10

Click here to load reader

46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

KONTRATA SI BURIM I DETYRIMEVE

1. KUPTIMI I KONTRATËS (CONCTRATUS)

Kontrata është burim më i rëndësishëm i detyrimeve në kuadër të së drejtës detyrimore dhe

njëkohësisht paraqet një institucuionin qendror në kuadër të komunikimit juridik në mes të palëve kontraktuese.1 Nga kjo del se kontrata ështe fakt juridik i cili ka rëndësi në lëmënjtë të ndryshëm (apo degë të ndryshme juridike e ekonomike) si në të drejtën ndërkombëtare, ashtu edhe në të drejtën famljare, në të drejtën civile, në të drejtën ekonomike dhe në rastin tonë në të drejtën në turizëm. Baza e lidhjës së kontratës është arritja e ndonjë rezultati të caktuar në mes të palëve kontraktuese e cila ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë ose të shuaj një marrëdhënje të caktuar juridike. Në teorinë juridike, kontrata definohet si pëlqim i vullnetit në mes të dy apo më shumë palëve deri të e cila vie më qëllim të konstatimit, ndryshimit ose pushimit të ndonjë marrdhënje detyrimore juridike. Kjo nënkupton faktin se kontrata është rezultat i dëshirës së palëve kontraktuese dhe se ato ekzkluzivisht përcaktojnë këtë dëshirë dhe që në shkencën jurudike quhet “parimi i autonomisë së vullnetit”. Aprovimi dhe respektimi i këti parimi ka ardhur në shprehje si rezultat i asaj që palët lidhur më rregullimin e çështjeve të tyre shumë më mirë do të mund ti përcaktonin kushtet dhe rrethanat në kontratë se sa shteti te ndërhyjë më dispozita juridike. Në të drejtën në turizëm më së shpeshti aplikohen të ashtuquajturat kontratat lidhur më ofrimin e shërbimeve respektivisht të gjitha kontratat që kanë të bëjën më ofrimin dhe shitjen e shërbimeve në turizm. Kur marrdhënjët e caktuara shoqërore pretendohen të rregulohën më kontratë, duhet të konstatojmë se si parim i shprhjes së vullnetit të lirë të palëve në të drejtën e detyrimeve konsiderohen:

Liria e palëve kontraktuese që të lidhin apo mos të lidhin kontratën dhe se ato i detyron vetëm vullneti i tyre;

Liria e subjekteve të së drejtës që të zgjedhin personin më të cilin do të lidhin kontratë; Liria e subjekteve të së drejtës që sipas dëshirës së tyre të përcaktojnë përmbajtjën,

kushtet dhe formën e kontratës; Liria e plotë e kontraktuesve që pasi të kenë lidhur kontratë më vullnetin e tyre ta

ndryshojnë ose ta shuajnë tërësisht kontratën e lidhur. Mirëpo, në teorin juridike është i pranuar fakti se kontrata e lidhur në mënyrë legale, duhet të jetë ligj për palët, dhe se marrveshja që e kanë arritur palët duhet të respektohet.- Pacta sund servanda.

Kryesisht në praktikë, duke e pasur parasysh veprimin e tyre, kontrarat mund ti rendisim në tri grupe:

a) Kontratat më të cilat krijohen detyrimet;b) Kontratat më të cilat ndryshojnë marrëdhënjet deterymore dhec) Kontrata më të cilat shuhën marrëdhënjet deterymore.

1 Dr.N. Dauti: E drejta e detyrimeve, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001, fq.57

1

Page 2: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

d)Në praktikë në raste më të shpeshta na paraqitën kontratat nën pikën (a).

2. KLASIFIKIMI I KONTRATAVE

Kontratat në të drejtën detyrimore janë të shumëllojshme qoftë përkah natyra, përmbajtja e

tyre si dhe përkah të drejtat dhe detyrimet që dalin nga ato. Klasifikimi i mëposhtëm është i përgjithshëm dhe është i pranueshëm nga shumica e autorëve dhe praktika juridike posaqërisht në lëmin e turizmit.

• Kontratat e njëanshme dhe të dyaanëshm. Kjo ndarje e kontratave bëhët duke u mbështetur në përmbajtjën e kontratës. Kontrata e njëanëshme konsiderohet ajo kontratë ku vetëm njëra palë kontraktuese është e detyruar të përmbushë ndonjë prestim (kusht) që do të thotë se njëra palë ka vetëm të drejta apo vetëm detyrime. P.sh. kontrata lidhur më faljen, kontrata mbi qiranë. Nuk duhet harruar se të gjtha kontratat janë dypalëshe, por të kontrarat njëpalëshe e kemi fjalën vetëm për detyrimin, për të cilin njëra palë është e detyruar ta përmbush atë.

