11
ZBULOHET SEKRETI I PIRAMIDËS SË MADHE? Piramida i kundërshton të gjitha ligjet e shkencës Sipas arkitektit francez Jean Pierre Houdin, Piramida e Madhe u ndërtua nga brenda duke përdorur një tunel të pjerrët në formë spiraleje. Kjo galeri e brendshme fillonte nga një bazë e ngritur në pjesën më të madhe me blloqe, të tërhequr mbi një rampë të jashtme. Pas ndërtimit të bazës ndërtohet tuneli i pjerrët që vazhdoi deri në majën e piramidës, duke ripërdorur blloqet e përdorura për rampën fillestare. Me përfundimin e ndërtimit tuneli u mbyll dhe, për pasojë, u fsheh nga shikimi, por është akoma në vendin e tij: brenda ndërtimit. Sipas aspektit inxhinieristik, "Dhoma e Mbretit" ka pasur një rol qendror dhe rreth saj vërtitet sillet i gjithë monumenti. Sipas Houdin, duhet të ketë pasur dy projekte: dhoma e varrosjes dhe veshja. Në fazën e parë u ndërtua piramida deri në bazën e "Dhomës së Mbretit" të vendosur në kuotën 43 metra, duke i lëvizur blloqet me një rampë të jashtme dhe duke projektuar dy dhoma të përkohshme, të destinuara që të strehonin Keopsin në rast vdekjeje të parakohshme: dhoma

Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

ZBULOHET SEKRETI I PIRAMIDËS SË MADHE?

Piramida i kundërshton të gjitha ligjet e shkencës

 

 

Sipas arkitektit francez Jean Pierre Houdin, Piramida e Madhe u ndërtua nga brenda duke përdorur një tunel të pjerrët në formë spiraleje. Kjo galeri e brendshme fillonte nga një bazë e ngritur në pjesën më të madhe me blloqe, të tërhequr mbi një rampë të jashtme. Pas ndërtimit të bazës ndërtohet tuneli i pjerrët që vazhdoi deri në majën e piramidës, duke ripërdorur blloqet e përdorura për rampën fillestare. Me përfundimin e ndërtimit tuneli u mbyll dhe, për pasojë, u fsheh nga shikimi, por është akoma në vendin e tij: brenda ndërtimit.

Sipas aspektit inxhinieristik, "Dhoma e Mbretit" ka pasur një rol qendror dhe rreth saj vërtitet sillet i gjithë monumenti.

Sipas Houdin, duhet të ketë pasur dy projekte: dhoma e varrosjes dhe veshja. Në fazën e parë u ndërtua piramida deri në bazën e "Dhomës së Mbretit" të vendosur në kuotën 43 metra, duke i lëvizur blloqet me një rampë të jashtme dhe duke projektuar dy dhoma të përkohshme, të destinuara që të strehonin Keopsin në rast vdekjeje të parakohshme: dhoma nëntokësore, gjatë 10 viteve të parë dhe dhoma e Mbretëreshës, aktive në 7 vitet e mëpasme. Të dyja të mbetura të papërdorura.

Në ngjitjen për arritjen e 146 metrave, rampa fitoi një pjerrësi të tepruar. Për këtë arsye, ndërtohet e parë "Dhomë e Mbretit" definitive në 76 metra lartësi, duke i lëvizur blloqet e nevojshëm me një karrukull të lëvizur me

Page 2: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

një sistem kundrapeshash, duke e mbajtur të hapur nga njëra anë për ta përdorur si bazë mbështetjeje për ngritjen e blloqeve më lart dhe për të arritur lehtësisht 140 metrat në tre anë.

Vetë "pyramidion" u ndërtua me karrukulla me kundrapesha të mbështetura nga skela me tulla, e ngritur në vetëm 30 vjet punë. Ekzistojnë prova në mbështetje të një teorie të tillë.

Në 90 metra lartësi është gjetur një hapësirë, veç të tjerash e vizituar në vitin 1845, nga data e gdhendur me të zezë në një bllok, por pa ia kuptuar funksionin.

