9
Bashkesia Islame e Kosoves Për : Kryetari i kryesisë së Bashkësise Islame të Kosovës Naim ef Tërnava Të njoftuar : Kryetari i Këshillit te Bashkësise Islame në Gjilan Sulejman Osmani, Antarët e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan Të kyqur : Kryetari i komunes Gjilan z. Lutfi Haziri, kom. stac pol. ne Gjilan major Remzi Azemi Data : 10.03.2015. Subjekti / Lënda : 1. Kerkese për shkarkimin e kryetarit aktual të KBI-s Gjilan Sulejman Osmani dhe 2. Kerkese për largimin e imamit te dhunshem Shaban Murati nga Xhamia Dardania ne Gjilan Kerkesa 1. Shkarkimi i Sulejman Osmanit nga pozita antare i KBI ne Gjilan I nderuari Naim ef ternava- Mufti I Republikes se Kosoves, Duke analizuar dhe verifikuar te gjitha veprimet e deritanishme te S.Osmanit- kryetare aktual i KBI ne Gjilan, kerkojme, qe te ndermiren masa disciplinore bazuar ne dokumentin Kushtetuta e BIK-ut neni 65, inicimin e procedures per suspendimin e personit ne fjale nga pozita e kryetarit te KBI ne Gjilan. Qe nga dita e emrimit te S.Osmanit ne poziten aktuale, jane evidentuar nje mori veprimesh te S.Osmanit, qe deshmojne se ky njeri nuk eshte sjellur ne harmoni me Kur-anin famëlartë, me hadithet e Pejgamberit tone Muhammed AS, si dhe me dokumentin Kushtetuta e Bashkësisë Islame të Kosovës i sipas neneve 2, 14, 41 dhe 73. Meqense ekziston mundesia e ndikimit tek antaret e komisioni disciplinore, S.Osmanit, duhet t`i shqiptohet masa preventive – Ndalesë në hyrjen e objektit të KBI-s dhe BIK-ut, gjer në perfundim të procesit të vlersimit nga ana e komsionit disciplinor. Keshilli i Xhematit Xhamia Dardania -

Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

Bashkesia Islame e Kosoves

Për : Kryetari i kryesisë së Bashkësise Islame të Kosovës Naim ef Tërnava

Të njoftuar : Kryetari i Këshillit te Bashkësise Islame në Gjilan Sulejman Osmani, Antarët e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan

Të kyqur : Kryetari i komunes Gjilan z. Lutfi Haziri, kom. stac pol. ne Gjilan major Remzi Azemi

Data : 10.03.2015.

Subjekti / Lënda : 1. Kerkese për shkarkimin e kryetarit aktual të KBI-s Gjilan Sulejman Osmani dhe 2. Kerkese për largimin e imamit te dhunshem Shaban Murati nga Xhamia Dardania ne Gjilan

Kerkesa 1. Shkarkimi i Sulejman Osmanit nga pozita antare i KBI ne Gjilan

I nderuari Naim ef ternava- Mufti I Republikes se Kosoves, Duke analizuar dhe verifikuar te gjitha veprimet e deritanishme te S.Osmanit-kryetare aktual i KBI ne Gjilan, kerkojme, qe te ndermiren masa disciplinore bazuar ne dokumentin Kushtetuta e BIK-ut neni 65, inicimin e procedures per suspendimin e personit ne fjale nga pozita e kryetarit te KBI ne Gjilan. Qe nga dita e emrimit te S.Osmanit ne poziten aktuale, jane evidentuar nje mori veprimesh te S.Osmanit, qe deshmojne se ky njeri nuk eshte sjellur ne harmoni me Kur-anin famëlartë, me hadithet e Pejgamberit tone Muhammed AS, si dhe me dokumentin Kushtetuta e Bashkësisë Islame të Kosovësi sipas neneve 2, 14, 41 dhe 73. Meqense ekziston mundesia e ndikimit tek antaret e komisioni disciplinore, S.Osmanit, duhet t`i shqiptohet masa preventive – Ndalesë në hyrjen e objektit të KBI-s dhe BIK-ut, gjer në perfundim të procesit të vlersimit nga ana e komsionit disciplinor. S.Osmanit, paraprakisht duhet te suspendohet me kohë të caktuar gjer në perfundimin e grumbullimit të evidencës së dëshmive dhe shqiptimin përfundimtarë të masës disciplinore perkatëse. Pas verifikimit te sjelljeve te pa pergjegjeshme dhe te demshme per Bashkesine Islame te Kosoves, të miret vendimi ne vijim : S.Osmani, perjashtohet perjetesisht, nga strukturat e BIK-ut dhe KBI-s, si dhe të hapet procesi i zgjedhjes/emrimit të Kryetarit të ri të KBI-s në Gjilan.

