Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
BULETINI AVRR
Programet e IOM kanë për qëllim të parandalojnë migracionin e parregullt, të ndalojnë trafikimin njerëzor, të kontribuojnë në zhvillimin kombëtar dhe të ndihmojnë qeveritë në menaxhimin e aktiviteteve të migracionit. Një program i tillë është programi i kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit vullnetar – Assisted Voluntary Return and Reintegration (AVRR). Që nga viti 1979, IOM e ka zbatuar këtë program, duke theksuar vlerën e AVRR si një nga mekanizmat themelorë për menaxhimin e migracionit që siguron mundësinë e kthimit të migrantëve në vendin e tyre të origjinës në një mënyrë vullnetare, të sigurt dhe dinjitoze.
Programet e asistuara të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit vullnetar (AVRR) ofrojnë mbështetje administrative, logjistike, financiare për migrantët, përfshirë ndihmën për riintegrim, për ata që nuk mund ose nuk duan të qëndrojnë në vendin pritës/tranzit dhe që vendosin të kthehen në vendin e tyre te origjinës.
PROGRAMI I KTHIMIT VULLNETAR TË ASISTUAR DHE RIINTEGRIMI I MIGRANTËVE (AVRR) NË BALLKANIN PERËNDIMOR
SHTATOR 2020
1SI NJË ORGANIZATË UDHËHEQËSE NDËRKOMBËTARE, IOM VEPRON ME PARTNERË NË BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE PËR:
• Të ndihmuar në përgjigjet ndaj sfidave operative në rritje në menaxhimin e migracionit
• Të përmirësuar kuptimin e çështjeve të migracionit
• Të inkurajuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik përmes migracioneve
• Të mbështetur dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e migrantëve
PROGRAMI AVRR NË BOTË
Në vitin 2018, programi AVRR siguroi mbështetje për 63.316 migrantë që u kthyen nga 128 vende pritëse ose tranzite në 169 vende ose territore të origjinës.
Në vitin 2019, gjithsej 64.958 migrantë nga 136 vende pritëse u kthyen në 164 vende ose territore të origjinës.
169PERKRAHJA AVRR NE VITIN 2018
VENDET PRITËSE OSE TRANZITE
63.316MIGRANTË
VENDE OSE TERRITORE TË ORIGJINËS
VENDET PRITËSE OSE TRANZITE
VENDE OSE TERRITORE TË ORIGJINËS
128
164PERKRAHJA AVRR NE VITIN 2019
64.958MIGRANTË136
BULETINI AVRR
BULETINI AVRR
Është e rëndësishme të theksohet se programi i kthimit vullnetar zbatohet përmes bashkëpunimit me institucionet qeveritare dhe komunitetet e migrantëve, duke sjellë shembullin e një një qasjeje multisektoriale për kthimin vullnetar dhe të krijimit të një sistemi gjithëpërfshirës në menaxhimim e migracionit, për të mirën e të gjitha palëve të përfshira.
Për ata që duan të kthehen në shtëpi, projekti AVRR ofron:• Informacion dhe këshillim për kthimin vullnetar në gjuhën e migrantit, si dhe mbështetje logjistike
dhe financiare në planifikimin e udhëtimit;
• Mbështetje në marrjen e një dokumenti udhëtimi dhe bartjen e të gjitha kostove që lidhen me këtë proces;
• Mbështetje në aeroport gjatë nisjes dhe, nëse është e nevojshme, gjatë tranzitit dhe mbërritjes;
• Për kategoritë më të rrezikuara, sigurohet një ndihmë parash për riintegrim për të mbuluar kostot në periudhën fillestare, pas kthimit. Zyra e IOM-it në vendin e origjinës ofron mbështetje që mund të përdoret për qëllime arsimore, fillimin e një biznesi ose investimin në një biznes, nevoja mjekësore, ose, nëse është e nevojshme, pjesërisht për strehim. Për migrantët në nevojë ofrohet mbështetje shtesë.
Si pjesë e qasjes së saj gjithëpërfshirëse për kthimin e migrantëve, IOM njeh se që politikat e kthimit dhe riintegrimit janë më efektive kur ato lidhen me mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe zhvillimin e mundësive në vendin e origjinës, veçanërisht për ata që ndërmarrin migracione të parregullta dhe të detyruara.