Blloqet në brendësi të galerisë së brendshme kanë nevoja për hapësira nga të katër cepat për t'i lëvizur blloqet me 90 gradë, sipër trungjesh prej druri. Ishte një hapësirë në formë L-je e mbyllur pas përfundimit të punimeve. Sipas arkitektit, vendndodhja e dhomës së shkëmbimit do të gjendej pikërisht në ndërprerjen e dy pjesëve të rampës së brendshme ku blloqet rrotulloheshin përpara se të ngjiteshin përgjatë anës tjetër. Sapo blloqet gëlqerore vendoseshin në vend, puna e fundit qe ajo e mbushjes së hapësirave të përdorura për rrotullimin e blloqeve, të murosej gjithçka me maltë, duke filluar nga lart-poshtë. Në mënyrë të habitshme, herodoti shkroi se "pjesët më të larta u përfunduan më përpara, më pas u përfunduan pjesët anësore dhe në fund ato të ndodhura në shtresat më të ulëta, ato të afërta me tokën". Veç kësaj, disa gurë që mbajnë tavanin e dhomave në formë L-je janë të prera në formë harkore dhe një prej blloqeve formon tavanin. Veçanti që tregojnë një projekt të mirëpërcaktuar: dhoma është projektuar dhe ndërtuar, nuk është vepër e rastësisë apo e heqjes së disa gurëve.

Një provë e dytë e ekzistencës së një rampe të brendshme vjen nga rezultati i sondazhit mikrogravimetrik të kryer në vitin 1980 nga një ekip francez, që ka regjistruar variacione dendësie korrespondues me një tunel të brendshëm në formë spiraleje. Duke i vëzhguar piramidat nga jashtë, mund të vërehen vijat më të qarta mbi gurë që ngjiten drejt majës me të njëjtën pjerrësi që do të kishte rampa e brendshme. Të gjithë këtë studiuesi francez do ta deduktonte duke punuar për 6 vjet në tavolinë falë programit informatik të përpunuar nga Dassault Système, në një vijueshmëri llogaritjesh dhe vizatimesh gjeometrike, ashtu si dhe një rindërtim në 3D të monumentit.

Interesante sa ka pohuar Doktor Zahi Hawass, egjiptologu Drejtor i Këshillit të Lartë të Antikitetit në Egjipt, në parathënien e librit të arkitektit francez "Sekretet e ndërtimit të Piramidës së Madhe", duke u shfaqur i bindur për vlefshmërinë e metodës së përdorur dhe të themelit të rezultateve të arritur: "Është demonstrimi se sot mund të bëhen kërkime pa ndërmarrë gërmime abuzive në habitatin arkeologjik. Në fakt, vetëm në dy vitet e fundit Houdin i ka verifikuar teoritë e tij lidhur me lëmin. Egjiptianët kishin dije të mrekullueshme gjeometrie, matematike,

Page 3: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

gjeologjie dhe kështu vetëm një arkitekt mund të na ndriçojë lidhur me teknikat e përdorura".

Duket se teoria, padyshim shumë intriguese dhe e mundshme, u jep fund, nëqoftëse konfirmohet, pikëpyetjes më kontradiktore të historisë dhe përcakton njëherë e përgjithmonë se kush kanë qenë bërësit e një mrekullie të tillë, si dhe, në mënyrë indirekte, konfirmon aftësitë njohëse dhe ndërtuesve të egjiptianëve të lashtë.

Për të dhënë një përgjigje të sigurtë do të ishte i mjaftueshëm një studim me rreze infrakuqe; nxehtësia e emetuar nga muret do të ndryshonte respektivisht pikës në të cilën do të ndodhej tuneli i brendshëm. Siç në fund të fundit do të mjaftonte të lëvizej një bllok i dhomës që ndodhet në 90 metra lartësi për të sqaruar ekzistencën e galerisë së brendshme. Natyrisht që për të dyja rastet nevojitet autorizimi i autoriteteve egjiptiane. Do të duanin të japin përgjigjen finale ndaj pikëpyetjes së përjetshme apo kanë frikë se mos edhe kjo teori e tillë nuk i jep të gjitha përgjigjet dhe qëndrojnë në këmbë shumë prej spekulimeve të krijuara lidhur me monumentin dhe popullin egjiptian? Konkluzionet e Houdin po krijojnë furtuna. Piramida nuk do të orientohej me yllësinë e Orionit, as siç kjo paraqitej në vitin 2550 B.C., të cilën arkitekti francez e konsideron si momentin e vërtetë të ndërtimit, as siç Orioni ishte i vendosur në vitin 10500 B.C., duke i bërë të heshtin kërkuesit që e kanë pranuar, si "ufologë milenaristë të privuar nga besueshmëria shkencore". Në të kundërt, anët e ndërtesës, anë praktikisht të orientuara sipas katër pikave kardinale; e orientuar me një saktësi mahnitëse: gabimi është me vetëm 3' 6". Për pasojë, real është pozicionimi i saj në qendrën e saktë të masës tokësore, në kryqëzimin midis meridianit dhe paralelit kryesor, në 1/3 e largësisë midis Ekuatorit dhe Polit të Veriut, përfaqëson "zeron" natyrore të Gjatësisë, e lidhur me aksin e rrotullimit tokësor. Meridiani që kalon nëpër majë e ndan Tokën në dy pjesë pothuajse të barabarta, në fakt mungon vetëm me 5 kilometra Poli. Duke pasur parasysh pjerrësinë dhe përmasën e "Dhomës së Mbretit" është e sigurtë njohja dhe përdorimi si i "pi grekut", ashtu dhe i "prerjes së artë". Katër muret janë lehtësisht të kurbëta dhe kubatura e tyre i korrespondon asaj tokësore. Hijet e projektuara nga piramida shënojnë me saktësi matematike datat e ekuinokseve të pranverës dhe vjeshtës, të solsticeve të dimrit dhe verës. Atëherë sa gjëra të pashkruara dhe të deduktuara nga "ufologë milenaristë të privuar nga besueshmëria shkencore" janë të vërteta?

