View
345
Download
4
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERISTETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI’’
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE
PUNIM DIPLOME
GJUHA DHE ASPEKTI I SAJ SHOQËROR
Mentori: Kandidati:
Prof. Ass. Dr. Muharrem GASHI Lendrit HOXHA
Gjakovë, 2018
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE
PUNIM DIPLOME
GJUHA DHE ASPEKTI I SAJ SHOQËROR
Komisioni:
Kryetar_____________________
Anëtar______________________
Anëtar______________________
Mentori: Kandidati:
Prof. Ass. Dr. Muharrem GASHI Lendrit HOXHA
Gjakovë, 2018
2
Pasqyra e lëndës
Pasqyra e lëndës................................................................................................................................. 2
Falënderim......................................................................................................................................... 3
Abstrakt............................................................................................................................................. 4
Hyrje.................................................................................................................................................. 5
KREU I PREJARDHJA E GJUHËS
Kur ka lindur gjuha?.......................................................................................................................... 6
Gjuha si veçori e species njerëzore.................................................................................................... 7
KREU II GJUHA SI DUKURI SHOQËRORE
Gjuha si dukuri shoqërore.................................................................................................................. 8
Ndryshimi i gjuhës në boshtin social................................................................................................. 9
Ndryshimi i gjuhës në boshtin kohor................................................................................................. 10
Ndryshimi i gjuhës në boshtin hapësinor........................................................................................... 11
Gjuha dhe ligjërimi............................................................................................................................ 13
Gjuha dhe shkrimi.............................................................................................................................. 14
KREU III GJUHA, KOMBI DHE SHTETI
Gjuha kombëtare................................................................................................................................ 16
Gjuha zyrtare..................................................................................................................................... 17
Gjuha standarde................................................................................................................................. 18
Politika gjuhësore.............................................................................................................................. 20
Gjuha dhe kultura.............................................................................................................................. 21
Komunikimi si pjesë e shoqërisë....................................................................................................... 22
KREU IV TA RUAJMË GJUHËN
Të flasim shqip.................................................................................................................................. 24
Përfundim.......................................................................................................................................... 26
Literatura........................................................................................................................................... 27
3
Falënderim
Rrugët e gjata në jetë kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve. Plot tri vite mund dhe sakrificë,
kurorëzohen këtu, më përfundimin e suksesshëm të studimeve universitare. Falënderimi më i madh i
takon Zotit që më dha jetën dhe shëndetin. I detyrohem familjes për mbështetjen dhe kurajon e
vazhdueshme për gjatë gjithë kësaj periudhe. Kam parë me sy drejt së ardhmes ngase kam qëndruar
mbi supet e tyre, prandaj jam sa i lumtur po aq edhe mirënjohës. Meritat ju takojnë edhe profesorëve,
me punën e tyre u ndërtuam gjatë këtyre viteve, së bashku shkëmbyem përvojat dhe dijen tonë, si
rrjedhojë domosdo ishim te ndikushëm tek njëri tjetri. Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohje të
veçantë për Prof.Dr. Muharrem Gashin për këshillat dhe mbështetjen gjatë përgaditjes së këtij punimi.
Miqve që i dhanë jetë dhe ngjyrë kësaj periudhe ju jam falënderues, sfidat e njëri tjetrit na përkasin të
gjithëve, sukseset i gëzojmë së bashku dhe si trofe ngrisim miqësinë e përhershme.
Faleminderit!
Abstrakt
4
Duke pasur parasysh vlerën e gjuhës si faktorë themelor në jetën njerëzore, studimi i saj është i
pashmangshëm dhe i rëndësisë së veçantë . Njerëzit flasin dhe shkruajnë, komunikojnë me gjuhë dhe
shkruajnë atë. Si mjet i shoqërizimit, gjuha në vazhdimësi është në lëvizje, në këtë mënyrë, gjuha
ndryshon pandërprerë për t’iu përshtatur kërkesave të shoqërisë. Qëllimi i punimit është të qëndroj në
hap me kohën, duke i paraqitur zhvillimet thelbësore të saj. Identifikimi i hallkave kryesore të rendit
teorik e praktik paraqesin shfaqje konkrete të vet jetës sonë mendore, gjegjësisht kalimi i saj nga një
brez në tjetrin brez ndikon fuqishëm në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Me anë të metodës së
krahasimit ky mekanizëm shoqëror është paraqitur në epoka të ndryshme kohore në emancipimin e
jetës shoqërore. Por në rrugë e sipër janë pasqyruar edhe dallime në mes të epokave që i referohen
zhvillimit të saj.
5
Hyrje
Tema e cila është trajtuar në këtë punim, tregon lidhjen e gjuhës me shoqërinë, duke trajtuar të
dyja këto që në fillimet e para, dhe duke e përcjell hap pas hapi zhvillimin dhe përhapjen e tyre.
Pavarësisht që gjuha pranohet përgjithësisht si dhuratë, nga shumica e përdoruesve të saj, në këtë
punim do të trajtohen mendime dhe përfundime të ndryshme nga dijetar dhe njerëz të çmuar të gjuhës,
të shkencës dhe historisë. Mirëpo, nuk do të thotë se janë përfshirë të gjithë ata që kanë sjellë ndihmesa
në zhvillimin e këtyre fushave të shoqërisë.
Gjuha dhe shoqëria duke qenë pjesë të pandashme me njëra tjetrën, krijojnë dy nga boshtet
kryesore të komplet sistemit të njerëzimit dhe arsyetojnë ekzistencën e tij. Kështu koncepti gjuhë si
dhuratë e veçantë e shoqërisë, është në takim të drejtpërdrejtë me kultura dhe lidhje të ndryshme të saj,
që besojë do të trajtohen në mënyrë të kënaqshme në këtë punim.
Punimi i titulluar si “Gjuha dhe aspekti saj shoqëror “ , është e kuptueshme që trajton gjuhën si
pjesë të shoqërisë, dhe anasjelltas, duke paraqitur kështu ndërlidhjen dhe pikat kyçe të këtyre dyjave
si faktor me rëndësi.
Punimi është i ndërtuar gjithsejtë nga IV kapituj, kapitulli I ( i parë ), trajton lindjen dhe
zhvillimin e gjuhës duke specifikuar hapat e saj të parë, dhe vlerësuar si veçori të species njerëzore.
Në kapitullin II (e dytë), gjuha si faktorë në lëvizje na shfaqet e ndryshueshme, duke e vlerësuar
si dukuri shoqërore, është pikërisht shoqëria që me lëvizjet e saj në hapësirë dhe kohë e bënë atë të
ndryshojë. Gjithashtu, paraqet elementet: gjuhë, shkrim dhe ligjërim si trekëndëshin bazë lidhjeve
ndër njerëzore.
Kapitulli III ( i tretë ), tregon rëndësinë e gjuhës dhe trajton atë si pjesë të pandashme të kombit
dhe shtetit, duke e trajtuar edhe komunikimin si pjesë elementare dhe kulturën si nevojë.
Edhe pse tema ka të bëjë me gjuhën si dukuri, dhe trajton atë në mënyrë të përgjithësuar, në
kapitullin e IV (e katërt), kam guxuar ta bëjë një hap të vogël, duke trajtuar një çështje më shumë
rëndësi për gjuhën tonë. Duke qenë i vetëdijshëm për punën, sakrificën dhe dijen e derdhur nga shumë
figura të çmuara të çështjes kombëtare për zhvillimin e gjuhës, kam shfaqur atë si pikë elementare të
kombit, dhe trajtuar shpërfilljen e saj si problem të madh.
6
KREU I
PREJARDHJA E GJUHËS
Kur ka lindur gjuha?
Për prejardhjen e gjuhës flitet, mendohet e studiohet gjerë e gjatë, dhe si rrjedhojë mund të hasim
në teori e mendime të ndryshme, mirëpo ne kryesisht do të mbështetemi në librin e R.Memushaj,”
Hyrje në gjuhësi “, ku edhe shtjellohet tema e lindjes dhe zhvillimit të gjuhës.
Prejardhjen e gjuhës e lidhin përgjithësisht me njeriun homo sapiens, i cili ka jetuar rreth 250
mijë vjet më parë. Ky ruante ende tiparet fizike të paraardhësit të tij, si fytyrë të madhe, dhëmbë të
mëdhenj dhe kafkë të shtypur, me pak ose fare pa ballë, por trurin e kishte më të zhvilluar , gati sa të
njeriut modern1. Mendohet se truri i homo sapiens-it ishte i zhvilluar në shkallë të atillë që të
mundësonte përdorimin e gjuhës tingullore.
Ekziston një mendim i përgjithshëm, i cili lindjen e gjuhës njerëzore e konstaton diku 100.000-
40.000 vjet më herët. Në disa raste nuk mungojnë as mendimet se fenomeni gjuhë si njëri nder
konceptet themelore të jetës, pikënisjen ose ardhjen e ka nga zoti, mirëpo grupi tjetër që nuk e pranon
këtë teori, mendon se gjuha fillimet e saja i ka nga tingujt e veglave të punës, nga gjestet, nga
pasthirrmat apo edhe nga interpretimi i njëjtë i tingujve në natyrë.
Mirëpo,sipas R.Memushaj edhe sot mbetet e paqartë se në çfarë mënyrë lindi gjuha, dhe cili
ishte sistemi i mëhershëm apo baza e një komunikimi për ta zhvilluar gjuhën, edhe sot mbetet
definicion i papërfunduar pasi nuk mund të themi se ekziston një gjendje fillestare apo një pikënisje e
secilës gjuhë që mund ta studiojmë. Por, është e ditur se të gjitha gjuhët duke përfshirë edhe ato të
fiseve me jetës primitive ose ekzistencë të egër kanë një strukturë të zhvilluar të njëjtë me gjuhët e
shoqërive moderne. Historia e lindjes dhe zhvillimit të gjuhës na duhet jo vetëm të çlirohemi nga disa
mendime të gabuara të përhapura për gjuhën, si çdo shkencë tjetër edhe gjuhësia ndërtohet mbi të
shkuarën dhe këtë e bën jo vetëm dukë vënë në dyshim dhe duke hedhur poshtë doktrinat tradicionale,
por edhe duke i zhvilluar më tej dhe duke i informuar rishtas.
