56
1 Raport vjetor 2009 RAPORT VJETOR 2 0 0 9 AGJENCIA E SHERBIMIT ARKEOLOGJIK

Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

1

Raport vjetor 2009

RAPORT VJETOR

2 0 0 9A G J E N C I A E S H E R B I M I T A R K E O L O G J I K

Page 2: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

2

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Përmbajtja

Hyrje 3

I. Legjislacioni 7

II. Arkeologjia dhe Zhvillimi Urban -“Zhvillimi udhëheq Arkeologjinë” 15

III. Veprimtaria në terren - Arkeologjia e Shpëtimit 19

IV. Përpunim materiali arkeologjik dhe konservime 33

V. Masa administrative për shkelje të zbatimit të ligjit 37

VI. Menaxhimi administrativ, ligjor dhe financiar 45

VII. Veprimtaria e Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë 47 VIII. Bashkëpunime dhe partneritete 49

IX. Veprimtari të tjera 51

X. Objektiva 55

Page 3: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

3

Raport vjetor 2009

Në kuadër të reformave të Qeverisë Shqiptare, dhe përmirësimeve në Ligjin Nr. 9048, datë 07.04.2003, “Për Trashëgiminë Kulturore”, (i ndryshuar), Ministria e Turizmit,

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u ngarkua të krijonte një strukturë të re, në mbrojtje të vlerave arkeologjike në të gjithë territorin e vendit, të cilat preken nga punimet ndërtuese të çdo natyre, apo nga planet për rregullimin e territorit.

Pas një periudhe të gjatë ku arkeologjia u rrezikua ndjeshëm nga mungesa e mekanizmave parandalues dhe të shpëtimit sipas modeleve europiane, ndryshimet ligjore mundësuan krijimin e një institucioni i cili do të fillonte punën e vështirë të kontrollit të gërmimeve të shpëtimit në të gjithë territorin e vendit.

Pas përzgjedhjes të një stafi të rinjsh energjikë e të specializuar dhe padyshim me eksperiencë, kjo agjenci e rëndësisë së veçantë ka arritur ta fokusojë punën e vet në kornizat e parashikuara nga ligji dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave për të ofruar ekspertizë cilësore,

që në fazat e para të projektimit dhe më pas gjatë zbatimit të planeve të mëdha të infrastrukturës, publike dhe private.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ka filluar të mbushë atë boshllëk institucional, i cili duhej t’i përgjigjej ritmit të zhvillimeve të këtyre viteve të fundit, në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik besoj se e ka kaluar fazën e vështirë të fillimit dhe ka nisur funksionimin normal, që reflektohet në veprimtarinë e saj në terren me mbikëqyrjen e projekteve të ndërmarra në kuadër të zhvillimit infrastrukturor dhe urbanizimit të vendit. Suksesi i veprimtarisë së kësaj agjencie i ka bazat në një bashkëpunim të gjerë të vendosur midis ASHA dhe institucioneve të tjera të specializuara të trashëgimisë kulturore, si dhe institucioneve të pushtetit qendror e atij vendor.

Si ministër përgjegjës për trashëgiminë kulturore, mund të them i bindur se me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik kemi përfituar një institucion të specializuar në gërmime shpëtimi, krijimi i të cilit shënon në vetvete një periudhë të re për sistemin e mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike sikurse ekziston në vende të përparuara Europiane.

Vetëm me institucione të tilla të specializuara dhe me shumë punë do të mund të garantojmë mbrojtjen e vlerave tona arkeologjike për brezat e ardhshëm, si dhe do të jemi partnerë të denjë të homologëve tanë në rajon e më tej.

Ministri

Ferdinand XHAFERAJ

Page 4: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

4

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Realizimi i botimit të parë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik kurorëzon fillimet e një pune të vështirë për të hapur hullitë e një institucioni të ri dhe për të justifikuar në sytë e skeptikëve, ekzistencën e tij të domosdoshme. Në fletët e këtij botimi do të pasqyrohet aktiviteti i përditshëm i kësaj agjencie dhe metamorfoza e saj drejt njehsimit me aktualitetin europian në arkeologjinë e shpëtimit dhe atë parandaluese.

Rrugëtimi i ASHA filloi de jure në Maj të vitit 2008 dhe vazhdoi me përzgjedhjen e stafit që nuk zgjati pak, por rreth dy muaj, për të përzgjedhur ata që të parët do të nisnin të vinin në funksionim risitë e Ligjit nr.9048, datë 07.04.2003, të ndryshuar në vitin 2008, që nuk do të kishin frikë të përjetonin këtë ekpserincë të re dhe të përballeshin me vështirësitë e fillimit. Shumë shpejt nisi funksionimi i dy sektorëve bazë të ASHA: i Arkeologjisë së Shpëtimit dhe Konservimit e

Arkeometrisë, të cilët janë në gatishmëri të operojnë 24 orë/çdo ditë të javës, duke iu përshtatur kushteve të vështira të terrenit.

Veprimtaria e ASHA është përqëndruar në aspekte që lidhen me plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit të trashëgimisë kulturore, realizimin e mbikëqyrjeve paraprake në terren, mbikëqyrjeve arkeologjike, vëzhgimeve paraprake dhe përpilimin e raporteve përfundimtare; mbrojtjen dhe konservimin e gjetjeve, oponenca të shumta mbi projektet e veprave të infrastrukturës madhore në vend dhe paraqitjen e tyre për miratim në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë (KKA), etj. Përgatitja e oponencave është shoqëruar me verifikime në terren nga ana e specialistëve të ASHA.

Në drejtim të legjislacionit, drejtim kryesor i punës tonë ka qenë hartimi i rregulloreve, detyrim ky që përcaktohet me VKM Nr. 725, dt. 21.05.2008, “Për Përbërjen, Funksionimin, Kompetencat dhe Mënyrën e Shpërblimit të Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë”, të cilat vendosin për herë të parë standarde dhe rregulla bashkëkohorë për gërmimin arkeologjik, gërmimin e shpëtimit e që kanë të bëjnë me mbrojtjen, administrimin dhe menaxhimin territorial të trashëgimisë arkeologjike.

Me fillimin e vitit të dytë kalendarik të ekzistencës së ASHA, në Janar të 2009, KKA miratoi, pas një pune voluminoze të kësaj agjencie, “Rregulloren për Kriteret e ushtrimit të profesionit të arkeologut; Kriteret e gërmimit, dokumentimit dhe arkivimit të të dhënave dhe materialeve arkeologjikë; Kriteret dhe procedurat administrative për marrjen e lejeve të ushtrimit të profesionit të arkeologut nga individë dhe subjekte privatë”.

Shumë shpejt ASHA me një staf minimal prej 14 punonjësish, të cilët duhet të përballen me problematikën e gjerë të gjithë territorit shqiptar, arriti të anëtarësohet dhe të marrë pjesë aktive në Shoqatën e Arkeologëve Europianë (EAA). Gjithashtu, shumë shpejt u lidhën urat e bashkëpunimit, përmes seminareve dhe trajnimeve të stafit, me Institutin Kombëtar të Kërkimeve të Arkeologjisë Parandaluese (INRAP) në Francë. Eksperienca pozitive e këtij institucioni në fushën e arkeologjisë parandaluese dhe të legjislacionit të suksesshëm për trashëgiminë kulturore, ndikoi në përzgjedhjen e këtij partneri në terma afatgjatë. Këtu gjej rastin të falenderoj personat, që mundësuan vendosjen e kontakteve dhe Ambasadën e Republikës Franceze në Tiranë për mbështetjen.

Një nga pikat më të forta në veprimtarinë e kësaj agjencie është bashkëpunimi me institucionet e specializuara të trashëgimisë, për të realizuar hartimin dhe përditësimin e

Page 5: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

5

Raport vjetor 2009

nevojshëm të zonifikimit të zonave arkeologjike, rregulloreve të administrimit të tyre dhe përditësimet e tjera në legjislacionin që lidhet drepërdrejtë ose tërthorazi me trashëgiminë kulturore. Në këtë kontekst, nuk mund të lëmë pa falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm Drejtorinë e Trashëgimisë Kombëtare (MTKRS), Institutin e Arkeologjisë, Institutin e Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Zyrat e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjikë. Në këtë frymë shkëmbimi profesional është arritur shpallja e zonës arkeologjike “A” të Tiranës dhe është duke u punuar intensivisht për zonifikimet e tjera brenda qendrave të banuara (VKM Nr.6, datë 07.01.2005). Po kaq të rëndësishëm në punën tonë, janë edhe drejtuesit e pushtetit vendor, të përfaqësuar nga kryetarët e bashkive në territoret e të cilëve shtrihen zona dhe parqe arkeologjikë, si dhe kryetarët e qarqeve në këto territore.

ASHA, në funksionin e Sekretarisë Teknike të KKA, ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Sekretarinë Teknike të KRRTRSH, në kuadër të projekteve të mëdha me rëndësi kombëtare, të cilat paraqiten në këtë këshill.

Marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi janë vendosur me institucione dhe agjenci qeveritare, që financojnë projektet e mëdha të infrastrukturës, si Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve etj, për të përmbushur detyrimet ligjore për miratim të këtyre projekteve në KKA dhe ndjekjen në terren.

Në të gjitha rastet, kur janë konstatuar shkelje, i është kërkuar INUK, si dhe inspektoriateve të bashkive dhe komunave, pezullim i menjëhershëm i ndërtimeve. Në mbështetje të legjislacionit në fuqi janë ndëshkuar subjekte dhe individë në rastet kur janë verifikuar shkelje.

Ky botim i parë i ASHA shpresoj dhe besoj do të pasohet nga të tjerë më voluminozë dhe më të larmishëm, në varësi të shtimit të punës dhe vënies në zbatim të morisë së projekteve të mëdha të infrastrukturës. Ashtu siç kam besim, te rritja e bashkëpunimeve, thellimi i specializimit të stafit dhe zgjerimit të tij.

Për të lënë mënjanë statistikat e ngurta, përmes këtij botimi kërkoj të falenderoj të gjitha institucionet e mësipërme, të cilat kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në favor të zhvillimit infrastrukturor dhe njëkohësisht mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike. Gjithashtu, e shoh të arsyeshme të falenderoj në avancë të gjithë institucionet dhe individët, të cilët do t’i bashkohen këtij bashkëpunimi në të ardhmen, në kuadër të ndërgjegjësimit për vlerat dhe potencialin e trashëgimisë sonë kulturore.

Drejtori

Roland OLLI

Page 6: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

6

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Page 7: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

7

Raport vjetor 2009

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të Ligjit Nr.9048, datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar) dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

Ligji Nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar)

Neni 3, pika 12

12. “Institucione shtetërore të specializuara” janë Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Kulturës Popullore, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike Kulturore, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, drejtoritë rajonale të kulturës kombëtare, Fototeka “Marubi”, Muzeu i Artit Mesjetar, Korçë, Galeria Kombëtare e Arteve, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Neni 33, pika 1

1. Gërmimi, restaurimi, përdorimi dhe çdo veprim tjetër në monumentet e kulturës,

si dhe çdo ndryshim në truallin e vënë në mbrojtje rreth tyre, bëhet vetëm me autorizimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Institutit Arkeologjik, për gërmimet shkencore, si edhe të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, në rastet e gërmimeve të shpëtimit.

Neni 42

1. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik është institucion qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, e krijuar për të ushtruar veprimtari në fushën e gërmimeve dhe të studimeve të trashëgimisë kulturore, që preket nga punimet ndërtuese të çdo natyre, apo nga planet për rregullimin e territorit. Organizimi dhe funksionimi i saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të ministrit të përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Statuti i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik miratohet me urdhër të ministrit të përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Struktura dhe organika e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

I. Legjislacioni

Page 8: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

8

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

2. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë është organ kolegjial vendimmarrës, që përbëhet nga specialistë të fushave përkatëse, i cili mblidhet periodikisht pranë ministrisë përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe kryesohet nga ministri. Përbërja, mënyra e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimi i anëtarëve të këshillit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Neni 43

Veprimtaritë e përshkruara në nenin 41 realizohen nga institucione shtetërore dhe private të specializuara të fushës përkatëse, vendase ose të huaja. Këto bashkëpunime bëhen në bazë të marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe. Përjashtohet ekskluziviteti i institucioneve të huaja në këto veprimtari. Për bashkëpunim, në çdo rast, merret miratimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Neni 45

Personat fizikë ose juridikë, që zbulojnë ose gjejnë, në mënyrë të rastësishme, objekte të trashëgimisë kulturore, janë të detyruar që brenda 20 ditëve të njoftojnë organet vendore të kulturës, Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare, duke deklaruar mënyrën dhe vendin e gjetjes. Pas dokumentimit të objektit, komisioni i ngritur për këtë qëllim me specialistë të këtyre institucioneve përcakton vlerat dhe vendos për statusin e mëtejshëm të objektit, si dhe shpërblimin e këtij personi.

Neni 46

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, nëpërmjet strukturave të veta dhe në bashkëpunim edhe me persona juridikë dhe fizikë, të liçencuar në këtë fushë, bën ndjekjen e gjetjeve rastësore arkeologjike, që dalin gjatë punimeve bujqësore, të ndërtimit, veprave inxhinierike ose konstruksioneve ndërtimore dhe merr masa për shpëtimin e këtyre vlerave.

Në rastet e zbulimeve të rëndësishme, punonjësi i autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik urdhëron ndërprerjen e menjëhershme të punimeve që dëmtojnë vlerat arkeologjike. Veprimet e mëtejshme vendosen nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë jo më vonë se 10 ditë nga ndërprerja e punimeve.”

