19

1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

 

Page 2: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

“Shëndeti krijohet dhe jetohet nga njerëzit brenda mjediseve të jetesës së tyre të përditshme, ku ata:

mësojnë, punojnë, luajnë dhe dashurojnë”Në lidhje me rolin e rëndësishëm të ushqyerjes,

shëndetit dhe edukimit për një shoqëri aktive, ndërhyrjet që i adresohen këtyre faktorëve jo vetëm janë urgjente, por ato gjithashtu kanë potencialin të japin një kontribut madhor në zhvillimin e përgjithshëm social dhe ekonomik të një vendi.

Page 3: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM EDUKIMI NUTRICIONAL?

Edukimi nutricional i pajis nxënësit: me njohuri,aftësi dhe motivim për të bërë zgjedhje të zgjuara mbi dietën

dhe stilin e jetesës,duke ndërtuar kështu një bazë të fortë për

një jetë të shëndetshme dhe aktive.

Page 4: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

PSE SHKOLLA ËSHTË E RËNDËSISHME PËR EDUKIMIN NUTRICIONAL? Shkollat janë MJEDISE natyrale për edukimin

nutricional. SHKOLLA eshte një nga kontekstet kryesore

sociale në të cilat zhvillohen stilet e jetesës. Fëmijët e moshës shkollore zhvillojnë sjellje

nëpërmjet ndërveprimit me nxënësit e tjerë, mësuesit, të afërmit, moshatarët dhe grupet bashkëmoshatare.

Shkolla është pjesë e një rrjeti ndikimesh që i jep formë modeleve dhe qëndrimeve ndaj të ngrënit.

Page 5: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Shkolla promovon ushqyerjen e shëndetshme

Nxënësit qëndrojnë në shkollë për një numër vitesh, mbi baza të rregullta.

Shkolla kanë detyrim të udhëheqin të rinjtë drejt pjekurisë. Në lidhje me rolin jetësor të ushqyerjes në një jetë plotësisht të shëndetshme, edukimi shëndetësor është pjesë e kësaj përgjegjësie.

Personel mësimdhënës të trajnuar për të dhënë mësim dhe për të drejtuar.

Nxënësit arsimohen në një kohë kur po formohen zakonet e të ngrënit dhe qëndrimet ndaj tij.

Page 6: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Shkolla promovon ushqyerjen e shëndetshmeSigurohet mundësia për të praktikuar ushqyerjen

e shëndetshme dhe sigurinë ushqimore në programet e ushqyerjes në shkollë .

Politikat dhe praktikat shkollore– për shembull,

lehtësirat sanitare,rregullat për larjen e duarve- që mund të përmirësojnë shëndetin dhe ushqyerjen.

Shkolla vend për ndërgjegjsim shumëpalësh duke përfshirë familjet në edukimin nutricional të fëmijëve të tyre.

Përfshirja e komunitetit në shkollë për shembull nëpërmjet projekteve kurrikulare në bazë shkolle si edhe nëpërmjet komuniteteve ndërsektorale lokale.

Page 7: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

EDUKIMI NUTRICIONAL EFEKTIV KËRKON NJË PROGRAM MËSIMOR TË ZGJERUAR-TË BAZUAR NË PRINCIPET E PROMOCIONIT SHËNDETËSOR

Shkollat janë mjedise veçanërisht të përshtatshme për të praktikuar edukimin nutricional në kontekstin promocional.

Të gjitha aktivitetet e zhvilluara në shkollë, të lidhuara me ushqyerjen e shëndetshme gjithashtu do të jenë pjesë e kurrikulës të edukimit shëndetësor duke vendosur një përqasje të promocionit shëndetësor brenda veprimtarisë edukative të të gjithë shkollës

Page 8: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Jashtë klasës,programet e ushqyerjes dhe të ushqimit,politikat shkollore dhe rregullat e shkollës janë më të dukshme dhe më të drejtpërdrejta.

