55
1 Observatori rreth praktikave positive të Bibliotekave Publike të Shqipërisë Projekti “BiblioDocInn” Programi Interreg III A ItaliShqipëri 1° RAPORT RRETH BIBLIOTEKAVE PUBLIKE NË SHQIPËRI (VITI 2005) Nën kujdesin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

1° RAPORT RRETH BIBLIOTEKAVE PUBLIKE NË SHQIPËRI (VITI …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/Bibliodocinn-Report... · Tiranës (siç dihet, kjo Bibliotekë është

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

Observatori rreth praktikave positive të Bibliotekave Publike të Shqipërisë

Projekti “BiblioDoc­Inn” Programi Interreg III A Itali­Shqipëri

1° RAPORT RRETH BIBLIOTEKAVE PUBLIKE NË SHQIPËRI

(VITI 2005)

Nën kujdesin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

2

P ë r m b a j t j a

Ndërhyrja e Partner Project Leader “Teca del Mediterraneo”

Ndërhyrja e Partnerit Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

I Bibliotekat publike shqiptare

II Metodologjia

III Njohja e fakteve përmes të dhënave të pyetësorit

IV Paraqitja e përgjithshme e bibliotekave publike

V Cilësia e bibliotekave publike

VI Objektiva dhe metoda për zhvillimin dhe konsolidimin e Observatorit

VII Ndarja administrative e Republikës së Shqipërisë dhe vendndodhja e bibliotekave

VII Bibliografi

Shënim: tekstet në italisht dhe në shqip ndryshojnë pak nga njëri­tjetri për t’u përshtatur sa më mirë në gjuhën përkatëse. Daniela Ardillo, Sekretaria e Drejtorisë së Bibliotekës së Këshillit Rajonal të Puglia­s “Teca del Mediterraneo” si dhe komponent i stafit të projektit “BiblioDoc­Inn” , është kujdesur për supervizionimin e raportit si dhe ka marrë pjesë në takimet bilaterale përgatitore. Gjithashtu është kujdesur për abstraktet e skedave të ndryshme rreth NPM (New Public Management) në version dygjuhësh, të konsultueshëm on line: http://www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/schedeNPM­ita.pdf (versioni në italisht) dhe http://www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/schedeNPM­shq.pdf (versioni në shqip). Dhurata Vreshtazi, komponent i stafit të projektit “BiblioDoc­Inn” , ka kontribuar në kontrollet dygjuhëshe për një kuptim më të mirë të teksteve të raportit si dhe ka realizuar përkthimin në gjuhën shqipe të skedave rreth NPM (New Public Management).

3

Sot sistemi bibliotekar në Republikën e Shqipërisë artikullohet në një bibliotekë kombëtare, dyzetë biblioteka publike, disa dhjetëra biblioteka speciale ose të veçanta (publike e private, këto të fundit laike ose fetare), disa qindra biblioteka shkollore, disa dhjetëra biblioteka universitare. Nga fillimet e viteve ’80 të shekullit XX, kjo pasuri publike ka pësuar goditje të forta dhe prej pak vitesh po tenton të dalë nga kriza. Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të projektit “BiblioDoc­Inn”, më ka bërë shumë përshtypje përshkrimi i bërë nga znj. Reita Tato përgjegjese e Bibliotekës Publike të Tiranës (siç dihet, kjo Bibliotekë është e artikulluar në disa “biblioteka të vogla”): “Me pretekstin e shkatërrimit të librave të ideologjisë Marksiste Leniniste, janë djegur librat e bibliotekës nr. 8 dhe ambientet e saj janë transformuar në shtëpi banimi, ndërsa ambientet e bibliotekave nr. 1, 2, 3, 4 e 7 janë përgjysmuar” . Sot, biblioteka publike e Tiranës, falë ndihmës ndërkombëtare ka mundësuar realizimin e një shërbimi, që edhe në Itali pak biblioteka zotërojnë: “biblioteka e lëvizshme”, “infobus”e cila lëviz në zonat e Tiranës në të cilat mungojnë bibliotekat publike. Kjo bibliotekë është e pajisur me rreth 3000 libra, katalogë elektronikë, video, TV, laptop, stampante, fotokopjuese, ajër i kondicionuar e vende leximi, elementë tipikë këta të një biblioteke të avancuar. Kjo shënon një arritje të rëndsishme sepse situata e bibliotekave publike shqiptare (ato që kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me të gjithë qytetarët), është akoma sot shumë e vështirë dhe përveç mbështetjes politike ka nevojë të theksuar për financime. Kjo situatë e vështirë, e formuar prej disa dhjetëra vjetësh izolimi politik të regjimit më parë filo­sovjetik e më pas filo­kinez, është analizuar në mënyrë preçize në këtë raport të realizuar nga Observatori rreth praktikave pozitive të bibliotekave publike shqiptare, mundësi kjo e ofruar nga projekti BiblioDoc­Inn, Programi Interreg III A Itali­Shqipëri me ndihmën e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Analiza e një kampioni prej 16 bibliotekash të qyteteve të rëndësishme, realizuar me metodologjinë moderne të një pyetsori të plotësuar drejtëpërdrejtë nga bibliotekarët, lejon një reflektim të parë rreth situatës reale të sistemit bibliotekar shqiptar: mangësitë e shumta në këtë kampion na shprehin qartë që situata mbetet akoma e vështirë. Parlamenti i Republikës së Shqipërisë dhe Institucionet e tjera qeverisëse po tregojnë sot një kujdes të veçantë për bibliotekat: ky fakt është shumë pozitiv dhe na jep shpresë për të ardhmen. Me fondet e projektit BiblioDoc­Inn, analiza përmbledhëse dhe vlerësimi i sistemit bibliotekar shqiptar do të përsëriten dhe studiohen më me hollësi në 2006 e 2007: dëshirojmë që në përfundim të projektit, të kemi përpunuar një dokumentacion me të vërtetë të rëndësishëm e të vlefshëm për bibliotekarët shqiptarë, për Qeverinë dhe për Parlamentin, e në përgjithësi për zhvillimin e kulturës dhe të njohurive, në përfitim të të gjithë qytetarëve.

Prof. WALDEMARO MORGESE Drejtor i “Teca del Mediterraneo”

Biblioteka e Këshillit Rajonal të Puglia­s Partner Project Leader i projektit BiblioDoc­Inn

Programi Interreg III A Itali­Shqipëri

4

Raporti, i realizuar nga Observatori rreth praktikave pozitive të bibliotekave shqiptare, i krijuar në kuadrin e projektit “BiblioDoc­Inn” të Programit Interreg III A Itali­Shqipëri, përbën rezultatin paraprak të një kërkimi që përmbyllet me realizimin e një metodologjie mbi mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave domethënëse nga bibliotekat publike shqiptare. Qëllimi kryesor i këtij projekti është përhapja e teknikave të vlerësimit të shërbimeve bibliotekare, në mënyrë që të zhvillohen aftësitë e vetëvlerësimit, si në vlerësimin krahasues në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ky raport ka si objektiv fokalizimin e elementëve përbërës të “New Public Management”, përsa i përket drejtimit të bibliotekave publike. Pra, aktiviteti themelor do jetë sensibilizimi i bibliotekave shqiptare për parimet themelore të “New Public Management”. Vëmendje do i kushtohet ballafaqimit mes dy realiteteve kulturore dhe aplikimit të parimeve bibliotekonomike ndërkombëtare.

Ndodhur përballë një situate, e cila kërkon modernizimin e bibliotekave, puna jonë përqendrohet në evidentimin dhe vlerësimin e shërbimeve tradicionale, si dhe të shërbimeve teknologjikisht të reja, të cilat ofrohen nga bibliotekat që do i nënshtrohen këtij observatori. Pra, mund të themi se objektivi i këtij punimi është realizimi i një metodologjie për mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave domethënëse në bibliotekat publike, që nga njëra anë të mundësohet stimulimi i bibliotekave për një aktivitet konstant kontrolli mbi shërbimet që ofrojnë, nga ana tjetër të arrihet një zhvillim specifik i aftësisë për t’u vetëvlerësuar.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të favorizojë përhapjen e teknikave të vlerësimit mbi cilësinë e shërbimeve në bibliotekat publike. Duke patur parasysh mospërhapjen ose përhapjen e paktë të monitorimit mbi aktivitetet e zhvilluara nga bibliotekat publike, si dhe disponibilitetin e kufizuar të të dhënave statistikore është menduar realizimi i një pyetësori, të përgatitur sipas përkufizimeve dhe standarteve ndërkombëtare, të cilin e kemi shpërndarë në pothuajse të gjitha bibliotekat publike shqiptare.

Preferojmë të paraqesim një tablo sa më sintetike mbi gjendjen aktuale të bibliotekave publike shqiptare, në mënyrë të tillë që kjo eksperiencë të shërbejë edhe në të ardhmen si pikë referimi për zhvillimin e një metodologjie vlerësimi, e cila duhet të jetë sa më e dobishme për t’u përdorur në realitetin shqiptar, në mënyrë të tillë që të stimulojë autovlerësimin në bibliotekat publike.

Dr. MARIANA YMERI Drejtore e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Partner i projektit “BiblioDoc­Inn” Programi Interreg III A Itali­Shqipëri

5

I. BIBLIOTEKAT PUBLIKE SHQIPTARE

Në fjalorin e gjuhës shqipe gjejmë:

BIBLIOTEK/ Ë, ~ A

1.Institucion, që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, që i bën këto të njohura në masat e gjera dhe ua jep lexuesve përkohësisht për t’i shfrytëzuar; ndërtesa ose salla e këtij institucioni.

2. Tërësia e librave, që ka mbledhur dikush për t’i lexuar ose për të punuar me to.

3. Raft i posaçëm, në të cilin mbahen libra.

4. Libra me përmbajtje e me tematikë të afërt ose me përmasa të njëllojta, që shtypen varg nga një shtëpi botuese a që i drejtohen një grupi të caktuar lexuesish.

Ky raport analizon bibliotekën si “istitucion”.

Në Shqipëri funksionojnë afro 50 biblioteka publike. Siç dihet ato janë nën administrimin

e bashkive dhe komunave në rrethe të ndryshme dhe nën administrimin e minibashkive

në Tiranë. Këto biblioteka nuk u janë nënshtruar deri më sot monitorimeve ose

vlerësimeve të tyre, për sa i përket funksionimit, arritjes së objektivave institucionalë,

cilësisë së shërbimeve të ofruara, si dhe për sa i përket aftësisë së tyre për t’u përshtatur

me risitë e teknologjisë së informacionit dhe të komunikacionit 1 . Megjithëse zhvillohen

me ritme jo të njëjta, ato janë një element kyç në funksionimin e shoqërisë së

informacionit në nivel lokal. Për këtë i duhet hapur rruga përdorimit të të gjitha

mundësive që bibliotekat e automatizuara ofrojnë me rrjetet e tyre, pasi edhe sikur libri të

mbetet mjeti më i rëndësishëm për informim, bibliotekat që kufizohen vetëm me

materialet e shtypura do ta gjejnë veten mbrapa atyre bibliotekave, të cilat ofrojnë me

sukses shërbimet moderne të rrjetit të automatizuar.

1 Një publikim me të dhëna interesante është: ALA, Bibliotekart në Shqipëri, Tirana 1998 (nën kujdesin e Fondacionit Soros, në anglisht e në shqip) [Shënim i përkthyesit]

6

Biblioteka e parë publike shqiptare është Biblioteka Kombëtare, e cila është themeluar

më 1920 dhe përuruar më 1922 2 . Duhet thënë se edhe sot ajo luan një rol të rëndësishëm

në jetën e bibliotekave publike shqiptare, duke qenë ndërlidhësja dhe burimi kryesor i

informacionit për këto biblioteka.

Mund të themi se bibliotekat publike shqiptare janë në fazën e përgatitjes për të

rikonfiguruar shërbimet dhe për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshimeve sociale. Puna e

këtyre bibliotekave fokusohet në promovimin e jetës lokale, të komunitetit dhe të

qyteteve në të cilat ato veprojnë. Arsyeja se pse këmbëngulim në rikonfigurimin e tyre

vjen si pasojë e problemeve sociale dhe ekonomike, si papunësia, standardet e ulëta të

edukimit dhe zhvendosja e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Pasojë e këtij

rikonfigurimi do të ishte rimarrja e një roli të rëndësishëm shoqëror, të cilin për

momentin duket sikur e kanë “humbur”. Për ta arritur këtë, infrastruktura ekzistuese e

bibliotekave publike do të përdoret për të krijuar qendrat, të cilat do të përdorin

informacionin, njohuritë dhe teknologjitë e reja të komunikimit për të siguruar hyrjen në

informacion.

Gjendja aktuale e bibliotekave publike shqiptare mund të shpjegohet me faktin se

shoqëria shqiptare nuk e vlerëson dhe nuk e pranon rolin e bibliotekave si një burim për

informacionin e lirë. Një tjetër faktor është edhe mungesa e njohjes së rolit të

rëndësishëm që këto biblioteka luajnë për publikun e gjerë.

Fakti që Shqipëria nuk ka një shkollë biblioteke ose një program shkencor për bibliotekat

në nivel universitar ndikon në nivelin funksional të tyre. Bibliotekarët shqiptarë nuk

zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për t’u përballur me ndryshimet në shkencën

e bibliotekës. Ata nuk kanë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për të punuar në

kushtet e ekonomisë së tregut të lirë.