Por, me gjithë periudhat e heshtjes, interesi për prejardhjen e gjuhës nuk është shuar. Veçse
zgjidhja e këtij problemi nuk mund të jetë objekt vetëm i gjuhësisë, pasi është mjaft i ndërlikuar dhe
nuk mund të arrihet nga një shkencë e vetme. Duke qenë i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me vetë
prejardhjen e njeriut dhe të shoqërisë njerëzore, ky problem kërkon bashkëveprimin e një vargu
shkencash, si gjuhësia, filozofia, psikologjia, logjika, antropologjia, etnologjia etj2.
1Shih: Rami Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq.325 2Shih: Rami Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq.326
7
Gjuha si veçori e species njerëzore
Ekzistojnë mendime të ndryshme në lidhje më atë se nga çfarë sistemi ka evoluar gjuha. Gjuha
si proces që gjithmonë qëndron në lëvizje, na obligon ti studiojmë fillimet e saj duke e shikuar edhe
në rrugët e zhvillimit. Gjuha njerëzore ka prejardhjen nga një sistem primitiv pothuajse të njëjtë me
kafshët.
Gjuha ka kaluar nëpër dy faza zhvillimi , në një fazë të ulët, nëpër të cilën për shprehjen e
emocioneve janë përdorur klithmat, ndërsa në fazën e lartë për të shprehur mendimet është përdorur
gjuha si e nyjëtuar3. Mund të themi se gjuha e njeriut ka karakter abstrakt ndërsa gjuha e kafshëve e
cila ju përgjigjet ngacmimeve fizike të brendshme ose qoftë ato të jashtme, ka karakter konkret. Për
sqarimin e dallimeve midis ‘’gjuhës’’ së kafshëve dhe gjuhës njerëzore, një ndihmesë të rëndësishme
kanë edhe psikologjia dhe fiziologjia, të cilat kanë treguar se ekzistojnë dy forma të ndryshme të
pasqyrimit të botës nga truri i qenieve të gjalla: Qeniet shtazore më të ulëta se njeriu mbështeten në
njohjen shqisore, ato orientohen vetëm me anë të ndijimeve dhe perceptimeve. Njeriu dallon cilësisht
prej kafshëve, pasi është qenie me ndërgjegje, d.m.th për të është karakteristike shkalla më e lartë e
pasqyrimit të botës, njohja psikike4. Gjuha njerëzore dhe sistemi i komunikimit të kafshëve janë dy
sisteme që rrjedhin si pasojë e dallimeve që paraqiten në pasqyrimin e realitetit ndërmjet faktorit njeri
dhe botës shtazore.
Njeriu si specie me logjik të shëndoshë dhe koncept të avancuar nuk e pasqyron botën nëpërmjet
perceptimeve dhe ndijimeve si bashkësia e qenieve tjera të gjalla, por ka aftësi mendore të paraqes
mendimet, ndjenjat dhe nevojat e tij, qoftë ato gjuhësore apo jetësore me anë të mendimit kritik,
ndjenjave dhe arsyeve.
Gjuha njerëzore i përgjigjet shkallës abstrakte dhe më lartë të njohjes dhe kjo e bën atë një dukuri
karakteristike vetëm për qeniet njerëzore, pa shoqe në botën shtazore. Prandaj përpjekjet për ta
shpjeguar zhvillimin e saj nga sisteme më të ulëta komunikimi karakteristike për kafshët, nuk janë
bindëse5.
Koncepti gjuhë ka lindur si nevojë e njeriut për jetën, dhe sot gjuha është pa dyshim njëra ndër
veçorit kryesore të species njerëzore, e cila qëndron hap për hap me njeriun duke i përmbushur nevojat
dhe kërkesat e tij që nga fillimet e para. Megjithatë vështrimi i përgjithshëm pasues mbi historinë e
gjuhës është menduar si hyrje në shkencën e sotme, ne do përpiqemi, aq sa mundemi, që zhvillimet e
mëtejshme të gjuhës të vendosen në lidhje të ngushtë me kushtet shoqërore dhe me idetë filozofike të
kohës.
3 Shih: R. Memushaj, Hyrje në Gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq. 326 4Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq.326 5Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq.327
8
KREU II
GJUHA SI DUKURI SHOQËRORE
Gjuha si dukuri shoqërore
Dija njerëzore sot është e degëzuar në fusha të ndryshme studimi, të cilat, në varësi të objektit
të vet të studimit dhe të këndvështrimit të tij, ndahen në shkenca të natyrës dhe shoqërore. Një nga
shkencat shoqërore është edhe gjuhësia, që zë ndër to një vend të veçantë. Ajo që e bën gjuhësinë një
disiplinë më vete, është se ajo ka si objekt studimi gjuhën, një dukuri të pandarë nga veprimtaria e
përditshme e njeriut6.
Rëndësia e studimit të gjuhës sa vjen e shtohet, për një varg arsyesh të rendit teorik dhe
praktik. Si rrjedhojë e kësaj rëndësie, gjuha është studiuar dhe vazhdon të studiohet sepse është
shfaqja më konkrete dhe më e kapshme e jetës sonë mendore, si rrjedhim, përbën një hallkë të
pazëvendësueshme për të kuptuar më mirë vetë shoqërinë njerëzore.
Gjuha është sistem i veçantë tingujsh, fjalësh, trajtash e rregullash për formimin e fjalëve e
për lidhjen e tyre në fjali, i cili u shërben njerëzve për tu shprehur dhe për të mbrojtur mendimet
dhe për t’u marrë vesh njëri me tjetrin. Si sistem, pa të cilin nuk mund të komunikonin njerëzit apo
shoqëritë e caktuara, është urë lidhëse ndërmjet individit dhe shoqërisë, me fjalë të tjera është mjet
shoqërizimi. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e kulturës transmetohet përmes fjalës dhe shpeshherë
thuhet që ka qenë zhvillimi i mundësisë së të folurit nga ana e qenieve njerëzore, që është
zëvendësimi si faktorë mbizotërues në zhvillimin tonë të ‘‘evulucionit biologjik’’, që operon me
gjenet me ‘’evulucionin kulturor’’, që operon me mendjet. Por, nuk mund të këmbëngulim mbi
faktin që gjuha është i vetmi përbërës qendror i procesit të shoqërizimit. Gjithashtu, gjuha si mjet
që shërben për formimin e kategorive të mendimit e të ndërgjegjes së njerëzve, nga njëra anë është
kusht i domosdoshëm për krijimin dhe zhvillimin e kulturës, por edhe nga ana tjetër, prodhim i një
kulture kombëtare e mjet i pazëvendësueshëm për zhvillimin e ecjen përpara të çdo kombi.
Duke pasur parasysh që gjuha si dukuri shoqërore ka një hov të madh zhvillimi, është e
kuptueshme bashkëveprimi me shkenca të shumta. Gjuha si dukuri shoqërore jo vetëm u ka dhënë
shumë shkencave, por edhe ka marrë shumë prej tyre. Ajo lidhet si me shkencat shoqërore, edhe
me shkencat e natyrës. Lidhjet e saj me disiplinat e tjera janë të shumëllojshme dhe kjo shpjegohet
me atë që gjuha është një dukuri e ndërlikuar.
Ndikimi i gjuhës në shoqëri dhe i shoqërisë në gjuhë janë të dyanshme. Te dyja i japin dhe
i marrin njëra tjetrës, duke bashkëvepruar dhe plotësuar njëra tjetrën, aq sa ekzistenca e gjuhës pa
shoqërinë nuk mund të mendohet, ashtu si nuk mund të mendohet zhvillimi i qenies njerëzore pa
konceptin gjuhë.
6Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq.13
9
Ndryshimi i gjuhës në boshtin social
Përderisa gjuha shërben si mjet themelor i përvojës njerëzore, që transmetohet nga një brez tek
tjetri dhe nga një bashkësi tek tjetra, ndikon fuqishëm në zhvillimin dhe në përparimin e shoqërisë
njerëzore. Në këtë mënyrë, gjuha ndryshon pandërprerë për t’u përshtatur me kërkesat e shoqërisë.
Ndryshimi i gjuhës ndodh në tri boshte: në boshtin social (diastratik), në boshtin hapësinor (diatopik)
dhe në boshtin kohor ( diakronik)7
Me studimin e ndryshimeve të gjuhës në boshtin social merret sociolinguistika. E cila e studion
gjuhën jo si sistem abstrakt, por si mjet kryesor i komunikimit konkret që përdoret nga një bashkësi
shoqërore; d.m.th. ajo është disiplina që studion ndërlidhjet midis të folurit dhe shoqërisë 8 .
Mbi bazën e disa studimeve të dialektologëve, vërehen disa faktorë shoqëror që ndikojnë në
ndryshimin e gjuhës, siç janë: gjinia (seksi) dhe ndarja në grupe sipas moshës. Pra gjinia, d.m.th
meshkujt nga njëra anë dhe femrat nga ana tjetër, si dhe ndarjen në grupe sipas moshës: foshnja dhe
fëmijët, adoleshentë dhe të rinj, të rritur dhe të moshuar.
Edhe pse, Sociolinguistika nuk është përcaktuar në mënyrë përfundimtare si disiplinë me vete,
studiuesit kanë vërejtur ndryshime gjuhësore në boshtin social-linguistik. Që në kohë të hershme
është vërejtur dhe diskutuar për një diferencë gjuhësore midis të varfërve dhe të pasurve apo thënë
më saktësisht midis klasave të larta elitare dhe klasave të ulëta. Ndryshimet e tilla ndikohen nga
mënyra e jetesës, sepse shkollimi dhe edukimi shpesh është i kushtëzuar nga kushtet materiale.
Pjesëtaret e klasave të ulëta, shpesh mund ti hasim me një përmbajtje të dobët gjuhësore, situatë kjo
që lidhet me mungesën e shkollimit që ndikohet kryesisht nga kushtet e dobëta financiare.
