34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: INTEGRIMI I FËMIJËVE MË AFTËSI TË KUFIZURA NË SHKOLLAT TË RREGULLTA NË REGJIONIN E PEJËS NË VITIN SHKOLLOR 2016/2017 Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Besarta Ademi GJAKOVË, 2017

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: INTEGRIMI I FËMIJËVE MË AFTËSI TË KUFIZURA NË SHKOLLAT

TË RREGULLTA NË REGJIONIN E PEJËS NË VITIN SHKOLLOR 2016/2017

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Besarta Ademi

GJAKOVË, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

2

PËRMBAJTJA

- Abstrakt-------------------------------------------------------------------------------- 3

- Metodologjia e hulumtimit---------------------------------------------------------- 4

a) Hipoteza---------------------------------------------------------------------------- 4

b) Popullacioni dhe mostra---------------------------------------------------------- 5

c) Konsiderata etike------------------------------------------------------------------ 5

1. Hyrje------------------------------------------------------------------------------------ 6

1.1. Konteksti i hulumtimit-------------------------------------------------------- 6

1.2. Edukimi gjithëpërfshirës-përkufizimi---------------------------------------- 7

1.3. Edukimi gjithëpërfshirës në Kosovë---------------------------------------- 8

2. Gjithëpërfshirja si proces----------------------------------------------------------- 9

2.1. Roli i shkollës dhe familjes-------------------------------------------------- 12

2.2. Çështje delikate--------------------------------------------------------------- 13

2.3. PEI-Plani edukimit individual----------------------------------------------- 14

2.4. Çfarë duhet të kemi parasysh mësuesit------------------------------------- 16

2.5. Problematika e edukimit----------------------------------------------------- 16

2.6. Legjislacioni, strategjitë dhe dokumentet---------------------------------- 20

2.7. E drejta për arsim------------------------------------------------------------ 20

2.8. Arsimi inkluziv----------------------------------------------------------------- 21

3. Rezultatet e hulumtimit-------------------------------------------------------------- 23

3.1. Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” Baran------------------------------- 24

3.2. Shkolla fillore “Lidhja e Prizerenit” Pejë----------------------------------- 25

3.3. Shkolla fillore “Dardania” Pejë---------------------------------------------- 26

3.4. Shkolla fillore “Asdreni” Pejë------------------------------------------------ 27

- Përfundim------------------------------------------------------------------------------ 28

- Rekomandime--------------------------------------------------------------------------- 29

- Literatura------------------------------------------------------------------------------- 30

- Shtojca---------------------------------------------------------------------------------- 31

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

3

ABSTRAKT

Gjendja e tanishme e fëmijëve me nevoja të veçanta (FNV), nuk përmbush realizimin e

plotë të të drejtave dhe lirive themelore në kushte të barabarta me të tjerët.

Andaj si rrjedhojë të gjitha subjektet janë përgjegjëse për garantimin e kësaj të drejte e

cila arrihet vetëm duke eliminuar çdo lloj pengese dhe barriere që krijon vështirësi në

respektimin e parimit të mos-diskriminimit ndaj personave me nevoja të veçanta. Qëllimi i këtij

hulumtimi është analiza, se sa janë fëmijët me nevoja të veçanta të integruar në Komunën e Pejës

në: ofrimin e shërbimeve, kujdesin shëndetësor, pjesëmarrje në shoqëri si të barabartë,

pjesëmarrje në aktivitetete kulturore, sidomos do fokusohem në arsimimin e fëmijëve me nevoja

të veçanta se sa janë gjithëpërfshirëse.

Për të arritur qëllimin e hulumtimit, do përfshihen prindërit e fëmijëve me dhe pa nevoja

të veçanta, organizatat joqeveritare, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit e

shkollave në komunën e Pejës. Target i grupit të përcaktuar është kontingjenti i fëmijëve me

nevoja të veçanta në Komunën e Pejës. E tërë kjo do të bëhet që në fund të dalim me rezultate

konkrete se sa janë fëmijët me nevoja të veçanta të integruar në Komunën e Pejës, sa zbatohen

ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, se sa janë fëmijët me nevoja të veçanta të kyçur

në arsimim, ç’farë shërbime dhe aktivitete ofrohen për fëmijët me nevoja të veçanta që kanë

qëllimin e integrimit të fëmijëve në komunitet. Hulumtimi planifikohet duke u bazuar në literatur

dhe hulumtime lidhur me këtë çështje, si dhe nga rezultatet e të dhënave që do të mblidhen

përmes pyetësorit.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

4

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Për dhënien e informacionit në realizimin e këtij hulumtimi u përfshinë 69 persona.

Metoda sasiore mundësoi përmes pyetësorëve, të strukturuar dhe gjysëm të strukturuar, të japë të

dhëna në numra për çështjet që janë evidentuar si të rëndësishme në procesin e gjithëpërfshirjes

së fëmijë ve me nevoja të veçanta në shkolla. Pyetjet e pyetësorit sasior janë specifike për çështje

të caktuara dhe me përgjigje të detyruara për pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit iu përgjigjen pyetjeve

të pyetësorit të pa ndikuar nga faktorë të jashtëm, të cilët mund të influenconin në përgjigjet e

tyre. Anonimati i pjesëmarrësve në plotësimin e pyetësorëve sasiorë dha siguri për vërtetësinë e

përgjigjeve.

a) Hipoteza

H1 - Sa janë të integruar në arsimim dhe shoqëri fëmijët me nevoja të vëçanta?

Pyetjet ndihmëse:

H1.1 - A ofrohen shërbime specifike për FNV?

H1.2 - A zbatohet programi gjithëpërfshirës në komunën e Pejës?

Në këtë kapitull jepen të dhënat e hulumtimit, që u arritën përmes instrumenteve të

përdorura, bazuar në metodologjinë e ndjekur për realizimin e tij. Këto të dhëna, cilësore dhe

sasiore, janë përpunuar dhe grupuar në funksion të dhënies përgjigje pyetjes kryesore të

hulumtimit. Të dhënat sasiore të marra përmes pyetësorëve nga drejtuesit e shkollave, mësuesit,

prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta, prindërit e nxënësve të tjerë dhe nxënësve janë

përpunuar në programin Excel. Të dhënat cilësore të përfituara nga pyetjet e gjysëm të

strukturuara, pjesë e pyetësorëve, janë përpunuar në programin Excel. Të dhënat sasiore dhe

cilësore të përpunuara u grupuan në shërbim të krahasimit, mbështetjes dhe plotësimit

respektivisht me qëllim që të japin përgjigje për çështjet kryesore të hulumtimit si dhe të tjerave

që derivojnë prej tyre. Në grafikë janë përdorur për të ilustruar dhe pasqyruar në formë të

strukturuar disa nga të dhënat.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

5

b) Popullacioni dhe mostra

Meqenëse, popullacioni është i vogël, si mostra apo kampioni është përzgjedhur vet

popullacioni, ka qenë në katër shkollat në Kosovë, përkatësisht në komunën e Pejës si shkolla

“Dëshmorët e Kombit” të mjedisit rural në Baran, dhe shkollat “Lidhja e Prizerenit”,

“Daardania”, “Asdreni” në Pejë të mjedisit urban me qëllim ka pasur integrimin e fëmijëve me

nevoja të veçanta në arsimimin (shkollë). Për dhënien e informacionit në këtë hulumtimi u

përfshinë 69 nxënës të katër shkollave, të fëmijëve me nevoja të veçanta respondentë.

