View
33
Download
1
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Zhvillimi psikosocial nё foshnjёri
Udhёheqёsi shkencor: Studentja:
Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Artizana Dodaj
Gjakovё
2018
2
Ky punim diplome u mbrojt mё
Para komisionit vlerёsues nё pёrbёrje:
1. kryetar
2. anёtar
3. anёtar
Komisioni e vlerёson punimin me notёn:
3
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT
Deklaroj se tema e diplomёs ёshtё punimi im origjinal. E gjithё literatura dhe burimet e tjera qё i
kam shfrytёzuar gjatё punimit janё tё listuara nё referenca dhe plotёsisht tё cituara. Ky punim
diplome nuk ёshtё prezentuar asnjёherё.
4
FALЁNDERIME
E gjithё puna do tё ishte tejet e vёshtirё pa ndihmen e Prof. Ass. Dr.Behxhet Gaxhiqi i cili u
bё udhёrrёfyes i rrugёtimit tim, e falënderoj nga zemra pёr mundin dhe kohen qё ndau pёr
mua gjatё punimit tё diplomёs duke i shprehur nderime tё mёdha pёr punёn qё bёn.
Falënderim tjetër shkon për të gjithë pedagogët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ku
ndihmesa e tyre në këtë rrugëtim është e pakontestueshme.
Njё falënderim i veҫantё shkon pёr familjen time qё gjithmon mё qёndruan pranё dhe dhanё
gjithҫka qё kishin vetёm qё unё tё mbёrrij kёtu ku jam sot. E unë shpresoj që ju jeni krenare
me mua ashtu siҫ jam unë krenare me ju dhe gjithqka që më ofruat shpresoj që sot iu
shpërblye me këtë kurorëzim timin me këtë titull që unë mbaj sot “Mësuese”, ëndrra jonë e
përbashkët po realizohet sot e unë iu jam mirënjohëse gjithë jetën.
Njё falënderim tjetёr shkon pёr miqtё e mi duke i falënderuar me sinqeritetin mё tё madh pёr
mbёshtetjen dhe kurajon qё mё dhanё gjatё kёtyre 4 viteve sa të mundimshme, sfiduese dhe të
bukura në të njejtën kohë. Falëminderit për momentet me të bukura të jetës studentore !
Faleminderit !
5
Abstrakt
Ky punim diplome i punuar nga unё qё pёr temё studimi ka “Zhvillimin psikosocial nё
foshnjёri”shtjellon nё gjerёsi kontributin qё jep fёmija gjatё kёsaj faze tё zhvillimit. Ёshtё mjaft
e rёndёsishme tё studiohet kjo lёmi nё mёnyrё qё tё arrijmё tё kuptojmё se si ata zhvillohen, cilat
janё karakteristikat e fёmijёve nё kёtё fazё, ҫfarё kontributi japin prindёrit dhe si zhvillohet
marrëdhёnia mes tyre.
Meqenëse gjithmonë kam pasur interesim për fëmijët dhe zhvillimin e tyre në përgjithësi me anë
të këtij punimi unë dhashë maksimumin nga ana ime, duke analizuar ҫdo faktor që ndikon në
këtë fazë të zhvillimit.
Vlen të theksohet se për foshnjën luan rol ҫdo sjellje e prindërve, kujdestarëve dhe personave që
kujdesen për të. Edhe pse është vetëm një foshnje dhe nuk e ka të kuptuarit, të folurit në gjendje
si i rrituri foshnja ndien ҫdo gjë e cila i paraqitet.
Lidhja që foshnja krijon më personin që kujdeset për të është e një rëndësie të veҫantë për faktin
se ajo lidhet aq fort me personin në fjalë sa e ka të pamundur të shkëputet prej tij.
Punimi do të paraqesë në hollësi të gjitha karakteristikat që e karakterizojnë foshnjën në këtë
përiudhë.
Fjalë kyqe: psikosocial, lidhje, karakteristika, kontribut, përiudhë, faktor, etj.
6
Abstract
This diploma degree worked by me, that for the main topic has “The psycho-social growth of
infants” elaborates very deeply the contribution that infants give in this phase of development.
It’s really important for this issue to be studied in order to achieve to understand how do they
grow, which are the characteristics of infants in this phaze, what contribution parents give, and
how is their relationship developed.
Since I always had an interest about babies and their development in general, due to this project I
gave my maximum from my side, analysing every factor that indicates this development phase.
It is important to higlight that for the baby every single behaviour of their parents, caretakers
matters. Even though a baby can not understand, and speaks as an adult, he can feel everything
that is shown to him/her.
The connection that the baby creates with the person that takes care of him/her is really
important for the fact that he/she is really drawn to that person, that it is impossible to stay
without the caretaker.
The project will show in detail all the characteristics that characterize the baby in this period.
Keywords:psycho-social, relationshpi, characteristics, contribution, fact, etc.
7
HYRJE
Zhvillimi është një proces i cili nënkupton të gjitha ndryshimet që ndodhin që nga frytnimi e deri
në përfundim të jetës, ku nënkuptohen të gjitha ato ndryshime që fillojnë që nga ajo kohë.
Të zhvilluarit është proces mjaft interesant, është spjeguar shumë herë përmes teorive të
ndryshme që fëmija qysh në fëmijërin e hershme fillon të dallojë gjërat, t’i njoh ato, e madje të
jetë i vetëdijshëm edhe për ekzistimin e tyre edhe pasi i kemi larguar ato, e shumë gjëra të tjera
që na bëjnë kurioz për studimin e mëtejshëm të këtyre dukurive.
Deri vonë ka mbizotëuar pikëpamja njëdireksionale sipas së cilës fëmija shihej si një pranues
pasiv i veprimit të prindit. Pastaj lindi pikëpamja bidireksionale ku, si fëmija dhe prindi, shihen
si qenie që kanë një ndikim aktiv mbi njeri-tjetrin.
P.sh një e qarë e fëmijës e detyron prindin që të gjejë rrugët e ta qetësojë atë.
Zhvillimi psikosocial në foshnjëri përfshin moshën nga lindja gjer 18-24 muaj. Gjatë kësaj faze
foshnjat janë të varura jashtëzakonisht prej të rrituve, por te to ndodhin ndryshime shumë të
mëdha si zhvillohet kordinimi sensomotorik, aftësia për të përdorur gjuhën, aftësi të ndryshme
shqisore, të menduarit simbolik.
Po ashtu, foshnjat mësojnë të shprehin emocionet e tyre themelore dhe zhvillojnë elemente të
konceptit për vetën si dhe një farë pavarësie.
Meqenëse zhvillimi social ka të bëjë me ndërveprimet e individit me individët e tjerë në mjedisin
në të cilin ai jeton dhe sesi këto ndërveprime ndikojnë në zhvillimin e tij atëherë kur e kemi në
relacion me nocionin e psikologjis vihet në dukje edhe studimi i mendjes dhe i sjelljes, ku objekti
kryesor i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit.
Psikologjia sociale studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjellje, burimet dhe qendrimet e
individit, po ashtu edhe raportet brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.
Është mjaftë tërheqëse si temë ku rol kyq kanë foshnjat.