ARSYETIM

1. Me daten 05.10.2012. ka mbajtur hytbe te posaqme per xhematin e lagjes Dardania Gjilan. Ne ket hytbe ky njeri e ka pergojuar aktivitetin dhe angazhimet e xhematit edhepse ky xhemat ka protestuar kunder veprimeve te Mustafa Haxhimuftiut alias Mustafa Bajramit ish kryetare i KBI Gjilan, per te cilin person ne e patem paralajmeruar Muftiun aktual per demet, qe po i shkakton dhe demet qe i ka shkaktuar BIK-ut.

Me te kuptuar per ket pergojim, pjesetaret e Xhematti Dardania Gjilan, jane mllefosur shume dhe kane kerkuar skjarim per ket pergojim nga ana e S.Osmanit. (Ekziston dokumenti)ii . Sipas besimit Islam, pergojimi është: Përmendja e njeriut me atë që e ka (pesodon) me atë që e urrenë, e cila bëhet pas shpinës së tij apo në mospraninë e tij.

Keshilli i Xhematit Xhamia Dardania - Gjilan

Page 2: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

All-Llahu XHSH per pergojuesit thote: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri – tjetrit, dhe mos përgojoni njëri – tjetrin; as mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllaut të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Keni frikë nga ndërshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin." (49:12)iii Me ket veprim S.Osmani, nuk i ka bo nder askujt e me se paku BIK-ut, per shkak se ka ra ndesh me dok. Kushtetuta e BIK-ut neni 41.

2. Pasi eshte emru S.Osmani, ne poziten e UD Kryetare i KBI ne Gjilan, ka premtue se do te trajton qeshtjen e pozites Imam ne xhamine e lagjes Dardania, ne mnyre institucionale me korektesi maksimale. Jo vetem qe nuk e ka realizu premtimin, por ky i ka “shetit” dhe i ka malltretu, xhematin si dhe antaret e tjere te KBI-s, kishe po pergaditet per shpalljen e konkursit. Pra ka premtuar se konkursi do te shpallet menjehere pas perfundimit te Ramazanit.

Me ket veprim, xhemati eshte deshperuar dhe e ka humbur besimin tek ky njeri, qe pretendon se eshte kryetar i KBI ne Gjilan dhe e konsideron veten si “ylema i devotshem”. Me ket veprim S.Osmani, ka deshmuar se eshte ne kundershtim me mesimet e Besimit Islam, si dhe ne kundershtim me kushtetuten e BIK-ut..Gënjeshtra dhe mashtrimi, konsiderohet shenjë e dyftyrëshit (munafikut). All-Llahu XHSH per mashtruesit thote: "Ata mundohen që të mashtrojnë All-Llahun dhe besimtarët, por në të vërtetë nuk bëjnë gjë tjetër veçse mashtrojnë veten, por ata s'mund të kuptojnë. Zemrat e tyre janë të sëmura, ndaj dhe All-Llahu ua shton më tepër këtë sëmundje e për ta do ketë një dënim i dhimbshëm për shkak të gënjeshtrave të tyre.” (2:9-10)Pejgamberi yne Muhamedi AS thotë: "Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur i besohet diçka tradhëton." [Buhariu dhe Muslimi]. 