Neni 47

Në rastet e ndërtimeve të mëdha në territore në pronësi shtetërore ose private, si rrugë, autostrada, aeroporte, porte, vepra industriale, qendra të reja banimi, investitorët janë të detyruar që, gjatë procesit të projektimit dhe zbatimit të projektit, të marrin miratimin me shkrim të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Specialistët kryejnë kontrollin e zonës dhe përgatisin dokumentacionin përkatës. Kur zona përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, etnografike ose gjurmë të arkitekturës së lashtë ose tradicionale, projekti duhet të ndryshojë. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si edhe ndryshimet e mundshme të projektit, kryhen nga investitori.

Neni 48

1. Kur, pas fillimit të punimeve, zbulohen rastësisht gjurmë ose objekte me vlera arkeologjiko-etnologjike, punimet ndërpriten menjëherë. Drejtuesit dhe investitorët e punimeve njoftojnë, brenda tri ditëve, organet e qeverisjes vendore, Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare, të cilët bëjnë kontrollin përkatës, relatojnë për vlerat e gjetura dhe bëjnë propozimet përkatëse për vazhdimësinë ose jo të punimeve.

2. Nëse gjetjet janë me vlera të rëndësishme, punimet e filluara mund të pësojnë ndryshime ose të ndërpriten përfundimisht. Vendimi në këtë rast merret nga organi që ka autorizuar fillimin e punimeve.

Page 9: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

9

Raport vjetor 2009

3. Në rastin kur punimet pësojnë ndryshime, të gjitha shpenzimet për to, si dhe shpenzimet për kërkimet shkencore, veprimtaritë e nevojshme restauruese ose konservuese, mbulohen 100 për qind nga investitori.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 724, datë 21.05.2008, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1 të nenit 42 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, të ndryshuar, dhe të nenit 10 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) është institucion qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

2. Detyrat themelore të kësaj agjencie janë gërmimet arkeologjike, si rrjedhojë e planifikimit urban e territorial, në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i kritereve dhe respektimi i mbikëqyrjes së gërmimeve, riorganizimi, në aspektin muzeal, të trashëgimisë arkeologjike, si dhe administrimi i pasurimit të fondeve, për ruajtjen e objekteve arkeologjike, të luajtshme.

3. Struktura dhe organika e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

4. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik drejtohet nga drejtori, i cili emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

5. Drejtori i ASHA-së organizon dhe

drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie dhe përgjigjet përpara ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

6. Marrëdhëniet e punës për punonjësit e ASHA-së rregullohen me ligjin nr.7961, 12.7.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

7. Ngarkohet ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore të miratojë statutin e ASHA-së, brenda 1 muaji nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

8. Ngarkohet ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.725, datë 21.05.2008, “Për përbërjen, funksionimin, kompetencat dhe mënyrën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë (KKA) ka në përbërje përfaqësues të institucioneve të specializuara dhe personalitete të fushës së kulturës së trashëguar. Numri i anëtarëve të KKA-së është 11 veta. KKA-a kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe ka anëtarë:

a) Drejtorin e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik;

b) Drejtorin e drejtorisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;

Page 10: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

10

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

c) Përgjegjësin e sektorit, në drejtorinë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;

ç) Një personalitet të fushës së arkeologjisë, të përcaktuar nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore;

d) Drejtorin e Institutit të Arkeologjisë;

dh) Dy përfaqësues (arkeologë), të përcaktuar nga Instituti i Arkeologjisë;

e) Një përfaqësues (arkeolog), të përcaktuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik;

ë) Drejtorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”;

f) Një jurist të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

2. KKA-ja ka këto detyra e përgjegjësi:

a) Miratimin, në parim, të kritereve të kërkimit, dokumentimit dhe arkivimit të të dhënave e të materialeve arkeologjike;

b) Miratimin e strategjisë së integrimit të kërkimit arkeologjik, të nxitur nga zhvillimet dhe problemet themelore të kërkimit shkencor arkeologjik;

c) Përcaktimin e kritereve të ushtrimit të profesionit të arkeologut;

ç) Miratimin e lejeve të subjekteve private dhe të individëve, që merren me gërmime arkeologjike dhe veprimtari arkeologjike, në përgjithësi;

d) Miratimin e të gjitha projekteve të ndërhyrjes në zonat arkeologjike, në përputhje me nenin 30 të ligjit nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, të ndryshuar;

dh) Miratimin e ruajtjes, të integrimit dhe zhvendosjes përfundimtare të mbetjeve arkeologjike, pas kryerjes së procesit të gërmimit arkeologjik, në të gjithë

territorin e vendit;

e) Miratimin e projekteve arkeologjike, me karakter kërkimor-shkencor, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike;

ë) Përcaktimin e kritereve të ekspozimit dhe të paraqitjes së gjetjeve arkeologjike, si dhe miratimin e mënyrës së ruajtjes e të mirëmbajtjes, në funksion të turizmit kulturor.

3. Të drejtën e paraqitjes së projekteve në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë, për gërmimet në fushën e arkeologjisë, e kanë institucionet shtetërore të specializuara dhe organizmat e tjerë, të specializuar për këto gërmime.

4. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë mblidhet sa herë paraqiten kërkesa për miratim projektesh në fushën e arkeologjisë, por jo më pak se një herë në dy muaj. Njoftimi bëhet nga sekretari i KKA-së, pas miratimit të kryetarit. Anëtarët njoftohen, së paku, 3 ditë përpara datës së mbledhjes.

5. Mbledhja zhvillohet sipas rendit të ditës, të miratuar nga kryetari, pas propozimit të sekretarit të KKA-së, dhe u shpërndahet anëtarëve, së bashku me dokumentacionin përkatës, të nënshkruar nga përgjegjësi i sekretarisë teknike dhe sekretari i KKA-së, së paku, 3 ditë përpara mbledhjes.

6. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë zhvillohen në prani të 50 për qind +1 të anëtarëve dhe vendimet merren me shumicë të thjeshtë të votave të të pranishmëve.

7. Vendimet e KKA-së hartohen nga sekretaria teknike, nënshkruhen nga kryetari dhe kundërnënshkruhen nga sekretari.

8. Anëtarët e jashtëm të KKA-së, që nuk janë punonjës të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Page 11: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

11

Raport vjetor 2009

apo të institucioneve, në varësi të saj, përfitojnë, për pjesëmarrje në çdo mbledhje, një shpërblim prej 5000 (pesë mijë) lekësh.

9. Për përgatitjen e mbledhjeve, shpërndarjen e materialeve dhe mbajtjen e protokollit krijohet dhe funksionon sekretaria teknike e KKA-së, si pjesë e strukturës së Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA).

10. Sekretaria teknike, gjithashtu, ka detyrim t’i njoftojë të gjithë anëtarët e KKA-së për mbledhjen e radhës. Njoftimi bëhet, domosdoshmërisht, me shkrim, por edhe në rrugë të tjera. Njoftimi nënshkruhet nga sekretari i KKA-së.

11. Sekretaria ka detyrim mbajtjen e procesverbalit të çdo mbledhjeje, zbardhjen e tij dhe nënshkrimin nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.

12. Në sekretarinë teknike dorëzohen të gjitha projektet dhe dokumentacioni përkatës.

13. Çdo kërkesë, si dhe dokumentacioni shoqërues, duhet të jenë të daktilografuara edhe në gjuhën shqipe, origjinale apo të noterizuara. Përgjegjësi i sekretarisë teknike, pasi shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues, plotëson, në prani të kërkuesit, kartelën shoqëruese, e nënshkruan atë dhe, së bashku me mendimin me shkrim të tij, e paraqet për shqyrtim në mbledhjen e radhës së KKA-së.

14. Kur projektet miratohen, sekretaria teknike, në mbështetje të vendimit të KKA-së, përgatit vendimin përkatës në tri kopje, njëra prej të cilave, pas nënshkrimit nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, protokollimit e vulosjes, së bashku me projektin, të vulosur dhe kundërnënshkruar, në çdo faqe, nga sekretari i KKA-së, ia dorëzon subjektit të interesuar jo më

vonë se 30 ditë nga data e marrjes së vendimit. Kopja e dytë ruhet në arkivën e sekretarisë teknike të KKA-së.

15. Sekretaria teknike e KKA-së mban përgjegjësi, sipas rregullave në fuqi, për trajtimin dhe ruajtjen e të gjithë dokumentacionit arkivor. Arkivi i sekretarisë teknike të KKA-së ndodhet pranë ASHA-së.

16. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

17. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe institucionet e specializuara, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Urdhër i Kryeministrit Nr. 89, datë 11.07.2008, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”

Urdhër i Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nr. 805, datë 28.07.2008, “Për miratimin e statutit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”

Page 12: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

12

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

KREU I

Neni 1

Statusi juridik dhe baza ligjore

1. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të Ligjit Nr.9048, datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

2. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, më tej “ASHA”, është institucion qendror në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore”.

Neni 2

Selia, vula dhe stema

ASHA ka selinë në Tiranë. ASHA ka vulën e vet në formë rrethore ku përcaktohet emërtesa ligjore e institucionit: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik“.

KREU II

MISIONI, DETYRAT DHE KOMPETENCAT E ASHA-s

Neni 3

Misioni i ASHA-sMisioni i ASHA-s është:

1. Ushtrimi i veprimtarisë në fushën e gërmimeve dhe të studimeve të trashëgimisë kulturore, që preket nga punimet ndërtuese të çdo natyre, apo nga planet e rregullimit të territorit.

2. Zbatimi i detyrimeve që burojnë nga strategjia kombëtare e kulturës dhe linja e veprimit, si dhe planet vjetore të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

3. Kontrolli i gërmimeve arkeologjike të shpëtimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Detyrat dhe kompetencat e ASHA-s

1. ASHA nëpërmjet strukturave të veta bën ndjekjen e gjetjeve rastësore arkeologjike që dalin gjatë punimeve bujqësore, të ndërtimit, veprave inxhinierike ose konstruksioneve ndërtimore dhe merr masa për shpëtimin e këtyre vlerave.

2. Në rastet e zbulimeve të rëndësishme, punonjësi i autorizuar nga ASHA urdhëron ndërprerjen e menjëhershme të punimeve që dëmtojnë vlerat arkeologjike në përputhje me rregullat ligjore në fuqi.

3. Monitoron aktivitetin ndërtimor e gërmues në të gjithë territorin e vendit.

4. Harton dhe përditëson të dhënat mbi gjetjet arkeologjike.

5. ASHA ka të drejtë t’i propozojë ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, përmirësimin e akteve ligjore e nënligjore, që veprojnë në fushën e trashëgimisë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me arkeologjinë, duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime.

6. ASHA kontrollon nëpërmjet strukturave të saj përgjegjëse çdo subjekt që kryen gërmime në territorin e vendit dhe vendos për ndërprerjen e tyre, kur vëren mosrespektim të kushteve të vendosura nga Ligji Nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar).

Neni 5

Bashkëpunimi institucional

1. ASHA bashkëpunon dhe bashkërendon punën me organet shtetërore, qendrore e vendore, për kontrollin e territorit dhe

Page 13: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

13

Raport vjetor 2009

kryerjen e gërmimeve arkeologjike të shpëtimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9048, date 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar).

2.ASHA nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, bashkëpunon me organizata ndërkombëtare, në projekte të huaja apo të përbashkëta, në kuadër të përmirësimit dhe teknologjisë së monitorimit të gërmimeve, nxjerrjes së objekteve, regjistrimit të të dhënave dhe ruajtjes së tyre.

3.ASHA bashkëpunon me institucionet kërkimore dhe shkencore që lidhen me fushën e arkeologjisë, menaxhimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

4. ASHA bashkëpunon me personat fizikë/juridikë privatë në nivel vendor, lokal e rajonal, veprimtaria e të cilëve në këtë fushë është e liçencuar.

KREU III

ORGANIZIMI I ASHA-s

Neni 6Struktura dhe organika

1.Struktura dhe organika e ASHA-s përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

2.Titullari i ASHA-s është drejtori, i cili, drejton veprimtarinë e ASHA-s, në përputhje me këtë statut dhe me Ligjin Nr.9048, datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar).

3.Kandidati për t’u emëruar në detyrën e drejtorit të ASHA-s nuk duhet të këtë konflikt interesi në kuptim të Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

4. Marrëdhëniet juridike të punës, të drejtat dhe detyrimet, si dhe procedurat e rekrutimit të nëpunësve të ASHA-s

mbështeten në dispozitat e Kodit të Punës.

5. Niveli i pagave të punonjësve të ASHA-s përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 7

Mënyra e organizimit

ASHA për përmbushjen e veprimtarisë, sipas ligjit dhe këtij statuti, organizohet sipas kësaj strukture:

- Drejtori i ASHA-s

- Sektori i Menaxhimit Administrativ

- Sektori i Dokumentacionit, Koordinimit dhe Sekretarisë teknike të KKA-së

- Sektori i Arkeologjisë së Shpëtimit

- Sektori i Konservimit dhe Arkeometrisë

Neni 8Detyrat e drejtorit të ASHA-s

1.Drejtori i ASHA-s emërohet, lirohet ose shkarkohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, në përputhje me vendimin Nr. 173, datë 7.3.2007 të Këshillit të Ministrave “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra e drejtuesve të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrit”.

2. Drejtori i ASHA-s ka këto të drejta dhe detyra:

a)Drejton dhe administron të gjithë veprimtarinë e ASHA-s dhe përgjigjet para ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore;

b)Harton rregulloren e brendshme të funksionimit të ASHA-s dhe e paraqet për miratim te ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Në rregulloren e brendshme përcaktohen rregullat e

Page 14: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

14

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

funksionimit të sektorëve, detyrat dhe përshkrimet e pozicioneve të punës për çdo specialist etj, nëpërmjet të cilave ushtrohet aktiviteti i përditshëm i ASHA-s;

c)Bashkërendon punën për hartimin e projektbuxhetit, sipas rregullave dhe afateve, që përcakton ligji organik për Buxhetin e Shtetit, dhe ia paraqet për miratim ministrit që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore;

ç)Propozon programin vjetor të veprimtarive të ASHA-s dhe e paraqet për miratim te ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore;

d)Përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët;

dh)Nxjerr urdhra dhe udhëzime në përputhje me misionin dhe detyrat e përcaktuara në këtë statut;

e) Përcakton kriteret e marrjes në punë të personelit të ASHA-s dhe përshkrimin e vendeve të punës;

g) Emëron, liron dhe shkarkon nga detyra nëpunësit e ASHA-s, në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin për Kodin e Punës.

