10
151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAPHeimerer Prishtinë Prishtinë, 2015 1 Ligjerata e gjashtë për Modulin: Metodat e hulumtimit kuantitativ dhe kualitativ Tema: Hulumtimi kuantitativ Pjesa e parë: Validiteti dhe siguria e hulumtimit përmes pyetësorit dhe testeve Pjesa e dytë: Strukturimi/ Paraqitja e hulumtimeve kuantitative Dega: Logopedi dhe Ergoterapi 21.11.2015

151121 JS Materiali Ligj6

  • Upload
    7days

  • View
    27

  • Download
    0

Embed Size (px)

DESCRIPTION

First literature

Citation preview

Page 1: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 1

 

Ligjerata e gjashtë për Modulin: Metodat e hulumtimit kuantitativ dhe kualitativ

Tema: Hulumtimi kuantitativ

Pjesa e parë: Validiteti dhe siguria e hulumtimit përmes pyetësorit dhe testeve

Pjesa e dytë: Strukturimi/ Paraqitja e hulumtimeve kuantitative

Dega: Logopedi dhe Ergoterapi

21.11.2015

Page 2: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 2

Pjesa e parë e ligjeratës – vazhdim i ligjeratës së kaluar

Validiteti dhe siguria e hulumtimit permes pyetesorit dhe testeve Validiteti dhe siguria Në mënyrë që informata të jetë e dobishme, ajo duhet të jetë e qëndrueshme, e sigurtë, e saktë dhe mbi të gjitha, e vërtetë. Shumë shpesh hasim në informata që nuk e plotësojnë ndonjërin prej këtyre kritereve. Në hulumtime, këto kritere janë të përfaqësuara nga konceptet e sigurisë dhe validitetit. Kur themi se informata është e sigurtë, me këtë mendojmë se mund të presim të arrijmë deri te ajo informatë e njejtë kohë pas kohe. Kur themi se informata është valide, mendojmë se ajo është e prezentuar dhe e përdorur në atë mënyrë si ka qenë e paraparë. Llojet e validitetit. Validiteti sipërfaqësor është kur informata e marrur duket të jetë ajo që e kemi pritur. Pyetja “A pini duhan?” duket të ketë validitetin sipërfaqësor si njësi matëse të sjelljes ndaj duhanit. Validiteti përmbajtësor është kur një pyetje reflekton në mënyrë adekuate sjeljen themelore ose bazën e dijes. Validiteti përmbajtësor arrihet kur ekspertët e vlerësojnë relevancën e pjesëve përbërëse të testit. Validiteti bashkëveprues është kur një pyetje është e krahasueshme me një tjetër që mat në mënyrë valide të njejtën përmbajtje. Validiteti bashkëveprues arrihet duke e lidhur një pyetje me tjetrën që është validuar më parë. Validiteti dallues është kur pyetja mund të përdoret për të dalluar një grup nga tjetri. Hulumtimet që përdoren për të identifikuar lënien potenciale të shkollës së mesme mund të kenë validitet dallues nëse nxënësit që diplomojnë marrin nota më të larta sesa nxënësit që tërhiqen para diplomimit. Validiteti parashikues është kur një pyetje mund të përdoret për të parashikuar sjellje. Njëri qëllim i SAT-it (Student Achievement Test – Testi i arritjes së nxënësve) është të përcaktohet se sa të suksesshëm mund të jenë nxënësit në kolexh. SAT-i ka validitet parashikues në aftësitë e tij për të parashikuar mesataren e notës së nxënësve në kolexh. Validiteti ndërtues është lloji i fundit i validitetit. Ky është një dimension teoretik sikur që vetëbesimi matet duke pasur disa pyetje ku të gjitha lidhen me atë se si e shohin njerëzit veten. Vetëbesimi nuk ekziston veçmas por përfaqësohet përmes asaj se si pëgjigjen njerëzit në këto pyetje. Në këtë shembull, validiteti ndërtues mat nivelin se deri në çfarë mase këto përgjigje mund të quhen vetëbesim. Një shembull i validitetit ndërtues në një hulumtim për sjelljen ndaj vozitjes mund të jenë nëse përgjigjet në pyetjet e mëposhtme kanë lidhje mes veti. Nëse lidhja ekziston, mund të supozojmë se ajo çka matet është një konstrukt themelor i quajtur vozitje e rezikshme:

