28
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Filozofik Dega: Histori Punim Seminarik

Shperberja e ish-Jugosllavisë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Filozofik Dega: Histori

Punim Seminarik

Lënda:Historia e Popullit të Ballkanit III

Tema: Shpërbërja e Ish-Jugosllavisë

Mentori: Kandidatja:

Page 2: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Prof.Dr.Gazmend Rizaj Valon Peçani

KORNIZA:

Hyrja Krijimi i Jugosllavisë Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kërkesa për vetvendosje Bosnja Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë Lufta e Shpërbërjes Jugosllavisë Konflikti ballkanik Rënia ekonomike dhe nacionalizmi shkatërrues Përfundimi Biblografia

Page 3: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Hyrje

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme pas mbarimit të Luftës së Ftohët..Nacionalizmi serb ka qenë shkaku kryesor i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë.Pas mbarimit të Luftës së Ftohët, Jugosllavia po shkonte në drejtim të kundërt me rrugën që ndiqnin ish-vendet komuniste të Evropës. Ardhja në pushtet, në vitin 1987, e Sllobodan Millosheviqit dhe loja e tij me kartën nacionaliste e bëri të pamundur vazhdimin dhe realizimin e reformave sociale-politike dhe ekonomike në ish-Jugosllavi. Serbia vazhdoi politikën e saj, të dhunës, duke sulmuar së pari Slloveninë e pastaj Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe së fundi Kosovën.Dy konferencat ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të mbajtura respektivisht në Hagë ( 1991) dhe Londër (1992), kanë dështuar si pasojë e mosdëshirës së Perëndimit për të ndërhyrë ushtarakisht kundër serbëve.Kurse perëndimi ka qëndruar i vendosur në ruajtjen e parimit të mosndryshimit të kufijve me dhunë, gjë që përputhej në tërësi me kriteret për zgjidhjen e krizës së përcaktuar nga evropianët.Ndërsa Paqja e Dejtonit është edhe i ashtuquajturi muri i jashtëm i sanksioneve, i imponuar kundër regjimit serb në Beograd dhe jo vetëm për shkak të çështjes së pazgjidhur të Kosovës, por edhe për të detyruar regjimin të bashkëpunojë me gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Dejtonit.

Page 4: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Krijimi i Jugosllavisë

Për ta krijuar Jugosllavinë u desht gati një shekull, që me daljen në dritë të idesë së lëvizjes për bashkimin e sllavëve të jugut në fillim të shekullit XIX, e deri në mbarimin të Luftës së Parë Botërore.Pas Luftës së Parë Botërore u krijua shteti jugosllav i bazuar në gjashtë kombe sllave: sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, maqedonasit dhe myslimanët ( ndonëse tre grupet e fundit në atë kohë praktikisht numëroheshin si serbe). Veq këtyre, popullsia e vendit përfshinte edhe dy minoritete jo-sllave, shqiptarët dhe hungarezët.Themelimi i Jugosllavisë pasqyronte rënien e gjatë dhe të ngadalshme të perandorive të kalbura, proces i shprehur edhe në veprat e udhëheqësve intelektualë e politikë të shekullit të XIX dhe të dy dekadave të para të shekullit të XX.1

Formimi i shteit jugosllav më 1 dhjetor 1918 dhe struktura e tij kushtetuese, e bazuar në unitarizëm mbretëror pas vitit 1921 ( Kushtetuta e Vidovdanit ), paraqesin fitoren e forcave politike e ushtarake serbe kundrejt të tjerëve. Një situatë e tillë u krijua si rezultat i ekuilibrit të favorshëm të forcave për serbët, ku faktori politik e ushtarak serb mbeti dominant. Ky dominim bëhej si në asketin e brendshëm( sepse armata serbe ishte e vetmja forcë ushtarake e rregullt në mesin e sllavëve të jugut), ashtu edhe në atë ndërkombëtar ( aleatët e Serbisë ishin fitues të Luftës dhe formësonin rendin e ri evropian). Përsa i përket qëllimeve nacionale serbe, krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, më vonë e riemëruar si “Mbretëria Jugosllave “. shënoi realizimin gati të tërësishëm të programit naional serb. Një realizim i tillë i qëllimit nacional serb hapi, kundrejt të tjerëve, çështjen e hegjemonizimit serb, si pasojë e kontrollimit komplet nga ana e tyre të strukturave shtetërore të ish-Jugosllavisë. Kjo gjendje e gjërave ka zgjatur pak a shumë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së ish-Jugosllavisë pa marrë parasysh thëniet serbe; “Krijimi i Jugosllavisë më 1918 ishte zgjedhja e çështjes nacionale të sllavëve të jugut, me përjashtim të bullgarëve”. Fakt është se krijimi i saj më 1918 ka qenë një mohim real i çështjeve nacionale të kroatëve, shqiptarëve, maqedonëve dhe të tjerëve.2

Kroatët, si një nga themeluesit e atij shteti, e shihnin ish-Jugosllavinë si një federatë. Kjo ishte tërësisht në kundërshtim me pikëpamjet unitariste serbe.Gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore, askush përveç serbëve nuk mbrojti “idenë jugosllave”. Mirëpo, për gati dyzet vjet, nga viti 1943 deri më 1980, ish-Jugosllavia u rikrijua nga Tito, i cili e udhëhoqi atë me logjikën e sundimit Luftës së Dytë Botërore dhe të lindjes së çështjes së Kosovës, pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë mbretërore meriton një trajtim të shkurtër.3

Historia e deritanishme e Jugosllavisë dhe në përgjithësi e vendeve të tjera në tranzicion të Evropës Lindore duket sikur na thotë se të qenurit republikë e një “federate socialiste”

1 Makthi Etnik i Jugosllavisw, JasminkaUdoviçki & James Ridgeway, faqe 17.2 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,183 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,19

Page 5: Shperberja e ish-Jugosllavisë

është një kusht i nevojshëm, ndodhta edhe i mjaftueshëm për ndarje apo copëtim. Të 15-të ish-republikat Sovjetike janë tani shtete të pavarura : Çekosllovakia u nda në dy, Republikën Çeke dhe atë Sllovake; Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, Mali i Zi nuk janë më pjesë përbërëse të Federatës Jugosllave.4

