Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    1/12

    1SHKURT 2015 NGJALLJA

    NGJALLJANr. 2 (265) Viti XXIII i botimit SHKURT 2015 Çmimi 20 lekë

    Kontributi i Kishës në arsimin parauniversitar

    - Numri total i bursave vjetore, të plota ose të pjesshme,të akorduara nga Kryepiskopi Anastas, ka arritur 24596 -

    Që nga fillimi i veprimtarisë së institucioneve arsimore të Kishës sonë, në të gjitha nivelet, janë regjistruar 9920 nxënës dhe studentë

    Arsimi dhe edukimi kanë qenë përparësi eKryepiskopit Anastas që në çastet e para tëardhjes në Shqipëri dhe rezultat i kësaj janësot 30 institucione arsimore anembanë vendit.Sot funksionojnë brenda sistemit arsimor parauniversitar këto shkolla dhe kopshte:

    Që nga viti 1995, kur me kujdesin eKryepiskopit Anastas u hap i pari kopsht nëTiranë e deri më sot, numri i tyre ka arritur në21, në të gjithë vendin.

    Shkolla “Protagonistët” në Tiranë, 9-vje-çare dhe shkollë e mesme, e hapur në vitin

    2002, me 410 nxënës. Ajo ka një staf me niveltë lartë dhe shumë nxënës të talentuar, të dalluar në veprimtari brenda dhe jashtë vendit.Mjediset e saj bashkëkohore plotësojnë tëgjitha kriteret e kërkuara dhe janë të pajisura

    (vijon në faqen 2)

    (vijon në faqen 2)

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    2/12

    2 NGJALLJA SHKURT 2015

    më së miri me bazë materiale. Ajo dallohet siinstitucion serioz, që kujdeset në mënyrë të

    veçantë për çdo nxënës, në aspektin mësimor,social, shpirtëror e fizik, për të përgatitur  protagonistët e së ardhmes. Dëshmi e kësajështë fakti se që tani janë mbyllur regjistrimete nxënësve për klasën e parë për vitin e ardh-shëm shkollor. Shpresohet që matura e parëqë mbaron këtë vit shkollor të tregojë nivelin e

    Kontributi i Kishës në arsimin parauniversitar

    (vijon nga faqja 1) lartë të përgatitjes. Për godinat e këtij ko-mpleksi arsimor, ku përfshihen 2 godina tëshkollës dhe 2 për kopshtin dhe mjediset spor-

    tive, dhe për pajisjen e tyre janë investuar në- përmjet donacioneve të siguruara nga Krye- piskopi Anastas 2.56 milion euro.

    Shkolla 9-vjeçare “Frymë dashurie” nëDurrës, e hapur në vitin 2005, ka sot rreth 170nxënës. Shkolla është e pajisur me laboratorëdhe mjedise sportive. Në të njëjtën godinë, për-

    veç kopshtit ekzistues, shpresohet që në vitine ardhshëm shkollor të hapet edhe shkolla emesme, në mënyrë që nxënësit të kenë vazhdi-

    mësi në edukimin e tyre në këtë institucion.Shkolla 9-vjeçare “Frymë dashurie” në

    Gjirokastër ka 230 nxënës dhe vlerësohetshumë në qytet për nivelin dhe kushtet e saj,Ajo është vendosur në një godinë modernendërtuar së fundmi.

    Shkolla e mesme profesionale “ApostullPavli”, në Mesopotam, pranë Sarandës.Kryepiskopi Anastas e ka pasur gjithmonëshqetësim ndihmën që duhet ofruar për të rinjtëqë janë pa punë dhe pa formimin e duhur qëkërkon tregu. Ndaj u ngrit kjo shkollë model

     për punën dhe rezultatet, që ka nxjerrë tashmëdisa breza të diplomuarish në disa profesione,të cilët e kanë gjetur lehtësisht punë falë aftësivetë fituara në shkollë.

    Kolegji “Platon”, në Korçë, shkollë e mes-me, që tashmë është në vitin e dytë të funksi-onimit dhe në pritje të godinës moderne, e cilado të mbarojë deri në shtator të këtij viti.

    Këtu duhen përmendur edhe dy licetë ki-shtarë, të cilët megjithëse janë shkolla fetare,kanë nxjerrë nxënës që janë dalluar edhe nënivel kombëtar për nivelin e dijeve: “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër (1998) dhe “Kryqi i Nderuar”, në Sukth (2007). Të gjithë nxënësite këtyre shkollave janë me bursë të plotë dhekonvikt të akorduar nga Kryepiskopi Anastas. Nga këto dy institucione janë përgatitur njënumër i konsiderueshëm kuadrosh të rinj tëKishës, shumë prej të cilëve kanë mbaruar edheAkademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”.

    Që nga fillimi i veprimtarisë së institucio-neve arsimore të Kishës sonë, në të gjithanivelet, janë regjistruar 9920 nxënës dhe stu-dentë. Numri total i bursave vjetore, të plotaose të pjesshme, të akorduara nga Kryepiskopi

    Anastas ka arritur 24596.Të gjitha këto institucione dhe arritje janë

     bazuar në fondet e siguruara nga KryepiskopiAnastas, i cili me zell dhe këmbëngulje ka tro-kitur në dyer të panumërta në shumë vende të botës për t’i siguruar ato. Por sot, kur ato janënjë realitet i prekshëm dhe i suksesshëm, duhetqë të gjithë të kuptojmë se ato janë pasuri tëKomunitetit tonë Orthodhoks. Ndaj, na takonedhe neve, të gjithë pjesëtarëve të Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë, që të kujde-semi për mbarëvajtjen e tyre të mëtejshme,

    duke vlerësuar rëndësinë e tyre në arsimimin e brezave të ardhshëm.

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    3/12

    3SHKURT 2015 NGJALLJA

    Para disa ditësh, një vendimgjykate shqetësoi opinion publik 

    dhe solli reagime të shumta. NëElbasan, megjithëse kisha katolikee qytetit është ndërtuar pra 20 vje-tësh, gjykata ua dha truallin e sajfizikisht ish-pronarëve. Pati rea-gim publik dhe të komunitetevefetare, mes të cilëve edhe ai ortho-dhoks, duke bërë deklaratën e më-poshtme.

    “Ne, komunitetet fetare të Elbasanit, ju vëmë në dijeni dhenjëkohësisht kërkojmë ndihmë të menjëhershme nga institucionet për cenimin në mënyrë abuzivenga përfaqësues me pushtet të familjes Karaosmani të pronës së Ki sh ës Ka to li ke në Elba sa n.Ankesa jonë nuk ka të bëjë memosnjohjen e vendimit të gjyka-tave, por duke njohur mënyrënse si funksionon ligji në Shqipëridhe duke pasur parasysh se fa-milja pretenduese është e veshur me pushtet, neve na lind dyshimitë mendojmë që ky vendim është i ndikuar, jo i drejtë dhe jo trans-parent.

     Për sa më sipër, do të infor-mojmë tërë institucionet kleri-kale në botë, jo për të cenuar imazhin e vendit tonë, por për të pa ra nd alua r nj ë he rë e pë r-gjithmonë cenimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luajtjen mendjenjat e besimtarëve. Dekla-ratën e kanë nënshkruar MyftiuAgim Duka si dhe Arben Ram-

    Solidaritet kundër vendimeve të padrejta- Por ndjesi vetmie kur raste të ngjashme ndodhin me Komunitetin Orthodhoks -

     Lulgjuraj përfaqësues të Kishës Katolike.”

    Por, ky rast të lind edhe disa pyetje, midis të cilave:

    1. Raste të ngjashme kanë ndo-

    dhur edhe me kisha orthodhokse, por Komuniteti ynë i ka zgjidhur 

    vetë në heshtje, pa pasur mbësh-tetjen e askujt. Kujtojmë këtu kthi-min fizik të truallit të kishës “Un-gjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë,megjithëse ajo ishte ngritur që nëvitin 1960, ku Kisha jonë u detyruat’ua blinte truallin si të lirë ish-pro-narëve.

    2. Në rastin e Përmetit ishte për-sëri një vendim i padrejtë gjykate,dhe një ndërhyrje edhe më arbitra-re për zbrazjen e kishës, që kishtembi 15 vjet që shërbente si e tillë,

    në një godinë që kishte shfrytëzuar muret e kishës së prishur, dhe endërtuar në një truall që ishte i gjithii Komunitetit Orthodhoks (bashkëme zonën rrotull).