Disa prej karakteristikave që mund të individualizojnë klasat janë edhe: edukata, arsimi dhe
profesioni, përfshirja në pushtetin politik dhe në shtresat shoqërore elitare. Faktorë tjetër që vërehet
në ndryshimin social të gjuhës pa dyshim dalin edhe besimet fetare dhe vendet ku kryhet ligjërimi.
Kur diskutojmë për ndarje të tillë të gjuhës sipas vendit dhe rrethanave, na vije lehtë në mendje teoria
e hulumtimit në sociolinguistikë e J.Fishman, Kush flet? Çfarë varianti, të së cilës gjuhë, kur, për
çfarë dhe në ç’bashkësi folëse, teori kjo e cila na bën të mendojmë gjuhën e ndarë në variante.
Q.Murati termin varietet e shpjegon si dallime të dallueshme në mënyrën e përdorimit të
gjuhës në shoqëri. Sipas tij, dallohet një varietet i ulët i papërpunuar, që i takon një krahinë të caktuar
dhe i cili gjen zbatim në situata jo formale p.sh në bisedat me miqtë dhe të afërmit, dhe një varietet i
lartë, që shtrihet në tërë territorin e një bashkësie gjuhësore dhe përdoret në situata formale p.sh në
institucionet publike, në televizion, në letërsi, në bisedat publike etj.
7Shih: Rami Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2004 fq.307 8 Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e gjuhës shqipe, Morava, Tiranë, 2009 f.18
10
Situatat e trysnisë shoqërore ndikojnë mbi strukturat gjuhësore. Por, individi do të dallohet
sadopak dhe do të shfaqë ngjyresa krahinore gjatë tërë përpjekjes për të folur në standard si, sepse e
folmja tradicionale vendore, nuk zhduket pa lënë gjurmë.
Në të folmen e Dushkajës me rrethinë ashtu sikurse në mbarë dialektin e gegërishtes, dallimet
në sistemin e zanorëve janë më numër me të madh se në sistemin e bashkëtingëlloreve. Më poshtë,
me anë të shembujve do ti paraqesim disa dëshmi se ndikimi i të folmes tradicionale është i
pashmangshëm, kryesisht të evidentuara në rrethin e Dushkajës. Ngjyresa krahinore na paraqitën
në fjalët: ant, bani, anderr, kini, ves, msu, musafir, shka, dishka, çitu, nifar për trajtat e
standardizuara anët, bëri, ëndërr, keni, pyet, mësuar,mysafir, çfarë, diçka, këtu, njëfar.
Ndryshimi i gjuhës në boshtin kohor
Gjuhët në vazhdimësi ndryshojnë, krahas ndryshimit edhe zhvillohen. Për shqiptarin, mjafton
të lexohet “Meshari” i Buzukut, për t’u bindur se gjuhët ndryshojnë në rrjedhë të kohës. Megjithatë,
askush nuk ka përshtypjen se gjuha që flet ndërron për të gjallët e tij ose në brezat e ndryshëm të
pranishëm nuk shprehen në mënyrë njëformëshe.
Si çdo dukuri tjetër me karakter historik ,edhe gjuha ka të tashmen dhe të kaluarën e saj. Si
rrjedhim gjuhëtari mund ta shohë gjuhën e një bashkësie në një epokë të dhënë dhe si diçka të
përfunduar, pa lidhje ne të shkuarën e saj, edhe si një ndër etapat që ka kaluar kjo gjuhë në zhvillimin
e vet. Kjo lejon që çdo fakt gjuhësor të vendoset në dy boshte të ndryshme: në boshtin horizontal, që
do ta quajmë boshti i sinkronisë (gr.vj. ‘’bashkë’’ + “kohë”, dmth. bashkëkohësi ) dhe në boshtin
vertikal, a të diakronisë ( gr. vj.dia “përmes” + kronos “kohë”) 9 .
Nga përpunimi i këtyre dy këndvështrimeve, gjuha e çdo epoke mund të mendohet si një
shtresë, si një prerje e veçantë, kurse gjuha e të gjitha epokave si një tersi shtresash a prerjesh të tilla,
të vendosura njëra mbi tjetrën. Secila nga këto dy ndarje të gjuhës paraqet një gjendje të caktuar që
janë në dallim më njëra tjetrën. Kur studiojmë një gjendje të veçantë të gjuhës për të zbuluar
ndërtimin dhe mënyrën si funksionojnë elementet përbërëse të saj, kemi të bëjmë më studimin
sinkronik10. Kur një gjendjen të veçantë të gjuhës e shohim në lidhje me gjendjet paraardhëse, me
qëllim që të shohim ndryshimet që ka pësuar sistemi, ashtu si gjeologu me shtresat e tokës në bregun
e thellë të përroit, kemi të bëjmë me studimin diakronik (kohor) të gjuhës11.
Pra dallimi mes studimit diakronik dhe sinkronik qëndron se, studimi diakronik sheh një lidhje
9 Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria,Tiranë fq.54 10Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria,Tiranë fq.55 11Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë fq. 55
11
të veçantë të gjuhës dhe më lidhjet paraardhëse dhe pasardhëse, kurse studimi sinkronik sheh një
gjendje të veçantë të gjuhës, pa u ndikuar nga e kaluara ose e ardhmja.
R.Memushaj, që lexuesi të kuptojë me mirë dallimin midis përshkrimit sinkronik dhe
përshkrimit diakronik, ka marrë disa shembuj konkretë. Sipas tij në shqiptimin e fonemave /r/ dhe
/rr/të shqipes vërehen luhatje. Në të folmet e qytetarëve të Jugut si dhe në Durrës, Tiranë, Pejë,
Gjakovë, Dibër etj., këto dy fonema janë përzier në mënyrë të tillë që /rr/ realizohet si /r/ dhe e
kundërta, p.sh. rrush, burë për burrë dhe anasjelltas, rradhë për radhë ,rreshje për reshje etj. Kjo
përputhje e shqiptimit të /r/ me /rr/ mund të bëhet objekt i një pohimi sinkronik : kundërvënia , /r/ -
/rr/ nuk është e përgjithshme në shqipen e sotme; ose i një pohimi diakronik: kundërvënia, /r/-/rr/ po
shkon drejt zhdukjes në gjuhën shqipe. Ndërsa pohimi i parë nxirret nga studimi i të folmeve në
gjendjen e sotme të gjuhës shqipe me gjendje të mëparshme të saj kur ky dallim kishte karakter të
përgjithshëm.
Në të vërtetë, nuk ka pandryshueshmëri absolute, ndryshimeve u nënshtrohen të gjitha pjesët
e gjuhës. Çdo periudhë i përgjigjet një zhvillim pak a shumë i konsiderueshëm. Për nga shpejtësia
dhe për nga intensiteti ai mund të jetë i ndryshueshëm edhe pa e pas mohuar parimin; lumi i gjuhës
rrjedh pa shkëputje; a është rrjedha e tij e qetë apo e vrullshme, kjo është çështje dytësore12 .
Por, të paktën në gjendjen e tanishme të njohurive dhe kërkimeve tona në një fushë aq të gjerë
si ajo e historisë së gjuhësisë, qëllimet tona duhet të jenë më modeste. Historia e një shkence është e
rëndësishme, sepse ndihmon për ta kundruar të tashmen në perspektiv. Gjuhëtarët sot nuk janë të
vetëm përballë arritjeve, diskutimeve dhe problemeve të tyre. Ata janë trashëgimtarët e mrekullisë
që “ veçoria, bukuria dhe domethënia e gjuhës njerëzore “ që prej më tepër se dy mijëvjeçarësh
vazhdon të ngjallë në mendjet e hapura dhe kërkuese13. Gjuha nuk ka filluar sot dhe nuk do të
përfundojë nesër, ndryshimi i gjuhës në boshtin kohor dëshmon studimin e saj që nga fillimet e para
e deri më sot në historinë bashkëkohore të gjuhës.
Ndryshimi i gjuhës në boshtin hapësinor
Gjuha ndryshon pandërprerë, për t’u përshtatur interesave dhe kërkesave të shoqërisë.
Ndryshimi i gjuhës, ndodh në tri boshte: në boshtin social, në boshtin kohor dhe në boshtin
hapësinor. Mëqenëse për ndryshimin e gjuhës në boshtin social dhe kohor kemi folur më herët në
vazhdim do të diskutojmë për ndryshimet e gjuhës në boshtin hapësinor.
Ajo që habit më së shumti në studimin e gjuhëve është ndryshueshmëria e tyre, dallimet që
dalin në shesh sapo të kalojmë nga një vend në tjetrin apo madje nga një krahinë në tjetrën. Nëse
12Shih: Ferdinand de Sosyr, Kurs i gjuhësisë së përgjithshme, Dituria, Tiranë fq.189 13Shih: Robert H. Robins, Historia e Gjuhësisë, Dituria, Tiranë, fq.24
12
dallimet në kohë nuk hetohen lehtë, dallimet në hapësirë të bien në sy menjëherë; ihetojnë edhe
njerëzit e egër në sajë të kontakteve të fiseve të tyre me fise që flasin tjetër gjuhë14. Kështu
ndryshueshmëria gjeografike ishte konstatimi i parë që u bë në gjuhësi; ajo përcaktoi formën e parme
të hulumtimit shkencor në çështje gjuhe.
Me ndryshimin e gjuhës në boshtin hapësinor merret dialektologjia, ndryshimet apo variantet e
kodit janë të lidhura me shpërndarjen gjeografike të folësve. Për këto ndryshime gjeografike, sipas
numrit ose madhësisë së grupit të folësve në dialektologji përdoren termat: dialekt, nëndialekt, e
folme, grupet e të folmeve dhe idiolekte.
Dialekt si degëzimi më i madh gjuhësor, pastaj: nëndialekt, si një shkallë e mëtejmë e
degëzimit; e folme, si njësia më e vogël që përfaqëson gjuhën apo dialektin e një pike të dhënë ( të
një bashkësie shoqërore relativisht të vogël). Ndërmjet tyre si njësi më të vogla janë grupet e të
folmeve, dhe idiolekti që paraqet njësi të vogla, si e folmja e një katundi apo një qyteze, që rezulton
të jenë të përbëra nga shumë varietete më të imëta apo “gjuhë“ të individëve 15 .
