74
ABSTRAKT Në kushtet e sotme të zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë shqiptare dhe rritjes me ritme shpejta të informacionit, metodat tradicionale të mësimdhënies me në qendër mësuesin nuk mund t‟i përgjigjeshin më zhvillimeve të reja. Prandaj sot, në të gjitha ciklet e shkollimit, po aplikohetmësimdhënia e re, e cila vendos në qendër të mësimit nxënësin, kurse mësuesi është organizuesi imësimit dhe udhëheqësi, e udhëheq nxënësin për të kërkuar në mënyrë të pavarur informacionin dhe në zgjidhjen e çdo problemi sado i ndërlikuar që të jetë. Mësimdhënia me në qendër nxënësin po zë një vend gjithmonë e më të gjerë, sepse i kushton më tepër rëndësi mësimdhënies dhemësimnxënies në bashkëveprim. Historikisht metodat kanë evoluar, kanë ndryshuar, janë përsosur emodernizuar në përputhje me zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike. Metodat dhe teknikat ediskutimit dhe të punës me grupe shërbejnë për zhvillimin e aftësive organizuese, për asimilimin einformacionit nëpërmjet sitelve të ndryshme të të mësuarit, për përforcimin e vlerësimit ndaj grupitdhe ndaj vetes, për qartësimin e vlerave, besimeve, prespektivat. Metodat e diskutimit dhe të punësme grupe : Mundësojnë pjesmarrje aktive të nxënësve Bashkëpunim efektiv Nxisin të menduarit kritik Përmirësojnë cilësinë e rezultateve të punës

ABSTRAKTi b

  • Upload
    paola

  • View
    27

  • Download
    13

Embed Size (px)

DESCRIPTION

fg

Citation preview

Page 1: ABSTRAKTi b

ABSTRAKT

Në kushtet e sotme të zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë shqiptare dhe rritjes me ritme

shpejta të informacionit, metodat tradicionale të mësimdhënies me në qendër mësuesin nuk

mund t‟i përgjigjeshin më zhvillimeve të reja. Prandaj sot, në të gjitha ciklet e shkollimit, po

aplikohetmësimdhënia e re, e cila vendos në qendër të mësimit nxënësin, kurse mësuesi është

organizuesi imësimit dhe udhëheqësi, e udhëheq nxënësin për të kërkuar në mënyrë të

pavarur informacionin dhe në zgjidhjen e çdo problemi sado i ndërlikuar që të jetë.

Mësimdhënia me në qendër nxënësin po zë një vend gjithmonë e më të gjerë, sepse i kushton

më tepër rëndësi mësimdhënies dhemësimnxënies në bashkëveprim.

Historikisht metodat kanë evoluar, kanë ndryshuar, janë përsosur emodernizuar në përputhje

me zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike. Metodat dhe teknikat ediskutimit dhe të

punës me grupe shërbejnë për zhvillimin e aftësive organizuese, për asimilimin

einformacionit nëpërmjet sitelve të ndryshme të të mësuarit, për përforcimin e vlerësimit ndaj

grupitdhe ndaj vetes, për qartësimin e vlerave, besimeve, prespektivat. Metodat e diskutimit

dhe të punësme grupe :

Mundësojnë pjesmarrje aktive të nxënësve

Bashkëpunim efektiv

Nxisin të menduarit kritik

Përmirësojnë cilësinë e rezultateve të punës

Krijohet klimë mbështetëse reciproke

Zhvillimi i koncepteve bëhet bashkarisht në mënyrë që të shmanget mësimnxënia

eindividualizuar Klasat në vendin tonë janë të mbipopulluara, kjo është një anë shumë

negative në arsimin shqiptar.Duke qenë se ka shumë nxënës, në klasë formohen shumë

grupe,mësuesi e ka të vështirë që t’i vëzhgoj më kujdes të gjithë nxënësit kur japin

kontributin e tyre në punën me grup. Mësuesit pohojnë se metodën e diskutimit e realizojnë

më shpesh se sa metodën e punës me grupe. Metodëne punës me grupe e realizojnë gjatë

orëve të përsëritjeteve. Arritja e suksesit në shkollë kërkon një proces mësimor aktiv, të

rinovuar në formë e në përmbajtje e që duhet të gjejë shprehje konkretenë përdorimin e

këtyre metodave, strategjive e teknikave mësimore, bashkëkohore, ndërvepruese

egjithëpërfshirëse. Teknikat e të mësuarit me në qendër nxënësin duhet të jenë të tilla që të

Page 2: ABSTRAKTi b

marrin nëkonsideratë nivelin individual të fëmijës në përshtatje me moshën, interesat dhe

aftësitë psikologjike të tyre.

MIRËNJOHJE

Në përfundim të këtij punimi akademik dëshiroj të shpreh mirënjohjen e veçantë dhe

tëfalenderoj të gjithë ato që me mbështetjen e tyre bënë të mundur që unë të realizoja këtë

studim,që po paraqitet sot para jush për mbrojtje në nivel mikroteze. Pa ndihmën e tyre, ky

botim nuk do të ishte kaq i plotë në përmbajtjen dhe paraqitjen e tij.Shpreh mirënjohje të

veçantë për të gjithë stafin e Departamentit të Edukimit, Filiali Berat, për punën e palodhur

dhe njohuritë që kanë transmetuar tek unë duke bërë të mundur rritjen ekapaciteteve,

thellimin dhe përmirësimin e njohurive. Ndihma e tyre, edhe pse jo edrejtpërdrejtë, në këtë

punim ndjehet në çdo rresht të tij. Falenderoj gjithashtu familjen time për mbështetjen morale

dhe financiare që më mundësuan vazhdimin e studimeve në master.Falenderoj z. Kadri

Plyku, inspektor në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit për ndihmesënme anë të orfimit

të bazës material burimore.Së fundi, mirënjohje dhe falënderim i vecantë shpreh për

udhëheqësin tim shkencor Dr.Përparim Fakaj, për konsulencën e nevojshme, kohën,

inkurajimin që i ka bërë punës sime,vëmendjen e kushtuar si dhe për profesionalizmin në

trajtimin e kësaj tematike. Kanë qenëudhëzimet e herëpashershme, kritikat e dhe sygjerimet

tij, por së pari kujdesi i vazhdueshëm për të realizuar me kohë dhe saktësisht synimet, ato që i

kanë dhënë këtij punimi gjendjen e tanishme, për t‟u paraqitur si mikrotezë për mbrojtje.

HYRJE

Në procesin kompleks të mësimdhënies, është dhe mbetet problem edhe në të ardhmen 

përdorimi i metodave sa më efikase të punës me nxënësit. Mësimdhënia duhet të jetë e

menduar mirë por dhe e planifikuar drejt. Mësuesi në veprimtarinë e tij përdor një sërë

strategjish,metodash dhe teknikash mësimore ku nxënësit ndërveprojnë në mënyra të

ndryshme organizimi.Metodat e diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis

mësimor në të cilin mbështetettë nxënit aktiv. Gjithashtu përdorimi i metodave efikase

ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim.Termi cilësi në arsim është i lidhur ngushtë me modelet

bashkëkohore apo metoda e teknika të ndryshme që përdorin mësuesit gjatë procesit te

mësimdhënies, për arritjen e objektivave mësimore. Për këtë arsye, sot në botë janë

ndërmarrë studime te shumta në fushën e arsimit që tregojnë se përfshirja aktive ne procesin e

të nxënit, ndihmon në fiksimin ematerialeve te ndryshme por edhe për një të kuptuar më të

thellë e më të saktë të njohurive, sidhe në përdorimin aktiv te tyre.

Page 3: ABSTRAKTi b

1.Nga moria e problemeve të metodave dhe teknikave të mësimdhënies, së bashku me

udhëheqësin shkencor Dr.Përparim Fakaj, menduam të trajtojmë temën: “ Metodat dhe

teknikat e diskutimit dhe punës me grupe”.

Pas një shestimi të plotë të punimit në trajtën përfundimtare ai u struktura si më poshtë:

Abstrakt, Mirënjohje, Hyrje, Metodologjia, Rezultatet e studimit, Metodat novatore të

diskutimit në mësimdhënie

( Kuptimi mbi metodat, Vështrim i shkurtër rreth metodave të diskutimit, Organizimi dhe

nxitja e grupeve të diskutimit, Grupet e vogla të diskutimit);

Specifikat e metodës së punës me grupe

(Të nxënët në punën me grupe, Organizimi i klasës,Vëzhgimi dhe vlerësimi i përparimit në

grup);

Teknikat e diskutimit dhe punës megrupe

(Teknikat e diskutimit,Teknikat e punës me grupe);

Mësuesi dhe nxënësi në metodat ediskutimit dhe punës me grupe

(Rolet e mësuesit gjatë diskutimit dhe punës me grupe, Mësuesime strategji gjithëpërfshirëse

në klasë,Rolet e nxënësit dhe socializimi i tij).

 Në fund punimi është pajisur edhe me përfundime, ku kemi nxjerrë konkluzione për

dukuritë, problemet që studiuam. Këto i ndjek një bibliografi ku është dhënë literatura e

domosdoshme,që ka ndihmuar në realizimin e punimit.

METODOLOGJIA E PËRDORUR 

Për realizimin e këtij punimi, përveç shfrytëzimit të një literature të gjerë bashkëkohore në

fushën emetodave të mësimdhënies, kemi grumbulluar vetë material duke intervistuar nxënës,

prindër dhemësues si dhe duke bërë anketa me ta. Nga anketimet e bëra, vëzhgimet në shumë

orë mësimi te kolegët tanë, jo vetëm kemi shkëmbyer  përvojë e pasuruar njohuritë tona, por

edhe kemi mbledhur një material të bollshëm, të cilin e kemistudiuar e klasifikuar duke bërë

interpretimin e tij duke nxjerrë përfundimet përkatëse. Metoda e bashkëbisedimit me mësues

të vjetër, bisedat me nxënës të klasave të ndryshme mbi dobinë emetodës së punës me grupe

dhe anketimet për këtë problem, më kanë dhënë mundësinë tëzgjerojmë temën me elementë

Page 4: ABSTRAKTi b

të rinj dhe të nevojshëm për të përmirësuar punën në vazhdimësi .Po kështu në studimin tonë

kemi ruajtur një raport të drejtë midis trajtimit teorik të problemeve dhetë dhënave praktike

duke pasqyruar dhe modele konkrete. Kjo konsiston në shfrytëzimin me kujdestë literaturës

së nevojshme që më ka shërbyer për këtë trajtesë dhe futjes së disa modeleve të planitditor të

mësuesit , për ta bërë orën e mësimit më efikase dhe më me rendiment , duke ruajtur kështu

raport të drejtë midis teorisë dhe praktikës , midis punës kërkimore dhe asaj praktike në klasë,

në orën e mësimit , që është në fund të fundit edhe qëllimi final i tërë punës së mësuesit: 

Përfitimi i njohurive dhe shprehive të nxënësve brenda orë së mësimit. Për realizimin e kësaj

teme kam përdorur këto metoda: vëzhgime, diskutime, vrojtimet në shkollë,të dhëna nga

përvoja vetiake, konsulta dhe biseda të lira. Prandaj si burim parësor kanë shërbyer vrojtimet

në shkollë, të dhëna nga përvoja vetiake, konsulta dhe biseda të lira. Kam diskutuar

mekolegë, prindër, nxënës për problemet që dalin gjatë mësimdhënies. Janë marrë

rekomandimedhe janë dhënë këshilla për mbarëvajtjen e ecurisë mësimore dhe edukative. 

Janë intervistuar kolegë dhe prindër.

KAPITULLI I

METODA NOVATORE E DISKUTIMIT NË MËSIMDHËNIE

1.1 Kuptimi mbi metodat e mësimdhënies 

Metodat e të mësuarit janë: rrugët, mënyrat, ecuritë dhe procedurat didaktike që mësuesit e

nxënësit i përdorin gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij, për transmetimin dhe përvetësimin

enjohurive, shkathtësive e shprehive, për zhvillimin e formimin e veçorive e të tipareve

të  personalitetit të individit. Historikisht metodat kanë evoluar, kanë ndryshua, janë përsosur 

emodernizuar në përputhje me zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike.

Metodat e të mësuarit janë shfaqur që në mitologjinë greke kur Sokrati u detyrua nga Athina

që të pinte helm. Sokrati u akuzua për arsye sepse po nderonte zotin e gabuar, ky veprim ulte

autoritetin eqytetit dhe filloi të shihej nga qytetarët si njeri i keq. Ka spekullime të ndryshme

rreth përdorimit tëmetodave të mësimdhënies. Disa njerëz janë të mendimit se përdorimi i

metodës së drejtë tëmësimdhënies është kritik në procesin e të mësuarit dhe në zhvillimin e

nxënësit. Kurse disa njerëztë tjerë janë të mendimit se përdorimi i metodës së gabuar nga ana

e mësuesit mund ta çoj nxënësi drejt “injorancës”, largimit të interesit të tij ndaj shkollës apo

deri në braktisjen e saj. Megjithatë, kadhe njerëz të cilët mendojnë se njerëz të ndryshëm

mësojnë në mënyra të ndryshme, metodat të cilatmësuesi përdor në mësimdhënie nuk kanë aq

Page 5: ABSTRAKTi b

rëndësi sesa përmbajtja që nxënësit mësojnë. Në mësimdhënie është shumë e rëndësishme

përzgjedhja dhe përdorimi i metodave që do të përdori mësuesi. Mësuesi duhet ta bëjë

mësimin sa më interesant dhe në klasë të ketë dinamik, sepse nësë mësuesi përdor gjithmonë

të njëjta metoda mësimi bëhet monoton dhe nxënësve ulargohet interesi për njohuritë e reja

që do të merren.Përdorimi i metodave të përshtatshme pedagogjike dhe meteodologjike

ndikojnë në mësimdhëniendhe të nxënit efektiv. Mësimdhënia tradicionale, në të cilën

mësuesi flet pa pushim, nxënësve u “trashet koka”, ose gjatë gjithë orës së mësimit “flenë

gjumë” dhe nuk kanë marrë vesh asnjë fjalë që mësuesi shpjegon. Kjo mënyrë është shumë e

lodhshme si nga ana e nxënësit ashtu dhe emësuesit. Metoda tradicionale ka shumë avantazhe

dhe të mira të cilat nuk mund t’ja mohojmë. Ajo që është e rëndësishme për t‟u theksuar tek

metodat novatore të diskutimit dhe punës me grupe, çdo mësues inkurajon bashkëpunimin

dhe të nxënit pjesëmarrës.Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë

rëndësi të veçantë dhe kanë për qëllim që t‟u mësojë nxënësve shprehitë e të nxënit afatgjatë,

zhvillon të menduarin kritik, ndikim të madh ka në mënyrën se si nxënësit përpunojnë

informacionin, në zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin me të tjerët. Të gjitha këto,

pra, shprehitë, njohuritë, vlerat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nxënësit sa më të zhvilluar që

t‟i kenë shprehitë e përpunimit të informacionit, bashkëpunimin, të shkrimit, leximit aq

më në gjendje do të jenë që të bëjnë shkrime ku të shkrehin pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre

rreth koncepteve apo problematikave të ndryshme.Secila metod përbën një mjet për

realizimin e një qëllimi. Metodat novatore bashkëkohore japinrezultate në formimin e

shprehive të shoqërisë së dijes. Metoda novatore e diskutimit zgjon tek nxënësit interesin e

tyre dhe në klasë do të ketë gjithpërfshirje. Një mësimdhënie e mirë është sirezulta i

përdorimit të përdorimit të metodave të mira në mësimdhënie, të cilat evoluojnë mekalimin e

kohës, dhe kjo duhet të sjellë që edhe mësuesit duhet të evoluojnë bashkë me kohën, dhetë

përdorim metodat e reja.Mësuesi do të përdorë gjatë mësimdhënies metodat novatore, më

parë ai duhet të jetë i trajnuar rreth metodës, ta ketë përvetësuar dhe të ketë njohuri shumë të

mira rreth saj e më pas ai do të jetëtrajnues për nxënësit. Disa profesorë kanë thënë që

dimension i metodave të mësimdhënies përfshin procesin, përmbajtjen dhe kontekstin.

