Upload
aurela-elmasllari
View
1.295
Download
8
Embed Size (px)
Citation preview
DURRES 2015
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
PREZANTOI :
#MesueseAurela
#MesueseAurela
REZYME
Mësimdhënia bashkëkohore dhe
të nxënit aktiv kërkon organizim më fleksibil të
punës në shkollë-Fakultet.
Gjatë mësimdhënies
së tillë tentohet që nxënësi-
Studenti të jetë në qendër dhe
të mendojnë në mënyrë kritike, Të mendosh në
mënyrë kritike” do të thotë “një
reflektim i arsyetuar
Në realizimin e mësimdhënies bashkëkohore në rend të parë
ndikon planifikimi i
procesit mësimor
EVOKIMI, REALIZIMI IKUPTIMIT
REFLEKTIMI
HYRJE
Mësimdhënia bashkëkohore kërkon planifikim të mirëfilltë të materialit mësimor,
metodologjisë mësimore dhe teknikave që do të përdoren për të arritur objektivat
mësimor dhe synimet e shoqërisë.
Dihet se shkolla bashkëkohore dallohet shumë nga ajo tradicionale si në pikëpamje të
metodologjisë dhe të pjesëmarrjes aktive të nxënësve dhe të arsimtarit ku në qendër
kemi nxënësin.
Shkolla bashkëkohore niset nga përvoja e nxënësit duke i stimuluar ata për aktivitete
praktike (puna e tyre në kabinete te ndryshme; kimise, fizikës, punëtorinë e shkollës
etj.), ti zgjerojë dhe ti pasuroj ato aktivitete.
Vlen të theksohet progresisti i SHBA J. Dewey, i cili parasheh kultivimin e
individualitetit të nxënësit, të nxënit e tyre mos të jetë vetëm nga tekstet por edhe nga
përvoja.
(Unë do shtoja se studenti-nxënësi duhet të përfitoj edhe nga profesorët)
Dewey në punimet e tij duke iu përmbajtur parimit të nxënit nëpërmjet përvojës
vetanake paraqet disa probleme:
Si të fitohen njohurit e organizuara nëpërmjet përvojës vetanake;
Si të udhëhiqet përvoja e tillë dhe të inkorporohet në atë që është
akumuluar në kulturat e mëparshme e cila kishte me ndikuar që të
kuptohet drejtëpërdrejtë e sotmja si bazë për fitimin e kësaj përvoje.
Pra, përvoja vetanake e nxënësit-studentit është bazë e kësaj shkolle. Kjo teori
bazohet në të nxënit e bazuar në “nxënien gjatë punës” (learning by doing) dhe
nëpërmjet përvojës vetanake “through personal experience”
#MesueseAurela
Versioni i Piazhieut mbi aktivitetin gjatë të nxënit ka rëndësi parësore:
të kuptosh diçka, do të thotë të zbulosh pavarësisht.
Për të formuar konceptin e duhur mbi aktivitetin e nxënësit--studentit gjatë të nxënit
duhet të theksohen tre elemente kyçe:
Përcaktohet komponenta kryesore e aktivitetit të nxënësit duke kaluar nëpër
proceset intelektuale të ngjashme me ato që i ka kaluar edhe shkenca për të arritur
deri te zbulimet duke i rekonstruar ato procese mendore.
Objekti i aktiviteteve intelektuale s’është vetëm përvoja e drejtpërdrejtë vetanake,
por edhe përmbajtjet mendore nga disiplinat e ndryshme shkencore.( leximiiiiiiii)
Qëllimi i të nxënit me metoda aktive janë:
kuptimi i duhur i diturive shkencore, si dhe
përvetesimi i shkathtësive mendore për aktivitete prodhuese dhe
kreative.
Sipas Piazhieut aktiviteti i nxënësve paraqet “aktivitetin vetanak spontan”, ai duke
folur për parakushtet e reformës së suksesshme të nxënit, veçanërisht të shkencave
natyrore, ai thotë: “ së pari duhet të zbatohen metodat aktive, në të cilat nxënësi
është subjekt duke kërkuar që të vërtetat që duhet të mësohen duhet përsëri të
zbulohen nga nxënësit ose të rikonstruohen në vend që ti servohen të gatshme”
(Piaget, 1975).