• Kontratat dypalëshe. Më këto kontrata krijohen aso marrëdhënjeve detyrimore në të cilat dy palët kontraktuese fitojnë ndaj njëra tjetrës të drejta dhe detyrime. Të këto kontrata të drejtat e njërës palë i përgjigjën detyrimit të palës së kundërt dhe anasjelltas. Këto kontratat janë kontrata të shitjës, kontratat mbi organizimin e udhëtimit etj.

• Kontratat me emer dhe pa emer. Kontrata me emer janë ato kontrata që janë të parapara dhe që janë të rregulluara shprehimisht me dispozita ligjore. Në kuadër të këtyre kontratave bëjnë pjesë: kontrata e shitjes, e dhuratës, e vepres, e qirasë etj. Numri i këtyre kontratave në sferen e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve është i madh. Kontrata pa emer janë ato kontrata që nuk e kanë emrin e tyre dhe të cilat nuk janë të rregulluara me ligj të cilat lidhen nga palët duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese. Në kuadër të kësaj kontrate bëjnë pjesë: kontrata për sefin, për ekspozimin, botimin dhe kontrata mbi angazhimin e kapaciteteve hoteliere.

• Kontrata konsensuale dhe formale. Kontrata konsensuale janë ato kontrata, të cilat lidhen me marrëveshjen e thjeshtë të palëve kontraktuese. Palët kontraktuese duhet të shprehin qëllimin e kontraktimit. Këto lloje të kontratave janë karakteristike për marrëdhënjët shoqërore bashkëkohore. Si kontrata konsensuale janë: kontrata mbi shitjen, mbi vepren, mbi qiranë. Kontrata formale janë ato kontrata, që për lidhjen e vlershmërinë e tyre duhet detyrimisht të përmbushet forma e caktuar ligjore. Në qoftë se me kontratë parashifet forma e saj atëherë ajo quhet kontraktore e nëse forma e kontratës është e paraparë më ligj atëherë quhet ligjore.

2

Page 3: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

• Kontratat komutative dhe aleatore. Ky lloj klasifikimi i kontratave është bërë varësisht nga fakti se në çastin e lidhjes, a kanë njohuri palët lidhur me të drejtat dhe detyrat e tyre. Kontrata komutative janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që nga momenti i lidhjes së tyre kanë njohuri të mjaftueshme për të drejtat dhe detyrimet e tyre. Emertimi komutativ rrjedh prej fjalës latine commutatio, që ka përmbajtjen e ndërrimit, këmbimit.2

Kontratat e sipërshënuara janë shumë të rëndësishme dhe masovike në lëmin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve posaqërishtë në krahasim me ato aleatore. Në kuadër të këtyre kontratave hyjnë: kontrata mbi shitjen, këmbimin, sigurimin, qiranë etj. Kontrata aleatore janë ato kontrata në të cilat palët në momentin e lidhjes nuk kanë njohuri për të drejtat dhe detyrat e tyre, por që kjo njohuri do të arrijë nga rrethanat e ardhshme të cilat janë të pasigurta. Në kuadër të kontratave aleatore hyjnë: kontrata mbi sigurimin, lojën dhe kushtin, shitjen e shpresës etj.

• Kontrata sipas aderimit (formale tipe të standardizuara). Tek kontrata e rëndomtë ekziston vullneti i të dy palëve për të lidhur një kontratë. Kurse tek kontrata e aderimit kjo bëhët në mënyrë të veçantë duke e bërë pranimin e kushteve (en blac) të cilat i cakton njëra palë. Të kontratat e atëhenzinonit (sipas aderimit) janë prezente këto karakteristika:

a) Ekzistimi i njërës palë kontraktuese superiore (në aspektin e forcës ekonomike që mund të paraqet në treg pozitë monopoliste);

b) Në formë të ofertës së përgjithshme i propozon lidhjen e kontratave një numëri të pacaktuar dhe të pakufizuar të personave;

c) Klauzolat kontraktuese janë pjesë përbërëse dhe të formuluara njëanësisht (nga pala në pozitë më të fortë ekonomike) që pala ti pranoj ashtu siq janë (en blak) në tërësi apo ti refuzojë tërësisht.