Mësuesit janë lehtësuesit e diskutimit, mentorë dhe lektorë,kurse nxënësit janë dëgjues dhe

pjesëmarrës. Objektivi i mësimdhënies është që mbi cilësinë ekomunikimit të ketë impact në

këmbim të informacionit. Metodat e mësimdhënies mund të jenë tëorientuara nga mësuesi

ose nga nxënësit..Diskutimi me nxënësit që nga fillesat e konceptit të mësimdhënies ka qenë

një strategjimësimdhënie. Diskutimi me nxënësin, në shumicën e rasteve e konsideron

mësuesin si njëudhëheqës që drejton diskutimin. Mësuesi ngre pyetje, jep përgjigje sfiduese

Page 6: ABSTRAKTi b

dhe jep komente tëndryshme, gjithashtu në të njëjtën kohë menaxhon edhe diskutimin.

Diskutimi është metodë në tëcilën nxënësit bisedojnë së bashku rreth një teme të paracaktuar,

me qëllim që të ndajnë dhe tëmarrin informacion për temën e dhënë. Procedura e realizimit të

metodës së diskutimit lidhet me zgjedhjen e temës së diskutim që përcakton mësuesi, me

përcaktimin e objektivit të studimit, me ndarjen e detyrave të nxënësve që janë pjesëmarrës

në diskutim, me krijimin e mjedisit për zhvillimin e diskutimit dhe me realizimin ediskutimit.

Roli i secilit në grup është të ndihmojnë njëri tjetrin për të zhvilluar idetë vetejake.Diskutimet

nuk janë debate dhe gjatë tij paraqitja intelektuale nuk inkurajohet. Ato janë tësusksesshme

kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.Diskutimi

është një nga metodat më të thjeshta që përdoret kur është fjala për të mundësuar  procesin

e pjesëmarrjes sa më të tjerë të nxënësve në mësim dhe kur duhet të realizohetndërveprimi në

të gjithë masën e nxënësve në klasë ose brenda grupeve të nxënësve. Diskutimifillon në

çastin kur nxënësit drejtojnë pyetje dhe kur një nxënës përgjigjet për atë që ka thënë

njënxënës tjetër. Pra kjo metodë është një përzierje e shpjegimeve mësues nxënës, e

shkëmbimit të pikëpamjeve dhe pyetjeve ndërmjet tyre. Diskutimi është një nga metodat

mësimore që përdoret në të tre komponentët. Ai, më shumë se disametoda të tjera, krijon në

mësim një atmosferë të gjallë, të ngrohtë, të natyrshme dhe revolucionare. Në pamjen

e jashtme duket se ka ngjashmëri me bisedën, kurse në të vërtet ato ndryshojnë. Metodae

bisedës, siç dihet, e ka bazën te dialogu mësues-nxënës, kurse dikutimi mësimor merr pamjen

enjë polemike të vërtetë. Diskutimi mësimor krijon mundësi që të vendoset një lidhje më e

mirë nëmes të studimit individual dhe atij kolektiv. Të rejat që sjell secili në diskutimin e tij

kthen më melehtësi në pronë të të gjithë nxënësve. Diskutimi mësimor varet nga metodat e

tjera. Pa kërkime,lexime, vrojtime, eksperimente etj. S‟ka diskutime kur mësimi zhvillohet

mbi bazën e diskutimitmësimor dallohen mirë dy faza që lidhen organikisht njera me tjetrën:

në të parën fillon puna përgatitore për diskutim, kurse në të dytën bëhet diskutimi për çështjet

e caktuara.

Nxënësit gjatë procesit të diskutimit duke korrigjuar dhe saktësuar mendimet e njeri-tjetrit arr

ijnënë përfundime më të sakta. Zakonisht diskutimi mësimor mësuesit e përdorin në orët e

përsëritjeveose në përforcim, ku mësuesi kontrollon dijet e nxënësve. Nëpërmjet diskutimeve

dalin në dukjeaftësitë e nxënësve. Nxënësit nxiten të mendojnë dhe gjykojnë.

1.2 Vështrim i shkurtër rreth metodave së diskutimit 

Page 7: ABSTRAKTi b

Roli i secilit në grup është të ndihmojnë njëri tjetrin për të zhvilluar idetë vetejake.

Diskutimet nuk  janë debate dhe gjatë tij paraqitja intelektuale nuk inkurajohet. Ato janë të

susksesshme kur çdonxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.

Mësimdhënia me në qendër nxënësin inicion një lëvizje progresive për përmirësimin e

cilësisë së mësimdhënies. Problemi në këtë mësimdhënie shtrohet për të pasur më shumë

mësimdhënie tëhapur. Mësuesit në këtë mësimdhënie duhet të jenë të hapur ndaj përfshirjes

së nxënësve në tëgjitha hallkat e procesit mësimor.

Diskutimi me në qendër nxënësin ka dy elemente kryesore: nxënësin dhe nuk mund të

shmangetaspak mësuesi.Përmbajtja e këtyre metodave është e integruar në klasë në një

shumëllojshmëri formatesh. Në disaraste, mësuesi që në fillim paraqet përmbajtjen dhe më

pas nxënësit e zhvillojnë më tejkonceptin e përmbajtjes përmes diskutimeve të

tyre. Në raste të tjera, diskutimi i nxënësve shërben si një konteks prezantimi e më pas përdor

et ngamësuesi. Grupi i diskutimit bëhet një skuadër e cila mëson sesi të eksplorojë pyetje

përreth temësdhe si të përdorë potencialin e saj për mundësi të reja. Metoda e diskutimit ka

një proces për t‟u zbatuar. Mësuesi në një orë të veçantë duhet t‟ua mësojnxënësve të tij

përdorimin e metodës, rregullat dhe teknikat e saj e më pas ta zbatoj, sepse nëse nuk u‟a

shpjegon dhe mëson më para nxënësve se si përdoret kjo metodë dhe e aplikon direkte, ai do

tëharxhoj mjaft kohë dhe ajo orë mësimore do të dështojë.

Nëse nxënësit trajnohen për të qënë drejtues të diskutimit, në të njëjtën kohë ata mësojnë

edhe si të jenë pjesëmarrës efektiv në diskutim. Procesi i diskutimit kërkon një nivel më të

lartë të njohuriveshoqëror, ngase kërkon zakonisht në një klasë të zakonshme.

a)Përshkrimi i diskutimit me në qendër nxënësin

Shumë mësues në klasë përdorin mënyra të ndryshme të diskutimit. Zakonisht është mësuesi

aiqë është në qendër të diskutimeve që zhvillohen gjatë mësimdhënies. Mësuesi bën pyetjet

dhe nxënësit përgjigjen. Mësuesi mund t‟u drejtohet nxënësve të ndryshëm ndërkohë që ai

vazhdon të mbetet në qendër të diskutimit. Ndërsa në diskutimin me në qendër nxënësin, janë

nxënësit ata qëdrejtojnë diskutimin. Një nxënës merr rolin e udhëheqësit, i cili udhëheq

grupin e diskutimt por diskutimi më pas rrjedhë nga njëri nxënës tek tjetri. Në këtë

metodë, mësuesi është një vëzhgues. Mësuesi merr shënime gjatë diskutimit për ti

përdorur më vonë shënimet në vlerësimin e performancës së nxënësit dhe për materialet

referencë në prezantimin e rradhës. Në diskutimin e nxënësve, në klasë, grupet e diskutimit

formohen me 5 derinë 8 nxënës.Atmosfera e diskutimit aty ku në qendër është nxënësi duhet

Page 8: ABSTRAKTi b

të jetë një ambjent ku të mbizotërojdeMokracia, ku nxënësit të jenë të lirë që të shprehin

mendimet e tyre pa frikë. Klasa duhet të jetënjë vend miqësor. Mjdesi në klasë ndikon në

suksesin e nxënësit, është kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur ndienjat e

tyre. Mësuesi duhet të besojë se nxënësit mund të pranojnë përgjegjësinë  dhe veprimet 

e tij të cilat janë të lidhura ngushtë me mënyrën e të përgjigjurit të nxënësve. Është

përgjegjësia e mësuesit që të krijojë një atmosferë të përshtatshme në klasë.Mësuesi duhet të

përdori përemrin vetor “ne”, në vend të “unë”, me qëllim që nxënësit të mendojnë se mësuesi

punon së bashku me ta. Kjo e ndihmon mësuesin që të vendosi qëndrime pozitive nëlidhje me

marrëdhëniet mësues-nxënës, nxënës-nxënës, e cila do të krijojë një klimë

emocionalembështetëse, në mënyrë që nxënësit të mësojnë të respektojnë të gjithë individët e

tjerë dhe idetë etyre. Secili grup duhet që të ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillojnë idetë

vetejake. Diskutimet janë tësusksesshme kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i

përket temës së diskutimit.

Përfitimet e nxënësit nga pjesëmarrja në diskutim

 Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes;

Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje më të madhe në mësim;

Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit, të paraqitura në

mësim;

Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për përmbajtjen e

mësimit;

Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.

b)Diskutimi me të gjithë klasënPërdorimi i kësaj metode e ndihmon mësuesin të zbulojë se

cilat janë qendrimet e nxënësve për çështjen që diskutohet. Kjo është e rëndësishme në

dhënien e mësimit për të drejtat e njeriut, se nxënësit kanë nevojë të shqyrtojnë dhe t‟i

analizojnë vetë çështjet. Diskutimet janë gjithashtu njëmundësi për të dëgjuar dhe folur me

radhë, kërkesa këto që janë të rëndësishme për të respektuar tëdrejtat e njeriut.

 

c) Diskutimi problemzgjidhës

Page 9: ABSTRAKTi b

Diskutimi problem zgjidhës ka për synim që të nxisë të menduarit e nxënësve dhe për të

krijuar  përgjigje për problemet që kërkojnë zgjidhje. Në këtë metodë  procedurat që do të

ndiqen janë të njëjta me ato që ndiqen për zhvillimin e llojeve të tjera të diskutimit.

Nëpërmjet kësaj metodemësuesi i inkurajon nxënësit të mendojnë, gjykojnë dhe flasin në

mënyrë të lirëshme.Kjo metodë është një nga metodat e njohura që synon zgjidhjen e një

problemi apo të një çështjejetë caktuar. Problemi i marrë në shqyrtim mund të jetë kompleks,

që kërkon aftësi të mëdha dhekurajë për të arritur deri në zgjidhjen e tij, ose mund të jetë i

thjeshtë sa që zgjidhja mund të jetëautomatike. Por, në secilin rast, veprimtaritë për zgjidhjen

e problemit janë ato që kërkojnë tëmenduar të thellë dhe kërkim për të shkuar drejt zgjidhjes

së problemit.

Diskutimi problemzgjidhës mund të përdoret si një metodë për të zbuluar zgjidhjen e

problemit kur ai është i rëndësishëm për pjesëmarrësit, zhvillohet i lirë dhe pa kufizime, por

në mënyrë tëdisiplinuar dhe i rregullt. Diskutimet problemzgjidhëse të zhvilluara mirë janë

mjet i dobishëm për zgjidhjen e problemeve, sepse ato nxjerrin në pah shumë ide. Diskutimi i

hapur i nxjerr në pah këtondryshime dhe i çliron anëtarët e grupit të nxënësve në klasë që të

analizojnë ose në e pakta te mbrojnë vlerat dhe bindjet e tyre dhe t‟u japin rëndësi vlerave e

bindjeve të të tjerëve. Për shkak se në rrethana të tilla është e vështirë që të ruhet një mendim

i ngushtë stereotipizues, vërehet që përdorimi i diskutimit problemzgjidhës tenton, që t‟i hapë

antarët e grupit të nxënësve ndaj ideve të reja, të nxis të menduarit e tyre dhe ndoshta të

krijojë edhe përgjigje për problemet që kërkojnë zgjidhje.

Burton, Kimball dhe Wing kanë dhënë procedurën që duhet ndjekur për diskutimin

problemzgjidhës në grup. Këto procedura janë:

1.Grupi bëhet i vetëdijshëm për problemin që beson se mund të zgjidhet duke diskutuar për

të.

2.Grupi përkufizon problemin. Procesi i përkufizimit mund të jetë mjaft i vështirë dhe

mundtë kërkojë shumë kohë.

3.Grupi analizon dhe eksploron problemin në mënyrë që ta kuptojë atë.

Ky proces eksplorimi përfshin:

Përcaktimin se cilat janë faktet;

Njohjen e vlerave, formimin dhe nivelin e pjekurisë së anëtarëve të ndryshëm të grupit;

Page 10: ABSTRAKTi b

Zbulimin e objektivave të fshehura, nëse ka, të individëve që janë anëtarë të grupit.

4.Të gjithë anëtarët e grupit së bashku mendojnë për problemin, që padyshim do të jetë

ingadaltë dhe i rregullt. Kjo procedurë, megjithëse mund të përfshijë edhe gabime dhe

tëkonsumuojë shumë kohë, përsëri është e domosdoshme.

5.Grupi grumbullon materiale që ndihmojnë për eksplorimin e problemit nga çdo lloj

burimi,që premton se mund të jetë i dobishëm.

6.Grupi ndërton organizimin e nevojshëm për zhvillimin e të menduarit bashkëpunues dhe

vazhdon sipas këtij lloj të menduarit.

7.Grupi vazhdimisht bën përmbledhje, realizon votime dhe projekton zgjidhje të

mundshmeme diskutimin që vazhdon më tej në mënyrë që të mos shpejtojë për të dhënë

konkluzione të papjekura. Grupi tenton arritjen në konsensus të të gjithë anëtarëve.

8.Grupi hap pas hapi vlerëson përparimin e tij

9.Grupi arrin në një konkluzion të mundshëm, të cilin e provon në një situatë reale.Këto

procedura diskutimi ndiqen në mënyrë të suksesshme në ambientin shkollor për të

zgjidhur  probleme të ndryshme, që dalin në procesin e mësimdhënies dhe që kërkojnë

diskutimin e grupit tëklasës. Mbi bazën e njohurive të fituara, nxënësve u ofrohen problem të

ndryshme e jo zgjidhjet e tyre. Zgjidhjet mund të bëhen në këto forma: individuale, me çifte,

me grupe heterogjene,me gjithë klasën.

Diskutimi që zgjidh problemin paraqet vlera të shumanshme, sepse:

E vë nxënësin në rolin e krijuesit dhe të zbatuesit. Ai vëzhgon, vjel mendime, përpunon

ide,merr iniciative dhe i jep zgjidhje një problemi të caktuar.

Nxit nxënësin të gjejë zgjidhje të efektshme sipas përvojës së tij, bazuar në njohuritë efituar

a.

Rrit pavarësinë për punë krijuese dhe afirmon personalitetin e tij.

Zbulon prirje te nxënësit dhe ngjall tek ai entuziazëm.

I krijon aftësi të shprehë, të mbrojë dhe të vlerësojë opinione, bazuar në cilësinë dhe

pasojate propozimeve të tij.

Page 11: ABSTRAKTi b

Krijon mundësi reale për përparimi, duke kaluar në nivele të larta kërkesash: analizë,

sintezëe vlerësim.

Burimet për nxënësin nuk trajtohen si prova, por interpretohen.

Zhvillon aftësitë shoqërore e komunikuese të nxënësve në grup.

 d)Diskutimi i udhëhequr.

Për fat të keq klasat në vendin tonë përbëhen nga një numër i madh nxënësish dhe mësuesi

kur realizon diskutimin e udhëhequr vë në zbatim metodën Sokratike.

Që mësuesi të realizojë këtë metodë duhet të ndjeki hapat e mëposhtme:

-Përzgjedh disa përgjithësime që duhen mësuar nga nxënësit.

-I pajis nxënësit me informacione të cilat merren nëpërmjet shpjegimit, teksteve apoteknikave

të ndryshme që përçohet informacioni i ri.

-Mësuesi përdor pyetje hulumtuese të cilat shërbejnë për udhëheqjen e nxënësit drejtnxjerrjes

së parimeve dhe përgjithësimeve nga informacioni që u është dhënë.

Zakonisht kur përdoret kjo metodë arrihet në konkluzione të parashikuara por ndodh që

rrallëherë tëarrihet në përfundime të paparashikuara. Mësuesi në zbatimin e kësaj metode, në

mënyrë tëvazhdueshme u bën pyetje nxënësve që nxisin të menduarin në nivel të lartë ose siç

quhet ndryshetë menduarin kritik dhe ka për qëllim që ti çojë nxënësit në arritjen e

konkluzioneve, përgjithësimeve të cilat mësuesi që në fillim të mësimit i ka përcaktuar si

qëllime.

e)Diskutimi formal 

Në metodën e diskutimit formal bëjnë pjesë simpoziumet, panelet, forumet, kurse debatet e

tjera që janë të ngjashme me këto të cilat përmenda më sipër nuk mund të jenë edhe aq shumë 

metoda hulumtimi sesa metodat që përdoren për raportimin dhe qartësimin e asaj që është

zbuluar. Për të çuar nxënësit te diskutimi formal, procedurat që ndiqen janë teknika të

problemzgjidhjes.

