Click here to load reader
Upload
besar-abdiu
View
639
Download
24
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR - NDËRTIMTARI
Teknologjia e betonit
Tema: “Tkurrja e betonit”
Bartës i lëndës: Kandidati: Prof.Dr. Zekirija Idrizi Besar Abdiu Mr.sc. Semijal Hasani
Tetovë, 2014
1 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
PËRMBAJTJA:
Abstrakti……………………………………………………………….…………………………………………….…...…….2
Tkurrja…………………………….........................................................................................................…............…….3
Llojet e tkurrjeve…………………………………...............................................…………………………...…………..4
Efektet e tkurrjes………………………………………………….............................................................…........….12
Ndikimi i agregatit në tkurrjen e betonit……………………………….......................................…....…..….13
Ndikimi i çimentos në tkurrjen e betonit...................................................................................................14
Përfundim...............................................................................................................................................................15
Literatura e shfrytëzuar.....................................................................................................................................16
2 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
ABSTRAKTI
Gjatë shfrytëzimit të konstruksioneve nga betoni, vëllimi i betonit ndryshon. Një lloj
i deformimeve të betonit është tkurrja. Katër llojet kryesore të tkurrjes së betonit, janë:
tkurrja plastike, tkurrja autogjene, tkurrja nga karbonizimi dhe tkurrja nga tharja.
Ndryshimet e vëllimit të betonit nga tkurrja mund të çojnë në plasaritjen e betonit.
Në rastin e betonit të armuar, plasaritjet mund të formojnë rrugë të drejtpërdrejtë
për jonet e klorit deri te armatura e çelikut. Njëherë, jonet e klorit arrijnë sipërfaqjen e
çelikut pastaj e korodojnë çelikun, gjë që vetvetiu shkakton plasaritjen, gryerjen dhe
copëtimin e betonit.
Duke pasur parasysh këto rreziqe që i "kanosen" betonit nga tkurrja, është
paraqitur nevoja që të studijohen faktorët që e shkatojnë dhe masat që duhet të
ndërmerren për të parandaluar këtë dukuri.
3 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
TKURRJA
Gjatë ngurtësimit të betonit nga ndikimi i hidratimit të çimentos si dhe nga procesi i
tharjes shkaktohet "humbje" e ujit dhe vjen deri te zvogëlimi i vëllimit të betonit të
ngurtësuar. Vetia e betonit që gjatë kalimit të kohës të ndryshojë vëllimin e tij edhe atë në
formë të zvogëlimit të dimensioneve të mostrave të pangarkuara të betonit, afërsisht në
mënyrë proporcionale në të gjitha drejtimet, quhet tkurrje e betonit.
Tkurrja paraqet zvogëlim të vëllimit të betonit në varshmëri të kohës, pa veprimin e
forcave të jashtme. Betoni si trup poroz deformohet nëse iu nënshtrohet veprimeve
mekanike, termike ose hidrologjike. Kështu që origjinën e tkurrjes mund ta konsiderojmë
nga tri aspekte: kimik, termik dhe hidrologjik. Kohëzgjatja dhe vlera përfundimtare e
tkurrjes varen nga disa faktorë, si: temperatura dhe lagështia e mjedisit, dimensionet e
elemnetit, lloji dhe sasia e çimentos, faktori Ujë - Çimento (W/C), përbërja granulometrike
dhe mineralogjike e agregatit, soliditeti i betonit, mënyra e përpunimit dhe mirëmbajtjes së
betonit, vjetërsia e betonit në momentin e përfundimit të mirëmbajtjes dhe nga disa faktorë
tjerë më pak të rëndësishëm. Në parim, është kombinim i disa tkurrjeve të cilat do ti
trajtojmë në vijim.
