9
Tema: Si e sheh Frojdi zhvillimin e femijes… Punoi:

Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes… #MesueseAurela

Citation preview

Page 1: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Tema:

Si e sheh Frojdi zhvillimin e femijes…

Punoi:

#MesueseAurela

Page 2: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Dy llojet e instikteve

Perveç formulimit kompleks psikologjik, mendimi frojdian pershkruhet nga disa parime filozofike te cilat e kane burimin ne shekuj dhe qe u perdoren prej tij.

Sipas Frojdit njerezit udhehiqen ne jete sipas parimit hedonistik-ata kerkojne rritjen e kenaqesise dhe zvogelimin e dhimbjes.

 Instiktet jane ata qe i energjizojne njerezit ne veprimet qe ndermarrin ne jete. Sipas Frojdit ka dy lloje instiktesh: instikti i jetes dhe instikti i vdekjes.

I pari, qe quhet gjithashtu Eros, motivohet nga libidoja qe eshte nje depozite energjie. I dyti, qe quhet gjithashtu Thanatos, motivohet nga shkaterrimi dhe shuarja. Ky lloj instikti kerkon prehjen dhe shkarkimin e energjise. Eshte pikerisht ky i fundit qe udheheq njerezit agresive dhe luftedashes. Kush udhehiqet nga Erosi eshte jetedashes dhe kenaqesi kerkues. Kush udhehiqet nga Thanatosi, eshte i prirur ndaj shkaterimit.

Nivelet e Personalitetit

Fillimisht Frojdi mendoi per mendjen ne disa nivele. Ai njihet si nje nga mbeshtetesit kryesor te mendjes se pavetedijshme ne kontrast me te vetedijshmen. Ne fakt, nuk ishte Frojdi ai qe nxorri fillimisht idene e pavetedijshmes por ai e pruri fuqishem ate ne vemendjen e njerezve.Mendje e vetedijshme eshte ajo per te cilen njerezit jane ne dijeni ne cdo moment-perceptimet, kujtimet, mendimet etj. Lidhur ngushte me konceptin e te vetedijshmes eshte edhe koncepti i paravetedijshmes-cdo gje qe mund te behet lehte e vetedijshme, gjera qe per momentin nuk mendohen por qe mund te risillen menjehre ne vetedije. Sipas Frojdit, te dyja keto pjese jane te rendesishme por me e rendesishme eshte pjesa e trete: e pavetedijshmja. Pavetedija perfshin te gjitha gjerat qe nuk jane te vetedijshme apo afer te vetedijshmes. Ketu futen impulset, instiktet, kujtime apo emocione te shoqeruara nga traumat. Sipas Frojdit, pavetedija eshte burimi i motivimeve tona.

Page 3: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Idi, Egoja dhe Superegoja

Me vone Frojdi kaloi natyrshem tek tre perberesit kryesor te personalitetit: Idi eshte rezervuari i instikteve dhe i libidos. Ai eshte teresisht irracional dhe operon mbi parimin e kenaqesise. Idi duket sikur na thote: e dua dicka dhe e dua tani. Lidhja e tij me realitetin nuk ekziston dhe ai kerkon vetem plotesimin e kenaqesise. Nje menyre me konkrete e perceptimit te Idit eshte krahasimi me nje femije te porsalindur. Femija i porsalindur deshiron te plotesoje vetem nevojat dhe deshirat e tij. Ai nuk ka lidhje me realitetin dhe nuk e kupton ate. Me kalimin e kohes femija rritet dhe sa me shume perballet me realitetin aq me shume kupton se nuk mund te beje gjithnje ate qe deshiron. Kupton se disa gjera jane te veshtira per t’u arritur dhe se ka edhe njerez te tjere me qellime te ndryshme. Me rritjen e vetedijes zhvillohet edhe Superegoja. Ajo eshte imponimi i shoqerise mbi femijen. Rregullat, ndjenja e fajit, turpit, krenarise etj.

Superagoja ka ne fakt nje origjine shoqerore. Ajo vjen nga te tjeret. Perballja e deshirave individuale me rregullat e shoqerise lind Egon. Ajo eshte nje pjese e personalitetit qe e gjen veten gjithnje midis. Ajo eshte pjeserisht e vetedijshme dhe pjeserisht e pavetedijshme. Si e tille ajo i perket dy boteve; edhe asaj te deshirave edhe asaj te rregullave. Egoja eshte nje negociator. Ajo perpiqet gjithnje te gjeje rrugen e mesme. 

Nese Idi thote “beje” dhe Superegoja thote “mos e bej”, Egoja thote “beje por me lezet” ose “beje por jo tani”. 

Frojdi gjate jetes se tij perdori shume epitete per Egon. Nje prej tyre eshte edhe “sherbetor i dy padroneve”.

