23
Ministria e Punëve të Jashtme Departamenti për Qështje Politike- Qeveria e Republikës së Kosovës Ndotja e Mjedisit, Mbrojtja dhe problemet në Kosovë Ky punim është bërë nga Departamenti për Qështje Politike MPJ, Qeveria e Republikës së Kosovës Deklaratë: Shkrimi dhe analiza në këtë punim janë autentike, janë të bazuara në hulumtime dhe analiza të ndryshme dhe nuk paraqesin bindje të Departamentit për Qështje Politike - MPJ. Autor: Dodona Hasanmetaj

Mbrojtja e natyres ne Kosove

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Ministria e Punëve të Jashtme

Departamenti për Qështje Politike- Qeveria e Republikës së Kosovës

Ndotja e Mjedisit, Mbrojtja dhe problemet në Kosovë

Ky punim është bërë nga Departamenti për Qështje Politike MPJ, Qeveria e Republikës së

Kosovës

Deklaratë:

Shkrimi dhe analiza në këtë punim janë autentike, janë të bazuara në hulumtime dhe analiza të

ndryshme dhe nuk paraqesin bindje të Departamentit për Qështje Politike - MPJ.

Autor: Dodona Hasanmetaj

Page 2: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Përmbajtja

1. Indeksi i shkurtesave………………………………………………………………………………………………………………………….3

2. Përmbledhje Ekzekutive………………………………..………………….…………………………………………………………….4-5

3. Rekomandimet……………………………………………………………………...………………………………………………………….6

4. Hyrje………………..…………………………………………………………………..……......................................................6-7

5. Metodologjia..........................................................................................................................................7

6. Llojet e ndotjes së mjedisit…..………………………………………….....................................................................7

6.1 Ndotja e Tokës……………………………………………………………………………………………………………………………..7

6.2 Ndotja e Ajrit……………………………………………………………………………………………………………………………….8

6.3 Ndotja e Ujërave………………………………………………………………………………………………………………………….9

7. Ndotja e mjedisit në Kosovë dhe sfidat………………………….……...….……....................................................9

7.1 Ndotja e Tokës…………………………………………………………………………………………………………………..9-10-11

Page 3: Mbrojtja e natyres ne Kosove

7.2 Ndotja e Ajrit………………………………………………………………………………………………………………………..11-12

7.3 Ndotja e Ujërave………………………………………………………………………………………………………………12-13-14 8. Mbeturinat, shkaktarët dhe trajtimi i

tyre……………………………………………………………………………..14-15-16

9. Problemet shëndetësore nga ndotja në kosovë- rast komuna e Obiliqit……………………….…………….16-17

10. BE dhe ndotja……………………………………………………………...................................................................17-18

11. Zvicra si model dhe përparësitë…………………………………………………………….……………………………….18-19-20

12. Burimet……………………………………………………………………………………………………………………………………………21

Indeksi i shkurtesave

SO₂ - Dioksidi i squfurit

CO - Oksid karboni

NO₂ - Dioksidi i azotit

VOC-komponimet e luhatshme organike

IKSHP-Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

REC-Qendra Rajonale e Mjedisit

Page 4: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Ndotja, Mbrojtja e mjedisit dhe problemet në Kosovë

Përmbledhje Ekzekutive

Mjedisi sipas fjalorëve bashkëkohor paraqet terësinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike në të

cilin jetojnë organizmat e gjallë. Mjedisi në kontekstin social përfshin konsideratat sociale, ekonomike

dhe kulturore të njeriut. Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat

Page 5: Mbrojtja e natyres ne Kosove

nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues. Sot zhvillimi i

vrullshëm ekonomik i botës dhe civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë

edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues. Mjedisi ku zhvillohet

aktiviteti i botës së gjallë është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to

vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive. Të

gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët dhe vetë njeriun. 1

Natyra me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri

natyrore si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina

ndotëse. Por ky ekuilibër është i pamjaftueshëm dhe në mbrojtjen e natyrës sot është shumë e

domosdoshme ndihma e njeriut. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave

kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisë pjellorinë e tokës, por bima nuk thith të

gjithën. Një pjesë e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton

në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve dhe lumenjve.

Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë

shëndetin e vetë fajtorit, njeriut. Një gjë është shumë e qartë, natyra ndotet shumë lehtë, por

pastrohet më shumë vështirësi. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur

pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.

Vështirësit më të mëdha paraqiten në tendencën për mbrojtjen e saj dhe në faktë mbrojtja e mjedisit

është praktikë e mbrojtjes së mjedisit si në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të

mjedisit natyror dhe(ose) të qënieve njerëzore. Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të

njeriut është e nevojshme. Niveli i ndotjes së mjedisit ka ardhur duke u rritur në raport me rritjen e

popullatës. Mjedisi dhe ndotja e tij, në fakt nuk është problem i tri dekadave të fundit, pasi që edhe

në të kaluarën qeniet njerëzore e kanë ndryshuar mjedisin jetësor në mënyrën e cila është treguar të

jetë problematike për vet ata dhe për gjeneratat e mëvonshme. Jo të gjithë njerëzit dhe institucionet

veprojnë njëlloj ndaj mjedisit, disa zhvillojnë veprimtari mbrojtëse ndërsa disa të tjerë e shfrytëzojnë

atë në mënyra barbare dhe pa dhembshuri.

Mbrotja dhe kujdesi ndaj mjedisit nuk është vetëm një detyrim shoqëror por është edhe një

përgjegjësi individuale, mjedisi është i të gjithëve njëherit të gjithë duhet ta mbrojmë. Faktorët

kryesorë që kan kontribuar në ndotjen e mjedisit janë: Shkalla gjithnjë e më shumë në rritje e

1 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009

Page 6: Mbrojtja e natyres ne Kosove

shfrytëzimit të resurseve bazë natyrore siq janë derivatet fosile(nafta, qymyri), resurseve të drurit etj,

trendet e rritjes te zonave urbane dhe përdorimi gjithnjeëe me i madh i materieve sintetike.