#MesueseAurela
Qëllimi kryesor i arsimimit qëndron në formimin e njerëzve krijues e jo vetëm
të përsëritin atë që kanë zbuluar brezat e mëparshme, por të jenë edhe
"Sudentet-nxenesit” shpikës dhe zbulues.
Qëllimi i dytë i arsimimit qëndron në formimin e mendjes që mendon në
mënyrë Kritike, i cili do ta verifikoj apo të pranojë atë që i servohet. (Piaget,
1975).
Në kuadër të metodave aktive roli i Profesorit-Arsimtarit është si inspirues
dhe krijues i situatave në të cilat nxënësi ballafaqohet me problemet, ku sipas tij
nxënësi është një mendimtar spontan dhe individual.
Këtu shkenca nuk merret si sistem i diturive të organizuara, por si burim i
problemeve, gjatë të cilës arsimtari e nxitë nxënësin që vetë të zbulojë.
Me fjalë tjera, të nxënit është një veprimtari mjaft e institucionalizuar, e cila
zhvillohet në institucione të specializuara – shkollat.
#MesueseAurela
STRUKTURA PËR MËSIMDHËNIEN DHE TË NXËNIT AKTIV
Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të
mendimit kritik bazohet në strukturën:
E (evokim), R (realizim i kuptimit) dhe R (reflektimi).
FAZAT E STRUKTURËS
E I EVOKIMI (diskutim para përmbajtjes)
1. Cila është tema?
2. Çfarë dini rreth saj? (radhiti në tabelë);
3. Çfarë prisni, dëshironi ose keni nevojë të mësoni rreth saj?
(radhiti në tabelë).
4. Çfarë doni të mësoni rreth saj?
R II. REALIZIMI I KUPTIMIT. Arrihet prej studentit-nxënësit,
në kohën kur kërkon informacion relativ për parashikimet.
R III. REFLEKTIMI (diskutimi pas përmbajtjes).
a. Çfarë mësuat?
b. Bëni pyetje me kundërpërgjigje për të nxjerrë informacionin e përmendur
në fazën e evokimit;
c. Pas përgjigjeve të pyetjeve mund të pyesni: “Pse mendoni kështu”
#MesueseAurela
Në fazën e evokimit bëhet rikujtimi i njohurive paraprake të nxënësve rreth një teme
të caktuar.
Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së përmbajtjes.
arsimtari tregon se cila është tema e mësimit.
pyet nxënësit çfarë dinë rreth saj (mendimet radhiten në tabelë).
kërkon të dijë nga nxënësit çfarë presin, çfarë dëshirojnë ose kanë nevojë
të mësojnë rreth saj (idetë radhiten në tabelë).
Në fazën e parë zhvillohet diskutimi në grupe duke i plotësuar idetë me njëri tjetrin.
Gjatë kësaj kohe nxirret çka është e rëndësishme rreth temës.
Duke e përdorë strukturën gjatë fazës së evokimit, studenteve-nxënësve iu kërkohet
të bëjnë një listë me anë të breinstorming-ut(Stuhi mendimesh) për ate që ata
dine në fillim.
Roli i arsimtarit qëndron në ruajtjen e procedurës nga biseda, të drejtojë atë dhe të
kuptojë mendimin dhe të dëgjojë me kujdes idetë e nxënësve.
Faza e Evokimit ka qëllim; të aktivizojë studentin-nxënësit, sepse të nxënit është një
veprimtari aktive e jo pasive !!!!!!!
EVOKIMI#MesueseAurela
METALET
Kanë shkelqim karakteristikmetalik, farkueshmëri, etj.
E V O K I M I
Janë trupa tëngurtë të nëtemperaturë
normale
Përdoren në të gjitha degëtindustriale
Dallojmë metale të ngjyrosuradhe të zeza
#MesueseAurela
VetitMekanike
Fortesia
E V O K I M I
Plasticiteti
Elasticiteti,Qendrueshmeria,
Viskoziteti
#MesueseAurela
REALIZIMI I KUPTIMIT
Realizimi i kuptimit është faza e dytë e strukturës së
mësimdhënies.