Pavarësisht se teoria e Houdin mund ta heqë përgjithmonë velin e misterit që rrethon monumentin dhe të na heqë mundësinë për të thurur fantazi lidhur me popujt e lashtë me nocione të konsiderueshme teknologjike, vizitorë nag botë të tjera, një qytetërimi, të zhdukur midis thellësive të oqeanit si pasojë e një kataklizmi katastrofike, që në kohën e tij pati mundësinë që të kolonizojë botën dhe, për pasojë, territorin e Nilit. Në këtë pikë bëhet e nevojshme të jepet një përgjigje përfundimtare. Faqja e historisë që gjithsesi rishkruhet apo korrigjohet është e rëndësishme për të gjithë ne dhe jo vetëm për popullin egjiptian. Por duket se dikush qysh

Page 4: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

tani nuk është krejtësisht i bindur nga mirësia e hipotezës. Houdin ka marrë një konsiderim të mëparshëm të përpunuar nga studiuesi gjerman Borchardt, sipas të cilit Galeria e Madhe ishte përdorur për të transportuar blloqet duke përdorur një strukturë trarësh të drunjtë. Edhe arkitekti francez është i bindur lidhur me këtë përdorim për të pozicionuar blloqet e granitit sipër "Dhomës së Mbretit", duke përdorur një sistem kundrapeshash. Dhe ja kritika: "Nëqoftëse Galeria e Madhe përdorej për të transportuar blloqet, atëherë si janë transportuar ato përreth? Sistemi do të mundësonte vetëm transportin e atyre në aks me galerinë dhe vetëm në kuotën më të lartë të saj? Si janë pozicionuar blloqet sipër, pasi galeria është mbyllur?". Veç kësaj: "Nëqoftëse rampa ishte e brendshme, për shkak të hapësirës së pakët duhej të jetë më e ngushtë. Duke u dashur të ruhet trajektorja vijëdrejtë nuk do të kish hapësirë të mjaftueshme për t'u rrotulluar. Edhe duke pranuar se blloqet e mbulimit të "Dhomës së Mbretit" qenë transportuar deri në pjesën më të lartë nëpërmjet një sistemi kundrapeshash, gjithsesi që të transportoheshin më lart për t'i vendosur sipër dhomës dhe midis fundit të Galerisë së Madhe dhe "Dhomës së Mbretit" nuk ka hapësirë të mjaftueshme për një rampë. E pamendueshme që mund të jenë ngritur nga poshtë". Përgjigje ndaj pikëpyetjesh të tilla për specialistët e fushës, midis të cilëve, përveç shkrimtarëve dhe "ofologëve" të Houdin, është mirë të kujtohet se ka arkeologë, egjiptologë, gjeologë, fizikanë, astronomë, inxhinierë, arkitektë, matematikanë dhe kërkues. Megjithatë, ka pikëpyetje të tjera të cilave një teori e tillë duhet t'u përgjigjet në mënyrë të hollësishme.

