Ndërsa Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhab i tha:“Ndërsa unë të përgëzoj për triumf dhe pushtet, kjo është feja e Allahut, kush e ndihmon atë, atëherë Allahu do ta ndihmojë atë”.

Kjo broshurë, broshura “Tre Parimet” është një broshurë e rëndësishme. Dijetarët janë kujdesur për të si dhe për mësimin përmendësh të saj, për shkak se ajo ka përmbledhur argumente nga Kur’ani dhe Suneti në pohimin e bazave të Teuhidit. Për këtë arsye, Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz – Rahimullah – ka thënë: “Kjo është një broshurë e rëndësishme në Akide”.

Imami, Muhamed ibën Abdul-Uehhab – Rahimullah – ua diktonte nxënësve dhe njerëzve të zakonshëm këto parime me qëllim që ata t’i mësonin dhe t’i memorizonin. Ajo është një broshurë që dijetarët i kanë dhënë rëndësi shpjegimit, sqarimit dhe memorizimit të saj. Ajo është prej broshurave me të cilën fillojnë nxënësit e dijes kërkimin, ata që janë fillestarë në kërkimin e dijes, ata e fillojnë me këtë.

Nxënësi i dijes e fillon (kërkimin e dijes) me çështjet e vogla të dijes para çështjeve të mëdha. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

كن كونوا ربانيين بما كنتم تعلمون الكتاب وبما كنتم تدرسون ﴿ ـ ﴾٧٩ول

“Porse, bëhuni Rab-banijinë (robër të ditur të fesë së Zotit që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë”. Al-Imran,

79

Disa selefë kanë thënë “Rab-bani” është ai që fillon me çështjet e vogla të dijes para çështjeve të mëdha.

Imami – Rahimullah – e filloi këtë broshurë me (fjalën) “Bismilah”:

Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim

(Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit).

Fjala “Bismilah”, fjala “Isëm” thuhet se është marrë nga fjala “sumu-u,” që domethënë “Lartësi”.Gjithashtu, thuhet se është marrë nga fjala “sima” që domethënë “Shenjë”.

Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit). Fjala “Allah” është emër i përveçëm i Zotit – të Patëmeta e i Lartësuar – që do të thotë: “i Adhuruari me dashuri dhe madhërim”.

Page 251: Sekti Kur’anij

Allahu i Lartësuar e ka këtë emër, nuk quhet askush tjetër përveç Tij më këtë emër. Madje edhe mendjemëdhenjtë dhe pabesimtarët sikurse është Fir’auni, nuk e ka emërtuar veten me këtë emër, ai nuk ka thënë: “Unë jam Allahu,” porse ka thënë: “Unë jam zoti juaj më i lartë.” Ai nuk guxoi që ta quante veten e tij me emrin “Allah”.

Allahu është ai që meriton Uluhijen, e që është adhurimi. Fjala “Bismilah”, parafjala (bi) dhe fjala e varur (ismi) janë të varura nga një fjalë e fshirë, dhe nënkuptimi i saj është: “I kërkoj ndihmë Allahut” ose “E filloj librin tim me Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit)”.

Err-Rrahmani Err-Rrahim (të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit) janë dy emra që rrjedhin nga fjala“Err-Rrahmeh (Mëshirë). Dhe dallimi mes tyre është se emri Err-Rrahman (i Gjithëmëshirshmi)është i veçantë për Allahun – e Lartësuar –, në aspektin e fjalës. Kështu që, nuk lejohet të emërtohet me të dikush tjetër përveç Tij, nuk lejohet që të emërtohet dikush prej njerëzve me emrin Err-Rrahman. Porse ai është i përgjithshëm nga ana kuptimore, i përgjithshëm nga ana kuptimore. Kështu që, Allahu – i Lartësuar – është Err-Rrahman (i Gjithëmëshirshmi) për të gjitha krijesat, madje edhe për kafshët, dhe kjo është mëshira e përgjithshme.

Ndërsa, Err-Rrahim (Mëshiruesi) është emër i veçantë për Allahun nga ana kuptimore. Kështu që, Ai – i Lartësuari – është Mëshirues ndaj besimtarëve. Ashtu sikurse ka thënë i Gjithëfuqishmi, i Lartësuari:

﴾٤٣وكان بالمؤمنين رحيما ﴿

“E Ai ndaj besimtarëve është i Mëshirshëm.” El-Ahzab, 43

Mirëpo ai është i përgjithshëm nga aspekti e fjalës. Kështu që, të cilësohesh me të është e saktë. Sikur të thuash: “Filani është mëshirues.” Allahu i Lartësuar ka thënë për Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu alejhi ve selem – :

حيم م حريص عليكم بالمؤمنين رءوف ر ن أنفسكم عزيز عليه ما عنت لقد جاءكم رسول م

﴿١٢٨﴾

“Tashmë juve ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, ai është i kujdesshëm për juve dhe është i butë e i mëshirshëm me

besimtarët”. Et-Teubeh: 128.

Imami – Rahimullah – së pari e filloi këtë broshurë me Bismilah (Me emrin e Allahut) duke marr si shëmbëlltyrë Librin Fisnik (Kur’anin), ngase të filluarit me “Bismilah” gjendet në suret e Kur’anit, me përjashtim të sures “Bera’a” (Et-Teubeh)”. Pastaj, Bismileja (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim)është një pjesë e ajetit, ashtu sikurse është në fjalën e Allahut të Lartësuar:

Page 252: Sekti Kur’anij

حيم﴿ ن الر ـ حم ه الر ﴾٣٠إنه من سليمان وإنه بسم اللـ

“Me të vërtetë ajo (letra) është nga Sulejmani dhe është me: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit (Bismil-lahi Err-Rrahmani Err-Rrahim)”. En-

Neml: 30.

Çështja e dytë:

Duke marr si shembull Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ve selem – në shkresat dhe letrat e ndërsjella të tija që u dërgonte mbretërve. Kështu që, ai e fillonte me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim”.

Çështja e tretë:

Për të arritur bereqetin (begatinë). Ashtu sikurse ka ardhur në hadithin se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem –:

“Çdo çështje që ka peshë dhe që nuk fillohet në të me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim”, atëherë ajo është e mangët”.

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Ajo është pafrytshme”, ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet “Është me të meta”, d.m.th me bereqet (begati) të mangët.

Këtë hadith e kanë shpallur të dobët disa dijetarë, sikurse Imam Albani. Ndërsa, disa dijetarë të tjerë e kanë vlerësuar si të mirë, sikurse Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz – Rahimullah –. Kështu që, fillimi me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim” në krye të librave ka bereqet (begati) dhe mirësi të madhe. Për këtë arsye, Shejkhu jonë, Shejkh Salih El-Feuzan – Allahu i dhëntë sukses – thotë: “Ata të cilët nuk i fillojnë librat dhe broshurat e tyre me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim” e kanë lënë sunetin Pejgamberik dhe marrjen për shembull të Librit të Allahut – të Gjithëfuqishëm e i Lartësuar – dhe ndoshta për këtë shkak librat dhe broshurat e tyre nuk kanë bereqet dhe as nuk kanë dobi. Sepse ato (librat dhe broshurat) nëse nuk kanë “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim”, atëherë ato janë të privuara nga dobia, të privuara nga dobia.

Përse Imami Ripërtëritës – Rahimullah – u kufizua tek besmeleja (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim)dhe nuk ka vendosur parathënie të gjatë? Është thënë se Imami – Rahimullah – u kufizua tek besmeleja (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim) sepse ajo është nga lavdërimet dhe përkujtimet më të mira, sepse ajo është nga lavdërimet dhe përkujtimet më të mira.

Shpresojmë që të mjaftohemi me këtë, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Page 253: Sekti Kur’anij

Mësimi i dytë

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin besnik, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe tabi’inët, si dhe mbi atë që i pason ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

E më pas:

Vëllezërit e mi të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e librit “Tre Parimet” të Imamit, Muxheditit (ripërtëritësit) Muhamed ibën Abdul-Uehhabit – Rahimullah – .

U ndalëm te fjala e tij – Rahimullah – :

“Dije Allahu të mëshiroftë, se obligohet për ne mësimi i katër çështjeve:

E para është: Dija, dhe ajo është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e fesë Islame me argumente.

Fjala e autorit, e Imamit – Rahimullah – : “Dije.” (Fjala) “Dije” është fjalë nxitëse dhe në të ka shenjë për atë që do t’i thuhet dëgjuesit dhe lexuesit pas saj. Dhe shkaku i saj është se lexuesit apo dëgjuesit nëse i thuhet “Dije”, atëherë ai do të tregohet i vëmendshëm për atë që do të thuhet më pas. Fjala “Dije” është folje në mënyrën urdhërore, që sillet atëherë kur përmenden gjëra të rëndësishme, që t’i tërheq vëmendjen studiuesit, në mënyrë që ta dëgjojë mirë atë. Gjithashtu, kjo fjalë argumenton për dhënien rëndësi ndaj temës si dhe për rëndësinë e temës me të cilën fillohet në të.

Fjala e tij “Dije”: Dija është kuptimi i diçkaje ashtu siç është në realitet ose konceptimi i saj në përputhje me realitetin.

Dija ndahet në dy pjesë:

Dije e domosdoshme. Ajo është dije e cila marrja e informacione për të është e domosdoshëm, ndonëse atë e shtyn nevoja për të, pa pasur nevojë që të shikojë dhe të kërkojë argument, sikurse është dija e obligimit të nijetit në abdes. Për këtë arsye, ai që flet kur tregon (diçka në lidhje dijen, sh.p) duhet që të përdorë herë pas here shprehje që i përforcon studentët, si dhe përforcon vëmendjen e tyre. Për këtë arsye, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem – një herë i thoshte sahabëve (shokëve) të tij: “A t’ju njoftoj , a t’ju tregoj." Ndërsa një herë tjetër, u thotë “A e dini çfarë është kjo?” Ai e ndërronte metodën, në mënyrë që ta tërheq vëmendjen e dëgjuesit.

Nga dija që e përmendëm më lartë, ka prej saj që është e domosdoshme dhe e njohur, dhe ka prej saj që është (...) e dëmshme, ka dhe prej dijes që ka nevojë për shikim dhe argumentim. Po ashtu ka prej dijes që është obligim individual (fard

Page 254: Sekti Kur’anij

Ajn), domethënë i obligohet çdo individi, e ajo dije është që nuk mund ta bëjë askush sikurse ai, gjithashtu ajo dije është me të cilën përmirësohet adhurimi i tij dhe përmes saj ruhet besimi (akideja) i tij.

Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem – ka thënë:

“Kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman.”

Kështu që, obligohet që të mësojë Akiden me detaje dhe t’i mësojë shtyllat e Islamit, shtyllat e Imanit dhe Ihsanit. Ka një pjesë të dijes që është obligim kolektiv (fard kifajeh), e ky obligim është nëse e marrin përsipër atë disa njerëz, bie gjynahu për ata që ngelen.

Andaj, mësimi i disa gjërave, siç është (fjalë e paqartë), mësimi i mjekësisë, inxhinierisë, pra këta janë prej dijeve kolektive (kifajeh).

Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë,” tregon për mëshirën e autorit – Rahimullah – dhe qëllimi i tij është hajri për lexuesin e kësaj broshure dhe për atë që e dëgjon.

Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë,” në të ka njoftim për disa çështje.

- Së pari: Dija, për atë që dëshiron Fytyrën e Allahut përmes saj duke e mësuar atë

për vete dhe duke punuar me të si dhe duke ua mësuar atë njerëzve, është mëshirë nga Allahu për atë që (...).Allahu i ka nderuar njerëzit me dërgimin e Muhamedit – sal-lAllahu alejhi ve selem –, andaj dija është mëshirë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وما أرسلناك إل رحمة للعالمين

“Nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botërat (njerëzit, xhinnët dhe çdo gjë që ekziston).” el-Enbija, 107

- Së dyti: Dija është mëshirë në mesin e familjes së tyre, e që janë ata që mësojnë

dhe që marrin dije. Pra, ata e kanë për detyrë që të kenë mëshirë për njëri-tjetrin.

حماء من عباده الر و إنما يرحم الل

“Me të vërtetë Allahu mëshiron nga robërit e Tij vetëm ata që janë të mëshirshëm.”

- Së treti: Me të vërtetë njerëzit më të vlefshëm për arritjen e dijes janë ata që e

kanë përmbushur frikën ndaj Allahut, ai që i mëshiron njerëzit përmes saj. Kështu që,

Page 255: Sekti Kur’anij

ai i thërriti ata, i mësoi ata dhe bëri durim ndaj mundimeve të tyre. Pra, ky është më parësori i njerëzve për arritjen e dijes.

Pra, fjala e tij – Rahimullah –, “Dije, Allahu të mëshiroftë, se obligohet për ne që t’i mësojmë katër çështje.” Këto çështje e përfshijnë të gjithë fenë. Kështu që, ajo është e vlefshme për t’i kushtuar rëndësi, për shkak të përhapjes së madhe të saj. Kështu që, ajo obligohet për çdo individ prej individëve të ngarkuar, qoftë mashkull apo femër, qoftë i lirë apo rob.

Ndërsa, fjala “mesail” (çështje) është shumësi i fjalës “meseleh”. “Obligohet për ne që t’i mësojmë katër çështje.” Obligimi është ai që nuk justifikohet askush për lënien e tij. Ndërsa, tek Usulijtë obligimi është ajo vepër që vepruesi i saj shpërblehet, ndërsa lënësi i saj dënohet. Dhe qëllimi me obligim këtu, është obligimi individual (fard ‘ajn).

Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë”, kjo tregon për mëshirën e autorit dhe butësinë e tij, dhe se mësuesi duhet që të fillojë me fjalë të mira dhe lutje të mira, në mënyrë që ajo të ndikojë tek ai që dëgjon dijen. Ndërsa, nëse mësuesi fillon me fjalë të ngurta, atëherë kjo të largon nga mësuesi dhe njerëzit nuk do të pranojnë prej tij (nuk do t’ia marrin fjalën, sh.p).

Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë”, “Allahu të mëshiroftë” është lutje për ty për mëshirë. E nëse ty të mëshiron Allahu, atëherë ti do të jesh i lumtur në dynja dhe në ahiret (botën tjetër). E nëse ti futesh në mëshirën e Allahut, atëherë ti je në një mirësi të madhe. Pra, kjo është lutje nga një dijetar i madh dhe njeri i mirë, që shpresohet për të pranimi (i lutjes).

Kështu që, duhet t’u jepet rëndësi këtyre katër çështje, ngase mësimi i tyre është prej obligimit individual (fard ‘ajn), i cili është obligim që t’i mësojmë dhe t’i kuptojmë, e nëse ne nuk i mësojmë këto çështje, atëherë ne marrim gjynah, marrim gjynah sepse ne jemi treguar të mangët në mësimin dhe kuptimin e tyre.

I lutem Allahut – të Gjithëfuqishëm e i Lartësuar – që të na furnizojë neve dhe juve me dituri të dobishme dhe vepra të mira, si dhe sinqeritet në fjalë dhe vepra. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Mësimi i tretë

Page 256: Sekti Kur’anij

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut Një, të Vetmit, Atij të Cilit i luten të gjitha krijesat për nevojat e tyre, i Cili as nuk lind e as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë.

Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij, e më pas:

Vëllezër të nderuar, vazhdojmë me mësimin tonë “Shpjegimi i Tre Parimeve”, të dijetarit, muxhedidit, Muhamed Ibën ‘Abdul-Uehhab - rahimehullah -:

Dhe thamë më parë rreth fjalës së Imamit:

“Dije - Allahu të mëshiroftë - se e ke detyrë që të mësosh katër çështje.”

Pastaj ai - Rahimullah - filloi me të parën prej tyre, e cila është “dija”. Ai tha:

“Dija është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.”

Dhe filloi imami - rahimehullah - me çështjen e parë nga katër çështjet - e cila është detyrë që të mësohet - dhe ajo është dija. Dhe ajo që kihet për qëllim me dijen është dija Sheriatike, të cilën robi e ka detyrë që ta mësojë, të cilën robi e ka detyrë që ta mësojë dhe (mësimi saj) kërkohet prej nesh individualisht dhe kolektivisht. E ajo është:

01 - Njohja e Allahut me Emrat dhe Cilësitë e Tij, njohja e të Drejtës së Tij mbi ne, e

ajo është: që adhurimi të jetë vetëm për Të, të Vetëm e të Pashok. Pra, gjëja e parë që robi e ka detyrë është: njohja e Zotit të tij - ‘Azze ue Xhel-le - dhe se si ta adhurojë Atë.

Dhe dija është njohja e udhëzimit me argumentet e tij, siç ka thënë Imam Ibnul Kajjim - rahimehullah -:

العلم معرفة الهدى بدليله ** ما ذاك والتقليد يستويان

“Njohja e Udhëzimit me argumentin e tij, kjo është dija,

Kurse dija me taklidin, nuk janë njësoj këto të dyja.”

Dhe dija është ajo tek e cila përmbushen dy kushte:

01 - Sinqeriteti në adhurimin e Allahut;

02 - Pasimi i Pejgamberit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -.

Page 257: Sekti Kur’anij

Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, siç ndodhet hadithi tek Ibën Maxheh dhe el-Albanij e ka bërë atë të saktë:

العلم فريضة على كل مسلمطلب .

“Kërkimi i dijes është farz për çdo Musliman.”

Fjala e Imamit - rahimehullah -: “ Dija është njohja e Allahut...”

Njohuria (el-ma’rifeh) dhe dija (el-‘Ilm) nëse përmenden të dyja bashkë në të njëjtën kohë, kanë kuptime të ndryshme, e nëse përmenden veç e veç, atëherë kanë kuptim të njëjtë. Dija (el-‘Ilm)përdoret për diturinë e vjetër që zotëron, kurse njohuria (el-ma’rifeh) përdoret për diturinë e re që ke arritur. Dhe nëse ato të dyja përmenden veç e veç, atëherë kanë kuptim të njëjtë. Domethënë, nëse përmendet ndonjëra prej tyre e vetme, atëherë ajo përfshin edhe tjetrën. Kurse njohuria (el-ma’rifeh) përdoret për dijen dhe mendimin, supozimin. Prandaj, nuk thuhet për Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - se Ai ka njohuri, porse thuhet se Ai ka Dije, sikurse kanë thënë dijetarët.

Kështu, njohja e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - është dy llojëshe: njohja pohuese, të cilën e kanë të gjithë njerëzit, të mirë e të këqinj, të bindur e të pabindur. Dhe argument është Fjala e të Lartësuarit:

يبغون وله أسلم من في السماوات واألرض طوعا وكرها أفغير دين الل

“A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir…” Aali-

Imran, 83

Lloji i dytë: është njohja rreth Allahut, njohje e cila të obligon që ti të kesh turp nga Ai, që të kesh dashuri për Të, që ta lidhësh zemrën tënde me Të, që të jesh i përmalluar për Takimin me Të dhe që të kthehesh tek Ai.

Autori - Rahimullah - tha “njohja e Allahut” dhe nuk tha “njohja e Zotit”, sepse Rububijen e pohuan qafirat. Edhe Iblisi tha:

قال رب بما أغويتني

“Zoti im, për shkak se Ti më çove në humbje…” el-Hixhr, 39

Pra, Iblisi e pohoi Rububijen, mirëpo kjo nuk i bëri dobi atij dhe as nuk e futi në Islam. Tha Imami - Allahu pastë mëshirë për të -: “Dija është njohja e Allahut…”

Njohja e Allahut të Lartësuar është duke njohur Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij, ashtu siç na ka mësuar Kur`ani dhe Suneti i Pejgamberit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue

Page 258: Sekti Kur’anij

sel-lem -. Dhe njohja e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - obligon pranimin e çdo ligji që ka vendosur Allahu i Lartësuar dhe, njohjen e tyre, nështrimin ndaj tyre dhe gjykimin me Sheriatin e Tij - ‘Azze ue Xhel-le -, me të cilin erdhi Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Robi e njeh Zotin e tij duke parë shenjat treguese në Sheriat dhe në univers. Nëse ai mediton në ato shenja, ai arrin ta njohë Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa -. Ka thënë i Lartësuari:

٢١وفي أنفسكم أفال تبصرون ) (٢٠وفي األرض آيات للموقنين )

“Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?” edh-Dharijjat, 20-21

Dhe njohja e Allahut të Përsosur nga çdo e metë, është prirje e njeriut dhe ajo është e ngulitur në natyrshmërinë njerëzore. Dhe çdo krijesë e di që Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i tij. Kurse ata që e mohojnë këtë, siç janë ateistët, e mohojnë nga ana e jashtme, kurse përbrenda veteve të tyre ata janë më se të bindur që Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

ا وجحدوا بها واستيقنتها أنفسهم ظلما وعلو

“Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me kryelartësi, edhe pse në vetet e tyre ishin të bindur që ato ishin vërteta.” en-Neml, 14

Njohja e Allahut me detaje nuk mund të arrihet dhe as nuk mund të ndodhë, përveç se nga ata të cilët i dërgoi Allahu i Lartësuar. Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

ا يأتينكم رسل منكم يقصون عليكم آي اتي فمن اتقى وأصلح فال خوف عليهم ول يا بني آدم إم

٣٥هم يحزنون )

“O bijtë e Ademit, kur nga gjiri juaj të vijnë të dërguar që ju shpjegojnë shpalljet e Mia, atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të

frikësohen e as do të pikëllohen.” el-E’araf, 35

Me të vërtetë, Allahu e ka bërë të njohur Veten e Tij përpara robërve të Tij nëpërmjet disa çështjeve:

- E para: Shikon se njerëzit janë të lidhur me Të dhe i drejtohen Atij, sepse

njerëzit nëse do të ishin të izoluar (nga cytjet e shejtanëve xhindë e njerëz) dhe do të liheshin (në gjendjen e tyre që i krijoi Allahu), do të kishin mbetur në Hanifijeh, në Fenë e Ibrahimit, sepse çdo njeri lind në Fitrah.