Pas Luftërave Ballkanike, territoret shqiptare u ndanë në mes të Greqisë, Malit të Zi, Serbisë dhe shtetit të ri të porsa krijuar shqiptar ( 28 nëntor 1912 ). Konferenca e Ambasadorëve vendosi, në vitin 1913, që Kosova dhe pjesa më e madhe e territoreve shqiptare në Maqedoni të jepeshin Serbisë. Gjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ( Jugosllave), territori i Kosovës u konsiderua si një pjesë administrative e atij shteti pa asnjë status ligjor, kurse shqiptarët nuk njiheshin as si minoritet nacional. Serbët argumentonin se mosnjohja e shqiptarëve si problem qëndronte në faktin se territoret e aneksuara pas Luftërave Ballkanike dhe popujt që jetonin në to nuk mund të gëzonin mbrojtjen ndërkombëtare, siç parashikohej me marrëveshjet e pas Luftës së Parë Botërore”. Shqiptarët, së bashku me myslimanët dhe maqedonët sllavë, mbetën populli më i shtypur në mes të dy Luftërave Botërore. Në shkrimet e kohëve të fundit rreth shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, autorë të ndryshëm japin shqyrtime të detajuara të ngjarjeve kryesore, që kanë çuar në konfliktin dhe luftën e përgjakshme në këtë shtet. Ndër ngjarjet kryesore, në shkrimet rreth ish-Jugosllavisë të këtyre autorëve, zakonisht spikat krijimi i këtij shteti më 1918. Ky paraqet një qëndrim të drejtë, sepse atëherë ka filluar institucionalizimi i hegjemonisë serbe kundër të tjerëve, së pari kroatëve e sllovenëve e më vonë edhe kundër të gjitha bashkësive etnike joserbe. Institucionalizimi i hegjomonisë serbe, i filluar që në vitin 1918, me fillimin e proceseve demokratike në Evropë në mesin e viteve 80, u gjend në një pozitë të dobësuar. Kjo gjendje duket se i ka detyruar serbët të ringjallin projektin e tyre nacional, të përpiluar gati një shekull e gjysëm më herët nga Ilija Garashanin ( Ilija Garasanin, 1844). Kjo gjë konsiderohej nga serbët si një hap i domosdoshëm sepse, sipas tyre, realiteti i ri politik brenda ish-Jugosllavisë dhe ai në planin ndërkombëtar paraqisnin një rrethanë “kërcënuese” për interesat e tyre nacionale. Tatëpjetat dhe rëniet e ish-Jugosllavisë në planin politik, ekonomik, legal dhe kulturor, gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, provuan se janë një parakusht solid për ringjalljen e nacionalizmit agresiv serb. Memorandumi i vitit 1986 paraqet sanksionimin e tij formal.5

Në një mënyrë paradoksale, shqiptarët dhe Kosova u përdorën si pretekst nga pala serbe për të dëshmuar ekzistencën e “komplotit antiserb titoit”, paradigmë kryesore kjo e Memorandumit. Kjo bëhej në një kohë kur shqiptarët ishin më së paku të përfaqsuar në strukturat politike e shtetërore të ish-Jugosllavisë e autonomia e tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një gjë formale, pa ndonjë përmbajtje substanciale. Përkundër kësaj, kjo autonomi kosovare duhej të rrënohej edhe formalisht, së paku për dy arsye. Së pari, rrënimi i autonomisë kosovare duhej të shërbente si një mësim për të padëgjueshmit e tjerë potencialë. Së dyti, pasi të bëhej ky rrënim i autonomisë së Kosovës, Serbia mund të shfrytëzonte votën formale të Kosovës kundër të tjerëve, me bindjen e thellë se ish-Jugosllavia nuk do të rrënohej kurrë. Serbët besonin se mund të keqtrajtonin të tjerët pa kufi dhe lirshëm e pa ndonjë pasojë, ashtu siç ishin mësuar gjatë gjithë kohës.6

4 Rexhep Meidani,” Ballkani njw vwshtrim i pwrgjithshwm” faqe 12-135 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,256 Po, aty, faqe 26

Page 6: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Pamfleti antishqiptar, i botuar nga intelektualët serbë, në revistën beogradase “Praxis”, pas Memorandumit të vitit 1986, paraqet shkrimin me ndikimin më të madh. Qëllimi i tij ka qenë që të dëshmohet ekzistenca e diskriminimit politik serb, i cili në fakt nuk arriti të provohet në mënyrë empirike asnjëherë. Regjimit në Beograd, megjithatë, i mjaftonte përkrahja që i jepej në mediat dhe shtypin beogradas dhe gjetiu në ish-Jugosllavi, ku flitej për diskriminimin dhe vuajtjet serbe në Kosovë. Promovimi i parë i kësaj përgatitjeje psikologjike, për luftë dhe agresion kundër të tjerëve, u bë më 25 prill 1987, në Fushë Kosovë. Në këtë datë, Millosheviqi mbajti fjalimin e tij të njohur, ku premtoi: “Serbët askush nuk guxon t’i rrahë”. Faza finale e kësaj përgatitjeje psikologjike ka ndodhur në fund të vitit 1989, kur nën mbikëqyrjen e Kishës Ortodokse Serbe dhe me aprovimin e autoriteteve në Beograd, u bë rivarrimi i eshtrave të Carit Llazar të Serbisë. Në një parodi të kultit mesjetar, eshtrat e Llazarit serb u bartën rreth e qark Serbisë për të thirrur” shpirtrat e vërtetë të serbizimit”, para se të rivarroseshin sërish.Përgatitjet jurediko-institucionale për konflikt dhe luftë agresive u bënë rreth viteve 1988-1990. Këto filluan me rrënimin e njëanshëm të autonomive ‘politiko-territoriale” të Kosovës dhe Vojvodinës dhe vazhduan me uzurpimin institucional dhe paralizimin e funksionimit të strukturave shtetërore e politike federale ( Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Kryesisë së Republikës Federative të Jugosllavisë, përfaqësisve diplomatike e konsullore jugosllave, Angjencisë Informative Shtetërore Jugosllave “TANJUG”, Bankës Qendrore të Jugosllavisë etj. Kroati Stipe Mesiq i cili duhej të ishte kryetar i rradhës i ish-jugosllavisë nga Kroacia, u bllokua nga ana e Serbisë dhe satelitët e saj ( Mali i Zi , Kosova, Vojvodina). Kjo ndodhi në maj të vitit 1991 dhe shënon fundin institucional të ish-jugosllavisë. Në kuptimin kushtetues, në anën tjetër, ndryshimet unilaterale të pozitës së Kosovës dhe Vojvodinës shënojnë fillimin e rrënimint institucional të atij shteti. Me këtë rast, u bënë ndryshime radikale në ekuilibrin e forcave brenda Jugosllavisë, duke i dhënë Serbisë një përparësi të dukshme. Përgaditjet ushtarake (politike, strategjike dhe operacionale) të ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë e cila udhëhiqej kryesisht nga serbët, kanë filluar që nga vdekja e Titos më 1980. Përgatitjet të tilla janë kryer në mënyrë sistematike, veçanarisht gjatë viteve 1986-1990. Nuk ka qenë ideologjia, siç thuhet ndonjëherë, ajo që ka shtyrë ushtrinë ish-jugosllave të anojë nga Millosheviqi por programi nacional serb për krijimin e Serbisë së Madhe. Vetë fakti që nga fillimi i viteve 80 të gjitha vendet e banuara me serbë në në ish-Jugosllavi u vunë nën komandën direkte të Armatës së Beogradit, tregon se çdo gjë ka qenë e përgatitur. Kjo u bë e qartë që në vitin 1990, kur të gjitha armët, që i takonin të ashtuquajturës mbrojtje territoriale të Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës, u konfiskuan nga APJ. Një ngjarje e tillë në Kosovë kishte ndodhur më herët, menjëherë pas vitit 1981. Kur plasi lufta në Kroaci ( shtator 1991 ) dhe Bosnje-Hercegovinë ( mars-prill 1992 ), APJ, në mënyrë publike, anoi nga serbët në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të krijuar Serbinë e Madhe.7