Page 3: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 3

1. Zakonisht vozis më shpejtë se kufizimi i shpejtësisë. PO JO 2. Mundohem të shtyhem me vozitës që më kalojnë PO JO 3. Zakonisht nuk kam kohë të sinjalizoj rreshtimin. PO JO Llojet e sigurisë Siguria test-retest arrihet duke e aplikuar testin e njejtë në dy ose më shumë raste të njëpasnjëshme a pastaj duke i i vënë rezultatet në lidhje reciproke. Përputhja interne arrihet duke vënë në korrelacion rezultatet e disa pyetjeve që i përkasin përmbajtjes së njejtë të shumës së përgjithshme të rezultateve. Mesatarja e korrelacionit të përgjithshëm është njësi matëse se me çfarë përputhshmërie njerëzit përgjigjen në pyetje ose modalitete të afërta në një test. Për shembull: nëse një test i matematikës ka pasur disa pyetje ku njerëzit është dashur të shumëzojnë numra dyshifrorë dhe treshifrorë, mund të presim që njerëzit të cilët nuk kanë mundur saktësisht të shumëzojnë numrat dyshifrorë të mos jenë në gjendje të shumëzojnë numra treshifrorë. Gjithashtu, mund të presim që njerëzit të cilët mund të shumëzojnë numra treshifrorë të jenë në gjendje të shumëzojnë numra dyshifrorë. Këto probabilitete duhet të jenë të qëndrueshme prej personit në person dhe duhet të kenë korrelacion të lartë në mes të pyetjeve. Stabiliteti paraqet atë se deri në çfarë mase mund të presim që rezultati i një personi të ndryshojë nga një administrim në tjetrin. Njësia matëse plotësisht stabile do të jap saktësisht rezultatet e njejta kohë pas kohe. Ky koncept është i ngjashëm me test-retestin, përveç se në situatat me test-retest nuk ka supozim se vlera absolute e secilit rezultat të testit do të mbetet e njejtë.

Pjesa e dyte e ligjeratës

Strukturimi/ Paraqitja e hulumtimeve kuantitative Struktura një hulutmimi kuantiative ndahet në parim në dy pjesë: pjesën teorike të projekti apo studimit si dhe pjesën metodologjike (

I. Pjesa teorike e projektit/studimit kuantitativ

Aktivitetet kryesore për zhvillimin e pjesës teorike të projektit janë: (1) formulimi/paraqitja e problemit kërkimor, (2) vendosja e qëllimit kërkimor, (3) formulimi i hipotezës së përgjithshme dhe/ose të hipotezave të veçanta dhe/ose pyetjeve kërkimore/hulumtuese, (4) analiza e nocioneve kyçe (klasifikimi dhe përkufizimi i variablave).

Paraqitja e problemit / Formulimi i problemit Pika kritike e çdo hulumtimi është zbulimi i boshllëqeve, paqartësive, vështirësive, problemit që duhet të zgjidhet. Njohuritë e mëparshme dhe përvoja luajnë një rol të madh në identifikimin dhe përcaktimin e problemit. Prandaj, prej hulumtuesit pritet që së pari, në mënyrë teorike të analizoj problemin dhe pastaj në mënyrë të qartë ta

Page 4: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 4

formuloj.

Analiza teorike e problemit nënkupton në mënyrë sistematike të ekspozohen mënyrat se si janë qasur këtij problemi hulumtuesit në studimet e mëparshme, cila procedurë metodologjike është aplikuar, cilat rezultate janë arritur, cilat pyetje kanë mbetur të hapura. Me fjalë të tjera, hulumtuesi analizon, vlerëson dhe sintetizon (përmbledh) të gjitha informatat dhe njohuritë në lidhje me problemin që ai hulumton.