- E dyta: Se Allahu i Përsosur nga çdo e metë i ka njoftuar ata rreth Emrave,

Cilësive dhe Veprave të Tij, të cilat tregojnë për Të.

Page 259: Sekti Kur’anij

- E treta: Ajetet e Tij Sheriatike (në Kur`an) dhe hadithet e sakta Pejgamberike.

- E katërta: Shenjat treguese universale, në vetet e tyre dhe në horizonte.

- E pesta: Mirësitë, begatitë të cilat as nuk numërohen dhe as nuk llogariten, të

dukshme e të padukshme.

Nëpërmjet të gjitha këtyre, robi e njeh Zotin e tij, të Përsosurin nga çdo e metë.

Dhe me të vërtetë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - e ka bërë të njohur Veten e Tij tek ne: se Ai është mbi Arshin e Tij, i Lartësuar mbi krijesat e Tij dhe se Dija e Tij ka përfshirë gjithçka. Ai na e ka bërë të ditur se është Një dhe se është i Vetmi që krijon dhe se Ai ka Emrat e Bukur dhe Cilësitë e Larta.

Kjo pra është njohja e Allahut të Lartësuar.

Lusim Allahun t’u japë të gjithëve sukses dhe korrektësi, si dhe të na japë neve dhe juve dije të dobishme dhe vepra të mira.

Allahu dhëntë lavdërime dhe bekime për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i katërt

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të mirin e gjithë njerëzimit, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Sahabët e tij, mbi Tabi’inët dhe mbi ata që i pasuan me mirësi.

E më pas:

Vëllezër të nderuar, kemi filluar tashmë me shpjegimin e “Tre Parimeve”, të Imamit, Muxhedidit, Muhamed Ibën ‘Abdul-Uehhab – rahimehullah -:

Dhe ndaluam tek fjala e Imamit:

“Dije – Allahu të mëshiroftë – se e kemi detyrë që t’i mësojmë katër çështje. E para është Dija, e cila është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe

njohja e Fesë Islame me argumente.”

Page 260: Sekti Kur’anij

Në mësimin e shkuar morëm njohjen e Allahut të Lartësuar. Kurse sot – in shaa Allah – do të marrim njohjen e Pejgamberit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.

Fjala “nebij” vjen nga fjala “nebe`e” ose nga fjala “enbe`e”, me kuptimin lajmëroi. Kurse “nebe`e”pa hemzeh do të thotë u lartësua, u ngrit lart. Kurse nga ana terminologjike (në Sheriat), fjala“nebij” do të thotë: njeri i lirë, të cilit i është dhënë një sheriat, mirëpo nuk është urdhëruar që ta përcjellë atë.

Është thënë gjithashtu për përkufizimin e fjalës “nebij”: ai është ringjallësi i sheriatit të pejgamberit që ka ardhur përpara tij. Kurse “er-rrasul”, i dërguari, është ai i cili erdhi me sheriat abrogues (të sheriatit që ka qenë përpara tij). Dhe i dërguari “er-rrasul” është ai të cilit i ka zbritur sheriati dhe është urdhëruar që ta përcjellë atë.

Njohja e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është prej detyrave që i ka çdo njeri. Dhe nuk mjafton që njeriu të thotë: “Unë e njoh të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, të birin e ‘Abdullahut.” Kjo e vetme nuk mjafton. Porse është detyrë që ta dijë se ai është i dërguar nga Allahu dhe Allahu i ka zbritur atij Librin - dhe e urdhëroi që t’ia përcjellë atë Umetit dhe ai e udhëzoi Umetin që të kapen fort mbas këtij Libri.

Njohja e Pejgamberit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – përkufizohet me disa çështje:

- E para, duke njohur personalitetin e tij: ai është Muhamedi, i biri i ‘Abdullahut,

i biri i ‘Abdul-Mutalibit, i biri i Hashimit, nga fisi Kurajsh, dhe Kurajshët janë nga Arabët.

- E dyta, duke e dashur atë – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më shumë se sa do

veten tënde, fëmijët dhe më shumë se çdo njeri tjetër.

- E treta: të duash atë me të cilën erdhi Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem

– përgjithësisht dhe specifikisht.

- E katërta: të punosh me atë, pra të punosh me atë me të cilën erdhi Pejgamberi

– sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, duke shpresuar Mëshirën e Allahut dhe duke iu frikësuar Dënimit të Tij.

Dhe kanë përmendur dijetarët nga mbledhja e argumenteve dhe analizimi i tyre, se dëshmia “Muhammedun Rasul-lullah” ka katër kushte:

- Kushti i parë është: që t’i bindesh urdhërit të tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -

- Kushti i dytë është: që të besosh lajmet që ka sjellë ai.

Page 261: Sekti Kur’anij

- Kushti i tretë është: që të qëndrosh larg nga ato gjëra që ai i ka ndaluar.

- Kushti i katërt është: që të adhurohet Allahut vetëm se me atë që ka ligjëruar i

Dërguari i Allahut- sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.

Ka thënë Shejkhu jonë, Shejkh Ibën Baz – rahimehullah -: “Njohja e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është prej kërkesave të Imanit.”

Dhe ka thënë Shejkh ‘Abdur-‘Rrahman Ibën Hasen – rahimehullah -: “Dhe njohja e tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është farz për çdo mukel-lef (njeri dhe xhin) dhe është një prej detyrave më madhore të Fesë, që ta njohësh Pejgamberin tënd – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe të besosh se ai është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, dhe se ai është Vula e Pejgamberëve dhe të Dërguarve, dhe se Allahu i Lartësuar e ka dërguar për të gjithë njerëzimin, dhe se ai është më i përsosuri nga të gjithë njerëzit, në dije, në vepra dhe në devotshmëri, – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.”

Po e mbyllim me këtë, për sa i përket njohjes së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe po mjaftohemi me kaq.

Allahu dhëntë lavdërime dhe bekime për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i pestë

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. I kërkojmë Allahut që të na ruajë nga sherri i veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

E më pas:

Ndaluam tek fjala e Imamit dhe Muxhedidit - rahimehullah -, për çështjen e parë nga katër çështjet, që është dija. Dhe ajo është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente. Sa i përket fjalës së tij “bil-edil-leh” (me argumente), ajo është shumësi i fjalës“deliil” (argument), dhe argumenti është ai që udhëzon tek ajo që duhet. Ka argumente që janë të dëgjueshme, që është Shpallja, pra Kur`ani. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

Page 262: Sekti Kur’anij

اإلسالم إن الدين عند الل

“S’ka dyshim që Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Aali-Imran, 19

Dhe ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

ربكم ل إله إل هو خالق كل شيء فاعبدوه وهو على كل شيء وكيل ) ١٠٢ذلكم الل

“Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë. Ai është Mbikëqyrës i çdo

gjëje.” el-En’am, 102

Argumentet e dëgjueshme që sqarojnë këtë Fe janë të shumta, të cilat sqarojnë Teuhidin, Teuhidin e Allahut, që Ai i Vetëm e meriton adhurimin. Ka dhe argumente logjike, të cilat janë:

- E para, se Krijuesi i krijesave, Ai e meriton adhurimin. Krijuesi i krijesave është

Ai i Cili e meriton adhurimin, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

٢١قبلكم لعلكم تتقون )يا أيها الناس اعبدوا ربكم الذي خلقكم والذين من

“O njerëz. Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).” el-Bekarah, 21

Domethënë: adhuroni Allahun e Lartësuar sepse Ai është Krijuesi juaj. Prandaj dijetarët thonë:Teuhidi Rububijeh e bën të detyrueshëm Teuhidin Uluhijeh, kurse Teuhidi Uluhijeh e përmbanTeuhidin Rububijeh dhe Teuhidin el-Esmaa` ues-Sifat. Kështu që, ti kur e adhuron Allahun e Lartësuar beson se Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që ta jep jetën dhe ta merr atë, Ai që e meriton adhurimin.

- E dyta: se Allahu i Lartësuar patjetër që ka bërë një fe për robërit e Tij, me të

cilën ata duhet të adhurojnë Atë.

- E treta: se Allahu i Lartësuar patjetër që ka dërguar një të dërguar tek robërit e

Tij, që ai t’i sqarojë ata se si duhet ta adhurojnë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le -.

Pra, këto janë argumentet logjike me argumentet e dëgjueshme, në vërtetimin e Fesë Islame. Dhe njeriu duhet patjetër që ta njohë këtë Fe, në mënyrë që ta adhurojë Allahun me dije të sigurtë.

Fjala e tij: “Njohja e Fesë Islame me argument.” - tregon se taklidi (pasimi i verbër pa argument) nuk të bën dobi nëse është në akijde, dhe se ai duhet patjetër që ta

Page 263: Sekti Kur’anij

njohë Fenë Islame me argument, nga Kur`ani dhe Suneti apo Ixhmaja. Taklidi s’të bën dobi në akijde. Për këtë arsye, kur mosbesimtarëve iu refuzua shirku që bënin, ata thanë:

ة وإنا على آثارهم مقتدون ) ٢٣إنا وجدنا آباءنا على أم

“Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre.” ez-Zukhruf, 23

Pra, nuk të bën dobi pasimi i verbër i baballarëve dhe gjyshërve në të pavërtetën.

Ka thënë Shejkhu jonë, Shejkh Ahmed en-Nexhmij - rahimehullah -: “Njohja e Fesë Islame me argumente, do të thotë të njohësh se gjykimi i kësaj është obligimi (uaxhib), dhe argumenti është ky; kurse gjykimi i kësaj çështjeje është ndalimi (muharram) dhe argumenti është ky.”

Pra, njeriu duhet patjetër që ta njohë Fenë Islame me argumente.

Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh: “Nuk mjafton për ta njohur Fenë vetëm logjika, ashtu sikurse drita e syrit nuk shikon vetëm nëse drita i shfaqet përpara, dhe ashtu sikurse drita e logjikës nuk udhëzohet pa iu shfaqur dielli i shpalljes, domethënë dielli i shpalljes, nga Kur`ani dhe Suneti. Kështu ai mund të udhëzohet, me Lejen e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.”

Pra, kjo ishte njohja e tretë, nga dituria, që është çështja e parë. Dhe çështja e parë është: të njohësh Allahun, të njohësh Pejgamberin e Tij dhe të njohësh Fenë Islame me argumente. Të njohësh Fenë Islame, e cila është Feja e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, madje është Feja e Allahut me të cilën Ai i ka urdhëruar të gjithë robërit e Tij dhe të ka urdhëruar edhe ty që ta ndjekësh. Nga ty kërkohet që patjetër ta mësosh këtë Fe.

Islami është Feja e të gjithë të Dërguarve. Feja e çdo të Dërguari është Islami, në kuptimin e përgjithshëm.

اإلسالم إن الدين عند الل

“S’ka dyshim që Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Aali-Imran, 19

Dhe çdo kush që ka pasuar ndonjë prej të Dërguarve, ai i është nënshtruar Allahut, me Kaderin e Allahut.

Ky është Islami në kuptimin e përgjithshëm. Pra, ai është dorëzim tek Allahu me Teuhid, nënshtrim ndaj Tij me bindje dhe largim nga Shirku.

Page 264: Sekti Kur’anij

Kurse kuptimi specifik i Islamit është: feja me të cilën Allahu e dërgoi Pejgamberin e Tij, Muhamedin - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, sepse mbas dërgimit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nuk ka fe tjetër pos Fesë së tij - ‘alejhis-salatu ues-selam -. Islami kufizohet me pasimin e tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, prandaj nuk mundet që Çifuti dhe i Krishteri të thotë unë jam Musliman, mbas dërgimit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.

فاتبعوني يحببكم قل إن كنتم تحبون الل الل

“Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë juve.” Aali-Imran, 31

Me argumente - siç thashë - e jo me taklid, porse me argumente nga Kur`ani dhe Suneti. Dhe prandaj ka thënë Ibnul-Kajjim - rahimehullah -:

قال رسوله *** قال الصحابة هم أولو العرفانالعلم قال هللا

ما العلم نصبك للخالف سفاهة *** بين الرسول وبين رأي فالن

Dija është “ka thënë Allahu”, “ka thënë i Dërguari”,

pastaj “kanë thënë Sahabët”, ata janë njerëzit me dituri.

Nuk është dija t’i hysh përciptazi kundërshtimit,

mes të Dërguarit dhe mendimit të filanit.”

Kjo është dija, dija e Kur`anit dhe Sunetit. Ndërsa fjalët e dijetarëve, ato veçse shpjegojnë dhe sqarojnë Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Mundet që në fjalët e dijetarëve të ketë gabime. Fjalët e dijetarëve (në vetvete) nuk janë argumente, porse argumente janë ajetet e Kur`anit dhe hadithet pejgamberike, ndërsa fjalët e dijetarëve janë shpjeguese dhe sqaruese për to, e jo se janë argumente në vetvete.

Kjo ishte çështja e parë. Dhe ajo është themeli. Filloi Shejkhu (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) me të sepse ajo është themelore. Ne duhet të fillojmë me akijden dhe me themelin, duke mësuar dhe duke dhënë mësim dhe duke thirrur në të. Ne duhet të fillojmë me akijden, e cila është dija rreth Allahut, njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.

Po. Me kaq po mjaftohemi.

Page 265: Sekti Kur’anij

Mësimi i gjashtë

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. I kërkojmë Allahut që të na ruajë nga sherri i veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

E më pas:

Ky është shpjegimi i “Tri Parimeve”, që sqaron për Umetin ato çështje, të cilat ne i kemi detyrë që t’i mësojmë. Ne morëm çështjen e parë, që ishte dija. Dhe dija është: të njohësh Allahun, të njohësh Pejgamberin e Tij dhe të njohësh Fenë Islame me argumente.

Kurse çështja e dytë është të punuarit me të, domethënë të punosh me dijen, sepse nuk mjafton vetëm që njeriu të mësojë, porse ai duhet ta dijë se duhet patjetër që të punojë me dijen e tij. Dhe dija pa vepra është si pema pa fryte. Dhe dija i thërret veprës, e nëse ajo nuk i përgjigjet, atëherë dija ikën. Prandaj, thotë Ibën Rraslani në “ez-Zubed”:

ـاد الــوثــن فـعــالــم بـعـلـمــه لــــــم يـعـمــلــن مـعــذب مـــن قـبــل عـبـ

وكـــل مــــن بـغـيــر عــلــم يـعـمــل أعــمــالــه مـــــــردودة ل تــقــبـــل

“Dijetari që me dijen e tij nuk punon,

Përpara adhuruesve të idhujve do të dënohet,

Kurse ai që pa dije punon,

Veprat i ka të refuzuara e asgjë s’i pranohet.

Prandaj, ka ardhur me transmetim të saktë në Sahihun e Muslimit se Pejgamberi - sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë: “Të parët të cilët do të futen në Zjarr janë tre veta.” Ata janë: njeriu që e mësoi dijen dhe e lexoi Kur`anin, porse e mësoi dijen që të thonë për të: “Ai është dijetar”, dhe e lexoi Kur`anin që të thonë për të “Ai është lexues i Kur`anit.” e jo për Allahun; njeriu që luftoi që të thonë për të “Ai është trim”; dhe njeriu që jepte sadaka që të thonë për të “Ai është bujar.” Përse? Sepse mungoi kushti i sinqeritetit. Punimi me atë dije nuk u bë për

Page 266: Sekti Kur’anij

Fytyrën e Allahut të Lartësuar. Pra, dija pa vepra në të vërtetë është argument kundër njeriut. Prandaj thotë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, siç ka ardhur në Sahihun e Muslimit, në hadithin e Ebij Malik el-Esh’arij:

ة لك أو عليك القرآن حج

“Kur`ani është argument në favorin tënd ose kundër teje.”

Është argument në favorin tënd nëse ke punuar me të, dhe është argument kundër teje nëse nuk ke punuar me të. Sikurse ka thënë edhe Imami Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Fryti i dijes është puna.”

Dhe prandaj, ne i lutemi Allahut të Lartësuar në çdo rekat, që të na udhëzojë në Rrugën e Drejtë:

راط المستقيم ) الين )٦اهدنا الص ٧( صراط الذين أنعمت عليهم غير المغضوب عليهم ول الض

“Na udhëzo në Rrugën e Drejtë, në Rrugën e atyre që u dhurove mirësi, e jo në rrugën e atyre që fituan Zemërimin Tënd, e as në rrugën e atyre që i humbën

vetet e tyre.” el-Fatihah, 6-7

Pra, Allahu i Lartësuar i quajti ata të cilët punojnë pa dije “ed-Daaliin - të humburit”, kurse ata që kanë dije dhe nuk punojnë me të i quajti “el-Magdubi ‘alejhim - ata që fituan Zemërimin e Allahut”. Prandaj këtu duhet patur kujdes, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Dhe për këtë kanë thënë disa prej Selefëve: “Kur në mesin tonë prishen ata që bëjnë ibadet, ata kanë ngjashmëri me të Krishterët, dhe kur prishen dijetarët tanë, ata kanë ngjashmëri me Çifutët.”

Dhe ka ardhur në hadithe të shumta paralajmërimi kundër lënies së punimit me dijen, po ashtu edhe në ajete të shumta. Thotë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

أن تقولوا ما ٢يا أيها الذين آمنوا لم تقولون ما ل تفعلون ) ٣ل تفعلون )( كبر مقتا عند الل

“O ju që besoni, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni” es-Saff, 2-3

Dhe thotë i Përsosuri nga çdo e metë:

٤٤ن الكتاب أفال تعقلون )أتأمرون الناس بالبر وتنسون أنفسكم وأنتم تتلو

“Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ndërkohë që ju lexoni Librin? A nuk arsyetoni?” el-Bekarah, 44

Pra, duhet patjetër që të punohet me dijen.

Page 267: Sekti Kur’anij

Dhe ka ardhur në hadithin Sahih, në hadithin e Usameh Ibën Zejd, se Ditën e Kijametit do të sillet një njeri dhe do të vërvitet në Zjarr e do të vërshojnë jashtë zorrët e barkut të tij. Ai do të sillet rrotull me to (në Zjarr) ashtu siç sillet gomari rrotull mullirit. Atëherë do t’i thonë atij (banorët e Zjarrit): “O filan? A nuk ishe ti ai që na urdhëroje për të mirë dhe na ndaloje nga e keqja?” Kurse ai do të thotë: “Posi jo! Porse unë u urdhëroja të mirën dhe vet nuk e bëja, dhe u ndaloja nga e keqja kurse vet e bëja.”

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen!

Dhe është transmetuar për këtë nga Ebu Derda’ se ai ka thënë: “Me të vërtetë, kam frikë nga Zoti im Ditën e Kijametit, se mos më thërret para gjithë njerëzimit, dhe më thuhet: “O Uuejmir” Dhe unë do të them: “Urdhëro o Zoti im” Dhe më thuhet: “Çfarë ke punuar me atë që ke mësuar?” E ka transmetuar Bejhakiu dhe el-Albanij - rahimehullah - e ka shpallur Sahih.

Dhe sa bukur ka thënë el-Fudajl Ibën ‘Ijjad: “Nuk rresht dijetari së qënuri injorant, derisa të punojë me dijen e tij.”

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Me të vërtetë kjo dije është përgjegjësi shumë e madhe. Kur i mëson urdhërat, e ke detyrë që t’i zbatosh ato, kur i mëson ndalesat e ke detyrë të qëndrosh larg tyre, duke zbatuar atë që të ka urdhëruar Allahu dhe ka urdhëruar i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, si dhe duke qëndruar larg atyre që i ka ndaluar Allahu dhe i ka ndaluar i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Prandaj, le të angazhohemi me zell në punimin me dijen, në Teuhid, në bërjen e adhurimit me sinqeritet vetëm për Allahun, në pastrimin, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit dhe në të gjitha ibadetet e tjera, duke punuar me ato që ke mësuar rreth tyre. Sepse kjo dije është argument kundër teje në Ditën e Kijametit. Dhe për këtë, nuk ka për të lëvizur këmba e robit në Ditën e Kijametit, derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij si e kaloi, për rininë e tij ku e kaloi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe ku e shpenzoi, si dhe për dijen e tij, çfarë punoi me të. Çfarë punove me dijen, a e zbatove, a e vure në praktikë apo jo?

O robi i Allahut, ti je përgjegjës para Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, prandaj përgatit përgjigje për pyetjen, dhe për përgjigjen përgatit vepra të sakta.

Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i shtatë

Page 268: Sekti Kur’anij

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

E më pas:

O ju vëllezër fisnikë, o ju vëllezër të virtytshëm, vazhdojmë me mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të Imamit dhe Muxhedidit Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. U ndalëm tek fjala e Imamit - rahimehullah -: “Dija, e cila është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.” Mbaruam me çështjen e parë.