• Kontratat formulare. Janë lloj i kontratave të cilat i lëshojnë organizatat dhe ndërmarrjet e ndryshme ekonomike dhe financiare të cilat kanë një numër të madh të klientëve. Kontratat formulare janë të përpiluara në mënyrë mjaft koncize dhe racionale në bazë të përvojës së gjatë të punës së tyre, që afarizmi të kryhet më shpejtë dhë është më rëndësi se këta formularë i parashofin situatat e shumta të cilat mund të paraqitën nga marrdhënja juridike më klientet e tyre në përgjithësi. Sipas rregullit nuk lejohet që të bëhën perjashtime nga këta formularë (më çka nënkuptohet se vërejtjet dhe rezervat e klientëve nuk pranohën). Ka raste të formularëve të caktuar ku është e mundur që klientëve tu ipet mundësia e orientimit të zgjedhjës së disa variantëve që gjithashtu të gjitha dobitë shkojnë në favorë të palës së fortë ekonomike. Këto kontrata zakonisht i përdorin bankat, ndërmarrjet hoteliere dhe të udhhëtareve, të transportit etj.

• Kontratat tipe. Janë kontrata të cilat i rregullojn marrdhënjët e ndryshme afariste në mënyrë “uniforme” të njëjta në ndonjë veprimtari ekonomike.

• Kontratat e standardizuara. Janë kontrata të cilat për dallim nga dy llojet e kontratave të lartpërmendura lënë mundësi të konkretizimit të disa kushteve (zakonisht ato duhet të

2 Dr.N.Dauti:Veper e cituar më lartë fq. 89

3

Page 4: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

plotësohën në formularë). Mirëpo, duhet pasur kujdes se edhe pse janë të formuluara nga ekspertet janë të njëanëshme do të thotë në dobi të formuluesit.

Duhet cekur se të gjtha format e kontratave të cilat i kemi cekur (tipe, formulare dhe të standardizuara) janë rezultat i zhvillimit ekonomik dhe i qarkullimit të të mirave materiale më një shpejtësi dhe racionalitet dukshëm më të madh se sa në kohërat e kaluara. Thjeshtë ekonomia moderne repsktivisht edhe turizmi e hoteleira si lëmi ekonomike, i kanë zëvëndësuar format e kontratave klasike duke i zëvëndësuar ato më forma moderne. Ndërhyrja e institucioneve shtetrore që të kontribuojnë rreth sanimit të paqartësive, parregullësive, klauzolave kushtëzuese etj, është pothuajse e logjikshme dhe e domosdoshme sepse në këtë mënyrë mbrohet interesi i konsumatorit dhe i personave të tjerë fizikë dhe juridikë që punojnë në suaza të korrektësisë profesionale.

3. LIDHJA E KONTRATËS

Më lidhjen e kontratës sipas të drejtës së detyrimeve, nënëkuptohet akti i vullnetshëm i palëve që më deklarimet e tyre dëshmojnë vullnetin e tyre për lidhjën e kontratës së caktuar. Që kontrata të jetë valide ( e vlerëshme ) duhet të jenë të plotësuara këto parakushte, respektivisht kushtet esenciale:

a) Aftësia juridikie për lidhjen e kontratës, b). Deklarata e shprehjës së vullnetit të palëve, c).Lënda e kontratës të jetë e vlershme, d).Vlershmëria e bazës juridike dhe e). Forma e kontratës.

Pëlqimi i vullnetit të palëve manifestohet në atë mënyrë që një subjekt ofron diçka në lidhje më ndonjë marrdhënje pronsore juridike, apo në rastin tonë rregullimin e marrëdhënjeve në turizëm, në pikpamje të krijimit, ndryshimit apo pushimit, kurse subjekti tjetër atë e pranon dhe pajtohet më të pa shfaqur kurfar rezerva. Kga kjo del se këto marrdhënje harmonizohen rreth pikpamjeve lidhur më elementet qenësore të kontratës, sepse vetëm harmonizimi i pelqimeve nga ana e palëve kontraktuese nënkupton shprehjen e vullnetit për lidhjen e kontratës. Dëshira është komponente kryesore për lidhjen e çdo kontrate dhe njëkohësisht paraqet fenomen psiqik i cili i ka suazat e veta reale shoqërore-ekonomike në kuadër te të cilave manifestohet, sepse përmbajtja e saj është e determinuar nga kushtete jetës së personit të caktuar dhe mesit ku ai vepron dhe jeton. Rëndësia e shprehjes së vullneiti si fakt juridik në të drejtën ka rolin dhe peshen vendimtare të konstatimit dhe të përfektualizimit të punës juridike siç është kontrata, sepse nga cilësia e shprehjës së vullnetit të palëve varet edhe vlershmëria e ofertës. Fjala është për dëshirën e jashteme si akt i komunikimit dhe të jashtëm ndërnjerëzor. Në lidhjen e kontratave ekziston problemi se a duhet konsideruar si valide atë se çka ka menduar pala (teoria subjektive) dhe atë se çka ka deklaruar pala (teoria objektive). Qenësore është ajo se çka ka deklaruar pala (teoria obketive). Mirëpo ka prejashtime sepse ka raste kur mundësia e shprehës së vullnetit nuk është shprehje e vullnetit të vërtetë. Shprehja e vullneit mund të realizohet kryesisht në dy mënyra themelore:

