20
Valon Murati Dhjetor, 2015

6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mbrojta Nderkombater e te drejtave te njeriut

Citation preview

Page 1: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Valon MuratiDhjetor, 2015

Page 2: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Institucionet e BE-së sotKëshilli EvropianKëshilli i Ministrave (apo Këshilli i BE-së)Komisioni EvropianParlamenti EvropianGjykata e Drejtësisë e BE-sëBanka Qendrore EvropianeGjykata e Auditorëve

Page 3: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Ligjet e BE-sëTraktatet e BE-së (burimi primar i së drejtës së BE-së)

– këto traktate duhet të ratifikohen nga Shtetet Anëtare.Traktati i BE-së (prej vitit 1992)Traktati mbi funksionimin e BE-së (prej vitit 1958).

Rregulloret, direktivat, vendimet, rekomandimet dhe opinionet (burimi sekondar i së drejtës së BE-së).

Praktika gjyqësore e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e përgjithshme të së drejtës (këto janë burimet suplementare të së drejtës së BE-së apo burime e pashkruara të së drejtës).

Ligjet në BE përgatiten dhe miratohen nga Parlamenti Evropian, Këshilli i Ministrave dhe Komisioni

Supremacia e ligjeve të BE-së në raport me të drejtën e brendshme.

Page 4: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Historia dhe parimet në të cilat është ndërtuar BE

Tri Komunitetet:Komuniteti për Çelik dhe Thëngjill – Traktati i Parisit

1951Komuniteti Ekonomik Evropian - 1957Komuniteti i Euroatomit – 1957

Prej vitit 1992 është shndërruar në Bashkimin Evropian dhe prej Traktatit të Lisbonës më 2009, i ka absorbuar gradualisht të gjitha komunitetet në një mekanizëm të vetëm, duke u shndërruar në një entitet legal.

Union ekonomik dhe monetar si dhe union politik.I bazuar në katër liritë: lirinë e lëvizjes së njerëzve,

mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Page 5: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejtat e munguaraMungesa e çfarëdo reference në të drejtat e njeriut

në traktatet themeluese të Komunitetit.Karakteri fillestar i Komunitetetit krejtësisht

ekonomikNë komunikatat e organeve të Komuniteteve si dhe të

fjalimeve të udhëheqësve të Komisionit etj., vihej në pah se Komuniteti është krijuar mbi parimet e lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Ndonëse referenca në të drejtat e njeriut mungonte, filloi të konstruktohej ideja se të drejtat e njeriut janë pjesë e frymës së traktateve dhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Page 6: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Projekti ekonomik dhe ai politik dhe DNJDështimi i projektit politik dhe atij të mbrojtjes

në vitin 1954: Komuniteti Politik i Evropës (1953) Komuniteti Evropian i Mbrojtjes (1952)

Kolonitë dhe procesi i dekolonizimitQë nga fundi i viteve 60-ta, pas realizimit të

bashkimit doganor – tendencat për një kalim edhe në projektin politik.

Korniza ekonomike duhej mbushur edhe me thirrje në vlera të përbashkëta morale, kulturore dhe politike (të drejtat e njeriut dhe liritë fondamentale ndër të tjera).

Page 7: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Gjykata e Drejtësisë së BE-së dhe të drejtat e njeriut

Faza e parë: Injorimi i të drejtave të njeriut Stork v. High Authority (1958-59) Ruhrkolen v. High Authority (1960) Interpretim strikt i traktateve të deriatëhershme të Komunitetit

Faza e dytë: Hyrja e të drejtave të njeriut në praktikën gjyqësore

Stauder v. City of Ulm (1969) – thirrje në nenet 7 dhe 40 (3) të Traktatit të KEE si dhe konstaton se “të drejtat individuale janë pjesë e parimeve të përgjithshme të së drejtës komunitare”, ndërsa në rastin Internationale Handelsgesellschaft (1970), sqarohet se këto parime të përgjithshme bazohen në “traditën e përbashkët kushtetuese të Shteteve Anëtare”.

Sfidimi i praktikës gjyqësore të GJDBE-së nga Gjermania (1974) dhe Italia (1973)

Page 8: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Gjykata e Drejtësisë së BE-së dhe të drejtat e njeriut Faza e tretë: Konsolidimi i të drejtave të

njeriut në praktikën gjyqësore të kësaj gjykate Nold v. Commission (1974) – një hap më tej në

njohjen e të drejtave të njeriut si pjesë e komunitetitPikësynimet që duhet të ndiqen brenda kornizës së

të drejtës komunitare: Tradita e përbashkët kushtetuese Konventat dhe traktatet ndërkombëtare për të

drejtat e njeriut të nënshkruara nga Shtetet Anëtare Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)

Page 9: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Konsolidimi i retorikës së të drejtave të njeriut brenda Komunitetit

Deklarata e Përbashkët për të Drejtat e Njeriut e Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit në vitin 1977.