Ndër Burimet krysore të ndotjes sot në botë janë :

-Industria,

-Transporti,

- Bujqësia,

-Aktivitetet e njeriut,

- Mbeturinat etj…

Mirëpo mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit ka disa parime mjaftë të rëndësishme si: Shfrytëzimi racional i

burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës dhe riciklimi i

mbeturinave, ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe

faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore, mbështetja në përdorimin e burimeve të

ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë,

promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut, shfrytëzimi i paisjeve shtëpiake me efikasitet të

lartë, të tilla si llambat e dritës, reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave. 2

Rekomandimet

➢ Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të shpejt në krijimin e mekanizmave për

mbrojten e ambientit,

➢ Të ndikojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në vend prodhimet e energjisë,

➢ Të bëj zëvendësimin apo edhe mbylljen e Centraleve të vjetra,

➢ Sa më shpejtë të vuj në funksion Termocentralin Kosova e Re,

➢ Të bazohet më shumë në përdorimin e formave tjera për prodhim të energjisë si energjia nga

era, paletët diellorë dhe nga uji,

➢ Të ketë kujdes dhë të mirren hapa konkret në përmirësimin e transportit publik,

2 http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit

Page 7: Mbrojtja e natyres ne Kosove

➢ Të mirren parasysh standardet e ndërtimit dhe të mos shpyllëzohen tokat pjellore,

➢ Të miratohen por njëherit edhe të funksionalizohen dhe të gjejn zbatim ligjet për mbrojtjen e

natyrës,

➢ Të largohet ngrohja nga druri dhe nga thëngjilli dhe të zëvendësohet me metoda tjera siç

është ko-gjenerimi,

➢ Të krijohen impiante për mbrojtne e ujërave dhe të ketë shfrytëzim racional,

➢ Ti kushtohet më shumë vëmendje riciklimit.

Hyrje

Ky punim është bërë për të treguar rëndësin e pasjes së një ambienti(mjedisi) sa më të pastër, për të

treguar se sa i rëndësishëm është ambienti I pastër për bimët, kafshët, gjallesat po ashtu edhe për një

ndër shkaktarët kryesorë për shkatërrimin e tij, me apo pa dashje vet njeriun. Mirëpo në anën tjetër

do të paraqes se si ndotet mjedisi ku ne jetojmë, cilët janë shkaktarët kryesorë, llojet dhe format e

ndotjes, raporti njeri – ambient.

Po ashtu do të paraqes se sa është e ekspozuar Kosova ndaj ndotjes(niveli i ndotjes në Kosovë), cilët

janë ndotësit kryesorë në Kosovë, cilët mekanizma duhet të përdoren për mbrojtjen e mjedisit, si

qëndron Kosova në relacion me kriteret e BE-së për mjedisin etj, po ashtu element kyq zë krahasimi I

Kosovës dhe Zvicrës si dhe përdorimi i praktikave të mira që I ka ky vend.

Në këtë punim do të paraqes metodat e mbrojtjes së mjedisit si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë

krahasim me metodat që i përdor shteti i Zvicrës si dhe mësimet që duhet ndjek nga shteti i kosovës

në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit.

Metodologjia

Page 8: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Gjatë këtij punimi kam perdorur metodat hulumtuese si, metoda e hulumtimit kualitativ në bazë te të

cilës do të analizohen ligjet për mjedisin në Republikën e Kosovës, metoda e hulumtimit kuantitativ, të

dhëna emipirike dhe metodën krahasuese.

Të gjita këto metoda më kanë mundësuar përdorimin dhe grumbullimin e burimeve të ndryshme si

politike ashtu edhe mjedisore, si analiza, ligje, raporte të ndryshme etj.

Këto metoda më kanë lejuar të kem qasje më të lehtë dhe sa më të mirë në informatat, duke bërë të

mundur që të kuptohen më lehtë dhe më mirë rrjedhat, rezultatet dhe pritjet.

LLojet e ndotjes së mjedisit

Sot mjedisi ka lloje të ndryshme të ndotjes, sa më shumë e sa më pak të gjithë kanë rolin e tyre

negative në ndotjen e mjedisit në përgjithësi. Sigurishtë që shkaktari kryesor mbetet njeriu dhe

aktiviteti I tij, ndërkaq llojet që më së shumti ndoten janë: toka, uji dhe ajri. 3

Ndotja e tokës - Ndikimi i vazhdueshëm nga aktivitetet njerëzore sjell deri te degradimi i sipërfaqeve

tokësore duke shkaktuar edhe pasoja të dëmshme mjedisore dhe socioekonomike. Sfida është që të

parandalohet degradimi i tokave përmes masave dhe politikave specifike për mbrojtjen e tokave.

Ndotja natyrore e tokës ndodhë zakonisht gjatë tërmeteve, rrëshqitjeve të tokës, uraganeve dhe

vërshimeve. Aktivitetet e kaluara dhe të sotme ekonomike shpesh kanë ndikuar në ndotjen e tokës ku

këto aktivitete zhvillohen. Toka është resursi bazë për zhvillim, mirëqenie sociale dhe ardhmëri të një

shoqërie, kujdesi dhe sjellja jonë ndaj tokës duhet të ishte prioritet, ti japim tokës rëndësinë dhe

kujdesin që e meriton. 4

Ndotja e ajrit - Sot në kohën moderne(postindustriale), aktivitetet individuale, djegia e lëndëve fosile,

trajtimi i mbeturinave si dhe shumë aktivitete të tjera çojnë në ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është

shumë e rrezikshme për njerëzit, bimët dhe kafshët si dhe për habitatet e tjera natyrore. Disa ndotës

3 http://keecorganisation.com/tmp/images/stories/pdf/MbrojtjaMjedisit.pdf 4 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009

Page 9: Mbrojtja e natyres ne Kosove

të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale si P.SH: rritja e efektit të gazeve serrë ose dëmtimi i

shtresës së ozonit. Nuk ka të dhëna se cili është burimi kryesor i ndotjes së ajrit dhe sa është niveli i

ndotjes nga një burim i vetëm, mirëpo ajo që dihet është se një shumësi ndotësish përbëjnë kërcënim

serioz për jetën e të gjitha gjallesave në planet. Megjithatë, është e njohur se këto burime kanë një

kontribut të konsiderueshëm në nivelet e përgjithshme të ndotjes. Efektet e ndotjes së ajrit në

shëndetin e njeriut janë të shumta por në përgjithësi reflektohen në sistemin e frymëmarrjes dhe atë

kardiovaskular të njeriut.

