24
1 Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikolog Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ajri i jashtem, por shumica çlirohen brenda godinave gjithfareshe, qofshin keto mjedise industriale apo banimi, mjedise shkollore, social- kulturore etj. Ekspozimet industriale ne mjediset e brendshem, ndonse te shumellojshme, nuk perfaqesojne ekspozime te publikut te gjere dhe kane norma specifike per ndotesit e ajrit. Cilesia e ajrit te brendshem eshte nje term qe i referohet cilesise se ajrit brenda dhe perreth ndertesave dhe strukturave, veçanerisht lidhur me shendetin dhe komfortin e njerezve brenda tyre. Ajo mund te prishet prej gazeve (si monoksidi i karbonit CO, dyoksidi i karbonit CO 2 , radoni, komponimet organike te avullueshem VOC, etj), grimcave, ndotesve mikrobike (myqeve, bakterieve) ose çdo faktori mase apo energjie qe mund te shkaktoje demtime te shendetit (zhurma, vibracione, ndriçim, etj). 1 Mjediset e punes Cilesia e ajrit te brendshem ne mjediset e punes eshte ne vemendje te vazhdueshme te pakten prej nje shekulli kudo ne boten e civilizuar. Kjo nga qe cilesia e ajrit ne ato mjedise mund te preke shendetin, komfortin dhe produktivitetin e njerezve brenda tyre. Njerezit ne maredhenie pune konsiderohen si pjesa me vitale dhe e shendeteshme e popullates, e prandaj problemet serioze shendetsore te lidhur me cilesine e ajrit te brendshem per ta jane relativisht më të rralle. Megjithate perceptimi i rrezikut shendetsor nga ky shkak po behet perhere e me i pranishem. Shkaqet dhe pasojat e cilesise jo te mire te ajrit te brendshem jane komplekse, por ekzistojne disa faktore baze qe duhen njohur prej te gjitheve. Cilesia e ajrit te brendshem behet problem kur ai permban grimca pluhuri dhe gaze ne sasi shqetesuese, aroma ofensive, lageshti ose myk. Krahas tyre jane karakteristikat fizike: temperatura dhe rrymat e levizjes se ajrit, niveli i zhurmes, i dridhjeve dhe i ndriçimit. Shqiperia sot ka nje shumellojshmeri mjedisesh pune, qe variojne nga ndermarrjet prodhuese te karakterit industrial, te punimet tunelore e nentokesore , punishtet e vogla artizanale e deri te zyrat. Objektivi kryesor i studimit te cilesise se ajrit te mjedisit te punes eshte identifikimi, vleresimi i rrezikut dhe eliminimi i faktoreve te lidhur me vendin e punes, qe mund te rrezikojne shendetin apo te shkaktojne nje shqetesim te rendesishem te njerezve. Ekspozimi eshte shpesh nje faktorial, por mund te jete gjithashtu shume faktorial (psh ne industrine e shkrirjes se metaleve). Per te patur nje vizion me te gjere te problemeve te ndotjes se ajrit duhet bere para se gjithash nje inventarizim i gjendjes se tij ne vendet e punes. Pas inventarizimit te ndotesve kalohet ne matjen e tyre. Ne kete pike duhet te jemi te qarte per objektivat e matjeve. Ato pergjithsisht jane:

Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

1

Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikolog

Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ajri i jashtem, por shumica çlirohen brenda

godinave gjithfareshe, qofshin keto mjedise industriale apo banimi, mjedise shkollore, social-

kulturore etj. Ekspozimet industriale ne mjediset e brendshem, ndonse te shumellojshme, nuk

perfaqesojne ekspozime te publikut te gjere dhe kane norma specifike per ndotesit e ajrit.

Cilesia e ajrit te brendshem eshte nje term qe i referohet cilesise se ajrit brenda dhe perreth

ndertesave dhe strukturave, veçanerisht lidhur me shendetin dhe komfortin e njerezve brenda

tyre. Ajo mund te prishet prej gazeve (si monoksidi i karbonit CO, dyoksidi i karbonit CO2,

radoni, komponimet organike te avullueshem VOC, etj), grimcave, ndotesve mikrobike (myqeve,

bakterieve) ose çdo faktori mase apo energjie qe mund te shkaktoje demtime te shendetit

(zhurma, vibracione, ndriçim, etj).

1 Mjediset e punes

Cilesia e ajrit te brendshem ne mjediset e punes eshte ne vemendje te vazhdueshme te pakten

prej nje shekulli kudo ne boten e civilizuar. Kjo nga qe cilesia e ajrit ne ato mjedise mund te

preke shendetin, komfortin dhe produktivitetin e njerezve brenda tyre.

Njerezit ne maredhenie pune konsiderohen si pjesa me vitale dhe e shendeteshme e popullates, e

prandaj problemet serioze shendetsore te lidhur me cilesine e ajrit te brendshem per ‘ta jane

relativisht më të rralle. Megjithate perceptimi i rrezikut shendetsor nga ky shkak po behet

perhere e me i pranishem.

Shkaqet dhe pasojat e cilesise jo te mire te ajrit te brendshem jane komplekse, por ekzistojne

disa faktore baze qe duhen njohur prej te gjitheve. Cilesia e ajrit te brendshem behet problem kur

ai permban grimca pluhuri dhe gaze ne sasi shqetesuese, aroma ofensive, lageshti ose myk.

Krahas tyre jane karakteristikat fizike: temperatura dhe rrymat e levizjes se ajrit, niveli i

zhurmes, i dridhjeve dhe i ndriçimit.

Shqiperia sot ka nje shumellojshmeri mjedisesh pune, qe variojne nga ndermarrjet prodhuese te

karakterit industrial, te punimet tunelore e nentokesore , punishtet e vogla artizanale e deri te

zyrat. Objektivi kryesor i studimit te cilesise se ajrit te mjedisit te punes eshte identifikimi,

vleresimi i rrezikut dhe eliminimi i faktoreve te lidhur me vendin e punes, qe mund te rrezikojne

shendetin apo te shkaktojne nje shqetesim te rendesishem te njerezve.

Ekspozimi eshte shpesh nje faktorial, por mund te jete gjithashtu shume faktorial (psh ne

industrine e shkrirjes se metaleve). Per te patur nje vizion me te gjere te problemeve te ndotjes se

ajrit duhet bere para se gjithash nje inventarizim i gjendjes se tij ne vendet e punes.

Pas inventarizimit te ndotesve kalohet ne matjen e tyre. Ne kete pike duhet te jemi te qarte per

objektivat e matjeve. Ato pergjithsisht jane:

Page 2: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

2

Vleresimi i rrezikut per shendetin, krahasimi me normat e percaktuara;

Vleresimi i nevojave te masave mbrojtese teknike (psh ventilimi);

Vleresimi i efikasitetit te masave mbrojtese teknike.

Duhen menduar mire edhe pozicioni e momenti i kryerjes se matjeve te ajrit te brendshem ne

mjedisin e punes. Duhet definuar:

per cilet persona duhet te kryhet matja e ekspozimit ndaj ndotjes se ajrit;

matja duhet te jete momentale (e perkoheshme) apo gjate gjithe dites se punes;

sa dite do te kryhet matja gjate nje jave pune.

Ketu ka rendesi edhe zgjedhja e substances qe duhet matur ne ajer. Kur ekspozimi eshte nje

faktorial (psh vetem ndaj grimcave/pluhurave) ky vendim eshte i thjeshte. Por ne rast se kemi te

bejme me perzjerje substancash ndotese,

duhet zgjedhur substanca me e lehte per tu matur?

duhet zgjedhur substanca me e rrezikshme per shendetin?

duhet zgjedhur nje substance apo nje indeks global i ekspozimit?