Në të shkuarën, bibliotekat publike shqiptare kanë funksionuar me fond të mbyllur dhe

përdoruesit mund ta përdornin fondin vetëm nëpërmjet skedarëve. Megjithëse vërehet

mungesë hapësire, tani po punohet për riorganizimin e bibliotekave duke vënë në

dispozicion të përdoruesve salla të hapura, ku ekspozohen titujt.

Shqipëria zotëron një rrjet të gjerë bibliotekash, të cilat kanë punuar në kushte dramatike,

sidomos gjatë ndryshimeve sociale të dekadës së fundit.

2 Shih: Bibliothecae 3, 2002, organ i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

7

Shkurtimet drastike në buxhetin e bibliotekave, gjatë viteve të para të ndryshimeve

sociale, e lanë të pambrojtur sistemin publik të leximit, krijuan një kërcënim serioz ndaj

praktikave të leximit, të cilat dikur kanë pasur një nivel të lartë. Rrjeti i bibliotekave

pothuajse u paralizua. Përdorimi i bibliotekave gjatë kësaj kohe ishte mjaft i ulët.

Pasurimi i tyre ishte shumë i rrallë, për shkak të gjendjes së vështirë financiare të vendit.

Ndihmat nga jashtë kishin një vlerë të veçantë, pasi bibliotekat publike përfituan shumë

nga programet e ofruara.

Paralelisht me shfaqjen e ndryshimeve demokratike në vend, bibliotekat shqiptare i

kushtuan rëndësi përmirësimit të lirisë së informacionit dhe të leximit. Hapi i parë në këtë

drejtim ishte eliminimi i normave shtrënguese ekzistuese në përdorimin e kategorive të

caktuara letrare. Fondi letrar i rezervuar u shndërrua në një fond për përdorim të lirë.

Rruga drejt ekonomisë së tregut u bë shkak për ndryshime të rëndësishme në konceptimin

e rolit të bibliotekave si burim informacioni. Si shprehje të këtij koncepti mund të

përmendim përdorimin e lirë dhe të pakufizuar, shmangien e çfarëdolloj ideologjie,

forcimin e lidhjeve me institucionet e tjera të kulturës, përpjekjet për t’i siguruar

përdoruesit informacion, etj.

Përveç këtyre, roli i bibliotekave, si burim informacioni dhe pika referimi, nuk po ecën

me hapin e kohës. Potenciali i revolucionit të informacionit elektronik sapo ka filluar të

shfrytëzohet. Për këtë arsye po ngelet i pashfrytëzuar potenciali i bibliotekave në

stimulimin e shprehisë së kërkimit të informacionit. Për ta shmangur këtë i duhet

kushtuar vëmendje më e madhe rritjes së ndërgjegjes publike mbi ofrimin e shërbimeve.

Në shoqërinë tonë, e karakterizuar nga një nivel i lartë teknologjish digjitale parimet

8

strukturore të bibliotekave publike 3 vërtet mund të zgjerohen, por sidoqoftë 4 pikat

themelore të përcaktuara nga James Billington 4 , drejtor i Library of Congress mbeten:

1. Një sistem i bibliotekave publike duhet të themelohet mbi bazën e një përdorimi

dinamik të dijes, pra të angazhohet për të dërguar njohuritë në të mirë të një përdorimi

praktik për shoqërinë në kompleksitetin e vet;

2. Kjo dije e përhapur në mënyrë dinamike duhet të jetë e hapur për të gjithë;

3. Bibliotekat publike janë shprehje e pluralizmit politik, social, kulturor, etnik,

fetar;

4. Në bazë të kësaj, bibliotekat publike përfaqësojnë një forcë unifikuese për

shoqërinë ku atashohen.

Aktualisht, bibliotekat publike shqiptare po përballen me një sërë vështirësish për sa i

përket përmbushjes së funksioneve bazë. Pengesat, të cilat qëndrojnë në rrugën e

zhvillimit të tyre, përfshijnë mungesën e një strategjie kombëtare, mbështetjen e vakët

politike, problemet financiare (mungesa e fondeve), mungesën e një stafi të përgatitur (ka

nevojë për më shumë kualifikim), papërshtatshmëria e ndërtesave (mungesa e

hapësirave), mungesa e një rrjeti kompjuterësh (nuk ka një sistem kompjuterësh për

shërbimet dhe informacionin), etj. Për të kapërcyer këto pengesa nevojitet një konceptim

modern, nga ana e vendimmarrësve. Gjithashtu, nevojitet që ata t’i shohin bibliotekat si

një detyrim publik, duke i dhënë prioritet ndërgjegjësimit politik, pasi politikanët

shqiptarë nuk e njohin mirë rolin e rëndësishëm që bibliotekat luajnë në shoqëri. Është i

trishtueshëm fakti, që ata i konsiderojnë bibliotekat si shpenzime dhe jo si investim.

Më parë, bibliotekat janë konsideruar si pasuri kombëtare, duke pasur si funksion kryesor

promovimin e kulturës si themel të identitetit kombëtar. Me ndryshimin e sistemit politik

dhe përparimin e epokës së re të informacionit, bibliotekat janë të detyruara të përballen

3 Shih edhe Manifestin për bibliotekat publike i UNESCO­s, i riplotësuar më 1994, që fillon kështu: “Liria, mirëqenia dhe zhvillimi i shoqërisë dhe i individëve janë vlera humane themelore. Ato mund të mbërrihen vetëm përmes aftësisë së qytetarëve të informuar mirë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike dhe për të luajtur një rol aktiv në shoqëri. Pjesëmarrja konstruktive dhe zhvillimi i demokracisë varen nga një arsimim i kënaqshëm, po aq sa edhe nga një akses i lirë dhe pa kufij në dije, kulturë dhe informacion.Biblioteka publike, me anë të aksesit lokal në njohuritë, përbën një kusht themelor për një kuptim të vazhdueshëm, pavarësinë e vendimmarrjeve, zhvillimin kulturor të individit dhe të grupeve sociale.

4 James H. Billington, Libraries, the Library of Congress and the information age, in Books, bricks, and bytes, Issues as volume 125, number 4, of the Proceedings of the American Academy of Arts and Sciences, "Daedalus", Fall 1996, p. 35­54.

9

me sfidat e reja, si dhe ta rishikojnë rolin e tyre në jetën e shoqërisë shqiptare. Ato mund

të ofrojnë jo vetëm libra ose materiale të shtypura, por edhe gjithë llojet e informacionit

(Info Point) dhe mundësinë për të qenë në kontakt me mediat e reja.

Kufizimet në buxhet dhe mungesa e një sistemi të politikave mbështetëse kombëtare e

vështirësojnë pozicionin e bibliotekave publike shqiptare, duke zvogëluar shanset për një

ndryshim të suksesshëm. Ministria e Kulturës duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe të

kujdesshëm ndaj bibliotekave. Ajo duhet të zbulojë strategjitë politike dhe iniciativat që

nevojiten për ndryshimet në rang kombëtar. Përveç kësaj, vetë bibliotekat duhet të

përpiqen për të ndryshuar qëndrimin që mbajnë ndaj tyre politikanët, administratorët dhe

donatorët.

Bibliotekat duhet të kenë fonde të mjaftueshme për të qenë të afta t’i shërbejnë publikut.

Shteti ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar bibliotekat në plotësimin e nevojave të tyre

financiare, për t’u siguruar atyre fonde vjetore në funksion të përmirësimit të punës së

tyre, por buxheti është shumë i kufizuar. Fondet e akorduara janë të pamjaftueshme. Për

këtë arsye, bibliotekat duhet të kërkojnë vetë burime dhe mbështetje nga organizata dhe

fondacione të ndryshme.

10

II. METODOLOGJIA

Metodologjia e përdorur në këtë Observator, që mund të konsiderohet si një hap i parë në

vlerësimin dhe matjen e parametrave të funksionalitetit të bibliotekave publike, ka qenë e

thjeshtë. Pak a shumë, në punën tonë kemi ndjekur një “metodologji empirike, e cila u

përvijua dorë pas dore në ecurinë e punës, duke u përpjekur të shprehë në mënyrë

sintetike rezultatin e një sërë treguesish të dalë nga pyetësorët.” 5 Megjithëse hulumtime të

tilla në fushën e bibliotekonomisë mungojnë kryekëput në vendin tonë, gjithsesi praktika

të tilla janë të njohura në botë (në bibliotekonominë anglosaksone, që jo rrallë shërben si

pikë referimi apo ajo italiane). Veç kësaj, ekzistojnë pa dyshim edhe metodologji më të

përgjithshme menaxhimi, të cilat kanë lindur shpesh në kontekste ndërmarrjesh krejt të

ndryshme nga bibliotekat. Kuptohet që sforcimi ynë lidhej me faktin për ta përshtatur me

kërkesat specifike të bibliotekave shqiptare dhe sidomos me kushtet ku operojnë ato.

Njohja dhe vlerësimi i bibliotekave nënkupton jo vetëm zbulimin dhe sjelljen e të

dhënave të ndryshme që flasin për funksionimin, por edhe krijimin e parametrave me të

cilët të lidhësh rezultatet e arritura, për të vlerësuar plotësisht dobishmërinë e

institucioneve që ke marrë në shqyrtim. Krahasimi është i nevojshëm, sepse jo vetëm që

një e dhënë e veçuar mund të mos të të sjellë tregues të vlefshëm, por edhe sepse një e

dhënë e kësodore mund të paraqitet si e mirë, në një kontekst të gjerë ballafaqimi ajo

mund të ndërrojë vlerë. Kështu p.sh., mund të pyesim: Cila është vlera e një përshkrimi,

që na njeh, f.v., me numrin e librave për banorë të bibliotekave publike të Tiranës, por

nuk e konfronton këtë të dhënë me ato të qyteteve të tjera të vendit, që i afrohen për nga

madhësia? Po kështu fakti që biblioteka e Durrësit ka një trashëgimi prej 235 000 librash

është një e dhënë që të krijon përshtypjen e një realiteti mjaft rozë, por kur e krahason

këtë me standardin e IFLA­s, atëherë e gjithë tabloja ngjyroset me një lloj grije, po të

shpreheshim me terma figurative. Kur përfshihet në një krahasim me të dhëna të tjera

homogjene ose aplikohen standardet kryesore të referimit, atëherë mund të gjykosh nëse

5 Giovanni Solimine Leggere la Bibòlioteca oltre i numeri, "Biblioteche oggi", 12, 1995, n. 5, p. 16

11

një e dhënë është pozitive apo jo. Pikërisht këtë rekomandonte edhe Nick Moore 6 , një nga

specialistët e shquar të bibliotekonomisë në Kongresin XL të Shoqatës së Bibliotekarëve

italianë.

Gjithsesi, për të arritur në këtë nivel, menduam së pari të bëjmë një tablo me disa

krahasime të përgjithshme për të kaluar më pas në krahasime të imëta, sepse janë të

domosdoshme shifrat në përgjithësi për të kaluar në deduksione. Gjithashtu, sipas nesh

është i nevojshëm edhe përpunimi i disa standardeve të përshtatshme për funksionimin e

mirë të bibliotekave shqiptare, që nuk do të ishin abstrakte, por rrjedhojë e natyrshme e

realitetit të gjallë shqiptar, në kushtet e një vendi në zhvillim. Me pak të dhëna në

dispozicion, të nxjerra nga një kampion prej 15 bibliotekash, në këtë hap të parë, të marra

të gjitha vetëm në bazën e kriterit të bibliotekave të qyteteve, mund të krijojmë një

makroindikator cilësie që të na krijojë një pamje të paktën të përafërt të situatës së

sistemit bibliotekar publik në Shqipëri. Kuptohet që në hapin e dytë 7 klasifikimet do të

jenë më të hollësishme dhe sidomos me një bazë konfrontimi më të gjerë.

Në grupin e punës për hartimin e këtij observatori ka marrë pjesë dr. Mariana Ymeri,

drejtore e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Tereza Babasuli, bibliografe pranë

kësaj biblioteke. Kuptohet që në këtë nismë dy hartueset janë këshilluar me mjaft

literaturë bibliotekash. Puna filloi me hartimin e një pyetësori, që synonte në mbledhjen e

informacioneve të nevojshme për zhvillimin e punës, për të skicuar jetën e institucioneve

bibliotekare në Shqipëri. Raporti është shoqëruar edhe me disa grafikë dhe tabela ku janë

përfshirë të dhënat e nxjerra nga pyetësorët. Megjithëse e kryer vetëm në disa biblioteka

kryesore, në raport janë bërë edhe lexime më të ngushta të dhënash.

6 "Mund të mësohet diçka nga një matje e vetme e rendimentit të një biblioteke, por vlera e të dhënave rritet shumë nëse ështe i mendur një konfrontim me rezultate të tjera". Për këto probleme shih Nick Moore, Matja e të papërcaktueshmes. Matja e rendimentit të shërbimeve bibliotekare, "Bollettino AIB", 34 (1994) 4, fq. 401­406; Giuseppe Vitiello, Shkëlqime dhe mizerie të statistikave bibliotekare, "Bollettino AIB", 35 (1995) 2, p. 465­478.

7 Në vitet 2006­2007 ky Observator do të vazhdojë dhe analizat do të plotësohen me tregues të rinj më të detajuar, por edhe me përfundime më të mbështetura sidomos në lëmin e politikave të menaxhimit të ri të bibliotekave.