4

Page 5: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

1.Shprehimisht2.Heshturazi

Shprehimisht vullneti mainefestohet (drejtpërdrejtë apo terthorazi), qoftë me gojë apo më

shenja të cilat paraqesin mënyrën konvencionale të shprehjes sikurse janë luajtja e kokës në shenjë aprovimi. Por kjo mund të jetë edhe në formë gojore apo më shkrim. Në praktikë lidhjës së kontratës i paraprinë oferta (offertum) e cila paraqet deshirën e një anëshme të personit i cili i drejton oferten për lidhjën e kontratës. Që oferta të ketë bazë efektive juridike duhet që së paku ti përmbajë elementët më të rëndësishme të kontratës për të cilën deshiron që ta lidh. Kjo nënkupton që qartë të dihet pala dhe kushtet esenciale rreth lidhjes së kontratës. Që Kontrata të këtë dhe prodhojë efekte juridike duhet që oferta del nga personi i cili e shpreh atë si dhe kjo ofertë ti degohet personit më të cilin dëshirohet që të lidhet kontrata. Pranimi i ofertës (acceptatio) konsiderohet si dakordim në mes të oferuesit dhe të ofertuarit (personit i cili e pranon oferten). Që pranimi të këtë efekte juridike është e duhur që nga personi i cili e pranon ofetën të shprehet qarët se ai pajtohet në tërësi më kushtet e ofertës dhe mbi të gjitha këto marrdhënje kontraktuese duhet ndërtuar mbi bazën e vullneit të palëve. Pajtueshmëria dhe dërgimi i katalogjeve, tarifave të çmimeve dhe informacioneve të tjera nuk konsiderohen oferta të cilat i obligojnë palët, por ato konsiderohën vetëm si thirrje për një ofertë serioze. Gjitashtu edhe lamërimet nëpër gazeta, revisat. Radio, TV, postear, lifleta etj, nuk paraqesin ofertë. Dërgusei i këtyre thirrjeve apo informacioneve është përgjegjës para ligjit nëse në këtë mënyrë i shkakton dëmë ofertuesit, nëse ofetuesi sipas ligjit nuk e ka pranuar ofertën. Lidhja e kontratave në turizën më parë shpesh realizohej në mënyrat klasike. Kjo mënyrë e lidhjës së kontratës posaqërisht në turizëm pothuajse ka qënë teper e ngadalshme dhe tani aplikohet metodat shpejta për lidhjen e kontratës e posaqërisht kontratat athenzione(sipas aderimit). Kontratat atëhenzione (sipas aderimit) lidhën në atë formë që njëra palë ekonomikishtë më e fortë njëanshmërisht i paraqet kushtet e lidhjës së kontratës sipas një formulari të shablonizuar palës tjetër në mënyrë gjenerale, pamundësi që pala tjetër më dëshirën ë vet ti ndrrojë ato. Kjo ofertë e shablonizuar në ofertën sipas formularit nga ana e njërë palë quhet “ofertë gjenerale”. Në bazë të këtyre ofertave gjenerale lidhja e kontratës së aderimit (atëhenzionit) e obligon palën që nënshkruhet në formular dhe më këtë rastë konsiderohet se pala i ka pasur të njohura kushtet e kontratës dhe më dëshirën e vet i ka pranuar. Marrë në përgjithësi karakteristikat e kontratës atëhenzione janë:

Superioriteti i njërës palë të diktoj kushtet e veta ekonomike palës tjetër duke e konsideruar si gjeneral dhe që pala mund ta parnoj tërësisht apo të refuzoj tërësisht.

Kontrata atëhenzione nuk paraqet një prodhim të vendimi të përbashkët, por në bazë të

një formulari pregaditet oferta.

