15
1 Pyetësor për provimin final në lëndën Histori e Institucioneve Perëndimore 1. Ndërtimi i Kongresit të SHBA, nisma legjislative dhe procedura e formimit të ligjeve. Kongresi është organi legjislativ i ShBA. Përbëhet nga dy asamble, të përbëra në mënyra të ndryshme për shkak të strukturës federale, me synim për të penguar mbivendosjen e shteteve më të mëdha. Dhoma e Përfaqësuesve nga përfaqësues në proporcion me numrin e popullsisë për çdo shtet Senati nga 2 përfaqësues për çdo shtet. Aktualisht, anëtarët e kongresit zgjidhen drejtpërdrejtë prej popullit, por deri me amendamentet e vitit 1913, senatoret zgjidheshin nga legjislaturat shtetërore. Nisma legjislative N.q.s. në Evropë është normale, që nisma legjislative të niset nga qeveria, në ShBA kjo gjë ndodh radhë. Nisma legjislative qeveritare në SHBA është e kufizuar në fjalimin e Presidentit mbi gjendjen e Bashkimit, që drejtohet çdo vit nga Presidenti. Formimi i ligjeve Nuk ka një ndarje të plotë pushtetesh, mbasi firma e presidentit është e domosdoshme për formimin e ligjit federal. Vetoja e presidentit është fenomen i shpeshtë i kontrollit të dy pushteteve federale të zgjedhura mbi njëri-tjetrin. Vetoja e presidentit mund të kapërcehet vetëm me shumicën e 2/3 të të dy dhomave. 2. Cilat janë pushtetet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Presidenti, njëkohësisht është kryetar i shtetit dhe i qeverisë, i zgjedhur në mënyrë indirekte. Caktimi i përket kolegjeve elektorale të formuara nga zgjedhës të votuar prej qytetarëve. Gjithmonë, ky sistem është bazuar mbi sistemin dypartiak, i ngjashëm me atë të anëtarëve të kongresit. Presidentit i përket funksioni përfaqësues, sikurse çdo kryetari shteti, por ky rol nuk është simbolik. Presidenti: 1) zgjedh ministrat, 2) sekretarët, që do të zbatojnë politikat e tij në departamente; 3) drejton qeverinë dhe administratën federale, 4) është komandant suprem (por mundësia për të shpallur luftë i takon kongresit)

Zhvillimi i pyetësori për provimin final

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Zhvillimi i pyetësori për provimin final

Citation preview

Page 1: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

1

Pyetësor për provimin final në lëndën Histori e Institucioneve

Perëndimore

1. Ndërtimi i Kongresit të SHBA, nisma legjislative dhe procedura e formimit të ligjeve.

Kongresi është organi legjislativ i ShBA. Përbëhet nga dy asamble, të përbëra në mënyra të ndryshme

për shkak të strukturës federale, me synim për të penguar mbivendosjen e shteteve më të mëdha.

Dhoma e Përfaqësuesve nga përfaqësues në proporcion me numrin e popullsisë për çdo shtet Senati

nga 2 përfaqësues për çdo shtet. Aktualisht, anëtarët e kongresit zgjidhen drejtpërdrejtë prej popullit,

por deri me amendamentet e vitit 1913, senatoret zgjidheshin nga legjislaturat shtetërore.

Nisma legjislative

N.q.s. në Evropë është normale, që nisma legjislative të niset nga qeveria, në ShBA kjo gjë ndodh

radhë. Nisma legjislative qeveritare në SHBA është e kufizuar në fjalimin e Presidentit mbi gjendjen e

Bashkimit, që drejtohet çdo vit nga Presidenti.

Formimi i ligjeve

Nuk ka një ndarje të plotë pushtetesh, mbasi firma e presidentit është e domosdoshme për formimin e

ligjit federal. Vetoja e presidentit është fenomen i shpeshtë i kontrollit të dy pushteteve federale të

zgjedhura mbi njëri-tjetrin. Vetoja e presidentit mund të kapërcehet vetëm me shumicën e 2/3 të të dy

dhomave.

2. Cilat janë pushtetet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Presidenti, njëkohësisht është kryetar i shtetit dhe i qeverisë, i zgjedhur në mënyrë indirekte. Caktimi i

përket kolegjeve elektorale të formuara nga zgjedhës të votuar prej qytetarëve. Gjithmonë, ky sistem

është bazuar mbi sistemin dypartiak, i ngjashëm me atë të anëtarëve të kongresit.

Presidentit i përket funksioni përfaqësues, sikurse çdo kryetari shteti, por ky rol nuk është simbolik.

Presidenti:

1) zgjedh ministrat,

2) sekretarët, që do të zbatojnë politikat e tij në departamente;

3) drejton qeverinë dhe administratën federale,

4) është komandant suprem (por mundësia për të shpallur luftë i takon kongresit)

Page 2: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

2

5) dhe është përgjegjës për Politikën e Jashtme.

3. Si është i ndërtuar pushteti gjyqësor në SHBA, si bëhet caktimi i gjykatësve dhe ku qëndron pavarësia e këtij sistemi?