Përzgjedhja e nxënësve ishte e rastësishme, nxënësit janë përzgjedhur me ndihmën e arsimtarëve.

c) Konsiderata etike

Sa i përket konsideratës etike, nxënësve u është bërë me dije se ata do të jenë të lirë të

pyesin për çdo paqartësi dhe ajo çka është e rëndësishme, ata të cilët nuk ndihen rehat të

plotësojnë pyetjet mund të heqin dorë nga hulumtimi në çdo kohë. Po ashtu, u informuan se

pyetësori është anonim, të dhënat janë plotësisht konfidenciale dhe nuk do të publikohen

asnjëherë për interesa të ndryshme që do të dëmtonin ata. Nxënësit e përzgjedhur ishin në një

klasë të veçantë dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme të plotësojnë të gjitha pyetjet pa pasur

presionin e kohës.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

6

1. HYRJE

1.1. Konteksti i hulumtimit

Në të kaluarën, personat me nevoja të veçanta ishin viktimë e një “padukshmërie”

relative, dhe më shumë ekzistonte prirja të shihen si “objekte” të mbrojtjes, trajtimit dhe

asistencës se sa si subjekte të të drejtave. Si rezultat i kësaj qasjeje, personat me nevoja të

veçanta ishin të përjashtuar nga rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë, dhe atyre u ishin ofruar

shkollat speciale, reparte punuese të tipit konviktor, strehim dhe transport i veçantë me

supozimin se ata janë të pazot t’ia dalin mbanë me shoqërinë në tërësi apo me pjesën më të

madhe të aktiviteteve jetësore. Atyre gjithashtu u është mohuar qasja e barabartë në ato të drejta

dhe liri themelore (p.sh., kujdes shëndetësor, punësim, arsimim, votim, pjesëmarrje në aktivitetet

kulturore etj.). Statistikat në botë dhe në Kosovë: Në botë llogaritet se nga popullata e

gjithëmbarshme 10%, respektivisht çdo i 10 banor ka një nevojë të veçantë. Kjo do të thotë se në

botë sot jetojnë 640 milion njerëz me nevoja të veçanta. Bazuar në këto statistika ndërkombëtare,

në Kosovë llogaritet se mund të jenë 150.000 deri 200.000 mijë persona me nevoja të veçanta, të

çfarë do natyre qofshin ato. Kur kemi parasysh se këta persona jetojnë me familjet e tyre të cilat

drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me nevoja të veçanta del se në Kosovë 800.000 mijë qytetarë kanë

interes në zgjedhjen e kësaj çështjeje. Konventa mbi të Drejtat e Personave me nevoja të veçanta,

Kombet e Bashkuara1 jep këtë përkufizim të nevojave të veçanta: Me termin “fëmijët me nevoja

të veçanta” do të kuptojmë të gjithë ata fëmijë apo të rinj që kanë dëmtime fizike, mendore,

intelektuale apo shqisore afatgjata të cilat në bashkëveprim me pengesa të ndryshme mund ta

pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri dhe edukim, në baza të barabarta

me të tjerët, e për rrjedhojë kanë nevojë për trajtim të veçantë.” Në aspektin praktik: në cilësinë

time si prind i fëmijës me nevoja të veçanta, kam evidentuar disa mangësi që lidhen me

integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në komunitet. Mbrojtja e personave me nevoja të

veçanta është një nga elementet më të ndjeshme dhe më të veçanta të zhvillimit shoqëror, politik

social dhe ekonomik. Kjo më bëri që të merrem më konkretisht për temën: Integrimi i fëmijëve

me nevoja të veçanta (FNV) në Komunën e Pejës dhe të analizoi se sa janë të përfshirë FNV në

komunitet.

1 KDPAK, Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Nevoja të veçanta 2013-2023, fq.15

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

7

1.2. Edukimi gjithëpërfshirës - përkufizimi

Ekzistojnë shume ide dhe përkufizime për gjithëpërfshirjen dhe është e vështirë të

analizohen të gjitha, por ne do të mbështetemi te ato përkufizime të cilat pasqyrojnë atë që e

quajmë gjithëpërfshirje. Edukimi gjithëpërfshirës, synon edukimin e të gjithë fëmijëve në

përputhje me moshën e tyre, në përshtatje me mundësitë dhe nevojat e tyre të veçanta në mjedise

shkollore të përbashkëta. Kjo është një praktikë bashkëkohore ndërkombëtare e pranuar si forma

më e përshtatshme e realizimit të së drejtës për arsim, si e drejtë themelore e të gjithë fëmijëve

“pa asnjë lloj dallimi”, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo

opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja

familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë.2

Arsimi gjithëpërfshirës do të thotë me tepër se sa prania e nxënësve me nevoja të veçanta në

shkolla të rregullta. Ai është zhvilluar nga një histori e gjatë e risive arsimore dhe paraqet

përmirësimin e shkollës në shumë nivele për të gjithë nxënësit dhe ka të bëjë me promovimin e

dinjitetit dhe dallimeve.3 Arsimi gjithëpërfshirës është në dobi jo vetëm të fëmijëve që vijnë nga

grupet e margjinalizuara dhe me vështirësi në të mësuar. Nga arsimi gjithëpërfshirës përfitojnë të

gjithë nxënësit, pavarësisht faktit nëse janë me nevoja të veçanta apo jo, pasi dihet që të gjithë

nxënësit i kanë veçantitë e veta të mënyrës së të nxënit dhe të të shprehurit. Edukimi

gjithëpërfshirës jo vetëm që i pranon të gjithë nxënësit në sistemin e përgjithshëm arsimor, por

edhe i nxit këta të fundit t’i përshtaten nevojave të veçanta të të gjithë nxënësve. Sipas Indeksit,

gjithëpërfshirja ka të bëjë me edukimin dhe arsimimin e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve.

Komponentet themelore që e përbëjnë përkufizimin për gjithëpërshirjen sipas Indeksit për

gjithëpërfshirje.4

• Vlerësimi i barabartë i të gjithë nxënësve dhe punonjësve.

• Rritja e nivelit të pjesëmarrjes aktive të nxënësve në procesin mësimor dhe zvogëlimi i

mospërfshirjes së tyre në kulturat, plan-programet dhe në bashkësitë e shkollave.

• Ristrukturimi i kulturave, politikave dhe praktikave nëpër shkolla, në mënyrë qe ato t’i

përgjigjen diversitetit të nxënësve në lokalitet.

2 Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijës, 19893 Barton, L., 2003, Inclusive Education and teacher education. Institute of Education, University of London, PearTree Press Limited, Stevenage, Hertfordshire.4 Zabeli, Naser dhe Behluli, Lulavere. 2011, fq.32

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

8

• Zvogëlimi i pengesave në mësimnxënie dhe në pjesëmarrje aktive në procesin mësimor për të

gjithë nxënësit, pra jo vetëm për ata me pengesa apo ata që emërtohen si “nxënës me nevoja të

veçanta në shkollim”.5

1.3. Edukimi gjithëpërfshirës në Kosovë

Në Kosovë janë hedhë hapat të rëndësishëm drejt hapjes së shkollave të rregullta si për

fëmijët me nevoja të veçanta ashtu edhe për fëmijë të tjerë, mirëpo ky process po has në disa

pengesa sidomos në të kuptuarit të drejtë të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës nga institucionet

arsimore nga niveli qendror deri në nivele shkollore. Ministria e Arsimit Shkencës dhe

Teknologjisë, arsimin gjithëpërfshirës e ka përfshirë si filozofi e cila i përshkon të gjitha politikat

e saj duke filluar nga legjislacioni e deri të dokumentet tjera përcjellëse të cilat e promovojnë

arsimin gjithëpërfshirës:

• Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës 2011- Gjithëpërfshirja si koncept e

përshkon tërë ligjin i cili është i bazuar në deklaratën e Salamankes mbi gjithëpërfshirjen dhe

Konventën mbi të drejtat e njeriut.

• Korniza e kurrikulës së Kosovës (KKK) (2010), Një nga parimet kryesore mbi të cilat është

ndërtuar KKK është gjithëpërfshirja. KKK është në linjë me Arsimin për të Gjithë dhe Qëllimet

Zhvillimore të Mileniumit.

• Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet (2011), - siguron qasje

gjithëpërfshirëse në edukimin e hershëm ku në qendër është fëmija dhe arritjet e tij në fusha të

ndryshme zhvillimi në përputhje me moshën e tij.

• Standardet për shkollat mike për fëmijë (2012). Koncepti i shkollave mike për fëmijë

mbështetet në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe paraqet qasje gjithëpërfshirëse që ndërlidh

aspektet e reformës në arsim dhe e cila e vendos fëmijën në qendër të vëmendjes në të gjitha

aktivitetet që organizohen dhe zbatohen në shkollë.