RRJEDHA E MIGRACIONIT DHE PRANIA E MIGRANTËVE NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR
Ardhjet e regjistruara në periudhën 2018 – 2020
Burim: DTM IOM
Numri i përgjithshëm i migrantëve të informuar në periudhën 2019 – 2020 sipas vendeve të origjinës
Burim: IOM outreach database
2018
2019
2020
Janar
680 1.169 1.982 2.800
4.243 4.579 4.137 5.330 5.747 7.436 4.327
2.238
2.096 3.131
5.694 6.188 6.981 5.845 9.329 7.485
5.039 8.640 4.511474 1.457
8.804 5.865310
9.994 1.0142 8.166 5.272
Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Pakistani
11.3
42
7.57
9
7.09
8
4.88
9
4.55
4
2.24
1
1.44
1
1.18
8
1.02
5
Algjeri Maroku Bangladeshi Iraku Irani Siria EgjiptiAfganistani
BULETINI AVRR
Numri i kthimeve të realizuara në vendet e origjinës nga viti 2018 deri më sot
Grafikoni paraqet të dhënat për
periudhën 2018-2020, duke
përjashutar vendet që kishin
më pak se 20 kthime.
Burim: MiMOSA DATABASE IOM
Mesazhet dhe ilustrimet e fushatës përkthehen në gjuhët e migrantëve të pranishëm në
rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht arabisht, bengalisht,
persisht, pashtu dhe urdu.
FUSHATA INFORMUESE PËR PROGRAMIN AVRR DHE PËRGJIGJA NDAJ COVID-19Si pjesë e programit të AVRR-së po zhvillohet një fushatë informuese që fuqizon më tej praninë e programit të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit në territoret e Ballkanit Perëndimor. Mesazhet dërgohen kryesisht përmes kanaleve dixhitale të komunikimit dhe u drejtohen migrantëve të pranishëm në Ballkanin Perëndimor.
Fushata ka për qëllim t’u sigurojë migrantëve një qasje më të mirë në programin AVRR, si dhe të sigurojë mbështetje dhe informacion të përgjithshëm për migrantët në nevojë, të cilët po udhëtojnë ose qëndrojnë aktualisht në Ballkanin Perëndimor.
BALLKANI PERËNDIMOR -1448 TË KTHYER242632469599116120239519
Irani
Iraku
Prej të cilëve:
Algjeria Tunizia Maroku
Pakistani Turqia Afganistani
India Kuba
BULETINI AVRR
BULETINI AVRR
Paralelisht me fushatën informuese AVRR, u zhvillua një fushatë shtesë informuese e dobishme në përgjigje të Covid-19, me mesazhe mbi parandalimin, mbrojtjen, masat e sigurisë dhe mbështetjen psikosociale.
Strategjia e komunikimit bazuar kryesisht në një fushatë dixhitale, përdor platforma të shumta në internet për të informuar migrantët, të tilla si aplikacioni Support for Migrants www.supportformigrants.com dhe faqja e internetit AVRR për Ballkanin Perëndimor www.avrr-wb.com duke u reklamuar përmes Facebook, Instagram dhe Google.
Mbi kthimin dhe riintegrimin - takimi virtual për Ballkanin Perëndimor Takimi virtual i AVRR u mbajt më 1 korrik 2020 dhe iu referua gjendjes aktuale të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit në Ballkanin Perëndimor.
Takimi paraqiti mundësitë dhe sfidat kryesore në të ardhmen, të cilat lidhen me rritjen e efikasitetit të procesit të kthimit dhe forcimin e lidhjeve me vendet e origjinës, integrimin e qasjes së AVRR në strukturat administrative të vendeve përfituese, forcimin e spektrit të riintegrimit si në nivelin individual ashtu edhe në atë komunitar. Për të forcuar menaxhimin e kthimit, është e nevojshme të sigurohet disponueshmëria e kthimit vullnetar të asistuar dhe të sigurohet ndihma e riintegrimit në BE dhe ndihma e riintegrimit në vendet e origjinës.
BULETINI AVRR