2 Mjediset e banimit e social-kulturore

Ndotja e ajrit te brendshem te ketyre objekteve lidhet me aktivitetin jetesor te njeriut, jo me

veprimtari prodhuese te tij. Ne kete aspekt ajri do te permbaje ata ndotes qe krijohen nga:

frymemarrja e njeriut (dyoksidi i karbonit CO2, ndotesit organike te avullueshem VOC,

ererat e çliruara nga trupi).

paisjet e brendshme si mobilje, parkete, ngrohesa, etj (formaldehida CH2O, oksidet e

azotit NOx, ndotesit organike te avullueshem VOC, etj).

duhan pirja.

toka mbi te cilen jane ndertuar objektet respektive (gazi radon Rn).

Dyoksidi i karbonit, CO2

Nje njeri normal ben nje frymemarrje me vellim 500 ml (0.5 l). Gjate saj ai thith ajer te

jashtem atmosferik, qe normalisht permban 360-400 ppm CO2, ose rreth 0.18-0.2 ml CO2 per

frymemarrje. Gjate frymenxjerrjes njeriu nxjerr jasht vetes 5% CO2 ose 25 ml. Duke qene se

mesatarisht njeriu ben rreth 13 000 frymemarrje ne dite, kjo eshte ekuivalente me 325 000 ml

(325 l) CO2, qe do te thote se brenda nje dite njeriu normal nxjerr 1 kg CO2.

Eshte e qarte qe ne nje mjedis te mbyllur permbajtja e dyoksidit te karbonit CO2 ne ajer do te

rritet gradualisht, ne funksion te numrit te njerezve te pranishem. Perqendrimi i CO2 ne ajrin e

brendshem sherben indirekt si indikator njerezor i cilesise se tij, dhe rezulton i lidhur ne menyre

optimale me perqindjen e njerezve te pranishem qe ankohen per cilesi ajri te pakenaqeshme

(grafiku 1).

Graf. 1 Perqindja e njerezve te pakenaqur ne funksion te perqendrimeve te CO2

Page 3: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

3

Perqendrimet e CO2, ppm

Zakonisht permbajtja e larte e CO2 ne ajer e rendit mbi 3000 ppm behet shkak i anoksemise

(paksimi i oksigjenit ne gjak, d.m.th. nen nivelin fiziologjik) dhe paralizon frymemarrjen,

sistemin muskular e ndryshon ekuilibrin acido-bazik (acidoze).

Niveli mbi 5000 ppm eshte shenje e kushteve jo te zakonshme te ajrit, ku mund te kete prani

edhe te gazeve te tjere ne perqendrime te larte. Ky eshte edhe kufiri i lejuar ditor i permbajtjes se

CO2 ne mjediset e punes.

Niveli mbi 40 000 ppm (4%) eshte i demshem ne moment, per efekt te pamjaftueshmerise se

oksigjenit ne ajer.

Bazuar ne standardin amerikan ASHRAE 62:2001 vlera kufi e pranuar per cilesine e ajrit te

brendshem eshte sa diferenca prej 700 ppm ndermjet perqendrimit te CO2 te brendshem e te

jashtem (dmth rreth 1100 ppm ne total), kur 30 perqind e njerezve fillojne ndjejne shqetesim.

Shembulli i rritjes te permbajtjes se CO2 ne ajrin e nje klase shkolle fillore ne nje dite te ftohte

dimri, kur dritaret thuajse nuk hapen ne

periudhat e pushimeve gjate oreve te mesimit, jepet ne grafikun 2.

Burimi: Evaluation of ventilation rates in a sample of

Albanian schools using CO2 measurements, Otto

Hänninen et al. – WHO 2012.

Kufiri higjienik i lejuar me i vjeter per cilesine e ajrit te brendshem lidhet me permbajtjen e CO2

ne ‘të. Që në vitin 1858 kimisti dhe higjienisti gjerman Max von Pettenkofer percaktoi

permbajtjen e dyoksidit te karbonit CO2 ne ajrin e brendshem si indikator te pastertise se tij.

Vlera e dhene prej tij ishte 0.1 % (1000 ppm) dhe njihet si numri i Pettenkofer-it; ky ka mbetur

per nje kohe shume te gjate si i vetmi numer orientues per cilesine e ajrit te brendshem.

Page 4: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

4

Parimisht kjo shifer e ruan validitetin e saj edhe sot.

Ne tabelen 3 jepen vlerat udhezuese te permbajtjes se dyoksidit te karbonit ne ajrin e brendshem,

sipas OBSH (viti 2008).

Tab. 3

Perqendrimi i CO2(ppm) Klasifikimi higjienik Rekomandime

< 1000 Higjenikisht jo sinjifikant Nuk ka

1000-2000 Higjenikisht evident Intensifikim i ventilimit

(rritje e vellimit te rrymes

se ajrit qe hyn nga jasht

ose e shkembimit te ajrit)

Kontroll dhe permiresim i

procedurave te ventilimit

>2000 Higjienikisht i Kontroll i mundesive te

papranueshem ventilimit dhe ne se eshte

domosdoshme – marrja e

masave ekstensive

Nje trajtim mjaft serioz i behet masave teknike qe duhen marre per te zvogeluar permbajtjen e

CO2 ne ajrin e brendshem deri ne nivelin e perqendrimit prej 1000 ppm. Sipas rregullave teknike

gjermane (tabela 4) ajri i brendshem ndahet ne kater kategori cilesore. Ne funksion te ketyre

kategorive derivohen shkallet e ndryshme te ventilimit per person ose per m2 siperfaqe

dyshemeje.

Tab. 4 Klasifikimi i cilesise se ajrit te brendshem sipas legjislacionit gjerman

Kategoria Pershkrimi Rritja e perqendrimit Perqendrimi absolut Shkalla e

te CO2 krahasuar me i CO2 ne ajrin e ventilimit/

ajrin e jashtem (ppm) brendshem vellimi i

ajrit te jashtem

l/sek/person

(m3/ore/person)

IDA 1 Cilesi e larte <400 <800 >15

ajri te brend. (>54)

IDA 2 Cilesi mesatare >400-600 >800-1000 >10-15

(>36-54)

IDA 3 Cilesi e moderuar >600-1000 > 1000-1400 >6-10

(>22-36)

IDA 4 Cilesi e dobet >1000 >1400 <6

(<22)

Ndotesit organike te avullueshem (VOC)

Page 5: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

5

Komponimet organike qe avullojne lehte jane ata qe perfshihen nen emertimin e mesiperm.

Teknikisht keta komponime definohen si komponime organike me presion avulli 1300 Paskal

(rreth 1% e presionit atmosferik ne nivelin e detit). Keta perfshijne disa hidrokarbure aromatike e

futen ne nje kategori te perbashket per efekt te sjelljes se ngjashme fizike ne atmosphere. Ata

kane nje diapazon pikash vlimi me kufirin e ulet ndermjet 50-1000 C dhe te lartin ndermjet 240-

2600 C.

Jane rreth 62 komponime te tille sipas Agjencise Amerikane te Mbrojtjes se Mjedisit EPA, por

15 konsiderohen si prioritare Keta jepen ne tabelen 5 me poshte.

Tab. 5. Komponimet VOC kryesore

1. 1,3 Butadien 6. Toluidine Izocianat 11. Propilen oksid

2. Toluen 7. Epiklorhidrine 12. Kaprolaktum

3. Klorur vinili 8. Fosgjen 13. Anhidrit ftalik

4. Akrilonitril 9. Benzen 14. Tetraklorur karboni

5. Anhidrit maleik 10. Etilen oksid 15. Cianur hidrogjeni

Ne praktiken analitike komponimet organike qe mund te percaktohen ne intervalin ndermjet

n-heksanit dhe n-heksadekanit pershkruhen si komponime organike te avullueshem VOC.

Shuma e tyre shenohet si komponime organike te avullueshem total TVOC. Komponimet

organike gjysem te avullueshem SVOC shtrihen ne intervalin mbi n-heksadekanin deri te C22,

dhe komponimet organike shume te avullueshem VVOC jane ata qe gjenden nen n-heksanin.

Tabela 201 jep nje pamje te pergjithshme te VOC te hasur me shpesh ne ajrin e brendshem dhe

burimet e tyre.