• Plani Strategjik për Arsimin e Kosovës (PSAK) 2011-2016, është një plan pesëvjeçar që lidh

arsimin gjatë gjithë jetës me përfshirjen në arsim dhe është një model për t’i arritur të gjithë

nxënësit si dhe ofron mundësi të barabarta për arsimim cilësor për të gjithë. Në këtë plan

strategjik arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta i referohet Planit strategjik për gjithëpërfshirjen

5 Zabeli, Naser dhe Behluli, Lulavere. 2011, fq. 34

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

9

e fëmijëve me nevoja te veçanta në arsimin parauniversitar 2010- 2015, dokument ky i cili është

hartuar ne vitin 2010.

• Plani individual i arsimit PIA (2013), është dokument zyrtar pedagogjik i cili hartohet për

fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues i ekspertëve të fushave të

ndryshme zhvillimore ka marrë vendimin për edukim dhe arsimim me nevoja të veçanta.

2. Gjithëpërfshirja si proces i realizimit në praktikë i së drejtës

për arsimim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), ka deklaruar se fëmijët me

nevoja të veçanta (FNV) fizike e mendore janë ndër personat më të izoluar në botë. Në raportin

vjetor mbi gjendjen e fëmijëve në botë, organizata thotë se ndalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve

me nevoja të veçanta dhe ndihma për të zhvilluar aftësitë e tyre ekzistuese i shërben mbarë

shoqërisë. Raporti përfaqëson një analizë shqetësuese të diskriminimit dhe paragjykimeve që

ekzistojnë për dhjetëra miliona fëmijë me nevoja të veçanta në të gjitha rajonet e botës. Sipas një

statistike që përdoret gjerësisht, rreth 93 milionë fëmijë, ose një në njëzet me moshë 14 vjeç ose

më të vegjël, jetojnë me nevoja të veçanta të shkallëve të ndryshme.

Diskutimi për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nis më së pari me trajtimin që i

bëhet sot kësaj çështjeje në perspektivën e garantimit të të drejtave themelore të njeriut.6 Fëmijët

me nevoja të veçanta vlerësohen në numër si një ndër grupet më të përjashtuara nga përfitimet që

ato duhet të gëzojnë prej sistemeve arsimore, ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre pa aftësi të

kufizuara. Kjo ka nxitur më së shumti në dy dhjetëvjeçarët e fundit lëvizje të rëndësishme të

shoqërisë civile, kryesisht përfaqësime ndërkombëtare të nevojave të veçanta, që kanë

mundësuar krijimin e “klimës“ së përshtatshme për realizimin e veprimeve konkrete nëpërmjet

organizmave ndërkombëtarë. Këto veprime më pas janë materializuar me miratimin e akteve

politike, ku theksohen detyrimet që kanë shtetet për hartimin dhe zbatimin e planeve për veprim

me qëllim garantimin e të drejtës për arsim edhe të fëmijëve me nevoja të veçanta.7

Zhvillimet e përmendura më sipër mbartin në vetvete edhe atributin e zgjerimit të

konceptit të arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke e lidhur ngushtë atë me

6 OKB, 19487 OKB, 1989; 2006

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

10

gjithëpërfshirjen si proces për sigurimin e arsimit për të gjithë. Deklarata e Salamankës8

përcaktoi qartësisht se “fëmijët me nevoja të veçanta duhet të kenë akses në shkolla të

zakonshme dhe ato duhet t’u sigurojnë akomodim të përshtatur përmes plotësimit të nevojave

dhe ofrimit të qasjeve pedagogjike me në qendër nxënësin”. Në këtë kuadër trajtimi i çështjeve të

arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta u vendos plotësishtë në planin e perspektivës së

paradigmës sociale. Personi me nevoja të veçanta, sëmundja, dëmtimet e tij fizike, nuk duhet të

shihen si faktorë që pengojnë pjesëmarrjen e tij në jetën sociale-ekonomike-kulturore dhe

edukative. Shoqëria dhe të gjitha sistemet që individi ndërton për të qenë pjesë aktive e saj të tilla

si: institucionale, infrastrukturore dhe njerëzore, nuk u përshtaten dhe nuk janë lehtësisht të

pranueshme nga fëmijët me nevoja të veçanta.

Në këtë kuptim vendoset edhe koncepti i gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të

veçanta në shkollat e zakonshme. Është sistemi arsimor në tërësinë e komponentëve të tij, ai që

duhet të përshtatet për të siguruar përfshirjen e plotë të fëmijëve me nevoja të veçanta në

procesin e edukimit. Prandaj edhe në përcaktimin e UNESCO-s arsimi gjithëpërfshirës është

përcaktuar si një proces që adreson dhe u përgjigjet nevojave të ndryshme te të gjithë nxënësve,

përmes rritjes së pjesëmarrjes në të mësuar dhe reduktuar përjashtimin në të dhe përmes tij. Ai

është i lidhur ngushtë me ndryshimet dhe përshtatjet në përmbajtjet e programeve mësimore, në

qasjet pedagogjike, në strukturat dhe në strategjitë me qëllim të plotësimit të nevojave specifike

në të mësuar të fëmijëve.9

Të gjitha këto ndryshime ndikojnë në rritjen e efektivitetit të mësimdhënies për të gjithë e

në këtë kuptim evidentojnë dallimin e gjithëpërfshirës si një proces që shkon përtej integrimit që

më së shumti ka të bëjë me aspektin fizik dhe social të përfshirjes së nxënësve me nevoja të

veçanta në shkolla. Shumë hulumtime, të realizuara në ato vende ku arsimi gjithëpërfshirës ka

tashmë një histori zhvillimi në drejtim të përfitimeve sociale të kësaj qasjeje drejt një shoqërie

për të gjithë, kanë evidentuar ndikimin pozitiv që sjell gjithëpërfshirja në arsimimin e fëmijëve

me nevoja të veçanta, dhe jo vetëm për ta, por edhe për bashkëmoshatarët e tyre pa nevoja të

veçanta në shkollat e zakonshme.

Por, që gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta të realizohet në praktikë, duhet të

merret parasysh roli i një sërë faktorëve që drejtpërsëdrejti ndikojnë në efektivitetin e këtij

8 Deklarata e Salamankës, 1994, neni 2, fq. 489 Sandkull, 2005

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

11

procesi. Ato më së shumti varen nga qëndrimet dhe besimet e aktorëve kryesorë të përfshirë në të

si: fëmijë, mësues, prindër, por edhe prej faktorëve që lidhen me qasjet pedagogjike në të

mësuar, me infrastrukturën mbështetëse në klasa, si dhe me drejtuesit e shkollave të zakonshme.

Evidentimi i elementëve që ndikojnë pozitivisht në nxitjen e gjithë këtyre faktorëve, merr rëndësi

të veçantë në planifikimin e politikave mbështetëse për zbatimin në praktikë të arsimit

gjithëpërfshirës. Një tjetër faktor i rëndësishëm për të siguruar suksesin e zbatimit në praktikë të

arsimit gjithëpërfshirës vlerësohet të jetë mjedisi ku ai zhvillohet, pra shkolla e zakonshme. Ky

proces dikton që ato të kthehen në mjedise mikëpritëse, si në aspektin social ashtu dhe në atë

infrastrukturor, pasi vetëm në këtë mënyrë ato mundësojnë përfshirjen pa barriera dhe rrisin

shanset e fëmijëve me nevoja të veçanta për përfitime sociale dhe akademike.

Në këtë këndvështrim, për krijimin e shkollave gjithëpërfshirëse, shumë autorë shohin të

rëndësishem zbatimin e indeksit gjithëpërfshirës, që lidhet me realizimin e tri dimensioneve të

rëndësishme si:

(a) krijimi i kulturave gjithëpërfshirëse në shkolla;

(b) krijimi i politikave përfshirëse në shkollim; dhe

(c) zbatimi i praktikave përfshirëse.