Ndotësit dhe Efektet në shëndetin e njeriut:

SO₂ Probleme respiratore që qojnë në bronhitis kronik, ngushtim

të rrugëve të frymëmarrjes që ndikojnë në astem.

CO Ndërhyn në kapacitetin e gjakut për të transportuar

oksigjenin. Ndikon tek të sëmuret nga zemra dhe mund të

ndikojë në sistemin nervor.

NO₂ Shkakton çrregullime respiratore, dëmtim të indeve të

mushkërive, dhe rrit prevalencen e sëmundjeve respiratore.

Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit.

Plumbi Çrregullime mentale, probleme me organet riprodhuese në

veshkë.

Ozoni Përkeqson sëmundjet kronike respiratore dhe mund të

shkaktoj dëmtime të përhershme të mushkërive, mund të

ndikojë në sy, fyt dhe hundë, zënie fryme dhe kokëdhimbje. 5

Ndotja e ujit – Një ndër problemet me të cilën përballet e gjithë bota e që kërkon vlerësim të

vazhduesheë dhe rishikim të politikave të burimeve ujore në të gjitha nivelet është ndotja e ujërave.

Është vërtetuar se ndotja e ujit është shkaku kryesore i vdekjeve dhe sëmundjeve në mbarë botën dhe

se ajo është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 14.000 njerëzve në ditë. Ndotja e ujit është

kontaminim i organeve të ujit(P.SH: liqene, lumenj, oqeane etj), kjo formë e degradimit mjedisor

ndodh kur ndotësit shkarkohen drejtëpërdrejt apo tërthorazi në organet e ujit pa trajtim adekuat për

të hequr komponimet e dëmshme.

5 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009

Page 10: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Efektet e ndotjes së ujit janë të ndryshme, varësisht qfarë kimikate janë hedhur dhe në cilat vende,

shumë organe të ujit pranë zonave urbane(qytete apo qyteza) janë shumë të ndotura, kjo është

rezultat i hedhjes së mbeturinave nga individët dhe kimikatet e rrezikshme legale apo ilegale të

hedhura nga industritë prodhuese, shkollat, qendrat shëndetësore etj. Rrezik tjetër që ndodh nga

ndotja e ujit është edhe jeta e gjallesave të cilat jetojnë në ujë, peshku i vdekur, gaforret edhe shumë

kafshë të tjera shpesh arrijnë deri në plazh të vrarë nga ndotësit. Njerëzit të cilët janë të prekur nga ky

proces mund të marrin sëmundje të ndryshme duke ngrënë ushqim të detit. Ndotja e ujit është një

kërcënim i njohur për njerëzit dhe ne mund të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar dhe për të ndikuar

në pastërtinë e ujërave. 6

Ndotja e Mjedisit në Kosovë - sfidat

Një ndër problemet kryesore me të cilën përballet Kosova është ndotja e vazhdueshme e mjedisit. Një

problem I tillë nuk është shqetësim vetëm për ne, në faktë ndotja e mjedisit përbën kërcënim serioz

për vendet e industrializuara dhe ato tashmë janë në gjendje alarmi sa I përket rrezikut nga ndotja.

Qëllimi për të ofruar një jetë më të mirë dhe për të krijuar kushte më të mira për njerëzit me apo pa

dashje ka ndikuar në ndotjen e mjedisit.

Si e tillë edhe kosova I është ekspozuar ndotjes së mjedisit dhe atë në një masë të madhe. Llojet e

ndotjes dhe hapësirat më të ekspozuara ndaj ndotjes ashtu si edhe në vendet tjera janë: Ndotja e

tokës, ndotja e ajrit dhe ndotja e ujit.

Ndotja e tokës – Ndotja e tokës çdo her e më shumë po vjen duke u rritur, krejt kjo është duke

ndodhur si rezultat I punës së pa kontrolluar në shumë sfera. Ndikimi I vazhdueshëm nga njerëzit ka

sjellur deri te degradimi dhe dëmtimi I sipërfaqeve të mëdhaja tokësore, I gjithë ky degradim ka sjellur

dëme dhe pasoja të mëdha si mjedisore ashtu edhe socioekonomike, ka ndikuar në vdekjen e

parakohshme të mijëra njerëzve dhe mund të nxis edhe konflikte në mes qytetarëve.

Ajo cka është më e rënda të përballohet dhe që paraqet shqetësim janë të dhëënat që flasin se kosova

cdo vit humb me qindra hektarë të tokës bujqësore dhe ndërrim të destinacionit. Të gjitha këto dëme

dhe ndotje kanë një shkaktar.

6 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave%202010_shq.pdf

Page 11: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e tokave në Kosovë janë:

❖ Vendbanimet (ndërtimet e paplanifikuara),

❖ Industria (mbeturinat e ngurta, mihjet sipërfaqësore),

❖ Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave,

❖ Mbeturinat e shtëpiake dhe deponitë,

❖ Erozioni,

❖ Eksploatimi i pakontrolluar i zhavorrit, ❖ Dëmtimi i tokave bujqësore etj.

Situata aktuale në terren, por edhe raportet dhe hulumtimet e prezantuara deri sot kanë vënë në pah

se ajo jonë është duke u ndotur çdo ditë e më shumë. Numri i madh i deponive të mbeturinave

komunale, qofshin ato legale apo ilegale, është njëri prej burimeve më të mëdha të ndotjes së tokës.

Deponitë e makinave të vjetra po ashtu janë burim i ndotjes së tokës me kimikate dhe karburante e

vajra e të përdorura. Deponitë e mbetjeve industriale, si dhe deponitë tjera me materiale me

prejardhje nga aktivitetet e industrisë, paraqesin një burim tjetër të kontaminimit të tokave tona.