3. S.Osmani, me 18.06.2013. e ka denoncuar ne polici Musa ef Kadriu, per kinse nxitjen e xhematit kunder BIK-ut. Menjehere pas denoncimit, me daten 21.06.2013. UD-Komandanti i Policise komunale e ka ftuar per bisede Musa ef Kadriun, ish arkatar i KBI-s ne Gjilan, lidhur me viziten e xhematit, qe e kan zhvillu me daten 18.06.2013.

Ky veprim i policise, sipas fjaleve te Musa ef Kadriut, ishte si pasoje e denoncimit te Sulejman Osmanit. Policia hapur e ka paralajmeruar, Musa ef Kadriun, se do te ndermare po ato masa (kunderligjore) te vitit te kaluar (viti 2012) dhe nuk do te lejoj asnje aktivitet, qe eshte ne kundershtim me aktivitetet fetare ne xhami. Ndersa antaret e tjere te KBI ne Gjilan (gjithsejt jane 11 antare), nuk kane patur ''haber'' per iniciativen e Sulejman Osmanit, per te denoncuar, Musa ef Kadriun. Tragjedia e krejt keti veprimi konsiston ne ate se raportet e demtuara mes Xhematit dhe S.Osmanit, duhet te trejtohen nga Policia dhe Prokuroia Komunale e Gjilanit.Per cfardo qeshtje te hapur. All-Llahu XH.SH thote: “Nuk ka dhunë në fe” - (La ikrahe fi ed-din).” (2:69)

4. Jo vetem qe nuk ka inicu dhe organizu proceduren e shpalljes se konkursit, por S.Osmani, me daten 29.08.2013. e ka thirur nje mbledhje te KBI-s dhe i ka manipulu edhe antaret tjere te KBI-s ne Gjilan, ashtu qe, paraprakisht, disa i ka shantazhu e disa i ka joshë dhe e ka kalu nje procesverbal per kinse “votim ne pakete”. Ky veprim i S.Osmanit, ka patur per qellim fuqizimin e tre (3) imameve me edukim arsimor “wehabi” dhe fuqizimin e nje imami pa kualifikim.

Si pasoje tani e kemi nje situate te Nepotizmit (Familjarizimi) dhe Klanet ne KBI Gjilan.Te shantazhuar kane qene: 1) Kryeimami aktual i KBI ne Gjilan I.Mustafa, per te votuar ne pakete vendimin per punesimin e vllaut (I.M. I cili praprakisht e ka kaluar procesine konkursit te regullt) ne poziten Imam ne Xhamine e lagjes Arbri – Gjilan; 2) N.Aliu, antare aktual i KBI ne Gjilan, ka qene i shantazhuar nga Kryeimani actual IMm per te votuar ne pakete per shkak te interest familjarm ; 3) Januz Ramadani antare aktual i KBI, ka qene i shantazhuar per te votuar vendimin “ne pakete” per punesimin e dhenderit (F.Bunjaku) te tije ne poziten – Imam ne Xhamine e fsh. Doberqan – Gjilan. Te joshur kane qene: 4) Burhan Zejnullahu antare i KBI, per te votuar sipas kerkeses se S.O. me premtime se do t`i lehtesohet perfundimi i studimeve ne FSI Prishtine; 5) Ahmet Ymeri, antare i KBI ne Gjilan eshte josh me shkuarje ne Haxh, vetem e vetem qe te voton sipas diktatit te S.Osmanit. All-Llahu XHSH thote : “Kush është ajo ushtri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie”. (67: 20,21). "Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frutet, po ti jepju myzhde durimtarëve." (2:155)

5. Per gjate mbledhjes te dates 29.08.`13. S.Osmani, e ka orkestru votimin me aklamacion, ne nje pakete, me te cilen paket e ka pamundsuar konkurimin edhe kandidateve tjere te pa punesuar gjer me ditet e sotme.