    Por, në këtë rast mediat u vunënë garë se kush do të shprehte mëshumë vrer kundër Komunitetit Or-thodhoks dhe solidariteti publik ushpreh vetëm nga komunitetet ekrishtera të vendit dhe organizatatë tilla jashtë, si dhe Partia Popullo-re në Parlamentin Evropian.

    Për më shumë, në Elbasan janë

    edhe dy objekte të Komunitetit Or-thodhoks, të grabitura e të zaptu-ara, për të cilat jo vetëm nuk kasolidaritet, por ka qëndrim diskrimi-nues ndaj Kishës sonë.

    Pra, Kisha Orthodhokse Auto-qefale e Shqipërisë e ka kryer dety-rën e saj të solidaritetit, por shpeshajo është lënë vetëm.

    Thoma Dhima .

    kja, Atë Stavri Çipi e Atë GjergjiTrebicka nga Kisha Orthodho-kse, Dervish Ardit Selmani, nga

     Bashkësia Bektashiane, si edhe Don Emilio Valente dhe Sokol 

     Përmet, gusht 2013, shteti shkatërron përsëri kishën“Shën Maria e Pazarit”, u rrahën klerikë e besimtarë orthodhoksë.

     Kishae Shën Marisë 

    në Elbasandhe godina pranë saj,

     prona të KishësOrthodhokse

     Autoqe faletë Shqipërisë,të rrëmbyera

    me dhunë, për të cilat 

    nuk kemi pasur as mbështetjen

    e shtetit dhe

    as solidaritet.

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    4/12

    4 NGJALLJA SHKURT 2015

    Kishat dhe objektet e kultit nëzonën e Prespës prej kohësh janë

     bërë objekt sulmi për grabitësit.Kësaj radhe, pre e vjedhjes ka rënëkisha “Shën Vasili”, në fshatinLajthizë në komunën e Pustecit.

     Ngjarja ka ndodhur mesnatën e sështunës. Persona ende të paidenti-fikuar kanë arritur të marrin ka-

    mbanën e kishës, si dhe disa ikonae qilima që ndodheshin brenda saj.Ka qenë kujdestari i kishës, PandiMazenkovski, ai që ka lajmëruar forcat e rendit për grabitjen, të cilatmbërritën menjëherë në vendin engjarjes dhe nisën hetimet. Mëso-het se ky objekt kulti është grabitur 2 herë brenda një muaji, ndërsa nëtotal 5 herë. Ndërkohë, pre e grabi-tjeve pak kohë më parë kanë rënë

    Grabitet për të pestën herë kisha “Shën Vasili”, në Prespë

    dhe dy kisha të tjera, “Shën Kolli”dhe ajo e Zaroshkës, ndërsa ngjar-

     jet vijojnë të jenë ende pa autor. Nga ana tjetër, atë R. Argjiri, priftii kishës së fshatit Zaroshkë ka de-klaruar se kjo është një masakër që po u bëhet jo vetëm këtyre ob-

     jekteve, por dhe besimtarëve. “Kyështë një problem që zgjat prej 10

    vjetësh. Vetëm brenda këtij muajikanë ndodhur 3 vjedhje në kishëne Zaroshkës, 2 vjedhje në kishën eLajthizës dhe janë hapur gropa nëkërkim të floririt në kishën “ShënKolli” në fshatin Diellas. Pasi thyej-në xhamat, hyjnë e shpërthejnëarkat. Dëmi më i madh që kanë bë-rë në këto kisha është vjedhja e ka-mbanave. Në këtë kishë kambanaishte 100-vjeçare. Të gjitha vjedhjet

    i kemi denoncuar, por deri tani as-kush nuk është kapur, as janë gjetur objektet e vjedhura. Dëmet që shkak-tohen, na i kompenson vetë kishaqendrore, se në të kundërt, këtoobjekte mbeten gërmadha”, - thaatë R. Argjiri. Ndërkaq, gjatë njëinterviste për “Gazeta Shqiptare”,Pandi Mazenkovski, kujdestari i

    kishës “Shën Vasili”, rrëfen detajetse si kanë hyrë hajdutët në objektine kultit.

    Zoti Mazenkovski, kur kandodhur vjedhja në kishën“Shën Vasili”?

     Ngjarja ndodhi mbrëmjen vonëtë së premtes, duke zbardhur e shtu-na. Në kishën e “Shën Vasilit” nuk është hera e parë që vjedhin. Kanë

    hyrë disa herë në të dhe kanë vje-dhur një herë disa ikona, e kanë dëm-tuar, herën e fundit vodhën kamba-

    nën e kishës.

    Ju keni qenë i pari që vërej-tët grabitjen. Konkretisht si kandodhur ngjarja?

    Autorët fillimisht shkallmuannjërën nga dritaret e kishës dhehynë më pas brenda. Pasi bënërrëmujë të madhe, vodhën edhedisa ikona e qilima. Rrëzuan edheikonën e Krishtit, që ishte në tavan.Po ashtu, janë shkaktuar dëmtimeedhe në të dyja krahët e tavanit.Pasi hynë brenda, arritën të marrinme zinxhirë kambanën që ndodhejnë pjesën e sipërme të kishës dheu larguan. Autorët kanë përfituar shumë nga fakti se kisha ndodhetlarg fshatit dhe vetëm pak metralarg nga rruga kryesore Korçë-Pu-stec, ndaj nuk kemi dëgjuar gjë.

     Ndërkohë, para dy javësh hajdutëthynë nga çatia. Pas rasteve të më-

     parshme, në pjesën e pasme të ki-shës bëmë disa gropa që hajdutëttë mos arrinin te dritaret.

    A i keni lajmëruar autoritetet?Po, i lajmëruam dhe erdhën, por 

    deri tani policia nuk ka arrestuar asnjë autor. Kambana kishte kohëqë ndodhej në këtë kishë, me vlerëmjaft të konsiderueshme.

    Botuar në “Gazeta Shqi ptar e” datë16 shkur t 2015 

     Ndonëse rastet e grabitjeve në këto objekte kult i janë të ripërsëritura, vetëm brenda një muaji janë regjistruar 3 vjedhje në kishën e Zaroshkës dhe 2 vjedhje në kishën “Shën Vasili”. Ndërkohë, në kishën “Shën Kolli” në fshatin Diellas është hapur një gropë në kërkim të floririt. Sipas autoritetevekishtare, dëmi më i madh që iu është bërë këtyre kishave është vjedhja e kambanave. Mësohet sekambana e objektit të kultit në Lajthizë ishte rreth 100-vjeçare.

     Në gazetën “MAPO”, të dt.4 shkurt 2015, është botuar shkrimi,dukshëm tendencioz “Kandidat për president në Athinë apo Kryepeshkopnë Tiranë”, me autor Vladimir Karaj. Për këtë mjafton të themi se,

     përveç origjinalit, që është deklarata e vetme nga Kryepiskopi Anastas, bëhet një përkthim në shqip i versionit greqisht (të përkthyer nga shqipja),vetëm e vetëm që në vend të fjalës “detyrë kishtare” të përdoret fjala“mision” (kishtar), për të krijuar imazhe dhe aluzione sa false aq edhetendencioze.

    Gjithashtu, kjo bëhet edhe më evidente, kur si “zë orthodhoks” përdoret N. Marku nga Elbasani, që konsiderohet prift vetëm nga qarqet dhe

    individët që luftojnë e veprojnë kundër Komunitetit Orthodhoks tëShqipërisë, si dhe nga disa media që u mbajnë ison. Kisha Orthodhokse

    Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja Kishë Orthodhokse në vend. Njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, ka nënshkruar Marrëveshje meQeverinë Shqiptare (firmosur nga Kryepiskopi i saj Anastasi) dhe kjoMarrëveshje është bërë ligj (nr. 10057 22.1.2009). Njihet nga të gjithaKishat Orthodhokse në botë, si edhe nga ajo Katolike dhe konfesionet

     protestante, po ashtu dhe nga organizmat ndërkristianë e ndërfetarë...Shpresojmë se kjo njëanshmëri do të mënjanohet, në mënyrë që nga

    njëra anë t’i jepet zë edhe Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë dhe,nga ana tjetër, të zbatohen rregullat e etikës gazetareske.