4. FORMAT E LIDHJES SË KONTRATËS

5

Page 6: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

Me formën e kontratës nënkuptojmë manifestimin e jashtëm të përmbajtjës së kontratës. Është parim i përgjithshëm në të drejtën bashkëkohore që aprovimi i kontratës duhet të jetë parimisht konsensual që do të thot se për lidhjen e saj është e nevojshme arritja e pëlqimit të thjeshtë të palëve kontraktuese në çfaredo mënyre. Për disa kontrata, përveç plotësimit të kushteve të përgjithshme, nevoitet respektimi i elementeve të veçanta për lidhjen e saj, formë e cila parashihet në ligj. Ekzistojnë një varg kontratash për lidhjen e të cilave si kushtë qenësor është paraparë përmbushja e caktuar e formes ligjore. Pjesa me e madhe e kontratave lidhet më shkrim por gjithashtu edhe format tjera janë aktuale dhe të ligjshme.

Ligji mbi marrëdhënjet detyrimore sakt potencon se “lidhja e kontratës nuk behët në bazë të ndonjë forme të përcaktuar përveç nëse me ligj përcaktohet ndryshe”3 Më këtë nënkuptojmë se kontratë ka të njëjten fuqi dhe vlefshmeri juridike pavarësisht sa a është e përpiluar me shkrim ose është lidhur me gojë, para ose jashtë gjykatës dhe pa ose me dëshmitarë. Sipas këti ligji egzistiojnë raste kur lidhja e kontratës detyrimisht duhet të bëhet sipas formës dhe kushteve të përcaktuar paraprakisht ligjore (p.sh. ligji për një kontratë të caktuar kërkon patjetër formën me shkrim dhe vërtetmin e saj në gjykatën kompetente). Nëse ndonjë kontratat formale nuk janë lidhur sipas formës së përcaktuar ligjore, vlefshmëria e tyre juridike nuk vjen në pyetje nëse palët i përmbushin detyrimet të cilat kanë dalur nga kjo kontratë.4

Palët kontraktore mund të ndikojnë në vlefshmerinë e kontratës në përmbushjen e detyrimeve të ndonjë forme të caktuar kontraktore. Në praktikë zakonisht lajmërohen kontrata të cilat lidhen me shkrim gjë edhe e cila zakonisht e rrit shkallën e sigurisë juridike, qartë e pasqyron vullnetin e palve dhe përmbajtjen e kontratës.

Sa u përket kontratave të cilat lidhen me gojë, konsiderohet se palët detyrohen me të gjitha elementet të cilat janë deklaruar, pavarsisht se a janë të vërtetuar me shkrim.

Format për lidhjen e kontratës mund të jenë: solemne, relae, provuese, me shkrim, ligjore dhe kontraktore.

Forma solemne – është formë esenciale dhe element konstituiv i kontratës. Kjo formë duhet të ekzistojë: në kontratat për qiranë e lokaleve afaiste, për ndërtimin, shfrytëzimin e banesës etj. Për këtë lloj forme kontrata duhet të jetë e përpiluar me shkrim.

Forma reale – ekzistonë në ato raste kur dorëzimi i sendit është kusht i veçantë për krijimin e disa kontratave. Dorzimi i sendit duhet të bëhet: në kontratën e huas, depozitit, pengut etj.

Forma provuese – shërben si provë për vërtetimin e ekzistimit të kontratës në rast kontesti ndërmjet palëve kontraktuese. Forma provuese nuk është element esencial i kontratës, por ajo ka funksionin e provimit të vullnetit të shprehur të palëve.

Forma me shkrim e kontratës – është formë e përpiluar me shkrim me anë të dorës, makinës më shkrim, kompjuterit etj, dhe e nënsjkruar nga palët kontaktuese të cilët e kanë lidhur kontratën. Elementet kryesore të formës më shkrim të kontratës janë: teksti i kontratës dhe nënshkrimi i palëve kontraktuese.

Forma ligjore – ekzistonë atëherë kur ligji shprehimisht kërkonë që për lidhjen e një kontratë duhet patjetër të respektohet forma e caktuar. Zakonisht ligjet e vendeve të ndryshme mbi marrdhenjët detyrimore shprehimisht kërkojnë formën më shkrim: të kontratat mbi ndërtimin, mbi licencen, alotmanin etj.