Gjatë përdorimit të teknikave të tavolinës së rrumbullakët, panelit dhe forumit mund të jenë g

urëtthemelues për të ndërmarr projekte apo studimin e rastit nga ana e nxënësve.

f)Çelësat për një diskutim të suksesshëm.

Page 12: ABSTRAKTi b

Metoda e diskutimit e cila vë në qendër nxënësin, mund të jetë shumë efektive për të mësuar,

nëseajo përdoret ashtu siç duhet. Nëpërmjet kësaj metode është shumë e lehtë për të

angazhuar nxënësi, për ti vënë ata në lëvizje. Kjo metodë që të zhvillohet ka nevojë për një

drejtues dhe rolin e drejtuesit e marrin vet nxënësit. Nxënësi i cili merr rolin e drejtuesit duhet

ti ndihmojë nxënësit etjerë të punojnë në proces dhe të qarkullohet diskutimi.Është e

rëndësishme që procesi i diskutimit të realizohet në një ambjent “trasparent”. Studiuesit, si

G.P.Pine dhe H.J.Horne, rekomandojnë:

Krijo një atmosferë ku:

Nxiten njerëz të jenë aktivë

Theksohet natyra individuale e të mësuarit

Bëju njerëzve të njohur që është normale të bëhen gabime

Lejo mospërsosmërinë

Nxit besimin te vetja

Bëji njerëzit të ndjehen të respektuar dhe të mirëpritur 

Lehtëso zbulimin

Thekso vetëvlerësimin

Lejo debatet.

Të gjitha këto mësuesi duhet t‟i zbatoj në praktik me nxënësit e tij. Studiuesit i kanë

përcaktuar nxënësit me fjalën njerëzit, i kan përgjithësuar. Në klimën e klasës ndikim të madh

e kanë dhe vetë nxënësit. Çdo nxënës ka përgjegjësinë që t‟i ndihmojë nxënësit e tjerë, pra

shokët e klasës që të mendojnë në mënyrë kritike nëpërmjet çështjeve që i ofrohen. Nxënësit

kanë ndikim dhe me anë tëmarrdhënieve që kanë me njeri-tjetrin, paragjykimet që kanë, “ai

mëson shumë”, “ai nuk mësonfare”, “nuk e di në do e kem mendimin e saktë më mirë nuk po

flas fare se do më tallin”, nxënësit duhet të kuptojnë njeri tjetrin. Në diskutimet në klasë nuk

ka as fitues dhe as humbes. Nxënësitduhet të kenë respekt reciprok për njeri – tjetrin dhe për

rolet e përcaktuara.Shpërndarja e kohës është një element shumë i rëndësishëm. Që të

zhvillohet diskutimi me nëqendër nxënësin duhet kohë. Për të qenë sa më shumë efektive

diskutimi duhet të realizohet për 45minuta, pra do një orë të tërë në dispozicion. Nëse

Page 13: ABSTRAKTi b

diskutimit nuk i lihet shumë kohë në dispozicion,atëherë diskutimi do të dështojë, nuk do të

ketë sukses. Nxënësit do mundohen ta zgjidhin sa mëshpejtë problemin për efektin e kohës

ata do të jenë nën trysni, do të mendojnë në mënyrësipërfaqësore. Kur diskutimit i lihet një

kohë relativisht e gjatë, nxënësit nuk do të nxitohen, problemin do ta analizojnë në thellësi,

do realizohet mendimi kritik  dhe ora e mësimit do të ketë sukses. Mësuesi duhet t‟u japi

nxënësve nje feedback, i cili duhet të jetë i ndërtuar në mënyrë të tillëqë nxënësi të gjejë

“rrugën e tij”. “Performanca” efektive duhet të zbulohet nga vetë nxënësit.Tema e diskutimit

duhet të zgjidhet me kujdes sepse tema është ajo që më vonë e ndërton të gjithë përmbajtjen,

duhet të jetë e strukturuar në mënyrë të tillë që të lërë  hapësira për të zhvilluar njëdiskutim

konceptual të gjerë dhe jo të jetë thjesht në nivelin e zgjidhjes së një problemi. Kritikët mëtë

mirë të diskutimit janë vetë nxënësit. I gjithë procesi kërkon një nivel të lartë të të menduari.

g)Biseda

Kjo metodë organizohet mbi bazën e dialogut mësues-nxënës. Autori i parë i saj ka qenë

Sokrati, prandaj quhet dhe bisedë sokratike ose euristike. 

Kjo përdoret për të paraqitur dijet e reja, për tëkontrolluar të dhënat që kanë nxjerrë nxënësit

nga vrojtimet e sendeve dhe të dukurive të ndryshmeetj. Biseda ka një vijë metodike të

thjeshtë. Mësuesi përcakton objektin e bisedës, studion çfarë dinënxënësit rreth objektit për

të cilën do të bisedohet, bën pyetje, dëgjon përgjigjet dhe vërejtjet qënxënësit i bëjnë aty për

aty njëri-tjetrit. Në fund bën plotësimet e nevojshme. Çdo mësues i’ a përshtat këtë vijë

metodike natyrës së materialit mësimor që përpunon.

1.3 Organizimi dhe nxitja e grupeve tëdiskutimi 

 Një nga vështirsitë që haset në çdo klasë në të cilin zhvillohet një diskutim, është strukturimi 

idiskutimit për të arritur rezultatet e dëshiruara të të mësuarit. Diskutimet nuk ecin përpara në

njëmarshim të thjeshtë logjik e progresiv por ato janë të ndërlikuara. Një organizim i procesit

mund të jetë vendimtarë për të ndihmuar në rrjedhjen e diskutimit dhe për të arritur rezultatet

e dëshiruara. Pikat e mëposhtme janë një përshkrim i asaj që do të ndihmonte për një proces

të rregullt.

 Në fazën e parë  -Bëhet përshkrimi i aspekteve të ndryshme të çështjeve të diskutimit,

diskutimi fokusohet për të zhvilluar sfondin e cila ka të bëjë me çështjet përkatëse. Në këtë

fazë vëmendja e nxënësve është të pyesin për atë ç‟ka mund të jetë e rëndësishme për të

shqyrtuar më tej rreth subjektit të punës së tyre.

Page 14: ABSTRAKTi b

Në fazën e dytë - Nxënësi udhëhiqet drejt kërkimit të çështjeve të diskutimit.

Në fazën e tretë-Shqyrtohen përgjigjet e mundshme paraprake, këto përgjigje nuk janë të

thëna të jenë “zgjidhja”, por ato mund të jenë jenë drejtë një rruge të mirë orientuar dhe

t‟i përgjigjen saktë pyetjeve të ngritura.

Në fazën e katërt - Përgjatë kësaj faze, mblidhen përgjigjet paraprake të nxënësve.

Në fazën e pestë - Në këtë fazë, nxënësi mendon rreth implementimit të mundësive

konceptuale tëzhvilluara në fazën katër, bëjnë “parashikimin”.

Në fazën e gjashtë - Bëhet përzgjedhja dhe përjashtimi i mundësive konceptuale,

nxënësit përdorin të menduarit personal rreth pasojave që do të përzgjedhin apo përjashtojnë

në vazhdimësi, mund tëshfaqin dhe paqartësira.

Në fazën e shtatë - Në këtë fazë, nxënësit përgatisin një raport të hapur për diskutimin e tyre, i

ciliështë një përmbledhje e mundësive konceptuale dhe të mendimeve rreth mundësive të

zhvilluara nga nxënësit.

a) Konceptimi i klasës si një grup i tërë.

Mënyra më e mirë për të filluar orën e mësimit është që mësuesi ta konceptoj klasën si një

grup i tërë homogjen. Mësuesi me strategji përfshirëse në klasë e koncepton klasën si një

grup i tërë të pandashëm, që merr pjesë në diskutime, dhe njohuritë që do të japi në

klasë mësuesi i shikon si një produkt që lind nga nxënësit për të qenë krijues dhe

pjesmarrës aktiv në procesin e mësimdhënies. Ndërsa tipi i mësuesit dominant njohuritë

që do të japi i shikon strikte dhe konsiston në dhënien e përgjigjeve 

korrekte nga nxënësit. Midis këtyre dy  tipeve të mësuesve ka  ndryshime  të dukshme.

Mësuesi i tipit përfshirës realizon një përfshirje të plotë të nxënësve në veprimtaritë e klasës

dhe bashkëveprimit ndërmjet tyre për të bërë  të mundur që hipotezat e 

ndryshme, të cilat dalin gjatë procesit mësimor të testohen, të ngrihen probleme të ndryshme,

të shprehen pikëpamje të ndryshme,mendimet e kundërta të ekzaminohen dhe të zhvillohet të

mësuarit të nxënësit me qëllim realiziminnë nivel të lartë të procesit të të menduarit mbi

informacionin e ri i cili merret në klasë.Mësuesit vazhdimisht, gjatë përpjekjeve që

ndërmarrin në shkollë për sigurimin nga ana e nxënësit tëeksperiencës së nevojshme për të

hyrë në procesin e diskutimit të problematikave shkollore, shfaqindoza mbikalimi ndaj

konceptimit të idesë për ta parë klasën si një grup të tërë. Praktika e sotmeshkollore mund të

Page 15: ABSTRAKTi b

vëzhgojë raste kur ka mësues që mund të lëvizin nga një tip mësuesi dominant nëklasë drejt

një mësuesi që përfshin në klasë strategji të ndryshme diskutimi. 

b)Rëndësia e organizimit të procesit të diskutimit

Diskutimi rrezikon që klasa të të kthehet në një “stadium” dhe secili nxënës të jetë “tifoz”

për hipotezën apo mendimin e tij. Organizimi i procesit të diskutimit është një element kritik

sepse iorienton nxënësit se si duhet të rrjedhë puna që do zhvillohet.Organizimi i procesit i

ndihmon nxënësit se si të menaxhojnë rrjedhjen e diskutimit, por

nuk  përcakton konceptet që do të përdoren aty. 

Nëse ky proces nuk është i organizuar, nxënësitrrezikojnë që të devijojnë nga përshkrimi i një

çështje në dhënien e një përgjigje të menjëhershme.Për të analizuar çështje të ndryshme

nxënësit kanë nevojë që të kenë një pasqyrë të paraqitur ngamësuesi në të cilën do të

mbështeten.Zakonisht nxënësit punojnë në mënyrë të organizuar në ç‟do metodë apo teknikë

që përdor mësuesi gjatë orës mësimore. Nxënësit mësojnë se si të vetëdisiplinohen dhe të

punojnë në mënyrë korrekte, pa qënë e nevojshme që të devijojnë nga një fazë në tjetrën 

apo qoftë edhe nga gjithë proçesi.Disiplina nuk është e nevojshme vetëm për nxënësit të cilët

janë të perfshirë në proces por edhe për vetë mësuesin. Pjesë e disiplinës nuk është vetëm të

mësuarit por edhe të mbajtur të procesit nën kontroll për t‟u fokusuar aty ku duhet. Disiplina

është një nga pikat më delikate dhe më të mprehta por edhe esenciale që çdo gjë të shkojë

mirë.

c)Organizimi i klasës me çifte me përzgjedhje të rastësishme

Nga studimi i literaturave të ndryshme kjo çështje m‟u duk mjaft interesante dhe për mua si

mësuese e ardhshme është shumë e rëndësishme. Metoda e diskutimit ka element

kryesor  bashkëpunimin e nxënësve. Ajo që është më e rëndësishme në organizim

është që çiftet të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme. Bashkëpunimi është një parakusht i n

evojshëm për mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemit.Mësuesit shpesh herë i ndajnë

grupet e nxënësve në bazë të miqësisë së tyre, kjo mënyrë organizimii klasës bën që mësuesi

nuk ndërhyn aktivisht në marrëdhëniet shoqërore të fëmijëve. Ndarja në bazë të shoqërisë

ndikon në efektivitetin e kësaj metode. Në ndarjen e çifteve në bazë të shoqërisëndodh

fenomeni i varësisë pasi një anë e shoqërisë bëhet shumë e varur tek ana tjetër.

Diskutimetmes tyre shpesh herë del nga tema e mësimit, këta nxënës flasin për gjëra

shoqërore, për ç‟do gjë përveçse temës që ka përcaktuar mësuesi. Në fund kur përfundon

Page 16: ABSTRAKTi b

afati i bërjes së detyrës,  detyrën e merr përsipër shoku apo shoqa që ështëmë i shkathët ose

më i aftë. Duket sikur detyrën e kanë punuar të dy nxënësit kur në fakt detyrën erealizon

vetëm një nxënës. Në këtë rast nuk zhvillohet mendimi kritik që ka për qëllim metoda

ediskutimit. Gjithashtu nuk realizohet një punë cilësore por bëhet një punë sipërfaqësore.

Mësuesi këta nxënës nuk duhet t‟i ndajë me tendencë dhe të bjeri në sy të nxënësve që por i

ndan për këtëarsye sepse tek nxënësit kjo gjë do të ketë ndikim negative dhe ata do të ndihen

të dënuar dhe indivizualizohen. Më e mira që mund të bëj mësuesi është që t‟i formoj çiftet e

rastësishme, kjo i ndihmon nxënësit që të njihen me shokët e tjerë të klasës, dhe të jenë në

gjendje që të punojnë me tëgjithë klasën.

1.4 Grupet e vogla tëdiskutimit 

Puna në grupe të vogla ka për qëllim që të gjithë nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive

nëmësim, por që të shpëtohet nga kaosi që mund të krijohet, klasa duhet organizuar në grupe

të vogla nxënësish, të cilët mund të punojnë së bashku në harmoni, të zgjerojnë mënyrat e

tyre të tënxënit,dhe të punojnë së bashku dhe të shkëmbejnë informacion. Puna me grupe të

vogla është e vlefshme për t‟i mësuar nxënësit që të diskutojnë ide dhe për t‟i ndihmuar ata

që të mësojnë nga njëri-tjetri. Breinstorming (gjenerimi i ideve), raportet gojore, reagimi

ndaj punës së njëri-tjetrit,projektet e përbashkëta  janë aktivitete që kërkojnë punë me grupet

e vogla. Por nëse nuk organizohen në mënyrën e duhur grupet e vogla mund të degjenerojnë

në humbje kohe. Kjo shmanget duke i strukturuar mirë këto grupe dhe duke i organizuar në

bazën e interesit, ose të aftësive të veçanta. Përbërja e tyre duhet të jetë fleksibël. Antarët e

grupit duhet të shkëmbehen në bazë të detyrës që jepet. Grupi nuk duhet të jetë diçka e

përhershme. Një nga parimet kryesore të mësimdhënies është krijimi i një mjedisi aktiv

në klasë. Por, nëse çdo nxënës do të ishte aktiv në klasë, atëherë në të do të mbretëronte

shumë shpejt kaosi. Për këtë arsye,sugjerohet të nxënit ndërveprues, duke organizuar klasën

në grupe të vogla nxënësish, të cilët mundtë punojnë në harmoni së bashku, të zgjerojnë

mënyrat e tyre të të nxënit dhe të krijojnë njëatmosferë që karakterizohet nga shkëmbimi i

informacionit. Mësuesi mund ta realizoj punën nëgrupe të vogla kur në klasë ka detyra të

veçanta dhe që kërkojnë disa orë mësimore që të përgatiten.

 a)Veprimtari në grupe

Këtu përfshihen veprimtaritë zhvilluara me një numër të kufizuar nxënësish ose që

njihen edhe ndryshe me emrin “tutoriale”. Faktikisht këto veprimtari sot për sot praktikohen

më shumë me studentët e universiteteve, por praktikohen edhe në të mësuarit me module ku

Page 17: ABSTRAKTi b

klasa ndahet në grupetë vogla, me maksimumin 10-12 vetë. Kjo teknikë ka në qendër

nxënësin, ku ai përfshihet dhezhvillon shkathtësitë e tij komunikuese. Një studiues,

S.Abrahamson, për të realizuar njëmësimdhënie sa më efektive rekomandon si më poshtë:

nxënësve duhet t‟u flitet shpesh herë,mësuesi duhet që t‟i bëjë nxënësit qe të flasin së

bashku, t‟u tregojë nxënësve si bëhet, t‟i udhëheqi ata, t‟u siguroj atyre mundësi për

praktika. 

b)Llojet e diskutimit në grupe të vogla 

Në grupet e vogla ekzistojnë pesë lloje bazë të diskutimit:

Kujdestaria

Diskutimi për zgjidhjen e problemit

Brainstorming

Loja me role

Simulimi.

