32
Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300 E-mail: [email protected] Viti V - Nr. 324 (1696) E mërkurë 24 nëntor 2010 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com Drejtor Kryeredaktor BESNIK MYFTARI ALEKSANDËR ÇIPA PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT: 069 20 50 420 • FAX 04 2 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected] Euro A do të mbijetojë monedha e Europës? NE FAQET 14-15 NE FAQEN 20 NE FAQEN 19 Mbretërorët Will dhe Kate, kurorë më 29 prill Personazh Uma Thurman: Ju dukem shtëpiake e dëshpëruar?! “Balkanika 2010” Emrat e njohur të letërsisë në garë, fi tuesit shpallen në Vlorë NE FAQEN 28 NE FAQEN 29 Panairi, shumë zhurmë për asgjë Vrasësi dhe viktima u grindën ndërsa pinin bashkë në lokalin e fshatit Korçë, zihen për pëllumbat, vret shokun Krimi K rimi trondit sërish Korçën. Një vrasje për motive ba- nale ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Sovjan. Një 34-vjeçar nga fshati Zvirinë ka mbetur i vdekur në vend kur është qëlluar me automatik dhe një tjetër person është plagosur rëndë. Vrasja ka ndodhur në banesën e autorit, 41-vjeçarit Arben Dautllari. Sipas policisë, ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së djeshme, por poli- cia është njoftuar më vonë nga banorët e fshatit... NE FAQEN 21 Shtesa nuk e kalon 50 për qind të përfi timit të pagesës së pleqërisë Pensionet suplementare do paguhen nga qershori Ushtarakët Replikë NE FAQEN 22 “Oboti V” në Shkodër. Errësirë dhe shkatërrime në shumë zona Moti i keq NE FAQET 24-25 P ërmbytet për të pestën herë brenda vitit Nënshkodra. Shkarki- met nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me një intensitet rreth 900 metrash kub ujë në sekondë dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna kanë shkaktuar sërish përmbytje masive në fshatin Obot, që ndodhet buzë lumit Buna. Ky lumë ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë dhe dhjetëra shtëpi. Oboti tashmë është kthyer në simbolin e përmbytjeve të Nënshkodrës... Opozita shtyn nisjen e protestave deri në mbylljen e negociatave. Kryeministri, takime me diplomatët e BE-së PS-PD, ambasadorët negocim të ri Kreu i opozitës i shkruan Berishës: Ta kam dorëzuar ofertën, prano hetimin NE FAQEN 6 D iplomacia shqiptare, ditën e premte do të jetë në një përballje të vështirë me diplomacinë greke. Fjala është për takimin e paralajmëruar me kohë, mes dy grupeve të diplo- matëve dhe ekspertëve të krye- suar prej sekretarëve të Përgjith- shëm të Ministrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë.Dërgata shqiptare në Athinë do të mbër- rijë ditën e enjte, ndërkohë që bisedimet pritet të zhvillohen sipas protokollit... Ditën e premte delegacionet shqiptaro-greke në Athinë Ekspertët rikthehen në diskutimin e vështirë Flet ish-kryeministri, deputeti socialist Pandeli Majko Pakti i ujërave, Berisha orientoi marrëdhënie krize me Greqinë NE FAQEN 7 K ryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur t’i shkruajë një letër Kryeministrit Sali Berisha për t’i shpalosur edhe njëherë ofertën e partisë që ai drejton, për hetimin e zgjedhjeve të shkuara parlamentare. Në letrën për të cilën janë vendosur në dijeni edhe krerët më të lartë të Komisionit Europian, si Hoze Manuel Barroso dhe Stefan Fule, si dhe drejtuesit e grupimeve kryesore të Parlamentit Europian... NE FAQET 2-3 ZYRTARJA E KiE-së: BLLOKIMI I PARLAMENTIT, PËR TË ARDHUR KEQ Z yrtarja e lartë e Këshillit të Europës, Maud de Boer–Buquicchio, shprehet se aktualisht Shqipëria është një vend që nuk po funk- sionon në respekt të ligjit dhe demokracisë. Kjo kritikë e ashpër e zëvendëssekretares së përgjithshme të Këshillit të Europës, erdhi gjatë një intervistë për radion “Deutsche Welle”, ku theksoi... NE FAQEN 2 Mungojnë tre gjyqtarë për procesin “Kumbaro” Gjykata e Lartë në kolaps nga vendet vakante Plagoset një tjetër nxënës në gjimnazin “Eqrem Çabej” Krimi në shkolla, shtohet ankthi i prindërve në Tiranë NE FAQEN 23 K olegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë futen në kolaps. Shkak janë bërë vendet vakante ende të paplotë- suara. Dje, do të gjykohej procesi gjyqësor numër akti 6/10, ndaj shtetasit Ilir Kumbaro, me kërkues Prokurorinë e Përgjithshme. Në bazë të nenit 16 të ligjit “Për or- ganizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, Kolegjet e Bashkuara gjykojnë vetëm kur në to marrin pjesë jo... NE FAQEN 11 NE FAQEN 8 BLLOKIMI ARTAN LAME T irana këtë fillim jave u mbyt. Mbytja është punë Perëndie dhe, sado të bësh kanale e tubacione, nëse Perën- dia të merr me inat është e pa- mundur t’ia dalësh. Por përveçse u mbyt, edhe u bllokua. Kjo e dyta është vepër e njerëzve. Udhët u zunë me orë të tëra me kolona makinash që s’lëviznin nga vendi, mbetën në trafik ministrat me makinën e policisë përpara që më kot i binte borisë, mbetën në kolonë makinat me xhenaze brenda pa shkuar në varreza... NE FAQEN 9 NJË GARIP PRET HEQJEN E VIZAVE YLLI POLOVINA M base diku në një nga vendet më të qarkulluara të Tiranës, pse jo edhe në qytete të tjera, kohëshënues elektronikë po të tregonin ditët, orët dhe minutat që afrojnë çastin e hapjes së kufijve do të na ndi- hmonin më shumë për ta ndier këtë ngjarje ashtu siç në të vërtetë është: revolucion në mënyrën tonë të të jetuarit. E dimë që kjo fjalë, revolucion, e nënkuptuar jo në fushën e teknologjisë, por në atë të sistemit shoqëror, akoma... Shqipni tavolinash Deklarata Intervista BEHAR GJOKA M barimi i Panairit të Librit të Tiranës, kësaj here, së paku ashtu siç e paraqesin mediat, si për çudi... Stuhia rrëzon posterin e pasaportave në kryeqytet Reali i jep një “dorë”, por Milani ia del dhe vetë NE FAQEN 31 Champions

24.11.2010 Gazeta Shqip

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 24.11.2010 Gazeta Shqip

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri,

Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300E-mail: [email protected]

Viti V - Nr. 324 (1696) E mërkurë 24 nëntor 2010 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com

Drejtor

Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI

ALEKSANDËR ÇIPA

PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT : 069 20 50 420 • FAX 04 2 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected]

EuroA do të mbijetojë monedha e Europës?

NE FAQET 14-15 NE FAQEN 20NE FAQEN 19

MbretërorëtWill dhe Kate, kurorë më 29 prill

PersonazhUma Thurman: Ju dukem shtëpiake e dëshpëruar?!

“Balkanika 2010”

Emrat e njohur të letërsisë në garë, fi tuesit shpallen në VlorëNE FAQEN 28NE FAQEN 29

Panairi, shumë zhurmë për asgjë

Vrasësi dhe viktima u grindën ndërsa pinin bashkë në lokalin e fshatit

Korçë, zihen për pëllumbat, vret shokun

Krimi

Krimi trondit sërish Korçën. Një vrasje për motive ba-nale ka ndodhur në orët e

pasdites në fshatin Sovjan. Një 34-vjeçar nga fshati Zvirinë ka mbetur i vdekur në vend kur është qëlluar me automatik dhe një tjetër person është plagosur rëndë. Vrasja ka ndodhur në banesën e autorit, 41-vjeçarit Arben Dautllari. Sipas policisë, ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së djeshme, por poli-cia është njoftuar më vonë nga banorët e fshatit...

NE FAQEN 21

Shtesa nuk e kalon 50 për qind të përfi timit të pagesës së pleqërisë

Pensionet suplementare do paguhen nga qershori

Ushtarakët

Replikë NE FAQEN 22

“Oboti V” në Shkodër. Errësirë dhe shkatërrime në shumë zona

Moti i keq

NE FAQET 24-25

Përmbytet për të pestën herë brenda vitit Nënshkodra. Shkarki-met nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me një intensitet rreth 900 metrash kub ujë në sekondë dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna

kanë shkaktuar sërish përmbytje masive në fshatin Obot, që ndodhet buzë lumit Buna. Ky lumë ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë dhe dhjetëra shtëpi. Oboti tashmë është kthyer në simbolin e përmbytjeve të Nënshkodrës...

Opozita shtyn nisjen e protestave deri në mbylljen e negociatave. Kryeministri, takime me diplomatët e BE-së

PS-PD, ambasadorët negocim të ri Kreu i opozitës i shkruan Berishës: Ta kam dorëzuar ofertën, prano hetimin

NE FAQEN 6

Diplomacia shqiptare, ditën e premte do të jetë në një përballje të vështirë me

diplomacinë greke. Fjala është për takimin e paralajmëruar me kohë, mes dy grupeve të diplo-matëve dhe ekspertëve të krye-suar prej sekretarëve të Përgjith-shëm të Ministrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë.Dërgata shqiptare në Athinë do të mbër-rijë ditën e enjte, ndërkohë që bisedimet pritet të zhvillohen sipas protokollit...

Ditën e premte delegacionet shqiptaro-greke në Athinë

Ekspertët rikthehen në diskutimin e vështirë

Flet ish-kryeministri, deputeti socialist Pandeli Majko

Pakti i ujërave, Berisha orientoi marrëdhënie krize me Greqinë

NE FAQEN 7

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur t’i shkruajë një letër Kryeministrit Sali Berisha për t’i shpalosur edhe njëherë ofertën e partisë që ai drejton, për hetimin e zgjedhjeve të shkuara

parlamentare. Në letrën për të cilën janë vendosur në dijeni edhe krerët më të lartë të Komisionit Europian, si Hoze Manuel Barroso dhe Stefan Fule, si dhe drejtuesit e grupimeve kryesore të Parlamentit Europian...

NE FAQET 2-3

ZYRTARJA E KiE-së: BLLOKIMI I PARLAMENTIT, PËR TË ARDHUR KEQ

Zyrtarja e lartë e Këshillit të Europës, Maud de Boer–Buquicchio, shprehet se aktualisht Shqipëria është një vend që nuk po funk-sionon në respekt të ligjit dhe demokracisë. Kjo kritikë e ashpër e

zëvendëssekretares së përgjithshme të Këshillit të Europës, erdhi gjatë një intervistë për radion “Deutsche Welle”, ku theksoi...

NE FAQEN 2

Mungojnë tre gjyqtarë për procesin “Kumbaro”

Gjykata e Lartë në kolaps nga vendet vakante

Plagoset një tjetër nxënës në gjimnazin “Eqrem Çabej”

Krimi në shkolla, shtohet ankthi i prindërve në Tiranë

NE FAQEN 23

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë futen në kolaps. Shkak janë bërë

vendet vakante ende të paplotë-suara. Dje, do të gjykohej procesi gjyqësor numër akti 6/10, ndaj shtetasit Ilir Kumbaro, me kërkues Prokurorinë e Përgjithshme. Në bazë të nenit 16 të ligjit “Për or-ganizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, Kolegjet e Bashkuara gjykojnë vetëm kur në to marrin pjesë jo...

NE FAQEN 11NE FAQEN 8

BLLOKIMIARTAN LAME

Tirana këtë fillim jave u mbyt. Mbytja është punë Perëndie dhe, sado të bësh

kanale e tubacione, nëse Perën-dia të merr me inat është e pa-mundur t’ia dalësh. Por përveçse u mbyt, edhe u bllokua. Kjo e dyta është vepër e njerëzve. Udhët u zunë me orë të tëra me kolona makinash që s’lëviznin nga vendi, mbetën në trafik ministrat me makinën e policisë përpara që më kot i binte borisë, mbetën në kolonë makinat me xhenaze brenda pa shkuar në varreza...

NE FAQEN 9

NJË GARIP PRET HEQJEN E VIZAVEYLLI POLOVINA

Mbase diku në një nga vendet më të qarkulluara të Tiranës, pse jo edhe

në qytete të tjera, kohëshënues elektronikë po të tregonin ditët, orët dhe minutat që afrojnë çastin e hapjes së kufi jve do të na ndi-hmonin më shumë për ta ndier këtë ngjarje ashtu siç në të vërtetë është: revolucion në mënyrën tonë të të jetuarit. E dimë që kjo fjalë, revolucion, e nënkuptuar jo në fushën e teknologjisë, por në atë të sistemit shoqëror, akoma...

Shqipni tavolinash

Deklarata

Intervista

BEHAR GJOKA

Mbarimi i Panairit të Librit të Tiranës, kësaj here, së paku ashtu siç

e paraqesin mediat, si për çudi...

Stuhia rrëzon posterin e pasaportave në kryeqytet

Reali i jep një “dorë”, por Milani ia del dhe vetë

NE FAQEN 31

Champions

Page 2: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@2

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

Zyrtarja e lartë e Këshillit të Europës, Maud de Boer–

Buquicchio, shprehet se aktual-isht Shqipëria është një vend që nuk po funksionon në respekt të ligjit dhe demokracisë. Kjo kri-tikë e ashpër e zëvendëssekre-tares së përgjithshme të Këshil-lit të Europës, erdhi gjatë një intervistë për radion “Deutsche Welle”, ku theksoi se si pasojë e

krizës politike, institucione të rëndësishme në vend, siç është Parlamenti, nuk po funksiono-jnë. Madje zyrtarja e lartë e kon-sideroi Parlamentin shqiptar në një gjendje për të ardhur keq. “Problemi është që institucionet demokratike, që janë esenciale në funksionimin e vendit, nuk punojnë. Sepse gjërat kanë

ngecur në Parlament. Është një gjendje për të ardhur shumë keq, pasi është jetike që refor-mat duhet të vijojnë”, theksoi ai. Në këtë kuadër ajo shtoi se ka ardhur koha që Shqipëria të

funksionojë si një shtet, që res-pekton ligjin dhe demokracinë. “Por ju nuk mund ta bëni këtë me një Parlament që nuk merr dot vendime. Unë e kam shpre-hur dhe jam e shqetësuar për

këtë”, shprehu përsëri Boer–Buquicchio pesimizmin e saj. Jo me tone optimiste zyrtarja e lartë e KiE-së u shpreh edhe për çështjet e korrupsionit në Shqipëri. Sipas saj, ndonëse

në vend ka pasur progres, KiE dhe institucionet e tjera do të vlerësojnë punën konkrete dhe jo premtimet e shkruara në letër. “Unë do të thosha se më problematike për ne është funk-sionimi i gjyqësorit. Gjithashtu mbetet një çështje problematike ajo që lidhet me pronat. Ashtu siç janë edhe ryshfetet në sekto-rin e shëndetësisë. Këto shqetë-

sime dhe të tjera ne i kemi në qendër të monitorimit dhe vlerësimin e bëjmë nisur vetëm nga rezultatet konkrete dhe jo nga premtimet apo angazhimet në letër”, theksoi ajo. Zyrtarja e KiE-së gjithashtu premtoi se ky institucion do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim.

POLITIKEPER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Letra

Rama i shkruan Berishës: Ta kamdorëzuar ofertën, prano hetiminKreu i opozitës: Shpresoj se nuk do ta zvarrisni kompromisin

BENë adresë “për dijeni”, një kopje e letrës së Ramës drejtuar Berishës u është nisur edhe krerëve më të lartë të komisionit dhe grupeve politike të Parlamentit Europian

Reforma“Për hir të kompromisit të domosdoshëm që duhet t’i japë fund krizës politike të vendit, ne nuk i kërkojmë fl etët e votimit për këtë hetim. Me të fi lluar hetimin, jemi gati për reformën”

Zvarritja“Duke shpresuar që ju nuk do ta zvarrisni më tej zgjidhjen e krizës dhe në emër të interesave të vendit do ta pranoni kompromisin që e zgjidh atë, ju uroj punë të mbarë”, mbyllet letra e Ramës

Deklarata

Zyrtarja e KiE: Bllokimi i Parlamentit, për të ardhur keq

De Boer–Buquicchio: Shqipëria duhet të funksionojë si shtet që respekton ligjin

FATJONA MEJDINI

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur t’i shkruajë një letër Kryemin-

istrit Sali Berisha për t’i shpalosur edhe njëherë ofertën e partisë që ai drejton, për hetimin e zgjed-hjeve të shkuara parlamentare. Në letrën për të cilën janë ven-dosur në dijeni edhe krerët më të lartë të Komisionit Europian, si Hoze Manuel Barroso dhe Stefan Fule, si dhe drejtuesit e grupi-meve kryesore të Parlamentit Europian, si Martin Schulz dhe Joseph Daul, në mënyrë të qartë Rama thekson se PS-ja ka hequr dorë nga fl etët e votimit dhe po kështu nga bojkoti i Parlamentit. Në letër kreu i PS-së e fton Ber-ishën të pranojë ofertën e fundit të PS-së, e cila sipas Ramës është mot-a-mot si ajo që ka rekom-anduar Parlamenti Europian për hetimin e zgjedhjeve. “Unë vetë jua kam dorëzuar atë, në formën e një projekti të firmosur nga mbi 30 deputetë të opozitës për ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor për zgjedh-

jet, me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore. Pa përf-shirë fl etët e votimit”, i drejtohet Edi Rama, Berishës. Sipas kreut të PS-së, heqja dorë nga fletët vjen për hir të kompromisit të domosdoshëm në kushtet kur kriza politike në vend po bëhet pengesë. “Ne nuk e kushtëzojmë marrëdhënien tonë të mëtejshme me Parlamentin me fatin e fl etëve të votimit, pavarësisht opinione-ve krejt të ndryshme që kemi për këtë çështje, si për shumë çështje të tjera”, premtoi Rama, duke u tërhequr kështu edhe nga bojkoti parlamentar, në rast se kërkesa e PS-së miratohet nga mazho-ranca. Madje lëshimet e Ramës, në rast se mazhoranca e drejtuar nga Berisha pranon hetimin e kutive të materialeve të votimit, shkojnë deri aty sa kreu i PS-së deklaron se forca që ai drejton do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“S’ka dyshim se me të fil-luar përmes këtij hetimi pro-cesi i transparencës së shkallës së zbatimit të ligjit në zgjedhjet

e shkuara, ne jemi gati të nisim edhe dialogun për reformën e re zgjedhore”, thekson Rama, duke kushtëzuar reformën zgjed-hore me hetimin e zgjedhjeve të shkuara. Sipas kreut të PS-së,

hetimi i zgjedhjeve të shkuara ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e proceseve elektorale në Shqipëri. “Ne besojmë se vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara krijon për reformën e

re bindjen e arsyeshme se nuk bëhet fjalë thjesht për të pasur një ligj më të mirë në letër, siç ka ndodhur njëzet vjet me radhë pas zgjedhjesh pa standarde europiane, por një ligj që do të

zbatohet më mirë se më parë në realitetin e zgjedhjeve në Shq-ipëri”, shprehet në letër Rama. Kreu i socialistëve thekson se hetimi i zgjedhjeve të shkuara është e vetmja mënyrë për të krijuar standarde demokratike me zgjedhjet e ardhshme. “Sepse, përmes kësaj transparence palët do të dëshmojnë për herë të parë vullnetin për të hetuar zbatimin e një ligji kaq themelor për bashkëjetesën demokratike të shqiptarëve, duke luftuar në rrënjë sëmundjen e vjetër të zgjedhjeve pa standarde, duke nxjerrë konkluzione të arsyeshme për përmirësimin e ligjit zgjed-hor, po edhe përgjegjësi konkrete të administratës zgjedhore në procesin e implementimit të tij”, sqaron Rama. Po kështu, kreu i PS-së deklaron se transparenca është e rëndësishme edhe për sa i përket besimit që duhet të krijo-jnë qytetarët për votën e tyre. Në fund të letrës së tij, Rama i kërkon Kryeministrit të mos e zgjasë më krizën, por të marrë masa për të vepruar sa më shpejt që të nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Kryeministri

Berisha: Pres propozimet në rrugë institucionaleKryeministr i Berisha nuk

do i kthejë përgjigje të drejtpërdrejtë Ramës me një letër, ndonëse letra e dërguar nga kreu i socialistëve ka dy ditë mbi tryezën e tij. Por në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Berisha e ftoi Ramën që atë çfarë ai e quante ofertë ta depozitonte në Kuvend. Këtë Berisha e bëri të ditur gjatë një takimi që zhvilloi me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Këshil l it të Europës, Maud de Boer Buquichio. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Berisha i tha zyrtares së lartë të KiE-së, se për çështjen e hetimit të zgjedhjeve, ai priste vetëm

propozimeve konkrete në rrugë institucionale. “Berisha siguroi se mazhoranca mbetet e hapur dhe e përkushtuar për të trajtuar çdo propozim të opozitës me seriozitet dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, citon zyra e shtypit të Kryeministrisë, Berishën. Po kështu, kreu i qeverisë gjithashtu vuri në dukje ofertën e mazhorancës që opozita të ketë të drejtën e hartimit të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, me kushtin e vetëm që ato të jenë të certifi kuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i.

Berisha siguroi se mazhoranca mbetete hapur dhe e përkushtuar për të trajtuar çdo pro-pozim të opozitës me seriozitet dhe në përputhje të plotë me Kush-tetutën dhe legjis-lacionin në fuqi”

“Përmes kësaj transpar-ence palët do të dësh-mojnë për herë të parë vullnetin për të hetuar zbatimin e një ligji kaq themelor për bashkë-jetesën demokratike të shqiptarëve”

Problemi është që insti-tucionet demokratike, të cilat janë esenciale në funksionimin e vendit, nuk punojnë, sepse gjërat kanë ngecur në Parlament

Ndonëse në vend ka pasur progres, KiE dhe institucionet e tjera do të vlerësojnë punën konkrete dhe jo premti-met e shkruara në letër

Page 3: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@3

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

politike, që në thelbin e vet ka vetëm një shpjegim: zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Nga kjo pikë-pamje, miratimi i Brukselit për të hetuar zgjedhjet, të cilat vetë i ka certifi kuar, është një hap i madh përpara që e detyron shumicën qeverisëse të njohë problemin që ekziston me procesin e elektoral të qershorit 2009. Edhe pse është ende shpejt për të pritur një draft të ri për krizën nga PE-ja, i cili do të ishte një formë ultimatumi, mbetet e qartë se aktualiteti poli-tik ka vendosur kushte shumë të forta për zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 majit 2011. Kështu, klima e 28 qershorit, konstituimi i zgjedhjeve të shkuara si çështja kryesore për gati 2 vjet, e vendosin qeverinë shqiptare në rrethana të një legjitimiteti të cunguar rëndë. Një refuzim kategorik dhe në çdo kohë për t’u përballur me të vërtetën e kutive, pavarësisht të

drejtës për procedurën, në vësh-trimin politik po i jep PS-së një përparim të dukshëm në moralin e saj si opozitë që kërkon garanci shtesë për procesin e ardhshëm. Kështu është thuajse e pamundur të mendohet një ripërsëritje e ritualit të kontestimit elektoral në Shqipëri, pasi përndryshe sfida e integrimit do të tejkalonte en-ergjitë më maksimale të një vendi, që është i vetmi që vuan problemet me zgjedhjet.

POLITIKEPER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Konsultimet

Berisha, takime me ambasadorë të BE-së për zgjidhjen e krizës

Opozita ka shtyrë nisjen e protestave deri në mbylljen e negociatave që po vijojnëKronologjia

SHKURTNjë delegacion i madh i Asamblesë Parlamentare të KiE-së dështoi në arritjen e një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së

MAJNë restorantin “Krokodil” në Strasburg, Berisha dhe Rama u takuan me krerë të BE-së, por sërish kanë ngecur te fl etët e votimit

NËNTORKryetari i opozitës, Edi Rama, bëri të ditur ofertën e re, e cila fl et shkoqur për heqjen e fl etëve të votimit si objekt të hetimit

Kreu i opozitës: Oferta jonë i është përshtatur PE-sëTakim me Ramën

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka njohur dje zv.sekretaren e KiE-së, Maud

de Boer Buquicchio me ofertën e fundit që opozita i ka ofruar qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi se kjo ofertë i është përshtatur Rezolutës së Parlamentit Europian për zgjidhjen e krizës përmes transparencës, duke krijuar një komision parlamentar, me shumicë dhe kryetar të Partisë Socialiste që do të bëjë transparencën e do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit dhe si objekt të hetimit të ketë kutitë e materialeve zgjedhore. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u takua dje me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Këshillit të Europës, Maud de Boer Buquicchio. Gjatë këtij takimi, Rama e njohu zonjën Buquicchio

me ofertën më të fundit që opozita i ka ofruar qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, ofertë e cila, sipas zyrës së shtypit të Partisë Socialiste, iu dorëzua vetë Kryeministrit nga kryetari i opozitës. Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për progresraportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Në këtë pikë, kryesocialisti Rama nënvizoi problematikën mbi lirinë e medias, problematikën për konfliktin e pushtetit qendror me atë vendor në çdo nivel dhe për kulturën e pandëshkueshmërisë dhe moszbatimit të ligjeve që karakterizon këtë qeveri e që përmendet gjerësisht edhe në progresraportin e BE-së. Zv.sekretarja e përgjithshme e KiE-së ishte në Shqipëri për një vizitë disaditore me përfaqësuesit më të lartë të vendit.

Burime nga selia rozë bënë të ditur se protestat janë shtyrë, për shkak të “negoci-atave me ndërkombëtarët”, sikurse shtohet se hedhja e hapave të rinj do të vijojë

SKERDILAJD ZAIMI

Oferta e re e Partisë Socialiste lidhur me hetimin e 28 qershorit 2009 duket se

është integruar si pjesë e axhendës së komunikimit të partnerëve ndërkombëtarë me qeverinë e Sali Berishës. E vendosur në tryezë vetëm pak kohë më parë, drafti i ri i opozitës ka dhënë fryte të reja në pikëpamje të pozitës ne-gociuese, për sa kohë që ajo po artikulohet prej shumëkujt si një zgjidhje ideale e krizës. Kështu, burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë të njohur se dje, një seri ambasadorësh të trupit diploma-tik të akredituar në Tiranë kanë zhvilluar takime kokë më kokë me Kryeministrin Sali Berisha, të cilit i kanë kërkuar që të pranojë ofertën e opozitës. Edhe pse nuk bëhet e ditur përmbajtja e takimeve, fakt mbetet se angazhimi i partnerëve

ndërkombëtarë dhe kancelarive europiane po përqendrojnë pre-sionin te personi i Sali Berishës që mban aktualisht të paktën përgjegjësinë për një përgjigje ndaj lëvizjes më të fundit të kundërsh-tarit të tij Edi Rama. Nuk është e rastit që ky i fundit, sapo ka bërë publike propozimin e ri, ka nën-vizuar se ai vjen në përputhje të plotë me Rezolutën e fundit për Shqipërinë nga ana e Parlamentit Europian. Në këtë kuadër presioni

Topi: Do të përmbushim standardet e kërkuara nga BE

Presidenti takon zyrtaren e lartë të Këshillit të Europës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar dje se Shqipëria do të zbatojë të

gjitha standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Gjatë një takimi me zyrtaren e Këshillit të Europës, Topo theksoi se ndjesh-mëria e institucioneve shqiptare ndaj KiE-së vazhdon të mbetet e lartë. Deklarata e kreut të shtetit është bërë publike gjatë takimit me zv.sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Europës, Maud de Boer Buquicchio. Zv.sekretarja e KiE-së ka vlerësuar përballjen e institucioneve shqiptare me përgjegjësitë për të realizuar me sukses të gjitha reformat dhe kriteret e kërkuara integruese. “Ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë vëmendjen dhe ndi-hmesën e vazhdueshme që kemi marrë nga Këshilli i Europës gjatë gjithë rrugës sonë të integrimit në BE”, tha kreu i shtetit, duke shprehur bindjen se “shqiptarët, institucionet e shtetit tonë janë maksimalisht të angazhuara dhe do të arrijnë t’i dëshmojnë Bash-kimit Europian përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe vlerat e tyre më të larta qytetare e shoqërore”. Në këtë drejtim Presidenti Topi vuri në dukje rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon, si dhe ndjekjen e një politike të moderuar dhe efi kase në drejtim të rritjes së bashkëpunimit, paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan.

Nga ana e saj, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Këshillit të Eu-ropës, Maud de Boer Buquicchio, falënderoi Presidentin Topi për pritjen dhe për këtë panoramë gjithëpërfshirëse të zhvillime-ve në Shqipëri. Zonja de Boer Buquicchio, pasi e përgëzoi Presi-

dentin Topi për transformimin rrënjësor dhe arritjet e vendit tonë, edhe në sajë të këshillave dhe ndihmesës së Këshillit të Eu-ropës në drejtim të konsolidimit të demokracisë, institucioneve të pavarura, shtetit të së drejtës, res-pektimit të të drejtave të njeriut, e siguroi kreun e shtetit shqiptar se kjo ndihmesë dhe mbështetje do të vazhdojë deri në realizimin dhe përmbushjen e suksesshme të as-piratës integruese të popullit shq-iptar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane. Këshilli i Europës është organizmi i parë ndërkombëtar që u mor me krizën shqiptare, kur në shkurt të këtij viti dërgoi një delegacion të gjerë në Tiranë, për të negociuar për një kompromis mes PD-së dhe PS-së. Por tentativa e del-egacionit që u drejtua nga kreu i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Çavushoglu, dështoi shumë shpejt. Megjithatë deklarata përfundimtare e nxjerrë nga ai delegacion shërbeu si bazë edhe në bisedimet që më pas u morën në dorë të Bashkimit Eu-ropian. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, e cila ka qenë e para që situatën në Shqipëri e ka quajtur “krizë politike”. Këshilli i Europës ishte dhe nismëtare e hyrjes në skenë si interlokutor të kreut të shtetit shqiptar, Bamir Topi.

Shqiptarët, institu-cionet e shtetit tonë janë maksimalisht të angazhuara dhe do të arrijnë t’i dëshmojnë Bash-kimit Europian përmbushjen e stan-dardeve të kërkuara

pranë qeverisë shqiptare është thjesht një pjesë e politikës së ndjekur për të shmangur një qën-drim të prerë, i cili do të vendoste komunitetin ndërkombëtar të rreshtuar në linjat e brendshme të politikës shqiptare dhe jo mbi palët. Për më shumë, që sikurse është bërë e njohur tashmë, statusi i ri i Shqipërisë, si një vend më afër Bashkimit Europian e bën politikisht të “patakt” imponimin e huaj. Megjithatë, nisur nga përvoja e deritanishme dhe qëndresa e fortë e Kryeministrit Sali Berisha, shoqëruar me manovra dhe alibi të suksesshme, është me vend të mendohet se opozita ka në dorë një kartë të re që mund të ulë në tryezë shumicën. Kështu, burime nga selia rozë bënë të ditur se edhe vetë protestat janë shtyrë për shkak të “negociatave me komunitetin ndërkombëtar”, si-kurse shtohet se hedhja e hapave

të rinj do të vijojë pas pritjes së një reagimi të Berishës ndaj me-sazheve të fundit të diplomatëve të akredituar në Tiranë. Ajo që ka vlerë politike është fakti se

oferta e re e Partisë Socialiste ka krijuar një koniunkturë të re edhe në marrëdhëniet me partnerët në Bruksel, të cilët po ndiejnë tanimë “absurditetin” e një krize

Angazhimi i kancelarive europiane po përqendro-jnë presionin te personi i Sali Berishës për një përgjigje ndaj lëvizjes së fundit të kreut të PS-së

Page 4: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqipE MËRKURË, 24 NENTOR 2010

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

4

AKR: Në balotazh nuk përkrahim askënd

Zgjedhjet në Rahovec

Shkurt

Aleanca Kosova e Re nuk do të përkrahë

asnjë parti politike në ba-lotazh për Komunën e Ra-hovecit ku do të ballafaqo-hen Ibrahim Kryeziu i LDK-së, dhe Xhelal Canziba i PDK-së. Nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Ku-sari-Lila, këtë vendim e ka arsyetuar duke thënë se AKR-ja ka rritje të votave në Rahovec, dhe sipas saj partia ka vlerësuar se ky zhvillim është një lëvizje pozitive para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. AKR-ja ka kritikuar edhe ushtruesin e detyrës së Presiden-tit, Jakup Krasniqi, duke thënë se është bërë pjesë e pandarë e fushatës zgjedhore të PDK-së.

KOSOVA VENDOS

Krasniqi: Zgjedhjet, një provim për KosovënUshtruesi i detyrës së Presidentit: Partitë të respektojnë Kodin e SjelljesUshtruesi i detyrës së Presi-

dentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u shpreh i bin-

dur se Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve po bën përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Në një intervistë për Radio Kosovën, Krasniqi deklaroi se pret ngritje të pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje. Lidhur me rolin eventual të EULEX-it në bisedimet me Serbinë, ai tha se për rezultatet e dialogut do të nevojitej një nivel më përcak-tues nga ai që e ka EULEX-i në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, tha ndër të tjera se niveli i rregullsisë dhe i qasjeve demokratike ndaj një procesi zgjedhor, varet nga subjektet politike garuese. Në intervistën për Radio Kosovën, Krasniqi bëri të ditur se pas zgjed-hjeve të 12 dhjetorit sigurisht që do të ketë një fazë të re të bisedi-meve me Serbinë. “Nuk e di se sa EULEX-i është i përgatitur për t’i

mbikëqyrur këto bisedime, pasi EULEX-i është një trupë që ka përgjegjësi në tri fusha”, tha Kras-niqi, duke komentuar mundësinë e përfshirjes së EULEX-it në lehtësimin e bisedimeve.

I pyetur nëse ka Kosova kapac-itete për të përmbushur standar-det ndërkombëtarisht të pran-ueshme në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit, Presidenti në detyrë rikujtoi se Kosova, që nga viti 2000 e këtej, disa herë ka mbajtur zgjedhje, të cilat janë konsideruar të mira, të lira dhe pa probleme e ngarkesa, që zakonisht i kanë përcjellë vendet në tranzicion. Në Kosovë, zakonisht ka qenë një rregullsi në zgjedhjet që janë mbajtur. Ai po ashtu shfaqi bindjen se Komisioni Qendror Zgjedhor është mjaftë mirë i përgatitur. Ndërkohë rregullsia, shtoi ai, varet edhe nga dy fak-torë tjerë: nga Kodi i Mirësjelljes, që duhet ta respektojnë partitë politike dhe qytetarët që dalin në zgjedhje. Konsideroj që edhe në zgjedhjet që i patëm për Komu-nën e Rahovecit, u pa që pati një rregullsi të kënaqshme. Niveli i partive politike, por edhe i KQZ-së mendoj se ka qenë mjaft i mirë. Ndoshta dalja e qytetarëve ka mundur të jetë më e madhe, por kjo konsiderohet në kufi jtë e normales, krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe të botës. Pra, mund të them se të gjitha këto janë shenja të mira, përfshirë edhe zgjedhjet e kaluara lokale, që Kosova është e përgatitur të mbajë zgjedhje të lira, të rregull-ta dhe të përgjegjshme. “Kosova, në ditën e votimit, konsideroj se do ta japë një provim të de-mokracisë në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi. Ai u shpreh i kënaqur që të gjitha subjektet politike e kanë nënshkruar Ko-din e Mirësjelljes, me përjashtim të “Vetëvendosjes”, e cila, siç u shpreh ai, ka një qasje ndryshe ndaj politikës dhe proceseve politike në Kosovë.