Alkanet jane kimikisht komponime te ngopur lineare, qe dallohen prej numrit te atomeve te

karbonit e te hidrogjenit ne molekule. Pas rinovimeve te apartamenteve, por edhe pas pastrimit te

tyre, ne ajrin e brendshem hasen shpesh komponime te grupit te nonan-it deri te tetradekani

(me 9 dhe 14 atome karboni, respektivisht).

Alkenet (olefinat) jane komponime te pangopur hidrokarbure. Komponimet olefinike si

cikloheksani dhe metilcikloheksani perdoren si solvente ne llaqet, rezinat dhe heqesit e njollave

ne mjediset e brendshem.

Komponimet aromatike (arenet) jane komponime hidrokarbure me nje strukture te mbyllur

unazore. Ne mjediset e brendshme praktikisht i vetmi burim i benzenit, qe eshte

toksikologjikisht i rendesishem ne kete grup per arsye te efektit te tij kancerogjen , eshte ajri i

ndotur nga trafiku (ne karburantin e makinave lejohet nje permbajtje deri 1% benzen).

Page 6: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

6

Tab. 6 VOCet dhe grupet e VOCeve Burimet

Alkanet, alkenet dhe cikloalkenet Ajri i jashtem, trafiku, lendet djegese,

solventet ne llaqe, rezina dhe heqesit e

njollave

Komponimet aromatike Shkarkimet e makinave, tymi i duhanit,

solventet, pjeset e poshtme te tapeteve (psh

fenilciklohekseni, produktet e shkumave

Terpenet Druri, solventet, “permiresuest e

aromave”,aditivet e aromave

Naftaleni Tjegullat me bitumen, ngjitesat me permbajtje

katrani, luftuesit e fluturave te dollapeve te

rrobave

Alkolet Produktet e pastrimi, solventet, nen produktet

e plastifikuesve

Aldehidet 1) Avujt e kuzhines, disinfektantet,bojrat me

rezine alkide, bojrat e vajit, nenproduktet e

linoleumit, parketet,produktet prej druri

Ketonet Solventet (psh. Metiletilketon), metabolitet,

siperfaqet e veshura me lende kimike

Esteret Solventet, zbutesit

Glikol eteret Solventet ne bojrat e treteshme ne uje dhe

llaqet, produktet e pastrimit

Komponimet e halogjenuar Heqesit e grasos, solventet, pastruesit ne

te thate (tetrakloroeteni),Tippex (1.1.1-

trikloroetani), aromatizuesit e WC-ve (p-

diklorobenzol)

Komponime te tjere Agjente lidhes (fenol), disinfektante

(kresole),komponime bllokues

(butanonoksime)

Terpenet perfaqesojne nje grup te rendesishem te VOC-ve. Monoterpenet limonen, ɑ- dhe β-

pinen dhe δ-3-karen gjenden shpesh ne ajrin e brendshem. Depertimi i tyre ne ajrin e

brendshem behet zakonisht nepermjet gazeve natyrore te çliruar nga produktet e drurit, shtimit

si aromatizues dhe perdorimit si solvent “natyral” per produkte te ndryshem (perfshire bojrat,

llaqet dhe perpunuesit e drurit). Terpene te ndryshem alkoolike e ketonike (psh geranioli,

kamfori) futen ne ajrin e brendshem me aromatizuesit.

Alkoolet mund te gjenden ne ajrin e brendshem. Me te hasurit ne ‘të jane etanoli, propanoli,

isopropanoli dhe isobutanoli, qe jane perberesa te shume produkteve shtepiake (psh agjenteve

pastrues, solventeve, disinfektanteve dhe kozmetikave).

Glikol eteret jane solventa teknike me perdorim te shpeshte, veçanerisht te llaqet, bojrat e

printerave dhe bojrat e shtypit, bojrat e murit, smaltot me baze ujore dhe bojrat e stilokalemave.

Ata detektohen rregullisht ne ajrin e brendshem me qe kane zevendesuar solventet klasike

alifatike dhe aromatike te permendur me lart. Bile smaltot e klasifikuara si miqesore ndaj

mjedisit mund te permbajne deri 10% komponime me baze glikoli, dhe në të ashtu quajturit

Page 7: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

7

ngjitesa pa glikol te tapeteve perdoren komponime te glikolit me pika vlimi mbi 120-2000C.

Prandaj per efekt te temperaturave te tyre te vlimit relativisht te larta, ato mund te çlirohen ne

ajer prej siperfaqeve respektive per periudha te gjata kohe (muaj).

Aldehidat kane si perfaqsuese kryesore ne ajrin e brendshem më të thjeshtën prej tyre –

formaldehiden CH2O. Ajo nuk i perket grupit te VOCve por atij te VVOCve, per efekt te

temperatures se ulet te vlimit. Ajo eshte mjaft e perhapur dhe e rendesishme ne pikepamje

higjienike.

Formaldehida perdoret ne prodhimin e shume artikujve industriale si flete izoluese, bojra,

agjente pastrues e artikuj kozmetike. Materjalet prej druri (pllakat e zdrukthit te veshura me boje,

parketet, mobiljet,dyert) jane burimet me te rendesishem te çlirimit te formaldehides ne ajrin e

brendshem.

Formaldehida eshte pjese perberese e rendesishme e ngjitesve ne industri te ndryshme. Nder

ngjitesit me te perhapur jane ata qe bazohen ne rezinat ure-formaldehide (UF), rezinat fenol-

formaldehide (PF),rezinat melamine-formaldehide (MF) dhe rezinat melamine-ure-formaldehide

(MUF). Materjalet prej druri te perpunuar me ngjitesa te ketij lloji jane perdorur per veshje te

siperfaqeve te konsiderueshme te brendshme dhe per pasoje çlirojne sasi te konsiderueshme

formaldehide ne ajer. Ne procesin e tharjes e te degradimit oksidativ te materjaleve te tille,

aldehidat shkeputen dhe çlirohen ne ajer. Benzaldehida, furfurali dhe propanali (akroleina) jane

nder aldehidat e tjera qe hasen ne ajrin e brendshem e respektivisht ndjehen si ere bajamesh te

hidhura, era e parketit dhe era e yndyrnave te djegura gjate gatimit.

Formaldehida ka ere çpuese. OBSH vlereson se disa njerez e nuhasin eren e formaldehides që

ne permbajtjen 30 µg/m3 . Ne vitin 1977 ne Gjermani eshte rekomanduar si vlere kufi e

permbajtjes se formaldehides ne ajrin e brendshem ajo prej 120 µg/m3

(100 ppb), vlere qe eshte

konfirmuar ne vitin 2006 prej Institutit Federal te Vleresimit te Rrezikut Shendetsor.

Permbajtjet e saj ne ajer nen kete vlere kane rrezik te neglizhueshem per zhvillimin e kancerit.

Lidhur me ndikimet mbi shendet te ekspozimit ndaj formaldehides ne mjedisin e brendshem, me

i rendesishmi eshte irritimi i membranave mukoze. Kur perqendrimet jane te larte, irritimi i

ketij lloji mund te çoje ne inflamacion kronik te membranes mukoze te hundes, nga ku mund

te zhvillohet kanceri. Ne vitin 2004 formaldehida u klasifikua si “kancerogjene ndaj njerezve”

prej Agjencise Nderkombetare te Kerkimeve mbi Kancerin (IARC).

Ketonet ne ajrin e brendshem hasen me shume si butanon (metiletilketon-MEK) dhe heksanon

(metilisobutilketon-MIBK). Ato jane solvente me perdorime te ndryshme, psh ne mgjitesat

universal, dhe hyjne ne ajrin e brendshem ndersa ndodh tharja e ngjitesve.

Esteret jane solvente (tretesa) te perdorur shpesh, ku kryesoret jane etilacetati, butilacetati dhe

isobutyl acetati, qe mund te hasen ne ajrin e brendshem pas punimesh rinovues e

rikonstruksionesh.

