23
1. E drejta nderkombetare private - është njëra ndër degët më të reja të së drejtës në sistemet juridike të shteteve. Rregullon një lëmi të caktuar të marrëdhënieve shoqërore që nuk është objekt i rregullimit juridik të asnjë dege tjetër të së drejtës. 2. Objekti i DNP-se Sipas një grupi autorësh objekt i DNP-se janë marrëdhëniet juridiko private me element te huaj te cilat rregullohen me normat e DNP-se, sipas qendrimit te grupit tjeter te objektit te DNP-se jane normat qe rregullojne marredhenie te caktuara juridiko private me element te huaj. 3. Elementi i huaj juridiko privat- Elementi i huaj ne nje marredhenie juridiko private eshte nje fakt nje rrethane faktike e cila nje marredhenie konkrete juridike te formesuar e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj ku per rregullimin e kesaj marredhenie jane te interesuara te pakten dy shtete, secili ne baze te sovranitetit te vete. 4. Faktet e identifikimit - jane ato fakte ose kuptime juridike me ndihmen e te cilave identifikohet prania e elementit te huaj ne nje marredhenie juridiko private me element te huaj. 5. Pikat e lidhjes {faktet vendimtare}- Dallohen nga faktet ne baze te cilave krijohet elementi i huaj juridiko privat per nga funksioni dhe roli, gjithashtu edhe nga elementi i huaj juridiko privat. Roli i fakteve vendimtare eshte qe te percaktoje se sipas cilave parime te normave per te drejtat civile te huajve ose kolizionit te juridiksioneve ose te kolizionit te ligjeve do te rregullohet marredhenia juridiko private me element te huaj. 6. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se- Shmangie do te thote kur ligjdhenesi i nje shteti ne baze te elementeve te pergjithshme e formeson normen e DNP-se para te cilit shtrohet qeshtja qe duhet t’i zbuloje normat e sistemit juridik te atij shteti, nuk do te thote qe duhet patjeter te veproje sipas atyre normave. 7. Cilesimi- Eshte institute juridik me anen e te cilit caktohet se kategorite juridike dhe nocionet juridike te permbajtura ne normat e DNP-se do te kuptohen ashtu siq e percakton e drejta e vendit ose e drejta e huaj.

Private (1)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Private (1)

1. E drejta nderkombetare private - është njëra ndër degët më të reja të së drejtës në sistemet juridike të shteteve. Rregullon një lëmi të caktuar të marrëdhënieve shoqërore që nuk është objekt i rregullimit juridik të asnjë dege tjetër të së drejtës.

2. Objekti i DNP-se – Sipas një grupi autorësh objekt i DNP-se janë marrëdhëniet juridiko private me element te huaj te cilat rregullohen me normat e DNP-se, sipas qendrimit te grupit tjeter te objektit te DNP-se jane normat qe rregullojne marredhenie te caktuara juridiko private me element te huaj.

3. Elementi i huaj juridiko privat- Elementi i huaj ne nje marredhenie juridiko private eshte nje fakt nje rrethane faktike e cila nje marredhenie konkrete juridike te formesuar e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj ku per rregullimin e kesaj marredhenie jane te interesuara te pakten dy shtete, secili ne baze te sovranitetit te vete.

4. Faktet e identifikimit - jane ato fakte ose kuptime juridike me ndihmen e te cilave identifikohet prania e elementit te huaj ne nje marredhenie juridiko private me element te huaj.

5. Pikat e lidhjes {faktet vendimtare}- Dallohen nga faktet ne baze te cilave krijohet elementi i huaj juridiko privat per nga funksioni dhe roli, gjithashtu edhe nga elementi i huaj juridiko privat. Roli i fakteve vendimtare eshte qe te percaktoje se sipas cilave parime te normave per te drejtat civile te huajve ose kolizionit te juridiksioneve ose te kolizionit te ligjeve do te rregullohet marredhenia juridiko private me element te huaj.

6. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se- Shmangie do te thote kur ligjdhenesi i nje shteti ne baze te elementeve te pergjithshme e formeson normen e DNP-se para te cilit shtrohet qeshtja qe duhet t’i zbuloje normat e sistemit juridik te atij shteti, nuk do te thote qe duhet patjeter te veproje sipas atyre normave.

7. Cilesimi- Eshte institute juridik me anen e te cilit caktohet se kategorite juridike dhe nocionet juridike te permbajtura ne normat e DNP-se do te kuptohen ashtu siq e percakton e drejta e vendit ose e drejta e huaj.

8. Qeshtja paraprake - Perkufizohet si marredhenie juridike nga dispozitivi i normes materialo -juridike, respektivisht te drejtes kompetente per qeshtjen kryesore.

9. Riintegrimi- Personi i cili dikur e ka pasur shtetesine e shtetit konkret dhe pastaj e ka humbur, me ane te riintegrimit perfiton shtetsine e shtetit te njejte.

10. Kolizioni i shtetesive- Qdo shtet ne menyre sovrane i percakton me ligj kushtet sipas te cilave fitohet dhe humbet shtetesia. Duke u nisur nga interesat e veta personale dhe specifike, shtetet parashohin kushte dhe menyra te ndryshme per fitimin dhe humbjen e shtetesise.

11. Kolizioni i juridiksioneve- Konsiderohet si detyre nderkombetre e nje shteti qe t’i lejoje shtetasit te huaj qe te paraqitet para gjykatave te veta madje parimisht me kushte qe i percakton dhe ne kete menyre te siguroje mbrojtjen e te drejtave te tij.