Stategjia serbe në politikën e jashtme ka qenë fare e thjeshtë : mbështetje në të gjitha aleancat mitike e historike dhe në ato reale, qoftë mbi baza etnike (Rusia) apo të ‘miqësisë tradicionale “ (Franca), duke manipuluar me faktet historike (demonizimi i myslimanëve boshnjakë si fanatikë fetarë dhe i kroatëve si nazistë), eksploatimi i Holokausit (Izraeli dhe bashkësia hebraike) dhe, së fundi, aleancat që bazoheshin në interesat politike të vendeve që kundërshtonin proceset dezintegruese (Britania e

7 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,29-30

Page 7: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Madhe ). Si për ironinë e serbëve, me kalimin e kohës dhe vazhdimin e luftës, veprimet e tyre në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë gjithnjë e më shumë pasqyronin sjelljet e nazistëve kundër hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shikuar në retrospektivë, “lufta ekonomike” e dhjetorit 1989 (ndërmjet Serbisë dhe Sllovenisë), përpjekjet për ndryshime politike dhe ekonomike të sistemit në ish-Jugosllavi të kundërshtuar tej mase nga Serbia dhe Mali i Zi, që donin një federatë të centralizuar dhe unitariste përpjekjet për pavarësi të Sllovenisë dhe Kroacisë të IRJ të Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës të gjitha paraqesin veprime të ndërmarra si pasojë e planeve agresive serbe kundër joserbëve që jetonin në atë shtet. 8

Para se të fillonte dhuna, në ish-Jugosllavi filluan negociatat në mes republikave jugosllave për rimodelimin e atij shteti. Kjo bëhej me qëllim që të arrihej krijimi i një federate asimetrike, që do të kënaqte interesat e veriorëve dhe të tjerëve, që donin të hiqnin qafe hegjomoninë dhe dominimin serb. Ky projekt u refuzua nga Serbia dhe Mali i Zi, që dëshironin një federatë të centralizuar dhe unitare, ku ata do të dominonin strukturat e saj ashtu si në të kaluarën. Kroatët dhe sllovenët donin një federatë më liberale, aq sa për të zbutur pasojat e dominimit serb. Të njëjtën gjë donin dhe Bosnje-Hercegovina e IRJ e Maqedonisë, sado që synimi i këtyre të fundit nuk shihej qartë në kohën që vazhdonin bisedimet për rimodelimin e ish-Jugosllavisë. Kontrolli politik, ekonomik dhe ushtarak i centralizuar i strukturave të atij shteti, ishte dhe mbeti deri në fund synimi dhe dëshira serbo-malazeze.

8 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,32-34

Page 8: Shperberja e ish-Jugosllavisë
Page 9: Shperberja e ish-Jugosllavisë
Page 10: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kërkesa për vetvendosje

