Upload
others
View
1
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
2
1. Hyrje
Universiteti i Tiranës është krijuar në vitin 1957, si institucioni i parë universitar i arsimit
të lartë dhe i kërkimit shkencor në Shqipëri. Ai funksionon bazuar në ligjin e arsimit
të lartë dhe statutin e miratuar në vitin 2018. Implementimi i ligjit të miratuar në
2015 krijoi paqartësi në aspektin e organizimit të IAL-ve për shkak të vonesës së
nxjerrjes së akteve ënnligjore dhe mungesës së interpretimit të tyre të drejtë nga
organet drejtuese në universitete. Kjo paqartësi vinte edhe për shkak se organet
e IAL-ve nuk arritën të hartojnë dhe miratojnë statutet dhe rregulloret e tyre të
brendshme për të detajuar kompetencat. Universiteti i Tiranës pasi vuri në
pikëpyetje akreditimin e tij dhe pas kritikave të raportit të ASCAL miratoi statutin 3
vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit, ndërsa debate mbi rregulloren e universitetit vijon të
jetë në fokus sot, 5 vjet pas miratimit të ligjiot në fushatën zgjedhore për rektorë
dhe dekanë.1
Sipas nenit 33 të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë institucionet e arsimit të lartë dhe
njësitë e tyre përbërëse rregullojnë veprimtarinë e tyre në rregulloret e tyre të
brendshme, që hartohen dhe miratohen në përputhje me këtë ligj dhe sipas
mënyrës së përcaktuar në statutin e institucionit të arsimit të lartë. Në statut, në
përputhje me këtë ligj dhe me vendimin e hapjes së institucionit të arsimit të lartë,
përcaktohen hollësisht: organizimi, strukturat përbërëse të tij, veprimtaritë e
autoriteteve dhe organeve drejtuese, zgjedhja apo emërimi i tyre, nivelet e
delegimit të kompetencave nga autoritetet drejtuese dhe administrative,
periudhat e kryerjes së vlerësimit të brendshëm të strukturave ose programeve të
studimit, detyrat dhe të drejtat e personelit akademik, ndihmësakademik,
administrative dhe të studentëve, si dhe çështje të tjera që regullojnë
veprimtarinë e institucionit.2
Ndërsa sipas nenit 12 të Statutit të Universitetit të Tiranës, Fakulteti e mbështet
veprimtarinë e tij në ligjin nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në
institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", në aktet nënligjore në
fuqi, në këtë Statut, në rregulloren e UT-së, si dhe në rregulloren e fakultetit. 3
Pavarësisht parashikimeve ligjore, Universiteti i Tiranës dhe njësitë kryesore të tij
(Fakultetet) nuk kanë hartuar Rregullore të brendshme për të detajuar dhe
rregullaur marrëdhëniet që lindin si pasojë e hyrjes në fuqi të ligjit 80/2015, duke
lënë ende në fuqi rregulloret e vjetra të cilat praktikisht janë bërë nul për shkak të
1 https://www.ascal.al/media/documents/qaa%20eer/University%20of%20Tirana%20EER%20AL.pdf 2 https://openuniversity.al/wp-content/uploads/2018/10/Ligji-80-2015-P%C3%ABr-Arsimin-e-Lart%C3%AB-dhe-k%C3%ABrkimin-shkencor-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri.pdf 3 https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/08/Statuti_2018.pdf
3
të drejtave dhe detyrimeve të reja që lindin për organet drejtuese pas
ndryshimeve ligjore të vitit 2015.
Megjithatë, Fakulteti i Shkencave Sociale, i cili është në fokus të kësaj analize për
organizimin e punës së brendshme i referohet Rregullores të miratuar me Vendim
nr 24, datë 18.11.2010 të Këshillit të Fakultetit.4
Ekipi i projektit përbëhet nga një grup studentësh, pjesë e programit të Institutit
Demokratik Amerikan (NDI) në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung dhe
Friedrich Ebert Stiftung Shqipëri, mbi promovimin e iniciativave rinore për rritjen e
integritetit në politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Qëllimi i kësaj analize është të identifikojë nivelin e informacionit të studentëve të
Fakultetit të Shkencave Sociale lidhur me aksesin në informacion, aksesin në
shërbime studentore dhe mekanizmat ekzistues për adresimin e ankesave në
fakultet
2. Metodologjia dhe kampionimi
Gjetjet e këtij studimi bazohen në të dhënat e mbledhura nga studentët e
Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës nëpërmjet një procesi
anketimi online, ku 300 studentë plotësuan formën e anketimit në programin
google form gjatë muajit korrik 2020.