12

Për të hartuar pyetësorin jemi mbështetur në praktikat e mira dhe të provuara si të

suksesshme jashtë vendit 8 , por gjithmonë duke mbajtur parasysh që një aplikim njësoj

edhe i metodologjive më të mira të shkëlqyera në disa kontekste, pa pasur parasysh

kushtet konkrete, mund të rezultojë i padobishëm në kontekste të tjera. Pra, veç zërave të

pyetësorit, ne u ndodhëm para alternativës së përshtatjes dhe plotësimit të tij, çka e

zgjidhëm në favor të kësaj të dytës, me rekomandime që shpesh vinin nga bisedat me

kolegët tanë.

Si hap i parë për një përshkrim të gjendjes është zgjedhur vetëm kriteri: biblioteka

publike në qytetet e mëdha të Shqipërisë. Për këtë arsye ato nxjerrin në pah vetëm situatat

më të mira këtu në Shqipëri dhe nuk janë një pasqyrë besnike e gjendjes së përgjithshme.

Puna e këtij viti duhet të na japë tregues mbi të cilët do të punojmë në të ardhmen.

Mbledhja e të dhënave u parapri nga disa takime me drejtorët e bibliotekave të Elbasanit,

Shkodrës, Peshkopisë, Pogradecit etj. Po kështu pyetësori u parapri nga një letër

shoqëruese, e cila u shpjegonte dhe u bënte të qarta bibliotekarëve qëllimet e motivet e

këtij hulumtimi, kërkonte bashkëpunimin e tyre, sidomos për të dhëna sa më të

përditësuara. Pas kësaj pyetësori i hartuar iu dërgua të gjitha bibliotekave, një pjesë prej

të cilave janë edhe vizituar, vizitë që ka shërbyer edhe për të sqaruar disa çështje të

mbetura pezull ose të paqarta nga përgjigjet e dhëna.

Numri i bibliotekave të cilave ju është dërguar pyetësori është 28, përgjigje kanë dhënë

16 9 . Pyetësori ka 16 rubrika, ku secila ka nënzërat e vet. Këtu vetëm po përmendim disa

8 Ndë të tjera: Sa vlejnë bibliotekat publike? Analizim i strukturës dhe shërbimeve të bibliotekave bazë në Ita li. Raporti final i kërkimit Efiçenca dhe cilësia e shërbimeve në bibliotekat bazë drejtuar nga Komisioni kombëtar AIB "Bibliotekat publike" e nga Grupi i punës "Menaxhim dhe vlerësim"; koordinim i grupit dhe drejtim i kërkimit: Giovanni Solimine. Roma, Associazione Italiana Biblioteche, 1994.

9 Ka pasur një lloj ngurrimi por edhe mospërfillje nga ana e disa bibliotekarëve për mbushjen e një pyetësori të tillë. Një nga motivet është mundësia e pakët për evolucion dhe ndryshim tek ne. Një tjetër lidhet sipas nesh me faktin që praktika të tilla janë të reja për bibliotekat tona dhe shumë prej tyre i shohin si një ndërhyrje në punët e brendshme, sidomos kur këto nuk funksionojnë si duhet. Sipas nesh, mbledhja e të dhënave sasiore dhe vlerësimi i tyre është i domosdoshëm për çdo lloj aktiviteti qoftë ky edhe me synim shoqëror dhe kulturor që gjithsesi janë të matshme, që dëshiron të mbajë nën kontroll realitetet për të planifikuar shërbimet e veta për të orientuar të ardhmen e tyre.

13

nga rubrikat, për t’ia lënë analizës së përgjigjeve pjesën tjetër. Rubrika e parë

Parametrat fizikë përfshin 11 zëra. Biblioteka si ndërtesë është një element ndikues i

rëndësishëm si në tërheqjen e lexuesit, edhe në cilësinë e shërbimit. Të dhënat kryesore

që kërkohen në këtë rubrikë kanë të bëjnë me sipërfaqen totale, sipërfaqen në dispozicion

të përdoruesve, të personelit, të hapësirave për librat dhe dokumente të tjera, të

nevojshme për të kuptuar organizimin e strukturave. Në vështrim të parë, mund të duket

se disa prej tyre të sipërfaqshme, por janë pa dyshim rilevante. Raporti i sipërfaqes në

dispozicion të publikut, f.v., është një e dhënë e rëndësishme që të bën të kuptosh

karakterin e një biblioteke: a është ajo një bibliotekë e hapur apo shërben vetëm si një

magazinë për të ruajtur librat.

Një rubrikë tjetër lidhet me Bur imet njerëzore. Këtu parashikohet një klasifikim i qartë

midis bibliotekarëve të kualifikuar dhe ndihmësve, i domosdoshëm për një përshkrim të

saktë të personelit të bibliotekës.

Financimi dhe Shpenzime: Kjo pjesë e pyetësorit ka një rendësi thelbësore për

mbarëvajtjen e punës. Kërkesat janë artikuluar në dy rubrika: E para lidhet me

prejardhjen e financimeve (Fonde nga bashkia, dhurata nga fondacione etj.) dhe e dyta në

lidhje me shpenzimet, e ndarë kjo në 12 zëra që nga shpenzimet për personelin, për blerje

librash e deri në shpenzime për publicitet ose të tjera, për t’u specifikuar.

Kjo ndarje e imtë është e domosdoshme për të kuptuar peshën e secilit prej zërave në

bilancin total, por sidomos përbën një tregues domethënës sesa financohet një bibliotekë

për blerjen e librave dhe materialeve për të pasuruar dhe përditësuar bibliotekën. Disa

here përgjigjet për zërat e pyetësorit që lidhen me shpenzimet dhe financimet kanë qenë

të paplota ose ambige, gjë që na bën të mendojmë se faturat financiare nuk janë shumë të

qarta për to.

Orar i i bibliotekës

Edhe orari i hapjes ndikon për të tërhequr lexuesit. Kuptohet që një numër sa më i madh

orësh është një tregues pozitiv, por në shumë biblioteka rrethesh kjo varet edhe nga

faktorë të tjerë siç janë kufizimet në energji elektrike.

14

Mater ialet ekzistuese

Në këtë rubrikë ka zëra në lidhje me librat, por edhe me materiale të tjera (projektorë,

mikroforma, CD ROM etj.)

Për librat është kërkuar sasia e përgjithshme. Këtu mund të shtohej një kufi. Kështu do të

ishte shumë e rëndësishme të përcaktohej se cilat janë librat që kanë hyrë në bibliotekë

pas viteve 1990, kur Shqipëria hyri në rrugën e demokratizimit dhe iu hap drita jeshile

edhe literaturës të konsideruar deri atëherë “të ndaluar”, por edhe do të ishte një tregues

sesa kënaqen kërkesat e lexuesve me literaturë moderne, çka me sa duket do të mbetet si

një detyrë për vitin e ardhshëm. Jo gjithmonë numri dhe sasia e vëllimeve, por cilësia e

tyre janë treguesi pozitiv për pasurinë e një biblioteke.

Në pyetësor janë ndarë zërat që lidhen me libra të blerë dhe të dhuruar, sepse kjo

reflekton vitalitetin e bibliotekës, dhe mundësinë e saj për t’iu përgjigjur kërkesave të

lexuesit. Librat e dhuruar jo se janë pa rëndësi, por jo rrallë mund të mbartin probleme.

(shih më tej).

Shërbimi. Këtu janë përfshirë 8 kërkesa që lidhen jo vetëm me marrjen në hua të librit që

është shërbimi i parë dhe kryesor i bibliotekës, por edhe përdorimi dhe shfrytëzimi i

materialeve të tjera, periodikë, katalogë etj. Disa herë të dhënat në këtë rubrikë janë të

përafërta, sepse kjo ka kërkuar punë nga bibliotekarët, por gjithsesi ato janë përdorur dhe

përshkruar prej nesh. Sipas standardeve, numri i përdoruesve nuk mund të jetë më i madh

se një e pesta e numrit të librave të dhënë hua në vit.

Në pyetësor janë përfshirë edhe rubrika të tjera si Drejtimi i bibliotekës, Bashkëpunimi,

Publikimi dhe pr ezantimi, Mar rëdhëniet me biblioteka të tjera , kërkesa që lidhen

ngushtësisht me menaxhimin e bibliotekës.

Pas mbledhjes së pyetësorëve të plotësuar, të dhënat e tyre janë regjistruar, analizuar dhe

përmbledhur me kujdes nga grupi i punës, për të ofruar një kuadër të hollësishëm të

gjendjes së bibliotekave.

15

III. NJOHJA E FAKTEVE PËRMES TË DHËNAVE TË PYETËSORIT

Në faqen e parë të pyetësorit është konceptuar një rubrikë informative me të dhëna të

përgjithshme, si emri i bibliotekës, adresa, telefoni, e­mail, faksi, URL (faqja

informative).

Në një vështrim të parë dallojmë se asnjë nga bibliotekat publike në Tiranë nuk ka numër

telefoni. Për elementët që vijnë pas telefonit është e kotë që të shpresojmë.

Të gjitha bibliotekat e tjera janë të pajisura me numër telefoni dhe faksi. Këto biblioteka

janë të pajisura edhe me adresë interneti, pavarësisht se asnjëra prej tyre nuk zotëron faqe

informative. Këtu veçojmë bibliotekën e Elbasanit dhe të Fierit, të cilat kanë menduar të

hapin një URL të bibliotekës dhe kanë nisur nga puna për realizimin e saj.

Meqënëse mjetet ndërlidhëse kanë qenë të kufizuara, edhe komunikimi ynë me këto

biblioteka ka qenë paksa i vështirë, megjithatë ia dolëm në shpërndarjen e pyetësorit, si

dhe në mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave të grumbulluara.

Observatorit i është bashkangjitur një pyetësor, i cili merr në konsideratë zëra të

ndryshëm, të parashikuar për bibliotekat publike, por duke shtuar edhe disa të tjerë, të

cilët janë zgjedhur duke iu përshtatur situatës së bibliotekave shqiptare. Pra, është

konceptuar një pyetësor, i cili bazohet si në traditën e mirë të këtyre bibliotekave, ashtu

edhe në shërbimet e reja, që ato ofrojnë, duke bërë të mundur evidentimin e risive që sjell

secila bibliotekë.

Pyetësori është i përbërë nga dy pjesë: zërat e përzgjedhur nga grupi i punës dhe pjesën

që do plotësohet nga personeli i bibliotekave. Për të qenë sa më të qartë, po e paraqesim

më poshtë:

16

Rubrika e zëra Biblioteka e ………………… I) PARAMETRAT FIZIKË 1) Sipërfaqja totale në shërbim të: a) Përdoruesve të bibliotekës b) Personelit të bibliotekës 2) Sipërfaqja në dispozicion të: a) Fondit të hapur b) Fondit të mbyllur c) Fondit rezervë 3) Sipërfaqja e fondit për dokumente (libra, periodikë, koleksione speciale, etj.) 4)Sipërfaqja e fondit për dokumente, që do shkëmbehen 5) Sipërfaqja e bibliotekës në dispozicion të pajisjeve elektronike dhe audiovizuale 6) Sipërfaqja e bibliotekës në dispozicion të parkimit 7) Sipërfaqja e bibliotekës në dispozicion të sigurimit të godinës 8) Sipërfaqja e bibliotekës, e cila (të cilat) shërben si sallë mbledhjesh 9) Sipërfaqja e bibliotekës në dispozicion të shërbimeve mekanike (ashensor, ngrohje, ventilim, mirëmbajtje, materialet e pastrimit, etj.) 10) Sipërfaqja e bibliotekës në dispozicion të karrigeve të personave me aftësi të kufizuar. 11) Dispononi sipërfaqe të lira, të parashikuara për shërbimet e së ardhmes? II) VEÇORI SPECIFIKE 1) Biblioteka juaj është e ndriçuar mirë nga jashtë? 2) Biblioteka juaj është lehtësisht e identifikueshme nëpërmjet shenjave dalluese? 3) A i përmbahet ndriçimi standardeve përkatëse ndërkombëtare dhe kombëtare? 4) Shenjat orientuese në hapësirat e brendshme të bibliotekës janë lehtësisht të dallueshme nga përdoruesit? III) MATERIALET EKZISTUESE 1) Libra: (sasia) a) të blerë

17

b) që vijnë nga shkëmbimet c) ndërbibliotekare 2)Periodikët: (sasia) a) të ardhur nga abonimet b) të ardhur nga shkëmbimet me bibliotekat e tjera 3) Gazetat: (sasia) a) të ardhura nga abonimet b)Të ardhura nga ndonjë burim tjetër 4) Dorëshkrime 5) Mikroforme 6) Projektor slajdesh 7) Mjete për handikapatët ndjesorë dhe fizikë 8)CD­ROM 9) Materiale të rralla (antikuariate) 10) Katalogë: a) me skedar (alfabetik, sistematik, topografik, sipas subjektit të materialeve, etj.) b) me skedar linear 11) Informacion bibliografik: a) lista bibliografike mujore (libra, periodikë) b) buletine gjashtëmujorë ose vjetorë (libra, periodikë) c) bibliografi të tjera të përgatitura për subjekte të ndryshme. 12) Materiale të tjera IV) PASURIMI DHE SPASTRIMI I FONDIT 1) Pasurimi i bibliotekës bëhet sipas udhëzimeve të IFLA­s? 2) Në ç’raport janë botimet në shqip me ato në gjuhë të huaj? 3) A merren parasysh kërkesat e përdoruesve për pasurimin e bibliotekës? 4) A janë shfrytëzuar me efektivitet fondet për pasurimin e bibliotekës? 5) A i përshtatet pasurimi diversitetit kulturor dhe gjuhësor të popullsisë? 6) Po moshës të popullsisë së cilës i shërbehet? 7) A respektohen udhëzimet bibliotekare për spastrimin e fondit?