Përsa i përket boshllëqeve, anomali të tilla janë evidentuar prej kohësh dhe asnjëherë nuk janë marrë seriozisht. Ekzistojnë dhoma nëntokësore në të gjithë fushën e Gizës. Zyrtarisht këto "bodrume" nëntokësore u atribuohen epokës së faraonëve, por diversiteti i dukshëm në ndërtim, që rezulton më hijerëndë se ai egjiptian, i lë konfuzë arkeologët. Sizmografi ka zbuluar një dhomë të madhe katërkëndore, 12 me 15 metra, midis këmbëve të Sfinksit, 5 metra nën sipërfaqen e bazamentit. Një ekip kërkuesish, fizikanë dhe inxhinierë franko-japonezë, të drejtuar nga Sakuji Yoshimura i Universitetit Washeda të Tokios, duke përdorur kompjuterë shumë modernë dhe duke përdorur emetime valësh radio, individualizoi në pjesën e jashtme të Piramidës së Madhe, nën Sfinks, një boshllëk shumë të madh dhe një kalim nëntokësor që e lidhte me monumentin e faraonit. U individualizuan edhe hapësira të tjera në afërsi të "Dhomës së Mbretëreshës". Një galeri e pozicionuar në perëndim të saj. Lidhje me kalime nëntokësore të panjohura u zbuluan në vetë piramidën, në afërsi të të ashtuquajturave "dhoma dekompresioni" të ndodhura nën "Varrin e Mbretit". Duke vërejtur se çarjet shkojnë në drejtimin lindje- perëndim, konsiderohet e mundur ekzistenca e një boshllëku tjetër që duhet të shtrihet në lindje të varrit.

Prapa korridorit që çon tek "Dhoma e Mbretëreshës" janë zbuluar shumë hapësira boshe të cilave nuk ka qenë e mundur t'u verifikohen përmasat reale. Ekziston vetëm siguria se në këtë pikë gjendet një dhomë shumë e thellë, e mbushur me rërë dhe me objekte jo të identifikuar. Prej kësaj

Page 5: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

rëre janë nxjerrë kampionë nëpërmjet shpimeve të kryera me kujdes. Analizat kanë demonstruar pa mundësi kontestimi përqindjen e madhe të metaleve të rënda që i përket një epoke të mëparshme se ajo e akullnajave. Rëra e kësaj natyre nuk është e pranishme në afërsitë e piramidave, por është gjendut 6 kilometra më në jug dhe në Sinai. Disa dhoma, të zbuluara në zonë, janë aq të mëdha sa nuk ka qenë e mundur t'u sqarohen masat nga momenti që thellësia e dyshemesë ka mbetur e panjohur. Janë boshllëqe që i korrespondojnë rampës së brendshme apo tjetër? Përsa i përket konstruksionit, në fund të galerisë është e pranishme një paradhomë e pajisur me një sistem saraçineskash, nga i cili sot mbetet vetëm porcioni i parë i quajtur "Gjethja e granitit", i përbërë nga dy pjesë, që përfaqëson një anomali për sa nuk duket i projektuar për të zbritur mbi dysheme, duke qëndruar në pozicionin në lartësinë e gjoksit. Një strukturë e tillë përmban në pjesën e sipërme një vulë të pashpjegueshme; të dyja lastrat prej graniti mund të përmbajnë diçka dhe duket e habitshme që askush nuk ka tentuar kurrë t'i ndajë apo t'i hapë. Sarkofagu është gërmuar në një bllok unik që bart në muret e jashtme gjurmë të sharrës me diamante të përdorur për prerjen. Nuk dihet sesi ka qenë e mundur të bëhet. Arkeologu Flinders Petrie gjeti hieroglife të gdhendura në diorit me pamje paralele. Një punë e kryer me një daltë më të fortë se kuarci. Në mënyrë të habitshme, nëqoftëse synojmë të heqim një rreth përreth trekëndëshit të formuar nga piramida, duhet ta bëjmë qendrën në pikën në të cilën është vendosur "Dhoma e Mbretit". E lartë 5.81 metra (gjysma e diagonales së dyshemesë prej 11.62 metrash), e gjatë 5.20 dhe e gjerë 10.46 metra, dhoma jep masat e sakta të dy trekëndëshave themelorë të teoremës së Pitagorës. Përmban kështu vlerën e "prerjes së artë" e konsideruar zjarri i jetë, celësi i fizikës së kozmosit.