I pyetur se a pret pjesëmarrje më masive të serbëve në këto zgjedhje, Krasniqi u përgjigj se nëse kemi parasysh numrin e subjekteve politike serbe të regjistruara në KQZ, shihet qartë se do të ketë një numër të shtuar edhe të njerëzve që duan të

përfaqësojnë komunitetin serb në institucionet e Republikës së Kosovës, por ka interes të shtuar edhe në vetë qytetarët serbë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, dhe në fund të fundit, për t’u bërë pjesë integruese në insti-tucionet politike, publike dhe në përgjithësi në shoqërinë e Kosovës. Sa i përket dialogut me Beogradin, Presidenti në detyrë i Kosovës, përsëriti se Kosova në asnjë kohë nuk ka qenë kundër dialogut. Procesi i bisedimeve politike, natyrisht, është mbyl-lur me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Tani, në bazë të Rezolutës së AP të KB, bisedimet mes Kosovës dhe Ser-bisë duhet të përqendrohen në zgjidhjen e çështjeve që shkojnë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës të qytetarëve edhe të Serbisë edhe të Kosovës. Pala kosovare dhe ajo serbe edhe deri më tani kanë biseduar për disa çështje: të pagjeturit,

lëvizjen e qytetarëve, doku-mentacionin civil dhe kadastral etj. Në fund të fundit, Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë edhe për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, por edhe për interesat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi, dhe në këtë mënyrë ne jemi të gatshëm. Pas zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit, institucionet e Kosovës janë, me konsolidimin e institucioneve të dala prej tyre, që do të ketë një fazë të re të komunikimeve, të zhvillimeve dhe bisedimeve ndërmjet insti-tucioneve të Kosovës dhe insti-tucioneve të Serbisë. “Bisedimet me Serbinë asnjëherë nuk kanë qenë të lehta, por mendoj që është interesi i përbashkët edhe i Serbisë edhe i Kosovës që t’i zhvillojnë këto bisedime edhe për një fakt tjetër - sepse të dyja vendet pretendojnë të jenë pjesë integruese e Bashkimit Europi-an”, i tha Krasniqi Radio Kosovës.

“Në zgjedhjet që patëm për Komunën e Rahovecit, u pa që pati një rregullsi të kënaqshme”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar mësimd-

hënësit e shkollave fi llore dhe të mesme se nga janari i vitit 2011, pagat e tyre do t’i marrin me rritje prej 50 për qind. Ai këto komente i bëri të martën gjatë një konfer-ence me media ku tha se brenda këtij viti është themeluar komis-ioni i përbashkët i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Kosovë, i cili ka punuar në mënyrë serioze për rritjen e pagave për mësim-dhënësit e shkollave fi llore dhe të mesme. Sipas Kryeministrit në largim ka thënë se kjo është çështje e kryer dhe vjen si rezultat i rritjeve të mëhershme dhe si pl-

Premtimi Kryeministri thekson se shtesa do të nisë që në janar të 2011

Thaçi: Rritja e pagave, çështje e kryer

anifi kim i mëhershëm i agjendës së qeverisë së Kosovës. “Është përkushtim i imi si Kryeministër i Kosovës se që nga janari i vitit 2011, pagat do të rriten për mësimdhënësit e nivelit fi llor dhe të mesëm, prandaj kjo çështje

është e kryer për 50 për qind”, ka thënë ai. Për më tepër, kreu në largim i ekzekutivit ka theksuar se ngritja e pagave ka qenë në ax-hendën e planifi kuar të qeverisë, pasi rritja e pagave është bërë në kontinuitet, ku në vitin 2008 pagat janë rritur 47 për qind, ndërsa vitin e kaluar pagat për mësim-dhënësit universitarë janë rritur 100 për qind. “Është qëndrim dhe vendim legal, legjitim dhe i drejtë, po ashtu është nevojë dhe kërkesë, ndoshta është e vonuar, por unë kam rritur pagat e mësimdhënësve edhe në vitin 2008 kur nuk ka pasur fushatë, edhe në vitin 2009 për të gjithë punëtorët dhe mësimdhënësit universitarë dhe natyrisht edhe

në këtë vit ka qenë në axhendën e planifi kuar të Qeverisë së Repub-likës së Kosovës”, ka thënë Thaçi. I pyetur se si do të realizohet rritja e pagave, kur dihet se ende nuk është miratuar buxheti për vitin e ardhshëm, Kryeministri në largim, duke mos dhënë detaje të tjera, përsëriti se rritja e pagave do të ndodhë. “Unë siguroj dhe garantoj të gjithë mësimdhënësit fi llorë dhe të mesëm se që nga janari i vitit 2011 do t’i marrin pagat e rritura për 50 për qind”, është shprehur Thaçi. Thaçi shtoi se qeveria e Kosovës është e ven-dosur që të rritë pjesëmarrjen e fëmijëve në arsim fillor dhe të mesëm dhe t’u ofrojë atyre arsim sa më cilësor.

Kryetari i Lidhjes Demokra-tike të Dardanisë (LDD), tha dje se e vetmja parti më të cilën do të bënte koalicion paszgjedhor, është partia që dikur e braktisi - Lidhja De-mokratike e Kosovës (LDK).Por kjo, sipas Dacit, do të ndodhë pasi kryetari i ri i kësaj partie, Isa Mustafa, të emancipohet politikisht. Por në këtë rast, Daci përjashtoi çdo mundësi të shkrirjes së LDD-së në LDK.Këto komente Daci i bëri gjatë një debati me studentë në kolegjin “Pjetër Budi”, me ç’rast kritikoi edhe qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Ai tha se kjo qeveri mbahet mend vetëm për diçka - për të keqe. Qeveria, sipas Dacit, ka arritur të pa-surojë fi se të dikujt, dhe në anën tjetër ka degraduar me shtetin. Por në degradimin e shtetit, sipas Dacit, bash-këpërgjegjës është edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila megjithatë nuk ka treguar një vullnet të madh për të penguar trendet nega-tive në Kosovë.

Daci: Koalicion, vetëm me LDK-në

Kreu i LDD

Mustafa: Shumica e kandidatëve, të rinj

LDK

Në vazhdën e aktiv-iteteve parazgjedhore

të zgjedhjeve parlamen-tare të 12 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zhvilluar një takim prom-ovues dhe prezantues me 33 kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Duke marrë pjesë në këtë ceremoni, kryetari i LDK-së, Isa Mus-tafa, tha se LDK-ja e ka bërë një reformë shumë të thellë sa i përket listës së femrës deputete, si pjesë të reformës në parti, pasi 2/3 e kandidateve nuk kanë qenë përpara pjesë e kësaj liste. Mustafa tha se nga 33 kandidate nga lista e LDK-së, 19 janë të reja që nuk kanë qenë përpara në Parlament. Në këtë ceremoni partiake ai u shpreh i bindur se LDK-ja me proceset e fi lluara reformatore ka gjasa reale që të dalë fi tuese edhe në zgjedhjet e reja parlamen-tare, sepse për këtë vizion është punuar në secilën degë të LDK-së.

Qëndrimi

Kreu i listës serbe unike: Duke konkurruar i imponohemi Prishtinës

Nojkiç: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, ndihmon BeogradinPërfaqësuesi i Listës Serbe

Unike, Rangjell Nojkiç, ka vlerësuar dje se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet parlamen-tare në Kosovë forcon pozicionin e Beogradit në bisedimet even-tuale me Prishtinën. Nojkiç i ka thënë B92-it se dilema nëse duhet të dilet në zgjedhjet në Kosovë “thuajse nuk ekziston fare” dhe ka paralajmëruar se Lista Serbe Unike do të marrë pjesë në ato zgjedhje pa marrë parasysh reko-mandimet e Beogradit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 12 dhjetor. Ai ka thënë se serbët duke hyrë në institucionet kosovare do të mund të përfaqësojnë interesat e komunitetit serb me më pak “ngurrim” nga Beogradi zyrtar, i cili ndodhet në procesin e asocimit në Bashkimin Europian. “Ambiciet tona janë që me kapacitet të plotë të marrim pjesë në institucionet e Kosovës, në Kuvend, në të gjitha komisionet parlamentare, në qe-veri dhe në çdo gjë që vetëkupton qeverinë, me kushte të qarta dhe

kjo është mbrojtja e interesave të serbëve”, citohet të ketë thënë No-jkiç. Ai ka shtuar se 56 përfaqësues të Listës Serbe Unike kanë ambicie që me pjesëmarrjen në zgjedhje t’u imponohen Beogradit e Prishtinës si faktor politik relevant që do të

merrte pjesë edhe në bisedimet për Kosovën. “Po përpiqemi që Beogradi të na shohë ne si faktorin relevant, ndërkaq është e mundur që njerëzit nga lista të jenë të ftuar edhe në të dyja ekipet (negocia-tore)”, është shprehur Nojkiç.

Page 5: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

5

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comPOLITIKE

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e

Njeriut pranoi propozimin e In-spektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për shtesë fondi në shumën 700 mijë lekë në buxhetin e parashikuar për vitin 2011. Pas raportimit të përfaqësueses së ILDKP-së në Komisionin e Ligjeve, ky i fun-dit vendosi të shtojë buxhetin e këtij institucioni edhe me 700 mijë lekë. Përfaqësuesit e ILDKP prezantuan para deputetëve të komisionit strategjinë institu-

cionale, duke vënë theksin në përmirësimin e teknikave të hetimit administrativ në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave në ra-dhët e administratës publike. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, në këtë mbledhje vlerësoi propozimin e Inspekto-ratit të Lartë për disa ndryshime në strukturën e institucionit, të cilat forcojnë kapacitetin profesional në drejtim të rri-tjes së forcës goditëse kundër korrupsionit. Në përfundim, të gjithë deputetët e pranishëm në

Komisionin e Ligjeve votuan me unanimitet pozitivisht kërkesat e Inspektoratit të Lartë dhe vendosën t’ia kalojnë për shqyr-tim Kuvendit të Shqipërisë në seancën e miratimit në tërësi të Buxhetit të Shtetit për vitin 2011.

Avokati i Popullit Institucioni i Avokatit të Po-

pullit kërkojnë edhe 250 mijë lekë më shumë në buxhetin e hartuar nga Ministria e Finan-cave për vitin 2011. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, theksoi se “në raportin e KE-së, kur flitet për Avokatin e Popullit thuhet

se shumë probleme për këtë in-stitucion lidhen me pamjaftue-shmërinë e fondeve”. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, theksoi se bie dakord me këtë arsyetim, duke shtuar buxhetin për institucionin e Avokatit të Popullit. Përfaqësue-sja e Avokatit të Popullit theksoi se “sa i përket shqetësimit bëhet fjalë se një nga zërat kryesorë është fondi i pagave. Ky fond pagash nuk është prekur. Ajo çka kemi kërkuar ndër vite është shtimi i numrit të ekspertëve, personave të specializuar me

qëllim që të realizohet një hetim më i gjerë, më i plotë i rasteve që vijnë te ne dhe të bëhet i mundur trajtimi me eficiencë i ankesave. Janë vetëm pesë ekspertë që trajtojnë një numër të konsiderueshëm çështjesh. Ndaj kemi kërkuar të rritet nu-mri i ekspertëve, çka sillte dhe rritjen e buxhetit. Sa i përket shpenzimeve operative, ka një dispozitë ku thuhet se mund të marrim donacione. Jemi munduar që të ngremë fonde kohë pas kohe që të lehtësojmë këtë pjesë.

ERJON AJAZI

Institucionet e pavarura kër-kojnë shtim për buxhetin e vitit të ardhshëm në Ko-misionin e Ligjeve. Ndërsa

përfaqësuesit e Avokatit të Popul-lit, Gjykatës Kushtetuese dhe In-spektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kërkuan më shumë para për vitin 2011, anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve kërkuan më shumë fonde edhe për pushtetin lokal. Deputeti Bashkim Fino kërkoi sqarime përpara komisionit se pse është i ulët fondi për bashkitë dhe komunat për vitin 2011. “Pse fondi për pushtetin qendror rritet me 22%, ndërsa ai për pushtetin lokal rritet vetëm me 1.8%”, tha deputetit Fino. Partia Socialiste akuzoi se ka ulur fondet për sektorin e pushtetit vendor, duke fajësuar për këtë qeverinë. Sipas socialistëve, shumica e pushtetit vendor kontrollohet nga e majta dhe për këtë arsye, qeveria e ka ndërmarrë këtë vendim për arsye politike. Opozita e cilësoi buxhetin për bashkitë si gjysmak, duke theksuar se fondet nuk janë mjaftueshëm për pushtetin vendor dhe se ky buxhet është në funksion të fushatës elektorale. Nga ana tjetër, mazhoranca ka shtuar se buxheti për vendorët në vitin 2011 është më i lartë se një vit më parë. Po ashtu, në mbledhje u theksua se ky projektbuxhet parashikon edhe rritjen e granteve për pushtetin vendor dhe në përputhje me politikat decentralizuese bren-da periudhës buxhetore 2011-2012 parashikohet të përfundojë transferimi i plotë i pronave te njësitë e qeverisjes vendore. Në Komisionin e Ligjeve, socialistët deklaruan se shpërndarja e gran-teve për pushtetin vendor bëhet mbi baza preferenciale, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Financave mbrojtën qëndrimin se këto fonde ndahen vetëm mbi kriterin konkurrues. Po kështu, një tjetër institucion për të cilin janë përplasur deputetët e PD-së dhe PS-së në Komisionin e Ligje-ve është edhe buxheti i Gjykatës Kushtetuese. Socialistët akuzojnë qeverinë, se i ka shkurtuar fon-din Kushtetueses për qëllime politike.

“Po kështu, qeverisë nuk i intereson të ketë një institucion garant kushtetues që funksionon në mënyrë normale”, tha deputeti Fino. Gjykata Kushtetuese kërkoi fond shtesë për trajnime të stafit të saj jashtë Shqipërisë dhe për instalimin e internetit. Përfaqë-suesit e Ministrisë së Financave ranë dakord të rishikojnë buxhe-tin e kësaj gjykate, duke marrë parasysh edhe kërkesat e saj. Deputeti Viktor Gumi paralelizoi kërkesën për më shumë buxhet nga Kushtetuesja me kërkesën e ish-republikës jugosllave të Ma-qedonisë për rrogat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që redu-ktohen në 10%. Sipas Gumit, në

Rusi/ Kreu i Kuvendit pritet nga kreu i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Grizllov

Topalli lobon në Moskë për gazsjellësin “Soouth Stream”

Përplasje PD-PS për buxhetin e pushtetit lokalFino: Qeverisë ia rritët fondin me 22%, ndërsa bashkive me 1.8%

Krerët e bashkive të disa qyteteve të vendit kanë akuzuar qeverinë se po

shkelet autonomia dhe po bl-lokojnë punën në favor të qyte-tarëve. Në takimin e Shoqatës për Autonomi Vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, akuzoi dje Kryeministrin Berisha dhe qeverinë që ai drejton se po cenon autonominë vendore, duke bllokuar në mënyrë të qël-limshme investimet e Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjera që qeverisen nga socialistët.

Gjatë fjalës në takimin me Shoqatën e Autonomisë Ven-dore, kryebashkiaku solli sërish në vëmendje situatën e krijuar dje në rrugët e Tiranës, ku u paralizua totalisht qarkullimi i automjeteve, duke theksuar se gjithçka ishte orkestruar nga qeveria për të egërsuar qytetarët kundër Bashkisë. “Berisha është fajtor për kaosin e trafikut të djeshëm të kryeqytetit, duke

Vizita e parë e një zyrtari të lartë në Rusi pritet të finalizohet së shpejti edhe me bashkëpunime konkrete

në fushën e energjisë dhe turizmit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi gjatë takimit me kreun e Dumës ruse, Boris Grizllov, se “Shqipëria vlerë-son shumë përfshirjen e saj, si degëzim në projektet e gazsjellësve të mëdhenj, si Rryma e Jugut (“South Stream”). Nga ana tjetër, kryetari i Dumës tha se Rusia,

si eksportuese e naftës dhe e gazit, sheh me interes edhe ngritjen e industrisë përpunuese në Shqipëri. Duke vlerësuar potencialet turistike të Shqipërisë, zoti Grizllov u shpreh se për rusët është me interes të investojnë në këtë fushë. Krye-tarja Topalli nënvizoi se duke nisur nga 15 dhjetori, shqiptarët do të lëvizin pa viza në Europë, të cilën ajo e konsideroi një dimension të ri të lirisë, të dinjitetit njerëzor dhe të mundësive të mëdha,

veçanërisht në një vend ku 60% e popul-lsisë është nën 35 vjeç. Lidhur me mar-rëdhëniet dypalëshe, Topalli u shpreh se “unë e lexoj ftesën dhe mikpritjen tuaj si shprehje të vullnetit pozitiv për të çuar më tej marrëdhëniet tona. Mendoj se është momenti të ridimensionojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin në fushat me interes reciprok”. Biseda u përqendrua edhe në perspektivën euro-piane të Ballkanit. “Ne besojmë se njohja

e pavarësisë së Kosovës ka ndikuar në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi Topalli. Ajo shprehu bindjen se ky rajon, siç është vendosur në Samitin e Selanikut, duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. “Në këtë proces është normale të ketë kushtëzi-me”, tha Topalli, e cila i konsideroi ato si instrumente nxitës në përshpejtimin e reformave dhe në përmbushjen e standardeve.

shqyrtimin e kësaj kërkese është parë e arsyeshme që shteti të re-duktojë edhe pagat, duke e parë këtë fenomen si të lejueshëm. Deputeti Dashnor Sula theksoi se “ne po krahasohemi me Gjerma-ninë, ti na kthen te Maqedonia”, ndërsa deputeti Pandeli Majko, duke iu drejtuar deputetit Gumi, shtoi se “mirë që të hoqën si mi-nistër se kushedi çdo bëje”. Pas replikave personale të deputetëve socialistë dhe demokratë në ko-mision, sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese kërkoi edhe 2 milionë lekë shtesë në buxhet për shkak të ruajtjes së institu-cionit me roje private.

Rama: Berisha po bllokon investimet në Tiranë, Korçë dhe qytete të tjera

Kryebashkiakët: Qeveria po shkel autonominë vendore

Takimi

bllokuar qëllimisht qarkullimin për të egërsuar qytetarët. Ashtu si pardje në Korçë, ku Inspekto-rati i Ndërtimit shkul pemë e bordura, duke shkatërruar një investim në një prej qyteteve më të kulturuar e më dinjitoz

të Shqipërisë”, u shpreh Rama. “Është shkelur një marrëveshje miliona euro me BERZH-in, për të mos lejuar zhvillimin e Tiranës dhe që me taksat e qytetarëve të realizohet përmes një kredie një vepër që mban vulën e bashkisë

së qytetit”, tha Rama. Në fund të fjalës, lideri i opozitës nënvizoi se e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin nga degradimi është rezistenca ndaj kësaj qeverie, që siç tha ai, duhet larguar me çdo kusht.

Qeveria “hap thesin” për ILDKP-në dhe Avokatin e PopullitKuvend/ Miratohet shtesa në fonde për dy institucionet e pavarura, kuotat e reja për vitin 2011

GJYKATA KUSHTETUESEGjykata Kushtetuese

kërkoi fond shtesë për trajnime të

stafi t të saj jashtë Shqipërisë dhe

për instalimin e internetit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së

Financave ranë dakord të rishikojnë

buxhetin e kësaj gjykate, duke marrë

parasysh edhe kërkesat e saj

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Qarkut ka marrë përsipër prishjen e ndërtimit në

rrugë, në qendër të qytetit të Korçës, në bulevardin “Republika”. Edhe pse nga ana e inspektoratit nuk janë dhënë sqarime se përse prishja e objektit, që është investim publik, është kryer gjatë natës, nga speciali-stët konfi rmohet se kjo ndërhyrje është bërë në bazë të një vendimi prishjeje të objektit, pasi ndërtimet e kryera kanë qenë të pali-gjshme. Sipas specialistit pranë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Qarkut, Vladimir Golka, ky institucion ka bërë edhe ndërhyrjen

për prishjen e ndërtimeve që po bëheshin në trotuare, me shtrimin e bordurave anësore prej guri dhe me vendosjen e pemëve. Por ndonëse bëhet fjalë për një vendim që sipas inspektoratit ka qenë i ligjshëm, zbatimi i tij nuk është kryer ditën, por gjatë orëve të na-tës, ndërkohë që nuk jepen sqarime se përse ky veprim është kryer në errësirë. Një ditë më parë, edhe dega e Partisë Demokratike, përmes kryetarit të grupit të këshilltarëve të djathtë, deklaroi se ndërtimet në rrugë janë prishur nga inspektorati, pasi ka një vendim të lëshuar që më parë. J.Dh

Korçë

Ndërtimorët marrin përsipër “sulmin” mbi trotuare

Page 6: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@6

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010 POLITIKE

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Intervistë

Unë mendoj, ashtu sikurse jam shprehur edhe më parë se z. Rama duhet të jetë në krye të saj. Rikandidimi i tij për Bashkinë nuk duhet parë thjesht si një “rikandidim” për të marrë edhe një mandat tjetër, por si drejtimi i një beteje të madhe politike dhe elektorale me të cilën ne duhet të ballafaqohemi në një moment tepër delikat

Ashtu sikurse edhe u miratua Kushtetuta në vitin 1998 me referendum mendoj se është e nevojshme, pothuajse e detyrueshme - në kushtet që ka kaluar dhe kalon shoqëria shqiptare - aktivizimi i mekanizmit të referendumit për çdolloj ndryshimi që klasa politike do të diskutojë në të ardhmen e afërt

SKERDILAJD ZAIMI

Kriza politike, zgjedhjet lokale, ri-kandidimi i Edi Ramës – tri çështje të ndërlidhura të cilat sipas ish-

kryeministrit të Shqipërisë, deputetit të PS-së, Pandeli Majko kanë një përgjigje objektive. Në ndryshim nga perceptimi, oferta e opozitës është një alternativë reale për sa kohë që në vlerësimin e Majkos ajo zgjidh problemin organik të tranzicionit; marrëdhënien e qytetarëve me sistemin politik dhe votën. Si e tillë PS ka përpara një betejë në krye të së cilës, sërish do të duhet të jetë Edi Rama.

Z. Majko, së fundmi opozita është tërhequr për sa i përket krizës politike duke dalë me një ofertë që nuk i para-shikon si kusht për hetimin fl etët e voti-mit. Pse tani kjo lëvizje dhe a mos vallë po shpërfillet një investim politik gati dyvjeçar?

Po ta shikoni në kontekstin e asaj që po zhvillohet aktualisht në politikën shqip-tare, nuk mendoj se ajo që duket është ajo që po ndodh. Ku e kam fjalën? Në pamje të parë, duket sikur Partia Socialiste, “e lodhur” është tërhequr nga kërkesa e saj për hetimin e kutive të fl etëve të votimit dhe jo për rinumërimin apo rishqyrtimin e rezultatit, sikur e interpreton Partia De-mokratike. Në fakt, nuk është kështu. Ne thjesht kemi bërë një lëvizje taktike, e cila në thelb kërkon të pasqyrojë më qartë lojën e qeverisë dhe Kryeministrit aktual për t’u futur në zgjedhjet lokale me të njëjtën status quo psikologjike të zgjedhjeve të qershorit 2009. Që do të thotë që të hyhet në zgjedhje pa asnjë kondicion që të ngjallë mirëbesimin e palëve, të rrënojë besimin e votuesve të majtë te vota dhe zgjedhjet dhe këtë moment delikat dhe psikologjik ta shfrytëzojë duke rritur presionin mbi opozitën. E gjitha kjo për të tejkaluar atë që në thelb është kriza reale e qeverisë; konfi rmimi i rezultatit të 28 qershorit 2009. Është pikërisht mungesa e këtij konfi rmimi moral në shoqërinë shqiptare, e cila shpesh e ka bërë qeverinë të rrotullohet rreth vetes, të shpikë lloj–lloj procedurash për t’iu shmangur asaj që i druhet më tepër; fi llimit të një procesi hetimor për zgjedhjet e 2009-s. Megjithëse në pamje të parë duket sikur ka një “interes” të qeverisë aktuale për të nisur një proces hetimi, fakti që tanimë pas ofertës së re të PS dhe opozitës në përgjithësi, ka një germëzim fjalësh, një zvarritje me pretendimin se oferta duhet sjellë në Parlament etj., men-doj se nuk fl et për një ngërç të opozitës, por përkundrazi. Kjo dëshmon për një prishje të rregullave të lojës, për një përpjekje të qeverisë dhe Kryeministrit për të tejkaluar momentin e hetimit të zgjedhjeve të 2009-s me një histori procedurale me qëllimin pra që të hyhet në zgjedhjet lokale me status quo-në e paqartë për votuesit e majtë, sidomos në besimin e tyre për votën dhe numërimin e saj.

Ju mendoni se oferta e re do të mundë-sojë realisht hetimin?

Mendoj se ajo që ka ndryshuar ak-tualisht është bashkëpunimi i faktorit ndërkombëtar dhe koordinimi i opozitës shqiptare me të, për të realizuar pikërisht këtë element. Tanimë ajo që konsiderohet një punë e jashtëzakonshme opozitare, ishte sfi dimi i fjalës së vjetër që ekzistonte edhe për politikën shqiptare pra që “çudia më e madhe zgjat tri ditë”, fakti është se çudia e zgjedhjeve dhe e hetimit të tyre nga viti 2009 e deri më sot, po vazhdon, po tingëllon shumë fort si kambanë edhe në veshët e ndërkombëtarëve dhe kësaj logjike nuk ka asnjë mundësi që qeveria dhe mazhoranca aktuale t’i shpëtojë. Për ne dhe për mua personalisht është shumë e qartë se ajo që po ndodh në thelb nuk mund të konsiderohet në asnjë rast një krizë e opozitës, por mendoj se jemi duke ecur drejt një konkluzioni fundor të realizimit të një prej momenteve më të rëndësishëm të pas viteve ’90; krijimit të një raporti shumë të qartë midis shoqërisë shqiptare dhe votës. Është një nga mo-mentet më delikate, pasi është kuptuar mjaft qartë nga njerëz që votojnë ose jo të majtën, se demokracia nuk është thjesht

Flet ish-kryeministri: Rikandidimi i Ramës, një sfi dë politike e rëndësishme

Majko: Pakti i Ujërave, Berisha orientoi marrëdhënie krize me Greqinëdhe vetëm kopjimi i ligjeve të Perëndimit, por edhe realizimi fundor i një elementi që varet vetëm nga Ne, raporti me votën dhe numërimin e saj.

Besoni se Kryeministri do të çedojë?Nuk besoj te fjala çedim, por te fjala

detyrim për respektuar një obligim që vjen sa nga situata e brendshme në Shqipëri aq edhe nga raporti që ai ka personalisht dhe mazhoranca aktuale me faktorin ndërkombëtar.

Një çështje që sjell diskutim është fakti se kushti i opozitës për të pezulluar pro-testat janë hetimi i zgjedhjeve të 2009-s teksa vetë aksioni i protestave ngrihet mbi shqetësime të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë, jetesën etj. A ka një paqartësi në objektivat e opozitës, të paktën sipas formulimit që ajo bën?

Oferta e opozitës nuk mund të shihet e ndarë nga protestat e paralajmëruara të saj. E thënë me këtë jo duke parathënë një kontradiktë në atë që është duke kryer opozita, por duke pohuar një ndërlidhje të një fakti se ne nuk kemi ndërmend të lëmë “lojën” e z. Berisha për ta tjerrë këtë histori pa fund. Ne nuk mund të presim pasi data e zgjedhjeve të ardhshme lokale është dekretuar tashmë nga Presidenti i Republikës dhe futja në këto zgjedhje pa një proces të qartë hetimor të 2009-s, sigurisht do të ishte një handikap shumë i madh, jo vetëm le të themi për realizimin e një fi toreje psikologjike të z. Berisha karshi opozitës, por do të ishte pjesë e ngërçit në vazhdim të marrëdhënies së sistemit politik shqiptar dhe funksionimit të tij me zgjedhjet dhe raportimet që do të bëhen edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. Dua të kujtoj se një nga problematikat më të mëdha që raporti i BE në momentin e refuzimit të statusit të kandidatit, kishte të bënte me faktin se ende në Shqipëri mbeten të hapura një varg çështjesh, që për ironi të kësaj që po ndodh në vendin tonë, shtete të reja, si Mali i Zi dhe IRJM, i kanë kaluar për arsye që unë do i quaja thellësisht subjektive. Kjo do të thotë se nuk kanë qenë të lidhura me nivelin eko-nomik të shoqërive në fjalë, me raportet e politikës së tyre me proceset integruese, por kanë qenë të lidhura me karakteristi-kat apo mënyrat e veprimit të lidershipit të tyre. Mendoj se refuzimi i statusit të kandidatit duhet parë ashtu siç është; ai mbi të gjitha ngarkon me një fajësi direkte faktorët qeverisës në Shqipëri.

Për të mbetur te çështja e zgjedhjeve; ka një mendim se z. Rama mund të kandidojë sërish për Bashkinë e Tiranës. Ju mendoni se kjo është zgjidhje e menduar mirë?

Z. Rama do t’i duhet të jetë në krye të betejës edhe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Si do të zgjidhet kjo gjë, pasi precedenti i 2009-s provokoi mjaft reagime?

Pyetja që më shtruat kishte të bënte me zgjedhjet lokale, por për të qenë i sinqertë do të thosha se në vazhdim të kësaj krize politike, të cilat ende nuk i janë caktuar piketat mund të jenë të vlerësueshëm për t’u diskutuar disa skenarë, që kërkojnë gjithsesi vëmendjen e nevojshme. Përgjigj-ja i referohej pra një skenari le ta quajmë procedural; pra ne thjesht shkojmë në zgjedhje lokale normalisht. Vështirësia ime për të parë një Kryeministër me paterica që reziston deri në zgjedhjet lokale është shumë e madhe; do të thotë se ka edhe skenarë të tjerë që realisht do ta kërkonin opozitën që të mendonte për të vepruar ashtu siç u thashë edhe më lart, pra jo vetëm në stilin e protestës, por edhe të negociatës. Është një strategji që si rral-lëherë më parë është duke u përpjekur për t’u përdorur nga ana e opozitës e cila në thelb e ka ofertën e vet të dyanshme – si për atë që quhet negociatë thelbësore në tavolinën e bisedimeve me palën e djathtë të politikës, ashtu edhe për protestën që ka të bëjë me vlerësimin e qartë të një qeverie e cila nuk menaxhon tanimë as situatën brenda vetes dhe jo më atë të mbajtjes së ekuilibrave socialë dhe politikë të shoqërisë shqiptare.

Z. Majko, ditët e fundit nga juristë të njohur dhe dy–ish Presidentët e Repub-likës është marrë një nismë që kërkon rishkimin e Kushtetutës. Gjykoni se ka nevojë për ndërhyrje të reja në Kushtetutë dhe si e vlerësoni sot produktin e 21 prillit kur dy forcat kryesore kryen edhe ndry-shimet e para që pas 1998?

Mendoj se aktualisht çështja e ndry-shimit të Kushtetutës është tepër e vështirë për t’u vënë në tavolinën e politikës shqiptare. Duke pasur parasysh edhe situatën e krijuar nga kriza mes palëve, polarizimin politik të skajshëm e shoh pothuajse në kufi jtë e të pamundurës që të arrihet momentalisht momenti psikologjik i nevojshëm për t’u ulur në mënyrë të qetë dhe për të diskutuar ashtu siç duhet faktin e shtruar nga emrat e respektuar, z. Meidani dhe z. Moisiu. Për momentin, gjykoj se nisma në planin moral ka të bëjë me një reflektim lidhur me realitetin e krijuar, ku vihen re një sërë problemesh dhe disbalancim pushteti të cilat do të thosha se më tepër sesa interpretim i Kushtetutës së shkruar, ka të bëjë me el-ementë të deformimit që vijnë nga politika

subjektive dhe të individëve të caktuar. Gjithsesi, në vazhdim të përgjigjes, do të thosha se n.q.s ia vlen tanimë të insistohet për këtë çështje, një hap i menduar mirë do të ishte fi ksimi i një modeli ndryshimi kushtetute që sipas meje në radhë të parë do të duhet të përfshinte mekanizmin e referendumit, që në ndryshimet e fundit nuk vu në zbatim. Ashtu sikurse edhe u miratua Kushtetuta në vitin 1998 me ref-erendum mendoj se është e nevojshme, pothuajse e detyrueshme - në kushtet që ka kaluar dhe kalon shoqëria shqiptare - aktivizimi i mekanizmit të referendumit për çdolloj ndryshimi që klasa politike do të diskutojë në të ardhmen e afërt. Duhet të pranojmë për shumë arsye se një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare ndihet e margjinalizuar për sa i përket vendimmarrjes së rëndësishme, për sa i përket jo vetëm legjislacionit të thjeshtë, por edhe akteve të tjera. Kjo e bën edhe më emergjente thithjen e këtij opinioni të gjerë që ekziston në shoqërinë shqiptare për t’u shprehur me mekanizma të tillë siç është ai i referendumit.

Për të mbetur te një problem juridik

i krijuar pas rrëzimit nga Gjykata Kush-tetuese. E kam fjalën për marrëveshjen e ujërave me Greqinë. Po fl itet për një rinegociim – nga duhet nisur kjo proce-durë sipas jush?

Marrëveshja e kufi rit detar me Greqinë nuk ka thjesht karakter juridik; ajo në thelb është një çështje politike e cila tanimë ekziston midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo që dua të identifi koj qartë është se kjo marrëveshje sipas meje do të jetë e vështirë, pothuajse e pamundur që të negociohet nga qeveria aktuale, e cila në opinionin publik shqiptar mbro-jti një variant që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar në maksimum opozitën dhe mandej duke kaluar në heshtje një histori që vetëm me heshtje nuk mund të kalohej. Mendoj se në va-zhdim ka një TENDENCË, që pas vitit 2005 e më tej, çështja e marrëdhënieve me Greqinë të orientohet drejt raporteve pa shumë përmbajtje. Dhe ritheksoj se kjo tendencë ka një grafi k të vetin, i cili mund të orientojë edhe një rilindje të një fryme konfl iktuale në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne, Greqinë dhe Italinë i kemi fqinjët tanë më të vjetër, që nga fi llimi i kohës. Në marrëdhëniet tona ka pasur ditë me diell, por edhe ditë me shi. Por siç e thashë është fqinjësia më thelbësore që Shqipëria ka pasur, me të cilën ka pohuar edhe vjetërsinë e vet përballë Greqisë dhe ajo përballë nesh. Ashtu siç ndodh me fqinj të vjetër, në per-ceptimin tonë kufi jtë përballë njëri-tjetrit janë tepër të ngatërruar aq sa, e përsëris siç ndodh rëndom me fqinj kaq të vjetër, askush nuk e ka të qartë se ku fi llon dhe mbaron Greqia dhe ku fi llon dhe mbaron Shqipëria. Por e përsëris që Shqipëria, qeveria aktuale, humbi një rast shumë të rëndësishëm për të fi lluar një negociatë thelbësore për sa i përket çështjes së ku-fi jve dhe me historinë e lëshimeve apo pazareve, orientoi një situatë të re krize në marrëdhëniet me një fqinj të rëndë-sishëm dhe mik siç është Greqia. Tanimë, mendoj se historitë e rinegociimit, mua më duken histori procedurale dhe pa përmbajtje dhe pothuajse një mision i pa-mundur për qeverinë aktuale. Mendoj se në një kohë tjetër, me një status quo tjetër, do të kemi një histori tjetër politike dhe shpresoj me një zgjidhje të qenësishme.

