88
министерство за одбрана република македонија Ministria e Mbrojtjes republika e Maqedonisë Ministry of defence republic of Macedonia 2012 бела книга на одбраната LIBRI I BARDHË I MBROJTJES WHITE PAPER ON DEFENCE

бела книга - mod.gov.mk

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: бела книга - mod.gov.mk

министерство за одбранарепублика македонија

Ministria e Mbrojtjesrepublika e Maqedonisë

Ministry of defencerepublic of Macedonia

2012

бела книга на одбраната

LIBRI I BARDHËI MBROJTJES

wHITE pApEROn DEfEncE

Page 2: бела книга - mod.gov.mk
Page 3: бела книга - mod.gov.mk

SHKUP, SHTATOR 2012

MINISTRIA E MBROJTJESREPUBLIKA E MAQEDONISË

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Page 4: бела книга - mod.gov.mk

BotuesMINISTRIA E MBROJTJES – Republika e Maqedonisë

Për botuesin d-r Fatmir BESIMI

Bordi redaktues m-r Lube DUKOSKI, kolonelSelvet BARUTIas. m-r Marjan GJUROVSKIm-r Muhaedin BELA, kolonelm-r Sasho KUZMANOVSKIFerdo PAVLLOV, nënkolonelAngellço TODOSOV, majorGabriella GJORGJEVIQm-r Igor GJORESKI

Redaktor figurativ- grafikBiljana IVANOVA

Lekturad-r Zhanet RISTOSKAKsenija MITEVA-KOTESKA

Përkthimi në gjuhën anglezeRozi GROZDANOVSKA- VELESKAMartina KIMOVSKA

Përkthimi në gjuhën shqipeMustafa PEZALekturaShkëlzen HALIMI

Shtypi„ArbëriaDesign“ – Tetovë

AdresaMinistria e MbrojtjesRr. Orce Nikollov, nr. 1161000 Shkup

Page 5: бела книга - mod.gov.mk

RM

BA

JT

JA LIBRI I BARDHË I MBROJTJESI REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Parathënie e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë 7

HYRJE 11

I. MJEDISI I SIGURISË 15

II. QASJE GJITHPËRFSHIRËSE NDAJ SIGURISË NACIONALE 19Interesat nacionale 21 Politika nacionale e sigurisë dhe e mbrojtjes 22Kompetencat institucionale për sigurinë dhe mbrojtjen nacionale 23

III. MENAXHIMI I MBROJTJES 27

IV. ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 33Misionet dhe organizimi 35 Transformimi 41Zhvillimi i kapaciteteve dhe aftësive ushtarake 42

V. RESURSET MBROJTËSE 45 Resurset njerëzore 47Përfaqësimi adekuat dhe i drejtë etnik 50Arsimimi dhe trajnimi 51Financimi i mbrojtjes 54

VI. KONTRIBUTI NË OPERACIONE NDËRKOMBËTARE DHE BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR 59Kontributi në operacione ndërkombëtare 61Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes 63Bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes 65

VII. MBROJTJA DHE SHOQËRIA 67Armata dhe shoqëria 69Informimi i opinionit 70

VIII. VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E MBROJTJES 75Ristrtukturimi i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes 78Projekte për modernizimin e Armatës 78Avancimi i proceseve 80Menaxhimi i resurseve njerëzore 80Arsimimi dhe trajnimi 81

LISTA E SHKURTESAVE 83BIBLIOGRAFIA 85

Page 6: бела книга - mod.gov.mk
Page 7: бела книга - mod.gov.mk

d-r Fatmir BESIMIMINISTËR I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

7

Të nderuar,

L ibrin e ri të Bardhë të Mbrojtjes e publikojmë në vitin në të cilin festojmë 20 vjetorin nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe në fillimin e ciklit të ri të transformimit të mbrojtjes. Qëllimi i këtij Libri të Bardhë është që në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente ta paraqesë politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, si dhe t’i riafirmojë interesat dhe vlerat e saj. Libri i Bardhë i prezanton arritjet në fushën e mbrojtjes dhe informon për kontributin ndaj sigurisë dhe stabilitetit global dhe rajonal. Gjithashtu, i prezanton qëllimet afatg-jate për zhvillimin e mbrojtjes dhe nevojat për resurse, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të mbrojtjes.

Republika e Maqedonisë e sheh ardhmërinë e saj në integrimin në NATO dhe në BE. Sistemi i mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë është plotësisht i gatshëm t’i ndërmarrë përgjegjësitë dhe obligimet të cilat rezultojnë nga anëtarësimi në NATO, duke përfshirë edhe kontributin afatgjatë në sig-urinë dhe stabilitetin rajonal dhe atë euroatlantik.

Ne, në fushën e mbrojtjes, të dedikuar ndaj qëllimit, punojmë në të gjitha nivelet, respektivisht në nivel ndërkombëtar, nivel shtetëror dhe në nivel të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në nivel ndërkombëtar, sa i përket

Page 8: бела книга - mod.gov.mk

8

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

anëtarësimit në NATO, veprojmë në zbatimin e të gjitha reformave dhe Republika e Maqedonisë jep kontribut të madh në paqen globale përmes misioneve ushtarake dhe vizibilitetin e shtetit në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Në nivel shtetëror, punojmë në përforcimin e besimit të ndërsjellë ndëretnik dhe ndërfetar. Në nivel të Armatës së Republikës së Maqedonisë, punojmë në krijimin e ushtrisë moderne dhe të kualitetit të lartë, përmirësimin e standardit të anëtarëve të Armatës, si dhe afrimin e ushtrisë me qytetarët.

Arritjet e deritanishme në plotësimin e misioneve strategjike në fushën e mbrojtjes na obligojnë që në mënyrë të përkushtuar të vazhdojmë në kahe të njëjte. Në dekadën vijuese MM dhe ARM do të transformohen dhe do të zhvillojnë spektër më të gjerë të kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse në pajtim me Planin Afatgjatë për Zhvillimin e Mbrojtjes. Armata e Re-publikës së Maqedonisë deri në vitin 2015 do të ketë strukturë më efikase organizative-formative, do të jetë më mobile dhe me aftësi ushtarake ndër-operative të pozicionueshme prej 50%. Në mënyrë të vazhdueshme do të ruhet niveli i plotësimit të ARM-së me 90% personel ushtarak kualitativ, mirë të arsimuar dhe të stërvitur.

Procesi i ristrukturimit formativ do të zhvillohet në mënyrë të sinkronizuar dhe gradualisht dhe gjatë kësaj do të ruhet dhe do të rritet gatishmëria operative e Armatës për përmbushje të misioneve strategjike të mbrojtjes, duke përfshirë edhe mbrojtjen kolektive të Republikës së Maqedonisë, si dhe kontributin në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Armata duhet të jetë moderne, më mobile dhe tërësisht e gatshme për oper-im të ndërsjellë me forcat e shteteve-anëtare të Aleancës. Pajisja ushtarake gradualisht do të modernizohet gjatë dekadës së ardhshme, por edhe pas saj. Në këtë drejtim, maksimalisht do të shfrytëzohen iniciativat rajonale dhe multinacionale për zhvillim të aftësive të përbashkëta për pozicionim në pajtim me Konceptin e NATO-s për “mbrojtje të mençur”.

Armata e Republikës së Maqedonisë si njëri nga institucionet me kredi-bilitet më të lartë te qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të shërbejë si shembull për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë dhe për ndërtimin e besimit te qytetarët e të gjithë bashkësive etnike dhe fetare përmes ndër-marrjes së përgjegjësisë me përfshirje në të gjitha strukturat udhëheqëse të Armatës.

Për realizimin e këtij vizioni dhe zhvillimin e mbrojtjes nevojitet konsen-sus politik në shtet. Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë transparencë të plotë në politikën e mbrojtjes, duke përfshirë edhe zbatimin e reformave të

Page 9: бела книга - mod.gov.mk

9

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

mbrojtjes në funksion të të cilave është edhe publikimi i Librit të Bardhë të Mbrojtjes. Reformat janë proces të cilin mund ta zbatojmë vetëm ne vetë, përmes shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve vendore profesionale, përkrahjes së fuqishme nga opinioni dhe bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë midis dikastereve.

Besoj në paqen dhe stabilitetin si bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Glo-balizimi dhe integrimet janë imperativ i cili shpien në kualitet më të mirë të jetës përmes konkurrencës më të madhe, transparencës dhe demokracisë funksionale. Në këtë pikëpamje, integrimet euroatlantike i shoh si alter-nativin më të mirë për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe të Ballkanit.

Ardhmëria varet vetëm nga ne – qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga gatishmëria jonë të ballafaqohemi me sfidat dhe ta shfrytëzojmë tërë potencialin tonë për përmirësimin e standardit jetësor dhe kualitetit të jetesës, respektivisht ta bëjmë Maqedoninë vend më të mirë për jetesë.

Maqedonia,

vendi i të barabartëve,

vend midis të barabartave në NATO dhe BE.

Page 10: бела книга - mod.gov.mk
Page 11: бела книга - mod.gov.mk

HYRJE

Page 12: бела книга - mod.gov.mk
Page 13: бела книга - mod.gov.mk

1. Libri i Bardhë i Mbrojtjes është dokument gjithëpërfshirës, transparent, i cili e përfaqëson sistemin e sigurisë nacionale dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, e shpjegon politikën e saj në fushën e mbrojtjes, e demonstron rëndësinë e bashkë-punimit dhe koordinimit midis institucioneve për të arritur siguri më të mirë, i thekson kapacitetet dhe aftësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), vërteton se institucionet e mbrojtjes i posedojnë kapacitetet dhe aftësitë përkatëse, e potencon përkushtimin e Republikës që t’i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë të cilat

rezultojnë nga anëtarësia në NATO dhe BE, si dhe jep pasqyrim të orien-timit strategjik të vendit.

2. Si Libër i parë i Bardhë i Mbrojtjes, i botuar pas vitit 2005, ai e përshkruan përparimin e arritur në fushën e mbrojtjes gjatë shtatë viteve të kaluara, me qëllim që të arrihet siguri më e lartë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Libri i Bardhë i thekson pro-ceset dhe aktivitetet kyç, të cilat janë të nevojshme për vendosjen e orientimeve strategjike në të ardhmen, siç është përcaktuar në dokumentet strategjike. Libri i Bardhë, gjithashtu, përmban më shumë detaje për programet, projektet dhe aktivitetet e rëndë-sishme të përmendura në dokumentin 10-vjeçar Plani Afatgjatë

për Zhvillimin e Mbrojtjes (PAZhM): 2011-2020. Përveç kësaj, Libri i Bardhë i thekson përpjekjet aktuale dhe ato të ardhshme për transformimin e

mbrojtjes, përshkruan proceset më efikase dhe efektive për menaxhimin e resurseve dhe e shfaq ARM-në si „Armatë e të gjithë qytetarëve“, Armatë e anëtarëve të tërë shoqërisë së Republikës, të përfaqësuar në mënyrë adekuate dhe të drejtë.

3. Me Librin e Bardhë të Mbrojtjes 2012 riafirmohen vlerat dhe interesat na-cionale për realizimin e plotë të qëllimeve me prioritet, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me qasjen sa më të shpejtë ndaj anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE, duke përfshirë këtu edhe kontributin në sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik dhe rajonal. Ale-anca e respekton përkushtimin e Maqedonisë ndaj vlerave të NATO-s, si dhe kontributin tonë për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik dhe rajonal. Përveç kësaj, Libri i Bardhë do të kontribuojë në mirëkuptimin, si të udhëheqësve shtetërorë dhe të strukturave politike, ashtu edhe të opinionit për nevojat e reformimit të mëtutjeshëm dhe investimit afatgjatë në mbrojtjen. I pakontestueshëm është konkluzioni se investimet për zhvil-limin e aftësive ushtarake të Armatës në dekadën vijuese duhet të fillojnë që sot.

13

HYRJE

министерство за одбрана

република македонија

MINISTRIA E MBROJTJES

REPUBLIKA E MAQEDONISË

MINISTRy Of DEfENcE

REPUBLIc Of MAcEDONIA

2012

бела книга

на одбраната

LIBRI I BARDHË

I MBROJTJES

wHITE PAPER

ON DEfENSE

Page 14: бела книга - mod.gov.mk

14

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

4. Libri i Bardhë publikohet në vitin kur festojmë 20 vjetorin e formimit të Ar-matës së Republikës së Maqedonisë, në fillimin e ciklit të ri të transformimit të mbrojtjes si dhe pas miratimit të Konceptit të ri strategjik të Aleancës të vitit 2010. Ai është në përputhje me parimin e çiltërsisë së plotë dhe transparencës, me qëllim që më mirë të kuptohen situatat, projeksionet, aktivitetet dhe pritjet aktuale të cilat rezultojnë nga realizimi i politikës së mbrojtjes.

5. Libri i Bardhë i Mbrojtjes mundëson shqyrtimin transparent dhe të përgjith-shëm të politikës së mbrojtjes për publikun vendor, të huaj, profesional dhe atë aka-demik me qellim që të kontribuojë për:

– Informimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për realizimin e mjeteve buxhetore në mbrojtjen, nevojat për investim afatgjatë në mbrojtjen dhe prior-itetet e saj për dekadën vijuese, por edhe për më tutje;

– Ri-afirmimin e gatishmërisë dhe përkushtimit të Republikës së Maqedonisë për ndërmarrjen e përgjegjësive dhe obligimeve të cilat do të rezultojnë nga anëtarësimi në NATO dhe BE në të ardhmen.

6. Libri i Bardhë i Mbrojtjes, në përgjithësi, përfaqëson rezyme të të gjitha seg-menteve të cilat e përbëjnë politikën nacionale të sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë: kontekstin strategjik – qasjen gjithëpërfshirëse ndaj mbrojtjes dhe sig-urisë – aftësi për zbatimin e politikës në fushën e mbrojtjes, resurset dhe sfidat e ar-dhshme. Libri i Bardhë i Mbrojtjes, gjithashtu, përfaqëson rezyme të bazës ligjore nga e cila rezulton politika nacionale e sigurisë dhe mbrojtjes (Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Ligji për mbrojtje, Ligji për shërbim në Armatë), si dhe dokumentet kyç strategjike:

– Koncepti nacional për siguri dhe mbrojtje i vitit 2003;– Strategjia për siguri nacionale e vitit 2008;– Strategjia për mbrojtje e vitit 2010; – Plani afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes: vitet 2011-2020.

Page 15: бела книга - mod.gov.mk

IMJEDISI I SIGURISË

Page 16: бела книга - mod.gov.mk

REPUBLIKA E MAQEDONISË

Page 17: бела книга - mod.gov.mk

17

MJEDISI I SIGURISË

1. Bota e sotme bashkëkohore karakterizohet me ndryshime të shpejta, kom-plekse dhe dinamike dhe ballafaqohet me kanosje dhe rreziqe të reja asimetrike të cilat janë në rritje. Terrorizmi, krimi i organizuar ndërkombëtar, lufta e gjeneratës së katërt, shtimi i armëve për shkatërrim masovik, radikalizmi dhe ekstremizmi fetar, migracioni ilegal, shtetet jostabile dhe jofunksionale dhe sulmet kompjuterike janë vetëm një pjesë nga to. Në sfidat bashkëkohore globale mund të numërohet edhe varshmëria e ndërsjellë botërore financiare, e cila u reflektua edhe në krizën e vitit 2008. Shërimi i ngadalshëm ekonomik dhe deficiti i lartë financiar te disa nga shtetet – anëtare të BE edhe më tej vazhdojnë të jenë sfidë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë të sigurisë e cila në një mënyrë apo në tjetrën e pasqyron jo stabilitetin financiar edhe në mjedisin. Prandaj, sot nevoja për siguri është universale – asnjë shtet nuk mund të jetë në tërësi i izoluar nga sfidat e reja të sigurisë.

2. Koncepti strategjik i NATO-s i vitit 2010, e përshkruan mjedisin e sigurisë si paletë të gjerë dhe evoluese të mundësive dhe sfidave për sigurinë e territorit dhe po-pullsisë së Aleancës. Sipas vlerësimit të NATO-s, globalizimi, sfidat e reja të paraqitura sa i përket sigurisë, burimet e jo stabilitetit dhe konflikteve potenciale, së bashku me kanosjet dhe sfidat ekzistuese, do të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj pamundësisë së parashikueshmërisë së rajonit euroatlantik, duke përfshirë këtu edhe rajonin e Evropës Juglindore. Republika e Maqedonisë e ndanë vlerësimin për mjedisin e sigurisë me NATO-n dhe në mënyrë të vazhdueshme ofron kontribut të rëndësishëm ndaj sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

3. Republika e Maqedonisë gjendet në pjesën qendrore të EJL dhe përfaqë-son udhëkryq gjeografik midis Evropës, Azisë dhe Afrikës, gjë që është tejet e rëndë-sishme për zhvillimin e saj. Nga aspekti i sigurisë, pozicionimi i saj në njërin nga ud-hëkryqet e rrugëve kryesore do të thotë edhe mundësi më e madhe për paraqitjen dhe praninë e terrorizmit, migracionit ilegal, tregtisë me drogë, njerëz apo armë si rreziqe të rregullta ndër-nacionale, gjë e cila udhëzon në bashkëpunim aktiv me fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar.

4. Mjedisi strategjik i sigurisë së Republikës së Maqedonisë dukshëm u ndry-shua dhe u përmirësua gjatë disa viteve të fundit. Ndryshimet demokratike në shtetet e EJL dhe përkrahja e NATO-s dhe BE kanë ndikim të zmadhuar ndaj proceseve inte-gruese euroatlantike. Këto ndryshime pozitive e krijojnë skenën bashkëkohore politike dhe të sigurisë në Ballkanin perëndimor ku paqja, bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe demokratik midis shteteve dukshëm përmirësohet, por edhe kontribuon ndaj për-parimit të tërë rajonit, e në të njëjtën kohë edhe ndaj përparimit të Republikës së Maqedonisë. Rajoni të cilit i takon edhe shteti ynë është ende i ngarkuar me çështje të pazgjidhura dhe ballafaqohet me rreziqe komplekse të sigurisë.

Page 18: бела книга - mod.gov.mk

18

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

5. Republika e Maqedonisë është e vetëdijshme për ndikimin e ndryshimeve globale strategjike dhe për iracionalitetin dhe efikasitetin e pamjaftueshëm të një siste-mi të izoluar të sigurisë. Sistemi i mbrojtjes i shteteve të vogla dhe ekonomikisht jo mjaft të fuqishme bëhet edhe më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve globale. Prandaj Republika e Maqedonisë është ende më shumë e përkushtuar ndaj ndërtimit të sistemit të vlerave të përbashkëta dhe pjesëmarrjes në format dhe aktivitetet kooperative të sistemeve kolektive të sigurisë, me qëllimin përfundimtar – anëtarësimin në NATO dhe BE.

