23
Trakti respirator, anatomia, simptomatologjia dhe perdorimi i procedurave endoskopike Punoi: Dr. Xh. Ndini Trakti respirator ka tre funksione kryesore: Hematoza Funksioni pastrues Funksioni metabolik Hematoza eshte marrja e O2 nga mjedisi i jashtem dhe nga nxjerrja e gazit karbonik nepermjet shkembimit midis ajrit dhe gjakut. Funksioni mbrojtes perfshin mbrojtjen kunder agjenteve patogjene dhe partikulave te gazeve te respiruar. Funksioni metabolik me i rendesishem eshte prodhimi i surfaktanti (agjent tensioaktiv). Vec tij prodhohen histamina, prostaglandina (me efekt bronkospastik). Ai kthen angiotensinen I ne II, inaktivizon serotoninen dhe bradikininen. Ne raste te kancereve bronkopulmonare prodhohen lende hormonale me veprim ne gjithe trupin. Anatomia

Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

  • Upload
    ledat

  • View
    251

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Trakti respirator, anatomia, simptomatologjia dhe perdorimi i procedurave endoskopike

Punoi: Dr. Xh. Ndini

Trakti respirator ka tre funksione kryesore:

HematozaFunksioni pastruesFunksioni metabolik

Hematoza eshte marrja e O2 nga mjedisi i jashtem dhe nga nxjerrja e gazit karbonik nepermjet shkembimit midis ajrit dhe gjakut. Funksioni mbrojtes perfshin mbrojtjen kunder agjenteve patogjene dhe partikulave te gazeve te respiruar.Funksioni metabolik me i rendesishem eshte prodhimi i surfaktanti (agjent tensioaktiv). Vec tij prodhohen histamina, prostaglandina (me efekt bronkospastik). Ai kthen angiotensinen I ne II, inaktivizon serotoninen dhe bradikininen. Ne raste te kancereve bronkopulmonare prodhohen lende hormonale me veprim ne gjithe trupin.

Anatomia

Trakti respirator ndahet ne tre pjese kryesore:

Trakti i siperm respirator: hunda, sinuset paranazale dhe farinksi.Rruget e kalimit te ajrit: larinksi, trakea, bronket dhe bronkiolat.Mushkrite: bronkiolat respiratore, duktet dhe sakuset alveolare dhe alveolat.

Page 2: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Pjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. Vetem ne alveola ndodh shkembimi mes oksigjenit dhe dioksidit te karbonit qe ndodhet ne gjak. Duke zbritur gjithmone e me poshte nga trakea ne drejtim te alveolave ndodh zvogelimi i diametrit dhe degezimi i vazhdueshem i sistemit te tubave, te cilat arrijne deri ne 23.Megjithese siperfaqja e nje bronku ose bronkioli vjen duke u zvogeluar, per shkak te numrit te madh te yre siperfaqja e pergjithshme rritet dhe zvogelohet rezistenca ne bronkiolin terminal.

Trakti respirator eshte i perbere nga epiteli i cili ndryshon tipin ne varesi te zones ku ndodhet. Pjesa me e madhe e epitelit nga hunda deri ne nivel te bronkeve, eshte epitel me cilie qe njihet si epitel respirator. Ciliet jane ne drejtim te tille qe te drejtojne mukusin drejt farinksit. Gjendrrat jane te shumta ne numer ne traktin respirator, por vijne gjithmone duke u zvogeluar dhe mungojne pothuajse plotesisht ne nivel te bronkioleve. Muskulatura e lemuar e merr fillimin ne trake dhe me pas vazhdon deri ne nivelin e bronkeve dhe bronkioleve. Nese pjesa fillestare e traktit ka me shume ind kartilagjinoz, e kunderta ndodh me pjeset terminale ku vendin kryesor e ze indi elastik.