Gjatë kësaj faze lexuesi merr informacione të reja.
Kjo mund të arrihet duke e shfrytëzuar tekstin shkollor ose duke
bërë një eksperiment demonstrues. Kjo është fazë e të nxënit
gjatë së cilës arsimtari ka ndikim më të vogël te nxënësit.
Faza e realizimit të kuptimit është fazë kryesore në procesin e të
nxënit, e cila ka për detyrë që nxënësin ta mbajë të kyçur, të
ruajë interesimin dhe ritmin që e ka vendosur gjatë evokimit.
Pasi të përcaktohen njohuritë nga ana e nxënësve për të cilat
kanë qenë të sigurt apo të pasigurt, ata bëhen gati për
realizimin e qëllimit.
Për këtë fazë ekzistojnë disa teknika:
Procedura e të pyeturit ( sipas kësaj teknike, dy
nxënës lexojnë tekstin së bashku, ndalen në fund të çdo
paragrafi dhe me radhë pyesin njëri tjetrin)
Mësimdhënia e ndërsjellë ( dihet se rruga më e mire
është të mësosh duke dhënë mësim). !!!!!
REALIZIMI I KUPTIMIT
REFLEKTIMI
Faza e reflektimit është njëra nga fazat kryesore gjatë të cilës nxënësit
përforcojnë të nxënit e ri dhe në mënyrë aktive rindërtojnë skemën e tyre.
Gjatë reflektimit arrihen këto qëllime:
Të shprehurit e nxënësve me fjalë vetanake për idetë dhe
informacionet që i hasin gjatë reflektimit.
Arsyetimi do të jetë i qëndrueshëm kur informacioni është i vendosur
brenda një strukture me përmbajtje të kuptueshme.
.
Paraqitja e shumëfishtë dhe të shumëllojta të përfshirjes së
informacionit, çon drejt ndërtimeve më të ndryshueshme, të cilat mund të
jenë të zbatueshme në praktikë dhe të qëllimshme në të ardhmen.
Në fazën e REFLEKTIMIT si teknika më të përshtatshme për tu përdorur janë:
Ditari dypjesësh, shkrimi i lirë, mendo, puno në dyshe, shkëmbe,
Pesëvargëshi, ese, organizuesit grafik, diagrami i Venit, rrjeti i diskutimeve,
gushëkuqi rrethor, turi i galerisë, shqyrtimi kategorizues etj.
Në fazën e evokimit si teknika më të përshtatshme mund të përdoren:
brainstormingu, kllasteri, parashikimi me terma paraprake, tryeza rrethore etj.
Kurse gjatë realizimit të kuptimit mund të përdoren këto teknika: Inserti, Di /dua
të di/ mësoj, Leximi i orientuar – DRTA, tabela e koncepteve, kubimi,
mësimdhënie reciproke, Të nxënit në bashkëpunim etj.
Nxitja e shkëmbimit të fuqishëm të ideve midis nxënësve në
lidhje me zgjerimin e fjalorit shprehës.
PËRGATITJA E Profesorit PËR ORGANIZIMIN E SUKSESSHËM TË
MËSIMDHËNIES
Përgatitja e orës mësimore përfshinë pjesën e përgjithshme dhe të veçantë.
Pjesa e përgjithshme e përgatitjes i përket mësimit të lëndës në tërësi, kurse
pjesa e veçantë i përket përgatitjes së çdo ore.
Përgatitja e përgjithshme përfshin njohjen e planit dhe programit, përpunimin e
tekstit, doracakut, përmbledhjen e detyrave dhe literaturën profesionale.
Përgatitja ditore konkretisht ndërlidhet me materialin mësimor, metodat dhe
mjetet për realizimin e mësimdhënies.
Duke e patur si kriter periodën kohore, përgatitja e arsimtarit për
mësimdhënie mund të jetë:
Përgatitja globale, vjetore për mësim.
Kjo përgatitje është e tërësishme, arsimtari në tërësi lexon
literaturën profesionale, hollësisht analizon realizimin e
programit mësimor të vitit të kaluar shkollor etj.
