4
Dituria islame dhe ti Allahu e ngren nivelin e njerëzve në dy mënyra: ( a) Besimi tek Ai, dhe ( b) Dituria për Të. Kjo është përforcuar në ajetin vijues të Kur'anit Allahu ka thënë: Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni. [Muxhadele:11] Kërkimin e diturisë prej Allahut është detyrimi më i rëndësishëm për çdo musliman, sepse Allahu e ka urdhëruar kërkimin e njohurisë (dmth të diturisë së tij) para deklarimit të shehadetit.Thotë Allahu xh.sh : Dhe e dije se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut pastaj kërkojnë falje për mëkatet e tua. [Muhamed: 19] Për rëndësinë e kërkimit të diturisë para se të bëjmë ndonjë veprim, Imam Buhariu e ka përdorur vargun e mësipërm si bazë për një kapitull në Sahihun e tij të famshëm. Ai e ka titulluar atë kapitull: "Dituria para fjalës dhe veprës". Libri i Dijes: Epërsia e diturisë. Allahu xh.sh ka thënë: Allahu dëshmoi, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit. (Ali imran :18) Vini re se Allahu xh.sh në këtë ajet e fillon duke dëshmuar për faktin se "Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij " me Veten e Tij, atëherë Ai vazhdon duke thënë se kjo është dëshmuar edhe nga engjëjt e Tij, dhe pastaj Ai e vazhdon atë me njerëzit që zotërojnë dituri. Ky ajet pa dyshim thekson pozitën e njerëzve të cilët janë të pajisur me dituri mbi ata që nuk dinë. Allahu xh.sh ka thënë .Thuaj : “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.(Zumer; 9) Dhe në ajetin vijues: Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës .(Fatir:28) Në rastet e mësipërme shohim qartë gradën shumë të lartë që vetë Allahu xh.sh i pajisi ata që posedojnë njohuri. (Njohuritë e mësipërme janë vetëm në lidhje me njohuritë për Islamin.) Allahu xh sh ka thënë: Pyetni ata që dinë në qoftë se ju nuk e dini .(Nahl:43). Kjo është sepse të kuptuarit e vendimeve të Allahut është i bazuar mbi hetimin dhe mësimin të diturit. Ebu Derda r.a ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve . (Hadith Hasen / Ebu Davudi / Ibën Maxhe / Tirmidhi / Ibën Hiban). Ai gjithashtu ka thënë: Kujtdo që Allahu dëshiron mirë për të, i mundëson të kuptuarit e fesë. (Buhari / Muslim). Ai i dhuron atij një kuptim të fesë do të thotë se Ai do t'i mundësojë atij të mësojë Kur'anin dhe Sunetin. Është e ditur se nuk ka pozitë më të lartë se profetët dhe se nuk ka nder më të madh se ai i trashëguar nga ajo pozitë fisnike (dmth të trashëguar nga profetët).

Dituria islame dhe ti

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dituria islame dhe ti

Dituria islame dhe ti

Allahu e ngren nivelin e njerëzve në dy mënyra: (a) Besimi tek Ai, dhe (b) Dituria për Të. Kjo është

përforcuar në ajetin vijues të Kur'anit Allahu ka thënë: Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i

lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që

punoni. [Muxhadele:11]

Kërkimin e diturisë prej Allahut është detyrimi më i rëndësishëm për çdo musliman, sepse Allahu

e ka urdhëruar kërkimin e njohurisë (dmth të diturisë së tij) para deklarimit të shehadetit.Thotë

Allahu xh.sh : Dhe e dije se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut pastaj kërkojnë

falje për mëkatet e tua. [Muhamed: 19] Për rëndësinë e kërkimit të diturisë para se të bëjmë

ndonjë veprim, Imam Buhariu e ka përdorur vargun e mësipërm si bazë për një kapitull në

Sahihun e tij të famshëm. Ai e ka titulluar atë kapitull: "Dituria para fjalës dhe veprës". Libri i Dijes:

Epërsia e diturisë.

Allahu xh.sh ka thënë: Allahu dëshmoi, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot

tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të

Plotfuqishmit, të Urtit. (Ali imran :18) Vini re se Allahu xh.sh në këtë ajet e fillon duke dëshmuar

për faktin se "Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij" me Veten e Tij, atëherë Ai

vazhdon duke thënë se kjo është dëshmuar edhe nga engjëjt e Tij, dhe pastaj Ai e vazhdon atë

me njerëzit që zotërojnë dituri. Ky ajet pa dyshim thekson pozitën e njerëzve të cilët janë të

pajisur me dituri mbi ata që nuk dinë.