Dy tunelet e "Dhomës së Mbretit" dalin nga jashtë dhe synojnë ndaj yllit Al Nitak të Z Orionis dhe Thuban Draconis; ato të "Dhomës së Mbretëreshës", të mbyllura me dyer me doreza, shikojnë nga Siriusi dhe Kochab i Arushës së Vogël. Koincidenca apo lidhje të projektuara? Në tunelin jug, në 65 metra, është gjetur një portë me doreza, përtej kësaj një portë e dytë. Në tunelin veri është gjetur dru, një top dhe bakër. Kjo rrugë pas 19 metrash kthehet nga e majta për 4 metra të tjera, duke shmangur galerinë kryesore. Ndalet në një portë të tretë, edhe ajo e pajisur me doreza, e njëjtë me atë të tunelit jug. Tunelet janë zbuluar në vitin 1872. Pse egjiptianët i kanë mbyllur me porta me "doreza"?

Duke kuptuar një mospërputhje në murin jugor të dhomës, studiuesi Wyanman Dixon futi një fije hekuri në brendësi dhe kërkoi që të hapte një vrimë duke përdorur çekiç. Gjeti në brendësi të tyre një grep të bakërt prej 5 centimetrash, një top prej hekuri gri të gjelbër (aktualisht në British Museum) dhe një copë të thyer ushte të drunjtë. Çdo seksion i ushtës është 2.7 metra dhe është i fiksuar me një manikotë të rrumbullakët.

Në murin perëndimor të tunelit, në bllokun 9, një objekt i vogël katërkëndor me material të panjohur është i pajisur me dy vrima të prodhuara nga një kanal. Gjëja lidhet me grepin e bakërt pasi ka dy

Page 6: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

ribatina të cilave nuk ua dimë qëllimin. Hapësira midis ribatinave përkon saktësisht me hapësirën midis vrimave të objektit katërkëndor akoma në tunel. Duket se fillimisht ka qenë i kapur pas ushtës së hekurt mbeturinat e së cilës janë akoma të pranishme.

Për egjiptologjinë zyrtare egjiptianët nuk e njihnin hekurin. Në vitin 1993 videokamera e Upuaut 2, që nuk e kaloi kurbën e fortë në perëndim, prej një pengese në dysheme, tregoi pamjen prapa kurbës. Ajo që shtrihet përpara mbetet një mister. Shikohet fundi i shufrës së ngulur në mur dhe në ekstremitetin e saj një strukturë katërkëndore jo e mirëpërcaktuar, duke pasur parasysh largësinë dhe rezolucionin e ulët të videokamerës që nuk kanë mundësuar të perceptohen qartë detajet. Tuneli kthehet pastaj nga perëndimi për të shmangur përplasjen me Galerinë e Madhe. Për dikë kryhet një kthesë në formë U-je për të dalë në "Dhomën e Mbretit". Në një cep të "Dhomës së Mbretit" ka një gërmim në dysheme të atribuuar kalifit Al-Ma'mun (820 A.D.) dhe një copë graniti të hequr gjatë operacionit të gërmimit. Vrima tani është e mbuluar nga një rrjetë në krah të cepit veriperëndimor, pozicioni i saktë për një lidhje eventuale me tunelin verior. Çfarë e shtyu Al-Ma'mun që të gërmojë në këtë pikë të "Dhomës së Mbretit"? Mendonte se aty ndoshta ishte fshehur ndonjë gjë? Pse të gërmohej në ato pika dhe jo në të tjera?

Sipër "Dhomës së Mbretit" ka 5 dhoma të formuara nga struktura graniti apo gëlqerori. Mbajnë emrat Davison, Wellington, Nelson, Arbuthnot, Campbell. Një kullë që nuk gjendet në asnjë piramidë tjetër. 4 dhomat e para janë struktura graniti të ngjashme me tavanin e "Dhomës së Mbretit", e pesta është një strukturë gëlqerore. Tavani i dhomës përbëhet nga 9 trarë graniti, tavani i parë i ngritur përmban 8, të tjerat nga 9 secila, e fundit ka 8 trarë; gjithsej 49 trarë, të gjithë të orientuara në aksin veri-jug. Tavani harkor përmban 24 trarë mbajtës prej gëlqerori të orientuar si të tjerët. Lartësia totale është prej 15 metrash. Kulla është e futur midis dy muresh gjiganteskë gëlqerori. Pesha totale është prej 70 tonelatash. Trarët përsosshmërisht të sheshtë në anën e poshtme rezultojnë në sipërfaqet e sipërme të papunuar dhe me trashësi të ndryshme. Paraqesin të gjitha kanale të thella. Për egjiptologët një strukturë e tillë shërben për ta mbrojtur tavanin e sheshtë të "Dhomës së Mbretit" nga pesha e tepruar e piramidave; do të kishin funksionin e dhomave shkarkuese. Në të vërtetë, mbajnë vetëm peshën e tyre. Për ta lehtësuar strukturën mjaftonte të vendosej tavani i pjerrët drejtpërsëdrejti mbi "Dhomën e Mbretit". Seria e tavaneve realizon formën e "shtyllës Djed", simbol shumë i rëndësishëm i gjetur shpesh në ritualet dhe në varret egjiptiane, duke qenë se përfaqësonte ringjalljen e Osirisit dhe shtyllën vertebrore të Osirisit. Domethënia është ajo e vendosjes së një kontakti midis të ndjerit dhe jetës pas vdekjes.