Unë jam i prirur që ta shikoj këtë çështje jo si një zgjedhje të z. Rama midis kandidimit dhe moskandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës. Nëse do të ishte një proces zgjedhjeje personale do të ishte shumë e lehtë të fl itej për këtë çështje. Ajo që më bën të ndihem i shqetësuar lidhet me faktin se beteja për Tiranën do të jetë beteja më e rëndësishme pas asaj të vitit 2009. Prandaj unë mendoj, ashtu sikurse jam shprehur edhe më parë se z. Rama duhet të jetë në krye të saj. Rikandidimi i tij për Bashkinë nuk duhet parë thjesht si një “rikandidim” për të marrë edhe një mandat tjetër, por si drejtimi i një beteje të madhe politike dhe elektorale me të cilën ne duhet të ballafaqohemi në një moment tepër delikat për të ardhmen jo vetëm të funksionimit të demokracisë. Kjo është një betejë që ka nisur brenda shoqërisë shqiptare e cila më shumë sesa për pushtet është një përballje për të mos lejuar vendin të shkojë në drejtim të paditur.

Marrëveshja e kufi rit detar me Greqinë nuk ka thjesht karakter ju-ridik; ajo në thelb është një çështje politike e cila tanimë ekziston midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo që dua të identifi koj qartë është se kjo marrëveshje sipas meje do të jetë e vështirë, pothuajse e pa-mundur që të negocio-het nga qeveria aktuale

Page 7: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

7

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comDIPLOMACI

Diplomacia shqiptare, ditën e premte do të jetë në një përballje të vështirë me diploma-

cinë greke. Fjala është për takimin e paralajmëruar me kohë, mes dy grupeve të diplomatëve dhe ekspertëve të kryesuar prej sek-retarëve të Përgjithshëm të Mi-nistrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë.

Dërgata shqiptare në Athinë do të mbërrijë ditën e enjte, ndërkohë që bisedimet pritet të zhvillohen sipas protokollit ditën e premte të kësaj jave.

Para nisjes për këtë mision, MPJ nuk ka dhënë asnjë sqa-rim, ndërkohë që delegacioni shqiptar i kryesuar nga sekre-tari i Përgjithshëm, Gazmend Turdiu, paraqitet me një grup diplomatësh të cilët kanë qenë pjesë e delegacionit negociues të marrëveshjes për shelfin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, mar-rëveshje që u kontestua fuqishëm nga ekspertë dhe përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile dhe opozita e cila e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Dërgata e kryesuar nga sek-retari i përgjithshëm i MPJ, Gazmend Turdiu, përbëhet nga pothuajse të njëjtët persona që negociuan marrëveshjen e rrëzuar. Sidoqoftë, të enjten drejt Athinës udhëtojnë në këtë delegacion Mal Berisha, drejtor i Përgjithshëm, Elida Petoshati, aktualisht e emëruar ambasado-

Ekspertët shqiptaro-grekë rikthehen në diskutimin e vështirë

Ditën e premte, dy delegacionet nisin në Athinë bisedimet për disa çështje

re në Kanada dhe Vaso Collaku, referent për çështjet e Turqisë. Pjesëtarët e mësipërm të dele-gacionit kanë qenë negociatorë edhe më parë, madje tashmë në pozicione të reja, të rritur në det-yrë pas firmosjes së marrëveshjes që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Mungon kryetari i delegacionit të parë, zoti Ferit Hoxha, i cili është shef i misionit diplomatik shqiptar në Nju Jork, Ilir Tepe-lena, i cili aktualisht është Am-basador i Shqipërisë në Bruksel. Në negociatat e para, zoti Turdiu ishte nënkryetar i delegacionit,

drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Traktateve.

Sipas njoftimeve parapra-ke, delegacioni udhëton drejt Athinës për të diskutuar edhe çështje të tjera preokupuese për diplomacitë dypalëshe. Pala greke në këtëo bisedime do të kryesohet nga homologu i zotit Turdiu, sekretari i Përgjithshëm Yannis-Alexis Zepos

Ende nuk dihet axhenda e delegacionit tonë i cili, kur bëhet fjalë për marrëveshjen e kufirit detar është në një impas juridik, për shkak të vendimit të Gjykatës

Dërgata shqiptare në Athinë do të mbërrijë ditën e enjte, ndërkohë që bisedimet pritet të zhvillohen sipas protokollit ditën e premte të kësaj jave

DELEGACIONI SHQIPTAR

Gazmend Turdiu, Sekretari i përgjithshëm i MPJ,

Mal Berisha, drejtor i Përgjithshëm

Elida Petoshati, aktualisht e emëruar ambasadore në Kanada

Vaso Çollaku, referent për çështjet e Turqisë

Kushtetuese e cila e ka konsi-deruar nul këtë marrëveshje. Ekspertët shqiptarë shprehen se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pakapërcyeshëm dhe delegacioni në fjalë për këtë çështje, duhet të ulet në tryezën e bisedimeve për të riformuluar një marrëveshje të re me palën greke. Mirëpo, pala greke këtë gjë e ka refuzuar kategorikisht duke u shprehur që tashmë mënyra se si do aplikohet marrëveshja nuk është më një problem ligjor, por vetëm një mënyrë që duhet të gjejë pala shqiptare për ta apli-kuar në terren, duke iu shmangur vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Marrëveshja në fjalë ka pa-sur një klauzolë e cila thotë që mbas nënshkrimit të saj, duhet të ratifikohej nga parlamentet përkatëse të të dyja vendeve, gjë të cilën pala greke e di shumë mirë, por në kushtet kur ajo u hodh poshtë nga Gjykata Kushte-tuese, fqinjët zyrtarë, përpiqen ta venë në zbatim jo përmes një rinegociimi, por përmes bypass-e në të cilat do të shtrëngojë palën shqiptare. Gjithsesi, çështja në fjalë është aktualisht në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe sidomos të palëve politike dhe konsiderohet si një kauzë e rëndësishme për hapësirën territoriale kombëtare dhe ajo bëhet edhe më e rëndësishme në kushtet e tentativës për të kapër-cyer vendimin sovran të Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

Page 8: 24.11.2010 Gazeta Shqip

8

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comOPINION

Dyvaljeja, doktori që e la në kolerë Haitin

YLLI POLOVINA

Mbase diku në një nga ven-det më të qarkulluara të Tiranës, pse jo edhe në qytete të tjera, kohëshënues

elektronikë po të tregonin ditët, orët dhe minutat që afrojnë çastin e hapjes së kufijve do të na ndihmonin më shumë për ta ndier këtë ngjarje ashtu siç në të vërtetë është: revolucion në mënyrën tonë të të jetuarit. E dimë që kjo fjalë, revolucion, e nënkuptuar jo në fushën e teknologjisë, por në atë të sistemit shoqëror, akoma ka shije të hidhur, por përpjekja për të përdorur simotrën e saj “evolucion” na u duk e pamjaftueshme. Në këto dy dekada për dukuri të nd-ryshme janë konsumuar me bollëk fjalë përcaktuese aq shumë të forta sa na kanë ngulitur në kujtesë edhe të tilla që nuk vlenin. Ndjesë lexuesit nëse përdorimi i termit “revolucion” u duket i bujshëm e poteremadh, apo propagandistik. Por ne, njerëzit, për nga natyra harrojmë shpejt dhe në mos në dhjetor, muajt e parë të vitit të ardhshëm do të na duket se kështu, të lirë që me vetëm një pasa-portë biometrike t’i biem kryq e tërthor gjithë kontinentit europian, kemi qenë përherë.

Edhe ngjarjet e mëdha veniten, veç do të qe mirë që kjo të ndodhte natyrshëm e në kohën e vet. Duhet thënë se na ngjau sforcueshëm. Në zbehjen e ngjarjes

dhe kështu në ftohjen e shndërrimin e shpejtë të saj në rutinë ndikoi edhe një rrethanë që mbase në kryeqendrën projektuese të BE, në Bruksel, nuk e pi-kasën se mund të kryhej pak më ndryshe. Në një ditë na dhanë gëzimin dhe men-jëherë të nesërmen trishtimin. Madje në të vërtetë nuk qenë dy ditë, pra dyzetë e tetë orë, por vetëm gjysma e tyre. Me një kalendar pune të radhitur pak më në mënyrë “pedagogjike”, duke i ndarë dy ditë-vendimet me një hapësirë një apo dy javësh, shpirtërisht dhe psikologjiki-sht do ta shijonim më mirë të parin dhe më me gatishmëri pranimi e reflektimi të dytin. Por kjo tashmë ndodhi.

Në lodhjen e ngjarjes së madhe kanë bërë trysni dhe mënyra se si te ne zhvil-lohet gara politike, si brenda radhëve të saj po përdoret përjashtimi reciprok i meritave, si një segment i fortë i elitës anashkalon kontributin e pjesës tjetër, si vlerësohen vetëm konsumatore dhe jo protagoniste shtresa të shumta të po-pullit të thjeshtë, jo rrallë edhe diaspora jonë nëpër botë, ku tashmë figura e saj e mirë qe edhe ajo një nga shumë shtysat për çeljen e kufijve.

Por mosshijimi i plotë i “revolucionit” të hyrjes së lirë në Europë do të ishte shumë pak arsye për t’u ankuar, hiçgjë edhe ajo histori e dy datave dhe e dy vendimeve që mund të mos rrinin aq ngushtë e ngushtë me njëra-tjetrën. Sep-se mund të na ndodhë, pra këtë herë prej

DRITAN HILA

Historia e kësaj jete që do përshkruaj, fillon në mënyrë shumë të thjeshtë dhe prozaike, ashtu si jetët e shumë njerëzve që më vonë do drejtojnë fatet e miliona

të tjerëve pasi rastësia, momenti, dhe mijëra të panjohura i kanë ndihmuar të jenë në pozita ko-manduese. E tillë është edhe jeta e personazhit për të cilin flas më poshtë:

Vinte nga provinca, me origjinë nga një familje e përvuajtur dhe e thjeshtë, ndaj që në vogëli iu desh që krahas mësimeve, të bënte edhe aktivitete të tje-ra që një fëmijë me prejardhje nga familje të mirëqena ose të pasura nuk janë të detyruar t’i bëjnë. Kuptohet që pasi erdhi në pushtet, personazhi ynë e zbukuroi historinë dhe pellgjet me ujë ku ishte larë, u shndërruan në pishina; gomarët që kishte shaluar u shndërruan në kuaj të racës arabe dhe rendja me gomarë në gara hipizmi. Por tani le të rrimë në fushën e së vërtetës pa kaluar në atë të fantazisë.

Gjatë shkollës së me-sme, ishte një adoleshent i tërhequr. Nëse kjo për shkak të ndrojtjes së tij ose mos dëshirës për t’u shoqëruar me bashkëmoshatarë, ende nuk e dimë dhe do jetë vështirë edhe në të ardhmen. Thellë në ndërgjegjen e tij fëmija betohej se do vinte ajo ditë që ata do kërkonin miqësinë e tij dhe atëherë ai do t’i përbuzte dhe do t’i detyronte të zvarriteshin për t’iu bërë një nder, pa ja u kryer kurrë atë. Nga ta dinin bashkëmoshatarët e tij se sikur të ishin treguar më miqësorë me bashkënxënësin e tyre, do t’i kishin kursyer vetes një armiqësi dhe popullit të tyre mjaft andralla, pasi po të ishte kështu do ta kishin afruar në lojërat e tyre. Por ja që e shkuara kurrë nuk korrigjohet.

Pasi fitoi simpatinë e mësuesve, më shumë nga prejardhja e tij e përvuajtur dhe vullneti, sesa nga

NJË GARIP PRET HEQJEN E VIZAVE

shkëlqimi që bënte me inteligjencën, ai mbaroi shkollën e mesme me nota që e lejonin të vazh-donte universitetin, dhe kështu adoleshenti kërkoi të studionte për mjekësi. Prapë fati e donte që të fitonte në këtë degë, dhe me vullnetin që e kishte kalitur në vetminë e adoleshencës dhe fëmijërisë së tij, arriti të dilte me rezultate shumë të mira, dhe e shoqëruar me dashamirësinë e eprorëve, të cilëve ju pëlqente ky i ri kokulur, por çuditërisht sociopat, iu dha mundësia të fillonte punë në spitalin e kryeqytetit.

Ndoshta mungesa e shokëve, ndoshta dashuria që ekziston në çdo qenie njerëzore për jetën e tjetrit

kur rruga e saj nuk kryqëzohet me atë tënden, apo ambicia për karrierë dhe për të rënë në sy të shefave të bëjnë të shti-resh si i përkushtuar ndaj pro-fesionit, apo ndoshta ajo hije e zezë që quhet frika nga varfëria dhe kthimi në mizerje që e bën qenien njerëzore të bëjë kom-promise që në kushte normale nuk do t’i kishte bërë kurrë, pra secili nga këta faktorë, apo të gjithë së bashku nga pak, e bënë doktorin që në shfaqjen e tij në publik të ishte gjithmonë një profesionist i përkushtuar dhe i dhimbsur, e ca më tepër të ishte i kurdondodhur për pacientët, pavarësisht sërës nga vinin apo mundësive fi-nanciare që kishin.

Kjo i dha një simpati të ma-dhe në masat e popullsisë kryeqytetase studentit nga provinca, e kjo nuk ishte për t’u habitur se si kishte mundësi, pasi edhe pse mungonin mjetet e informimit publik masiv ashtu si jemi mësuar t’i njohim ne sot, prapëseprapë kryeqyteti ishte i një vendi të vogël çka bënte që edhe ky qytet me tagrën e kryetarit të qyteteve të ishte i vogël.

Mungesa e të afërmve, pavarësisht se heroi ynë shpenzonte shumë kohë në vizitat dhe punën kërkimore, bënte që t’i mbetej prapë kohë e lirë, të cilën nuk dinte si ta shpenzonte, dhe kështu shoqërohej me miqtë që nuk e kishin braktisur

kurrë: Librat. E kështu në libra, ku me rritjen e tij në moshë, kishin filluar t’i pëlqenin më shumë ata me temë historike, mësoi se dëshirën e tij për të kr-yesuar dhe pse jo shpaguar, mund t’ia jepte vetëm pushteti, por ky ishte një vend që mund të mbërrije vetëm nëse ndiqje rrugën që quhej politikë dhe në këtë rrugë ecej duke qenë i organizuar në shoqata që herë quheshin parti dhe herë me emër tjetër.

Ndërkohë, doktorit i erdhi koha për martesë dhe për këtë ju puq ylli me një kolegen e tij. Por ashtu si çdo martesë ka në themel një kompromis dhe dashuria është si veli që mbulon nusen vetëm natën e parë, pastaj arkivohet në dollap për të mos u vënë më kurrë ose për t’u shpluhurosur në përvjetorë sa për të bërë fotografi, edhe martesa e çiftit tonë kishte në bazë kompromisin, ku heroi ynë kishte prejardhjen jo të shquar, ndërsa heroina jonë kishte një cen të fshehtë që nuk e lejonte të pranohej në kastën drejtuese të vendit.

Tashmë i martuar si gjithë vdekatarët e zakonshëm dhe i organizuar për t’u marrë me politikë, personazhi ynë u shndërrua në një njeri militant dhe priste rastin që ashtu siç i kishin mësuar librat, vjen, të dilte në krye të vendit. Dhe rasti nuk vonoi, ashtu si vijnë raste të tilla në jetë, ku nevoja e ndryshimit politik vjen për shkak të varfërisë dhe ku tur-mat gënjehen me një copë bukë që vjedhin gjatë shpërthimit të dyqaneve në kaos e sipër, ndërsa udhëheqja e vendit uzurpohet nga demagogu i radhës që ju thotë se nga ajo ditë e mbrapa dhe me të në krye, liria dhe mirëqenia është e padiskutuar. Por po nga ajo ditë turmës fillon t’i shtrëngohet laku. Ky ishte rasti që doktori e kishte mësuar dhe në çastin e përshtatshëm e zbatoi.

Çfarë vjen më vonë, është histori që ka ndodhur disa herë në çdo vend të botës: Me kalimin e viteve shtrëngohen liritë dhe për të shtypur kundërshtitë përdoret policia, por ca më shumë një lloj policie

e fshehtë që përbëhet nga njerëz që vetëpaguhet nga influenca, gjobat ose përkrahja nën rogoz që i jep kreu i shtetit; vidhet arka publike dhe paratë shkojnë në llogaritë e familjes që udhëheq; varfëria dhe qënia në vëndin e fundit në kontinent, nuk përmendet se në ndodhtë të pi e zeza; dëshira e amerikanëve për stabilitet dhe për të pasur sa më pak andralla nga vendi që qeveriset me metoda mesjetare, interpretohet si përkrahje për regji-min; vërejtjet e faktorëve të huaj, korruptohen me një shuk para; për të shtypur opozitën, i ngjiten etiketime si antidemokratike, destabilizuese dhe antikombëtare; ministrat që e rrethojnë çdo ditë e

më shumë ngjajnë me mario-neta edhe për shkak se çdo vit e më këtej në ato karrige vihen njerëz më pa vlera.

Dhe tani që jemi në fund të shkrimit, besoj se ti që e lexove e kuptove se cili është doktori për të cilin bëhet fjalë. Është pikërisht ai: Fransua Dyvaljeja, ose siç i pëlqente ta thërrisnin Papa Doc, d.m.th babai doktor; sundimtari dhe varfëruesi i Haitit për pe-sëmbëdhjetë vjet, që mbas vdekjes ia la pasurinë dhe pushtetin të birit të quajtur Baby Doc, i cili dhe ai vetë qëndroi pesëmbëdhjetë vjet të tjera në pushtet, dhe sot ha në Zvicër paratë që ia la i ati dhe i shtoi vetë. Ndërko-hë, vendi që qeverisnin ende

nuk po del nga spiralja e krimit, diktaturave dhe varfërisë ekstreme. Sot në Haiti, ashtu si në Eu-ropë në shekullin e 13-të njerëzit vdesin në rrugë nga kolera, dhe bota pavarësisht se i dhimbsen dhe përpiqet t’i ndihmojë, thellë-thellë mendon: “Ndoshta e kanë hak. Fundja vetë i mbajtën në qafë njerëz që në një vend të qytetëruar do kishin dalë në pension duke bërë gjilpëra në ambulancë”. Nëse nuk më besoni sesi një doktor mund të kthehet në një mallkim për popullin e vet, lexoni biografitë e tij të shkruara nga Al Burt Diederich apo Shelley Klein e Miranda Twiss.

...Me kalimin e viteve shtrëngohen liritë dhe për të shtypur kundërshtitë përdoret policia, por ca më shumë një lloj policie e fshehtë që përbëhet nga njerëz që vetëpaguhet nga influenca, gjobat ose përkrahja nën rogoz që i jep kreu i shtetit; vidhet arka publike dhe paratë shkojnë në llogaritë e familjes që udhëheq...

Sot në Haiti, ashtu si në Europë në shekullin e 13-të njerëzit vdesin në rrugë nga kolera, dhe bota pavarësisht se i dhimbsen dhe përpiqet t’i ndihmojë, thellë-thellë mendon: “Ndoshta e kanë hak. Fundja vetë i mbajtën në qafë njerëz që në një vend të qytetëruar do kishin dalë në pension duke bërë gjilpëra në ambulancë”

vetes, që procesin ta komprometojmë. Të paktën ta bëjmë të merret nëpër gojë anekënd kontinentit. Kur nga Brukseli na dhanë njëherësh lajmin e ëmbël e të hidhur, edhe pse me inkurajim pozitiv të padyshimtë, në skajet e humbta të ndër-gjegjes e merakut tonë mbetën gjurmët e një parandjenje se në qendrat e fuqi-shme të kontinentit akoma ka individë apo grupe të caktuara mendësish që, për të bërë më në fund një shembull, janë gati të na japin një masë tjetër ndëshkue-se. Mjafton të bëjmë një gabim: të shke-lim rregullat e lejehyrjes e lejeqëndrimit. Kur muaj më parë u bë hapja për Serbinë dhe Maqedoninë, rastet e shpërdorue-sve u gjetën nga shqiptarët. Edhe një familje që ditë më parë nuk u lejua të hyjë në një vend të Europës, sepse në shumën e përgjithshme të parave që kishte marrë me vete mungonin vetëm tre-katër dhjetëshe euro, shqiptarë qenë. Të besosh se gjithë udhëtarët nga vende të tjera nuk gjenden shpeshherë edhe me një mungesë të tillë të papërfillshme monedhash e megjithatë, askush nuk i kontrollon dhe ndalon, do të qe naivitet. Ata u kthyen mbrapsht se qenë shqip-tarë. Sigurisht, ky nuk është racizëm, por paragjykim po. Edhe paralajmërim.

Dhe duke qenë se nga mosnjohja e mirë e rregullave të qarkullimit të lirë nëpër Europë mund të gabojnë edhe bashkëkombës nga fshatra të thellë apo edhe prej brenda qyteteve nga tepër të

rinjtë, se ndokush nga halli do të kutu-risë të kërkojë punë dhe kështu të hyjë në klandenstinitet, gjithsesi këta nuk duket se hëpërhë, që në ditët e para, do të bëhen shkak për të dhënë rastin e një masë të re ndëshkimore.

Ata që mund ta shkaktojnë këtë janë garipët. Janë ata që nuk kanë asnjë nevojë pune dhe mall për të takuar fa-miljarët e larguar prej vitesh. Sigurisht, ata nuk do t’u hipin avionëve, trageteve apo makinave të tyre personale, as për t’u kuruar apo thjesht bërë turizëm a shopping. Këta, si garipë që janë, do të dalin për qejf. Për të shitur ca mend e ngacmuar çupa, për të bërë potere nëpër dyqanet e mëdhenj e nginjur me pije nëpër lokale, për të hyrë vrullshëm nëpër diskoteka e folur me zë të lartë, për ta ngarë veturën sa t’u duken udhëtarët e tjerë miza.

Të gjendur në siklet nga kritikat përse në kufi duhet të ketë edhe ndonjë kontroll, pra rregull, prej një qëndrimi të skajshëm se duhej të kishe në xhepa deri edhe shuma të mëdha parash, këto ditë pa dashje po kalohet në tjetrin. Kalim fjollë.

Mirëpo, garipët nuk e kuptojnë këtë gjë. Kujtojnë se matanë kufijve ka plasur ahengu. Duhet t’i ndihmojmë të mos na prishin punë. Qoftë edhe me një kthim të përkohshëm mbrapsht. Të paktën sa të shohin të tjerët, shumicën, se si me aq dinjitet respektuan rregullat.

Janë ata që nuk kanë asnjë nevojë pune dhe mall për të

takuar familjarët e larguar prej vitesh. Sigurisht, ata nuk do t’u hipin avionëve, trageteve apo makinave të tyre personale, as për t’u kuruar apo thjesht

bërë turizëm a shopping. Këta, si garipë që janë, do të dalin

për qejf. Për të shitur ca mend e ngacmuar çupa, për të bërë

potere nëpër dyqanet e mëdha e nginjur me pije nëpër lokale,

për të hyrë vrullshëm nëpër diskoteka e folur me zë të lartë,

për ta ngarë veturën sa t’u duken udhëtarët e tjerë miza

Page 9: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

9

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comOPINION

Fjala Parlament vjen nga fjala parlare, pra me folë, pra një vend ku hyjnë njerëzit që dinë me folë, ndërsa ky i yni është vendi ku hyjnë njerëzit që nuk dinë me folë

Ne qytetarët, e kemi të vështirë që, në vend të

detyrohemi të zgjedhim midis fajeve të njërit ose të tjetrit,

t’ia dalim t’i bashkojmë fajet edhe të njërit edhe të tjetrit

ARTAN [email protected]

BLLOKIMITirana këtë fillim jave u mbyt. Mbytja

është punë Perëndie dhe, sado të bësh kanale e tubacione, nëse Perëndia të merr me inat është e pamundur t’ia dalësh. Por përveçse u mbyt, edhe u bllokua. Kjo e dyta është vepër e njerëzve. Udhët u zunë me orë të tëra me kolona makinash që s’lëviznin nga vendi, mbetën në trafik ministrat me makinën e policisë përpara që më kot i binte borisë, mbetën në kolonë makinat me xhenaze brenda pa shkuar në var-reza, mbetën në trafik ambulancat me të sëmurë e të aksidentuar që vuajtën në heshtje, mbetën gra shtatzëna që u detyruan t’i kalojnë dhimbjet e ripër-tëritjes së jetës në mes të rrugës, mbetën autobusët e rinj të bashkisë që janë eu-ropianë nga brenda dhe shqiptarë nga jashtë, mbetën burra gra e pleq, mbetën furgonat plot kalamaj që i shtynin orët e bllokimit duke lozur e duke fjetur në sedilje, mbeti e kush nuk mbeti, gati i gjithë qyteti.

Politika menjëherë u lëshua të gjente fajtorin, i cili pas mënyrës sonë është gjithmonë tjetri. Për njërën palë, faji është i bashkisë që s’ka bërë rrugë të reja, që s’ka bërë unazën e re, që ka ngushtuar rrugët, që nuk shton sema-forët, që ka skemë të gabuar trafiku, që nuk shton transportin publik. Ndërsa për palën tjetër, faji është i qeverisë që nuk po financon unazën e re, që nuk po shpronëson për të hapur rrugët, që nuk di të menaxhojë Policinë Rrugore, që ikin dritat te semaforët.

Unë banoj prej më shumë se tri deka-dash diku prapa Ambasadës Amerikane. Nëpër rrugën “Budi” që gjarpëron e spër-dridhet me vetëm 2 korsi nëpër lagjen tonë, dikur kalonin vetëm banorët e

ata as që duhen fare, pasi çdo gjë e ven-dosin dy të mëdhenjtë me celular, ndaj, e parë kështu, them se po të kishim një dhomë me dy kolltukë të rehaçmë, mjaft do të ishte.

Kalonja ca ditë më parë udhëve të Tiranës, kur papritur në krah më ndalet një fuoristradë, bzzzzzt, ulet xhami i pasmë dhe që andej më shfaqet një miku im deputet, s’ka rëndësi i cilës parti. Pasi shkëmbyem ca si je si vete, e më the të thashë, bzzzzzt, xhami sërish u ngrit dhe miku shkoi në punë të tij. Ky zotëria deputet, që s’ka folur asnjëherë në Parlament, as edhe njëzë të vetme, ka një biznes të tijin që i shkon mbarë dhe sheh punën e tij.

Neve Parlamenti, as na është dashur e as na duhet gjë fare. Të gjitha gjërat i vendosin e i zgjidhin dy të mëdhenjtë siç u thotë mendja. Mirëpo, ja që Evropi thotë se shiko, duhet të bëni zgjedhje, të zgjidhni deputetë t’i çoni të diskutojnë për ligjet, e kështu me radhë. Atëhere, të parët e vëndit ju shtruan mendimit të Evropës, bënë Parlament dhe meqenëse s’ia kishin ngenë ta mbushin me njerëz të zgjedhur me gisht nga populli, apo që mund të hapin punë, e mbushën me 140 besnikë, detyra e vetme e të cilëve është të mos hapin gojë, apo edhe në e hapshin kur t’u kërkohet, të thonë “po”. Për të bërë këtë punë kaq të kollajtë, u je-pet rrogë, makinë, privilegje, e më the të thashë dhe, sa më pak të hapin gojën, aq më të sigurta i kanë këto gjëra. Ky miku im që i bëri bzzzzzt xhami i fuoristradës, e ka kuptuar shumë mirë sistemin dhe i qëndron besnik atij. Fjala “Parlament” vjen nga fjala parlare pra me folë, një vend ku hyjnë njerëzit që dinë me folë, ndërsa ky i yni është vendi ku hyjnë njerëzit që nuk dinë me folë. Tani më thoni ju a s’na mjafton një dhomë me 2 karrige dhe kështu kursejmë 138 të tjerat?

Shpërdorimi i detyrës

BLLOKIMIdisa pallateve 5-katëshe dhe të ca vilave, si edhe disa mijëra studentë të Qytetit Studenti. Tani atyre anëve janë ndërtuar me dhjetëra pallate me 6, me 8 e me 10 kate, janë ndërtuar me qindra, për të mos thënë me mijëra, shtëpi e lagje pa leje, janë shtuar me mijëra makina dhe rruga është po ajo. Madje, edhe trotuaret i ka vetëm në 50 metrat e fundit, se përnd-ryshe e gjitha është pa trotuare dhe ma-kinat ngjishen mes qindra këmbësorëve dhe mijëra studentëve që nuk kanë asnjë mundësi tjetër kalimi, përveç shtratit të rrugës i ngjeshur edhe ky mes mureve të pallateve. Madje, nëse e mbani mend, atyre anëve ka qenë edhe një rrugë tjetër që derdhej në Rrugën e Elbasanit përtej Ambasadës Amerikane, por e cila rrugë prej gati 10 vjetësh qëndron e bllokuar me tra nga amerikanët për arsye sigurie. E pra, zona që po përshkruaj, mban sot diku midis 20 dhe 30 mijë banorëve dhe ka vetëm një shteg, një të vetëm për të hyrë e për të dalë dhe ky është aty te Li-ceu. Nuk po flas këtu për parkime, se kjo është zgjidhur deri diku duke pushtuar ABSOLUTISHT çdo centimetër të lirë përveç dy korsive të rrugës. Zihen me makina të parkuara hyrjet e rrugicave, sheshet mes pallateve, qoshet e mureve, hyrjet e pallateve, bordurat e çdo gjë

tjetër. Sa për ilustrim, kalamajtë e pallatit tim, përveç internet-kafes kanë vetëm një mundësi loje që e shfrytëzojnë kur mundin: një bodrum i lagur ku nuk par-kohen dot makina. E kuptuat? Kalamaj që lozin nën tokë. Të njëjtin përshkrim që bëra për lagjen ku jam rritur e rroj, mund ta bëjë secili prej jush dhe s’besoj të ndryshojë shumë nga i imi.

Nuk e zgjidh hallin e lagjes time as vënia e semaforëve, se s’ke ku t’i vësh, as zgjerimi se s’ka ku zgjerohet, as sh-timi i autobusëve se s’kanë ku kalojnë, as polici rrugor se s’i hyn në punë as dreqit, as ndryshimi i skemës së trafikut se s’ka ç’skemë të bësh, as shpronësime nuk bën dot, se janë pallate të reja të bëra taze. Të gjitha këto janë përralla e makijazhe që vlejnë vetëm për të na bërë lëmsh e prishur mendjen në tele-vizor. Problemi në themel është një dhe një i vetëm. Në një lagje të llogaritur të jetonin nja 5000 banorë, rrojnë sot për sot nja 5 fish më shumë dhe vazhdojnë të ndërtohen pallate të reja për të shkuar edhe ca fish më shumë. A e ndalim dot këtë dyndje e makutëri? As që bëhet fjalë. Interesi dhe fitimi është i atillë që është në gjendje të thyejë çdo ligj, rre-gull e logjikë. Ata që përfitojnë nga kjo punë, janë në të gjitha anët e politikës e

biznesit, ata që ndërtojnë janë të majtë e të djathtë, të qendrës e të qoshes dhe nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga shatërvani i madh i parave, vetëm e vetëm se neve na u vështirësuaka jeta.

Ej, asgjë nuk do ndryshojë. Politika do presë bllokimin e radhës për t’ia lënë dobiçin në derë kundërshtarit, të tjera nëna do lindin në ambulancë, e të tjerë kalamaj do lozin e do flenë në furgon. Sa për ne, ne e kemi të vështirë që, në vend të detyrohemi të zgjedhim midis fajeve të njërit ose të tjetrit, t’ia dalim t’i bashkojmë fajet edhe të njërit edhe të tjetrit. Por, edhe nëse ia dalim të themi se fajet janë të të dy palëve, e kush na pyet neve?!

PARLAMENTArgumenti kryesor që na jepet se pse

u dashkësh prishur Piramida, qëndron në faktin se iu dashka dhënë shqiptarëve një Parlament dinjitoz për të futur aty 140 baballarët e kombit. Këtu lihet mënjanë fakti se edhe salla që është - që nuk është aspak jomadhështore - rrallë i sheh të 140-ët bashkë, se në më të shumtën e kohës rri përgjysmë bosh, pasi gjysmit o s’vijnë fare ose edhe kur vijnë, më shpejt ikin se vijnë. Por edhe për gjysmit, prapë shumë është, se edhe

ELVIN MËHILLI

Ndërkohë që opozita po mendon (nuk e di se për çfarë arsye) nëse do të kër-kojë apo jo mocion mosbesimi ndaj Kryetares së Kuvendit, vazhdon debati

rreth kritikave tejet të ashpra që progres-raporti i Komisionit Europian ka bërë për punën e saj si drejtuese e institucionit më të rëndësishëm në një republikë parlamentare.

Shpeshherë është vërejtur me të drejtë se ra-portet dhe qëndrimet e partnerëve tanë europianë janë të paqarta në përcaktimin e përgjegjësive të aktorëve tanë politikë. Në përgjithësi gjuha di-plomatike e ka të pashmangshme një pozicion të tillë. Nuk ishte e tillë gjuha e përdorur nga raporti i sipërpërmendur për mënyrën e drejtimit të Parla-mentit. Fjalia që shprehet se “Kryetarja e Kuvendit ka keqpërdorur pozicionin e saj” nuk mund të ishte më e qartë dhe më direkte se kaq në kritikue-shmërinë e saj. Nëse vëmë në diskutim edhe këtë radhë qartësinë dhe kuptimin e kësaj shprehjeje atëherë problemin e kemi ne dhe jo gjuha e për-dorur në raport. Pra, raporti i KE-së është më se i qartë: znj. Topalli ka abuzuar me postin të cilin mban. Dhe ky është një abuzim e shpërdorim me një nga postet më të larta të shtetit.

Historiku i pozicionit të Kryetarit të Kuvendit ka pasur gjatë këtyre viteve të pluralizmit një luhatje

nga pozicione tolerante dhe të përgjegjshme deri tek ato më agresivet dhe politikisht partizane. Edhe më parë ka pasur kryetarë të Kuvendit, të cilët këtë pozicion e kanë përdorur për të favo-rizuar palën e tyre politike dhe jo si një pozicion mbi palët dhe garant të rregullave të funksionimit të Kuvendit. Me znj. Topalli ky institucion është politizuar akoma më tepër dhe ka degra-duar në një drejtim thellësisht të anshëm të Kuvendit. Rastet që e ilustrojnë këtë janë të shumta: mosrespektimi i vendimeve të Konferencës së Kryetarëve, zhdukja e vo-timit të fshehtë, imponimi i axhendës, votimi i dyfishtë gjatë së njëjtës seancë dhe lista mund të vazhdonte dhe më për të mos përmendur këtu drejtimin e Parlamentit si një klasë fillore apo replikat inatçore pas çdo diskutimi kritik me të. Ndoshta Kryetaren aktuale të Kuvendit e pengon për të mbajtur një qëndrim më të ekuilibruar posti tjetër që ajo mban në parti, ai i nënkryetares së partisë, një post tejet politik. Partia Demokratike duhet ta ndihmojë atë duke e liruar nga njëra nga këto detyra që nuk janë të pajtueshme me njëra-tjetrën

për sa i takon misionit që secila nënkupton.Në raport përdoret fjala “keqpërdorim” i pozi-

cionit të Kryetares. Lind pyetja: është znj. Topalli që ka keqpërdorur pozicionin apo është përqasja politike e mazhorancës që ka keqpërdorur znj. Topalli? Është një “legjendë metropolitane” e

njohur ajo sipas së cilës znj. Topalli është përfaqësuese e krahut më agresiv brenda PD edhe pse nuk kuptohet edhe aq mirë se çfarë do të thotë kjo në terma konkretë. Ndoshta pikërisht këtë që po diskutojmë: (keq)përdorimin e një posti që duhet të jetë mbi palët. Ka dhe një men-dim tjetër, sipas të cilit znj. Topalli është duke u përdorur në mënyrë që në një moment tjetër të sakrifikohet në alta-rin e një kompromisi midis palëve apo në momentin që

nuk i duhet më mazhorancës. Historiku i partive tona gjatë këtyre viteve e hedh poshtë këtë supo-zim: ata që e kanë lënë veten të përdoren zakoni-sht nuk janë hedhur tutje, por përkundrazi kanë vazhduar të përdoren. Do të thosha se përgjigjja e pyetjes së mësipërme është një kombinim i të dyja hipotezave. Mënyra e zellshme dhe “agresive”

e të bërit politikë të znj. Topalli është përdorur nga mazhoranca, por edhe Kryetarja, gjithashtu e ka përdorur jo pak pozitën institucionale për të forcuar pozitat e veta brenda partisë dhe për të siguruar copa të tëra pushteti me emërime nepotike dhe krahinore.