KREU IV

ORGANIZIMI FINANCIAR

Neni 9

Buxheti i ASHA-s

1. ASHA është institucion buxhetor.

2. Administrimi dhe veprimtaria financiare auditohet nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe institucionet e tjera të ngarkuara me ligj, për auditim.

3. ASHA mund të marrë donacione dhe sponsorizime të ndryshme edhe nga

institucione apo organizata të ligjshme, shtetërore ose jo shtetërore, kombëtare apo ndërkombëtare.

Neni 10

Dispozita të fundit

Ndryshimet në këtë statut bëhen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

Urdhër i Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nr. 937, datë 23.10.2008, “Për miratimin e rregullores së organizimit dhe funksionimit të brendshëm të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”

Aktiviteti i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik bazohet në repsektimin e konventave ndërkombëtare në të cilat ka aderuar shteti shqiptar.

Ligji Nr.9806, datë 17.9.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike” (të rishikuar)

Ligji Nr.10 027, datë 11.12.2008, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore, Paris 2001”

Në fillim të vitit 2009, me Vendimin Nr.2, datë 30.01.2009, të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, u miratua “Rregullorja Për kriteret e ushtrimit të profesionit të arkeologut; kriteret e gërmimit, dokumentimit dhe arkivimit të të dhënave dhe materialeve arkeologjike; kriteret dhe procedurat administrative për marrjen e liçencave të ushtrimit të profesionit të arkeologut nga individë dhe subjekte private”. Bazuar në nëndarjen e fundit të kësaj rregulloreje, liçencimi për veprimtari arkeologjike u njihet individëve dhe shoqërive duke përcaktuar dhe tre kategoritë e liçencave:

A1. Survey dhe sondazh arkeologjik

A2. Gërmim arkeologjik

B. Arkeologji Nënujore.

Page 15: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

15

Raport vjetor 2009

II. Arkeologjia dhe Zhvillimi Urban“Zhvillimi udhëheq Arkeologjinë”

Në Shqipëri, çdo vit sipërfaqe të mëdha të zonave urbane dhe rurale preken nga punimet e infrastrukturës dhe zhvillimit infrastrukturor. Punime të kësaj natyre mund të dëmtojnë potencialin arkeologjik të nëntokës. Arkeologjia e shpëtimit ndërhyn në këto zona dhe bën të mundur nëpërmjet regjistrimit dhe dokumentimit ruajtjen e tyre.

Në vitin e parë të ekzistencës së Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, u realizuan 37 oponenca në kuadër të oponencave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për projekte të cilat paraqiten për miratim në mbledhjet e KRRTRSH; 15 dhënie mendimi për projektvendime të Këshillit të Ministrave. Këto oponenca kanë të bëjnë me fazën e studimit të projekteve të mëdha të infrastrukturës (segmente rrugorë, hidrocentrale, plane të rregullimit të territorit, etj,.). Një sërë projektesh të tjera janë paraqitur në Sekretarinë Teknike të KKA-së dhe të tjera presin të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme. Projektet e mësipërme shtrihen në të gjithë vendin dhe arrijnë deri në një sipërfaqe prej 234.4 ha.

Shpërndarja e këtyre projekteve në pika të ndryshme të vendit, si dhe afatet kohorë që duhen përmbushur, kërkojnë programim të detajuar të punës dhe stafit. Eksperienca e ASHA në terren ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një harte arkeologjike të të gjithë territorit

të vendit, ku të jenë të përfshira qendrat arkeologjike dhe monumentet e kulturës, në mënyrë që të bëhet një planifikim më i mirë i shpërndarjes dhe ndjekjes së projekteve, e kësisoj duke krijuar një njohje dhe mbrojtje më efikase të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. Krijimi i një harte të tillë do të kërkonte pa dyshim një përfshirje të gjerë të institucioneve dhe ekspertëve të fushës, pasi ajo nuk do të jetë vetëm në shërbim të arkeologjisë së shpëtimit, por të të gjithë institucioneve të specializuara, e sidomos të ligjit të trashëgimisë kulturore duke e forcuar atë në termat e mbrojtjes së trashëgimisë.

Arkeologjia e shpëtimit deri përpara një viti ishte një term pak i njohur e mbi të gjitha shumë pak i aplikuar në terrenin shqiptar. Në aspektin legjislativ, Ligji 9048 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i vitit 2003, nuk përfshinte në terminologji “gërmimet e shpëtimit”, që rrjedhin prej punimeve ndërtuese të çdo natyre dhe planeve të rregullimit të territorit. Megjithatë, investimet në infrastrukturë dhe zbulimet e rastësishme që mund të evidentoheshin gjatë punimeve, janë mbikëqyrur nga specialistë të Institutit të Arkeologjisë ose në bashkëpunim me Grupin Shqiptar të Arkeologjisë së Shpëtimit (GSHASH), i krijuar në vitin 1999. Po ashtu, një kontribut në këtë drejtim ka dhënë edhe Sektori i Arkeologjisë së Shpëtimit pranë IMK, i cili u suprimua gjatë 2008.

Page 16: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

16

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Koncepti “gërmime shpëtimi” u bë pjesë e terminologjisë ligjore vetëm me ndryshimet e vitit 2008, të cilat i hapën rrugë krijimit të një institucioni të ri të specializuar në gërmime shpëtimi, i cili do të mbikëqyrte punimet ndërtuese të çdo natyre dhe planet e rregullimit të territorit, në kuadër të zhvillimeve tërësore në vend e sidomos atyre në fushën e ndërtimit.

Zhvillime të tilla konkrete kërkuan institucionalizimin e arkeologjisë së shpëtimit përmes krijimit ex-novo të një agjencie shtetërore, detyrë themelore e të cilës do të ishin ndër të tjera, realizimi i gërmimeve arkeologjike si rrjedhojë e planifikimit urban e territorial. Domosdoshmëria për të patur një institucion të tillë, erdhi sidomos nga hovi ndërtimor, që preku Shqipërinë këto 15 vitet e fundit.

Sot në vendet e zhvilluara, por edhe në Ballkan, arkeologjia e shpëtimit është mjaft e lidhur me zhvillimin e infrastrukturës, ndaj dhe konsiderohet shpesh si “zhvillimi udhëheq arkeologjinë”. E njëjta situatë është reflektuar edhe në Shqipëri. Arkeologjia shqiptare është ndeshur prej vitesh me kërkesat e zbatuesve të projekteve infrastrukturore për të asistuar gjetjet e rastësishme gjatë konkretizimit të projekteve, apo për të vëzhguar nga pikëpamja arkeologjike sipërfaqet që prekeshin nga rikonstruksione apo ndërtime segmentesh rrugore (Segmenti Fier-Levan, i cili kalon pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë).

Pas një viti e gjysmë eksperiencë, puna e përditshme e zyrës (përmes oponencave të projekteve të mëdha të infrastrukturës) dhe terrenit (mbikqyrjeve paraprake, vëzhgimit intensiv arkeologjik, sondazheve), tregoi domosdoshmërinë dhe nevojën për të kaluar në një stad tjetër të arkeologjisë, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë përmes parandalimit, atë të “arkeologjisë parandaluese”.

Arkeologjia parandaluese apo preventive, siç njihet shpesh, është në vetvete një shkallë më e lartë e mbrojtjes së trashëgimisë

arkeologjike, nëpërmjet planifikimit: planifikim të studimeve, projekteve, ndërhyrjeve dhe zhvillimit në tërësi, përmes hartimit dhe zbatimit të politikave ndër-institucionale.

Në këtë kuptim, shtrohet nevoja e hartimit të “strategjisë së integrimit të kërkimit arkeologjik”, të nxitur nga zhvillimet dhe problemet themelore të kërkimit shkencor arkeologjik, si dhe ato të zhvillimit dhe planifikimit urban. “Strategjia e integrimit të kërkimit arkeologjik”, do të synojë arritjen e një simbioze mes politikave të zhvillimit urban dhe strategjisë së kërkimit arkeologjik në veçanti. Kjo strategji synon të shmangë politikat e njëanshme, të ndërrmarra në mënyrë të veçuar, në rang qendror apo lokal, nga institucione shtetërore apo private dhe arritjen e një modeli, ku politikat zhvilluese që prekin trashëgiminë arkeologjike, të ndërrmerren me një konsensus më të gjerë, duke integruar institucionet e specializuara, pushtetin lokal, grupet e interesit, etj.

Arkeologjia parandaluese (preventive) përmbledh një gamë të gjerë masash administrative, kërkime shkencore dhe vendimmarrje, të cilat duhet t’i paraprijnë lejeve për çdo aktivitet me potencial dëmtues në zonat e njohura apo ato me interes të mundshëm arkeologjik.

Arkeologjia parandaluese është në vetvete adoptimi i një sërë strategjive mbi planifikimet e avancuara, të cilat minimizojnë ndërhyrjet dëmtuese të njeriut, respektojnë kontekstin socio-ekonomik dhe kontribuojnë në dokumentimin/regjistrimin e zonave të investiguara. Në këtë kontekst, arkeologjia parandaluese duhet dhe ka të bëjë më shumë me investigimet para gërmimit se sa me vetë gërmimin, me gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të siguruar ruajtjen e trashëgimisë. Ndaj, kalimi nga arkeologjia e shpëtimit në arkeologjinë parandaluese, koncept që aplikohet në vendet e zhvilluara evropiane, është koncepti më efikas që duhet aplikuar shkallë-shkallë edhe në vendin tonë.

Një model i tillë do të kërkojë edhe një përcaktim të qartë të roleve dhe

Page 17: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

17

Raport vjetor 2009

përgjegjësive të aktorëve të përfshirë në këto procese, rolit të institucioneve shtetërorë dhe privatë, etj.

Roli i shtetit dhe privatit

Francë

Në Francë, dy janë rregullat bazë të aplikimit të arkeologjisë parandaluese: “zbatuesi paguan për arkeologjinë parandaluese”; ky aktivitet kryesisht i është besuar një institucioni publik (Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Arkeologjinë Parandaluese - INRAP), i cili është nën varësinë e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Kërkimit. Në Francë ligji njeh edhe ekzistencën e subjekteve private, që punojnë në fushën e arkeologjisë parandaluese, por diagnostika (survej-vëzhgim intensiv arkeologjik) mbetet monopol i shtetit (INRAP).

Itali

Arkeologjia parandaluese në Itali është monopol i shtetit dhe më konkretisht i përket institucionit të Mbikqyrjes (Soprintendenza), degët e të cilit janë të shpërndara në gjithë territorin e Italisë. Ky i fundit i rekomandon zbatuesve një listë subjektesh private arkeologjike për të kryer punën në terren.

Greqi

Lejet, administrimi dhe implementimi i politikave që lidhen me trashëgiminë arkeologjike janë monopol i Ministrisë së Kulturës, përmes Shërbimit Arkeologjik. Shtrirja e këtij shërbimi në të gjithë territorin e Greqisë realizohet nga Shërbimi Arkeologjik Rajonal, i njohur ndryshe si Eforat. Legjislacioni grek ia ngarkon koston e arkeologjisë parandaluese “zbatuesit”. Në Greqi nuk ekziston një taksë për arkeologjinë, siç ndodh në Francë. Në rastet e projekteve publike kostoja mbulohet nga fonde publike.

Pavarësisht se arkeologjia preventive njihet që prej viteve 50’, në Greqi ende nuk është përpiluar harta arkeologjike.

Evropa Lindore

Rumani

Në vitin 2003, në legjislacionin rumun që i referohet trashëgimisë arkeologjike, u përcaktuan kategoritë e gërmimeve arkeologjike: sistematike, parandaluese dhe shpëtimi. Pavarësisht se emërtimi “arkeologji parandaluese” u ligjërua vetëm në 2003, koncepti i inspektimit të territorit përpara punëve ndërtuese është më i hershëm. Liçencat për të ndërrmarrë veprimtari arkeologjike lëshohen nga Ministria e Kulturës dhe e Çështjeve Fetare, ndërkohë që arkeologët e regjistruar dhe çdo lloj tjetër dokumentacioni, që lidhet me arkeologjinë mirëmbahet në arkiva elektronikë nga një institucion publik nën varësinë e Ministrisë së Kulturës dhe Çështjeve Fetare. Në Rumani ndiqet principi “zbatuesi paguan” dhe arkeologjia parandaluese realizohet kryesisht nga muzetë, të cilat kanë në përbërje të tyre arkeologë.

E përbashkëta e të gjithë shembujve të sipërpërmendur është fakti se arkeologjia e shpëtimit ka evoluar në arkeologji parandaluese, që realizohet nga institucione publikë dhe/ose privatë të liçencuar; principi “zbatuesi paguan” dhe më e rëndësishmja gërmimet sistematike, si pasojë e standardeve të larta, financimeve që nevojiten dhe zhvillimeve të vrullshme infrastrukturore, nuk janë më dominuese në arkeologji.