    Tiranë, 5 shkurt 2015

    Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë 

    Shpresojmë që kjo njëanshmëri të mos vazhdojëRedaksisësëgazetës “MAPO” 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    5/12

    5SHKURT 2015 NGJALLJA

    Me fillimin e Triodit, Kisha jonëe Shenjtë fillon të na parapërgatisëpër të hyrë në Kreshmën e Madhee të Shenjtë, duke na vënë përparashembuj dhe mësime të çmuara për gjithë ata që do të kreshmojnë dhedo të luftojnë betejën e mirë shpirtë-rore gjatë kësaj periudhe. Pikërishte nis me paravolinë e Doganierit dhetë Fariseut, si ikonë të së vërtetësshpirtërore se  Perëndia u rri ku-ndër kryelartëve, por të përulur u jep hir   (Jakovi 4:6). Farisenjtëishin përfaqësuesit më në zë të

    rrymës fetaro-shoqërore në Jude nëkohën para Krishtit. Karakteristikae tyre ishte zelli i fortë për të ruajtur Ligjin e Moisiut. Por a mjaftonvetëm ky aspekt për ta njohur Pe-rëndinë dhe për t’u njohur prej Tijsi pasues i denjë dhe autentik?

    Jeta fetare kërkon që njeriu tëjetë i kujdesshëm me veten, të ketëndjeshmëri morale, përulësi si dheqëllime të pastra. Nëse dikush nuk i ka këto, zemërashpërsia rritetvazhdimisht përbrenda tij dhe e

    shkatërron atë. Te njeriu vjen pseu-dospiritualiteti në mënyrë të padis-kutueshme. Rezultat i kësaj ështëvdekja shpirtërore. Në vend të pë-rulësisë ka një vlerësim të vetes dhekrenari, në vend të dashurisë që sa-krifikohet, ka egoizëm shpirtëror, enë këtë rast djalli nuk e ka të vë-shtirë që të pushtojë një njeri të tillëdhe ta bëjë atë bashkëfajtor nëveprat e së keqes. Jo besimtarët osetë pakujdesshmit shpirtërisht, nuk e dinë dhe as nuk janë në gjendjetë marrin me mend se gjithmonëkryejnë ato që armiku ynë i përba-shkët dëshiron që ata të bëjnë.

    Fariseizmi nuk është thirrje osepërkatësi në ndonjë lloj organizatefetare. Fariseizmi është gjendje eshpirtit. Nis me mendimin e madhqë krijon vetë njeriu për vetveten dheme madhështimin e saj. Karakteri-stika kryesore morale e një fariseuështë dashuria e sëmurë për vetendhe egoizmi, të cilat drejtojnë tëgjitha lëvizjet e shpirtit të tij. Ne sibesimtarë rrallëherë e mendojmë

    se sa shumë egoizëm kemi dhe për këtë arsye, sa shumë farizeizëm ke-

    “O Krijues i tëgj ithave qëjanëlar t dhe këtu poshtë, siç pr anove prej engjëjve 

    himnin tr ishenj tor, kështu pranoje edhe prej n jerëzve Tr iodin.” 

    Nisi Periudha e Triodit

    “Le t’i largohemi egoizmit të fariseutdhe le të imitojmë përulësinë e doganierit”

    Vargëzimi i Triodit

    mi në veten tonë. Po ta shqyrtojmëme kujdes vetveten do të shikojmëse pandjeshmëria jonë ndaj ambi-entit që na rrethon, ftohtësia jonëe vazhdueshme, mungesa e gatish-mërisë për të sakrifikuar kohën,energjinë dhe rehatinë tonë për hir të të tjerëve, tregojnë se sa larg

     jemi ne nga doganieri që pendohet,i cili me zemër të përulur shqiptoivetëm pesë fjalë, por ama iku ngaTempulli i drejtësuar.

    Kisha jonë e shenjtë, duke he-qur kreshmën e së mërkurës dhe

    të së premtes gjatë javës së doga-nierit dhe fariseut, dëshiron të na

    ruajë nga vetëkënaqja fariseike, qëkrijohet kur zbatimi formal i rregu-llave të Kishës (si kreshmimi, rre-gulla e lutjes dhe pjesëmarrja nëkishë), kthehet në qëllim në vetvetetë jetës sonë shpirtërore. Etërit eshenjtë na mësojnë se të gjitha këtoduhet t’i bëjmë, por duhen parë ve-tëm si mjete për fitimin e fryteveshpirtërore dhe jo si qëllim i jetës.Farisenjtë e konsideronin veten etyre si të urtë dhe të ditur. Por apo-stull Jakovi në letrën e tij na e thotëqartë atë çka është urtësia e vërte-

    të: “Po dituria që është prej së larti,së pari është e kthjellët, pastaj pa-

    qësore, e butë, e bindur, plot me për-dëll im e me punë të mira,s’mban anë dhe s’është me dyfaqe. Dhe fryti i drejtësisë mbilletme paqe, prej atyre që bëjnë paqe”(Jak. 3:17-18). Pra, fariseizmiështë një gjendje shpirtërore errezikshme, që na prek të gjithëdhe deformon duke e çuar nëshkatërrim të plotë jetën tonëshpirtërore dhe fetare.

    Por si mund ta ruajmë veten prej kësaj sëmundjeje shpirtërore?Shën Joani i Kronshtadit na mëson

    se si i krishteri mund ta ruajë vetendhe të shërohet nga ky fenomen ihasur shpesh në jetën e tij shpir-tërore: “Njerëzit që përpiqen të

     jetojnë një jetë shpirtërore, në disaraste kanë një luftë të madhe dhedelikate nëpërmjet mendimeve tëtyre në çdo çast të jetës. I krishteriduhet në çdo moment ta shikojë çdogjë me sy të ndriçuar, për të vënë remendimet që vijnë prej të ligut dhet’i largojë ato. I krishteri i vërtetë du-het të ketë zemër që digjet prej besi-

    mit, përulësi dhe dashuri, përndry-she i ligu do ta mashtrojë lehtësishtatë dhe pas mashtrimit vjen besimii pakët ose mosbesimi e bashkë mekëto çdo lloj e keqe, prej të cilavenuk mund ta shërojë lehtësisht ve-ten e tij edhe sikur të derdhë lot.Prandaj, “mos e lejo zemrën të jetëe ftohtë gjatë lutjes dhe largo çdolloj ftohtësie prej shpirtit tënd”.

    Krenaria shpirtërore, siguria erreme për gjoja drejtësinë tonë, fe-taria që bëhet me synim për t’urënë të tjerëve në sy dhe hipokrizia

     janë të gjitha aspekte të fariseizmit.Prandaj edhe Kisha e shenjtë nakëshillon që pikësëpari ta nisim

     periudhën e Triodit me rishikimin evetes, duke vënë re këto fenomene

     brenda vetes sonë dhe duke i luftu-ar ato, që të arrijmë në shëndoshjene shpirtit tonë. Dhe si shembullnistor na vë pikërisht mënyrën e pe-ndesës së doganierit, që edhe netë rifillojmë përpjekjen tonë shpirtë-rore të pastrimit të vetvetes meshpresë të ripërtërirë, duke u lutur 

    me fjalët e tij: “O Perëndi ki mëshi-rë për mua mëkatarin”!

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    6/12

    6 NGJALLJA SHKURT 2015

    Para disa ditësh shtypi i shkruar dhe ai

    elektronik në Greqi dhe në Shqipëri u mbush

    me propozime për zgjedhjen e Kryepiskopit

    Anastas si president i Republikës Greke, të cilat

    ishin bërë dhe nga qarqe të tjera, siç botuan gaze-

    tat prestigjoze “Kathimerini” dhe “To Vima”.

    Lajmi, që zuri shumë vend edhe në të përditshmet

    shqiptare, flet natyrisht për rrezatimin intelektual

    dhe shpirtëror të Kryepiskopit të Kishës sonë.

    Përtej komenteve për vërtetësinë apo jo të laj-

    mit, ajo që mbetet është fakti që Kryepiskopi

    Anastas me veprën e tij poliedrike i ka kaluar 

    me kohë kufijtë e Kishës sonë, por jo vetëm tësaj. Tashmë është një personalitet që rrezaton

    edhe për kontributet sociale, arsimore, humane.