4 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
LLOJET E TKURRJEVE
Sipas ndarjes klasike:
- Tkurrja si pasojë e avullimit të ujit gjatë periudhës së lidhjes së çimentos
(tkurrja plastike)
- Tkurrja si pasojë e tkurrjes së përbërësve të hidratimit (tkurrja nga hidratimi)
- Tkurrja pas mbarimit të procesit të lidhjes së çimentos (tkurrja e betonit të
ngurtësuar si pasojë e tharjes ose tkurrja hidrologjike).
Sipas disa autorëve tjerë, tkurrja mund të jetë:
- Tkurrje autogjene
- Tkurrje plastike
- Tkurrje e betonit të ngurtësuar si pasojë e tharjes
- Tkurrje si pasojë e karbonizimit.
Por, tkurrja e betonit është një dukuri mjaft e ndërlikuar, e cila varet nga shumë faktorë
dhe është një kombinim i disa llojeve kryesore të tkurrjes:
- Tkurrja plastike, e cila zhvillohet në sipërfaqen e betonit të njomë, të nënshtruar
në tharje
- Tkurrja kimike që është pasojë e lidhjes kimike, gjegjësisht shfrytëzimit të ujit në
beton gjatë procesit të hidratimit të çimentos
- Tkurrja autogjene – disa autorë e quajnë edhe si tkurrje e hidratimit, ngushtë
është e lidhur me tkurrjen kimike. Vjen në shprehje gjatë vetëtharjes në poret e
pastës së çimentos gjatë procesit të hidratimit të çimentos së pahidratizuar.
- Tkurrja si pasojë e tharjes, kur elementi i betonit i nënshtrohet mjedisit, gjatë së
cilës avullohet uji nga kapilaret
- Tkurrja termike, e cila lind për shkak të ndryshimit të temperaturës gjatë
procesit të hidratimit
- Tkurrja si pasojë e karbonizimit, ku dioksidi i karbonit nga mjedisi shkakton
reaksione kimike në gurin e çimentos.
5 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
UjëÇimento
Procesi i hidratimit
Çimento + UjëZvogëlimi ivëllimit gjatëprocesit tëhidratimit
Vëllimi ikomponentëvehyrëse
Figura 1. Skema e mekanizmit të tkurrjes kimike
1. Tkurrja plastike
Tkurrja e këtij lloji shfaqet menjëherë pasi betoni është vendosur në vepër, derisa
betoni është ende në gjendje plastike. Kjo tkurrje konsiderohet si tkurrja më e madhe, që
mund të jetë e rendit 1% të vëllimit të çimentos. Sasia më e madhe e çimentos, rrit tkurrjen
plastike të betonit.
Humbja e ujit përmes avullimit nga sipërfaqja e betonit dhe thithja e ujit nga agregati
dhe kallëpimi janë arsyet kryesore të tkurrjes plastike. Humbja e ujit ndikon në zvoglimin
e vëllimit të betonit të freskët. Tkurrja plastike nuk është meritore në konstruksion gjatë
gjendjes së nderur. Tkurrja e shtresës sipërfaqsore pengohet nga bërthama e betonit e cila
nuk tkurret, gjë që rezulton me paraqitjen e nderjeve në tërheqje në sipërfaqje. Këto nderje
mund të jenë më të mëdhaja se nderjet në tërheqje të betonit akoma të freskët. Nesë ndodh
kjo, ateherë paraqiten të ashtuquajturat plasaritje plastike, të cekëta dhe mjaft të gjera.
Pasojat e kësaj tkurrjeje lehtë mund të evitohen me mirëmbajtje të rregullt dhe intensive të
betonit me mënyra të ndryshme, si: spërkatja e kallëpimit, spërkatja e sipërfaqjes së
elementit të betonit, mbështjellja e tij me pëlhura të lagura, etj.
2. Tkurrja kimike
Tkurrja kimike e pastës së çimentos thjeshtë është zvogëlimi i vëllimit të saj, që
paraqitet si rezultat i lidhjes kimike të ujit gjatë procesit të hidratimit. Arsyeja kryesore e
zvogëlimit të vëllimit të pastës së çimentos, nëse e krahasojmë me vëllimin e çimentos dhe
ujit, është dendësia më e madhe e ujit kimik të lidhur në krahasim me ujin e lirë të
përzierjes përpara se të lidhet me çimenton. Skema e tkurrjes kimike është paraqitur në
figurën 1.