12. Cautio indicatum solvi { e drejta e te huajit te paraqitet para organit te shtetit te vendit}- Ne formen e vete paraprake ‘’cautio indicatum solvi’’ si institute i DNP-se paraqet institutin e tille

Page 2: Private (1)

sipas te ciles paditesi i huaj ka per detyre qe te jape shumen e caktuar te te hollave ose ndonje garancion tjeter per sigurimin e shpenzimeve te kontestit, ne qoftese hap kontestin kunder shtetasit te vendit, i padituri kerkon qe te jepet ky kaucion.

13. Njohja e fuqise argumentuese - Me fjalen njohje e fuqise argumentuese te dokumenteve te huaja publike kuptojme mundesine qe nje dokument i tille te perdoret si argument para gjykatave dhe para organeve te nje vendi. Kerkohet qe ai te jete i realizuar ne pikepamje nderkombetare te jete plotesuar kushti i reciprocitetit dhe te mos jete ne kundershtim me rendin publik nderkombetar te shtetit.

14. Konventat nderkombetare- Jane akte juridike me anen e te cilave subjektet e se drejtes nderkombetare, me marreveshje marrin te drejta dhe detyrime reciproke per rregullimin e marredhenieve midis tyre.

15. Zakonet nderkombetare- Zakoni ne te drejten nacionale eshte rregull e pa shkruar e sjelljes, te cilen per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate, per rregullimin e marredhenieve konkrete,e sanksionon shteti dhe e perfshine ne sistemin juridik.

16. Zbrastesirat juridike- ne rastet kur nuk mund te gjenden burime konkrete as ne konventat nderkombetare ose ne ligjet e shteteve konkrete, e as ne rregullat zakonore, shtrohet qeshtja e zbraztesirave juridike.

17. Kodifikimi i DNP-se- Nenkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave me karakter nderkombetar juridiko privat nga burime te ndryshme ne nje tersi qe e bene lidhenesi i nje shteti ose konferencave nderkombetare diplomatike ne baze te parimeve te caktuara.

18. Autonomia e vullnetit te paleve- Perfaqeson mundesine e parapare me ligj qe palet kontraktuese vet te caktojne te drejten kompetente ose organin kompetent per zgjidhjen e kontesteve qe mund te paraqiten gjate permbushjes se kontrates.

19. Locus regit actum- Per rregullimin e formes se marredhenieve detyrimore ne te gjitha shtetet, por jo qdo here per te njejtat raste aplikohet rregulla locus regit actum.

20. Rendi publik nderkombetare- Ekzistojne dy perkufizime: 1. Perkufizimi elektik- nenkuptone teresine e ligjeve imperative te cilat duhet patjeter te aplikohen gjate rregullimit te marredhenieve juridiko private me element te huaj, 2. Perkufizimi abstrakt- rendi publik eshte nje institute me karakter te jashtezakonshem dhe se rrethi I normave qe e sajojne rendin publik te nje shteti mund te perfshihen me nje klauzol te pergjithshme.

21. Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve. Elementet konstituive jane: 1. shfrytezimi i se drejtes subjektive. 2.Qellimi per t’ju shmangur aplikimit te normes kompetente,3. sanksioni.

22. Reciprociteti- Eshte relacioni ne mes te dy shteteve sipas te cilit secili prej tyre garanton trajtimin e caktuar juridik te shtetasve te shtetit te huaj, ose ua njeh te drejtat qe ne baze te

Page 3: Private (1)

ligjeve te atij shteti nese edhe ai vepron keshtu me shtetasit e shtetit te vendit dhe me te drejtat e krijuara sipas ligjit.

23. Teresite e DNP-se jane:

1.kolizioni I ligjeve

2.kolizioni I juridiksionit

3.te drejtat civile te shtetasve te huaj

4.te drejtat civile te shtetasve te vendit.

24. Pengesat martesore:

1. ekzistimi I kurores

2. gjinia e gjakut

3. semundja psikike

4. ndryshimi absolute fetar.

25. Teoria e statuteve- Nenkupton teorite e pjestareve te shkolles se statuteve lidhur me zgjidhjen e problemit te konfliktit te kytymeve ne mes te qyteteve apo provincave te nje sovraniteti te vetem.

26. Perfaqesuesi me i rendesishem i shkolles holandeze - eshte Ulrich Hubert gjithashtu Paul Voet. Perfaqesuesit e kesaj shkolle per dallim nga perfaqesuesit tjere, keta e kane zgjedhur kolizionin e ligjeve ne mes shteteve sovrane.

27.Pikat e lidhjes tek marredheniet kontraktuale jane:

1. Vendi i lidhjes se kontrates2. Vendi i permbushjes, ekzekutimit te kontrates3. Vendbanimi domicili i debitorit dhe 4. Lidhshmeria e afert etj.

28. Cili problem u shtrua tek shkolla italiane – per tu zhvilluar shkolla italiane e statuteve kane ndikuar marrdheniet ekonomiko-shoqerore, si tregtia detare dhe tokesore. Problemi ishte se si te percaktohet se cili nga statutet eshte real e cili personal.

29. Qfare roli luan retorsioni – retorsioni shprehet ne rastet kur gjykatesi ose ndonje organ tjeter i vendit nuk i njeh te huajit disa te drejta nuk e pranon kompetencen e gjykates se huaj, nuk i

Page 4: Private (1)

njeh vendimet e saj ose nuk e zbaton te drejten e huaj, e cila do te duhej te zbatohet sipas normave te kolizionit te shtetit te vendit, nuk i njeh vendimet e gjykatave te tij dhe nuk e zbaton te drejten e tij.