KAPITULLI II

SPECIFIKAT E METODËS TË PUNËS ME GRUPE 

2.1 Tënxënët nëpunën mr grupe 

 Kjo metodë u jep mundësi nxënësve që të marrin pjesë në procesin e mësimit dhe të

bashkpunojnëme njëri-tjetrin. Fëmijët gjatë përdorimit të kësaj metode e ndiejnë veten të

barabartë.Metoda e punës me grupe është një metodë aktive. Shprehja  “metodat aktive”

sot do të thotë metoda (dhe teknika) pedagogjike të cilat përdoren dhe/ose provokojnë

aktivitetin e nxënësit. Për të përcaktuar çfarë është aktiviteti po i trajtojmë në tre nivele

aktiviteti:

Aktivitet i cili nuk angazhon gjithë personalitetin dhe i cili nxitet më shumë nga

“mekanikja” se sa nga “biologjikja”; ai nuk ka objektiva të përcaktuara; ai është më shumë

një gjestikulacion se një aktivitet i vërtetë;

Aktivitet i vërtet por i kushtëzuar së jashtmi, nga kushtet e mjedisit dhe nga mjedisi

përreth,nga të rriturit që janë organizatorë të situatës së edukimit. Për shembull: të zbatojë

Page 18: ABSTRAKTi b

mekorrektesë një urdhër të dhënë nga të rriturit. Aktivitet autentik i cili vë në punë gjithë

forcat e gjalla krijuese të subjektit dhe që ndikon vërtet nëformimin e tij. Një aktivitet

autentik e bën subjektin të përgjigjet personalisht ndaj stimujve tëedukatorëve dhe të kalojë

në gjetjen, rigjetjen ose shpikjen e drejtimit të përpjekjeve psikike të cilate drejtojnë në

përvetësimin e njohurive ose në zgjidhjen e problemeve.

Bashkëpunimi është një situatë në të cilën bashkëpunojnë mësuesit me nxënësi, por gjithashtu

dhenxënësit bashkëpunojnë me njeri-tjetrin. Nxënësit mund të bashkëpunjnë në çifte ose në

grup.Flajndërzi na ka sugjeruar disa aspekte, ndër të cilat është dhe aspekti i bashkëpunimit.

Çdo klasëfunksionon mirë kur mësues e nxënës bashkëpunojnë mes tyre. Bashkëpunimi me

nxënësit është më efikas se sa komunikimi gojor me ta. Për të nxitur bashkëpunimin

Flajndërzi rekomandonte mënyra të ndryshme. Mësuesi mund të përdorë humorin, mund të

nxisë solidaritetin midis vetes së tij dhe nxënësve, mund t‟u krijojë mundësi nxënësve t‟i

zgjedhin vetë veprimtaritë mësimore. Mësuesi profesionist njeh të gjithë nxënësit dhe

mundohet t‟u krijojë hapësira kohore për kontakte personale të gjithë nxënësve të tij.

Kjo ishte përsa i përket bashkëpuimit të mësuesve me nxënësit. Tani do paraqës nevojën

e bashkëpunimit të nxënësve me njeri-tjetrin. Ndonëse është e rëndësishme që fëmijët

provojnë të marrin pjesë në një larmi organizmash brendaklasës, të punuarit në bashkëpunim

siguron mundësi të nxëni dhe ka vërtet përparësi në këtëdrejtim. Fëmijët stimulohen kunr

ndajnë idetë dhe opinionet e tyre me të tjerët dhe kur kanëmundësi që të reagojnë në këtë

bashkëpunim. Puna së bashku u mundëson fëmijëve që t‟u thonë të tjerëve perceptimet e tyre

individuale, si dhe të zgjidhin shpesh herë dhe problemet që ata kanë. Nëkëtë mënyrë ata

mund të reflektojnë rreth personaliteteve të ndryshme, aftësive të shokëve të tyre nëgrup dhe

kjo siguron një shkëmbim ndërveprues dhe i ndihmon ata që të kuptojnë më shumë nëmënyrë

individuale. Veç kësaj, përvoja gjatë të nxënit në bashkëpunim lehtëson zhvillimin socialdhe

personal të fëmijëve, sepse praktika e të punuarit me të tjerët u jep atyre një vlerësim

të përkohshëm për veten, i cili është i dobishëm kur mbështetet nga puna në bashkëveprim.

a)Bashkëpunimi si kriter për suksesin.

Bashkëpunimi, kriteri kryesor për suksesin. Ndihma që u japin nxënësit njëri-tjetrit është një

kriter irëndësishëm për sukses. Mësuesi këtë gjë duhet që t‟ua bëjë të ditur nxënësve që në

fillim të vitit shkollor. Bashkëpunim ka shumë gjëra të veçanta me të nxënët me anë të

diskutimit por gjithashtukanë dhe shumë gjëra të përbashkët. 

Page 19: ABSTRAKTi b

b)Karakteristikat dhe tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunimSherën (Sharon 1995) ka

përcaktuar pesë karakteristikat e paraqitura më poshtë:

Përdor grupe të vogla prej tre apo katër nxënësish (mikro grupe).

Përqëndrohet në detyrat që duhet të kryhen.

Kërkon bashkëpunim dhe komunikim të grupit.

Cakton përgjegjësi individuale për të mësuar.

Mbështet kompaktësinë e grupit, ka drejtim të përbashkët.

 Arsyeja e përdorimit të të nxënit në bashkëpunim.

Të nxënët në bashkëpunim merr shumë forma brenda klasës. Karakteristikat 

e tij thelbësore është se ai ndihmon në vartësinë e brendshme pozitive, nëpërmjet të nxënit

të nxënësve, që të mësojnë dhe të punojnë bashkë në njësi grupesh tëvogla. Grupet

tradicionale të të nxënit në bashkëpunim përmbajnë tre apo katër nxënës, të

cilët punojnë për një detyrë së bashku, në mënyrë të tillë që çdo anëtar grupi arrin të

kontribuojë në procesin e të nxënit dhe më pas mëson të gjitha konceptet bazë që janë 

shpjeguar. Si grupetindividuale të nxënësve, ashtu dhe grupi në tërësi janë përgjegjës për

rezultatin.Të nxënët bashkëpunues rrit aftësitë mësimore, drejtuese dhe sociale të nxënësve.

Të nxënët  bashkëpunues ofron shumë përfitime: tek nxënësit ai përmirëson të nxënët e

njohurive dhe shprehitë sociale ; tek mësuesit ajo është një ndihmë në drejtimin dhe

udhëzimin e klasës. Të nxënët bashkëpunues  rrit entuziazmin e nxënësve për të  nxënë

dhe vendosmërinë e tyre për të arritur suksese në mësime. Ky lloj të nxënit shton rezultatet

mësimore të nxënësve të të gjitha niveleve tëaftësive [Stivëns dhe Sleivin (Stevens & Slavin

1995)], në të lexuar, në të shkruar, në llogaritje dhezbatime matematikore, në të kuptuarit dhe

menduarit kritik. Në të nxënët bashkëpunues, koha për kryerjen e detyrave dhe angazhimi

rriten, sepse çdo nxënës është pjesë e nevojshme e suksesit të tëgjithë grupit [Malriën

(Mulryan 1995)]. Që grupet e nxënësve të jenë të efektshme, duhet qëanëtarët e tyre të

mësojnë të nderojnë dhe të respektojnë dallimet e njëri-tjetrit, të mbështesin njëri-tjetrin

nëpërmjet procesit të të nxënit, komunikojnë në mënyrë të efektshme me njëri-tjetrin dhe

tëarrijnë mirëkuptim kur kjo nevojitet. Kështu të nxënët bashkëpunues ofron ushtrime të

vlefshme të atyre shprehive që nevojiten për t‟i bërë nxënësit qytetarë të vlefshëm, të marrin

pjesë në grupet që merren me zgjidhjet e problemeve.

Page 20: ABSTRAKTi b

Të nxënët bashkëpunues përmirëson marrëdhëniet ndërpersonale. Ky përmirëson gjendjen

emocionale të nxënësit, vlerësimin vetjak, aftësitë përballuese dhe qëndrimet ndaj detyrave

tëshkollës. Nxënësit e përfshirë në përvojat e të nxënit në bashkëpunim kanë qënë në gjëndje

tëdallojnë rritje në njohuritë e tyre, në vlerësimin vetjak, në besimin për shokët e klasës, dhe

nëzgjidhjen e problemeve dhe zgjerimin e aftësive komunikuese. Përvojat e të nxënit në

bashkëpunimofrohen, gjithashtu, për të përmirësuar marrëdhëniet midis nxënësve të

ndryshëm, kur mësuesit kujdesen që të ndërtojnë grupe nxënësish me nivele nevojash dhe

aftësish fizike të ndryshme.

Mësuesi kur zbaton metodën e punës me grupe duhet të rrisi kohën e të nxënit të nxënësit dhe

të zvogëlojë nivelin e stresit, të mos e ngarkojë shumë nxënësin me punë, duhet t‟i mësoj ata

të jenë humanë, të ndihmojnë njëri-tjetrin në detyrat, në të nxënit e tyre si dhe kontrollojnë

përparimin enjëri-tjetrit. Nëse mësuesi u‟a mëson të gjitha këto nxënësve të tij, atëherë për

mësuesin kjo ështëlehtësues i procesit të të nxënit, gjithashtu i lejon nxënësit që të jenë

përgjegjës për të nxënët e tyredhe të shokëve të tyre. Në të nxënit në bashkëpunim ka shumë

përfitime, disa prej tyre janë:

Përmirëson të kuptuarit e problemeve të ndryshme dhe të përmbajtjes së lëndës

Rrit vetëbesimin dhe vetvlerësimin tek nxënësit

Përforcohen shprehitë sociale

Përgjegjësia e nxënësit rritet

Mundëson gjithëpërfshirje

Nxënësit nxiten që të marrin vendime

Krijohet një mjedis aktiv

Përqëndrohet në suksesin e secilit nxënës.

Tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunim. Të nxënit në bashkëpunim përfshin disa tipare

tëdallueshme. Xhonsën & Xhonsën (Johnson & Johson 1992) kanë përcaktuar këto tipare

dalluese:

Ndërvarësia pozitive. Në klasat tradicionale, ku konkurenca është e theksuar, nxënësit

ndeshen mendërvarësinë negativi: konkurenca me njëri-tjetrin për rezultate më të mira

Page 21: ABSTRAKTi b

mësimore. Konkurencanxit më mirë nxënësit për të grumbulluar njohuri, kjo është cilësi

pozitive për individin por, kur i‟a dedikojnë suksesin e tyre edhe nxënësve të tjerë, kur

përfshihen në veprimtari grupore, kjo ështëcilësi pozitive për të gjithë grupin. Në klasat e të

nxënit në bashkëpunim, nxënësit punojnë së bashku për të siguruar suksesin e çdo nxënësi.

Ndërvarësia pozitive i mëson  nxënësit se jeta nëshkollë për gjithësecilin prej tyre

përmirësohet shumë, kur të gjithë korrin sukses. Në mjediset e tënxënit në bashkëpunim

individët janë përgjegjës për të nxënët e tyre.

Komunikimi i drejtpërdrejtë. Në situata të të nxënit në bashkëpunim, nxënësit komunikojnë,

ndihmojnë njëri-tjetrin me detyra për të mësuar dhe nxitin suksesin e njëri-tjetrit. Njësitë në

grupetë vogla i lejojnë nxënësit të punojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, të këmbejnë ide dhe

mendime, tëarrijnë mirëkuptim të përbashkët dhe të punojnë si një skuadër për të siguruar

suksesin dhe pranimin e çdo anëtari.

 Përgjegjësia individuale. Në njësitë e të nxënit në bashkëpunim, çdo nxënës mban

përgjegjësi për  progresin mësimor dhe kryerjen e detyrave të tij, me përjashtim të detyrave

të grupit, si një të tërë. Nxënësi mban përgjegjësi edhe nëpërmjet notave të bazuara në arritjet

në lëndët mësimore dheshprehitë sociale, por edhe nëpërmjet vlerësimeve të bëra nga

mësuesi, shokët e klasës apo ata vetë.

Zhvillimi u shprehive sociale. Të nxënët në bashkëpunim u ofron nxënësve mundësi për

tëzhvilluar shprehitë ndërvetjake të nevojitura për të arritur suksese në shkollë dhe brenda

komunitetit. Parësore midis këtyre aftësive janë komunikimi efektiv, të kuptuarit dhe

vlerësimi i të tjerëve, vendimmarja, zgjidhja e problemeve, zgjidhja e konfliktit dhe

kompromisi. Nxënësit nuk  mund të vendosen në një grup dhe të priten t‟i përdorin këto

shprehi. Mësuesi u shpjegon dhe vë në përdorim në mënyrë aktive shprehitë sociale.

C) GRU

GRU është puna në grupe dhe bashkëpunimi. Metodat Gru janë Veprimtari bashkëpunimi, në

tëcilat nxënësit duhet të punojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin për të arritur një synim

të përbashkët (Snoë dhe Briton, 1997). Shumë burime dhe studime (Hall, 1989; Johson et al., 

1981;Slavin, 1994) kanë ngritur në qiell vlerat e të nxënët në bashkëpunim. Vlera të tilla janë:

Page 22: ABSTRAKTi b

tëkuptuarit më i thellë i përmbajtjes, të nxënët më i qëndrueshëm, pjesëmarrje më e mirë në

mësim,shoqërizim më i mirë dhe gjuhë dhe mendim shkollor më i zhvilluar. Në një

veprimtari Gru të menduar mirë, nxënësit duhet të kryejnë një detyrë interesante së bashku,

në grup dhe ta përdorin gjuhën si një urë në këtë proces. Nxënësi duhet të njohë gjuhën-

ligjërimin shkollor duhet ta përdorë gjuhën/ligjërimin shkollor për të shprehur mendimet e

veta. Në qoftë senuk arrihet të kuptuarit e qartë e mesazhit, atëhere detyra nuk mund të

realizohet. Kështu qënxënësve u kërkohet të vazhdojnë të negociojnë kuptimin, derisa të

kuptuarit të jetë i qartë, aq sa tëlejojë kryerjen e detyrës.

D)Ndërtimi dhe efikasiteti i grupit.

Kur mësuesi formon grupet e të nxënit në bashkëpunim duhet të mbajë parasysh disa

“hollësira”. Grupet formohen në bazë të:

Karakteristikave të personalitetit

Shprehive shoqerore

Në bazë të nivelit të aftësive mësimore

Në bazë të interesaveGrupet zakonisht përbëhen nga nxënës me nivele të ndryshme, që të

mbështesin njëri-tjetrin nëshumë mënyra. Mësuesi duhet t‟i caktojë role të veçanta secilit

anëtar të grupit.Formimi i grupit mund të bazohet në zgjedhjen e bërë nga nxënësit duke

marrë shokë me të cilëtatyre u pëlqejnë të punojnë, të marin detyra e përgjegjësi ose të

diskutojnë për çështjët që do tëzgjidhin. Në qoftë se mësuesi do ta bëjë vetë formimin e

grupeve, ai duhet të mbajë parasysh preferencat e nxënësve si dhe shkallën e aftësive të tyre.

Në shumë rezultatet e punës në grup do të jenë më shumë produktive, në  qoftë se nxënësit

do të marin pjesë në grupe që janë zgjedhur ngavetë ata. Por përsëri mund të themi se

pjesëmarrja për një kohë të gjatë e nxënësve në të njëjtin grupmund të krijojë probleme.

Mësuesi herë pas here tenton të thyejë ndërtimin fillestar të grupit tënxënëse për të dhënë

mundësi ndërtimin fillestar të grupit të nxënësve për të dhënë mundësi që atatë vendosin më

shumë kontakte me njeri-tjetrin në klasë.