6 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
V
W
W
W
C
C
C
H
H
Vëllimi ikomponentevehyrëse
Gjendjafillestare
Pas ngurtësimit
Tkurrja autogjene
Tkurrja kimikeFigura 2. Marrëdhënia në mes tkurrjes autogjene dhe kimike:
C - çimentoja e pahidratuar; W - uji i pahidratuar; H - përbërësit e hidratimit; V- poret e mbetura pas
hidratimit
Forcat e brendshme që lindin me zhvillimin e mikrostrukturës gjatë ngurtësimit të
pastës së çimentos shkaktojnë deformime të pastës së çimentos, respektivisht betonit. Në
shkallë të caktuar të procesit të ngurtësimit, vjen deri të tkurrja e pastës së çimentos që
shkakton zbrazëtira shtesë në pastën e çimentos, ndërsa kjo e fundit sjell në zmadhimin e
vëllimit të poreve në pastën e çimentos. Poret që formohen gjatë tkurrjes kimike, kanë
ndikim kryesor në tkurrjen autogjene.
3. Tkurrja autogjene
Tkurrja autogjene e betonit, të cilën disa autorë e quajnë si tkurrje gjatë hidratimit, vjen
si pasojë e vetëtharjes së gurit të çimentos në pore për shkak të përdorimit të ujit gjatë
procesit të hidratimit. Tkurrja autogjene dhe kimike janë mjaft të lidhura dhe është rëndë
të gjendet kufiri në mes tyre. Fillimisht ndodh tkurrja kimike, pasojnë pore shtesë gjatë
hidratimit dhe në ato poret e sapoformuara fillon vetëtharja si shkak i procesit të
hidratimit.
Brenda strukturës së gurit të çimentos harxhohet i gjithë uji për procesin e hidratimit,
ndërsa lagështia nuk mund të depërton shpejt nga jashtë për shkak të strukturës së
ngjeshur dhe si rezultat vjen deri te tkurrja (por edhe plasaritje në beton), e quajtur tkurrje
autogjene (figura 2).
7 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
Faza teorike e zhvillimit të tkurrjes autogjene përcaktohet me fazën e përcaktimit të
hidratimit të çimentos, dhe për këtë pjesa më e madhe e tkurrjes autogjene ndodh në
muajin e parë të ngurtësimit. Ligjshmëria kohore e zhvillimit të këtyre deformimeve është
drejtpërsëdrejt e lidhur me ecurinë e hidratimit të çimentos, që gjithashtu nga ana tjetër
kontrollon zhvillimin e fortësisë mekanike së betonit. Parametrat që ndikojnë në këtë ecuri
janë po ato që ndikojnë në rritjen e fortësisë: lloji dhe imtësia e bluarjes së çimentos dhe
raporti Ujë – Çimento (W/C). Lakorja e zhvillimit të tkurrjes autogjene, përafërsisht ndjek
lakoren e zhvillimit të fortësisë mekanike. Në ditët e para shumë shpejtë arrihet 60 deri në
90% e vlerës së tkurrjes për 28 ditë. Intensiteti i përgjithshëm i tkurrjes autogjene është
mesatar dhe kur i shtohen tkurrjet tjera, fitohen vlera të panjohura: 100 deri 300x10-6.
Tkurrja autogjene është më e vogël se 10-4 te betonet, te të cilët faktori Ujë – Çimento
(W/C) është më i madh së 0,45, por rritet shumë shpejt kur ky faktor bie nën 0,40 dhe
mund të arrijë deri në vlerën 3x10-4
(figura 4).