Kritika e fortë e raportit të KE ndaj mënyrës së drejtimit të Parlamentit ofron një moment të rëndësishëm për të reflektuar për ata persona brenda PD-së, të cilët nuk kanë zgjedhur për të bërë politikë me mënyrën e saj “agresive” apo nuk janë dakord që mazhoranca të bëhet objekt i këtyre kritikave të evitueshme. Mazhoranca nuk ka pse të mbajë kosto politike, sepse Kryetarja e Kuvendit ka vendosur të keqpërdorë pozicionin institucional për përfitime nepotike dhe për të forcuar pozitën e saj brenda partisë. Ka dhe një aktor tjetër politik që duhet ta shfrytëzojë këtë moment, që është kreu i LSI-së. Z. Meta nuk duhet ta ketë harruar akoma kacavjerrjen e tij për të kapërcyer mbi tavolinat e qeveritarëve, në përp-jekje për të arritur te mikrofoni i kësaj zonje e cila në legjislaturën e kaluar e trajtonte dhe atë në të njëjtën mënyrë me të cilën tani trajton opozitën apo dhe kundërshtarët e saj . E pra, tani ka rastin t’i tregojë opinionit publik se partia e tij është vërtet një lëvizje për integrim, një nga pengesat e të cilit sipas KE është “keqpërdorimi i pozicionit nga Kryetarja e Kuvendit”.

Mazhoranca nuk ka pse të mbajë kosto politike, sepse Kryetarja e Kuvendit ka vendosur të keqpërdorë pozicionin institucional për përfitime nepotike dhe për të forcuar pozitën e saj brenda partisë

Page 10: 24.11.2010 Gazeta Shqip
Page 11: 24.11.2010 Gazeta Shqip

11

shqipE MËRKURË, 24 NENTOR 2010

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Gërdeci, shtyhet lirimi i Delijorgjit e PinaritGjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për lirimin e dy të pan-

dehurve të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjin dhe Ylli Pinarin. Gjyqtari Besnik Hoxha ka verifi kuar palët dhe ka rezul-tuar se avokatët e të pandehurve nuk kanë pasur prokurë nga klientët e tyre. Disa javë më parë, Gjykata e Lartë ka rikthyer në Shkallën e Parë procesin për lirimin e Delijorgjit dhe Pinarit, duke vendosur edhe se kur duhet të llogaritet koha e paraburgimit. Sot do të gjykohet nga gjyqtari Ridvan Hado kërkesa e Dritan Minxollit për liri.

Seanca

Kontrabanda e naftës, pyeten ekspertët Prokuroria e Tiranës ka thirrur dje për dëshmi dy ekspertë

privatë për të përcaktuar nëse përzierja e naftës së impor-tuar me naftën virgin dëmton automjetet dhe shëndetin. Akuza ka krijuar bindjen se deklaratat publike të ish-ministrit të Ekono-misë, Dritan Prifti, për kontrabandën e naftës, janë të vërteta dhe tashmë duhen dëshmi për të rikonfi rmuar se përzierja ndot edhe ambientin. Hetimet ende janë në fazën e mbledhjes së dëshmive dhe dokumenteve. Dje hetuesit e njësisë Task-Forcë kanë sekuestruar dokumente nga Ministria e Ekonomisë.

Dëshmitë

GJYKATA Plotësimi i vendeve vakante dhe rritja e numrit të gjyqtarëve do ta përmirësonte disi situatën në Gjykatën e Lartë

KUFIZIMI

Të bëhet kufi zimi i kom-petencave të saj për gjykimin në shkallë të tretë të çështjeve civile, penale e administrative

SHËNDETI

Në Gjykatën e Lartë krijohen mungesa të gjyqtarëve për shkaqe shëndetësore, vizita zyr-tare jashtë shtetit dhe shkaqe të tjera

Spahiu: Gjyqtarët shkelin rëndë disiplinënKLD-ja ka përgatitur raporte për Gjykatat e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit

INSPEKTIMI

TË METATJanë evidentuar të metat procedurale të konstatuara nga inspektorati, për efekt të vlerësimit të aftësive profesionale dhe etike të gjyqtarëve

RAPORTET KLD-ja ka përgatitur katër raporte për katër gjykata të rretheve të ndryshme gjyqësore, për t’ia adresuar ministrit të Drejtësisë, për të nisur një procedim disiplinor

KONFIDENCIALITETI Në këtë fazë është e rëndësishme ruajtja e konfi dencialitetit të emrave të gjyqtarëve, deri në momentin që ministri i Drejtësisë të marrë një vendim

SOKOL ÇOBO

Gjyqtarët shkelin rëndë disiplinën në punë, të cilat përbëjnë shkak për

fillimin e procedimit disiplinor. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në një dalje publike, tha dje se inspektimet në katër Gjykata të Shkallës së Parë për disiplinën kanë nxjerrë në pah abuzime me detyrën të togave të zeza. Katër raporte për Gjykatat e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit i janë servirur minis-trit të Drejtësisë, për të vendo-sur nëse ndaj tyre do të fillojë një procedim disiplinor dhe më pas të vendoset për sanksionet ndaj tyre. “KLD-ja, nëpërmjet inspektoratit, ka përfunduar një nga fazat e para të verifi-kimeve, në të cilat janë kon-statuar një sërë problematikash, që konsiderohen të dhëna të mjaftueshme për t’i klasifikuar si shkelje të rënda të disipli-nës në punë, të cilat përbëjnë shkak për fi llimin e procedimit

disiplinor. Në shumë raste, janë evidentuar të metat procedurale të konstatuara nga inspektorati për efekt të vlerësimit të aftë-sive profesionale dhe etike të gjyqtarëve”, tha Spahiu, duke shtuar se Inspektorati i KLD-së, prej disa muajsh, është përfshirë në një sërë inspektimesh në të

gjitha gjykatat e rretheve gjyqë-sore dhe gjykatave të apeleve. Ai tha se me gjithë kapacitetet e limituara njerëzore, Inspektorati në përbërjen e të cilit janë vetëm 12 inspektorë, është përfshirë në verifi kimin e mijëra çështjeve për 360 gjyqtarë të 30 gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve.

Inspektorati, tha Spahiu, është duke përmbushur detyrat për sistemin e vlerësimit të punës së 350 gjyqtarëve, në një hapësirë kohore 2-vjeçare, nëpërmjet disa rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të asistuara nga ekspertët europianë. Gjithashtu

po verifikohen qindra ankesa të qytetarëve apo subjekteve të ndryshme për çështje që lidhen me aktivitetin e gjyqtarëve. “Po inspektohet puna e disa kryet-arëve të gjykatave në drejtim të mënyrës së drejtimit të gjykatave e organizimit të punës, si dhe po kryhen inspektime tematike të

përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për respektimin e disiplinës, etikës, transparencës, solemnitetit, afateve procedura-le, orareve të seancave gjyqësore etj.”, vijoi Spahiu, duke shtuar se inspektoratet, ai i KLD-së dhe ministrisë, kanë realizuar një inspektim të përbashkët për një kategori të caktuar veprash

penale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo me pasoja për funksionimin e shtetit të së dre-jtës, si “vrasja me paramendim në rrethana të cilësuara”, “shpër-dorimi i detyrës”, “korrupsioni aktiv apo pasiv i kryer nga funk-sionarët e lartë të administratës shtetërore” etj.

Po kryhet inspektim tematik në gjykatat e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe te Krimet e Rënda

Dosja “Kumbaro” Mungojnë tre gjyqtarë, dy të tjerë kanë qenë në spital dhe dy hoqën dorë

Gjykata e Lartë në kolaps, vendet vakante pengojnë mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë futen në kolaps. Shkak janë bërë

vendet vakante ende të paplotë-suara. Dje, do të gjykohej pro-cesi gjyqësor numër akti 6/10, ndaj shtetasit Ilir Kumbaro, me kërkues Prokurorinë e Përgjith-shme. Në bazë të nenit 16 të ligjit “Për organizimin dhe funk-sionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, Kolegjet e Bashkuara gjykojnë vetëm kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që do të thotë jo më pak se 12 anëtarë të saj. “Shkak për mar-rjen e vendimit të shtyrjes së kësaj çështjeje, por edhe të një tjetër çështjeje të rëndësishme të Kolegjeve të Bashkuara, ashtu sikurse u deklarua edhe në se-ancë nga Kryesuesi i Trupës së Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë,

është bërë mosfunksionimi me trupë të plotë gjyqësore të Ko-legjeve të Bashkuara, për arsye të vendeve ende të paplotësuara me tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, pamundësisë së pjesëmar-rjes së Kryetares së Gjykatës së Lartë dhe Kryetarit të Kolegjit Penal të kësaj gjykatë për arsye shëndetësore, si dhe pengesës ligjore të dy anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate, për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes së lartpërmendur, bazuar në nenet 15-17 të Kodit të Procedurës Penale”, tha Ida Vodica, shefja e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Gjykatën e Lartë. Sipas saj, Gjykata e Lartë funk-sionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh dhe si pasojë e rasteve të sipërpërmendura, Kolegjet e Bashkuara nuk arritën të for-

monin kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çështje, të cilat kanë rëndësinë e tyre tepër të veçantë në Unifi kimin e Praktikës

Gjyqësore.Disa javë më parë, Kryetarja e

Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, i shkroi krerëve të shtetit, Presiden-

tit, Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit, për plotësimin e vendeve vakante, pasi po parali-zonin punën e kësaj gjykate. Ajo shkruante se vendet vakante dhe mosndryshimi i disa ligjeve të rëndësishme të gjyqësorit ka sjellë që Gjykata e Lartë të jetë e mbingarkuar me gjykimin e çështjeve nga më të thjeshtat deri te më të komplikuarat, të shmanget nga qëllimi saj kryesor që është gjykimi i çështjeve vetëm për shkaqe ligjore dhe të zbehet kompetenca e saj kushtetuese për unifi kimin e praktikave gjyqësore. Në Gjykatën e Lartë vijnë mesatar-isht 4050 çështje në vit, nga të cilat shqyrtohen rreth 2680 dhe numri i mbartjeve vjetore shkon në 1370 çështje. Gjykata e Lartë vazhdon gjykimin e çështjeve të vendosura në radhë dhe të mbartura që nga viti 2007-2008.

s.ç

Kolegjet e Bashkuara gjykojnë vetëm kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve

Letra

POLITIKA DO KOHË PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE VAKANTE

Rast pas rasti në Gjykatën e Lartë mbarojnë mandatet kush-tetuese 9-vjeçare të gjyqtarëve dhe deri në zëvendësimin

e tyre kalon një kohë që vështirëson dukshëm plotësimin e kolegjeve përkatëse me numrin 5 të gjyqtarëve pjesëmarrës në gjykim. Përveç 3-mujorit të dytë të vitit 2009, gjatë të cilit trupa gjyqësore ishte në numër të plotë, vitet e fundit ka pasur mungesa periodike minimalisht prej 3 gjyqtarësh, duke rritur ngarkesën në mënyrë të konsiderueshme. Aktualisht mungojnë tre gjyqtarë. Sipas Kryetares së Gjykatës së Lartë, numri total prej 17 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë, i përcaktuar me ligjin organik, plotëson përbërjen e një kolegji penal prej 5 gjyqtarësh dhe 2 kolegjeve civile me nga 5 gjyqtarë secili. Po të shtojmë faktin se hera-herës në Gjykatën e Lartë krijohen mungesa të gjyqtarëve për shkaqe shëndetësore, vizita zyrtare jashtë shtetit dhe shkaqe të tjera, gjendja e funksionimit dhe përballimit të volumit të punës nga Gjykata e Lartë përkeqësohet së tepërmi.

Page 12: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@12

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010 EKONOMI PER ME SHUME

www.gazeta-shqip.com

Analizë

AMNISTIA E PËRGJITHSHME FISKALE, DOMOSDOSHMËRI ME SHUMË IMPAKTE

Ekonomia shqiptare është në një moment kur prek realisht integrimin e saj në ekonominë globale, me lëvizjen e lirë e individëve në BE, gjë që sjell edhe

domosdoshmërinë e përballjes me dinjitet në këtë realitet të ri. Padyshim që fjala dinjitet është sinonim i një tërësie ndjesish dhe realitetesh që çdo shqiptar apo sipërmarrje i ka përjetuar në përmasa të ndryshme. Kjo tërësi realitetesh emotive dhe ekonomike është vënë në vend dhe legjitimuar si plotësisht e merituar me një vendim unanim. Por nga ana tjetër është detyrim për çdo organizim individual, apo shtetëror, që të prezantojë me dinjitet këtë realitet ekonomik, shoqëror dhe politik.

Është debatuar dhe prezantuar nevoja e një modeli zhvilli-mi ekonomik në kuadrin e një strategjie afatgjatë zhvillimore. Është më komplekse, por njëkohësisht dhe më favorizuese që në këtë debat të strategjisë ekonomike të përfshihet dhe ndërthuret edhe “dalja” dhe “përballja” e ekonomisë shqiptare në tregun rajonal dhe botëror. Koncepti ekonomik i "daljes" do të thotë në këtë stad, hyrja në një ekonomi që ka nevojë për ndryshim. Ne duhet të përballemi me realitetin afatgjatë të globalizimit, presionin ndaj shterimit të burimeve dhe tendencave teknologjike. Në këtë kontekst, zbatimi i një amnistie të përgjithshme fi skale është domosdoshmëri me shumë impakte në ekonomi, duke mundësuar atë fl uks hyrje monetare të ngadalësuar dhe minimizuar nga emigracioni, investimet private, kreditimet etj.

Një ekonomi formale është kushti themelor që standardi-zon pozicionimin e sipërmarrjes dhe lehtëson konkurrencën në treg, duke i mundësuar operatorëve ekonomikë pozicioni-min real në ekonominë globale të tregut. Ky standardizim duhet të zërë një vend strategjik në politikat kombëtare ekonomike, duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave zhvillimore drejt konsolidimit ekonomik, stabilitetit dhe konkurrencës së produkteve “Made in Albania”, në rajon dhe në botë. Ky standardizim duhet t’i referohet pikërisht formal-izimit të ekonomisë, kërkesë-ofertës në tregun global, si dhe ndërgjegjësimit dhe vetëvlerësimit të njësive ekonomike në vend. Ekziston një realitet i ri ekonomik, i cili është një rezul-tante e një post-krize fi nanciare globale, mbylljes së një faze tranzicioni ekonomik për ekonominë shqiptare dhe nevojës për një strategji afatgjatë drejt një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe stabël. Është e njohur se amnistia fi skale e saktë apli-kuar dhe mirëmenaxhuar është një faktor kyç në zhvillimin e një ekonomie. Reforma e amnistisë fi skale shoqërohet me: rritjen e fl uksit të parasë, rritjen formale të kursimeve, të investimeve dhe të punës, rritjen efi kasitet të prodhimit dhe fuqisë punëtore. Mobilizimin e burimeve për investime të strukturuara që përshpejtojnë rritjen ekonomike, duke ruajtur stabilitetin e saj.

Udhëheqjen drejt minimizimit të pabarazisë së të ard-hurave dhe të pasurisë, dhe të shoqëruar me politika fi skale që bëjnë të mundur që rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit, të përdoret për të sjellë rishpërndarjen e të ardhurave në favor të një politike dhe mirëqënie sociale. Rritjen e pu-nësimit, stimujve fi skalë, duke nxitur rritjen e industrive që kanë potencial të lartë të punësimit. Të gjitha këto elemente esenciale të strategjisë ekonomike e bëjnë reformën e amnis-tisë fi skale një përbërës shumë të rëndësishëm të reformës ekonomike në vend. Kjo reformë fi skale, e aplikuar në këtë moment të zhvillimin ekonomik vlerëson dhe përllogarit në terma sasiorë dhe cilësorë, madhësinë e prurjeve të kapitalit nga jashtë si dhe atij vendas. Ky vlerësim shoqëruar me rritjen paralelisht të presionit dhe monitorimi fi skal, zvogëlimin e vlerësimit real të informalitetit, rrjedhën e drejtuar të për-dorimit të këtij kapitali në sektorë të studiuar investimesh, e përkthen arkitekturën e platformës së amnistisë fi skale në një përbërës shumë të suksesshëm që, duke u shoqëruar me formalizim dhe standardizimin e presionin dhe moni-torimin fi skal, ushqen një ekonomi të shëndoshë formale. Ekonomia shqiptare kalon një periudhë kur politika fi skale po strukturohet gjithnjë e më shumë, me qëllimin kryesor për të dhënë efi kasitetin e pritshëm dhe ekuilibrin që karakteri-zon sistemet optimale fi skale. Arritjet dhe realizimi i shumë objektivave dhe targeteve, në përmbushjen e aspiratës drejt integrimit në BE, i cili konsiderohet si një model i konsoliduar i globalizimit ekonomik, shton domosdoshmërinë e hapave konkretë që duhen ndërmarrë, për pozicionimin real të bi-znesit shqiptar në këtë treg formal global.

Eugenia Gjuraj M.Sc.Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Dialog ndërmjet

Biznesit & Parlamentit

Akciza dhe kontributet me deklarim online në 2011-nShtohen taksat që deklarohen përmes kompjuterit

Tatimet: Do të rimbursohenkasat për 53 mijë biznese

Nis puna për kompensimin e efektit prej 2.3 miliardë lekësh Plani

Të ardhurat në total nga TVSH parashikohen të rriten me 11.7% kundrejt vitit 2010, ose rreth 10.2 për qind

të shprehura në raport ndaj PBB. Ekspertë të Ministrisë së Financave kanë bërë disa përllogaritje mbi planin e të ardhurave të TVSH-së, duke u nisur nga politikat fi skale që do të ndiqen vitin e ardhshëm dhe rritja ekonomike 5.5%. Kështu, nga totali prej 136.2 miliardë lekësh të parashikuara për këtë tatim, administrata doganore pritet të mbledhë rreth 96.6 miliardë me një rritje prej 11.1% ndaj vitit 2010. Parashikimi për TVSH nga dogana bazohet në parashikimin e nivelit nominal të importeve, si dhe në prirjen historike të koefi cientit të elasticitetit të këtyre të ardhurave ndaj nivelit të importeve të mallrave. Kurse administrata tatimore pritet të mbledhë rreth 38.6 miliardë lekë të ardhura nga TVSH me një rritje prej 13.2% ndaj vitit 2010, parashikojnë Financat.

TVSH

Parashikohet rritje me 11.7%

Brenda datës 28 shkurt, bi-zneset do të kenë mundësi-në të rimbursohen për një

pjesë të vlerës së kasës fi skale që kanë blerë te një nga shoqëritë e autorizuara. Grupi i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me ekspertët e financave (pjesa e buxhetit), janë duke punuar për kalimin e transfertës së kom-pensimit që do t’u bëhet njësive të pushtetit vendor. Projektligji, i miratuar me shumë disku-time nga Këshilli i Ministrave, rreth dy muaj më parë, parashi-kon rimbursimin në shumën 44 mijë lekë nga taksat e biznesit

të vogël që shkojnë direkt për pushtetin vendor. Pra, efekti negativ shkarkohet te pushteti vendor, pasi biznesi i vogël do të

deklarojë shpenzimin për kasën si të njohur në bilanc për efekt tatimi. Mësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se janë rreth 53 mijë biznese të vogla që preken nga skema e kompensimit të kasës fi skale në shumën prej 44 mijë lekësh. Nga Ministria e Financave mësohet se shuma nga faturat fi nanciare shkon në vlerën 2,3 miliardë dhe aktualisht po bashkëpunohet me drejtorinë e buxhetit për kompensimin e të ardhurave që do të humbasë pushteti vendor nga transfertat e pushtetit qendror. Lidhur me mekanizmat e transferimit të këtij kompensimi me transferta apo me diçka tjetër, tatimet dhe drejtoria që mbulon politikat fi skale janë duke e diskutuar me drejtorinë e buxhetit. Çështja e instalimit të kasave fi skale mori përmasa të mëdha, deri në in-stancat e larta të qeverisë dhe poli-tikës, pasi një kategori biznesesh, tregtarët e vegjël, kundërshtuan me forcë vendosjen e pajisjeve. Pas negociatave me ministrin e Financave në zyrën e tij, tregtarët arritën kompromisin për ta blerë kasën fiskale me çmim më të mirë, duke plotësuar kushtin e re-spektimit të afatit. Të dhënat nga administrata tatimore tregojnë se aktualisht janë pajisur me kasë fi skale rreth 15 për qind e biznesit aktiv, kurse brenda muajit dhjetor të këtij viti duhet të mbyllet pro-cesi për të gjitha llojet e bizneseve, përjashto ambulantët.

A.Kola

ARD KOLA

Lista e taksave direkte që deklarohen nga biznesi përmes sistemit elektronik

të instaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të zgjerohet me futjen e dy shërbimeve të tjera. Bëhet fjalë për akcizën dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore, ose siç i quajnë ekonomistët e firmave private, listëpagesat. Prej kohësh administrata tati-more, konkretisht sektori që menaxhon “teknologjinë dhe in-formacionin” është duke punu-ar për zgjerimin e programit kompjuterik që do të përmbajë të dhëna shtesë. Arjana Dyrmi-shi, drejtoreshë e Politikave Fis-kale në Ministrinë e Financave, thotë se plani për futjen e dy taksave në sistemin e deklar-imit online nga kompjuteri do të vihet në zbatim vitin tjetër. Sipas saj, mirëmenaxhimi që iu bë sistemit të ri të deklarimit të faturave të TVSH-së jep shanse për të investuar në zgjerimin e skemës. “Aktualisht sistemi i IT-së i administratës tatimore është efi cient dhe është duke përbal-luar deklarimin online të këtyre faturave tatimore të TVSH-së”,

deklaron Dyrmishi. Deklarimi online bëhet brenda datës 5 të muajit pasardhës dhe në datën 14 bëhet ai i faturës përmbled-hëse të tatimit mbi fitimin e parapagimit të kësteve dhe të tatimit mbi të ardhurat. Sipas drejtoreshës së Financave, ak-tualisht, administrata tatimore është duke investuar në sistemin IT-së në mënyrë të tillë që në vitin 2011, të përballojë deklari-min online të listëpagesave dhe të akcizës. Dyrmishi thotë se ka një pritshmëri pozitive te ky lloj deklarimi i listëpagesave, e cila është e lidhur me matjen në kohë reale dhe me efi ciencat e përpunimit të statistikave në lid-hje me numrin e kontribuuesve.

Data 15 tetor 2007 shënon fi llimin zyrtar të shërbimeve të deklarimit të taksave nëpërmjet internetit dhe përkon me përuri-min e selisë qendrore të DPT-së dhe të Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë. Pro-jekti fi nancohet nga USAID dhe lidhet kryesisht me shmangien e fenomeneve negative që lindin nga kontakti direkt i biznesit me punonjësin e administratës

tatimore. Vendosja e taksave në regjim elektronik i jep biznesit më shumë shanse të operojë në kushte fl eksibël, duke i shkur-tuar kohën dhe kostot. Problemi qëndron te kapaciteti i admin-istratës tatimore, ku në shumë raste është gjendur e papërgati-tur për të përballuar fl uksin e dërgesave elektronike. Bizneset

ankohen për faqen e internetit të tatimeve se nuk funksionon plotësisht, ka rrjet të ngarkuar dhe për të dërguar deklaratat tatimore kërkon shumë kohë. Nga Drejtoria e Tatimeve jepen të gjitha garancitë se sistemi operon në kushte të sigurta dhe në momentet e mosfunksion-imit të faqes, kjo vjen për shkak

të volumit të lartë të dërgesave që biznesi i bën në momentet e fundit të skadimit të afatit. Prova më e madhe e deklarimit të detyrimit dhe aktivitetit privat nga biznesi ishte muaji prill i këtij viti, kur për herë të parë, u vendos si kusht dorëzimi elektronikisht i librave të shitjes dhe blerjes.

TË ARDHURATTë ardhurat gjithsej nga akciza për periudhën janar-shtator arritën në rreth 28.6 miliardë lekë, duke shënuar rritje prej 10.4%. Kurse nga sigurimet shoqërore janë mbledhur 33.3 miliardë lekë, gati në të njëjtin nivel të vitit 2009

Problemi qëndron te kapaciteti i Tatimeve, ku në shumë raste ka qenë i papërgatitur që të përballojë fl uksin

Page 13: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@13

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

Cai Junnian i ka flokët bion-dë, hundën si shqiponjë dhe sytë jeshil. Jeton në Liqian, një fshat në shkretëtirë në kontenë

Yongchang, në Gansu. Është kinez, por nga pamja i ngjan një evropiani. Bashkëpa-triotët e thërrasin Cezar, e tallin dhe janë të bindur se vjen nga ndonjë familje me

origjinë romake. Testi i ADN-së ka treguar se 58 për qind e gjeneve të tij janë të njëjta me ato të perëndimorëve. Në këtë zonë ai është shumë i famshëm. Ushqehet me paratë e atyre që paguajnë për ta parë. Luo Ying është kopja e një gladiatori të Koloseut dhe nga të gjithë njihe si “Luoma”, ose ndry-she romaku. Një kompani në Shangai, pasi

e pa në televizion, e punësoi si imazh për të negociuar me klientët e Mesdheut. Fshati i harruar i Azisë ku kinezët kanë pamjen e romakëve po bëhet i famshëm dhe mund të ruajë një sekret të madh. Pikërisht këtu, përgjatë gjurmëve të fshira të ‘Rrugës së Mëndafshit’, mendohet se ka humbur...

Will dhe Kate, kurorë më 29 prill

Intervista

Për pak kohë Uma Thurman ishte zhdukur nga ekrani për t’iu dedikuar fëmijëve. Tani ka vendosur të kthehet me dy fi lma dhe një premtim: “Së shpejti do të dalë ‘Kill Bill 3’. Unë dhe Quentin po punojmë për ju”

NE FAQET 14-15

Euroja, a do të shpëtojë monedhaRasti i Irlandës tregon se parashikimi për një qetësi të tregjeve pas “shpëtimit” të Greqisë ishte një iluzion

Përvijimi i dy grupeve të ndryshme brenda BE-së për menaxhimin e situatësFoto fakt

Mbretërorët

Legjionarët romakë që jetonin në KinëFshati i harruar në Azi, që mund të fshehë një sekret të madh

NE FAQEN 20

NE FAQEN 18

NE FAQEN 19

Që nga koha kur liderët europianë emëruan politikanin belg, Her-man Van Roumpy si

President të Këshillit Europian një vit më parë, kanë qenë të paktë ata që kanë vënë re rezervimin e rajonit të Flandrës në Belgjikë. Por, ky perceptim ndryshoi të premten e kaluar, kur Van Roumpy doli në të gjitha mediat e kontinentit pas një vërejtjeje të bërë publikisht. “Ne duhet që të punojmë së bashku në mënyrë që të mbijetojmë brenda Eurozonës, sepse nëse nuk do të mbijetojmë brenda Eurozonës, nuk do të mbijetojmë edhe me Bashkimin Europian”, - tha Presi-denti në një panel diskutantësh. Me komentet e veta ai shprehu atë që shumë njerëz në Bruksel ka kohë që e çojnë nëpër mend, pa guxuar që ta artikulojnë publikisht.

Ndoshta edhe vetë Van Roumpy nuk ka dashur që të thoshte atë që tha. Kjo doli qartë dy ditë më pas, kur sërish publikisht ai deklaroi se ishte keqkuptuar. Por gjithsesi, kjo nuk ndryshon faktin se deklarata e tij ishte e saktë. Qeveritë e Euro-zonës kanë kaluar muaj të tërë në përpjekje për t’i dhënë fund krizës me të cilën po përballet monedha e tyre e përbashkët, por rreziku ka qenë i pamundur që të shmanget. Në të kundërt, takimet e krizës janë bërë tashmë një fakt i zakonshëm dhe miliarda të tjerë në fonde emergjence kërkohen nga shtetet problematikë. Dhe, çka është më e keqja, krizës nuk i duket fundi...

Liderët evropianë u përpoqën që të merrnin çdo lloj mase dhe të bënin çdo lloj përpjekjeje në ten-tativë për të shpëtuar euron. Ata aprovuan programet e shpëtimit fi nanciar për Greqinë...

Një tigër në gjumë në kopshtin zoologjik të Berlinit

Brenda një jave nga njofti-mi se kishin vendosur për të kaluar jetën bash-kë, dje çifti mbretëror

Kate dhe William bënë të ditur edhe datën e martesës. Por pati shumë spekulime gjatë këtyre ditëve. Kishte nga ata që thoshin se çifti do të lidhte kurorë në verë, e të tjerë që mendonin se data e rëndësishme do të ishte shumë më afër, në pranverë. Dhe në fakt, dje çifti ka konfi rmuar se do të martohet në 29 prillin e ardh-shëm dhe sipas vetë Kryeministrit të vendit, Cameron, kjo do të jetë një festë për të gjithë dhe një ditë pushimi për britanikët, ndërsa kisha ku do të mbahet ceremonia dhe Kate e William do të shpallen burrë e grua është Wastminister Abbey, kisha historike e Londrës ku u organizua funerali i Dianës në vitin 1997. Sipas burimeve të pallatit mbretëror, çifti e zgjodhi një vend të tillë për bukurinë e veçantë të tij, për intimitetin që u krijon njerëzve dhe për lidhjet historike mbretërore që ajo ka. Në fakt, për sa i përket 29 prillit, ajo është edhe dita e Shën Katerinës së Sienës dhe Kate emrin e saj të gjatë e ka Katerinë. Ndryshe nga tradita e deritanishme e dasmave mbretërore që janë organizuar të mërkurave, apo të enjteve, 29 prilli i ardhshëm është ditë e premte. Sekretarja personale e princit William tha se çifti e zgjodhi abacinë 1000-vjeçare...

Page 14: 24.11.2010 Gazeta Shqip

14

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010 NDRYSHE

A ka shpresë mbijetese EUROJA?

Vendet e Eurozonës janë të ndarë në lidhje me mënyrat përmes së cilave duhet shpëtuar monedha më e përbashkët me të cilën ata operojnë, dhe kjo në një këndvështrim afatgjatë. Ajo që ndodhi këtë vit me Greqinë dhe Irlandën është thjesht një zgjidhje e përkohshme. Ndërkaq, në një material të brendshëm të hartuar nga qeveria gjermane fl itet për planet e shpejta për të detyruar investitorët e sektorit privat që të mbajnë pjesën e tyre në humbjet e shkaktuara dhe ato që do të shkaktohen në të ardhmen

Që nga koha kur liderët euro-pianë emëruan politikanin belg, Herman Van Roumpy si President të Këshillit Europian

një vit më parë, kanë qenë të paktë ata që kanë vënë re rezervimin e rajonit të Flandrës në Belgjikë. Por, ky percep-tim ndryshoi të premten e kaluar, kur Van Roumpy doli në të gjitha mediat e kontinentit pas një vërejtjeje të bërë publikisht. “Ne duhet që të punojmë së bashku në mënyrë që të mbijetojmë brenda Eurozonës, sepse nëse nuk do të mbijetojmë brenda Eurozonës, nuk do të mbijetojmë edhe me Bashkimin Europian”, - tha Presidenti në një panel diskutantësh. Me komentet e veta ai shprehu atë që shumë njerëz në Bruk-sel ka kohë që e çojnë nëpër mend, pa guxuar që ta artikulojnë publikisht.

Ndoshta edhe vetë Van Roumpy nuk ka dashur që të thoshte atë që tha. Kjo doli qartë dy ditë më pas, kur sërish pub-likisht ai deklaroi se ishte keqkuptuar. Por gjithsesi, kjo nuk ndryshon faktin se deklarata e tij ishte e saktë. Qeveritë

e Eurozonës kanë kaluar muaj të tërë në përpjekje për t’i dhënë fund krizës me të cilën po përballet monedha e tyre e përbashkët, por rreziku ka qenë i pa-mundur që të shmanget. Në të kundërt, takimet e krizës janë bërë tashmë një fakt i zakonshëm dhe miliarda të tjerë në fonde emergjence kërkohen nga shtetet problematikë. Dhe, çka është më e keqja, krizës nuk i duket fundi...

Liderët evropianë u përpoqën që të merrnin çdo lloj mase dhe të bënin çdo lloj përpjekjeje në tentativë për të shpëtuar euron. Ata aprovuan programet e shpëtimit fi nanciar për Greqinë dhe krijuan edhe një fond të madh shpëtimi për të gjitha vendet anëtare të Eurozo-nës. Fshikulluan ligje nga parlamentet e vendeve të ndryshme dhe çuan në limitet e tyre ligjet e Traktatit të Lisbonës. Banka Qendrore Evropiane arriti madje që të dhunonte dhe një tabu të vjetër të saj: blerjen e bonove të vendeve problema-tike, në një tentativë për të stabilizuar çmimet e tyre.

Por, këto hapa sollën vetëm një

“lehtësim” të përkohshëm të situatës, që zgjati deri në shfaqjen në horizont të lajmit të keq të radhës. Në fi llim të vitit ishte Greqia dhe tani është situata e keqe e bankave irlandeze, që përbën një kërcënim për qëndrueshmërinë e euros. Çdo lajm i keq i ri është një nx-itje për krijimin e bindjes se zgjidhjet aktuale të problemeve mund të jenë momentale, por për ndreqjen afatgjatë të situatës nuk do të pijë ujë metoda e marrjes së vazhdueshme të borxheve. Frika ekziston se kjo krizë mund të çojë në dështimin fi nanciar të shteteve problematike, madje edhe të vetë Euro-zonës. Aktualisht Europa është e ndarë më dysh mes dy grupimeve që kanë një këndvështrim të papajtueshëm me ngjarjet dhe me mënyrën e zgjidhjes së problemit. Kancelarja gjermane, Merkel kryeson njërin grup, i cili përbëhet kryesisht nga vendet e Europës Veriore. Merkel personalisht e sheh veten si një mbrojtëse të kulturës së stabilitetit, të atij lloj stabiliteti që Gjermania ka pasur që nga ditët e monedhës së saj, dojçmark.

Qëllimi i Merkelit është parandalimi i shndërrimit të bashkimit monetar në një bashkim transfertash.