Në zhvillimin e vetëvendosjes në kuadër të ish Jugosllavisë, posaçërisht gjatë viteve të fundit të saj, u patën kristalizuar dy opsione. Opsioni i parë ka qenë i bazuar në vlerat dhe normat perëndimore me theks të veçantë vlerat dhe normat liberale, derisa i dyti i bazuar në vlerat dhe normat antidemokratike dhe antiliberale, veçantë në vlerat dhe idetë joliberale. E para ka qenë e përqafuar nga dy republikat veriore të Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia kurse e fundit nga Serbia dhe aleati i saj i vogël, Mali i Zi 9. Këtu duhet bërë një shpjegim: Republika e Kroacisë pas ardhjes në pushtet të Franjo Tudjman filloi t’i ngjajë çdo ditë e më shumë Serbisë së Millosheviqit. Ne i referohemi në këtë pjesë këtij lloji të vetëvendosjes në Kroaci vetëm në periudhën para ardhjes së Tudjman-it në pushtet10. Në mes të këtij lloji të vetëvendosjes ka qenë një lloj i vetëvendosjes që është përqafuar nga Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e kjo do të diskutohet në pjesët në vijim të këtij kapitulli. E përbashkëta e këtyre katër rasteve për dallim prej Serbisë dhe Malit të Zi, ka qenë se kërkesa e tyre për vetëvendosje ka qenë e bazuar në teritorialitet (pra jo në përbërjen etnike të katër republikave).Shkaktarët kryesorë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë kanë qenë kroatët dhe marrëdhëniet e tyre me serbët dhe përceptimi i ndryshëm i tyre i idesë së jugosllavizmit, ndërsa nacionalizmi agresiv dhe ekskluzivist serb paraqet një faktorë tjetër shtesë, që duhet të kihet parasysh në vlerësimin e shkaqeve të shpërbërejes.Ndërkaq, në zhvillimin e vetëvendosjes në kuadër të ish Jugosllavisë, posaçërisht gjatë viteve të fundit të saj, u patën kristalizuar dy opsione. Opsioni i parë ka qenë i bazuar në vlerat dhe normat perëndimore me theks të veçantë vlerat dhe normat liberale, derisa i dyti i bazuar në vlerat dhe normat antidemokratike dhe antiliberale, veçantë në vlerat dhe idetë joliberale. E para ka qenë e përqafuar nga dy republikat veriore të Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia kurse e fundit nga Serbia dhe aleati i saj i vogël, Mali i Zi.11 Këtu duhet bërë një shpjegim: Republika e Kroacisë pas ardhjes në pushtet të Franjo Tudjman filloi t’i ngjajë çdo ditë e më shumë Serbisë së Millosheviqit. Ne i referohemi në këtë pjesë këtij lloji të vetëvendosjes në Kroaci vetëm në periudhën para ardhjes së Tudjman-it në pushtet. Në mes të këtij lloji të vetëvendosjes ka qenë një lloj i vetëvendosjes që është përqafuar nga Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia. E përbashkëta e këtyre katër rasteve për dallim prej Serbisë dhe Malit të Zi, ka qenë se kërkesa e tyre për vetëvendosje ka qenë e bazuar në territorialitet (pra jo në përbërjen etnike të katër republikave).Zgjerimi i kërkesave të sipërpërmendura për vetëvendosje në kuadër të ish Jugosllavisë ka ardhur si rezultat i dy zhvillimeve paralele gjatë viteve 1980: reformave ekonomike në Kosovë që filloi më 1981. Kjo e fundit, megjithatë, zuri vend më të madh se reformat ekonomike të viteve 80-ta dhe u bë precedent trajtën e ardhshme të tragjedisë jugosllave.Revolucionet ballkanike të nisura më 1989 patën si qëllim të hidhnin tej praktikën komuniste gjysëmshekullore, por në të njëjtën kohë kanë vulën e vazhdimësisë që nxjerr krye në çdo pah të bërë në rrugën e re. Në gadishullin ballkanik ashtu si në Evropën

9 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability; The Case of Yugoslavia, faqe 6410 Po aty, faqe 7411 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”faqe, 102

Page 11: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Qendrore, pikënisja e lëvizjeve të reja ka qenë peresojka e Gorbaqovi. Pavarësisht nga synimet e saj, pereshtojka ndikon mbi republikat socialiste të Bullgarisë, Rumanisë, Shqipërisë, pa harruar Federatën socialiste të Jugosllavisë, që ishte prej kohësh disident12 Pas vdekjes së Titos më 1980, Federata jugosllave ishte në krizë dhe gjendja e keqe ekonomike s’ishte gjë tjetër veqse rrjedhojë e keqadministrimit dhe invaliteteve midis republikave. Shembja e komunizmit në Evropën Qendrore fqinje pati efektin e një tërmeti destabilizues në Parti Lidhja Koministe dhe bëri që kjo të humbasë dhe atë pak besim që i kishte mbetur duke u fragmentuar në organizata të veqanta republikane. Për popujt jugosllavë tashmë të mbërthyer nga ankthi, shembja do të thotë rrugë të lira mrekulllive të një ekonomie tregtare që miliona puëtorë sezonal në Gjermani e njihnin mirë dhe ëndrave nacionaliste të trashiguara. 13 Pas dështimit të Kongresit të 14-të të LKJ-së, Partia Komuniste sikurse edhe federate jugosllave filloj të përçahet në linja republikane. Sllovenia dhe Kroacia shkuan larg duke planifikuar zgjedhje shumëpartiake të shpallura për në pranverë të vitit 1990. Në sipërfaqe doli çështja më e rëndësishme: kush është sovran? Popujt apo Republikat? Në rastin e Sllovenisë kufijtë nacional (etnik) dhe republikan kanë qenë esencialisht të njëjtë, kështu që, përgjigja ishte e thjeshtë: sovranitet për republikën. Në pjesën tjetër të Jugosllavisë, situata ka qenë e komplikuar. Sidoqoftë, zgjedhjet e para shumëpartiake ishin mbajtur në të gjitha republikat jugosllave. Sllovenia printe në këtë proces. Pas zgjedhjeve të prillit të vitit 1990 sllovenët shkuan edhe më tutje në kërkesën e tyre për vetëvendosje duke mbajtur një plebishit të suksesshëm për pavarësi në dhjetor të vitit 1990 dhe në fund të shkurtit të vitit 1991 do të nxjerrë ligjet më të rëndësishme federale në përgatitje për shkëputje nga Jugosllavia në qershor të vitit 1991. Liderët kroatë filluan të thonë se Kroacia, po ashtu, do të shkëputet nëse këtë e bën Sllovenia. Që të dy republikat punonin me kushtetuta të reja të modeluara në bazë të demokracive perëndimore.Me Marrëveshjen e Brionit të 7 korrikut, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Komunitetit Evropian dhe shefat e republikave të Jugosllavisë, Sllovenia fitoi të drejtën për t’u bërë e pavarur më 8 tetor 199114. Në Kroaci nuk ka pasur armëpushim. Armiqësitë atje vetëm sa patën filluar në korrik të vitit 1991 dhe gjërat patën shkuar shumë keq për Kroacinë sepse autoritetet qeveritare jugosllave (Markoviq si Kryeministër dhe Mesiq si shef i Kryesisë së Jugosllavisë pas Marrëveshjes së Brionit) patën humbur kontrollin mbi ushtrinë jugosllave. Në fund të vitit 1991 Jugosllavisë së Titos do t’i vie fundi. Në dhjetor të këtij viti, Mesic do të jap dorëheqje si Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë dhe po ashtu do të japë dorëheqje edhe Markoviq. Dy republikat veriore fituan njohje ndërkombëtare dhe bashkësia ndërkombëtare filloi ta shoh Jugosllavinë si shtet që është në proces të shpërbërjes graduale.15

12Georges, Castellan, “Historia e Ballkanit” faqe 49613 Po aty, faqe, 49714 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia” faqe,10515 Po aty 108