Figura 3. Tkurrja autogjene te betonet me soliditet të zakonshëm
Figura 4. Tkurrja autogjene te betonet me soliditet të lartë
8 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
Te betonet me soliditet të zakonshëm me faktorin ujë – çimento 0,54, të cilat janë
testuar në qendrën për testim TNO në Hollandë, tkurrja e matur autogjene ka qenë e
papërfillshme (shumë e vogël). Me siguri kjo ka qenë arsyeja që në të kaluarën nuk i kanë
kushtuar ndonjë rëndësi të veçantë tkurrjes autogjene te betonet me soliditet të
zakonshëm. Megjithatë, te betonet me soliditet të lartë dhe me faktor të ulët ujë – çimento,
tkurrja autogjene paraqet pjesë të rëndësishme të tkurrjes së plotë. Në përgjithësi, tkurrja
autogjene rritet me uljen e faktorit ujë – çimento. Rezultatet e eksperimenteve që janë bërë
në Francë, tregojnë se ulja e faktorit ujë – çimento nga 0,41 në 0,33, shkakton rritje të
tkurrjes autogjene për 56. Nga kjo kuptojmë se tkurrja autogjene te betonet me soliditet më
të lartë është dukshëm më e madhe se sa te betonet me soliditet të zakonshëm. Sipas disa
studijuesve, ky dallim është 2 deri 2,5 herë. Te betonet vetngjeshës, për shkak të sasisë së
madhe të pastës së çimentos, tkurrja autogjene gjithashtu është shumë e madhe.
4. Tkurrja gjatë tharjes
Për dallim nga tkurrja vetëtharëse (autogjene), ky lloj i tkurrjes shfaqet nga sipërfaqja
drejt bërthamës së betonit të njomë. Tkurrja gjatë tharjes ndodh si rezultat i zvogëlimit të
vëllimit të betonit për shkak të “humbjes” së ujit. Në fillim uji i lirë del nga sipërfaqja e
betonit në formë të fluskave. Pas avullimit të ujit nga sipërfaqja, vjen deri te dalja e ujit nga
brendësia e masës së betonit. Faza e tharjes ndryshon në varshmëri nga thellësia e
elementit, ndërmjet vlerës më të madhe (në sipërfaqe) dhe më të vogël (në bërthamë).
Tkurrja gjatë tharjes sillet prej 2x10-4 deri në 6x10-4
- Trashësia e elementit
dhe varet nga shumë parametra.
Parametrat të cilët ndikojnë më shumë në këtë lloj tkurrjeje, duke i rradhitur nga ai me
ndikim më të madh kah ai me ndikim më të vogël, janë:
- Poroziteti ose sasia e ujit të lirë në beton
- Vëllimi i pastës
- Imtësia e lidhësit
- Temperatura dhe lagështia relative.
9 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
Raporti i ulët ujë – çimento dhe depërtueshmëria e vogël e betonit të klasit të lartë, kanë
ndikim të rëndësishëm në tkurrjen e betonit gjatë tharjes. Nëse raporti ujë – çimento është
i vogël, që gjatë procesit të hidratimit të harxhohet i gjithë uji dhe lagështia relative e ujit të
bjen nën 80%, atëherë nuk ka shkëmbim të lagështisë mes betonit dhe ambientit të
jashtëm. Depërtueshmëria e vogël e betonit të klasit të lartë gjithashtu është shkak që
tharja e betonit të jetë e vogël. Prandaj, tkurrja gjatë tharjes te betonet e klasit të lartë është
dukshëm më e vogël se sa te betonet e zakonshëm. Raporti në mes tkurrjes autogjene dhe
tkurrjes gjatë tharjes në tkurrjen e përgjithshme të betonit, edhe atë betonit të zakonshëm
dhe atij të klasit të lartë, është dhënë në figurat e mëposhtme (figura 5. dhe 6.).