6. Republika e Maqedonisë nuk ballafaqohet me kanosje të drejtpërdrejtë konvencionale ndaj sigurisë së saj nacionale, por këto lloje kanosjesh nuk mund të anashkalohen apo injorohen. Në këtë kuptim, Republika e Maqedonisë do të mbetet e kujdesshme dhe e gatshme të ballafaqohet me kanosjet ndaj sigurisë së saj nacionale dhe në mënyrë të vazhdueshme do t’i ndjekë trendet globale dhe mundësitë për zhvil-lim dhe avancim të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbrojtjes dhe sigurisë.

7. Anëtarësimi në NATO dhe BE përfaqëson faktor të fuqishëm motivues edhe për reformat gjithëpërfshirëse nacionale të sigurisë në Republikën e Maqedo-nisë. Republika e Maqedonisë është plotësisht e përgatitur për të ndërmarrë obligimet dhe përgjegjësitë që rezultojnë nga anëtarësimi në NATO si dhe për fillimin e negoci-atave qasës për anëtarësim në BE. Shikuar nga perspektiva e Republikës së Maqe-donisë, NATO është shtylla kyç e arkitekturës bashkëkohore euroatlantike të sigurisë, përderisa BE shihet forca kryesore lëvizëse për zhvillim demokratik, ekonomik dhe shoqëror të tërë kontinentit evropian. Kur të gjitha shtetet në këtë rajon do të jenë të integruara në familjen euroatlantike, do të mund të bisedohet për Evropë të bashkuar, komunitet të lirë dhe demokratik të shteteve të barabarta anëtare.

18

Page 19: бела книга - mod.gov.mk

IIQASJE

GJITHPËRFSHIRËSE NDAJ SIGURISË

NACIONALE

Page 20: бела книга - mod.gov.mk
Page 21: бела книга - mod.gov.mk

Interesat nacionale 1. Interesat nacionale të sigurisë janë rezultat i vlerave bazike të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Interes i përhershëm nacional është ruajtja e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit unitar të shtetit, si dhe karakterit të tij multi-etnik dhe multi-kulturor.

2. Interesa vitale nacionale janë:– mbrojtja dhe avancimi i paqes, sigurisë, shëndetit dhe sigurisë personale të

qytetarëve;– avancimi i demokracisë multi-etnike dhe marrëdhënieve ndëretnike;– mbrojtja dhe avancimi i vlerave demokratike të shtetit: liritë dhe të drejtat

njerëzore, sundimi i së drejtës, pluralizmi politik, dialogu i hapur politik midis partive politike, parimi i ndarjes së qeverisjes, mbrojtja e identitetit kulturor dhe trashëgimisë së të gjithë qytetarëve;

– stimulimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të shtetit mbi parimet e ekonomisë së tregut, pronësisë dhe sipërmarrësisë;

– integrimi politik-ushtarak në NATO; – integrimi politik, ekonomik dhe i sigurisë në Bashkimin Evropian.

3. Parakushtet e nevojshme për realizimin e interesave vitale janë:– kontributi për paqen dhe stabilitetin në botë, në Evropë dhe në rajonin e Evropës

juglindore;– zhvillimi dhe ruajtja e të gjitha formave të mundshme të bashkëpunimit me

fqinjët, në pajtim me interesat vitale;– ndërtimi i shtetit të drejtë social në drejtim të krijimit të mundësive të barabarta

për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë gjinore, racore, fetare, politike apo etnike;

– përforcimi i sigurisë së brendshme të shtetit si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social;

– zhvillimi i shoqërisë bashkëkohore demokratike; – mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit jetësor.

4. Republika e Maqedonisë i realizon interesat e saj përmes respektimit të vazhdueshëm të të drejtave dhe lirive njerëzore, parimeve demokratike, dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare, që mundëson zgjidhjen e konflikteve në mënyrë të qetë, avancimin e paqes dhe stabilitetit si dhe përforcimin e reputacionit të Republikës së Maqedonisë në botën demokratike. Në suaza të misioneve dhe iniciativave ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë jep kontribut afatgjatë në ballafaqimin me krizat në rajonin euroatlantik.

21

QASJE GJITHPËRFSHIRËSE NDAJ SIGURISË NACIONALE

Page 22: бела книга - mod.gov.mk

22

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Politika nacionale e sigurisë dhe e mbrojtjes 5. Sistemi i sigurisë nacionale i Republikës së Maqedonisë funksionon si politikë e sigurisë e cila zbatohet përmes zbatimit të politikës së jashtme, të brendshme, mbrojtës ekonomike-sociale dhe politikës për mbrojtje dhe zhvillim të mjedisit jetësor. Subjektet e sistemit për siguri nacionale janë vazhdimisht në mbindërtim dhe përforcim të kapaciteteve institucionale me qëllim që tu jepet përgjigje kanosjeve ndaj sigurisë nacionale.

6. Mbrojtja dhe promovimi i interesit të përhershëm dhe interesave vitale të Republikës së Maqedonisë janë qëllimi themelor sigurisë dhe mbrojtjes nacionale. Për realizimin e sigurisë nacionale, mbrojtja është e organizuar si pjesë integrale e sistemit të mundësive dhe kapaciteteve të tëra nacionale të sigurisë. Integrimin në NATO dhe BE, si dhe pjesëmarrjen aktive në format tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar, Republika e Maqedonisë i konsideron si mundësi për realizimin e interesave nacionale. Republika e Maqedonisë që nga viti 1993 i ka deklaruar përcaktimet e saja për qasje në NATO, ndërsa në vitin 2004 edhe për anëtarësim në BE.

7. Republika e Maqedonisë ka kornizë mirë të zhvilluar strategjike për sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe sistem të mirë për planifikim afatgjate, programim, buxhet dhe përmbarim afatgjatë. Korniza e përcaktuar politike dhe normative e dokumenteve strategjike të mbrojtjes tregon se si duhet të duket dhe në çfarë drejtimi do të zhvillohet politika nacionale e sigurisë dhe mbrojtjes, si do të zhvillohet sistemi i mbrojtjes, cilave sfida duhet përgjigjur dhe me cilat rreziqe dhe kanosje do të merret sistemi i mbrojtjes në periudhën vijuese përmes realizimit të misioneve strategjike.

8. Për përkrahjen e sigurisë nacionale, sistemi i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë është i aftësuar për të përkrahur dhe përmbushur misionet vijuese strategjike:

– mbrojtje dhe ruajtje të integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë;

– pjesëmarrje në mbrojtjen kolektive të NATO-s;– kontribut në operacione në spektrin e gjerë të misioneve të OKB, NATO-s dhe

BE-së;– mbrojtje të interesave më të gjëra të Republikës së Maqedonisë.

9. Qëllimet nacionale në fushën e sigurisë së Republikës së Maqedonisë artikulojnë organizim efektiv të sistemit nacional të sigurisë dhe përfaqësojnë bazë për koordinimin praktik ndër-institucional dhe aksione të përbashkëta. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemit nacional mbrojtës, si instrument i politikës nacionale të sigurisë, përfaqëson obligim të vazhdueshëm të të gjitha institucioneve shtetërore. Për këtë qëllim, institucionet shtetërore vazhdimisht i përforcojnë kapacitetet dhe aftësitë për:

– zhvillim dhe zbatim të mjeteve dhe metodave efikase për mbledhjen e in-formacioneve dhe të dhënave që janë me rëndësi vitale për sigurinë, analizë kualitative bërë nga ana e ekspertëve për mjedisin e sigurisë dhe bashkëpunim efikas ndër-institucional;

Page 23: бела книга - mod.gov.mk

23

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– operacionalizim i ndërsjellë dhe pajtueshmëri e kapaciteteve nacionale mbrojtëse me standardet e NATO-s dhe BE-së;

– udhëheqje të politikës gjithëpërfshirëse të jashtme për realizimin e interesave dhe qëllimeve nacionale në pajtim me standardet ndërkombëtare ligjore, ndërtim dhe përforcim i marrëdhënieve multilaterale dhe bilaterale me subjektet ndërkombëtare;

– ballafaqim me krimin e organizuar ndërkombëtar në të gjitha format e tij, me terrorizmin dhe korrupsionin;

– pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare për ruajtje të paqes dhe sigurisë botërore të udhëhequra nga OKB, NATO dhe BE;

– udhëheqje të politikës aktive dhe të mirë fqinjësore dhe pjesëmarrje në avancimin e politikës rajonale.

Kompetencat institucionale për sigurinë dhe mbrojtjen nacionale

10. Kuvendi, Kryetari i Republikës, Këshilli i Sigurisë, Qeveria, Ministria eM-brojtjes, Armata dhe ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore, si dhe qytetarët kanë përgjegjësi në zbatimin dhe menaxhimin e sistemit nacional të sigurisë dhe mbrojtjes. Kompetencat në sigurinë dhe mbrojtjen zbatohen në pajtim me Kush-tetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Ligji për mbrojtje i përcakton kompeten-cat në pjesën e sigurisë dhe mbrojtjes.

KRYETARI I REPUBLIKËS KUVENDI QEVERIA

AGJENCIA PËR ZBULIM

KËSHILLI PËR SIGURI

KOMISIONI PËR SIGURI DHE MBROJTJE

KOMISIONI PËR MBIKËQYRJE

DHE NDJEKJE TË KOMUNIKIMEVE

NGA MPB DHE MM se RM

SHËRBIMI USHTARAK PËR

SIGURI DHE ZBULIM

MINISTRIA E MBROJTJES

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

QENDRA PËR MENAXHIM ME

KRIZA

DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE

SHPËTIM

DREJTORIA PËR ZBULIM DHE

KUNDËRZBULIM

SIGURIMI PUBLIK

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Skema e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Maqedonisë

Page 24: бела книга - mod.gov.mk

24

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

11. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë:– bën mbikëqyrjen e realizimit të kompetencave të Qeverisë në fushën e

mbrojtjes dhe e ndjek gatishmërinë për mbrojtje të Republikës;– përcakton ekzistimin e rrezikut të drejtpërdrejte ushtarak mbi Republikën;– shpall fillimin dhe mibarimin e gjendjes së luftës dhe sjell buxhetin e Re-

publikës për gjendje lufte;– vendos për lartësinë e mjeteve për nevojat e mbrojtjes;– sjell vendime për anëtarësimin apo daljen e Republikës nga anëtarësia në

sistemet kolektive të sigurisë dhe mbrojtjes;– ratifikon marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes;– sjell koncept nacional për sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës;– sjell konkluzione dhe rezoluta në lidhje me realizimin e sistemit të mbro-

jtjes, planeve për zhvillimin e mbrojtjes, pajisjen dhe gatishmërinë luf-tarake të Armatës.

Kuvendi është kompetent për marrjen e vendimeve për pjesëmarrje të ARM-së në operacione ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës. Pas anëtarësimit në NATO, vendimin për dërgim të njësive të ARM-së jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, si dhe në shfrytëzimin e të drejtës për vetëmbrojtje indi-viduale apo kolektive në pajtim me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, do të sjellë Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

12. Kryetari i Republikës së Maqedonisë është komandant suprem i Ar-matës së Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Këshillit për siguri të shtetit. Kryetari:

– sjell strategji dhe Plan për mbrojtjen e Republikës;– i përcakton masat e qëndrimit dhe urdhëron zbatimin e tyre;

Page 25: бела книга - mod.gov.mk

25

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– përcakton organizimin, formimin dhe komandimin e Armatës;– sjell dokumente për përdorimin e Armatës dhe urdhëron përdorimin e

saj;– jep pajtueshmëri për dokumentet për zhvillimin e Armatës;– i përcakton masat për rritjen e gatishmërisë luftarake të Armatës dhe

urdhëron zbatimin e tyre;– urdhëron mobilizimin e Armatës;– sjell akte që kanë të bëjnë me gatishmërinë luftarake, luftën e armatosur

dhe mobilizimin e Armatës;– vendos eprorë në vende sipas formacionit dhe avancon apo shkarkon

gjeneralë;– vendos dhe revokon përfaqësues ushtarak të Republikës jashtë shtetit.

13. Këshilli për siguri përbëhet nga: kryetari i Republikës, kryetari i Ku-vendit, kryetari i Qeverisë, ministrat të cilët udhëheqin organet e administratës shtetërore në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme dhe tre anëtarë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Gjatë emërimit të këtyre tre anëtarëve, kryetari mban llogari që përbërja e Këshillit në mënyrë përkatëse ta reflektojë përbërjen e popullsisë në vend. Këshilli i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe jep propozime në Kuvend dhe Qeveri.

14. Qeveria propozon ligje, sjell rregullore, vendime dhe siguron resurse për zbatimin e tyre. Midis tjerash, Qeveria:

– sjell vendime për dërgim të njësive të ARM-së jashtë territorit të Repub-likës për pjesëmarrje në aktivitete stërvitëse, trajnime apo operacione humanitare,

– vendos për pranimin apo dhënien e ndihmës ushtarake teknike me shtete të tjera;

– urdhëron përdorimin e policisë në gjendje lufte si përkrahje për Armatën;– kryen planifikimin e mbrojtjes dhe sjell plan afatgjatë për zhvillimin e

mbrojtjes;– përcakton metodologjinë për zbatimin e përgatitjeve për mbrojtje.

15. Përdorimi i ARM-së në sistemin e menaxhimit me kriza është e rregulluar me Ligjin për menaxhim të krizave. Një pjesë e Armatës merr pjesë në përkrahjen e policisë në kushte kur me gjendjen e krizës është e kanosur siguria e Republikës, ndërsa organet e administratës shtetërore nuk kanë resurse dhe mjete adekuate për preventivin e saj dhe ballafaqimin me të. Për pjesëmarrjen e një pjese të Armatës në ballafaqimin me gjendjen e krizës vendos Kryetari, në bazë të propozimit të Qeverisë. Mënyrën e pjesëmarrjes së një pjese të Armatës

Page 26: бела книга - mod.gov.mk

26

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

26

në gjendjen e krizës e rregullon kryetari, përderisa procedurat operative të Ar-matës në përkrahjen e policisë janë të rregulluara me Udhëzim, të sjellë nga ana e ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

Skema e koordinimit të sistemit për menaxhim të krizave

NT

Legjenda:ARM- Armata e Republikës së MaqedonisëMPB – Ministria e Punëve të BrendshmeNT – Njësitë taktike

QEVERIA KRIZA

Komiteti menaxhues Grupi i vlerësimit

Shtabi i Qendres për menaxhim me kriza

Kryetari i Republikës – Komandanti suprem

ARM MPB Drejtoria për mbrojtje dhe

shpëtim

Qeverisja lokalePjesëmarrës të

tjerë

forcaNT

Page 27: бела книга - mod.gov.mk

IIIMENAXHIMI I

MBROJTJES

Page 28: бела книга - mod.gov.mk
Page 29: бела книга - mod.gov.mk

29

MENAXHIMI I MBROJTJES

1. Sistemi i mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë përjetoi transformim radikal gjatë shtatë viteve të fundit dhe dukshëm i zmadhoi kapacitetet dhe aftësitë e veta. Armata zhvilloi aftësi më të mëdha operative dhe i përmbushi pritjet e ud-hëheqjes së shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Me reformat e sistemit të mbrojtjes pas vitit 2004 u vendos sistem më efikas i menaxhimit, zhvil-lim i aftësive dukshëm më të mëdha ushtarake të ARM-së, koordinim ndër-sektorial dhe sjellje efikase e vendimeve. Në Ministrinë e Mbrojtjes u vendos menaxhim bash-këkohor i bazuar mbi funksionet e kontrollit demokratik dhe civil të ARM-së, sistem i planifikimit afatgjatë, misionet strategjike dhe aftësitë operative.

2. Me qëllim të zbatimit të misioneve strategjike në fushën e mbrojtjes, politika mbrojtëse e shtetit tonë synon:

– zhvillimin e aftësive për mbrojtje të vendit; – zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes për menaxhim efikas të

resurseve dhe proceseve mbrojtëse;– vazhdimin e ndërtimit, zhvillimit dhe ruajtjes së aftësive ushtarake të

ARM-së;– integrimin në strukturën politike dhe ushtarake të NATO-s;– përfshirjen dhe kontributin në politikën evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes; – kontributin e vazhdueshëm në operacionet ndërkombëtare për përkrahje të

paqes dhe stabilitetit.

3. Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për zhvillimin dhe ruajtjen e siste-mit nacional të mbrojtjes, për planifikimin strategjik, për buxhetin e mbrojtjes, për resurset njerëzore dhe ato material, për stërvitjen, për planifikimin dhe realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Page 30: бела книга - mod.gov.mk

30

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Struktura organizative e Ministrisë së Mbrojtjes 4. Ministria do t’i zhvillojë dhe përforcojë kapacitetet e veta civile-ushtarake për planifikimin e:

– politikës dhe planifikimit në fushën e mbrojtjes;– komunikimeve strategjike;– zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive;– menaxhimin e resurseve njerëzore;– vlerësimin dhe përgjegjësinë për rezultatet e arritura;– përkrahjen e operacioneve ndërkombëtare;– pjesëmarrjen në planifikimin mbrojtës të NATO-s dhe– bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe diplomacinë në

mbrojtje.

5. Sistemi për planifikim, programim, buxhet dhe zbatim (SPPBZ) një kohë të gjatë funksionon në ARM dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe e përkrah planifikimin në fushën e mbrojtjes. Në drejtim të thjeshtëzimit të zbatimit të planifikimit strategjik janë të formuara Grupi punues programor dhe Bordi i udhëheqësve të programeve. Ato përfaqësojnë trupa themelorë për koordinim të të gjitha çështjeve që kanë të

MINISTRI I MBROJTJESZËVENDËS MINISTRI I MBROJTJES

DEPARTAMENTI PËR REVIZION TË

BRENDSHËM

DEPARTAMENTI – SHËRBIMI USHTARAK

PËR SIGURI DHE ZBULIM

SHËRBIMI PËR AUTORITET AVIATIK

SHËRBIMI PËR HISTORINË

USHTARAKE – MUZEU USHTARAK

KËSHILLTARË SHTETËRORË

(13)

AKADEMIA USHTARAKE

9 QENDRA RAJONALE TË MBROJTJES

SEKRETARI SHTETËROR

SHEfI I SHP TË ARMZËVENDËS SHEfI I

SHP TË ARM

DREJTORI I SHP

DEPARTAMENTI PËR

KOMUNIKIME, ANALIZË DHE PËRKRAHJE OPERATIVE

DEPARTAMENTI PËR PËRKRAHJE

TË MINISTRIT

DEPARTAMENTI PËR POLITIKË

DHE PLANIfIKIM

DEPARTAMENTI PËR

BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJE

JURIDIKEDEPARTAMENTI PËR RESURSE NJERËZORE

DEPARTAMENTI PËR fINANCA

DEPARTAMENTI PËR LOGJISTIKË

DEPARTAMENTI PËR

PATUNDSHMËRI DHE SHËRBIMEDEPARTAMENTI

K-4

DEPARTAMENTI PËR INSPEKTIM TË MBROJTJES

Zyra e Nënoficerit kryesor të ARM-së

Zyra për përkrahje juridike

Zyra për koordinim dhe menaxhim të

informacioneveZyra për marrëdhënie me opinionin Njësia për

bashkëpunim midis armatave

J-1 J-2J-3J-4J-5J-6J-7J-8J-9

DEPARTAMENTI PËR BCU ME

QENDRAT RAJONALE TË MBROJTJES

Adjutant i komandantit

të lartë Kabineti i Shefit të ShP

Shtabi personal

Page 31: бела книга - mod.gov.mk

31

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

bëjnë me planifikimin, zhvillimin programor, zbatimin e programeve dhe sfidat në zbatimin e buxhetit. Programe kryesore të mbrojtjes janë:

1. Administrata;2. Personeli dhe arsimimi;3. Funksionimi i Armatës;4. Trajnimi në Armatë; 5. Logjistika në Armatë; 6. Pajisja dhe modernizimi;7. Objektet dhe infrastruktura dhe8. Operacionet paqësore dhe humanitare.Me qëllim të avancimit të efikasitetit dhe efektivitetit të Ministrisë së Mbro-

jtjes, është zbatuar edhe trajnim individual kompjuterik për PPBZ. Kjo gjë siguroi trajnim efektiv për personelin në lidhje me proceset kryesore, të cilat e ndërlidhin vizionin strategjik me strukturën e programeve dhe buxheteve organizative dhe e lehtësoi vendimmarrjen.