Pushteti gjyqësor, përbëhet nga një kompleks gjykatash federale të shpërndara në gjithë vendin, mbi të

cilat është e vendosur Gjykata e Lartë.

Kompetenca e Gjykatës së Lartë të përbëre nga 9 gjykatës janë:

1) ruajtja e rendit kushtetues edhe për sa i përket konflikteve në mes shteteve dhe institucioneve

federale;

2) garantimin e interpretimit të njësuar të ligjeve federale dhe shtetërore,

3) zgjidhja e mosmarrëveshjeve në mes shteteve.

Gjykatësit e Gj.L., emërohen nga presidenti në marrëveshje me Senatin( tregues ky që ndarja mes

këtyre dy pushteteve nuk është absolute). Ndarja mes ekzekutivit dhe gjyqësorit është e plotë. Për 150

vitet e paragjykatësit, janë zgjedhur nga karriera. Aktualisht prirja është ndryshe: gjykatësit priret të

zgjidhen.

Aktualisht 9 shtete, i zgjedhin gjykatësit. Zgjedhja popullore e gjykatësve, është teorikisht

demokratike, mbasi i bën gjykatësit të përgjegjshëm ndaj bashkëqytetarëve dhe shmang krijimin e një

kaste gjykatësish të shkëputur nga opinioni publik.

4. Si është realizuar ndarja e besimit nga shteti dhe si është e garantuar liria fetare në SHBA?

Kongresi nuk mund të caktojë ose shndërrojë një besim në religjion zyrtar, as të pengojë lirinë e kultit.

Ky amendament ishte një thyerje e plotë me traditën evropiane të karakterizuar nga ndërthurja e

politikës me religjionin.

Rev. Am. përbën një thyerje me përvojën evropiane, jo vetëm për raportin mes Shtetit dhe Kishës, por

edhe në terrenin e privilegjeve të klerit dhe trajtimit të diferencuar të besimeve të caktuara. Ndarja

përfshin edhe financimin publik për shkollat dhe spitalet e administruara nga religjiozët.

Pse kjo ndarje kaq e prere?

Emiliano Aliu
Highlight
Page 3: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

3

1. Amendamenti nuk ishte shprehje e ndjenjave antifetare, por rrethanave specifike: emigrantët

kishin ikur për lirinë e tyre fetare nga Kisha Anglikane.

2. Kolonitë nuk banoheshin vetëm nga protestantë, por edhe nga religjione e sekte të tjera,

katolike, anglikane, presbiteriane etj.

3. Dhënia e lirisë së plotë fetare për shmangien e çfarëdo ndërhyrjeje të institucioneve publike,

edhe pse radikale ishte më e arsyeshmja.

4. Toleranca fetare e përhapur nga iluminizmi, frymëzuese për udhëheqësit e politikës amerikane.

5. Cilën trashëgimi angleze hodhën poshtë amerikanët dhe cilën trashëgimi angleze e morën edhe më tutje në sistemin e Tyre?

Anglia, në shek. XVII dhe XVIII i kishte mësuar amerikanët, si të qeveriseshin dhe vetëqeveriseshin.

Kolonët ishin të mbrujtur me kulturën juridike të atdheut mëmë dhe njihnin juristët e mëdhenj Coke e

Blackstone.

Hodhën poshtë.

• Monarkinë e trashëguar e të drejtës hyjnore.

• Privilegjet feudale: e drejta e primogjeniturës dhe u vendos barazia juridike.

• U fshi, lidhja në mes Shtetit dhe Kishës.

• Parimi anglez i sovranitetit të parlamentit, u refuzua nga amerikanët, që e nën vendosën

kongresin ndaj Kushtetutës dhe kontrollit të gjyqësorit.

• Tradita e shtetit unitar u zëvendësua me federalizmin.

Morën.

• Traditën e të drejtave civile dhe të pushtetit shtetëror të kufizuar, që fillojnë me Magna Charta.

• Pluralizmi ideologjik dhe fetar.

• Parimin e ndarjes së pushteteve dhe sistemi checks and balance, i realizuar nëpërmjet krijimit

të qendrave të shumta të pushtetit, që kontrollojnë reciprokisht njëri-tjetrin.

• Rule of law dhe të drejtën e nënshtrimit të një procesi ligjor.

• Common law angleze, mbetet në bazë të së drejtës amerikane.

Page 4: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

4

6. Çfarë është impeachment dhe si funksionon ky sistem në kushtetuten amerikane dhe gjermane?

Është instituti më i vjetër i common law, që doli jashtë përdorimit në fillim të shek. XIX në Angli, por

që ka mbijetuar në SHBA dhe lejon efektivitetin e Rule of Law.

Sipas, së drejtës romake, Perandori duhej të vepronte mbi bazën e ligjit, por nuk kishte një organ mbi

të, që e detyronte për këtë.

Impeachment e korrigjon këtë defekt: presidenti i SHBA, i nënshtrohet ligjit dhe institucioni i

Kongresit i mbledhur me cilësinë e organit gjyqësor, është ai që e gjykon dhe e shkarkon.

Fazat procedurale të impeachment.

