22
ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN DHE AUDITIMIN E KOMPANIVE Frederic Gielen Ana Cristina Hirata Barros Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 1 -

ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN DHE AUDITIMIN E KOMPANIVE

Frederic GielenAna Cristina Hirata Barros

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 1 -

Page 2: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN DHE AUDITIMIN E KOMPANIVE

I. VËSHTRIM MBI BASHKIMIN EUROPIAN

Shtetet Anëtare dhe politika europiane e fqinjësisë1.Bashkimi Europian (BE apo “Bashkimi”) momentalisht përmban 25 shtete (EU25). Në vitin 1958, Marrëveshja e Komunitetit Ekonomik Europian gjithashtu e njohur edhe si Marrëveshja e Romës krijoji një treg të përbashkët, një bashkim të doganave, dhe kështu ofroi lëvizjene lirë të kapitalit dhe të fuqisë punëtore në mesin e gjashtë palëve nënshkruese që në atë kohë ishin: Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Luksmburgu dhe Holanda. Këto shtete janë themelueset e Bashkimit Evropian. Si pjesë e BE u bënë edhe disa shtete dhe kjo u realizua nëpërmes të pesë zgjerimeve të BE, ku në të parën (1973) u bashkangjit Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Zgjerimet e dyta dhe te treta përfshinë Greqinë(1981), si dhe Spanjën dhe Portugalinë(1986) Zgjerimi i katëert përfshiu Austrinë, Finlandën dhe Suedinë(1995). Në përgjithësi, shtetet e Bashkimit Evropian deri në vitin 1995 janë të njohura si EU15. Zgjerimi i pestë i cili gjithashtu njihet edhe si zgjerimi i cili përfshiu numrin më të madh të shteteve në historinë e BE-së ishte ai i datës 1 Maj 2004 me ç’rast u përfshinë Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Latvia, Lituania, Malta, Polonia, Slovakia dhe Slovenia(“shtetet e reja anëtare”).2. Më 6 tetor 2004, Komisioni Evropian lëshoi një raport me ç’rast u konfirmua që Bulgaria dhe Rumunia pritet që të bëhen pjesë e BE-së deri në vitin 2007, me kusht që të vazhdojnë me reformat e tyre deri në atë kohë, në të kundërtën, në raport do të propozohet shtyerja e datës deri në vitin e ardhshëm. Raporti duhet që të nënshkruhet apo të vërtetohet nga udhëheqësit e 25 Shteteve Anëtare kur ata të takohen në Dhjetor 2004. Gjithashtu më 6 Tetor 2004, Komisioni Evropian ka rekomanduar biseda të hapura me Turqinë mbi pranimin por nuk ka caktuar ndonjë datë specifike. Edhe ky rekomandim duhet që të nënshkruhet nga udhëheqësit e Shteteve Anëtare në BE në Dhjetor dhe me këtë rast zyrtarët kanë paralajmëruar se kanë mbetur prezente shumë ndalesa. Andaj, anëtarësimi i plotë për Turqinë mund të zgjasë një dekadë apo më tepër. Në anën tjetër Kroacia është zyrtarisht kandidate potenciale për anëtarësim në BE dhe do të fillojë negociatat për anëtarësim në vitin 2005. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka një aplikacion të pazgjdhur.3. Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni janë anëtarë të “Regjionit Ekonomik Evropian” dhe për këtë arsye kanë qasje në tregun e veçantë të BE-së. Mirpëo ato nuk marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes në BE. Përpos kësaj BE bën Marrëveshjet e Partneriteteve dhe Bashkëpunimeve dhe/apo të Asociimit1 më shumë shtete në tërë botën nëpërmes të Politikës së marrëdhënieve fqinjë Evropiane(ENP). 2 ENP dallon nga çështja e anëtarësimit potencial, dhe EU tani për tani nuk u ofron vendeve të ENP mundësinë e anëtarësimit.

Organet dhe Institucionet e BE-së 4. Ekzistojnë pesë intitucione ku secila luan rol të posaçëm:

Parlamenti Evropian (që janë të zgjedhura nga njerëzit e Vendeve Anëtare) Këshilli i Bashkimit Evropian (që përfaqësojnë qeveritë e vendeve anëtare) Komisioni Evropian (organi ekzekutiv) Gjykata(që siguron pajtueshmërinë me ligjin dhe Oda e Auditorëve – (kontollimi i menaxhmentit themelor dhe ligjor të buxhetit të

BE-së)

Këto veprojnë përkrah pesë organeve të tjera më rëndësi të posaçme:

1 Këto marrëveshje janë bilaterale dhe secila marrëveshje paraqet një grup të ndryshëm të objektivave. Disa marrëveshje mes tjerash përqëndrohen në dialogun ekonomik, dialogum politik, liberalizimin e tregëtisë, përderisa të tjerat shpiejnë drejt një marrëveshje të anëtarësimit(psh të gjitha vendet anëtare kishim Marrëveshje të Asociimit me BE-në që detajizonin kornizën për integrimin e tyre gradual në BE).2 Vendet që përfshihen me ENP janë: Maroko, Tunisia, Algjeria, Libia, Egjipti, Autorietetet Palestineze, Jordani, Izraali, Libani, Siria, Azerbejxhani, Armenia, Gjeorgjia, Moldova, Ukraina, Belarusia dhe Rusia.

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 2 -

Page 3: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

Komisionit Ekonomik dhe Social Evropian(shpreh opinionet e shoqërisë së organizua civile mbi çështjet ekonomike dhe sociale)

Komisioni i regjionit ( shpreh opinionet e autoriteteve locale dhe regjionale) Banka Qëndrore Evropiane(përgjegjëse për politikat monetare dhe për menaxhimin e euros) Ombudspersoni Evropian(merret me ankesat e qytetarëve lidhur me keqadministrimin në

institucionet e BE-së) dhe Banka Investive Evropiane (ndihmon në arritjen e objektivave të BE-së nëpërmes të financimit të

projekteve investive)

Një numër i konsiderueshëm i agjensive dhe i organeve kompletojnë sistemin.

II. TREGU I BRENDSHËM

5. Tregu i brendshëm është një nga bazat fundametale të Bashkimi Evropian. Është i dedikuar për të bërë lëvizjen e mallërave, njërëzve, shërbimeve dhe kapitalit përbrenda Bashkimit Evropian në mënyrë që ato të funskionojnë njëlloj si të ishin brenda kufinjëve të një shteti.

Institucionet Evropiane fillimisht përgjegjëse për Tregun e Brendshëm 6. Komisioni Evropian – Drejtorati i Përgjithshëm (DP) Tregu i brendshëm

Kjo paraqet departamentin më të rëndësishëm të BE-së që merret me tregun e brendshëm. DP tregu i brendshëm koordinon politikat e Komisionit për tregun e veçantë të BE-së. Përpos përgjegjësisë për funksionimin e tregut të veçantë, DP Tregu i brendshëm ka për detyrë që të bëjë që të zhvillojë tregune e veçantë në sektore të tjera specifike. Gjithashtu mban përgjegjësinë për propozimin dhe për – pas miratimit të instrumenteve ligjore nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit që implementon një kornizë legjislative Evropiane lidhur me tregun e brendshëm.

DP Tregu i brëndshëm mban tre role kryesore. I pari është që të propozojë legjislacione me qëllim të hejqes së barrierave ndaj lëvizjes së lirë. Kjo përfshin jo vetëm lëvizjen e lirë të mallërave,por gjithashtu mundëson edhe punësimin dhe jetesën e anëtarëve të BE-së në vendet e tjera të BE-së. Roli dytësor i BE-së është që të mbikqyr se sa janë aplikuar normat e BE-së në praktikë. Poqëse vendet anëtare nuk janë konform me rregullat e BE-së, DP Tregu i brendshëm mund të propozojë Komisionit që Komisioni të dërgojë rastet e tilla tek Gjykata Evropiane. Përfundimisht roli i tretë është që të informojë bizneset dhe qytetarët mbi të drejtat që kanë ata përbrenda tregut të veçantë dhe për dobitë që janë rezultat i kësaj, dhe gjithashtu t’ju ndihmojë atyre për të shfrytëzuar praktikën e atyre mundësive.