    Personalitetet si Kryepiskopi ynë janë pikë

    referimi jo vetëm për Kishat simotra, por 

    gëzojnë respektin edhe të botës së politikës, të

    asaj akademike dhe të shoqërisë.

    I pyetur për këtë çështje, Kryepiskopi

    Anastas u përgjigj: “Hierarku orthodhoks ka një

    detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të

    marrë poste politike”.

     Në këtë mënyrë Kryepiskopi shprehu devo-

    cionin e vet ndaj misionit të shenjtë fetar dhe

    njëkohësisht dha mesazhin ekumenik se perso-

    naliteti dhe aftësia, intelektualizmi dhe huma-

    nizmi duhen shprehur në fushën për të cilën kemi

    shpenzuar kohën dhe mundin tonë, duke për-mbushur më së miri misionin që Perëndia na ka

    caktuar dhe shoqëria na ka besuar.

    Korresp. i “Ngjallj a” 

    “H ierarku orthodhoks ka njëdetyrëtëcaktuar kishtare.

    Ai nuk mund tëmarrëposte politike” 

     Artikull i botuar në “To Vima” me titull “Anketohet Kryepiskopi i Shqipërisë për 

     president të republikës greke”.

    Kjo ka qenë tema që ka mble-

    dhur 50 mësues nga Kosova (28)dhe Shqipëria (22) në trajnimin e

    organizuar nga Kisha Orthodhokse

    Autoqefale e Shqipërisë, në datat

    6-8 shkurt, në qytetin e Durrësit.

    Këta mësues u nxitën të marrin pje-

    së në këtë trajnim nga dëshira për 

    të ndihmuar, menaxhuar dhe kup-

    tuar më mirë ata nxënës që kanë

    nevoja të veçanta. Gjatë trajnimit

    ata patën mundësi të njiheshin me

    autizmin, ADHD-hiperaktivitetin,

    çrregullimin e humbjes së vëme-ndjes, disleksinë, diskalkulinë dhe

    se si këto sjellin vështirësi në të më-

    suar te nxënësit që janë të prekur 

    nga ato. Trajnuesja, e cila ishte më-

    suese e certifikuar e edukimit të ve-

    çantë, znj. Maureen Thomson, u tre-

    goi arsimtarëve se cilat ishin shkaqet,

    llojet dhe karakteristikat e këtyre

    sëmundjeve dhe se si ato ndikojnë

    në procesin e të nxënit. Ajo u tregoi

    teknika dhe metodologji që mësue-

    sit duhet të ndjekin në klasat e tyre

     për të menaxhuar dhe ndihmuar 

    nxënësit me nevoja të veçanta nëmësim, në mënyrë që t’i ndihmojmë

    dhe t’i përgatitim ata jo vetëm për 

    t’u edukuar, por edhe për jetën. Ja

    si shprehet njëri prej arsimtarëve,

    kur pyetet se cila ishte pjesa më e

    rëndësishme e trajnimit: “Mendoj

    se çdo gjë ishte e rëndësishme, por 

    në veçanti njohuritë e marra për 

    mënyrën e sjelljes ndaj këtyre nxë-

    nësve dhe aftësimi i tyre për jetën”.

     Ndërsa mësuesja Sabina Krasniqie pyetur për të njëjtin problem:

    “Pjesa më e mirë e trajnimit ishte

    demonstrimi me shembuj nga për-

    voja e trajnueses dhe se si ajo ve-

     proi me këta nxënës. Për mua ka

    qenë shumë e dobishme ndarja e

     përvojës së saj personale me ne”.

    I pyetur nëse i kanë shërbyer njohu-

    ritë e marra në trajnim, njëri prej

    Si të mësojmë nxënësit me nevoja të veçanta?arsimtarëve përgjigjet: “Kam pasur 

    raste të kem fëmijë me hiperakti-vitet në klasën time dhe trajnimi më

    ndihmoi, sepse më mësoi si të punoj

    me nxënës të tillë”.

    Organizimi nga Kisha i trajni-

    meve të tilla për mësues të komu-

    nës së Malishevës në Kosovë,

    është bërë tashmë traditë. Mësue-

    sit që marrin pjesë në këto trajnime

     janë arsimtarë të shkollave ku

    Kisha jonë organizon kampe verore

     për fëmijë. Ja si shprehet njëri prej

    mësuesve: “Këto lloj trajnimesh du-hen zhvilluar me të gjitha shkollat

    dhe me të gjithë mësimdhënësit

    dhe, nëse është e mundur, të mba-

    hen më shpesh”. Shpresojmë që

    veprimtari të tilla do të shtohen

    edhe më shumë në të ardhmen në

    mënyrë që, përmes rritjes së kapa-

    citetit të arsimtarëve, të ndihmojmë

    fëmijët të arrijnë potencialin e tyre

    të plotë njerëzor.

    Korresp. i “Ngjallj a” 

    Trajnim me mësues nga Kosova dhe Shqipëria, i organizuar nga Kisha jonë 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    7/12

    7SHKURT 2015 NGJALLJA

    Etërit, si “njerëz të Perëndisë” së vërtetë,nuk vinin “nga bota”, nuk kishin mbi vete asgjënga ajo që e quajmë “mentalitet mondan”. Por ishin “në botë” me mënyrën më esenciale,brenda përplasjeve dhe shqetësimeve të

    shoqërisë së tyre, të çdo njeriu që merrte frymëpranë ose larg tyre. Ndienin epokën e tyre dheepoka e tyre i ndjeu ata. E panë me sy të pastër jetën, pa frikë dhe konvencionalizma.

    Kishin ndërgjegje të fortë sociale, sepse edinin se “nuk mund të shmangnin shqyrtimin eproblemeve sociale pa e shkëputur krishteriminnga jeta”.

    Fjala e tyre ishte përherë bashkëkohore, egjallë, që iu përgjigjej kërkesave të kohës nëtë cilën jetuan. Gojarti e zbulon në mënyrëshprehëse idealin atëror të jetës, kur shkruan

    për priftin se ai duhet “të dijë çdo gjë jetësoreqë ndodh, duke qenë i pranishëm kudo, duke

    i çliruar të gjithë, më shumë se ç’bëjnë murgjitnë malet e tyre”.

    Kjo frazë e fundit na jep çelësin e fshehtë për të kuptuar “pasionin e përmbinatyrshëm”të Etërve për njeriun. Ata shikonin në fytyrën e

    çdo njeriu ikonën e Perëndisë. “Ikonë e Perë-ndisë je dhe ikonën e Perëndisë zgjedh”, thërretshën Grigori. Nuk mund të përbuzësh njeriune afërm dhe ta shfrytëzosh. “I Vetëmlinduri Bir i Perëndisë njeri u bë. Zoti im u sakrifikua dhegjaku i Tij u derdh për njeriun, e unë si mundettë mos e marr në konsideratë? Dhe çfarë faljemund të kem për këtë?”, - na thotë Gojarti.Me ç’të drejtë mund të përbuzë dikush atë qëPerëndia e nderon aq shumë, saqë t’i japëTrupin dhe Gjakun e Birit të Tij?

    Pikërisht kjo ide e lidhjes dhe e pranisë

    esenciale të Krishtit në çdo besimtar, e bënGojartin të arrijë në një kuptim kaq mahnitës

    NDËRGJEGJJA E FORTË “E SHOQËRISË”NË JETËN DHE VEPRËN E TRE HIERARKËVE

    sa i takon zjarrmisë dhe intensitetit të tij. Nëçdo njeri të vuajtur, “të vobektë”, “të zhveshur”,“të etur” shikon Krishtin të vazhdojë Pësimine Tij për shpëtimin tonë.

    Për Etërit, dashuria është diçka shumë më

    e thellë dhe më e ndryshme nga ajo që zako-nisht kuptojmë ne duke përdorur këtë fjalë. Është projektimi i fytyrës së Krishtit në  fytyrën e çdo të vuajturi. “Sa kemi kohë”, - përfundon Grigori në fjalën e tij të zjarrtë mbidashurinë për të varfrit, - “Krishtin le tëvizitojmë, Krishtin le të shërojmë, Krishtin letë ushqejmë, Krishtin le të veshim, Krishtin letë admirojmë, Krishtin le të nderojmë”.Pikërisht kjo është arsyeja që dashuria e tyreshfaqet me kaq intensitet, kthjelltësi, durim dhedëshirë të shenjtë.