Përgatitja ditore bëhet për çdo orë mësimi, qoftë zhvillim të materialit mësimor, përforcim, përsëritje, ushtrime numerike, sistematizim.
PËRGATITJA E MESUESIT
Planifikimi i mësimit paraqet një aktivitet të arsimtarit me të cilin ai
parasheh qëllimet e mësimdhënies.
Pra, planifikimi paraqet një proces sistematik për të përcaktuar sa dhe si
do të nxënë nxënësit, përcakton OBJEKTIVAT të cilët duhet të realizohen,
mjetet që do të përdoren për realizimin e objektivave, parasheh strukturën
e orës së mësimit, teknikat dhe procedurat për realizimin e saj, ERR-së,
(Evokimit, Realizimit të kuptimit dhe Reflektimit.)
Mund të themi se plani ditor paraqet kushtin elementar për mësimdhënie
të suksesshme dhe nxënie cilësore.
Planifikimi i mësimit kushtëzohet nga katër elemente kryesore:
1. Përcaktimi i objektivave mësimore
2. Zgjedhja e procedurave mësimore
3. Përgatitja e të gjitha materialeve bazë dhe mjeteve ndihmëse.
4. Kontrollimi dhe vlerësimi i përparimit të nxënësve.!!
Objektivat mësimor përshkruajnë formimin ose përfundimin e të nxënit.
Njëri nga problemet më kryesore është formulimi i saktë i objektivave
mësimor. !!!
Objektivat mësimore
Struktura e
Orës
Teknikat e mësimdhënies Koha
Evokimi E
Realizimi i
kuptimit
R
Reflektimi R
PLANI DITOR
Data: -------------------- Lënda: -------------------------------- Klasa : ---------------------
Njësia mësimore (tema): _______________________________________________
Tipi i orës (rretho): a) zhvillim, b) përsëritje, c) ushtrime, d) vlerësim, e) testim.
Mjetet mësimore:_______________________________________________________
OBJEKTIVAT:
1.__________________________________________________________________
2.__________________________________________________________________
3.__________________________________________________________________
FJALËT KYÇE: ________________________________________________________
Evokimi- E
Realizimi i Kuptimit -R
Reflektimi – RVLERËSIMI I MENTORIT:
Vetëvlerësimi- Analiza e orës së mbajtur: a) plotësisht i kënaqur, b) i kënaqur, c) nuk jam i kënaqur.
Nëse nuk jeni të kënaqur, tregoni dy – tri arsye.
1._____________2._______________3._________________4. ___________________
Eksperimenti demonstrues është formë e mësimdhënies që realizohet në fizikë
dhe në shkencat tjera të natyrës. Por, çdo realizim i eksperimentit demonstrues
nuk është mësimdhënie e vërtetë aktive. Për shembull, nëse arsimtari e bën
eksperimentin demonstrues dhe e komenton atë, pa pjesëmarrjen aktive të
nxënësve, ajo do të jetë mësimdhënie tradicionale. Kushtet që duhet ti plotësojë
eksperimenti demonstrues që të kemi nxënie aktive janë:
1.Pjesëmarrja aktive e nxënësit në eksperimentin demonstrues, pra dukuria
demonstrohet, por dukurinë e vërejtur duhet ta sqarojnë dhe interpretojnë vetë
nxënësit. Aktivizimi i tyre kryhet duke i mësuar që njërën faqe të fletës ta ndajnë
në dy pjesë të barabarta, ku gjysma e saj paraqet eksperimentet apo provat e
vizatuara e gjysma tjetër shfrytëzohet për interpretime të dukurisë që vërehet
gjatë demonstrimit (Çka u vu re)..
2.Nxënësi qysh në fillim duhet të kuptojë se çfarë problemi do të zgjidhet me atë
provë;
3.Të gjithë nxënësit që marrin pjesë në provë duhet të kuptojnë logjikën e
përcjelljes së veprimeve në të me të cilat zgjidhet problemi (arsimtari kohë
pas kohe duhet të sqarojë çka punohet dhe pse ka rëndësi ajo);
4.Arsimtari pas definimit të kushteve të punës, nxënësit duhet ti lejojë të
punojnë në mënyrë të pamvarur (edhe atëherë kur vëren se ata gabojnë,
duhet të lejohen të vazhdojnë, e pasi të shohin se veprimi i zbatuar nuk jep
rezultate duhet me ta të diskutohet gabimi);
5.Çdo gjë që punohet gjatë demonstrimit, në fund duhet sjellë në lidhje me
problemin fillestar, të diskutohet (nxënësit duhet të udhëheqin fjalën
kryesore), të bëhet përmbledhja dhe në formë të një shkrimi i ndahet të
gjithë nxënësve.
