4
Sureja Fatiha Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. “Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të botëve,të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Sunduesit të ditës së gjykimit (shpërblimit dhe dënimit) Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë, Në rrugën e atyre që i u ke dhuruar mirësi, e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd, as në të atyre që janë të humbur” ( fatiha1 – 7 ) Fatihaja është thelbi, përmbledhja e Kur’anit që është zbritur për njerëzit. Ajo është një deklaratë e qëllimit dhe urtësisë në krijimin tonë. Kur ne hapim Kur’anin është sureja Fatiha që lexojmë më së pari. Ne paraqitemi në praninë e Zotit tonë çdo ditë pesë herë në namaz me Fatiha. Ne ripërtërijmë premtimin tonë që i kemi bërë Allahut xh.sh se do t’a adhurojmë dhe njohim Atë me Fatiha. Ne mbajmë të gjallë vetëdijen tonë për të qenë të bindur dhe besimtarë të qëndrueshëm me Fatiha. Nëpërmjet Fatihasë ne deklarojmë madhështinë e Allahut, drejtësinë e tij, mëshirën e tij të madhe dhe forcën e tij të pafund. Ne i shprehim mirënjohjen tonë Allahut xh.sh, e lavdërojmë dhe e madhërojmë Atë nëpërmjet sures Fatiha , Me Fatiha ne i paraqesim Zotit tonë të metat tona si qenie njerëzore, i kërkojmë Atij falje dhe mëshirë çdo ditë. Thotë Allahu i lartësuar në Kur’anin fisnik; َ يمِ ظَ عْ الَ آنْ رُ قْ الَ ي وِ انَ ثَ مْ الَ نِ ا مًعْ بَ سَ اكَ نْيَ آتْ دَ قَ لَ وNe të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha që përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm. ( hixhr 87 ) Me Fatiha, ne i kërkojmë Allahut shërim për zemrat tona, dhe kërkojmë zgjidhje për problemet dhe shqetësimet tona. Me pak fjalë, ashtu siç sureja Fatiha përforcon domethënien e krijimit dhe ekzistencës tonë, dhe udhëzim për mendjet tona, Një derë e begative të pafundme. Nuk duhet thjesht që ne t’a recitojmë bukur Fatihanë në çdo rekat të namazit. Por në fakt, është detyrë për ne që t’a kuptojmë thellësisht atë, dhe me kuptimin e saj të ecim përpara në jetën tonë. Sepse çdo ajet dhe çdo fjalë në Fatiha na bekon që të jemi besimtarë të ndërgjegjshëm, dhe të qëndrueshëm në rrugën e drejtë , Ajo i çliron zemrat, Ajo n’a tregon një ideal të shkëlqyer dhe hap një horizont para syve dhe mendjeve tona Thotë Profeti a.s në një hadith kudsij se Allahu i lartësuar ka thënë :"E kam ndarë namazin mes Meje dhe robit Tij. Kur robi thotë:" Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve " Unë them:"Më lavdëroi robi Im. Kur robi thotë:" të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit " Unë them:"Më lartësoi robi Im. Kur thotë:" Sunduesit të Ditës së Gjykimit ." Unë them:"Më madhëroi robi Im. Kur thotë:" Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë ." Unë them:"Kjo është mes Meje dhe robit Tij." Kur thotë robi:" Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur !" Unë them:"Kjo është mes Meje dhe robit Tim dhe robit Tim do i jepet ajo qër kërkon." [Muslimi]

Sureja Fatiha

Embed Size (px)

Citation preview

Sureja Fatiha

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit.

“Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të botëve,të

Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Sunduesit të ditës së gjykimit (shpërblimit dhe dënimit)

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona (përforcona) në

rrugën e drejtë, Në rrugën e atyre që i u ke dhuruar mirësi, e jo në të atyre që kanë shkaktuar

zemërimin tënd, as në të atyre që janë të humbur” ( fatiha1 – 7 )

Fatihaja është thelbi, përmbledhja e Kur’anit që është zbritur për njerëzit. Ajo është një deklaratë

e qëllimit dhe urtësisë në krijimin tonë. Kur ne hapim Kur’anin është sureja Fatiha që lexojmë më

së pari. Ne paraqitemi në praninë e Zotit tonë çdo ditë pesë herë në namaz me Fatiha. Ne

ripërtërijmë premtimin tonë që i kemi bërë Allahut xh.sh se do t’a adhurojmë dhe njohim Atë me

Fatiha. Ne mbajmë të gjallë vetëdijen tonë për të qenë të bindur dhe besimtarë të qëndrueshëm me Fatiha. Nëpërmjet Fatihasë ne deklarojmë madhështinë e Allahut, drejtësinë e tij, mëshirën

e tij të madhe dhe forcën e tij të pafund. Ne i shprehim mirënjohjen tonë Allahut xh.sh, e

lavdërojmë dhe e madhërojmë Atë nëpërmjet sures Fatiha , Me Fatiha ne i paraqesim Zotit tonë

të metat tona si qenie njerëzore, i kërkojmë Atij falje dhe mëshirë çdo ditë.