Grupi i dytë përbëhet nga të ash-tuquajturit shtetet PIIGS, që kanë grum-bulluar borxh në të shkuarën dhe janë duke kërkuar aktualisht ndihmë. Vende të tilla janë Italia, Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja. Ata duan të arrijnë atë që Merkel kërkon që të parandalojë: një bashkim në të cilin vendi i fortë paguan për vendin më të dobët. Institu-cionet europiane janë aktualisht duke manovruar mes këtyre dy grupeve. Akti i parë i krizës aktuale nisi në resortin breg-detar francez të Deauvilit, në mesin e muajit tetor. Merkel dhe Sarkozi njoftuan fundin e qëllimit të tyre ambig, për të zbatuar një paketë më strikte stabiliteti, me sanksione automatike për vendet që thyejnë rregullat e lojës, pra rregullat e defi citit. Në këmbim Sarkozi mbështeti idenë e Gjermanisë, për të vënë një pjesë të barrës së detyrimeve të krizave fi nan-ciare edhe në supet e biznesit privat. 27 vendet anëtare të BE-së e miratuan këtë

Gjermanët janë duke hartuar edhe një plan, i cili do të ketë në bazë të tij një mekanizëm që do të synojë një balancë më të madhe interesash mes vendit borxhli dhe kreditorëve të bonove, në mënyrë që të shmanget efekti ‘domino’ në tregjet fi nanciare dhe vetë bashkimin monetar

Page 15: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@15

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

marrëveshje në takimin e tyre në fund të tetorit. Planet dhe historitë e frikshme në lidhje me bankat irlandeze shkaktuan një turbullirë në sistemin fi nanciar. Merkel dhe Sarkozi me sa duket nuk kishin menduar për një akt të dytë. Dhe, akti i dytë është Irlanda. Në kundërpërgjigje të akuzave se plani gjerman shkaktoi edhe krizën irlandeze, qeveria e Berlinit ka bërë të ditur se propozimi gjerman për të përfshirë në përgjegjësi edhe sektorin privat nuk ka ndikim, sepse ai përqen-drohet në treg pas vitit 2013.

Për sa i përket situatës së Irlandës, ndryshe nga grekët të cilët ishin ata që e kërkuan ndihmën financiare të komunitetit ndërkombëtar, irlandezët rezistuan shumë, sepse e kanë të qartë që një ndihmë e tillë do të thotë dobësim i sovranitetit të tyre. Kjo është pak a shumë e vërtetë. Problemet e Irlandës nuk janë fi nancat qeveritare, por bilancet nega-tive të bankave të saj. Megjithatë, të dyja sferat janë ngushtësisht të lidhura, sepse qeveria lëshoi një garanci për bankat e saj pas krizës fi nanciare, pa dyshuar se

sa i madh do të ishte problemi. Javët e fundit ka pasur një eksod miliardësh nga Irlanda. Një pjesë e madhe e investuesve të huaj nuk kanë më dëshirë që t’u japin hua bankave irlandeze. Tashmë vetëm bankat qeveritare japin hua. Aktualisht, i tërë sistemi bankar irlandez është në prag të kolapsit.

Pas marrjes së miratimit të paketës fi nanciare u shpresua që ky vendim do të qetësonte tregjet fi nanciare, të paktën për disa kohë. Por, çfarë ndodhi pas kësaj? A do të kthehet vallë vëmendja e tregjeve tek Portugalia, në këtë rast? Edhe vetë ministri portugez i Financave nuk e ka përjashtuar faktin e një ndihme të mundshme financiare që mund të kristalizohet ndoshta së shpejti, si në rastin e Greqisë dhe të Irlandës. Por, ka edhe më. Ministri i Jashtëm portugez ka folur, edhe pse kalimthi, edhe për mundësinë e daljes së vendit të tij nga Eurozona. Paketa e shpëtimit fi nanciar për vendin në krizë u konceptua dhe u hartua me qëllimin e qetësimit të tregjeve fi nanciare. Ekzistenca e kësaj

pakete pritej që të reduktonte tensionet, deri në atë shkallë sa vendet në fakt të mos kishin nevojë që ta përdornin. Në vend të kësaj, situata u tensionua shumë dhe për shumë vende të tjera.

Bashkimi Europian dhe Fondi Mon-etar Ndërkombëtar krijuan një fond prej 750 miliardë eurosh për të mbrojtur anëtarët e brishtë të zonës euro. Këto para do të ishin mjaftueshëm për Irland-ën dhe Greqinë. Po në rast se kriza do të përfshijë edhe Portugalinë e ndonjë vend tjetër, kjo do të ishte një situatë shumë e vështirë. Kur u vendos për paketën, u supozua se problemet e borxhit dhe defi citit buxhetor do të zgjidheshin dhe se brenda pak vitesh vendet me borxhe do t’i kishin “pastruar” fi nancat e tyre dhe do të ishin aftësuar për të marrë sër-ish hua me përqindje të arsyeshme. Tani qeveritë e Europës duhet që të përballen me një realitet ndryshe.

Për sa i përket Merkelit, ajo po tenton që të parandalojë shndërrimin e këtij fondi shpëtimi në një zgjidhje të përhershme. Ajo nënvizoi se fondi duhet të zëvendëso-

het me një mekanizëm të përhershëm të zgjidhjes së krizave. Për këtë gjermanët janë duke hartuar edhe një plan, i cili do të ketë në bazë të tij një mekanizëm që do të synojë një balancë më të madhe intere-sash mes vendit borxhli dhe kreditorëve të bonove, në mënyrë që të shmanget efekti ‘domino’ në tregjet fi nanciare dhe vetë bashkimin monetar. Gjermanët janë duke u konsultuar me francezët, por ndërkohë vende të tjera kanë një këndvështrim të ndryshëm për këtë çështje, si për shembull emetimin e eurobonove. Ka bono qeveri-tare, ripagesa e të cilave nuk garantohet nga vendi që i emeton, por nga i gjithë bash-kimi monetar. Vendet e jugut të Eurozonës mendojnë se është një ide shumë e mirë. Gjermanët dhe austriakët janë kundër saj. Ky lloj projekti do të penalizonte ata që janë të aftë që të menaxhojnë mirë fi nancat e tyre, në përfi tim të atyre që nuk kanë qenë në gjendje që të bëjnë mirë “detyrat e shtëpisë”.

Ndërkohë, të gjitha propozimet e zgjid-hjes së krizës së euros kanë një problem të përbashkët: ato kanë potencialin e përkeqësimit të gjërave.

Frika ekziston se kjo krizë mund të çojë në dështimin fi nanciar të shteteve problematike, madje edhe të vetë Eurozonës. Aktualisht, Europa është e ndarë më dysh mes dy grupimeve që kanë një këndvështrim të papajtueshëm me ngjarjet dhe me mënyrën e zgjidhjes së problemit

Page 16: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@16

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

“PROTOTIPI”, PJ. 13ora 21:00

Majk, Terri, Xho dhe Zozi, janë një grup shpikësish. Ata e imagjinojnë të ardhmen dhe pastaj e ndërtojnë atë... Në një magazinë të izoluar në San Francisko, idetë a tyre të çmendura do të shndërrohen në realitet…Ata duhet të projektojnë, realizojnë dhe të na prezantojnë prototipat e së ardhmes… Por, në një afat kohor shumë të shkurtë: vetëm dy javë… Bëhuni gati, e ardhmja është sot!

AVENTURË TEKNOLOGJI DRAMË

AKSIONTHRILLER EROTIK

“PASION FATAL”ora 23:00

Regjia: T. L. LankfordAktorët: Lisa Comshaw, Lawrence Tierney, Cynthia Rothrock, etj.Kur disa djem të rinj zhduken pa lënë gjurmë, detektivi Wilder fi llon hetimin për të zbuluar të vërtetën. Të gjitha dyshimet e çojnë tek një artiste e re dhe e bukur, e cila pikturat e saj i krijon falë frymëzimit nga ëndrra të errëta dhe motive sensuale. Ndërkohë që ai po i afrohet të vërtetës, ajo ka zgjedhur viktimën e radhës dhe duhet ndalur para se të arrijë qëllimin e saj djallëzor...

POLITIKË

DRAMË

“NOTORIOUS”ora 21:30

Regjia: George Tillman Jr. Aktorët: Jamal Woolard, Anthony Mackie and Derek LukeHistoria e reperit legjendar Christopher Wallace, i njohur si 'The Notorious B.I.G.', që nga ngritja në majat e suksesit deri tek vdekja e tij tragjike. Martesa me këngëtaren R&B Faith Evans, miqësia e ngushtë me Kimberly 'Lil' Kim' Jones, rivaliteti me Tupac Shakur dhe gjithçka që e bëri atë një ikonë të kulturës afro-amerikane …

“AKADEMIKU”ora 21.15

Regjia: Tom VaughanAktorët: James McAvoy, James Corden, Charles Dance, etj.Është viti 1985. Brian Jackon është në vitin e parë të studimeve në Universitetin e Bristolit. Duket se ëndrra më e madhe e jetës është bërë realitet: ai po studion në një universitet pasanikësh. Tani ka dy sfi da të tjera për të fi tuar: konkursin legjendar dhe e dyta, duhet të vendosë se me kë të dalë në takim: me Alice Harbinsonin marramendëse, apo me Rebecca Epsteinin që e merr era?

“AVENTURA NËPËR BOTË II”, PJ. 4ORA 20:00

Jeni në kërkim të aventurës? Ne do të jemi udhërrëfyesi juaj në botën e ëndrrave… Udhëtimi ynë nis në shkretëtirat e famshme të Arabisë, ku do të takohemi me ekspertin e Saharasë, Kris Skot. Për të shkuar më pas në anën tjetër të globit, në parajsën e ‘snoubordit’, në Jukon të Kanadasë ku do të na shoqërojë fotografi Piter Methis. Aventura vazhdon në ujërat e kristalta të Karaibeve përreth ishullit Roatan, e më pas do shohim nga afër natyrën e egër të Afrikës. Këto edhe shumë vende të tjera, në një udhëtim të jashtëzakonshëm...

07.00 Premiere TV Show “Wake up”09.00 Lajme09.20 Moti09.21 Horoskopi 09.27 Top Show R 11.25 TN R. “Mundesia e dyte” pj.50 12.00 Lajme12.15 Moti 12.20 TN Ritr. “India – Nje Histori

Dashurie” pj.12713.10 Film Serial R. “Kujdesu per mua”

pj.50 14.03 Film Serial R. “Te humbur” pj.104

(5/1) 15.00 Lajme15.30 Moti15.35 Premiere Select (direct) 16.30 Premiere TN “Mundesia e dyte”

pj.5117.00 Premiere TF “100 vitrinat” pj.1812 17.28 Programi i dites 17.30 Lajme Flash17.35 Moti 17.40 Premiere TN “India – Nje Histori

Dashurie” pj.12818.35 Premiere Program TV “Pasdite ne

Top Channel”19.28 Programi i dites 19.30 Lajmet 20.05 Moti 20.10 Premiere Program TV “Fiks Fare” 20.50 Premiere Film serial “Kujdesu per

mua” pj.51 21.38 Premiere Film Serial “Te humbur”

pj.105 (5/2) 22.30 Lajme 23.02 Moti 23.06 Premiere Top Show 01.00 Lajme e Moti 01.35 Program TV R. “Fiks Fare” 02.15 Select (rit)03.10 Lajme e moti03.25 Muzike

HOROSKOPI

SHIGJETARI

AKREPI

Jupiteri, Dielli, Mërkuri dhe Afërdita do të jenë miqtë tuaj sot: nën këtë aspekt yjor qetësia dhe optimizmi do të jenë të garantuara. Momente të këndshme ju presin në sektorin e ndjenjave. Në qoftë se jeni singëll, kushtojini më shumë vëmendje takimeve të reja. Në punë do të keni intuita të shkëlqyera që do ju dhurojnë rezultate mjaft të mira.

Jeni një pikë e fortë referimi për personat që ju rrethojnë dhe sot do të kaloni pjesën më të madhe të kohës duke u angazhuar në aktivitete sociale. Mund t’ju thërrasin për të vënë paqen në një situatë mjaft delikate. Në dashuri, loja për të bërë për vete dikë do të bëhet e rrezikshme në qoftë se qëllimet tuaja nuk janë të qarta. Është njësoj sikur të luash me zjarrin dhe mund të digjesh. Kujdes!

Me Diellin, Afërditën dhe Mërkurin në kundërshtim, në këtë periudhë nuk do të reagoni mirë ndaj stresit dhe lodhjes. Ju duhet të ngadalësoni paksa ritmet e jetës tuaj, në qoftë se dëshironi të arrini më të mirën në atë që bëni. Mbani nën kontroll shëndetin. Një diskutim korrekt me partnerin mund të qartësojë disa keqkuptime dhe të krijojë baza të forta për një të ardhme më të mirë.

Hëna në sektorin e dymbëdhjetë ju siguron mbështetjen e miqve tuaj në jetën private dhe të kolegëve tuaj në jetën profesionale. Në këtë mo-ment do të keni me të vërtetë nevojë, duke parë se jeni në shënjestrën e Saturnit dhe Plutonit, që do të pengojnë projekte dhe iniciativa të çdo lloji. Kontrol-loni shëndetin. Jeni singëll? Mund të dashuroheni papritur në mënyrë mjaft intensive.

Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj ju bën të jeni nervoz, sidomos në sektorin profesional: rrezikoni të veproni më tepër në mënyrë impulsive sesa të refl ektoni siç duhet. Mos merrni vendime të nxituara, sidomos në projekte që përfshijnë investime parash. Në qoftë se keni një lidhje të lumtur, mbrëmja do të jetë e mrekullueshme në të gjitha pikëpamjet.

Hëna sot kalon në sektorin e nëntë duke stimuluar aftësitë intelektuale, kuriozitetin dhe aftësitë diale-ktike. Mendja juaj fi llon të eksplorojë horizonte të reja kulturore: inkurajoni këto nevoja. Të favorizuara

aktivitetet shkollore, provimet, udhëtimet, takimet dhe spostimet. Parashikohen të reja interesante në dashuri, që do të ndryshojnë jetën tuaj.

LUANI

GAFORRJA

BINJAKET

DEMI

DASHI PESHORJA

BRICJAPI

UJORI

PESHQITVIRGJERESHA

FILMI SERIAL PREMIERE

“LUFTA KUNDËR DEMOKRACISË”ora 19:00

Ky dokumentar i kushtohet popujve që luftojnë për t’u çliruar nga një skllavëri moderne. Kjo është kronika e forcës, kurajës dhe humanizmit të njerëzve që nuk kanë asgjë, por që luftojnë për demokraci, liri, çlirim, drejtësi për të gjithë, në një luftë kundër të gjithëve.

E MERKURE 24 NENTORBarclays ATP Finals 15:00 SS4Rubin-Kobenhavn 18:30 HD5Inter-Twente 20:45 HD4Panathinaikos-Barcelona 20:45 HD5Rangers-Man Utd 20:45 HD3Tottenham-Bremen 20:45 HD2Instant Highlights 20:45 HD1Barclays ATP Finals 23:00 SS4

E ENJTE 25 NENTORBarclays ATP Finals 15:00 SS4Barclays ATP Finals 21:00 SS4

E PREMTE 26 NENTORWashington @ Atlanta 02:00 HD5Washington @ Atlanta 18:00 HD5Mainz 05-Nurnberg 20:30 HD5NAC-PSV 20:45 SS3

E SHTUNE 27 NENTOR Bayern-Frankfurt 15:30 SS3Dortmund-M’gladbach 15:30 HD5QPR-Cardiff 16:00 SS4Sampdoria-Milan 18:00 HD4 Marseille-Montpellier 19:00 SS5Sevilla-Getafe 20:00 HD5Juventus-Fiorentina 20:45 HD4NEC-Twente 20:45 SS4Bordeaux-Lille 21:00 SS5Atletico-Espanyol 22:00 HD3Sporting-Porto 22:15 HD5

E DIELE 28 NENTORMiami @ Dallas 02:30 HD5Inter-Parma 12:30 HD5Lazio-Catania 15:00 HD5Udinese-Napoli 15:00 HD3Palermo-Roma 15:00 HD1Werder-St Pauli 15:30 SS4Auxerre-Toulouse 17:00 SS5Koln-Wolfsburg 17:30 HD3Beira Mar-Benfi ca 19:15 SS4Bilbao-Osasuna 19:00 HD5Valencia-Almeria 21:00 HD5

Lyon-Paris SG 21:00 SS5E HENE 29 NENTOR

Barcelona-Real Madrid 21:00 HD4JM Marquez-M Katsidis 23:00 SS5

Detyrat profesionale dhe ato personale do të shtohen, keni disa angazhime që nuk mund t’i shtyni për më vonë. Edhe pse do të doni ta kaloni kohën tuaj me gjëra të tjera, kaloni menjëherë në veprime: sa më parë të fi lloni, aq më parë do të mbaroni. Gjithsesi, dikush do ju ofrojë ndihmën e tij/saj. Në sektorin e ndjenjave do të ndiheni mjaft të lumtur.

Yjet ju bëjnë të jeni të guximshëm dhe ju shtyjnë të kaloni në veprim, por sot duhet të evitoni të merrni vendime të rëndësishme, sidomos në sektorin fi nanciar. Në jetën private do parashikohet një zënkë e vogël me partnerin për arsye xhelozie.

Sot Hëna kalon në sektorin e gjashtë e do të tërheqë vëmendjen tuaj në çështjet profesionale. Zhvillime të papritura dhe mundësi të reja: do të keni mundësi për të arritur rezultate të kënaqshme profesionale. Nëse jeni çift, do të ndiheni të ngrohur nga prania e partnerit që do të jetë i gatshëm të plotësojë çdo dëshirë tuajën.

Nën stimujt që ju dhuron Hëna në sektorin e pestë dhe Afërdita në sektorin e dymbëdhjetë, ndieni një dëshirë të madhe të jeni romantik. Në qoftë se jeni singëll dhe dikush ju intereson, është momenti më i mirë për të shpalosur armët tuaja të joshjes e të tentoni ta bëni për vete këtë person. Në qoftë se jeni artistë, dita e sotme do ju ofrojë shumë frymëzime dhe kënaqësi personale e fi nanciare.

Yjet sot do ta përqendrojnë vëmendjen e tyre te disa probleme familjare që po ju shqetësojnë këto ditë. Mund t’ju paraqiten çështje delikate në të cilat nuk doni të përziheni, gjithsesi në qoftë se tregoheni të gatshëm ndihma juaj do të vlerësohet shumë. Përfi -time ekstra parashikohen për shumë nga ju. Dashuria do ju dhurojë momente magjike, kështu që mos lini pas dore njeriun e zemrës.

Keqkuptimet në punë nuk duhet t’ju mposhtin, në të kundërt do t’ju japin energjinë e duhur për të vazhduar para me kurajë, sidomos ata që kanë një aktivitet të pavarur. Në marrëdhënien në çift mos kon-trolloni çdo veprim të partnerit, sepse mund t’ju krijojë probleme. Mundohuni të çlodheni më shumë.

PROGRAMI DITOR I DIGITALBPER ME SHUMEwww.digitalb.al

“TE HUMBUR” PJ.104 (Sezoni 6/1)

ora 21:30 Fluturimi 815 ulet me sukses në aeroportin e Los Anxhelesit, por të mbijetuar vazhdojnë të jenë në ishull pasi Xhulieta shpërthen bombën.Sojeri, Keiti dhe Majlsi përpiqen të shpëtojnë Xhulietën që ka mbetur nën rrënoja. Xhini shfaqet dhe njofton se Saidi është plagosur rëndë. Xheikobi i shfaqet Harlit si fantazmë dhe e udhëzon të shpëtojë Saidin, duke e çuar në tempull. Xhulieta vdes në krahët e Sojerit, dhe Sojeri fajëson Xhekun për vdekjen e saj.

"50 TË VDEKUR NË KËMBË” ORA 21:00

Regjia: Kari Skogland Aktorët: Jim Sturgess, Ben Kingsley, Nathalie Press, etj. Historia e vërtetë dhe shokuese e Martin McGartland, i cili u rekrutua nga forcat speciale britanike për të punuar si i infi ltruar në organizatën terroriste “IRA”. Ai arriti të futej në disa nga strukturat më të larta dhe shpëtoi rreth 50 jetë njerëzish, megjithatë përfundoi i përndjekur nga të dyja palët. Në fund u detyrua të lërë të dashurën e tij dhe fëmijën për të mos vënë në rrezik jetët e tyre, dhe ende kësaj dite jeton në arrati...

Page 17: 24.11.2010 Gazeta Shqip
Page 18: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@18

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]

ARABIA SAUDITE

EUROPA

RUSIA

MONGOLIA

INDIA

OQEANI INDIAN

DETI I KINES

JUGORE

DETI I KINES

ORIENTALE

DETI I JAPONISE

DETI BERING

DETI OKHOTSK

GJIRI I BENGALES

DETI M

ESDHE

AFRIKA

OQ

EA

NI PA

QE

SO

R

Legjionarët romakë që jetonin në Kinë

Cai Junnian i ka flokët bi-ondë, hundën si shqi-ponjë dhe sytë jeshil. Jeton në Liqian, një

fshat në shkretëtirë në kontenë Yongchang, në Gansu. Është kinez, por nga pamja i ngjan një evropiani. Bashkëpatriotët e thërrasin Cezar, e tallin dhe janë të bindur se vjen nga ndonjë familje me origjinë romake.

Testi i ADN-së ka treguar se 58 për qind e gjeneve të tij janë të njëjta me ato të perëndi-morëve. Në këtë zonë ai është shumë i famshëm. Ushqehet me paratë e atyre që paguajnë për ta parë. Luo Ying është kopja e një gladiatori të Koloseut dhe nga të gjithë njihe si “Luoma”, ose ndryshe romaku. Një kom-pani në Shangai, pasi e pa në televizion, e punësoi si imazh për të negociuar me klientët e Mesdheut. Fshati i harruar i Azisë ku kinezët kanë pamjen e romakëve po bëhet i famshëm dhe mund të ruajë një sekret të madh. Pikërisht këtu, përgjatë gjurmëve të fshira të ‘Rrugës së Mëndafshit’, mendohet se ka humbur një legjion prej 6 mijë ushtarësh romakë, të udhëhequr nga djali i madh i gjeneralit Marcus Licinius Crassus. Ishte vitit 53 para Krishtit dhe sipas historisë, ata legjionarë të arratisur nga lufta kundër Parthëve, janë zhdukur në mënyrë misteri-oze. Paraardhësit e milicive të Crassus-it, të masakruar nga paraardhësit e persianëve në territoret e Iranit të sotëm, mendohet se u vendosën mes Tibetit dhe Turkistanit, sot Qin-ghai, për të evituar eliminimin nga luftëtarët kinezë të per-andorit Wu të dinastisë Han. Ishin të parët që në mënyrë të pavullnetshme lidhën Lindjen me Perëndimin, duke përdorur mjetet gjeografike të asaj kohe. Për antropologët dhe arke-

ajo romake dhe kineze, nuk u lidhën vetëm falë tregtisë, por hynë në kontakt të drejtpër-drejtë me njëra-tjetrën. Librat

e sotëm të historisë tregojnë se para Marco Polos, në shekullin e 13-të, vetëm një grup diplo-matësh romakë në vitin 166 pas

Krishtit arritën të shkonin në Pekin. Studiuesit e Universitetit të Lanzhout janë të sigurt se shumë shpejt tekstet duhet të rishkruhen. Në rrjedhën e një fushate gërmimesh u nxorën në dritë në Liqian mbetjet e një fortifikimi antik. Forma dhe sistemi ndërtues është i njëjtë me strukturat mbrojtëse të ndërtuara nga romakët në Ev-ropë, Azi dhe Afrikë. Identike janë edhe kanalizimet e ujit. Një grup antropologësh ka zbu-luar se banorët e fshatit, që nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë këtij rajoni, adhurojnë demat dhe organizojnë lojëra të ngjashme me ato që bëheshin dikur në Romën e Lashtë. Një analizë gje-netike ka treguar se disa familje në mënyrë të pashpjegueshme janë me origjinë kaukaziane, elementë që i bënë ekspertët të arrijnë në përfundimin se e kanë prejardhjen nga legjionarët e humbur të ushtrisë së Crassus-it. Kjo legjendë që ka pushtuar faqet e para të të gjitha gazetave ka bërë për vete gjithë Kinën. Arkeologët dhe antropologët italianë dhe kinezë, të mbledhur në qendrën e studimeve italiane në Universite-tin e Lanzhout, në pranverë do të zgjerojnë më tej gërmimet, deri sa të përshkojnë drejt Perëndimit 7 mijë kilometrat e “Rrugës së Mëndafshit”. “Duam të tregojmë se lidhjet mes dy perandorive më të jashtëzakonshme të historisë nisin shekuj më parë se sa men-dohet”, - thotë Yuan Zhonggeng, drejtor i qendrës. Nga ana tjetër, kjo histori i lë shumë vend edhe skepticizmit. “ADN-ja europi-ane e banorëve të Yongchang nuk provon origjinën romake”, - thotë Yang Gongle, histo-rian i Universitetit të Pekinit. Por, shpresat dhe dyshimet e akademikëve nuk dekurajojnë entuziazmin popullor: “sozitë” e legjionarëve janë yje gazetash dhe televizionesh.

ologët, do të ishte konfirmimi i një zbulimi revolucionar që do të provonte se dy perandoritë më të fuqishme të njerëzimit,

Fshati i harruar i Azisë ku kinezët kanë pamjen e romakëve po bëhet i famshëm dhe mund të ruajë një sekret të madh. Një analizë gjenetike ka treguar se disa familje, në mënyrë të pashpjegueshme janë me origjinë kaukaziane, element ky që i bën ekspertët të arrijnë në përfundimin se e kanë prejardhjen nga legjionarët e humbur të ushtrisë së Crassus

“Më tepër romancë se realitet, mungojnë provat shkencore”

Intervista

Duket më tepër si një romancë se sa kon-fi rmimi i një zbulimi shkencor. Entuziazmi

i studiuesve kinezë nuk i bind aspak historianët italianë. Njëri prej tyre është edhe Maurizzio Bettini.

Nëse nga fortifi kimet e zbuluara në Liqian do të dalin ato që priteshin, a duhet rishkruar vërtet historia?

Fortifikimet nuk kanë tipologji fikse. Nuk habitem që rrënoja në Kinë mund të kujtojnë ndërtimet e qytetërimeve të ndryshme. Nuk ka asnjë dyshim që mes perandorisë romake dhe Kinës ka pasur kontakte dhe tregti dhe të fshehësh fillimet mund të jetë interesante, por jo revolucionare. Për të folur për gjetjet

me rëndësi historike duhen edhe simbolet me shqiponjë, monedhat dhe armët tipike të ushtrive romake. Pa prova të këtij lloji, historia e legjionit të humbur është vetëm një legjendë që ripropozohet në mënyra të ndryshme herë pas here.

Po përse kinezët po pasionohen me lajmëri-met e nxjerra nga Universiteti i Lanzhout?

Nuk janë të vetmit. Jetojmë në kohën e globalizimit dhe shumë historianë janë në mrekulluar nga ideja për t’i kthyer gjërat pas për të treguar se idetë e tanishme nuk përbëjnë ndonjë risi. Entuziazme të tilla vijnë nga pro-jektimi i qytetërimit tonë tek ata që na kanë paraprirë...

Rruga drejt Lindjes “Cezari” aziatik ka fl okë biondë, hundë shqiponjë dhe sy jeshil. Jeton në rrethinat e Yangchang, në Gansu

Fshati ku jeton Cai Junnian, që ju nënshtrua testit të ADN-së

Disa gërmime në rrethinat e Liqian-it nxorën në dritë gërmadhat e një fortifi kimi antik

Testi i ADN-së

58 %e gjeneve të tij janë të njëjta me ato të perëndimorëve

Page 19: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@19

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

KONTAKT [email protected]

UMA THURMAN:Ju dukem një shtëpiake e dëshpëruar?!

Për pak kohë Uma Thurman ishte zhdukur nga ekrani për t’iu dedikuar fëmijëve. Tani ka vendosur të kthehet me dy filma dhe një premtim: “Së shpejti do të dalë ‘Kill Bill 3’. Unë dhe Quentin po punojmë për ju”

Lidhja plot ulje-ngritje me francezin Arpad Busson tani duket sikur është në fazën më të mirë të saj. Madje, duket se janë rik-thyer edhe kohët kur shëtisnin të përqafuar

rrugëve të Nju Jorkut. Uma bukuroshe, që i mbushi 40 vjeç në prill e që për pak kohë ishte zhdukur nga radarët e Hollivudit, është rikthyer sërish. Për të, nënat që punojnë mund të krahasohen me su-perheronjtë. Uma Thurman ka dy fëmijë, Maya (12 vjeçe) dhe Levon (8). Është divorcuar nga babai i tyre, Ethan Hawke dhe për mëmësinë xhiroi fi lmin “Motherhood”, që nuk shkoi shumë mirë. U kon-siderua si një nga dështimet më të mëdha hollivu-diane, madje kur doli në Angli, gazeta “Guardian” shkroi: “Vetëm 88 sterlina fi tim në javën e parë të shfaqjes së fi lmit në kinema”. Edhe me fi lmin që e pasoi nuk pati ndonjë fat të madh: edhe pse ishte prodhuar që në vitin 2008, fi lmi “The accidental husband” ka dalë vetëm tani në kinema për shkak të falimentimit të kompanisë që kishte marrë për-sipër shpërndarjen e tij. Ndërkohë, Uma ka xhiruar “Bel Ami”, me subjekt të marrë nga romani i Gi de Mopasan, ndërsa më vonë mendohet të dalë “Kill Bill 3”, për të cilin është duke punuar me Quentin Tarantinon. Në mitologjinë hindu, Uma është maja e Ganeshit, zotit që dhuron prosperitet dhe paqe.

Tek fi lmi “The accidental husband” jeni aktore, por edhe producente. Është e vërtetë se prej ko-hësh donit të xhironit një komedi romantike, por askush nuk ua vinte veshin?

Në botën e shou biznesit është e vështirë të eksplorosh gjini të reja. Për aq kohë sa nuk ke bërë ndonjë komedi që të ketë pasur sukses, është frikë të guxosh me idenë se do t’i bësh të tjerët të qeshin. Për këtë arsye Quentin Tarantino është kaq i veçantë: ai sheh përtej asaj që duket, duke të ofruar surpriza

të këndshme. Për dhjetë vjet kam xhiruar fi lma dramatik, derisa propozova vetë diçka.

Në film ju interpretoni një prezantuese ra-diofonike që jep këshilla dashurie dhe pëlqehet shumë nga audienca. Një herë patët thënë: “Më mirë të rrish me një njeri që të tradhton se sa me dikë që nuk nxjerr qimen nga qulli”. Do ta jepnit një këshillë të tillë në jetën reale?

Ema, gruaja që unë interpretoj, është si një lloj guruje që e dëgjojnë të gjithë. Por, vërtet ka diçka të vërtetë tek ajo që kam thënë, ndaj mendoj se do ta këshilloja edhe në jetën reale.

Nuk është hera e parë që vendosni të jeni pro-ducente e një fi lmi...

Jo, e kisha bërë edhe më parë me fi lmin “Hys-terical Blindness”, pasi u dashurova me skenarin. Kjo është hera e dytë që më ndodh. Më bënë për vete dy autorë të rinj dhe të shkëlqyer, Mimi Hare dhe Claire Naylor. Ishte viti 1998 kur i takova dhe u kërkova që ta zhvillonin historinë në një mënyrë tjetër. Pas shumë vitesh punë ja arritëm qëllimin, por pa regjisorin Griffi n Dunne nuk do të kishim bërë asgjë. Dhe, ja ku arritëm në realizimin e një fi lmi të bukur dhe me një kastë aktorësh fantastikë.

Mes tyre është edhe Isabella Rossellini. E nji-hnit më parë?

Nuk e kisha pasur fatin të punoja me të. Është një nder për mua. Kam gjithë jetën që e adhuroj. Kur hyn në skenë ndryshon rrjedhën e gjërave. Është e mrekullueshme. Por, filmi ka edhe dy aktorë të tjerë të mëdhenj si Colin Firth e Sam

Shepard.

Për një periudhë kohe vendosët të punonit shumë pak. Çfarë e ndezi dëshirën për t’u kthyer në sheshin e xhirimeve?

Të qëndruarit në shtëpi me fëmijët më dha një gëzim të madh. Madje, në një farë pike mendova të hiqja dorë fare. Por puna ime, përveçse kënaqësisë më dhuron edhe lumturi. Kështu luftova për të mos u shkëputur nga kinemaja, për t’u marrë me biznes dhe për t’u kujdesur për fëmijët. I bëra të gjitha bashkë.

Cila ju duk gjëja më e vështirë për t’u bërë gjatë kohës që qëndruat në shtëpi?

Lavatriçja që më lodhte shumë me gjithë ato opsione larjeje që ka. Nuk e kisha përdorur kurrë më parë. Pastaj pata edhe probleme me gjumin.

Nuk ju zë gjumi?Pas shtatzënisë së parë nuk kam fjetur mirë.

Mungesa e gjumit është një torturë. Kur men-doj se sa shumë fl ija më parë, më vjen pak keq.

Çfarë fëmije keni qenë?Normal. Jo me ndonjë zgjuarsi të rrallë,

shumë e gjatë dhe pak e çuditshme. Po tani?E gjatë, bionde, me sy blu, e shëndoshë

në disa pjesë të trupit dhe e dobët tek disa të tjera.

Zakonisht ju pëlqen t’i xhironi fi lmat afër shtëpisë dhe të mos udhëtoni jashtë?

Fatkeqësisht, ne aktorët jetojmë kështu. Jemi mësuar të mos jemi në shtëpi, madje shpesh shtëpia jonë na duket

vend i

huaj. Jemi mësuar nëpër hotele. E urrej faktin që më duhet të largohem ndonjëherë për muaj me radhë pa parë fëmijët.

Si janë raportet tani me ish-burrin tuaj Ethan Hawke?

Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur mes nesh, unë do ta dua gjithmonë. Është babai i fëmijëve të mi.

Edhe sa do të duhet të presim për t’ju parë tek “Kill Bill 3”?

Për këtë nuk dua të them asgjë. Po ju them vetëm se kam folur me Quentin Tarantinon dhe ai ka me të vërtetë ide

shumë intere-sante.

Page 20: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@20

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

KONTAKT [email protected]

Kate &Will

Në më pak se një javë nga njoftimi i martesës së tyre, çifti Kate dhe William kanë bërë dje të ditur edhe datën dhe kishën në të cilën do të vënë kurorë. Sikundër prisnin të gjithë, bëhet fjalë për një ditë pranvere

kurorë më 29 prill B

renda një jave nga njoftimi se kishin vendosur për të kaluar jetën bashkë, dje çifti mbretëror Kate dhe William

bënë të ditur edhe datën e martesës. Por pati shumë spekulime gjatë këtyre ditëve. Kishte nga ata që thoshin se çifti do të lidhte kurorë në verë, e të tjerë që mendonin se data e rëndësishme do të ishte shumë më afër, në pranverë. Dhe në fakt, dje çifti ka konfirmuar se do të martohet në 29 prillin e ardhshëm dhe sipas vetë Kryeministrit të vendit, Cameron, kjo do të jetë një festë për të gjithë dhe një ditë pushimi për bri-tanikët, ndërsa kisha ku do të mbahet ceremonia dhe Kate e William do të shpallen burrë e grua është Wastmin-ister Abbey, kisha historike e Londrës ku u organizua funerali i Dianës në vitin 1997. Sipas burimeve të pallatit mbretëror, çifti e zgjodhi një vend të tillë për bukurinë e veçantë të tij, për intimitetin që u krijon njerëzve dhe për lidhjet historike mbretërore që ajo ka. Në fakt, për sa i përket 29 prillit, ajo është edhe dita e Shën Katerinës së Sienës dhe Kate emrin e saj të gjatë e ka Katerinë. Ndryshe nga tradita e deritanishme e dasmave mbretërore që janë organizuar të mërkurave, apo të enjteve, 29 prilli i ardhshëm është ditë e premte. Sekretarja personale e princit William tha se çifti e zgjo-dhi abacinë 1000-vjeçare në qendër

të Londrës, për shkak se ajo mbi të gjitha të krijon një ndjesi privatësie. Kjo edhe pse mund të zërë 2000 veta. Në të gjithçka të jep përshtypjen e një kishe fshati. Të thjeshtë dhe pa shumë ekzagjerime e zbukurime, që janë karakteristike për katedralet e mëdha. Dhe siç e thamë më sipër, sigurisht që ajo mbart edhe një histori të gjatë

mbretërore. Gjyshja e William-it, Mbretëresha Elisabetë II, dhe mamaja e saj janë martuar të dyja në atë kishë. Në po atë kishë janë kurorëzuar dhe mbretërit e mbretëreshat britanike

dhe madje aty janë varrosur edhe 17 monarkë. William dhe Kate vendosën që të mos zgjidhnin për këtë datë të shënuar katedralen e Shën Palit, edhe pse ajo ishte katedralja ku vunë ku-

rorë prindërit e Mbretit të ardhshëm, Diana dhe Çarls në vitin 1981.