- Çështja e dytë ishte: të punuarit me të. Domethënë, të punuarit me dijen. Dhe

për këtë folëm në mësimin e shkuar.

- Kurse çështja e tretë është: thirrja drejt saj. Dhe për këtë duam të flasim këtë

mbrëmje.

Për sa i përket thirrjes drejt kësaj dijeje, nuk mjafton që njeriu të mësojë dhe të punojë për veten e tij dhe të mos thërrasë tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -, porse ai duhet patjetër që t’i thërrasë të tjerët, që të jetë i dobishëm për veten e tij dhe për të tjerët. Dhe sepse kjo dije është amanet, e nuk është vetëm pronë e jotja, që ta kyçësh dhe t’i ndalosh njerëzit nga ajo, ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për të. Detyra jote është ta përcjellësh dhe ta sqarosh atë, si dhe t’i thërrasësh njerëzit tek e mira, sepse me të vërtetë kjo dije që ta ka dhënë Allahu nuk është vetëm pronë e jotja, porse ajo është për ty dhe është për të tjerët. Prandaj, Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa - thotë:

ه ميثاق الذين أوتوا الكتاب لتبيننه للناس و ل تكتمونه وإذ أخذ اللـ

“Kujtoje kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.” Aali-Imran, 187

Këtë premtim Allahu e mori nga dijetarët, që ata t’u sqarojnë njerëzve atë që ua mësoi Allahu, që të përhapin të mirën dhe që t’i nxjerrin njerëzit nga errësira në dritë. Dhe kjo është puna e të Dërguarve - ‘alejhimus-salatu ues-selam - dhe e atyre që i pasuan.

ه على بصيرة أنا و ذه سبيلي أدعو إلى اللـ ـ من اتبعني وسبحان اللـه وما أنا من قل ه

١٠٨المشركين ﴿

Page 269: Sekti Kur’anij

“Thuaj: Kjo është rruga ime: unë ftoj drejt Allahut me dituri të sigurtë, unë dhe çdokush që më pason mua. I pastër nga çdo e metë është Allahu; dhe unë nuk jam

prej atyre që i bëjnë shirk Atij.” Jusuf, 108

Kjo është rruga e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe rruga e pasuesve të tij: dija dhe puna me të dhe thirrja tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -. Kurse ai që nuk thërret, duke patur mundësi për të thirrur dhe ka dije porse e fshehu atë, ai do të lidhet me zinxhirë prej zjarri në Ditën e Kijametit, sikurse ka ardhur në hadith nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, të cilin e ka transmetuar Ebu Dauudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheja, nga Ebu Hurejrah - radij-Allahu ‘anhu -, si dhe nga hadithi i Ebi Se’idit, i cili është hadith sahih.

Pra, o ju vëllezër, duhet patjetër që të thërrasim tek kjo dije, tek dija që mësuam dhe punuam me të. Duhet patjetër që të thërrasim tek kjo dije dhe t’ia përcjellim Umetit. Prandaj, Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - kur dërgoi Mu’adhin në Jemen, siç ka ardhur në hadithin e Ibën ‘Abbasit tek dy Sahihët, i tha:

ل ما تدعهم إليه شهادة أن ل إله إل هللا إنك تأتي قوما من أهل الكتاب فليكن أو

“Ti po shkon tek një popull që janë prej Ehli-Kitabëve, andaj le të jetë gjëja e parë tek e cila do t’i thërrasësh dëshmia La ilahe il-lAllah.”

Kurse në një transmetim tjetër ka ardhur:

دو هللا إلى أن يوح

Që ta veçojnë Allahun (në adhurim).”

Pra, ai e urdhëroi që të thërriste tek kjo dije dhe të përcillte Mesazhin. Po ashtu, ai dërgoi Ebu Musa Esh’ariun në Jemen, në Aden. Ai dërgonte Sahabët që të thërrisnin njerëzit tek Allahu, ashtu siç dërgoi Mus’ab Ibën ‘Umejrin - radij-Allahu ‘anhu - në Medine, i cili ishte nga të parët ambasadorë në Islam. Ai e dërgoi atë që të thërriste tek Allahu dhe të mësonte njerëzit. Thirrja është një çështje madhështore dhe thirrësi duhet patjetër që ta përcjellë këtë dije, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

بلغوا عني و لو آية

“Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet.”

Dhe ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

ادع إلى سبيل ربك بالحكمة والموعظة الحسنة

Page 270: Sekti Kur’anij

“Thirr në Rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillim të mirë dhe debato me ta me atë me atë që është më e mira.” en-Nahl, 125

Pra, duhet patjetër që të thërrasim tek Allahu, mirëpo thirrja tek Allahu nuk bëhet ndryshe vetëm se duke qenë e bazuar në dije, kurse çdo thirrje tjetër që nuk është e bazuar në dije nuk është në rrugën pejgamberike. Prandaj thotë i Lartësuari:

ه على بصيرة أنا ومن اتبعني ذه سبيلي أدعو إلى اللـ ـ قل ه

“Thuaj: Kjo është rruga ime: unë ftoj drejt Allahut me dituri të sigurtë, unë dhe çdokush që më pason mua.” Jusuf, 108

Domethënë: unë thërras me dije.

Dhe këto thirrje të shpikura dhe këto metodologji të risuara nuk janë të bazuara në dije, porse në të vërtetë janë të bazuara në injorancë, siç është rruga e Khauarixhëve. Dhe sikurse ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah - për Khauarixhët: “Ata janë injorantë, dolën përtej Kur’anit dhe Sunetit nga injoranca.”

Dhe ka thënë Imam Malik - rahimehullah -: “Vërtet, disa njerëz iu përkushtuan ibadetit dhe e braktisën dijen, kështu ata dolën kundër Umetit të Muhamedit me shpatat e tyre, e sikur të kishin kërkuar dijen, ajo do t’i kishte ndaluar ata nga kjo gjë.”

Dhe ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Dhe çdokush që ra në fitnen e shubuhateve (dyshimeve dhe pështjellimeve në Fe), ra për shkak të shkurtpamësisë dhe dijes së pakët.”

Kijeni frikë Allahun dhe pajisuni me dijen e dobishme dhe thërrisni tek Allahu, thërrisni tek kjo dije që merrni.

Sa më shumë dije që merr njeriu, sa më shumë që i mëson të tjerët dhe sa më shumë që thërret tek kjo dije që mësoi, aq më shumë i shtohet dija atij dhe akoma më shumë bereqet i jep Allahu i Lartësuar në atë që ka mësuar, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

٦٠هل جزاء اإلحسان إل اإلحسان )

“A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?” err-Rrahman, 60

Shpërblimi i të mirës është vetëm e mira.

- Kjo është çështja e tretë, e cila është: që njeriu të thërrasë tek dija që ka

mësuar. Prandaj, jini të zellshëm o vëllezër në vendin tuaj, në përpjekjet tuaja

Page 271: Sekti Kur’anij

për të thirrur tek Allahu, duke e filluar thirrjen me Teuhidin e Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa - sepse ai është parimi i të gjitha parimeve dhe themeli i të gjitha themeleve, dhe nuk është i saktë asnjë ibadet nëse i mungon Teuhidi i Allahut - Subhanehu ue Te’ala -.

Përpiquni sa më shumë në davet. Pejgamberi - sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem - thotë, siç ka ardhur tek dy Sahihët:

أن يهدي هللا بك رجال واحدا خير لك من الحمرالنعم

“Që Allahu të udhëzojë një njeri të vetëm nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe.”

Domethënë kjo është më e mirë për ty sesa të kesh devetë më të mira. Pra ky është virtyt madhështor. Dhe sa herë që dikush përfiton nga daveti jot dhe u udhëzua në mirësi dhe në hak, aq herë do të kesh shpërblim, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

الدال على الخير كفاعله

“Ai që udhëzon tek e mira ka shpërblimin e atij që e vepron atë.”

Dhe sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

جر مثل أجور من اتبعه ل ينقص ذلك من أجورهم شيئا، و من دعا إلى الهدى كان له من األ

من دعا إلى ضاللة كان عليه من اإلثم مثل آثام من اتبعه ل ينقص من آثامهم شيئا

“Kush thërret drejt Udhëzimit do të ketë shpërblimin e atyre që e ndjekin atë, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre; dhe kush thërret drejt devijimit do të mbajë mbi shpinë gjynahet e atyre që e ndjekin atë, pa u pakësuar asgjë nga

gjynahet e tyre.”

Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

بغيرعلم ليحملوا أوزارهم كاملة يوم القيامة ومن أوزار الذين يضلونهم

“Që ata t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia.” en-Nahl, 25

I kërkojmë Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na bëjë neve dhe juve prej thirrësave të Udhëzimit.

Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Page 272: Sekti Kur’anij

Mësimi i tetë

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut Një e të Vetëm, Ai të Cilit i drejtohet dhe ia ka nevojën gjithçka, Ai i Cili as nuk lind dhe as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë me Të. Lavdërimet e shumta dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij, deri në Ditën e Kijametit.

Më tej:

O ju vëllezër të virtytshëm, do të flasim sonte - in shaa Allah - për çështjen e katërt, nga katër çështjet të cilat i kemi detyrë që t’i mësojmë. Dhe ajo është: durimi përgjatë dëmtimeve në kërkimin e diturisë, në punimin me të dhe në thirrjen drejt saj, sepse është më se e ditur se ai që i thërret njerëzit dhe urdhëron të mirën dhe ndalon nga e keqja, patjetër që do të përballet me dëmtime nga ana njerëzve të këqinj, sepse shumë prej njerëzve nuk e duan të mirën, porse duan tekat, duan harramet dhe epshet. Dhe nëse atyre u vjen dikush që i thërret tek Allahu dhe i largon ata nga epshet e tyre, atëherë domosdo që ai do të përballet me kundërpërgjigje nga ana e tyre, me fjalë apo me vepër. Kështu që, obligimi i atij që thërret tek Allahu dhe kërkon Fytyrën e Allahut, është që të durojë dëmtimet dhe të vazhdojë thirrjen e tij. Dhe shembulli i tij është i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe të Dërguarit Fisnikë - ‘alejhimus-salatu ues-selam -. Çfarë hasi i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nga njerëzit? Sa dëmtime me fjalë e me vepra hasi nga ata? Ata thanë se ai është “magjistar”, thanë se ai është “gënjeshtar”, thanë se ai është “i çmendur”, thanë se ai është “fallxhor” dhe fjalë të tjera si këto. Ata e dëmtuan atë, e qëlluan me gurë - ‘alejhis-salatu ues-selam - dhe ia gjakosën thembrat e këmbëve - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, kur ai i thirri ata tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -. Ata i hodhën mbi shpinë fetusin e devesë së ngordhur, kur ai ishte në sexhde, duke u falur në Qabe. Ata e kanosën atë me vrasje dhe e kërcënuan. Kurse në betejën e Uhudit atij i thyen dhëmbin e parë dhe i çanë kokën dhe ra në një gropë - ‘alejhis-salatu ues-selam -, ndërkohë që ai është Pejgamberi i Allahut. Të gjitha këto dëmtime i hasi në thirrjen për tek Allahu. Mirëpo ai duroi dhe e mbajti veten. Prandaj, ai i cili e merr përsipër përcjelljen e kësaj thirrjeje, patjetër që do të përballet me dëmtime, në varësi të imanit dhe thirrjes së tij, mirëpo ai e ka detyrë që të durojë.

لعلكم تفلحون )يا أيها الذي ٢٠٠ن آمنوا اصبروا وصابروا ورابطوا واتقوا الل

“O besimtarë. Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe

kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni.” Aali-Imran, 200

Page 273: Sekti Kur’anij

Dhe ai duhet ta dijë se çdo dëmtim që ai përjeton, do të jetë në krahun e peshores me veprat e tij të mira dhe do t’i ngrihen gradët Ditën e Kijametit.

Andaj, kijeni frikë Allahun dhe bëni durim!

- Sabri (durimi) nga ana gjuhësore do të thotë: përmbajtje dhe ndalim. Kurse në

terminologjinë (Sheriatike) do të thotë: të përmbash veten nga dëshpërimi dhe të mbash gjuhën nga të ankuarit dhe gjymtyrët nga gjuatja e faqeve me shuplaka dhe nga shqyerja e xhepave.

- Durimi është disa llojësh: durimi në bindjen ndaj Allahut, durimi në mos

kundërshtimin e Allahut dhe durimi në çdo gjë që ndodh me Kaderin (Caktimin) e Allahut.

Kështu që, thirrësi e ka detyrë që të bëjë durim kur mëson diturinë, sepse mësimi i diturisë kërkon durim, durim të madh. Nuk arrihet dija me rehatinë e trupit, sikurse kanë thënë dijetarët e Selefëve. Ai e ka detyrë që të bëjë durim në punimin me këtë dije.

لمع ٦٩المحسنين )والذين جاهدوا فينا لنهدينهم سبلنا وإن الل

“Ata që përpiqen për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët.” el-Ankebut, 69

Dhe ai duhet të bëjë durim në thirrjen për tek Allahu.

سل فاصبر كما صبر أولو العزم من الر

“Prandaj, ti bëhu i durueshëm, ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të Dërguarit e vendosur.” el-Ahkaf, 35

١٠واصبر على ما يقولون واهجرهم هجرا جميال )

“Andaj bëj durim për ato që thonë ata.” el-Muzemmil, 10

ربك واصبر لحكم

“Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd.” et-Tuur, 48

كلمات ولقد كذبت رسل من قبلك فصبروا على ما كذبوا وأوذوا حتى أتاهم نصرنا ول مبدل ل

ولقد جاءك من نبإ المرسلين ) ٣٤الل

Page 274: Sekti Kur’anij

“Edhe para teje shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë.” el-En’aam, 34

Me durim vjen ndihma, sikurse ka thënë Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam -:

برو اعلم أن الن صر مع الص

“Dhe dije se ndihma vjen me durimin.”

Nëse Ehli-Suneti duron në marrjen e diturisë, në punimin me të dhe në thirrjen drejt saj, atyre do t’u vijë ndihma dhe ngadhënjimi me Lejen e Allahut. Prandaj Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - duronte pavarësisht dëmtimeve që ia shkaktonte populli i tij, dhe thoshte:

فر لقومي ألنهم ل يعلمون اللهم اغ

“O Allah fale popullin tim sepse ata nuk dijnë.”

Ka thënë Shejkhu jonë, Ahmed en-Nexhmij - rahimehullah -: “Dëmtimet patjetër që do të ndodhin. Dëmtimet mund të jenë të lehta ose të rënda, mirëpo është detyrë që t’u bësh ballë atyre me durim, dhe mos u mërzit, porse thirr tek Allahu me urtësi dhe me këshillim të mirë.”

Ka thënë Allahu - Subhanehu ue Te’ala -:

ا صبروا وكانوا بآياتنا يوقنون )وجعلنا ة يهدون بأمرنا لم ٢٤منهم أئم

“Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhërin Tonë, kur ata duruan dhe besuan bindshëm në ajetet tona.” es-Sexhdeh, 24

Sikurse ka thënë ‘Umeri - radij-Allahu ‘anhu -: “Çastet më të mira të jetës për ne kanë qenë ato kur kemi bërë durim.”

‘Aliu - radij-Allahu ‘anhu - thotë: “Durimi në Iman është si pozita që ka koka në trup.”

Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam - thotë:

برما اعطي أحد عطاء خيرا و ل أوسعا من الص

“Nuk i është dhënë njeriut gjë më e mirë dhe më e bollshme sesa durimi.”

Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - thotë:

Page 275: Sekti Kur’anij

و من يتصبر يصبره هللا

“Kush bën durim, Allahu ka për t’i dhënë durim.”

Bëj durim o vlla, o kërkuesi i diturisë, bëj durim në mësimin e diturisë, në punimin me të dhe në thirrjen drejt saj. Kanë thënë dijetarët: Kush e mëson diturinë, punon me të dhe thërret drejt saj, patjetër që do të përballet me dëmtime, prandaj ai duhet të jetë i duruar.

الحات وتواصوا بالحق ٢( إن اإلنسان لفي خسر )١والعصر ) ( إل الذين آمنوا وعملوا الصبر ) ٣وتواصوا بالص )

“Pasha kohën. Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të

vërtetën dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin.” el-Asr, 1-3

“Me përjashtim të atyre që besuan” është besimi me dije; “dhe bënë vepra të mira” është punimi me dijen; “si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të

vërtetën” është daveti, thirrja; “dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin” është durimi gjatë përballjes me dëmtimet.

Dhe këto janë katër çështjet.

Sikurse ka thënë edhe Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Që njeriu të përpiqet në marrjen e dijes, të përpiqet në punimin me të, të përpiqet në davet dhe të përpiqet në durimin, në përballimin e vështirësive në thirrjet për tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -.”

Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra.

Po e mbyll me kaq.

Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i nëntë

Page 276: Sekti Kur’anij

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

E më pas:

O ju vëllezër të virtytshëm, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të Imamit dhe Muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. U ndalëm tek fjala e Imamit - rahimehullah -: “E katërta: durimi i dëmtimeve me të cilat përballesh.” Domethënë kjo është një prej katër çështjeve, që robi e ka detyrë që t’i mësojë. Pastaj folëm rreth durimit dhe dobitë e tij. Pastaj tha autori - rahimehullah -: “Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

الحات وتواصوا بالحق ٢ر )( إن اإلنسان لفي خس ١والعصر ) ( إل الذين آمنوا وعملوا الص

بر ) ٣وتواصوا بالص

“Pasha kohën. Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të

vërtetën dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin.” el-Asr, 1-3

E ke detyrë o robi Allahut që t’i mësosh këto katër çështjet në detaje. Nëse të pyet dikush: Cili është argumenti që ne e kemi detyrë mësimin e tyre? Atëherë thuaji atij: Fjala e Allahut të Lartësuar: والعصر “Pasha kohën....” sureja el-Asr.

Qëllimi i Fjalës së Allahut të Lartësuar: الحات Me përjashtim të“ إل الذين آمنوا وعملوا الصatyre që besuan dhe bënë vepra të mira”, kjo është çështja e parë dhe çështja e dytë.

Te Fjala e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -: إل الذين آمنوا “Me përjashtim të atyre që besuan”,është dija, sepse besimi (imani) s’mund të jetë pa dije. Dhe dija është: njohja e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, njohja e Pejgamberit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, dhe njohja e fesë Islame me argumente. Çështja e dytë është punimi me të, që është marrë nga Fjala e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -: الحات وعملوا الص“dhe bënë vepra të mira”. Çështja e tretë është thirrja tek dija dhe punimi me të, e cila është marrë nga Fjala e Allahut të Lartësuar: وتواصوا بالحق “si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të vërtetën”. Kurse çështja e katërt është durimi i dëmtimeve që has gjatë kësaj, që është marrë nga Fjala e Allahut të Lartësuar: بر وتو dhe“ اصوا بالصkëshilluan njëri-tjetrin me durimin.”

Fjala e Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa -: والعصر“ Uel-asr” Fjala و “Ue” këtu është betim, kurseالعصر“el-asr” është emri në të cilin betohet Allahut, dhe me të është për qëllim koha dhe zamani. Është betuar Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa - në kohën, e cila është e krijuar. Allahu i Përsosur nga çdo e metë betohet në çdo krijesë që do Ai, kurse krijesa nuk betohet në tjetërkënd pos Allahut. Dhe Allahu i Përsosur nga çdo e metë betohet veçse në gjëra që kanë rëndësi dhe në shenjat treguese të të Përsosurit nga

Page 277: Sekti Kur’anij

çdo e metë. Tek kjo sure ka argument për Fuqinë e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Pastaj, ato që ndodhin në këtë kohë, siç janë incidentet, fatkeqësitë, begatitë, mirësitë dhe çdo gjë që ndodh gjatë kohës, të gjitha këto janë mësime. Po ashtu, nata dhe dita janë koha kur bëhen veprat e mira, sikurse ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

٦٢والنهار خلفة لمن أراد أن يذكر أو أراد شكورا ) وهو الذي جعل الليل )

“Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falenderojnë.” el-Furkan, 62

Nga nata dhe dita nxirret përfitim i madh, nga ai i cili i shfrytëzon ato në bindje ndaj Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Koha e punës është dita dhe nata. Ajo është koha e përfitimit të mirë dhe punimit për Botën Tjetër. Dhe koha është përmendur tek Fjala e Allahut të Lartësuar:

والعصر

“Pasha kohën...”

Pra, u betua Allahu në kohën, në mirësinë e Tij, për ata që e shfrytëzojnë atë në bindje ndaj Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Përgjigja e betimit është Fjala e Allahut të Lartësuar:

إن اإلنسان لفي خسر

“Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurtë.”

Pra, që të gjithë bijtë e Ademit, asnjë nuk përjashtohet, as mbretërit, as presidentët, as pasanikët, as fukarenjtë, as të lirët as të robëruarit, as meshkujt as femrat.