Efikasiteti i grupit - Shumica e institucioneve në shoqërinë tonë veprojnë sipas parimit “Dy

mendje janë më të mira se një”. Kolegjet, korporatat dhe qeveritë drejtohen nga ekipe që i

besojnë idesë sevendimet grupale janë më të zgjuara dhe më efikase se ato që merren nga një

individ i vetëm. Por, a justifikohet gjithmon ky parim? Përgjigja varet nga disa faktorë:

Page 23: ABSTRAKTi b

detyra, madhësia dhe përbërja egrupit, natyra e drejtuesit (liderit), dhe nga mënyra e lidhjes

së anëtarëve me njëri-tjetrin.

E)Aftësitë që zhvillohen në punën me grupe

Disa nga aftësitë që zhvillohen në punën në grup te nxënësit janë:

Aftësia planifikuese,

Aftësia për kërkime,

Aftësia për kërkimin e materialeve të përshtatshme,

Aftësia për të mbajtur shënime,

Aftësia për të raportuar.

2.2 Organizimi i klasës 

Disa studiues që kanë bërë kërkime në fushën e edukimit, Galton 1980 dhe Benet 1976,

kanëevidentuar se: nëse nxënësve u kërkohet që të krijojnë grupe me katër veta, dhe atyre u

jepet një punë që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, nëse nxënësit lihen që të vazhdojnë

me realizimin e detyrës pasi nuk koordinohen mirë me njëri-tjetrin,apo detyra do të kryhet

dhe disa nxënës të cilëtdo të kontribuojnë shumë pak, në këtë rast grupi nuk do të funksionojë

dhe nxënësit nuk do të jenënë gjendje ta kryejnë detyrën. Mësuesi pasi krijon grupet, duhet të

sigurohet mirë nëse ka bër njëndarje të grupeve në mënyrën e duhur. Mësuesi duhet t’i krijojë

grupet në mënyrë të alternuar.Grupi duhet të jetë i përbërë nga nxënës me aftësi të ndryshme.

Organizimi i klasës ka të bëjë, përveç mënyrës së ndarjes së grupeve por edhe me mënyrën

evendosjes së bangave. Mësuesi duhet ta organizojë klasën në mënyrë të këndshme. Bangat

duhet t‟i vendosi në mënyrë të shformuar dhe jo në mënyrën tradicionale, t‟i vendosi në

forëm hakru, rrethi, apo veç e veç por nxënësit të jenë me fytyrë përball njeri-tjetrit.

a)Organizimi i rrethit në klasëMësuesi i vendos nxënësit në forëm rrethi. Nxënësit duhet ta

shohin njeri-tjetrin në sy kur  bisedojnë. Lojëra të zakonshme për fëmijët (McNamara dhe

Moreton, 1993) janë të dobishme për të përcaktuar rëndësinë e të folurit me radhë dhe

të kontaktit të syve. Mund të qarkullojnë edhe moto të tillë: “është radha ime për të folur;

gjithë të tjerët të dëgjojnë”.

Page 24: ABSTRAKTi b

Mësuesi nëse shikon nxënës të cilët e kanë të vështirë të mendojnë për diçka, duhet t‟u japi

atyre kohë që të mendohen dhe më vonë t‟i pyesi. Kur lavdërojnë nxënësit njëri-tjetrin, nëse

mësuesi ilavdëron për këtë veprim që ata shfaqin atëhere mbështetja do të bëhet normë. Që

fëmijët të mësohen të punojnë lehtësisht në rreth mësuesi duhet të krijojë shpesh herë

aktivitete në rreth. Ka nxënës të cilët rrinë të tërhequr, nuk duan të futen në rreth, mësuesi

herë pas here duhet që t‟i ftojë ata dhe t‟i nxisi që të futen në rreth. Mësuesi duhet që t‟i nxisi

dhe nxënësit e tjerë që ta ftojnëshokun/shoqen e tyre që të futet në rreth. Gradualisht një

fëmijë i tillë, fillon të futet në rreth dhe të bashkëpunoj me grupin.

b)Strukturat e grupeve

Gjatë studimit të librit “Të kuptuarit ndryshe”, të Sylvia McNamara dhe Gill Moreton, kam

vënë rese strukturat e grupeve të vogla janë: karoseli, topat e borës, grupet zigzage, grupet në

formë ylberi,akuariumi. Do të flas shkurtimisht për secilën prej tyre në mënyrë të

përgjithshme.

Karoseli. Në këtë strukturë klasa organizohet në dy rrathë që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Këtëlloj grupimi disa mësuesi e quajnë“Valle fshati”, sepse ndërthuren 2 natyra të ndryshme

tërrathëve. Fillimisht nxënësit organizohen në çifte dhe u kërkohet që të thërrasin njeri-tjetrin

meiniciale apo emra të personazheve me kartona. Me karriget e tyre formohet rreth, kurse

partnerët etyre vendosen përballë duke krijuar kështu një rreth tjetër. Fëmijët duhet të

flasin me rradhë. Psh tëgjithë A të flasin me radhë ndërkohë që B vazhdojnë të dëgjojnë, e më

pas ndodh e kundërta,ndryshojnë rolet. Nxënësit e njërit rrath, më pas spostohen në drejtimin

e akrepave të orës dukekrijuar vazhdimisht çifte të reja, por në vetvete janë duke bashkpunuar

në grup, grupi funksiononduke shkëmbyer mendimet brenda grupit.

Topat e borës. Kalon nëpër 3 faza. Fëmijët si fillimisht krijohen çiftet, nxënësit

bashkëbisedojnë nëçift, më pas krijohen grupe të përbërë me nga katër veta, pasi kanë

konsumuar mendimet dhe kantreguar opinionet e tyre mbi një tem apo problematik të

caktuar, e më pas formohet grupi përfundimtar me 8 veta.

Grupet në formë zigzage. Përdorimet dhe përfitimet e një grupi në formë zigzage: ky model

ështëkrijuar për herë të parë nga Eliot Aronson (1978), ndërkohë që përpiqej të mendonte për

aktivitetetqë kanë kërkesë të lartë intelektuale me rrezik të ulët. Kjo strukturë përdoret për të

ndihmuar mësuesin dhe fëmijën që të trajtojnë aspektin e “trupit të njohurisë” të disa lëndëve,

në veçanti të historisë, gjeografisë dhe shkencës. Sipas kësaj metode, disa fëmijë bëhen

Page 25: ABSTRAKTi b

ekspertë në një aspekt tëtemës dhe udhëzojnë pjesën tjetër të grupit për fushën e tyre të

ekspertizës. Pasi fëmijët të mësohenme idenë e grupimeve në formë zigzage dhe të mësojnë

të punojnë sipas kësaj strukture, kjo mundtë bëhet një mënyrë e dobishme për të ruajtur dhe

rritur vetëvlerësimin e fëmijëve me vështirësi nëtë shkruar dhe në të lexuar. Ekspertët

vlerësohen për informacionin që japin gojarisht, dhe jo për faktin sesa mirë mund të

shkruajnë. Eksperti mund të marrë informacion nga tekstet ose videot, posterat, kompjuterat

dhe burime të tjera dhe mund të dëgjojnë anëtarë të tjerë të grupit tëekspertëve pasi ata të

gjithë shkëmbejnë gjetjet e tyre dhe përgatiten për të rapostuar në grupet etyre fillestare. Pra,

ata janë në gjendje të mësojnë nga raportet me gojë dhe të transmetojnëinformacion me gojë.

Disa fëmijë, në veçanti fëmijët me tendenca disleksie në përgjithësi janëshumë të zotët me

gojë. Fëmijët përfitojnë gjithashtu dhe nga përgjegjësia që u jepet. Ata fillojnë tëzhvillojnë

aftësi kërkimore dhe janë më pak të shqetësuar për pyetjet që bëjnë kur shkojnë për tëkërkuar

informacion.Organizimi në grupe në formë zigzagu: Struktura vizualizohet më mirë në

formën e një kuizizigzag. Fëmijët janë në grupe dhe secili prej tyre shikohet si një pjesë e

kuicit. Më pas ata ndahensikur pjesët e kuiz të shpërndaheshin, dhe më pas bashkohen në

mënyrë të tillë që formojnë nëzigzag të plotë. Ka katër ose pesë fëmijë në secilin grup, që do

të thotë që ka pesë deri në shtatëgrupe në secilën klasë. Fëmijëve u thuhet që ky është

“grupimi bazë” dhe se ata të gjithë do të ndihmojnë njëri-tjetrin në grup në mënyrë që të

nxënë sa më shumë të jetë e mundur. Çdo nxënësinë grupimin bazë i jepet një numër dhe u

thuhet atyre se do të shkojnë në grupe të tjera të cilat janëtë përbërë nga nxënës që u është

caktuar i njëjti numër, në mënyrë që të bëhen ekspertë të njëaspekti të temës. Në fillim

fëmijët organizohen në çifte dhe u kërkohet që ta specifikojnë temen dhemë pas ata të

bashkohen në grupe me gjashtë veta për të krahasuar shënimet e tyre, së bashku ata dotë

vendosin për një përmbledhje të përgjithshme të mendimeve të tyre përpara se të kthehen

nëgrupe bazë. Nxënësit kur janë në grupet bazë mësuesi duhet t‟i ndihmojë për menaxhimin

e raportimit.

Grupet në formë ylberi. Mësuesi formon grupe të vogla të përbëra me katër apo pesë nxënës,

dhe nëfillim nxënësit punojnë me grupe të veçanta. Secilin grup mësuesi e emërton me emër

të ngjyrave tëylberit, më pas nxënësve u kërkohet që të formojnë grupe të reja. Grupet e reja

formohen nganxënës të emërtuar me ngjyra të ndryshme, pra, grupet e reja formohen me

katër nxënës tëemërtuar: e kuqe, e verdhe, e gjelbër, blu. Nxënësve u lihet kohë që të

pregatiten.

Page 26: ABSTRAKTi b

Akuariumi. Kjo është një stukturë e cila i ndihmon nxënësit që të punojnë në grupe të mëdha.

Nëfillim nxënësit organizohen në çifte dhe u kërkohet që të diskutojnë pikëpamjet e tyre mbi

një temë.Mësuesi pasi u prezanton strukturën për herë të parë, është mirë që të zgjedhi një

temë që nuk kalidhje me kurrikulën, një temë çfarëdo. Pasi tema të jetë e trajtuar afërsisht 10

minuta, u kërkohetnxënësve të vendosin vetë se kush do të jetë A-ja dhe kush do të jetë B-ja.

Më pas duhet t‟u thotë nxënësve se nxënësit të cilët janë të emërtuar A duhet të shkojnë ne

mes të klasës për të diskutuar  për pikëpamjet të tyre. Nxënësit

përgatiten mbi atë temë. Grupi duhet të informojë nxënësin eemërtuar A dhe të bëjnë prova

paraprake me njëri-tjetrin në mënyrë që të prezantohet denjësisht. Grupi organizohet duke i

vendosur karriget në mënyrë rrethore, nxënësit të emërtuar B ulen jashtërrethit në një largësi

të konsiderueshme që të mos ndërhyjnë në diskutimin që bëhet brenda rrethit. Nxënësit B i

shohin nxënësit A si peshqit në akuarium. B-të mund të përdorin një fletë vëzhgimi.Këto

stuktura në shkollat tona nuk aplikohen, mbi këto struktura sepse ka munges te

informacionittë hollësishëm për mësuesit, dhe nuk janë trajnuar. Ka mungesë informacioni

mbi këto struktura të puës me grupe.

2.3 Vëzhgimi dhe vlerësimi i përparimit nëgrup 

 Vlerësimi është një proces i ndërlikuar dhe i “rrezikshëm”. Vlerësimi shihet nga mësuesit si

proces ivazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor dhe kulmin e arrin në dëftesën e arritjeve të

nxënësve, nëfund të simestrit apo në fundin e vitit shkollor. Disa mësues pohojnë se të gjitha

aktivitetet qëzhvillohen gjatë mësimdhënies janë raste të mundshme vlerësimi, kurse disa

mësues kanë treguar sevlerësimi është arsyeja pse ata shpesh herë e kundërshtojnë punën me

grupe. Mësuesit e kanë të vështirë që ta kuptojnë se si mund t‟i lënë nxënësit të punojnë së

bashku dhe në të njëjtën kohë të bëjnë vlerësime individuale.Realisht vërtet është e vështirë,

unë e njoh këtë vështirësi nga praktikat që kam kryer, por më duketmë e dobishme që këto

aktivitete në klasë të shihen si mundësi për të nxënë, me aktivitete të veçanta vlerësimi që

hartohen për të vlerësuar arritjet e nxënësve kundrejt objektivave të të nxënit

të përdorura gjatë vitit në mënyrë periodike ku nxënësi punon vetëm. Në punën me

grup mësuesi jepvlerësime në përgjithësi të punës së grupit dhe të kontributit të gjithsecilit,

jep vlerësime për mënyrën e bashkëpunimit, për trajtimin e çështjeve dhe përfundimet e

nxjerra dhe për mënyrën e prezantimit.Të evidentosh pozitiven, ta afirmosh, ta bësh

karakteristikë të përgjithshme te nxënësit është aftësie intuitë. Nxënësi ka nevojë të

vlerësohet e të respektohet dhe të mos i rrendojmë me qortime dhe vërejtje. Le t‟i referohemi

psikologut Abraham Maslow, i cili thotë se nevojat themelore të përbashkëta të të gjitha 

Page 27: ABSTRAKTi b

qënieve njerëzore  përmblidhen  në pesë  kategori: nevojat fiziologjike, të sigurisë, efektive

(ndjesore), nevojat për vlerësim dhe respekt, si dhe nevojat për realizim. Këto nevoja janë të

pranishme në çdo fazë të moshës së nxënësve. Ne duhet ta shohim nxënësin përtej notës, në

qoftëse notën e vendosim në bazë të kritereve të vlerësimit, e shikon si njësi që përfaqëson

nivelin e njohurive në një lëndë të caktuar, në një kapitull e disa tema të marra së bashku. Kjo

ështëe lidhur fort edhe me produktin e punës sonë si mësues, ku përfshihet edhe aftësia jonë

për t‟i ngulitur nxënësve teknikat e të nxënit në lëndë të veçanta.Vlerësimi duhet shoqëruar

realisht me shpjegim, që të ketë vlerë për nxënësit e vlerësuar dhe klasën në tërësi apo në

grup. Argumentimi i notës është me vlerë për të tërë klasën e grupin. Është ekuptueshme që

mësuesi shqetësohet kur nxënësi nuk përgjigjet në mësim, pra vlerësohet me notën negative,

por kjo nuk e justifikon asnjeherë të vlerësuarin me nervozizëm. E vë notën negative ose të

dobët dhe mendon se kështu u “zgjidh” problemi, prandaj mësuesi nuk duhet të tregojë as

indirekt “Ja ku e ke punën tënde, bëj zhurmë po deshe”. Menaxhimi ka rrugë të tjera që nuk

kanë të bëjnë me presionin për notën. Kjo është e dëmshme. Mësuesi, duke argumentuar

notën, do tëshprehë kënaqësinë apo shqetësimin e tij, në varësi të notës që vë. Ai, nuk

mjafton të shprehësinqerisht keqardhjen e vërtetë për notën e dobët që vë, por është e

dobishme të tregojë ose tërekomandojë 2-3 teknika të të nxënit, për çështje të caktuara, te të

cilat shfaq dobësi e zbrazëti njohurish. Kjo bën që edhe nxënësi të kuptoj më shpejt e të

bindet më shumë.

a)Elementët e vlerësimit të diskutimit

Mësuesi është një observues i performancës së nxënësit. Vlerësimi është një

përmbledhjeshënimesh që përdoren për të drejtuar nxënësit drejt një performance të

përmirësuar. Nota që mësuesi u vendos nxënësve është pjesë e vlerësimit. Disa elemente

thelbësore në vlerësimin e diskutimit janë:

Diskutimi duhet të ketë tri komponent të vlerësimit të cilët janë: një vlerësim të nxënësit

që përfaqëson grupin, vlerësimi i të gjithë grupit dhe vlerësimi i grupit nga vetë nxënësit.

Përparimi i nxënësit është një komponent i vlerësimit, i cili reflekton në natyrën e

performancës sëklasës dhe objektivat që inkurajojnë përmirësimin në atë që nxënësi është

duke bërë.

Pas përfundimit të orës mësimore duhet të ndahet një opinion vlerësimi për nxënësin i cili

ka përfaqësuar grupin.

Page 28: ABSTRAKTi b

Grupi në përfundim të diskutimit duhet të realizojë një vetëvlerësim.