Ashtu si në çdo gjuhë, edhe gjuha shqipe e ndikuar prej ndryshimeve që ka pësuar kohë pas
kohe në krahina të ndryshme, ka arritur sot të ketë një degëzim me dy dialekte, secili dialekt me dy
nëndialekte dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme. Në vazhdim do ta paraqesim ndarjen e
gjuhës shqipe në dialekte,nëndialekte dhe grupe të ndryshme të folmesh, si rezultat i ndryshimit të
folmeve të gjuhës në boshtin hapësinor.
Të folmet e gjuhës shqipe grupohen në dy dialekte, të cilat ndahen të lumi Shkumbin. Në të
djathtë të lumit shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, kurse në të majtë të tij shtrihet dialekti jugor
ose toskërishtja. Të dhënat e sotme të dialektologjisë shqiptare të çojnë doemos të ndarja e secilit
dialekt në dy nëndialekte: gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore në dialektin gegë dhe toskërishtja
veriore dhe toskërishtja jugore në dialektin toskë. Në dialektin verior grupet e të folmeve që bëjnë
pjesë janë gegërishtja veriperëndimore, gegërishtja verilindore, gegërishtja qendrore dhe gegërishtja e
Shqipërisë së Mesme. Brenda dialektit toskë grupe të mëdha të folmesh dallohen vetëm në
nëndialektin jugor, si labërishtja dhe çamërishtja. Ndryshimin e gjuhës në boshtin hapësinor do ta
paraqesim me disa shembuj në tabele, ku do të ceken dallimet mes gegërishtes dhe toskërishtes si
dialekte që shtrihen në krahina të ndryshme të sipërfaqes ku flitet gjuha standarde shqipe.
Standard Toskërisht Gegërisht
Emër Emër Emën
Zog Zok Zok
Baltë Llum Lloq
Gjel Këndez Knus
Syri Syri Syni
Vend Vend Ven
Mbret Mbret mret
14Shih: Ferdinand de Sosyr, Kurs i gjuhësisë së përgjithshme, Dituria, Tiranë fq.247 15Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, fq.226
13
Duke u mbështetur në tabelën e mësipërme, mund të vërejmë dallime të theksuara të fjalëve të
shqipes që përdoren nga Toskërishtja dhe Gegërishtja, që dëshmojnë ndryshimin e gjuhës në boshtin
hapësinor. Folësit e të njëjtës gjuhë, varësisht nga vendi dhe origjina shfaqin dallime në përdorimin e
fjalëve. Duke qenë të ndikuar nga e folmja tradicionale ata shfaqin ngjyresat krahinore dhe
identifikojnë prejardhjen e tyre krahinore.
Gjuha dhe ligjërimi
Të folurit është tipar aq i zakonshëm i jetës së përditshme, sa që rrallë ndalemi ta përcaktojmë.
Edhe pse njeriut kjo i duket gjë e natyrshme si ecja dhe vetëm diç më pak e natyrshme se frymëmarrja.
Megjithatë, mjafton vetëm një të menduar momental për t’u bindur se kjo natyrshmëri e të folurit nuk
është gjë tjetër pos një pamje iluzore16.
Gjuhësia e përgjithshme ka për objekt studimin e të folurit, i cili përfshin në tërësi gjuhën si
sistem dhe ligjërimin si aktualitet. Marrëdhëniet midis gjuhës dhe ligjërimit janë shumë të ndërlikuara
dhe ndonjëherë të diskutueshme. Tani për tani, mund të na mjaftojë pohimi se të gjithë anëtarët e një
bashkësie gjuhësore ( të gjithë ata të cilët zotërojnë një gjuhë të caktuar, p.sh. gjermanishte) krijojnë
shprehje – nëse ata e flasin drejt këtë gjuhë-, të cilat pavarësisht nga variacionet e tyre individuale,
mund të përshkruhen me ndihmën e një sistemi të caktuar rregullash dhe marrëdhëniesh. Ato kanë
pothuaj të njëjtat cilësi strukturore. Shprehjet i përkasin “ ligjërimit” (parole), që gjuhëtari e sheh si
një provë konkrete për formimin e strukturës së përbashkët bazë; pra, të gjuhës (langue).17
Në përgjithësi, për termat e gjuhësisë lehtë mund të orientohemi në studimet e F.Sossyr, duke
ditur maturin dhe profesionalizmin e tij, po thuajse të gjitha studimet dhe analizat na dërgojnë në
përfundime të sakta, e disa prej tyre janë edhe ato për gjuhën dhe ligjërimin, ai shton se të folurit (le
langage) si aftësi, është tipar e veti e përbashkët e njerëzve për të komunikuar. Dhe brenda kësaj tërësie
ai dalloi gjuhën si përbërës shoqëror i të folurit dhe ligjërimin ( la parole) si akt individual dhe i
vullnetshëm.
Gjuha është kod dhe tërësi e organizuar konceptesh, për dallim nga ligjërimi, që është përdorim
dhe vënie në praktik të këtij sistemi (kodi) nga ana e folësve. Gjuha është pasive, qëndron si inventar
të dhënash të depozituara në kujtesën e folësve, kurse ligjërimi është dinamik. Gjuha si dukuri
16Shih: Eduard Sapir, Gjuha – Hyrje në studimin e ligjërimit, Rilindja, Prishtinë, fq 15 17Shih: John Lyons, Hyrje në Gjuhësinë Teorike, Dituria, Tiranë, fq.63
14
shoqërore është formë, që kapet vetëm në sinkroni, ndërsa ligjërimi si akt individual është substancë
që kapet vetëm në diakroni.
Në qoftë se gjuhën do ta mendonim si një magazinë ku ruhen mjete dhe rregulla të përdorimit
të tyre, atëherë sa herë që prej kësaj magazine marrim nga këto mjete e rregulla për ndërtimin e
mesazheve që duam të kumtojmë, kemi të bëjmë më ligjërimin (të folurit), që mund të përkufizohet si
procesi i komunikimit më anë të gjuhës18. Sipas R.Memushaj, ndër individët e veçantë që mund të lënë
gjurmë të dukshme më zhvillimin e gjuhës, janë në radhë të parë lëvruesit e gjuhës, dhe se fjalët e
krijuara prej tyre në fillim janë fakte të ligjërimit. Po kur masa e folësve i përvetëson, ato kthehen nga
fakte të ligjërimit në fakte të gjuhës, d.m.th. Hyjnë në gjuhë. Sipas tij, kështu ka ndodhur me shumë
fjalë të krijuara nga Kristoforidhi, Naimi, Samiu etj., të cilët janë pjesë e leksikut të shqipes.
Baza e epërsisë së gjuhës së folur ndaj gjuhës së shkruar qëndron, para së gjithash, në faktin që
ligjërimi është më i vjetër dhe më i përhapur së shkrimi. Nganjëherë mendohet se nuk mund të “
provohet “ se mosha e ligjërimit është më e madhe se ajo e shkrimit. Por kjo ka vlerë, vetëm në qoftë
se termi “provë-dëshmi” përdorët me kuptimin e tij konkret dhe më të ngushtë nga sa përdoret ai, në
përgjithësi në lidhje me faktet historike. Ne nuk njohim asnjë sistem shkronjor, historia e të cilit të
fillojë më parë se gjashtë ose shtatë mijë vjet. Nga ana tjetër, ende nuk është njohur ndonjë grup i madh
njerëzish, që nuk flet. Veç kësaj, qindra gjuhë asnjëherë nuk u formuan në lidhje me ndonjë sistem
shkrimor; ato u ruajtën me shkrim vetëm prej misionarëve ose gjuhëtarëve në kohën tonë19.
Gjuha dhe shkrimi
Çdo zhvillim i një sistemi shkrimor për të regjistruar gjuhën e folur dhe të kuptuar është një
arritje domethënëse, e cila zakonisht kërkon punën e disa brezave për kryerjen e analizës gjuhësore të
nevojshme për të përmbushur kërkesat praktike. Ndryshe nga shoqëritë primitive, të cilat si mjet
komunikimi kanë vetëm gjuhën e folur, shoqëritë e qytetëruara kanë shkrimin, si mjet tjetër në
dispozicion për shkëmbimin e mesazheve verbale.
Fillimet e shkrimit i gjejmë që në vizatimet e njeriut primitiv nëpër shpella dhe shkëmbinj. Po
për këto vizatime, të gjetura gjithandej jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e fiseve afrikane, të
indianëve të Amerikës, të Oqeanisë etj,. nuk mund të thuhet në janë forma artistike të shprehjes, apo
mjet për komunikimin e mesazheve. Për shkrim mund të flitet që nga momenti kur u vendos një kujdes
i caktuar midis fjalëve të gjuhës dhe pikturave në eshtra, guacka apo pllaka argjili etj20.Forma më
primitive e shkrimit ka qenë shkrimi piktografik, me piktura apo ikona, të cilat nuk ka asnjë lidhje me
18Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë fq.40 19Shih: John Lyons, Hyrje në Gjuhësinë Teorike, Dituria, Tiranë, fq 51 20Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq37
15
përbërjen tingullore të fjalës. Në këtë lloj shkrimi, çdo fjale i përgjigjet një piktogram, d.m.th. një
pikturë e objektit. Gjurmë të këtij shkrimi ruhen në hebraishten, ku, p.sh., shkronja A (alef) është
imitim i kohës së kaut, B (xhimel) imitim i kalit etj. Piktogramet sot përdoren në shenjat rrugore, në
mjediset publike etj. dhe kanë karakter ndërkombëtar, duke ndihmuar orientimin edhe pa e njohur
gjuhën e një vendi21.
Shkrimi si sistem që e zëvendëson në mënyrë të plotë gjuhën, dhe si faktorë i rëndësishëm në
zhvillimin e shoqërisë njerëzore, mundëson dërgimin e mesazheve në hapësira të largëta dhe bën
ruajtjen e tyre. Shkrimi është petk i jashtëm i fjalës ku përmbajtja dhe forma janë të veshura në fjalën
e shkruar. Përdorimi i shkrimit është mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen e fjalës nën të cilën fshihet e
vërteta apo gënjeshtra. E folmja (ligjërimi, këshillimi, qortimi, këndimi, bisedimi i gjallë etj.) me kohë
del nga mendja dhe harrohet, por shkrimi ruan me kujdes për të mos u zhdukur thesari i fjalës së
fshehur.
