10
23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR FATKEQËSISHT NUK JETON MË , ATËHERE KËSHTU PUNONIM BASHKË, PËR NJË QËLLIM TË GJITHË Kujtime ne rastin e 50 vjetorit te venies ne pune te AZOTIKUT Një grup ish punonjësish të ish uzinës së plehrave Azotike ose AZOTIKUT siç quhej atëhere,me të drejtën e plotë dhe të pamohueshme të respektimit uzinës së asaj kohe i specializoi dhe edukoi me dashurinë për punën dhe profesionin deri në perfeksion ,më datën 23 Shkurt të këtij viti kanë filluar përpjekjet të organizojnë një takim përkujtimor të 50 vjetorit të fillimit të prodhimit sasive të para të plehut kimik në vënd nga puna e tyre në këtë Uzinë. Azotiku ishte vëndi ku ata u kualifikuan në fusha të ndryshme të teknikës së përgjithëshme dhe teknologjisë kimike ,por jo vetëm ata por edhe shumë tjerë inxhinierë ,montatorë ,saldatorë si dhe profesione të tjera specifike sidomos në fushën kimisë , elektronikës dhe të automatikës pneumatike cilët kontribuan për ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të uzinës Për të sqaruar lidhjen time dhe nxitjen për këtë shkrim dua të shtoj se kam patur fatin që mënyrë indirekte apo edhe të drejtpërdrejtë bashkpunoj me mjaft miq,shokë e kolegë për disa vite rrjesht në një shkallë modeste për mirë funksionimin epunes se kesaj uzine. Qysh në vitin 1966 kur fillova punë TEC in e Fierit si teknik turni në stacionin e furnizimit me lëndë djegëse të tij ,aty ku edhe vetë Azotiku kishte burimin e furnizimit të lëndës parë, naftën brut, shpesh herë dilnin problrme na lidhnin edhe së bashku tre palë, ish Vajgursjellësin,Azotikun dhe TEC in , pavarësisht se në tërësi ,siç do të sqarohet edhe më poshtë gjithë zona industriale aty funksiononte në bashkpunim dhe të pa varur nga njëri tjetri .

23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR FATKEQËSISHT NUK JETON MË ,

ATËHERE KËSHTU PUNONIM BASHKË, PËR NJË QËLLIM TË GJITHË

Kujtime ne rastin e 50 vjetorit te venies ne pune te AZOTIKUT

Një grup ish punonjësish të ish uzinës së plehrave Azotike ose AZOTIKUT siç quhej

atëhere,me të drejtën e plotë dhe të pamohueshme të respektimit të uzinës së asaj kohe që i

specializoi dhe edukoi me dashurinë për punën dhe profesionin deri në perfeksion ,më datën 23

Shkurt të këtij viti kanë filluar përpjekjet të organizojnë një takim përkujtimor të 50 vjetorit të

fillimit të prodhimit sasive të para të plehut kimik në vënd nga puna e tyre në këtë Uzinë.

Azotiku ishte vëndi ku ata u kualifikuan në fusha të ndryshme të teknikës së përgjithëshme

dhe teknologjisë kimike ,por jo vetëm ata por edhe shumë të tjerë inxhinierë ,montatorë

,saldatorë si dhe profesione të tjera specifike sidomos në fushën kimisë , elektronikës dhe të

automatikës pneumatike të cilët kontribuan për ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të uzinës

Për të sqaruar lidhjen time dhe nxitjen për këtë shkrim dua të shtoj se kam patur fatin që në

mënyrë indirekte apo edhe të drejtpërdrejtë të bashkpunoj me mjaft miq,shokë e kolegë për disa

vite rrjesht në një shkallë modeste për mirë funksionimin epunes se kesaj uzine.