Kur nxënësit vlerësohen, kanë nevojë që t‟u jepet një shpjegim i qartë se çfarë duhet të

përmirësojnë, ku gabuan e përse u vlerësuan me atë notë. Pra, përmirësimet e nevojshme,

çfarëduhet të bëjnë në vazhdim, progresi i bërë që nga vlerësimi i mëparshëm. Mësuesi

realizonvlerësimin individual, lëndor dhe të grupit. 

b)Vlerësimi i grupit

Performanca e përgjithshme e grupit përbëhet nga disa komponente: Performanca

Cilësia e mendimeve që zhvillohen brenda grupit

Raporti përfundimtar i përgatitur nga grupi në lidhje me temën

c)Bërja e dallimit në bazë të rezultatit

Bërja e dallimit në bazë të rezultatit,konsiderohet nga mësuesit si një detyrë me fund të hapur

që u jepet për t‟u kryer të gjithë nxënësve. Nxënësit e kryejnë detyrën në bazë të aftësive të

tyre, sipasmënyrës dhe ritmit të tyre, duke krijuar kështu variacion stilesh të të nxënit dhe

aftësish. Grupet pasi kanë  përfunduar  detyrën që u ka përcaktuar mësuesi, fillojnë të

krahasojnë përfundimet e tyreme përfundimet që kanë nxjerrë grupet e tjera. Mësuesi u

ushtron pyetje të ndryshme nxënësve dhe analizon mënyrën e zgjidhjes së problemit apo

çështjes së dhënë, që çdo grup ka bërë. Rrugën që grupet kanë ndjekur, mënyrën se si e kanë

trajtuar atë problematik, dhe përfundimet që kanë nxjerrëgrupet. Është e domosdoshme, që,

mësuesi gjatë punës me grupe të vëzhgojë me kujdes mënyrën ekomunikimit që bëjnë

nxënësit brenda grupit, mënyrën e funksionimit të grupit. Shpesh herëmësuesit e pranojnë se

është shumë e vështirë kur vjen momenti i bërjes së dallimit në bazë të rezultati, dhe në

dhënien e një vlerësimi të saktë. Ata e pranojnë që shpesh herë kanë gabuar nëvlerësimin e

nxënësit kur realizojnë punën me grupe. Në punën me grupe nuk ka vlerësime të sakta, apo

siç mund t‟i quajmë “të prera me thikë”, mësuesi preferojnë që thjesht tu japin një feedback

nxënësve të tyre. Si përfundim mësuesi zakonisht u thotënxënësve që: për të përmirësuar

aftësitë për zgjidhjen e problematikës apo arritjen e këtij objektivi( mësuesi bën dhe një

shpjegim të shkurtër mbi problematikën, apo objektivin që ka përcaktuar nëfillim të orës së

mësimit), të gjithë këmi punuar për ta arritur këtë objektiv me sukses, në nivelinmesatar apo

në nivelin mjaftueshëm (duke u bazuar tek përfundimi). Disa mësues, për fat të keq thonë: E

bëj dallimin duke u bazuar tek rezultatet e mëparshme sepse në punën me grup zakonisht

Page 29: ABSTRAKTi b

krijohet një kaos. Këtë shprehje e kam dëgjuar shpesh herë dhe në fakt, mësuesi të cilët unë

kam pasur kur kam qënë nxënëse kështu operonin.

Mësuesi duhet ta bëj dallimin në bazë të rezultatit që japin nxënësit apo grupet në përfundim

të orëssë mësimit dhe jo duke u bazuar tek rezultatet e mëprshme. Nxënësit janë të ndryshëm,

kanëtemperament të ndryshëm, e aftësitë e tyre i shfaqin në varësi të situatës që krijohet, dhe

për atokontribute që jep në secilën situat apo orë mësimore. Nëse një nxënës jep shumë

kontribut në punënme grupe, aktivizohet, atëherë mësuesi duhet ta vlerësojë për atë kontribut

që ai jep. Zakonisht nxënësit me rezultate të dobëta, kanë vetëvlerësim të ulët dhe në punën

individuale kanë rezultate tëdobta. Por ky nxënës, në një punë me grupe, mund të

bashkëpunoj me shokët dhe të arrij rezultatetë larta apo të kënaqshme në grup. Ndihma e

shokëve të klasës apo grupit dhe marrdhëniet qëkrijohen brenda grupit, tregon që nxënësve

me vetëvlerësim të ulët u rritet vetëvlerësimi dhe kanë besim tek vetja për opinionet dhe

mendimet që do të japin në grup.

Mësuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në bërjen e dallimit, duhet të jenë shumë

tëvëmendshëm dhe të kujdessshëm. Përveç regjistrit, mësuesit duhet të mbajnë një fletore

“regjistër” dhe të mbajnë shënim kontributin e secilit grup dhe nxënës, dhe rezultatet e

grupeve dhe të nxënësve. Bërja e dallimit në bazë të rezultatet përveç se ka ndërlikime,

vështirësi apo “të meta” ka dhe avantazhe. Avantazhet janë:

1.Bëhet e mundur që nxënësit të ndihen njësoj si të tjerët, në të gjitha seancat mësimore

dhenë vendosjen e objektivave

2.Shmangen talljet, ofendimet sepse nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin

3.Sigurohet që secili nxënës të marrë ndihmë për pikat e dobëta që kanë

4.Nxënësit ndihen të përkrahur dhe të vlerësuar nga grupi

5.Nxënësi përmirësohet, sepse i jepet ndihmë nga grupi për të arritur këtë qëllim

6.Çdo sukses që arrin secili nxënës, është falë punës dhe përpjekjeve të tij dhe ndihmesës që

i jep grup

Rezultatet e bashkëpunimit - Të nxënët në bashkëpunim kultivon disa vlera tek nxënësit, me

synimin që nxënësit t‟i përdorin në jetën e përditshme (Fillmor & Mejër, 1992). Rezultatet

kryesoretë të nxënit në bashkëpunim janë: qëndrimet dhe vlerat, sjellja prosociale,

Page 30: ABSTRAKTi b

këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme alternative, identitet i integruar, procese të nivelit

të lartë të të menduarit.

 d)Mënyrat për vlerësimin e grupit

Tri mënyrat për vlerësimin e një grupi janë:

-Mbajtja e një liste kontrolli të vazhdueshme gjatë kohës që çdo pjesëmarrës

komentonseancën e diskutimit;

-Mësuesi duhet të regjistrojë diskutimin në seancën e diskutimit

-Diskutimi regjistrohet përmes shënimeve.Shqyrtohen aftësitë e të pyeturit dhe saktësitë e

kombinimit të informacionit.

KAPITULLI IV

MËSUESI DHE I NXËNËSI NË METODËN E DISKUTIMIT DHE PUNËS ME GRUP 

4.1 Rolet e mësuesit gjatëdiskutimit dhe punës me grupe 

Mësuesi, figura më e rëndësishme e edukimit, ka për detyrë t‟i ndihmojë të tjerët të mësojnë,

t‟i shikojnë gjërat në këndvështrime të ndryshme dhe t‟i mësoj aftësitë e rëndësishme sociale.

Megjithatë, ne zakonisht e përdorim termin mësues për ata njerëz, detyra kryesore,

funksionale apo profesionale e të cilëve është t‟i ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të

përvetësojnë shprehi e mënyra të reja të sjelljes.

Mësuesit ndikojnë në jetën e nxënësit me anë të vendimeve që marrin duke filluar që nga

mënyra evendosjes së bankave në klasë e deri tek mënyra e zhvillimit të veprimtarive në

klasë dhekohëzgjatja e saj. Madje, edhe kur nxënësit janë duke punuar në grupe ndikohen nga

vendimet qëmësuesi ka marrë për gjëra të tilla, si materialet, ndarjet në grupe apo llogaria e

kohës për veprimtari të ndryshme. Didaktika moderne me aplikimin e metodave të reja

kërkimore kandryshuar rolin tradicional të mësuesit si dhënës i informacionit dhe i leksionit

në klasë në favor tërolit të ri të regjisorit dhe koordinatorit që propozon studimin e problemit,

që sugjeron drejtimet ekërkimit, stimulon e nxit interesin e nxënësit, të menduarit krijues të

tyre. Në vend që të zhvillojënjë histori të mërzitshme, të mbushur me emra dhe data pa fund,

ai nxit të kërkuarit. Roli i mësuesitnë didaktikën moderne mund të krahasohet, siç shprehen

Gino De Vecchis dhe Giusese S. Staluppi :“ Me atë të një dirigjenti të mirë orkestre, ku ai

vetë nuk i bie instrumentave, por bën që të dalë një muzikë e këndshme”.

Page 31: ABSTRAKTi b

Rolet e mësuesit në këtë mësimdhënie janë të lidhura me pyetjet, detyrat dhe reagimet që ka,

u mëson nxënësve se si duhet ta organizojnë grupin, si t‟i ndajnë detyrat, si të bashkpunojnë

me njëri-tjetrin, si të sillen, si t‟i përcaktojnë detyrat, si t‟i nxjerrin pikat apo çështjet

kryesore dhe problematikat apo si të nxjerrin përfundimet. Mësuesi i realizon këto për të

nxitur ndërveprimin nëmjedisin mësimor të cilat janë të rëndësishme në funksion të të nxënit

të nxënësve. Një mësues nuk mund të presë, që nxënësit e tij për 45 minuta të jenë të

vëmendshëm dhe të bashkëpunojnë të përqëndruar. Të dëgjosh me vëmendje një orë e

mësimi 45 minutësh nga mësuesiështë më e lodhshme se sa të “çash dru‟‟ . Ka një shprehje

të vjetër, e cila shpreh edhe humor: “Mund të flasësh për çdo gjë por jo më shumë se 10

minuta”. Mësuesi duhet të ndërveprojë me te gjithë nxënësit. Ai duhet t‟u drejtohet nxënësve

të veçantë dhe të lejojë dhe nxisë edhe ndërveprimin ndërmjet tyre. Duhet të nxisë nxënësin

për një këndvështrim kritik, duke argumentuar me ndimet dhe përgjigjet e tyre, dhe t‟i

shikojë përgjigjet e shokëve apo të grupeve të tjera në mënyrë kritike. Rolet e mësuesit mund

të shihen si një përshkrim i punës së mësuesit, i cili tregonqartë se sa kompleks, delikat,

serioz dhe i lodhshëm është ai. Mësuesi ka disa role të cilat,në praktikën e përditshme të

mësimdhënies ato mbivendosen dhe  ndërthuren.

Në organizimin e punës me grupe në mësimdhënie rolet që merr mësuesi janë:

Ekspert i mësimdhënies

Partner në komunikimin dhe ndërveprimin në klasë 

Organizues

Motivues

Drejtues

Menaxhues

Këshillues

Vlerësues 

Ekspert i mësimdhënies - Mësuesi duhet të jetë ekspert në mësimdhënie, duhet të punojë me

parimetë integruara dhe të thelluara, në vend që të merret me çështje sipërfaqësore. Mësuesit

që kanënjohuri dhe dinë shumë rreth lëndës së tyre përdorin strategji efikase në mësimdhënie.

Mangësitë enjohurive të mësuesit padyshim e cënojnë nivelin e të nxënit.Është mësuesi ai që

Page 32: ABSTRAKTi b

vendos rrethmaterialeve dhe metodave të mësimdhënies. Çdo javë mësuesit marrin mijëra

vendime për të përmbushur detyrën e tyre. Këto vendime bazohen tek faktorët si: çështjet,

aftësitë, nevojat e lëndësdhe qëllimet që do të arrihen.

Partner në komunikimin dhe ndërveprimin në klasë - Në këto rolet që ka mësuesi në

organizimin e punës me grupe, është shumë i rëndësishëm roli:

mësuesi si partner në komunikimin dhendërveprimin në klasë. Mësuesi në punën me grupe

i mëson nxënësit që të ndihmojnë njeri-tjetrinnë detyrat e të nxënit dhe të organizimit, i

aftëson nxënësit që të kontrollojnë përparimin e njeri-tjetrit. Puna në grupe është një kërkesë

për një kurrikul bashkëvepruese dhe ndërvepruesenjëkohësisht, që përfshin si aktorë mësuesit

dhe nxënësit.

Organizues - Për rolin e mësuesit si organizues do t‟i kushtoj më shumë vëmendje duke qenë

se është një ndër rolet kryesore gjatë përdorimit të metodave novatore. Çdo aktivitet ka

nevojë për organizim. Përpara se grupet të përfshihen në aktivitete ato duhet të njohin dhe të

kuptojnëkonceptet bazë që marrin pjesë në to, ashtu sikurse duhet të kenë një ide rreth fillit

që përshkonidetë që do të trajtohen gjatë orës së mësimit. Mësuesi e organizon punën në

grupe në klasë duke ikombinuar nxënësit në varësi të arritjeve të tyre, pra të bëj një

ndërthurje apo një kombinim të tyre dhe nuk duhet të bëjë dallime mes tyre përshembull:

nxënësit me rezultate të mira t‟i vendosi në një grup dhe nxënësit me rezultate mesatare

t‟i vendosi në një grup. Për fat të keq në vendin tonë ka mësues të cilët bëjnë dallime, por ky

është një gabim shum i madh dhe i pafalshëm.

Është e dëmshme që të lihen “në hije” nxënës me dobësi, pasi thellohet prapambetja e tyre

dhe shkelen parime themelore didaktike,siç është “trajtimi individual dhe i diferencuar i

nxënësve”. Veprimtaritë që përfshihen në procesin mësomor duhet të mbajnë në intesitet

pune e në ngarkesë tëgjithë nxënësit dhe jo vetëm disa prej tyre. Por, kërkohet gjithpërfshirje

e nxënësve në procesinmësimor me në qendër nxënësin.

Mësuesi është përgjegjës për ndërtimin e grupit, sepse nxënësit e mirë duke diksutuar në grup

menjeri-tjetrin duke marre dhe mendimet e shokëve të tyre të cilët nuk jan dhe aq të mirë

bejnë që atyre t‟u shtohet interesi dhe të përfitojnë sado pak informacion me anë të diskutimit

në grup. Sa herë realizohen punë me grupe mësuesi grupet duhet t‟i krijojë gjithmon me

antarë të rinj dhe jo t‟i lëri gjithmon grupet me të njëjtët antar në mënyrë që të siguroj

aktivizim masiv të nxënësve, mëshum bashkpunim me njeri-tjetrin dhe socializim. Nëse

nxënësit kanë konflikte apo nuk shkojnë mendonjë shok apo shoqe të klasës, këta nxënës

Page 33: ABSTRAKTi b

mundësisht të vendosen në të njëjtin grup në mënyrë që “armiqësimin” që kanë ta largojnë.

Duke bashkëvepruar në grup ata miqësohen dhe mes tyre krijohet një klimë e ngrohtë.

Motivues - Motivimi ka rol të padiskutueshëm.Motivimi përkufizimi i të cilit vjen nga

latinishtja (motivum - shkas,nxitje). Një përkufizim i përgjithshëm  për motivimin është:

motivimi drejton sjelljen, përmes të cilit fillon sjellja e më  pas orientohet drejt një qëllimi.

Pra, ndikimin që ushtrojnë të tjerët me anën e nxitësve të ndryshëm. Një nga rolet e mësuesit

është të jetë motivues. Nxënësit duhet të veprojnë. Mësuesi i motivon nxënësitqë të rrisin

përpjekjet në mënyrë që të maksimizojnë nxënien, të rrisin nivelin e përvetësimit të

njohurive. Mësuesi i pranon gabimet që bëjnë nxënësit, pranon reagimet që janë të lidhura

melëndën, temën apo një problematik e ngritur nga vetë mësuesi, dhe krijon mundësi që

nxënësit të jenë të lirë për të pyetur, të kërkojnë, të ndërtojnë, të eksperimentojnë dhe të japin

mendimet e tyre.