Figura 5. Tkurrja te betoni i zakonshëm
Figura 6. Tkurrja te betoni i klasit të lartë
10 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
5. Tkurrja termike (nga temperatura)
Deformimi termik i betonit paraqitet në fazën e hershme (në ditët e para), për shkak
të ndryshimeve temperaturore gjatë procesit të hidratimit. Gjatë reksionit kimik të
çimentos dhe ujit, në beton lirohet nxehtësi që shkakton zgjerim temperaturor të betonit,
ndërsa gjatë procesit të mëtejshëm vjen deri të ftohja e brumit të çimentos dhe
rrjedhimisht paraqiten deformimet nga tkurrja. Sa do të jetë ndryshimi temperaturor i
betonit, varet nga kushtet e mjedisit të jashtëm dhe përbërjes së betonit. Vëmendje të
veçantë duhet ti kushtohet përzgjedhjes së çimentos. Gjatë projektimit të konstruksionit,
zakonisht ose kërkohet soliditeti i hershëm i betonit, ose nxehtësia e ulët e hidratimit, ose
rezistenca e përmirësuar e mjedisit agresiv kimik. Temperatura e ulët e masës së betonit të
njomë rezulton me rritje të ngadalshme të temperaturës dhe ftohje të njëtrajtshme,
respektivisht shpërndarje të nxehtësisë në mjedis. Për këtë shkak, në raste të betonimit në
temperatura të larta, është e nevojshme ftohja e masës së betonit të freskët.
Veprimi hidrologjik si dhe ai termik janë pasojë e ndryshimit të kushteve të mjedisit
ose ndryshimit brenda masës së betonit. Me ndryshimin e kushteve të mjedisit
nënkuptojmë ndryshimin e temperaturës dhe lagështisë, kurse me ndryshimet brenda
masës së betonit nënkuptojmë nxehtësinë e krijuar nga hidratimi i çimentos dhe vetëtharja
(self-desiccation), që është pasojë e vazhdimit të hidratimit pas lidhjes së betonit dmth
zvogëlimi i lagështisë relative si pasojë e procesit të hidratimit.
Tkurrja termike, në varshmëri të klasit dhe llojit të çimentos, mund të arrijë vlera nga
400x10-6 deri në 500x10-6 në brendësi të betonit, nëse trashësia e elementit kalon vlerën e
caktuar. Përvoja ka treguar se vetëm në rastet kur trashësia e elementit të betonit është më
e vogël se 30cm (20cm nëse vetëm njëra anë është e ekspozuar në ftohje), ndikimet
termike janë shumë të vogla ose fare nuk ndikojnë. Nëse kjo trashësi është më e madhe se
50cm, nga sipërfaqja më e afërt e ekspozuar në ftohje, temperatura e betonit do të rritet
nga 30 deri në 50˚C (madje edhe 55˚C kur është e madhe pjesëmarrja e çimentos së klasit të
lartë) dhe plasaritja e betonit në kahjen e ftohjes do të jetë e pashmangshme. Dinamika e
kësaj tkurrjeje eshtë e thjeshtë: fillon nga fundi i lidhjes (temperatura maksimale arrihet në
11 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
periudhën mes 20 dhe 40 orëve), ndërsa kohëzgjatja e ftohjes është proporcionale me
katrorin e trashësisë së elementit.
6. Tkurrja si pasojë e karbonizimit
Tkurrja si pasojë e karbonizimit ndodh në betonin e ngurtësuar. Me veprimin e
dioksidit të karbonit (CO2) nga mjedisi në gurin e çimentos, vjen deri te reaksioni kimik.
Dioksidi i karbonit, në kontakt me ujin krijon acidin karbonik, i cili reagon me hidroksidin e
kalciumit [Ca(OH)2] në gurin e çimentos duke krijuar kalcium karbonatin (CaCO3
Zhvillimi i dioksidit të karbonit do të jetë më i ngadalshëm nëse poret janë të
mbushura me ujë. Megjithatë, nëse në pore nuk ka ujë, nuk krijohet acidi karbonik, dmth
nuk vjen deri te reaksioni në kristalet e gëlqeres. Prandaj, kushtet optimale për
karbonizimin e gurit të çimentos janë në betonin me lagështi të pjesërishme.
