35
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore” Udhëheqësja shkencore: Studentja: Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Merita Komani Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

  • Upload
    others

  • View
    41

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”

Udhëheqësja shkencore: Studentja:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Merita Komani

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

2

Aprovuar prej komisionit:

1. _______________________________ Mentor

2. _______________________________ Anëtar

3. _______________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________

Data e aprovimit: _______________________________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

3

Abstrakti

Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes në

këtë fushë, ngaqë është një temë jo shumë e trajtuar deri më tani.

Qëllimi i këtij punimi është që të hulumtojë nivelin e normës së folur të shqipes tek fëmijët

në institucionet parashkollore, duke i vënë në pah disa elemente të cilat e orientuan këtë

studim. Ato janë: niveli i zotërimit të normës së folur nga mësueset tek fëmijët e

parashkollorit, përdorimi i dialektit, përdorimi i standardes, faktorët përgjegjës për zbatimin e

ulët të kësaj norme.

Në këtë punim kemi vëzhguar se sa është i kapshëm zotërimi i gjuhës standarte nga mësuesit

dhe rezultatet që dalin në atë fushë duke bërë analiza të mëtejme.

Fjalët kyçe: normë, dialekt, standard, gjuhë, fëmijë, etj.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

4

Të dashur të respektuar dhe të nderuar

Sot është një ditë e veçantë për mua, ngaqë më kujton rrugëtimin tim katërvjeçar studimi, ku

sot do ta kurorëzoj me titullin “Edukatore”.

Rrugëtimi im dhe i familjes sime është dhe suksesi im.

Sot është një nder dhe përgjegjësi përsonale për mua, t’ju falenderoj për gjithë punën e

ndershme, me vlerë dhe të palodhshme për gjatë këtyre viteve, në veçanti mentoren e temës

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kohës së

përgatitjes së punimit.

Përvojat nëpër të cilat kemi kaluar, kanë bërë që ne të formësohemi si individ dhe si

profesionistë, shembulli juaj duhet të shërbejë për gjeneratat në vazhdim ku jetojmë dhe

punojmë.

Sinqerisht faleminderit për angazhimin, këshillat, kritikat, rekomandimet dhe sygjerimet

tuaja, do t’i ruaj si një xhevahir të çmuar për rrugën tutje. Ju premtoj që do të vazhdoj me

sukses dhe të ardhme të ndritur.

FAMILJE: “Faleminderit është pak, gjithçka që kam është meritë e juaja”

Mirënjohje dhe përultësi gjatë gjithë jetës

Me respekt:

Merita Komani

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

5

Përmbajtja

Abstrakti………………………………………………………………………………… 3

Falenderimet…………………………………………………………………………… 4

KAPITULLI I…………………………………………………………………… 7

1.1 Hyrje………………………………………………………………………………… 7

KAPITULLI II…………………………………………………………………. 8

2.1 Dialekti…………………………………………………………………………….. 8

2.2 Karakteristikat………………………………………………………………………. 9

2.3 Standartizimi i gjuhës shqipe……………………………………………………….. 10

2.4 Thjeshtësia e gjuhës………………………………………………………………… 10

2.5 Pastërtia e gjuhës……………………………………………………………………. 11

KAPITULLI III……………………………………………………………….. 12

Metodologjia e punimit……………………………………………………………..…. 12

3.1 Objekti i studimit…………………………………………………………………….. 12

3.2 Qëllimi i hulumtimit…………………………………………………………………. 12

3.3 Rëndësia e studimit…………………………………………………………………... 12

3.4 Realizimi i hulumtimit………………………………………………………………. 13

3.5 Metodat e hulumtimit………………………………………………………………… 13

KAPITULLI IV…………………………………………………………………. 14

4.1 ANALIZAT NË TË DY SHKOLLAT E KOMUNËS SË GJAKOVËS…………. 14

4.2 Emri…………………………………………………………………………………… 15

4.3 Mbiemri……………………………………………………………………………….. 17

4.4 Folja…………………………………………………………………………………… 19

4.5 Ndajfolja………………………………………………………………………………. 22

4.6 Përemrat……………………………………………………………………………….. 24

4.7 Pjesorja-Lidhorja……………………………………………………………………… 26

4.8 Numërori……………………………………………………………………………… 26

KAPITULLI V………………………………………………………………….. 28

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

6

5.1 ETIMOLOGJIA E FJALËVE NË TË DY SHKOLLAT DOL DHE

GJAKOVË………………………………………………………………………………... 28

KAPITULLI VI………………………………………………………………… 29

LEKSIKU I TË FOLMEVE TË GJAKOVËS TË FESË MUSLIMANE KATOLIKE…

……………………………………………………………………………..…………….. 29

6.1 Fjalët e shprehjeve në turqizma……………………………………………………… 29

6.2 Përdorimi i disa shprehjeve të muslimanëve………………………………………… 30

6.3 Përdorimi i disa shprehjeve të katolikëve…………………………………………… 30

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME……………………………………………. 32

INDEKSI I EMRAVE…………………………………………………………………… 33

BIBLIOGRAFIA……………………………………………………………………….. 34

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

7

KAPITULLI I

Hyrja

Tema e këtij punimi të diolpmës është: ”Përdorimi i dialekteve në institucionet

parashkollore”. Shkolla “Anton Qeta” nga fashti Dol i Komunës së Gjakovës dhe shkolla “

Ganimete Tërbeshi”- Deva 1, poashtu i Komunës së Gjakovës.