Page 12: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Bosnjë Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Historia e këtyre dy republikave të Jugosllavisë shumë e reflekton ballancin e pushtetit që ka ekzistuar në kuadër të federatës jugosllave gjatë të gjitha periudhave të zhvillimit të saj. Formimi i tyre pas Luftës së Dytë Botërore, siç do të vërehet, ka qenë si rezultat i ballancit të forcave të brendshme. Qëllimi i formimit të tyre ka qenë për kontrolluar dhe balancuar zgjerimin e Serbisë në jug (FYROM) dhe për të parandaluar konfliktin serbo-kroat për Bosnjë-Hercegovinës.Kursi antiserb në politikën maqedone ka filluar në nëntor të vitit 1989, pra në Kongresin e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë (LKM). Në këtë Kongres, udhëheqësia partiake dogmatike dhe proserbe nuk është votuar. Sidoqoftë, shenjat e para të qarjes mes Serbisë së Millosheviqit dhe Maqedonisë u dukën kur ligji i ri për kolonistët u pat propozuar në Kuvendin e Jugosllavisë. Kjo është parë në Maqedoni si një shenjë e kërcënimit potencial nga Serbia. Pas Sllovenisë dhe Kroacisë, komunistët maqedonas të dalë nga Kongresi i sipërpërmendur, po ashtu u bën gati për pavarësi duke i thënë kështu Millosheviqit një shenjë se kjo republikë nuk e pranon as nuk e mbështet kursin e Beogradit as opposed to previous pro- Serbian officials.16

Sidoqoftë, referendumi i shtatorit të vitit 1991 për pavarësinë e Maqedonisë ka qenë më i butë se ai i Kroacisë duke e lënë hapur çështjen e bashkëjetesës së mëtutjeshme në federatën e reformuar jugosllave. Ky në fakt edhe ka qenë qëllimi i zyrtarëve maqedonas, të cilët bashkë me Bosnjë Hercegovinën kanë prezantuar propozimin e kompromisit për një aranzhim të ri në Jugosllavi herët në qershor të vitit 1991. Ky ka qenë kundërpropozim ndaj planit konfederativ të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe përgjigje ndaj tendencave centraliste serbe.Pas dështimit të propozimeve të tyre si Maqedonia ashtu edhe Bosnjë-Hercegovina kanë aplikuar për njohje ndërkombëtare ashtu siç është kërkuar nga Konferenca e Hagës për Jugosllavinë e Komunitetit Evropian. Në ndërkohë, Gligorov ka kryer negociata të suksesshme me ushtrinë jugosllave me qëllim të largimit të saj nga Maqedonia në kohën kur e njëjta ushtri ishte koncentruar në dhe përreth Bosnjë Hercegovinës (shkurt-mars 1992). Ushtria jugosllave është tërhequr nga Maqedonia me shpresën e dukshme se kjo republikë nuk do të jetë në gjendje të ruaj stabilitetin e saj.Vendimi në linja etnike mes anëtarëve të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë u bë i dukshëm në vitin 1988 në rastin e Bosnjë Hercegovinës kur komunistët nga kjo republikë morën anën e sllovenëve dhe kroatëve. Kjo ka qenë një shenjë kërcënuese për realitetet etnike të Bosnjë Hercegovinës ku mezi disa komuna kanë qenë etnikisht të pastra17. Procesi i demokratizimit në këtë republikë, i cili ka filluar shumë vonë, është mbështetur në këtë realitet. Në janar të vitit 1990 Kuvendi i kësaj republike pat vendosur për një kushtetutë të re dhe pat përfshirë, në parim, sistemin shumëpartiak. Por, Kuvendi është kujdesur për realitetin etnik dhe brenda mundësive për të mos nxitur tensionet etnike, ka miratuar një ligj në prill të vitit 1990, me anë të të cilit ka ndaluar kështu formimin e partive politike në baza nacionale. Edhe përkundër këtyre

16 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia” faqe,115

17

Page 13: Shperberja e ish-Jugosllavisë

masave legale, në zgjedhjet e para të lira, të mbajtura më 18 nëntor të vitit 1990, partitë kombëtare fituan shumicën dërrmuese.18

Lufta e Shpërbërjes Jugosllave

Lufta e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ( 1991-95) përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e pasuar nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Bëhet fjalë për konfliktin e parë të armatosur në Evropë që prej vitit 1945 dhe një precedent i rrezikshëm i dyfishtë pas luftës së ftohët: në fillim duke sugjeruar që përdorja e forcës është një mënyrë e pranueshme, madje që sjell përfitime, për të rregulluar ,mosmarrëveshjet.Duke tejkaluar barbarinë e mjeteve të përdorura afro 200.000 të vdekur, më tepër se dy milonë refugjatë apo persona “të zhvendosur”) është vendosja e etnicitetit si një parim organizues i shtetit dhe i shoqërisë që përfaqëson trashëgiminë më preokupuese të këtij konflikti.Teza më e përhapur, si në elitat politike perëndimore, gjithashtu dhe në media, ishte ajo e kthimit të” urrejtjeve të vjetra”. Me zhdukjen e sistemit komunist kapaku u ngrit dhe “urrejtjet e vjetra” mundën të shprehen sërish me po aq forcë sa ishin mbajtur të ndrydhura. Johan Major, kryeministri britanik e bëri të vetën këtë tezë, në një mënyrë më të qartë, në fjalimin e tij në Dhomën e Komunave, në qershor të vitit 1993,” Elementi më i rëndësishëm nga ajo që ka ndodhur në Bosnjë ishin rënia e Bashkimit Sovjetik dhe disiplina që ai ushtronte mbi urrejtjet e vjetra në ish-Jugosllavi. Kur kjo disiplinë u zhduk, urrejtjet e vjetra u rishfaqën dhe ne filluam t’i shohim konsekuencat e tyre kur filluan luftimet.19

Fakti i ish-Jugosllavisë dhe i Bosnjës, në veqanti, ishin një hapësirë kontaktesh, takimesh mes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamit, dhe i ka shtyrë disa ta interpretojnë si një luftë e re “fetare”. Tundimi ishte aq i fortë sa që disa nga protagonistët kryesorë të konfliktit evokonin një papajtueshmëri themeltare, fetare dhe kulturore të serbëve, kroatëve dhe myslimanëvePresidenti kroat, Franjo Tugjman, nuk e humbet rastin për t’u shpejguar bashkëbiseduesve perëndimorë se ish-Jugosllavia mbulon përsëri linjat e ndarjes ndërmjet Romës, bizantit dhe islamit, mes trashëgimisë së Perandorisë Osmane dhe asaj Habsbourgut, dhe që si konsekuencë ai nuk ishte i habitur që moskuptimet të shëndrrohen në konflikt, në një kohë kur tërësia artificiale, qëishte për të ish-Jugosllavia, nuk mbahet më në këmbë nga logjika e komunizmit apo e luftës së ftohët.20

