401
KOLEGJI AAB -PRISHTINE FINANCAT PUBLIKE Prof.Dr.Behxhet Brajshori Prishtinë ,2010 1

financat publike 1-syllabusi.docx

Embed Size (px)

DESCRIPTION

paraja publike

Citation preview

Page 1: financat publike 1-syllabusi.docx

KOLEGJI AAB -PRISHTINE

FINANCAT PUBLIKE

Prof.Dr.Behxhet Brajshori

Prishtinë ,2010

PJESA E PARË

Politika fiskale dhe Politika ekonomike

1

Page 2: financat publike 1-syllabusi.docx

Politika fiskale paraqet njërën nga komponenetet më të rëndësishme të politikës ekonomike

dhe si e tillë ajo duhet të trajtohet në kontekst të saj.Për këtë ekzistojnë së paku dy arsye:

E para,politika ekonomike i përcakton qëllimet dhe kriteret e politikës fiskale me qëllim të

vlerësimit të kontributit të saj në realizimin e politikave ekonomike dhe e dyta,duke

përcaktuar lidhmërinë në mes të qëllimeve dhe instrumenteve,teoria e politikës ekonomike e

sqaron procesin e realizimit të qëllimeve të politikës ekonomike pjesë e të cilit proces është

edhe vetë politika fiskale.Për këtë arsye ,në vazhdim në mënyrë mjaft të drejtpërdrejt do të

trajtojmë ndërvarshmërinë në mes të politikës ekonomike dhe të politikës fiskale.

1.Roli(vendi) i politikës fiskale në politikën ekonomike

Fjala politikë në jetën e përditshme përdoret për të sqaruar parimet mbi të cilat udhëhiqen

aktivitetet e ndryshme me qëllim të realizimit të qëllimeve të vëna nga autoritetet e caktuara

duke përcaktuar bartësit e atyre aktiviteteve,madhësinë e tyre si dhe masat dhe mjetet me të

cilat duhet të realizohen ato qëllime.,Me fjalë tjera,politika ekonomike përcakton procesin në

të cilin formohen qëllimet shoqërore,bëhet zgjedhja e instrumenteve,nxirren vendimet e

Qeverisë dhe mirren masat e nevojshme për implementimin e atyre qëllimeve1.

Bartës të politikës ekonomike janë të gjitha ato organe të cilat drejtëpërsëdrejti ndikojnë në

përcaktimin dhe realizimin e qëllimeve të politikës ekonomike siç janë organet e ndryshme

shtetërore të të gjitha niveleve,bankat,bashkësitë e sigurimeve por edhe partitë

politike,grupet e interesit si dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare të cilat mund të kenë

ndikim në nxjerrjen e vendimeve në vendin i cili është anëtar i asaj organizate2.

Veçoritë themelore të bartësve të politikës ekonomike janë:a)definimi i interesit,b)aftësia

vendimmarrëse për zhvillimin normal të riprodhimit i cili varet nga disponueshmëria me

mjete dhe informata,c)aftësia e veprimitdhe d)pavarësia e veprimit.Pozita në vendimmarrje

e ndonjërit nga bartësit e politikës ekonomike varet nga rregullimi shtetëror politik dhe

ekonomik i vendit konkret dhe kjo në një mënyrë mund të kuptohet edhe si formë e

intervenimit shtetëror në politikat ekonomike të vendit.Politika ekonomike në të vërtetë

1 Pero Jurkovic,Javne Financije ,Zagreb 2002,marrë nga K.E.Building,Principles of Economic Policy,Printice-Hall,Enlewood Cliffs1958,page 1

2 Pero Jurkovic,Javne Finacije,Msmedia Zagreb,2002,faqe 185

2

Page 3: financat publike 1-syllabusi.docx

është shumë më e gjërë se sa intevenimi i shtetit në ekonomi.Ajo përfshinë forma të

ndryshme të rregullimit dhe të orientimit të proceseve ekonomike të cilat nuk do të thot se

gjithmonë duhet të kenë mbështetje në vendimet shtetërore dhe as të përmbajnë elemente të

tilla.

Në procesin e formulimit të politikës ekonomike,momenti më i rëndësishëm është

përcaktimi i qëllimeve të saj dhe të cilat mund të realizohen vetëm me angazhimin konkret

të faktorit njeri.Duke u nisur nga ky formulim rezulton se :

-së pari ,qëllimet duhet të jenë të specifikuara dhe të matshme dhe

-së dyti,se qëllimet është e mundshme të realizohen në rrethana të caktuara dhe me mjete me

të cilat disponojmë3.Duke filluar nga fakti se qëllimet reflektojnë dëshirat,synimet dhe

interesat e subjekteve vendimmarrëse,nga kjo rrjedh fakti se qëllimet janë komponente

multivarijante dhe të ndryshueshme.

Qëllimi si lidhje në mes të së tashmes dhe të ardhmes përmban shumë

komponente:kognitive-prognozuese ,normative –vlerësuese dhe vepruese-politike.Te

zgjedhja e qëllimeve secila nga këto komponente duhet të mirret parasysh dhe asnjëra të mos

e nënvlerësoj tjetrën.

Në teorinë e politikës ekonomike më së shumti sforcohet karakteri normativ i qëllimeve .Me

këtë dëshirohet të tregohet se qëllimet duhet të reflektojnë ose dëshirën e zgjedhësve ose të

vendimeve të drejta të vendimmarrësve.

Padyshim se subjektet vendimmarrëse gati gjithmonë ndodhen para alternativave të shumta

me rastin e zgjedhjes së qëllimeve,si p.sh.të mirret vendim për–rritje më të shpejtë

ekonomike me shkallë më të vogël të stabilitetit ose e kundërta-shkallë më e lartë e

stabilitetit por normë më e ultë e rritjes ekonomike.Në asnjërin rast, bartësit e politikës

ekonomike në përcaktimin e tyre nuk mund të mbështeten me besueshmëri në kriteret e

njohurive ekonomike,sepse vlerësimi sa më i mirë i (dëshirave) gjithmonë i tejkalon

kompetencat e ekonomisë dhe i takon fushës së etikës dhe politikës.Për këtë edhe

konsiderohet se obligimi preventiv i ekonomisë politike si shkencë(njohuri mbi ekonominë)

3 Pero Jurkovic,Javne Financije,Masmedia Zagreb,2002,

3

Page 4: financat publike 1-syllabusi.docx

në rend të parë është të mirret me mjetet dhe metodat e realizimit të qëllimeve të përcaktuara

dhe jo me vetë qëllimet4 .Nga kjo që u tha mund të konkludojmë se zgjedhja e qëllimeve

dhe përcaktimi i prioriteteve të tyre ,parasegjithashë është rezutat i procesit politik. dhe

menjëherë pas kësaj vijnë edhe faktorët tjerë si p.sh.rendi kushtetues,raporti i forcave në

mes të grupeve të ndryshme të interesit ,shkalla e zhvillimit ekonomik të vendit,resurset

natyrore ,situata ekonomike në vend dhe rrethinë,madhësia dhe pozita

ndërkombëtare ,tradita etj.

Qëllimet e politikës ekonomike janë shumëdimensionale,por ne do t’i paraqesim vetëm disa

prej tyre si .p.sh.arritja e punësimit të plotë,stabilizimi i çmimeve,përmirësimi i bilancit të

pagesave(të cilat mund të llogariten si qëllime konjukturale kryesisht afatshkurtëra) pastaj

rritja ekonomike ,përmirësimi i alokimit të faktorëve të prodhimit,përmbushja e nevojave

kolektive,përmirësimi në shpërndarjen e të ardhurës dhe pasurisë,mbrojtja dhe stimulimi i

regjioneve të caktuara dhe degëve ekonnomike(si qëllime afatëgjata) dhe së fundi edhe

qëllimet afatmesme si përmirësimi i modelit të konsumit individual,sigurimi i ofertës me

produkte bazike, madhësia dhe përmirësimi i strukturës së popullsisë,shkurtimi i orarit të

punës etj.Edhepse një numër vendesh si p.sh. Franca,Gjermania,SHBA,Belgjika,Britanija e

Madhe etj,në praktikën e vet ekonomike janë mbështet në këto qëllime më të përgjithësuara

ekonomike,megjithate këto qëllime është vështirë të konceptohen si model i përgjithshëm i

klasifikimit të tyre si “qëllimet më të rëndësishme të politikës ekonomike”.Secili prej tyre

mund të klasifikohet në disa nënqëllime dhe më pastaj të kuantifikohen sipas rëndësisë së

tyre.

Realizimi i cilit do nga qëllimet e politikës ekonomike kërkon angazhim të madh të

resurseve të caktuara dhe te vlerësimi i realizimit të konceptit të caktuar të politikës

ekonomike numri i qëllimeve është mjaft i rëndësishëm.Sa më i madh që të jetë numri i

qëllimeve,mundësia e realizimit të tyre është më e vështirë dhe varet edhe nga

4 Kjo nuk do të thot se ekonomistët nuk duhet dhe nuk mund të ndikojnë në përzghedhjen e qëllimeve.Vetë fakti se ata sqarojnë se si dhe me çfarë mjete mund të realizohen qëllimet e

caktuara dhe cilat janë konsekvencat e disa përcaktimeve të bartësve të politikës ekonomike,ata shumë mund të ndikojnë edhe në vetë përcaktimin.Ekonomistët sidomos shumë mund të

kontribuojnë në formulimin më të mirë të qëllimeve të politikës ekonomike.

4

Page 5: financat publike 1-syllabusi.docx

ndërvarshmëria e njërit me tjetrin qëllim.Kështu edhe dallojmë qëllime të

pavaruara,komplementare dhe kundërshtuese apo konfliktuoze.

Rrallëherë mund të kemi qëllime të pavarura por ekzistojnë të tilla,ato mund të jenë

komplementare(p.sh.rritja ekonomike ndikon në shtimin e punësimit)por në raste të caktuara

ato edhe mund tëë kundërshtohen p.sh.realizimi i një qëllimi e pengon realizimin e qëllimit

tjetër.

Realizimi i qëllimeve të politikës ekonomike bëhet i mundur me aplikimin e Instrumenteve

të caktuara të politikës ekonomike të cilat në të shumtën e rasteve mund të klasifikohen në

disa grupe:

Instrumentet e finacave publike(politika fiskale)

Instrumentet e politikës kredito-monetare

Instrumentet e Politikës së çmimeve

Instrumentet e Bilancit të jashtëm tregtar dhe devizor

Instrumentet e shpërndarjes së të ardhurave

Instrumentet e kontrollit të drejtëpërdrejtë dhe të rregullativës ligjore etj

Rëndësinë më të madhe në realizimin e qëllimeve të politikës ekonomike (punësimi i

plotë,stabilizimi i çmimeve,përmirësimi i bilancit të pagesave,shtimi ekonomik,shpërndarja

e të ardhurave dhe e pasurisë) e kanë sidomos instrumentet e politikës fisklale të cilët mund

të ndahen në dy kategori instrumentesh:instrumentet e të hyrave publike dhe instrumentet e

shpenzimeve apo të dalave publike.

Në kategorinë e parë të instrumenteve (të hyrat publike) bëjnë pjesë llojet e ndryshme të

tatimeve,doganat,kontributet dhe transferet e ndryshme(kryesisht nga bota e jashtme) kurse

në kategorinë e dyte të instrumenteve (të dalat publike ) bëjnë pjesë investimet

shtetërore ,subvencionet dhe transferet e kapitalit të ndërmarrjeve,transferet për

pensionet,rezervat shtetërore, shpenzimet rrjedhëse për mallëra dhe shërbime,shpenzimet për

paga dhe transferet në botën e jashtme.

Secili prej këtyre instrumenteve ndikon më shumë apo më pak në realizimin e scilit prej

qëllimeve të politikës ekonomike dhe janë në ndërvartësi të plotë njëri me tjetrin.Sa më të

5

Page 6: financat publike 1-syllabusi.docx

detalizuar dhe më të aplikueshëm të jenë instrumentet e politikës fiskale ,poaq të

realizueshme bëhen edhe qëllimet e politikës ekonomike.Prej këtu edhe rrjedh roli(vendi)

dhe rëndësia e politikës fiskale në politikën ekonomike të një vendi e cila shërbehet me të

hyrat dhe të dalat publike me qëllim të realizimit të qëllimeve të caktura të politikës

ekonomike.Në këtë kontekst edhe mund të sqarohet logjika e politikës ekonomike dhe e

politikës fiskale përkatësisht raporti në mes bartësve,qëllimeve,instrumenteve dhe masave të

politikës ekonomike.Raporti në mes të qëllimeve dhe instrumenteve të politikës ekonomike

duhet të jetë mjaft konzistent.Me rëndësi të madhe është përcaktimi i qëllimeve reale dhe

harmonizimi i tyre me instrumentet e politikës fiskale,ndërmarrja me kohë e masave dhe

zgjedhja e instrumenteve më të favorshme të politikës fiskale.

Nëse politikën fiskale e vështrojmë nga aspekti global i shtrirjes së saj,atëherë sipas

Musgarevit5 ajo mund tëë ndahet në tri fusha kryesore të qëllimeve:alokimi ,shpërndarja

dhe stabilizimi.

Nëpërmjet të politkës së alokimit ndikohet në investime dhe në përdorimin e resurseve në

mënyrë që të arrihen rezultate të cilat do të dallonin nga ato të cilat do të realizonin

aktivitetet private në ekonominë e tregut.

Shpërndarja si qëllim i politikës fiskale përbëhet nga ndryshimet të cilat rrjedhin nga

shpërndarja në treg në rend të parë në shpërndarjen e të ardhurave dhe të pasurisë por edhe të

madhësive tjera të cilat paraqesin objekt në politikën e shpërndarjes siç janë konsumi dhe

fitimi.

Është obligim i Politikës stabilizuese si qëllim i politikës fiskale që të luaj rolin e faktorit

stabilizues në ekonominë e tregut dhe të vendos një baraspeshë në mes të aktiviteteve

ekonomike dhe të faktorëve të cilët ndikojnë në shtimin ekonomik siç janë

çmimet,potenciali prodhues i një ekonomie ,ekuilibri në bilancin e pagesave etj.

Tri qëllimet e nënvizuara më lartë nuk mund të thuhet se janë tipike vetëm për politkën

fiskale .Ato vlejnë edhe për politikën ekonomike.Andaj edhe mund t ë thuhet se politika

5 Dr.Diter Brummerhoof,Javne Financije,Mate Zagreb,faqe 6

6

Page 7: financat publike 1-syllabusi.docx

fiskale nuk dallon nga fushat tjera të politikës ekonomike sipas qëllimeve të saj por sipas

instrumenteve të cilat i aplikon.

Si qëllim më i rëndësishëm i politikës fiskale duhet të jetë nxitja e investimeve dhe

zhvillimi ekonomik duke ndërtuar kritere të plota mbi të cilat do të mbështetej politika

fiskale si dhe mbrojtja e ekonomisë vendore nëpërmjet instrumenteve të politikës

fiskale.Kjo sidomos është me rëndësi për vendet të cilat kanë nevojë të madhe për një

qëndrueshmëri buxhetore në fazën e tranzicionit siç është edhe Kosova.

Siç u tha edhe më lartë ,shteti nëpërmjet të instrumenteve të politikës fiskale siç janë

tatimet,doganat,taksat,kompenzimet,huatë publike etj,i krijon të hyrat publike.Të gjitha këto

instrumente përveç huasë publike e cila është e hyrë buxhetore vijuese ose edhe e

jashtëzakonshme,të gjitha të tjerat janë të hyra vijuese dhe të rregullta.Shteti mund të

realizoj të hyra edhe në bazë të pronës mbi kapitalin ,shitjen e pronës,tatimimit të fitimit dhe

të njajshme. Instrumenti më i rëndësishëm i politikës fiskale megjithate mbetet tatimi i cili

paraqet një intsrument të obligueshëm të cilin e vendos shteti.Ekzistojnë lloje të ndryshme të

tatimeve sië janë tatimi në të ardhura të individëve dhe ndërmarrjeve,tatimi në fitim të

korporatve,tatimi në paga,tatimi në pasuri,tatimet për sigurimet shoqërore,etj të cilat

konsiderohen si tatime direkte si dhe tatimet indirekte si tatimi mbi vlerën e shtuar,tatimi në

shitje,akciza ,banderola etj.

.

Doganat të cilat quhen edhe tatime doganore,janë një lloj i veçantë i tatimeve të cilat

paguhen për mallrat të cilat importohen.

Taksat poashtu janë pagesa të detyrueshmepër shërbimet të cilat i kryejnë organet qendrore

apo lokale qeveritare për qytetarët.

Të Hyrat jotatimore sigurohen nga huamarrja mbrenda dhe jashtë vendit,nga

privatizimi,nga gjobat,nga fitimi i bankës qendrore si dhe nga burimet tjera.

Tërësia e formave të tilla të tatimeve dhe taksave dhe mënyra e rregullimit të tyre, paraqet

sistemin tatimor të një vendi i cili është nënsistem i sistemit ekonomik dhe i cili poashtu

ndihmon në realizimin e qëllimeve të tij.

7

Page 8: financat publike 1-syllabusi.docx

Të dalat buxhetore ose shpenzimet publike paraqesin komponentën tjetër të instrumenteve

të politikës fiskale.Me shpenzime publike nënkuptojmë të gjitha të dalat publike në kuptimin

më të gjërë të fjalës të cilat shteti i realizon me qëllim të ushtrimit të të gjitha funkcioneve të

veta të parapara me ligj dhe kushtetutë.Shpenzimet publike mund të ndahen në shumë lloje

varësisht nga karakteri i shfrytëzimit të tyre .Sipas karakterit ekonomik në shpenzimet

buxhetore bëjnë pjesë shpenzimet korente dhe shpenzimet kapitale.

Shpenzimet korente janë shpenzimet për paga ,kontributet për sigurimet

shoqërore,shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes,subvencionet dhe transferet.

Shpenzimet kapitale përfshijnë shpenzimet për bleren e tokës dhe paisjeve,menaxhimin e

projekteve,mirëmbajtjen e ndërtesave dhe infrastrukturës,asistencën teknike,shpenzimit për

përgatitjen e planeve dhe projekteve etj.

Shpenzimet mund të ndahen edhe sipas karakterit funksional të cilat nënkuptojnë

shpenzimet sipas njësive administrative që kanë përdorur burimet buxhetore.

Sipas pjesëmarrjes së tyre në krijimin e Bruto Produktit Vendor(BPV),ato mund të ndahen

në mallra dhe shërbime dhe në transfere.Edhe shteti mund të paraqitet si blerës i

barabartë i mallrave dhe shërbimeve në treg dhe me këtë ndikon dukshëm në krijimin e

madhësisë dhe strukturës së kërkesës.

Transferet janë shpenzime të njëkahshme dhe nuk kanë rol në krijimin e ndonjë

kundërvlere në treg.Këto janë ndihmat sociale, pensionet, donacionet, subvencionet etj.

Sipas nivelit të qeverisjes ,shpenzimet mund të ndahen në qendrore dhe lokale.

Pastaj sipas mënyrës së financimit të tyre ,ato mund të ndahen në llogaritare dhe

jashtëllogaritare.

E rëndësishme është edhe ndarja në civile dhe ushtarake etj.

Politika fiskale ka rol të madh stabilizues në ekonominë e një vendi.Shfrytëzimi i

instrumenteve të politikës fikale (i të hyrave dhe të dalave publike) me qëllim të rregullimit

të kërkesës globale ,është në lidhje të drejtë me realizimin e qëllimeve të politikës

ekonomike.

8

Page 9: financat publike 1-syllabusi.docx

Në mesin e tri qëllimeve themelore stabilizuese të politikës ekonomike sipas Jurkovicit6

përfshihen:

-realizimi i stabilitetit të tregut të çmimeve

-angazhimi i kënaqshëm i kapacitetve materiale dhe njerëzore dhe

-realizimi i kënaqshëm i saldos në bilancin e pagesave

Në teorinë ekonomike është i njohur fakti se për ruajtjen e baraspeshës së përgjithshme

ekonomike ,është e domosdoshme që kërkesa të jetë në harmoni me ofertën .Mirëpo jo

gjithmonë kjo baraspeshë mund të sigurohet pa ndihmën adekuate të politikës

ekonomike.Raporti i jobaraspeshës në mes ofertës dhe kërkesës mund të shprehet në dy

mënyra:e para,ekzistimi i të ashtuquajturit “faktori inflator”i cili zakonisht karakterizohet me

gjendje pozitive ekonomike dhe e dyta “faktori deflator” të cilin zakonisht e përcjell

gjendja e një depresioni ekonomik ,punësimi jo imjaftueshëm,zvoglimi i nivelit të

investimeve dhe rënie e çmimeve7.Në raste të tilla ,politika fiskale e luan rolin e vet

stabilizues nëpërmjet të instrumenteve të saj duke ndikuar në strukturën dhe dinamikën e

kërkesës.Nëse në një ekonomi të një vendi nuk i marrim parasysh lëvizjet inflatore,atëherë

çdo rritje e kërkesës agregate njëkohësisht do të thotë edhe ndryshim i madhësisë së të

ardhurave kombëtare.Mirëpo një supozim i tillë nuk është gjithmonë real ,por duhet të dihet

se në çfarë mase ndryshimet në kërkesën agregate janë rezultat i ndikimeve të politikës

ekonomike ose parasegjithash i ndikimeve të politikës fiskale apo në çfarë mase rezultat i

ndryshimit të çmimeve.

Në një ekonomi të përfshirë nga inflacioni,kombinimi i masave të politikës fiskale duhet të

jetë i ndryshëm.Poashtu nuk është lehtë të vehet lidhja në mes të ecurive të kërkesës

agregate në tregun e mbrendshëm me marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme.Në të

vërtetë ,çdo rritje e kërkesës agregate në kushte të inflacionit të lartë ,e rritë importin e

mallrave dhe me këtë edhe përkeqësimin e gjendjes në bilancin e pagesave.Masat e politikës

ekonomike me të cilat bëhet i mundur stabilizimi i çmimeve në tregun e

6 Pero Jurkovic,Javne Finacije,Zagreb ,2002

7 Pero Jurkovic,Javne Financije,Zagreb 2002

9

Page 10: financat publike 1-syllabusi.docx

mbrendshëm,njëkohësisht ndikojnë edhe në rritjen e eksportit dhe në përmirësimin e

gjendjes në Bilancin e pagesave dhe të likuiditetit ndërkombëtar të vendit.

Si përfundim i kësaj materie mund të konkludojmë se roli i politikës fiskale në rregullimin e

ecurive ekonomike është i madh.Sa më reale të jenë masat e politikës fiskale dhe kombinimi

i tyre aq më stabilizues do të jetë roli i saj në rrjedhat e përgjithshme ekonomike të një

vendi.

2.Orientimet themelore të efekteve të Politikës ekonomike

Vetë ekzistimi i politikës ekonomike presupozon se gjendja e univerzit ekonomik mund të

vlerësohet,se në atë gjendje mund të ndikohet dhe se gjërat më të mira nuk mund të

realizohen automatikisht.

Nën supozimin se qëllimet e përcaktuara të politikës ekonomike pak a shumë e përafrojnë

strukturën e funkcioneve të preferencave shoqërore ,kjo është ajo gjendje e ekonomisë e cila

mund të konsiderohet si optimale,problemi i efektit të politikës ekonomike lidhet (çon kah)

me problemin e realizimit të atyre qëllimeve.Përveç kësaj edhe më me rëndësi është që

qëllimet e vëna të realizohen me ate kombinim të qëllimeve dhe instrumenteve të politikës

ekonomike e cila kërkon angazhim sa më të vogël të resurseve dhe shpenzime më të vogla

shoqërore8.

Një definim i tillë e efekteve të politikës ekonomike parasegjithash varet nga :

-realizimi i qëllimeve

-harmonizimi i qëllimeve dhe instrumenteve

-kordinimi i vetë instrumenteve gjegjësisht i masave

-përzgjedhja e instrumenteve më të mira(më veprues)dhe

- ndërmarrja me kohë e masave dhe përzgjedhja e instrumenteve me efekt më të shpejtë.

Në vazhdim shkurtimisht do të analizojmë secilën nga këto determinante .

Realizimi i qëllimeve përkatësisht mundësia e realizimit të tyre varet nga rrethanat

specifike ekonomike dhe shoqërore të çdo vendi në një moment të caktuar.Me rrethana

8 J. Tinbergen,On The Theorz of EconomicPolicy,North –Holland Publishing Companz,Amsterdam,1952,Cituar Nga Pero Jurkovic,Jvne Financije ,Zagreb 2002

10

Page 11: financat publike 1-syllabusi.docx

specifike mendohet në shkallën e arrijtur të zhvillimit ekonomik dhe strukturën e saj

ekonomike ,në rregullimin politik të vendit dhe në raportin e forcave politike si dhe në

rrethanat aktuale ekonomike në vend dhe më gjërë.

Varësisht se për cilat qëllime bëhet fjalë,ndikimi i secilit nga faktorët e përmendur është i

ndryshëm.Kështu p.sh.me rastin e definimit të qëllimeve afatgjata ,rëndësi më të madhe ka

shkalla e zhvillimit ekonomik dhe struktura ekonomike kurse me rastin e definimit të

qëllimeve afatshkurtëra të politikës ekonomike,ndikim më të madh do të ketë situata aktuale

ekonomike dhe politike gjegjësisht faza në të cilën ndodhet ekonomia ,ndikimet e jashtme

etj.Mund të pritet p.sh që bartësit e politikës ekonomike me rastin e lajmrimit të fazës së

depresionit ,masat e veta t’i orientojnë kah rritja e kërkesës dhe e punësimit.Çdo masë tjetër

në këtë rast do të dështonte.Zgjidhja duhet të kërkohet mbrenda kufizimeve institucionale

dhe politike.

Harmonizimi i qëllimeve dhe instrumenteve ,është njëra ndër fazat më të rëndësishme në

procesin e formulimit dhe të realizimit të konceptit të caktuar të politikës ekonomike sepse

nga ky harmonizim nuk varet vetëm shkalla e efektivitetit të politikës ekonomike por

shpeshherë edhe mundësia e realizimit të saj në përgjithësi.Kemi theksuar edhe më herët se

nëse politika ekonomike dëshiron të realizoj një numër të qëllimeve

jokomplementare,atëherë patjetër ajo duhet të disponoj me numër të njëjtë edhe të

instrumenteve.Për të ilustruar këtë koncept po marrim një shembull.

Supozojmë se detyrë e politikës ekonomike është të realizoj punësim të plotë dhe të ruaj

ballancin në billancin e pagesave dhe për të bërë këtë bartësit e politikës ekonomike i kanë

në disponim dy instrumente:instrumentin fiskal(saldon e të hyrave dhe të dalave

publike )dhe instrumentin monetar(norma e kamatës ).

Për të ilustruar këtë problem është marrë diagrami i Mundellovit9.

Grafiku1.Modeli i raportit të baraspeshës në mes të qëllimeve dhe instrumenteve të politikës

ekonomike

9 R.A.Mundell,”The Appropriate use of Monetarz and Fiscal Policz for International and External Stability”,Staff Papers,March 2002

11

Page 12: financat publike 1-syllabusi.docx

S+

IO

F’

FI

A(I1 ,S2 )

Në apsis(horizontale të sisitemit koordinativ) do të vejmë normën e kamatës si instrument

monetar kurse në ordinatë(vertikalja e sistemit koordinativ) do të vejmë saldon e të hyrave

dhe të dalave publike si instrument i politikës fiskale.Drejtëza I-I’ i merrë në konsideratë të

gjitha kombinimet e mundshme të lartësisë së normës së kamatës dhe të saldos së të hyrave

dhe të dalave publike të cilat sigurojnë punësim të plotë, kurse drejtëza FF’i merrë në

konsideratë të njëjtat variable të instrumenteve të cilat poashtu sigurojnë plotësimin e

qëllimit të dytë të politikës ekonomike-baraspeshën e bilancit të pagesave.Për shkak të

karakterit struktural të modelit,të dy drejtimet janë negative (të kthyera poshtë).Në të vërtet

është reale të pritet që edhe zvoglimi i të hyrave dhe i të dalave publike edhe zvoglimi i

normës së kamatës veprojnë në mënyrë ekspanzive në rritjen e punësimit që do të thot se nën

supozimin e mbajtjes së shkallës së caktuar të punësimit ,atëherë çdo zvoglim i fiskusit(të

hyrave dhe të dalave publike ) duhet të kompenzohet me rritjen e normës së kamatës dhe e

kundërta.Gati rasti është i njëjtë edhe sa i përket veprimit të këtyre instrumenteve në

bararspeshën e bilancit të pagesave.Zvoglimi i saldos së të hyrave dhe të dalave publike

nëpërmjet rritjes së kërkesës në vend ndikon në rritjen e importit,sikur edhe rritja e normës

së kamatës për shkak të rrjedhës së kapitalit të jashtëm e përmirëson likuiditetin e jashtëm të

vendit,me çka për shkak të veprimit indirekt të kërkesës në importe dhe për faktin se

I’

12

Page 13: financat publike 1-syllabusi.docx

S

IF

E

D

C

F’I’

A

B

-10

0

10

20

30

Normaeinflacionit

i

madhësia e importit për një masë të prodhimit pak a shumë është stabil,atëherë drejtëza FF’

është diçka më pak e theksuar.Kjo gjendje (më pak e theksuar) e drejtëzës FF’ në drejtim të

boshtit X do të thotë se është i nevojshëm ndryshim relativisht më i madh tek saldo e të

hyrave dhe të dalave publike në raport me ndryshimet e normës së kamatës në mënyrë që të

mbahet niveli i kërkuar i baraspeshës në bilancin e pagesave se sa te realizimi i shkallës së

caktuar të punësimit.Siç shihet me vetë faktin se numri i qëllimeve është harmonizuar me

numrin e instrumenteve atëherë është realizuar detyra e politikës ekonomike dhe ajo arrihet

në kombinim të normës së kamatës dhe të saldos së të hyrave dhe të dalave publike në

lartësinë (x1

dhe x2)

gjegjësisht në pikën A,grafiku nr 1.

Nëse këtyre qëllimeve(punësimit të plotë dhe bilancit të pagesave) i shtohet edhe një qëllim i

politikës ekonomike p.sh kufizimi i ngritjes së çmimeve,atëherë është vështirë që kjo të

arrihet vetëm me aplikimin e instrumenteve ekzistuese me përjashtim të ndonjë koincidence.

Kjo mund të shihet nga grafiku 2.

Grafiku 2.Modeli i raportit të mosbaraspeshës në mes të qëllimeve dhe të instrumenteve të

politikës ekonomike

Diagrami 2,dallon nga diagrami 1 për shkak se përveç saldos së të hyrave dhe të dalave

publike e cila në kombinim me normën e kamatës e përmbush qëllimin e vënë për punësim

4% 10%8%6% 12%

13

Page 14: financat publike 1-syllabusi.docx

të plotë ,këtu shtohet edhe shkalla e inflacionit e cila në momentin e dhënë realizohet.Kështu

shkalla e inflacionit e cila i përgjigjet punësimit të plotë dhe baraspeshës në bilancin e

pagesave në rastin e dhënë është8%.Nëse bartësit e politikës ekonomike dëshirojnë që të

zbresin inflacionin nga 8% në 6%,kjo nuk mund të arrihet me instrumentet që i përdorëm më

parë(të hyrat dhe të dalat publike dhe normën e kamatës) dhe të mos eliminohet njëri nga

qëllimet e parashtruara.Nëse lëvizim përgjatë I-I’ nga pika C kah pika D, në të vërtet do të

mund të mbahet punësimi i plotë dhe kërkesa për stabilizim të çmimeve ,por gjithsesi duhet

të eliminohet qëllimi për baraspeshën në bilancin e pagesave sepse nën supozimin e

ekonomisë së hapur (e cila aplikohet në modelin tonë)dhe derdhjes së kapitalit të jashtëm si

rezultat i uljes së normës së kamatës dhe të ekspanzionit të politikës kredito –monetare,këto

do të anulojnë efektin pozitiv ( të kënaqshëm) të cilin në saldon e bilancit të pagesave do

t’a kishte politika fiskale restriktive.

Në këtë rast konzistenca e politikës ekonomike do të mund të arrihej në njërin nga rastet në

vijim:a)të rritet numri i instrumenteve,b)të mbetet numri i njëjtë i qëllimeve,c)njëri nga

qëllimet e vjetra të zëvëndsohet me një të ri dhe d) të mos kërkohet realizimi i plotë i

qëllimeve të parashtruara.

Shembulli i mësipërm nuk tregon vetëm nevojën e harmonizimit të numrit të qëllimeve dhe

të instrumenteve por edhe në nevojën imperative të vetë koordinimit të komponenteve të

politikës ekonomike.Nga grafiku 2.shihet se ekziston vetëm një kombinim i variablave të

instrumenteve dhe këto janë koordinatat e pikës C në pikëtakimin e dy drejtimeveII’dhe FF’

në të cilën kënaqen që të dy qëllimet.Të gjitha vlerat e pikëve përgjatë drejtimit II’ sigurojnë

punësim të plotë si edhe të gjitha vlerat e pikëve përgjatë drejtimit FF’ mundësojnë

realizimin e gjendjes në bilancin e pagesave.

Megjithate ,ekziston një dhe vetëm një kombinim i vlerave të këtyre koordinatave(x1,

x2) , e

cila mundëson realizimin e të dy qëllimeve dhe ajo është që përveç koincidencës edhe me

koordinimin shumë të afërt të politikës monetare dhe asaj fiskale.10.

10 Pero Jurkovic,Javne Financij,Zagrb ,2002

14

Page 15: financat publike 1-syllabusi.docx

Në efektet e mundshme të moskoordinimit të komponenteve të politikës ekonomike do të

vejmë kujdesin në moskoordinimin e politikës monetare dhe fiskale nëpërmjet një

shembulli praktik.

Supozojmë se qëllimet e politikës ekonomike në një periudhë çojnë në realizimin e një

niveli të caktuar të çmimeve dhe të punësimit e cila është e determinuar nga raportet globale

të ofertës dhe kërkesës.Njëkohësisht supozojmë se për realizimin e këtyre dy

qëllimeve ,norma e kamatës shfrytëzohet si instrument i politikës monetare kurse norma

tatimore si instrument i politikës fiskale.Që rasti edhe më tej të thjeshtëzohet , nisemi nga

një supozim i cili mund të mos jetë shumë real,që norma e kamatës të ndikoj vetëm në ofertë

kurse norma tatimore të ndikoj vetëm në ecuritë e kërkesës.Mirëpo rezultati nuk do të

ndryshonte shume nëse themi se të dy instrumentet ndikojnë edhe në ofertë edhe në

kërkesë.Poashtu supozohet se bartësit e politikës monetare më parë janë të interesuar për

stabilitet të çmimeve kurse ata të politikës fiskale për rritje të punësimit.

Se çka do të ndodh nëse nuk janë harmonizuar politikat monetare dhe ato fiskale,kurse

masat mirren në të njëjtën kohë do të analizojmë në vazhdim.

Gjendja aktuale e punësimit dhe e çmimeve është treguar me pikën në koordinatat x dhe

y,në grafikun 3.Që të realizohet shkalla e planifikuar e punësimit dhe e çmimeve e treguar

në pikë x’’ dhe y’’

,bartësit e politikës monetare duhet që me zvoglimin e normave kamatore

të ndikojnë në çvendosjen e drejtëzes së ofertës S në pozitën S’’,kurse bartësit e politikës

fiskale me reduktimin e normës globale të tatimit të ndikojnë në çvendosjen e drejtëzës së

kërkesës nga pozita D në pozitën D’’.Nëse veprohet në këtë mënyrë pra nëse harmonizohet

politika monetare me ate fiskale ,do të realizohen qëllimet sa i përket punësimit dhe

çmimeve siç tregohet në drejtëzat D’’S’’.

Grafikoni 3.Modeli i moskoordinimit të politikave

15

Page 16: financat publike 1-syllabusi.docx

Y

S

S’S’’

D’

D’’D

X’’Y’’

X’Y’ XY

X

Nëse bartësit e politikës fiskale ose monetare,me qëllim të realizimit të qëllimit të tyre

marrin masa të atilla pavarësisht nga pala tjetër,atëherë asnjëri nga qëllimet nuk do të

realizohet.Psh.me qëllim që të arrihet punësim i kënaqshëm ,bartësit e politikës fiskale i

injorojnë veprimet e bartësve të politikës monetare duke reduktuar normën globale të tatimit

dhe e rrisin kërkesën deri në masën e cila siguron punësim të plotë.Por meqë kështu do të

veprojnë edhe bartësit e politikës monetare me qëllim që të arrijnë qëllimet në sektorin e

çmimeve,asnjë nga qëllimet nuk do të realizohet.Niveli i çmimit dhe i punësimit do të arrihet

në prerjen D’S’ i cili nuk është qëllim i politikës ekonomike.

Theksuam më lartë se numri i instrumenteve të politikave ekonomike ka rëndësi të

madhe .Nga numri i tyre varet fleksibiliteti i politikës ekonomike dhe aftësia e saj për të

realizuar qëllimet e parashtruara.Mirëpo nuk ka shumë dobi nga numri i madh i tyre nëse ata

nuk janë efektiv.Prandaj edhe përzgjedhja e instrumenteve më efektiv ka rëndësi të posaçme

.

Efektiviteti i instrumenteve në raport me qëllimin e caktuar mund të shprehet në dy

mënyra:e para ,të përcaktohet se sa do të ketë ndryshime në vlerën e variables së qëllimit

nëse për një nivel të caktuar ndryshon vlera e variables e cila analizohet me kusht që vlera e

të gjitha variablave tjera të mbeten të pandryshuara dhe e dyta, të konstatohet se për sa

16

Page 17: financat publike 1-syllabusi.docx

është e nevojshme të ndryshohet vlera e variables instrumentalizuese në mënyrë që të arrihet

ndryshim i caktuar(idëshiruar) i variables së qëllimit me kusht që prap vlera e variablave

tjera të mbetet e pandryshuar.

Jo vetëm efektiviteti i instrumenteve duhet të jetë vendimtar me rastin e përzgjedhjes së

tyre.P.sh,për shkaqe të ndryshme të cilat mund të jenë të kushtëzuara me realizimin e

politikave ekonomike ,instrumentet me spektër të gjërë veprimi mund të kenë përparësi në

krahasim me instrumentet selektiv.

Në rast se bëhet fjalë për instrumente me efektivitet të njëjtë,gjatë përzgjedhjes duhet dhënë

përparësi atyre instrumenteve shpenzimet e të cilëve me rastin e aplikimit janë më të vogla

dhe të cilët kanë shtrirje më të gjërë te kategoritë e ndryshme sociale dhe grupet e

interesit11.

Përveç përzgjedhjes dhe harmonizimit të qëllimeve dhe të instrumenteve,efektiviteti i

politikës ekonomike varet edhe nga marrja me kohë e masave përkatëse.Dy rrethana e

nënvizojnë rëndësinë e një momenti të tillë:që proceset ekonomike të jenë kumulative dhe

se pak a shumë ato të zhvillohen në mënyrë ciklike.Është me rëndës të veçantë që masat të

ndërmerren në pajtim me kërkesat dhe karakteristikat e situatës ekonomike të

vendit,gjegjësisht të cikleve ekonomike.Në të kundërtën masat veprojnë në mënyrë

prociklike dhe kjo edhe më tej e thellon gjendjen e jostabilitetit ekonomik.Ndieshmëria në

ndërmarrjen me kohë të masave gjegjëse më e theksuar është në politikat ekonomike

afatshkurtëra. .

Problemi i marrjes me kohë të masave të nevojshme në politikën ekonomike varet edhe nga

disa proceduara të vendimmarrjes.Procesi i vendimmarrjes duhet të kaloj nëpër disa

faza:a)parashtrimi i nevojës për marrjen e masave,b)analizimi i situatës,c)përpunimi i

projektit,d)konsultimet paraprake,e)diskutimet dhe ligjshmëria e marrjes së

masave,f)implementimi i masave.

Kjo nuk do të thot se të gjithë instrumentet duhet të kalojnë nëpër të gjitha fazat e

vendimmarrjes por edhe kohëzgjatja e fazave është e ndryshme .

11 Pero Jurkovic,Javne Financije ,Zagreb 2002,205

17

Page 18: financat publike 1-syllabusi.docx

Përmbledhje

Në materien e parashtruar ne analizuam raportin në mes të politikës fiskale dhe politikës

ekonomike.Politika fiskale është ajo pjesë e politikës ekonomike e cila shfrytëzon të hyrat

dhe të dalat publike me qëllim të realizimit të qëllimeve të politikës ekonomike.Në këtë

kontekst ,sqarohet raporti i bartësve të politikës ekononomike ,qëllimet,instrumentet dhe

masat e politikës ekonomike .Vëmendje e veçantë i kushtohet raportit të qëllimeve dhe të

instrumenteve të politikës ekonomike përmes të cilave vlerësohet konzistenca e politikës

ekonomike .Në lidhje me këtë ,veçuam dy modele –modelin fiskal dhe modeline qëllimeve

variabile.

Duke folur për orientimet e efektivitetit të politikës ekonomike ,theksohet rëndësia e

përcaktimit të qëllimeve,harmonizimi i qëllimeve dhe instrumenteve,harmonizimi i

komponenteve të politikës ekonomike ,marrja me kohë e masave dhe përzgjedhja e

instrumenteve adekuate.

3.Politika fiskale në modelin e të ardhurës së baraspeshuar

Mundësitë e politikës fiskale për të ndikuar në realizimin e qëllimeve të politikës

ekonomike(punësim,stabiliteti i çmimeve,bilanci i pagesave,rritja ekonomike etj),bazohet

në faktin se grumbullimi i të hyrave dhe ekzekutimi i të dalave publike prodhon efekte të

mëdha në ecuritë e agregatëve makroekonomik dhe në sjelljen e subjekteve ekonomike.

Ekzistojnë katër faktor kryesor të politikës fiskale me efekte të caktuara:a) efekti i

kërkesës,b) efekti i likuiditeti,c)efekti i substituimit dhe d)efekti i të ardhurës.

Efekti i kërkesës siç del edhe nga vetë emërtimi,ka të bëjë me veprimin e instrumenteve

fiskale në gjenerimin,eliminimin ose ndryshimin e strukturës së kërkesës agregate.

Efekti i likuiditetit lajmrohet si pasojë e ndikimit me rastin e aplikimit të instrumenteve

fiskale në nivelin dhe shpërndarjen e mjeteve të disponueshme në ekonomi.

Efekti i supstituimit (zëvëndësimit) ka të bëjë me ndikimin e aplikimit të instrumenteve të

politikës fiskale në ndryshimin e çmimeve relative të supstituteve në kuptimin ekonomik të

fjalës .Veprojnë në anën e ofertës dhe janë të karakterit afatgjatë.

18

Page 19: financat publike 1-syllabusi.docx

Efekti i të ardhurës-është i karakterit të njëjtë me efektin e supstituimit me të cilin

nënkuptojmë ndryshimet në sjelljet e subjekteve ekonomike ,para se gjithash në konsum dhe

ofertën e punës,të cilat lajmrohen për shkak të ndryshimeve të të ardhurave reale të

konsumatorit.

Ndikimin e politikës fiskale në madhësinë dhe në strukturën e të ardhurës kombëtare sipas

efekteve të kërkesës dhe të likuiditetit ,më së lehti është të analizohet në të ashtuquejturin

modeli i të ardhurës së baraspeshuar në të cilin e ardhura kombëtare është definuar si

përmbledhje e kërkesës agregate.

Me qëllim të kuptimit më të lehtë të mekanizmit të qeverisjes me kërkesën me ndihmën e

instrumenteve të politikës fiskale ,për fillim po supozojmë se kemi të bëjmë me një

ekonomi të mbyllur,se konsumi individual është variabel endogene dhe në funkcion të të

ardhurës,se investimet dhe shpenzimet shtetërore për mallra dhe shërbime janë kategori

ekzogjene.Poashtu për momentin do të abstrahojme edhe fenomenin e inflacionit.

Duke u bazuar në këto supozime modeli më i thjesht i të ardhurës së baraspeshuar në formën

më formale mund të shprehet me anë të kësaj formule:

1)Y= C+I+G

2)C=a+cY

ku:

Y-paraqe të ardhurën kombëtare

C-konsumi individual i popullatës

G-të dalat shtetërore

a-niveli minimal i konsumit individual

c-Kufiri i skajshëm ( i mundshëm)i konsumit

Paraqitja grafike e këtij modeli është si më poshtë në figurën 1.

Grafiku1.Modeli i të ardhurës së baraspeshuar

19

Page 20: financat publike 1-syllabusi.docx

B

G

O

I

C

C+I

C+I+G

45˚

Y1 Y2Y1 Y3

a

I

G

Në këtë grafikon funkcioni i konsumit të popullatës(koordinata X),përbëhet nga dy pjesë

konstante-“a” e cila paraqet nivelin minimal të konsumit individual i nevojshëm për

mbijetesë dhe “ cY “- pjesa e dytë e cila paraqet konsumin e mundshëm dhe varshmërinë e

tij nga e ardhura kombëtare.Funkcioni i Investimeve(I ) dhe i të dalave shtetërore(G),janë në

horizontale dhe paralel me apsisen(koordinata Y).Në çdo pikë të saj drejtimi i të ardhurës së

baraspeshuar tërhiqet me drejtëzën nën këndin 45 shkallë dhe paraqet barazinë e kërkesës

agregate dhe të ardhurës kombëtare .Nga grafikoni shihet se me rritjen e kërkesës agregate

rritet edhe e ardhura e baraspeshuar.Në rastin tonë ajo rritet nga Y1

në Y3.

Në këtë rast është me rëndësi të theksohet se ekziston vetëm një e ardhur e lartësisë së

caktuar e cila i përgjigjet shkallës së punësimit(angazhimit) të plotë të kapaciteteve

disponuese .Ky është ai nivel i të ardhurës mbi të cilën takohen elasticiteti absolut i ofertës

në raport me rritjen e kërkesës.Nga kjo rrjedh fakti se jo vetëm që madhësia e realizuar e

kërkesës agregate mund të devijoj nga madhësia e të ardhurës në disponim,por edhe se në

ate mund të ndikohet me masa të politikës ekonomike me ç’rast politika fiskale luan rol të

rëndësishëm.

Nga barazimet 1 dhe 2 shihet se politika fiskale me anë të të hyrave publike ndikon në

formimin e kërkesës agregate.Mirëpo nëse kërkesën agregate e paraqesim si funkcion të të

C

Y

20

Page 21: financat publike 1-syllabusi.docx

G

Y

C+I+G

C+I+G’

Y1 Y2

45

O

ardhurës së disponueshme dhe jo e të ardhurës së përgjithshme,çka edhe është më afër

reales ,atëherë kemi barazimin :

3)C=a+c(Y-T) ku T-paraqet të hyrat publike

Nëse këtë barazim e zëvendësojmë me barazimin 1 ,atëherë fitojmë barazimin

4)Y=a+c(Y-T)+I+G

Nga ky barazim shihet se kërkesa agregate është nën ndikimin edhe të të hyrave publike

edhe të të dalave publike.Në të vërtet rritja e të dalave publike ndikon në rritjen e kërkesës

ndërsa rritja e të hyrave publike e zvoglon kërkesën agregate.Por vlen edhe e

kundërta,zvoglimi i të dalave publike e zvoglon kërkesën agregate ,kurse zvoglimi i të

hyrave e rritë.

Paraqitja grafike e ndikimit të zvoglimit të të dalave publike në zvoglimin e kërkesës

agregate dhe të ardhurës është paraqitë në grafikun 2.

Grafiku2.Ndikimi i zvoglimit të të dalave publike në zvoglimin e kërkesës agregate dhe të

ardhurës

Për shkak të zvoglimit të të dalave publike nga G në G’, ka ardhë edhe deri te zvoglimi i të ardhurës kombëtare nga Y1 në Y2.

21

Page 22: financat publike 1-syllabusi.docx

C

O Y

C

C’

Y1 Y2

45 Y4Y2

Y2 Y2

Grafiku 3.Ndikimi i zvoglimit të të hyrave publike në ngritjen e kërkesës agregate dhe të ardhurës.

Për shkak të rritjes të të hyrave publike është rritë e ardhura e disponueshme dhe me

këtë edhe kërkesa agregate,gjë që ka kushtëzuar edhe rritjen e të ardhurës kombëtare nga

Y1 në Y2.Nga kjo që u tha deri më tani rezulton se poitika fiskale në kërkesën agregate

mund të ndikoj në tri mënyra:a) me ndryshimin e madhësisë dhe strukturës së të dalave

publike,b)me ndryshimin e madhësisë dhe strukturës së të hyrave publike dhe c)me

kombinimin e tyre.

Në vazhdim shkurtimisht dhe në mënyrë grafike do të paraqesim se si zvoglimi i normës

së tatimit(tatimi në të ardhura )ndikon në rritjen e kërkesës agregate dhe të ardhurës.

Grafiku nr.4.Ndikimi i zvoglimit të normë së tatimit në rritjen e kërkesës agregate dhe të

ardhurës.

22

Page 23: financat publike 1-syllabusi.docx

X

O Y

G

I

G

I

C

C’

C+I+G

C’+I+G

45

Y1 Y2

Nga grafiku shihet se për shkak të zvoglimit të normës së tatimit gjegjësisht të zvoglimit

të tatimit në të ardhura(koordinata X) , si rrjedhoj kemi rritjen e të ardhurës me ç’rast ka

ardhë deri te çvendosja e funkcionit të konsumit nga CC në C’C’ gjë që ka ndikuar në

ngritjen e kërkesës së përgjithhme agregate gjegjësisht të ardhurës(koordinata Y). 12

4.Ekonomia e Hapur

Gjatë analizës së deritanishme të ndikimit të politikës fiskale në madhësinë dhe

strukturën e kërkesës agregate kemi supozuar se kemi të bëjmë me ekonomi të tipit të

mbyllur çka është jorelae në botën moderne.Sot çdo ekonomi pak apo shumë është e

hapur dhe kjo varet nga shkalla e saj e zhvillimitt ekonomik,madhësia e atij vendi dhe

tradita.Ekonomitë e vogla patjetër duhet të jenë të hapura.

Për këtë arsye ne tani do të analizojmë gjendjen në ekonominë e hapur që do të thot se në

baraspeshën ekonomike ne do të përfshijmë edhe komponentën e Eksportit (E) dhe të

Importit (I).Njëkohësisht do të supozojmë se Eksporti është variabel egzogjene kurse

Importi variabel endogene.Importin do ta definojmë si funkcion i të ardhurës

kombëtare.Prandaj edhe modeli i dhënë do të duket:

12 Pero Jurkovië,Javne Finacije,Zagreb 2002,faqe 196-219-citate.

23

Page 24: financat publike 1-syllabusi.docx

Y=C+I+G+E-Im

Meqë supozuam se importin e vejmë në funkcion të të ardhurës kombëtare,atëherë duhet

të kemi parasysh se një pjesë e kërkesës agregate e cila krijohet si rezultat i veprimit të

politikës fiskale e tejkalon ekonominë e mbrendshme dhe angazhohet në importe.Në të

vërtet për shkak të ekonomisë së hapur ,vjen deri te derdhja e një pjese të kërkesës në

botën e jashtme.Se sa do të jetë shuma e derdhur në botën e jashtme ,varet nga aftësia

importuese e ekonomisë së hapur sidomos importi i cili financohet nga të hyrat

publike.Duhet të kenë kujdes sidomos vendet e pazhviluara që të mos kalojnë pragun e

mundësisë së financimit të importeve dhe për këtë nevoitet koordimi i politikave

ekonomike në mes vendeve të cilat janë ekonomikisht të lidhura në mes veti.

Derdhja e mjeteve nga të hyrat publike në botën e jashtme për shkak të tipit të ekonomisë

së hapur shumë varet edhe nga rexhimi i kursit devizor.Në kushtet e kursit fiks rrjedha e

mjeteve është më e madhe sepse në kushte të rritjes së kërkesës vendore ai kurs e

stimulon rritjen e importit dhe e kundërta në rast të kursit lëvizës devizor ,kursi i

përshtatet kërkesës së ngritur duke e bërë importin më të shtrenjtë dhe për rrjedhoj kemi

edhe derdhje më të vogël të mjeteve jashtë vendit.

5.Ndërvashmëria në mes politikës fiskale dhe asaj monetare

Në pjesën e mëparme ne analizuam kërkesën në tipin e ekonomisë së hapur dhe jo të asaj

të mbylluar gjë që është më reale .Tani do të bëjmë një hap më tej dhe sektorit real do t’i

shtojmë edhe një variabel –variablen monetare dhe njëkohësisht Investimet nuk do t’i

trajtojmë vetëm si variabel egzogene..Në këtë mënyre ne do të ballafaqohemi me

problemin e interakcionit (ndërvashmërisë ) në mes të politikës fiskale dhe asaj monetare

ose e ashtuquajtura kontraverza fiskale –monetare.

Modeli makroekonomik I thjeshtëzuar në këtë rast do të dukej:

Y=C+I+G

C=a+c.(1-t).Y

I=d-e.i

Ma=f-hi

Ma=M-Mt

Mt=k.Y

24

Page 25: financat publike 1-syllabusi.docx

ku:

Y-e ardhura kombëtare

C-konsumi

I-Investimet

G-të dalat publike

a-niveli minimal i konsumit individual

c-kufiri i skajshëm i konsumit

t-norma e kamatës

M-Totali i masës monetare

Ma-mjetet e likuiditetit

Mt-mjetet e transakcionit

d,e,i,f,hi,k—koeficentët

Në këtë model,në dallim nga ai i mëparshmi,investimet paraqiten si variabel endogene

gjegësisht si funkcion zvoglues(rënës)i normës së kamatës.Masa totale e mjeteve M,

ndahet në dy pjesë:Mt-mjetet e transakcionit dhe Ma-mjetet e likuiditetit,me ç’rast mjetet

e likuiditetit ballafaqohen me zvoglimin e funkcionit të normës së kamatës,kurse mjetet e

transakcionit ballafaqohen me rritjen e vlerës reciproke të koeficientit të qarkullimit të

parasë dhe të ardhurës kombëtare.

Ndërvarshmëria (interakcioni ) në mes të politikës fiskale dhe monetare është

kompenzatore (kompenzuese) në raport me kërkesëm gjeneruese,çka do të thot se efektet

e tyre pjesërisht përpiqen(takohen) në mes veti.Sa do të jetë ky takim ,de fakto varet nga

ndryshueshmëria e koeficientit të qarkullimit të parasë.Nëse koeficienti është

konstant,atëherë nuk ka kurrfarë mundësie që politika fiskale në mëmyrë të pavarur të

ndikoj në rritjen e kërkesës agregate dhe e kundërta,nëse koeficienti i qarkullimit të

parasë është i ndryshueshëm,gjërat paraqiten ndryshe..

Mbështetësit e pohimit të parë konsiderojnë se çdo kërkesë agregate e re duhet të

përcillet me politikë adekuate monetare .Në shprehje të plotë do të vie i ashtuquajturi

efekti financiar i “ndrydhjes” dhe se sipas tyre rritja e kërkesës agregate gjegjësisht e të

ardhurës pa ndryshimin e ofertës së parasë,sjell ngritjen e normës së kamatës dhe kjo do

të thot edhe “ndrydhje –ngulfatje “ e investimeve.Sipas mendimit të tyre ,në afat të gjatë

ndryshon edhe struktura e kërkesës agregate në dëm të investimeve dhe të rritjes

25

Page 26: financat publike 1-syllabusi.docx

I IG

G

I

N

C

R

B V J I+Go+G

i+G L

N

C

O

K D

L

MaYE

A

SO B J

S

E

Y

A

O K D

Ma

Ma

Ma

i

ekonomike.Ata që mbështesin këtë qëndrim ndoshta pak a shumë janë ekstrem në qasjen

e tyre,por të tjerët mendojnë se koeficienti i qarkullimit të parasë është plotësisht i

ndryshueshëm.Pra e ashtuquajtura kontraverza fiskale –monetare,ka zgjidhje diku në mes

të dy këtyre pohimeve.

Interakcionin në mes të politikës fiskale dhe monetare do t’a paraqesim në grafikun nr.5

Grafiku nr.5.E ardhura e baraspeshueme me Investimet si variable endogene

Në kornizat në të majtë të grafikonit, është paraqitë sektori real me funnkcionet e

investimeve I dhe të kursimit S,kurse në të djathtë është paraqitë sektori finaciar me

funkcionet e likuiditetit L dhe të masës monetare Ma.Investimet janë paraqitë si funkcion

zbritës (rënës) i normave të kamatës,kurse kursimi si funkcion i rritjes së të ardhurës.

Në anën tjetër, likuiditeti është paraqitë si funkcion zbritës i normës së kamatës

gjegjësisht si funkcion i pamundësisë të mbajtjes së masës monetare.Më pastaj ,kërkesa

për mjete të transakcionit(Mt) në mënyrë pozitive është e lidhur me madhësinë e të

ardhurave kombëtare.

Në këto raporte funkcionale të definuara ,lartësia e të ardhurës fillestare të baraspeshuar

është OA.Kësaj madhësie të të ardhurës i përgjigjet madhësia e kursimit OB.,gjegjësisht

s

26

Page 27: financat publike 1-syllabusi.docx

madhësia e investimeve OC të cilat realizohen me realizimin e normës së kamatësOC.Me

këtë normë kamatore niveli i likuiditetit të aktivës është OD.Nëse madhësia e të ardhurës

OA është e pamjaftueshme për të siguruar punësim të plotë dhe për këtë është e

domosdoshe të rrisim kursimin dhe investimet në OJ,norma e kamatës do të rritet për

shkak të rritjes së kërkesë për mjete të transakcionit(Mt) prej OC në ON që do të zvoglon

aktiven financiare nga OD në OK.Për shkak të rritjes së normës së kamatës,shuma e

investimeve gjegjësisht kërkesa agregate do të jetë më e vogël për madhësinëVB,që

paraqet edhe ate efektin e ndërvashmërisë së politikës fiskale dhe monetare të cilën e

kemi quajt”ndrydhje-tkurrje” të investimeve.

Në grafikonn 6 në vijim është më lehtë të paraqitet i ashtuquajturi modeli IS-LM,model i

baraspeshës së njëkohshme në tregun real dhe financiar.

LM

27

Page 28: financat publike 1-syllabusi.docx

ISH

Z

R

C

NI S

K

Nëse në apsisë (Y) vendosim të ardhurat,kurse në ordinat (X) vendosim normën e

kamatës,kjo,dmth.nëse i lidhim kordinatat OA dhe OC,do të fitojmë pikënZ.Njëkohësisht

nëse i lidhim koordinatat OE dh ON ,fitojmë pikën K.Me tërheqjen e lakores nëpër pikat

Z dhe K fitojmë lakoren LM.Poashtu me koordinatat OE dhe OR kemi fituar pikën H.Me

tërheqjen e lakores nëpër pikat Z dhe H ,fitojmë lakoren IS.Lakoret IS dhe LM paraqesin

baraspeshën në tregun real dhe financiar dhe ate e para në tregun real dhe e dyta në ate

finaciar.Në të vërtet çdo pikë në lakoren IS paraqet baraspeshën në mes investimeve dhe

kursimit me kombinimin adekuat të të ardhurës kombëtare dhe normës së kamatës,sikur

edhe çdo pikë në lakorenLM shpreh baraspeshën në mes ofertës dhe kërkesës për para

(financa) me kombinimin adekuat të normës së kamatës dhe të të ardhurës kombëtare.Në

pikën Z,ku prehen dy lakoret ,realizohet baraspesha globale në mes sektorit real dhe

financiar.Forma lakuese e të dy lakoreve është me rëndësi sepse përcakton fushën

stabilizuese të politikës ekonomike .Sa më e lakuar të jetë lakorja LM,mundësia e

politikës fiskale të luaj rolin stabilizues është më e vogël.

D.m.th se në programin stabilizues politika fiskale është më efektive për aq sa

elasticiteti i lakores IS të jetë më i madh ,kurse politika monetare është më efektive sa

më i vogël të jetë elasticiteti i lakores LM.

A E YO

28

Page 29: financat publike 1-syllabusi.docx

6.Roli stabilizues i politikës fiskale

Shfrytëzimi i instrumenteve të të hyrave dhe të dalave publike me qëllim të orientimit të

kërkesës globale është në lidhje direkte me realizimin e qëllimeve stabilizuese të

politikës ekonomike .

Tri janë qëllimet kryesore të politikës ekonomike për stabilizimin ekonomik:a)realizimi i

kënaqshëm i tregut dhe i çmimeve,b)realizimi i kënaqshëm i shkallës së angazhimit të

kapaciteteteve materiale dhe njerëzore dhe c)realizimi i kënaqshëm i saldos në bilancin e

pagesave.

Në teorinë ekonomike është i njohur fakti se një nga parakushtet për vendosjen e

baraspeshës së përgjithshme ekonomike pra edhe të realizimit të qëllimeve të

parashtruara më lartë,është që ecuritë e kërkesës agregate të jenë në harmoni me ecuritë e

outputeve potenciale gjegjësisht të ofertës.Megjithate ,përvoja e vendeve të ndryshme

tregon se tregu nuk është në gjendje që gjithmonë të realizoj këtë qëllim pa ndihmën e

politikës ekonomike.

Mosharmonizimi i raporteve në mes ofertës dhe kërkesës mund të paraqitet në dy

forma.Në rastin e parë flitet për të ashtuquajturin “hendeku inflator” e cila zakonisht

karakterizohet me gjendjen e rritjes(bumit)ekonomik dhe të inflacionit dhe rasti i dytë

kemi të bëjmë me “hendekun deflator” i cili zakonisht përcillet me gjendje depresive të

ekonomisë ,papunësi,rënie të investimeve dhe nganjëherë edhe rënie e çmimeve.

Në pjesën e mëparme,analizuam gjendjen se si politika fiskale nëpërmjet instrumenteve

të ndryshme ndikon në dinamikën dhe strukturën e kërkesës agregate .Me që në disa ratse

e kemi supozuar abstrahimin e inflacionit,atëherë çdo ndryshim i kërkesës agregate në

të njëjtën kohë nënkupton edhe ndryshimin e të ardhurës kombëtare .Mirëpo ,një

supozim i tillë në esencë nuk është real.

Prandaj, edhe mbetet për të dhënë përgjegje në pyetjen kyçe se në çfarë mase

ndryshimet në kërkesën agregate janë rezultat i ndikimeve të politikës ekonomike dhe

parasegjithash të politikës fiskale të realizuara nëpërmjet të ndryshimeve të

outputeve(ofertës) reale ,dhe sa nëpërmjet të ndryshimit të çmimeve .

29

Page 30: financat publike 1-syllabusi.docx

Nëse bazohemi në modelin e Kensit i cili niset nga konstatimi se OFERTA në mënyrë

perfekte është elastike gjithmonë derisa ekonomia gjendet në fazën e punësimit jo të

plotë dhe se çdo rritje e kërkesës agregate në rrethana të tilla reagon vetëm me rritjen e

ofertës,dhe vetëm kur të arrihet punësimi i plotë atëherë edhe oferta është plotësisht

joelastike,rritja e kërkesës agregate realizohet vetëm me ngritjen e çmimeve.

Në këtë rast roli stabilizues i politikës fiskale relativisht është mjaft i thjesht. Ajo me

rritjen e shpenzimeve,zvoglimin e të hyrave ,financimin deficitar dhe me masa tjera të

ngjajshme duhet të rritë kërkesën agregate në nivel të outputeve reale.Natyrisht se në

këtë rast duhet marrë parasysh edhe veprimin kompenzator të veprimit të politikës

monetare sipas modelit IS-LM.

Nëse nisemi nga gjendja në të cilën ekonomia ndodhet –në gjendje (fazë )të hovshme të

zhvillimit,e përfshirë nga inflacioni,drejtimi i veprimit dhe kombinimi i masave të

politikës fiskale duhet të jetë i kundërt.Lidhja në mes të kërkesës agregate në tregun e

mbrendshëm dhe të marrëdhënieve ekonomike me botën e jashtme nuk është e vështirë

të kuptohet.Në të vërtetë çdo rritje e kërkesës agregate në kushte të kursit fiks i cili çon

kah inflacioni,në të njëjtën kohë e rritë tendencën e importeve dhe e përkeqëson gjendjen

në billancin e pagesave.Gjendja më e mirë në këtë pikëpamje është kur kursi është lëvizës

i cili ndihmon në rritjen e kërkesës agregate.Ky kurs ndihmon në kompenzimin e një

pjese të efekteve negative të cilat ndodhin me rastin e rritjes së importeve.

Masat e politikës fiskale me të cilat plotësohet kërkesa agregate dhe realizohet stabilizmi

i çmimeve në tregun e mbrendshëm në të njëjtën kohë ato e nxisin eksportin dhe kështu

ndihmojnë në përmirësimin e bilancit të pagesave dhe të likuiditetit të vendit.

Në realitet është vështirë të mendohet se ekonomia në rritjen e kërkesës reagon vetëm

me rritjen e ofertës në kushtet e çmimeve stabile.Në të vërtet do të ndodh kështu:në

fazën e papunësisë së plotë,ekonomia në rritjen e kërkesës agregate parasegjithash do të

reagoj duke e rritë ofertën por me rritje graduale të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe

inkuadrimin e imputeve më pak kualitative kjo për shkak të ecurive aktuale

inflatore,oferta në raport me ecuritë e kërkesës agregate gjithëherë e më shumë do të jetë

më joelastike,gjegjësisht rrittjen e kërkesës agregate dhe rritjen e outputeve reale do ta

përcjell rritja e çmimeve.

30

Page 31: financat publike 1-syllabusi.docx

Siç shihet në realizimin e qëllimeve stabilizuese të politikës ekonomike mund të ndikohet

me masa të ndryshme të politikës fiskale .Në rend të parë janë masat e udhëheqjes me

kërkesën agregate e cila në afat të shkurt është më elastike dhe edhëheqet më lehtë se sa

oferta.Këto qëllime poshtu mund të realizohen edhe me kombinimin e masave të

ndryshme të politikës fiskale .Mirëpo lidhja në mes të ndikimit të masave të politikës

fiskale në kërkesën agregate dhe në realizimin e qëllimeve stabilizuese nuk është shumë

e thjesht siç mund të duket.Kjo pasiguri e qeverisjes së kërkesës që me masat e politikës

fiskale të ndikohet në realizimin e qëllimeve stabilizuese rrjedh nga dy arsye më

kryesore;a)për shkak të ndërlikueshmërisë së vetë fenomenit të jostabilitetit dhe b)për

shkak të komplikimeve të mundshme me udhëheqjen e vetë politikave fiskale.Në

vazhdim shkurtimisht do të analizojmë edhe fenomenet e jostabilitetit por edhe

komplikimet në udhëheqjen e politikave fiskale .

Inflacioni

Inflacioni zakonisht definohet si rritje e përgjithshme e çmimeve.Matet në mënyra të

ndryshme .Më së shpeshti shprehet me anë të tre treguesve:a)me rritjen e çmimeve me

pakicë,b)me rritjen e çmimeve të prodhimit dhe c)me rritjen e shpenzimeve të jetesës.

Sipas lartësisë së shkallës së inflacionit ai ndahet në:

-i butë-deri në 5%

-i matshëm(nën kontroll)-5-10%,

-i lartë (galopant)-mbi 10%,

-hiperinflacion-mbi 50%

Sipas shkaqeve inflacioni ndahet në:

-inflacioni inercial- struktural

-(inflacioni i kërkesës dhe

- inflacioni i shpenzimeve

Inflacioni inercial ka karakter kronik dhe më së shpeshti lidhet me pritjet inflatore.

Inflacioni i kërkesës është i shkaktuar nga teprica e kërkesës agregate në krahasim me

ofertën dhe mund ta ketë burimin edhe në konsumin publik edhe në ate privat.Ky është

inflacioni më i përhapur .

31

Page 32: financat publike 1-syllabusi.docx

-Inflacioni i njësive të shpenzimeve dhe shkaktohet nga ngritja e çmimeve si p.sh të

imputeve të materialit dhe të punës,ngritja e shpenzimeve të financimit,ngritja e

ngarkesave tatimore ose edhe të elementeve tjera të çmimit të prodhimit dhe të

shërbimeve.Ky presion i ngritjes së shpenzimeve për njësi në ngritjen e çmimeve

trajtohet si shokofertë.

Inflacioni më rrallë paraqitet në të njëjtën kohë me rënien e prodhimit dhe të

punësimit.Shkalla më e madhe e inflacionit implikon papunësi më të vogël dhe e

kundërta.Mirëpo sot për shkaqe akoma të panjohura sa duhet,inflacioni na paraqitet

njëkohësisht me stagnimin ekonomik ose e dhe më keq iflacioni me recesionin

ekonomik.Kombinimi i parë quhet stagflacion kurse i dyti incesion.

Për eliminimin e inflacionit nevoiten qasje të ndryshme.

Politikat fiskale dhe monetare të cilat bazohen në kërkesë.janë më të efektshme në

eliminimin e inflacionit të kërkesës dhe më pak në eliminimin e inflacionit të ofertës.Në

të vërtet ,politika fiskale këtë mund ta bëjë me zvoglimin e nivelit të ngarkesës tatimore

por në mënyrë mjaft të kufizuar sepse mund të arrihet efekt i kundërt.As tek stagflacioni

dhe as te incesioni,mundësitë e politikës fiskale nuk janë të mëdha.Në këto raste për

eliminimin e inflacionit më efikase do të ishte përdorimi i programeve heterogjene

antiinflatore të cilat përveç politikës fiskale dhe monetare do të aplikonte edhe masa tjera

nga politika e të ardhurave.

Në çfarëdo rasti inflacioni është një sëmundje e ekonomisë.me pasoja shumë të

mëdha..Është tregues i çrregullimeve ekonomike në vend..Inflacioni në mënyrë të

papranueshme ekonomikisht i ndryshon çmimet relative dhe kështu kroijon efekte

negative në alokimin racional të resurseve.Shpërndarja e të ardhurave bëhet jo si

duhet:nga kreditorët kah debitorët,në dëm të të varfërve dhe në dobi të të pasurve,i

favorizon subjektet ekonomike jo efikase ,e destimulon kursimin,sjell edhe deri te

investimet joracionale , i nxitë spekulimet në ekonomi dhe e dobëson aftësinë kredituese

të vendit në botën e jashtme etj.

Teorikisht vetëm në një rast inflacioni mund të mos jetë i dëmshëm,dhe ate nëse gjatë

ecurive inflatore të gjitha çmimet revalorizohen njëkohësisht dhe barabarsisht me qëllim

që të ruhet raporti ekzistues i çmimeve.Por edhe me këtë rast paraqiten shpenzime të

ndryshme inflatore(shpenzimet e përllogaritjes së çmimeve,të transkcioneve financiare ,të

32

Page 33: financat publike 1-syllabusi.docx

pritjeve inflatore etj).Ka mendimtar të cilët mendojnë se një shkallë e vogël e inflacionit

nuk është e dëmshmme por në disa raste mund të jetë edhe dobishme.Në të vërtet

inflacioni nuk paraqet asgjë të mire.

Inflacioni ndikon edhe në financat publike.Ai i stimulon obliguesit tatimor që të shtyejnë

kryerjen e obligimeve tatimore sepse inflacioni i çvlerëson ato.

Sido që të jetë,në kontekst të menaxhimit të kërkesës ,shteti duhet të bazohet në program

adekuat të masave restriktive të politkës fiskale dhe monetare sidomos kur është fjala për

inflacion të kërkesës.

Papunësia

Të gjitha vendet kanë problem me papunësinë.Punësim i plotë edhe nuk mund të arrihet

asnjëherë.Gjithmonë një numër do të jetë i papunësuar .E ashtuquejtura “norma natyrore

e papunësisë” është e ndryshme mes vendeve dhe sillet rreth5% dhe nuk paraqet ndonjë

problem.Për bartësit e politikave ekonomike problem paraqet e ashtuquajtura papunësia e

dhunshme,situata kur njerëzit dëshirojnë punë por nuk mund të gjejnë.Kjo papunësi

mund të jetë strukturale si pasoj e profesionit,sektoriale ose regjionale kur nuk ka lëvizje

të fuqisë punëtore por edhe ciklike kur kemi shfrytëzim të pamjaftueshëm të kapacitetve

dhe situatë të recesionit në ekonomi.

Masat e politikës fiskale stabilizuese të lidhura me menaxhimin e kërkesës mund të jenë

efektive në përballimin e papunësisë ciklike.Të gjitha format tjera të papunësisë duhet të

zgjidhen me masa tjera dhe jo me politikë fiskale ekspanzive e cila është e aplikueshme

vetëm në ringjalljen e prodhimtarisë gjegjësisht të nxjerres së ekonomisë nga recesioni.

Me politikë ekspanzive këtu kuptojmë të gjitha masat të cilat veprojnë në drejtim të rritjes

së kërkesës.

Sot papunësia po bëhet problem global dhe gjithnjë e më i madh jo vetëm për vendet e

pazhvilluara por edhe për ato të zhvilluara dhe bota akoma nuk po e gjenë mënyrën më të

mire për zbutjen e saj.

Jobaraspesha e Bilancit të pagesave

33

Page 34: financat publike 1-syllabusi.docx

Jo baraspesha në Bilancin e Pagesave mund të paraqitet si pasojë e problemeve

zhvillimore dhe strukturale dhe shprehet me deficitin në llogarinë rrjedhëse.Deficiti i

madh në bilancin e pagesave sidomos nëse zgjatë shumë,sjell deri te mbingarkesa e

borxhit të jashtëm dhe e sjell në pikëpyetje likuiditetin e jashtëm të vendit.

Duhet theksuar se deficiti në bilancin e pagesave i vendeve në tranzicion dhe i atyre në

zhvillim ,gati është dukuri normale sepse ato janë të shtyra të shfrytëzojnë kapitalin e

jashtëm për të financuar zhvillimin dhe për të marrë pjesë në ndarjen ndërkombëtare të

punës.Prandaj ,jobaraspesha në bilancin e pagesave nuk duhet të na shqetësoj shumë por

ai duhet të mbahet nën kontroll.

Nëse vendi dëshiron të zvogloj deficitin në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave ,ai

duhet të ketë kontroll në ecuritë e kërkesës agregate dhe në normat e kamatës.Variabla e

parë është direkt nën ndikimin e politikave fiskale ,kurse e dyta indirekt nëpërmjet

zgjedhjes së mënyrës së financimit të deficitit llogaritar.Në të vërtetë ,nëse deficiti

financohet pjesërisht ose në tërësi nga huatë në tregun e mbrendshëm financiar ,atëherë

do të pasoj rritja e normave të kamatës që mund të sjell largimin e kapitalit të jashtëm dhe

zbutjen eventuale të problemit të financimit të deficitit në bilancin e pagesave.Mund të

ndodh edhe e kundërta –që në rast se vendi realizon suficit llogaritar,dhe të vendos të

paguaj huanë publike dhe në ate mënyrë të ndikoj në zvoglimin e normave të kamatës

dhe normalisht do të kishte efekte të kundërta në ecuritë e kapitalit të jashtëm në

krahasim me rastin e parë.

Duhet theksuar se në ekonominë e hapur ekziston lidhje e fortë në mes tregut të jashtëm

dhe atij të mbrendshëm dhe se çdo lëvizje e kërkesës në vend ndikon në eksportin dhe

importin e atij vendi pra rrjedhimisht edhe në bilancin e pagesave

Efektet e politikës stabilizuese

Këto efekte kanë të bëjnë me të gjithë ata faktor të cilët politikën ekonomike në

përgjithësi e bëjnë më efektive:zgjedhja reale e qëllimeve,përzgjedhja e instrumenteve

më efektiv,marrja me kohë e masave si dhe koordinimi i mirë i masave stabilizuese.Në

lidhje me këtë është që i njëjti efekt stabilizues gjegjësisht efekti në kërkesën agregate ,

mund të realizohet me kombinimin e instrumenteve dhe të masave mbrenda politikës

fiskale por edhe në mes të politikës fiskale dhe asaj monetare .Prandaj,para bartësve të

34

Page 35: financat publike 1-syllabusi.docx

politikës stabilizuese është mundësia që ata të përzgjedhin atë numër të instrumeneteve

dhe të masave të cilat më së miri u përgjigjen rrethanave aktuale ekonomike dhe

politike,duke pasë paraysh se në afat të gjatë ose të shkurtë ,efektet e tyre nuk do të thotë

se përputhen.Me rastin e këtyre përzgjedhjeve poashtu duhet të kihet parasysh që as të

hyrat publike por as të dalat publike nuk e kanë efektin e njëjtë multiplikativ,që financimi

i deficitit llogaritar në tregun e mbrendshëm është i lidhur me veprime restriktive,që

aplikimi i masave dhe instrumenteve të ndryshme paraqet distancë të ndryshme kohore

në realizimin e qëllimeve si dhe paraqitja e vështirësive në parashikimin e ecurive

ekonomike 13.