18

V) SHËRBIMI 1) Orët javore të hapjes: a) me shërbim të plotë b) me shërbim të pjesshëm 2) Trajnim për udhëzimin e përdoruesve të bibliotekës në mënyrë që: a) të përdorin katalogët b) të përdorin softuerin e bibliotekës c) të përdorin fondet e hapura 3) Përdoruesve që u shërbehet mund të jenë: a) studentë të regjistruar b) docentë e kërkues c) doktorë dhe specializantë d) përdorues të jashtëm: 4) A siguron biblioteka komoditetin e nevojshëm për përdoruesin? 5) Vizita në bibliotekë (sasia) 6) A ofron biblioteka juaj shërbim bibliobus? 7) A i përmbahet standardeve të larta etike (në raport me publikun, me anëtarë të tjerë të personelit dhe të institucioneve të tjera) personeli i bibliotekës suaj? 8) Çfarë shërbimesh ofron biblioteka juaj për personat me arsim të pamjaftueshëm? VI) SIGURIMI 1) A është e pajisur biblioteka juaj me sistem alarmi për zjarrin? 2) A janë të shënuara qartë vendet e fikseve të zjarrit? 3) A janë të gjithë punonjësit të informuar mbi vendndodhjen e daljeve urgjente? VII) DREJTIMI I BIBLIOTEKES 1) A dispononi publikime të rregullta të planeve të punës, të raporteve vjetore dhe të atyre financiare? 2) Cili është objektivi që synoni të arrini në planin tuaj drejtues? 3) A ndiqen nga biblioteka juaj politika, të cilat bëjnë të mundur shpërndarjen e informacionit mbi shërbimet e ofruara? VIII)BASHKEPUNIMI 1) Jep rendiment bashkëpunimi ndërmjet punonjësve të bibliotekës?

19

2)A punohet me përdoruesit në drejtim të: a) pasurimit të fondit b) plotësimit të kërkesave të tyre 3) Ekziston një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet bibliotekës suaj dhe shkollave, të cilat ndodhen në zonën ku ju operoni? IX) PUBLIKIMI DHE PREZANTIMI 1) A është hartuar nga biblioteka juaj një politikë e shkruar e komunikimit, marketingut dhe reklamimit për të bërë të njohura në publik shërbimet e ofruara nga biblioteka juaj? 2) A e keni përdorur pozitivisht median në funksion të realizimit të kësaj politike? 3) Dispononi fletëpalosje informuese mbi shërbimet që ofroni? 4) A keni ndërmarrë fushata për: a) lexim b) plotësimin e kërkesave të personave me paaftësi fizike dhe ndjesore 5) A keni organizuar panaire libri? 6)A keni “Miq të bibliotekës” ose ndonjë organizim të ngjashëm? 7) Organizoni festime të ndryshme në bibliotekën tuaj? 8) A ekzistojnë botime të veçanta të bibliotekës (p.sh. historia e bibliotekës, komunitetit)? X) MARRËDHËNIET ME BIBLIOTEKAT E TJERA 1) Regjistrohen shkëmbime 2) Huamarrje lokale 3) Shkëmbime ndërbibliotekare: a) internacionale­ marrje b) internacionale dërgesa XI) SHPENZIME 1) Shpenzime për personelin 2) shpenzime për drejtimin dhe funksionimin e bibliotekës 3) shpenzime për pasurimin e fondit me materiale dokumentarë dhe digjitalë 4) Shpenzime për abonim në materialet periodike 5) Shpenzime për kompjuterizimin e katalogëve

20

6) Shpenzime për restaurimin e dokumenteve të rralla (antikuarë) 7) Shpenzime për të siguruar parametrat optimalë të fondeve 8) Shpenzime për personelin e jashtëm 9) Shpenzime për ndërtesa të reja dhe për restaurime 10) Shpenzime për mbulimin dhe rimbursimin e huave 11)Shpenzime për publicitetin e shërbimeve që ofroni 12) Shpenzime të tjera XII) FINANCIMI 1) Fonde buxhetore 2) Dhuratë nga fondacione ose individë privatë 3) Të ardhura nga veprimtari tregtare, p.sh. botime, shitje librash, shitje veprash arti dhe zejtarie 4) Të ardhura nga pagesat e përdoruesve, p.sh. gjobat. 5) Të ardhura nga pagesat e përdoruesve për shërbime individuale, si p.sh. fotokopje, printime. 6) Sponsorizime nga organizata jashtë vendit 7) Fonde të fituara për nisma të veçanta. XIII) KUADRI LIGJOR 1) Sa rëndësi i kushtohet punës me personelin në kuadër të njohjes së legjislacionit për bibliotekat? 2) Sa i rëndësishëm është për bibliotekën tuaj ligji mbi të drejtën e autorit? 3) Keni ndjekur ndryshimet dhe rishikimet që i janë bërë këtij ligji në kohë? 4) Sa propagandohet dhe mbështet ligji mbi të drejtën e autorit nga stafi juaj? 5) Po ligji për Lirinë e Informacionit? XIV) VLERËSIMI 1) Cili është kriteri që përdorni për të matur efektshmërinë e punës suaj? 2) A keni zhvilluar anketime (biseda) tek përdoruesit për shërbimet që ofroni? 3) Arrin biblioteka juaj të plotësojë qëllimet dhe objektivat e deklaruara?

21

4) A kryen biblioteka juaj mbledhjen e statistikave për identifikimin e rezultateve? 5) A ka biblioteka juaj ndonjë teknikë për: a) matjen e cilësisë së shërbimeve b) ndikimin e tyre tek komuniteti 6) Ekziston ndonjë praktikë e krahasimit të punës së bibliotekës suaj me ndonjë bibliotekë tjetër, e cila ka veçori të përbashkëta me bibliotekën tuaj? 7) Planifikohet nga biblioteka juaj matja e rezultateve? (frekuenca) XV) INTEGRIMI 1) A jeni anëtarë të shoqatës së bibliotekarëve të Shqipërisë? 2) A bën pjesë biblioteka juaj në Konsorciumin e Bibliotekave të Shqipërisë? 3) A keni synim digjitalizimin e informacionit? 4) Biblioteka juaj I afrohet më shumë: a) Bibliotekës tradicionale b) Bibliotekës hibride c) Bibliotekës digjitale XVI) BURIMET NJERËZORE 1) Në bibliotekën tuaj sa punonjës i përkasin kategorisë: a) bibliotekarë të kualifikuar b) asistent bibliotekarë c) punonjës specialistë d) personel ndihmës e) vullnetarë

Vonesa në kthimin e pyetsorit nuk na ka lejuar të ndërhyjme për të nxjerrë konklusione

më të hollësishme rreth dsia të dhënave domethënëse, në modelet organizative dhe në

disa probleme të përmendura.

Informacionet e mbledhura janë të shumta; më shumë nga çfarë kishim menduar, kur

filluam punën për Observatorin. Bëhet fjalë për informacione që i perkasin sasisë dhe

cilësisë së shërbimeve të ofruara nga bibliotekat, domethënë të dhëna lehtësisht të

matshme.

22

Në tabelën e mëposhtme kemi paraqitur bibliotekat të cilave u është dhënë pyetsori dhe

bibliotekat që e kanë plotësuar.

Jemi përpjekur të bëjmë një punë më shumë pasqyruese se sa krahasuese. Pra qëllimi ynë

është të sjellim fakte; ballafaqimi i tyre vjen më pas, krahasimi është evident, por jo

qëllimi ynë.

Bibliotekat që e kanë marrë pyetësor in

Bibliotekat që e kanë plotësuar pyetësor in

1. Biblioteka publike Durrës + 2. Biblioteka publike Elbasan + 3. Biblioteka publike Korçë 4. Biblioteka publike Vlorë 5. Biblioteka publike Fier + 6. Biblioteka publike Librazhd 7. Biblioteka publike Gjirokastër 8. Biblioteka publike Pogradec + 9. Biblioteka publike Lushnje + 10. Biblioteka publike Sarande Po ndryshojnë ndërtesë 11. Biblioteka publike Krujë 12. Biblioteka publike Lezhë + 13. Biblioteka publike Shkodër + 14. Biblioteka publike Peshkopi + 15. Biblioteka publike Laç 16. Biblioteka publike Kavajë 17 Biblioteka publike Kuçovë + 18. Biblioteka publike Nr. 2 Tiranë + 19. Biblioteka publike Nr. 3 Tiranë + 20. Biblioteka publike Nr. 4 Tiranë 21. Biblioteka publike Nr. 5 Tiranë + 22. Biblioteka publike Nr. 7 Tiranë + 23. Biblioteka publike Nr. 9 Tiranë + 24. Biblioteka publike Nr. 10 Tiranë + 25. Biblioteka publike Skrapar 26. Biblioteka publike Peqin 27. Biblioteka publike Rrogozhinë + 28. Biblioteka publike Berat

23

IV. KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË BIBLIOTEKAVE PUBLIKE

Nga të dhënat e mbledhura mund të ndërtohet një tablo multidimensionale e bibliotekave

publike shqiptare, e cila na lejon të evidentojmë karakteristikat e tyre:

1. Hapësira e bibliotekave publike shqiptar e

Sipas të dhënave të mbledhura nga pyetësorët na rezulton se një bibliotekë publike vë në

dispozicion të përdoruesve të saj (një mesatare matematikore) rreth 276.7 m 2 . Pa dyshim

që do të ishte mirë që të nxirrnim një mesatare për çdo dhjetë banorë, në mënyrë që ta

krahasonim edhe me parametrat e IFLA­s, por kjo do t’i mbetet raportit të vitit 2006.

Gjithsesi të dhënat e veçanta konfirmojnë një prirje: bibliotekat që janë rikonstruktuar ose

që janë rindërtuar pas vitit 1997 kanë sipërfaqe më të mëdha, pra synojnë të zgjerojnë

sipërfaqet ose të përmirësojnë shërbimet. Pra biblioteka që vë në dispozicion të

përdoruesve sipërfaqen më të madhe është biblioteka publike e qytetit të Fierit me 1300

m 2 , e ndjekur nga biblioteka publike e qytetit të Lezhës me 670 m 2 . Kurse për sa u përket

sipërfaqeve më të vogla në dispozicion të përdoruesve, ashtu sikundër parashikohej i

disponojnë bibliotekat publike të Tiranës, pasi janë të shumta, ndërkohë që nëpër qytete

ka vetëm nga një të tillë.

SIPERF M2

0 500 1000 1500 2000 2500 3000

ELBASANI

KUCOVA

NR 2 TIR

ANE

NR 5 TIR

ANE

NR 3 TIR

ANE

DURRESI

PESHKOPIA

POGRADECI

LEZHA

FIER

SHKODRA

SIPERF M2

24

Një fakt tjetër që vihet re nga të dhënat që disponojmë, është sipërfaqja në dispozicion të

personelit të bibliotekës. Këtu bëhet fjalë për një mesatare prej 40 m 2 . Më i rëndësishëm

është fakti që në shumicën e bibliotekave nuk është parashikuar sipërfaqe në dispozicion

të sigurimit të godinës, në dispozicion të karrigeve për personat me aftësi të kufizuara, si

dhe për shërbime që do mund të ofrohen në të ardhmen. Për sa i përket parkimit, mund të themi se nuk janë parashikuar sipërfaqe të mjaftueshme. Në pjesën më të madhe të

bibliotekave nuk ka ose ka shumë pak sipërfaqe të parashikuara për parkim, veçoj

bibliotekën e Lezhës me një sipërfaqe oborri dhe lulishteje prej 800 m 2 .

Korridoret e bibliotekes publike Pogradec

2. Pyetje specifike

Përfshihen disa pyetje që kanë të bëjnë me standardet e ndriçimit dhe me shenjat dalluese

në hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bibliotekës.

Na rezulton se jo të gjitha bibliotekat janë të ndriçuara mirë nga jashtë. Ndërkohë që të

gjitha bibliotekat janë lehtësisht të identifikueshme nëpërmjet shenjave dalluese. Po ashtu

shenjat dalluese në hapësirat e brendshme janë lehtësisht të dallueshme nga përdoruesit

25

në të gjitha bibliotekat që i janë përgjigjur pyetësorit. Duhet thënë se në shumicën e

këtyre bibliotekave ndriçimi nuk u përmbahet standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pamja e jashtme e bibliotekes publike Pogradec Pamja e jashtme e bibliotekes publike Nr.5 ­ Tirane

Tabelat informuese te bibliotekes publike Pogradec Tabelat informuese te bibliotekes publike Fier

26

3. Mater ialet ekzistuese

Në bibliotekat publike shqiptare sasia më e madhe e materialeve përbëhet nga libra 10 , pjesa më e madhe e të cilëve është siguruar nëpërmjet blerjes. Kjo është një e dhënë

pozitive, se të lejon të mendosh që përzgjedhja është bërë sipas disa kriteresh të

përcaktuar. Një sasi të vogël përbëjnë librat e ardhur nga dhuratat. Nga një lexim i të

dhënave për donacionet del që shumë biblioteka pasurohen vetëm me dhurata. Ky

pasurim është vetëm sasior jo cilësor dhe nganjëherë ka sjellë më shumë dëme sesa dobi,

pasi edhe veprat e dhuruara duhen inventarizuar, katalogizuar, klasifikuar që më pas të

përdoren. Kjo ndodhi sidomos në fillimet e viteve 90, kur bibliotekat tona “të uritura” për

literaturë bashkëkohore pritën ndihma, të cilat shpesh ishin mbetje të magazinave të

bibliotekave të huaja. Mesatarja matematikore është 75.200 tituj librash për çdo

bibliotekë publike.

