17
Punim seminar Tema Largimi i ujërave nga shtrati i rrugës dhe mbrojtja e ambientit rrethues Mentori kandidati 1

Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

Punim seminar

Tema

Largimi i ujërave nga shtrati i rrugës dhe mbrojtja e ambientit rrethues

Mentori kandidatiMr. Ferat Shala Reshat Halabaku

Prishtine 2008

1

Page 2: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

Largimi i ujërave nga shtrati i rrugës dhe mbrojtja e ambientit rrethues

Konceptimi i mirë i kanalizimit të rrugëve dhe largimit të lagështisë dhe ujërave nga rruga në masë të madhe e siguron stabilitetin e automjeteve dhe konstruksionit të rrugës. Zgjidhja e drejtë e raporteve gjeometrike dhe ndërtimit para realizimit të rrafshimit të rrugës me shtresën e asfaltuar krijon mundësi të mirë të largimit të ujërave nga rruga e me këtë e rrit shkallën e sigurisë së qarkullimit të automjeteve. Për shkak të ndikimit të dëmshëm të ujit në të gjitha pjesët e rrugës ku lajmërohët ( qoftë ai ujë nga reshjet, ujërat e drenazhuara të kanaleve ose ujërat nëntokësore ), duhët të orientohën sipas rrjedhes së lirë, gravitacionale dhe të kontrolluar të veprës së ndërtuar. Grumbullimi dhe largimi i ujërave duhet të bëhët në rrugën sa më të shkurtër deri te kanalet e grumbullimit. Kryerja e kanalizimit kërkon masa dhe studime paraprake hidrologjike dhe hidraulike per të arritur një zgjidhje sa më optimale ekonomike.Çmimi i rregullimit të kanaleve dhe të gjitha masat e tjera të ndikimit te dëmshëm të ujit në rrugë merr 5 deri 20 % e në rastet të caktuara edhe 30 % të të gjitha punëve ndërtimore.

1. Të dhënat themelore hidrologjike

Për kanalizimin e ndërtimeve rrugore e rëndësishme dhe e nevojshme është njohuria e të dhënave hidrometeorologjike siq janë: intenziteti, lartësia, kohëzgjatja dhe dendësia e reshjeve, oshilimet e temperatures, kohëzgjatja dhe thellësia e arritjes së ngrirjeve nga acari etj. Sasia e reshjeve shpjegohet me lartësinë e shtylles së ujërave të mbetura ( mm ), në kohë të caktuara, në kushtin që nuk ka avullim dhe filtrim ( drenazhim ). Për praktikën e teknikes se ndërtimit përdoren këto :

- reshjet maksimale ditore dhe sasia e të reshurave në orë ,- reshjet maksimale 15 minutëshe- të dhënat e restësishme të regjistruara.Konkretisht për lartësinë e reshjeve 1 mm e cila ka rënë në 1 min në sipërfaqen e 1 hektar 1 ha ( 10.000 m2 ) shuma e sasive të reshjeve është :

Nga ky kusht analogjikisht për sasinë e reshjeve

mirret lartësia e reshjeve h=0.6mm/min=6mm/100=9mm/15min. Intensiteti i reshjeve është i barabartë me raportin mes sasisë së reshjeve i dhe kohëzgjatjes së tyre t (min):

2

Page 3: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

intensiteti mesatar tregohet në njësinë ( l/s/ha).

( l/s/ha).

Gjat dimensionimit të rregulluesve për kanalizim ( përcjellesve ), për qarkullimin nëpër qytete caktohet sipas shembullit që degët shkarkuese duhet të plotësojnë intensitetin e reshjeve is = 150(120) [ l/s/ha] në afat

prej t = 15 min. Në bazë të memogramit mund të priten vlera përkatëse h15 =

13.5mm.- zgjatja kohore e reshjeve – matja bëhët në minuta dhe është një e dhënë e

rëndësishme për dimensionimin hidroteknik të ndërtimeve ( kanalet, ujëlëshuesit, gypsjellsat etj). Kompetencë për llogaritje në mënyrën më të thjeshtë mirren reshjet më të shumëta. Në bazë të studimeve vjetore të disa autorëve ( REINHOLD, JOHANSSON, HOCKER ), ata krijuan lidhëshmëri mes intensitetit dhe zgjatjes kohore të reshjeve :

1. sa më i lartë të jet intensiteti i reshjeve i, zgjatja kohore e reshjeve do të jet më e vogël, tr

2. çdo njërit intensitet të reshjeve i takon një vlerë e caktuar e kohëzgjatjes së reshjeve.