DP Tregu i brendshëm është gjithashtu përgjegjës për politikat dhe rregulloret që janë të lidhura me shërbimet financiare, ligjit të kompanive, raportimit financiar, kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të shërbimeve, dhe lirinë e themelimit. Në lëminë e Kontabilitetit, puna e DP tregut të brendshëm është i drejtuar kah përmirësimi i kualitetit, krahasimit dhe transparencës së informative financiare ashtu siq janë të dhëna nga kompanitë. Në lëminë e Auditimit, puna e komisionit është e drejtuar kah përmirësimi i kualitetit të auditimit në tërë BE-në. Komisioni gjithashtu punon së bashku me organizatat ndërkombëtare siq janë: Bordi Ndërkombëtar mbi Standardet e Kontbilitetit (IASB), Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC), Bordi mbi standardet Ndërkombëtare të Audimit dhe sigurisë(IAASB) i IFAC, Organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim Ekonomik (OECD), Banka Botërore, Konferenca Ndërkombëtare mbi Tregëtinë dhe Zhvillimin(UNCTAD) si dhe Federata Evropiane e Kontabilistëve (FEE).

7. Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka tre komisione të cilat merren me tregun e brendshëm:

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 3 -

Page 4: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

Komisioni mbi çështjet ligjore Komisioni mbi liritë civile, marrëdhëniet brendshme dhe drejtësinë Komisioni për çështje monetare dhe ekonomike

8. Këshilli i BE-së – Konkurrenca (tregu i brendshëm, industria dhe hulumtimet)

Këshilli i Konkurrenceës u krijua në vitin 2002, nëpërmes të bashkimit të tre konfiguracioneve të mëhershme (Tregut të brendshëm, industrisë dhe hulumtimeve) si përgjigje ndaj nevojës së theksuar për një udhëheqje më të mirë të këtyre çështjeve lidhur me konkurrencën e Bashkimit Evropian. Ky Këshill takohet pesë deri gjashtë herë në vit.

Strategjia e tregut të brendshëm – Prioritetet për vitet 2003-2006

9. Strategjia e tregut të brendshëm3 është një nga politikat kyçe si insturmente koordinuese në nivel të BE-së, dhe duhet që të ofrojnë një shtytje në realizimin e objektivit ambicioz që është e caktuar nga procesi i Lisbonës ashtu që BE të bëhet ekonomia e bazuar në njëhuri dhe të jetë ekonomia më kokurruese dhe dinamike në botë, e aftë për zhvillim ekonomik të mirëfilltë, dhe me mundësi punësimi më të mira, si dhe me një kohezion social, të gjitha këto të planifikuara të realizohen deri në vitin 2010.

10. Njëra nga prioritetet e caktuara në Strategjinë e tregut te brendshëm është me rëndësi të posaçme për kontabilitetin dhe auditimin e sektorit privat: integrimi i tregut të shërbimeve. Në lëminë e shërbimeve, ende ekzistojnë dallime të mëdha në mes të shteteve anëtare në legjislacionin vendor, që janë bariera për levizjen e lirë të shërbimeve. Kjo bariere ndikon në të gjitha shkallët e procedurave biznesore dhe mund të ndalojë vendet që të veprojnë në vendet e tjera anëtare. Këshilli dhe Parlamenti janë të themeluara që të miratojnë Rregulloren e Propozuar në Promovimin e shitjeve dhe Direktivën e Njohjes së Kualifikimeve Profesionale. Në Janar 2004, Komisioni propozoi një direktivë të re, që tenton të eliminojë të gjitha ndalesat ligjore deri në vitin 2010 që ndalojnë ndërmarrjet që të ofrojnë shërbimet e tyre apo për themelimin e sërishëm të tyre në vendet tjera anëtare. Përfundimisht, të gjitha masat si pjesë e Planeve të Aksioneve për Shërbimet Financiare (paragrafi 24) duhet që të përmbushen në tërësi.

11. Komisioni Evropian publikoi raportin e parë mbi implementimin e Strategjisë Prioritare për Tregun e Brendshëm për vitin 2003-2006 që u krijua si rezultat i një numri të madh të industrive Evropiane, duke përfshirë këtu edhe shërbimet e kontabilitetit, ende veprojnë në tregjet e segmentuara për shkak të ndalesave të tregëtisë dhe dallimeve në standarde dhe rregullore. Tregjet e segmentuara pengojnë inovacionet dhe rritjen e produktivitetit dhe mbajnë çmimet në disa vende të Bashkimit në nivele më të larta se sa do të duhej të ishin në një treg të brendshëm të integruar. Edhepse tregu i brendshëm ka fuqizuar rritjen ekonomike dhe ka krijuar vende të reja pune gjatë viteve të fundit, ende ka vend për përmirësime të atyre sukseseve.

III. ACQUIS COMMUNAUTAIRE

12. Të gjitha ligjet e BE së bashku janë të njohura si acquis communautaire. Ky term përdoret më së shpeshti në lidhje me përgatitjet e vendeve kandidate për t’ju bashkangjitur Bashkimit Evropian. Ata duhet që të miratojnë, implementojnë dhe të fuqizojnë të gjitha pjesët e Acquis në mënyrë që pranohen që të bëhen pjesë e BE-së.

3 Për informata më të zgjeruara mbi Strategjine e Tregut të brendshëm dhe implementimin e tij, ju lutemi vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/en/update/strategy/index.htm

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 4 -

Page 5: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

13. Acquis përfshin tërë legjislacionin primar (marrëveshjet), legjislacionin sekondar(Rregulloret, Direktivat, Vendimet, Rekomandimet, etj) dhe ligjin bazuar në raste(gjykimet e Gjykatës Evropiane të drejtësise dhe Gjykatës Evropiane të instancave të larta). Prandaj, pasi që rregullat e BE-së ndërrohen në mënyrë të vazhdueshme(Direktiva të reja po hyjnë në fuqi, Rregulloret po ndryshohen, gjykimet po përfundohen) aqcuis nuk paraqet një dokument statik, por paraqet një dokument që është në evolucion të përhershëm.

14. Në vijim është paraqitur një defimin i shkurtë i tipeve më të rëndësishme të legjilacionit sekondar: 4

Rregulloret mund të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli(nëpërmes të procedurës së vendimit të përbashkët), nga vet Këshilli apo nga vet Komisioni. Rregulloret janë të aplikueshme drejtpërsëdrejti dhe janë të bashkuara në të gjitha vendet anëtare të BE-së pa ndonjë nevojë për implementimin e ndonjë legjislacioni kombëtar. Rregulloret janë pjesë e legjislacionit kombëtar të cilat më së shumti ngjajnë një statuti vendor dhe përdoren në rastet kur njëtrajtshëmria është e domosdoshme. Rregulloret hyjnë në fuqi 20 ditë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare, apo në datën e specifikuar në vet rregulloren.

Direktivat janë të detyrushme përsa i përket objektivave që do të arrihen dhe kufizimin e kohës nëpërmes të cilit objektivat e tilla mund të arrihen; megjithatë, ato iu japin autoriteteve vendore zgjedhjen e menyrës dhe formës dhe mjetet për ti arrtiur ato objektiva. Direktivat duhet të implementohen në legjislacionin vendor në pajtueshmëri me procedurat individuale të vendeve anëtare. Direktivat hyjnë në fuqi 20 ditë pas publikimit apo në datën e përcaktuar në vet direktivën, megjithatë afati për vendet anëtare për të zhvendosur Direktivën në ligjin kombëtar është zakonisht në mes të 18 deri 24 muaj pas publikimit.

Vendimet janë gjithashtu të obligueshme në të gjitha aspektet për ata që ato janë të adresuara. Vendimet nuk kërkojnë legjislacion vendor të implementuar. Një vendim mund ti adresohet njerin apo të gjitha vendeve anëtare, ndërmarrjeve apo individëve.