Sigurisht që bibliotekat publike të Tiranës kanë sasira më të vogla librash, nga 13.000

(biblioteka nr.3) – 9.000 (biblioteka nr.2). Biblioteka që zotëron numrin më të madh të

librave është biblioteka publike e Durrësit me 235.000 libra, e ndjekur nga biblioteka

publike e Elbasanit me 205.000 libra. Megjithëkëtë, shpesh një bibliotekë që ka një

numër të konsiderueshëm librash nuk është në gjendje të plotësojë kërkesat e lexuesve,

për shkak të vjetërsisë së koleksioneve. Do kishte qenë interesante të shtonim një

kërkesë, si p.sh nr. e librave të shtypur pas viteve ’90 dhe do të kishim një panoramë më

besnike të bibliotekave sepse pas këtyre viteve në Shqipëri është botuar një letërsi krejt e

ndryshme nga ajo e mëparmshja. Por, kjo kërkesë do të kërkonte shumë punë nga ana e

bibliotekarëve. Një fakt domethënës përbën biblioteka e Kuçovës, e cila përveçse ka

numrin më të vogël të librave krahasuar me gjithë bibliotekat e tjera, pjesën më të madhe

të tyre e ka siguruar si pasojë e dhuratave.

10 Në Observatorin e vitit 2006 do të synojmë të shohim se si është hyrja e librit në krahasim me standartet e IFLA­s apo në krahasim me numrin e banorëve. Paraprakisht po themi që në shumë biblioteka, ky numër është shumë më i ulët se standardi, madje edhe në bibliotekat më të mira ai vetëm i afrohet këtij standardi.

27

NR I LIBRAVE

0 50000 100000 150000 200000 250000

ELBASANI

KUCOVA

NR 2 TIRANE

NR 5 TIRANE

NR 3 TIRANE

DURRESI

PESHKOPIA

POGRADECI

LEZHA

FIER

SHKODRA

NR I LIBRAVE

Për sa u përket periodikëve na rezulton se dy biblioteka publike të Tiranës nuk disponojnë asnjë të tillë (biblioteka nr.3 & biblioteka nr.5). Na rezulton se biblioteka e Peshkopisë ka

një traditë të mirë pasi në të ekzistojnë koleksione të hershme gazetash. Numrin më të

madh të periodikëve e zotëron biblioteka publike e Shkodres (18.300), e ndjekur nga

biblioteka publike e Durrësit (11.000 / përkatësisht 22 gazeta dhe 8 revista), dhe ajo e

Lezhës (me 7.100). 11

PERIODIKET

0

5000

10000

15000

20000

ELBASANI

KUCOVA

NR 2 TIRANE

NR 5 TIRANE

NR 3 TIRANE

DURRESI

PESHKOPIA

POGRADECI

LEZHA

FIER

SHKODRA

PERIODIKET

11 Krahaso me standadrdet e IFLAS­s: 50 periodikë përfshirë dhe të përditshmet në njësi deri në 5000 banorë.

28

Duhet thënë se dorëshkrime zotëron vetëm biblioteka publike e Shkodrës (140) dhe

biblioteka publike e Elbasanit (16), kurse projektor slajdesh vetëm biblioteka publike e Fierit dhe e Kuçovës.

Është për të ardhur keq që në asnjë prej bibliotekave publike shqiptare nuk ofrohen mjete për handikapët ndjesorë dhe fizikë. Përjashtojmë bibliotekën publike të Fierit, e cila

konfirmon se zotëron mjete të tilla. Edhe pjesa që lidhet me materialet audiovizive na

sjell shifra absolutisht të varfra. Nuk mund të krahasohet as nga larg me standardet e

IFLA­s (100 dokumente çdo 1.000 banorë). Po ashtu edhe sasia e CD­ROM është mjaft e

vogël në të gjitha këto biblioteka, po të marrim parasysh se biblioteka publike e Durrësit

ka 600 të tilla, ndërkohë që disa biblioteka nuk disponojnë asnjë dhe të tjerat kanë një

mesatare prej rreth 30 CD­ROM.

Materiale të rralla (antikuariate) kanë vetëm pak biblioteka. Ndër to veçojmë bibliotekën

e Elbasanit me 635 të tilla dhe bibliotekën publike të Shkodrës, ku ndër materialet e rralla

përfshihen edhe 4 inkunabule.

Për sa u përket katalogëve, veçoj bibliotekën publike të Pogradecit, e cila aktualisht është në procesin e përpunimit të tyre nga fillimi, pasi një pjesë e mirë e tyre janë dëmtuar.

Ndërkohë bibliotekat e tjera zotërojnë nga rreth 5 skedarë (alfabetik, sistematik,

topografik, sipas subjektit të materialeve). Skedar linear zotërojnë biblioteka publike e

Elbasanit, e Lezhës dhe e Shkodrës.

Në lidhje me informacionin bibliografik do thoshim se biblioteka e Elbasanit është

padyshim më prodhimtarja me 2 lista bibliografike mujore, 4 buletine vjetorë, 10

bibliografi për subjekte të ndryshme të përgatitura brenda një viti.

4. Pasur imi dhe spastr imi i fondit

Një fakt inkurajues është përgjigjja pozitive që të gjitha bibliotekat publike shqiptare

kanë dhënë në lidhje me pasurimin e fondit. Për këtë zë të gjitha bibliotekat janë

përgjigjur se pasurimi i tyre bëhet sipas udhëzimeve të IFLA­s, se marrin parasysh

29

kërkesat e përdoruesve, se fondet për pasurimin e fondit shfrytëzohen me efektivitet dhe

se pasurimi i përshtatet diversitetit në kulturë, në gjuhë dhe në moshë të popullsisë. Edhe

për sa i përket spastrimit të fondit, të gjitha bibliotekat zbatojnë udhëzimet bibliotekare.

Fondi i bibliotekes publike Pogradec

Fondi i bibliotekes publike Nr. 5 ­ Tirane Fondi i bibliotekes publike Nr. 2 ­ Tirane

5. Shërbimi

Përdorimi është kyçi i suksesit në bibliotekë. Pothuajse të gjitha bibliotekat ofrojnë një

shërbim javor prej 40 orësh. Këtu bën përjashtim biblioteka e Elbasanit, e cila ofron 54 orë shërbim të plotë në javë, duke përfshirë edhe ditën e shtunë nga ora 9 00 ­13 00 . Kjo

bibliotekë ndiqet nga ajo e Peshkopisë me 50 orë shërbim në javë.

30

ORARI JAVOR

0 10 20 30 40 50 60

ELBASANI

KUCOVA

NR 2 TIRANE

NR 5 TIRANE

NR 3 TIRANE

DURRESI

PESHKOPIA

POGRADECI

LEZHA

FIER

SHKODRA

ORARI JAVOR

Shërbimi në të gjitha bibliotekat përfshin trajnimin e përdoruesve në mënyrë që të përdorin katalogët, softuerin e bibliotekës, fondet e hapura.

Nga ana e punonjësve të bibliotekave punohet në drejtim të sigurimit të komoditetit të përdoruesve, mirëpo kërkohet më shumë vëmendje në plotësimin e këtyre kushteve.

Shërbimi bibliobus ofrohet vetëm nga biblioteka nr. 5 në Tiranë dhe nga biblioteka e

Durrësit, ndërkohë që janë bërë përpjekje për ta ofruar këtë shërbim nga biblioteka e

Peshkopisë, nga biblioteka e Lezhës dhe nga ajo e Elbasanit, kjo e fundit kryen shërbim

ambulant dorazi.

Në hapat e parë për dhënien e ndihmës ndaj personave me arsim të pamjaftueshëm janë

bibliotekat publike të Lezhës, Elbasanit dhe të Peshkopisë. Bibliotekat e tjera nuk e

ofrojnë këtë shërbim.

31

Përdorues të bibliotekës nr. 5 – Tiranë Përdorues të bibliotekës publike Fier

6. Sigur imi

Pjesa më e madhe e bibliotekave nuk është e pajisur me sistem alarmi për zjarrin. Po ashtu pjesa më e madhe ka vetëm një dalje në raste urgjente, e cila është dera kryesore e

bibliotekës. Në pothuajse të gjitha bibliotekat janë shënuar qartë vendet e fikseve të

zjarrit. Bibliotekat që janë të pajisura me sistem alarmi për zjarrin janë: biblioteka nr. 5 e Tiranës, biblioteka e Durrësit dhe biblioteka e Elbasanit, e cila sapo e ka instaluar këtë

sistem.

7. Drejtimi i bibliotekës

Pothuajse të gjitha bibliotekat, që i janë përgjigjur pyetësorit disponojnë publikime të

rregullta të planeve të punës, të raporteve vjetore dhe të atyre financiare. Nga këto

biblioteka ndiqen politika të cilat bëjnë të mundur shpërndarjen e informacionit mbi

shërbimet e ofruara.

Kuptohet që objektivat, ku synojnë të arrijnë këto biblioteka janë të ndryshme dhe të

larmishme.

32

Skedari i bibliotekes nr. 2 – Tirane Kartelat e lexuesve–biblioteka publike Pogradec

8. Bashkëpunimi

Të gjitha bibliotekat publike shqiptare reflektojnë harmoni mes punonjësve të tyre.

Bashkëpunimi mes punonjësve është me rendiment.

Të gjitha këto biblioteka pohojnë se bashkëpunojnë me përdoruesit në drejtim të

pasurimit të fondit dhe të plotësimit të kërkesave të tyre. Shumica e bibliotekave kanë një bashkëpunim të frytshëm me shkollat që ndodhen në zonën, shtrihet veprimtaria e tyre.

Vetëm disa biblioteka pohojnë që ky bashkëpunim lë për të dëshiruar dhe se duhet punuar

më shumë në këtë drejtim.

9. Publikimi dhe prezantimi

Jo të gjitha bibliotekat kanë hartuar një politikë për komunikimin, marketingun dhe

reklamimin, në mënyrë që të bëjnë të njohura shërbimet e tyre në publik: biblioteka nr. 3

33

Tiranë, biblioteka nr. 2 Tiranë, biblioteka e Pogradecit, ndërkohë që biblioteka e

Peshkopisë, e Elbasanit, e Lezhës dhe e Shkodrës e kanë realizuar vetëm pjesërisht.

Media është përdorur nga pothuajse të gjitha bibliotekat që i janë përgjigjur pyetësorit,

ndërkohë që fletëpalosje për reklamimin e shërbimeve të ofruara disponojnë vetëm pak biblioteka (Biblioteka e Elbasanit, e Peshkopisë, e Lezhës dhe e Durrësit). Po këto

biblioteka kanë ndërmarrë fushata për plotësimin e kërkesave të personave me paaftësi

fizike dhe ndjesore. Veçojmë bibliotekën e Lezhës, e cila e ka specifikuar aktivitetin duke sjellë si shembull praktikën me disa të verbër, të cilëve u dublojnë të lexuarit.

Në bibliotekat publike shqiptare organizohen vazhdimisht aktivitete të ndryshme, si

ekspozita tematike, festime të ndryshme me përdoruesit e bibliotekës dhe organizime në

formën e “miqve të bibliotekës”.

Botime të veçanta (si p.sh. historia e bibliotekës, komunitetit) zotëron biblioteka e

Pogradecit, e Peshkopisë, e Elbasanit, e Shkodres dhe e Durrësit.

10. Marr ëdhëniet me bibliotekat e tjera

Në pjesën më të madhe të bibliotekave nuk regjistrohen shkëmbime dhe huamarrje

lokale. Veçojmë bibliotekën publike të Shkodres, e cila e njeh dhe e aplikon këtë praktikë

në të gjitha mënyrat. Biblioteka e Elbasanit dhe e Durrësit shënon huamarrje lokale dhe

shkëmbime ndërbibliotekare internacionale – marrje dhe internacionale – dërgesa.

Biblioteka e Peshkopisë regjistron vetëm shkëmbime ndërbibliotekare, internacionale –

marrje dhe internacionale –dërgesa me disa biblioteka të Kosovës dhe të Dibrës së

Madhe. Biblioteka e Lezhës regjistron vetëm huamarrje lokale. Për sa u përket

bibliotekave të tjera, të cilat u janë përgjigjur pyetësorëve mund te themi se nuk e

aplikojnë këtë praktikë.

11. Shpenzimet

Nga një vështrim i përgjithshëm na rezulton se bibliotekat publike shqiptare shpenzojnë

shumë pak. Bibliotekat publike shqiptare kryejnë shpenzime kryesisht për personelin

34

(pagat, të cilat janë mjaft të ulëta edhe në kontekstin shqiptar), për drejtimin e bibliotekës

(pagat), në disa raste kjo merr 70% të bilancit total të bibliotekës. Kjo përqindje do të

rritet në një kontekst kur financimet janë të ulëta dhe ato pak para që jepen mjaftojnë

vetëm për të mbajtur hapur bibliotekën, për pasurimin e fondit dhe për abonim në

materialet periodike (në varësi të fondit), kuptohet që fondi është tepër i vogël, p.sh biblioteka e Elbasanit ka një fond prej 350.000 lekësh në vit 12 , por duke pasur parasysh

sasinë e librave si dhe numrin e popullsisë kjo shumë rezulton gati e papërfillshme.