Ndërkohë që përdorimi i pakontrolluar i plehrave kimike, pesticideve dhe kemikateve bujqësore ka

ndikim të dukshëm në ndotjen e tokave sikurse edhe derdhja ujërave të kanalizimeve.

Ndotja me metale të rënda dhe me kimikate të ndryshme e tokës është konstatuar në disa

hulumtime. Kjo situatë bëhet më alarmante kur kuptojmë se edhe tokat e bukës janë të kontaminuar

nga këto substanca, që e jep mundësinë që përmes zinxhirit ushqimorë të kontaminohen edhe

produktet tona ushqimore dhe të rrezikohet shëndeti publik.

Vendbanimet e paplanifikuara, ndërtimet pa leje në toka bujqësore, zgjerimi i zonave industriale dhe

bizneseve, gurëthyesit, deponitë e ndryshme, ndërtimi i rrugëve dhe autostradave janë vetëm disa

prej formave të humbjes së tokës bujqësore, pa u ndalur të analizojmë humbjen e tokës pjellore si

shkak i erozionit, vërshimeve dhe përmbytjeve. Edhe më shqetësuese është e dhëna se ky trend i

tjetërsimit të tokës bujqësore po vazhdon ndërkohë që ende nuk ka ndonjë mekanizëm për

parandalimin e tij. E bashkë me këtë, fare nuk na bëjnë përshtypje të dhënat dhe faktet që flasim se

Kosova gjithnjë e më pak po i plotëson nevojat e saj me prodhimin e rendimentit të grurit.

Sigurishtë që institucionet gjegjëse duhet të marrin hapa konkret në zvogëlimin dhe parandalimin e

ndotjes dhe dëmtimit të tokave në tërë tëritorin e vendit. Ajo cka mund të bëhet është në radhë të

parë duhet të përgatitet një Strategji për Mbrojtjen e Tokës nga ndotja dhe shfrytëzimin e

qëndrueshëm të saj, ku duhet të përfshiheshin masat konkretë për zvogëlimin e ndotjes së tokës nga

Page 12: Mbrojtja e natyres ne Kosove

industria dhe sektorët tjerë, masat për ndërprerjen e trendit të ndërrimit të destinacionit të tokës, si

dhe masat për zvogëlimin e erozionit. Duhet të hartohet një program për monitorimin e vazhdueshëm

të cilësisë. Duhet fuqizohet sektori për mbrojtjen nga ndotja përmes ngritjes së kapaciteteve

institucionale, përmes rritjes së fondeve, programeve dhe projekteve konkrete në këtë sektor. Edhe

shoqëria civile duhet të aktivizohet më seriozisht në ngritjen e zërit kundër ndotjes dhe shfrytëzimit të

tokës, ndërkohë që mediat duhet të bëjnë më shumë në informimin e opinionit për pasojat e ndotjes

së tokës dhe zënies së sipërfaqeve të tokës së bukës. 7

Ndotja e ajrit – Në përgjithësi aktivitetet e përditshme qoftë individuale apo kolektive ndikojnë në

ndotjen e ajrit. Duke filluar nga djegia e lëndëve fosile, trajtimi I mbeturinave, aktivitetet tjera

biznesore dhe masa tjera të rrezikshme për cdo ditë vetëm sa e kanë rënduar dhe më shumë ajrin

edhe ashtu të ndotur. Ndotja e ajrit shpesh her mund të jet edhe jashtë aktivitetit njerëzor, mirëpo

njëlloj I tillë I ndotjes nga fenomenet natyrore në kosovë është në masë të vogël apo thën më mirë I

pa përfillshëm.

Matje të shumta tregojnë se ndotja dhe kontaminimi I ajrit është gjithnjë në rritje dhe shkaktarët janë

të shumtë, por ndër më kryesorët janë:

❖ Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B),

❖ Minierat e hapura të linjitit,

❖ Kompleksi industrial në Mitrovicë,

❖ Ferronikeli në Drenas,

❖ Fabrika e çimentos Sharrcem në Han të Elezit,

❖ Sistemet e ngrohjes qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë),

❖ Industria e rëndë bazike (aktualisht nuk është në funksion) në Gjakovë, Pejë dhe Gjilan,

❖ Prodhimi i materialeve bazë të asfaltit dhe gurëthyesit,

❖ Transporti etj.

Në përgjithësi ajri në kosovë mbetet i ndotur dhe ato pak burime të cilat janë të kufizuara tregojnë se

burimet e lartëpërmendura janë shkaktarët kryesorë të ndotjes në nivel të përgjithshëm. Arsyeja pse

kemi një nivel të tillë të ndotjes ëhtë se prodhuesit me kapacitete të mëdhaja në kosovë përdorin

lëndë djegëse dhe paisjet janë të vjetruara.

7 http://www.president-ksgov.net/repository/docs/TRT_6_ALB_Version2.pdf

Page 13: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Në qoftëse shikojmë termocentralet në Kosovë, ato si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë

përdorin linjitin dhe produktet e naftës me përmbajtje të lartë të squfurit për të startuar procesin.

Ndërkaq ngrohtoret si lëndë djegëse përdorin mazutin. Në shumicën e rasteve te sektori industrial

ekzistues paisjet janë të vjetruara. Sektori i transportit karakterizohet me një numër të madh të

automjeteve të vjetra dhe përdorimit të karburanteve më cilësi të ulët. Impiantet me djegie të vogël

dhe sektori i bujqësisë, për diegje, përdorin qymyrin dhe biomasën, që kontribuon në cilësinë e ajrit.

Sigurisht që shteti duhet të marrë masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe si fillim duhet që të ketë

focus në përdorimin i lëndëve djegëse më të pastërta duke e zëvendësuar thëngjillin dhe vajrat e

rënda (mazutin) me vajra të lehta me përmbajtje më të vogël të sulfurit, gaz natyrorë dhe biogas,

zhvillimi i programit shtetërorë, që do të vendosë rregullativat konkrete dhe masat ekonomike (p.sh.

taksat e ndryshme për karburantet e ndryshëm, varësisht prej cilësisë së tyre), hartimi i U.A. mbi

ndalimin e zjarreve të hapura dhe djegëja e mbeturinave, plehrave dhe rritja e kapaciteteve

administrative për inspektoriatin e nivelit local, organizimi i një fushate për informimin dhe

ndërgjegjësimin e publikut për të ndryshuar shprehitë.