), përmes
së cilës treten edhe komponentet tjera të gurit të çimentos.Gjatë këtij reaksioni lirohet ujë.
Në atmosferën e pandotur ka 0,03% dioksid karboni, ndërsa në qytete dhe në autostrada
ka deri në 0,3%. Shpejtësia e zhvillimit të korozionit në gurin e Çimentos, varet nga
struktura e poreve, por akoma më shumë nga mbushja e tyre me ujë (figura 7).
Përveç tkurrjes, pasojë e karbonizimit të gurit të çimentos nga çimentoja portland e
zakonshme, mund të jetë rritja e soliditetit, sepse kristalet e gëlqeres zëvendësohen me
kalcium karbonatin, i cili e mbush strukturën. Si shkak i karbonizimit veçanërisht rritet
soliditeti i betonit, kështu që shtresat e holla sipërfaqsore të betonit bëhen gjithnjë e më të
forta. Betoni që përmban çimento në të cilën ka shtesa zgjyre, gjatë karbonizimit bëhet me
shtresë pluhuri në sipërfaqe.
Figura 7.
12 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
EFEKTET E TKURRJES
Shqetësimi më i madh në lidhje me tkurrjen e betonit është mundësia e paraqitjes së
plasaritjeve. Probleme tjera që mund të paraqiten janë deformimet e pllakave, stabiliteti
dimensional i përbërësve të betonit dhe humbja e forcës së paranderjes te elementet e
paranderura. Stabiliteti dimensional dhe humbja e forcës së paranderjes zakonisht merren
parasysh gjatë dimensionimit dhe nëse tkurrja nuk tejkalon vlerën e lejuar, nuk do të ketë
asnjë problem.
Plasaritjet për shkak të tkurrjes shkaktohen kryesisht për shkak të përmbajtjes.
Përmbajtja mund të jetë me veprim nga jashtë si me një mbulesë të lidhur ose me veprim
nga Brenda (nga forcat e brendshme), psh: nga armatura ose tkurrja jo e njëtrajtshme
brenda trashësisë së betonit. Betoni i papërmbajtur, psh cilindri me dimensione
100mmx200mm, nuk do të pësojë plasaritje nga tkurrja. Moduli i elasticitetit dhe
karakteristikat shkarëse të betonit gjithashtu ndikojnë në prirjen për të plasur.
Mekanizmi që shkakton plasaritjen është shumë i thjeshtë. Në një mjedis të dhënë,
betoni që është i papërmbajtur ka mundësi të tkurret në një masë të caktuar. Nëse një pjesë
ose e gjithë tkurrja është e përmbajtur, do të shfaqen nderje në tërheqje. Kur nderjet në
tërheqje do të kalojnë nderjet e lejuara në tërheqje të betonit, do të pasojnë plasaritjet.
Plasaritjet mundësojnë depërtimin e lehtë të oksigjenit, lagështisë, klorureve dhe
materieve tjera kimike në matricën e betonit dhe me këtë mund të ndikojnë në
qëndrueshmërinë afatgjate të betonit. Duke pasur parasysh këtë, gjerësia dhe orientimi i
plasaritjeve luajnë një rol shumë të rëndësishëm në qëndrueshmërinë afatgjate të betonit.
Lakimi është ngritja e pllakës në skajet e saj. Kjo shkaktohet nga tkurrja e ndryshme
ndërmjet sipërfaqes së sipërme dhe fundit të pllakës për shkak të lagështisë dhe
ndryshimeve temperaturore. Përveç kësaj, për të qenë e pakëndëshme, mundësia për
plasaritje nga ndikimi i ngarkesave lëvizëse dhe në disa raste nga pesha vetjake e pllakës,
është krijuar. Lakimi mund të zvogëlohet ose të shmanget me zvogëlimin e lagështisë dhe
temperaturës lidhur me ndryshimin jo të njëtrajtshëm brenda pllakës. Prandaj, mes tjerash,
teknikat që çojnë në zvogëlimin e tkurrjes si pasojë e tharjes janë të mirëseardhura.