Rekomandimet, Komunikimet Interpretative dhe Komentet e Komisionit nuk janë obligatore dhe konsiderohen si “ligje të lehta”. Ligjet e lehta mund të defonihen si “rregullat e mirësjelljes të cilat në aspektin ligjor nuk janë të obligueshme por megjithatë mund të kenë efekte praktike.”5 “Në mënyrë frekutente ligjet e lehta kanë qenë pikë filletare për procesin e “Komunitarizimit” apo të një fushe të veçantë të politikave, duke vepruar kështu si ndikues në zhvillimin e ligjeve të rënda.”6

Aplikimi i Acquis

15. Në mënyrë që t’i bashkangjiten BE-së, një vend duhet që të plotësojë kriteret e posaçme, në mes të së cilave është edhe adaptimi i Acquis Communautiare. Për negociata të zgjerimit, acquis është ndarë në 31 kapituj. 7Kapitulli 5(Ligji i kompanive) ka rëndësinë më të madhe për kontabilitetin dhe auditimin e sektorit privat; Kapitulli 2(liria e lëvizjes së personave), Kapitulli 3 (Liria për të ofruar shërbime), Kapitulli 4(Lëvizja e lirë e kapitalit) dhe Kapitulli 6(Politikat e konkurrencës), gjithashtu ndërlidhen me kontabilitet dhe auditim. Gjatë aplikimit për anëtarësim, një shtet i cili

4 Artikulli 249 i Marrëveshjes së themelimit të Komunitetit Evropian paraqet legjislacionin dhe instrumentet e BE-së. Për më tepër informata mbi instrumentet legjislative, shikoni Chamlers, Damian. 1998. Ligji i Bashkimit Evropian, Vëllimi I,: Ligji dhe qeverisja e BE. Publikimet Dartmouth: Aldershot, England. 155-164.

5 Snyder, F. 1993. “The Effectiveness of European Community Law: Institutions, Processes, Tools and Techniques.” 56 MLR 19, 32; Snyder, F. Soft Law and Institutional Practice in the European Community (EUI Working Paper Law No. 93/5, 1993, Florence) 2.

6 Chalmers, 1998. Ibid.

7 Një përmblëledhje e të gjithë kapitujve të acquis,i quajtur “Enlargement of the European Union Guide to the Negotiations Chapter by Chapter,” gjendet në: http://europa.eu.int/comm/enlargement/negotiations/chapters/negotiationsguide.pdf

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 5 -

Page 6: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

aplikon do të pranojë nga Komisioni Evropian një të ashtuquajtur hartë që shpie deri tek ndjekja e rrugës së progresit për aplikimin e Acquis. Negociatat për anëtarësim mund të përfundohen edhe kur Acquis nuk është përmbushur në tërës, pasi që masat tranzicionale mund të aplikohen pas anëtarësimit. Megjithatë, përiudhat tranzicionale duhet që të jenë sa më të shkurta që është e mundur dhe të mbulojnë sa më pak sektore që është e mundur.

16. Përsa i përket marrëveshjeve të asociimit dhe marrëveshjeve për partnertitet dhe bashkëpunim, secila marrëveshje paraqet një agjendë të ndryshme për afrim drejt pjesëve të acquis, por pa afate të fiksuara. Përpos kësaj, jo të gjitha marrëveshjet kanë hyrë në fuqi. Marrëvëshja për asociim në Tunizi, Israel, Maroko, Autoritetit Palestinez dhe Jordanit kanë hyrë në fuqi, përderisa ato që janë bërë me Egjiptin, Libanin dhe Algjerinë presin ratifikimin. Marrëveshja e Asosciiuar me Sirinë është ende nën negociata. Pasi që BE nuk mund të ofrojë nxitje të rëndësishme apo anëtarësim për këto vende në këmbim të ndryshimit të legjilacionit të tyre dhe përshtatjes me acquis, vendet dhe entitetet e ENP mund të mos jenë shumë të etshme që të adaptojnë normat e BE, ashtu siq i adaptojnë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare.

IV. KONTABILITETI: ACQUIS COMMUNAUTAIRE I APLIKUESHËM NË KONTABILITETIN E SEKTORIT TË KOMPANIVE

Direktivat e Kontabilitetit 17. Ekzistojnë dy direktiva që përfshijën sektorin e gjërë dhe të cilat mund të konsiderohen si baza e Acquis, pasi që aplikohen për kontabilitetin e sektorit të kompanive: Direktiva e katërt e BE-së mbi ligjin e kompanive (1978) dhe Direktiva e Shtatë e BE-së mbi ligjin e kompanive(1983). Megjithatë, këto Direktiva nuk përfshijnë sektorin bankar apo të sigurimeve. Për këtë arsye, dy Direktiva shtesë janë lëshuar për të përfshirë dy llogaritë vjetore8 të këtyre dy sektoreve (llogaritë Bankare të Direktivës së vitit 1986, dhe Direktiva e Llogarive të Sigurimeve e vitit 1991) Së bashku, të gjitha këto katër Direktiva mund të konsiderohen si bazë fundametale e Acquis dhe kanë të bëjnë me kontabilitetin e sektorit të kompanive.

Në vazhdim është e paraqitur një përmbëledhje e shkrurtër e këtyre katër Direktivave fundamentale.

18. Direktiva e katërt e Keshillit(78/004/EEC): Llogaritë vjetore të kompanive me përgjegjësi të kufizuar:

Koordinon Vendet Anëtare lidhur me prezentimin dhe përmbajtjen e llogarive vjetore dhe të raporteve vjetore, gjithashtu principet e përgjithshme për vlerësimin e mjeteve në llogaritë vjetore(psh kursimet) vlerat e posaçme të vlerësimit(psh rregullat e vlerësimeve për pasuritë fikse) dhe publikimi i raporteve vjetore. Përpos kësaj, Direktiva ofron një sistem me të cilin kompanitë e auditimit duhet që të kenë pasyqrat e tyre vjetore financiare të audituara nga një apo me tepër persona të autorizuar nga legjislacioni vendor për auditimin e pasqyrave financiare.9 Kjo Direktivë aplikohet për të gjitha kompanitë me përgjegjësi të kufizuar por Shtetet Anëtare mund të përjashtojën Bankat, institucionet e tjera financiare dhe kompanitë e sigurimeve. Ajo gjithashtu aplikohet edhe për një lloj të veçantë të partnershipit.

Rregulla më pak të vrazhda janë të përcatuara edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme(NVM). Shtetet anëtare mund të lehtësojnë obligimet për përgatitjen dhe publikimin e llogarive vjetore, apo të përjashtojnë kompanitë e vogla nga kërkesa për auditimin e pasqyrave të tyre financiare. Kompanitë e vogla janë kompanitë të cilat në datat e bilanceve të tyre të gjendjeve, nuk tejkalojnë kufirin e dy nga tre kriteret në vijim:10 (a) një total të bilancit të gjendjes: 3,650,000EUR; (b) qarkullimi i përgjithshëm neto: 7,300,000EUR; (c) numri i të punësuarve: 50. Vendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen dhe publikimin e llogarive vjetore nga ana e kompanive të mesme. Kompanitë e mesme mund të mos tejkalojnë dy nga tre kufizimet në vijim: (a) totali i bilancit të gjendjes: 14,600,000EUR; (b) qarkullimi

8 “Llogarite vjetore” është shprehje e përdorur nga Direktivat Ligjore të BE-së që nënkuptojnë pasqyrat financiare. 9 Psh Direktiva autorizon Shtetet Anëtare që të lirojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Auditimi. Bazuar në studimet që janë të komisionuara nga DG Internal Market, datë 1 Janar 1998, të gjitha vendet anëtare votuan pro këtij opcioni përpos Danimarkës, Findlandës dhe Suedisë. 10 Këto kufizime për NVM janë të paraqitura në ndryshimin e Direktivës së Katëert të vitit 2003(Council Directive 2003/38/EC).

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 6 -

Page 7: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

i përgjithshëm neto: 29,200,000EUR; (c) numri i të punësuarve: 250.11 Megjithatë, këto lejime nuk janë të aplikueshme për kompanitë e listuara, pavarësisht nga madhësia e tyre.