1) Formulimi i akuzës, prej anës së Dhomës së Përfaqësuesve, e drejtuar nga Komiteti Gjyqësor

(Judiciary committe - përfshin ekspertë të së drejtës konstitucionale të dy partive)

2) Gjykimi në Senat, ku për vendimin e dënimit është e nevojshme shumica prej 2/3.

Gjermane Reichstag-u mund të akuzonte Presidentin, Kancelarin ose çdo ministër, për dhunim të vullnetshëm të

Kushtetutës ose ligjit të shtetit dhe çështja duhej të gjykohej nga Gjykata e Lartë.

7. Pse sistemi i qeverisjes në Republikën e pestë Franceze thirret edhe një sistem gjysmë presidencial, edhe një sistem gjysmë parlamentar? Argumentojeni

Është gjysmë-presidencial kur:

Kreu i Shtetit e dinë që, qeveria e emëruar nga ai, mund të mbështetet mbi një shumicë të

qëndrueshme parlamentare, për të çuar përpara programin e tij politik. Figura mbizotëruese në

këtë rast është ajo e Presidentit të Republikës, që përveç ushtrimit të pushteteve të bollshme që

i atribuohen nga Kushtetuta, mund të llogarisë edhe një shumicë parlamentare në të njëjtën

linjë me orientimin e tij politik.

Është gjysmë-parlamentar kur:

Kreut të Shtetit, i duhet të bashkëjetojë me një shumicë parlamentare, që ai e ka kundërshtare

politike. Një qeveri, shprehje e orientimit politik të Presidentit, do të thotë ballafaqim i

pashmangshëm me Asamblenë Nacionale, e cila ka një shumicë të ndryshme nga ajo të cilës i

përket presidenti. Për këtë arsye, bazuar në një politike oportune, presidenti emëron një

kryeministër që ka pëlqimin e Asamblesë Parlamentare, megjithëse presidenti vazhdon të

ushtrojë pushtetet e drejtimit dhe të orientimit të strukturës qeverisëse. Në këtë rast, figura e

Kryeministrit merr një rol krejt të ndryshëm, mbasi kryeministri ka një mbështetje të

qëndrueshme në shumicën parlamentare. Presidenti në këtë rast del i ridimensionuar, por ruan

Page 5: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

5

prerogativat e tij të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Ai gjithashtu

mund të çojë në Këshillin Kushtetues ligjet e aprovuara nga shumica, para shpalljes, duke

ndërhyrë në këtë mënyrë mbi politikën normative të Parlamentit.

8. Shpjegoni ndërtimin institucional të Republikës së tretë dhe Republikës së katërt në Francë?

Karakteristikat e Republikës së Tretë

Republika e Tretë u ndërtua si një Republikë parlamentare, borgjeze dhe laike. Mbizotërimi i

elementëve partiake, ka qenë i dukshëm në pozicionin e forcës së Parlamentit. Një Kryetar Shteti i

kufizuar në një rol thjesht simbolik dhe i privuar nga ndikimi efektiv mbi përzgjedhjet politike

kombëtare. Ministrat përgjigjeshin jo para presidentit, por para Parlamentit. Megjithëse, në

Parlamentin francez ka pas një rivalitet në mes të djathtës dhe të majtës, asnjëherë nuk u zhvillua në

këtë vend një sistem dypartiak.

Republika e Tretë 1875-1940

* Asamblea Legjislative më 1875, aprovoi tre Ligje Themeltare.

* Ajo konsistonte në tre ligje kushtetuese të datave 24, 25 shkurt dhe 16 korrik të vitit 1875, të

lidhura respektivisht me institucionin e Senatit, pushtetet e shtetit dhe marrëdhëniet e tyre

reciproke.

Presidenti

Presidenti do të zgjidhej për një mandat 7 vjeçar. Kishte të drejtën e:

1) iniciativës legjislative,

2) e shpalljes së ligjeve,

3) jepte faljet,

4) drejtonte forcat e armatosura,

Page 6: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

6

5) bënte emërime në pozicionet civile dhe ushtarake,

6) me pëlqimin e Senatit mund të shpërndante Dhomën e Deputetëve dhe të urdhëronte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Legjislativi

Senati prej 300 anëtarësh, 1/4 e të cilëve duhej të caktohej prej Asamblesë së tanishme me një

mandat të përjetshëm, dhe pjesa tjetër do të zgjidhej prej kolegjeve elektorale departamentale,

për një periudhë 9-vjeçare;

Dhomë e Deputetëve, e zgjedhur me votim të përgjithshëm për meshkujt, me një mandat

4vjeçar

Dhoma e Deputetëve do të kontrollonte ministrat, dhe nëpërmjet tyre gjithë politikën e vendit.

Për të amenduar kushtetutën duhet të mbaheshin sesione të përbashkëta të Dhomës dhe Senatit

Karakteristikat e Republikës së Katërt

Kushtetuta e Republikës së Katërt e 27 tetorit 1946, ngjan më Kushtetutën e Republikës së Tretë.

Vendoste mbizotërimin e Parlamentit. Pushteti legjislativ i përkiste Dhomës së Deputeteve. Përveç se

ishte një organ legjislativ, Asambleja ishte një burim autentik i pushtetit ekzekutiv. Roli i Këshillit të

Republikës ishte i nën vendosur dhe refleksiv, edhe pse në disa lëndë mendimi i tij ishte i

detyrueshëm. Përforcim i pozicionit të Kreut të qeverisë në vend të përforcimit të Kreut të Shtetit.