EKSPERIMENTI LABORATORIK
Vërshimi i shpejtë i ideve (brainstorming) është një teknikë e thjeshtë dhe e efektshme aftësi
– krijuese për t’u përdorur, kur dëshirohet një nivel i lartë krijimtarie.
Kjo është teknikë e formimit të lirë të fjalëve dhe ideve. Është renditja e ideve pa bërë
diskutime mbi to gjatë shpjegimit. Nxënësve ju jepet një temë dhe atyre ju kërkohet të
shprehin reagimet e menjëhershme. Këto renditen në dërrasën e zezë ose në një fletë letre.
Rregullat për këtë teknikë janë:
Pranohen dhe shkruhen të gjitha idetë.
Nxënësit shprehin të gjitha idetë që u lindin edhe kur nuk janë të sigurt për to.
Asnjërit nuk i lejohet të diskutojë për idenë e tjetrit.
Ajo përfundon kur arsimtari e sheh se nuk ka më ide tjera.
Kjo teknikë përdoret për shumë qëllime dhe faza të ndryshme të orës së mësimit.
Kjo teknikë i jep të drejtë nxënësit të flasë, të vlerësohet, i jep besim, e bënë të hapur, të
zhvillojë imagjinatën, të zbatojë dhe të jetë krijues.
Kjo formë e punës në mësimdhënie mund të shfrytëzohet si hyrje në disa aktivitete të
caktuara, si një lloj i “thyerjes së akullit”.
Për shembull, duke filluar njësinë e re mësimore mbi Materialet, arsimtari i lëndës hargjon
(2-3) minuta për asocim të lirë mbi temën, duke i siguruar liri të plotë.
Teknika e breinstormingut ka rëndësi të madhe në formimin e ideve të reja.
Kjo teknikë është vetëm faze fillestare e formulimit të çfarëdo problemi. Pas saj vjen analiza
logjike dhe selektimi i zgjidhjeve të dhëna, zgjedhja e zgjidhjeve të realizueshme etj. Të
gjitha këto i kryejnë studenti-nxënësit.
VËRSHIMI I SHPEJTË I IDEVE
(brainstorming)
Në metodologjitë dhe strategjitë e reja të mësimdhënies të bazuar në
filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik dhe të nxënit ndërveprues
ekzistojnë mbi 30 teknika bashkëkohore me të cilat studenti- nxënësi
del në qendër të mësimdhënies.
Ndër këto teknika veçojmë:
Metoda INSERT (Interactive Noting Sistem for Effective
Reading and Thinking – Sistemi ndërveprues i shënimit për
të menduarit dhe për leximin e suksesshëm);
Kllaster (angl. Cluster – grumbull);
Pesëvargëshi;
Kubimi;
Di / Dua të di / Mësoj (know/want to know/Learn);
Grupet e ekspertëve (teknika Xhigsou);
Diagrami i Venit etj.
TEKNIKA TË MËSIMDHËNIES DHE
TË NXËNIT AKTIV
Nocioni KLLASTER vjen nga fjala CLUSTER., që do të thotë
grumbull.
Përdoret për të grupuar ide, mendime, objekte etj. Kllasteri është njëra
nga teknikat e MENDIMIT KRITIK dhe kjo ka kuptimin ;
“PEMË E MENDIMEVE”.
Kjo teknikë nxitë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur për problemet
e caktuara.
Ajo kërkon një strukturë të mjaftueshme për të nxitur të menduarit për
lidhjet ndërmjet ideve.
Kllasteri mund të përdoret në fazën e EVOKIMIT dhe të REFLEKTIMIT.