Rëndësia e të drejtave të njeriut për këto organe Burimi i tyre: kushtetutat e vendeve anëtare dhe Konventa

Evropiane për të Drejtat e Njeriut Përkushtimi për të respektuar të drejtat e njeriut në punën e

tyre për të realizuar qëllimet e Komuniteteve Evropiane.Përpjekjet e Komisionit në vitin 1979 për t’u bërë

palë e KEDNJRoli në rritje i Parlamentit në drejtim të avancimit të

agjendës së të drejtave të njeriut brenda Komuniteteve

Deklarata e Përbashkët kundër Racizmit dhe Ksenofobisë të të tri organeve të komuniteteve – 1986.

Page 10: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejtat e njeriut në traktatet e BE-sëTraktati i Mastrihit për BE-në i amenduar sipas

Traktatit të Amsterdamit në preambulën e tij konfirmon ‘devotshmërinë e Shteteve Anëtare ndaj parimeve të lirisë, demokracisë dhe të respektit për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore, si dhe shtetin e së drejtës’.

Neni 6(1) i traktatit përcakton se BE ‘është krijuar në parimet e lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore, si dhe shtetin e së drejtës, parime që janë të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare.

Karta e BE-së për të Drejtat Themelore - 2000

Page 11: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejtat e njeriut në traktatet e BE-sëKarta e Lirive Themelore jo e obligueshme deri në vitin

2009, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës.Karta është e ndarë në gjashtë kapituj: ‘Dinjiteti njerëzor’,

‘Liritë’, ‘Barazia’, ‘Solidariteti’, ‘Të drejtat e qytetarëve’ dhe ‘Drejtësia’.

Karta nuk trajton të drejtat e pakicave, të drejtat në zhvillim dhe të drejtat për të mos qenë i varfër, por trajton mbrojtjen e ambientit dhe të konsumatorit.

Karta pjesë e Kapitullit të Dytë të Draft Kushtetutës së BE-së – neni 7.1. e cila nuk u miratua

Karta me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës sipas nenit 6.1 ka të njëjtën fuqi sikurse dhe traktatet.

Shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së kanë obligim që ligjet e veta t’i miratojnë në përputhje me Kartën.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së deri tani ka trajtuar rreth 50 raste duke u bazuar në Kartë.

Page 12: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejtat e njeriut në traktatet e BE-sëSipas nenit 6.2 BE duhet të bëhet palë në KEDNJ

Një ndër problemet kryesore është sesi do të jetë raporti në mes të dy gjykatave, si do t’i implementojë BE vendimet, etj.

Në qershor të vitit 2013 grupet punuese kanë hartuar një draft të marrëveshjes së aderimit të BE-së në KEDNJ.

Në vitin 2014 Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka konsideruar se kjo marrëveshje është në kundërshtim me ligjet e BE-së.

Sipas nenit 6.3 të drejtat themelore që burojnë nga KEDNJ si dhe nga tradita kushtetuese e shteteve anëtare duhet të vendosin parimet e përgjithshme të së drejtës së Unionit.

Neni 2: “Unioni është i themeluar në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe respektit për të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat që i përkasin pakicave. Këto vlera janë të përbashkëta për Shtetet Anëtare në një shoqëri në të cilën pluralizmi, jo-diskriminimi, tolerance, drejtësia, solidariteti dhe barazia në mes të grave dhe burrave mbizotërojnë.”

Page 13: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejtat e njeriut dhe politikat zhvillimore – dimensioni i jashtëmTraktati i Romës i vitit 1957 për KEE-në dhe lidhja

me kolonitë dhe ish-kolonitë – ndikimi francezMarrëdhënie më të veçanta me kolonitë dhe me

ish-kolonitë francezePolitikat zhvillimore dhe bashkëpunimi ekonomik

të ndikuara ende nga mentaliteti kolonialistMarrëveshje të Asoociimit – me fokus vetëm në

marrëdhëniet ekonomike duke anashkaluar marrëdhëniet politike dhe të drejtat e kolonive si të atyre të qytetarëve të Komunitetit.

Page 14: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejta e njeriut dhe politikat zhvillimore – dimensioni i jashtëmAsnjë përpjekje për të trajtuar kolonizimin

dhe pasojat e tijAsnjë përpjekje për të njohur gabimet dhe

krimet e së kaluarësKonventa e Yaoundes e nënshkruar në vitin

1963 në mes të Komunitetit dhe të 18 vendeve afrikane frankofone nuk i referohet askund të drejtave të njeriut.