Po ashtu duhet që të bëhet rritja e efikasitetit të energjisë në ndërtesa të reja duke rishikuar kornizën

rregullative ekzistuese, për të përmirësuar zbatimin e saj si dhe të krijojë një program investimesh për

rritjen e efikasitetit të energjisë në ndërtesat ekzistuese, duke filluar me objektet publike.

Ndotja e ujit- Sipas raporteve të ndryshme në kososvë pjesa më e madhe e ujërave të zeza nuk janë të

trajtuara fare duke përfshirë ujërat nga shtëpitë dhe ato industrial dhe një e trata e popullsisë që

përdorë ujërat e brendshme(të nxjerrura nga toka) që perdoren për pije janë të ndotura. Si e tillë

gjendja e ujërave në kosovë mbetet shqetësuese. Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, që në të

ardhmen do të jenë një faktorë kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet

se Kosova ka vetëm 1600 m3 ujë/vit për kokë banori. Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4

pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepeneci.

Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin përafërsisht 3.8 x 109 ujë përkatësisht

121.2 m3/sec. Karakteristikë kryesore hidrologjike në Kosovë është shpërndarja jo e barabartë dhe jo

adekuate e resurseve ujore në krahasim me nevojat. Potenciali për energji ujore në Kosovë është

shumë i vogël dhe deri më tani shfrytëzimi i saj është mjaft modest.

Kosova ka numër të vogël të liqeneve natyrore, ndërkaq liqene artificiale janë: Batllava, Gazivoda,

Radoniqi, Përlepnica dhe Badovci, si dhe një numër të vogël të liqeneve për ujitje. Kosova ka burime

Page 14: Mbrojtja e natyres ne Kosove

të rëndësishme të ujërave termale të cilat shfrytëzohen për qëllime shërimi dhe rekreacioni. Mbrojtja,

ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë i rëndësishëm dhe një ndër sfidat më të mëdha

mjedisore të Kosovës.

Në Kosovë nuk ka monitorim të ujërave të ndotura urbane. Menaxhimi i sistemeve të kanalizimit

bëhet nga shtatë kompani regjionale të ujësjellësit. Rreth 50% e popullatës në Kosovë kanë qasje në

sistemin e largimit të ujërave të ndotura. Shkarkimet e ujërave të ndotura përbëjnë burimin kryesorë

të ndotjes së ujërave natyrore, sepse ato përmbajnë shumë lëndë që shpenzojnë oksigjenin e tretur,

komponime të tretshme të fosforit dhe azotit(eutrofikimin), baktere dhe viruse patogjene, si dhe

lëndë tjera që ndikojnë në cilësinë e ujërave. Në Kosovë praktikisht nuk ekzistojnë impiante për

trajtimin e ujërave të ndotura të kanalizimit, në faktë ekziston vetëm impianti i trajtimit në Skënderaj,

por i cili nuk është fuksional dhe nuk pritet të funksionalizohet në një të ardhme të afërt e nevoja për

pasjen e një impianti të tillë është mëse I nevojshëm.

Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, si pasojë e ujit të

pa pastër pasojnë një sër sëmundjesh si p.sh. kolera, tifoja e zorreve, hepatitis, tularemia etj, këto

sëmundje cilësohen si më të shpeshtat që ndodhin në shëndetin e njeriut dhe krejt këto si pasojë e

ndotjes së ujit .

Edhe në një statistikë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të dalur tash së voni, ka

shpallur epideminë e Tularemisë në Kosovë, duke u bazuar në trendin e rritjes së rasteve të sëmurëve

me këtë sëmundje infektive, në janar 2015, të diagnostikuar përmes mbikëqyrjes permanente të

sëmundjeve ngjitëse në tërë Kosovën. 01 janari 2014 deri më 10 shkurt 2015, në Institutin Kombëtar

të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 206 raste të Tularemisë (11.35 në 100.000 banorë). Ky

numër, krahasuar me vitin 2013 (22 raste ose 1.2 në 100.000 banorë), tregon rritje të lartë të numrit

të rasteve. Ky trend i rritjes, po vërehet edhe në janar të vitit 2015.

137 rastet e diagnostikuara të Tularemisë janë regjistruar në 19 komuna, me 88 vatra. Niveli më i lartë

i rasteve është shënuar në Vushtrri, Obiliq dhe Skënderaj, kurse komunat me numrin më të vogël të

infektuarve janë komuna e Prizrenit dhe Suharekës. Përhapja e Tularemisë bëhet përmes përdorimit

të ujit të puseve dhe ushqimit të ruajtur në mënyrë jo adekuate, të kontaminuar kryesisht nga fekalet

e brejtësve. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e marra gjatë hulumtimit në terren, nga familjet e të

sëmurëve. Duhet veçuar se, bartja e kësaj sëmundjeje nga njeriu tek njeriu nuk është e mundur.

Page 15: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Edhe pse ekzistonë një kornizë e kënaqshme ligjore dhe e cila përmbushë relativisht mirë nevojat për

menaxhim, zhvillim dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve ujore prapë kërkohet intensifikim

dhe shtytje përpara e agjendave për mbrojtjen e ujërave të përgjithshmë në vend. Në përgjithësi

duhet të ketë kujdes maksimal për mbrojtjen e ujit dhe atë përmes dy aspekteve kryesore: Shfrytëzimi

i qëndrueshëm i resurseve ujore, përmes metodave të kursimit dhe ripërdorimit të ujit dhe zvogëlimi i

nivelit të resurseve ujore. 8

Mbeturinat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre

Kosova përpos këtyre problemeve dhe shkaktarëve të ndotjes ka një problem të madh edhe me

mbeturiant, ani pse kjo për vendet e BE-së dhe vendet tjera të rajonit nuk paraqet apo është ndër

problemet dhe ndotësit më të vegjël. Ndërkaq tek ne mbeturinat e shkaktuara nga pakujdesia dhe

shpeshherë të qëllimshme dhe nga mos vetëdijësimi I qytetarëve është ndër ndotësit kryesorë. Ndotja

e mjedisit nga mbeturinat është një kërcënim serioz.