30. Kolizioni i ligjit te deliktet e komunikacionit rrugor – Me keto delikte juridiko-civile me element te huaj nenkuptohen fatkeqesit e shkaktuara me automjete ne komunikacion rrugor ne te cilat eshte qofte subjekti, qofte objekti, qofshin te drejtat dhe obligimet apo te gjitha kumulativisht shprehje te jashtme. Kolizioni i ligjit ne fatkeqesite e paramenduara te komunikacionit me element te huaj gati ne te gjitha shtetet e kohes sone zgjidhet sipas normes kolizive e cila aplikohet ndaj delikteve dhe kuazi delikteve juridiko-civile me element te huaj.

31. Zakonet ne DNP - Zakoni ne te drejten nacionale eshte rregulla e pa shkruar e sjelljes te cilen per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate per rregullimin e marrdhenieve konkrete, e sanksionon shteti dhe e perfshin ne sistem juridik. Ne DNP zakoneve nderkombetare nuk u njihet karakteri imperativ. Aplikohen si burim i se drejtes per rregullimin e nje marrdhenie konkrete juridiko-private me element nderkombetar, vetem ne qoftese shteti pranon ne menyre shprehimore ne qoftese zakonet udhezojne ne zbatimin e tyre.

32. Kolizioni i ligjeve te zotesia kambiore dhe cekore - Kur behet fjale per zotesine kambiore te personave pa shtetesi ajo vleresohet sipas ligjit te domicilit te personit pa shtetesi. Te zotesia cekore nuk vleresohet sipas ligjit nacional te traktatit, por sipas ligjit te shtetit ku eshte vendi i pageses se qekut.

33. Afersia e te drejtes nderkombetare publike me te DNP- Te dyja deget e se drejtes i rregullojne marrdhenietmidis shteteve. E drejta nderkombetare publike I rregullon marrdheniet midis shteteve sovrane si subjekte politike. DNP i rregullon marrdheniet midis shteteve sovrane, qe kane te bejne me kompetencen e tyre legjislative dhe gjyqesore lidhur me rregullimin e marrdhenieve juridiko-private ne mes te personave fizik dhe juridik qe kane shtetesine e shteteve te ndryshme.

34. Kur aplikohet norma e kolizionit- Norma e kolizionit percakton se a do te zbatohet e drejta e shtetit te vendit per ta rregulluar marrdhenien juridiko-private me element te huaj. Norma e kolizionit e udhezon te drejten materiale per tu zbatuar tek e drejta e vendit, e shtetit te huaj apo me shume te drejta te shteteve te huaja. Normat e kolizionit gjenden ne sistemin juridik te shtetit dhe organi qe merr qeshtjen duke respektuar te drejten e sistemit juridik te vet, ai zbaton edhe normat e kolizionit me te cilat i rregullon marrdheniet juridiko-private me element te huaj. Norma e kolizionit bashk me faktet ndihmojne te aplikohet e drejta materiale tek marrdhenia e caktuar.

35. Ne cilat raste nuk zbatohet shtetesia si pike e lidhjes

Page 5: Private (1)

1Ne rastin kur shtetasi shqiptar ka shtetesi te ndonje shteti tjeter dhe per ta zbatuar ligjin atehere epersine e ka shtetesia shqiptare

2. Ne rastin kur i huaji ka dy apo me teper shtetesi zbatohet ai ligj ku ne shtetesine e atij shteti ka vendqendrim

3. Ne rast se shtetasi i huaj nuk ka vendqendrim te zkonshemne shtetet e te cilave ka shtetesin zbatohet ligji i atij shteti me te cilin ka lidhje te ngushta.

36. Kushtet materiale per lidhjen e marteses sipas te drejtes sone- Forma e lidhjes se marteses rregullohet nga ligji i shtetit ku lidhet martesa ndermjet personave, ku asnjeri prej tyre nuk eshte shtetas i vendit mund te lidhet para perfaqesise diplomatike apo konsullore te nje shteti te huaj nese ligji i ketij shteti e lejon kete. Forma e lidhjes se marteses e cila konsiderohet e vlefshme ne baze te ligjit te shtetit sipas te cilit eshte lidhur, mund te njihet si e tille edhe ne republiken e vendit tone.

37. E drejta e te huajit te trashegoj ne shtetin e vendit- Kushtezohet me ekzistimin e reciprocitetit ne mes shteteve shtetesine e te cilit e ka personi qe trashegon ne shtetin e vendit.

38. Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve te huaja gjyqesore sipas DNP- Njohja e vendimit te huaj gjyqesor do te thote njohje e autoritetit qeshtjes se gjykuar ne menyre te prere edhe ne territorin e shtetit te vendit. Kjo do te thote se si element te ketij kuptimi juridik shfaqen kuptime tjera juridike:

1. Kuptimi i vendimit te huaj gjyqesor

2. Kuptimi i autoritetit te qeshtjes se gjykuar ne menyre te prere

3. Kuptimi i territorit te shtetit te vendit.

39. Kuptimi i se drejtes civile te shtetit te vendit- Me te drejtat civile te shtetasve te vendit kuptojme rregullat juridike qe percaktojne se shtetasit e vendit me cilat qeshtje dhe gjera mund te krijojne marrdhenie reciproke juridike civile me element te huaj, ne qoftese mos respektimi i ketyre normave ka si pasoje sanksionin personal ose pasuror e jo sanksionin me karakter ndeshkimor.