6. Plani afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes 2011-2020 është plani themelor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i cili përmban vizionin për zhvil-limin e mbrojtjes, prioritetet për realizimin e politikës në fushën e mbrojtjes, bux-hetin për mbrojtjen - të nevojshëm për realizimin e prioriteteve të vendosura dhe qëllimeve zhvillimore afatgjate në drejtim të përforcimit dhe avancimit të aftësive të Armatës dhe kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ai përfaqëson aplikim të menaxhimit bashkëkohor i cili do të bazohet në parimet e qeverisjes dhe planifi-kimit të mirë, në aftësitë operative të ARM-së dhe në misionet strategjike.

Qëllimet afatgjate strategjike janë:– avancimi i sistematizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe formacionit të

ARM-së në funksion të përkrahjes së misioneve dhe obligimeve nga Strat-egjia për mbrojtjen dhe transformimin e ARM-së dhe Ministrisë së Mbro-jtjes në organizata efektive, efikase dhe funksionale, të gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e shekullit 21;

– zhvillimi, arritja dhe vendosja e kapaciteteve dhe aftësive më të mëdha na-cionale strategjike dhe operative për arritjen e nivelit të caktuar të operimit të ndërsjellë, efikasitetit, efektivitetit dhe fleksibilitetit me NATO-n, forcat e armatosura rajonale dhe ato të shteteve – partnere;

– modernizimi i aftësive mbrojtëse për komandim, kontroll, komunikime, kompjuterë dhe zbulim;

– transformimi i sistemit për menaxhimin e resurseve njerëzore me qëllim që të rekrutohet, mbahet dhe përkrahet personel i kualitetit të lartë dhe i dedikuar ushtarak dhe civil;

– avancimi i sistemit për logjistikë;– integrimi në strukturat politike dhe ushtarake të NATO-s;– kontributi ndaj politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE;– adaptimi dhe përmirësimi i trajnimit me qëllim që të përmbushen misionet,

qëllimet dhe detyrat e ARM-së;– përmirësimi i infrastrukturës mbrojtëse.

Page 32: бела книга - mod.gov.mk

32

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

7. Ministria e Mbrojtjes vazhdon ta avancojë sistemin për përkrahje logjistike që t’u përgjigjet nevojave të shtuara të Armatës. Në periudhën vijuese do të ketë prioritet përmirësimin e sistemit për përvetësim, formimin e elementit nacional për përkrahje dhe thjeshtësim të procesit në realizimin e nevojave operative të ARM-së në vend dhe jashtë tij. Funksionimi i automatizuar i sistemit informatik logjistik i cili është në mënyrë të drejtpërdrejtë i përkrahur nga funksioni fleksibil dhe efikas i Qendrës për menaxhim material dhe nga Programi për rezerva materiale, do të mundësojë që përkrahja logjistike në mënyrë konsekuente t’i ndjekë kërkesat operative.

8. Muzeu ushtarak do të vazhdojë me transformimin organizativ dhe infra-strukturor në drejtim që të promovohet roli dhe kontributi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes gjatë historisë, si vlerë universale për një ardhmëri më të mirë. Në këto korniza do të për-forcohen edhe kapacitetet për hulumtim, mbledhje, rregullim, përpunim dhe studim profesional dhe shkencor, mbrojtje, ruajtje dhe prezantim të objekteve dhe përm-bajtjeve të muzeut. Në bazë të kësaj, në mënyrë të vazhdueshme do të avancohet roli edukativ përmes tërheqjes së një audience më të gjerë. Gjithashtu, do të zhvil-lohet komunikim interaktiv me vizitorët, me qëllim që të popullarizohet trashëgimia ushtarako-historike e Republikës, posaçërisht rëndësia e paqes dhe dobitë nga ajo si dhe rolin i Armatës.

32

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Page 33: бела книга - mod.gov.mk

IVARMATA E

REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Page 34: бела книга - mod.gov.mk
Page 35: бела книга - mod.gov.mk

Misionet dhe organizimi

1. Misioni primar i Armatës është mbrojtja dhe ruajtja e integritetit territo-rial dhe pavarësisë së Republikës dhe mbrojtja e popullsisë nga të gjitha kanosjet e jashtme në të gjitha kushtet – në paqe, në gjendje krize dhe në luftë. Gjithashtu, Armata është e përgatitur për plotësimin e obligimeve ndërkombëtare – kontribut ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s, pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare dhe mbrojtje të interesave më të gjëra nacionale.

2. Prioritetet, misionet dhe detyrat aktuale dhe të planifikuara të ARM-së janë:– mbikëqyrja dhe mbrojtja kundërajrore e hapësirës ajrore nacionale dhe

ndërlidhja me sistemin e integruar të NATO-s për mbrojtje kundër-ajrore;– pjesëmarrja në aranzhime (multilaterale, rajonale dhe bilaterale) ndërkom-

bëtare për patrullim në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë;– përkrahja e policisë dhe institucioneve tjera shtetërore gjatë mbrojtjes së

infrastrukturës kritike nacionale dhe përkrahja në ballafaqimin me pasojat në rast të sulmit terrorist;

– përkrahja e institucioneve shtetërore në rast të katastrofave dhe epidemi-ve natyrore, rreziqeve teknike-teknologjike dhe rreziqeve apo gjendjeve tjera të krizës;

– pozicionimi i shpejtë i forcave në operacione ndërkombëtare të bashkuara të udhëhequra nga NATO larg territorit nacional apo në operacione për vetëmbrojtje kolektive të NATO-s;

– komanda dhe kontrolle efektive në pajtim me kërkesat në Konceptin e NATO-s për aftësi komunikuese informatike të lidhura me rrjet dhe të mbrojtura;

– zbulim efektiv ushtarak dhe vëzhgim për përkrahje të operacioneve eks-peditive të ARM-së;

– qëndrueshmëria logjistike e kontingjenteve nacionale të pozicionuara, duke përfshirë edhe kapacitete për përfshirje në logjistikë multinacionale;

– përkrahje mjekësore të kontingjenteve të pozicionuara me Rolin 2;– mbijetesa dhe mbrojtja e forcave në kushte të luftës së afërt dhe kanos-

jeve nga armë kimike, biologjike, radioaktive dhe nukleare;– mbrojtja e forcave nga mjete të improvizuara eksplozive;– zbatimi i operacioneve në kushte komplekse gjeografike dhe klimatike,

duke përfshirë kushte ekstreme të nxehtësisë dhe thatësisë;– operacione në mjedis urban;– stërvitja e të gjitha njësive, posaçërisht të aftësive për pozicionim, sipas

doktrinës së përbashkët të NATO-s dhe procedurave në lidhje me komandën dhe kontrollin e operacioneve të bashkuara dhe të kombinuara tokësore;

– zhvillimi i aftësive për bashkëpunim civil – ushtarak (aftësi CIMIC);– kontributi në spektrin e gjerë të operacioneve për përkrahjen e paqes të

udhëhequra nga OKB, NATO apo BE apo nga koalicione miqësore;

35

ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Page 36: бела книга - mod.gov.mk

36

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– kontributi në strukturat ushtarake të NATO-s– bashkëpunimi multilateral dhe bilateral në fushën e mbrojtjes.

3. Roli i Armatës në përkrahjen e policisë dhe institucioneve tjera shtetërore është i rregulluar me Ligjin për mbrojtje dhe Ligjin për menaxhim të krizave, por janë të vendosura edhe procedura praktike standarde operative.

Armata në mënyrë të vazhdueshme jep përkrahje në ballafaqimin me fat-keqësitë dhe katastrofat elementare dhe humanitare. Për çdo vit, ARM angazhon rreth 1000 anëtarë të saj, rreth 100 automjete motorike dhe disa helikopterë për fikjen e zjarreve në shtet. Gjithashtu, ARM ka qenë e angazhuar edhe për heqjen e pasojave nga stuhia në komunat Radovish, Strumicë, Tetovë, Prilep e tjera. Çdo dimër, helikopterët e Armatës marrin pjesë në dërgimin e ushqimit dhe gjërave tjera të nevojshme për jetesë për nevojat e popullsisë së vedbanimeve të bllokuara nga bora dhe në të njëjtën kohë në ato terrene shpëton dhe nxjerr persona të sëmurë të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

4. Armata e Republikës së Maqedonisë ka demonstruar aftësi dhe devotsh-mëri të lartë operative në operacionet ndërkombëtare. Personeli ushtarak prej rreth 3000 meshkuj e femra ka marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, prej të cilëve 11 persona kanë flijuar edhe jetët e tyre. Personeli ushtarak i Armatës ka demon-struar nivel të lartë të trajnimit dhe kualitetit, por qëndrueshmëria e vazhdueshme e kontingjenteve tona në operacione ndërkombëtare vazhdon të përfaqësojë një sfidë të madhe.

5. Armata është e dizajnuar si set i vetëm i forcave të strukturuara në mënyrë efektive, me më shumë qëllime, e gatshme për operim të ndërsjellë dhe me mundësi për pozicionim në përmbushje të obligimeve nacionale dhe ndërkombëtare. Armata përbëhet nga lloje, forma dhe shërbime të cilat janë të organizuara në njësi, komanda, shtabe dhe institucione. Sipas aftësive dhe qëllimit të tyre, ato janë të grupuara në forca luftarake, forca për përkrahje luftarake si dhe forca për përkrahje luftarake dhe shërbim.

6. Armata e Republikës së Maqedonisë numëron personel aktiv ushtarak të miratuar prej 8.133 personash, ndërsa plotësimi vazhdimisht do të mbahet në nivel prej minimum 90%. Deri në fund të vitit 2020 duhet të arrihet raporti i oficerëve-nënoficerëve-ushtarëve profesionalë në përputhshmëri me formulën 1:2:4.

GJENDJA E MIRATUAR E NUMRIT TË ARMATËS

OfICERË NËNOfICERË USHTARË PERSONA CIVILË GJITHSEJ

1093 2150 4360 530 8133

7. Nën komandën e drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së janë Komanda e bashkuar operative, Komanda për trajnime dhe doktrina, Regjimenti për operacione speciale, një batalion për nderime dhe një qendër për vëzhgim elektronik.

Page 37: бела книга - mod.gov.mk

37

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Kom

pone

nta

aktiv

e ~

8.1

33Ko

mpo

nent

a re

zerv

e ~

1.80

0

Kom

anda

e b

ashk

uar

oper

ative

Shta

bi i P

ërgj

ithsh

ëm

i ARM

-së

Brig

ada e

par

ë e m

ekan

izuar

këm

bëso

rie

Kom

anda

Bata

lione

të m

ekan

izuar

këm

bëso

rie (4

)

Bata

lioni

ar

tiler

ik

Bata

lioni

i bl

indu

ar

Bata

lioni

in

xhin

ierie

Çeta

për

lidhj

e

Çeta

për

mbr

ojtje

ki

mik

eat

omik

e-bi

olog

jike

Bata

lioni

i pol

icisë

us

htar

ake

Brig

ada e

av

iacio

nit

Kom

anda

Skua

dron

i i he

likop

terë

ve lu

ftara

k

Skua

dron

i i he

likop

terë

ve tr

ansp

ortu

es

Skua

dron

i për

m

irëm

bajtj

e te

knik

e të a

viacio

nit

flut

urim

i për

tra

jnim

dhe

stër

vitje

Bata

lioni

për

m

broj

tje

kund

ër-a

jrore

Bata

lioni

për

m

bikë

qyrje

ajro

re d

he la

jmër

im

Bata

lioni

r lid

hje

Brig

ada p

ër p

ërkr

ahje

logj

istik

e

Kom

anda

Bata

lione

lo

gjist

ike (

3)

Qend

ra p

ër

rem

ont t

ekni

k

Qend

ra p

ër fu

rnizi

m

dhe t

rans

port

Qend

ra u

shta

rake

-mjek

ësor

e

Reze

rva a

ktive

Regj

imen

ti pë

r op

erac

ione

spec

iale

Kom

anda

Çeta

e sh

tabi

t

Bata

lioni

për

qëllim

e spe

ciale

Bata

lioni

i re

nxhe

rëve

Çeta

për

për

krah

je

logj

istik

e

Kom

anda

për

tra

jnim

dh

e dok

trina

Kom

anda

Qend

ra p

ëpr t

rajn

imin

divid

ual

Qend

ra p

ër tr

ajni

m

për k

adet

ë

Qend

ra p

ër g

juhë

hua

ja

Qend

ra p

ër rr

itje d

he

trajn

im të

qen

ve

Qend

ra p

ër p

ërkr

ahje

traj

nim

it

Qend

ra pë

r për

punim

in e

dokt

rinav

e, rr

egull

ave,

ud

hëzim

eve d

he le

ksion

eve t

ë m

ësua

ra

Qend

ra p

ër

vëzh

gim

elek

troni

k

Bata

lioni

për

nd

erim

e

Stru

ktur

a or

gani

zativ

e-fo

rmat

ive

e AR

M-s

ë

Page 38: бела книга - mod.gov.mk

38

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

8. Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë i kryen punët operative dhe profesionale në planifikimin, organizimin, përgatitjen dhe komandimin e Armatës në tërësi apo të pjesëve të saj, gjatë realizimit të detyrave të cilat janë rezultat i misioneve strategjike të mbrojtjes.

9. Komanda e bashkuar operative (KBO):– bën përgatitjen e forcave tokësore dhe ajrore të ARM-së për të mbrojtur dhe

ruajtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës;– merr pjesë në operacione për përkrahje të paqes të udhëhequra nga NATO,

OKB dhe BE dhe– kryen detyra për përkrahje të qytetarëve dhe institucioneve për mbrojtje dhe

shpëtim.KBO komandon me njësitë vijuese:– brigadën e parë këmbësorike të mekanizuar;– brigadën e aviacionit;– brigadën logjistike;– batalionin e policisë ushtarake;– batalionin për lidhje; – rezervën aktive.

10. Brigada e parë e mekanizuar këmbësorike, paraqet forcë kryesore luf-tarake të ARM-së, e cila siguron forca të gatshme për kryerje të misionit të Armatës. Jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në operacione paqësore dhe i përmbush obligimet ndërkombëtare.

11. Brigada e aviacionit siguron përkrahje ajrore dhe transport të njësive të ARM-së, kryen mbikëqyrje të hapësirës nacionale ajrore dhe siguron mbrojtje kundëra-jrore të elementeve të pozicionimit luftarak të njësive dhe objekteve më të rëndësishme në lartësi të vogla. Gjithashtu, ajo merr pjesë në operacione për përkrahje të paqes jashtë shtetit. Gjatë fatkeqësive dhe katastrofave elementare, njësitë e brigadës bëjnë kërkimin dhe shpëtimin e civilëve, fikjen e zjarreve dhe evakuimin mjekësor.

12. Brigada për për krahje logjistike bën pla nifikimin, organizimin, koor dinimin dhe realiz-imin e transportit, pajisjen dhe mirëmbajtjen si dhe përkrahjen mjekësore të komandave dhe njësive të ARM-së.

13. Komanda për trajnim dhe doktrina (KTD) është përgjegjëse për tra-jnimin individual luftarak të

Page 39: бела книга - mod.gov.mk

39

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

personelit ushtarak aktiv dhe atij rezervë. Gjithashtu, KTD siguron përkrahjen e trajnimit kolektiv, është përgjegjëse për përgatitjen e doktrinave për trajnimin luftarak si dhe për organizimin e kurseve për mësimin e gjuhëve të huaja dhe trajnimin profesional. KTD në përbërjen e vet i përfshin edhe qendrat për:

– trajnim individual;– përkrahje të trajnimit;– përpunim të doktrinave, rregullave, udhëzimeve dhe leksioneve të mësuara;– trajnim të kadetëve;– gjuhë të huaja; – rritje dhe trajnim të qenve.

14. Nën komandën e KTD është edhe Poligoni i armatës „Krivollak“, i cili është i dedikuar për kryerjen e llojeve të ndryshme të stërvitjeve taktike, të shtënave me kalibër të ndryshëm dhe të shtënave në cake në hapësirën ajrore. Madhësia e hapësirës dhe infrastruktura e ndërtuar mundëson që njëkohësisht të kryhet trajnim deri në nivel të brigadës. Poligoni shfrytëzohet për kryerje të trajnimit para-udhëzues të njësive të cak-tuara për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare. Poligoni „Krivollak“ disponon me poligone trajnimi për: kryerje të operacioneve në mjedise urbane, kryerje të operacioneve në kushte malore, kryerje të operacioneve në kushte autentike – “fshat afrikan”, fushë për shtënie me snajper dhe hedhje të bombave të dorës. Modernizimi i poligonit është në vijim dhe në të njëjtën kohë do të ndërtohet edhe Qendër trajnimi për përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse. Modernizimi i Poligonit „Krivollak“ zbatohet me përkrahjen e Mbretërisë së Danimarkës, ShBA-ve dhe shteteve tjera.

Page 40: бела книга - mod.gov.mk

40

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

15. Regjimenti për operacione speciale (ROS) kryen operacione speciale konvencionale dhe jo konvencionale, i pavarur apo në bashkëveprim me njësi tjera të ARM-së, gjatë kohës së paqes, gjendje krize dhe lufte, në përkrahje të paqes dhe preventivës së konflikteve. ROS në përbërjen e vet përfshin:

– Çetë komanduese;– Batalion për qëllime speciale;– Batalion të renxherëve; dhe – Çetë për përkrahje logjistike.