Sipas egjiptologjisë klasike, Zed-i është thjesht një simbol me të cilin egjiptianët e lashtë synonin që të përfaqësonin Zotin Osiris. Pse ndërtuesit i pozicionuan 1200 tonelata sipër tavanit të sheshtë të dhomës? Ndoshta prej rezonancës së granitit? Trarët duhej të rezononin, vibronin dhe

Page 7: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

ndërvepronin me ato të ndodhura në tavanin e "Dhomës së Mbretit". Në fakt, kulla është një konstruksion i pavarur i futur në një strukturë gëlqerore në mënyrë që të mund të vibrojë lirisht duke ndërvepruar me granitin e dhomës që ndodhet poshtë. 9 trarët e "Dhomës së Mbretit" peshojnë mbi 300 tonelata, dyshemeja nuk mbështetet mbi një muraturë të sheshtë, por mbi një mbajtëse modulare, në mënyrë që të reduktojnë zonën e kontaktit në minimum, duke u mundësuar 21 gurëve të dyshemesë që të vibrojnë lirisht. Tavani i pjerrët lehtësonte rezonancën e trarëve duke maksimalizuar aftësinë e tyre për të vibruar në zvogëlimin minimal. Variacionet në gjatësitë e tyre, të gjatësive dhe të gjerësive konfirmojnë funksionin akustik. Në disa trarë janë të pranishëm kanale të thella sikur të duhej të akordohej graniti, duke ia ndryshuar përmasat fizike të tij. Në fakt, graniti është tejet rezonues dhe copërat më të mëdha sapo skaliten emetojnë një tingull të dallueshëm qartë.

Vite më parë obelisku Hashet, i ekspozuar në Kajro, emetonte një tingull të zgjatur nëqoftëse goditej. Të gjithë turistët e godisnin, ndoshta shkaktonte bezdi dhe për këtë arsye, është kapur pas terrenit me beton. Qysh nga ai moment nuk prodhon më asnjë tingull. Toka rrethohet nga rezonanca, që influencojnë gjithçka që jeton apo ekziston në të, të njohura si rezonancat Schumann. Shkojnë nga 7.83 Hz në 32 Hz. "Dhoma e Mbretit" ka një rezonancë prej 30 Hz. Mund të ndodhte që "Dhoma e Mbretit" dhe kulla të futeshin në rezonancë falë vibracioneve Schumann të jashtme të Tokës. Kështu, piramida e ndërtuar me gurë bëhej një zgjatim i Tokës dhe vibronte me të. Me kanale të hapura dilnin nota të mirëpërcaktuara dhe të ndryshme, duke përhapur tingullin e prodhuar për jashtë nga piramidat. Efekti duhej të ishte mbresëlënës. Qëllimi? Janë kryer eksperimente zanore në "Dhomën e Mbretit" duke përcaktuar se është e ndjeshme ndaj frekuencave shumë të ulëta falë kuarcit të ndodhur në granit. Rreth 90 Hz, duke u nisur nga 200, 20, etj., duke u moduluar në 1.1 Hz/sek. është prodhuar energji e vërtetë. Dhomat e ndodhura sipër do të funksiononin si arka rezonance duke moduluar frekuenca të ndryshme, gjithçka bëhet një diapazon i madh për të riprodhuar frekuencat e Tokës dhe, në këtë rast, kanalet do të shndërroheshin në fyejt e një organoje që do të riprodhonte tinguj të ndryshëm, duke pasur parasysh formën dhe gjatësinë e kanaleve. Një tërmet duhet ta ketë prishur mekanizmin. Sarkofagu i "dhomës së Mbretit" prodhon një tipologji të ndryshme rezonancash korresponduese me ato mjedisore. Era krijon një vibracion harmonik të përfshirë midis 16 dhe 0.50 Hz, me frekuencë të ulët jo të dëgjueshme nga veshi njerëzor, e ngjashme me një akord "Fa Diezis", që i korrespondon me qendrën e rezonancës së Tokës, gjë e dëshmuar nga shkrimet e lashta egjiptiane. Kështu, blloqet janë akorduar në frekuencën Fa Diezis të Tokës. Shamanët amerikanë përdornin kocka dhe dru për të fabrikuar flaute që prodhonin të njëjtën notë: një Fa Diezis. Një flaut i gjetur nga Leopoldo Batres në Piramidën e Diellit në Teotihuakan, natyrisht i humbur, duket se prodhonte një shkallë muzikore, me 7 nota, e ndryshme nga ajo europiane". Në sistemin tonë "diellor", rezulton se sipërfaqja e Diellit i korrespondon një "Do Diezis". Në sistem ka dy oktava, një nga Dielli në Mërkur, e dyta nga Mërkuri në Pluton. "Fa Diezis" i

