View
65
Download
0
Category
Preview:
DESCRIPTION
Punim seminarik Per master
Citation preview
Univerziteti në Prishtinë
Fakulteti Ekonomik – Master
Drejtimi: Ekonomiks
Lënda: Ekonomiksi i Zhvillimir II
Tema: Globalizimi
Mentor: Partizan Shuperka Studentë: Muhamed Hamza
2012, Prishtinë
Përmbajtja
Hyrja (Globalizimi)
................................................................................................................................
3
Qfarë është Globalizmi?
................................................................................................................................
4
Sqarimet mbi përpjekjet për perkufizime
................................................................................................................................
6
Dimenzionet e Globalizimit
................................................................................................................................
7
Shkaqet e Globalizimit
................................................................................................................................
11
Problemet, pasojë të Globalizimit
................................................................................................................................
13
Linja zgjidhjeje – Global Governance
................................................................................................................................
14
2
Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale
................................................................................................................................
16
Arkitektura e Global Governance
................................................................................................................................
16
Konkluzioni
................................................................................................................................
19
Literatura
................................................................................................................................
20
Hyrja
Globalizimi është një temë e diskutueshme, ndërsa e
padiskutueshme është rëndësia e tematikës, dhe kjo
jo vetëm për edukimin politik. Pyetje bazë
të politikës mbi demokracinë, legjitimimin apo
3
raportin me ekonominë preken në thelbin e tyre nga
debati mbi globalizimin.
Çështja e rolit të komunikimit publik, që po bëhet
gjithnjë e më e rëndësishme për edukimin (politik)
mund të trajtohet në mënyrë mbresëlënëse në
shembullin e kësaj tematike. Si nje term kyç, në fakt i
ri por i gjithëpranishëm, globalizimi
instrumentalizohet në funksion interesash
të ndryshme. Ndaj njohja e këtyre proceseve duhet
të shkojë shumë larg, përtej të kuptuarit
më të mirë të diskutimit rreth globalizimit.
Dhe në mbyllje, në rastin e marrjes me globalizimin
bëhet fjalë për debatin aktual mbi çështje qendrore
të së ardhmes, për të cilat duhet të përgatiten si
politika ashtu edhe edukimi.
Qfarë është Globalizimi?
Vështirësitë fillojnë pikërisht me përcaktimin e konceptit. As në debatin shkencor
dhe as në atë të gjerë publik nuk ka një përkufizim të njohur si të tillë nga
tëgjithë1. Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë të përmbledhur përpjekje
të ndryshme për të përkufizuar konceptin e globalizimit:
Globalizimi është ...
1 www.wikipedia.com
4
„... nje proces i kapërcimit të kufinjve të lindur historikisht. Kështu ai
nënkupton të njëjtën gjë si erozioni (pra nuk është zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë së tregut nga ‚shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të institucionalizuara të
shoqërive ...“[Elmar Altvater]
„...Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë
lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend
karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend
tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas...“
[Anthony Giddens]
„...Intensifikim sasior dhe cilësor I transaksioneve ndërkufitare gjatë
procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal...”
[Ulrich Menzel]
„...Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit
industrial...“[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e
cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si
‚shans‘ ...“[Johannes Varwick]
„... a social process in which the constraints of geography on social and cultural arrangements recede
and in which people become increasingly aware that they are
receding (...). Globalization does not necessarily imply homogenization (...). Globalization merely implies greater connectedness and de-
territorialization ...”[Malcolm Waters]
„Dinamika e globalizimit shtyhet përpara nga forca ekonomike, por efektet e tij
më vepruese ndihen në fushën e politikës“ [Klaus Müller].
Kompleksiteti i temës së globalizimit kërkon nje debat intensiv edhe në nivelin
konceptual, gjatë të cilit, në një fazë të parë, duhen tematizuar dhe diskutuar
para së gjithash pikat e mëposhtme:
aspekti qendror i heqjes së kufijve si dhe pasojat e lidhura me këtė për shtetet
kombëtare 2;
rëndësia epokale, që i atribuohet shpesh procesit të globalizimit
2 Arnold, J. (2008): Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans; ‖ IFC‘s Foreign Investment Advisory Service, 2008.