Nyja “el” tek fjala “el-insan” është gjithëpërfshirëse. Domethënë çdo bir i Ademit është në humbje, në shkatërrim, nëse e humbasin këtë kohë të vyer dhe e shpërdoruan në mosbindje ndaj Allahut, me përjashtim të atyre që i kanë katër cilësi: dija, puna, thirrja tek Allahu dhe durimi gjatë kësaj. Dhe nuk mund të arrihet besimi në Allahun veçse nëpërmjet dijes, e cila është: njohja e Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -; dhe bënë vepra të mira, pra bënë punët e obliguara dhe punët e pëlqyera. Kështu, ata e shfrytëzuan kohën e tyre në bindje ndaj Allahut, këshilluan me të vërtetën, domethënë urdhëruan të mirën dhe ndaluan nga e keqja, thirrën tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -, u mësuan të tjerëve dijen e dobishme dhe përhapën dijen dhe mirësinë tek njerëzit; dhe këshilluan njëri-tjetrin për të bërë durim, domethënë bënë durim në dëmet me të cilat u përballën. Dhe durimi është disa llojësh:

Page 278: Sekti Kur’anij

- Lloji i parë: durimi në bindjen ndaj Allahut, sepse vetja e njeriut e do

dembelizmin dhe e do rehatinë, prandaj njeriu duhet medoemos ta shtyjë veten e tij drejt bindjes, drejt namazit, drejt agjërimit dhe ibadeteve të tjera.

- Lloji i dytë: durimi në ato që i ka ndaluar Allahu, sepse vetja njeriut i do

harramet dhe epshet, prandaj ai duhet patjetër që ta ndalojë veten e tij nga harramet, dhe për këtë ka nevojë për durim.

- Lloji i tretë: durimi në sprovat e dhimbshme, në fatkeqësitë që i bien njeriut,

siç është vdekja e ndonjë të afërmi, humbja e pasurisë, apo ndonjë sëmundje që i bie njeriut. Prandaj ai duhet me doemos të ketë durim me Vendimin dhe Caktimin e Allahut, dhe nuk duhet të dëshpërohet e të revoltohet, porse duhet ta mbajë veten nga revoltimi, ta mbajë veten nga dëshpërimi, t’i mbajë gjymtyrët e tij nga gjuajtja e vetes dhe grisja e rrobave (nga dëshpërimi i madh).

Kurse për sa i përket gjynaheve, ai nuk duhet të bëjë durim në bërjen e tyre, porse duhet të pendohet tek Allahu dhe të largohet nga ato, sepse gjynahet janë mosbindje ndaj Allahut. Ndërsa në fatkeqësitë tek të cilat t’i nuk mund të ndikosh dot, pasi ato janë nga Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - dhe Ai i ka caktuar ato si provim apo testim apo si dënim për ty për gjynahet që i ke bërë, sikurse ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

وما أصابكم من مصيبة فبما كسبت أيديكم

“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë...” esh-Shuura, 30

Nëse të bie ndonjë fatkeqësi në veten tënde, në pasurinë tënde apo në fëmijën tënd, atëherë bëj durim dhe shpreso shpërblim për këtë. Prandaj Imam Shafiu - rahimehullah - ka thënë: “Sikur Allahu të mos u kishte zbritur argument tjetër krijesave të Tij pos kësaj sureje, ajo do t’u kishte mjaftuar atyre.” Dhe kanë thënë Selefët: “Sikur njerëzit të meditonin në këtë sure, kjo do t’u kishte mjaftuar atyre.”

Pra, kjo sure është e mjaftueshme në nxitjen për t’u kapur mbas Fesë Islame, për t’u kapur mbas Imanit, veprave të mira, thirrjes drejt tyre dhe durimit gjatë gjithë kësaj. Dhe nuk ishte qëllimi i Imam Shafiut se kjo sure është e mjaftueshme për të gjithë Sheriatin, sepse ka dispozita në Sheriat të cilat nuk janë përmendur tek kjo sure. Mirëpo qëllimi është se kjo sure përmblodhi çështjet më të rëndësishme të Fesë, siç është imani, vepra, thirrja drejt tyre dhe durimi gjatë kësaj. Imani përfshin çështje të shumta: fjala me gjuhë, besimi me zemër dhe vepra me gjymtyrë.

Dhe ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah - për këtë sure: “Ka njoftuar Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - se të gjithë njerëzit janë të humbur, me

Page 279: Sekti Kur’anij

përjashtim të atyre që janë besimtarë, punëmirë, dhe me të tjerët janë këshillues për të vërtetën dhe për durim.”

Dhe ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Selefët kanë ixhma se dijetari nuk meriton që të quhet “rabbanij” (edukator) deri sa të njohë hakun dhe të punojë me të. Dhe kur ta njohë hakun dhe të punojë me të, atëherë ai do të thirret i madh në mbretërinë e qiejve.”

Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra.

Po e mbyll me kaq.

Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i dhjetë

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për më të mirin e të gjitha krijesave, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

E më pas:

O ju vëllezër fisnikë, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të Imamit dhe Muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. U ndalëm tek fjala e Imam Bukharit - rahimehullahu te’ala -:

“Kapitulli: dija vjen para fjalës dhe veprës. Dhe argumenti është Fjala e Allahut:

واستغفر لذنبك وللمؤمنين والمؤمنات فاعلم أنه ل إله إل الل

“Andaj, dije se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret.” Muhammed, 19

Pra, ai filloi me dijen përpara fjalës dhe veprës.”

Imam Bukhari është Imami Muhamed Ibën Isma’il Ibën Ibrahim el-Bukharij, që i atribohet Bukharasë, një vend në Lindje.

Page 280: Sekti Kur’anij

Imam Bukhari është Imami i dijetarëve të hadithit, mali i mësimit përmendësh - rahimehullah -, autori i Sahihut, që është libri më i saktë mbas Librit të Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.

Fjala e Imam Bukharit - rahimehullah -: “Kapitulli: dija vjen para fjalës dhe veprës.” Ai tha kështu sepse vepra nuk të bën dobi, përveç atëherë kur ajo është e bazuar në dije. Ama kur vepra është e bazuar në injorancë, nuk i bën dobi vepruesit të saj, porse do të jetë humbje për të në Ditën e Kijametit. Kështu që, dija duhet të jetë përpara veprës. Fjala dhe vepra e njeriut nuk merret në konsideratë në peshoren e Sheriatit përveç se atëherë kur ato janë të bazuara në dije. Pra, dija është kusht për saktësinë e fjalës dhe veprës. Dhe argumenti gjendet tek ky ajet, tek Fjala e Allahut të Lartësuar: “Andaj, dije se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd.” Sepse Ai filloi me dijen: “Andaj dije”. Kurse “dhe kërko falje”, kjo është vepra. Pra, i Përsosuri nga çdo e metë filloi me dijen përpara veprës, sepse vepra nëse është e bazuar në injorancë nuk i bën dobi vepruesit të saj. Kështu që, njeriu në radhë të parë fillon me dijen, pastaj punon me atë që mësoi. Ky është themeli.

Argumenti tek Fjala e Allahut, tek ajeti, është se Allahu i Lartësuar urdhëroi marrjen e dijes, ngaqë Ai tha: “Andaj dije”. Pastaj Ai urdhëroi fjalën dhe veprën: “dhe kërko falje për gjynahun tënd.”Edhe pse kjo thirrje i drejtohet Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, ajo është edhe për Umetin e tij.

Ka thënë Shejkh Ibën ‘Uthejmini - rahimehullah -: “U argumentua Imam Bukhari me këtë ajet për obligueshmërinë e fillimit me dijen përpara fjalës dhe veprës. Dhe ky është argument etherij, domethënë argument i nxjerrë nga Libri i Allahut, që tregon se njeriu së pari mëson, pastaj vepron. Ka edhe argument logjik, teorik, që tregon se dija vjen përpara fjalës dhe veprës, sepse fjala apo vepra nuk mund të jetë e saktë dhe e pranuar derisa të jetë në përputhje me Sheriatin. Dhe vepra e tij nuk mund të jetë në përputhje me Sheriatin përveç me dije. Ka edhe gjëra që njeriu i di ato me fitran (natyrshmërinë) e tij, siç është dija që Allahu është një i adhuruar i vetëm me hak.” [Mbaroi fjala e Shejkh Ibën ‘Uthejminit.]

Fjala e Allahut të Lartësuar: “Andaj, dije se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd.” Ai filloi me dijen përpara fjalës dhe veprës. Allahu i Lartësuar urdhëroi dijen dhe Teuhidin së pari, sepse ky është themeli i fjalës dhe veprës. Ky është themeli i fjalës dhe veprës. Pastaj, sa i përket veprës së mirë: sikur njeriu të bëjë istigfar me mijëra herë, të falë rregullisht namazin natën e ditën, të bëjë haxhin çdo vit, të agjërojë gjatë gjithë vitit, mirëpo ai nuk e ka realizuar Teuhidin, nuk e di Fjalën e Teuhidit, nuk e di kuptimin e saj dhe nuk punon me kërkesat e saj, atij nuk do t’i bëjnë dobi ato ibadete. Kjo për arsye se kur Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dërgoi Mu’adhin në Jemen, siç ka ardhur tek dy Sahihët nga Ibën ‘Abbasi - radij-Allahu ‘anhuma -, i tha: “Vërtet, ti po shkon tek një popull që janë prej Ehli-Kitabëve, prandaj gjëja e parë tek e cila do t’i thërrasësh ata duhet të jetë dëshmia La ilahe il-lAllah…” - kurse në një transmetim tjetër “që ta veçojnë Allahun në adhurim” - “…e nëse ata të binden

Page 281: Sekti Kur’anij

për këtë, atëherë njoftoji se Allahu u ka bërë detyrë atyre pesë namazet që falen në çdo ditë e natë.”

Ka thënë Imam Khattabiu - rahimehullah -: “Nga ky hadith nxirret se duhet të fillohet me atë që është më e rëndësishme e kështu me radhë.”

Dhe ka ardhur tek dy Sahihët, nga hadithi i Ibën ‘Umerit - radij-Allahu ‘anhuma - se Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla.” Pastaj ai përmendi të parën dy dëshmitë “La ilahe il-lAllah ue enne Muhammeder Rasul-lUllah”, sepse pa realizimin e këtyre dy dëshmive nuk pranohen shtyllat e tjera. Pra, këtu Allahu filloi me dijen e Teuhidit së pari, sepse ajo është themeli i fjalës dhe veprës. Pastaj vepra është fryti i dijes, sikurse ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Fryti i dijes është vepra.”

Kjo ishte për sa i përket argumentimit të Imam Bukharit, apo kapitullit që vendosi Imam Bukhari:“Kapitulli: dija vjen para fjalës dhe veprës.” Ky është një argumentim i çmuar. Gjithashtu, kjo tregon për rëndësinë e dijes dhe rëndësinë e përkushtimit ndaj dijes, dhe se njerëzit e devijimit, bidatit dhe bestytnive kanë devijuar vetëm se për shkak të injorancës së tyre.

Prandaj ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah - për Khauarixhët: “Me të vërtetë ata janë injorantë që e kundërshtuan Kur`anin dhe Sunetin me injorancën e tyre.”

Ka thënë Imam Maliku - rahimehullah -: “Disa njerëz iu përkushtuan ibadetit dhe e humbën dijen, kështu dolën kundër Umetit të Muhamedit me shpatat e tyre. Sikur ata të kishin ndjekur rrugën e dijes, kjo do t’i kishte ndaluar ata (nga dalja kundër Umetit).”

Ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Çdo fitne që ka ndodhur nga fitnet e shubuhateve (dyshimeve dhe pështjellimeve në Fe), ka ndodhur për shkak të shkurtpamësisë dhe dijes së cekët.”

Gjithashtu, një fjalë të ngjashme e ka thënë Hafidh Ibën Haxheri - rahimehullah - për Khauarixhët: “Ata nuk u ndriçuan me dritën e dijes dhe nuk u kapën mbas litarit të pakëputshëm (të udhëzimit), kështu që devijuan vetë dhe i devijuan edhe të tjerët. Prandaj ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ata janë të rinj në moshë dhe mendjelehtë, e lexojnë Kur`anin dhe ai nuk kalon përtej gurrmazeve të tyre…”

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe merrni dije dhe kuptojeni drejt Fenë e Allahut, që të jetë ibadeti juaj i saktë dhe robi të jetë në dritë nga Allahu. Kijeni frikë Allahun dhe Allahu do t’ju mësojë. Përkujdesuni për marrjen e dijes dhe merreni atë nga njerëzit e dijes, nga dijetarët e Sunetit, dhe ruhuni nga njerëzit e bidatit! Ruhuni nga njerëzit e bidatit dhe devijimit!

Page 282: Sekti Kur’anij

Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra.

Po e mbyll me kaq.

Lavdërimet, shpëtimi dhe begatitë e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i njëmbëdhjetë

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

E më pas:

Tri çështje, Muslimani i ka detyrë që t’i mësojë dhe të punojë me to.

Tha Imami dhe Muxhedidi, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -:

“Dije – Allahu të mëshiroftë – se është obligim për çdo Musliman e Muslimane që t’i mësojë këto tri çështje dhe të punojë me to.”

Fjala e Imamit dhe Muxhedidit: “Dije”: kjo fjalë përdoret për të tërhequr vëmendjen për atë që do të përmendet mbas saj.

Kuptimi i saj është: mëso, kupto dhe bindu. Fjala “Dije” është folje urdhërore. Ai të nxit dhe të urdhëron që të mësosh këto tri çështje. Dhe kjo është nga metoda e autorit - rahimehullah -, siç e kemi përmendur edhe më herët fjalën e tij: “Dije - Allahu të mëshiroftë -…”, si dhe do të vijë më mbas fjala tjetër e tij: “Dije - Allahu të udhëzoftë në bidjen ndaj Tij -…”, si dhe fjalë të tjera të ngjashme. Pra, ai nxit për dije dhe vepra.

Pastaj tha: “Dije - Allahu të mëshiroftë -…”. Kjo është lutje nga Imami dhe Muxhedidi - rahimehullah -, për kërkimin e mëshirës. Kjo tregon për këshillën e sinqertë të autorit - rahimehullah -, dashurinë e tij për ata të cilët po i thërret dhe dhembshurinë e tij për ta. Pra, ai i thërret ata dhe e fillon fjalën e tij duke u lutur për ta, në mënyrë që ajo të jetë më e pranueshme për ta dhe ata ta dëgjojnë me vëmendje e ta pranojnë këtë libër dhe këto çështje. Mësuesi duhet që të dalë përpara kërkuesit të dijes me dhembshuri dhe mëshirë, si dhe t’ia dojë të mirën atij.

Page 283: Sekti Kur’anij

Pastaj ai tha: “Dije - Allahu të mëshiroftë - se është obligim për çdo Musliman e Muslimane…”

Fjala e tij “se është obligim”: obligimi “el-uuxhuub” është i njohur tek dijetarët e Usulit, se kush e vepron atë shpërblehet dhe kush e lë dënohet. Origjina e fjalës “uuxhub” në gjuhën Arabe është“eth-thubuut” (palëkundshmëri) dhe “el-istikrar” (qëndrueshmëri). Thuhet: “uexhebe kedha”,d.m.t.h “thebete” dhe “istekarra”, që do të thotë: kjo gjë u bë e palëkundur, u bë e qëndrueshme. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

افإذا وجبت جنوبه

“Kur ato të bien në tokë...” el-Haxh, 36

Domethënë, kur bagëtitë të bien në tokë dhe të mos lëvizin më, të jenë të vdekura, pasi që u therën.

Fjala e tij “ është obligim” tregon se ky është urdhër dhe nuk është gjë e pëlqyeshme, nëse do e merr e nëse do e lë. Kjo është detyrim nga Allahu - Subhanehu ue Te’ala -. Nuk është ky obligim nga ana e Shejkhut, porse është nga ana e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le. Ai e ka zbritur urdhërimin e këtyre çështjeve për robërit në Kur`an dhe në Sunet.

[Çështje gjuhësore]:

Fjala e tij:

تعلم ثالث هذه المسائل -اعلم و مسلمة ه يجب على كل مسلم رحمك هللا أن

“Dije – Allahu të mëshiroftë – se është obligim për çdo Musliman e Muslimane që t’i mësojë këto tri çështje dhe të punojë me to.”

- Së pari, Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij - rahimehullah - në shpjegimin e tij

të “Tri Parimeve” e kundërshtoi këtë shprehje të autorit, dhe ishte i mendimit se shprehja e saktë duhet të ishte:

علم هذه المسائل الثالث و العمل بهن ت

Pra, në vend të fjalës së autorit:

تعلم ثالث هذه المسائل

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij tha:

Page 284: Sekti Kur’anij

علم هذه المسائل الثالث و العمل بهن ت

Pra, çdokush që është i ngarkuar me detyrat sheriatike, mashkull apo femër, i lirë qoftë apo skllav, e ka këtë detyrë individuale (që t’i mësojë këto tre çështje dhe të punojë me to). Njeriu dënohet nëse e lë këtë detyrë, nëse nuk i njeh këto çështje me dije të saktë, nuk beson në domethëniet e tyre dhe nuk punon me kërkesat e tyre, sepse puna është fryti i dijes. Ka thënë shejkhu jonë, Ahmed en-Nexhmij - rahimehullah -: “Me këto tri çështje njihet realiteti i Teuhidit. Autori - rahimehullah - i ka kufizuar këto çështje në tre, duke mbledhur dhe analizuar tekstet e Kur`anit dhe Sunetit.” Domethënë, ai nuk i nxorri ato nga vetja e vet, porse i nxorri ato nëpërmjet mbledhjes dhe analizimit të teksteve të Kur`anit dhe Sunetit, prej nga i mori këto tre çështje.

Fjala e tij: “se është obligim për çdo Musliman e Muslimane”, domethënë është obligim individual, për çdo Musliman dhe Muslimane, për atë që është ingarkuar me detyrat sheriatike, pasi që ka arritur moshën e pjekurisë dhe është i shëndoshë mendërisht.

Këto tri çështje që i ka përmendur Imami dhe Muxhedidi Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah - janë:

• - çështja e parë lidhet me Teuhidin Rububijeh;

• - çështja e dytë lidhet me Teuhidin Uluhijeh;

• - kurse çështja e tretë lidhet me miqësinë dhe armiqësinë në Islam (el-

Uelaa` uel-Beraa`).

Këto janë çështje të rëndësishme, në të cilat hyjnë burrat dhe gratë, meshkujt dhe femrat, të lirët dhe skllevërit, sepse femra merr pjesë njësoj si burri në shumë prej obligimeve, përveç atëherë kur argumenti i specifikon burrat me një detyrë të caktuar, siç është obligimi i faljes së namazit me xhemat në xhami, namazi i Xhumasë, vizita e varrezave, Xhihadi në Rrugë të Allahut etj.. Pra, kur argumenti tregon se burrat janë specifikuar me një detyrë të caktuar, ai tregon se ajo detyrë është e veçantë vetëm për ata. Në të kundërt, parimi bazë është se burrat dhe gratë janë të barabartë në obligime dhe në largimin nga ndalesat dhe në ngarkesat e tjera sheriatike.

Kështu që, obligimi i burrave dhe grave është që të mësojnë çështjet e fesë së tyre, sidomos çështjet e Akijdes.

Pra, është detyrë që të mësohen këto tri çështje. Dhe mësimi do të thotë: ta marrësh dijen nga dijetarët, të mësosh përmendësh, të kuptosh dhe të njohësh. Nuk është për qëllim me të vetëm leximi apo informimi i lirë - siç thonë - porse është për qëllim

Page 285: Sekti Kur’anij

marrja e dijes nga dijetarët. Dhe nuk lejohet që të merret dija vetëm nga librat, siç është gjendja sot, kur disa njerëz, disa studentë e marrin dijen vetëm nga librat dhe nuk e marrin nga dijetarët dhe as nuk i pyesin dijetarët. Dëmet e këtij njeriu janë më të mëdha sesa dëmi i atij që është injorant, sepse injoranti e di që është injorant dhe nuk e kalon kufirin e tij. Ndërsa ai që hiqet se ka dije mendon se është dijetar. Thotë shejkhu jonë, Shejkh Salih el-Feuzan - Allahu i dhëntë sukses -: “Ai që hiqet se ka dije mendon se është dijetar. Kështu, ai e bën hallall atë që Allahu e ka bërë harram, dhe e bën harram atë që Allahu e ka bërë hallall. Ai flet dhe thotë për Allahun gjëra për të cilat nuk ka dije. Dhe kjo është një çështje e rrezikshme.” Kështu thotë Shejkhu - Allahu e ruajt.

Lusim Allahun e Lartësuar, me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë e vepra.

Po e mbyll me kaq.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i dymbëdhjetë

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për atë që u dërgua si paqe për të gjithë njerëzimin, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

E më pas:

O ju vëllezër të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të imamit dhe muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. Mësimin e shkuar filluam me mesazhin e dytë, që është fjala e autorit - rahimehullah -:

ه يجب على كل -اعلم تعلم ثالث هذه المسائل أن و مسلمة مسلم

“ iëlem ennehu jexhibu ‘ala kul-li Muslimin ue Muslimetin te’al-lumu thelathi hadhihi el-mesa`il.”

“Dije se është obligim për çdo Musliman e Muslimane që t’i mësojë këto tri çështje dhe të punojë me to.”

Përmendëm se fjalia e saktë është që të thuhet:

Page 286: Sekti Kur’anij

علم هذه المسائل الثالث ت

“…te’al-lumu hadhihi el-mesa`ili eth-thelath.”

Kurse sot - in shaa Allah - do të fillojmë me sqarimin e këtyre tri çështjeve.