Për të siguruar gjithëpërfshirje dhe shpërndarjen e drejtë, pyetësori u dërgua me
e-mail në kontaktet e studentëve, të siguruara nga databaza e departamenteve
dhe nëpërmjet shpërndarjes së tij në rrjetet sociale të Fakultetit.
Testimi i pyetësorit u realizua me 10 studentë para nisjes zyrtare të anketimit. Kjo
ishte një fazë mjaft e rëndësishme pasi siguroi stafin e projektit që pyetjet të ishin
të qarta e të kuptueshme për studentët. Zgjidhja e problematikave minimale të
dala në këtë fazë garantoi efektivitetin e instrumentit dhe konsolidimin
përfundimtar të tij.
Para përcaktimit të kampionit, stafi implemetues i projektit realizoi një përllogaritje
të numrit të studentëve në në Fakultetin e Shkencave Sociale. Për të garantuar
nivelin e besimit 95% me tolerancë gabimi jo më shumë se ±4.3%, kampioni
(rastësor) i përzgjedhur në të gjitha degët e studimit pranë këtij fakulteti ishte 300
studentë apo 1.5% e popullatës. Statisticienët pranojnë një nivel prej 95% të
besimit si një standart të pranueshëm, prandaj gjetjet e studimit janë të një niveli
të lartë besueshmërie.
4 https://docs.google.com/file/d/0B0Dzyl_ABclyZ0FzU29kX3J4MUE/edit?pli=1
4
Sa i përket shpërndarjes së pyetësorit pjesëmarrja ka qënë në porpocion të drejtë
me numrin e studentëve që popullojnë secilin department të Fakultetit të
Shkencave Sociale.5
Tabela 1. Shpërndarja e
pyetësorit sipas
departamenteve të FSHS
Referuar edhe popullatës së studentëve që përbëjnë Fakultetin e Shkencave
Sociale e cila dominohet nga vajzat, në këtë anketim është reflektuar ky realitet
duke pasur një raport të studentëve të anketuarve 79% vajza dhe 21% djem.
Tabela 2. Gjinia e të
anketuarve
5 https://fshs-ut.edu.al/?page_id=131
5
3. Gjetjet kryesore
• Më pak se gjysma e studentëve
të pyetur (43%) kanë dijeni mbi
rregulloren e Fakultetit, por 74.4% e
tyre nuk e kanë lexuar ndonjëherë
përmbajtjen e saj ndërsa 25.6% janë
të infromuar mbi përmbajtjen e saj.
• Vetem 41.6% e studentëve që
vizitojnë faqen zyrtare të internetit të
fakutletit janë të kënqur me
informacion që ajo përmban, ndërsa
58.4% e të pyeturve shprehen të
pakënaqur me informacionin që ofron
ëebsite-i i fakultetit te tyre.
• Vendin e parë për nga rëndësia
e informacionit që duhet publikuar në
ëebsite-in e fakultetit e zë kalendari
akademik me opinionin e 210 nga 300
studentët e anketuar dhe në vendin e
fundit renditet informacioni mbi të
dhënat e kontaktit, i cili është
konsideruar “Shumë i rëndësishëm”
vetëm nga 1/3 e studentëve të
anketuar.
• Pjesa më e madhe e studentëve
të pyetur kanë vlerësuar me notë
jokaluese “4” shërbimet e ofruara nga
zyra e financës, sekretaria mësimore e
Fakultetit dhe laborantja e
departamentit. Për shërbimet e
ofruara nga zyra e Dekanit,
Bibliotekës, karrierës dhe IT-së
studentët janë të ndarë në vlerësim
dhe mbizotërojnë notat mesatare.
