Projekti I Kosovisionit Klasa e V-2 Mwsuesja :Vlora …...Ne, nxënësit e klasës V-2, ndihemi...

Preview:

Citation preview

Projekti I Kosovisionit Klasa e V-2 Mësuesja :Vlora Mehmedi

“Rregullimi i këndit të argëtimit”

Spitali i pediatrisë-Prishtinë

Klasa e V-2 në muajin dhjetor u shpall fituese në projektin e Kosovisionit

Donacionet:

Kosovision kontest 500 euro

Nxënësit(prindërit) 800 euro

Prindërit

(çarçafët,dollapët , fshesën elektrike) 4100 euro

Shuma e projektit 5400 euro

Logoja e projektit

e punuar nga nxënësit

Gjatë muajit shkurt,mars dhe deri më 19 prill janë realizuar aktivitetet e planifikuara. Në aktivitete kanë qenë të përfshirë,

nxënësit, prindërit dhe mësuesja.

Me 19 prill, ora 10:00, u bë kurorëzimi i përfundimit të suksesshëm të projektit tonë “ Rregullimi i Këndit të Argëtimit” për spitalin e Pediatrisë në Prishtinë.

Në korridorin e spitalit u mbajt një konferencë falënderuese, u bë hapja e këndit të argëtimit, bashkë me bashkëmoshatarët e shtrirë në spital, kënduan dhe e prenë tortën, e në fund u shpërndanë dhuratat për çdo fëmijë të shtrirë në spital dhe u rregulluan disa shtretër me çarçafët e dhuruar nga prindi për 150 shtretër të spitalit.

Ne, me sinqeritetin e pastër fëmijëror, falënderojmë mbështetësit dhe organizatorët e projektit “Kosova Vision Contest”, që na dhanë mundësinë e realizimit të këtij projekti. Përmes këtij projekti, kuptuam rolin tonë altruist, për të ndihmuar.

Përfaqësuesja e Kosovision Kontest. Znj. Katherina Washingtoni përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe: “Të dashur fëmijë, të dashur mësuese, të dashur infermierë, i nderuar drejtor, të dashur miq, prindër, faleminderit shumë

për realizimin e këtij projekti.”

Ne, nxënësit e klasës V-2, ndihemi krenarë që prindërit tanë qëndruan pranë neve dhe na ndihmuan që të realizojmë qëllimin tonë dhe të ndihemi të vyeshëm dhe të gatshëm, për të ndihmuar dhe përkrahur njëri-tjetrin, sa herë kemi nevojë.

Përfaqësuesja e prindërve, znj. Merita Bajri, falënderoi të gjithë e në veçanti fëmijët dhe mësuesen të cilët shpërblimin e fituar në Kosovision e kaluan në një projekt humanitar.

Drejtoresha e shkollës, Znj, Afrore Lila, falënderon prindërit dhe cek se ndihemi si shkollë me fat që kemi prindër të tillë.

Drejtori i Pediatrisë, z. Zejnullahu, ndau mirënjohje për përfaqësuesen e Kosovisionit, mësuesen, fëmijët dhe prindërit, falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt.

Foto:

Para dhe pas ndryshimit:

Të dashur fëmijë, të nderuar prindër, ju falënderoj shumë për përkrahjen tuaj në çdo çast. Ju, me shpirtin e juaj altruist, më bëtë që të ndihem shumë e lumtur.

Me shumë respekt,

Mësuesja: Vlora Mehmedi

Recommended