18 Po aty, faqe 125 19 Jacques, Rupnik “ Ditari Ballkanik,faqe,2420 Po aty, faqe 27

Page 14: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Konflikti ballkanik

Ne fillim te vitit 1991, shpallja e pavaresisë e dy republikave Sllovenisë dhe Kroacisë ishte nje shenje paralajmeruese per fillimin e nje konflikti te përgjakshëm në lidhje me çështjen se si do te ripërcaktoheshin kufijte e Jugosllavise. Kaosi në tokat dhe popujt që dikur njiheshin si Jugosllavi ekspozoi evidenca shokuese deri në ato përmasa sa që Europianet shpresonin se ajo që po ndodhte ishte vetëm një iluzion. Eksperimenti i shumë kulturave dhe shumë kombeve nuk ishte thjesht nje dështim. Ky eksperiment nxorri në shesh violencen më antinjerezore dhe arbitrare midis grupeve etnike. Për më tepër, duke u gjendur në pikën më të lartë euforike të prodhuar nga përfundimi i luftes se ftohte, Komuniteti Ndërkombëtar u kap i papërgatitur përballë detyrave të reja që po ekspozonte shembja e bipolaritetit. Një nga mënyrat më racionale për të portretizuar konfliktin e përgjakshëm në Jugosllavi është përcaktimi i tij si një produkt i urrejtjeve shekullore etnike midis popujve të rajonit. Argumentet e dhëna më parë mbështesin fuqimishtë tezën e zbërthimit të shkaqeve të konfliktit nisur nga këndvështrimi i urrejtjes që buron nga lashtësia. Argumenti kryesor që bie ndesh me këte tezë dhe me pohimin se dhuna ka qenë një mënyrë jetese në rajon është fakti se Jugosllavia gjate Luftes se Ftohte ishte një shtet multietnik dhe multinacional në të cilin popujt e grupeve të ndryshme etnike jetuan në paqe të plotë. Kjo na çon në prodhimin e argumentave se, perveç ndikimit te rrënjëve të vjetra të konfliktit, në copëtimin e Jugosllavisë ndikuan edhe rënia e bipolaritetit dhe kriza ekonomike që filloi të shfaqet në vitet 1980. Me rënien e bipolaritetit, ish-komunistet kërkuan mbështetje duke i bërë thirrje nacionalizmit. Ata e panë nacionalizmin si një mundësi për të mbajtur pushtetin politik nën rregullat e reja që kërkonin zgjedhje pluraliste konkuruese. Krizat ekonomike krijuan një terren “të shëndoshë” per zgjimin dhe fuqizimin e nacionalizmit.

Page 15: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Rënia ekonomike dhe nacionalizmi shkatërrues

Kategorizimi i vendeve Ballkanike bazuar në pikat e përbashkëta të modeleve ekonomike të zhvillimit gjatë Luftës së Ftohtë, i ndan ato në dy grupe:• Së pari, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania. Gjate Luftes se Ftohte, këto vende udhëhiqeshin nga diktatura të ashpra dhe me një ekonomi shumë të centralizuar. Kjo do te thote se elita intelektuale kishte munges njohurish per funksionimin e ekonomise së tregut. Shteti si përfaqesues i interesave të përbashkëta ishte i dobët ndërkohe që strukturat ekonomike ishin të paqarta.• Së dyti, ish Jugosllavia, një vend socialist, që devijoi dhe u përpoq të zbatoje një model të ndryshëm ekonomik. Ky model konsistonte në të ashtuquajturën ekonomi socialiste (market socialism) e mbështetur ne vet administrimin e kapitaleve prej punëtoreve. Ky model nuk funksionoi mirë pasi ai ishte bazuar në koalicionin midis ndërmarrjeve dhe autoriteteve të cilat shpesh ndanin të njëjtat interesa. Për pasojë, ky model pengoi prirjet konkuruese midis ndërmarjeve. Në rastet e Bullgarisë, Shqiperisë dhe Rumanisë, me rënien e komunizmit në fund të viteve 1980, krizat ekonomike u manifestuan nëpërmjet rënies së treguesve kryesore makroekonomike. Këto ishin rrjedhojat e një procesi të thellë transformimi shoqëror, ekonomik dhe politik që shprehin fenomenin e tranzicionit.Në rastin e Jugosllavisë, rrënjet e krizës ekonomike mund të gjenden më heret. Në fakt, ato janë një përzierje e faktorëve të brendshëm me ato të jashtëm. Kështu, faktorët e jashtëm si ngritja e lartë e çmimit të naftës që filloi në vitin 1973 dhe huate e rënda ndërkombëtare përkeqësuan problemet e brendshme ekonomike që rridhnin nga modeli ekonomik Jugosllav. Një ndikim të veçantë shkatërrues sollën përpjekjet për gjetjen e një metode të sigurt për kontrollin e inflacionit21. Në vitin 1975 inflacioni arriti masën prej 30 përqind. Shkalla e inflacionit rritej me përkeqesimin e situatës, ndërkohe që bilanci tregetar degjeneroi në atë pikë ku ai nuk mund të mbulohej me paratë e dërguara nga emigrantët dhe të ardhurat e turizmit. Për më tepër, rritja e çmimit të karburantit dhe mallrave të tjera të importit, që filloi më 1973, keqësoi deficitin në bilancin e pagesave. Vitet 1970-te përfunduan me një borxh të huaj në rritje. Në kohën kur Tito vdiq, në Maj të vitit 1980, Jugosllavia kishte një borxh të jashtem prej 20 billion $. Ky borxh ishte produkt i huave bujare ndërkombetare për shkak të pozicionit strategjik të Jugosllavise e pozicionuar si e paangazhuar në lidhje me superfuqite e Luftes së Ftohte. E ndodhur në kondita të tilla qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një program stabilizimi, i cili konsistonte në një politike të shtërnguar monetare dhe kontrollin direkt të shpenzimeve për invenstime. Ky program, i cili filloi nga fundi i vitit 1979, u mbështet nga një marrëveshje e parapregatitur me Fondit Monetar Nderkombetar, e cila përfundoi në vitin 1980. Megjithatë në fillimet e vitit 1982 negociatat morën papritur një kthese, seriozisht për keq, kur ekipi i FMN-se e vuri Jugoslavinë në pozita më të vështira. Në fakt, mungesa e disiplinës monetare solli nje shthurje të monedhës vendase dhe kursit të shkëmbimit të saj me monedhat e huaja. Për shkak se integrimi global kërkon një unifikim të tregut të brendshëm, FMN orjentoi Jugosllavine drejt ri-integrimit të segmenteve ekonomike të republikave. Bazuar në këtë politikë, vetëm treguesit e