Shërbimin e pastrimit dhe
mirëmbajtjes së godinës pjesa
dërmuese e studentëve e anketuar e
kanë vlerësuar me notën maksimale
“10.
• 26.2% e studentëve janë ankuar
pas një konflikt me pedagogen/un e
tyre, ndërsa 16.7% e tyre kanë
depozituar ankesë për cilësisë së
mësimdhënies.
• 39% e të anketuarve shprehen
se kanë adresuar ankesa për
cështjetn e rezultateve të provimeve,
27.4% e studentëve kanë depozituar
ankesë kur nuk kanë marrë
informacionin ose vërtetimin e kërkuar
në afat dhe vetëm 8.1% e studentëve
janë shprehur se kanë ngritur ankesë
për infrastrukturën e fakultetit.
• Referuar arsyeve të mos
ankimimit 48.6% e të anketuarve nuk
kanë depozituar një ankesë për shkak
të mungesës së informacion mbi
mekanzimat e ankimimit ndërsa
38.1% e studentëve nuk kanë pasur
ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë
shprehur se kanë arsye të tjera të cilat
i kanë penguar të ankohen.
• 82.4% e studentëve shprehen se
ankimimi i tyre nuk ka rezultuar efektiv
dhe vetëm 17.6% pohojnë se pasi janë
ankuar mekanizmi i ankimimit nuk ka
rezultuar efektiv.
6
4. Analiza e të dhënave
4.1 Aksesi i studentëve në informacion
Megjithëse Rregullorja e
brendshme e Fakultetit
përmban një seri të drejtash
dhe detyrimesh edhe për
studentët dhe çdo student
duhet të jetë jo vetëm në
dijeni por edhe i informuar
nga departamenti mbi këtë
dokument, bazuar në
gjetjet e pyetësorit vetëm
43% e studentëve e dinë se
ekziston një rregullore e
brendshme e fakultetit,
ndërsa 57% e tyre nuk janë
në dijeni të saj. Kjo shifër tregon njëkohësisht një mungesë informacioni të
studentëve mbi rregullroen dhe të drejtat e tyre por edhe një mungesë të
fushatave të informimit nga departamenti dhe fakulteti ndaj studentëve për të
drejtat dhe detyrimet e tyre.
Studentët të cilët kanë
pohuar se janë në dijeni të
ekzistencës së rregullores
kanë dëshmuar se janë
informuar mbi praninë e këtij
dokumenti nga burime të
ndryshme. 37.5% e
studentëve janë informuar
nga pedagogët e tyre, 26%
nga ëebsite, vetëm 5.29%
nga Këshilli Studentor dhe
4.81% nga zyra e
informacionit në fakultet.
26.4% e studentëve e kanë
marrë këtë informacion nga
burime të tjera. Pavarësisht
dëshmive të studentëve,
7
nga monitorimi i ëebpage që ka realizuar ekipi i projektit, rezulton se rregullorja
është përditësuar në faqe vetëm në datën 15 Korrik, datë kur pyetësori kishte
përfunduar plotësimin nga studentët.
Megjithëse më pak se gjysma e
studentëve të pyëtur kishin dijeni
mbi rregulloren e fakultetit,
vetëm një pjesë e vogël e tyre
(25.6%) janë të infromuar mbi
përmbajtjen e saj, ndërsa 74.4%
e studentëve nuk e kanë lexuar
ndonjëherë përmbajtjen e
rregullores. Ky rezultat evidenton
edhe njëherë faktin e mungesës
së infromacionit dhe interesit që
shprehin studentët ndaj
dokumentave që përmbajnë jo
vetëm të drejtat e tyre por edhe
procedurat që ndiqen në
fakultet mbi dhënien e notave, vlerësimet apo ankesat.
63% e studentëve të pyetur e
vizitojnë shpesh faqen zyrtare të
internetit të fakutletit, 34.1% nuk
konsultohen shpesh me të dhe
vetëm 2.9% e tyre nuk e kanë
vizituar asnjëherë faqen e
fakultetit. Nga sondazhi rezulton
që faqja e internetit të fakultetit ka
një numër të madh vizitash ditore
dhe mund të shfrytëzohet për të
publikuar informacion sa më të
detajuar dhe thjeshtëzuar për
studentët.