Drejtues - Rolin drejtues mësuesi e merr që në fillimin e orës mësimore e deri në fund të

saj.Mësuesi i drejton nxënësit drejt thelbit të problematikës dhe rrugëve që duhet të ndjekin

nëvazhdim, me qëllim që nxënësit të mos çorientohen e të dalin jashtë temës, drejton pyetje

tëndrsyhme. Pra, mësuesi drejton çdo veprimtari në klasë. Opinionet e dhëna nga nxënësit i

çon edhemë tej. Thëniet të cilat thuhen në mënyr spontane nga nxënësit mësuesi i saktëson, i

përmbledh, i perifrazon. Mësuesi u thot nxënësve në mënyrë të qartë përgjigjen e dhënë prej

tyre, i drejton nxënësit që të bëjnë pyetje në vazhdimësi, duke përdorur pse jo dhe të pyeturit

sokratik.Mësuesit duhet t‟ua mësoj nxënësve metoden e pyetjeve sokratike në mënyrë që ta

përdor dhe ata me njëri-tjetrin brenga grupit apo kur përballen me grupet e tjera. Mësuesi, në

aspektin e drejtimit të klasësduhet të përfitojë nga të nxënët bashkëpunues.

 Menaxhues - Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë, organizimin e

mësimit, përgatitjen e detyrave me shkrim. Ky ishte një përkufizim i shkurtër mbi fjalën

menaxhim. Por ne nuk na intereson të dimë thjesht përkufuzimin e fjalës menaxhim, duam të

dimë më shumë, pra, siështë menaxhues mësuesi gjatë përdorimit të metodave novatore për të

cilat po flas, kuptimi i gjërëi mësuesit menaxhues. Mësuesi gjatë përdorimit të këtyre

metodave novatore menaxhon orënmësimore, i ndan minutat në bazë të problematikave që do

të shqyrtohen, menaxhon grupet,menaxhon diskutimin që zhvillohet. Është shumë e

rëndësishme që mësuesi të jetë një menaxhues imirë, sepse në të kundërtën, mësuesi nëse nuk

do të menaxhojë dot klasën atëhere ora mësimore do të dështojë, klasa do të kthehet në kaos

Page 34: ABSTRAKTi b

të vertetë, nuk do të realizohen objektivat mësimore, dhe nuk do ketë sukses në zgjidhjen e

problematikës apo çështjes që përcakton mësuesi.

Këshillues - Roli i mësuesit si këshillues është shumë i rëndësishëm për nxënësit. Mësuesi

duhet që t‟i këshillojë nxënësit në mënyrë miqësore. Jep këshilla nga veprimtaritë që

realizohen nga nxënësit. Kur mësuesi realizon metodën e diskutimit apo të puës me

grupe mësuesi i këshillon nxënësit apo grupet se cilat janë rrugët më të mira që do t‟i çojnë

në një përfundim më të saktë, apo të nxjerrin sa më shumë zgjidhje të mundshme. Mësuesi

kur vë re që një nxënës apo një grup icaktuar ka vështirësi, nuk ka diçka të qartë ai ndërhyn

me anë të këshillave.

Vlerësues - Një tjetër aspekt i rëndësishëm i punës në grup është edhe procesi vlerësues

që duhet tashoqërojë këtë punë gjatë gjithë etapave të saj të zhvillimit, por sidomos në etapën

e konkluzioneve.Është e nevojshme të vlerësohet në këtë proces jo vetëm rezultati, por edhe

procesi i rekrutimit të punës së anëtarëve të grupit. Nxënësit në një situatë të tillë vlerësuese

mund të përcaktojnë pikat edobta dhe të mendojnë sesi përmes punës së grupit t‟i tejkalojnë

këto vështirësi. Roli i mësuesit nëkëtë situatë është që t‟i ndihmojë nxënësit që të vlerësojnë

me efektivitet vështirësitë e tyre në këtë proces. Mësuesi bën vlerësime të ndryshme.

Vlerëson: mënyrën e komunikimit të nxënësve,ndërveprimin dhe bashkëpunimin e tyre,

qëndrimet që mbajnë, organizimin e tyre në grup, mënyrënse si diskutojnë me njeri-tjetrin,

mënyrën e zgjidhjes së një problemi, ndihmën që i japin njeri-tjetrit. Pra, vlerësimi është një

proces i ndërlikuar, kërkon përqëndrim dhe kujdes të madh nga ana e mësuesit.

a)Roli i mësuesit në nxitjen e të nxënit në punën me grupe.

Për të realizuar të nxënit me anë të punës në grupe duhet:

Planifikimi

Angazhimi

Vendosja e kërkesave për kohën

Puna me cilësi

Përkrahja e frymës së besimit, unitetit dhe përgjegjësisë

Vlerësimi

Page 35: ABSTRAKTi b

Mësuesi kur realizon të nxënit në punën me grupe, nuk bën thjesht ndarjen e nxënësve në

grupe apo bën një përcaktim të detyrave  që do të kryhen. 

Mësuesi duhet të zgjedhi me kujdes grupet e nxënësve, planifikon me imtësi veprimtaritë që

do të kryhen në të nxënit në punën me grupe apo në bashkëpunim,objektivat mësimor

gjithashtu dhe objektivat shoqërore për grupet e punës. Në procesin e planifikimit mësuesi

duhet t‟i japë  përparësi natyrës së  grupit. Ai duhet të shfrytëzojë potencialet e nxënësit

që luan rolin e lidershipit, të ndërtojë klimë sociale pozitive, të vendosën orma të

përshtatshme për formimin e grupit, të ndërtojë modele komunikimi me nxënësin nëqendër

dhe të forcojë bashkëpunimin brenda grupit. Mësuesi kontrollon përparimin shoqëror. Një

moment thelbësor në mbarëvajtjen e procesit dhe sigurimin e efektivitetit të të nxënit të

nxënësveështë kur mësuesi bën planifikimin e veprimtarive që mundësojnë të nxënit

ndërveprues. Ka shumë shprehi apo koncepte të veçantë që shpjegohen, mësohen më mirë në

bashkëpunim apo në mënyrëindividuale, por mësuesi është ai që duhet të vendos se si do të

zhvillohen. Detyrat thelbësore që kryen mësuesi gjatë mësimdhënies apo të nxënit në

bashkëpunim është vëzhgimi dhe vlerësimi i përparimit individual apo të nxënësve në tërësi. 

b)Mësuesi efektiv

Mësuesi efektiv e di që aftësitë e punës në grup të nxënësve duhet të përvetësohen dhe kështu

ai ndërton mbi nivelin e nxënësve që ai ka në klasë edhe punën për t‟i mësuar ata me aftësitë

dheeksperiencën e punës në grup. Mësuesi efektiv kupton diferencat midis llojeve të zhurmës

verbaleqë manifestohet nga aktivitetet e qëllimshme të grupit dhe tipin e zhurmës

bashkëvepruese që sugjerohet nga disintegrimi i grupit. Mësuesi efektiv është i vetëdijshëm

për shumë vendime që përfshihen gjatë përdorimit të teknikave të grupit, sepse ai ka kryer

procesin e marrjes së të dhënavedhe vetëm pas këtij procesi ai ka kaluar në fazën e marrjes së

vendimeve. Në vitin 1973, B.Rosenshine dhe N. Furst përmblodhën kërkimet kushtuar

efektivitetit të mësuesit. Ata përshkruan 9 karakteristika, që ndikonin drejtpërdrejtë në arritjet

e nxënësve. Kërkimet treguan se nxënësit,mësuesit e të cilëve i kishin këto karakteristik,

kishin arritur rezultate më t larta se nxënësit emësuesve të tjerë. Këto karakteristika ishin:

-Përdorimi i materialeve dhe metodologjive të ndryshme

-Qartësia në paraqitjen e gjërave

-Entuziazmi

-Tendenca e biznesit në mësim, orientim i qartë nga detyra që duhet plotësuar 

Page 36: ABSTRAKTi b

-Stil i tërthortë në mësimdhënie

-Mospërdorimi i kritikës së ashpër

-Përdorim i pohimeve të strukturuara që sigurojnë një vështrim të përgjithshëm

-Theksim i përmbajtjes dhe përdorim i testeve të arritjes

-Marrje dhe rrimarje e gjërave në nivele të ndryshme njohëse 

Nëntë vjet pas realizimit të këtij modeli, Borphy (1982) përmblodhi rezultatet e dekadës duke

realizuar një listë me 8 karakteristika të përbashkëta të mësuesve efektivë:

Kërkesa të larta për nxënësit

Maksimalizimi i mundësive për përfshirjen e tyre në përvoja mësimore

Ritëm kurrikular që i lejon nxënësit të arrijnë suksese sa më të mëdha

Përfshirja e të gjithë nxënësve në veprimtaritë mësimore, puna për aftësimin e tyre

nënxënie, nëpërmjet monitorimit dhe sigurimit të feedbackut (dijes për nivelin e arritjes së

objektivave)

Ndjeshmëri kundrejt veçorive individuale të nxënësve

Theksi mbi objektivat kognitive në një klimë të ngrohtë dhe mbështetëse për çdo nxënës

c)Zotërimi i klasës

Mësuesi duhet të jëtë zotërues i klasës. Por, çfarë do të kuptojmë me këtë?Më këtë, do të

kuptojmë që, mësuesi duhet të krijojë një klase të gjallë dhe dinamike dukeshfrytëzur dhe

zhvilluar të gjtiha potencialet e nxënësve.

 Mësuesi:

a)Të jetë i aftë për ta bërë nxënësin aktor gjatë orës së mësimit 

b)Të dijë se si të zhvillojë aspektet shoqërore, të cilat janë: ndihmën e

ndersjelltë bashkëpunimin, respektin ndaj shokut etj.

c)Mësuesi duhet të jetë i aftë që t‟i drejtojë dhe vlerësojë dijet e përftuara nga nxënësit

 d)Të dijë se si të përdorë teknika të ndryshme në klasë.

Page 37: ABSTRAKTi b

e)Të jetë i aftë që të përcaktojë dhe zbatojë metoda të ndryshme në klasë

f)Të analizojë përvojat e nxënësve

g)Të bashkëpunojë me nxënësit duke formuluar së bashku objektivat që duhet të

arrihen

h)Të jetë i aftë që të dallojë aftësitë dhe vështirësit e nxënësve

i)Të masë efikasitetin e mësimdhënies që ka realizuar.

4.2 Mësuesi me strategji gjithëpërfshirëse në klasë 

Mësuesi me strategji përfshirëse në klasë e koncepton klasën si një grup i tërë të pandashëm,

qëmerr pjesë në diskutime, dhe njohuritë që do të japi në klasë mësuesi i shikon si një

produkt që lindnga nxënësit për të qenë krijues dhe pjesmarrës aktiv në procesin e

mësimdhënies. Mësuesi i tipit përfshirës realizon një përfshirje të plotë të nxënësve në

veprimtaritë e klasës dhe bashkëveprimitndërmjet tyre për të bërë të mundur që hipotezat e

ndryshme, të cilat dalin gjatë procesit mësimor tëtestohen, të ngrihen probleme të ndryshme,

të shprehen pikpamje të ndryshme, mendimet ekundërta të ekzaminohen dhe të zhvillohet të

mësuarit të nxënësit me qëllim realizimin në nivel tëlartë të procesit të të menduarit mbi

informacionin e ri i cili merret në klasë.Disa nga karakteristikat e tipit të mësuesit me strategji

përfshirëse në klasë:

Pjesëmarrja e nxënësit në eksplorimin e ideve dhe koncepteve,

Ndërtimi i informacionit mësimor mbi përgjigjet e klasës,

Bashkëpunimi i të gjithë nxënësve në klasë,

Pjesëmarrja e nxënësve në vendimarrje,

Diskutimi i ideve midis nxënësve pjesëmarrës,

Lidhja e hipotezave të nxënësve me zgjidhjen e problemit.

 a)Karakteristikat e mësuesit që nxit punën me grupe

-Mësuesi duhet të jetë i orientuar drejt së ardhmes

-Organizon mësimdhënies me në qendër nxënësin dhe ka besim në potencialin njerëzor

Page 38: ABSTRAKTi b

-Përdor në klasë një tërësi stilesh mësimdhënieje

-Tregon kujdes të veçantë ndaj zhvillimit të personit në tërësi

-Realizon me shum sukses rolin e lehtësuesit dhe jo të qendrës së procesit, drejtuesit të tij.

-Në punën me grupe e sheh të nxënit si një  proces fleksibel dhe që jep mjaft  rezultat në

mësimdhënie dhe mësimnxënie.

-Mësuesi që organizon punën me grupe është një zhvillues i spikatur i materialevekurrikulare

shtesë.

-Është më shumë i orientuar globalisht se sa teknikisht.

b)Marrdhëniet mësues - nxënës

Mësuesi duhet që t‟i respektoj nxënësit, të jetë i hapur dhe t‟i dëgjoj ata duke pranuar çdo

mendim apo opinion të tyre. Mësuesi do të ketë marrdhënie të mira me nxënësit, nëse ai nuk

do të bëj moralizime apo t‟u imponoj nxënësve disiplinë formale, por duhet t‟u kërkoj që

nxënësit t‟i vendosi vetë rregullat. Vendosja e rregullave nga vetë nxënësit bën që atyre t‟u

rritet ndienja e përgjegjësisë. Mësuesi duhet që t‟i lëri ata për të vendosur vetë për gjëra që u

takojnë atyre. Mësuesi duhet që të nxisi mirëkuptim, tolerancë, respekt dhe ndienjën e

solidaritetit te ta, dhe duhet të ketë qartësi për atë që jep, apo në mënyrën e komunikimit, të

mos krijojë keqkuptime. Të gjitha këto bëjnë që tëketë një marrdhënie sa më të mirë të

mësuesve me nxënësit e tyre. Mësuesi duhet që të bashkëpunojë me nxënësit.

Bashkëpunimi: Situata në të cilën mësuesi dhe nxënësi punojnë bashkë. Çdo klasë

funksionon mirëkur mësues e nxënës bashkëpunojnë mes tyre. Bashkëpunimi me nxënësit

është më efikas se sa komunikimi gojor me ta.Për të nxitur bashkëpunimin Flajndërzit

rekomandontë mënyra tëndryshme. Mësuesi mund të përdorë humorin, mund të nxitë

solidaritetin midis vetes së tij dhe nxënësve, mund t‟u krijojë mundësi nxënësve t‟i zgjedhin

vetë veprimtaritë mësimore. Mësuesi profesionist njeh të gjithë nxënësit dhe mundohet t‟u

krijojë hapësira kohore për kontakte personaletë gjithë nxënësve të tij.

4.3 Rolet e nxënësit dhe socializimi i tij 

Gjatë përdorimit të këtyre metodave novatore roli i nxënësit ndryshon nga roli që ka

nëmësimdhëniesn tradicionale. Nxënësi nga spectator pasiv bëhet një element aktiv,

protagonist “aktorë”. Nxënësi përfshihet plotësisht në procesin e të mësuarit bëhet një proces

Page 39: ABSTRAKTi b

i vërtetë kërkimie zbulimi. Krahasuar me procedurat e mësimit tradicional, ku dominon fjala

e mësuesit, ky drejtimu ofron veprimtari që i motivojnë ata. Nxënësit, kështu, janë të

stimuluar të lexojnë, të diskutojnë,të mbledhin informacion, të marrin pjesë në përpunimin e

të dhënave, të hartojnë grafikë, tabela, harta tematike, t‟u përgjigjen pyetësorëve, të

përgatisin raporte për punën e tyre e të grupit. Pra, nxënësit mësojnë të mendojnë, të

komentojnë dhe diskutojnë duke i zbuluar ata vetë dukuritë dhefenomenet historike dhe të

gjejnë domethënien e tyre. Kështu favorizohet formimi i aftësiveintelektuale të tyre. Ata

ushtrohen të kuptojnë më mirë strukturën dhe përmbajtjen e lëndës, duke mos u kthyer në

marrjen thjesht të informacionit , që shpesh harrohet me t‟u mësuar.Përkundrazi, nocionet,

dukurit, konceptet në këtë mënyrë vetëm që kuptohen më lehtë e logjikisht gjatë procesittë

kërkimit dhe zbulimit, por bëhen të qëndrueshme. Përveç kësaj nxënësit bëhen jo vetëm më

tëinteresuar, por edhe më të kënaqur, gjithnjë e më krenarë për atë që bëjnë. Ata, jo vetëm

marrinnjohuri e kulturë historike, por mësojnë edhe një metodë për të studiuar.