Enina Poçi

Albana Hakani

Page 18: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

18

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Page 19: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

19

Raport vjetor 2009

II. Veprimtaria në Terren Arkeologjia e Shpëtimit

Tërësia e veprimtarisë së përditshme të Sektorit të Arkeologjisë së Shpëtimit përfshin aktivitetin në terren, që lidhet me ndjekjen e projekteve të infrastrukturës dhe ndërhyrjeve pranë zonave të mbrojtura, parqeve arkeologjikë dhe monumenteve të kulturës; sondazhet dhe mbikqyrjet arkeologjike në sheshet e ndërtimit në Zonën Arkeologjike “B”, Durrës, së bashku me relacionet përkatëse; mbikqyrjen paraprake në zonat ku planifikohet zbatimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës; ndjekjen e gjetjeve rastësore; zonifikimin dhe hartimin e rregulloreve për zonat arkeologjike; vëzhgimet intensive arkeologjike; ndërsa në kuadër të ndjekjes së projekteve të mëdha të infrastrukturës, që në fazën e projektimit, realizon përgatitjen e oponencave në kuadër të oponencës së përgjithshme të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për projektet që paraqiten në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe dhënie mendimi për projekt-vendime të Këshillit të Ministrave. E gjithë veprimtaria e këtij sektori realizohet në bashkëpunim me sektorët e tjerë të ASHA, si dhe institucione shtetërorë të specializuar në fushën e trashëgimisë kulturore.

•Ndjekja e projekteve të infrastrukturësdhe ndërhyrjeve pranë zonave të mbrojtura, parqeve arkeologjikë dhe monumenteve të kulturës.

1. Verifikime në terren (në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Tiranë) mbi ecurinë e Projektit të Linjës 400 Kv Tiranë – Podgoricë, për pjesën e kalimit mbi qytetin antik të Zgërdheshit (Krujë), të paraqitur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Përgatitja e propozimit për ndryshim të pozicionit të kalimit të linjës.

2. Verifikimi në terren i një ndërtimi pranë kalasë së Lezhës, në bashkëpunim me DRKK, Tiranë.

3. Verifikim në terren i një banese në murin e Kalasë së Elbasanit, në bashkëpunim me DRKK, Tiranë.

4. Verifikim në terren i një ndërhyrje për rikonstruksion në Kalanë e Tiranës, në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve dhe DRKK, Tiranë.

Page 20: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

20

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

5. Mbikqyrje paraprake në kuadër të projektit për rikonstruksionin e ujësjellësit të Elbasanit brenda mureve të kalasë (Zonë Arkeologjike “A”), në bashkëpunim me DRKK, Tiranë.

6. Verifikim në terren pas njoftimeve për gjetje rastësore gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës Pronovik – Teqe Kulmak, në afërsi të Poliçanit (Berat), në bashkëpunim me DRKK, Berat.

7. Verifikim në terren i ndërhyrjeve në “Shpellën e Spilesë”, Himarë, Monument Kulture i Kategorisë I.

8. Verifikim në terren pas njoftimeve për intersektim të rrugës me “Tumën e Bajkajt”, gjatë punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor Sarandë-Kardhiq, në bashkëpunim me DRKK, Sarandë.

9. Verifikimi në terren pas njoftimeve për ndërhyrjet në Monumentin e Kulturës së Kategorisë I, “Gurorja e Shkallës”, Sarandë, gjatë punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor Konispol-Shkallë-Krane, në bashkëpunim me DRKK, Sarandë.

10.Verifikim në terren i Banesës nr. 24, në afërsi të Amfiteatrit të Durrësit.

11.Mbikqyrje e ndërhyrjeve në rrjetin inxhinierik në Zonën Arkeologjike “A”, financim i Bashkisë Durrës.

12.Verifikim në terren i punimeve, që po kryhen në kuadër të Projektit ‘‘Restaurim infrastrukture në zonat me trashëgimi kulturore, Shqipëri, Lot 3-Himara: Rehabilitimi i infrastrukturës brenda dhe rreth kështjellës mesjetare’’, financim i Bashkimit Evropian.

13.Verifikimi në terren i dëmtimeve në Vendbanimin Prehistorik të Trenit, Vashtëmisë dhe Maliqit, në bashkëpunim me DRKK, Korçë.

14.Vëzhgim arkeologjik intensiv i rikonstruksionit të Rrugës Kanali i Çukës – Butrint, në bashkëpunim me DRKK,

Sarandë, ZAKP Butrint dhe Institutit të Arkeologjisë, si dhe verifikimi në terren i konkluzioneve të nxjerra pas takimeve mes institucioneve të sipërpërmendura dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe firmave zbatuese.

15.Verifikim në terren për të vendosur vendin, ku do të ndërtohet Kulla e Farit, Lëkurës, Sarandë – Komanda e Forcës së Bashkuar të Ministrisë së Mbrojtjes.

16.Vlerësim arkeologjiko - konservues në Durrës, Rruga “H.Troplini”.

Shesh ndërtimi, gërmimet e të cilit u ndërprenë në vitin 2007, pasi hasën në rrënoja arkeologjike. Ish-Departamenti Arkeologjik i Durrësit realizoi gërmimet arkeologjike gjatë muajit Korrik 2007. Në vitin 2009, ASHA ka bashkëpunuar me shoqërinë private “A. K. e R.”, për hartimin e projektit arkeologjiko-konservues për mjedisin insitu të rrënojave në Lagjjen nr.3, Rr “H.Troplini”, Durrës.

Projekti i vëzhgimit intensiv arkeologjik •“KANALI I ÇUKËS – BUTRINT”

Në kuadër të përmbushjes së një prej detyrimeve ligjore, që ka të bëjë me gërmimet dhe studimet në fushën e trashëgimisë kulturore që preket nga punimet ndërtuese të çdo natyre dhe planet e rregullimit të territorit, në muajin Tetor 2009, kjo agjenci realizoi vëzhgimin intensiv arkeologjik “Kanali i Çukës-Butrint”. Ky vëzhgim arkeologjik erdhi si pasojë e projektit të rikonstruksionit të segmentit rrugor “Kanali i Çukës-Butrint”, paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Vëzhgimi intensiv arkeologjik përshkoi 13,500 Km të gjurmës së rrugës duke ndjekur piketimet e realizuara nga firma e kontraktuar, në një gjerësi prej 20 m në të dyja anët e aksit të rrugës, përmes dy skuadrave prej 5 specialistësh nga institucionet përkatëse (Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Instituti i Arkeologjisë, Drejtoria Rajonale e Kulturës

Page 21: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

21

Raport vjetor 2009

Kombëtare, Sarandë, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit, Parku Butrint) .

Gjithë hapësira e vrojtuar u nda në trakte, që varionin nga 50 m në 370 m, gjatësia e të cilëve ndryshonte në varësi të terrenit dhe karakteristikave të tij. Përjashtim bën trakti, që kalon përmes zonës së urbanizuar të Ksamilit prej 8,3/8,00 km deri në 10,3/10,3 km, pra 2 km (2,000 m) të segmentit rrugor, i cili u konsiderua trakt i pakalueshëm. Përmes GPS u morën pikat e aksit të rrugës (sipas piketimit të zbatuesve dhe aksi i rrugës ekzistuese aty ku këto piketime mungonin), ekstremitetet e trakteve, si dhe pikat e nxehta, që përfaqësonin përqëndrim gjetjesh, struktura dhe monumente. Në përfundim të fazës së parë të projektit, atij në terren, hedhja e të gjitha pikave të matura në hartë bëri të mundur paraqitjen grafike të trakteve të përshkuara, aksit të rrugës, si dhe siteve të identifikuara bazuar në përqëndrimin e gjetjeve, me një gabueshmëri ±5m në Google Earth.

Puna në terren dhe më pas hartimi i dokumentacionit përkatës u mundësua nga:

- Hartë topografike shkalla 1: 10,000; viti 1991.

- Projekt – Zbatim Kanali i Çukës – Butrint (Studio TET Shpk; Prill 2008)

- GPS Garmin 60. Marzhi i gabimit ±5 m.

- Piketimet e aksit përgjatë rrugës, të përkohshme (shirita plastikë) dhe të përhershme (gozhdë të vendosura në vendmatje me teodolit).

Gjejtet

Fragmentet e gjetura të qeramikës, tjegullave dhe tullave janë kryesisht të përmasave të vogla dhe të dëmtuara nga faktorët atmosferikë. Shumica e fragmenteve të qeramikës (vegjë dhe parete) janë pjesë të enëve të transportit (amfora). Gjetjet i përkasin periudhës Klasike, Helenistike, Romake, Romake të

Vonë dhe Antikitetit të Vonë.

Në kategorinë e gjetjeve të tjera u identifikua një monedhë e Viktor Emanuelit II (1861 – 1878).

Gjatë këtij vëzhgimi arkeologjik u identifikuan struktura muresh që mund të lidhen me banesa, elementë varresh, si dhe dëmtime të shkaktuara nga punime të mëparshme inxhinierike (ujësjellësi i Ksamilit).

Përfundime

Vëzhgimi i realizuar në datat 20-25 Tetor 2009, identifikoi zona problematike, me potencial arkeologjik (të grupuara në katër site), për të cilat janë të nevojshme ndryshimet në projekt, si dhe zona krejtësisht të pastra, ku është e nevojshme prezenca e detyrueshme e ekspertëve arkeologë për mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore. Më konkretisht, Zona nga KM 0+00 – KM 4+300 si dhe Zona nga KM 4+800 – KM 10+300, janë zona të lira për kryerjen e punimeve në përputhje me projektin e paraqitur, në prezencën e detyrueshme të ekspertëve arkeologë.

Mbi bazën e rezultateve të vëzhgimit intensiv arkeologjik dhe vizitave në terren me përfaqësues nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit, Parku Butrint, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Sarandë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve u formuluan kërkesat për disa ndryshime në projekt. Këto ndryshime në projekt synojnë mbrojtjen e potencialit arkeologjik të zonës, në të cilën kalon rruga dhe konsistojnë në sa vijon:

Në zonën nga KM ≈ 4+360 (në kryqëzim të rrugës së Manastirit të Shën Gjergjit) kërkohet kryerja e gërmimeve arkeologjike të shpëtimit përpara kryerjes së punimeve rrugore. Pas kësaj, do të shihet mundësia e rivlerësimit të rakordimeve të këtij kryqëzimi.

Page 22: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

22

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Në zonën nga KM ≈ 4+595 (Muri i Demës) do të eleminohet tërësisht zgjerimi në gërmim duke shfrytëzuar gjurmën ekzistuese. Në zonën e intersektimit me Murin e Demës për një hapësirë prej 10 ml, do të lihet krejtësisht e lirë pamja e murit në pjesën e poshtme, duke realizuar kalim me gjysmë estakadë. Ndryshimet në këtë zonë shtrihen nga ≈ KM 4+500 – ≈ KM 4+720, me qëllim që të ruhen parametrat e projektit të rrugës.

Zona nga KM ≈ 12+100 – KM 13+440, për shkak të pontencialit të lartë arkeologjik (ku përfshihen: varreza, kulla e vrojtimit, linja muresh në distanca të ndryshme përgjatë gjatësisë së rrugës ekzistuese) kërkohet rishikim i plotë i projektit duke ndjekur kryesisht gjurmën ekzistuese të rrugës, pa gërmime në krahun e sipërm (majtas), pajisjen me ndriçim rrugor dhe ngushtimin e seksionit tërthor të rrugës.

Seksioni tërthor (pjesa kaluese e rrugës) në këtë zonë do të arrijë një gjerësi totale prej 5m plus dy bankinat nga 0,5m dhe një trotuar prej 1,2m në krahun e djathtë.

Problematika e shesheve të parkimit u mendua të zgjidhet përmes dy të tillave: një në KM 10+300 (para hyrjes në Parkun Kombëtar të Butrintit), si dhe një të dytë në KM 12+100.

Ndërsa zona prej KM 13+440 – 13+514, do të rishikohet në një fazë të mëvonshme, për shkak të specifikave të rrënojave arkeologjike që gjenden në këtë zonë, përfshirë edhe parkingun ekzistues. Pra, momentalisht kjo zonë nuk do t’i nënshtrohet punimeve ndërtuese.

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë gjykoi se me këto ndryshime që u pranuan edhe nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, sigurohet në

Segmenti rrugor Kanali Cukës-Butrint i pershkuar nga grupi arkeologjik

Sitet e identifikuar gjate vezhgimit ne terren

Demtimet nga ujesjellesi Ksamil

Grupi A gjate vezhgimit te nje trakti

Page 23: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

23

Raport vjetor 2009

masën 100% mbrojtja e pasurive arkeologjike të kësaj zone, si dhe evidentohen potenciale arkeologjike ndoshta të panjohura deri më sot, të cilat do t’i shërbejnë edhe përgatitjes së itinerarëve të rinj në kuadër të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Punimet për këtë segment rrugor, edhe në zonat ku nuk është vërejtur potencial arkeologjik, do të mbikqyren nga ekspertë arkeologë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Sarandë dhe Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit, Parku Butrint.

Fragment vegje gjetur prane Murit te Demes.

Monedhe e V.Emanuelit II

Fragment qeramikeFragment tulle romake

Page 24: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

24

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Projekti i vëzhgimit intensiv arkeologjik:•

“Kompleksi Turistik Rezidencial, Hotelier e Shërbime, në Gjirin e Lalëzit, Fshati Draç, Komuna Ishëm”

Në kuadër të marrjes së miratimit me shkrim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, bazuar në Ligjin Nr.9048,

datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), u realizua më datë 22.12.2009 vëzhgimi intensiv arkeologjik i sipërfaqes të destinuar për ndërtim në Fshatin Draç në Gjirin e Lalëzit. Raporti i vëzhgimit të kryer nga specialistët e Sektorit të Arkeologjisë së Shpëtimit (Agjencia e Shërbimit Arkeologjik) do të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të KKA, ku do të shqyrtohet Projekti

“Kompleksi Turistik Rezidencial, Hotelier e Shërbime, në Gjirin e Lalëzit, Komuna Ishëm”. Sipërfaqja e kompleksit turistik arrin afërsisht në 145,400 m2 dhe shtrihet në fshatin Draç të Komunës Ishëm, 150-200 m larg bregut të detit. Kompleksi turistik është pozicionuar në brezin e pishave menjëherë pas bregut të detit. Si rrjedhojë, vegjetacioni përfaqësohet nga pishat dhe bimë të pakta barishtore. Në këtë sipërfaqe dallohen edhe disa bunkerë.