- intensiteti mesatar i reshjeve caktohët me llogaritjen e rezultateve të matjës në stacionet shi matëse.

Lartësia mesatare e reshjeve fitohet prej rezultateve te matura ne institutet metereologjike (shimatese).Lartësia mesatare e reshjeve fitohet me llogaritjet sipas barazimit :

sipas së cilit :- V sasia e përgjithshme e reshjeve në vendin e koncentrimit :

V=- sipërfaqja e pjesërishme mes vijave të reshjeve të njëkohshme të reshjeve- Hx lartësia mesatare e reshjeve mes të dy vijave të njëkohshmetë reshjeve,- sipërfaqja e pergjithshme e pjesës së koncentruar të matjeve.

Koeficienti i fryrjes mirret si raport mes reshjeve qe bien dhe ujit te reshjeve ne

siperfaqe te caktuar .

Sasia e ujit qe rrjedhe ne siperfaqen e koncentruar të matjeve:

Q=Në praktikën e ndërtimit të rrugëve mund të pervetsohën këto vlera :

3

Page 4: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

a) për mbulesa të rrugës me asfalt , b) për sipërfaqe me gurë të thyer ( rërë-zhavor ),c) për siperfaqe të mbuluara me bari.

Koeficienti i mbetjes paraqet raportin në mes të kohës se rrjedhjes nëpër vepra të kanalizimit dhe kohëzgjtjes së llogaritur te reshjeve. Për sipërfaqe me të vogla se 2 ha mund te mirret se , kurse per siperfaqe më të mëdha se F llogaritet me formulen :

, ku n= (4 – 8 )

Koeficienti n merr vlerat 4 për tatëpjetëze të pasura dhe koncentrim të zgjatur te reshjeve kurse merr vleren 8 per terrenet e pjerrëta dhe reshje të koncentruara.. Koha e leshimit është koha e nevojshme e reshjeve që uji të arrij nivelin e derdhjes në

kanalet e përgatitura : t =

janë të dhëna vlerat orientuese dhe raporti mes shpejtësisë mesatare v( m/s ), dhe rrugës së kaluar të rrjedhjes L( m ) për kohën t = 15 min.

V(m/s) 0.8 1.0 1.5 2.0 2.5L(m) 720 900 1350 1800 2250

Parametrat themelore për caktimin e kohës së lëshimit sipas standardeve zvicerane SNV640350 janë :-intensiteti i reshjeve i( l/s/ha), - rruga e derdhjes L ( m ),- pjerrtësia mesatare e rrugës rrjedhëse ( lëshuese ) I dhe - koeficienti i fryrjes.

Shkrirja e borës në kombinim me reshjet pranverore mund të ngarkoje shumë veprat e rregulluara të kanalizimit për ujëra ( përrockat, ujëleshuesit, kanalet ).Në pjesët e rrugëve me lartësi mbidetare të madhe patjeter duhet të mirren parasysh edhe sasi plotësuese të ujit ku, raporti mes lartësise së borës dhe shtyllës së ujit nga bora është: hs:hw = 10:1

Caktimi i sasisë së ujit që rrjedh në seksionin e njohur të shtratit ( koritës ), ose gypit bëhët në bazë të shpejtësisë mesatare të rrjedhjes së ujit vs dhe seksionit të

njohur të rrjedhjes F,

Q=

Sipas Weyrauchu dhe standardit gjerman DIN vlejne rastet kufitare per gypat e kanalizimit :

- 0.5 < v < 3.0 m/s per gypa betoni,

4

Page 5: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

- 0.5 < v < 5.0 m/s per gypa pvc dhe shkembinje gurore.

2. SIPERFAQJA E VEPRES SE KANALIZIMIT

Në standardet e kanalizimit e rëndësishme është dhe jo rastësisht përmenden edhe masat për arritjet e sipërfaqës së rrugës së kanalizimit. Varësisht nga llojet e punimeve rregullohet edhe seksioni minimal i pjerrtësisë së këtyre veprave në planin e ndërtimit, q 2.5%. Pjerrtësia minimale e seksioneve gjatësore është e caktuar me mënyrën e punës së kanaleve paralele dhe është smin = 0.2 deri në 0.5%.

Në sektoret e përkuljeve të këtyre rrugeve të kanalizimit është e caktuar që pjerrtësia gjatësore të jet s 0.5%. Në zonat e njejta përcaktohët që barrierat e përkuljes për nevoja të kanalizimit të rrugës të jene së paku : - për lakesa përreth aksit dhe - për lakesa rreth teheve të shiritave. Dimensionimi i rregulluesve( veprave ) për kanalizim caktohet me zgjidhje të përgjithshme dhe përmasë merret kohëzgjatja e reshjeve t = 15 minuta me intensitet - i15 = 150l /s/ha për qarkullime primare dhe

- i15 =120 l/s/ha për qarkullime per nivel më të ulët.