Thotë Allahu i lartësuar në Kur’anin fisnik;

ن المثاني والقرآن العظيم ولقد آتيناك سبعا م

Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha që përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm. ( hixhr 87 )

Me Fatiha, ne i kërkojmë Allahut shërim për zemrat tona, dhe kërkojmë zgjidhje për problemet

dhe shqetësimet tona. Me pak fjalë, ashtu siç sureja Fatiha përforcon domethënien e krijimit dhe

ekzistencës tonë, dhe udhëzim për mendjet tona, Një derë e begative të pafundme. Nuk duhet

thjesht që ne t’a recitojmë bukur Fatihanë në çdo rekat të namazit. Por në fakt, është detyrë për

ne që t’a kuptojmë thellësisht atë, dhe me kuptimin e saj të ecim përpara në jetën tonë. Sepse

çdo ajet dhe çdo fjalë në Fatiha na bekon që të jemi besimtarë të ndërgjegjshëm, dhe të

qëndrueshëm në rrugën e drejtë , Ajo i çliron zemrat, Ajo n’a tregon një ideal të shkëlqyer dhe

hap një horizont para syve dhe mendjeve tona

Thotë Profeti a.s në një hadith kudsij se Allahu i lartësuar ka thënë:"E kam ndarë namazin mes

Meje dhe robit Tij. Kur robi thotë:"Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve" Unë

them:"Më lavdëroi robi Im. Kur robi thotë:" të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit" Unë

them:"Më lartësoi robi Im. Kur thotë:" Sunduesit të Ditës së Gjykimit." Unë them:"Më

madhëroi robi Im. Kur thotë:" Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë."

Unë them:"Kjo është mes Meje dhe robit Tij." Kur thotë robi:" Udhëzona në rrugën e drejtë!

Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd,

as në të atyre që janë të humbur!" Unë them:"Kjo është mes Meje dhe robit Tim dhe robit Tim

do i jepet ajo qër kërkon." [Muslimi]

Umer ibnu Abdul Aziz e lexonte suren Fatiha, qëndronte i heshtur pas çdo ajeti që lexonte. Kur

dikush e pyeti mbi këtë heshtje pas çdo ajeti që lexon, ai i tha:"Dua t'a shijoj përgjigjen që jep

Allahu pas çdo ajeti." Fatihaja na çon në një ringjallërim të ri, një ripërtëritje të re për ne çdo

ditë. Kjo është një lutje perfekte që ne i drejtojmë Zotit tonë. Me Bismilah, ne deklarojmë se kujt i jemi drejtuar me lutje. Me falënderim, ne lavdërojmë Atë I Cili është në pozitën më të lartë. Me

shpresën tek emrat e Tij « i Gjithëmëshirshëm" dhe " Mëshirëploti" Dhe me frikën nga emri "

Sunduesit të ditës së gjykimit " ne vijmë në praninë e Zotit tonë.

Ne ia paraqesim lutjet tona Zotit tonë për të gjitha nevojat dhe dobësitë tona. Ne e dimë se Ai

është streha jonë e vetme, mbështetja jonë e vetëm, shpresa jonë e pakufishme. Ai është i vetmi

të cilit i kërkojmë dhe i lutemi për ndihmë. Ai është ai që do të na mbajë në rrugën e vërtetë, në

rrugën e drejtë të Kuranit, të profetëve,të shehidëve, dhe të sinqertëve. Dhe është vetëm Zoti

ynë i Plotfuqishëm i cili do të na mbrojë dhe të na drejtojë në begatinë e pafund të kësaj rruge.

Muslimi në Sahihun e tij, dhe Nesa’i në Sunenin e tij transmetojnë se Ibën Abasi ka thënë: “Kur

Xhibrili ishte me të Dërguarin e Allahut, dëgjoi një zhurmë që vinte nga lart. E ngriti shikimin

drejt qiellit dhe tha: “Kjo është një derë në qiell që po hapet e që nuk është hapur kurrë më

pare gjer me tani”. Një melek zbriti nga ajo derë, iu afrua Profetit dhe tha: “Pranoje lajmin e

gëzuar për dy drita që të janë dhënë ty e që nuk iu janë dhënë asnjë profeti para teje: Hapja e

Librit (El-Fatiha) dhe tri ajetet e fundit të surës El- Bekare. Nuk do të lexosh asnjë shkronjë prej

tyre e të mos kesh përfitim”.

Suretu El-Fatiha, shëruese e zemrave.