- “Çështja e parë është: që Allahu na ka krijuar e furnizuar dhe nuk na ka

braktisur. Përkundrazi, ai na dërgoi një të dërguar: kush i bindet atij hyn në Xhenet, e kush nuk i bindet hyn në Zjarr. Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

( فعصى فرعون ١٥ا عليكم كما أرسلنا إلى فرعون رسول )إنا أرسلنا إليكم رسول شاهد

سول فأخذناه أخذا وبيال ) ١٦الر

“Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit, andaj i çuam

dënim të rëndë.” el-Muzemmil, 15-16. ”

Fjala e imami dhe muxhedidit - rahimehullah -:

“Allahu na ka krijuar e furnizuar.”

Domethënë: Ai na solli në ekzistencë pasi që nuk ekzistonim. Pra, ne, përpara se të na krijonte Ai, nuk ishim asgjë, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

١هل أتى على اإلنسان حين من الدهر لم يكن شيئا مذكورا )

“Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ishte asgjë për t’u përmendur?!”el-Insan, 1

Dhe Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:

٩قال كذلك قال ربك هو علي هين وقد خلقتك من قبل ولم تك شيئا )

“Ai tha: “Kështu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje.”” Merjem, 9

Njeriu përpara se të krijohet nuk ishte asgjë, nuk ekzistonte. Ai që e solli atë në ekzistencë është Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa. Është Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa. Allahu i Përsosur nga çdo e metë thotë:

٥٦ ليعبدون )وما خلقت الجن واإلنس إل

Page 287: Sekti Kur’anij

“Unë nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit përveç se që ata të më adhurojnë Mua të vetëm.” edh-Dharijjat, 56

Allahu i Përsosur nga çdo e metë thotë:

خالق كل شيء الل

“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.” ez-Zumer, 62

Allahu i Përsosur nga çdo e metë thotë:

٣٥أم خلقوا من غير شيء أم هم الخالقون )

“A mos u krijuan ata nga hiçi, apo mos vallë ata vetë janë krijuesit?” et-Tuur, 35

Pra, kjo tregon se patjetër që ka një Krijues. Ky univers patjetër që e ka një Krijues, patjetër që është një Krijues që e ka sjellë në ekzistencë. Ky univers nuk erdhi në ekzistencë rastësisht, sikurse thonë disa njerëz të devijimit, siç janë natyralistët, komunistët etj.. Njeriu nuk e krijon veten e tij, prandaj patjetër që ka një Krijues, i Cili është Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa. Pra, Allahu na ka krijuar dhe na ka furnizuar. Kur patëm nevojë për të ngrënë e për të pirë, për t’u veshur e për vendbanim, Allahu i Përsosur nga çdo e metë e dinte për çfarë kishim nevojë, prandaj Ai e nënshtroi çdo gjë në qiej e në tokë në dobinë tonë, që ne të vazhdojmë jetën dhe të ndihmohemi me këto gjëra për të përmbushur qëllimin për të cilin jemi krijuar. Ka thënë Allahu, i Përsosuri nga çdo e metë:

٢٢وفي السماء رزقكم وما توعدون )

“Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.” edh-Dharijjat, 22

Dhe thotë i Përsosuri nga çdo e metë:

يرزق من يشاء بغير حساب ) ٢١٢والل

“Allahu furnizon kë të dojë Ai, pa hesap.” el-Bekarah, 212

Kanë thënë dijetarët se rrizku, furnizmi është dy llojësh:

- Lloji i parë: është furnizimi hallall, i cili është i veçantë për Besimtarët. Ai është

furnizim i dobishëm. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

التي أخرج لعباده م زينة الل زق قل هي للذين آمنوا في الحياة قل من حر والطيبات من الر

الدنيا خالصة يوم القيامة

Page 288: Sekti Kur’anij

“Thuaj: Kush i ka ndaluar stolitë dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet? Thuaj: Ato janë për ata që besojnë në këtë botë, ndërsa në botën

tjetër do të jenë vetëm për ta (besimtarët).” el-E’araf, 32

Ky lloj është i veçantë vetëm për Besimtarët, që është furnizimi hallall.

- Lloji i dytë: është furnizimi i përgjithshëm, me të cilin mbahet trupi i njeriut,

qoftë hallall apo qoftë haram, si dhe qoftë i furnizuari me të Musliman apo qafir. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

رزقها وما من دابة في األرض إل على الل

“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos e ketë furnizimin nga Allahu.” Hud, 6

Domethënë, qoftë Musliman e qoftë qafir (mosbesimtar). Ky pra është furnizimi i përgjithshëm.

Tha autori: “…dhe nuk na ka braktisur.” I braktisur është i hedhuri, të cilin e kanë braktisur natën dhe ditën. Pra, Allahu i Lartësuar nuk na lënë pas asnjë detyrë.

“Përkundrazi, Ai na dërgoi një të Dërguar: kush i bindet atij hyn në Xhenet, dhe kush nuk i bindet atij hyn në Zjarr.”

Pra, kush nuk i bindet atij hyn në Zjarr. Kështu që, nuk lejohet që adhurimet t’i marrim sipas asaj që na pëlqen neve apo duke pasuar qorrazi filanin ose fistekun. Përkundrazi, Allahu padyshim që na dërgoi një të dërguar që të na sqarojë se si ta adhurojmë Atë, sepse adhurimet janë të kufizuara në Kur`an dhe Sunet, dhe nuk lejohet që të adhurohet Allahu me diçka tjetër pos asaj që ka ligjëruar Ai. Ne sapo mësuam që Allahu nuk na ka lënë të braktisur, domethënë as na ka urdhëruar ndonjë gjë e as na ka ndaluar nga ndonjë gjë. Pra, Ai nuk na ka lënë të jetojmë kot, sikurse ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

الملك الحق ل إله إل هو ١١٥م عبثا وأنكم إلينا ل ترجعون )أفحسبتم أنما خلقناك ( فتعالى الل

١١٦رب العرش الكريم )

“Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?! I lartësuar është Allahu, Mbreti i Vërtetë. S’ka të adhuruar

tjetër me hak përveç Atij, Zotit të Arshit Madhështor.” el-Mu`minun, 115-116

Dhe ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

٣٦أيحسب اإلنسان أن يترك سدى )

“Vallë, a mendon njeriu se do të lihet pa përgjegjshmëri?” el-Kijameh, 36

Page 289: Sekti Kur’anij

Domethënë të lihet kot, pa asnjë detyrë. Jo uAllahi! Në të vërtetë Allahu na ka krijuar neve, ka krijuar këto me të cilat furnizohemi dhe mundësitë tona, me një urtësi madhështore, e cila është: që ne të adhurojmë Allahun e Përsosur nga çdo e metë. Ai nuk na krijoi ashtu siç krijoi bagëtitë, të cilat u krijuan për dobinë e robërve, pastaj ngordhin dhe shkojnë, sepse ato nuk janë të ngarkuara, as të urdhëruara dhe të ndaluara nga ndonjë gjë. Porse ty o rob i Allahut, të ka dhënë Allahu logjikë, me të cilën ti bën dallim midis të mirës dhe të keqes.

١٠وهديناه النجدين )

“Vërtet, Ne i sqaruam atij të dy rrugët.” el-Beled, 10

Domethënë: Ne ia kemi bërë të qartë atij rrugën e të mirës dhe rrugën e të keqes.

“Përkundrazi, Ai na dërgoi një të Dërguar: kush i bindet atij hyn në Xhenet, dhe kush nuk i bindet atij hyn në Zjarr.”

Dhe i Dërguari është Muhamedi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, Vula e Pejgamberëve. Atë e dërgoi Allahu për ne, që ai të na sqarojë përse jemi krijuar, që të na sqarojë si ta adhurojmë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - dhe që të na ndalojë nga shirku, kufri dhe gjynahet. Kjo është detyra e tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ai na ka lënë në një rrugë të bardhë, nata e saj është njësoj sikurse dita e saj, nuk devijon nga ajo askush përpos atij që është i shkatërruar. Andaj, kush i bindet atij hyn në Xhenet, domethënë kush i bindet atij në urdhërat e tij, hyn në Xhenet. Dhe kush nuk i bindet atij në largimin nga ato gjëra që ai i ka ndaluar, do të hyjë në Zjarr. Sikurse ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

سول لعلكم ترحمون ) ٥٦وأطيعوا الر

“Dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni.” en-Nuur, 56

وإن تطيعوه تهتدوا

“Dhe nëse i bindeni atij, do të udhëzoheni.” en-Nuur, 54

سول فقد أطاع الل من يطع الر

“Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.” en-Nisaa`, 80

Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

تي يدخلون الجنة إل من أبى قالوا يا ومن يأبى قال من أطاعني دخل الجنة كل أم رسول الل

ومن عصاني فقد أبى

Page 290: Sekti Kur’anij

“I gjithë Umeti im do të hyjë në Xhenet, me përjashtim të atij që nuk do.” I thanë: “E kush është ai që nuk do, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Kush më bindet

mua, hyn në Xhenet, dhe kush nuk më bindet mua, nuk do që të hyjë në Xhenet.” Bukhari, n.6737

Pra, kijeni frikë Allahun dhe bindjuni Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa - dhe bindjuni të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Bindja është pajtueshmëria, me zbatimin e urdhërave të tij dhe qëndrimin larg gjërave që i ka ndaluar ai. Kurse mosbindja është kundërshtimi, me braktisjen e urdhërave të tij dhe bërjen e gjërave që ai i ka ndaluar.

Prandaj, le të jemi të kujdesshëm në bindjen ndaj Allahut të Përsosur nga çdo e metë, dhe në bindjen ndaj të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ka thënë i Lartësuari:

( فعصى فرعون ١٥إنا أرسلنا إليكم رسول شاهدا عليكم كما أرسلنا إلى فرعون رسول )

سول فأخذناه أخذا وبيال )ا ١٦لر

“Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit, andaj Ne e

mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër.” el-Muzzemmil, 15-16

• “Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë…” [Ne] ky është përemër i madhështisë.

• Kuptimi i pjesës: “ju kemi sjellë” domethënë ju kemi dërguar një të Dërguar dhe i kemi zbritur shpallje atij. U kemi shpallur juve o ju njerëz e xhindë. Kjo u drejtohet të gjithë njerëzve, sepse Mesazhi i këtij të Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - është i përgjithshëm për të gjithë njerëzit, deri kur të vijë Ora e Fundit.

• “ju kemi sjellë një të Dërguar”: ai është Muhamedi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -.

• “dëshmitar mbi ju” domethënë është dëshmitar tek Allahu, Ditën e Kijametit, sepse ai u përcolli juve Mesazhin dhe ua ngriti argumentin.

ة بعد حج عزيزا حكيما رسال مبشرين ومنذرين لئال يكون للناس على الل سل وكان الل الر

(١٦٥

• “Të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë argument ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” en-Nisaa`,165

Page 291: Sekti Kur’anij

• “ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit.” I dërguari këtu është Musa - ‘alejhis-salatu ues-selam -, kurse Faraoni ishte mbreti tiran në Egjipt, i cili pretendoi se ishte zot. Me titullin faraon emërtoheshin të gjithë mbretërit në Egjipt, të cilët thirreshin “faraon”.

• “Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit”, domethënë nuk iu bind Musait - ‘alejhis-salatu ues-selam -, të cilit nuk i besoi Faraoni, sikurse e ka përmendur Allahu në Librin e Tij.

• “andaj Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër.” Domethënë i morëm ata me një dënim. Allahu e mbyti atë në det atë me gjithë popullin e tij, pastaj i futi në zjarr. Fjala “el-uebijl” në ajet do të thotë: i rëndë, i ashpër. Prandaj thotë Ibën Mes`udi: “El-Hakku thekijlun merijun, uel-Batilu khafijfun uebijl.” (Haku është i rëndë dhe i hidhur, kurse Batili është i lehtë dhe me pasojë të rëndë.”) “andaj Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër.” Domethënë e morën Faraonin me një dënim. Allahu e mbyti atë me gjithë popullin e tij në det, pastaj i futi në zjarr. Ka thënë i Lartësuari:

أنصارا ) ا خطيئاتهم أغرقوا فأدخلوا نارا فلم يجدوا لهم من دون الل ٢٥مم

“Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr.” Nuuh, 25

Domethënë, ata përfunduan në zjarr, në berzekh (në botën e varrit).

ا وعشيا ويوم تقوم الساعة أدخلوا آل فرعون أشد العذاب ) ٤٦النار يعرضون عليها غدو

“Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në botën e varrit) e, kur të arrijë Ora e Kijametit (do të thuhet): Futini ithtarët e Faraonit në dënimin më

të rëndë.” Gafir, 46

Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra.

Po e mbyll me kaq.

Lavdërimet, paqja dhe begatitë e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i trembëdhjetë

Page 292: Sekti Kur’anij

Vërtet, të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga ligësitë e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që udhëzon Allahu s’ka kush ta devijojë dhe atë që devijon Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortakë, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

E më pas:

O ju vëllezër të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të imamit dhe muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah. U ndalëm tek çështja e dytë, që është fjala e imamit - rahimehullah -:

“…që Allahu nuk është i kënaqur që t’i shoqërohet dikush në adhurimin e Tij, as ndonjë melek që është i afërt tek Ai, e as ndonjë pejgamber i dërguar. Argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

أحداوأن المساجد فال تدعوا مع الل لل

“E me të vërtetë xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër krahas Allahut.” [el-Xhinn, 18]

Kjo çështje është e lidhur me çështjen e parë, sepse - çështja e parë është sqarim

i obligueshmërisë për adhurimin e Allahut të Lartësuar dhe pasimin e të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Dhe ky është kuptimi i dy dëshmive: dëshmia që s’ka të adhuruar tjetër me hak pos Allahut [La ilahe il-lAllah], dhe dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut [Muhammedun Rasul-lUllah].

- Çështja e dytë është: se adhurimi nëse përzihet me shirk, nuk pranohet, ngaqë

adhurimi duhet medoemos që të jetë i sinqertë vetëm për Fytyrën e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le. Andaj, kush e adhuron Allahun dhe bashkë me Të adhuron të tjerë, adhurimi i tij është i pavlerë, ai si të jetë si të mos jetë është njësoj, sepse adhurimi nuk bën dobi nëse nuk bëhet me sinqeritet dhe Teuhid. Pra, nëse adhurimi përzihet me shirk, ai prishet, sikurse ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

س رين ولقد أوحي إليك وإلى ٱلذين من قبلك لئن أشركت ليحبطن عملك ولتكونن من ٱلخ

Tashmë të është shpallur ty dhe atyre që ishin përpara teje se nëse bën shirk, sigurisht që vepra jote do të asgjësohet dhe ti padyshim do të jesh prej të

humburve.” [ez-Zumer, 65]

Page 293: Sekti Kur’anij

Ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

ا كانوا يعملون ولو أشركوا لحبط عنهم م

“Nëse bëjnë shirk, atyre do t’u asgjësohen veprat që kanë bërë.” [el-En’am, 88]

O vëllezër, me të vërtetë adhurimi nuk quhet adhurim, përveç nëse ai shoqërohet me Teuhid, ashtu sikurse namazi nuk quhet namaz, përveç nëse ai shoqërohet me taharah (pastrimi me abdes ose gusl). Dhe shirku nëse përzihet me adhurimin e prish atë, ashtu sikurse pastrimi nëse përzihet me ndonjë nga prishësit e abdesit, prishet dhe bëhet i pavlerë. Prandaj, Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – në shumë ajete e sjell urdhërin për adhurimin e Tij bashkë me ndalimin nga shirku, sikurse është Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:

ول تشركوا بهۦ شي ا وٱعبدوا ٱلل

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim.” [en-Nisaa, 36]

Si dhe Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:

ين مخلصين له ٱلد حنفاء وما أمروا إل ليعبدوا ٱلل

“Dhe ata nuk u urdhëruan përveç se që ta adhuronin Allahun me sinqeritet duke ia dedikuar Fenë vetëm Atij, duke qenë Hunefaa` (ndjekës të Islamit, larg çdo

feje tjetër).” [el-Bejjineh, 5]

Pra, Allahu nuk është i kënaqur që Atij t’i shoqërohet ndonjë tjetër në adhurim e Tij. Prandaj, është detyrë që adhurimi të jetë vetëm për Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –, sepse ai është e drejtë e pastër vetëm e Allahut, sikurse ka ardhur në transmetimin e saktë, tek dy Sahihët, se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha Mu’adh Ibën Xhebelit:

يا معاذ، أتدري ما هو حق هللا على العباد و ما حق العباد على هللا؟

“O Mu’adh, a e di ti cila është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?”

Ai tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”

Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - tha:

ب من ل حق هللا على العباد أن يعبدوه و ل يشركوا به شيئا، و حق العباد على هللا أل يعذ

يشرك به شيئا

Page 294: Sekti Kur’anij

“E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ata ta adhurojnë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që Ai të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë Atij.” [Transmetuar nga Bukhari

(nr.2856) dhe Muslimi (nr.30)].

Prandaj thotë Imam Ibnul-Kajjim – rahimehullah -:

هلل حق ل يكون لغيره و لغيره حق هما حقان

ل تجعل الحقين حقا واحدا بغير تمييز ول فرقان

Allahu ka një të drejtë që akujt s’i takon,

Dhe çdo njeri një të drejtë tjetër gëzon,

Pra janë dy të drejta, andaj një të vetme mos i lër,

pa bërë dallim mes atyre të dyjave e pa i ndar.

Pra, adhurimi është e drejta e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –, e nuk lejohet që t’ia japësh dikujt tjetër pos Allahut, as ndonjë meleku të afërt te Allahu, as ndonjë profeti të dërguar dhe as ndonjë njeriu të devotshëm, lëre më pastaj për krijesat e tjera. Adhurimi është vetëm i Allahut të Përsosur nga çdo e metë. Prandaj Allahu e përshkroi Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, Muhamedin, të birin e ‘Abdullahut, – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, se ai është një rob i nënshtruar plotësisht Allahut, në vendet më të larta, siç ka thënë në rastin e Israsë dhe Miraxhit:

ن ٱلذي أسرى بعبدهۦ ليل ن ٱلمسجد ٱلحرام سبح إلى ٱلمسجد ٱألقصاا م

“I Lartësuar dhe i pastër nga çdo e metë është Ai i Cili e mori robin e Tij natën nga Xhamia e Haramit (Mekkeh) për në Xhaminë Aksa.” [el-Israa`, 1]

Kurse në rastin e zbritjes së Kur`anit, ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

ب ولم يجعل لهۥ عوجا ٱلذي أنزل على عبده ٱلكت ٱلحمد لل

“Të gjitha lavdet janë për Allahun, i Cili i zbriti robit të Tij Librin dhe nuk ka lënë në të asnjë mangësi.” [el-Kehf, 1]

Ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

لمين نذيرا ل ٱلفرقان على عبدهۦ ليكون للع تبارك ٱلذي نز

Page 295: Sekti Kur’anij

“I Lartësuar është Ai që i zbriti Furkanin (Kur`anin) robit të Tij, që të jetë paralajmërues për të gjithë njerëzimin.” [el-Furkan, 1]

Kurse në pozitën e davetit, ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

يدعوه كادوا يكونون عليه لبد ا قام عبد ٱلل ا وأنهۥ لم

Dhe kur robi i Allahut u ngrit që t’i lutej Atij, ata (xhinët) u grumbulluan tek ai gati sa të hipnin sipër njëri-tjetrit.” [el-Xhinn, 19]

Dhe ka thënë Pejgamberi – ‘alejhis-salatu ues-selam -:

.ل تطروني كما أطرت النصارى ابن مريم، فإنما أنا عبده، فقولوا: عبد هللا و رسوله

“Mos e ekzagjeroni me lavdërimin tim, ashtu siç e ekzagjeruan të Krishterët me lavdërimin e të birit të Merjemes, sepse unë në të vërtetë jam veç rob i Tij, prandaj thoni: robi i Allahut dhe i dërguari i Tij.” [Transmetuar nga Bukhari

(nr.3445)]

Pra, nuk lejohet t’i kushtosh adhurimin dikujt tjetër pos Allahut, por është detyrë që ai të jetë vetëm për Allahun e Përsosur nga çdo e metë.

م ربكم عليكم أل تشركوا به شيئا قل تعالوا أتل ما حر

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” [El-En’aam, 151]

Fjala “asgjë” është në trajtën e pashquar, prandaj ajo përfshin çdo lloj shirku, qoftë i madh apo i vogël, qoftë kur bëhet me adhurimin e ndonjë profeti, apo ndonjë meleku apo ndonjë njeriu të devotshëm. Pra, është obligim që ta bëjmë adhurimin të pastër vetëm për Allahun. Për këtë arsye tha Allahu i Lartësuar:

أحد فال تدعوا مع ٱلل جد لل ا وأن ٱلمس

“Xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër krahas Allahut.” [el-Xhinn, 18]

mesaxhid” (xhamitë): Me “mesaxhid” ose janë për qëllim xhamitë“ [مساجد] -

që njihen, shtëpitë e Allahut, të cilat janë vendet e caktuara për namazin, që janë vendet më të dashura për Allahun. Është obligim që këto xhami të jenë vende për adhurimin e Allahut të vetëm, dhe të mos i dedikohen dikujt tjetër pos Allahut, as të mos ndërtohen në to varre dhe mauzoleume, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue

Page 296: Sekti Kur’anij

sel-lem – i ka mallkuar ata që e bëjnë atë gjë. Ose me fjalën “xhamitë” mund të jetë për qëllim pjesët me të cilat bie në sexhde, gjymtyrët me të cilat robi bie në sexhde, balli me hundën, dy duart, dy gjunjtë dhe dy majat e këmbëve. Është obligim që robi të bjerë në sexhde me to për Allahun, e jo që të bjerë në sexhde me to për dikë tjetër pos Tij.