Në zbatimin e praktikave përfshirëse, theksohet se krijimi i kurrikulave të përshtatura dhe

fleksibile mund të shërbejë si “çelësi” për të krijuar “shkolla për të gjithë”. Është shumë e

rëndësishme që kurrikula të jetë e mjaftueshme, fleksibile për të ofruar mundësi për t’iu

përshtatur nevojave të nxënësve me nevoja të veçanta dhe stimuluar mësuesit për të gjetur

zgjidhje, që mund t’i përgjigjen nevojave të çdo nxënësi. Ndryshimet në kurrikula duhet të

shkojnë përtej detyrimeve teorike për nxënësit me nevoja të veçanta. Ato duhet të synojnë

gjithëpërfshirjen dhe mësimdhënien për të gjithë nxënësit.

Për zbatimin e kurrikulave të përshtatura, mësuesit duhet të kenë formimin e duhur dhe

njohuritë e nevojshme. Për këtë rëndësi duhet t’i kushtohet hartimit dhe zbatimit të politikave, të

cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të mësuesve me njohuri për edukimin special. Kjo duhet të

vlerësohet si përgjatë formimit të tyre akademik ashtu edhe gjatë periudhës së mësimdhënies.10

10 European Training Foundation 2010. Ikonomi, E., Musai, B., Sotirofski, K., Mapping Policies and Practices forthe Preparation of Teachers for inclusive education in contexts of social and cultural diversity, Albania CountryReport

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

12

Është evidentuar se formimi i mësuesve, krahas zbatimit të qasjeve efektive pedagogjike,

ndikon edhe në formimin e qëndrimeve pozitive kundrejt punës me nxënës me nevoja të veçanta

në klasë. Kjo bëhet e rëndësishme kur vlerësohet se në radhën e faktorëve ndikues në

gjithëpërfshirje qëndrimet dhe njohuritë e mësuesve luajnë rol kryesor.11 Krahas çështjes së

nivelit të edukimit të mësuesve, faktorët që gjithashtu ndikojnë në qëndrimet e tyre pozitive janë:

ekzistenca e mbështetjes në klasë, infrastruktura mbështetëse, bashkëpunimi me profesionist të

tjerë, numri i nxënësve në klasë. Disa hulumtime kanë treguar, se kur mësuesve u mungojnë këta

faktorë, kjo përceptohet prej tyre si barrierë në procesin e realizimit të programeve

gjithëpërfshirëse për nxënësit me nevoja të veçanta. Prandaj edhe arsimi gjithëpërfshirës është

përcaktuar si proces i identifikimit të barrierave që pengojnë të mësuarin në shkollë dhe rreth saj.

Ai synon reduktimin dhe shmangien e tyre.12 Në suksesin e zbatimit të politikave dhe të

praktikave për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme, i

rëndësishëm është vlerësuar edhe roli i prindërve në këtë proces.

Nga një hulumtim i rezultuar, del se prindërit, si rezultat i bashkëpunimit të mirë me

mësuesit vërejnë impakte shumë pozitive tek fëmijët e tyre, që janë të përfshirë në shkollat e

zakonshme. Ata vërejnë përmirësime në drejtim të kënaqësisë, besimit dhe të aftësive të fëmijëve

të tyre në të mësuar. Kur prindërit shihen si aleatë, partnerë në punën me nxënësit me nevoja të

veçanta, rriten shanset që gjithëpërfshirja për këta nxënës të ketë rezultat. Në varësi të

specifikave që mbart çdo fëmijë me nevoja të veçanta efektiviteti i arsimit gjithëpërfshirës

vlerësohet dhe observohet.

2.1. Roli i shkollës dhe familjes në jetën e fëmijës

Shkolla duhet të koncentrohet “si një komunitet familjesh”, ku mësuesit dhe prindërit

janë në partneritet me njëri-tjetrin, kanë role herë të përbashkëta dhe herë të veçanta. Familjet

dhe shkollat nuk mund t’i kryejnë rolet e tyre pa njëra-tjetrën, sidomos kur bëhet fjalë për

familjet që kanë fëmijë me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë.

Roli dhe funksioni i familjes është ti rrisë dhe të kujdeset për fëmijën, të ndihmojë dhe

të mbështesë procesin e shoqërizimit të tyre. Familja ka të drejta dhe përgjegjësi që rrjedhin nga

11 Avramidis, Baylisis & Burden, 200012 Le Fanu, 2005

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

13

roli dhe funksioni i saj. Këto përgjegjësi përfshijnë plotësimin e nevojave ekonomike, sociale,

arsimore dhe kulturore të anëtarëve të saj.

Roli dhe funksioni i shkollës është të ndihmojë familjen të përmbushë përgjegjësitë e saj

dhe të kontribuojë në zhvillimin e femijëve në fushën e njohjes, si një funksion që nuk mund ta

përmbushë familja pa ndihmën e shkollës.

Shkolla përfaqëson një institucion të organizuar dhe të specializuar që duhet të sigurojë

edukimin e çdo individi. Edukimi që realizohet në shkollë, ka për qëllim të zhvillojë të gjitha

aspektet e personalitetit të nxënësve: aspektin intelektual, fizik, social, moral dhe shpirtëror.

Institucionet arsimore duhet të sigurojnë edukimin, mbrojtjen dhe shoqërizimin e fëmijës, duke

bashkëpunuar ngushtë me familjet dhe me prindërit.

Procesi i të nxënit dhe ai i shoqërizimit të fëmijës, realizohet në partneritet të ngushtë

në mes prindërve dhe mësuesve. Përfshirja e familjeve në programin e shkollës bën që fëmijët të

kenë më shumë arritje dhe vetëbesimi i tyre të jetë më i lartë. Familja dhe shkolla janë dy faktorë

të rëndësishëm në jetën e fëmijës. Edhe pse prindërit dhe mësuesit synojnë më të mirën për

fëmijët, mund të ndodhë që mendimet, veprimet dhe qëndrrimet e tyre, të krijojnë tensione dhe

mosmarraveshje, nëse nuk ka bashkëpunim të rregullt. Kur prindërit dhe mësuesit i shohin

çështjet nga këndvështrime të ndryshme dhe nuk përpiqen të komunikojnë me njëri-tjetrin, ata

nuk arrijnë të përcjellin shqetësimet e tyre në mënyrë të dobishme. Ndonjëherë ata gjykojnë se

idetë, mendimet dhe sygjerimet e tyre nuk pranohen nga pala tjetër. Megjithatë, mësuesit dhe

prindërit kanë mundësi të gjejnë mënyra për të plotësuar atë si: njohuritë dhe nevojat e njëri-

tjetrit, duke u përqendruar tek nevojat e fëmijës dhe duke zhvilluar teknika të dobishme

komunikimi. Ata duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një plan, (Lindsay, G. 2003) i cili do

të drejtojë dhe plotësojë nevojat edukative të fëmijës, ku bashkëpunimi në mes shkollës dhe

familjes të jetë i ngushtë dhe konkret.

2.2. Çështjet delikate në bashkëpunimin shkollë – familje

Mënyra se si prindërit dhe mësuesit shkëmbejnë idetë dhe mendimet e tyre, mund të

nxisin ose pengojnë gjetjen e zgjidhjeve. Është e rëndësishme që të dy palët të jenë të hapura

dhe të drejtpërdrejta për të pranuar ekzistencën e ndonje shqetësimi, problemi, vështirësi që

pengon fëmijën të pranojë në shkollë. Ky do të ishte një fillim i mbarë, që do të lejonte

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

14

shkëmbimin e ideve, gjetjen e zgjidhjeve për shqetësimet, nevojat, vështirësit që fëmija mund të

ketë.

Mësuesit dhe punonjësit e shërbimit psiko-social mund të mbledhin informacionin e

nevojshëm për fëmijën dhe familjen duke përdorur burimet e nevojshme dhe më pas t’i përdorin

këto informacione, gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të Planit Edukativ Individual. Prindërit

duhet të sigurohen se shkolla, punonjësit e saj kujdesen dhe marrin masa që informacioni për

fëmijën dhe familjen e tyre do të mbetet i fshehtë dhe se të dhënat e mbledhura do të përdoren

vetëm për të mbështetur punën që do të zhvillohet me fëmijën. Është e rëndësishme që mësuesit

dhe prindërit të mos kritikojnë njëri-tjetrin në sy të fëmijës, sepse fëmija duhet të besojë se

shkolla dhe familja janë duke punuar sëbashku për të mirën e tij. Prindërit duhet të informohen

vazhdimisht për incidentet që ndodhin në shkollë, si p.sh., ngacmimet, çështjet që lidhen me

kujdesin personal apo sigurinë e fëmijës së tyre, mbarëvajtjen në shkollë, përfshirjen dhe

socializimin e fëmijës me moshtatrët në klasë e shkollë, mënyrën e komunikimit me moshatarë,

gjendjen emocionale të tij, etj.