Allahu xh.sh ka thënë .Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po vetëm të zotët

e mendjes marrin mësim.(Zumer; 9) Dhe në ajetin vijues: Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i

frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës .(Fatir:28) Në

rastet e mësipërme shohim qartë gradën shumë të lartë që vetë Allahu xh.sh i pajisi ata që posedojnë njohuri. (Njohuritë e mësipërme janë vetëm në lidhje me njohuritë për Islamin.)

Allahu xh sh ka thënë: Pyetni ata që dinë në qoftë se ju nuk e dini.(Nahl:43). Kjo është sepse të

kuptuarit e vendimeve të Allahut është i bazuar mbi hetimin dhe mësimin të diturit. Ebu Derda

r.a ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve. (Hadith

Hasen / Ebu Davudi / Ibën Maxhe / Tirmidhi / Ibën Hiban).

Ai gjithashtu ka thënë: Kujtdo që Allahu dëshiron mirë për të, i mundëson të kuptuarit e fesë. (Buhari

/ Muslim). Ai i dhuron atij një kuptim të fesë do të thotë se Ai do t'i mundësojë atij të mësojë

Kur'anin dhe Sunetin. Është e ditur se nuk ka pozitë më të lartë se profetët dhe se nuk ka nder

më të madh se ai i trashëguar nga ajo pozitë fisnike (dmth të trashëguar nga profetët).

Page 2: Dituria islame dhe ti

Ai i dhuron atij një kuptim të Dinit do të thotë se ai do t’i mundësojë atij për të mësuar Kur'anin

dhe Sunetin. Është e njohur se nuk ka pozitë më të lartë se ajo e arritur nga profetët dhe se nuk ka nder më i madh se ai i trashëguar nga ajo pozitë fisnike dmth të trashëguar nga profetët.

Për t'a fituar këtë pozitë shumë të lartë nevojitet një përpjekje serioze në marrjen e diturisë së

fesë së Allahut). Ai gjithashtu ka thënë: Superioriteti i një Dijetari mbi adhuruesin është si

superioriteti im mbi njerëzit e zakonshëm nga mesi i shokëve të mi. (Tirmidhiu. Hadith Hasen). Duke

vëzhguar në këtë hadith ne shohim se: (a) se si ai ka lidhur diturinë me pozitën e profetësisë, (b)

se si ai e ka ulur nivelin e personit që vepron pa dituri. Çdo adhurim që kryeh duhet të bazohet

në dituri, sepse në qoftë se dituria mungon, atëherë veprimi nuk do të jetë adhurim por thjesht

ritual. Pejgamberi a.s gjithashtu ka thënë: "Vlera e dijetarit mbi adhuruesin është si vlera e hënës së

plotë mbi yjet e tjerë." (Ebu Davud hadith sahih). Në një rast Aliu r.a e këshilloi një nga shokët e tij

duke i thënë." O Kamil, dituria është më e mirë se pasuria, dituria të mbron ty, ndërsa pasurinë e mbron

ti, dituria është gjykatës, ndërsa pasuria e gjykuar, pasuria zvogëlohet kur shpenzohet, ndërsa dituria shtohet kur jepet.

Ai gjithashtu në një nga poezitë e tij:

Nderi i përket vetëm të diturve,

ata janë në rrugë të drejtë

dhe udhëzimi për ata që rrugë kërkojnë.

Çdo njeri çmohet sipas sjelljes së tij të mirë,

Ndërsa injorantët janë armiq të dijetarëve.

Fito dituri, me të do jesh gjithnjë i gjallë,

bota është e vdekur, ndërsa njerëzit e ditur të gjallë.

Përsosmëria e të mësuarit

Allahu xh.sh ka thënë: Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej

çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë

popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut. (Teube : 122) I Dërguari i Allahut

ka thënë: Kushdo që ndjek një rrugë të kërkimit të diturisë, Allahu e drejton atë në një rrugë që e çon

për në xhennet. (Ebu Davud)

Qartësimi se çfarë lloj i diturisë është detyrim për çdo musliman

Pejgamberi a.s ka thënë: Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman(Ibën Maxhe). Ky

hadith i referohet njohjes së atij lloj orientimi të fesë që do t'a shpëtojë dikë nga zjarri. Prandaj,

ajo që është e rëndësishme për secilin prej nesh është që të sigurohemi të mësojmë se çfarë lloj

diturie është e detyrueshme për çdo person që të shpëtojë veten e tij nga zjarri i xhehenemit.