    Nga l igjërata e Prof. Dr. Anastasit nëtakimin me intelektualët orthodhoksë 

    Ditën e enjte pasdite, më 29 janar, QendraKulturore në Kompleksin e Katedrales“Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, pati një gjallëritë veçantë. Qindra intelektualë orthodhoksëkryeqytetas u mblodhën në një veprimtari tëLidhjes së tyre, e cila ishte e para në vazhdëne aktiviteteve që kanë si qëllim njohjen më të

    Veprimtari e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë

    Tre HierarkëtMësuesit e Mëdhenj Ekumenikë të Kishës sonë

    mirë nga ana e tyre të Besimit Orthodhoks.Këtë radhë, ajo iu kushtua figurës së TreHierarkëve të mëdhenj, mësuesve të shkëlqyer orthodhoksë, Shën Joan Gojartit, Shën Vasilittë Madh dhe Shën Grigor Theologut, të cilët ikremtojmë së bashku më 30 janar. Kjo ekremte është gjithmonë e mbushur me

    aktivitete të cilat marrin shkas nga veprimtariae tyre e jashtëzakonshme.

    Takimi u hap nga Kryetari i Këshillit

    Ekzekutiv të Lidhjes së Intelektualëve Ortho-dhoksë, prof. dr. Robert Andoni, i cili ftoiKryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të GjithëShqipërisë, Prof. Dr. Anastasin të mbanteligjëratën e tij. Më poshtë po japin një frag-ment të shkëputur, ndërsa e plotë kjo temë do

    të botohet në numrin e ardhshëm të revistës

    “Kërkim”. Në fillim dhe në fund të veprimtarisë, kori

     bizantin “Joan Kukuzeli” psali himne për TreHierarkët.

    Veprimtarinë e mbylli sekretari i Lidhjes, prof. as. dr. Pirro Prifti, i cili njoftoi të pra-nishmit se veprimtari të tilla do të organizohentë enjten e fundit të çdo muaji, me tema të lar-mishme dhe diskutime.

    (vijon në faqen 8)

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    8/12

    8 NGJALLJA SHKURT 2015

    Gjuha e tyre fiton një mprehtësi të veçantë,kur predikon barazinë dhe vëllazërinë e tëgjithë njerëzve. “Nuk shikon në mënyrë nor-male, - thërret Shën Vasili i Madh, - ai që bëndiferencime midis njerëzve. Janë “të pape-rëndi”, të palogjikshëm dhe me siguri “kusarë”,ata që pasurohen në kurriz të të tjerëve dhembajnë pasuritë e tyre vetëm për t’i përdorur ata vetë. Dhe Gojarti, akoma edhe më agresiv,nuk ngurron të thotë për skllavërinë - që ishtesistem për atë kohë - “kjo marrëzi” dhe takarakterizojë si “rrëmbim”, përdorimin e pasurisë për interesa individuale.

    Dhe fjala e tyre është tronditëse, sepse sho-qërohet nga një shembull i pakundërshtueshëm.Së pari ata vetë falën pasuritë e tyre të mëdhadhe ishin të parët që përqafuan me përkushtimdhimbjen njerëzore. “Por ai”- shkruan Grigori për Vasilin e Madh, “i bindi të gjithë, që ishinnjerëz, që të mos përbuzin njeriun, të mos eçnderojnë Krishtin që është kreu i të gjithëve,me anë të çnjerëzisë së tyre”.

    Dashuria e thellë për njeriun, që gjendet nëçdo veprim të tyre, duket qartë edhe në çastinqë godasin herezinë, lakminë dhe padrejtësinë. Nuk ekziston këtu as fanatizëm dhe as pasion.“U dhamë një goditje të thellë atyre që rrë-mbejnë dhe që duan të kenë me lakmi, jo qët’i dërrmojmë, por që t’i korrigjojmë”, përsërit

    Gojarti, “nuk kemi urrejtje për njerëzit, por 

    neverisim djallëzinë. Sikundër edhe mjeku kur e pret ulcerën, nuk lufton trupin e të sëmurit, por sëmundjen dhe plagën e tij”.

    Horizonti i dashurisë së tyre nuk kufizohetvetëm te njeriu i qytetit të tyre, i vendit të tyreqoftë edhe i Kishës. E dinë se dashuria e Perë-ndisë është dashuri pa kufij, dhe për këtë arsyei shtrijnë edhe ata kufijtë e dashurisë së tyre,që të përqafojë mbarë rruzullin, “të gjithë bijtëe Perëndisë”. Këtë ndërgjegje ekumenike edallojmë në interesimin e Vasilit të Madh për idhujtarët e krahinës së tij, por më qartë e

    vërejmë te Gojarti.Etërit, të lirë nga prangat e egoizmit qëkufizojnë fushëpamjen, të shkëputur nga çdogjë që lidhet me mëkatin, “të bashkuar me tëgjithë njerëzit”, ndiejnë të gjitha shqetësimet e

    shoqërisë, ndiejnë dëshirat dhe nevojat e botës.

    Të bashkuar me Krishtin, ndiejnë lidhjen ethellë që i lidh me çdo njeri, “për të cilët vdiqKrishti”. E ndiejnë, nuk e mendojnë në mënyrëabstrakte. E përjetojnë. Prandaj nuk janëthjesht mendje të forta, që gjykojnë, konsta-tojnë, por zemra të frymëzuara që marrin pjesëdhe bashkëvuajnë dramën e njerëzimit dhe bëjnë gjithçka për të fituar “të gjithë ose pjesënmë të madhe”.

    Kjo “mënyrë të ndjeri”, na tregon rrugënqë të shpëtojmë prej ngatërresës së atyre që janë pështjelluar nga vetëmjaftueshmëria,

    arratisja dhe frika prej ndjenjave, brenda sëcilës zakonisht lejojmë të avullojë “spiritualiteti”ynë. Ose për të qenë më të saktë, brenda kësajngatërrese, humbasim përfundimisht edhe vetentonë, edhe njerëzit e tjerë, edhe Perëndinë.

    (vijon nga faqja 7)

    NGJALLJA

    Kryeredaktor: Thoma Dhima

    Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

     Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

    Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

    Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

    Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

     Del nën kujdesin

    e Këshillit Botues

    Themelues:Kryepiskopi Anastas

    Me www.orthodoxalbania.org

    do tëgjeni nëinternet K ishën Or thodhokse Autoqefale tëShqipërisë 

    Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

    Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe

    informacionin e saj edhe në internet.Ajo i njeh vizitorët e saj me:

    - besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

    institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

    kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

    manastireve,- botimet kishtare etj.

    Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

    Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

    NDËRGJEGJJA E FORTË “E SHOQËRISË”NË JETËN DHE VEPRËN E TRE HIERARKËVE

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    9/12

    9SHKURT 2015 NGJALLJA

    Vitin që kaloi u mbushën 500 vjetnga fjetja e Patriarkut të Konstandi-nopojës, shën Nifonit (1508). Për ne ai ka rëndësi jo vetëm se ështënjë shenjtor i shquar (kremtohetditën e fjetjes së tij, pra më 8 gusht),por edhe sepse jetoi për një kohënë Shqipëri, madje u bë vëllami iHeroit Kombëtar, heroit të krishte-rimit, Gjergj Kastriotit.

    Për shën Nifonin ekziston një bi-bliografi mjaft e pasur, pasi jeta dheveprimtaria e tij ishin të shuman-shme dhe u zhvilluan në vende tëndryshme.

     Në këtë shkrim po japim disa tëdhëna, që mendojmë se paraqesininteres.

    Ky material është marrë ngavolumi me vlerë, që botoi për nder të shenjtorit manastiri i tij në Maline Shenjtë Athos me rastin e përvje-torit, kryesisht nga biografia e shkru-

    ar nga Shën Nikodhim Ajoriti, nëvitin 1803, të cilën e gjejmë dhe nëbotimin e Dhionisit (fq. 26 - 49).