Ndërkaq kemi përvoja pozitive si ajo e bibliotekës së Shkodrës, ku Bashkia duke e

konsideruar të rëndësishëm rolin e bibliotekës në jetën e komunitetit i ka dhënë

bibliotekës një fond prej 2.000.000 lekësh për vitin 2005. Shumë pak ose aspak

shpenzohet për ndërtesa të reja dhe restaurime, për publicitetin e shërbimeve (biblioteka

publike Shkodër) dhe për mbulimin dhe rimbursimin e huave, e cila pothuajse nuk ekziston si praktikë.

Sektori i bibliotekës varet nga Bashkia. Organizimi është i tillë që drejtori i bibliotekës

varet direkt nga drejtori i Departamentit të Kulturës në Bashki. Kjo është praktika e

rregullt, por ka raste si ai i bibliotekës së Elbasanit, ku biblioteka varet nga drejtori i

muzeut të qytetit, duke shkaktuar në këtë mënyrë një rrjedhje parash në dëm të

bibliotekës.

12. Financimi

Fakti që bibliotekat publike shqiptare shpenzojnë shumë pak, vjen si pasojë e

financimeve të pakta. Të gjitha bibliotekat mbahen nga fondet buxhetore. Dhuratat nga

fondacione ose nga individë privatë janë shumë të pakta dhe vetëm në disa biblioteka

(biblioteka nr. 5 Tiranë, Biblioteka e Elbasanit dhe e Peshkopisë). Veçojmë bibliotekën

publike të Shkodres, e cila deklaron se një pjesë e të ardhurave vjen si pasojë e pagesave

që bëjnë përdoruesit e bibliotekës për shërbime të ndryshme, e sponsorizimeve si dhe nga

fondet e fituara për nisma të veçanta, të cilat nuk jane specifikuar. Nga ana tjetër, asnjë

nga bibliotekat publike shqiptare nuk regjistron të ardhura nga veprimtari tregtare, si

p.sh. botime, shitje librash, shitje veprash arti dhe zejtarie, të ardhura nga pagesat e

12 Rreth 2.920 euro [Shënim i përkthyesit]

35

përdoruesve, të ardhura nga pagesat e përdoruesve për shërbime individuale, si p.sh.

fotokopje, printime, etj.

13. Kuadr i ligjor

Në mënyrë paraprake, pa e paragjykuar problemin, por duke pasur parasysh takimet me

personelin dhe rezultatet e pjesshme që na kanë dalë, mund të themi se kjo çështje

trajtohet vetëm në mënyrë empirike, pa u thelluar dhe bibliotekarët nuk njihen me

parimet e një biblioteke publike, si ato të formuluara nga IFLA.

Ekzistenca dhe veprimtaria e bibliotekave garantohet nga ligjet përkatëse. Dispozitat

ligjore për bibliotekat po rishikohen, në mënyrë që të përshtaten me rregullat e reja të

tregut, duke u mbështetur gjithmonë në ligjin ekzistues. Fusha e lirisë së shprehjes, e

hyrjes në informacion dhe në biblioteka parashikohet nga ligjet në vijim:

• Ligji për bibliotekat 13

• Ligji për të drejtën e autorit 14

• Ligji mbi lirinë intelektuale (E drejta e informimit) 15

Në bibliotekat publike shqiptare i kushtohet rëndësi punës me personelin në kuadër të

njohjes së legjislacionit për bibliotekat. Rëndësi e veçantë i kushtohet edhe ligjit mbi të

drejtën e autorit, duke ndjekur ndryshimet dhe rishikimet që i janë bërë këtij ligji. Në

lidhje me këtë grup pyetjesh nuk mund të vërtetojmë të dhënat e marra nga pyetësorët,

pasi është një temë mjaft e gjerë dhe përgjigjet na kanë ardhur mjaft sintetike.

13 Ligj, Nr.9217, Dt.Aktit:08.04.2004, Dt.Miratimit:08.04.2004, Flet.Zyrtare Nr.30, Faqe:2507 14 Ligj, Nr.9380, Dt.Aktit:28.04.2005, Dt.Miratimit:28.04.2005, Flet.Zyrtare Nr.42, Faqe:1493 15 Ligj, Nr.8503, Dt.Aktit:30.06.1999, Dt.Miratimit:14.07.1999, Flet.Zyrtare Nr.22, Faqe:739

36

14. Vlerësimi

Fakti që na bën më shumë përshtypje është që biblioteka nr. 3 Tiranë pranon që nuk ka

efektshmëri në punë, pasi mungojnë kushtet e bibliotekës, ndërkohë që të gjitha

bibliotekat e tjera e matin efektshmërinë me anë të të dhënave statistikore që i nxjerrin

nga numri ditor i përdoruesve, nga anëtarësimet e reja në bibliotekë, nga realizimi i

objektivave përkatëse, nga anketimet e realizuara, etj.

15. Integr imi

Një fakt domethënës është anëtarësimi i të gjithë punonjësve të bibliotekave publike

shqiptare në Shoqatën e bibliotekarëve të Shqipërisë (ALA). Gjithashtu vërehet një

pjesëmarrje aktive në Konsorciumin e Bibliotekave të Shqipërisë, megjithëse këtu nuk mund të themi se të gjitha bibliotekat janë anëtare në këtë Konsorcium.

Bibliotekat publike shqiptare nuk mund të klasifikohen si “biblioteka digjitale” , pasi janë

shumë larg qënies si të tilla. Shumica e këtyre bibliotekave e klasifikojnë veten si

“biblioteka hibride” , duke lënë kështu pas “bibliotekën tradicionale” , megjithëse disa

biblioteka janë shprehur se modeli që ato përfaqësojnë është ai tradicional (biblioteka nr.

2 & 3 Tiranë, biblioteka e Pogradecit dhe biblioteka e Shkodres). Ndërkohë të gjitha

bibliotekat e tjera kanë zgjedhur si model përfaqësues modelin e bibliotekës hibride.

16. Bur imet njer ëzore

Po qe se do të kërkonim të verifikonim thënien e famshme të një babai të

bibliotekonomisë “Çdo biblioteke bibliotekarin e vet” 16 , pa dyshim që rezultati nuk do të

ishte mjaft premtues. Roli i bibliotekarit përgjegjës përkufizohet sot si menaxher i

shërbimeve të informacionit.

16 Po i referohemi pesë “ligjeve” të famshme të Shiyali Ramamrita ranganathan: The five laws of Library science: “Books are for use; Every reader his book; Every bosk it reader; Save the time of the reader; The library is a growing organist”.

37

Në bibliotekat publike të Tiranës nuk ka më shumë se dy punonjës për çdo bibliotekë

(disa prej tyre kanë nga një punonjës). Në kategorinë e bibliotekave me një ose dy

punonjës futet edhe biblioteka e Kuçovës (1 punonjës / 4 vullnetarë). Numrin më të madh

të punonjësve e zotëron biblioteka e Fierit e ndjekur nga biblioteka e Elbasanit, e Durrësit

dhe e Shkodrës, përkatësisht me nga 6 bibliotekarë të kualifikuar, 2 asistent bibliotekarë, 2 punonjës specialistë, 2 personel ndihmës, si dhe shumë vullnetarë 17 . Bibliotekat e tjera

kanë një numër punonjësish që varion nga katër deri në shtatë.

NR I PUNONJESVE

0 2 4 6 8 10 12 14 16

ELBASANI

KUCOVA

NR 2 TIRANE

NR 5 TIRANE

NR 3 TIRANE

DURRESI

PESHKOPIA

POGRADECI

LEZHA

FIER

SHKODRA

NR I PUNONJESVE

Për sa i përket kualifikimit të punonjësve duhet thënë se pothuajse të gjithë drejtuesit e

bibliotekave janë diplomuar në degën gjuhë­letërsi dhe më pas kanë kryer shkollën dy

vjeçare të bibliotekës, pranë Bibliotekës Kombëtare.

Punonjësit me ose pa arsim të lartë kanë kryer ose janë duke kryer shkollën e bibliotekës.

Pra nga vëzhgimi ynë na rezulton se trajnimi i vetëm që mund të marrin punonjësit e

këtyre bibliotekave është shkolla 2 vjeçare pranë Bibliotekës Kombëtare, e cila për më

tepër nuk mund të fillohet para se të kesh filluar punë, por pasi të kesh filluar punë dhe

me një rekomandim të posaçëm nga biblioteka në të cilën fillon punë.

17 Një e dhënë interesante janë punonjësit vullnetarë, që nganjëherë tejkalojnë në numër edhe bibliotekartë efektivë. Sipas nesh, ky është një fakt pozitiv (pjesëmarrja e tyre në këtë veprimtari, gjithmonë duke pasur parasysh që këta njerëz duhen kualifikuar (stazhi, shkolla e bibliotekës) pasi niveli i shërbimeve në këtë rast do të influencohet nga niveli i vullnetarëve.

38

V. CILËSIA E BIBLIOTEKAVE PUBLIKE

Nga tabloja që pasqyruam më sipër për bibliotekat publike shqiptare vërehen dobësi

organizative. Duke u nisur nga fakti që patëm vështirësi në mbledhjen e pyetësorëve

(organizim jo i mirë i punës), nga disa përgjigje evazive dhe nga disa kontradita në

përgjigje. Po ashtu një problem tjetër përbën edhe kualifikimi i punonjësve që punojnë

pranë këtyre bibliotekave. Siç e kemi theksuar trajnimi i vetëm që ata mund të marrin

është shkolla e bibliotekës, vetëm pasi të kenë filluar punë.

Numri i punonjësve në bibliotekat publike shqiptare është shumë i vogël. Nga të dhënat

që ne kemi mbledhur na rezulton që ky faktor mund të ndikojë negativisht në cilësinë e

shërbimeve, të ofruara nga këto biblioteka.

Nga numri i përdoruesve që shkojnë në bibliotekë mund të nxjerrim një parashikim mbi

cilësinë e shërbimeve. Kështu kemi biblioteka me 30 përdorues në muaj (biblioteka e

Kuçovës) dhe biblioteka me rreth 250­300 përdorues në ditë (biblioteka e Elbasanit).

Përgjithësisht mesatarja ditore është rreth 30 përdorues në ditë, një mesatare kjo e

kënaqshme. Duhet thënë se jo të gjitha bibliotekat na kanë dhënë një shifër për numrin

ditor të përdoruesve, megjithatë ne po paraqesim një grafik me të dhënat e mbledhura nga

bibliotekat që i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

NR DITOR I PERDORUESVE

0 50 100 150 200 250 300

ELBASANI

KUCOVA

NR 2 TIRANE

NR 5 TIRANE

PESHKOPIA

POGRADECI

SHKODRA

NR DITOR I PERDORUESVE

39

Sipërfaqja në shërbim të përdoruesve na shërben për të përcaktuar cilësinë e shërbimit.

Kjo e ndërthurur me komoditetin dhe me kushtet e brendshme të bibliotekës.

Fondet u ofrojnë përdoruesve mundësi shërbimi. Sigurisht që ky faktor ndikohet edhe nga

pasurimi i fondit gjatë kohëve të fundit (në mënyrë që biblotekat të zotërojnë materiale sa

më bashkëkohore), mirëpo ne marrim në konsideratë mesataren prej 140.000 librash, që

secila bibliotekë zotëron, duke i shtuar kësaj edhe koleksionet e ndryshme të periodikëve

dhe arrijmë në përfundimin se cilësia e shërbimit mund të konsiderohet cilësore, për sa i

përket varësisë së saj nga pasuria në materiale.

Mund të marrim parasysh edhe shkëmbimet ndërbibliotekare si dhe huatë. Në qoftë se

biblioteka ofron sigurimin e një materiali, të cilin nuk e disponon, sigurisht që cilësia e

shërbimeve do konsiderohet rritëse. Kjo praktikë zbatohetpak nga bibliotekat publike

shqiptare. Disa e zbatojnë pjesërisht, disa nuk e zbatojnë fare dhe më të paktat janë ato që

e zbatojnë. Së fundi do kishim dëshirë të bënim një krahasim në shkallë ndërkombëtare të

të dhënave që zotërojmë. Mirëpo nuk arritëm të siguronim ndonjë praktikë të ngjashme

ose të njëjtë me këtë që po zhvillojmë ne.

40

VI. OBJEKTIVA DHE METODA PËR ZHVILLIMIN DHE KONSOLIDIMIN E OBSERVATORIT

Praktika që zhvilluam na ka mundësuar mbledhjen e të dhënave pak a shumë të sakta që

bibliotekat duhet të jepnin. Këtu bëhet fjalë për të dhëna të bazuara në strukturat e

bibliotekave, në pasurinë dokumentare, në shërbimet që ofrojnë, në shkëmbimet me

bibliotekat e tjera, në numrin ditor të përdoruesve, etj. Ne morëm parasysh edhe

përgjigjet e përafërta, duke e ditur që në fillim që metoda jonë nuk mund të kërkonte

përgjigje plotësisht të sakta (si për numrin ditor të përdoruesve, gatishmërinë e

punonjësve, trajnimin e punonjësve dhe të përdoruesve, organizimet e ndryshme të kryera

nga biblioteka, etj).