Presidenti nuk zgjidhej nga populli, por nga Parlamenti. Kryetari i Këshillit të Ministrave emërohej

nga Presidenti i Republikës në fillim të çdo legjislature dhe pasi formonte qeverinë, duhej të merrte

votëbesimin e asamblesë. Plotfuqishmëria e partive politike, rëndoi mbi Francën nga viti 1946 deri më

1958, me një sistem të paqëndrueshëm politik.

Page 7: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

7

9. Si u ndërtua nga pikëpamja institucionale Perandoria Austro-Hungareze, pas

kompromisit të vitit 1867?

(Ausgleigh) =Kompromisi 1867

Riorganizimi i shtetit Habsburg, që do të përbëhej tanimë nga dy entitete të dallueshme dhe të

barabarta, mbi të cilat mbretëronte një sovran i përbashkët, që ishte në njërën njësi perandor dhe në

tjetrën mbret, njohu barazinë sovrane të dy shteteve, Austrisë dhe Hungarisë.

Ky Kompromis i dha fund një periudhe të gjatë paqartësie dhe eksperimentesh kushtetuese, që kishin

filluar prej vitit 1848. Kompromisi vendosi formën e fundit kushtetuese të Perandorisë Habsburge,

formë që do të qëndrojë deri në dezintegrimin e saj përfundimtar më 1918.

Ndërtimi institucional i A-H

* Të dy shtetet e pavarura nuk ishin plotësisht sovrane, siç ndodh në rastin e konfederatës.

* Por krijesa e re shtetërore nuk kishte një shtet tjetër mbi dy njësitë e lartpërmendura, siç ndodh në

rastin e një federate.

* Të dy njësitë shtetërore ndanin një sundimtar të përbashkët dhe ishin të bashkuar nga më shumë

se një institucion i përbashkët.

* Secila pjesë e Monarkisë ishte plotësisht e pavarur nga tjetra, përveç se kishte ushtrinë e

përbashkët, një ministri të përbashkët për marrëdhëniet me jashtë dhe dikasterin që i financonte

këto dy aktivitete të lartpërmendura.

* Secila pjesë kishte kryeministrin e vet, që përgjigjej para perandorit, në rastin tonë Frac Jozefit, si

mbret i Hungarisë dhe perandor i Austrisë.

* Të tre ministrat e përbashkët, caktoheshin prej perandorit, por përgjigjeshin para dy njësive

shtetërore të quajtura Delegacione, të zgjedhura nga Dhomat e Ulëta dhe të Larta të secilit

parlament.

* Perandori-Mbret i Austro-Hungarisë, zotëronte konstitucionalisht një pushtet efektiv, që

shërbente për zgjedhjen e ministrave dhe për shpalljen e ligjeve.

Page 8: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

8

10. Thelbi i sistemit qeverisës së Kushtetutës së Weimar-it në Gjermaninë e viteve 1919-1933

Republika e Weimar-it

Republika e Weimarit qeverisi Gjermaninë nga viti 1918 në vitin 1933. Republika e re ende vetëthirrej

"Deutsches Reich", d.m.th. Perandoria Gjermane. Kemi një përpjekje te parë për të themeluar një

demokraci liberale në Gjermani. Teknikisht Kushtetuta e vitit 1919 nuk u shfuqizua deri pas Luftës së

Dytë Botërore, masat ligjore të ndërmarra nga qeveria naziste më 1933 shkatërruan mekanizmat e një

sistemi tipik demokratik. Kushtetuta u projektua nga juristi dhe politikani liberal Hugo Preuss

.

U kthye në ligj më 1 gusht 1919. Neni i parë i Kushtetutës përcaktonte se “Pushteti i shtetit

buron prej popullit”.

Gjermania ishte një republikë e ndërtuar mbi bazën e modelit parlamentar me një parlament të

zgjedhur me anë të përfaqësimit proporcional.

Frymëzuar me dëshirën për të rinovuar dhe forcuar shtetin në liri dhe drejtësi, për t’i shërbyer

qetësisë së brendshme dhe të jashtme, dhe për të nxitur përparimin social.

U caktua votimi i përgjithshëm i shtetasve mbi 20 vjeç.

Rajhu u përkufizua si një rajon i përbërë prej provincave gjermane (Länder), dhe se edhe rajone të tjera

mund të bashkoheshin me Rajhun, bazuar në vetëvendosjen popullore dhe legjislacionin e Rajhut.

I jepte qeverisë së Rajhut juridiksione ekskluzive në këto çështje:

1) marrëdhëniet me jashtë, çështjet koloniale dhe qytetarinë-shtetësinë,

2) lirinë e lëvizjes,

3) imigracionin, emigracionin dhe ekstradimin.

4) mbrojtjen

5) qarkullimin monetar dhe monedhën

6) doganat dhe tregtinë

7) Postën, telegrafin dhe shërbimin telefonik.