8
TABELA E PЁRMBAJTJES
MBROJTJA E PUNIMIT TЁ DIPLOMЁS……………………………………………………….II
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT………………………………………………………….III
FALЁNDERIM…………………………………………………………………………………..IV
ABSTRAKT……………………………………………………………………………………...V
ABSTRACT..................................................................................................................................VI
HYRJE………………………………………………………………………………………..…VII
KAPITULLI I
1.Kontributi i fёmijёs……………...……………………………………………………………..10
1.1 Karakteristikat fizike………………………………………………………………………....10
1.2 Shёndeti i fёmijёs…………………………………………………………………………….10
1.3 Ngrënia dhe pirja......................................................................................................................11
1.4 Temperamenti…………………………………………………………………………….11-12
1.5 Emocionet e foshnjёs………………………………………………………………......…12-13
1.6 Kur fillon frika?..................................................................................................................13-14
KAPITULLI II
2. Kontributi i prindёrve………………………………………………………………………....15
2.1 Prindërit si strehë e sigurtë.......................................................................................................15
2.2 Stadi oral i Frojdit……………………………………………………………………………15
2.3 Stadi 1 i Eriksonit: besimi kundrejt mosbesimit…………………………………………......15
2.4 Karakteristikat e prindёrve…………………………………………………….................15-16
KAPITULLI III
3. Marrёdhёnia e parё sociale: atashimi prind-fёmijё……………………………………..........17
3.1 Sjelljet atashuese…………………..………………………………...................................17-18
3.2 Zhvillimi i atashimit...........................................................................................................18-19
9
3.3 Babai dhe figurat e tjera atashuese……………………………….........................................19
3.4 Tipat e atashimit……………………………….................................................................19-20
3.5 Nga ndikohet atashimi dhe cila ёshtё rёndёsia e tij?..........................................................20-21
KAPITULLI IV
4. Ankthi nga tё panjohurit dhe ndarja nga figurat atashuese………………………………........22
4.1 Ankthi nga tё panjohurit……………………………………………………………..............22
4.2 Mosafrimi ndaj personave të huaj......................................................................................22-23
4.3 Objektet tranzicionale………………………………………………………………………..23
4.4 Ndarja dhe deprivimi afatgjatё………………………………………………….....................23
KAPITULLI V
5. Zhvillimi i konceptit pёr vetёn...................................................................................................24
5.1 Zhvillimi i unit.........................................................................................................................24
5.2 Fitimi i pavarësisë....................................................................................................................24
KAPITULLI VI
6. Teoria e ndarjes dhe individualizmit e Margaret Mahler...........................................................25
6.1 Pavarësia e fëmijës...................................................................................................................25
KAPITULLI VII
7. Studimet pёr vetёvetёdijen……………………………………….............................................26
7.1 Hapat e para të të kuptuarit......................................................................................................26
KAPITULLI VIII
8. Komunikimi prind-fёmijё: sjelljet paragjuhёsore………………………………………….27-28
8.1 Roli i prindërve........................................................................................................................28
8.2 Futja në marrëdhënie me të tjerët: djepi i të folurit.................................................................28
REZYME......................................................................................................................................29
LITERATURA.............................................................................................................................30
10
KAPITULLI I
1.Kontributi i fёmijёs
1.1 Karakteristikat fizike
Duke filluar qё nё momentin e lindjes, i sapolinduri edhe prindёrit e tij, janё gati tё formojnё njё
lidhje afektive tё fuqishme. Rёndёsia e kёsaj lidhje ёshtё kritike. Disa studiues sugjerojnё se, nё
orёt e para pas lindjes, ekziston njё periudhe sensitive nё tё cilёn nёna ose babai, ka shumё tё
ngjarё qё “tё bien nё dashuri”me fёmijёn. Studiues tё tjerё kundёrshtojnё pikёpamjen se kontakti
i hershёm fizik ёshtё i domosdoshem pёr formimin e njё lidhje afektive. Kёtё e vёrtetojnё
studime me fёmijё tё adoptuar. Ndonёse nuk bien dakort pёr faktin se kur ёshtё koha qё lidhja
afektive formohet mё mirё, mjaft studiues mendojnё se shumё nga veprimet e fёmijёs janё tё
drejtuara pёr formimin e lidhjes.
Nё orёt e para tё jetёs, i sapolinduri pёrfshihet nё sjellje qё kompletojnё veprimet e prindёrve. Nё
veҫanti, fёmijёt lёvizin nё njё ritёm me zёrin e nёnёs sё tyre, duke krijuar njё “dans” tё bukur tё
sinkronizuar me tё. Fёmijёt pёrfshihen nё njё kontakt sy me sy me nёnёn, apo atё qё i ofron
kujdes sapo fytyra e tyre afrohet 20-25 cm nё fytyrёn e fёmijёs, distancё nё tё cilёn fёmija mund
tё fokusojё sytё mё mirё mbi njё objekt. Pozicioni ushqyes siguron shumë mundësi që fëmijët
dhe nënat të vështrojnë ngultazi mbi sytë e njëri-tjetrit.
E qara dhe zёri i fёmijёs stimulon qarkullimin e gjakut nё gjirin e nёnёs. Mё tej, nёnat dihet se
janё tё afta tё dallojnё fёmijёt e tyre mes disa tё tjerёve, pёrmes erёs sё veҫantё tё fёmijёve tё
tyre. Prindёrit, gjithashtu, mёsojnё tё dallojnё tё qarat e fёmijёve tё tyre prej atyre tё fёmijёve tё
tjerё.1
1.2 Shёndeti i fёmijёs
Shёndeti i tё sapolindurit duket se ndikon nё sasinё e kohёs dhe nivelin e ndёrveprimit tё
prindёrve me fёmijёn e tyre. Nёnat e fёmijёve normale janё mё tё predispozuara tё shikojnё
direkt nё sy fёmijёt e tyre, tё lozin me ta, tё bisedojnё, t’u buzёqeshin mё shumё sesa nёnat e
fёmijёve qё kёrkojnё kujdes intensiv e janё nё rrezik nga pikёpamja shёndetёsore.
Fёmijёt normalё janё mё tё prirur t’ia kthejnё buzёqeshjen nёnave tё tyre. Si pёrfundim, nёnat e
fёmijёve tё pamuturuar dhe nё rrezik kanё nevojё pёr inkurajim special dhe udhёzime me qёllim
qё tё pёrmirёsojnё njё lidhje afektive prind-fёmijё, si dhe tё inkurajojnё zhvillimin e fёmijёs.2
1Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 179-180 2Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 180-181
11
1.3 Ngrënia dhe pirja
Ngrënia dhe pirja janë domosdoshmëri fizike sikurse frymëmarrja ose gjumi. Fëmijët e vegjël
mund të shfaqin mospëlqim dhe preferenca të veҫanta për gatime ose ushqime të caktuara.
Por mënyra e të ngrënit dhe kuptimi që merr për fëmijën ushqimi dhe të ngrënit nuk janë vetëm
shprehje e veҫorive individuale, ato theksohen edhe nëpërmjet përvojave familjare.
Prindërit jo vetëm që i ushqejnë fëmijët, por ata edhe i edukojnë nëpërmjet shembullit dhe
mendimit të tyre mbi një mënyrë të caktuar të të ngrënit.3
1.4 Temperamenti
Temperamenti ka tё bёjё me mёnyrёn karakteristike tё lindur tё reagimit ndaj stimujve.
Temperamenti ёshtё rezultat i ndёrveprimit tё trashёgimisё biologjike me eksperiencёn.
Nё vitin 1977, nё New York u krye njё studim afatgjatё nga studiuesit Tomas dhe Ҫes. Kёta
vёzhguan temperamentin dhe sjelljen e 136 individёve prej fёmijёrisё se hershme, gjer nё
adoleshencё. Prindёrve tё fёmijёve iu kёrkua tё pёrshkruajnё sesi reagonin fёmijёt e tyre gjatё
ditёs, gjatё tё ushqyerit, tё larit, tё fjeturit si dhe si reagonin ndaj njerёzve.
Studiuesit pёrcaktuan 9 karakteristika tё sjelljes dhe reagimit tё foshnjave, qё po i paraqesim mё
poshtё:
Niveli i aktivitetit
Rregullsia ose ritmiciteti i funksioneve biologjike, si p.sh, rregullsia e gjumit, aktivitetit,
të ecurit, jashtëqitjes.
Të qenit i afruar, ose të qënit i tërhequr, bazuar këto në reagimin fillestar të fëmijës ndaj
stimujve të rinj.
Përshtatshmëria, fleksibiliteti i sjelljes së fëmijës në reagimet e tij ndaj stimujve të rinj.
Pragu i reagimit, ose niveli i stimulimit që është i domosdoshëm për të shkaktuar një
reagim.
Intensiteti i reagimit
Cilësia e humorit, ose sasia e sjelljes së pakëndshme, krahasuar me sjelljen e këndshme.
Hutueshmëria, ose shkalla në të cilën stimuj të jashtëm ndërpresin vijueshmërinë e
sjelljes
Vëmendja dhe qëndrueshmëria e saj, ose gjatësia e kohës që fëmija vazhdon aktivitetin e
tij dhe toleron vështirësitë.
Studiuesit zbuluan se, disa nga këto karakteristika, kanë prirjen të shfaqen së bashku. Vargu i
cilësive ndahet në tre tipa: foshnja e lehtë, foshnja e vështirë dhe foshnja e ngadaltë.
a) Karakteristikat e foshnjës së lehtë: rregullsia në fjetje, ngrënie; afrueshmëria ndaj
njerëzve të panjohur dhe objekteve të reja; përshtatet lehtë ndaj ndryshimeve në mjedis,
reagon me një intensitet të ulët dhe zakonisht është me humor të mirë.
3Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 327
12
b) Karakteristikat e foshnjës së vështirë: parregullsia në fjetje, ngrënie; i shmanget
objekteve dhe njerëzve të rinj; përshtatet me vështirësi ndaj ndryshimeve; reagon në
mënyrë intensive dhe shpesh është e irrituar.
c) Karakteristikat e foshnjës së ngadaltë: nivel i ulët i aktivitetit; ka prirjen që të shmanget
kur i prezentohet një objekt jo familjar; reagon me një nivel të ulët intensiteti dhe
përshtatet me vështirësi ndaj ndryshimeve.
Prindërit ndikohen nga këto karakteristika të fëmijëve. Një foshnjë e lehtë bën që prindërit të
ndjehen më kompetentë në rolin e tyre, ndërsa foshnja e vështirë dhe e ngadaltë bën që ata të
dyshojnë në aftësitë e tyre prindërore.
Nëse prindërit presin që fëmija të jetë i vështirë, atëherë ata janë në njëfarë mënyre të pëgatitur
dhe përjetojnë më pak probleme. Nëse prindërit presin që të lind një fëmijë i lehtë dhe në fakt
fëmija del i vështirë atëherë vështirësitë do të jenë më të mëdha.4
1.5 Emocionet e foshnjës
Foshnja zhvillohet emocionalisht, ashtu siҫ zhvillohet edhe kognitivisht, nëpërmes disa stadeve
që po i paraqesim më poshtë:
Stadi 1. ( Muaji i parë ) Gjatë muajit të parë të jetës, foshnja është relativisht pak e ekspozuar
ndaj ndikimeve të botës së jashtme dhe nuk shfaq emocione të vërteta.
Stadi 2. ( Muaji i dytë ) Në këtë kohë, foshnja shfaq interes ndaj botës së jashtme dhe reagon
me anë të buzëqeshjes së tij. ( Kjo quhet buzëqeshja sociale ).
Stadi 3. (Fillon në muajin e tretë të jetës). Foshnja shfaq emocione pozitive dhe negative. Po
ashtu, shfaq elemente të zhgënjimit dhe frustracionit (gjendje shpirtërore e individit).
Foshnja qesh dhe shpreh nxitjen e saj përmes vokalizmeve dhe gugatjeve, në kohën që
ndërvepron me personin që kujdeset për të. Në këtë përiudhë zhvillohet mirë një ndërveprim
reciprok social mes fëmijës dhe prindit.
Stadi 4. (Prej muajit të 7-të deri në muajin e 9-të). Fëmijët janë pjesëmarrës aktivë në lojrat
e ndryshme sociale me prindërit e tyre. Në këtë periudhë foshnja përpiqet në mënyrë
këmbëngulëse që të shkaktojë reagime te të tjerët, edhe te foshnjat e tjera.
4Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 181-182
13
Stadi 5. (Prej muajit të 9-të deri në muajin e 12-të). Foshnja shpreh një preokupim të veҫantë
për atë që kujdeset për të. Ky fenomen quhet atashim (një lidhje e fuqishme emocionale mes
prindit ose një përsoni tjetër që kujdeset dhe foshnjës). Foshnja nuk shfaq vetëm emocione të
fuqishme pozitive ndaj nënës ose babait, por edhe emocione frike ndaj njerëzve të panjohur.
Stadi 6. (Prej muajit të 12-të deri në muajin e 18-të). Ky është stadi kur foshnja eksploron në
mënyrë aktive mjedisin përreth. Në këtë periudhë, foshnjat shprehin emocione të forta gëzimi
dhe zemërimi, në varësi të llojit të marrëdhënies së tyre me mjedisin.
Stadi 7. (Prej 18 deri 36 muajsh). Në këtë stad, fëmija është duke formuar një koncept për
vetën e vet.
Stadi 8. (Fillon në moshën 3 vjeҫ kur fëmija ka formuar një koncept për vetën). Tani, fëmija
fillon të përjetojë një varg emocionesh ndërkohë që ai përfshihet në lojra ku loz role të
ndryshme. Fëmija fillon të praktikojë shprehi të reja dhe kërkon vlerësimin e të tjerëve
përreth për atë që bën. Në këtë proces, fëmija përjeton emocione të përziera: ndjenja faji, por
edhe respket për vetën.5
1.5 Kur fillon frika ?
Në vitin 1972 studiuesi Bronson ka kryer një studim lidhur me fillesat e frikës. Studimi i tij
kishte si objekt 16 foshnja femra dhe 16 foshnja foshnja meshkuj te cilët u vëzhguan në moshën
3, 4, 6 muaj e gjysëm dhe 9 muajshe.
Foshnjat u vëzhguan në pozicione të ndryshme:
Në moshën 3-4 muajshe të shtrira në krevatin e tyre. U prezentohen objekte të reja si dhe
njerëz të panjohur që përkulen mbi ta dhe që qeshin duke i kërkuar asaj që të qeshë duke
përdorur emrin e saj. Episodi zgjat afërsisht 1 minutë.
Në moshën 6 muaj e gjysëm: foshnjat vëzhgohen në një karrige foshnjash. Nëna e
foshnjës rri fare pak larg foshnjës.
Eksperimentuesi rri i fshehur prapa shpinës së fëmijës dhe tund para syve të fëmijës një
numër objektesh të panjohura.
Po ashtu, një i panjohur del para syve të foshnjës dhe flet një minutë. Në fund të sesionit,
i panjohuri e merr foshnjën hopa.
Në moshën 9 muajshe vëzhgohet kur rri në dysheme. Po ashtu, në eksperiment përfshihen
objekte të reja dhe njerëz të panjohur.
5Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 183-184
14
Cilat ishin përfundimet e studimit ?
Reagimet mbisunduese në moshën 3-4 muajshe janë:
buzëqeshjet dhe, më pak të qarat.
Në moshën 6 muaj e gjysëm, fëmija shfaq një shqetësim që kap përmasën e frikës.
Në moshën 9 muajshe, foshnja shfaq mjaft raste të frikës. (Këto zbulime përkojnë me
fakte të studimeve të tjera që vënë në dukje se foshnjat nuk shfaqin ndonjë ankth ndaj
njerëzve të panjohur para moshës 6 muajshe).
Njerëzit e panjohur, shkaktojnë më shumë frikë sesa objektet, në të gjitha moshat. Aty
nga mosha 9 muajshe, disa foshnja fillojnë të reagojnë me frikë ndaj njerëzve të panjohur
dhe duket se kanë filluar të mësojnë të shoqërojnë tipare specifike të një personi (p.sh.,
mjekra) me frikën.6
6Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 184-185
15
KAPITULLI II
2. Kontributi i prindërve
2.1 Prindërit si strehë e sigurtë
Frika e ndarjes është fija e padukshme, që e lidh fëmijën me personat e afërt. Kjo fije është nga
fëmija në fëmijë me gjatësi të ndryshme. Në një shesh lojërash për fëmijë ne mund të përjetojmë,
cilët faktorë e përcaktojnë frikën e ndarjes tek një fëmijë:
Mosha. Fëmijët më të moshuar zgjidhen më shpejt prej nënës së tyre dhe guxojnë të
bëjnë tutje më tepër se fëmijët më të vegjël. Frika e ndarjes është më e dallueshme tek
fëmijët e moshës dy deri në tre vjeҫare.
Personaliteti. Pranë moshës, një rol të madh në masën e frikës së ndarjes luan
personaliteti. Fëmijët e kujdesshëm dhe të frikshëm qëndrojnë në shumicën e kohës sa më
afër nënës. Të tjerët janë kurioz dhe sypatrembur.7
2.2 Stadi oral i Frojdit
Sipas Frojdit, personaliteti zhvillohet që në vitin e parë të jetës, gjatë stadit oral, kur nevojat e
fëmijës plotësohen përmes kënaqjes së nevojave të tij orale.8
2.3 Stadi 1 i Eriksonit: besimi kundrejt mosbesimit
Gjatë stadit të parë foshnja mëson të besojë, ose të mos besojë se njerëzit e tjerë do të plotësojnë
nevojat e saj. Nëse nevojat e foshnjës plotësohen prej prindërve (ose prej atyre që kujdesen për
fëmijën) në mënyrë të vazhdueshme dhe me ngrohtësi, foshnja fillon të shohë botën si një vend
të sigurtë. Në të kundërt, do të zhvillojë një mendim për botën, si një vend të pasigurtë.9
2.4 Karakteristikat e prindërve
Prindërit strukturojnë mjedisin social dhe fizik në të cilin jetojnë foshnjat. Si pasojë, mënyra sesi
sillen prindërit me foshnjat, përcakton në një shkallë vendimtare besimin ose mosbesimin e tyre
ndaj botës. Studimet vënë në dukje 6 dimensione të prindërimit që ndikojnë në zhvillimin social,
emocional dhe intelektual të fëmijës: të kushtuarit vëmendje, kontakti fizik, stimulimi verbal,
stimulimi material, responsiviteti dhe sjellja kufizuese. Pesë të parat kanë një efekt pozitiv,
ndërsa dimensioni i fundit ka një efekt negativ. Prindërit që e stimulojnë fëmijën e tyre sa më
shumë (i flasin, i prekin, i përgjigjen, u japin lodra), ndihmojnë në zhvillimin optimal të fëmijës
së tyre. Sa më shumë dhe sa më herët të stimulohet foshnja, aq më shumë zhvillohet
intelektualisht.
7Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 60 8Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 185 9Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 185-186
16
Ata që janë kufizues, që limitojnë stimulimet ndaj fëmijës, shpien në një efekt të kundërt.
Prindërit që janë të kënaqur me rolin e tyre si prind shprehin më shumë ngrohtësi ndaj fëmijës,
sesa prindërit që nuk janë të kënaqur. Kjo ndikon në cilësinë e ndërveprimit prind-fëmijë.
Foshnjat ndikohen prej sjelljes emocionale të prindërve të tyre në mënyrë direkte dhe indirekte.
Prindërit ndikojnë në mënyrë direkte kur modelojnë reagime specifike emocionale të fëmijëve të
tyre.
Foshnjat ndikohen në mënyrë indirekte , kur vëzhgojnë ndërveprimet e zemëruara të prindërve të
tyre edhe pse këto ndërveprime nuk drejtohen direkt te to.
Prindërit që kanë mbështetje sociale (që mbështeten në rolin e tyre si prindër nga të tjerët), ka më
shumë të ngjarë që të jenë më të ndjeshëm ndaj nevojave të foshnjës dhe, si pasojë sigurojnë një
atmosferë më të sigurtë dhe më të qëndrueshme për to.10
10Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
17
KAPITULLI III
3. Marrëdhënia e parë sociale: atashimi prind-fëmijë
Atashimi
Atashimi është një lidhje e fuqishme emocionale pozitive mes prindit (ose një përsoni tjetër që
kujdeset) dhe foshnjës. Ёshtë një lidhje emocionale që fëmija e ka shumë të vështirë për ta
përshkruar, por e një rëndësie të jashtëzakonshme për të. Ekziston një predispozicion biologjik
për formimin e kësaj lidhjeje, por ajo nuk vendoset automatikisht, sapo fëmija lind.
Akomodimi vizual i foshnjës është zhvilluar në atë nivel që e lejon fëmijën të shohë
objekte që ndodhen mes 15 deri rreth 25 cm. Kjo distancë e lejon fëmijën që të perceptojë
fytyrën e nënës në kohën kur kjo e fundit e ushqen fëmijën.
Preferenca e fëmijës për fytyrat njerëzore dhe një ndjeshmëri dhe reagueshmëri ndaj zërit
njerëzor dhe veҫanërisht zërit të nënës.
Disa reflekse te të porsalindurit ( i thithjes, gëlltitjes, i të kapurit, i kthimit të kokës), kanë
edhe një funksion ushqyes, ose funksion mbijetese.
Por më tepër se kaq, të ushqyerit është nga ndërveprimet më të para sociale mes fëmijës dhe atij
që kujdeset për të. Në momentin e të ushqyerit, nëna dhe fëmija e shohin njëri-tjetrin ngultazi.
Ky shikim që është universal mes nënave dhe fëmijëve në të gjitha shoqëritë, është tepër i
rëndësishëm në zhvillimin e lidhjes emocionale(atashimit).
Po ashtu edhe ritmi i të zgjuarit dhe të fjeturit të fëmijës, kombinohet me atë të nënës.
E qara dhe e qeshura lozin rol të madh në vendosjen e kësaj lidhjeje.
Thuajse të gjitha foshnjat formojnë atashim me ata që kujdesen për ta. Megjithatë, cilësia e
atashimit ndryshon nga njëri rast në tjetrin. Xhon Boulby ishte një nga studiuesit e parë që i
kushtoi vëmendje atashimit, të cilin ai e përshkruan si një lidhje afektive që foshnja formon me
një përson tjetër specifik. Kjo lidhje ka efekte mbijetese.
Ҫëniet humane, pas lindjes, janë të pamuturuara fizikisht për të mbijetuar pa një lidhje të tillë.
Atashimi duket se është universal për të gjitha speciet. Për krijimin e atashimit ka një rëndësi të
veҫantë kontakti fizik dhe jo thjeshtë akti i të ushqyerit.11
3.1 Sjelljet atashuese
Sjelljet atashuese janë ato sjellje që ndihmojnë afërsinë ndaj një personi tjetër. Studimet kanë
evidentuar disa sjellje atashuese të foshnjat:
Sinjalizimi (të qarët, të qeshurit, vokalizimet)
Orientimi (të parit).
Lëvizjet në lidhje me personin tjetër(ndjekja, afrimi).
Përpjekjet aktive për kontakt fizik dhe afërsi me prindin ose personin që kujdeset për
fëmijën (kacavarja, përqafimi).
11Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 187-188
18
Edhe kur nuk ka kontakt fizik, preferenca për prindin dhe kujdestarët, shfaqet duke
synuar kontaktin me sy, ose duke qënë shumë të vëmendshëm ndaj zërit të nënës ose
babait.
Shqetësimi që shfaq fëmija kur ndahet prej prindërve dhe kujdestarëve të tjerë dhe gëzimi
kur ai ribashkohet me ta.12
3.2 Zhvillimi i atashimit
Atashimi është një term që i referohet ҫdo sjelljeje të prindërve dhe të foshnjës që ka natyrë
emocionale. Kur flitet për atashimin, nuk merret parasysh një kompleks i veҫantë sjelljeje, por
mënyra me anë të së cilës prindi dhe fëmija i përgjigjen njëri-tjetrit. Sjelljet specifike ndryshojnë
me ndryshimin e nivelit kognitiv, fizik dhe social të fëmijës. Atashimi është një proces. Për këtë
arsye ai nuk është prezent që në lindje. Ai fillon e formohet gradualisht që në momentin e parë të
kontaktit të prindit dhe fëmijës.
Fig. Nr. 1: Lidhja emocionale e nënës me fëmijën
Në vitin 1960 studiuesi Xhon Boubly ka përshkruar katër faza në vitet e para të jetës gjatë të
cilave individi synon të jetë më afër fizikisht me ata që kujdesen për të.
Faza para atashimit (muaji 0-3). Foshnja duket se nuk është e interesuar për asnjeri. Nuk
e dallon kujdestarin parësor nga të tjerët. Vetëm aty nga mosha 2-3 muajshe foshnja arrin
që në mënyrë vizuale dhe auditive të dallojë kujdestarin e saj parësor nga të tjerët.
Faza e atashimit në formim e sipër (muaji 3-6). Këtu formohet një lidhje unikale mes
foshnjës dhe kujdestarit primar. Foshnja i buzëqesh dhe i vokalizon në mënyrë më të
shpeshtë dhe më intensive kujdestarit primar. Edhe pse mund t’i pranojë ende njerëzit e
tjerë, foshnja në këtë fazë dallon në mënyrë shumë të qartë nënën e saj.
12Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 188
19
Faza e atashimit të fiksuar (muaji 6-12). Në këtë kohë foshnja është në gjëndje që të vijë
vërdallë, duke lëvizur këmbadoras e më vonë duke ecur. Këto aftësi lokomotore e lejojnë
foshnjën që të synojë dhe të arrijë të qëndrojë fizikisht afër me prindin e tij. Fëmija tërhek
vëmendjen e prindërve të tij me anë të vokalizimeve dhe të qarave. Kur nëna apo babai
ikën nga dhoma foshnja shfaq shenja ankthi ose proteston duke qarë. Ky reagim quhet
ankthi i ndarjes (seperacionit) dhe arrin kulmin zakonisht në moshën 12 muajshe.
Foshnja reagon në mënyrë të ngjashme kur asaj i afrohet një person jo i njohur prej tij.
Ky reagim quhet ankthi prej njerëzve të panjohur dhe arrin kulmin rreth moshës 10
muajshe.