19. Direktiva e Shtatë e Këshillit ( 83/349/EEC): Llogaritë e konsoliduara të kompanive me përgjegjësi të kufizuar: Koordinon ligjet vendore mbi llogaritë e konsoliduara(dmth të grupuara) dhe definon rrethanat në të cilat llogaritë e konsoliduara duhet që të paraqiten. Një kompani amë dhe pasaardhësit e saj duhet që të konsolidohen në rastet kur vetëm kompania amë apo njëra nga degët e saj janë të themeluara si kompani me përgjegjësi të kufizuar. Një kompani amë që kontrollon në mënyrë ligjore një kompani tjetër (kompani dytësore) ka për detyrë që të përgadisë llogari të konsoliduara. Në shumicën e rasteve, kontrolla ligjore mer formën e mbajtjes së shumicës së të drejtave të votimit. Shtetet anëtare gjithashtu mund të kërkojnë që llogaritë e konsoliduara të përgatiten në rastet në të cilat kompania amë ka pakicën e aksioneve, por në fakt ushtron kontrollin. Përjashtimet mund të ofrohen nga ky obligim; psh grupet e vogla dhe të mesme mund që tërësisht të përjashtohen nga obligimi i pasqyrave financiare të konsoliduara. Grupet e vogla dhe të mesme të cilat në bilancet e tyre të gjendjeve nuk tejkalojnë kufinjtë e dy nga tre vlerave në baza të konsolidimit: (a) totali i bilancit të gjendjes: 14,600,000EUR; (b) qarkullimi i përgjithshëm neto: 29,200,000EUR; (c) numri i të punësuarve: 250. 12Përsëri, këto lejime nuk janë të aplikueshme për kompanitë e listuara, pavarësisht nga madhësia e tyre.

20. Direktiva e Këshillit 91/674/EEC: Llogaritë vjetore dhe llogaritë e konsoliduara të ndërmarrjeve të sigurimeve: ka për qëllim që të ofrojë rregullat specifike që kanë të bëjnë me matjen në atë fusha në të cilat këto rregulla konsiderohen si të nevojshme për shkak të natyrës së punës së sigurimeve. Direktivat aplikohen për të gjitha kompanitë e sigurimeve apo për firmat përpos asociacioneve e vogla.

21. Direktiva e Këshillit (86/635/EEC) Llogaritë vjetore për Bankat dhe për institucionet e tjera: Rregullat e posaçme që janë të ndërlidhura me presentimin dhe matjen në ato lëmi të cilat rregullat e tilla janë të konsideruara si të nevojshme për shkak të natyrës se punës së sigurimeve. Direktiva aplikohet më së tepërmi tek institucionet financiare me disa përjashtime.

Ndërkombëtarëzimi i Kontabilitetit në BE

22. Direktivat e mësipërme të kontabilitetit janë sjellur me qëllim të përmirësimit thelbësor në kualitetin e informative financiare; megjithatë, llogaritë e paraqitura në pajtueshmëri me Direktivën e Katërt dhe Shtatë nuk kanë takuar domosdoshmëri më strikte në ndonjë vend tjetër, e sidomos në SHBA për Kompanitë e Listuara. Për këtë arsye kompantië e mëdha Evropiane të cilat dëshirojnë që të ngrisin kapitalin e etyre më tregjet ndërkombëtare kanë qenë të obliguara që të përgadisin një grumbull të dytë të llogarive(që do të jenë në pajtueshmëri me principet e përgjithshme të Kontabilitetit në SHBA –US GAAP – apo Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar IFRS) në mënyrë që llogaritë e tyre vjetore të marrin informata nga nga tregjet kapitale ndërkombëtare. Procesi i përgatitjes së dy llojeve të llogarive ishte edhe i gjatë dhe kushtonte shume, dhe shume shpesh shpiente deri tek konfuzioni, sepse të dyja grupet e llogarive paraqisnin informata të prezentuara në mënyrë të ndryshme, si dhe konfliktuoze.

23. Me qëllim të shqyrtimit të kësaj çështje, në vitin 1995 komisioni Evropian lëshoi një komunikatë (COM/95/508) që mbante titullim “Harmonizimi Kontabël: Një strategji e re drejtpërsëdrejti harmonizimit ndërkombëtar” për të harmonizuar Standardet e Kontabilitetit të BE-së me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS),13 më qëllim të

11 Psh. Direktiva i autorizon Shtetet Anëtare që të lejojnë kompanitë e mesme që të publikojnë balance të gjendjeve të përgjithshme. Bazuar në një studim që u bë nga komisioni në vitin 01 Janar 1998 për implementimin e kësaj Direktive , Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia zgjedhën këtë opcion. Danimarka, Finlanda, Greqia, Italia, Spanja,SUedia dhe Mbretëria e Bashkuar zgjedhën të kundërtën. 12 Bazuar në një studim që u bë nga DG Internal Market datë 01 Janar 1998, të gjitha shtetet anëtare zgjedhën këtë mundësi përpos Suedisë. 13 IAS (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit) janë krijuar nga Komisioni mbi Standardet Ndërkombëtare të KOntabilietit(IASC), me qëllim të zhvillimit të një grupi të veçantë të standardeve globale të kontabilitetit. Pas ristrukturimit që ndodhi në Prill 2001, IASC u emerua si Bordi mbi Standardet

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 7 -

Page 8: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

përmbushjes së kërkesave të tregjeve ndërkombëtare kapitale. Komunikata propozoi që akterët kyç duhet të lejohen nga shtetet anëtare të përgadisin pasqyrat financiare të konsoliduara në pajuteshmëri me IAS. Kjo qasje ishte më e favorshme sepse legjislacionet apo amandamentet e reja për legjislacionin ekzistues në nivel të BE-së duhet që të evitohen, sepse krijimi i një shtrese shtesë të standardeve përpos atyre që janë ekzistuese apo që janë duke u përgatitur. Kjo qasje gjithashtu ofronte një kornize fleksibile që do të mund të përgjigjej në mënyrë të shpejtë për zhvillimet e tanishme dhe të mëtutjeshme. Në mënyrë që të adaptimit të IAS, BE kishte për nevojë që IAS ekzistuese të janë konsistente me Direktivat e Kontabilitetit dhe që IAS në të ardhmen do të jenë kompatibile me acquis. Për këtë arsye do të formohet një grup punues për të vlerësuar konfliktin në mes të IAS dhe të Direktivave të Kontabilitetit. Grupi punues ka zbuluar që nuk ka konflikte të mëdha në mes të atyre dyjave, dhe kompanitë të cilat dëshirojnë që të përgadisin pasqyrat e tyre në pajtueshmëri me IAS nuk do të jenë pengesë për Direktivat e Kontabilitetit.

Plani i veprimit të shërbimeve financiare (FSAP)24. Si rezultat i rritjes së rëndësisë të tregjeve kapitale për financat e korporatave në BE, dhe

më qëllim të lëjimit të kompanive të BE e gjithashtu edhe qytetarëve të saj që të kenë dobi të plotë nga përparësitë e valutës së përbashkët, Komisioni ka lëshuar në vitin 1999 një Komunikatë (COM/1999/232) me titull: “Implementimi i kornizës për tregjet financiare: plani i veprimit” (FSAP). FSAP përmbantë diku rreth dyzet masa që janë për qëllim për arritjen e një tregu të integruar për shërbimet financiare në BE. Plani i Veprimit për një treg të vetëm financiar paraqiti prioritetet indikative dhe një orar për masat specifike për të arritur këto tre objektiva strategjike: Themelimi i një tregu në shërbimet financiare; krijimi i sigurisë në tregjet me pakicë, dhe forcimi i rregullave të mbikqyrjes së kursimeve.