Vlera e shtuar e përqasjes së promocionit shëndetësor është që të gjitha këto janë të integruara në një qëllim të përgjithshëm të ushqyerjes së shëndetshmedhe dhe aktorët janë aktivisht të vetëdijshëm dhe të përfshirë.

Page 9: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Mjedisi shkollorKjo është ajo që i bën ato veprime edukative-

mjedisi shkollor kthehet në një burim të mësuari,për të plotësuar programin mësimor të klasës.

(Të marrim një shembull: të bësh fëmijët të lajnë duart para se të hanë është një formë e mirë e higjienës . Por kur fëmijët mësojnë rreth larjes së duarve në klasë, diskutojnë rregullat e shkollës për larjen e duarve dhe ua shpjegojnë ato të tjerëve dhe pyesin prindërit përse është e rëndësishme larja e duarve,atëherë larja e duarve është bërë pjesë e programit mësimori të edukimit nutricional në kuptimin më të gjerë).

Page 10: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Familja dhe komunitetiFamilja dhe komuniteti përfaqësojnë një dimension

tjetër të makro-programit mësimor. Përfshirja e tyre është veçanërisht jetësore në edukimin nutricional,ku shkolla nuk është burimi i vetëm (dhe ndoshta as burimi kryesor) i atyre që fëmijët mësojnë.

Zakonet e të ngrënit, praktikat dhe qëndrimet mësohen fillimisht në familje dhe riforcohen vecanarisht në shkollë.

Mjedisi fizik dhe socialku ushqimi rritet,përpunohet,gatuhet,shitet,hahet dhe

vihet në përdorim-është një libër i gjallë,dhe duhet të përdoret nga shkollat të paktën po aq sa edhe materialet e publikuara të mësimdhënies.

Page 11: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Veprimtaritë ekstra-kurrikulareEdukimi nutricional nuk do zhvillohet vetëm

brenda nje ore mësimi, programi i tij mësimor përfshin veprimtaritë ekstra-kurrikulare të cilat lidhen me evente në mjedisin shkollor, duke forcuar bashkëpunimin me familjen dhe komunitetin.

edukimi nutricional në klasë duhet të konsiderohet si pjesë integrale e edukimit nutricional të bazuar në shkollë.

Page 12: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Sfidat në zbatim Përqasjet e klasës gjithashtu do të kushtëzohen

nga fakti se edukimi nutricional,ashtu si edukimi shëndetësor, është i lidhur me sjelljet dhe qëndrimet po aq sa edhe me të kuptuarit.

kërkon më tepër vetëangazhim se sa me subjektet e tjera.

Fëmijët do të kenë nevojë të provojnë,të vëzhgojnë,të eksperimentojnë,të diskutojnë,të dëgjojnë nga të tjerët-mbi të gjitha,për të qenë aktivisht të përfshirë në interpretimin e eksperiencave dhe bërjen e zgjedhjeve

Page 13: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

të mësuarit e nutricionit përcakton: çfarë duhet mësuar,si duhet mësuar dhe ku.Për shkollat, kjo mund të nënkuptojë shumë

lloje përshtatjeje:stabilizimi i marrëdhënieve të mira të punës me

familjen dhe komunitetin;lidhja më e fortë me mjediset e tyre lokale dhe

praktikat e tyre ushqimore; formëzimi i përmbajtjes së sipas situatës lokale;Organizim eventesh dhe projekte;zhvillimi i politikave shkollore;përshtatje e përqasjeve dhe materialeve të

klasës.

Page 14: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Për ministritë dhe autorietet e edukimit, realizimi i programit mësimor të edukimit nutricional do të thotë një përqasje e gjerë shumësektoriale dhe shumënivelëshe në shumë drejtime, duke përfshirë:

Zhvillimin dhe zbatimin e programit mësimor;Trajnimin e mësuesve;Hartimin e materialeve didaktike mësues - nxënës;Ndihmesë dhe mbështetje të tjera për shkollat.

Edukimit nutricional duhet t’i jepet vendi i duhur në planin mësimor të arsimit bazë.Ushqyerja e shëndetshme qëndron në zemër të një shoqërie të shëndetshme dhe edukimi nutricional i bazuar në shkollë

jep një kontribut vital në ushqyerjen e shëndetshme.