21 Google, Konflikti ballkanik

Page 16: Shperberja e ish-Jugosllavisë

çmimeve dhe mundësive për fitime mund të përcaktonin lëvizjen e fuqisë punëtore, kapitaleve dhe mallrave përgjate kufijve të republikave. Kjo e detyroi qeverine federale Jugosllave të adoptonte një politike të një kontrolli më të madh ndaj republikave. Është e kuptueshme që republikat më të pasura e refuzuan këtë lloj politike sepse ato mund të perfitonin shumë pak nga bashkimi federal. Forcimi i arkës federale me qëllim për të rritur autoritetin financiar qëndror, në fund të vitit 1987 ishte një skandal që dobësoi qeverinë federale dhe lëkundi angazhimet e republikave ndaj regjimit federal.22 Kështu, presioni i FMN për të icentralizuar ekonomine Jugosllave ndezi tensionet midis atyre politikanëe Jugosllave që favorizonin një qeveri të fortë federale dhe atyre që preferonin decentralizimin e pushtetit drejt republikave. Për më teper, zvoglimi i “tortes ekonomike” ndezi armiqësin midis grupeve të ndryshme etnike jugosllave dhe rriti më shumë dallimin midis grupeve sociale. “Në ato komunitete të varfra ku shkurtimet e vendeve të punës ishin më të ashpra....kërkesat për punësim në mënyre proporcionale dhe të barabartë ndërmjet grupeve nacionale e bënë etnicitetin më të spikatur se kurrë”. Tensionet etnike dhe politike shkaterruan klasen e mesme jugosllave, e cila kishte siguruar një baze politike të moderuar, dhe ndezen aspiratat ndarëse të republikave Jugosllave më të zhvilluara ekonomikisht në periudhen e paraluftes.Nga ana tjeter, në fillim të 1975, të ardhurat e dërguara nga punëtoret e punësuar përkohesisht në Europen Perendimore filluan të binin si rezultat i krizes ekonomike perendimore në këtë periudhe. Duke hasur vështiresite në rritje të papunësise, vendet e Europes Perendimore kthyen me dhjetra mijëra punetore përseri në Jugosllavi. Është e kuptueshme që kthimi i tyre në Jugosllavi e përkeqësoi më shumë krizen ekonomike. Për shembull, ne fillimet e vitit 1980, te ardhurat monetare te derguara nga emigrantet kishin financuar gjysmen e deficitit tregetar te Jugosllavise. Ne vitin 1981, ato siguruan vetem 25 perqind te deficitit. Per me teper, kthimi i tyre e perkeqesoi problemet e papunesise. Keshtu, papunesia ne Jugosllavi u rrit nga 14 perqind ne 1979 ne 17 perqind ne 1986 , dhe me shume se 20 perqind ne Republikat e Serbise, Malit te Zi, Maqdonise, dhe Bosnje-Hercegovines. Deshtimi i udheheqesve federale per t’i bere balle krizes se perkeqesuar ekonomike nxori ne pah, ne nivel federal, vakumin e pushtetit qe la pas vdekja e Titos. Kjo i hapi rrugen udheheqesve te rinj te republikave te realizonin ambicjet e tyre. Ne 1986, nje lider i ri, Sllobodan Miloshevic nga Serbia, shfrytezoi me se miri kete rast. Gjate viteve 1988-89, inteligjenca serbe dhe elita e partise komuniste serbe te Sllobodan Milloshevicit bashkuan forcat per te inkurajuar nje revolucion nacional qe do te krijonte nje “Serbi te bashkuar” duke prekur pakenaqesite sociale dhe nacionale ne republike. Mesazhi nacionalist te ciles i meshoi me shume force Milloshevici ishte idea se nese shteti Jugosllav do te shperbehej, te gjitha pjeset e popullit serb—ne Kroaci, ne Bosnje, dhe ne Kosove do te liheshin te vuanin nen kontrollin e nacionalisteve te tjere. Milloshevici i bazonte thirrjet e tij per nje Serbi me te madhe ne nevojen e bashkimit te te gjithe serbeve te Jugosllavise ne nje shtet te vetem. Ideollogjia nacionaliste e te qenit te kercenuar dhe te pambrojtur ndezi levizjet masive te serbeve. Sllobodan Milloshevici gjithashtu mobilizoi serbet e Kroacise duke i ndihmuar ne organizimin e mitingjeve ku ata shpallen kerkesat e tyre per autonomi kulturore dhe politike. Pasiguria u shpreh ne Memorandumin e Akademise Serbe te Shkences dhe Arteve ne 1986, e cila u be manifesti i ringjalljes se nacionalizmit me te ri serb, i