Gjuha është dukuri shoqërore e cila lindë si nevojë e domosdoshme për komunikim. Shkenca
mbi gjuhën (linguistika) dëshmon se gjuha është përcjellës i pashmangshëm i qenies njerëzore e cila
lindi që nga krijimi i njerëzve të parë. Prandaj, pa gjuhën dhe shkrimin nuk do të dinim asgjë për të
kaluarën e as të sotmen. Shkrimet e para ishin tejet primitive. Historia përfshin periudhën nga shpikja
e shkrimit e deri në ditët e sotme. Shkrimi është shpikur gjatë historisë së lashtë në disa vende
pavarësisht nga njëri tjetri, dhe për këtë në historinë e shkrimit përmendet Kina, Mesopotamia , Egjipti
etj. U përdorën ideogramet ku një simbol (shenjë) shprehte një fjalë. Sistemi i lashtë indian “ Devangari
“ ka qenë më i përhapuri, sepse ka përdorur për çdo rrokje një simbol. Historia botërore e shkrimit
dëshmon se shkrimin më të vjetër në botë e kanë shpikur sumerët në Babiloni.
Sipas R. Memushaj, në krahasim me shkrimin, gjuha e folur është parësore në të gjitha
këndvështrimet. Historikisht, fillimet e gjuhës përkojnë me fillimet e shoqërisë njerëzore ,dhe se,
sistemet me të vjetra të shkrimit nuk shkojnë më shumë se 6 mijë vjet më parë. Ai edhe më tutje shton
se: shkrimi varet nga gjuha e folur, dhe jo gjuha nga shkrimi.
Gjuhë dhe shkrim janë dy sisteme të ndryshme shenjash; arsyeja e vetme e ekzistencës së të
dytit është paraqitja e të parit; objekti gjuhësor nuk përkufizohet përmes kombinimit të fjalës së
shkruar dhe të fjalës së folur; kjo e fundit më vete është objekti i saj22. Pra, pa gjuhë ne nuk do të
kishim shkrim, ashtu si nuk do të kishim as ligjërim, sepse të këto dyja paraqesin vënien në praktikë
të një kodi ose një sistemi të organizuar teorish e konceptesh që ndërlidhen me njëra tjetrën..
21Shih: Rami Memushaj, Hyrje në Gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq 37 22Shih: Ferdinand de Sosyr, Kursi i Gjuhësisë së Përgjithshme, Dituria, Tiranë, fq 56
16
KREU III
GJUHA, KOMBI DHE SHTETI
Gjuha kombëtare
Filozofët, kritikët dhe shumë mendimtarë të tjerë ndonëse me pika mospërputhjeje ndërmjet tyre,
kanë të përbashkët interesimin e madh për gjuhën dhe rolin e saj në gjirin e kulturës në përgjithësi. Si
pjesë e veçantë e studimit na del edhe gjuha kombëtare e cila është konkretizuar me disa pika. Kur
bashkësia që flet një gjuhë është një komb, atëherë kemi të bëjmë me gjuhë kombëta 23 .
Gjuha dhe shoqëria janë padyshim, kategori që kanë një lidhje të pashkëputshme reciproke. Kjo
lidhje më së miri vërehet për faktin se të nxënit e gjuhës nuk mund të ndodhë jashtë kontekstit shoqëror,
ndërkaq ndërveprimi shoqëror nuk mund të ndodh pa gjuhën dhe të folurit. Natyrisht, edhe gjuha, edhe
shoqëria i kanë të ndërtuara strukturat përbërëse, të cilat janë të ndërlidhura në bazë të parametrave e
tipareve të caktuara të cilat funksionojnë si kategori të veçanta. Grupet shoqërore përmes ndërveprimit
shoqëror janë afruar midis tyre, duke krijuar bashkësi shoqërore më të mëdha në formë të fiseve e të
klaneve. Ky grupim është bërë në bazë të karakteristikave e tipareve të përbashkëta shoqërore, siç janë
gjuha, përvoja kulturore, elementet e traditës e besimit, si dhe elementet psikologjike të vetëdijes së
përkatësisë ndaj grupit, të cilat njerëzit i kanë fituar që nga lindja.
Duke ditur kombi paraqet një popullsi njerëzore të emërtuar, që ndanë një territor historik,
kulturë publike të masave, ekonomi të përbashkët dhe të drejta e detyrime ligjore të përbashkëta për
të gjithë anëtarët, gjuha është edhe një pikë tjetër shumë e rëndësishme që e bashkon këtë bashkësi
gjuhësore me tipare të njëjta, dhe si rrjedhojë midis kombit dhe gjuhës ka një lidhje të ngushtë dhe të
pazgjidhshme. Pra, kur bashkësia që flet një gjuhë është një komb, atëherë kemi të bëjmë me gjuhë
kombëtare. Kështu, shqipja është gjuha kombëtare e shqiptarëve, greqishtja gjuhë kombëtare e grekëve
etj. Gjuha e një kombi është themelore në jetën dhe zhvillimin e tij, aq më tepër që ajo është pjesë e
pandarë dhe e gjithanshme e hapave përparimtar që një Komb bën përpara. Kjo, sepse gjuha është një
organizim i gjallë, që ec nëpër kohë dhe si e tillë, i përgjigjet emancipimit të shoqërisë, kulturës, arteve,
letërsisë, publicistikës si dhe tërësisë së problematikës bashkëshoqëruese të tyre.
<< Çdo komb që respekton vetveten ,- thekson E. Haugeni, një gjuhëtar norvegjez, - duhet të ketë një
gjuhë. Jo thjeshtë një mjek komunikimin një “ gjuhë anase” ose një “dialekt”, po një gjuhë plotësisht
të zhvilluar. Çdo gjë tjetër që nuk e plotëson këtë kusht, e paraqet atë komb si të pazhvilluar >>.
23 Shih: Rami Memushaj, Hyrje në Gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq 320
17
R. Memushaj në librin e tij, “Hyrje në Gjuhësi” paraqet disa rrugë të ndryshme, që përmbushin
nevojën për të pasur një gjuhë kombëtare, si në vijim:
1) Lartësimi i gjuhës së përbashkët të folur duke e bërë atë gjuhë të letërsisë dhe të shkencës. Për
këtë qellim, gjuha spastrohet nga fjalët dhe ndërtimet sintaksore të huaja dhe pasurohet duke marrë
fjalë nga dialektet ose duke krijuar fjalë të reja me burimin e vetë gjuhës. Në këtë gjuhë shkruhen
vepra letrare, botohet folklori dhe nxitet shkollimi masiv i popullsisë.
2) Një rrugë tjetër është ringjallja (restaurimi) i gjuhës së zhdukur. Kur, pas Luftës së II Botërore,
hebrenjtë u vendosën në Palestinë , lindi nevoja të kishin një gjuhë kombëtare, për të kapërcyer
pengesat e komunikimit, pasi vinin nga vende të ndryshme. Për këtë qëllim , ata iu drejtuan
hebraishtes së vjetër , e cila si gjuhë e folur kishte shuar prej kohësh, por përdorej si gjuhë e kishës
hebraike.
3) Ngritja e një gjuhe në shkallën e gjuhës kombëtare në rastet kur në një vend fliten shumë gjuhë
me variante të ndryshme, është një rrugë që është ndjekur në shumë vende.
4) Mbajtja si gjuhë kombëtare e gjuhës së pushtuesve vërehet në shumë vende të Afrikës që kanë
qenë koloni të Anglisë, Francës etj. Meqë në këto vende asnjë prej dialekteve anase nuk gëzon
prestigjin e duhur, si gjuhë kombëtare përdoren ende anglishtja ( Ganë, Kenia, Ugandë, Zimbabve,
Zambia etj ). dhe frëngjishtja ( Gabon, Guine, Senegal, Zaire etj.). Kjo ka qenë edhe një zgjidhje
e qëlluar për shmangien e konflikteve të përgjakshme për çështjen e gjuhës midis popullsive me
përkatësi të ndryshme fisnore.
Kombi dhe gjuha janë të ndërlidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Çdo komb që respekton
veten duhet të ketë një gjuhë. Jo vetëm një mjet komunikimi, një gjuhë të përditshme ose një
dialekt por një gjuhë tërësisht të zhvilluar. Çdo gjë më pak tregon se ai komb është i pazhvilluar24.
Gjuha zyrtare
Në një bashkësi gjuhësore, gjuha si sistem i nevojshëm mund të kryejë funksione të ndryshme.
Funksioni nacionist është njëri prej këtyre faktorëve, që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës për nevojat
e shtetit. Gjuha zyrtare është gjuha formale që përdoret në një shtet të caktuar, dhe si e tillë flitet nga
të gjithë funksionarët e shtetit.
Gjuha zyrtare përbën gjuhën e njohur me ligj në komunikimin dhe drejtimin shtetëror 25 .