HundaPjesa e dukshme dhe forma e saj percaktohen nga kocka etmoidale dhe septumi nazal. Ajo eshte e perbere nga qeliza te specializuara per ndjesine e aromes, pjese perberese e sistemit olfaktor.Nga ana tjeter rol i saj eshte trasmetimi, ngrohja dhe rritja e lageshtires se ajrit te thithur. Teshtima eshte nje pergjigje kompensatore e hundes, ndaj thithjes se lendeve te huaja se bashku me ajrin.

Page 3: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Farinksi Farinksi ndodhet menjehere pas kavitetit nazal dhe gojes dhe perpara e siper larinksit dhe ezofagut. Ai eshte njekohesisht pjese e traktit digjestiv dhe respirator.

Ndahet ne tre pjese kryesore: NazofarinksiOrofarinksiLaringofarinksi

Nazofarinksi eshte pjesa me e siperme qe komunikon me hunden. Ne te ndodhet hapja e tubit te Eustakut- i rendesishem per ruajtjen e ekuilibrit ne bashkepunim me veshin e mesem. Gjithashtu ketu ndodhen edhe tonsilat faringeale te perbere nga ind limfoid. Orofarinksi eshte pjesa e mesit qe komunikon dhe ndodhet menjehere pas gojes. Laringofarinksi eshte pjesa fundore e farinksit dhe qe vazhdon me ezofagun. Ketu ndodh edhe degezim me larinksin ku futet vetem ajri i respiruar.

Larinksi Larinksi eshte pjese e traktit respirator. Ne te ndodhen kordat vokale, kjo sjell qe larinksi te luaj nje rol te rendesishem ne manipulimin e zerit per sa i perket intonacionit dhe volumit te tij. Fuqia e zerit varet edhe nga sasia e ajrit te ekspiruar. Roli kryesor i tij eshte ai mbrojtes ndaj trupave te huaj nepermjet refleksit te kolles dhe reflekseve te tjera mbrojtese. Larinksi luan nje rol mbeshtetes edhe gjate ushtrimeve fizike te sforcuar, gjate te cilit ndodh largimi i metejshem i kordave vokale. Gjate pertypjes ndodh qe pjesa e pasme e gjuhes te detyroj epigloten qe te mbuloj glotisin duke bllokuar ne kete menyre traktin respirator.

Page 4: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Nese ndodh qe ushqimi te kaloj rruget respiratore eshte larinksi qe nepermjet refleksit te kolles mbron mushkrite. Trakea Trakea ka nje diameter te brendshem prej 25 mm dhe nje gjatesi prej 10-16 cm. Ajo fillon ne pjesen inferiore te larinksit dhe perfundon me nje ndarje te dyfishte ne nivel te bronkeve. Ajo perbehet nga 15-20 unaza kartilagjinoze qe forcojne pjesen e perparshme dhe laterale te trakese. Kjo sherben per te ruajtur ajrin e respiruar. Gjate kolles muskujt trakeal zvogelojne lumenin e trakese duke rritur forcen e ekspirimit. Pjesa e pasme e saj qe komunikon me ezofagun nuk eshte e perbere nga ind kartilagjinoz, per te ndihmuar ushqimin gjate kalimit te tij ne ezofag. Disa nga semundjet qe prekin trakene jane:

Trakeomalacia (dobesim i kartilagos se trakese)Agenezi trakeale (mungese e lindur e trakese)Demtim trakeobronkial

Jane te rendesishme procedurat e trakeotomise dhe intubimit trakeal gjate urgjencave jetekercenuese.

Bronket dhe bronkioletEshte pjesa qe nis nga bronku dhe perfundon ne alveola. Bronket degezohen vazhdimisht ne tuba gjithmone e me te vegjel qe quhen bronkiolet. Ne to nuk ndodh asnjehere shkembimi i gazit. Trakeja degezohet ne dy bronke kryesore te majtin dhe te djathtin. Bronku i djathte eshte me i gjere, me i vogel dhe me vertikal se bronku i majte. I djathti ndahet me tej ne 3 bronk lobar ndersa i majti ne 2 bronke lobare. Ketu fillon degezimi i vazhdueshem deri ne nivel te bronkioleve terminal qe perfundojne ne alveola. Ne bronke vjen gjithmone duke u zvogeluar pjesa e indit kartilagjinoz dhe zevendesimi i tij me ind elastine.