Studimi ka për qëllim të hulumtojë nivelin e zotërimit të normës së folur të shqipes nga

edukatorët e parashkollorit, duke i vënë në pah disa elemente të cilat do të orientojnë objektin

e studimit. Ato janë: niveli i zotërimit të normës së folur nga edukatorët, shmangjet më të

shpeshta të gjuhës standarde, faktorët përgjegjës për zbatimin e ulët të kësaj norme.

Nga gjithë studimet edhe ato më të hershmet kanë treguar se përdorimi i dialekteve në

institucionet parashkollore, varet nga vet edukatori qe luajnë rol kyç në të shprehurit gjuhësor

të fëmijëve.

Në kapitullin e dytë është trajtuar tema kyçe e shqyrtimit të literaturës së dialektit dhe gjuhës

standarde të shqipes së sotme.

Në kuadër të kapitullit të tretë, u’a kemi kushtuar pikëpamjeve metodologjike të strukturës së

punimit.

Përmes kapitullit të katërt rëndësi u kemi vënë, shqyrtimit të literaturës të autorëve shqiptarë

dhe të huaj, të shprehurit e edukatorëve dhe fëmijëve, duke i shpalosur secilën fjalë veq e

veq. Në këtë kapitull kemi pasur qëllim t’i shohim qëndrimet dhe njohuritë subjektive për

standardin e gjuhës shqipe.

Në kapitullin e pestë dhe të fundit do të bëhen analiza të normës së folur në dy institucionet

parashkollore.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

8

KAPITULLI II

Sfondi teorik

2.1 Dialekti

Fjala dialekt si term i studimeve gjuhësore, ka një histori të gjatë por përkufizimi i dialektit

deri më sot nuk ka qenë gjithnjë i qartë dhe i sigurtë.

J.Gjinari në tekstin “ Dialektologjia shqiptare” (1988): “Dialekti është një variant i një

gjuhe, i cili shërben si mjet komunikimi për një kolektiv pak a shumë të vogël njerzish,

përfaqësuesit e të cilit kanë mardhënie të drejtpërdrejta një një teritor të caktuar.”

Gjuha shqipe ka vetëm dy dialekte: gegërishten (veriu) dhe toskërishten (jugu).

Kufiri ndarës ndërmjet dy dialekteve të shqipes është lumi i Shkumbimit: në të djathtë të

këtij lumi shtrihet - gegërishtja dhe në krah të majtë të tij, shtrihet- toskërishtja.

Janë gëgë shqiptarët e Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë Veripërëndimore dhe gjithashtu

arbneshët e Zarës duke ruajtur të folmen e moqme, të ngjashme me të folmen që na është

fiksuar nga “ Meshari i Gjon Buzukut”.

Gjuha dialektore është një tërësi e ndërlikuar, që përbëhet nga sisteme të ndryshme me tipare

të përbashkëta dalluese me teritoret ku shtrihet. (Gjinari J,Shkurtaj,Gj, 2003, pp. 28,29)

Dallimet dialektore prekin edhe strukturën gramatikore, edhe fondin kryesorë të fjalëve, por

jo në atë masë që të qojnë në një sistem krejt më vete, sepse po të ishte kështu, atëherë

dialektet do të ishin gjuhë të veçanta.

Për disa shkeuj me radhë edhe pas Buzukut, Matrangës, Budit , Bardhit, Bogdanit e të tjerë,

gjuha shqpie mbeti një gjuhë jo zyrtare, e shkruar mbi baza dialektore: a) të gegërishtes duke

u karakterizuar me shkrimtarët të përmendur më lartë, dhe b) të toskërishtes, një traditë që

fillon më vonë se ajo gegë por që u fuqizua pas Rilindjes Kombëtare (më 1908 në Kongresin

e Manastirit). (Gjinari J,Shkurtaj,Gj, 2003, pp. 34, 35).

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

9

Edhe pas shpalljes së Pavarësisë (1912) deri më 1939, u bënë disa hapa përpara në lëmin e

gjuhës së shkruar, porse nuk u arrit njësimi i shqipes.

Veprimtaria e Komisisë Letrare e Shkodrës, u përpoqën për ta shpënë drejt një zgjidhjeje sa

më shkencore problemin e gjuhës së njësuar shqipe. Komisia Letrare e Shkodrës, frymëzohej

nga ide të mëdha kombëtare dhe atdhetare, poashtu mbështetej në një njohje të thellë

shkencore, të gjuhës shqipe e të dialekteve të saja.

2.2 Karakteristikat

Karakteristikë themelore e dialekteve është paskajorja që i përfshinë të dy tiparet, si në

gegërishte ashtu në toskërishte, në formë variantesh. Ato nuk janë të njejta për nga struktura e

tyre.

Tipi i paskajorës së gjuhës letrare (kupto standarde), i përbërë nga pjesëza parafoljore për dhe

emri foljor asnjanës i pashquar (për të punuar), egziston si tip i vetëm në gjithë toskërishten.