3 Ligji mbi marëdhënjet detyrimore4 Dr.M. Skakun: Poslovno Pravo, Veper e cituar fq.68

6

Page 7: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

Forma kontraktore – Ekzistonë atëherë kur palët kontraktuese, lidhur me kontraktimin e marrdhënjës së caktuar, marren vesh për formën dhe që kjo formë të jetë kusht i veçantë për vlershmërinë e saj. Kjo kontratë nuk është thelbësore por e karakterit deklerativ.

4.1. TEKNIKAT E LIDHJES SË KONTRATAVE

4.1.1. Lidhja e kontratave përmes telefonit, telegramit dhe postës elektronike (internetit)

Kontratat mund të lidhen përmes telefonit, telegramit apo posten elektronike respektivisht internetit sepse në një pjesë të madhe të kontratave sidiomos atyre që e rregullojnë marrdhënjët në veprimtari turistike ndërkombëtare nuk është i nevojshëm nënshkrimi i kontratës por mjafton vetëm konfirmimi në bazë të kontakteve të lartpërmendura. Këto procedura të nevojshme dhe efikase e arsyetojnë në maksimum nevojën e aplikimit të tyre sikurse të rasti për lidhjen e kontrates për organizimin e udhëtimit. Lidhja e kontratës përmes telefonit, telegramit apo postes elektronike, pa të cilën tani më nuk mund të mendohet zhvillimi i asnjë veprimtarie, konsiderohet e vlefshme juridikisht. Sipas shumicës së legjislacioneve të cilat i rregullojnë veprimtaritë turistike, momenti i lidhjës së kontratës përmes internetit është konfirmi për pranimin e ofertës.

4.1.2.Lidhja e kontratës përmes personit të autorizuar

Çdo person juridik mund të lidh kontratë në bazë të aftësive juridike dhe zotësisë afariste si në lëmin e qarkullimit të brendëshëm po ashtu edhe të jashtëm pasi që të jetë i regjistruar në organet kompetente. Kontratat dhe punët tjera juridike apo ekonomike mund të kryhën edhe përmes të autorizuarit. Autorizimi bazohet në ligj, statut apo ndonjë ankt tjetër normativ, por më deklarimin personit i cili e ka autorizuar personin tjetër. Ndërmarrjet apo agjencionet turistike i përfaqëson përfaqësuesi i autorizuar i ndërmarrjës konform statutit apo personi i autorizuar nga ndërmarrja. Personat e autorizuar mund të jenë persona që kanë kompetenca të kufizuara dhe autorizime që të lidhin vetëm kontrata të caktuara dhe persona që kanë kopetenca të kufizuara dhe mund të lidhin kontrata për të gjtha çështjët në kuadër të veprimtarisë së subjektit i cili e autorizon.

4.1.3. Momenti i lidhjës së kontratës

Momenti i lidhjës së kontratës ka një rëndësi të veçantë juridike për palët kontraktuese për këto arsye:

a). Nga ai moment fillojnë të rrjedhin dhe funksionojnë detyrimet e palëve;

7

Page 8: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

b). Afatet e disa kontratave dhe detyrimeve që dalin nga to fillojnë të rrjedhin sipas rregullit nga momenti i lidhjës së kontratës. Në të gjitha sistemet juridike të vendeve, momenti i lidhjës së kontratës në mes personave që janë prezent është i rregullt dhe i dëshirueshëm sepse momenti i lidhjës së kontratës pasqyron faktin se pala e pranon oferten respektivisht deklaron se pranon oferten. Mirëpo, kur bëhët fjalë për lidhjen e kontratës në mungesë të palëve egzistojnë botkuptime të ndryshme në sistemet juridike të vendeve të ndryshme.Lidhja e kontratës në mes të personave të cilat nuk janë prezent dukshëm krijon probleme të mëdha sepse këtu ekziston se pari distanca kohore në mes të ofertës dhe pranimit të saj. Nëse e analizojmë më kujdes praktikën afaiste, mendimet shkencore dhe sistemet juridike mund të konstatojmë se egzistojnë katër mundësi apo zhgjedhje që janë të pranueshmë në sistemet e ndryshme jurudike:

A. Teoria e deklarimit. Sipas teoris së deklarimit konsiderohet se kontrata është e lidhur në atë moment kur i ofertuari ka bërë deklaratën (p.sh. e ka përpiluar letrën rekomanduese) Kjo teori përfaqësohet në të drejtën Franceze.

B. Teoria e dëgesës. Sipas kësaj kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur i ofertuari e dërgon deklaeratën e tij lidhur më pranimin. (rast ekziston kur ofertuesi ja dërgon letrën postës apo përmes internetit). Kjo përfaqësohet nga e drejta anglo-saksone.