5
(në mënyrë analoge me industrializimin);
çështja, nëse bëhet fjalë për një proces të një tipi të ri, apo nëse globalizimi
ekziston tashmë prej shumë kohësh, vetëm se proceset janë pershpejtuar
qëprej viteve '80 (varianti, sipas të cilit globalizimi është një „Mit” i pastër, zor
se vazhdon të gjendet ende në debat);
dallimi mes dy përqasjeve në thelb të ndryshme në termin e globalizimit,
pikërisht nga njëra anë në konceptin e globalizimit në kuptimin e ngushtë dhe
ekonomik të fjalës dhe nga ana tjeter në kuptimin më të gjerë,
në atë që përfshin të gjitha marrëdhëniet sociale;
elementet lidhëse pavarësisht gjithe ndryshimet, para së gjithash roli qendror
dhe tepër i rëndësishëm, që ka në pothuaj të githa përkufizimet
interdependenca, varësia reciproke.
Sqarime mbi përpjekjet për përkufizime
Dimensioni ekonomik i globalizimit ka padyshim një rëndësi tepër të madhe dhe
përbën një shkak dhe forcë të rëndësishme lëvizëse për proceset e globalizimit
në fusha të tjera. Por këtu nuk duhet anashkaluar faktin, që globalizimi
përmbledh shumë më tepër se integrimin në rritje të ekonomisë botërore, ndaj
edhe nuk duhet reduktuar në procese thjeshtë ekonomike, çka vazhdon edhe sot
të ndodhë shpesh. Disiplinat e ndryshme shkencore pjesëmarrës
(në rradhë të parë shkenca e ekonomisë, e historisë, politikës dhe sociologjia) e
kanë të vështirë të japin një përkufizim të konceptit. Kjo nuk është për t'u
çuditur, detyra i ngjan kuadratit të famshëm të rrethit, kufizimit konceptual të
„çkufizimit”.
Citatet e shkurtra u referohen aspektit jashtëzakonisht të rëndësishëm të
çkufizimit dhe pasojave për shtetin kombtar3. Këtu gjendet edhe ideja e
globalizimit në kuptimin e ngushtë ekonomik. Rëndësia epokale e
3 Global Investment Promotion Benchmarking (2009): World Bank Group and IFC, Washington, DC., 2009.
6
proceseve, që përmblidhen nën fjalën kyçe të globalizimit, bëhet e qartë në
barazimin me revolucionin industrial.
Në një meta-nivel Varwick flet për funksionin e këtij koncepti në diskursin
publik, çka nxjerr me forcë në pah faktin, që mbi globalizimin nuk mund të
flitet saktë, nëse nuk diskutohet rreth menyrës, se si flitet rreth tij. Shpeshherë
tematizohet rëndësia e interdependencës (varësisë reciproke), e lidhjes
(integrimit) përkatësisht shkëmbimit.
Shumë prej përpjekjeve për përkufizim mjaftohen edhe vetëm me aspektin e
„lidhjeve në rritje”, i cili në fakt është jokritik, por krejtësisht pa përmbajtje. Në
rastin e Altvater vihet në dukje një aspekt i rëndësishëm i kritikës së globalizimit,
pikërisht shndërrimi i ekonomisë në të pavarur, fakti që ajo nuk mund të
kontrollohet apo të zhvillohet më nën „petkun” e politikës.
Dimensionet e globalizimit
7
Dimensionet janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin...
Në dallimin e dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen
qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të përmendur disa shembuj - problemet
e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisë“
dhe as nga ai i „Politikës“. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por
edhe e fushave tematike bën pjesë nė veçanti tė globalizimit.
Fushëprerjet dhe kufinjtë...