16. Qendra për vëzhgim elektronik ka për qëllim mbledhjen e të dhënave zbuluese përmes vëzhgimit elektronik të spektrit elektro-magnetik, me qëllim të paralajmërimit të hershëm dhe mbrojtjes së forcave të armatosura si dhe mbledhjen e të dhënave të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen nacionale.

17. Komandat dhe njësitë e ARM-së janë të vendosura në kazermat dhe kapacitetet shoqëruese në garnizonet: Shkup, Petrovec, Tetovë, Shtip, Kumanovë, Kërçovë, Veles, Prilep dhe Krivollak.

18. Përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për kontribut afatg-jatë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe euroatlantik si dhe gatishmëria e plotë për ndërmarrje të obligimeve dhe përgjegjësive të cilat rezultojnë nga anëtarësimi në NATO, na obligon të zhvillojmë dhe mirëmbajmë aftësi me mundësi për pozicionim dhe të gatshëm për operim të ndërsjellë në nivel prej 50% nga e tërë struktura e for-cave tokësore të ARM-së. Me kërkesë të NATO-s, do të vendosim forcë maksimale ushtarake në nivel të një grupi të mesëm batalioni këmbësorie dhe element nacional për përkrahje. Grupi i mesëm i batalionit të këmbësorisë gjenerohet nga forcat e brigadës së këmbësorisë të mekanizuar dhe e njëjta do të mirëmbahet tërësishte plotësuar, trajnuar dhe pajisur me pajisje ushtarake.

19. Republika e Maqedonisë, për të kontribuar në operacionet e ud-hëhequra nga NATO i përgatiti dhe do t’i mirëmbajë njësitë dhe kapacitetet vijuese të Armatës:

– një grup të mesëm batalioni këmbësorie, i cili deri në fillim të vitit 2015 do të transformohet në batalion të mesëm këmbësorie ;

– dy helikopterë transportues;– një çetë policie ushtarake;– një çetë për mbikëqyrje në thellësi;– një spital mobil i nivelit të 2 me fillimin e vitit 2014;– një togë inxhinierie;– një togë inxhinierie për çminim; – dy ekipe për operacione speciale.

Page 41: бела книга - mod.gov.mk

41

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

KBO-Komanda e bashkuar operative

KPL – Komanda për përkrahje logjistike

KpT – Komanda për trajnimKTD- Komanda për trajnime

dhe doktrinaROS- Regjimenti për

operacione speciale

Transformimi

20. Në periudhën 2005-2012 u zbatua transformimi radikal i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), në pajtim me planet dhe konkluzionet themelore nga Shqyrtimi strategjik i mbrojtjes i vitit 2004. Armata pas vitit 2005 u transformua në ushtri tërësisht profesionale, me numër më të vogël të personelit dhe strukturës ushtarake, por me forca dukshëm më të mëdha ndër-operative të pozicionuara për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare të udhëhequra nga OKB, NATO dhe BE. Më konkretisht, sot rreth 30% të forcave tokësore të Armatës janë të gatshme për pozi-cionim në operacione ndërkombëtare, gjë e cila mundësoi përgatitje të mirë, rrotacione koheshe të kontingjenteve dhe kontribut efektiv në pesë operacione ndërkombëtare.

21. Cikli i ri i transformimit të Armatës, i cili filloi gjatë fillimit të vitit 2012, është thelbësisht i planifikuar gjatë viteve 2010-2011 në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe partnerin strategjik - ShBA. Kryetari i shtetit në vitin 2010 e solli Strategjinë për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë, e cila jep kahe strategjike për transformimin e Armatës në forcë të armatosur efektive dhe efi-kase, e gatshme për sfidat e shekullit 21. Më pas, në vitin 2011, Qeveria e miratoi Planin afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes për vitet 2011-2020, me të cilin u sigu-rua unifikimi i përpjekjeve institucionale për zhvillimin sistematik të mbrojtjes dhe përputhjen e resurseve të limituara me prioritetet kyç zhvillimore. Në vitin 2011, kryetari i shtetit, si komandant suprem i forcave të armatosura, solli vendim për ristrukturimin e komandave dhe njësive të Armatës.

Page 42: бела книга - mod.gov.mk

42

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

22. Dobitë thelbësore nga struktura e re e Armatës janë:– strukturë më e thjeshtë e forcave;– grupim adekuat i forcave për luftë, për përkrahje luftarake dhe për përkrahje

luftarake dhe shërbim në kornizat e një komande;– integrim i përmirësuar i kapaciteteve të aviacionit, për mbrojtje kundër-ajrore

dhe mbikëqyrje ajrore në suaza të një njësie – brigada e aviacionit;– arritje e plotësimit më të mirë të njësive me personel dhe pajisje; – vendosje e kategorisë së re në rezervën aktive.

Zhvillimi i kapaciteteve dhe aftësive ushtarake

23. Për përmbushjen e misioneve strategjike në fushën e mbrojtjes, është e nevojshme të vazhdohet përforcimi i aftësive ekzistuese dhe zhvillimi i aftësive të reja operative ushtarake të ARM-së për pjesëmarrje në spektër të gjerë të operacioneve ushtarake, dhe atë në operacione humanitare (ndihmë në fatkeqësi), operacione për ndërtim të paqes, e deri në operacione për mbrojtje kolektive të Aleancës. Është e do-mosdoshme që ARM të jetë moderne, mobile dhe plotësisht e gatshme për operim të ndërsjellë me forcat e shteteve anëtare të NATO-s. Për këtë gjë, nevojiten përpjekje të reja të mëdha transformuese, për ndërtimin e forcave ushtarake të gatshme për operim të ndërsjellë dhe për pozicionim, me strukturë fleksibile, të plotësuara me personel ush-tarak kualitativ në mënyrë adekuate, mirë të pajisur dhe të trajnuar.

24. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm përpjekjet dhe resurset do të oriento-hen kah përfundimi i ndërtimit të aftësive ekzistuese ushtarake dhe zhvillimit të aftësive të reja ushtarake të cilat i mungojnë Armatës, për të përmbushur detyrat e saj që rezultojnë nga misionet strategjike mbrojtëse. Në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të reja ushtarake të ARM-së, prioritet do të kenë fushat vijuese:

– mbikëqyrja dhe mbrojtja kundërajrore e hapësirës nacionale ajrore dhe ndër-lidhja me sistemin e integruar të NATO-s për mbrojtje kundërajrore;

– pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare për patrullim në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë;

– zhvillimi dhe mirëmbajtja e 50% të aftësive për pozicionim nga forcat tokë-sore të Armatës për kontribut në operacione të bashkuara multinacionale të udhëhequra nga NATO dhe në operacione për mbrojtje kolektive të Ale-ancës;

– Rritja dhe avancimi i kapaciteteve për arsimim dhe trajnim.

25. Deri në vitin 2015 planifikohet të vendoset sistem përkatës për mbikëqyrje dhe paralajmërim ajror dhe i njëjti të lidhet me kapacitetet adekuate të NATO-s përmes Programit për shkëmbimin e të dhënave për gjendjen në hapësirën ajrore. Me këtë do të sigurohet pasqyrë për gjendjen e hapësirës nacionale ajrore dhe do të sigurohet përkrahje e operacioneve të aviacionit mbi territorin tonë. Përmes startit të Qendrës operative për vëzhgim ajror dhe Qendrës operative të aviacionit do të përmbushen parakushtet kyç për vendosje të një sistemi të integruar për ko-mandë dhe kontroll dhe do të shfrytëzohen kapacitetet për kontroll dhe mbrojtje të hapësirës nacionale ajrore.

Page 43: бела книга - mod.gov.mk

43

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

26. Me Memorandumin për mirëkuptim midis Republikës së Maqedo-nisë dhe Komandës për operacione të NATO-s të vitit 2011, rregullohet lidhja e kapaciteteve nacionale për mbikëqyrje dhe lajmërim ajror me Sistemin e integruar për mbrojtje kundërajrore të NATO-s. Vijon prokurimi i sistemeve bashkëkohore të radarëve tredimensional në suaza të Iniciativës ballkanike për qasje rajonale për mbrojtje kundërajrore midis Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi. Implementimi i tërësishëm i iniciativës ballkanike do të rezultojë me një qasje inventive dhe racionale ndaj ndërtimit të aftësive të përbashkëta rajonale mbrojtëse në frymën e Konceptit të NATO-s për „mbrojtje të mençur“.

27. Në lidhje me kapacitetet dhe aftësitë për mbrojtje kundërajrore, plani-fikohet që deri në vitin 2020, Brigada e aviacionit të pajiset me tre bateri raketash për mbrojtje kundërajrore në lartësi të vogla dhe me 3 deri në 4 radarë me amplitudë të vogël.

28. Me qëllim për të përforcuar aftësitë operative të këmbësorisë, pl-anifikohet që deri në vitin 2015 të sigurohet pako për trajnim, përdorim operativ dhe pako për përkrahje logjistike për së paku një batalion të mesëm këmbësorie, në pajtim me kodin e NATO-s për kapacitete dhe aftësi. Në suaza të këtij projekti planifikohet të sigurohen edhe sisteme për beteja kundër-blinduese në largësi të mesme dhe të mëdha. Deri në vitin 2020 do të modernizohet edhe një batalion i mesëm këmbësorie, ndërsa pas vitit 2020 gradualisht do të modernizohen të gjitha batalionet e këmbësorisë.

29. Personeli ushtarak dhe pajisja (obusë 105 mm dhe sistem vetëlëvizës „BM-21 GRAD“) nga katër batalionet aktuale artilerie do të koncentrohet në një batalion artilerie pjesërisht të përçueshëm. Modernizimi me obusë 155 mm parashi-kohet të kryhet në periudhën 2016 deri në 2020 dhe më tej.

43

Page 44: бела книга - mod.gov.mk

44

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

30. Leksionet e mësuara nga pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare flasin se është me rëndësi kyç të disponohet me kapacitete adekuate në nivelin tak-tik për ballafaqim me pajisje të improvizuara eksplozive (PIE). Personeli dhe pajisja në përbërjet ekzistuese të përkohshme për zbulimin dhe shkatërrimin e pajisjeve eksplozive dhe ekspertiza e tyre si dhe personeli i përbërjeve pioniere, do të përfaqë-sojnë bazë për dimensionin e aftësive organike për ballafaqim me PIE në përbërje të njësive inxhinierie.

31. Për zhvillimin e ardhshëm të Brigadës logjistike janë posaçërisht të rëndësishme aftësitë për përkrahje të operacioneve ndërkombëtare. Nga viti 1999, ARM në mënyrë të vazhdueshme jep përkrahje logjistike për forcat e KFOR-it. Në vitin 2007 morëm përgjegjësi të plotë për Qendrën koordinatave për përkrahje të forcave të KFOR-it e cila është e vendosur në Petrovec.

32. Qendra ushtarake-mjekësore do të zhvillohet dhe do të mirëmbajë një spital mobil të nivelit 2, me përkrahje të Mbretërisë së Norvegjisë (pako e pajisjes mjekësore) dhe ShBA-ve (pako e pajisjes logjistike). Spitali mobil i nivelit 2 do të mund të pozicionohet në operacione ndërkombëtare në mënyrë vetanake, apo në pjesë, për qëllime apo nevoja të forcave rajonale apo multinacionale mjekësore.

Page 45: бела книга - mod.gov.mk

VRESURSET

MBROJTËSE

Page 46: бела книга - mod.gov.mk
Page 47: бела книга - mod.gov.mk

Resurset njerëzore

1. Për zbatimin e suksesshëm të misioneve strategjike mbrojtëse, është me rëndësi kyç për aftësitë operative të Armatës pasja e personelit profesional ushta-rak dhe civil të arsimuar dhe trajnuar mirë, të aftë dhe të motivuar. Praktika tregon se të gjitha aspektet e menaxhimit të resurseve njerëzore, tërheqja, seleksionimi, arsimi, trajnimi, motivimi, shpërblimi, avancimi dhe ndërprerja e shërbimit kontribuo-jnë në zhvillimin e suksesshëm dhe mirëmbajtjen e forcave dhe aftësive operative.

2. Në vitin 2006, obligimi për shërbim të afatit në ushtri u zëvendësua me shërbim të afatit të ushtrisë në mënyrë vullnetare, me çka Armata arriti profesional-izim të plotë. Me transformimin e ARM-së dhe MM-së gjatë viteve 2005 deri 2007 dukshëm u zvogëlua personeli i oficerëve dhe nënoficerëve. Gjithashtu, u bë edhe transferimi i një pjese të personelit ushtarak dhe civil të Armatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtorinë për siguri të informacioneve të klasifikuara, Policinë gjyqësore dhe organe tjera të administratës shtetërore.

47

RESURSET MBROJTËSE

Page 48: бела книга - mod.gov.mk

48

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

PASQ

YRË

e g

jend

jes n

umer

ike

në A

RM si

pas k

ateg

oriv

e në

per

iudh

ën p

rej 3

1.12

.200

5 de

ri 31

.07.

2012

Nr.

KATE

GO

RIA

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

31.0

7.20

12

No.

%N

o.%

No.

%N

o.%

No.

%N

o.%

No.

%N

o.%

1O

ficer

ë13

9520

1225

1611

4615

1136

1511

1414

1045

1499

614

991

14

2N

ënofi

cerë

1867

2617

8623

1768

2218

1023

1848

2318

0925

1784

2517

7725

3U

shta

rë p

rofe

sion

alë

2668

3735

4046

3927

5038

3849

3979

5037

6152

3750

5237

2952

4Pe

rson

a ci

vilë

1210

1711

0414

1035

1397

113

942

1265

89

653

963

39

GJI

THSE

J71

4010

076

5510

078

7610

077

5510

078

8310

072

7310

071

8310

071

3010

0

Page 49: бела книга - mod.gov.mk

49

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

3. Në muajin qershor të vitit 2012 ARM u plotësua me personel ushtarak dhe civil prej 6.952 persona apo 85,5%. Në Ministrinë e Mbrojtjes janë vendosur 976 persona nga të cilët 197 janë personel ushtarak i Armatës.

Deri në vitin 2016 do të formohet rezervë aktive prej 1800 persona. Modeli i përbërjes rezerve është rezervë aktive, që nënkupton kontraktim të marrëveshjes midis MM dhe personave të cilët do të paraqiten në konkurs. Anëtarët e rezervës ak-tive do të fitojnë kompensim të caktuar mujor në të holla dhe do të jenë të obliguar gjatë vitit të marrin pjesë në stërvitje dhe ushtrime, si në vend ashtu edhe jashtë tij.

4. Njëra prej sfidave më të mëdha në të ardhmen do të jetë vazhdimi i tërheqjes së personelit kualitativ. Për këtë qëllim, MM në vitin 2005 e solli Pro-gramin për tërheqje të personelit ushtarak dhe civil profesional, kualitativ dhe me arsim të lartë. ARM dhe MM do të zbatojnë kampanja për profesionin ushtarak në shkollat e mesme dhe në institucionet e arsimit të lartë dhe kampanjë përmes me-diave elektronike dhe shtypit.

5. Procesi i seleksionimit të personelit zbatohet në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore të sjella në MM. Me seleksionimin e drejtë në të gjitha kategoritë mundësohet përzgjedhja e personelit kualitativ dhe të dedikuar nga i cili, në të ar-dhmen, do të identifikohen liderët e ardhshëm në ARM dhe MM. Koha dhe mundi i harxhuar për seleksionimin e njerëzve të vërtetë për vendet e punës, e bëjnë proce-sin e menaxhimit shumë më të lehtë, pasi që parandalohen problemet eventuale në fazat e mëtejme.

6. Bashkimi i kuadrit kualitativ në ARM dhe MM bazohet në dobitë financi-are nga marrëdhënia e punës, standardet dhe kushtet për punë si dhe perspektivat për ndërtim të karrierës përmes edukimit, trajnimit dhe zhvillimit profesional. Res-pektimi i akteve ligjore dhe nënligjore si dhe implementimi i koncepteve për oficerë dhe nënoficerë në ARM, sigurojnë vazhdimësi në zhvillimin dhe ruajtjen e personelit kualitativ në mbrojtjen.

7. Ligji për shërbim në ARM i mundëson personelit ushtarak dhe civil të Armatës të fitojë të drejtën për pension me minimum 25 vite stazh pensional të realizuar në Armatë, pa marrë parasysh moshën, në rast se nuk i plotëson kushtet për pension në bazë të moshës.

8. Me ndryshimet e Ligjit për shërbim në ARM, në vitin 2010 u përfundua legjislativi i procesit për përgatitje për kthim në jetën civile me përdorimin e plotë të standardeve të NATO-s. Procesi i përgatitjes së personelit ushtarak për kthim në jetën civile në Ministrinë e Mbrojtjes realizohet përmes programit „LEPEZA“. Në peri-udhën 2006-2012 këtë program e kaluan rreth 410 anëtarë të Armatës. Programi zbatohet me përkrahje nga Qeveria, Agjencia për punësim, komuniteti afarist dhe Mbretëria e Norvegjisë.

Page 50: бела книга - mod.gov.mk

50

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

9. Mbrojtja shëndetësore e personelit ushtarak dhe civil në ARM dhe MM është e rregulluar me Ligjin për shërbim në ARM dhe Ligjin për mbrojtje shënde-tësore. Në vitin 2010 Spitali ushtarak u transformua në Spital të përgjithshëm të qytetit „8 Shtatori“ dhe Qendër ushtarako-mjekësore të ARM-së. Qendra është e dedikuar t’u ofrojë mbrojtje shëndetësore të punësuarve në ARM dhe MM si dhe personelit të garnizoneve dhe njësive gjatë aktiviteteve në terren.

10. Politika për mundësi të barabarta është e bazuar në parimet mbarë-sisht të pranuara të qytetërimit dhe parimet themelore të Kushtetutës së Repub-likës së Maqedonisë, ku thuhet se “qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën nacionale dhe sociale, bindjet politike apo fetare, statusin e pronësisë apo atë shoqëror”. Kjo politikë është bazë e Programit për mundësi të barabarta në ARM dhe MM e sjellë në vitin 2005.

Përmirësimi i kushteve për punë dhe ndjekja e trendëve në armatat moderne fillon të japë efekte në interesimin gjithnjë e më të madh të femrave për shërbim në Armatë.

PASQYRËnumerike e perfaqesimit sipas gjinive në ARM

Përfaqësimi adekuat dhe i drejtë etnik

11. Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, njëra nga vlerat themelore të renditjes kushtetuese të shtetit është edhe përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i qytetarëve të cilët u takojnë të gjitha bashkësive etnike në organet e qeverisjes shtetërore dhe institucioneve tjera publike. Strategjia për mbrojtje e Republikës së Maqedonisë, si interes me rëndësi të posaçme e thekson ruajtjen dhe avancimin e de-mokracisë së fortë dhe funksionale multi-etnike dhe avancimin e vazhdueshëm të mar-rëdhënieve ndëretnike, çka do të arrihet edhe me realizimin e qëllimeve të Programit të vitit 2012 për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike në ARM dhe MM.

