View
9
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
albania
serbia
tunisia
macedonia
romania
moldavia
ucraina
bangladesh
india
marocco
nigeria
perù
cina
filippine
progetto co-finanziato dall’unione europea
FONDO ASILO, MIGRAZIONE E INTEGRAZIONE (FAMI) 2014-2020
ASIS – Accompagnamento scolastico all’integrazione socialePROG. 1278 – FAMI 2014-2020 – OS 2 – ON 2 – lett. c)
SHKOLLA NE SHQIPERI
2
Shqiperia eshte nje shtet i Europes jugore, ndodhet ne jugperendim te Gadishullit Ballkanik dhe ne vitin 2014 ka mare statusin e Kandidatit per t’u anetaresuar ne Bashkimin Europian. Arsimi i detyruar zgjat 9 vjet, nga mosha 6 deri ne moshen 15 vjet. Mund te ndiqet ne shkollat publike dhe ne ato private (edhe fetare). Ne shkollat publike arsimi ofrohet falas.
Gjuha zyrtare e perdorur neper shkolla eshte gjuha shqipe. Pakicat gjuhesore kane te drejten te studjojne ne gjuhen e tyre sipas planeve te vendosura nga Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit.
Viti shkollor nis zakonisht ne muajin e shtatorit dhe mbaron ne fundin e muajit maj, perbehet nga 33 - 35 jave mesimore, sipas nivelit te studimit. Mesimi zhvillohet nga dita e hene ne diten e premte. Per shkollat e mesme jane parashikuar 28 - 29 jave mesimore. Ora e mesimit zgjat 45 minuta.
Sistemi shkollor shqiptar perbehet nga keto nivele:
Ofrohet nga çerdhet e femijeve per grupmoshen 0 deri 3 vjet dhe nga kopshtet e femijeve per grupmoshen 3 deri 6 vjet. Arsimi parashkollor nuk eshte i detyruar dhe parashikon aktivitete me kenge, loje, kercim, vizatim dhe takimi me femijet e tjere.
Per femijet qe kane mbushur 5 vjet parashikohen kurse pergatitore per hyrjen ne shkolle.
SHKOLLA NE SHQIPERI
popullsia
2.870.324 banore
kryeqyteti
Tirana
siperfaqja
28.748 km2
religioni
Myslimane, Kristiane katolike, Kristiane Ortodokse
gjuha zyrtare
Gjuha Shqipe
ARSIMI PARASHKOLLOR
Nga mosha 6 vjet deri ne moshen 15 vjet shkolla eshte e detyruar. Arsimi baze i detyruar ndahet ne dy cikle: shkolla fillore, qe perbehet nga 6 klasat e para dhe nga 3 vjetet e dyta qe perbejne shkollen 9 vjeçare. Arsimi baze mund te ndiqet ne shkollat publike dhe ne ato private te njohura nga Ministria e Arsimit. Ne shkollat publike arsimi ofrohet falas.
Nxenesit qe nuk kane plotesuar arsimin baze te detyruar ne momentin qe mbushin 16 vjet, mund ta perfundojne ate neper shkolla me orar te pjesshem te krijuara pikerisht per keta nxenes.
Ne pergjithesi, planet e studimit per arsimin baze te detyruar perbehen nga lende mesimore te detyruara, nga lende me zgjedhje per nxenesit dhe nga lendet shtese. Lendet e detyruara jane lendet e vendosura nga Ministria e Arsimit dhe jane: gjuha shqipe, gjuha e huaj, edukimi muzikor dhe artistik, gjeografia dhe natyra, historia, fizika, matematika, biologjia, kimia, edukata qytetare, edukimi teknik dhe edukimi fizik. Lendet shtese qe zgjidhen nga shkolla jane aktivitete artistike e kulturore, sportive, letrare, shkencore, mjedisore, ekskursionet dhe vizitat.
Studimi i gjuhes se huaj parashikohet nga klasa e katert e me tej. Ne disa nga qytetet me te medha eshte futur ne menyre ekperimentale mesimi i gjuhes angleze duke filluar nga klasa e dyte fillore.
Ne arsimin baze te detyruar, vleresimi i ecurise se nxenesve behet ne menyre te vazhdueshme gjate vitit shkollor dhe ne fund te tij, vleresimi konsiston ne nje note finale dhe ne nje vleresim te pergjithshem mbi sjelljen e nxenesit. Nxenesit e klases se pare, te dyte e te trete vleresohen me: shume mire, mire, mjaftueshem dhe dobet. Ne keto klasa te shkolles fillore nuk parashikohet mbetja ne klase nga mesuesit, por mund te shqyrtohet pas nje kerkese te prinderve. Ne vazhdimesi nxenesit vleresohen me nota nga 4 deri ne 10, ku nota 5 eshte nota kaluese. Nota ne sjellje konsiston ne kete vleresim: shembullore, shume e mire, e mire, e mjaftueshme, e pamjaftueshme. Nota finale e nxenesit eshte rezultati i mesatares se notave te mara ne cdo lende.