Dimensionet e ndryshme formojnë fushëprerjet e tyre ndryshueshmërisht të
mëdha me „globalizimin“, sepse në fakt është e rëndësishme të shihet, se
çfarë bën pjesë në globalizim dhe që ai nuk ezaurohet aspak në procese
thjeshtë ekonomike, edhe pse duhet thënë se globalizimi ekonomik paraqet
fillesën dhe një force të rëndësishme lëvizëse. Por po aq e rëndësishme është
të kuptosh, se jo gjithçka bën pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij në
mënyrë vendimtare.
Edhe globalizimi ka kufijtë e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh si një hap
më tej për një trajtim të diferencuar. Nga njëra anë bëhet fjalë për fushëprerje -
ndryshueshmërisht të mëdha në varësi të dimensionit, nga ana tjetër është fjala
8
për t'u distancuar nga pushteti i konceptit dhe përdorimit të tij të gjithëpranishëm,
në mënyrë që të mund të rrokim kufijtë e tij.
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në shtypin e
ditës, ku dimensioni ekonomik është në plan të parë (rritja tejet e madhe e
tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull
parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare,
konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).
Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me
etiketën e „Globalizimit“, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën
e Veriut, Evropë dhe ne Azinë Juglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i
përshtatshëm duket, se është termi i „Triadizimit“.
Dimensioni i mjedisit ...
Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo
shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më
mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat
kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, në aspektin e mjedisit
natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë kur ato
9
dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.
Mëtej bëhen të qarta varësitë e „çkufizuara“ në kohë dhe hapësirë kur mbajmë
parasysh faktin, se mbijetesa e shteteve të vogla ishull, të cilat janë grupuar në
organizatën AOSIS dhe që janë të kërcënuar në ekzistencën e tyre nga
ngritja e mëtejshme e nivelit të detit, varet nga sjellja e shkuar dhe e ardhshme
e të gjithëve, veçanërisht e njerëzve, që banojnë në shtetet me industri shumë
tė zhvilluar. Ndaj nuk duhet të habitemi, që ketyre problemeve u ishte kushtuar
edhe konferenca e parë e një rradhe të tërë Konferencash botërore në vitet '90,
ajo mbi mjedisin dhe zhvillimin në Rio de Janeiro në vitin 1992.
Dimensioni shoqëror ...Bota po shndërrohet në një „global village“, përveç komuniteteve tradicionale
si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat,
E-Mail), por ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi,
sa për të përmendur një shembull nga dimensioni shoqëror.
Dimensioni kulturor ...Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar
një lloj „Amerikanizimi“ i kulturës, por kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale
apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën
pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese të globalizimit, arsye kjo për të
cilën në debat është shfaqur edhe termi „Globalizim“.
Dimensioni politik ...
Politika duhet të luftojë probleme masive.Globalizimi dhe konkurrenca lokale
kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombėtare, shumë probleme mund
të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo
global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës.Kështu integrimi
evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave
të gobalizimit. Politika e organizuar sikurse edhe më pare kryesisht në nivel
territorial dhe në kuadrin e shteteve kombėtare ka mbetur prapa në
10
krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrë
internacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Vendosja e
kapitalizmit në „shtratin“ e një shteti social kërcenon të dështojë në këtë
disraport bazë. Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai
përgjegjës. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha e
politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.
Shkaqet e globalizimit
Dukuritë komplekse mund të shpjegohen vetëm në mënyrë multikazuale. Për
këtë, në debatin mbi globalizimin të gjithë janë të të njëjtit mendim, të githa
të tjerat mbeten të diskutueshme. Në varësi të përkufizimit apo të konceptit mbi
globalizimin ndryshojnë edhe shkaqet dhe forcat e tij lëvizëse. Grafiku i
mëposhtëm paraqet shkaqet e përmendura më shpesh, pa pretenduar që lista
është e plotë4.
4 GTAP (Global Trade Analysis Project): Global Migrant Origin Database, updated March 2007.http://www.migrationdrc.org/research/typesofmigration/global_migrant_origin_database.html
11
Nuk ka dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit
dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol
qendror. Interneti është në shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit.
Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në
madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë
i mundur pa këtë teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në
nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.
Rritja e tej madhe e tregtisë si një element tjetër qendror i globalizimit
ekonomik është jo pak rezultat i faktit, që kostot e transportit kanë rënë
në mënyrë të rrufeshme dhe që mallrat mund të transportohen shumë
më shpejt. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për sektorin e shërbimeve:
Produkte si software apo database mund të dërgohen në këndin tjetër të
botës brenda sekondash me anë të transmetimit të të dhënave.
Edhe fundi i Luftës së Ftohtë përmendet shpesh si arsye. Ndërsa bota
në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi
„Perdja e hekurt“ nuk ekziston më që prej viteve 1989/90. Shtetet e dikurshme
të „Bllokut të Lindjes“ janë hapur tanimë përkundrejt tregut botëror. Gjithnjë e
më shumë shtete tregojnë se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut
si parime bazë të organizimit.
Një rol shumë të rëndësishëm para së gjithash në nivelin e vetëdijes kanë luajtur
problemet globale. Këtë nuk e tregojnë vetëm „bizneset e mbarë një bote“ në
shtetet e zhvilluara industriale. Problemet globale kërkojnë një ndërkombtarizim
të politikës dhe mbështesin një vetëdije globale. Organizata të tilla
si Greenpeace ose Amnesty International, që u përkushtohen të tilla temave
globale si mjedisi dhe të drejtat e njeriut, janë Global Players. Tashmë janë
duke u ravijëzuar premisat e një shoqërie botërore.
Pikërisht kritikët e globalizimit tërheqin gjithnjë vëmendjen në lidhje me faktin,
që nuk kemi të bëjmë me një proces të detyrueshëm, se globalizimi që pas
Luftës së Dytë Botërore është kryesisht pasojë e një politike çrregullimi nën
udhëheqjen e SHBA. Pa liberalizimin e tregtisë botërore në kuadër të GATT
ose të WTO ky zhvillim nuk do të kishte qenë i imagjinueshëm.
12
Problemet: pasojë e globalizimit
Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Qartësimi i këtij
aspekti dhe i rëndësisë madhore të kësaj problematike është qëllimi i këtij kursi
bazë. Këtu luan një rol qendror vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve,
vlerësim ky i distancuar nga të gjitha djallëzimet apo himnet e zakonshme të
adhurimit.
„Dinamika e globalizimit ecën përpara përmes forcash ekonomike por
pasojat e tij më vepruese ndihen në fushën e politikës“ 5.
Edhe në kuadër të problemeve pasojë të globalizimit në debatin publik
operohet me fjalë kyçe, të cilat duhen analizuar më tej. Një përzgjedhje të
këtyre fjalëve, e cila mund të plotësohet pa problem sipas situatës, prezanton
edhe grafiku i mëposhtëm. Pikënisje të këtij fragmenti do të ishin raporte
gazetash ose tekste marrë nga interneti, me të cilat ndeshemi pothuaj përditë.
5 La Cava, G., Paula Lytle, Alexandre Kolev, and Carine Clert (2006): Young People in South Eastern
Europe; From Risk to Empowerment, ‖ HDNCY Working Paper Series No.4, World Bank, Washington, DC.
13
Një aspekt i rëndësishëm në lidhjë me sfondin informativ të fjalëve kyçe
prezantohet edhe në vijim lidhur me dimensionet e globalizimit, ku edhe pyetet,
se cilat aspekte të dimensioneve të ndryshme i përkasin globalizimit
(fushëprerjet) dhe cilat jo. Këtu duhet pyetur në mënyrë analoge, se për cilat
aspekte të pjesshme të problemeve të përmendura duhet bërë përgjegjës
globalizimi si dhe për cilat aspekte janë përcaktuese shkaqe të tjera.