Hapat për përdorimin e kllasterit:
Shkruani një fjalë në qendër të copës së letrës;
a) Filloni të shkruani fjalët apo frazat që ju vijnë në mend rreth temës
së zgjedhur.
b) Kur iu kujtohen idetë dhe i shkruani ato, filloni të vizatoni lidhjet
ndërmjet ideve që i duken të përshtatshme;
c) Shkruani sa më shumë ide që iu kujtohen, deri sa koha e lejuar të
mbaroj apo të shterrojnë mendimet.
KLLASTERI
Grupet e nxënësve dhe arsimtari ndërtojnë kllasterin. Me te tregohet se e marrin
seriozisht detyrën dhe procesin.Pasi nxënësit të kenë ndërtuar kllasterin ata mund të
shkëmbejnë kllasterat e tyre. Kllasteri mund të bëhet në mënyrë individuale dhe në grupe.
BURIMET E ENERGJISËDielli
EraUji Valët
Thëngjilli
LLOJET E ENERGJISËE. Termike
E. Kimike
E. ElektrikeE. MekanikeE. Potenciale
E. Kinetike
Pesëvargëshi është një temë që kërkon përmbledhjen e informacionit dhe të
materialeve në një shprehje të saktë e cila përshkruan dhe reflekton rreth temës.
Grupet e nxënësve angazhohen të bëjnë pesëvargësh.
Kjo është vështirë për ta në fillim.
Nxënësve iu jeipet një temë që të formojnë pesëvargëshin duke shfrytëzuar
kohën prej 5 deri 7 minuta.
Mandej i kthehen partnerit të tyre të cilët shkruajnë nga një pesëvargësh për të
cilën gjë vendosin së bashku.
Pesëvargëshat e çiftëzuar, në ndërkohë mund të shkëmbehen në klasë –grup.
Për të shkruar pesëvargëshin duhet ti përmbahemi këtyre rregullave:
Rreshti i parë është përshkrimi me një fjalë i temës (zakonisht emër);
Rreshti i dytë është përshkrimi me dy fjalë i temës ( dy mbiemra)
Rreshti i tretë përmban tri fjalë që shprehin veprime të temës (tri folje),
Rreshti i katërt është një fjali që shpreh qëndrimin, ndjenjën për temën
(fjali)
Rreshti i fundit është një fjalë sinonime, që përcakton thelbin e temës
(sinonim).
PESËVARGËSHI
Ja një shembull mbi temën: Energjia.
Fjala ENERGJIA
Mbiemra E madhe e
vogël
Folje Lëvizë fitohet
hargjohet
Fjali Trupi që kryen punë posedon energji
Synonimi JETË
Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e
REFLEKTIMIT, me që bën sintetizimin e informacionit të marrë.
Pesëvargëshi shërben shumë mire si mjet për të bërë përmbledhjen e
informacionit në tërësi; si një mënyrë e vlerësimit të gjykimit të nxënësve, si
një mënyrë për shprehje krijuese.
Ja një shembull mbi temën: Energjia.
Ja një shembull tjeter mbi temën: Kompjuteri.
Fjala
Mbiemra
Folje
Fjali
Synonimi
Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e REFLEKTIMIT, me që bën sintetizimin
e informacionit të marrë.
Pesëvargëshi shërben shumë mire si mjet për të bërë përmbledhjen e informacionit në tërësi; si një
mënyrë e vlerësimit të gjykimit të nxënësve, si një mënyrë për shprehje krijuese.
Kompjuteri
I ngadalshem I shpejtë
Ndizet Ristartohet Prishet
Lehteson dhe shpejton punen e njeriur
Kompluterizmi
Kubimi është një teknikë që ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të
ndryshme. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin,
të shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të
vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtëra:
PËRSHKRUAJË, KRAHASOJË, SHOQËROJË, ANALIZOJË, ZBATOJË,
ARGUMENTOJË (pro ose kundër).
Në fillim paraqitet tema. Më pas nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë
përgjigje pyetjeve të arsimtarit dhe ta përshkruajnë atë: (format, shenjat, përmasat,
ngjyrat etj.)
PËRSHKRUAJË: Format, shenjat, përmasat, ngjyrat;
KRAHASOJË: Me kë gjason ? Nga se ndryshon?