Projekti i dorëzuar pranë Sekretarisë

Rilevim topografik i kompleksit turistik

Paraqitja e trakteve te vezhguara ne terren

Trakt i pakalueshem

Vezhgimi i trakteve ne zonen rezidenciale

Page 25: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

25

Raport vjetor 2009

Teknike të KKA parashikon ndarjen e zonës së marrë në studim në:

•Zonë Rezidenciale, e përbërë prej 24godina banimi; dhe

•ZonëHoteleriedheShërbimesh

Sipërfaqja e përgjithshme e destinuar për t’u shndërruar në një kompleks turistik është e rrethuar, ndërkohë që zona rezidenciale është piketuar dhe kufizuar sipas sipërfaqeve të secilës prej godinave të banimi, të cilat në planin e përgjithshëm paraqiten me numra rendor nga 1-24. Në veri të kompleksit rezidencial ndodhet zona me funksion hotelerie dhe shërbimesh.

Për këtë arsye (piketimi i sipërfaqes nga zbatuesi dhe ndarja e zonës rezidenciale në 24 kuadratë me të njëjtën sipërfaqe), skuadra e përbërë prej 5 specialistësh realizoi vëzhgimin sipërfaqësor duke kqyrur çdo kuadrat (godinë 5 kate +parkim), si dhe zonat e lira mes tyre që përfaqësonin rrugët e kalimit, zonat e gjelbëruara dhe rekreative. Sipërfaqja e çdo kuadrati arrinte mesatarisht 900

m2, por për shkak të pozicionimit të tyre në hapësirë dhe përzgjedhjes praktike të drejtimit të ecjes së vëzhguesve, gjatësia e përshkruar ndryshonte lehtësisht. Largësia mes 3 vëzhguesve u vendos të ishte 10 m; një prej vëzhguesve realizonte majtjet me GPS për kufizimin në mënyrë të saktë të secilit trakt/kuadrat, si dhe të përcaktimit të orientimit të traktit në hapësirë me anë të busullës. Përmes GPS u morën pikat e sipërfaqes së përgjithshme e rrethuar prej zbatuesit. Hedhja e të gjitha pikave të matura në hartë bëri të mundur paraqitjen grafike të trakteve të përshkuar dhe sipërfaqes totale të kompleksit rezidencial, me një gabueshmëri ±5m në Google Earth. Vëzhguesi i pestë, i cili mbante dokumentacionin për traktet e vëzhguar,

realizonte dhe kqyrjen e sipërfaqeve të ndërmjetme mes kuadrateve të destinuara për godina banimi.

Gjatë vëzhgimit të zonës së hotelerisë dhe shërbimeve, e realizuar në tre trakte, skuadra përbëhej nga pesë vëzhgues.

Në zonën rezidenciale, pavarësisht ekzistencës së 24 kuadratëve të piketuar, u vëzhguan 17 trakte për shkak se pjesa tjetër e kuadrateve ishin të përmbytur dhe

Rrethimi ne zonen rezidenciale

Fragment qeramike i periudhes otomane

Fragment qeramike i periudhes otomane

Page 26: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

26

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

u konsideruan si trakte të pakalueshëm. Gjatësia e trakteve/kuadrateve ishte standarde afërsisht 30 m, por ndryshonte sipas kahut të përzgjedhur për ecjen (gjatësia apo gjerësia e godinës, përkatësisht 30,7 m dhe 29,3). Gjatësia e trakteve të pakalueshëm (kuadratët e përmbytur) është e njëjtë, bazuar edhe në paraqitjen e tyre në plan.

Në zonën e destinuar për hoteleri dhe shërbime, tre traktet e realizuar A 25, 26 dhe 27 variuan nga 110-250 m.

Puna në terren dhe më pas hartimi i dokumentacionit përkatës u mundësua nga:

- Plani i përgjithshëm 1:1000

- GPS Garmin 60. Marzhi i gabimit ±5 m.

- Piketimet e sipërfaqes së përgjithshme dhe kuadratëve të godinave të banimit.

Në të gjithë dokumentacionin, ashtu si edhe gjatë vëzhgimit, u ruajt e njëjta renditje e kategorive të gjetjeve (qeramikë; tjegulla/tulla; të tjera). Prej tyre u mbajtën të gjitha materialet e gjetura duke qenë se gjetjet ishin minimale.

Të dhëna nga terreni

Në total u vëzhguan 27 trakte me gjatësi prej 30-240 m. Prej tyre vetëm në 2 trakte

(A 12, A 17) u identifikuan gjetje (dy fragmente qeramike).

Vizibiliteti/shikueshmëria thuajse në të gjithë traktet e vëzhguar ishte optimal dhe varionte nga 95-100%. Përjashtim bëjnë traktet A 18- 24, të konsideruara trakte të papërshkueshëm, për shkak të përmbytjes.

Nga 27 trakte të përshkruara, 20 trakte u konsideruan të kalueshëm (74%) dhe 7 trakte të pakalueshëm (16%).

Dy fragmentet e qeramikës u identifikuan në traktet A 12 dhe A 17. Gjetjet janë përkatësisht një fragment buze dhe një fund, të dëmtuar nga faktorë atmosferikë. Të dy fragmentet e gjetur janë të periudhës otomane, shekulli XVIII.

Përfundime

Sipas projektit të dorëzuar pranë Sekretarisë së Teknikës të KKA dhe vëzhgimit në terren të zonës së piketuar nga zbatuesi, u vu re se sipërfaqja e projektit prej 145,400 m2 paraqitet e varfër në gjetje, duke pasur parasysh gjetjet dhe kryerjen në këtë sipërfaqe të punimeve të pjesshme dhe sondimeve gjeologjike, të cilat paraqisnin shtresëzime sterile dhe përbërje ranore.

Page 27: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

27

Raport vjetor 2009

•Sondazhedhembikqyrjearkeologjikenë sheshet e ndërtimit në Zonën Arkeologjike “B”, Durrës, si dhe përpilimi i relacioneve përkatëse:

1. Sheshi në Rrugën “H. Demiraj”, Lagjja nr. 7, periudha Maj 2009 (raport i përfunduar).

2. Sheshi i ndërtimit në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, Lagjja nr. 12, periudha Qershor 2009 (raport i përfunduar).

3. Sheshi në Rrugën “Hysen Myshketa”, Lagjja nr. 5, periudha Korrik-Gusht 2009 (raport i përfunduar).

4. Sheshi në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, Lagjja nr. 12, periudha Korrik-Gusht 2009 (raport i përfunduar).

5. Sheshi në Rrugën “Bashkimi”, Lagjja nr. 6, periudha Tetor 2009 (raport i përfunduar).

6. Sheshi në Rrugën “Andon Naçi” Lagjja nr. 6, periudha Korrik 2009 (raport i përfunduar).

•Mbikqyrje paraprake në zonat kuplanifikohet zbatimi i projekteve tëmëdha të infrastrukturës

1. Mbikqyrje paraprake në sheshin e Fabrikës së Çimentos “Colacem” sh.p.k., Balldre, Lezhë, në bashkëpunim me DRKK, Tiranë.

2. Mbikqyrje paraprake në zonat, ku shtrihen studimet urbanistike, Gjiri i Lalëzit, Durrës.

3. Mbikqyrje paraprake në zonën, ku shtrihet studimi urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit, Fushë-Prezë, Tiranë.

• Përgatitja e oponencave në kuadërtë oponencës së përgjithshme të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për projektet që paraqiten në Këshillin e Rregullimit të TerritorittëRepublikëssëShqipërisë.

1. Studim Urbanistik pjesor dhe shesh ndërtimi për objektin “Fabrika e Çimentos ‘General Cement’ Albania dhe karrierën e gurit gëlqeror”, në Balldre – Lezhë.

2. Studim Urbanistik Pjesor dhe leje sheshi ndërtimi për objektin “Kompleks Sportiv”, në Komunën Bubq, Qarku Durrës.

3. Detyrë Projektimi për “Masterplanin e zonës turistike Pogradec-Drilon, në Komunën Buçimas” dhe “Masterplani i zonës turistike Pogradec-Drilon”, në komunën Buçimas,

4. Studim Urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit me sipërfaqe të përgjithshme 234.4 ha”, dhe (2) Studimin Urbanistik Pjesor dhe sheshi i ndërtimit me sipërfaqe 14100 m2 për objektin “Pikë shitje karburanti dhe shërbime, godinë polifunksionale, hotel, showroom, servis automjetesh & lavazh, zyra dhe bar” në fshatin Fushë Prezë të Komunës Prezë.

5. Studim Urbanistik për zonën turistike Golem.

6. Studim Urbanistik Pjesor në Fshatin Hamallë të zonës kadastrale 1952, me sip. 43.69 ha, në pronë të “CSS Property Partners LP” dhe “Mane TCI sh.p.k.”

7. Leje shesh ndërtimi për “Godinë 1,2,3 dhe 6 kat me destinacion Hotel dhe me 1 kat parkim nën tokë”, pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

8. Detyrë Projektimi për “Masterplanin e Parkut Energjetik Eolik – Komuna Kryevidh, Kavajë”, dhe “Masterplani i Parkut Energjetik Eolik në Komunën Kryevidh”.

Page 28: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

28

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

9. Studim Urbanistik Pjesor – Park Logjistik Industrial, Laknas – Bashkia Kamëz.

10.Studim Urbanistik Pjesor në zonën 13/E dhe 13/D, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit dhe Rregullorja për zbatimin e tij dhe (2) Shesh ndërtimi për objektin Godinë 3 kate në zonën turisitike të Gjirit të Lalzit.

11.Studim Urbanistik Pjesor – Lanabregas – Komuna Dajt.

12.Detyrë Projektimi për Studimin Urbanistik-Masterplan Mbrojtja dhe Zhvillimi i ndërtimeve në zonën përgjatë rrugës nacionale dhe superstradës Lushnjë-Fier (Rotonda e Mbrostarit-Rotonda e Kolonjës).

13.Detyrë Projektimi dhe Studimi Urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut në hapësirën bregdetare Derdhja e Vjosës – Hidrovori, Qarku Vlorë.

14.Studim Urbanistik të zonës me përparësi zhvillimin e turizmit Radhimë-Orikum, Qarku Vlorë.

15.Shesh ndërtimi për objektin “Godinë banimi për objektin 4 kat, me 1 kat bodrum, 1 kat dyqan dhe 3 kate banim në Velipojë, në pronësi të Z. Gani Muja”.

16.Studim Urbanistik Pjesor për “Masterplanin e Bashkisë Vorë”, (2) Detyrë Projektimi për “Planin e përgjithshëm rregullues të Qytetit Vorë”, (3) Studim Urbanistik për “Planin rregullues të Qytetit Vorë” dhe (4) Detyrë projektimi për hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor të rajonit që përfshin Bashkinë Vorë, Komunën Prezë dhe Komunën Bërxullë.

17.Plani i përgjithshëm rregullues i Fshatit Voskopojë, Qarku Korçë.

18.Detyrë Projektimi për hartimin e Planit Rajonal mjedisor të Rrethit Lushnjë.

19.Studim Urbanistik për zhvillimin e

turizmit dhe mbrojtjen e bregut të zonës turistike të Gjirit të Drinit.

20.Detyrë Projektimi për hartimin e “Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Gramsh”.

21.Detyrë Projektimi për “Planin e Përgjithshëm Rregullues të Qytetit të Librazhdit.

22.Studim Urbanistik Pjesor me ndryshim destinacioni, me sipërfaqe 638,350 m2, në zonën Farkë e Vogël, në Komunën Petrelë.

23.Studimin urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin “Fabrikë prodhimi, paketimi, tregtimi për produktet bujqësore në fshatin Pezë e Vogël”.

24.Shesh ndërtimi për Hidrocentralet e Ashtës, në Komunën Bushat.

25.Detyrë Projektimi për Planin Rregullues të qytetit të Belshit.

26.Detyrë Projektimi, Studim Urbanistik Pjesor dhe leje sheshi për objektin “Fabrikë për riciklimin e mbetjeve plastike me investitor Etna Polimer” Komuna Bilisht, Qarku Korçë.

27.Rishikim i studimit të kompleksit (Garden City), pranë kthesës së Kamzës.

28.Detyrë Projektimi për studimin urbanistik pjesor të Kodrës së Krastës së Madhe, në periferi të qytetit të Elbasanit.

29.Shesh ndërtimi për objektin “Hidrocentralet Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3”.

30.Detyrë Projektimi dhe Studimi Urbanistik i zonës turistike të Malit të Moravës.

31.Shesh ndërtimi për Hidrocentralin e Sasajt në fshatin Sasaj, në Komunën Lukovë.

32.Studim Urbanistik Pjesor me sipërfaqe 35,4 ha, brenda Studimit Rajonal dhe

Page 29: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

29

Raport vjetor 2009

Mjedisor të zonës Selitë-Sauk-Farkë-Lundër-Mullet.

33.Shesh dhe Leje ndërtimi për objektin “Tirana Business Park”, Komuna Prezë.

34.Studim Urbanistik Pjesor në pronën e Shoqërisë “Tropikal”, Plepa, Durrës.

35.Detyrë projektimi dhe shtesë e ristudimit urbanistik të zhvillimit turistik dhe mbrojtjes së bregut të detit në Velipojë, për zgjerimin e masterplanit të Velipojës”; (2) “Studimi urbanistik i zhvillimit turistik të zonës bregdetare Pulaj (Ndërtimi i kompleksit rezidencial turistik)”

36. (1) “Studimin Urbanistik Pjesor në territorin me sipërfaqe 15,5 ha në zonën turistike të Gjirit të Lalzit”,dhe (2) Shesh ndërtimi për objektin “Godinë plazhi” 5 kate në zonën turistike të Gjirit të Lalzit,në pronë të Shkëlqim Mema dhe Petrit Huta”.