Kështu, për fushën e politikës sociale ka analiza të shumta të diferencuara, të
cilat vënë në qendër të tyre zinxhirin kazual strikt "Globalizimi > konkurrenca lokale > Dumping social" si dhe përpiqen të qartësojnë, se deri ne ç’masë
mund të kufizohet faktikisht hapësira e veprimit të shteteve kombëtare ne
aspektin e politikës sociale nga proceset e globalizimit.
Linja zgjidhjeje - Global Governance
Nëse problemet marrin gjithnjë e më shumë karakter global, atëherë duhet të
"globalizohet" edhe zgjidhja politike e problemit. Për këtë ekzistojnë koncepte të
ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbesë
të paktën edhe për njëfarë kohe një utopi dhe, sipas mendimit të shumë të
tjerëve, edhe e padëshirueshme, po kërkohen rrugë dhe mënyra të tjera të reja
organizimi për politikën në epokën e globalizimit. Për këtë ka lindur termi "Global
Governance".
Global Governance përcaktohet si...
Qeverisje dhe qeveri botërore
Politikë e brendshme botërore
Politikë e rendit botëror
Politikë e shek. të 21-të
Kundërkoncepti i neoliberalizmit
Përgjigje ndaj globalizimit
14
Tabela e mëposhtme përmbledh përpjekje të ndryshme për të përkufizuar Global
Governance, të cilat përçojnë përshtypjen e parë në lidhje me dimensionet e
rëndësisë dhe drejtimin e lëvizjes së linjave6:
Global Governance është ...
„... korrigjim politik i ekonomisë së
tregut të globalizuar në kuptimin … e
një lidhjeje të sistemit ekonomik në
objektiva shoqërorë më
gjithëpërfshirëse…“
[Holger Mürle]
„... bashkëveprimi i aktorëve
shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga niveli
lokal deri në atë global ...”
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... jo vetëm një koncept jo-politik, por
një projekt për riorganizimin e politikës
në të gjitha planet e veprimit… Global
Governance do të thotë, të
shmangësh dorëheqjen kërcënuese të
politikës nga të ushtruarit e veprimit të
saj në favor të disa logjikave anonime
të sistemit si dhe të mënjanosh krijimin
e një ‚bote të pa-shtet‘ ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... Kërkohen premisa zgjidhjesh, që
nuk vënë në diskutim avantazhet
ekonomike dhe politike të globalizimit
dhe që janë të prirura për të kapërcyer
apo zbutur padrejtësitë ose rreziqet që
kanë lindur.. Kjo detyrë ndërkohë
përcaktohet me termin Global
Governance ...“
[Deutscher Bundestag]
„... një sistem kompleks disanivelesh
i qeverisjes përtej shtetit kombëtar...“
[Ulrich Menzel]
„... përpjekje për zgjidhjen e
problemeve globale ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... e kundërta e rregulloreve, që kanë
për përmbajtje një liberalizim dhe
globalizim të mëtejshëm të tregjeve...“
[Holger Mürle]
6 www.wikipedia.com
15
Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale
Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave offshore,
krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të
kapitalit, konkurrenca lokale shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të
sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit
(ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin
global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen
edhe për problemet globale te efektit serrë mbi migrimin dhe kriminalitetin
ndërkombëtar deri përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike.
Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjera shteti kombëtar është shumë
i vogël. Në këtë kuadër u realizua „zbutja e parë dhe e suksesshme e
kapitalizmit“. Tanimë kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet në mënyrë
standarte, janë në një raport disporporcioni me çkufizimin përmes globalizimit:
Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shtetërore, siç është
p.sh. garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të
asgjësimit në masë, ai nuk mundet më t’i realizojë i vetëm7.
Arkitektura e Global Governance
Vakumin e lindur, mangësitë në normatim Global Governance kërkon t'i mbushë
përmes bashkëpunimit ndërkombëtar – dhe këtu shteti kombëtar mbetet një nivel
tepër i rëndësishëm normatimi – por edhe përmes formave të reja politike,
veçanërisht përmes përfshirjes së shoqërisë civile (globale) dhe përforcimit të
organizatave ndërkombëtare. Grafiku i mëposhtëm bën të qartë arkitekturën
përkatëse:
7 Turmoil at Twenty (2010); Recession, Recovery, and Reform in Central and Eastern Europe and Former Soviet Union. ‖ ECA, Washington, DC., 2010.