12. Në periudhën 2005-2012 dukshëm u përmirësua edhe përfaqësimi adekuat dhe i drejtë në personelin ushtarak (ushtarë profesionalë, oficerë dhe nëno-

Nr. KATEGORIA31.07.2012 MESHKUJ fEMRA

Numri % Numri % Numri %

1 Oficerë 991 14 905 91,4 86 8,6

2 Nënoficerë 1777 25 1579 88,9 198 11,1

3 Ushtarë profesionalë 3729 52 3617 97 112 3

4 Persona civilë 633 9 414 65,4 219 34,6

GJITHSEJ 7130 100 6515 91,4 615 8,6

Page 51: бела книга - mod.gov.mk

51

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

ficerë). Analizat tregojnë se ende nuk janë arritur qëllimet e parashtruara dhe duhet të investohen përpjekje më të mëdha për prodhimin e oficerëve nga bashkësitë et-nike të cilat nuk janë shumicë.

Nr. PËRKATËSIA ETNIKE

(në përqindje)2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

1 MAQEDONAS 81,37 77,60 75,06 73,59 73,31 73,60 74,08 73,67

2 SHQIPTARË 12,20 15,45 17,92 18,92 18,79 18,56 18,35 18,72

3 TURQ 0,98 1,44 1,71 2,04 2,21 2,23 2,13 2,14

4 ROMË 0,45 0,74 0,93 1,02 1,17 1,18 1,20 1,22

5 SERBË 2,46 2,33 2,12 2,13 2,08 1,99 1,89 1,89

6 BOSHNJAKË 0,59 0,60 0,57 0,59 0,57 0,59 0,57 0,57

7 VLLEHË 0,63 0,76 0,74 0,77 0,80 0,82 0,81 0,81

8 TË TJERË 1,32 1,08 0,95 0,94 1,08 1,02 0,97 0,98

GJITHSEJ: 100 100 100 100 100 100 100 100

PASQYRËe përfaqësimit të bashkësive etnike në personelin ushtarak të Armatës

13. Kjo gjendje e imponoi nevojën për të sjellë Programin e ri për përfaqësim përkatës dhe të drejtë etnik në Armatë dhe ministri. Programi parashikon zbatim të më shumë masave në sfera të ndryshme, nga tërheqja, arsimimi, trajnimi, mbajtja e personelit kualitativ deri në ndërtimin e liderëve dhe personave me funksione të larta ushtarake në vend dhe jashtë tij. Implementimi i Programit do të bëjë balancimin e (priliv i odliv) hyrjes dhe derdhjes së personelit të anëtarëve të bashkësive etnike, gjë e cila do të kontribuojë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe respektit midis të punësuarve, duke pasur kujdes standardet për kuadro të kualitetit të lartë.

Arritja e qëllimeve te nëpunësit shtetërorë do të realizohet në bazë të ligjit për nëpunës shtetëror edhe strategjisë për përfaqësim të drejtë etnik të Qeverisë së Re-publikës së Maqedonisë.

Arsimimi dhe trajnimi

14. Arsimimi dhe trajnimi e përfshijnë tërë arsimimin gjatë karrierës së të pu-nësuarve, duke filluar me nivelin hyrës të të gjithë kategorive të personelit. Ky arsim zbatohet përmes Akademisë ushtarake, qendrave nacionale për trajnim dhe përmes pjesëmarrjes në kurse dhe stërvitje ndërkombëtare. Me këtë sigurohet kontinuitet gjatë arsimimit dhe trajnimit të personelit, posaçërisht për forcat e deklaruara.

15. Akademia ushtarake „Gjeneral Mihaillo Apostollski“ Shkup si anëtare shoqëruese e Universitetit „Goce Dellçev“ Shtip, përfaqëson institucion të arsimit sipëror shkencor dhe hulumtues për arsimimin e kuadrove për nevojat e Armatës (studentë-kadetë), për sistemin e menaxhimit të krizave për mbrojtje dhe shpëtim. Akademia ush-

Page 52: бела книга - mod.gov.mk

52

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

tarake është institucion i arsimit sipëror, i akredituar në pajtim me Konventën e Bolonjës dhe Sistemin evropian për transferim të kredive, sipas të cilit realizohen studimet vijuese universitare:

– cikli i parë (deridiplomik) – program i akredituar;– cikli i dytë (magjistraturë dhe specializim) – program i akredituar dhe – cikli i tretë (studime të doktoraturës) – procesi i akreditimit është në rrjedhë.

16. Në pajtim me qëllimet e riafirmuara për edukim të vazhdueshëm profe-sional të korit të oficerëve në ARM, në Akademinë ushtarake filloi të realizohet edhe niveli i avancuar për arsimin e oficerëve. Arsimi përfshin:

– kurs për oficerë për specialitetet logjistike dhe për shërbimet në ARM,– kurs për komandantë të çetave të gjinive dhe specialiteteve logjistike,– kurs për detyra të shtabit në nivel batalioni.

17. Akademia ushtarake bën edukimin e vazhdueshëm të kadetëve dhe stu-dentëve dhe në të njëjtën kohë ofron edhe spektër të gjerë të lëndëve mësimore në fushën e mbrojtjes, si fushë shkencore më e gjerë e shkencave shoqërore, posaçërisht në pjesën e shkencave ushtarake dhe ushtarake - teknike, sistemin për menaxhimin e krizave, mbrojtjes dhe shpëtimit. Qëllimi themelor i edukimit të kadetëve dhe studentëve të Akademisë sonë ushtarake është zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të eprorëve të ardhshëm ushtarakë dhe nëpunësve shtetërorë, të përgatitur në aspektin psiko-fizik dhe atë moral dhe eprorë profesionalisht të aftësuar për ballafaqim me sfidat e reja.

18. Me qëllim për të arritur afirmimin e saj, Akademia ushtarake mirëmban bashkëpunim intensiv ndërkombëtar, e posaçërisht ndërmerr masa dhe aktivitete për etablim si institucion rajonal i arsimit sipëror. Në Akademinë ushtarake shkollohen edhe kadetë për nevojat e forcave të armatosura të Republikës së Malit të Zi. Në vitin 2012

Sistemi për menaxhim me kriza

Sistemi për mbrojtje dhe

shpëtim

Akademia ushtarake “Gjen. Mihailo

Apostolski”

Universitet shteteëror( Akademia ushtarake ështe pjesë e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë si anëtare shoqëruese e Universitetit“ Goce Dellçev” në Shtip)

Ushtarë dhe nënoficerë

Komanda për trajnim dhe doktrina

(ARM)

OficerëPersoneli civil

në MM dhe ARM

Qendra “Xhozef Kruzel“

Qendra rajonale për trajnim në komunikime

Departamenti për resurse Njerëzore në

MM

Page 53: бела книга - mod.gov.mk

53

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

kadetë nga Republika e Kosovës do të fillojnë të studiojnë në Akademinë ushtarake. Në këtë mënyre diploma e cila fitohet pas kryerjes së Akademisë ushtarake të Republikës së Maqedonisë është e njohur dhe e pranuar jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë.

19. Armata e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Mbrojtjes, në bash-këpunim me institucione tjera të arsimit sipëror, arsimojnë kuadro për nevojat e veta në të gjitha tre ciklet studimore. Gjithashtu, numër i caktuar i eprorëve dhe nëpunësve shtetërorë fitojnë shkallë më të lartë të arsimimit në akademitë ushtarake, kolegjet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë jashtë vendit.

20. Akademia ushtarakeorganizon “Kampus veror”, në të cilin marrin pjesë ka-detë, studentë dhe eprorë nga më shumë universitete dhe akademi nga vendi dhe jashtë. Qëllimi është që pjesëmarrësve t’u afrohet kompleksiviteti i sfidave me të cilat do të bal-

lafaqohen gjatë punës së tyre. Niveli i kualitetit i “Kampusit veror” rritet nga viti në vit, përderisa shenjë të veçantë të efekteve të cilat i arrin ky projekt i japin profesorët emi-nentë, punëtorët akademikë dhe ekspertët nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, nga vendi dhe nga disa institucione operative dhe akademike me ndikim të madh nga e tërë bota.

21. Trajnimi në ARM, e posaçërisht ai i njësive të deklaruara për operacione të udhëhequra nga NATO, bazohet në procedurat standarde të njohura të NATO-s. Kualite-ti i trajnimit në ARM dhe aftësia operative e njësive të deklaruara kontrollohet përmes Konceptit të NATO-s për aftësi operative, vlerësim dhe informim dhe standardeve të NATO-s për vlerësim të shkallës së përgatitjes të forcave. Personeli kyç në ARM dhe MM dhe njësitë e deklaruara kanë prioritet në trajnimin gjuhësor.

22. Leksionet e mësuara nga operacionet dhe ushtrimet ndërkombëtare si dhe rekomandimet e NATO-s e theksuan nevojën për zhvillim të forcave dhe aftësive për operim të ndërsjellë dhe për pozicionim. Gjatë zbatimit të trajnimit eksperiencat

Page 54: бела книга - mod.gov.mk

54

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

dhe leksionet e mësuara gjatë operacioneve dhe ushtrimeve ndërkombëtare përdoren në mënyrë intensive dhe të njëjtat do të kthehen në doktrina për trajnim të personelit ushtarak aktiv dhe atij rezervë.

23. Trajnimi zbatohet në qendrat e Komandës për trajnim dhe doktrina, Qen-drën për trajnim ushtarak-mjekësor, Qendrën rajonale për trajnim për komunikime, Qen-drën „Xhozef Kruzel“ dhe Qendrën për trajnim të pilotëve.

24. Qendra ushtarake-mjekësore është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe zh-villimin e Qendrës për trajnim mjekësor, e cila tani më është e përfshirë në rrjetin rajonal të qendrave për trajnim. Qendra është e formuar me përkrahjen e Konfederatës zvicer-ane, e në të ardhmen do të investohen edhe investime plotësuese që ajo të zhvillohet në Qendër rajonale për trajnim mjekësor. Qendra bën trajnim për:

– instruktorë për ndihmë të parë mjekësore;– persona jo mjekësorë për dhënie të vetë-ndihmës dhe ndihmës së parë

(shpëtues të jetës) dhe – përgatitje të ekipeve mjekësore para pozicionimit në misione dhe operacione

ndërkombëtare.

25. Në Qendrën rajonale për trajnim në komunikime (QRTK) zbatohen tra-jnime nga fusha e marrëdhënieve me opinionin. Deri më tani janë zhvilluar dhe realizohen 3 nivele (fillestar, i vazhduar dhe i avancuar) të trajnimeve në fushën e aftësive komuni-kuese dhe trajnimit për media, trajnim në fushën e komunikimit në gjendje krize si dhe trajnime për brifingje ushtarake. Në vitin 2011 u ndërmor iniciativë për avancim të QRTK në PpP/NATO Qendër për përsosmëri. Prioritet është zgjerimi i përmbajtjeve dhe numrit të instruktorëve, jo vetëm në nivel nacional, por edhe rajonal, gjë e cila do të kontribuojë për avancimin e karakterit rajonal të Qendrës. Vizionet për të ardhmen shkojnë në drej-tim që grupet ekzistuese qëllimore për trajnim në nivel nacional të përfshijnë edhe pjesë-marrës prej ministrive të tjera, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vetëqeverisjes lokale e institucioneve tjera shtetërore, duke pasur parasysh se kjo Qendër është e vetmja e këtij lloji në suaza të administratës shtetërore.

Financimi i mbrojtjes

26. Armata dhe Ministria e mbrojtjes i kryejnë misionet, detyrat dhe funk-sionet e tyre kryesore duke i shfrytëzuar të gjitha resurset me të cilat disponojnë, duke e vërtetuar rëndësinë vitale që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të zhvil-lojë strategji fiskale reprezentative dhe mirë të definuar, të cilat:

– mundësojnë vendosjen e prioriteteve për resurset që shfrytëzohen për mis-ione, detyra dhe funksione që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale;

– sigurojnë shfrytëzimin e balancuar në mënyrë përkatëse të resurseve në ministritë dhe organizatat që përkrahin qëllimet nacionale të sigurisë dhe mbrojtjes;

– nxisin dialog midis Kuvendit dhe ministrive në lidhje me sigurinë nacionale dhe– zhvillojnë qasje të disiplinuar ndaj qëllimeve të transparencës së planifikimit

dhe zbatimit të buxheteve praktike për sigurinë dhe mbrojtjen.

Page 55: бела книга - mod.gov.mk

55

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

27. Gjatë 7 viteve të fundit, sistemet dhe proceset për planifikimin e mbro-jtjes shfrytëzohen me efikasitet të zmadhuar, me çka u arrit shfrytëzimi adekuat i resurseve, duke mos sakrifikuar efektivitetin. Përveç kësaj, praktikat e mira afariste dhe mjetet teknologjike janë shfrytëzuar për të ngritur aftësitë dhe kapacitetet e gji-thanshme për sigurinë. Përderisa institucionet e sigurisë, duke i përfshirë këtu edhe ARM dhe MM kalonin në reforma ambicioze, ato i realizojnë misionet, detyrat dhe funksionet aktuale, në të njëjtën kohë duke planifikuar dhe duke u përgatitur për të ardhmen. Pa strategji të fokusuar, përcaktim, vizion dhe udhëheqje të përkushtuar, reforma e tanishme e sigurisë dhe mbrojtjes nuk do të ishte e mundur në kohë të resurseve të limituara për shkak të krizës ekonomike.

28. Ndryshimet e planifikuara strukturore, në bazë të shqyrtimit strategjik të mbrojtjes, u realizuan në mënyrë të suksesshme përmes dorëzimit të sigurimit ku-fitar në kompetencat e MPB dhe Spitalit ushtarak në kompetencat e shëndetësisë publike, si dhe përmes formimit të Qendrës për menaxhimin e krizave dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara. Procesi i ndarjes së funksioneve të caktuara nga Ministria e Mbrojtjes në organe tjera shtetërore, i vijuar me grupimin e njësive të ARM-së u përfundua në mënyrë të suksesshme përmes dorëzimit të tepricës së objekteve ushtarake në organe tjera shtetërore të vetëqeverisjes lokale. Realizimi i ndryshimeve strukturore rezultoi në ridefinimin e misioneve në ARM dhe MM dhe uljen e numrit të punësuarve për rreth 20%, me çka u krijuan kushte objektive për ristrukturimin e buxhetit të mbrojtjes, respektivisht ndarjen e buxhetit sipas formulës 50:30:20 (personeli: operacione dhe mirëmbajtje: pajisje dhe modernizim).

29. Edhe përkrah ridefinimit të misioneve të ARM dhe MM, buxheti për një periudhë më të gjatë mbahej në nivel prej 2% nga BPV. Kjo gjë mundësoi profesion-alizimin e plotë të Armatës dhe plotësimin me personel kualitativ, mirëmbajtje më të mirë të pajisjes, avancim të arsimit dhe trajnimit, fillim të procesit të pajisjes dhe modernizimit, si dhe rritje të vazhdueshme të kontributit në operacionet ndërkom-bëtare (tabela 1)

30. Sërish, gjatë tre viteve të fundit, kriza globale financiare dhe ndikimi negative i saj ndaj ekonomisë rezultoi me zvogëlimin e buxhetit të mbrojtjes. Edhe përkrah përpjekjeve më të mira të ARM dhe MM për arritje të efikasitetit financiar, ulja e buxhetit të mbrojtjes ngadalë krijon ndikime negative ndaj përpjekjeve për modernizimin dhe pajisjen e ARM-së. Edhe përkrah buxhetit të ulur për mbrojtje, janë arritur rezultate të dukshme: plotësim i vazhdueshëm i ARM-së me kuadro kualita-tiv, rihapja e Akademisë ushtarake, intensifikimi i arsimimitdhe trajnimit, kryerja e operacioneve përkrahëse për institucionet tjera shtetërore dhe rritja e kontributit në operacione ndërkombëtare.

31. Vendosja e programeve, projekteve dhe aktiviteteve me prioritet është me rëndësi kyç në kohë kur resurset për mbrojtje janë të kufizuara. Prioriteti krye-sor është devotshmëria e vazhdueshme për anëtarësim në NATO, duke përfshirë

Page 56: бела книга - mod.gov.mk

56

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

këtu kontributin afatgjatë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe euroatlantik. Në këtë mënyrë, harxhimet për operacione ndërkombëtare nga viti 2005 deri më sot janë rreth 50 milionë euro, që është 8-10% nga buxheti i mbrojtjes në nivel vjetor. Pjesëmarrja jonë në operacione mundësoi operacionalitetin më të mirë të ndërsjellë me aleatët dhe partnerët, trajnimin praktik të ushtarëve tanë, e rriti reputacionin e Republikës së Maqedonisë si pjesëmarrëse në sigurinë dhe stabilitetin global dhe e përforcoi partneritetin strategjik me partnerët.

32. Transformimi i ARM-së dhe përgatitja e 50% nga forcat dhe kapac-itetet për pozicionim si dhe dinamika më e ngadalshme në realizimin e planeve për pajisje gjatë viteve të fundit, në periudhën e ardhshme do të realizohen përmes rritjes graduale të buxhetit të mbrojtjes, zhvillimit të modaliteteve në bashkëpunimin rajonal, përdorimit të Konceptit të NATO-s për “mbrojtje të mençur” si dhe përmes përkrahjes së drejtpërdrejtë nga shtetet miqësore përmes donacioneve në sektorin e mbrojtjes.

33. Duke punuar në mënyrë më ekonomike, përmes përdorimit të siste-mit për PPBZ mundësohet që resurset e kufizuara të mbrojtjes të ndahen midis projekteve, aktiviteteve dhe programeve kritike. Ndaj modernizimit gjatë disa viteve të ardhshme mund të ndikojë pozitivisht rritja e vazhdueshme e buxhetit, zhvillimi i modeleve të reja të bashkëpunimit rajonal, përdorimi i konceptit të NATO-s për “mbrojtje të mençur”, si dhe përkrahja e drejtpërdrejtë nga shtetet miqësore. Në qoftë se kriza aktuale ekonomike vazhdon të keqësohet, ARM/MM do të hulumto-jnë mënyra dhe koncepte të reja për të arritur zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive ushtarake. Ministria e Mbrojtjes në sajë të Strategjisë për “mbrojtje të mençur”, do t’i racionalizojë harxhimet për mbrojtjen dhe do ta përforcojë aktivitetin dhe përfshirjen e projekteve rajonale dhe ndërkombëtare në pajtim me qëllimet tona të mbrojtjes. Bashkëpunimi rajonal dhe përdorimi i Konceptit të NATO-s për “mbrojtje të mençur” do të sigurojnë mundësi që Republika e Maqedonisë të marrë pjesë në investime të përbashkëta, së bashku me shtete tjera nga rajoni dhe nga NATO. Kapacitetet dhe aftësitë të cilat mungojnë do të vazhdojnë të zhvillohen në nivel rajonal.