Në kohën bashkohore për vlerësimin e matjeve dhe gjendjen e kanalizimit mirret trashësia e shiritit të njejt dhe në këtë trashësi ndikojne :- pjerrtësia diagonale e shtresës së rrugës,- vrazhdësia e tekstures së rrugës,- gjendja hidrologjike etj.Për vlera mesatare mirret që nëse shtresa e rruges me ujë që është si vazhdim i rrezikut nga plani i ujit me trashësi 0.8 deri ne 1.0 mm.Trashësite më të mëdha të ujit d > d krit. Në shpejtësi më të mëdha krijojnë efektin e hidroplanit ( rrafshit të ujit ) dhe kërcimin e automjetit në pykën ujore.Në rrugët e shpejta dhe autorrugë si dhe në zona problematike janë zgjedhur metoda të ndryshme për largimin e ujit nga shiritat e komunikacionit kurse më kryesoret përmendën :- komponimi i mirë i hapesirës së përgjithshme të rrugës ( s % )- rregullimi i siperfaqeve të rrugës, të afta për drenazhim,- vijëzimi i siperfaqeve vozitese ( krijimi i lugjeve në rruge ) ,- ndërtimi i pjesëve lëshuese të ujit ( me pileta ). Studimet e veçanta bëhën ne optimalizimin e kanalizimit në zonat me pjerrtësi ku jane arritur rezultate shumë të mira.Standardet zvicerano - gjermane sugjerojnë përdorim dyshtresore në tehet e pjerrtësive e veçanarisht në muret me çement-beton.

5

Page 6: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

3. Rregullatoret e kanalizimit

Uji nga sipefaqja e shiritave rrugore duhet në mënyrën sa më të shkurtër të largohët ose përcillet në veprat e kanalizimit dhe të cilat sipas mënyrës së ndërtimit mund të jenë te rregulluara per kanalizime tokesore dhe nentokesore ose ne vepra ndertimi per grumbullime të ujerave ose për percjellje të ujërave.

3.1 Pranimi sipërfaqesore dhe anësorë i ujit

Ujin nga reshjet e pranojnë dhe e largojnë reniet gravitacionale përmes shtresave te rrugës që e shpejtojnë dhe e ndihmojnë veprat ndërtimet e kanalizimit ( hendeqet, kanalet, prrockat), duhet të kihet parasyshe se në të gjitha rastet diagonalja e trasese se pjerrtesise së rrugës për kanalizim duhët të jet d 2.5%.

6

Page 7: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

3.1.1 Hendeku i kanalizimit

Sipas formes dallohen hendeqet trapezore, segmentare ( unazore ) dhe trekendore. Hendeqet trapezore për siguri të qarkullimit nuk nxirren jashtë rrugës kurse hendeqet e dyfishta mund të perdorën edhe si gropa drenazhuese. Hendeqet unazore preferohen për siguri të rrugës, mirëmbajtje të lehta dhe pamje natyrale. Pjerrtësia gjatësore e hendeqeve zakonisht përshkon pjerrtësine e skajeve të rrugës dhe rritja e pjerrtësisë gjatësore mund të parashikohet me thellësi dhe rritje të punimeve.

7

Page 8: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

8

Page 9: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

3.1.2 Kanalet dhe drenazhimi ( rigolat )

Kanalizimet e drejpërdrejta dhe të shpejta të rrugës mund të bëhën përveç hendeqeve edhe permes rigolave ( kanale te vogla ), të cilat kan formë trekendore, në formë të lugjeve dhe në formë unazore(segmentare), kurse sipas materialit për ndërtimin e tyre mund të jen prej betoni, kalldërmi dhe beton-arme. Kanalet trekëndore përdorën në të gjitha rrugët publike jashtë vendbanimeve përveç autorrugëve dhe rrugëve të rezervuara. Rigolet unazore dhe lugore përdoren në shtigjet për kembësorë dhe shtigjet për biçikleta, në parkingje dhe tek shiritat ndarës.