Për shkak të të gjitha këtyre që u thanë më lartë, detyra e politikës fiskale për të

harmonizuar ecuritë e madhësisë së kërkesës agregate për shkak të dinamikës së saj ,nuk

është aspak e lehtë.Në të vërtetë vëllimi i kapaciteteve gjegjësisht i outputeve potenciale

(ofertës ) gjithmonë rritet në mes tjerash edhe për shkak të kontributit të investimeve (si

të dala publike) dhe kjo do të thotë se procesi i krijimit fiskal të kërkesës agregate në të

njëjtën kohë është edhe proces i rritjes së ofertës dhe se detyrë e politikës fiskale në lidhje

me këtë është që të siguroj jo çfarëdo rritje të kërkesës agregate por ate kërkesë e cila

siguron shfrytëzim të plotë të kapaciteteve.

Për efektet e politikës ekonomike stabilizuese është me rëndësi sidomos përzgjedhja më

e mirë e kombinimit të politikës fiskale dhe asaj moneatare .Në lidhje më këtë edhe mund

të thuhet:e para,politika fiskale më fuqishëm ndikon në rregullimin e nivelit të konsumit

se sa të investimeve kurse tek nxitja e mbajtjes së rritjes ekonomike ,përparsi i ipet

politikës monetare ;e dyta ,se politika fiskale relativisht është më e fuqishme në

rregullimin e kërkesës agregate ,çmimeve dhe punësimit kurse politika monetare në

mbajtjen e barasspeshës në bilancin e pagesave;së treti,politika fiskale për shkak të

ndikimit direkt në kërkesë ,është më e efektshme në luftimin e depresionit ,kurse politika

monetare në luftimin e proceseve të inflacionit.

Ka edhe opinione tjera në lidhje me efektet e politikës fiskale dhe asaj monetare në

rrjedhat stabilizuese të ekonomisë.Megjithate dominon mendimi se politika fiskale është

më e fuqishme se politika monetare për aq sa elasticiteti i kamatës për kërkesë të fondeve

monetare (parave ) të jetë më i madh dhe e kundërta.

13 Pero Jurkovic,Javne Financije,Zagreb 2002,faqe 232

35

Page 36: financat publike 1-syllabusi.docx

7.Metodat e aplikimit të politikës fiskale

Efektet e politikës fiskale në kërkesën agregate mund të realizihen në shumë mënyra:

-me ndihmën e faktorëve(rregullatorëve) të ndryshëm stabilizues,

-me ndihmën e masave diskrete të politikës fiskale ,

-me ndihmën e përcaktimit të “rregullave”ose të ashtuquajturës formula e një politike

ekonomike fleksibile.

Ngritja e faktorëve(rregullatorëve) stabilizues ka të bëjë me ato elemente të pakos

fiskale të cilët në kërkesën agregate ndikojnë automatikisht.Efektet e tyre janë të

karakterit endogen dhe kjo do të thotë se përcaktohen me funkcionimin e ecurive

ekonomike dhe vetë ekzistimi i tyre në këto rrjedha .Realizimi i këtyre efekteve bëhet pa

asnjë intervenim të bartësve të politikës ekonomike në parametrat e politikës fiskale .P.

sh.vetë ekzistimi i tatimit në të ardhuara prodhon efekte të caktuara ekonomike pa marrë

parasysh dëshirën e bartësve të politikës ekonomike.Mbledhja e të hyrave e zvoglon

kërkesën,e dobëson likuiditetin e ekonomisë,ndryshon çmimet relative,ndikon në efektet

e të ardhurës etj.

Këta faktor stabilizues më së shpeshti u dedikohen (lidhen) me tre insrumente të politikës

fiskale:tatimimi proporcional dhe shpeshherë progresiv i të ardhurës së individit,i

tatimimit të profitit të shoqërive tregtare dhe kompenzimet për të papunësuarit.Për këta

faktor në të vërtet flitet në kontekst të situatës specifike që ka të bëjë me ecuritë ciklike

konjukturale që do të thotë se këta ndikojnë automatikisht në rregullimin e cikleve

konjukturale.

Nëse p.sh.aplikohet tatimi proporcional ose progresiv i të ardhurës,atëherë shuma e

tatimit të mbledhur do të jetë funkcion linear ose proporcional i asaj të ardhure.Nëse e

ardhura në fazën e zhvillimit të hovshëm ekonomik tatimohet në mënyrë progresive,të

hyrat tatimore do të rriten më shpejt se sa rritja e të ardhurës dhe në këtë mënyrë

fuqishëm do të kufizoj rritjen e kërkesës agregate .E kundërta do të ndodh në fazën e

recesionit. Të hyrat nga tatimet do të zvoglohen më shpejtë se zvoglimi i të ardhurës e që

do të ndikon në ngadalsimin e rënies së kërkesës agregate dhe vetvetiu vepron në mënyrë

anticiklike.

36

Page 37: financat publike 1-syllabusi.docx

Ngjajshëm realizohet edhe efekti anticiklik i transfereve sipas bazës së transferve për

kompenzimet për të papunësuarit të cilat sipas vetë natyrës së tyre janë më të mëdha në

fazën e recesionit se sa në fazën e zhvillimit gjegjësisht këto lidhen me nivelin e

papunësisë.Sa më e madhe të jetë papunësia aq më të mëdha do të jenë edhe transferet

për kompenzime për të papunët.

Realizimi i efekteve në kërkesën agregate me ndihmën e këtyre faktorëve stabilizues i ka

përparësitë dhe të metat e veta.Përparësia është se me veprimin e vet spontan ata nuk

kushtëzojnë kurrëfarë efekte kohore që është një nga pengesat në efektivitetin e

politikave ekonomike pra edhe të politikës fiskale .E meta është se rezultatet e veprimit të

tyre nuk mund të parashihen.

Masat diskrete janë masa të intervenimit ad hoc të bartësve të politikës fiskale në

kuadër të kompetencave të tyre të cilët me shfrytëzimin e të hyrave dhe të dalave

publike, ndikojnë në ecuritë ekonomike të vendit .Psh ,këto janë masat e marra për

heqjen e tatimeve të vjetra dhe vendosjen e tatimeve të reja ,ndryshimin e lartësisë së

normës së tatimit,ndryshimi i madhësisë dhe strukturës së të dalve publike etj.Këto masa

siç shihet janë plotësisht të kundërta me ato të parat (stabilizuese).Prandaj mund të thuhet

se ajo që është përparësi për njërën ,është e metë për tjetrën dhe e kundërta.

Mënyra e tretë e rregullimit të efekteve të politikës fiskale në kërkesën agregate është –

formula e një politike ekonomike fleksibile dhe që do të thot kombinim i dy të

parave.Psh.nëse kursi devizor në një periudhë ndryshon për një përqindje të

caktuar,bartësit e politikës ekonomike janë të obliguar të ndërmarrin masa të

qëndrueshme me qëllim të stabilizimit të tij.

8.Problemet metodologjike të matjes së efekteve stabilizuese të politikës fiskale

Sot nuk është kontestuese se politika fiskale nuk është faktor pasiv në proceset

ekonomike dhe kjo do të thotë se jo vetëm që i nënshtrohet ndikimit të ecurive në

37

Page 38: financat publike 1-syllabusi.docx

sektorët tjerë të ekonomisë,por bindshëm ndikon edhe në ecuritë tjera

ekonomike.Veprimi i politikës fiskale në rrjedhat tjera të ekonomisë,pra edhe në ecuritë

ekonomike në përgjithësi,bazohet në faktin se mbledhja e të hyrave publike dhe realizimi

i të dalave publike ,prodhon një numër efektesh edhe në relacionin e agregatëve kryesor

makroekonomik edhe në sjelljen e subjekteve ekonomike.Politika fiskale vepron

parasegjithash në nivelin dhe strukturën e kërkesës agregate Rritja e të dalave publike në

kërkesën agregate ndikon në mënyrë ekspanzive,kurse rritja e të hyrave publike në

mënyrë kontraktuale .Më tutje ,saldo e të dalave dhe të hyrave të përgjithshme publike , e

cila finacohet nga hyrja në borxhe e shtetit në tregun financiar ose prej misionit primar,e

ndryshon nivelin dhe strukturën e mjeteve të likuiditetit në ekonomi dhe nëpërmjet të

“faktorit të likuiditetit” poashtu ndikon në ecuritë ekonomike.Më pastaj,politika selektive

e të dalave publike dhe e të hyrave publike i ndryshon çmimet relative të supstituteve në

kuptimin ekonomik të fjalës dhe me ndihmën e “faktorit supstituiv”ndikon në

përcaktimin e subjekteve ekonomike në mes të kursimit dhe konsumit,eksportit dhe

shitjeve në vend,importit dhe blerjeve në vend,të llojeve të ndryshme të teknologjisë,

punës dhe kapitalit si faktor të prodhimit,vendosjes së aktiviteteve ekonomike

etj.Tatimimi dhe politika e transferve prodhon edhe ”efektin e të ardhurës”i cili ndikon

në rritjen e të ardhurës dhe konsumit.

Prandaj ,”efektet në kërkesë”,”efektet në likuiditet”,”efektet në supstituim” dhe”efektet

në të ardhura”,hapin mundësi të shfrytëzimit të instrumenteve të politikës fiskale për

qeverisje në ekonomi ,pa marrë parasysh se a është fjala për realizimin e qëllimeve

stabilizuese apo për realizimin e qëllimeve të përshpejtimit të rritjes apo të orientimit të

zhvillimit.14

Realizimi i qëllimeve të stabilizimit në ekonomi më së tepërmi lidhet më rregullimin e

vëllimit të kërkesës agregate .Kjo nuk do të thot se në realizimin e këtyre qëllimeve nuk

ndikojnë edhe faktorët në anën e ofertës..Mirëpo ,meqenëse mund të mirret se oferta në

afat të shkurtë i dedikohet kapaciteteve në disponim dhe aplikimit të teknologjisë ,në

ofertë vështirë është të ndikohet me masa të politikës ekonomike .

Duke u nisë nga këto njohuri,hulumtimet e veprimit stabilizues të politikës fiskale kanë

qenë kryesisht të orientuara në matjen e efekteve të kësaj politike në kërkesë kurse

14 Pero Jurkovic,Javne Financije,Zagreb 2002,faqe 236

38

Page 39: financat publike 1-syllabusi.docx

arsyeja e eliminimit të ndikimeve (efekteve,faktorëve ) tjera ,bie në pamundësinë

metodologjike që të izolohet veprimi i ndonjërit faktor si i vetëm në mesin e veprimit të

shumë faktorëve.

Duke pasë këtë parasysh ,analizat në vazhdim kryesisht janë të orientuara në aspektet

metodologjike të vlerësimit të veprimit stabilizues të politikës fiskale në kërkesën

agregate.

8.1Mospërputhja e saldos së të dalave publike dhe të hyrave publike si masa të veprimit

stabilizues të politikës fiskale

(deficiti strukrural dhe ciklik)

Para se të analizojmë këtë mospërputhje,do të paraqesim se si duket struktura(bilanci) e të

hyrave dhe e të dalave publike.

Të dalat publike Të hyrat publike

1.Të dalat rrjedhëse në mallra dhe shërbime

2.Transferet rrjedhëse në ekonomi dhe

popullësi

3.Shpenzimet Investive

4.Transakcionet Neto kreditore

5.Ndryshimi i shumës së mjeteve financiare

në llogari të shfrytëzuesve të këtij sektori

1.Burim i të hyrave(tatimet ,doganat,të

tjera)

2.Borxhi Netto te sektori jobankar për

financimin e konsumit të përbashkët

3.Borxhi Netto te sektori bankar për

financimin e konsumit të përbashkët

4.Borxhi Netto në botën e jashtme për

financimimi ekonsumit të përbashkët

Ky grupim i pozicionit të të hyrave dhe të dalave publike mundëson formimin e dy

llojeve të saldove- I pari-e quajtur saldo e përgjithshme e cila mund të shprehet:- G-T=B=Bn+Bb+Be ku,

G- të dalat publike,

-T-të hyrat publike

-B-saldo e të dalave dhe të hyrave publike të përgjithshme

-Bn-borxhi te sektori jobankar

-Bb-borxhi te sektori bankar

39

Page 40: financat publike 1-syllabusi.docx

-Be –borxhi në botën e jashtme dhe

Saldo e dytë ,e quajtur saldo e likuiditetit shprehet:

G-T-Bn=Bb+Be

Saldo e parë ashtu siç është definuar ,tregon nivelin e përgjithshëm të financimit deficitar

të konsumit të përbashkët kurse i dyti tregon masat e kontributit të financimit publik për

ndryshimin e nivelit të likuiditetit në ekonomi.Që të dy ndikojnë në stabilitetin dhe

dinamikën e ecurive ekonomike por jo edhe si të ndarë.I pari p.sh mund të jetë më

relevant në kushte të recesionit ose kur ekonomia relativisht lehtë mund të ju përshtatet

secilës shkallë të likuiditetit kurse i dyti p.sh më relevantë mund të jetë kur ekonomia ka

nivel të ultë të likuiditetit etj

Arsyet pse saldo e të dalave publike dhe e të hyrave publike pamarrë parasysh se si janë

definuar, nuk mund të jenë tregues adekuat të veprimit stabilizues të politikës fiskale

mund të jenë kryesisht dy më me rëndësi:

E para-për faktin se të dalat publike paraqiten direkt si kërkesë efektive në treg kurse të

hyrat publike paraqiten në mënyrë të zhdrejtë dhe

E dyta –saldo e të dalave dhe të hyrave publike është rezultat jo vetëm i vendimeve të

politikës ekonomike por edhe i veprimit automatik të pakos fiskale .

Për të kuptuar se politika fisklale në mënyrë të drejtë a është e drejtuar kah efektet

stabilizuese ,duhet të analizojmë edhe atë pjesë të saldos së të dalave dhe të hyrave

publike i cili është rezultat i vendimeve diskrete të bartësve të politikës ekonomike ose i

ashtuquajturi deficiti struktural si dhe atë pjesë të asaj saldo e cila është rezultat i

veprimit automatik të pakos fiskale ose i ashtuquajturi deficiti ciklik.

Kjo mund të shihet nga grafikoni numër 7.

Grafiku nr 7.Deficiti struktural dhe ciklik

40

Page 41: financat publike 1-syllabusi.docx

N

M

N

M

T

Y

R

F

HD

O

C

T

K

Y1 Y2 YF

eur

Dallimi në mes deficitit struktural dhe ciklik shihet nga grafikoni nr.7.

Në diagram ,në apcisë(Y) është vënë e ardhuara kurse në ordinatë(X) është vënë euro.

MM dhe NN janë lakore ekzogjene të dhëna të të dalave publike,kurse TT është funkcion

endogen i të hyrave publike e cila varet nga madhësia e të ardhurave.Në nivelin e të

ardhuarveY1,realizohet barazimi i të hyrave me të dalat publike,por në kushtet e

papunësisë së plotë.Që të realizohet punësim i plotë,të dalat publike janë rritë nga OM në

ON.Kjo ka kushtëzuar rritjen e të ardhurës ngaY1 në Y2,por ky akoma nuk është nivel i

të ardhurës që siguron punësim të plotë.Ajo e ardhurë do të realizohet vetëm në nivelin

YF.Deficiti i përgjithshëm në nivelin Y2 do të jetë RD.Që të mësojmë se cila pjesë e këtij

deficiti të përgjithshëm është deficit ciklik dhe cili struktural,duhet ta krahasojmë me

deficitin në nivelin e të ardhurës e cila siguron punësim të plotë.Në grafikun e paraqitur

kjo është FH.Nga kjo del se deficiti i përgjithshëm (i vërtetë),i realizuar në nivelin e

punësimit Y2,përbëhet nga komponenta (deficiti )ciklik RK dhe nga komponenta

(deficiti) strukturale KD,që është e barabart me deficitin struktural FH.

41

Page 42: financat publike 1-syllabusi.docx

8.2Aplikimi i konceptit të deficitit struktural në disa vende

Edhepse deficiti struktural i ka disa mangësi,megjithate ai deri me sot më së shpeshti

është përdor për vlerësimin e efekteve të politikës fisklale.

Në këtë ide janë formua tri koncepte më të rëndësishme të veprimit stabilizues të

politikës fiskale:saldo në kushtet e punësimit të plotë(Full-Employment Balance-FEB)në

SHBA,saldo ciklike neutrale (Ciclically Neutral Ballance-CNB)në Gjermani dhe rritja

strukturale –neutrale e të dalave publike (llogaritare)(Structural budget margin-SBM) në

Holandë.

Në vazhdim shkurtimisht do t’i komentojmë këto tri konncepte.

Në mënyrë më të thjeshtëzuar,saldo në rrethana të punësimit të plotë (FEB)mund të

paraqitet me formulën:

FEB=T(YP)-G ku,

T(YP)-të hyrat publike në kushte të punësimit të plotë me supozimin se është e dhënë

struktura tatimore,

G-të dalat e përgjithshme publike

Sa më i vogël të jetë FEB,politika fiskale ka ndikim më ekspanziv dhe e kundërta.

FEB,ashtu siç është definuar, mundëson që të bëhet rangimi i programeve alternative të

politikës fiskale ose programeve të politikës fiskale në distanca të ndryshme kohore

sipas kritereve të shtrirjes së gjërë(ekspanzive) por edhe vlerëson se programi i tillë a

është në drejtim të mbajtjes së stabilitetit ekonomik dhe të punësimit të plotë si dhe të

vlerësoj efektet e saj anticiklike.Për të bërë vlerësime të tilla ,duhet përcaktuar se çfarë

duhet të jetëFEB,(zero,negativ apo pozitiv) në raport me GDP.

Metoda gjermane e efekteve ciklike të politikës fiskale është e karakterit të dyfishtë.Së

pari përcaktohet madhësia e saldos ciklike neutrale e e të dalave publike dhe e të hyrave

publike (CNB) e cila definohet sipas kësaj shprehje:

CNB=GOyp__toY ku,

Go-pjesa e të dalave publike në produktin shoqëror të realizuar në vitin bazë,

Yp-produkti shoqëror,

42

Page 43: financat publike 1-syllabusi.docx

to-pjesa e të hyrave publike në produktin shoqëror të realizuar në vitin bazë,

y-produkti shoqëror i realizuar.

Prandaj ky koncept bazohet në supozimin se ekziston njëfarë raporti në mes saldos së

përgjithshme të të hyrave dhe të dalave publike (në të vërtetë deficitit) dhe outputeve

potenciale i cili siguron realizimin në nivel të kënaqshëm të stabilitetit

ekonomike(punësimit ,çmimeve dhe rezervave devizore).

Pasi që të përcaktohet CNB për vitin bazë ,kalohet në vlerësimin e

ekspanzionimit(zgjërimit ) të politikës fiskale për ate vit ,në vlerësimin e efekteve ciklike

të billancit CEB cili mund të shprehet sipa sformulës:

CEB=(G-T)-CNB ku,

G dhe T –të dalat dhe të hyrat e realizuara në vitin vijues.

Nëse CEB është pozitiv tregon për politikë fisklale ekspanzive,kurse nëse CEB shtë

negative tregon për politik fiskale restriktive.

Metoda holandeze e vlerësimit të efekteve ciklike të politikës fiskale me shumëçka është

e ngjajshme me ate gjermane edhe pse dallon për nga çasja e llogaritjes së efekteve.

Në dallim prej konceptit gjerman i cili fillon nga salldo normative e billancit llogaritar si

masë strukturale dhe pastaj gradualisht e bënë vlerësimin e efekteve ekspanzive të

politikës fiskale , në modelin holandez së pari përllogaritet efekti i politikës fiskale në

formimin e kërkesës agregate në vitin vijues i ashtuquajtuari Impulsi

Buxhetor(llogaritar) (BI) i cili me anë të formulës mund të shprehet:

BI=(G-G-1)—T-(1+y)T-1/G-1 ku:

G dhe G-1 të dalat publike në vitin vijues dhe në vitin paraprak,Tdhe T -1 të hyrat publike

në vitin vijues dhe në vitin paraprak dhe y-norma e rritjes së produktit shoqëror.

Pastaj,efekti ciklik i buxhetit (llogarisë ) i ngjajshëm me ate gjerman mund të paraqitet

me formulën:

CEB=BI-y’ ku y’ paraqet normën mesatare afatmesme të rritjes së produktit shoqëror

Si edhe më parë ,politika fiskale është ekspanzive nëse CEB është pozitive dhe e

kundërta.

8.3 Periudha e nënvlerësimit të politikës fiskale

43

Page 44: financat publike 1-syllabusi.docx

Në teorinë e vet ekonomike ,Kensi është nisë nga supzimet se a)madhësia e të ardhurës

në rend të parë është e determinuar me madhësinë e përgjithshme të konsumit(kërkesën

agregate),b) madhësia e punësimit është e kushtëzuar me ecuritë e meditjeve reale dhe se

edhe elasticiteti i tyre është i kufizuar me nivelin më të ultë të pranueshëm të meditjeve e

cila është marrë si variabel egzogjene,c) madhësia e kursimit varet nga madhësia e të

ardhurës dhe nuk varet nga lartësia e kamatës,d)kërkesa spekulative për para(financa) nën

kushte të caktuara mund të sjell deri te joelasticiteti i plotë i normave të kamatës.

Në bazë të këtyre supozimeve, lehtë mund të argumentohet se punësimi i plotë është

vetëm një nga gjendjet e ekonomisë deri te e cila vihet kur tendenca për kursim dhe nxitja

e investimeve gjenden në ndërvarmëri të ngushtë.

Fakti se çrregullimet më të mëdha ekonomike kanë qenë rezultat i mungesës së kërkesës

agregate në raport me ofertën në treg ,politika fiskale ka pasë rolin dominant në

politikën ekonomike.Edhepse intervenimi i shtetit ka qenë i domosdoshëm për shkak të

zvoglimit të elasticitetit të proceseve ekonomike,megjithate aplikimi efikas i intervenimit

të shtetit ka paraparë se akoma ekziston elaaticitet i caktuar i çmimeve,kamatave dhe

meditjeve,ndoshta deri në nivelin e ecurive të ofertës dhe kërkesës.

Mirëpo me themelimine kompanive multinacionale dhe ndërkombtarizimit të afarizmit të

tyre ,çmimi i faktorëve të prodhimit dhe prodhimeve e humbën edhe ate minimum të

elasticitetit në raport me ndryshimet e kërkesës.Në të vërtet secili pjesëmarrës në procesin

ekonomik me sukses i është kundërvu zvoglimit të pjesëmarrjes së tij në shpërndarjen e

të ardhurës.Për të gjitha këto ,shpeshherë ka ndodh që ekonomia në rënien e prodhimit

dhe të aktiviteteve ekonomike të reagoj jo me zbritjen e çmimeve por e kundërta që dmth

se rënia e prodhimit është përcjell me ngritjene çmimeve(i ashtuquajturi incesion).

Prej fillimit të Epokës së Kensit dhe deri në vitet e 60-ta të shek.të kaluar kur ishte në

kulminacionin e popullaritetit ,politika fiskale është konsideruar instrumenti kryesor i

politikës ekonomike.Ajo gjatë kësaj periudhe u tregua efikase sidomos në eliminimin e

depresionit në ekonomi si rezultat i mungesës së kërkesës agregate me të cilën

ballafaqoheshin vendet e zhvilluara në ate periudhë.

Politika fiskale filloi të humb imazhin e saj para tridhjet e më shumë viteve dhe kjo

vazhdon edhe sot dhe lidhet me jostabilitetin ekonomik në dimensione botërore.Në të

vërtet në vitet e 70-ta në ekonominë botërore lajmërohet krizë e thellë dhe

44

Page 45: financat publike 1-syllabusi.docx

gjithëpërfshirëse ekonomike në të cilën inflacioni ishte vetëm treguesi fillestar i

krizës.Në këto rrethana ata që ishin më të ndieshmit në këtë ecuri të krizës ,pronarët e

kapitaleve reaguan në mënyrën e vet duke reduktuar(tkurrë) investimet për çka pas

inflacionit tani paraqitet stagnimi ekonomik.Një kombinim i tillë i rritjes së njëkohshme

të çmimeve (inflacioni) dhe stagnimi ekonomik,deri atëherë gati i panjohur në ekonominë

e tregut ,në botën ekonomike u paraqitë si stagflacion.Kësaj shpejtë i bashkangjitet edhe

një e keqe e madhe –paraqitja në të njëjtën kohë e inflacionit dhe e recesionit ekonomik i

quajtur incesion.

Këto çrregullime ekonomike nuk ka pasë mundësi të stabilizohen me masat e

deriatëhershme ekonomike dhe fiskale(me menaxhimin e kërkesës globale)sepse rrënjët e

krizës nuk ishin në çrregullimet në mes ofertës dhe kërkesë por ato ishin më të thella –në

vetë mbrendinë e strukturës ekonomike.

Në këtë periudhë ,politika fiskale filloi të fajësohet si shkaktar i drejtëpërdrejtë i vetë

shpërthimit të krizës sidomos i inicimit të ecurive inflatore.Orientimi dominant në

kombinimin e politikës monetare restriktive dhe politikës fiskale ekspanzive në

periudhën e pasluftës kundërshtohet nga e ashtuquajtuara sinteza neoklasike e cila e

favorizon konsumin në llogari të investimeve dhe e cila nga këndvështrimi i kritikëve të

Kensianizmit dhe kritikës”mirëqenie shtetërore” ndoshta në nënyrën më të rëndësishme

e ka zgjërua fushën e intervenimit shtetëror në ekonomi.Ngecjet në ristruktuimin e

ekonomisë dhe në ngritjen e efikasitetit të saj ,sipas mendimit të tyre janë pasoj e një

orientimi të tillë të politikës ekonomike sidomos i politikës fisklale.

Në kalimin nga vitet e 60-ta në të 70-ta ,politika fiskale deri atëherë politika më e

rëndësishme në mbajtjen e stabilitetit dhe të rritjes ekonomike ,befasisht fillon të

neglizhohet roli i saj.Kundërshtimet fillojn të vijnë edhe nga mendimtarët e teorisë

ekonomike dhe nga qarqe të caktuara politike nën presionin e grupeve të interesit..

Të parët në këtë drejtim ishin monetaristët e Fridmanit duke theksuar se për shkak të

shpejtësisë relativisht stabile të qarkullimit të parasë në afat të shkurtër,poltika fiskale pa

përcjellje adekuate të saj nga ana e politikës monetare nuk mund të bëjë asgjë në kuptim

të ngritjessë kërkesës dhe të rritjes reale të të ardhurës kombëtare ,por edhe kur këtë

mund ta bëjë nuk është e dëshirueshme.Sepse edhe kur me një kombinim të dy politikave

45

Page 46: financat publike 1-syllabusi.docx

mund të arrihet një nivel i efekteve stabilizuese,në afat të shkurtër ,ato për shkak të

voluntarizmit të politikës ekonomike gjegjësisht të kufizimit të veprimit të ekonomisë së

tregut,në afat të gjatë ,janë të dëmshëm.Sipas tyre vetëm normat e rritjes së masës

monetare ,janë të rëndësishme,sepse ato janë që përcaktojnë të gjithë parametrat e ecurive

ekonomike.Nëse ato mbahen nën kontroll,tregu, siç konsiderojnë përfaqësuesit e kësaj

shkolle ,sipas logjikës ekonomike do të siguroj punësim të plotë dhe shtim stabil

ekonomik pa inflacion.

Përfaqësuesit e të ashtuquajturës “Shkolla e pritjeve racionale”,poashtu e konsiderojnë si

joefikase efikasitetin e politikës fiskale në rregullimin e ecurive makroekonomike.Pritjet

gjithmonë kanë luajt rol aktiv në ekonomi.Pritjet në ndryshimin e normave kamatore

ndikojnë në likuiditetin e ekonomisë, norma e pritur e produktivitetit të kapitalit me

pritjet për investime dhe marrjen e rrezikut investues,pritjet në rritjen e shpenzimeve të

jetesës i rrisin pritjet e sindikatave se do të rriten meditjet,si dhe pritjet për rritjen e

produktit shoqëror bazohen në shtimin e investimeve etj.Për përfaqësuesit e kësaj shkolle

me rëndësi është fakti që pritjet të formohen në bazë racionale duke marrë parasysh të

gjitha informatat në disponim si dhe ndryshimet në politikat ekonomike.Megjithë

përpjekjet e këtyre përfaqësuesve të kësaj shkolle për të nënvlerësuar rolin e politikës

fiskale ,argumentet e tyre nuk janë shumë bindëse.

Përvoja e keqe nga kriza e viteve të shatëdhjeta si dhe paaftësia e politikës Kensiane e

kërkesës agregate për të ndal trendet negative në ekonomi,krijon rrethana për lajmrimin

edhe të një rryme neoliberale.Fjala është për protagonistët e Supply side

economy(ekonomia e ofertës) e cila lajmrohet në fillim të viteve 80-ta të cilin orientim

fuqishëm e ka mbështet edhe ish presidenti amerikan R.Regan.Kjo teori mbështetet në

nxitjen e ofertës dhe në ristruktuimin e domosdoshëm të ekonomisë dhe e përjashtojnë

intervenimin e shtetit në ekonomi sepse nuk besojnë në rregullimin e paramenduar të

proceseve ekonomike.

Protagonistët e ekonomisë së ofertës me konceptet e tyre janë fokusuar në fushën e

politikës tatimore.Duke u angazhuar për reduktimin e normave tatimore ,ata dallojnë nga

Kensi dhe bashkmendimtarët e tij.Në modelin e tyre ekonomik reduktimi i normave

tatimore nuk e ka për detyrë që me rritjen e të ardhurave të ndikoj në ngritjen e kërkesës

46

Page 47: financat publike 1-syllabusi.docx

agregate por e kundërta---që me zvoglimin e normave tatimore dhe duke e stimuluar

punën dhe investimet,duhet të rritet oferta si mekanizmi më i qëndrueshëm kundër

inflacionit.

Mirëpo me këtë rast protagonistët e kësaj teorie nuk llogarisin së paku në disa faktor.

Së pari rritja e ofertës ka për pasojë edhe rritjen e të ardhurës e cila ndikon në rritjen e

mëtejme të kërkesës,

Së dyti,nevoitet një periudhë e caktuar kohore për të stimuluar tatimet për rritjen e

prodhimit dhe sidomos në akumulimin e kapitalit,

Së treti,se normat ekzistuese të tatimit nuk duhet të jenë më të larta se ato me të cilat

realizohet vëllimi maksimal i të hyrave.15

Duke pasur parasysh të gjitha këto që u analizuan deri me tani,perspektivën e politikës

fiskale duhet shqyrtuar në kombinimin e saj adekuat me politikën monetare dhe format

tjera të politikës ekonomike(më së tepërmi me politikën e të ardhurave),pastaj në

çvendosjen e pjesërishme të orientimit kryesor të politikës fiskale nga rregullimi global i

kërkesës në masat fiskale të karakterit struktural dhe zhvillimor të ekonomisë etj.

Përmbledhje

Mundësitë e politikës fiskale për të vepruar në realizimin e qëllimeve të saj ,bazohen në

katër efekte :efekti i kërkesës,i likuiditetit,i supstituimit dhe i të ardhurës.

Zakonisht konsiderohet se politika fiskale më tepër vepron në menaxhmin e kërkesës se

sa të ofertës dmth në realizimin e qëllimeve stabilizuese ,se sa në realizimin e qëllimeve

afatgjatë të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit.

Analiza e veprimit të politikës fiskale në vëllimin dhe strukturën e kërkesës agregate

është zbërthyer në modelin e të ardhurës së baraspeshpeshuar duke supozuar një ekonomi

të mbyllur dhe Investimet si variable egzogjene.

Duke mos e konsideruar supozimin mbi karakterin e madh të investimeve si variable

ekzogjene dhe marrjen në model të variables monetare vijmë në përfundim se në

ndërvarshmërinë në mes politikës fiskale dhe asaj monetare ndofh efekti i ndrydhjes i

cili është më i madh sa më i madh të jetë stabiliteti i koeficientit të qarkullimit të

15 Për më tepër në Javne Fiinancije ,Peroo Jurkovic,Zagreb,2002 ,faqe 246-257

47

Page 48: financat publike 1-syllabusi.docx

parasë.Ekonomia e hapur e zvoglon efektin e politikës fiskale në përcaktimin e

madhësisë së kërkesës agregate e cila realizohet në tregun e mbrendshëm për shkak të

daljes(derdhjes) së kapitalit jasht vendit..

Poashtu kemi analizuar edhe rolin stabilizues të politikës fiskale efekti i të cilës është

përcaktuar me anën e funkcionit të ofertës agregate.Në rastin ekstrem kur oferta është

plotësisht elastike,ndikimi i politikës fiskale në rritjen e kërkesës agregate vepron vetëm

në rritjen e outputeve reale kurse pas shfrytëzimit të plotë të kapaciteteve vepron në

rritjen e çmimeve.Kohëve të fundit ballafaqohemi me nënvlerësimin e rolit të politikës

fiskale në tabilizimin e ekonomisë.

Janë prezentuar tri metoda të aplikimit të politikës fiskale: stabilizatorët ekonomik,masat

diskrete dhe formula politika fleksibile.

Është analizuar edhe koncepti i deficitit struktural dhe atij ciklik ku i pari është më

relevant për vlerësimin e sjelljes së bartësve të politikës ekonomike.

PJESA E DYTË

POLITIKA FISKALE DHE NXITJA E OFERTËS

1.Nxitja e zhvillimit ekonomik

Drejtimi i dytë i veprimit të politikës fiskale ka të bëjë me efektet afatgjata në planin e

nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe bazohet në format e ndryshme të stimulimit të atyre

faktorëve të cilët përcaktojnë nivelin e outputeve potenciale.

Në kushtet bashkohore të zhvillimit ekonomik ,shteti gjithnjë e më shumë po merr rolin e

katalizatorit në zhvillimin ekonomik duke u tërheq nga roli i tij si ndërmarrës apo titullar

në ekonomi.Roli i tij më tepër është në krjimin e parakushteve të përgjithshme të cilat

mundësojnë zhvillim sa më të shpejtë ekonomik .Masat vertikale të politikës ekonomike

zëvendësohen me masa horizontale:në vend që të përcaktoj prioritetet e zhvillimit të

sektorëve të caktuar ,veprimtarive dhe degëve ekonomike ,shteti mirret me ndërtimin e

infrastrukturës bazike,zhvillimin e politikave për zhvillimin

regjional.industrial,përparimin e dijes dhe edukimit duke ndikuar në faktorët kualitativ të

zhvillimit të cilët direkt ndikojnë në rritjen e konkurrencës në tregun e mbrendshëm dhe

të jashtëm gjegjësisht në tregun global.

48

Page 49: financat publike 1-syllabusi.docx

Norma e rritjes ekonomike mund të realizohet vetëm me rritjen e potencialit prodhues të

ekonomisë.Potenciali prodhues i ekonomisë është përcaktuar me numrin mesatar të të

punësuarve,kohëzgjatjen mesatare të kohës së punës dhe me nivelin e arrijtuar të

produktivitetit prodhues. Sa mund të themi se produktiviteti prodhues varet nga sasia

e mjeteve në disponim për prodhim ,kualiteti i kontigjentit punues, efektiviteti i

resurseve të disponueshme dhe aplikimi teknologjisë,poaq mund të themi se niveli i

mundësive prodhuese të një vendi në instancë të fundit përcaktohet me kualitetin dhe

kuantitetin e resurseve njerëzore dhe materiale dhe nivelit të arrijtur tekniko-

teknologjik.Prandaj ,politika fiskale mund të nxisë normë më të shpejtë të rritjes

ekonomike ,për aq sa me instrumentet e të hyrave dhe të dalave publike mund të ndikoj

në ata faktor.

Me masa stimulative të politikës fiskale në mënyra të ndryshme mund të ndikohet në

shfrytëzimin racional të resurseve të vendit.Pra ,siç duket ndikimi i politikës fiskale në

nxitjen e zhvillimt ekonomik më drejtpërsëdrejti është i lidhur me veprimin e saj në

madhësinë dhe strukturën e investimeve dhe në shfrytëzimin e resurseve njerëzore dhe

materiale.

Masat fiskale më të njohura të cilat ndërmirren për nxitjen e zhvillimit ekonomik kanë të

bëjnë me nxitjen e ofertës së punës,me nxitjen e vëllimit dhe strukturës së investimeve

si dhe në aplikimin e të mbërrimeve tekniko-teknologjike.

Stimulimi i kursimit nacional me ndihmëne instrumenteve të politikës fiskale mund të

bëhet në shumë mënyra:

-lirimi nga tatimi i kamatave në kursim dhe në depozitat e qytetarëve,

-orientimin e tatimit në shpërndarjen e fitimit

-stimulimin tatimor të amortizimit të përshpejtuar

-kursimet e llogaritura në të dalat rrjedhëse etj.

Norma e kursimit nacional dhe kapitali i jashtëm përcaktojnë vëllimin e jashtëm të

investimeve.Prandaj edhe të gjitha masat e marra për nxitjen e kursimit janë edhe masa

për nxitjen e investimeve.Por ,nuk do të thot se të gjitha mjetet në disponim për

investime,duhet të orientohen në investime sidomos në ato investime që janë të

papranueshme për shoqërinë.Kështu ekzistojnë forma të veçanta të nxitjes s investimeve:

49

Page 50: financat publike 1-syllabusi.docx

-Nxitja tatimore në investime të reja

-premija në investime

-nxitje të veçanta për tërheqjen e investimeve të huaja etj.

Lirimi nga tatimi i investimeve në edukim dhe në kërkime shkencore ,e ndihmon

përparimin tekniko-teknologjik.

2.Politika fiskale dhe modelet e rritjes ekonomike

Roli i politikës fiskale në modelet e shtimit dinamik është në fazën fillestare.Mjaft është

bërë në hulumtimin e instrumenteve tatimor në nvestime,kurse më pak është bërë në

hulumtimet e lidhjes së fortë të politikës fiskale me modelet e rritjes ekonomike.Kjo për

arsye se deri më tani masat fiskale kryesisht janë ndërmarrë me qëllim të arritjes së

qëllimeve të caktuar afatshkurtëra –punësimi plotë dhe stabiliteti i çmimeve.

2.1Roli i politikës fiskale në modelin Harrod –Domarov të rritjes ekonomike

Modeli i Harrod –Domarovit bënë pjesë në grupin e modeleve të shtimit të barapeshuar

ekonomik.Ky model merr për bazë një strukturë të thjeshtë ekonomike:

1.E merr një model njësektorial

2.Një ekonomi që prodhon vetëm një produkt i cili mund të përdoret për konsum ose për

prodhim,

3.E analizon një ofertë e cila paraqitet si reflektim i një pune homogjene dhe e cila së

bahku me kapitalin e akumuluar të disponueshëm përbëjë faktërët e vetëm të funkciont

prodhues.

Përveç këtyre karakteristikave ,ekzistojnë edhe tri specifika shtesë të këtij modeli:

a)norma e rritjes së popullsisë(n) e cila barazohet me normën e rritjes së fuqisë punëtore

paraqitet si konstante ( e pandryshuar) në veprimin e faktorëve ekonomik.Kjo është

norma e shtimit ekonomik.

b)norma e kursimit netto ,gjegjësisht investimet(s) të cilat në çdo periudhë kohore janë

proporcionale me të ardhurat e përgjithshme kombëtare dhe

c)nivelin teknologjik të cilin e përcaktojnë dy koeficientë, i pari ,puna e nevojshme për

njësi të prodhimit (z) dhe i dyti,kapiatli i nevojshëm për njësi outputi-koeficienti

50

Page 51: financat publike 1-syllabusi.docx

kapiataë(v).Këta koeficient janë fiks dhe nuk ndryshojnë me kalimin e kohës .Këtu në

mënyrë implicite apstrahohet përparimi tekniko-teknologjik edhe pse ai mund të rritet

dhet të ketë ndikim.

Pra nëse nisemi nga ky model i ekonomisë me karakteristikat e përmendura ,shtrohet

pyetja se kur ose në cilat rrethana një ekonomi e tillë mund të realizoj shtim të

baraspeshuar ekoomik(steady-state growth).Modeli Harrod –Domarov e jep këtë

përgjegje:Vetëm atëherë nëse norma e kursimit neto(s)=koeficienti kapital(v) . norma e

rritjes së popullsisë(n).Prodhimi (v.n) paraqet atë pjesëmarrje të investimeve në të

ardhura i cili është i domosdoshëm që të mbahet në atë nivel në mënyrë që rritja e

kapitalit të disponueshëm të mbahet në nivelin e rritjes së ofertës së fuqisë punëtore.Kjo

është kërkesa e cila del nga definicioni i shtimit të baraspeshuar ekonomik i cili thotëse

ky shtim realizohet kur e ardhura dhe punësimi rriten me të njëjtën normë

konstante,ndërkaq kursimi përkatësisht investimet paraqesin pjesën konstante të të

ardhurave kombëtare.

Nëse ndodh mosbarazimi s> v.n,atëherë na paraqitet tepricë e kursimeve gjegjësisht e

investimeve.Me këtë rast nëse ekonomia fillon nga pozicioni i punësimit të

plotë ,atëherë do të ndodh që fuqia punëtore me të cilën disponojmë nuk do të jetë e

mjaftueshme për shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve.

Nëse ndodh që s< v.n,në këtë rast niveli i kursimit përkatësisht i investimeve nuk do të

jetë i mjaftueshëm që të siguroj angazhimin e gjithë fuqisë punëtore e cila vazhdimisht

rritet.Në këto rrethana shkalla e papunësisë rritet vazhdimisht dhe duhet lëshuar në punë

ato kapacitete të cilat kanë qenë të paaktivizuara.

Mirëpo ,siç mund të vërehet të gjitha elementet e këtij modeli mirren si variabla

konnstante të pavarura nga njëra tjetra.Shtimi i popullsisë (n) supozohet se varet nga

faktorët demografikë.Investimet (s)dhe koeficienti kapital (v) poashtu janë të pavarura

nga njëra tjetra.Nëse supozohet se s,v,n,janë madhësi të dhëna ekzogjene,atëherë edhe

nuk ekziston asnjë arsye që ato duhet të jenë në ekuilibër me njëra tjetrën.Këtu edhe

ndoshta është problemi kryesor i modelit Harrod –Domarov dhe për këtë arsye janë

paraqitë edhe teori tjera.

51

Page 52: financat publike 1-syllabusi.docx

Mirëpo,modeli i paraqitur deri me tani nuk përmban në vete edhe parametrat

fiskal,atëherë në vazhdim po paraqesim këtë barazim të thjeshtësuar sipas të cilit ky

model merr këtë formë:

Ar=Pk-Shpi ku,

Ar-paraqet rritjen e të ardhurës reale për shkak të rritjes së kapaciteteve

Pk-prodhimi për njësi të kapitalit dhe

-Shpi-shpenzimet publike të karakterit investiv.

Pra niveli kërkesës agregate nuk varet vetëm nga niveli i investimeve për një

periudhë,por edhe nga lëvizja e parametrave fiskal.P.sh.nëse kërkesa agregate është nën

nivelin i cili siguron shfrytëzim të plotë të kapaciteteve,atëherë me anë të parametrave

fiskal mund të zvoglohet baraspesha e normës së rritjes së kërkesës në mënyrë që ajo të

barazohet me kërkesën agregate.

Norma e baraspeshuar e rritjes së kërkesës(në kushtet e shfrytëzimit të plotë të

kapaciteteve të shtuara) do të rritet nëse rritet norma e tatimitdhe pjesëmarrja mesatare e

investimeve në shpenzimet publike kurse ajo do të zvoglohet me zvoglimin e normës së

shpenzimeve publike me kusht q t gjithë parametrat tjerë të mbesin të pandryshuar.Kjo

do të thotë se me instrumente fisklale mund të ndikohet në lartësinë e ofertës (kapacitetve

investive) por kjo akoma nuk do të thotë edhe në shpejtësinë e rritjes ekonomike sepse

kjo varet nga dinamika e kërkesës agregatePolitika fiskale mund të ndikoj në rritjen e

shpejtë ekonomike vetëm atëherë nëse kërkesa është aq elastike sa të mund t’i përshtatet

ofertës ose edhe nëse investimet mund të absorbojnë kursimin e realizuar në masë të

mjaftuar.Ky fakt është më i afërt me vendet jomjaft të zhvilluara të cilat edhe kanë

mungesë të kapitalit investiv.

Nëse investimet paraqesin komponentë egzogene,atëherë politika fiskale nuk ka mundësi

të ndikoj në shpejtësinë e rritjes ekonomike dhe ajo mund të ndikoj vetëm në eliminimin

e papajtueshmërisë në mes ofertës dhe kërkesës në mënyrë që të rregulloj nivelin e

nevojshëm të kërkesës përkatësisht të ofertës.

52

Page 53: financat publike 1-syllabusi.docx

2.2Roli i politikës fiskale në modelin neoklasik të shtimit të baraspeshuar ekonomik

K y model bazohet në:

-Shtimi i baraspeshuar ekonomik arrihet vetëm atëherë kur punësimi rritet me normë të

njëjtë si edhe oferta e fuqisë punëtore,

-duhet të ekzistoj baraspesha absolute në mes ofertës dhe kërkesës dmth nuk ekziston

mundësia e dallimeve në mes kursimit dhe investimeve,

-Neoklasikët supozojnë se koefcienti kapital është i ndryshueshëm i cili i përshtatet

nivelit të kursimit dhe normës së rritjes së fuqisë punëtore,

-Nëse rriten kursimet do të rritet edhe oferta e kapitalit të cilin do ta bëjë më të lirë.

-Sipas modelit neoklasik,norma më e lartë e kursimeve nuk do të thotë edhe normë më e

lartë e rritjes ekonomike por vetëm koeficienti kapital do të jetë më i madh dhe

-Nga të gjitha këto del konkluzioni themelor i shkollës neoklasike se –norma e rritjes së

të ardhurave reale e cila i përmbush kërkesat e një baraspeshe afatgjate ,përcaktohet nga

norma e rritjes së popullsisë.Me fjalë tjera ,prodhimi mund të rritet mbi normën e rritjes

së popullsisë vetëm me rritjen e struktures organike të kapitalit.

Pra sipas këtij modeli,baraspesha afatëgjatë e rritjes ekonomike ekziston vetëm atëherë

kur oferta dhe kërkesa janë të baraspeshuara si edhe kursimi dhe investimet.

Përveç këtyre dy modeleve të shtimit të baraspeshuar ekonomik ekzistojnë edhe modele

tjera .p.sh ,koncepcioni i cili mbështet pohimin se barazimi s=v.n, mund të siguroj

fleksibilitetin e normës së investimeve(kaldor,J.Robinson).

Modelin e Kaldorit e karakterizojnë këta tregues:

-Outputet reale (e ardhura)për capita rritet pak a shumë me normë konstante gjatë një

periudhe,

-Kapitali real i disponueshëm rritet poashtu me normë konstane por e cila është më e

madhe se sa norma e rritjes së papunësisë,

-Shkalla e rritjes së të ardhurave reale dhe e kapitalit të disponueshëm janë të barabarta

kështuqë koeficientët e kapitalit nuk ndryshojnë qenësisht.

-Norma e akumulimit pak a shumë është stabile,

-Normat e shtimit dallojnë prej një vendi në vendin tjetër,

53

Page 54: financat publike 1-syllabusi.docx

-Vendet me pjesëmarrje më të lartë të akumulimit në të ardhurat e përgjithshme kanë

norma më të larta të investimeve dhe normë më të lartë të rritjes ekonomike .

Koncepcioni tjetër për modelin e shitimit të baraspeshuar ekonomik –është ai i teorisë

maltusiane sipas të cilit norma e shtimit të popullsisë duhet të jetë në ekuivalencë me

normën e shtimit ekonomik.

-Pastaj ,koncepcioni sipas të cilit shtimi i baraspeshuar ekonomik mund të arrihet kur

norma e investimeve është më e vogël se sa që është e nevojshme për të arrijtë një

punësim të plotë ( teoria e stagnimit ekonomik e Kensit)etj

Përmbledhje

Veprimi i politikës fiskale në nxitjen e shtimit ekonomik bazohet në forma të ndryshme

të nxitjes së atyre faktorëve të cilët e përcaktojnë madhësinë e ooutputeve reale.

Masat më të njohura të politikës fiskale me të cilat nxitet zhvillimi i vendit kanë të

bëjnë me nxitjen e punësimit , nxitjen e kursimeve,invetimeve dhe në përparimin tekniko

–teknologjik.

Roli i poltikës fiskale në modelet e rrtjes ekonomike ,teorikisht akoma nuk është

konsumuar.Në këtë drejtim ka edhe koncepte të ndryshme.E përbashkëta e tyre është se

politika ekonomike por edhe ajo fiskale nuk është në gjendje të ndikoj në shpejtësinë e

normës së rritjes,por është në nivel të të ardhurës për capita në të cilën ajo normë e

rritjes realizohet,gjë që nuk është e parëndësishme.

PJESA E TRETË

Të Hyrat Publike

1.Zhvillimi i Të Hyrave Publike

Zhvillimi i Të Hyrave Publike në mënyrë organike është i lidhur me rregullimin

shoqëror –politik të një vendi si dhe me formën dhe shkallën e zhvilimt ekonomik.Çdo

shtet duhet të plotësoj kërkesat dhe nevojat publike.Numri i tyre ,lloji dhe vëllimi janë

dalluar ashtu siç janë dalluar edhe burimet e të hyrave .

54

Page 55: financat publike 1-syllabusi.docx

Shiquar që nga e kaluara ,zhvillimi i të hyrave publike tregon se ato edhe për nga vendi,

roli ,efektet dhe qëllimet e grumbullimit të tyre ,ato kanë ndryshuar.Disa lloje të të

hyrave mund të përcillen që nga shtetet skllavopronare dhe deri në ditët e sotme.Disa

prej tyre janë zhvilluar në lidhje të ngushtë me shtetin në të cilin janë mbledhur ,janë

transformuar sipas ndryshimeve dhe rregullimit të shtetit.

1.Burimi kryesor i të hyrave në rregullimin skllavopronar ka rrjedh nga të hyrat e

mbledhura me aplikimin e forcës tek shtresat e vuajtuara të popullatës dhe me këto të

hyra i ka financua shpenzimet e veta.Një pjesë e vogël e të hyrave është siguruar nga

shtresat e caktuara të qytetarëve pronar të pasurive të mëdha.Mirëpo ,nevojat gjithnjë e

më të mëdha për mjete shtesë e kanë shty shtetin që të aplikoj forma të ndryshme të

mbledhjes së të hyrave.Duhet theksuar se të gjitha shpenzimet kanë pasë karakter të

kufizuar kohor dhe të destinimit të shfytëzimit të tyre.Psh .kur një masë e të hyrave në një

moment të caktuar nuk i ka plotësuar nevojat me mjete financiare ,atëherë janë aplikuar

ngarkesa të reja tatimore dhe pas përmbushjes së nevojave ato ajnë eliminuar.Karakteri i

tillë kohor i grumbullimit të të hyrave ka vazhduar deri në shek ullin e 16 dhe 17.

Të Hyrat e shtetit skllavopronar të Athinës janë grumbulluar nga :të hyrat nga pauria e

shtetit, të hyrat nga konfiskimet,të hyrat nga taksat për të huajt dhe taksat

gjyqësore,doganat dhe të hyrat nga tributet.Të gjtha këto të hyra janë paguar nga shtresat

e përmenduar të popullatës përveç tributeve të cilat janë paguar nga populi fitues.Përveç

këtyre ,kur është paraqitë nevoja si e hyrë e përkohshme është vendos edhe e hyra nga

trijarhije e cila ka shërbye për mirëmbajtjen e anijeve luftarake si dhe liturgija e cila

është përdor për financimin e manifestimeve publike.16

2.Në shtetin feudal,në fillim të formimit të tij ,të hyrat janë grumbulluar nga renta në

natyrë,kurse më vonë nga renta në natyrë dhe në fazën më të zhvilluar në para.17

3.Shteti kapitalist sistemin e grumbullimit të të hyrave e dallon shumë nga ai në

feudalizëm.Fushëveprimtaria e shtetit kapitalist ishte më e gjërë nga ajo e shtetit feudal

dhe kjo edhe kërkonte më shumë mjete për financimin e shpenzimeve

shtetërore.Instrument kryesor i grumbullimit të të hyrave në kapitalizëm është tatimi.Për

këtë shteti kapitalist edhe është quajtur shtet tatimor.

16 Barbara Lelcic,Javne Financije,ZAGREB 2001

17 Për më shumë,Po atz,Faqe 23-26

55

Page 56: financat publike 1-syllabusi.docx

Nevoja për përmbushjen e finacimeve të shpenzimeve të shtetit kapitalist sidomos vjen

në shprehje pas periudhës së kapitalizmit liberal.Rritja e nevojave të shtetit ka sjell edhe

deri te –rritja e numrit të obliguesve tatimor,rritja e ngarkesës tatimore dhe rritja e llojit

të tatimeve.

2.Klasifikimi i Të Hyrave Publike

Obligimet të cilat i ka një shtet modern janë të shumta dhe për këtë arsye rritet edhe

nevoja e ngritjes së instrumenteve të reja për financimin e shpenzimeve publike .Numri

dhe lloji i të hyrave,vendi dhe roli të cilin e kanë në sistemin financiar të një

vendi,modalitetet e grumbullimit të tyre në kohë dhe hapësirë ,janë të ndryshme dhe i

përshtaten specifikave të secilit vend.Megjithate ekzistojnë edhe karakteristika të

përbashkëta të të hyrave publike.Këto karakteristika janë:

-të hyrat publike mblidhen në të holla ,

-të hyrat publike mblidhen periodikisht,

-të hyrat publike mblidhen sipas rregullës nga të hyrat dhe të ardhurat dhe nga pasuria,

-të hyra publike shërbejnë për përmbushjen e nevojave publike.

Shumëllojshmëria dhe numri i madh i instrumenteve financiare me të cilët shteti modern

i mbledh të hyrate publike,e arsyeton qasjen që ato të klasifikohen,renditen sipas

karakteristikave të përbashkëta, me qëllim të arritjes së rezultateve optimale gjatë

shfrytëzimit të tyre.

Kriteret e klasifikimit të të hyrave publike mund të jenë të ndryshme por ne këtu do të

paraqesim disa prej tyre.

A)Sipas kohës së grumbullimit të tyre ato ndahen në të rregullta dhe të jashtëzakonshme

-Të Hyra të rregullta janë ato të cilat mblidhen rregullisht gjatë një periudhe kohore nga

burimet të cilat ekonomikisht përtërihen.Këto janë të hyra me të cilat plotësohen

shpenzimet e rregullta publike.

-Të Hyrat e jashtëzakonshme janë ato të hyra të cilat mblidhen në rastet kur paraqitet

nevoja për mbulimin e shpenzimeve publike të paparapara dhe kur mjetet e rregullta nuk

janë të mjaftueshme .Posa të pushoj nevoja e grumbullimit të tyre ato nuk grumbullohen

56

Page 57: financat publike 1-syllabusi.docx

më tej.Ato mund të jenë afatshkurtëra ,të njëhershme dhe të përkohshme dhe në shumën

sa janë të nevojshme për mbulimin e atyre shpenzimeve.

B)Sipas mënyrës së arritjes së të hyrave ato ndahen në origjinare dhe derivative

Të hyrat origjinare janë ato të hyra të cilat shteti si edhe secili subjekt ekonomik i

realizon me aktivitetin e vet ekonomik,gjegjësisht të hyra të cilat sipas të drejtës mbi

pronën realizohen nga pasuria shtetërore.Raportet pronësore të cilat kanë ekzistuar para

mbledhjes së të hyrave mbeten të pandryshuara edhe pas grubullimit të tyre.Shteti është

pronar i ndërmarrjeve shtetërore-publike ,ajo e organizon dhe udhëheq me aktivitetet

ekonomike të atyre ndërmarrjeve dhe në fund i mbledh të hyrat e realizuara nga ai

aktivitet.

Të hyrat derivate(të ekzekutuara) ,mblidhen me forcë nga ana e shtetit në bazë të

suverenitetit financiar të shtetit.Suvereniteti shtetëror përbëhet nga tri elemente:

-pavarësia e shtetit në marrjen e vendimeve nga përzierjet nga jashtë,

-suprimacioni i pushtetit shtetëror në raport me pushtetet dhe faktorët tjerë që dmth se

shteti e ushtron pushtetin e vet për të gjithë dhe në gjithë vendin,

-pushteti i pakufizuar shtetëror që dmth se askush(përveç kufizimeve faktike natyrore

dhe politike)nuk e kufizon shtetin në marrjen e vendimeve .

Suvereniteti financiar i shtetit rrjedh nga definimi i tillë i suverenitetit,vetëm se ai

logjikisht kufizohet në fushën e aktiviteteve financiare të shtetit.Në këtë kuptim me të

hyra derivate duhet të kuptojmë ato të hyra deri te të cilat shteti vjenë duke e

shfrytëzuar pushtetin shtetëror pa ndikime nga jashtë,sjell akte juridike me të cilat

personve juridik dhe fizik u krijohet obligimi për pagimin e tatimit.

C)Sipas karakterit të pushtetit në raportet në të cilat se si një subjekt na paraqitet shteti

kurse si subjekt i dytë personi fizik ose juridik,, të hyrat ndahen në privatejuridike dhe

publikejuridike

Kriteri pushtet tregon se ka të bëjë me rapotet në të cilat një subjekt është shteti,kurse i

dyti personi juridik ose fizik dhe mund të ndahet në dy grupe- në njërin ku shteti

lajmrohet si i vetëm sikur secili subjekt tjetër i cili realizon të hyra pa përdorimin e

57

Page 58: financat publike 1-syllabusi.docx

pushtetit,kurse në tjetrin shteti na paraqitet si pushtet dhe i cili është më shumë se sa

individi.

Të Hyrat privatejuridike të shtetit rrjedhin nga statusi i saj i ngajshëm me statusin e

subjekteve tjera ekonomike të cilat realizojnë të hyra nga aktivitetet e tyre ekonomike të

bazuar në të drejtën mbi pronën. Të hyrat e tilla janë të hyrat e ndërmarrjeve publike dhe

të hyrat nga pasuria shtetërore .

Të hyrat publike juridike janë të hyrat të cilat shteti i realizon në bazë të statusit të saj i

cili shtetin e venë mbi individin dhe i jep të drejtë të nxjerrjes së urdhëresave me të cilat

obligon obliguesit tatimor për përmbushjen e obligimeve të tyre .

D)Sipas subjektit nga i cili grumbullohen ,të hyrat ndahen në të hyra të grumbulluara

nga personat fizik dhe të hyra të grumbulluara nga personat juridik.

Të hyrat e mbledhura nga të ardhurat e personave fizik si dhe nga prona e tyre janë të

hyra nga personat fizik të cilat i mbledh shteti..Pagesës së këtyre të hyrave i nënshtrohen

të gjithë personat fizik të cilët realizojnë të ardhuara nga veprimtaria e tyre si dhe nëse

ata posedojnë pasuri.

Të Hyrat nga personat juridik janë të hyra të cilat shteti i mbledh nga subjektet

ekonomike.

Raporti i të hyrave të mbledhura nga personat fizik me të hyrat e mbledhura nga personat

juridik,varet nga rregullimi shtetëror i vendit .Në kapitalizëm të hyrat më të mëdha janë

nga personat fizik kurse në socializëm e kundërta.

E)Sipas autonomisë financiare dhe suverenitetit financiar të hyrat ndahen në të hyra të

njësive të gjëra teritoriale dhe të hyra të njësive të ngushta teritoriale

Ndarja e të hyrave të tilla mund të bëhet si e tillë:

a)të hyrat vetanake,me të cilat çdo njësi juridike i realizon të hyrat e veta me të cilat i

financon të dalat nga kompetenca e vet.

b)të hyrat e përbashkëta të një njësie teritoriale të cilat i pranohen nga shteti kurse

njësitë tjera participojnë në ato të hyra dhe

c)të hyrat e përziera , të cilat janë kombinim i dy të parave,dhe kanë të bëjnë me ate që

disa njësi teritoriale mbledhin të hyra vetanake kurse tjerat marrin pjesë në të hyrat e

njësive tjera.

58

Page 59: financat publike 1-syllabusi.docx

PJESA E KATËRTË

TATIMET

1.Hyrje

Instrumenti më i rëndësishëm i mbledhjes së të hyrave për më shumë se gati dy shekuj

më parë janë tatimet ,kështuqë edhe disa teoricient financiar e quajnë shtetin modern

si shtet tatimor duke dëshiruar që në këtë mënyrë të potencojnë rolin e madhë të tatimeve

në jetën shoqërore-ekonomike dhe politike të një vendi.Tatimi në financat publike është

instrument me të cilin janë ngusht të lidhur shumë probleme të natyrës

ekonomike,juridike dhe politike të një vendi18.

Tatimet sot në shtetin modern shumë shpesh janë ngusht të lidhur me jetën afariste dhe

private të personave fizik dhe me punën dhe ekzistencën e subjekteve

ekonomike.Tatimet sot janë ai instrument i cili e ka marrë rolin udhëheqës në krahasim

me instrumentet tjerë për mbledhjen e të hyrave publike.Shumat e tatimeve të mbledhura

sot në numrin më të madh të vendeve merr pjesë me mbi 40% të GDP-së kurse në fillim

të shek.20 kjo pjesëmarrje ishte rreth 10%.19.Efekti financiar i tatimeve ,roli i tyre në

financimin e shpenzimeve shtetërore dhe roli i tyre në subjektet pasive tatimore po bëhet

gjithnjë e më i rëndësishëm.Nuk është vështirë të pajtohemi me thënien se gravitacionit të

gjithë i nënshtrohen ,përveç tatimit.

Vlerësimi për shtetin tatimor si është i vlerësuar në fillim të shek 20,mbetet i njëjtë ose

edhe më i fuqishëm në fillim të mileniumit të ri sepse edhe argumentet për mbrojtjen e

një qëndrimi të tillë janë edhe më të fuqishme.

Rritja e numrit të obliguesve tatimor,zgjërimi i rrethit të përfshirjes së një numri të madh

në tatim,rritja e ngarkesës tatimore,pjesëmarrja e lartë e tatimeve në GDP,roli dominues

financiar i tatimeve në krahasim me instrumentet tjera për grumbullimin e të hyrave,roli i

pazavendsueshëm i tatimit në financimin e shpenzimeve shtetërore ,e arsyetojnë

interesimin e madh të teoricientëve ekonomik dhe të opinionit të gjërë për gjetjen e

përgjegjes në shumë pyetje në lidhje me aspektet e tatimimit.

Ekonomistët,juristët,polititicientët,ndërmarrësit,pronarët e pasurive,të

punësuarit,pensionistët ,të papunët etj janë shumë të preokupuar me qëllimet dhe efektet e

18 Barbara Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001,faqe 31

19 Po aty.

59

Page 60: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimimit,lartësinë e ngarkesës tatimore,lehtësimet tatimore,si edhe me shumë raporte

tjera të cilat lidhen me tatimet.

Tatimet në shtetet bashkohore kanë rolin dominant në mesin e instrumenteve të

financave publike në përgjithësi.

Tatimet janë instrument fiskal me anë të të cilit shteti vjen deri te vëllimi më i madh i të

hyrave publike dhe ato paraqesin pjesën më të rëndësishme të të hyrave.

Tatimet si edhe llojet tjera të të hyrave publike-padiskutueshëm krahas veprimit fiskal e

kanë edhe veprimin social dhe ekonomik.Mbledhja e të hyrave përmes tatimeve e

zvoglon fuqinë blerëse të obliguesit gjegjësist fuqinë ekonomike të subjektit

ekonomik.Ky zvoglim ndikon pastaj në procesin riprodhues gjë që ndikon në efektet

ekonomike në përgjithësi.Aplikimi i tatimit në qarkullim të produkteve ,është e njohur se

sjell deri të ngritja e çmimeve dhe te ecuritë në mes të kërkesës dhe ofertës për produktet

e tatimuara.Një nga masat e duhura për luftimin e inflacionit është aplikimi i politikave

adekuate tatimore.A dëshirohet që raportet e çrregulluara në mes të fondit të mallrave dhe

të masës së parave në qarkullim të rregullohen me aplikimin e politikës tatimore duke

vendos tatime të reja ose me rritjen e ngarkesave aktuale,apo me tërheqjen nga

qarkullimi ate masë të tepërt të parave në qarkullim e cila është mbi masën e mallrave.

Nuk ka dyshim në mundësitë e mëdha që janë në disponim për aplikimin e tatimeve për

arritjen e efekteve të dëshiruara në fushën socio-ekonomike.

Redistribuimi i mjeteve të mbledhura nga tatimet ,është ana tjetër e medaljes për

shprehjen e rolit dhe rëndësisë së tatimeve në sistemet bashkohore të tatimeve.

Të dalat nga transferet,efektet e tatimimit në akumulim,këmbimi i jashtëm tregtar,bilanci

i pagesave,stabilizimi,punësimi etj,janë fenomene të cilat tatimit i dhënë njërin nga

pozicionet dominante si instrumente jo vetëm të politikës fiskale por edhe asaj

ekonomike,sociale ,kulturore,shëndetësore dhe shumë politikave tjera në shtetet

bashkkohore.

Roli i politikës tatimore ka ndryshuar prej asaj se tatimet duhet të jenë instrument kryesor

në krijmimin e të hyrave dhe deri te opcioni se politika tatimore nuk duhet të përdoret

nga shteti më shumë se nga sfera financiare.,mirëpo sistem tatimor dhe masat e politikës

tatimore po bëhen gjithnjë e më shumë instrument politik i cili po përdoret si nga pozita

poashtu edhe nga opozita .

60

Page 61: financat publike 1-syllabusi.docx

2.Zhvillimi i Tatimeve

Zhvillimi tipik i tatimeve në konceptin bashkkohor mund të kuptohet si:

-nga dhënia deri te marrja,

-nga kompenzimi për ndonjë aktivitet deri te kontributi për arkën publike,

-nga dhënia private ose pjesërisht private dhe një pjesë dhënie publike deri te pagesat e

obligueshme,

-prej mbulimit të përkohshëm të nevojave,deri te burimet e përhershme të mjeteve

financiare,

-nga tatimi i destinuar deri te mjetet e përgjithshme dhe të rregullta për financimin e

nevojave publike,

-nga obligimet e personave të caktuar deri te obligimet e pergjithshme,

-nga forma natyrale deri te ajo financiare.dhe

-nga mjetet plotësuese për mbulimin e nevojave publike deri te mjetet themelore për

mbulimin e atyre nevojave.

Historiati i zhvillimit të tatimeve mund të shpjegohet si:fillimisht,edhe formalisht edhe

materialisht dhënie vullnetare ,pastaj dhënie vullnetare por me dominimin e elementeve

të obligueshme për dhënien e tyre.20

3.Definicioni dhe karakteristikat e tatimit

Edhe pse tatimet deri në ditët e sotme vazhdimisht kanë qenë preokupim i shumë

teoricientëve dhe ekonomistëve të mëdhenjë,megjithate akoma nuk mund të themi me

saktësi se ata kanë arrijtë deri te një definicion i saktë se çka është tatimi.Roli i tatimit ka

ndryshuar me ndryshimet e bëra në sistemet ekonomike por edhe shoqërore të një

vendi.Tatimet domosdoshmërisht i janë përshtatë zhvillimit të shtetit gjegjësisht

funkcioneve të shtetit të cilat kanë qenë nën kompetencë të tij.Për këtë arsye edhe nuk ka

pasë mundësi që të kemi një definicion të plotë i cili sakt dhe qartë do të shprehte

përmbajtjen e kuptimit të tatimit i cili do të kishte karakter universal në kohë dhe hapësirë

dhe i cili do t’i përgjigjej secilës periudhë të zhvillimit.Përmbajtja e kuptimit të nocionit

të tatimit të asaj periudhe kohore nuk do mund të përdorej sot si definicion i tatimit,sepse

edhe kushtet në të cilat tatimet janë aplikuar atëherë por edhe qëllimet për të cilat janë

20 Për mëtepër ,në Javne Financije,Zagreb ,2001,faqe 33-38

61

Page 62: financat publike 1-syllabusi.docx

përdor tatimet , ndryshojnë nga të tashmet.Definicioni i tatimit në vendet e zhvilluara

kapitaliste ,nuk mund të aplikohej p.sh në vendet në zhvillim ose edhe ato që janë në

fazën iniciale të zhvillimit.

Pra , vendi dhe roli i tatimit askund nuik kanë qenë të njëjta ,andaj edhe mund të gjenden

definicione të shumta .Në vazhdim do të pasqyrojmë disa prej tyre sipas autorëve të

ndryshëm.

-Me tatime nënkuptojmë dhënia e të mirave reale( para dhe të mira tjera natyrale) shtetit

dhe trupave tjera juridike –shtetërore me qëllim të plotësimit të nevojave publike nga ana

e organeve të pushtetit ,të cilat mblidhen në bazë të mënyrës së përcaktuar dhe në shuma

të caktuara sipas një mase të përgithshme matëse.(Eheberg.)

-Tatimet mund të konsiderohen ato të dhëna të cilat i mbledh shteti dhe trupat e ngushta

publike ,nëse nuk shërbejnë si kompenzim për kundëshërbime të veçanta për shtetin dhe

organet e tij.(Neuman.)

-Tatimet janë ajo sasi e të ardhurave të qytetarëve të cilat i mbledh shteti me qëllim të

blerjes së mjeteve për plotësimin e shpenzimeve në lidhje me ushtrimin e funkcioneve

publike .(Viti De Marco)

-Tatimi është e dhënë e obliguar të cilën individët i dhënë shtetit me qëllim të plotësimit

të shpenzimeve me interes publik,pavarësisht nga vështirësit e veçanta që mund të dalin.

(Seligman,)

-Tatimi është e dhënë e obliguar e ndarë nga pasuria e individëve ose grup i individëve

për kryerjen e obligimeve nga ana e organeve të shtetit.(Bastable.)

-Pagesa e tatimeve është një nga format konkrete me të cilin populli e pranon plotësimin

e obligimit qytetar.(Batirev-Sitnjin.)

-Tatimet i shërbejnë mobilizimit me plan të mjeteve dhe zhvillimit të mëtejmë të

ekonomise nacionale.(Alahvardjan.)

-Tatimi është pjesë e pasurisë që secili qytetar i jep shtetit me qëllim që pjesën tjetër me

siguri ta posedoj.(Montesquieu.)

-Tatimi është kontribut me forcë i njësive ekonomike ,pjesërisht për mbulimin e nevojave

të përbashkëta shtetërore dhe publike dhe pjesërisht për shpërndarje tjetër të të ardhurës

kombëtare.(Wagner.)

62

Page 63: financat publike 1-syllabusi.docx

-Tatimi nëdallim nga kontributet ,nuk janë kompenzim direkt për shërbime të caktuara

për shtetin dhe mblidhen me forcë.(P.Suffort.)

-Tatimi është e hyrë në para e dhënë nga individët në bazë të pushtetit ,edhe pa

kundërvlerë ,me qëllim të plotësimit të nevojave publike .(G.Jeze.) etj.

3.1.Tatimi i mbledhur me forcë

Tatimet janë të hyra (forcërisht) të obliguara shtetërore.

Por sot ky karakter i obliguar , ndryshon qenësisht nga e kaluara për shkak të rregullimit

të sistemeve shoqërore.

Në shtetet skllavopronare tatimi i mbledhur me forcë ka qenë shumë i theksuar si me

rastin e vendosjes së tatimeve ashtu edhe të mbledhjes së tyre.Shteti ju ka imponua

qytetarëve të shtresave të ndryshme obligimin e ndarjes së një pjese të pasurisë së tyre

për mbulimin e nevojave publike ose edhe obligimin në punë si forme e pagesës së

tatimit.

Në feudalizëm ,obligimin për tatime e ka vendos shteti në pajtim me përfaqësuesin e

obliguesve tatimor.

Në sistemet parlamentare nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhësve ,shteti nxjerr

rregullativën e nevojshme ligjore tatimore .Procedurat kalojnë nëpërmjet Kuvendit me

ndryshime dhe plotësime nga debatet e mëparshme.Për këtë arsye ky edhe nuk mund të

konsiderohet tatim me forcë, me përjashtim nëse obliguesi tatimor me rastin e arritjes ë

obligimit tatimor të paraparë me ligj nuk e përmbush obligimin për shlyerjen tij.

3.2Derivimi(Ekzekutimi ) i tatimeve

Tatimet janë të hyra derivate të shtetit që dmth se shteti ato i mbledh në bazë të

suverenitetit të vetë financiar, e që nënkupton të drejtën për rregullimin e materjes së

tatimeve.Kjo dmth që organi kompetent i shtetit në mënyrë të autorizuar (por edhe të

obligueshme) e rregullon materjen për ndarjen e një pjese të të hyrave ,të ardhurave ose të

pasurisë së personave fizik dhe juridik për nevojat e financimit të obligimeve nga

kompetencat e shtetit.

3.3Moskthimi i tatimeve

Tatimet janë të hyra të pakthyeshme të shtetit.Kjo karakteristikë e tyre bazohet në

ndërrimin e përhershëm të raporteve pronësore mbi shumat që shteti i mbledh nga

63

Page 64: financat publike 1-syllabusi.docx

personat fizik dhe juridik.Të hyrat që shteti i mbledh nga obliguesit tatimor bëhen pronë

e tij dhe ato përdoren për financimin e nevojave nga kompetencat e shtetit.

Ekzistojnë poashtu të hyra publike si edhe tatimet të cilat kanë karakter të moskthimit si

p.sh.dënimet e ndryshme në të holla,kontributet etj

3.4 Përjashtimi nga kompenzimi i drejtëpërdrejtë

Tatimet nuk janë kompenzim për shfrytëzimin e shërbimeve(të mirave publike) të cilat i

jep dhe i financon shteti në kuadër të kompetencave të tij.Këto shërbime janë

psh.mbrojtja e vendit,shërbimet e organeve të gjyqësisë ,shërbimet policore.

Tatimet ,obliguesi tatimor mund t’i shfrytëzoj në mënyrë indirekte ,nëpërmjet të

shërbimeve të caktuara që i bënë shteti , psh ,në arsim .kulturë,shëndetësi ,sport etj,

3.5Jodestinimi i tatimit

Në përgjithësi me rastin e mbledhjes së tatimeve si të hyra publike ,nuk dihet destinimi i

tyre .Shpërndarja e tyre bëhet me procedura të veçanta .Kjo praktikë është mbështet më

shumë nga teoria e vjetër financiare.

Megjithate ,sot gjithnjë e më shumë mbështetet teoria se destinimi i mbledhjes së

tatimeve nga ana e shtetit duhet të dihet që më parë dhe se në këtë mënyrë efektiviteti i

tyre do të jetë më i madhë.

3.6 Tatimet mblidhen për interes publik

Me mjetet e mbledhura nga tatimet financohen të dalat publike ose me shpenzimin e tyre

bëhet i mundur mbulimi i nevojave të ndryshme publike.Në rregullimet kushtetuese të

shteteve moderne(me ndonjë përjashtim),askush nuk lirohet nga pagesa e tatimeve

gjegjësisht nga obligimi i përgjithshëm për pagesën e tatimit.Këto njete shfrytëzohen për

financimin e shpenzimeve me interes publik dhe kjo varet sshumë nga ajo se çfarë dhe

kush e përcakton interesin publik.

3.7Tatimet janë të hyra monetare të shtetit.

Në rregullativën ligjore tatimore të vendeve moderne ,tatimet në masën më të madhe si të

hyra mblidhen në para.,edhe pse nuk mund të përjashtohet në tërësi edhe mbledhja e tyre

në natyrë.

64

Page 65: financat publike 1-syllabusi.docx

4.Klasifikimi i tatimeve

Rëndësia teorike dhe praktike e klasifikimit të tatimeve shumë kohë më parë është

e njohur,për çka dëshmojnë edhe angazhimet e shume teoricientëve financiar.

Format e ndryshme të tatimeve mund të klasifikohen në shumë mënyra.Në vazhdim do të

prezentojmë disa grupe të tatimeve.