34. Në kushte të krizës ekonomike, është vështirë të parashikohet dinami-ka e rritjes së buxhetit për mbrojtjen. Por, Qeveria vazhdon të qëndrojë e përkush-tuar ndaj zhvillimit të mëtejmë të mbrojtjes dhe do të bëjë përpjekje plotësuese për kthimin sa më të shpejtë të projeksioneve për buxhetin e mbrojtjes, siç janë të dhëna në Planin afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes 2011-2020. (tabela 2)

Ministria e Mbrojtjes, në sajë të Strategjisë për “mbrojtje të mençur”, do t’i racionalizojë harxhimet për mbrojtjen dhe do ta përforcojë aktivitetin dhe përfshirjen e projekteve rajonale dhe ndërkombëtare në pajtim me qëllimet tona të mbrojtjes.

Page 57: бела книга - mod.gov.mk

57

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Viti

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

Bux

heti

dena

rë6.

292.

020.

000

5.95

4.84

4.00

07.

123.

388.

000

7.24

2.44

3.00

07.

009.

077.

000

6.05

0.80

1.00

05.

871.

376.

000

5.73

1.35

3.00

0

Bux

heti

euro

102.

000.

000

96.0

00.0

0011

5.00

0.00

011

7.00

0.00

011

3.00

0.00

098

.000

.000

95.0

00.0

0093

.000

.000

Përq

indj

a e

BPV

2,27

2,01

2,15

1,90

1,77

1,43

1,30

1,20

Num

ri i t

ë pu

nësu

arve

8254

8358

8375

8640

8686

8023

7884

7937

PËR

SH-

KRIM

I

YEAR

S

2011

2012

2013

2014

2015

2016

2017

2018

2019

2020

Përq

indj

a e

BPV

për

M

M45

4.00

448

8.62

253

3.47

758

2.45

163

5.92

069

4.29

775

8.03

482

7.62

190

3.59

798

6.54

7

Bux

heti

i M

M1,

301,

451,

551,

651,

751,

801,

851,

902,

002,

10

MoD

B

udge

t5.

852

7.08

58.

269

9.61

011

.129

12.4

9714

.024

15.7

2518

.072

20.7

17

TAB

ELA

1Bu

xhet

i i M

inis

tris

ë së

Mbr

ojtje

s, p

ërqi

ndja

nga

BPV

dhe

num

ri i t

ë pu

nësu

arve

nga

200

5 de

ri m

ë 20

12

TABE

LA 2

Proj

ektim

i dhe

stru

ktur

a e

buxh

etit

të M

inis

tris

ë së

Mbr

ojtje

s për

per

iudh

ën 2

011-

2020

(në

milio

në d

enar

ë)

Page 58: бела книга - mod.gov.mk

VIKontrIbutI në

operacIone ndërKombëtare

dhe bashKëpunImI ndërKombëtar

Page 59: бела книга - mod.gov.mk

VIKontrIbutI në

operacIone ndërKombëtare

dhe bashKëpunImI ndërKombëtar

Page 60: бела книга - mod.gov.mk
Page 61: бела книга - mod.gov.mk

Kontributi në operacione ndërkombëtare 1. Duke u nisur nga parimi i mos ndarjes së sigurisë në rajonin euroatlantik,

Republika e Maqedonisë kontribuon në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për mbrojtje të paqes dhe sigurisë botërore. Kontributi i Republikës së Maqedonisë ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit global, parimisht shihet përmes investimit të aftësive dhe kapaciteteve të veta për realizimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta.

2. Në pajtim me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, njësitë e Ar-matës nga përbërja e përhershme dhe ajo rezerve apo pjesëve të tyre si dhe eprorët ushtarakë dhe personat civilë në shërbim të Armatës dhe të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, mund të marrin pjesë në aktivitete stërvitëse dhe trajnime edhe në op-eracione humanitare apo paqësore jashtë territorit të Republikës.

3. Kontributi i parë i Republikës së Maqedonisë jashtë kufijve të saj filloi në vitin 2002, në suaza të misionit të udhëhequr nga NATO – ISAF në Afganistan. Pastaj, kontributi gradualisht rritej përmes pozicionimit së forcave në misionin “Liri për Irakun“ në Irak, në operacionin ushtarak “ALTHEA“ në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në misionin e Kombeve të bashkuara „UNIFIL“ në Liban. Përveç kësaj, Republika e Maqedonisë që nga viti 1999 vazhdimisht siguron përkrahje të vazhdueshme për forcat e operacionit „KFOR“ në Kosovë.

61

Kontributi në operacione ndërKombëtare dhe bashKëpunimi ndërKombëtar

MISSIONI 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 GJITHSEJ

ISAf21+21 75+75 131+131 136+136 160+172 163+79+163 163+166 162+168

212242 150 262 272 332 405 329 330

Liri për Irakun

35+35 54+53 46+50 81+82 / / / /436

70 107 96 163

ALTHEA/ 42+32 12+12 12+12 12+12 12+12 10+10

21121 74 24 24 24 24 20

UNIfIL / / 1 1 1 1 1 1 6

KfOR / / Në qendrën koordinative janë të punësuar 13 persona 13

GJITHSEJ 112 278 446 460 357 430 354 351 2788

Kontributi i Armatës në operacione ndërkombëtare

4. Republika e Maqedonisë, si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë të vendosur vazhdon të qëndrojë e përfshirë në përpjekjet e përbashkëta për realizimin e sigurisë dhe arritjen e partneritetit afatgjatë me Afganistanin, në pajtim me parimet e dorëzimit të pronësisë së sigurisë së qeverisë afgane dhe parimit

Page 62: бела книга - mod.gov.mk

62

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

të NATO-s „bashkë brenda dhe bashkë jashtë“. Kontributi i deritanishëm dhe misioni i kontingjentit nacional gradualisht do të ndryshohet prej një misioni të mbrojtjes së forcave në mision për trajnim dhe asistencë të forcave afgane të sigurisë.

5. Kontributi ynë me forca në ISAf filloi në vitin 2002. Ai gradualisht rritej dhe në vitin 2010 arriti nivelin më të lartë prej 250 ushtarësh në një rrotacion. Në suaza të kontributit të deritanishëm në ISAF, personeli ushtarak mjekësor i ARM-së ishte edhe pjesë e ekipit të bashkuar mjekësor të Grupit të shteteve të Adriatikut (Maqedonia, Shqipëria, Kroacia), i cili nga muaji gusht 2005 deri në korrik 2009 funksiononte në mënyrë të suksesshme në 8 rrotacione në aeroportin e Kabulit. Republika e Maqedonisë në Afganistan sot ka të pozicionuar një çetë e cila e siguron Komandën e ISAF-it në Kabul (150), oficerë të Shtabit në komandat e ISAF, oficerë të Shtabit në ekipet operative për lidhje, ekip të përbashkët mjekësor kirurgjik në suaza të ekipit norvegjez provincial për rikonstruim në Mejmanë dhe instruktorë policorë në ekipin e përbashkët të Grupit të shteteve të Adriatikut (ekipi A-5) në Shkollën për polici ushtarake të Armatës afgane nacionale në Kabul. Gjithashtu, gjatë vitit 2010 ARM kontribuonte edhe në kontingjentin e Brigadës së 86-të të Gardës nacionale të Vermontit (ShBA) në ISAF me një togë të policisë ushtarake për trajnim të policisë nacionale afgane dhe një togë renxherësh për trajnim të armatës nacionale afgane.

Page 63: бела книга - mod.gov.mk

63

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

6. Në vitet 2003-2008 Republika e Maqedonisë ka marrë pjesë në misionin „Liri për Irakun“, e udhëhequr nga ShBA, me gjithsej 11 rotacione të kryera apo gjithsejtë 490 ushtarakë. Kontributi fillestar me togë për qëllime speciale në vitin 2008 u përforcua edhe me një togë.

7. Kontributi i parë i Republikës së Maqedonisë në suaza të operacionit ushtarak të udhëhequr nga Bashkimi Evropian - „ALTHEA“, filloi në vitin 2006 me pjesëmarrje të detashmentit të helikopterëve të përbërë prej dy helikopterë Mi-8/17, ndërsa përfundoi në korrik të vitit 2008. Kontributi në „ALTHEA“ vazhdoi me dërgimin e një ekipi mjekësor të nivelit 1, këshilltar juridik dhe nënoficer për mjekësi preventive në Komandën e EUFOR-it.

8. Republika e Maqedonisë merr pjesë në Konceptin - Grupeve luftarake të BE dhe është pjesë e Grupit luftarak GL BE II/2012, në të cilin marrin pjesë Gjermania – shtet lider, Austria, Çekia, Irlanda dhe Kroacia. Kontingjenti nacional numëron personel ushtarak prej 150 persona dhe atë në përbërjen: një çetë këmbësorie, personel shtabi në komandën e forcave, departament i përzier për mbrojtje atomike-biologjike kimike (MABK), ekip për zbulim, teknik mjekësor në çetën mjekësore Niveli-1 dhe element nacional për përkrahje. Kontingjenti është në gatishmëri të plotë për pozicionim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012.

9. Nga muaji maj i vitit 2007 e filluam kontributin tonë në operacione të udhëhequra nga OKB, me pjesëmarrjen e një oficeri të shtabit në Misionin „UNIfIL“ në Liban. Aktualisht është në rrjedhë rotacioni i gjashtë.

10. Kontributi i Republikës së Maqedonisë në operacionet ndërkombëtare përfaqëson dëshmi konkrete për suksesin e reformave në mbrojtje dhe për përcaktimet e forta strategjike të shtetit drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Dyqind ushtarë të armatës janë dekoruar dhe të shpërblyer me medalje të ndryshme për guxim, devotshmëri dhe arritje të larta profesionale.

11. Me Planin afatmesëm për zhvillim të mbrojtjes 2012-2017 janë të parapara edhe projeksionet vijuese për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare:

– vazhdim i pjesëmarrjes në Misionin e NATO-s „ISAF“ deri në vitin 2014 dhe dhënie e kontributit dhe përkrahjes për forcat afgane të sigurisë pas vitit 2014;

– pjesëmarrje në operacione të udhëhequra nga BE; – pjesëmarrje në misione të udhëhequra nga OKB; – përkrahje e vazhdueshme për KFOR-in.

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes

12. Ministria e Mbrojtjes është vazhdimisht aktive në bashkëpunimin në mbrojtje në nivel multilateral, rajonal dhe bilateral. Si shtet kandidat për anëtarësim në NATO dhe BE, realizon bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv me të dy organizatat si

Page 64: бела книга - mod.gov.mk

64

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

dhe me shtetet e tyre anëtare. Me fillimin e partneritetit strategjik me ShBA në vitin 2008 u krijuan kushte për përkrahje edhe më të fuqishme të Republikës së Maqedonisë në përgatitjet për anëtarësim në NATO, posaçërisht në edukimin e oficerëve, trajnimin, pajisjen e ARM-së dhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacione ndërkombëtare.

Në aspektin bilateral janë nënshkruar plane për bashkëpunim në mbrojtje me 24 shtete dhe realizohen aktivitete të shumta. Përveç bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO dhe BE, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes u zgjerua me Repub-likën Popullore të Kinës.

13. Ministria e Mbrojtjes solli Strategji të re për diplomaci mbrojtëse, qël-

limi kryesor i së cilës është thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbro-jtjes dhe përforcimi i rrjetit të diplomacisë në fushën e mbrojtjes.

Rrjeti aktual i diplomacisë në fushën e mbrojtjes në nivel multilateral përfshin: – 1 atashe mbrojtës në Misionin e OSBE-së në Austri, i cili mbulon edhe Aus-

trinë, Kroacinë dhe Slloveninë si atashe jo-rezident;– 5 persona në Misionin e Republikës së Maqedonisë pranë NATO-s në Bruksel;– 2 persona në Zyrën për lidhje në Komandën për operacione të NATO-s në

Belgjikë;– 1 person oficer për lidhje në Komandën për transformim të NATO-s në ShBA;– 4 persona në Komandën e Brigadës multinacionale të Evropës Juglindore

në Greqi; dhe – 1 person në “RACVIAC” – Qendrën për bashkëpunim në siguri në Kroaci.

14. Në nivelin bilateral janë dërguar 6 atashe rezidentë, edhe atë në ShBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Turqi Greqi si dhe një atashe civil për mbrojte në ShBA. Gjithashtu, është dërguar edhe një atashe i cili i mbulon Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën. Në vitin 2012 Ministria do të dërgojë atashe mbrojtës në Kinë, ndërsa për të ardhmen shqyrtohen mundësitë dhe resurset për hapjen e vendeve të reja në Misionin e OKB në Nju Jork, në Misionin e BE në Bruksel dhe në Rusi.

15. Ministria ka dërguar persona në shërbim në detyra ndërkombëtare në Komandat e NATO-s, si elemente shtabi për partneritet, edhe atë në Brunsum, Napoli, Mons dhe Bruksel, ku këta persona do të fitojnë eksperiencën e nevojshme për punë në shtabe multinacionale dhe në detyra ndërkombëtare.

16. Bashkëpunimi ndërkombëtar multilateral është praktikisht i përkrahur me qasjen ndaj konventave të shumta, por edhe me pjesëmarrjen në shumë inicia-tiva dhe projekte rajonale. Organizata e Kombeve të Bashkuara është organizatë universale ndërkombëtare dhe forum ku vazhdimisht vërtetohet dhe shpërndahet politika jonë paqedashëse e jashtme. Prandaj, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë Maqedonia vepron në pajtueshmëri të plotë me parimet e OKB-së. Republika e Maqedonisë në suaza të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare të sigurisë – OKB, NATO, BE dhe OSBE ka qasje të pjesëmarrjes aktive në krijimin dhe zbatimin

Page 65: бела книга - mod.gov.mk

65

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

e politikës globale mbrojtëse dhe përmirësimin e aftësive nacionale për ballafaqim me kanosjet, rreziqet dhe sfidat e reja dhe menaxhim më efikas të kapaciteteve civile dhe ushtarake në interes të paqes dhe stabilitetit global.

17. Republika e Maqedonisë si anëtare e OSBE-së iu qas edhe mar-rëveshjeve në fushën e kontrollit të armatimit „Dokumenti i Vjenës 1994“, „Doku-menti i Vjenës 1999“ dhe „Dokumenti i Vjenës 2011“. Për zbatimin e obligimeve të ndërmarra, MM formoi Qendër për kontrollimin e armatimit dhe vendosi bash-këpunim të ngushtë bilateral dhe rajonal me më shumë shtete – nënshkruese të kontratave. Në periudhën vijuese do t’i qasemi Marrëveshjes së adaptuar „CFE – Forcat konvencionale të armatosura të Evropës“ si dhe trajnimit të personelit për zbatimin e obligimeve në pajtim me marrëveshjen. Në mënyrë aktive i përkrahim masat të cilat kanë për qëllim kontrollin e armëve, preventivën e shtimit të armëve për shkatërrim masovik dhe kapaciteteve për përdorimin e tyre dhe përpiqemi për të zgjeruar kontributin nacional si mënyrë e promovimit të paqes dhe avancimit të masave për ndërtim të besimit dhe sigurisë në botë.

Bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes

18. Republika e Maqedonisë është tejet e dedikuar ndaj avancimit të mëte-jmë të bashkëpunimit rajonal, përforcimit të sigurisë dhe stabilitetit, shkëmbimit të eksperiencave dhe përkrahjes midis shteteve të Rajonit dhe integrimit të tyre në struk-turat euroatlantike. Bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes përfshin konsultime të vazhdueshme politike në të gjitha nivelet, trajnim të përbashkët, ndërtim të qen-drave rajonale për trajnim, ndërtim të njësive të përbashkëta ushtarake, e deri në pjesëmarrje të përbashkët në operacione ndërkombëtare.

19. Bashkëpunimi i afërt dhe frytdhënës në ShBA-Grupi i shteteve të Adria-tikut (formati A-5) përfaqëson formë shumë të suksesshme të përfshirjes së të gjitha shteteve në Rajonin, duke e përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Republika e Maqe-

65

Page 66: бела книга - mod.gov.mk

66

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

donisë konsideron se avancimi i bashkëpunimit A-5 është qasje e përfitimit të dyfish-të, edhe për paqen e për stabilitetin, por edhe për integrimin euroatlantik të Rajonit.

20. Reformat nacionale në fushën e mbrojtjes, në kushte të krizës eko-nomike, janë sfidë e re, para së cilës qëndrojnë të gjitha shtetet e Rajonit. Leksionet nga historia flasin se edhe periudhat e krizave ekonomike janë mundësi për paraqitje të ideve dhe koncepteve të reja, të cilat do të na mundësojnë sjellje më racionale dhe rezultate më të mira. Në këtë frymë, Republika e Maqedonisë është e bindur se Koncepti inventiv i NATO-s, i quajtur „Mbrojtje e mençur“, mund të konsiderohet jo vetëm për ne, por për tërë Rajonin, si udhëheqës strategjik në ballafaqimin me sfidat bashkëkohore.

21. Iniciativa për qasje rajonale ballkanike për mbrojtje ajrore është projekti i parë për ndërtim të kapaciteteve rajonale. Republika e Maqedonisë beson se kjo qasje e përbashkët mund të përdoret edhe në projekte tjera nga fusha e modernizimit të forcave nacionale të armatosura, për çka do të vijojë dialogu intensiv dhe konsultimi me shtetet e Rajonit.

22. Ngjashmëritë dhe nevojat operative nacionale të përbashkëta të shteteve nga Rajoni, si ato për mbikëqyrës të trajnuar mirë dhe të certifikuar të hapë-sirës ajrore, dhe forcat e bashkuara rajonale mjekësore, janë një mundësi e mirë për realizimin e ndërsjellë të mundësive dhe kapaciteteve të nevojshme.

23. Republika e Maqedonisë vazhdon të marrë pjesë në mënyrë aktive në SEDM-procesin si format më i gjërë i bashkëpunimit në mbrojtje në Evropën Juglin-dore, i dedikuar ndaj promovimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së Rajonit. Brigada multinacionale e Evropës Juglindore është projekti më i theksuar në këtë proces, kom-andant aktual i të cilit është një gjeneral i ARM-së.

24. Republika e Maqedonisë e përkrah edhe zhvillimin e projekteve të reja në suaza të SEDM-procesit, siç janë iniciativa për ndërtimin e integritetit, me qëllim të uljes së rreziqeve nga korrupsioni në resorin e mbrojtjes dhe projekti „Femrat – liderë të Konferencës për stabilitet dhe mbrojtje“, i cili ka për qëllim të vlerësojë se si femrat liderë gjenden në organizatat e sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Evropës Juglindore.