Gjuha zyrtare, shërben për përmbushjen e nevojave nacioniste, dhe bëhet e detyrueshme për
administratën dhe shkollën, prej momentit kur njihet zyrtarisht nga autoritet shtetërore. Në të shumtën
24Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e Shqipes, Morava, Tiranë fq. 143 25Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë fq.110
18
e rasteve, gjuha kombëtare është edhe gjuhë zyrtare e një vendi, ndërsa kjo e fundit mund të mos jetë
gjuhë kombëtare. Nacionizmi e vlerëson gjuhën më fort nga pikëpamja e nevojave praktike të
qeverisjes dhe të edukimit: për të zgjedhja më e mirë është gjuha që i përmbush më mirë dhe me kosto
sa më të ulët këto nevoja. Pra, nevojat nacioniste mund t’i përmbushë një gjuhë e vendit apo e huaj,
madje edhe një dialekt. Shqipja sot është gjuha zyrtare e shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, në
Kosovë dhe se fundi edhe në Maqedoni26. Rastet kur një shtet të ketë gjuhë zyrtare një gjuhë të huaj,
nuk janë të rralla, të tilla raste paraqiten në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore me popullsi
amerindiane dhe me prejardhje hisponike, që kanë si gjuhë zyrtare disa spanjishten dhe disa
portugalishten. Mirëpo, ka edhe raste kur një shtet mund të ketë më shumë se një gjuhë zyrtare. Sipas
R. Memushaj, situata të tilla janë normale për shtetet shumë etnike dhe shumëgjuhëshe. Të tilla raste
na paraqiten në Kanada, që ka dy gjuhë zyrtare, anglishten dhe frangjishten; në Zvicër përdoren si
gjuhë zyrtare gjermanishtja, italishtja dhe frëngjishtja; në Belgjikë holandishtja dhe frëngjishtja
shërbejnë si gjuhë zyrtare paralele, kurse, gjermanishtja si gjuhë zyrtare rajonale, d.m.th vetëm në
rajonet e banuara nga gjermanë.
Një gjuhë e plotë ka stilet e saj zyrtare dhe jozyrtare, thekset krahinore, zhargonet e profesionit
dhe klasave, të cilët nuk e cenojnë unitetin e gjuhës përderisa ata të jenë të ndryshëm në funksion dhe
tregojnë një shkallë të arsyeshme solidariteti me njëra-tjetrën27. Duke ditur që gjuha zyrtare përdoret
konkretisht nga zyrtarë të shtetit dhe institucione që përfaqësojnë popullin, përdoruesit e tjerë që nuk
që nuk i përkasin kësaj klase janë të ndikuar kryesisht nga ngjyresat krahinore, dhe dallohen gjatë tërë
përpjekjes për të folur në standard, sepse e folmja tradicionale nuk zhduket pa shtrirë ndikimin e saj.
Gjuha standarde
Gjuha si element kryesor dallues i kombit, nuk është vetëm një mjet i historisë së një kombësie,
por edhe pjesë e vetë historisë së tij. Si thelb i kombësisë, gjuha kryen funksione seperatiste, duke i
dalluar ata që flasin një gjuhë prej atyre që flasin një gjuhë tjetër, dhe bashkuese, duke shërbyer si
mjeti më i rëndësishëm për arritjen e unitetit kombëtar28.
“ Gjuha standarde ose gjuha e standardizuara ka vlerë shoqërore, është një simbol dallues,
simbol tregues i sjelljes së mirë intelektuale dhe i arsimit të lartë... <<thoshte Sharl Bali, dhe shtone:
<<operacionet e gjuhës, sikundër ka shkruar edhe Sharl Bali, janë të tilla që nënkuptojnë edhe një
inteligjencë kolektive dhe ky konsensus është e qartë e një bashkësie gjuhësore.>> 29
Sipas, Shezai Rrokajt zgjerimi i një shoqërie bën të domosdoshme nevojën e disa normave për
26Shih: Rami Memushaj, Hyrje në Gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq.321 27Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë fq.402 28Shih: Rami Memushaj, Hyrje në Gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq 322 29Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë fq.143.
19
rregullimin e veprimtarisë së saj të gjithanshme. Një ndër këto norma është edheajo gjuhësore. Sipas
tij, gjuhët standarde lindin kur shoqëria ndien nevojën e një komunikimi sa më te gjerë , të cilin nuk
arrijnë ta përmbushin varietetet dialektore.
Pra, na del se, gjuha standarde është rezultat i një pajtimit gjithë shoqëror, me të cilën anëtarët
e një bashkësie pranojnë të komunikojnë, në bazë të rregullave dhe normave të njëjta gjuhësore. Që
shërben si gjuhë e shkencës, e letërsisë dhe e arsimit të lartë, por edhe si shenjë e identitetit kombëtar
të popullsisë që flet atë gjuhë. Kjo normë gjuhësore, lind si nevojë e një komunikimi të përbashkët
midis pjesëve të ndryshme të vendit. Mirëpo, si rrjedhojë e kësaj, është e rëndësishme të theksohet se
ekzistenca e një standardi gjuhësor nuk do të thotë që i zhduk të gjitha varietetet e tjera gjuhësore,
madje edhe gjuhëve të tjera brenda bashkësisë së njëjt. Është normale të kenë përhapje me të ngadaltë
dhe përdorim me të vogël por nuk do të thotë që nuk ka vend për to dhe se nuk ekzistojnë fare.
Prandaj nacionalizmi përpiqet në mënyrë të vetëdijshme të krijojë një gjuhë standarde, e cila të
përdoret atje ku më parë janë përdorur vetëm variante rajonale dhe sociale. Gjuha standarde mund të
përkufizohet si variant i kodifikuar i një gjuhë që u shërben nevojave të shumta dhe të ndërlikuara
komunikative të një bashkësie gjuhësore e cila ka krijuar shtetin e vet kombëtar. Veçori themelore e
gjuhës standarde është karakteri i saj normativ, d.m.th. prania e trajtave normative, të cilat janë të
detyrueshme për t’u përdorur nga gjithë folësit e asaj gjuhe30.
Duke ditur se, gjuha standarde apo varietetet normative lindin në situata të një shoqërie që ndien
domosdoshmërinë e një komunikimi shumë të gjerë, pa pengesa krahinore, të njëjtë e të përbashkët
tejembanë kufijve të hapësirës që zotërohet nga klasa në fuqi, sipas Gjovalin Shkurtaj, nuk ka dhe s’ka
pse të ketë varietet “ të mirë “ dhe varietet “ më pak të mirë “ apo ( aq më pak ) varietet “ të keq “,
prandaj mund të themi se, teorikisht, secili nga dialektet e një populli mund të zgjidhet si bazë për
varietetin normativ, si bazë për gjuhën e njësuar, të përbashkët ose standarde.
Gjuha standarde ( ose shkurt: standardi) paraqet varietetin e gjuhës në të cilin të gjithë anëtarët
e një bashkësie gjuhësore pranojnë të njihen me anën e saj. E tillë është frëngjishtja për francezët në
Francë e jashtë saj, italishtja për të gjithë italianët në Republikën Italiane, e tillë gjermanishtja për
gjermanët. Dhe pa dyshim, e tillë është edhe gjuha letrare shqipe apo shqipja standarde për shqiptarët:
ajo përdoret sot pa asnjë mëdyshje në të gjithë praktikën shkrimore e botuese, si dhe në komunikim
formal ( zyrtar) të të gjitha mjediseve shqiptare Republikën e Shqipërisë e jashtë saj.
Termi “gjuhë letrare“ nuk duhet të merret në kuptimin e ngushtë, por në kuptim të përgjithshëm.
Gjuha letrare nuk është letrare sepse është gjuhë e letërsisë, gjuhë e librave, gjuhë e fjalës së shkruar;
ajo është gjuhë letrare ose standarde për shkak se ka sintaksën e vet, konstruksionet e veta, strukturën
e vet, fizionominë e vet. Gjuha letrare shqipe i ka të gjitha këto të lidhura me arkitekturë të fortë, e po
kështu duhet të kemi edhe një fjalor standard me arkitekturë të fortë, natyrisht të hapur dhe për
zhvillime të reja31.
Qemal Murati, duke e vlerësuar si përdoruesin më të mirë të shqipes Ismail Kadaren, i referohet
disa përfundimeve të tij në lidhje me gjuhën shqipe, ku nder të tjera ai shton: Gjuha shqipe është një
30Shih: Rami Memushaj, Dituria , Tiranë, fq 322 31Shih: Qemal Murati, Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, 2004 fq.27
20
nga gjuhët më të njësuara në Evropë. Nuk ka asgjë të veçantë gjuha shqipe që ta dallojë nga italishtja,
anglishtja apo gjuhët e tjera të mëdha të botës, sa i përket kësaj gjëje. Gjuha shqipe nuk mund të
zhvillohej në kundërshtim më një parim të përbotshëm. Dhe parimi i përbotshëm është i tillë që na
tregon që gjuhët nuk krijohen nga bashkimi ose shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e një
të folure dhe disa here mund të qëllojë minioritare, nga zgjedhja e gjuhës së një qyteti, një kryeqyteti,
të një fshati ka qëlluar, madje edhe të një njeriu ka qëlluar, pak a shumë siç thuhet për italishten, që
rolin kryesor e luajti një shkrimtar- Dante Aligeri. Pra, në përgjithësi gjuhën si koncept, e në veçanti
gjuhën standarde, nuk mund ta shohim vetëm si një mjet komunikimi, por si një institucion me peshë
në jetën e shoqërisë.
Politika gjuhësore
Në çdo epokë të historisë njerëzore ka lidhje të ngushtë midis gjuhës së shkrimit dhe politikës
gjuhësore të shoqërisë. Gjuha, si tipar themelor i çdo bashkësie etnike dhe si pasqyrimi më besnik i
jetës së saj, është mjet i rëndësishëm i traditës shoqërore, që lidh jo vetëm brezat e një epoke, por edhe
zinxhirin e pandërprerë të brezave32.
Politika gjuhësore bëhet zakonisht nëpërmjet institucioneve publike. Çdo shtet ndjek një politikë
të caktuar gjuhësore, të shprehur herë qartazi dhe herë tërthorazi. Politikë kjo që në të shumtën e rasteve
bëhet institucionale, në formën e saj më të hapur ajo shprehet nëpërmjet dispozitave kushtetuese, me
ligje dhe dispozita të caktuara.
Gjuha si mjet që shërben për formimin e kategorive të mendimit e të ndërgjegjes së njerëzve,
nga njëra anë, është kusht i domosdoshëm për krijimin e zhvillimin e kulturës, por edhe, nga ana tjetër,
prodhim i kësaj kulture kombëtare e mjet i nevojshëm për zhvillimin e ecjen përpara të çdo kombi33.