Gjenerimi i mbeturinave është pjesë e pandashme e aktiviteteve të njeriut. Edhe njerëzit e parë

primitivë në tokë kanë gjeneruar mbeturina, meqë popullsia ka qenë në numër të vogël, mjedisi ka

pasur kapacitet të absorboj më lehtë pasojat e tyre, mirëpo me shtimin e njerzimit problemet kanë

ardhur duke u rritur dhe sot mbeturinat paraqesin një ndër presionet kryesore në mjedis. Në BE

mbeturina definohet si “Objekt të cilin poseduesi e hedh, ka ndërmend ta hedh ose kërkohet nga ai që

ta hedh”.

Ndër llojet kryesore të mbeturinave janë:

Lloji: Përshkrimi :

Mbeturinat urbane Të gjitha mbeturinat që gjenerohen, mblidhen, transportohen dhe

deponohen brenda territorit administrativë të një komune.

Mbeturinat e ngurta Të gjitha mbeturinat pavarësisht origjinës që në natyrë hasen në gjendje të

ngurtë.

Mbeturinat e

lengeta

Produktet mbeturinë që gjenden në ujërat e zeza dhe ato të kanalizimit.

8 http://www.ammk-rks.net/?page=1,21

Page 16: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Mbeturinat

industriale

Mbeturinat që gjenerohen nga të gjitha llojet e industrive si: ushqimore,

kimike, aktivitetet minerare.

Mbeturinat

medicinale

Produktet që gjenerohen nga spitalet dhe aktivitetet e lidhura me to, gjaku,

gjilpërat dhe mjetet e operimeve etj.

Mbeturinat e

rrezikshme

Mbeturina që karakterizohen me potencial substancial të rrezikimit të

shëndetit publik dhe mjedisit: kimike, toksike, material radioaktive etj.

Mbeturinat

radioactive

Mbeturinat e operacioneve nukleare.

Mbeturinat e

ndertimit dhe

domolimi

Mbeturinat të procesit të ndërtimit dhe demolimi siç janë: gozhdet, kabllot

elektrike, materialet izoluese, druri etj.

Në kosovë kanë filluar të organizohen iniciativa të ndryshme për pastrim nga mbeturinat, por kjo nuk

është e mjaftueshme, kosova ka nevojë të pastrohet çdo ditë.

Sistemi i menaxhimit të mbeturinave është në konsolidim e sipër. Ky system ende nuk orfron të dhëna

të plota dhe të sigurta për gjenerimin, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave. Shërbimet e mbledhjes

së mbeturinave sillen rreth 42% (2009). Më e mbuluara me shërbim është Prishtina me 64% (2007),

ndërsa më të ultën e ka Mitrovica me 30% (2009). Rreth 90-95% e popullsisë urbane në Kosovë,

shërbehen me sistem të grumbullimit të mbeturinave. Të gjitha shërbimet janë të standardit të ulët

për shkak të mungesës së objekteve dhe pajisjeve adekuate. Zonat rurale shërbehen vetëm me rreth

30 % dhe me tendncë rritjeje. Grumbullimi i mbeturinave komunale kryhet nga shtatë (7) ndërmarrje 9

publike rajonale, të cilat janë të organizuara në 37 komunat e Kosovës përmes njësive operative dhe

afërsisht 10 kompani private që operojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha

deponitë e vjetra për mbeturina komunale janë mbyllur dhe rehabilituar.

Deponitë Sanitare në Republikën e Kosovës:

Deponitë Komunat e mbuluara

Prishtinë Prishtinë, F.Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas

Gjilan Gjilan, Kamenicë, Viti, Ferizaj, Novoberdë

Prizren Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Gjakovë

9 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009

Page 17: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Podujevë Podujevë

Mitrovicë Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj

Pejë Pejë, Deçan, Klinë, Istog

Nëse i krahasojmë të dhënat për mbeturinat e deponuara në deponitë sanitare për vitet 2007- 2010,

vërehet se në të gjitha deponitë regjionale dhe komunale ka pasur sasi më të mëdha të deponimit të

mbeturinave. Sasia e gjenerimit të mbeturinave ka qenë me e madhe gjatë vitit 2010, kjo ka rezultuar

edhe me rritje të sasisë së mbeturinave të grumbulluara dhe të deponuara. Nga këto të dhëna mund

të konstatohet se edhe kompanitë publike për grumbullimin e mbeturinave kanë qenë më efikase në

kryerjen e shërbimeve të tyre. Sasia e mbeturinave të gjeneruara për person në Kosovë për vitin 2008

është 393,8 kg.

Sigurisht që mekanizmat shtetëror duhet të krijojnë masa për parandalimin e krijimit të mbeturinave

dhe atë në formën e minimizimit të sasisë së mbeturinave, vetëdijësimi i njeriut se ai është gjeneratori

dhe shkaktari kryesor i mbeturinave edhe kështu që ai mund të minimizojë ato. Largimi i mbeturinave

përfshirë grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e tyre. Mbledhjen e mbeturinave apo

“varrosjen”e tyre në deponi, kjo në faktë është praktika më e vjetër e menaxhimit të mbeturinave

edhe si e tillë ështeë ende në në përdorim në shumë shtete të botës, e forma të tjera të menaxhimit

dhe trajtimit të mbeturinave do të ishin më se të nevojshme. 10

Problemet shëndetësore që shfaqen në kosovë si pasojë e ndotjes - rast

komuna e Obiliqit

Si pasojë e ndotjes së ambientit shumë qytetarë vuajnë nga sëmundje të ndryshmë vdekje prurëse.

Një ndër komunat më të prekura nga ndotja është komuna e Obiliqit. Banorët e kësaj komune

përballen me probleme të cilët pjesa më e madhe janë të lidhura me praninë e termocentraleve në

qytet. Në territorin e kësaj komune operojnë dy termocentrale me bazë qymyri të cilat shkaktojnë

ndotje të madhe. Andaj, si pasojë e kësaj ndotje, shkaktohen dëme të mëdha në ambient, kontaminim

të tokës, ajrit, ujit dhe ndikime negative në shëndet.