Qysh në vitin 1966 kur fillova punë në TEC ine Fierit si teknik turni në stacionin e furnizimit

me lëndë djegëse të tij ,aty ku edhe vetë Azotiku kishte burimin e furnizimit të lëndës së parë,

naftën brut, shpesh herë dilnin problrme që na lidhnin edhe së bashku tre palë, ish

Vajgursjellësin,Azotikun dhe TECin , pavarësisht se në tërësi ,siç do të sqarohet edhe më poshtë

gjithë zona industriale aty funksiononte në bashkpunim dhe të pa varur nga njëri tjetri .

Page 2: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

Në atë periudhë Azotiku ishte ende duke vijuar plotësimet e fazës përfundimtare të punëve

dhe përgatitjen për vënien në shfrytëzim të tij ,më kujtohet puna intensive me tre turne që bëhej

në veçanti në këtë uzinë ,por edhe në TEC in apo Uzinën e përpunimit të naftës se bashku me to .

Të tre këta objekte me rëndësi kapitale për qytetin e Fierit ,por edhe më gjërë për mbarë vëndin ,

u konsoliduan gradualisht si një ansambël i vetëm që sinkronizonte pothuajse gjithë aktivitetin e

zhvillimit industrial për Fierin dhe mbarë vëndin sidomos në fushën e zhvillimit të prodhimit të

plehrave kimike dhe disa produkteve specifike agrokulturore e mjekesore apo edhe të prodhimit

energjitik, të naftës gazit dhe mazutit për përdorim vehtiak dhe për tregun e brendshem të kohës

dhe eksport.

Mbaj mënd se në ato vite ,kur në fushën e Drizës (kështu quhej fusha ku u ndërtuan dhe

instaluan këto tre objekte të rëndësishme) kishte gjalleri natën dhe ditën nga mijëra të rinj e të

reja, Fierakë por edhe të ardhur nga mbarë vëndi , specialistë e ekspertë të huaj Italianë , Kinezë ,

Çekë e Gjermanë ,mbushnin sheshin e stacionit të autobuzave i cili kurrë nuk mbetej bosh

Për,përballimin e numurit të madh të tyre transporti për në punë nuk mund të zgjidhej me

mjetet e transportit të kohës pa u bashkërenduar me administratat e uzinave për shkak të mbi

ngarkesës sidomos në pikun e ndërrimit të turneve të punonjësve të shfrytëzimit dhe montimit

duke altenuar oraret ,sipas uzinave ,e njëjta gjë u detyrua të organizohej edhe me oraret e

ngrënies së ushqimit në mensa ,tjetër orar kishin të caktuar montatorët ,tjetër kishte Azotiku ,e

me radhë turnet e TEC it apo Uzina e Përpunimit të Naftës .

Problem ishte mbi popullimi në hotelet e punëtorëve dhe teknikëve e inxhinierëve ,

autoritetet u detyruan që përveç disa hoteleve të zëna me punonjës dhe specialistë të ardhur nga

të gjitha anët e Shqipërisë dhe të huaj ,dy pallate të ndërtuar në afërsi të uzinavë t’i “përshtatnin”

për sistemim të punonjësve që nuk banonin familiarisht në Fier apo zonat për rreth ku mund të

strehoeshin ,aty në një apartament 2+1 sistemoheshin deri edhe tetë persona , nuk kishte

komoditete të shumta për të mos thënë fare , por në fakt ekzistonte një gjëndje që mbetej

provizore për shkak të numurit të lartë të ndërtuesëve dhe montatorëve që dihej se pas vënies në

shfrytëzim do të largoheshin

Personeli inxhinier dhe teknik i Uzinës në fillimet e lëshimit të saj punonte me orë të zgjatura.