Page 15: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

 VLERAT E EDUKIMIT NUTRICIONAL PËR ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE NË JETËGJATËSI 

Modulet e hartuara për një ushqyerje të shëndetshme ndihmojnë nxënësit të Edukohen për një ushqyerje të shëndetshme.Nxënësit e edukuar në këtë mënyrë do të dinë: se si të arrijnë një dietë të mirë me mundësi të limituara, çfarë ushqimi është me vlera ushqimore, ku ta gjejnë atë, si të përgatisin ushqim të sigurt dhe ta bëjnë atë të shijshëm, si të shmangin rreziqet e ushqimit. si të bëjnë ushqim të mirë- stil jetese-zgjedhje të duhura zhvillimin e zakoneve të mira të të ngrënit për veten e tyre dhe për të tjerët

     

Page 16: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

VLERAT E EDUKIMIT NUTRICIONAL PËR ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE NË JETëGJATëSI 

Nëse nxënësit jetojnë në një komunitet agrikulturor ata do të kenë ide të mira (të vjetra dhe të reja) se çfarë të mbjellin dhe si ta kultivojnë,si ta mbledhin prodhimin dhe ta ruajnë atë.

Në zonat urbane ata do të dinë se ku të blejnë, se cilat mbetje të ushqimit janë johigjenike dhe se si të reagojnë duke pasur parasysh këshillat.

 Të gjithë do të njohin rëndësinë jetësore të ujit të

pastër dhe të sigurt për të pirë dhe për të larë.

Page 17: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

VLERAT E EDUKIMIT NUTRICIONAL PËR ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE NË JETËGJATËSI 

Kur të bëhen prindër, ata do të jenë të vetëdijshëm për risqet nutricionale ndaj të cilave mund të ekspozohen gratë shtatzëna dhe foshnjat,do të dinë mbi ushqyerjen me gji dhe ushqyerjen plotësuese,

dhe do të jenë të aftë të themelojnë zakone të mira ushqyerjeje dhe higjiene në fëmijët e tyre.

Të rriturit me dije nutricionale do të dinë ku të marrin përgjigje për pyetjet rreth ushqimit dhe dietës,

do të respektojnë kulturat dietetike por duke ditur se si ti zgjerojnë ato,

do të sfidojnë mitet e rrezikshme mbi ushqimin,dhe do të kenë një sfond edukacional për të kuptuar politikat e komunitetit,

për të ndërhyrë në debate dhe të promovojnë veprime për shëndetin.

Page 18: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Aneks – draft modulet për një ushqyerje të shëndetshmeMODULI: 1UDHËZIME PËR USHQYERJENMODULI: 2 USHQIMET DHE RËNDËSIA E PËRPUNIMIT TË TYREMODULI: 3JO VETËM SASI POR EDHE CILËSIMODULI: 4USHQYERJA DITORE MODULI: 5EDUKIM I SHIJESMODULI: 6 BAZAT FIZIOLLOGJIKE DHE PSIKOLLOGJIKE TË PËRVOJËS VIZIVEMODULI: 7 NDIJIMI SHIJE-NUHATJEMODULI:8SHQISAT E DËGJIMIT DHE TË PREKJESMODULI: 9KUPTIMI DHE EKSPERIENCA NË NDËRTIMIN E SHIJESMODULI: 10ASPEKTET PSIKOLLOGJIKE TË SJELLJES USHQIMORE TË FËMIJËVE

Page 19: 1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim

Përmbajtja e paketës kurrikulare:

 1. RËNDËSIA E EDUKIMIT NUTRICIONAL2. METODOLOGJIA PËR ZBATIMIN E

EDUKIMIT NUTRICIONAL3. METODAT E MËSIMDHËNIES PËR EDUKIM

NUTRITIV4. PLANIFIKIMI KURRIKULAR 5. MODULE TEMATIKE PËR MËSUES6. MODULE MËSIMORE PËR NXËNËS