10 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Trajtimi_i_mbeturinave.pdf

Page 18: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Qytetarët e komunës së Obiliqit janë më të rrezikuarit nga sëmundjet që shkaktohen nga djegia e

qymyrit. Shumë banorë që jetojnë përreth termocentraleve ankojnë nga sëmundje të ndryshme të

frymëmarrjes, kancerit, sëmundje kardio-vaskulare, sëmundje të syve, etj. Sipas të dhënave të

grumbulluara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet regjionale, shkalla e sëmundjes

në organet respiratore në komunën e Obiliqit është 30%, apo përgjysmë më e lartë në krahasim me

komunat tjera, mesatarja 17% e të cilave sillet në 14.26%.6

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2012, në këtë komunë janë paraqitur gjashtë raste me kancer. Gjatë

vitit 2012, në kujdesin primar shëndetësor në Obiliq kanë kërkuar ndihmë 57.520 pacientë. Komuna e

Obiliqit ka 21.549 banorë, çka do të thotë se shumica e popullsisë ka vizituar shëndetësinë primare

më shumë se dy herë brenda një viti. Sipas hulumtimit të REC, në pyetjen “Si e vlerësoni gjendjen e

tanishme mjedisore në territorin e komunës suaj?,” 94% e respondentëve nga Obiliqi janë përgjigjur

se gjendja në territorin e komunës së tyre është e pakënaqshme. Qytetarët madje kanë humbur edhe

optimizmin se gjendja do të përmirësohet. Sipas REC, 48.1% e respondentëve përgjigjen se gjendja në

pesë vitet në vazhdim do të jetë e njejtë.

Parë nga ky hulumtim, analiza dhe matje tjera të bëra në këtë komunë kuptohet se qytetarët vuajnë

nga ndotja e shkaktuar nga termocentralet që operojnë në këtë hapësirë dhe kjo pu u shkakton atyre

probleme të mëdha si shëndetësore ashtu edhe socio- ekonomike dhe zgjidhja e këtij problemi

mbetet sfidë e vazhdueshme sin ë përmirësimin e jetesës së këtyre qytetarëve po ashtu edhe në

përmirësimin e standardit të ndotjes dhe barazimin me standardet e përcaktuara nga BE-ja.

11

BE dhe ndotja e mjedisit

Thelbi i aktiviteteve të BE-së në fushën e ambientit është programi i quajtur ”Mjedisi jetësor 2010:

Ardhmëria jonë, zgjedhja jonë”. Ky program përfshin periudhën prej vitit 2001 deri në vitin 2010 dhe i

përfshin këto nevoja:

❖ Të zbuten dhe të ngadalësohen ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale,

❖ Të mbrohen resurset natyrore dhe flora e fauna,

❖ Të gjenden zgjidhje për problemet lidhur me ambientin jetësor dhe shendetin,

11 http://www.institutigap.org/documents/28166_OBILIQI.pdf

Page 19: Mbrojtja e natyres ne Kosove

❖ Të ruhen resurset natyrore dhe menaxhimi me sukses i mbeturinave .

Zbatimit të këtij programi i paraprinin pesë programe, si dhe zhvillimi i standardeve në periudhën prej

më shumë se 30 vjet, ku BE-ja arriti të vendos sistem gjithëpërfshirës për mbrojtjen e ambientit

jetësor. Problemet me të cilat ballafaqohet BE-ja janë të llojllojshme: zhurma, mbeturinat, mbrojtja e

resurseve natyrore, gazrat dalëse, substancat kimike, fatkeqësitë industriale, pastërtia e ujit për

pastrim, si dhe formimi i rrjetit evropian për informata dhe ndihmë gjatë rasteve urgjente, që do të

shërbente gjatë fatkeqësive që e rrezikojnë ambientin jetësor, siç janë derdhja e naftës ose zjarret në

rajonet pyjore.

Mirëpo për të arritur cilësinë të cilën e dëshiron dhe që është mëse e nevojshme për një ambient të

pastër BE-ja ka marrë masa strikte për parandalimin dhe mbrojtjen nga ndotja. Si elemente kyqe në

këtë drejtim janë vendosur disa kritere të cilat nuk guxojnë të kalohen nga vendet anëtare apo ato të

cilat dëshirojnë të aplikojnë për anëtarësim. Politikat mjedisore të cilat i ndjek BE-ja dhe të cilat duhet

të harmonizohen edhe nga vendet kandidate janë një sërë rregullash dhe ligjesh të cilat shpeshherë

edhe kanë qen vështirë të arritshme siq është rasti i Bullgarisë dhe sfidat që i kaloi ky vend për tu

anëtarësuar në BE për shkak të ballafaqimit me disa pengesa më saktësisht të disa etapave mjedisore.

Më specifikisht, Bullgarisë iu desh të mbyllte dy reaktorët nuklear në Kozylin në mënyrë që të merrte

dritën e gjelbër nga BE-ja në rrugën e integrimit dhe kjo nuk ishte me një kosto të vogël.

BE-ja ka marrë masa të rëndësishme në këtë drejtim si, pastrimi dhe filtrimi i tymit që del në hapësirë

nga centralet e ndryshme, rregullimi i transportit publik, vendosja e barrierave të ndryshme për

veturat e vjetra më saktë largimi nga përdorimi i veturave të vjetra, riciklimi dhe trajtimi i

mbeturinave, i ujit dhe forma të tjera. Në këtë drejtim kosova është ende në hapat fillestar dhe ka

shumë rrugë para vetes për të arritur standartdet e kërkuara.

ZVICRA si model dhe përparësitë

Në përgjithësi shteti i Zvicrës mund të mirret si modeli më i mirë se si një shtet me përkushtim të

madh dhe përkujdesje shtetërore mund të arrij të krijojë politika në favor të mbrojtjes së mjedisit në

përgjihësi. Më poshtë do të paraqes disa nga fushat se si ky shtet ka arritur të ngrej në nivelet më të

larta mbrojtjen dhe ruajtjen nga ndotja të mjedisit në përgjithësi si dhe forma të mira për trajtim të

mbeturinave.