Konventa e Lomes 1, 1975, me shtetet e Afrikës, Karaibeve dhe Pacifikut (ACP) - pa klauzolë për të drejtat e njeriut.

Page 15: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejta e njeriut dhe politikat zhvillimore – dimensioni i jashtëmLome II, 1979Lome III, 1984 – përmenden të drejtat e njeriut

por nuk ka klauzolë kushtëzuese për mundësin e suspendimit të ndihmave nëse nuk respektohen të drejtat e njeriut

Lome IV, 1989- avancim por pa ndonjë mekanizëm të fuqishëm kushtëzues.

Marrëveshja e Cotonou, 2000, më e qartë sa i përket gjuhës së të drejtave të njeriut dhe mundësisë së sanksioneve nëse ato nuk respektohen.

Page 16: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejta e njeriut dhe politikat zhvillimore – dimensioni i jashtëmRezoluta e 28 nëntorit 1991 e Këshillit dhe

Shteteve Anëtare për ‘Të drejtat e njeriut, demokracinë dhe bashkëpunimin zhvillimor’.

Dy qasje të reja nga kjo rezolutë:Masat pozitive:

Ndihmë e shtuar shteteve që kanë përparim në fushën e të DNJ

Ndihmë shoqërisë civile - krijimi një vije buxhetore në vitin 1994 e quajtur Nisma Evropiane për Demokraci dhe Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut

Masat negative: Demarshet konfidenciale për të bërë presion diplomatik Ndryshimi i kanaleve të ndihmave financiare prej shtetit

në shoqërinë civile Suspendimi i bashkëpunimit dhe ndihmës si mjeti i fundit

(2001 – Bregu i Fildishtë, 2002, Zimbave).

Page 17: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Pranimi në BE dhe të drejtat e njeriutKushtëzimet për Spanjën, Portugalinë dhe

Greqinë gjatë viteve të 60-taNdryshimi i rrethanave pas vitit 1989 në Evropë

dhe rritja e mundësisë për zgjerim të BE-sëLuftërat në ish-Jugosllavi dhe dështimi i BE-sëJugosllavia dhe Haiti - 1991Shtetet e Evropës Qendrore dhe LindoreNga marrëveshjet për asociim tek marrëveshjet

për pranim (Partnershipi Evropian)Futja e klauzolave të të drejtave të njeriut që në

marrëveshjet e para me shtetet Baltike dhe Shqipërinë në vitin 1992 dhe me Bullgarinë dhe Rumaninë në vitin 1993.

Page 18: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Kriteret e Kopenhagës të Këshillit Evropian të vitit 1993Kriteret ekonomike

Ekonomia e tregutAftësia për t’u përballur me presionin e

konkurrencës dhe forcave të tregutKriteret politike

DemokraciaShteti i së drejtësTë drejtat e njeriutTë drejtat e pakicave

Këto kritere tani gjenden si pjesë e Traktit të BE-së, neni 6.1 (i Nicës) dhe nëse plotësohen ato shteti mund të konkurrojë duke u bazuar në nenin 49.

Page 19: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Të drejtat e pakicave – kriteret e dyfishtaTë drejtat e pakicave në kontekstin e konfliktit në

ish-JugosllaviTë drejtat e pakicave: inkosistenca në mes të

kërkesës për pranim dhe kërkesës për shtetet anëtare: Sllovakia, Estonia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia në njërën anë dhe në tjetrën Franca dhe Greqia (të cilat nuk njohin ekzistencën e pakicave në shtetin e tyre).

Konventa Kornizë për të Drejtat e Pakicave e Këshillit të Evropës e domosdoshme të nënshkruhet nga vendet që aplikojnë, ndonëse një numër i madh i vendeve të BE-së nuk e ka nënshkruar.

Page 20: 6 BE Dhe Të Drejtat e Njeriut

Mekanizmat e BE-së për të raportuar dhe monitoruar të DNJRaportet e Parlamentit Evropian për të drejtat e

njeriut në BE dhe në shtetet anëtareRaportet Vjetore të Këshillit – më shumë të

orientuara në shtetet kandidate dhe në shtetet me të cilat BE ka marrëdhënie

Raportet e Komisionit për zbatimin e Kartës.Qendra Evropiane për Monitorim për Racizmin

dhe Ksenofobinë e themeluar më 1999.Agjencioni i BE-së për të Drejtat Themelore

(2007).Ombudsmani (1995)Përfaqësuesi Special i BE-së për të Drejtat e

Njeriut (2012)