Stadet e ZhvillimitFrojdi mendonte se njerezit zhvillohen duke kaluar ne stade. Secili stad karakterizhet nga krizat e tij te cilat personi duhet t’i zgjidhe. Ne raport me zgjidhjen qe ai i jep ketyre krizave, individi formon edhe personalitetin e tij. Stadet frojdiane njihen ndryshe edhe si stadet psikoseksuale sepse energjia qe vjen nga seksualiteti  eshte nje faktor kyc ne me te shumten e tyre. Impulsi seksual eshte sipas Frojdit jo vetem nje faktor motivues per te rriturit por edhe femijet. Sidoqofte kur Frojdi fliste per seksualitetin ati nuk nenkuptonte jo thjesht aktin apo arritjen e orgazmes. Sipas tij seksualiteti eshte jo vetem nje energji trupore por edhe motivuese.

Page 4: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Stadi oral (0-18 muaj)Vatra e kenaqesise, sipas Frojdit, ne kete faze eshte goja. Femija ndjen kenaqesi na ushqyerja dhe thithjae gjirit te mamase.

Stadi anal (18 muaj-3 vjec)Vatra e kenaqesise eshte anusi. Femija ndjen kenaqesi nga mbajtja apo leshimi i jashteqitjes.

Stadi fallik (3-6 vjec)Ne kete stad vatra e kenaqesise jane organet gjenitale. Masturbimi eshte i zakonshem. Ne kete stad ndodh edhe Kompleksi i Edipit per femijen mashkull. Ai nenkupton terheqjen ndaj nenes dhe rivalitetin qe djali percepton nga babai. Femija ndihet shpesh here i eklipsuar nga babai i cili eshte me i forte, me autoritar dhe me i madh. Ky kompleks mund te zgjidhet kur djali gradualisht identifikohet me te atin dhe perpiqet gjithnje e me shume te behet si ai.

Stadi Latent (6 deri ne pubertet)Ne kete stad kemi nje drejtim te energjise seksuale ne menyra te pranueshme nga shoqeria. Sipas Frojdit, femijet e kesaj moshe i ndryshin instiktet e tyre seksuale per ta kaluar energjine drejt mesimeve apo aktiviteteve te tjera.

Stadi gjenital (mosha e pjekurise)Perfaqeson rigjallerimin e impulsit seksual dhe nje fokusim tek marrdheniet seksuale. Kjo eshte periudha kur njerezit kerkojne partnere. Sidoqofte Frojdi nuk ishte shume i interesuar tek ky stad. Kjo edhe per faktin se sipas tij pak gje ndodh gjate ketij stadi ne kuptimin e konflikteve psikoseksuale. Ato ia lejne me shume vendin seksualitetit te vertete per te cilin Frojdi kishte pak interes.

TerapiaTerapia frojdiane ka pasur nje influence te madhe ne fushen e psikoterapise. 

Ajo bazohet mbi principet e teorise se tij dhe mbi gjetjen e menyrave sesi mund te reduktohen konfliktet psikoseksuale. I gjithe thelbi i terapise frojdiane eshte njohja sa me e mire e vetvetes nepermjet njohjes se konflikteve psikologjike gjate stadit te zhvillimit. Kusht per fillimin e terapise eshte atmosfera qetesuese ku pacienti tre ndihet sa me i lire. Divani i famshem i Frojdit sherben pikerisht per kete.

Page 5: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Pacienti qendron ne nje pozicion gjysem te shtrire duke u bere keshtu me i prirur te ndihet i qetesuar dhe me i lirshem per te folur.  Frojdi u mbeshtet tek asosacionet e lira per te zbuluar konfliktet psikoseksuale te pacienteve. Pacienti flet lirshem cfaredo lloj mendimi qe ti vije ne mendje edhe pse keto mund te mos kene lidhje me njera tjetren ne pamje te pare. Principi mbrapa kesaj teknike qendron ne faktin se po ta lesh te lire gjuha do te shkoj vete aty ku dhemb dhemballa. Keshtu qe edhe pacienti gjate te folures do te shkoj natyrshem tek problemet e tij. 

Frojdi i bazua gjithashtu edhe tek analiza e endrrave per te kuptuar me mire konfliktet psikologjike. Sipas tij endrrat jane rruga per tek pavetedija dhe ishte pikerisht kjo pjese qe i interesonte atij. Sipas Frojdit detyra e nje psikanalisti eshte ajo e germimit ne te pavetedijshmen e pacientit sepse eshte pikerisht e pavetedijshmja qe perben pjesen me te madhe te personalitetit tone. Frojdi mendonte se gjate gjumit tek ne pluskojne ne forme endrrash deshirat apo konfliktet tona te pavetedijshme te cilat gjate dites ne i kemi shtypur. Lapsuset jane nje pike tjeter e rendesishme e terapise. Sipas Frojdit aksidentet nuk ekzistojne.

Nje gabim nuk eshte kurre i paqellimte. Perkundrazi ai eshte nje veprim i shtyre nga pavetedija jone. Psh nese merr “gabimisht” numrin e nje shoqeje qe te terheq, ky sipas Frojdit nuk eshte thjesht rastesi por eshte e drejtuar nga pavetedija. Edhe gabimet e gjuhes ndjekin te njejtin princip. Keshtu nese thua “Shihemi ne shtrat!” ne vend qe te thuash “Shihemi ne shtate!”, nuk ben gje tjeter por afirmon ate qe deshiron me te vertete.Tranferenca eshte nje tjeter pike kryesore.

