11
Shkolla e mesme industriale Petro sota fier Pun me projekt Tema: Potenciali turistik i republikes se shqiperis garanci per zhvillimin ekonomik te saj per zhvillimin ekonomik te saj per te qen pjes e europes Lenda: Gjeografi

potenncial of tourism in republic in Albanian

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: potenncial of tourism in republic in Albanian

Shkolla e mesme industriale Petro sota fier    

Pun me projektTema: Potenciali turistik i republikes se shqiperis garanci

per zhvillimin ekonomik te saj per zhvillimin ekonomik te saj per te qen pjes e europes

Lenda: Gjeografi     

Page 2: potenncial of tourism in republic in Albanian
Page 3: potenncial of tourism in republic in Albanian

Gryka e Valbonës Në veri të vendi t nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stili t tradicional me çati të pjerrëta e në të rral lë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekul li më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që vizi ton TROPOJES

 

Page 4: potenncial of tourism in republic in Albanian

Lugina e Valbones Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

 

Page 5: potenncial of tourism in republic in Albanian

Qyteti historik i Krujes Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa herë që e vizitojmë. Duke mos harruar betejat e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita krutane. Kruja njihet ndryshe edhe si “qyteti i bardhë” dhe ka një lartësi gjeografike prej mbi 600 metrash mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët e pa re prej maleve të këtij qyteti mund të shihet bregdeti Adriatik i Durrësit.

Page 6: potenncial of tourism in republic in Albanian

Shpella e piratëve Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh.  Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij

Page 7: potenncial of tourism in republic in Albanian

Berati Njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia. Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit, kjo për faktin se Berati promovon turizmin kulturor. Berati vërtet nuk është qytet bregdetar, por ka një numër të madh monumentesh kulturore që janë pjesë e Trashëgiminë Kulturore Botërore. Ai është një qytet 2400-vjeçar si dhe është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO). Këto dhe pamja piktoreske e bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera dhe kulturë të pasur. 

Page 8: potenncial of tourism in republic in Albanian

Zhvillimi EkonomikNjëzetë e dy vjet mbas fillimit të “shock therapy” dhe ndërtimit të “ekonomisë së tregut” kemi shkuar drejt “mbylljes” përfundimtare të një cikli të rëndësishëm të tranzicionit “nga planifikimi i centralizuar drejt tregut të lirë”. Kemi shfrytëzuar e përdorur shumë mundësi për vendosjen dhe performancën e ekonomisë së tregut në kuadrin e paketës së axhustimeve strukturore, kemi zbatuar me rigorozitet “rekomandimet specifike” dhe “recetat për ekonominë shqiptare” të FMN-së dhe Bankës Botërore për privatizimin e ekonomisë dhe hapjen e saj, jemi treguar ortodoksë në çështjen e ruajtjes së ekuilibrave makroekonomikë duke u etiketuar si “nxënës të mirë”, jemi fokusuar pothuajse plotësisht te rritja ekonomike si treguesi i vetëm i suksesit e performancës së politikave ekonomike e qeverisjes.Kemi ndërtuar një model ekonomik tipik të tranzicionit, një profil të vetë ekonomisë shqiptare që me të mirat dhe defektet e tij u bë “lokomotiva” që na tërhoqi deri në fund të dekadës së dytë të këtij tranzicioni radikal, ndoshta nga më radikalët në gjithë grupin e vendeve të Europës Qëndrore e Lindore.  Por, kohës dhe përmbajtjes së këtij modeli duket se i ka ardhur fundi, pasi shumë nga elementët dhe energjitë e tij e arritën maksimumin e tyre dhe tashmë rezultojnë të ezauruara për një periudhë tjetër 15-20 vjeçare të ardhme që shkon deri në horizontin 2025-2030. Kriza ekonomiko-financiare globale na evidentoi probleme thelbësore me natyrë strukturore:sa e qëndrueshme është rritja jonë ekonomike?sa të qëndrueshme janë burimet dhe furnizuesit e kësaj rritjeje?a kemi modelin e përshtatshëm për të garantuar ritmet e kësaj rritje në vitet që vijnë?a kemi një ekonomi të strukturuar e rezistente me të cilën mund të shkojmë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm afat-gjatë?

Page 9: potenncial of tourism in republic in Albanian

                                                                                       HistoriaGuri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951.Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG Jermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :liria, siguria dhe drejtësia,qytetaria e Bashkimit,politika e jashtme,institucionet e BE-sëGjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare

Page 10: potenncial of tourism in republic in Albanian

Integrimi në BE Marrëdhëniet Shqipëri-BE Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian u vendosën në qershor 1991. Në maj 1992 u

nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik, e cila u shoqërua edhe nga nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët Politike Shqipëri - Komuniteti Evropian. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi një marrëveshje të tillë.

Samiti i Zagrebit i Nëntorit 2000, lançoi Procesin e Stabilizim-Asociimit për 5 vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Negociatat me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit u hapën zyrtarisht në vitin 2003. 

Në samitin e Selanikut të qershorit 2003, BE konfirmoi zyrtarisht perspektivën e anëtarësimit në BE për të gjithë vendet pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim –Asociimit.