Faza e atashimit e modifikimit të synimit. Në këtë fazë atashimi mes kujdestarit dhe
foshnjës bëhet më i komplikuar. Foshnja mund të fillojë veprime me qëllim që të ndikojë
në mënyra të sofistikuara mbi personin me të cilin është atashuar. Foshnja mund të
përpiqet të zbulojë se cili është synimi i prindërve dhe të ndikojë në sjelljen e tyre. P.sh
një foshnje proteston duke qarë dhe duke u mbajtur te nëna kur vjen një kujdestarë tjetër.
Foshnja ka kuptuar se nëna dhe babai do të dalin kur të vijë kujdestari tjetër. Ajo po
ashtu, ka mësuar se duke qarë dhe duke u mbajtur fort të nëna, mund të ndryshojë
(modifikojë) synimin e tyre për të dalë jashtë shtëpisë.13
3.3 Babai dhe figurat e tjera atashuese
Foshnjat reagojnë pozitivisht si ndaj nënës ashtu dhe babait. Me përjashtim të ushqyerjes,
baballarët janë të aftë të kryejnë shumicën e rutinave të përkujdesjes ndaj fëmijës.
Kur foshnjat janë të vogla, baballarët dhe nënat nuk ndryshojnë në sjelljen e tyre ndaj fëmijës.
Kur foshnja rritet nënat përfshihen më shumë në rutinat e përkujdesjes, ndërsa baballarët
përfshihen më shumë në lodra më fëmijën.
Baballarët merren më shumë me djemtë, sesa me vajzat. Kjo, ndoshta ngaqë stili i baballarëve ka
prirjen të jetë më shumë i natyrës fizike.
Megjithëse atashimi me vëllezërit më të rritur nuk e zëvëndëson atashimin me prindërit, studimet
vënë në dukje se kur prindërit nuk janë të pranishëm, foshnjat krijojnë atashime me vëllëzërit e
tyre më të rritur.14
3.4 Tipat e atashimit
Në vitin 1987, studiuesja Mari Einstuorth bëri një klasifikim interesant të tipave të atashimit. Si
përcaktohet se me kë dhe sesa shumë është i atashuar një fëmijë? Studiuesja përdori procedurën
e quajtur situata më njerëz të panjohur (të huaj). Kjo situatë përbëhet nga kjo sekuencë
ndodhish:
13Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimittëfëmijës, Tiranë, f 188-190 14Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimittëfëmijës, Tiranë, f 190
20
Nëna me foshnjën hyjnë në dhomë.
Nëna e vendos foshnjen poshtë; një njeri i panjohur hyn në dhomë, flet me nënën dhe i
tregon foshnjës një lodër.
Nëna largohet nga dhoma.
Nëse foshnja qan, i panjohuri përpiqet që ta qetësojë. Nëse foshnja është pasive, i
panjohuri përpiqet që të ngjallë interesin e tij ndaj lodrës.
Nëna kthehet, qëndron në prag të derës; nëna ikën; po ashtu edhe i panjohuri ikën.
Foshnja është e vetme.
I panjohuri kthehet përsëri.
Nëna kthehet, i panjohuri largohet.
Kur një foshnjë vendoset në një situatë të tillë mund të vërehen tre tipa atashimi: atashimi i
sigurt (Tipi B) dhe dy lloje të atashimit të pasigurt: shmangës (Tipi A) dhe rezistent (Tipi C).
1. Foshnjat e atashuara në mënyrë të sigurtë (Tipi B), i përdorin prindërit si një bazë
sigurie në situata me njerëz të panjohur. Gjatë mungesës së prindërve dhe në prani të
njerëzve të panjohur, foshnja mund ose mund të mos e reduktojë lojën dhe ekspolorimin,
ose mund të mos shfaqë shenja stresi. Megjithatë, me kthimin e prindërve, foshnjat e
atashuara në mënyrë të sigurtë vendosin përsëri kontaktin me prindërit e tyre duke
shikuar, ose duke vokalizuar. Në rastet kur kanë përjetuar frikë, këto foshnja, kërkojnë
kontakt fizik me prindërit e tyre. Ajo që ka rëndësi është se foshnjat e atashuara në
mënyrë të sigurtë i përdorin prindërit e tyre për të rifituar sigurinë e tyre kur janë të
stresuar. Kjo i lejon ato t’i kthehen përsëri lojës dhe eksplorimit.
2. Foshnjat e atashuara në mënyrë të pasigurt të tipit rezistent (Tipi C), ka më shumë të
ngjarë që të jenë të stresuara, madje edhe kur prindërit etij janë prezentë në dhomë. Këta
fëmijë nuk e kanë të lehtë që t’i përdorin prindërit e tyre si bazë sigurie për të eksploruar.
Në momentin e kthimit të prindërve në dhomë, këta fëmijë herë kërkojnë kontakt me
prindërit e tyre dhe herë mund të rezistojnë dhe të reagojnë me zemërim.
3. Foshnjat e atashuara në mënyrë të pasigurtë të tipit shmangës (Tipi A), shfaqin,
poashtu disa vështirësi. Ato, shumicën e kohës, injorojnë prindërit dhe nuk i përdorin ata
si një bazë sigurie për eksplorim. Ato përjetojnë pak stres kur prindërit largohen dhe
zakonisht i injorojnë prindërit kur kthehen. Këto lloj foshnjash qetësohen po kaq lehtë si
nga një njeri i panjohur, ashtu edhe nga prindërit e tyre.15
3.5 Nga se ndikohet atashimi dhe cila është rëndësia e tij ?
Ҫfarë ndikon në vendosjen e një atashimi të sigurtë dhe të pasigurtë? Një grup studiuesish thonë
se ndikon temperamenti i foshnjës. Foshnjat me temperament të vështirë e kanë të vështirë për të
stabilizuar një atashim. Foshnjat me temperament të lehtë e kanë më të lehtë. Studiues të tjerë
15Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimittëfëmijës, Tiranë, f 190-192
21
venë në dukje se temperamenti i foshnjës nuk ka fare rol në stabilizimin e atashimit. Të tjerë
venë në dukje se cilësia e atashimit varet nga cilësia e ndërveprimit të prindit ose kujdestarëve të
tjerë me fëmijën. Kujdestarët që reagojnë me ndjeshmëri ndaj foshnjave në muajt e parë të jetës,
do të kenë fëmijë të atashuar në mënyrë të sigurtë. E kundërta ndodh kur ata janë jo të ndjeshëm
ndaj foshnjës. Nënat që janë verbalisht më responsive ndaj fëmijëve të tyre, kanë fëmijë më
autonomë dhe më komunikues. Sa më e ngjashme sjellja e nënës dhe foshnjës, aq më i
vëmëndshem do të jetë fëmija. Sinkronia e veprimeve në muajt e parë, është një tregues i mirë i
atashimit të sigurtë në vitin e parë.
Duket se pikëpamja më e pranuar është se, atashimi varet si nga sjellja e foshnjës, ashtu edhe
sjellja e kujdestarëve.
Atashimi është reciprok dhe përfshin eksperienca të përbashkëta dhe bashkëpunim. Ai evulon
gradualisht dhe përbën një sistem dinamik në të cilin reagimet e foshnjës ndikojnë në mënyrë
reciproke në reagimet e nënës. Atashimi është i rrezikuar kur të dy palët, foshnja dhe personi
tjetër, nuk bashkëpunojnë për të formuar këtë atashim. P.sh, një foshnjë që nuk buzëqeshë në
përgjigje të përkdheljeve të personit(nënës), shpie në rrezikimin e atashimit.
Ҫfarë ndodh me një foshnjë që nuk stabilizon një atashim?
Foshnja nuk vendos një lidhje të qëndrueshme me një të rritur që kujdeset për të dhe si pasojë ajo
është e deprivuar nga një nivel normal i stimulimit fizik dhe social që ka rëndësi të vëҫantë për
zhvillimin e saj kognitiv dhe social. (Megjithatë, individi që nuk e stabilizon një atashim në
foshnjëri, mund të stabilizojë një atashim në moshën e mëvonshme. Nuk është e thënë që, dikush
që nuk stabilizon atashim në foshnjëri nuk është në gjëndje ta bëjë këtë më vonë).
Cilat janë pasojat afatgjata të llojeve të ndryshme të atashimit?
Foshnjat e atashuara në mënyrë të sigurtë, kanë më besim te të tjerët dhe më shumë sukses në
marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë në jetën e tyre të mëvonshme.Ato përfshihen në një
eksplorim më të pavarur të mjedisit, gjë që mund të kontribojë në zhvillimin e tyre mendor.