Page 5: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Semundja kryesore qe prej bronket eshte bronkiti qe eshte i formes kronike dhe akute. Bronku i djathte eshte vazhdim i menjehershem i trakese, ne ndryshim nga ai i majti qe ka nje kend te theksuar. Kjo sjell dy probleme:Trupat e huaj te gelltitur shpesh perfundojne ne bronkun e djathteGjate intubimit trakeal ndodh qe tubi te kaloj deri ne nivel te bronkut te djathte duke cuar keshtu ne oksigjenim vetem te tij dhe jo te dy bronkeve.

Pulmonet Jane organet respiratore tek njerezit. Ndahen ne te majte dhe te djathte. Ajo e djathte ndahet ne tri lobe, ndersa e majta ne dy. Gjithashtu kjo e fundit ka edhe nje zone ne te cilen mbeshtetet zemra. Ato permbajne 300-500 milion alveola, duke perfshire nje siperfaqe prej 70-100 m. Cipa qe rrethon pulmonet njihet si pleura. Hapesira mes pleurave parietale njihet si kaviteti pleural.Pjesa parenkimatoze e pulmoneve jane vetem alveolat- vendi ku ndodh shkembimi i gazeve.

Simptomatologjia

Te semuret me semundje te traktit respirator ankohen per:

KolleSputumDispneHemoptiziDhimbje te kraharoritNxirrje te buzeveTemperatureDjersitje

Page 6: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Renie ne pesheEdema ne fytyre dhe anesi

Kolla Kolla eshte akt reflektor qe nxjerr ne menyre te sforcuar ajrin qe ndodhet ne rruget ajrore. Ajo shkaktohet nga stimulimi i receptoreve qe gjenden ne mukozen e rrugeve ajrore nga prania e inflamacionit, sekrecioneve, trupave te huaj, substancave kimike dhe tumoreve bronkial. Ajo mund te shkaktohet edhe nga stimuj te tjere si ngacmimi i ezofagut, i veshit te jashtem, nga shtypja e melcise me dore, nga futja e kembeve ne uje te ftohte. Mund te jete me origjine nervore si ne rastet e histerive.

Kolla mund te jete: E thate (kur nuk shoqerohet me sputum- vihet re ne kancer ose trakeobronkite)E njome (shoqerohet me sputum- vihet re ne bronkite akute ose kronike, bronkoektazia, absces pulmonar, tuberkuloz)

Ne varesi te karakterit te saj kolla ndahet ne:

Kolla e vazhdueshme (kolle qe vazhdon per nje periudhe te gjate kohe)Kolle periodike (vihet re ne orare te caktuara te dites, zgjat pak dhe pastaj pushon. Kolla e mengjezit- tipike per ata qe pijne duhan, ku nxirret jashte sputumi i grumbulluar gjate nates ne bronke. Kolla e nates- tipike e astmes.Kolla me kriza shfaqet kur ne pemen trakeobronkiale hyjne aksidenatalisht trupa te huaj ose kur derdhen materiale nga parenkima pulmonare si ne rastin e abscesit. Kur kolla me kriza zgjat shume tek pacienti vihen re shenjat e cianozes.

Page 7: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Sputumi Jane sekrecionet e rrugeve te siperme respiratore qe nxirren jashte nepermjet kolles. Ai perbehet nga sekrecionet e gjendrrave mukoseroze ose nga eksudati i nje inflamacioni ne rruget respiratore. Nxjerrja e kelbazes me shume se 1-2 here ne dite eshte patologji. Rendesi ne ekzaminimin e sputumit kane: Sasia e sputumit (luhatet nga disa ml deri ne 1 l ne rastin e absceseve)Ngjyra e sputumit (e verdhe ose gri per procese infektive dhe e trendafilte per procese nekrotike)Era e sputumit (e keqe ne rastet me absces ose gangrene pulmonare)Lehtesimi pas nxjerrjes se sputumit (kjo ndodh ne te semuret me astme, te cilet lehtesohen pas nxjerrjes se sputumit)