- [ دعوال ت ] “la ted’uu” (mos iu lutni): “la” është pjesëz që përdoret me folje

të mënyrës urdhërore, kurse “ted’uu” është folje e kohës së tashme, në formë të pazgjedhuar, nga pjesëza ndaluese “la”. Pra, o ju njerëz mos iu lutni askujt tjetër krahas Allahut, mos kërkoni ndihmë nga askush tjetër krahas Allahut, si të thuash për shembull: “O Muhamed!” ose “O ‘Abdul-Kadir!” etj..

ehada” (askujt): kjo është në trajtën e pashquar, në kontekstin e“ [أحدا ] -

mohimit, prandaj ajo përfshin çdokënd dhe nuk përjashton askënd, as ndonjë melek të afërt tek Allahu, as ndonjë profet të dërguar, as ndonjë idhull, as ndonjë varr e as ndonjë tjetër. Pra, kjo fjalë përfshin gjithçka që lutet në vend të Allahut – ‘Azze ue Xhel-le. Kështu, ky ajet tregon se adhurimi nuk bën dobi pa Teuhid, dhe nëse përzihet me shirkun, ai bëhet i pavlerë dhe do të jetë bela e madhe për vepruesin e saj.

Unë lus Allahun e Lartësuar me Emrat e Tij të bukur dhe Cilësitë e Tij të larta, që të më japë mua dhe juve sukses në çdo gjë që Ai do dhe kënaqet me të.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Shpjegimi i librit “Kitab et-Teuhid” të Shejkhul-

Islam Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab

Nga dijetari i madh, Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij

Page 297: Sekti Kur’anij

Libri i Teuhidit

Fjala e Allahut të Lartësuar:

٥٦وما خلقت الجن واإلنس إال ليعبدون )

“Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç se që të më adhurojnë Mua të vetëm.” Edh-Dharijjat, 56

Dhe Fjala e Tij:

واجتنبوا الطاغوت ة رسوال أن اعبدوا الل ولقد بعثنا في كل أم

“Vërtet, Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (që t’i thërrasë ata): Adhuroni Allahun të vetëm dhe qëndroni larg Tagutit.” En-Nahl, 36

Dhe Fjala e Tij:

ا يبلغن عندك الكبر أحدهما أو كالهما فال وقضى ربك أال تعبدوا إال إياه وبالوالدين إحسانا إم

حمة وقل ( واخفض لهما جناح الذل ٢٣تقل لهما أف وال تنهرهما وقل لهما قوال كريما ) من الر

٢٤رب ارحمهما كما ربياني صغيرا )

“Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti,

mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël.”” El-Israa`, 23-24

Dhe Fjala e Tij:

وال تشركوا به شيئاواعبدوا الل

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisaa`, 36

Dhe Fjala e Tij:

م ربكم عليكم أال تشركوا به شيئا قل تعالوا أتل ما حر

Page 298: Sekti Kur’anij

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” El-En’aam, 151

Ka thënë Ibën Mes’udi – radij-Allahu ‘anhu –: “Kush do të shohë porosinë e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – mbi të cilën është vula e tij, atëherë le të lexojë Fjalën e Allahu të Lartësuar:

م ربكم قل تعالوا أتل ما حر

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151

deri tek Fjala e Allahu të Lartësuar:

بعوا الس بل وأن هذا صراطي مستقيما فاتبعوه وال تت

“Dhe me të vërtetë kjo është Rruga Ime e Drejtë, prandaj ndiqeni atë e mos i ndiqni rrugët e tjera.”” El-En’am, 153 [1]

Dhe ka ardhur nga Muadh Ibën Xhebel – radij-Allahu ‘anhu – se ai ka thënë: Kisha hipur mbi gomar, mbrapa Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe ai më tha:

و حق هللا على العباد و ما حق العباد على هللا؟ يا معاذ، أتدري ما ه

“O Mu’adh, a e di ti cila është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?”

Unë thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.

Ai tha:

ب من ال يشرك حق هللا على العباد أن يعبدوه و ال يشركوا به شيئا، و حق العباد على هللا أال يعذ

به شيئا

“E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ata ta adhurojnë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që Ai të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë Atij.”

Unë thashë: A t’i përgëzoj njerëzit?

رهم فيتكلوا ال تبش

Ai tha: “Mos i përgëzo, sepse do të varen tek kjo pastaj.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre [2]

Page 299: Sekti Kur’anij

Shpjegimi:

Teuhid është rrënja e fjalës uahhade [ وحد], ju`uahhidu [ د dhe ,[توحيدا ] teuhijdan ,[يوحme të është për qëllim Teuhidi i Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, domethënë veçimi i Tij, i Vetëm, me adhurim, e asgjë tjetër pos Atij. Dhe ai është rezultat i besimit të patundur që ka robin në Teuhidin e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - në Qënien e Tij, në Veçoritë e Tij dhe në Emrat e Tij, në Cilësitë e Madhërisë së Tij. Ky Teuhid përfshin cilësimin e Tij me Uluhijen absolute në këtë gjithësi dhe se Ai lëviz gjithçka në këtë gjithësi dhe Ai është i Vetmi meritues, sepse Atë e veçojnë robërit me veprat e tyre. Ka thënë i Lartësuari:

اه وقضى ربك أال تعبدوا إال إي

“Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” El-Israa`, 23

Duke e ditur që adhurimi është urtësia për të cilën Allahu krijoi xhindët dhe njerëzit. Dhe ka thënë Folësi më Fisnik:

٥٦بدون )وما خلقت الجن واإلنس إال ليع

“Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç se që të më adhurojnë Mua të vetëm.” Edh-Dharijjat, 56

Kështu që, krijesat që kanë logjikë janë tre:

01 - Krijesa që kanë vetëm mirësi e s’ka të këqija në to, që janë Melaiket.

02 - Krijesa që janë vetëm të këqija dhe s’ka mirësi në to, që janë shejtanët.

03 - Krijesa që i ka krijuar Allahu të anojnë nga e mira dhe nga e keqja, mirëpo e

mira tek ata është më e shumtë, kurse krijesa të tjera Allahu i krijoi që të anojnë nga e mira dhe nga e keqja, mirëpo e keqja tek ata është më e shumtë. Pra, xhindët dhe njerëzit janë ata të cilët Allahu i krijoi që të anojnë edhe nga e mira edhe nga e keqja, dhe Ai i krijoi ata që ta adhurojnë Atë. Kurse shejtanët janë një lloj prej xhindëve mirëpo ata u rebeluan dhe u bënë që të gjithë të këqij. Prandaj ka thënë Allahu i Lartësuar:

٥٦وما خلقت الجن واإلنس إال ليعبدون )

Page 300: Sekti Kur’anij

“Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç se që të më adhurojnë Mua të vetëm.” Edh-Dharijjat, 56

Pra, shejtanët janë nga lloji i xhindëve. Allahu krijoi dy botët, e xhindëve dhe njerëzve, i krijoi ata që ta adhurojnë Atë, sikurse na ka njoftuar Ai në këtë ajet. Prej atyre ka që e realizuan adhurimin, të cilët janë besimtarët, e prej atyre ka që nuk e realizuan, madje ata ishin kryeneçë dhe kryelartë, të cilët janë qafirat me të gjitha kategoritë e tyre. Dhe na mjafton të dijmë se Allahu na krijoi që ne ta adhurojmë Atë dhe se detyra jonë është që të realizojmë qëllimin për të cilin na ka krijuar Ai. Adhurimi është bindje me dorëzim dhe përulje për Allahun e Vetëm, i Cili ka nënshtruar gjithçka, dhe duke e ndjerë adhuruesi nevojën për të Adhuruarin që ai adhuron, prandaj e adhuron Atë duke e ndjerë se ka nevojë për Të. Dhe përderisa popujt i ka kapluar injoranca, plogështia, harresa, preokupimi me këtë dynja dhe shkujdesja ndaj Botës Tjetër, Allahu dërgoi të Dërguarit tek çdo popull që t’ua bëjnë të qartë qëllimin për të cilin u krijuan dhe u sollën në ekzistencë.

Ka thënë Folësi më Fisnik:

واجتنبوا الطاغوت ولقد بعثنا في كل أم ة رسوال أن اعبدوا الل

“Vërtet, Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (që t’i thërrasë ata): Adhuroni Allahun të vetëm dhe qëndroni larg Tagutit.” En-Nahl, 36

Pra, Allahu - SubhaneHu ue Te’ala - njoftoi se Ai i dërgoi të Dërguarit tek robërit që t’i urdhërojnë që ta adhurojnë Allahun të vetëm dhe të qëndrojnë larg Tagutit. Dhe Taguti është fjalë e prejardhur nga fjala “tug`jan”. Ka thënë Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Taguti është çdo gjë çdo gjë që me të cilën robi kalon kufirin e tij, me adhurim, me pasim dhe me bindje.” Kështu që, kush adhurohet përkrah Allahut, padyshim që është adhuruar me pa të drejtë; kush pasohet në atë mënyrë që njerëzit i japin përparësi pasimit të tij para pasimit të urdhërit të Allahut, padyshim që është pasuar me pa të drejtë; dhe atij i binden njerëzit duke lënë bindjen e Allahut për bindjen e tij, padyshim që atij i janë bindur me pa të drejtë. Dhe këtë ka për qëllim fjala e Ibnul-Kajjimit: “Taguti është çdo gjë çdo gjë që me të cilën robi kalon kufirin e tij, me adhurim, me pasim dhe me bindje.”

Fjala e Tij:

وقضى ربك أال تعبدوا إال إياه

“Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” El-Israa`, 23

Fjala “kada [قضى]” do të thotë gjykoi, domethënë dha gjykim sheriatik që njerëzit të mos adhurojnë asgjë tjetër pos Atij. Kurse tek gjykimi universal mund të ndodhë kundërshtim ndaj këtij gjykimi, domethënë ndaj gjykimit sheriatik, sepse Allahu -

Page 301: Sekti Kur’anij

SubhaneHu ue Te’ala - ka urdhëruar me gjykim universal ekzistencën e kufrit dhe shirkut, mirëpo i ka ndaluar ato me gjykim sheriatik. Pra, ky është gjykimi për të cilin na njoftoi Allahu tek ky ajet, me të cilin është për qëllim urdhëri, dhe kjo përputhet me Fjalën e Allahut - SubhaneHu ue Te’ala -:

أمر أال تعبدوا إال إياه إن الحكم إال لل

“Nuk i takon gjykimi askujt tjetër veç Allahut; Ai ka urdhëruar të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Atij.” Jusuf, 40

Domethënë, Ai urdhëroi një urdhër sheriatik që të adhurohet Ai i vetëm e asgjë tjetër veç Atij, dhe ky është Teuhidi me të cilin u dërguan të Dërguarit.

Pastaj Ai tha:

وبالوالدين إحسانا

“...dhe të silleni mirë me prindërit...”, El-Israa`, 23

Domethënë: të sillesh mirë me ta sepse ata janë sjellë mirë me ty o rob, dhe fjala për sjellje të mirë me prindërit dhe bindjen ndaj tyre vjen mbas urdhërit për Teuhidin e Allahut - SubhaneHu ue Te’ala -, sepse Ai është Dhënësi i begative dhe mirësive, dhe njerëzit që të kanë bërë më shumë të mira mbas Allahut janë prindërit e tu që të kanë rritur, janë përkujdesur për ty me mëshirë, të kanë strehuar në gjirin e tyre, janë lodhur për tyre dhe e kanë kaluar natën pa gjumë për rehatin tënd.

Kurse në ajetin tjetër që është ajeti i sures en-Nisaa`:

وال تشركوا به شيئا واعبدوا الل

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisaa`, 36

Këtu Ai bashkoi urdhërin për ta adhuruar Atë me ndalimin e shirkut sado i vogël që të jetë.

Fjala e Tij:

وال تشركوا به شيئاواعبدوا الل

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisaa`, 36

është ndalim nga shirku i gjithi, qoftë i paktë apo i shumtë, i vogël apo i madh, sepse fjala “asgjë” është në trajtën e pashquar, kështu që ajo e përfshin të gjithë shirkun.

Page 302: Sekti Kur’anij

Kurse Fjala e Tij:

م ربكم قل تعالوا أتل ما حر

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151

deri tek Fjala e Tij:

وأن هذا صراطي مستقيما

“Dhe me të vërtetë kjo është Rruga Ime e Drejtë…” El-En’am, 153

Këto ajete dhe të tjera të ngjashme me to kanë ardhur me urdhërimin e Teuhidit dhe ndalimin e shirkut. Dhe me këtë u dërguan të gjithë të Dërguarit, që nga i pari i tyre, Nuhu, e deri tek i fundit i tyre, Muhamedi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Pra, te dhjetë ndalesat që kanë ardhur në fundin e sures el-En’am, e para e tyre është të bërit shirk Allahut. Dhe shirku është ndalesa më e madhe, sepse ai që bën shirk e ka të ndaluar hyrjen në Xhenet dhe fundi i tij do të jetë hyrja në Zjarrin e Xhehenemit dhe atje do të qëndrojë përjetësisht.

Kurse fjala e Ibën Mes’udit - radij-Allahu ‘anhu -: “Kush do të shohë porosinë e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – mbi të cilën është vula e tij, atëherë le të lexojë Fjalën e Allahu të Lartësuar:

م ربكم قل تعالوا أتل ما حر

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151

deri tek Fjala e Allahu të Lartësuar:

بعوا السبل وأن هذا صراطي مستقيما فاتبعوه وال تت

“Dhe me të vërtetë kjo është Rruga Ime e Drejtë, prandaj ndiqeni atë e mos i ndiqni rrugët e tjera.”” El-En’am, 153

Ai njoftoi se porosia që e urdhëroi Allahu - SubhaneHu ue Te’ala - t’ia lexojë umetit të tij fillon me ndalimin e shirkut dhe përfundon me qëndrueshmërinë në Rrugën e Drejtë. Dhe kësaj porosie duhet t’i kushtojmë rëndësi madhështore dhe duhet ta mësojmë ashtu siç duhet, sepse Allahu Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - e filloi atë me Fjalën e Tij: Thuaj o Muhamed:

م ربكم قل تعالوا أتل ما حر

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151

Page 303: Sekti Kur’anij

Pastaj Ai përmendi dhjetë ndalesat, nga të cilat, e para dhe më e madhja e tyre është të bërit shirk Allahut.

Kurse hadithi i Mu’adh Ibën Xhebelit - radij-Allahu ‘anhu - i cili tha: Kisha hipur mbi gomar, mbrapa Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe ai më tha:

و حق هللا على العباد و ما حق العباد على هللا؟ يا معاذ، أتدري ما ه

“O Mu’adh, a e di ti cila është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?”

Unë thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.

Ai tha:

ب من ال يشرك حق هللا على العباد أن يعبدوه و ال يشركوا به شيئا، و حق العباد على هللا أال يعذ

به شيئا

“E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ata ta adhurojnë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që

Ai të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë Atij.”

Unë thashë: A t’i përgëzoj njerëzit?

رهم فيتكلوا ال تبش

Ai tha: “Mos i përgëzo, sepse do të varen tek kjo pastaj.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre.

Thelbi i kësaj është: se e drejta e Allahut tek robërit është që ata ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim; ta veçojnë Atë në adhurim dhe të qëndrojnë larg të bërit shirk Atij. Pastaj, nëse ata e realizojnë këtë urdhër dhe e braktisin shirkun të vogël apo të madh qoftë, atëherë e drejta e tyre tek Allahu i Pastër nga çdo e metë është që Ai të mos i dënojë ata. Kështu që, kush vdes pa i bërë gjë shirk Allahut, atij i ka premtuar Allahu se nuk do ta dënojë, domethënë nuk do ta dënojë me Zjarrin e qafirave dhe mushrikëve, Zjarri në të cilin do të jenë përjetësisht banorët e tij. Ama nëse ai vdes në Teuhid, mirëpo ka disa gjynahe të mëdha, Urtësia e Allahu kërkon që ai të dënohet për to, dhe se ai nuk do të dënohet në Zjarrin e mushrikëve, porse do të dënohet në Zjarrin ku dënohen njerëzit e Teuhidit, pastaj do të nxirret nga ai dhe do të futet në Xhenet. Dhe kjo çështje i takon Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - sepse Ai është Mbreti i robërve dhe Ai bën me ata si të dojë, duke patur parasysh që kjo është e drejta të cilën ua premtoi Allahu robërve të Tij nëse ata e adhurojnë Atë, kjo është e drejta që Allahu e mori përsipër dhe ua premtoi robërve të Tij, dhe atë nuk ia imponoi Atij askush. Prandaj ne themi se kjo e drejtë është e drejta që Allahu ia bëri detyrë Vetes së Tij dhe nuk ia bëri detyrë askush; dhe Ai ua

Page 304: Sekti Kur’anij

premtoi robërve të Tij, nëse ata e adhurojnë Atë dhe e veçojnë në adhurim pa i shoqëruar asgjë.

Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit.

__________________________________________

Fundnota:

[1] - Hadithin e Ibën Mes’udit - radij-Allahu ‘anhu - e ka transmetuar Imam Tirmidhiu

- rahimehullah - në Sunenin e tij, në librin e tefsirit të Kur`anit, kapitulli “Dhe nga sureja el-En’am…”, me tekstin: “Men serrahu en jendhura iles-sahijfeti eletij ‘alejha khatemu Muhammedin…” e gjer në fund të hadithit. Dhe tha për të Tirmidhiu: “Ky është hadith hasen garib.” Mirëpo atë e ka shpallur da’ijf (të dobët) el-Albanij në “Da’ijf el-Xhaamië” dhe tha për të: “Zinxhiri i tij është i dobët.”

[2] - Kurse hadithin e Mu’adh Ibën Xhebelit - radij-Allahu ‘anhu - e ka transmetuar

Imam el-Bukhari - rahimehullah - në librin e Xhihadit, kapitulli “Ism el-feras uel-himar”; e ka transmetuar edhe Imam Muslimi - rahimehullah - në librin e Imanit, kapitulli “Ed-Deliilu ‘ala enne men mate ‘ala et-Teuhidi dekhale el-Xhennete kat’an”.

Kapitulli i parë: Vlera madhështore e Teuhidit dhe gjynahet që fshin ai

Fjala e Allahut të Lartësuar:

٨٢مهتدون )الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم أولئك لهم األمن وهم

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” el-En’am, 82

Nga ‘Ubadeh Ibnus-Samit - radij-Allahu ‘anhu - i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

Page 305: Sekti Kur’anij

دا عبده ورسوله : وأن عيسى ع وحده ال شريك له ، وأن محم من شهد أن ال إله إال الل بد الل

الجنة ورسوله ، وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه ، وأن الجن ة حق وأن النار حق ، أدخله الل

على ما كان من العمل

“Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se ‘Ijsa është rob

dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.” E ka

transmetuar Bukhari dhe Muslimi. [1]

Dhe në hadithin e ‘Itbanit që e kanë transmetuar të dy ata:

م على النار من قال: ال إله إال هللا، يبتغي بذلك وجه هللا .فإن هللا حر

“Se me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me të Fytyrën e Allahut.” [2]

Dhe nga Ebij Se’id el-Khudrij - radij-Allahu ‘anhu -, nga i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i cili ka thënë:

ك به وأدعوك به قال : يا موسى قل : ال إله إال قال موسى عليه السالم : يا رب علمني شيئا أذكر

قال : ال إله إال قال : يا رب كل عبادك ، يقول هذا قال : قل : ال إله إال الل أنت يا رب ، إنما الل

ني به ق ال : يا موسى لو كان السماوات السبع ، وعامرهن غيري ، واألرضين أريد شيئا تخص

في كفة مالت بهن ال إله إال الل السبع في كفة ، وال إله إال الل

“Tha Musa: “O Zot, më mëso një gjë me të cilën të të bëj dhikër dhe të të lutem me të.”

Ai (Allahu) tha: “Thuaj o Musa, La ilahe il-lAllah.”

Ai (Musa) tha: “O Zot, të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.”

Ai (Allahu) tha: “O Musa, sikur të shtatë qiejt dhe ç’ka në to - përveç Meje - dhe të shtatë tokat të vendoseshin në njërën anë të peshores dhe La ilahe il-lAllah të vendosej në anën tjetër të saj, do të peshonte më shumë La ilahe il-lAllah.”” E ka transmetuar Ibën Hibbani dhe Hakimi, i cili edhe e ka saktësuar. [3]

Dhe ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Tirmidhiu dhe që e ka konsideruar hasen, nga Enesi, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - të thotë:

Page 306: Sekti Kur’anij

قيتني التشرك بي شيئا،قال هللا تعالى: يا ابن آدم إنك لو أتيتني بقراب األرض خطايا ثم ل

ألتيتك بقرابها مغفرة

“Ka thënë Allahu i Lartësuar: O biri i Ademit, sikur të më vish me gjynahe sa e gjithë toka plot, pastaj më takon duke mos më bërë shirk Mua asgjë, Unë do të vij

ty me falje aq sa e gjithë toka.”” [4]

Shpjegimi:

Teuhidi ka mirësi madhështore.

Nga mirësia e madhe që ka ai është se asnjë vepër nuk pranohet pa Teuhid dhe robi nuk mund të jetë besimtar pa Teuhid.