SHOQËROJË: Çfarë iu bën të mendoni? Çfarë iu vjen në
mendje?
ANALIZOJË: Si është ndërtuar? Nga se përbëhet?
ZBATOJË: Ç’mund të bëni me të ? Si mund të përdoret?
ARGUMENTOJË: Merrë një qëndrim pro ose kundër etj.
Duke vazhduar periudhën e shkrimit, nxënësit shkëmbejnë përgjigje për secilën
faqe të kubit. Veprimtaria mund të organizohet duke punuar në çifte, ose në grupe.
Çdo partner zgjedh 2-3 faqe të kubit. Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë
shkrimet e tyre me partnerin. Pasi lexon një partner, tjetri i përgjigjet duke e
lavdëruar ose pyetur. Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit.
KUBIMI
Pershkruaje;Si duken, ngjyra, forma,
dimensionet
Argumentoje;Merrë një qëndrim pro
ose kundër etj
Krahasoje;Me kë gjason ?
Nga se dryshon?
Zbatoje;Per cfar sherbejne
Shoqeroje; Çfarë iu bën
të mendoni? Çfarë
iu vjen në mendje?
Analizoje; Perse jane te ndertuara, perdorimi
DIAGRAMI I VENIT
Diagrami i Venit është një teknikë me anën e të cilës evidentohen të përbashkëtat dhe dallimet
ndërmjet dy koncepteve, dukurive etj.
Diagrami i Venit ndërtohet mbi dy ose më shumë rrathë të mbivendosur, me një hapësirë në mes. Ai
mund të përdoret për të bërë ndryshimin e ideve dhe tregon të përbashkëtat që ato kanë me njëra –
tjetrën.
Ky diagram mund të përdoret për të bërë kontrastimin e ideve, duke treguar njëkohësisht të
përbashkëtat që ato kanë me njëra tjetrën.
Diagrami i Venit përdoret gjatë fazës së reflektimit.
Veprimtaria zgjatë 10 – 20 minuta varësisht nga specifikat e lëndës.
Veçoritë
Të përbashkëtat
DIAGRAMI I VENIT
Rregulli bazë për bërjen e pyetjeve mund të formulohet kështu: bëj pyetjen, bëj një
pauzë, pastaj drejtohu një nxënësi. Sipas këtij rregulli, kur bëhet një pyetje e pasuar nga
një pauzë e shkurtër, të gjithë nxënësit “ do të marrin pjesë” në komunikim.
Teknika e NDËRTIMIT nënkupton bërjen e një pyetjeje, bërjen e një pauze dhe pastaj
thirrjen e një nxënësi në mësim. Kjo teknikë bëhet e lehtë për t’u përdorur, pas një
praktikimi të vogël. Koha e pritjes është thelbësore për përgjigje të menduara nga nxënësit.
Ajo ndahet në dy pjesë:
Koha e pritjes 1. Ekzistojnë disa arsye për përdorimin e elementit të dytë në kufizimin e
pauzës. Kjo pauzë e quajtur koha e pritjes 1. i krijon nxënësit mundësi për të menduar rreth
përgjigjeve të pyetjes të nivelit të lartë.
Koha e pritjes 2. Është pauza që i lihet në disponim nxënësit të ngritur për të dhënë
përgjigje. Nëse arsimtari pret për pak kohë të japë përgjigje pas përgjigjes fillestare të
nxënësit, nxënësit do të vazhdojnë të përgjigjen pa pasur nevojë të nxiten.
Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje. Afati për thirrjen e
një nxënësi tjetër, përfshin deri disa sekonda; kjo varet nga lloji i pyetjes! Por, nëse
arsimtarët rrisin kohën e pritjes deri në tre sekonda, niveli i të menduarit do të rritet në
mënyrë të ndjeshme dhe numri i nxënësve, të cilët do të përgjigjen, do të rritet.
NDËRTIMI I PYETJEVE
Shumë arsimtar janë të padurueshëm me nxënësit, kur u bëjnë pyetje.
Afati për thirrjen e një nxënësi tjetër, përfshin deri disa sekonda; kjo varet
nga lloji i pyetjes! Por, nëse arsimtarët rrisin kohën e pritjes deri në tre
sekonda, niveli i të menduarit do të rritet në mënyrë të ndjeshme dhe
numri i nxënësve, të cilët do të përgjigjen, do të rritet.