Familja mbretërore dhe familja e Kate do të mbulojnë shpenzimet e dasmës, të pritjeve para ceremonisë

dhe të muajit të mjaltit, përveç sigurisë. Ndërkaq, janë të shumta dilemat në lidhje me organizimin e një ceremonie luksoze në një kohë kur britanikët janë në mesin e një krize të thellë ekonomike dhe qeveria ka ndërmarrë paketën më të madhe të reduktimeve të buxhetit që nga Lufta e Dytë Botërore. Sekre-tarja e princit ka deklaruar se të gjitha palët e përfshira në këtë ceremoni, pra familja mbretërore dhe familja e Kate janë të ndërgjegjshëm për situatën dhe do të zhvillojnë të gjitha ceremonitë konform kësaj situate të përgjithshme në vend. Lista e të ftuarve ende nuk ka përfunduar, por shumë shpejt ajo do të plotësohet dhe do t’u dërgohet person-ave përkatës për të përgatitur kohën në axhendat e tyre. Ajo çka është e veçantë në këtë martesë, ose më mirë në këto përgatitje paramartesore, është përf-shirja e drejtpërdrejtë e dy të fejuarve në të gjitha detajet e dasmës. Kjo, sepse ata e dinë që e gjithë bota në 29 prillin e ardhshëm do t’i ketë sytë tek ata dhe se të dy janë shumë të preokupuar që kjo ceremoni të jetë një shembull klasik i vetive më të mira të Britanisë. Burime të brendshme të pallatit mbretëror flasin për një lumturi të madhe që po përjeton çifti i parë i vendit.

Kryeministri Cameron konfirmoi se dasma do të shënonte edhe një ditë feste për vendin. “Dasma e Kate dhe William do të jetë një moment shumë i lumtur për ata të dy personalisht dhe për kombin tonë e për këtë arsye atë datë do ta shpallim edhe festë kom-bëtare, në mënyrë që në këtë festim të marrin pjesë sa më shumë njerëz”, ka deklaruar Kryeministri Cameron disa ditë më parë. Hera e fundit që William ka marrë pjesë në një ceremoni të madhe në kishën ku do të vërë kurorë, ka qenë ceremonia funebër e të ëmës, në shtator të vitit 1997. Ndërkohë, edhe pse ogurzeza, të gjitha martesat e familjes mbretërore që janë zhvilluar në këtë kishë janë përfunduar me di-vorc. E tillë ishte martesa e princeshës Anë në vitin 1973 dhe ajo e princit Andre në vitin 1986.

Familja mbretërore dhe familja e Kate do të mbulojnë shpenzimet e dasmës, të pritjeve para ceremonisë dhe të muajit të mjaltit, përveç sigurisë

DITAPër sa i përket 29 prillit, ajo është

edhe dita e Shën Katerinës së Sienës dhe Kate emrin e saj të

gjatë e ka Katerinë. Ndryshe nga tradita e deritanishme e dasmave mbretërore që janë organizuar të

mërkurave, apo të enjteve, 29 prilli i ardhshëm është ditë e premte

Gjyshja e William-it, Mbretëresha Elisabetë II, dhe mamaja e saj janë martuar të dyja në atë kishë. Në po atë kishë janë kurorëzuar dhe mbretërit e mbretëreshat britanike dhe madje aty janë varrosur edhe 17 monarkë

Page 21: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

21

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

U grindën për pëllumbat, vret shokunNgjarja në Sovjan të Korçës. Autori i krimit plagosi rëndë edhe nipin e tij

Kr i m i t ro n d i t s ë r i s h Korçën. Një vrasje për motive banale ka ndo-dhur në orët e pasdites

në fshatin Sovjan. Një 34-vjeçar nga fshati Zvirinë ka mbetur i vdekur në vend kur është qëlluar me automatik dhe një tjetër per-son është plagosur rëndë. Vrasja ka ndodhur në banesën e autorit, 41-vjeçarit Arben Dautllari.

Sipas policisë, ngjarja men-dohet të ketë ndodhur rreth orës

18.00 të pasdites së djeshme, por policia është njoftuar më vonë nga banorët e fshatit. Grupi he-timor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Në oborrin e banesës së 41-vjeçarit Dautllari është gjetur i pajetë Petraq Bur-nazi nga fshati Zvirinë, i cili ishte qëlluar me armë zjarri.

SherriNgjarja ka ndodhur kur mes

autorit dhe viktimës kishte pa-sur një sherr për motive banale. Autori i krimit, Arben Dautllari, kishte qenë në fshatin Zvirinë, ku pasi kishte konsumuar pije alkoolike kishte debatuar dhe ishte grindur me viktimën Pe-traq Burnazi, me të cilin kishte njohje prej kohësh. Ata janë zënë fillimisht në lokal dhe sipas hetimeve ka rezultuar se autori dhe viktima kanë debatuar për disa pëllumba. Më pas 41-vjeçari Dautllari është kthyer në fshatin e tij në Sovjan. Ka qenë Petraq Burnazi që ka ardhur në fshatin Sovjan me një motor për të sjellë në shtëpinë e tij nipin e vrasësit, 26-vjeçarin Marsel Dautllari. Ky i fundit kishte shkuar në Zvirinë me xhaxhain e vet, por

për shkak të sherrit, në nerva e sipër xhaxhai kishte ikur nga lokali dhe e kishte lënë atë me Petraq Burnazin. Nipi i vrasësit

jetonte në shtëpinë ngjitur me xhaxhain e vet.

VrasjaPetraq Burnazi ka sjellë me

motor 26-vjeçarin për ta lënë në shtëpi, por kur ka hyrë në oborrin e Dautllarëve sherri ka rifilluar sërish me Arbenin. Nën

efektin e alkoolit dhe ndërsa ziheshin ende për pëllumbat, Ar-ben Dautllari, që nuk ka pranuar të sqarohet, ka hyrë në shtëpi dhe ka dalë prej andej me një armë automatike tip kallashni-kov. Ai ka qëlluar në drejtim të dy personave që gjendeshin në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa ka dashur të vrasë Petraq Bur-nazin, ai ka qëlluar me armë edhe mbi nipin e tij 26-vjeçar. Dy personat kanë vrapuar për të dalë nga shtëpia, por Arbeni ka qëlluar me breshëri dhe Petraq Burnazi ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa 26-vjeçari Marsel Dautllari është plagosur rëndë. I plagosuri është dërguar për në spitalin e Korçës nga babai i tij, ndërsa viktima ka mbetur në oborrin e shtëpisë.

Pëllumbat

SHERRIArben Dautllari dhe Petraq Burnazi njiheshin prej kohësh dhe shkonin mirë me njëri-tjetrin. Dje Dautllari me nipin e tij kishin shkuar në Zvirinë për të takuar Burnazin, por atje nisën një sherr për disa pëllumba

AUTORIArben Dautllari ka tentuar të largohet me një makinë, por është kapur nga policia, ndërsa ishte ende në gjendje të dehur

Edhe pse kanë kaluar katër ditë nga vrasja e

Mirash Prekës për gjakmar-rje, autorët e saj të identi-fikuar vazhdojnë të jenë të lirë. Ata mendohet se janë fshehur në fshatin e tyre të lindjes, ndërkohë që policia ka kontaktuar me familjarët e tyre, me qëllim për të ne-gociuar për vetëdorëzim. Nga të dhënat mësohet se familja e tyre nuk e ka pra-nuar se dy vëllezërit Arben dhe Alfred Gjergji të kenë vrarë Prekën, pavarësisht se nuk pranojnë të dorëzo-hen në polici. Policia tha se ka ushtruar disa kontrolle në banesa dhe në zona, ku mendohet se fshihen dy të dyshuarit për vrasje, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Njëkohësi-sht, prej familjarëve është kërkuar ndihma që ata të shkojnë vetë në polici dhe të japin versionet e tyre. Preka dyshohet se kishte vrarë vëllain e dy të kërkuarve.

Negociata me familjen e vrasësve

Gjakmarrja

Tiranë

Gjykata vendos t’i kon-vertojë dënimin nga

400 ditë burg në dy milionë lekë gjobë, për akuzën “dhë-nie e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit”, por ai nuk paguan gjobën, çfarë ka sjellë ndalimin e tij. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat bëjnë me dije se Sajmir Rrapo 30 vjeç, banor i fshatit Poshnjë në rrethin e Beratit, është ndaluar mbrëmjen vonë të së hënës. 30-vjeçari ka thyer vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës për konver-timin e burgut me gjobë, më 11 tetor të vitit 2010. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës dhe për dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të ku-firit drejt Greqisë, ku kishte kaluar kundrejt pagesës shumë persona nga fshatra të ndryshëm të Beratit.

Mi.Ha.

S’pagoi gjobën, bën burgun

Arrestimi

Berat

Vendimi

Greqia i konsideroi fajtorë për ndotjen e shkaktuar në detin Jon

Burgosen marinarët e anijes së mbytur, që u nis nga DurrësiNdotja e ujërave territoriale

greke nga mbytja e një anijeje që ishte nisur nga

Porti i Durrësit është ndëshkuar me burgim për ekuipazhin ukrai-nas. Autoritetet e drejtësisë greke kanë vlerësuar fajtorë pjesëtarët e ekuipazhit të anijes që u mbyt më 18 nëntor në ujërat pranë ishullit grek Qefalonia. Gjykata dënoi me pesë vjet heqje lirie kapitenin ukrainas të anijes së mallrave “Christine”, që u mbyt në detin Jon dhe me nga katër vite të tjera secilin prej pesë anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, të gjithë ukrainas. Lajmi është raportuar nga agjenci të ndryshme informative në rajon dhe vendet e ish-Bashkimit Sovje-tik. Anija e mallrave “Christine”, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit në drejtim të portit “Burgas” të Bullgarisë ishte me flamur të Togos. Ajo u mbyt pas disa orësh lundrim nga porti i nisjes afër ishullit grek të Qefalonisë dhe të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të saj shpëtuan duke përdorur një barkë shpëtimi. Sipas marinarëve të “Christine”, anija u mbyt për shkak të një defekti të rëndë në motor dhe thyerjes së skafit të anijes gjatë një fortunali në det

të hapur. Megjithatë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj mbytjeje çuan në cilësimin e ekuipazhit si fajtor për ngjarjen dhe ndotjen e ujërave greke të detit Jon. Gjykata e Qefalonisë gjykoi se detarët e kishin mb-ytur vetë anijen e tyre dhe për rrjedhojë dëmtuan mjedisin me naftën e derdhur në det nga anija “Christine”. Autoritetet deklaruan

se sipërfaqja e zonës së ndotur me produkte nafte arrinte deri në dy mijë metra katrorë. Ndërkaq, çështja është bërë objekt reagi-mesh diplomatike. Përfaqësuesi i ambasadës së Ukrainës në Athinë ka shprehur dyshime nëse mari-narët e kanë mbytur qëllimisht anijen duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Va.Qy.

NGARKESAAnija ukrainase “Christine” ishte ngarkuar në Portin e Durrësit për t’u shkarkuar në Burgas të Bullgarisë

Fier

Grabitësit sulmojnë një grua dhe i thyejnë këmbën

Grabitet në mes të ditës e moshuara nga Fieri, policia ende në kërkim të dy autorëve. Ka qenë ora 15.30 e së martës,

kur Bajame Lule, 60 vjeçe, ka rënë pre e sulmit të dy të rinjve në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qendër të qytetit të Fierit. Gruaja ka qenë duke ecur në këmbë kur në një kthesë ajo është sulmuar nga dy të rinj. Grabitësit i kanë rrëmbyer varësen e floririt dhe më pas janë larguar. Nga tronditja, e moshuara është rrëzuar përtokë pa ndenja në mes të rrugës. Kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar në spital. “Rashë pa ndjenja, pasi u tremba nga ajo që më ndodhi. Nuk mbaj mend asgjë më, vetëm kur u përmenda dallova që këmba më dhem-bte dhe e kam thyer”, kështu ka thënë 60-vjeçarja gjatë marrjes në pyetje. Policia ka nisur kontrollet, por ende nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje.

Ma.Tr.

Tentojnë të vjedhin pusetat, tre në pranga. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se janë ndaluar shtetasit:

Fatmir Kapllani, Hektor Kovaçi dhe Tahir Mustafa. Policia sqa-ron se këta persona janë kapur në flagrancë rreth orës 02.30 të së martës, duke vjedhur kapakët e pusetave në rrugët e qytetit të Vlorës. Në momentin e arrestimit personave u sekuestruan një furgon me targa të VL1963B, si dhe 9 copë kapakë pusetash. Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, rreth orës 03.00, shërbi-met e Policisë së Vlorës kanë pikasur një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës, që u ka ngjallur dyshime. Shoferi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe gjatë ndjekjes makina është përplasur me një mur. Pas kësaj ka braktisur makinën, ndërsa policia ka gjetur aty një pistoletë, dy maska dhe mjete që përdoren për hapjen e dyerve.

mi.ma.

Vlorë

Policia kap në “punë” e sipër vjedhësit e kapakëve të pusetave

Sherri nisi në fshatin Zvirinë dhe përfundoi në shtëpinë e vrasësit në Sovjan

VrasësiAutori i krimit, sipas policisë,

ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer vrasjen. Pak minuta pas ngjarjes ai ka marrë një mjet me targa greke për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga ana e policisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale, megjithatë autori njihej si person problematik në zonë. Policia ka bllokuar edhe armën tip kallashnikov që është gjetur në banesën e autorit.

Juliana Dhimitri

Page 22: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqipE MËRKURË, 24 NENTOR 2010

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

22

Pensionet suplementare do të paguhen nga qershori

SOCIALE

Importi i mbeturinave Riciklimi, draft për dhënien me koncesion Klosi: Këtu është një biznes mafi oz i bërë nga krerët e qeverisëLORINA MIXHA

Vendimi për importin e mbetjeve është kundërsh-tuar nga shoqatat ambien-

taliste, pasi, sipas tyre, përveç se nuk ndihmon pastrimin në vend, mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Tri ditë pas protestës qytetare kundër vendimit për riciklimin e mbetjeve të importuara, Komis-ioni Parlamentar për Veprim-tarinë Prodhuese dhe Mjedisin ka thërritur në një seancë dëgji-more shoqatat e ricikluesve. Në Shqipëri prodhohen çdo vit rreth 850 mijë tonë mbetje dhe të paktën 40 për qind e tyre janë të riciklueshme. Rreth 70 për qind të mbetjeve, shoqëritë e riciklimit e kanë importuar nga jashtë që prej vitit 2004 dhe deri më sot. Dje, në seancën dëgjimore, deputetët e Partisë Socialiste dhe përfaqë-suesit e industrisë së riciklimit të mbetjeve në Shqipëri kanë diskutuar lidhur me mundësitë për të përdorur mbetjet vendase, për pengesat që kanë kompanitë që kujdesen për riciklim dhe përpunim të mbetjeve.

Lënda e parë Deputeti i Partisë Socialiste,

Eduard Shalsi, ka kërkuar arsye përse shoqatat nuk riciklojnë mbetjet shqiptare. Por në vendin tonë ende nuk realizohet ndarja e mbetjeve organike dhe inorgan-ike për t’u përdorur më pas për përpunim.

Kompanitë ricikluese sqaruan dje se kanë bërë gati një draft dhe kërkojnë të marrin me kon-cesion menaxhimin e mbetjeve urbane. Propozimi është bërë nga Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë në një seancë dëgji-more në Komisionin Parlamen-tar të Veprimtarive Prodhuese. Ata kanë shpjeguar se në këtë mënyrë mund të bëhet klasifi kimi i mbetjeve që në burim dhe më pas të përdoren si lëndë e parë për industrinë ricikluese, gjë që

Ushtarakët

Shtesa nuk e kalon 50 për qind të përfi timit të pagesës së pleqërisë

Pensionet e ushtarakëve, punonjësve të policisë së burgjeve, të policisë së

mbrojtjes nga zjarret dhe pu-nonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm po llogariten në bazë të rregullave dhe ligjit në fuqi, i miratuar pak kohë më parë nga qeveria.

I n s t i t u t i i S i g u r i m e v e Shoqërore ka sqaruar se për vitin 2010 llogaritjet për fondet e nevojshme, përveç numrit të përfituesve, bazohen edhe në nenet 13,14, 26 dhe 29 të ligjit, ku është përcaktuar se pensioni i parakohshëm për vjetërsi shër-bimi nuk mund të jetë më i lartë se pensioni maksimal i pleqërisë dhe pensioni suplementar nuk mund të jetë më i lartë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë që merr çdo përfi tues.

“Për zbatimin e këtij buxheti, me hyrjen në fuqi të VKM, ISSH ka marrë të gjitha masat për llog-aritjet dhe pagesat e përfi timeve. Deri sot janë dërguar në institu-cionet përgjegjëse për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm,

rreth 18500 persona që priten të përfi tojnë nga kjo dispozitë”, sqaroi dje zyrtarisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Bazuar në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Pu-nonjësve të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punon-

jësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në RSH” të ush-tarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është i ngarkuar të realizojë llogaritjet dhe pagesat e pensioneve të parakohshme, pensioneve suplementare të pleqërisë dhe pensioneve suple-

mentare të invaliditetit e famil-jare. Bazuar në ligjin për buxhetin e shtetit të vitit 2010, fondet për pagesën e këtyre përfitimeve i jepen Institutit të Sigurimeve Shoqërore nga buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes, për ushtarakët e FA dhe nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barab-

arta, për Policinë e Shtetit dhe përfi tuesit e tjerë.

Llogaritjet e fondeve të nevo-jshme kanë mbajtur parasysh mbulimin e pagesave të përfi ti-meve për të gjithë ish-ushtarakët, ish- punonjësit e policisë dhe të tjerë, të cilët i kanë fi tuar këto të drejta dhe marrin pension çdo muaj, si dhe përfitimet e

pensioneve të parakohshme e suplementare që do të llogariten e paguhen me datë të fillimit nga 1.7.2009, kur ka hyrë në fuqi ligji, pasi këto të drejta nuk janë llogaritur e paguar për shkak të kalimit të ligjit të sipërshënuar në shqyrtim nga Gjykata Kush-tetuese.

Lorina Mixha

Situata

BUXHETI Fondet për pagesën i jepen Institutit të Sigurimeve Shoqërore nga buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes dhe nga buxheti i Ministrisë së Punës

LLOGARITJA Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk mund të jetë më i lartë se pensioni maksimal i pleqërisë dhe pensioni suplementar

PAGESAT Llogaritjet e fondeve të nevojshme kanë mbajtur parasysh mbulimin e pagesave të përfi timeve për të gjithë ish-ushtarakët, ish-punonjësit e policisë dhe të tjerë

SQARIMI Për zbatimin e këtij buxheti, me hyrjen në fuqi të VKM, ISSH ka marrë të gjitha masat për llogaritjet dhe pagesat e përfi timeve sipas ligjit të miratuar nga qeveria

Deputetët e Partisë Socialiste akuzojnë

qeverinë se ka shkurtuar fondet në këtë sektor tepër të rëndësishëm dhe ku spitalet janë “në gjendje të tmerrshme”. Deputetët e mazho-rancës dhe opozitës, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, janë përf-shirë në debat për pro-jektbuxhetin e vitit 2011. Debatet janë përqen-druar në fondin e sektorit të shëndetësisë. Nga ana e deputetëve të PD-së është bërë apel për të gjetur konsensus për reformën në shëndetësi. Drafti i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm vazhdon të diskutohet në parim në Komisionin e Ekonomisë. Dy ditë më parë, buxheti i shënde-tësisë është miratuar vetëm nga anëtarët e mazhoranës, duke mos marrë asnjë votë të opozitës. Sipas mazho-rancës, paratë akorduar shëndetësisë për 2011-n janë edhe më shumë krahasuar me vitin që po lëmë pas, 2010. Nisur nga kërkesat, por edhe argumentet e opozitës, shëndetësia ka nevojë për më shumë para. Ndaj nëse nuk ka ri-shikim, opozita do të vazhdojë të diskutojë dhe të mos jetë dakord me “qesen” lënë njërit prej sektorëve më të rëndësishëm, siç është shëndetësia.

Opozita: Shëndetësisë i duhen më shumë para

DISKUTIMI

nuk është realizuar deri tani nga pushteti vendor.

Të pyetur nga deputetët e Partisë Socialiste lidhur me mundësitë riciklimit të mbetjeve në vend, shoqatat deklaruan se kërkuan nga qeveria mar-rjen me koncesion të menax-himit të mbetjeve inorganike të riciklueshme. Kjo, sipas tyre, do të plotësonte nevojën që ka kjo industri për lëndë të parë, duke shmangur importin e mbetjeve nga jashtë. Por sipas deputetëve të Partisë Socialiste, për të arritur deri këtu, nevojiten më parë poli-tika të qarta për menaxhimin e

mbetjeve urbane në vend.

Kundërshtitë Deputetët e opozitës janë

shprehur kundër vendimit të qeverisë për importin e plehrave, duke e akuzuar atë për lidhje mafi oze me këtë biznes. “Kjo nuk duhet në ndodhë në Shqipëri, që ne të fusim plehra nga bota, por këtu është një biznes mafi oz i bërë nga krerët e qeverisë”, u shpreh deputeti socialist Blendi Klosi. Socialistët kanë kritikuar qeverinë edhe për mungesën e një strategjie, apo planeve rajo-nale për menaxhimin e mbetjeve,

gjë që sipas tyre është e domos-doshme për mbrojtjen e mjedisit.

Në Shqipëri mbetjet nuk dife-rencohen sipas përbërjes, duke u bërë pengesë për përdorimin e tyre si lëndë e parë për fabrikat e riciklimit. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të territorit të vendit mbetjet nuk grumbullohen fare por hidhen përgjatë shtretërve të përrenjve e lumenjve, duke prodhuar një situatë mjedisore dramatike. Sot në Shqipëri kemi një industri ricikluese të zhvilluar e të aftë për të ricikluar mbi 6 mijë tonë lëndë të parë, duke përfshirë letrën, aluminin, plastikën.

USAID dhe qeveria amerikane rikon-

firmojnë ndihmën për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili zhvilloi dje një takim me drejtorin e misionit të USAID për Shqipërinë Jezeph Williams. Gjatë këtij takimi është rikon-fi rmuar nisja e projektit të ri “Përparimi i refor-mave shëndetësore në Shqipëri”. Bëhet fjalë për një projekt pesë vjeçar që synon fuqizimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë. “Ministria e Shëndetësisë e konsid-eron shumë të rëndë-sishme mbështetjen e USAID dhe këtij projekti në veçanti në këtë mo-ment intensiv të refor-mave” është shprehur gjatë këtij takimi ministri i shëndetësisë. Drejtori i USAID, Williams nga ana e tij ka shprehur angazh-imin dhe përkrahjen e tij për sistemin e shëndetë-sisë dhe reformat e ndër-marra nga ky institucion. Projekti “Përparimi i re-formave shëndetësore në Shqipëri” do të drej-tohet nga Mitch Mokhtari specialist në fi nancimin e sistemeve shëndetësore dhe ekspert në fushat e sistemeve shëndetë-sore, kuadrit rregullues në shëndetësi, monitor-imit dhe vlerësimit, refor-mës fi skale, zhvillimit të kapaciteteve ne vendet ne tranzicion.

Projekti 5-vjeçar për shëndetësinë

USAID

Klosi “Kjo nuk duhet në ndodhë në Shqipëri, që ne të fusim plehra nga bota, por këtu është një biznes mafi oz, i bërë nga krerët e qeverisë”

Shalsi Ka kërkuar nga përfaqësuesit e Shoqatës së Ricikluesve përse nuk marrin dhe të përdorin për bizneset e tyre mbeturinat e shqiptarëve, por i importojnë

Ricikluesit Përfaqësuesit e shoqatave të ricikluesve kanë sqaruar se është përgatitur një draft, ku i propozohet qeverisë marrja e menaxhimit të mbetjeve me koncesion

Page 23: 24.11.2010 Gazeta Shqip

23

shqipE MËRKURË, 24 NENTOR 2010

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Krimi në shkolla, shtohet ankthi i prindërve në TiranëPlagoset një tjetër nxënës në gjimnazin “Eqrem Çabej”

DETYRATPolicisë rrugore i është kërkuar të bashkëpunojë me drejtuesit e shkollave, me synim paranda-limin e aksidenteve, si dhe të planifi kojë shërbime në afërsi të institucioneve

ANTIDROGAPolicia ka nisur një operacion prej pak kohësh për mbajtjen nën kontroll të të gjitha ambienteve, që ndodhen pranë shkollave dhe ku dys-hohet se shpërnda-het lëndë narkotike

BLEDI GILAJ

Një përleshje tjetër e dhun-shme mes nxënësve në gjimnazet e Tiranës ka

ndodhur dje, duke sjellë plagosjen e rëndë të një adoleshenti. Pavarë-sisht masave të marra nga policia, pasi këtë vit kanë ndodhur disa sherre në gjimnazet kryeqytetase, ato vazhdojnë të mbeten prob-lem, që shpeshherë është ngritur nga familjarët, të cilët kërkojnë siguri më të lartë.

Pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në shkollën “Sami Frashëri”, ku mbeti i plagosur me levë një nxënës, dje paradite ka ndodhur një episod i ngjashëm në gjimnazin “Eqrem Çabej”. Disa gjimnazistë janë zënë për shkak të një femre, që sipas policisë, kishte lidhje intime me dy djem njëkohësisht. Kjo ka ndikuar në sherrin mes tyre dhe nga kon-fl ikti ka mbetur i plagosur rëndë nxënësi Dhimitër Kushgjini, i cili ka marrë katër plagë me thikë. Sipas të dhënave, ai është zënë me bashkëmoshatarët e tij, sapo ka dalë nga ambientet e shkollës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, kur gjimnazisti, nxënës i shkol-lës “Eqrem Çabej”, ka pasur një konfl ikt me shtetasin Juvlin Hida dhe një tjetër gjimnazist, Juxhin

Oshini. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. Sipas të dhënave, dy të dys-huarit janë shoqëruar, ndërkohë që gjimnazisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por vetëm dy ditë më parë, në gjimnazin “Sami Frashëri” u plagos rëndë nxënësi Tigri Kovaçi pas një konfl ikti të nisur në palestrën e shkollës me disa nxënës të tjerë, që degjeneroi në një përleshje të vërtetë jashtë derës së gjimnazit.

Kjo ka sjellë shqetësim të madh, si për policinë, ashtu edhe për prindërit e adoleshentëve, të cilët studiojnë në këto shkolla. Madje, këto konflikte, që nuk janë të parat për këtë vit shkollor në kryeqytet, kanë sjellë edhe një takim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku janë analizuar këto krime. Në takim, policia kërkoi të hartohen plane masash, ku të përcaktohen detyra konkrete për të gjitha shërbimet, me qëllim parandalimin e këtyre ngjarjeve, si në fushën e sigurisë publike, ashtu edhe në atë të krimit të

organizuar. Kështu, shërbimeve të policisë u janë lënë detyra të planëzojnë shërbime sipas prob-lematikës për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e veprimeve të tjera të kundërligjshme në shkolla dhe në vendet e akomodimit të nxënësve. Ndërsa për antikrimin e organizuar janë lënë detyra për identifikimin e personave me probleme për sigurinë brenda dhe jashtë shkollave, si dhe të ndërtojnë punën për kontrollin e tyre, me synim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme e kriminale.

Plane të tilla masash janë bërë edhe herë të tjera nga policia, si ajo e kryeqytetit, por edhe e qarqeve, megjithëse konfliktet e ashpra në shkolla vazhdojnë të mbeten shqetësim. Në këto plane ishin lënë detyra edhe për drejtuesit e policisë vendore që të bashkëpu-nojnë me organizatat joqeveritare vendase apo të huaja, që operojnë në shkolla, të organizojnë takime të hapura me nxënësit e studentët për nevojën e bashkëpunimit me strukturat policore në interes të kri-jimit të sigurisë. Kjo është kërkuar edhe nga prindërit, duke u ankuar pranë organeve drejtuese të poli-cisë që të kenë më shumë kontakte me nxënësit e gjimnazeve, me qël-lim që ata të njihen me problemet kryesore dhe të mos bien pre e tyre, duke nisur që nga konfl iktet, përdorimi i lëndës narkotike, apo përfshirja në aktivitete të tjera kriminale.

Një nxënës i shkollës “Eqrem Çabej” është goditur katër herë me thikë në trup pas një sherri banal

MASATPas dy konfl ikteve në shkolla, policia ka analizuar këto ngjarje, duke marrë masa urgjente

KONFLIKTIGjimnazistët janë zënë për shkak të një femre, e cila kishte lidhje me dy djem njëkohësisht

AUTORËTPër këtë sherr të rëndë, policia ka shoqëruar të dyshuarit Juvlin Hida dhe Juxhin Oshinin

PRINDËRITFamiljet e nxënësve kishin kërkuar edhe më parë ndihmën e policisë për takime me gjimnazistët

Situata

Page 24: 24.11.2010 Gazeta Shqip

24

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010 AKTUALITET

Oboti 5

KESH përmbyt përsëri fshatin që nuk thahet prej një vitiAsnjë masë serioze nuk u mor pas 4 përmbytjeve të para

Përmbytet për të pestën herë brenda vitit Nën-shkodra. Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të

Dejës me një intensitet rreth 900 metrash kub ujë në sekondë dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna kanë shkaktuar sërish përmbytje ma-sive në fshatin Obot, që ndodhet buzë lumit Buna. Ky lumë ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë dhe dhjetëra shtëpi. Oboti tashmë është kthyer në simbolin e përmbytjeve të Nënshkodrës.

Përmbytja e pestë e ObotitI gjithë fshati është i rrethuar

nga uji, ndërkohë që brenda zo-nave të banuara ai ka arritur mbi një metër. Rruga nacionale është bërë e pakalueshme dhe e vetmja mënyrë e banorëve të zonës për t’u lidhur me pjesën tjetër të ven-dit janë varkat. Përmbytja e ditës së djeshme ka mbuluar me ujë qindra hektarë toka dhe dhjetëra banesa. E vetmja gjë që të bën të mendosh se kjo zonë është e banuar janë çatitë e shtëpive që duken nga larg të rrethuara nga uji. Nga banorët e fshatit Obot vijnë raportime që kanë të bëjnë me një situatë tepër të vështirë që po kalojnë pa asnjë lloj ndihme. Një nga banorët e zonës, Lush Marku, tha për “Shqip” se përm-bytja e pestë është me të njëjtat përmasa si ajo e fillimit të këtij viti, por askush nuk po kujdeset për banorët. “Kemi një përmbytje tepër të madhe, të ngjashme me atë të muajit janar dhe askush nuk kujtohet për banorët e zonës. As nuk na kanë lajmëruar se do ketë përmbytje dhe as nuk e sho-him prezencën e shtetit në fshat. Uji ka filluar të futet nëpër shtëpi dhe ka arritur mbi një metër, jemi tërësisht të izoluar. Duhet të veprohet sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje, pasi kështu nuk jetohet më. Jemi në mëshirë të fatit, kemi mbetur me sy nga uji, kemi frikë të flemë në shtëpitë tona, pasi situata sa vjen e bëhet më e rëndë”. Ndonëse kemi të bëjmë me një përmbytje masive, e ngjashme me atë të fillimvitit në muajin janar, banorët e zonës nuk janë lajmëruar për rrezikun e përmbytjes, për më tepër që nuk shihen në terren strukturat e specializuara të operacioneve të shpëtimit. E vetmja mënyrë ko-munikimi dhe lidhjeje me pjesën tjetër të vendit kanë ngelur sërish varkat e lundrimit, ndërkohë që fshati Obot është përmbytur që në orët e para të së martës, zona të tjera të Nënshkodrës rrezikojnë nga çasti në çast të preken nga përmbytja. Tashmë në gjithë Qarkun e Shkodrës, si në zonën e Nënshkodrës ashtu dhe në atë të Mbishkodrës, është rikthyer frika e një përmbytjeje masive

SHKARKIMETPortat e sigurisë së hidrocentralit të Vaut të Dejës janë hapur natën e së hënës dhe po derdhin 900 metër kub ujë në sekondë. Kjo ka sjellë përm-bytjen për herë të pestë të Obotit

BRAKTISJAAsnjë polic, asnjë ushtar, asnjë përfaqësues i shtetit nuk është dukur dje në fshatin që përmbytet për herë të pestë brenda një viti

MYZEQEJARreth 200 shtëpi dhe 250 hektarë tokë janë përmbytur gjatë natës së të hënës në Fushën e Myzeqesë, për shkak të mosfunksionimit të sistemit kullues

DeklarataHIDROCENTRALET, META: SITUATA NËN KONTROLL

Zv.kryeministri Ilir Meta ka deklaruar në Durrës se situata në hidrocentrale dhe në vend pas reshjeve të

fundit është nën kontroll, ndërkohë që është pranuar se përmbytjet në të shumtën e rasteve janë shkaktuar si pa-sojë e mungesës së energjisë elektrike. Në një takim pune në Prefekturën e Durrësit me drejtues të kompanisë “CEZ Shpërndarje” dhe kryetarë të pushtetit vendor të rretheve Durrës e Krujë, Meta, pasi është njohur me situatën e rënduar, ka deklaruar se duhet një bashkëpunim më i mirë mes palëve për të përballuar vështirësitë dhe mënjanuar situatat e ngjashme në të ardhmen. I pyetur nga gazeta në lidhje me situatën në hidrocentrale, Meta tha se situata është nën kontroll dhe kaskada e Drinit është menaxhuar në një mënyrë shumë të mirë. E ndërsa deklarohet se të gjithë janë në gatishmëri për të siguruar një menaxhim sa më të mirë të situatës, qindra hektarë tokë ndodhen nën ujë, shumë shtëpi janë të përmbytura dhe mjaft godina shkollore të dëmtuara. V.Q.

Fshati Obot ishte i pari që u përmbyt në muajin dhjetor të vitit 2009. U përmbyt edhe tri herë të tjera në janar e shkurt 2010 dhe për të pestën herë dje

Përmbytjet

Energjia vazhdon të mungojë në zonat rurale

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën

Tepelenë-Përmet

Moti i keq lë në errësirë dhjetëra fshatra në të gjithë vendin Avaritë

Reshjet e dendura të shiut, shoqëruar me erë të fortë, kanë krijuar probleme me

furnizimin me energji elektrike në mjaft zona të vendit. Kështu në Korçë shtyllat dhe linjat e tensionit të lartë janë këputur si pasojë e motit të keq, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në disa nga komunat e rajonit të Korçës. Ndërprerje të energjisë kanë pasur të paktën 10 fshatra në zonën e Mokrës, të cilat e kanë kaluar natën në errësirë të plotë, për shkak të de-fekteve dhe shembjes së shtyllave të vjetra prej druri. E njëjta situatë ka

qenë edhe në komunat e Moglicës dhe Buçimasit, ku banorët janë zhytur në terr që prej dy ditësh. Në të gjitha zonat është ndërhyrë nga shërbimet 24-orëshe për riparimin e defekteve, por vetëm zonat e thella malore kanë mbetur në errësirë, për shkak të largësisë dhe linjave tejet të amortizuara.