13 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
NDIKIMI I AGREGATIT NË TKURRJEN E BETONIT
Agregati ndikon në deformimet e betonit përmes kërkesës për ujë, ngurtësisë së
agregatit, masës vëllimore dhe interaksionit pastë-agregat [Han 1994]. Burimi primar i
tkurrjes është pasta e çimentos. Agregatet me kërkesë më të vogël të ujit për
përpunueshmëri do të prodhojnë betone me përmbajtje të vogël të çimentos, që do të
rezultojë në tkurrje më të vogël. Forma dhe tekstura e agregatit kokërrmadh gjithashtu
ndikojnë në sjelljen e betonit të freskët dhe të ngurtësuar. Forma dhe tekstura ndikojnë te
kërkesa për rërë. Grimcat e shtresuara, këndore, të zgjatura, dhe të vrazhda kanë zbrazëtira
të mëdha dhe rrisin kërkesën për më shumë rërë ashtuqë ti mbushin zbrazëtirat dhe të
sigurojnë beton të përpunueshëm, duke rritur kërkesën për ujë dhe në këtë mënyrë e rrisin
tkurrjen. Agregatet sferik ose kubik kanë sipërfaqe specifike më të vogël në krahasim me
grimcat e rrafshëta dhe të zgjatura. Rrjedhimisht, agregatet kubike dhe sferike zvogëlojnë
kërkesën për pastë çimentojë dhe ujë për përpunueshmëri. Për përpunueshmëri të dhënë,
agregatet e rrafshtë dhe të zgjatur rrisin kërkesën për ujë duke ndikuar kështu në fortësinë
e betonit të ngurtësuar, e me këtë rrisin tkurrjen në beton. Grimcat sferike dhe kubike
shpiejnë gjithashtu në pompim dhe rrafshim më të mirë, e me këtë prodhojnë fortësi më të
larta dhe tkurrje më të vogla se sa te agregatet e rrafshët dhe të zgjatur.
Agregatet me ngurtësi më të lartë do të japin ndikime me të mëdha kufizuese në
nderjet tkurrëse dhe do të rezultojë me tkurrje më të vogla në beton. Agregatet që tkurren
në mënyrë të konsiderueshme gjatë tharjes, zakonisht kanë ngurtësi më të vogël. Ky lloj i
agregatit gjithashtu mund të ketë vlerë më të madhe të absorbimit të ujit, gjë që rezulton në
beton me tkurrje më të madhe.
Agregatet me absorbim të ulët priren të zvogëlojnë tkurrjen dhe shkarjen. Betoni që
përmban agregat me fortësi të lartë dhe agregat kokërrmadh, kërkon më pak pastë
çimentoje, duke zvogëluar kështu rrjedhjen, ndarjen e ujit nga masa e betonit dhe tkurrjen.
Sidoqoftë, duhet theksuar që edhepse teprimi i sasisë së agregatit kokërrmadh do ta
zvogëlonte tkurrjen si pasojë e tharjes, kjo do të rriste numrin e plasaritjeve brenda pastës.
Në disa vende të botës, absorbimi i madh i agregatit ekziston, por përdorimi i këtyre
agregateve rrit sasinë e ujit dhe ndoshta rrit edhe tkurrjen. Megjithatë, duhet pasur
14 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
parasysh që kohës së fundit përdorimi i agregateve të lehta me porozitet të lartë
(LightWeight Aggregate-LWA) është propozuar si një nga metodat për të zvogëluar
tkurrjen autogjene. Në raste të këtilla, agregati i lehtë është ngopur me ujë në shkallë të
ndryshme para së të hidhet në vepër dhe vepron si rezervoar uji duke furnizuar me ujë
pastën, e cila e humb ujin gjatë vetëtharjes (tharjes autogjene).