Mësuesit duhet t’u tregojnë prindërve se ata shfaqin dhe mbajnë qëndrime pozitive, ndaj

fëmijëve me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë, se nuk janë paragjykues dhe se

besojnë në aftësitë dhe mundësitë që kanë fëmijët. Mësuesit ju tregojnë prindërve se janë

inkurajues, të durueshëm, pranues dhe mbështetës ndaj çdo fëmije.

Prindërit dhe mësuesit duhet të kuptojnë se çdo fëmijë dhe në veçanti me nevoja të

veçanta dhe vështirësi në të nxënë, kanë të drejtë të përfitojnë arsimin cilësor, kanë vëmendje të

veçantë dhe për punë të specializuar dhe të mirë organizuar. Mësuesit duhet t’u krijojnë bindjen

dhe besimin prindërve se punonjësit e arsimit janë njerëzit më të përshtatshëm për të ofruar

këtë lloj mbështetje.

2.3. PEI – Plani Edukativ Individual

Metodat dhe mjetet e përshtatura për të mësuar nxënësit me nevoja të veçanta. Plani

Edukativ Individual (PEI) u vjen në ndihmë nxënësve me nevoja të veçanta dhe është një

udhërrëfyes shumë i mirë për mësuesit dhe mësuesit-mbështetës për të asistuar nevojat specifike

në të mësuar që këta fëmijë kanë. Mësuesit kanë rolin e udhëheqësit në zbatimin e PEI në

mjedisin e shkollës. Ata bashkëpunojnë me prindërit, duke i udhëzuar për zbatimin e tij gjatë

kohës që fëmija është në mjedisin familjar. PEI, pasi është hartuar nga një grup specialistësh me

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

15

përfshirjen edhe të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta, zbatohet nga mësuesit në

bashkëpunim me prindërit. Ata janë vlerësuesit dhe monitoruesit e drejtpërdrejtë të progresit të

fëmijës gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij. PEI në strukturën bazë të tij përmban:

Një përcaktim të zhvillimit aktual të fëmijës;

Një përcaktim përse fëmija duhet të vendoset në shkollë të zakonshme;

Një listë të objektivave vjetore dhe të objektivave afat-shkurtër të lidhura me

njëra-tjetrën për edukimin e fëmijës;

Një listë të asistencës së nevojshme të specializuar që fëmija duhet të marrë gjatë

procesit të edukimit;

Një listë të kritereve për të vlerësuar progresin e fëmijës në procesin e edukimit

përkundrejt objektivave dhe afateve kohore të vendosuara paraprakisht.

Zbatimi me sukses ose jo i PEI varet nga shumë faktorë, ndër të cilët pozitivë janë:

përfshirja e (i) prindërve në procesin e hartimit dhe zbatimit të tij, (ii) mësuesve dhe e (iii)

nxënësve të tjerë. Ndërsa faktorë që pengojnë realizimin e PEI janë: (i) mospercaktimi i drejtë i

objektivave për nxënësit me nevoja të veçanta. Problematika e edukimit: Gjithëpërfshirja e

fëmijëve me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara) në shkollën shqiptare duhet të arrijë në

procesin e të mësuarit, (ii) mos-përputhja e objektivave të vendosura në PEI dhe e praktikave të

mësimdhënies në klasë. Të gjithë këta faktorë duhet të kihen në vëmendje gjatë hartimit dhe

zbatimit të PEI në praktikë. Në lidhje me ndryshimet e programit, nga i cili duhet të përfitojnë të

gjithë nxënësit, planet edukative individuale të të mësuarit duhet të hartohen në mënyrë të tillë që

të angazhojnë maksimalisht zotësitë e nxënësve me nevoja të veçanta për të përfituar nga procesi

i të mësuarit. Për nxënësit me nevoja të veçanta, nisja nga stadi ku ata janë, si në njohuri ashtu

edhe në aftësi, është hapi i parë gjatë hartimit të PEI. Mësuesit e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë

me nxënësit e rinj. Kjo arrihet duke kombinuar vëzhgimin dhe ndërhyrjen me teste dhe

rishikimin e punës së nxënësve. Sipas (Oliver dhe Boëler, 1996)13 evidentojnë se kur nxënësi

merr mesime që kanë në fokus të tyre pikat e tij të forta për të përballuar dobësitë, shihet më

13 Oliver dhe Boëler, 1996

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

16

shumë progres tek fëmija. Në këtë rast ai i përgjigjet pozitivisht të mësuarit duke zbuluar tek

vetja burime aftësish për të përballuar pikat e tij të dobëta.

2.4. Çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit dhe prindërit gjatë zhvillimit

të Planit Edukativ Individual?

PEI merr parasysh zbatimin e qëllimeve (synimeve) afatgjata për fëmijën me nevoja të

veçanta dhe veshtirësi në të nxënë. Këto duhet të diskutohen ndërmjet prindërve, mësuesve dhe

specialistëve të tjerë që japin këshillën e tyre. Objektivat e PEI duhet të jenë realiste por një

kohësishtë edhe sfiduese dhe anasjelltas; Duhet të mbahen shënime të kujdesshme, të

vlerësimeve që i janë bërë fëmijës, në vazhdimësi për t’i përdorur në rishikimet e mëtejshme të

PEI. Shumë me vlerë janë shënimet e prindërve, e mësuesve, e psikologut shkollor, e specialistit

të zhvillimit etj. Këto shënime duhet diskutuar në takime të përbashkëta;

Duhet udhëzuar dhe mbështetur prindërit për mënyren se si do të zbatojnë pjesë të

caktuara të PEI në kushtet e shtëpisë; Duhet udhëzuar prindërit për metodën e punës që duhet të

ndjekin me fëmijën në shtëpi, për mënyren e sjelljes, për mënyren e përfshirjes së fëmijës në

aktivitete shoqërore dhe edukative, për mënyren e shprehjes së interesit dhe kënaqesisë ndaj

fëmijëve si individ dhe ndaj arritjeve të tij, për mënyren e stimulimit dhe inkurajimit të

vazhdueshëm të fëmijës; Duhen këshilluar prindërit se si të marrin role si bashkë nxënës së

bashku me fëmijën e tyre në kushtet e shtëpisë; Duhet këshilluar prindërit se si të monitorojnë

programin që zhvillohet me fëmijën; Duhet këshilluar prindërit se si të mbrojnë të drejtat e tyre

në shkollë dhe komunitet.

Hartimi dhe zbatimi i PEI për fëmijën me nevoja të veçanta ose veshtirësi në të nxënë

duhet menduar si një proces që kërkon bashkëpunim midis mësuesve, prindërve, specialistëve të

tjerë, që përfshihen në punë me fëmijen, ku secili prej tyre kanë si role të përbashkëta ashtu edhe

të veçanta. Në punën me fëmijën me nevoja të veçanta ose vështirësi në të nxënë familja dhe

shkolla nuk mundë t’i plotësojnë nevojat e tyre pa mbështjetjen e ndërsjellët të njëri-tjetrit.

2.5. Problematika e edukimit

Megjithëse qëllimi final është gjithëpërfshirja e fëmijës me nevoja të veçanta në shkollat

e zakonshme, nevojat specifike në të mësuar të fëmijëve, diktojnë për sistemet arsimore qasjen

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

17

dhe ofrimin e një varg alternativash arsimimi të shkallëzuara në rritje progresive, drejt

gjithëpërfshirjes së plotë. Duke iu rikthyer vlerësimit të zbatimit të gjithëpërfshirjes si një

politikë e re arsimore, nevojitet të theksohet që sistemi arsimor duhet t’i nënshtrohet një reforme

të plotë.