Ndërsa në të folmet e gegërishtes është tipike paskajorja e formuar nga pjesëza përemrore

me dhe nga pjesorja e foljes (me punue).

Në gegërishte kjo paskajore kryen edhe shumë funksione të lidhores. (Gjinari J,Shkurtaj,Gj,

2003, p. 240)

Kjo paskajore ka shtrirje të gjerë në gjithë gegërishten. Më pak del e përdorur në të folmen e

Elbasanit dhe në ato kalimtare. Krahas kësaj forme, që është dominuese në gegërishte, në

këtë nëndialekt ekziston edhe një variant tjetër. Forma për me punue, si variant tjetër, del më

pak i përdorshëm.

Forma e paskajores gege e tipit me punue, është një prej formave më të vjetra të

dokumentuara në gramatologjinë shqiptare. Ajo del e dokumentuar qysh në veprat e Budit,

Bardhit dhe të Bogdanit. Kjo formë e pashtjelluar foljore është përdorur gjithashtu prej

shkrimtarëve klasikë shqiptarë të shekullit IX dhe gjysmës së parë të shekullit XX (p.sh. tek

Fishta, Mjeda, Migjeni, Pashko Vasa, Koliqi, Shiroka etj.) dhe po vazhdon me autorë të rinj

në fillimshekullin XX-të. Forma me punue është karakteristika kryesore e gegërishtes. Mbi

bazë të përdorimit të saj edhe sot e gjithë ditën, madje edhe në ligjërimet formale, mund të

përcaktohet fare lehtë përkatësia dialektore e cilido shqipfolës. (Kolgjini, M, 2011, pp. 2017,

2019)

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

10

2.3 Standartizimi i gjuhës shqipe

Fillimisht sa i përket konceptit normë në përdorimin e saj, vlen të theksohet se normë nuk

duhet kuptuar vetëm trajtat, fjalët, ndërtimet dhe gjedhet fjalëformuese e sintaksore më të

përhapura që shpallen si të detyrueshme për t’u përdorur nga të gjithë folësit e një gjuhe, por

edhe tërësia e rregullave për përdorimin e tyre.

Në këtë kuptim të dytë norma përbën një kod.Të tilla kode janë: “Drejtshkrimi i Gjuhës

shqipe“ dhe “Rregullat e pikësimit në gjuën letrare shqipe “. (Munishi, Sh, 2013, f. 47)

Sipas Bardh Rugovës, proceset e planifikimit të shqipes janë të hershme e komplekse, ndërsa

hapat vendimtarë drejt standardizimit janë bërë pas luftës së Dytë Botërore, në atë kohë

hapësirat shqiptare dominohen nga tipi dirigjist i organizimit shoqëror dhe me shkallë të lartë

të analfabetizmit. (Rugova, B, 2009, f. 69)

Çështja e themelimit të gjuhës letrare është një nevojë e rëndësishme. Nëse shqipëtarëve u

nevojitet për të shërbyer kombin, atëherë forma më e mirë e shërbesës është themelimi i një

gjuhe të pastër letrare.

Nga historia e gjuhësisë mësojmë se gjuha e çdo kombi, cilado qoftë ajo, nuk është krijuar

nga trazirat e dialekteve të vendit por duke i shuar dialektet e tjera e duke dalë një dialekt

nga shkaqet historike.

2.4 Thjeshtësia e gjuhës

Një gjë quhet e thjeshtë kur nuk ka asgjë tjetër brenda veç natyrës së vet të vërtetë.

Mbasi elementet prej të cilave mblidhet gjuha janë fjalët, atëherë një gjuhë cilësohet e

thjeshtë d.m. th.: e pastër, atëherë kur fjalët e saj janë brumi i vet, pra nuk janë fjalë të huaja.

Kuptohet se çiltërsia dhe thjeshtësia e gjuhës qëndron në përdorim të atyre fjalëve e

konstrukteve të cilat janë të përdorura e të gjalla në gojë të popullit, e që përdoren prej

letrarëve e gjuhëtarëve të përmendur.

Gjuha është mëndesha jonë mendore, (Xhuvani, A, 1968, p. 15) marrja frymë e mendjes dhe

e shpirtit, qëllimi më i gjallë nuk është të jemi vetëm një komb por të kemi vlera gjuhe.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

11

2.5 Pastërtia e gjuhës

Çështjet që bisedohen më së shumti në standardizimin e gjuhës (Xhuvani, A, 1968, p. 15)

letrarët e shkrimtarët e shqipes, përpiqen dhe janë përpjekur që gjuha e tyre të jetë sa më e

pastër nga elemente të huaja.

Nuk duhet të hamendësojmë se kjo orvajtje e pastrimit të gjuhës është gjë e re në jetën tonë si

popull, sepse ky interesim i ka rrënjët e vjetra që nga shkrimtarët e hershëm si: Budi e

Bogdani, që në fill të veprave të tyre.

Më 1935 estabilishmenti i atëhershëm kulturor e shkencor, e kishte ftuar A. Xhuvanin me të

tjerë që të merrej me hartimin e drejtshkrimit të shqipes.