NDIKIMI I ÇIMENTOS NË TKURRJEN E BETONIT
Përbërja e çimentos ka ndikim më të madh te tkurrja autogjene se sa te tkurrja gjatë
tharjes. Në krahasim me çimenton e zakonshme Portland, tkurrja më e madhe autogjene
është vërejtur te çimentot me fortësi të lartë të fillimit në një kohë të hershme dhe te
çimentot me përmbajtje të zgjyrës së furrave shpërthyese në një kohë të vonshme. Tkurrja
më e vogël autogjene është vëzhguar për çimentot me nxehtësi mesatare, dhe te Portland
çimentoja me nxehtësi të ulët me përmbajtje të lartë të dikalcium silikatit C2S. Tkurrja
autogjene varet nga hidratimi i trekalcium aluminatit C3A dhe tetra-kalcium aluminoferitit
C4
Përdorimi i çimentos ekspanzive ka gjetur zbatim për zvogëlimin e konsiderueshëm
të tkurrjes në pastën e çimentos, por efekti i papërfillshëm në beton është në studim e
sipër. Agregati luan një rol shumë të rëndësishëm te tkurrja e betonit. Është vërtetuar së
në fillimin e tkurrjes, disa plasaritje tashmë ekzistojnë përreth kokrrave të agregatit
kokërrmadh që përdoret te betonet me çimento ekspanzive. Formimi i plasaritjeve shpie
deri te humbja e pjesërishme e kontrollit të grimcave të agregatit kokërrmadh kundrejt
tkurrjes gjatë tharjes.
AF dhe rritet me rritjen e këtyre përbërësve.
15 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
PËRFUNDIM
Tkurrja e betonit është një proces, i cili zhvillohet gjatë ngurtësimit të betonit
(hidratimit të çimentos), pa veprim të forcave të jashtme. Tkurrja ndodh te çdo lloj betoni.
Me rëndësi është të dihet se tkurrja është një proces i pashmangshëm, por njëkohësisht
edhe i reduktueshëm. Duke pasur parasysh se mund të reduktohet tkurrja, duhet të
përdorim teknika të ndryshme për të arritur një tkurrje minimale, e cila do të shkaktonte
sforcime gjithashtu minimale në tërheqje, e që do të ishin më të vogla se sforcimet e lejuara.
Si rezultat i kesaj, në elementet e betonit nuk do të paraqiteshin plasaritje dhe nuk
do kishim qasjen e faktorëve të dëmshëm në beton, të cilët do të dëmtonin edhe armaturën.
Meqë uji si përbërës i betonit nuk mund të ndryshohet, ngelet të manovrohet me vetitë e
agregatit dhe çimentos për të reduktuar tkurrjen. Përveç kësaj, rol të madh në tkurrjen e
betonit ka edhe mirëmbajtja e tij.
Pra, që të reduktojmë tkurrjen, duhet tu kushtohet rëndësi të gjithë faktorëve, duke
u nisur nga përzgjedhja e përbërësve të betonit, prodhimi si dhe mirëmbajtja e tij.
16 Tkurrja e betonit Teknika dhe teknologjia e betonit
LITERATURA E SHFRYTËZUAR
1. Građevinar 9/2012, Deformacije i skupljanja betona – uzroci i vrste, Doc.dr.sc.
Merima Šahinagić-Isović; Prof.dr.sc. Goran Markovski; Marko ćećez dipl.ing.građ
2. Development of concrete shrinkage performance specifications; David W. Mokarem
3. Shrinkage of concrete
4. Evaluation of shrinkage cracking potential of concrete used in bridge decks in
Florida, Mang Tia; Rajarajan Subramanian; Danny Brown; Chuck Broward
5. Concrete technology update
6. Concrete technology, Indian railways of civil engineering