40. Kolizioni i ligjit te martesa lidhur me perfaqsim konsullor diplomatik- Eshte e mundur se sikur martesa me element te huaj te lidhet para organit te vendit te lidhjes ne menyre qe kushtet materiale do te jene plotesuar, dhe sikur martesa e ketille te lidhet ne te njejtin shtet ne perfaqesine diplomatike-konsullore, por kushtet materiale te mos plotesohen dhe e kunderta.

41. Si e kane zgjedh perfaqesuesit e shkolles holandeze flamane kolizionin e ligjeve - perfaqesuesit e kesaj shkolle per dallim nga perfaqesuesit e tjere e kane zgjedhur kolizionin e ligjeve ne mes shteteve sovrane.

Page 6: Private (1)

42. Autonomia e vullnetit te paleve ne kuptimin juridiko-privat nderkombetar- Eshte fakt unik vendimtar primar per kontraten mbi transportin detar , nderkaq lidhja me e ngushte e kontrates eshte e vetmja pike e lidhjes subsidiare per te njejten kontrate.

43. Risite e shkolles franceze kytymeve- Dymyleni i ka pararpare dy risi per zgjidhjen e konfliktit intelektual te kytymeve:

1. E para ka te beje me autonomine e vullnetit te paleve

2. e dyta ka te beje me formen e puneve juridike, ku thekson se rregulla juridike ‘’Locus regit Actum’’ duhet te kete karakter fakultativ e jo detyrues ngase vetem ne ate rast lehtesohet qarkullimi midis provincave.

44. Indiciet te cilat e caktojne lidhjen me te afert me kontraten jane:

1.Selia e borgjliut, 2.Vendi i permbushjes se prestacionit karakteristik

Locus Regit Actum- zbatohet per rregullimin e formes se marrëdhenieve detyrimore ne te gjjitha shtetet, por jo qdo here ne te njejtat raste.

Lex rei sitae - zbatohet e drejta e shtetit ku gjenden sendet e paluajtshme.

Forum delicti commissi- zbatohet si fakt vendimtar per kompetencen gjyqesore te deliktet dhe kuazi deliketet juridiko-civile me element te huaj.

Funksioni i rendit publik nderkombetar- Eshte evitimi i pasojave negative nga zbatimiiI te drejtes se huaj.

Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga zbatimi i normave kompetente te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve.

Qeshtja procedurale - duhet te zgjidhet sipas ligjit te gjykates lex fori.

Qeshtjet meritore- duhet te zgjidhen sipas ligjit te vendit ku eshte lidhur kontrata lex loci contractus.

Lex domicili- aplikohej te marrdheniet statusore dhe trashegimore.

Locus regit actum ( ligji I vendit te lidhjes)- percaktohet forma e puneve juridike.

Lex rei sitae- aplikohet te marrdheniet juridiko-sendore qe kane per object sendet e paluajtshme.

Lex loci delicti commissi (e drejta e vendit te kryerjes se deliktit)- aplikohet per veprimet kunderligjore.

Page 7: Private (1)

45. Burimet e DNP-se jane: burimet nacionale dhe burimet nderkombetare.

1. grupin e pare e perbejne ato shtete qe kane miratuar ligje te veqanta per DNP

2. grupin e dyte e perbejne ato shtete te te cilat normat per rregullimin e marrdhenieve juridiko-private me element te huaj jane te perfshira ne kodet e ndryshme civile.

Burimet nderkombetare te DNP_se jane: Konventat nderkombetare dhe Zakonet nderkombetare.

Konventat nderkombetare - jane akte juridike, me anen e te cilave subjektet e DNP-se me marreveshje marrin te drejta dhe detyrime reciproke per rregullimin e marredhenieve midis tyre.

Zakoni ne te drejten nacionale- eshte rregull e pa shkruar e sjelljes te cilen per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate, per rregullimin e marrdhenieve konkrete, e sanksionon shteti dhe e perfshin ne sistemin juridik.

46. Kodifikimi i DNP-se – nenkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave me karakter nderkombetar juridiko-privat nga burime te ndryshme ne nje teresi qe e bene ligjedhenesi i nje shteti.

47. Elementet e pergjithshme te formesimit te norms se DNP-se:

1. Elementi i huaj juridiko-privat

2 Faktet ne baze te cilave krijohet elementi i huaj j-p me element te huaj (faktet e identifikimit)

3. Faktet vendimtare (pikat e lidhjes)

4. Shmangiet nga normat kompetente te norms se DNP-se

Elementi i huaj juridiko – privat – eshte nje fakt, nje rrethane faktike e cila nje marrdhenie konkrete e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj.

Format e shprehjes se elementit te huaj juridiko-private jane: Kryesore dhe Plotesuese

Format kryesore (themelore) te shprehjes se elementit te huaj j-p – jane kur ai shprehet ne subject, object dhe ne te drejta dhe detyrime te marrdhenies konkrete juridiko-private.

Page 8: Private (1)

Format plotesuese—perveq qe elementi I huaj j-p mund te shprehet ne format themelore edhe ate ne subject, object dhe ne te drejta dhe detyrime, at edhe Brenda per Brenda subjektit dhe objektit ose te drejtave dhe detyrimeve mund te shprehet ne forma te ndryshme.

48. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se jane:

1. Rendi publik nderkombetar

2. Bishterimi i ligjit

Rendi publik nderkombetar- ekzistojne dy perkufizime:

Perkufizimi elektik- nenkupton teresine e ligjeve imperative te cilat duhet pa tjeter te aplikohen gjate rregullimit te marrdhenieve juridiko-private me element te huaj.