    Por, burimi i parë i informacionitështë nxënësi i Nifonit, hieromo-naku Gavriil, i cili u bë 5 herë “Pro-tos” (kryetar) i Malit të Shenjtë dhemë pas u martirizua në vitin 1536(kremtohet më 26 tetor). Mendo-het se atë kishte si burim Nikodhi-mi, i cili e referon brenda biogra-fisë së shën Nifonit. Këtë vetëm e

    supozojmë, sepse teksti origjinal iGavriilit humbi dhe dorëshkrimi më

    i vjetër, që na ka ardhur, konside-

    rohet se është një përkthim në ru-manisht, në vitin 1682.

    * * *

    Shenjtori lindi në More (Pelopo-nez, që banohet edhe nga arvanitas)të Greqisë. Prindërit e tij, Manuelidhe Maria, aristokratë e shpresëta-rë, e pagëzuan me emrin Nikolla.

    Shquhej për mençurinë dhezgjuarsinë e tij dhe u shkollua gje-rësisht. Njëkohësisht dallohej dhe

     për virtytin e tij, madje jetonte krye-

    sisht me bukë e ujë.

    Kur në vendlindjen e tij kaloi njëhieromonak, i quajtur Josif, Nikollae ndoqi fshehtazi nga familja. Ai imësoi filozofinë. Në Epidavro u ta-kuan me një eremit të quajtur An-don, pranë të cilit shenjtori vendositë qëndronte dhe aty u qeth murgme emrin Nifon.

    Përparoi shumë shpirtërisht dhendërkohë punonte si kopjues dorë-

    shkrimesh (kaligrafos) tepër i aftë.

    Por jeronti i tij ndërroi jetë shpejt.Më pas, shenjtori jetoi në Manasti-rin e Kallamit, në krahinën e Nap-lios, në Argolidë.

    Pasi u ushtrua për një kohë siasket i vetmuar, dëgjoi për famëne Zaharisë nga Mali i Shenjtë, më-sues i virtytshëm, që ndodhej nëqytetin Narda dhe u bë bindësi i tijatje. Vetëm Florini Marinesku Nar-dën e quan Arta. Arta ndodhet nëEpir, gjersa nuk mundim të gjejmëqytetin me emrin Narda. Ekzis-

    tonte vetëm një qytet Narda (sic)në Mesopotami.

    Bëjmë këtu një hipotezë, por tërezervuar: Mos vallë Narda ishte

     Narta e Vlorës? Arrijmë në këtëhipotezë se, pas ardhjes së shën

     Nifonit në Nardë pranë Zaharisë,ata bënin turre së bashku dheshkuan në Krujë.

    Ishte koha kur u mblodh Sinodi

    i Firences (1439), për bashkimin e

    Katolicizmit dhe të Orthodhoksisë,që u imponua nga perandori bi-zantin Joan VIII Paleologu (1425 -1448), i cili shpresonte për ndihmë

     politike dhe sidomos ushtarake ngaPerëndimi kundër otomanëve. Por,

     populli orthodhoks nuk e pranoiSinodin. Ai e konsideroi të rremë(dhe e quan “pseudosinod”), dukethënë se nuk bëhej fjalë për ba-shkim, por për nënshtrimin e Ortho-dhoksisë.

    Mes këtyre debateve e përpla-sjeve Zaharia me nxënësin e tij,shenjtorin tonë, “shkuan në Aska-lon, duke predikuar në kisha që tëkrishterët të qëndrojnë të palëku-ndur në Orthodhoksi dhe në termat[në vendimet] e apostujve të shenjtëdhe të Sinodeve Ekumenike”, sipas

     Nikodhimit.

    Studiuesit evitojnë të përmendinAskalonin e Nikodhimit, sepse, si-

     pas mendimit tonë, ngatërron gjë-rat. Me sa dimë, ekzistonte vetëm

    një Askalon, pothuajse në bregdetine Palestinës, afër Gazës. Atëherëlind pyetja: Mos vallë është bërëgabim në shkrim (si dhe për emratë tjerë) dhe në vend të “Aulona”(emri i ngjashëm dhe që përkon mezonën e veprimtarisë së tyre) ushkrua “Askalona”?

    Kështu ndodh edhe më poshtë,kur thuhet se, më pas erdhën në“Trojë” (në vend të “Krojë”, “Kru-

     jë”) dhe pushtetari i vendit, Gjergj

    Skënderbeu (sic), i pranoi ata në

    20 vjet më parë, në faqet e “Ngjallja” pasqyrohej një konflikt sa ipanevojshëm aq edhe reflektues i një këmbënguljeje që ende vazhdon

    për të deformuar historinë e vendit tonë. Në Lezhë u pengua një LiturgjiHyjnore në memorialin-kishë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit, qëdo të mbahej nga Atë Jani Trebicka etj. Pretendimi ishte se kundërshtonteKomuniteti Mysliman, pasi mbi kishën kishte qenë për 500 vjet një xhami,

    por fakti se nuk pati asnjë pengesë për meshën katolike e hodhi poshtëkëtë pretendim. I turpshëm në këtë rast ishte edhe qëndrimi i organeve

    shtetërore, duke nisur nga Sekretariati për Fenë e deri te policia, qëdiskriminuan hapur besimtarët orthodhoksë.

    Qëllimi kryesor ishte që të vazhdohej e të mbulohej dielli me shoshë,siç përpiqen të bëhet, sidomos nga mediat, edhe sot e kësaj dite, se kishaku mendohet se u varros Heroi është një kishë orthodhokse dhe se vetëGjergj Kastrioti ishte pjesëtar i një familjeje të njohur orthodhokse. Për 

    t’i sqaruar disa aspekte historike të kësaj të vërtete të pamohueshme, po ribotojmë një shkrim të revistës “Kërkim”, shkruar nga murgu Justin.

    20 vjet mëparë 

    Një konflikt dhe një deformim i historisë

    SHËN NIFONI I KONSTANDINOPOJËS,VËLLAMI I GJERGJ KASTRIOTIT

     Arkimandrit  Justin Anthimiadhis

    (vijon në faqen 10)

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    10/12

    10 NGJALLJA SHKURT 2015

    çdo nder dhe shpresëtari, sepse

    edhe më parë kishte dëgjuar për famën e tyre. Pasi i mirëpriti megëzim të madh, i mbajti pranë vetesnë pallatin e tij mbretëror, ndërsaZaharian, tepër të urtë, e bëri atine tij shpirtëror”.

    Kjo është një dëshmi e qartë seGjergj Kastrioti ishte orthodhoks,ndryshe nuk kishte si ta bënte Za-harian atin e tij shpirtëror, rrëfyesine tij. Dhe as Zaharia nuk do të mundtë pranonte në asnjë mënyrë të ki-shte si fëmijë shpirtëror në misterin

    e rrëfimit një joorthodhoks. Madje,duke pasur parasysh mospraniminnga dy murgjit e Sinodit të Firen-ces, vështirë se do të pranonin tëqëndronin pranë një sundimtariromano-katolik. Do të ishin në ku-ndërshtim me veten e tyre, pikërishtata për këtë arsye ishin shpërngulur dhe udhëtonin për të predikuar që-ndrueshmërinë në Orthodhoksi. Ngaana tjetër, a do mundej një mbret të

     priste, madje “në çdo nder’ dheshpresëtari”, ata që kundërshtonin

     besimin e tij?

    Duket se nuk qëndruan shumëvjet në Krujë, sepse ra Konstandi-nopoja (1453) dhe pasoi një peri-udhë paqëndrueshmërie, e mbushur me trazira dhe ata u fshehën në njëmal (pas vdekjes së Skënder-

     beut?!).

    Pastaj shkuan në Ohër, ku Za-haria u bë kryeprifti i tij, ndërsa shën

     Nifoni, pasi i mori bekimin, udhëtoi për në Malin e Shenjtë, ku tashmë

    i kishte paraprirë fama e tij.Shëtiti në manastire të ndry-

    shme dhe i mësonte murgjit sipaskërkesës së tyre. Përfundoi dhe u

     bë kallogjer me “skimën e madhe”në manastirin e oshënarit Dhionis,që i përkushtohet Joan Pagëzorit.Atje u hirotonis dhjak dhe prift.

    Fama e shenjtërimit dhe e urtësi-së së tij u përhap deri në Selanik. Pra-ndaj u zgjodh kryebariu i qytetit.Edhe pse nga përulësia e madhe

    nuk donte që të lartësohej në njëofiq aq të madh, më në fund u bind,

    falë dhe një vizioni që pati igumenii tij.