Shumica e studiuesve mendojnë se atashimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin
psikosocial të fëmijës. Mosvendosja e kësaj lidhjeje është përcaktuese në adaptimin e ardhshëm
dhe në shëndetin emocional të fëmijës. Kjo shpie shpesh në fenomenin e “dështimit të rritjes” (
një gjendje fizike dhe psikologjike e karakterizuar prej apatisë, humbjes së oreksit, sëmundjes
dhe shpeshherë dhe vdekjes).16
16Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 192-193
22
KAPITULLI IV
4.Ankthi nga të panjohurit dhe ndarja nga figurat atashuese
Janë bërë studime për të evidentuar pasojat e kontaktit me njerëz të panjohur dhe ndarjes
afatshkurtër dhe afatgjatë nga njerëzit me të cilët fëmija është atashuar.17
4.1 Ankthi nga të panjohurit
Frika nga të panjohurit shfaqet te shumë foshnja por zakonisht jo më parë se në moshën 9
muajshe. Mungesa e frikës në muajt e parë tregon se fëmijët nuk janë në gjëndje që t’i
diferencojnë lehtësisht të rriturit që i rrethojnë dhe se ata nuk kanë formuar ende ndonjë atashim
shumë të fortë me ndonjë person të vëҫantë.
Frika që zhvillohet në këtë moshë është ndoshta një funksion i asaj që është quajtur hipoteza e
mospërpuethshmërisë.
Në thelb, kjo hipotezë thekson se sapo fëmija bëhet familjar me mjedisin e tij, ai krijon disa
pritshmëri. Shfaqja e ndodhive të papritura është në mospërputhje me pritshmëritë e fëmijës dhe
kjo gjë shpie në frikë.
Në një studim është venë re se fëmijët që ndodhen në mjedise me një numër të madh njerëzish
(të panjohur ose vëllezër të tyre) ka më pak të ngjarë që të reagojnë me frikë, ose nëse shfaqin
frikë e shfaqin në një përmasë më të vogël dhe pushtojnë së padituri frikë nga të panjohuritë më
herët se fëmijët e tjerë.
Ky zbulim mbështet hipotezën se, ekspozimi i hershëm ndaj njerëzve të panjohur, do të
eliminojë, ose të paktën do të reduktojë frikën.18
4.2 Mosafrimi ndaj personave të huaj
Mosafrimi ndaj personave të huaj përshkruhet edhe si frikë tetë mujore, sepse ajo bëhet e
dukshme në këtë moshë te shumica e fëmijëve. Në rastin tipik fëmija ulërin, kur një fytyrë e huaj
e vështron atë.
Mosafrimi ndaj personave të huajve, sqarohet në rastet më të shpeshta me atë që fëmijët në këtë
moshë nisin të dallojnë personat e njohur nga ata të panjohurit.
Por, fëmijët janë në gjendje që në muajt e parë të jetës të ndajnë personat e huaj nga ata të afërm.
Kur një foshnjë dymuajshe merret në krahë nga një person i huaj, ka të ngjarë që ajo të nis të
qajë. Fëmija ndien se i huaji e merr dhe e mban në krahë në një mënyrë tjetër nga nëna e tij.
Foshnjat e vogla mund të sillen edhe në mënyrë refuzuese, kur ato ndiejnë një erë apo dëgjojnë
një zë të panjohur.19
17Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 193 18Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 194 19Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 61
23
4.3 Objektet tranzicionale
Studiuesit emërtojnë si objekte tranzicionale ato objekte si p.sh., bataniet, mbulesat, lodrat etj.,
sepse ato bëhen fokusi i vëmendjes së fëmijës kur ata janë në tranzicion nga një gjëndje e
varësisë së lartë prej prindit drejt zhvillimit të një vetije më të pavarur.
Sipas kësaj pikëpamjeje, zhvillimi i vetes kërkon ndarjen prej prindërve dhe individualizimin.
Procesi i ndarjes dhe i bërjes i pavarur, i jep shkas lindjes së ankthit. Batania ose kafshët i japin
komfort fëmijës.20
4.4 Ndarja dhe deprivimi afatgjatë
Ndarja me prindët në moshë te foshnjërisë dhe institucionalizimi i hershëm i fëmijës kanë një
sërë pasojash: fëmijët kanë nivele më të larta vdekshmërie, janë më të prapambetur fizikisht,
zhvillimi i tyre emocional është po ashtu shumë i dëmtuar.
Shpesh këta fëmijë depresohen shumë dhe disa herë vdesin. Privimi nga dashuria e nënës ndikon
dukshëm në shëndetin mendor dhe fizik të foshnjës. Por dashuria mëmësore nuk jepet vetëm prej
nënës biologjike por nga ҫdo person tjeter që i kushton kohë, vëmendje dhe dashuri foshnjës. Po
ashtu, duhet theksuar se efektet e ndarjes varen nga mosha e fëmijës. Në përgjithësi, ndarja me
prindët para moshës 6 muajshe, nuk ka po të njëtat efekte që mund të këtë më vonë.
Fëmijët pas moshës 6 muajshe kanë formuar tashmë një lidhje të fortë emocionale me prindët e
tyre. Nëse fëmija ndahet në këtë moshë, kjo bën që të shkatërrohet lidhja emocionale. Nëse
ndarja ndodh më parë ajo nuk do të jetë shumë traumatike. Këtu ka të bëjë edhe shërbimi që
jepet në institucionin ku do të shkojë fëmija i ndarë nga prindët. Nuk është aq ndarja nga prindët,
por natyra e shërbimit në institucionin që ndikon negativisht te fëmija.
Megjithatë, kjo nuk hedh poshtë mendimin se stimulimi prindëror dhe dashuria prindërore janë
vendimtare në zhvillimin e fëmijës.
Ҫfarë shenjash shfaqin fëmijët e ndarë nga prindët e tyre? (Te ata nën moshën tre muajshe
dëmtimet janë më pak serioze). Te ata mbi moshën 6 muajshe:
Ҫrregullime në gjumin e fëmijës.
Probleme të të ushqyerit.
Pasivitet.
Të qarat më të shpeshta.
Ankth më i madh në prani të të panjohurve. 21
20Kara.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 194 21Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 194-195
24
KAPITULLI V
5. Zhvillimi i konceptit për veten
A kanë foshnjat një mendim për veten e tyre ? Kur zhvillohet ky mendim ? Mendimi për veten
përfshin njohjen e mëvetësisë së vetes prej të tjerëve si dhe një imazh konceptual të
karakteristikave të sjelljes individuale.
Zhvillimi i konceptit për veten shkon paralelisht me zhvillimin kognitiv, social dhe emocional.
Ai është i lidhur ngushtë me atashimin e hershëm të fëmijës me prindërit e tij. Kur prindërit i
garantojnë fëmijës një mjedis të sigurtë, atëherë fëmija fillon që të eksplorojë përherë e më
shumë aspekte të ndryshme të botë së tij fizike dhe sociale.22
5.1 Zhvillimi i unit
Në vitin e tretë të jetës ndodh një mrekulli e vogël: Fëmija përdor fjalëzën ,,unë”. Në plan të parë
duket sikur kjo të jetë, para së gjithash, një arritje gjuhësore. Por është shumë më tepër. Prindërit
dhe vëllezërit e motrat i flasin fëmijës në emër ose me ,,ti” dhe rreth vetës ata flasin në formën e
un-it.
Prandaj do të kishte të ngjarë që kur fëmija flet për veten e tij, të përdorë emrin e vet, ose
fjalëzen ,,ti”. Ka raste që fëmijët e bëjnë edhe këtë, por vetëm për një kohë të shkurtër.
Që një fëmijë të mund të përdorë korrektësisht formën unë, ti dhe disa kohë më vonë edhe
formën ne, duhet që të ketë zhvilluar një formë fillestare të konceptimit të un-it.
Fëmija e përjeton veten si një person dhe i percepton njerëzit që e thethojnë si persona të
veҫantë.
Që të zhvillosh një personalitet vetiak, do të thotë, ndër të tjera, që të kufizosh veten nga njerëzit
e tjerë dhe të arrish synimet e tua.23
5.2 Fitimi i pavarësisë
Fëmija ka një shtytje të brendshme për të vendosur vet dhe për t’u bërë i pavarur. Madje edhe i
porsalinduri, ndonëse në një mënyrë të kufizuar, do që të jetë i pavarur. Ai dëshiron që të
vendosë së bashku me të rriturit kur dhe sa i duhet që të pijë, kur dhe sa duhet të flejë apo të rrijë
zgjuar.