Komponimet organike te halogjenuar ne ajrin e brendshem aktualisht perfaqsohen prej p-

diklorbenzenit qe perdoret ne perberjen e aromatizuesave te WC dhe ne larguesit e fluturave ne

Page 8: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

8

dollapet e rrobeve, mono- deri triklornaftalenet qe perdoren si fungicide ne perpunimin e

materjaleve prej druri, dhe kloranisolet qe jane produkte te dekompozimit te preservativeve te

drurit. Ne pikepamje higjienike jane te rendesishem trihalometanet dhe kloraminat, qe krijohen

ne pishinat si produkte reaksioni nga klorinimi i ujit.

Komponimet organike qe permbajne azot dhe squfur hasen ne ajrin e brendshem ne forme

aminash, anilinash dhe komponimesh te tjere, me qe perdoren si agjente ndihmes ne shume

produkte. Ata detektohen shume rralle ne ajrin e brendshem dhe pergjithsisht kane nje arome te

dallueshme. Dimetilformamida mund te çlirohet ne sasi te vogla prej pelhurave akrilike dhe

pjese plastike te laminuara. Komponimet organike me permbajtje squfuri perdoren per shembull

si shtojca me ere ne gazin e djegeshem per perdorim shtepiak, ne menyre qe te behen te

ndjeshme me nuhatje rrjedhjet e mundeshme te tij.

Komponimet e avullueshm organike me origjine mikrobike mund te hasen ne ajrin e brendshem

kur ka zhvillim myku, si rezultat i lageshtise se madhe brenda . Ato jane produkte te

avullueshem metabolike te mikroorganizmave, psh alkoole, aldehide dhe ketone te ndryshme.

Substancat qe i atribuohen aktivitetit te burimeve mikrobike futen ne kete grup (MVOC) dhe

mund te maten ne ajrin e brendshem me metoda speciale, duke sherbyer edhe si indikatore te

pranise se demtimeve mikrobike. Pergjithesisht MVOC jane te pranishme ne ajrin e brendshem

ne permbajtje mjaft me te ulta se VOC (me pak se 1 µg/m3). Keto matje jane me vlere ne rastet

e identifikimit te demtimeve kur zhvillimi i mykut nuk eshte vizualisht i dukshem.

Ne disa raste gjate dy viteve te fundit ne kemi kryer matje te shkurtra te permbajtjes se TVOC

e te perberesve specifik te tyre ne ajrin e brendshem. Me poshte jepet si shembull nje pjese e

raportit teknik per matjen e metiletilketonit (MEK) ne nje mjedis pune industrial dhe nje

pershkrim i matjeve te TVOC ne nje apartament te ri te sapo ndertuar ne Tirane.

a)…Me 7 tetor 2013 u kryen nga ora 12.45-14.00 AM matje te cilesise se ajrit te brendshem ne mjedise te punes

te objektit respektiv. Indekset e meposhtem u percaktuan me metode automatike aktive:

Metiletilketon, MEK (C4H8O)

Dyoksid karboni (CO2)

Temp (0C)

Lageshti relative (%)

Shpejtesi e levizjes se ajrit (m/sek)

Page 9: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

9

Rezultatet normale ne vlera brenda rekomandimeve te OBSH per permbajtjen e MEK dhe te CO2 ne ajrin e

brendshem te mjedisit respektiv, deshmojne teknikisht per ventilim korrekt te atij mjedisi...

b)...Vlera te TVOC te matura ne ajrin e brendshem te nje apartament te ri banimi ne Tirane, ne periudhen nentor

2013 – tetor 2014, jepen ne tabelen dhe grafikun e meposhtem:

Koha e matjes

TVOC, ppb

Nentor 2013

Dhjetor 2013

Mars 2014

Maj 2014

Korrik 2014

Tetor 2014

112

96

80

64

37

19

Vihet re qarte tendenca renese kohore e permbajtjes se TVOC ne ajrin e brendshem te apartamentit respektiv, per

efekt te avullimit ne renie te komponimeve VOC si rezultatit i ajrimit natyror dhe tharjes graduale te siperfaqeve

emetuese.

Efektet e demshem shendetsore te VOC-ve, ne varesi te permbajtjes se tyre ne ajer, klasifikohen

ne akute dhe kronike. Efektet akute konsistojne ne irritim dhe lotim te syve, irritim te hundes,

irritim te fytit, dhembje koke, te vjella, marrje mendsh dhe atake azme. Efektet kronike jane

kanceri, demtimi i melçise, demtimi i veshkave dhe demtimi i sistemit nervor qendror.

Vleresimi i TVOC-ve ndahet ne 5 nivele dhe rekomandohet qe vlerat toksikologjike te

rekomanduara per substancat individuale te mos tejkalohen (tab.7). Kjo eshte nje kerkese

baze në se kemi te bejme me substanca qe kane nivele te ulet kufi te ererave, me qe keto

mund te shkaktojne probleme edhe ne perqendrime te ulta.

Niveli 1

Vlerat e TVOC nen 0.3 mg/m3 (300 µg/m

3 ose rreth 150 ppb) jane higjienikisht te pa rendesishme, me kusht qe

vlerat e rekomanduara per permbajtjen e substancave individuale te mos tejkalohen pertej disa kufijve te caktuar.

Ato emertohen si “vlera te synuara” (diapazon higjienikisht paraprak) dhe qellimi duhet te jete te respektohen ose

mundesisht te jene me te ulta ne hapesirat e brendshme, brenda nje periudhe te pershtateshme pas perfundimit te

punes per nje ndertim te ri apo rinovim.

Komponimet e analizuar klasifikohen ne baze te perqendrimeve te tyre dhe ndahen ne klasat e meposhtme: alkanet

(100 µg/m3), aromatiket (50 µg/m

3), terpenet (30 µg/m

3), halokarbonet (30 µg/m

3), esteret (µg/m

3), karbonilet

(perjashtuar formaldehiden) (20 µg/m3), dhe “te tjeret” (50 µg/m

3). Klasat e analizuara mblidhen per te marre

vleren TVOC. Vlera e rekomanduar prej 300 µg/m3 ka si kusht qe asnje komponim individual te mos kaperceje

Page 10: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

10

50% te kufirit te klases se vet ose 10% te vleres se rekomanduar TVOC.

Niveli 2

Vlerat e TVOC ndermjet > 0.3 dhe 1 mg/m3 mund te klasifikohen si akoma higjienikisht te pa rendesishme, me

kusht qe vlerat e rekomanduara per permbajtjen e substancave individuale te mos tejkalohen. Ky diapazon

perqendrimesh tregon psh qe avullimet (çlirimet) e solventit akoma nuk kane perfunduar, dhe qe ka nevoje per

ventilim me intensiv.

Niveli 3 Vlerat e TVOC ndermjet > 1 dhe 3 mg/m

3 duhen vleresuar si jo normale dhe perdoren per nje kohe te kufizuar (<12

muaj) si kufij te siperm per hapesira ku do qendrohet gjate. Ne hapesira te brendshme banimi, shkolla ose zyra me

perdorim normal, ku rikonstruksionet ose ripaisjet jane bere jo kohet e fundit, nje perqendrim i TVOC prej 1

mg/m3 ne kushte normale nuk duhet tejkaluar per nje kohe te gjate, me qe gjykohet si tregues i nje çlirimi

shtese e ndoshta te demshem te VOC. Duhen ekzaminuar nderlikimet shendetsore te rasteve jo te zakonshem te

vlerave referuese qe tejkalohen.

Niveli 4 Hapesirat e brendshme me vlera te TVOC ndermjet > 3 dhe 10 mg/m

3 vleresohen si higjienikisht me problem dhe

duhen perdorur vetem perkohesisht (maksimumi 1 muaj), ne se nuk ka alternative tjeter, duke bere procedura me

intensive ventilimi te rregullt. Duhet kryer nje vleresim individual toksikologjik i substances ose grup-substancave.

Duhet kryer matje ne vazhdim e cilesise se ajrit te brendshem.