    Viti i dorëzimit të tij është i paqartë. Flitet për vitet 1481/1482, por disa e përcaktojnë më vonë, nëvitet 1483/1484.

    Si kryeprift i qytetit të famshëmtë ish-Perandorisë Bizantine, udallua për orthodhoksinë e tij, për karizmën didaktike, për kujdesinsocial, për punën e frytshme.

    Shumë shpejt (pas dy vjetësh,sipas Nikodhimit dhe të ndjekësvetë tij), u ftua në Konstandinopojëdhe mori pjesë në një sinod (1483/1484), ku nënshkroi së bashku metë tjerët shfuqizimin e vendimit tëSinodit të Firences. (Ngjarjet rrethsinodit gjithashtu nuk janë të qarta).Atje takoi jerontin e tij, Zaharian, i

    cili pas pak vdiq. Kur fjeti edhe pa-triarku, ishte Nifoni që u zgjodh nëfronin e parë (1486 ose, sipas tëtjerëve, 1482).

    Edhe atje ndriçoi me veprimta-rinë e tij, madje pagëzonte në fsheh-tësi edhe jo të krishterë.

    Por, në vitin 1488, u internua ngasulltani në Sozopol, bregdeti i Bull-garisë, sepse u përpoq me manovratë ndryshme të shpëtonte nga lak-mia e tij një pasuri kishtare dhe nxi-

    ste të krishterët të bënin qëndresëndaj abuzimeve dhe dhunës “së aty-

    re që mbretëruan në fund”, të turq-ve. Por jo vetëm kjo. Sulltanët ishin

    të pangopur. Ata gjenin gjoja pre-tekste për të nderuar patriarkët, qëtë merrnin haraçin e zgjedhjeve të

     pat riarkëve të rin j. Kështu, nëshkarkimin e shën Nifonit ndih-muan dhe disa... klerikë ziliqarë qëdëshironin fronin.

    U rithirr në postin e tij në vitin1497 ose 1498, por një vit më vonë,

     për një arsye qesharake (besimta-rët bënë një çati kishe pa leje osenuk e përshëndeti me shumë re-spekt Bajazitin II), u hoq nga froni.

     Në Adrianopol ku ishte burgo-sur, ose të paktën në arrest shtëpie,i erdhi Radhuli i madh (1459 - 1509),vojvoda i Vllahisë (ku duket se tash-më ishte përhapur fama e tij), i cili

     po shkonte në kryeqytet për të pa-guar taksat dhe haraçet. Radhuliiu lut shumë dhe e bindi shën Nifo-nin që të shkonte në vendin e tij.Mori leje nga Porta e Lartë dhe nëkthim mori me vete ish - patriarkun.

    Shkëlqeu edhe në Vllahi. Falë predikimeve të tij të vyera, e mbi-quajtën “Gojarti i ri”. Me veprim-tarinë e tij bamirëse, influencoi dheripërtëriu shpirtërisht krahinën.Midis të tjerave solli paqen në Ki-shë, pasi mblodhi një sinod dhe

     përmirësoi gjendjen e klerikëve dhe

    SHËN NIFONI I KONSTANDINOPOJËS,VËLLAMI I GJERGJ KASTRIOTIT

    (vijon nga faqja 9) të popullit që vuante nga jeta eshthurur, alkooli dhe imoraliteti.

     Ndaj edhe sot nderohet së tepër-mi në gjithë Rumaninë. Në njëudhëtim në Rumani, që përkoi mekremtimin e oshënares shumë po-

     pullore Parashqevi nga Trace, lip-sani i së cilës ruhet në Jashi të Mol-davisë, pamë se në panairin kishtar mbizotëronin dy ikona, kuptohet

     përveç ikonave të Krishtit dhe tëPerëndilindëses; ikona e shenjtoresqë festohej (më 14 tetor) dhe ikonae shën Nifonit. Duhet marrë para-sysh se patriarku nuk veproi tamam

    në Moldavi, por në Hungari-Vllahi.Megjithatë, siç e theksuam më lart,atë e respekton Rumania e tërë.

    Për fat të keq, Radhuli u kthyenë armik të egër kur shën Nifoni ekundërshtoi, sepse kishte dhënë për grua motrën e tij, Kapllën, tek një

     bojar nga Moldavia, i cili ndërkohëe kishte familjen e tij.

    Shenjtori aforizoi Radhulin dhee mallkoi me vuajtje, gjë që u rea-lizua më vonë në mënyrë të frik-

    shme. Pasi ngushëlloi një fëmijë tëtij shpirtëror, Neagun, dhe i parathase do të ngjitej në rang të lartë, mendihmën e tij u largua në Bitola së

     bashku me bindësit e tij, Josifin dheMakarin (i cili u martirizua më 1527dhe kremtohet më 14 shtator).

    Më 1502 u zgjodh për herë tëtretë patriark, por nuk pranoi. Ukthye i panjohur në Malin e ShenjtëAthos, në manastirin e tij, duke ushtirur si një njeri i parëndësishëm.Atje u caktua kujdestar i mushka-

    ve! Transportonte dru dhe shërben-te në stallë. Ndaj, kur erdhën të de-leguar nga Patriarkana, e kërkuanedhe atje, por nuk mundën ta gjenin.

    Paranjohu fjetjen e tij dhe ndë-rroi jetë, në moshën 90-vjeçare.Shkruhet se shenjtori ishte mirovlit,domethënë se lipsani buronte miro.

    Fëmijë shpirtërorë të shën Nifo-nit kishin qenë dhe oshënarët Theo-fan e Nektar, ndërtuesit e manasti-reve të Varlaamit në Meteora dhetë Prodhromit në Nisinë të Janinës13, që kremtohen më 17 maj.

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    11/12

    11SHKURT 2015 NGJALLJA

     Në kishën e Shën Bukoli t,episkopit të shenjtë të Smirnës të

    caktuar nga shën Joan Theologu,në praninë e të krishterëve të Smir-nës (Izmir), të dhjetëra pelegrinëvenga vende të ndryshme të botës,

    më 6 shkurt u krye Liturgjia e parëHyjnore patriarkale pas shkatërri-mit të vitit 1922. Kjo ishte kisha e vet-

    me e Smirnës, që mbeti e paprishur në këtë qytet, e ruajtur me urdhër të Kemal Ataturkut.

     Në mesazhin e tij Patriarku

    Ekumenik, Vartholomeu, përmendi

    nevojën e madhe të bashkekzisten-cës paqësore midis njerëzve, edhe

    pse besojnë në fe të ndryshme. “Nëshumë vende të planetit, myslima-në, të krishterë, hebrenj jetojnë nëharmoni. Të qenit i ndryshëm, sa i

    takon fesë, është tashmë një fakt ipranuar në shumë vende. Ne jemi ataqë do të japim shembullin e bashk-ekzistencës së mirë. Këtë shembull

    e dhanë edhe sot banorët e Smirnitqë na pritën me shumë dashuri dhepërkujdesje. Ju lutemi të vazhdoni

    të kujdeseni për komunitetet e vo-gla dhe pakicat e Smirnës. Vëlle-

    Turqi

    Liturgji Hyjnore në kishën e mbyllur më 1922

    zërit tanë në Konstandinopojë nakanë përqafuar dhe këtë e kërkoj-

    më edhe këtu”,- tha Patriarku dukeiu drejtuar autoriteteve turke tëqytetit.

    Pas përfundimit të Liturgjisë

    Hyjnore patriarkale, Patriarku Eku-

    menik mbolli në oborrin e kishës sëhirshme një ulli në kujtim të kësaj

    ngjarjeje historike, në praninë e hie-rarkëve nga Çikago, Zvicra, Toron-to, Bostoni, Simi, Meksika, Belgjikaetj., si dhe të shumë besimtarëve

    të pranishëm me këtë rast.

    Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

    MARS 2015

    1 E DIEL  † I KRESHMËS(E Orthodhoksisë).  Oshdg.Evdhokia, Andonina.

    4 E Mërkurë † Osh. Gjerasiminë Jordan. Dësh. Pavli dheJuliana.6 E Premte † 42 dëshmorët eAmorit (Aeti, Kalisti etj.). (II e Akathisti t)

    7 E Shtunë † Hierod. Efremi,Vasileu, Evgjeni etj. Pavli iThjeshtë. Arkadi i Qipros.

    8 E DIEL  † II KRESHMËS(Grigor Pallamai). Ap. Ermia.Osh. Theofilakti.9 E Hënë † 40 dësh. e Seba-

    stisë (Viviani, Melitoni etj.).Qesari, mjek. (Vaj e verë)11 E Mërkurë † Sofroni i Jeru-salemit. Mbretëresha Theo-dhora e Artës.13 E Premte † Transf. i lips.të Niqiforit të Kon/pojës.Hierod. Mario. (III e Akathistit)14 E Shtunë † Osh. Benedikti.Omol. Efskimi i Lampsakës.Ep. Bonifati në Skoci.

    15 E DIEL  † III KRESHMËS(Falja e Kryqit). Ap. Aristo-

    vuli nga të 70-t

    , i Britanisë.18 E Mërkurë  † Kirili iJerusalemit. Dësh. Eduardi,princ i Anglisë.20 E Premte † Osh. vrarë nëMan. e Sh. Savës. Dëshg.Aleksandria. (IV e Akathistit)21 E Shtunë † Omol. Jakovi.Dësh. Filimoni e Domnini.Osh. Serapioni.

    22 E DIEL  †  IV KRESHMËS(Joani i Shkallës).  Hierod.Vasili. Dëshg. Kaliniqi.

    25 E Mërkurë † Ungjillëzimi iHyjlindëses (Vangjelizmoi).(Vaj, verë e peshk)

    26 E Enjte Mbledhja e Krye-engjëllit Gavriil. 26 dësh. nëGotí. (Vaj e verë)27 E Premte  † Dëshg. Ma-trona. Dësh. Filiti, Lidia dhebijtë e tyre. (Akathisti i plotë)28 E Shtunë † Ap. Herodioninga të 70-t . Osh. Ilarioni i Ri.Stefan Çudibërësi.

    29 E DIEL  † V KRESHMËS

    (Maria e Egjiptit).  Hierod.Marku i Arethusës.

    Ekstremistët islamikë të Isis, që

    po përpiqen për krijimin e një kali-fati edhe në Libi, rrëmbyen paradisa kohësh 21 punëtorë të krishte-

    rë koptë egjiptianë, duke u bërëakuza qesharake dhe duke i quajtur “kryqtarë të Egjiptit”. Akuza ishtese ata kishin “detyruar me dhunë”

    disa gra kopte që të mos pranoninkalimin në fenë islamike! Me gjithëpresionet, asnjë nga ata nuk pranoita kthente besimin e krishterë.

    Me gjithë apelet dhe ndërhyrjete shumta ndërkombëtare, bishat qëi kishin rrëmbyer, në një shfaqjemakabre i nxorën buzë detit dhe i

    therën si të mos ishin qenie njerë-zore. Kjo ngjarje ka ngjallur një re-

    L ib i 

    Një krim i tmerrshëm kundër të krishterëve

    voltë dhe tronditje të madhe nëgjithë botën dhe veçanërisht midistë krishterëve, që kanë vuajtur sa

    humbjen e tyre, aq edhe janë njësu-

    ar me besimin e patundur te ZotiJisu Krisht i këtyre martirëve.

    Gjithashtu, reagime të ashpraka pasur edhe nga shteti egjiptian,që ka nisur sulme të forta ajrore

    kundër bazave të këtyre egërsi-

    rave.Korresp. i “Ngjallj a” 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2015

    12/12

    12 NGJALLJA SHKURT 2015

    Në ndihmëtë banorëve të zonave të përmbytura

    Përmbytjet e ditëve të fundit në zonat e Jugut nxitën një garë

    solidariteti edhe midis besimtarëve orthodhoksë. Ndihmat e para umblodhën në Mitropolinë e Beratit (Berat, Lushnjë, Fier, Vlorë) dhe udorëzuan në shtabet e emergjencës në Novoselë e Levan. Por mbledhjae ndihmave dhe dhurimet u bënë në të gjitha dioqezat orthodhokse.

    Kështu, duke u solidarizuar me banorët që ndodhen në këto vështirësitë mëdha, të gjitha enoritë e Mitropolisë së Beratit u angazhuan për tëmbledhur ndihma ushqimore, veshmbathje etj. U përgatitën 50 pako meushqime, si dhe 50 pako me veshmbathje. Zëvendësia e Beratit, përgatiti50 pako ushqimore gjithashtu dhe zëvendësia e Vlorës përgatiti 50 pakotë tilla. Kontingjenti i mësipërm u dorëzua pranë Shtabit të EmergjencaveCivile pranë komunës Novoselë dhe u erdhi në ndihmë të dëmtuarve nëzonën e Vlorës.

    Zëvendësia Fier përgatiti 100 pako ushqimore dhe zëvendësia Lushnjë

     përgatiti 90 pako të tilla. E veçantë në zëvendësinë e Lushnjës ishtekontributi i besimtarëve të enorisë së Ungjillëzimit në Divjakë, familjet esë cilës përgatitën nga 1 pako ushqimore, gjithsej 40 të tilla, duke lënë nëto dhe nga një shënim. Ky kontingjent u dorëzua pranë Shtabit të

    Grupi rinor “Bijtë e Dritës”, Berat, së bashkume grupin e fëmijëve të katekizmit të qytetit,vizituan Akademinë Theologjike “Ngjallja e

    Krishtit” në Shën Vlash, si dhe qytetin e Durrë-sit. Me gëzim morën pjesë në Liturgjinë Hyjno-re, e cila u kryesua nga Episkopi i Apollonisë,

    Imzot Nikolla, i cili me përzemërsi i mirëpriti tërinjtë dhe fëmijët.

    Pas Liturgjisë Hyjnore, në një atmosferë shu-më të ngrohtë dhe miqësore, grupi kaloi disa

    orë në Manastir, ku patën mundësi të vizitojnë

    Akademinë Theologjike, Skitin e Miroprurëseve,si dhe Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës. Një

    Emergjencave Civile pranë komunës Levan dhe shkoi në ndihmë të të

     prekurve në zonën e Fierit. Një kontigjent i dytë, me sasi ndihmash të tjera, u dorëzua më 11shkurt, në magazinat e vëna në dispozicion të emergjencave në Tiranë.Për të përmbyturit, me dhuratat e besimtarëve orthodhoksë, ishin përgatitur 160 pako me ushqime dhe 330 bidonë (7 litërsh) me ujë. Dorëzimin e

     bëri Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.Këto ndihma, si dhe ato të sjella nga Komuniteti Mysliman, u pritën

    nga Kryetari i Komitetit të Kulteve z. Ilir Hoxholli, i cili i falënderoi këtokomunitete për mobilizimin dhe mesazhin që përcjellin në këto ditë tëvështira.

    Po kështu, në Shtabin e Emergjencave të Fierit u dorëzuan ndihmatqë u mblodhën në Mitropolinë e Korçës, pas thirrjes dhe sensibilizimit qëu bë në të gjitha kishat dhe në televizionin lokal.

    Gjithashtu, një ndihmë nga Kisha jonë u dërgua në qytetin e Selenicës.

    Pas daljes së Vjosës nga shtrati, u prish stacioni i pompimit dhe qytetimbeti pa ujë. Kështu, me kontributin e besimtarëve, u mblodhën 600

     bidonë uji 8-litërsh, që u dorëzuan në shtabin e emergjencës.Procesi i mbledhjes së ndihmave do të vazhdojë edhe në vijim.

    Vizitë njohëse dhe shpirtërore

     buqetë kë ng ësh dh e sh um ë em oc io ne u përjetuan në këtë takim kaq mbresëlënës.

    Më pas grupi vazhdoi për në qytetin e Durrë-

    sit, duke ecur në hapat apostolikë. Ata vizituankishën e Apostull Pavlit dhe të Shën Astit, murete kalasë së qytetit, si dhe amfiteatrin madhështor,

    me kishën dhe afresket e tij. Aty ata kujtuan tëkrishterët e parë, të cilët me shumë guxim poho-nin besimin e tyre edhe pse përpara kishin egër-sirat e tmerrshme. Me gëzim, të rigjeneruar 

    shpirtërisht, si dhe me përshtypjet më të mira, u

    mbyll kjo ditë e bekuar dhe e veçantë.Dhj akon Joan Qako