Për ҫdo hap të zhvillimit ekziston një kohë e caktuar, në të cilën fëmija brendësisht në vetvete
është i gatshëm për ta bërë këtë hap, dhe ta tregojë atë me sjelljen e tij.
Është plotësisht për t’u ndier shtytja edukuese e prindërve se në ҫ’situatë dhe në cilat aktivitete
fëmija është kompetent dhe mundet të vendosë vetë dhe në cilat është i varur nga ndihma dhe
kujdesi prindëror.24
22Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 195 23Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 39 24 Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 22-23
25
KAPITULLI VI
6. Teoria e ndarjes dhe individualizimit e Margaret Mahler
Margaret Mahler, një psikologe klinike, përpunoi një teori ku përshkruan sesi fëmijët ndahen
prej nënave të tyre dhe stabilizohen si individë më vete. Kjo teori pëbëhet nga tre faza:
1. Në fazën e parë, faza autistike (lindja deri në muajin e dytë) të porsalindurit janë të
preokupuar me ndijimet e veta të brendshme dhe janë tepër të pavetëdijshme për ngjarjet
dhe njerëzit e tjerë përreth tyre. Ata hargjojnë shumicën e kohës duke fjetur e ngrënë.
Vetëdija e tyre e vetme për nënën është se ajo është një agjent që i ndihmon ata të
përballojnë nevojat e tyre themelore.
2. Faza e dytë (muaji 2-5) quhet faza simibiosis. Këtu, fëmija vendos një varësi me nënën e
tij. Duket sikur fëmija bëhet pjesë e nënës. Nëpërmes eksperiencave të shumta të varësisë
prej nënës së tij, fëmija ndërton një bazë solide për rritjen dhe zhvillimin e mëvonshëm.
Nënat që janë të ndjeshme dhe i përgjigjen nevojave të pashprehura të fëmijëve, ka
shumë të ngjarë të inkurajojnë një marrëdhënie simbiotike të sigurtë me fëmijët e tyre. Në
të kundërt, do t’i frustrojnë fëmijët e tyre.
3. Faza e fundit është më e gjatë (nga muaji i 5-të deri në muajin e 36-të) dhe quhet ndarje-
individualizim, sepse fëmijët fillojnë të njohin se ata janë të ndarë prej nënave të tyre.
Kjo quhet prej Mahler “eksperienca e lindjes së dytë”. Varësia e fëmijës nga nëna e saj
pakësohet, sepse rritet pavarësia dhe eksplorimi i fëmijës.
Por, disa herë gjatë kësaj periudhe (mes muajit të 15-të dhe muajit të 22-të), fëmijët që
stabilizojnë pavarësinë e tyre nga nënat duket sikur bëhen më tepër të ngjitur dhe të varur prej
tyre. Ky regresion, në dukje është një pjesë normale e ndarjes. Me një nënë të kujdesshme,
fëmija mëson të balancojë nevojat e tij konfliktuese për pavarësi dhe varësi.25
6.1 Pavarësia e fëmijës Vitet e para të jetës janë të përshkruara nga përpjekjet e vazhdueshme të fëmijës për t’u bërë i
pavarur. Të bëhesh i pavarur do të thotë që të përpiqesh vetë për nevojat e tua.
Një i porsalindur ka arritur një pavarësi të parë të kufizuar: është ndarë trupërisht nga nëna dhe
mund të jetojë me oksigjen dhe ushqim. Kur foshnja në moshën katër deri në pesë muajshe është
në gjendje të kapë sendet, ai do t’i marrë vetë ato sende që arrin t’u afrohet. Kur fëmija nis në
moshën 7-10 muajshe të lëvizë tutje, ai do që të vendos vetë se për ku dëshiron të zvarritet.
Ndërmjet moshës 12-18 muajshe tek fëmija zgjohet nevoja për të pirë nga gota dhe për të ngrënë
me lugë. Përmes këtyre shembujve ne mund të kuptojmë se të bërit i pavarur është i lidhur me
shfaqjen e aftësive të caktuara. 26
25karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 196-197 26 Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 40
26
KAPITULLI VII
7. Studimet për vetëvetëdijen
Si mund të matet vetëvetëdija e foshnjës ? Përderisa ajo nuk di të flasë, përdoren mënyra të tjera.
Një teknikë matë njohjen prej fëmijës të imazhit të vet në pasqyrë. Nëna e fëmijës vë një pikë të
verdhë në hundën e fëmijës. Gjatë paratestit, vëzhguesi matë se sa shpesh fëmija prek hundën e
vet. Në test, fëmija vendoset para pasqyrës dhe vëzhguesi regjistron shpeshtësinë e prekjes së
hundës.
Është konstatuar se fëmijët 18 muajsh prekin hundën e tyre shumë më tepër se më të vegjëlit, kur
janë para pasqyrës. Në kontrast me këtë , fëmijët më të vegjël nuk përpiqen të lokalizojnë pikën e
verdhë në trupin e tyre, ndonëse ata tregojnë shpesh pikën e verdhë në pasqyrë, sikur ajo të
ekzistojë te një person tjetër. Që fëmija të kuptojë se pika është mbi hundën e saj, duhet të
zotërojë një skemë primitive sesi ngjan në pasqyrë, dije kjo që e lejon atë të njohë diferencën
mes imazhit të pasqyrës dhe konceptit për vetën. (Nëse fëmija prek hundën e saj dhe jo imazhin e
pasqyrës, kjo tregon se ajo e njeh veten në pasqyrë).
Rrugë tjetër për matjen e vetëvetëdijes është të matet përdorimi prej fëmijës i fjalëve që kanë të
bëjnë me unin si p.sh., përemrat vetorë “unë” , “mua” dhe pronorë si “i imi” etj.
Duke vëzhguar fëmijët mes moshave 13 gjer 24 muajshe, është vënë re një rritje e ndjeshme e
përdorimit të këtyre fjalëve, sidomos, në përiudhën mes muajit të 19-të deri në muajin e 24.27
7.1 Futja në marrëdhënie me të tjerët: djepi i të folurit
Rreth moshës gjashtëmuajshe, fëmija nis të kuptojë kuptimin e disa fjalëve të caktuara. Së pari,
ai bën lidhjen e emrave me personat. Kur i flitet fëmijës në emrin e vet, e ndalon për një moment
lojën e tij.
Kur dëgjon nënën të thotë “babi”, ai e kthen kokën nga babai. Kur nëna thërret njërin nga
vëllezërit apo motrat, fëmija e kërkon atë me sy. Disi më vonë fëmija bën lidhjen e fjalëve të
caktuara me sendet dhe situata.
Hapat e para të të kuptuarit janë shumë të lidhura me praninë e personave dhe sendeve të
kërkuara, si dhe me situatën aktuale. Fëmija i “përjeton” fjalët. Kështu për shembull ai e kupton
fjalën “të dalim në shetitje”.
Rreth moshës nëntëmuajshe, fëmija nis të interesohet për bisedat. Ai dëgjon me vëmendje kur
prindërit dhe motrat e vëllezërit flasin me njëri-tjetrin. Ka ardhur, pra koha për ta pranuar
fëmijën në tavolinën familjare.28
27Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 197 28 Largo.K (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 304
27
KAPITULLI VIII
8. Komunikimi prind-fëmijë: sjelljet paragjuhësore
Edhe pse fëmijët e vegjël nuk e zotërojnë gjuhën ata janë të aftë të japin e të marrin mesazhe me
prindët në disa mënyra. Këto modele të hershme komunikimi me anë të tingujve dhe lëvizjeve të
trupit besohet të jenë elementet e përvetësimit të gjuhës.
Cilat janë sjelljet paragjuhësore të foshnjës ?
Në lindje, vokalizmet më të shprehura janë në formën e të qarit.
Në moshën 2 muajshe foshnjat prodhojnë tinguj që përmbajnë shumë prej tingujve bazë
të gjuhës.
Në moshën 4-5 muajshe foshnja prodhon më shumë tinguj dhe i vargon ato bashkë që të
prodhojë gugatje dhe murmurima.
Tregimi me anë të gjesteve të objekteve të dëshiruara, po ashtu bën pjesë në sjelljet
paragjuhësore të fëmijës. Gugatjet nuk kanë kuptim të veҫantë, por fëmija u gëzohet atyre
duke i përseritur në formë loje, tinguj të tillë si “la-la-la” ose “ba-ba-ba”.