Problemi formuluar shkencërisht shpreh një raport (lidhje) në mes dy apo më shumë dukurive. Problemi mund të formulohet në formën e një pyetje apo deklarate për atë se cilët dukuri janë objekt i hulumtimit. Për shembull: Sa është i përhapur korrupsioni në institucionet arsimore sipas mendimit të studentëve, profesorëve dhe prindërve dhe cilët janë llojet kryesore të manifestimit të tij. Në të vërtetë, i gjithë hulumtimi është zgjidhje të problemit të vendosur, apo përgjigje në pyetjen e parashtruar.

Zgjedhja e problemit të hulumtimit Hapi i parë në zgjedhjen e problemit të hulumtimit është të vendoset çka me të vërtetë dëshirojmë të bëjmë. Prandaj, qëllimi i parë i hulumtimit tuaj është t’i plotësojë nevojat tuaja për kryerjen e hulumtimit (nevojat e karrierës, punës së mëtutjeshme në jetë tuaj). Qëllimi i dytë i hulumtimit tuaj është t’i bëhet një kontribut bazës së diturisë për punën tuaj që të ketë dobi për publikun e saj. Qëllimi i tretë është të plotësohen nevojat e agjencisë që e financon hulumtimin tuaj (në rast se kjo është e aplikueshme) (shih më shumë rreth përzgjedhjes së temës në kuadër të shqyrtimit të literaturës në këtë material).

Qëllimi i studimit Qëllim i përgjithshëm i hulumtimit është që të bëhet  dentifikimi  i  fëmijëve  me  mutizëm  selektiv  tek  klaset  e  para  (Shembull  i  nxjerrur  nga  puna  në  grupe  e  ligjeratës  së  5).   Ky qëllim/objektive mund të ndahet në varg nën-qëllimesh apo nën-objektivash:

. Identifikimi i niveleve të mutizmit selektiv tek fëmijët e klasëve të para në Kosovë

. Identifikimi i masave trajtuese që ofrohet në institucionet arsimore për fëmijët me mutizëm selektiv

. Përcaktimi i rolit i mësimdhënësve në trajtimin e fëmijëve me mutizëm selektiv

. Vlerësimi i nevojave baze dhe atyre shtesë për këta mësimdhënës që punojnë me fëmijët me mutizëm selektiv

. Identifikimi dhe përshkrimi i rolit të prindërve në bashkëpunimin me institucionet arsimore në adresimin e mutizmit selektiv tek fëmijët e klasëve të para

Lëndë e hulumtimit janë mendimet, qëndrimet dhe njohuritë e mësimdhënësve dhe prindërve rreth cështjes së mutizmit selektiv tek fëmijët e klasëve të para.

Në literaturë identifikohet një numër i llojeve të qëllimit: Dallimi i llojeve të hulumtimit në bazë të qëllimit

Page 5: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 5

. a) Qëllimi i hulumtimit mund të jetë – një zbulimi (eksplorim) i dukurisë (fenomenit). Qëllimi i hulumtimit mund të jetë një studim apo eksplorim, kërkim i ri, e dukurisë më shumë ose më pak e panjohur dhe rrethanat në të cilat ajo paraqitet. Hulumtimi eksplorues (zbulues) kërkimor është i fokusuar në identifikimin e fenomeneve, ndarjen e tyre reciproke, identifikimi i tipareve karakteristike të tyre, shpeshtësinë e ndodhjes (frekuencat e paraqitjes) etj. (me një fjalë, njohjen e dukurisë). b) Qëllimi i hulumtimit mund të jetë – një përshkrim (deskripcion) i dukurisë Objektivi i dytë mund të jetë përshkrimi ekzakt ose deskripcioni i fenomenit. Qëllim i tillë vendoset kur bëhet fjalë për fenomen të rëndësishëm që duhet të njihet saktë dhe të përshkruhet maksimalisht në mënyrë objektive, të definohet ose ri definohet.

. c) Qëllimi i hulumtimit mund të jetë - një shpjegim (shtjellim) i dukurisë

. Objektivi i tretë mund të jetë një shpjegim apo shtjellim i një fenomeni. Hulumtimet shpjeguese merren me dukuritë të cilat kanë qenë të përshkruara më parë, dhe tani ne duam që ata t‟i shpjegojmë. Te hulumtimet shpjeguese fillohet nga një apo më shumë supozime rreth lidhjes midis fenomenit dhe ndonjë dukurie tjetër. Hulumtimi duhet të pohoj apo mohojë supozimet e tilla të parashtruara.