Ajo eshte projektimi qe ben pacienti i ndjenjave apo mendimeve te tij ndaj terapistit. Psh nese pacienti ka nje konflikt te pazgjidhur me babane, ai mund te shikoje tek terapisti figuren e babait dhe mund ta gjej veten duke i folur atij me te njejten gjuhe. Pjesa me e mahde e terapise psikanalitike plotesohet kur ndodh Depertimi. 

Ai eshte te vihesh ne dijeni per  fillimin e problemeve, per ate qe eshte thelbi i konflikteve psikologjike.

Page 6: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

Të gjithë fëmijët kanë frikë edhe të rriturit, kur i rikthehen fëmijërisë, rikujtojnë se si rrihtezemra për cdo zhurmë të dyshimtë, hijet dhe errësirën.

Disa nga këto frikëra i rezistojnëzhvillimit psiko-fizik në adoleshencë dhe shoqërojnë njerëzit edhe kur rriten.

Kjo do të thotëqë frika, është një eksperiencë e zakonshme dhe ekzistenca e saj ka arësyet e veta. Në fakt,frika shpesh herë, përbën shpëtimin tonë, sepse mundëson shmangien e rrezikut. Cfarë nuk do të bënin fëmijët tanë nëse nuk do të kishin frike?!

Ndonjëherë ndodh që frikërat janëkrejtësisht të pajustifikueshme; atëherë kemi të bëjmë me fobi.- Frika nga errësira është tipike për fëmijët, përarësye të ndryshme

Duke qënë se ata kanënjë përceptim të mjegulluar nuk e kuptojnë drejt ambientin që i rrethon dhe nuk kuptojnë,p.sh që zhurmat që vijnë nga raftet natënjanë krejt të natyrshme, derivate I fryerjeve tëpllakave të drunjta, si rrjedhim të tjera qimka ose lagështire…

Fëmija nuk i kupton të gjithakëto dhe në mendjen e tij të thjeshtë, mendo se dicka magjike ka ndodhurdicka embinatyrshme që gjeneron frikë mbuluar nga misteri.- Një tjetër arësye se pse fëmijët kanë frikë është ngaqë ne I tregojmë përralla, ose i lejojmë tëshohin programe televizive që tregojnë histori të mbushura me shpirtëra, përbindësha, ujqer,etj. Së fundi, në filmat vizatimorë po flitet për vrasje.

Është llogjike që fatazia e fëmijëvë I prêtme kuriozitet këto histori nga dita në ditë, duke vazhduar gjatë ditës aktivitetin normal meslojës dhe librave, por kur vjen natagjërat ndryshojnë dhe këto histori misterioze mbushurme aventura, gjenerojnë frikë. Fëmijët gjithashtu mendojnë se prindërit nuk mund t’i shpëtojnënatën ashtu si ditën, m.q.se flejnë…..atëherë, kush do t’I shpëtojë nga përbindëshi i radhës?

- Një pjesë te përgjegjësisë ndaj frikës bie mbi ëndrrat; fëmijët që zgjohen pas një ëndrre tëkeqe, me vështirësi kuptojnë imazhet dhe historitë që

Page 7: Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…

aqëshumë i kanë trëmbur vetëm nëkokën e tyre, dhe jo në realitet. Për këtë, është e nevojshme të ndizen dritat, t’ i serviret dicka engrohtë si një gtë qumësht ao kamomil, por mbi të gjitha t’u flitet mbi heronj pozitivë apo histori të këndëshme. Nëse fëmija është subject i sugjestionueshëm, duhet të mos ekspozohetndaj skenave të frikshme dhe të evitohet diskutimi në shtëpi, p.sh. diskutimi i kronikës sëzezë.Është e nevojshme të kuptohet me qartësi se cila është frika e fëmijës duke spjeguar nëdetaje cfarë e ka trëmbur.

Për të larguar frikërat, mund të bëhen piktura me lapës apoakuarel; në këtë mënyrëstimuli i ankthshëm humbet karakteristikat negative dhe bëhet një lojë e padëmshme për t’u bërë së bashku më prindërit. Sa më tepër prindërit tregohen të sigurt në vetvehte, aq më tepër fëmija arrin të përpunojë frikën dhe të përzërë përbindëshat enatës nga jeta e tij.

Një dritë e vogël nate, grillat e hapura në mënyrë që të hyja drita nga jashtë, mund të jenë mjaft të dobishme në rastet e vështira.

Nëse as kjo nuk ndihmon, mundtë spostohen mobiljet me ndihmën e fëmijës, për te larguar objektet që e trëmbin në errësirë.Së fundmi mundësia më e mirë është ajo për të kërkuar një ndihmë profesionale, qëndrimipranë fëmijës deri sa e zë gjumi si dhe kontrolli herë pas here.