Disa masa të cilat janë të paraqitura në FSAP kanë të bëjnë me kontabilietin dhe auditimin e sektorit të kompanive. Sipas raporteve të fundit të progresit të lëshuara nga FSAP, shkalla e veprimit të rregullave kaq me rëndësi ishte si vijon:

25. Direktiva e transparencës(COD/2003/45): rrit informatat që janë të domosdoshme për përfitimin e investuesve. 14 Arritjet kyçe do të jenë që në të ardhmen investuesit do të pranojnë deklarata të menaxhmentit të brendshëm nga lëshuesit e aksioneve të cilët nuk publikojnë raportë tremujore; raportet financiare gjashtë mujore nga lëshuesit e fletëobligacioneve, dhe pas një periudhe maksimum katër vjeçare, raportet vjetore financiare nga të gjithë lëshuesit e sigurimeve, në fundin e vitit financiar të lëshuesit. Direktiva gjithashtu do të përcaktojë një mënyrë më të mirë për përhapje me të mirë të informatave të lëshuesve në të gjitha Shtetet Anëtare. Implementimi i Direktivës nga ana e Legjilacioneve të Shteteve Anëtare pritet të ndodh në fund të vitit 2006.

26. Komunikata mbi ligjin e kompanive dhe qeverisjen e korporatave(COM/2003/284). 15Komisioni evropian mbajti një konusltim mbi Komunikatën e Komisionit mbi “Modernizimin e Ligjit të Kompanive dhe Rritjes së Qeverisjes së Korporatave në Bashkimin Evropian: Një plan për lëvizje të mëtutjeshme”. Plani, i cili u adoptua më 21 Maj, 2003, propozoi një grup iniciativash që ishin të dedikuara për forcimin e të drejtave të aksionarëve, për forcimin e të drejtave për të punësuarit dhe për kredituesit, dhe duke rritur efikasitetin dhe konkurrencën e biznesit Evropian. Ajo gjithashtu i përkushton edhe një kujdes të posaçëm një numri të iniciativave që janë të caktuara për rritjen e konfidencës në tregun kapital. Plani është i bazuar në një grup të kuptueshëm të propozimeve, që janë të ndara në gjithsejt gjashtë kapituj: qeverisja e përbashkët, mirëmbajtja dhe modifikimi i kapitalit; grupet dhe piramidat; mobiliteti dhe ristrukturimi i përbashkët; Kompania Private Evropiane; dhe kooperativat dhe format e tjera të ndërmarrjeve. Kjo

Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB) dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit që u lëshuan pas ristrukturimit u njohën si Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar(IFRS). 14 Për informata më të hollësishme mbi transparencën e kompanive tregëtare publike, vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/securities/transparency/index_en.htm15 Për informata më të hollësishme mbi modernizimin e ligjeve të kompanive dhe qeverisjes së korporatave, vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/en/company/company/modern/index.htm#communication

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 8 -

Page 9: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

komunikatë ka shpie deri tek adaptimi i dy Rekomandimeve dhe tek propozimi për një Direktivë që bën ndryshime në Direktivën e Katërt dhe të Shtatë të BE.

Rekomandimi i parë ka të bëjë me krijimin e një regjimi për pagesën e drejtorëve të Komanive të Listuara. Komisioni Evropian ka miratuar këtë Rekomnadim në Tetor, 2004, pas të cilit është kryer një procedurë këshilluese. Rekomandimi fton Vendet Anëtare që të adaptojnë masat në katër lëmi:

Politika e pagesës: të gjitha kompanitë e listuara duhet që të lëshojnë një deklaratë të politikave të tyre mbi pagesat drejotrëve për vitin e ardhshëm.

Takimi i Aksionarëve: Politika e pagesave për drejtorët duhet që të jetë pjesë e agjendës së përgjithshme të takimit të aksionarëve.

Shpalosja e Pagesave për Drejtorët Individual: duhet që të përfshijë informata të detajizuara dhe forma të tjera të kompenzimit për drejtorët indivudial, duke përfshirë këtu edhe aksionet, të drejtat që të ndajnë opcionet, kontributet për skemat pensionale shtesë, huatë, avancet, garancionet, etj.

Aprovimi i aksioneve dhe skema e opcioneve te aksioneve: sistemi i skemave variabile të pagesave( nëpërmes të cilave Drejtorët jantë paguar në formë aksionesh opcioneve të aksioneve, apo ndonjë e drejtë tjetër që të merr aksione) duhet të jetë së pari e aprovuar në Takimin e përgjithshëm vjetor të Aksionarëve.

Rekomandimi i dytë merret me rolin e drejtorevë mbikqyrës apo jo-ekzekutiv dhe me komisionet e bordit mbikqyrës. Ky Rekomandim gjithashtu u adaptua nga Komisioni në Tetor 2004, pas të cilit vijoi një procedurë konsultimesh. Ajo rekomandon që Shtetet Anëtare të marrin hapat e duhur që të prezentojnë në nivel kombëtar, nëpërmes të qasjes “Apliko apo sqaro” apo nëpërmes të legjislacionit apo meinstrumentet më të përshatashme në rrethanat e tyre ligjore, një grup i neneve që ka të bëjë me rolin e drejtorëve jo-ekzekutiv apo mbikqyrës dhe komisioneve të bordit mbikqyrës të përdoret nga ana e kompanive të listuara në fushat kyçe ku drejtorët menaxhues dhe ekzekutiv mund të kenë konflikte interesi, duke përfshirë integritetin e informative financiare që ofrohen nga kompania.

Propozomi i Direktivës që ndryshon Direktivën e Katërt dhe të Shtatë të BE kërkon që të theksojë më tepër besimin ne raportimin financiar nga na a kompanive. Ajo gjithashtu përfshin edhe katër rishikime të tjera kyçe:

Bordi i anëtarëve i kompanive me përgjegjësi të kufizuar duhet që të jenë përgjegjës në mënyrë kolektive për pasqyrat financiare dhe për informatat kyçe jofinanciare. Shtetet anëtare duhet që të kenë sanksione të përshtatshme dhe rregulla të përgjegjësive për aplikim ndaj anëtarëve të Bordit në rastet kur ata nuk janë në pajtueshmëri me rregullat e kontabilitetit.

Për komapnitë e listuara, domosdoshmëritë e shpalosjes për transaksionet me të gjitha palët e ndërlidhura siq janë anëtarët e familjes dhe menaxherët e kompanive tashmë ekzistojnë nën SNRF. Amandamentet e propozuara do të zgjerojnë këto deri tek kompanitë e palistuara, nëpërmes të amandamenteve të cilat do të aplikohen nëpërmes transaksioneve të rëndësishme me palët e ndërlidhura që nuk aplikohen në kushte normale komerciale.

Të gjitha kompanitë- të listuara apo jo – duhet që të shpalojnë të gjitha marrëveshjet që nuk janë të paraqitura ne bilancin e gjendje, duke përfshirë këtu edhe ndikimin e tyre financiar, në shënimet mbi llogaritë vjetore dhe të konsoliduara.

Kompanitë e listuara duhet që të lëshojnë “deklaratë për qeverisjen e korporatave” në raportet e tyre vjetore për të përfshirë çështjet siq janë se a është kompania në pajtueshmëri me kodin e qeverisjes së korporatave, inforrmatat mbi aksionarët dhe tëkimet e tyre dhe përbërjen dhe operimin e bordit dhe të komisioneve të tij.

27. Masat në vijim gjithashtu janë paraqitur në FSAP dhe janë diskutuar lidhur me detajet e mëtutjeshme në këtë letër:

Rekomandimet mbi sigurinë e kualitetit dhe pavarësinë e Auditorit(shikoni paragrafet 38 dhe 39).

Implementimi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS) për kompanitë e listuara deri në vitin 2005 (shikoni paragrafin 31)

Modernizimi i Direktivës së Tetë mbi Auditimin (shikoni paragrafin 41)

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 9 -

Page 10: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

28. Edhepse gati i tërë legjislacioni i propozuar nga ana e FSAP është tashmë e finalizuar, është shumë herët që të bëhet vlerësimi përfundimtar i shtrirjes në të cilën FSAP ka arritur objektivat e tij. Shumica e masave kyçe të FSAP kanë hyrë në fuqi; të tjerat duhet që të shkruhen në Ligjet Vendore të Shteteve Anëtare.