37.(1) Studim Urbanistik Pjesor në territorin me sipërfaqe 9,3 ha në zonën turistike të Gjirit të Lalzit” dhe (2) Shesh ndërtimi për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi” 3-5 kate + 1 kat podrum në zonën turistike të Gjirit të Lalzit, në pronë të Harallamb Madhi, Luan Ademi dhe Ismail Alla”.

•DhëniemendimipërProjekt-VendimetëKëshillit të Ministrave

1. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit “Suha 1”.

2. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit “Spathare”.

3. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit “Treska 3”.

4. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për

dhënien me koncension të kaskadës së hidrocentraleve në Lumin “Zalli i Tarit”.

5. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentraleve mbi Lumin Fan.

6. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit “Fushë Arrëz”.

7. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit “Rapuni 3”.

8. Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të ndërtimit të porteve të jahteve në Kepin e Rodonit, Gjiri i Lalëzit, Durrës.

9.Për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e autoritetit kontraktor për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të autostradës Durrës-Tiranë-Elbasan.

10.Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”.

11.Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentraleve “Lingjancë, Gomsiqe 1, 2 dhe 3, Labinot Fushë, Shutinë dhe Llëngë”.

12.Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit “Sotire 1” dhe “Sotire 2”.

13.Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të HEC-eve “Qaf-Shuli 1, 2, 3”.

14.Për propozimin e projektligjit për miratimin e kontratës së konçesionit të formës BOT ndërtim, operim dhe transferim, mbi kultivimin me ullinj të sipërfaqes deri në 1000 ha në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gose Kavajë”,

15.Përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të hidrocentralit

Page 30: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

30

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

“Llanga 1”.

•Ndjekja e gjetjeve rastësore nëKomunën Ruzhdije (Fier) dhe në segmentin rrugor Pronovik-Teqe Kulmak, në afërsi të Poliçanit (Berat)

Gjetjet rastësore dhe ndjekja e tyre përbën një prej detyrimeve ligjore, që sipas Ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore” i përket Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik dhe

drejtorive rajonale të kulturës kombëtare. Në këtë kuadër, pas marrjes së njoftimit zyrtar të Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik, Apolloni për disa gjetje rastësore në Komunën Ruzhdije të Fierit, specialistët e ASHA realizuan verifikimin në terren.

Zona e Ruzhdijes është përfshirë në projektin e vëzhgimit intensiv arkeologjik (MRAP-The Mallakastra Regional Archaeological Project), bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Sinsinatit, SHBA, në kuadër

të sezonit të pestë (2002), ku objektivi kryesor ishte prapatoka e qytetit ilir të Margëlliçit. Qyteti antik shtrihet në jug të Patosit dhe prej tij kontrollohet nga afër rruga natyrore, që lidh fushën e Myzeqesë me luginën e Gjanicës.

Gjatë punimeve të rastësishme nga banorët e zonës për nxjerrje zhavorri në vendin e quajtur “Ullinjtë e Radhës”, në

Pllakemembishkrim-Ruzhdije

Stele varri me reliev-Ruzhdije

Stele varri me reliev-Ruzhdije

Page 31: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

31

Raport vjetor 2009

Ruzhdije të Fierit, është hasur në objekte arkeologjikë. Punimet janë ndërprerë menjëherë për t’i lënë vend inspektimit nga specialistë. Gjatë inspektimit në vend, specialistët e ASHA konkluduan se objektet e dala rastësisht nga gërmimi i përkisnin një varri antik. Duhet theksuar

se asnjë objekt ose element i varrit nuk ishte in situ në momentin e inspektimit në terren. Inventari i objekteve të dala dhe të ruajtura nga banorët e zonës përfshinte: një stelë varri të punuar në reliev, një pllakë me mbishkrim, një tjegull të përdorur për mbulimin e varrit, gjithashtu e mbishkruar, disa gurë të punuar, elementë arkitektonikë

të varrit dhe disa fragmente qeramikë të zbuluara në momentin e inspektimit nga specialisët e ASHA.

Objektet arkeologjike të gjetura në mënyrë rastësore, me ndihmën e Kryetarit të Komunës Ruzhdije, u transportuan dhe depozituan pranë ZAKPA, Apolloni. Pas pastrimit të elementëve arkitektonikë nga specialistë të ZAKPA Apolloni, në njërën prej tyre (stelë), vërehen në reliev siluhetat e shtatë personave në një kompozim.

Në bashkërendim edhe me pushtetin vendor në Ruzhdije, u vendos që jo vetëm të mos lejoheshin punime të mëtejshme për nxjerrje zhavorri dhe të mbulohej plotësisht vendi ku u gjetën objektet arkeologjike, por gjithashtu dhe gjithë zona përreth të mbetej e paprekur dhe e pagërmuar. Verifikimi në terren dhe depozitimi i objekteve të gjetur, u shoqërua me dokumentacionin përkatës për gjetjet rastësore.

Gjithashtu, gjatë vizitës në Ruzhdije u morën koordinatat gjeografike me GPS përreth zonës ku u gjet varri, një procedurë që ndiqet për çdo mbikqyrje apo verifikim në terren nga ana e ASHA, në mënyrë që kjo zonë me potencial arkeologjik të integrohet në të ardhmen, për të plotësuar Hartën Dixhitale Arkeologjike të Shqipërisë.

Segmenti rrugor Pronovik-Teqe Kulmak

Një rast tjetër i ngjashëm me situatën në Ruzhdije, u përsërit gjatë punimeve në segmentin rrugor Pronovik-Teqe Kulmak, rreth 2 km nga qyteti i Poliçanit. Në një largësi ajrore prej 400-500 m nga gjetjet rastësore, ndodhen rrënojat e kalasë së Bargullasit. Pas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat, për gjetje rastësore (gjurmë varresh) dhe në bashkëpunim me këtë të fundit, u bë verifikimi në terren, si dhe u procedua me hapat e mëtejshëm.

Element arkitektonik varri-Ruzhdije

Tjegullamezbukurim-Ruzhdije.

Page 32: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

32

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Punimet në segmentin e sipëpërmendur kishin hasur një varr të ruajtur pjesërisht së bashku me individin e vendosur në të. Pranë këtij varri dallohen gjurmët e një varri tjetër, ku kishin rrëshqitur disa fragmente qeramike, si edhe një fragment buze pitosi.

Pas dokumentimit dhe fotografimit të gjetjeve, u bë depozitimi i tyre pranë ambienteve të DRKK, Berat ku u vazhdua me përpunimin e materialit arkeologjik.

Rexhep Halili

Segmenti rrugor Provonik- Teqja e Kulmakut Segmenti rrugor Provonik- Teqja e Kulmakut-Vendodhja e varrit

Vendodhja e varrit

Fragment enë kuzhine

Fragment tjegulle antike

Fragmentebuzështënjepjate

Page 33: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

33

Raport vjetor 2009

III. Zonifikimi dhe Hartimi i Rregulloreve për Zonat Arkeologjike

Përgatitja e rregulloreve të administrimit të zonave arkeologjike së bashku me hartat e zonifikimit të tyre, përbën një komponent të rëndësishëm të aktivitetit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik gjatë vitit 2009.

Rezultatet e gërmimeve të fundit arkeologjike, kanë nxjerrë në pah nevojën e rivlerësimit të kufijve të zonave arkeologjike dhe hartimin e rregulloreve të tyre. Për të rritur efikasitetin e këtyre rregulloreve të administrimit, duhet pasur parasysh bashkëpunimi me komunitetet dhe qeverisjen vendore, pa të cilat vlerat kulturore dhe arkeologjike mund të rrezikohen nga zhvillimet urbane. Në bazë të këtij bashkëpunimi mund të arrihet që këto zona (arkeologjike - urbane) të bashkëjetojnë pa cënuar ekzistencën e njëra-tjetrës.

Në kuadër të përditësimit dhe përmirësimit të hartave të zonave arkeologjike në Republikën e Shqipërisë brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë

(bazuar në VKM Nr. 6, datë 07.01.2005, “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”), ASHA në bashkëpunim me qeverisjen lokale, Institutin e Arkeologjisë, Institutin e Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare përkatëse, ka ndërmarrë një fushatë për rishikimin e zonifikimeve dhe përpilimin e saktë të tyre. Në realizimin e këtyre zonifikimeve aplikohet përdorimi i aparaturave GPS për marrjen e koordinatave absolute dhe më pas hedhja e këtyre të dhënave në harta të përditësuara urbanistike, të siguruara nga bashkitë përkatëse.

Fillimisht, janë përdorur hartat e miratuara me VKM-në e sipërcituar, dhe në bazë të tyre është hedhur i gjithë informacioni në hartat urbanistike. Në hartimin e hartave të reja është ndjekur parimi i përcaktimit të kufirit të zonës arkeologjike në kufij natyrorë apo rrugë. Bazuar në këto harta, specialistë të ASHA kanë verifikuar

Page 34: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

34

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

në terren shtrirjen e kufijve të zonave arkeologjike duke marrë një sërë pikash gjatë perimetrit të ndjekur me GPS.

Pas përpunimit përfundimtar të të dhënave të marra në terren me koordinata absolute, përpilohet harta përfundimtare me kufijtë e përcaktuar qartë të zonës “A” dhe “B”, e cila i kalohet për miratim Këshillit të Ministrave, së bashku me rregulloret e administrimit të tyre.

Rezultat konkret në këtë aspekt u arrit me Zonën Arkeologjike “A” të Kalasë së Tiranës. ASHA në bashkëpunim me IMK realizuan studimin e Zonës Arkeologjike të Kalasë së Tiranës dhe bazuar në vlerat historike-arkeologjike të saj, intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike propozuan shpalljen e territorit të kalasë së Tiranës dhe rreth saj, Zonë Arkeologjike “A”. Ky projektvendim është miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave (VKM Nr. 1197, Datë 03.11.2009).

Pamje nga ajri e zonës arkeologjike “A” të Tiranës

Harta e zonifikimit arkeologjik- Tirane

Page 35: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

35

Raport vjetor 2009

Shkodra foto nga google earth

Propozim per zonifikim arkeologjik - Shkoder

Page 36: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

36

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

E njëjta procedurë aktualisht është duke u ndjekur edhe për zonat e tjera brenda qendrave të banuara. Janë në proces përpunimi për rishikimin dhe studimin e zonave arkeologjike, qytetet : Durrës, Shkodër, Elbasan. Në të njëjtën kohë, është ende në proces Vlora dhe Saranda. Gjithashtu, parashikohet të rishikohen kufijtë e parqeve arkeologjikë ekzistues, si dhe të ndiqet e njëjta procedurë për shpalljen e parqeve të rinj dhe zonave të mundshme arkeologjike.

I gjithë ky proces ka hasur në vështirësi dhe probleme. Vështirësia kryesore lidhet me leximin e hartave, të miratuara sipas VKM të vitit 2005. Hartat e përdorura në vitin 2005 janë harta topografike të vjetra dhe të paazhornuara me zhvillimet urbane të njëzetë viteve të fundit. Për përcaktimin e mëparshëm të zonave arkeologjike nuk ishin ndjekur kufijë natyrorë, thjesht ishin hequr vija të drejta, të cilat nuk mund të konfigurohen në terren. Specialistët e ASHA në bashkëpunim dhe me institucione të tjera bënë të mundur integrimin e

këtyre hartave brenda atyre urbanistike.Problematikë tjetër e hasur gjatë punës në terren nga specialistët e ASHA, janë ndërhyrjet ndërtimore pa kriter në zonat arkeologjike, në kundërshtim me ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore”. Realizimi i këtyre zonifikimeve të shoqëruara me koordinata të sakta, do të ndihmojë në disiplinimin e aktivitetit ndërtimor; ndalimin në zonën arkeologjike “A” dhe mbikëqyrjen nga specialistë të ASHA në zonat arkeologjike “B”.

Rasti më flagrant i këtyre ndërhyrjeve ndërtimore vihet re në qytetin e Durrësit, si në Zonën Arkeologjike “A”, ashtu edhe në atë “B”.

Ndërhyrjet e bëra pas viteve ’90, kanë sjellë një material të shumtë arkeologjik, duke treguar se qyteti i Durrësit është një rast i veçantë për arkeologjinë shqiptare dhe duhet trajtuar si i tillë. Megjithatë, ndërtimet pa kriter kanë sjellë dëmtimin e vlerave kulturore të këtij qyteti unikal për nga trashëgimia arkeologjike.

Rexhep Halili

Page 37: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

37

Raport vjetor 2009

Veprimtaria e sektorit të Konservimit dhe Arkeometrisë gjatë vitit 2009 është përqëndruar në përpunim të materialit arkeologjik të dalë në sheshet e ndërtimit të supervizuar nga ASHA, si dhe me verifikime direkte në terren për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe konservimin e monumenteve. Një aspekt shumë i rëndësishëm i veprimtarisë së këtij sektori lidhet me plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit të trashëgimisë kulturore, përcaktimin e zonave arkeologjike në zonat urbane dhe hartimit të rregulloreve përkatëse, duke aplikuar kështu konservimin preventiv (preventive conservation) si një nga mënyrat më të efektshme për të parandaluar efektet negative, me natyrë njerëzore apo natyrore, në dëm të trashëgimisë kulturore.

Një material i konsiderueshëm arkeologjik ka dalë në dritë gjatë sondazheve arkeologjikë në disa sheshe ndërtimi të mbikqyrura nga sektori i Arkeologjisë së Shpëtimit në Qytetin e Durrësit. Materiali arkeologjik, kryesisht pjesë amforash, tjegullash, kandila, fragmente enësh kuzhine, urna etj, janë vendosur përkohësisht në ambientet e ish-poligonit, Durrës, i cili është nën varësinë e DRKK, Durrës.