Niveli 5

Vlerat e TVOC ndermjet > 10 dhe 25 mg/m3 klasifikohen si higjienikisht te papranueshme. Perdorimi i te tille

mjediseve si rregull duhet evituar: ne raste te veçante ne ‘to duhet qendruar vetem per periudha kohe te shkurtera

Tab. 7 Vlerat e rekomanduara individuale (2008) si dhe te VOC dhe SVOC per ajrin

e brendshem

Komponimi Niveli i dyte(mg/m3) Niveli i pare (mg/m

3) Viti

Toluen 3 0.3 1996

Diklormetan 2 (24 ore) 0.2 ` 1997

Monoksid karboni 60 (1/2 ore) 6 (1/2 ore) 1997

15 (8 ore) 1.5 (8 ore)

Pentaklorfenol 1 µg/m3 0.1 µg/m

3 1997

Stirol 0.3 0.03 1998

Dyoksid azoti 0.35 (1/2 ore) ---- 1998

0.06 (1 jave) ----

Terpene biciklike 0.05 0.005 2003

Naftalen 0.02 0.002 ` 2004

Perzjerje hidrokarburesh

jo aromatike (C9-C14) 2 0.2 2015

Burimi: //www.umweltbundesamt.de/gesundheit/innenraumhygiene/irk.htm#4

Page 11: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

11

(me pak se nje ore ne dite) dhe duhen perdorur procedura te rregullta ventilimi me intensiv. Per vlera > 25 mg/m3

keto dhoma nuk duhen perdorur.

Burimi: Guidelines for Indoor Air Hygiene in School Buildings, Berlin – August 2008.

Duhan pirja

Duhan pirja eshte shkaku i formimit te tymit te duhanit. Tymi i duhanit eshte nje perzjerje

komplekse kimikatesh te formuar gjate djegies dhe tymosjes se produkteve te duhanit. Ky

tym perbehet prej “tymit anesor nga djegia e majes se cigares, dhe “tymit kryesor” qe thithet

e nxirret jasht prej duhan piresit. Kur pihet nje cigare afersisht gjysma e tymit te krijuar eshte

tym anesor.

Kimikatet qe gjenden ne tymin e duhanit jane irritues dhe lende helmuese sistemike si cianuri

i hidrogjenit HCN dhe dyoksidi i squfurit SO2, mutagjene dhe kancerogjene si benzo(a)pireni,

formaldehida HCHO dhe 4-aminobifenili, dhe lende helmuese per sistemin riprodhues si

nikotina C10H14N2 , kadmiumi Cd, Plumbi Pb, tolueni C6H5CH3 dhe monoksidi i karbonit CO.

Irrituesit dhe lendet helmuese te permbajtura ne tymin e duhanit qe kane efekte akute mbi

shendetin perfshijne amoniakun NH3,akroleinen CH2CHCHO, monoksidin e karbonit CO,

formaldehiden HCHO, cianurin e hidrogjenit HCN, nikotinen C10H14N2, oksidet e azotit NOx,

fenolin C6H5OH dhe dyoksidin e squfurit SO2. Ky tym ka me shume se 50 komponime qe jane

te njohur si kancerogjene per njeriun, perfshire nje numer hidrokarburesh aromatike policiklike.

N-nitrozaminat jane te pranishme ne tymin anesor ne sasi 10-200 here me te medha se ne

tymin kryesor dhe jane kryesoret e kancerogjeneve te dyshuar. Tymi i duhanit permban

gjithashtu nje numer kancerogjenesh organike te konfirmuar si benzen C6H6, hidrazine N2H4

dhe klorur vinili C2H3Cl. Ai permban edhe minerale e perberesa te tjere te ardhur nga toka,

plehrat kimike dhe pesticidet bujqesore, si edhe nje numer elementesh radioaktive, si

polonium-210. Te gjithe kimikatet radioaktive mund te shkaktojne kancer te njeriu.

Jane keta efekte shendetsore te demshem shkaku kryesor qe e ka bere duhan pirjen te

palejueshme ne mjediset e brendshme publike e me gjere kudo ne bote, duke filluar nga viti

1941 kur hasen rregullat e para ‘moderne’ te nxjerra prej qeverise se atehereshme gjermane. Ne

kete kuader edhe Shqiperia ka ligjin e vet antiduhan, qe ka hyre ne fuqi ne vitin 2007 e eshte

amenduar ne vitin 2014.

Karakteristikat e tymit te duhanit ndryshojne me ‘vjeterimin’ e tij dhe kombinimin me

perberesa te tjere te ajrit mjedisor. Hollimi, reaksionet kimike, depozitimi dhe proceset e tjere

mund te ndikojne mbi perqendrimin e tymit te duhanit , te ndryshojne karakteristikat

dimensionale te grimcave ne suspension dhe te modifikojne kimikisht disa prej perbersave me

Page 12: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

12

reaktive.

Praktikisht prania dhe perqendrimi i tymit te duhanit ne ajrin e brendshem identifikohet

nepermjet dy ‘markerash’ kryesore, qe jane nikotina dhe grimcat e respirueshme PM 10.

Nikotina ne ajer eshte karakteristike e djegies se duhanit, por hollohet (dispersohet) më shpejt

se perberesit e tjere te tymit te duhanit. Grimcat e respirueshme PM10 nuk jane specifike per

djegien e duhanit, por studime te shumte kane gjetur se sasite e medha te çliruara gjate

pirjes se cigares japin rritje te mateshme ndaj niveleve sfond, edhe ne prani te ventilimit te

mire e te numrit te ulet te duhanpiresve. Nje tjeter kufizim i perdorimit te markerave te tymit te

duhanit eshte se ata jane ne gjendje te shprehin ekspozimin ndaj tij vetem per nje periudhe

relativisht te shkurter kohe, qe varion nga pak ore ne pak jave.

Ne Shqiperi deri tani nuk ka ndonje raportim teknikisht te besueshem per matje te niveleve te

PM10 e te nikotines ne ajrin e brendshem, ku ka duhan pirje e ku nuk pihet duhan. Nje gje e

tille eshte mjaft e studjuar ne vende te tjere. Sipas tyre mund te nxirren disa perfundime baze qe

jane te perdorshem kudo, pra edhe te ne.

I jemi referuar nje studimi te kryer ne Australi per monitorimin e cilesise se ajrit te brendshem

ne mjedise ku pihet dhe nuk pihet duhan. (Burimi:Report on indoor Air Quality Monitoring for

Environmental Tobacco Smoke, Canberra, Ministry of Health – October 2003).

Graf. 8 Perqendrimet mesatare te PM10 ne ajrin e mjediseve te ndryshem te brendshem.

Ne grafikun 8 jepen rezultatet e monitorimit te permbajtjes se PM10 ne ajrin e 58 mjediseve te

brendshem ku pihet dhe nuk pihet duhan, te perbere prej hotelesh, klubesh, klubesh-nate,

tavernash dhe restorantesh. Monitorimi eshte kryer per 4 ore ne çdo vend. Perqendrimet e

matur varionin nga 6.42 deri 1068.75 µg/m3, me vlere mesatare 199.52 µg/m

3.

Me tej u analizua lidhja ndermjet permbajtjes se PM10 ne ajer dhe dendesise se duhan piresve.

Kjo jepet ne grafikun 9. U gjet nje lidhje lineare ndermjet perqendrimeve te PM 10 dhe

dendesise se duhan piresve ne mjediset respektive [(koeficienti i korelacionit 0.93 (p<0.001)].