C. Teoria e pranimit. Mund të konstatojmë se kjo në praktikë është më së shumti e pranuar. Këtë e pranojnë sistemet juridike Gjermane, Skandinave etj. Edhe e drejta jonë e pranon këtë teori e cila në rastin konkret merret se kontrata është e lidhur në momentin kur ofertuesi e ka pranuar deklaratën lidhur më pranimin. (p.sh. kur e merr letren apo konfirmimin nga interneti nga ai i cili është ofertuar.

D. Teoria e marrjës në dije. Sipas kësaj teorie kontrata është e lidhur nga momenti kur ofertuesi i ka marrë në dije vetë (në rast kur ai vetë e ka lexuar letrën në të cilën është formuluar pranimi). Përfaqësuesit e kësaj teorie janë Italia, Belgjika dhe Holanda.

Nëse i analizojmë më vemendje këto katër teori mund të themi se këto mund të racionalizohën në dy teori themelore.

1. Në teorinë e deklarimit (e cila në vehte përfshinë edhe teorinë e dëgjimit) dhe 2. Në teorinë e pranimit ( në të cilën është futur edhe teoria e marrjës më dije).

4.1.4. Vendi i lidhjës së kontratës

Njëra ndër çështjët e rëndësishme për lidhjën e kontratës konsiderohet vendi i lidhjës së kontratës. Kjo rëndësi rritet sidomos kur është fjala te kontratat e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në arenen ndërkombëtare. Nga vendi i lidhjës së kontratës përcaktohet se cila e drejtë e shtetit do te aplikohet në marrdhënjët kontraktuese në mes të palëve (e drejta e vandit apo e drejta e huaj). Njëkohësisht, i rëndësishëm konsiderohet edhe vendi i përmbushgjës së kontratës . Çështja e vendit të lidhjës së kontratës zgjedhet në mënyrë të gjithanëshme si dhe momenti i lidhjës së kontratës. Kështu kontrata në mes të palëve prezente konsiderohet së është e lidhur në atë vend ku palët janë ndodhur më rastin e lidhjës së kontratës.

8

Page 9: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

Nëse nuk mund të përcaktohet vendi i lidhjës së kontratës konsiderohet ai vend ku ofertuesi e ka selinë e tij, respektivisht vendqendrimin në momentin kur e ka dërguar ofertën.

4.2. PAVLEVSHMËRIA E KONTRATËS

Pelqimi i palëve dhe forma e caktuar për lidhjen e kontratës nuk janë kushte të mjaftueshme për plotfuqishmerinë e kontratës. Fillimisht, është e domosdoshme që shprehja e vullnetit të palëve duhet të jetë në përputhje me të drejtën objektive si dhe përmbajtja e kontratës të jetë e lejushme sipas ligjit. Kontrata, pra, nuk prodhon efekte juridike nëse përmbajtja e saj nuk është e lejueshme sipas dispozitave të së drejtës objektive ose nëse vullneti i palëve nuk është manifestuar lirisht. Kontratat e këtilla konsiderohen të pavlefshme dhe prishen ose anulohen.

Lidhja e kontratave në kundërshtim me dispozitat ligjore, lidhur me interesin publik, të cilat konsiderohen të pavlefshme rrezikojnë sigurinë juridike dhe të individit dhe pikrisht për shkak të këtij interesi ato ndalohen me norma ipmerative, nuk prodhojnë efekte juridike dhe konsiderohen se as që janë të lidhura. Ndërsa, lidhja e kontratave pa i përfillur dispozitat ligjore, lidhur me interesin e individit, vlejnë deri sa palët nuk kërkojnë prishjen e tyre.

Kontratat e pavlefshme perjashtojnë të gjitha efektet juridike dhe nuk krijojnë as të drejta e as detyrime. Në pavlefshmeri mund të thirret çdo palë e interesuar, derisa gjykata ose ndonjë organ tjetër zyrtar sipas detyrës zyrtare deklarohen për shkaqet e pavlefshmerisë ose të kundërtën.

Në këtë kategori radhien këti kontrata:

1. Kontratat e kundërligjshme janë të gjitha ato të cilat janë të ndaluara shprehimisht me ligj,

2. Veprimet amorale juridike janë ato të cilat në përmbajtje fyejnë dhe janë në kundërshtim me standartet e parnueshme morale,

3. Kontratat për fajde janë ato kontratra kur njëra nga palët e keqshfrtëzon palën tjetër e cila gjindet në pozitë të rëndë materiale (ose ndonjë formë tjetër), në mënyrë që vetit ose personit të tretë ti sjellë fitim.