IV. Përpunim Materiali Arkeologjik dhe Konservime

• Përpunim,dokumentimdhekonservimi materialit arkeologjik të përftuar nga mbikëqyrjetdhesondazheteASHA

Qeramika e dalë nga këto gërmime është e formave dhe kategorive të ndryshme. Pjesën më të madhe të tyre e zënë amforat, të cilat janë të periudhave dhe formave të ndryshme. Numrin më të konsiderueshëm të amforave e zënë amforat e klasifikuara si greko-italike, por nuk mungojnë as amforat afrikane të periudhës Antike të Vonë të tipit spatheion, etj. Pjesa tjetër e amforave i përket atyre me origjinë mesdhetare-lindore, tip LRA 1 (Late Roman Amphorae 1), LRA 4 (Late Roman Amphorae 4), LRA 2 (Late Roman Amphorae 2) të fundit të shek. VI dhe fillimit të shek. VII. Nuk mungojnë as amforat me origjinë nga ishujt e detit Egje, siç është rasti i një fragmenti amfore me origjinë nga Kreta, po e periudhës së Antikitetit të Vonë. Qeramika e kuzhinës dhe terra sigillata është më e pakët në sasi, por edhe në origjinë. Qeramika mund të jetë në të ardhmen pjesë e një studimi të detajuar.

Nga këto mbikqyrje arkeologjike kanë rezultuar edhe 5 urna të përdorura për varrim. Ato kanë formë katërkëndëshe, dhe janë të punuar në gurë gëlqeror. Pjesë e

Page 38: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

38

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

inventarit të tyre kanë qenë disa monedha të dëmtuara nga faktorë atmosferikë, disa lotore, si dhe fragmente enësh prej qelqi. Nuk kanë munguar rastet e përdorimit si urna të enëve prej qelqi apo amforave. Po gjatë këtyre sondazheve arkeologjikë kanë dalë një kionisk, me material guri gëlqeror, si dhe një fragment arkitektonik ende i papërfunduar.

Gjatë sondazheve arkeologjikë dhe mbikqyrjeve në terren janë hasur fragmente tjegullash helenistike.

I gjithë materiali arkeologjik është përpunuar duke përfshirë larjen, regjistrimin, plotësim të skedave në format letër dhe në format elektronik, si dhe hedhja e tyre në një databazë (FileMaker RO 5.5).

Ka përfunduar seleksionimi i objekteve sipas formave dhe kategorive, si dhe është bërë vizatimi i pjesës më të madhe të këtyre objekteve. Të gjitha objektet e vizatuara deri tani janë përpunuar edhe grafikisht, duke i përgatitur ato në mënyrë përfundimtare për botim në të ardhmen. Kur procesi i dokumentimit të ketë përfunduar, do të bëhet edhe dorëzimi i materialit arkeologjik pranë fondeve të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ose Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës. Procesi i përpunimit të materialit arkeologjik është realizuar falë një bashkëpunimi mjaft të mirë midis ASHA dhe DRKK, Durrës.

Një pjesë e objekteve arkeologjikë (qeramikë, qelq dhe fragmente mozaiku), të përftuara nga sondazhet arkeologjikë dhe mbikqyrjet në terren, paraqiste nevoja për konsolidim, konservim apo edhe restaurim të pjesshëm.

Fragmentet e qeramikës u trajtuan fillimisht me larje të thjeshtë me furça, sfungjer dhe më tej, me larje me ujë të disitiluar për të eliminuar kripërat e tretshme, të cilat janë në fakt të padukshme me sy të lirë. Në përfundim të tharjes, fragmentet e qeramikës janë klasifikuar, shënuar dhe grupuar sipas formave dhe enëve

përkatëse, për të lehtësuar më tej procesin e restaurimit të tyre nëpërmjet bashkimit të fragmenteve.

Bashkimi i fragmenteve u bë, mbas pastrimit të imët të buzëve të thyerjes të fragmenteve të qeramikës, duke përdorur ngjitës universal (UHU), një adesiv i ri-tretshëm. Pjesët e brendshme të fragmenteve përforcoheshin me ngjitës letër shirit për të siguruar një suport të mjaftueshëm. Gjatë këtij procesi, nuk u morën iniciativa për restaurim të pjesëve që mungonin. E njëjta procedurë pastrimi, regjistrimi dhe integrimi u realizua edhe për fragmentet e qelqit. Në fund të punës u përftuan 15 enë qeramike të restauruara pjesërisht dhe 5 objekte qelqi.

Për objektet më përfaqësuese, do të bashkëpunohet me Muzeun Arkeologjik të Durrësit, për të konsideruar mundësinë e ekspozimit të tyre në pavionet e periudhave përkatëse.

Albana Hakani

Skënder Bushi

Amfora të Antikitetit të Vonë

Page 39: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

39

Raport vjetor 2009

Amfora të Antikitetit të Vonë

Page 40: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

40

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Objekteqeramikedheqelqitërestauruara

Page 41: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

41

Raport vjetor 2009

Gjatë punës restauruese-konservuese

Fragment mozaiku i konsoliduar

Page 42: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

42

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

• ObjektetëimëtatëdalangasondazhearkeologjikedhembikqyrjenëZonënArkelogjike “B”, Durrës

Kjo kategori përbëhet nga objekte të cilat janë gjetur kryesisht në urna, të cilat kanë marrë një numër rendor progresiv. Kryesore në këtë grup janë dy monedha bronzi dhe tre unaza prej hekuri, nga të cilat njëra është më interesante, për arsye se kokën e ka të zbukuruar me gur. Po ashtu, është marrë në konsideratë edhe një grykë pikside për shkak të veçantisë së punimit të saj, pasi ajo është punuar me material kocke. Objekte të tjera brenda kësaj kategorie janë edhe disa gjilpëra prej kocke. Situata në të cilën janë gjetur objektet ka qenë e tillë: në urnën nr (1) u gjetën një gjilpërë dhe një unazë hekuri; në urnën nr. (2) u gjetën dy gjilpëra një unazë prej hekuri me gur në mes dhe një grykë pikside; në urnën nr. (3) u gjetën një gjilpërë dhe një unazë hekuri me rreth të mbyllur; të tria këto urna ishin me konstruksion guri, me kapak i cili është mbyllur me derdhje plumbi. Në urnën nr (4) u gjet një monedhë dhe në urnën nr. (5) u gjetën një monedhë dhe një lotore prej qelqi, por mjaft e dëmtuar.

Përshkrimi i inventarit të urnave: 4. gjilpërë prej kocke, (tab.I.nr.1), urna nr. (1), gjatësia 16.3 cm, trashësia 0,8 cm, është punuar me limë dhe i është dhënë një formë cilindrike, nga të dy anët është e dëmtuar. Interesant është se fundi i kësaj gjilpëre ashtu si edhe gjilpërat nr. 6, 7 sepse nuk vjen duke u zgjeruar por duke u ngushtuar. 6. (tab.I.nr.2), urna nr.(2), gjilpërë prej kocke me përmasa 10 x 0,6 cm, është punuar me limë duke marrë formë cilindrike, majën e ka të plotë ndërsa fundi i mungon. 7. gjilpërë prej kocke, (tab.I.nr.3), urna nr.(2), me përmasa 13.1 x 0,6 cm, është punuar me limë, i mungon pjesa fundore e cila ashtu si gjilpërat nr. 4 dhe 6 ngushtohet. 5. (tab.I.nr.4), urna nr.(3), gjilpërë prej kocke, e punuar me limë në formën e një cilindri, ruhet e plotë dhe në gjendje të mirë. Në dallim nga tre të tjerat kjo në pjesën fundore nuk vjen duke u ngushtuar, por duke u zgjeruar dhe në formë pete me një të thelluar në mes.

Përveç gjilpërave në inventarin e urnave u gjetën edhe tre unaza prej hekuri, të shpërndara nga një në secilën urnë. 1. unazë hekuri, (tab.I.nr.5) urna nr.(1), me kokë masive, rrethin e ka të këputur, por duket që është në grupin e unazave me rreth të mbyllur, pasi pjesa ku është këputur ndodhet pothuajse në fillim të njërës anë dhe pjesa ku mbyllet rrethi ruhet e plotë. Ruhet në gjendje jo të mirë, për shkak të ndryshkjes është e vështirë të dallohet nëse koha dhe rrethi janë një trup i vetë apo janë të shkëputura nga njëra tjetra. 2. (tab.I.nr.6), urna nr.(2), unazë hekuri me gur në mes, rrethin e ka të dëmtuar por megjithatë duket qartë se është një unazë me rreth të hapur. Në mes ka një gur i cili ka disa shenja, por që për shkak të dëmtimit që ka pësuar unaza nuk mund të dallohen. 3. (tab.I.nr.7), urna nr.(3), unazë hekuri e vogël, ruhet e plotë por mjaft e ndryshkur. Përbëhet nga një trup i vetëm ku koka dhe rrethi nuk janë të ndara nga njëra-tjetra. Në gjendjen që ndodhet tashmë është e vështirë të thuhet më tepër për të.

Në inventarin e urnave bën pjesë edhe një grykë pikside prej kocke me nr. inv 8. (tab.I.nr.7) urna nr.(2), e cila u gjet në një gjendje jo të mirë. Megjithatë pasi u restaurua mori formë të plotë, në këtë mënyrë mund ti bëhet një përshkrim i shkurtër. Si u tha edhe më sipër është e punuar me limë dhe i është dhënë forma e një tubi me diametër 2.9 cm. Në njërën anë të saj ka dy vija, të cilat kanë funksion më tepër dekorativ, ndërsa në anën tjetër ka vetëm në vijë e cila krijon një shkallë me qëllim që të zërë vend tek pjesa tjetër që vazhdon pas saj. Gjilpërat ashtu si edhe unazat, i përkasin Periudhës Romake.

Në lidhje me inventarin e urnave nr. 4 dhe 5 është parë me vend të merren në konsideratë dy monedhat e gjetura në to, nga një monedhë në secilën urnë. Monedhat kanë marrë një numër rendor përkatësisht nr. 1 (tab.I fig 1) dhe nr. 2 (tab.I fig 2). Të dyja këto monedha janë prej bronzi dhe gjendja në të cilën janë gjetur ishte jo e mirë, por me disa ndërhyrje të vogla u pastruan dhe u bënë

Page 43: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

43

Raport vjetor 2009

të lexueshme. Monedha nr.1 i përket Periudhës Perandorake Romake. Datimi për monedhën nr.2 nuk është i qartë.

Mariglen Meshini

DR-08Urna nr. 3 Nr. inv. 8 (8)

DR-08Urna nr. 3Nr. inv. 3(7)

DR-08Urna nr. 1Nr. inv. 1(5)

Monedhe e periudhes greke

Objekte metalike - periudha romake

Monedhe romake e periudhes perandorake

Page 44: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

44

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Page 45: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

45

Raport vjetor 2009

• PërmirësimiiLigjittëTrashëgimisëKulturore

Në kuadër të pëmirësimit dhe përditësimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore nga Drejtoria e Trashëgimisë Kombëtare (MTKRS), ASHA ka përfunduar hartimin e pjesës së trashëgimisë arkeologjike, duke e konceptuar këtë të fundit si një kapitull më vete brenda Ligjit të Trashëgimisë Kulturore.

Propozimi i ASHA, përbën në vetvete një ndërthurje të Ligjit Francez për Trashëgiminë Arkeologjike me Ligjin aktual shqiptar me shtesat dhe përditësimet e nevojshme, probleme të dala këto gjatë zbatimit të ligjit për një periudhë gati 2-vjeçare.

Ligji i ri i propozuar merr në konsideratë rolin e arkeologjisë parandaluese, rolin e shtetit dhe subjekteve private të licensuar në arkeologji, vënia në zbatim e operacioneve të arkeologjisë parandaluese, financimin e arkeologjisë parandaluese, gërmimet tokësore dhe nënujore, etj.

• Sanksione administrative për shkeljetë zbatimit të Ligjit Nr. 9048, datë07.04.2003, “Për TrashëgiminëKulturore”,(indryshuar)ndaj:

• Subjektitndërtues“B&B”sh.p.k(Durrës)

• Subjektitndërtues“Desla”sh.p.k(Durrës)

• Subjektitzbatuesnëndërtiminesegmentitrrugor Konispol–Shkallë-Krane

• Arkeologëve të përfshirë në gërmimin enjë varri në Ksamil, dalë rastësisht gjatë hapjes së themeleve të një banese.

• PërgatitjaeLigjittëLiçencimeve.

Në kuadër të krijimit të Qendrës Kombëtare të Liçensimeve (QKL) dhe sistemit të ri të dhënies së liçencave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), organizoi gjatë pranverës 2009 një sërë tryezash të rrumbullakëta me institucionet të cilat janë aktorë kryesorë të dhënies së liçencave në fusha të ndryshme.

Kjo reformë rregullatore, që lidhet me thjeshtëzimin, qartësimin dhe lehtësimin e kritereve e procedurave të lidhura me dhënien e liçencave dhe lejeve u ndërmorr në zbatim të Ligjit Nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për Liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).

ASHA propozoi kategoritë dhe nën-kategoritë e liçencave që do të jepen në fushën e Arkeologjisë, tashmë të miratuara edhe në “Rregulloren për Kriteret e ushtrimit të profesionit të arkeologut,

V. Menaxhimi administrativ, ligjor dhe financiar

Page 46: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

46

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Kriteret e gërmimit, dokumentimit dhe arkivimit të të dhënave e materialeve arkeologjikë, Mbi kriteret dhe procedurat administrative për marrjen e licensave të ushtrimit të profesionit të arkeologut nga individë dhe subjekte privatë”.