1.Tatimet subjektive dhe objektive(individuale,personale,të vërteta ,reale)

2.Sintetik dhe analitik

3.Kontigjent dhe sasijor (kvoting).

4.Fondirues dhe jofondirues

5.katastral dhe tarifor

6.Të përgjithshëm dhe destinues

7.Të rregulltë dhe të jashtëzakonshëm

8.Bazik dhe plotësues

9.Indirekt dhe direkt.

4.1 Tatimet subjektive dhe objektive

Ndarja në tatime subjektive dhe objektive bëhet sipas mënyrës së përcaktimit të aftësisë

tatimore.

Tek tatimet subjektive mirret parasysh individi i cili duhet të tatimohet dhe aftësitë e tij

për të paguar tatimet-fuqia e tij ekonomike,mosha ,gjendja shëndetësore ,numri i fëmijve

etj.Në këtë grup të tatimeve bëjnë pjesë tatimi në të ardhura dhe tatimi në pasuri.

Tek tatimet objektive,mirret për bazë objekti i tatimimit p.sh.të hyrat nga bujqësia ,nga

ushtrimi i veprimtarive zejtare dhe ekonomike,trashigimia etj.

4.2Tatimet sintetike dhe analitike

Me tatime sintetike tatimohet e tërë fuqia tatimore e obliguesit tatimor.Me këtë rast

mirren parasysh të gjitha rrethanat të cilat lidhen me obliguesin tatimor (statusi

martesor,numri i fëmijve,mosha e obliguest tatimor) të cilat janë të rëndësishme për

përcaktimin e lartësisë së ngarkesës tatimore.

Me tatime analitike tatimohet secila e hyrë,gjegjësisht pasuria,pavarësisht nga obliguesi

tatimor.

65

Page 66: financat publike 1-syllabusi.docx

4.3Tatimet kontigjente dhe Kvote

Kriteri për ndarje në tatime kontigjente dhe Kvote është mënyra e vendosjes së obligimit

tatimor.

Tek tatimet kontigjente shteti paraprakisht e përcakton shumën të cilën do ta mbledh në

rajonin e caktuar duke aplikuar ndonjë lloj të tatimit ose të gjitha tatimet.Ky tatim

mblidhet në ate mënyrë që shteti paraprakisht e bënë ndarjen e shumës së përcaktuar

sipas disa kritereve psh shuma totale e tatimit ndahet me numrin e njësive teritoriale

kurse ato prap sipas ndonjë kriteri ndahen në nënnjësi deri sa mos të vihet te ajo pjesë të

cilën duhet ta paguaj obliguesi tatimor.

Tek tatimet kvote,obliguesi tatimor i përgjigjet obligimit të vet tatimor ashtuqë prej

fuqisë së vet ekonomike e ndan saktësisht shumën e paraparë të tatimit.Element relavant

tek tatimi kvot ,është norma tatimore e shprehur në përqinje të bazës tatimore.

Tatimet e para sot nuk aplikohen ose rrallë aplikohen (psh,në kushte lufte) kurse tatimet

në kvote janë shumë të aplikueshme.

4.4Tatimet e fundiruara dhe jo të fundiruara

Me tatime të fundiruara kuptojmë ato tatime të cilat mblidhen nga tatimimi i të hyrave

burimet e të cilave janë të sigurta(të përhershme ) kurse tatime jo të fundiruara janë ato

tatime të cilat mblidhen nga tatimimi i të hyrave burimet e të cilave janë jo të sigurta.

Teoria e vjetër financiare në burime të sigurta ka llogaritur ,kapitalin,pasurinë dhe të

hyrat nga pasuria.kurse në burime jo të sigurta ka llogaritur të hyrat nga puna.

Sot është e vështirë për të llogaritur se cilat janë më shumë dhe cilat më pak burime të të

hyrave të sigurta për shkak të shumë reformave në sistemet ekonomike dhe specifikave të

vendeve të ndryshme.

4.5Tatimet kadastrale dhe tarifore

Tatime kadastrale janë ato tatime të cilat mblidhen në bazë të të dhënave në librat

kadastral,regjistra dhe në libra tjerë të ngjajshme të cilat kanë karakter të dokumenteve

publike.Objekt i tatimimit është objekti i rexhistruar në librin kadastral por edhe baza e

tatimimit poashtu përcaktohet në bazë të të dhënave të vendosura në librat kadastarle.

Tatimet tarifore janë ato të cilat mblidhen në bazë të të dhënave të vendosura në rregullat

zyrtare të lëndëve tatimore dhe aplikimi i normës së caktuar quhet tarifë.Të dhënat

66

Page 67: financat publike 1-syllabusi.docx

relevante të përfshira në tarifë janë psh. objekti tatimor,njësia tatimore,norma tatimore

etj.

Tatimimi në bazë të librave kadastral më së shpeshti aplikohet te tatimet direkte si psh

tatimi në pasuri,kurse tatimi në bazë të tarifave më së shpeshti aplikohet te tatimet

indireket (tatimi nëqarkullim dhe doganat).

4.6Tatimi i përgjithshëm dhe idestinuar

Tatime të përgjthshme janë ato tatime me të cilët plotësohen nevojat e përgjithshme dhe

se me këtë rast asnjë tatim nuk mblidhet për ndonjëqëllim të caktuar më herët.Tatimet e

përgjithshne janë pjesa më e rëndësishme e të hyrave publike me të cilat plotësohen

shpenzimet për aktivitetet nën kompetencat e shtetit.

Tatime me destinim janë ato tatime për të cilat paraprakisht ëahtë përcaktuar qëllimi i

shpenzimit të tyre me rastin e mbledhjes së tatimeve.

4.7Tatime të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Tatime të rregullta janë ato tatime të cilat në parim mblidhen në periudha të rregullta

kohore zakonisht njëvjeçare.Janë ajo pjesa më e rëndësishme e tatimit në të hyrat publike.

Tatimet e jashtëzakonshme janë ato tatime të cilat mblidhen kohëpas kohe për arsye

fiskale dhe jofiskale si psh.tatimimi i fitimit për luftë ,orientimi i tregtisë së

jashtme,tatimimi antiinflator etj.

4.8Tatimi kryesor dhe plotësues

Sistemin tatimor të shteteve të sotme moderne e përbëjnë lloje të ndryshme të tatimeve.

Tatime kryesore mund të mirren tatimi në të ardhura,tatimi në fitim dhe tatimi në vlerën

e shtuar kurse llojet tjera të tatimeve mund të konsiderohen plotësuese.

4.9 Tatimi direkt dhe indirekt

Ekzistojnë shumë teori se çka mund të jetë tatim direkt dhe çka indirekt.

a)Teoria fiziokrate

Sipas kësaj teorie tatim direkt është ai tatim i cili mblidhet nga punimi i tokës kurse të

gjitha tjerat janë indirekte.Këtë klasifikim fiziokratët e nxjerrin nga shkolla e tyre mbi

ate se ku realizohet i ashtuquajturi produkti neto.Në veprën e tyre “Tableau economique”

67

Page 68: financat publike 1-syllabusi.docx

1758 ,Kensi e ka shprehë esencën e teorisë fiziokrate sipas së cilës vetëm bujqësia në të

cilën prodhohet tepricë e vlerës,është ai burim prej të cilit shteti mund të vjelë

mjete.Prandaj ,i vetmi tatim direkt është ai i cili e ngarkon bujqësinë sepse bazohet në të

hyra të vërteta ,kurse të gjitha tatimet tjera që janë të orientuara në industri ,tregti janë

vetëm tatime indirekte.

b)Teoria gjermane

Sipas kësaj teorie kriteri se çfarë është tatim direkt dhe çfarë indirekt ,është se kush

sipas ligjdhënësit e bartë barrën e tatimit.Kjo do të thot se tatim direkt është ai tatim për

pagimin e të cilit është i obliguar vetë obliguesi tatimor. Në të kundërtën e kësaj ,tatim

indirekt është ai tatim të cilin obliguesi tatimor e bartë në mënyrë indirekte ,që dmth s e

obliguesi tatimor e bartë obligimin tatimor te personi tjetër.

Kjo teori i është nënshtruar kritikave të shumta.

c)Teoria e Hoffmanit

Kjo teori ndarjen në tatime direkte dhe indirekte e mbështetë në definimin e burimit të

tatimit.Ata dallojnë burime të përhershme dhe të ndryshueshme ,prandaj edhe

konsiderojnë se direkte janë ato tatime që mblidhen nga burimet e përherhme dhe tatime

indirekte ato të cilat mblidhen nga burimet e ndryshueshme.

d)Teoria e Shafleovit

Kjo teori në ndarjen direkte dhe indirekte bazohet në kriterin e dallimit të mënyrës në të

cilën manifestohet fuqia tatimore.Fuqia tatimore manifestohet direkt atëherë kur përmes

saj shihet burimi tatimor,kurse indirekt atëherë kur ndonjë burim i tatimit shfrytëzohet në

procesin e konsumit.21

5.Arsyetimet për mbledhjen e tatimeve

Pa marrë parasysh kohën dhe vendin,pastaj rrethanat politike ,ekonomike,kulturore dhe të

tjera,obligimi tatimor për një rreth të subjekteve ekonomike paraqet një ngarkesë të

caktuar.Kjo del nga fakti se pagesa e tatimit nga obliguesi tatimor do të thot zvoglim i

fuqisë së tij ekonomike dhe në këtë mënyrë edhe zvoglim i fuqisë blerëse dhe i proceseve

reprodukuese.

21 Më shumë në librin Javne Financije ,Barbara Jelcic,Zagreb 2001 ,FQ 45-57

68

Page 69: financat publike 1-syllabusi.docx

Duke e kuptuar obligimin tatimor si ngarkesë e llojit të vet,por edhe mbledhja e tatimit si

nevojë e caktuar, janë paraqitë shumë teoricient të cilët kanë bërë përpjekje të gjejnë

motive ,arsye dhe shkaqe se pse duhet të mblidhet tatimi.Këto qëndrime në literaturën

financiare janë të njohura si teori mbi arsyetimin e mbledhjes së tatimit dhe dallojnë nga

njëra tjetra për aq sa dallojnë autorët e tyre se prej cilit vend vijnë dhe konceptet që ata

përfaqësojnë.

Në vazhdim shkurtimisht do të analizojmë disa teori mbi arsyetimin e mbledhjes së

tatimeve sipas një kronologjie se kur ato janë paraqitë.

5.1.Teoria e forcës

Më mirë do të sishte të quhej teoria mbi sqarimet për mbledhjen e tatimeve.Në të vërtet

duke u nisë nga fakti se fituesit kanë të drejtë të pakufizuar në disponimin me jetën dhe

pasurinë e vartësve të tyre,teoria(forcës) mbi arsyet për mbledhjen e tatimeve si teoria më

e vjetër bazohet në të kuptuarit se imponimi i obligimit për pagesën e tatimit është një

nga shprehjet e mbifuqisë së të fortit me të cilën disponon fituesi.Sipas kësaj teorie, për

pagesën e tatimit kanë qenë të obliguar popujt e shtypur si dhe njerëzit jo të barabart të

shoqërisë,të privuar nga e drejta për të marrë pjesë në vendimet me rastin e vendosjes së

tatimeve.

5.2Teoria e marrëveshjes

Me teorinë e marrëveshjes është arsyetuar mbledhja e tatimeve nga popullata e lirë herët

në shekullin e mesëm.Kjo teori ka lindë në ato momente të zhvillimit të tatimeve kur ato

akoma ishin sporadike,të kohëpaskohshme dhe të hyra të destinuara ku të gjithë banorët

nuk kanëqenë të obliguar të paguajnë tatimin.

5.3Teoria e çmimeve

Mbështetësit e kësaj teorie mendojnë se tatimet duhet konsideruar me çmime gjegjësisht

kompenzimin i cili në parim mund të thuhet si— unë japi që edhe ti të japësh,unë ty , ti

mua,shërbim për kundëshërbime etj.

Shumë autor janë marrë me analizimin e kësaj teorie dhe në vazhdim ne do të

prezentojmë vetëm disa prej tyre.

69

Page 70: financat publike 1-syllabusi.docx

“Është e vërtetë se shteti nuk mund të mbahet pa shpenzime të mëdha ,prandaj edhe

duhet që secili që ka mbrojtjen e tij ,të paguaj nga pasuria e tij pjesën e vet për mbajtjen e

shtetit”.(J.Locke.)

“Tatimi është pjesë të cilën çdo qytetar e jep për shtetin që shteti të ruaj pjesën tjetër të

pasurisë së tij”.(Montesquieu.)

“Ajo që ne u paguajmë zyrtarëve të qeverisë paraqet kundërkompenzim për shumë apo

më pak mbrojtje nga dhuna dhe mashtrimi mbrenda dhe jashtë vendit.Edhe pse

shpeshherë jo e vullnetshme dhe pa përparësi,ky është këmbimi i cili në fund të fundit

tregohet i dobishëm”(Senior.)

“Shpenzimet e shtetit duhet konsideruar identike me shpenzimet e drejtuesve të pasurisë

së madhe në pronësinë e përbashkët ,të cilët obligohen të sjellin shuma të hyrash për

mbajtjen e tyre në raport me intersin e tyre që kanë në kuptim të pasurisë së

tyre”(Smith.)

Teoria e çmimeve i ka disa nënteori tjera si teoria e sigurimit ,teoria e jetesës etj.

5.4Teoria e reprodukimit të tatimit

Sipas L.Von Stein ,,Fuqia tatimore duhet të krijoj tatim,tatimi shtetin ,kurse shteti nga ana

e tij fuqinë e tatimit”.Në këtë teori shtrohet kërkesa që tatimet të mblidhen dhe të

shpenzohen ashtu që në mënyrë indirekte t’i kthehen atyre prej të cilëve janë

mbledh(obliguesve tatimor).Kjo do të jetë edhe më e mundur atëherë kur tatimet të

përdoren ashtu që të rrisin prodhimin e obliguesve tatimor dhe nga kjo pastaj të rritet

edhe shuma e tatimit.Ideja është pra që të reprodukohet tatimi dhe kështu edhe të

ndikohet në forcimin e ekonomisë gjegjësisht të fuqisë tatimore të obliguesve tatimor.

5.5Teoria organike

Kjo teori bazohet në kuptimin e lidhjes organike të shtetit me qytetarët e saj.Organizmi

(shteti) do ti plotësoj funkcionet e veta dhe do të ekzistoj direkt dhe ngushtë i lidhur me

“organet” e tij(obliguesit tatimor).

Sipas kësaj teorie shteti lajmrohet si institucion i natyrshëm shoqëror pa të cilin do të

rrezikohej ekzistenca e shoqërisë pra edhe përparimi ekonomik.Meqë është kështu

atëherë qytetari duhet t’i paguaj tatim shtetit.

70

Page 71: financat publike 1-syllabusi.docx

5.6Teoria e viktimës

Qytetarët duhet të viktimizojnë dhe të paguajnë tatimin shtetit nga fuqia e vetë

ekonomike dhe kështu ata e zvoglojnë fuqinë e vet blerëse .Ekzistojnë mendime të

ndryshme se sa qytetari duhet të paguaj dhe të viktimizoj për shtetin.Dallohen tri lloj

qasjesh .

E para ,se në mënyrë absolute proporcionale duhet që të gjithë të paguajnë tatim,

E dyta ,se të gjithë në mënyrë relative(%) duhet të paguajnë tatimin dhe ,

E treta,se tatimi duhet të paguhet në mënyrë progresive sipas fuqisë ekonomike dhe e

bazuar në tarifa.

5.7 Teoria bashkkohore

Sot shteti është fakt shoqëror i cili është tepër i rëndësishëm për funkcionimin e jetës

në shoqëri..Prandaj edhe tatimi është “kotribut” i nevojshëm i qytetarit me të cilin

sigurohet veprimtaria e shtetit ,kurse për mbledhjen e tij vendoset me aplikimin e

mekanizmave demokratik parlamentar.

6.Terminologjia tatimore

Me rastin e tatimimit ,përkatësisht me rastin e kryerjes së obligimit tatimor,paraqiten një

numër individësh dhe trupash të cilët kanë rol pasiv apo aktiv në raport me tatimet.Të

gjithë këta individ ,trupa,gjëra të ndryshme,elemente të tatimit,kanë emërtimet e tyre të

cilat si tërësi përbëjnë terminologjinë tatimore.

Terminologjia tatimore përmban emërtime të shumta profesionla –teknike,të cilat këtu

me qëllim të paraqitjes sistematike do t’i ndajmë në dy grupe.Njëri grup ka të bëjë me ata

që marrin pjesë në tatimim (elementet individuale-personale) dhe grupi i dytë ka të bëjë

me elementet tjera relevante të tatimimit(elementet materiale).

6.1Elementet individuale (personale ) të tatimimit

6.1.1 Subjekti tatimor

Subjekti tatimor është individi ose organi i caktuar i cili merrë pjesë në tatimim.Subjekti

tatimor mund të jetë aktiv dhe pasiv.Subjekti aktiv tatimor është ai trup

juridikopublik,njësi e zgjëruar apo më e ngushtë teritoriale e cila është e autorizuar të

vendos tatime dhe të vejë obligimin për pagesën e tatimit.Nëse kemi të bëjme me tatimin

të cilin e vendos dhe e mbledh niveli qendror i pushtetit,atëher subjekti aktiv tatimor do të

71

Page 72: financat publike 1-syllabusi.docx

jetë shteti ,kurse nëse e drejta për vendosjen e ndonjë tatimi i është deleguar niveleve më

të ulta tatimore,atëherë subjekt aktiv tatimor do të jetë shteti (niveli qendror),rajonet apo

komunat.

Subjekti pasiv tatimor është ai person juridik apo fizik i cili nga fuqia e vet ekonomike

ndan shumën e tatimit që duhet paguar.Për këtë subjekti pasiv tatimor edhe quhet

obligues tatimor.

Sipas ligjeve të caktuara si subjekt pasiv tatimor mund të lajmërohen obligues të

ndryshëm tatimor.Për këtë edhe ekzistojnë dallime në mes të subjektit tatimor pasiv në

kuptim të ngusht dhe në kuptim tëgjërë.

Subjekti tatimor pasiv në kuptim të ngushtë është obliguesi tatimor i

drejtëpërdrejtë ,kurse subjekti tatimor në kuptim të gjërë është ai i cili në ndonjë rast

paguan tatim dhe i zvoglohet fuqia ekonomike për shumën e tatimit të paguar, por nuk

janë obligues tatimor.Këtu bëjnë pjesë destinari tatimor,paguesi fundit dhe garantuesi.

6.1.2 Obliguesi tatimor

Obliguesi tatimor është personi i cili në bazë të ligjit është i obliguar të paguaj tatimin.

Me rastin e definimit të obliguesit tatimor si një nga elementet e tatimimit ,është e

nevojshme të sqarohet përmbajtja e dy nocioneve,a)obligimi tatimor dhe b) ngarkesa

tatimore.

A) M e obligim tatimor nënkuptohet se me akt juridik është përshkruar obligimi për

kryerjen e pagesës së tatimit.Obligimi tatimor konsiderohet i kryer(i përmbushur) kur

personi i caktuar me ligj si obligues tatimor e ka bërë pagesën e tatimit.

B)Me ngarkesë tatimore (presioni tatimor) nënkuptohet zvoglimi i përherhëm dhe real i

fuqisë ekonomike deri te e cila ka ardhë për shkak të përmbushjes së obligimit tatimor.

Nuk do të thotë gjithmonë se obliguesi tatimor duhet të paguaj (bartë ) ngarkesën

tatimore ( p.sh në rastet kur obliguesi tatimor e bartë një pjesë ose tërë ngarkesën tatimore

të destinari ose garantuesi ,tatimin e paguajnë këta të fundit në bazë të marrëveshtje për

pagesën e tatimit.)

6.1.3Destinari tatimor

Destinari tatimor është personi i cili me intencën e ligjëdhënësit që më përpara ,me

vetëdije dhe me qëllim është përcaktuar për bartjen e ngarkesës tatimore.Sipas rregullave,

ky është ai individ i cili jo vetëm de jure por edhe de facto e bartë ngarkesën tatimore.

72

Page 73: financat publike 1-syllabusi.docx

Ndarja e obliguesve tatimor tani në obligues tatimor i cili e bartë obligimin tatimor dhe

në destinar tatimor i cli është përcaktuar për bartjen e ngarkesës tatimore ,kjo më së

shpeshti aplikohet të tatimet indirekte .Kjo do të thot se tatimi për pagesë bartet te

konsumatori i fundit dhe kjo e lehtëson shumë kryerjen e obligimit tatimor nga obliguesi

i tatimit ose të ngarkesës tatimore nga destinari.

6.1.4Paguesi fundit

Paguesi i fundit është personi i cili në fund të fundit e bartë ngarkesën tatimore.Ky është

një nocion më i gjërë nga nocioni obligues tatimor dhe nocioni destinari tatimor sepse

përveç tyre përfshinë edhe individ tjerë.

Pra ,personi i cili definitivisht e bartë ngarkesën tatimore ,fuqia ekonomike e të cilit

realisht dhe rregullisht zvoglohet për shumën e paguar të tatimit pa marrë parasysh se a

ka ekzistuar intenca për bartje të tatimit te personi tjetër apo jo ,quhet paguesi i fundit.

6.1.5Paguesi tatimor

Element relevant për përcaktimin e ekzistimit të paguesit të tatimit është vetë akti i

pagesës së tatimit.Zakonisht me pagues tatimor kuptohet individi i cili në emër dhe në

llogari të obliguesit tatimor e paguan tatimin.P.sh pagues i tatimit mund të jetë shoqëria

tregtare (shërbimi përkatës) e cila në emër dhe për llogari të të punësuarve e paguan

tatimin në të ardhura të punëtorëve.

Në fund mund të thuhet se obliguesi tatimor ,destinari tatimor,paguesi i fundit dhe

paguesi tatimor mund të jenë persona të njëjtë ose të ndryhëm që mund të vërehet edhe

nga ajo që u tha deri me tani.

6.1.6Garantuesi tatimor

Personi cili garanton që obliguesi tatimor do t’i përmbush oblimet e tija tatimore quhet

garantues tatimor .Nëse obliguesi tatimor nuk i paguan obligimet tatimore,atëher

garantuesi tatimor është i obliguar t’i paguaj obligimet tatimore.

6.2.Elementet materiale të tatimimit

6.2.1Burimet tatimore

Burime tatimore nënkuptojmë të gjitha ato të mira materiale dhe mjete materiale nga të

cilat paguhet tatim gjegjësisht të cilat organi tatimor i përfshinë me rastin e tatimimit.

73

Page 74: financat publike 1-syllabusi.docx

Si burim i të hyrave konsiderohen të hyrat, të ardhurat si dhe pasuria.Të sqarojmë termin

E hyrë dhe e ardhurë.Në teorinë financiare me të hyra nënkuptojmë çdo e hyrë e

veçantë e shprehur në para të cilën obliguesi tatimor e realizon nga cilado veprimtari e

vetë , apo nga pasuria (p.sh.e hyra e realizuar nga qarkullimi, nga të drejtat e autorit dhe

shërbimet intelektuale të cilat hyjnë në grupin e të hyrave të realizuara nga puna kurse të

hyrat nga ndërtesat – e hyrë e realizuar nga pasuria.)

E kundërta e kësaj,me të ardhur duhet nënkuptuar shumën e përgjithshme të të hyrave të

shprehur në para të cilën për një periudhë të caktuar (zakonisht një vjeçare ) obliguesi

tatimor e ka arrijtë nga të gjitha burimet e përcaktuara me ligj.

6.2.2Objekti tatimor

Objekti tatimor ose lënda tatimore përafërsisht është njëri nga burimet e tatimit me të

cilin lidhet obligimi tatimor.Pra në çka paguhet tatimi?psh.objekt tatimor është

produkti,shërbimet, të drejtat dhe paluejtshmëritë që gjenden në qarkullim ,ndërtesat,

banesat etj.

6.2.3Baza tatimore

Baza tatimore është ai element i tatimimit i cili paraqet ndonjë madhësi,vlerën e dhënë në

bazë të së cilës mund të përcaktohet,llogaritet borxhi tatimorKjo është shuma të cilën

obliguesi tatimor duhet ta paguaj në emër të obligimit tatimor.

Baza tatimore konsiderohet njëra nga elementet më të rëndësishme në mesin e

elementeve materiale në aplikimin e politikës tatimore.

6.2.4Norma tatimore

Norma tatimore nënkupton atë pjesë të bazës tatimore për të cilën ajo do të zvoglohet kur

obliguesi tatimor të paguaj obligimin e vetë tatimor gjegjësisht borxhin tatimor.

Norma tatimore mund të shprehet në përqindje(%), dhe në vlerë absolute.Më shpesh ajo

hprehet në%.

6.2.5Aftësia tatimore(kapaciteti tatimor)

Aftësia tatimore është termin në të cilin shprehet mundësia e obliguesit tatimor që nga

fuqia e vet ekonomike të paguaj tatimin.Aftësia tatimore dhe përcaktimi i saj i drejtë janë

me rëndësi të madhe për arritjen e qëllimeve të politikës fiskale. Efektet fiskale dhe

jofiskale janë direkt të lidhura me aftësinë tatimore të obliguesit tatimor.

74

Page 75: financat publike 1-syllabusi.docx

6.3Termet tjera të tatimeve

Në sistemin tatimor hasim në shumë terme tatimore të cilat shfrytëzohen me ratin e

përcaktimit,pagesës dhe kontrollit tatimor .Më të shpeshta janë:

-përcaktimi i tatimit,nënkupton mënyrën e llogaritjes së shumës së tatimit të cilën

obliguesi tatimor duhet ta paguaj në mënyrë që të përmbush obligimin tatimor.Tatimin e

cakton organi kompetent financiar tatimor në bazë të të dhënave të caktuara të cilat i ka

mbledh nga burimet e ndryshme .

-katastri tatimor,paraqet një grumbuul të dhënash mbi shumë fakte të nevojshme për

tatimim,p.sh katastra e tokës bujqësre ,e ndërtesave etj.

-Lista tatimore-rexhistri i obliguesve tatimor në emër të të cilëve janë shënuar të dhënat

për borxhin tatimor,të cilin duhet ta paguaj obliguesi tatimor.

-Tarifa tatimore,- normë e vënë zyrtare e cila ka të bëjë në tatimimin,p.sh obliguesi

tatimor,njësia tatimore,baza tatimore ,norma tatimore .

-mbërritja e obligimit tatimor- koha në të cilën obliguesi tatimor duhet të paguaj tatimin

sipa ligjit.

-Pagesa me dhunë-masat ndëshkuese që ndërmerren ndaj atyre obliguesve tatimor të cilët

nuk i përmbushin obligimet tatimore sipas ligjit.

-shtyerja tatimore,-është masë që obliguesit tatimor i lejohet që për një kohë të shtyjë

përmbushjen e obligimit tatimor,

-Shlyerja e tatimit-organi kompetent ju lejon atyre obliguesve tatimor të cilët për arsye

objektive nuk mund të përmbushin borxhin tatimor,(fatkeqësi elementare ,epidemi etj).

-borxhi tatimor-shuma e tatimit të cilën obliguesi tatimor duhe ta paguaj që të përmbush

obligimin e vet i cili caktohet me aplikimin e normës tatimore në bazën tatimore.

-periudha tatimore-periudha kohore për të cilën përcaktohet dhe paguhet tatimi,më së

shpeshti për nj vit.

-Kthimi i tatimit-veprimi i organit kompetent që obliguesit tatimor t’i kthej pjesën e

tatimit të cilën e ka pagua më tepër sipas rregullave dhe normave të parapara ligjore.

-Vjetërsimi i tatimit-koha kur pushon e drejta e cila është e lidhur me mbledhjen apo

pagesën e tatimit.Pas kalimit të kohës së paraparë me ligj duke llogaritë vitet në të cilat

75

Page 76: financat publike 1-syllabusi.docx

ajo e drejtë është dashtë të realizohet,vjetërsohet ,gjegjësisht shuhet e drejta në

përcaktimin ,pagesën dhe kthimin e tatimit.

7.Aftësia tatimore(Kapaciteti tatimor)

A)Aftësia tatimore e shpreh mundësinë e obliguesit tatimor që të paguaj obligimin

tatimor.Kjo mundësi mund të shprehet në shumë mënyra:në konsum,madhësinë e

pasurisë,lartësinë e të ardhurave etj.Është shumë me rëndësi përcaktimi i drejtë i aftësisë

tatimore sepse nga kjo varet edhe realizimi i qëllimeve të politikës tatimore e cila

dëshirohet të arrihet.

Një nga parimet bazë të sistemit tatimor modern është edhe përcaktimi i drejtë i

aftësisë tatimore të subjektit tatimor sipas fuqisë së tij ekonomike .Ky parim është vendos

si i tillë sepse kjo do të ndihmonte shumë në stimulimin apo në destimulimin e

subjekteve tatimore.Nëse politikës tatimore i është vënë detyra që të zvogloj konsumin,

prodhimin,eksportin ,importin,etj ose ndonjë qëllim tjetër i cili do të kufizonte aktivitetet

e obliguesit tatimor,atëherë instrumentet të cilat do të aplikoheshin për arritjen e qëllimit

do të vepronin në mënyrë destimulative tek obliguesi tatimor në veprimtaritë e caktuara

(politika tatimore kontraktive) dhe e kundërta, nëse dëshirohet të stimulohen aktivitetet e

obliguesve tatimor,atëherë në instrumentet e politikës tatimore duhet të ndërtohen

elemente të cilat i stimulojnë aktivitetet siç janë ,lehtësirat tatimore,lirimet nga

tatimet,zbritja e normave tatimore (politika tatimoreekspanzive).

Kërkesa për tatimim sipas aftësisë tatimore është mjaft e vjetër dhe gjendet në kohë dhe

tek teoricientët e ndryshëm.Adam Smith me 1776,parimin sipas aftëisë tatimore ose

fuqisë ekonomike të subjektit ,e ka vu të parën në mesin e katër parimeve bazë të

ashtuquajtuara kanone ose maksima në tatimim.Kërkesa që ka dal nga ky parim dhe që

edhe sot është aktual është se “ai që ka më shumë duhet të paguaj më shumë”që do të

thot s e synimi i ngarkesës tatimore duhet të jetë në raport me aftësinë tatimore.

B)Një nga postulatet e tatimimit në shtetet moderne është përcaktimi i forces tatimore në

pajtim me forcën ekonomike të subjektit tatimor.Parimisht pagesa e tatimit në pajtim me

forcën ekonomike është përfshi edhe në Deklaratën e njohur franceze mbi të drejtat e

njeriut dhe qytetarit të vitit 1789 në të cilën në nenin 13 thuhet se “ngarkesa tatimore

76

Page 77: financat publike 1-syllabusi.docx

duhet të shpërndahet njësoj tek qytetarët në përputhshmëri me mundësitë e tyre

ekonomike”

Shumë vende në Kushtetutat e veta e përmbajnë sankcionimin kushtetues sipas të cilit

obliguesi tatimor duhet të ngarkohet me tatim sipas fuqisë së vetë ekonomike .Ky edhe

konsiderohet akt civilizues.Por është me rëndësi se si të përcaktohet forca

ekonomike(kriteret),e ardhuara ,konsumi,pasuria(paluajtshmëria),

Teoria bashkkohore financiare i mbështetë të ardhurat dhe konsumin si indikator për

vlerësimin e fuqisë ekonomike të subjektit tatimor.

7.1E ardhura si treguesi fuqisë ekonomike/tatimore

Mbështetësi më i fuqishëm i kësaj teorie është Henry Simson.Ai mendon se është

pikërisht e ardhura ajo që determinon pushtetin komplet dhe të pakufizuar mbi resurset

gjatë një periudhe të caktuar,me të cilat në bazë të kësaj obliguesi tatimor mund të

disponoj ose të shpenzoj,ose me to të rrisë pasurinë e vet.Sipas tij ,të gjitha tatimet

pamarrë parasysh bazat nominale ,duhet të shiqohen si ngarkesë e cila e ngarkon të

ardhurën dhe kështu secilin tatim dikush e paguan që në të vërtet kjo i redukton të

ardhurat e individit mbi të cilin bie ngarkesa tatimore. Fillimisht ishte synimi i tij që të

aplikoj parimin e barazisë horizontale ( personat me mundësi të njëjta të paguajnë shuma

të njëjta të tatimit) dhe pastaj aplikimi i parimit vertikal(i cili parasheh pagesën e taimit

sipas fuqisë ekonomike-kush ka më shumë ,më shumë duhet të paguaj).

Pa hy në analizë të thellë mbi përparësitë dhe të metat e kësaj teorie ,megjithate duhet

theksuar se kjo teori i ka përparësitë dhe të metat e veta .Është vështirë që të eliminohen

të gjitha bazat tjera mbi të cilat duhet të vendoset obligimi tatimor dhe të mirret vetëm e

ardhura si bazë.Poashtu duhet të mirren parasysh edhe faktor tjerë të obliguesit tatimor si

kushtet e jetesës,gjendja martesore ,numri i anëtarëve të familjes ,kualifikimi ,gjendja

shëndetësore etj

Tatimi në të ardhura nuk është neutral në veprim dhe tek obliguesi tatimor mund t ë

ndikoj në mënyra të ndryshme.Kjo sidomos ka të bëjë me konsumin dhe formimin e

kapitalit,në madhësinë dhe strukturën e investimeve ,në vendin e investimeve etj

Eliminimi i të gjitha tatimeve tjera përveç tatimit në të ardhura do të ndikoj në

elasticitetin e sistemit tatimor dhe do të paralizoj aplikimin e një politike efikase

tatimore.

77

Page 78: financat publike 1-syllabusi.docx

Prandaj ,tatimi në të ardhura numërohet në mesin e formave tatimore për të cilët në

teorinë financiare jo që vetëm nuk ka një qasje të përbashkët se çka në të vërtetë është

objekt tatimimi(çka konsiderohet e ardhura e obliguesit tatimor),por nuk ka as kritere

objektive p.sh mbi normën tatimore minimale dhe maximale,në cilën madhësi të bazës

tatimore aplikohet norma maximale,kur norma tatimore nuk do të rritet më tej,kur nuk do

të aplikohet tarifa progressive etj

7.2Konsumi si tregues i fuqisë ekonomike /tatimore

Në përpjekjet që më sakt të përcaktohet se çka përmban nocioni aftësi tatimore ,në vitet

50-ta , intersimin e teorisë financiare e zgjoi teoria e Nicholasa Kaldora e cila evaluimin

e forcës tatimore të obliguesit tatimor e bazon në sasinë e fuqisë ekonomike të cilën

obliguesi tatimor e ka harxhuar për blerjen dhe pagesën e të mirave dhe shërbimeve.Me

fjalë tjera, ajo e propagandonte idenë se pikërisht konsumi dhe jo e ardhura duhet të

mirret si baza kryesore për tatimim.Sipas saj konsumi është ai tregues i cili i mat resurset

të cilat individi i nxjerr nga ekonomia dhe i përdor (harxhon) për dobi të veten.Ajo pjesë

e të ardhurës së individit e cila nuk është harxhuar,dhe këto janë kursimet e tij,e rritë

kapitalin e tërë vendit dhe do të shërben për rritjen e kapacitetve të

përgjithshme.Prandaj ,nëse individi vendos të shpenzoj më shumë se sa e ardhura e

tij(blerja me hua ),sipas Kaldor është i obliguar të paguaj tatim më të madh,sepse me një

sjellje të tillë e ka zvogluar pasurinë e vendit.

Formën tatimore të cilën Kaldor e preferon për tatimim të konsumit e quan tatimi në

shpenzime-(expenditure tax),gjegjësisht tatim në konsum(tax on consumption).

Një tatim i tillë është vendos vetëm në dy vende(Indi dhe Srilankë) por përvojat me

vendosjen e këtij tatimi nuk kanë qenë të mira.

Mirëpo një tatim i tillë ka qenë shumë i komplikuar ,ka ndikuar në nivelin e ultë të

akumulimit të kapitalit privat, ka ndikuar në mënyrë destimulative në konsum dhe kështu

e ka rritë kursimin dhe ka kërkuar një evidence tepër të sotistifikuar për të hyrat dhe të

dalat .Prandaj vetë Kaldor prap rëndësi i ka dhënë fuqisë ekonomike të individit sipas të

cilës obliguesit tatimor duhet që me çertifikatat e tyre tatimore të dorëzojnë edhe

bilancet kjo dmth evidencën tatimore mbi të hyrat dhe shpenzimet të cilat deri atëherë i

ka realizuar.Dallimi në mes të hyrave dhe të dalave është manifestuar në billanc i cili në

të vërtet e ka shpreh kursimin.Tatimi do të përcaktohej në të ardhura nga i cili do të

78

Page 79: financat publike 1-syllabusi.docx

zbritej kursimi ,që do ti përgjigjej konsumit –nën supozimin se llogaritë kanë qenë të

sakta.

Në formulë do të mund të shprehej:

H-D=K ku,

H- e hyra,

D-e dala,

K-kursimi i cili është i barabart me konsumin(Ku=Ko).

Në këtë rast tatimi do të llogaritej nga e ardhura sipas kritereve të caktura.Shihet se edhe

Kaldor megjithë përpjekjet që konsumin ta marrë si variable për përcaktimin e fuqisë

ekonomike të obliguesit tatimor ,ai prap të ardhurën e kosideron si variable të tillë.

Një kontribut për përcaktimin e tatimit në konsum e ka dhënë edhe çifti Musgrave22 i cili

konsideron se”si edhe te tatimi në të ardhura,obliguesi tatimor do të orientoj konsumin e

vet vjetor,do të zbritte shpenzimet dhe do të aplikonte normën progresive në shumën e

mbetur të konsumit për tatim”.Megjithëkëtë mbetet problem se si të përcaktohet konsumi

për tatim edhe pse kjo metodë mund të mirret mjaft efikase.Një mundësi është të

ardhurës duhet t’i zbritet kursimi(E ardhura – Kursimi=Konsumi).Kursimin duhet marrë

si Netto kursim ose si rritje të vlerës netto.Kjo do të ishte një punë e madhe.Procedura

më e mire do të ishte të caktohet konsumi vjetor i obliguesit tatimor sipa skemës në

vazhdim:

1.saldo bankare në fillim të vitit(S)

2.+të hyrat(H)

3.+huatë netto -Hn(huatë –kthimi i borxhet e kthyera ose dhënia e huave)

4.-Investimet netto In(shpenzimet për mjetet e blear minus të hyrat nga mjetet e shitura)

5.-Saldo bankare në fund të vitit(Sb)

6.= Konsumi në vitin vijues(K). dmth,

K=S+H+HN-In-Sb.

Në këtë mënyrë konsumi do të përcaktohet me ndryshimet në saldon bankare dhe me

realizimin e të hyrave dhe të pagesave jokonsumuese gjatë atij viti.

Por edhe kjo metodë i ka të metat e veta për shkak të vështirësive në evidencimin e

komponenteve që e përbëjnë këtë konsum.

22 Shih Musgrave ,R.P,page 434,cituar ng Ab.Jelcic ,Javne FINANCIJE ,Zagreb 2001 ,faqe 79

79

Page 80: financat publike 1-syllabusi.docx

8.Obliguesi tatimor

Përcaktimi i obliguesit tatimor,kur kemi të bëjmë me tatimim të personit fizik,sot në

shkencën moderne të financave dhe në praktikë është problem mjaft i

diskutueshëm.Reformat e politikës tatimore në shumë vende kanë bërë përpjekeje në

gjetjen e zgjidhjeve më praktike për njërën nga dy mundësitë në përcaktimin e obligimit

tatimor për personat fizik ,në të vërtetë si:

-obligues tatimor –individ ,apo

-obligues tatimor-grup.

Përcaktimi për njërën nga këto dy mundësi nuk është çështje akademike ose thjesht e

karakterit formal,por kemi të bëjmë me përcaktimin e përmbajtjes së tatimimit gjegjësisht

të politikës tatimore.

Zgjedhja e njërit apo grupi tjetër i ka përparësitë dhe të metat e veta.Nga aspekti fiskal

zgjedhja e grupit si obligues tatimor tregohet si zgjidhje më e favorshme sepse është e

qartë se grupi mund të ketë fuqi më të madhe ekonomike ,që do të thot se mundësitë janë

më të mëdha për grumbullimin e një mase më të madhe financiare që në kushtet e

shpenzimeve të mëdha do të thotë mundësi e mirë.

Mirëpo , me këtë rast duhet definuar se kush mund të hyj në atë grup i cili do të

pranohej si obligues tatimor.

Më i pranueshëm është grupi i cili është i bashkuar me lidhje të forta,bashkësia e cila

është e institucionalizuar .Një bashkësi e tillë është familja,pra edhe në shumicën e

legjislacionit të vendeve të ndryshme ,familja mirret si grup për të përcaktuar obliguesin

tatimor.

Paraprakisht duhet kuptuar se tatimimi në parim nuk duhet shfrytëzuar vetëm për

realizimin e efekteve fiskale por edhe të qëllimeve jofiskale siç janë qëllimet

ekonomike,kulturore , sociale,demografike etj të cilave vartësisht nga politika shtetërore

duhet dhënë prioritet.

Në familjet me më shumë të punësuar dhe me më shumë të ardhura të

realizuara,madhësia agregate e fuqisë ekonomike është më e madhe se sa te familjet me

më pak të punësuar.Tatimimi i obliguesve tatimor si individ e përbën fuqinë ekonomike

të grupit si obligues tatimor. Në teorinë financiare moderne ,akoma është vëshirë për të

përcaktuar se cila nga këto mundësi është shumë me mirë të mirret si obligues tatimor.

80

Page 81: financat publike 1-syllabusi.docx

9.Baza Tatimore

Pas normës tatimore,baza tatimore paraqet njërin nga elementet më të rëndësishme të

tatimimit.Nga përcaktimi i bazës tatimore varet suksesi i politikës tatimore si dhe

realizimi i shumë parimeve tatimore.Para se të përcaktohet baza tatimore duhet të kihet

kujdes se tatimimi a do të bëhet mbi bazën neto apo bruto të të hyrave gjegjësisht të të

ardhurës. Nëse tatimimi bëhet mbi bazën neto të të ardhurave përkatësisht të të hyrave,

lajmrohet problemi i shpenzimeve të cilat obliguesi tatimor i ka pasë me rastin e

realizimit të të ardhurës dhe të cilat duhet të zbriten nga e ardhuara-e hyra që të fitohet

baza tatimore.

Baza tatimore shërben për llogaritjen dhe përcaktimin e shumës së tatimit të cilën

obliguesi tatimor duhet ta paguaj në emër të përmbushjes së obligimit tatimor.

Baza tatimore mund të përcaktohet me ligj dhe obliguesi tatimor mund të jetë i njohtuar

që më parë.Në raste tjera ,ajo përcaktohet në bazë të përllogaritjeve përkatëse.

Në parim ,baza tatimore llogaritet në të holla por në raste të rralla edhe në njësi të

caktuara matëse(gjatësia ,pesha ,shkallët e përbërjes së alkoolit etj).

9.1LLojet e bazave tatimore

Ekzistojnë disa lloje të bazave tatimore ,por ne do t’i evidentojmë vetëm disa.

9.1.1Baza tatimore sipas sasisë

Kjo bazë tatimore (baza specifike tatimore ) ,është ajo bazë e përcaktuar në bazë të sasisë

e shprehur në njësi matëse.P.sh baza mund të jetë e shprehur në copë,njësi gjatësie ,njësi

peshe,njësi vëllimi, shkallë ( psh ,te alkooli etj)

Baza tatimore specifike përcaktohet kur paguhet dogana në televizor(ekrani i televizorit) ,frigorifer(vëllimi në litra), ose edhe te veturat ku bazë tatimore mirret

vëllimi i motorit në cm3 ose edhe në KW.

9.1.2Baza tatimore sipas vlerës

Baza tatimore përcaktohet sipas vlerës së objektit tatimor e cila shprehet në para.Tek shumica e

vendeve në sistemet e tyre tatimore ,baza tatimore është e shprehur në vlerë.

9.1.3Vlerësimi paushall i bazës tatimore

Ky vlerësim bëhet vetëm në bazë të vlerësimit të disa elementeve të objekti tatimor të cilët janë më

karakteristikë për objektin tatimor.

81

Page 82: financat publike 1-syllabusi.docx

Vlerësimi paushall mund të bëhet me rexhistrim dhe quhet baza tatimore paushalle e përcaktuar me

ligj dhe nëse bazën tatimore e përcakton organi kompetent i administratës, atëherë kemi të bëjë me

bazë tatimore paushalle e kontraktuar(sistemi italian dhe ai francez).

9.1.4 Baza reale tatimore

Baza reale tatimore është ajo bazë tatimore te përcaktimi i të cilës direkt hulumtohen, vërtetohen dhe

vlerësohen një numër i madhe elementesh dhe faktesh relevante për përcaktimin e saj.Nëse për

shembull obliguesi tatimor tatimohet në bazë të të dhënave nga librat afarist,atëherë fjala është për

bazë reale tatimore.Obliguesi tatimor me ligj është i obliguar të mbajë librat e afarizmit dhe se të

dhënat e vendosura në librat afarist duhet të jenë të sakta dhe të azhurohen sepse vetëm në këtë mënyrë

mund të përcaktohet baza reale tatimore.Organet financiare kompetente për përcaktimin e bazës

tatimore janë të obliguara të vlerësojnë vërtetësinë e të dhënave në librat afarist duke kontrolluar

deklaratat,dokumentet e transportit,gjendja në xhirollogari ,llogaritë rrjedhëse etj dhe të kryejnë edhe

punë tjera në mënyrë që të sjellin vendimin përfundimtar mbi bazën reale tatimore.

9.2Metodat e përcaktimit të bazës tatimore

Ekzistojnë disa mënyra për përcaktimin e bazës tatimore.

9.2.1Metoda automatike ose indicjeve

Sipas kësaj metode ,baza tatimore përcaktohet në bazë të gjurmëve dhe fakteve që lehtë mund të

vërehen.Këto fakte dhe gjurmë sipas ligjëdhënësve duhet të shprehin aftësinë tatimore të çdo obliguesi

tatimor.Psh dikur kjo metod është aplikuar ashtuqë obligimi tatimor është përcaktuar sipas numrit të

dyerve ,dritareve ,oxhaqeve etj ,pra sipas indicjeve dhe për këtë arsye edhe quhet metoda e indicjeve.

9.2.2Metoda administrative ose zyrtare

Është ajo metodë kur bazën tatimore e përcakton organi tatimor.Aplikohet në rastet kur obliguesi

tatimor vetë nuk i ka mbledh dhe sjellë të dhënat e nevojshe për përcaktimin e bazës tatimore dhe këtë

e bënë organi tatimor.

9.2.3Metoda direkte ose metoda e vetëlajmërimit

Ësht metodë sipas së cilës të dhënat për përcaktimin e bazës tatimore ,pronari i objektit tatimor vetë i

sjell në organin tatimor.Të dhënat duhet të jenë reale dhe të besueshme të bazuara në librat afarist.

9.2.4Metoda indirekte ose metoda e lajmërimit të palës tjetër

Është metodë sipas së cilës organi kompetent tatimor e përcakton bazën tatimore të obliguesit tatimor

në bazë të të dhënave të cilat i merrë nga personi tjetër.

82

Page 83: financat publike 1-syllabusi.docx

Rastet e tilla janë kur psh.punëdhënësi i paraqet t ë dhënat te organi tatimor mbi lartësinë e pagave të

punëtorëve për një periudhë të caktuar ose kur banka e cila përcjell afarizmin e obliguesit tatimor i

paraqet te organi kompetent tatimor të dhënat relevante për përcaktimin e bazës tatimore për

obliguesin tatimor.

9.2.5Metoda e krahasimit

Është metodë sipas së cilës krahasohen të dhënat në mes obliguesve tatimor t ë veprimtarisë së njëjtë

sipas librave afaristë ku të dhënat janë mbledhë sipas aplikimit të metodave zyrtare ose administrative.

10.Normat tatimore (tarifa tatimore).

Norma tatimore e shprehur në të holla është ajo pjesë e cila ndahet nga baza tatimore dhe të cilën e

paguan obliguesi tatimor për përmbushjen e obligimit tatimor.Në të vërtetë me normën tatimore

shprehet raporti në mes bazës tatimore dhe shumës së tatimit fiskal.

Normat tarifore mund të jenë a)proporcionale,b)progressive dhe c)regressive

10.1Normat tarifore proporcionale

Norma tatimore proporcionale janë ato norma të cilat nuk ndryshojnë me ndërrimin e bazës

tatimore.Pra, kur në shumë baza tatimore aplikohet vazhdimisht norma e njëjtë e tatimit.

Norma tarifore proporcionale mund të paraqitet në tarifat në vijim:

Baza tatimore Norma tatimore

1.000 20%

2.000 20%

3.000 20%

4.000 20%

Veti themelore e aplikimit të normave proporcionale është fakti se ato veprojnë në mënyrë neutrale në

raportet në mes të subjekteve ekonomike /tatimore ngatë cilat bëhet tatimimi.Kjo do të thot se raportet

që kanë ekzistuar në mes subjekteve ekonomike para tatimimit,kanë mbetë të pandryshuara edhe pas

tatimimit dhe janë të pranishme gjatë gjithë procesit të tatimimit.

Psh.Dy obligues tatimor ,njëri A ka fuqinë ekonomike /tatimore 1.000 euro dhe B-2.000EURO.Norma

tatimore 10%.

Atëherë kemi :

A)1.000x 10%=100 –tatim

b)2.000x10%-200 –tatim

Mbetja tatimore te A-900 euro kurse te B-1800.

83

Page 84: financat publike 1-syllabusi.docx

T/X

T’

X

Tatimimi proporcionl

=t

Raporti pra nmbetet i njëjt 1:2 si para ashtu edhe pas tatimimit me normë proporcionale prej 10% për

secilin nga obliguesit tatimor-1.000:2.000=100:200=900:1800=1:2.

Tatimimin proporcional të cilin e karakterizon norma mesatare tatimore e cila aplikohet në çdo lartësi

të bazës tatimore mund të tregohet me grafikun 1.

ku T’=norma tarifore kufitare,

T/X=t-norma mesatare tatimore,

T-shuma e tatimit të paguar

X-baza tatimore

10.2Normat tatimore progresive

Normat progresive tatimore janë ato norma të cilat rriten me rritjen e bazës tatimore,por jo në të gjitha

rastet.P.sh ,ka forma të tatimeve si tatimi në të ardhura,tatimi në të hyra dhe tatimi në pasuri te të cilët

norma tatimore duhet të ndalet në një lartësi të caktuar.Secila do të jetë ajo lartësi ,varet nga politika

ekonomike gjegjësisht nga qëllimet që dëshirohet të arrihen me aplikimin e atyre normave.Te këto

tatime nuk mund të aplikohet norma margjinale e tatimit 100% sepse kjo do të thot pastaj

konfiskim.Prandaj ,norma në tarifën tarifore rritet deri në një lartësi të caktuar,kurse në të gjitha bazat

e mëtutjeshme tarifore aplikohet norma e cila është e përcaktuar si norma më e lartë(margjinale ) në

ate tarifë ,ashtuqë tatimimi bëhet proporcional.

Tatimimi progresiv mund të zbatohet me aplikimn e dy tipeve të progresionit :

84

Page 85: financat publike 1-syllabusi.docx

a)progresioni direkt,dhe b)progresioni indirekt

10.2.1Progresioni direkt

Progresioni direkt ekziston kur në bazën e rritur tatimore ,drejtpërsëdrejti aplikohet norma e rritur

tatimore.Pasiqë te progresioni direkt rritja e bazës dhe e normës tarifore shihet mjaft qartë nga vetë

shkalla tatimore,ai progresion quhet progresioni publik.

Shembull i progresionit direkt është shkalla tatimore në vijim në të cilën është e mundur të përcillet

rritja e bazës tatimore dhe e normës tatimore.

Baza tatimore Norma tatimore

1.000 7%

1.500 11%

3000 13%

3.200 17%

4.000 29%

Dallohen dy lloje të tatimimit direkt progresiv ,a)i plotë ose i përhershëm(kur norma tarifore e rritur

aplikohet në tërë lartësinë e bazës tatimore dhe b)progresioni rrëshqitës ose i zbërthyer( ku baza

tatimore zbërthehet (ndahet ) në disa pjesë dhe vetëm në pjesën e rritur të bazës tatimore aplikohet

norma tatimore e rritur gjegjëse.

Shembull i tatimit direkt progresiv.

Nëse një obligues tatimorA) ka të ardhura 10.000 euro dhe obliguesi tatimor B) ka të ardhura 10.100

euro dhe nëse aplikohen shkallët tatimore si në vijim:

-në bazën tatimore prej 9.001-10.000 me normë tatimore 10%

-në bazën tatimore prej 10.001-11.000 me normë tatimore 11%,atëher ngarkesa tatimore për

obliguesin e parë tatimor do të jetë:10.000x10%=1.000 euro,kurse obliguesi i dytë tatimor me të

ardhura prej 10.100 euro ,do të paguaj obligimin tatimor prej

10.100 x11%=1.111 euro.

Pra nga kjo shihet se rritja e bazës tatimore për vetëm 100 euro,ka sjellë mgritjen e ngarkesës tatimore

për 111 euro.Në këtë mënyrë shuma e tatimit të paguar (111) është më e madhe nga rritja e bazës

tatimore(100).

Kjo metodë e progresionit direkt shihet se i ka të metat e veta andaj përdoret metoda zbërthyese

( rrëshqitëse) e progresionit direkt për përcaktimin e ngarkesës tatimore.

Shembull:

85

Page 86: financat publike 1-syllabusi.docx

300

100 100 100

30%20%10%

Baza tatimore Norma tatimore

deri 100 10%

100 deri 200 20%

200deri 300 30%

Atëherë nëse obliguesi tatimor ka të ardhura prej 300 euro,me aplikimin e progresionit të plotë dhe të

normës 30%,ai duhet të paguaj tatim në vlerë prej 90 euro(300x30%=90).

Mirëpo ,nëse këtë të ardhurë prej 300 euro e tatimojmë me progresion rrëshqitës dmth se ate e

zbërthejmë në tri shuma nga 100 euro.Kjo ndarje është bërë sipas ndarjes nga shkalla e parë 100 ,dhe

dallimeve në mes shkallëve ( 100 deri 200 dhe 200 deri 300).Tani në këto pjesë të zbërthyra do të

aplikojmë normat përkatëse tatimore 10%,20%,30%.

Ngarkesa e përgjithshme tatimore e obliguesit tatimor tani do të jetë 60 euro sepse kemi këto

vlera:100x10%=10,100x20%=20,100x30%=30, pra 10+20+30=60.Kështu ngarkesa tatimore me këtë

metodë progresive të zbërthyer ,për obliguesin tatimor do të jetë për 30 ero më e vogël se sa me

metodën e plotë progresive ku ngarkesa ishte 90 euro.

Zakonisht në shkallën ku tregohet progresioni i zbërthyer ,llogaritet edhe lartësia e tatimit i cili duhet

të paguhet për secilën bazë tatimore,siç tregohet në shkallëzimin në vijim:

------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në bazën

------------------------------------------

86

Page 87: financat publike 1-syllabusi.docx

më e madhe se deri llogaritet dhe paguhet tatimi

7000 3%

7.001 14.000 210+5%

14.001 21.000 560+7%

21.001 28.000 1.050=10%

28.001 35.000 1.750+13%

35.001 42.000 2.660+17%

42.001 50.000 3.850+22%

50.001 58.000 5.610+28%

58.001 73.000 7.850+36%

73.001 88.000 13.250+45%

88.001 104.000 20.000 +55%

104001 120.000 28.800+65%

120.001 dhe më tepër 39.200=70%

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------Në këtë

shembull ngarkesa tatimore prej 14.000 euro përcaktohet ashtuqë në shumën prej 7000 euro aplikohet

norma 3%,që kap shumën prej 210 euro kurse norma prej 5% aplikohet në shumën prej 7000 euro

(dallimi në mes 14.000 dhe 7000) që kap shumën prej 350 euro.Prandaj në këtë shembull ngarkesa

tatimore është 560 euro( dmth3% në7000 dhe 5% në7000=210+350=560 për shumën prej 14.000

euro.Shumën 560 e gjejmë në radhën në vijim ku kemi normën tatimore prej 7% e aplikuar në shumën

tjetër prej 7000 euro (dallimi në mes 14.000 dhe 21.000).Lartësia e ngarkesës tatimore në shumën

21.000 euro është në radhën në vijim dhe kap shumën prej 1.050 euro etj.

Obliguesi tatimor të cilit i zbërthehet tatimi në të ardhurat e tatimuara (bazën tatimore) e cila në rastin

tonë është 120.000 euro ,do të paguaj tatim 39.200 euro.Mirëpo ,kjo shumë nuk e përmban ngarkesën

e vërtetë tatimore në përqindje të obliguesit tatimor,gjegjësisht nuk shpreh shumën absolute të

ngarkesës tatimore të fituar me aplikimin e normës reale të tatimit.Në të vërtetë ,baza e tij tatimore

është tatimuar me aplikimin e 12 normave tatimire(nga 3% deri në65%)-secila prej tyre e aplikuar në

pjesën gjegjëse të secilës çrej 12 ndarjeve tatimore në sa është ndarë tarifa tatimore.Norma e vërtetë

tatimore e obliguesit tatimor mund të përcaktohet ashtuqë shuma e tatimit të paguar (39.200) të vehet

në raport me bazën nga e cila është paguar(39.200:120.000=32.66%) e cila paraqet normën reale të

ngarkesës tatimore të obliguesit tatimor.

87

Page 88: financat publike 1-syllabusi.docx

T/X

dT/dX

T(X)

T

T/X,dT/dX(%)

Aplikimi i tarifës progresive mund të tregohet në grafikun 2.

Në këtë rast kemi të bëjmë me progresion linear ku

T=shuma e tatimit të paguar

X=baza tatimore

T/X=norma mesatare tatimore

dT/dX=norma marginale (kufitare )tatimore

Norma margjinale e tatimit gjithmonë është më e lartë se norma mesatare tatimore.Prandaj, ashtu siç

rritet norma tatimore,dhe kjo mund të jetë regresive ,lineare ose progresive,dallojmë tri raste të

progresionit: e ngadalsuar ,lineare dhe e përshpejtuar.

X

88

Page 89: financat publike 1-syllabusi.docx

T/X

progresioni linear

progresioni i ngadalsuar

X

progresioni i nxituar

Në mënyrë grafike mund të paraqiten:

ku T/X= norma mesatare tatimore ,kurse X=baza tatimore.

Progresioni direkt mund të tregohet ndryshe .Nëse T=shuma e tatimit të paguar kurse X –baza

tatimore ,atëherë :

a)dallimi në mes normës tatimore kufitare dhe normës mesatare ,është më e madhe se o.

dT/dX-T/X>0.

b)norma me të cilën ndryshon norma mesatare tatimore me rastin e ndryshimeve të bazës tatimore

është më e madhe se 0.

c)elasticiteti i shumës së tatimit në raport me bazën tatimore është më e madhe se 1.

dT/T/dX/X>1

D)ndryshimi i normës tatimore kufitare me rastin e ndryshimit të bazës tatimore më e madhe se 0.

d .dT/dX/dX=d2

T/dX2>0.

10.2.2Progresioni indirekt

Progresioni indirekt paraqet tatimimin tek i cili nga forma e jashtme kemi të bëjmë me tatimim

proporcional,por për shkak të mënyrës së aplikimit të normës tatimore proporcinale efekti i tatimimit

është i njëjtë sikur të aplikohej tatimimi progresiv.Për shkak të tatimimi të fshehur

progresiv ,progresioni indirekt edhe quhet i fshehur.Këtu aplikimi i normave proporcionale të tatimit i

jep të njëjtat efekte sikur me aplikimin e tarifave progresive ,atëherë kur e njëjta(norma proporcionale)

T/X dX>0d

89

Page 90: financat publike 1-syllabusi.docx

normë tatimore të aplikohet në bazën e rritur tatimore nga e cila mirret (zbritet)vazhdimisht e njëjta

shumë.Në vazhdim do të japim një shembull:

Baza Zbritja e

përcaktuar me

ligj

Baza tatimore

ligjore

Norma

tatimore e

përcaktuar me

ligj %.

Shuma e

tatimit

Norma reale

tatimore

%

1 2 3 4 5 6

1.000

1.500

2.000

2.500

3.000

3.500

4.000

4.500

5.000

1.000

1.000

1.000

1.000

1.000

1.000

1.000

1.000

1.000

-

500

1.000

1.500

2.000

2.500

3.000

3.500

4.000

50

50

50

50

50

50

50

50

50

-

250

500

750

1.000

1250

1.500

1.750

2.000

-

16,6

25

30

33,3

35,7

37,5

38,9

40

Burimi:Barbara Jelcic,Javne Financije,Zagreb 2001,faqe 94

Nga kjo tabelë shihet se treguesi më i rëndësishëm është në kolonën 6.Në të vërtetë ,shuma e paguar e

tatimit (kolona 5)nuk është ndarë nga baza tatimore ligjore(kolona 3),por nga baza tatimore faktike

gjegjësisht nga forca ekonomike(kolona1).Kështu duhet të vehet në raport shuma e tatimit të paguar

(kolona 5) me bazën tatimore (kolona 1) nga e cila ai tatim është paguar dhe do të fitojmë se sa

në të vërtetë ai tatim është paguar.Psh 500:2000 ,nuk është 50% por 25% dhe 1000:3000 nuk është

50% por 33.3%.Qartë shihet se ngarkesa tatimore rritet jo veç në mënyrë absolute por edhe relative.

Nëse nga baza tatimore (kolona 1) e zbresim shumën e lejuar me ligj(kolona 2) për secilën bazë

tatimore ,fitojmë kolonën 3.Nëse kolonën 3 e shumëzojmë me normën tatimore e përcaktuar me

ligj(kolona 4) ,atëherë fitojmë shumën e tatimit të paguar (kolona 5) .

Një mënyrë e aplikimit të tatimimit progresivë është edhe tatimimi degresivë.Me aplikimin e kësaj

metode kemi të bëjmë kur në tarifën tatimore ne vend të parë vendoset baza më e lartë tatimore dhe

norma gjegjëse tatimore ,dhe të cilat pastaj përcillen nga baza më të ulta tatimore dhe norma më të ulta

tatimore.Pra e kundërta e metodës progresive .Psh.

-----------------------------------------------------------------------------------------------

90

Page 91: financat publike 1-syllabusi.docx

Baza tatimore Norma tarifore

________________________________________________________________

100.000 82%

70.000 71%

55.000 42%

43.000 31%

20.000 26%

10.000 20%

Burimi ,Barbara Jelcic ,Javne FINANCIJE ,Zagreb 2001 ,FAQE 95

.

10.3 Të metat dhe përparësitë e tatimimit progresivë

Një nga problemet më kontestuese në shkencat moderne të financave publike është problemi i

tatimimit progresivë.Ky është një nga faktorët i cili i jep cilësinë njërit nga sistemet tatimore dhe i cili

mundëson ose edhe pamundëson udhëheqjen e politikës tatimore në fushën fiskale,

ekonomike ,politike ose edhe në ndonjë fushë tjetër.

Tatimimi progresivë në teorinë dhe praktikën financiare moderne është i gjithëpranueshëm si

modalitet i padiskutueshëm i tatimimit me të cilin realizohet ose do të duhej të realizohej postulati i

pranueshëm për këtë tatim si tatimimi më i drejtë.Megjithate ,meqë disa ide është me e lehtë të

formulohen se sa të zbatohen në jetën e përditshme,tatimimi progresivë akoma është objekt

hulumtimi,akoma bëhen përpjekje që të gjenden tregues dhe parametra të bazuar dhe të matshëm me të

cilët parezervë dhe me argumente të fuqishme do të mund të ndërtohej një tatimim i tillë progresivë i

cili nuk do të ju ekspozohej kritikave të bazuara..Për këtë arsye do të duhej të jemi korrekt dhe të

pararqesim si përparësitë ashtu edhe të metat e tatimimit progresivë.Këtu mendohet në të

ashtuquajturin progresioni absolut ,ky është ai i cili aplikohet me qëllim të ringjalljes së parimit të

pagimit të tatimit sipas fuqisë ekonomike,pra që ngarkesën më të madhe tatimore duhet ta mbajnë

forcat më të mëdha ekonomike.Argumentet e kundërta flasin se për progresionin kompenzues në këto

analiza sipas logjikës nuk ka vend.Prandaj analiza dhe vlerësimi kritik i tatimimit progresivë është i

mundur vetëm atëherë kur si pikë fillestare me këtë rast mirret progresioni absolut dhe se çdo qasje

tjetër do të nxirrte përfundime të gabuara,sepse te shqyrtimi i efekteve të tatimimit progresivë nuk do

të vehej kujdesi në faktin e potencuar më herët se çdo përdorim i normave tatimore progresive

njëkohësisht nuk do të thotë edhe tatimim progresivë.

91

Page 92: financat publike 1-syllabusi.docx

10.3.1Të metat e tatimimit progresivë

Si të meta kryesore të tatimimit progresivë mund të veçohen:

a)Tatimimi progresivë ndikon në mënyrë destimulative në aktivitetin ekonomik të obliguesit tatimor

dhe me vetë këtë fakt ndikon negativisht edhe në prosperitetin ekonomik të vendit.Në të vërtet me

aplikimin e tarifave të normave tatimore progresive te tatimimi i të hyrave jo të fundiruara,do të

shkaktoj paaftësinë ,indolencën painteresimin ,kurse sankcionohet aftësia, angazhimi dhe kursimi i

obliguesit tatimor.Dobia eventuale financiare nuk mund të matet me dëmet të cilat me aplikimin e

tatimimit progresivë do t”i kishte obliguesi tatimor ose edhe ekonomia e një vendi në tërësi.

b)Te tatimi progresiv e metë është edhe gjetja e kriterit më të sigurtë për përcaktimin e madhësisë së

ngarkesës tatimore.Te ky tatimim janë të mundshme llojet e ndryshme të kombinimeve të tatimimit

duke filluar nga përcaktimi i normave maksimale dhe minimale tatimore dhe deri te përcaktimi apo

zbërthimi i bazës tatimore.Dhe gjithmonë mund të shtrohet pyetja se pse kjo ndarje është bërë pikërisht

në këtë mënyrë dhe jo në një mënyrë tjetër.Derisa më lehtë është të shtrohet pyetja se pse modalitet e

tatimimit progresivë janë përcaktuar pikërisht në këtë mënyrë ,shumë më vështirë ose edhe e

pamundur është të gjendet përgjegje e argumentuar e cila do të kënaqte në tërësi personin i cili e ka

shtruar pyetjen e mëparshme.

Për tatimimin progresivë flasim kur për bazat tatimore p.sh prej 100,200,400, 1.000 njësi

monetare,normat tatimore janë përcaktuar në lartësitë 3%,8%,11% dhe 16% ose 9%,17%,23% dhe 28%

ose 15%,25%,38% dhe 42% apo edhe orej 37%,52%,63% dhe 70%.Tatimimi progresivë do të jetë edhe

atëherë kur në bazën tatimore do të aplikoheshin edhe normat si 0,6%,0,9%,1,3% dh e2,1%.Nuk është

e nevojshme veçanërisht të potencohet se të gjitha këto kombinime janë të mundshme por edhe të tjera

dhe se nuk është krejt njësoj për obliguesin tatimor se çfarë norma tatimore do të aplikohen.Kritika të

njëjta mund të drejtohen edhe për lartësinë e normave tatimore.Megjithëkëtë ,qartë më lehtë është të

gjenden argumente me të cilat do të mbrohej lartësia e normave progresive ,se sa argumente me të cilat

do të mund të arsyetohej se pse pikërisht norma e caktuar aplikohet në bazën e caktuar

tatimore.”Proporcioni është një princip ,kurse progresioni është vullnet i pakufizuar”

(A.Thiers)23.”Progresioni është sulm në pronën private dhe hapi i parë kah komunizmi”24.

c)Me rastin e përcaktimit (përfshirjes) së forcës tatimore të obliguesit tatimor me një ose disa tatime

nuk është e mundur në tërësi të realizohet tatimimi progresivë.Në të vërtetë,nëse me rritjen e bazës

23 Barbara Jelcic,Javne Financije,Yagreb ,2001 ,faqew 97 ,cituar nga Mann ,F.K,Steuer politische Ideale 267

24 Po atz

92

Page 93: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimore dhe në lidhje me këtë edhe me ngritjen e normës tatimore,norma rritet ashtuqë shuma e tatimit

i përgjigjet madhësisë së bazës(norma prej 100%) dhe se për bazë është marrë e hyra e përgjithshme(e

ardhura),përkatësisht pasuria e tërësishme(pa zbritje),atëherë përcaktimi i tillë i ngarkesës

tatimore ,gjegjësisht përcaktimi i tillë i lartësisë së normave tatimore,sjell deri te konfiskimi i të

ardhurës gjegjësisht pasurisë.Por siç dihet konfiskimi nuk është masë e politikës tatimore por e

politikës ndëshkuese.Normat tatimore duhet të ndalen në një lartësi,kurse rritja e bazës tatimore pas

asaj lartësie nuk do të përcillet me rritje të mëtejme të normës tatimore.Edhe këtu shtrohet pyetja se në

cilën lartësi të normës tatimore dhe për cilën madhësi të bazës tatimore ,duhet të mos ketë rritje të

mëtejme të normave tatimore.Në literaturën financiare moderne nuk mund të gjejmë akoma përgjegje

përfundimtare në pyetjen e parashtruar si dhe se çka konsiderohet kufi i epërm i lartësisë së ngarkesës

tatimore.

Përgjegjja në pyetjen mbi ngarkesën tatimore është një nga pyetjet më të komplikuara në teorinë dhe

praktikën financiare dhe varet nga koha dhe hapësira.Në të vërtetë,derisa ngarkesa tatimore e të

ardhurës p.sh prej 1.000 njësi monetare dhe me normë tatimore prej 50% për një obligues tatimor

mund të jetë tepër e lartë,kjo nuk do të thot se e njëjta ngarkesë është e lartë edhe për obliguesin tjetër

tatimor nëse e ardhura e tij prej 1.000 njësi monetare paraqet vetëm një pjesë të të ardhurës.

Që të përcaktohet ngarkesa reale tatimore e obliguesit tatimor në një vend,nuk janë të mjaftueshme të

dhënat mbi normat tatimore në të ardhura,por krahas kësaj është e nevojshme të dihet edhe baza

tatimore në të cilën ajo normë aplikohet ,si dhe lirimet tatimore dhe lehtësimet.

d)Tatimimi progresivë nxitë edhe mospagesën e tatimit nga ana e obliguesve tatimor dhe në këtë

mënyrë kemi fenomenin e evazionit fiskal.Është e kuptueshme se rritja e ngarkesës tatimore për shkak

të aplikimit të normave më të larta tatimore ndikon negativisht në pozitën ekonomike të obiguesit

tatimor dhe pastaj paraqiten edhe përpjekje për ikjen nga pagesa e tatimit duke përdor qasje të

ndryshme të evazionit fiskal.

10.3.2Përparësit e tatimimit progresivë

a)Me instrumente tatimore mundet që krahas realizimit të qëllimeve fiskale të realizohen edhe shumë

qëllime jofiskale.Në mesin e qëllimeve jofiskale ,vend të rëndësishëm zë qëllimi socialpolitikë i

tatimimit.Në literaturë mbi motivet socialpolitike të tatimit progresivë(teoria e K.Schmidt) i është

kushtuar shumë kujdes.Efekti redistributiv përkatësisht funkcioni redistributiv i tatimimit është një nga

funkcionet realizimin e të cilës e synojnë sistemet tatimore bashkkohore.Në të vërtetë ,shumë efekte

që realizohen me aplikimin e tatimimit progresivë me qëllim që të arrihet redistribuimi vertikal i

93

Page 94: financat publike 1-syllabusi.docx

pasurisë dhe i të ardhurës së obliguesit tatimor mund të arrihen edhe në mënyrën tjetër-me

konfiskim.”Konfiskimi nga të pasurit dhe shpërndarja e pasurisë dhe të ardhurës së konfiskuar për të

varfërit,do të jetë mënyra më e lehtë e redistribumit të të ardhurës dhe pasurisë në shoqëri”(Seligman).

Me tatimim progresivë mund të realizohen me sukses qëllimet e politikës së shpërndarjes.Në të

vërtetë ,procesi i redistribuimit të të ardhurës dhe pasurisë është i ngadalshëm ,kurse shuma e cila

përsëri rishpërndahet është më e vogël (se te konfiskimi),por për këtë është ruajtë (varësisht nga

ngarkesa tatimore) tendenca e subjekteve ekonomike –obliguesve tatimor që me aktivitetin e tyre të

realizojnë më shumë të hyra,përkatësisht të posedojnë pasuri të caktuar.

Aplikimi i normave progresive te njëri ose obliguesit tjerë tatimor , njëherit nuk do të thotë edhe

tatimim progresivë. Përdorimi i normave progresive(tarifave) me të cilat anulohet veprimi regresivë i

tatimeve indirekte(progresioni kompenzator),tërë sistemin e të hyrave e sjell deri te tatimimi

proporcional.Funkcioni social(redistributiv) i tatimit në shtetet moderne mund të arrihet (direkt dhe

indirekt) me aplikimin e progresionit absolut.Ky funkcion i tatimit ka të bëjë me realizimin e parimit të

solidaritetit ,në kuptim të gjërë sipas të cilit ngarkesën tatimore relativisht të rritur duhet t’a bartin

obliguesit tatimor me forcë më të madhe ekonomike.Prandaj ,funkcioni redistributivë i tatimimit shihet

në rishpërndarjen e caktaur të të ardhurës gjegjësisht të pasurisë së obliguesve tatimor i bazuar në

principin e fuqisë ekonomike të tij.

Sot nuk shtrohet pyetja se me cilat norma realizohet parimi gjithëpërfshirës i pagimit të tatimit sipas

forcës ekonomike.Përgjegjja është e qartë duke filluar nga Wagneri dhe autorëve tjerë pas tij sipas të

cilëve se kërkesa për pagesën e tatimit sipas forcës ekonomike mund të realizohet vetëm me aplikimin

tatimimit progresivë(progresioni direkt dhe indirekt).Megjithkëtë në praktikë paraqiten dilema se si të

kuptohet nocioni fuqi ekonomike,cilën normë duhet aplikuar për të ardhurën e caktuar, si bazë tatimore

duhet të mirret e ardhura e individit , e çiftit bashshortor apo edhe e fëmijve si dhe e tërë familjes.

Arsyetimi për tatimim progresivë në sistemet moderne të tatimimit nuk bazohet

ekskuzivisht(gjegjësisht kryesisht) vetëm në argumentet nga fusha e politikës sociale.Në favor të

tatimimit progresivë shkojnë edhe faktor tjerë.

b)Masat e politikës ekonomike zbatohen për realizimin e qëllimeve ekonomike të shtetit.Tatimet

gjithëherë e më tepër po përdoren si instrumenti më elastik dhe operativ i politikës stabilizuese, me

qëllim të harmonizimit të raporteve në mes ofertës dhe kërkesës por edhe çmimeve,si instrumenti me

veprim më ndikues i politikës antiinflatore,i orientimit të investimeve,i politikës së jashtme tregtare –

ekonomike etj.Mirëpo çdonjëri nga format e shumta të tatimeve të një sisitemi tatimor nuk është i

94

Page 95: financat publike 1-syllabusi.docx

përshtatshëm që me aplikimin e tij të realizohen disa nga qëllimet e politikës ekonomike të

shtetit.Prandaj edhe shtrohet pyetja se cila formë e tatimit është më e përshtatshme për realizimin të

disa qëllimeve ekonomike të shtetit.Do të përmendim tatimin në të ardhura dhe tatimin në fitim.