4. Kontratat simulante (mashtruese) janë ato në të cilat palët gjëja se i lidhin më qëllim të fshehjes së gjendjes reale për ndonjë transaksion afaristë të kontrstës,

5. Kontratat fiktive janë ato të cilat nuk i lidhin në të vërtet marrëdhënjet kontraktore, por ato krijonë një pasqyrë se kontrata është lidhur më qëllim të shmangjes së detyrimeve ligjore,

6. Kontratat të cilat personat juridikë i lidhin jasht kopetencave dhe veprimtarisë së regjistruar, dhe

7. Kontratat e lidhura në bazë tëpersonave me paaftësi apsolute.

Kontratat e prishura janë ato në të cilat ekziston dhe mund të dokumentohet vullnetit i vogël i njërës nga palët kontraktuese. Vullneti i vogël mund të paraqitet si: lajthim, mashtrim, kërcnim ose shtrëngim.

9

Page 10: 46121589 kontrata-si-burim-i-detyrimeve

Lajthimi është papajtueshmeria e cila ekziston në mes të gjendjes reale dhe asaj të prezentuar të cilën e paraqet personi i caktuar në ndonjë marrëdhënje eventuale. Nisur nga gjendja e pranuar në mënyrë të gabueshme, për ndonjë rrethanë ose gjendje, personat shprehin dëshiren e cila është e nevojshme të prodhojë efekte juridike, atëherë ekzistonë lajthimi i cili e konteston lidhjen e kontratës të ligjshme. Lajthimi mund të jetë në natyren e kontratës, identitet të qarkullimit kontraktues, personit dhe motivit të kontratës. Kontrata konsiderohet e prishur vetëm nëse ekziston lajthimi i cili është i rëndësisë së veçantë për ekziztimin ose inekzistimin e kontratës. Lajthimet sjellin deri të pavlefshmëria e kontratave nëse njëra nga palët nuk ka pasur dijeni për rrethanat reale.

Mashtrimi është nxitja e qëllimshme, rritja ose mbajtja e lajthimit të personi i caktuar lidhur me disa elemente të kontratës me qëllim që ato të futën dhe të lidhen në kontratë. Në këto raste lajthimi të njëra palë është i shkaktuar me qëllim me veprimtarinë e palës tjetër. Është e duhur që në mes të lajthimit dhe dekleratës së shprehjes së vullnetit të egzistoj lidhja shkaktore (kauzale), në mënyrë që lajthimi të jetë shkak për prishjen e kontratës.

Kërcnimi është tendenca e futjes në veprim e ndonjë rrethane të keqe të jashtem nga njëra palë në drejtim të palës tjetrë kontraktuese në mënyrë që ai të ndjejë frigë nga ajo sjellje. Personi e paraqet dëshirën e tij nën ndjenjën e friges dhe nga ndikimi i saj ai nuk konsiderohet i lirë dhe për këtë shkak kontrata konsoderohet e prishur. Për tu thirrur në prishjen e kontratës për shkak të kërcnimit, duhet të jetë serioze, e palidhshme dhe e kundërligjshme.

Shtrëngimi është veprimi i dhunshëm i fizik dhe psiqik personit i që ushtrohet ndaj njërës palë me qëllim të dhënjës së deklaratës për shprehjen e vullnetit. Natyrisht, shprehja e këtillë e vullnetit nuk është e lirë dhe kontrata e lidhur në këtë mënyrë është e pavlefshme. Të pavlefshme konsiderohen edhe ato kontrata të cilat i lidhin personat me aftësi të kufizuar.

Veprimet e caktuara të kontraktuese të pavlefshme nuk prodhojnë efekte juridike dhe konsiderohen sikurse të mos ekzistonin. Është e duhur që organi kompetent sipas detyrës zyrtare të përcaktojë kushtet e pavlefshmëris së kontratës dhe pasojat e shtrëngimit.

Të kontratat e paflefshme, fati i veprimtarisë juridike është plotësisht në duar të personave të cilët janë të dëmtuar nga lidhja e kontratës. Nëse këta persona paraqesin kërkesën për vlerësim, kontrata konsiderohet se nuk ka ekzistuar fare që nga momenti i lidhjes së saj. Afatet për paraqitjen e këresës përcaktohen saktësisht me ligj.

10