Page 3: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

Me ket veprim ky njeri as nuk ka kriju e as nuk ka ofru mundesi te barabarta, per te gjthe te papunet per punesim ne poziten e imamit ne xhamiat perkatese. Ky veprim eshte ne kundershtim te plote me procedurat e zgjedhjes se imamit te nje xhamie. Me cka e ka shkele Kushtetuten e BIK-ut neni 14.All-Llahu XHSH thote: “Për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, dhe të cilët bëjnë namazin e këshillohen reciprokisht në punët e tyre, dhe të cilët ndajnë nga ajo që u kemi dhënë Ne”. (42:38)All-Llahu XHSH thote: “All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.” (4:58)

6. Per gjate mbledhje se dates 29.08.`13, votimi me aklamacion “ne pakete”duke manipuluar shumicen e antarve te KBI, S.Osmani, i ka iritu pjesetaret e Xhemati Dardania Gjilan, per te ndermare hapin per te vizituar seline e BIK-ut dhe te kerkohet takim dhe bisede te panevjshme, ekskluzivisht me N.Ternaven – Muftiun e Kosoves.

Takimi i Xhematit me Muftiun ne daten 23.09.`13, eshte realizuar me tone tensionuese dhe ka acaruar ne mase raportet mes xhematit dhe Muftiut aktual. Kjo eshte pasoje e fitnes se S.Osmanit.All-Llahu XHSH per fitne thote : '' … dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.''(2:191)

7. Edhe pas shpalljes se konkursit, nen presionin e Muftiut aktual, ne, patem vlersuar se vete prania e S.Osmanit, ne cilsine e antarit paraqet pengese per mbarvajtjen e procesit te konkursit. Si dhe patem shtuar :”Besojme se e ka cdo kush te kjarte se ky njeri (S.O.), nuk mundet te pajtohet me u zhvillu cfardo qoft procesi normal mbrenda institucionit te BIK-ut”.iv

Si pasoje e veprimeve te papergjegjeshme dhe mosperfillese ndaj kritereve te konkursit, fatkeqesisht, u vertetu per te saten here manipulimi dhe shmangja nga kriteret e konkursit.v, me nje qellim te vetem punesimi i imamit “wahabist” e te dhunshem Sh.Murati.Ket manipulim dhe morespektim te kritereve te konkursit e vertetojne : Ankesa e dy kandidateve per pamundesimin e konkurimit, si dhe ankesa e Xhematit e dates 13.03.2014. vi

8. Punsimi apo me mire me thane angazhimi i SO ne poziten – Hatip i Xhamise se Madhe, nuk ka kaluar nepermjet procesit te konkursit. Ne shenje paknaqesie, xhemati i xhamise perkatese, ka parashtruar nje Peticion, per largimin e S.O. nga pozita. Ky peticion nuk eshte trajtuar asnjehere nga KBI ne Gjilan.

Ky veprim i S.Osmanit, deshmon per nje egoizem dhe pangopesi per te realizu tri lloj te hyrave nga burimi i BIK-ut (Hatip ne xhamine e madhe, Ligjerues ne FSI dhe Kryetar I KBI ne Gjilan). Poashtu deshmon per bllokimin e vullnetit te xhematit te Xhamise se Madhe ne Gjilan, qe eshte ne kundershtim me moralin e besimit islamPejgamberi Muhammedi AS ka thënë: "Tre personave nuk u pranohet namazi: skllavit i cili ka ikur nga zotëria i tij deri sa të kthehet, gruas që bie të flejë e burri i saj është i hidhëruar në të dhe imamit të njerëzve të cilët e urrejnë "

9. Votimi apo ma mire me thone mbivotimi per nje lloj pakete, per gjate mbledhje se dates 29.08.`13, nxjer ne shesh qellimin e S.Osmanit : Punesimin dhe fuqizimin e imamëve me arsimim “wahabist” ne tri xhamia, si dhe nje imam (me arsimim medresant) pa kualifikim te duhur ne nje xhami tjeter.