E njejta procedure u ndoq edhe per permbajtjen e nikotines ne ajer. Rezultatet shprehen

respektivisht ne grafikun 10 dhe 11 me poshte. Nikotina ishte e pranishme ne 82 % te mjediseve te

matur. Permbajtja e saj ne ajer varionte nga me pak se kufiri i kapjes se analizes deri ne

maksimum 31 µg/m3, me vlere mesatare 4.99 µg/m

3. Po ashtu u gjet lidhje lineare ndermjet

Page 13: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

13

perqendrimeve te nikotines dhe dendesise se

Graf. 9 Perqendrimet mesatare te PM10 kundrejt dendesise se duhan piresve

duhan piresve ne mjediset respektive [(koeficienti i korelacionit 0.83 (p<0.001)]. Graf. 10 Perqendrimet mesatare te nikotines ne ajrin e mjediseve te ndryshem te brendshem

Graf. 11 Perqendrimet mesatare te nikotines kundrejt dendesise se duhan piresve

Per te vleresuar në se ishte tymi i duhanit ai qe kontribuonte per nivelet e PM10 ne vendet e

monitoruar, u pa korelacioni ndermjet perqendrimeve te matur te nikotines e te PM10 ne ajer.

Page 14: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

14

Ky rezultat jepet ne grafikun 12 dhe tregon nje lidhje pozitive lineare ndermjet dy markerave

[(koeficienti i korelacionit 0.77 (p<0.001)].

U verejt qe markerat e tymit te duhanit jane te pranishem edhe ne vende ku nuk pihej duhan.

Kjo tregon se zonat ku nuk pihej duhan nuk ishin te pastra prej tymit te duhanit, dhe ky e kishte

origjinen te zonat duhan pirese. Kjo kryesisht lidhet me probleme te ventilimit te pergjithshem

dhe ‘migrim’ te tymit nga zonat duhan pirese.

Lidhja ndermjet perqendrimeve ne ajer te PM10 e te nikotines tregon qe nje sasi e

konsiderueshme e PM10 se pranishme ishte e ardhur nga tymi i duhanit. Nga ana tjeter, prania

e PM10 ne vendet e matjes ku nuk u kapen permbajtje te nikotines ne ajer tregon qe PM10

mund te vije prej

Graf. 12 Korelacioni ndermjet perqendrimeve mesatare te PM10 e nikotines ne ajer

burimesh te tjere, veç tymit te duhanit. PM10 e matur pa prani nikotine mund te jete edhe

reflektim i aftesise se nikotines per t’u dispersuar shpejt, edhe ne se atje eshte pire duhan.

Gazi radon, Rn

Njeriu i eshte ekspozuar gjithmone rrezatimit natyror. Ky rrezatim vjen si rrezatim i jashtem

nga hapesira (rrezatimi kozmik) dhe substancat natyrore radioaktive ne toke dhe shkembenj, si

edhe si rrezatim i brendshem nga substanca natyrore radioktive te marra me ushqimin ose me

ajrin.

Gazi radioaktiv radon 222

Rn eshte nje substance qe krijohet ne menyre natyrore nga

shperberja radioktive e uraniumit 238

U dhe toriumit 232

Th ne toke, shkembenj dhe uje. Ai

eshte gaz inert pa ngjyre, pa ere e pa shije dhe haset veçanerisht ne zonat me permbajtje

shkembenjsh graniti. Si gaz radoni çlirohet ngadale nga toka, ujet dhe disa materjale ndertimi

qe permbajne sasi shume te vogla uraniumi si betoni, tullat, tjegullat dhe produktet prej gipsi.

Gazi radon 222

Rn shperbehet me tej duke formuar grimca radioktive shtese te quajtura bija te

radonit, qe mund te futen ne mushkerite e njeriut permes frymemarrjes. Ai e ka kohen e

dezintegrimit 3.8 dite. Si gaz ai leviz lehte nen toke dhe penetron ne godinat permes mureve

te bodrumeve dhe themeleve.

Page 15: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

15

Llogaritet se vetem radoni eshte shkaktar i rreth 50-55% te rrezatimit total te marre prej njeriut.

Kur radoni çlirohet nga toka ne atmosphere, ai dispersohet shume lehte ne ajrin e jashtem dhe

hasen perqendrime shume me te ulet te tij atje se sa ne ajrin ne toke. Permbajtjet normale te

tij ne ajrin e jashtem jane ndermjet 10 dhe 30 Bekerel (Bq) / m3 (1 Bq perfaqeson nje

dezintegrim radioaktiv per sekonde).

Perqendrimet e radonit ne ajrin e brendshem variojne sipas stineve, por jane zakonisht me te

larte ne dimer se ne vere, dhe naten me te larte se diten. Kjo nga qe izolimi i ndertesave (per

te ruajtur energjine) dhe mbyllja e dritareve dhe e dyerve naten, zvogelojne hyrjen e ajrit te

jashtem dhe lejojne grumbullimin e radonit brenda.

Radoni i fryme marre prej njeriut shkakton ekspozim te rritur ndaj rrezatimit ne mushkeri, per

efekt te produkteve te tij te dezintegrimit grimcave alfa . Kjo rrit rrezikun e kancerit te

mushkerive. Pas tymit te duhanit radoni konsiderohet si shkaku i dyte me i rendesishem i

rasteve te kancerit te mushkerive ne Europe. Niveli i rrezikut te krijimit te kancerit te

mushkerive rritet me nivelin e perqendrimit te radonit ne ajrin e brendshem dhe me gjatesine e

kohes te kaluar ne dhoma. Ne baze te rezultateve te studimeve epidemiologjike te popullates

ne Suedi, Angli dhe Gjermani rreziku i kancerit te mushkerive rritet me rreth 10% kur

perqendrimi i radonit rritet me 100 Bq/m3. Kjo e ben radonin kancerogjenin me te

rendesishem te ajrit te brendshem.

Lidhur me permbajtjen e radonit ne ajrin e brendshem kryhen studime te hollesishme e

komplekse kudo ne bote. Ne harten 13 te meposhtme jepen

Harta 13. Harta e permbajtjes se radonit ne ajrin e brendshem ne Europe, dhjetor 2011

Page 16: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

16

vlerat mesatare te perqendrimeve te radonit ne dhomat e katit perdhes te banesave, ne shkallen

10 x 10 km ne kontinentin europian. Verehet qarte se vendet me probleme me te theksuara ne

kete drejtim jane Finlanda e jugut, Çekia dhe zona prane alpeve ne Europen qendrore. Atje

jane te zakoneshme permbajtje te radonit ne ajrin e brendshem ne perqendrime te rendit 100-

300 Bq/m3.

Ne Shqiperi jane bere pak studime per permbajtjen e radonit ne ajrin e brendshem. Rezultatet

e studimi zyrtar te vitit 2011 lidhur me permbajtjet e tij ne ajrin e brendshem te kater qyteteve

te vendit, jepen te permbledhur ne tabelen 14.

Tab. 14 Permbajtjet e radonit ne ajrin e brendshem, viti 2011

Vendi Perqendrimi Vendi Perqendrimi

Bq/m³

Bq/m³

Himare 1 54

Himare 2 252 Mes. Tirane 215

Himare 3 118 Konispol 1 58

Himare 4 129 Konispol 2 340

Mes.

Himare 138

Mes.

Konispol 199

Tirane 1 252 Korçe 1 248

Tirane 2 58 Korçe 2 160

Tirane 3 84 Korçe 3 162

Tirane 4 516 Korçe 4 200

Tirane 5 201 Korçe 5 266

Tirane 6 158 Korçe 6 270

Tirane 7 200 Korçe 7 174

Tirane 8 370 Korçe 8 96

Tirane 9 289 Korçe 9 93

Tirane 10 1228 Mes. Korçe 185

Burimi: Raport i gjendjes ne mjedis, viti 2011 – MMPAU, f.359-369, Tirane

Nga përpunimi statistikor i të dhënave rezulton se perqendrimi mesatar i radonit ne 25 pika te

Page 17: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

17

monitoruara ne vitin 2011 per ajrin e brendshem ne Shqiperi eshte 239 Bq/m3, dhe rreth 48% e

tyre kane vlera me te larta se kufiri i lejuar prej 200 Bq/m3 ne vendin tone. Ky kufi ne SHBA

eshte 150 Bq/m3, ndersa ne vendet e BE varion nga 200-400 Bq/m

3.