Page 8: Zbulohet sekreti i piramidës së madhe

korrespondon pikës së ndryshimit të regjistrit të sopranos nëqoftëse Do-ja e shkallës është në 256 Hz, në sistemin diellor është i njëjti koncept, domethënë Do-ja muzikore në 256 Hz është në "harmoni" me rendin e makrokozmosit të sistemit tonë diellor; në "Tabelën periodike të elementëve" kemi të njëjtin ndryshim regjistri. Ashtu siç kemi një ndryshim regjistri në zërin njerëzor dhe në sistemin diellor, ashtu kemi dhe një korrespondencë të drejtpërdrejtë midis gjeometrisë së sistemit diellor dhe asaj të sistemit muzikor. E gjithë materia, përfshi trupin njerëzor, është e përbërë nga atome, të cilët vibrojnë sipas gjatësish valë të caktuara. Sëmundja është një modifikim i këtyre frekuencave; e kemi demonstrimin edhe me aparaturat bioelektronike të të gjitha llojeve. Studime të kohëve të fundit në laboratorin evropian të kërkimit lidhur me thërmiat nënbërthamore kanë konfirmuar se çdo thërmi nënbërthamore influencohet nga variacionet hënore, tokësore e diellore, ndryshimeve të fushave manjetike, njolla diellore, tërmete, nga fusha elektromanjetike, për të cilën kemi demonstrimin se e gjithë materia e gjallë është ndëragjente me çdo materie tjetër në nivel nënatomik.

Po sikur piramida të ketë qenë një mekanizëm i përdorur për të ndryshuar frekuencën e valëve trunore, një lloj makine për lavazhin e trurit? Nënvizojmë se 7 Hz provokojnë frekuenca të drejtuara nga tërheqja e trurit dhe emetimi i frekuencave Alfa përdoret në terapinë e muzikës për të ndihmuar që të zvogëlohet stresi tek pacientët. Si Siemens, ashtu dhe Cameron Verne, zbulojnë një fushë energjie përreth saj. Në një të tretën e bazës, pothuajse në të njëjtin pozicion të "Dhomës së Mbretit", efektet qenë më të forta kur një anë drejtohej nga veriu manjetik në linjë me fushën manjetike të Tokës. Ishte zbuluar energjia, fuqia e piramidave. Kujtojmë patentën për të mprehur brisqet e Drbal, çertifikimet e efekteve terapeutike, aftësinë për të mumifikuar, mënyrën për të ruajtur gjithçka në mbajtëse në formë piramide. Fizikani Gohed deklaroi se sa ndodh në brendësi të monumentit i kundërshton të gjitha ligjet e shkencës. Një luledielli e vendosur në "Dhomën e Mbretit" rrotullohet në kahje të kundërt. Piramidat kishin fuqinë për ta ngadalësuar invertimin e poleve manjetike për të shmangur katastrofa natyrore? Me teorinë e tij arkitekti francez duhet t'u japë përgjigje shumë pikëpyetjeve të tjera që nuk i ka marrë parasysh kur i ulur në tavolinë formulonte tezën e tij.