Punsimi dhe favorizimi i imameve me ideologji vehabiste eshte produkt i angazhimeve te drejtperdrejta te S.Osmanit dhe si pasoj tani shoqeria e Gjilanit, eshte ballafaquar me shkuarjen e te rinjeve ne luften e Sirise dhe se fundi e kemi situaten: Arestimin e dy imameve te angazhuar me “bekimin” ne pakete te diktuar nga S.Osmani. Ky veprim dhe ky angazhim i S.O, ne islam konsiderohet dhe quhet “Fitne”. Ky veprim eshte ne kunderhtim me dok. Kushtetuta e BIK neni 2, i cili thote : “Bashkësia Islame e Kosovës vepron në bazë të mësimeve të Kur'anit e të Synnetit, të rregullave të nxjerra prej tyre në bazë të shkollës juridike hanefite, të kësaj Kushtetute, si dhe në bazë të ligjit.”

10. Perfundimisht konsiderojme se pa u shkarku S.Osmani, nga pozita e antarit te KBI-s Gjilan, cdo perpjekje per zhvillimin e procesit te zgjidhjes institucionle eshte e kote.

Tani me S.Osmani, eshte shenderu ne pengese per zgjidhje institucionale te qeshtjeve te hapura mbrenda KBI ne Gjilan dhe po ka pasoja te renda per imazhin e Bahkesise Islame ne pergjithsi. Poashtu me ket verifikohet se nuk eshte duke u sjellur ne harmoni me regullat e Kushtetutes se BIK-ut.Kushtetuta e Bashkësis Islame të Kosovës, Neni 73 thote : “Secili funksionar ose anëtar i organit të Bashkësisë Islame mund të revokohet, nëse konstatohet se:

… 73/2) Qëndrimi, jeta dhe puna e tij janë në kundërshtim me Sheriatin dhe me dispozitat e Bashkësisë Islame; dhe

Page 4: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

73/3) E keqpërdor pozitën e vet në dëm të interesit të Bashkësisë Islame dhe të atdheut;” vii

Pas verifikimit te sjelljeve te pa pergjegjeshme dhe te demshme per Bashkesine Islame te Kosoves, të miret

VENDIM :

Sulejman OSMANI, PERJASHTOHET PERJETESISHT, NGA TE GJITHA POZITAT MBRENDA ORGANIZATES « BASHKESIA ISLAME E KOSOVES »

Kerkesa 2. Lirimi imamit te dhunshem, Shaban Murati, nga xhamia Dardania ne Gjilan.

I nderuari Naim ef ternava- Mufti i Republikes se Kosoves,

Duke analizuar dhe verifikuar te gjitha veprimet e deritanishme te Shaban Muratit, -Imam aktual ne Xhamine e lagjes Dardania ne Gjilan, kerkojme, qe te ndermiren masa disciplinore bazuar ne dokumentin Kushtetuta e BIK-ut neni 65, inicimin e procedures per lirimin e personit ne fjale nga pozita e Imamit. Qe nga dita e emrimit te Sh.Muratit, ne poziten aktuale, jane evidentuar nje mori veprime, te cilat veprime deshmojne se ky njeri nuk eshte sjellur ne harmoni me Kur-anin famëlartë, me hadithet e Pejgamberit tone Muhammed AS, si dhe me dokumentin Kushtetuta e Bashkësisë Islame të Kosovës.viii

Bazuar ne dokumentin “Kushtetuta e BIK-ut” neni 2 dhe 14, kerkojme, urgjentisht, lirimin e Shaban Muratit nga pozita –Imam i Xhamise Dardania Gjilan. Per shkak te ndryshimeve ne trajtim dhe praktikim te fese islame, mes neve besimtarve tradicional te cilsuar si “Hanefi” dhe besimtarve te importuar e te cilsuar si “Wahabi”, ne kerkojme zavendesimin e Sh.Muratit me nje imam me arsimim dhe bindje te shkolles Hanefi.. Per shkak te acarimit dhe shkaktimit te Konflikteve te ndryshme, si dhe shkaktimin e perqarjes mes fqinjeve ne lagjen Dardania ne Gjilan. Poashtu konsiderojme se per poziten imam ne Xhamine e lagjes Dardania Gjilan, duhet te punesohet, ai person i cili eshte diplomuar ne Fakultetin e Studimeve Islame ne Prishtine. Ne mungese te kandidatit nga Fakuteti i Studimeve Islame, vie ne shprehje kandidati, i cili e ka kryer fakultetin ne universitetet e vendeve lindore, te cilat e zbatojne shkollen (mes-hebin) “Hanefi”  