. d) Qëllimi i hulumtimit mund të jetë – një parashikim i dukurisë

. Së katërti, hulumtimi mund të organizohet me qëllim që të sigurojë një parashikim të dukurisë në kuptimin e paraqitjes së fenomeneve të caktuara, ndryshimeve në karakteristikat e tyre thelbësore. Hulumtimet parashikuese janë vetëm një lloj i veçantë i hulumtimit eksplorues.

Parashtrimi i çështjes përmes

• Pyetjeve te hulumtimit (shih informacionet nga Materiali i Ligjeratës 3) • Hipotezes/Hipotezave (shih informacionet nga Ligjerata 2 dhe

3 )

Shqyrtimi i literaturës Shqyrtimi i literaturës ekzistuese është një faze e domosdoshme për një hulumtim si dhe për të siguruar besueshmërinë e trajtueshmërisë së duhur të cështjes. Për këtë fillimisht na duhet të dijme nëse ka literaturë ekzistuese për vendin/shtetin apo kontekstin specifik për të cilin parashihet hulumtimi, së dyti, nëse nuk ka literature relevante për këtë kontekst specifik, tentohet të gjindet dicka e përafërt (për nja kontekst të përafërt apo një shtet tjeter – p.sh. në rajon, etj.) Përpos tjerash, nga literature ekzistuese që është ndërtuar në bazë të të dhënave primare, sekondare apo terciare, mund të zbulohet nëse kemi të dhëna bazike ekzistuese. Këto të fundit mund të gjinden edhe në institucionet relevante të cilat prodhojnë statistika: Agjensionet Kombëtare të Statistikave, Ministritë e ndryshme relevante për cështjen (Ministria e Shëndestësisë, Arsimit, Punës dhe Mirëqenies Sociale, etj.), Institucionet e shëndetit mental, Qendrat Burimore (në rast të Kosovës), etj. Shqyrtimi i literaturës i ndihmon hulumtuesit për të vendosur nëse tema e përzgjedhur e vlen të studjohet/hulumtohet si dhe ofron një kuptim të thellë rreth mënyrave përmes të cilave hulumtuesi mund të limitojë diapazonin/hapësirën e studimit në fusha specifike të hulumtimit. Pra, shqyrtimi i literaturës na ndihmon shumë edhe në orientimin rreth përzgjedhjes së fushës dhe temës së studimit, por gjithashtu edhe të përzgjedhjes së spektrit të hulumtimit: nën-temat që do të mbulojë dhe interesat e kujt do të adresojë: të nivelit rajonal, nacional, ndërkombëtar, etj,

Page 6: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 6

institucional (qeveri, ministry, etj.) të nivelit të lartë apo të nivelit operativ (shkollë, institucion mental, organizatë, etj.) Kjo fazë i plotëson disa qëllime: ia mundëson lexuesit (në këtë rast hulumtuesit) njohurinë mbi rezultatet e dalura nga studimet tjera të ngjashme me temën që do të studjohet por gjithashtu identifikon cështjet për të cilat mungon hulumtimi e që janë tejet të diskutuara në literaturë, pra për të mbyllur vrimat e mbetura nga studimet tejra (Cooper, 1984; Marshall & Rossman, 2006). Kjo fazë poashtu e mundëson kornizën për të argumentuar rolin e studimit/hulumtimit në fushën e përzgjedhur si dhe krijimin e një pikë-referimi për krahasueshmëri me hulumtimet tjera. (Cressëell, 2009: 41). Në literaturë diskutohet rreth asaj se “çfarë” duhet lexuar dhe “si” duhet lexuar që të kemi parasysh edhe eficiencën – pra mbajtjen e besueshmërisë se informacioneve për një kohë të limituar/caktuar.