Në përfundim të të gjitha takimeve, u vendos që liçensimi në fushën e arkeologjisë, për shkak të specifikës që paraqet kjo fushë, të mos kalojë nëpërmjet QKL, por të vazhdojë të jepet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

• Tryezë e rrumbullakët në kuadër tëpajisjes me leje minerare

Specialistë të ASHA morën pjesë në takimin e organizuar nga METE, në lidhje me miratimin e dokumentacionit që duhet të paraqesin personat juridikë për t’u pajisur me leje minerare.

Në këtë takim u kërkua që pjesë e dokumentacionit të jetë edhe miratimi me shkrim dhënë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë (KKA)

•RealizimiFinanciar

Realizimi i investimeve të ASHA për

vitin 2009 është për shumën në Lekë 7.970.135 kundrejt buxhetit të planifikuar për shumën në Lekë 8.000.000≈100%.

Shuma në Lekë 7.040.000 për blerje “Mjete dhe pajisje të tjera terreni për arkeologjinë” është prokuruar dhe lidhur kontrata nga Ministria e Brendshme dhe brenda 15 ditëshit të parë të Dhjetorit do të realizohet lëvrimi i mallit.

Realizimi i fondit të shpenzimeve operative të ASHA deri më 31 Tetor 2009 është për shumën në Lekë 4.470.591 kundrejt buxhetit të planifikuar për shumën në Lekë 9.000.000.

Gjatë muajit Nëntor-Dhjetor 2009, do të kryhen pagesat edhe për rreth 4.000.000 Lekë duke arritur në perqindje një realizim të shpenzimeve operative (grupi 602) në masën 90-95%.

Përsa i takon shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore është realizuar në masën 100 %.

Për një informacion më të detajuar bashkëngjitur do të gjeni raportin mbi realizimin e Investimeve dhe Shpenzimeve të ASHA deri më datë 31 Dhjetor 2009.

Kapitulli Artikulli Emërtimi Plani vjetor Realizuar deri më31/12/2009

Shënime

1 600 Pagat e punonjësve 9,000,000.00 8,488,246

1 601 Kontributet për sigurimet shoq.&shëndetsore

1,550,000.00 1,550,000

1 602 Mallra dhe shërbime të tjera 9,000,000.00 5,447,331

1 231 Investimet gjithsej 8,000,000.00 6,390,135

2318100 Blerje paisje elektronike 480,000.00 471,600

2318200 Blerje orendi zyre 480,000.00 458,535

Blerje mjete dhe paisje të tjera teknike(terreni per arkeologjine)

7,040,000.00 5,460000 **

Totali gjithsej 2009 27,550,000.00 21,875,712

REALIZIMI I INVESTIMEVE DHE SHPENZIMEVE PER PERIUDHEN JANAR-DHJETOR 2009

Page 47: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

47

Raport vjetor 2009

VI.Veprimtaria e Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë

Gjatë vitit 2009 janë zhvilluar katër mbledhje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë; janë marrë 34 vendime për projekte të infrastrukturës, projekte arkeologjike dhe liçencime. Sekretaria Teknike e KKA ka kontribuar në realizimin me sukses të mbledhjeve të këtij këshilli duke realizuar komunikimin me subjektet e ndryshme dhe palët e interesuara, përcaktimin e dokumentave standardë për marrjen në dorëzim, pranimin, studimin dhe përgatitjen e projekteve dhe dokumentacionit teknik të nevojshëm, sipas kritereve të përcaktuara.

Në mbledhjet e KKA janë paraqitur dhe miratuar një sërë projektesh, si më poshtë:

- Projekte me karakter kërkimor-shkencor të paraqitura nga Qendra e Studimeve Albanologjike, QSA- Instituti i Arkeologjisë, IA (Projekti “Harta Arkeologjike Nënujore e Bregdetit Shqiptar“; Projekti “Lagjja Romake jashtë Mureve të Castrumit “ , Elbasan; Projekti i surveit në ishullin e Maligradit; Projekti i surveit në Luginën e Bulqizës, etj.)

- Marrëveshje bashkëpunimi shkencor e teknologjik mes institucioneve shqiptare

dhe të huaja në fushën e arkeologjisë (marrëveshja mes institucioneve shkencore-kërkimore italiane dhe atyre shqiptare)

- Projekte të paraqitura nga ente publike dhe agjenci shtetërore(Studimi urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut të zonës turistike të Gjirit të Drinit; Studimi Urbanistik i Zonës Turistike të malit të Moravës, Komuna Drenovë,Korçë; Projekti i Ndërtimit të Linjës 400 kv. në Qarkun e Tiranës; Projekti i Rikonstruksionit të rrugës “Kanali i Çukës – Butrint”, etj.).

- Projekte të paraqitura nga subjekte private (Projekti “Poli energjitik Rajoni Lezhë”; Projekti “ Kompleks Industrial për prodhimin e çimentos dhe tullave të lehta” në Fushë-Krujë dhe Nikël; Projekti “Ndërtimi i fabrikës së çimentos në Balldre” , Lezhë dhe në Bushat, Shkodër; Projekti për ndërtimin e Hidroçentraleve në Bele 1, Bele 2, Topojan 1, Topojan 2 e Orgjost i Ri në Kukës; Projekti për ndërtimin e Hidroçentraleve Rapun 1 e Rapun 2; Studim urbanistik pjesor dhe leje shesh ndërtimi për objektin “ Fabrikë për Riciklimin e mbetjeve plastike në Bilisht; Projekti për ndërtimin e Hidroçentraleve në Kabash 1 dhe

Page 48: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

48

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Kabash 2 në Pukë; Projekti i ndërtimit të segmentit rrugor Kardhiq – Sarandë; Miratimi i gjurmës së re të rrugës Fier-Levan etj.)

- Miratimin në parim të gjurmës së re (varianti me linjë të verdhë) të të paraqitur nga DPR (Zyra e Projektit të Kooperacionit Italian)

Page 49: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

49

Raport vjetor 2009

VII. Bashkëpunime dhe partneritete

1. Pjesëmarrje në Projektet arkeologjike

- “Cakrani Arkeologjik”, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë.

- “Vendbanimi mesjetar i Dalmaces, Koman”, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë.

2. Konferenca dhe Seminare

- Seminari ‘’Arkeologjia e Shpëtimit në Shqipëri dhe Eksperienca Evropiane’’, 16 - 17 shkurt 2009, i organizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik në

bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Kërkimeve të Arkeologjisë Parandaluese (INRAP) dhe Shkollën Franceze të Romës (EFR) me mbështetjen e MTKRS dhe Ambasadës së Republikës Franceze në Tiranë.

- Pjesëmarrje në Konferencën e 15-të të European Association of Archaeologists – EAA, që u organizua 15 - 20 Shtator 2009 në Riva del Garda, Itali.

- Pjesëmarrje në Seminarin “Arkeologjia Nënujore”, organizuar në Zadar, Kroaci, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Evropës Lindore.

Seminari i organizuar nga ASHA- INRAP

Page 50: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

50

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

nga Fondacioni Butrinti në kuadër të Shkollës Verore të Arkeologjisë.

- INRAP në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë, ka bërë të mundur pritjen e njërit prej specialistëve të ASHA-s në Francë për një specializim një mujor në fushën e arkeologjisë parandaluese

3.Trajnime

- Organizimi i seminarit 2- ditor mbi njohjen e koncepteve të konservimit, organizuar në Butrint në bashkëpunim me Fondacionin Butrinti.

- Përgatitja e trajnimit “Konservim dhe Menaxhim i Trashëgimisë Kulturore – Butrint 2010”, që do të organizohet

Seminari i organizuar nga ASHA- INRAP

Konferenca Vjetore e Shoqatës Europiane të Arkeologëve (EAA)

Page 51: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

51

Raport vjetor 2009

VIII.Veprimtari të tjera.

•Bashkëpuniminstitucional

Për realizimin me sukses të veprimtarisë të saj, ASHA ka bashkëpunuar me një sërë institucionesh, si: Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë (QSA/IA), Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK), Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT), Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (DPRR), Sekretaria Teknike e KRRTRSH-së, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, etj.

•Faqjazyrtarenëinternet

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe prezantimit të aktivitetit të ASHA nëpërmjet faqes zyrtare të internetit www.asha.gov.al, përmes së cilës publiku i gjerë merr informacion të zgjeruar mbi veprimtarinë e ASHA dhe mbi çështje të arkeologjisë së shpëtimit në Shqipëri dhe më gjerë. Faqja zyrtare e internetit është realizuar në shtatë kategori me nën kategoritë përkatëse, ku merret informacion i përditësuar rreth legjislacionit të trashëgimisë kulturore, strukturës së ASHA, veprimtarisë së KKA dhe veprimtarisë së ASHA në terren. Të pasqyruara janë edhe seminaret, tryezat e rrumbullakëta dhe konferencat në të cilat ASHA ka marrë pjesë.

•MarrëveshjebashkëpuniminëfushënearkeologjisësëshpëtimitASHA-INRAP

•Anëtarësimi iASHAnëEuropianAssociationofArchaeologists (EAA),me tëdrejtë tëplotë vote

Page 52: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

52

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Legjislacioni është kategoria e parë, ku personat e interesuar për legjislacionin mbi trashëgiminë kulturore, dhe për konventat ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, të cilat janë ratifikuar edhe nga vendi ynë, mund ti shkarkojnë ato në format PDF. Legjislacioni i pasqyruar në faqen zyrtare të ASHA-s është i përditësuar.

Kategoria Rreth Nesh tregon për misionin e ASHA-s dhe detyrat e këtij institucioni bazuar në legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore, si dhe VKM mbi detyrat dhe funksionimin e ASHA-s.

Struktura është kategoria në të cilën vizituesit e faqes do të gjejnë informacion mbi organizimin e ASHA-s si dhe emrat e punonjësve të saj sëbashku me adresat zyrtare elektronike për sejcilin prej tyre.

Ndër kategoritë më të rëndësishme, është

ajo që bën fjalë për Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë (KKA), e cila jep informacion për vendimet e dala nga mbledhjet e KKA dhe projektet e miratuara prej këtij këshilli. Informacion i detajuar jepet edhe mbi dokumentacionin bazë të nevojshëm që duhet të depozitohet pranë Sekretarisë Teknike të KKA-së nga subjektet private që veprojnë në fushën e ndërtimit për t’u pajisur me leje arkeologjike për vazhdimin e projekteve përkatëse, pas verifikimit në terren nga ana e ASHA-s, dhe miratimit përfundimtar nga KKA.

Personat e interesuar për t’u pajisur me licencë individuale apo shoqëri për kryerjen e veprimtarisë arkeologjike mund të gjejnë në këtë kategori informacion të hollësishëm. Në web site pasqyrohet po ashtu edhe informacioni mbi dokumentacionin që duhet të paraqesë Instituti i Arkeologjisë për miratimin

Faqja zyrtare ku pasqyrohet aktiviteti i vazhdueshëm i ASHA

Page 53: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

53

Raport vjetor 2009

të ASHA-s. kategoria e fundit është ajo Kontakt, e cila mban në komunikim të vazhdueshëm ASHA-n jo vetëm me institucionet partnere dhe specialistë të fushës, por edhe me publikun e gjerë.

ASHA përfaqësohet vizualisht nëpërmjet logos së vet, simbol i së cilës është përkrenarja ilire e skematizuar me ngjyrë të bardhë, ndërsa fusha e saj është e kuqe. Në krah të djathë gjendet emri i plotë i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik.

e projekteve shkencore në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë.

Në mënyrë të vazhdueshme kjo kategori përditësohet me vendimet e marra nga KKA. Dy nënkategori brenda kategorisë së KKA, janë krijuar për të pasqyruar individët dhe shoqëritë e licencuara për kryerjen e veprimtarisë arkeologjike.

Kategoritë e tjera u janë kushtuar zërave Veprimtaria dhe Publikime dhe Botime

Logo zyrtare e ASHA

Page 54: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

54

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Page 55: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

55

Raport vjetor 2009

IX. Objektivat afatshkurtra dhe afatmesme të ASHA.

Gjatë vitit 2009 ASHA ka punuar për të përmbushur detyrimet ligjore që burojnë nga Ligji për Trashëgiminë Kulturore si dhe për realizimin e një sërë objektivave në funksion të mbrojtjes dhe shpëtimit të trashëgimisë arkeologjike. Veprimtaria e kombinuar në terren dhe zyrë ka nxjerrë në pah nevojën për realizimin e objektivave të reja për të ardhmen të cilat do të kërkojnë jo vetëm një përqendrim më të madh burimeve (kohë, staf, shpenzime) të ASHAës, por edhe një bashkëpunim ndër-institucional më intensiv dhe të efektshmëm.

Ndër objektivat kryesore për të ardhmen mund të përmendim:

1. Pjesëmarrja në grupin e punës për përgatitjën e Projektligjit “Për Trashëgiminë Kulturore” (pjesa e ligjit dedikuar arkeologjisë).

2. Përfundimi i zonifikimeve (përgatitja e hartave dixhitale dhe rregulloreve të administrimit) të zonave arkeologjike për qytetet Durrës, Shkodër, Vlorë, Lezhë.

3. Bashkëpunim me partnerë vendas dhe të huaj për të mundësuar finacimin e propozim-projekteve:

•Strategjia e integrimit të kërkimitarkeologjik, nxitur nga zhvillimet dhe problemet themelore të kërkimit shkencor arkeologjik

•HartaarkeologjikeeShqipërisë

4. Vëzhgimi intensiv arkeologjik dhe mbikqyrja e projekteve të mëdha të infrastrukturës.

5. Organzimi i seminareve mbi arkeologjinë e shpëtimit dhe trashëgiminë kulturore.

6. Përfaqësimi i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik në konferenca në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

7. Bashkëpunimi me pushtetin lokal dhe ndërgjegjësimi i komunitetit për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike.

Etj.

Page 56: Raporti vjetor 2009 , agjencia e sherbimit arkeologjik

56

Raport vjetor 2009Agjencia e Shërbimit Arkeologjik