Nga dokumentet ndërkombëtare, parimet themelore që janë identifikuar dhe duhet të vihen në

vëmëndje për realizimin e reformës janë:

zhvillimi i politikave arsimore gjithëpërfshirëse;

zhvillimi i kurrikulave;

trainimi i mësuesve;

informimi për arsimin dhe sistemet manaxhuese,

ngritja e kapaciteteve vendore; dhe

përfshirja e komunitetit.

Pra, krijimi i mekanizmave mbështetës si politikat kombëtare që lidhen me

gjithëpërfshirjen, me sistemet mbështetëse vendore, strukturore dhe financiare, me praktikat e

duhura që kanë të bëjnë më së shumti me kurrikulën, vlerësimin dhe metodat e mësimdhënies

janë të rëndësishme në krijimin e kontekstit të duhur për zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës.

Vet karakteri sistemik që arsimi gjithëpërfshirës mbart, dikton gjithashtu krijimin e

mekanizmave vlerësues dhe të indikatorëve matës përkatës për monitorimin që i bëhet progresit

në realizimin e politikave gjithëpërfshirëse të nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të

zakonshme në nivel kombëtar. Për këtë, monitorimi duhet të marrë parasysh edhe faktorët

kushtëzues, siç janë ata politikë, ekonomikë dhe socialë, pasi arsimi gjithëpërfshirës vendoset

dhe gjen zbatim në kontekstin e zhvillimeve politike-ekonomike-sociale, si dhe kulturore në

vendet ku zbatohet.

Edhe në përceptimin e personave me nevoja të veçanta, dhe të familjarëve të tyre vërehet

nga viti në vit progres në drejtim të arsimit gjithëpërfshirës, megjithëse në terma të kufizuara.14

14 Flagler, 2010

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

18

Modelet e arsimit gjithëpërfshirës janë ofruar në vendin tonë përmes projekteve të zbatuara nga

shoqëria civile në partneritet me MASHT, të mbështetura në standarte ndërkombëtare. Ato kanë

krijuar mundësitë për evidentimin e problematikave në kushtet e vendit tonë, duke ndikuar në

reflektimin e institucioneve për gjetjen e hapësirave ligjore në mbështetje të praktikave të arsimit

gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta. Hapi i parë i rëndësishëm është miratimi në

vitin 2002 i ndryshimeve në Dispozitat Normative15 në zbatim të ligjit për arsimin

parauniversitar,16 ku theksohet alternativa e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në

shkollat e zakonshme dhe lehtësirat për ta siguruar atë. Ndërkohë, miratimi i Strategjisë

Kombëtare të Personave me nevoja të veçanta dhe plani për veprim në zbatim të saj, krijuan një

kuadër më të plotë të detyrimeve që kanë institucionet përgjegjëse në nivel qëndror dhe vendor

për të garantuar arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Gjithashtu, si pjesë e një nisme mbarë-botërore për të siguruar arsimin për të gjithë, vendi

ynë ka miratuar një strategji për zhvillimin e arsimit parauniversitar. Por, duhet vënë në dukje se

problematika e edukimit: Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara)

në shkollën shqiptare komponenti i edukimit të personave me nevoja të veçanta nuk është

mjaftueshëm i zhvilluar.

Nënshkrimi nga shteti kosovar i Konventës për të Drejtat e Personave me Nevoja të

Veçanta (OKB, 2006) në vitin 2008 shënon një tjetër progres për vendosjen e detyrimeve

institucionale në krijimin e kushteve të nevojshme për zbatimin e plotë të gjithëpërfshirjes në

arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta. Megjithëse kuadri ligjor dhe politik mund të vlerësohet

si i plotë, vërehen problematika në zbatim të tij. Mungesa e normativave ligjore, por më së

shumti mungesa e burimeve financiare janë pengesa kryesore për realizimin e praktikave

gjithëpërfshirëse në arsim. Në vijim të lëvizjeve të shoqërisë civile, veprimtare në nxitjen e

zbatimit të politkave në mbrojtje të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, janë ndërmarrë

hapa konkretë për të propozuar pranë MASHT-it ndryshimet e nevojshme ligjore që sigurojnë

arsimin gjithëpërfshirës edhe për fëmijët me nevoja të veçanta.

Nevoja për hulumtimin në këndvështrimin e autores, hulumtimi u vlerësua i nevojshëm të

kryhet për arsye se: së pari, ky hulumtim i shtohet listës së pakët të studimeve të thelluara të

15 MASHT, 2002 - DN, neni 57, fq. 2516 K. Sh, Ligj nr.7952/1995, fq. 36

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

19

realizuara më herët në vendin tonë me fokus trajtimin e çështjeve të arsimit gjithëpërfshirës të

fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme; së dyti, modeli i zgjedhur nga autorja në

hulumtim ofron një mundësi të re për të bërë vlerësim më të thelluar, nisur nga këndvështrimi i

aktorëve më kryesorë (mësues, drejtues të shkollave të zakonshme, prindër të fëmijëve me

nevoja të veçanta pjesë të procesit), çështjeve të fokusuara në zbatimin praktik të arsimit

gjithëpërfshirës të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme si:

Ndikimi i procesit të gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta në praktikat

gjithëpërfshirëse, të lidhura me vlerësimin fillestar, programet edukative individuale dhe

punën individuale me nxënësit me nevoja të veçanta;

Përgatitja/formimi i mësuesve për të punuar me nxënës me nevoja të veçanta, si:

kualifikimi, trajnimi, stimulimi i tyre, bashkëpunimi i mësuesve me profesionistë të tjerë;

Infrastruktura mbështetëse e shkollës, përshtatshmëria ndërtimore, mjetet mësimore të

përshtatura, transporti, materialet dhe mjetet didaktike, ambientet burimore, mësuesi

mbështetës, organizimi i klasave;

Përfshirja e prindërve në procesin e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta,

bashkëpunimi i tyre me mësuesit dhe shkollën;

Përfitimet akademike dhe sociale të nxënësve me nevoja të veçanta nga procesi i

gjithëpërfshirjes;

Qëndrimet e prindërve dhe të nxënësve të tjerë kundrejt procesit të gjithëpërfshirjes; së

treti, hulumtimi mori në konsideratë për herë të parë vlerësimin e elementeve të reja, të

shtuara në praktikën e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla, me

qëllim evidentimin e ndikimit të tyre në efektivitetin e mësimdhënies për këta fëmijë; së

katërti, hulumtimi siguron krahasueshmëri dhe vërtetësi të informacionit të mbledhur dhe

përfundimeve të nxjerra, pasi metodologjia e zgjedhur i mundësoi autores marrjen e

opinionit për çështje të caktuara nga burime të ndryshme; së pesti, ai është i rëndësishëm

pasi bën vlerësim sistemik të faktorëve veprues në procesin e gjithëpërfshirjes; së gjashti,

është i nevojshëm, pasi përfundimet e tij mund të shërbejnë për të nxjerrë në dukje

prioritetet për ndërhyrje në realizimin e plotë të modelit të ofruar; së shtati, është i

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

20

rëndësishëm sepse mund të përdoret nga aktorët e përfshirë për të riformatuar rolin e tyre

në proces si dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për të drejtat dhe detyrimet që kanë

përkundrejt gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme;

së teti, përfundimet e këtij hulumtimi, sikurse janë në koherencë me lëvizjen e ndërmarrë

për ndryshime ligjore, me synim përmirësimin e praktikave gjithëpërfshirëse në shkollat

e zakonshme, mund të shërbejnë për të mbështetur, justifikuar ose dhe për të përmirësuar

ndryshimet e propozuara.