Më në fund, kur vetë arsimtarët përfshihen në pyetje shumë procesëshe,
është e rendësishme të nxiten të gjithë nxënësit për të marrë pjesë. Për ta
përmbushur këtë, arsimtarët duhet t’i shmangen thirrjes së nxënësve me
emër dhe të mbikëqyrin nxënësit që e ndiejnë se mund t’u përgjigjen të
gjitha pyetjeve.
Mjaftë nxënës nuk u përgjigjen lirshëm pyetjeve në klasë, për arsye se ato
janë më shumë vlerësuese (pyetje testimi, vetëm me një përgjigje të saktë
apo të gabuar), sesa pjesë të një bisede.
Arsimtari mund të përdor teknika nxitëse, kur përgjigjet e nxënësve janë
pjesërisht të sakta apo të deklaruara pjesërisht. Duhet të jeni të
durueshëm dhe të matur në reagimin ndaj përgjigjeve jo të sakta të
nxënësve.
Kur një nxënës jep një përgjigje të pasaktë, krijohet një situatë e vështirë
midis arsimtarit dhe nxënësit. Së pari, është e vështirë të japësh një
mbështetje pozitive ndaj një rasti të tillë.
Por komente të tilla si “jo”, “ti s’je kurrkund” ose “kjo s’është e saktë”
duhet të shmangen, sepse të gjitha veprojnë si përforcues negativ duke
zvogëluar dëshirën e nxënësit për të marrë pjesë në komunikimin gojor në
klasë.
Kur nxënësi jep përgjigje të pasaktë, duhet të përpiqemi që të kalojmë në një
teknikë nxitëse asnjanëse, se sa të japim përgjigjen “ jo, kjo nuk është
aspak e saktë”
Si do ta bëjmë këte?
Nëse bëjmë një pyetje të përgjithshme në fizikë dhe nxënësi jep një përgjigje
krejtësisht të pasaktë, atëherë mund të shprehemi:
“A mund të na tregoni si arritët në këtë përgjigje?” ose
“ A mund ta mendoni edhe një herë zgjidhjen dhe të përpiqeni përsëri
për të?”
Këto përgjigje janë asnjanëse, jo negative
Planifikimi I orës mësimore
PLANI DITOR
Data 17.12.2014 KL I
Lënda: Gjuhë shqipe (Abetare)
Njësia mësimore: Rimarrja e 6 shkronjave të pesta (Ll,G,Gj,Th,C,Ç)
Tipi i orës: Përforcim
Qëllimet e të nxënit: Ti përserisim 6 shkronjat e mësuara
Kriteret e suksesit
1. Lexojmë të gjitha shkronjat e mësuara deri me tani
2. Flasim për rrokjet dhe formimin e tyre
3. Ndajmë fjalët dhe u përgjigjemi pyetjeve me shkrim
Konteksti: Abetarja, etiketa me rrokje, fjalë e fjali
Evokimi-E
Lexohën shkronjat me ngjyra të ndryshme të shkruara në fillim të faqes
- Kërkohet nga nxënësit të thonë se cilit grup të shkronjave u takojnë (grupit të pestë,
bashtingllore, njëshe, dushe)
-Nga nxënës të ndryshëm kerkohet që me shkronjat e mësuara të thonë rrokje, fjalë e
fjali.
Realizimi i kuptimit-r
Hapen librat e Abetares faqe 84
- Kërkohet që nxenesit të lexojnë strofen dhe të shkruajnë shkronjat që nuk i kan
mësuar : Nj,Y,XXh,Z,Zh
- Kërkohet që fjalët e shkruara në degën e pemës ti ndajnë dhe ti shkruajnë në etiketa
- Kërkohet që në figurën e dhënë nxënësit tu përgjigjen pyetjeve me shkrim
VpN vetëvlersim
Ngjyra e semaforit
Reflektimi-r
Të shkruajmë për secilën shkronjë të mësuar ne këtë kapitull nga një fjalë në fletore
dhe ti lexojnë ato