Tatimimi proporcional qëndron në raport neutral në raportet e të ardhurave në mes të subjekteve

ekonomike deri te të cilat ka ardhë në shpërndarjen e parë prandaj kanë karakter të kufizuar në ecuritë

në ekonomi.Veprimi antiinflator i tatimit presupozon aplikimin e tatimimit progresiv.Arsyet

konjukturale –politike tregojnë(ndikojnë) se në fazën e prosperitetit ekonomik zvoglohet konsumi

individual dhe vëllimi i investimeve me nxitjen e kursimit,kurse në fazën e depresionit është e

nevojshme të rritet konsumi efektiv ,kjo dmth të rritet konsumi individual dhe investimet dhe në të

njëjtën kohë të nxitet kufizimi i kursimit.Që ky harmonizim si aktiv ashtu edhe pasiv i tatimit të

arrihet,gjegjësisht që të potencohet roli i tij prej stabilizatorit ekonomik,në sistemin tatimor duhet të

ndërtohet (vehet)aplikimi i normave progresive të tatimit.Mirëpo ,para shqyrtimit të mundësisë së

shfrytëzimit të tatimit si instrument të politikës ekonomike shtrohen poashtu shumë pyetje si

p.sh.lartësia e normës progresive,lehtësimet e ndryshme tatimore ,çka duhet të mirret si bazë tatimore(e

individit, çiftit bashkshortor,familjes etj).

c)Shpeshherë kundër tatimimit progresiv përmendet karakteri destimulativ i kësaj forme të tatimimit

dhe shtrohet pyetja se a mund të pranohet një kostatim i tillë pa rezervë.Në literaturë gjejmë argumente

të cilat janë kundër gjeneralizimit të vlerësimit për ate se tatimimi progresivë e zvoglon forcën

ekonomike të subjekteve tatimore.Prandaj edhe ka nevojë për hulumtime të mëtejme të kësaj

problematike.Ajo sipas natyrës së saj nuk mund të jetë e përgjithësuarë,por duhet të nisemi nga

hulumtimi i sjelljeve të çdo kategorie të obliguesve tatimor në sistemin konkret të tatimit .Ndryshe do

të sillet një obligues tatimor me të ardhura-X- në një vend-A- nëse norma tatimore është 20%.40%.60%

ose 85%, dhe ndryshe nëse këto norma aplikohen në një të ardhurë më të madhe se –X-. Sjellja e

obliguesit tatimor me të ardhura –X- do të jetë tjetër në sistemin tatimor –B-,nëse edhe aplikohen të

njëjtat norma tatimore,dhe shkaqet duhet kërkuar në moralin tatimor,te nevojat të cilat plotësohen me

mjetet e mbledhura me tatimim,në mënyrën e përcaktimit të bazës tatimore etj.

d) Edhe pse mund të konsiderohet se aplikimi i tatimimt progresiv ,mund të sjell te rritja e shpenzimeve

të administratës për shkak të rritjes së numrit të zyrtarëve që do të punonin në mbledhjen dhe

administrimin e tatimit ,kjo sot nuk mund të jetë shumë relevante.

Zgjedhjen në mes tatimeve proporcionale dhe progresive nuk duhet shqyrtuar si zgjedhje në mes”

padrejtësisë së sigurtë dhe drejtësisë së pasigurtë”.Tatimimi progresivë sot është vendos në të gjitha

95

Page 96: financat publike 1-syllabusi.docx

sistemet tatimore moderne dhe ky është treguesi më i mirë se përparësitë e kësaj forme të tatimimit(si

nga aspekti i realizimit të qëllimeve sociale,politike dhe ekonomike poashtu edhe të tjera) janë shumë

më të mëdha se sa të metat në të cilat me apo pa arsye vehet vemendja për argumente kundër tatimimit

progresivë.

10.4Normat tatimore regresive

Shembullin e normave tatimore regresive po e ilustrojmë me shembullin në vijim:

________________________________________________________________

Në bazën më të madhe se : paguhet tatim me normë prej%

_________________________________________________________________

1.000 49

1.001 deri 5.000 41

5.001 deri 7.000 32

7.001 deri 10.000 17

10.001 deri 13.000 6

___________________________________________________________________

Siç shihet me rritjen e bazës tatimore, zvoglohet norma tarifore ose kur me zvoglimin e bazës

tatimore ,rritet norma tarifre kemi të bëjmë me tatimim regresiv.

Edhepse në praktikë rastet e përcaktimit të normave tatimore regresive gati nuk ekzistojnë,në anën

tjetër janë raste të shpeshta kur efektet e aplikimit të disa tatimeve janë të atilla sikur tatimimi të jetë

bërë pikërisht me norma regresive. Në këtë rast kemi të bëjmë me të ashtuquajturin efekti regresiv i

tatimimit dhe ky efekt lajmrohet te tatimi indirekt dhe ka karakter social jo të volitshëm.P.sh.

Nëse marrim dy persona Adhe B.Nëse A ka të ardhura 100 njësi monetare kurse B 1.000 njësi

monetare dhe që të dy e blejnë të njëjtin produkt i cili përmban 10 njësi monetare tatim në qarkullim i

cili është vetëm vlerë nominale e tatimit për të dy blerësit,kurse në vlerë relative është i ndryshëm.Në të

vërtetë 10 njësi monetare tatim në raport me 100 njësi monetare të ardhura për personin A paraqesin

10% ngarkesë tatimore kurse për personin B me të ardhura prej 1.000 njësi monetare ,paraqet ngarkesë

tatimore prej vetëm 1%.Pra këtu tatimi në qarkullim vërtetë vepron në mënyrë regresive,duke ngarkuar

të ardhurat më të vogla me normë më të lartë tatimore kurse të ardhurat më të mëdha me normë më të

vogël tatimore.Sa të jetë dallimi në të ardhura më i madhë ,për aq edhe efekti regresiv i tatimit është më

i shprehur.

96

Page 97: financat publike 1-syllabusi.docx

X

T/X

T(X)

dT/dX

T/X,dT/dX (%)

Efekti regresiv i tatimit direkt është shumë me rëndësi.Nuk është për habi që kohëve të fundit kësaj

problematike po i kushtohet kujdes gjithnjë dhe më i madh nga ana e teoricientëve financiar por edhe

nga politika.Sigurisht se kërkesat që sistemi tatimor të vehet në shërbim të politikave sociale , ndikojnë

në analizimim sa më kompleks dhe veprimin e tatimit-sidomos atyre direkte në pozitën sociale të

obliguesit tatimor.Pjesëmarrja e tatimeve direkte në të hyrat e përgjithshme të shtetit shumë qartë e

përcakton nevojën për hulumtim të thellë të problemit të veprimit regresiv të tatimeve direkte(tatimi në

qarkullim,tatimi në konsum,doganat).

Tatimimin regresivë e dallon fakti se norma mesatare tatimore është gjithëherë më e madhe se norma

tatimore e skajshme (kufitare).Edhe tatimimi regresivë mund të jetë linear ,i nxituar dhe i ngadalsuar

Linear është kur me rritjen e bazës tatimore ,norma mesatare e tatimit zvoglohet linearisht.

E nxituar kur ajo zvoglohet gjithëherë e më shpejtë dhe

E ngadalsuar kur zvoglohet krejt më ngadalë në raport me rritjen e bazës tatimore.

Regresioni i ngadalsuar mund të tregohet edhe me këtë grafik 1 në vijim:

ku ,T-tatimi i paguar

X-baza tatimore

T/X-norma tatimore mesatare

dT/dX-norma tatimore e skajshme(kufitare)

Si te tatimimi progresivë ,edhe te tatimimi regresivë ,dallojmë regesionin direkt dhe

indirekt.Regresioni indirekt është atëherë kur me rastin e tatimimit duke aplikuar tarifa proporcionale

T

97

Page 98: financat publike 1-syllabusi.docx

TTT/X,dT/dX(%)

T(X)

T/X

dT/dX

X

Shuma minimale e tatimit

shfrytëzohet edhe ndonjë shumë minimale e tatimit.Si pasojë e një tatimimi të tillë,norma mesatare e

tatimit bien (zvoglohet) me rritjen e bazës tatimore ,kurse norma tatimore e skajshme (kufitare) mbetet

e njëjtë.

Regresionin indirekt(simbolet e njëjta si edhe te progresioni)e paraqesim në grafikun 2.

Duhet theksuar se tatimimi direkt regresiv në praktikë nuk shfrytëzohet ,dhe për këtë efektet e

regresionit indirekt janë të pranishme në jetën e përditshme.

10.5 Efektet e aplikimit të normave tatimore(tarifave).

Para njohjes së normave tatimore përkatësisht efektit të tyre me rastin e aplikimit ,është shumë me

rëndësi që të bëhet ndarja në mes llojit të normave tatimore të cilat aplikohen në format e ndryshme

tatimore dhe efekteve që do të ketë një tatimim i tillë.Në të vërtetë, aplikimi i njërës nga normat e

mundshme tatimore përkatësisht i tarifës tatimore, jogjithmonë do të rezultoj me tatimimin të cilit

mund t’i vehej atributi i cili del nga vetë emërtimi i normave tatimore të cilat aplikohen.Kështu secili

aplikim i normave proporcionale tatimore nuk do të sjell gjithmonë deri te tatimimi proporcional,sikur

edhe aplikimi i tarifave progresive ,nuk do të thotë që në secilin rast të sjell edhe tatimim progresivë.Ky

konstatim më së lehti është të kuptohet me shembull konkret., dhe ne do të parqesim rastin e aplikimit

të normave proporcionale tatimore dhe normave progresive tatimore.

Konstatimi se aplikimi i normave proporcionale nuk do të thotë se gjithmonë mund të arrijë edhe

tatimimin proporcional,mjaft qartë mund të tregohet në shembullin e progresionit indirekt.Këtu edhe

98

Page 99: financat publike 1-syllabusi.docx

përkundër aplikimit të normave proporcionale, rezultai i tatimimit është ngarkesa progresive me tatim

e obliguesve tatimor .

Gjithashtu në shembullin e treguar te normat regresive tatimore,shihet qartë se normat proporcionale të

tatimit në qarkullim( me të cilat jemi shërbyer në shembull e marrë-10 njësi monetare për personin A

dhe poashtu për personin B),nuk rezultojnë me efekte proporcionale ,por me efekte regresive.

As aplikimi i tarifave progresive nuk do të ketë gjithmonë si rezultat tatimimin progresivë.Në të

vërtetë ,nëse aplikimi i normave tatimore progresive sjell vetëm deri aty sa të anulohet efekti regresivë

i tatimeve direkte,rezultati i arrijtur është sikur të jetë aplikuar norma proporcionale tatimore me

qëllim që të arrihet tatimimi progresivë.Në këtë rast fjala është për progresion kompenzator.Qëllimi i

një tatimimi të tillë është të barazoj në mënyrë procentuale ngarkesën tatimore të obliguesve

tatimor,pra që nga fuqia e tyre ekonomike të gjithë të ndajnë pjesë të bararbarta,që do të thot se në të

vërtetë kemi të bëjmë me efekte të tatimimit proporcional.Kjo do të ndodh kur efekti regresivë(aplikimi

i normave proporcionale tatimore) në tatimin e përgjithshëm në qarkullim”kompenzohet” me

aplikimin e tarifës progresive me rastin e pagesës të taimit në të ardhura.Normalisht,tarifa progresive –

detyrë primare e të cilës edhe është-do të veproj ashtu që si pasojë e tatimimit nga obliguesit më të

mëdhenjë tatimor ,të paguhet relativisht më shumë tatim.Ky është efekti i progresionit absolut dhe

vetëm te një veprim i tillë i aplikimit të normave tatimore mund të flitet për tatimim progresivë.

Pra me tatimim proporcional kemi të bëjmë kur raportet në mes forcave ekonomike krahasuese , si

para ashtu edhe pas tatimimit mbesin të njëjta,kurse ,nëse raporti i cili ka ekzistuar para tatimimit në

mes forcave ekonomike ,tani pas tatimimit ndryshon ashtuqë ai të zvoglohet,atëherë kemi të bëjmë me

tatimim progresivë.

Në sistemet e zhvilluara demokratike në të cilat përfaqsuesit e popullit vendosin mbi vendosjen e

tatimit,ose kur këtë zgjedhësit e bëjnë përmes referendumit ,është me rëndësi që zgjedhësit sa më

shumë të njohtohen mbi reperkusionet që mund t’i sjell aplikimi i njërit apo formës tjetër të tatimit .

11.Principet klasike të tatimimit

Principe apo parime tatimore quhen ato rregulla të cilave organi kompetent duhet të ju përmbahet me

rastin e ndërtimit të sistemit tatimor,në mënyrë që të bëjë të mundur zbatimin dhe arritjen e qëllimeve

të politikës tatimore si pjesë integrale e politikës së përgjithshme ekonomike.

Edhepse çdo sistem tatimor fillon me disa parime të caktuara,kjo nukk do të thotë se në çdo sistem

tatimor gjithëherë dhe në çdo vend janë ndërtuar parime të njëjta (barabarta)të tatimimit.Në shkencat

99

Page 100: financat publike 1-syllabusi.docx

financiare nuk mund të hasim në parime të atilla të tatimimit të cilat do të kishin vlerë absoluteKështu

nga e kaluara zhvillimore e shkencës financiare ,shihet se kanë ekzistuar shumë parime të tatimimit të

cilat kanë qenë të përfshira në sistemet tatimore dhe të cilat sot më nuk ekzistojnë.Por megjithate edhe

sot ekzistojnë parime tatimore të cilat janë përfshi në sistemet bashkohore tatimore dhe të cilat kanë

ekzistuar edhe në sistemet tatimore paraprake ,disa prej të cilave janë vetëm të emërtuara si të atilla

por jo edhe me përmbajtje e cila sot është krejtë e ndryshme nga përmbajtja që ato parime dikur e kanë

pasë.Kështu është p.sh rasti me parimin e drejtësisë ,përmbajtja e të cilit është interpretuar në mënyra

të ndryshme në kohë dhe hapësirë të ndryshme,dhe prandaj ai ka shprehë edhe kërkesa të ndryshme

varësisht nga kërkesat praktike dhe aplikimi i tyre .

Principet tatimore kanë ndryshuar varësisht nga rrethanat e caktuara p.sh ekonomike,kulturore ,politike

etj ,në të cilat ato janë paraqitë,nga koha dhe hapësira në të cilën kanë vepruar,nga tipi i rregullimit të

sistemit politik të shtetit,nga rregullimi juridik ,nga kuptimi dhe filozofia e bashkësisë në të cilën ato

janë paraqitë etj.

Parimet e tatimimit i hasim qysh herët te shumë autorë.Në mesin e tyre vend me rëndësi zenë

A.Wagner.Edhe pse klasifikimi dhe interpretimi nga ana e tij i disa parimeve mbi të cilat duhet të

ndërtohet sistemi tatimor konsiderohet mjaftë i plotë , megjithate konsiderohet e nevojshme të vehet

kujdesi në prezentimin e parë sistematik të principeve (parimeve ) tatimore.Autor i këtyre parimeve

është A.Smith.Vendi i tij në teorinë financiare kur është fjala për analizimin e parimeve tatimore është i

veçantë, sepse i pari ka vërejtë se një sistem racional tatimor i tatimimit mund të ndërtohet vetëm nëse

në një vend mblidhen të dhënat e nevojshme,sistematizohen dhe në formë të kërkesës paraqesin

predispozitat bazë të cilat sistemit tatimor i japin premisat për zbatim të tyre në praktikë dhe të cilat do

të sigurojnë (në masë më të vogël apo më të madhe)arritjen e qëllimeve të cilat i janë dedikuar ndonjë

tatimi të veçantë apo sistemit tatimor si tërësi.

Principet (parimet ) e tatimimit të ndërtuara nga A. Smith në shek .XIX.,John Stuart Mill i ka shpall

maksima klasike.Këto parime janë:

-çdo qytetar është i obliguar të ju përkushtohet nevojave të shtetit sipas mundësive në përpjestim me të

ardhurat e tij të cilat i gëzon nën mbrojtjen e tij.

-tatimin të cilin çdo qytetar është i obliguar ta paguaj duhet të jetë i caktuar,dhe jo vullnetar;koha,

mënyra e pagesës dhe shuma e tatimit të cilin duhet paguar duhet të jenë të qarta për obliguesin

tatimor dhe çdo individ tjetër.

100

Page 101: financat publike 1-syllabusi.docx

-çdo tatim duhet të paguhet në kohën më të përshtatshme dhe në mënyrën që pagesa e tatimit për

obliguesin tatimor të jetë më e pranueshmja.

-ndarja dhe pagesa e tatimit nuk duhet të jenë të shtrenjta apo”nga xhepi i qytetarit nuk guxon të mirret

më shumë se sa që sillet në arkën e shtetit për përmbushjen e nevojave të tij”.

Principet e tatimimit në njërën anë burojnë nga esenca e tatimit,pastaj nga vendi dhe roli i cili i është

dedikuar në sistemin tatimor dhe në sistemin e tërësishëm social,ekonomik dhe politik,dhe në anën

tjetër nga rregullimi shoqëroro-politik dhe rregullimi i raporteve pronësore –juridike dhe të tregut në

një shtet të caktuar.Prandaj ,është vështirë të flitet për një univerzalitet të këtyre parimeve nëse flitet

edhe për parimet të cilat Wagner i ka parashtruar dhe të cilat megjithate kanë pasë një aplikim të gjërë

dhe me një modifikim më të madh apo më të vogël të përmbajtjes së tyre kanë qenë të përqafuara nga

shumica e teoricientëve financiar dhe janë përfshi në sistemet tatimore.

Për shkak të rëndësisë që parimet e Wgnerit kanë pasë por që kanë edhe sot ,atyre do të ju kushtojmë

kujdes të veçantë.25

Wagneri ka tërheqë vëmendjen në mundësinë dhe nevojën që tatimet veprojnë jo vetëm si

instrumente të politikës fiskale por edhe të politikës sociale dhe ekonomike.Për këtë edhe e ka

vlerësuar rëndësinë e madhe të aplikimit të teknikës adekuate tatimore në procedurat tatimore dhe në

obligimet në lidhje me ato.Për këtë edhe i ka formuluar principe dhe kështu 9 parimet e tij(deridiku të

modifikuar) do t’i analizojmë të klasifikuar në katër grupe dhe ate:

I.Principet financiare politike të tatimimit të cilat janë:

a)qëndrueshmëria e tatimit,

b)elasticiteti i tatimit.

II.Principet ekonomike politike të tatimit,

a)zgjedhja e burimit të tatimit,

b)zgjedhja e llojit të tatimit.

III.Principet sociale –politike të tatimimit,

a)gjithëthëpërfshishmëria e obligimit tatimor

b)barabarsia në tatimim.

IV.Principet tatimore-teknike të tatimimit

a)përcaktimi i tatimit,

b)përshtatshmëria e pagimit të tatimit

25 Barbara Jelcic,JAVNE Financije,Zagreb 2001,faqe 108-109.

101

Page 102: financat publike 1-syllabusi.docx

c)mbledhja sa më e lirë e tatimit.

Principet e tatimimit nuk duhet konsideruar absolute,as në teori.Ato varen nga koha dhe hapësira ,nga

rrethanat ekonomike ,kulturore ,nga vetëdija publike,rregullimi i sistemit shoqëror politik etj.Nëse

ndërron njëri nga këto elemente, do të ndërrojnë edhe principet e tatimimit.Në ndonjë pjesë të tyre ato

nuk janë plotësisht logjike .

11.1Principet financiare politike të tatimimit

Këto principe duhet të mundësojnë realizimin e efekteve financiare të tatimimit.Aplikimi i tyre shtetit

duhet t’i sguroj rrjedhën e mjeteve financiare nga tatimimi,në masën e nevojshme që (me të hyrat tjera)

të përmbush shpenzimet publike.Këto principe janë:

11.1.1Principi i qëndrueshmërisë tatimore

Ky princip përmban kërkesën që sistemi tatimor në tërësi të jetë i ndërtuar në ate mënyrë që aplikimi i

të gjitha tatimeve në tërësi si efekt të fundit të mundësoj që të mblidhet shuma e nevojshme e mjeteve

për financimin e obligimeve të cilat dalin nga kompetencat e shtetit.

11.1.2Elasticiteti i tatimit

Vëllimi ,struktura dhe madhësia e nevojave publike të cilat duhet përmbush, vazhdimisht ndryshon.Me

këtë ndryshon edhe vëllimi i të hyrave të nevojshme për financimin e këtyre shpenzimeve publike.Në

parim elasticiteti i tatimit kërkon që sistemi tatimor të jetë i ndërtuar në ate mënyrë që relativisht

ngadalë,pa nevojën që për shkak të këtyre nevojave të bëhen ndryshime të mëdha në sistemin tatimor,të

krijoj mundësi që me tatimim të mbledh (më shumë apo më pak) të hyra .

Elasticiteti i tatimit mund të ilustrohet me tatimin nëqarkullim dhe në dogana.Këtë dy forma

të tatimit radhiten në kategorinë e të ashtuquajturave tatime tarifore sepse tatimohen në bazë të

tarifave.Pa ndryshimin e rregullativës e cila e rregullon materien nga doganat dhe tatimin në

qarkullim,ndryshimet në tarifën doganore rrespektivisht të tarifës së tatimit në qarkullim, mund të

ndikojnë në rritjen apo zvoglimin e të hyrave nga doganat apo tatimi në qarkullim p.sh(rritja e

normave,heqja e tretmanit të benificuar tatimor,heqja e normave preferenciale,heqja apo zvoglimi i

numrit të lehtësimeve apo lirimeve etj).

11.2Principet ekonomike politike të tatimimit

Veprimi faktik i tatimimit është i shumëfisht dhe vepron edhe jashtë fushës për të cilin qëllim është

mbledhë.Tatimimi ndikon në pozitën ekonomike të obliguesit tatimor për aq sa pagesa e tatimit e

zvoglon në mënyrë intenzive fuqinë etij ekonomike dhe sa më e madhe të jetë ngarkesa

102

Page 103: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimore.Implikimi ekonomik i tatimimit, direkt ndikon në modalitetin dhe intenzitetin e aktivitetit

ekonomik të obliguesit tatimor.

11.2.1Principi i zgjedhjes së burimit tatimor

Në formulimin e principit të zgjedhjes së burimit tatimor kërkohet përgjegjja në pyetjet SI,KUR dhe

CILATnga burimet e tatimimit duhet tatimuar.Në disponim kemi në njërën anë të hyrat gjegjësisht të

ardhurat ,kurse në anën tjetër pasuria.

Nëse shërbehemi me të ardhurën si burim i tatimimit ,tatimimin duhet rregulluar në ate mënyrë

ashtuqë ai të mos manifestohet si faktor i destimulimit të aktivitetit ekonomik të subjektit tatimor (fizik

apo juridik),dhe ngarkesa e tërësisheme tatimore duhet të ju referohet disa kufijve të cilët pas tatimimit

obliguesi tatimor të ketë aftësi ekonomike për aktivitet ekonomik.

Kurse nëse pasuria shërben si burim i tatimimit të obliguesit tatimor ,në mënyrën e përfshirjes së saj

duhet të dallojmë dy momente me rëndësi:

a)modalitetet e tatimimit të pasurisë ,(ku pasuria mund të tatimohet ashtu që të mos preket substanca e

saj dmth të mos zvoglohet madhësia e saj)dhe

b)kontinuiteti i tatimimit të pasurisë,(kemi të bëjmë me tatimim të përhershëm dhe tatimim të

përkohshëm).

Në praktikë do të ishte mirë që të mos zvoglohet substanca e pasurisë me rastin e tatimimit dhe kjo të

kompenzohej me tatimim të përhershëm.Në këtë rast pasuria është manifestim i jashtëm i forcës së

lartë ekonomike të obliguesit tatimor,dhe prandaj vetë pasuria është tregues i ekzistimit të forcës së

madhe ekonomike.Tatimimi i ndërtesave për pushim,veprave të artit,mjeteve motorike,objekteve

lundruese etj , vetëm është rast për tatimim dhe është një tregues për forcën ekonomike dhe për nevojën

e tatimimit të obliguesit tatimor i cili tatimin në pasuri e paguan nga të hyrat e veta dhe jo nga pasuria e

cila edhe pas tatimimit duhet të mbetet e paprekur.

Prandaj,parimi i zgjedhjes së burimit të tatimimit duhet kuptuar si:

-sips rregullës duhet zgjedh ai burim i tatimimit i cili ripërtrihet ekonomiksht ,dhe kjo është e e adhura

dhe e hyra,dhe

-pasuria e cila nuk përtrihet duhet tatimuar sa më shkurtë dhe sa më lehtë.

11.2.2Principi i zgjedhjes së formës(llojit) tatimore

Duhet zgjedh atë lloj të tatimit i cili sjell rezultate optimale pa marrë parsysh numrin e tyre.

Problemin e zgjedhjes së llojit të tatimit duhet shiquar edhe nga këndi i fenomenit të bartjes së tatimit

nga një obligues tatimor në tjetrin me çrast do të ndikohej forca ekonomike e obliguesit tatimor.

103

Page 104: financat publike 1-syllabusi.docx

11.3Principet sociale politike të tatimimit

Tatimimi përveç efekteve fiskale dhe ekonomike mund të ketë edhe efekte sociale të cilat ndikojnë në

pozitën e obliguesit tatimor.Tatimi vehet në sistemin tatimor për të arrijtë qëllimet e caktuara.Nuk do të

thot se me një formë (lloj ) të tatimit ,gjithmonë do të përmbushet vetëm ai qëllim për të cilin është

vendos tatimi ,por mund të përmbushen edhe qëllime tjera do të thot se arrihen edhe efekte

sekondare .Obliguesit tatimor pas pagesës së tatimit , do ti zvoglohet forca ekonomike dhe fuqia

blerëse për aq njësi për sa është paguar tatimi.Nëse në bazën tatimore prej 1.000 njësi

monetare ,aplikojmë normën tatimore prej 40% ,pas tatimimit ai do të disponoj me vetëm 600 njësi

monetare.Kjo edhe mund të ndikoj në pozitën shoqërore ekonomike(socale) të obliguesit tatimor.Me

këtë rat flasim pra për veprimin social të tatimit përkatësisht tatimimit.

Pagesa e tatimit për obliguesin tatimor gjithmonë paraqet ngarkesë dhe varet nga shumë faktorë se sa

kjo ngarkesë është më e lehtë apo më e rëndë.Është me rëndësi se në çfarë pozite sociale do të mbetet

obliguesi tatimor në raport me të tjerët pas pagimit të tatimit dhe me këtë rast shtrohem edhe shumë

pyetje:

-kush është i obliguar të paguaj tatimin në përgjithësi,ose në cilën pagesë është i obliguar vetë obliguesi

tatimor,

-cilën ngarkesë tatimore duhet ta bartë ose sa është ajo sipas dispozitave ligjore,

-në çfarë raporti është ajo ngarkesë me ngarkesat tatimore të obliguesve tjerë tatimor,

-në çfarë raporti gjendet ngarkesa tatimore e obliguesit tatimor ndaj nevojave konkete të shtetit për të

cilat është mbledh vetë tatimi etj.

Në këto dhe në pyetjet tjera të ngjajshme ,gjendet kërkesa për tatimim të drejtë gjegjësisht kërkesa për

drejtësi në tatimim.

Çështja e drejtësisë në tatimim është problem qendror me rastin e analizimit të parimeve socialpolitike

të tatimimit dhe përgjegjja në pyetjen se çka është tatimim i drejtë është me rëndësi të

madhe.Autoriteti kompetent për vendosjen e tatimit përveç aspekteve socialepolitike duhet të ketë

parasysh efektet praktike sociale të tij.Nëse obliguesit tatimor konsiderojnë se ngarkesa tatimore është

e padrejtë ,ata do të bëjnë përpjekje që të mos paguajnë tatimin.Kjo do të ndikoj në zvoglimin e të

hyrave të cila shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme publike .Kërkesa për drejtësi në

tatimim është e vjetër sa edhe vetë tatimimi dhe përmbajtja e saj nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë por ka

qenë e varur nga shumë faktor:rregullimi shoqëroro-politikë dhe ekonomik i vendit,shkalla e zhvillimit

ekonomik ,kultura ,religjioni etj.Nocioni i drejtësisë në tatimim ka ndryshuar jo vetëm në periudha të

104

Page 105: financat publike 1-syllabusi.docx

gjata ,por edhe mbrenda një gjenerate.Ajo që është e mirë për njërin ,nuk do të thot se është e mirë për

tjetrin.Në shtetin skllavopronar tatimim i drejtë është konsideruar ai i cili i ka ngarkuar qytetarët pa të

drejta,në feudalizëm ,përjashtimi nga tatimi i shenjtoreve dhe i pasurisë së kishës është konsideruar

tatimim i drejtë etj.

Megjithate ,të gjithë pajtohen se tatimimi duhet të jetë i drejtë dhe kështu do të jetë ai te i cili

obligimi tatimor është i përgjithshëm kurse ngarkesa tatimore është e shpërndarë barabarsisht për të

gjithë.

Për drejtësi në tatimim kanë shkruar Toma Akvinski në veprën”A ekziston tatimimi pa gjynah”dhe

konsideron se udhëheqësi nuk ka bërë mbledhje të tatimit (konfiskim) edhe atëherë kur e ka përdor

forcën me rastin e mbledhjes së tatimit.Jean Bodin ,kërkon përgjithësim në tatimim,dhe thot “ nëse veç

nga nevoja duhet të mblidhet tatim i ri,ai duhet të jetë ashtu i shpërndarë që secili të mbajë pjesën e

vet”.Christof Besold kërkon heqjen e privilegjeve,dhe aplikimin e parimit të përgithshëm sepse”

ngarkesa tatimore do të jetë më e lehtë ,sa më shumë njerëz(shpina) t’a bartin”.Filozofi francez

François de la Mothe le Vayer konsideron se tatimi duhet të ndahet drejt dhe e ilustron me shembullin

e anijes dhe thotë”nëse nuk dëshirojmë që të përmbyset anija ,duhet të vijmë deri te shpërndarja e

ngakesës tatimore sipas forcës ekonomike gjegjësisht aftësisë tatimore.Nëse njëra anë e anijes është

më shumë e ngarkuar se tjetra ,vala e parë e erës do ta përmbysë anijen,prandaj lundrimi i sigurt është i

kuhtëzuar me shpërndarjen e barabartë të ngarkesës në të dy krahët e anijes”.

Edhe shumë autor tjerë janë marrë me problematikën e ndarjes së drejtë të ngarkesës tatimore.

11.3.1Principi i obligimit të përgjithshëm tatimor

Kur pagesa e tatimit është obligimi i përgithshëm i të gjithë qytetarëve të një vendi,atëherë kemi të

bëjmë me obligim të përgjithshëm tatimor.Mirëpo ,edhepse një kërkesë e tillë në shiqim të parë duket

të jetë në harmoni me përmbajtjen e nocionit të drejtësisë për pagesën e tatimit,kjo nuk është kështu në

të gjitha rastet.Pikërisht insistimi në obligimin e përgjithshëm tatimor i cili pa dallim do të aplikohej

për të gjithë banorët e një vendi,në rastet e dhëna do të arrinte efekte krejt të kundërta me qëllimet për

të cilat është vendos obligimi i përgjithshëm tatimor.Fjala është për ata individ ose grupe individësh të

cilët për shkak të forcës së vogël ekonomike(gjendje të dobët të pasurisë) nuk mund të paguajnë tatimin

ose të cilëve pagesa e tatimit do të ju rrezikonte ekzistencën.Kështu të gjitha legjislacionet moderne

bashkohore parashohin lehtësime të ndryshme tatimore dhe lirime tatimore për ato kategori të shoqërisë

të cialt nuk mund të përballojnë një ngarkesë të tillë tatimore.Kjo pjesë e lirimit nga tatimi quhet

minimumi ekzistencial.

105

Page 106: financat publike 1-syllabusi.docx

Minimumi ekzistencial është ajo pjesë e të ardhurës ose vlerës së pasurisë për të cilën konsiderohet se

është i nevojshëm për secilin anëtar të bashkësisë për të plotësuar nevojat e caktuara.Minimumi

ekzistencial përjashtohet nga tatimimi pikërisht për shkak të shkaqeve sociale politike.A do të ishte

tatimim i drejtë ai i cili do të rrezikonte përmbushjen e nevojave minimale të cilat i ka obliguesi

tatimor dhe anëtarët e familjes së tij?

Kërkesa për lirim të minimumit ekzistencial nga tatimimi nuk është e re dhe daton që nga shekulli 16-

17. dhe sot është bërë pjesë përbërëse e sistemeve moderne tatimore si parakusht qenësor për tatimim

të drejtë.

Shuma e minimumit ekzistencial nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë e përcaktuar në mënyrë unike për

të gjitha kohërat dhe për të gjitha vendet.Ai përcaktohet në vartësi nga specifikat

ekonomike ,kulturore ,sociale dhe të tjera të secilit vend.Mund të ketë dallime edhe mbrenda vetë

teritorit të një vendi .

Sot termi minimum ekzistencial përdoret kushtimisht dhe është zëvëndësua me termin –pjesa e

patatimuar.

11.3.2Principi i bararbarsisë(shpërndarjes së barabartë)

Ky princip në bartjen e ngarkesës tatimore është pjesa e dytë e përmbajtjes së nocionit të drejtësisë në

tatimim.Konsiderohet se me vetëm me drejtësi nuk mund të mbahet tatimimi i cili do të jetë i drejtë

vetëm në pajtim e parimin e përgjithshmërisë,por se i tillë mund të quhet ai tatimim i cili krahas me

këtë mundëson që ngarkesa tatimore të jetë e shpërndarë barabarsisht(shpërndarje e bararbartë).Vetë

kërkesa për barabarësi në bartjen e ngarkesës tatimore duhet interpretuar ashtu që secili,secili obligues

tatimor ,duhet të bartë pjesë të caktuar të tatimit dhe me këtëtë kontribuoj në përmbushjen e nevojave

publike.Pikërisht në përgjegjen në pyetjen se sa duhet të jetë ajo pjesë,është esenca e principit të

barabarësisë(shpërndarjes së barabartë) në tatimim.Teoria financiare është e pajtimit se për bararbarësi

në tatimim mund të flitet atëherë kur tatimimi bëhet sipas forcës ekonomike.Me fjalë tjera ,kur sistemi

tatimor të parasheh tatimimin sipas të cilit secili obligues tatimor do të ndaj në emër të tatimit një

shumë të caktuar e cila do të varet nga madhësia e forcës së tij ekonomike /tatimore,mind të flitet për

tatimim sipas barabarësisë.Mirëpo ,përmbajtja e kësaj kërkese nuk interpretohet njësoj tek teorecientët

e vjetër financiar dhe ata të rinjë.

Teorecientët e vjetër financiar mendojnë se ky parim i barabarësisë mund të përmbushtet nëse nëse

tatimi paguhet me aplikimin e normave proporcionale të tatimit kurse ata të rinjë mendojnë me

aplikimin e normave progresive të tatimimit.Pra në dallim nga aplikimi i normave proporcionale të

106

Page 107: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimit të cilat rezultojnë me faktin se obliguesit tatimor me forcë më të madhe ekonomike do të ndajnë

në emër të tatimit më shumë nga ajo forcë ekonomike,aplikimi i normave tatimore progresive kësaj i

jep një dimension të ri.Ai i cili ka më shumë, nuk do të paguaj më shumë tatim vetëm në vlerë absolute

por edhe në vlerë relative .Mirëpo ,që parimi i barabarësisë të arrihet ,nuk është e mjaftueshme që të

aplikohet vetëm norma progresive në tatimim ,por edhe lartësia e normave tatimore progresive të

aplikuara si edhe efekti regresivë i tatimit.

Tatimimi progresivë sot padyshim se është pranuar si modalitet i tatimimit me të cilin realizohet

kërkesa për shpërndarje të barabartë të ngarkesës tatimore.Por ,paraqitet problemi i progresionit.Derisa

relativisht është lehtë të përcaktohet kufiri i poshtëm i forcës ekonomike të obliguesit

tatimor(minimumi ekzistencial),kjo nuk ndodh edhe atëherë kur duhet të bihet vendimi kur(për cilën

bazë tatimore dhe lartësi të normës tatimore)normat tatimore duhet të ndalen të mos shënojnë

rritje,kurse tatimimi të vazhdoj me aplikimin e normave proporcionale.Shkalla e nivelizimit të forcës

ekonomike varet nga qëllimi i cili dëshirohet të arrihet me tatimim progresivë.

Kundërshtarët e tatimimit progresivë theksojnë se progresioni në sistemin tatimor do të thot vullnet i

individit.Gjithmonë te normat progresive mund të zhvillohet diskutimi mbi lartësinë e normave të

aplikuara.Vetë përcaktimi për tatimim progresivë as për së afërmi nuk e ka zgjidhë problemin e

ngarkesës tatimore të disa llojeve të të ardhurave.Dhe nuk është thënë rastësisht se tatimimi progresivë

i përngjanë një anije e cila lundron pa ekip dhe pa kompas.

Principin e barabarësisë në tatimim përveç aplikimit të tatimimit progresivë duhet shiquar edhe nga

aspekti i parimit të solidaritetit në kuptim të gjërë.Ky parim mund të arrihet kur obliguesit tatimor më

forcë më të madhe ekonomike ndajnë nga fuqia e vetë ekonomike shuma relativishtë më të madhe për

plotësimin e konsumit publik se sa obliguesit tatimor me forcë më të vogël ekonomike ,sepse

konsiderohet se edhe pas tatimimit atyre do të ju mbetet mjaftë forcë ekonomike për plotësimin e

nevojave vetanake.

11.4Principet tatimoreteknike të tatimimit

Konstatimin për ate se teknika e determinon politikën shumë mirë e ilustron nevoja për rrespektimin e

kërkesave të caktuara të cilat vehen para teknikës tatimore,para shërbimeve profesionale të angazhuara

në procesin e mbledhjes së tatimeve,sepse pikërisht plotësimi i tyre mundëson përmbushjen optimale të

qëllimeve të politikës ekonomike.

107

Page 108: financat publike 1-syllabusi.docx

Këto parime kanë të bëjnë me mënyrën e përcaktimit të obligimit tatimor ,në rregullimin e

procedurave dhe në pagesën e tatimit.Këto janë:1.principi i përcaktimit të tatimit ,2.principi i

përshtatshmërisë për pagesën e tatimit dhe 3.principi më i lirë i mbledhjes së tatimit.

11.4.1Principi i përcaktimit të tatimit

Ky parim (princip)i tatimit në vehte përmbanë kërkesën që qështjet në lidhje me vendosjen e obligimit

tatimor,elementet relevante për tatimim,afatet,mënyra dhe vendi i pagesës së tatimit,si dhe sankcionet

eventuale në rast se obliguesi tatimor nuk e paguan tatimin pjesërisht apo në tërësi,të jetë e rregullua

me akte ligjore.Këto akte ligjore duhet të jenë të formuluara shumë qartë dhe të jenë lehtë të

kuptueshme për obliguesin tatimor.

Kërkesa për përcaktueshmëri të tatimit i ka arsyet e veta juridike dhe ekonomike.Nga aspekti i rendit

juridik ,kuptohet se rregullative tatimore duhet të përmbaj norma të atilla të cilat si për nga forma por

edhe përmbajtja ,personave fizik dhe juridik të ju garantoj siguri maksimale.

Nga aspekti ekonomik tatimet duhet të përcaktohen ashtu që obliguesit tatimor duhet ti ofroj

mundësinë që para arritjes së obligimit tatimor,të ketë mundësinë që në bazë të elementeve relevante

të përcaktuara me norma juridike të llogarisë shumën se sa duhet nda nga forca e vetë ekonomike për të

përmbush obligimin tatimor.

11.4.2Principi i përshtatshmërisë për pagesën e tatimit

Ky parim ,para kreatorëve të sistemit tatimor shtron obligimin që ata procesin e tatimimit t’a

rregullojnë në ate mënyrë që obliguesi tatimor sa më pak të rezistoj në pagesën e tatimit ,me fjalë tjera

që ai të jetë sa më i përshtatshëm.Pra që kjo të arrihet shtrohen së paku tri pyetje,KUR(koha kur duhet

të paguhet tatimi që obliguesit tatimor të mos humb kohë nga aktiviteti biznesor) ,KU (largësia e

organit tatimor nga obliguesi tatimor)dhe SI(ndarja e tatimit në më shumë këste)tatimohet?

11.4.3Principi më i lirë i mbledhjes së tatimit.

Me rastin e mbledhjes së tatimit krijohen edhe shpenzime të ndryshme administrative dhe të tjera.Ato

duhet të jenë sa më të vogla për të mos e ngarkuar obliguesin tatimor te i cili mund të shfaqet

paknaqësia dhe ikja nga pagesa e tatimit.

12.Principet e reja të tatimimit

Një nga teoricientët më të njohur francez të shekullit 20-Fritz Neumark,në shumë punime të tij i ka

kushtuar rëndësi të madhe parimeve tatimore.Ai sikur edhe Wagneri,parimet tatimore(11 të tilla) i ka

grupuar në këto grupime:

108

Page 109: financat publike 1-syllabusi.docx

1)principet (parimet )tatimore –buxhetore ku ka përfshi a)parimin e qëndrueshmërisë së mjeteve të

mbledhura tatimore dhe b)parimin e përshtatshmërisë së të hyrave tatimore shpenzimeve publike,

2)parimet etike –social-politike ku ka përfshi a)parimin e drejtësisë dhe b)parimin e rishpërndarjes së të

ardhurës dhe pasurisë me instrumente tatimore,

3)parimet ekonomike politike ku ka përfshi a)parimin e përshtatshmërisë aktive tatimore(ad hoc masa –

masa diskrete të politikës tatimore) dhe b)principin e përshtatshmërisë pasive(stabilizatorët e

vendosur). dhe

4)parimet tatimore teknike dhe tatimore juridike ku ka përfshi a)parimi i përcaktimit të tatimit,b)parimi

i thjeshtësië në aplikimin e rregullativës tatimore,c)parimin e mosndryeshmërisë relative të rregullave

tatimore,d)parimin më të lirë në mbledhjen e tatimeve dhe e)parimin e harmonizimit të rregullativës

tatimore.

Këto principe varësisht nga rrethanat specifike politike, ekonomike ,morale, religjioze,filozofike etj

nuk janë të pandryshueshëm me përjashtim të ndonjërit p.sh parimi i drejtësisë dhe ai i prcaktimit të

tatimit të cilët kanë vlerë absolute.Të gjithë hulumtohen dhe sprovohen vazhdimisht duke e plotësuar

ose edhe varfëruar përmbajtjen e tyre,disa humbin nga aktualiteti kurse disa prej tyre fitojnë peshë dhe

rëndësi më të madhe

Në vitet 80 –ta të shekullit 20 ,gjithëherë e më shumë shtrohej si çështje nevoja e harmonizimit të

politikave dhe sistemeve social-ekonomike dhe politike në njërën anë me politikat dhe sistemin

tatimor në anën tjetër.Shtrohej kërkesa për ndryshimin e nocionit të tatimit,roli i tij në jetën

socioekonomike dhe politike,struktura tatimore dhe lartësia e ngarkesës tatimore.Për tatimet gjithëherë

e më pak flitej si instrumente elastike ,të nevojshme dhe gjithëvepruese me të cilat shteti mundet me

sukses të realizoj jo vetë qëllimet fiskale por edhe ato

demografike ,sociale ,shkencore ,edukative,kulturore,shëndetësore,sportive, banesore ,ekologjike

etj.Gjithëherë e më shuimë flitej për nevojën e ridefinimit të rolit të tatimit dhe që destinimi i tij të

kufizohet në mbledhjen e mjeteve për financimin e aktiviteteve të kufizuara të shtetit.Në këtë kohë

edhe paraqiten teorecient të ndryshëm të cilët konsiderojnë se shteti fillimisht duhet të krijoj kushte

për veprim të papenguar të tregut gjegjësisht për vendosjen e mekanizmit të kërkesës dhe ofertës që në

literaturën financiare njihet si neoliberalizëm realizator të së cilës ishin M,Thacher dhe

R.Regan(reganomania).Sistemet tatimore dhe masat e politikës tatimore është e qartë se nuk mund të

jenë të barabarta sepse edhe qëllimet për të cilat janë vendos tatimet nuk janë të njëjta në kushtet e

neoliberalizmit (Friedman,Hayek,Nozick) teza e të cilëve ishte “sa më pak shtet)tatime) dhe sa më

109

Page 110: financat publike 1-syllabusi.docx

shumë treg”gjegjësisht neointervencionizëm.Disa vjet pas luftës së dytë botërore ,ka qenë mjaftë i

pranishëm intervencionizmi shtetëror për shkak të rrethanave të krijuara rreth

deprivatizimit,birokratizimit ,rirregulimit etj. dhe shteti ka vendos një numër të masave në sferën

fiskale(lehtësime tatimore ,lirime tatimore etj si përgjigjje ndaj dobësive të tregut të asaj

kohe).Shembulli më i ri i neointervencionizmit është ai që ofron administrata e Presidentit Klinton i

cili ishte i detyruar të marrë disa masa të viteve 20 të kohës së presidentit Rusvelt.

Është e qartë se për shkak të dallimeve thelbësore ,neoliberalizmin dhe neointervencionizmin i

përcjellin sisteme të ndryshme tatimore dhe politika të ndryshme tatimore.Ngarkesa e lartë tatimore

ndikon negativisht në investime dhe në konsum si edhe në situatën e përgjithshme ekonomike.Me

aplikimin e masave të politikës fiskale ,shteti ndikon në përcaktimin e obliguesve tatimor në ushtrimin

e veprimtarisë së tyre –në orientimin e investimeve,madhësinë dhe llojin e tyre,organizimin e afarizmit

të tyre etj.Mirëpo kritikët e intervencionizmit shtetëror (përkrahësit e ekonomisë së

ofertës),angazhohen rigorozisht për ulje të normave të tatimit sepse kështu do të vijë deri te rritja e të

hyrave dhe zgjërimi i bazës tatimore.

12.1Thjeshtësia e tatimimit dhe transparenca e sistemit tatimor

Sistemin tatimor të shteteve bashkohore e përbëjnë dhjetëra forma të tatimeve të cilat janë vendos për

arsye të ndryshme por disa prej tyre kanë mbetë në sistemin tatimor edhe pse arsyet për vendosjen e

tyre kanë pushuar më herët.Një sistem i tillë tatimor përngjanë të jetë një”xhungël tatimore”,”labirinth

tatimor”etj në të cilin sistem obliguesit tatimor dhe të interesuarit tjerë gjenden me vështirësi.Shumë

tatime,lloje të lehtësimeve tatimore,lirime tatimore etj,ndryshime të normave tatimore ,bëjnë që

sistemet tatimore të shteteve bashkohore të bëhen të paparashikueshme,glomaze ,jokonzistente ,të

komplikuara dhe së fundi edhe të shtrenjta.

Për thjeshtëzimin e sistemit tatimor duhe të jenëtë interesuar të gjithë dhe jo vetëm obliguesit

tatimor.Në SHBA të Amerikës edhe pse janë bërë disa reforma në sistemin tatimor në vitet 80-ta të

shek .të kaluar , shpenzimet direkte dhe indirekte të lidhura me përmbushjen e obligimeve tatimore të

njësive federale akoma mbesin të mëdha dhe procesi i tatimimit është mjaftë i komplikuar.Për këtë

arsye Presidenti Regan në ate kohë edhe i kërkon ministrit të Financave që të thjeshtëzoj sistemin

tatimor duke kërkuar mbështetjen e popullit amerikan.

Një sistem tatimor mund të jetë më i mirë sa më i thjeshtë të jetë ai sipas një ananlisti tatimor

japonez.Reforma më e mirë tatimore është ajo në të cilën me zvoglimin e ngarkesës tatimore –

thjeshtëzohet vetë tatimimi.

110

Page 111: financat publike 1-syllabusi.docx

Ky reformim –thjeshtësim mund të bëhet me :

-zvoglimin e numrit të formave tatimore,

-zvoglimin e numrtit të lehtësimeve dhe lirimeve të ndryshme,

-thjeshtëzimi i procedurave në përcaktimin e lartësisë së dhe pagesës së tatimeve,

-përcaktimi logjik i obligimit tatimor,

-mbrojtja e shpejtë e të drejtave të obliguesve tatimor,

-rregullativa e qartë ligjore,etj

Masat e marra për thjeshtëzimin e sistemit tatimor ndikojnë në:

a)zvoglimin e shpenzimeve në përcaktimin dhe pagimin e tatimit ,b)zvoglimin e ngarkesës tatimore si

pasojë e rritjes së efektit neto të tatimimit(pas heqjes së shpenzimeve),c)veprimi më i lehtë i obliguesve

tatimor,etj

Sistemet tatimore të komplikuara sjellin deri te paknaqësia dhe mosbesimi i obliguesve tatimor në

organet tatimore,ndaj zyrtarëve tatimor dhe në përcaktimin e ngarkesës tatimore, krijon hamendje te

investitorëve të jashtëm dhe të mbrendshëm etj.Përfundimisht sistemi tatimor duhet të jetë sa më i

thjesht sepse siguron efektivitet të përgjithshëm tatimor më të madh.

12.2Neutraliteti i tatimit

Siç e theksuam edhe në materien e shtjelluar më herët,në vitet pas luftës së dytë botërore,

intervencionizmi shtetëror ishte mjaftë i shprehur në shumë vende me qëllim të zbutjes së efekteve jo

të mira të tregut në ate periudhë.Kritikët e intevenimit të shtetit theksojnë se sektori publik nuk guxon

të merrë përsipër realizimin e atyre obligimeve ekonomike gjegjësisht të “ketë gisht” në kryerjen e

atyre aktiviteteve të cilat më shpejt dhe më me sukses do të bëheshin nga sektori privat.

Në qendër të problemit dhe polemikave për një kohë të gjatë ishte fakti se cili intervenim(tatimor) i

shtetit mund t’i kundërvihej liberalizmit( tatimor) .Këtu nuk shtrohet pyetja se a mundet shteti me

instrumente tatimore të intervenoj në treg,në ekonomi,dhe ashtu të korigjoj raportet e krijuara si

rezultat i veprimit autonom të ligjeve të tregut në ekonomi,por esenca e dilemës është se a duhet

shteti kështu të intervenoj dhe nëse përgjegjja është afirmative ,KUR,SI,SA,ME ÇKA,KU dhe sa gjatë

të angazhohen instrumentet gjegjëse tatimore për të realizuar efektet e dëshiruara.Me fjalë tjera ,në

cilën situatë ekonomike ,në cilat kushte të funkcionimit të tregut ,shteti – i cili vetë vlerëson se

ekzistojnë këto rrethana-duhet të sjell vendim për marrjen e masave me të cilat do të krijohej një situatë

e re (prap sipas vlerësimit të vetë shtetit) më e mirë në treg.Me këtë rast në kushtet e ekonomisë së

tregut nuk duhet menduar se shteti duhet të “gjymtoj” vetvehten,por ajo duhet të siguroj funkcionimin

111

Page 112: financat publike 1-syllabusi.docx

normal të tregut ,pra veprimin efikas të mekanizmit të ofertës dhe kërkesës.Ajo duhet të jetë e fortë dhe

të siguroj rritje dhe mirëqenie për të gjithë pa të cilat asgjë nuk mund të realizohet. Këto janë dy

obligime të cilat konsiderohen themelore për shtetin.

Problemet e shumta në ekonomi dhe në fusha tjera në periudhën e pasluftës ,shkatrrimet, papunësia,

inflacioni ,struktura e pavolitshme ekonomike,problemet banesore,problemet me agrarian,infrastruktura

etj,e shtronin nevojën e angazhimit më të madh të shtetit në mënyrë që këto probleme të

zgjidhen.Pasojat ishin të pritshme:rritja e ngarkesës tatimore dhe shfrytëzimi gjithnjë e më i madh i

tatimit për realizimin e obligimeve nga kompetencat e shtetit.Intervenimi tatimor i shtetit në ekonomi

dhe jo vetëm në ekonomi qoftë në ekonomitë centraliste apo ato të tregut ,sjell shumë argumente se një

intervenim i tillë nuk ka sjell rezultatet e pritura.Kjo edhe ka sjell deri te kundërshtimi i veprimit të

tregut -veprimit të shtetit .Në këtë rast kërkohej zvoglimi por edhe heqja e funkcionit rregullues të

tatimit dhe zvoglimi i sektorit publik.Kjo duhej të bëhej me privatizim,derregullim,debirokratizim

veprime të cilat do ta shpëtonin shtetin modern.Në këto rrethana ku vendet e zhvilluara por edhe ato në

zhvillim ballafaqoheshin me shumë probleme ,në dhjetë vjetshat e fundit të shekullit të kaluar

imponohet diskutimi mbi bazën e kërkesës për neutralitetin e tatimit,përkatësisht në kufizimin e rolit

të tatimit në vetëm si instrument i cili do të shërbente për realizimin (kryesisht) të qëllimeve fiskale të

tatimimit.Zgjidhja e problemeve të numrit të madh të të papunësuarve,rritja e çmimeve dhe zhvillimi i

ngadalshëm ekonomik,përsëri ringjallën idenë për përdorimin e tatimit edhe për realizimin e qëllimeve

jofiskale të tatimimit.

Është e vërtetë se shtetet orientohen në kontributin që shtimit ekonomik i jep tregu,por i vërtetë është

edhe fakti se duhet shtet i fortë i cili do të krijonte kushte për një treg të fortë.Për këtë qëllim shteti

duhet të jetë në gjendje të përdorë të gjitha instrumentet ekonomike në disponim-në mesin e tyre rol

qenësor ka tatimi,qëllimi primar i të cilit është përmirësimi i mirëqenies njerëzore.

Nga ajo se sa shtetet e ndryshme do të përdorin tatimet si instrumente të politikës jofiskale, sidomos si

instrumente të politikës ekonomike,varet edhe sistemi tyre tatimor.Është shumë e sigurtë se ai sistem

tatimor do të ndryshon në shtetet në të cilat roli i tatimit në masën më të madhe përdoret vetëm si

instrument për mbledhjen e të hyrave publike dhe financimin e të dalave të zakonshme publike(roli

fiskal i tatimit) ,nga sistemi në vendet ku tatimi përdoret edhe për zhvillimin ekonomik(roli jofiskal i

tatimit).Pra pa marrë parasysh mendimet e caktuara se shteti nuk është një “shtëpiak” i mirë ,sot është

vështirë të gjendet ndonjë vend i cili nuk shfrytëzon masa të politikës tatimore për realizimin edhe të

qëllimeve ekonomike.Prandaj edhe është vështirë të konstatojmë se është arrijtë neutraliteti i plotë i

112

Page 113: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimit si instrument për realizimin e qëllimeve fiskale të tatimit(mbledhja e të hyrave publike dhe

financimi i shpenzimeve publike).

12.3Zvoglimi i ngarkesës tatimore

Në zvoglimin e ngarkesës tatimore shumë teoricient e shohin mundësinë e zgjidhjes së shumë

problemeve të botës bashkohore.Në fillim të shekullit 20 ,ekzistonte mendimi se ekzistimi i obigimit

tatimor ,e rritë aktivitetin ekonomik të subjekteve ekonomike sepse ata me këtë rast edhe realizojnë të

hyra më të mëdha dhe kështu i kompenzojnë efektet e pavolitshme të cilat shkaktohen me rastin e

pagesës së tatimit.Por sot kjo do të ishte shumë e pakuptueshme që dikush të arsyeton tatimimin me

argumentin se obligimet tatimore i nxisin obliguesit tatimor në aktivitete ekonomik dhe në

intensifikimin e tyre.Siç dihet ,forca më e madhe shtytëse e njeriut bashkëkohor sot është interesi

material dhe kjo e shtynë aktivitetin ekonomik të obliguesit tatimor.Në të kundërtën,tatimet e

larta ,ngarkesa e lartë tatimore vepron në drejtim të kundërtë.

Me tatime zvoglohet forca ekonomike e obliguesit tatimor dhe ndryshon statusi i tij në shoqëri si dhe

zvoglohen investimet dhe kursimi.Tatimet e larta e rrisin kundërshtimin për mospagesën e

tatimit,sidomos të atyre tatimeve të cila obliguesi tatimor i sheh si tatime të veçanta siç janë taimi në të

ardhura dhe tatim në fitim.Kritikët e intervencionizmit shtetëror (tatimor) të cilët e mbështesin ofertën

ekonomike ,me argumente të fuqishme e arsyetojnë nevojën për uljen e normave tatimore gjegjësisht

të zvoglimit të ngarkesës tatimore.

Dei në luftën e dytë botërore obligimi tatimor sidomos obligimi për pagesën e tatimeve direkte ,nuk ka

paraqitë ndonjë barrë të rëndë për obliguesit tatimor.Normat tatimore të tatimit në të ardhura kanë qenë

relativisht të ulta,por edhe numri më i madh i popullatës nuk kanë qenë e përfshirë në obligimin

tatimor.Obligues tatimor në tatimin në të ardhura kanë qenë kryesisht klasa e mesme dhe e lartë dhe të

pasurit.Rregullat tatimore kanë qenë mjaftë të thjeshta dhe aplikimi i tyre ka qenë mjaft efikas.Opinioni

publik në Britaninë e madhe(atdhe i tatimit në të adhura) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , në

gjysmën e dytë të shek.19.tatimin në të ardhura e kanë konsideruar mjaftë të drejtë.Por ky opinion në

këto dy vende ka ndryshuar në periudhën pas luftës së dytë bëtërore.Në të vërtetë ,gjatë kohës së luftës

së parë dhe sidomos pas luftës së dytë botërore,me të madhe është ngritë ngarkesa tatimore e tatimit në

të ardhura dhe ka pasë një shtrirje të gjërë por janë ngritë edhe normat tatimore.Shumica e popullatës

këtë rritje e kanë konsderuar si nevojë,si masë e shtetit e cila në rrethana të luftës është e kuptueshme

dhe nuk ka qenë vështirë që të mbrohet rritja e tij.

113

Page 114: financat publike 1-syllabusi.docx

Në vitet gjatë dhe pas luftës së dytë botërore ka ardhë deri te ngritja dramatike e normës të tatimit në të

ardhura dhe për pasojë ka pasë ngritjen e kundërshtimit për pagesën e tatimit dhe me këtë është ngritë

edhe evezioni fiskal.Kjo dukuri shprehë procesin e ashtuquajturë -ligji mbi rënien e të ardhurës-.Në

lakoren e Lafferovit kjo shprehet kështu”normat e tatimit i nënshtrohen ligjit për të hyrat e zvogluara”

ose T=f(n),ku T-t ë hyrat dhe n-normat e tatimit.Nëse norma tatimore rritet mbi ate optimale ,atëherë

të hyrat e përgjithshme tatimore në të vërtetë zvoglohen.26.Norma e tatimit në të ardhura e ka arrijtë

nivelin shumë të lartë.Të marrim shembull në SHBA.Gjatë koës së presidentit John Kennedy,normat e

tatimit në të ardhura të cilat deri atëherë silleshin 29-91%,janë zbritë në vetëm 14-70%.Mirëpo gjatë

kohës së luftës së dytë botërore ,norma më e lartë e tatimit në të ardhura në SHBA,arrijti në 94%(pas

luftës 85% kurse gjatë luftës në Kore 91%).27.

Shtimi i lartë ekonomik në Britatninë e madhe në pjesën e dytë të shek.19 ,mbështetet në faktin e

normave relativisht të ulta në tatimin në të ardhura..Në të vërtetë ,norma margjinale e këtij tatimi në

fillim të vendosjes së tij në sistemin tatimor të vendit ishte vetëm 3% ,kurse ajo u ngritë në 7% nëë

pjesën e dytë të shek.19,kurse ngarkesa mesatare tatimore e të ardhurës ishte 2-3%.Mirëpo,në vitet e

luftës së parë botërore,norma margjinale ishte 30%,kurse gjatë dhe pas luftës së dytë botërore ajo u

ngritë në 50%.Në vitin 1986 ,shkalla e tatimit në të ardhura ishte përcaktuar në 60% dhe prej fillimit të

viteve 90-ta në lartësinë prej 40%.Ngarkesa e lartë tatimore në Britani të Madhe , ka bërë që shtimi

ekonomik të jetë mjaftë i vogël gjatë viteve të pas luftës së dytë botërore dhe shkallët e larta

margjinale të tatimit janë konsideruar si faktori kryesor .Kjo ka ndikuar edhe në kursim dhe investime

por edhe në “largimin e trurit” nga Britania e Madhe.

Përfundmisht mund t ë themi se ngarkesa tatimore dhe shtimi ekonomik janë në korelacion negativ

njëra me tjetrën.Me tatime aktiviteti ekonomik mund të nxitet pozitivisht por edhe e kundërta .Sistemi

tatimor i cili i nxitë njerëzit që më shumë të punojnë , më shumë të kursejnë dhe që më shumë të

investojnë dhe që ndikon në zvoglimin e papunësisë, konsiderohet se është sistem tatimor i ndërtuar

mirë .Shkallët e larta tatimore ,sidomos shkallët e larta tatimore margjinale në të ardhura dhe në

fitim ,konsiderohet se janë kundër punës,kursimit dhe investimeve.Përkrahësit e ekonomisë së ofertës

mendojnë se “sistemi tatimor me shkallë të ulta tatimore margjinale është çelës për realizimin e

shkallës së lartë të shtimit ekonomik.”

13.Parimet tatimore në aplikimin praktik

26 Bawlz,D,o,c FAQE 49,CITUAR NGA barbara Jelcic ,Javvne Financije,Zagreb ,2001 ,faqe 132.

27 Barbara Jelcic ,Javne Financije ,Zagreb 2001,Faqe 133

114

Page 115: financat publike 1-syllabusi.docx

Padyshim se parimet tatimore të cilat dei me tani i i analizuam,secili prej tyre dhe në kuadër të grupeve

të caktuara ,e kanë arsyen e madhe të ekzistimit të tyre,si nga aspekti politik,ashtu edhe nga ai financiar

,ekonomik ,social ,etj.Nëse ata i vështrojmë si të ndarë, janë mjaftë të kuptueshëm,të menduar mirë dhe

të bazuar,dhe aplikimi i tyre korrekt gjithësesi është i arsyeshëm.Mirëpo,ato principe nuk duhet shiquar

si të izoluar dhe as që duhet provuar të aplikohen në përmbajtjen e tyre të plotë-sepse kjo në praktikë

nuk mund të ndodh(nuk është e mundur).Kërkesat që përmbajnë parimet e përmendura ,janë vetëm

orientime të cilave duhet të ju përmbahemi me rastin e ndërtimit të sistemit tatimor dhe me qëllim të

realizimit të qëllimeve të cilat dëshirohet të arrihen me tatim.

Poashtu me rastin e ndërtimit të sistemit tatimor ,është e pamundur që të aplikohen të gjitha ato parime

në përmbajtjen e tyre të plotë.Në të vërtetë ,nëse dëshirohet që të insistohet në ate që del nga parimi

financiar politik i tatimimit,dhe ky është që të hyrat tatimore të mbledhura(bashkë me të hyrat tjera

publike) të mundësojnë përmbushjen e shpenzimeve publike,shihet qartë se qëllimi primar me këtë rast

është grumbulllimi i të hyrave.Dhe që kjo të arrihet,ngarkesa tatimore përkatësisht presioni tatimor

duhet të jetë sa më i lartë dhe që do të jetë rasti kur me rastin e tatimimit nuk do të mirren parasysh

kurrfarë zbritjesh të cilat do të ndikonin në zvoglimin e ngarkesës tatimore,bazës tatimore ose shumës

së borxhit tatimor.

Një çasje e tillë me rastin e tatimimit në demokracitë moderne sociale as nuk mund të paramendohet-

nuk ka shtet të atillë modern i cili me rastin e tatimimit nuk do të ketë parasysh edhe efektet sociale dhe

ekonomike të tatimimit.

Konsideratat sociale me rastin e tatimimit janë të shprehura me “institucionin”lehtësimeve

(beneficione)tatimore kuptimin e të cilave rreptësisht duhet ndarë nga privilegjet tatimore.Derisa

privilegjet tatimore ,janë të drejta speciale ,më të mëdha dhe të veçanta të cilat u lejohen (ipen ) vetëm

disave,lehtësimet tatimore janë masa të cilat u ipen të gjithëve me kushte të njëjta ,në rrethana të njëjta

dhe për shkaqe të bararbarta.Privilegj tatimore p.sh mund të konsiderohet ,lirimi nga tatimi në të

ardhura i kategorive të caktuara të marrësve të të ardhurave dhe të ardhurave të përbashkëta dhe kjo

nga shkaqet të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me motivet sociale më të mira të trajtimit të atyre

individëve(p.sh të ardhura,gjegjësisht fuqia ekonomike nën një kufi të caktuar i ashtuquajturi “kufiri i

varfërisë”.Privilegjet tatimore nuk kanë arrijtë dhe nuk mund të arrijnë asnjë qëllim dhe efekt pozitivë

dhe as që kanë ndonjë qëllim ,prandaj edhe pasojat e tyre janë negative për shoqërinë.

Kurse lirimet (beneficionet) tatimore mund të jenë individuale(personale) dhe reale.Individuale janë

atëherë kur ato parashihen në rrethana të atilla që kanë të bëjnë me vetë obliguesin tatimor (ose

115

Page 116: financat publike 1-syllabusi.docx

anëtarët e familjes së tij),kurse kur ato kanë të bëjnë me trajtim të veçantë tatimor(më i favorshëm se i

zakonshmi) për ndonjë objekt tatimor,fakte ,të drejta etj ,atëherë kemi të bëjme me lehtësime

(beneficione ) reale tatimore.Minimumi ekzistencial ,padyshim se bie në grupin e parë të lehtësimeve

(individuale)kurse trajtimi më i volitshëm tatimor(ngarkesë më e vogël tatimore) i ndonjë produkti

ushqimor ose barna, bie në lehtësimet reale tatimore (grupi i dytë).

Lirimet (beneficionet ) tatimore janë të lloje,a)lirimet tatimore dhe b) lehtësimet tatimore.Me aplikimin

e tyre shteti modern i sotëm ka për qëllim që secilit qytetar t’i siguroj jetë të dinjitetshme dhe kemi të

bëjmë me qëllime sociale politike të tatimimit sipas të cilave nuk tatimohet minimumi ekzistencial i

obliguesit tatimor.Mirëpo ,kur shteti dëshiron të stabilizoj situatën e përgjithshme ekonomike ,atëherë

vendos masa të atilla të politikës tatimore me të cilat do të arrijë efekte ekonomikepolitike si

psh.lehtësisme të pjesërishme ose lirime të plota nga pagesa e tatimit(në të ardhura ose në fitim) si

stimulim për rritjen e punësimit,prodhim dhe shërbime deficitare,themelimin e shoqërive tregtare në

viset jomjaftë të zhvilluara të vendit etj.

Dhe derisa tek të gjitha parimet e përmendura deri me tani të tatimimit ekzistojnë konflikte të

ndërsjella,ky nuk është rast me aplikimin e parimeve tatimore teknike.Ato janë në harmoni të plotë me

të gjitha parimet tjera sepse tatimimi duhet të bazohet në parimin e përcaktimit, në parimin më të lirë

dhe në parimin më të përshtatshëm të tatimimit.Çdo shmangje nga këto parime nuk mund të jetë

rezultat i kurrëfarë kompromisi në raport me parimet nga klasifikimet tjera .

13.Qëllimet e tatimimit

Vendi dhe roli i ndonjëritë nga tatimet në sistemin tatimor nuk është i njëjtë dhe varet nga shumë

faktor të cilët shteti i ka vendos për të ndërtuar sistemin tatimor të vendit.

Kryesisht mund të përmenden dy qëllime themelore të cilat mund të arrihen me aplikimin e tatimit dhe

ato janë:a)qëllime fiskale dhe b)qëllime jofiskale

A) Në feudalizëm qëllimi i tatimimit kryesisht ka qenë fiskal edhe jashtë kësaj nuk është vepruar.

B) Kapitalizmi në fazat e veta zhvillimore jo vetë se në sistemin tatimor vendos shumë lloje të

tatimeve por edhe i shfrytëzon për plotësimin e qëllimeve të cilat i tejkalojnë qëllimet fiskale.

a)Në merkantilizëm për herë të parë tatimet përdoren për arritjen e qëllimeve ekonomike.Për këtë

qëllim kanë shërbyer doganat duke vendos tarifa të larta në mallrat e jashtme.Tarifat e tilla doganore në

të vërtetë kanë qenë masa për reduktimin e importit.

b)Në periudhën e kapitalizmit liberal( e njohur si periudha “laisser fairea”,maksima kryesore e politikës

tatimore ka qenë tatimi neutral.Qëllimi i tatimimit ka qenë ekskluzivisht fiskal (pra vetëm për

116

Page 117: financat publike 1-syllabusi.docx

shpenzime publike) pa mundësinë që me rastin e tatimimit ndonjëri nga subjektet ekonomike të

favorizohet ose diskriminohet.

c)Në fazën e monopolizmit dhe të intervenimit të shtetit ,paraqiten shumë ithtar të qëllimit jofiskal të

tatimimit të cilët idetë e tyre i arsyetojnë në forma të ndryshme ,nga aplikimi paralel i të dy qëllimeve

dhe deri te prioriteti absolut i qëllimit jofiskal.

C)Tendencat bashkohore në zhvillimin e tatimit dhe rolin e tij në ekonomi, veçohen me faktin se

shteti në rolin e pronarit (të tatimit) nuk është shumë i dëshirueshëm, dhe kjo shihet si te vendet me

ekonomi tregu ashtu edhe te ato me ekonomi të planifikuar.Neoliberalizmi në esencë fillon nga kërkesa

që shteti sa më pak të përzihet në jetën ekonomike ,që vendimet e subjekteve ekonomike dhe sjelljen

e tyre në treg e rregullojnë ligjet e tregut dhe jo intervenimi (tatimor) i shtetit.Në këtë drejtim zbatohen

masa praktike për zvoglimin e ngarkesës tatimore ,thjeshtimin e procedurave tatimore, zvoglimin e

rolit të tatimit vetëm në instrument i përdorur për qëllime fiskale(neutraliteti në tatimim).etj.Ngarkesa

e madhe tatimore ,e destimulon konsumin ,investimet, punësimin etj.Kompleksiteti i sistemit tatimor e

vështirëson aktivitetin e obliguesit tatimor ,krijon pasiguri dhe i rritë shpenzimet e tatimimit.

14.1Qëllimi fiskal i tatimit

Tatimet kanë qëllim fiskal atëherë kur në sistemin e të hyrave ato janë vendos ekskluzivisht ose në

rend të parë që me mjetet e mbledhura nga tatimet të financohen nevojat publike.

Qëllimi fiskal i tatimit ka qenë i pranishëm që më herët ,por që roli i tij në faza të caktuara ka

ndryshuar dhe krahas tij kemi edhe qëllimin jofiskal të tatimit.

Sot me të madhe kërkohet që shteti me rastin e tatimimit të kufizohet nga aplikimi i vetëm qëllimit

fiskal të tatimit.

14.2Qëllimet jofiskale të tatimit

Qëllimet jofiskale të tatimit janë të gjitha qëllimet tjera të cilat mund të vendosen para tatimeve ,përveç

grumbullimt të mjeteve financiare.Përvojat e viteve të 30-ta deri në fund të viteve 80-ta të shek .20. dhe

në shumë vende edhe sot,tregojnë se tatimet munden me më shumë apo më pak sukses të shfrytëzohen

për realizimin e qëllimeve tjera ,të ndryshëm nga ato fiskale,si p.sh ato redistributive dhe

ekonomike,nga fusha e shëndetësisë ,shkencës ,banimit ,kulturës,sportit ,demografike ,ekologjike etj.

A)Me tatime,qëllimet e politikës ekonomike mund të arrihen në mënyrë a) direkte dhe b)indirekte.

a) Në mënyrë direkte me aplikimin e tatimeve do të ndikohet në ecuritë ekonomike atëherë kur me

manipulimin përkatës të elementeve tatimore veprohet direkt në prodhim dhe plasman.

117

Page 118: financat publike 1-syllabusi.docx

Nëse p.sh ,dëshirohet të mbrohet prodhimi vendës dhe plasmani i mallrave të caktuara,do të vendosen

norma të larta doganore për mallrat nga importi.Në të njëjtën mënyrë me vendosjen e tatimit ose rritjen

e shkallëve ekzistuese tatimore verëm për disa veprimtari,mund të ndikohet në zvoglimin e

prodhimtarisë së tyre në pajtim me qëllimet e politikës ekonomike.

Me tatime poashtu me sukses mund të stimulohen ecuritë e caktuara në ekonomi.Kjo është në rastin

kur për shkak të lehtësimeve tatimore ose lirimin nga tatimi i degëve të ekonomisë ose

grupeve ,disponojnë me mjete më të mëdha se sa shuma e tatimit të papaguar e cila mund të

angazhohet për qëllime prodhuese.

Me taime në mënyrë mjaft efikase mund të ndikohet edhe në bilancin e pagesave dhe ate tregtar,dhe

kështu me instrumente stimulative ose destimulative të politikës tatimore ,do të ndikohet në

qarkullimin e mallit të jashtëm në tregun e mbrendshëm ose të mallit vendor në tregun e jashtëm.Vend

me rëndësi në zbatimin e këtij qëllimi kanë doganat dhe tatimi në qarkullim.

Me lehtësira dhe lirime doganore,norma doganore preferenciale,norma të ndryshme doganore ,kthimin

e tatimit në qarkullim ose lirimin nga pagesa e atij tatimi , mundet në mënyrë mjaft efikase të ndikohet

në rrjedhat e këmbimit të jashtëm tregtar.

Tatimi direkt ndikon në akumulim dhe manifestihet në formën pozitive dhe negative.Ngarkesën

tatimore të cilën obiguesit tatimor e konsiderojnë shumë të lartë ,do të ndikon negativisht në investime

dhe në afatë të gjatë do të ndikon në zvoglimin e shkallës së zhvillimit ekonomik .në normën e

punësimit etj.

Në njërën anë e ashtuquajtura politika tatimore restriktive dhe në anën tjetër ajo ekspanzive,zbatohen

me qëllim që me instrumente tatimore të ndikohet në stabilizimin e ecurive të ekonomisë nacionale.

Në kushtet e raporteve të çrregulluara në mes ofertës dhe kërkesës në ekonominë nacioale zbatohet

politika restriktive ose ekspanzive tatimore.Politika restriktive tatimore zbatohet kur kërkesa e

përgjithshme nacionale është më e madhe se oferta e përgjithshme nacionale,dhe me tatim ndikohet në

kontrakcionin e konsumit gjegjësisht në vëllimin e fuqisë blerëse.

Në rastin kur ekonomia nacionale gjendet në jobaraspeshë për shkak se oferta nacionale është më e

madhe se kërkesa nacionale,efektet stabilizuese do të arrihen me politikë ekspanzive tatimore,qëllimi

kryesor i të cilës është që obliguesit tatimor pas tatimimit të disponojnë me fuqi më të madhe

ekonomike(se sa para vendosjes së tatimit),e cila paraqet edhe fuqi më të madhe blerëse.

b)Aplikim indirekt i tatimeve ndikon në ecuritë ekonomike atëherë kur me vendosjen apo heqjen e

tatimit ndikohet në të ardhurat e obliguesit tatimor.

118

Page 119: financat publike 1-syllabusi.docx

Psh.një nga mundësitë me të cilat organi kompetent mund të shërbehet në kushte të inflacioni dhe për

luftimin e tij, ka të bëjë me vendosjen e tatimeve të reja ose ngritjen e ngarkesës egzistuese

tatimore.Në ate mënyrë nga qarkullimi tërhiqet ajo sasi e parasë e cila shkakton raporte çrregulluese të

fondeve të mallrave dhe kapitalit financiar(parasë në qarkullim).

B)Tatimi mund të përdoret edhe si instrument në politikat sociale,qëllimi i të cilës është të ndërtoj

raporte të qëndrueshme në pozitën materiale të popullsisë .Vendosja apo heqja e tatimeve ,shfrytëzimi i

lirimeve dhe lehtësirave ,zgjedhja e llojit dhe e lartësisë së shkallës tatimore etj,mund të ndryshojnë

raportet në të ardhurat e obliguesit tatimor në drejtim të dëshiruar në pajtim me qëllimet e politikës

sociale.

C)Me tatime mund të ndikohet edhe në ecuritë në sferën demografike.Nëse ngarkesa tatimore e çiftit

bashkshortor si edhe i familjes me numër të madh të fëmijve është më e vogël se ngarkesa tatimore të

cilën janë të obliguar ta bartin të pamartuarit,gjegjësisht familjet pa fëmijë ose me një fëmijë,një trajtim

i tillë tatimor mund të jetë inkurajues për martesa të reja dhe rritje të natatlitetit ,në të cilin rast pra

tatimet po përdoren si instrumente të politikës pronatale.Kjo arrihet me lehtësimin e pozitës materiale

të prindërve duke u aplikuar ngarkesa më të ulta tatimore për veshmbathje ,ushqime etj për fëmijtë.Por

tatimet mund të përdoren edhe për zhvillimin e politikave kundërnatatle të kundërta me ato pronatale.