Hemoptizia Eshte nxjerrja e gjakut nga goja, por ne ndryshim nga hematemeza e ka origjinen nga rruget e poshtme respiratore dhe trakeja. Hemoptizia shfaqet ne tri forma kryesore:

I perzier me sputumin ne forme rremash gjaku me ngjyre ndryshkuNe formen e sputumit hemoptoik i ngjashem me lengun e kumbullesSi gjak i paster me ngjyre te purpurt ne sasi te vogel ose te madhe qe mund te jete fatale per pacientin

Hemorragjia masive eshte hemorragjia mbi 200-600 ml gjak ne 24 h dhe qe shoqerohet me ulje te kuadrit te gjakut. Tipike ne rastet e demtimeve ne arterien bronkiale. Hemorragjite e arteries pulmonare jane te perziera me sputum dhe ne sasi te paket.

Shkaqet e hemoptizise

Page 8: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Shkaqet e hemoptizise ndahen ne:

Semundje pulmonare- bronkoektazia, tuberkulozi, kanceri pulmonar, absces, pneumoni

Semundje te aparatit kardiovaskular- stenoza mitrale, infarkt i miokardit dhe asthma kardiake, aneurizma e aortes

Semundjet hematologjike- trombocitopeni, patologji ne koagulim Menstruacionet mund te shoqerohen me hemoptizi Gjaku mund te kete shkaqe lokale si nga gingivat, hundet dhe

nazofarinksi

Dispnea Dispneja perfaqeson veshtiresine ne aktin e frymeshkembimit. Ajo shoqeron shpesh semundjet kardiake dhe pulmonare. Vjen si pasoje e urise se organizmit per oksigjen. Eshte nje shqetesim jo specifik, prandaj kerkon ekzaminime te kujdesshme per te percaktuar shkaqet e saj. Ajo ka shenjat subjektive dhe ato objektive si ndryshimi i ritmit, frekuences dhe thellesise se respiracionit si dhe ndryshim ne raportin mes inspiracionit dhe ekspiracionit. Dispneja mund te jete akute ose kronike:

Dispneja akute- ndodh menjehere dhe shoqerohet me paaftesi per te folur dhe fishkellima inspiratore. Ndodh ne emboli, asthma bronkiale, pneumoni.Dispneja kronike- karakterizohet nga rritja e rendeses gjate sforcimit. Ajo eshte karakteristike e emfizemes ose semundjeve pulmonare restriktive.Asfiksia- dispne e menjehershme, ne forme mbytese me spazma te kordave vokale. Dallohet ne edeme pulmonare ose ne tromboze te arteries pulmonare.

Page 9: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Shkaqet e dispnese Semundje pulmonare- ndahen ne crregullimet restriktive dhe ato

obstruktive. Dispneja nga semundjet kardiovaskulare- insuficenca kardiake e

majte ose e djathte. Dispneja hematologjike- anemi ose leukoza. Dispneja nga helmimet e ndryshme. Dispneja klasifikohet edhe ne varesi te fazes se frymemarrjes ne dispne:

InspiratoreEkspiratore E perzier

Dhimbja e kraharoritDhimbje qe lidhet me patologji te ndryshme dhe qe ka karakteristika te ndryshme ne varesi te zones se prekur. Per shkak se as parenkima pulmonare dhe as pleura viscerale nuk kane receptore te dhimbjes shkaqet e saj ndahen ne:

Dhimbje te pleures parietale- e mprehte, e ngjashme me nguljen e thikes, rritet gjate inspirimit, shoqerohet me kolle dhe qetesohet kur pacienti shtrihet ne anen e semure.

Dhimbje nga rruget ajrore- ndjenje shtrengimi dhe djegie retrosternale.

Dhimbje muskuloskeletike- zakonisht lokalizohet mire, por mund te perhapet edhe gjate gjithe gjatesise se nervit. Forcohet gjate levizjeve te brinjeve.