ARSYETIM

1. Me daten 16.07.2012. Shaban Muratin, e kan vizituar tre pjesetare (Emin Krasniqi, Haxhi Sadiku dhe Ramush Bunjaku), te derguar nga keshilli i Xhemati Dardania Gjilan. Per gjate asaj bisede, Shaban Murati, ka premtuar : ‘’Edhe nese caktohem per imam ne Xhamine e Dardania – Gjilan, une nuk do te vie per shkak se Xhemati Dardania Gjilan, po e don Zijadin Leken’’.

Per ata qe premtojne nje gje dhe punojne nje gje tjeter, All-llahu XH SH thote: “O besimtarë, përse flisni atë që nuk e punoni?” (61:2) “Është neveri e madhe te Perëndia të thoni atë që nuk e punoni!’’ (61:3) ’’Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend?’’ (2:44) Muhammedi A.S. thot: “Këshillo vetveten e pastaj të tjerët-njerëzit. Shembulli i atij që udhëzon njerëzit në të mirë-fe, por vetveten e harron është sikur llamba-kandili i cili të tjerëve ju bënë dritë, e vetveten e djeg”. "Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur i besohet diçka tradhëton." (Buhariu dhe Muslimi). 

2. Sh.Murati, qe nga data 06.07. e gjer me daten 14.07.2012. ka perkrahe M.Bajramin (te shkarkuar nga pozita e kryetarit te KBI ne Gjilan, si dhe te perjashtuar plotesisht nga Bashkesia Islame e Kosoves. Arsyet e shkakrkimit dhe te perjashtimit asnjehere nuk jane publikuar), per gjate kohes kure ka tentuar te behet imam pa u respektuar minimumi i regullave per selektimin e imamit te nje xhamie.

Me perkrahjen e M.Bajramit, Sh.Murati eshte shenderuar ne njeriun qe e perkrahe fitnen (nxitesit) me tendence qe te behet njeriu qe e pekrahe fesatin (konfliktin) mes ish imamit me xhematin vendas te lagjes.

Page 5: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

3. Me daten 12.07.2012. ne shtepine e nenkolonelit pol. Nj.Kolgeci, Shefqet Krasniqi ka kerkuar prej Z.Lekes, te terhiqet nga pretendimi per t`u zgjedhur imam, me propozim, qe te zgjedhet apo emrohet nje person i trete dhe i pa perfshire ne konflikt per poziten e imamit te xhamise.

Asnjehere nuk eshte analizu nga Policia e Kosoves, involvimi i drejtperdrejte i Shefqet Krasniqit dhe Njazi Kolgecit, ne emrimin e SH.Muratit si imam i trete. Lidhur me involvimin e personave ne fjale, ekziston nje ankese ne IPK.ix

4. Me daten 13.07.2012. Sh.Murati, eshte shoqeruar nga nenkoloneli i policies Nj.K.  dhe dhunshem (pa pelqimin dhe miratimin e xhematit) e ka zhvilluar aktivitetin e Xhuma namazit.

Me ket veprim xhemati vendas, eshte iritu dhe ka kerku skjarim prej nenkolonelit, lidhur me pruarjen e SH.Muratit ne cilsi te imamit. Ne besimin islam nuk lejohet dhuna dhe asesi nuk i pranohet askujt namazi nese e perdor forcen per pretendimet e tija personale.

5. Me manipulimin dhe dezinformaten (e strukturave vendimerese te BIK-ut) qe e ka shkaktuar M.Bajrami, eshte emruar Sh.Murati ne poziten e imamit te xhamise, edhe pse paraprakisht ka qene i bojkotuar si pale ne konflikt.