Fillimisht fëmijët përfshihen në lojën gjuhësore kur janë vetëm, por duke u rritur ata
përfshijnë prindërit dhe të tjerët në familje në këtë lojë tingëllore. Aktiviteti i fëmijës
gjatë stadit të gugatjeve nuk ka lidhje të qartë me zhvillimin e mëvonshëm gjuhësor.
Fëmijët që vokalizojnë herët nuk bëhen folës më të hershëm, ose folës më të rrjedhshëm.
Aty nga mosha 6 muajshe, fëmija prodhon gradualisht vetëm tingujt që përmbahen në
gjuhën që ai degjon.
Mes moshës 6 muajshe deri 1 vjeҫ, fëmijët përfshihen në një model të foluri që tingëllon
si një bisedim i të rriturve.
Ky të folur quhet zhargoni ekspresiv, sepse ai i ngjan intonacionit dhe tingujve të të
folurit të të rriturve, por është ende pa kuptim.
Aty nga mosha 1 vjeҫ, fëmija shqipton fjalën e parë. Kjo fjalë shoqërohet zakonisht me
objekte, njerëz ose me veprime specifike. Fjalet janë, zakonisht emra konkretë që thuhen
nga fëmija në prezencën aktuale të objekteve.
Në moshën 15 deri 18 muajshe, përdorimi i fjalëve të vetme mbart një kuptim shtesë.
Fëmija që i thotë nënës “shumë” mbart kuptimin “unë dua më tepër qumësht” përmes
kontekstit dhe përmes intonacionit dhe theksimit të fjalës.
Në përgjithësi, aty nga mosha 2 vjeҫ, fëmijët përdorin kombinimet 2 fjalëshe në fjali
primitive që reflektojnë fillimin e gjuhës së vërtetë.
Në këtë situatë ka shumë rëndësi e folura e të rriturve, modeli dhe cilësia të folurit të tyre.
Prindërit duhet të përgjgjen ndryshe kur flasin me fëmijët e vegjël: t’i shqiptojnë qartë
fjalët, të përdorin fjali të shkurta dhe të thjeshta nga pikëpamja gramatikore dhe të
korigjojë gabimet në shqiptimin e fëmijës.29
29Karaj.Th (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, f 198-199
28
8.1 Roli i prindërve
Vërtet fëmijët e përfitojnë të folurën vetë, por këtu duhet theksuar se ata kanë nevojë për një
kontakt intensiv me prindërit, motrat e vëllezërit dhe persona të tjerë që kujdesen për ta. Prindërit
nuk ia mësojnë gjuhën apo të folurin fëmijës së tyre , por ata ushtrojnë një ndikim shumë të
madh në zhvillimin e tij gjuhësor.
Lidhja midis stilit të edukimit të prindërve dhe zhvillimit gjuhësor të fëmijëve është ekzaminuar
nëpërmjet studimeve të shumta (Cazden, Nelson). Në thelb këto studime kanë sjellë rezultatet e
mëposhtme: prindërit e nxisin zhvillimin e të folurit të fëmijës, kur ata nuk e korrigjojnë në
formë, por në përmbajtje mënyrën e të shprehurit të tij. Mënyra se si flasim me një fëmijë nuk
duhet t’i përshtatet mënyrës së të shprehurit, por logjikës së tij gjuhësore. Gjuha jonë duhet t’i
përshtatet përfytyrimit të botës së fëmijës dhe të jetë në lidhje logjike me gjendje aktuale të tij.
Nxitja më e mirë gjuhësore që prindërit mund t’i japin fëmijës është ndërtimi i marrëdhënieve të
mira me të.30
8.2 Futja në marrëdhënie me të tjerët: djepi i të folurit
Në dy vitet e para të jetës fëmija dhe prindi komunikojnë thuajse vetëm me gjuhën e trupit. Kur
nëna i flet foshnjës së saj, përmbajtja e fjalëve të saj për fëmijën nuk ka rëndësi. Vendimtar këtu
janë toni, melodia dhe shprehja e zërit të nënës. Foshnja nga ana tjetër ia komunikon nënës
gjendjen e vet me anë të motorikës së trupit, mimikës dhe qarjes ose vështrimeve.
Shprehja Perceptimi Shembulli
Pozicioni i trupit shikoj pamje e lodhur
lëvizje shikoj hap dinamik
mimikë shikoj fytyrë e gëzuar
vështrime shikoj vështrim i frikësuar
qarje dëgjoj dhimbje
prekje shqisa e të prekurit fërkim
djersitje nuhatje parfum
Tab. 1: Gjuha e trupit
Pikërisht gjuha e trupit krijon marrëdhënie midis fëmijës dhe prindërve. E përfshirë në këtë
marrëdhënie zhvillohet pastaj edhe gjuha e folur.31
30Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 293-295 31 Largo.R (2000): Vitet e foshnjërisë, Tiranë, f 287-288
29
REZYME
Nëse ndonjëherë do më duhej t’i veҫoj gjërat që më kanë lënë më së shumti përshtypje në jetë ose
të cekë një punë që e kam bërë më përkushtimin më të madh sigurisht përgjigjja ime do të ishte:
“Tema e diplomes”.
Sigurisht parashtrohet pyetja pse ?!
E unë them me pëgjegjësin më të plotë se kjo ishte puna më emocionuese për mua dhe më e
rëndësishmja deri më tani për faktin e vetëm se ky punim diplome kurorëzoi gjithë sakrificat e
mia përgjatë 4 viteve, dhe më dha emrin dhe titullin më të ҫmuar “Mësuese”.
Tema që kam trajtuar të them të drejtën ishte një temë që tek unë zgjoi kureshtje edhe më të
madhe sesa që kisha më parë.
Jo vetëm që më interesonte vazhdimisht zhvillimi i fëmijës si dhe fazat që e karakterizojnë por
unë u mishërova në këtë mision duke hulumtuar dhe studiuar ҫdo faktor që ndikon tek foshnjat që
nga momenti i lindjes e deri në moshën 12-24 muajsh.
Në temë kam futur ҫdo element të rëndësishëm si dhe lidhjen më të fortë mes prindit-foshnjës
atashimi.
Temat të cilat i kam trajtuar të gjitha janë me interes pasi që trajtojnë në hollësi ҫdo element të
rëndësishem që e preokupon ҫdo njeri i cili bëhet prind. Që të kuptosh botën e foshnjës duhet
fillimisht ta njohësh atë, e si mundemi ta njohim atë vetëm nëse hulumtojë rreth saj dhe të gjitha
pyetjet që mund t’i kemi në kokë përgjigjet e po atyre pyetjeve mundemi t’i gjejmë vetëm nëse ne
shfaqim interes rreth saj dhe bëjmë kërkimet e duhura.
Unë jam munduar ta paraqesë thelbin e asaj që na nevoitet ta dimë jo vetëm si prindër që mund
të jemi në një të ardhme por edhe si një shoqëri e shëndoshë e cila arrin gjithmon progres në
fushën e zhvillimit të fëmijës.
Është mjaft e bukur, vlefshme dhe me interes gjithashtu që të dimë mënyrat e zhvillimit të
foshnjës pasi që është një botë plotë me emocione që gjithmonë di të të befasoj për të mirë.
Fokusimi te ndryshimet komplekse që ndodhin gjatë gjithë hapësirës jetësore e bën këtë fushë të
zhvillimit të fëmijës një fushë të veҫantë dhe shume interesante për ta hulumtuar. Foshnja e
sapolindur krijon një lidhje të ngushtë më nënën lidhje kjo që forcohet edhe më shumë gjatë
kohës kur nëna e ushqen foshnjën, pasi që atëherë kanë mundësinë ta shikojnë njëra-tjetrën
ngultazi, është shumë e veҫantë ndjenja kur nëna arrin ta dallojë foshnjën e saj prej foshnjave të
tjera kur ajo qeshë dhe qan.
Si nëna ashtu edhe babai arrin të krijojnë lidhjen e fortë me fëmijën e tyre që nga momenti i
lindjes e deri në vitet në vijim, lidhje kjo që forcohet edhe më shumë kur fëmija arrin të kuptojë
dhe të dallojë prindërit e saj.
Gjatë punimit të kësaj teme unë vetëm sa arrita ta kuptoj edhe më mirë nocionin foshnjë dhe
arrita ta realizojë qëllimin tim të përvetësojë njohuri të mjaftueshme sa i përket foshnjës në
përgjithësi, dhe të arrijë në konkluzione të qarta dhe të jem në gjendje të mbrojë atë që kam
paraqitur.
Recommended