Për më tepër informata mbi FSAP, ju lutemi shikoni: http://europa.eu.int /comm/internal_market/en/finances/actionplan/index.htm

Adaptimi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit

29. Në vitin 2000, Komisioni adaptoi një Komunikatë (COM/2000/359) e quajtur si “Strategjia e Raportimit Financiar të BE-së: Rruga drejt qëllimit” Në të komisioni sugjeroi që kompanitë e listuara evropiane që janë të listuara në një treg të rregulluar (psh. Kompanitë publike tregëtare) duhet që të kërkohen nga viti 2005, dhe kjo është më se largu koha për të përgatitur llogaritë e konsoliduara në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit(IAS). Një grup i posaçëm i standardeve do të mundësojë krahasimin e përformancës së kompanive dhe të ngritjës se kapitalit, si dhe të ofrojë një mbrojtje më të mirë për investuesit. Shtetet anëtare gjithashtu do tu mundësohet që të zgjasin aplikimine IAS për komanitë e palistuara dhe për llogaritë individuale. Përpos kësaj, në Komunikatë ceket se një fuqizim i mirëfilltë në formë të infrastrukturës duhet që të zhvillohet me qëllim të sigurimit të standardet e kontabilitetit janë të aplikuara në mënyrë të njejtë në të gjitha shtetet anëtare. Komunikata gjithashtu fton që të bëhet modernizimi i Direktivave të Kontabilitetit, kështu që IAS do të paraqitet në rrethanat ligjore të BE-së nëpërmes të një procesi të nënshkrimitë që do të bëhët ne nivel të BE-së.

30. Është paraqitur nevoja për miratim të IAS sepse ka ekzistuar një kundërshtim të konsiderueshëm ndaj dorëzimit të standardit të kontabilitetit tek Bordi Mbi Standardet e Kontabilitetit, një organ privat që dallohet si i vetkontrolluar në një nivel shumë të lartë. Kjo gjithashtu nuk do të jetë në pajtueshmëri me traditat demokratike të BE-së, pasi që nuk do të involvojë Parlamentin në asnjë lloj kapaciteti. Është vendosur në Komisionin Evropian të ketë autorizim për vërtetimin e këtyre standardeve. Komisioni do të asistohej nga ana e Komisioni Rregullator i Kontabilitetit,16 në të cilin vendet anëtare janë përfaqësuar, dhe Komisioni do të mbajë fjalën e fundit gjatë nënshkrimit.

31. Si pasojë e kësaj komunikate, Rregullorja (EC) No. 1606/2002 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit u lëshua, me anë të së cilës kërkohet që kompoanitë e listuara, duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e sigurimeve, të përgadisin llogaritë e tyre të konsoliduara në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit duke filluar nga viti 2005. Rregullorja ka për qëllim që të redukojë barierat për tregëtinë ndërkufitare në siguritë duke garantuar që llogarotë e konsoliduara përgajtë BE-së janë më të mbështetshme dhe më transaparente dhe gjithashtu ato mund të krahasohen më lehtë. Kjo do të rrisë efikasitetin e tregut dhe do të zvogëlojë koston e rritjes së kapitalit për kompanitë, përfundimisht duke rritur konkurrencën dhe duke ndihmuar rritjen e shpejtë. Llogaritë vjetore të kompanive të listuara do të vazhdojnë që të qeverisen nga ligji vendor. Është me rëndësi që vetëm IAS të miratuara mund të adpatohen. Neni 3 i Rregullores paraqet tre kushte nëpërmes të cilave IAS individuale duhet të aplikohen në mënyrë që të miratohen dhe të adaptohen:

Standardi nuk duhet të kundërshtojë principin e “pikëpamjes së drejtë dhe fer” ashtu siq ceket në Direktivën e Katërt dhe të Shtatë të Ligjit të Kompanive. Për këtë arsye, ashtu siq përgatiten llogaritë në pajtueshmëri me Direktivat paraqesin një pikëpamje të drejtë dhe fer të kompanisë dhe situatës financiare, llogaritë e përgatitura në pajtueshmëri me një IAS duhet gjithashtu të paraqesin një pikëpamje të drejtë dhe fer.

16 Komisioni Rregullativ i Kontabilitetit (ARC) është i përbërë nga përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe udhëheqet nga Komisioni. Funksioni i Komisionit është rregullativ dhe përbëhet nga ofrimi i opinionit mbi propozimet e Komisionit. Funksioni i Komisionit është rregullativ dhe përbëhet nga ofrimi i opinionit mbi propozimet e Komisionit për fuqizimin e një standardi ndërkombëtar të kontabilitetit. Për më tepër informata mbi ARC, vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/accounting/committees_en.htm#arc

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 10 -

Page 11: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

Standardi duhet të jetë i përçueshëm për të mirën publike Evropiane; dmth Kompanitë e BE-së duhet të kenë një fushëveprim në të cilin do të luftojnë për resurset financiare të BE-së dhe për tregjet kapitale botërore.

Standardi duhet që të plotësojë kriteret e kuptueshmërisë, relevancës, mbështjetjes dhe krahasueshmërisë të kërkuara nga informatat financiare që janë të nevojshme për marrjen e vendimeve ekonomike dhe për vlerësimin e kujdesit të menaxhmentit.

32. Rregullorja (EC) No. 1606/2002 është e përbërë nga aktet në vijim: Direktiva 2003/51/EC, datë 18/06/2003: paraqet harmonizimin e rregullave të kontabilitetit që

janë të aplikueshme për kompanitë dhe për organet e tjera që nuk përfshihen në Rregulloren (EC) No. 1606/2002, mbi aplikimin e IAS për kompanitë private tregtare. Kjo gjithashtu eliminon diskrepancat në mes të Direktivave të Kontabilitetit dhe mbi rregullren mbi aplikimin e IAS, pasi që IAS dhe opcionet e kontabiltietit mund që tani të aplikohen në kompanitë tek të cilat mbahet Direktiva e Kontabilitetit si legjislacion bazë.

Rregullorja e Komisionit (EC) No. 1725/2003 e datës 29/09/2003(dhe shtojcat): 17 miraton të gjitha IAS ekzistuese, duke përfshitrë këtu edhe interpretimet përkatëse(SIC) përpos për IAS 32 dhe 39 dhe SIC 5, 16 dhe 17 që janë të lidhura me kontabilitetin dhe me shpalosjen e instrumenteve financiare.

Rregullorja e Komisionit (EC) No. 707/2004, datë 6 Prill 2004: adopton IFRS 1- Adopitimi i parë i Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar. Kjo Rregullore ndryshon Rregulloren (EC) No. 1725/2003, e cila ka miratuar SIC –8, një interpretim i adoptuar nga Komisioni për interpretime lidhur me aplikimin e parë të IAS si një bazë kryesore e Kontabilitetit. Që atëhere IASB ka zëvendësuar SIC-8 me IFRS 1, Adaptimi i parë i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilietit. Ashtu si edhe SIC – 8, IFRS 1 kërkon një aplikim retrospektiv në shumicën e lëmivë të kontabilitetit (dmth. Një ndërmarrje që aplikon IAS për herë të parë duhet që të përmbahet me secilin IAS dhe Interpretim në fuqi në herën e parë të atij aplikimi). Megjithatë, IFRS 1 ofron lejime të kufizuara nga ajo domosdoshmëri në fushat specifike për arsye praktike, apo në vendet ky kostoja si rezultat i pajtueshmëria do të tejkalojë fitimin e përdoruesve të informative financiare. IFRS 1 është në mënyrë të posaçme i rëndësishëm në kontekstin e adaptimit të parë të IFRS nga përafërsisht 7,000 kompani të BE-së në një treg të rregulluar që në fillim të vitit 2005. Rregullorja e Komisionit (EC) No. 2086/2004 datë 09/12/2004: miraton IAS 39 mbi Instrumentet financiare: Njohjen dhe matjen, me përjashtim të disa provizioneve gjatë përdorimit të opcionit të vlerës së plotë dhe fer gjatë kontabilitetit. Pas aplikimit të vleres së plotë dhe të drejtë, ky opcion do të paraqesë një kontradiktë pjesët kryesore të Direktivës Katër, dhe kështu që kompanitë nuk lejohen që përdorim vlereën e plotë dhe të drejtë. Kjo vlen edhe për kërkesat që parashtrohen nga Shtetet Anëtare të BE-së. Një Shtet Anëtar mund që të bëjë këto provizione si mandatore nën rregullat vendore. Si pjesë shtojce e kësaj rregullore, Komisioni gjithashtu ka adoptuar një deklaratë politike e cila cek se ajo pret Bordin Ndërkombëtar mbi Stadanrdet për Kontabilitet (IASB) që të paraqesë amandamentet e nevojshme për plotësimin e opcionit të vlerës së plotë dhe të drejtë deri në vitin 2004 dhe mbi provizionin e kontabilitetit të kufizuar deri në Shtator 2005. Përdorimi i IAS 39, përpos seksioneve të përpunuara, do të jetë ligjësisht i obligueshëm për të gjitha kompanitë e listuara në BE prej 1 janar, 2005.