Kërkesat për matjen dhe vlerësimin e bibliotekave nuk përfundojnë me këtë pyetësor:

vitin e ardhshëm do të shtrihet aktiviteti i Observatorit edhe në aspekte të tjera, të cilat i

shërbejnë funksionimit të një biblioteke publike. Po ashtu shpresojmë ta thellojmë

studimin me të dhëna të tjera, të cilat do e pasurojnë dhe zhvillojnë më tej metodologjinë

që kemi përdorur për vlerësimin e bibliotekave publike. Për sa i përket fushës së gjerë të

aktiviteteve dhe të shërbimeve që duhet të kontrollojmë, po sjellim këtu listën e treguesve

kryesorë të parashikuar nga manuali i IFLA­s (Measuring quality):

Përdorimi i bibliotekës:

1. Oraret e hapjes në raport me kërkesat e përdoruesve

2. Hyrja në zonën e përdorimit potencial

Cilësia e koleksionit:

1. Cilësia e kopertinës krahasuar me standardin e vendosur nga ekspertët

2. Përdorimi i koleksionit

3. Përqindja e dokumenteve që nuk kërkohen

Zotërimi i dokumenteve:

1. Shpejtësia në blerjen e dokumenteve.

41

2. Shpejtësia në përpunimin e dokumenteve

3. Vënia e tyre sa më shpejt në dispozicion të përdoruesve

4. Veprimi me shpejtësi, për sa u përket shkëmbimeve ndërbibliotekare

Përdorime të hershme:

1. Përdorime të hershme që mirëkuptohen nga të gjithë

Kënaqja e përdoruesve:

1. Kënaqja e përdoruesve

2. Kënaqja e përdoruesve edhe me shërbimet e hershme.

Si mund të shihet shumë nga këto të dhëna nuk janë përfshirë në pyetësorin që kemi

paraqitur në vitin 2005. Kjo për faktin se është parashikuar vijimësia e këtij projekti

edhe për 2 vjet të tjera.

42

VII. NDARJA ADMINISTRATIVE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE VENDNDODHJA E BIBLIOTEKAVE 18

Më poshtë do paraqesim një tabelë informative, e cila sjell të dhëna për ndarjen

administrative në Shqipëri. Nga tabela do dallojmë se territori shqiptar ndahet në 12

qarqe (qarku i Beratit, i Fierit, i Elbasanit, i Korçës, i Kukësit, i Shkodrës, i Tiranës, i

Durrësit, i Vlorës, i Gjirokastrës, i Dibrës, i Lezhës). Qarqet ndahen më tej në 12

prefektura, të cilat kanë në varësi të tyre 24 nënprefekturat.

Prefekturat dhe nënprefekturat ndahen në 63 Bashki dhe 309 Komuna. Bashkia e Tiranës

artikullohet në 11 “mini Bashki” 19 .

RRETHI BASHKIA /

KOMUNA

EMERTIMI BIBLIOTEKA

Këshilli i qarkut Berat Prefektur a Berat Berat Bashkia Berat Ekziston Berat Bashkia Ura Vajgurore ­ Berat Komuna Kutalli ­ Berat Komuna Lumas ­ Berat Komuna Otllak ­ Berat Komuna Poshnje ­ Berat Komuna Roshnik ­ Berat Komuna Sinje ­ Berat Komuna Terpan ­ Berat Komuna Velabisht ­ Berat Komuna Vertop ­ Berat Komuna Cukalat ­

Nenprefekti i r rethit Kuçovë Kuçove Bashkia Kuçove Ekziston Kuçove Komuna Kozare ­ Kuçove Komuna Perondi ­

Nenprefekti i r rethit Skrapar Skrapar Bashkia Çorovodë Ekziston Skrapar Bashkia Poliçan Ekziston

18 Të dhënat e përdorura janë marrë nga Ministria e Brendshme e Shipërisë dhe nga ALA. 19 Shuma e Prefekturave dhe e Nënprefekturave përbën 36 Rrethe e Republikës së Shqipërisë. Në 63 Bashkitë, në qytetet më të rëndësishme, rregjistrohen 40 biblioteke. Nuk ndeshen më biblioteka në 309 Komuna (fshatra). [Shënim i përkthyesit]

43

Skrapar Komuna Bogovë ­ Skrapar Komuna Cepan ­ Skrapar Komuna Gjerbes ­ Skrapar Komuna Leshnje ­ Skrapar Komuna Potom ­ Skrapar Komuna Qendër ­ Skrapar Komuna Vendreshe ­ Skrapar Komuna Zhepe ­

Këshilli i qarkut Fier Prefektur a Fier Fier Bashkia Fier Ekziston Fier Bashkia Roskovec ­ Fier Bashkia Patos Ekziston Fier Komuna Cakran ­ Fier Komuna Dermenas ­ Fier Komuna Frakull ­ Fier Komuna Kuman ­ Fier Komuna Kurjan ­ Fier Komuna Levan ­ Fier Komuna Mbrostar ­ Fier Komuna Portez ­ Fier Komuna Qender (Çlirim) ­ Fier Komuna Ruzhdia ­ Fier Komuna Strum ­ Fier Komuna Tropoje ­ Fier Komuna Zharez ­ Fier Komuna ­

Nënprefekti i r rethit Lushnje Lushnje Bashkia Lushnje Ekziston Lushnje Bashkia Divjakë ­ Lushnje Komuna Allkaj ­ Lushnje Komuna Ballagat ­ Lushnje Komuna Bubullimë ­ Lushnje Komuna Dushk ­ Lushnje Komuna Fier­Shegan ­ Lushnje Komuna Golem ­ Lushnje Komuna Grabian ­ Lushnje Komuna Gradisha ­ Lushnje Komuna Hysgjokaj ­ Lushnje Komuna Karbunare ­ Lushnje Komuna Kolonjë ­ Lushnje Komuna Krutje ­ Lushnje Komuna Remas ­

44

Lushnje Komuna Terbuf ­

Nënprefekti i r rethit Mallakastër Mallakastër Bashkia Ballsh Ekziston Mallakastër Komuna Aranitas ­ Mallakastër Komuna Frater ­ Mallakastër Komuna Greshicë ­ Mallakastër Komuna Hekal ­ Mallakastër Komuna Kute ­ Mallakastër Komuna Ngracan ­ Mallakastër Komuna Qender Mallakastër ­ Mallakastër Komuna Selitë ­

Qarku Elbasan Prefektur a Elbasan Elbasan Bashkia Elbasan Ekziston Elbasan Bashkia Cërrik Ekziston Elbasan Bashkia Belsh ­ Elbasan Komuna Bradashesh ­ Elbasan Komuna Fierzë ­ Elbasan Komuna Funare ­ Elbasan Komuna Gostina ­ Elbasan Komuna Gracen ­ Elbasan Komuna Grekan ­ Elbasan Komuna Gjinar ­ Elbasan Komuna Gjergjan ­ Elbasan Komuna Kajan ­ Elbasan Komuna Klos ­ Elbasan Komuna Labinot­Mal ­ Elbasan Komuna Labinot­Fushë ­ Elbasan Komuna Mollas ­ Elbasan Komuna Paper ­ Elbasan Komuna Rrasë ­ Elbasan Komuna Shalës ­ Elbasan Komuna Shirgjan ­ Elbasan Komuna Shushicë ­ Elbasan Komuna Tregan ­ Elbasan Komuna Zavaline ­

Nënprefekti i r rethit Peqin Peqin Bashkia Peqin Ekziston Peqin Komuna Karine ­ Peqin Komuna Gjocaj ­ Peqin Komuna Pajove ­ Peqin Komuna Perparim ­

45

Peqin Komuna Sheze ­

Nënprefekti i r rethit Gramsh Gramsh Bashkia Gramsh Ekziston Gramsh Komuna Kodovjat ­ Gramsh Komuna Kukur ­ Gramsh Komuna Kushove ­ Gramsh Komuna Lenie ­ Gramsh Komuna Pishaj ­ Gramsh Komuna Poroçan ­ Gramsh Komuna Skenderbegas ­ Gramsh Komuna Sult ­ Gramsh Komuna Tunjë ­

Nënprefekti i r rethit Libr azhd Librazhd Bashkia Librazhd Ekziston Librazhd Bashkia Prrenjas ­ Librazhd Komuna Hotolisht ­ Librazhd Komuna Lunik ­ Librazhd Komuna Orenje ­ Librazhd Komuna Polis ­ Librazhd Komuna Qendër ­ Librazhd Komuna Qukës ­ Librazhd Komuna Rajcë ­ Librazhd Komuna Stravaj ­ Librazhd Komuna Stebleve ­

Këshilli i qarkut Korçë Prefektur a Korçë Korçë Bashkia Korçë Ekziston Korçë Bashkia Maliq Ekziston Korçë Komuna Drenovë ­ Korçë Komuna Gore ­ Korçë Komuna Lekas ­ Korçë Komuna Libonik ­ Korçë Komuna Liqenas ­ Korçë Komuna Moglice ­ Korçë Komuna Mollaj ­ Korçë Komuna Pirg ­ Korçë Komuna Pojan ­ Korçë Komuna Qendër (Bulgarec) ­ Korçë Komuna Vithkuq ­ Korçë Komuna Voskop ­ Korçë Komuna Voskopojë ­ Korçë Komuna Vreshtas ­

46

Nënprefekti i r rethit Devoll Devoll Bashkia Bilisht Ekziston Devoll Komuna Qendër (Bilisht) ­ Devoll Komuna Miras ­ Devoll Komuna Hoçisht ­ Devoll Komuna Progër ­

Nënprefekti i r rethit Kolonjë Kolonjë Bashkia Ersekë Ekziston Kolonjë Bashkia Leskovik ­ Kolonjë Komuna Barmash ­ Kolonjë Komuna Çlirim ­ Kolonjë Komuna Q. Leskovik ­ Kolonjë Komuna Mollas ­ Kolonjë Komuna Novoselë ­ Kolonjë Komuna Q. Ersekë ­

Nënprefekti i r rethit Pogradec Pogradec Bashkia Pogradec Ekziston Pogradec Komuna Buçimas ­ Pogradec Komuna Çëravë ­ Pogradec Komuna Dardhas ­ Pogradec Komuna Hudënisht ­ Pogradec Komuna Proptisht ­ Pogradec Komuna Trebinjë ­ Pogradec Komuna Velçan ­

Këshilli i qarkut Kukës Prefektur a Kukës Kukës Bashkia Kukës Ekziston Kukës Komuna Arren ­ Kukës Komuna Bicaj ­ Kukës Komuna Bushtrice ­ Kukës Komuna Grykë­Caje ­ Kukës Komuna Kalis ­ Kukës Komuna Kolsh ­ Kukës Komuna Malzi ­ Kukës Komuna Surroj ­ Kukës Komuna Shishtavec ­ Kukës Komuna Shtiqen ­ Kukës Komuna Tërthore ­ Kukës Komuna Topojan ­ Kukës Komuna Ujimisht ­ Kukës Komuna zapot ­

47

Nënprefekti i r rethit Has Has Bashkia Krume Ekziston Has Komuna Fajza ­ Has Komuna Golaj ­ Has Komuna Gjinaj ­

Nënprefekti i r rehtit Tropojë Tropojë Bashkia Bajram Curri Ekziston Tropojë Komuna Bujan ­ Tropojë Komuna Bytyç ­ Tropojë Komuna Fierzë ­ Tropojë Komuna Lekbibaj ­ Tropojë Komuna Margegaj ­ Tropojë Komuna Llugaj ­ Tropojë Komuna Tropojë ­

Këshilli i qarkut Shkodër Prefektur a Shkodër Shkodër Bashkia Shkodër Ekziston Shkodër Bashkia Vau­dejes ­ Shkodër Komuna Ana – malit ­ Shkodër Komuna Barbullush ­ Shkodër Komuna Bushat ­ Shkodër Komuna Berdice ­ Shkodër Komuna Dajc ­ Shkodër Komuna Guri i zi ­ Shkodër Komuna Hajmel ­ Shkodër Komuna Postribe ­ Shkodër Komuna Pult ­ Shkodër Komuna Rrethinat ­ Shkodër Komuna Shale ­ Shkodër Komuna Shllak ­ Shkodër Komuna Shoshe ­ Shkodër Komuna Temal ­ Shkodër Komuna Velipoje ­ Shkodër Komuna Vig­mnele ­

Nënprefekti i r rethit Malsi e Madhe Malsi e Madhe Bashkia Koplik Ekziston Malsi e Madhe Komuna Gruemire ­ Malsi e Madhe Komuna Kastrat ­ Malsi e Madhe Komuna Kelmend ­ Malsi e Madhe Komuna Qendër ­ Malsi e Madhe Komuna Shkrel ­

48

Nënprefekti i r rethit Pukë Pukë Bashkia Pukë Ekziston Pukë Bashkia Fushë –Arrëz ­ Pukë Komuna Blerim ­ Pukë Komuna Iballe ­ Pukë Komuna Fierëz ­ Pukë Komuna Gjegjan ­ Pukë Komuna Qafë­mal ­ Pukë Komuna Qelez ­ Pukë Komuna Qerret ­ Pukë Komuna Rrapë ­

Këshilli i qarkut Tiranë Prefektur a Tiranë Tiranë Bashkia Tiranë: Njësia nr. 1

Njësia nr. 2 Njësia nr. 3 Njësia nr. 4 Njësia nr. 5 Njësia nr. 6 Njësia nr. 7 Njësia nr. 8 Njësia nr. 9 Njësia nr. 10 Njësia nr. 11