Më 1947 e më tej deri në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, ai ishte pa ndërprerë në punët e

hartimit të drejtshkrimit të shqipes apo të mjeteve të tjera të nevojshme për standardizim.

Lidhur me projektin e përcaktimit të një gjuhe unike letrare e kombëtare shqipe Eqrem Çabej

i cili ishte dhe kryesori në punën e këtij hartimi, më 1952 kishte kërkuar të bëheshin dy gjëra

themelore:

1. Të mblidhej materiali gjuhësor në teren.

2. Të studiohet mirë ai material.

Kjo ishte mënyra përmes së cilës të mund të arrihej një zgjidhje për çështjen e madhe.

(Xhuvani, A, 1968, p. 32)

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

12

KAPITULLI III

METODOLOGJIA E PUNIMIT

3.1 Objekti i studimit

Ky punim diplome për objekt studimi ka përdorimin e dialekteve në institucionet

parashkollore në komunën e Gjakovës:

Dialektet në institucionet parashkollore përdoret më shumë se gjuha standarde

Përzierja e variatetit ghuhësor ë të folur

Ndikimi i folsit të standardes

3.2Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i hulumtimit është që ti nxjerrë në pah shkeljet e normës së folur në këto pika:

Të shohim konkretisht se cilën nga dialektet e zotërojnë mësimdhënësit

Sa e përdorin gjuhën standarde

Faktorët që kanë ndikuar në nivelin e të shprehurit gjuhësor dhe të zgjidhim

dilemat rreth kompetencave të mësimdhënësve.

3.3 Rëndësia e studimit

Kjo temë mendojmë se do të jetë e rëndësishme për t`u trajtuar,për faktin se:

1. Është temë më pak e studiuar deri më tani;

2. Nuk i mungon aktualiteti;

3. Është me interes si në aspektin shkencor ashtu edhe në atë shoqëror;

4. Përfundimet të cilat do t`i nxjerrim nga ky punim do të mund t`i shërbejnë;

DKA-së; MASHT-it dhe mësimdhënësve të gjuhës shqipe për të parë nivelin e

zotërimit të normës së shkruar shqipe.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

13

3.4 Realizimi i hulumtimit

Hulumtimi ynë do të realizohet përmes këtyre hapave:

Mbledhja dhe vlerësimi i literaturës;

Nxjerrja e rezultateve përfundimtare dhe interpretimi i tyre;

Analizimi i të dhënave.

3.5 Metodat e hulumtimit

Metodat të cilat i kemi përdorur gjatë hulumtimit tonë janë:

Analiza teorike;

Metoda e vëzhgimit;

Metoda hulumtuese;

Metoda e përshkrimit.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

14

KAPITULLI IV

4.1 ANALIZAT NË TË DY SHKOLLAT E KOMUNËS SË GJAKOVËS

Për ta hetuar shkallën e zbatimit të normës së shqipes së folur dhe për të krijuar një pasqyrë

më të qartë për zotërimin e saj nga edukatorët në Komunën e Gjakovës, e kemi parë të

nevojshme fillimisht të hulumtojmë dhe pastaj të analizojmë atë, prej së cilës do të

mundohemi t’i nxjerrim në pah edhe shkaktarët e zotërimit në shkallë të ulët të saj.

Fillimisht kemi bërë një vëzhgim të punës së tyre.

Për këtë vëzhgim ne i kemi marrë të paktën nga disa orë vëzhgimi të secilës edukatore, pastaj

kemi parë pikëpamjet dhe njohuritë e tyre për standardin e shqipes, përmes programit

edukativ të realizuar me fëmijët.

Në hulumtimin tonë kemi bërë kryesisht orë edukative, duke e konsideruar këtë si formën më

të përshtatshme për të parë zotërimin e normës së shqipes së folur.

Më poshtë kemi paraqitur disa tabela që zotërojnë normën e shqipes së folur në shkollat e

Komunës së Gjakovës.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

15

4.2EMRI

Emër quhet ajo fjalë emërtuese, që emërton qenje të gjalla, gjëra konkrete dhe abstrakte. Emri

ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit (njëjës dhe shumës), të rasës (emërore) dhe

trajtës (shquar dhe të pashquar).

Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe të përveqëm, emra konkret dhe abstrakt.

Emri ka tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjenëse. Emri i ka dy trajta: trajtën e shquar

dhe të pashquar. Si kriter për klasifikimin e emrave në tipa të lakimit zakonisht merret emri

në trajtën e shquar të numrit njejës në rasën emrore. (Nushi, M, 2003, pp. 74, 75, 77)

Shkolla “ Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë

Emrat

Përdorimi

Dialekti Standardi

Berki Barki Barku

Kervet Shtrat Krevat

Vet Unë Unë

Fjela Fjala Fjala

Derti Halli Brenga

Poterë Zhurma Zhurma

Durt Duart Duart

Qaj Ai Ai

Menja Menja Mendja

Vakti Vakti Koha

Kingji Kingji Qengji

Jastyku Jasteki Jastaku

Kapuqi Kapela Kapela

Kryt Kryet Koka

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

16

Shkolla “Anton Qeta “ – Dol

Emrat

Përdorimi

Dialekti Standardi

Shpija Shpija Shtëpia

Muji Muji Muaji

Moti Moti Koha

Emni Emni Emri

Njana Njana Njëra

Menja Menja Mendja

Senet Gjanat Gjërat

Hana Hana Hëna

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

17

4.3 MBIEMRI

I takon klasës së fjalëve të ndryshueshme, që emërton tiparet e mardhëniet e qenjeve të gjalla

e të sendeve. Edhe mbiemri ka kategorine gramatikore të gjinisë, të numrit e të rasës, dallohet

nga emri sepse nuk e ka kategorine gramatikore të trajtës por ka kategorinë gramatikore të

shkallës.