D)Tatimet dhe politika tatimore mund të përdoret edhe për arritjen e qëllimeve ekologjike dhe

mbrojtjen e ambientit,qëllimeve të politikës shëndetësore,kulturore ,banesore ,sportive etj.

15.Efektet e tatimimit

A)Në seksionin e mëparshëm e shqyrtuam problematikën e qëllimeve të cilat do të arriheshin me

aplikimin e një apo më shumë formave (llojeve ) tatimore.

Një nga elementet themelore në determinimin e detyrave të cilat dalin para kreatorëve të politikës

tatimore, është analizimi i gjithanshëm i efekteve të aplikimit praktikë të tatimeve ose të një lloj tatimi

në sistemin tatimor të një vendi.Është i padiskutueshëm fakti se aplikimi i tatimit-pavarësisht edhe nga

qëllimi konkret i cili i është destinuar me rastin e vendosjes së tatimit-ka reperkusione ,të cilat quhen

efekte të tatimimit.

Efektet e aplikimit të tatimit manifestohen në fusha të ndryshme dhe në numër ,lloje dhe me intenzitet

të ndryshëm.Nuk është njësoj se prej kujt ,prej çfarë,kur ,sa ,si ose sa herë do të mblidhet

tatimi.Përgjigjet në këto pyetje dhe në shumë të tjera jo më pak të rëndësishme,do të na dërgojnë në

efektet të cilat arrihen me rastin e mbledhjes së tatimeve.Po të të njëjtës rëndësi janë edhe përgjegjet

në pyetjet si p.sh,për cilat qëllime,në çfarë shumash dhe intervale kohore ,sa kohë të gjatë ,kujt

119

Page 120: financat publike 1-syllabusi.docx

etj,mjetet e grumbulluara nga tatimet do t’i redistribohen gjegjësisht alokohen.Këtu në të vërtet kemi të

bëjmë me efektet të cilat do të manifestohen gjatë harxhimit të mjeteve të grumbulluara me tatim.

Është theksuar edhe më parë se vedosja e qëllimeve nuk është qëllim për vetvehte.Ai është determinuar

për të arrijtë një efekt të caktuar.Sistemi tatimor do të funkciononte në mënyrë më ideale atëherë kur

qëllimet e politikës tatimore janë identike me efektet e veta.Por kjo është vështirë që të arrihet

gjithëmonë.Në aplikimin praktikë të politikës tatimore jo rrallë efektet e tatimit manifestohen jashtë

kufijve të planifikuar dhe paraqiten me intenzitet të spektrit mjaft të gjërë: nga efektet të cilat mund të

tolerohen dhe ekzistimi i tyre nuk shkakton çrregullime të mëdha në ecuritë shoqërore –ekonomike,

deri te efektet të cilat janë diametralisht të kundërta me qëllimet ,dhe efektet e të cilave mund të

çrregullojnë stabilitetin e ecurive ekonomike dhe shoqërore.

Prandaj edhe dallojmë efekte tatimore a)të qëllimshme (të dëshiruara,tëplanifikuara,) dhe b)të pa

qëllimshme (të padëshiruara,të paplanifikuara).

a)Efektet e qëllimshme të tatimit dhe tatimimit janë ato efekte të cilat me aplikimin adekuat të

instrumenteve tatimore edhe dëshirohet të arrihen dhe të cilat janë në harmoni të plotë me qëllimet e

politikës ekonomike .Kryesisht efektet e tilla janë ato të cilat arrihen në sferën e rishpërndarjes së të

hyrave të mbledhura nga tatimet.

b)Efekte e paqëllimshme të tatimit dhe tatimimit janë ato efekte të cilat manifestohen jashtë

planifikimeve ,dhe si pasojë me vehte tërheqin nevojën e intervenimit adekuat i cili do të neutralizonte

efektet e tilla ose së paku do të zbuteshin ato efekte.Zakonisht efektet e tilla të paqëllimshme të

tatimimit lajmrohen me rastin e mbledhjes së tatimit.

B)Shqyrtimi i efekteve të tatimit në fazën e mbledhjes së tyre bazohet në faktin e pamohueshëm të

ndikimit të tyre në zvoglimin e fuqisë ekonomike të obliguesit tatimor.Pagesa e tatimit i cili është

obligim ligjor për obliguesin tatimor,do të thotë mundësia që ai të disponoj me më pak mjete financiare

nga ajo shumë që ai e ka pasë në disponim para pagesës së tatimit.Kjo për ate do të thotë edhe

konsekuenca tjera –zvoglim i kosumit dhe i prodhimit.Prandaj nuk është vështirë të kuptohen

përpjekjet e obliguesit tatimor që pjesërisht ose plotësisht të lirohet nga pagesa e tatimit që ai e ndien si

ngarkesë.

Këto përpjekje duhet të vehen në lidhje të ngushtë me fenomenin e njohur të moralit tatimor.Pikërisht

morali tatimor është element i cili në masën më të madhe ndikon në vetë idenë që obliguesi tatimor të

ndërmarr ndonjë akcion me të cilin do të lehtësonte ose edhe lironte ate nga ngarkesa tatimore.Morali

tatimor do të jetë i lart kur:

120

Page 121: financat publike 1-syllabusi.docx

-nëse obliguesit tatimor besojnë se ngarkesa tatimore është e shpërndarë drejtë,

-nëse janë të vetë dijshëm se siguria e vendit,shkollimi i fëmijëve të tyre ,mundësitë e punësimit dhe

shumë aspekte tjera me interes publik do t’i ndërmarrë shteti dhe që varen nga tatimet që duhet

paguar.

-nëse pagesa e tatimit është ngushtë e lidhur me ndonjë qëllim social politik,patriotik ,etik etj,

-nëse tatimet do të përdoren edhe për sanimin e dëmeve nga fatkeqësit natyrore dhe të

ngjajshme ,rezistenca për të mos paguar tatimin llogaritet të mos jetë e madhe nga ana e obliguesve

tatimor.

C)Ekzistojnë shumë mundësi që obliguesi tatimor të lehtësoj pagesën e obligimit tatimor dhe të

lehtësohj ngarkesën tatimore.Do të analizojmë disa prej tyre varësisht nga koha kur obliguesi tatimor i

ka shfrytëzuar ato –para apo pas tatimimit.Nëse obliguesi tatimor ka ndërmarrë ndonjë akcion të tillë

para pagesës së tatimit ,kemi të bëjmë me evazion fiskal,kurse nëse ka vepruar në këtë drejtim pas

pagesës së tatimit kemi të bëjmë me bartje(rrotullim të tatimit).

15.1Evazioni tatimor

A)Me evazion tatimor nënkuptojmë faktet dhe hapat që obliguesi tatimor i ndërmerrë me qëllim të ikjes

nga pagesa e tatimit dhe paraqitet si ndjenjë e rezistencës së obliguesit tatimor për të paguar tatimin .

Rezistenca për të mos paguar tatimin paraqitet si rezultat i ngarkesës së lartë tatimore.Për ate se sa

ngarkesa tatimore është e lartë dhe kur nuk është e lartë,në teorinë financiare nuk ka ndonjë qëndrim

shumë decidivë.Kështu për ngarkesën e lartë tatimore mund të konstatohet në bazë të disa

manifestimeve të jashtme ,si p.sh.

-Nëse efekti i evazionit fiskal në raport me të hyrat e përgjithshme të grumbulluara nga tatimet është

më i madh ,do të thotë se ngarkesa tatimore është e lartë.Reakcionin e tillë në lartësinë e ngarkesës

tatimore në një pamfletë të vetin e ka përpunuar letrari anglez Jonathan Swit në vitin 1728.Ai në

shembullin e doganimit të mëndafshit dhe verës ka treguar se në çështjet tatimore 2X2 nuk bëjnë 4,por

gjithmonë më pak se 4.Ky efekt në literaturën financiare ka hyrë si “Swiftov 1X”.Në të vërtetë ,nëse

ngarkesa tatimore rritet për 50%,nuk do të mblidhet 50% më shumë tatim,por gjithëmonë më

pak.Pasoja e ngritjes së ngarkesës tatimore dhe ngritja e rezistencës në mospagesën e tatimit është edhe

kjo:

-Kapitali çvendoset atje ku ngarkesa tatimore është më e vogël,

-migracioni i popullatës jashtë vendit ,ose edhe mbrenda vendit atje ku ngarkesa tatimore është e

përballueshme.

121

Page 122: financat publike 1-syllabusi.docx

Sidomos interesant është evazioni fiskal në të ashtuquajturat oaza çoftë mbrenda një vendi apo edhe

më gjërë dhe ku ngarkesa tatimore është e vogël.Është e njohur oaza “Panhonlib flote”.Kemi temi të

bëjmë me rexhistrimin e anijeve në Panama ,Honduras dhe Liberi (dy germat e para të secilit

vend)sepse në këto vende ngarkesa tatimore ka qenë më e vogël se sa në vendet tjera.Ka edhe raste

tjera të ngjajshme në vende tjera .

B)Evazioni fiskal mund ndodh në a) sferën e konsumit dhe b) në sferën e prodhimit.

a)Në sferën e konsumit do të ndodh evazioni si pasojë e vendosjes së ndonjë tatimi të ri në konsum

ose rritja e ngarkesës ekzistuese tatimore dhe kështu do të ndikoj në zvoglimin e konsumit të

produkteve të tatimuara.Me këtë rast kemi të bëjmë me akcizën (tatime të veçanta në qarkullim,dhe kjo

do të ndodh me zëvëndësimin e produkteve të tatimuara me ato të patatimuara,kurse kur është fjala për

tatimin e përgjithshëm në qarkullim,evazioni ka për pasojë zvoglimin e konsumit të

përgjithshëm.Reakcioni i përfshirjes së konsumatorëve në tatime do të varet nga shkalla e elasticitetit të

çmimeve, të ardhurës dhe zëvendësimit të të mirave .

b)Në sferën e prodhimit evazioni mund të jetë rezultat i racionalizimit.Në të vërtetë, ndërmarrësi mund

ti shmanget pagesës së tatimit ose rritjes së ngarkesës tatimore me ato tatime të cilat të cilat janë të

lidhura me pagat kështu që faktori prodhues –puna, zëvëndësohet me faktorin e prodhimit –

kapital.Poashtu deri te invazioni fiskal në prodhim mund të vihet edhe me zvoglimin e bazës tatimore

të objektit tatimor ose edhe përdoren elemente krahsuese vetëm dhe vetëm që të mos paguaj ose të

lehtësoj obligimin tatimor.

15.1.1Format e evazionit fiskal

Evazioni fiskal mund të jetë A)i ligjshëm ose i lejueshëm dhe B) i paligjshëm ose i palejueshëm

A)Evazioni fiskal i ligjshëm ose i lejueshëm është ikje nga pagesa e tatimit te i cili obliguesi tatimor

nuk vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullativën tjetër juridike.Me fjalë tjera ,do të thotë se në raste

të caktuara obliguesi tatimor mund të mos e paguaj tatimin dhe të mos frigohet nga ndëshkimet.Kështu

p.sh. meqë me asnjë rregull juridike askush nuk është i shtyrë që të blejë cigare të tatimuara,kafe,pije

alkoolike.preparate kozmetike etj, as konsekvecat e lidhura me apstenimin nga blerja e tyre,dhe me

këtë edhe pagesa e tatimit në qarkullim i përfshirë në çmimin e tyre ,nuk është e dënueshme .

Evazioni fiskal i ligjshëm mund të jetë a)i qëllimshëm dhe b)i paqëllimshëm

a)Evazioni tatimor ligjor i qëllimshëm është atëherë kur obliguesi tatimor ndërmer hapa dhe veprime

të caktuara me qëllim të ikjes nga pagesa e tatimit p.sh

122

Page 123: financat publike 1-syllabusi.docx

-personi i cili ka vendos të mos blejë cigare(pije alkoolike ,kafe ,etj),ka bërë evazion tatimor ligjor të

qëllimshëm atëherë kur nga blerja e cigareve (alkoolit ,kafes etj) ka abstenuar i motivuar nga

ngarkesat e larta tatimore të përfshira në çmimin e cigareve (aloholit .kafes etj) të cilat për ate kanë

qenë shumë të shtrenjta.

-Nëse subjekti ekonomik i ngarkuar me tatim të madh bruto në qarkullim në shumë faza të qarkullimit,

nëpërmjet koncentrimit vertikal e zvoglon numrin e fazave të qarkullimit pikërisht për të zvogluar

ngarkesën tatimore.

-kur obliguesi tatimor e ndërron selinë e afarizmit ekonomik,e zvogëlon numrin e punëtorëve

(mekanizimin ,automatizimin,racionalizimin e procesit të prodhimit ) etj.

b)Evazioni tatimor ligjor i paqëllimshëm

Ky evazion ekziston atëherë kur obliguesi tatimor duke ndërmarrë veprime të caktuara dhe lëshime ,në

të vërtetë ikë nga pagesa e tatimit ,mirëpo me këtë rast ky efekt nuk ka qenë motiv i sjelljes së tij ,pra

në raste kur ai nuk ka pasë për qëllim që të mos paguaj tatimin.Psh nëse konsumatori i cigareve për

shkaqe shëndetësore heq dorë nga pirja e duhanit,atëherë ai nuk do të blejë më tej cigare vetëm për

shkaqe shëndetësore ,kurse fakti se në të njëjtën kohë ai ikë nga pagesa e tatimit në qarkullim të

cigareve ose nuk e ka të njohur këtë fakt,për ate nuk është fare me rëndësi.

B)Evazioni tatimor joiligjshëm

Ky evazion paraqitet atëherë kur obliguesi tatimor duke ikë nga pagesa e tatimit ndeshet me ligjin ose u

nënshtrohet sankcioneve të cilat janë të parapara për sjelljet e tij.Dallojmë dy lloje të evazionit tatimor

joligjorë a)fshehja (përvetësimi ) ose defraudimi i tatimit dhe b)kontrabandimi,shverci)

a)Fshehja (përvetësimi ) i tatimit

Paraqitet atëherë kur obliguesi tatimor nuk i lajmëron në mënyrë të plotë ose i lajmëron vetëm

pjesërisht faktet relevante për përcaktimin e obligimit tatimorPër këtë arsye organi kompetent tatimor

nuk do të ketë elemente për përcaktim të tatimit për ate obligues tatimor ,dhe pasoja do të jetë

mospagesa e tatimit.P.sh nës eobliguesi tatimor realizon të hyra 1.000 njësi monetare por i lajmëron

vetëm 600 njësi monetare,kemi të bëjmë me fshehje të pjesëshme të tatimit.Kurse nëse ai nuk i ka

lajmëruar komplet të hyrat prej 1.000 njësi monetare ,atëherë kemi të bëjmë me fshehje të plotë të

tatimit e cila sankcionohet me ligj.

b)Kontrabanda

Paraqet lloj të veçantë të evazionit tatimor jo të ligjshëm që ka të bëjë vetëm me lloje të caktuara të

tatimeve,p.sh ikja e paligjshme e pagimit të tatimit në konsum(tatimi në qarkullim dhe dogana),por

123

Page 124: financat publike 1-syllabusi.docx

edhe kur nuk paguhet tatimi indirekt shtetit ose njësisë më të ngushtë teritoriale p,sh ikja nga pagesa e

tatimit në qarkullim për pijet alkoolike të cilat shiten mbrenda vendit në të “zezë” në banesat private.

Evazioni fiskal ka pasoja shumë të mëdha në përmbushjen e qëllimeve të politikës tatimore dhe asaj

ekonomike andaj edhe joligjshmëria duhet të jetë e sankcionuar me ligj.

15.2 Bartja (rrotullimi ) e tatimit

Janë dy supozime sipas të cilave mund të vihet deri te bartja e tatimit.Njëri është real,material, supozim

objektiv i bartjes së tatimit,sepse që procesi i bartjes së tatimit në përgjithësi të ketë përmbajtjen e vetë

materiale ,parasegjithash duhet të ekzistoj ngarkesa tatimore.Nëse nuk ka ngarkesë tatimore,është e

qartë se nuk ka as bartje të tatimit sepse nuk ka se çka të bartet.Por edhe kur ngarkesa tatimore të

ekzistoj ,deri te bartja e tatimit do të vie nëpërmjet veprimit të mekanizmave të tregut.Ky është

supozimi i dytë i bartjes së tatimit.Bartja e tatimit në të vërtetë bëhet në ate mënyrë kur një subjekt

tatimor(obliguesi tatimor,bartësi nominal i ngarkesës tatimore),e bartë ngarkesën tatimore të cilën deri

atëherë e ka bartë- në personin tjetër (zakonisht te destinari tatimor) duke e llogaritë tatimin në çmimin

e lëndës tatimore e cila këmbehet.Problematika e bartjes së tatimit sidomos ajo që ka të bëjë me ate se

cilat tatime mund të barten dhe cilat jo në teorinë financiare akoma ka mbetë e pa trajtuar sa duhet.

Bartjes së tatimit përkatësisht efekteve të tij që ai mund të prodhoj duhet kushtuar një vëmendje e

veçantë.

15.2.1Llojet e bartjes së tatimit

Duke pasë parsysh efektet e bartjes së tatimit në sferën ekonomike edhe sociale dhe arsyet pse është

bërë një bartje e tillë ,bartja e tatimit mund të jetë:

a)Bartje e dëshiruar dhe e padëshiruar

Bartje e dëshiruar është atëherë kur tatimin me dëshirën (intencën ) e ligjëvënësit e bartë destinari

tatimor i cili dallohet nga individi si obligues tatimor.Kjo bëhet kur edhe nuk është paraparë që

ngarkesën tatimore ta bartë obliguesi tatimor.Barrën ekonomike të tatimit duhet ta bartë individi tjetër

nga obliguesi tatimor gjë që arrihet me mekanizmin e bartjes së tatimit nga obliguesi tatimor në

destinarin tatimor.Bartjen e tatimit e hasim zakonisht te tatimet indirekte për shkaqe praktike p.sh.

Ndërmarrja A importon aparate të amvisërisë dhe i shet në tërë vendin.Obligues i tatimit të doganës

është importuesi –ndërmarrtja A- e cila për shumën e doganës e rritë çmimin e produktit të

importuar.Me rastin e blerjes së mallit të importuar ,blerësi paguan edhe doganën e cila është e

llogaritur në çmimin e mallit të blerë..Për shtetin shumë më lehtë do të ishte që doganën ta mbledh

nga një importues se sa nga mijëra konsumator të cilët i kanë blerë mallrat e importuara.

124

Page 125: financat publike 1-syllabusi.docx

Obligues i pagesës së doganës është importuesi,kurse doganën në të vërtetë e paguan –gjegjësisht

ekonomikisht e bartë –blerësi –destinari tatimor.

Te bartja jo e dëshiruar ngarkesën tatimore e bartë personi i cili nuk ka qenë i paraparë të bartë

ngarkesën tatimore.Qëllimi i poltikës tatimore te bartja jo e dëshiruar nuk është arrijtë ,kurse veprimi i

tatimit është tjetër nga ajo që është pritë.

P,sh te raportet e caktuara të ofertës dhe kërkesës obliguesit tatimor të cilët mirren me veprimtari e cila

në rastin konkret është konjukturale (e ndërlidhur),munden që në çmimet e produkteve dhe shërbimeve

të tyre të përfshijnë edhe tatimin në të hyra nga veprimtaria me të cilën mirren,dhe në ate mënyrë të

mbesin vetëm titullar dhe bartës të përkohshëm të ngarkesës tatimore ,e cila me mekanizimin e bartjes

së tatimit bartet te individi i cili i paguan produktet dhe shërbimet e tij.

b)Bartje përpara dhe më vonë.

Kjo bartje varet nga koha kur është bërë bartja.

Nëse obliguesi tatimor borxhin e vet tatimor e ka bartë më përpara se sa të jetë detyruar ta

përmbush ,kemi të bëjmë me bartje përpara.

Nëse obiguesi tatimor e bartë ngarkesën tatimore të cilën është i obliguar ta paguaj pasiqë ate veç e ka

paguar,kemi të bëjmë me bartje të mëvonshme.

c)Bartje e njëfishtë dhe e shumë fishtë

Bartje e njëfishtë është atëherë kur bartësi i ngarkesës tatimore të cilën në ate e ka bartë obliguesi

tatimor ,është paguesi përfundimtar.Ky është rasti kur obliguesi tatimor ka pasë sukses që ta bartë

tatimin në personin i cili nuk mund ta bartë më tej tatimin ,pra ai i cili definitivisht e bartë ngarkesën

tatimore.

Nëse ngarkesa tatimore bartet në më shumë se një individ,kemi të bëjmë me bartje të shumëfishtë.

Konsiderohet se të gjitha llojet e tatimeve (direkte dhe indirekte )mund të barten.

D)Bartja diagonale

Bartja diagonale është atëherë kur ngarkesa tatimore nuk bartet në vijë të drejtë nga obliguesi tatimor

në destinarin tatimor,por çvendoset sipse teknikës së ashtuquajtur”kërcimi i kalit”,dhe kjo në mënyrën

që tatimi i cili do të duhej të ngarkonte një mall të caktuar “shpërngulet” në çmimin e një malli tjetër.

P,sh.të themi se peciva edhe ashtu është mjaft e shtrenjtë ,dhe se në qarkullimin e saj prap paguhet

tatimi në qarkullim dhe kjo e bënë mall edhe më të shtrenjtë. ,Por që shitja e pecivës të jetë më

atraktive ,një pjesë e ngarkesës tatimore e cila do të duhej të ngarkonte pecivën ,është llogaritë në

çmimin e bukës.

125

Page 126: financat publike 1-syllabusi.docx

15.2.2Fazat e bartjes së tatimit

A)Bartja e tatimit është proces i bartjes së ngarkesës tatimore nga një subjekt në subjektin tjetër

ekonomik dhe të cilët marrin pjesë në tatimim.Ky proces mund të përcillet në katër faza:

a)Perkusioni- është faza e parë e bartjes,në të cilën me aket ligjore ose të tjera përcaktohet personi

(juridik apo fizik) si obligues tatimor ,i obliguar të paguaj tatimin.

b)Reperkusijoni -është ajo fazë në procesin e bartjes në të cilën obliguesi tatimor e largon nga vetja

ngarkesën tatimore.Ai e pranon obligimin tatimor,por nuk e pranon ngarkesën tatimore,nga e cila

lirohet në dy mënyra :me llogaritjen e shumës së borxhit tatimor në çmim të produkteve dhe

shërbimeve të veta ose duke zvogluar çmimin e lëndëve të para dhe meditjeve.Këto dy mundësi quhen

bartje përpara ose më vonë e tatimit

c)Incidenca- është ajo fazë e bartjes e cila reflekton pasojat e këtij procesi:në këtë fazë ngarkesa

tatimore “bie” në subjektin tatimor i cili më nuk ka mundësi që në asnjë mënyrë ta largoj nga vetja

obligimin tatimor.Ky është efekti kur lajmrohet destinatari tatimor ose paguesi i fundit.Nëse ngarkesa

e bartur tatimore është te personi i cili sipas intencës së politikës tatimore e shprehur nëpërmjet

rregullave juridike edhe duhet të bartë ngarkesën tatimore ,atëherë incidenca e ka goditë destinatarin

tatimor.Por,nëse destinatari tatimor ka arrijtë të bartë ngarkesën tatimore të destinuar më tutje në

subjektin i cili nuk është paraparë që ta bartë (paguaj) efekti i bartjes e godet paguesin e fundit. Sidoqë

të jetë , paguesi i fundit definitivisht edhe mbetet bartësi i ngarkesës tatimore.

d)Difuzioni është pasojë e bartjes e cila është lajmruar si efekt i incidencës.Ajo paraqet efektin e

përgjithshëm të tatimimit i cili manifestohet në oscilimet e ofertës dhe kërkesës.Këtë oscilime ndikojnë

në prodhim ,kurse këto ndikime mund të shprehen si ndryshime të strukturës së prodhimit dhe rritjes

së tij.

B)Vendi qendror në hulumtimin e bartjes së tatimit i takon incidencës dhe këtu shtrohet pyetja se kush

përfundimisht e bartë barrën e ndonjë tatimi?Dhe për të dhënë përgjegjen në këtë pyetje ,duhet

hulumtuar dhe sqaruar se në çfarë vëllimi një tatim bartet dhe se si ajo ngarkesë shpërndahet në

individ apo grupe.Nga aspekti mikroekonomik është me rëndësi se në cilin drejtim që në fillim lëvizë

bartja ,përpara ,më vonë apo në diagonale.

Bartja mund të hulumtohet ashtu që dallojmë tri lloje të shpërndarjes së tatimit përkatësisht incidencës:

-incidenca formale (ligjore) ,e cila ekziston kur tatimi është paguar në bazë të përcaktimit ligjor të

obligimit tatimor ,nga e cila del se ai i cili e ka paguar tatimin (i pari) e bartë ngarkesën.

-incidenca e qëllimshme(e dëshiruar ,e pritshme)

126

Page 127: financat publike 1-syllabusi.docx

A

A’

t

N

P1

P0

X1 X0 sasia

çmimi

dp

-incidenca reale(efektive ,faktike) ajo e cil avërtetë ka ndodhë.

Në shembullin e tatimit të përgjithshëm në qarkullim është treguar se kjo zhvillohet ashtuqë 1.tatimin e

paguan shitësi(incidenca ligjore),por 2.ligjëvënësi dëshiron që ngarkesën tatimore ta bartë

konsumatori(incidenca e qëllimshme , e pritshme) ,kurse 3.kur ai tatim të bartet në tërësi ashtu si edhe

e ka paraparë ligjvënësi ,atëherë ngarkesën tatimore do ta bartë konsumatori (incidenca

reale ,faktike ,efektive)Dallimin në mes incidencës formale dhe efektive,Musgrave e ka përshkruar s i

dallimi në mes “dëshirës dhe realitetit”me rastin e zbatimit të politikës tatimore.

Bartja ose incidenca mund të vështrohet nga aspekti(qasja) mikro dhe makroekonomik,ku secili prej

tyre niset nga pozita (qasje )të ndryshme.

1.Aspekti(qasja) mikroekonomik i bartjes së tatimit supozon baraspeshë në treg.Bartja konsiderohet e

suksesshme kur është rritë çmimi i të mirave të tatimuara.Esencën e kësaj qasje të bartjes së tatimit

mund të tregohet në shembullin e tatimit specifik(ky është ai tatim i cili mblidhet sipas njësisë

matëse ,të themi hektolitra për birrë ose oktanët për naftë etj ) në kushte të konkurrencës së plotë. Me

këtë rast duhet theksuar se për shkak të thjeshtësisë ,në grafikon lakorja e ofertës dhe lakorja e kërkesës

paraqiten si drejtëza, sepse në jetën reale nuk është gjithmonë kështu.

Çka tregon ky grafikon?Para tatimimit, në treg kemi baraspeshë në mes ofertës dhe

kërkesës(P0,

X0).Tatimi –t- i rritë shpenzimet margjinale në anën e ofertës ,çka sjellë deri te çvendosja

e lakores së ofertës nga A në A’.Çmimi i tregut është rritë për dp në P1,dhe pra tatimi për një pjesë

është bartë në kërkesë(lakorjaN),sepse dp<t.Sa do të ketë bartje,sa do të jetë përfshirja e saj,varet vetëm

127

Page 128: financat publike 1-syllabusi.docx

nga lakorja e ofertës (A) dhe lakorja e kërkesës (N),ose më saktë nga elasticiteti i ofertës dhe

kërkesës.Sa më joelastike të jetë kërkesa(N) dhe më elastike oferta (A) ,shuma e tatimit të bartur do të

jetë më e madhe dhe e kundërta ,sa më elastike të jetë kërkesa(N) dhe më joelastike oferta(A ),-bartja

do të jetë më e kufizuar.

Nga aspekti makroekonomik me interes të veçantë është :

-aspekti funkcional(shpërndarja e ngarkesës tatimore e cila ka të bëjë me të ardhurën sipas burimit të të

ardhurës –e ardhura nga puna ose nga pasuria),

-aspektet personale(shpërndarja e të ardhurës një ose grupi individësh pa marrë parasysh burimin e të

ardhurës),

-aspekti sektorial( ka të bëjë me sektor të veçantë ekonomik-bujqësi ,industri etj)

-aspekti regjional( regjionet jomjaft të zhvilluara ,koncentrimi i degëve specifike etj).

Në çdo rast tatimet paraqesin ngarkesë për obliguesin tatimor e cila duhet të gjejë zgjidhje.Se kjo a

mund të zgjidhet me anë të bartjes së tatimeve nuk është çështje e modeleve teorike ,por e rrethanave

reale dhe ate –konkurrenca,ecurtë konjukturale,politika monetare ,ndarja e drejtë e tatimeve,dhe më e

rëndësishmja reakcionet e subjekteve të veçanta ekonomike.

15.2.3Teoritë mbi bartjen e tatimit

Ekzistojnë shumë teori të cilat mirren me problematikën e bartjes së tatimit.

1.Teoria fiziokrate mbi bartjen e tatimit

Bazohet në teorinë e “produktit të pastër” i cili sipas fiziokratëve mund të realizohet vetëm në

bujqësi,e cila si e vetme edhe mund të tatimohet.Sipas tyre të gjitha tatimet e vendosura në fushat tjera

të prodhimit dhe tregtisë ,duhet të barten në bujqësi dhe prandaj duhet të vendoset vetëm një tatim dhe

ate tatimi direkt në bujqësi.

2.Teoria e shkollës klasike mbi bartjen e tatimit

Këtë shkollë e përfaqësojnë A.Smith dhe D.Ricardo por ata nuk pajtohen në tërësi në lidhje me

bartjen e tatimit.Smithi ,punën e konsideron produktive jo vetëm në bujqësi por edhe në sektorët tjerë

prodhues.E ka përpunuar teorinë e vet të vlerës mbrenda së cilës i zhvillon dy teori mbi vlerën ,ashtu që

me aplikimin e njërës ,vlera përcaktohet me punë,kurse me aplikimin e tjetrës ,vlera përcaktohet me të

ardhura.Bartjen e analizon varësisht nga teoria me aplikimin e të cilës vlera përcaktohet me të

ardhura.Sipas kësaj teorie , vlera e mallit përcaktohet me shpezimet e prodhimit,dhe manifestohet si –

renta, fitim dhe meditje.

128

Page 129: financat publike 1-syllabusi.docx

Tatimin në rentën e tokës,Smith e konsideron të pabartur sepse pronari i tokës nuk mund ta bartë te

dikush tjetër.Tatimin në rentë të ndërtesave e paguan pronari por e bartë në blerësin e banesës,kurse

poashtu edhe tatimin në profit dhe në meditje e konsideron se mund të barten – i pari bartet në çmimin

e tregut sipas ofertës dhe kërkesës kursi tatimin në meditje e bartë punëtori tek kapitalisti kurse

kapitalisti te konsumatori.

D.Ricardo ,pajtohet me Smith sa i përketë rentës në tokë dhe se tatimi nuk mund të bartet por sa i

përketë meditjeve dhe profitit ai mendon se ato janë në korelacion dhe thekson”sa më shumë të rriten

meditjet për aq zvoglohet profiti i kapitalistit”

3.Teoria bashkohore e bartjes së tatimit

Është konstatim i përbashkët i teorecientëve të sotëm të financave moderne se fenomeni i bartjes së

tatimit kërkon lidhje sa më të ngushtë në mes tregut dhe çmimeve dhe në kujdesin maksimal në lakoret

e ofertës dhe kërkesës për mallra të caktuara.

Sot mendohet se nuk ka tatim i cili nuk mund të bartet.p.sh tatimi në të ardhura ,nëse rritet tatimi në të

ardhura,do të vijë deri te kufizimi i kursimit dhe kjo do të ndikoj në ngritjen e kamatave në treg.Sot fare

nuk diskutohet për mundësinë e bartjes së tatimeve në konsum.por vetëm për intenzitetin e paraqitjes ë

këtij fenomeni dhe i cili në rend të parë përcakton përcakton shkallën eelasticitetit të ofertës dhe

kërkesës për një mall të caktuar:

- sa më elastike të jetë kërkesa për një mall, sa më fortë të reagojnë blerësit duke blerë më pak mallra

në përpjekjet e shitësve për të ngritë çmimet dhe për të bartë tatimin ,aq më tepër tatimi do të ngarkon

shitësin.

-sa më elastike të jetë oferta ,sa shitësi të ofroj më pak mallra,për aq tatimi më përpara do të bie mbi

blerësin.

16.Tatimimi i shumëfishtë

Në sistemet tatimore janë të vendosura lloje (forma ) të ndryshme të tatimeve të cilat ndryshojnë prej

një vendi në vendin tjetër.Ekzistimi i numrit më të madh të formave tatimore të cilat përfshijnë shumë

objekte tatimore ,krijojnë situatën kur një obligues tatimor duhet të i përgjigjet obligimit tatimor në më

shumë baza të ndryshme tatimore.

Kur një obligues tatimor në një periudhë kohore tatimore paguan dy ose më shumë tatime,flasim për

tatimim të shumë fishtë.

Tatimimi i shumë fishtë paraqitet në tri forma të cilat janë të ndryshme sipas karakteristikave të

tyre.Ato janë:1.Mbitatimim,2.Kumulim i tatimit dhe 3.Tatim i dyfishtë

129

Page 130: financat publike 1-syllabusi.docx

16.1Mbitatimim(Tatimim shtesë)

Për mbitatimim ose tatimim shtesë flasim atëherë kur një obligues tatimor paguan më shumë tatime të

llojit të njëjtë njësive politikë –teritoriale(në shtetet federale )ose njësive administrativo –teritoriale (në

shtetet unitare),të niveleve të ndryshme ,kjo është kur paguhet lloji i njëjtë i tatimit njësive të ngushta

dhe të gjëra teritoriale.Nëse p.sh tatimi në të ardhura u paguhet edhe organeve shtetërore qendrore

edhe atyre lokale(p.sh rajoneve edhe komunave),flitet për tatimim të shumëfishtë .Elementet e

tatimimit të shumëfishtë janë:

a)një obligues tatimor,

b)më shumë lloje të njëjta tatimi

c)më shumë obligues tatimor të niveleve të ndryshme

16.2 Kumulimi i tatimit

Kumulimi i tatimit ekziston kur një obligues tatimor në burimin e njëjtë tatimor paguan më shumë

lloje të ndryshme tatimesh.P.sh.nga pagat obliguesi tatimor paguan tatim në të ardhura (si tatimi

direkt)por edhe tatim në qarkullim (si tatim indirekt) kur me të ardhurat e veta paguan mallrat dhe

shërbimet të ngarkuara me tatim në qarkullim.

Elementet e kumulimit të tatimit janë :

a)një obliguest tatimor

b)një burim tatimor

c)më shumë lloje tatimore.

Shpeshherë mbitatimet dhe kumulimi i tatimit për shkak të elementeve të tyre ,edhe mund të

ngatërrohen .Por ato lehtë mund të dallohen sipas definicionit por edhe sipas elementeve të tyre. Këto

tatimime nuk konsiderohen me efekte negative dhe ekzistojnë në shumë shtete moderne.

16.3 Tatimimi i dyfishtë

A)Tatimim të dyfishtë kemi atëherë kur autoritetet tatimore të të njëjtit nivel dhe në bazë të

rregullativës tatimore e tatimojnë të njëjtin obligues tatimor ose objekt tatimor me tatim të njëjtë ose

lloje të njëjta të tatimit për të njëjtën periudhë kohore,dhe kështu ngarkesa tatimore do të jetë më e

madhe se sa obliguesi tatimor të ishte tatimuar vetëm nga njëri organ tatimor.Ose tatimimin e dyfishtë

e karakterizon fakti se “i njëjtii objekt tatimor tatimohet më shumë se një herë”.Kështu p.sh. nëse

obliguesi tatimor posedon shtëpi në një shtet federal(në shtetin federal) i cili e mbledh tatimin në pasuri

sipas vendit se ku gjendet pasuria,por banon në teritorin e një shteti tjetër federal në të cilin tatimimi i

pasurisë bëhet sipas vendit se prej nga vjen obliguesi tatimor,atëherë do të vie deri te tatmimi i dyfishtë

130

Page 131: financat publike 1-syllabusi.docx

(i ashtuquajturi tatimim i dyfishtë i mbrendshëm ,intern).Njësoj do të ngjanë edhe kur një obligues

tatimor ka shtëpi në shtetin A,i cili pasurinë e tatimon sipas vendit ku gjendet pasuria,kurse jeton në

shtetin B ,ku pasuria tatimohet sipas vendit prej nga vjen pronari i pasurisë(i ashtuquajturi tatimim i

dyfishtë ndërkombëtar ,ekstern).Kështu obliguesi tatimor ,në të dy rastet do të paguaj dy herë tatim në

pasuri.Me fjalë tjera ,i njëjti obligues tatimor për të njëjtin objekt njëkohësisht do të paguaj tatimin e

njëjtë autoriteteve të të njëjtit nivel .Ky lloj i tatimimit quhet tatimim juridik ligjor i dyfishtë dhe

karakterizohet me këto elemente:

a) një obligues tatimor

b)lloji i njëjtë i tatimit

c)një burim tatimor

d)dy autoritete tatimore të nivelit të njëjtë

e)pagesa e dyfishtë për të njëjtën periudhë

B)Problematika e tatimimit të dyfishtë e merrë një rëndësi të veçantë sidomos në kohën e

intensifikimit të bashkpunimit ekonomik dhe të proceseve integruese në mes shteteve duke pasë

parasyshë se efektet ekonomike të tatimimit të dyfishtë nga aspekti ekonomik janë të

padëshirueshme.Kjo sidomos nëse ngarkesa tatimore në fitim e obliguesit tatimor mund të jetë

vlerësuar shumë e lartë,sepse në atë rast do të zvoglohet rentabiliteti i afarizmit,dhe përveç kësaj mund

të ndodh edhe ajo që si pasojë e tatimimit të fitimit në dy shtete ,1)fitimi të jetë zvogluar në mënyrë të

pakufizuar,2) shuma e tërë e tij të shkon në pagesë të tatimit dhe 3) që shuma e tatimit të jetë më e

lartë se sa vetë fitimi.

Ndërkaq tatimimin e dyfishtë ekonomik e karakterizon:

-dy tatime të ndryshme (tatimi në të ardhura të akcionarit dhe tatimi në fitim të shoqërisë tregtare)

-dy obligues (subjekte tatimor (formalo- juridik ) të ndryshëm(akcionari dhe shoqëria tregtare)

-një bartës (ekonomik) i ngarkesës tatimore( akcionari).

Me fjalë tjera ,tatimimi i dyfishtë ekonomik ekziston kur:

-tatimimi kryhet me aplikimin e dy llojeve të tatimit,kurse,

-obligimi tatimor ka të bëjë me dy obligues tatimor formalisht të ndryshëm ,dhe në fakt

-vetëm njëri nga këta dy obligues tatimor e bartë barrën e përmbushjes së tatimit.

Duhet theksuar se ekziston edhe tatimi i dyfishtë ndërkombëtar i cili paraqitet si pasojë e suverenitetit

financiar të vendeve të cilat janë partnere në transakcionet në tregtisë së jashtme,dhe këte për ate se ato

janë të lira që në rregullimin e materjes së tatimimit në lidhje me transakcionet në tregtinë e jashtme

131

Page 132: financat publike 1-syllabusi.docx

mund të zgjedhin qoftë a) parimet e vendit –importues(vendit të destinimit të mallit) ose b)parimet e

vendit-eksportues(parime e vendit domicil).

Me qëllim të ikjes së tatimimi të dyfishtë në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare mirren masa

unilaterale ,nënshkruhen marrëveshtje bilaterale dhe multilaterale në mes vendeve partnere në tregtinë

e jashtme .

Sot poashtu ,duke pasë parysysh procesin e globalizimit dhe liberalizimit të të gjitha llojeve të

bashkpunimit në marrëdhëniet ekonomike ndërkëmbëtare ,është e nevojshme që obliguesi

tatimor ,atëherë kur aktiviteti i tij i kalon kufijtë nacional ,të mos paguaj tatim më të madh se sa po të

vepronte vetëm në një shtet.

Tatimimi i dyfishtë mund të konsiderohet diskriminues si rezultat i trajtimit jo të barabartë në aspektin

ekonomik të obliguesit të caktuar tatimor.Obliguesi tatimor tatimin nuk duhet konsideruar si dënim

nëse vendos që aktivitetin e vetë ta zhvilloj në botën e jashtme.Për këtë janë kompetente organet e

caktuara të OECD-së të cilat vijnë në përfundime se problemet të cilat e pengojnë bashkpunimin

bilateral dhe multilateral duhet të zgjidhen në ecje e sipër dhe nuk duhet humb kohë.Ata mendojnë se

duhet bërë ndryshime dhe amandamentime të marrëveshtjeve për bashkpunim bilateral dhe multilateal

të viteve 1963 deri 1977 dhe 1977-1992.Ata konstatojnë se ndryshime të rëndësishme duhet bërë në

marrëveshtjen e vitit 1992(Model TAX Convetion on Income and Capital) ,nëse për këtë tregohet

nevoja edhe për çdo vit.Prandaj në vitin 1994 dhe 1995 ,edhe janë bërë disa ndryshime dhe

amandamentime të rëndësidhme në marrëveshtjen e vitit 1992.Marrëveshtjet duhet të sigurojnë

stabilitet biznesor dhe siguri nga tatimimi i dyfishtë me qëllim të zhvillimit normal dhe të papenguar

të këmbimit ekonomik ndërkombëtar të mallrave ,kapitalit ,shërbimeve dhe dijes teknologjike .

PJESA E PESTË

Të hyrat tjera Publike

1.Taksat

A)Në literaturën financiare nuk ka dallime të mëdha dhe mospajtime në definimin e këtij lloji të të

hyrave publike që quhen taksa..

Kështu mund të hasim në mendime se “taksat paraqesin kundërkompenzim për shërbimin e dhënë nga

ana e organeve të administratës shtetërore dhe trupave tjerë personave fizik dhe juridik” ose “ me taksa

kuptojmë ato të hyra të cilat shteti ose organet tjera publike i marrin si kundërkompenzim nga

individët ose grupet për shërbimet e bëra trupave të tyre ose institucioneve”.

132

Page 133: financat publike 1-syllabusi.docx

“Taksat mund të definohen si kompenzim monetar individit për shërbim special të cilën në kërkesë të

tij e bënë organi shtetëror ose institucioni i përcaktuar me ligj”

Taksat janë definuar edhe si “pagesa të obligueshme për mbulimin e të gjitha ose pjese të shpenzimeve

të ndojnë akti zyrtar ,të nxitur nga pala”etj.

Nga këto definicione shihet se definicioni i taksës e venë një raport të caktuar në mes palës dhe kryesit

të shërbimeve për palën,ku për shërbimin e ofruar nga ana e organit shtetëror,pala duhet të paguaj një

shumëtë kompenzimit.Sipas elementit të kompenzimit ,taksat mund të dallohen nga tatimet-derisa taksa

është e barabartë me shërbimin të cilin taksapaguesit i ofron kryesi i shërbimit,tatimi është shuma nga

pagesa e të cilit obliguesi tatimor ka interes jo të bararbartë.

Sipas karakterit të shërbimeve është e mundur që nga njëra anë taksat të ndahen nga tatimet,kurse nga

ana tjetër nga kontributet.Shërbimi që organi kompetent e bënë është special dhe i veçantë i cili e

kënaqë kërkesën e kërkuesit të shërbimit.Këtu edhe duhet bërë vërejtë dallimin në mes taksës dhe

tatimit i cili mblidhet për të përmbush nevojat publike.Shërbimin të cilin obliguesi i taksës e kërkon

është abstrakte përkatësisht jomateriale ,dhe dallohet nga shërbimi real ,material i cili për obliguesin e

kontributetve rezulton në dobi konkrete të matshme që ai e ka nga aktiviteti i organit publik.

Fakti se taksa paguhet në mënyrë të vullnetshme ,e dallon ate nga kontributet dhe tatimet.Tatimet dhe

kontributet hyjnë në domenin e të hyrave të mbledhura me forcë dhe me rastin e arritjes së kohës për

pagesën e tyre,obliguesi tatimor duhet t’i paguaj.Në të kundërtën e kësaj ,taksat relativisht janë e hyrë e

vullnetshme ,të cilën obliguesi i taksës (sipas rregullit ) e paguan vetëm kur vërtetë e ka kërkuar

ndojnë shërbim intelektual (apstrakt ,jomaterial) nga organi kompetent për të cilën është paraparë që të

paguhet taksa.

Edhe qëllimi për të cilin paguhet taksa mundëson një njohje më të mirë për natyrën e këtij lloji të të

hyrave publike dhe dallimin e tyre nga llojet tjera të të hyrave publike.Meqë taksat definohen si

kundëkompenzim për shërbimin që organi kompetent i bënë kërkuesit të shërbimit ajo edhe shërben

për mbulimin e shpenzimve të caktuara që bëhen me këtë rast.Në të kundërtën me tatime përmbushet

një rreth më i gjërë i akcioneve dhe masave të cilat zhvillohen për interes të një rrethi më të gjërë të

shfrytëzuesve për mbulimin e nevojave të tyre.

Taksat paguhen pavarësisht shtetësisë së kërkuesit të shërbimeve ,pra sipas vendit se ku ndodh

shërbimi(parimi teritorialitetit).

Në bazë të kësaj që u tha deri me tani,taksat mund të përshkruhen si kompenzim për punën e organeve

të shtetit ose institucioneve në kryerjen e shërbimeve intelektuale të drejtpërdrejta

133

Page 134: financat publike 1-syllabusi.docx

(apstrakte ,jomateriale) e cila i kënaq (në tërësi ose pjesërisht)interesin personal të kërkuesit të

shërbimeve,dhe paguhet në bazë të parimit të teritorialitetit.

B)Roli dhe vendi i taksave në sistemet tatimore të vendeve të ndryshme ,sot është më i vogël se më

herët.

a) taksat kanë qenë burim i besueshëm i të hyrave publike në shumë shtete antike por edhe në

feudalizëm.

b) Në kapitalizëm taksat gjithëherë e më shumë humbin në rëndësinë e tyre si instrument në

grumbullimin e të hyrave dhe në sistemet moderne të tatimit ,ato i lëshojnë vendin tatimeve.

C)Në lartësinë e taksës ndikojnë shumë elemente:shpenzimet të cilat organi shtetëror i ka me rastin e

kryerjes së shërbimit,efekti që do të ketë kërkuesi i shërbimit(taksa për ndërtim ,shërbime

etj,),shpenzimet për taksa me interes publik etj.

D)Taksat mund të ndahen sispa kritereve të ndryshme.Këtu do të përdorim ndarjet sipas këtyre

kritereve:

a)sipas organit që i nxjerr taksat ato ndahen në:

-taksa që i nxjerr organi shtetëror qendror

-taksa që i nxjerr njësia e organizuar teritoriale

b)sipas organeve që kryejnë shërbime:

-taksa administrative,

-taksa gjyqësore

-taksa të zyrtarëve

c) sipas kohës së pagesës ,taksat ndahen në:

taksa që paguhen para se të kryhet shërbimi

-taksa që paguhen pas kryerjes së shërbimit

c) sipas numrit të shërbimeve të kryera ,taksat ndahen në:

-taksa individuale dhe

-taksa paushalle

2.Kontributet

A)Nocionin kontribut në literaturën financiare e ka vu F.J.Neuman -1874.Definicioni,vendi dhe

roli ,shkaqet dhe arsyetimet për vendosjen e tyre ,përcaktimi i lartësisë së tyre dhe çështje tjera në

lidhje me esencën e kësaj të hyre publike ligjore, kanë qenë fushë mospajtimesh në shkencën

financiare deri në shek 19.Dhe derisa teoria finaciare përafërsisht qartë i ka përkufizuar elementet të

134

Page 135: financat publike 1-syllabusi.docx

cilat i dallojnë tatimet nga taksat,veçanërisht për shkak të rolit gjithnjë e më të madh të cilin e kanë

marrë tatimet si të hyra publike për përmbushjen e të dalave publike,kontributet një kohë të gjatë nuk

janë konsideruar lloj i veçantë i të hyrave publike.Kontributet për herë të parë ishin çështje diskutimi

kah mesi i shekullit 19 në punimet e K.Raua(1832-1835 ,dhe 1964-1965) ,ku ai e shtron nevojën që

kontributet të trajtohen si “kategori e veçantë e taksave”të cilat duhet paguar për “raporte të veçanta të

shtetit dhe qytetarit ,dhe sipas kësaj si kompenzim për shpenzime të caktuara të lidhura me dobinë nga

aktivitetet e organeve ekzekutive”.Me kontributet në ate kohë është marrë edhe L.Von .Stein i cili si

edhe Raua ,kontributet i ka trajtuar së bashku me taksat.

Me ratsin e analizimit të zhvillimit të kontributeve është nisë nga fakti se llojllojshmëria e aktiviteteve

të sektorit publik sjelle edhe efekte të ndryshme për individin ,prandaj edhe shtrohet pyetja se si atyre

individëve të cilëve këta sektor ju sjellin dobi të ndryshme ,të mund të përfshihen në bartjen e

shpenzimeve me rastin e kryerjes së punëve të caktuara.Konsiderohet se ndërtimi i rrugëve mund të

mirret “objekt i parë i aktivitetit ekonomik të shtetit”(Sax).

Problemin e shpërndarjes së shpenzimeve në lidhje me ndërtimin e rrugëve e ka paraqitë edhe Turgot

duke theksuar se “ vetëm që fshatari të mund të përjetoj përdorimin e rrugës së mirë,ndërtimi i saj pa

kontribute nuk paguhet”28.

B)Kontributi është një nga të hyrat ligjore të të gjitha shteteve moderne.

Kontributet paraqesin lloj të veçantë të të hyrave publike të shprehura në para ,e që paguhen nga

persona fizikë dhe juridikë që u merren si kompenzim për dobishmërinë që u siguron shteti me qëllim

të përmbushjes së nevojave të përbashkëta ose të përgjithshme.Kontributet dallojnë nga tatimet sepse

ato i paguan një kategori e caktuar e pesonave fizikë dhe juridikë ,kurse tatimet një numër shumë më i

madh i tyre dhe se nga mjetet e kontributeve mund të ketë dobi një numër më i madh qytetarësh.Marrë

në tërësi të gjitha kontributet mund të ndahen në dy grupe kryesore:

a)kontributet për financimin e nevojave të përbashkëta në veprimtaritë

shoqërore(arsim,shkencë ,kulturë etj) dhe të cilat mund të financohen nga këto burime të mjeteve për

kontribute:

-Kontributet në të ardhura e subjekteve ekonomike

-kontributet në paga të të punësuarve

-kontributet në të ardhura personale nga kryerja e veprimatarive të pavarura zejtare dhe veprimtarive

tjera ekonomike

28 Më tepër ,JAVNE Financije ,Barbara Jelcic,Zagreb 2001 faqe 190.

135

Page 136: financat publike 1-syllabusi.docx

-kontributet në të ardhura nga shërbimet intelektuale

-kontributet në të ardhurat e përgjithshme të qytetarëve

-kontributet nga të drejtat e autorit dhe patentave

-kontributet e fatkeqësive natyrore

-vetëkontributi lokal etj. dhe

b)kontributet për financimin e nevojave të përbashkëta në fushën e riprodhimit material(sistemet e

mëdha ekonomike -infrastruktura ekonomike ,PTT ,rrugët etj) dhe këtë kontribute mund të sigurohen

nga këtë burime:

-kotributi për ujin e pijshëm dhe të ndotur dhe për materialin e nxjerr nga lumi,(paguhet në bazë të

metrave kub për ujë dhe rërë).

-kontributi në disa veprimatri me karakter të përbashkët siç janë bashkia për banim(qiraja për

banim,për ndërtimin e banesave ,lokaleve afariste etj),bashkia e rrugëve(taksa për rrugë me rastin e

rexhistrimit të veturave ,me rastin e blerjes së benzinës etj) ,te veprimtaritë komunale (mjetet sigurohen

nga renta në shfrytëzimin e tokës së qytetit, shërbimet e mbrojtjes së ambientit e tj).

-kontrobuti i mjeteve për zhvillimin e infrastrukturës ekonomike(komunikacioni hekurudhor dhe ai

automobilistik(kredi ndërkombëtare,hua kombëtare ,bashkimi i mjeteve dhe instrumente tjera të

politiks fiskale).29

3.Dhënie parafiskale

Të hyrat parafiskale gjegjësisht parafiskalitetet paraqesin nocion të ri në literaturën financiare edhe pse

janë lajmruar në prag të luftës së dytë botërore dhe akoma nuk e ka gjetë vendin e vetë në teorinë

financiare dheas në praktikën e disa vendeve.

Dhëniet parafiskale janë fiskalitet indirekt ,që dmth ekzistojnë krahas fiskalitetit shtetërorë, mbledhin

mjete nga të njëjtat burime ekonomike dhe kanë gati të njëjtat efekte ekonomike si edhe mbledhja e

tatimeve dhe kështu mund të ju zhvilloj konkurrencë të hyrave fiskale por nganjëherë edhe të pengoj

zhvillimin e tyre ..

Karakteristikat kryesore të dhënieve parafiskale janë:

-Të dhënat parafiskale janë pagesa të cilat rrjedhin nga anëtarët e grupeve të caktuara të shoqërisë të

lidhura me interesa të përbashkëta ekonomike dhe sociale.

-Këto mjete nuk hyjnë në buxhetin e shtetit por lajmrohen si mjete të organeve juridiko ligjore(odat e

ndryshme).

29 Më gjërësisht ,Prof .dr.Musa Limani,Makroekonomia aplikative ,Univerzum ,Prishtinë 2008,faqe 142-143

136

Page 137: financat publike 1-syllabusi.docx

-Nuk ka kontroll të shtetit mbi këto mjete sikur për mjetet e llogarisë buxhetore.

Të hyrat parafiskale paraqiten në tri forma :

-taksa.

-kontribute dhe

-tatime

Për nga karakteristikat kryesore të këtyre të dhënave ,këto janë më të afërta me kontributet se sa me

tatimet,por kanë edhe disa elemente të ngjajshme me taksat.Të hyrat parafiskale nuk kanë pika

përbashkëta me të hyrat fiskale dhe lidhja e tyre mundëson ekzistimin e njërit dhe llojit tjetër të të

hyrave.

4.Dhuratat

Dhuatat janë të hyra të jashtëzakonshme të shtetit dhe shuma e tyre është e panjohur në të hyrat e

përgjithshme të vendeve moderne.Dhuratat kanë qenë forma e parë e grumbullimit të të hyrave

publike.Në bashkësinëe parë njerëzore ,anëtarët e bashkësisë familjare vuunetarisht e kanë dhënë një

pjesë të trofeut të tyre ,me rastin e festave fetare,si ndihmë fëmijëve dhe pleqëve,tëparit të fisit.etj..

Në Athinën e vjetër njerëzit e pasur me mjetet e veta kanë marrë pjesë në ndërtimin e anijeve dhe

kështu vullnetarisht kanë marrë pjesë në përmbushjen e të dalave publike të shtetit.Dhuratat kanë qenë

të hyra të jashtëzakonshme në shtetin skllavopronar dhe në raste të ndryshme udhëheqësit kanë marrë

dhurata nga të tjerët.

Në shtetet bashkohore dhuratat pothuaj kanë humb çdo rëndësi.Shteti mbledh të hyra publike në formë

të rregullt.

Dhuratat lajmrohen si të hyra të shtetit edhe gjatë kohës së luftës ,menjëherë pasluftës ose edhe me

rastin e fatkeqësive të mëdha natyrore.

PJESA E GJASHTË

SISTEMI TATIMOR

1.HYRJE

A)Tatimimi në vendet e veçanta realizohet me aplikimin e më shumë apo më pak formave të

tatimimit.Tërësia e formave të tilla tatimore të një vendi quhet sistem tatimor.Përmbajta e fjalës

sistem ka një kuptim të caktuar dhe është i pakontestuar në kuptim të qartësimit të këtij nocioni duke

e kuptuar këtë si një tërësi të formave tatimore të cilat shfrytëzohen në teritorin e një vendi.Mirëpo ,një

definim i tillë i sistemit tatimor,duket ideal sepse gati nuk mund të ekzistoj sistem tatimor i atillë i cili

nuk ballafaqohet edhe me dykuptimësi dhe antagonizma të caktuara dhe të cilat ndikojnë mjaftë në

137

Page 138: financat publike 1-syllabusi.docx

përmbajtjen e sistemit tatimor.Megjithëkëtë ,definicioni më i përafërtë i sistemit tatimor është ai sipas

të cilit sistemi tatimor është një grumbull i formave tatimore i cili në tërësinë e vet vepron mbrenda

sistemit socio-politik dhe ekonomik të një vendi.

Teoria financiare dallon të ashtuquajturit sisteme tatimore të gjëra( të zgjëruara, të ndërthurura)nga

sistemet tatimore racionale.Me tipin e parë të sistemeve nënkuptojmë një grumbull të formave

ekzistuese tatimore ose tërësinë e formave tatimore e cila në një rast të caktuar kryen mbledhjen e

tatimeve në një vend.Sipas Neumarkut “çdo sistem tatimor është rezultat i kompromiseve politike –

sociale”.

Ndërkaq sistem racional tatimor quhet ai sistem tatimor i cili përbëhet nga format tatimore efektet e

të cilave në aplikimin praktikë plotësisht ju përgjigjen qëllimeve të cilat dëshirohet të arrihen.

Problemi themelor i sistemit racional tatimor ,pra i sistemit operativ dhe funkcional tatimor i cili

duhet të shprehë identitetin e qëllimeve me efektet e arrijtura,është në gjetjen e strukturës adekuate të

një sisetmi të tillë tatimor.Nëse sistemi ekzistues tatimor mund të jetë “si rezultat i kompromiseve

politike –sociale”,atëherë duhet të konstatojmë se edhe në fushën e tatimeve janë të mundshme

kompromiset e mira dhe jo të mira.Vlerësimi se sistemi tatimor është”i mirë” apo “i keq” nuk mund të

jetë univerzal as në kohë dhe as në hapësirë ,por varet nga detyrat konkrete të cilat në kuadër të

ekonomisë konkrete dhe shoqërisë vehen para sistemit tatimor si pjesë integrale e tij.

Sistemet e sotme tatimore për shkak ë konjukturave ekzistues ligjore nuk mund të bëjnë reforma të

shpeshta tatimore të cilat për rezultat do të kishin sistemet racionale tatimore. Kryesisht funkcioni i

sistemit tatimor do të rregullohet me ndryshime të vogla në format ekzistuese tatimore dhe me këtë rast

është me rëndësi vlerësimi i këtyre ndryshimeve.Vetëm nëse ndryshimet janë të karakterit afatëgjatë

dhe nëse kanë lidhmëri në mes vete ,mund të flitet për ndryshime të cilat si rezultat do të kenë sistem

racional tatimor.

Sistemi tatimor është rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm,gjatë të cilit format e caktuara të tatimit i

kanë shërbye realizimit të efekteve të dëshiruara.Shumë tatime të “vjetra” nuk janë eliminuar nga

sistemi tatimor edhepse janë bërë reforma të caktuara të sistemit dhe nuk kanë ekzistuar arsyet për

mbajtjen e tyre të mëtejme ,por ato e kanë ndërruar rolin dhe vendin e tyre në sistemin tatimor duke u

përdor p.sh në nivel të njësive teritoriale më të vogla .Në këtë mënyrë ,sistemi tatimor shiquar në

aspektin historik të zhvillimit të tij, mund të krahasohet me shtresat gjeologjike ,ashtu që tatimet e reja

vendosen mbi të vjetrat ,me ç’rast në mes tyre vjen deri te plotësimi i ndërsjellë por edhe deri te

kundërshtimi i pjesërishëm apo i plotë në mes veti.

138

Page 139: financat publike 1-syllabusi.docx

Qëllimi themelor i politikës tatimore nuk është që me çdo kusht të grumbulloj një shumë të caktuar

mjetesh financiare.Grumbullimi i mjeteve është vetëm një segment i cili vehet para sistemit tatimor dhe

politikës tatimore,Politika tatimore duhet të bëjë të mundur realizimin e qëllimeve nga fusha

ekonomike ,politike ,sociale ,kulturore etj ,kurse grumbullimi i mjeteve financiare paraqitet si një

obligim i politikës tatimore për të mundësuar realizimin e atyre qëllimeve.

B)Në të gjitha shtetet moderne ,tatimimi zbatohet me aplikimin e më shumë formave të tatimit.Kur

sistemi tatimor përbëhet prej shumë formave të tatimit ,atëherë kemi të bëjmë me pluralizëm

tatimor.Në të kundërtën ,kur kemi vetëm një formë tatimore ,kemi të bëjmë me monizëm tatimor.Një

nga përkrahësit e monizmit tatimor ,konsiderohet të ketë qenë mbreti francez Henriku i III , i cili ka

propozua që në një komunë Bloisu 1576, të vendoset vetëm një tatimi i quajtur “taille egalee”.Edhe

fiziokratët (produkti i pastër), janë angazhuar për vendosjen e vetëm një tatimi ,i cili do të vehej vetëm

në bujqësi, do të ishte i thjeshtë dhe do të bartej në bujkun si tatimi i drejtë dhe ekonomikisht racional.

Ka pasë edhe teoricient tjerë të cilët e kanë mbështetë idenë e vendosjes së vetëm një lloj tatimi si

(Vauban,Henrz George,Lassalle,Schuller etj por megjithëkëtë vendosja e vetëm një tatimi ka pasë

edhe të metat e veta dhe për këto shkaqe ai nuk mund të vepron as në teori dhe as në praktikë në mesin

e të cilave mund të jenë:

-me vetëm një tatim nuk mund të mblidhen mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e nevojave

publike.

- edhe nga aspekti ekonomik ,vendosja e vetëm një tatimit nuk është i qëndrueshëm bazën tatimore do

ta ngarkonte me shkallë të larta tatimore.

-Te obliguesi tatimor do të rritet rezistenca për mospagesë të tatimit për shkak të ngarkesës së lartë

tatimore.

-efekti i njohur”Swiftov –ligji i rënies së kontributit tatimor”,për shkak të ngarkesës tatimore do të

veproj më shpejtë dhe më fuqishëm.

-qëllimi i sistemeve të sotme tatimore është vendosja e më shumë formave tatimore me bazë të gjërë

dhe me shkallë të ulta tatimore.

Prandaj edhe pluralizmi tatimor sot është forma më e shprehur në sistemet taimore bashkohore sepse

është më lehtë të arrihet qëllimi fiskal –mbledhja e të hyrave me aplikimin e më shumë formave

tatimore dhe obliguesit tatimor më lehtë do të paguajnë obligimin tatimor duke i rritë efektet sociale të

tatimit.

139

Page 140: financat publike 1-syllabusi.docx

Struktura tatimore ,gjatë zhvillimit historik të sistemit tatimor ka qenë e ndryshme varësisht nga

rendi politik –shoqëror dhe ekonomik dhe koha e vendosje së tatimeve.

2.Çka ndikon në sistemin tatimor?

Lirisht mund të thuhet se nuk ekzistojnë d y shtete në të cilat aplikohen tatimet e njëjta dhe të njëjtat

masa të politikës tatimore sepse edhe vetë shtetet i kanë specifikat e veta.Dhe derisa sistemi tatimor dhe

masat e politikës tatimore janë pjesë përbërse dhe derivat i sistemi socioekonomik të secilit shtet,është

e qartë se edhe faktorët të cilët një vend e bëjnë të dallueshëm nga vendi tjetër në pikëpamje

socioekonomike ,poashtu e dallojnë edhe në sistemin tatimor dhe në politika tatimore.Këta faktor nuk

janë pak por ne do të përmendim vetëm disa prej tyre .

2.1Rregullimi shtetëror

Në parim sistemi tatimor i shtetit unitar dallon nga sistemi tatimor i një shteti federal.Këto dallime janë

si rezultat i rregullimit teritorial të vendit (njësi politiko teritoriale në shtetet federale dhe njësi

administrative –teritoriale në shtetet unitare).Kjo ndarje edhe sjell deri te dallimet në aspektin e

autonomisë financiare.

Te shtetet federale autonomia financiare është më e madhe se sa te shtetet unitare në të gjitha fushat e

financimit.

2.2Centralizimi përkatësisht Decentralizimi

Shkalla e Centralizimit përkatësisht e Decentralizimit të funkcioneve të shtetit ka ndikim të madh edhe

në sistemin tatimor dhe në masat e politikës tatimore .Sa do të jetë decentralizimi varet nga faktor të

ndryshëm.p.sh.rregullimi kushtetues ,roli i shtetit ,madhësia e teritorit,numri dhe dendësia e

popullatës,pozita gjeografike etj.

2.3Madhësia e teritorit

Madhësia e teritorit ndikon edhe në dallimet në ndërtimin e sistemeve tatimore në vendet e

ndryshme .Psh Kanada është me madhe se Austria për rreth 120 herë ,ose SHBA janë më të mëdha se

Holanda për rreth 200 herë ,atëherë edhe sistemet tatimore të këtyre vendeve dallojnë në mes veti,

sepse psh ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve ,mbrojtja e kufijëve ,shpenzimet për veprimtaritë

komunale ,ndarjet tatimore ,pagesat dhe kontrolla e tyre , kanë dimensione të ndryshme.

2.4Numri i popullsisë dhe dendësia e banimit

Këto dy elemente kanë poashtu ndikim të madh në ndërtimin e një sistemi adekuat tatimor për secilin

vend.Psh edhe pse nuk është dallimi i madh në madhësinë e teritorit në mes Finlandës dhe

Italisë(330.000 km katror me 301.000 km katror) këto dy vende dallohen mjaft me numrin e

140

Page 141: financat publike 1-syllabusi.docx

popullsisë(në Finlandë në 1km /katror jetojnë 15 banor ,në Itali 160).Për të njëjtin nivel të kujdesit

shëndetësor,arsimor ,kulturor,administrativ etj , në shtetet me dendësi më të madhe duhet të ndahen

relativisht më pak mjete për banorë se sa në shtetet ku dendësia është më e vogël.Është lehtë të

kuptohet se shpenzimet për arsim për një nxënës,janë shumë më të mëdha në Finlandë ose Australi(dy

individë në një kilometrër katror)ose në Kanadë (tre individë në një km katror) se sa në Britani ose

Francë në të cilat në një kilimetër katror kemi 238 përkatësisht 106 individë.Në të vërtetë,në kushte të

shkollimit shumëvjeçar të obligueshëm ,nxënësve që kanë distancë të largët nga shkolla duhet

siguruar vijimin e shkollës ose atyre duhet ofruar shkollën dhe rrjedhimisht shpenzimet e arsimimit

janë më të larta (transpori i nxënësve dhe arsimtarëve ,numri i vogël i nxënësve etj)Dendësia e vogël e

popullatës i rritë shpenzimet e shëndetësisë,shpenzimet e adminitratës et j dhe kështu mund të ketë

ndikim në politikën tatimore .

2.5 Struktura demografike

Rritja e numrit të popullsisë së shtyrë në moshë në numrin e përgjithshëm të popullsisë i rritë

shpenzimet për nevojat e kësaj kategorie të shoqërisë(pensionet ,shtëpitë e pleqëve, shtëpi shëndetësore

,qendra rehabilituese ,transporti etj).Ky problem reflektohet ndryshe në sistemin tatimor te vendet e

zhvilluara dhe ndryshe te ato në zhvillim .Te tipi i parë i vendeve ,tatimi përdoret për nxitjen e

natatlitetit kurse te tipi i dytë i vendeve ,norma e natalitetit duhet të harmonizohet me fuqinë

ekonomike të vendit.

Struktura moshore e popullsisë,numri i fëmijëve të obliguesve tatimor ,shpenzimet shëndetësore dhe

arsimore etj ,kanë ndikim shumë të madh në ndërtimin e politikave tatimore dhe ekonomike të një

vendi.Prandaj ,numri i popullsisë dhe struktura e saj e përgjithshme duhet të jetë faktor me rëndësi në

ndërtimin e këtyre politikave.

2.6Madhësia e sektorit pubik(rritja e kompetencave të shtetit)

Në sistemin tatimor dhe në masat e politikës tatimore ndikon edhe madhësia e sektorit publik

gjegjësisht rritja e kompetencave të shtetit.Dhe këtu edhe mund të shtrohet pyetja –sa dhe kur shteti

duhet të veproj?

Përgegjja edhe pse akoma është e vonuar dhe e paqartë ,ajo mund të jetë e tillë se –gjithmonë derisa

tregu të funkcionoj mirë dhe të ndikoj në rritjen e mirëqenies në pajtim me preferencat e shprehura në

shoqëritë demokratike –shteti duhet të rrijë anash dhe të mos e çrregulloj këtë gjendje të tregut.A do

tëjetë kështu apo jo ,kjo varet nga shumë aspekte (raporti i forcave politike ,zgjedhjet ,qendrat e

vendimmarrjes etj)

141

Page 142: financat publike 1-syllabusi.docx

Madhësia më e vogël apo më e madhe e shtrirjes së kompetencave të shtetit ,do të prodhoj edhe më pak

apo më shumë të hyra dhe të dala publike.Në këtë dimension edhe duhet analizuar këtë komponentë të

rritjes së të hyrave publike .p.sh të dalat për forcën e mbrojtjes ,të arsimit , të shkencës,kujdesit

social ,struktura e popullsisë, papunësia,administrata etj)

2.7Integrimet ekonomike

Pa marrë parasysh madhësinë teritoriale ,fuqinë ekonomike , apo ndonjë kriter tjetër krahasues ,asnjë

vend në botë nuk mund të jetoj pa lidhje të caktuara me vendet tjera.Mbështetja e njërit vend në

bashkpunim me vendet tjera përfshinë një spektër të gjërë të marrëdhënieve të jashtme

tregtare ,këmbimin e informacioneve ,të dijes,teknologjisë ,ndihmën teknike ,migrimin e

njerëzve,lëvizjen e kapitalitetj.Në këtë kuptim duhet shqyrtuar edhe sistemet tatimore të cilat duhet

orientuar në drejtim të duhur.Me anë të nënshkrimit të marëveshjeve të ndryshme të bashkpunimit si

psh ajo e Romës e vitit 1957 ose ajo e vendeve të UE , mbi të cilat ndërtohen sisteme tatimore të

harmonizuara në mes vendeve anëtare ose grupacioneve të ndryshme ekonomike ,arrihet që të

ndërtohen sisteme të qëndrueshme tatimore sipas specifikave të secilit vend por edhe sipas interesit të

përbashkët të vendeve nënshkruese të marrëveshjes.Këtu është fjala për harmonizimin në

tatimim.Integrimet ekonomike përfshijnë një gamë të gjërë bashkpunimi dhe marrëdhëniesh të cilat

ndërtohen mbi interesin reciprok të vendeve anëtare të grupacionit ekonomik.Ekzistojnë edhe arsye

tjera për përafrim dhe bashkpunim të ngusht në harmonizimin e sistemeve tatimore në mes vendeve të

cilat e lehtësojnë nivelin e bashkpunimit dhe krijojnë parakushte edhe për integrime të reja .

3.Ecuritë bashkohore në fushën e tatimimeve

Është i patejkalueshëm fakti se për realizimin e ideve për integrimin e ekonomive nacionale

përkatësisht të tregjeve nacionale në ato transnacionale , duhet siguruar lëvizjen e lirë të

njeriut ,kapitalit ,mallrave dhe shërbimeve.Pengesë në ecuritë e tilla paraqet përveç tjerave edhe

sistemi tatimor dhe masat e politikës tatimore të cilat bazohen në suverenitetin e vet financiar të secilit

vend.Kjo është e pranishme sidomos në vendet me ekonomi të hapur në dallim prej asaj të mbyllur ose

relativisht të mbyllur ku sistemi tatimor në masë më të vogël apo më të madhe ka ndikuar në këmbimin

e jashtëm tregtar,në mundësitë për eksport të kapitalit ,në lëvizjet e kufizuara të fuqisë punëtore etj).

Integrimi i ekonomive nacionale gjatë disa dhjetë vjetëve të kaluara,ka ndikuar fuqishëm në ecuritë

ekonomike jo vetëm mbrenda njërit vend por edhe në mes vendeve –anëtare të asociacioneve

integruese ,si edhe në shtetet tjera në regjione tjera ,duke krijuar kështu hapësirë të re dhe kushte të

reja për marrëdhënie tjera të bashkpunimit.Kështu, bashkpunimi ekonomik tregtar në mes vendeve

142

Page 143: financat publike 1-syllabusi.docx

shënoi rritje të konsiderueshme me zbritjen e doganave dhe zbutjen e të dhënave tjera doganore

(taksat) ose (kontigjentet) dhe sidomos me heqjen e barierave të ndryshme doganore.Eliminimi

gradual i kufizimeve të cilat kanë vlejtë për eksport dhe import të kapitalit financiar ,është reflektuar

në ndryshime të mëdha në tregun e kapitalit.Kjo u mundësua edhe nga zhvillimi i hovshëm

teknologjik ,sidomos në komunikacion dhe industrinë informatike.Transakcionet financiare kryhen

shumë shpejtë duke përdor të mbërrimet më të reja në fushën e informatikës.Kjo poashtu është njësoj

edhe në arritjen dhe nënshkrimin e kontratave të bashkpunimit ekonomik.Me një fjalë ,afarizmi i të

gjitha llojeve të bashkpunimit në mes subjekteve ekonomike , u bë shumë më i lehtë ,më i shpejtë dhe

më intenzivë.

Kompanitë multinacionale e kanë zgjëruar aktivitetin e vetë në të gjitha degët dhe sektorët jo vetëm

ekonomik duke pushtuar gjithnjë e më shumë kontinente dhe duke shfrytëzuar përparësitë komparative

të vendeve të tyre .

Jo vetëm lëvizja e kapitalit por në kushtet e integrimeve intenzive ekonomike ,por edhe lëvizja e

njerëzve është shumë e madhe sidomos e atyre me përgatitje të lartë profesionale dhe me shkathtësi të

veçanta intelektuale dhe të dijes të cilët duke i shfrytëzuar përparësitë e vendeve tjera në krahasim me

vendin origjinë edhe në fushën e tatimeve ,e zgjedhin vendin e huaj për të realizuar të ardhura

(sportistët,artistët,dijetarët,mjekët etj).

Integrimi i ekonomive nacionale gjithsesi do të reflektohet edhe në sistemin tatimor,në masat e

politikës ekonomike si edhe në administrimin e tatimit mbrenda një ekonomie nacionale.Integrimet

dhe tatimimet janë të lidhura njëra me tjetrën.Sa më të dallueshëm që të jenë sistemet tatimore dhe sa

më e vogël të jetë shkalla e harmonizimit të tyre ,aq më e madhe do të jetë gara në mes tyre për

shpërndarjen e të ardhurës.

Shpenzimet e shtetit kryesisht plotësohen nga të hyrat e mbledhura nga tatimet .Nevojat e shtetetve për

të dala publike dallojnë njëra nga tjetra .Disa mund t’i mbulojnë këto të dala me më pak të hyra kurse

disa me më shumë të hyra publike dhe kështu dallon edhe pjesëmarrja e tatimeve në të ardhurën

kombëtare përkatësisht në BPSH.Është e kuptueshme se secili shtet angazhohet që të hyrat e “veta”

tatimore t’i mbajë për vete,të ndikoj në ate që për shkak të konkurrencës ndërshtetërore të mos

zvoglohet baza e vetë tatimore por të bëjë përpjekje që të rrisë ate bazuar në përparësitë krahasuese të

vendit dhe të tërheqë obligues të jashtëm tatimor nën suverenitetin e vetë financiar.

Me tatime ,përkatësisht me masa të politikës tatimore të cilat janë të orientuara në të hyrat nga

kapitali(kamatat,dividenta,profiti) ndryshon zgjedhja e ndërkohshme e individit i cili për shkak të

143

Page 144: financat publike 1-syllabusi.docx

ngarkesës tatimore të kapitalit i cili ia zvoglon të hyrat neto të vendos për një konsum (tani më të lirë)

se sa për një konsum (në të ardhmen më të shtrenjtë).Në këto rrethana ,individët nuk janë të stimuluar

të kursejnë ,dhe për pasojë kemi zvoglimin e rritjes së normës potenciale të shtetit.

Tatimet në të hyrat nga puna ndikojnë në zgjedhjet e tyre në mes punës dhe kohës së lirë sepse koha e

lirë e (patatimuar) është më e efektshme se sa puna jashtëorarit e tatimuar.