E njëjta situatë ka qenë edhe në mjaft komuna malore të Qarkut të Dibrës. Kështu në Kala të Dodës, Sllovë, Selishtë, Cerjan, Ostren, Trebisht, Zerqan, Fushë-Bulqizë, Derjan, Xibër, Macukull etj., ka pasur ndërprerje të energjisë. Veç defekteve

në linjat e transmetimit, për shkak të amortizimit të tyre, mësohet se ka pasur avari edhe në nënstacionin elektrik në Bulqizë, ku është dëmtuar fidri 12 i këtij nënstacioni, për shkak të shkarkesave elektrike të rrufeve.

Ndërkaq, Valbona mbetet e izo-luar dhe në terr që prej dy javësh. Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe dje, duke krijuar vështirësi për rin-dërtimin e rrjetit elektrik të dëmtuar në zonat rurale të Tropojës. Ndërkaq, kufizime ka pasur edhe në rrethet Fier, Tepelenë dhe Vlorë, ku ener-gjia elektrike është shkëputur për disa orë.

nga prurjet e përrenjve dhe nga shkarkimet që mund të bëhen prej portave të hidrocentraleve të ngri-tur mbi kaskadën e lumit Drin.

Edhe Myzeqeja nën ujëSituatë përmbytjesh edhe në

Myzeqe. Më shumë se 200 shtëpi dhe objekte të tjera janë përmb-ytur nga uji mbrëmjen e së hënës në rrethin e Lushnjës. Fshatrat Mërtishtë, Babunjë, Gradishtë, Gurrës, Rremas, Fierseman janë zonat më të goditura nga përm-bytja e banesave. E përmbytur rezulton edhe lagjja Karbunarë e qytetit të Lushnjës. Ujërat e përroit kanë vërshuar në dhjetëra banesa dhe njësi tregtimi. Shirat

e rrëmbyeshëm kanë nxjerrë jashtë funksionit sistemin e ka-nalizimeve të fshatrave, çka ka bërë që uji të vërshojë në banesa. Ndërkaq, dhjetëra bagëti janë mbytur nga uji. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve vendore. Sakaq, batica e detit ka

shkaktuar çarjen e brezit të rërës, çka ka shkaktuar përmbytje në Karavasta dhe Rremas. Kryetari i komunës, Agim Rredhi, ka dekla-ruar se po mendohet edhe evakui-mi i zonës. Bordi i kullimit është shkaktari i kësaj situate të krijuar në Lushnjë, ndërkohë që njësitë

e qeverisjes vendore të prekura nga situata e rëndë justifikohen se nuk kanë pasur fonde për in-vestime. E njëjta situatë paraqitet dhe në rrethin e Fierit. Rreth 150 banesa dhe lokale në Komunën Qendër të Rrethit të Fierit janë përmbytur, ndërsa janë dëmtuar rreth 250 hektarë tokë bujqësore. Banorët ankohen se përmbytjet po shkaktohen nga mospastrimi i kanalit kryesor që përshkon rrugën Fier-Seman, si dhe nga punimet e firmës ndërtuese të rrugës që, sipas tyre, nuk ka bërë ndërtimin e sistemit të kanaleve.

Ardi HotiMatilda Troka

Erozioni

Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqi-

tje të dherave në disa seg-mente kryesore të rrugës kombëtare Tepelenë-Për-met. Kështu, në afërsi të Kuqarit qarkullimi është bl-lokuar për disa orë deri sa mjetet e pastrimit të Drejtori-së Rajonale të Rrugëve kanë arritur të largojnë dheun duke hapur një shteg rru-ge njëkalimshe. Rruga me një gjatësi prej gati 40 km, për shkak të amortizimit të tejskajshëm edhe pa këto rrëshqitje të dherave, shfaqet problematike në shumë segmente të tjera të saj. Ndërkohë, në ven-din e njohur si Ura e Leklit, një aks i rëndësishëm jo vetëm për qarkullimin drejt qyteteve të Përmetit dhe Këlcyrës, por edhe pjesën tjetër të rajonit jugor, nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Prej kohësh nuk po tregohet vëmendja e duhur pasi edhe investimet për mirëmbajtjen e këtij segmenti kanë qenë të pakta dhe me intervale të gjata kohore, çka e tregojnë edhe gjurmët e asfaltit të dëmtuar mbi sipërfaqen e kësaj rruge. En.Se.

Page 25: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

25

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

AVARIAPërcjellësit e energjisë elektrike ishin këputur nga era e fortë dhe ki-shin rënë në një rrugicë të lagjes “11 Nëntori” të Elbasanit

NJOFTIMIBanorët e zonës kishin njoftuar për avarinë, por askush nuk kishte marrë masa deri në momen-tin kur u gjet i vdekur Ahmeti

VIKTIMAGazmend Ahmeti, i cili banonte në rrugën ku kishin rënë telat, dyshohet se tentoi t’i largonte me këmbë nga asfalti

POLICIAHetimet për ngjarjen kanë nisur me marrjen në pyetje të specia-listëve të fi lialit të “CEZ Shpër-ndarjes” në Elbasan

Rama: Kaosi në Tiranë, orkestrim i BerishësAkuza

Moti i keq shënon viktimën e parë në qytetin e Elbasanit

Preku telat e korrentit që kishin rënë nga era e fortë. Hetohet CEZNgjarja

Stuhia e dy ditëve më parë ka shkaktuar vdekjen e një 40-vjeçari nga Elbasani. Ai ka rënë në kontakt me

një kabllo të energjisë elektrike që kishte rënë përtokë nga era e fortë. Burime të policisë lo-kale bëjnë të ditur se 40-vjeçari Gazmend Ahmeti, banor i lagjes “11 Nëntori”, ishte përpjekur të pastronte rrugën nga disa tela të rënë prej një shtylle. Ai është përpjekur të largonte me këmbë disa përcjellës të energjisë elektri-ke, që kishin rënë nga shtylla në trotuar dhe si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se telat kanë rënë në tokë si pasojë e stuhisë dhe shi-rave të rënë gjatë të gjithë ditës së hënë në qytet. Edhe pse banorët kishin lajmëruar me telefon për këtë avari, asnjë nga specialistët e “CEZ Shpërndarjes” nuk shkoi në kohë në vendin e ngjarjes për të riparuar defektin në shtyllën me tela të rrëzuar, por nuk u bë as ndërprerja e energjisë në zonë, për të parandaluar tragjedinë që ndodhi.

Ndërkohë që prej orës 23.50 të së hënës, Policia e Elbasanit ka nisur hetimet paraprake për ngjarjen aksidentale, ku humbi jetën 40-vjeçari. Në Komisariatin e Policisë së Elbasanit janë sho-qëruar për t’u marrë në pyetje disa punonjës të “CEZ Shpër-ndarjes”, për të dhënë sqarime në lidhje me avarinë dhe vonesën e ndërhyrjes, si dhe disa banorë të zonës, të cilët kanë saktësuar kohën e ndodhjes së avarisë dhe të njoftimit të CEZ-it.

Një nga specialistët e CEZ-it, i cili nuk do të identifikohet, tha pas marrjes në pyetje nga policia se “ishte stuhia që përfshiu gjithë zonën ajo që shkaktoi dëmtime

të përcjellësve të rrymës elektri-ke dhe kësisoj, përgjegjësia nuk mund t’i faturohet Qendrës së Operim-Mirëmbajtjes në Elbasan. Ndiejmë keqardhje të jashtëzakonshme për humbjen

e jetës së 40-vjeçarit, por me ngjarjen nuk mund të abu-zohet duke na fajësuar ne”, tha elektricisti i filialit të “CEZ Shpërndarjes”.

Një tjetër elektricist tha se

për avarinë e krijuar në lagjen “11 Nëntori”, njoftimi nuk ishte bërë në kohë. Sipas tij, vetëm dhjetë minuta para ngjarjes ka pasur një sinjalizim në sektorin e informacionit të defekteve dhe

avarive në dispeçeri dhe në bazë të planit të gatishmërisë, një grup pune është nisur për në vendin e ngjarjes. Por, kur specialistët kanë arritur atje, 40-vjeçari ki-shte ndërruar jetë nga kontakti me rrymën elektrike. Sidoqoftë, Policia e Elbasanit vazhdohen hetimet për ngjarjen në fjalë dhe paraprakisht është komunikuar se mbetet një gabim njerëzor, por pa e saktësuar, nëse ishte gabim njerëzor i viktimës, apo i specialistëve të filialit të CEZ-it, që kanë qenë gjatë kësaj kohe me shërbim.

Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar një aksident edhe në Shkodër, ku është rrezikuar jeta e 13 personave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e thellë malore të Vig Mnelës, kur një fugon pasagjerësh ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura

e Vig Mnelës” dhe si rezultat i prurjeve të shumta të përroit, automjeti ka mbetur i izoluar nga uji. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shko-drës. Për fat të mirë, nga ky aksi-dent nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Furgoni ka mbetur për disa orë nën ujë dhe pas disa orësh është arritur të nxirret nga rrjedha e përroit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë moti i keq dhe amorti-zimi i rrugës, për arsye të prurjeve të përrenjve. be.dy./ar.ho.

Vdekja

Çizmet e llastikut, zgjidhja e vetme për kryeqytetasit

Kryeqyteti është zhytur në ujë e në baltë. Dëmtohen dhjetëra bizneseSituata

Ka mjaftuar shiu i rrëmbyer i dy ditëve të fundit për të parë një Tiranë të përmb-

ytur nga “koka te këmbët”.Pellgje uji kudo, rrugë të mbu-

shura me ujë, katet e para, aktua-lisht lokale, dyqane ushqimore apo biznese të tjera janë përmb-ytur jo vetëm nga shiu, por edhe nga balta. Nuk është çudi nëse në ndonjë lagje të Tiranës rastësisht të zë syri “puseta” të hapura, të cilat janë kthyer në shatërvanë, ndonëse jemi në stinën e dimrit. Kjo është vetëm një pjesë e pa-noramës së një dite me shi të rrëmbyer në kryeqytet.

Në të tilla situata është e kotë të mendosh gjatë. Zgjidhja më e përshtatshme do të ishin një palë çizme llastiku, që nuk lejojnë depërtimin e ujit, në të kundërt do të duhet të “notosh” përgjatë pellgjeve, duke shpresuar që nuk do të biesh në ndonjë gropë.

Ngado që kalon apo kthen ko-kën vëren lagje të mbuluara nga uji, baltë e llucë që të spërkasin kudo e që ta bëjnë akoma më të mërzitshme rrugën. Kjo situatë ka përfshirë sidomos rrugën “Babë Rexha” te zona e ish-parkut të autobusëve, “Don Bosko”, “Jordan Misja” dhe “Komuna e Parisit”.

Teksa hedh një vështrim në lagje të tjera të kryeqytetit, të

bëjnë përshtypje ujërat e zeza që kanë shpërthyer në mes të blloqeve të pallateve. Lumi i Lanës është tërësisht i zi dhe i mbuluar nga plehra të shumta, pamje që të ngjason as më pak e as më shumë me një “shëtito-re” plehrash të shumëllojshme. Të ecësh në trotuare është një “makth” më vete, sepse ndonëse je veshur për të dalë apo për të shkuar në punë, të duhet të ka-

losh mbi pllaka që kanë lëvizur nga vendi dhe që fare rastësisht mund të spërkatesh nga uji i grumbulluar poshtë tyre. E megjithatë, kjo nuk është e keqja më e madhe. Ka edhe nga ato raste që teksa je duke nxituar, për shkak të shiut të rrëmbyer, nga ana e rrugës të vjen uji në formë shatërvani nga gomat e makinave që bien me shpejtësi në gropat e shumta të rrugëve, të cilat janë plot e për plot me ujë për arsye të rrebeshit.

Sa herë që përmendet munge-sa e kolektorëve, apo shkaku që krijon këto probleme në rrugët e kryeqytetit, faji mbetet jetim.

Si rrjedhojë, pasojat i vuajnë kryeqytetasit që qarkullojnë me çizme në rrugët e Tiranës. Përfa-qësuesit e disa bizneseve të vogla, të cilat kanë pësuar dëme mate-riale për shkak të përmbytjeve të dy ditëve të fundit, shprehen se fajin për këtë avari e ka Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila ka vënë në dispozicion kolektorë me kapacitete minimale.

Ndërtimi i kanalizimeve është një tjetër pikë e errët për krye-qytetin. Si pasojë e mungesës së tyre, sa herë që bie shi rrugët e kryeqytetit përmbyten, ndërsa bizneset që ndodhen në katet e para të pallateve “rrënohen”.

Shpresa Mezini

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, akuzon Kryeministrin Berisha për kaosin

e krijuar dje në rrugët e kryeqytetit. Në një takim me kryebashkiakët e majtë ai solli sërish në vëmendje situatën e krijuar dy ditë më parë në Tiranë, ku u paralizua totalisht qarkullimi i automjeteve, duke theksuar se gjithçka ishte orkestruar nga qeveria për të egërsuar qytetarët kundër bashkisë. “Pse Tirana sot nuk është bllokuar? Vetiu përgji-gjja e djeshme që ne dhamë për bllokimin kriminal të qytetit me orë të tëra, sot merr formë të prerë. Tiranën e bllokoi Lule-Saliu,

për të njëjtat arsye që Sali-Lulja ka bllo-kuar dhe së fundmi shkatërruar investimin për qendrën e re të Korçës dhe shumë të tjera që ndodhen në qytetet e Republikës së Shqipërisë”, tha Rama. Kreu i opozitës theksoi se Kryeministri Berisha po pengon çdo ditë projektet e Bashkisë së Tiranës për interesat e tij. “Është shkelur një mar-rëveshje miliona euro me BERZH, për të mos lejuar zhvillimin e Tiranës dhe që me taksat e qytetarëve të realizohet përmes një kredie një vepër që mban vulën e bashkisë së qytetit”, tha Rama. Sh.Me.

Rrugët e bllokuara

Aksi kombëtar Lushnjë-Fier është bllokuar

nga uji në një pjesë të autostradës, ku në një gjatësi prej 50 metrash është mbuluar nga 1

metër ujë

Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme në rrugën nacionale Peshkopi-Burrel-Milot, për shkak të rrëshqi-tjes së dherave në rrugë

Fier

Dibër

ELBASAN Probleme në qarkullimin e automjeteve ka pasur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në Papër dhe në atë Elbasan–Librazhd te Kthesat e Murrashit

Aksidenti i shkaktuar nga moti i keq në Shkodër përfundoi fatmirë-sisht pa viktima

Page 26: 24.11.2010 Gazeta Shqip
Page 27: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

27

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comBOTE

Financa

Kriza pas Irlandës drejtohet në jug të kontinentit

Koreja e Jugut ka para-lajmëruar Veriun se do të reagojë ashpër ndaj çdo provokimi tjetër,

pasi dhjetëra predha artilerie goditën një ishull koreanoju-gor. Presidenti koreanojugor, Lee Myung-bak, dha urdhër që ushtria të reagonte me sulm me raketa ndaj Koresë së Veriut, nëse siç u shpreh, "do të ketë provokime të mëtejshme". Veriu dhe Jugu kanë fajësuar njëri-tje-trin si shkaktar të fillimit të inci-dentit, që cilësohet si më i rëndi që prej fundit të luftës koreane. Dy ushtarë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën nga predhat që ranë në ishullin koreanojugor që ndodhet shumë pranë kufirit mes të dyja vende-ve. Imazhi i shtëllungave të tymit që ngriheshin nga predhat dhe i një fshati që digjej ishte diçka që shumë koreanë kanë shpresuar të mos e shikonin kurrë më. Zjar-ri i artilerisë goditi një ishull të vogël koreanojugor Yeonpyong, që ndodhet pranë kufirit korea-nojugor. Ushtria koreanojugore qëlloi me 80 predha si reagim, duke shkaktuar atë që e qua-jti "dëm të konsiderueshëm". Shkëmbimi i zjarrit zgjati rreth një orë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën, megjithëse duke pasur parasysh provokimet e mëparshme, Koreja e Veriut mund të shihet nga shumë vëzhgues neutralë si fajtori i mundshëm. Ka shumë nga ata që do të pyesin se çfarë do të thotë ky episod i fundit për poli-tikat e brendshme të turbullta të Phenianit. Incidenti vjen në një periudhë të rrezikshme tranzi-cioni, kur lideri Kim Jong e kalon pushtetin tek djali i tij më i vo-gël. Incidenti është dënuar nga SHBA-ja dhe Rusia, megjithëse Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, ka refuzuar të emërojë fajtorin. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Pheniani duhet të ndalë veprimet kokëforte. Mini-stri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foli për një rrezik kolosal dhe shtoi se ata që e iniciuan zjarrin e artilerisë duhet të mbanin përgjegjësi të plotë. Në kontrast Pekini, që shumë rrallë e kritikon Phenianin, u bëri thirrje të dyja palëve për paqe dhe stabilitet. Pse janë të tensionuara mar-rëdhëniet midis të dy Koreve? Një debat i pazgjidhur lidhur me mbytjen e një luftanijeje ka bërë që marrëdhëniet midis të dy fqinjëve - që mbeten teknikisht ende në gjendje lufte - të shkojnë në nivelin më të ulët për shumë vite. Mbrëmjen e datës 26 mars, luftanija koreanojugore Che-onan po lundronte nga ishulli Baengnyeong, pranë kufirit të diskutueshëm detar, kur një shpërthim e ndau në dy pjesë. 58 marinarë mundën të shpëtojnë, 46 të tjerë gjetën vdekjen. Hetue-sit shqyrtuan mundësinë që faji për shpërthimin mund të kishte qenë një minë e mbetur nga Luf-ta e Koresë, apo ndonjë defekt në anije. Koreja e Veriut mohon të ketë pasur ndonjë rol në in-cident. Ajo i ka hedhur poshtë gjetjet e hetimit dhe ka kërkuar që të kryejë hetimin e saj - diçka që Seuli e ka përjashtuar. Çfarë e motivon Korenë e Veriut? Disa analistë besojnë se aktet provo-kative të Koresë së Veriut janë të lidhura ngushtë me transferimin e pushtetit që po ndodh në ven-din komunist. Kim Jong-il, që besohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, mendohet se është në procesin e dorëzimit

Koretë, përplasje mes artilerive në kufijËshtë incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953

të pushtetit tek pasardhësi që ka zgjedhur, djali i tij Kim Jong-un. Në shtator, partia në pushtet në veri mbajti një kongres të rrallë, ku këtij të fundit iu dhanë dy poste kyçe. Mark Fitzpatrick

nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se inci-dentet e fundit si ai i mbytjes së Cheonan-it dhe sulmi me artileri mbi ishullin Yeonpyeong, kishin pak gjasë të ishin akte armiqëso-

re të ushtrisë së Koresë së Veriut. Ato, tha ai, do të përshkruhen si fitore nga Koreja e veriut dhe do të shihen nga Kim Jong-il si mënyrë për të fuqizuar pozitën e të birit.

Presidenti francez, Sarkozi, me shpresën se do të fitojë edhe një tjetër mandat presidencial, pavarësisht mbështetjes së ulët popullore, po tenton që të tregojë se është një njeri i

qetë dhe që e kontrollon veten, ndryshe nga sa ka demonstruar shpesh në të shkuarën. Një nga rastet e tij të shumta të shpër-thimeve dhe humbjes së kontrollit është, për shembull, ai që i tha një vizitori në një panair bujqësor “ik o trap”.

Por duket se vetëkontrolli është një cilësi që Sarkozi nuk e ka. Kështu, së fundi, në një takim jashtë kamerave, në Samitin e fundit të NATO-s në Lisbonë, ai e humbi kontrollin kur e py-etën për skandalin e fundit, për të cilin e kanë akuzuar atë të “Karaçigate”. Një skandal që rrezikon ta përfshijë personalisht presidentin e, ku i dihet, ta shmangë nga ëndrra e tij për një presidencë të dytë. Në përgjigje të pyetjes që i bënë gazetarët për skandalin, ai i quajti gazetarët që e pyetën “pedofilë”. “Ah, unë nuk kam asnjë provë kundër jush, por më duket se ju jeni pedofil. Kush ma tha këtë? Kam një bindje absolute. Kam parë edhe informacione të fshehta, por nuk ua them se cilat janë. Kam takuar dikë që ma ka thënë, por nuk ta them dot se kë, por kam bindje absolute se je një pedofil”. Pas rreth dhjetë mi-nutash debati me gazetarët, Sarkozi është larguar duke thënë: “Takohemi nesër, miqtë e mi pedofilë”

Sarkozi, në inat e sipër i cilëson gazetarët “pedofilë”

Lisbonë

Arrestime personash të dyshuar në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë

Ministri gjerman i Mbrojtjes:të pakësohen trupat ushtarake

Antiterror

Gjermani

Gjatë një aksioni bastisjeje antiterror të koordinuar në Gjermani, Belgjikë

dhe Holandë janë arrestuar gjithsej dhjetë persona të dyshuar, pjesa më e madhe e tyre në Belgjikë. Një nga të dyshuarit u kap në zonën e Aachen-it. Një zëdhënë-se e prokurorisë belge bëri të ditur në Bruksel se të arrestuarit kishin lidhje të dyshimta me rrjetet islamike. Ata duhet të kenë planifikuar një sulm në Belgjikë

dhe për këtë qëllim janë përpjekur të rekrutojnë në Çeki burra të tjerë, për sul-me të armatosura. Një tjetër akuzë ndaj tyre është se ata kanë dashur të hapnin burime të reja financiare për terrorizmin ndërkombëtar. Sipas të dhënave të Mini-strisë së Brendshme gjermane, arrestimet nuk kanë të bëjnë fare me paralajmërimet aktuale për sulmet e mundshme terroriste në Gjermani.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, dëshiron

pakësimin e numrit të ushtarëve të Bun-desverit nga 240 mijë sa janë aktualisht në 185 mijë. Ky numër i trupave është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e sigurisë, tha Zu Guttenberg në konferen-cën e Bundesverit në kryeqytetin e landit sakson, Drezden. Përveç kësaj politikani i Unionit Kristiansocial (CSU) paralajmëroi dhënien fund të detyrimit ushtarak deri në 1 korrik 2011. Kjo datë është e

përballueshme dhe në kohën e duhur, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, në një konferencë shtypi me kancelaren gjer-mane Angela Merkel. Kryetarja e CDU-së kishte bërë thirrje tek gjeneralët gjermanë për një reformë rrënjësore të Bundesve-rit. "Ju mund të bëheni vërtet një pjesë thelbësore e një Gjermanie të fortë dhe moderne - kjo është e mirë për Europën dhe për NATO-n", tha Merkel. Ajo theksoi se komandantët mund të bëhen "simbol i gatishmërisë për ndryshim".

AKSIONIZjarri i artilerisë goditi një ishull të vogël koreanojugor Yeonpyong, që ndodhet pranë kufi rit koreanojugor. Ushtria koreanojugore qëlloi me 80 predha si reagim

SHKAQETDisa analistë besojnë se aktet provokative të Kore-së së Veriut janë të lidhura ngushtë me transferimin e pushtetit që po ndodh në vendin komunist

Konflikti

Kriza e borxhit që ka “kapitulluar” deri më tani dy vende nga Eurozona, Irlandën dhe Greqinë, duket se ka marrë udhën sërish për në jug të kon-

tinentit, në kërkim të viktimës së radhës. Pas Irlandës, e cila ka pranuar paketën e ndihmës financiare dhe do të mbajë zgjedhjet e ardhshme shumë shpejt, liderët e Portugalisë, Spanjës dhe ata të Bashkimit Europian kanë deklaruar zyrtarisht se janë shumë larg realitetit të Greqisë dhe Irlandës. Kryeministri portugez deklaroi se vendi i tij nuk ka nevojë për ndihmë financiare dhe se mund t’i zgjidhë i vetëm problemet tij përmes masave ekstreme të reduktimeve të shpenzimeve publike. Por tregjet financiare janë të shqetësuar shumë për defici-tin e lartë buxhetor dhe kur fillon shqetësimi i tregjeve financiare zakonisht, si në rastet e sipërpërmendura kriza është në prag. Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe Ministria spanjolle e Financave, duke shmangur çdo lloj mundësie për një ndihmë të FMN-së, ose të Bashki-

mit Europian. Edhe komisioneri i Bashkimit Europian për ekonominë deklaroi se rastet e Irlandës dhe ato të Spanjës dhe të Portugalisë ishin të ndryshëm dhe se nuk ishte rasti që tregjet të frikësoheshin për Spanjën dhe Portugalinë, pasi situata në këto vende do të për-mirësohej vetëm falë reduktimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave nga qeveritë përkatëse.

Irlanda, ndërkohë, pas vendimit për të pranuar paketën e ndihmës pritet që në presionin e opozitës të mbajë në fillim të vitit të ardhshëm zgjedhje të parakohshme, në shenjë kundërshtimi për mënyrën se si qeveria e menaxhoi situatën financiare të vendit. Irlanda, ndryshe nga Greqia, e refuzoi deri në fund ndihmën, por duket se nuk mund t’i bënte dot ballë presionit të fortë nga FMN dhe Bashkimi Europian që kredisë i kanë bashkëngjitur edhe kushte shtrënguese për irlandezin e thjeshtë që duhet t’i thotë lamtumirë për disa kohë ditëve kur ishte një vend i begatë.

Page 28: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@28

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comKULTURE

Sopranoja e re shqiptare Ramona Tullumani është rikthyer në skenën

e teatrit “Cortot” të Parisit. Për këtë kon-cert recital, i pritur me entuziazëm nga publiku dhe mediat franceze, sopranoja Tullumani kishte zgjedhur të shoqëro-hej nga një tjetër shqiptar, pianisti i njohur Genc Tukiçi. Pjesët e interpre-tuara në Paris ishin kryesisht arie nga operat e Belinit, Puçinit dhe Mozartit. Dyshja e artistëve ka marrë duartrokitje gjatë interpretimit të pjesëve. Koncertit recital nuk i ka munguar as një kolazh me muzikë shqiptare të përzgjedhur,

ndërkohë që një nga pjesët e përzgjed-hura për këtë program ishte edhe një përpunim i kanconetave italiane. Sopranoja Ramona Tullumani dhe pia-nisti Genc Tukiçi u detyruan të mbyllnin programin, duke interpretuar pjesë nga repertori francez. Ambasadori shqiptar në Francë, Ylljet Aliçkaj, dhe shumë artistë shqiptarë, të cilët jetojnë në Paris, do të vlerësonin interpretimin e sopranos dhe pianistit të njohur, Tukiçi. Për sopranon Ramona Tullumani, koncerti recital në sallën “Cortot” në Paris vjen pas debutimit të saj në operën

“La Boheme” të Puçinit në këtë sezon artistik, si dhe në disa teatro operash të rëndësishme të Italisë, me regjinë e artistes me famë ndërkombëtare Katja Riçareli. Duke komentuar interpretimin e sopranos shqiptare, Riçareli e quajti një Muzetë të lindur dhe të gjetur. Por pas një viti ajo u kthye sërish në sallën e teatrit “Cortot”, këtë radhë me kërkesën e publikut parizien. Për sopranon e re, sfi da tjetër do të jetë pas dy javësh në skenën e koncertit “Tre tenorët”, një ta-kim i përvitshëm me tre emra të njohur të muzikës klasike.

Aktiviteti

Sopranoja dhe pianisti interpretuan në skenën e teatrit “Cortot”Ramona

Tullumani dhe Genc Tukiçi,

recital në Paris

Vijnë nga Turqia, Rumania, Maqedonia, Greqia, Ser-bia, Bullgaria, e sigurisht edhe nga Shqipëria. Janë autorët konkurrentë për çmimin letrar “Balkanika

2010”, përkatësisht për vitet 2008-2009. Gjithsej janë 14 autorët mes të cilëve do të vlerësohen dy më të mirët për vitet përkatëse, sepse ashtu siç edhe është thënë, këtë vit do të akordohen dy çmime letrare. Juria ndërkombëtare do të vlerësojë më të mirin prej autorëve dhe veprës për-katëse. Për vitin 2008, konkurrojnë Nikolay Milchev nga Bull-garia, Dimitris Nollas nga Greqia, Tomislav Osmanli nga Maqe-donia, nga Ruma-nia vjen Theodor Damian, ndërsa nga Serbia Srdjan Valjar-eviç. Shqipëria për-faqësohet me Ismail Kadarenë, ndërsa Turqia me Sema Kaygusuz. Ndërsa autorët konkurrentë për vitin 2009 janë Bullgari Deyan Enev, grekja Elias Maglinis, maqedonasja Kica Kolbe, serbi Radoslav Petkoviç, Ben Blushi nga Shqipëria, Ta-mara Andruçoviç nga Rumania, si dhe Ali Teoman nga Turqia. Fituesit do të bëhen të njohur më 28 nëntor në

Vlorë, që është njëkohësisht edhe vendi organizator e mikpritës i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të letërsisë ballkanike. Fondacioni “Balkanika” dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit "Toena" kanë zgjedhur Vlorën si vend organizator të këtij evenimenti ndërkombëtar, si një prej qyteteve më libërdashëse në botën shqiptare, por e njohur edhe për mikpritjen tradicionale të zonës. Fituesit të shpallur si autori i romanit më të mirë të

Ballkanit për vitin res-pektiv i jepet Diploma e Nderit, një distinktiv me simbolin e "Bal-kanikës", dhe një çmim me vlerë fi nan-ciare. Botuesit orga-nizatorë të të gjitha vendeve ballkanike kanë detyrimin që të botojnë romanin fi tues në vendet e tyre.

Brenda dy vitesh vepra e autorit fi tues përkthehet në shumë gjuhë të huaja njëherësh. Botuesve u krijohet mundësia që, sipas dëshirës dhe vlerësimit nga ana e tyre, të botojnë në vendin e tyre të gjitha veprat që kanë konkurruar në "Balkanika", duke qenë se janë veprat më të mira të botuara në rajon. Ar.He.

Balkanika 2010

Shkrimtarëtnisin garën

Autorët konkurrentë përçmimin “Balkanika” 2009

Autorët konkurrentë për çmimin “Balkanika” 2008

BULLGARIA:NIKOLAY MILCHEV“Një gjel nga një zbukurim mjedre”, është vepra në konkurrim e autorit bullgar. Milchev është autor i disa vëllimeve me poezi dhe me ese

SERBIA:SRDJAN VALJAREVIÇSrdjan Valjarevic vjen me romanin “Liqeni i Komos”. Është autor i disa romaneve dhe librave me poezi, si dhe është vlerësuar me çmimin “Biljana Jovanoviç 2006”

SHQIPËRIA:ISMAIL KADAREKadare, me romanin “E penguara”, përfaqëson letërsinë shqipe në konkurrimin për “Balkanika 2009”. Ai është autor i shumë veprave letrare të përkthyera në më se 40 gjuhë të huaja

TURQIA:SEMA KAYGUSUZSema Kaygusuz me romanin “Rënia e namazit” përfaqëson letërsinë turke. Është autore e vëllimeve me tregime dhe e një romani në turqisht

GREQIA: DIMITRIS NOLLASDimitris Nollas përfaqëson letërsinë greke në konkurrim. Është autor i dhjetëra vëllimeve me tregime, si dhe fi tues i disa çmimeve

MAQEDONIA: TOMISLAVOSMANLITomislav Osmanli me romanin “21” përfaqëson letërsinë maqedonase. Është autor i disa prozave, shfaqjeve teatrale, ese, teori e skenarë fi lmash

BULLGARIA:DEYAN ENEVEnev me romanin “Cirku Bullgaria” përfaqëson letërsinë bullgare. Ai është autor i 11 veprave, kryesisht vëllimeve me tregime të shkurtra

GREQIA: LIAS MAGLINISElias Maglinis, i lindur në Republikën Demokratike Kongoleze, përfaqëson Greqinë me veprën “Hetimi”. Ai është autor i dy novelave dhe i shkrimeve të tjera

SERBIA: RADOSLAVPETKOVIÇRadoslav Petkoviç vjen me romanin “Kujtesa perfekte e vdekjes”. Ka botuar shumë romane, por për veprën “Fati dhe Komente” është nderuar me disa çmime

SHQIPËRIA: BEN BLUSHIBen Blushi përfaqësohet në konkursin letrar me romanin “Të jetosh në ishull”. Ai është autor i dy romaneve. Romani “Të jetosh në ishull” është përkthyer dhe botuar në gjuhën greke

RUMANIA:TAMARAANDRUCOVICITamara Andrucovici vjen me romanin “Ti ke për shtëpi një palmë”, në konkurrim për çmimin letrar “Balkanika 2008”. Ajo është autore e disa vëllimeve me tregime dhe romaneve

TURQIA:ALI TEOMAN“Në prag” sjell letërsinë turke në çmimin letrar “Balkanika 2008”. Ai është autor i shumë romaneve, novelave dhe vëllimeve me tregime në turqisht

RUMANIA:THEODOR DAMIANAutori rumun përfaqëson vendin e tij me romanin “Nënshkrimi i Isarit”. Ai është autor i disa vëllimeve poetike, veprave të kritikës letrare, veprave fi lozofi ke

MAQEDONIA:KICA KOLBE“Gruaja Gavrilov” është romani i shkrimtares maqedonas në konkurrim. Ajo është autore e shumë artikujve për fi lozofi në, artin fi gurativ, fi lma dhe letërsinë

Page 29: 24.11.2010 Gazeta Shqip

@29

shqipE MERKURE, 24 NENTOR 2010 KULTURE PER ME SHUME

www.gazeta-shqip.com

ReplikëPanairi i Librit

BEHAR GJOKA

Mbarimi i Panairit të Librit të Tira-nës, kësaj here, së paku ashtu siç e paraqesin mediat, si për çudi

po shoqërohet edhe me debat të fortë. Bukuri e madhe, shyqyr që më në fund plasi debati edhe në këtë nahinë e librave, se gjer më tani, kemi qenë krejt mangët në këtë fushë. Por, debati për librin, hollë-hollë dhe për çudi po shpaloset në një nivel, fort të ulët, zaten siç janë të gjitha debatet në këtë Shqipërinë tonë. Themi në nivel fort të ulët, mbase mediokër dhe pa grimën e vlerës për t’u ndaluar shumë, por të bën përshtypje të veçantë fakti, në syrin tim pa asnjë domethënie, se debati i debatuesve të radhës, është mbledhur në një pikë, pse u ndanë çmimet në këtë formë. Pra, mosprania e një thelbi të mungesave letrare, e tejkalon seriozisht nevojën për të heshtur. Dhe shkrimtarët, të majave dhe brigjeve, riosh dhe vjetrak, janë vënë kundër shkrimtarëve, pra edhe pse janë një pjesë e të njëjtës bashkësi, si dhe autorëve të fushave të tjera. Po ashtu, botuesit dhe gjithë lloji i menaxherëve të librit, janë vënë edhe ca më shumë kundër sho-shoqit, në një farë feje, sikur çmimet

e radhës ka gjasa dhe rrezik të provojnë ndonjë luftë rajonale, madje edhe plan-etare. Siç duken bathët, edhe këso here, tashmë nga mentarët e librave, në mung-esën e argumenteve dhe të alternativave se si duhen kryer këto punë, lëshohemi në ca mllefe, që në fakt vetëm sa e rën-dojnë edhe ca më tepër, moçalishten ku notojmë gjithë ditën. E, atë moçalishten shpirtërore të dhunimit dhe të vetëpërd-hunimit, atë moçalishten e lirive gjysmake, që të vë në gjumë, me shpresën se është një ëndërr. Palët në debat, ku më tepër se palë, janë pjesë të segmenteve të kulturës së përndarë, të hapërdarë, të shkalafi tur të letrave shqipe, me këtë rast më duket se kanë hallin që t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit, se sa të përndrisin terrin ku ka rënë realisht kultura shqipe, e jo më pak politika kulturore përmbi librin. Në këtë rrëmujë të së drejtës së fjalës, edhe kur s’ke çfarë thua, edhe kur heshtja fl et më shumë, edhe kur fjala vret, madje më keq sesa plumbi, m’u kujtua komedia e Shekspirit, mjeshtrit të letërsisë angleze, Shumë Zhurmë për asgjë. M’u kujtua dhe më pushtoi gazi dhe helmi. Gazi se paska edhe raste kur mun-det të qeshemi me gjithë shpirt. Por edhe helmi, kur në rrezet e mendimit fekset si i trembur shkaku i gazit të paprerë. Druajse edhe gjakftohtësia hyjnore nuk luan rol në këtë debat për debat, sa me thënë se jemi këtu dhe marrim frymë, e jo vetëm kaq por edhe kemi të drejtën të gogësijmë, sikur po debatohemi. Në këtë hallakamë llafollogjeme, si lexues i letrares, i vlerës së saj, po rrekem të them një gjykim personal, që lidhet më këtë rast, ndonëse pa ndonjë vlerë të posaçme për debat:

Së pari: Nisur vetëm nga titulli, Panair i Librit, mendoj se nuk është thjesht dhe vetëm një paraqitje e librit letrar, pra i teksteve me poezi, prozë, dramatikë dhe shqyrtime letrare, ndonëse ato e mbisun-dojnë gjithnjë atë, përkundrazi në të bëjnë pjesë të gjitha llojet e librave, historikë dhe fi lozofi kë, gjuhësorë dhe shkencorë, për fëmijë dhe të rritur, e secili prej tyre, ngase është i pranishëm në stendat e panairit, pra ka të drejtën e përzgjedhjes për t’u veçuar dhe vlerësuar.