Ibën El-Kajjimi (rahimehullah) në librin e tij “Medarixhussalikin” (1/52-55), thotë: “Sa i përket

sures El-Fatiha, ajo përfshin në vetvete shërimin e zemrave në formën më të përsosur. Në të

vërtetë dobësimi dhe sëmundja e zemrave rrokulliset rreth dy shkaqeve kryesore: pajisja me

dituri të gabuar dhe qëllimi i keq. Mbi këto shkaqe ndërtohen dy sëmundje vrasëse: devijimi ( i

njeriut) dhe hidhërimi (i Allahut). Devijimi vjen si pasojë e pajisjes me dituri të gabuar, kurse

hidhërimi si rezultat i qëllimit të keq. Këto dy sëmundje janë origjina e të gjitha sëmundjeve të

tjera të zemrës, ndërsa udhëzimi në rrugën e drejtë përmban shërimin nga devijimi. Për këtë

arsye, dhe shkaku i domosdoshmërisë dhe nevojës së madhe për udhëzimin e shumëdëshiruar,

kërkimi i udhëzimit (nga Allahu) ka qenë lutja më obligative dhe më e detyruar për çdo besimtar,

çdo ditë, çdo natë dhe në çdo namaz. Asgjë nuk e zë vendin e kësaj lutjeje…”

Në një hadith profetik thuhet:

بور ول في الفرق ان والذي نفسي بيده ما نجيل ول في الز أنزل هللاا في التوراة ول في ال

بع المثاني مثلها إنها الس

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Allahu kurrë nuk ka zbritur në Teurat, Inxhil,

Zebur apo Furkan ndonjë sure si kjo. Këto janë shtatë ajetet që përsëriten e që më janë dhënë

mua”. (Trimidhiu thotë se ky hadith është hasen Sahih )

Emrat e sures Fatiha

Emrat më të njohur të kësaj sureje janë si më poshtë:

Al-Fatihah (hapja) - Është quajtur el-Fatiha, hapja - sepse ajo hap librin dhe nga ajo recitimi në

namaz fillon.

Umul Kur'an (Nëna e Kur'anit) – Sipas Tirmidhiut në autoritetin e Ebu Hurejres se i Dërguari i

Allahut (a.s) ka thënë: "Ky kapitull fillon me" Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për

Allahun, Zotit të botëve "është Nëna e Kur'anit, Nëna e Librit, Shtatë ajetet e përsëritura dhe

Kur'ani madhështor." Ibn Xherir Taberi ka thënë : Është quajtur kështu për shkak se kuptimi i

tërë Kur'anit është përmbledhur në të. Arabët e emërtonin çdo gjë që në mënyrë konçize

përmblidhte diçka apo përfshinte pjesën e saj më të rëndësishme, Ummu ose nëna.

Umm al-Kitab (Nëna e Librit) Imam Buhariu ka thënë Sahihun e tij: "Është quajtur Ummul-Kur'an

për shkak se ajo është kapitulli i parë i shkruar në tekstet Kur'anore dhe recitimi në namaz fillon

me të. "

Seb'ul-Mathani (shtatë ajetet e përsëritura) - Ajo është quajtur edhe Seb'ul-Mathani, shtatë

ajetet e përsëritura, për shkak se ata janë që lexohen shpesh dhe me të vërtetë lexohen në çdo

rakat të namazit. Allahu thotë në Kuran:

ن المثاني والقرآن العظيم ولقد آتيناك سبعا م

Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe

Kur’anin e madhërueshëm.(hixhr 87)

El-Hamd (falënderimi i plotë) - Ajo është quajtur edhe El-Hamd, lavdërimi, sepse ajo përmban

falënderimin, ashtu si surja Bekare është quajtur kështu për shkak se ajo përmban përmend

lopën. Disa dijetarë janë argumentuar se Hamdi (falenderimi)përbën zemrën e Fatihasë.

Salah (namazi) - Ajo është quajtur namazi për shkak se recitimi i saj është kusht për vlefshmërinë

e namazit.

Esh-Shifa - Ajo është quajtur edhe Esh-Shifa, Kuruesja, transmeton Darimi në autoritetin e Ebu

Seid r.a se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: "Fatihatul Kitab është ilaç për çdo helm. "

Rukje; është quajtur gjithashtu Rukja, kurë shpirtërore për shkak të hadithit të Ebu Seidit r.a

transmetuar nga Buhariu se pasi ai e kishte recituar atë për të kuruar një person i cili kishte qenë

i kafshuar nga një akrep, i Dërguari i Allahut ( salallahu alejhi ue selam) tha: "... Dhe çfarë iu bëri

që ju të dini se kjo ishte një rukja."?

“Suretul-Esas (Themeli Kur'anit)” ngase kjo sure është themeli (esenca, baza) e Kur’anit. Ibën

Abbasi (r.a.) thotë: “Kur të sëmuresh ose kur të ankohesh nga ndonjë sëmundje drejtohu Esasit (

themeli i Sures Fatiha është Bismilah,,,,,).”

Dijetarë të tjerë e kanë quajtur edhe si El-Kenz (thesari), Esh Shukr (Mirënjohja), -Du'a (Lutja),

Esh-Shafijeh (shëruesja), El-Kafije (e mjaftueshmja), El-Uafijeh, Përmbushësja dhe më shumë.

E lusim Allahun që të mos lejojë që ne dhe pasardhësit tanë të largohemi nga e vërteta e sures

Fatiha, O Allah mos na privo nga begatia e Kur’anit dhe e Fatihasë, O Allah na bëj prej atyre të

cilët e shpesh e lexojmë Fatihanë, e kuptojmë atë, dhe me Atë të orientohemi në jetën tonë.

Amin

Përshtati : Mondi Marku