Dhimbje si pasoje e virusit Herpes Zoster- shume e forte gjate gjithe nervit

Dhimbje per shkaqe kardiake Dhimbje reflektore nga abdomeni- kolecistiti, apendisiti, kolika

hepatike.

Page 10: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Bronkoskopia Nese endoskopia ishte perdorimi i instrumentave te vecante per te vezghuar ne brendesi te organeve te trupit, ne menyre qe te zbuloheshin semundje te ndryshme, bronkoskopia eshte perdorimi i ketyre instrumentave per studimin e rrugeve ajrore. Bronkoskopi eshte nje instrument rreth 90 cm dhe me nje diameter rreth 1.5 cm i cili permbledh ne nje tub te vetem 4 dhomeza te vecanta.

Ne njeren dhome gjendet nje burim drite me fibra optike qe sherben per te vezhguar me mire ne brendesi. Ne dhomen tjeter gjendet nje aparat thithes qe sherben per thithjen e sekrecioneve nga rruget e frymemarrjes. Ne nje dhome tjeter gjendet nje forceps metalik qe sherben per marrjen e biopsive. Ne dhomen e fundit gjendet furca aspiratore qe gjate kalimit ne rruget e frymemarrjes mund te marr material qelizor qe me pas mund te studiohet ne laborator.

Bronkoskopia fleksibile ndaj asaj rigideBronkoskopet ndahen ne rigid dhe fleksibile. Ata kane nje diameter nga 5 ne 6 mm, ndersa te femijet e vegjel lumeni eshte rreth 3.5 mm. Per shkak te permasave me te vogla te bronkoskopet pediatrik, mund te mungoje dhomeza me aparatin thithes. Bronkoskopia rigide duhet te kryhet nen anestezi te pergjithshme, ku pacienti eshte ne gjume. Ajo lejon nje vizualizim deri ne nivelin e bronkut te majte dhe te djathte, duke studiuar me mire trakene. Bronkoskopia rigide ka avantazhin per heqjen e trupave te huaj, por ka veshtiresi realizimi ne personat qe kane pesuar trauma ne pjesen cervikale te shtylles kurrizore dhe nuk mund te flektojne qafen si dhe ne ata me thyerje te nofulles qe nuk mund te hapin gojen.

Teknika te reja te bronkoskopise jane:

Page 11: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Bronkoskopia fluoreshenteBronkoskopia virtualeBronkoskopia me ultratinguj

Indikacionet

Diagnostike:

Dyshim per trup te huajDyshim per semundje malinjeLavazh bronkialHemoptizi Probleme te vazhdueshme te papercaktuara nepermjet metodave te tjera

Terapeutike:

Obstruksion nga trupa te huajLargim i sekrecioneve Lavazh bronkialStenoze Atelektaze

Kunderindikacionet

Hypoksemia refraktareCrregullime hematologjikeCrregullime kardiake te pastabilizuaraStatus asthmatikHyperkapne e theksuar

Page 12: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Bronkoskopia eshte nje procedure qe kryhet ne spital. Perpara se te kryhet procedura pacienti pyetet nese:

Merr trajtim per ndonje semundje tjeterKa alergji nga lateksi ose ndonje ilacKa probleme me koagulimin e gjakut

Rreth 6-12 h perpara procedures pacienti duhet te nderprese ushqimin dhe ujin. Procedura ne pergjithesi zgjat rreth 30 min, por se bashku me anestezine dhe periudhen post anestezise nevojiten gati rreth 4 h. Kryhet anestezia e pergjithshme me rruge intravenoze. Me pas me anen e nje inhalatori jepet anestezi lokale ne hunde dhe fyt. Kjo sherben per te ndaluar refleksin e kolles dhe bronkospazmat. Zakonisht perdoret Lidokaina. Si fillim duke mbajtur bronkoskopin me doren e djathte, ky i fundit futet ne hunde dhe me pas kalon gjithe traktin deri ne nivel te bronkeve. Gjate momentit te kalimit ne goje ndihet nje lloj shterngimi dhe ndjesi e te vjellit qe kalon kur bronkoskopi vazhdon me tej ne rruget ajrore. Gjate procesit kontrollohen vazhdimisht niveli i saturimit te O2. Nese ky i fundit zvogelohet jepet oksigjen me kanjula.