Perkufizimi abstract- rendi public eshte nje institute me karakter te jashte zakonshem dhe se rrethi I normave qe e sajojne rendin public ten je shteti mund te perfshihen me nje klauzole te pergjithshme.Rendi publik zbatohet vetem te teresite konkrete qe e sajojne DNP.

Bishterimi I ligjit – perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve.

Elementet konstituive jane:

1. Shfrytezimi i se drejtes subjektive

2. Qellimi per t’iu shmangur aplikimit te normes kompetente

3. Sanksioni

Bishterimi I ligjit zbatohet te te gjitha teresite qe e sajojne te DNP, te drejtat civile te te huajve, te drejtat civile te shtetasve te vendit qe te krijojne marrdhenie juridiko-private me element te huaj, te kolizioni i juridiksioneve dhe te kolizioni i ligjeve.

49. Normat e kolizionit- jane instrumente themelore dhe esenciale te menyres indirekte te rregullimit. Kane per detyre te rregullojne marrdheniet j-p me element te huaj.

Sipas sistemit juridik te shteteve njohja dhe te provuarit e te drejtes se huaj behet sipas detyres zyrtare (ex officio).

Regullimi I marrdhenieve me element te huaj permes menyres se kolizionit nenkupton dhe presupozon shmangien konkrete nga sovraniteti absolut territorial.

Page 9: Private (1)

Cilesimi ne kuptim te gjere- nenkupton interpretimin e normave te kolizionit.

Cilesimi ne kuptim te ngushte- nenkupton percaktimin e kuptimit juridik dhe permbajtjes juridike te norms se kolizionit.

50. Si fakte vendimtare {pika te lidhjes} te kategorive ta caktuara te marrdhenieve j-p me element te huaj mund te paraqiten:

1. Shtetesia, 2. Vendbanimi {domicili}, 3. Vendi ku gjendet sendi, 4. Vendi i lidhjes se punes juridike, 5. Vendi i kryerjes se deliktit.

Keto fakte vendimtare ne sistemet juridike te shteteve te ndryshme mund te kene emertime te njejta por domethenie te ndryshme juridike, andaj edhe shfaqet konflikti latent i ligjeve, konflikti i nocioneve te fakteve vendimtare.

51.Menyrat e zgjidhjes se cilesimit jane:

1. Lex fori, 2. Lex causae, 3. Sipas kuptimeve autonome, 4. Sipas cilesimit te shkallezuar.

52. Menyrat e fitimit te shtetesise : Menyrat kryesore dhe Menyrat plotesuese.

Menyrat plotesuese te fitimit te shtetesise jane: 1. Me natyralizim, 2. Me ndryshime territorial, 3. Martesa 4. Adoptimi.

Menyrat e fitimit te shtetesise me natyralizim:

Natyralizimi madh dhe i vogel

Natyralizimi i rregullt

Natyralizimi me lehtesime speciale

Natyralizimi i jashtezakonshem

a.Natyralizimi me lehtesime- u lejohet fitimi i shtetesise nje kategorie te caktuar te huajsh.

b.Natyralizimi i rregullt – e fiton qdo i huaj i cili e paraqet kerkesen, i ploteson kushtet e caktuara dhe me nxjerrjen e vendimit nga ana e organit kompetent. Kerkohet qe te parashtrohet kerkesa, aftesia per pune, qendrimi i pa nderprere nje kohe te caktuar ne shtetin shtetesia e te cilit deshirohet te fitohet, mosha madhore etj.

Page 10: Private (1)

c.Natyralizimi i jashtezakonshem- u mundesohet atyre te huajve qe kane merita te veqanta per shtetin shtetesine e te cilit deshirojne ta fitojne.

d.Qe te fitohet shtetsia sipas ndryshimeve territorial duhet te plotesohen keto kushte:

1. te ekzistoje traktati nderkombetar i cili e rregullon mundesine e fitimit te shtetesise

2.ndryshimi i sovranitetit mbi territoret e caktuara te shteteve konkrete

3. e drejta e optimist te popullsise qe te zgjedhe midis dy shtetesive.

53. Menyrat e humbjes se shtetesise:

1.Me vdekjen e personit fizik, 2.Me vendim te organit te shtetit konkret, 3. Heqja dore nga shtetesia, 4. Lenja e shtetesise, 5.Marrja, 6.Mungesa, 7.Martesa me shtetas te huaj, 8.Shkurorzimi i marteses etj.

54. Humbja e shtetesise per shkak te shprehjes se vullnetit te individit:

1.Dalja nga shtetesia, 2.Heqja dore nga shtetesia, 3.Humbja e shtetesise sipas traktateve nderkombetare.

55. Menyrat e humbjes se shtetesise per shkak te mos permbushjes se detyrimeve te shtetasit ndaj shtetit jane:

1.Marrja e shtetesise, 2. Mungimi nga shteti.

56. Konflikti i shtetesive- shfaqet ne rastet kur personi nuk i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise sipas te drejtes se asnje shteti {konflikti negative}

Ne rastet kur personi i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise sipas te drejtes se dy apo me teper shteteve dhe kur dy ose me teper shteteve ua njohin shtetsine e tyre {konflikti pozitiv}.

Kriteret per caktimin e shtetesise efektive merren: gjuha amtare, momenti i fitimit te shtetesise, ku perparesi i ipet asaj shtetesie qe personi e ka fituar te fundit.

57. Shmangiet nga shtetesia si fakt vendimtar:

1.proteksionizmi nacional

2.per shkak te ‘’masave te perkohshme’’

3.per shkaqe ‘’humanitare’’.