8
Por pavarësisht numrit të lartë të
studentëve që klikojnë shpesh faqen e
internetit të fakultetit, vetem 41.6% e
tyre janë të kënqur me informacion që
ajo përmban.
Pjesa tjetër, 58.4% e të pyeturve
shprehen të pakënaqur me
informacionin që ofron ëebsite-i i
fakultetit te tyre. Kjo pakënaqësi mund
të jetë rezultat i mungesës së
informacionit që të studentët presin të
shohin dhe marrin nga faqja e internetit
të fakultetit të tyre.
Çfarë informacioni do të doje të merrje përmes website-it?
Nisur nga prezenca e lartë e të rinjve në internet, por edhe interesit të studentëve
mbi faqen e internetit të fakultetit, si një portë informative mbi informacione të
dobishme studentët janë pyetur mbi informacionet që do donin të merrnin nga
ëebsite. Ekipi i projektit ka realizuar
renditjen e kategorive të
informacionit që studentët
konsiderojnë si shumë të rëndësishëm
për t’u pasqyruar në ëebsit-in e
fakultetit të tyre. Vendin e parë për
nga rëndësia e informacionit që
duhet publikuar në ëebsite e zë
kalendari akademik me opinionin e
210 nga 300 studentët e anketuar dhe
në vendin e fundit renditet
informacioni mbi të dhënat e
kontaktit, i cili është konsideruar
“Shumë i rëndësishëm” vetëm nga
1/3 e studentëve të anketuar. Nisur
nga kjo tendencë dhe nevoja që
prodhon kjo renditje drejtuesit e fakultetit dhe departamenteeve te FSHS duhet
9
të reflektojnë këto shërbime në ëebsite në mënyrë që t’i përgjigjen kërkesave dhe
pritshmërive që kanë studentët për to.
Shërbimi Shumë i rëndësishëm
Kalendari akademik 210 studentë
Programet e Studimit 180 studentë
Projektet kërkimore dhe bashkëpunimi 165 Studentë
Shërbimet elektronike 165 Studentë
Qendra e karrierës 160 Studentë
Eventet dhe seminaret 145 Studentë
Biblioteka 138 Studentë
Të dhënat e kontaktit 100 Studentë
4.2 Ofrim i shërbimeve studentore nga Fakulteti i Shkencave Sociale
Sipas parashikimeve të Ligjit
për Arsimin e Lartë3, IAL-të
publike vendosin tarifat e
shkollimit, duke respektuar
kufirin maksimal të
përcaktuar me Vendim të
Këshillit të Ministrave. Janë
pikërisht bordet e
administrimit të IAL-ve që
miratojnë tarifat e shkollimit
dhe shërbimeve për
studentët pas vendimit të
marrë nga senati akademik.
Të ardhurat që përfitohen
nga tarifat e shkollimit,
regjistrimit, konkurrimit dhe
të shërbimeve të tjera
studentore administrohen
tërësisht nga IAL-të dhe përbëjnë një të ardhur të rëndësishme për procesin
mësimor, akademik, shkencor dhe administrativ të IAL-ve publike.
10
Në këtë analizë studimore janë
përfshirë shërbimet studentore të
cilat janë pjesë dhe ofrohen nga
vetë Fakulteti i Shkencave
Sociale. Studentët kanë vlerësuar
me nota nga 4 në 10 të gjitha
shërbimet që parashikohen në
rregullore dhe me të cilat ata
përballen cdo ditë në fakultet.
Pjesa më e madhe e studentëve
të pyetur e kanë vlerësuar me
notë jokaluese “4” shërbimet e
ofruara nga zyra e financës,
sekretaria mësimore e Fakultetit
dhe laborantja e departamentit.
Për shërbimet e ofruara nga zyra e
Dekanit, Bibliotekës, karrierës dhe
IT-së studentët janë të ndarë në
vlerësim dhe mbizotërojnë notat
mesatare. Shërbimin e pastrimit
dhe mirëmbajtjes së godinës
shumica e studentëve e anketuar
e kanë vlerësuar me notën
maksimale “10”. Fakulteti duhet të
ofrojnë shërbime më cilësore për
studentët, duke i përmirësuar ato
ekzistuese dhe njëkohësisht duhet
të rrisin numrin e shërbimeve, duke
garantuar cilësi dhe standarde
konkurruese me vendet e
zhvilluara europiane.