Sigurisht te dhena te vitit 2011 jane jo te mjaftueshme ne pikepamje kohore e hapsinore edhe

per nje vend te vogel si Shqiperia, sepse matjet kane patur karakter fushatash monitorimi per

periudha kohe jo me te gjata se nje muaj vetem ne pak qytete. Megjithate ato jane sinjifikative

per rendesine e problemit.

Rritja e shkalles se ventilimit ne mjediset e brendshem eshte masa me e lire qe mund te merret

per te pakesuar perqendrimet e radonit. Masat e tjera afat gjata lidhen me ndryshime te

pershtatshem strukturale e konstruktive te banesave.

Substancat biologjike

Substancat me origjine biologjike hasen perhere ne ajrin e brendshem te banesave, si edhe

ndotesit kimike e fizike te ajrit te pershkruar me lart. Kjo eshte thuaj se e pa evitueshme, me qe

shumica e tyre ose sillen brenda nga njerezit qe perdorin mjediset e brendshem ose hyjne ne

ato mjedise me ajrin e jashtem gjate ventilimit te tyre.

Ndotesit biologjike jane organizma te gjalle. Me te zakonshmit ne ajrin e brendshem jane:

Copra te vogla nga qimet, puplat ose lekura e kafsheve/zogjve shtepiake

Insekte te pluhurit dhe buburreca

Agjente infektive (bakterie ose viruse)

Polen

Disa prej tyre jane ne çdo shtepi. Eshte e pamundur t’i evitosh te gjithe.

Edhe nje shtepi pa ndonje te mete mund te lejoje zhvillimin e ndotesve biologjike. Dy jane

kushtet kryesore qe bejne te mundur zhvillimin e tyre: ushqimi dhe lageshtia. Keto mund

te gjenden ne shume vende , si banjat, dyshemete e lageta, paisjet qe merren me lageshtine e

ajrit (si ajer kondicioneret ose lageshtuesit), dhe bile disa tapete e mobilje.

Edhe pse te gjithe njerezit i ekspozohen ndotesve biologjike, efektet e tyre shendetsore varen

nga tipi dhe sasia e ndotjes biologjike si edhe nga individi. Disa njerez nuk provojne efekte

shendetsore nga disa ndotesa

Fig. 15 Vendet ku mund te gjenden ndotesit biologjik ne shtepi

Page 18: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

18

biologjike, ndersa njerez te tjere mund te kene efektet e meposhtem:

Alergji

Infeksione

Helmime

Reaksionet alergjike jane problemi shendetsor me i zakonshem qe lidhet me cilesine e ajrit

te brendshem ne banesa. Ata shpesh e kane origjinen te coprat e vogla biologjike te ardhura nga

macet dhe qente, te gjallesat mikroskopike qe jetojne ne pluhurat e shtepise dhe te poleni.

Ata variojne nga shqetesues deri ne kercenues per jeten, si eshte rasti i atakeve te forte te

azmes. Disa shenja dhe simptoma te perbashketa jane:

Lotim i syve

Rrjedhje hundesh

Kruarje

Kolle

Teshtima dhe veshtiresi ne frymemarrje

Dhembje koke

Lodhje

1.Ajer kondicionere te papaster

2.Lageshtues ajri dhe heqesa te

lageshtise te pa paster

3.Banjo pa ventilator e dritare

4.Kuzhina pa ventilator e dritare

5.Frigorifere me mbledhesa uji te papaster

6.Dhome e larjes se rrobeve pa ventilator

7.Papafingo pa ajrim

8.Tapet mbi dysheme te lagur

9.Shtroje krevati

10.Hapesira te mbyllura ne murin e

jashtem

11.Sistem i pa paster ngrohje/ajer

kondicionimi

12.Qen ose mace

13.Rrjedhje uji (rreth dritareve, ne çati ose

bodrume),

Page 19: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

19

Jane veçanerisht problematike njerezit me azem. Ata kane rruge te qarkullimit te ajrit shume te

ndjeshme qe mund te reagojne ndaj irrituesish te ndryshem, duke veshtiresuar frymemarrjen.

Zhvillimi i ndotesve biologjike ka ndihmes te forte lageshtine konstante te ajrit dhe

qarkullimin e dobet te tij. Pluhuri dhe druri permbajne lende ushqyese qe lejojne zhvillimin e

tyre. Drute e zjarrit jane nje burim lageshtie, insektesh dhe myqesh. Nga ana tjeter lageshtuesit

e ajrit, ngrohesit me gaz dhe sobat me gaz shtojne permbajtjen e lageshtise ne ajer. Te gjitha

bashke krijojne ne shtepi nje ere myku, lageshti mbi siperfaqet e forta, e bile njolla uji.

Pastrimi i mire dhe sistematik krahas mirembajtjes se shtepise (fot. 16)

Fot. 16. Nje filter ajri i zakonshem duke u pastruam me vakuum.

ndihmojne me shume se gjithçka per pakesimin e efekteve te ndotesve biologjike te ajrit te

brendshme. Kontrolli dhe eliminimi i lageshtise se tepert eshte i nje rendesie primare ne kete

drejtim.

Kryhen rralle here edhe analiza mikrobiologjike te ajrit te brendshem. Ne Shqiperi keto analiza

jane mjaft speciale, e kufizohen ne ambjente te brendshem profesionale si sallat e

operacioneve mjekesore, mjediset e industrive ushqimore qe kerkojne teknologjikisht sterilitet

maksimal, etj. Keto analiza nuk jane te zakonshme per ajrin e brendshem ne banesa.

3. Ndotja e ajrit te brendshem ne shkolla

Nje pjese te madhe te kohes femijte e kalojne ne klasat shkollore. Perveç faktit se kjo grup

moshe eshte mjaft delikate ne pikepamje shendetsore, ajo perben edhe nje perqindje te larte te

popullates totale te vendit qe ne Shqiperi eshte rreth 24 perqind. Duhet pranuar qe lidhur me

cilesine e ajrit te brendshem kushtet e shkollave ne Shqiperi jane shpesh te pakenaqeshme, per

efekt te problemeve qe lidhen me mungesen e ngrohjes ne stinen e ftohte, dritaret e vjetra,

lageshtine e tepert nga rrjedhjet e gjithfareshme dhe mbingarkesen e klasave me nxenes.

Nder ndotesit kryesore te ajrit ne shkolla jane:

Sasia e madhe e dyoksidit te karbonit CO2 qe rezulton nga ventilimi i pamjaftueshem

dhe numri i madh i nxenesve ne klasa.

Lageshtia e tepert ne strukturen e ndertesave ose ajrin e brendshem, qe rezulton ne

zhvillimin e myqeve.

Avullimet nga materjalet e ndertimit dhe paisjet e klasave.

Page 20: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

20

Keta ndotesa behen shkak per krijimin e problemeve dhe shqetesimeve te pergjithshme te

nxenesit, si dhembja e kokes, lodhja dhe perqendrimi I dobet ne mesim. Gjithashtu gjate

qendrimit ne klase hasen raste te irritimeve te rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe syve,

infeksione te sinusit dhe simptoma alergjike.

Ne dimrin e vitit 2011-2012 OBSH organizoi ne bashkepunim me ISHP-Tirane nje studim pilot

per vleresimin e ekspozimit te nxenesve ndaj rreziqeve mjedisore ne shkolla (Burimi: Andrey I.

Egorov et al. ‘Pilot WHO survey in Albania to assess pupils’ exposure to environmental hazards in schools’, WHO

Regional office for Europe. 2012). Ky mund te konsiderohet nder te paret ne kete fushe ne Shqiperi.

Studimi u be ne tre vende: dy qytete (Tirane, Elbasan) dhe ne nje zone rurale (Peze, Tirane). Ai

perfshiu 12 shkolla fillore e te mesme. U monitoruan cilesia e ajrit te brendshem dhe shkalla e

ventilimit ne 3 klasa te çdo shkolle gjate nje jave mesimi. Te gjitha shkollat u inspektuan

Tab. 17 Parametrat e vleresuar ne studimin pilot te shkollave ne Shqiperi

per prani myku dhe

lageshtie. Ne 3 klasa te

çdo shkolle u bene

edhe fushata

anketuese. Lista e

parametrave te

monitoruar jepet ne

tabelen 211.