Së dyti: Nga praktika e disa viteve të fundit, që si mënyrë vlerësimi e kanë futur botuesit si një risi e konsiderimit edhe me çmime, pavarësisht llojit të literaturës së përveçuar, pra shkencore dhe letrare,

Sesion shkencorpër Anton Çettën

Konferenca

Studiuesit e folklorit mblidhen nesër në Prishtinë në kujtim të Anton Çettës. Konferenca shkencore

me titull “Anton Çetta - fi gurë poliedrike e kulturës shqiptare”, organizuar nga dega e folklorit në Institutin

Albanologjik të Prishtinës do të rrokë kontributet e Çettës në studimin e kulturës popullore, por edhe në nismat e tij për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në mbarë Kosovën. Studiuesit e ftuar kanë përgatitur referate për sa i përket kontributit të tij në studimin e baladës popullore, në letërsinë gojore, në mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Rugovës etj. Anton Çetta lindi në Gjakovë në një familje të shpërngulur nga Fani i Mirditës. Arsimin e mesëm e mbaroi në Liceun e Korçës, pastaj kreu studimet universitare në Beograd në Fakultetin Filologjik, dega e Romanistikës. Që nga fi llimi i viteve '50 nisi gjurmimin dhe redaktimin e këngëve popullore të Kosovës, përfshirë në disa vëllime. Ka

drejtuar Sektorin e Folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, por fi ton popullaritet në ndërmarrjen për faljen e gjaqeve. Vdiq në vitin l995 në Kosovë.

Ardian Tragaj, një komunikim me brendësinë

Ekspozita

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u çel ekspozita personale e piktorit durrsak, Ardian

Tragaj. Veprat e tij vijnë si një komunikim me veten dhe ta njohësh sekretin e fshehtë të vetes, nuk është aq lehtë.

Nevojitet një armë disiplinuese, magjike dhe e fuqishme. Të depërtosh në fshehtësitë tua, të bëhesh farefi s i ngushtë me to, të zhveshësh moralin, ta mbrosh idealin, do të thotë të krijosh pasqyrë në veten tënde dhe nëpërmjet kësaj pasqyre, artisti Ardian Tragaj, me një gjuhë të pastër fi gurative, krijon një betejë të ashpër shpirtërore të cilën e manifeston në pëlhurë të bardhë. Po të analizohen me kujdes, portretet gjigante që ai sjell në këtë ekspozitë, janë të habitura dhe kjo habi na vjen përmes syve të mëdhenjtë të sinqertë. Ndërkaq, veshët e tyre dëgjojnë edhe atë që nuk duan ta dëgjojnë, e mbajnë për vete, dhe shpërthejnë nga breshëria e mendimeve. Nëpërmjet portreteve Tragaj arrin t’i njohë shqetësimet e brendshme, t’u krijojnë

identitet, të instalojë të mirën dhe të keqen, të bardhën dhe të zezën, ta shpërfaqë kontrastin e pranueshëm nga spektatori.

Shumë zhurmë për asgjëkryesisht është konceptuar dhe ndarë si një çmim për autorin, pra kryesisht dhe vetëm si një formë ndërmjetëse për të ndihmuar autorin, e lënë diku në periferi të ekzistencës, i cili si prani është i larm-ishëm, sepse është shkrimtar, përkthyes, historian dhe në të gjitha pozicionet e qe-nies si autor i një teksti, letrar dhe jo letrar.

Së treti: Siç është funksionuar gjer më tani, në kaq vite të ndarjes së këtyre vlerësimeve, në formën e vlerësimit edhe me çmimet e Panairit, edhe është marrë shkas nga një libër i një autori të caktuar në panairin e radhës, por po kaq është marrë në konsideratë edhe kontributi i këtij au-tori, në një periudhë më të gjerë kohore, i cili mund të jetë shkrimtar, përkthyes, historian, fi zikan, biolog, jurist etj.

Megjithatë, është normale të mos biesh dakord, me mënyrën dhe emrat, më vlerësimin dhe mosvlerësimin, me harresat dhe kujtesat, të cilat në këtë rast janë në të drejtën e përzgjedhjes së

çmim nga një ent botues dhe një anëtar i jurisë përkatëse e mori çmimin e rad-hës. Askush nuk bëri zë dhe lagështima e çmimndarjeve vijoi gjallimin. Dhe në fakt, nuk gjykohet fi tuesi. Por, vetëm në linjën e këtij debati, edhe ky rast nuk duket edhe aq i përkorë. Për të ardhur, veçmas te çmimndarjet e MTKRS, për të cilat askush nuk thotë ndonjë mendim publikisht. Mbase, fl asim me vete, diku nëpër kafene, se konkursi letrar, i përvit-shëm a dyvjetshëm, s’merret vesh se si është konceptuar më, i cili duhet të jetë serioz dhe i bazuar në kritere të qarta, që mishërojnë dhe shprehinë politikat kul-turore ndaj librit, tashmë ka dështuar. U bënë disa vjet që ky konkurs letrar, me të gjithë strukturën dhe funksionimin e vet, ka rënë në duart e pedagogëve të fi lologji-kut, si dhe të personave që ka qenë dhe janë pranë pushtetit, në një kohë që vetë organizimi i tij, më tepër është një zgjatim i konkursomanisë së hershme të sistemit

që e lamë pas me kaq shumë mund dhe përpjekje. Nëse duam diç të shpëtojmë nga nderi i humbur, konkurrimi duhet të jetë i lirë dhe me juri të pavarur, që nuk ka asnjë lidhje më pushtet, të çfarëdo krahu dhe ngjyrese qofshin. Pikërisht, për këtë arsye dhe rrethanë, vlerësimet dhe çmimet letrare, duken më tepër si emërime të shkrimtarëve, poetëve dhe përkthyesve, madje edhe duke ruajtur një raport politik dhe të klaneve të caktuara. Kujtoni për një çast vlerësimet e vitit të kaluar, si tekste dhe autor dhe fl asim se si rrodhën ngjarjet. Bëni kabull dhe hidhini një sy vetëm konkursit të sivjetshëm. Po deshët shfl etoni gazetat për t’u bindur, vetëm në fillim të muajt nëntor është shpallur juria e konkursit të radhës, që duhet të jetë model dhe pa asnjë mangësi. Për kaq koha sa ka mbetur nga mbarimi i vitit, nuk e di a do të arrihet që edhe të numërohen librat që do të përfshihen në konkurrim. Është një konkurs zyrtar dhe që bëhet më parat e taksapaguesve, dhe nuk themi asgjë, ndonëse shkeljet janë me tepri dhe kanë ngjarë ditën me diell. Zhurma e madhe, e lëshuar me një revan jo dhe kaq të arsyeshëm, nuk mbulon dot vrasjen e dëshirës për të marrë pjesë në konkurrimet zyrtare, sepse dihen fi tuesit pa nisur ende konkurrimi.

Ka më tepër gjasa, që shpërndarja e kaq shumë çmimeve letrare, të përvitshme, zyrtare dhe private, që të ketë ndikuar për të krijuar një përshtypje të rrejshme, se në lëmin e letrave më në fund qenkëshim shpërndërruar në qendra e botës. Thirrja e T. Todorov, e lëshuar kohë më parë, për një kthim në letërsi, shërben si shtysë dhe premisë për ta hedhur një vështrim mbi natyrën e politikës kulturore të kryeinsti-tucionit të kulturës, në vatrën kryesore të saj, te libri. Letërsia e çmimeve të shumta dhe për më shumë edhe pa doganë, po prish ca ekuilibra të brishtë të ekzistencës së letrares dhe të dijes përmbi të, dhe ka mundësi që letërsia e vërtetë të gjendet, tanimë më tepër e fshehur nëpër sirtar sesa e stolisur me çmime. Kaq shumë zhurmë për çmimet e panairit, një nismë private, dhe të heshtësh për çmimet zyrtare, për-pos se i njëanshëm, dukemi edhe ngucalaq të pandreqshëm të pushtetit, pavarësisht ngjyrës së tij.

botuesve, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe moskuptimeve të tyre, të shpaluara edhe në këtë debat pabukës. Veçse është edhe më normale, që të hapësh mendjen dhe syrin dhe të kundrosh pak më tutje, diku rreth e përqark nesh, në mënyrat e ndarjeve të çmimeve në livadhin e letrave shqipe. Para pak ditësh u nda një

Kaq shumë zhurmë për çmimet e panairit, një nismë private, dhe të heshtësh për çmimet zyrtare, përpos se i njëanshëm, dukemi edhe ngucalaq të pandreqshëm të pushtetit, pavarësisht ngjyrës së tij

Page 30: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqipE MËRKURË, 24 NENTOR 2010

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

30

30 SPORT

Me lojën, sakrificën dhe golat që ka realizuar, Erjon

Bogdanit i kanë mjaftuar vetëm pak muaj që të kthehet në një lojtar mjaft të rëndësishëm te Çezena. Skuadra luan mirë, mad-je ndonjëherë më mirë nga sa duhet, duke gjetur edhe zgjidhje interesante në fazën sulmuese, megjithatë skuadra po vuan mungesën e golit. Përveç sulm-uesit shqiptar, të tjerët duket se kanë vështirësi në gjetjen e golit. Ndaj 33-vjeçarit nuk kanë mun-guar kritikat për mënyrën e lojës dhe “sterilitetin” përpara portës, por 4 nga 9 golat (një autogol) që ka realizuar ekipi mbajnë fi rmën e kuqeziut. Për këtë arsye, faqja elektronike “romagnanoi.it” nuk u ka kursyer elozhet: “Bogdani është Ibrahimoviçi i Çezenës”, theksonte ky portal, duke e vënë theksin te fakti se ashtu si Milani që ndodhet në krye vetëm falë suedezit, ekipi i Fikadenti va-zhdon të kultivojë shpresën për mbijetesë pikërisht prej Bogda-nit. “Duke veçuar Erjonin, në sul-min e Çezenës mbizotëron hiçi total”, vazhdonte vlerësimi. e. k.

Me lojën, sakrifi cën dhe golat që ka realizuar, Erjon Bog-danit i kanë mjaftuar vetëm pak muaj që të kthehet në

një lojtar mjaft të rëndësishëm te Çezena. Skuadra po përje-ton një moment të vështirë në Serinë A italiane, ndërsa kla-sifi kimi nuk është aspak i kënaqshëm (në vendin e parafundit në kampionat, me 11 pikë në 13 ndeshje të luajtura). Skuadra e tanishme e Fikadentit duket vetëm një kopje e keqe e asaj që ishte protagoniste e një starti të jashtëzakonshëm të sezonit. Çezena luan mirë, madje ndonjëherë më mirë nga sa duhet, duke gjetur edhe zgjidhje interesante në fazën sulmuese, megjithatë skuadra po vuan mungesën e golit. Përveç sulmuesit shqiptar, të tjerët duket se kanë vështirësi në gjetjen e golit. Ndaj 33-vjeçarit nuk kanë munguar kritikat për mënyrën e lojës dhe “sterilitetin” përpara portës, por 4

nga 9 golat që ka realizuar ekipi mbajnë pikërisht fi rmën e kuqeziut. “Er-Bomber” ka realizuar 50 për qind të golave të Çezenës, duke llogaritur këtu që njëra prej rrjetave është realizuar falë një autogoli përballë Kievos. Për këtë arsye, faqja elektronike “romagnanoi.it” nuk u ka kursyer elozhet: “Bogdani është Ibrahimoviçi i Çezenës”, theksonte ky portal, duke e vënë theksin te fakti se ashtu si Milani që ndodhet në krye vetëm falë suedezit, skuadra e drejtuar nga Fikadenti vazhdon të kultivojë shpresën për mbijetesë pikërisht prej Bogdanit. “Duke veçuar Erjonin, në sulmin e Çezenës mbi-zotëron hiçi total”, vazhdonte vlerësimi. Tashmë shqiptarin dhe ekipin e tij do ta presin javë të mbushura me tension, pasi në kalendar parashikohen pesë ndeshje radhazi me rivalë direkt për të mos rënë nga kategoria. E. K.

“Kupa e Mbretit”, Vokrri gati Duka, një “Po” të përmbajturPresidenti i FSHF-së: “Po bisedimeve, por nuk parashikoj rezultatin”ALTIN MANALLARI

Edhe shqiptarët do të kenë një “Kupë Mbreti” ashtu si edhe shumë vende të tjera të njo-

hura në futbollin ndërkombëtar si Anglia, Spanja etj. Gjasa pozitive për bërjen realitet të një ideje të til-lë janë të shumta. Konfi rmimin në parim për realizimin e kësaj inicia-tive e kanë dhënë drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar dhe kos-ovar. Pra, edhe pse tashmë është përfundimtare hedhja poshtë nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës e mundësisë së formimit të ligës së përbashkët, kjo nuk do të thotë se ekipet e këtyre dy vendeve nuk do të kenë mundësi të luajnë mes tyre në një kompeticion të gjerë. Nisma e klubit kosovar, FC Prishtina dhe familjes mbretërore shqiptare për organizimin e tur-neut “Kupa e Mbretit”, ku do të ga-rojnë ekipet më të suksesshme të Shqipërisë dhe Kosovës, ka marrë mbështetje edhe nga drejtuesit e të dyja palëve. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka konfi rmuar se në parim u ka ofruar mbështetje ideatorëve të formimit të kompeticionit “Kupa e Mbretit”, gjatë disa taki-meve që ka pasur me ta. Ky kom-peticion mbarëshqipëtar, sipas projektit, do të jetë tradicional dhe mendohet se do të jetë mjaft prestigjioz e tërheqës për klubet dhe tifozerinë shqiptare. “Ne jemi në kontakte me ideatorët e ‘Kupës së Mbretit’, deklaroi Vokrri për gazetën e njohur kosovare ‘Express’. Jemi takuar dy–tri herë me iniciuesit dhe në parim kemi ofruar mbështetjen tonë, edhe pse akoma diçka konkrete nuk ka. Ende nuk është analizuar në tërësi projekti, por ne i mbështesim të gjitha idetë që janë në favor të futbollit. Ky trofe mendoj se do të zgjonte interesim, prandaj FFK-ja në parim ka ofruar mbështetje dhe do t’i mbështesë të gjitha ato nis-ma që janë në interes të zhvillimit të futbollit”, përfundon numri një i futbollit kosovar. Në anën tjetër, edhe presidenti i Federatës Shq-iptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një përgjigje pozitive në lidhje me mbështetjen e inicia-tivës për organizimin e turneut Kupa e Mbretit, por deklarata e

tij e shkurtër lë të kuptohet se numri një i futbollit shqiptar është treguar disi i përmbajtur. “Ne jemi të hapur për të biseduar rreth organizimit të këtij turneu, por çfarë vendimi mund të mer-ret nuk mund të parashikoj”,

“Salihi, një helm me veprim të ngadaltë”Katër golat e realizuar gjatë fundjavës në sfi dën që

Rapidi i Vjenës shkatërroi 5-0 LASK Linzin e kanë vënë Hamdi Salihin në qendër të vëmendjes. Sulm-uesi shkodran ishte në formacionin më të mirë të javës në kampionatin austriak, ndërsa nuk kanë munguar as vlerësimet e mediave. Gazeta më e madhe austriake, “Die Presse”, e krahasonte “bomberin” kuqezi me një “helm me veprim të ngadaltë, por vdekjeprurës për çdo mbrojtje”. “Pakult është ndoshta njeriu që e njeh shumë mirë shqiptarin, madje edhe më mirë sesa 26-vjeçari njeh veten. Edhe trajneri i Rapidit praktikonte dikur lojën në kufi rin e ofsajtit dhe godiste atëherë kur nuk e priste askush. Është e vështirë të bindësh një teknik si ai, por ndonjëherë gjenden lojtarë të tillë. Salihi vepron si helm me veprim të ngadalshëm, që mund të jetë vdekjeprurës për çdo mbrojtje. Ai është një sulmues i vërtetë zone, i cili ka qejf të punojë aty dhe që padyshim jep diçka. Kundër LASK-ut “nuhatja” nuk e zhgënjeu katër herë. Më shumë sesa kishte shënuar në këtë sezon”, theksonte e përditshmja.

e. k.

“Die Presse”

Rikthehet Lorik Cana: Ndihem mirëLorik Cana pësoi një dëmtim në ligamentet e

kaviljes, i cili përveçse e la jashtë skuadrës së Gallatasarait në dy ndeshje, i mohoi edhe grumbul-limin në Kombëtare për miqësoren e 17 nëntorit ndaj Maqedonisë. Por dje ka ardhur një lajm i mirë nga mediat turke, sipas të cilave futbollisti shqiptar është rikuperuar dhe dje i është bashkuar skuadrës në stërvitje me ngarkesë të plotë. Në momentin e ekzaminimeve të para u fol se ai mund të qëndronte për të paktën tri javë larg fushave të futbollit. Por “Luftëtari” (sikurse ia kanë vënë nofkën Canës) u riku-perua brenda 10 ditësh dhe ka shumë mundësi që të zbresë në fushë të dielën në derbin mes Gallatasarait dhe Beshiktashit. “Po stërvitem së bashku me pjesën e tjetër të skuadrës. Tani ndihem mirë fi zikisht”, u shpreh dje mesfushori shqiptar për gazetën “Sabah”. Megjithatë, sipas kësaj gazete, gjendja e tij do të vazhdojë të jetë nën lupën e trajnerit George Haxhi, para se ai të vendosë për aktivizimin ose jo në derbin e Stambollit, kundër Beshiktashit.

A. M.

Dëmtimi

ka thënë Duka. Për momentin bëhet fjalë thjesht për një projekt të pranuar në parim nga të gjitha palët dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar. Por optimizmi i iniciatorëve, klubit FC Prishtina dhe princit Leka II, është i madh

për një konkretizim të kësaj ideje. Për momentin qarkullojnë zëra se bisedimet kanë hyrë në fazë të avancuar dhe se me shumë gjasa FSHF-ja mund të marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të mundshëm.

Dede: Nuk lejohen gafa, Kupa prioriteti ynëNevil Dede paralajmëron Tiranën që

të jetë maksimalisht e impenjuar në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse në 1/8-at shorti i ka vendosur bardheblutë përballë një skuadre që është dukshëm më inferiore, si Ada e Velipojës, drejtuesi i stolit kërkon profesionalizëm dhe përkushtim. Trajneri synon që kualifi kimi në turin tjetër të aktivitetit të dytë për nga rëndësia të sigurohet prej sfi dës së parë. Ai ka thek-suar se 24 herë kampionëve nuk u lejohen gafa, duke qenë se Kupa mbetet objektivi real i skuadrës në këtë edicion. “Duhet të fi tojmë patjetër në ndeshjen me Adën, pa-varësisht se luajmë në fushë kundërshtare. Nuk kemi asnjë arsye përse ta komplikojmë situatën tonë”, deklaroi Dede. “Kupa është objektivi ynë real dhe nuk mund të bëjmë gafa, sepse në rast të kundërt rrezikojmë ta cilësojmë këtë sezon të dështuar që tani”.

Fitorja 3-1 e së shtunës përballë Elbasanit në kampionat ka risjellë qetësinë në rad-hët e klubit kryeqytetas, që vazhdojnë të renditen në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje. Tirana pritet të paraqitet në fushë me pjesën më të madhe të titullarëve, pavarësisht faktit se në fund-javë ata do të presin në shtëpi Flamurtarin, kryesuesin e Kategorisë Superiore. Kupa e Shqipërisë shihet si një mënyrë e mirë për të “larë mëkatet” dhe kjo nuk mund të thuhet vetëm për Tiranën. Edhe dy skuadra të tjera elitare, Shkumbini e Besa, do të kërkojnë të shlyejnë ecurinë e dobët në kampionat. Ndërkohë, Bylisin dhe Elbasanin i presin dy sfi da mjaft të vështira, përkatësisht me Flamurtarin e Vllazninë. Gjashtë nga tetë ndeshjet e këtij turi do të luhen sot, ndërsa takimet Kastrioti-Shkumbini e Skënderbeu-Teuta zhvillohen nesër. e. k.

Tirana

Disiplina Komisioni dënon me 5 vite pezullim trajnerin dhe 6 lojtarë memalias

Dhuna, Memaliaj përjashtohet për dy vite dhe merr një supergjobë

Seria A

Bogdani, “bomberi” i Çezenës: “Ai është Ibrahimoviçi ynë”

KUPA E SHQIPËRISË

1/8, ORA 13.00SOTGRUPI AKamza-Dinamo

Ada-Tirana

Bylis-Flamurtari

Kastrioti-Shkumbini (nesër)

GRUPI BLushnja-Besa

Gramozi-Laçi

Elbasani-Vllaznia

Skënderbeu-Teuta (nesër)

Në Fier kanë nisur punimet për vendosjen e projek-

torëve në stadiumin “Loni Pap-uçiu”, ndërkohë që projektet për të ardhmen janë mjaft ambicioze, ku diskutohet për ndërtimin e një impianti të ri. Gjatë mesditës së djeshme, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i pranishëm në ambi-entet e Akademisë së Apolonisë. Gjatë vizitës ai shoqërohej nga presidenti i klubit dhe njëko-hësisht kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, si edhe nga ak-sioneri Koço Kokëdhima. Pasi përshëndeti kreun e FSHF-së, për kontributin në infrastrukturë, siç janë dy fushat stërvitore, tapeti i ri i stadiumit dhe punimet për ndriçimin që sapo kanë nisur, Zeqaj tha: “Ambiciet tona për të ardhmen janë akoma më të mëdha. Jemi duke biseduar për ndërtimin e një stadiumi të ri, ndërmjet Fierit dhe Vlorës, që do të përdoret nga të dyja qytetet. Kjo do të jetë një marrëveshje ndërmjet federatës, Bashkisë Fier, ‘2K’ e Bashkisë Vlorë”.

M. Troka

Investimi

Nis ndriçimi në Fier, premtohet stadium i ri

Page 31: 24.11.2010 Gazeta Shqip

shqip

31

@E MERKURE, 24 NENTOR 2010

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSPORT

Reali i jep një “dorë”, por Milani ia del dhe vetëGola, spektakël dhe përmbysje në Roma-Bajern 3-2

Rafa Benitez: Nëse mposhtimTuenten, gjithçka ndryshon

Trajneri i Interit, i bindur për triumfin në sfidën e sotme kundër holandezëveDeklarata

Katalanët Pragndeshja Dëmtimet

Barcelona e udhëhequr nga Lionel Mesi do të provojë të fi tojë, mundësisht

duke shënuar sa më shumë, në mënyrë që të sigurojë kualifi kimin në fazën tjetër të Champions League. Për sfi dën e sotme me Panathinaikos, katalanët do të vazh-dojnë të mbështeten tek ylli argjentinas, që është golashënuesi më i mirë në akti-vitetin më prestigjioz për klube me 5 gola në 4 ndeshje në Grupin D (duke përfshirë këtu edhe dy gola në ndeshjen e parë, në fi toren 5-1 pikërisht kundër grekëve). 23-vjeçari po përjeton një moment të jashtëzakonshëm, ku ka shënuar 10 gola në pesë ndeshjet e fundit në La Liga, ku së fundmi realizoi një “tripletë” në fi toren 0-8 që Barça arriti në fushën e Almerias. Në kampionat, “blaugranat” kanë gjashtë fi tore radhazi, ndërsa kanë shënuar 23 gola, por në Champions gjërat nuk kanë qenë kaq të thjeshta. Skuadra e Guardio-lës kryeson grupin me 8 pikë, vetëm një më shumë se FC Kopenhagen. “Skuadra po luan mirë dhe mund të përmirësohet”, tha trajneri Pep Guardiola.

Uejn Runi do të rikthehet sot te Mançe-ster Junajtid pikërisht në Champions

kundër Rejnxhërsit, ku skuadra e tij do të synojë për të marrë më të mirën, duke dashur të ruajë kreun e grupit. Skocezët në ndeshjen e parë mundën t’i rrëmbenin Ju-najtidit një barazim 0-0 në ndeshjen e parë në “Old Trafford” në shtator, ku Runi është në një formë jo të mirë dhe i pasigurt për të ardhmen e tij. Të dyja çështjet tashmë duket se janë zgjidhur me nënshkrimin e një kontrate 5-vjeçare dhe pas një pushimi 5-javor ka mundur të lërë prapa edhe dëm-timin. Një barazim mund të tingëllojë si një kalim i turit, por një fi tore do ta garantonte vendin e parë dhe një short favorizues në turin tjetër. “Ne mund të shkojmë për të marrë një pikë dhe për t’u kualifi kuar, por nuk do të luajmë vetëm për një barazim, pasi i kemi të gjitha mundësitë të marrim tri pikë”, tha mesfushori Park Ji-Sung. “Është shumë e rëndësishme për ne të fi tojmë dhe më pas trajneri mund të lërë disa fut-bollistë pushim për t’i pasur më në formë për ndeshje të tjera të rëndësishme”.

Garet Bejl dhe Rafael van der Vart janë në dyshim për sfi dën që Totenhemi

do të luajë në Champions League përballë Verder Bremenit. Lajmi është konfi rmuar nga trajneri Harri Redknap, i cili rrezikon të mos ketë në fushë dy lojtarët më të mirë, për ndeshjen ku “Spurs”-at mund të sigu-rojnë kualifi kimin. Bejl, i cili ka shkëlqyer në dy sfi dat me Interin, mund të mos jetë në fushë, për shkak të një dëmtimi në shpatull. “Shpresojmë që Garet Bejl të jetë në gjen-dje për t’u aktivizuar, megjithatë ai është në dyshim”, deklaroi Redknap. “Mesfushori ka probleme në shpatull, pas ndeshjes së të shtunës dhe ndien mjaft dhimbje”. Ndër-kohë, Van der Vart ka kryer një skaner për një dëmtim në kavilje. “Problemi i Rafael është mbi kavilje dhe tashmë po presim diagnozën. Megjithatë, ai ka pasur mjaft shqetësime. Holandezi është paraqitur në formë të shkëlqyer, por fatmirësisht mund të konfi rmojmë se Xhermein Defoe është gati për të luajtur. Edhe Robi Kin ka nisur stërvitjen me grupin dhe gjendja e tij duket e përmirësuar”, përfundoi trajneri.

Barcelona sytë nga Leo Mesipër sfidën me Panathinaikos

Mançester, rikthehet Runi titullar ndaj Rejnxhërsit

Totenhem, Van der Vart eBejl, në dyshim për Verderin

Shumë i qetë, gjakftohtë, i bindur. Për Rafa Benitez ndeshja e sotme në “San

Siro” me holandezët e Tuentes nuk do të jetë asgjë tjetër, veçse e para e një serie të gjatë fitoresh për Interin. “Sfida me Tuenten do të jetë vendimtare për mua? Unë e shoh në një këndvështrim ndryshe. Jam i bindur se do të marrim tri pikët dhe ky do të jetë triumfi i parë i një serie të gjatë fitoresh”. Kjo ishte deklarata e parë e drejtuesit të stolit zikaltër në prag të sfidës që mund të ven-dosë fatin për kualifikimin më tej në Champions League. Fitorja do të ishte ideale, por Interi mund t’i lejojë vetes edhe një barazim, pavarësisht se është e detyruar që të ndjekë Totenhemin në Grupin A. Vendi i parë është mjaft i rën-dësishëm, pasi eviton përplasjen me fitueset e grupeve të tjerë, që mund të përkthehet me skuadrat më të mira në Europë. Interi

ndodhet në kuotën e 7 pikëve, aq sa edhe Totenhemi (“Spurs” kanë golavarazh më të mirë në përballjet direkte me italianët), Tuente ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa Verder Bremen mbyll grupin me 2. “Kjo do të jetë një

ndeshje ndryshe nga ajo në Vero-na, shtoi trajneri. Është një takim i rëndësishëm. Fajet e trajnerit? Rezultatet varen nga të gjithë ata që janë të përfshirë në një ekip futbolli. Kemi bërë paraqitje të mira, por edhe ndeshje jo në lar-tësinë e duhur. Gjithsesi e kemi të qartë që në momentin kur do

të kthehen të dëmtuarit, skuadra do të jetë më e fortë. Tiago Mota është rikuperuar, por është e qartë që ai nuk është në gjendje të luajë 90 minuta”. Më tej, Benitez ka folur për situatën brenda ekipit në këtë moment të vështirë: “I shoh gjërat me pozitivitet, mendoj se me punë mund të mposhtim këdo. Ndeshja e radhës është mjaft e rëndësishme dhe nëse fitojmë jam i sigurt se mentaliteti ynë do të ndryshojë. Skuadra është e bashkuar dhe kërkon fitoren. E kemi të qartë që nëse fitojmë me Tuenten jemi të kualifikuar. Gjen-demi në një moment ku mund të fitojmë ende shumë trofe. Nëse do të na rikthehen lojtarët e dëmtuar, jam i sigurt se skuadra do të jetë më e fortë. Shnajder? E dimë që vitin e kaluar luajti shumë ndeshje dhe për askënd nuk është e lehtë. Megjithatë, ai po punon mirë dhe shpresoj që në sfidën në Cham-pions të japë më të mirën”.

“Jam i bindur se mund të fitojmë, do të kemi mbështetjen e ti-fozëve. Skuadra është e bashkuar, do të triu-mfojmë së bashku”

Reali dhuron spektakël në shtëpinë e Ajaksit dhe i jep një ndihmë Milanit, i cili nga ana e

tij bën detyrën duke triumfuar në transfertë ndaj Okserit. Roma bën përmbysjen e madhe, duke mundur Bajernin 3-2 dhe i duhet edhe një pikë për kualifikimin. Fitore me përmbysje dhe për Çelsin, ndërsa Arsenali mundet në Braga 2-0.

Reali dominon totalisht një Ajaks, i cili në fillim shfaqi një dëshirë për të luajtur, por pas pësimit të golit që mban firmën e Benzema, u duk sikur u dorë-zua para furisë madrilene, e cila u shoqërua më pas edhe nga golat e Arbeola, dhe dopietës së Kristiano Ronaldos (1 me 11-metërsh). Milani e mbyll në barazim pjesën e parë në shtëpinë e Okserit. Francezët janë treguar shumë agresivë në minutat e para të takimit të sfi-dës. Një aksion i bukur i Dudkës është ndalur nga një pritje e bu-kur e portierit Abiati. Një minutë më pas Okseri shfaqet sërish rrezikshëm me Birsan, por kun-dërpërgjigjja e kuqezinjve nuk vonon. Në të 22-n është Sedorf që gjuan pak mbi traversë, ndër-sa rasti më i mirë për të shënuar ishte në këmbët e Gatuzos. Në fakt në minutën e 39 mesfushori kuqezi, nga një pozicion shumë i mirë para portës, gjuan lart. Në pjesën e dytë loja është thuajse e barabartë, por për të zhbllokuar rezultatin mendon Ibrahimoviç me një gol të bukur. Ronaldinjo, i sapoardhur nga stoli, ku qën-droi për më shumë se gjysmën e lojës, ka shënuar golin e dytë në minutën e 90 dhe ka festuar me tifozët kuqezi kualifikimin për në turin tjetër. Bajerni provon parajsën dhe ferrin në “Olim-piakos”, ku pasi ka udhëhequr për 45 minuta, është shokuar në fraksionin e dytë të lojës. Kur pritej që bavarezët të zbrisnin në fushë të pamotivuar pas kualifikimit të parakohshëm dhe të cunguar nga mungesat e shu-mta, gjermanët i kanë shokuar italianët duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e 2 golave. Pas një gabimi të Kasetit, sul-muesi i Bajernit, Gomez, i nisur

nga kufiri i pozicionit jashtë loje dhe duke përfituar nga rreshtimi i gabuar i verdhekuqve, me një prekje të lehtë ka mundur të çojë topin në rrjetë. Edhe goli i dytë i gjermanëve mban firmën

e tij. Para se ta shikonte veten në dizavantazh, Roma kishte hum-bur dy raste të mira për gol me Borrielon dhe Grekon, por në të dyja rastet janë bllokuar nga portieri Kraft. Menjëherë pas ri-

fillimit të pjesës së dytë, romanët ngushtojnë në 2-1 me Borrielon dhe për minuta të tëra loja flet për ta. Krijojnë shumë raste dhe humbasin mjaft të tillë në portën kundërshtare. Roma insiston

vazhdimisht dhe më në fund, në minutën e 81, arrin të barazojë rezultatin me golin e De Rosit. Tre minuta më vonë vedhekuqtë fitojnë një 11-metërsh, i cili do të kthehej në gol nga Françesko Toti. Pra një ndeshje që ka dhu-ruar gola e spektakël, por mbi të gjitha një përmbysje të jashtëza-konshme nga 0-2 për bavarezët në 3-2 për Romën. Çelsi fiton me përmbysje në shtëpi ndaj Zi-linës. Ndërkohë shokuese është humbja e Arsenalit të mundur në shtëpinë e portugezëve të Bragas me rezultatin 2-0 dhe rrezikon kualifikimin për në turin tjetër.

DJEGrupi ERoma-Bajern M. 3-2Borrielo 49’, De Rosi 81, Toti (p) 84 / Gomez 33’ e 39’Bazel-CFR Kluzh 1-0Almerares 14’

Grupi FSpartak M.-Marsejë 0-3Valbuena 18’, Remi 54’, Brandao 68’ Çelsi-Zhilina 2-1Sturridge 51’, Maluda 86’ / Bello 19’

Grupi GAjaks-Real Madrid 0-4Benzema 36’, Arbeloa 43’, Ronal-do 71’ e 80 (p)Okser-Milan 0-2Ibrahimoviç 65’, Ronaldinjo 90’

Grupi HBraga-Arsenal 2-0Matheus 83’ e 90’Partizan B.-Shaktjor D. 0-3Stepanenko 52’, Jatson 59’ Eduardo 68’

SOTGrupi A20.45 Inter-Tuente20.45 Totenhem-Verder B.

Grupi B20.45 H. Tel-Aviv-Benfi ka20.45 Shalke-Lion

Grupi C20.45 Rejnxhërs-Man. UTD20.45 Valencia-Bursaspor

Grupi D18.30 R. Kazan-Kopenhagen20.45 Panath.- Barcelona

Reali është i pandalshëm. Në shtëpinë e Ajaksit skena është vetëm e madrilenëve, të cilët triumfojnë falë një goleade

ARSENALISkuadra e Vengerit pëson një

humbje shokuese me rezultatin 2-0 në Braga të Portugalisë dhe rrezikon kualifi kimin për në turin

tjetër të Champions League

CHAMPIONS LEAGUE

Page 32: 24.11.2010 Gazeta Shqip