33. Legjilacioni në vijim përfshin edhe kontabilitetin e sektorit të përgjithshëm: 18

Direktiva e 11 e Këshillit (89/666/EEC): Domosdoshmëritë e shpalosjeve në degët e ndryshme: themelon rregullat mbi domosdoshmëritë e shpalosjes që janë të përfshira në një Shtet Anëtar duke i marrë parasysh degët e një kompanie që janë të qeverisura nga ligji i Statutit, në mënyrë që të ofrojë një mbrojtje të barabartë për aksionarët dhe për palët e treta.

Direktiva e Këshillit(89/117/EEC) : Dokumentat e Kontabilitetit të degëve të kredive të jashtme dhe të institucioneve financiare: ka për qëllim që të largojë degët e bankave të jashtme dhe të institucioneve të tjera financiare pasi që zyret kryesore i kanë në një Shtet Anëtar tjetër apo në një shtet joanëtar që të publikojë raportet vjetore të llogarive të ndarë.

17 Vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/accounting/ias_en.htm#neës18 Vizitoni: http://europa.eu.int/eur-lex/pri/en/oj/dat/1998/c_016/c_01619980120en00050012.pdf

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 11 -

Page 12: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

Direktiva (2001/65/EC) e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit: Rregullat e vlerësimit për llogaritë vjetore dhe të konsoliduara të llojeve të posaçmë të kompanive si dhe të bankave dhe institucioneve të tjera financiare: ndryshon Direktiven Katër dhe Shtatë e gjithashtu edhe Direktivat mbi Bankat dhe Sigurimet për të pasur llogari për zhvillimet në treg(psh. Përdorimi i gjërë i derivateve) bizneset dhe SNRF. Kjo Direktive gjithashtu tenton që të lehtësojë edhe pajtueshmërinë e kompanive me domosdoshmëritë e raportimit finaiciar për tregjet kapitale ndërkombëtare, ashtu që i lejon ato që të garojnë në nivel të njejtë me kompanitë që nuk janë Evropiane.

Rekomandimi(2001/453/EC0: Njohja, matja dhe shaplosja e çështjeve të mjedisit në llogaritë vjetore dhe raportet vjetore të kompanive të BE-së: 19qartëson rregullat ekzistuese të kontabilitetit dhe ofron udhëzime për rritjen e kualitetit, transparencës dhe krahasimin e shënimeve të mjedeisit që janë të llogaritë vjetore të kompanive dhe raporteve vjetore. Mungesa e tanishme e një grumbulli të përbashkët të ligjeve dhe të definicioneve do të thotë që informatat e mjedisit të shpalosura është zakonisht joadekuate dhe nuk mund të mbështetesh në të. Kjo gjithashtu vështirëson që investuesit dhe përdoruesit e pasqyrave financiare të krijojnë një pasqyrë të qartë dhe të saktë të ndikimit në faktorët e mjedisit në performansën apo të krahasimit në mes të kompanive.

Për informata më të kuptueshme mbi legjislacionin e Bashkimit Evropian, ju lutemi shikoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/accounting/index_en.htm

V. AUDITIMI: ACQUIS COMMUNAUTAIRE I APLIKUESHËM NË AUDITIMIN E SEKTORIT TË KOMPANIVE

34. Direktiva bazë e Auditimit është Direktiva e Tetë e Këshillit (84/253/EC): Kualifikimet e personave që janë përgjegjeës për kryerjen e veprimeve të Auditimit në dokumentet e kontabilitetit, që definon kulifikimet minimale të personave që janë përgjegjës për kryerjen e veprimeve të auditimit në dokumentet e kontabilitetit ashtu siq kërkohet nga Acquis Communautaire.

35. Megjithatë, Direktiva e Tetë ka mungesë të precizitetit, sidomos lidhur me pavarësinë e Auditorit, e cila ka shpie deri tek ndryshimet e paevtiueshme te legjilacioneve dhe ne disa raste edhe në mungesë të mbështetjes legjislative. Për këtë arsye, në vitin 1996, Komisioni ka lëshuar Letrën e Gjelbër(COM/1996/338) për të lansuar një diskutim për nevojën dhe për fushëveprimin e aksioneve të mëtutjeshme të BE-së që deonojnë rolin, pozitën dhe përgjegjësinë e Auditorit. Letra e gjelbër ka diskutuar dobësitë e Direktivës së Tetë të cilat kanë ndikuar nëq veprimin e zbutur të tregut të veçantë dhe gjithashtu mund të pengojë themelimin e tregut të vërtetë Evropian të shërbimeve të Auditimit. Ajo ka gjithashtu ka adresuar kërkesat nga vet tregu për një standardizim të auditimit në nivel të BE-së. Mungesa e definicionit të përbashkët për auditimin në Bashkimin Evropian ka krijuar një boshllëk që ka shkaktuar dëme.

36. Komisioni ka pranuar mbi 100 kontributë me shkrim si përkrahje ndaj letrës së gjëlbër, dhe shumica e komentatorëve kanë shprehur mirëseardhje dhe kane shprehur mendimin që ka qenë e nevojshme që të merren masa të tilla në BE. Në një konferencë të organizuar nga Komisioni në vitin 1996, ka ekzistuar një marrëveshje e përgjithshme që BE duhet të ketë një kornizë të përbashkët për Auditim dhe ajo kornizë prefereohet të përmbajë bazate Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit(ISA). 20

37. Në vitin 1998, Komisioni ka lëshuar një Komunikatë “Auditimi në BE – Rruga drejt qëllimit.” Komunikata propozon rishikimin e ISA ekzistuese, dhe deklaron që BE do të

19 Teksti i plotë gjendet në: http://www.iasplus.com/resource/euroenv.pdf20 Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) janë të lidhura me standardet që janë të themeluara nga Bordi mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (IAASB) dhe janë të lidhura me deklaratat e praktikës së Auditimit Ndërkombëtar, që lidhet me Auditimin. IIASB funksionon si një organ i pavarur i standardeve nën Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve- IFAC.

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 12 -

Page 13: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

duhet që vendos se a do ti përkrah këto standarde. Nëse po, atëhere BE duhet të vendosë se si të garantojë pjesëmarrjen e BE-së në zhvillimin e këtyre standardeve dhe si të garantojë një nivel të lartë të respektit për këto standarde në BE. Diskutimet gjithashtu do të jenë të nevojshme për shkak të pavarësisë së Auditorit, kontrollës së kualtietit, kopmetencës profesionale, pozitës së auditorit në kompani dhe rolin e auditimit të brendshëm.