Në kuptimin leksikor të tyre i ndajme në: mbiemra cilësorë (të mirëfillt) p.sh.: i bardhë, të

cilët kanë kategorinë gramatikore ta shkallës dhe të përbëra. Mardhënjorë (jo të mirëfillt),

janë të prejardhur, p.sh.: e drunjët.

Sipas strukturës i ndajmë në: mbiemra të nyjshëm dhe të panyjshëm. Gjinia e mbiemrit është

e varur nga gjinia e emrit. Kjo do të thot se cilën gjini e ka emri, duhet ta ketë e varur edhe

mbiemri, p.sh.: nënës i mirë. Mbiemri në gjuhën shqipe ka tri shkallë:

Shkalla pohore - e cila emërton një cilësi të sendit jasht krahasimit, p. sh.: i mirë , i bukur, etj.

Shkalla krahasore – kur cilësia e dhënë krahasohet me të njëjtën cilsi te senet e ndryshme, p.

sh.: më e dashur se e motra etj. (Nushi, M, 2003, pp. 104, 107, 109)

Shkolla “ Anton Qeta”- Dol dhe ” Ganimete Tërbeshi – Gjakovë”

Mbiemrat

Përdorimi

Dialekti Standardi

I vocërr I vogël I vogël

I shtirë I fshtirë I vështirë

I zhdërvjelltë I shkatht I shkathët

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

18

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

19

4.4 FOLJE

Folja është fjalë emërtuese, pjesë e ligjëratës qe emëtron një veprim dhe ka kategorinë

gramatikore: të vetës, të numrit, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës. Foljet sipas kuptimit

dhe shërbimit që kryejnë në fjali, mund të jenë: folje themelore, ndihmëse dhe

gjysmëndihmëse. Foljet gjysmëndihmëse ndahen në: këpujore, modale dhe foljet që shprehin

mënyrën e veprimit. Të gjitha foljet ndahen në: foljet kalimtare dhe në folje jokalimtare.

(Nushi, M, 2003, pp. 152, 153)

Shkolla “ Anton Qeta”- Dol

Foljet

përdorimi

Dialekti Standardi

Thanë Thanë Thënë

Bo Ba Bërë

Qu Qohu Ngritu

Kena Kena Kemi

Kqyrni Kqyrni Shikoni

Kini Keni Keni

U ba U Ba U bë

Qite Fute Vendose

S’kena S’kena S’kemi

Mani Mani Mbani

Smu Smurë Sëmurë

Knoni Knoni Këndoni

Thuni Thuajani Thuani

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

20

Shkolla “ Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë

Foljet

Përdorimi

Dialekti Standardi

Përmen Përmen Përmend

Shtri Shtri Shtri

Lypi Lypi Kërkoj

Hup Hup Humb

Kemi bo Kemi ba Kemi bërë

Majt Majt Mbajt

Jap Jap Dhënë

Mshel M’yll Mbyllë

Kena Kena Kemi

Qu Ngritu Ngrihu

Kcy Kcy Kërcyer

Ki Ki Ke

Hajdi Hade Eja

U bo U ba U bë

Kqyrni Shikoni Shiqoni

Jini Jeni Jeni

Gjuni Hedhni Hudhni

Hongër Hangër Ngrënë

Boll Boll Mjaft

Ngjehi Njehi Numëro

Kqyre Shife Shikoje

Kena Kena Kemi

Qohu Qohu Ngrihu

Me konë Me kanë Me qenë

Ungji Uli Uluni

Celli Silli Rrotullohuni

Dava Ndava Ndaj

Morra Mora Mora

Jap Japa Dhash

Vjen Vjen Vjen

Mani Mani Mbani

Me punu Me punu Për të punuar

Hajdi Hajde Ejani

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

21

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

22

4.5 NDAJFOLJET

Ndajfolja si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, plotëson kuptimin e foljes, duke emërtuar

rrethanën, cilësinë e veprimit dhe tregon shkallën e cilësisë së mbiemrit.

Ndajfolja dallohet nga pjesët e tjera të pandryshueshme të ligjëratës, sepse në fjali përdoret si

gjymtyrë më vete. Ndajfoljet në bazë të kuptimeve që shprehin dhe shërbimit që bëjnë në

fjali, klasifikohen në dy drupe: ndajfolje përcaktore dhe ndajfolje rrethanore. (Nushi, M,

2003, pp. 192, 193)

Shkolla “ Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë

Shkolla “ Anton Qeta” - Dol

Ndajfoljet

Përdorimi

Dialekti Standardi

Qysh Si Si

Qtash Tashti Tani

Duhet Duhet Duhet

Tu pa Tuj (pa) Duke (parë)

Em duket Mdoket Më duket

En Në Në

Qaq Qaq Aq

Masnej Mandej Pastaj

Tungji Krejt Të tërën

Qera Tjera Të tjera

Ndajfoljet

Përdorimi

Dialekti Standardi

Tu ( pa) Tuj pa Duke parë

Duhi Duhet Duhet

Knej Ktej Këndej

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

23

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

24

4.6 PËREMRAT

Përemri është fjalë treguese,pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë të përgjithshme frymorë,

sende, tipare ose sasi të pacaktuar frymorësh.