Sipas, Shezai Rrokajt, zbatimi i një politike gjuhësore ku nganjëherë gjuha është vazhdim i ndonjë
shqetësimi tjetër, është tipar i shteteve moderne. Në përgjithësi, në vendet në zhvillim rastet e
ndërhyrjes shtetërore janë të udhëhequra nga mendimi autoritar dhe jo gjithmonë të gërshetuara me
konceptin demokratik. Dhe në përgjithësi, sot, politika gjuhësore synon të jetë gjithmonë e më shumë
e hapur; ajo synon të mbështetet serioze lidhur me gjuhën dhe problemet shoqërore që lindin në një
shoqëri të zhvilluar. Sipas tij, kur është e studiuar dhe e debatuar, ndërhyrja gjuhësore quhet shpesh
edhe “ planifikim gjuhësor “. Kështu politika gjuhësore duhet të tregohet mjaft e kujdesshme, me
qëllim që të gërshetohet mirë gjendja reale e gjuhëve në prani, studimet shkencore serioze dhe politika
shtetërore, e cila me kujdes të veçantë dhe zell të shtuar duhet të marrë parasysh këto fakte.
Vetë gjuha, si dukuri shoqërore e llojit të veçantë, nuk ka karakter klasor, kurse politika gjuhësore
lidhet drejtpërdrejt me politikën kulturore dhe me synimet e përbashkëta të forcave që drejtojnë
32Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, fq. 152 33Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, fq. 152
21
bashkësinë shoqërore në momentet më të rëndësishme të formimit të kombeve e të gjuhës34. Politika
gjuhësore, në të shumtën e rasteve vjen si rezultat i dispozitave që klasa mbizotëruese përcakton, duke
ju përshtatur interesit të përgjithshëm shoqërorë.
Planifikimi gjuhësore, buron nga qëndrimet e ndryshme të forcave shoqërore ndaj gjuhës.
Përpjekjet për ta njohur e drejtuar ecurinë e gjuhës, janë të pandalshme, prandaj mbahet qëndrim i
vetëdijshëm, aktiv dhe punohet për rregullimin dhe organizimin e saj në nivele dhe hallka të ndryshme.
Sa më shkencore e objektive të jenë bazat e parimet ku mbështetet politika gjuhësore e një kombi a e
një shteti, aq më e drejtë e frytdhënëse është ajo, aq më mirë u përgjigjet nevojave të vërteta gjuhësore
të shoqërisë dhe vetë ngritjes cilësore të gjuhës standarde.
Gjuha dhe kultura
Njeriu karakterizohet nga një varg sjelljesh që e dallojnë atë cilësisht prej botës së kafshëve.
Disa nga këto sjellje janë të trashëguara gjenetikisht, si p.sh aftësia e të ecurit, e frymëmarrjes, e
riprodhimit etj., kurse disa të tjera i mëson prej shoqërisë në gji të së cilës jeton. Këto sjellje dhe njohuri
të përvetësuara nga njeriu si anëtar i një grupi shoqëror të caktuar përbëjnë kulturën e tij 35
“ pra me kulturë duhet kuptuar tërësia e dijeve dhe e shprehjeve praktike, e besimeve, e normave
morale dhe juridike, e vlerave materiale dhe shpirtërore të një shoqërie” 36 .
Kultura vlerësohet si pikëpamje e rëndësishme shoqërore, të cilën e mbizotërojnë të gjithë
njerëzit. Ajo përfshin dijen, besimin, artin, moralin, ligjet, traditat dhe çdo aftësi apo shprehi tjetër që
njerëzit e kanë fituar duke qenë pjesë e shoqërisë. Secila shoqëri ka një numër të madh rregullash,
dijesh që anëtarët e saj huazojnë pak nga pak, për ta huazuar përvojën që të jenë të duhur brenda grupit
shoqëror ku jetojnë. Por, të gjitha këto virtyte që njeriun e bëjnë të veçantë, dhe në njëfarë mënyre e
përcaktojnë kulturën dhe mënyrën e jetesës së tij, e bëjnë atë të njëjtë me një grup shoqëror dhe të
ndryshëm me një tjetër, por gjithmonë do të ketë diçka të veçantë nga cili do, kur do dhe ku do.
Kultura gjithmonë ka qenë edhe do të jetë burim formash të shumëllojta dhe të ndryshme të
fuqisë së njeriut. Ajo është mjet i pazëvendësueshëm i afirmimit dhe i emancipimit të njeriut si njeri,i
jetës së tij më të begatshme dhe harmonike, i participimit aktiv të njeriut në jetën vetëqeverisëse,
shoqërore-ekonomike, politike dhe ndërnacionale37. Mirëpo, secila bashkësi shoqërore ka kulturën e
vet, që e bënë të dallueshme nga grupet tjera shoqërore, me gjithë gjërat e përbashkëta që mund ti kenë,
dallimet vërehen lehtë në momentin që kalohet nga një bashkësi në tjetrën. Dallime këto, që në të
shumtën e rasteve janë pengesë për integrimin e individëve në një grup tjetër shoqëror.
34 Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, fq. 153 35Shih: Rami Memushaj, Hyrje në Gjuhësi , Dituria, Tiranë, fq. 333 36Shih: Rami Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq. 333 37Shih: Isamil Bajra, Kultura dhe shoqëria, Rilindja, Prishtinë fq.167
22
Kultura lidhet ngushtë me gjuhën, e cila është pjesë përbërëse e saj. Kultura mbështetet në një
shkallë të madhe në gjuhën , pasi ajo shërben si mjet për krijimin, pasurimin, ruajtjen dhe përcjelljen
e trashëgimit kulturor nga një brez të tjetri. Pa gjuhën, nuk mund të ruhej dhe të transmetohej përvoja
e fituar në përpunimin e veglave , në gjuetinë e kafshëve të egra, në përdorimin e zjarrit, në njohjen e
mjedisit rrethues etj38. Në një mënyrë, gjuha paraqet elementin kryesor të kapërcimit të kulturës nga
një gjeneratë tek tjetra, kështu gjuha gjatë gjithë kohës bën ndërlidhjen e shoqërisë me kulturën duke
e trashëguar nga paraardhësit tek pasardhësit. Pra, faktori njeri, gjuhë dhe kulturë, janë gjithmonë të
lidhur ndërmjet veti me anë të pikave që i bashkojnë këto tri elemente dhe tregojnë rezultat.
Marrëdhëniet midis gjuhës dhe kulturës janë lidhje ndërvarësie, nevojat kulturore ndikojnë në
zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës, por edhe gjuha ndikon në zhvillimin kulturor të shoqërisë. Duke u
nisur nga roli i madh i gjuhës në jetën e shoqërisë njerëzore, njeriu jeton i rrethuar jo vetëm nga
biosfera, por edhe nga psikosfera. Me këtë term shprehet fakti që ai nuk mund të mendohet pa gjuhën
dhe jashtë ndikimit të saj.
Nga krijues i gjuhës njeriu bie në prangat e saj, dhe duke shërbyer si ndërmjetëse midis njeriut,
dhe botës së jashtme, gjuha përcakton mënyrën se si ky e percepton botën, d.m.th. botëkuptimin e tij.
Jo të gjitha bashkësitë gjuhësore kanë botëkuptime të njëjta, duke dalluar nga mënyra e jetesës, vendi
dhe koha, bashkësitë gjuhësore të ndryshme kanë botëkuptime të ndryshme. Mirëpo, secila bashkësi
gjuhësore apo shoqërore, kanë gjuhën dhe kulturën si elemente jetësore, që përbëjnë dy terma të
ndryshëm, por që kanë lidhje ndërvarësie më njëra tjetrën, dhe takohen e veprojnë në secilin grup
shoqëror.
Komunikimi si pjesë e shoqërisë
Komunikimi paraqet ecurinë që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa
mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që
mund të shkëmbehet. Gjithashtu, paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve
të mesme deri të pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri të
burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona. Mjeti që përdoret
për komunikim mes grupeve shoqërore është gjuha,ajo paraqet thelbin e komunikimit. Lidhja e
shoqërisë është mundshme me anë të komunikimit nëpërmjet elementit gjuhë.
Natyra shoqërore e gjuhës duket jo vetëm në atë që ajo mësohet nga individi në gjirin e shoqërisë,
por edhe në atë që gjuha ka lindur pikërisht si një nevojë e njeriut për të komunikuar me anëtarët e
bashkësisë së vet. Prandaj, duke ditur se gjuha ka lindur në shoqëri dhe është produkt i saj, mund të
themi se gjuha ka karakter shoqëror. Dhe si e tillë, ajo u shërben nevojave për komunikim të grupeve
shoqërore dhe në përputhje me këto përvoja, ndryshon vazhdimisht, duke ndjekur hap pas hapi
38Shih: Rami Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, fq. 333
23
zhvillimin e shoqërisë. Pra, gjuha dhe shoqëria janë të lidhura ngushtë më njëra tjetrën, ndërsa
komunikimi paraqet urën lidhëse mes tyre. Raportin mes strategjisë së komunikimit shoqëror dhe të
vepruarit shoqëror mund ta ilustrojnë studimet sociolinguistike, që kanë për detyrë të zbulojnë normat
e komunikimit shoqëror dhe t’i ballafaqojë ato me rregullat e sistemit shoqëror.
Çfarë do të thotë komunikativ, komunikim? Edhe këto përcaktime janë më të vjetra nga se mund
të mendohet: Mbiemri ‘ comunicatif’ është përdorur në frëngjishten qysh në vitin 1282 dhe ka rrjedhur
nga lat. ‘communicativus’ – “ i përshtatshëm për deklaratat, ligjërimet”. Një botim i vitit 1370 tregon
se, qysh në atë kohë, komunikimi përcaktohej si mjet i parapëlqyer për krijimin e marrëdhënieve
shoqërore. Komunikimi nga ky këndvështrim është në radhë të parë ligjërim. Përmes ligjërimit diçka
kalon nga A tek B, qoftë edhe në formën e një pyetjeje përshëndetëse 39 .
Komunikimi nuk mund të jetë ligjërim i njëanshëm, sepse kjo do të nënkuptonte një monolog.
Të folurit me synime është akt kolektiv që parakupton bashkëveprimin e dy ose më shumë individëve.
Gjatë këtij procesi merr pjesë së paku një folës A dhe një dëgjues ose një dërgues e një marrës a
destinatar.