Drejtori i uzines së bashku me kryeinxhinierin dhe personelin inxhiniero teknik kanë patur rastin të

drejtonin dhe siguronin gjithë proçeset tekniko organizative me preokupimin kryesor të arritjes së suksesit

të prodhimit të parë të plehut kimik (Nitratit të Amonit ) dhe paketimit të tij në ato ditë të ftohta të Shkurtit

të vitit 1967. Lëshimi i uzinës në pjesën më të madhe të saj ishte bërë pa probleme të mëdha,por kuptohet

Page 3: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

se vënia në punë për herë të parë e një vepre me disa reparte të cilat duhet të sinkronizoheshin në

mënyrën më perfekte nuk i shpëtonte edhe difekteve apo anomalive

Ndiqni videon në linkun në vijim

(https://www.youtube.com/watch?v=MilrmL4R_pw)

Pas shumë veprimeve të kujdesëshme dhe tensioneve, uzina filloi prodhimin e sasive të para të

plehut kimik. Azotiku ngjante atë natë , edhe shumë kohë më vonë. si një qytezë e ndriçuar bukur dhe i

bënte të gjithë Fierakët , por jo vetëm ata por edhe gjithë shqiptarët , krenarë për këtë vepër të

rëndësishme por edhe të bukur që nuk ishte parë asnjë herë e këtij lloji dhe përmasash në Shqipëri . Të

gjithë punonjësit por ,në veçanti ata të repartit të prodhimit të Nitratit të Amonit (313 ta ) kishin mundësinë

të provonin të parët kënaqësinë e konkretizimit të prodhimit të parë , ata i përshkonte një gëzim i

justifikuar dhe i jashtëzakonshëm.. Aty nitrati kalonte në disa procese ftohjeje në kullën e impjantit dhe

pasohej nga veshja me pluhur gëlqeror, deri në depon e madhe me mbulesë në formë kubeje pastaj

grumbullohej në repartin e ambalazhimit dhe paketimit.

Gjithë zona industriale ishte e ideuar të funksiononte e bashkë-kordinuar prandaj edhe

puna për prodhimin e plehut kimik nisi pas përfundimit të provave dhe sigurisë së funksionimit

normal të kaldajave të TEC it dhe turbinave të prodhimit të energjisë elektrike të cilat loznin një rol

kryesor në lëshimin e Azotikut ,TEC i kishte rreth katër muaj që punonte normalisht para 23

Shkurtit . Kolaudimet e reparteve të vetë Uzinës së plehut kimik ishin kryer më parë në prezencë

të palëve kontraktuese (Italianë,Kinezë dhe Shqiptarë ) Firma që livroi teknologjinë, pajisjet dhe

ndihmën teknike, ishte ajo italiane ‘Montekatini’ me qëndër në Milano. Plehu i parë për bujqësinë, doli në

kohë rekord pas 2 vjetësh punë të specialistëve 23 Shkurti ishte dita e deklarimit dhe inagurimit të

prodhimit të plehut të parë kimik, Uzina kishte një kapacitet prodhues prej 340 ton në 24 orë .

Në sheshin ku qëndronin autobuzat ishin grumbulluar një numër i madh njerëzish Azotiku

kishte vetë mbi 1 500 punëtorë pa përfshirë montatorët dhe ndërtuesit të cilët ca më shumë kishin të

drejtën e pamohueshme të festonin atë ditë si edhe shfrytëzuesit apo punonjësit dhe banorët e

Fierit dhe të fshatrave për rreth Në ceremoninë e rastit mori pjesë ish kryeministri Mehmet Shehu i cili

ndër të tjera u tha pjesmarrësve : "Ju sot keni në duart tuaja një uzinë nga më modernet në Europë. Partia

jonë i ka dhënë rëndësi bujqësisë dhe bujqësia pa këtë pleh kimik nuk do të mund të japë rezultate të

larta” Prej aty mori me vete një qese me pleh kimik,e ngriti lart qesen me nitrat duke thënë: Kjo qese në

darkë do të jetë në duart e udhëheqësit tonë të madh ,Unë nuk mbaj mënd të jetë bërë ndonjë ceremoni

me pompozitet të madh por tek njerëzit çfaqej një entusiazëm që ishte i shpjegueshëm Pas

ceremonisë njerëzit u shpërndanë dhe filluan të largohen sepse pjesa më e madhe e tyre ishin