Ardhja e Sh.Muratit ne xhami dhe mnyra e uzurpimit te mihrabit (vendit te imamit) pa asnje prezentim dhe pa kerkim te lejes nga xhemati, ka qene nje veprim kunder regullave te miresjelljes dhe shume iritues per xhematin vendas.

6. Sh.Murati, me asistencen po edhe me angazhimin e drejtperdrejte te imamit te xhamise Dheu i Bardhe, imamit te xhamise ne lagjen te kryqi i rrugeve per Prishtine-Qytet-Dardani-Livoq i eper (Te ish supermarketi “Pireva”), si dhe imamit te xhamise tek rruga qarkore, kane aritur te mobilizojne xhematlinje me pikpamje “Wahabiste” vetem e vetem te krijohet pershtypje kinse, Sh.Murati, gezon perkrahjen e xhematit. (per ket informate me se miri e din policia).

Me ardhjen enorme te xhematlinjeve “wahabista” ne xhamine e lagjes Dardania, Sh.Murati, si pasoj, ka aritur qe me daten 18.07.`12. te provokoj ngatresa dhe te shkaktoje konflikt mes familjarit te Z.Lekes dhe xhematlinjeve “wahabista”.

7. Me daten 19.07.2012. Sh.Murati, nuk e ka lejuar dialogun mes perfaqsuesit te xhematit vendas me njerin prej perfaqsues te xhematit “wahabist” dhe ka kerku prej policise nxjerjen e xhematit vendas nga xhamia. Pra ky eshte imami i pare ne historine e Bashkesise Islame te Kosoves, qe e nxjere jashte xhematin me polici.   

Me ket veprim te SH.M. definitivisht ka deshmu se eshte person, i cili e preferon dhunen e jo dialogun. Poashtu me ket veprim, SHM, ka shkaktu hidherim dhe tensionim ne mase te madhe te raporteve mes xhematit dhe imamit te dhunshem.

8. Pas dy neteve te faljes se Teravi namazit ne oborin e xhamise, Sh.Murati ka insistuar nga policia, qe me daten 24.07.`12. te largohen, xhematinjet vendas edhe nga obori i vet xhamise, pas presionit policore. 

Largimi i detyrueshem i xhematit vendas edhe nga vet obori i xhamise, per pasoj ka patur fuqizimin e bindjes tek xhemati vendas, se ky njeri eshte tejet konfliktuoz dhe i demshem per bashkesine islame.

9. Me daten 24.08.`12. Xhemati vendas rikthehet ne xhami. Pas rikthimit te xhematit vendas ne xhami, eshte vazhduar me bojkotimin e Sh.Muratit. Mirpo kesaj radhe Sh.Murati i ka nxitur vllaznit e vet po edhe disa xhematlinje, per te bere zhurme dhe per te provokuar konflikt mes xhematlinjeve vendas dhe xhematlinjeve “wahabi”.

Si kunderveprim, perfaqsuesit e xhematit vendas, kane qene te detyruar te ankohen ne polici per sjelljet dhe veprimet e familjareve dhe perkrahesve “wahabi” te SH.Muratit, te cilet kane ushtruar presion kunder rikthimit te xhematit vendas ne xhami. Ekziston nje denoncim ne polici daten 26.08.`12.

10. Per gjate intervalit kohore 24-29.08 2012, Sh.Murati, me asistencen po edhe me angazhimin e drejtperdrejte te imamit te xhamise Dheu i Bardhe, imamit te xhamise ne lagjen te kryqi i rrugeve per Prishtine-Qytet-Dardani-Livoq i eper (Te ish supermarketi “Pireva”), si dhe imamit te xhamise tek rruga qarkore, kane aritur te mobilizojne xhematlinje me pikpamje “Wahabiste” vetem e vetem te krijohet pershtypje kinse, Sh.Murati, gezon perkrahjen e xhematit. Edhe per ket informate me se miri e din policia.