Provincat mund të qeverisnin territoret e tyre ashtu sikurse ata e gjykonin të arsyeshme për sferat e

tjera. Ligji qendror zëvendësonte ose nulifikonte ligjet provinciale në rast të një konflikti. Gjykimin e

konflikteve në mes Landeve dhe qeverise qendrore e kishte si juridiksion Gjykata Supreme.

Autoriteteve provinciale u kërkohej të zbatonin me çdo kusht ligjin shtetëror dhe të kishin një

kushtetute bazuar mbi parimet e shtetit te lirë. Secili parlament provincial (Landag) duhej të zgjidhej

Page 9: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

9

me anën e një sistemi zgjedhor, të bazuar ne parimin e barazisë dhe fshehtësisë. Secila qeveri

krahinore mund të ushtronte funksionet për sa kohë gëzonte besimin e parlamenteve provinciale

respektive.

11. Ndërtimi institucional i Gjermanisë së Bashkuar, ose Perandorisë së Dytë, 1971-1918?

Perandoria e Dytë Gjermane Shtetet e vjetra, nga të cilat mbesnin 25: vazhdonin të ekzistonin si më parë. Sovraniteti i shtetit i ishte

dhënë në bazë të kushtetutës Perandorit, por sistemi arsimor, policia, gjykatat dhe pjesa më e madhe e

çështjeve fiskale administroheshin prej shteteve të veçanta. Në marrëdhëniet me jashtë, mbretëritë e

Gjermanisë së Jugut ruanin një lloj pavarësie ceremoniale. Nuk ekzistonte një ushtri perandorake;

ushtria kombëtare ishte dhe mbeti një ushtri prusiane.

Ndërtimi institucional i Rajhut II

Mbreti i Prusisë, me titullin e Perandorit të Gjermanisë, caktonte kancelarin e zyrtaret e

perandorisë, drejtonte politikën e jashtme dhe nëpërmjet kancelarit kishte nismen legislative.

një sistemi legjislativ dydhomësh: Raishtagu i zgjedhur me votim të përgjithshëm nga meshkujt

mbi 25 vjeç dhe Bundesrati (Bundesrat), i përbërë nga delegatë të qeverive të shteteve.

Kryetar i qeverisë federale: kancelari. përgjigjej vetëm përballë Perandorit, nga i cili emërohej,

në vend që të jepte llogari para Raishtagut,

Ministrat, nga ana e tyre përgjigjeshin para kancelarit.

Bundesrati zotëronte një pushtet të konsiderueshëm në çfarëdolloj ndryshimi kushtetutar.

Pushteti prusian i Vetos.

Raishtagu për pjesën më të madhe të aktivitetit të tij shqyrtonte çështjet që i paraqiteshin nga

qeveria: kishte të drejtën e votës mbi buxhetin.

12. Si është e ndërtuar nga pikëpamja institucionale sistemi qeverisës në Republikën Federale Gjermane më 1949?

Gjermania është një federatë (Bund) e Shteteve (Länder). Dhoma federale (Bundestag)

zgjidhet drejtpërdrejtë prej trupit zgjedhor, ndërsa Dhoma e Shteteve (Bundesrat) është e

përbërë nga anëtarë të qeverive të Länder (shteteve) të veçanta, në përpjesëtim me popullsinë

gjegjëse të tyre.

Page 10: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

10

Në ndryshim nga modeli amerikan, organizimi gjerman imponon varësi të bollshme federale në

organizimin e shteteve të veçanta. Modeli gjerman përmban çfarë duhet të ketë një organizim

kushtetues që respekton parimet republikane, demokratike, sociale, përveçse siguron një

përfaqësim zgjedhor të popullit.

Elementi që ngjyron sistemin federal gjerman është epërsia e Shtetit Federal në nxjerrjen e

legjislacionit kryesor, të cilit i bën kundërpeshë, një kompetencë e gjerë e Shteteve në fazën e

ekzekutimit.

kemi të bëjmë me një federalizëm administrativ, formulë që nënkupton një model në të cilin

legjislacioni është tendencialisht i njësuar dhe garanton barazinë thelbësore në mes qytetarëve,

ndërsa administrimi është tërësisht i diferencuar.

zbatimi i ligjeve federale i përket kryesisht shteteve, me përjashtim të rasteve të veçanta, në të

cilat legjislatori federal ia jep këtë të drejtë, në mënyrë të shprehur qartë, aparateve

administrative federale.

Forca më e madhe e shteteve të veçanta gjermane qëndron në kompetencat e tyre në hapësirën

e administrimit, dhe jo në atë legjislative.

13. Cili është thelbi i federalizmit kooperativë?

Federalizmi kooperativë, Nocioni:

Në shtetet federale bashkëkohore, mbizotëron federalizmi kooperativë, që parashikon ndërthurjen e

shtetit qendror dhe shteteve anëtare në titullimin e kompetencave. Megjithatë, një formulë e tillë

parashikon që shtetit qendror i përket funksioni i drejtimit dhe i koordinimit.

Për mbrojtjen e kompetencave të shteteve të federuara zbatohet Parimi i Subvencionimit (ndihmës),

në bazë të të cilit, ndërhyrja e nivelit të qeverisë më të lartë është i justifikuar vetëm kur niveli i

qeverisë më afër qytetarit nuk është në gjendje të veprojë në mënyrë të efektshme.