Page 11: Private (1)

58. Llojet e vendbanimit: 1. V. me deshire, 2.V. ligjor, 3. Kuazi vendbanimi

Deshmimi te provuarit- Te te provuarit e vendbanimit varet se cili vendbanim deshmohet vendbanimi ligjor ose me deshire, edhe menyrat e te provuarit dallohen.

Vendbanimi ligjor- krijohet ne rastet kur e cakton ligji, dhe ky vendbanim ne shumicen e rasteve deshmohet me ane te dokumenteve zyrtare te leshuara nga organet kompetente.

Qe te provohet vendbanimi sipas deshires - duhet te konstatohet se personi a eshte juridikisht i afte per te vepruar te kete zotesi juridike, te jete vendosur ne nje shtet.

Kuazi vendbanimi i zgjedhur- ekziston ne disa shtete. Palet kontraktuese me marreveshje e caktojne nje vendbanim te perbashket per te dy palet dhe vlene vetem per ate marrdhenie juridike.

59. Vendbanimi si fakt vendimtar- Ne baze te vendbanimit percaktohet zbatimi i te drejtes se shtetit te vendit ose te huaj, dhe percaktohet kompetenca e gjykates se shtetit te vendit ose te huaj te marredheniet statusore dhe trashëgimore me element të huaj.

Vendbanimi si fakt vendimtar primar- Vendbanimi ne shtetet e imigracionit e ka të njëjtin rol dhe rëndësi si fakt vendimtar qe e ka shtetësia në shtetet e emigracionit.

Vendbanimi si fakt vendimtar subsidiar - Ne shtetet e emigracionit te të cilat shtetësia shërben si fakt vendimtar, vendbanimi shërben si fakt vendimtar subsidiar.

60. Roli i përkatësisë së personave juridik- konsiston në identifikimin e presences së elementit të huaj në subjekt të marrëdhënies juridiko-private dhe e ka të njëjtën detyrë si shtetësia dhe vendbanimi te marrëdhëniet statusore me element të huaj.

61. Rendi publik ndërkombëtar- Ekzistojnë dy përkufizime:

1. Elektik- nënkupton tërësinë e ligjeve imperative të cilat duhet pa tjetër të aplikohen gjatë rregullimit të marrëdhenieve juridiko-private me element të huaj.

2. Abstrakt- është një institute me karakter të jashtë zakonshëm dhe se rrethi i normave që e sajojnë rendin public të një shteti mund të përfshihen me një klauzolë të përgjithshme.

Page 12: Private (1)

62.Bishtërimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente të shtetit të vendit në bazë të veprimeve konkrete të individëve. Elementet konstituive janë:

1. Shfrytëzimi i së drejtë subjektive,

2. Qëllimi për t’ju shmangur aplikimit të normes kompetente

3. Sanksioni.

63. Reciprociteti- është shprehje e aspirates që të sigurohet bashkëpunimi reciprok dhe i barabartë në mes shteteve. Trajtohet në dy mënyra:

1. Nga aspekti i mënyrës së krijimit: Ligjor, Diplomati dhe Faktik.

2. Nga aspekti i përmbajtjes juridike: Formal, Material dhe Efektiv.

Reciprociteti ligjor- krijohet me miratimin e ligjeve paralele nga shtetet e interesuara.

Reciprociteti diplomatik- krijohet me marrëveshje të drejtëpërdrejtë bilateral ose multilateral midis shteteve.

Reciprociteti faktik- ekziston atëherë kur ushtrimi I të drejtave konkrete nga të huajt nuk është i garantuar as me traktat ndërkombëtar e as me ligje paralele të miratuara nga shtetet e interesuara.

Reciprociteti formal- ekzistonë atëherë kur shteti i vendit dhe shteti i huaj i barazojnë të huajt dhe shtetasit e vendit lidhur me ushtrimin e të drejtave konkrete.

Reciprociteti material- u mundëson të huajve ushtrimin e të drejtave të njëjta të cilat shtetasit e shtetit të vendit mund t’i ushtrojnë në shtetin e huaj.

Reciprociteti efektiv- I mundëson të huajit ushtrimin e të drejtave të caktuara në shtetin e vendit, në qoftëse mund t’i ushtrojë ato të drejta, shtetasi i vendit në shtetin e huaj në atë sasi dhe mënyrë që zbatohet në shtetin e huaj.

64.Retorsioni- është një institute juridik i cili paraqitet te të drejtat civile të huajve dhe te kolizioni i juridiksioneve. Në lëmin e të drejtave civile të huajve, zbatohet në dy raste:

1. Në rastin e pare zbatohet kur shteti i huaj nuk i barazon shtetasit e shtetit të vendi me shtetasit me shtetasit e vet lidhur me ushtrimin e të drejtave private, kurse shteti i vendit e bënë këtë.

Page 13: Private (1)

2.Në rastin e dytë retorsioni zbatohet kur shtetasit e shtetit të vendit në shtetin e huaj janë të diskriminuar lidhur me ushtrimin e të drejtave private në relacion me të huajt e shteteve tjera.

65.E drejta e prioritetit- Sipas të drejtës së brendshme paraqet të drejtën e atij që i pari paraqet fletëparaqitjen për patentin, vulen, modelin dhe mostren, për të marrë patentin, vulen, modelin dhe mostren para të gjithë atyre që paraqiten pas tij për këtë të drejtë.