2.6. Legjislacioni, Strategjitë dhe Dokumentet relevante

Ligjet, Udhëzimet Administrative, dokumentet strategjike dhe të tjera në bazë të të cilave

është përgatitur ky doracak, që e adresojnë gjithëpërfshirjen e fëmijëve/nxënësve me nevoja të

veçanta në arsim, janë të listuara në vazhdim:

Ligji mbi arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës 2011 – ku gjithëpërfshirja,

si koncept e përshkon tërë ligjin i cili është i bazuar në deklaratën e Salamankës mbi

gjithëpërfshirjen dhe Konventën mbi të drejtat e njeriut. Ligji ka edhe nenet 40, 41, 43 dhe 44 të

cilat rregullojnë arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim. Në kuadër të kësaj, janë

hartuar 7 udhëzime administrative për arsimin me nevoja të veçanta që dalin nga Ligji për Arsim

Parauniversitar:

UA 07/2012 Vlerësimi profesional i fëmijëve me nevoja të veçanta edukative-arsimore;

UA 12/2012 Kriteret për përzgjedhjen e asistenteve dhe instruktorëve për arsim

gjithëpërfshirës dhe obligimet e tyre;

UA 26/2012 Kualifikimi për personelin, që punon me nxënësit me nevoja të veçanta

arsimore;

UA 18/2013 Përdorimi i planit individual të arsimit;

UA 22/2013 Numri maksimal i nxënësve për klasë dhe raporti mësimdhënës-nxënës;

UA 23/2013 Qendrat burimore;

UA 24/2014 Shndërrimi i klasave të bashkëngjitura në dhoma të burimeve.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

21

2.7. E drejta për arsim të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta

Ndërsa arsimi publik është një e drejtë e qytetarëve në çdo shoqëri, e drejta për arsim për

fëmijët dhe të rinjët me nevoja të veçanta arsimore është realizuar vetem në shkallë të ndryshme

në vende të botës. Në shumë vende, qasja në arsim është ende e mohuar ose kufizuar në bazë të

gjinisë, racës, gjendjes ekonomike apo sociale, ose nevoja të veçanta.17 Për fëmijët dhe të rinjët

me nevoja të veçanta, e drejta për arsimim është realizuar vetem në dekadën e fundit. Shumica e

fëmijëve me nevoja të veçanta ndajnë përvojen se si iu është mohuar qasja në arsim. Për këto

grupe të fëmijëve, arsimi mbetet ajo që ishte në kohë më parë, një përgjegjësi e familjes.

Njohja e së drejtes për arsim për të gjithë personat është realtivisht diçka e fundit me

ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe legjislacionit të dalë vetem në gjysmën e dytë të

shekullit të njëzet. Në nivel ndërkombëtar, koncepti i arsimit gjithëpërfshirës është përfshirë

padyshim në nenin 13, paragrafi 1, të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale

dhe Kulturore dhe neni 23 dhe 29 të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, në Standarte të OKB:

Rregullat mbi Barazimin e Mundësive për Personat me Nevoja të Veçanta, në Konventën

Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta, neni 24 dhe shprehimisht,

ndër të tjera, në Deklaratën e Salamankës dhe Korniza për Veprim e Arsim me Nevoja Speciale

të miratuar në vitin 1994 nga Banka Botërore. Konferenca për nevoja të veçanta në arsim: Qasja

dhe Cilësia dhe Konventën e miratuar së fundmi për të Drejtat e Personave me Nevoja të

Veçanta, e cila përcakton detyrimin e shteteve për të siguruar një sistem të arsimit

gjithëpërfshirës. Në këtë kontekst, u theksua se qasja arsimore duhet të jetë me fëmijën në qendër

dhe në bazë të parimit të përfshirjes në të cilën fëmijët me nevoja të veçanta janë shërbyer sa më

shumë që të jetë e mundur në parametrat e njëjtë si moshatarët e tyre të moshës-kronologjike.

Kolektivisht, dokumentet ndërkombëtare për të drejtën për arsim për personat me nevoja të

veçanta të japin një përmbledhje të standardeve universale për barazimin e mundësive edukative

për fëmijë dhe të rinjtë. Si të tilla, ato paraqesin një deklaratë jo vetëm e fëmijës për mbrojtjen

nga diskriminimi, abuzimi, neglizhenca, mohimin e qasjes, dhe analfabetizmit, por edhe të

drejtën për kujdes, mbështetje, dhe arsimim. Këto dokumente bëjnë të qarta të drejtat e fëmijëve,

si dhe përfaqësojnë praktikat që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

17 Gary L: Albrecht 2006

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

22

2.8. Arsimi Inkluziv (gjithëpërfshirës)

Sipas shumë hulumtimeve, llogaritet se në vendet në zhvillin është shumë e ulët përqindja

e fëmijëve me nevoja të veçanta që arsimohen pavarësisht nga njohja e shumë e shumë dekadave

që arsimi është një e drejtë themelore e njeriut. Në vitin 1994, Konferenca e OKB-së Botërore

mbi Arsim.18 Kjo ishte vendimtare në botë duke afirmuar angazhimin për të, dhe përshkruan

planin për, arsimin gjithëpërfshirës. Thelbi i arsimit gjithëpërfshirës është përmirësimi i

shërbimimeve të arsimit në mënyrë që të gjithë fëmijët mund të jenë të regjistruar në shkollat e

zakonshme, pavarësisht nga dallimet apo vështirësi, përveç nëse ka arsye bindëse për të

kundërtën. Bazuar në disa hulumtive, cilësimet e gjithëpërfshirjes kanë treguar përfitime për

nxënësit me nevoja të veçanta, si dhe për nxënësit pa nevoja të veçanta. Fëmijët me nevoja të

veçanta janë treguar më të mirë, më social dhe me më shumë arritje akademike, më shumë sjellje

të përshtatshme, më të lartë vetëbesim dhe motivim, si dhe kur ato rriten gjasat janë shumë më të

mëdhaja që të jetojnë të pavarur shpeshherë duke u punësuar, dhe duke u martuar. Nxënësit pa

nevoja të veçanta në parametrat inkluzive kanë zhvilluar qëndrimet pozitive dhe miqësi

kuptimplotë me nxënësit me nevoja të veçanta.

Megjithatë arsimi gjithëpërfshirës nuk ka qenë në zhvillim gjerësisht i suksesshëm në

botë. Një numër i vendeve në zhvillim edhe pse kanë politika arsimore apo legjislacion që njeh

vlerën e arsimit gjithëpëfshirës, megjithatë, zbatimi i kësaj është në përgjithësi i pakënaqshëm.

Disa nga faktorët që parandalojnë suksesin e arsimit gjithëpërfshirës përfshijnë mungesën e

financimit për materiale përkatëse arsimore, trajnimin joadekuat të përsonelit, mungesa e

këshilluese apo mbështetjen e shërbimeve. Arsimi gjithëpërfshirës i suksesshëm kërkon

mbështetjen e profesionistëve. Këta profesionistë zakonisht nuk janë në dispozicion në shumicën

e shkollave.

18 UNESCO 1994

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

23

3. REZULTATET E HULUMTIMIT

Në vazhdim, janë paraqitur përgjigjet e pjesëmarrësve në formë të grafikoneve.

Numri i nxënësve nëpër shkollat e studiuara dhe i atyre me Nevoja të veçanta.

Figura 1. Sipas figurës, tregohet 3869 nxënës kanë qenë të pranishëm në katër shkollat me

pjesëmarrjen e drejtuar. Ndërsa 69 nxënës kanë qenë me Nevoja të veçanta

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

24

3.1. Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit”, Baran.Nga hulumtimi i bërë në këtë shkollë kemi marrë këto rezultate:

Figura 2. Siç shihet në grafikon, tregon se nxënës të rregullt kemi 63819, dhe me Nevoja tëVeçanta 22 nxënës ose 3.45% e nxënësve të rregullt.

Prej numrit të përgjithshëm janë 10 nxënës janë Femra apo 45.45%, ndërsa Meshkuj janë 12nxënës apo 54.55% nxënës me NV. Të dhënat janë nga mësimdhënësit, pasi që nxënësit ishin tëdiagnostifikuar nga mjeku dhe posedonin çertifikatën mjekësore.

19 Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Shkollës.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

25

3.2. Shkolla Fillore “Lidhja e Prizerenit”, Pejë.Nga hulumtimi i bërë në këtë shkollë kemi marrë këto rezultate:

Figura 3. Siç shihet në grafikon, tregon se nxënës të rregullt kemi 115520, dhe me Nevoja tëVeçanta 6 nxënës ose 0.52% e nxënësve të rregullt.