Fleksibiliteti i një kriteri të tillë ka lejuar shpesh shtetin qendror të shtrijë kompetencat e veta përtej

titullit formal të pushteteve të veçanta. Bëhet e pranishme gjithnjë e më shumë prirja e një ndërhyrjeje

të koordinuar te niveleve të ndryshme të qeverisë, frymëzuar prej parimit të bashkëpunimit të sinqertë.

Shtetet anëtare kërkojnë subvencione federale dhe kështu shteti qendror ndërhyn në hapësirat të cilat

Kushtetuta ia rezervon atij të drejtat. Raporti i rregullimit të barabartë në mes Shtetit qendror dhe

Shteteve anëtare, zhduket, edhe pse mbetet pozicioni i barabartë në mes shteteve anëtare.

Shteti qendror vishet me një pozicion preferencial, për shkak të supremacisë së Kushtetutës federale,

në raport me kushtetutat e shteteve anëtare. Në këtë mënyrë, sovraniteti i përket shtetit qendror.

Page 11: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

11

Rasti gjerman i federalizmit kooperativë Një situate e ngjashme ka kaluar edhe Republika Federale Gjermane. Ligji Themeltar i RFGJ i vitit 1949- (Grundgesetz) parashikon tre tip legjislacionesh federale:

1) Legjislacioni ekskluziv, që në thelb imiton pushtetet federale të SHBA (enumerated powers) në fushën e mbrojtjes, politikës e jashtme, politikën ekonomike, monetare, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut etj. Bëhet fjalë për ato çështje për të cilat është e nevojshme një disiplinë e njësuar mbi të gjithë territorin federal;

2) Legjislacioni bashkërendues, në hapësirën e të cilit Landet kanë kompetenca vetëm në qoftë se Federata nuk ushtron kompetencat e veta (mes të cilave, të drejtat civile, të drejtat penale, rregullimin gjyqësor).

3) Legjislacioni kornizë, nëpërmjet të cilit është parashikuar mundësia për Federatën të ndërhyjë në gjashtë fusha të tjera (arsimi lartë, shtypi, mbrojtja e mjedisit).

Neni 70 i Ligjit themelor gjerman u njeh landeve pushtet legjislativ, për çështjet në të cilat Kushtetuta nuk i rezervon federatës kompetenca legjislative. Ne Gjermani ka ndodhur në vite një shtrirje progresive e pushteteve qendrore dhe pse deri më tani mbesin kompetencë e landeve disa çështje të rëndësishme (rendi publik, arsimi, marrëdhëniet në mes Shtetit dhe Kishës).

14. Cilët janë tre sistemet legale bashkëkohore të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe?

Court of Exchequer Court of Exchequer është ndarja e tretë e gjykatave të Common Law, në të cilin curia regis ishte e ndarë. Edhe juridiksioni i saj u shkri në atë të Gjykatës së Lartë, nëpërmjet “Ligjeve mbi Gjykatoren” të viteve 1873-1875. Kjo u quajt më pas Exchequer Division, i cili në vitin 1880 u shkri në Queen’s Bench Division. Gjykatësit e këtij divizioni njiheshin si Baronë. Gjykatë që dëgjonte mosmarrëveshjet e mundshme mbi të ardhurat. Court of Queen’s Bench Deri në vitin 1876 Court of Queen’s Bench ka qenë një prej tre gjykatave të Common Law, në të cilat ka qenë e ndarë curia regis (të tjerat, sikur do ta shohim më poshtë, kanë qenë Court of Common Pleas dhe Court of Exchequer) Funksioni kryesor i kësaj gjykate ka qenë gjykimi i veprimeve civile në problemet e kontratave dhe dëmshpërblimeve dhe ushtrimin e pushteteve mbikëqyrëse mbi gjykatat më të ulëta. Nëpërmjet “Ligjeve mbi Gjykatoren”, të viteve 1873-1875, juridiksioni i kësaj gjykate u transferua tek Queen’s Bench Division of the High Court. Kur sovrani është mbret, kjo gjykatë është njohur si Court of King’s Bench. Court of Common Pleas Court of Common Pleas është e dyta nga tre ndarje e Common Law, në të cilat është e ndarë curia regis. Juridiksioni i tyre u shkri në atë të Gjykatës së Lartë, nëpërmjet “Ligjeve mbi Gjykatoren” të viteve 1873-1875. Ajo u bë Common Pleas Division, që në vitin 1880 u shkri në Queen’s Bench Division. Gjykatësit e Common Court of Pleas imponuan me mjaft sukses një sistem të vetëm mbi shumëllojshmërinë e sistemeve doganore lokale, dhe duke filluar prej fundit të shekullit XII, gjenden mjaft dokumente në lidhje me doganat e mbretërisë. (custom).