Sot në burime të shumta teorike janë të theksuara shumë rregulla të përgjithshme për mënyrën e leximit të literaturës akademike, dhe ato mund të përmblidhen si në vijim:

Rregulla 1: Të investohet kohë për lexim. Çdo përmbajtje së pari duhet të shqyrtohet mirë. Studim i mirë do të thotë të investohet kohë që të zotërohet përmbajtja e temës. Nuk është e mundur që për kohë të shkurtër të lexohen disa libra ose artikuj dhe të kemi pasqyrë të qartë për të gjitha pikat e rëndësishme të temës. Prandaj, rregulli i parë dhe kryesor është që të investohet kohë për të arritur një kuptim më të mirë dhe në mënyrë më cilësore të shërbehemi me të gjitha informacionet e fituara. Natyrisht, kuptohet që të gjithë studentët kanë numër të madh të angazhimeve në universitet, angazhime të cilat reduktojnë mundësinë e leximit të literaturës, por me përqendrim dhe organizim të mirë mund të zvogëlohet koha e nevojshme për tu njohur me çështjet e një teme të veçantë.

Rregulla 2: Të jesh i hapur ndaj tekstit. Me fjalë tjera, gjatë leximit të literaturës së nevojshme, studenti duhet të jetë neutral (i paanshëm) ndaj tekstit që e lexon. Kjo për arsye se gjatë leximit intensiv të literaturës haset në më shumë autorë që mbrojnë pozicione të ndryshme, kështu që lexuesit shpesh do të ndeshen me mendime, argumente dhe përfundime të ndryshme. Është e mirë që nga ana e studentit të mbahet një pozicion neutral, të paktën deri në kohën kur ai me të vërtetë do të jetë i njohur me çështjet që i ka në fokus ose deri sa të bëhet i aftë që të shpreh mendimin ose konkluzionin e tij për një temë të caktuar. Qëndrimi neutral, gjithashtu nënkupton edhe rregullën themelore në vijim:

Rregulla 3: Lexim aktiv dhe kritik. Qasja aktive do të thotë që studenti duhet të jetë në gjendje të njoh vlefshmërinë, besueshmërinë dhe vërtetësinë e argumenteve të parashtruara në tekst. Leximi aktiv gjithashtu supozon edhe kushte përkatëse, për shkak se nuk është e njëjtë të lexohet një tekst në tramvaj apo në tavolinë, për arsye të fitimit të përqendrimit dhe kushteve përkatëse për të shkruar shënimet e nevojshme duhet qetësi dhe atmosferë pune për rreth lexuesit (studentit). Po ashtu, është e dëshirueshme që gjithmonë me një dozë mosbesimi t‟i qaset tekstit (edhe në qoftë se autori është autoritet i madh në atë fushë). Kritika e tillë do ta drejtojë që vetë të vijë deri te argumentet dhe konkluzionet e tija, që realisht është edhe qëllimi i vërtetë i çdo teksti akademik.

Më shumë rreth shqyrtimit të literaturës rekomandohet të referohet në këtë libër: Cresswell, J. Research Design. Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods Approaches. California: SAGE Publications.

Page 7: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 7

II. Pjesa metodologjike e projektit

Pas formulimit të problemit, vendosjes së qëllimeve dhe hipotezave, dhe pas definimit të nocioneve dhe variablave, kalohet në pjesën e metodologjisë së projektit, i cili përfshin: (1) përzgjedhjen e metodës së përgjithshme të organizimit të hulumtimit, (2) definimi operacional i variablave, (3) zgjedhja e teknikave për mbledhjen e të dhënave, (4) përcaktimi i mostrës (kampionit), (5) zhvillimi i planit për përpunimin e të dhënave; (6) zhvillimi i planit për realizimin e hulumtimit.

Për përkufizimin apo zbërthimin/operacionalizimin e indikatorëve shih Ligjeratën 3

Popullacioni, mostra dhe pjesëmarrësit

Përcaktimi i mostrës kërkimore paraqet një çështje që është veçanërisht e rëndësishme për hulumtime që kanë për qëllim të studiojnë fenomenin në popullimin e përgjithshme apo në segmente të veçanta të saj. Në hulumtimet eksperimentale në përgjithësi shfrytëzohen grupe të vogla të të anketuarve homogjen për të gjithë karakteristikat themelore (gjinia, mosha, niveli arsimi, etj.). Në hulumtimet jo-eksperimentale çështjet e popullimit dhe mostrës janë të rëndësisë thelbësore dhe për këtë arsye për ato mendohet si për detyra të veçanta kërkimore. Për popullimin dhe mostrën do të bëhet fjalë në kapitujt në vijim.