Në secilin rast ,internacionalizimi i aktiviteteve ekonomike nuk duhet të ndryshoj qëllimet të cilat

shteti dëshiron me i arrijtë me sistemin e vetë tatimor dhe me masa të politikës tatimore ,por gjithsesi

si pasojë e atij internacionalizimi ,me zgjërimin e aktivitetit të obliguesit tatimor në shtete të ndryshme

,sistemet tatimore dhe politikat tatimore të vendeve të veçanta bëhen faktor me ndikim në vendimet

ekonomike të obliguesve tatimor të shteteve të caktuara (konkurenca në ngarkesat tatimore ,shkallët

tatimore etj).

Procesi i internacionalizimit të aktivitetve ekonomike i mundësuar me procesin e integrimit intenziv

do të ndikon në faktin që për shkak të lëvizjes së lirë të kapitalit, mallrave dhe shërbimeve

përkatësisht të migrimit të njerëzve ,në disa shtete të zvoglohen të hyrat tatimore si pasojë e zvoglimit

të bazës tatimore .Ky trend e bënë të nevojshëm faktin që a)shtetet në baza bilaterale ose multilaterale

të modifikojnë sistemet e veta tatimore , b)të intensifikojnë këmbimin e informatave mbi të hyrat

tatimore, elementet tjera relevante mbi tatimet, në mënyrë që të zvoglohet mundësia që obliguesit

tatimor proceset integruese të mos i përdorin për ikje nga tatimet,c)që në kuadër të sistemeve të veta

tatimore të përmirësojnë legjislacionin tatimor

4.Kërkesat që parashtrohen para sistemit tatimor bashkohor

Njohuritë teorike ,hulumtimet empirike dhe përvojat praktike në fushën e tatimeve në njërën anë dhe

lëvizjet integruese të përmasave të gjëra në anën tjetër ,në dekadat e kaluara kanë pasë ndikim jo të

vogël edhe në ndryshimet në sistemin tatimor dhe në masat e politikës tatimore ,përkatësisht në

kërkesat që parashtrohen për ndryshime në sistemet tatimore dhe në politikat tatimore.Po i

përmendim vetëm disa:

1.Harmonizimi i tatimeve .Me qëllim që sa më mirë të realizohen qëllimet integruese të vendeve në

kuadër të integrimeve të ndryshme ekonomike,është e nevojshme që përveç tjerash ,sa më shumë të

harmonizohen sistemet tatimore dhe masat e politikës tatimore. Praktika ka treguar se për funkcionimin

e suksesshëm të këtyre integrimeve , nuk do të thotë që gjithsesi të unifikohen sistemet dhe politikat

tatimore të atyre vendeve por që ato sa më shumë të përafrohen dhe të zbuten me qëllim që të

realizohen katër qëllimet themelore –lëvizja e lirë e kapitalit ,njeriut ,mallrave dhe shërbimeve.Në

144

Page 145: financat publike 1-syllabusi.docx

drejtim të harmonizimit të sistemeve tatimore më së shumti është bërë në Unionin Evropian.Vendet

anëtare (tani numri i tyre është27) i kanë harmonizuar në masën më të madhe sistemet e tyre tatimore

sidomos tatimin e përgjithshëm në qarkullim por edhe ate të veçant në qarkullim

(akciza).Harmonizimet e sistemeve tatimore vazhdojnë akoma me qëllim të liberalizimit tregtar.

2.Tatimet neutrale

Praktika ka treguar se shteti mund të jetë një “zotëri “ jo i mirë në menaxhimin e tatimeve dhe se

veprimi i shtetit në ekonomi duhet të ketë rol inferior në krahasim me mekanizmin e tregut.Për shkak të

kërkesave që shteti sa më pak të ndikoj në sjelljet e obliguesve tatimor(marrja e vendimeve

kur,sa,ku,në çka të investohet,si dhe ku të organizohet aktiviteti ekonomik etj) ka gjithëherë e më

shumë kërkesa që roli i tatimit të kufizohet në realizimin e qëllimeve fiskale dhe se rrezikun e marrjes

së vendimeve ta marrin vetë ndërmarrësit përkatësisht që shteti me masa të politikës tatimore të mos

ndikoj në vendimet e obliguesve tatimor.Në literaturën financiare kufizimi i rolit të tatimit vetëm në

grumbullimin e të hyrave me të cilat përmbushen të dalat publike ,për nga përmbajtja e tij është tatimi

neutral.”Teorikisht tatimi është neutral nëse nuk i ndryshon vendimet e tregut,gjegjësisht zgjedhjen e

subjektit në treg”.

3.Zvoglimin e ngarkesës tatimore

Viteve të fundit të shekullit të kaluar ,shpesh dëgjoheshin kërkesa të teoricientëve,

politicientëve ,ndërmarrësve ekonomik ,grupeve të interesit dhe opinionit të gjërë që të zvoglohet

ngarkesa tatimore gjegjësisht të ndalet rritja e pjesëmarrjes së tatimit në GDP.Kërkesat janë për një

shtet sa më” kursimtar” ,për zvoglimin e disa kompetencave të shtetit që kanë implikime buxhetore .për

shkarkim të ekonomisë,në mënyrë që të nxitet prodhimi ,të rritet punësimi,të zvoglohet

inflacionietj.Kriteret të cilat vendet anëtare të UE në bazë të marrëveshjes së Mastrihtit duhet t”i

plotësojnë për anëtarsim në Unionin Monetar,sidomos të zvoglimit të deficitit llogaritar në 3% të të

hyrave të llogaritura, shpresohet s e do të ndikojnë në zvoglimin e ngarkesës tatimore jo vetëm në UE

por edhe në vendet tjera .

4.Tjeshtësimi i tatimimit

Procesi tatimor në të gjitha fazat e tij duhet të jetë sa më i thjeshtë ,sa më efikas,sa më i kuptueshëm

për obliguesin tatimor.Mendohet se thjeshtësimi i procesit të tatimit së bashku me zvoglimin e normës

tatimore ,përbëjnë reformën më të mirë tatimore.Por ,kjo nuk duhet të rrezikoj pagesën e tatimit sipas

fuqisë ekonomike përkatësisht parimin drejtësia në tatimim .

5.Përparësia e tatimimit të konsumit në raport me tatimimin e të ardhurës

145

Page 146: financat publike 1-syllabusi.docx

Gjatë është diskutuar se më mirë është të tatimohet konsumi apo prodhimi.Njerëzit punojnë dhe

realizojnë të hyra jo që ato ti kenë ,por që ato ti shpenzojnë dhe kështu të realizojnë nevojat e

veta .Orientimi në tatimimin e konsumit e nxitë kursimin dhe kështu ndikon në investime ,në punësim

dhe në rritjen ekonomike .Këto mund të jenë argumente të cilat e favorizojnë tatimimin e konsumit Por

ka edhe mendime se ndoshta duhet tatimuar të ardhurën.Personat me fuqi më të vogël ekonomike (më

të varfërit), pjesën më të madhe të të hyrave të veta e konsumojnë ,dhe tatimimi i konsumit vetëm sa e

përkeqëson edhe më tej pozitën e tyre në raport me të pasurit të cilët kanë më shumë të ardhura dhe

vehen në pozitë më të volitshme .

6.Drejtësia në tatimim

Detyra e përhesrhme e cila shtrohet para kreatorëve të sistemit tatimor është shpërndarja e barabartë e

ngarkesës tatimore ,realizimi sa më i madh i barazisë horizontale dhe vertikale. Drejtësia në tatimim

është parim kryesor në të cilin duhet bazuar tatimimin në të ardhmen.

PJESA E SHTATË

TATIMI NË TË ARDHURA

1.Zhvillimi ,Kuptimi dhe Karakteristikat e tatimit në të ardhura

A)Tatimi në të ardhura (Income Tax),krahas tatimit në qarkullim,është forma më e

rëndësishme e sistemit tatimor të secilit shtet modern.Rëndësia e madhe e tatimit në të

ardhura nuk ka të bëjë vetëm me rëndësinë e tij financiare por edhe në përdorimin e tij si

instrument mjaft elastik dhe veprues i politikës sociale dhe ekonomike .

Tatimit në të ardhura i takon një vend me rëndësi në mesin e instrumenteve të politikës

fiskale ,por këtij tatimi i është dedikuar edhe rol i rëndësishëm si instrument në politikën e

shpërndarjes dhe të politikës së rritjes së shtimit ekonomik(konjukturale ).Te tatimimi i

tatimit në të ardhura ,bazë për tatimim mirret parimi i pagesës së tatimit sipas fuqisë

ekonomike përkatësisht lartësia e të ardhurës.

Vëtë nocioni i të ardhurës në teorinë financiare nuk është i definuar shumë qartë prandaj

ky problem teorik në praktikë zgjidhet ashtuqë në ligjet përkatëse numrohen të gjitha ato

pjesë përbërse të të ardhurës(llojet e të hyrave ) të cilat bashkarisht në mënyrë sa më

gjithëpërfshirëse dhe të saktë të pasqyrojnë fuqinë ekonomike të obliguesit tatimor.

146

Page 147: financat publike 1-syllabusi.docx

Tatimi në të ardhura është mjaft kompeks,jo vetëm me rastin e përcaktimit sa më të saktë të

bazës tatimore por edhe me rastin e përcaktimit të lehtësimeve dhe lirimeve tatimore dhe

ate si në kuptimin kualitativ ashtu edhe kuantitativ.Te asnjë lloj tjetër i

tatimit ,konsekvencat e caktuara nuk janë më të lidhura me karakteristikat e obliguesit

tatimor sikur janë te tatimi në të ardhura.Prandaj edhe teoricienti financiar gjerman Fritz

Neumark këtë tatim e ka quajtë”tatimi më personal” i cili konstatim ka gjetë mbështetje edhe

të shumë teoricient tjerë.

Kontraverzat në lidhje me tatimin në të ardhura nuk ndalen vetëm në definicionin e tij, në

numrin dhe llojet si dhe në arsyetimn për më shumë apo më pak lirime dhe lehtësira

tatimore me rastin e aplikimit të tij,por ato kanë të bëjnë edhe me përcaktimin e

pozicioneve të cilat zbriten nga e ardhura e realizuar.Problemet e lidhura me tatimin në të

ardhura –tatim i cili për një kohë të gjatë është quajtë edhe “mbret i në mesin e tatimeve “,

në vjetët e fundit të shekullit 20.janë shtuar kërkesat që ky tatim të reformohet ose në vend të tij si

tatim me të cilin do të tatimohej forca ekonomike e obliguesit tatimor –personit fizik ,të mirret tatimi

në konsum.

Djepi i tatimit në të ardhura është Anglia.Anglia në vitin 1798 për nevoja të financimit të luftës

kundër Francës , e vendos në sistemin tatimor të Anglisë tatimin në të ardhura të quajtur Aid and

Contribution Tax.Në Angli ,është konsideruar se pikërisht tatimi në të ardhura ka ndihmuar që të

fitohet lufta kundër Napoleonit.Mirëpo,ky tatim disa herë është vendos dhe poashtu është heq nga

sistemi tatimor i Anglisë ,varësisht nga rrethanat dhe nevojat e Anglisë për të financuar shpenzimet e

caktuara jo vetëm të luftës.Disa teorecient konsiderojnë se pikërisht ky tatim i ka sisguruar Anglisë

vendin më të fuqishëm në kuadër të fuqive të mëdha ekonomike botërore.

Tatimi në të ardhura i aplikuar në Angli i ka inspiruar edhe shumë vende tjera që në sistemet e tyre

tatimore të vendosin tatimin në të ardhura .Në teritorin gjerman ishte Prusia ajo e cila gjatë kohës së

okupimit nga ana e Napoleonit me 1811 dhe 1812 ,bëri përpjekje të mbledh tatimin në të ardhura .Por

për shkak të rezistencës së popullsisë së Prusisë dhe të hyrave të vogla të mbledhura , ky tatim hiqet

nga sistemi tatimor në vitin 1814.Më vonë (1848),duke e konsideruar tatimin në të ardhura si tatimin

më modern dhe më i pranueshmi ,ai u vendos në Nassau por edhe në Bavari ( e cila e hoqi në vitin

1856),kurse këtë tatim në sistemin e vet tatimor e vendosën edhe krahina e Hessen-Darmstadit

147

Page 148: financat publike 1-syllabusi.docx

(1869),Mbretëria Saskoj(1874) dhe me 1884 në Baden.Në Gjermai ky tatim aplikohet edhe pas luftës

së parë botërore ,kurse në vitin 1920,me ligj ësht rregulluar materja e tatimit në të ardhura për tërë

Gjermaninë i cili është bazuar në legjislacioni Prusian të vitit 1891.30

Në Zvicër tatimi në të ardhura vendoset në shek e 19(Bazel 1840) ,kurse në tërë Zvicrën me 1940 .

Në SHBA ,Tatimi në të ardhura është aplikuar prej vitit 1861 deri me 1872.Heqja e tatimit në të

ardhura është arsyetuar me faktin se ai ndikon në jetën private të obliguesit tatimor (invazioni në jetën

private ).Mirëpo ,ky tatim përsëri vendoset në sistemin tatimor të SHBA dhe në mes viteve 1873 dhe

1893 ,Kongresi amerikan vendos disa amandamente me të cilat synohet të reformohet tatimi në të

ardhura i cili pëson shumë ndryshime (1909,1913 dhe më vonë).

Tatimin në të ardhura e kanë aplikuar më vonë edhe Austria ,Hungaria ,Franca(pas shumë polemikave

në mes teoricientëve financiar ) ,Japonia etj.

B)Sikur që vlenë edhe për çdo lloj të tatimit ,edhe për tatimin në të ardhura përcaktimi i objektit

dhe i bazës tatimore është i një rëndësie të madhe .Te tatimi në të ardhura kjo sidomos

është e vështirë.

Me rastin e përcaktimit të objektit të tatimimit me aplikimin e tatimit në të ardhura,në të vërtetë

përcaktohet gjërësia e përfshirjes së të mirave të cilat do të tatimohen me këtë tatim ,pra

përcaktohet objekti i obligimit tatimor të cilin e përbëjnë dimensioni përmbajtësor dhe

teritorial i tij.

Zgjedhja e definicionit të ndonjë nocioni (kuptimi) ,gjithmonë është rezultat i ndonjë qëllimi

të caktuar.Kështu është edhe me definicionin e të ardhurës.Nëse qëllimi i tatimit në të

ardhura është i definuar sipas asaj që me mjetet e mbledhura nga aplikimi i tatimit në të

ardhura të përmbushem nevojat e sektorit publik për mjete financiare ,me rastin e definimit

të fuqisë ekonomike niset nga fakti se ajo krijon mundësinë e:

1.rritjes së fuqisë ekonomike për të disponuar me mjete të caktuara në njërën anë dhe

njëkohësisht edhe

2.kufizohet me faktorët lidhur me përmbushjen e nevojave individuale në anën tjetër.

30 Barbara Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001 faqe 223 , cituar nga Noll,v.d.N Lehrbuch der Finanywissenschaft II,1964 FAQE 108-111.

148

Page 149: financat publike 1-syllabusi.docx

Nisur nga këto aspekte të përcaktimit të tatimit në të ardhura ,del se me këtë tatim në

kuptimin më të gjërë kuptojmë të gjitha tatimet për të cilët objekt i tatimit është e ardhura

dhe që bazohet në :

a)rezultatet ekonomike të cilat i ka realizuar një person fizik në një pereiudhë të caktuar

dhe

b) në marrjen parasysh të rrethanave specifike të cilat shprehin fuqinë ekonomike të

obliguesit tatimor.

E ardhura e obliguesit tatimor caktohet pikërisht për ate q ë a)nga madhësia e të

ardhrës(MA)krahas b)marrjes parasysh të rrethanave specifike të obliguesit tatimor(X) ,të

përcaktohet aftësia tatimore (AT) e obliguesit tatimor.

AT=MA-X.,AT-Aftësia Tatimore,MA-Madhësia e të ardhurës,X-Rrethanat Specifike.

Përkundër përpjekjeve të deritanishme që të vihet deri te një definicion gjithëpërfshirës i të

ardhurës,deri sot në shkencën financiare nuk është arrijtë qëllimi i dëshiruar.Mungesa e një

propozimi teorik mbi të cilin do të mbështetej definicioni i kuptimit të të ardhurës,është

reflektuar edhe në praktikën tatimore të vendeve të ndryshme të cilat në legjislacionin e tyre

aplikojnë qasje të dallueshme në definimin e nocionit të të ardhurës.

C)Tatimi në të ardhura është formë e tatimit i cili përfshinë të ardhurat e personave fizik.Te

kjo formë tatimore për përcaktimin e ngarkesës tatimore nuk janë relevante vetëm lartësia e

të ardhurave dhe tarifa tatimore por edhe shumë faktor tjerë.Për këtë arsye ,tatimi në të

ardhura edhe mund të definohet si tatim me të cilin tatimimi i personave fizik sipas fuqisë

së tyre ekonomike , bazohet (jodomosdoshmërisht ) në të ardhura.

Tatimi në të ardhura i ka këto karakteristika:

1)Ky tatim ka të bëjë me të ardhurën e përgjithshme të obliguesit tatimor.Kjo edhe e dallon

nga tatimi në të hyra,me të cilin tatimohen vetëm disa forma të të hyrave.

2)E ardhurë e tatimuar konsiderohet e ardhura e përgjithshme neto.Kjo dmth se para

tatimimit zbriten shpenzimet të cilat janë krijuar me rastin e realizimit të të ardhurës.

3)Tatimi në të ardhura sipas rregullit bazohet në arritjen e të ardhurës e cila krijohet si

rezultat i arritjes së të hyrave gjatë një periudhe të caktuar.

149

Page 150: financat publike 1-syllabusi.docx

4)Tatimi në të ardhura është tatim personal,me ç’rast te ky tatim mirren parasysh rrethanat

specifike të individit.Kjo karakteristikë e tatimit ë të ardhura rrjedh nga një numër i madh

dallimesh të cilat parasegjithash janë rezultat i a)shumës së lirimeve tatimore që kanë të

bëjnë me vetë obliguesin tatimor,b)numrit të zbritjeve tatimoredhe c)tarifave progresive.

5)Tatimi në të ardhura është tatim direkt (i drejpërdrejtë) dmth paguhet para dhe pavarësisht

nga konsumi i të ardhurës.

6)Tatimi në të ardhura është njëri nga tatimet më komplekse dhe kjo nënkupton që:

-shteti duhet të jetë shumë i organizuar ,i aftë për të administruar tatimin,

-nga obliguesi tatimor kërkohet shkallë e lartë e përgatitjes dhe e bashkpunimit dhe ,

- të kemi sistem mirë të organizuar të evidencës së të dhënave të nevojshme për përcaktimin

e këtij tatimi,

7)Tatimi në të ardhura ka të bëjë me persona fizikë.Këtë po e theksojmë sepse

dikund ,sidomos në të drejtën anglosaksone ,nocioni i të ardhurës kuptohet në kuptim të

gjërë:me termin”tatimi në të ardhura “(income tax) kuptohet (përfshinë) si “individual

income tax”,gjë që paraqet tatimin në të ardhura në kuptim të ngushtë(gjegjësisht të atij

tatimi i cili mblidhet në Evropën perendimore ),ashtuqë edhe “corporation income tax”

përfshinë tatimin që e paguajnë shoqëritë në tatimin në fitim.

2.FORMAT THEMELORE TË TATIMIT NË TË ARDHURA

Tatimi në të ardhura mund të mblidhet me aplikimin e modaliteteve të ndryshme me të cilat

krijohet e ardhura në bazë të të cilave mund të dallojmë tri forma themelore të këtij tatimi

dhe ate:

1.Forma angleze e tatimit në të ardhura te i cili e ardhura e personit fizik(a)së pari tatimohet

me aplikimin e tatimit të përgjithshëm proporcional në të ardhura(income tax) në disa pjesë

të të ardhurës dhe pastaj(b) ato të ardhura që e tejkalojnë një shumë të caktuar ,tatimohen

me aplikimin e tatimit progresiv shtesë(surtax).

2.Tipi roman i tatimit në të ardhura akoma mbështetet në tatimet cedulare (analitike ) si

pjesë përbërse e hapave në tatimimin e të ardhurave.psh.lloje të caktuara të të hyrave(ato

nga paluejtshmëria,nga kapitali ose ato nga veprimtaria e caktuar zejtare ).Këto tatime

150

Page 151: financat publike 1-syllabusi.docx

cedulare (analitike) pjesërisht janë proporcionale dhe pjesërisht progresive dhe me rastin e

tatimimit të tyre nuk mirren parasysh kurrëfarë rrethanash të veçanta tatimore të obliguesit

tatimor.

Hapi dytë me rastin e tatimimit të të ardhurave ,është aplikimi i tatimit shtesë progresivë,

te i cili në dallim nga tatimet cedulare ,këtu me rastin e tatimimit mirren parasysh edhe

rrethanat specifike të obliguesit tatimor.

3.Lloji gjerman i tatimit të të ardhurave dallohet me ate se e ardhura e tërësishme tatimohet

me aplikimin e një tatimi progresivë unik në të ardhura, por që edhe këtu mirren parasysh

cilësitë e veçanta të obliguesit tatimor.

Tatimi në të ardhura është formë tatimore i cili ka mundësi të jashtëzakonshme që të

përdoret si instrument për arritjen e qëllimeve sociale –politike dhe ekonomike –politike të

cilat duhet ti realizoj politika moderne financiare në shtetet bashkohore.

Tatimi në të ardhura me format e shumta të çfaqjes së tij në sistemet bashkohore të

tatimit,paraqet njërin nga të hyrat më të rëndësishme të shtetit modern.

3.NDRYSHIMET NË TATIMIMIN E TË ARDHURAVE

Në lidhje me dilemën të cilën edhe më herët e kemi parashtruar se e ardhura apo konsumi

janë treguesit më real ,më adekuat për të treguar fuqinë ekonomike të obliguesit tatimor(të

tatimohet e ardhura apo konsumi), tani lajmrohen propozime më të matura.Esenca e kësaj

është se me këto propozime kërkohet modifikimi i qasjes tradicionale të tatimimit të të

ardhurës , të bëhen disa ndryshime në qasjen e tatimimit të të ardhurës dhe të eliminohen të

metat e tatimimit .Këto të meta kanë të bëjnë me kompleksitetin e tatimimit të të

ardhurës.Thjeshtësimi në sistemin tatimor,si dhe transparenca më e madhe ,i kontribuojnë

me të madhe kualitetit të tij sepse në ate mënyrë ndikohet në (a) zvoglimin e shpenzimeve

në përcaktimin dhe në pagesën e tatimit,(b)në zvoglimin e ngarkesës tatimore,(c)obliguesi

tatimor do të gjendet më lehtë në rregullativën tatimore,(d)realizimi më i lehtë i të drejtave të

obliguesit tatimor dhe (e) shpërndarja më e barabartë e ngarkesës tatimore.Këtu tani kemi të

bëjmë me dy modalitete të reja të tatimimit të të ardhurave dhe ate –tatimi dual në të

ardhura dhe tatimi proporcional ose njëshkallësh i të ardhurës.

151

Page 152: financat publike 1-syllabusi.docx

3.1Tatimi dual apo i dyfishtë i të ardhurës

Aplikimi dual apo i dyfishtë i të ardhurës (dual income tax) është një modalitet i ri i

tatimimit të të ardhurës i cili dallohet shumë jo vetëm nga forma analitike e tatimimit (tatimi

analitik) i cili filloi të aplikohet në Angli para dy shekujve por edhe nga ajo forma e sotme e

tatimimit (tatimi sintetik),sepse sipas mendimit të shumë ekonomistëve ky i përgigjet më

mirë parimeve të ekonomisë së tregut.Çfarë në të vërtetë është kjo qasje e re?

Tatimi dual në të ardhura definohet si tatim në të ardhura i cili ka elemente të tatimit sintetik

dhe atij analitik në të ardhura.Në të vërtetë ,derisa te tatimimi sintetik në të ardhura me

aplikimin e një tatimi tatimohen të gjitha të hyrat e tatimuara(e ardhura ) dhe ate me

shfrytëzimin e tarifave progresive ,kurse tatimimi analitik parasupozon (sipas rregullit)

tatimim proporcional të disa lloje të të hyrave nga burime të veçanta,tek aplikimi i tatimit

dual në të ardhura tatimimi realizohet (kryhet) ashtu që e ardhura e obliguesit tatimor

ndahet në dy pjesë dhe ate në pjesën që e përbëjnë (1) të hyrat nga kapitali dhe (2) të hyrat

tjera(të hyrat nga burimet tjera ) të cilat bashkarisht e përbëjnë të ardhurën e obliguesit

tatimor.Me këtë rast te tatimi me të cilin tatimohen të ardhurat nga kapitali(kamatat,

dividentat,rritja e vlerës së pasurisë,të hyrat nga mjetet themelore etj,) aplikohet shkalla

proporcionale lartësia e të cilës është e barabartë me ate që aplikohet për tatimin në

fitim.Për tatimimin e pjesës tjetër të të ardhurës e cila nuk buron nga kapitali por prej

burimeve tjera ,alikohet norma progresive.

Siç shihet ,tatimi dual në të ardhura ka elemente të tatimit analitik dhe sintetik në të ardhura

dhe që shihet nga ajo që (a) veçmas tatimohen të gjithha të hyrat nga kapitali dhe (b)

veçmas tatimohen të gjitha të hyrat nga burimet tjera (qasja sintetike e tatimimit të të

ardhurës ) dhe pastaj të gjitha të hyrat tatimohen veç e veç(qasja analitike e tatimimit të të

ardhurës).

Mirëpo me këtë formë të tatimimit dual të të ardhurës nuk mund të themi se kemi të

bëjmë me tatimim të të ardhurës në kuptim të plotë,sepse me aplikimin e normave të

ndryshme tatimore ,ndaras tatimohen dy pjesë të fuqisë s ë tërësishme ekonomike

(tatimore)të obliguesit tatimor.Pra njëra pjesë ajo e kapitalit-tatimohet me normë

152

Page 153: financat publike 1-syllabusi.docx

proporcionale në të cilën pjesë nuk është aplikuar në praktikë parimi i tatimimit sipas

forcës ekonomike gjë që me arsye ka bërë që të kalohet nga forma analitike e tatimimit të

hyrave të veçanta në tatimim sintetik të forcës së përgjithshme ekonomike të obliguesit

tatimor.

Tatimi dual për herë të parë është aplikuar në Danimarkë në vitin 1987,kurse sot aplikohet

në të gjitha vendet skandinave por jo në mënyrë të njëjtë.

3.2Tatimi proporcional ose njëshkallësh i të ardhurës

Ideja për aplikimin e tatimit proporcional ose linear ka lindë në SHBA dhe kjo nuk është e

habitshme kur dihet se sa i komplikuar është tatimi në të ardhura në SHBA.Norma

maksimale e këtij tatimi gjatë luftës së dytë botërore ka arrijtë në 94% më vonë zbret në

91% dhe që mund të arsyeton epitetin e tatimit konfiskues në të ardhura.Kjo ka ndikuar që të

gjallëroj evazioni fiskal,ekonomia e zezë dhe këto norma kanë ndikuar destimulativisht në

obliguesin tatimor .Obliguesit tatimor as nuk kishin njohuri të mjaftueshme se si të

plotësohet një çertifikatë tatimore për shkak të kompleksitetit të sistemit tatimor.Për këto

arsye dhe të tjera ,është ardhë në përfundime se tatimi federal në të ardhura është (a) i

komplikuar (b) shumë i shtrenjtë dhe (c) jo i ndershëm:

Ideja për tatim proporcional ka ardhë nga Milton Friedman por është mbështet edhe nga

Robert Ernest Halla dhe Alvina Rabushku të cilët në vitin 1981 në një artikull në Wall

Street Journal kanë kërkuar reforma radikale në sistemin federal të tatimit në të ardhura.Kjo

u pranua si nga politika dhe kongresi amerikan ashtu edhe nga opinioni i gjërë.

Hall dhe Rabushka propozuan vetëm një shkall tatimore në të ardhura 19% e cila sistemin

tatimor në të ardhura do ta bëjë më të thjeshtë dhe më të qartë,do të ndikoj në zvogimin e

evazionit fiskal,do të nxisë kursimin dhe investimet ,do të rrisë motivimin e obliguesve

tatimor për angazhim edhe më të madh në ekonomi.Reforma e njohur tatimore në SHBA në

vitin 1986 ( e cila ka ndikuar edhe në vendet tjera industrialisht të zhvilluara) ka qenë e

inspiruar me idenë e tatimit unik proporcional.Mirëpo duhet theksuar se me këtë reformë

megjithate u aplikuan dy norma tatimore dhe ate prej 15 % deri në 28%.

153

Page 154: financat publike 1-syllabusi.docx

Mirëpo kjo reformë ka pasë edhe kundërshtarë e vet të cilët theksojnë se aplikimi i normave

proporcionale në tatimimin e të ardhurës nuk e rrespekton parimin e drejtësisë në tatimim.

Në luftën kundër deficitit buxhetor ,Presidenti i SHBA Gjorgj Bush në vitin 1990 ,në

tatimimin në të ardhura ka aplikuar normë të re tatimore 31% kurse në vitin 1993 Presidenti

Klinton aplikon edhe dy norma tatimore në lartësi 36% dhe 39,6 % dhe me këte janë

ngarkuar më shumë shtresat e mesme të popullatës ku sot aplikohen 5 norma të tatimit

federal në të ardhura dhe ate 15%,28%,31%,36%,39,6%.

Edhe në Gjermani të frymëzuar nga SHBA , në vitin 1990 realizohet reforma tatimore në të

ardhura duke zbritë normën margjinale tatimore në të ardhura nga 56% në 53% por efektet

nuk kanë qenë të kënaqshme.

Tatimin linear në të ardhura e karakterizon norma konstante margjinale e tatimit dhe kjo

është T/Y,T-shuma tatimore ,Y-e ardhura e obliguesit tatimor.Mirëpo,duke pasë parasyshë

se krahas kësaj norme propozohen edhe shuma lehtësirash tatimore (por edhe

subvencione-dhe me këtë rast bëhet fjalë për tatimin negativ në të ardhura-në pjesën proj

pikës Y0 kah pika M) për grupet më të varfëra shoqërore ,kjo formë e tatimit në të ardhura

mbetet edhe më tej progresivë ,sepse rritet norma mesatare tatimoreT1/Y1,T2/Y2 etj ,vetëm

se në këtë rast kemi të bëjmë me progresion indirekt.

154

Page 155: financat publike 1-syllabusi.docx

T2

T1

Y0O

MY1

Y2

Y

T

dY

dY

Për tatimimin e të ardhurës me aplikimin e një norme tatimore në literatuën financiare flitet

gjithëherë e më pak dhe është vështirë për të konkluduar se pse ndodh kështu.

4.OBLIGUESI TATIMOR/NJËSIA TATIMORE

Para se të analizojmë aspektet tatimore që kanë të bëjnë me obliguesin tatimor,shkurtimisht

do të ndalemi te përcaktimi i bazës së të ardhurës së tatueshme(cila është baza mbi të cilën

bëhet tatimimi i të ardhurës) për të cilën në literaturën financiare mund të gjenden përgjegje

të ndryshme varësisht nga autori dhe sistemi tatimor i një vendi.

Vështërësi të caktuara praktike nuk mund të lidhen vetëm me rastin e definimit të nocionit

të të ardhurës ,por vështirësi të tilla paraqiten edhe në rastin e përcaktimit të vëllimit të të

ardhurës e cila duhet të tatimohet.Në të vërtetë, është shumë e nevojshme që të bëhet

dallimi në mes nocionit e ardhurë dhe nocionit e ardhurë e tatimuar sepse kjo është në

lidhmëri me forcën ekonomike të obliguesit tatimor i cili disponon me të mira

ekonomike.Për këtë arsye është e domosdoshme që të përcaktohet saktësisht se çka hynë

në të ardhurën e tatimuar.Fillimisht shtrohet nevoja e përcaktimit të Bruto të ardhurës si pikë

fillestare për përcaktimin e të ardhurës për tatim.

Pjesa më e madhe për tatimimin e të ardhurës e cila është relevante për Bruto të ardhurën

gjegjëse në ekonomit e zhvilluara i takon (bie ) kompenzimeve të caktuara nominale të

155

Page 156: financat publike 1-syllabusi.docx

cilat paguhen në treg për faktorët e prodhimt ,të mirat e caktuara dhe shërbimet e kryera.Të

gjithë këta faktorë janë të ndryshëm dhe ndikojnë në latësinë e të Ardhurës Bruto ,varësisht

nga karakteri dhe madhësia e tyre në treg .Shumë shpenzime të cilat krijohen me rastin e

realizimit të Bruto të ardhurës ,shpeshherë mund të jenë të padukshme dhe është vështirë për

të kualifikuar madhësinë e tyre .Për disa prej tyre edhe shtrohet pyetja se a mund të

përfshihen në kategorinë e shpenzimeve apo jo .Të tilla janë p.sh shpenzimet të cilat

obliguesi tatimor i ka realizuar për vetvehten ose për anëtarët e familjes së tij si psh.rasti

kur kemi të bëjmë me produktet bujqësore të cilat i ka prodhuar obliguesi tatimor ,por do të

konsumohen në familjen e tij,për floktarin i cili fëmijve të vet vetë ju shkurton flokët ,

automekaniku i cili vetë e rregullon dhe e mirëmban veturën e tij ose pronari i shtëpisë i cili

vet banon në shtëpinë e tj Pra shtrohet pyetja se të gjitha këto dhe shpenzime tjera të

ngjajshme a duhet të mirren parasysh me rastin e përcaktimit të Bruto të ardhurës dhe nga e

cila pastaj do të zbriteshin si të tilla për të përcaktuar të ardhurën e tatimuar?Përgjegja mund

të jetë afirmative përkundër faktit se është e vështirë që me saktësi t ë përcaktohet vëllimi i

këtyre shpenzimeve

Të gjitha shpenzimet të cilat kanë bërë të mundur realizmin e Bruto të Ardhurës janë

kategori zbritëse për të përcaktuar të ardhurën e tatueshme.

Prandaj që të përcaktohet Neto e ardhura duhet që nga Bruto e ardhura të zbriten të

gjitha shpenzimet të cilat kanë qenë të nevojshme për realizimin e saj(shpenzimet për

konsumin individual,shpenzimet afariste,shpenzimet që lidhen me ushtrimin e

profesionit,shpenzimet për investime,shpenzimet e amortizimit,shpenzimet e

mirëmbajtjes ,shpenzimet e edukimit dhe përsosjes profesionale etj).Prandaj me anë të një

formule të thjeshtë E ardhura e tatimuar mund të paraqitet :AT=BA-SHP-totale 31

Pas përcaktimit të të ardhurës për tatimim për vitin vijues , nga ajo duhet të zbritet e dhe

humbja nga viti paraprak me të cilin rast do të fitojmë të ardhurën Neto përkatësisht të

ardhurën për tatim.Madhësia e cila mbetet pasi që nga Bruto e ardhura (pas mbulimit të

humbjeve) zbriten shumat të cilat pranohen si të zbritshme (shpenzimet),akoma nuk paraqet

31 Duhet theksua se Shpenzimet tatotale i kemi marrë vetëm si kategri totale pa bërë specifikimin e tyre i cili varet nga vetë obliguesii ttaimor dhe sistemi tatimor i secilit vend.

156

Page 157: financat publike 1-syllabusi.docx

aftësinë tatimore të obliguesit tatimor.Secili shtet duhet të ketë për obligim të siguroj për

qytetarët e vet të ashtuquajturin Minimumi ekzistencial që nga ana e shtetit do të thotë heqja

dorë nga tatimimi së paku të kësaj pjese –minimumit ekzistencial . Ajo që mbetet duhet të

shërbejë si e ardhur për tatimim.Prandaj edhe mund të themi se si e ardhurë neto për

tatimim mund të mirret kjo bazë tatimore e shprehur sipas kësaj formule:AT=BA-SHP-H-1-

ME,ku AT-e ardhura neto për tatimim,SHP-shpenzimet e përgjithshme ,H-1-humbja nga viti

paraprak dhe ME-minimumi ekzistencial.

4.1Edhe pse zgjidhjet nga fusha e sistemeve tatimore dhe e politikave tatimore në vendet

industrialisht të zhvilluara me gjithë dallimet në ekonomitë nacionale janë të ngjajshme,kjo

nuk është kështu edhe me rastin e përcaktimit të OBLIGUESIT TATIMOR gjegjsisht të

NJËSISË TATIMORE kur kemi të bëjmë me tatimimin e familjes.Kanë ndodhë shumë

ndryshime në trajtimin e familjes si obligues tatimor ,ashtu që një kohë zhvillimi i tatimimit

të familjes shkon nga tatimimi i përbashkët(pa ndarje të anëtarëve të familjes), nëpërmjet

ndarjes në tatimim dhe deri te tatimimi i përbashkët me ndarje.Kohëve të fundit vërehet një

tërheqje nga tatimimi me ndarje sidomos te faktori 2(anëtar të familjes),dhe prap tendenca

kah tatimimi i ndarë ,së paku kur kemi të bëjmë me tatimimin nga puna.

A)Tatimi në të ardhura si –tatimi më personal -mundëson që me rastin e tatimimit të mos

mendohet vetëm në forcën ekonomike të obliguesit tatimor por edhe në disa fakte që mund

të jenë relevante me rastin e tatimimit si psh.gjendja shendetësore ,gjendja martesore

(familjare) ,numri fëmijve ,fitimi i obliguesit tatimor etj .

Me rastin e tatimimit të të ardhurës së personave fizik si obligues tatimor mund të

përcaktohet individi dhe familja ,ose vetëm individi,por që me rastin e tatimimit të

rrespektohet fakti se ai jeton në familje dhe i mban edhe anëtarët tjerë të familjes.Për shkak

të kësaj pra që obligimi tatimor gjithmonë nuk është i drejtuar te individi ,në vend të termit

obligues tatimor përdoret termi njësi tatimore.

Teorikisht ekzistojnë këto mundësi:

-obliguesi tatimor –individ

-obliguesi tatimor-grup

157

Page 158: financat publike 1-syllabusi.docx

Me rastin e vendimit për njërën apo tjetrën mundësi është me rëndësi të dihet se si element

për zgjedhjen e individit apo grupit është marrë komponenta fiskale apo sociale e obliguesit

tatimor.

Për komponentë fiskale flitet kur për bazë mirret efekti financiar i cili pritet të arrihet me

rastin e aplikimit të një lloj tatimi.Nga aspekti fiskal ,përparësi i ipet grupit sepse do të

mblidhen më shumë mjete se sa nga tatimi i indivdidit.

Për komponentë sociale me rastin e përcaktimit të obliguesit tatimor flasim atëherë kur

primare janë efektet sociale të tatimit.Në njërën anë këtu theksi vehet në funkcionalizimin e

parimit të drejtësisë në tatim duke pasë parasyshë statusin familjar të obliguesit tatimor dhe

të mos merret parasyshë fakti se obliguesi tatimor e mbanë familjen.Sipas këtij

koncepcioni,me rastin e tatimimit të të ardhurës së personit fizik,është e nevojshme të

vendoset instituti i lirimeve dhe lehtësimeve për obliguesin tatimor i cili po mbanë

familjen.Në anën tjetër,sistemi tatimor nuk mund të quhet i drejtë nëse pasojat e aplikimit të

tij janë në kundërshtim me normat ekzistuese etike, morale,ligjore etj.

Në sistemet moderne tatimore me rastin e tatimimit aplikohen që të dy mundësitë në

zgjedhjen e obliguesit tatimor –individi dhe familja por edhe ndaras ,ndonjë vend e zgjedh

individin kurse ndonjë vend tjetër familjen.

Në legjislacionin tatimor të vendeve të ndryshme të cilat aplikojnë tatimin në të ardhuara në

sistemet e veta tatimore ,mund të gjenden zgjedhje të ndryshme dhe se tendeca aktuale

shkon kah kalimi në modelin e tatimimit të të ardhurës së individit të bazuar në fuqinë e tij

ekonomike të cilën e ka arrijtë me punë ose në ndonjë mënyrë tjetër.

B)Tatimimi i të ardhurës nga aspekti i ngarkesës së familjes si obligues tatimor, duhet

trajtuar edhe nga një aspekt tjetër- aspekti i fëmijve.Në procein e tatimimit duhet rrespektuar

faktin se ata janë kategori e mbajtur dhe nisur nga kjo një pjesë e të ardhurës së prindërve

duhet të lirohen nga tatimi për shumën e nevojshme për mbajtjen e fëmijëve.

5.TARIFA TATIMORE

Në sistemet moderne tatimore e ardhura tatimohet me aplikimin e tarifave

progresive.Arsyeja për përdorimin e tarifave progresive në teorinë financiare nuk është

158

Page 159: financat publike 1-syllabusi.docx

unike.Njëra nga ato – e cila mund të mirret edhe si dominante është aplikimi i parimit të

pagesës së tatimit sipas fuqisë ekonomike .Mirëpo ,vetëm fuqia ekonomike nuk është

tregues i mjaftueshëm në bazë të të cilit është e mundur të ngritet një tarifë krejt progresive

e tatimit në të ardhura.

Si arsyetim për tarifën progresive në të ardhura si vendimtar konsiderohen qëllimet e

politikës së shpërndarjes.Tatimi progresivë në të ardhura mund të kuptohet edhe si kontribut

sigurimit social dhe përmbush edhe kërkesa tjera.

Tarifa progresive në të ardhura nga ana e politikës së shpërndarjes arsyetohet me faktin e

aplikimit të katër formave të shpërndarjes të ndara sipas :

1.faktorëve të prodhimit,në të cilin rast kemi të bëjmë me shpërndarjen funkcionale të të

ardhurës.Me këtë rast krahasohet pjesëmarrja e shumës së tërësishme të pagave në BPSH,në

raport me pjesën që ka të bëjë me pjesëmarrjen e shumës së tërësishme të fitimit të realizuar

nga veprimtaria e ndërmarrësit në të ardhurën e realizuar.

2.individëve dmth personave,familjeve përkatësisht amvisërive .kur bëhet fjalë për

shpërndarje personale të të ardhurës.Bazë e shpërndarjes së këtillë është nevoja që të dijmë

se me çfarë të ardhurash dispononojnë grupet e caktuara të individëve ,pa marrë paraysh

burimin e të ardhurës(pagat,kamatat,meditjet etj).

3.degëve të ekonomisë ku fjala është për shpërndarjen sektoriale të të ardhurës mbrenda të

cilës hulumtohet se pagat dhe fitimi të cilat realizohen në ate degë a janë më të ulta se në

degët tjera .

4.regjioneve,pra shpërndarja regjionale e të ardhurës.Në mes regjioneve ekzistojnë dallime në të

ardhura për kokë banori.

Arsyetimi tjetër për aplikimin e tarifës progresive në tatimimin e të ardhurës është edhe ai se me

aplikimin e saj kompenzohen efektet regresive të tatimeve tjera (indirekte) dhe kështu arrihet që

ngarkesa tatimore të jetë më proporcionale .

Poashtu mendohet se me aplikimin e tarifave progresive në të ardhura mund të arrihet deri te realizimi

i qëllimeve stabilizuese dhe fiskale .

159

Page 160: financat publike 1-syllabusi.docx

Tatimimi progresivë i të ardhurës mund të arrihet me aplikimin e progresionit direkt dhe indirekt.Në

parim në shumë vende aplikohet progresioni direkt,ose i ashtuquajturi progresion i “thyer” në të cilin

rast norma margjinale e tarifës progresive nuk është e barabartë me normën e cila shpreh ngarkesën

mesatare me tatim në të ardhura të një obliguesi tatimor.Gati nuk ekzistojnë dy shtete të cilat aplikojnë

norma të njëjta me rastin e tatimimit të të ardhurës.Kështu p.sh Luksemburgu aplikon 17 norma

tatimore në tatimimin e

tëardhurës,Zvicra14,Belgjika7,Sllovakia7,Finlanda,Sllovenia,Spanja,6,Greqia,Italia,Portugalia,Rumani

a5,Austria,Bullgaria,Çekia,Holanda4, Anglia,Hungaria,Polonia,Rusia ,Kroacia 3 ,etj.

Lartësia minimale e normës tatimore në të ardhura në disa vende në vitin 2000 ishte

p.sh.Greqia5%,Finlanda 5.5%,Luksemburgu 6%,Danimarka 7%,Franca 9.5%,Anglia dhe

Japonia 10%,Portugalia 14%Spanja 18%,Austria 21%,Gjermania 22.9% etj, kurse norma

maksimale e tatimit në të ardhura ka qenë p.sh në Greqi 45%,Finlandë38%,Luksemburg

46%,Danimark 59%,Francë 54% ,Angli 40% Japoni 37% ,Portugali 40%,Spanjë

48% ,Austri 50 % ,në Gjermani 43-51% varësisht nga burimi i të ardhurës etj.

6.RAPORTI I TATIMIMIT TË TË ARDHURËS DHE SHTIMIT EKONOMIK

Me rastin e aplikimit të tatimit në të ardhura duhet të kemi kujdes mbi ndikimin që shtimi

ekonomik do të ketë në tatim.Në të vërtetë ,nëse aplikohet një normë e caktuar tatimore në

kushte të një rritje nominale apo reale ekonomike,gati se gjithmonë mund të priten këto

rezultate :

-do të vie deri te rritja e masës së mjeteve të mbledhura tatimore nga tatimi në të ardhura

dhe ate jo vetëm në mënyrë absolute por edhe relative ,si në raport me mjetet e përgjithshme

tatimore të mbledhura ashtu edhe në raport me BPSH.

-do të paraqitet tendenca për rritje të shpenzimeve publike .Kjo është reale të

pritet,sepse në kushte të rritjes ekonomike e shkaktuar nga të hyrat e mbledhura nga tatimet

në të ardhura ,nuk do të rritet rezistenca për pagesën e tatimit ,sepse deri te rritja e tatimit

vjen automatikisht dhe jo si rezultat i rritjes së ngarkesës tatimore dhe i rritjes së nevojave

publike.

160

Page 161: financat publike 1-syllabusi.docx

-do të vie deri te dallimet (ndarjet )kohore në shpërndarjen e ngarkesës tatimore në mesin e

marrësve të të ardhurës.Këto dallime në shpërndarjen e ngarkesës tatimore janë rezultat i

rrethanave ku elasticiteti i normës mesatare tatimore në raport me të ardhurën e tatimuar

përafërsisht është e ndryshme.

-funkcioni i shpenzimeve zbritëse të përcaktuara në shuma absolute do të jetë joadekuat.Në

kushte të rritjes ekonomike ,të ardhurat e përcaktuara në shuma fikse nuk do të arrijnë

qëllimin për çka janë dedikuar(pë-

rcaktimi i të ardhurës për tatimim).Në kushte të rritjes reale,edhe ato do të duhej që realisht

të rriten kurse në kushte të inflacionit do të duhej së paku në mënyrë nominale të barabartë

të rriten në mënyrë që të sigurohet paga reale.E njëjta vërejtje do të bëhej edhe për

shpenzimet e përcaktuara në shuma paushalle.

Nga kjo që u tha më lartë ,është e kuptueshme nevoja e aplikimit të instrumentetve me të

cilët në mënyrë të qartë mund të bëhen përshtatjet e nevojshme të rolit dhe vendit të tatimit

në të ardhura në raport me shtimin ekonomik.Instrumentet përkatësisht modalitetet e

përshtatjes së tatimit në të ardhura shtimit ekonomik mund të ndahen në instrumente ad-

hoc(të cilët i aplikon shteti ) dhe stabilizatorët vetë rregullues (tregu ) për të cilat kemi folur

më herët.

Po ashtu me këtë rast është me rëndësi të potencohen edhe qëllimet dhe efektet që duhet të

arrihen me aplikimin e tatimit në të adhura.

Në sistemet moderne tatimore ,tatimit në të ardhura i është besuar roli i tij në së paku tri

fusha:

-që tatimi në të adhura të shërbej si instrument i qëndrueshëm i politikës fiskale ,

-të përmbush pritjet në fushën e politikës së shpërndarjes së të ardhurave ,dhe

-të shërbej si instrument i politikës konjukturale(dmth që ai të mund të përshtatet politikës

zhvillimore duke aplikuar(a) politikën diskrete tatimore(e aplikon shteti) dhe (b)aplikimin e

instrumenteve pasive(built –in- flexibility(roli i tregut) ,dhe që në të njëjtën kohë të mos

ndikoj negativisht në shtimin ekonomik.

7.ROLI FINANCIAR I TATIMIT NË TË ARDHURA

161

Page 162: financat publike 1-syllabusi.docx

Tatimi në të ardhura nga aspekti i i tij financiar me të drejtë mund të bartë atributin e njërit

nga tatimet më të rëndësishëm të përfshirë në sistemet moderne tatimore.Për këtë dëshmon

edhe pjesëmarrja e të hyrave nga ky tatim në BPSH të vendeve anëtare të UE në vitin 1998

me 10.8% ose të vendeve anëtare të OECD me 11.3%.32.

Nga tabela e mëposhtme të cilën do t’a paraqesim ,shihet se pjesëmarrja e të hyrave nga

tatimi në të ardhura në BPSH , të vendeve të ndryshme është i ndryshëm dhe me tendencë

të rritjes së pjesëmarrjes së tij në BPSH.

Tabela 1.Pjesëmarrja e Tatimit në të Ardhura në BPSH të vendeve të OECD-s

______________________________________________________________%

Shteti_____________________Vitet__________________________________

1970 1980 1990 1995 1998

_______________________________________________________________

Kanada 10.1 10.9 14.7 13.4 14.1

Meksika

SHBA 10.1 10.5 10.1 10.0 11.7

Australija 8.6 12.0 12.6 11.9 13.7

Japonia 4.2 6.2 8.3 6.1 5.3

Koreja - 2.0 3.5 3.9 4.2

Zelanda e re 11.7 20.3 17.6 16.6 14.7

Austria 7.2 9.2 8.4 8.7 10.0

Belgjika 8.7 15.2 13.9 14.3 14.1

Çekia - - - - -

Danimarka 19.6 22.9 24.8 26.7 25.7

Finlanda 12.8 14.0 17.2 16.3 14.9

Franca 3.8 4.7 4.6 5.0 7.8

Gjermania 8.8 9.8 9.0 10.5 9.3

Greqia 2.0 3.6 4.1 3.9 -

32 Dr Barabara Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001 faqe 258.

162

Page 163: financat publike 1-syllabusi.docx

Hungaria - - - - -

Islanda 5.4 6.7 8.3 9.7 11.8

Irlanda 5.5 10.1 10.7 10.2 10.0

Italia 2.8 7.0 10.2 10.7 10.0

Luksemburgu 6.7 10.9 9.5 8.9 7.8

Holanda 9.9 11.4 10.6 7.9 6.2

Norvegjia 12.3 12.1 10.9 10.8 11.9

Polonia - - - 9.1 8.3

Portugalia - - 4.7 5.9 5.8

Spanja 1.9 4.7 7.2 7.7 7.1

Suedia 19.8 19.3 20.7 16.8 18.2

Zvicra 7.5 10.4 10.7 10.7 11.2

Turqia 3.4 7.8 5.4 4.9 7.7

Anglia 11.7 10.4 10.0 9.5 10.2

Mesatarja 6.71 8.70 9.23 9.72 9.78

_______________________________________________________________

Burimi:Revenue Statistics 1965-1999.OECD ,Paris,2000 ,faqe 72 ,cituar nga Barbara

Jelcic ,Javne FINANCIJE ,Zagreb 2001,faqe 259

Tatimi në të ardhura në sistemet tatimore moderne ka një rëndësi të jashtë zakonshme.Të

hyrat nga tatimi në të ardhura në 11 vende nga gjithsejt 29 vende anëtare të OECD-s ,në

vitin 1998 kanë marrë pjesë me rreth 30% në të hyrat e përgjithshme tatimore.Roli më i

madh i këtij tatimi ka qenë i shprehur në sistemin tatimor të

Danimarkës,Australisë ,Zelandës së re dhe SHBA-ve.Psh në Danimarkë më shumë se 20

vjetë ,ky tatim përbën më tepër se 50% të të gjitha të hyrave të mbledhura tatimore ,në

Zelandën e re mbi 60%(1980).Në vendet në tranzicion kjo pjesëmarrje është relativisht e

vogël.Kjo mund të shihet edhe nga tabela numër 2.

Tabela nr.2Pjesëmarrja e tatimit në të ardhura në të hyrat e përgjithshme tatimore të

vendeve anëtare të OECD

163

Page 164: financat publike 1-syllabusi.docx

______________________________________________________________%

Shteti________________________vitet_______________________________

1970 1980 1990 1995 1998

_______________________________________________________________

Kanada 32.4 34.1 40.7 37.4 37.8

Meksika

SHBA 36.6 39.1 37.7 36.3 40.5

Australia 37.3 43.6 43.0 40.6 43.3

Japonia 21.5 24.3 26.8 21.4 18.8

Koreja 11.5 18.5 19.2 20.1

Zelanda e re 42.7 61.6 46.2 44.2 41.8

Austria 20.7 23.2 21.0 20.9 22.5

Belgjika 24.4 35.2 32.1 32.0 30.7

Çekia 13.6

Danimarka 48.6 52.0 52.7 54.1 51.6

Finlanda 39.3 38.8 38.6 36.2 32.3

Franca 10.7 11.6 10.7 11.3 17.4

Gjermania 26.7 29.6 27.6 27.5 25.0

Greqia 9.7 14.9 14.1 12.3 -

Hungaria 16.8

Islanda 19.9 23.1 26.5 31.1 36.2

Irlanda 18.3 32.0 31.9 30.7 30.9

Italia 10.9 23.1 26.3 26.0 25.0

Luksemburgu 23.3 26.6 23.2 21.3 18.8

Holanda 26.8 26.3 24.7 18.9 15.2

Norvegjia 36.2 28.4 26.2 25.9 27.3

Polonia 22.9 22.0

Portugalia 15.9 18.0 17.1

164

Page 165: financat publike 1-syllabusi.docx

Spanja 11.5 20.4 21.7 23.6 20.8

Suedia 49.8 41.0 38.5 35.3 35.0

Zvicra 33.2 35.8 34.7 31.8 31.8

Turqia 27.0 43.5 26.8 21.6 27.0

Anglia 31.5 29.4 27.9 27.0 27.5

Mesatarja 22.0 25.8 25.3 26.1 25.7

_______________________________________________________________

Burimi:Revenue Statistics 1965-1999 ,OECD,Paris,2000 ,faqe 72,cituar nga Barbara

Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001,faqe 260.

PJESA E TETË

TATIMI NË FITIM

1.Zhvillimi,karakteristikat dhe nocioni(kuptimi)) i tatimit në fitim

Tatimi në fitim(Corporation Income Tax),është formë e tatimit i cili është vendos në

sistemet tatimore të numrit më të madh të vendeve.Edhe pse për nevojën e vendosjes së

tatimit në fitim është biseduar qysh në shek.19,për tatimin në fitim mund të themi se

është”product “ i shek 20 .dhe sot konsiderohet si një nga format më të rëndësishme në

sistemet tatimore.Në SHBA ,tatimi në fitim është vendos në vitin 1909,në Gjermani në vitin

1920,në Austri me 1934 , në Angli me 1937 dhe në Francë me 1938.

Me zhvillimin e aktiviteteve ekonomike,paraqitet edhe problemi i trajtimit të tatimit të

rezultateve ekonomike të cilat rrjedhin nga aktivitetet ekonomike të shoqërisë,dhe i cili ka

mund të zgjidhet vetëm pas definimit të natyrës së vetë rezultatit financiar të veprimtarisë

shoqërore.Hapi i parë është bërë në gjysmën e dytë të shek.19.kur në shkencën financiare

është pranuar teza sipas së cilës rezultati ekonomik i një shoqërie në të vërtetë është i

barabartë me pjesëmarrjen e pronarit (pronarëve ) me pjesën e rezultatit të tyre në

shoqëri.Mirëpo ,një qasje e tillë mund të sjell deri te aty që të paraqitet rreziku real i ikjes

nga tatimi. Prandaj,sa të jetë përpjekja e obliguesit tatimor që të mos paguaj tatim ,për këtë

arsye edhe në teorinë financiare dhe në praktikën tatimore është vendos forma tatimore e

165

Page 166: financat publike 1-syllabusi.docx

cila përfshinë fitimin e shoqërisë ,të cilin janë të obliguar ta paguajnë,sipas rregullit

shoqëritë ,grupet e individëve dhe poseduesit e pasurisë (fitimit) i cili njihet me emrin

TATIMI NË FITIM .33

Edhe pse ky tatim është i vendosur në numrin më të madh të sistemeve tatimore, tatimi në

fitim akoma është temë diskutimi.Kryesisht është pranuar qasja se se tatimi në fitim me

plotë të drejtë mund të konsiderohet si një lloj i veçantë i “sigurimit” të tatimit në të ardhura

të personave fizik.Ky mendim bazohet në faktin se personat fizik në mungesë të tatimit në

fitim ,shumë lehtë mund ti ikin pagesës së tatimit në të ardhura(të personave

fizik).Angazhimi i të ardhurave në të ashtuquajturat shoqëri të kapitalit(korporata),e ardhura

e personit fizik automatikisht do të hyjë në pasurinë e asaj shoqërie ,dhe kur nuk do të

ekzistonte tatimi në fitim nuk do të kishim emërtim të drejtë për tatimimin e tij.

Një çështje e pazgjidhur mbetet akoma e hapur se kush në të vërtetë e bartë ngarkesën e

tatimit në fitim.Mendimet janë të ndryshme prandaj konsiderohet se :

-tatimi në fitim paraqitet si i rezultat i ekzistimit të vetë shoqërisë së kapitalit.dmth të

pronarëve të pjesëve t ë tij,të cilët njëkohësisht edhe e bartin barrën e tij,

-tatimi në fitim që më parë bartet me mekanizmin e ngritjes së çmimeve në konsumator, i

cili prandaj edhe bëhet bartës i ngarkesës tatimore të tatimit në fitim,

-tatimi në fitim bartet tek punëtorët në formë të zvoglimit të meditjeve

-ekzistojnë mendime sipas të cilave tatimin në fitim e bartin të gjithë ( edhe pronarët e

kapitalit ,edhe konsumatorët si edhe punëtorët),por me këtë rast pjesa e secilit prej tyre nuk

është e barabartë,kurse pjesa në përqindje e këtyre tri segmenteve është e ndryshueshme,

-ka edhe mendime sipas të cilave tatimi në fitim thjeshtë është edhe një shpenzim, prandaj

edhe bartet tek te tjerët dhe për këtë arsye ata angazhohen që ai të zëvendësohet me një nga

format e tatimeve në shpenzime.

33 Në të drejtën anglosaksone ,me këtë emërtim lajmrohet termi”e ardhurë” dhe jo

fitim,mirëpo vetë konstrukcioni Corporation Income Tax ose corporate income tax,e sqaron

dhe e bënë të dallueshëm nga tatimi në të adhura (individual income tax)

166

Page 167: financat publike 1-syllabusi.docx

Edhe një problem i cili përmendet është ai i mosdefinimit të qartë të raportit në mes tatimit

në të ardhura dhe tatimit në fitim,sidomos atëherë kur duhet të qartësohet se çka mund të

konsiderohet si lirime dhe lehtësira tatimore për personin fizik dhe çka jo dhe duke pasë

parasysh se që tek te dy këto lloje të tatimit e ardhura mirret si objekt i tatimimit.Me këtë

rast lajmrohet i ashtuquajturi tatimim i dyfishtë dhe ate tatimimi i fitimit për shpërndarje si

në fitim ashtu edhe në të ardhura.Me të gjitha këto q i përmendëm ,sot nuk shtrohet dilema

se a duhet të tatimohet fitimi apo jo ,por po bëhen përpjekje që sistemi tatimor modern të

gjejë format më të përshtatshme të tij të cilat sigurojnë mundësin e implementimit efikas të

tij.

Për tatim në fitim flasim atëherë kur objekt i tatimit është rezultati i veprimtarisë ekonomike

i organizatës së caktuar e organizuar si shoqëri.Nga ky definicion del se si karakteristika

më kryesore të tatimit në fitim konsiderohen:

1.subjekte të tatimimit nuk janë personat fizik ,por disa organizata specifike,me të cilat duhet

kuptuar bashkimin e njerëzve dhe mjeteve me qëllim të arritjes së një qëllimi të caktuar,

2.tatimi në fitim përcaktohet në bazë të rezultateve të veprimtarisë ekonomike të

shoqërisë.Ky definicion i tatimit në fitim si tatim i orientuar kah rezultatet e aktivitetit

ekonomik,në esencën e tij është i atillë ku mund të përfshihen shumë forma të ndryshme të

këtij tatimi ,në të cilat ai lajmrohet në sistemet tatimore të vendeve të caktuara.Për këtë arsye

ky definicion edhe nuk ofron përgjegje decidive në disa pyetje si p.sh.

a)në cilat shoqëri të bashkuara bazohet obligimi i pagesës së tatimit në fitim.Shoqëritë

mund të kenë kuptim të gjërë dhe kuptim të ngushtë.

b)çka nënkuptojmë me nocionin “rezultat i aktiviteteve ekonomike”? i shoqërive të

bashkuara? etj.

Rëndësia e tatimit në fitim ndryshon varësisht nga ajo se ai karakterizohet sipas objektit apo

sipas subjektit të tatimimit si tregues vendimtar për përfshirjen e tij ne sistemin tatimor:

Në ato raste kur në plan të parë vehet individi në të cilin orientohet tatimi në fitim,tatimi në

fitim është kuptuar si tatim”corporate enterprise”,dhe jo si ndonjë tatim plotësues i zbuluar

përkatësisht si tatim i mbuluar me tatimin në të adhura.Tatimin në fitim duhet kuptuar si

167

Page 168: financat publike 1-syllabusi.docx

“tatim të përbashkët” që është një formë tjetër e tatimit nga ai me të cilin tatimohet personi

fizik .

Kurse nëse tatimin në fitim e analizojmë nga aspekti i objektit për tatimim,kurse rezultati

nga aktiviteti ekonomik kuptohet si “ e ardhurë”,për tatimin në fitim mund të flitet si një

“nënlloj të tatimit në të ardhura”Sipas Popitzit,”me tatimin në fitim i cili del nga aktiviteti i

përbashkët përfshihet e ardhura”e personave jofizik dhe ndërmarrjeve”.

Sot ,tatimi në fitim mund të definohet si tatim në neto fitim për persona juridik, kur zhvillon

një aktivitet ekonomik.Tatimi në fitim nuk mund të konsiderohet si kundërkompenzim për

shfrytëzimin e të mirave publike dhe se arsyetimin më të mirë për tatimin në fitim duhet

kërkuar nga aspekti ekonomiko-politikë.

2.Shkaqet e vendosjes dhe arsyet për mbledhjen e tatimit në fitim

Teoria bashkohore arsyetimin ekonomik për mbledhjen e tatimit e sheh në ate se secila bazë

tatimore është shprehje e “aftësisë së viktimës”pra e aftësisë tatimore të obliguesit tatimor.

Tatimi në fitim arsyetohet edhe me faktin i cili gjendet në themelet e politikës ekonomike

dhe tregohet si instrument i shpërndarjes.

Së bashku me analizat dhe vlerësimet për arsyeshmërinë e tatimit në fitim,në kohën e re

përmendet edhe një tjetër arsyetim i cili pak apo shumë duket “cinik”.Ajo në këtë lloj tatimi

sheh një burim relativisht të lirë për mbledhjen e të hyrave ,kurse nga aspekti i bartësve të

vendimeve politike paraqet formë tatimore të preferuar.

2.1 Arsyetimi i tatimit në fitim me teorinë e ekuivalenccës

Nëse arsyetimi për tatimin në fitim kërkohet në përmbajtjen e parimit”shërbim për

kundërshërbim”,atëherë është e nevojshme nga njëra anë (a)të përcaktohen se cilat janë ato

shërbime të shtetit të cilat arsyetojnë tatimimin me aplikimin e tatimit në fitim ,dhe nga ana

tjetër(b) të dëshmohet se rezultati ekonomik i organizatave të cilat janë të obliguara të

paguajnë tatimin në fitim është “ajo baza logjike e llogarisë” në themele të së cilës mund të

llogaritet çmimi për shërbime të cilat i jep shteti.

168

Page 169: financat publike 1-syllabusi.docx

Në teorinë financiare e cila arsyetimin e tatimit në fitim e sheh në teorinë e

ekuivalencës(kurse ajo është e bazuar në parimin”shërbim për kundërshërbim”), në këtë

kontekst vehen tri lloje shërbimesh relevante dhe ato janë:

1.Dhënia e të drejtës individuale.Shteti disa organizatave ju lejon të drejtën individuale të

pavarur kurse kompenzimi për këtë “shërbim”është tatimi në fitim,çka pra ,arsyetohet edhe

tatimimi me tatim të veçantë ,të pavarur.E drejta individuale e pavarur i mundëson shtetit të

ekzistoj edhe pas “vdekjes” së njërit nga anëtarët e saj dhe në te bazohet aftësia e shoqërisë

të ketë pjesëmarje në shoqëritë tjera.

2.Garantimi i përgjegjësisë së kufizuar. Nëse shteti organizatave (shoqërisë) ju(ndan)

garanton të drejta të cilat i dallojnë nga personat fizik ,në përparësi të tilla pikërisht mund të

bazohet edhe arsyetimi për një tatimim të ndarë(veçantë).Theksimi i këtij argumenti në

lidhje me shërbimet e shtetit si arsyetim për tatim të pavarur në fitim ,një përparësi e tillë

ekziston:fjala është për përgjegjësi të kufizuar.Me këtë, tatimi ekziston si kompenzim për

garantimin e përgjegjësisë.

Mirëpo ,Tatimi në fitim si tatim me përparësi gjegjësisht favorizimet tatimore të cilat lidhen

me përgjegjsinë e kufizuar, mund të arsyetohen vetëm nëse dëshmohet se përgjegjsia e

kufizuar dhe baza tatimore (fitimi) kanë vlerë të njëjtë.

Marrja e privilegjeve të përgjegjësisë së kufizuar është e ngjajshme me sigurimin nga

përgjegjësia dhe kjo matet sipas madhësisë së përgjegjësisë(dmth të lartësisë së humbjeve të

mundshme)dhe besimit se deri tek ato të mos vihet fare..Baza “fitim” në asnjë rast nuk është

ekuivalente (nuk i prgjigjet) shërbimit të “përgjegjësisë së kufizuar”,sepse krejt derisa fitimi

të realizohet.duket se nuk ka arrijtë pikërisht ai rast për të cilin përgjegjësia e kufizuar ka

qenë e dëshirueshme dhe e garantuar.

3.Përdorimi i të mirave publike.Ky argumentim niset nga qasja se shërbimet gjegjësisht të

mirat të cilat i ka prodhuar shteti gjithmonë marrin pjesë në prodhimin e të mirave dhe

shërbimeve në sektorin privat.Për këtë edhe konsiderohet i matur fakti i benefiteve

kolektive si tërësi para se ai të shpërndahet dhe fitimi i cili del nga angazhimet e

përbashkëta pastaj të tatimohet si tërësi.

169

Page 170: financat publike 1-syllabusi.docx

Mirëpo ,mund të shtrohet pyetja ,pse fitimi i organizatave të pavarura të jetë baza tatimore e

drejtë për një tatim i cili duhet të paraqet kompenzimin për të mirat publike dhe të cilat në

përdorimin e lirë mund ti shfrytëzoj e tërë shoqëria?Mbështetësit e kësaj teze theksojnë se –

shteti është partner i cili në prodhim merrë pjesë me punë dhe kapital”(COLM)34Mirëpo,kjo

vështirë është të arsyetohet sepse përderisa në secilën shoqëri konsumi i të mirave publike

të cilat janë vënë në disponim pa pagesë nuk mund as të maten dhe as të përcktohen, nuk

është e mundur as nga parimi i shërbimeve për kundërshërbime të ipet arsyetimi për

pagesën e të mirave publike të cilat edhe ashtu mund të shfrytëzohen pa pagesë.

2.2Arsyetimi i tatimit në fitim me teorinë e viktimës

Nga aspekti i teorisë së viktimës shtrohet pyetja themelore se si tatimimi i shoqërisë ndikon

në ngarkesën tatimore të individëve të caktuar.Nga kjo ,kur tatimi të shiqohet si

viktimë ,shpërndarjen e ngarkesës tatimore duhet vlerësuar nga aspekti i drejtësisë

horizontale(aspekte të njëjta ekonomike,aftësi të barabarta tatimore të cilat duhet të

rezultojnë me ngarkesë të barabartë tatimore) dhe të drejtësisë vertikale (ngarkesa tatimore

duhet të rritet me ritjen e aftësisë tatimore dmth pagesa e tatimit të bëhet sipas forcës

ekonomike).Nga kjo shihet se si problem kryesor shtrohet pyetja?Cila është ajo madhësi që

shërben si njësi matëse për madhësinë e quajtur aftësi tatimore?

Sipas qasjeve të sotme si masë e till mirret “e ardhura” e cila e aplikuar në tatimin në fitim

është e bazuar në dy mënyra:

1.duke treguar se shoqëria disponon me forcë të vetë tatimore ,e cila është e ndryshme dhe e

pavarur nga forca tatimore e personave fizik të cilët edhe e përbëjnë ate shoqëri,ose së paku

2.duke treguar se shoqëria,në të vërtetë ,nuk disponon me aftësi të pavarur tatimore ,por që

tatimimi i shoqërisë është i nevojshëm për të siguruar tatimim të barabartë të personave

fizik.

34 Colm.G,The ideal Tax Sistem i COLM,G,Essays in Public Finamce and Fical Policy,cit

Barbara Jelcic ,Javne Financije Zagreb 2001 ,faqe 266,

170

Page 171: financat publike 1-syllabusi.docx

Me rastin e tatimimit të personave fizik në rend të parë si qëllim është vendos tatimim i

barabartë për forcë të barabartë ekonomike,që parasupozon se në kushtet e aftësisë së njëjtë

tatimore ,ngarkesa tatimore duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë.Ky qëllim është i

kuptueshëm edhe nga aspekti i parimit të drejtësisë në tatimim-me realizimin e barabarsisë

në shpërndarje të ngarkesës tatimore arrihet tatimim i barabartë.

Mirëpo,ngarkesën tatimore nuk e bartin organizatat,por vetëm personat fizik,njësoj sikur

vendimet nuk i sjellin ndonjë prej”organizatave autonome”,por personat përgjegjës në ato

organizata.Nga kjo edhe nuk është e pranueshme që “organizatat autonome të cilat do të

ekzistonin me autoritet mbi numrin e anëtarëve të vet”të konsiderohen “subjekte ekonomike

“ dhe i cili do të ishte bartës i ngarkesës tatimore.Nuk ka “organizata si njësi të

pavarura”.Në seciln prej tyre ,personat e veçantë fizik ose organi i përbërë prej tyre ,sjellin

vendime ,prandaj edhe mund të thuhet se një organizatë është vetëm mjet me ndihmën e së

cilës personat fizik të asaj organizate i realizojnë qëllimet e veta .

Argumentet e theksuara në adresë të tatimit në fitim ,mbështeten përveç tjerash edhe në

faktin se personat fizik në rrethana të mosaplikimt të tatimit në fitim shumë lehtë do të

mund të mos paguanin tatimin në të ardhura,Sepse ,me angazhimin e të ardhurës në kapitalin

shoqëror ,e ardhura e personit fizik automatikisht do të hynte në pasurinë e asaj shoqërie dhe

kur nuk do të kishte tatim në fitim edhe nuk do të kishte as emërtim të drejtë juridik për

tatimimin e tij.

2.3Arsyetimi ekonomiko politikë i tatimit në fitim

Tatimi në fitim arsyetohet edhe me argumentet të cilat bazohen në politikën

ekonomike ,duke e prezentuar ate si insrument të shpërndarjes.Shiquar nga ky aspekt,tatimi

në fitim do të duhej të ishte instrumenti më i qëlluar dhe më i nevojshëm me të cilin do të

mund të kontrolloheshin ‘big business”,duke e nxitë menaxhmentin që të realizoj

shpërndarjen më të mirë të të ardhurës dhe pasurisë.Mirëpo ,me të drejtë ,gjithkund atje ku

aplikohet tatimi në fitim si tatim i pavarur,ai favorizon vetëfinancimin,e diskriminon

shpërndarjen e fitimit dhe kështu ai vepron në të kundërtën e arsyetimit të tatimit në fitim ,i

cili shihet si instrument që aplikohet me intencën që të forcohet kontrolla mbi

171

Page 172: financat publike 1-syllabusi.docx

menaxhmentin e ndërmarrjeve ekonomike (në lidhje me tatimin në të ardhura).Mendohet se

integrimi i tatimit në fitim me tatimin në të ardhura do të ishe i preferueshëm jo vetëm nga

aspekti i këtij tatimi por edhe nga arsyet politike në lidhje me pasurinë.

2.4Arsyetimi financiar politik i tatimit në fitim

Është fakt se tatimi në fitim mund të vlerësohet si burim mjaft i besueshëm i të hyrave

publike.Një numër relativisht i vogël i obliguesve tatimor të cilët lehtë mund të

identifikohen,si dhe një administratë tatimore jo edhe aq e madhe për identifikimin e objektit

tatimor(bazës tatimore),i minimizojnë shpenzimet për mbledhjen e tij me çka maksimizohet

qëndrueshmëria e tij.Kurse nga aspekti i marrjes së vendimeve financiarepolitike ,tatimi në

fitim është kuptuar mirë si mjaftë i rëndësishëm për shpërndarjen e ngarkesës tatimore.Në të

vërtetë siç e kemi thënë edhe më herët akoma nuk është shumë e qartë se kush në të vërtetë

e bartë ngarkesën (ekonomike ) të këtij tatimi.Me gjithë faktin se numri i obliguesve

tatimor (primar)(zgjedhësve) të cilët e bartin ngarkesën tatimore është relativisht i vogël,për

bartësit e vendimeve financiare politike ai është i pranueshëm për ate se opinioni mendon se

ngarkesa me tatim në fitim nuk është më e vogël se ngarkesa me tatim në të ardhura,kurse

shoqëria si obliguese e tatimit e di mirë se ajo nuk i kushton shumë.Figurativisht kjo do të

dukej kështu:”Nuk ka tatim i cili do të sillte kaq shumë të hyra ,dhe do të hidhëronte numër

kaq të vogël të zgjedhësve” .

Me rastin e kërkimit të arsyetimit për ekzistimn e tatimit në fitim si formë e pavarur

tatimore,kujdsin duhet orientuar edhe në qëllimin e tatimimit i cili kushtëzohet me kërkesën

përkatësisht parimin e it ”mosdiskriminim me tatimim të formave juridike dhe ekonomike të

obliguesve tatimor”.Dhe varësisht nga ajo se cili person fizik do të jetë i ngarkuar me

shumat tatimore të cilat varësisht nga fitimi i paguajnë organizatat përkatësisht

shoqëritë,mund të manifestohen ndikimet(a)në ndryshimin e sjelljeve të organizatave në treg

dhe (b) në ngarkesat tatimore të individëve të cilët marrin pjesë në fitim(pronarët e

akcioneve,të punësuarit me të drejtë pjesëmarrje në fitim etj)

3.OBLIGUESI I TATIMIT NË FITIM

172

Page 173: financat publike 1-syllabusi.docx

Definicioni i obliguesit tatimor të tatimit në fitim nga njëra anë është mjaftë i thjeshtë (sepse

është vështirë të mos pranohet konstatimi se obligues tatimor i tatimit në fitim është

shoqëria përkatësisht organizata) dhe në anën tjetër mund të thuhet se ai është larg nga të

qenunit i thjeshtë (sepse menjëherë shtrohet pyetja se çfarë janë dhe cilat janë ato organizata

përkatësisht shoqëri të cilat në mënyrë kaq afirmative konsiderohen si obligues tatimor të

tatimit në fitim).

Në të vërtetë si organizata përkatësisht shoqëri në të cilat mund të adresohet tatimi në fitim

mund të lajmrohen në rend të parë dy grupe të këtyre shoqërive,dhe ate (a) organizatat

përkatësisht shoqëritë me cilësi të personit juridik dhe (b)organizatat përkatësisht shoqëritë

të cilat nuk kanë cilësi të personit juridik.Emërues i përbashkët i të dyjave është se mund të

paraqiten forma të ndryshme të atyre organizatave.Kjo edhe është arsyeja se pse nuk ka një

definicion unik dhe të qartë për personin i cili do të ishte obligues i tatimit në fitim,por kjo

rregullohet sipas ligjit në secilin vend.