Page 12: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

12

15. Përmbajtja e Bill of Rights-1689, në Angli?

1) Riafirmoi juridikisht te drejtat e vjetra te Parlamentit 2) liritë qytetare, liria nga arrestimet, gjykimet arbitrare, për te bere peticione etj. 3) Liria e fjalës dhe e diskutimit te deputeteve ne Parlament 4) Zgjedhje te lira për Dhomën e Komuneve 5) Monarkut i ndalohej te pezullonte e ndryshonte ligjet pa pëlqimin e Parlamentit 6) Shpallej e paligjshme nxjerra e taksa ne te mire te mbretit pa miratim Parlamenti 7) Thirrja ose mbajtja e një ushtrie te përhershme ishte e kundërligjshme, pa pëlqimin e

Parlamentit

16. A mund te ndërtoni skemën e evolucionit te Parlamentit dhe Qeverisë si dhe të Gjykatës se Lartë në Angli nga vitit 1215 deri më 1603?

17. Parimet mbi te cilat bazohet qëndrimi i mbretëreshës sot ?

Royal assent, me anën e së cilit monarku perfeksionon procesin e formimit të ligjeve (ligji nuk është perfekt deri në momentin kur monarku ndërhyn me një akt sanksionimi, edhe pse refuzimi i fundit i monarkut i përket vitit 1707);

1) komandant i forcave të armatosura; 2) ka pushtetin për të shpërndarë Dhomën e Komuneve; 3) ruan të drejtën e faljes; 4) emëron postet më të larta të shtetit dhe ka të drejtën e atribuimit të titujve të lartë të nderit për

fisnikërinë; 5) Emëron kryeministrin (në këtë rast zgjedhja është e ndërlidhur me leader-in e partisë që ka

fituar zgjedhjet).

Page 13: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

13

Mbretëresha sot: 1) Ka te drejtën dhe detyrën për të këshilluar, nxitur dhe mbështetur qeverinë e saj. Kështu ajo

është e titulluar te ketë opinione mbi politiken e qeverise dhe t‘ia shprehe atë kryeministrit 2) Çfarëdo opinioni personal te mbaje mbretëresha ndaj qeverise se saj, Ajo është e detyruar te

pranoje dhe veproje mbi bazën e këshillave te ministrave te saj. 3) Mbretëresha është e detyruar t‘i trajtoje komunikimet e saj me kryeministrin si tërësisht

konfidenciale mes njeri tjetrit.

18. Pushtetet e Dhomës së Komuneve; Diferencimi në mes dy dhomave parlamentare në UK?

Pushtetet e Dhomës se Komuneve Pushteti legjislativ është i përqendruar thelbësisht në Dhomën e Komuneve, me seli historike në Pallatin e Westmister-it. Kjo dhomë zgjidhet për pesë vjet në kolegje me një emërim, me sistem mazhoritar dhe vetëm me një raund zgjedhor. Të gjithë deputetet zgjedhin një kryetar të dhomës, të ashtuquajturin Speaker, të pajisur me pushtete të karakterit disiplinues dhe procedural në kryesimin për zhvillimin e rregulluar të debateve. Ai është edhe përfaqësues i jashtëm i Dhomës në marrëdhëniet me organet e tjera kushtetuese. Speaker-i e shpërndan punën në komisione të përhershme, në të ashtuquajturat Standing Committees. Kohët e fundit kane lindur Special Committees, që janë të përbërë nga deputetë që merren me shqyrtimin e projekt-ligjeve. Diferencimi ne mes dy dhomave parlamentare Funksionet e ushtruara nga Dhoma e Lartë janë të prapësuara në krahasim me pushtetet e Dhomës së Ulët. Elementët diferencues: i ashtuquajturi privilegj financiar i Dhomës së Komuneve: nismat legjislative për dhënien e

fondeve dhe subvencioneve (aids and supplies) duhet të vijnë nga Dhoma e Komuneve, dhe Dhoma e Lordëve nuk mund të kundërvendosje asnjë modifikim;

krijimi i kategorisë së Money Bills (projektligjet që i përkasin aprovimit të shpenzimeve qeveritare): Dhoma e Lartë mund ta vonojë aprovimin vetëm një muaj

pamundësia për Dhomën e Lartë për të bllokuar përshtatjen e një teksti legjislativ. Në praktikë, të gjitha projektligjet e tjera bëhen ligje edhe pa aprovimin e Dhomës së Lordëve, në qoftë se janë aprovuar nga dy sesione të njëpasnjëshme, pas një intervali kohë prej dy vitesh (sikurse është vendosur nga Parliament Act i viti 1949).

19. Çfarë është Modeli Westminster i qeverisë?