Gjate procedures mund te kryhet: Lavazhi bronkoalveolar, gjate te cilit nepermjet bronkoskopit futet ne pulmone solucion saline dhe me pas nepermjet aparatit thithes te bronkoskopit ky solucion riperthithet. Materiali permban qeliza dhe baktere dhe mund te studiohet me tej. Marrja e biopsise, gjate te ciles nepermjet forcepsit mund te merret material nga zona me dyshim. Marrja e biopsise me age, ku materiali merret nga gjendrrat limfatike ne pulmone.

Pas procedures pacienti vendoset ne dhomen e zgjimit (zgjat me shume qendrimi ne rast se eshte perdorur bronkoskop rigid). Per 1-2 h pacienti nuk ushqehet. Gjate kesaj kohe kontrollohen vazhdimisht TA, pulsi dhe saturimi i oksigjenit. Mund te kerkohet kryerja e nje radiografie nese

Page 13: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

dyshohet per pneumotoraks ose hemorragji si pasoje e procedures. Gjate diteve te para pas ekzaminimit pacienti mund te kete tharje te fytit, ngjirje te zerit dhe kolle.

Nese pacienti shfaq nje nga shenjat e meposhtme duhet te lajmerohet qe te rikthehet ne spital:

Temperature Dhimbje gjoksiVeshtiresi ne frymemarrjeKolle e shoqeruar me hemorragji

KomplikacionetEpistaksis (ndodh me shpesh se te tjerat)Bronkospazem ose laringospazem (si pasoje e irritimit mekanik te rrugeve te frymemarrjes)HemorragjiHypoksemi Aritmi (si pasoje e stimulimit vagal. Ne keto raste behet kontroll me EKG)Aspirim Pneumotoraks Kriza epileptikeDepresion respirator

Kanceri pulmonarKanceri pulmonar karakterizohet nga nje rritje jo normale e qelizave ne mushkeri. Nese nuk trajtohet ky lloj kanceri mund te perhapet edhe ne pjese te tjera duke dhene metastaza. Kanceri pulmonar eshte kanceri

Page 14: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

me i shpeshte dhe me mortalitetin me te larte nga te gjithe kanceret. Pacientet qe preken me shume jane pacientet mbi 50 vjec me histori duhanpirje. Ne Evropen lindore jane me te prekur meshkujt, ndersa ne Amerike dhe Evropen perendimore femrat. Nga ana historike kanceri pulmonar nuk njihej si etnitet me vete deri ne 1700. Lidhjet e tij me duhanin dhe disa minerale si asbesti dhe radoni jane zbuluar vetem ne shekullin e 20-te. Vendet ne zhvillim po pesojne nje rritje te jashtezakonshme ne incidencen e kancerit pulmonar.

Shkaqet Duhanpirja (cigaret permbajne rreth 60 elemente te ndryshme shkaktare per kancer. Eshte vene re rritja ne numer edhe ne duhanpiresit pasiv)Radoni (gaz pa ere dhe pa ngjyre)Asbesti (shkaktar i disa semundjeve pulmonare)Ndotja e ajritFaktoret gjenetikRadioaktiviteti Silici

Simptomat Ndahen ne tre kategori: Simptomat respiratore- kolle, fishkellima, kolle me hemorragji dhe

veshtiresi me zvogelim ne frymemarrje Simptomat sistemike- humbje peshe, temperature, lodhje dhe

gishtat si shkopinj tamburi Simptomat si pasoje e komprimimit- dhimbje gjoksi, dhimbje

kockash, sindromi i obstruksionit te v. cava superior dhe veshtiresi ne gelltitje

Ne shumicen e rasteve semundja shfaqet me shenja te tjera si pasoje e perhapjes se kancerit jashte traktit respirator, si dhe ne saje te

Page 15: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

prodhimit te disa hormoneve paraneoplazike. Diagnoza realizohet nepermjet te dhenave klinike, te dhenave radiologjike dhe nga skaneri. Diagnoza perfundimtare vendoset nepermjet bronkoskopise dhe marrjes se biopsise gjate kesaj procedure. Nga ekzaminimi i materialit bioptik vendoset lloji morfologjik i kancerit dhe menyra e trajtimit te pacientit.