Kështu p.sh obliguesi tatimor i tatimit në fitim në disa vende mund të definohet:

-shoqëria tregtare vendore,kooperativat dhe personat tjerë juridik të cilat mirren me

veprimtari nga e cila nxirret fitimi,

-shoqëritë e kapitalit ,kooperativat e konsumit ,kooperativat dhe personat tjerë juridik,grupet

e individëve të asaj pasurie nga e cila nxirret fitimi ose,

-shoqëritë e kapitalit,kooperativat ,personat tjerë juridik të transformuara në shoqëri

tregtare,repartet prodhuese të korporatave publike etj.

Në shumë sisteme tatimore te aplikimi i tatimit në fitim dallojmë obligimin tatimor i

pakufizuar ( të cilin e paguan shoqëria ose organizata e cila selinë e ka në ate vend) dhe

obligimi tatimor i kufizuar( të cilin e paguan shoqëria ose organizata e cila nuk e ka selinë

mbrenda vendit ).

4.BAZA E TATIMIT NË FITIM

Problemi i përcaktimit të bazës së tatimit në fitim është i kufizuar dhe i koncentruar në

specifikat të cilat janë karakteristike për tatimim me aplikimin e këtij tatimi.Për tatimimin e

173

Page 174: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimit në fitim janë karakteristike dy grupe të cilat janë të veçanta për këtë tatim dhe ato

janë:

1.elementet me të cilat e kufizohet rezultati ekonomik i organizatës e cila i nënshtrohet

tatimimit me aplikimin e tatimit në fitim dhe

2.specifikat të cilat dalin nga vetë esenca e kapitalit të shoqërisë (organizatës) dhe ato

specifika janë,(a)fshehja e shpërndarjes së fitimit ,(b)trajtimi tatimor i koncernit dhe

(c)trajtimi i pjesës të cilën ndërmarrja -nënë e realizon në ndërmarrjen –vajzë,me kusht që

pjesmarrja në ate ndërmarrje të kaloj një përqindje të caktuar(Affiliation Privilige).

Tatimi në fitim është i orientuar në tatimimin e rezultateve të aktiviteteteve ekonomike të

organizatës përkatësisht shoqërisë.Ajo definohet si dallimi në mes kapitalit vetanak në fund

dhe në fillim të periudhës llogaritare për të cilën paguhet tatimi.Prandaj ky definicion

nëpamje të parë duket i thjeshtë ,në praktikë përcaktimi i fitimit nuk është i lehtë.

Në fakt ,për përcaktimin e fitimit punohet billanci llogaritar ,në të cilin fitimi shprehet në

bazë të rregullave të kontabilitetit.Për nevojat e tatimimit të fitimit shfrytëzohet billanci

tatimor,bazë e të cilit është billanci i kontabilitetit(billanci llogaritar) por megjithate ato

dallojnë në mes veti.Këto dallime bazohen në faktin se rregullat të cilat vlejnë për

përpunimin e billancit llogaritar nuk do të thot të përputhen me ato me të cilat punohet

billanci tatimorme fjalë tjera do të thot se disa pozicione nga billanci llogaritar në billancin

tatimor modifikohen.Të shohim një shembull.

Shembulli 1.Të themi se në pikëpamje të kontabilitetit dhe realisht një kalkulator personal

do të ç’regjistrohet për dy vjet.Mirëpo,të themi se sipas dispozitave që kanë të bëjnë me

tatimin në fitim për paisjet(kalkulatori i ynë personal) janë përcaktuar normat vjetore të

amortizimit 25%-që do të thot se nga aspekti i tatimimit ,kalkulatori i ynë do të amortizohet

për katër vjet.Për tatimimin e fitimit, çka do të thot kjo?Si në vijim:sipas kontabilitetit ,vlera

e kalkulatorit tonë në vitin e parë me vlerë prej 10.000 euro është amortizuar 5000

euro,dhe të themi se fitimi sipas kontabilitetit për ate vit kap shumën prej 15.000

euro.Kurse ,për nevojat e tatimimit të fitimit pranohet amortizimi prej vetëm 25% dhe kjo

është 2500 euro.Kjo do të thot se baza tatimore e tatimit në fitim në ate vit do të jetë e

174

Page 175: financat publike 1-syllabusi.docx

barabartë me fitimin sipas kontabilitetit (15.000euro ) e ngritur për dallimin në mes

amortizimit sipas kontabilitetit dhe atij tatimor(5000-2500=2500euro),me çka fitimi i

tatimuar në vitin e dhënë do të jetë(15.000+2.500= 17.500 euro.)

Shembulli 2.Supozojmë se ekzistojnë dy shoqëri të kapitalit,një (shoqëri –vajzë) e cila është

në pronësi të plotë të shoqërisë tjetër(shoqërisë –nënë).Shoqëria –vajzë realizon fitim 1000

euro.Nga kjo shumë 200 euro janë tatim në fitim të shoqërisë –vajzë ,300 euro i mbanë për

vete dhe 500 euro në formë të pjesëmarrjes në fitim i ka paguar shoqërisë –nënë.Fitimi i

shoqërisë –nënë gjithsejt kap shumën prej 1500 euro(1000 euro fitim nga afarizmi i

shoqërisë –nënë +500 euro nga pagesa që i ka bërë shoqëria -vajzë).Sipas kontabilitetit

fitimi i shoqërisë -nënë është 1.500 euro ,mirëpo,baza e tatimit në fitim është vetëm 1.000

euro (sepse në 500 euro të mbetura ,veç është paguar tatimi në fitim te shoqëria- vajzë).

Ka edhe shembuj tjerë me të cilët tregohet shmangiet nga billanci i kontabilitetit dhe atij

tatimor dhe në bazë të tyre definohet baza tatimore në fitim.

Për këtë arsye ,në parim përcaktimi i fitimit bëhet në da hapa:

1.i pari është billanci i kontabilitetit dhe

2.i dyti,është billanci tatimor i cili siç shihet mundet por nuk do të thot se duhet të dallohet

nga billanci i kontabilitetit.

4.1Sistemet e tatimimit të fitimit

Në sistemet moderne tatimore aplikohen forma të ndryshme të tatimit në fitim.Arsyet për

këtë dallueshmëri duhet kërkuar në ate se me rstin e tatimimit të fitimit(pra “të ardhurës”së

shoqërisë) ,në nivel të shoqërisë vjen deri te një “kolizion”i caktuar me tatimin në të

ardhura ,për aq sa vjen deri te interakcioni i efekteve të cilat që të dy këto tatime i kanë në

pjesëmarrjet e pronarëve.35

35Pjesëmarrja në fitim lajmrohet në të gjitha format e shoqërive tregtare (shoqërive akcionare

,shoqërive komandite etj)përkatësisht në shoqërit e kapitalit.Për këtë arsye nuk po

përmendim dividentën ,sepse ato janë vetëm një nga format e fitimit të paguar,kurse

lajmrohen vetëm në shoqëritë akcionare.Barabara Jelcic ,Javne Financije ,Zagreb 2001 ,faqe

175

Page 176: financat publike 1-syllabusi.docx

Si rezultat i kësaj,sot janë të njohura disa tipe të sistemeve tatimore të tatimimit të fitimit,të

cilët janë zhvilluar nga dy qasje problematikës së tatimimit të fitimit dhe ate :

1.Qasja klasike ,në të cilën bazohet sistemi i tatimimit të fitimit i cili tatimin në fitim e

ndërton mbi bazën se shoqëria është person juridik e ndryshme nga pronari pjesëmarrës,dhe

2.Qasja transmetuese –bartëse e cila shoqërinë e shiqon si nënsistem të pronarëve të vet.

4.1.1Sistemi klasik i tatimimit të fitimit

Ky sistem i tatimimit të fitimit niset nga ajo se shoqëria ka cilësi të veçanta juridike.Që të

mund të tregojmë sistemin klasik të tatimimit të fitimit do të shërbehemi me një shembull në

të cilin do të nisemi nga këto premisa:

-shkalla e tatimit në fitim është caktuar në lartësinë prej 20%,

-shkallët e tatimit në të ardhura janë përcaktuar në lartësitë 15%,25% dhe 35%,kurse për

thjeshtëzim të shembullit ,po supozjmë se

-pronarëve pjesëmarrja në fitim u paguhet si fitim i plotë.

__________________________________________________________________

A)Nivelii shoqërisë

1.Fitimi para tatimimit të fitimit 1.000

2Tatimi në fitim(1x20%) 200

__________________________________________________________________

B)Niveli i pjesëmarrjes së pronarëve

3.Shkalla e tatimit në të ardhura 15% 25% 35%

4.Të hyrat nga pjesëmarrja(1-2) 800 800 800

5.Tatimi në të ardhura(3x4) 120 200 280

__________________________________________________________________

C)Ngarkesa e tërësishme tatimore

6.Shuma e tërësishme e tatimit(2+5) 320 400 480

7.Shkalla tatimore efektive(6:1) 32% 40% 48%

270.

176

Page 177: financat publike 1-syllabusi.docx

8.Tatimi i tepërt (mbingarkimi me tatim[(7-3):3] 113% 60% 37%

__________________________________________________________________

Sipas këtij shembulli,sistemi klasik i tatimimit të fitimit funkcionon në këtë mënyrë:

-fitimi i përgjithshëm (i shpërndarë dhe jo i shpërndarë) i shoqërisë është 1.000 euro.

-shkalla e tatimit në fitim është 20%,

-Fitimi prej 800 euro ( i mbetur pas tatimimit ) plotësisht shpërndahet,dhe te pronarët e

kapitalit tatimohet me aplikimin e shkallëve individuale të tatimit në të ardhura proj

15%,25% dhe 35%,

-rezultati është borxhi tatimor , në rastin e parë 120 euro ,në të dytin 200 euro dhe në të

tretin 280 euro,

-ngarkesa e tërësishme tatimore me tatim në fitim së bashku me tatimin në të ardhura është

320 ,400 dhe 480 euro

- këto shuma të shprehura në % nga fitimi i tërësishëm(para shpërndarjes së tij ), ato dhënë

ngarkesën tatimore efektive nga 32%,40% dhe 48%.

-kur i krahasojmë këto norma efektive tatimore me normat margjinale tatimore të këtyre tre

obliguesve tatimor,një pjesë e të ardhurës e cila ka të bëjë me pjesëmarrjen në fitim te

pronari në pjesën e të cilit para tatimimit të të ardhurës aplikohet norma prej 15% ,do të

ngarkohet më shumë me tatim (i stërngarkuar) për 113%,pastaj (mbingarkesa) e obliguesit

tatimor i cili kishte shkallë të tatimit në të ardhura 25%,në pjesën e të ardhurave e cila ka

të bëjë me pjesëmarrjen në fitim do të jetë 60%,kurse te obliguesi i tretë i cili kishte normë

individule në tatimin në të ardhura 35% ,në pjesën e të ardhurave nga fitimi kjo normë do të

jetë 37%..Pra mbingarkesa në sistemin klasik tatimor gjithsesi do të ndodh.36.

4.1.2Qasja transmetuese –bartëse të tatimimit të fitimit

Sistemet e tilla të tatimimit të fitimit mund të ndahen sipas shkallës së integrimit të shoqërisë

dhe pronarëve të saj ,kështuqë dallojmë :

36 Sistemi klasik i tatimimit të fitimit aplikohet edhe sot psh.nëIrlandë,Zvicër dhe Në

ShBA(Njujork).

177

Page 178: financat publike 1-syllabusi.docx

a)sistemi i integrimit të plotë të tatimit në fitim me tatimin në të ardhura dhe ,

b)sistemi i integrimit të pjesërishëm i tatimit në fitim me tatimin në të adhura.

Duhet theksuar se integrimet e tatimit në fitim me tatimin në të ardhura mund të bëhen në

nivele të ndryshme p.sh në nivel të shoqërisë apo edhe në nivel të pronarëve të veçantë dhe

se këto integrime janë mjaftë komplekse.

5.SHKALLA TATIMORE DHE NGARKESA TATIMORE

Do të ishte gabim që vetëm në bazë të lartësisë së normës e cila aplikohet në tatimin në fitim

sikur edhe te llojet tjera të tatimit ,të konkludojmë për ngarkesën reale të fitimit në vendet e

ndryshme.Lartësia e normës së aplikuar te tatimimi i fitimit varet parasegjithash nga

modaliteti i zgjedhur i tatimimit të fitimit ,por në ngarkesën e përgjithshme ndikim kanë

edhe shumë elemente tjera,si psh.trajtimi tatimor i fitimit të shpërndarë(varësisht nga sistemi

i aplikuar i tatimimit të fitimit),trajtimi tatimor i amortizimit,lehtësimet dhe lirimet e

ndryshme tatimore(trajtimi i veçantë tatimor i fitimit të riinvestuar) etj.

Në fund të viteve 70-t të shek 20.në shumë shtete shkalla e tatimit në fitim është

zvogluar.Ky zvoglim ka qenë mjaft i ndieshëm në disa prej këtyre vendeve.Reformat

tatimore të aplikuara në shumë vende në fund të viteve të tetëdhjeta dhe në fillim të viteve

të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ,ishin të orientuara përve tjerash edhe në thjeshtëzimin e

tatimimit në fitim duke ju afruar lartësisë së normës maksimale të tatimit në të ardhura.

Normat e tatimit në profit janë proporcionale,që është e kuptueshme sepse tatimimi i

kapitalit të shoqërisë nuk kryhet në bazë të parimit të pagesës së tatimit sipas fuqisë

ekonomike .

Dallimet ekzistuese në tatimimin e fitimit në sistemet tatimore të vendeve

moderne,reflektohen në mënyra të ndryshme si p.sh në aplikimin e formës tatimore të tatimit

në fitim dhe në lidhje me këtë edhe trajtimi tatimor i fitimit të shpërndarë,në lartësinë e

normës së tatimit në fitim,në trajtimin tatimor të humbjeve,në aplikimin e metodës së

amortizimit,në pjesëmarrjen e tatimit në fitim në BPSH ose edhe në të hyrat e përgjithshe

tatimore.etj

6.EFEKTI FINANCIAR I TATIMIT NË FITIM

178

Page 179: financat publike 1-syllabusi.docx

Edhepse tatimi në fitim është njëri nga format më të rëndësishme tatimore të sistemeve

tatimore të vendeve të ndryshme,vlerësohet se efektet e tij ekonomike dhe financiare nuk

janë shumë të shprehura.Pjesëmarra e të hyrave nga tatimi në fitim në BPSH ,rrallë e kalon

4% në ndonjë nga vendet e OECD(me përjashtim të Luksemburgut ku kjo pjesëmarrje është

mjaft e madhe).

Në vazhdim do të paraqesim pesëmarrjen e të hyrave nga tatimi në në BPSH dhe në të

hyrat e përgjithshme tatimore të vendev etë OECD.

TABELA 3.Pjesëmarrja e tatimit në fitim në BPSH të vendeve të OECD-s

_______________________________________________________________%

Shteti ___________________vitet___________________________

1970 1980 1990 1995 1998

_________________________________________________________________

Kanada 3.5 3.7 2.5 2.9 3.7

Meksika

SHBA 3.7 2.9 2.1 2.6 2.6

Australija 3.9 3.3 4.1 4.3 4.5

Japonia 5.2 5.5 6.7 4.3 3.8

Koreja 2.0 2.7 2.5 2.6

Zelanda e re 4.9 2.6 2.4 4.5 3.8

Austria 1.5 1.4 1.4 1.5 2.1

Belgjika 2.4 2.5 2.4 3.0 3.9

Çekia 4.9 4.7

Danimarka 1.1 1.4 1.5 2.0 2.8

Finlanda 1.7 1.4 2.0 1.8 4.2

Franca 2.2 2.1 2.3 2.1 2.7

Gjermania 1.9 1.8 1.6 1.1 1.6

Greqia 0.3 0.9 1.6 2.0 -

Hungaria 1.9 2.2

179

Page 180: financat publike 1-syllabusi.docx

Islanda 0.5 0.7 0.9 0.9 1.1

Irlanda 2.6 1.4 1.7 2.8 3.5

Italia 1.7 2.4 3.9 3.6 3.0

Luksemburgu 5.6 5.7 6.5 7.3 8.2

Holanda 2.5 2.9 3.2 3.1 4.3

Norvegjia 1.1 5.7 3.8 3.8 4.2

Polonia 3.1 2.8

Portugalia 2.4 2.6 4.0

Spanja 1.4 1.2 2.9 1.8 2.5

Suedia 1.8 1.2 1.7 2.9 2.9

Zvicra 1.7 1.7 2.1 1.9 2.1

Turqia 0.8 0.7 1.3 1.5 1.7

Anglia 3.2 3.0 4.2 3.3 4.1

Mesatarja 1.9 2.0 2.3 2.7 3.1

__________________________________________________________________

Burimi:Revenue Statistics 1965-1999 ,OECD,Paris ,faqe 73,cituar nga Barbara Jelcic,Javne

Financije ,Zagrb 2001,faqe 281

Tabela 4.Pjesëmarrja e tatimit në fitim në të Hyrat e përgjithshme tatimore të vendeve të

OECD

_______________________________________________________________%

Shteti _______________vitet___________________________

1970 1980 1990 1995 1998

________________________________________________________________

Kanada 11.3 11.6 7.2 8.2 10.0

Meksika

SHBA 13.2 10.8 7.7 9.4 9.0

Australia 17.0 12.2 14.1 14.8 15.2

Japonia 26.3 21.8 21.6 15.3 13.3

180

Page 181: financat publike 1-syllabusi.docx

Koreja 11.4 12.3 12.2 -

Zelanda e re 17.8 7.8 6.4 12.0 10.9

Austria 4.4 3.5 3.6 3.7 4.8

Belgjika 6.8 5.7 5.5 6.7 8.5

Çekia 12.3 9,7

Danimarka 2.6 3.2 3.2 4.0 5.6

Finlanda 5.2 3.9 4.6 3.9 9.0

Franca 6.3 5.1 5.3 4.8 5.9

Gjermania 5.7 5.5 4.8 2.8 4.4

Hungaria 4.5 5.6

Islanda 2.0 2.5 2.8 3.0 3.4

Irlanda 8.8 4.5 5.0 8.5 10.7

Italia 6.5 7.8 10.0 8.7 7.0

Luksemburgu 19.2 16.4 16.1 17.5 19.7

Holanda 6.7 6.6 7.5 7.5 10.6

Norvegjia 3.3 13.3 9.0 9.2 9.7

Polonia 7.7 7.5

Portugalia 8.0 8.0 11.6

Spanja 8.2 5.1 8.8 5.4 7.3

Suedia 4.4 2.5 3.1 6.1 5.7

Zvicra 7.6 5.8 6.7 5.7 6.0

Turqia 6.4 4.1 6.7 6.7 5.8

Anglia 8.7 8.4 11.6 9.4 11.0

Mesatarja 6.7 6.3 6.8 7.7 7.8

__________________________________________________________________

Burimi-Revenue Statistics 1965-1999,OECD,Paris 2000,faqe 73,cituar nga Barbra Jelcic

Javne Financije Zagreb ,2001 ,faqe 281-282.

181

Page 182: financat publike 1-syllabusi.docx

PJESA E NËNTË

TATIMI I PËRGJITHSHËM NË QARKULLIM

1.Zhvillimi,kuptimi dhe karakteristikat e tatimit të përgjithshëm në qarkullim

1.1Zhvillimi i tatimit të përgjithshëm në qarkullim

Në grupin e tatimeve të cilat zënë vend me rëndësi në sistemin tatimor të një vendi

padyshim se është edhe tatimi në qarkullim(Sales TAX).Ky është një lloj tatimi te i cili

ngarkesa tatimore praktikisht është e shpërndarë te të gjithë banorët e një vendi dhe te i cili

tatimohen gati të gjitha aktet(fazat) e qarkullimit të cilat bëhen me pagesë.(Me tatimim

mund të përfshihet edhe konsumi individual,dhuratat etj).Objekte të tatimimit me aplikimin

e tatimit në qarkullim janë:1) produktet,2)shërbimet,3)e drejta dhe 4)paluajtshmëria.Tatimi

më i rëndësishëm në sistemet tatimore moderne është tatimi në produkte.37

Tatimi në qarkullim është formë tatimore i cili lidhet me aktin e shitjes së mallit ose të

kryerjes së shërbimeve(janë këto rastet më të shpeshta të tatimimit me këtë lloj tatimi).Meqë

këtu fjala është për zhvillimet ligjore (të drejta ) të qarkullimit,tatimin në qarkullim mund

edhe ta konsiderojmë si të ashtuquajturin tatim në qarkullim të së drejtës.

Kuptimi financiar –ekonomik i tij nuk ka të bëjë me ngarkesën tatimore të aktit të

qarkullimit,por më shumë se kaq,që tatimin në qarkullim duhet ta bartin blerësit nëpërmes

rritjes përkatëse të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve –pra në fund të fundit e bartë

konsumatori.Tatimi në qarkullim për nga aspekti ekonomik më së miri mund të trajtohet si

tatim i përgjithshëm në konsum.

Tatimi në qarkullim është formë e tatimit me të cilin tatimohen të gjitha ose pjesa më e

madhe e objekteve të tatimit të cilat janë subjekt i qarkullimit.Nëse tatimohen vetëm disa

lëndë të qarkullimit,atëherë flitet për tatime të veçanta në konsum ose për akciza.Tatimi në

qarkullim është i njohur edhe si tatim i përgjithshëm në konsum,ose si akciza e përgjithshme

–univerzale.

37 Të gjitha produktet nuk tatimohen si psh.materiali riprodhues,të mirat investive etj

182

Page 183: financat publike 1-syllabusi.docx

Emërtimi i “përgjithshëm” i cili mund të haset në literaturë,sipas disa mendimtarëve ,nuk e

ka arsyetimin e vet sepse çdo tatim në qarkullim ka karakter të përgjithshëm.Tatimi në

qarkullim nuk i përfshinë të gjitha manifestimet e qarkullimit por kjo varet nga forma e

tatimit me të cilin njëherit në një sistem tatimor tatimohet qarkullimi ,si edhe nga shumë

lirime tatimore të parapara dhe të cilat ndryshojnë nga vendi në vend.

Sipas Schmolderit tatimi në qarkullim është plotësisht i bartur në konsum te i cili

konsumatori i fundit lajmërohet në rolin e destinatarit tatimor.Nëse tatimi në qarkullim edhe

nuk e ka këtë veti të bartjes te konsumatori ,edhe nuk mund të jetë tatim në qarkullim por

atëherë realisht mund të quhet tatim direkt.Tatimin në qarkullim e përmban çmimi i

produktit të tatimuar së bashku me shpenzimet e prodhimit dhe si i tillë bartet te

konsumatori.Me blerjen e produktit të tatimuar paguhet edhe tatimi në qarkullim i cili është i

kyqur në çmimin e atij produkti.

TatimiNË qarkullim njihet që nga civilizimet e vjetra.Të dhënaT në lidhje me këtë datojnë

që nga shekulli i V.para Krishtit,në Greqi,kurse në Egjipt ky tatim është i njohur me emrin

Enkylion ,i vendosur në sisitemin tatimor gjatë kohës së Ptolemeut.38.Tatimi në qarkullim

ka qenë i njohur edhe në Indi dhe Kinë.Edhepse nuk hasim në ndonjë literarturë ,supozohet

se tatimin në qarkullim e kanë njohur edhe Azurët ,Samerët dhe Babilonasit.Romakët këtë

tatim në sistemin e vet tatimor e kanë vendos në kohën embretit me emërtim centesima

rerum venalium.Një tatim i tillë ka gjetë vend edhe në sistemin tatimor të Bizantit.

Së pari tatimi në qarkullim është lajmruar si tatim i veçantë në qarkullim.Aplikimi i tij ka

qenë i kufizuar në tatimimin e vetëm të disa lëndëve në qarkullim.Tatimi i veçantë në

qarkullim lajmrohet me emrin akciza ose në ndonjë literaturë mund të gjendet me emrin

edhe si tatim konsumues.39.Dhe derisa tatimi i veçantë në qarkullim aplikimin e tij e ka

gjetë disa shekuj para Krishtit,tatimimi i qarkullimit gati i të gjitha produkteve ose i numrit

më të madh të tyre –me të ashtuquajturin tatim i përgjithshëm në qarkullim ,për herë të parë

38 Barbara Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001,Faqe 310

39 Radic,S.Danasnja Financijalna znanost,Matica Hrvatska,1908

183

Page 184: financat publike 1-syllabusi.docx

është aplikuar në Spanjë në vitin 1342.Në të vërtetë atë vit në sistemin tatimor të Spanjës

është vendos tatimi i përgjithshëm në qarkullim me emrin alkabala.Për shkak të normave të

larta tatimore të alkabalas ,ka ardhë deri te ngritja e çmimeve të produkteve gjë që (a) ka

ndikuar negativisht në aftsinë konkurruese të produkteve spanjolle,(b)ka ardhë deri te

ngritja e importeve të produkteve më të lira dhe (c) ka ndikuar në mosprodhimin e disa

produkteve në Spanjë dhe në kolonitë e saj.Ky tatim nuk ka sjellë shumë benefite për

Spanjën ,andaj edhe shumë teoricientë (Adam Smith, Charles Adams etj ) në alkabla e kanë

vu theksin e dështimeve spanjolle në ekonomi dhe në forcën ushtarake të Spanjës si forcë

botërore në ate kohë.Megjithë këto kritika ,alkabala është heq nga sistemi tatimor i Spanjës

vetëm në vitin 1819.

Tatimi i përgjithshëm në qarkullim në Shtetin e Bremenit ështëaplikuar në vitet 1862-

1884,në SHBA 1864-1870.

Renesancën e vet ky tatim e arrinë në kohën e luftës së parë botërore.Gjermania në sistemin

e vet tatimor këtë lloj tatimi e vendos në vitin 1916 kurse Franca në vitin1917 me arsye të të

njëjta si në Spanjë dhe SHBA(përgatitjet për luftë).Pas luftës së parë botërore,edhe shumë

vende tjera e aplikuan tatimin e përgjithshëm në qarkullim për të sanuar dëmet e luftës dhe

financimin e shpenzimeve tjera nga kompetencat e shtetit.Kështu, këtë tatim Italia e aplikon

në vitin

1919,Çekosllovakia1920,Rumania,Belgjika,Hungaria1921,Portugalia,Luksemburg,Kuba

1922,Austria ,Brazili dhe Ekuadori 1923,BRSSdhe Australia 1930 por edhe shumë vende

tjera.Rritja e shpenzimeve për shkak të luftës së dytë botërore, ka ndikuar që edhe vende

tjera të aplikojnë këtë tatim si ps.sh.Anglia dhe Danimarka 1940 dhe 1941 si dhe Suedia

dhe Zvicra.

Për tatimin e përgjithshëm në qarkullim tani mund të thuhet se nuk ka më karakter të tatimit

të “luftës”,por paraqet njërin nga tri tatimet më të rëndësishëm të të hyrave publike të

shteteve moderne.

Në sistemin tonë tatimor në Kosovë ,ky tatimi njihet dhe aplikohet me emrin tatimi në

vlerën e shtuar).

184

Page 185: financat publike 1-syllabusi.docx

1.2Kuptimi dhe karakteristikat e tatimit të përgjithshëm në qarkullim

Tatimi i përgjithshëm në qarkullim është një nga llojet më të rëndësishme të tatimeve në

shumë vende moderne.Shpesh herë ky tatim përdoret pa shprehjen –i përgjithsëm- dhe kemi

të bëjmë me tatimin me anë të të cilit tatimohet qarkullimi gati i të gjitha produkteve edhe

shërbimeve në qarkullim.Përveç tatimit të përgjithshëm në qarkullim ,ekziston edhe tatimi i

veçantë (akciza),me të cilin tatimohet vetëm një produkt ose disa produkte të llojit të

njëjtë .Tatimin e përgjithshëm në qarkullim nëpërmes çmimit e bartë konsumatori i fundit.

Tatimin në qarkullim nga llojet tjera të tatimeve dhe të cilat janë të aplikuara në shumë

sisteme tatimore të vendeve të ndryshme ,e dallojnë disa veti të cilat mund të konsiderohen

pozitive dhe ato janë:1.është mjaft i lirë,2.i qëndrueshëm(produktiv),3.konstant dhe 4. i

përshtatshëm .Por këtij tatimi mund ti atribuohet edhe një veti jo mirë 5.regresiviteti.

1.Ky tatim është mjaft i lirë .Për tatimin në qarkullim mund të flitet si tatimi më i lirë sepse

shpenime për mbledhjen e tij janë mjaftë të ulta.Mirëpo ,për të vërtetuar faktin se tatimi në

qarkullim është i lirë ,përdorim faktin se numri i obliguesve tatimor është i vogël,gjë që

mjaft e thjeshtëson dhe e bënë më të lirë mbledhjen e tij.Numri i vogël i obliguesve tatimor

është rezultat i faktit se tatimi në qarkullim me intencën e ligjëvënësist bartet.Nga obliguesi

tatimor ngarkesa tatimore bartet te destinatari tatimor.Është e qartë se tatimimi i një numri

më të vogël të prodhuesve ose tregtarëve (obligues tatimor) është më i lirë se sa tatimimi i

disa milionave konsumator të produkteve të tatimuara .

2.Tatimi në qarkullim është i qëndrueshëm (produktiv) dhe siguron të hyra për shtetin.Efekti

financiar i këtij tatimi është i madh sepse ngarkesa tatimore është e bartur te të gjitha(ose në

numrin më të madh) prodhimet të cilat gjenden në qarkullim,si edhe në një ose më shumë

faza nëpër të cilat kalon malli prej lëndës së parë deri te produkti i gatshëmEdhe me

aplikimin e normave të ulta tatimore,me rastin e aplikimit të tatimit në qarkullim mblidhen

mjete të konsiderueshme financiare .

3.Tatimi në qarkullim është burim konstant(stabil) i të hyrave publike.Kjo ka rëndësi të

madhe me rastin e planifikimit të shpenzimeve publike sepse tatimi në qarkullim siguron

derdhje të rregullt të të hyrave dhe mund të ju përshtatet rrethanave të ndryshme edhe në

185

Page 186: financat publike 1-syllabusi.docx

harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në treg.Nëse rritet prodhimi dhe këtë rritje nuk e

përcjellë edhe kërkesa ,çmimet e produkteve të prodhuara bien (zbriten).Nëse rritet kërkesa

kurse prodhimi (oferta) mbetet konstante ,çmimi i produkteve të tatimuara do të

rritet.Meqë tatimi në qarkullim shprehet në përqindje të çmimit shitës,tatimi në qarkullim do

të shpërndahet në shumë më të vogël për numër më të madh të produkteve ose në shumë

më të madhe për numër më të vogël të produkteve.Ky mekanizëm mund të ilustrohet me një

shembull:nëse në treg gjenden 10 produkte me çmim shitës prej 100 euro për secilin

produkt ,dhe të cilat janë ngarkuar me ngarkesë tatimore prej 10% ,dhe në këto rretha në

emër të tatimit do të mblidhen 100 euro.Nëse për shkaqe të ndryshme në treg gjenden 20

produkte ,shitja e tyre do të stimulohet me zbritjen e çmimeve.Me supozimin se çmimi është

zbritë nga 100 euro në 50 euro për njësi ,llogaria e tatimit në qarkullim do të jetë :

20x50=1000x10%=100 euro tatim.Pra shihet se për arkën e shtetit shuma e tatimit në

qarkullim ka mbetë e pandryshuar edhe pse kishim ndryshime në treg .Njësoj do të ndodhte

edhe poqese do të kishim zvoglim të numrit të produkteve në treg dhe rritje të çmimeve për

njësi të produkteve të prodhuara

4.Tatimi në qarkullim është i “përshtatshëm në dy mënyra:1)nga njëra anë,si element

përbërës i çmimit ai është i fshehur dhe shumë konsumator të produktit të tatimuar( të cilët

nuk kanë njohuri për tatimin në qarkullim) në përgjithësi edhe nuk e dijnë se po paguajnë

tatim duke blerë produkte,dhe 2) në anën tjetër,nëse edhe e di blerësi i produktit të tatimuar

se në çmimin e produktit të tatimuar është përfshirë edhe tatimi në qarkullim,ai në parim nuk

e dinë se sa është shuma e tatimit në qarkullim që ka paguar ,sepse nuk është i njohur me të

gjitha elementet relevante për llogaritjen e tij.

Me një fjalë nëse shërbehemi me gjuhën e medicinës ,tatimi në qarkullim paguhet në

“gjendje të anestezionit”.Mirëpo ,në sistemet bashkohore tatimore ,konsumatori duhet të jetë

i iformuar se po e paguan tatimin në qarkullim ,për efektet e tij si edhe për elementet

përbërëse mbi të cilat ai llogaritet,sepse ai ndikon në fuqinë e tij ekonomike .

5.Një nga karakteristikat e tatimit në qarkullim është regresiviteti i tij.Veprimi regresiv i tij

është njëri nga të metat e tij më të mëdha të karakterit social.Në aplikimin praktik të tatimit

186

Page 187: financat publike 1-syllabusi.docx

në qarkullim ai shihet në faktin se të ardhurat më të ulta duke e blerë produktin e

tatimuar ,në të vërtetë në përqindje bartin më shumë tatim ,kurse të ardhurat më të larta

duke e blerë produktin e tatimuar, në përqindje bartin më pak tatim.Veprimi social i tatimit

në qarkullim do të jetë më intenziv sa më të mëdha të jenë dallimet në të ardhurat e blerësve

të produkteve të tatimuara(destinatarëve tatimor).Intenziteti i veprimit regresiv të tatimit në

qarkullim varet shumë nga lartësi e të ardhuravetë destinatarit tatimor,nga lartësia e normës

tatimore dhe nga numri i anëtarëve të familjes të cilët destinatari tatimor i mbanë.Sa më e

vogël të jetë e ardhura e destinatarit tatimor ,norma tatimore më e lartë dhe numri më i

madh i anëtarëve të familjes ,poaq edhe efekti regresiv i tatimit në qarkullim do të jetë më i

shprehur.

Në të gjitha shtetet moderne të cilat në sistemet e veta tatimore e kanë të vendosur tatimin në

qarkullim,marrin masa të caktuara që efekti regresiv i tij të eliminohet plotësisht ose së paku

të zbutet.

2.FORMAT E TATIMIT TË PËRGJITHSHËM NË QARKULLIM

Klasifikimi i tatimit në qarkullim është i mundur në disa mëyra ,varësisht nga qasja e

autorëve të ndryshëm dhe kriteret e përdorura.Një nga kriteret për klasifikimin e tatimit në

qarkullim është numri i fazave të qarkullimit në të cilat kryhet tatimimi dhe ate :

a)tatimi në qarkulli në një fazë ,

b) tatimi në qarkullim në shumë faza dhe

c)tatimi nëqarkullim në të gjitha fazat

2.1Tatimi në qarkullim në një fazë

Tatimi në qarkullim në një fazë është formë e tatimimit me të cilën tatimohet vetëm njëra

fazë e qarkullimit ciklik.Arsyeja për vendosjen e kësaj forme tatimore kërkohet dhe gjendet

në shkaqet e natyrës së teknikës tatimore sepse konsiderohet se lehtëson administatën

tatimore dhe i zvoglon shpenzimet për mbledhjen e tatimit. Llogaritet se efekti i njëjtë

arrihet me aplikimin e normave më të larta tatimore .Por ,kuptohet se nuk mund të jetë kjo e

vetmja arsye ,por ka edhe të tjera ,si psh vështirësitë në tregtinë e jashtme ,numri më i vogël

187

Page 188: financat publike 1-syllabusi.docx

i obliguesve tatimor,me ç’rast rritet efekti neto i tatimit të mbledhur kurse edhe mbledhja e

tij është më elirë etj.

Me rastin e përcaktimit të shumës në të cilën duhet të mblidhet tatimi me aplikimin e kësaj

mënyre ,duhet pasë parasysh për fazën e qarkullimt e cila do të zgjidhet për tatimim si edhe

për lartësinë e shkallës tatimore e cila varet nga baza tatimore në të cilën ajo aplikohet.Sa

më e lartë (ultë ) të jetë çmimi shitës ,norma tatimore duhet të jetë më e ultë (lartë) varësisht

nga shuma e cila planifikohet të mblidhet me aplikimin e tatimit në qarkullim në një fazë.

Tatimi në qarkullim në një fazë mund të mblidhet në një nga këto faza të ciklit

qarkullues,a)në fazën e prodhimit ,b)në fazën e tregtisë me shumicë dhe c) dhe në fazën e

tregtisë me pakicë.

2.1.1Tatimi në qarkullim në fazën e prodhimit

Në këtë fazë të qarkullimit ,obligues tatimor është prodhuesi,objekt i tatimimit është

produkti të cilin ai e prodhon,kurse momenti i tatimimit është shitja (qarkullimi) e atij

produkti tregtisë me shumicë apo me pakicë.

Këtu është vështirë për të përcaktuar fazën finale për tatimim t ë objektit(produkteve),sepse

për ndonjë lëndë të parë për prodhimin e produktit kjo fazë mund të paraqitet më

herët ,kurse për ndonjë tjetër më vonë .Disa produkte finale mund të shërbejnë për konsuin

final por edhe si mjete themelore (automobilin mund ta blejë personi fizik por edhe

kompania transportueseetj).

Që të kemi mundësinë që të largojmë efektet kumulative (të dyfishuara –përsëritura) të

tatimit në qarkullim,duhet të gjenden metoda me të cilat do ti shmangeshim tatimimit të

atyre produkteve finale në të cilat është përfshi (llogaritë) tatimi në produktet në të cilat veç

më herët është përfshi ky tatim në qarkullim.

Metodat me të cilat mund të largohet efekti kumulativ me rastin e aplikimit të tatimit në

qarkullim në një fazë janë:

a)metoda e suspenzionit,sipas së cilës prodhuesit blejnë prodhime të cilat ju shërbejnë si

impute për prodhimin e tyre pa pagesën e tatimit në qarkullim dhe,

188

Page 189: financat publike 1-syllabusi.docx

b)metoda e substrakcionit,e cila prodhuesit i lejon që të zbresë tatimin e paguar në impute

të cilat i përdor për prodhimin e produktit të tij

-Qasja selektive e tatimit në qarkullim në një fazë për produkteve të prodhuara është më e

lehtë se sa në tregtinë me shumicë dhe pakicë sepse te prodhuesi gjendet një numër më i

vogël i produkteve të cilat i nënshtrohen tatimit(p.sh vetëm mobilje ,aparate

shtëpiake ,këpucë etj)

- më thjesht është të tatimohet faza e prodhimit se sa faza e tregtisë me shumicë dhe pakicë

sepse bazat tatimore janë më të vogla si edhe numri i obliguesve tatimor poashtu është më i

vogël dhe me këtë edhe është fazë më e lirë dhe më efektive.

2.1.2Tatimi në qarkullim në fazën e tregtisë me shumicë

Kur tatimohet qarkullimi i produkteve të cilin e kryen tregtari me shumicë duke ia shitë

tregtarit me shitje me pakicë ose direkt konsumatorit ,si edhe ai qarkullim të cilin e kryen

prodhuesi direkt tregtarit me pakicë ose konsumatorit të fundit kemi të bëjmë me tatimin në

qarkullim në tregtinë me shumicë.Prandaj ,te kjo formë e tatimit,si obligues tatimor

paraqitet ose tregtari me shumicë ose ndonjë tjetër pasardhës pjesëmarrës në qarkullim të

produkteve të tatimuara.

Numri i obliguesve tatimor në këtë fazë të tatimit në qarkullim mund të jetë më i madh se sa

te tatimi në qarkullim të prodhimit por më i vogël se te tatimi në qarkullim me pakicë.Baza

tatimore është më e vogël se te tatimi në qarkullim në tregtinë me pakicë,prandaj edhe

shkallët tatimore janë diçka më të larta .

Në këtë fazë të tatimit në qarkullim ka mundësi që deri te tatimimi të vihet dy herë ose të

mos vie fare , për çka nevoitet një kontroll efektiv i llogaritjes së tatimit.

2.1.3Tatimi në qarkullim në tregtinë me pakicë

Në rastet kur qarkullimi i produkteve tatimohet në fazën e fundit të qarkullimit në ate në të

cilën produkti i tatimuar i shitet konsumatorit të fundit ,kemi të bëjmë me tatimin në

qarkullim në tregtinë me pakicë.

2.2Tatimi në qarkullim në shumë faza

189

Page 190: financat publike 1-syllabusi.docx

Tatimi në qarkullim në shumë faza është formë tatimore në të cilin tatimimi kryhet në

shumë faza.

Sipas efekteve ,përparësive dhe mangësive të cilat hasen në aplikimin praktik të tij ,kjo

formë tatimore është shumë e ngjajshme me tatimin në qarkullim në të gjitha fazat dhe

vetëm nga numri i fazave që do të përfshihen në ciklin e qarkullimit varet edhe efekti i

veprimit të tij.Prandaj dallimet në mes tyre mund të jenë vetëm kvantitative dhe jo

kualitative.

Tatimi në qarkullim në shumë faza (sipas rregullave ) na paraqitet si tatimi bruto në

qarkullim në shumë faza.

Baza tatimore te kjo formë e tatimit në qarkullim është çmimi i produktit të tatimuar në të

cilin është përfshi edhe tatimi i paguar në fazën paraprake .

2.3Tatimi në qarkullim në të gjitha fazat

Tatimi në qarkullim në të gjitha fazat është ajo formë e tatimit në qarkullim me të cilën janë

të përfshira të gjitha fazat e qarkullimit nëpër të cilat kalon produkti i tatimuar.Varësisht

nga mënyra me të cilën përcaktohet baza tatimore ,tatimi në qarkullim në të gjitha fazat

paraqitet si tatim në qarkullim bruto në të gjitha fazat dhe tatimi në qarkullim neto në të

gjitha fazat.(Kjo forma e dytë e tatimit të përgjithshëm në qarkullim është i njohur si tatimi

në vlerën e shtuar).

3.TATIMI NË QARKULLIMIN BRUTO NË TË GJITHA FAZAT

Për tatimin në qarkullimin bruto në të gjitha fazat flasim në rastet kur tatimi paguhet në të

gjitha fazat e ciklit në qarkullim me aplikimin (sipas rregullit) të të njëjtës normë tatimore

në bazën e cila paraqet (përfaqëson) kompenzimin bruto të realizuar në njërën nga fazat e

ciklit në qarkullim.Kjo praktikisht do të thot se ngarkesa tatimore varet direkt nga a)numri i

fazave të qarkullimit nëpër të cilat kalon produkti i tatimuar nga prodhuesi deri te

konsumatori ,b) nga lartësia e normës së aplikuar tatimore dhe c) nga madhësia e bazës

tatimore .

Mënyra se si ngarkesa tatimore kalon nga njëra në fazën tjetër të qarkullimit,si dhe fakti se

ajo rritet për shkak të rritjes së numrit të fazave të qarkullimit dhe të lartësisë së bazës

190

Page 191: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimore ,arsyetohet me faktin se te aplikimi i kësaj forme tatimore flitet për të

ashtuquajturin veprimin shkallëzor (kërcyes) të kësaj forme të tatimit në qarkullim,shkaqet

e të cilës duhet kërkuar në efektet kumulative të tij.

Efekti kumulativ i tatimit në qarkullimin bruto në të gjitha fazat ekonomikisht konsiderohet

me efekte jo të volitshme,i cili në një rast është bërë pengesë aq intenzive e këmbimeve në

tregtinë e jashtme (sidomos në kushtet e integrimeve faktike ekonomike dhe juridike)sa që

ka motivuar shumë shtete bashkohore për reforma tatimore i cili pastaj është zëvëndësuar

me tatimin në qarkullimin neto në të gjitha fazat ose tatimi i njohur me emrin Tatimi në

vlerën e shtuar(Tvsh).

Efekti kumulativ i tatimit në qarkullimin bruto lajmrohet si efekt kumulativë në kuptim të

gjërë dhe në kuptim të ngushtë.

Efekti kumulativë në kuptim të gjërë ka të bëjë në rastet kur tatimi paguhet me aplikimin e

të njëjtës shkallë tatimore në çmimin shitës në secilën fazë të ciklit të qarkullimit dhe për

këtë ngarkesa tatimore rritet prej faze në fazë dhe në formë të efektit shkallëzor (kërcyes)

arrinë te konsumatori i fundit.Këtë do ta ilustrojmë me një shembull shumë të thjeshtë.

Nëse supozojmë se një produkt kalon nëpër katër faza të qarkullimit dhe se në secilën fazë

është aplikuar shkallë e njëjtë e tatimit p.sh 3%,atëherë ngarkesa tatimore të cilën në

çmimin e produktit final do ta paguaj konsumatori ,në fakt është shumëzimi i shkallës

tatimore me numrin e fazave të qarkullimit dmth 3x4=12.Duhet theksuar se llogaritja e

ngarkesës tatimore në këtë mënyrë nuk është tregues real,sepse llogaritja e tij lidhet me

shumë vështirësi,si psh.pjesëmarrja e produkteve të nevojshme për prodhimin e produktit të

caktuar dhe në ate poashtu është e përfshirë ngarkesa tatimore ,amortizimi e tj.

Mirëpo llogaritja e ngarkesës tatimore të tatimit në qarkullimin bruto në të gjitha fazat e

qarkullimit ,nuk është kaq i lehtë dhe i thjeshtë duke përfunduar vetëm me shumëzimin e

shkallës tatimore dhe numrit të fazave të qarkullimit ,por është shumë më

kompleks .Vështirësit të cilat paraqiten me rastin e përcaktimit të lartësisë së efekteve

kumulative të tatimit në qarkullimin bruto në të gjitha fazat ,shpeshherë janë pa

zgjidhje,sepse është e pamundur që me saktësi të përcaktohet lartësia e tatimit real të

191

Page 192: financat publike 1-syllabusi.docx

paguar.Për qartësim të këtij konstatimi po marrim ndonjë shembull.Me rastin e prodhimit të

produktit të tatimuar është përdorë energjia në të cilin qarkullim që më parë veç është

paguar tatimi,më tutje është përdorë edhe vaji i caktuar për stabilimente ,janë përdorë ngjyra

të ndryshme si materiale ndihmëse,ambalazhe etj. dhe të gjitha këto kanë qenë objekt i

tatimimit në faza të caktuara të prodhimit të tyre .Ky shembull ,tregon se vërtetë është

vështirë për të përcaktuar efektin kumulativë të tatimit në qarkullimin bruto në qarkullimin

në shumë faza.

Efekti kumulativë në kuptim të ngushtë manifestohet si pagesë e tatimit në tatimin veç të

paguar,sepse si bazë për llogaritjen e tatimit në qarkullimin bruto në të gjitha fazat ,mirret

çmimi në fazën e cila tatimohet.Psh.nëse shkalla tatimore në secilën fazë të qarkullimit

është unike 50%,kurse çmimi (dmth baza) e produktit të tatimuar në një fazë ka qenë 100

nj.m.,do të thotë se ai produkt do të shkoj në fazën tjetër me çmimin prej 150

nj.m(100+50).Të supozojmë se ky produkt në këtë fazë ka fituar një vlerë të re e cila mund

të shprehet me 50 nj.m,dhe tash baza (pra çmimi i produktit) do të jetë 200 nj.m(sepse kemi

150+50=200).Mirëpo tani tatimohet pikërisht edhe ajo shumë e cila paraqet tatimin i cili

veç është paguar në fazën paraprake (kjo është shuma prej 50 nj.m e cila përfshihet në bazën

tatimore të fazës tatimore që po e analizojmë ).

Duhet pasë parasysh poashtu se është shumë vështirë për të përcaktuar ngarkesën reale

tatimore në export dhe import të mallrave sidomos kur kemi të bëjmë me shumë prodhues

dhe të cilët prodhojnë një produkt.Ajo nuk mund të përcaktohet me një shumëzim të thjesht

të fazave të qarkullimit me normat nominale tatimore.Në të vërtetë siç dihet ,tatimi i paguar

në qarkullim me rastin e eksportit ai kthehet.Me këtë edhe rritet aftësia konkuruese e mallit

të eksportuar në tregun e jashtëm.Te tatimi në qarkullimin bruto në të gjitha fazat dhe në

disa faza,me këtë rast shtrohet pyetja se si të përcaktohet shuma e cila është e përfshirë në

çmimin e produktit i cil po eksportohet,sepse nga kjo do të varet se sa do të jetë

“shkarkimi”nga tatimi i cili është paguar në fazat të cilat i kanë parapri eksportit.Tatimi i

paguar në eksportet e mallrave kthehet dhe në ate mënyrë ai mall e rritë aftësinë konkuruese

në tregun e jashtëm..Mirëpo ,llogaritja e ngarkesës reale tatimore me tatimin në qarkullimin

192

Page 193: financat publike 1-syllabusi.docx

bruto në të gjitha fazat dhe në shumë faza nuk është e lehtë sepse edhe pas zbritjeve të

shumës së tillë të tatimit të llogaritur ,eksportuesit do t’i kthehet shumë më e vogël nga

ngarkesa tatimore e realizuar.Në çmimin e produktit të dedikuar për eksport,së bashku me

shumat që kanë të bëjnë me tatimet në qarkullim për ambalazhat ,vajërat ,materialet

ndihmëse etj,akoma ai përmban një pjesë të caktuar të tatimit në qarkullim i cili rezulton nga

efektet kumulative në kuptim të ngushtë,kurse artikulli për eksport pikërisht për ate pjesë

është më pak konkurues në tregun ndërkombëtar.Praktikisht zgjidhja e këtij problemi është

gjetë në përcaktimin e normës mesatare tatimore e cila shërben për llogaritjen e shumës e

cila kthehet para eksportimit të produktit.Aplikimi i normave mesatare tatimore shumë rrallë

do të jenë shprehje e ngarkesës reale tatimore .Reale do të jenë rastet ku për shkak të kësaj

eksportuesit i kthehen:

-më pak se sa që realisht është paguar tatim,me çka me efektet e doganës eksportuese e

zvoglojnë aftësinë konkuruese të prodhimit vendës në tregun e jashtëm,ose

-më shumë se sa që realisht është paguar tatim ,gjë që kjo paraqet preminë eksportuese të

fshehur.

Problemi i përcaktimit të ngarkesës reale tatimore ekziston edhe me rastin e

importeve.,sepse produktet me prejardje nga importi duhet të barazohen në trajtimin tatimor

me produktet e llojit të njëjtë nga prodhimi vendës.Për shkak se ngarkesa reale tatimore siç

është sqaruar ,nuk mund të përcaktohet në mënyrë adekuate,edhe këtu i shmanget aplikimit

të normës mesatare tatimore ,por këtu janë të shpeshta rastet që importi në krahasim me

produktin e llojit të njëjtë të prodhuar në vend të tatimohet:

-më shumë,nëse norma mesatare tatimore është përcaktuar më e lartë nga ajo që aplikohet

për produktin e llojit të njëjtë të prodhuar në vend dhe me këtë rast kemi të bëjmë me

(doganë të fshehur) dhe

-më pak,nëse norma mesatare është më e ultë nga ngarkesa tatimore e produktit të njëjtë

vendor.

Aplikimi i tatimit në qarkullimin bruto në të gjitha fazat , i ka përparësitë e veta:

193

Page 194: financat publike 1-syllabusi.docx

-përcaktimi i bazës tatimore dhe prandaj edhe i ngarkesës tatimore (norma tatimore dihet)

është mjaft e thjeshtë dhe këtë mund ta bëjë vetë obliguesi tatimor por edhe mbledhja dhe

kontrollli i tatimeve nuk është i vështirë dhe nuk ka nevojë për angazhim të një administrate

shumë profesionale dhe të shtrenjtë që do të rriste neto efektet e mbledhjes së tatimeve.

-Norma tatimore janë të ulta sepse përfshijnë të gjitha fazat e qarkullimit dhe ngarkesa

tatimore nëpër faza është e ultë që në pikëpamje psikologjike ndikon te oblguesi tatimor.

4.TATIMI NË QARKULLIMIN NETO NË TË GJITHA FAZAT-TATIMI NË VLERËN E

SHTUAR(TVSH)

Ky tatim është një nga format e mundshme të tatimit të përgjithshëm në qarkullim por

zakonisht përdoret emërtimi alternativ –tatimi në vlerën e shtuar (tvsh),Value added-tax.Kjo

formë e tatimit mund të konsiderohet një nga format më të reja tatimore por që ka gjetë

zbatim të gjërë në shumë sisteme tatimore moderne dhe ka rol të rëndësishëm financiar.

Tatimi në vlerën e shtuar për herë të parë është vendos në qarkullimin e tërësishëm tek me

1967(në Danimarkë dhe në Brazil)dhe pastaj është zgjëruar me të shpejtë edhe në vende

tjera.Kështu ,në vitet e 70 –ta tëshek.20 ,ai përfshihet në sistemet tatimore të 28 vendeve

tjera ,dhjet vjetë më vonë aplikohet në 48 shtete,dhe më pastaj në 90 vende.Tatimi në vlerën

e shtuar ,aplikohet pas tatimit në të ardhura dhe atij në fitim të cilët shenojnë periudhën e

viteve të shek 19. dhe të gjysmës së parë të shek 20,por i cili në 20 vjetët e fundit të shek.

20.zenë vend dominant në sistemet tatimore dhe i cili sigurisht paraqet fazën e fundit në

zhvillimn e tatimit në qarkullim.

Pa marrë parasysh se kjo formë tatimore ka hasë në kritika të ndryshme si(masë

superbirokratike ,si mjaft i komplikuar,sikur asgjë nuk është i jashtë zakonshëm etj),në

praktikë është vërtetuar gati gjysëm shekulli vlerësimi se kjo formë e tatimit të përgjithshëm

në qarkullim”është i inspiruar nga teoria dhe i përgjigjet mendjes së shëndoshë”gjegjësisht

se me vendosjen e tij kemi përfituar “një tatim efikas dhe të vlefshëm për ekonomitë

nacionale” .

Në literaturën financiare ,si vit kur për herë tëparë çfaqet ideja për tatimimin e qarkullimit

me aplikimin e tatimit në vlerën e shtuar përmendet viti 1918 ose 1919 nga afaristi gjerman

194

Page 195: financat publike 1-syllabusi.docx

F.Von.Siemens,dhe prof.amerikan T.S.Adams.Me këtë formë tatimore dëshirohej që të

eliminoheshin efektet kumulative në kuptim të gjërë dhe të ngushtë të tatimt në qarkullimin

bruto në të gjitha fazat dhe në shumë faza të tatimit në qarkullim .

Ndikimin më të madh të vendosjes së tatimit në vlerën e shtuar në sistemet tatimore të

vendeve moderne,e kishte Bashkësia Ekonomike Europiane .Në nenin 99.të Marrëveshjes

për themelimin e Bashkësisë Evropiane në vitin 1957 ,ishte përcaktuar se vendet anëtare

(Gjermania,Italia,Franca ,Belgjika,Luksemburgu dhe Holanda) të harmonizojnë aktet e veta

ligjore me të cilat është rregulluar materja mbi tatimet indirekte,kurse komisioni financiar i

përbërë nga specialistët e fushës të BEE,në krye të të cilit ishte financieri i njohur i asaj

kohe prof.F.Neumark,1962, ka propozuar që vendet anëtare në sistemet e veta tatimore të

përfshijnë Tatimin në Vlerën e Shtuar(TVSH).Ky propozim është pranuar nga vendet

anëtare. Tatimin në vlerën e shtuar e kanë pranuar edhe vendet joanëtare të BEE,dhe të cilat

deri me atëherë nuk e kishin aplikuar tatimin në qarkullimin bruto në të gjitha fazat apo në

shumë faza(siç e kishin bërë vendet anëtare të BEE) por vetëm tatimin në qarkullim në një

fazë si p.sh.Suedia ,Anglia,Danimarka,Portugalia.Arsyeja pse këto vende vendosën tatimin

në vlerën e shtuar në sistemet e veta tatimore edhe pse nuk ishin të obliguara ,ishte nevoja e

rritjes së këmbimit të jashtëm tregtar të këtyre vendeve me vendet tani anëtare të BEE si

dhe zvoglimi i mundësisë së evazionit fiskal.Në të vërtetë te ky tatim për shkak se edhe

shitësi edhe blerësi janë të interesuar që në fakturë saktë të shkruhet shuma e tatimit të

paguar ,e zvoglon mundësinë e fshehje së tatimit.

Në dallim nga tatimi në qarkullimin bruto në të gjitha fazat ose në shumë faza te i cili në

bazën tatimore në fazën e tatimimit përfshihej edhe tatimi i paguar në fazën

paraprake ,kurse ngarkesa tatimore varej nga lartësia e normës tatimore dhe numri i

fazave tatimore ,te tatimi në vlerën e shtuar tatimohet vetëm vlera e shtuar në fazën e

tatimimit(dallimi në mes çmimit blerës dhe shitës) ,me fjalë tjera ,me rastin e tatimimit me

aplikimine këtij tatimi,baza tatimore është vetëm vlera e shtuar.Mënyrën e llogaritjes së

vlerës së shtuar do ta sqarojmë me një shebull.

195

Page 196: financat publike 1-syllabusi.docx

Marrim për shembull objektin (lëndën)e punuar prej leshi,i cili në rrugën deri te konsumatori

i fundit ka kaluar nëpër katër faza qarkullimi(prodhimi i lëndës së parë,prodhimi i

tjerrit,përpunimi i lëndës dhe tregtia (shitja).Vlera e shtuar në fazën e parë (farmeri) ka

shumën 100 nj.m, në fazën e dytë të qarkullimit(fabrika e tekstilit) 300 nj.m,faza e tretë

(industria e rrobeve)400 nj.m dhe faza e katërtë (tregtia) 200nj.m.Konsumatori i fundit për

veshmbathjen e punuar ka paguar 1.000nj.m pa tatim.,çka i përgjigjet shumës së vlerës së

shtuar në secilën nga fazat e qarkullimit(100+300+400+200=1000).

Por të shohim se si llogaritet vlera e shtuar.

Në fazën e parë(farmeri) vlera e shtuar është 100 nj.m,kurse në fazën e dytë vlerën e shtuar e

përbën dallimi në mes shumës së paguar furnitorit të leshit(100.nj.m)dhe çmimit me të cilin i

është shitë tekstili industrisë së veshëmbathjes(300 nj.m)Vlera e shtuar në fazën e

tretë(prodhimi i veshmbathjes) është dallimi në mes çmimit me të cilin prodhuesi i

veshmbathjes e ka blerë tekstilin(400nj,m) ,dhe çmimit të cilin tregtari i ka paguar furnitorit

të tij-konfekcionarit(800 nj.m) dhe kjo është 400 nj.m.Meqë tregtari veshmbathjen e tekstilit

e shet 1.000 nj.m (pa tatim),atëherë vlera e shtuar është dallimi në mes çmimit të cilin

tregtari e ka paguar konfecionarin(800 nj,m) dhe çmimit me të cilin ate produkt ia k ashitë

konsumatorit të fundit( 1000 nj.m) dmth ky është 200.nj.m ose edhe në këtë formë:

_______________________________________________________nj.m______

Fazat e qarkullimit Vlera e shtuar

__________________________________________________________________

1.Faza e parë 100

__________________________________________________________________

2.Faza e dytë 400-100=300

__________________________________________________________________

3.Faza e tretë 800-400=400

__________________________________________________________________

4.Çmimi i cili i është paguar konfecionarit 800

__________________________________________________________________

196

Page 197: financat publike 1-syllabusi.docx

5.Çmimi shitës i veshmbathjes 1000

__________________________________________________________________

6.Vlera e shtuar 1000-800=200

__________________________________________________________________

Varësisht nga ajo se me rastin e tatimimit të qarkullimit si trajtohen shpenzimet e bëra për

furnizim të të mirave kapitale (investimeve),dallojmë tri forma të tatimit në vlerën e shtuar

dhe ate:

-forma prodhuese e tatimit në vlerën e shtuar ,e cila ndodh në rastin kur obliguesi tatimor me

rastin e shitjes së produktit të vet nuk mund ti zbres shpenzimet e furnizimit të të mirave

kapitale,

-forma e të ardhurës e tatimit në vlerën e shtuar,kemi të bëjmë atëherë kur obliguesi tatimor

me rastin e shitjes së produktit të vet mund të zbresë amortizimin,dh e

-forma e konsumit të tatimit në vlerën e shtuar,është ajo formë te e cila me rastin e shitjes së

produktit të vet obliguesi tatimor mund të zbresë shumën e shpenzuar për furnizim me të

mira kapitale(bruto investimet).

Në shumicën e vendeve që e aplikojnë tatimin në vlerën e shtuar, përdoret forma e konsumit

me rastin e tatimimit në vlerën e shtuar sepse kjo nuk ndikon në vendimin e punëmarrësit a

dëshiron dhe sa do të investoj dhe si i tillë mund të konsiderohet se është formë neutrale e

tatimit në vlerën e shtuar.

Te tatimimi i vlerës së shtuar është e mundur të aplikohen metoda të ndryshme për

llogaritjen e tatimit në vlerën e shtuar.Më e përdorura është metoda e zbritjes së tatimit të

paguar më parë(aplikohet edhe në vendet e BE).

Me rastin e aplikimit të kësaj metode obliguesi tatimor paguan në arkën e shtetit shumën e

cila paraqet ndryshimin në mes tatimit të cilin duhet ta paguaj në daljet (outputet,shitjet ) e

veta dhe tatimit të cilën i ka paguar (obliguesit paraprak) furnitorit të vet (imputi tatimor).

Nëse me rastin e tatimimit të qarkullimit ,në shembullin që e patëm më herët e aplikojmë

normën tatimore 22% dhe nëse obliguesin tatimor në fazën e parë e shenojmë me A,ate në

fazën e dytë me B,në të treten me C , obliguesin tatimor në fazën e katërtë me

197

Page 198: financat publike 1-syllabusi.docx

LLSH LLSH LLSH LLSH

KDCBK

100400 800 1000

+176+176+176+88+22

+22 +22 +88 +88 +176 +176 +220

+220

Norma tatimore=22%

D,konsumatorin e fundit me K dhe llogarinë e shtetit me LLSH,atëherë hapat për llogaritjen

e tatimit në vlerën e shtuar janë si më poshtë:

Grafikoninr1 .

Në grafikonin nr1.vija horizontale paraqet shumën e tatimit të cilën blerësi i ka paguar

furnitori të vetë,vija vertikale paraqet shumën që obliguesi tatimor ka paguar në llogarinë e

shtetit(LLSH),kurse shumën në diagonale paraqet shumën të cilën furnitori (porositësi) ia

ka llogaritë blerësit(paratatim),dhe të cilën shumë ai do ta zbretë nga obligimi i vetë

tatimor.Prandaj ,obliguesi tatimor në fazën e parë të qarkullimit në emër të tatimit ka paguar

22 nj.m(100x22%=22nj.m),në fazën e dytë ka paguar 66nj.m(400-

100=300x22%=66nj.m),në fazën e tretë ka paguar 88nj.m(800-400=400x22%=88nj.m) dhe

në fazën e katërtë ka paguar 44 nj.m (1000-800=200x22%=44nj.m) që do të thot se

konsumatori i fundit i produktit të tatimuar ka paguar 220 nj,m.

tatim(22+66+88+44=220),përkatësisht çmimi me të cilin konsumatori e ka blerë produktin

për veshmbathje kushton 1220 nj.m(1000+220=1.220 nj.m).Me fjalë tjera secili ndërmarrës

duhet të paguaj në çmimin netto edhe 22% tatim,dhe si paratatim të zbret ate tatim në vlerën

e shtuar të cilin e ka paguar në furnizimet e veta dmth në imputet hyrëse (investimet

Shuma e tatimit=22+66+88+44=220

Çmimi shitës i veshëmbathjes 1.000+220=1.220

198

Page 199: financat publike 1-syllabusi.docx

bruto,shërbimet ,mallrat etj).Që kjo të jetë e mundur ,dërguesi i mallit patjetër duhet që në

fakturë të cilën ia jep blerësit ,të shënoj shumën e tatimit të paguar.

Tatimimi i qarkullimit me aplikimin e tatimit në vlerën e shtuar me elementet nga shembulli

i mëparmë ,mund të paraqitet edhe në këtë mënyrë:

Tabela 1.LLOGARITJA E TATIMIT NË VLERËN E SHTUAR

__________________________________________________________________

Obl.tatimor Çmimi i vlera e shtuar Çmimi shitës Tatimi i llog. Tatimi i

furnizimit pa tatim Bruto paguar

(input) (output)

__________________________________________________________________

1.Farmeri 100 100 22 22

2.Indus .e tekst. 100 300 400 88 (88-22=66)

3.Indus.e veshjes 400 400 800 176 (176-88=88)

4.Tregtia 800 200 1.000 220 (220-176=44)

pra TVSH=22+66+88+44=220.

__________________________________________________________________

5.ELEMENTET THEMELORE TË TATIMIT NË VLERËN E SHTUAR

Organet gjegjëse të BEE kanë nxjerrë një numër të urdhëresave me të cilat i kanë

harmonizuar procedurat për tatimimin e qarkullimit me aplikimin e tatimit në vlerën e

shtuar.Bashkësia ,por edhe vendet tjera joanëtare të BEE,Kkanë interes të madh që tatimet e

tyre në vlerën e shtuar t’i harmonizojnë sa më shumë me qëllim të rritjes së bashkpunimit

ekonomik në mes të gjitha vendeve sepse akoma ekzistojnë dallime të caktura prej vendi në

vend si psh në numrin dhe lartësinë e normave tatimore.Në mesin e 20 direktivave të cilat

kanë të bëjnë me tatimin në vlerën e shtuar,ndikimin më të madh në harmonizimin e tatimit

në qarkullim me aplikimin e tatimit në vlerën e shtuar e ka pasë Direktiva e gjashtë në vitin

1977,me të cilën janë përcaktuar elementet më të rëndësishme të këtij tatimi.

5.1Transakcionet e tatueshme

199

Page 200: financat publike 1-syllabusi.docx

Me tatimin në vlerën e shtuar tatimohen:a)dërgimi i të mirave dhe kryerja e shërbimeve me

pagesë,b)dërgimi i të mirave dhe kryerja e shërbimeve të cilat ndërmarrësi i realizon pa

kompenzim për personat të cilët janë të punësuar tek ai dhe anëtarëve të familjes së

tij,c)konsumi individual dhe d)importet.

5.2 Obliguesi tatimor

Obligues tatimor në vlerën e shtuar është secili ndërmarrës-person juridik dhe fizik-i cili

kryen veprimtari të pavarur me qëllim të realizimit të fitimit ose nëse kryen importe.Organet

e shtetit ,partit politike ,sindikatat dhe odat janë obligues tatimor vetëm atëherë kur kryejnë

veprimtari e cila konkuron (lidhet ) me ndërmarrësin.

5.3Vendi i tatimimit

Vendi i tatimimit në rastin e dorëzimit të të mirave është vendi i dorëzimit,ky është vendi në

të cilin gjendet e mira (produkti) në kohën e dorëzimit.Nëse shërbimin e ka kryer njësia

afariste ,atëherë vendi i kryerjes(dorëzimit)së shërbimit(njësia afariste ) është edhe vendi i

tatimimit.Vend i tatimimit të paluajtshmërisë është vendi ku gjendet paluajtshmëria.Vendi

ku kryhen shërbime të shkencës , të artit,argëtuese ,sportive,edukative etj ,konsiderohen

vende ku realisht janë kryer shërbimet e tilla ,kurse për shërbimet këshillëdhënëse

(kontabilistët etj),shfrytëzimi i të drejtës së autorit etj ,vend i tatimimit konsiderohet vendi i

marrësit të shërbimit.

5.4Baza tatimore

Bazën tatimore në vlerën e shtuar e përbën kompenzimi për të mirën e dorëzuar ose për

shërbimin e kryer.Te konsumi individual,ose te dërgimi i të mirave ose dhe te kryerja e

shërbimeve punëmarrësve ,për bazë tatimore mirret vlera e tegut e të mirës së dërguar

përkatësisht e shërbimit të kryer.

Në këto elemente të cilat i përmendëm deri me tani ,në mes vendeve të cilat e aplikojnë këtë

lloj tatimi nuk ka dallime të mëdha ,por kjo nuk është rast edhe me numrin dhe lartësinë e

normave tatimore dhe me përjashtimet (lirimet) tatimore .

5.5Normat tatimore

200

Page 201: financat publike 1-syllabusi.docx

Ka dallime në normat tatimore në mes vendeve me rastin e aplikimit të tyre në tatimin në

vlerën e shtuar.Kjë është e pranishme edhe në UE,dhe e cila ka bërë shumë për harmonizimn

e tyre .Norma tatimore e tatimit në qarkullim në vlerën e shtuar mund t ë jetë edhe 0.Norma

zero aplikohet në eksporte,gazeta , te disa produkte të konsumit të gjërë etj.

Norma tatimore në vlerën e shtuar në vitin 1996 te disa vende të UE ishte

p.sh.Belgjika0,6,12,21,Danimarka0,25,Gjermania7,16,Finlanda0,8,17,22,Franca2.1,5.5,19.6,

Greqia 4,8,18,Irlanda 0,4.2,12.5,21,Italia 0,4,10,20,Luksemburgu 3,6,12,15,Holanda

6,17.5,Austria 10,14,20,Portugalia 5,12,17,Suedia 0,6,12,25,Spanja 4,7,16,Anglia 0,5,17,5.

Dallime në normën e TVSH kishte edhe te vendet në tranzicion(viti 1999)psh,Çekia

5,22,Hungaria 12,25,Sllovenia 8,19,Sllovakia 6,23,Rumania11,22,Bullgaria 20 dhe Polonia

7,22.(40).

Sot norma tatimore në vlerën e shtuar në Kosovë ,në vende të rajonit dhe në vendet e BE

është :Bullgaria 20%,Maqedonia ka përjashtime,5%dhe 18%,Shqipëria 0% ,20%,BE 0-

4,5%,25%,Kosova 0% ,15%,Kroacia 0-10%,22%,Mali i zi –përjashtime ,0-7%,17%,Serbia-

përjashtime ,8%,18%,Slovenia –përjashtime ,8,5%,20%.(41).

Aplikimi i normës 0% ka të bëjë me ate se tatimi i paguar në fazën paraprake kthehet,kurse

në fazën e fundit qarkullimi as nuk do të tatimohet(“tatimohet”me normë 0),kështuqë në

çmimi i produktit i cili i nënshtrohet një trajtimi të tillë tatimor as nuk do të përmbaj

tatimin në vlerën e shtuar.Aplikim i normës zero do të thot se produkti në të vërtetë është i

liruar nga tatimi.

5.6Përjashtimet tatimore

Në të gjitha vendet ku aplikohet tatimi në vlerën e shtuar janë përcaktuar edhe përjashtime të

ndryshe në tatimin në vlerën e shtuar.Në mesin e të ashtuquajturave përjashtime standarde

mund të përmenden shërbimet postare ,shërbimet arsimore,shëndetësore ,dentare ,shërbimet

40 Burimi ,Central and East Europian Tax Directorz 1999,IBFD,Amsterdam1999 faqe 56-

58 ,cituar nga Barbara Jelcic Javne Financije ,Zagreb 2001 ,331

41 Departamenti i Politikave Fiskale ,MEF.

201

Page 202: financat publike 1-syllabusi.docx

nga fusha e kulturës ,shërbimet e institucioneve financiare etj.Përjashtimet më së shpeshti

janë të kushtëzuara nga shkaqe sociale –politike ,të natyrës teknike etj.

Ka edhe tjera përjashtime që nuk mund të thuhet se janë standarde si psh ,shërbimet e

telekomunikacionit,shërbimet juridike ,transpori i udhëtarëve etj ,por që nuk

tatimohen .Përjashtimet kanë dallim prej vendi në vend dhe ato kanë pjesëmarrje mjaft të

lartë në BPSH të dhe në të hyrat e përgithshme tatimore të vendeve të ndryshme .Aspekti i

tyre financiar është mjaft i madhë.

6.EFEKTET E TATIMIT TË PËRGJITHSHËM NË QARKULLIM

Tatimi në qarkullim në aplikimin praktikë prodhon efekte të caktuara të cilat mund të jenë të

ndryshme si për nga lloji ashtu edhe për nga intenziteti.Këto efekte shpeshherë mund të jenë

edhe të padëshiruara dhe lajmrohen edhe si të paplanifikuara,dhe si të tilla kërkohet që të

gjenden mundësi dhe mjete për eliminimin e tyre ose së paku zbutjen e këtyre efekteve.

6.1Efektet financiare të tatimit të përgjithshëm në qarkullim

Si tatim i përgjithshëm në konsum ,tatimi në qarkullim mblidhet në bazë të gjërë dhe

përfshinë qarkullimin e numrit më të madh të mallrave dhe shërbimeve në qarkullim.Për

këtë arsye ,të hyrat nga tatimi në qarkullim gjithmonë janë të mëdha dhe paraqesin

pozicionin më të rëndësishëm në të hyrat e përgjithshme publike. Një efekt i tillë financiar i

tatimit në qarkullim del nga fakti sepse vazhdimisht duhet harxhuar.Fakti se obligimi tatimor

është shpërndarë në secilën fazë të qarkullimit ,efekti financiar i mbledhje së tij do të jetë

mjaft i madhë.

Efekti financiar i tatimit në qarkullim është shprehë në të gjitha vendet -të zhvilluara dhe

ato në zhvillim.

6.2Efekti ekonomik i tatimit në qarkullim

Efekti ekonomik i tatimit në qarkullim rrjedh nga vetë karakteristika e tij,dhe kjo është

bartja e tij.Shpehherë thuhet se tatimi në qarkullim qëndron dhe ulet me procesin e

bartjes.Me fjalë tjera kjo do të thot:ngarkesën e tatimit të paguar në qarkullim,të cilin e ka

paguar obliguesi tatimor(prodhuesi apo tregtari) është e nevojshme të llogaritet në çmimin e

produktit dhe të bartet në destinatarin tatimor-konsumatorin e fundit.Nëse për arsye të

202

Page 203: financat publike 1-syllabusi.docx

ndryshme nuk ka ardhë deri te bartja,ngarkesën e tatimit në qarkullim e bartë obliguesi

tatimor.Meqë në këtë rast nuk është përmbush supozimi themelor i cili e karakterizon

tatimin në qarkullim,tatimi të cilin obliguesi tatimor e ka paguar,por nuk ka pasë sukses me

e bartë,vetëm me emër është tatim në qarkullim,kurse në esencë mbetet krejt tatim tjetër i

cili nuk e ngarkon më tepër kosumatorin-destinatarin,por obliguesin tatimor.Kjo ngarkesë e

paparaparë e tatimit të paguar në qarkullim për obliguesin e tij,në të vërtetë do të thot

ngarkesë e të ardhurës së tij(fitimit) që mund të reflektoj në zvoglimin e rritjes së afarizmit

dhe në zvoglimin e pagave të të punësuarve.

Është krejt e sigurtë se përfshirja e tatimit në qarkullim në çmimin e produktit mundëson

përdorimin e këtij tatimi si instrumnent i politikës së çmimeve.Ngarkesa më e madhe apo më

e vogël tatimore e tatimit në qarkullim,i përfshirë në çmimin e ndonjë produkti ,e rritë ose e

zvoglon çmimin e tij shitës. Me këtë ndikohet në ofertën dhe kërkesën,kurse nga raporti i

ofertës me kërkesën varet përparimi apo ngadalsimi i zhvillimit ekonomik i prodhuesve

individual apo degëve ekonomike.

Veçanërisht është potencuar veprimi ekonomik i tatimit në qarkullim në këmbimin në

tregtinë e jashtme.Arsyet ekonomike flasin në favor të zgjidhjes që me rastin e

eksporteve ,eksportuesit t’i kthehet shuma e tatimit në qarkullim i cili është i përfshirë në

çmimin e produktit i cili po eksportohet.Nevoja për një veprim të tillë shihet në konstituimin

e aftësisë konkuruese të prodhimit vendës në tregun e jashtëm.Nëse prodhuesve të vendit –

eksportuesve nuk ju kthehet shuma e tatimit të paguar në qarkullim,ata janë vënë në

mënyrë të dyfishtë në pozitë të pavolitshme ekonomike- në njërën anë ,nëse me çdo kusht

dëshiron që produktet e veta t’i plasoj në tregun e jashtëm ,atëherë duhet që vetë të bartë

ngarkesën e tatimit në qarkullim me ç’rast mundësia e plasmanit do të vie në pikëpyetje ose

që në vete në formë të ndonjë tatimi direkt të marrë ngarkesën e tatimit në qarkullim i cili

nuk i është kthyer ashtuqë produktet e veta në tregun e jashtëm t’i shesë me çmimin në të

cilin(në tërësi apo pjesërisht ) është i përfshirë tatimi në qarkullim .