Komunikimi është shkëmbim informacionesh ( përshëndetje, shpjegime, falënderime, ftesa,
mesazhe urimi etj.), dhe përbëhet nga 6 elemente bazë, të cilët janë: dhënësi, referati, marrësi, kodi,
mesazhi dhe kanali. Që të realizohet një komunikim i suksesshëm duhet t’iu përmbahemi kritereve.
Shprehjet duhet të jenë të qarta, të rrjedhshme dhe pa dy kuptime. Për ligjërimin e drejtë gjatë
komunikimit, nuk mund të jemi as shumë të shkurtë, as shumë të gjatë, por aq sa është e nevojshme të
përcillet mesazhi duke ju përmbajtur gjithmonë temës së bisedimit. Elemente këto që zhvillohen
përmes gjuhës ndërmjet shoqërisë, dhe si të tilla formojnë trekëndëshin e rëndësishëm, që paraqesin
lidhjen e fortë dhe të ngushtë mes gjuhës, shoqërisë dhe komunikimit si faktorë me rëndësi.
39Shih: Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, fq, 99
24
KREU IV
TA RUAJMË GJUHËN
Të flasim shqip
Duke ditur se, deri tani diskutuam rreth gjuhës dhe aspektit të saj shoqëror në një rreth më të
gjerë, si përfundim do të ndalemi në veçanti të flasim për gjuhën shqipe. Duke qenë të vetëdijshëm që
pa gjuhë të përparuar nuk ka as kulturë të përparuar, kujdesi ynë, ndaj gjuhës, duhet të jetë gjithmonë
i pranishëm dhe angazhimi ynë për një gjuhë të pastër nuk guxon të mungojë për asnjë moment.
Shpirtin e gjuhës duhet ta ruajmë nga çdo bastardim i mundshëm, duke folur, jetuar e vepruar shqip.
E kanë gjermanët një shprehje që thonë : “ Deutsch- varum nicht?” ( Gjermanisht – pse jo?),
me të cilën shprehin dashurinë për gjuhën e tyre kombëtare. Këtë shprehje e gjejmë të preveligjuar ta
huazojmë edhe për shqipen tonë, të flasim dhe të shkruajmë edhe ne me një shqipe të bukur, në bazë
të atij parimit gjerman: Shqip - pse jo?40
Zhvillimit të gjuhës i duhet edhe ndërgjegjja kombëtare. Edhe gjuhës shqipe, që të bëhet gjuhë
shqipe, i duhen fjalë shqipe, gramatikë shqipe e sintaksë shqipe, dhe jo vetëm fjalë e norma nga gjuhë
të huaja. Sot, pothuajse nuk ka asnjë shtet në botë që të mos i kushtojë vëmendjen e duhur gjuhës së
vet, zhvillimit e përparimit të saj, me mënyra e forma të institucionalizuara. Prandaj nuk ka asnjë arsye
që këtë rrugë të mos e ndjekë edhe shteti ynë, shqiptar, edhe shoqëria jonë shqiptare, brenda dhe jashtë
Shqipërisë. Ka shumë arsye që shteti dhe kombi ynë gjuhën shqipe duhet ta vënë në plan të parë, si
kryeinstitucion kombëtar, sepse gjuha është thesar i kulturës sonë dhe mjet i fortë për mbrojtjen e
etnisë shqiptare.
Shqipfolësit mund të bëjnë shumë për gjuhën dhe zhvillimin e saj duke u përqendruar në fjalorë
dhe duke përdorur sa më shumë fjalë vendi dhe sa më pak fjalë të huaja, në këtë mënyrë është e
mundshme të flitet një gjuhë e kthjellët dhe krejtësisht e pastër. Gjithashtu, zbatimi me përpikëri i
normës fonetike dhe normës gramatikore të shqipes standarde është i domosdoshëm. Por, edhe
përdorimi i fjalive të thjeshta dhe mënjanimi deri në një masë i frazave të gjata, maratonike është i
nevojshëm, sepse qartësia e gjuhës shpesh qëndron në thjeshtësinë e saj.
Me një sy shumë kritik, reflekton Q.Murati ndaj shtypit shqiptar në përgjithësi, ai duke qenë i
kujdesshëm në kultivimin e normës sonë gjuhësore, shton se, shtypi ynë i sotëm: gazetat, revistat,
radioja, e televizioni, si ato shtetërore si ato private, nuk çajnë kokën aspak të gatuajnë një gjuhë të
mirë shqipe, e me këtë të gatuajnë edhe mendjen e shqiptarëve. Sipas tij, prodhimi sotëm gjuhësor
vuan nga një lëngatë e nga një plogështi shprehjeve të çuditshme.
Prandaj, duke qenë se gjuha jonë është atdheu ynë i vetëm i përbashkët, që nuk i njeh dhe nuk
duhet t’i njohë kufijtë politikë e shtetërorë, me të cilët ballafaqohet mjerisht populli ynë i ndarë, në
40Shih: Qemal Murati, Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, fq.327
25
mënyrë të prerë gjuha letrare shqipe, duhet të vihet nën mbrojtjen e të gjithë shqipfolësve dhe
atdhedashësve, që të kemi një të pastër dhe mirë të ndërtuar.
Që të flasim e të shkruajmë një gjuhë të pastër e të pasur, me gramatikë të drejtë e me sintaksë të
goditur, duhet në radhë të parë të punojmë e të përkujdesen për këtë specialistët e gjuhës, gjuhëtarët,
pastaj shkrimtarët, publicistët, mësuesit etj., të cilët gjuhën e kanë si mjet pune. Shtypi ynë, masmediat
e shkruara dhe ato elektronike, duhet të hapin rubrika të veçanta për gjuhën, si ato që i kemi pasur
dikur për probleme të gjuhësisë, ta zëmë p.sh. si : Pikla gramatikore, Bisedime gjuhësore. Për
zhvillimin e gjuhës letrare, Tryeza e gjuhës, Bashkëpunim për fjalorin, Gjuha në praktikë, Gjuha dhe
shkolla, Kultura gjuhësore, Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj, Shqip – Pse jo, etj. Këto rubrika
duhet të rikthehen dhe të standardizohen në të gjitha botimet tona të përditshme dhe të përkohshme,
në radio e në televizion, në çoftë se synojmë ta ruajmë identitetin tonë kombëtar, sepse, siç thoshte
Fihte: Kombi është gjuha41.
Prandaj, gjuha shqipe si gjuhë e ëmbël e më vlerë, duhet të ruhet e të trashëgohet, siç thoshte
shqipbërësi Naim Frashëri “ Shqip të flisni përherë, thjesht e të papërzier “.
41Shih: Qemal Murati, Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë fq.330
26
Përfundim
Duke parë në thellësi boshtin e këtij punimi, mund të vijmë në përfundim se gjuha është prodhim
shoqëror dhe përbën pikën kryesore që lidh individin me shoqërinë, lexuesi do të jetë në gjendje të
pajiset me njohuri të përgjithshme për gjuhën si dukuri shoqërore dhe shoqërinë si pjesë kryesore të
gjuhës. Gjithashtu, do të ketë mundësi që të njihet me prejardhjen e gjuhës, hapat e parë të saj dhe
zhvillimin deri në ditët e sotme.
Po ashtu, kuptuam lidhjet e bashkësisë gjuhësore me bashkësinë shoqërore, tiparet kryesore të
tyre si dhe ndikimin tek njëra tjetra, si faktorë me peshë të veçantë, që krijojnë bazën e gjuhës njerëzore.
Konstatuam, që gjuha është ku do dhe kur do. Si pjesë e pandashme e faktorit njeri, dëshmuam
se ajo bën hapat e saj në çdo moment, dhe si e tillë, ndryshon në vazhdimësi, e ndikuar nga elementi
kohë, në hapësirë, nga grupet shoqërore për shoqërinë.
Duke e konsideruar si urë lidhëse ndërmjet gjuhës dhe shoqërisë, shpjeguam komunikimin dhe
vërtetuam rëndësinë e tij. Lexuesit e këtij punimi duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë gjuhën si tërësi
e organizuar konceptesh dhe ligjërimin si përdorues të këtyre koncepteve. Paraqitem shkrimin si mjet
që e plotëson në çdo kohë dhe në mënyrë të plotë gjuhën, gjithashtu treguam edhe fillimet e tij.
Si pjesë më të zhvilluar, konsideruam bashkësitë shoqërore të transformuara në kombe, dhe e
përkufizuam si njësi shoqërore, me elemente të përbashkëta, që janë ndërlidhur në mënyrë të
pazgjidhshme me gjuhën. Si vlerë shoqërore e shfaqëm gjuhën standarde dhe e vlerësuam si simbol të
sjelljes së mirë intelektuale që ngrihet mbi bazat e një pajtimi të plotë shoqëror.
Si përfundim, e vlerësuam rëndësinë e gjuhës sonë, duke qenë kritik ndaj tendencave për ta
çoroditur atë, dhe e konsideruam me interes kujdesin dhe zhvillimin e saj, duke provokuar ndjenjat
atdhedashëse me pyetjen “ Shqip – Pse jo? “.
27
Literatura
I. Memushaj, Rami,Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë,2004.
II. Shkurtaj, Gjovalin , Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009.
III. Saussure, Ferdinand, Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Dituria, Tiranë.
IV. Lyons, John , Hyrje në Gjuhësinë Teorik, Dituria, Tiranë, 2001.
X. Sapir, Eduard, Gjuha – Hyrje në studimin e ligjërimit, Rilindja, Prishtinë, 1980.
XI. Robins, Robert, Historia e gjuhësisë, Dituria, Tiranë, 2007.
XII. Gjinari, Jorgji, Shkurtaj Gjovalin , Dialektologjia, Tiranë, 2003.
XIII. Rrokaj, Shezai,Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Arbëria, Tiranë, 2012.
IX. Martine, Andre , Elemente të gjuhësisë së përgjithshme, Rilindja, Prishtinë, 1993.
X. Murati, QemalStandardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, 2004.
XI. Bajra, Ismajl, Kultura dhe shoqëria, Rilindja, Prishtinë, 1976.
Recommended