Page 4: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

punonjës të zonës industriale që duhet të rifillonin punë ose duhej të vinin në turnin e dytë ose të

tretë

Më pas problemet filluan të çfaqeshin ,ndoshta shumë më të mëdha se sa i dëgjoja sepse

unë i mësoja ato nga një shokut tim i fëmijërisë i cili erdhi si inxhinier kimist në fundin e vitit 1967

në atë uzinë Problemi më i rëndë që kërkoi pastaj edhe ndërhyrje kapitale në teknologji ishte

helmimi i dy ose tre punonjësve ndër të cilët njërin prej tyre unë e njihja personalisht , sepse ishim

bashknxënës në teknikumin e naftës në Kuçovë Në një proçes pastrimi të kollonave të cilat kishin

në përbërje të mbeturinave të tyre arsenik (nuk di në se jam i saktë në këtë që shkruaj ,por kështu

e mbaj mënd se thuhej) ata humbën jetën Por nuk ishte vetëm ky incident veçanërisht i rëndë,

kuptohet se në një vepër të tillë me personel të gjithë të ri dhe pa përvojë në periudhën e parë të

lëshimit edhe për faktorë që nuk lidheshin me sa thashë më sipër ndodhnin ndalesa më të

shpeshta të reparteve të veçantë të cilat krijonin një kosto jo të vogël dhe siç thuhej atëhere

hetuesia ishte ngjitur me Uzinën për të gjetur arsyet e ndalesës dhe përgjegjësitë ligjore . Pas këtij

aksidenti u ndërhy në teknologjinë e krekingut ,nuk u përdor më nafta brut dhe nënproduktet e

marra prej saj për t’i përdorur për veçimin e hidrogjenit por u fut gazi natyror dhe kjo duhet të

ketë ndodhur pas vitit 1968 ,ndërkohë që u zbuluan rezerva të gazit natyror fillimisht në pusin Div

2 dhe më von me shtresat e tjera të Tortonianit në Divjakë

Mbaj mënd edhe dy incidente të përmasave të mëdha që lidheshin me këtë uzinë ,një prej

tyre u shkaktua nga një difekt në sferën e Amoniakut , ai incident mbaj mënd se ka ndodhur rreth

mesditës dhe për shkak të tij u evakua një pjesë e rëndësishme e personelit nga uzina duke kaluar

kryesisht në zonën lindore deri tek ngritja e kodrës së fshatit Mbyet dhe incidenti i dytë ,jashtë

uzinës por që përfshiu edhe një pjesë të krahut lindor të saj Në vitin 1982 për shkak të fontanës së

pusit Ca 37 në tubacionin e transportit Ballsh – Fier 12 “, u bë e domosdoshme ndërhyrja në

tubacion ,dhe për këtë u zgjodh si vënd më i përshatshëm për tu prerë tek ura hekurudhore mbi

Gjanicë në krahun lindor të zonës që ishte e banuar nga romët .Gjat prerjes së tubacionit nuk pati

asnjë incident megjithëse tubacioni ishte i pa boshatisur nga gazi apo kondensati i grumbulluar

Pas përfundimit të prerjes së tubit në afërsi të tij një leckë e lagur me vajra ishte ndezur dhe

digjesh gradualisht ,mbytur, në afërsi të tubacionit të prerë .Për t'u pastruar tubacioni duhej

shkarkuar lëngu dhe kristalohidratet e formuara për shkak të punës nën depresion ,për këtë qëllim

u veprua në zonën e Portëzës. Tubacioni në krahun e Ballshit kishte presion të lartë rreth 40

atm ,megjithse hapja e saraqineskës u bë graduale presioni u rrit edhe në krahun e prerjes të

boshatisur dhe kur vlera e tij përballoi rezistencat hidraulike të kollonës së kondensatit e vuri

përpara këtë kollonë lëngu dhe gazi e hidratesh duke e shkarkuar në vëndin ku u pre tubacioni ku