66. E drejta e personit të huaj për veprimtari- Personi juridik i huaj në territorin e shtetit tjeter mund të ushtrojë dy lloje të veprimtarive:

1. Veprimtari të përhershme- e cila krijohet vetëm në bazë të lejes.

2. Veprimtari e përkohshme- nuk kërkohet leja.

Sipas të drejtes sonë personat e huaj juridik mund të punojnë në vendin tone vetëm përveq përfaqësive tregtare dhe këta nuk mund të punojnë në Jugosllavi permes filialeve të veta përveq rasteve të veqanta.

67. Nocioni juridik i vendbanimit- Vendbanimi si kuptim juridik ekziston dhe përdoret edhe në të drejtën e brendshme edhe ne DNP. Përmbajtja e tij juridike dallohet, respektivisht ndryshon kur përdoret në të drejtën e brendshme për dallim nga DNP.

Në të DNP është qendër e marrëdhenieve jetësore të një personi në një shtet të caktuar që do të thotë se për DNP-në është me rëndësi se ku ndodhet ajo qendër.

68. Faktet vendimtare te marrëdhëniet jashtëkontraktuese- Sipas ligjit për zgjidhjen e kolizionit të ligjeve, si fakt vendimtar për caktimin e të drejtës kompetente te dëmet e shkaktuara nga përgjegjësia jashtë kontraktuese, në qoftë se me ligj ose traktate ndërkombëtare nuk është caktuar ndryshe zbatohet e drejta ku është ndërmarrë veprimi ose e drejta ku është shkaktuar pasoja varësisht se cila nga këto dy të drejta janë më të favorshme për palën e dëmtuar, i njëjti fakt vendimtar zbatohet edhe te kompenzimi i punëve të huaja.

69. Arsyeja për shfaqjen e ridëgimit- Në qoftëse norma e kolizionit të shtetit të vendit parasheh se marrëdhënia konkrete juridiko-private do të rregullohet sipas të drejtës ndonjë shteti tjetër atëherë me qka do të kuptohet me të drejtë e shtetit të huaj? A do të kuptohet e drejta materiale që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do ta rregullojë, dhe meritore do ta rregullojë marrëdhënien juridiko-private në fjalë ose duhet të kihet parasysh sistemi juridik i shtetit të huaj në tërësi, kështu që në këto raste do të vij deri te shfaqja e institutit të ridërgimit.

Ridërgimi vjen në shprehje në rastet kur norma e kolizionit që ta rregullojë një marrëdhënje juridiko-private me element të huaj dërgon tek zbatimi i të drejtës së shtetit të huaj, sit ë asaj material edhe të drejtës kolizive.

70. Mënyrat e caktimit të kompetencave të arbitrazhit- Bëhet në dy mënyra:

Page 14: Private (1)

1. Me sovranitetin personal të një shteti të caktuar- Në qoftëse si kriter për përkufizimin e sistemit të vendimit të huaj të arbitrazhit merret lidhja e tillë me sovranitetin personal të një shteti të caktuar sipas një pikëpamje si kriter merret shtetësia e palëve që marrin pjesë në proceduren e arbitrazhit, ndersa sipas pikëpamjes tjeter merret shtetësia e arbitrave që kanë marrë vendimin e arbitrazhit.

2. Sipas sovranitetit territorial - karakteri I vendimit të huaj të arbitrazhit duhet të përcaktohet sipas vendit ku është marrë vendimi i arbitrazhit.

71. Arsyet që vijnë deri te shmangia e rendit publik nderkombëtar- Funksioni koleziv juridik i rendit publik ndërkombëtar konsiston në ndërrimin e faktit vendimtar, në bazë të të cilit caktohet e drejta e huaj kompetente. D.m.th pas refuzimit të së drejtë së huaj krijohet një vakum juridik e cila në disa raste mund të plotësohet me zbatimin e dispozites adekuate të së drejtës së huaj p.sh në Virgjini dhe Floridë ka ekzistuar ndalesa sipas së cilës pjestarët e races së zezë nuk kanë pasur të drejtë të lidhin martesë me pjestarët e races së bardhë. Pra, në qoftëse këta persona dëshirojnë të lidhin martesë para cilit do shtet evropian do të mund të lidhin martesë.

72. Si provohet domicili – të provuarit e domicilit varet se cili vendbanim dëshmohet, vendbanimi ligjor ose vendbanimi me dëshirë ngase edhe mënyrat e të provuarit dallojnë.

Vendbanimi ligjor krijohet në rastet kur shprehimisht cakton ligji dhe ky vendbanim në shumicën e rasteve dëshmohet me anë të dokumenteve zyrtare të lëshuara nga organet kompetente. Që të aprovohet vendbanimi sipas dëshirës duhet të konstatohet se personi a është juridikisht i aftë për të vepruar, të ketë zotësi juridike, të jetë vendosur në një shtet, në disa shtete dëshmohet edhe vullneti se aty dëshiron përgjithmonë të jetoi.

73. Pikat e lidhjes te sendet e paluajtshme- Sendet e paluajtshme janë pjesë e territorit shtetërorë dhe të vet shtetit, asnjë fakt vendimtar nuk është aq stabil i qartë dhe i sigurt siq është statusi i tokës. Te marrëdhëniet juridiko-sendore me element të huaj që kanë për objekt sendet e paluajtshme {lex rei sitae} dhe se për ato marrëdhënje është kompetente gjykata e shtetit në territorin e të cilit gjenden sendet e paluajtshme {forum rei sitae}.