Para se të diskutojmë këtë, është e rëndësishme të dimë se duhet të vazhdojmë të bëjmë vepra

të mira deri në vdekje, përndryshe nëse dikush ndryshon atëherë të gjithë adhurimet që ai i ka bërë do të jenë pa vlerë.

Page 3: Dituria islame dhe ti

Nëse një person agjëron gjatë një dite të nxehtë dhe pastaj e prish agjërimin (para kohe) disa

minuta para namazit të akshamit, atëherë agjërimi i tij është i pavlefshëm. Po kështu, nëse një

person fal namaz, dhe gjatë namazit para se të japë selam i dalin gazra, namazi i tij prishet. Jeta

mund të duket si një udhëtim i gjatë, por në qoftë se një person ndrzshon para fundit, ai humb

çdo gjë dhe të gjithë veprat e tij janë të pavlefshme dhe ai rrezikon për të banuar në zjarr përgjithmonë.

Allahu ka thënë: Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e

tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka

humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.(Nisa:116) Ky ajet përcakton se Allahu nuk fal

shirkun (dmth shoqërimi në adhurim me Të), prandaj dituria më e rëndësishme që një musliman duhet të kërkojë është dituria rreth Shirkut dhe gjithçka që lidhet me të. të mësojë rreth akides.

Dituria për çështjet që lidhen me Imanin, është më kryesorja e të gjitha çështjeve në Islam për shkak

Imani përbëhet nga tre aspekte vijuese (a) besimi me zemër, (b) deklarimi me fjalë, (c) të

vepruarit me gjymtyrët mbi atë që besoi dhe u shpreh. Duhet të dimë vëllezër muslimanë, se të

gjitha aktet e adhurimit do të shpërblehen në bazë të asaj që zemra ka për qëllim për çdo veprim

të caktuar, duke e bërë atë (zemrën) organin më të rëndësishëm të trupit. Besimi është një

çështje praktike, sepse ajo është punë e zemrës. Dëshmi e kësaj është thënia e Allahut xh.sh; por

ju dënon (merr në llogari) për atë që vendosni në zemrat tuaja. (Bekare: 225)

Ky ajet tregon se çfarë meriton zemra. Ajo që meriton është veprimi dhe kjo është ajo që ne do

të merremi në përgjegjësi. Prandaj,dilet në përfundim se veprat e zemrës, në të cilën besimim

qëndron në të, janë veprat më serioze. A nuk ka një dallim ndërmjet dy personave të cilët thonë.

"La ilahe il Allah" (nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut), ndërsa

njëri e ka zemrën të mbushur me besim të pastër, dhe të tjera është një hipokrit i cili mohon çdo

gjë në Islam?. Sigurisht që ka dallim, i pari hyn në xhenet për shkak të atij besimi. Dhe tjetri do të

jetë në thellësinë më të ulët të zjarrit të xhehenemit. Pse është kështu?. Për shkak të besimeve

në zemrën e secilit, të cilat janë veprimet e saj.

Pejgamberi a.s qëndroi në Meke për trembëdhjetë vjet dhe thirri në; 'La ilahe il -Allah dhe të gjitha

porositë që kanë të bëjnë me atë fjalë, si Teuhidi, Akideja dhe mbrojtja nga shirku. Kur Ai e dërgoi

Muadhin në Jemen i tha atij: Ti po shkon te një popull të cilët janë posedues të librit, kështu që gjëja

e parë që do t'i thërrasësh ata është që të dëshmojnë për ''La ilahe il Allah" dhe nëse ata e pranojnë

këtë, pastaj tregoju atyre se Allahu ka bërë obligim për ta pesë namaze çdo ditë. Nga shembujt e

mësipërm mund të konkludojmë se njohja e Allahut dhe përmbushja (me vepra) e njëshmërisë

së Allahut është dituria më e lavdishme që ekziston. Për këtë arsye, vepra më e lavdishme që një

person mund të bëjë dhe do e mbush zemrën e tij me të, është të njohë Zotin e tij. Madhështia

e çdo diturie bazohet në atë për cilën mëson. A ka më të lavdishëm se Allahu i Madhëruar?,

padyshim që jo. Prandaj, dituria që ka të bëjë me njohjen e Allahut xh.sh, kus h janë të drejtat e

Tij mbi krijimin e tij, atë që Ai do dhe atë që Ai nuk do, pra kjo është dituria më me vlerë.