25. Në suaza të iniciativës „Kliringhaus i Evropës Juglindore“, Republika e Maqedonisë në vitin 2012 është bashkë-kryesuese e kësaj iniciative. Gjatë bashkë-kryesimit të saj, ka për qëllim t’i promovojë Qendrën rajonale për trajnim për komuni-kime, Qendrën për trajnim mjekësor dhe Poligonin ushtarak „Krivollak“ si kapacitete të mundshme për shfrytëzim nga ana e shteteve të Rajonit dhe shteteve anëtare të NATO-s. Të njëjtat janë tani më të hapura dhe shfrytëzohen nga ana e shteteve të Rajonit.

Page 67: бела книга - mod.gov.mk

VIIMBROJTJA DHE

SHOQËRIA

Page 68: бела книга - mod.gov.mk
Page 69: бела книга - mod.gov.mk

Armata dhe shoqëria

1. Bashkëpunimi civil-ushtarak është pjesë integrale e operacioneve dhe ak-tiviteteve bashkëkohore multidimensionale dhe ka të bëjë me të gjitha subjektet e involvuara. Armata e Republikës së Maqedonisë gatishmërinë e saj për bashkëpunim gjithëpërfshirës e demonstron përmes realizimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete të interesit më të gjerë shoqëror. Në suaza të mundësive dhe kapaciteteve të saj, Arma-ta vazhdimisht angazhohet për të përkrahur në aspekt logjistik zgjidhjen e problemeve të caktuara infrastrukturore, sigurimin e materialeve, pajisjes dhe shërbimeve gjatë or-ganizimit të manifestimeve apo aktiv-iteteve të ndryshme nga fusha e spor-tit, kulturës apo ato humanitare.

Armata vazhdimisht merr pjesë në aksionin tradicional të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë „Dita e drurit“, në të cilin për çdo vit marrin pjesë disa qindra anëtarë të Armatës me përkrahje përkatëse logjistike për realizimin e tij. Gjithashtu, ARM ofron përkrahje logjistike edhe në zgjidhjen e problemeve të caktuara lokale in-frastrukturore, siç është zgjerimi, rregullimi, rikonstruimi dhe tamponimi i rrugëve për nevojat e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë në gjatësi prej qindra kilometra.

2. Funksionimi dhe kryerja e misioneve dhe detyrave në kushte multinacionale dhe multikonfesionale është specifike dhe e vijuar me sfida të shumta dhe imponon nevojën për përdorimin e for-mave dhe metodave të reja në trajnimin e personelit përgjegjës për bashkëpunim civil ushtarak.

3. Rezultati final i masave të realizuara në mënyrë të suksesshme nga fusha e bashkëpunimit civil ushtarak, është ndërtimi i kushteve civile-ushtarake të cilat do të jenë në funksion të përmirësimit të moralit, bazës materiale, mjedisit ekologjik dhe krijimit të përparësisë taktike gjatë kryerjes së detyrave. Personeli përgjegjës për bash-këpunim civil-ushtarak duhet të:

– vendosë bashkëpunim me autoritetet civile në të gjitha nivelet;– në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrë pjesë në procesin e planifikimit;– kryejë vlerësime të vazhdueshme të rrethimit të drejtpërdrejtë dhe më të

gjerë civil, duke përfshirë edhe vlerësimin e nevojave të popullsisë civile;

69

MBROJTJA DHE SHOQËRIA

Page 70: бела книга - mod.gov.mk

70

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– realizojë aktivitete dhe nevoja të caktuara civile përmes përdorimit të forcave dhe mjeteve ushtarake;

– ta këshillojë eprorin përgjegjës – komandant për të gjitha aspektet e bashkë-punimit civil-ushtarak.

4. Duke e pasur parasysh faktin se gjatë kryerjes së misioneve, komandantët e njësive komunikojnë me numër të madh organizatash dhe agjencish civile me misione, man-date, metode të punës, role dhe përgjegjësi qartë të definuara, nevoja për personel mirë të trajnuar është parakusht kyç për sukses në mjedise komplekse dhe ambiente të krizës.

5. Bashkëpunimi me organizatat joqeveritare realizohet në fushën e edukimit të popullsisë së re përmes organizimit të seminareve, tribunave dhe manifestimeve të tjera, në të cilat në mënyrë aktive marrin pjesë anëtarët e Armatës. Ministria e Mbro-jtjes e Republikës së Maqedonisë realizon bashkëpunim me Institutin për siguri, mbro-jtje dhe studime për paqe pranë Fakultetit filozofik, me Fakultetin për siguri - Shkup dhe të gjitha institucionet tjera të arsimit sipëror.

Informimi i opinionit

6. Ministria e Mbrojtjes me kapacitetet për komunikime strategjike sigu-ron informacione të sakta dhe në kohë për komponentët e brendshme, organet shtetërore dhe opinionin me qëllim të vlerësimit të drejtë dhe kuptimit të fakteve që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale dhe mbrojtjen.

Furnizimi i mediave me informacione të vazhdueshme është me rëndësi të posaçme për shkak të anashkalimit të dezinformatave, thashethemeve, spekulime-ve dhe padurimit të opinionit, e posaçërisht te anëtarët e familjeve të anëtarëve të angazhuar të forcave të armatosura si dhe për shkak të rritjes së vëmendjes te opinioni dhe kuptimit për aktivitetet në suaza të operacioneve ndërkombëtare.

7. Marrëdhëniet me opinionin në fushën e mbrojtjes janë në proces të trans-formimit, si në aspekt të organizimit dhe mënyrës së planifikimit në këtë fushë, ashtu edhe në realizimin e përmbajtjeve dhe aktiviteteve informuese. Në të njëjtën kohë është mirë që ky aspekt i sistemit të mbrojtjes, në pjesën më të madhe, është mirë i vendosur, por ka edhe eksperienca për mbindërtim të mëtejmë dhe adaptim ndaj mundësive dhe nevojave bashkëkohore.

8. Misioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqe-donisë për informimin e opinionit është të sigurojë publikim të tërësishëm, në kohë dhe të saktë të informacioneve në opinion, të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe komandave dhe njësive të ARM-së si në vend, ashtu edhe jashtë tij, në pajtim me parimet dhe rregullativat për siguri operative dhe për privatësinë e forcave dhe personelit në to.

9. Parimet për informimin e opinionit në Ministrinë e Mbrojtjes përfshijnë spektër të gjerë të situatave prej paqes, përmes situatave të krizës e deri në luftë.

А) Transparencë; B) Përgjegjësi dhe kompetenca në dhënien e informacioneve;

Page 71: бела книга - mod.gov.mk

71

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

C) Çiltërsi e informacioneve, duke i respektuar Kushtetutën dhe ligjet; Ç) Publikim në kohë dhe i saktë i informacioneve në opinion; D) Qasje e barabartë në informacione për të gjitha mediat; Dh) Informim i brendshëm; E) Siguri e personelit.

10. Duke u nisur nga përcaktimi i përgjithshëm, marrëdhëniet me opinionin duhet të definohen përmes arritjes së parimeve të veçanta vijuese:

– sigurim i maksimumit të informacioneve nga fusha e mbrojtjes për të gjithë të interesuarit, në pajtim me politikën për siguri dhe mbrojtje nacionale;

– arritje dhe ruajtje e nivelit të njohjes maksimale dhe përkrahjes së politikës mbrojtëse si nga ana e strukturave të brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, ashtu edhe nga ana e opinionit dhe komunitetit;

– arritje dhe ruajtje të raporteve sa më të mira me të gjitha strukturat dhe segmentet e komunitetit, në pikëpamje të bashkëpunimit të ndërsjellë, organizimit dhe realizimit të përmbajtjeve të përbashkëta në realizimin e detyrave në sistemin e mbrojtjes;

– zhvillim, rritje dhe përforcim i vetëdijes së qytetarëve të Republikës së Maqe-donisë për nevojën për plotësimin e të drejtave dhe obligimeve kushtetuese në lidhje me përgatitjet dhe realizimet e mbrojtjes;

– rritje e dinjitetit, reputacionit, moralit dhe gatishmërisë së subjekteve dhe ushtruesve të aktiviteteve mbrojtëse në të gjitha strukturat e mbrojtjes dhe nxitje e motivimit për kryerje të plotë dhe kualitative të detyrave funksio-nale.

11. Qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve për informimin e opinionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së është të sigurojnë informim dhe përkrahje të opinionit për aktivitetet të cilat i zbatojnë resori kompetent, njësitë dhe komandat e ARM-së në pajtim me misionet dhe detyrat.

12. Qëllime specifike të informimit të opinionit janë:А. Të rritet njohuria te opinioni dhe të

avancohet informimi i opinionit për detyrat të cilat i kryen Ministria e Mbrojtjes dhe ARM, roli i tyre, mundësitë dhe kontributi i vendosur i saj ndaj stabilitetit në rajon dhe më gjerë;

B. Të sigurohet informimi sa është e mundur më i saktë, më i plotë dhe më i shpejtë i opinionit për aktivitetet e Ministrisë dhe kom-andave e njësive të ARM-së, si në vend ashtu edhe në suaza të misioneve ndërkombëtare paqësore për stabilizim dhe përkrahjen e paqes jashtë vendit.

Page 72: бела книга - mod.gov.mk

72

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

13. Këto synime do të realizohen me qëllim që:(1) të rritet përkrahja e opinionit për aktivitetet të cilat i zbaton Ministria e

Mbrojtjes dhe njësitë e ARM-së në vend;(2) të rritet përkrahja e opinionit për bashkëpunimin e njësive të ARM-së me

forcat e NATO-s, posaçërisht në fusha ku njësitë e ARM-së janë dërguar apo anga-zhuar në misione për përkrahjen e paqes;

(3) të mënjanohen mosmarrëveshjet e mundshme të opinionit dhe dezinfor-matave eventuale për misionin, rolet, mundësitë dhe aktivitetet e komandave dhe njësive të ARM-së;

(4) të jepet kontribut për efektivitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kom-andave, njësive dhe personelit të Armatës së Republikës së Maqedonisë gjatë përgjigjes së pyetjeve të parashtruara nga ana e mediave.

14. Ministri i Mbrojtjes, përmes zëdhënësit, i planifikon, organizon dhe re-alizon të gjitha llojet e marrëdhënieve me opinionin në suaza të Ministrisë së Mbro-jtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Përveç kësaj, zëdhënësi e koordinon zhvillimin e përmbajtjeve informative dhe përpunimin e përmbajtjeve të shtypura dhe audio-vizuale dhe atyre për rrjetin elek-tronik (internet). Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes udhëheq në mënyrë profesio-nale shërbimin e tërësishëm dhe organet për marrëdhënie me opinionin në mbrojtje dhe e nxit aktivitetin e tyre, duke krijuar kushte për efikasitet maksimal.

15. Në vitin 2012 u formua Departament i ri për komunikime, analizë dhe përkrahje operative në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilin e udhëheq zëdhënësi i Minis-trisë së mbrojtjes. Departamenti përbëhet nga pesë njësi:

– Njësia për media dhe punë multimediale,– Njësia për veprimtari botuese dhe produksion,– Njësia për planifikim, analiza strategjike dhe hulumtim,– Qendra rajonale trajnuese për komunikime,– Njësia për protokoll.

Page 73: бела книга - mod.gov.mk

73

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

16. Në vitin 2012, Ministria e Mbrojtjes solli Strategji për komunikime strategjike. Përveç mënyrave konvencionale të komunikimit, përmes ridizajnimit të faqes zyrtare të internetit dhe informimit të rregullt të opinionit përmes lajmërimeve dhe mjeteve të ngjashme, MM në mënyrë ekstensive i përdor edhe rrjetet sociale. Ato, pa dyshim, përfaqësojnë mënyra më të thjeshtë dhe mundësi të shkëlqyer për publikimin e shpejtë dhe të saktë të ngjarjeve dhe aktiviteteve ditore, të vijuara me elementet e nevojshme multimediale – fotografi, video e tjerë. Në të njëjtën kohë, ky lloj i komunikimit mundëson dhe nxit diskutime, gjë e cila përfaqëson mënyrë të lartë të arritjes së komunikimit të ndërsjellë me publikun të cilin e synojmë. Përveç faqes së „Facebook“-ut, Ministria e Mbrojtjes para do kohësh ka hapur edhe kanalin zyrtar në „YouTube“, i cili vazhdimisht përpunohet dhe mbindërtohet përmes shfaqjes së vizitave të rëndësishme të realizuara në dhe jashtë Republikës së Maqedonisë, si dhe rrjedhës së stërvitjeve që bën Armata e Republikës së Maqedonisë. Këto risi qartë dëshmojnë se Ministria e Mbrojtjes pa hezituar i ndjek trendët botërore në këtë fushë.

17. Në pjesën e veprimtarisë botuese, revista „Mburoja“ dhe revista shken-core „Mbrojtja bashkëkohore e Maqedonisë“, përveç në gjuhën maqedonase do të publikohen edhe në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Në të njëjtën kohë përpunohet revista „Mbrojtja bashkëkohore e Maqedonisë“, e cila e përfaqëson dhe promovon mendimin shkencor dhe arritjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë, rajonin dhe më gjerë, të ngritet në nivel të revistës ndërkombëtare shkencore, në të cilën në Bordin ndërkombëtar redaktues do të përfshihen ekspertë nga i tërë rajoni, duke përfshirë edhe shtetet-anëtare të Grupit të Adriatikut.

Page 74: бела книга - mod.gov.mk

74

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

18. Dëshmi për ndikimin pozitiv të sistemit të marrëdhënieve me opinionin ndaj shoqërisë është besimi më i lartë të cilin e ka Armata e Republikës së Maqe-donisë te të gjithë qytetarët e saj, në krahasim me institucionet tjera, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ministria e Mbrojtjes planifikon përgatitjen dhe realizimin e projekteve të veçanta dhe formave të tjera të bashkëpunimit, përmes të cilave do ta afrojë ARM-në me të gjitha bashkësitë etnike në Republikën e Maqe-donisë. Në këtë mënyrë, në fakt, do të kishim dashur që edhe më shumë ta ngremë nivelin e besimit te anëtarët e bashkësive etnike. Presim që përmes punës dhe suk-seseve, Armata e Republikës së Maqedonisë edhe më tej ta mbajë rejtingun më të lartë të saj, ndërsa Ministria e Mbrojtjes të vazhdojë të jetë institucion i respektuar i cili është vazhdimisht në kontakt të afërt me qytetarët.

19. Informimi i brendshëm është i synuar për strukturat e brendshme të mbrojtjes, siç janë të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe anëtarët e ARM-së. Qëndrimet paraprakisht të definuara për informimin publik kanë të bëjnë edhe me informimin e brendshëm, me atë që në këtë rast në plan të parë është arritja e qël-limit në lidhje me motivimin e subjekteve në mbrojtje për kryerje të plotë dhe efikase të detyrave funksionale, dhe me faktin që përmbajtjet informative sa i përket vëllimit të tyre janë gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt dukurive të caktuara, ngjarjeve dhe aktiviteteve të cilat ndodhin gjatë përditshmërisë.

20. Ministria e Mbrojtjes, në sajë të nevojës për ndërmarrje të aktiviteteve për informim të brendshëm të të punësuarve sa u përket masave dhe aktiviteteve për ristrukturimin e ARM-së dhe reformave në Ministrinë e Mbrojtjes, ka sjellë plan të aktiviteteve. Në lidhje me politikën personale dhe çështjet statutare, kushtet për punë dhe jetesë, Ministria e Mbrojtjes realizon takime tematike me anëtarë të Sin-dikatës dhe të punësuarit e tjerë në resorin e mbrojtjes nga e tërë Republika. Në këtë mënyrë, menaxhmenti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së realizon bisedime të drejtpërdrejta me pjesën më të madhe të përbërjes profesionale të Armatës dhe ministrisë. Përveç kësaj, nga ana e institucioneve të pavarura kryhet anketimi anon-im i të punësuarve, me qëllim që të shihet disponimi dhe mendimi i të punësuarve. Më pas, rezultatet nga hulumtimi i qëndrimeve analizohen dhe nga to nxirren edhe konkluzione adekuate.

Page 75: бела книга - mod.gov.mk

VIIIVIZIONI PËR ZHVILLIMIN

E MBROJTJES

Page 76: бела книга - mod.gov.mk

76

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Page 77: бела книга - mod.gov.mk

1. Armata është organizatë të cilën e përbëjnë meshkuj dhe femramirë të përgatitur, të aftë, të cilët janë plotësisht të dedikuar ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe mbrojtjes së interesave nacionale. Gjatë përkrahjes së qëllimeve dhe synimeve nacionale të sigurisë, Armata jonë në mënyrë të suksesshme kryen misione të spektrit të gjerë të operacioneve ushtarake dhe është e përgatitur që t’u përgjigjet situatave të ndryshme të paparashikueshme nga vendi apo ndërkom-bëtare. Që të mund Armata të sigurojë mirëqenien dhe sigurinë e popullsisë, është e nevojshme që ajo të përgatitet për mjedis të paparashikueshëm të sigurisë, Republika e sheh ardhmërinë e saj si anëtare e barabartë në NATO dhe në BE.

2. Vizioni jep drejtime se si Armata do të transformohet dhe zhvillohet gjatë dekadës së ardhshme, e përkrahur nga MM efikase dhe efektive- Armatë e cila do të jetë e përgatitur për të ruajtur interesat nacionale dhe për të kontribuar ndaj paqes botërore. Në qoftë se dëshirojmë që Armata jonë të jetë bashkëkohore, efektive, fleksibile dhe lehtë adaptabile, Republika e Maqedonisë do të duhet të investojë dhe të zhvillojë aftësi dhe kapacitete të cilat kanë domethënie thelbësore për Armatën.