Prej numrit të përgjithshëm janë 2 nxënës janë Femra apo 33.33%, ndërsa Meshkuj janë 4 nxënësapo 66.66% nxënës me NV. Të dhënat janë nga mësimdhënësit, pasi që nxënësit ishin tëdiagnostifikuar nga mjeku dhe posedonin çertifikatën mjekësore.

20 Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Shkollës.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

26

3.3. Shkolla Fillore “Dardania”, Pejë.Nga hulumtimi i bërë në këtë shkollë kemi marrë këto rezultate:

Figura 4. Siç shihet në grafikon, tregon se nxënës të rregullt kemi 112421, dhe me Nevoja tëVeçanta 8 nxënës ose 0.71% e nxënësve të rregullt.

Prej numrit të përgjithshëm janë 3 nxënës janë Femra apo 37.50%, ndërsa Meshkuj janë 5 nxënësapo 62.50% nxënës me NV. Të dhënat janë nga mësimdhënësit, pasi që nxënësit ishin tëdiagnostifikuar nga mjeku dhe posedonin çertifikatën mjekësore.

21 Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Shkollës.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

27

3.4. Shkolla Fillore “Asdreni”, Pejë.Nga hulumtimi i bërë në këtë shkollë kemi marrë këto rezultate:

Figura 5. Siç shihet në grafikon, tregon se nxënës të rregullt kemi 95222, dhe me Nevoja tëVeçanta 33 nxënës ose 3.47% e nxënësve të rregullt.

Prej numrit të përgjithshëm janë 11 nxënës janë Femra apo 33.33%, ndërsa Meshkuj janë 12nxënës apo 66.66% nxënës me NV. Të dhënat janë nga mësimdhënësit, pasi që nxënësit ishin tëdiagnostifikuar nga mjeku dhe posedonin çertifikatën mjekësore.

22 Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Shkollës.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

28

PËRFUNDIMI

Edhe pse shumë konventa, deklarata ndërkombëtare, rekomandime dhe plane kanë qenë

formuluar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për edukim, shkollat kanë qenë

ende të lejuara për të përjashtuar fëmijët me nevoja të veçanta, dhe kanë bërë shpesh kështu. Kjo

është për shkak se të drejtën për arsimim për fëmijët me nevoja të veçanta është zbatuar brenda

një kuadri që më së shumti është i synimeve të shkollave speciale, institucione të specializuara

dhe të arsimit në paralelet speciale me mësues të veçantë. Në qoftë se qëllimi ynë është që të

garantojmë të drejtën e shkollimit për fëmijët me nevoja të veçanta edhe në rastin kur gjendja e

nevojave të veçanta përjashton këtë të drejtë, atëherë për çfarë kornizash, rregulloresh duhet të

kemi nevojë për shkollat tona në përgjithësi? Ne kemi nevojë për korniza që pranojnë diversitetin

e situatave personale dhe zhvillojnë solidaritetin reciprok, dhe funksionojnë në kuadër të

shoqërisë. Kjo është e mundur vetëm në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës.

Shkollat e zakonshme me arsim gjithëpërfshirës janë mjetet më efektive në luftën kundër

diskriminimit, krijimin e komuniteteve mirëpritëse, ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse

dhe arritjen e arsimit për të gjithë.

Në vijim edhe të diskutimit të bërë më herët për karakterin sistemik që arsimi gjithëpërfshirës ka,

plani për veprim është një mundësi për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme, duke i nisur ato në

nivel të makrosistemit dhe deri tek sistemet e tjera më poshtë, si dhe tek elementët e çdo sistemi

në veçanti, duke synuar kështu ndikimin cilësor tek mikrosistemi, pra te përfitimet e plota të

nxënësit me aftësi të kufizuara nga përfshirja e tij në shkollën e zakonshme.

Hartimi dhe më pas zbatimi i një plan veprimi për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në

shkolla të zakonshme do të implikojë politika të lidhura me:

hartimin e kuadrit ligjor për arsimin gjithëpërfshirës;

krijimin e shkollave të zakonshme gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara;

zhvillimin e kapaciteteve të stafeve edukative,

financimin e politikave për zbatimin në praktikë të arsimit gjithëpërfshirës;

krijimin dhe fuqizimin e partneriteteve në nivel komunitar;

ngritjen dhe funksionimin e sistemeve të vlerësimit dhe të monitorimit.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

29

REKOMANDIME

Që ti vedisojmë fëmijët apo nxënësit e tjerë si prindërit ashtu edhe mësuesit që mos të

bëjnë diskriminime ndaj atyre fëmijëve më nevoja te veçanta.

Që mos ti veçojn për të keq por përkundrazi të kenë mëshirë dhe kujdes ndaj këtyre

fëmijëve.

Që t’ju krijohen kushte të mjaftueshme për secilën nevojë që atyre ju duhet.

Që t’ju mundësohet transporti për arritjen në ente shkollore.

Që t’ju japin motiv dhe t’ju ndihmojne në çfarëdo mënyre që ata të mos ndihen të

diskriminuar nga rrethi ku gjenden.

Që mos ti ofendojnë më fjalë ose shprehje që të ndihen të mërzitur.

Që të ketë një bashkëpunim mësues-prindër.

Rast konkret vlen të ceket se në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”- Baran në vitet e

më hershme ka qenë një klasë e veçantë për fëmijët me nevoja të kufizuara. Mirëpo me

kalimin e kohës për shkak të nënvlersimit nga nxënsit e tjerë kjo klasë u shpërndah nga

drejtori i shkollës me vendosjen e fëmijëve nëpër klasa të tjera ku vazhdoj barazimi i

fëmijëve pavarsisht kufizimeve.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

30

LITERATURA

1. Afrim Iljazi, (2009) Kalimi nga një çështje mjekësore në çështje të drjetave të njeriut,

Tetovë .

2. Naser Zabeli, Nxënësit me Nevoja të Veçanta, Prishtinë, 2001.

3. Pero Shimllesha, Pedagogjia, botimi i II, Prishtinë, 1998.

4. Ajodhia-Andrew s, A. D., (2007). Inclusive education in Guyana: perspectives of policy

makers, teachers, and parents of children with special needs.

5. Avramidis, E., Bayliss, P., Burden, R., (2002). Inclusion in Action: An In-depth Case

Study of an effective Inclusive Secondary School in the South-West of England.

International Journal of Inclusive Education 6: 143-163.

6. OKB 1989, Konventa për të drejtat e fëmijëve.

7. OKB 1993, Rezoluta 48/96 “Rregullat standarte mbi barazinë e mundësive për përsonat

me aftësi të kufizuar”.

8. OKB 2006, Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

9. OKB 1948, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

10. UNESCO, 1960. Konventa kundër Diskriminimit në Arsim

11. UNESCO; 1994: Deklarata Salamankas dhe Korniza për Veprim në nevojë për arsim

special. Konferenca Botërore për arsimin special.

12. http://www.masht.rks-gov.net/divizioni-per-arsim-me-nevoja-te-vecanta

13. http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/doracaku-per-identifikimin-arsimimin-

femijeve-me-nevoja-te-veçanta

14. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/04/Doktoratura-Narbis-

Ballhysa-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-Pune-Sociale.

15. https://www.unicef.org/kosovoprogramme/Justice_albanian05.pd

16. http://www.avokatipopullit.gov.al/sq/content/te-drejtat-e-personave-me-aftesi-

t%C3%AB-kufizuara-promo

17. https://www.albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Inc

lusion%20of%20Ch

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

31

SHTOJCA

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

32

Figura 1. Integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e rregullta.

Figura 2. Bashkë në shkollë – nxënësit e rregullt dhe me Nevoja të Veçanta.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

33

Figura 3. Integrimi i fëmijëve nga komuniteti në shkollat e rregullta.

Figura 4. Bashkë në lojë – nxënësit e rregullt dhe me Nevoja të Veçanta.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit programi parashkollor punim diplome tema: integrimi i fËmijËve

34

Figura 5. Bashkë në lojë – nxënësit e rregullt dhe me Nevoja të Veçanta.

Figura 6. Bashkë në mësim – nxënësit e rregullt dhe me Nevoja të Veçanta.