Page 5: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

edhe ndodhej lecka që ende digjej .Për shkak të sasis së madhe të lëngut dhe gazit që u shkarkua

ai u ndez nga lecka dhe u krijua një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar me një flakë me lartësi prej

më shumë se rreth 40 m që krijoi një vakum të çastit për shkak të të cilit u thyen të gjithë xhamat

në QSHG dhe objektet në zonën për rreth si dhe nga nxehtësia e radiacionit të gjithë njerëzit që u

ndodhën në vënd ngjarje u dogjën në vëndet e zbuluara të lëkurës si tek fytyra ,veshët ,qafë duar

apo këmbë ,disa prej tyre më vonë për shkak të plagëve nga djegia morën trajtim mjekësor edhe

më të specializuar në spitale , pas atij që u dha nga qëndra shëndetësore e vet uzinës

Në muajin Shkurt të vitit 1968 gazi i vëndburimit të Divjakës u fut në përdorim për djegie

në TEC pas kësaj filluan projektet për furnizimin edhe të Azotikut me këtë gas i cili ishte mjaft

komod në përdorimin e tij si lëndë e parë përveç ajrit për prodhimin e Nitratit te Amonit

Rastësisht u krijua mundësia që pas 6 vitesh të ndiqja përsëri ,por me një përgjegjësi më

konkrete furnizimin e Azotikut me lëndën e parë përsëri gazin natyror ,kështu në shkurt të vitit

1974 fillova ndjekjen e punimeve dhe zbatimin e mardhënieve kontraktore me institutin

teknologjik të naftës e Ndërmarrjen e Ndërtimeve në Naftë ( N N Naftës) dhe Ndërmarrjen e

Ndërtimeve Industriale (NNI) si dhe Ndërmarrjen e Montimeve Industriale( NMI ) ecurinë e

ndërtimit dhe kolaudimit të tubacioneve të transportit të gazit Finiq Ballsh dhe Ballsh Fier

Pas rreth një viti e gjysmë punë ,në datën 15 Korrik të vitit 1975 ne kemi ndezur gazin e

vëndburimit të Finiqit në Fakelin e madh të QSHG Fier (Qëndrës së Shpërndarjes së Gazit ) dhe po

atë ditë pas disa orëve që u mbajt në fakel u lëshua në linjat e furnizimit të uzinës ,ndërsa vetë

QSHG u kompletua dhe automatizua me aparatura të matjes rregullimit dhe kontrollit e

rregjistrimit pneumatik e elektronik të cilat u blenë nga firma Kent Tieghi ,një firmë italiane kjo e

cila ishte futur gjërësisht me prodhimet e saj të matjeve dhe automatikës pneumatike ne Azotik që

më parë .

Ndihma që ne kemi marrë nga specialistët e KIP-it apo edhe drejtuesit e Uzinës së prodhimit të

Plehrave ka qënë shumë e çmuar sepse nëpërmjet saj dhe kualifikimit në bashkpunim me

inxhinieret e teknikët e KIPI t siç quhej atëhere apo edhe vetë repartit mekanik të shërbimit të

uzinës ne ndihmoheshim me tarime aparaturash ,prodhime disqesh për diafragma kontrolle relesh

dhe rregjistruesish e dhënësash depresivë dhe presioni e temperature etj ,që më vonë pas

kualifikimit të punonjësve tanë në kurset qe zhvilloheshin në Azotik mbuluam në mënyrë të pa

Page 6: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

varur QSHG Ballsh ,Sarandë,Divjakë e më vonë Ballaj ,Povelçë e Frakull dhe kudo në prodhimin e

gazit natyror dhe shoqërues

Problemet filluan të rëndoheshin më vonë me ndërtimin e shtesës të dy fabrikave të Uresë