Trajtimi i pacientit realizohet nepermjet:Kirurgjise KimioterapiseRadioterapiseTrajtim paliativ

Ne pergjithesi kanceri i pulmonit ka nje prognoze te keqe.

AtelektazaAtelektaza eshte nje gjendje ne te cilen nje pjese e pulmonit ka pesuar kolaps ose nuk realizon procesin e shkembimit te gazeve. Nese pjesa e prekur eshte e vogel ne pergjithesi semundja nuk shoqerohet me shenja klinike. Gjate procesit te frymeshkembimit rolin me te rendesishem e luajne sakuset alveolare qe per te realizuar kete proces kane nevoje qe te mbeten te hapura gjate gjithe kohes. Ne atelektaze ndodh qe nje pjese e pulmonit ka pesuar kolaps, ne keto raste sakuset alveolar nuk furnizohen me ajer, duke mos marr pjese ne shkembimin e gazeve.

Shkaqet Cdo gjendje qe parandalon frymemarrjen e thelle dhe kollitjen mund te shkaktoje atelektaze. Si shkaqe te saj perfshihen edhe situatat ne te cilat kemi bllokim te traktit respirator nga nje trup i huaj ose nga prodhimi i tepert i sekrecioneve.

Page 16: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

Situata post operatore (nga perdorimi i substancave qe sjellin gjume)

Respiracion i ventiluar Shtypje nga jashte e pulmoneve (tumor mediastini, efuzion pleural,

deformime kockore) Sindromi i distresit respirator (mungese e surfaktantit, e shpeshte

tek te porsalindurit) Asthma, fibroza kistike, SPOK Trupat e huaj, tumoret e pulmoneve

Simptomat klinike dhe diagnozaGjate atelektazes pacientet mund te jene pa shenja klinike, ne rastet e prekjes se nje siperfaqe te vogel te pulmonit, deri ne shenjat e vuajtjes respiratore. Saturim i ulet i oksigjenit Frymemarrje te shkurtra Rritje e frekuences kardiake dhe asaj respiratore Dhimbje kraharori Shenja si pasoje e shkakut primar

Diagnoza realizohet nepermjet radiografise, skanerit dhe bronkoskopise.

Trajtimi Trajtimi i semundjes lidhet me trajtimin e shkakut te saj. Ne pergjithesi semundja mund te mos kete nevoje per nje trajtim specifik. Ne rastet kur zbulohet shkaku i saj dhe atelektaza shoqerohet me semundje te tjera, si fillim trajtohet semundja shoqeruese. Ne rastet e bllokimit te rrugeve te frymemarrjes perdoren procedurat bronkoskopike. Ne keto raste behet heqja e nje trupi te huaj me bronkoskop ose drenazh bronkial, kur shkak i bllokimit eshte mukusi. Trupat e huaj ne traktin respirator jane me te shpeshte te femijet e vegjel. Objekti qe gjendet

Page 17: Web viewPjesa me e madhe e traktit respirator ka vetem detyren e transferimit te ajrit nga ambienti rrethues drejt mushkrive. ... Ndotja e ajrit. Faktoret gjenetik

me shpesh ne rruget e frymemarrjes eshte kikiriket. Pacientet me trupa te huaj shfaqin kliniken e nje urgjence te rende me veshtiresi ne frymemarrje, mungese te foluri ose te qari, cianoze ne fytyre nga mungesa e oksigjenit, dhe deri ne humbje ndergjegje. Vendi ku ndodhen me shpesh trupat e huaj eshte bronku i djathte.