203

Page 204: financat publike 1-syllabusi.docx

Në rastin e importit të mallrave nga tregu i jashtëm,është me rëndësi kapitale të përcaktohet

dhe të aplikohet ngarkesë e atillë tatimore me tatim në qarkullim te i cili trajtimi tatimor i

produkteve të jashtme të barazohet ne trajtimin tatimor të produkteve të vendit.

Problemi i qarkullimit të papenguar të këmbimit në tregtinë e jashtme mund të zgjidhet me

aplikimin e parimeve të vendit të cilit i dedikohet malli(parimi i destinacionit) dhe parimeve

të vendit të prejardhjes së mallit(parimi domicil).

Parimi i vendit për të cilin është destinuar malli(parimi i destinacionit) në këmbimin e

jashtëm tregtar,i jep të drejtë tatimimi vendit –importues ,në të cilin do të plasohet malli i

importuar.Rezultati praktik i këtij parimi është se malli i importuar do t’i nënshtrohet të

njëjtit trajtim tatimor sikur edhe malli i prodhuar në prodhimin vendës.Mirëpo ,në të njëjtën

kohë nga parimi i vendit importues i mallit ,shtrohet kërkesa që malli nga vendi ku është

prodhuar të mos ngarkohet me tatim vendor në qarkullim ,gjë kjo e cila bëhet me anë të

mekanizmit të refrakcionit (kthimit) të tatimit.

Parimi i vendit të prejardhjes së mallit në aplikimin praktik do të thot se është e drejtë e

vendit eksportues për vënien e ndonjë forme të tatimit në qarkullim.

Ekzistim dhe aplikimi i njërit nga këto dy parime mund të ndikoj në ecuritë e volitshme të

këmbimit tregtar,në shmangien nga shumë pengesa teknike të cilat paraqiten me aplikimin e

tatimit në qarkullim dhe sidomos në shmangien nga tatimimi i dyfishtë.Në praktikë është e

nevojshme që të nënshkruhen edhe marrëveshtje dypalëshe dhe shumëpalëshe të

bashkpunimit në fushën e tregtisë së jashtme në mënyrë që mos të ndodhin raste të tatimimit

të dyfishtë të mallrave dhe shërbimeve .

Një nga shembujt e marrëveshtjeve ndërkombëtare në fushën e tatimeve e cila fuqishëm

ndikon në kualitetin dhe kuantitetin e mundësive të këmbimit në tregtinë e jashtme dhe

sidomos në kushtet e integrimeve ekonomike ka qenë GATT,ose sot OBT me të cilën

marrëveshtje është pranuar parimi i vendit ku dërgohet(dorëzohet) malli (destinacionit) ,që

paraqet nevojën e kthimit të tatimit të paguar për mallin i cili është dedikuar për eksport.

6.3 Efekti social i tatimit të përgjithshëm në qarkullim

204

Page 205: financat publike 1-syllabusi.docx

Efekti social i tatimit në qarkullim shihet në veprimin e tij regresivë,i cili veprim paraqet

edhe të metën themelore të tatimit në qarkullim.Siç kemi theksuar edhe më herët ,për efektin

regresivë të tatimimit flitet atëherë kur shtresat më të ulta ekonomike bartin relativisht

ngarkesë më të madhe tatimore,kurse shtresat më të larta ekonomike janë të ngarkuara me

ngarkesë tatimore më të lehtë.Deri te kjo vihet për shkak të mënyrës së tatimimit të

qarkullimit të produkteve,ku nuk mbahet kujdesi për forcën reale ekonomike nga e cila do

të ndahet tatimi i përfshirë në çmimin e prodhimit.Secili që blenë produkte të ngarkuara me

tatim në qarkullim,në çmimin e tij e paguan një shumë tatimi.Mirëpo,secili që blenë një

produkt i ngarkuar me tatim në qarkullim,nuk disponojnë me forcë të njëjtë ekonomike ,dhe

kështu në të vërtetë me tatim në qarkullim në mënyrë të njëjtë tatimohen të pabarabartit.

Efekti regresivë i tatimit në qarkullim është më i rëndë për aq sa fuqia ekonomike (e

ardhura) e blerësit (destinatarit)të jetë më e vogël,kurse norma tatimore e aplikuar më e

lartë.Në intenzitetin e efekteve regresive të tatimit në qarkullim ndikon edhe numri i

anëtarëve të familjes të obliguesit tatimor.

Për efektin regresivë të aplikimit të tatimit në qarkullim flitet si për veprime me efekte jo

të volitshme sociale të cilat efekte duhet të zbuten në mënyra të ndryshme edhe me

reformimin e sistemit tatimor të vendit nëse masat e tilla sociale nuk janë përfshirë në

sistemin tatimor.Kjomund të bëhet duke(a) zvogluar efektetet regresive të tatimit në

qarkullim mbrenda sistemit të tatimit në qarkullim p.sh(lehtësimet dhe lirimet tatimore për

artikujt e konsumit të gjërë),(b) duke zvogluar efektet regresive të tatimit në qarkullim

mbrenda sistemit tatimor (shkallë të ndryshme tatimore në të ardhura sipas forcës

ekonomike? dhe (c)zvoglimi i efekteve regresive të tatimit në qarkullim me masa jashtë

sistemit tatimor(politika sociale).

7.ROLI FINANCIAR I TATIMIT TË PËRGJITHSHËM NË QARKULLIM

Tatimi i përgjithshëm në qarkullim-pa marrë parasysh formën e aplikimit-nga aspekti

financiar ka vend meritor në sistemet tatimore të vendeve bashkohore.Pjesëmarrja e këtij

tatimi nëGDP në disa vende arrin edhe më shumë se 8%,kurse në të hyrat e përgjithshme

tatimore rrallë ndokund mund të jetë më e vogël se 10% duke u rritë vazhdimisht.Në vendet

205

Page 206: financat publike 1-syllabusi.docx

e OECD,pjesëmarrja e këtij tatimi nëGDP në vitin 1965 ishte 3.3% , kurse në vendet e UE

3,8%,në vitin 1998 kjo pjesëmarrje u ngritë në 6,6% përkatësisht në 7,3% kryesisht për

shkak të aplikimit të TVSH në këto vende.

Tabela 5.Pjesëmarrja e Tatimit të përgjithshëm në qarkullim nëGDP-n e vendeve anëtare të

OECD-s

_______________________________________________________________%

Shteti ___________________vitet___________________________

1970 1980 1990 1995 1998

________________________________________________________________

Kanada 4.5 3.7 5.1 5.0 5.3

Meksika 3,6 2.8 3.1

SHBA 1.6 1.9 2.1 2.2 2.2

Australia 1.7 1.4 2.4 2.6 2.5

Japonia 1.3 1.5 2.5

Koreja 3.9 3.9 3.9 3.5

Zelanda e re 2.2 3.4 8.5 8.6 9.2

Austria 6.5 7.9 8.4 7.6 8.3

Belgjika 7.5 7.3 7.1 7.0 -

Çekia 6.9 6.6

Danimarka 7.6 9.8 9.8 9.5 9.8

Finlanda 6.3 6.8 9.2 7.8 8.5

Franca 8.9 8.6 8.1 7.6 7.9

Gjermania 5.6 5.5 5.4 6.7 6.6

Greqia 3.5 3.2 7.8 7.3

Hungaria 8.2 9.1

Islanda 5.9 8.5 10.2 9.9 9.7

Irlanda 3.9 4.6 6.9 7.0 7.2

Italia 3.4 4.7 5.7 5.7 6.1

206

Page 207: financat publike 1-syllabusi.docx

Luksemburgu 1.9 4.3 5.5 5.9 5.7

Holanda 5.4 6.9 7.1 6.5 6.9

Norvegjia 8.3 7.8 7.8 8.8 9.3

Polonia 6.8 7.9

Portugalia 1.7 4.0 5.8 7.7 8.0

Spanja 3.4 2.3 5.3 5.2 5.7

Suedia 4.1 6.3 8.0 7.1 7.1

Zvicra 1.8 2.6 3.1 3.4 3.5

Turqia 4.0 7.0 8.6

Anglia 2.5 5.2 6.1 6.8 6.7

Mesatarja 3.4 4.2 5.3 6.3 6.1

________________________________________________________________

Burimi:Revenue Statistics 1965-1999,OECD,Paris,2000,faqe 81,cituar nga Barbara

Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001,faqe 339.

Tabela 6.Pjesëmarrja e tatimit të përgjithshëm në qarkullim në të hyrat e përgjithshme

tatimore të vendeve anëtare të OECD-S

__________________________________________________________________

Shteti vitet

____________________________________________________

1970 1980 1990 1995 1998

__________________________________________________________________

Kanada 14.4 11.5 14.1 14.0 14.0

Meksika 20.8 17.0 19.4

SHBA 5.8 7.0 8.0 8.0 7.6

Australia 7.4 5.3 8.0 8.7 8.5

Japonia 4.3 5.2 8.9

Koreja 22.0 20.4 18.9 16.5

Zelanda e re 8.0 10.2 22.4 22.7 26.0

207

Page 208: financat publike 1-syllabusi.docx

Austria 18.5 20.1 20.8 18.2 18.7

Belgjika 21.0 16.8 16.4 15.3 15.3

Çekia 17.2 17.1

Danimarka 18.8 22.3 20.7 19.3 19.6

Finlanda 19.3 18.7 20.6 17.3 18.5

Franca 25.5 21.1 18.8 17.3 17.5

Gjermania 17.1 16.6 16.6 17.4 17.9

Greqia 16.8 13.2 26.5 23.1 -

Hungaria 19.4 23.5

Islanda 22.0 28.9 32.4 31.7 28.9

Irlanda 13.1 14.8 20.6 21.2 22.2

Italia 13.2 15.6 14.6 13.8 14.2

Luksemburgu 6.6 10.4 13.4 14.1 13.7

Holanda 14.6 15.8 16.5 15.6 16.9

Norvegjia 23.8 18.2 18.8 21.2 21.3

Polonia 17.1 20.8

Portugalia 8.4 16.2 19.6 23.4 23.3

Spanja 20.3 10.2 16.0 15.9 16.6

Suedia 10.3 13.4 14.9 15.0 13.6

Zvicra 7.8 9.2 10.1 10.2 10.0

Tueqia 20.1 31.1 30.0

Anglia 6.8 14.7 17.0 19.3 18.1

Mesatarja 11.0 12.7 15.6 17.5 17.2

__________________________________________________________________

Burimi:Revenue Statistics 1965-1999 ,OECD,Paris ,2000 faqe 81,cituar nga Barbara

Jelcic .Javne Financije .Zagreb 2001Faqe 340.

PJESA E DHJETË

208

Page 209: financat publike 1-syllabusi.docx

TATIMI I VEÇANTË NË QARKULLIM(AKCIZA)

1.Zhvillimi i tatimit të veçantë në qarkullim(Akciza)

Krahas tatimit të përgjithshëm në qarkullim në sistemet ttaimore të vendeve moderne janë të

përfshira edhe tatimet e veçanta në qarkullim ose e ashtuquajtura akciza (excise

duties).Tatimi i veçantë në qarkullim është mjaftë i shprehur dhe prejardhja e tij lidhet me

“dhënie e përgjithshme në blerje” e cila qysh në kohën e Romës antike ka qenë e njohur po

me të njëjtin emër akciza.

Siç është rasti edhe me tatimin e përgjithshëm në qarkullim,edhe tatimi i veçantë në

qarkullim ceteris paribus bënë pjesë në grupin e tatimeve indirekte,prandaj edhe kryesisht

paguhet nga të ardhurat dhe rrallë nga pasuria.

Nga aspekti i teknikës tatimore ,është e mundur që me rastin e mbledhjes së akcizës të

aplikohen variante të ndryshme,në mesin e të cilave më së shpeshti janë ato tek të cilat

mblidhet akciza:

a) direkt me blerje,përkatësisht me furnizimin të cilin e kryen konsumatori,ose

b)në njërën nga fazat e procesit prodhues ,mirëpo tendenca e zhvillimit të akcizës

shkon në drejtim të atillë që akciza të paguhet në produktin final.

Tatimi i veçantë në qarkullim (akciza) ëashtë formë tatimore me të cilin tatimohet

qarkullimi i vetëm njërit apo i disa produkteve të llojit të njëjtë. Llogaritet në mesin e

tatimeve më të vjetra.Ky tatim është mbledh në shtetet antike të lindjes së afërme dhe të

largët si edhe në Athinë dhe në Romë.

Derisa njohja financiare është burim relativisht i varfër me të dhëna mbi tatimimin e

qarkullimit në shtetet antike,informatat të cilat ajo i ofron mbi shfrytëzimin e tatimeve

të veçanta në qarkullim nga fundi i shekullit të mesëm dhe deri në ditët e sotme

megjithate janë shumë të begatshme.Veç qysh nga fundi i shek 12,akcizat nuk janë një

dukuri e panjohur ashtuqë në shek 16 dhe 17 ,vjen deri te një aplikim i madh i tyre

duke zënë një vend shumë zë rëndësishëm në të hyrat tatimore.Arsyet për rritjen e rolit

financiar të tatimit të veçantë në qarkullim duhet kërkuar në faktin se mundësitë e

udhëheqësit për të vendos tatimet direkte (pa lejen e Kuvendit) në ate kohë kanë qenë

209

Page 210: financat publike 1-syllabusi.docx

mjaft të kufizuara .Përveç kësaj ,tatimet direkte shpeshherë nuk i kanë paguar njerëzit e

klasit të parë dhe të dytë(të favorizuarit) , si dhe shtresat ekonomikisht më të fuqishme

të shoqërisë.Prandaj edhe nuk është shumë vështirë për të kuptuar edhe shkaqet për

vendosjen e një numri sa më të madh të akcizave si dhe për rëndësinë e tyre financiare

në periudhën e përmendur.

Tatimimi i qarkullimit të disa produkteve nga shekulli i 16 deri në shekullin e 18 , ka

pasë një shtrirje të gjërë në teritoret e vendeve t ë sotme siç

janë ,Franca ,Holanda ,Anglia,Spanja,Gjermania ,Austrija dhe Rusia.Numri i produkteve

të cilët janë tatimuar me tatim të veçantë në qarkullim është rritë edhe gjatë shekujve 19

dhe 20.Mirëpo ,vendosja dhe zgjërimi i tatimit në të ardhura , i tatimit në fitim dhe i

tatimit të veçantë në qarkullim ,ka sjell deri te ndryshimi i strukturës së të hyrave

tatimore dhe deri te zvoglimi i rëndësisë financiare të të hyrave të mbledhura nga tatimi

i veçantë në qarkullim në qarkullim në të hyrat e përgjithshme tatimore.

Prandaj ,tatimet e veçanta në qarkullim lajmrohen me emërtime të ndryshme por

numërues i përbashkët i tyre ka qenë se ato janë paguar me rastin e qarkullimit të

mallit,kurse si bazë tatimore ka shërbyer çmimi i tyre ,përkatësisht lartësia e tatimit

është përcaktuar varësisht nga ndonjë njësi matëse.Objekte tatimimi me tatim të veçantë

në qarkullim kanë qenë tekstili,drithi,krypa ,lëkura, pijet alkoolike ,dyllërat etj.Tatimet

e veçanta në qarkullim të vendosura në shekullin e 17 janë trajtuar si “xeherore

ari”,kurse “zbulimi” i tyre dhe përfshirja në mesin e të hyrave publike shumëkush e ka

konsideruar si “inspirim i zotit” dhe ka qarkulluar mendimi se duhet të vendoset “akciza

univerzale” e cila do t’i zëvënësonte të gjitha tatimet tjera.Në ngritjen e rolit financiar të

akcizës me të madhe ka ndikuar fakti se me rastin e pagesës së akcizës ,ngarkesa

tatimore nuk është e dukshme për blerësin e produkteve të tatimuara.Këto tatime për

shkak të “padukshmërisë “së tyre dhe aplikimi i normave tatimore relativisht të ulta

ishin “pranuar mirë” nga shtresat e gjëra të popullsisë(shtresa e tretë) por edhe nga fiset

e priviligjuara.Thomas Hobbes dhe William Petty kanë përfaqësuar mendimin se

tatimimi i konsumit është në pajtim me dispozitat themelore të së drejtës natyrore ,sepse

210

Page 211: financat publike 1-syllabusi.docx

me tatimimin e konsumit mund të realizohet më së miri barazia në tatimim.Njëri nga

mendimtarët më të mëdhenjë të asaj kohe ,Montesquieu, në tatimet direkte ka vërejtë

“nënshtrimin” e njeriut kurse në pagesën e tatimit të veçantë në qarkullim -lirinë e

tij.Mirëpo ,si zakonisht një numër jo i vogël i njerëzve të asaj kohe ishin kundër

tatimeve të veçanta në qarkullim(i ashtuquajturi kontesti i akcizës) dhe kështu Sebastien

Vauban thekson se mbledhja e akcizës është “vjedhje e fshehur”.Edhe John Locke

është kundër akcizës,kurse për zvoglimin e rolit financiar të këtyre tatimeve ishin

klasikët e politikës ekonomikeAdam Smith dh Edavid Ricardo etj

2.FORMAT E TATIMIT TË VEÇANTË NË QARKULLIM

2.1Tatimi i veçantë në duhan

Tatimimi i duhanit është vendos në Francë në shek.19.pasiqë (pas ndalesës së

përgjithshme për shitjen dhe përdorimin e duhanit) me 16299 me dekret të mbretit

vendoset dogana në importin e duhanit,dhe kjo me arsyetimin për mbrojtjen e shëndetit

të shtetasve.Me vendosjen e monopolit në duhan ,njëkohësisht kjo formë e akcizës

shpejtë është zgjëruar edhe në vendet tjera europiane si psh . në Spanjë 1623,në

Portugali 1664,në Austri 1670,në Francë 1674 etj.

Tatimi i veçantë në duhan sot është i përfshirë në sistemet tatimore të shumë vendeve

dhe aplikohet edhe në produktet e duhanit (cigare) kurse teknika e llogaritjes së ttaimit

nuk është gati e njëjtë në të gjitha vendet. Në disa vende shprehet në % ,në disa në vlerë

abslute kurse dikund edhe kombinohen këto metoda (shprehja në copë si njësi matëse

etj).Llogaritet në disa forma standarde të përcaktuara në të cilat duhani dhe produktet e

duhanit lajmrohen(kutitë e duhanit).Me qëllim kontrollit për pagesën e tatimit në

qarkullim të duhanit vendosen të ahtuquajturat banderolat ,të cilat nuk janë asgjë tjetër

veç tatim në produktet e duhanit të cilat mblidhen në formë të veçantë.Shitësi mund të

shet vetëm ato paqetime të cilat janë plotësisht të mbyllura dhe të pajisura me banderola

të cilat tregojnë se në ate produkt është paguar akciza .

2.2Tatimi i veçantë në kafe

211

Page 212: financat publike 1-syllabusi.docx

Kafeja ka dominuar Europën në shekullin e 17.dhe se përdorimi i kësaj pije është

konsideruar i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit.Për këtë arsye edhe është vendos

tatimi i veçantë në qarkullimin e kafes dhe ate me norma tatimore ekstreme të larta.

Mirëpo ,kafeja veç një kohë të gjatë është artikull i konsumit të gjërë,kurse normate

tatimit në kafe,sidomos kohëve të fundit po zvoglohen dhe me tendencë rënëse.Mirëpo

kjo varet nga situata në treg përkatësisht nga oferta dhe kërkesa për kafe.Nëse kemi

mbjellje më të vogla dhe rendimente poashtu të vogla të kafesë( siç ishte rasti në vitin

1997),atëherë mund të bie oferta në treg dhe kafeja të konsiderohet përsëri mall “luksuz

“ i cili mund të tatimohet me norma më të larta tatimore

Tatimi i veçantë në qarkullimin e kafesë .zakonisht mblidhet nëshuma absolute

tëaplikuar në një njësi matëse të kafesë.

2.3Tatimi i veçantë në pijet alkoolike

Tatimi i veçantë në pijet alkoolike ka një histori të gjatë dhe dihet me siguri se ka

ekzistuar në Kinë qysh në vitin 119. para Kishtit. Ky tatim ka qenë lehtë të

mblidhet(përdorimi i aparateve për destilim)dhe është mbledh në fazën e prodhimit,por

shpeshherë edhe në fazën e shitjes .

Vendosja e kësaj akcize ,përveç arsyeve fiskale, është bërë edhe për shkaqe të

protekcionizmit agrar(sepse është dëshiruar që t ë shfrytëzohen rendimentet e mira në

prodhimin e patates).

Në ditët e sotme ,akciza në pije alkoolike është e vendosur në sistemet tatimore të shumë

vendeve ,dhe nga aspekti financiar është mjaft i qëndrueshëm.

Baza për llogaritjen e këtij tatimiështë njësia matëse (shkallët e përbërjes së alkoolit në

një sasi të caktuar të pijes alkoolike),në përqindje ose edhe në shuma absolute.

2.4 Tatimi i veçantë në naftë dhe në derivate të naftës

Si tatim i veçantë në qarkullim ,tatimi në naftë dhe në derivatet e saj është zhvilluar si

tatim plotësues në vajrat motorike.Mblidhet në lloje të ndryshme të derivateve të naftës

si p.sh benzina me dhe pa plumb,kerozina,vaji dizel,mazuti ,vaji për ngrohje,petrolej etj.

212

Page 213: financat publike 1-syllabusi.docx

Ngarkesa tatimore përcaktohet në shuma absolute në bazë të njësive matëse (litër ,kg

etj).

Për disa derivate të naftës aplikohen norma më të vogla tatimore (vaji për

ngrohje ,transporti urban etj).Për shkak të shumë përparësive të tatimit të veçantë në

qarkullimin e naftës dhe derivateve të saj(merr pjesë me rrethh 7% mesatarisht në të

hyrat tatimore) dhe i cili mblidhet lehtë ,ky tatim do të jetë shumë gjatë i vendosur në

sistemet tatimore të vendeve të ndryshme.

2.5Tatimi i veçantë në qarkullim në produkte tjera

Tatimi i veçantë mund të vendoset edhe në qarkullimin e produkteve tjera si psh në

krip,në shkrepsa dhe në produktet e ngjajshme ,në verëra,në birra,në objekte

ndriçuese(bateri,elektrike etj) dhe për të cilat secili vend aplikon mënyrën e vet të

tatimimit .Me këtë rast shtrohet pyetja se sa vendosja e tatimit të veqantë në qarkullim

për këtë produkte është e arsyeshme dhe a duhet të bëhen përjashtime ?

3.ARSYET PËR VENDOSJEN E TATIMIT TË VEÇANTË NË QARKULLIM

Me tatim të veçantë në qarkullim tatimohet qarkullimi i një produkti ose i një grupi

produktesh të të njëjtit lloj.Ky tatim zakonisht mblidhet në fazën e tregtisë me pakicë.

Arsyet për aplikimin (vendosjen ) e tatimit të veçantë në qarkullim janë të shumta :

-vendosja e lidhjeve sa më direkte në mes shumës së tatimit të paguar dhe efekteve

(dobisë) që ka obliguesi tatimor nga shpenzimi i mjeteve të mbledhura tatimore

(tatimimi i qarkullimit të benzinës dhe shfrytëzimi i hapësirave publike për qarkullim),

-përpjekjet që konsumatorët të shpenzojnë sa më pak produkte të dëmshme për

shëndetin,(duhani,alokoli,etj).

-krijimi i vështirësive në importin e disa produkteve të cilat nuk prodhohen në vend në

mënyrë që të zvoglohet harxhimi i mjeteve të jashtme për pagesë.

-Ruajtja e ambientit

-sigurimi i mjeteve të nevojshme pr financimin e të dalave publike dhe rritjen e

qëndrueshmërisë buxhetore.

213

Page 214: financat publike 1-syllabusi.docx

Megjithate ,pavarësisht nga këto arsye dhe arsye tjera që mund të ketë për vendosjen e

tatimit të veçantë në qarkullim,arsyeja më dominante është arsyeja financiare sepse

shumë vende edhe sot më shumë shkojnë nga ajo që të mbledhin më shumë të hyra nga

ky tatim në qarkullim se sa të zvoglojnë konsumin e atyre produktee të cilat tatimohen

me tatim të veçantë në qarkullim.

4.EFEKTET E APLIKIMIT TË TATIMIT TË VEÇANTË NË QARKULLIM

Fakti se akciza vendoset në disa produkte dhe jo në të gjitha ,atëherë kjo logjikisht shihet

se ndikon në shtrembërimin e ofertës dhe kërkesës në treg.Nëse ky shtrembërim në një

mënyrë mund të arsyetohet për produktet të cilat ndikojnë p,sh në shëndetin e njeriut ose

mbrojtja e ambientit etj ,kjo nuk mund të jetë rast edhe atëherë kur roli i akcizës

kufizohet vetëm në realizimin e qëllimit fiskal të tatimimit.Në ekonomitë e hapuara

ndonjë vend mund të përdorë akcizat që për vete të ketë efekte financiare dhe ate

ashtuqë në kushtet e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve duke i zbritë normat e

akcizës të ndikoj në tërheqjen e blerësve të huaj në vendin e vet dhe sidomos blerësit

nga rajoni.

Në kushtet e integrimeve të thella ekonomike globale ku zhvillohet tregti e lirë,në

sistemet tatimore të atyre vendeve anëtare të atyre asociacioneve nuk duhet të vendosen

tatime të atilla me të cilat kufizohet apo vështirësohet tregtia e lirë(p,sh tatimi i veçantë

nëqarkullim).Kjo do të ndikoj në alokimin optimal të resurseve në tregun

ndërkombëtar.Në shtetet moderne ,akciza është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet si

zëvendësim i doganave në importe.Kështu psh.,akciza e vendosur në banane në ndonjë

vend europian ose amerikano verior, ka qenë shembull i keqpërdorimit të të ngarkesave

në importe.Një akcizë e tillë ka pasë për qëllim mbrojtjen e pemëve të cilat janë

kultivuar në ato vende dhe të cilat i ka konkuruar prodhimi i bananes .Nuk habitë fakti se

akciza në verërat e prodhuara në vendet e Europës veriore është e lartë ,kurse janë të

ulta në vendet jugore ku prodhohet vera.Ose nuk habit fakti i kundërtë me birrën dhe

viskin.Secili nga ky grumbull i vendeve i shfrytëzojnë akcizat si masa mbrojtëse për

disa nga produktet e veta vendore.

214

Page 215: financat publike 1-syllabusi.docx

Në Bashkimin Europian janë bërë përpjekje që të tejkalohen këto barriera sidomos në

lartësinë e normave tatimore ,por me gjithë rezultatet mbetet akoma shumë për të bërë në

këtë fushë.Disa vende të Bashkimit Europian hezitojnë të zbusin masat për

harmonizimin e normave tatimore në tatimin e veçantë në qarkullim duke u arsyetuar me

frikën se mos po humbin shumë të hyra tatimore.Është e vërtetë se ekzistojnë dallime në

mes vendeve sa i përket ngarkesës me aplikimin e tatimit të veçantë në qarkullim dhe

se disa prej tyre kanë efekte pozitive që me aplikimin e normave sa më të ulta të akcizës

të tërheqin blerësit e huaj për ato produkte për të cilat ata janë të interesuar.

Problemi i arsyetimit për vendosjen e akcizës ,numri dhe lartësia e ngarkesës, ndryshe

paraqitet në kushtet e një integrimi gjithnjë e më të nadhglobal të ekonomisë botërore,se

sa që kjo është rast me ekonominë e mbyllur.Sot duhet që vendet të kenë shumë kujdes

me rastin e vendosjes së ngarkesave tatimore duke përfshi çmimet e tyre dhe lartësinë e

tatimeve në qarkullim me qëllim që të rrisin aftësin e vetë konkurruese në tregun rajonal

dhe global.

PJESA E NJËMBËDHJETË

DOGANAT

1.Zhvillimi i doganave

Doganat(customs duties)janë një nga format e tatimeve indirekte,të cilat mblidhen me

rastin e kalimit të mallit përtej kufirit shtetëror përkatësisht të kufirit doganor.

Me rastin e pagesës së doganës vjen në shprehje të plotë deri te mekanizmi i bartjes,nga

suksesi ose mossuksesi i të cilit edhe varet vlerësimi për ate se shuma e paguar e

doganës a është vetëm nominale apo se ajo është edhe reale.Prandaj bartjen duhet

konsideruar si conditio sine qua non që dogana vepron si tatim indirekt.Në të vërtetë ,te

pagesa e doganës është i pranishëm ai argumenti i teknikës tatimore i cili flet në favor të

ndarjes së obligimit (doganor ) tatimor nga ngarkesa (doganore )tatimore.Me fjalë

tjera ,me rastin e pagesës së doganës ,personi i cili sipas akteve ligjore është i përcaktuar

si obligues(doganor) tatimor,njëherit nuk është i thirrur që edhe të bartë ngarkesën

215

Page 216: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimore.Tatimin(doganën) të cilën e ka paguar në mallin i cili është objekt i

doganimit,obliguesi (doganor)tatimor do ta bartë në konsumatorin e

objekteve(produkteve) të cilat janë për doganim.Prandaj:

-obligues për pagesën e doganës është personi i cili si i tillë është përcaktuar në aktet

ligjore të cilat e rregullojnë materien e doganave (personat juridik të regjistruar për

kryerje të veprimtarive në tregtinë e jashtme si dhe personat fizik kur për nevojat e veta

importojnë mallra në të cilat duhet të paguhet dogana).

-shkak për tatimim(doganim) është kalimi i mallit përtej kufirit shtetëror përkatësisht

kufirit doganor,

-Objekt i tatimimit(doganimit) është malli i cili këmbehet në tregtinë e jashtme,

-destinatari tatimor ëhtë konsumatori i fundit i mallit i cili i nënshtrohet doganimit dhe i

cili do ta paguaj tatimin të përfshirë në çmimin e mallit të doganuar.

Doganat si tatim indirekt i kanë të gjitha përparësitë dhe të metat të lidhura me këtë lloj

tatimi dhe kanë një rol të rëndësishëm si instrument financiar i politikave ekonomike .

Doganat janë një nga llojet e të hyrat publike më të vjetra.I gjejmë në Greqinë e vjetër në

shek.V.para Krishtit si formë mjaftë e zhvilluar e tatimeve indirekte.Janë dalluar doganat

në importe dhe në eksporte.

Në Greqi dhe në Romë është ndërtuar një sistem solid i të hyrave publike ku vend me

rëndësi ,sidomos në fillim ,kanë zënë doganat.

Në feudalizëm,doganat fillimisht janë mbledh me rastin e qarkullimit të mallit nga një

vend në tjetrin në qarkullimin e mbrendshëm(doganat e mbrendshme) dhe janë përdorë

p.sh për mirëmbajtjen e rrugëve ,urave,dogana për përcjellje ushtarake(nëse ushtria i ka

përcjellë tregtarët për shkaqe sigurie etj).

Së pari doganat janë vendos për shkaqe fiskale ,kurse me ngritjen e vetëdijes,,dhe

sidomos prej kohës së merkantilizmit dhe tutje ,ky rol i doganave zëvëndsohet me

qëllimet ekonomike të doganave.

Doganat janë instrument mjaft operativ për realizimin e obligimeve të caktuara në

kuadër të sistemeve të ndryshme shoqërore dhe politike.

216

Page 217: financat publike 1-syllabusi.docx

Kështu rëndësia e doganave si edhe karakteri i obligimeve të cilat u janë besuar

doganave kanë qenë të ndryshme në,a)epokën e merkantelizmit,b)në kapitalizmin

liberal,c)protekcionizëm dhe në d)intervencionizëm përkatësisht në e)sistemin e

preferencialeve.

A)Në Europë periudha nga fundi i shekullit 15. dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit

17. quhet periudha e merkantilizmit.Kjo është periudha në të cilën qëllimi themelor i

rodhimit ka qenë arritja e kapitalit dhe shtimi i tij i vazhdueshëm,kurse paraja në këtë

proces ka pasë një rol kyq.Analogjikisht me qasjet teorike të merkantilizmit, pasuria e

tregtarit matet me sasinë e parave me të cilat ai disponon,dhe meqë tregtari në këtë

proces të teorisë ekonomike identifikohet me shtetin ka qenë logjik edhe përfundimi

merkantilistik për paranë si shprehje e pasurisë nacionale.Kërkesa për rritje të

vazhdueshme të pasurisë nacionale sipas merkantilistëve ka mund të realizohet në dy

mënyra:1)nga xeheroret e veta dhe 2)me tregti të jashtme .Tregtia e mbrendshme në

arritjen e e kapitalit nuk ka farë rëndësie sepse në procesin e këmbimit të mbrendshëm

tregtar ,paraja vetëm e ndërron pronarin,kurse asgjë nuk ndodh që do të ndikonte në

rritjen (shtimin ) e saj.

Në anën tjetër,tregtia e jashtme konsiderohet burim i “pastër dhe i sigurtë” i fitimit sepse

malli i eksportuar në këmbimin ndërkombëtar shitet me çmime të cilat janë më të larta se

sa vlera e tyre .Në raport me këmbimin në tregtinë e jashtme ,merkantilistët kanë

shtruar disa kërkesa:

-një grup i merkantilistëve të quajtur bullionista e kanë zhvilluar teorinë e bilancit (p.sh

Staford,Malynes) , esenca e të cilës qëndron në ate se secilii tregtar në tregtinë e

jashtme duhet të angazhohet që asnjë punë të mos përfundoj me bilancë negativ,që dmth

se çdo transakcion duhet të sjellë derdhje të mjeteve nga bota e jashtme .

-mbështetësit e teorisë së bilancit tregtar(Misselden,Serra,Mun) ,konsideronin se

pozitive duhet të jetë bilanci i këmbimit të përgithshëm në tregtinë e jashtme.Në pajtim

me këtë ,ata nuk kishin qëndrim negativ ndaj eksportit,por mendonin se eksporti i

217

Page 218: financat publike 1-syllabusi.docx

tërësishëm vjetor duhet patjetër të tejkaloj importin e tërësishëm vjetor,dhe në këtë rast

do të sigurohej sasi e nevojshme e parave.

Vendi dhe roli i daganave në merkantilizëm,buron nga roli dhe rëndësia e këmbimit në

tregtinë e jashtme.Doktrina e merkantilizmit doganave ju venë për obligim nxitjen

eksportit dhe kufizimin e importit.Mund të thuhet se ndikimi destimulativ që doganat

duhej ta bënin në eksportimin e lëndëve të para ,në të njëjtën kohë kishte ndikim

stimulativ në zhvillimin dhe zgjërimin e industrisë përpunuese në vend.Në të vërtet,

sasia më e madhe e lëndëve të para bënte të mundur prodhim më të madh dhe me këtë

rast edhe eksport më i madh i produkteve finale të cilat në tregun e jashtëm shiteshin me

çmime më të larta.Kjo bënte të mundur që edhe sasia e parave nga këmbimi tregtar të

jetë më e madhe me çka plotësohej synimi kryesor i doktrinës merkantilistike.

B)Periudha në mes fundit të shekullit 18 .dhe çerekut të fundit të shekullit 19. ësht

periudha e kapitalizmit liberal.Në këtë periudhë kryesisht lihen anash të gjitha kufizimet

e periudhës së feudalizimit dhe të merkantilizmit(prej nga edhe e merr emrin) dhe është

periudhë në të cilën prona private dhe iniciative private e ndërmarrësve kapitalist vjen

plotësisht në shprehje ,është periudhë në të cilën konkurrenca e lirë është në shtrirjen më

të gjërë të saj.

Këmbimi i jashtëm tregtar në kuadër të doktrinës së liberalizmit ekonomik është i liruar

nga çfarëdo lloj i intervenimit të shtetit.Interesi i individit identifikohet me interesin e

bashkësisë ashtuqë duke vepruar në përmbushjen e interesave të individit ,plotësohen

interesat e bashkësisë.Në esencë në liberalizëm do të vjen deri te ajo që secili komb do

të prodhonte dhe do të eksportonte vetëm ato produkte për të cilat ka kushte më të

volitshme natyrore.

Doganat në periudhën e kapitalizmit liberal kanë pësuar ndryshime të mëdha. Në shumë

vende ka ardhë deri te revizioni dhe heqja e një numri të doganave.Kj mund të vërehet

p.sh në Britaninë e Madhe ,ku zvoglohet me të madhe rëndësia e doganave ,kurse gjatë

kohës së Cobdenit(1804-1865) hiqet sistemi i doganave mbrojtëse dhe vendoset

plotësisht import i lirë në të gjitha produktet,së pari të atyre nga Franca,dhe më vonë në

218

Page 219: financat publike 1-syllabusi.docx

bazë të marrëveshjeve bilaterale edhe me vendet tjera.Procesi i liberalizimit të këmbimit

në tregtinë e jashtme dhe roli i doganave ,një rëndësi të madhe ka pasë edhe në

Francë,ku me meritën e ekonomistit të njohur F.Bastiata(1801-1850),hiqen ose

zvoglohen ngarkesat doganore në një numër produktesh(p.sh në drithëra,hekur etj).Edhe

në sistemet doganore të vendeve tjera si psh,Prusia,Holanda, ,Zvicra,Danimarka,

Belgjika ,Norvegjia ,Suedia e tj, në gjysmën e dytë të shek- ullit 19.kishte reforma të

thella për liberalizimn e këmbimit në tregtinë e jashtme.

C)Në protekcionizëm qëllimi i politikës ekonomike ishte mbrojtja e prodhimtarisë

industriale dhe bujqësore nga konkurrenca e jashtme, dhe ku doganat kosideroheshin

“nëna e monopoleve”.

Protekcionizmi nuk i përket vetëm një sistemi socio-ekonomik ose vetëm një faze të

zhvillimit të vetëdijes shoqërore .Mbështetësit e tij mund t’i gjejmë që në Greqinë

Antike(psh ,Platoni ,Aristoteli,dhe deri te medimtarët e kohës më të re.

Qëllimi i protekcionizmit ishte mbrojtja e prodhimit vendor dhe kjo mund të arrihej p,sh

me ndalimin apo kufizimin e importit ,me kufizime devizore ,me subvencionime të

eksportit ,me premi,regrese,me masa administrative etj.Një nga instrumentet e politikës

protekcioniste janë doganat ,të cilat vendoseshin në produktet nga importi me norma

mjaftë të larta .Doganat janë aq të lidhura me politikën protekcioniste sa që deri në vitin

1929 me këtë emër është nënkuptuar mbrojtja e ekonomisë vendore me anë të

doganave.

D)Rënia e sistemit të arit në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet, ,paraqet hyrjen në

intervencionizmin shtetëror jo vetëm në fushën e tregtisë ndërkombëtare por edhe në

bashkpunimin e gjërë ekonomik.Kriza ekonomike e asaj periudhe kishte marrë përmasa

botërore ,kurse problemet e grumbulluara të cilat i shkaktoi vetë kriza

ekonomike ,shtruan nevojën për marrjen e masave urgjente.Një nga ato masa ishte

vendosja e bashkpunimit tregtar përkatësisht ekonomik në mes ekonomive nacionale .

Kështu ,në vitin 1947 nënshkruhet Marrëveshja e Përgjithshme mbi doganat dhe tregtinë

e njohur me emrin GATT(General Agreement on Tariffs and Trade) e cila ishte një

219

Page 220: financat publike 1-syllabusi.docx

marrëveshtje multilaterale për tregtinë ndërkombëtare me të cilën vendet anëtare

obligohen që të rrespektojnë klauzulat e marrëveshtjes.Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi

me 1.1.1948.

Qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar ishte përparimi në tregtinë ndërkombëtare ,heqja

e pengesave dhe diskriminimit në tregtinë e jashtme që del nga paragrafi sipas të

cilit”vendet nënshkruese të marrëveshjes vërtetojnë se marrëdhëniet e tyre në fushën e

tregtisë duhet të jenë të atilla që i kontribuojnë ngritjes së standardit jetësor,sigurimi i

punësimit të plotë dhe rritjes reale të të ardhurave dhe të kërkesës efektive ,pastaj të

kontribuojnë shfrytëzimit të plotë të burimeve natyrore botërore dhe zgjërimit të

prodhimit dhe këmbimit të të mirave si edhe përparimit progresivë të zhvillimit

ekonomik të vendeve nënshkruese të marrëveshjes”.

Sa u përket doganave ,GATT parashihte që doganat të zvoglohen, konsolidohen por

edhe të hiqen(42) .Me marrëveshje parashihej që të aplikohen tarifat preferenciale

doganore jo vetëm për vendet nënshkruese të marrëveshjes por edhe për vendet të cilat

do të bashkohen më vonë(në rast se edhe vetëm për një vend ajo aplikohet).

Me formimin e Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 1995,shuhet veprimataria e

GATT-it.

Nga organizatat ekonomike integruese e cila më së shumti ka bërë në eliminimin e

barrierave tregtare është BEE.Në të vërtetë ,pas zvoglimit gradual të barrierave

doganore në mes të vendeve anëtare të BEE ,në vitin 1968 vjen deri te heqja e doganës

për vendet e BEE kurse ato edhe më tej aplikohen për vendet të cilat nuk janë anëtare të

BEE.

Roli i doganave në të hyrat publike të vendeve industrialisht të zhvilluara nuk është i

theksuar ,kurse te shumë vende në trazicion ,doganat kryesisht janë të kufizuara në

rolin e tyre si instrumente të politikës ekonomike.

2.QËLLIMI DHE EFEKTET E DOGANËS

42 Barbara Jelcic,Javne Financije ,Zagreb 2001,Faqe 358.

220

Page 221: financat publike 1-syllabusi.docx

Roli i doganës në sistemin tatimor dhe ekonomik të një vendi ka një rëndësi të madhe.

Në njërën anë ,ekonomia e një rajoni të caktuar e ndarë me kufijë shtetëror,përkatësisht

me vija doganore i ka specifikat e veta .Sot gati nuk ka vend i cili me masa dhe me

veprime të caktuara nuk i mbron specifikat e ekonomisë vendore nga ekonomitë e

vendeve fqinje dhe më gjërë.Kjo mbrojtje ka të bëjë me bariera doganore të cilat për

ekonominë e vendit paraqesinë mbrojtje të suverenitetit dhe integritetit ekonomik,njësoj

sikur për rëndësinë që kufiri shtetëror ka për suverenitetin dhe integritetin politik të

vendit.Pikërisht ky rol mbrojtës të cilin e kanë doganat si instrument i politikës

doganore, doganave ju jep peshën e instrumentit ekonomik për mbrojtjen e prodhimit

vendor.

Megjithëse në teori është e lehtë të definohet roli i doganave si instrumente fiskale dhe

ekonomike,në praktikë është më e vështirë të përcaktohet se cili prej këtyre

instrumenteve dominon dhe e karakterizon sistemin doganor të një vendi.Sot , doganat

në sistemet ekonomike të shteteve moderne padyshim se kanë rol të dyfishtë sepse

qëllimi mbrojtës i doganave i cili ju dedikohet dhe efektet fiskale të cilat duhet të

arrihen me dogana ,janë në lidhje të ngushtë njëri me tjetrin .

Mirëpo ,nëse doganat i konsiderojmë si mjet për mbrojtjen e prodhimtarisë

vendore ,atëherë pavarësisht nga lartësia e normave doganore ,doganat mund dhe duhet

të trajtohen si instrumente të politikës ekonomike .

Çdo normë doganore ,pavarësisht nga motivi fiskal apo ekonomik i tij,ka një efekt të

shumëfisht:efekt nbrojtës,fiskal,eliminues,Prandaj ,varësisht nga efektet konkrete të cilat

dëshirohet të arrihen me aplikimin e doganave varet edhe karakteri primar i doganave :

-nëse motivi kryesor për vendosjen e doganës është sigurimi i masës së caktuar të

mjeteve financiare për plotësimin e nevojave publike ,atëherë qartë shihet se karakteri

primar i doganës është ai fiskal,kurse efektet tjera mbesin në plan të dytë,

-nëse dogana është vendos për mbrojtje të prodhimtarisë vendore ,atëherë dominon

karakteri ekonomik i saj,

221

Page 222: financat publike 1-syllabusi.docx

Qëllimi i politikave doganore të vendeve në zhvillim synon që doganat të bëhen

instrument i zhvillimit të politikave të atilla tregtare e cila prodhimin vendor do ta

lidhte me ekonomitë e vendeve tjera.

Ky qëllim mund të arrihet nëse plotësohen disa kërkesa:

a)doganat duhet të veprojnë në ate mënyrë ashtuqë të ruajnë shkallën e arrijtur të

zhvillimit dhe të mundësojnë zhvillimin e mëtejm të papenguar të ekonomisë vendore,

b)doganat duhet të bëjnë të mundur konfrontimin e prodhuesve vendor me ata të

jashtëm,dhe me këtë rat të siurohet importi i produkteve të nevojshm epër tregun e

mbrendshëm kur:

-nuk ka prodhim vendor ose

-kur prodhimi është i vogël dhe nuk i plotëson nevojat e vendit.

Vendi dhe roli i doganave në vendet në zhvillim është mjaftë specifik dhe kompleks .Në

fakt ,doganat në ekonomitë e këtyre vendeve në njërën anë paraqesin burim të

rëndësishëm të të hyrave ,kurse në anën tjetër atyre ju dedikohet roli i instrumenteve sa

më veprues të politikës ekonomike,e cila zbatohet me aplikimin e normave doganore.

Në politikën doganore të vendeve në zhvillim ,veçanërisht duhet theksuar doganat në

eksport,të cilat në ekonomitë e vendeve të zhvilluara paraqiten relativisht rrallë.

Doganat në eksport në vendet në zhvillim ,përkundrazi,kanë rëndësi të madhe sepse ato

aplikohen me qëllime fiskale dhe ekonomike.Ato kanë për qëllim të stimulojnë rritjen e

shkallës së përpunimit të produkteve vendore të cilat i dedikohen tregut të jashtëm dhe

synohet që më shumë të eksportohen gjysëm produkte dhe produkte finale se sa lëndë e

parë.

Doganat duhet të jenë efikase dhe të ndihmojnë edhe politikën në bilancin e pagesave që

do të vepronte në kufizimin e derdhjes së mjeteve të devizore në tregun e jashtëm

devizor.

Me masa të politikës doganore mund të nxiten ,të mundësohen dhe të lehtësohen

proceset integruese në mes organizatave ekonomike vendore me ato nga

jashtë.Nëpërmjet lehtësimeve dhe lirimeve të ndryshme doganore,politika doganore

222

Page 223: financat publike 1-syllabusi.docx

mund të ndikoj në tërheqjen e investimeve të huaja dhe të kapitalit të jashtëm financiar

në ekonominë vendore ,duke pasë kujdes në ruajtjen e pavarësisë së ekonomisë vendore

në kushtet e ndarjes ndërkombëtare të punës.

3. LLOJET E DOGANAVE

Klaasifikimi i doganave mund të bëhet sipas kritereve në vijim:

3.1Doganat sipas drejtimit të lëvizjes së mallit

Sipas drejtimit të lëvizjes së mallit doganat ndahen në a)importuese, b)eksportuesedhe

c)tranzite

a)Doganat importuese janë ato të cilat vendi –importues i aplikon në mallin me

prejardhje të jashtme ,e cila dërgohet për plasman në vendin e vet.

Këto dogana aplikohen më së shpeshti ,dhe mund të shërbejnë si mjet(instrument) mjaft

veprues për orientimin kualitativ dhe kuantitativ të importit por edhe si instrument fiskal

me të cilin mblidhen të hyra publike.

b)Doganat në eksporte janë ato të cilat shteti-eksportues i mbledh nga eksportuesit e vet

në mallin e prodhimit vendor,i destinuar për plasman në tregun e një vendi tjetër.

Në sistemet moderne doganore doganat në eksport aplikohen shumë rrallë. Vendosja e

kësaj ngarkese doganore në mallrat për eksport ,ndikon negativisht në aftësinë

konkurruese të eksportuesve të mallrave .

Në vendet ekonomikisht jomjaftë të zhvilluara ,eksporti i të cilave më së shumti

dominohet na produktet bujqësore dhe lëndët e para,doganat eksportuese luajnë një rol

të rëndësishëm.Vendosja dhe mbledhja e doganave në eksporte ,kryesisht bëhet për

shkaqe fiskale me qëllim të mbledhjes së mjeteve për përmbushjen e nevojave publike

ose edhe për të nxitë zhvillimin e industrisë përpunuese.Zakonisht dominojnë aryet

jofiskale ndaj atyre fikale në vendosjen e doganave në eksporte.Poashtu dogana në

eksporte vendoset edhe atëherë kur dëshirohet që të pengohet eksporti i ndonjë malli i

cili mund të jetë me interes për vendin,si p.sh mallrat për nevoja të ushtrisë ,të

ekonomisë ,në rrethana të fatkeqësive elementare etj

223

Page 224: financat publike 1-syllabusi.docx

c)Doganat tranzite janë ato të cilat i arkëton vendi nëpër teritorin doganor të së cilës

transportohet malli në një vend tjetër.Qëllimi fiskal i këtyre doganave të cilin e kishin

më herët ,sot nuk është më relevant .Ekzistimi i doganave tranzit paraqet pengesë për

zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare kështuqë ato sot nuk aplikohen në të shumtën e

rasteve në këmbimet globale tregtare .

Logjika ekonomike angazhohet për gjetjen e rrugëve më të shkurtëra dhe më efikase për

plasimin e mallrave ,andaj edhe aplikimi eventual i kësaj dogane do të rriste çmimin e

mallrave që eksportohen dhe zvoglimin e aftësisë konkuruese në treg.Me marrëveshjen e

GATT,të gjitha vendet kanë qenë të obliguara të lirojnë tranzitin reciprok nga të gjitha

llojet e doganave dhe taksave.

3.2Doganat sipas qëllimit të vendosjes

Sipas qëllimit të vendosjes doganat ndahen në-a)fiskale, b)ekonomike,c)sociale,dhe

d)antidampinge

a)Doganat fiskale janë atë të cilat aplikohen vetëm për mbledhjen e të hyrave publike

në mënyrë që të arkëtohen sa më shumë mjete në arkën shtetërore.Aplikohet për ato

mallra të cilat nuk prodhohen fare në vend dhe si e tillë ka karakter fiskal. Aplikimi i

doganave fiskale varet ga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe pozita gjeografike e

vendit.Doganat fiskale p.sh do të vendosen në vendet evropiane industrialisht të

zhvilluara në importin në lëndët e para që vijnë nga vendet tejoqeanike (faktori

gjeografik).Poashtu në vendet jomjaft të zhvilluara tejoqeanike ,dogana tatimore mund

të vendoset për gjërat ushqimore të cilat ato nuk i prodhojnë sepse në aplikimin e

doganës e shohin burimin e të hyrave publike më të qëndrueshëm (faktori ekonomik).

b)Doganat ekonomike ose doganat mbrojtëse janë ato të cilat shtetet i vendosin me

qëllim të mbrojtjes së prodhimtarisë vendore .Qëllimi i doganave ekonomike është se

dogana e llogaritur në çmimin e mallrave të importuara e zvoglon aftësinë konkuruese

të atyre mallrave në raport me mallrat e ngjajshme të prodhimit vendës.Shikuar nga

aspekti i veprimit të taksës doganore mbrojtëse në ekonominë e një vendi ,efektet e saj

janë pozitive dhe ka për qëllim mbrojtjen e ekonomisë vendore në përgjithësi apo të

224

Page 225: financat publike 1-syllabusi.docx

ndonjë produkti apo dege ekonomike në veçanti.Kjo aplikohet më së shpeshti kur edhe

diktojnë rrethanat ekonomike ,andaj edhe quhet doganë ekonomike. Taksa doganore

ekonomike duhet të jetë në harmoni me rrjedhat e zhvillimit ekonomik.

c)Kur në ndonjë produkt duke pasë parysysh destinimin e tyre me karakter

social ,vendosen norma të ulta doganore ,kemi të bëjmë me taksa doganore

sociale(produktet ushqimore ,barërat ,etj)

d) taksa doganore antidampinge

Pavarësisht se me konventa ndërkombëtare nuk është e lejuar ,disa shtete i shesin

prodhimet e veta në tregun ndërkombëtar me çmime më të ulta nga ato me të cilat të

njëjtat prodhime shiten në tregun e vendit.Këto çmime në afarizmin e tregtisë së

jashtme quhen çmime antidampinge.Qëllimi i këtij veprimi është që me çdo kusht të

sigurohet mbisundimi ekonomik i shteteve ,të cilat janë në ekspanzion ekonomik ndaj

shtetit të caktuar.

Me qëllim të luftimit të çmimeve damping ,si masë mbrojtëse më së shpeshti aplikohet

taksa doganore shtesë.Kjo formë e taksës doganore quhet taksë doganore

antidamping.Në esencë kjo shtesë e taksës doganore paraqet ndryshimin në mes të

çmimit normal të mallit dhe çmimit të mallit i cili importohet.

3.3Doganat sipas mënyrës së llogaritjes

Sipas kësaj mënyre taksat doganore mund të ndahen në a)taksë doganore në vlerë dhe

b)taksë doganore specifike

a)taksa doganore në vlerë e ngarkon mallin varësisht nga vlera që ka.Mallin me vlerë

më të vogël e ngarkon më pak në krahasim me mallin cilësor ,të cilin e ngarkon më

shumë më të lartë të taksës doganore .Kjo taksë doganore nganjëherë mund të ketë

efekte negative p sh me rastin e importimit të teknologjisë së re e cla ka vlerë të lartë ajo

mund të jetë destimuluese dhe të mos blehet fare .

Në Kosovë aplikohet norma doganore 10% dhe është unike dhe mund të thuhet se në

aplikim është taksa doganore sipas vlerës.

225

Page 226: financat publike 1-syllabusi.docx

b)taksa doganore specifike llogaritet dhe arkëtohet sipas njësisë matëse të mallit doganor

(kilogrami ,litri,copa,tonelata etj).Kjo taksë doganore aplikohet më rrallë për shkak të të

metave të saj gjatë aplikimit p.sh nuk është njësoj të doganohet një tonelat thëgjill

lignit me një ton thëngjill koks.

3.4Taksa doganore sipas mënyrës së nxjerrjes së akteve rregullative

Sipas kësaj ndarje dallojmë :

a)taksa doganore autonome (janë ato taksa doganore të cilat shteti në bazë të

suverenitetit të vet financiar i nxjerr për teritorin e vet dhe të cilat i ndryshon dhe i heq

pa marrëveshtje me ndonjë vend tjetër) dhe

b)taksë doganore konvencionale (me marrëveshtje ) ,është ajo taksë doganore e cila

vendoset dhe hiqet me marrëveshtje bilaterale apo multilaterale në mes vendeve.

3.5Taksa doganore sipas lartësisë së normës doganore

Sspas lartësisë së normës doganore dallojmë :a)taksë doganore diferenciale dhe

b)preferenciale .

a)Taksa doganore diferenciale janë ato taksa doganore lartësia e të cilave është më e

madhe se sa e taksave të zakonshme doganore .Shkaqet e vendosjes së këtyre taksave

janë ekonomike dhe politike.

b)Taksa doganore preferenciale janë ato taksa doganore të cilat aplikohen në importimin

e mallrave të jashtme me norma doganore më të ulta se sa normat doganore të

zakonshme dhe kështu ato produkte të importuara vehen në pozitë më të volitshme në

tregun e mbrendshëm.

Dallojmë edhe taksa doganore tjera p.sh taksa doganore prohibitive (ndaluese) e cila ka

për qëllim të ndaloj importin, shpeshherë me qëllim të përmirësimit të gjendjes në

bilancin e pagesave ose edhe për ndalimin e importit të një malli të caktuar.Pastaj taksa

doganore plotësuese (retorzive )-quhen edhe taksa doganore plotësuese dhe kanë

karakter politik . Vehen në mallrat e vendit të caktuar me qëllim që ai vend të heq dorë

nga taksat prohibitive,etj.

TATIMI NË PRONË(PASURI)

226

Page 227: financat publike 1-syllabusi.docx

1.HYRJE

Format tatimore të cilat si objekt tatimimi e kanë pronën,në teorinë financiare njihen si

tatime në pronë.Këto forma të tatimeve paraqesin një grumbull mjaft heterogjen te

tatimeve.Tatimet në pronë dallohen në mes veti si për nga qëllimet për të cilat ato

vendosen në sistemet tatimore ,ashtu edhe për nga format në të cilat ato

paraqiten.Ndërkaq e përbashkët e tyre është se janë të orientuara në pronë dhe mbi këtë

bazë krijohet edhe obligimi për pagesën e tatimit.

Pasuria(prona) për nevojat e tatimimit mund të definohet si tërësi e të mirave ekonomike

dhe e të drejtave e shprehur në para(valutë).

Prandaj e përbashkët e të gjitha tatimeve në pronë është se ato lidhen në disa fakte

specifike,gjendje,ngjarje të cilave si bazë ju shërben pasuria(prona),kurse dallohen në

mes veti varësisht nga shkaku(arsyeja ) që kushtëzon tatimimin e pasurisë(pronës).Nga

ky aspekt edhe dallojmë tatimet në pronë në kuptim të ngushtë dhe tatimet në pronë në

kuptim të gjërë.

Tatimi në kuptim të ngushtë është tatimi në pronë ,ndërkaq në kuptim të gjërë janë

tatimet në trashigimi dhe dhurata,tatimi në qarkullim të pronës dhe tatimi në vlerën e

shtuar të pronës(pasurisë).Sipas kësaj edhe dallojmëë këtë raste të tatimimit të pronës:

-kur shkak i tatimimit është prona si e tillë,kemi të bëjmë me tatimimin e pronës dmth

tatimi në pronë në kuptim të ngushtë ,

-kur shkak i tatimimit është bartja e të drejtave pronësore në pronën pa

kompenzim,kemi të bëjmë me tatimin në trashigimi dhe dhurata,

-kur shkak i tatimimit është bartja e të drejtave me pagesë,kemi të bëjmë me tatimin në

qarkullim të pronës(pasurisë) dhe,

-kur si arsye (shkak) për tatimim mirret vlera e saj e shtuar ,atëherë kemi të bëjmë me

tatimin e vlerës së shtuar të pronës.

2.TATIMI NË PRONË(PASURI)

Me tatimin në pronë (pasuri)-Property Tax,nënkputojmë ate formë të tatimimit te i cili

objekt i tatimit është prona si e tillë –prona në formën e vet statike.

227

Page 228: financat publike 1-syllabusi.docx

Me nocioni “pronë -pasuri” e cila i nënshtohet tatimimit në esence kuptojmë vlerën

monetare të të mirave ekonomike të atilla siç janë në momentin e krijimit të obligimit

tatimor të përfcaktuar me ligj.Me këtë edhe dallohet tatimi në pronë (pasuri ) nga tatimi

në të ardhura madhësia e të cilit por edhe objekti tatimor janë rezultat i arritjes së

obligimeve tatimore për obliguesin tatimor në periudhën e përcaktuar si periudhë

tatimore.

Tatimi në pronë (pasuri) bie në grupin e tatimeve subjektive si edhe tatimet në

trashigimi,dhurata dhe në të ardhura sepse me rastin e tatimimit mirren parasysh cilësitë

personale të obliguesit tatimor.

Tatimi në pronë (pasuri )definohet si tatim direkt dhe i cili paguhet në bazë të forcës

ekonomike por edhe tatimore të obliguesit tatimor e cila rrjedh nga pasuria ku me rastin

e përcaktimit të ngarkesës tatimore mirren parasysh rrethanat(specifikat ) individuale të

obliguesit tatimor.

Tatimi në pronë mund të aplikohet në pronën e paluajtshme(toka ndërtimore dhe

banesore,banesat,automobili,jahta,etj)pra prona e cila nuk kmund të lëvizet ,dhe në

pronën e luajtshme (ato të cilat obliguesi tatimor i deklaron se i ka dhe të cilat vështirë

janë të dukshme) por që mund të identifikohen me anë të regjistrave të

ndryshme ,evidencave ,rexhistrimeve etj.

2.1Zhvillimi i Tatimit në Pasuri

Mendohet se tatimi në pasuri (pronë) edhe pse nuk është e sigurtë për herë të parë është

lajmruar në Egjipt në vitin 2610 para Krishtit,në Babiloni në vitin 1729 para Krishtit,në

Greqi në vitin 800, dhe në Romë në vitin 735 para Krishtit.Në Romë përveç tokës është

tatimuar edhe pasuria tjetër(kafshët,ari dhe paraja metalike).

Diku –diku tatimi në tokë është mbledh për të financuar luftën e kryqëzatave (në fund të

shekullit të 12)(në shetet gjermano romake të dala nga mbretëria romake ),dhe në disa

raste për të financuar edhe nevojat komunale dhe ka shërbyer si e hyrë e

sunduesit..Objekti kryesor i tatimimit në shekullin e mesëm ka qenë toka ,kurse pasuria e

luajtshme me këtë rast ka pasë rol dytësor.Për shkak të moralit të ultë tatimor ,obliguesit

228

Page 229: financat publike 1-syllabusi.docx

tatimor i janë shmang pagesës së tatimit në pasurinë e luajtshme(kanë qenë normat e

larta tatimore dhe ngarkesat e larta tatimore në pasurinë e luajtshme –ari dhe paratë e

gatshme).Për këtë arsye janë vendos norma më të larta tatimore në pronën e

paluajtshme për të kompenzuar efektin financiar të këtij tatimi.

Nga shekulli i 15 në shumicën e vendeve evropiane fillon të aplikohet tatimi vjetor në

pronë për të financuar ushtrinë dhe në Francë ky tatim quhej “taille”ndërkaq në

Gjermani “bede”.

Në mes të shekullit 17 (dikund mund të gjendet edhe shekulli i 15) dhe shekullit 18

rritet nevoja për mjete financiare dhe tatimi në pronë ndahet në disa lloje të tatimeve të

veçanta (tatimi në tokë ,për kafshë etj) por aplikohet edhe tatimi unik në pronë i cili së

bashku me tatimet tjera direkte paraqesin një grumbull të madh tatimesh.Kështu

mendohet se në këtë periudhë historike të zhvillimit të tatimit në pronë kanë ekzistuar

më se 32 lloje të veçanta të tatimit të cilat kanë ndikuar në fuqinë ekonomike të

obliguesit tatimor.

Në gjysmën e dytë të shkeullit 19 ,ne vendet europiane tatimi në të ardhura e zënë

vendin e parë kurse tatimi në pronë zë vendin e dytë dhe llogaritet si tatim plotësues në

sistemin tatimor43. Vetëm SHBA dhe Zvicra një kohë të gjatë tatimin në pronë e kanë

konsideruar si tatimin kryesor (deri në shek. 20)44.

Tatimi në pronë ka pasë një zhvillim edhe në Angli,Francë ,Gjermani, Austri etj. por jo

vend primar .

Sot ,tatimi në pronë edhe më tej aplikohet në sistemet tatimore të vendeve të ndryshme

por vendi i tij edhe nga aspekti fiskal është shumë më pak i rëndësishëm se sa më

parë.Në shekullin e 20 vendin primar në shumicën e vendeve evropiane e ka tatimi në të

ardhura.

2.2Llojet e tatimit në pronë

Sipas burimit të tatimimit ,tatimi në pronë ndahet në:

43 Për herë të parë ideja e aplikimit të tatimit në pronë si tatim plotësues është aplikuar në Zvicër 1866.

44 Më gjërësisht shih Barbara Jelçiç JAVNE FINACIJE ,ZAGREB 2002,286.

229

Page 230: financat publike 1-syllabusi.docx

a)tatimi real në pronë dhe,

b)tatimi nominal në pronë.45

Baza tatimore e tatimit real në pronë është prona(me rastin e tatimimit përfshihet vetëm

substanca e pronës së obliguesit tatimor)dhe aplikohet vetëm në kushte të

jashtzakonshme.

Edhe te tatimi nominal në pronë baza tatimore është prona ,por që tatimi për të cilin

obliguesi tatimor është i obliguar t’a paguaj,paguhet nga të hyrat nga prona përkatësihst

nga të ardhurat.Vetë një tatimim i tillë është i pranueshëm në rrethana normale gjë që

është rast edhe në sistemet bashkohore tatimore .

Pra dallimi në mes tatimit real në pronë dhe tatimit nominal në pronë de facto

përcaktohet nga fakti se nga cili burim në mënyrë efektive paguhet tatimi në pronë.

Prandaj mundësia që obliguesi tatimor të paguaj tatimin në pronë varet nga –lartësia e

shkallës tatimore (ngarkesa tatimore),kohëzgjatja e obligimit tatimor dhe nga mundësia e

krijimit të të hyrave nga prona e tërësishme ose nga pjesë të saj.46

Sipas periudhave të grumbullimit të tyre ,tatimi në pronë ndahet në:

a)tatimet periodike në pronë dhe

b)tatimet e njëhershne në pronë .

Tatimet periodike në pronë sipas rregullit mblidhen njëherë në vit kurse tatimet e

njëhershne në pronë (të cilat shpeshherë quhen edhe kontribute ,dhënie etj) sipas

rregullit mblidhen si tatime reale në pronë.

Tatimi në pronë mund të ndahet edhe sipas përfshirjës së objektit tatimor në :

a)tatimet sintetike në pronë ku aplikohet tatimimi unik në pronë (tatimohet prona

totale ) dhe ,

b)tatimet analitike në pronë (të pjesërishme) ku tatimohet ndonjë pjesë e pronës.

Tatimet në pronë sipas renditjes (vendit )të tyre në sistemin tatimor të një vendi mund

të ndahen edhe në :

45 Barbara Jelçiç Javne Financije ,Zagreb,2002,287

46 Po aty ,faqe 288

230

Page 231: financat publike 1-syllabusi.docx

a)tatime kryesore dhe

b)tatime të rendit të dytë ,

Sipas mënyrës së përcaktimit të bazës tatimore ,tatimi në pronë ndahet në:

a)tatimi në pronë sipas vlerës së shtuar (kur baza tatimore përcaktohet në bazë të vlerës

së pronës)dhe,

b)tatimi specifik në pronë (ku baza tatimore përcaktohet në bazë të ndonjë njësie matëse

psh fuqia e motorit etj).

Sipas faktit se kush është i përcaktuar si obligues tatimor ,tatimi në pronë ndahet në :

a)tatimi në pronë i personave fizik (individi ose grupi)dhe

b) tatimi në pronë i personave juridik.

Objekt tatimor me aplikimin e tatimit në pronë mund të jenë :

a)pasuria e paluajtshme (tokat ndërtimore ,bujqësore,pyjet,ndërtesat, paisjet e

industrisë,automjetet,objektet për lundrim),

b) pasuria e luajtshme dhe,

c)të drejtat .

Sipas qëllimit të harxhimit të mjeteve të mbledhura nga tatimi në pronë,ai mund të

ndahet në :

a)tatimi i përgjithshëm në pronë dhe ,

b)tatimi i veçantë (me destinim) në pronë.

Pastaj mund të ketë edhe ndarje tjera të tatimit në pronë –a)subjektive (për personat

fizik) dhe b) objektive (lidhet me personat juridik).

Sipas normës së aplikuar tatimore mund të ndahen në –a)(nominale) proporcionale dhe

b)progressive.

Sipas trajtimit të ngarkesës tatimore ato ndahen në –a) tatimi neto në pronë (ku nga bruto

hiqen të gjitha borxhet të cilat e ngarkojnë pronën që tatimohet ) dhe b) tatimi bruto në

pronë.

2.3 Baza tatimore e tatimit në pronë

231

Page 232: financat publike 1-syllabusi.docx

Baza tatimore e tatimit në pronë në princip është pasuria neto që d.m.th ajo psuri e cila

mbetet kur nga aktiva e përgjithshme zbritet pasiva e përgjithshme.47Mund te thuhet

poashtu por jo në mënyrë shumë të saktë se baza tatimore e tatimit në pronë përcaktohet

kur nga vlera bruto e pronës zbriten obligimet të cilat e ngarkojnë pronën e cila

tatimohet.

Ekzistojnë vështirësi reale me rastin e përcaktimit të bazës tatimore edhe për faktin se

vetë nocioni pronë (sidomos kur bëhet fjalë për qëllime tatimore ) interpretohet në

mënyra të ndryshme 48.

2.3.1.Vlerësimi i pronës

Në teorinë financiare bashkohore ekzistojnë tri koncepte për përcaktimin e vlerës së

tatimit në pronë të cilat janë të pranuara edhe në praktikë.

a)vlerësimi në bazë të çmimit të tregut të pronës(fair market value),

b)vlerësimi në bazë të shumës (madhësisë) së të hyrave nga prona (rental value),dhe

c)vlerësimi në bazë të vlerës së kapitalit(capital value).

Në praktikën e shteteve moderne me sistem modern fiskal aplikohet çmimi i

tregut.Përjashtim bëjnë veprat e artit ku vlera përcaktohet sipas kritereve të cilat një

vepër e bëjnë shumë të vlefshme.

Është me rëndësi edhe koha e vlerësimit të pronës(vjetore (kapitali shoqëror) ose (shumë

vjeçare –toka).

2.4Obliguesi i tatimit në pronë

47 Barbara Jelçiç,Javne Financije ,Zagreb ,2002,292,

48 P.sh. me pasuri nënkuptojmë “tërësia e sendeve dhe e të drejtave të cilat i takojnë një

individi”(Blumenstien),ose “grumbull i sendeve të lëvizshme dhe të mirave të të palëvizshme dhe të

drejtave ose vlera totale e tyre me të cilën disponon një person fizik apo juridik në periudhë të

caktuar”ose “tërësia e të drejtave pronësore në masën e pronës e cila përbën tërësinë e të mirave

ekonomike dhe të cilat i takojnë një personi fizik ose juridik”(Horvat Ladislav).

232

Page 233: financat publike 1-syllabusi.docx

Obligues të tatimit në pronë janë personat fizik dhe personat juridik.Mirëpo në sistemet

fiskale të vendeve të ndryshme mund të gjenden edhe dallime në defininimin se sa

personat juridik mund të përfshihen si obligues të tatimit në pronë.

Mbledhja e tatimit në pronë mbështetet në aftësinë tatimore të obliguesit tatimor.Nëse

është kështu ,atëherë obligimi i pagesës së tatimit në pronë nuk do të duhej të bie edhe

në personat juridik(p.sh korporatat),por ekskluzivisht do të lidhej me personat fizik.Një

qëndrim i tillë në literaturën ekonomike dhe fiskale arsyetohet me faktin se pavarësia e

personave juridik në të vërtetë është e drejtë fiktive dhe se derisa objekti tatimor

(prona ) është e përfshirë te bashkpronari i korporatës(akcionari),tatimi i sërishëm i

personit juridik,në mënyrë konsekvente do të shkaktonte tatimimin e dyfishtë (i

ashtuquajturi tatimim i dyfishtë ekonomik).

Tatimi i dyfishtë sidomos do t’i ngarkonte shoqëritë tregtare sepse ato veprojnë si

shoqëri akcionare dhe se nëse me tatim në pronë ngarkohen si personat fizik ashtu edhe

ata juridik,është e qartë se ajo shoqëri tregtare do të ngarkohej me tatim të dyfishtë.Në

anën tjetër shoqëritë tregtare me vetëm një pronar si psh në disa shtete i kemi shoqëritë

komandite ,ato do t’i ikin tatimimit të dyfishtë ,sepse me ligj nuk janë të trajtuara si

persona juridik dhe tatimohen si persona fizik.

Prandaj në mes vendeve ka dallime sa i përket difinimit se kush është obligues i tatimit

në pronë .Disa vende e marrin vetëm personin fizik ,kurse në disa mirret edhe personi

juridik.Ose mund të ketë edhe raste tjera p.sh në Norvegji, në nivelin lokal me tatim në

pronë ngarkohen vetëm personat fizik ,kurse në nivelin qendror ngarkohen edhe personat

fizik edhe personat juridik.

2.5Tarifa tatimore e tatimit në pronë

Tarifa tatimore e tatimit në pronë dallon prej një vendi në tjetrin dhe nuk ekziston një

koncepcion unik në mes vendeve në lidhje me lartësinë e kësaj tarife.Dallimet mund të

jenë p.sh sa i përket llojit të normës tatimore ,lartësisë së normës tatimore si dhe

modaliteteve të aplikimit të tyre .Psh disa vende aplikojnë norma proporcioanle të tatimit

në pronë ,në disa vende tarifa progresive,në disa vendet tjera aplikohen shuma paushalle

233

Page 234: financat publike 1-syllabusi.docx

të tatimit në pronë bazuar në lartësine e vlerës së pronës deri në një lartësi dhe mbi ate

lartësi aplikohen norma me përqindje të caktuar ,në disa norma proporcionale

etj.Kryesisht lartësia e normës tatimore të tatimit në pronë sillet prej 1% deri në 1,5% të

vlerës së bazës tatimore të objekti tatimor.

2.6 Arsyet për mbledhjen e tatimit në pronë

Arsyet për mbledhjen e tatimit në pronë gjenden në teorinë e çmimeve dhe në teorinë e

cila mbështetet në parimin e pagesës së tatimit në pronë sipas fuqisë ekonomike të

obliguesit tatimor.Poashtu ky lloj i tatimit llogaritet si instrument i kontrollës ,i

shpërndarjes së të ardhurës dhe pasurisë por edhe si tatim plotësues në sistemin tatimor

të një vendi.49

3.Tatimi në trashëgimi dhe në dhurata(Inheritance and Gift Tax).

Ky lloj tatimi mblidhet me rastin e bartjes së pronës dri te i cili vihet pa kompenzim në

mes të të gjallëve –dhënësi i dhuratës dhe marrësi i dhuratës,përkatësisht në raste të

vdekjes nga lënësi i trashëgimisë në trashëguesin e trashëgimisë sips ligjeve të

trashëgimisë ose edhe të porosisë së trashëgimtarit të parë.Objekt i tatimimit është prona

e cila transferohet në këtë mënyrë.

Tatimi në trashëgimi dhe dhurata mund të hyjnë në grupin e tatimeve reale spse

tatimohet vetëm substanca e pronës së tatimuar,ashtu që te ky tatim prona në të njëjtën

kohë paraqitet si burim i tatimit dhe si bazë tatimore.

Format e tatimit në trashëgimi sipas mënyrës me të cilën prona ngarkohet me tatim në

trashëgimi mund të jenë dy :

a)tatimi në dhënien e trashëgimisë përkatësisht në lënien e masës së trashëgimisë(estate

tax )dhe ,

b)tatimi në marrjen përkatësisht arritjen e trashëgimisë-(inheritance tax).

Lartësia e ngarkesës tatimore me tatim në trashëgimi varet së paku nga tri elemente:

a)nga zgjedhja e bazës tatimore(pasuria e trashëguar neto pra kur nga bruto prona e

trashëguar zbriten borxhet që e ngarkojnë trashëgiminë,

49 Më gjërësisht ,BARBARA Jelçiç Javne Financiaje ,Zagreb 2002,295-298.

234

Page 235: financat publike 1-syllabusi.docx

b)nga përfshirja e lirimeve dhe lehtësimeve të ndryshme tatimore dhe,

c)nga mënyra se si është llogaritë tarifa tatimore (sot normat tatimore në trashëgimi janë

progresive).50

Tatimi në dhurata rregullohet gati njësoj si edhe tatimi në trashëgimi me dallime të vogla

.

.

LITERATURA

Dr.Dieter Brummerhoff,Javne Financije ,Botimi i shtatë ,Mate Zagreb,2000.

Dr.Pero Jurkovic,Javne Financije ,Masmedia Zagreb ,2002,

Dr.Barbara Jelcic,Javne Financije,Zagreb 2001.

Harvez .S .Rosen,Publice Finance,Princeton University,përkthimi në gjuhën shqipe 2003

,Tiranë.

Richard A.Musgrave ,Peggy B.Musgrave ,Harvard University,Public Finance inn

Theory and Practice,Fifth Edition.

Radic,S.Danasnja Financijska znanost ,Matica Hrvatska ,Zagreb,1908.

Prof .Dr.Musa Limani,Makroekonomia Aplikative,Univerzum ,2007 ,Prishtinë.

Ylber Rraci,Sistemi doganor në Kosovë,2003,Prishtinë,

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ,Departamenti i Buxhetit Komunal,Prishtinë

Doracak i Administratës Tatimore të Kosovës,Prishtinë ,2007.

5050.Poa shtu si në 49,faqe 298-397

235