Me disa përjashtime përemrat kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

Përemrat vetorë dhe pronorë kanë edhe katagoritë gramatikore të vetës, që përkon me

kuptimin leksikor të këtyre përemrave.

Përemrat vetorë, si pjesë e ndryshueshme të ligjeratës, kanë kategorinë gramatikore të rasës,

d. m. th. lakohen.(Nushi, M, 2003, pp. 122, 123)

Shkolla “Ganimete Tërbeshi”- Gjakovë

Shkolla “ Anton Qeta “- Dol

Përemrat

Përdorimi

Dialekti Standardi

Qto Kto Këto

Shka Shka Çka

Qta Kta Këtë

Qysh Qysh Si

Përemrat

Përdorimi

Dialekti Standardi

I joti I yti I juaji

Qysh Shka Si

Kan Kënd Cilin

Shka Qka Çfarë

Qaj Ai Ai

Qajo Ajo Ajo

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

25

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

26

4.7 PJESORJA - LIDHORJA

Pjesëza i takon klasësë së fjalëve të pandryshueshme, përdoret për të shprehur ngjyrime

kuptimore plotësuese të një fjale të veçantë, të një fjale apo togfjalëshi, të një fjale të tërë,

përkatësisht anën emocionale të të folurit, për të ndërtuar forma gramatikore.

P.sh.: Keshu pra etj.

Sipas strukutrës pjesëzat ndahen në: pjesëzat fjalë të thjeshta, të përngjitura, lokucionet.

Sipas kuptimit pjesëzat i ndjamë në katër grupe: pjesëzat që shprehin ngjyrime të ndryshme

kuptimore, pjesëzat dëftuese, pjesëzat përsaktësuese, pjesëzat përforcuese.

Lidhëzat- i takon klasës së fjalëve të pandryshueshme, përdoret për të lidhur dy njësi

saktësore, përkatësisht dy gjymtyrë të fjalisë.

Veçoria themelore e tyre është funksioni lidhës, ato ngjajnë më përemrat lidhorë, mirpo

dallohen nga lidhorët.

Nga pikëpamja lidhore, lidhëzat i ndajmë në dy grupe: lidhëza të parme, të tilla janë: e, dhe,

edhe etj. Jo të parme janë: lidhëza janë ato që kanë dalë nga pjesë të ndryshme të ligjëratës

me konversion. P.sh.: nga ndajfoljet, përemrat pyetës, foljet, përemri lidhor dhe nga pjesëza

pyetëse.(Nushi, M, 2003, pp. 214, 216, 223)

Lidhorja Pjesorja

Përdorimi Dialekti Standardi

Me (shkru) Me (shkru) Për të shkruar

Me (punu) Me (punu) Për të punuar

Me (lidhë) Me (lidhë) Për të lidhur

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

27

4.8 NUMËRORI

Numërori është fjalë numëruese, pjesë e ligjëratës që tregon numra abstrakt ose sasi të

caktuara frymorësh ose sendesh të një lloji.

Numërorët e parë quhen numërorët themelorë, ndërsa të dytët thyesa. Numërorët themelor (të

mirëfillt), paraqesin njësi të plota, elemente të sistemit të numrimit: një, dy,tre, etj.

Numërorët themelorë janë fjalë të parme, të përngjitura, të përbëra dhe lukucione. Janë fjalë

të parme numërorët themelor: nga zero deri te dhjeta.

Të përngjitura - janë nga njëmbëdhjeta deri te nëntëmbëdhjeta

Të përbëra - janë numërorët si: pesëdhjetë, tetëdhjetë, dyqind etj.

Lokucionet - janë numërorët themeolr si: njëzet e dy, njëqind e pesëdhjetë e pesë etj. (Nushi,

M, 2003, pp. 118, 119)

Shkolla “ Anton Qeta”- Dol dhe “Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë

Numërori

Përdorimi

Dialekti Standardi

I (herë) Nji (herë) Një herë

Njo Nji Një

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

28

KAPITULLI V

5.1 ETIMOLOGJIA E FJALËVE NË TË DY SHKOLLAT DOL DHE

GJAKOVË

https://archive.org/details/Memoria_201806

Fjalët

Prejardhja

Ai Nga gjuhët indoevropiane

Mbyllë Nga gjuhët latine

Ngritu Nga turqishtja e vjetër

Kcy Nga turqishtja e vjetër

Hade Nga turqishtja e vjetër

Boll Nga turqishtja e vjetër

Qohu Nga turqishtja e vjetër

Shife Nga gjuha sllave

Njehi Nga gjuha sllave

Silli Nga gjuha sllave

Ndaj Nga gjuha italiane

Me punu Nga gjuhët indoevropiane

Me kanë Nga gjuhët indoevropiane

Me lidhë Nga gjuhët indoevropiane

Hana Nga gjuhët latine

Muji Nga gjuhët turke

Jap Nga gjuhët greke

Vjen Nga gjuhët greke

Hajde Nga gjuhët turke

Fute Nga ghuhët neolitane

Krevet Nga gjuhët rumune

Shtrat Nga gjuhët rumune

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

29

KAPITULLI VI

LEKSIKU I TË FOLMEVETË GJAKOVËS TË FESË MUSLIMANE

DHE KATOLIKE

Meqenëse tema jonë ka të bëjë me ndryshimin e dy shkollave të Komunës së Gjakovës,

duke marrë parasysh që hulumtimi ynë në shkollën “ Ganimete Tërbeshi” ishin më shumë të

fesë myslimane dhe shkolla “ Anton Qeta” në fshatin Dol, përfaqësonin më shumë fëmijët e

fesë katolike, e pame të arsyeshme t’i nxjerrim disa të dhëna në lidhje me të folmen dhe

ndryshimet e këtyre dy shkollave.

6.1 FJALË E SHPREHJE NË TURQIZMA

Leksiku i të folmes së Gjakovës, e folmja e Gjakovës me fshatrat përreth, korpusi leksikor,

nga pikëpamja dialektologjike dhe fetare paraqet mjaft ndikime ndërgjuhësore të burimeve të

ndryshme.

Në komunën e Gjakovës, banorët e saj i përkasin fesë myslimane dhe katolike.

Një tipar i përbashkët që i shquan gjuhët e Ballkanit nga gjuhët e tjera indoevropiane të

kontinentit, është edhe prania e një shtrese fjalësh të ardhura nga turqishtja, të cilat disa

studiues i quajnë thjesht turqizma e disa orientalizma, meqë një pjesë e mirë e tyre janë me

burim nga arabishtja e nga persishtja dhe turqishtja ka qenë vetëm gjuha ndërmjetëse.

Si në gjithë gjuhën shqipe standard e jostandard edhe në të folmen e Gjakovës, ndeshim

mjaft turqizma e serbizma, të cilat janë më të dukshme në të folmen e myslimanëve. Këto

dallime që i kemi hasur, janë të lidhura ngushtë me traditat dhe padashur është bërë ndarja

shoqërore .

-Agë-a, em. turq. Zoti i shtëpisë, por që përdoret edhe për moshën e vjetër si formë nderimi. -

akraba, em. tur. fis - aman, pasth. turq. të lutem! - allahile, pasth. arab. pashë Zotin! -

angllatisë, folje. turq. Përshtat. - arushan, mb. ariu (kur duan të shajnë ndonjë si i madh dhe

i pa ditur). - asajde, ndajf. andej, asaj ane (përdoret në fshatrat e Gjakovës). - ashqihone, em.

turq. aneks kuzhine. - atijne/atina, përem. atij. - axha, em. xhaxhai (vëllai i babait). - avitem,

folje, afrohem. - baballëk, em. turq. vjehrri i dhëndrit ose Babai i gruas. - bacë/baca, em,

vëllai i madh. - baticë, em. serb. zonjë shtëpie, gruaja që e shikon mbarëvajtjen e shtëpisë. -

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

30

badihava, ndajf. turq. kot, kot së koti. - bahce, em. turq. kopsht. - bajrak, em. turq. flamur. -

bardak, em. turq. gotë.

6.2 Përdorimi i disa shprehjeve tek muslimanët

1. All-llahu Ekber (لال كأ ه Allahu (Zoti ) është më i Madhi) - رب

2. Ajet (Kur’anor), varg, fjalë, fjali, periudhë (Kur’anor-e).

3. Azraili, ëngjëlli i vdekjes, që u merr njerëzve shpirtin, kuptohet me lejen e Zotit.

4. Abdesi, është një lloj pastrimi që duhet bërë para se dikush të falet apo të lexojë

Kuranin.

5. Agjërim, kur një mysliman gjatë muajit të Ramazanit ose ndonjë herë tjetër rri pa

ngrënë dhe pirë nga syfyri deri në aksham.

6. Akide, besim

7. Aksetizëm, kur një mysliman i jep përparësi Ahiretit përpara kësaj bote.

8. Aulemee (لع .njerëzit e ditur në Islam ,(njëjësi: alim), (ءام

9. Aurf (رع .traditë), ف

1ç. Aiid (ع fjala “Eid” është fjalë arabe, që do të thotë kremtim, festim, lumturi periodike), دي

dhe gosti. Në Islam janë dy Eid-e, që do të thotë festa e Ramadanit (Eid el-Fitr) dhe festa e

Sakrificës (Eid el Edhahii).

11. Aiid ul-Edhahii (ع ال دي ضأ ع) Festa e Kurban Bajramit. 12. Aiid ul-Fitr) - ىح فال دي - رط

(Festa e Fiter Bajramit (pas Ramazanit).