22 Google, KOnflikti ballkanik

Page 17: Shperberja e ish-Jugosllavisë

mbushur me retoriken e perndjekjes. Bazuar ne keto mesime, Millshevici ne Polje te Kosoves ne Prill te 1987 i dha serbeve te Kosoves premtimin e tij te famshem: “Asnje nuk do te guzoje t’ju godase ju”. Ne 1988 dhe 89, Milloshevici shfuqizoi autonomine e Kosoves dhe Vojvodines te dhene nga Kushtetuta e vitit 1974. Ne te njejten kohe, ai e shtriu me tej premtimin e tij per mbrojtjen e diaspores Serbe ne republikat e tjera te ish Jugosllavise. Duke e vene retoriken nacionaliste serbe ne nje shtrirje mundesisht sa me te madhe, gjate vitit 1990, Milloshevici ishte ne gjendje te mobilizonte serbet ne nje lufte te gjate dhe gjakatare qe prodhoi copetimin ne rritje te ish-Jugosllavise. Duket i cuditshem fakti qe ne Jugosllavi ideollogjia komuniste—nje doktrine qe kushtezonte principet internacionaliste—shkau shume lehte ne dogme te nacionalizmit. Megjithate, komunizmi orthodoks dhe nacionalismi agresiv kane disa ngjashmeri. Te dyja ideollogjite jane kolektive, duke vene ne plan te pare grupin ndaj individit. Te dyja jane ekskluzive duke i identifikuar te huajt si armiq. Per me teper, te dyja jane radikale duke insistuar qe keta armiq duhen eleminuar duke preferuar per kete qellim perdorimin e forces. Keshtu, te diskretituar nga renia ekonomike dhe duke duke u perpjekur me mish dhe me shpirt per te gjetur nje burim te ri legjitimiteti, komunistet perqafuan formen e rrezikshme te nacionalizmit. Kriza ekonomike Ballkanike ne fillimet e viteve 1990s u shfaq ne varietetin e gjere te problemeve ekonomike, duke perfshire reniet ne rritjen e ekonomike, inflacionin, papunesine dhe perhapjen e ekonomive joformale. Megjithese vendet e rajonit kishin kaluar eksperienca krizash ne dekadat e kaluara, kriza e fillimit te viteve 1990 ishte ndryshe. Pra ne vitet 90 dy ishin faktoret kryesore qe tronditen vendet e Ballkanit. Ato jane renia ekonomike dhe nacionalizmi shkaterrimtar. Jugosllavia mund te shihet si epiqendra e nje termeti qe tronditi te gjithe rajonin dhe keshtu elementet e renies ekonomike dhe te nacionalizmit shkaterrimtar ishin te qarta ne kete faze fillestare ne gjithe rajonin. Ne ish Jugosllavi kishte nje nderveprim dhe konvergjence ne rezonance te renies ekonomike dhe nacionalizmit, gje qe rezultoi ne nje konflikt te pergjakshem. Duke patur parasysh ndarjet e thella etnike, gjuhesore, kulturore dhe fetare ne ish Jugosllavi per te cilat kemi diskutuarme pare, eshte e kuptueshme pse renia ekonomike ndezi nacionalizmin e deshtuar.23 Ndersa vendet e tjera ballkanike vuajten vetem pasojat e renies ekonomike dhe ato jane akoma duke u ndeshur me tranzicionin nga ekonomia e centralizuar drejt ekonomise se tregut. Për shembull, Rumania dhe Bullgaria te dyja u ndeshen me veshtiresite ekonomike te shoqeruara me renien e komunizmit. Ne keto shtete, qeverite nacionaliste i bene thirrje etnicitetit te shumices, nderkohe qe sistemi shumepartiak prodhoi partite politike nacionaliste, te cilat mbronin te drejtat e minoriteteve etnike. Në Rumani, Fronti Demokratik i Shpetimit Kombetar u riquajt ne Korrik te 1993 Partia Social Demokrate. Në Bullgari, udheheqesi i partise ne pushtet ne fillimet e saj, Zhelju Zhelev ishte kaq i pushtetshem sa ai u akuzua se po e rivendoste politikisht komunizmin. Megjithate, ata nuk ushqyen hapur pretendime territoriale.

23 Google, Konflikti i ballkanit dhe kriza ekonomike

Page 18: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Përfundimi

Konflikti i parë i madh në Evropën e pas Luftës së Ftohtë morri fund, edhe pse është ende herët për të thënë do të vazhdojë paqja apo është vetëm një pushim zjarri, nëse konflikti do të kufizohet me Bosnjën apo do të ngjisë një shkallë më të lart në epiqendrën e dytë të tij në krahinën që përfshin Kosovën dhe fqinjët e saj.Ai sjell të paktën tre pasoja të mëdha për Ballkanin dhe Evropën për sa i përket rolit të islamizmit, çështjes së kufijve dhe minoriteteve, marrëdhënieve transatlantike.Luftërat gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qëndrimi i Perëndimit ndaj tyre, ka të bëjë me kufijtë dhe minoritetet. Me njohjen ndërkombëtare të kufijve të brendshëm të Jugosllavisë, problemet e minoriteteve etnike të njështeti pasardhës u kthyen në një problem të jashtëm për fqinjët e saj. Turbullimet midis çështjeve të sigurisëe së brndshme dhe asaj të jashtme nxorrën në dukje një problem më të përgjithshëm lidhur me evropën Juglindore post-komuniste; kërcënimet për sigurinë janë të lidhura me dobësinë e brendshme të shteteve më shumë se me fuqinë e tyre të tepërt. Nga Bosnja në Shqipëri ose Maqqqqedoni shembujt mbi këtë problem janë të shumtë. Marrëveshja e Dejtonit i vuri fund luftës po dha para elitave politike të Ballkanit një shembull të ndërhyrjes ndërkombëtare. Krijimi, brenda Bosnjë-Hercegovinës, i dy bashkësive me institucione të dalluara njëra nga tjetra dhe me të drejtën për të pasur një marrëdhënie të veqantë me shtetin fqinjë u bë menjëherë referencë për pjesët që kërkonin një zgjidhje politike për vende të tjera kushtetuese.Ballkani mund të mbetet një ndër çështjet kusht të identitetit të ardhshëm dhe të besueshmërisë së një aleance të zgjeruar. Ndërsa vende të reja të Evropës Qendrore po futen në Aleancë, NATO-ja mund t’i vërë fund dy protektoratëve të vendosura në ballkan pa përmendur ruajtjen nën kontroll të çështjes së Qipros dhe të marrëdhënieve greko-turke. Besueshmëria e ardhshme e aleancës së NATO-s e bën të nevojshme tanimë një strategji globale për Ballkanin.

Page 19: Shperberja e ish-Jugosllavisë

Biblografia

Hasani, Enver, “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë, 2000

Ridgeëay, James & Udoviçki, Jasminka,” Makthi Etnik i Jugosllavisë”Albin, Tiranë, 1998

Rupnik, Jasques, “Ditari Ballkanik” Koha, Prishtinë, 2004 Meidani, Rexhep, “Ballkani një vështrim i përgjithshëm” Toena, Tiranë,

2001. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “ Platformë Për Zgjidhjen E Çështjes

Kombëtare Shqiptare”, Shkenca, Tiranë, 1998. Hasani, Enver, “ Self-Determination, Territorial Integrity and International

Stability: The Case of Yugoslavia” Vienna, Austria, 2003 Castellan georges, “ Historia e Ballkanit” MÇM, Çabej, Tiranë Google, Konflikti i Ballkanit,