11
4.3 Procedurat ankimore brenda Fakultetit
Bazuar në Rregulloren e brendshme të Fakultetit, studenti ka të drejtë të ankohet
për shkelje të rregullave të zhvillimit të provimit, mos marrjen e shërbimeve për të
cilat ka paguar tarifë ndaj universitetit në mënyrë individuale por edhe në grup
nëpëmjet peticioneve dhe ankesave mbi problematika të caktuara. Në
Rregulloren e miratuar në vitin 2010 këto të drejta nuk parashikohen qartazi dhe
shprehimisht prandaj nëpërmjet kësaj analize janë evidentuar një seri rastesh të
shpeshta ankesash që hasin studentët në fakultet për të mundësuar parashikimin
e tyre në rregulloren e re që do të hartojë FSHS bazuar në ligjin 80/2015 për arsimin
e lartë dhe kërkimin shkencor.
A keni adresuar/depozituar ndonjëhërë ndonjë ankesë mbi çështjet e
mëposhtme?
Të pyetur në lidhje me procedurat ankimore ne fakultet dhe rastet konkrete, 26.2%
e studentëve të pyetur janë përgjigjur se janë ankuar pas një konflikt me
pedagogen/un e tyre, ndërsa 71.8% e studentëve shprehen se nuk kanë adresuar
ndonjë ankesë të kësaj natyre. Sa i përket cilësisë së mësimdhënies numri i
studentëve që kanë depozituar ankesë është më i ulët (16.7%) ndërsa 83.3% e
tyre nuk janë ankuar ëm parë për mësimdhënien. Këto shifra tregojnë se më së
shumti studentët përdorin mekanizmat e ankimimit në rastet kur krijohet një konflikt
në raportin pedagog – student sesa në qasjen metodologjike apo programore
që kanë lektorët gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, laboratoreve apo projekteve
të tyre shkencore.
12
A keni adresuar/depozituar ndonjëhërë ndonjë ankesë mbi çështjet e
mëposhtme?
Ndërkohë vemë re se ankesat më të shpeshta janë adresuar mbi problematikat
që lidhen me notat e provimeve. 39% e të anketuarve shprehen se kanë adresuar
ankesa për cështjetn e rezultateve të provimeve ndërsa 61% e studentëve të
pyëtur nuk janë ankuar ndonjëherë mbi këtë çështje. Kur i referohemi zyrës së
sekretarisë mësimore e cila lëshon vërtetime dhe informon studentët mbi procesin
mësimor, 27.4% e studentëve kanë depozituar ankesë kur nuk kanë marrë
informacionin ose vërtetimin e kërkuar në afat, ndërsa 72.6% e të anketuarve nuk
janë ankuar më parë lidhur me lëshimin e vërtetimeve apo dhënien e
informacionit. Nga rezultati i këtyre gjetjeve evidentohet fakti se studentët janë
më të ndjeshëm dhe reargues në rastet kur
janë të pakënaqur me rezultatet e
provimeve dhe vlerësimit nga pedagogët
dhe më pak reargues ndaj vonesave apo
mungesës së informacionit të kërkuar në
sekretari.
Referuar përgjigjeve të pyetësorit
indiferenca dhe mungesa e reagimit bie sa
i përket çështjes së infrastrukturës së
Fakultetit, ku vetëm 8.1% e studentëve janë
shprehur se kanë ngritur ankesë për këtë
çështje. 91.9% e studentëve nuk janë ankuar
asnjëherë mbi problematikat e
infrastrukturës në Fakultetin e Shkencave
13
Sociale. Ky është një tregues pozitiv nëse i referohemi edhe vlerësimit që vetë
studentët kishin mbi mirëmbajtjen dhe pastrimin e godinës.