Nga mirësia e tij e madhe është se Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - i fshin gjynahet e atij që qëndron larg të bërit shirk Allahut, sepse i Lartësuari ka thënë:

فقد ضل ال يغفر أن يشرك به ويغفر ما دون ذلك لمن يشاء ومن يشرك بالل ضالال بعيدا إن الل

(١١٦

“Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, kurse të tjerat pos kësaj Ai i fal për atë që do Ai.” en-Nisaa`, 116

Dhe nga mirësitë e tij është se nëpërmjet tij robi arrin sigurinë në ditën e Kijametit.

Nga mirësitë e tij është se Allahu i udhëzon njerëzit e Teuhidit në hak dhe në njohjen e rrugës së Udhëzimit, sepse i Lartësuari ka thënë:

أولئك لهم األمن وهم مهتدون

“…atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

Pastaj ai përmendi ajetin:

٨٢أولئك لهم األمن وهم مهتدون )الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” el-En’am, 82

Ky ajet lajmëron se njerëzit e Teuhidit, ata të cilët e realizuan Teuhidin dhe nuk e përzien atë me shirk, janë ata tek të cilët Allahu ka bashkuar sigurinë nga kërcënimet në dunja dhe në ahiret dhe udhëzimin tek e vërteta.

Page 307: Sekti Kur’anij

Dhe sa më shumë që robi e realizon Teuhidin, aq më shumë siguri dhe udhëzim arrin për shkak të realizimit të Teuhidit dhe braktisjes së krejt shirkut, i madh dhe i vogël. Ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ai e shpjegoi fjalën “edh-dhulm” (padrejtësia) në këtë ajet me atë që ka ardhur në ajetin e sures Lukman:

إن الشرك لظلم عظيم ) ١٣يا بني ال تشرك بالل

“O biri im mos i bëj shirk Allahut, se me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.” Lukman, 13

Kështu që, me fjalën padrejtësi këtu është për qëllim shirku dhe jo gjunahet. Pra, siguria dhe udhëzimi i plotë janë për ata që e realizojnë plotësisht Teuhidin, ndërsa siguria dhe udhëzimi i pjesshëm janë për ata që e realizojnë pjesërisht Teuhidin. Nëse Teuhidi i robit mangësohet kur ai bën diçka prej shirkut, atëherë atij do t’i mangësohet siguria dhe udhëzimi.

Nga ‘Ubadeh Ibnus-Samit - radij-Allahu ‘anhu - i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

من شهد أن ال إله إال الل دا عبده ورسوله : وأن عيسى عبد الل وحده ال شريك له ، وأن محم

الجنة ورسوله ، وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه ، وأن الجنة حق وأن النار حق ، أدخ له الل

ما كان من العمل على

“Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se ‘Ijsa është rob

dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.” E ka

transmetuar Bukhari dhe Muslimi.

‘Ubadeh Ibnus-Samit el-Ensarij - radij-Allahu ‘anhu - është një prej kryetarëve që mori pjesë në besëlidhjen e Akabesë, një prej Shokëve të shquar të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, dhe një prej Sahabëve që morën pjesë në betejën e Bedrit. Vdiq në Rramleh (Palestinë), në vitin 34 Hixhrij, në moshën 72 vjeçare.

Ai tha: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

دا عبده ورسوله وحده ال شريك له ، وأن محم من شهد أن ال إله إال الل

“Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij…”

Page 308: Sekti Kur’anij

Dëshmia “La ilahe il-lAllah” ka disa kushte që duhet t’i plotësojë patjetër ai që e thotë atë:

01 - Prej kushteve të saj është dija (el-‘ilm), e cila hedh poshtë injorancën (el-

xhehl), që njeriu të jetë i dijshëm për kuptimin e saj, që është mohimi dhe pohimi, dhe pikërisht kjo është dija që kërkohet rreth saj, të cilën e përmenda më parë. Sepse Allahu i Lartësuar thotë:

٨٦ )إال من شهد بالحق وهم يعلمون

“Përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe ata e dinë mirë (që s’ka të adhuruar tjetër me hak veç Allahut).” ez-Zukhruf, 86

02 - Prej kushteve të saj është bindja (el-jekiin), e cila hedh poshtë dyshimin (esh-

shekk), në mënyrë që ai të mos dyshojë tek ajo. Domethënë: që ai të mos dyshojë në veçimin e Allahut me Uluhije.

03 - Prej kushteve të saj është pranimi (el-kabuul), i cili hedh poshtë refuzimin (er-

rrad), që robi ta pranojë domethënien e saj dhe kërkesat e saj.

04 - Prej kushteve të saj është nënshtrimi (el-inkijad), i cili hedh poshtë braktisjen

(et-terk), që robi t’u nënshtrohet kërkesave të kësaj dëshmie.

05 - Prej kushteve të saj është sinqeriteti (el-ikhlas), i cili hedh poshtë shirkun.

06 - Prej kushteve të saj është dashuria (el-hubb), e cila hedh poshtë urrejtjen (el-

bugd).

07 - Si dhe vërtetësia (es-sidk), e cila hedh poshtë gënjeshtrën (el-kedhib).

Kështu pra, thënësi i dëshmisë e ka detyrë që të plotësojë këto kushte, që të jetë i dijshëm për kërkesat e saj dhe se ajo kërkon që të veçohet Allahu me Uluhije dhe të pohohet që askush nuk ka pjesë në Uluhijen e Allahut. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

لفسدتا لو كان فيهما آلهة إال الل

“Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte të adhuruar të tjerë, përveç Allahut, do të ishin shkatërruar (qiejt edhe Toka).” el-Enbijaa`, 22

Dhe Fjala e Tij:

Page 309: Sekti Kur’anij

٤٢قل لو كان معه آلهة كما يقولون إذا البتغوا إلى ذي العرش سبيال )

“Thuaj: Nëse përveç Atij do të kishte edhe të adhuruar të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Arshit.” el-Israa`, 42

Dhe kush e shqipton këtë dëshmi (La ilahe il-lAllah) me gjuhë, duke e ditur domethënien e saj, duke punuar me kërkesat e saj, duke mohuar atë që mohon ajo, duke pohuar atë që pohon ajo dhe duke konfirmuar me fjalën e tij “të vetëm e të paortak” se Allahu është i vetmi i adhuruar me të drejtë dhe se Ai nuk ka asnjë ortak tek kjo; si dhe të shqiptojë dëshminë që Muhamedi është i dërguari i Allahut, duke qenë i bindur se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, se Allahu nuk pranon nga askush ndonjë fe apo adhurim që nuk është sipas rrugës së Muhamedit - lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për të -, pra kush i shqipton këto dy dëshmi ashtu siç u përmend, ai është i shpëtuari nga Dënimi i Allahut dhe fitimtari i shpërblimit dhe Xhenetit të Tij.

Dhe nga plotësuesit e këtij besimi është (të dëshmosh):

ورسوله ، وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه وأن عيسى عبد الل

“…se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai…”.

Dhe Fjala e përmendur këtu është Fjala që i tha Allahu i Lartësuar ‘Ijsës “Bëhu!”, sikurse ka thënë Allahu - Subhanehu ue Te’ala -:

كمثل آدم خلقه من تراب ثم قال له كن فيكون ) ٥٩إن مثل عيسى عند الل

“Vërtet, shembulli i Isait për Allahun është si shembulli i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.” Aali-Imran, 59

Me këtë dëshmi mohon besimin e të Krishterëve, që është besimi në “birin” dhe në “trininë”, ngaqë ata besojnë se ‘Ijsa është vetë Allahu ose i biri i Allahut ose ai është njëri prej trinisë (ati, biri dhe shpirti i shenjtë). Kështu, ata i kaluan kufijtë në lidhje me të dhe e vendosën në një vend që s’i takon atij.

Gjithashtu, me këtë dëshmi mohohet edhe besimi i Jehudëve, të cilët pretenduan se ‘Ijsa është bir zinaje. Të gjithë atyre, Çifutëve dhe të Krishterëve, Allahu u dhëntë atë që meritojnë nga zemërimi dhe urrejtja. Kurse Muslimani e pastron veten e tij para Allahut nga këto besime dhe e pranon besimin e Teuhidit të Allahut, dhe që Ai nuk ka as bir e as bashkëshorte, dhe që Xheneti është i vërtetë, i cili është shpërblimi për njerëzit e devotshëm të Teuhidit, dhe që Xhehenemi është i vërtetë, i cili është shpërblimi për mushrikët dhe qafirat. Kush e ka këtë besim do të jetojë me mirësi dhe do të vdesë me mirësi, dhe do ta fusë Allahu në Xhenet, sido që të jenë veprat e

Page 310: Sekti Kur’anij

tij. Kjo, duke e ditur që dëshmia “La ilahe il-lAllah” nuk pranohet pa mohuar tagutët dhe pa besuar në Allahun.

Kuptimi i fjalës së tij:

الجنة على ما كان من العمل أدخله الل

“Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.”

Domethënë: që përfundimi i tij do të jetë në Xhenet, qoftë pa u dënuar apo qoftë mbasi që është dënuar (në Zjarr), e rëndësishme është që përfundimi i atij që vdes në Teuhid dhe Iman do të jetë në Xhenet, dhe ai është nën Dëshirën e Allahut. Nëse ai vdes duke mos hequr dorë nga gjynahet e mëdha, çështja e tij është tek Allahu: nëse Ai do e fal e nëse do e dënon aq sa meriton të dënohet, pastaj e nxjerr nga Zjarri dhe e fut në Xhenet. Ama nëse vdes duke mos patur gjynahe të mëdha dhe nuk ka insistuar në to, edhe sikur të ketë bërë ndonjë prej gjynaheve të mëdha porse është penduar dhe vdiq me pendesë, për të shpresohet që ta fusë Allahu në Xhenet pa e dënuar, bazuar në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

٣١إن تجتنبوا كبائر ما تنهون عنه نكفر عنكم سيئاتكم وندخلكم مدخال كريما )

“Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju fusim në një Vend të Nderuar.” en-

Nisaa`, 31

Fjala e tij:

Dhe në hadithin e ‘Itbanit që e kanë transmetuar të dy ata:

م على النار من قال: ال إله إال هللا، يبتغي بذلك وجه هللا فإن هللا حر

“Se me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me të Fytyrën e Allahut.”

Me fjalën “Zjarr” këtu është për qëllim Zjarri i qafirave, në të cilin kushdo që hyn do të qëndrojë përjetësisht dhe s’ka për të dalë kurrë nga aty. Ose fjala e tij “ia ka ndaluar Zjarrit” mund të interpretohet se: ai që e thotë atë e ka të ndaluar që të jetojë përjetësisht në Zjarr dhe se përfundimi i çdo pasuesi të Teuhidit do të jetë Xheneti.

Fjala e tij:

Dhe nga Ebij Se’id el-Khudrij - radij-Allahu ‘anhu -, nga i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i cili ka thënë:

Page 311: Sekti Kur’anij

قال موسى عليه السالم : يا رب علمني شيئا أذكرك به وأدعوك به

“Tha Musa: “O Zot, më mëso një gjë me të cilën të të bëj dhikër dhe të të lutem me të...”

Nga kjo nxirret madhështia që ka fjala e Teuhidit dhe se ajo është sa pesha e gjërave më të mëdha, që janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat me gjithë ç’ka në to dhe midis tyre, madje ua kalon atyre. Dhe kjo për shkak të madhështisë së Atij për të cilin dëshmohet se është i vetmi që e meriton adhurimin, i Adhuruari me hak, i Larti e i Lavdishmi.

Fjala e tij:

Dhe ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Tirmidhiu dhe që e ka konsideruar hasen, nga Enesi, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - të thotë:

شيئا، قال هللا تعالى: يا ابن آدم إنك لو أتيتني بقراب األرض خطايا ثم لقيتني التشرك بي

مغفرة ألتيتك بقرابها

“Ka thënë Allahu i Lartësuar: “O biri i Ademit, sikur të më vish me gjynahe sa e gjithë toka plot, pastaj më takon duke mos më bërë shirk Mua asgjë, Unë do të vij

ty me falje aq sa e gjithë toka.””

بقرابها

“aq sa e gjithë toka” - domethënë sa e gjithë toka plot. Dhe ky hadith nënkupton se kush e takon Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - me Teuhid, shpresohet nga Allahu- ‘Azze ue Xhel-le - që ta falë atë.

Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit.

__________________________________________

Fundnota:

[1] - E ka transmetuar Bukhari (3435) dhe Muslimi (28).

[2] - E ka transmetuar Bukhari (n.425) dhe Muslimi (263), nga hadithi i ‘Itban Ibën

Malik - radij-Allahu ‘anhu -.

Page 312: Sekti Kur’anij

[3] - E ka transmetuar Ibën Hibbani në Sahihun e tij (14/102) (6218) dhe Hakimi në

Mustedrak (1/710) (1936). Ibën Haxheri e ka shpallur sahih në Fet`hul-Barij (11/208), kurse el-Albanij - rahimehullah - e ka shpallur të dobët në Da’ijf et-Tergijb uet-Terhijb (923).

[4] - E ka transmetuar Tirmidhiu (3540) dhe e ka shpallur sahih el-Albanij -

rahimehullah - në Silsiletu es-Sahijhah (127).

Kapitulli i dytë: Kush e përmbush Teuhidin do të hyjë në Xhenet pa dhënë

llogari

Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:

ه حنيفا ولم يك من المشركين ﴿ ة قانتا للـ ﴾١٢٠إن إبراهيم كان أم

“Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë Umet (prijës shembullor me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, Hanijf (në fenë e pastër Islame) dhe nuk ka qenë nga

idhujtarët.” [en-Nahl, 120]

Dhe Ai ka thënë:

﴾ ٥٩والذين هم بربهم ال يشركون ﴿

“Dhe ata të cilët Zotit të tyre nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim.” [el-Mu`minun, 59]

Nga Husajn Ibën ‘Abdir-Rrahman i cili ka thënë:

سعيد بن جبير فقال أيكم رأى الكوكب الذي انقض البارحة ؟ قلت أنا ، ثم قلت : أماكنت عند

لى إني لم أكن في صالة ولكني لدغت ، قال فماذا صنعت ؟ قلت استرقيت ، قال فما حملك ع

ة بن حصيب لك ؟ قلت حديث حدثناه الشعبي ، فقال وما حدثكم الشعبي ؟ قلت : حدثنا عن بريد ذ

األسلمي أنه قال : ال رقية إال من عين أو حمة

Page 313: Sekti Kur’anij

Isha tek Se’id Ibën Xhubejri dhe ai tha: Kush nga ju e pa yllin që ra mbrëmë? Unë thashë: Unë. Pastaj thashë: Në të vërtetë, unë nuk isha në namaz, porse më kishte pickuar diçka. Ai tha: “E çfarë bëre pastaj?” Unë thashë: “Bëra rukje.” Ai tha: “Çfarë të shtyu që e veprove kështu?” Unë thashë: Një hadith të cilin na e transmetoi Sh’abiu. Ai tha: “E çfarë u ka transmetuar?” Unë thashë: Na ka transmetuar nga Burajdeh Ibnul-Husajb se ai ka thënë: “Nuk ka rukje, përveçse për syrin e keq ose për helmimin.”[1]

عليه وسلم قال فقال قد أحسن من انتهى إلى ما سمع ولكن حدثنا ابن عباس عن النبي صلى الل

Ai tha: “Ai ka bërë mirë që është mjaftuar me atë që ka dëgjuar, mirëpo unë neve na ka transmetuar Ibën ‘Abbasi nga Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – se ai ka thënë:

جالن والنب جل والر هيط والنبي ومعه الر ي ليس معه عرضت علي األمم فرأيت النبي ومعه الر

تي فقيل لي هذا عليه وسلم وقومه أحد إذ رفع لي سواد عظيم فظننت أنهم أم موسى صلى الل

واد عظيم ولكن انظر إلى األفق ، فنظرت فإذا سواد عظيم فقيل لي انظر إلى األفق الخر فإذا س

تك ومعهم سبعون ألفا يدخل ون الجنة بغير حساب وال عذاب فقيل لي هذه أم

“Më treguan popujt dhe pashë një pejgamber që kishte me vete një grup prej më pak se dhjetë vetash, pastaj një pejgamber tjetër që kishte me vete një apo dy veta, pastaj një pejgamber që nuk kishte me vete asnjë njeri tjetër. Kur sakaq,

mu shfaq një grumbull i madh njerëzish, saqë mendova se ai është umeti im, por më thanë: “Ky është Musa me popullin e tij.” Pastaj hodha shikimin dhe sakaq pashë një grumbull shumë të madh njerëzish. Më thanë: Ky është umeti yt dhe mes tyre janë shtatëdhjetë mijë veta që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari

dhe pa u dënuar.”

ب ، فقال ثم نهض فدخل منزله فخاض الناس في أولئك الذين يدخلون الجنة بغير حساب وال عذا

عليه وسلم ، وقال بعضهم فلعلهم الذين و بعضهم فلع صلى الل لدوا لهم الذين صحبوا رسول الل

عل صلى الل ، وذكروا أشياء ، فخرج عليهم رسول الل سالم ولم يشركوا بالل يه وسلم فقال في اإل

: ))ما الذي تخوضون فيه ؟ (( فأخبروه ، فقال

Pastaj ai u çua dhe hyri në shtëpinë e tij. Kurse njerëzit filluan të diskutonin për ata (që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar). Disa prej tyre thanë: “Ndoshta janë ata që shoqëruan të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.” Disa të tjerë thanë: “Ndoshta janë ata që lindën në Islam dhe nuk i kanë bërë fare shirk Allahut.” Dhe përmendën kështu disa gjëra. Atëherë u doli i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – dhe ata e njoftuan atë (për diskutimin që patën). Ai u tha:

هم الذين ال يسترقون وال يتطيرون وال يكتوون وعلى ربهم يتوكلون

Page 314: Sekti Kur’anij

“Janë ata të cilët nuk kërkojnë që t’u bëhen rukje, as nuk kurohen me djegien me zjarr, as nuk zmbrapsen nga shenjat ogurzeza dhe që vetëm Zotit të tyre i

mbështeten.”

أن يجعلني منهم ، فقال : )) أنت منهم (( ، ثم قام رجل فقام عكاشة بن محصن فقال : ادع الل

أن يجعلني منهم فقال : سبقك بها عكاشة آ خر فقال : ادع الل

Atëherë u çua ‘Ukasheh Ibën Mihsan dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ti je prej atyre.” Pastaj u çua një burrë tjetër dhe tha:

“Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ta kaloi këtu ‘Ukasheja.” [2]

Domethënë: ai do të hyjë (në Xhenet) përpara se t’i bëhet llogaria.

Shpjegimi:

Sa i përket Fjalës së Lartësuarit:

ه حنيفا ولم يك من المشركين ﴿ ة قانتا للـ ﴾١٢٠إن إبراهيم كان أم

“Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë Umet (prijës shembullor me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, Hanijf (në fenë e pastër Islame) dhe nuk ka qenë nga

idhujtarët.” [en-Nahl, 120]

Unë them: për përmbushjen e Teuhidit mund të argumentohesh me Fjalën e Allahut të Lartësuar:

هتدون ﴿ ئك لهم األمن وهم م ـ ﴾٨٢الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم أول

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” [el-En’am, 82]

Fjala e Tij:

الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi…”

Do të thotë: ata nuk e përzien besimin e tyre me shirk. Dhe ai që nuk e përzien besimin e tij me shirk, as me shirk të vogël dhe as me shirk të madh, për të shpresohet që ta ketë përmbushur Teuhidin. Dhe nëse ai e ka përmbushur Teuhidin, atëherë për të do të jetë siguria e plotë dhe udhëzimi i plotë. Domethënë, kush e përmbush Teuhidin, ka për të arritur gradën e lartë të sigurisë dhe udhëzimit.

Page 315: Sekti Kur’anij

Kështu që, nga ajeti që u përmend më përpara për vlerën e madhe të Teuhidit nxirret argument për këtë kapitull dhe thuhet: se kush e përmbush Teuhidin, duke mos e përzier besimin e tij me shirk, ai do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari. Dhe kush e përzien besimin e tij me shirk të vogël apo me ndonjë lloj prej gjynaheve të mëdha apo me prej bidateve që nuk të nxjerrin nga Feja, atëherë ai është nën Dëshirën e Allahut.

Autori – rahimehullah – e solli si argument Fjalën e Allahut të Lartësuar:

ة قانتا لل إن إبراهيم كان أم

“Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë Umet (prijës shembullor me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut…” [en-Nahl, 120]

Se kush e përmbush Teuhidin hyn në Xhenet.

Kuptimi i pjesëve të ajetit:

[ .kaanitan lil-laahi” - i përulur para Allahut“ :[قانتا لل

.hanijfan” - i distancuar nga shirku, i kapur fort në Teuhid“ :[حنيفا]

ue lem jeku minel-mushrikiin” - ngaqë Ibrahimi u lavdërua“ :[ولم يك من المشركين ]

nga Allahu sepse ai e përmbushi urdhërin që i dha Zoti i tij, saqë thotë Allahu – Subhanehu ue Te’ala –:

﴾٣٧وإبراهيم الذي وفى ﴿

“Dhe Ibrahim i cili e përmbushi (atë me të cilën u urdhërua).” [en-Nexhm, 37]

Dhe Ai thotë:

هن قال إني جاعلك للناس إماما قال ومن ذ يتي قال ال ينال وإذ ابتلى إبراهيم ربه بكلمات فأتم ر

﴾١٢٤عهدي الظالمين ﴿

“Kur Ibrahimin e sprovoi Zoti i tij me disa urdhëra dhe ai i përmbushi ato, Ai i tha: Unë do të të bëj ty prijës të njerëzve.” [el-Bekarah, 124]

Pra, Ai i dha atij të drejtën e udhëheqjes dhe ky është argument për udhëheqjen e Ibrahimit – ‘alejhis-selam.