Fillimisht Azotiku konsumonte vetem 250 000 m3/ 24 orë gas ,ky ishte kapaciteti maksimal i

konsumit më tej me futjen edhe të dy Ureve ai shkoi 750 000 m3/ditë gas ,një sasi kjo që u sigurua

vetëm për pak kohë sidomos pa fontanuar pusi Ca 37 ,më pas situata filloi të rëndohej sepse

megjithë rritjen e prodhimit të gazit natyror nga viti 1986 deri 1989 nevojat përsëri nuk

përballoheshin

Kulmi i rritjes së prodhimit të gazit natyror është arritur në vitin 1974 me 199 000 500

m3/vit rritje kjo me influencë të drjtpërdrejtë të dy vëndburimeve të gazit natyror atij të Divjakës

me 191 065 000 m3 /vit dhe Frakulla diferencën ,dhe një rritje e dytë e përafërt me të parën është

ajo e vitit 1986 me 188 894 000 m3/vit me kontribut kryesor të Divjakës pliocen dhe Ballaj pliocen

respektivisht 91 014 500 m3/vit dhe 89 232 000 m3/vit secili v.b.ndërsa pjesën e mbetur me

kontribut të Frakullës etj Kjo gjëndje sa erdhi e u përkeqësua kështu në vitin1990 rezultonte

1 Viti Gas natyror m3 Gas Shoqërues nafte m3 Gas gjithesej m3

2 1990 117 750 000 28 055 000 145 805 000

Ndërkohë që uzinat vetëm ,në se do të punonin me kapacitet të plotë do t’ju duhej rreth

270 000 000 m3/në vit ,sasi kjo që ishte krejt e pa përballueshme edhe për shkakun se kërkoheshin

zgjidhje edhe për konsumatorë të tjerë si TECet UPN Ballsh ,Kombinati Metalurgjik etj.

Nëpërmjet këtij shkrimi do të doja të shpreh respektin për një histori të pasur megjithëse

të shkurtër të një Uzine ,pioniere e kimisë në vënd ,shëmbullin të cilës e lakmuan dhe u përpoqën

t’a imitonin të gjithë sa erdhën pas saj , por pa e arritur kurrë atë ,kështu vijuan më vonë Soda

Kaustike e Vlorës,Superfosfati i Laçit .Kimikja e Durresit ,Uzina e Ballshit etj që shëmbujt e

korrektesës së zbatimit të disiplinës teknike rregullit në administrim, rezultateve në punë etj ,të

arritura në Azotik tì kishin objektiva arritjesh në aktivitetin e tyre në formë dhe në përmbajtje.

Kur përmënd shëmbullin e Azotikut menjeherë nënkuptohen punonjësit e tij Inxhinerët

,teknikët administratorët,teknologët e tekonologet e zgjuar e korrektë pse jo edhe produktet

artistike të dy aktorëve të ish estradës së Fierit dhe te tjereve ,të cilët nuk reshtën së punuari edhe

dhe i dhuruan humor bashkqytetarëve të tyre .

Page 7: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

Shumë miq dhe kolegë e bashkpunëtorë do të mund të përmëndja emër për emër por

mjafton të thuash se kanë qënë AZOTIKASIT e viteve 1967 deri 1990 dhe eshte me se e

mjaftueshme,ata janë listuar të gjithë në “ekranin e memories dhe nderimit e respektit “ të asaj

kohe të lavdishme pune dhe sakrificash.