16
Global Governance mes utopisë dhe domosdoshmërisë
Global Governance nuk është një projekt romantik për një‚ botë të vetme të
shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit “. Konceptet e
Global Governance përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet
ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve
është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Global
Governance e shohin veten shpesh objekt të qortimit, se projektet e tyre janë
utopike8.
Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse Shtetet
e Bashkuara, si pushtet hegjemonial, të kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin
vetëm, p.sh. duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë
për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? E kush duhet ta
koordinojë bashkëpunimin e shteteve, sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund
të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt legjitimohen vendime?
8 Arnold, J. (2008): Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans; ‖ IFC‘s Foreign Investment Advisory Service, 2008.
17
Global Governance duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe
demokratike9. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur
me njëra tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe
shoqërive e shohim te Bashkimi Evropian (BE), i cili mund të vlejë eshe si
laborator për Global Governance. Në kuadër të BE-së mund të shihet mjaft qartë
dilema e tematizuar mes eficiences dhe demokracisë, ku duhet mbajtur
vazhdimisht parasysh, që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht
shumë më e madhe se sa është standarti botëror.
9 Global Investment Promotion Benchmarking (2009): World Bank Group and IFC, Washington, DC., 2009.
18
Konkluzioni
Mund të themi se procesi i globalizimit është një dukuri e cila për gjdo ditë po
thellohet dhe po deporton në të gjithë kulturat në mbarë mjedisin që na rrethon.
Edhe pse ka disa dukuri negative prap se prap thelbi i tijë është zhvillues dhe
pozitiv.
Një prej efektëve tepër positive tv globalizimit ka qenë zgjerimi i tregjeve lokale
në tregjet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që ndërmarrjet e mëdha perëndimore të
levizin biznesin e tyre në vendet që janë më të varfura si Afrika, India, Kina që
ofrojnë punëtorë në masë të madhe dhe kosto shumë të ulët krahasuar me
koston në vendet e tyre.
Kjo në fakt është mirë për ndërmarrjet amerikane, gjermane, angleze por është si
një kërcënim për punëtorët në këto vende të zhvilluara sepse po krijohet
papunësi,megjithatë në të njejtën kohë është një avantazh pët të ulur papunësinë
dhe urinë në këto shtete që janë më pak të zhvilluara ekonomikisht. Ska dyshim,
që risitë teknologjike, veqanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit,
kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror, psh:Interneti është në
shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit.
Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në
madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë I
mundur pa këtë teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel
ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.
Globalizimi është rezultat i disa zhvillimeve dhe proceseve:
Internacionalizimi i tregjeve financiare,
Decentralizimi dhe liberalizimi i tregjeve,
Zhvillimi i komunikimit ndërmjet vendeve përmes IT-së,
Ritja e investimeve direkte të huaja,
Privatizimi i sektorit publik,etj.
19
Literatura
Arnold, J. (2008): Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans; ‖
IFC‘s Foreign Investment Advisory Service, 2008.
Global Investment Promotion Benchmarking (2009): World Bank Group and IFC,
Washington, DC., 2009.
GTAP (Global Trade Analysis Project): Global Migrant Origin Database, updated
March 2007.
http://www.migrationdrc.org/research/typesofmigration/
global_migrant_origin_database.html
La Cava, G., Paula Lytle, Alexandre Kolev, and Carine Clert (2006): Young
People in South Eastern Europe; From Risk to Empowerment, ‖ HDNCY Working
Paper Series No.4, World Bank, Washington, DC.
Turmoil at Twenty (2010); Recession, Recovery, and Reform in Central and
Eastern Europe and Former Soviet Union. ‖ ECA, Washington, DC., 2010.
www.wikipedia.com
20
Recommended