Me ardhjen enorme te xhematlinjeve “wahabista” ne xhamine e lagjes Dardania, Sh.Murati, nuk ka aritur qe te provokoj ngatresa dhe te shkaktoje konflikt mes xhematit vendas dhe xhematlinjeve “wahabista”.

Page 6: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit

11. Meqense Sh.Murati, nuk ariti te provokon konflikt mes vendasve dhe musafirve, ai shkoi prap ne polici dhe prap kerkoi, qe te intervenon policia ne largimin e xhematlinjeve vendas me kercnime, me detyrime edhe me arestime.

Pasojat e largimit te xhematit vendas nga xhamia, nen kercnimin se do te arestohen me dhune nga ana e policise, po ndjehen edhe ne ditet e sotme. Me pare do te benin namaz tek shtepit e tyre se sa do te pranonin te udhehiqeshin nga nje imam i dhunshem. Poashtu si pasoje e veprimeve kercnuese dhe te dhunshme te nxitura nga Shefqet Krasniqi, e te orkestruara nga nenkol. pol. Nj.Kolgeci, disa pjesetare te Xhemati Dardania Gjilan, jane ballafaquar me ftesa nga Gjykata Themelore, per tu gjykuar, nen akuza per kinse “pengimin e ceremonive fetare”, me imamin e dhunshem.

Perfundimisht: Nje imam i sinqert i besimit islam i shkolles (Mes-hebi) Hanefi, nuk ka ndodhur dhe nuk guxon me ndodhur, qe te inicon procedura gjyqesore kunder xhematit ndaj te cilit pretendon me i sherby. Nje imam sinqert i besimit islam i shkolles (Mes-hebi) Hanefi, cdo mosmareveshje e zgjidhe nepermjet dialogut duke u friguar fjales se All-Llahut XH.SH qe e thote ne Kur-Anin F.L. : “Nuk ka dhunë në fe” - (La ikrahe fid-din).” (2:69)

Pas verifikimit te sjelljeve te pa pergjegjeshme dhe te demshme per Bashkesine Islame te Kosoves, të miret

VENDIM :

Shaban MURATI, LIROHET NGA POZITA – IMAM NE XHAMINE E LAGJES DARDANIA NE GJILAN

Paralajmerim: I nderuari Naim ef Ternava-Mufti i Republikes se Kosoves, ju paralajmerojme se gjer 30 Mars 2015, do te presim dhe pastaj do te veprojme ashtu, qe do te rikthhemi ne xhamine tone dhe do te vazhdojme me BOJKOTIMIN e sherbimeve te cilitdo imam te dhunshem.

Mbetshi me Selam - Kryetari i Keshillit te Xhematit te lagjes Dardania–Gjilan

i http://bislame.net/images/Kushtetuta.pdf ii Mesazhet Sula (https://www.facebook.com/notes/xhemati-dardania-gjilan/sulejman-osmani-pergojon-xhematin-dardania-gjilan/415229718651600 )iii http://www.elbuhari.at/html1/newsfeeds/37-te-ndaluarat/51-pergojimi iv Njiftimi nr 13 (https://www.facebook.com/notes/xhemati-dardania-gjilan/sulejman-osmani-pergojon-xhematin-dardania-gjilan/415229718651600?pnref=story)vhttps://www.facebook.com/photo.php? fbid=285842691590304&set=a.285842681590305.1073741864.100004937253637&type=3&theatervi https://www.facebook.com/notes/xhemati-dardania-gjilan/ankese-drejtuar-nt%C3%ABrnava-muftiut-per-mos-respektimin-e-kushteve-te-konkursit/265979666909940vii http://bislame.net/images/Kushtetuta.pdfviii http://bislame.net/images/Kushtetuta.pdf ixhttps://www.facebook.com/photo.php? fbid=174546176053290&set=a.174546112719963.1073741829.100004937253637&type=3&theater

Page 7: Kerkese per perjashtimin e S.Osmanit