3. Tërë vizioni për kapacitetet dhe aftësitë të cilat u nevojiten ARM-së dhe MM, bazohet në vlerësimin tonë të kohëpaskohshëm për kontekstin strategjik në të cilin operojnë forcat tona. Kur liderët e shtetit do të vlerësojnë se ka ndryshime në mjedisin strategjik, MM do ta azhurnojë Strategjinë e mbrojtjes dhe Planin afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes, me qëllim që të arrihen qëllimet afatshkurtra dhe afatg-jate. Gjatë dekadës së ardhshme përpjekjet dhe resurset do të jenë të synuara ndaj mbindërtimit të kapaciteteve ekzistuese, si dhe në të njëjtën kohë ndaj zhvillimit të aftësive të reja ushtarake. Vizioni kryesisht do të fokusohet në fushat vijuese:

– transformimin e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes;– rritjen e gatishmërisë operative të Armatës;– mirëmbajtjen e përmirësuar të pajisjes dhe infrastrukturës;– kontribut afatgjatë në operacionet ndërkombëtare;– integrimin në NATO dhe në BE;– bashkëpunim më të madh rajonal dhe ndërkombëtar;– përmirësimin dhe integrimin e sistemeve për komandë, kontroll dhe komu-

nikim;– përmirësimin e mobilitetit, transportit dhe aftësisë për pozicionim;– arritje të operativitetit të ndërsjellë me forcat e shteteve anëtare të NATO-s;– përforcimin e programeve për udhëheqje dhe zhvillim profesional të ARM

dhe MM;– zhvillimin e doktrinës relevante për përdorimin e ARM-së në kushte të mje-

disit të ndryshueshëm strategjik dhe operativ;

VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E MBROJTJES

77

Page 78: бела книга - mod.gov.mk

78

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– regrutimin e personelit kualitativ dhe arritjen e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë etnik dhe gjinorë;

– mirëmbajtjen e personelit me arsim të lartë dhe të trajnuar;– zhvillimin e logjistikës së fokusuar (dorëzimin e pajisjeve të duhura, rezer-

vave dhe personelit në masën e duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur që të përkrahen qëllimet operative);

– zhvillimin e programeve për përvetësim në mbrojtje të cilat bazohen në Strategjinë “nga koncepti deri në aftësi”;

– përdorimi i Konceptit për “Mbrojtje të mençur”;– përforcimi i mbrojtjes së forcave;– zhvillimi i planeve efektive për komunikim strategjik;– avancimi i proceseve të brendshme të punës;– avancimi i proceseve të sistemit për planifikim, projektim, buxhetim dhe

zbatim.

4. Projektet kryesore të cilat i përmban Vizioni për mbrojtjen janë të përsh-kruara shkurtimisht. Këto projekte janë të nevojshme për përforcimin gradual të af-tësive dhe kapaciteteve, duke mos e cenuar efektivitetin e ARM-së dhe MM-së dhe plotësimin e misioneve dhe detyrave nga ana e tyre.

Ristrukturimi i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes

5. Armata vazhdon me procesin dinamik të transformimit deri në vitin 2015. Me këtë proces do të sigurohen aftësi më të mëdha operative, sistem më mirë i foku-suar komandues-kontrollues dhe plotësim me personel aktiv rezervë mirë të përgatitur dhe të trajnuar prej 1800 personash. Ristrukturimi i ARM-së do të sigurojë forca të për-gatitura operative me minimum 90% plotësim me pajisje dhe kuadro të trajnuara sipas standardeve të NATO-s.

6. Transformimi i planifikuar i MM duhet të arrijë efikasitet më të madh në zbat-imin e misioneve, detyrave dhe funksioneve. Për këtë qëllim, deri në fund të vitit 2012, do të përpunohet Studimi për funksionet dhe organizimin e Shtabit të përgjithshëm të ARM-së dhe MM. Në pajtim me konkluzionet, të cilat do të jenë rezultat nga ky studim, do të vendoset strukturë e re organizative e MM.

Projekte për modernizimin e Armatës

7. Pajisjet ushtarake të Armatës duhet gradualisht të modernizohen gjatë dekadës vijuese dhe më pas. Gjatë kësaj, në mënyrë maksimale do të shfrytëzohen iniciativat rajonale dhe multinacionale për zhvillim të aftësive të përbashkëta për pozi-cionim në frymë të Konceptit të NATO-s për “Mbrojtje të mençur”. Në pajtim me Planin afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes 2011-2020 do t’i realizojmë projektet kryesore vi-juese për modernizimin dhe pajisjen e ARM-së:

– Zhvillim të kapaciteteve dhe aftësive të integruara për mbikëqyrje dhe lajmërim ajror.

Page 79: бела книга - mod.gov.mk

79

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– Prokurimin e radarëve tredimensionalë– Qendër për trajnim të pilotëve.– Sistem logjistik-informatik (SLI).– Pajisje dhe infrastrukturë për trajnim.– Modernizimin e helikopterëve.– Pajisje për mbrojtje individuale dhe kolektive atomike-biologjike dhe kimike.– Pajisje komunikuese.– Automjete motorike jo luftarake.– Transportues të blinduar në rrota për dy batalione të mesme të këmbësorisë në

pajtim me Kodin e NATO-s për kapacitete dhe aftësi.– Sistem për komunikim taktik për një batalion të mesëm të këmbësorisë.– Sisteme të avancuara individuale luftarake.– Sisteme për mbrojtje kundër-ajrore në lartësi të vogla (deri 3000 m). 8. Patrullimi në hapësirën nacionale ajrore përfaqëson një sfidë të madhe për

Republikën e Maqedonisë, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Në këtë frymë, së bashku me NATO-n, shqyrtohen të gjitha opsionet e mundshme (bilaterale dhe multilaterale) për sigurim të kapaciteteve dhe aftësive të aviacionit për patrullim në hapësirën ajrore. Hapi ynë i parë në këtë drejtim është përmirësimi i infra-strukturës ajrore për miratim dhe bazim të kapaciteteve dhe aftësive për patrullim në hapësirën ajrore.

Page 80: бела книга - mod.gov.mk

80

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

Avancimi i proceseve

9. Me qëllim që të avancohen procedurat e brendshme punuese, vendosen mjete dhe teknologji të reja informuese. Me to do të sigurohet komunikim vertikal dhe horizontal, koordinimi dhe rrjedhimi i informacioneve në ARM dhe MM, si dhe midis tyre. Këto mjete dhe procese përfshijnë:

– sistemin informatik për menaxhimin me personelin;– sistemin logjistik informatik (SLI);– sistemin global komunikues-informatik;– sistemin për menaxhimin e dokumenteve;– sistem për planifikim, programim, buxhetim dhe zbatim;– trajnim të kompjuterizuar;– zhvillim të strategjive dhe planeve.

10. Ministra e Mbrojtjes do të sjellë Strategji për mënjanimin e pajisjes së tepërt dhe infrastrukturës së panevojshme, e cila pastaj do t’u dorëzohet institucioneve tjera shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale. Me këtë Strategji do të vendosen praktika më të mira punuese, do të rritet efikasiteti i proceseve dhe do të arrihet transparenca. Planifikohet që mënjanimi të automatizohet si pjesë e SLI.

11. Koncepti i NATO-s për “Mbrojtje të mençur” përfaqëson mënyrë më të mirë të zhvillimit të kapaciteteve përmes bashkimit të resurseve. Me Strategjinë për “Mbrojtje të mençur”, Republika e Maqedonisë do të sigurojë metodë për përmirësimin e sigurisë dhe në të njëjtën kohë do t’i zvogëlojë harxhimet. Republika e Maqedonisë është e angazhuar në më shumë aktivitete aktuale dhe aktivitete të planifikuara për të ardhmen për bashkimin dhe ndarjen e kapaciteteve, vendosjen e prioriteteve dhe koordinimin e përpjekjeve me partnerët dhe aleatët, siç janë:

– ekip i përbashkët i Grupit të shteteve të Adriatikut në Shkollën për polici ushtarake në Kabul;

– qasje rajonale ballkanike për mbrojtje kundërajrore;– Qendër rajonale trajnuese në Krivollak;– Qendër rajonale për trajnim me armë jo-vdekjeprurëse;– Forca të specializuara rajonale mjekësore.

Menaxhimi i resurseve njerëzore

12. ARM dhe MM do të vazhdojnë përpjekjet për tërheqjen e personelit kualitativ dhe mbajtjen e personelit të kualitetit më të lartë në organizatat e tyre. Aftësitë dhe kapacitetet operative të ARM dhe MM edhe më tej do të vazhdojnë të jenë të përkrahura nga personeli ushtarak dhe civil i arsimuar, profesional, i aftë dhe i motivuar.

13. Përpjekjet për menaxhimin e resurseve njerëzore, gjithashtu do të fokusohen në:

– azhurnimin dhe implementimin e Strategjisë për resurset njerëzore;– zbatimin e programeve për mundësi të barabarta dhe përfaqësim adekuat dhe

të drejtë etnik;

Page 81: бела книга - mod.gov.mk

81

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– zhvillimin e Programit për zhvillim profesional të liderëve/menaxherëve;– kontinuitet në zbatimin e programit për tranzicion të personelit ushtarak dhe

civil “LEPEZA”;– Sjelljen e Konceptit për përkrahje psikologjike të personelit ushtarak dhe civil, i

cili është i pozicionuar në misione dhe operacione ndërkombëtare;– përkrahjen e familjeve të personelit i cili është i pozicionuar në misione dhe

operacione ndërkombëtare.

Arsimimi dhe trajnimi

14. Akademia ushtarake „Gjenerali Mihaillo Apostollski“ në të ardhmen do ta avancojë procesin arsimor dhe zhvillimin profesional të oficerëve përmes:

– përdorimit të metodave dhe teknologjive bashkëkohore arsimore, duke përf-shirë edhe përdorimin e simulimeve dhe shfrytëzimit të teknologjive informa-tike;

– intensifikimit të veprimtarisë shkencore-hulumtuese;– akreditimit të së paku një programi studimor të ciklit të III të studimeve;– vendosjes dhe avancimit të programeve studimore për shkollim të pilotëve;

Page 82: бела книга - mod.gov.mk

82

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

– intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimimit ushtarak;– bashkëpunimit të ndërsjellë me institucionet tjera të arsimit të lartë në vend.

15. Kandidatët për detyrat më të larta ushtarake dhe civile në Armatën dhe në Ministrinë e Mbrojtjes do të dërgohen në shkollim përkatës strategjik në shtabet dhe kolegjet nacionale për mbrojtje si dhe në universitetet e shteteve anëtare të NATO-s. Edukimi do të mundësojë kuptim më të mirë të proceseve të planifikimit strategjik, insti-tucioneve mbrojtëse, kontrollit civil mbi ushtrinë dhe çështje për Aleancën.

16. Në mënyrë të vazhdueshme do të investohet në avancimin e trajnimit individual dhe kolektiv të komandave dhe njësive, në trajnimin e njësive të deklaruara dhe trajnimin e rezervës aktive. Në të njëjtën kohë, me procesin e transformimit të komandave dhe njësive të Armatës, trajnimi do të përshtatet ndaj nevojave të pa-jisjes bashkëkohore ushtarake dhe leksioneve të mësuara nga pjesëmarrja në opera-cionet ndërkombëtare. Gjithashtu, në masë sa më të madhe do të shfrytëzohen edhe mundësitë për trajnim në ushtrimet ndërkombëtare dhe ato rajonale, si dhe ushtrimet në bazë bilaterale.

17. Komanda për trajnim do ta modernizojë pajisjen dhe infrastrukturën në të gjitha garnizonet dhe qendrat ekzistuese për trajnim dhe do të themelojë Qendër për përpunim të doktrinave, rregullave, udhëzimeve dhe leksioneve të mësuara.

18. Në periudhën kohore 2011-2018, Qendra për trajnimin e pilotëve do të zhvillohet si partneritet publik – privat midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kompanisë „Elbit Systems“ nga Izraeli. Në vitin 2012 në Akademinë ushtarake filloi shkollimi i kan-didatëve për pilotë. Trajnimi do të kryhet sipas programeve dhe metodave bashkëko-hore dhe gjatë tij do të përdoren edhe simulues. Përveç trajnimit të pilotëve, për nevo-jat e ARM-së do të kryhet edhe trajnim i pilotëve për institucionet e tjera shtetërore. Pasi të arrijë Qendra gatishmëri të plotë operative, do të zhvillohet në Qendër rajonale dhe do të hapet edhe trajnim për pilotë nga shtetet tjera.

19. Gjatë procesit të mësimit të gjuhëve të huaja për anëtarët e ARM-së dhe MM prioritet do t’i jepet personelit kyç dhe personelit i cili dërgohet në misione dhe operacione ndërkombëtare. Deri në vitin 2014 përdorimi aktiv i gjuhës angleze do të përfshihet si kusht i nevojshëm për avancim në grada të larta oficeri.

20. Infrastruktura në mbrojtje do të përmirësohet përmes modernizimit dhe rikonstruimit të kapaciteteve ekzistuese dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja.

21. Për realizimin e këtij vizioni për zhvillimin e mbrojtjes nevojitet konsen-sus politik në shtet. Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë transparencë të plotë të poli-tikës mbrojtëse, duke përfshirë këtu edhe implementimin e reformave në mbrojtje. Reformat janë proces të cilin mund ta shfrytëzojmë vetë, me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve vendore profesionale, përkrahje të fortë nga opinioni dhe në koordinim e bashkëpunim ndër-sektorial.

Page 83: бела книга - mod.gov.mk

83

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

LISTA E SHKURTESAVE

ASDE Shkëmbimi i të dhënave për gjendjen në hapësirën ajroreA-5 Shtetet e Grupit të AdriatikutARM Armata e Republikës së MaqedonisëALTHEA Operacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë e HercegovinëABK Mbrojtje atomike-biologjike kimikeBE Bashkimi EvropianBPV Bruto prodhimi vendorBRAAD Qasja rajonale ballkanike për mbrojtje kundërajroreCfE Forcat konvencionale të armatosura të EvropësDRNj Departamenti i resurseve njerëzoreDSK Drejtoria për siguri dhe kundërzbulimEJL Evropa JuglindoreGL BE Grupi luftarak i Bashkimit EvropianGMBK Grupi i mesëm i batalionit të këmbësorisëISAf Forcat ndërkombëtare për ndihmë për siguri të AfganistanitJ 1-9 Departamente në suaza të shtabit të përgjithshëmK-4 Komunikime, kontrollë, komandë dhe kompjuterëKBO Komanda e bashkuar operativeKfOR Operacioni i NATO-s në KosovëKPL Komanda për përkrahje logjistikeKpT Komanda për trajnimKTD Komanda për trajnime dhe doktrinaLEPEZA Programi për kthim në jetën civileMEI Mjete eksplozive të improvizuara MM Ministria e MbrojtjesMPB Ministria e Punëve të BrendshmeMPJ Ministria e Punëve të JashtmeNATO Organizata Veri-atlantikeNATINADS Sistem i integruar i NATO-s për mbrojtje kundërajroreOKB Organizata e Kombeve të BashkuaraOSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Page 84: бела книга - mod.gov.mk

84

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

PAZhM Plani afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjesPpP Partneritet për paqeSLI Sistemi logjistik-informatikQMK Qendra për menaxhimin me krizaQRTK Qendra rajonale për trajnim për komunikimeRACVIAC Qendër për bashkëpunim në siguriRM Republika e MaqedonisëROS Regjimenti për operacione specialeSEDM Format i bashkëpunimit të ministrave të mbrojtjes të Evropës juglindoreSEEC South Eastern ClearinghouseShBA Shtetet e Bashkuara të AmerikësShP i ARM Shtabi i përgjithshëm i ARMSPPBZ Sistem për planifikim, programim, buxhetim dhe zbatimSHAPE Komanda e bashkuar për operacioneUNIfIL Misioni i OKB në LibanUP Ushtarë profesionalë

Page 85: бела книга - mod.gov.mk

85

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

BIBLIOGRAFIA1. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrt. e RM ÐÌ”

nr.52/91 dhe amendamentet 91/01, 84/03, 31/08, 3/09).

2. Ligji për mbrojtje i Republikës së Maqedonisë, (Gaz. zyrtare nr. 42/01,5/03,58/06,110/08,051/110 dhe 151/11).

3. Ligji për shërbim në ARM, („Gaz. zyrtare e RM“ nr.36/2010, 23/11,47/11, 148/11 dhe 55/12).

4. Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, („Gaz. zyrtare e RM “ 58/2000, 44/02, 82/08 dhe 167/10).

5. Ligji për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, („Gaz. zyrtare e RM, nr.59/2000, 12/2003, 55/2005, 37/206, 115/2007, 19/08 dhe 82/08).

6. Ligji për menaxhimin me kriza, („Gaz. zyrtare e RM “ nr.29/05 dhe 36/11).

7. Ligji për informacione të klasifikuara, („Gaz. zyrtare e RM “ nr. 9/04, 113/07, 145/10 dhe 80/12).

8. Ligji për qasjen e lirë në informacione të karakterit publik, (“Gaz. Zyrtare e RM “ nr.13/2006, 86/08 dhe 6/10).

9. Ligji për nëpunës shtetërorë (“Gaz. zyrtare e RM”, nr. 59/00, 112/00, 34/01, 103/01, 43/02, 98/02, 17/03, 40/03, 85/03, 17/04, 69/04,81/05, 108/05, 61/06, 114/09 dhe 76/10).

10. Ligji për punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë. („Gaz. zyrtare e RM “ nr.92/09, 35/10,36/11 dhe 158/11).

11. Ligji për mbrojtje dhe shpëtim, (“Gaz. zyrtare e RM “ nr.36/2004, 49/04, nr.86/06, 124/10 dhe 18/11).

12. Ligji për agjencinë për zbulim („Gaz. zyrtare e RM “ nr.19/1995).

13. Dispozita për sigurinë administrative të informacioneve të klasifikuara.

14. Dispozita për përshkrimin e funksioneve të nëpunësve shtetërorë (“Gaz. zyrtare e RM “ nr.06/2007).

15. Vendimi për metodologjinë e zbatimit të përgatitjeve për mbrojtje, (“ Gaz. zyrtare e RM “ nr. 83/2003).

16. Koncepti nacional për siguri dhe mbrojtje i Republikës së Maqedonisë, Shkup, 2003.

17. Pasqyra strategjike e mbrojtjes – korniza politike, Ministria e Mbrojtjes, 2004.

Page 86: бела книга - mod.gov.mk

86

LIBRI I BARDHË I MBROJTJES

18. Strategjia për siguri nacionale, Ministria e Punëve të Jashtme, 2008.

19. Strategjia për mbrojtje, („Gaz. zyrtare e RM “, nr. 30/10).

20. Strategjia për arsim dhe trajnim në fushën e mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes, 2006.

21. Strategjia për menaxhimin e resurseve njerëzore, Ministria e Mbrojtjes, 2004.

22. Strategjia për tërheqjen e personelit kualitativ, Ministria e Mbrojtjes, 2007.

23. Strategjia për komunikime strategjike, Ministria e Mbrojtjes, 2012.

24. Strategjia për diplomaci në mbrojtje, Ministria e Mbrojtjes, 2012.

25. Strategjia për sigurinë e Bashkimit Evropian, 2003.

26. Koncepti strategjik i NATO-s, Lisbonë, 2010.

27. Koncepti operativ i ARM-së, Ministria e Mbrojtjes, 2007.

28. Rregullorja për planifikim, programim, buxhetim dhe zbatim, Ministria e Mbrojtjes, 2006.

29. Udhëzimi për planifikim, programim, buxhetim dhe zbatim, Ministria e Mbrojtjes, 2006.

30. Programi nacional vjetor për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, 2011/12.

31. Programi për përgatitje për kthim të personelit ushtarak të RM në jetën civile (LEPEZA), Ministria e Mbrojtjes, 2007.

32. Programi për përfaqësim adekuat dhe të drejtë etnik, Ministria e Mbrojtjes, 2012.

Page 87: бела книга - mod.gov.mk
Page 88: бела книга - mod.gov.mk