6.3 Përdorimet e disa shprehjeve te katolikët

1. Amen, fjalë hebraike, rrënja e së cilës nënkupton shumë domethënie: qëndrueshmëri,

shpresë, e vërteta. Fjala amen do të thotë se ajo që është thënë konsiderohet si e vërtetë.

Përkthimi “ashtu qoftë” shpreh një dëshirë, por nuk shpreh kuptimin e saktë të fjalës.

2. apostujt, nga greqishtja ‘apostolos’, i dërguari, përfaqësues zyrtarë. Në kuptimin e ngushtë

të fjalës, apostujt janë dymbëdhjetë nxënësit që Jezusi i zgjodhi për shokë të tij të afërt, për

dëshmitarë të tij para botës dhe për predikues të ungjillit të tij. Ndërsa në kuptimin e gjerë të

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

31

fjalës “apostull” tregon atë që mbart mesazhin e ungjillit apo, më gjerësisht, atë që mbron një

ide ose lufton për një gjë të mirë.

3. acik ndajf. veçmas, ndaras.

4. adalet-i (hadalet), em. (turq) gja adalet, gjë e hatashme, e përbindshme, shëmtim, rrënim,

p.sh., e bani adalet, bani adelet n’tà.

5. aht-i, em. (turq.) e drejta që i përket dikujt, drejtësia, haku, jam n’aht tan, jam përgjegjës

ndaj teje, e ndjej veten fajtor ndaj teje, të kam hyrë ne hak.

6. amanet-i, em. (turq.) pasuri ose ndonjë gjësend që i lihet dikujt në besim, ja lash amanet, ia

lash në besim që ta ruajë dhe të kujdeset për të.

7. apet (opet) ndajf. (sërb.) përsëri, prapë

8. allahile pasth. pashë Zotin!

9. akllagi-ja (më drejtë okllagi-ja) turq. petës, hollonjës, tëhollës, tëhollës.

10. azgan em. (turq.) trim; djalë azgan.1

1http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/03/Doktoratura-Sindorela-Doli-Kryeziu-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

32

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Çështja e nivelit të zotërimit të shqipes standarde e veqanarisht normës së folur nga

edukatorët e Komunës së Gjakovës, është temë më pak e trjatuar deri më tani.

Padyshim se shkolla ka ndikim të madh tek fëmijët për mësimin e gjuhës së folur, por përveq

shkollës rol të madh luan edhe rrethi ku jeton, duke mos harruar që edhe mediumet bartin pas

vetes një barrë të konsiderueshme të përgjegjësisë.

Hipoteza jonë (e paraqitur në hyrje të punimit), se niveli i përdorimit të dialektit në Komunën

e Gjakovës është i lartë dhe kjo u vërtetua nga shembujt të cilët i kemi nxjerrë dhe i kemi

demonstruar në punim.

Përmes vështrimit që kemi bërë, kemi vërejtur se aty dëshmohet: a. mosnjohja e rregullave

gjuhësore në të folur, b. mosrrespektimi i normës së folur në disa raste.

Përfitimi i njohurive të fëmijëve nga ky grup i edukatoreve është i vogël, ngaqë disa nga

edukatoret i ikin përgjegjësisë së punës. Faktë tjetër i mospërfilljes se standardit është se,

këto edukatore pjesën më të madhe të kohës flasin dialektin gegë, çka do të thotë që edhe më

shumë e vështirëson nxënjen e standardit të shqipes.

Duke parë se niveli i shqipes së folur nuk është i kënaqshëm, duhet të bëjmë më shumë

ndryshime për këtë gjendje. Shtimi i fondit të orëve i të folmes së gjuhës standarde në

shkollat tona, sidomos në shkollimin parafillor, do t’i kontribuonte sado pak përmirësimit të

gjendjes së tanishme.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

33

INDEKSI I EMRAVE

GJ

Gjinari, 7, 8

I

Instituti, 8

M

Munishi, 9

N

Nushi, 14, 16, 18, 21,23, 25

R

Rugova, 9

Xh

Xhuvani, 9, 10

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

34

Bibliografia

Gjinari J,Shkurtaj,Gj. (2003). Dialektologji.Tiranë

Instituti i ghuhësisë. (2011). Shqipja në etapën e sotme.Tiranë.

Munishi, Sh. (2013). Problemet e shqipes standarde në Kosovë.Prishtinë

Nushi, M. (2003). Ghuha e sotme shqipe.Prishtinë

Rugova, B. (2009). Gjuha e gazetave. Prishtinë

Xhuvani, A. (1968). Drejtshkrimet e gjuhës shqipe.Tiranë

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/03/Doktoratura-Sindorela-Doli-

Kryeziu-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf 11. 07. 2019

https://archive.org/details/Memoria_201806 10. 07. 2019

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... DIPLOME... · 3 Abstrakti Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes

35

Unë, Lindita Tuqi-Lekaj me përgatitje profesionale: Master i Shkencave të Filologjisë, nën

përgjegjësinë morale më datë: 18.07.2019, jap këtë:

DEKLARATË

Unë, Lindita Tuqi-Lekaj, deklaroj që kam lekturuar punimin e: Merita Komani, me temë

“Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”.

Gjakovë, 18.07.2019

Tel: 045-966-337 Lektor i/e ______________

E-mail: [email protected] Nënshkrimi ____________