Instrumentet për mbledhjen e të dhënave/ zgjedhja e teknikave për mbledhjen e të dhënave

Pas projektimit të hulumtimit: parashtrimit të qëllimit të hulumtimit, shqyrtimit të literaturës, parashtrimit të cështjes/problemit përmes hipotezës apo pyetjeve të hulumtimit si dhe pas përcaktimit të metodave hulumtuese kalohet në krijimin apo përzgjedhjen e instrumenteve të hulumtimit. Që të vëzhgohet dhe regjistrohet një dukuri e caktuar është e nevojshme që të zhvillohen apo të adoptohen instrumentet ekzistuese për grumbullimin e të dhënave (pyetësorë, teste, shkalla matëse të vlerësimit, protokolle të intervistimit etj.)

Në shkencat shoqërore shfrytëzohen tre grupe kryesore të mënyrave ose teknikave të hulumtimit. Për teknikat e hulumtimit në detaje do të diskutohet në kapitujt e mëvonshëm. Në grupin e parë bëjnë pjesë teknikat e ndryshme të vëzhgimit të drejtpërdrejtë. Grupi i dytë përbëhet nga teknikat e bazuara në komunikimin verbal me gojë me ose me shkrim (intervistë, pyetësor, shkallë vlerësimi). Në grupin e tretë përfshihen teknikat për analizë të përmbajtjes (porosive, dokumenteve, ligjeve, komunikimeve, mediave, etj.).

Në varësi të përkufizimit operacional të indikatorëve, d.m.th. prej indikatorëve të përcaktuar vendosemi për një lloj të caktuar të teknikës për mbledhjen e të dhënave.

Vërejtje: Ju lutem, mos konfuzoni këto tre grupe të mënyrave osë teknikave të hulumtimit me metodat ose dizajnet e hulumtimit. Këto tri grupe gjinden në literaturë

Page 8: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 8

vetëm për të lehtësuar vlerat dhe kategorizimin e këtyre teknikave (për shkak se disa nga këto teknika i takojnë metodave kuantitative e disa atyre kualitative!)

Në lidhje me teknikat e e mbledhjes së të dhënave kuantiative shih Materialin e Ligjeratës 2 si dhe Ligjeratë 5 (mbi pyetësorin). Sidocoftë, më shumë për teknikat e mbledhjes së të dhënave kuantitative dhe kualitative do të diskutohet në ligjeratat në vijim.

Tabele nr. 1 Përzgjedhje e teknikave të mbledhjes së të dhënave në bazë të llojeve të treguesve

Burimi: Alili, 2013:10

Realizimi i hulumtimit

Te hulumtimet e mëdha përpara realizimit final kryhen hulumtime preliminare (paraprake). Hulumtimet paraprake realizohen me një mostër prej 5% deri në 10 % të madhësisë së mostrës së planifikuar për hulumtimin përfundimtar dhe ka funksionet: (1) që te testoj instrumentet kërkimore, dhe (2) që të kontrolloj organizimin hulumtues.

Procedurat e përpunimit dhe analizimit të të dhënave

Pas realizimit të hulumtimit, të dhënat futen në një bazë të dhënash të përgatitur paraprakisht dhe fillimisht analizohen në mënyrë statistikore dhe pastaj analizohen në mënyrë logjike. Të dhënat e mbledhura vendosen në raport me hipotezën e propozuar, me cilën gjë ajo konfirmohet (pranohet) ose refuzohet. Më shumë për

Page 9: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 9

procedurat e përpunimit dhe analizimit të të dhënave do të diskutohet në ligjeratat në vijim.