Për të kuptuar më mirë arsyet reale të kategorisë së të anketuarve që nuk kanë
depozituar ndonjëherë ankesë
mbi çështjet e mësipërme, ekipi
realizues drejtoi pyetjen mbi arsyet
e mos adresimit të këtyrë
problematikave. Referuar
përgjigjeve të pyetësorit, 38.1% e
studentëve shprehen se nuk kanë
pasur ndonje ankesë, 48.6% e të
anketuarve nuk kanë depozituar
një ankesë për shkak të mungesës
së informacion mbi mekanzimat e
ankimimit dhe mënyrës se si ta
adresojnë ankesën. 13.2% e tyre
janë shprehur se kanë arsye të
tjera të cilat i kanë penguar të
ankohen për problematikat në
fakultet.
Një tjetër problematikë që shtrohet është edhe fakti se sa efektive kanë qënë
mekanizmat e ankimimit që kanë
përdorur studentët për të adresuar
problematikat e tyre në fakultet.
82.4% e studentëve shprehen se
ankimimi i tyre nuk ka rezultuar
efektiv dhe vetëm 17.6% pohojnë
se pasi janë ankuar mekanizmi i
ankimimit ak rezultuar efektiv. Ky
rezultat është një tregues negativ
sa i përket besimit që duhet të
krijojnë studentët tek këto
mekanizma por edhe standarteve
demokratike dhe transparente që
vendosen brenda fakultetit.
Një pyetje e hapur u është drejtuar
në fund të pyetësorit studentëve
14
për të shprehur konkretisht përse nuk ka rezultuar efektiv mekanizmi i ankimimit
dhe shprehjet e disa prej studentëve kanë qenë si më poshtë:
“Kemi larguar me peticion një pedagog për shkak të mos kryerjes së detyrës së tij dhe ai
është rikthyer në akultet ose vazhdon të zhvillojë mësim aty.”
“Nuk kam patur asnjë informacion se cila është rruga zyrtare për t’u ankuar dhe jam
detyruar t’ua drejtoj ankesën time personave dhe jo institucionit.”
“Nuk është marrë paraysh kērkesa nga Dekani dhe nuk na është dhënë zgjidhje me
pretektin se kështu kanë vepruar gjithë vitet e tjera.”
15
5. Rekomandime
• Drejtuesit e rinj të Fakultetit të Shkencave Sociale të votuar nga
zgjedhjet e 30 korrikut 2020 duhet që në mënyrë urgjente të hartojnë
dhe miratojnë me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve
rregulloren e brendshme të FSHS.
• Drejtuesit e departamenteve duhet të marrin masat që studentët e viteve
të para të informohen mbi parimet, mekanizmat e ankimimit, te drejtat dhe
detyrimet që parashikon rregullorja e brendshme e fakultetit.
• Këshillat Studentore duhet të organizojnë fushata informuese edhe me
studentët e viteve të tjera të studimit mbi përmbajtjen e rregullores dhe të
drejtat e studentëve për t’u ankuar.
• Stafi administrativ dhe akademik i FSHS duhet të përditësojnë ëebsit-in e
fakultetit me informacione mbi kalendarin akademik, programet e studimit,
projektet shkencore dhe informacionet e tjera të dobishme për studentët.
• Drejtuesit e Fakultetit dhe Administratori i FSHS duhet të verifikojë dhe
monitorojë shërbimin e ofruar nga zyra e financës, sekretarisë mësimore
dhe laborantes së fakultetit për të rritur efektivitetin dhe përmirësuar
shërbimin ndaj studentëve.
• Dekanati dhe departamentet duhet të zhvillojnë vlerësime dhe analiza
peridoike për të matur nivelin e kënaqësisë së studentëve nga shërbimet
administrative dhe akadmike që ofron Fakulteti i Shkencave Sociale.
• Drejtuesit e Fakultetit duhet të përfshijnë studentët dhe Këshillat
Studentore në konsultime mbi përmbajtjen, mënyrën dhe qasjen e
studentëve në informacion nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, që
është edhe porta e vetme informative online që ndërlidh studentët
me universitetin, sidomos në kohë pandemie.
• Drejtuesit e Fakultetit duhet të punojnë për ngritjen e
një programi unik, në nivel fakulteti për zhvillimin e
mësimit online, metodologjinë e vlerësimit online dhe
monitroimin e cilësisë së mësimit online.
16