Numri total i

nxenesve ne 12

shkollat ishte

7600, klasat e

kontrolluara

ishin nga 1-9;

shkollat

punonin me dy turne

Vetem 3 prej 12 ndertesave te shkollave kishin ngrohje qendrore, te tjerat perdornin

ngrohje elektrike me paisje te vogla portative ose nuk kishin ngrohje fare

Monitori i Matesi i lageshtise

NO2 Gradko se siperfaqes Tramex Plus

Parametri ose lloji i te dhenes Metoda e mbledhjes se te

dhenes

Numri i

observimeve

Karakteristikat e pergjithshme te

nderteses se shkolles/ nxenesve

Interviste me administraten,

inspektim i shkolles

12

Shkalla e ventilimit Monitore CO2, numri i

nxenesve ne klasa

36

NO2 Marresa mostrash pasiv

Gradko

36 klasa, 12 vende

jasht

Formaldehide Marresa mostrash pasiv

Radiello

36 klasa, 12 vende

jasht

Benzen Marresa mostrash pasiv

Radiello

10 klasa, 8 vende

jasht

Ekspozimi ndaj mykut dhe

lageshtise

Inspektime vizuale; matje te

lageshtise ne siperfaqe

186 klasa

Akses ne paisje sanitare te

rregullta e te sherbyera mire

Inspektim i paisjeve sanitare,

anketa per nxenesit

42 WC te inspekt.,

660 anketa

Praktikat higjienike te nxenesve Anketa per nxenesit

660 anketa Nxenes qe pijne duhan ne shkolle

Menyra e transportit per ne shkolle

Page 21: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

21

Monitori i formaldehides Monitori i CO2

Radiello DeltaOhm HD21AB17

Vendosja e marresve te mostrave ne klasa

Temperatura mesatare ne klasa gjate oreve te mesimit varionte nga 90 ne 14

0C,

minimumi i mengjezit ishte 60C

Perqendrimet e ndotesve te gazte ne ajer ishin si ne tabelen 18:

Tab. 18 Perqendrimet e ndotesve te gazte te ajrit (µg/m

3)

Ndotesi

Klasat brenda

Pikat jasht,

Mesatar

Norma e

rekomanduar

per shkollat

ne BE*

Mesatar Maksimal

Dyoksid azoti 9.4 25.7 15.0 60

Formaldehide 8.2 15.9 3.5 120

Benzen 6.1 28.3 3.5 5

*Burimi: http://www.umweltbundesamt.de/gesundheit/innenraumhygiene/irk.htm#4

Shihet qe niveli i permbajtjes se formaldehides dhe benzenit eshte rreth dy here me i larte

ne ajrin e brendshem te klasave, krahasuar me ajrin jasht atje. Kjo eshte shenje e sigurte

Page 22: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

22

e ‘ndotjes’ nga avullimet e paisjeve te klasave. E kunderta ndodh me dyoksidin e azotit

qe ka perqendrim me te larte ne ajrin e jashtem, te lidhur me shkarkimet e trafikut

automobilistik.

Nivelet maksimale te CO2 varionin nga 2800-5800 ppm (5200 - 10800 mg/m3) gjate

oreve te mesimit ne shumicen e klasave, duke rene ne 1000-2500 ppm (1800- 4500

mg/m3) gjate pushimeve te vegjel e te medhenj dhe 400-800 ppm (750- 1500 mg/m

3)

gjate nates, siç tregohet ne grafikun 19 tipik me poshte:

Graf. 19 Ecuria ditore e permbajtjes se CO2 ne ajrin e nje klase tipike

Ky nivel eshte mjaft i larte e i palejueshem higjienikisht dhe flet qarte per mbingarkesen e

klasave me nxenes.

Shkalla mesatare e ventilimit gjate oreve te mesimit ishte 1 liter per sekonde per person

(lpspp); per me shume detaje shih tabelen 20:

Tab. 20 Permbledhja e rezultateve te studimit per shkallet e shkembimit te ajrit dhe shkallet e ventilimit per

nxenes (Q1)

Q1 Lageshtia Temperatura

Zona Shkolla

Klasata

Mesatare Mesatare Maksimale Mesatare

n lpsppb

% % 0C

Tirana 1 76 1.3

2 41 0.7

3 55 0.8 68 97 10.2

4 53 0.4

Rurale 5 38 2.3 13.1

6 50 1.8 52 72 14.2

7 59 1.7 54 82 9.4

8 65 1.0 76 13.8

Elbasan 9 34 1.2 45 67 10.3

10 55 1.3 10.7

11 45 0.8 51 11.3

12 43 0.4 34 61 14.4

Page 23: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

23

a Numri i klasave me te

dhena te pershtateshme

te CO2 per te llogaritur

shkallet e ventilimit. b Shkalla e ventilimit

litra per sekonde per

nxenes

41 % e

klasave

kishin lageshti ose myk

95 % e paisjeve sanitare ishin te lidhura me ujin e rrjetit, por asnjera nuk kishte leter

higjienike ose sapun

Ndermjet nxenesve te moshes 14-16 vjeç 9.2% kishin pire duhan gjate muajit te fundit,

por vetem 4.6% e kishin pire ne shkolle

81% e nxenesve vijne ne shkolle duke ecur ne kembe dhe 3% me biçikleta.

Problemet kryesore te identifikuar ne kete studim pilot te OBSH ishin temperatura e ulet e

brendshme, ventilimi i dobet (shkallet e ventilimit ishin disa here nen nivelin e rekomanduar prej

7 lpspp ne vendet e BE e ne SHBA), permbajtja e larte e dyoksidit te karbonit CO2 dhe lageshtia

e myku i pranishem ne klasa. Duhet patur parasysh se studimi eshte kryer ne periudhen e

ftohte te dimrit dhe klasat e zgjedhura ne ‘të konsiderohen si perfaqesuese te gjendjes ne

shkalle vendi.

Graf. 21 Permbajtja e PM10 ne ajrin e brendshem te shkollave

Sipas OBSH edhe permbajtja e grimcave PM10

eshte problematike ne ajrin e brendshem te

shkollave. Nje raport i vitit 2014 (Burimi: Targeting

indoor air quality in sustainable patterns, Luciana Sinisi –

Head of E&H Unit, ISPRA – 22 Sept. 2014) jep ne grafikun

21 permbajtjet respektive te PM10 ne ajrin e

shkollave ne Europe, referuar studimesh te

periudhes 2011-2013 qe kane perfshire 10 vende,

388 klasa dhe 7680 nxenes.

Nga ky grafik shihet qarte qe permbajtja e PM10 si

vlere mesatare varion nga 25-100 µg/m3, ku

Shqiperise i perket vlera 65 µg/m3, qe eshte rreth

25 µg/m3 me e larte se norma e lejuar europiane

per kete parameter.

Eshte domosdoshmeri hartimi i politikave me

pikesynime te qarta per te permiresuar sanitetin dhe kushtet mjedisore ne shkollat tona ne rang

kombetar. Per kete udhezuesit respektive te vendeve te BE dhe rekomandimet e OBSH duhen

te sherbejne si baze per rikonstruksionet e shkollave ekzistuese dhe ngritjen e shkollave te

reja.

Mesatare zonale

Tirana 56.3 0.8 68 97 10.2

Rurale 53 1.7 53 76 12.6

Elbasan 44.3 0.9 39 60 11.7

Statistike totale

Mesatare 51.2 1.1 51 73 11.9

Minimale 34 0.38 34 51 9.4

Maksimale 76 2.25 68 97 14.4

Page 24: Ndotja e ajrit te brendshem Agron Deliu, kimist toksikologies.al/wp-content/uploads/Ndotja-e-ajrit-te-brendshem.pdf · Nje pjese e ndotesve te ajrit te brendshem vijne nga ... Objektivi

24