Nga kjo nxirret se Ibrahimi e përmbushi atë me të cilën u urdhërua dhe ai pati frikë për veten e tij dhe për bijtë e tij nga shirku. Prandaj Allahu e bëri atë imam (prijës, udhëheqës) në Teuhid, siç i bëri edhe të tjerët pos tij:

Page 316: Sekti Kur’anij

هيم وٱلذين معهۥ قد كانت لكم أسوة حسنة في إبر

“Shembull i shkëlqyer për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të…” [el-Mumtehineh, 4]

Pastaj ai (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) solli ajetin tjetër:

﴾ ٥٩والذين هم بربهم ال يشركون ﴿

“Dhe ata të cilët Zotit të tyre nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim.” [el-Mu`minun, 59]

Ky përshkrim është për ata që janë besimtarë të plotë, të cilët e përmbushin hakun e Teuhidit më së miri, e pikërisht ata janë shembujt më të lartë në përmbushjen e Teuhidit dhe prandaj ata arritën vendet më të larta tek Allahu – Subhanehu ue Te’ala.

Pastaj ai (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) solli hadithin:

(( Nga Husajn Ibën ‘Abdir-Rrahman i cili ka thënë: Isha tek Se’id Ibën Xhubejri dhe ai tha: Kush nga ju e pa yllin që ra mbrëmë? Unë thashë: Unë. Pastaj thashë: Në të

vërtetë, unë nuk isha në namaz, porse më kishte pickuar diçka… ))

Fjala e tij: (( Nga Husajn Ibën ‘Abdir-Rrahman i cili ka thënë: Isha tek Se’id Ibën Xhubejri dhe ai tha: Kush nga ju e pa yllin që ra mbrëmë? ))

inkidad el-keukeb” domethënë kur hidhen dhe vezullojnë“ :[إنقضاض الكوكب ]

yjet.

Fjala e tij: (( Unë thashë: Unë. ))

Mirëpo, ai pati frikë për veten e tij nga syefaqësija (err-rrijaa`), prandaj ai tha: “Në të vërtetë, unë nuk isha në namaz, porse më kishte pickuar diçka.” Domethënë: shkaku pse isha zgjuar natën ishte ajo që më kishte pickuar. Pra, ai njoftoi për realitetin, duke larguar kështu syefaqësinë. Atëherë ia ktheu Se’id Ibën Xhubejri: “E çfarë bëre pastaj?” Ai tha: “Bëra rukje.” Domethënë: I bëra rukje vetes. Ai tha: “Çfarë të shtyu që e veprove kështu?” Kjo tregon se Selefët – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për ta – kur dikush prej tyre vepronte diçka, e pyesnin atë ku e ke argumentin. Dhe fjala e tij, “Çfarë të shtyu që e veprove kështu?”, do të thotë: Ku e ke argumentin? Kush është shembulli yt për këtë që veprove?

(( Unë thashë: Një hadith të cilin na e transmetoi Sh’abiu. Ai tha: “E çfarë u ka transmetuar?” Unë thashë: Na ka transmetuar nga Burajdeh Ibnul-Husajb se ai ka thënë: “Nuk ka rukje, përveçse për syrin e keq ose për helmimin.” ))

Page 317: Sekti Kur’anij

la rukjete” - këtu ka mohim të rukjes sheriatike, me përjashtim kur“ :[ل رقية ]

ajo është nga syri i keq.

.el-‘ajn” - është syri i atij që të ha mësysh“ :[العين ]

Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

العين حق

“Syri është i vërtetë.” [3]

humeh” - është pickimi i gjallesave që kanë helm, siç është gjarpri“ :[أو حمة ]

dhe akrepi.

(( Ai tha: “Ai ka bërë mirë që është mjaftuar me atë që ka dëgjuar… ))

Domethënë: kush mjaftohet me atë që ka dëgjuar dhe vepron me të, ka vepruar mirë.

Fjala e tij: (( mirëpo unë neve na ka transmetuar Ibën ‘Abbasi nga Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – se ai ka thënë: “Më treguan popujt…” )), ((…dhe

mes tyre janë shtatëdhjetë mijë veta që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.” ))

Nga ky hadith nxirret se prej përmbushjes së Teuhidit është lënia e shkaqeve të lejuara, që është kurimi me djegie me zjarr dhe rukja.

Unë them: ka ardhur në disa transmetime urdhëri për të bërë rukje dhe miratimi i Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – për to. Atëherë, a e cungon Teuhidin çdo rukje? Apo ajo që e cungon Teuhidin është kërkimi i rukjes nga të tjerët?! Dhe kjo është ajo që kuptohet nga fjala e tij:

هم الذين ال يسترقون

“Janë ata të cilët nuk kërkojnë që t’u bëhen rukje.”

Domethënë: ata nuk e kërkojnë rukjen nga të tjerët.

Ndërsa për sa i përket transmetimit tjetër:

ال يرقون

“nuk bëjnë rukje” [4]

Page 318: Sekti Kur’anij

Ndoshta ky do të jetë gabim nga ana e transmetuesit, ngaqë kush u bën rukje të tjerëve, nuk i cungohet Teuhidi dhe as mbështetja e tij në Allahun nga bërja e rukjes për të tjerët. [5]

Kurse në rastin kur i bëjnë rukje veteve të tyre, apo u bëhen rukje nga të tjerët pa ua kërkuar atyre, këtu s’ka ndalesë dhe as nuk ka cungim të përsosmërisë së Teuhidit. Mirëpo, përsosmëria e Teuhidit cungohet atëherë kur kërkohet rukja nga të tjerët.

Fjala e tij: (( as nuk kurohen me djegien me zjar ))

Është transmetuar se Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – e ka vepruar kurimin me djegie, sepse ai e kuroi Esued Ibën Zurarah – radij-Allahu ‘anhu – me zjarr. [6]

Dhe ai ka thënë:

شربة من عسل ، أو لذعة نار إن كان في شيء من أدويتكم خير ففي شرطة محجم ، أو في

توافق الداء ، وما أحب أن أكتوي

“Nëse ka mirësi në ndonjë prej ilaçeve tuaja kuruese, atëherë ajo është tek: hixhamja ose tek pirja e mjaltit ose tek djegia me zjarr sipas masës së sëmundjes.

Mirëpo mua nuk më pëlqen që të kurohem me djegie.” [7]

Kështu që, kurimi me djegie është i lejuar, kurse lënia e tij është prej përsosmërisë së Teuhidit.

Fjala e tij: (( as nuk zmbrapsen nga shenjat ogurzeza ))

Domethënë: ata nuk i përfillin në vetet e tyre shenjat ogurzeza, dhe kjo është prej përsosmërisë së Teuhidit.

Fjala e tij: (( dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten ))

Domethënë: ata i lënë shkaqet e lejuara, duke iu mbështetur vetëm Allahut. Dhe kjo është prej përsosmërisë së Teuhidit.

[Fjala e tij]: ((Atëherë u çua ‘Ukasheh Ibën Mihsan dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ti je prej atyre.” Pastaj u çua një burrë tjetër

dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ta kaloi këtu ‘Ukasheja.”))

Domethënë: Ukasheja do të hyjë në Xhenet përpara se të merret në llogari.

Page 319: Sekti Kur’anij

Nga ky hadith u bë e qartë se ata shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar, në të vërtetë e arritën këtë gradë me përsosjen e Teuhidit të tyre.

Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit.

__________________________________________

Fundnota:

[1] - “El-humeh” është helmi i akrepit apo i gjallesave të ngjashme.

[2] - E ka transmetuar Bukhari (n.5752) dhe Muslimi (n.220) dhe teksti i hadithit është

i tij.

[3] - E ka transmetuar Bukhari (n.5740) dhe Muslimi (n.2187), nga hadithi i Ebi

Hurejras – radij-Allahu ‘anhu.

[4] - E ka transmetuar Muslimi (n.220).

[5] - Kjo është shkurtimisht çfarë thuhet në Fet`hul-Barij (11/408): “Ka ardhur në

transmetimin e Se’iid Ibën Mensur tek Muslimi:

و ال يرقون

“Dhe nuk bëjnë rukje.”

Mirëpo Shejkh Ibën Tejmijeh e hodhi poshtë këtë transmetim dhe pretendoi se ai është gabim nga ana e transmetuesit të saj, dhe u argumentua duke thënë se rukjexhiu i bën mirë atij që po i bën rukje, andaj si mund të kërkohet që të braktiset kjo gjë?!...” Mbaroi fjala e tij, shkurtimisht.

[6] - E ka transmetuar Tirmidhiu (n.2050), dhe Albani – rahimehullah – e ka shpallur

Sahih në el-Mishkat (n.4534).

[7] - E ka transmetuar Bukhari (n.5683) dhe Muslimi (n.2205), nga hadithi i Xhabir

Ibën ‘Abdilah – radij-Allahu ‘anhu –.

Page 320: Sekti Kur’anij

Kapitulli i tretë: Të paturit frikë nga Shirku

Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:

ال يغفر أن يشرك بهۦ لك لمن يشاء إن ٱلل ويغفر ما دون ذ

Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, porse fal gjithçka tjetër pos kësaj për cilin dëshiron Ai.” [en-Nisaa`, 48]

Dhe ka thënë Khalili (Ibrahimi) – ‘alejhis-selam –:

ذا البلد آمنا واجنبني وبني أن نعبد األصنام ﴿وإذ قال إبراهيم ـ ﴾٣٥رب اجعل ه

“Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im bëje këtë vend të sigurt dhe më mbaj mua dhe bijtë e mi larg adhurimit të idhujve.”” [Ibrahim, 35]

Dhe ka ardhur tek hadithi:

" ف ما أخاف عليكم: الشرك األصغر." فسئل عنه، فقال: "الرياءأخو "

“Gjëja të cilës i frikësohem më shumë për ju është shirku i vogël.” Ai – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – u pyet cila është ajo dhe tha: “Rijaja (syefaqësia).” [1]

Dhe nga Ibën Mes’udi – radij-Allahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:

"من مات و هو يدعو هلل ندا، دخل النار"

“Kush vdes duke iu lutur tjetërkujt përkrah Allahut, do të hyjë në Zjarr.” E ka transmetuar Bukhari. [2]

Dhe ka transmetuar Muslimi nga Xhabiri – radij-Allahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:

"من لقي هللا ال يشرك به شيئا دخل الجنة، و من لقيه يشرك به شيئا دخل النار"

Page 321: Sekti Kur’anij

“Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim, do të hyjë në Xhenet. Dhe kush e takon Atë duke i shoqëruar Atij diçka në adhurim, do të hyjë

në Zjarr.” [3]

Shpjegimi:

Arsyeja e përmendjes së ajetit [4] direkt mbas titullit “Kapitulli: Të paturit frikë nga Shirku”, është sepse shirku nuk falet – Allahu na ruajt nga shirku.

Realiteti i shirkut është që t’i lutesh dikujt tjetër, duke e bërë kështu të barabartë me Allahun, duke besuar te ai se të sjell dobi dhe të largon dëmin, dhe pikërisht ky është shirku i madh, të cilin nuk e fal Allahu – ‘Azze ue Xhel-le. Prandaj nga ai duhet patur frikë dhe duhet të ruhesh, për shkak të pasojave të rënda e të këqija që ka ai.

Te shirku i madh nuk ka mospajtim që ai nuk falet dhe që bërësi i tij nuk ka për të dalë nga Zjarri, mirëpo mospajtimi qëndron tek shirku i vogël. Kështu që, betimi në tjetërkënd pos Allahut dhe syefaqësia (err-rijaa`) që shfaqet në vepër, a hyjnë te ky ajet? Nëse këto dy vepra hyjnë tek ky ajet, atëherë gjykimi i tyre është si gjykimi i gjynaheve të mëdha, që bërësi i tyre dënohet dhe pastaj del nga Zjarri dhe hyn në Xhenet. Mirëpo ato të dyja ndryshojnë nga gjynahet e mëdha sepse nuk falen, por patjetër që bërësi i tyre do të dënohet në Zjarr. Ky është mendimi i një grupi dijetarësh.

Kurse disa të tjerë kanë thënë: se shirku i vogël ka gjykimin e gjynaheve të mëdha plotësisht, e ndoshta hadithi i Xhabirit i jep më shumë peshë mendimit të parë, që shirku i vogël nuk falet, madje që Allahu do ta dënojë bërësin e tij, e pastaj ai do të dalë nga Zjarri dhe do të hyjë në Xhenet, për shkak të fjalës së pakushtëzuar që ka thënë ai - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

و من لقيه يشرك به شيئا دخل النار

Dhe kush e takon Atë duke i shoqëruar Atij diçka në adhurim, do të hyjë në Zjarr.”

Fjala e tij:

Dhe ka thënë Khalili (Ibrahimi) – ‘alejhis-selam –:

ذا البلد آمنا واجنبني وبني أن نعبد األصنام ﴿ ـ ﴾٣٥وإذ قال إبراهيم رب اجعل ه

Page 322: Sekti Kur’anij

“Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im bëje këtë vend të sigurt dhe më mbaj mua dhe bijtë e mi larg adhurimit të idhujve.”” [Ibrahim, 35]

Përderisa Ibrahimi, Khalili – ‘alejhis-selam –, ai i cili theu idhujt e popullit të tij dhe që u hodh në zjarr për shkak të asaj që bëri, ka frikë për veten e tij dhe për bijtë e tij nga adhurimi i idhujve, si dhe i lutet Allahut që Ai ta mbajë larg nga kjo gjë, atëherë njerëzit e tjerë janë më parësorë për të patur frikë nga shirku sesa ai.

Kurse ajo që ka ardhur tek hadithi:

"أخوف ما أخاف عليكم: الشرك األصغر." فسئل عنه، فقال: "الرياء"

“Gjëja të cilës i frikësohem më shumë për ju është shirku i vogël.” Ai – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – u pyet cila është ajo dhe tha: “Rijaja (syefaqësia).”

Unë them: me të vërtetë rijaja është shumë e rrezikshme, rrallë ndodh që të shpëtojë robi nga ajo, sidomos ai që e shfaq veprën.

Duhet ditur se rijaja ndahet në dy lloje:

Lloji i parë: është rijaja që konsiderohet prej shirkut të madh, e cila të shtyn që ta bësh veprën, dhe ajo është rijaja e munafikëve. Ka thënë i Lartësuari:

الة قاموا كسالى يراءون ه إال قليال وإذا قاموا إلى الص الناس وال يذكرون اللـ

“E nëse çohen për namaz, çohen me përtaci, që të duken para njerëzve, dhe as që e kujtojnë Allahun, veçse pak.” [en-Nisaa`, 142]

Dhe nëse është rijaja ajo që e shtyn njeriun që ta bëjë veprën, domethënë ai që do të duket nuk punon vetëm se nga rijaja, atëherë ky është shirk i madh, i cili obligon qëndrimin e përjetshëm në Zjarr; si njeriu që falet kur është me njerëzit, ndërsa kur është vetëm ose kur nuk e shikon askush, ai e lë namazin. Pra, kjo e shtyn atë që ta bëjë veprën dhe kjo është nga shirku i madh, siç e thashë.

Lloji i dytë: mirëpo nëse ajo që e shtyn atë që ta bëjë veprën është Imani, porse gjatë veprës njeriut i shfaqet dashuria që ta përmendin të tjerët, domethënë dashuria për t’u lavdëruar nga të tjerët, si për shembull kur çohet për t’u falur për Allahun, ndërsa një njeri aty po shikon drejt tij, ai e zbukuron namazin e tij akoma më shumë. Dhe ky zbukurim i namazit është prej rijasë që shfaqet në vepër. Dhe kjo është në varësi të gjendjeve: ndonjëherë ai që po bën veprën vazhdon me rija derisa i bëhet vepra e pavlerë, e ndonjëherë ai kërkon mbrojtjen e Allahut nga shejtani dhe e pastron nijetin duke e bërë vetëm për Allahun, kështu që mangësia e veprës do të jetë sa masa e rijasë në të – Allahu na ruajt.

Page 323: Sekti Kur’anij

Prej shirkut të vogël është edhe “shirk el-isnad”, i cili është me shkarjen e gjuhës pa e patur besim atë, siç është fjala e atyre që thonë “Po të mos kishte qenë qeni, do na kishin ardhur hajdutët”, “Po të mos kishte qenë ky do të kishte ndodhur kështu”, si dhe fjala e atyre që thonë “Na erdhi shiu për shkak të këtij yllit”, “Ky yll është bujar” ku bie shi i dëndur, si dhe shprehje të ngjashme. Ky pra është shirku i vogël, i cili nuk të nxjerr nga Islami dhe as nuk e fut në kufër atë që thotë ndonjërën prej tyre. Por a falet ai apo jo? Kjo pikë ka diskutim në të; dijetarët kanë dy mendime, siç e kam sqaruar më përpara.

Dhe nga Ibën Mes’udi – radij-Allahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:

" هو يدعو هلل ندا، دخل النارمن مات و "

“Kush vdes duke iu lutur tjetërkujt përkrah Allahut, do të hyjë në Zjarr.”

Domethënë i lutet një krijese dhe e bën të barabartë me Allahun: se ai fal gjynahet, ai i lehtëson hallet dhe i plotëson nevojat. Dhe për shkak se ai e bëri atë të barabartë me Allahun, ai meriton që të qëndrojë përgjithmonë në Zjarr. Mushrikut i është asgjësuar vepra, domethënë të gjitha veprat e tij të mira janë asgjësuar dhe atij nuk i pranohet asnjë vepër e mirë dhe nuk i falet asnjë vepër e keqe. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

ولقد أوحي إليك وإلى الذين من قبلك لئن أشركت ليحبطن عملك ولتكونن من

﴾٦٥الخاسرين ﴿

“Tashmë të është shpallur ty dhe atyre që erdhën përpara teje, se nëse bën shirk, do të të asgjësohet vepra jote dhe ti sigurisht që do të jesh prej të humburve.”

[ez-Zumer, 65]

Dhe Ai ka thënë për Pejgamberët, të cilët i përmendi në suren el-En’am:

ه يهدي به من يشاء من عباده ولو أشركوا لحبط لك هدى اللـ ا كانوا يعملون ذ عنهم م

﴿٨٨﴾

“Ky është Udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. E nëse ata bëjnë shirk, padyshim që do t’u asgjësohet ajo që punonin.” [el-En’am,

88]

Kurse nga hadithi i Xhabirit tek Muslimi, se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:

"من لقي هللا ال يشرك به شيئا دخل الجنة، و من لقيه يشرك به شيئا دخل النار"

Page 324: Sekti Kur’anij

“Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim, do të hyjë në Xhenet. Dhe kush e takon Atë duke i shoqëruar Atij diçka në adhurim, do të hyjë

në Zjarr.”

Nga ai nxirret se këto dy cilësi obligojnë për atë që vdes pa i shoqëruar asgjë Allahut në adhurim, obligohet për të hyrja në Xhenet, qoftë pa u dënuar më parë në Zjarr apo qoftë duke u dënuar më përpara në Zjarr, pastaj përfundimi i tij do të jetë në Xhenet; dhe kush e takon Allahun duke i shoqëruar ndonjë gjë Atij në adhurim, për të bëhet obligim Zjarri, ai ka për të jetuar përgjithmonë në Zjarr dhe për të është harram Xheneti, nëse ka bërë shirk të madh. Ama nëse ka bërë shirk të vogël, kjo temë u diskutua më përpara.

Dhe argumenti i shirkut të madh është Fjala e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – për ‘Ijsa Ibën Merjem:

ه ربي وربكم م وقال المسيح يا بني إسرائيل اعبدوا اللـ ه فقد حر إنه من يشرك باللـ

ه عليه الجنة ومأواه النار وما للظالمين من أنصار ﴿ ﴾٧٢اللـ

“Tha Mesihu: “O bijtë e Israilit! Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Me të vërtetë, kushdo që i bën shirk Allahut, Allahu sigurisht që ia ka bërë harram atij Xhenetin dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri. E për zullumqarët s’do të ketë

asnjë ndihmues.” [el-Ma`ideh, 72]

Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.

__________________________________________

Fundnota:

[1] - E ka transmetuar Ahmedi (5/428) (23680), nga hadithi i Mahmud Ibën Lebiid –

radij-Allahu ‘anhu – dhe e ka shpallur sahih el-Albanij – rahimehullah – në es-Sahihah (951).

[2] - E ka transmetuar Bukhari (4497).

[3] - E ka transmetuar Muslimi (93).

[4] - Dhe ai ajet është Fjala e Allahut të Lartësuar:

لك لمن يشاء ال يغفر أن يشرك بهۦ ويغفر ما دون ذ إن ٱلل

Page 325: Sekti Kur’anij

“Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, porse fal gjithçka tjetër pos kësaj për cilin dëshiron Ai.” [en-Nisaa`, 48]