Çështjet e parashikuara etike në studim

Përpos konceptualizimit të një studimi dhe parashtrimit të fazave fillestare si qëllimi, cështjet kryesore, etj. Hulumtuesit e kanë për obligim që të parashikojnë edhe cështjet etike të cilat mund të shfaqen gjatë studimeve/hulumtimeve të tyre (hesse-Bieber & Leavey, 2006).

Hulumtimi ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave nga njerëzit dhe për njerëzit (Punch, 2005). Për këtë, hulumtuesit duhet ti mbrojnë pjesëmarrësit e hulumtimeve të tyre; të krijojnë besim me ata; të promovojnë integritetin e hulumtimit; ti mbrojnë ata ndaj keqpërdorimeve dhe situatave të palakmueshme të cilat mund të reflektojnë punën e tyre individuale, institucioneve dhe organizatave që ata i përfaqësojnë; dhe ballafaqimi me probleme të reja sfiduese (Israel & Hay, 2006). Problemet etike në ditët e sotshme shfaqen në cështje si shpalosja e informacioneve personale/private, origjinaliteti, kredibiliteti I hulumtimit apo raportit të hulumtimit, rolin e hulumtuesit në kontekste ndër-kulturore, si dhe cështjen e informacioneve personave private gjatë mbledhjes së të dhënave përmes internetit (Israel & Hay, 2006). Në literaturë, cështjet etike dalin në pah gjate diskutimeve rreth kodit të sjelles profesionale si dhe dilemat tjera etike dhe zgjidhjet e mundshme për t´i adresuar këto cështje etike (Punch, 2005). Shumë asociacione kombëtare kanë publikuar standarde kodeve etike për fusha të caktuara. P.sh. Principet etike dhe kodi i sjelljes të psikologëve I shkruajtur me 2002, Kodi Etik i Asociacionit së Sociologëve Amerikanë i adoptuar me 1997; Asociacioni Amerikan për Hulumtim të Arsimit – Standardet Etike për në 2002, Kodi Etik për Infermierë nga Asociacioni Amerikan i Infermierëve, I aprovuar në 2001, etj. (Më shumë për cështjet etike të hulumtimit, në ligjeratën relevante). (Cressëell, 2009: 92)

Anekset/Shtojcat • Instrumentet (pyetesori, intervista, etj.)

• Afati kohor i hulumtimit

Përfshin krijimin e kalendarit të hulumtimit dhe specifikimin e aktiviteteve të caktuara në hulumtim. (Kush, kur ...). Buxheti Përfshin planifikimin e burimeve financiare për realizimin e hulumtimit (pajisje, instrumente, punanë terren...). Buxheti i projektit është shumë i rëndësishëm, sepse nëse ne nuk parashikohen saktë mjetet, i tërë hulumtimi mund të vihet në dyshim.

Kërkesat e zgjidhjes të imponuara nga një projekt i financuar janë shumë të ngjashme: zgjidhja juaj duhet (1) të jetë në brenda një buxheti të ndarë, (2) të jetë e realizueshme me mjetet që i keni dhe (3) të jep rezultatin e dëshiruar në mënyrë të sigurtë. Pas përcaktimit të kritereve të zgjidhjes, hapi i ardhshëm në proces është gjetja e burimeve të informatave që do t’i përdorni për mbështetjen e zgjidhjes suaj për problemin.

Page 10: 151121 JS Materiali Ligj6

151121_ Materiali_Ligjerata 6_JS QEAP-­‐Heimerer  Prishtinë  

Prishtinë, 2015 10

Literatura: - Cresswell, J. (2009). Research Design. Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods Approaches. California: SAGE Publications. - Open University.(2001). Research Methods in Education Handbook. United Kingdom: Open University.

Shaghnessy, J. dhe Zechmeister, E. Data. Metodat e Hulumtimit ne Psikologji. Manuskriptë e përkthyer nga studentët e Fakultetit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Prishtinë: Departmenti i Psikologjisë. Ronald Jay Polland, Ph.D.1998. Bazat e Studimit Hulumtues dhe Analiza. Doracak për hulumtues. Alili, I. 2013. Metodologjia e Punës Hulumtuese Shkencore. Prishtinë: Kolegji ISPE.