74. Procedura lidhur me ndihmën juridike- Sa i përket procedures lidhur me dërgimin e akteve gjyqësore dhe jo gjyqësore dhe kryerjen e veprimeve procesore në bazë të kërkesës së gjykatës së huaj duhet theksuar se bëhet gjithmonë ashtu siq bëhet me ligjin e vendit {lex fori}. Kjo do të thotë se vet procedura e marrjes në pyetje të dëshmitarit mandej shikimi i vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera të proceseve si rregull bëhet në bazë të ligjit të vendit ku duhet të kryhet veprimi. Në qoftëse gjykata jonë duhet të shikojë vendin e ngjarjes në bazë të lutjes së gjykatës së huaj, këtë duhet ta bëjë sipas ligjit tone.

75. Konflikti i ligjit- është pjesë e DNP të cilën e përbëjnë të gjitha dispozitat juridike me të cilat caktohet se a do të mund të rregullohen të drejtat dhe detyrimet nga raportet juridiko-civile me elementin e huaj, të cilat nuk kanë qenë në kontakt direkt me organin e sovranitetit të huaj sipas të drejtës së huaj, kur dhe nën të cilat kushte.

76. Funksioni i konfliktit të ligjeve-

Page 15: Private (1)

1. Sipas qëndrimit të pare ka karakter teknik dhe ka për qëllim të përkufizoj sferat e veprimtarisë së legjislaturave të ndryshme në raportet juridiko-civile me element të huaj. Ky qëndrim nuk është I pranuar për arsye se sot nuk ekziston pushtet mbi shtetet sovrane I cili do të mund të bënte këtë përkufizim.

2. Sipas qëndrimit të dytë- konflikti i ligjeve shprehet me dhënien e udhëzimeve gjyqtarit apo organit tjetër për mënyrën se si ai duhet të veproi në qoftëse para tij shtrohet raporti juridik me elementin e huaj.

3. Sipas qëndrimit të tretë- funksioni i konfliktit të ligjeve është që ai të rregullojë raportet juridiko-civile me element të huaj në mënyrë indirekte respektivisht me norma kolizive dhe material në të cilat udhëzojnë ato të parat.

77. Normat kolizive - aplikohen në momentin kur shtrohen para gjykatës së shtetit të huaj, qështja e atij raporti vetëm atëherë kur janë në pyetje raportet që hyjnë në grupin e raporteve juridiko-civile me element të huaj, të cilat lindin pa pjesëmarrjen e organit të sovranitetit të huaj.

78. Arbitrazhet e tregtisë së jashtme - janë institucione që janë krijuar me qëllim që të evitohen ato pengesa juridike për zhvillimin e qarkullimit ndërkombëtar ekonomik, që pasonin për shkak të kompetences së gjykatave që të shqyrtojnë kontestet juridike civile me element të huaj.

79. Kemi tri kategori të dokumenteve të udhëtimit:

1. Dokumentet e udhëtimit të cilat një shtet i lëshon në bazë të lidhjes së personit me sovranitetin e tij personal

2. Dokumentete e udhëtimit të cilat një shtet ia lëshon personit të caktuar në bazë të lidhjes së tij me sovranitetin e tij territorial

3. Dokumentet e udhëtimit që mund t’I lëshojnë organet ndërkombëtare.

80. Cautio iudicatium solvi- është institute që njihet edhe në të drejtën romake dhe përmendet së pari në institucionet e Gajsit dhe ne kodeksin e Justinianit.

Sipas këtij instituti paditësi i huaj ka për detyrë që të jap shumën e caktuar të të hollave ose ndonjë garancion tjetër për sigurimin e shpenzimeve të kontestit, në qoftëse e hap kontestin kundër shtetasit të vendit dhe nëse shtetasi I vendit, I padituri kërkon që të jepet ky kaucion.

81. Forum retorsionis- është competent në të gjitha ato raste kur shteti i huaj shqyrton ato konteste juridiko-civile me element të huaj permes gjykatave të veta për të cilat është parashikuar kompetenca e gjykatave të vendit në mbështetje të dispozitave vendase.

82. Forum non conveniens- është karakteristikë për sistemin juridik anglez, paraqet mundësinë që gjykata angleze të mos shqyrtojë kontestin juridiko-civil me element të huaj në qoftëse konsideron se padia te gjykata angleze është paraqitur vetëm me qëllim që të ngarkohet më tepër i padituri.

83. Procedura për njohjen dhe për ekzekutimin me dhunë të vendimeve të huaja gjyqësore:

Page 16: Private (1)

1. Procedura e ekzekuaturës së thjeshtë

2. Procedura delibacionuese

3. Procedura ‘’prima facie evidens’’

Procedura e ekzekuaturës së thjeshtë – mjafton që të paraqitet kërkesa me titullin që duhet të zbatohet, të i dërgohet gjykatës të shkallës së pare të njërit prej këtyre vendeve, i cili pa gjykim paraprak verbal shqyrton plotësimin e kushteve që i parashikon ligji.

Procedura e delibacionit – është qenësore që qështja e përmbarimit të vendimit të huaj gjyqësor nuk zgjidhet në gjykatën e shtetit ku kërkohet përmbarimi, pa pjesëmarrjen e ekzekutuesit.

Procedura ‘’prima facie evidens’’ – konsiston në fillimin e kontestit të ri, kurse aktgjykimi i huaj trajtohet vetëm si prove solide për atë kontest, palët duhet t’i mbrojë avokati, i padituri mund të theksojë se aktgjykimi i gjykatës së huaj mbështetet në premisat e gabueshme të argumentoj se ekziston rasti grosly ingyst ose ‘’dolus’’ me fjalë të tjera mund të bëjë vërejtje të natyrës material.