3.1.3 Mënyrat e zgjidhjeve të problemeve në qytete

Zgjidhjet më të thjeshta të problemit të kanalizimit dhe largimit të ujit nga rrugët arrihen përmes rregullimit të pjerrtësive, me pileta, me lugje te ndryshme ose me mënyra të tjera të përshtatëshme. Në rastet kur mungon pjerrtësia e terenit në raport me pjerrtesinë e shtresës asfaltuese të rrugës në permasë sr 0.5 % në jo rrafshira dhe pjerrtësi dheu nuk mund të

arrihet percjellje kualitative e ujit deri në pileta ( grumbullues dhe lëshues ) uji. Kjo

9

Page 10: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

megjithatë mund të arrihet me ndërtime te pjerrtësive të shtresës së asfaltit të rrugës por edhe kjo ndikon negativisht në sigurinë e qarkullimit të automjeteve në rrugë dhe në shiritat e komunikacionit. Zgjidhja kualitative arrihet me largimin e ujit nga skajet e rrugës deri sa pjerrtësia gjatësore e nevojshme për përcjellje të pandërprerë të ujit arrihet me matje të thellësisë së kanaleve të betonuara. Gjeometria e siperfaqes së rrugës për vozitje nuk çrregullohet dhe nuk ka nevoje për përkulje (lakime ) të rrugës dhe për sigurimin e pjerrtësisë gjatësore dhe tërthore për nevojat e kanalizimit.

3.2 Kanalizimi i ujërave nëntokësore

Rregulluesit per kanalizimin e ujerave nentokesore sherbejne per pranimin e ujerave te lira ( ujerave rreshqitese, drenazheve dhe ujerave te shtresuara ) kurse ujerat e kushtezuara nga reshjet perdoren per ujera kapilare. Komponent e rendesishme e veprave te kanalizimit eshte materiali i drenazhimit – filterat te cilet duhet te plotesojne te ashtuquajturin e drejta e filterimit.Trupi filterues mund te jete njeshtresore dhe shume shtresore kurse thellesia e shtreses filteruese mund te jete deri ne 20 cm. Sipas menyres se ndertimit dhe qellimit veprat e

10

Page 11: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

drenazhimit vendosen ne vija drenazhuese, llogore ose linja dhe shtresa te sheshta drenazhuese. 3.2.1 Linjat e drenazhimit

Ndertohen si hendeqe pjeserisht te mbushura me material filterues dhe gypa drenazhimi. Ne vende te reres filteruese gjithnje e me shum po perdoret stofe speciale sintetike. Gypat e drenazhimit prodhohen prej materialeve te ndryshme si qeramik e pjekur, beton, azbest beton dhe material i forte PVC.

3.2.2 Shtresat e sheshta drenazhuese

Qellimi kryesor per ndertimin e ketyre shtresave qendron ne pranimin sa me te madh ujerave te lira e me kete edhe mbrojtjen e bazes se konstruksionit te rruges nga ngrirja ( psh tampon). Para ndertimit te tyre eshte e nevojshme ti kushtohet kujdes thellesise se vendojsjes dhe kontrollit te materilalit nga ngrirja gjate temperaturave te uleta.Format kryesore te drenazhuesve te thjeshte jane si konstruksione horizontale per mbrojtje nga ngrirja dhe bartjen e ngarkesave ( tampon ), smaltimi i siperfaqeve te

11

Page 12: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

pjerreta drenazhuese, drenazheve te pinguleta dhe pllaka mbeshtetese te rruges.

4. Influenca dhe mbrojtja e ambientit

Në kuptim të përgjithshëm rrugët në ambiente natyrale paraqesin një trup vijor jo te natyrshem dhe alokimi i rrugeve dhe ndertimeve te tjera rrugore pa miratimin e banoreve mund te krijoje nje shqetesim dhe pengim te proceseve biologjike ne natyre. Kjo eshte nje arsye kryesore qe drejtimet e rendesishme rrugore duhet te percillen me studime multidiciplinare ne baze te kerkeses per influencen ne ambient dhe mbrojtjen e natyres. Gjate rishqyrtimit te veprimeve te ndonjeres forme te ndotjes se ambientit ( zhurma, vibracionet, turbullimet, tronditjet ), patjeter duhet te behet edhe rishqyrtimi i modalitetit te kanalizimit ( largimit te ujerave dhe mbrojtjes se ambientit nga uji i rrugeve. Per kete qellim eshte e nevojshme te behet analiza hidroligjike dhe hidrogjeologjike e punes, pedologjia ( studimi i tokes), vegjetacioni etj.Ne rastet e veqanta ( ne zonat me ujera te mbrojtura ), eshte e domosdoshme te behet percjellja e ndikimit te rruges ne ambientin rrethues veqanarishte ne rastet e keqesimit te gjendjeve – monitorimi.

12

Page 13: Largimi i Ujërave Nga Shtrati i Rrugës Dhe Mbrojtja e Ambientit Rrethues

13