38. Si përcjellje e Komunikatës 1998, Komisioni ka adaptuar Rekomandimin 2001/256/EC mbi sigurinë e kualitetit për auditimin. Ky Rekomandim cakton standardet minimale për sigurinë e jashtme të kualitetit për Auditimet në BE. Sistemet e sigurimit të kualitetit që janë të jashtme janë zhvilluar si një kontrollë mbi kualitetin e auditimeve të cilat si pjesë e Direktivave të Kontabilitetit të BE, janë mandatore për diku rreth 3 milione kompani me përgjegjësi të kufizuar në Bashkimin Evropian. Qëllimi i kontrollës së kualitetit është që të sigurohet se auditimet janë të kryera në pajtueshmëri me standardet e themeluara të kontabilitetit, dhe që auditorët iu përmbahen rregullave etike, duke përfshirë këtu edhe pavarësinë. Rekomandimi përfshin një grup të kërkesave minimale për sistemet e kontrollës së kualitetit në Vendet Anëtare më një qëllim që të garantojë që të gjithë auditorët janë të mbuluar nga sisteme të kontrollës së kualitetit me një mbikqyrje të mjaftueshme publike dhe me rezultate të publikuara.

39. Në maj 2002, Komisioni ka lëshuar Rekomandimin 2002/590/EC mbi Auditorët dhe Pavarësinë në BE: Grupi i Principeve Fundamentale. Rekomandimi përfshim një grup të principeve të larta që paraqesin edhe kërkesa që kërkojnë që auditorët të ndalohen nga auditimet nëse Auditorët kanë ndonjë lidhje me klientin e tyre që mund të vie në pyetje pavarësinë e Auditorit. Kjo mund të përfshijë lidhje financiare, biznesore apo ndonjë lidhje tjetër, apo ndonjë situatë në të cilën auditori ofron për klientin shërbime të tjera përpos auditimit. Rekomandimi ka të bëjë me dy çështje kyçe të pavarësisë që janë ngritur si rezultat i kollapsit të Enronit, të ashtuquajturat “masat e shërbimeve të tjera” nga Auditorët dhe “punësimit të tyre me klientin e auditimit”. Edhepse rekomandimi nuk është një instrument i obliguar ligjor, ai ka ofruar një pjesë të rëndësishme në praktikën e mirë për auditimin në BE. Rekomandimi gjithashtu ka paraqitur një qasje innovative, qasje të bazuar në principe për pavarësinë e Auditorit. Për këtë arsye, rekomandimi nuk ishte vetëm një dokument që numërontë listën e aktiviteteve të ndaluara, që do të ishin statike për të përfshirë të gjitha zhvillimet e reja dhe shumë shpejt do të vjetëroheshin. Për këtë arsye, Rekomandimi ka kërkuar që auditoret të konsiderojnë dhe të dokumentojnë për secilin veprim të auditimit, rreziqet potenciale apo kërcënimet ndaj pavarësisë së tyre, si dhe masat e ndërmarra për ti eliminuar ato rreziqe. Pasi që rreziqet që manifestohen janë prej më të ndryshmeve dhe dallojnë për kah natyra- dhe në seriozitet – auditorët duhet që të vendosin masa të ndryshme varësisht prej rrethanave. Masa kryesore do të ishte të mos marrin pjesë në marrëdhënie të ndryshme apo mos të ofrojnë shërbime të caktuara për klientin e auditimit.

40. Komisioni mëpastaj vazhdoi me punën e vet për të krijuar nëj kornizë moderne ligjore për auditorët në Bashkimin Evropian dhe lëshoi Komunikatën (COM/2003/0286) “Riforcimi i auditimit në BE,” e cila theksoi një program që përfshiu rishikimin e standardeve të auditimit, sistemet e kontrollit të kualitetit dhe rregullat e pavarësisë së auditorit. Puna e cila duhej të kryhej kryesisht nga korniza e një Komisioni të BE mbi Auditimin,21 me qëllim të përmirësimit të kualitetit dhe konsistencës së auditimit në të gjitha shtetet anëtare, e gjithashtu edhe për të ofruar më tepër saktësi tek përdoruesit e raporteve financiare, duke përfshirë këtu edhe investuesit, kredituesit dhe të punësuarit, dhe duke inkurajuar investimet ndërkufitare. Inciativat që janë pjesë e kësaj Komunikate përfshijnë: Modernizimin e Direktivës së tetë të Auditimit, forcimi i kornizës ligjore në Bashkimin Evropian; forcimi i sërishëm të mbikqyrjes së nivelit publik të profeisonit të auditimit; përfshirja e përdorimit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit për auditimet në BE që nga viti 2005; përmirësimi i sistemeve të ndëshkimeve disciplinore; themelimi i transparencës së firmave të auditimit dhe të rrjeteve të firmave të tilla; përsa i përket qeverisjes së

21 Komisioni i Auditimit paraqet një platformë ku rregullatorët e Shteteve Anëtare dhe vendet e Regjionit Ekonomik Evropian, së bashku me përfaqësuesit e profesionit të Auditimit, auditorët e brendshëm dhe përfaqësuesit Evropian të firmave të mëdha të Auditimit merren me veprime Auditimi. Objektivi i përgjthshëm është që të zhvillohet një vështrim të përgjithshëm dhe të përbashkët të Auditimit në nivel të BE-së, posaçërisht për çështjet që nuk janë të përfshira nga acquis. Për më tepër informata, vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/en/company/audit/committ/index.htm

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 13 -

Page 14: ACQUIS COMUNAUTAIRE MBI KONTABILITETIN …siteresources.worldbank.org/INTECAADVPRO/Resources/... · Web viewVendet anëtare mund të lehtësojnë obligimet e tyre për shpalosjen

korporatave, forcimi i komisioneve të auditimit dhe kontrollit të brendshëm, forcimi i pavarësisë së auditorit dhe paraqitja e kodit të etikës; lehtësimi i themelimit të firmave të auditimit; dhe ekzaminimi i përgjegjësisë së auditorit.

41. Si pasojë në mars 2004, Komisioni ka lëshuar një propozim për Ligjin tetë të Direktivës së Kompanisë (COM/204/177): Auditimi i llogarivë vjetore dhe të llogarive të konsoliduara 22 që të garantojnë se investuesit dhe palët e tjera mund që të përfshihen në mënyrë të plotë në saktësinë e llogarive të audituara, dhe të rrisë mbrojtjen e BE-së ndaj skandaleve siq ishin ato që ngjanë kohëve të fundit në Parmalat dhe Ahold. Direktiva e propozuar do të zëvendësojë Direktivën e Tetë dhe do të qartësojë punën e Auditorëve dhe do të përcaktojë principet e caktuara etike për të garantuar objektivitetin dhe pavarësinë e tyre. Ajo do të prezentojë një domosdoshmëri më tepër së një rekomandim për sigurinë e kualitetit të kontrollit, dhe të garantojë një mbikqyrje të fuqishme mbi profesionin e auditimitdhe të ngrisë nivelin e bashkëpunimit autoriteteve rregullative në BE. Ajo do të mundësojë për rregulltiva të shpejta Evropiane për zhvillimet e reja duke krijuar kështu një komision rregullues të Auditimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare, ashtu që masat e detajizuara të cilat implementojnë Direktivën mund të ndërrohen apo modifikohen në mënyrë të shpejtë. Propozimi gjithashtu parasheh përdorimin e ISA për të gjitha auditimet në BE dhe ofron një bazë për bashkëpunim të rregullim ndërkombëtar me rregulluesit e vendeve të treat, siq janë Bordi mbi Mbikqyrjen e kompanive publike të Kontabilitetit(PCAOB). BE pret që të adoptojë Direktivën deri në Mars 2005, dhe shtetet anëtare do të fillojnë impelmentimin më 1 Janar 2006.

Për informata më të kuptueshme mbi legjislacionin e Auditimit të Bashkimit Evropian, ju lutemi vizitoni: http://europa.eu.int/comm/internal_market/auditing/index_en.htm

22 Për informata më të hollësishme mbi Direktivën e Tetë të propozuar, vizitoni: http://europa.eu.int/rapid/pressReleasesAction.do?reference=IP/04/340&format=HTML&aged=0&language=EN&guiLanguage=endhe për pyetjet e shpeshta ndaj BE-së, vizitoni: http://europa.eu.int/rapid/pressReleasesAction.do?reference=MEMO/04/60&format=HTML&aged=0&language=EN&guiLanguage=en

Acquis Communautiare mbi Kontabilitetin dhe Auditimin e Kompanive - 14 -