Page 20: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Ajri- Zvicra është e njohur për cilësinë e shkëlqyer të ajrit, sipas OBSH-së është vendi i 13-të në botë

me më pak ndotje. Cilësia e ajrit ndryshon nga vendi në vend, nga sezoni ne sezon dhe nga lartësia në

lartësi. Ndotje të ajrit ka më shumë në zonat urbane të cilat janë të ekspozuara në trafikun rrugor, më

shumë sesa në rajonet e larta të alpeve. Zvicra ka më pak ndotës të ajrit sesa vendet e tjera

perëndimore evropiane me një dendësi të ngjashme të popullsisë. Që nga viti 1990 Zvicra ka pasur

sukses në reduktimin e disa ndotësve: ka pasur ulje deri në 80% të dioksidit të squfurit (SO₂), 40% të

grimcave(PM10), 50%ulje në dioksid te azotit (NOx) dhe 65% te komponimet e luhatshme

organike(VOC).

Këto përparime janë rezultat i politikave të pastra federale, kantonale dhe komunale, në veçanti

urdhëresa federale e ajrit të pastër që hyri në fuqi në vitin 1986. Kjo bazohet në aktin federal për

mbrojtjen e mjedisit dhe përmban një katalog të masave si në(transport, bujqësi, industri)për të

reduktuar ndotësit e ajrit. Cilësia e ajrit është e monitoruar vazhdimisht dhe analizohet nga 16

stacionet e Monitorimit të rrjetit kombëtar të ndotjës së ajrit (NABEL). Zvicra gjithashtu i takon rrjetit

të monitorimit ndërkombëtar ajror dhe është anëtar i plotë i agjencisë evropiane të mjedisit. 12

Uji- Zvicra është quajtur shpesh “Rezervuari i ujit të Evropës”. Hidroenergjia është burimi më i

rëndësishëm i energjisë së ripërtëritshme të vendit. Zvicra është burimi i 6% të ujërave të ëmbela të

Evropës. Këto rezerva vijnë nga shiu, ujërat e pranverës, bora dhe balotazhe te akullnajave. Liqenet

dhe lumenjët vijnë në forma të ndryshme. Zvicra është e njohur për cilësinë e lartë të ujërave

nëntokësore e cila ofron rreth 80% ujë të pijshëm, ndërkaq cilësia e ujit të pijshëm është veqanërisht

e lartë. Afërsisht 40% e ujit të pijshëm nuk kërkon trajtim para se të arrij të konsumatorët.

Familjet zvicerane konsumojnë një mesatare prej 162L ujë në ditë. Gjithësej konsumi ditor i ujit

përfshi edhe industrinë, tregtinë dhe bujqësinë ka rënë rreth 30% që nga viti 1980 edhe pse popullsia

është rritur. Kjo ulje kryesisht është për shkak të rënies së prodhimit industrial. Hidroenergjia është

burimi më i rëndësishëm i energjisë së ripërtëritshme të zvicrës, sot ajo është përgjegjëse për 56% të

prodhimit të energjisë elektrike në zvicër, 2/3 janë të krijuara në rajonet malore të Bernit, Uri,

Graubünden, Ticino dhe Valais. 13

12 https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/luft.html 13 https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/gewaesser.html

Page 21: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Pyjet- Rreth 31% e sipërfaqes së Zvicrës është e mbuluar me pyje. Humbja e madhe e pyjeve të

përjetuara nga Zvicra në fund të shekullit 19-të ka qenë të përmbyset në sajë të normave të forta të

ripyllëzimit gjatë rrjedhes së shekullit të 20-të. Rreth 30% e pyjeve janë në pronësi private ndërsa

pjesa tjetër në atë publike. Në vitin 1876 zvicra për të ruajtur dhe mbrojtur pyjet nga prerje dhe

degradimi futi në fuqi ligjin për të ulur shpyllëzimin. Sot autoritetet federale dhe kantonale mbikqyrin

mbrojtjen e pyjeve në Zvicër. Në rolin e tyre ekonomik si burim i energjisë dhe burim për material

ndërtimor pyjet ofrojnë mbrojtje thelbësore kundër ortekeve, përmbytjeve dhe rënien e

shkëmbinjëve. Ato gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e tokës dhe tereneve kodrinore dhe ofrojnë

një habitat të rëndësishëm për shumë lloje të florës dhe faunës. 14

Riciklimi- Zvicranët janë kampion të riciklimit të mbeturinave. Zvicra ka infrastrukturën e nevojshme

dhe rregullat e nevojshme ligjore për të menaxhuar mbeturinat në mënyre efektive. Autoritetet

publike inkurajojnë të gjithë që të riciklojnë sa më shumë të jetë e mundur dhe rregullisht duhet

drejtuar në fushatat e marketingut për të rritur ndërgjegjësimin e ç’ështjes.

Në vitin 2012 banorët e zvicrës kanë ricikluar 96% qelq, 92% kanaqe alumini, 81% shishe plastike dhe

72,5% bacteria. Në bazë të llogarive për më shumë se gjysmën e mbetjeve të ricikluara shtëpiake siq

është letra në bashkëpunim me banorë janë mbledhur rreth 160 kg skrap në vit. Rreth 1,3 milion ton

të mbeturinave organike riciklohen çdo vit nga të cilat rreth 300.000 ton të mbeturinave organike,

shëndrrohen në përzierje plehrash, nga ekonomitë familjare private. Zvicra ka gjithashtu koleksione të

riciklimeve për frigoriferë, CD-ve dhe DVD-ve, mbeturina mjekësore, rroba, këpucë etj. 15

14 https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/waelder.html 15 https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/recycling.html

Page 22: Mbrojtja e natyres ne Kosove

Burimet:

-Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009

- http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit

- http://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave%202010_shq.pdf

- http://www.president-ksgov.net/repository/docs/TRT_6_ALB_Version2.pdf

-http://www.ammk-rks.net/?page=1,21

-http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Trajtimi_i_mbeturinave.pdf