Përfaqëson shembullin tipik të çdo forme të qeverisë parlamentare me mbizotërim të ekzekutivit. Modeli bazohet thelbësisht mbi rolin e spikatur që, në hapësirën e qeverisë, i atribuohet kryetarit të

Page 14: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

14

qeverisë. Çelësi i këtij sistemi është modeli përsosur dypartiak, që garanton gjithsesi fitoren elektorale të një partie dhe mundëson një individualizim të qartë të kryeministrit. Pozicioni i veçantë që merr figura e kryeministrit, rrjedh në fakt nga dy rrethana të veçanta: 1. sistemi partiak, kombinuar me sistemin elektoral mazhoritar një emëror, që sjell pothuajse

gjithmonë në afirmimin e plotë të partisë konservatore ose asaj laburiste: 2. zakoni konstitucional nëpërmjet të cilit Sovrani emëron kryeministrin, udhëheqës të partisë

fituese. Figura e kryeministri paraqet karakteristikat vijuese: ♦ Është kryetar i qeverisë së përbërë nga persona që gëzojnë besimin e tij, dhe ndaj të cilëve ai ka

autoritet që t’i detyrojë të japin dorëheqjen kur rrethanat që i kanë sjellë në detyrë nuk ekzistojnë më;

♦ Kryetar i kabinetit qeveritar, të cilit kabinet ai i përcakton rendin e ditës dhe prioritetet; ♦ Udhëheqës i partisë së shumicës (dhe kësisoj llogarit mbështetjen e Dhomës së Komuneve); ♦ Vendos kohëzgjatjen e legjislaturës, për sa kohë i propozon sovranit datën e zgjedhjeve; ♦ Ushtron me gjerësi të drejtën e patronage, d.m.th. pushtetin për t'i propozuar sovranit një seri

shumë të gjerë emërimesh, dhe në mënyrë te veçantë emërimet e sovranit mbi Lordët e rinj të Përjetshëm;

♦ Përfaqëson Mbretërinë e Bashkuar në konferencat ndërkombëtare dhe në konferencat e kryeministrave të Commonwealth;

♦ Është kanali ekskluziv i komunikimit me monarkun.

20. Çfarë është Shadow Cabinet?

Në sistemin bipartiak, organizimi i kryesisë së partisë së opozitës, programet e saj dhe aktivitete i saj, janë ato të një partie me përgjegjësinë e mundshme të qenies nesër qeveri. Ky sistem ka krijuar një institut tipik të opozitës angleze, krijimin qeverisë hije (shadow cabinet), që është një organ i qeverisë së opozitës. Udhëheqësi i opozitës, në cilësinë e kryetarit të opozitës së Her Majesty ( njohur me anën e ligjit Ministers of Crown Act të vitit 1937) është Kryeministri Hije.

21. Cili është thelbi i “Devolution Legislation” -1998 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Aktet kryesore të tij?

Devolution Legislation 1998 tregues i strukturës asimetrike te Mbretërisë së Bashkuar. Kuptimi: veshja me pushtetet legjislative dhe ekzekutive te njësive te zgjedhura ne Skoci, Uells, Irlandën e Veriut, te cilët marrin përgjegjësi për disa funksione. Legjislacioni i ri krijoi:

a) një asamble të zgjedhur për njësitë, b) një përgjegjësi politike ekzekutive për asamblenë , c) Makineri te qeverisëse për çeshtje te caktuara përfshirë grumbullim fondesh; d) Funksione te përcaktuara te shpërndara,

Page 15: Zhvillimi i pyetësori për provimin final

15

e) Kontroll ligjor dhe politik mbi këto pushtete, f) Me gjithë krijimin e një niveli te ri qeverisjeje, Parlamenti dhe qeveria ne Londër ruajnë

autoritetin mbi te gjithë UK. Pra, kemi te bëjmë me delegim te pushteteve qendrore pa shkelur sovranitetin. The Scotland Act 1998

1- Krijoi një Parlament një dhomësh me 129 MP (anëtarë të parlamentit), 2- parlamenti ka pushtet te gjere për ligje për KS. Po jo ne çeshtje rezervuar Westminster-it, 3- Ekzekutivi skocez përfshin Ministrin e Pare, ministrat e tjerë dhe zyrtaret ligjore, 4- Kryeministri caktohet nga mbretëresha pas emërimit nga Parlamenti skocez, 5- pushtetet ekzekutive bazohen ne transferimin e funksioneve nga U.K governement.

Gouvernement of Wales Act 1998

1- Krijohet Asambleja Kombëtare e Uellsit, 40 MP por nuk ka pushtete te përgjithshme për ligje, 2- Asambleja Kombëtare ka 18 hapësira përgjegjësish:bujqësinë, zhvillimin ekonomik, arsimin,

mjedisin, shëndetësinë, shërbimet, transportin. 3- Sekretari i shtetit për Uellsin mbikëqyr, shqyrton dhe bën reforma te njësive publike te Uellsit. 4- nuk lejon pushtete ekzekutive me ministra te përgjegjshëm ndaj Asambleja Kombëtare por një

model te qeverisjes lokale, me pushtete te dhëna Asambleja Kombëtare, qe i ushtron me komitetet.

The Northern Ireland Act 1998

1- Good Friday Agreement, 10.04. 1998: një Asa e Irlandës së Veriut, me 108 MP, 2- Krijimi i Këshillit Ministerial Veri /Jug, që përfaqëson Irlandën e Veriut dhe qeverinë e

Republikës Irlandeze, me një makineri për zbatim politikash. 3- Krijimi i një Këshilli Britanike-Irlandeze, që përfaqësonte qeveritë britanike dhe irlandeze dhe

qeveritë e shpërqendruara. 4- Konferenca ndërqeveritare Britanike-Irlandeze për te diskutuar çështjet e Irlandës së Veriut, që

nuk ishin shpërqendruar, si p.sh. Çështjet policore.