Nuk mund të mos shkruaj se ka një ngjajshmëri të dhimbshme për cilëndo vepër apo

ndërmarrje që kujton pas gjithë këtyre viteve ,të gjitha u ndertuan duke hequr nga goja bukën e

popullit ,duke lënë pa komoditete me mijëra familje në Shqipëri duke kursyer deri tek fëmijet

tanë për veshjet,librat,ushqimin lodrat dhe kudo në çdo sektor të jetës në fshat e në qytet për të

ndërtuar Azotikun ,Uretë ,Sodën Kaustike,Superfosfatin Kombinatin Metalurgjik ,atë të Naftës

në Ballsh ,disa ndërmarrje të fuqishme shpim kërkimi e shpim shfrytëzimit të nxjerrjes së naftës

dhe gazit ,ndërtimit,uzinat mekanike disa TECe e hidroçentrale etj etj ,të cilat nuk kanë të

mbaruar në listimin e tyre. Sot të vetmet gjëra që kanë mbetur pa u shkatërruar apo kthyer në

pare për xhepat e matrapazëve politikë janë vetëm betonet e kullave të freskimit e oxhakët e

tyre që këta batakçinj nuk ua hante syri që t'i shkatërronin për të përfituar edhe prej

tyre .Kështu ndihet pothuajse i gjithë brezi i kohës së Azotikasve apo edhe para tij kur kërkon të

përkëdhele me dashuri dhe respekt kujtësen për ditët e vuajtjes por edhe të

kënaqesise ,nderimit dhe respektit për punën dhe mundin e tyre jo vetëm të pa shpërblyer por

të nëpërkëmbur dhe poshtëruar në mënyrën më brutale ,dhe kjo jo vetëm për Azotikun ,por për

gjithçka që u ndërtua me lekun e kursimit nga buka e gojës së fëmijeve të gjithë popullit

Shqiptar Mbas nje viti e kemi radhen ne naftetaret te kujtojme 100 vjetorin e zbulimit te sasive

te para te naftes ne Shqiperi .Edhe nafta e gazi si Azotiku e shume ndermarrje te tjera eshte me

me vend te qash se sa te festosh ,por aq sa hidherohemi aq edhe gezohemi qe takohemi dhe

kujtojme gjithçka

Kjo foto tregon një pjese të Azotikut që ka mbetur

Page 8: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

Nga vizita e Enver Hoxhës në Azotik ,majtas dhe djathtas tij ish drejtori Qirjako Mihali dhe kryeinxhinieri i

uzinës Safa Kumbaro Enver Hoxha vitin që u inagurua Uzina e Plehërave Azotike ka kryer një vizitë ,por jo për inagurimin e

saj ,ai ka ardhur në mbrëmje dhe ka vizituar me radhë Azotikun të parin më

pas TEC dhe në fund Uzinen e përpunimit të naftës ( kur erdhi tek porta e TEC dhe UPN, dikush nga

autoritetet lokale e drejtoi për në UPN ,por brënda portës së TEC it ishim rrjeshtuar pak

punonjes që morën njoftim rastësisht për vizitën dhe rreth 20 kinezë të cilët ishin ende pa u larguar pasi

kryenin detyra të cilat ende nuk ishin mbyllur sipas kontratave

Ai kur pa se në krahun e TEC it ndodheshin kinezët tha jo ,duhet të takojmë miqtë , më pas

tanët dhe ktheu rrugën duke u futur në teritorin e TEC it duke vizituar repartin e kaldajave pastaj

turbinat dhe sallen e komandës ,më pas kaloi për vizitë në UPN

Kjo ditë ishte e njëjta me takimin ai bëri në sektorin e Gradishtes me aksionistët ku punohej për trasenë

e hekurudhës Rrogozhine - Fier.

Page 9: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

Një foto gjat ndërrimit të turnit rruga tek reparti i kompersorave

Page 10: 23 SHKURT, AZOTIKU MBUSH 50 VJET QË LINDI POR · PDF file23 shkurt, azotiku mbush 50 vjet qË lindi por fatkeqËsisht nuk jeton mË , atËhere kËshtu punonim bashkË, pËr njË qËllim

Tek sferat e Amoniakut

Ish punonjëse të Azotikut ,në sfond kulla e Nitratit te Amonit (313)

N.V. Vlore Shkurt 2017