Një element kryesor i këtij procesi është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e cila u nënshkrua në 12 qershor 2006.  Hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje më 1 prill 2009, shënon një fazë të re më të avancuar të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në,

të konceptuar si një marrëdhënie kontraktuale me detyrime dhe të drejta reciproke ndërmjet palëve. Kjo Marrëveshje zëvendësoi Marrëveshjen e përkohshme që ishte në fuqi për palët që nga dhjetori 2006 dhe synon një qasje graduale politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë me BE-në. 

Më 28 prill 2009, Shqipëria paraqiti në Këshillin e BE-së kërkesën për anëtarësim. Më 16 nëntor 2009, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe i Marrëdhënieve me Jashtë, i kërkoi Komisionit të përgatisë Opinionin për Shqipërinë. Më 16 dhjetor 2009, u dorëzua Pyetësori nga Komisioni Evropian. Në bazë të përgjigjeve të Pyetësorit të plotësuar nga pala shqiptare, në 10.11.2010 u publikua Opinioni i Komisionit Evropian për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim, në të cilin u identifikuan 12 prioritete kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në Raport Progresin e vitit 2012, Komisioni rekomandoi që Këshilli duhet t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varësi të përmbushjes së masave kyçe në fushën e drejtësisë dhe reformës së administratës publike, si dhe përfundimin e rishikimit të procedurave të rregullores parlamentare.

Në datën 16 tetor 2013, u prezantua dhe Raport Progresi i fundit për Shqipërinë, si pjesë e Strategjisë së Zgjerimit 2013-2014. Në kuadër të progresit të bërë, Komisioni rekomandoi që Këshilli duhet t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, me mirëkuptimin që vendi do të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, Komisioni përcaktoi 5 prioritete kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Konkretisht: reforma në administratën publike; forcimi i pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit; lufta kundër korrupsionit; lufta kundër krimit të organizuar; mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë Romët dhe politikat anti-diskriminim; si dhe respektimi i së drejtës së pronës. 

Në datën 11 Nëntor 2013, u lançua dhe Dialogu i Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, Shqipëri-Komisioni Evropian, ku marrin pjesë Qeveria, Institucionet e pavarura si dhe Opozita. Platforma e Dialogut të Nivelit të Lartë (HLD), përbën një element shumë të rëndësishëm për të siguruar një proces gjithëpërfshirës dhe për të fokusuar energjitë tek reformat e nevojshme për avancimin e agjendës evropiane të Shqipërisë.

Page 11: potenncial of tourism in republic in Albanian

Vazhdim Marrja e Statusit të vendit kandidat Në datën 24 qershor 2014, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dhe u

mbështet disa ditë më vonë (27 qershor 2015) nga Këshilli Evropian. Kjo rastisi edhe me 10 vjetorin e “Agjendës 2014”, të propozuar nga qeveria greke në vitin 2004, si pjesë e Samitit të Selanikut.

Dialogu Politik BE- Shqipëri Dialogu politik BE-Shqipëri shoqëron dhe konsolidon marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe kontribuon në vendosjen e

lidhjeve të ngushta të solidaritetit dhe formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet palëve.  Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik Shqipëri-BE zhvillohet në formatin e Këshillit të Stabilizim-

Asociimit (KSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta. Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

Gjithashtu, edhe në nivel parlamentar, dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet brenda kuadrit të MSA-së, e cila parashikon ngritjen e Komitetit Ndër-parlamentar të Stabilizim-Asociimit me anëtarë të Parlamentit Evropian dhe të Kuvendit të Shqipërisë. 

Procesi i liberalizimit të vizave  Në mars 2008, u lançua dialogu për Liberalizimin e Vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Udhërrëfyesi për Shqipërinë u dorëzua

zyrtarisht në qershor 2008, për të vijuar me procesin e përmbushjes së kritereve të përcaktuara në këtë dokument nga vendi ynë.  Në bazë të plotësimit të kritereve të Udhërrëfyesit, në 15 shtator 2010, Komisioni Evropian hartoi një vlerësim pozitiv për Shqipërinë, për

Parlamentin Evropian dhe vendet anëtare të BE. Ky vlerësim i hapi rrugën vendim-marrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë drejt hapësirës “Schengen”. Këshilli i Çështjeve të Brendshme të BE miratoi unanimisht propozimin e Komisionit dhe në datë 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi regjimi i pa viza i lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës “Schengen”. 

“Procesi i Berlinit”  Procesi i Berlinit” u çel me Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që Kancelarja gjermane Angela Merkel organizoi në Berlin, më 28 gusht 2015,

me kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Berlin u ra dakord që konferenca të shërbente si kuadër për një periudhë prej katër vjetësh, gjatë së cilës do të ndiqen përpjekjet për të bërë progres të mëtejshëm në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe të brendshme dhe në arritjen e ripajtimit midis dhe brenda shoqërive në rajon. Konferenca shprehu angazhimin dhe dha direktivat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, veçanërisht për ndërlidhjen e infrastrukturës së transportit dhe energjisë midis vendeve të rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Këto çështje u ndoqën dhe u avancuan më tej në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, më 27 gusht 2015. Takimi i ardhshëm i “Procesit të Berlinit” do të organizohet nga Franca në vitin 2016.