­ Biblioteka Nr. 2 ­ Biblioteka Nr.10 Biblioteka Nr.5 Biblioteka Nr.7 Biblioteka Nr.9 Biblioteka Nr.3 Biblioteka Nr.4 ­ ­

Tiranë Bashkia Kamëz ­ Tiranë Bashkia Vorë ­ Tiranë Komuna Baldushk ­ Tiranë Komuna Berzhit ­ Tiranë Komuna Bërxull ­ Tiranë Komuna Dajt ­ Tiranë Komuna Farkë ­ Tiranë Komuna Kashar ­ Tiranë Komuna Ndroq ­ Tiranë Komuna Paskuqan ­ Tiranë Komuna Petrelë ­ Tiranë Komuna Pezë ­ Tiranë Komuna Prezë ­ Tiranë Komuna Shëngjergj ­ Tiranë Komuna Vaqarr ­ Tiranë Komuna Zall­bastar ­ Tiranë Komuna Zall­herr ­ Tiranë Komuna Krrabë ­

49

Nënprefekti i r rethit Kavajë Kavajë Bashkia Kavajë Ekziston Kavajë Bashkia Rrogozhinë Ekziston Kavajë Komuna Golem ­ Kavajë Komuna Gose ­ Kavajë Komuna Helmes ­ Kavajë Komuna Kryevidhë ­ Kavajë Komuna Lekaj ­ Kavajë Komuna Luz i vogël ­ Kavajë Komuna Sinaballaj ­ Kavajë Komuna Synej ­

Këshilli i qarkut Durr ës Prefektur a Dur rës Durrës Bashkia Durrës Ekziston Durrës Bashkia Manëz ­ Durrës Bashkia Sukth ­ Durrës Bashkia Shijak Ekziston Durrës Komuna Gjepalaj ­ Durrës Komuna Ishëm ­ Durrës Komuna Katund i ri ­ Durrës Komuna Maminas ­ Durrës Komuna Ruzhbull ­ Durrës Komuna Xhafzotaj ­

Nënprefekti i r rethit Krujë Krujë Bashkia Krujë ­ Krujë Bashkia Fushë – Krujë ­ Krujë Komuna Bubq ­ Krujë Komuna Cudhi ­ Krujë Komuna Kodër – Thumane ­ Krujë Komuna Nikel ­

Këshilli i qarkut Vlorë Prefektur a Vlorë Vlorë Bashkia Vlorë Ekziston Vlorë Bashkia Himarë ­ Vlorë Bashkia Orikum ­ Vlorë Bashkia Selenica ­ Vlorë Komuna Armen ­ Vlorë Komuna Brataj ­ Vlorë Komuna Hore­Vranisht ­ Vlorë Komuna Kote ­ Vlorë Komuna Novosela ­ Vlorë Komuna Qendër ­

50

Vlorë Komuna Sevaster ­ Vlorë Komuna Shushicë ­ Vlorë Komuna Vllahine ­

Nënprefekti i r rethit Sarandë Sarandë Bashkia Sarandë (s’ka ndërtesë) Sarandë Bashkia Konispol ­ Sarandë Komuna Aliko ­ Sarandë Komuna Dhiver ­ Sarandë Komuna Ksamil ­ Sarandë Komuna Livadhja ­ Sarandë Komuna Lukovë ­ Sarandë Komuna Markat ­ Sarandë Komuna Xare ­

Nënprefekti i r rethit Delvinë Delvinë Bashkia Delvinë Ekziston Delvinë Komuna Finiq ­ Delvinë Komuna Mesopotan ­ Delvinë Komuna Vergo ­

Këshilli i qarkut Gjirokastër Prefektur a Gjirokastër Gjirokastër Bashkia Gjirokastër Ekziston Gjirokastër Bashkia Libohovë ­ Gjirokastër Komuna Antigon ­ Gjirokastër Komuna Cepo ­ Gjirokastër Komuna Dropull i sipërm ­ Gjirokastër Komuna Dropull i poshtëm ­ Gjirokastër Komuna Lazarat ­ Gjirokastër Komuna Lunxhëri ­ Gjirokastër Komuna Odria ­ Gjirokastër Komuna Picar ­ Gjirokastër Komuna Pogon ­ Gjirokastër Komuna Qendër­Libohovë ­ Gjirokastër Komuna Zagorie ­

Nënprefekti i r rethit Tepelenë Tepelenë Bashkia Tepelenë Ekziston Tepelenë Bashkia Memaliaj ­ Tepelenë Komuna Buzë ­ Tepelenë Komuna Fshat Memaliaj ­ Tepelenë Komuna Krahëz ­ Tepelenë Komuna Kurvelesh ­ Tepelenë Komuna Lopes ­

51

Tepelenë Komuna Luftinjë ­ Tepelenë Komuna Qesarat ­ Tepelenë Komuna Qendër ­

Nënprefekti i r rethit Përmet Përmet Bashkia Përmet Ekziston Përmet Bashkia Këlqyrë ­ Përmet Komuna Ballaban ­ Përmet Komuna Çarshovë ­ Përmet Komuna Drenicë ­ Përmet Komuna Frashër ­ Përmet Komuna Petran ­ Përmet Komuna Qendër (Piskove) ­ Përmet Komuna Suke ­

Këshilli i qarkut Dibër Prefektur a Dibër Dibër Bashkia Peshkopi Ekziston Dibër Komuna Arras ­ Dibër Komuna Fushë­Cidhen ­ Dibër Komuna Muhur ­ Dibër Komuna Kala Dodës ­ Dibër Komuna Kastriot ­ Dibër Komuna Lurë ­ Dibër Komuna Luzni ­ Dibër Komuna Maqellare ­ Dibër Komuna Melan ­ Dibër Komuna Qendër­Tomin ­ Dibër Komuna Selishte ­ Dibër Komuna Sllove ­ Dibër Komuna Zall­Dardhë ­ Dibër Komuna Zall­Rec ­

Nënprefekti i r rethit Bulqizë Bulqizë Bashkia Bulqizë Ekziston Bulqizë Komuna Fushë­Bulqizë ­ Bulqizë Komuna Gjorice ­ Bulqizë Komuna Trebisht ­ Bulqizë Komuna Martanesh ­ Bulqizë Komuna Ostren ­ Bulqizë Komuna Shupenze ­ Bulqizë Komuna Zergan ­

Nënprefekti i r rethit Mat Mat Bashkia Burrel Ekziston

52

Mat Bashkia Klos ­ Mat Komuna Derjan ­ Mat Komuna Gure ­ Mat Komuna Baz ­ Mat Komuna Komsi ­ Mat Komuna Lis ­ Mat Komuna Macukull ­ Mat Komuna Rukaj ­ Mat Komuna Suç ­ Mat Komuna Ulez ­ Mat Komuna xiber ­

Këshilli i qarkut Lezhë Prefektur a Lezhë Lezhë Bashkia Lezhë Ekziston Lezhë Komuna Balldren i ri ­ Lezhë Komuna Blinisht ­ Lezhë Komuna Dajç ­ Lezhë Komuna Kallmet ­ Lezhë Komuna Kolsh ­ Lezhë Komuna Shëngjin ­ Lezhë Komuna Shënkoll ­ Lezhë Komuna Ungrej ­ Lezhë Komuna Zemen ­

Nënprefekti i r rethit Kurbin Kurbin Bashkia Laç Ekziston Kurbin Bashkia Mamurras ­ Kurbin Komuna Fushë­Kuqe ­ Kurbin Komuna Milot ­

Nënprefekti i r rethit Mirditë Mirditë Bashkia Rrëshen Ekziston Mirditë Bashkia Rubik ­ Mirditë Komuna Fan ­ Mirditë Komuna Kaçinar ­ Mirditë Komuna Kthelle ­ Mirditë Komuna Orosh ­ Mirditë Komuna Selitë ­

Situata nuk paraqitet fort premtuese. Kështu, vërejmë që kryesisht bibliotekat publike

janë vendosur pranë bashkive (ka bashki pranë të cilave nuk ka biblioteka), ndërkohë që

pranë komunave nuk na rezulton asnjë bibliotekë publike. Dikur (para viteve ‘90) kanë

53

ekzistuar biblioteka edhe në komuna, pranë të ashtuquajturave vatra kulture, të cilat u

asfiksuan dalëngadalë si pasojë e mungesës së fondeve dhe e vëmendjes së qeveritarëve.

Fillimisht u ndërprenë fondet buxhetore (mjeti i vetëm financiar që siguronte ekzistencën

e bibliotekave) për pasurimin e fondit, duke sjellë rënien graduale të numrit të

përdoruesve dhe të interesit të tyre, si pasojë e mosplotësimit të nevojave të kohës.

Më pas u ndërprenë fondet buxhetore edhe për pagat e punonjësve të këtyre bibliotekave,

meqenëse ato nuk rezultonin më efektive, duke arritur në situatën që jemi sot, ku

bibliotekat publike janë vendosur vetëm pranë bashkive dhe vetëm vitet e fundit kanë

filluar të funksionojnë normalisht.

Pra, për një kohë të gjatë roli i bibliotekave publike shqiptare ra dukshëm, pasi si e

theksuam më sipër pati një mungesë interesi për mbarëvajtjen e tyre. Megjithatë vitet e

fundit janë bërë hapa para edhe në këtë fushë, ashtu si dhe në shumë fusha të tjera (që

lidhen kryesisht me kulturën), të cilat për vite me radhë u lanë në harresë. Vitet e fundit

jo vetëm që është aprovuar një buxhet i përshtatshëm për bibliotekat, por janë marrë në

konsideratë edhe kërkesa të ndryshme që janë bërë nga drejtuesit e tyre, si fonde për

rikonstruksionin e godinave, për instalimin e kompjuterëve, për pasurimin e fondit me

libra bashkëkohorë, për instalimin e internetit, për pajisjen me fotokopje dhe me mjete të

tjera të domosdoshme për një bibliotekë.

Është realizuar edhe një rritje e pagave të bibliotekarëve, duke i kaluar në nivelin e

pagave të nëpunësve civilë. Të gjitha bibliotekat publike shqiptare kanë një fond, i cili

aprovohet në bashkinë e qytetit përkatës (përjashtojmë bibliotekën publike të Elbasanit, e

cila si e kemi thënë ka kaluar në varësi të muzeut të qytetit, duke shkaktuar kështu një

anomali administrative dhe një rrjedhje fondesh).

Kurse, për sa u përket bibliotekave të qytetit të Tiranës mund të themi se ato kanë kaluar

në varësi të minibashkive, pasi deri para dy vjetësh kanë qenë në varësi të bashkisë së

Tiranës, ku ishte instaluar një drejtori e posaçme.

Sipas bisedave të kryera me bibliotekarët e Tiranës vihet re një rënie të ritmit të punës,

pasi minibashkitë nxjerrin mjaft pengesa burokratike për realizimin e qëllimeve të tyre.

Po sipas opinionit të tyre, kur gjendeshin në varësi të bashkisë së Tiranës kishin më

shumë fonde në dispozicion dhe më shumë mundësi për realizimin e qëllimeve të tyre.

54

Po ashtu, është vënë re edhe një bashkëpunim mjaft i frytshëm ndërmjet bibliotekave

publike dhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse që operojnë në Shqipëri, ndër të

cilat veçojmë Sorosin, e cila ka dhënë një ndihmesë domethënëse në restaurimin dhe në

rimëkëmbjen e mjaft bibliotekave publike dhe ka ndihmuar mjaft të tjera me materiale,

kryesisht me kompjuterë dhe programe të posaçme kompjuterike.

Nga sa paraqitëm më sipër, rezulton se bibliotekat publike shqiptare kanë filluar tashmë

rrugën drejt përmbushjes së standardeve ndërkombëtare të bibliotekonomisë.

55

BIBLIOGRAFI

­ Bibliothecae 3, 2002, organ i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

­ James H. Billington, Libraries, the Library of Congress and the information age, in Books, bricks, and bytes, Issues as volume 125, number 4, of the Proceedings of the American Academy of Arts and Sciences, “Daedalus”, Fall 1996.

­ Ragnar Audunson, Between professional field norms and environmental change impetuses: a comparative study of change processes in public libraries, 63rd IFLA General Conference ­ Conference Programme and Proceedings ­ August 31­September 5, 1997

­ Giovanni Solimine, Le culture della Biblioteca, i saperi dei bibliotecari, Biblioteche oggi, 22 (2004), n. 4, p. 17­26

­ Giuseppe Vitiello, Splendori e miserie delle statistiche bibliotecarie, “Bollettino AIB", 35 (1995), n. 4, p. 465­478

­ Quanto valgono le biblioteche pubbliche? Analisi della struttura e dei servizi delle biblioteche di base in Italia. Rapporto finale della ricerca Efficienza e qualità dei servizi nelle biblioteche di base condotta dalla Commissione nazionale AIB "Biblioteche pubbliche" e dal Gruppo di lavoro "Gestione e valutazione"; coordinamento del gruppo e direzione della ricerca: Giovanni Solimine.Roma, Associazione Italiana Biblioteche, 1994.

­ Shiyali Ramamrita Ranganathan: The five laws of Library science: “Books are for use; Every reader his book; Every bosk its reader; Save the time of the reader; The library is a growing organist.”

­ Jo Bryson, Burlington 1999, Effective library and information centre management