Ne perfundim te shkolles 9 - vjeçare eshte parashikuar nje provim final per gjuhen shqipe, matematiken dhe gjuhen e huaj. Kalimi i ketij provimi jep mundesine e mbrojtjes se diplomes se perfundimit te shkolles baze te detyruar, e ashtyquajtura Deftese e shkolles 9 - vjeçare.
Arsimi i mesem eshte i hapur per te gjithe ata nxenes qe kane mbrojtur Deftesen e shkolles 9-vjeçare. Kurset e studimit ndryshojne ne kohezgjatje ne baze te drejtimit te zgjedhur dhe mund te frekuentohen nga nxenesit e grupmoshes 15 deri 18 vjet.
ARSIMI BAZE I DETYRUAR
ARSIMI I MESEM
3
SQ
shkolla ne shqiperi
Shkollat e mesme jane dy llojeshe:
ρ Shkollat e pergjitheshme, qe japin mundesine e regjistrimit ne te gjitha fakultetet universitare dhe zgjasin 3 vjet. Planet e studimit varen nga kursi qe eshte zgjedhur. Shkollat e pergjitheshme parashikojne lendet e: artit, edukimit fizik e sportit, gjuhen e huaj, gjuhe dhe letersi shqipe, edukimi per karieren dhe kometencat per jeten, matematika, teknologjia e TIC (Teknologjia e informacionit dhe komunikacionit), shkencet natyrore dhe shkencat sociale. Ne fund te studimeve, nxenesit e shkollave te mesme te pergjithshme pasi kryejne provimet finale te matematikes, gjuhes dhe letersise shqipe, gjuhes se huaj dhe nje lende me zgjedhje, marin Diplomen e Matures Shteterore. Nxenesve me te mire ne mesime iu leshohet “medalja e arte”.
ρ Shkollat e mesme teknike/profesionale, qe ofrojne specializime te ndryshme (industriale, bujqesore, ekonomike, tregetare etj.), zgjasin mesatarisht 3 vjet ose 4 vjet dhe ne raste te ralla 5 vjet. Keto shkolla parashikojne 3 nivele kualifikimi: niveli i pare (zgjat 2 vjet) – punonjes gjysem i kualifikuar; niveli i dyte (zgjat 1 vit) – punonjes i kualifikuar; niveli i trete (zgjat 1 vit) – teknik/menaxher dhe mature profesionale. Kurikulumi i shkolles se mesme teknike/profesionale parashikon lende te detyruara te kultures se pergjithshme, si gjuha dhe letersia shqipe, gjuha e huaj (angleze ose franceze), biologjia, fizika, historia, matematika, edukata qytetare, te cilave iu shtohen lendet profesionale dhe formimi praktik. Lendet e tjera varen nga kursi profesional qe zgjidhet. Disa nga lendet profesionale qe studjohen ne keto shkolla jane: bujqesia, blegtoria, menaxhim biznesi, ekonomia bujqesore, elektronike, mekanike, teknologji agroalimentare, instalime elektrike, rrobaqepsi, prodhim tekstil, sherbime bankare, sherbime sociale dhe shendetosore, ndertim dhe kontabilitet. Ne perfundim te shkolles se mesme profesionale apo teknike studentet mbrojne diplomen e kualifikimit profesional.
Diploma e Matures Shteterore eshte titulli i nevojshem per t’u rregjistruar ne shkollen e larte, pervec mbrojtjes se kesaj diplome studentet duhet t’i nenshtrohen nje provimi per t’u pranuar ne fakultetin e perzgjedhur dhe te kene nje mesatare te mire te notave gjate shkolles se mesme.
Studimet e larta mund te ndiqen neper univeristete (qe ndahen ne universitete kerkimore dhe ne universitete te shkencave te aplikuara), ne akademite artistike ose institute te studimeve te larta (te ashtuquajturat kolegje profesionale), private dhe publike. Studimet univeristare perbehen nga tre nivele: Diploma te nivelit te pare, 4 - 6 vjet, Specializimi pas universitar, 1 - 2 vjet; Doktorate kerkimore, qe zgjat 3 - 5 vjet. Univeristetet dhe akademite mund te ofrojne programe te kompletuara, ndersa kolegjet profesionale dhe universitetet e shkencave te aplikuara ofrojne nje nivel formimi me te ulet.
ARSIMI I LARTE
shkolla ne shqiperi
SQ
4
PER SAPERNE DI PIÙ
MINISTRIA E ARSIMIT, RINIS DHE SPORTIT
https://arsimi.gov.al/
PORTALI I ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL
http://www.vet.al/shkollat_arsimit_profesional
RRJETI EUROPIAN I ARSIMIT EURYDICE
https://eacea.ec.europa.eu/national-policies/eurydice/content/albania_pl
AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE, UDHEZUES PER DREJTUESIT DHE MESUESIT E
SHKOLLAVE PROFESIONALE
http://www.vet.al/files/ligje%20etj/2015_2016/AKAFPK-Udhezim%20per%20shkollat%20e%20AP-Shtator%202015%20(3).pdf
5
SQ
shkolla ne shqiperi
Recommended