Page 4: Dituria islame dhe ti

Dituria e detyrueshme mund të klasifikohet si më poshtë:

Obligimi i parë për çdo musliman që ka arritur moshën e pjekurisë është që të mësojë kuptimin

e shehadetit dmth "Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe Muhamedi a.s

është i dërguar i Allahut". Kjo është dituri e cila na ndihmon t'a njohim Allahun xh.sh dhe n’a mëson

të drejtat e Tij mbi ne. Kjo përfshin njohuritë e 'Teuhidit të Allahut' në të gjitha format e tij të

ndryshme dmth Teuhidi i Zotërimit, Teuhidi i Emrave dhe cilësive të Tij dhe Teuhidi i adhurimit.

Gjithashtu përfshihet çdo dituri që do të n'a ndihmojë të kuptojmë çdo gjë që do të rrëzon

çfarëdo nga aspektet e mësipërme të Teuhidit. Kjo do të binte në kategorinë e Shirkut. Çdo musliman duhet të mësojnë rreth Teuhidit dhe Shirkut.

Njohja e të Dërguarit të Tij, Muhamedit a,s. Kjo përfshin, të kuptosh qëllimin e tij si i dërguar, të

drejtat e tij për ne, marrëdhëniet tona me të. Kjo dituri është e rëndësishme sepse nga Pejgamberi a.s ne mësojmë se si të adhurojnë Allahun ashtu siç e meriton.

Çdo njohuri e cila n’a ndihmon të dimë rreth katër parimeve të tjera bazë të fesë domethënë,

namazit, zekati, agjërimi dhe haxhi. Këto janë shtyllat e fesë së Allahut dhe çdo musliman duhet

të kenë njohuri në lidhje me secilën prej tyre sa më shpejt që të bëhet një detyrim mbi të në

mënyrë që ai mund të kryejnë atë siç Allahu dëshiron. Ajo që është hallall dhe ajo që është haram

e transaksioneve sociale, dhe biznsit dhe me gjithçka që ka lidhje, është detyrë për muslimanin që të ketë njohuri.

Ka dituri e cila ka të bëjë me çështjet e zemrës, ajo që është e lavdërueshme dhe që çdo musliman

duhet të përpiqet për t'a zhvilluar dhe t'a ushqejë, si durimi, falënderimi, karakteri i mirë,

vërtetësia, sinqeriteti etj, si dhe ajo që është e dënueshme dhe që çdo musliman duhet të

përpiqet t'a shmangë sepse është e ndaluar dhe për këtë arsye mund të shkaktojë dikush të

hidhet në zjarr. Disa shembuj të këtyre janë urrejtja, xhelozia, mëndjemadhësia, të vepruarit për

t'u dukur, pandershmëria, zemërimi, armiqësia dhe koprracisa, ndjekja verbërishtb e dëshirave,

etj

Ndërsa për diturinë që është Farz Kifaje; dmth është një detyrë kolektive, që do të thotë se kjo

nuk është detyrë për çdo individ, por në qoftë se një grup e merr përsipër për t'a marrë këtë

dituri, të gjithë personat e tjerë lirohen nga kjo detyrë, dhe i gjithë komuniteti nuk konsiderohet

si neglizhent nga marrja e kësaj dege të diturisë. Nëse askush nuk e kërkon këtë lloj diturie

atëherë i tërë komuniteti është përgjegjës.

Shembuj të këtij lloji të diturisë janë:

Studim i hollësishëm i ligjit Islam.

Studimi i shkencave bazë, industria dhe profesionet që janë nevoja jetike për mirëqenien e

komunitetit, si mjekësia, infermieria, ekonomia, etj

Muslimanët kanë shkuar në rrugë të gabuar në kuptimin e prioriteteve të tyre, se në cilat dituri

duhet të përqëndrohen dhe si e tillë duhet vënë një prioritet në diturinë që nuk është detyrë mbi

ta, të dinë.