Në punën me grupe vihet në qendër veprimtaria e nxënësve, pra veprimtaria e atij që nxë. Gja

tëzhvillimit të të nxënit në bashkëpunim një vëmendje e madhe u kushtohet metodave dhe

teknikavendërvepruese që çojnë në realizimin e veprimtarive, në fazën e planifikimit të

mësimit ndërvepruesdhe në fazën e analizës së mësimit të planifikuar dhe të zhvilluar. E

rëndësishme është se çfarë bëjnë nxënësit kur zhvillojnë punën në grup. Puna në grup i lejon

nxënësit që të jenë përgjegjës për të nxënët e tyre. Të nxënët bëhet si një pronë e vetë

nxënësve dhe u takon atyre që ta ndërtojnë dhe pasurojnë më tej dhe duhet  parë si një

ndërtesë e cila duhet të skicohet dhe të ndërtohet nga vetënxënësi. Në punën me grup nxënësit

pasi marrin udhëzimet nga mësuesi, ata e marrinmësimdhënien në “dorë”. Nxënësit duhet të

jenë vetë menaxhues. Në grup nxënësit bashkarisht nëmënyrë paqësore dhe të qetë zgjedhin

kryetarin e grupit sepse çdo grup duhet të ketë një kryetar. Tëgjithë anëtarët e grupit nxjerrin

pikat kryesore të problematikës apo çështjes e më pas secili anëtar  paraqet pikat kryesore

që ai mendon se janë të duhurat duke i komentuar dhe treguar se pse i kazgjedhur si pika

kryesore. Në fund të gjithë bien dakord që nga të gjitha çështjet e nxjerra tëvendosin se cilat

janë çështjet më kryesore, të bëjnë një tabelë pasqyrimi dhe të vendosin bashkërisht për

zgjidhjen  e problematikës së dhënë duke menduar në mënyrë kritike. Të gjitha diskutimet që

bëjnë me njëri-tjetrin të realizohen brenda limiteve kohore. Në këtë mësimdhënie nxiten

marrdhëniet e reja ndërvetjake në klasë.

Këtu nxënësit:

Page 40: ABSTRAKTi b

1.Gjatë procesit të nxënies përfshihen në mënyrë aktive

2.Bashkëpunojnë

3.Menaxhojn grupin

4.Flasin në emër të grupit

5.Marrin vendime nga më të ndryshme në lidhje me përfundimet e mundshme , zgjedhin

udhëheqësin

6.Mendojnë në mënyrë kritike

7.Mbajnë qëndrimet e tyre

8.Marrin pjesë në mënyrë konstruktive në diskutim

9.Vendosin rregulla të cilat duhet të respektohen nga të gjithë

10.Krijojnë marrdhënie të reja komunikimi me njeri-tjetrin

11.Cilësia e të mësuarit të përbashkët rritet, duke forcuar përmasën shoqërore të

marrdhënievenë klasë.

Rolet që ka nxënësi në punën me grupe janë:

Udhëheqës

Planifikues

Menaxhues

Gjykues

Argumentues

Veprues

Organizues

Vlerësues

a)Marrdhëniet dhe komunikimi nxënës – nxënës

Page 41: ABSTRAKTi b

Marrëdhëniet midis nxënësve në klasë hapin prespektiva zhvilluese të mëdha për çdo anëtar.

Njohjae këtyre marrëdhënieve dhe stimulimi i tyre u ofron mundësi të mëdha mësuesve për të

patur efektivitet të lartë në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë. Shumë

aspekte tëzhvillimit në shkollë, që nga elementet që në dukje janë shumë të thjeshtë, si

vendosja e nxënësvenë banka, e deri në ato më të vështira që i referohen stileve të ndryshme

të drejtimit të procesit tëedukimit, kanë ndikim shumë të rëndësishëm në efektivitetin e

veprimtarisë së saj. Aktualisht atonuk vlerësohen dhe nuk shfrytëzohen në nivelin e kërkuar.

Tradicionalisht, marrëdhëniet reciproke midis nxënësve në klasë nuk janë shfrytëzuar sa dhe

siduhet si faktorë të rëndësishëm zhvillues. Nxënësit në klasë janë parë në këndvështrimin

euniformizimit dhe kufizimit të lirisë së individit, të ndrydhjes dhe rrafshimit të personalitetit

të tij nëshablonet dhe kornizat e ngurta ideologjike të kohës. Transformimit të shoqërisë

shkolla duhet t‟i përgjigjet më një konceptim dhe një organizim të ri të strukturave sociale e

material, që favorizojnë lidhjet aktive të nxënësve. Për këtë vlejnë modelet që kanë

evidentuar përparësitë dhe efektivitetin e tyre në krahasim me modelet tradicionale.vitet e

shkollimit, veçanërisht katër vitet e para të shkollës 8-vjeçare, kanë rëndësi për të ardhmen e

nxënësve. Në këto vite nxënësit duan të shprehin ndienjat,mendimet, besimet dhe ëndërrat e

tyre. Nëpërmjet dialogut dhe komunikimeve në grup nxënësit emoshës së re shkollore (apo

adoleshente) mësojnë të njohin dhe të kontrollojnë veten. Ata kontrollojnë sjelljen, arsyen

dhe qëndrimet e tyre nëpërmjet reagimit dhe arsyes së shokëve të tyre. Në grup ata gjejnë

mjetin për të përmirësuar sjelljet dhe qëndrimet e tyre, gjejnë shembujt e aktiviteteve të

sukseshme dhe modelet e denja për t‟u imituar.

Rezultatet e studimeve tregojnë rëndësinë e ndërveprimeve shoqërore në formimin e

personalitetit.Klasa nuk është vendi ku nxënësi vjen vetëm për të mësuar, por një strukturë

shoqërore, domethënënjë kontekst marrëdhëniesh, në gjirin e së cilës nxënësi do të zhvillojë

ndërveprime e komunikime,që do ta nxisin për aktivitete të ndryshme për njohjen e botës dhe

të personalitetit. Në disa rrethanatë nxënit në grup ndikon më shumë në realizimin e një

detyre e san ë të nxënit individual. Rezultate të të nxënit në grup janë mesatarisht më të mira

se sa rezultatet e individit që e kryen në mënyrë të pavarur të njëjtën  detyrë.

Është e qartë që të nxënit është një proces individual, por ka shumërëndësi nëse ky proces

individual vendoset ose jo në kontekstin e një grupi.

Të nxënit në grup është efikas, sepse nëse marrim pjesë dhe ndihmojnë në zgjidhje të gjithë

nxënësit. Ndikimi i shokëve të klasës është shumë i fuqishëm edhe në lidhje me shembujt,

Page 42: ABSTRAKTi b

zakonet e mira dhe sjelljen morale. Shpesh klasa ushqen një ideal të përbashkët. Sjelljet

morale si grup kanënjë forcë të madhe meqenëse çdo nxënës i transformon progresivisht në

motive të brendshme.Gjithashtu, autoriteti i mësuesit dhe metodat e vlerësimit të tij i

nënshtrohen opinionit të klasës.Efikasiteti i metodave të tij varet nga klima e përgjithsme e

edukimit. Prandaj, që aktiviteti i çdomësuesi të kurorëzohet me sukses duhet që, jo vetëm të

formohet një grup i mirë nxënësih, por edhetë merren në konsideratë opinionet, synimet dhe

mendimet e tyre. Duke u mbështetur në përvojën enë disa modele të reja të organizimit të

klasave në disa vendë perëndimore, si në Itali, Francë,Danimarkë etj., sugjerohet që: 

-Në klasë të ketë dinamizëm në vendosjen e nxënësve dhe bankave.

-Për kryejen e aktiviteteve didaktike specifike të përdoren hapësira të ndryshme tëklasës.

-Klasat të mund të strukturohen në bazë të niveleve njohëse dhe të aftësive tënxënësve.

Personaliteti i nxënësit është nën ndikimin e një makrostrukture marrëdhëniesh brenda së

cilësnënstrukturat e marrëdhënieve lipset të jenë në harmoni, në kohezion, të mbështesin dhe

të plotësojnë njëra-tjetrën për  zhvillimin normal  të tij.

Funskionet kryesore të grupit janë integrimi,diferencimi dhe zhvillimi, komunikimi dhe

ndërveprimi, funksione këto që janë të lidhur reciprokishtme njëri-tjetrin. Në kuadrin e

funksionit krahasues vlen të theksohet se aktiviteti njohësi nxënësit nuk ndikohet vetëm nga

veçoritë e brendshme të materialit që studion, apo metoda e punës së mësuesit, por,

gjithashtu, nga kushtet sociale dhe veçanërisht nga situata e krahasimit në të cilat ai e ushtron

këtë aktivitet. Situatat krahasuese në klasë, që shërbejnë si aktivizuese të proceseve njohëse të

nxënësve duhet të bëhen objekt studimi nga mësuesit për zbatimin e tyre nëmësim. Në

praktikë situata bashkëvepruese, në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, gjen pak ose aspak.

Përpjekjet e mësuesve për të siguruar situata të tilla në veprimtarinë mësimore janë të

pamjaftueshme. Madje edhe diskutimet spontane të nxënësve të veçantë gjatë zgjidhjes

së ndonjëdetyre në mësim, jo vetëm nuk nxiten, por evidentohen në maksimum duke u

konsideruar si prishjee rregullit apo disiplinës së klasë. Një praktikë e tillë është joefektive.

Në realitet,aktiviteti i brendshëm dhe bashkëveprimi i jashtëm janë dy aspekte  plotësuese 

të një tërësie të vetme dhe ekuilibri i njërit varet nga ai i tjetrit. Zhvillimi i programeve të

mësimit në bashkëveprim në grup paraqet një nga pikat e mundshme të zbatimit psikosocial

në shkollë.Efektet pozitive të  situatave bashkëvepruese duken qartë kur subjekti nuk

largohet nga kërkimi  i zgjidhjesdhe e përvetëson aktivisht atë. Në rezultatet e evidentuara në

Page 43: ABSTRAKTi b

literaturë vërtetohet që bashkëpunimi jep rezultate më të mira në arritjen e suksesit të një

detyre se sa gara. Por, nuk duhen mohuar edhedinamikat që rrjedhin nga situatat e garës,

situata në të cilat bëhet krahasimi social. Në këtë kuadër rekomandohet që organizimi i

hapësirës spciale në klasë nuk duhet t‟i lihet asnjëherë rastësisë. Në tendencë për ta

konsideruar veten si model, shfaqen përpjekje për t‟u diferencuar nga modelet e tjetrit. Duke

u krahasuar me tjetrin në grup, nxënësi gjen mundësi për t‟u dalluar, për të mosvepruar si

gjithë të tjerët, për t‟u bërë i njohur, për të afirmuar identitetin e tij.

Komunikimi nxënës – nxënës - Rrjetet e ndryshme të komunikimit në klasë janë në varësi

tëkarakteristikave të aktivitetit, personalitetit të nxënësve, të ndërveprimeve në grup, të

qëndrimevedhe të aftësive të mësuesit, të simpative dhe antipative, të gjendjes ekonomike

dhe kulturore etj. Nëorganizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve nxënësit e një klasë kanë

role dhe pozicione tëndryshme. Organizimi i marrëdhënieve midis nxënësve në klasë varet jo

vetëm nga natyra dhe interesi për aktivitetin e propozuar nga mësuesi, por edhe nga strukturat

materiale të klasës. Në fakt,në shkollën tonë ne jemi mësur me këtë lloj tipi dhe nuk

perceptojmë asnjë lloj mospërshtatje. Ndërsa realiteti shkollor i vendeve të zhvilluara është

i ndryshëm dhe ky ndryshim është  rrjedhojë jo vetëm e kushteve ekonomike, por dhe e

konceptimeve të ndryshme.Situata në grup kërkon një organizim të tërësisë së tavolinav edhe

të ndenjëseve në hapësirën e klasës, që t‟i lejojë çdo grupi nxënësish të gjejë identitetin dhe

të ndjehet i sigurtë. Secili grup duhet të ketë një hapësirë personale të diferencuar dhe

njëkohësisht të integruar me atë të të tjerëve. Organizimi i klasës nëhapësira të përshtatshme

për komunikimet përbën një faktor themelor të sigurisë dhe të bashkëveprimit.

b)Proceset e grupit.

Ne jemi me të vërtetë kafshë sociale. Ne e kalojmë një pjesë të madhe të jetës sonë në grupe,f

amilje, me shokët, me klasën, në klub, në organizata, në firma. Megjithatë jo çdo

bashkimnjerëzish formonë grup. Ndryshimi midis një grupi dhe grumbulli njerëzish qëndron

në faktin seanëtarët e grupit e konsiderojnë vetveten anëtarë grupi, kanë qëllime të

përbashkëta dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin mbi këtë bazë. (McGrath, 1984). Çdo

grup funksionon mbi bazën ee normave– rregulla të shkruara ose të përshkruara dhe standarte

që rregullojnë sjelljen e anëtarëveqë marrin pjesë në situatën e grupit. Normat mund të

ndryshojnë nga grupi në grup dhe varen ngavlerat dhe objektivat të cilat anëtarët e tij i

konsiderojnë të rëndësishme. Të gjitha këto që përmendamë sipër janë si për jetën tonë jashtë

ambjenteve të klasës, ashtu edhe për grupet që formohen nëklasë. Janë rregullat, normat,

Page 44: ABSTRAKTi b

bashkëveprimi, qëllimet e përbashkëta ato që e mbajnë një grup në “këmbë” dhe bëjnë që

grupi të ketë efektivitet.

c) Dimensionet sociale tek të nxënit.

Është e pranuar gjerësisht që zhvillimi social dhe emocional i fëmijëve ndikohet nga suksesi i

tyrenë të nxënë. Kjo i adresohet shpesh efektivitetit të të nxënit kur klima e një shkolle është

ekarakterizuar nga kujdesi, marrëdhënia ndërvepruese. Dimensioni social dhe emocional e vë

theksin në edukimin shoqëror, personal dhe shëndetsor të nxënësve duke u mundësuar atyre

një përvojë të suksesshme dhe pozitive në shkollë, duke stimuluar zhvillimin individual,

aftësitë bashkëpunuese tëtyre, ose duke zhvilluar aftësitë e komunikimit, motivimin e

vetëvlerësimit.

BIBLIOGRAFI

QTKA,Mësimdhënia me në qendër nxënësin,Tiranë, Dhjetor, 2005

Kraja, M, Pedagogji e përgjithshme, Tiranë, 2009

Kraja, M, Pedagogji e zbatuar, Geer, Tiranë, 2008

Musai, B, Meteodologji e mësimdhënies, Albgraf, Tiranë, 2003

Musai, B, Psikologji e edukimit , Tiranë, 1999

Gjokutaj, M, Sula, G, Roli i mësuesit dhe stilet e të nxënit  në klasat me 

në qendër nxënësin ,Tiranë, 2009

Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve, Psikologjia individuale 

Page 45: ABSTRAKTi b

në shkollë dhe psikologjia e edukimit ,Tiranë, 2005

Instituti i Studimeve Pedagogjike,Probleme psiko-pedagogjike në shkollë,

Tiranë, 2004

Mërkuri, N,Probleme të mësimdhënies, Europrint, 2004

Gjokutaj, M, Mërkuri, N, Modele te suksesshme mësimdhënieje,Europrint, 2004

Dedja, B, Çomo, B, Vuji, M, Gaçe, O, Temo, S, Sh, Osmani, Sh, Xhaxho, T,

Didaktika,Mihal Duri, Tiranë, 1986

McNamara, S, Moreton, G, Të kuptuarit e të qenit ndryshe, David Fulton

Publishers,Londër 

Zwiers, J, Zhvillimi i shprehive të të menduarit në shkollë, CDE

Trëndafili, G, Karaguni, M, Metodika e gjeografisë , Erik 

Tamo, A, Karaj, Th, Rapti, E, Mësimdhënia dhe të nxënit,Mora

Pettijohn T. F, Psikologjia,Lilo, Tiranë, 1996

Intereactivity Foundation,Guidë për diskutimet me në qendër studentin,Nëntor,

2012

Instituti i Studimeve Pedagogjike,Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit , Nënë Tereza,

Vëllimi1, Nr 1, Dhjetor,2001

Instituti i Studimeve Pedagogjike,Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit,Nënë

Tereza, Nr 4,2003

MASH, Revista Mësuesi, Nr 9 (2567), Nëntor, 2011

Instituti i Studimeve Pedagogjike,Revista Pedagogjike,Edlor, Nr 1, 1999

Instituti i Studimeve Pedagogjike,Revista Pedagogjike,Edlor, Nr 2, 1998

Instituti i Studimeve Pedagogjike,Revista Pedagogjike,Edlor, Nr 4, 1999

Page 46: ABSTRAKTi b

Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve,Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës,

Tiranë, 2006